You are on page 1of 16

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia

___________________________________________________________________________________

KERKESA DHE OFERTA

KERKESA DHE KURBA E KERKESES

Ne vijim te ketij shekulli kemi patur nje revolucion ne menu-ne e ushqimit te njerezve ne
mbare boten: ne shekullin e kaluar komponentet kryesore te dietes se njerezve ishin
patatja, mielli, sheqeri dhe vera, ndersa sot jane mishi, pijet joalkoloke, perimet e
perpunuara. Vite me pare, ushqimet shiteshin ne gjendje natyrale, te papergatitura per
konsum ndersa sot mund te blesh edhe gjithshka te gateshme.
C'fare e ka percaktuar kete revulucion? Ne sistemet me ekonomi tregu revolucione te
tilla ndodhin vazhdimisht. Dora-dores ne ndryshim te deshirave dhe kerkesave te
njerezve, ne ndryshim te metodave dhe teknologjive te prodhimit, ne vijim te
ndryshimeve te disponibilitetit te burrimeve natyrale dhe faktoreve te tjere prodhues,
tregu rregjistron ndryshime ne cmimet dhe sasite e shitura te te mirave dhe sherbimeve.
Funksionon pra, nje sistem i racionalizimit nepermjet kerkese, mundesive dhe oferetes.
Ne kete kapitull do te ilustrohen te thjeshtesuara menyra me te cilen kerkesa dhe oferta
bashkeveprojne ne tregun konkurues te nje te mire.

Eshte i njohur fakti se sasia e nje te mire qe njerezit do te blejne ne nje periudhe te
dhene varet nga cmimi i saj; sa me i larte cmimi i nje te mire aq me e vogel eshte sasisa
qe njerezit jane disponibel ta blejne. Dhe per gjithshka tjeter te barabarte, sa me i vogel
cmimi i tregut aq me e madhe eshte kerkesa per kete te mire.
Ekziston pra, per cdo periudhe te dhene, nje marredhenie e percaktuar ndermjet cmimit
te tregut te nje te mire dhe kerkeses per te.

Kerkesa (per ekonomistet) perfaqson sasine e nje produkti apo sherbimi qe bleresit jane
njekohesisht te gatshem dhe ne gjendje t'a blejne me cmime te ndryshme, te
mundeshme, gjate nje periudhe kohe te dhene, kur te gjitha kushtet e tjera nuk
ndryshojne.
Termat te rendesishem ne kete formulim jane:
- sasi e kerkuar; qe perfaqson nje sasi te dhene qe konsumatoret do te blejne me nje
cmim te caktuar gjate nje periudhe te dhene;
- te gatshem dhe ne gjendje t'a blejne; konsumatoret blejne produkte per te plotesuar
nevoja te caktuara, por nevoja nuk eshte e njejte me kerkesen. Qe nje bleres te kete
kerkese per nje produkt, nuk eshte e mjaftueshme te kete nevoje per te. Ai duhet qe
njekohesisht te jete i gatshem dhe ne gjendje t'a bleje kete produkt.

Marredhenia qe ekziston ndermjet sasise se kerkese dhe cmimit, shprehet nga ligji i
kerkeses. Shenojme se ne kete ligjshmeri, nje rritje cmimi ul sasine e kerkuar te mallit,
por jo sasine qe konsumatori ka nevoje.

Kjo ligjshmeri e paraqitur ne menyre grafike perben kurben e kerkeses (figura.1).

_____________________________________________________________________________________
5
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
PLANI I KERKESES PER NJE MALL
Cmimi P (ne mije leke) Sasia e kerkuar (Q)
A 5 9
B 4 10
C 3 12
D 2 15
E 1 20

Figura 1 Kurba e kerkeses

Shihet se sasia dhe cmimi kane ndermjet tyre nje marredhenie inverse, pasi sasia ulet
kur cmimi rritet. Kjo veti shume e rendesishme njihet si ligji i kerkeses se pjeresuar
negativisht. Sipas ketij ligji: kur cmimi i nje te mire rritet (ndersa faktoret e tjere mbahen
konstante), sasia e kerkuar e kesaj te mire do te zvoglohet. Me fjale te tjera, nese
prodhuesit vendosin te hedhin sot ne treg nje sasi te nje te mire me te madhe se dje,
atehere, per kushte te tjera te pandryshueshme, kjo sasi me e madhe mund te shitet
vetem me nje cmim me te vogel se i djeshmi.
Si arsye te kesaj sjellje mund te permendim:

- se pari, se zvoglimi i cmimit te nje malli terheq konsumatore te rinj dhe


- se dyti se cdo zvoglim i cmimit te nje malli mund te coje ne nje shtim te sasise se
blerjeve te cdo konsumatori te ketij malli.

Ne studimin e ligjshmerise se kerkeses merret ne konsiderate vetem ndryshimi i cmimit,


duke mbajtur konstant te gjithe faktoret e tjere qe ndikojne ne te. Kjo per faktin se cmimi
perben informacionin baze rreth pamjaftueshmerise relative te burimeve, ndryshimit te
nevojave, etj. Me cmim kuptohet vlera e dhene nga bleresi ne kembim te nje malli apo
sherbimi. Nderkaq, nese ndonje nga faktoret e tjere ndryshon, kurba e kerkeses do te
zhvendoset, dhe kjo kurbe e re paraqet nje lidhje te re ndermjet cmimit dhe sasise. Kjo
zhvendosje paraqet nje ndryshim ne kerkese qe eshte i ndryshem nga ndryshimi ne
sasine e kerkuar. Keshtu, nese bleresit blejne me shume, vetem se cmimi i produktit
eshte ulur, atehere kemi nje rritje te sasise se kerkuar. Por, nese bleresit blejne me
shume, per cdo cmim te mundshem, atehere kemi nje rritje ne kerkese. Pra, nuk mund
_____________________________________________________________________________________
6
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
te themi "kerkesa per grure eshte rritur, pasi cmimi i grurit eshte ulur", por "sasia e
kerkuar e grurit eshte rritur, pasi cmimi i grurit eshte ulur". Kjo fraze pasqyron efektin e
nje ndryshimi ne sasine e kerkuar, por nuk eshte nje ndryshim ne kerkese.

Nga faktoret e tjere qe ndikojne tek kerkesa mund te permendim:


A. Te ardhurat mesatare te konsumatoreve; Ato jane nje faktor percaktues i kerkeses, ku
rritja e tyre con (ndonese jo gjithnje) ne nje rritje te kerkeses. Duhen diferencuar ne kete
rast:
- te mira normale per te cilat kerkesa ndryshon ne te njejtin drejtim me ndryshimin e te
ardhurave, dhe
- te mira inferiore per te cilat kerkesa ndryshon ne drejtim te kundert me ndryshimin e te
ardhurave. Keshtu si rregull, mallrat me cilesi te dobet jane te mira inferiore.

B. Gjeresia e tregut ose numri i familjeve influencon drejtperdrejte ne sasine e kerkuar te


cdo malle per c'faredo cmimi (sasine e kerkeses). Meqenese kerkesa e tregut perfaqson
shumen e kerkesave individuale te konsumatoreve, eshte e kuptueshme se nje rritje e
numrit te konsumatoreve, si rregull do te rrise kerkesen dhe anasjelltas. Pra, ndryshimet
ne numrin e popullsise, si edhe ndryshimet ne shperndarjen e saj sipas grup moshave
apo nga pikpamja gjeografike, ndikojne tek kerkesa.

C. Kurba e kerkeses influencohet nga cmimi dhe disponibiliteti i mallrave te tjere dhe ne
vecanti te atyre mallrave qe drejtperdrejte ose indirekt lidhen me mallin ne shqyrtim.
Duhet te dallojme ne kete rast : cmimet e mallrave zevendesues dhe plotesues. Per te
qene racionale ne zgjedhjet e tyre, konsumatoret mbajne parasysh faktin se disa te mira
jane te lidhura me te tjerat. Keshtu, p.sh gruri dhe misri jane zevendesues te njeri tjetrit,
dhe nje ndryshim ne cmimin e nje malli ndikon ne perpjestim te drejte tek kerkesa per
zevendesuesin e tij.
E kunderta shfaqet per mallrat plotesues. Keshtu, automjeti dhe karburanti jane mallra
plotesues. Ato perdoren se bashku dhe nese konsumatori do te bleje njerin prej tyre,
duhet te bleje edhe tjetrin. Per keto mallra, cmimi dhe kerkesa jane lidhur ne menyre
inverse; kur cmimi i nje malli rritet, kerkesa per plotesuesin e tij do te zvoglohet.

D. Pervec ketyre faktoreve objektive ne kerkesen e nje malli ndikojne edhe faktore
subjektive te quajtur prirjet ose gustot e konsumatoreve. Shijet dhe preferencat e
konsumatorit ndikojne mjaft ne kerkesen e produktit dhe ndikohen nga permiresimet ne
cilesine e produktit, reklamat e suksesshme, fushatat e marketingut apo hyrja e
produkteve te reja ne treg. Konsumatoret influencohen edhe nga prirjet e tyre, pra
parashikimet sidomos ne lidhje me te ardhurat apo cmimet e mallrave qe konsumojne.
Keshtu, parashikimi per te ardhura me te larta ka te njejtin efekt sikurse edhe rritja e te
ardhurave dhe e kunderta. Po keshtu, ndryshimi i pritur i cmimeve ndikon ne rritjen apo
zvoglimin e kerkeses se konsumatorit per nje mall te caktuar1.

Keta fakore u supozuan te pandryshuar ne perkufizimin e kerkeses. Cdo kurbe kerkese


ne kushtet e ketij supozimi pasqyron ndikimin e cmimit ne sasine e kerkuar. Kur njeri

1
Pervec ketyre faktoreve qe jane nga me te rendesishmit (pervec cmimit) ne percaktimin e kerkeses, kemi
edhe faktore te tjere qe ndikojne vetem ne raste te te mirave te vecanta: shiu ne rastin e cadrave, bora ne
rastin e tregetise se skive, etj., klima per tregetimin e pajisjev ete ngrohje kondicionimit, etj. Pa permendur
edhe ndryshime te modes p.sh nese Calvin Klein deklaron se kete vit jane elegante fundet e shkurtera (ose
te gjata).
_____________________________________________________________________________________
7
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
nga keta faktore ndryshon, kemi nje kerkese te re qe paraqitet nga nje kurbe e
zhvendosur e kerkeses.

OFERTA DHE KURBA E OFERTES

Oferta perfaqson sasine e nje produkti apo sherbimi qe shitesit jane njekohesisht te
gatshem dhe ne gjendje te ofrojne per shitje me cmime te ndryshme, gjate nje periudhe
kohe te caktuar, kur faktoret e tjere nuk ndryshojne. Lidhja ndermjet sasise se ofruar dhe
cmimit shprehet nga ligji i ofertes, i cili grafikisht paraqitet nepermjet kurbes se ofertes
(figura 2). Pjerresia pozitive e kurbes se ofertes pasqyron lidhjen e drejte midis cmimit
dhe sasise se ofruar.
Nga kjo kurbe verejme, se oferta pasqyron sasine maksimale te nje produkti, qe shitesit
jane te gatshem dhe ne gjendje t’a shesin kete cmim, ndersa per nje sasi te caktuar,
oferta tregon cmimin minimal qe shitesit do te pranonin per te shitur kete sasi.
Ligji i rendimenteve zbritese (do te trajtohet ne kap. e kufirit te mundesive te prodhimit)
shpjegon qarte faktin perse kurba e ofertes ka nje pjerresi pozitive. Keshtu, nese
shoqeria kerkon p.sh sasi me te medha vere (???) do te jete e nevojshme te impenjohen
nje numer me i madh njesive suplementare pune ne te njetin terren (toke) te afte per
kete prodhim. Per shkak te ligjit te rendimenteve zbrites, cdo njesi e re pune shtese (cdo
punetor shtese) do te realizoje sasi gjithnje e me te vogla prodhimi dhe si rrjedhim
kostoja e nevojshme per te patur nje rritje te prodhimit do te rritet.
Faktoret e tjere ndikues supozohen konstante ne kete ligjesi, ndersa ndikimi i tyre do te
sillte nje zvendosje te kesaj kurbe, ne varesi te drejtimit dhe forces se ndikimit te tyre.
Sikurse per kerkesen, eshte i nevojshem dallimi i ndryshimit ne sasine e ofruar (qe
pasqyron nje levizje pergjate se njejtes kurbe oferte) dhe ndryshimit ne oferte (qe
shkakton nje zhvendosje te kurbes se ofertes).

PLANI I OFERTES PER NJE MALL


Cmimi P (ne mije leke) Sasia e ofruar (Q)
A 5 18
B 4 16
C 3 12
D 2 7
E 1 0

_____________________________________________________________________________________
8
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________

Figura 2 Kurba e ofertes

Pas kurbes se ofertes qendron gjithnje nje faktor i rendesishem: kosto e prodhimit.
Keshtu, ndermarjet e shtyjne oferten deri ne piken kur rritja e prodhimit con ne rritjen e
fitimit. Prendaj, cdo faktor qe zvoglon koston e prodhimit e sposton kurben e ofertes nga
jashte dhe poshte dhe cdo faktor qe rrit koston e prodhimit e sposton ate brenda dhe
lart. cilet jane keto faktore qe mund te ndikojne tek oferta:

Cmimet e burimeve te prodhimit te produkteve, ku nje rritje ne cmimet e burimeve rrit


koston dhe ul oferten dhe anasjelltas.
Teknologjia. Permiresimet ne teknologji nenkuptojne prodhimin ne menyre me eficente
te produktit, pra edhe kosto me te ulet, gje qe con ne nje rritje te ofertes.
Cmimet e mallrave alternative: Oferta per nje produkt ulet kur cmimet e produkteve
alternative, qe shitesit ofrojne per shitje rriten dhe anasjelltas. Keshtu, mosprodhimi i
televizoreve me ngjyra perben koston oportune te prodhimit te televizoreve bardhe e zi.
Pritjet e shitesve: Ashtu sikurse bleresit edhe shitesit mbajne parasysh ate qe pritet te
ndodhe ne te ardhmen, per te marre vendimet e tyre per oferten e produkteve. Keshtu,
nese nje prodhues pret qe kerkesa per produktet e tij te rritet ne te ardhmen, ai do te ule
prodhimin aktual ose do te rrise rezervat per te shitur me shume kur cmimi te jete me i
larte. Kjo pritje per rritjen e cmimit te produktit ne te ardhmen, rrit koston oportune te
shitjes aktuale te produktit ne krahasim me shitjen kur cmimet do te jene me te larta. Nje
kosto oportune me e larte e ul oferten.
Numri i ofruesve: Nese kalojme nga oferta individuale ne oferten e tregut, qe perfaqson
shumen e ofertave individuale per nje kohe te dhene, nje faktor i rendesishem behet
numri i ofruesve. Nje rritje e numrit te ofruesve con ne rritje te sasise se produkteve te
ofruara per shitje per cdo cmim, pra rritet oferta e tregut dhe anasjelltas.

Faktore te tjere qe ndikojne tek oferta jane taksat dhe subvencionet qe vendos qeveria
ndaj mallrave dhe sherbimeve apo kuotat e import/eksportit per produkte te ndryshme.

Nga analiza e faktoreve qe ndikojne tek kerkesa dhe oferta verehet se tre prej tyre dhe
konkretisht, cmimet e mallrave alternative, parashikimet e shitesve dhe bleresve dhe
numri i tyre, influencojne ne te njejtin drejtim si per kerkesen, ashtu edhe per oferten, pra
_____________________________________________________________________________________
9
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
si per shitesit edhe per bleresit. Ndersa per cmimin e produktit (qe ndikon si ne sasine e
kerkuar edhe sasine e ofruar) bleresit dhe shitesit jane ne kontradikte midis tyre. Ndersa
bleresit synojne te blejne me cmimin me te ulet te mundshem, shitesit synojne te
kunderten. Zgjidhja e kesaj kontradikte ndihmohet nga teoria e ekuilibrit dhe disekuilibrit
ne tregun konkurencial.

EKUILIBRI I TREGUT

Tregu eshte njesia qe ve perballe konsumatoret dhe prodhuesit me interesat e tyre te


kunderta ku sejcili synon te marre me shume (ne kuptimin e perfitimeve shtese) dhe te
jape me pak (ne kuptimin e kostove shtese) gjate procesit te kembimit. Per te vrojtuar
efektin e konkurences ne percaktimin e cmimit te tregut (p.sh per grurin) paraqesim te
kombinuar kerkesen dhe oferten (figura 3).

Situata A - per cmimin 5 leke per njesi, sasia e ofruar e kalon ate te kerkuar. E vetmja
rruge qe prodhuesit te shesin ne treg ne keto kushte produktin e tyre, eshte qe te ulin
cmimin nen 5 leke/njesi.
Situata B - per cmimin 1 njesi sasia e kerkuar nga bleresit eshte 20 mije kv, kurse
shitesit me kete cmim ofrojne nje sasi gruri shume te vogel. Ne keto kushte, bleresit e
kesaj situate do te shqyrtojne situatat e tjera ku e vetmja menyre, eshte te blejne grure
me nje cmim me te larte.
Vjen padyshim nje moment qe presionet ndaj cmimit ulen. Kjo ndodh per situaten C ku
per cmimin 2 njesi sasia e kerkuar barazohet me ate te ofruar. Kur tregu vjen ne kete
gjendje themi se eshte ne ekuiliber.

PLANI I KERKESES DHE OFERTES PER NJE MALL


Cmimet e Sasite Sasite Ndikimi
mundeshme e e ne
(ne mije leke) kerkuara ofruara cmim
A 5 9 18 Ulje
B 4 10 16 Ulje
C 3 12 12 Asnje ndikim
D 2 15 7 Rritje
E 1 20 0 Rritje

_____________________________________________________________________________________
10
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________

Cmimi

Teprice
5

3
C
Pika ekuilibrit
2

1
Mungese

5 10 15 20
Sasia

Figura 3 Ekuilibri i tregut

Ekuilibri i tregut paraqet nje gjendje te tille ne treg ne te cilin as shitesit dhe as bleresit
nuk kane ndonje arsye te ndryshojne sjelljen e tyre. Meqenese veprojne shume shites
dhe bleres ne menyre te pavarur, asnje prej tyre nuk ka mundesi te ndikoje tek cmimi i
tregut. Situates se ekuilibrit i pergjigjet nje cmim tregu qe quhet cmim i ekuilibrit per te
cilin sasia e kerkuar dhe ajo e ofruar jane te barabarta. Ky cmim eshte nje kompromis
midis interesave te shitesve dhe bleresve, pa qene domosdoshmerisht ideal per ta. Per
nivele cmimesh me te ulta se cmimi i ekuilibrit kemi mungese (situate tregu ne te cilen
sasia e kerkuar tejkalon sasine e ofruar). Ne te kundert kur nivelet e cmimit jane mbi
nivelin e ekuilibrit, sasia e ofruar tejkalon sasine e kerkuar duke krijuar teprice (oferte te
tepert) e cila nga ana e saj, ben presion per uljen e cmimit derisa te arrihet niveli i
ekuilibrit.

Eshte e kuptueshme se ndryshimi i faktoreve qe ndikojne tek kerkesa ose oferta do te


pasqyrohej ne ndryshimin e sasise dhe cmimit te ekuilibrit ne tregun e nje te mire apo
_____________________________________________________________________________________
11
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
sherbimi. Keshtu, nje vit i favorshem apo jo ne te korrat, do te zhvendoste majtas apo
djathtas kurben e ofertes, duke cuar ne nje situate te re ekuilibri (figura 4).
Ne qofte se nga ana tjeter, nen ndikimin e faktoreve perkates, do te ndryshonte kerkesa
per nje te mire, ne kushtet kur oferta mbetet e pandryshuar, do te ndryshonte edhe sasia
dhe cmimi i ekuilibrit. Pra, kur zhvendoset vetem kurba e kerkeses kurse kurba e ofertes
nuk ndryshon, eshte e kuptueshme se ndryshimi ne cmim do te zhvendoste ofruesit ne
nje pike tjeter te kurbes se ofertes (figura 5).
Realiteti ekonomik i ka te zakonshme situata te tilla por edhe me komplekse, ku
ndryshimet mund te jene te njekohsheme dhe ne drejtime te njejta apo te kunderta, si
per kerkesen edhe per oferten, dhe per rrjedhoje, ekuilibri mund te rezultoje ne nivele te
tilla sasish dhe cmimesh qe varen nga drejtimi dhe permsat e ndryshimit te kerkeses
dhe ofertes.

Cmimi Cmimi

D D’ S
S’ D
S
D”
S”

E’ E”

E
E”
E
E”

Sasia Sasia

Figura 4 Zhvendosja e ofertes Figura 5 Zhvendosja e


kerkeses

Analizojme grafikisht rastet e mundeshme te ndryshimit te kerkeses dhe ofertes(figura


6).

Duke shqytuar dy rastet e para (1 dhe 2) verejme se kur kerkesa dhe oferta zhvendosen
ne te njejtin drejtim, elementi per te cilin kemi siguri se ne c'fare drejtimi do te ndryshoje
eshte sasia e te mires. Pra, pavaresisht nga masa e ndryshimit te kerkeses dhe ofertes,
ne rastin kur kerkesa dhe oferta rriten, sasia e ekuilibrit te ri do te rritet dhe kur kerkesa
dhe oferta ulen kjo sasi do te zvoglohet. Persa i perket cmimit te ekuilibrit, nuk mund te
konkludojme me siguri se c'ndodh me madhesine e tij pasi kjo varet nga raporti i
ndryshimit te kerkeses me oferten.

Kur analizojme rastet 3 dhe 4, ne te cilat drejtimi i ndryshimit te kerkeses dhe ofertes
eshte i kundert, verejme se elementi per te cilin mund te konkludojme me siguri ne
c'drejtim do te ndryshoje pavaresisht nga masa e ndryshimit te kerkeses dhe ofertes
eshte cmimi. Keshtu, kur kerkesa rritet dhe oferta ulet cmimi i ekuilibri do te rritet dhe ne
te kundert cmimi i ekuilibrit do te ulet nese, kerkesa ulet dhe oferta rritet.

_____________________________________________________________________________________
12
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
P P
P D’ P
D
D” S S”
D S’ D” S’
S” S
D’

P’ P”
P P
P” P’

Q Q” Q’ Q Q” Q’ Q Q

P P
D’ D
D” D” S
S”
S’ S’
D S D’ S”

P
P” P’
P’
P”
P

Q Q Q” Q’ Q
Q’ Q Q”

Figura 6 Zhvendosja e njekohshme e kerkeses dhe ofertes

DISEKUILIBRI I TREGUT

Gjendja e tregut ne te cilen shitesit dhe bleresit nuk kane ndonje arsye te ndryshojne
sasine e kerkuar dhe te ofruar dhe qe i korspondon gjendja e ekuilibrit te tregut, nuk
arrihet menjehere. Ne treg mund te ekzistojne teprica ose numgesa qe ushtrojne presion
per uljen ose ngritjen e cmimit. Kohezgjatja e ketij presioni, pra koha qe i duhet tregut
per te arritur ne ekuiliber quhet gjendja disekuilibri. Themi se ne treg ekziston
disekuiliber kur sasia e kerkuar nuk eshte e barabarte me sasine e ofruar.
Ne qofte se ne treg jane mbizoteruese forca dhe mekanizma qe eleminojne menjehere,
ose te pakten shume shpejt, gjendjen e disekuilibrit dhe keto mekanizma jane te tille qe
krijojne mundesine e nje ekuilibri te qendrueshem, atehere analiza ekonomike e
disekuilibrit do te kishte pak rendesi. Por ne qofte se gjendja e disekuilibrit do te zgjase
shume dhe tregu do te gjeneronte forca qe do t'a benin te qendrueshme kete gjendje,
atehere analiza e disekuilibrit do te ishte ndofta me e rendesishme se analiza e ekuilibrit.
_____________________________________________________________________________________
13
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
Teoria ekonomike qe merret me analizen e disekuilibrit quhet "teoria e kerkimit". Sipas
saj, nje nder shkaqet kryesore per gjendjen e zgjatur te disekuilibrit eshte ekzistenca e
njohurive jo te plota mbi tregun, duke pasur parasysh paaftesine e prodhuesve per te
parashikuar sakte prodhimin nga njera ane, dhe kerkesen per keto prodhime nga ana
tjeter.
Nese tregu funksionon ne formen e bursave, rregullimi i cmimeve nepermjet kerkeses
dhe ofertes behet me shpejtesi. Shpallesi i ankandit ne kete treg fillon me nje cmim te
rastit per nje te mire te caktuar dhe kerkuesit dhe ofruesit ftohen te bejne te njohur se sa
te mira do te blejne apo shesin me kete cmim. Pasi rregjistron te gjitha kerkesat dhe
ofertat dhe shikon se kerkesa totale nuk eshte e barabarte me oferten totale, ai shpall
nje cmim te ri (me te larte kur kerkesa eshte me e madhe dhe e kunderta). Me cmimin e
ri, shitesit dhe bleresit paraqesin oferta dhe kerkesa te reja. Kjo procedure vazhdon
derisa te zbulohet nje cmim me te cilin barazohet kerkesa totale me oferten totale, pra
arrihet ekuilibri ne treg.

Por pjesa me e madhe e tregjeve nuk funksionojne si bursat dhe per pasoje ne zgjatjen
e ekuilibrit, krahas njohurive jo te plota te elementeve baze te ekuilibrit qe jane objekt i
teorise se kerkimit, ndikojne edhe faktore te tille si:
- kufizime artificiale si ne sasi edhe ne cmim, te imponuara nga qeveria ose organizma
te tjera (taksa, cmime te detyrueshme,subvencione,etj.);
- mosrealizim i planeve te prodhimit;
- ekuiliber jostabel i tregut, etj.

ELASITICITETI I KERKESES DHE OFERTES

Nga analiza e ligjit te kerkeses dhe ofertes analizuam si reagojne konsumatoret dhe
prodhuesit dhe si percaktohet sasia dhe cmimi i ri i ekuilibrit nen ndikimin e faktoreve te
ndryshem. Por konsumatoret dhe prodhuesit duan te dine jo vetem si ndyshon kerkesa
dhe oferta, kur ndryshojne faktoret percaktues te tyre, por edhe sa eshte masa e ketij
ndryshimi. Per kete ndihmon koncepti i elasticitetit te kerkeses dhe ofertes. Elasticiteti
shpreh shkallen e reagimit te subjekteve ekonomike (prodhuesit dhe konsumatoret) ndaj
ndryshimit te kushteve ekonomike te tregut (ndryshimit te cmimit te mallit apo sherbimit,
te ardhurave te konsumatorit, cmimit te te mirave plotesuese apo zevendesuese, kostos
se prodhimit, etj).

Elasticiteti i cmimit te kerkeses

Dime tashme se nese cmimi i nje malli rritet ose ulet, sasia perkatese e kerkuar do te
ulet ose rritet, por nuk njohim sakte masen e ketij ndryshimi. Por eshte e kuptueshme
se konsumatoret mund te reagojne me shume ose me pak kundrejt ndyshimit te cmimit
te nje produkti ose nje tjetri.

_____________________________________________________________________________________
14
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
Nese konsumatoret kane reagim te madh ndaj ndryshimit te cmimit te nje produkti,
atehere themi se kerkesa per kete produkt eshte elastike dhe ne te kundert, nese
reagimi i tyre eshte i vogel themi se kerkesa eshte joelastike.
Elasticiteti i cmimit te kerkeses eshte nje koncept relativ, i cili lidhet si me ndryshimin e
sasise, ashtu edhe me ndryshimin e cmimit te kerkeses (figura.7). Per kete arsye, nuk
mund te konkludohet nese nje ndryshim prej 15% ne sasine e kerkuar eshte i madh apo
i vogel, nese nuk dime nese cmimi ka ndryshuar 10%, 30% apo me shume.

2,5 A 2,5 B
2 2

1 1

25 50 75 25 50 75 100
Q Q

Figura 7 Kerkesa elastike dhe joelastike

Elasticiteti i cmimit te kerkeses matet si raporti i ndryshimit te sasise se kerkuar ndaj


ndryshimit te cmimit:
_
( q 2 − q1 ) ( p2 − p1 ) Δq Δp Δq p
( e) = : = − : − = ⋅_
(q 2 + q1 ) / 2 ( p2 + p1 ) / 2 q p Δp
q
− q 2 + q1 − p2 + p1
ku: Δq = q 2 − q1 , Δp = p2 − p1 , q = , p=
2 2

Vlera qe perftohet quhet koeficient i elasticitetit te kerkeses.


Nese perqindja e ndyshimit te sasise se kerkuar eshte me e vogel se perqindja e
ndryshimit ne cmim, kjo tregon se konsumatoret nuk reagojne shume ndaj ndryshimeve
te cmimit dhe per rrjedhoje, koeficienti i elasticitetit eshte me i vogel se 1 (kerkesa eshte
joelastike). Ne te kundert kur koeficienti i elasticitetit eshte me i madh se 1 (kerkesa
eshte elastike).
Ne disa raste perqindja e ndyshimit ne sasi eshte e njejte me perqindjen e ndryshimit ne
cmim, duke rezultuar me nje koeficient elasticiteti te barabarte me 1. Ne kete rast themi
se kerkesa eshte me elasticitet unitar.

_____________________________________________________________________________________
15
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
P Per dy kurba te ndryshme kerkese, elasticiteti i cmimit te
kerkeses eshte i ndryshem. Por elasticiteti i cmimit te
kerkeses eshte i ndryshem edhe gjate se njejtes kurbe
100 per pika te ndryshme te saj. Keshtu per nje kurbe lineare
Elastike
te kerkeses (si ne figuren 8) kur cmimi ndryshon nga 90
leke ne 80 leke, koeficienti i elasticitetit rezulton me i
75 madh se 1 (elasike) ndersa per nje ndryshim cmimi nga
20 leke ne 10 leke, koeficienti rezulton me i vogel se 1
(joelastike). Si perfundim, per nje kurbe kerkese lineare,
50
Unitare elasticiteti i kerkeses zvoglohet ne menyre uniforme duke
levizur nga pjesa e siperme ne pjesen e poshtme te saj.
Ne pjesen e mesit te kurbes, koeficienti i elasticitetit eshte
i barabarte me1. Ne nje veshtrim te pergjithshem, per nje
25 Jo elastike
kurbe kerkese lineare, pjeresia e saj perfaqson
koeficientin e ndryshimit absolut ne sasi dhe cmim dhe
eshte konstante gjate gjithe kurbes, ndersa elasticiteti
0 perfaqson koeficientin ne perqindje ne sasi dhe ne cmim
dhe eshte i ndryshem per pika te ndryshme te kurbes.
Figura 8
Figura 9 Kerkesa a) plotesisht elastike dhe b) plotesisht joelastike
Q
P P

e=∞
e=0

0 Q 0 Q
a) b)

Pervec rastit te zakonshem te kurbes se kerkeses me pjerresi negative, ekzistojne edhe


dy raste ekstreme (figura 9). Kerkesa plotesisht elastike (a) nenkupton se, ne qofte se
cmimi rritet sado pak mbi nivelin e cmimit te kurbes se kerkeses, sasia e kerkuar bie ne
zero. Pra, ka nje reagim te madh nga konsumatoret i shprehur me koeficientin e
elasticitetit infinit (e = ∞). Ne praktike, ky rast ekziston kur cdo shites individual zoteron
nje sasi shume te vogel ne tregun e shumices dhe nuk do te shiste asnje njesi neqoftese
do te tentonte te vendoste nje cmim me te larte se cmimi i shumices.
Rasti tjeter ekstrem paraqitet ne figuren b, ku paraqitet nje kurbe kerkese plotesisht
joelastike. Ne kete rast, kurba vertikale e kerkeses tregon se sasia e kerkuar nuk
ndryshon me ndryshimin e cmimit, pra konsumatoret nuk reagojne me ndryshimin e
cmimit. Situata te tilla jane ralla ne realitet dhe perfshijne mallra te cilat jane absolutisht
te domosdoshme dhe te konsumueshme ne sasi plotesisht te caktuar, p.sh ilacet.
Njohja e konceptit te elasticitetit te cmimit te kerkeses eshte i rendesishem per
prodhuesit per te percaktuar c'ndodh me te ardhurat e tyre totale, nese ndryshojne
cmimet e shitjes se produkteve (te ardhurat totale jane te barabarta me produktin e
sasise (q) me cmimin (p)). Ekziston nje lidhje e pergjithshme midis elasticitetit te cmimit
te kerkeses dhe te ardhurave totale dhe pikerisht: kur kerkesa eshte elastike, nje ulje e
cmimit do te rrise te ardhurat totale dhe anasjelltas, nje rritje e cmimit do te zvogloje te
_____________________________________________________________________________________
16
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
ardhurat totale te prodhuesit. Ne te kundert, kur kerkesa eshte joelastike, nje ulje e
cmimit do te zvogloje te ardhurat totale dhe anasjelltas, nje rritje e cmimit do te rrise te
ardhurat totale.

Lidhja ndermjet elasticitetit te cmimit te kerkeses dhe te ardhurave totale, paraqitet ne


menyre te permbledhur ne tabelen 1.

TABELE 1
Lloji i kerkeses Ndryshimi i cmimit Ndryshimi i te ardhurave totale
Elasike rritet (+) ulet (-)
ulet (-) rritet (+)
Joelastike rritet (+) rritet (+)
ulet (-) ulet (-)
Unitare rritet (+) Nuk ndryshon (0)
ulet (-)

Faktoret qe percaktojne elasticitetin e cmimit te kerkeses

Ne kushtet e mungese te te dhenave percaktuese te kurbes se kerkeses eshte e


nevojshme te njihen disa faktore qe ndikojne ne elasticitetin e cmimit te kekeses, prej
nga mund te konkludohet nese kerkesa eshte elastike ose joelastike. Si te dhena te tilla
mund te sherbejne:

a) Ekzistenca e mallrave dhe sherbimeve zevendesuese


Zakonisht konsumatoret kane nje shkalle me te larte reagueshmerie ndaj ndryshimit te
cmimit, nese ata kane disa alternativa midis se cilave mund te zgjedhin. Pra, kerkesa
behet me elastike kur te mirat kane zevendesues te afert. Keshtu, nese do te rritet
shume cmimi i transportit automibilistik, do te rritet kerkesa per transport hekurudhor
duke pakesuar ne kete menyre kerkesen per transport automobilistik.
Ne te kundert, kerkesa eshte joelastike kur te mirat nuk kane zevendesues te afert.

b) Efekti i te ardhurave

Kur te ardhurat e konsumatorit nuk ndryshojne, rritja e cmimit te produktit ul te ardhurat


reale te tij, pra e detyron konsumatorin te zvogloje sasine e kerkuar. Ne kete rast
dallojme dy prirje.
Kur produkti ka nje cmim qe perfaqson nje peshe te madhe specifike te te ardhurave te
konsumatorit, prirja eshte qe kerkesa te te jete me elastike dhe ne te kundert, kerkesa
eshte me shume joelastike, kur cmimi i produktit perfaqson nje peshe te vogel specifike
te te ardhurave.

c) Faktori kohe

Ne elasticitetin e kerkeses ka nje ndikim te ndjeshem edhe koha kur konsumatoret


shfaqin kerkesen per nje te mire te caktuar, kohe e cila kushtezon edhe menyra te
ndyshme zgjidhje nga ana e tyre. Eshte e natyrshme se per nje periudhe te shkurter
kohe, mundesite alternative per te reaguar ndaj ndryshimit te cmimit te nje te mire jane
_____________________________________________________________________________________
17
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
me te pakta ne krahasim me situaten kur koha ne dispozicion te konsumatorit per te
marre nje vendim eshte me e gjate. Pra, per periudha te shkurtera kohe kerkesa ka
tendence te jete joelastike, ndersa kur periudha e kohes eshte me e gjate ka tendence
te jete elastike.

d) Te mira te domosdoshme dhe te mira te luksit

Elasticiteti i cmimit te kerkeses varet dhe nga fakti nese te mirat shihen nga konsumatori
si te mira te domosdoshme apo luksi. Ne te mirat e domosdoshme perfshihen jovetem te
mirat kryesore per ekzistence fizike, si ushqimi dhe kujdesi mjekesor, por edhe te mirat
qe perfshihen ne minimumin e kerkesave per nje standart te pranueshem jetese.
Kuptohet se kerkesa per te mirat e domosdoshme do te jete joelastike, kurse per te
mirat e luksit elastike.
Megjithate kjo ndarje nuk eshte gjithnje nje parashikim i mire per percaktimin e
elasticitetit. Keshtu p.sh, shume te mira te domosdoshme kane nje numer relativisht te
madh zevendesuesish te afert dhe per rrjedhoje kane kerkese elastike.

Elasticiteti i te ardhurave te kerkeses

Elasticiteti i te ardhurave te kerkeses (ey) shpreh reagimin e kerkeses ndaj ndryshimit te


te ardhurave dhe shprehet:

Ndryshimi ne perqindje i sasise se kerkuar ( q 2 − q1 ) ( y 2 − y1 )


ey = = /
Ndryshimi ne perqindje i te ardhurave ( q 2 + q 1 ) / 2 ( y 2 + y1 ) / 2

ku: y shpreh te ardhurat.

Ndersa elasticiteti i cmimit te kerkeses shpreh reagimin e sasise se kerkuar ndaj nje
ndryshimi ne cmim pergjate nje kurbe te caktuar kerkese, elasticiteti i te ardhurave te
kerkeses shpreh madhesine e ndryshimit te krijuar ne sasine e kerkuar i rezultat i nje
ndryshimi ne te ardhurat me cmime korente, ose masen e zhvendosjes se kurbes se
kerkeses. Ky ndryshim buron nga fakti se ne llogaritjen e koeficientit te elasticitetit te
cmimit te kerkeses ne nuk morem parasysh shenjen e tij, duke supozuar se kerkesa
ndjek ligjin e kerkeses. Per koeficientin e elasticitetit te te ardhurave te kerkeses shenja
ka nje kuptim te vecante. Nje koeficient pozitiv tregon se te ardhurat dhe kerkesa jane
lidhur ne menyre te drejtperdrejte ndermjet tyre, pra produkti eshte e mire normale.
Shenja negative tregon se te ardhurat dhe kerkesa jane lidhur ne menyre te zhdrejte,
pra produkti eshte e mire inferiore.
Nen kete vleresim, te mirat normale ndahen ne:
- te mira normale te domosdoshme kur 0 < ey < 1 (joelastike);
- te mira normale luksi 1 < ey < ∞ (elastike);

Grafikisht lidhja sasi e kerkuar-te ardhura, per te mirat normale dhe ato inferiore
paraqitet figuren 10, kur faktoret e tjere nuk ndryshojne.

_____________________________________________________________________________________
18
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________

Sasia e kerkuar Sasia e kerkuar Sasia e kerkuar

y1 y2

te ardhurat te ardhurat te ardhurat


a) b) c)

Figura 10 a) E mire normale e domosdoshme b) E mire normale luksi c) E mire inferiore

Ne grafikun a) paraqitet nje e mire normale e domosdoshme, e cila blihet ne te gjitha


nivelet e te ardhures; ne grafikun b) paraqitet nje e mire luksi e cila nuk mund te blihet
ne nivele te ulta te te ardhures dhe ka kerkese elastike kur te ardhurat kalojne nivelin y1
dhe ne grafikun c) per nivele te te ardhures ne te vogel se y2 e mira e paraqitur eshte
nje e mire normale e domosdoshme dhe behet nje e mire inferiore per nivele te te
ardhurave me te medha se y2.

Elasticiteti i terthorte i kerkeses

Elasticiteti i terthorte i kerkeses tregon reagimin ne kerkese, kur ndryshojne cmimet e te


mirave zevendesuese dhe plotesuese. Kur cmimi i nje te mire rritet, konsumatoret rrisin
kerkesen per zevendesuesit dhe kerkesa per nje te mire rritet kur cmimi i nje plotesuesi
ulet.
Elasticiteti i terthorte shprehet:

Ndryshimi ne perqindje i sasise se kerkeses per te miren A


e AB = =
Ndryshimi ne perqindje i cmimit te te mires B
( q 2 − q1 ) A ( p2 − p1 ) B
= /
(q 2 + q1 ) A / 2 ( p2 + p1 ) B / 2

Shenja pozitive e koeficientit tregon se dy te mirat jane zevendesuese, ndersa shenja


negative tregon se dy te mirat jane plotesuese.
Kur koeficient i elasticitetit te terthorte eshte me i madh se 1, dy te mirat jane shume te
lidhura me njera tjetren dhe ndryshimi i cmimit te njeres prej tyre do te ndikoje shume ne
kerkesen per te miren tjeter.
Kur koeficienti eshte me i vogel se 1, dy te mirat nuk jane shume te lidhura midis tyre
dhe ndryshimi i cmimit te njeres prej tyre do te kete nje ndikim te vogel ne kerkesen per
te miren tjeter.
_____________________________________________________________________________________
19
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Mikroekonomia
___________________________________________________________________________________
Koeficienti zero tregon se dy te mirat nuk kane lidhje me njera tjetren.

Elasticiteti i cmimit te ofertes

Elasticiteti i cmimit te ofertes tregon reagimin e prodhuesve ndaj nje ndryshimi ne cmim
dhe percaktohet si raport i ndryshimit ne perqindje te sasise se ofruar, ndaj ndryshimit
ne perqindje te cmimit:

Ndryshimi ne perqindje i sasise se ofruar ( q 2 − q1 ) ( p2 − p1 )


eS = = /
Ndryshimi ne perqindje i cmimit (q 2 + q1 ) / 2 ( p2 + p1 ) / 2

Per koeficient me te madh se 1 oferta eshte elastike, per koeficient me te vogel se 1


oferta eshte joelastike dhe per koeficient 0 oferta eshte unitare.
Elasticiteti i cmimit te ofertes varet nga gadishmeria dhe aftesia qe kane prodhuesit per
t'iu pergjigjur nje ndryshimi ne cmim.
Ka disa faktore qe ndikojne ne reagimin e shitesve pra, ne elasticitetin e ofertes:

a) Mundesia e depozitimit dhe kostoja e depozitimit

Disa produkte paraqesin mundesi si edhe kosto te ulet depozitimi, mundesi ketoqe
mund te shfrytezohen ne situata kur cmimet ulen, per te pritur nje situate me cmime me
te favorshme. Aftesia per t'ju pergjigjur ne kete menyre nje ndryshimi cmimi e ben
oferten elastike. Pra, sa me e ulet te jete kostoja e depozitimit dhe sa me i lehte
depozitimi, aq me elastike do te jete oferta.

b) Fleksibiliteti i procesit te prodhimit

Ne qofte se prodhuesit mund t'i pergjigjen shpejt dhe pa shpenzime nje ndryshimi
relativisht te vogel te cmimit, oferta zakonisht eshte shume elastike.

c) Faktori kohe
Nese kane shume kohe ne dispozicion, prodhuesit kane fleksibilitet me te madh dhe me
shume alternativa per te ofruar te mirat. Sa me e gjate te jete koha, aq me i madh eshte
reagimi qe shitesit mund te kene ndaj nje ndryshimi te cmimit dhe per pasoje, me
elastike do te jete oferta.

_____________________________________________________________________________________
20
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale

You might also like