You are on page 1of 15

Pyetje orientuese lidhur me

provimin e Historisë së
Institucioneve
*Shënim: Pyetjet janë ilustruese me qëllim kuptimin e formulimit të
tezave. Këto pyetje nuk ezaurojnë gjithë informacionin e lëndës dhe
provimi do të përfshijë pyetje të tjera.
*Shënim: Alternativat e sakta jane ato të theksuara.
Antikiteti: Lindja e Lashtë
• Cila ishte forma e qeverisjes në Egjiptin e Lashtë?
a) Diarki skllavopronare e trashëgueshme
b) Monarki despotike e trashëgueshmeu
c) Monarki feudale e trashëgueshme
d) Oligarki despotike e trashegueshme
• Cila nga alternativat më poshtë nuk është e vërtetë për Kodin e
Hamurabit:
a) Është dokumenti më i vjetër legjislativ i zbuluar
b) Përmban dispozita që rregullojnë çështjet ‘inter vivos’ dhe ‘mortis causa’
c) Përmban dispozita me karakter fetar dhe laik
d) Përmban dispozita me karakter penal dhe civil
Antikiteti: Sparta e Lashtë
• Çfarë ishte Rhetra në Spartën e Lashtë?
a) Dokument legjislativ i shkruar në periudhën e Spartës së Lashtë
b) Kushtetutë e pashkruar në periudhën e Spartës së Lashtë, që pasqyronte parimin e
eunomisë
c) Një nga reformat e Likurgut në Spartë që kufizoi përdorimin e monedhave të arit dhe
argjendit
d) Dokument në Spartë që përcaktonte kompetencat e Eforatit
• Cili organ në Spartën e Lashtë kishte kompetencën e vlerësimit dhe shkarkimit të
Mbretërve?
a) Eforati
b) Jerusia (Këshilli i Pleqve)
c) Apella (Kuvendi i Qytetarëve)
d) Mbreti tjetër
Antikiteti: Athina e Lashtë
• Cila nga këto kopmetenca i përkiste Eklesias (Kuvendit Popullor) në Athinën e Lashtë?
a) Votimi i ligjeve financiare, monetare, doganore (kryesisht pushtet legjislativ)
b) Kryerja e punëve të përditshme në sektorët e administratës shterërore (kryesisht pushtet
ekzekutiv)
c) Shqyrtonte ankesat e vendimeve të instancave të tjera gjyqësore (kryesisht pushtet gjyqësor)
d) Asnjë prej alternativave të mësipërme
• Çfarë parashikonte Ligji i Ostrakizmit gjatë reformave të Klisthenit në Athinën e Lashtë?
a) Ndante popullsinë e Athinës në File dhe Trite
b) Shkatërroi Aeropagun duke krijuar tre organe që përfaqësonin pushtetin legjislativ, ekzekutiv e
gjyqësor
c) Pagimin e ditëve të humbura të punës për qytetarët që merreshin me një dëtyrë politike
d) Parandalonte grushtin e shtetit, duke dëbuar jashtë Athinës shkelësit e rendit publik
Antikiteti: Roma e Lashtë
• Cila nga përgjigjet e mëposhtme është e pavërtetë për Ligjin e XII Tabelave?
a) Ishte rezultat e konfliktit patricë-plebej
b) Për herë të parë shfaqet në Romë e drejta e shkruar
c) Pati një ndikim të rëndësishëm dhe thelbësor nga e drejta greke
d) Laicizoi të drejtën
• Cili nga të mëposhtmit ishte organi më i pushtetshëm gjatë periudhës së
Rebublikës në Romë?
a) Senati
b) Kuvendet Plebejane
c) Comitia Curiata
d) Comitia Centuriata
Perandoria Bizantine
• Çfarë ishte Consistorium Principis në Perandorinë Bizantine?
a) Organ që kontrollonte dhe shkarkonte Perandorin
b) Kabineti i ministrave pranë Perandorit, pa asnjë kompetencë vendimmarreje
c) Organ opozitar ndaj vendimeve të Perandorit
d) Organ që rregullonte çështjet administrative, bashkërendonte autoritetet rajonale dhe
përgatiste legjislacionin
• Çfarë ishin Digesta ose Pandectae në kuadër të Kodifikimit të Justinianit?
a) Manual elemantar i së drejtës ‘për rininë që dëshironte të arsimohej’. Përbëhet nga 4 libra
dhe është vepër origjinale
b) Përmbledhje fragmentesh të juristëve klasikë, të ripunuara. Përbëhet nga 50 libra me
tituj të dallueshëm
c) Kushtetuta të reja të hartuara me urdhër të Justinianit
d) Vendime të gjykatave në periudhën e Perandorisë Bizantine
Mesjeta e Hershme
• Cila nga alternativat e mëposhtme i referohet një toke të përjashtuar nga qarkullimi
civil dhe marrëdhëniet feudale në Mesjetë?
a) Senjoria
b) Feudi
c) Alodi
d) Asnjë prej alternativave të mesipërme
• Çfarë ishin skabinët në kuadër të administrimit të qyteteve në Mesjetë?
a) Organ kolegjial që përfaqësonte pushtetin ekzekutiv në qytete që morën emrin ‘qytete
konsullore’
b) Magjistratë të përkohshëm që përfaqësonin interesat e komunitetit përballë feudalëve
c) Organ kolegjial me prejardhje borgjeze me të drejtën të nxjerrë dekrete dhe të vendosë
rregulla ekonomike e juridike
d) Asnjë prej alternativave të mësipërme
Mesjeta e Hershme (vazhdim)
• Si mund të kategorizohen kufizimet që vendosi Kisha ndaj abuzimeve
me të drejtën e luftës në Mesjetë?
a) Kufizime në persona, të mira materiale dhe periudha kohore
b) Kufizime vetëm gjatë festive fetare
c) Kufizime për territore të caktuara
d) Asnjë nga alternativat e mëposhtme
Monarkitë Feudale dhe Absolute në Mesjetë
• Çfarë ishin ‚hundreds & shires’ në Mbretërinë Anglosanksone në Mesjetë?
a) Organe individuale
b) Njësi administrative-territoriale
c) Përfaqësues të mbretit
d) Gjykata rajonale
• Cili nga pohimet është i gabuar për Magna Carta Libertatum?
a) Magna Carta Libertatum afirmoi edhe të drejtat e vasalëve të vegjël
b) Magna Carta Libertatum parashikoi një lloj ‚gjykate kushtetuese‘ në mbrojtje të vetë
Kartës
c) Magna Carta Libertatum konsolidoi pushtetin absolut të mbretit
d) Magna Carta Libertatum afirmoi parimin e përfaqësimit nëpërmjet Magnum
Concilium
Anglia në periudhën Moderne dhe
Bashkëkohore
• Cili nga parimet e mëposhtme parashikohej nga Peticioni i të Drejtave
(Petition of Rights)?
a) Parlamenti kishte një mandat 3-vjeçar dhe mund të shpërndahej vetëm me
vullnetin e vet
b) Çdo person i arrestuar kishte të drejtën t’i drejtohej njërit prej gjyqtarëve të
lartë duke kërkuar që ky i fundit të jeprë urdhër për dërgimin e tij në gjyq
c) Askush nuk duhej të detyrohej të jepte taksa, hua, dhurata etj. pa u
miratuar diçka e tillë në ligje
d) U sanksionuan liria e fjalës dhe diskutimit për deputetët si dhe zgjedhje të
lira për Dhomën e Komunëve
Anglia në periudhën Moderne dhe
Bashkëkohore
• Çfarë ishte ‘Instrumenti i Administrimit’ në Angli?
a) Një nga statutet e miratuara nga Parlamenti gjatë periudhës moderne në Angli
b) E vetmja kushtetutë e shkruar në historinë kushtetuese angleze, e hartuar nën
protektoratin e Cromëell
c) Një nga ligjet kushtetuese aktuale të Anglisë
d) Asnjë prej alternativave të mësipërme
• Çfarë është ‘rregulla e mandatit’ në Britaninë e Madhe?
a) Rregulli që interesat e pakicës nuk duhet të anashkalohen nga shumica
b) Rregulli që partia e cila fiton shumicën detyrohet të realizojë vetëm ato reforma që janë
treguar shprehimisht në fushatën elektorale
c) Rregulli që partitë të cilat marrin pushtetin duhet të alternohen
d) Rregulli që partia që merr pushtetin nuk duhet të zhvillojë veprimtari qeverisëse
kontradiktore me qeverinë e mëparshme
Franca në periudhën Moderne dhe
Bashkëkohore
• Cili nga pohimet e mëposhtme është i gabuar për ‘Deklaratën e të
Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit’ në Francë (1789)?
a) Disa të drejta individuale u konsideruan të një rëndësie të parë në krahasim
me grupimin e individëve në komb
b) Disa të drejta të personit ekzistojnë a priori
c) Sistemet juridike nuk kanë për detyrë t’i vendosin të drejtat e personit, por
vetëm t’i deklarojnë
d) Të drejtat e njeriut mund të kufizohen nga Monarku, nëse e vlerëson të
arsyeshme, pa mbajtur përgjegjësi
Franca në periudhën Moderne dhe
Bashkëkohore
• Cili nga pohimet e mëposhtme është karakteristikë e Kushtetutës së vitit 1793 në Francë?
a) Citonte ‘Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit’ (1789)
b) Ekzekutivi do të përfaqësohej nga tre konsuj, me në krye Konsullin e Parë- Bonapartin
c) U quajt ndryshe ‘Karta e Dhuruar e Mbretit‘
d) Ishte një kushtetutë që nuk u vu kurrë në jetë, u quajt ‚Kushtetuta fantazmë‘

• Cili nga pohimet e mëposhtme është karakteristikë e Kushtetutës së Republikës III në


Francë?
a) Parashikon që Presidenti nuk mund të shpërndajë Asamblenë, as kjo e fundit nuk mund të
shkarkojë Presidentin
b) Parashikon votimin e përgjithshëm dhe përbëhet nga disa ligje kushtetuese
c) Parashikon një sistem elektoral proporcional
d) Parashikon të drejtën e ‘vetos pezulluese‘ të Presidentit mbi ligjet e votuara nga Parlamenti
SHBA
• Çfarë parashikonte ‚Ligji mbi Vulat‘ (Stamp Act) i vitit 1765 për
kolonitë e Britanisë së Madhe në Amerikën e Veriut?
a) Secila koloni do të kishte vulën e saj të veçantë që do e gjeneronte vetë
b) Çdo akt administrativo-juridik i kolonive duhej të vulosej me një vulë, për
të cilën kolonitë duhej të paguanin një vlerë të lartë
c) Vendimet e administratës shtetërore, vendimet e gjykatave etj. nuk ishte e
nevojshme të pajiseshin me vulë
d) Secila koloni duhej të paguante një vlerë të vogël dhe simbolike në favor të
Kurorës Angleze, në mënyrë që të pajisej me vulën përkatëse
SHBA
• Cila prej alternativave të mëposhtme përbën një dobësi të ‘Artikujve të
Konfederatës’?
a) Kongresi nuk kishte të drejtë të vendoste taksa
b) Kongresi nuk kishte asnjë pushtet në politikën e jashtme
c) Kongresi nuk kishte të drejtë të hartonte dhe miratonte asnjë ligj
d) Kongresi nuk mund të emëronte drejtuesit e lartë ushtarakë
• Cila është përbërja e Kongresit (organi legjislativ në nivel federal) të SHBA?
a) Sistem unicameral (njëdhomësh) i përbërë nga Asambleja Legjislative
b) Sistem unicameral (njëshomësh) i përbërë nga Kuvendi Federal
c) Sistem bicameral (dydhomësh) i përbërë nga Dhoma e Komunëve dhe Dhoma e
Lordëve
d) Sistem bicameral (dydhomësh) i përbërë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati

You might also like