You are on page 1of 1

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo


Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor


Ministarstvo Sredine i Prostornog Planiranja
Ministry of Environment and Spatial Planning
Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mbështetje të nenit 93, pragrafi 4 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 4 të Ligjit Nr.03/L-189 Për Administratën Shtetërore të
Republikës së Kosovës, nenit 8, nënparagrafi 1.4. të Rregullores Nr.02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë
Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.
1/ 2011), nenit 12 të Ligjit për Planifikim Hapësinor Nr.2003/14, nenit 3 të Ligjit Nr.04/L-87 Për
Parkun Kombëtar “Sharri”, nenit 11, 73, 74 të Ligjit Nr.03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës, nenit 26,
27, 28, 29 të Ligjit Nr.03/L025 për Mbrojtjen e Mjedisit dhe nenit 21, 27 dhe 34 të Ligjit Nr.04/L-110
për Ndërtim, merr:

VENDIM

I. Shfuqizohet vendimi i MMPH-së me nr. 06/949/1-ZSP-1045 datë 04.09.2006 dhe pelqimin


e ministrit me nr. te prot. 06/2464/1 i datës 04.09.2006.

II. Ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore në zonën e Prevallës, pjesë e Parkut Nacional
“Sharri” për afat të pacaktuar

III. Obligohen institucionet përgjegjëse sipas ligjeve ne fuqi për zbatimin e këtij vendimi

IV. Ky Vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Arsyetim

Bazuar në gjendjen e krijuar në zonën e Pravallës, si dhe tejkalimeve të kushteve dhe kritereve për
ndërtim si dhe mosrespektimit të udhëzuesit të MMPH-së që ju ka dërguar Komunës së Prizrenit për
mënyren e zbatimit të planit urban për këtë zonë, ku si pasojë ka shkaktuar degradimin e mjedisit është
vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi

Vendimi i dërgohet:

Kabinetit të Ministrit të MMPH-së


Komunes së Prizrenit Dardan Gashi
Zyres së Sekretarit të Përgjithshëm të MMPH-së ______________
Arkivit të MMPH-së Ministër i MMPH-së

You might also like