You are on page 1of 14

MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER

K.D.U. 34:17

Phd. Cand. Përparim GRUDA

MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN


HART-FULLER

Përmbledhje

Ky punim synon të sjellë të përmbledhur debatin kryesor akademik


të shekullit XX mbi raportin që ekziston ndërmjet moralit dhe ligjit të
zhvilluar midis H.L.A. Hart dhe Lon Fuller. Debati paraqet një shkëmbim
idesh mes H. L. A. Hart dhe Lon Fuller botuar Harvard Law Review me
1958, i cili tregon hendekun midis Pozitivizmit dhe filozofisë të së drejtës
natyrore. Fuller argumenton që autoriteti i ligjit (pjesërisht) rrjedh nga
konsistenca e tij me moralin, ndërsa Hart mendon se nuk është e
domosdoshme që ligji të riprodhojë ose të kënaqë kërkesat morale.
Vendimet gjyqësore në Gjermaninë e pasluftës së dytë botërore janë në
zemër të këtij debati dhe e zbresin atë në nivele praktike. Një nga vendimet
me të famshme të kësaj periudhe do jetë objekt shqyrtimi këtu, sigurisht i
parë në dritën e debatit Hart-Fuller.

Fjalë kyçe: Debati Hard-Fuller, morali dhe ligji, pozitivizmi, e


drejta natyrore, koncepti.

157
Phd. Cand. Përparim GRUDA

Hyrje

Morali dhe ligji në kundërshtim - kjo çështje që qëndron prapa


pothuajse çdo polemike në filozofinë ligjore bashkëkohore. Kjo teori tenton
të shpjegojë se si duhet kuptuar ligjin të lidhur me moralin dhe vlerat, ajo vë
përballë “drejtësinë” dhe “ligjin”.
Në filozofinë ligjore pranohet se nocioni i drejtësisë është më i lashtë
se ai i ligjit. Koncepti i drejtësisë barazohet me konceptin e drejtësisë
morale (etikës). Megjithatë, pikëpamjet mbi atë që përbën drejtësi
ndryshojnë nga shoqëria në shoqëri, personi në person, nga koha në kohë
dhe nga vendi në vend. Si nocion, ai ka qenë subjekt i filozofisë ligjore, dhe
i reflektimeve të ndryshme teologjike dhe debateve të tjera gjatë gjithë
historisë së njerëzimit.
Kërkimet dhe debatet mbi drejtësinë janë shprehje e një interesimi
për të “zbuluar” një rregullator të mirë të raporteve midis njerëzve. Në thelb
e gjithë kjo përsiatje ka të bëjë me përcaktimin e “njeriut të mirë”, ky
përcaktim lidhet me atë se kujt i bindet njeriu, ligjit apo moralit dhe çfarë
veprime bën, të drejta apo të gabuara. Ka pjesë nga filozofët e lashtë grekë
të cilët duket se sugjerojnë se njeri i mirë është që bën atë që është e
ligjshme. Pra është ligji ai që përcakton së çfarë është e mirë dhe çfarë e
keqe, e drejtë dhe e çfarë e gabuar. A është ligji gjithmonë shprehje e
moralit, apo këto janë dy kategori të ndara? Kujt duhet t’i bindemi ligjit apo
moralit? Këto pyetje janë në zemër të debatit (Hart-Fuller) që do ta
trajtojmë më poshtë.
Ligji sot është i përhapur aq shumë sa që kontrollon jetën tonë
shumë më tepër se sa ne jemi të vetëdijshëm, por megjithatë në shumë
situata në vuajmë për të ditur çfarë kërkon saktësisht një ligj dhe çfarë ai
ndalon1. Dhe në fund fare ndalesat dhe lejimet që përcakton një ligj a mund
të arsyetohen moralisht gjithmonë? Ndonjëherë kjo është e shprehur si një
zgjidhje në mes të asaj që urdhëron Zoti (d.m.th., ajo që është moralisht e
drejtë) dhe çfarë urdhërojnë autoritetet politike (d.m.th., ajo që është
ligjërisht e drejtë).
Kjo është ilustruar në mënyrë dramatike nga Sofokliu tek tragjedia e
“Antigonës”, në të cilën heroina sfidon dekretin e mbretit i cili ndalonte
varrimin njërit nga vëllezërit e saj duke u arsyetuar se ai binte ndesh me
ligjin natyror (të Zotit)2. Lufta mes Antigonës dhe Mbretit (Kreon)

1
Mark Tebbit, “Philosophy of Law An introduction”, p. 10, USA and Canada, 2005.
2
Wayne Morrison, “Jurispudence: From the Greeks to Post-modernism”, London, 1997.
Cituar sipas, Luljeta Ikonomi, “Filozofia e së Drejtës”, fq. 33, Tiranë, 2010.

158
MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER

përfaqëson konfliktin në mes të një ligji më të lartë moral (ligjit natyror) nga
njëra anë dhe ligjit të bëra nga njeriu (ligji pozitiv) në anën tjetër3.
Teoricienët rigorozë të ligjit kërkojnë “ndarjen e ligjit dhe moralit”.
Kësaj teorie shumë shpesh studiuesit i janë referuar si “Teori e ndarjes”, e
cila njihet si karakteristikë përcaktuese e pozitivizmit ligjor. Pavarësisht
qartësisë së dukshme kjo tezë ka qenë burim i shumë konfuzioneve dhe
mosmarrëveshjeve. Çfarë do të thotë nëse themi se ligji dhe morali janë të
ndara, se ligji është një gjë dhe morali është një tjetër?4.
Tribunali i Nurmbergut në rastin e dënimit të krimeve të nazizmit
konstatoi se disa veprime të kryera nga nazistët përbënin “krime kundër
njerëzimit”, edhe pse ata nuk e kryen shkelje kundër dispozitave të veçanta
të së drejtës pozitive5.
Ekziston një pajtim i përgjithshëm se ligji i shkruar dhe gjykimet
ligjore kanë mision për të përhapur vlerat dhe gjykimet morale. Një viktimë
e një kontrate mashtruese ose një shpifje, për shembull, kërkon
dëmshpërblim ligjor në pritje që gjykata do të gjykojë në të njëjtën mënyrë
si do të vepronte një individi i drejtë me mendje të pavarur nga konteksti
ligjor. Në këtë drejtim, duket se morali dhe ligji kanë një qëllim të
përbashkët. Në mënyrë të ngjashme, sistemi i drejtësisë penale pritet të
reflektojë normat e përgjithshme të ndëshkimit të së keqes dhe mbrojtjes të
së mirës.
Funksioni kryesor i së drejtës penale, marrë në përgjithësi, është
mbrojtja e njerëzve nga ata që kërcënojnë ose cenojnë të drejtat e të tjerëve.
Veprat penale me karakteristike janë ato që konsiderohen zakonisht si
moralisht të gabuara: sulm, vrasje, vjedhje, mashtrim, torturë, e kështu me
radhë. Në këtë drejtim gjithashtu, duket se ligji është jo më shumë se
zbatimin e një kodi moral, duke dalluar të drejtën nga e gabuara. Me pak
fjalë, në qoftë se ajo është e gabuar, ajo duhet të jetë e paligjshme; në qoftë
se ajo është e ligjshme, ajo duhet të jetë e nevojshme moralisht ose të paktën
moralisht të pranueshme. Për aq sa kjo është e vërtetë, mund të thuhet se ka
një zonë të madhe të mbivendosjes midis moralit dhe ligjit.

3
Shih Nico P. Swartz, & Obonye Jonas, “The Superiority or Integrity of Natural Law for
Our Time, International Law Research”, Vol. 1, No. 1; 2012.
4
Mark Tebbit, “Philosophy of Law An introduction”, p. 11, USA and Canada, 2005.
5
Raymond Wacks, “Philosophy of law A Very Short Introduction”, p. 23, Oxford
University Press, 2016.

159
Phd. Cand. Përparim GRUDA

Çështjet kryesore në debatin Hart-Fuller

Trajtimi i debatit Hart-Fuller është një reflektim mbi një debat i cili
flet shumë fuqishëm pavarësisht distancës së madhe kohore që ne kemi me
të. Në një botë gjithnjë e më të profesionalizuar akademikisht të drejtuar nga
imperativa e “produkteve të hulumtimit” (research production), shumë
artikuj, libra e studime konsiderohen të një rëndësie kalimtare, duke mos
arritur t’i mbijetojnë kohës6. Megjithatë duket sikur në filozofi kjo mbijetesë
është më e lehtë. Mbase shqyrtimet e shumta mbi një debat të para shumë
viteve si ai Hart-Fuller, janë dëshmi e mjaftueshme e kësaj.
Pa dyshim debati Hart Fuller zë një vend substancial në filozofinë
juridike dhe trajtimet mbi të janë përherë interesante dhe të dobishme. Ky
debat ka qenë aktual për pesë dekadat e kaluara dhe duket se do jetë i tillë
edhe për shumë të tjera7.
Debati Hart-Fuller është një shkëmbim idesh mes Lon Fuller dhe H.
L. A. Hart botuar në Harvard Law Review me 1958 mbi moralin dhe ligjin, i
cili tregon hendekun midis Pozitivizmit dhe filozofisë të së drejtës natyrore.
Hart mori përsipër të përfaqësonte pozitivizmin duke pohuar se morali dhe
ligji ishin të ndara. Përgjigja e Fuller argumentonte se morali është burimi i
fuqisë detyruese të ligjit.
Debati filloi kur Hart leksionin tij me titull “Pozitivizmi dhe ndarja e
ligjit dhe moralit” të mbajtur në prill të 1957 në Harvard e botoi në Harvard
Law Review në vitin 19588. Përgjigja është dhënë nga Fuller në artikullin e
tij “Pozitivizmi dhe besnikëria ndaj ligjit: Një Replikë me Profesor Hart”
botuar po në Harvard Law Review në vitin 19589.
Hart vazhdoi debatin në librin e tij “Koncepti i Ligjit”, të cilës Fuller
iu përgjigj në edicionin e parë të librit të tij “Morali i Ligjit”. Për këtë Hart
dha përgjigjen e tij në vitin 1965 në Harvard Law Review10. Fuller u
përgjigj në botimin e dytë të librit “Morali i Ligjit”, në vitin 1969.

6
Nicola Lacey, “Philosophy, Political Morality, and History: Explaining the Enduring
Resonance of the Hart-Fuller Debate”, 83 N.Y.U. L. REV. 1059, 1063 (2008).
7
Nicola Lacey, “Philosophy, Political Morality, and History: Explaining the Enduring
Resonance of the Hart-Fuller Debate”, 83 N.Y.U. L. REV. 1059, 1063 (2008).
8
H. L. A. Hart, “Positivism and the Separation of Law and Morals”, Harvard Law Review,
Vol. 71, No. 4 (Feb., 1958), pp. 593-629.
9
Lon L. Fuller, “Positivism and Fidelity to Law: A Reply to Professor Hart”, Harvard Law
Review, Vol. 71, No. 4 (Feb., 1958), pp. 630-672.
10
Hart, H. L. A. 1965. “Review of The Morality of Law.” The Harvard Law Review 78:
1281-1296.

160
MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER

Hart ka punuar për shumë vjet profesor në Universitetin e Oxfordit


ku është marrë kryesisht me problemet e filozofisë së ligjit. Ai solli një
dimension më të sofistikuar të pozitivizmit ligjor brenda kuadrit të filozofisë
analitike, duke mënjanuar problemet që kishte deri në atë kohë filozofia e së
drejtës11. Vepra e tij më e rëndësishme është “Koncepti i ligjit” e botuar në
vitin 1961. Së bashku me Hans Kelsen është konsideruar si një nga filozofët
kryesorë të së drejtës në botën e shekullit të njëzetë.
Hart mendonte se nuk është e domosdoshme që ligji të riprodhojë
ose të kënaqë kërkesat morale. Ai ka përkufizuar pozitivizmin ligjor si një
teori e cila “nuk sheh lidhje të domosdoshme midis ligjit dhe moralit”. Ai
thotë se fakti që ligji dhe morali ndajnë të njëjtin fjalor (p.sh. kanë terma të
tillë, si: duhet, detyrim, përgjegjësi) dhe shpesh një përmbajtje të njëjtë (p.sh
parashikojnë rregulla kundër vjedhjes, përdhunimit, vrasjes, etj), nuk krijon
lidhje midis tyre, kjo duhet parë thjeshtë si një çështje natyrore dhe që buron
nga fakti se njerëzit kanë disa karakteristika specifike.
Sipas tij mund të flitet për një “përmbajtje minimale” që është e
përbashkët, si për ligjin, ashtu edhe për moralin, por jo më shumë, sepse
pavarësisht nevojës për bashkëpunim njerëzit kanë qëllime të ndryshme,
shpeshherë konfliktuoze12. Një ligj është i vlefshëm sipas tij nëse është
krijuar në përputhje me kërkesat e ligjbërësit, morali nuk ka fare rëndësi për
vlefshmërinë e tij.
Ndërkohë duke analizuar raportin ndërmjet sanksionit dhe ligjit ai
thekson se është e vërtetë se pjesa më e madhe e ligjeve sidomos ato penale
zbatohen për shkak të sanksionit por për të është i rëndësishëm edhe
elementi i brendshëm, pra ligjet në një shoqëri respektohen jo thjeshtë nga
frika, por edhe për shkak të ndenjës së detyrimit që buron nga respekti i
qytetarëve për ligjshmërinë dhe autoritetin ligjbërës. Ata i binden një ligji
edhe kur nuk bien dakord me të, sepse kanë pranuar pushtetin apo
autoritetin e ligjvënësit.
Modeli i prezantuar nga Ostin sipas Hartit nuk e dallon ligjin nga
urdhrat e kriminelit. Ne i bindemi kërcënimit të një gangsteri që na del në
rrugë, nga frika e kërcënimit, por kjo nuk është kështu për mënyrën se si
operon ose kërkon bindja ndaj ligjit, shkruante ai.

11
Luljeta Ikonomi, “Filozofia e së Drejtës”, fq. 124, Tiranë, 2010. Nëse flasim për
doktrinën e pozitivizmit ligjore duhet përmendur disa nga autoret të cilët, megjithëse nuk
janë pozitivist të mirëfilltë, krijuan terrenin filozofik prej nga do të zhvillohej kjo teori.
Me të rëndësishëm prej tyre janë, Makiaveli dhe Hobsi.
12
Luljeta Ikonomi, “Filozofia e së Drejtës”, fq. 141, Tiranë, 2010.

161
Phd. Cand. Përparim GRUDA

Ndryshe nga pozitivistët para-rëndës që kundërshtuan dhe janë tallur


me ligjin natyror, pozitivizmi i Hartit përmban brenda një “përmbajtje
minimale të ligjit natyror”. Ai e ka strukturuar konceptin e ligjit natyror
shprehimisht me pozitivizmin atë që ai e quan “version i thjeshtë i ligjit
natyror”.
“Në ato raste kur ekziston një rregull- në rastin tonë, një rregull
ligjore- për të cilën shumica e njerëzve janë të ndërgjegjshëm, atëherë nuk
është e nevojshme që zyrtarët në mënyrë konstante të mbikëqyrin qytetarët
për të vërejtur nëse ata po i binden ligjit. Kjo sepse shumica e qytetarëve do
t’i binden me ndërgjegje, pasi pranojnë rregullat si një standard. Ata
përdorin rregullin si një standard për të gjykuar sjelljen e tyre, ashtu edhe të
të tjerëve. Ata përdorin standardin si një bazë jo vetëm për të kritikuar
sjelljen por edhe si justifikim për një kritikë të tillë”, argumentonte Hart13.
Ndërkohë, Lon Fuller është një nga filozofët më në zë të shekullit
XX. Jetoi gjatë viteve 1902-1978. Punoj për shumë vjet profesor në
Universitetin Harvardit. Fuller pati një ndikim të rëndësishëm në Ronald
Dworkin, i cili ishte një nga studentët e tij në Harvard. Vepra e tij më e
rëndësishme, dhe, ndoshta, më e diskutueshme “Morali dhe Ligji”, e botuar
në vitin 1964, paraqet një përpjekje për të parashtruar një version të ri të së
drejtës natyrore mbi lidhjen që ekziston midis ligjit dhe moralit14.
Fuller dallon nga shumë nga teoricienët tjerë të teorisë klasike të së
drejtës natyrore duke refuzuar të trajtojë përmbajtjen e ligjeve të veçanta për
të analizuar nëse ato janë të moralshme apo jo. Pra, në thelb koncepti i tij
është se morali i së drejtës ka karakter procedural, është i lidhur me mënyrën
si ligjet krijohen, shpallen dhe zbatohen15. Procedurat duhet të jenë të tilla
që e drejta të kryejë funksionin e saj, pra të shërbejë si “Sipërmarrje e
qëllimshme për të vendosur sjelljen e njerëzve nën qeverisje e rregullave”16.
Nga kjo del se në këtë sipërmarrje qëllimshme ka një lidhje të
domosdoshme midis ligjit dhe moralit17.
Në kapitullin “Morali që bënë ligjin të mundshëm” të librit “Morali i
Ligjit”, Fuller nëpërmjet një shembulli paraqet parimet që duhet respektuar
në procesin e hartimit të ligjeve. Këto parime janë: rregullat duhet të jenë të
përgjithshme; rregullat ligjore duhet të shpallen; rregullat ligjore duhet të

13
H.L.A Hard, “The concept of Law”, Oxford University Press, p, 241, 1961, London.
14
Barry Macleod-Cullinane, “Lon L. Fuller and the Enterprise of Law”, 1995. London.
15
Ibidem, fq, 147.
16
Lon Fuller, “Morality of Law”, Yale University Press, fq. 145. Cituar sipas Luljeta
Ikonomi, ”Filozofia e së Drejtës”, fq. 149, Tiranë, 2010.
17
Raymond Wacks, “Philosophy of law A Very Short Introduction”, p. 24, Oxford
University Press, 2016.

162
MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER

jenë për sjellje e ardhshme; rregullat duhet të jenë të qarta; rregullat nuk
duhet të jenë kontradiktore; kërkesat ligjore duhet të jenë të mundshme, të
realizueshme ; rregullat nuk duhet të ndryshojnë në mënyrë të shpeshtë dhe
parimi i përputhshmërisë ndërmjet rregullave që deklarohen dhe
veprimtarisë së zyrtarëve18. Të gjitha këto parime Fuller i quan, si morali
procedural i së drejtës ose morali i brendshëm19. Parimet procedurale të
Fullerit i gjejmë pothuajse në të gjitha shtetet moderne.
Megjithatë, Fuller pranon se mund të ndodhë që ndonjë sistem ligjor
mund të mos i përmbajë tërësisht të tetë parimet, duke marrë në konsideratë
këtë, ai e përkufizon moralin procedural si moral aspiratash. Këtë koncept ai
e ka paraqitur të vepra e tij “Morali i Ligjit”, duke bërë ndarjen në: moralin
aspirativ dhe moralin e detyrimit20, të dy termat i ka huazuar nga filozofia
greke. Morali aspiratave, në formë të thjeshtuar, vjen i përkufizuar, si moral
i jetës së mirë, i përsosmërisë, i realizimit të plotë të aftësive apo të
kapaciteteve njerëzore. “Morali aspirativ qëndron në maje të arritjeve
njerëzore., kurse morali i detyrimeve qëndron në fund. Morali i detyrimeve
parashtron rregullat bazë, pa të cilat një shoqëri e organizuar nuk mund të
arrijë qëllimet e veta. Morali i aspiratave flet në terma të marrjes së masave
për të arritur apo për të kryer një aktivitet, apo për të arritur një qëllim.
Kurse morali i detyrimeve flet me terma të “duhet” ose “nuk duhet”. Morali
aspirativ ka të bëjë me përpjekjen tonë për të arritur maksimumin në jetë,
kurse i detyrimeve, me kërkesën për të respektuar normat bazë, pa të cilat
shoqëria nuk mund të funksionojë”21.
Morali i aspiratave i sistemit ligjor paraqitet në kuptimin që sistemet
ligjore aspirojnë për të përmbushur në mënyre të kënaqshme parimet
procedurale të paraqitura më lartë. Pra një sistem ligjor mund të jetë i
moralshëm në vartësi të nivelit të respektimit të parimeve22.
Fuller dallon nga Harti pasi e konsideron si element të qenësishëm të
drejtësisë idealin e saj. E drejta sipas tij, synon vendosjen e së mirës dhe
drejtësisë23. Mendimet e Hartit se ndarja e ligjit dhe morali mënjanojnë
konfuzionet ndërmjet detyrimeve morale dhe atyre ligjore, ai e quan një

18
Edwin W. Tucker, “The Morality of Law, by Lon L. Fuller”, Indiana Law Journal,
Winter 1965.
19
Barry Macleod-Cullinane, “Lon L. Fuller and the Enterprise of Law”, 1995. London.
20
Edwin W. Tucker, “The Morality of Law, by Lon L. Fuller”, Indiana Law Journal,
Winter 1965.
21
Luljeta Ikonomi, “Filozofia e së Drejtës”, fq. 154, Tiranë, 2010.
22
Ibidem, fq. 155.
23
Brian Bix, “Jurisprudence: Theory and Context”. cituar sipas Luljeta Ikonomi, Filozofia e
së Drejtës, fq. 145, Tiranë, 2010.

163
Phd. Cand. Përparim GRUDA

thjeshtim të gabuar të çështjes së bindjes ndaj ligjit. Sipas tij detyrimi për
t’iu bindur ligjit nuk buron thjeshtë nga miratimi i tij sipas një procedure
formale dhe të pranuar, kur mungojnë disa cilësi morale minimale, e drejta
pushon se komanduari besnikërinë e qytetarëve, për pasojë, nuk mund të
kërkojë që ata t’i binden.

Gjykimet në Gjermaninë post-naziste dhe kundërshtimet


ndërmjet pozitivizmit dhe të drejtës natyrore

Një nga pikat më të nxehta të debatit ndërmjet Hartit dhe Fullerit


ishin vendimet e gjykatave pas luftës së dytë botërore në Gjermani. Çështjet
e vendosur në këto raste janë tregues konkret i faktit se dallimet midis
pozitivizmit dhe të drejtës natyrore, sidomos modeli të paraqitur nga Fuller,
nuk kanë karakter të thjeshtë teorikë, po kanë ndikim të konsiderueshëm në
praktikën gjyqësore24. Për ta bërë më të qartë debatin e zhvilluar mbi
sistemin ligjor nazist dhe qëndrimin e mbajtur ndaj tij nga gjykatat gjermane
të pasluftës, po sjellim këtu një nga rastet më të njohura. Rasti “Grudge
Informersi”25 vjen nga viti 1944 kur një grua e cila “dëshironte të hiqte
qafe” burrin e saj, denoncoi atë tek autoritetet naziste të kohës, duke
informuar se, gjatë kohës që kishte marrë leje nga ushtria, ai kishte bërë
deklarime fyese ndaj regjimit dhe Hitlerit. Megjithëse deklaratat e
bashkëshortit ishin qartazi në kundërshtim me statutin nazist të asaj kohe që
i konsideronte të paligjshme deklaratat kundër Rajhut të Tretë dhe ushtrisë
gjermane, gruaja nuk kishte as një detyrim për të raportuar këtë. Burri u
shpallë fajtor dhe u dënua me vdekje, por ky dënim nuk u ekzekutua, ai u
dërgua në një front lufte në Rusi ku besohej se ai do të vritej, por mbijetoi.
Pas mbarimit të luftës, kur ligji nazist ishte shfuqizuar, burri
ndërmerr veprime ligjore kundër gruas së tij, duke e akuzuar atë për veprën
penale; heqje e paligjshme e lirisë së tjetrit. Kjo vepër ishte e dënueshme
nga kodi penal i vitit 1871 i cili ishte në fuqi që nga koha e miratimit të tij.
Në gjykatë, gruaja argumentoi se veprimi i saj ishte në përputhje me
statutin nazist dhe se ajo nuk kishte kryer ndonjë krim. Pra, ajo nuk i kishte
hequr burrit në mënyrë të paligjshme lirinë, pasi një gjë e tillë konsiderohej
e ligjshme në atë kohë. Gjykata e Apelit e Gjermanisë Perëndimore, e cila
mori në shqyrtim çështjen, shpalli gruan fajtore për heqjen e lirisë së tjetrit,

24
Luljeta Ikonomi, “Filozofia e së Drejtës”, fq. 162, Tiranë, 2010.
25
Termi “Grudge Informersi” i referohet individëve të cilët, gjatë periudhave të konfliktit
ose represionit, raportojnë armiqësi personale tek autoritetet në mënyrë që të shpëtoj prej
tyre.

164
MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER

pavarësisht së bashkëshorti ishte dënuar nga gjykata në përputhje me


statutin gjerman të asaj kohe. Gjykata argumentoi se: “Statuti ishte në
kundërshtim me ndërgjegjen e shëndoshë dhe konceptin e drejtësisë për të
gjitha qeniet njerëzore normale”. Kjo do të thotë se statuti ishte i pavlefshëm
në vitin 1944 kur edhe ndodhi ngjarja, pasi ishte i pamoralshëm, për pasojë,
gruaja do të ndëshkohej në bazë të kodit penal të vitit 1871 për heqje të
padrejtë të lirisë së tjetrit26.
Ky arsyetim është ndjekur në shumë raste të tjera duke u shprehur si
një triumf i doktrinës të së drejtës natyrore. Kjo qasje gjeti mbështetje edhe
nga radhët e filozofëve që njiheshin si përkrahës të doktrinës pozitiviste
përpara ardhjes në pushtet të nazistëve. Gustav Radbuch27, ishte një ndër
filozofët gjermanë që përpara se të konvertohej mbronte idenë se rezistenca
ndaj ligjit është një çështje personale dhe qe duhet trajtuar si një çështje e
moralit individual, por vlefshmëria e së drejtës nuk duhet të varet nga fakti
nëse ajo është moralisht e mirë apo e keqe28. Megjithatë, pasi analizoi
periudhën naziste, kur u abuzua me konceptin e bindjes ndaj ligjit në emër të
sloganit “ligji është ligj”, si dhe për shkak të dështimit të juristëve për të
protestuar kundër asaj çka bëhej në emër të ligjit, Radbuch arriti në
përfundimin se pozitivizmi kontribuoi fuqishëm në akte çnjerëzore dhe
tmerret e nazizmit29. Duke argumentuar me tutje ai deklaroi se parimet e
moralit njerëzor janë pjesë e vetë konceptit të së drejtës dhe as një ligj, statut
ose ndonjë tjetër akt nuk është i vlefshëm në rast se nuk respekton parimet e
moralit, pavarësisht se ka respektuar kërkesat pozitiviste të vlefshmërisë30.
Në trajtimin e tij për rastet e nazizmit gjerman, Hart i është referuar
shpesh herë Radbuch. Ai kundërshtoi me forcë ndëshkimet e pasluftës në
Gjermani nën arsyen ligjeve të pamoralshme të kohës së nazizmit. Duke ju
referuar rastit qe ilustruam më lartë, Hart e ka konsideruar të rrezikshëm një
arsyetim të tillë. Shumë njerëz mund ta përshëndesin një vendim të tillë, pra,
ndëshkimin e gruas për një veprim kaq mizor dhe të pamoralshëm, por,
sipas Hartit, mënyra si u arrit një gjë e tillë është e dyshimtë: deklarimi si i

26
Shih, David Dyzenhaus, “The Grudge Informer Case Revisited”, New York University
Law Review, Vol. 83:1000, 2008.
27
Gustav Radbruch ka jetuar në vitet 1878 - 1949, ishte Ministër i Drejtësisë së
Gjermanisë gjatë periudhës së hershme Vajmarit. Shih, Heather Leawoods, “Gustav
Radbruch: An Extraordinary Legal Philosopher”, 2 Wash. U. J. L. & Pol’y 489 (2000);
Wolf Erik, "Revolution or Evolution in Gustav Radbruch's Legal Philosophy" (1958).
Natural Law Forum. Paper 25.
28
Luljeta Ikonomi, “Filozofia e së Drejtës”, fq. 162, Tiranë, 2010.
29
Luljeta Ikonomi, “Filozofia e së Drejtës”, fq. 162, Tiranë, 2010.
30
Ibidem.

165
Phd. Cand. Përparim GRUDA

pavlefshëm i statutit të vitit 1934, i cili parashikonte një ndëshkim të tillë,


nuk është i drejtë. Ai do të sqaronte se, në procesin e vendimmarrjes për
ndëshkimin e informatores naziste, gjykata duhet të zgjidhte midis dy të
këqijave: të linte gruan të pandëshkuar ose të sakrifikonte parimin se ligjet
nuk duhet të kenë fuqi prapavepruese, parim i përqafuar nga shumica e
sistemeve ligjore. Në raste të tilla, thoshte Hart, ne duhet të zgjedhim në
mënyrë të ndërgjegjshme të keqen më të vogël.
“E keqja e përdorimit të parimit se ajo çka është absolutisht e
pamoralshme nuk mund të jetë ligj apo e ligjshme, qëndron në faktin se një
mënyrë e tillë fsheh natyrën e vërtetë të problemeve me të cilat ndeshemi
dhe inkurajon optimizmin romantik se të gjitha vlerat që ne ushqejmë, do të
jenë pjesë e një sistemi të vetëm ligjor dhe se asnjë prej tyre nuk do të
sakrifikohet apo do të komprometohet për të akomoduar një tjetër…”31.
Analiza e tij vazhdon duke ngritur çështjen: se përse duhet të
shqetësohemi kaq shumë për mënyrën si u ndëshkua gruaja, kur rezultati
është i njëjtë?
“Nëse pranojmë pikëpamjen e Radbruhut dhe me të edhe të
gjykatave gjermane, duke protestuar ndaj ligjeve të këqija në formën e
pohimit se ‘ligjet, të cilat nuk respektojnë kërkesat e moralit janë të
pavlefshme’ ne ngatërrojmë një nga mënyrat më të fuqishme dhe më të
thjeshta të kritikës morale. Kur flasim në terma utilitaristë, ne themi thjesht
se një ligj mund të jetë ligj, por shumë i keq për t’iu bindur. Ky është një
ndëshkim moral që e formulojmë objeksionin tonë në formën se ‘këto
gjëra’ të këqija nuk janë ligje, kjo nuk është shumë e qartë për të gjithë dhe
jo të gjithë e besojnë dhe, në rast se janë të prirur për ta besuar, një çështje e
tillë ngre mjaft çështje filozofike përpara se të pranohet si e tillë. Pra, kur
kemi arsye të shëndosha për të kundërshtuar diçka, ne duhet të përdorim
terma të qartë dhe jo të merremi me argumente morale kritike, pjesë e një
filozofie të diskutueshme”.32
Në komentet e tij, Hart ka përdorur terma të tillë, si: ‘Një ligj me
fuqi prapavepruese, sado i keq të jetë , është më i ndershëm’…, apo ‘Një
qëndrim i tillë ngre peshë ndërgjegjen tonë mbi vlerat morale’, çka vë në
dukje një element të ri të qëndrimit pozitivist të tij. Pavarësisht idesë së
ndryshme që ka nga Redbruhu, vetë diskutimi dhe argumentet e përdoruara,
i ngjajnë më shumë një teorie të moralit, sesa një qëndrimi të pastër

31
H. L. A. Hart, “Positivism and the Separation of Law and Morals”, Harvard Law
Review, Vol. 71, No. 4 (Feb., 1958), pp. 593-629.
32
H. L. A. Hart, “Positivism and the Separation of Law and Morals”, Harvard Law Review,
Vol. 71, No. 4 (Feb., 1958), pp. 593-629.

166
MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER

pozitivist. Kjo sepse Harti nuk ka hedhur poshtë apriori çdo gjykim moral,
por, përkundrazi, në terma të moralit, ka analizuar standardet e prezantuara
nga teoria e Redbruhut33. Pra, ai e ndante ligjin nga morali, por këtë e ka
bërë sepse mendonte se një konceptim i tillë i së drejtës është moralisht më i
mirë sesa koncepti që parashtron si element kyç të vlefshmërisë ligjore
respektimin e kërkesave të moralit34.
Hatd shprehej se dallimi kryesor midis të drejtës angleze dhe asaj
naziste qëndron thjesht të fakti se nazistët i përdorën ligjet e tyre për të
arritur qëllime të papranueshme, të urryera për anglezët. Fuller ishte kundër
kësaj, për të ky konstatim do të thotë të injorosh ndryshimet morale
fondamentale midis dy sistemeve të së drejtës35. Fuller u përpoq të
shpjegojë se sistemi ligjor nazist nuk ishte një sistem ligjor për shkak se nuk
arriti të përmbushë parimet themelore.
E drejta naziste në mendimin e Fuller përdori në mënyrë të
vazhdueshme metodat të cilat, sipas standardeve të shtetit të së drejtës,
përbëjnë një shtrembërim të rregullave procedurale. Zbatimi i rregullave
sekrete, të cilat bëjnë të pamundur për qytetarët njohjen e bazës ligjore ku
mbështetin veprimtarinë organet shtetërore. Për më tepër, duke qenë se
rregullat e shpallura të strukturave që administronin drejtësinë, shpesh
tejkalonin përmbajtjen e ligjeve të shpallura nëpërmjet interpretimeve
tërësisht arbitrare, është e natyrshme të mendosh se, në një farë kuptimi,
përmbajtja e çdo ligji ishte sekrete36. Fuller vë theksin gjithashtu tek fakti se
kur formalitetet dhe procedurat ligjore ishin të papërshtatshme për arritjen e
qëllimeve të regjimit nazist, ato shmangeshin dhe kapërceheshin nga grupet
naziste që vepronin në rrugë dhe i arrinin qëllimet e kërkuara me anë të
dhunës37. Në raste kur interpretimi gjyqësor mund të shkaktonte pakënaqësi
te nazistët për krerët e sistemit, gjykatat ishin gjithmonë të gatshme për të
mos marrë në konsideratë statutet apo ligjet duke përfshirë edhe ato të
miratuara nga vetë nazistët38.

33
Jeremy Waldron, “Positivism and Legality: Hart’s Equivocal Response to Fuller”, New
York University Law Review Vol. 83:1135.
34
Michael Doherty, “Jurisprudence: The philosophy of Law”, fq.161, 2005 . Citura sipas:
Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 163, Tiranë, 2010.
35
David Dyzenhaus, “The Grudge Informer Case Revisited”, New York University Law
Review, Vol. 83:1000, 2008.
36
Luljeta Ikonomi, “Filozofia e së Drejtës”, fq. 147, Tiranë, 2010.
37
Ibidem.
38
Colleen Murphy, “Justice, Responsibility and Reconciliation in the Wake of Conflict”, p.
121, 2013.

167
Phd. Cand. Përparim GRUDA

Kur ligji është i pamoralshëm ai humb legjitimitetin e tij dhe jep


arsye të forta për të mos e zbatuar atë. Nocioni i moralit për Fuller është i
lidhur me procesin ligjvënës, me procedurat. Për të qenë ligjet legjitime, ato
duhet të bëhen në përputhje me parimet e “ligjit natyror’ të tilla si: duke u
shprehur në përgjithësi (jo duke ju drejtuar ndaj individëve), transparente
dhe të qëndrueshme dhe të veprojnë në mënyrë prospektive (për të
ardhmen). Ligjet naziste nuk qenë në përputhje me këto parime. Si e tillë,
Fuller sugjeron se ligjet në të cilat “Grudge Informer” kanë operuar ka të
ngjarë të mos kenë qenë ligje të vlefshme në këtë kuptim moral. Prandaj,
sistemi ligjor nazist nuk ishte një sistem i ligjit, por më tepër një sistem
terrori39. Nga ana tjetër Hart preferonte të shihte atë që ka ekzistuar në
sistemin juridik në atë kohë. Pra fakti që rregullat ishin të padrejta apo të
paarsyeshme nuk ndikonte në statusin e tyre ligjor.

Përfundime

Trajtimet dhe përsiatjet mbi raportin që ka ligji me moralin janë të


përhershme, të përhershme duket se do të mbeten edhe trajtimet mbi
debatin e zhvilluar në mesin e shekullit të kaluar ndërmjet Hart dhe Fuller.
Ky është një debat i jashtëzakonshëm akademik i cili flet shumë fuqishëm
pavarësisht distancës së madhe kohore që ne kemi me të.
Një nga shumë gjëra për të cilat debati Hart-Fuller flet në mënyrë
elokuente është projekti i nënshtrimit të ligjit dhe shtetit kritereve themelore
të moralit, çfarë është shumë e rëndësishme, sidomos për vendet në
tranzicion.
Mendimet e Hart dhe Fuller kanë një të arritur kryesore-zbritja ne
rrafshin praktik të një teorie ekstra akademike. Diskutimi i tyre i fokusuar në
rastin e sistemit nazist gjerman, pa dyshim i bënë atë të pakalueshëm në
çfarë do nismë për të bërë ligje ose sistem ligjore që përmbushin kërkesat
morale.
Vëmendja akademike mbi mendimet e Hard dhe Fuller zbulon se ka
shumë punë të dobishme dhe të frytshme për të bërë në këtë fushë.
Sipas Hard një ligj është i vlefshëm nëse është krijuar në përputhje
me kërkesat e ligjbërësit, morali nuk ka fare rëndësi për vlefshmërinë e tij.
Sipas tij mund të flitet për një “përmbajtje minimale” që është e përbashkët,
si për ligjin, ashtu edhe për moralin, por jo më shumë, sepse pavarësisht

39
David Dyzenhaus, “The Grudge Informer Case Revisited”, New York University Law
Review, Vol. 83:1000, 2008.

168
MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER

nevojës për bashkëpunim njerëzit kanë qëllime të ndryshme, shpeshherë


konfliktuoze.
Fuller refuzoi të trajtojë përmbajtjen e ligjeve të veçanta për të
analizuar nëse ato janë të moralshme apo jo. Pra, në thelb koncepti i tij
është se morali i së drejtës ka karakter procedural, është i lidhur me mënyrën
si ligjet krijohen, shpallen dhe zbatohen. Procedurat duhet të jenë të tilla që
e drejta të kryejë funksionin e saj, pra të shërbejë si “Sipërmarrje e
qëllimshme për të vendosur sjelljen e njerëzve nën qeverisje të rregullave”.

169
Phd. Cand. Përparim GRUDA

Phd. Cand. Përparim GRUDA

MORALITY AND THE LAW: A REFLECTION ON THE


DEBATE HART – FULLER

Abstract

This paper aims to bring summarized major academic debate of the


twentieth century on the report that exists between morality and law
developed between H.L.A. Hart and Lon Fuller. The debate is an exchange
of ideas between H. L. A. Hart and Lon Fuller published in Harvard Law
Review in 1958, which shows the gap between positivism and the
philosophy of natural law. Fuller argues that the authority of law (partly)
derived from his consistency with moral, while Hart thinks it is not
necessary for the law to reproduce or satisfy the moral requirements.
Judicial decisions in Germany after the Second World War are at the heart
of this debate and descend it in practical levels. One of the most famous
decisions of this period will be discussed here, in the light of Hart-Fuller
debate.

170

You might also like