You are on page 1of 6

Data: 22/11/19

Shkruani një ese me temë: “Doktrinat dhe teoritë mbi origjinën e formimit të
shtetit”

Koncepti shtet është relativisht i ri dhe i takon kryesisht mendimit modern. Prejardhja e fjalës
shtet vjen nga fjala etat, që do të thotë pozitë shoqërore dhe ajo shpreh statusin e qytetarit ose
shtetasit. Filozofë të ndryshëm kanë krijuar teori mbi origjinën e shtetit duke u bazuar mbi
zhvillimin e shoqërise përgjatë historisë. Si ka lindur shteti? Cilët janë faktorët që kanë
ndikuar në kalimin gradual nga bashkësia ndërfisnore te një sistem më i organizuar siç është
shteti? Pse shteti është i domosdoshëm për ekzistencën e vetë shoqërisë dhe cilat janë teoritë
kryesore mbi ketë të fundit? Në këtë ese do përpiqem t’i përgjigjem këtyre pyetjeve por edhe
pyetjeve të tjera që mund të lindin.

Para se të mund të kuptojmë dhe të trajtojmë çështjen e origjinës së shtetit, ne duhet të dimë se
cili është përkufizimi i saktë i tij. Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për
ekzistencën e një pushteti të organizuar, të pajisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të
aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arsyeshme,
nëpërmjet normave juridike.

Përkufizimi i shtetit është në varësi të koncepteve që kanë për shtetin autorët e tyre. Ekzistojnë
një sërë teorish mbi përmbajtjen e shtetit. Por këto teori kanë një karakteristikë të përbashkët;
në përgjithësi mbivlerësojnë këtë ose atë element të shtetit. Këto teori mund të ndahen në katër
grupe, sipas natyrës se atij elementi që konsiderojnë si kryesor:
 Teoria teologjike ose teoria hyjnore,
 Teoria patriarkale ose teoria e evolucionit,
 Teoria e dhunës,
 Teoria kontraktore.

Teoria më e vjetër për origjinën e shtetit është teoria teologjike ose teoria hyjnore. Njihet
gjithashtu si teoria e së drejtës hyjnore të mbretërve. Njerëzit të cilët mbështesin këtë teori
besojnë se shteti nuk u krijua nga njeriu por nga Zoti. Mbreti që sundon mbi shtetin është një
përfaqësues i Zotit në tokë. Autoriteti i mbretit buron nga Zoti dhe për të gjitha veprimet e tij
ai është përgjegjës vetëm ndaj tij. Të mos i bindesh mbretit konsiderohet njësoj si të mos i
bindesh Zotit dhe shkelja e urdhërave të tij ishte shkelje e rëndë dhe konsiderohej si mëkat.
Mbreti është mbi ligjin dhe asnjë organ ose person nuk ka të drejtë të vërë në dyshim
autoritetin ose veprimet e tij. Mbreti është përgjegjës vetëm për Zotin. Bazat e teorisë
teologjike të shtetit mund të gjurmohen në antikitetin e lashtë. Ishte një ide mjaft e besuar
midis njerëzve të lashtë që mbreti ishte përfaqësuesi i Zotit në tokë dhe shteti ishte një dhuratë
prej tij. Në librat fetarë thuhet se shteti është krijuar nga Zoti. Në disa besime ky konceptim
është i qartë, por tek disa të tjerë është i nënkuptuar. Origjina hyjnore e shtetit është deklaruar
së pari nga testamenti i vjetër i Biblës nga Shën Pali. Më 1680 Robert Filmër shkroi një libër
me titull « Ligji i monarkive të lira », ku thuhet se Adami ishte mbreti i parë në tokë dhe
mbretërit pas tij janë pasardhësit e Adamit. Në periudhën e mesjetës Papa konsiderohej si një
gjysëm - zot. Si kisha ashtu edhe shteti në rivalitetin e tyre të ndërsjelltë përdorën teorinë e
origjinës hyjnore në epokën mesjetare. Kisha pohonte epërsinë e kishës mbi shtetin. Nga ana
tjetër, shteti për shkak të natyrës së tij hyjnore theksoi epërsinë e tij mbi kishën. Mbreti Stuart
James I pohoi se autoriteti i tij buronte direkt nga Zoti. Sipas tij, mbreti është i mençur dhe
inteligjent, por të nënshtruarit e tij nuk janë në të njëjtin nivel me të. Edhe nëse mbreti është i
keq dhe bën gabime, njerëzit nuk kanë të drejtë të rebelohen kundër tij. Edhe në shekullin XIX
mbretërit e Austrisë, Prusisë dhe Rusisë formuan Aleancën e Shenjtë nën idenë se ata ishin
caktuar nga Zoti për të sunduar mbi popullin e tyre. Sidoqoftë, mbretërit Evropian e përdorën
teorinë teologjike si një mënyrë për të justifikuar diktaturën e tyre. Gjatë një pjese të madhe të
historisë njerëzore shteti shihej si krijim i drejtpërdrejtë hyjnor dhe të një natyre teokratike.
Teoria teologjike ruajti vërtetësinë e saj për aq kohë sa feja konsiderohej si forca kryesore
lëvizëse e të gjitha veprimtarive njerëzore. Në shekullin XX, kjo teori u kritikua si një
shpjegim i pasaktë i origjinës së shtetit. Me zhvillimin e shkencës, kjo teori u zbeh në harresë.
Ishin tre arsye pse njerëzit humbën besimin në këtë teori. Në radhë të parë, kur doli një teori
më e pranueshme si teoria kontraktuale, teoria teologjike u hodh në tokë. Teoria e re sugjeroi
që shteti është një kontratë e ndërgjegjshme e njerëzve dhe jo një dhuratë ose krijim i Zotit. Në
radhë të dytë, shfaqja e demokracisë ishte një goditje e madhe për dogmën autokratike të
përzierjes së fesë me politikën dhe në këtë mënyrë ajo zbehu idenë se mbreti dhe Zoti ishin
një. Demokracia jo vetëm që ngriti figurën e individit, por shkatërroi besimin se shteti kishte
origjinë hyjnore. E fundit, por jo më pak rëndësishmja, ishte zhvillimi i shkencës. Njerëzit
filluan të pranojnë vetëm ato gjëra të cilat kishin logjikë dhe arsye.

Kontribuesi kryesor i teorisë patriarkale është Henri Mein. Sipas tij, qyteti është një
konglomeratë e disa familjeve që u zhvilluan nën kontrollin dhe autoritetin e anëtarit më të
vjetër mashkull të familjes. Kryetari ose babai i familjes patriarkale kishte fuqi dhe ndikim të
madh te anëtarët e tjerë të familjes. Fjala e tij ishte ligj. Familja patriarkale është institucioni
më i lashtë shoqëror i organizuar në shoqërinë primitive. Përmes martesës, familjet filluan të
zgjerohen duke formuar gjinitë ose gens siç njihej në Romën e lashtë. Disa gjini formuan një
klan. Një grup klanesh përbënin një fis. Një konfederatë fisesh të ndryshme të bazuara në
marrëdhëniet e gjakut me qëllim të mbrojtjes kundër agresorëve të jashtëm formuan një
bashkësi, e cila quhet shtet. Eduard Xhenks i cili është kontribuesi tjetër i teorisë patriarkale

2
është i mendimit se themeli i shtetit është i lidhur me tre faktorë, përkatësisht lidhjet e forta
farefisnore, martesat e përhershme dhe autoriteti atëror. Një përkrahës tjetër i rëndësishëm i
kësaj teorie ishte Aristoteli. Sipas tij: "Ashtu si burrat dhe gratë bashkohen për të formuar
familje, familjet bashkohen për të formuar fshatrat dhe bashkimi i shumë fshatrave formon
shtetin". Për të provuar këtë teori kemi dy raste në histori, ai i 12 fiseve që formuan kombin
hebre në Bibël dhe 3 familjet patriarkale në Romë që ushtronin pushtet të pakufizuar mbi
antarët e tjerë.

Një tjetër teori e hershme e origjinës së shtetit është teoria e dhunës. Përkrahësit e kësaj teorie
mendojnë se luftërat dhe konfliktet nga ndonjë fis i fuqishëm ishin faktorët kryesorë në
krijimin e shtetit. Ata mbështeten tek thënia e cituar shpesh "Luftërat i lindin mbretërit" si
shpjegim historik i origjinës së shtetit. Dhuna mbizotërojë mbi të drejtën në shoqërinë
primitive. Një burrë fizikisht më i fortë vendosi autoritetin e tij mbi personat më pak të fortë.
Prandaj, personi më i fortë i një fisi u bë kryetari ose udhëheqësi i këtij fisi. Pasi formoi shtetin
duke nënshtruar njerëzit e tjerë në atë vend, udhëheqësi e përdori autoritetin e tij në ruajtjen e
ligjit dhe rendit dhe mbrojtjen e shtetit nga sulmet e jashtme. Kështu që dhuna ishte
përgjegjëse jo vetëm për formimin e shtetit por edhe për zhvillimin e tij. Historia mbështet
teorinë e dhunës si origjinë të shtetit. Me kalimin e kohës shteti u rrit në popullsi dhe madhësi
duke patur një zhvillim si në aftësitë luftarake por edhe të prodhimit të armëve. Shtetet e vogla
luftuan midis tyre dhe ato të suksesshme formuan shtete të mëdha. Mbretëritë e Norvegjisë,
Suedisë dhe Danimarkës janë shembuj historikë të krijimit të shteteve duke përdorur dhunën.
Me anë të të njëjtit proçes, Spanja doli si një shtet i ri në shekullin e VI. Anglia gjithashtu u
formua nga mposhtja e popullit vendas nga ai barbar në shekullin e XI p.e.s. Kjo teori bazohet
në parimin e mbijetesës të individit më të fortë të bashkësisë. Për më tepër, duke theksuar
aspektin shpirtëror të kishës, klerikët dënuan autoritetin e shtetit si një organ që përdor dhunën
për të ruajtur pushtetin e tij. Ky fakt në mënyrë indirekte forcon besimin se shteti u formua
falë përdorimit të dhunës. Së fundmi, teoria e dhunës mbështetet nga filozofë gjermanë si
Frederik Hegel, Emanuel Kant, Xhon Bernhardi dhe Trestçki. Ata pohojnë se lufta dhe dhuna
janë faktorët vendimtarë në krijimin e shtetit. Sot sipas fjalëve të Trestçki - "Shteti është
simbol i fuqisë; është mëkat që një shtet të jetë i dobët. Madhështia e historisë qëndron në
konfliktin e vazhdueshëm të kombeve dhe “thirrja” për armë do të jetë e vlefshme deri në
fund të historisë ”.

Teoria më e famshme në lidhje me origjinën e shtetit është teoria kontraktore. Teoria tregon
që shteti erdhi në ekzistencë nga një kontratë midis njerëzve dhe sovranit në një periudhë të
caktuar kohe. Sipas kësaj teorie, në historinë e njerëzimit kanë ekzistuar dy ndarje - një
periudhë është para krijimit të shtetit e quajtur "e drejta natyrore" dhe periudha tjetër është ajo
pas themelimit të shtetit e quajtur "shoqëria civile". Gjendja e natyrës nuk kishte një shoqëri të

3
rregullt, qeveri dhe autoritet politike. Nuk kishte ligje për të rregulluar marrëdhëniet e njerëzve
në gjendjen e natyrës. Kishte tre përfaqësues të kësaj teorie. Ata ishin Tomas Hobs, Xhon Lok
dhe Zhan-Zhak Ruso. Të gjithë, megjithatë, ranë dakord që erdhi një moment në historinë e
njeriut kur gjendja e natyrës u shkëmbye me shoqërinë civile për të udhëhequr një jetë të
rregulluar nën një autoritet politik. Rezultati i këtij ndryshimi ishte që njerëzit fituan sigurinë e
jetës dhe pronës dhe sigurimit shoqëror, por e humbën lirinë natyrore të cilën e kishin shijuar
në gjendjen e natyrës. Sipas Xhon Lok, para krijimit të shoqërisë, individët jetonin në një
"gjendje të natyrës". Tomas Hobs, një filozof antidemokratik, theksoi, se në gjendjen e natyrës
nuk kishte qeveri që të bënte dhe të zbatonte ligje, njerëzit bënin luftë me njëri-tjetrin dhe jeta
ishte "e vetmuar, e varfër, e keqe dhe e shkurtër". Por Lok argumentoi se edhe në një gjendje
të natyrës ekzistonte një ligj që sundonte sjelljen - ekzistonte "ligji natyror", që përmbante
parimin universal të asaj çka është e drejtë ose e gabuar dhe qe njihej nga individët përmes
arsyes. Kështu që sipas Lok, gjendja e natyrës nuk ishte një gjendje ku nuk ekzistonte rregulli,
por ishte një gjendje e papërshtatshme. Secili individ duhet të mbronte të drejtën e tij dhe nuk
kishte gjyqtar të pajtuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet në lidhje me zbatimin e ligjit natyror
në polemika të veçanta. Duke e kuptuar këtë, njerëzit vendosën të bënin një "marrëveshje" me
njëri-tjetrin në të cilin secili do t'i jepte komunitetit të drejtën për të krijuar një organ që do t’u
siguronte të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë, çdo njeri pranoi të respektojë vendimet e marra nga
mazhoranca dhe të respektojë ligjet e miratuara nga përfaqësuesi i njerëzve, me kusht që ata të
mos shkelnin të drejtat e tij themelore. Në këtë mënyrë, fuqia e sundimtarit ishte e kufizuar.
Sipas teorisë kontraktore shteti ishte krijimi i njerëzve që jetonin në një gjendje të natyrës që
ishte një sistem pa ligje dhe pa rend. Kjo shoqëri kontrollohej nga ligje të pashkruara të
përcaktuara jo nga njerëzit, por nga natyra. Përkrahësit e teorisë dhanë pikëpamje të kundërta
për natyrën e drejtësnatyrore. Për disa arsye njerëzit nuk e pëlqyen sistemin dhe e ndërprenë
atë me një marrëveshje për të shpëtuar nga mashtrimi i njëri - tjetrit. Ligjet e bëra nga natyra u
zëvendësuan me ligje të bëra nga njeriu. Njerëzit fillimisht të pavarur i nënshtroheshin
vullnetit të të gjithë komunitetit ose të një personi të veçantë ose një grupi personash. Tre
përkrahësit e teorisë interpretuan teorinë në mënyrën e tyre.

Tomas Hobs në librin e tij «Leviatani» përshkruan shumë saktësisht dhe drejtpërdrejt krijimin
e shtetit me një marrëveshje. Para se të krijohej shteti, ekzistonte një gjendje natyrore në të
cilën po zhvillohej një luftë. Nuk kishte ligje dhe as drejtësi. Hobs dha një pamje të zymtë të
gjendjes së natyrës në fjalët e tij të cituara shpesh: “Të vetmuar, të egër, të shkurtër”. Njerëzit
u ngopën me gjendjen e natyrës. Për të hequr qafe gjendjen e padurueshme ata hynë në një
marrëveshje me anë të së cilës ata krijuan një qeveri ose autoritet të cilit i dorëzuan të gjitha të
drejtat e tyre. Dorëzimi ishte i pakushtëzuar dhe i pakthyeshëm. Autoriteti ishte një person i
vetëm ose një grup personash të pajisur me fuqi të pakufizuar. Autoriteti për të vendosur ishte
rezultat i kontratës. Populli nuk kishte te drejta për të rrëzuar sundimtarin ose për t’u ngritur
kundër sunduesit. Nëse njerëzit rebeloheshin kundër autoritetit, ata do të ishin fajtorë për

4
shkelje të kontratës dhe do të përballeshin me pasojën e kthimit përsëri për të vdekur në
gjendjen e natyrës. Kjo teori e Hobs mbështeti despotizmin e Stjuartëve në Angli. Sipas
këndvështrimit të Hobs ekziston një kontratë e vetme në krijimin e shtetit dhe krijimin e
qeverisë. Nësë shteti do të zhdukej, edhe qeveria do të zhdukej gjithashtu. Është e qartë se
Hobs po mbështeste sovranitetin juridik dhe jo sovranitetin politik. I zhgënjyer nga
mosmarrëveshja e kotë midis monarkisë dhe parlamentit në Angli, ai mbështeti despotizmin,
duke mbajtur kaosin si alternativën e vetme. Kështu që ai i dha të gjitha fuqitë sovranit. Tomas
Hobs e quajti shtetin e tij Leviatan.

Në librin e tij «Traktati mbi qeverinë civile» Xhon Lok, duke justifikuar monarkinë e kufizuar
të tipit anglez, krijoi një ide të tijën mbi gjendjen natyrore. Ai nuk u pajtua që gjendja e
natyrës ishte e zymtë dhe e turpshme siç pikturohej nga Tomas Hobs. Sipas Lokut, në gjendjen
e natyrës mbizotëronte paqja, arsyeja dhe vullnetit i mirë. Megjithatë, kjo parajsë nuk mund të
kënaqte njerëzit sepse ata kërkonin ligj dhe autoritet të paanshëm. Kështu që ata braktisën
gjendjen e natyrës edhe pse për një arsye tjetër. Kështu që në zëvendësimin e gjendjes së
natyrës njerëzit krijuan shoqërinë civile me një kontratë. Kështu, ata bënë një kontratë tjetër
me të cilën u ngrit qeveria nën petkun e mbretit. Këtu sundimtari ishte pjesë e kontratës.
Populli do t'i bindej atij për aq kohë sa ai do të mbronte jetën dhe pronën e tyre. Kështu që në
teorinë e Lokut kishte dy kontrata, njëra për krijimin e shoqërisë civile dhe tjetra për krijimin e
qeverisë. Dorëzimi i të drejtave të njerëzve ishte i pjesshëm dhe i kushtëzuar. Nëse mbreti do
të shkelte kontratën, njerëzit do të kishin të drejtë ta kundërshtonin atë. Kështu, Loku
mbështeti revolucionin e lavdishëm të 1688. Sovraniteti i tij ishte më shumë politik sesa i
ligjshëm sipas Hobsit. Ai ishte i qartë në dallimin e qeverisë nga shteti, gjë që Hobi nuk arriti
ta bënte. Ndërsa Hobs shkatërroi lirinë individuale, Loku shkatërroi autoritetin e shtetit. Koha
e Lokut ishte e lidhur me periudhën kur mbreti po mbante një profil të ulët dhe parlamenti
ishte në ngjitje. Kjo do të arrinte kulmin në revolucionin e lavdishëm të 1688. Mendimi i John
Locke ishte se individët premtuan të pranojnë gjykimet e një gjykatësi të përbashkët (d.m.th.
legjislaturës) kur ata ranë dakord për marrëveshjen, e cila themeloi shoqërinë civile. Sipas
Lokut, një tjetër premtim u bë midis anëtarëve të shoqërisë civile nga njëra anë dhe qeverisë
nga ana tjetër. Qeveria, nga ana e saj, premtoi të zbatonte besimin e saj me besnikëri. U ra
dakord që në rast se qeveria shkelte kushtet e paktit ose me fjalë të tjera nëse shkel
kushtetutën, njerëzit do të kishin të drejtën e rebelimit. Brezat e mëpasshëm duke iu
përmbajtur kushteve të kontratës pranuan trashëgiminë e pronës private e cila u krijua dhe u
garantua nga kontrata. Nëse ndonjë individ do të mos i bindej kushtetutës, ai duhet të largohej
nga territori i njësisë politike dhe të shkojë në vende të tjera.

Zhan-Zhak Ruso, përfaqesuesi i tretë i teorisë kontraktore, kishte një mendim që i përngjante
homologëve anglez. Libri i tij “Kontrata Sociale” e botuar në 1762 pajton autoritetin e shtetit

5
dhe lirinë e individit. Në gjendjen e natyrës, jeta e njeriut ishte e lirë, e shëndetshme, e
ndershme dhe e lumtur. Por pati përkeqësim dhe degradim me rritjen e popullsisë dhe
përparimin e civilizimit veçanërisht me shfaqjen e pronës private në tokë që shkatërroi
barazinë natyrore midis njerëzve. Në dallim nga Hobsi dhe Loku, autoriteti i krijuar nga
Rusonuk iu dha sundimtarit, por u mbajt nga i gjithë komuniteti. Në të vërtetë, i gjithë
komuniteti shprehu vullnetin e Përgjithshëm në një takim publik. Më pas, qeveria u krijua me
një masë legjislative. Populli ia delegoi pushtetin qeverisë. Karakteristikë e teorisë së Rusos
ishte vullneti i përgjithshëm i popullit.

Si konluzion, mund të themi që pavarësisht se të gjithe teorite kanë pika te dobëta dhe vend
per kritika, teoria kontraktuale mendohet të jetë pjesërisht e vërtetë mbi formimin e shtetit. Për
mendimin tim, bazuar mbi historinë e shtetit dhe e nejrëzimit, teoria e dhunës ka disa pika të
cilat të bëjnë të mendosh që shteti mund të jetë ekzistent falë luftërave. Edhe nëse nuk është
faktor direkt nuk mund të themi që ato nuk kanë pasur një impakt pozitiv mbi zhivillimin e tij.

Punoi: Denis Ilias

You might also like