You are on page 1of 750

LIGJ

Nr.10 431, datë 9.6.2011

“PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”

...dhe aktet nënligjore në zbatim të tij


Përmbledhje
 Ligji Nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” (I ndryshuar);
 Ligji Nr.9115, date 24.7.2003 “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura” (I
ndryshuar);
 Ligji Nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit” (I ndryshuar);
 Ligji Nr.10 440, datë 7.7. 2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” (I ndryshuar);
 Ligji Nr.10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit” (I ndryshuar);
 Ligji Nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” (I
ndryshuar);
 Ligji Nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”;
 Ligji Nr. 27/2016 “Për menaxhimin e kimikateve”;
 VKM Nr. 99, datë 18.2.2005 “Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të
mbetjeve” (I ndryshuar);
 VKM Nr.177, datë 31.3.2005 “Për normat e lejuara të shkarkimeve të lengëta dhe
kriteret e zonimit të mjediseve ujore pritëse”;
 VKM Nr.1189, datë 18.11.2009 “Për rregullat dhe procedurat për hartimin dhe
zbatimin e programit kombëtar të monitorimit tëmjedisit”;
 VKM Nr.798, datë 29.9.2010 “Për miratimin e rregullores “Për administrimin e
mbetjeve spitalore”;
 VKM Nr.123, datë 17.2.2011 “Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për
menaxhimin e zhurmave nëmjedis”;
 VKM Nr. 177, datë 6.3.2012 “Për ambalazhet dhe mbetjet e tyre” (I ndryshuar);
 VKM Nr. 178, datë 6.3.2012 “Për incinerimin e mbetjeve”;
 VKM Nr. 313, datë 9.5.2012 “Për miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e publikut nga
shkarkimet në mjedis, përcaktimin e mostrave, rajoneve dhe frekuencës së matjeve”;
 VKM Nr. 452, datë 11.7.2012 “Për lendfillet e mbetjeve”;
 VKM Nr. 705, datë 10.10.2012 “Për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të
jetës”;
 VKM Nr. 765, datë 7.11.2012 “Për miratimin e rregullave për grumullimin e
diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorura”;
 VKM Nr. 47, datë 29.1.2014 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin dhe
funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit e të Agjensicive Rajonale të Mjedisit”
 VKM Nr. 247, datë 30.4.2014 “Për pëcaktimin e rregullave, të kërkesave të procedurave
për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”;
 VKM 418, datë 25.6.2014 “Për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim”;
 VKM Nr. 417, datë 25.6.2014 “Për miratimin e tarifave të lejeve të mjedisit”;
 VKM Nr. 419, datë 25.6.2014 “Për miratimin e kërkesave të posacme për shqyrtimin e
kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B, dhe C, për transferimin e lejeve nga një
subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të
hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritet kompetente deri në lëshimin e këtyre
lejeve nga QKB-ja” (I ndryshuar);
 VKM Nr. 608, datë 17.9.2014 “Për përcaktimin e masave të nevojshme për
grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve bio dhe kriteret dhe afatet për pakësimin e
tyre”;
 VKM Nr. 641, datë 1.10.2014 “Për miratimin erregullave për eksportin e mbetjeve dhe
kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme e të mbetjeve inerte” (I ndryshuar);
 VKM Nr. 865, datë 10.12.2014 “Për reduktimin dhe stabilizimin e shkarkimeve të
gazeve serrë të fluorinuara”;
 VKM Nr. 127, datë 11.2.2015 “Për kërkesat për përdorimin në bujqësi të llumrave të
ujërave të ndotura”;
 VKM Nr. 360, datë 29.4.2015 “Pë miratimin e listës së ndotësve organikë të
qëndrueshëm dhe përcaktimin e masave për prodhimin, importimin, vendosjen në treg
dhe përdorimin e tyre;
 VKM Nr. 575, datë 24.6.2015 “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte”;
 VKM Nr. 687, datë 29.7.2015 “Për miratimin e rregullave për mbajtjen, përditësimin
dhe publikimin e statistikave të mbetjeve”;
 VKM Nr. 686, datë 29.7.2015 “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve
për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis(VNM) dhe procedurës
së transferimit të vendimit të deklaratës mjedisit”;
 VKM Nr. 912, datë 11.11.2015 “Për miratimin e metodologjisë kombëtare të procesit të vlerësimit
të ndikimit në mjedis”;
 VKM Nr. 372, datë 18.5.2016 Për miratimin e rregullave të komunikimit, kosultimit dypalësh
dhe vendimmarrjes për lejen e mjedisit të tipit A, për funksionimin e instalimit të vendosur
nëterritorin e Republikës së Shqipërisë dhe që ka mundësi reale të krijojë efekte negative të
konsiderueshme në mjedisin e një shteti tjetër, ose menjëherë pasiI kërkohet nga ky shtet” (I
ndryshuar);
 Udhëzim Nr.8, datë 27.11.2007 “Për nivelet kufi të zhurmave në mjedis të caktuara”;
 Udhëzim Nr. 4, datë 15.4.2013 “Për dokumentacionin e aplikimit për leje mjedisi të
tipit A, B dhe C në Qëndrën Kombëtare të Licensimit(QKL)”;
 Udhëzim Nr. 47, datë 29.1.2014 “Për përcaktimin e rregullave për organizmin dhe
fuksionimin e Agjensisë Kombëtare të Mjedisit e të Agjensive Rajonale të Mjedisit”;
 Urdhër Nr. 321, datë 11.2.2014 “Për përfundimin e periudhës kalimtare, në kryerjen e
funksioneve të dhëna, Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, nga Ligji Nr. 10448, fatë
9.6.2011”Për lejet e mjedisit”;
 Urdhër Nr. 67, datë 11.3.2018 “Përmiratimin e veprimit për veprimtaritëminerare me
karrierë(guroret)”;

 Rregullore Nr.6, datë 30.11. 2007 “Për administrimin embetjeve spitalore”.


LIGJ
Nr.10 431, datë 9.6.2011

PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

I azhurnuar me:
- Ligj Nr.31/2013, datët 14.02.2013

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit në një nivel të lartë, ruajtjen dhe përmirësimin e tij,
parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e
cilësisë së jetës, në dobi të brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe sigurimin e kushteve për
zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton parimet, kërkesat, përgjegjësitë, rregullat dhe procedurat e përgjithshme për
garantimin e mbrojtjes në një nivel të lartë të mjedisit në Republikën e Shqipërisë.

Neni 3
Objektivat e mbrojtjes së mjedisit
Objektivat e mbrojtjes së mjedisit janë:
a) parandalimi, kontrolli dhe ulja e ndotjes së ujit, ajrit, tokës dhe ndotjeve të tjera të çdo lloji;
b) ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i natyrës dhe i biodiversitetit;
c) ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë mjedisore me pjesëmarrje publike; ç)
përdorimi i matur dhe racional i natyrës dhe i burimeve të saj;
d) ruajtja dhe rehabilitimi i vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit natyror; dh) mbrojtja dhe
përmirësimi i kushteve të mjedisit;
e) mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së jetës dhe shëndetit të njeriut.

Neni 4
Fusha e zbatimit të ligjit
Mbrojtja e mjedisit nga ndotja e dëmtimi përbën përparësi kombëtare dhe është e detyrueshme për
çdo banor të Republikës së Shqipërisë, për të gjitha organet shtetërore, si dhe për personat fizikë dhe
juridikë, vendas e të huaj, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 5
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1.“Autoritet publik” janë:
a)organet e qeverisjes qendrore dhe vendore apo organet e tjera të administratës publike, përfshirë
organizmat këshillues publikë, në nivel kombëtar, rajonal apo vendor;
b)çdo person, fizik apo juridik, që ushtron funksione administrative publike, përfshirë edhe detyra,
veprimtari ose shërbime specifike që kanë të bëjnë me mjedisin;
c)çdo person, fizik apo juridik, që ka përgjegjësi a funksione publike apo që siguron shërbime publike,
që kanë të bëjnë me mjedisin dhe janë nën kontrollin e një organizmi apo personi që përfshihet në
grupimet e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni.
2. “Cilësi e mjedisit” është gjendja e mjedisit apo e një përbërësi të tij në një kohë të caktuar, e
shprehur nëpërmjet treguesve fizikë, kimikë, biologjikë, estetikë apo të tjerë.
3. “Dëmtim i mjedisit” është dëmi i kryer ndaj mjedisit apo humbja e funksionit natyror të
pjesëve përbërëse të mjedisit, shkaktuar nga humbja e ndonjë prej përbërësve të tij, nga ndërhyrjet nga
njeriu ndaj lidhjeve të përbërësve të mjedisit dhe/ose rrjedhës natyrore të zhvillimit të tyre.
4. “Kapacitet bartës” është kapaciteti i mjedisit për të pranuar ndryshimet e shkaktuara nga
faktorët e jashtëm, duke ruajtur, në të njëjtën kohë, vetitë e tij natyrore.
5. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit.
6. “Ministër” është ministri përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.
7. “Mjedis” janë përbërësit natyrorë: ajri, toka, ujërat, klima, flora dhe fauna në tërësinë e
ndërveprimeve me njëra-tjetrën, si dhe trashëgimia kulturore, si pjesë e mjedisit të krijuar nga njeriu.
8. “Mjedis i kërcënuar” është mjedisi i një zone të caktuar nën efektin e trysnisë së një
ndotjeje të konsiderueshme.
9. “Ndërhyrje negative në mjedis” është çdo veprim i përkohshëm apo i vazhdueshëm i
njeriut, që mund të prekë kapacitetin bartës të mjedisit apo biodiversitetin e tij, ose që ka ndikime të
dëmshme mbi mjedisin.
10. “Ndotje” është futja e drejtpërdrejtë ose jo e drejtpërdrejtë, si rezultat i veprimtarisë së
njeriut, e substancave, dridhjeve, rrezatimit, erërave të pakëndshme, nxehtësisë apo zhurmës në ajër,
ujë apo tokë, në atë masë që mund të jetë e dëmshme për cilësinë e mjedisit ose shëndetin e njeriut, që
mund të çojë në dëmtimin e pronës materiale apo të përkeqësojë dhe të ndërhyjë në shërbimet e
përdorimet e tjera të ligjshme të mjedisit.
11. “Operator” është personi fizik apo juridik, që operon apo kontrollon instalimin, ose të cilit i
është deleguar fuqi ekonomike vendimtare për funksionet teknike të instalimit, në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
12. “Publik” është një ose më shumë persona, fizikë apo juridikë, në përputhje me
legjislacionin e praktikat kombëtare, shoqatat, organizatat dhe grupimet e tyre.
13. “Rrezik ndaj mjedisit” është mundësia që paraqet një veprimtari njerëzore për të
shkaktuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, dëmtimin e mjedisit apo për të vënë në rrezik jetën dhe
shëndetin e njeriut.
14. “Skema e ekomenaxhimit dhe auditimit” është një instrument menaxhimi për organizatat e
biznesit dhe organizata të tjera për të vlerësuar, për të raportuar e për të përmirësuar performancën e
tyre në mjedis.
15. “Subjekt ndotës ose ndotës” është çdo person fizik apo juridik, veprimtaria e
drejtpërdrejtë ose jo e drejtpërdrejtë e të cilit shkakton ndotjen e mjedisit.
16. “Substanca” janë elementet kimike dhe përbërjet e tyre në gjendjen e tyre natyrore apo siç
prodhohen nga industria.
17. “Substancë e rrezikshme” është një substancë apo grup substancash, të cilat janë toksike, të
qëndrueshme dhe me prirje për t’u akumuluar biologjikisht në mënyrë të natyrshme, si dhe substanca
apo grupe të tjera substancash, të cilat paraqesin rrezikshmëri të ngjashme.
18. “Shkarkim” është lëshimi i drejtpërdrejtë apo jo i drejtpërdrejtë i substancave, dridhjeve,
rrezatimit, erërave të pakëndshme, nxehtësisë ose zhurmës nga burime të veçuara apo të përhapura
në ajër, ujë ose tokë, si pasojë e veprimtarisë njerëzore.
19. “Veprimtari” është veprimtaria prodhuese ose operacione të instalimeve dhe impianteve të tyre.

KREU II
PARIMET E MBROJTJES SË MJEDISIT
Neni 6
Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm
Autoritetet publike, përmes hartimit, miratimit dhe zbatimit të akteve normative, strategjive, planeve,
programeve e projekteve brenda kompetencave të tyre, nxitin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik
dhe shoqëror, duke përdorur burimet natyrore në atë mënyrë që të plotësohen nevojat aktuale dhe të
ruhet mjedisi, pa cenuar mundësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre.

Neni 7
Parimi i parandalimit dhe marrja e masave paraprake
1. Masat për mbrojtjen e mjedisit merren në një fazë të hershme të zhvillimit të çdo
veprimtarie, në mënyrë që të parandalojnë apo, në rast se nuk është e mundur, të minimizojnë efektet
negative të asaj veprimtarie në mjedis.
2. Gjatë përcaktimit të masave dhe veprimtarive specifike të mbrojtjes së mjedisit zbatohet një
qasje paraprake me qëllim që, në rast se ka kërcënime për dëme të rënda apo të pakthyeshme mbi
mjedisin, mungesa e sigurisë shkencore të mos pengojë apo të mos shtyjë në kohë marrjen e masave
efektive me kosto më të ulët, që parandalojnë dëmtimin e mjedisit.

Neni 8
Parimi i ruajtjes së burimeve natyrore
1. Mbrojtja e mjedisit realizohet duke ruajtur njëkohësisht burimet natyrore, përmes kursimit,
përdorimit të efektshëm apo zëvendësimit të lëndëve të para natyrore e të materialeve të përftuara
prej tyre dhe ripërdorimit, riciklimit e rikuperimit të mbetjeve.
2. Autoritetet publike, përmes hartimit, miratimit dhe zbatimit të akteve normative, strategjive,
planeve, programeve e projekteve, brenda kompetencave të tyre, nxitin marrjen e masave dhe kryerjen
e veprimtarive për mbrojtjen e burimeve natyrore.

Neni 9
Parimi i zëvendësimit dhe/ose kompensimit
1.Masat dhe veprimtaritë e mbrojtjes së mjedisit merren:
a) për të zëvendësuar ndërhyrjet që mund të sjellin efekte të dëmshme mbi mjedisin me
ndërhyrje të tjera që paraqesin një rrezik apo kërcënim më të vogël apo kompensojnë efektet e
dëmshme të pashmangshme;
b) për të siguruar përdorimin e praktikave më të mira mjedisore, përdorimin e produkteve, të
pajisjeve e të aparaturave, si dhe për zbatimin e proceseve të prodhimit, që janë më pak të dëmshme
apo të padëmshme për mjedisin.
2.Autoritetet publike, përmes hartimit, miratimit dhe zbatimit të akteve normative, strategjive, planeve,
programeve e projekteve brenda kompetencave të tyre, nxitin përdorimin, për efekte të mjedisit, të
teknikave më të mira të disponueshme.

Neni 10
Parimi i qasjes së integruar
1. Qëllimi i parimit të qasjes së integruar është parandalimi dhe/ose reduktimi i rrezikut ndaj
mjedisit, në tërësinë e tij.
2. Autoritetet publike, gjatë hartimit dhe miratimit të dokumenteve të planifikimit të territorit,
brenda kompetencave të tyre, marrin parasysh, në mënyrë të veçantë, cenueshmërinë e mjedisit, lidhjen
ndërmjet ekuilibrit dhe vlerave të peizazhit natyror, lidhjen ndërmjet burimeve natyrore të
përtëritshme dhe jo të përtëritshme, trashëgiminë kulturore dhe të pasurive materiale, tërësinë e
ndërveprimeve të tyre të ndërsjella, si dhe ndërveprimin ndërmjet projekteve ekzistuese dhe atyre të
planifikuara.

Neni 11
Parimi i përgjegjësisë së ndërsjellë dhe bashkëpunimit
1. Bashkëpunimi dhe veprimet e përbashkëta ndërmjet autoriteteve publike gjatë hartimit e
miratimit të Strategjisë për Mbrojtjen e Mjedisit, programeve, planeve dhe rregullave të ndërhyrjes,
dhënies së lejeve të mjedisit apo gjatë zbatimit të politikës, kontrollit dhe masave të tjera mjedisore
është i domosdoshëm.
2. Republika e Shqipërisë siguron bashkëpunimin dhe solidaritetin për zgjidhjen e problemeve
mjedisore globale dhe ndërqeveritare përmes marrëveshjeve ndërkombëtare e shkëmbimit të
informacionit mjedisor.
3.Autoritetet publike, brenda kompetencave të tyre, sigurojnë mënyrën dhe kushtet e bashkëpunimit
me personat fizikë dhe juridikë, privatë, me qëllim arritjen e objektivave për mbrojtjen e integruar të
mjedisit.

Neni 12
Parimi “Ndotësi paguan”
Personi fizik apo juridik, veprimet ose mosveprimet e të cilit ndikojnë në ndotjen e mjedisit, mban
përgjegjësi financiare, duke përballuar kostot e shkaktuara nga ky dëmtim apo rrezik për dëmtimin e
mjedisit. Kosto të tilla përfshijnë kostot e vlerësimit të dëmtimit të mjedisit, vlerësimit të masave të
nevojshme, si dhe kostot e shmangies së dëmtimit të mjedisit, përfshirë kostot e rehabilitimit e të
kompensimit të personave fizikë apo juridikë të dëmtuar.

Neni 13
Parimi i së drejtës për informim dhe i pjesëmarrjes së publikut
1.Çdo person ka të drejtë t’i jepet në kohë informacion për gjendjen e mjedisit, ndotjen e tij dhe masat e
marra, në përputhje me këtë ligj, me legjislacionin të cilit ai i referohet, si dhe me ligjin nr. 8503,
datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit në lidhje me dokumentet zyrtare”.
2.Gjatë zgjidhjes institucionale të problemeve të mbrojtjes së mjedisit, autoritetet publike përkatëse
sigurojnë që publiku dhe palët e interesuara të kenë mundësi reale për të marrë pjesë në procedurat
për identifikimin e gjendjes së mjedisit, hartimin dhe miratimin e strategjive, planeve e të programeve
që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe përbërësit e mjedisit, si dhe në hartimin dhe miratimin e
rregulloreve e të akteve me karakter të përgjithshëm, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit,
vendimmarrjen për dhënien e lejeve përkatëse të mjedisit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe
me legjislacionin, të cilit ai i referohet.

Neni 14
Parimi i nxitjes së veprimtarive për mbrojtjen e mjedisit
1.Autoritetet publike, brenda kompetencave të tyre:
a) nxitin veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit, që parandalojnë apo reduktojnë ndotjen e tij,
si dhe projekte, që ulin përdorimin e substancave të caktuara, të lëndëve të para e të energjisë, apo
që e ndotin më pak mjedisin;
b) mund të lidhin marrëveshje me subjektet ndotëse dhe shoqatat e tyre për masat vullnetare që
ato mund të ndërmarrin, me qëllim reduktimin e mëtejshëm të ndikimit në mjedis.
2.Autoritetet publike, fusha e veprimit të të cilave përfshin funksione të lidhura me mbrojtjen e
mjedisit, brenda kompetencave të tyre, nxitin informimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut për
mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

KREU III
MBROJTJA E PËRBËRËSVE TË MJEDISIT
Neni 15
Mbrojtja e integruar
Përbërësit e mjedisit mbrohen nga ndotja, si veçmas, ashtu dhe në kombinim, duke pasur parasysh
ndërveprimet ndërmjet tyre.

Neni 16
Mbrojtja e ajrit
1. Mbrojtja e ajrit përfshin masat për mbrojtjen e përbërësve dhe cilësisë së tij, me synim
shmangien apo reduktimin e efekteve të dëmshme mbi shëndetin e njeriut, cilësinë e jetës dhe mjedisin
në tërësi, si dhe parandalimin e pakësimin e ndotjes që shkakton dëmtimin e shtresës së ozonit dhe
ndryshimet klimatike globale.
2. Masat përkatëse për zbatimin e mbrojtjes së ajrit përcaktohen në këtë ligj dhe me
legjislacionin e posaçëm në fuqi.

Neni 17
Mbrojtja e ujërave
1. Mbrojtja e ujërave përfshin masat për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave
sipërfaqësore, nëntokësore, në tranzicion, të ujërave bregdetare dhe të detit, në tërësi, me qëllim
shmangien apo pakësimin e efekteve të dëmshme mbi ekosistemet ujore, mjedisin në tërësi, shëndetin e
njeriut dhe cilësinë e jetës.
2. Masat përkatëse për zbatimin e mbrojtjes së ujërave, sipas kategorive të përcaktuara në
pikën 1 të këtij neni, përcaktohen në këtë ligj dhe në legjislacionin e posaçëm.

Neni 18
Mbrojtja e tokës
1.Mbrojtja e tokës përfshin ruajtjen e cilësive dhe të funksioneve natyrore të tokës, parandalimin e
dëmtimit të saj, monitorimin e gjendjes së tokës dhe ndryshimet në cilësinë e saj, si dhe përmirësimin
dhe rehabilitimin e tokës së dëmtuar.
2. Mbrojtja e shtresës vegjetative të tokës synon mbrojtjen e aftësisë për të prodhuar, si dhe
përmirësimin e rehabilitimin e saj.
3. Masat përkatëse për zbatimin e mbrojtjes së tokës dhe të shtresës vegjetative të saj
përcaktohen në këtë ligj dhe në legjislacionin e posaçëm.

Neni 19
Mbrojtja e natyrës
1.Mbrojtja e natyrës përfshin:
a) ruajtjen e biodiversitetit, të ekosistemeve e të peizazhit natyror;
b) masat për mbrojtjen e pyjeve: natyrore, pjesërisht natyrore, komplekseve pyjore dhe të tokës
pyjore, rrjedhave dhe burimeve ujore, florës dhe faunës në një rajon pyjor, si dhe të stacioneve të
gjeneve dhe farërave të varieteteve vendase të drurëve.
2.Masat përkatëse për zbatimin e mbrojtjes së natyrës dhe të pyjeve përcaktohen në këtë ligj dhe në
legjislacionin e posaçëm.

Neni 20
Ndryshimet klimatike
1. Ndryshime klimatike janë ndryshimet e shkaktuara nga ndikimet e njeriut në sistemin klimatik.
2. Masa të veçanta për ndryshimet klimatike përcaktohen në këtë ligj dhe në legjislacionin e
posaçëm.
3. Këshilli i Ministrave, nëpërmjet akteve nënligjore, mbështet dhe nxit:
a) reduktimin dhe stabilizimin e shkarkimeve të gazeve serë;
b) marrjen e masave të sigurta për kapjen dhe ruajtjen e dioksidit të karbonit;
c) përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe efiçencën e përdorimit të saj.

KREU IV
MBROJTJA E MJEDISIT NË PROCESIN E PLANIFIKIMIT
Neni 21
Strategjitë dhe planet mjedisore
1.Ministria përgatit strategji dhe plane mjedisore kombëtare në mënyrë periodike.
2.Ministria, sipas rastit, përgatit strategji dhe plane mjedisore kombëtare për secilin nga përbërësit e
mjedisit.
3. Strategjitë dhe planet e referuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni rishikohen dhe përditësohen në
mënyrë të rregullt, sipas nevojave.
4. Këshilli i Ministrave miraton strategjitë dhe planet e referuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni.

Neni 22
Planet vendore të veprimit për mjedisin
1. Autoritetet e qeverisjes vendore përgatitin plane veprimi, vendore, për mjedisin në mënyrë
periodike, në përputhje me strategjitë dhe planet e referuara në nenin 21 të këtij ligji.
2. Planet e veprimit, vendore, për mjedisin rishikohen dhe përditësohen në mënyrë të rregullt,
sipas nevojave.
3. Këshilli i autoritetit të qeverisjes vendore përkatëse miraton planet e referuara në pikën 1 të
këtij neni.
4. Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, në fillim të çdo viti, raportojnë në këshillin e
qarkut për zbatimin e planeve vendore përkatëse për mjedisin, për vitin pararendës.

Neni 23
Planet e zhvillimit
1.Planet e zhvillimit, në kuptim të këtij ligji, përfshijnë instrumentet e parashikuara në planifikimin
kombëtar, vendor e ndërvendor, dhe planifikimin e integruar, siç përcaktohet në ligjin nr. 10 119,
datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”.
2. Gjatë hartimit dhe miratimit të planeve të zhvillimit, autoriteti publik përkatës mban parasysh
veçanërisht ndjeshmërinë e mjedisit të një zone të caktuar, kapacitetin bartës të saj, lidhjen dhe
harmoninë e vlerave të peizazhit natyror, lidhjen ndërmjet burimeve natyrore të përtëritshme dhe të
papërtëritshme, trashëgiminë kulturore, si dhe tërësinë e ndërveprimeve ndërmjet zhvillimeve
ekzistuese dhe atyre të planifikuara në mjedis.
3. Planet e zhvillimit përfshijnë masa për mbrojtjen e tokës, të ujërave, detit, ajrit, pyjeve,
klimës, ekosistemeve, peizazhit natyror, vlerave kulturore dhe fizike, masat për menaxhimin e mbetjeve,
masat për mbrojtjen kundër zhurmave, dridhjeve, erërave të pakëndshme dhe zjarrit, si dhe masa të
tjera që kanë lidhje me to, që synojnë mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe përmirësimin e cilësisë së
jetës, të përcaktuara në përputhje me këtë ligj dhe në legjislacionin e posaçëm.

Neni 24
Vlerësimi strategjik mjedisor
1.Vlerësimi strategjik mjedisor kryhet për:
a) planet dhe programet në fushën e bujqësisë, pyjeve, peshkimit, energjetikës, industrisë,
minierave, transportit, telekomunikacioneve, menaxhimit të mbetjeve, menaxhimit të ujërave, turizmit,
planifikimit të territorit, si dhe për planet e programet e zhvillimit kombëtar, rajonal e vendor;
b) dokumentet e planifikimit strategjik, në bazë të të cilave bëhet planifikimi i zbatimit të
projekteve që i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, siç përcaktohet në nenin 21 të këtij ligji;
c) planet dhe programet që mund të kenë efekt mbi zonat veçanërisht të mbrojtura, siç
parashikohet në aktet ligjore të posaçme.
2. Planet dhe programet e referuara në pikën 1 të këtij neni, të cilat parashikojnë përdorimin e
zonave të vogla në nivel vendor dhe/apo ndryshime jothelbësore të tyre, kërkojnë kryerjen e vlerësimit
strategjik mjedisor vetëm në rast se ministria vlerëson se ato mund të kenë efekte të rëndësishme në
mjedis.
3. Planet dhe programet, që nuk përfshihen në pikën 1 të këtij neni, por që përcaktojnë kuadrin
për miratimin e zhvillimit të projekteve në të ardhmen, i nënshtrohen vlerësimit strategjik mjedisor
vetëm në rast se ministria vlerëson se ato mund të kenë efekte të konsiderueshme në mjedis.
4. Kërkesat e hollësishme për zbatimin e këtij neni përcaktohen në ligjin për vlerësimin
strategjik mjedisor.

Neni 25
Vlerësimi i ndikimit në mjedis
1. Vlerësimi i ndikimit në mjedis i një projekti të propozuar zhvillimi është vlerësimi i
ndikimeve të rëndësishme, të mundshme, të asaj veprimtarie në mjedis.
2. Gjatë vlerësimit të ndikimit në mjedis kryhen identifikimi, përshkrimi dhe vlerësimi në
mënyrën e duhur i ndikimit në mjedis të një veprimtarie, të referuar në pikën 1 të këtij neni, duke
përcaktuar efektet e mundshme të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta mbi tokën, ujin, detin, ajrin,
pyjet, klimën, shëndetin e njeriut, florën dhe faunën, peizazhin natyror, pasuritë materiale, trashëgiminë
kulturore, duke pasur parasysh lidhjet e tyre të ndërsjella.
3. Vlerësimi i ndikimit në mjedis zbaton parimin e parandalimit që në fazën e hershme të
planifikimit të projektit, me qëllim shmangien apo minimizimin e efekteve negative në mjedis, përmes
harmonizimit dhe përshtatjes së saj me kapacitetin bartës të mjedisit.
4. Vlerësimi i ndikimit në mjedis kryhet nga zhvilluesi, si pjesë e përgatitjeve për planifikimin
e një projekti zhvillimi dhe para kërkimit të lejeve përkatëse të zhvillimit.
5. Kërkesat e hollësishme për zbatimin e këtij neni përcaktohen në ligjin për vlerësimin e
ndikimit në mjedis.

KREU V
PARANDALIMI DHE KONTROLLI I NDOTJES
SEKSIONI 1 NORMAT E MJEDISIT
Neni 26
Normat e cilësisë së mjedisit
1. Me “Normë të cilësisë së mjedisit” kuptohet kufiri i lejuar i përqendrimit të një ndotësi apo
grupi të caktuar ndotësish në ajër, ujë ose tokë.
2. Normat e cilësisë së mjedisit për ndotës apo grupe të veçanta ndotësish të secilit prej
përbërësve të mjedisit, si dhe afatet për arritjen e normave të cilësisë së mjedisit përcaktohen nga
Këshilli i Ministrave.

Neni 27
Normat teknike të shkarkimeve në mjedis
1. Me “Normë teknike të shkarkimeve në mjedis” kuptohet masa, përqendrimi ose niveli i
shkarkimit në mjedis nga një veprimtari, të cilat nuk duhet të tejkalohen gjatë një apo më shumë
periudhave kohore. Normat teknike të mjedisit vendosen për grupe apo kategori të caktuara
substancash.
2. Vlerat kufi të shkarkimeve të përcaktuara në lejen përkatëse të mjedisit për një veprimtari
specifike nuk duhet të jenë më pak shtrënguese se norma teknike e shkarkimeve mjedisore përkatëse.
3. Normat teknike të shkarkimeve në mjedis, në mënyrë të përgjithshme, zbatohen në pikën ku
bëhet shkarkimi nga veprimtaria.
4. Normat teknike të shkarkimeve në mjedis për ndotës apo grupe specifike ndotësish, për
përbërës të veçantë të mjedisit, si dhe afatet e përkohshme për arritjen e këtyre normave përcaktohen
nga Këshilli i Ministrave.

Neni 28
Kërkesat themelore për produktet
1. Kërkesat themelore për produktet, makineritë, pajisjet dhe teknologjitë e prodhimit, që
mund të rrezikojnë apo të kërcënojnë mjedisin, parashikohen nga kuadri ligjor për sigurinë e
përgjithshme të produkteve, kërkesat themelore ndaj produkteve joushqimore dhe vlerësimin e
përputhshmërisë.
2. Atje ku është e nevojshme, këto kërkesa themelore përfshihen në lejen përkatëse të mjedisit,
sipas seksionit 2 të këtij kreu.

SEKSIONI 2
LEJET E MJEDISIT
Neni 29
Lejet e mjedisit
1. Veprimtaritë, që shkaktojnë ndotje në mjedis, pajisen me lejen përkatëse të mjedisit, ku
përcaktohen, me shkrim, kushtet e nevojshme për të garantuar se veprimtaria/instalimi do të përmbushë
kërkesat e legjislacionit mjedisor në fuqi.
2. Dhënia e lejeve të mjedisit përcaktohet sipas një sistemi të përbërë prej tri nivelesh,
mbështetur në madhësinë dhe llojin e veprimtarisë që ka nevojë të pajiset me leje, si dhe në mundësinë
që ka ajo veprimtari të shkaktojë ndotje në atë masë që mund të sjellë dëm në mjedis dhe të
rrezikojë shëndetin e njeriut:
a) kategoria e veprimtarive A, për të cilat zbatohet leja e mjedisit e tipit A;
b) kategoria e veprimtarive B, për të cilat zbatohet leja e mjedisit e tipit B;
c) kategoria e veprimtarive C, për të cilat zbatohet leja e mjedisit e tipit C.
Kategoritë e veprimtarive dhe kufijtë ndërmjet tri niveleve përcaktohen në ligjin për lejet e mjedisit.
3.Lejet e mjedisit, të përcaktuara në këtë ligj, miratohen sipas ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për
licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” dhe përfshihen në kategorinë III. 1 të
shtojcës së tij.

Neni 30
Parandalimi i aksidenteve madhore që përfshijnë substanca të rrezikshme
1. Çdo veprimtari, ku substancat dhe preparatet kimike të rrezikshme janë ose mund të jenë të
pranishme në sasi të tilla që mund të shkaktojnë dëme në mjedis apo në shëndetin e njeriut në rastin e
një aksidenti madhor, i nënshtrohet një sistemi kontrolli për parandalimin dhe kufizimin e këtyre
aksidenteve.
2. Masat për parandalimin e aksidenteve madhore, që përfshijnë substanca të rrezikshme,
përcaktohen në këtë ligj dhe në ligjin për parandalimin e aksidenteve madhore, që përfshijnë substanca
të rrezikshme.

Neni 31
Tavanet e shkarkimeve
1. Për qëllime të këtij neni, me “Tavan kombëtar shkarkimi” kuptohet sasia maksimale e një
substance, të referuar në pikën 2 të këtij neni, e shprehur në kilotonë, e cila lejohet të shkarkohet nga
territori i Republikës së Shqipërisë gjatë një viti kalendarik.
2. Republika e Shqipërisë merr masat e nevojshme për të kufizuar shkarkimet kombëtare të
ndotësve acidifikues dhe eutrofikues dhe prekursorëve të ozonit.
3. Masat e referuara në pikën 2 të këtij neni kufizojnë tavanet kombëtare vjetore të atyre
substancave dhe, në veçanti, të dioksidit të squfurit, oksideve të azotit, përbërjeve të paqëndrueshme
organike dhe amoniakut, në sasi jo më të mëdha se tavanet e shkarkimeve të miratuara për secilën
nga këto substanca.
4. Kur është e nevojshme, leja përkatëse e mjedisit, sipas përcaktimit të nenit 29 të këtij ligji,
përmban kushtet që sigurojnë respektimin e tavaneve kombëtare të shkarkimeve.
5. Tavanet kombëtare të shkarkimeve dhe masat e referuara në pikën 2 të këtij neni, për
mbrojtjen e efektshme të njerëzve nga rreziqet e njohura në shëndet nga ndotja e ajrit, miratohen nga
Këshilli i Ministrave.

Neni 32
Regjistri i shkarkimit dhe transferimit të ndotësve
1. Regjistri i Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve përmban informacionin për shkarkimet
dhe transferimet e ndotësve dhe të mbetjeve, vlerësimin e prirjeve të tyre, monitorimin e progresit të
bërë përmes politikave e programeve mjedisore, të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga
marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe mundëson të drejtën e publikut për t’iu dhënë ky informacion.
2. Regjistri i Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve administrohet nga Agjencia Kombëtare e
Mjedisit.
3. Operatori i veprimtarive, të cilave u referohet ky nen, mban, përditëson dhe i raporton çdo
vit Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për zbatimin e këtij neni.
4. Kërkesat e hollësishme për funksionimin dhe menaxhimin e Regjistrit të Shkarkimit dhe
Transferimit të Ndotësve, lista e veprimtarive dhe ndotësve, që janë subjekt i këtij regjistri, si dhe
formulari i deklarimit të të dhënave për shkarkimet dhe transferimin e ndotësve nga operatori
miratohen nga Këshilli i Ministrave.

SEKSIONI 3
MASA TË TJERA TË KONTROLLIT TË NDOTJES
Neni 33
Menaxhimi i integruar i mbetjeve
1.Menaxhimi i integruar i mbetjeve synon parandalimin ose reduktimin e mbetjeve dhe ndikimeve
të dëmshme të tyre mbi mjedisin, si dhe përdorimin e efektshëm të burimeve natyrore, me qëllim
mbrojtjen e mjedisit, të burimeve, të shëndetit të njeriut, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
2.Masat për menaxhimin e mbetjeve përcaktohen me ligj të posaçëm.

Neni 34
Kimikatet
1. Mbrojtja nga efektet e dëmshme të kimikateve, përbërjeve dhe preparateve të tyre përfshin
masat dhe procedurat e mbrojtjes nga efektet e tyre të dëmshme mbi mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
2. Masat për zbatimin e mbrojtjes nga efektet e dëmshme të kimikateve përcaktohen me ligj të
posaçëm.

Neni 35
Substancat ozonholluese
1. Rregullat për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave
ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të
pajisjeve, që përmbajnë këto substanca, miratohen nga Këshilli i Ministrave.
2. Veprimtaritë e lidhura me substancat ozonholluese licencohen sipas ligjit nr. 10 081, datë
23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” dhe përfshihen në
kategorinë III. 3 të shtojcës së tij.

Neni 36
Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht
1. Ndalohet shkarkimi i qëllimshëm në mjedis apo hedhja në treg e Organizmave të Modifikuar
Gjenetikisht, që mund të shkaktojnë efekte të dëmshme mbi mjedisin dhe shëndetin e njeriut, me
përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe nga legjislacioni në fuqi, në përputhje me parimin e
parandalimit dhe masave paraprake.
2. Ky nen nuk zbatohet për ushqimet dhe ushqimin për kafshë, që përmbajnë Organizma të
Modifikuar Gjenetikisht, të cilat rregullohen me ligj të posaçëm.
3. Rregullat e hollësishme për lëshimin e qëllimshëm në mjedis të Organizmave të Modifikuar
Gjenetikisht, për qëllime të tjera, përveç hedhjes së tyre në treg, si produkte që synojnë mbrojtjen e
mjedisit dhe shëndetit të njeriut, miratohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 37
Ndotësit organikë të qëndrueshëm
1. Ndalohen prodhimi, importi, hedhja në treg dhe përdorimi i kimikateve dhe pesticideve, që
shfaqin karakteristika të ndotësve organikë të qëndrueshëm, me përjashtim të rasteve kur parashikohet
ndryshe nga legjislacioni në fuqi.
2. Lista e substancave, të referuara në pikën 1 të këtij neni, kontrolli i prodhimit, importit,
hedhjes në treg dhe përdorimit, përjashtimet nga masat e kontrollit dhe reduktimi, minimizimi e
eliminimi i shkarkimit të këtyre substancave miratohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 38
Mbrojtja nga zhurmat dhe dridhjet
1. Mbrojtja nga zhurmat dhe dridhjet përfshin masat e mbrojtjes nga zhurmat dhe dridhjet,
ndaj të cilave njerëzit janë të ekspozuar, në veçanti në zona të banuara, në parqe publike apo në zona
të tjera të qeta në zona urbane, në zona të qeta në zona rurale, pranë shkollave, spitaleve, si dhe
pranë ndërtesave e zonave të tjera të ndjeshme ndaj zhurmave dhe/ose dridhjeve.
2. Masat për zbatimin e mbrojtjes nga zhurmat dhe dridhjet përcaktohen me ligj të posaçëm.

Neni 39
Erërat e pakëndshme
1. Mbrojtja nga erërat e pakëndshme përfshin masat mbrojtëse ndaj shkarkimit të substancave
me erë të pakëndshme ose potencialisht të pakëndshme nga veprimtaritë që i gjenerojnë ato dhe ndaj të
cilave ekspozohen njerëz.
2. Masat për mbrojtjen ndaj erërave të pakëndshme dhe kriteret e vlerësimit për veprimtaritë
e reja dhe ekzistuese me shkarkime me erë të pakëndshme ose potencialisht të pakëndshme apo për
burimet e këtyre erërave miratohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 40
Mbrojtja nga rrezatimi
1. Mbrojtja nga rrezatimi jonizues dhe jojonizues synon parandalimin, reduktimin dhe
kontrollin e rrezikut ndaj jetës dhe shëndetit të njeriut, si dhe ndaj mjedisit.
2. Masat për mbrojtjen nga rrezatimin jonizues dhe jojonizues përcaktohen me ligj të posaçëm.

KREU VI
MONITORIMI I GJENDJES SË MJEDISIT
SEKSIONI 1
GJENDJA E MJEDISIT

Neni 41
Monitorimi i gjendjes së mjedisit
1.Monitorimi i gjendjes së mjedisit është vëzhgimi dhe regjistrimi, sipas një plani dhe rregulli të
caktuar, i cilësisë së mjedisit dhe i ndryshimeve të gjendjes së përbërësve të tij. Në veçanti, ai
përfshin:
a) cilësinë e ujërave sipërfaqësore;
b) cilësinë e ujërave nëntokësore;
c) cilësinë e ajrit; ç) mbetjet;
d) zhurmat; dh) rrezatimet;
e) cilësinë e tokës;
ë) florën, faunën, biodiversitetin, pyjet;
f) ndikimet e sektorëve ekonomikë mbi përbërësit e mjedisit;
g) monitorimin e fenomeneve natyrore dhe ndikimin e mundshëm të tyre mbi mjedisin;
gj) monitorimin e ndikimeve të ndotjes së mjedisit mbi shëndetin e njeriut.
2.Këshilli i Ministrave miraton rregullat dhe procedurat për hartimin e Programit Kombëtar për
Monitorimin e Mjedisit.

Neni 42
Rrjeti Kombëtar i Monitorimit të Gjendjes së Mjedisit
1. Në zbatim të nenit 41 të këtij ligji, ngrihet Rrjeti Kombëtar i Monitorimit të Gjendjes së
Mjedisit, i cili shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Agjencia Kombëtare e Mjedisit
është autoriteti kompetent për menaxhimin e Rrjetit Kombëtar të Monitorimit të Gjendjes së Mjedisit.
2. Organizimi dhe funksionimi i rrjetit dhe mënyra, procedura dhe forma e paraqitjes së të
dhënave në këtë rrjet miratohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 43
Kufizimi i pronësisë dhe i të drejtave të tjera reale për monitorimin e mjedisit
1. Çdo personi fizik apo juridik, subjekti privat ose publik, i kufizohet e drejta e pronësisë dhe
të drejta të tjera reale mbi pronën në atë pjesë të saj, ku vendosen objekte dhe/ose aparatura matëse
për kryerjen e monitorimit të mjedisit në rastet kur mendohet që kryerja e monitorimit të mjedisit
është në interes të publikut, në përputhje me sa parashikohet në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për
shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”.
2. Me qëllim kryerjen e monitorimit të mjedisit, personi i autorizuar përdor kryesisht tokën në
pronësi të shtetit, atje ku ndërhyrja për përdorimin aktual të asaj pjese toke është minimale. Gjatë
kryerjes së veprimtarive që kanë të bëjnë me instalimin e një objekti/impianti, të tilla si aparatet dhe
pajisjet matëse, të referuara në pikën 1 të këtij neni, personi i autorizuar minimizon ndërhyrjen për
përdorimin e asaj pjese toke sa më shumë të jetë e mundur dhe pas kryerjes së veprimtarisë e
rikthen tokën në gjendjen e saj të mëparshme.

SEKSIONI 2
MONITORIMI I PËRPUTHSHMËRISË

Neni 44
Detyrimet e operatorit për monitorimin e përputhshmërisë
1. Operatori i veprimtarive, të përfshira në kategoritë A, B dhe C, të referuara në nenin 29 të
këtij ligji, monitoron shkarkimet e veprimtarisë së tij, në përputhje me dispozitat e legjislacionit për
lejet e mjedisit dhe kushtet e përcaktuara në lejen përkatëse të mjedisit.
2. Operatori i referuar në pikën 1 të këtij neni monitoron burimet e shkarkimit të veprimtarisë
së vet dhe kryen monitorime të tjera, duke përdorur pajisje dhe instrumente të miratuara, përmes
procedurës për verifikimin e matjeve, të parashikuara në legjislacionin e posaçëm dhe në pajtim me
kushtet e përcaktuara në lejen përkatëse të mjedisit, si dhe mban këto pajisje e instrumente në një
gjendje të përshtatshme pune.
3. Operatori mund të kryejë monitorimin nëpërmjet pajisjeve dhe instrumenteve të akredituara
që ai disponon ose nëpërmjet laboratorëve të specializuar e të akredituar.
4. Rezultatet e vetëmonitorimit u jepen autoriteteve përkatëse në përputhje me legjislacionin
për lejet mjedisore dhe me kushtet e përfshira në lejen përkatëse mjedisore.

KREU VII
INFORMACIONI MJEDISOR

Neni 45
Qëllimi dhe funksionimi i sistemit të informacionit mjedisor
1. Sistemi i informacionit mjedisor i shërben mbrojtjes dhe menaxhimit të integruar të mjedisit
dhe përbërësve të tij, monitorimit të zbatimit të politikave mjedisore, raportimeve të ndërsjella, në nivel
kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe sigurimit të informimit të publikut.
2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit administron sistemin e informacionit mjedisor.
3. Autoritetet publike bashkëpunojnë me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, me qëllim
sigurimin e funksionimit të duhur të këtij sistemi. Mjetet, metodologjia dhe procedurat e
shkëmbimit të informacionit, në lidhje me funksionimin e këtij sistemi, miratohen nga Këshilli i
Ministrave.
4. Sistemi i informacionit mjedisor përmban të dhëna për gjendjen e mjedisit, ngarkesën
ndotëse dhe ndikimet në mjedis, reagimin e publikut dhe, veçanërisht, të dhëna për:
a) gjendjen e përbërësve të mjedisit, të mbledhura dhe të përpunuara në përputhje me këtë ligj
dhe me akte të tjera të posaçme;
b) shkarkimet e ndotësve në mjedis, të përftuara nga Regjistri i Shkarkimit dhe Transferimit të
Ndotësve;
c) karakteristikat natyrore dhe fizike të përbërësve të mjedisit dhe fenomenet natyrore që kanë
ndikim mbi to;
ç) mjedisin dhe përbërësit e tij, të përftuar nga projekte dhe programe kërkimore dhe vlerësuese;
d)burimet natyrore dhe përdorimin e tyre;
dh) zonat e përcaktuara si të mbrojtura apo të rrezikuara, në bazë të akteve normative të posaçme
apo konventave ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë;
e)biodiversitetin dhe përbërësit e tij;
ë) efektet e ndotjes në mjedis dhe shëndetin e njeriut;
f) mbetjet dhe menaxhimin e ndotjeve;
g) substancat e rrezikshme;
gj) aksidentet industriale dhe ekologjike;
h) masat e sigurisë dhe masat që duhen marrë në rast aksidentesh;
i) ndotësit e mjedisit;
j) masat e politikave mjedisore, planet dhe programet e mbrojtjes së mjedisit;
k) veprimtaritë e mbrojtjes së mjedisit;
l) lejet e lëshuara për kryerjen e veprimtarive ndotëse dhe përmbajtjen e tyre.

Neni 46
Informimi i publikut në lidhje me çështjet mjedisore
1.Informacioni mjedisor përfshin çdo informacion të paraqitur në formë audioje, vizuale,
elektronike, me shkrim ose në ndonjë mënyrë tjetër në lidhje me:
a) gjendjen e përbërësve të mjedisit, të tillë si: ajri dhe atmosfera, uji, toka, peizazhi dhe zonat
natyrore, përshirë ligatinat, zonat bregdetare e detare, diversitetin biologjik dhe përbërësit e tij,
përfshirë Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht, dhe ndërveprimin ndërmjet tyre;
b) faktorë të tillë, si substancat, energjia, zhurmat, rrezatimi, vibracionet, erërat e pakëndshme
apo mbetjet, përfshirë mbetjet radioaktive, shkarkimet në ajër dhe ujë, si dhe shkarkime të tjera në
mjedis, të cilat kanë ose mund të kenë ndikim mbi përbërësit e mjedisit, të referuar në shkronjën “a” të
kësaj pike;
c) masa të tilla, si politikat, legjislacioni, planet, programet, marrëveshjet mjedisore, si dhe
veprimtaritë që kanë ose mund të kenë ndikim mbi përbërësit dhe faktorët e referuar në shkronjat
“a” dhe “b” të kësaj pike, si dhe masat apo veprimtaritë e përcaktuara për të mbrojtur këta përbërës;
ç) raportet në lidhje me zbatimin e legjislacionit mjedisor;
d)analizat kosto-përfitime dhe analiza të tjera ekonomike, si dhe parashikimet e përdorura brenda
kuadrit të masave dhe veprimtarive, të referuara në shkronjën “c” të kësaj pike;
dh) gjendjen dhe sigurinë e shëndetit të njeriut, përfshirë ndotjen e zinxhirit ushqimor, atje ku është e
nevojshme, kushtet e jetesës, objektet me vlera kulturore dhe arkeologjike, si dhe strukturat e
ndërtuara, për sa kohë që ato ndikohen apo mund të ndikohen nga gjendja e përbërësve të mjedisit, të
referuar në shkronjën “a” të kësaj pike, ose nga ndikimi në ato përbërës të secilës prej çështjeve të
referuara në shkronjat “b” dhe “c” të kësaj pike.
2.Autoritetet publike përkatëse, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjit nr. 8503, datë
30.6.1999 “Për të drejtën e informimit në lidhje me dokumentet zyrtare”, i sigurojnë publikut
mundësinë për të marrë informacionin mjedisor që ato disponojnë.

Neni 47
E drejta për të pasur informacion mjedisor
1. Çdo personi fizik dhe juridik i sigurohet informacioni i disponueshëm për mjedisin, pa qenë
nevoja të shfaqë një interes specifik për të.
2. Procedurat dhe kërkesat e tjera të hollësishme për zbatimin e këtij neni miratohen nga
Këshilli i Ministrave.

Neni 48
E drejta për padi gjyqësore
Në rast kërcënimi ndaj mjedisit, ndotjeje dhe dëmtimi të tij, publiku ka të drejtë:
a) t’u kërkojë autoriteteve publike përkatëse marrjen e masave të duhura brenda afateve dhe në
përputhje me autoritetin që u jep ligji;
b) të ngrejë padi në gjykatë, në përputhje me kushtet e parashikuara nga Kodi i Procedurës
Civile, kundër autoritetit publik ose personit fizik e juridik, që ka sjellë dëme në mjedis ose që
rrezikon ta dëmtojë atë.

Neni 49
Pjesëmarrja e publikut dhe publiku i përfshirë në vendimmarrje
E drejta e publikut për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së autoriteteve publike për mjedisin
përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.

KREU VIII
PËRGJEGJËSIA MJEDISORE

Neni 50
Përgjegjësia për dëmin në mjedis
1.Qëllimi i përgjegjësisë për dëmin në mjedis, mbështetur në parimin “Ndotësi paguan”, është:
a) parandalimi dhe zhdëmtimi i të gjithë dëmit që i shkaktohet mjedisit;
b) rehabilitimi i mjedisit;
c) prezantimi i masave dhe i praktikave për minimizimin e rrezikut të dëmtimit të mjedisit.
2.Përgjegjësia për dëmin në mjedis përcaktohet në bazë të:
a)dëmit të shkaktuar në mjedis nga çdonjëra prej veprimtarive të rrezikshme, të përcaktuara nga
Këshilli i Ministrave, të parashikuara në shkronjën “a” të pikës 3 të këtij neni, si dhe nga kërcënimi i
mundshëm për një dëm të tillë;
b)dëmi i shkaktuar ndaj llojeve të mbrojtura dhe habitateve natyrore nga çdo veprimtari profesionale
e ndryshme nga ato të parashikuara në shkronjën “a” të pikës 3 të këtij neni, si edhe nga çdo kërcënim i
mundshëm i këtij dëmi, si pasojë e kryerjes së këtyre veprimtarive, për shkak të pakujdesisë së
operatorit.
3.Këshilli i Ministrave miraton:
a) listën e veprimtarive që konsiderohen si të rrezikshme për mjedisin, në kuptim të pikës 2 të
këtij neni;
b) kriteret, në bazë të të cilave bëhet vlerësimi i kërcënimit të mundshëm dhe përcaktimi i
dëmit në mjedis.
4.Ministri miraton:
a) masat për rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar;
b) metodën për specifikimin e shpenzimeve për përcaktimin dhe eliminimin e kërcënimit dhe të
dëmit.
5. Operatori, që kryen veprimtaritë e parashikuara në shkronjën “a” të pikës 3 të këtij neni, i
cili ka shkaktuar një dëm apo paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për dëme në mjedis, është
përgjegjës për këtë dëm.
6. Operatori është përgjegjës nëse:
a) nuk merr masat e nevojshme parandaluese;
b) nuk merr masat e nevojshme zhdëmtuese;
c) nuk njofton Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për rrezikun e dëmit në mjedis, i cili mund të
ishte shkaktuar, pavarësisht nga masat e marra apo se dëmi mund të ketë ndodhur ose jo.
7. Në rast se dëmi në mjedis nuk ka ndodhur, por ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë për një
dëm të tillë, operatori merr menjëherë dhe pa vonesë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar
shkaktimin e dëmit në mjedis. Nëse operatori nuk e përmbush këtë detyrim, Agjencia Kombëtare e
Mjedisit merr masat e nevojshme parandaluese dhe operatori është përgjegjës për të mbuluar koston
përkatëse.
8. Në rast se, pavarësisht nga masat e referuara në pikën 6 të këtij neni, operatori nuk arrin të
eliminojë kërcënimin e drejtpërdrejtë të dëmit në mjedis, ai njofton menjëherë dhe pa vonesë Agjencinë
Kombëtare të Mjedisit, e cila:
a) i kërkon operatorit të sigurojë informacion për çdo kërcënim për dëmet në mjedis ose për
rastet kur dyshohet për ekzistencën e një kërcënimi të drejtpërdrejtë për dëme në mjedis;
b) i kërkon operatorit të marrë masat e nevojshme dhe i jep atij udhëzime për masat
parandaluese;
c) merr masat e nevojshme parandaluese apo cakton një subjekt tjetër, fizik apo juridik, për të
marrë masat e duhura, me shpenzimet e operatorit.
9.Në rast se dëmi në mjedis ka ndodhur, operatori:
a) informon Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për dëmin e shkaktuar;
b) kryen rehabilitimin e të gjithë dëmit, në përputhje me parimin “Ndotësi paguan”;
c) merr të gjitha masat e nevojshme për kontrollin, ruajtjen, eliminimin apo për ndonjë lloj
tjetër menaxhimi të faktorëve që kanë shkaktuar dëmin në mjedis, me qëllim kufizimin apo
parandalimin edëmeve të mëtejshme në mjedis, efekteve negative në jetën dhe shëndetin e njeriut, si
dhe vënien në rrezik të burimeve natyrore;
ç) merr të gjitha masat e parashikuara në shkronjën “a” të pikës 4 të këtij neni.
10. Në rast se disa operatorë kryejnë një nga veprimtaritë e referuara në shkronjën “a” të pikës
3 të këtij neni, brenda të njëjtit territor, ata mbajnë bashkërisht dhe reciprokisht përgjegjësinë për dëmin
e shkaktuar nga kryerja e asaj veprimtarie, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi.
11. Në rast se dëmi në mjedis ka ndodhur, Agjencia Kombëtare e Mjedisit:
a) i kërkon operatorit të sigurojë informacion të mëtejshëm për dëmin e shkaktuar;
b) merr, i kërkon apo i jep udhëzime operatorit për të marrë të gjitha masat e nevojshme për
kontrollin, ruajtjen, eliminimin apo për ndonjë lloj tjetër menaxhimi të faktorëve që kanë shkaktuar
dëmin në mjedis, me qëllim kufizimin apo parandalimin e dëmeve të mëtejshme në mjedis, efekteve
negative në jetën dhe shëndetin e njeriut, si dhe vënien në rrezik të burimeve natyrore;
c) i kërkon operatorit të marrë masat e nevojshme rehabilituese, si dhe i siguron atij udhëzimet
e duhura për masat rehabilituese që duhet të merren;
ç) merr masat e nevojshme rehabilituese apo cakton një subjekt tjetër fizik apo juridik, për të marrë
masat e duhura, me shpenzimet e operatorit, në rast se operatori nuk e ka përmbushur këtë detyrim;
d)merr masat e nevojshme rehabilituese apo cakton një subjekt tjetër fizik apo juridik, për të
marrë masat e duhura, në rast se operatori nuk mund të identifikohet, apo nuk i kërkohet të përballojë
shpenzimet, siç parashikohet në pikat 2 e 3 të nenit 54 të këtij ligji.
12. Agjencia Kombëtare e Mjedisit specifikon masat rehabilituese për sa i përket dëmit të
shkaktuar në mjedis.
13. Në rastin e një dëmi të shkaktuar në mjedis, operatori përcakton dhe propozon masat e
nevojshme rehabilituese, siç parashikohet në shkronjën “a” të pikës 4 të këtij neni, dhe ia paraqet ato
Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për miratim. Gjatë përcaktimit të masave rehabilituese, operatori merr
parasysh që këto masa të jenë të përshtatshme dhe efikase për eliminimin e të gjithë dëmit që i është
shkaktuar mjedisit.
14. Në rast se dëmi i shkaktuar në mjedis është i tillë që masat rehabilituese nuk mund të merren
njëherazi, Agjencia Kombëtare e Mjedisit përcakton masat parësore dhe me kosto më të ulët që do të
ndërmerren. Në përcaktimin e masave parësore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit merr parasysh natyrën,
shkallën dhe rëndësinë e secilit prej dëmeve të shkaktuara në mjedis, rrezikun ndaj shëndetit të njeriut,
si edhe aftësinë e rehabilitimit natyror të mjedisit.
15. Agjencia Kombëtare e Mjedisit është autoriteti kompetent për identifikimin e operatorit që
paraqet kërcënimin e drejtpërdrejtë për një dëm të mundshëm apo që ka shkaktuar dëmin në mjedis,
për vlerësimin e rëndësisë së dëmit të shkaktuar, si dhe për përcaktimin e masave rehabilituese.
Neni 51
Shpenzimet për masat parandaluese dhe rehabilituese
1. Operatori mbulon shpenzimet për masat parandaluese dhe rehabilituese për dëmin që ai ka
shkaktuar në mjedis.
2. Pavarësisht nga përcaktimi i pikës 1 të këtij neni, operatori nuk bën kompensimin e
shpenzimeve për marrjen e masave parandaluese e rehabilituese për dëmin e shkaktuar në mjedis, në
rast se ai vërteton që dëmi i shkaktuar apo kërcënimi për shkaktimin e një dëmi në mjedis:
a) është pasojë e një fenomeni natyror të paparashikueshëm dhe të pashmangshëm, i cili nuk
mund të parandalohej apo të eliminohej;
b) është shkaktuar nga një palë e tretë dhe/ose ka ndodhur pavarësisht nga marrja e masave të
duhura;
c) është pasojë e zbatimit të një vendimi të detyrueshëm, të lëshuar nga një autoritet publik.
3.Operatori nuk është i detyruar të kompensojë shpenzimet për marrjen e masave parandaluese dhe
rehabilituese, në rast se vërtetohet që dëmi në mjedis nuk është shkaktuar për faj të tij, por është
shkaktuar nga:
a) një shkarkim apo veprimtari tjetër e autorizuar apo në përputhje me kushtet e përcaktuara në lejen
përkatëse të mjedisit;
b) një shkarkim, veprim, apo një produkt i përdorur a i prodhuar nga veprimtaria, potenciali dëmtues
i të cilit në momentin e shkaktimit të dëmit, ishte i panjohur nga shkenca.

Neni 52
Kompensimi i dëmit në mjedis
1.Subjektet fizike apo juridike dhe shoqatat mjedisore në territorin, që preket drejtpërdrejt apo vuan
pasojat e dëmit të shkaktuar në mjedis, kanë të drejtë t’i kërkojnë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit të
kërkojë nga operatori:
a) rikthimin e mjedisit në gjendjen e tij të mëparshme;
b) kompensimin e dëmit të shkaktuar në mjedis, në përputhje me sa parashikohet në këtë ligj,
nëse rikthimi i mjedisit në gjendjen e tij të mëparshme është i pamundur.
2.Agjencia Kombëtare e Mjedisit, kur vlerëson se rehabilitimi dhe kthimi i mjedisit në gjendjen që
kishte para se të shkaktohej dëmi është i pamundur, detyron operatorin të paguajë kompensimin për
dëmin e shkaktuar në mjedis.

Neni 53
Detyrimi për të vënë paraprakisht në dispozicion fonde për kompensimin e dëmit
1. Operatori, që kryen cilëndo nga veprimtaritë e përmendura në listën e referuar në
shkronjën “a” të pikës 3 të nenit 50 të këtij ligji, vë, paraprakisht, në dispozicion fondet e nevojshme
për kompensimin e një dëmi të mundshëm ndaj mjedisit apo për eliminimin e një kërcënimi të
pashmangshëm për dëme në mjedis.
2. Këshilli i Ministrave miraton metodat dhe procedurat për sigurimin e fondeve të tilla, si
garancitë apo siguracionet e nevojshme.

Neni 54
Burime të tjera për mbulimin e shpenzimeve për masat rehabilituese
1. Buxheti i Shtetit siguron burimet për rehabilitimin e dëmit, pasojat e të cilit duhen
eliminuar, në përputhje me dispozitat e parashikuara në shkronjën “a” të pikës 4 të nenit 50 të këtij
ligji, kur identifikimi i operatorit është i pamundur.
2. Buxheti i Shtetit siguron fondet financiare për korrigjimin e një dëmi shumë të madh në
mjedis, që është shkaktuar nga një veprimtari që ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
3. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, kur operatori i referuar në pikat 1 e 2 të këtij neni
identifikohet më pas, i kërkon atij rimbursimin e shpenzimeve të bëra për eliminimin e pasojave të
dëmit në mjedis brenda një periudhe prej pesë vitesh nga identifikimi i këtij të fundit.

KREU IX
INSTRUMENTET DHE MJETET E POLITIKËS SË MBROJTJES SË MJEDISIT

Neni 55
Ekoetiketa
1. Ministria i jep ekoetiketën, si një shenjë dalluese dhe njohjeje, personave fizikë dhe
juridikë, që prodhojnë apo shpërndajnë produkte, të cilat, në krahasim me produktet apo shërbimet e
barasvlershme, gjatë ciklit të jetës së tyre kanë ndikim më pak negativ dhe sigurojnë një nivel më të
lartë mbrojtjeje të mjedisit, si dhe përdorim me efektshmëri më të lartë të përbërësve të tij. Produkte të
tilla, si ato ushqimore, pijet, produktet farmaceutike dhe pajisjet mjekësore profesionale apo shërbime
të lidhura me to nuk janë objekt i këtij neni.
2. Vlerësimi i efekteve më pak negative, të referuara në pikën 1 të këtij neni, ka të bëjë me
përdorimin racional të burimeve natyrore dhe të energjisë, reduktimin e shkarkimeve në mjedis,
përdorimin e mbetjeve që kanë vlerë apo me metoda të tjera, që bëjnë të mundur shfrytëzimin e
mbetjeve para asgjësimit të tyre në fushën përkatëse (landfill) dhe marrjen e masave të tjera për
mbrojtjen e mjedisit.
3. Prodhuesi, importuesi, shpërndarësi i një prodhimi apo shërbimi mund të kërkojë të pajiset
me ekoetiketën, e cila duhet të përmbajë bashkëlidhur të gjitha dokumentet dhe provat që produkti në
fjalë i përmbush kërkesat e përcaktuara.
4. Ministria mund ta heqë ekoetiketën e dhënë kur personi i referuar në pikën 3 të këtij neni nuk
vepron në pajtim me kërkesat, në bazë të të cilave është dhënë etiketa, ose nuk i përmbush më kërkesat e
përcaktuara për pajisjen me etiketë.
5. Ministria promovon përdorimin e produkteve dhe shërbimeve, që kanë ekoetiketën, përmes
rritjes së ndërgjegjësimit dhe informimit të konsumatorëve, prodhuesve, tregtuesve dhe publikut.
6. Këshilli i Ministrave miraton procedurën dhe kërkesat për pajisjen me ekoetiketën, mënyrën e
dhënies, përdorimit dhe vlefshmërisë së saj, përbërjen dhe funksionimin e komisionit për lëshimin e
ekoetiketave, pjesëmarrjen e individëve, shoqatave dhe të autoriteteve publike në procedurën e dhënies
së ekoetiketës, të referuar në pikën 1 të këtij neni.

Neni 56
Skema e ekomenaxhimit dhe auditimit
1. Ministria nxit përdorimin e skemës së ekomenaxhimit dhe auditimit dhe pjesëmarrjen
vullnetare të organizatave, me qëllim vlerësimin dhe përmirësimin e performancës mjedisore të tyre
dhe të palëve të tjera të interesuara.
2. Këshilli i Ministrave miraton procedurat dhe kërkesat për dhënien e skemave të
ekomenaxhimit dhe auditimit.

Neni 57
Marrëveshjet vullnetare
1. Organizata dhe grupe, që përfaqësojnë interesa të caktuar, grupe operatorësh ose operatorë
individualë, mund të lidhin marrëveshje vullnetare me autoritetet përkatëse, në mënyrë që të
realizojnë një nivel mbrojtjeje më të lartë sesa ai i përcaktuar në legjislacionin e posaçëm për një
përbërës mjedisor.
2. Procedurat dhe kërkesat e tjera të hollësishme për zbatimin e këtij neni miratohen nga
Këshilli i Ministrave.
3. Secila prej këtyre marrëveshjeve vullnetare është e detyrueshme nga çasti i nënshkrimit dhe
mospërmbushja e kushteve të caktuara në të konsiderohet si një shkelje e kontratës.

Neni 58
Edukimi dhe trajnimi për mbrojtjen e mjedisit
1. Ministria përgjegjëse për arsimin dhe ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit dhe për
formimin profesional, në bashkëpunim me ministrinë, nxitin, mbështetin dhe organizojnë edukimin dhe
trajnimin për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, përmes sistemit arsimor, kërkimit
shkencor, formave të të mësuarit, të të formuarit dhe të trajnimit gjatë gjithë jetës.
2. Ministria përgjegjëse për arsimin dhe ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit dhe për
formimin profesional, në bashkëpunim me ministrinë, formulojnë udhëzimet e duhura për një program
mësimor dhe edukativ, në përputhje me përparësitë dhe objektivat e programeve strategjike kombëtare
e ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.

KREU X
ORGANET SHTETËRORE PËR MJEDISIN
SEKSIONI 1
AGJENCIA KOMBËTARE E MJEDISIT

Neni 59
Organizimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit është institucion qendror publik në varësi të ministrit, që ushtron
juridiksionin e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes zyrës qendrore
dhedegëve rajonale në qarqe, të cilave këtu e më poshtë do t’u referohemi si agjencitë rajonale të
mjedisit.
2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit financohet nga Buxheti i Shtetit dhe burimet e veta.
3. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka pavarësi në vendimmarrjen dhe kryerjen e funksioneve
të saj, të parashikuara në këtë ligj.
4. Këshilli i Ministrave, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, miraton rregulla të hollësishme
për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe të agjencive rajonale të
mjedisit, ndarjen dhe organizimin e punës, statusin e punonjësve dhe marrëdhëniet e saj me
institucione të tjera.
5. Kryeministri, me propozimin e ministrit dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, miraton
strukturën dhe organikën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe të agjencive rajonale të mjedisit.

Neni 60
Funksionet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
1.Agjencia Kombëtare e Mjedisit është autoriteti kompetent për përcaktimin e kushteve për lejet
përkatëse të mjedisit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, me legjislacionin për lejet e mjedisit dhe
me dispozitat e ligjeve të tjera përkatëse dhe ka këto funksione:
a) hartimin e Programit Kombëtar për Monitorimin e Mjedisit dhe monitorimin e gjendjes së
mjedisit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
b) përgatitjen dhe publikimin e raporteve vjetore për gjendjen e mjedisit;
c) kryerjen e shërbimeve të matjes së shkarkimeve në mjedis me kërkesë të ministrisë; ç)
këshillimin e organeve vendore për zbatimin e politikave mjedisore;
d) krijimin dhe menaxhimin e sistemit të informacionit mjedisor;
dh) krijimin dhe menaxhimin e Regjistrit të Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve;
e) sigurimin e informacionit mjedisor për publikun, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
ë) sigurimin e informacionit për publikun për procesin e vendimmarrjes për çështjet mjedisore, në
përputhje me dispozitat e këtij ligji;
f) sigurimin e zbatimit të parimit të përgjegjësisë mjedisore për çdo operator, në përputhje me
dispozitat e këtij ligji;
g) menaxhimin e sistemit të të dhënave për pyjet.
2.Kjo agjenci kryen edhe funksione të tjera që i ngarkohen me legjislacion të posaçëm.

Neni 61
Nëpunësit dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
1. Për nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit zbatohen procedurat e legjislacionit për
nëpunësin civil, të parashikuara për institucionet e pavarura, përveç sa parashikohet ndryshe në këtë
ligj. Titullari i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është “eprori i drejtpërdrejtë”, në përputhje me këto
dispozita. Titullari i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit emërohet nga Këshilli i Ministrave, me
propozim të ministrit.
2. Marrëdhëniet e punës të punonjësve të tjerë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, që kryejnë
detyra të karakterit mbështetës, i nënshtrohen legjislacionit të punës dhe legjislacionit tjetër me zbatim të
përgjithshëm në administratën publike.

SEKSIONI 2
INSPEKTIMI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Neni 62
Inspektimi për mbrojtjen e mjedisit
1. Inspektimi për mbrojtjen e mjedisit, përveç sa parashikohet në pikën 2 të këtij neni, kryhet nga
inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, në vijim “Inspektorati”. Organizimi dhe
funksionimi i inspektoratit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin
nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ka këto funksione:
a) siguron kontrollin shtetëror të mbrojtjes së mjedisit siç parashikohet në këtë ligj dhe në
legjislacionin e posaçëm në fuqi;
b) siguron përmbushjen e kushteve të lejes përkatëse të mjedisit, në përputhje me dispozitat e
këtij ligji dhe të ligjit për lejet e mjedisit;
c) përgatit programet vjetore të inspektimit dhe për sigurimin e zbatimit të tyre;
ç) siguron informimin për publikun për çështjet mjedisore, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
d)siguron informimin për publikun për procesin e vendimmarrjes për çështjet e mjedisit, në përputhje
me dispozitat e këtij ligji;
dh) siguron zbatimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
e)kryen kontrollin për zbatimin e detyrave, të shoqëruara me hetimin e zonave të ndotura apo
potencialisht të ndotura, si dhe të detyrave e të programit për rehabilitimin e zonës së ndotur. Inspektori
I mjedisit mund të kryejë edhe detyra të tjera, të përcaktuara në ligje të tjera të posaçme, që kanë të
bëjnë me mbrojtjen e mjedisit;
ë) çdo funksion tjetër të përcaktuar në ligje të tjera të posaçme, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e
mjedisit.
2. Inspektimi për zbatimin e këtij ligji, për sa i përket tregtimit të produkteve, lëndëve të para,
substancave kimike dhe paketimit të kimikateve, si dhe etiketimit të produkteve dhe informacionit që
përmban paketimi, lidhur me ndikimet në mjedis, kryhet nga strukturat inspektuese përkatëse, sipas
legjislacionit të posaçëm.
3. Funksionet e inspektimit ushtrohen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe ligjit për inspektimin
Neni 63
Fusha e inspektimit
Inspektimi për mbrojtjen e mjedisit përfshin:
a) kontrollin dhe nxitjen e përputhjes së veprimtarive me kërkesat e legjislacionit përkatës;
b) monitorimin e ndikimit të veprimtarive mbi mjedisin për të përcaktuar nëse kërkohen
veprime të mëtejshme, duke përfshirë shfuqizimin e lejes përkatëse të mjedisit, për të siguruar
përputhjen me legjislacionin përkatës;
c) kontrollin e përmbushjes të standardeve të cilësisë së mjedisit;
ç) verifikimin dhe vlerësimin e çdo raporti të paraqitur nga operatori i veprimtarisë;
d) kontrollin dhe promovimin e përputhjes me kërkesat e lejes përkatëse të mjedisit;
dh) verifikimin dhe vlerësimin e monitorimit të përputhjes së bërë nga operatori i veprimtarisë;
e) vlerësimin e operacioneve të kryera në veprimtarinë e dhënë;
ë) kontrollin e mjediseve dhe të pajisjeve përkatëse, duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e tyre;
f) kontrollin dhe vlerësimin e masave për menaxhimin e mjedisit nga ana e veprimtarisë;
g) kontrollin e dokumenteve të mbajtura nga operatori i veprimtarisë;
gj) kontrollin dhe nxitjen e përputhshmërisë me marrëveshjet vullnetare.

Neni 64
Detyrimi për të siguruar përputhshmërinë
1. Inspektorati ka për detyrë të ndërmarrë çdo veprim që, në bazë të këtij ligji, mund të jetë i
nevojshëm për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e kushteve të lejes përkatëse të mjedisit.
2. Inspektorati ka për detyrë të ndërmarrë çdo veprim që, në bazë të këtij ligji, mund të jetë i
nevojshëm për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e përcaktuara në dispozitat e legjislacionit për
ndërtimet, për veprimtaritë e planifikuara, për të cilat nevojitet kryerja e vlerësimit të ndikimit në
mjedis.

Neni 65
Njoftimet për përputhshmërinë
1. Inspektorati, në rast se vlerëson se operatori ka shkelur, po shkel apo ka gjasa të shkelë
kushtet e lejes përkatëse të mjedisit, i dërgon atij njoftimin për përputhshmërinë, një kopje e të cilit i
dërgohet autoritetit publik, që ka dhënë lejen për ushtrimin e veprimtarisë
2. Njoftimi për përputhshmërinë bëhet me shkrim dhe:
a) përshkruan çështjet që përbëjnë shkelje apo ato që tregojnë se ka gjasa që të ndodhë shkelja;
b) përshkruan hapat që merren nga operatori për të korrigjuar shkeljen apo për të korrigjuar
çështjet që tregojnë se ka gjasa që të ndodhë shkelja;
c) përcakton periudhën kohore kur merren këta hapa.
3. Njoftimi për përputhshmërinë mund të përfshijë hapat që merren për të përmbushur kushtet e lejes
përkatëse të mjedisit gjatë ndërtimit dhe ushtrimit të veprimtarisë, si dhe hapat për korrigjimin e
efekteve të ndotjes së shkaktuar nga shkelja.

Neni 66
Njoftimet për pezullimin
1. Inspektorati, në rast se është i mendimit që ndërtimi apo kryerja e një veprimtarie ose
ndërtimi, apo kryerja e saj në një mënyrë të caktuar përbën rrezik të mundshëm për ndotje serioze të
mjedisit, ai i dërgon njoftimin për pezullimin e asaj veprimtarie pronarit të sendit apo operatorit të
veprimtarisë, sipas rastit. Një kopje e njoftimit për pezullim i dërgohet autoritetit publik, që ka
dhënë lejen për ushtrimin e veprimtarisë.
2. Njoftimi për pezullimin bëhet me shkrim dhe në të:
a) përcaktohet rreziku i mundshëm që ka lidhje me ndërtimin apo kryerjen e veprimtarisë;
b) përcaktohen hapat që merren për ta shmangur atë rrezik;
c) përcaktohet periudha kohore kur merren këta hapa;
ç) deklarohet që leja përkatëse e mjedisit apo pjesë të veçanta të saj nuk janë më të vlefshme, derisa
të hiqet ky njoftim.
3. Leja përkatëse e mjedisit nuk është më, plotësisht apo pjesërisht, e vlefshme, siç është
përcaktuar në njoftimin për pezullimin, në çastin që pronari i sendit apo operatori e ka marrë këtë
njoftim.
4. Inspektorati mund ta revokojë njoftimin për pezullimin në çdo kohë në rast se ai vlerëson që
janë marrë hapat e kërkuar nga ky njoftim për shmangien e rrezikut të mundshëm për ndotje serioze të
mjedisit.
5. Masa administrative e njoftimit për pezullimin e veprimtarisë, sipas këtij neni, është masë
urgjente dhe mund të jepet krahas masave të tjera të nevojshme, në përputhje me ligjin për inspektimin

SEKSIONI 3
DISPOZITA TË TJERA INSTITUCIONALE

Neni 67
Fondi i mjedisit
1. Për të mbështetur dhe për të nxitur veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit krijohet Fondi i
Mjedisit.
2. Këshilli i Ministrave miraton rregullat për burimin e të ardhurave, mënyrën e
funksionimit dhe të përdorimit të Fondit të Mjedisit.

Neni 68
Licencimi i veprimtarive me ndikim në mjedis
Veprimtaritë me ndikim në mjedis, të përcaktuara në këtë ligj, licencohen sipas ligjit nr. 10 081, datë
23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” dhe përfshihen në fushën III
të shtojcës së tij.

KREU XI
KUNDËRVAJTJET

Neni 69
Kundërvajtjet
1. Shkeljet e mëposhtme të këtij ligji, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje
administrative dhe dënohen si më poshtë:
a) mosdhënia e informacionit për shkarkimin dhe transferimin e ndotësve nga operatori, sipas
përcaktimit të nenit 32 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 lekë deri në 500 000
lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
b) mospërmbushja e kërkesave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe
përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e
produkteve dhe të pajisjeve që përmbajnë këto substanca, sipas përcaktimit të nenit 35 të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 lekë deri në 500 000 lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për
qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
c) mospërmbushja e kërkesave për lëshimin e qëllimshëm në mjedis të Organizmave të
Modifikuar Gjenetikisht, për qëllime të tjera, përveç hedhjes së tyre në treg si produkte që synojnë
mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, sipas përcaktimit të nenit 36 të këtij ligji, dënohet me
gjobë në vlerën nga 300 000 lekë deri në 500 000 lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës
për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
ç) mospërmbushja e kërkesave për ndalimin e prodhimit, të importit, hedhjes në treg dhe të
përdorimit, për reduktimin e shkarkimeve, minimizimin dhe eliminimin e ndotësve organikë të
qëndrueshëm, sipas përcaktimit të nenit 37 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000
lekë deri në 1 000 000 lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri
në plotësimin e detyrimit;
d)mospërmbushja e kërkesave për shkarkimin e erërave të pakëndshme nga veprimtaritë e reja dhe
ekzistuese, sipas përcaktimit të nenit 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 lekë
deri në 500 000 lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në
plotësimin e detyrimit;
dh) mosplotësimi nga personi i autorizuar, që kryen monitorimin e mjedisit, sa më shumë të jetë e
mundur, i kërkesave për minimizimin e ndërhyrjes mbi përdorimin e tokës dhe mosplotësimi, pas
kryerjes së veprimtarisë, sa më shumë të jetë e mundur, i kërkesave për rikthimin e tokës në gjendjen
e saj të mëparshme, sipas përcaktimit të nenit 43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500
000 lekë deri në 1 000 000 lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri
në plotësimin e detyrimit;
e)mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për mundësinë e një kërcënimi të drejtpërdrejtë
për një dëm të tillë nga operatori, sipas përcaktimit të pikës 6 të nenit 50 të këtij ligji, si dhe
mosmarrja e masave të nevojshme për të parandaluar shkaktimin e dëmit në mjedis, pavarësisht nga
detyrimi i tij për marrjen e masave parandaluese të dëmit në mjedis, sipas përcaktimit të pikës 6 të
nenit 50 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 lekë deri në 2 000 000 lekë;
ë) mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga operatori se me gjithë masat e marra në
përputhje me përcaktimin e bërë në pikën 6 të nenit 50 të këtij ligji, kërcënimi i drejtpërdrejtë i dëmit
në mjedis nuk është shmangur, sipas përcaktimit të bërë në pikën 7 të nenit 50 të këtij ligji,
pavarësisht nga detyrimi i tij për të siguruar paraprakisht fondet për kompensimin e një dëmi të
mundshëm ndaj mjedisit apo për eliminimin e një kërcënimi të pashmangshëm për dëme në mjedis,
sipas përcaktimit të nenit 53 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 lekë deri në 2 000
000 lekë;
f)mospërmbushja e kërkesave të pikës 8 të nenit 50 të këtij ligji, nga operatori, pavarësisht nga detyrimi
i tij për të rikthyer mjedisin në gjendjen e mëparshme, rehabilitimin e mjedisit, kompensimin e dëmit të
shkaktuar apo për të marrë masa të tjera të përcaktuara në këtë ligj, dënohet me gjobë në vlerën nga 1
000 000 lekë deri në 2 000 000 lekë;
g)përdorimi i ekoetiketës nga zotëruesi i saj edhe pas heqjes së saj nga ministria, sipas përcaktimit të
pikës 4 të nenit 55 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 lekë deri në 500 000 lekë;
gj) mosplotësimi nga operatori i kërkesave të përcaktuara në njoftimin e përputhshmërisë, brenda afatit
të përcaktuar në të, sipas përcaktimit të nenit 65 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000
lekë deri në 500 000 lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në
korrigjimin e mospërputhjes;
h) mosplotësimi nga pronari i sendit apo operatori i veprimtarisë i kërkesave të përcaktuara në
njoftimin e pezullimit, brenda afatit të përcaktuar në të, sipas përcaktimit të nenit 66 të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 lekë deri në 1 000 000 lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për
qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit.
2. Të drejtën e gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 69 të këtij ligji, e ka
inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit. Krahas dënimit kryesor me gjobë, inspektori ka të
drejtë të vendosë edhe dënimin plotësues të sekuestrimit të pajisjes, me të cilën, sipas tij, është kryer
kundërvajtja e parashikuar në këtë ligj.
3. Pavarësisht nga dënimi i parashikuar në shkronjat “k” dhe “l” të pikës 1 të këtij neni,
ministri, me propozimin e inspektoratit, mund të pezullojë apo të revokojë lejen përkatëse të mjedisit
për të gjithë veprimtarinë apo pjesë të saj dhe për këtë njofton Qendrën Kombëtare të Licencimit.
4. Në rastin e kundërvajtjeve serioze në këtë ligj, apo kur personi nuk ka paguar gjobën e
vendosur sipas këtij ligji, inspektorati ka të drejtë të vërë nën sekuestrim pronën, me të cilën është kryer
kundërvajtja.
5. Inspektorati mund të ndërmarrë sanksionet e parashikuara në këtë nen në çdo kohë, por jo më
vonë se dy vite kalendarike nga data e nxjerrjes së vendimit për kundërvajtjen administrative, sikurse
parashikohet dhe në nenin 46 të ligjit nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.
6. Inspektori shqyrton, merr vendimin përfundimtar dhe bën dokumentimin e tij në përputhje
me ligjin për inspektimin.
7. Gjoba paguhet brenda periudhës së përcaktuar në nenin 30 të ligjit nr.10 279, datë 20.5.2010
“Për kundërvajtjet administrative”.
8. Ministri, me propozimin e inspektoratit, në rastet kur gjoba nuk është paguar brenda afatit të
përcaktuar në pikën 7 të këtij neni, pezullon lejen përkatëse mjedisore deri në pagesën e gjobës.
9. Subjekti, ndaj të cilit merret masa e pezullimit apo revokimit të lejes së mjedisit, ka të
drejtën e ankimit tek titullari i strukturës përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi.
10. Procedurat e ekzekutimit të gjobave bëhen në përputhje me ligjin nr.10 279, datë 20.5.2010
“Për kundërvajtjet administrative”.
11. Zbatimi i kundërvajtjeve administrative nuk e shmang subjektin përkatës nga detyrime të
tjera të përcaktuara në këtë ligj, si dhe nga përgjegjësia civile për dëmin e shkaktuar, në përputhje me
legjislacionin në fuqi.

KREU XII
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 70
Propozimi i akteve nënligjore
1. Ministri propozon aktet nënligjore, që miratohen nga Këshilli i Ministrave në zbatim të këtij
ligji.
2. Këshilli i Ministrave dhe/apo ministri miratojnë aktet nënligjore, sipas përcaktimit dhe në
zbatim të këtij ligji, brenda një periudhe 2-vjeçare nga hyrja në fuqi e tij.

Neni 71
Aktet nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 21 pika 4,
26 pika 2, 27 pika 4, 31 pika 5, 32 pika 4, 35, 36 pika 3, 37 pika 2, 39 pika 2, 41 pika 2, 42 pika 2, 45
pika 3, 47 pika 2, 49, 50 pika 3, 53 pika 2, 55 pika 6, 56 pika 2, 57 pika 2, 59 pika 4, 61 pika 1 dhe
67 pika 2 të këtij ligji.
2. Ngarkohet ministri të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 50 pika 4 të këtij ligji.

Neni 72
Vazhdimi i efekteve juridike për aktet nënligjore
1. Vendimi nr.860, datë 20.12.2006, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e planit
kombëtar të veprimit për heqjen nga përdorimi dhe eliminimin e ndotësve organikë, të qëndrueshëm”,
miratuar në zbatim të nenit 8 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar,
do të vazhdojë të ketë efekt dhe do të referohet si në zbatim të nenit 37 të këtij ligji.
2. Vendimi nr.847, datë 29.11.2007, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strategjisë
ndërsektoriale të mjedisit”, miratuar në zbatim të nenit 9 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për
mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, do të vazhdojë të ketë efekt dhe do të referohet si në zbatim të
nenit 21 të këtijligji.
3. Vendimi nr. 543, datë 23.6.2005, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së
pajisjeve, që përdorin lëndë ozonholluese, të cilat ndalohen të prodhohen e të importohen, si dhe
rregullat e procedurat e zëvendësimit të lëndëve ozonholluese në pajisjet ekzistuese”, miratuar në
zbatim të nenit 17 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, do të
vazhdojë të ketë efekt dhe do të referohet si në zbatim të nenit 35 të këtij ligji.
4. Vendimi nr.1189, datë 18.11.2009, i Këshillit të Ministrave “Për rregullat dhe procedurat për
hartimin dhe zbatimin e programit kombëtar të monitorimit të mjedisit”, miratuar në zbatim të nenit 53
të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, do të vazhdojë të ketë efekt
dhe do të referohet si në zbatim të nenit 41 të këtij ligji.

Neni 73
Shfuqizime
1. Ligji nr. 8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar, shfuqizohet me
hyrjen në fuqi të këtij ligji, me përjashtim sa parashikohet në pikat 2 deri në 7 të këtij neni.
2. Pa rënë ndesh me nenin 24 të këtij ligji, dispozitat e kreut IV dhe neni 35 i ligjit nr.8934, datë
5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, vazhdojnë të kenë efekt për sa i takon Vlerësimit
Strategjik Mjedisor deri në çastin e shfuqizimit të tyre me ligj të posaçëm.
3. Pa rënë ndesh me nenin 25 të këtij ligji, dispozitat e kreut IV dhe neni 35 i ligjit nr.8934, datë
5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, vazhdojnë të kenë efekt për sa i takon vlerësimit të
ndikimit në mjedis deri në çastin e shfuqizimit të tyre me ligj të posaçëm.
4. Pa rënë ndesh me nenin 29 të këtij ligji, nenet 34, 36-46 dhe 51/1 të ligjit nr.8934, datë
5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, për lejen, autorizimin dhe pëlqimin mjedisor,
vazhdojnë të kenë efekt deri në çastin e shfuqizimit të tyre me ligj të posaçëm.
5. Pa rënë ndesh me nenin 30 të këtij ligji, neni 49 i ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për
mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, për parandalimin e aksidenteve industriale, vazhdon të ketë efekt
deri në çastin e shfuqizimit të tij me ligj të posaçëm.
6. Pa rënë ndesh me nenin 33 të këtij ligji, nenet 20-24 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për
mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, për menaxhimin e mbetjeve, vazhdojnë të kenë efekt deri në çastin
e shfuqizimit të tyre me ligj të posaçëm.
7. Pa rënë ndesh me nenin 34 të këtij ligji, nenet 20 dhe 23 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për
mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, për importimin dhe transitin e lëndëve të rrezikshme, vazhdojnë të
kenë efekt deri në çastin e shfuqizimit të tyre me ligj të posaçëm.

Neni 74
Dispozita kalimtare
Funksionet e dhëna nga ky ligj Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe, në mënyrë të veçantë, ato të
përcaktuara në nenin 60 të tij të kryhen nga ministria, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të
Mjedisit, për një periudhë jo më të gjatë se tre vjet nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 75
Ky ligj hyn në fuqi 18 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.7033, datë 29.6.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
LIGJ
Nr.9115, date 24.7.2003

PER TRAJTIMIN MJEDISOR TE UJERAVE TE NDOTURA

I azhurnuar me:
- LigjinNr.10448, datë14.07.2011
- LigjinNr.34/2013, datë14.02.2013

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qellim te mbroje mjedisin dhe shëndetin e njeriut nga ndikimet negative te ujerave te
ndotura, duke përcaktuar rregullat e trajtimit mjedisor te tyre, si dhe detyrimet e shkarkuesve te
ujerave te ndotura.

Neni 2
Objekti
Objekt i zbatimit te këtij ligji janë:
a) ujerat e ndotura urbane;
b) ujerat e ndotura industriale, sipas degëve te veçanta te industrisë;
c) ujerat nga kullimi i tokave bujqësore;
ç) ujerat e ndotura te çdo lloji.

Neni 3
Përkufizime
Ne kuptim te këtij ligji, termat e mëposhtëm kane këtë kuptim:
1. "Ujerat e ndotura urbane" janë ujerat e përdorura qe shkarkohen nga banesat dhe
veprimtaritë e caktuara industriale, te cilat përmbajnë lende te tretura dhe lende ne pezulli.
2. "Ujerat e ndotura shtëpiake" janë ujerat e përdorura te çdo lloji, me përbërje organike, te
degradueshme, lende minerare ne forme te tretur ose ne pezulli, te shkarkuara nga instalimet
hidraulike te çdo lloji.
3. "Ujerat e ndotura industriale" janë ujerat e përdorura nga veprimtaritë tregtare dhe industriale.
4. "Mjedis pritës" përfaqëson zonat e shkarkimit te ujerave te përdorura.
5. " Aglomerat -zone urbane intensive" është një zone ku popullsia dhe veprimtaria
ekonomike ka një përqendrim te tille, i cili bën te nevojshëm qe shkarkimet e lëngëta urbane te
grumbullohen dhe te sistemohen ne një pike te vetme shkarkimi ose te futen ne një impiant trajtimi.
6. "Sistemi kolektor" është sistem kanalizimesh, unik ose i ndare, qe grumbullon dhe
sistemon shkarkimet e ujerave te ndotura urbane dhe industriale.
7. "Njëvlerës për popullsinë" është ndotja mesatare e derdhjes për banore ne dite, qe ka 90
gr/dite lende ne pezulli, 60 gr/dite lende organike, 15 gr/dite azot amoniakal dhe 4 gr/dite fosfor.
8. "Trajtim parësor" është trajtimi i ujerave te përdorura, nëpërmjet procesit fizik me ane te
dekantimit parësor, qe mënjanon 60 për qind te lendes ne pezulli dhe 20 për qind te NBO5.
9. "Trajtim dytësor" është trajtimi i ujerave te ndotura nëpërmjet procesit biologjik, me shtrat
bakterial, basen ajrimi, llum aktiv, duke u shoqëruar, ne raste te veçanta, me trajtim tretës
(dekantim/filtrim), për realizimin e denitrifikimit dhe defosfatimit.
10. "Trajtim i përshtatshëm" është trajtimi i ujerave te ndotura urbane, nëpërmjet një procesi te
dhënë, nga i cili rezulton qe shkarkimet e lëngëta ne ujerat pritëse nuk dëmtojnë cilësitë e këtyre
ujerave, ne përputhje me ligjin.
11. "Llum" është mbetja e ngurte dhe gjysme e ngurte, qe përftohet gjate proceseve te
trajtimit te ujerave te ndotura.
12. "Eutrofikim" është pasurimi i një ekosistemi ujor me lende ushqyese, veçanërisht, me përbërës
azoti dhe fosfori dhe me prodhimtari te larte biologjike, duke shkaktuar një rritje te vrullshme te
algave dhe formave te larta te jetës bimore, te shoqëruara me ndryshime te cilësisë se ujit.
13. "Estuar" është zona kalimtare e ujerave sipërfaqësore ne grykëderdhjen e lumit ne det.
14. "Ujera bregdetare" janë ujerat jashtë vijës se ujerave te ulëta ose ujerat jashtë kufijve te
estuarit.
15. "Nevoja biologjike për oksigjen NBO5" është sasia e oksigjenit te konsumuar gjate 5
ditëve nga bakteret aerobe ne prani te ajrit. Ajo përfaqëson ndotjen organike te biodegradueshme.
16. "Zona te ndjeshme" janë zonat qe përfshihen ne liqenet natyrore me ujë te ëmbël; ujerat e ëmbla
sipërfaqësore, te destinuara për nxjerrjen e ujit te pijshëm; grykëderdhjet, estuaret dhe ujerat
bregdetare, te cilat janë përcaktuar si eutrofike, ose vlerësohen te mundshme për t'u bere te tilla.
17. "Zonat me pak te ndjeshme" janë zonat qe përfshihen: ne gjiret e hapura, grykat dhe ujerat e
tjera bregdetare me një shkëmbim te kënaqshëm te ujerave dhe qe nuk janë subjekt ndaj eutrofikimit
ose shterimit te oksigjenit, ose vlerësohen te vështira për t'u bere eutrofike, si pasoje e shkarkimeve
te ujerave te ndotura.
18. "Monitorimi" është grumbullimi, vlerësimi dhe përgjithësimi i te dhënave mjedisore me ane te
vëzhgimit te vazhdueshëm ose periodik te një grupi treguesish mjedisore, cilësore dhe sasiore, qe
karakterizojnë përbërësit e mjedisit dhe ndryshimet e tyre nga ndikimi i faktorëve natyrore ose
njerëzore.

Neni 4
Detyrat e organeve shtetërore
1. Ministria e Mjedisit, agjencitë rajonale dhe Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit,
krahas organeve te ngarkuara me ligj për administrimin e rezervave ujore, ndihmojnë funksionimin
e procesit te trajtimit mjedisor te ujerave te ndotura dhe kontrollojnë zbatimin e tij ne te gjitha
nivelet.
2. Organet shtetërore, qendrore e vendore, secili ne linjën e vet, bashkëpunojnë me Ministrinë e
Mjedisit për:
a) përcaktimin e teknikave, teknologjive dhe metodave me te mira te mundshme për trajtimin
mjedisor te ujerave te ndotura dhe te përdorura, ne përputhje me llojin e natyrën e tyre;
b) hartimin e planeve për trajtimin mjedisor te ujerave te ndotura ne mënyre te integruar, si
pjese e planeve te menaxhimit te baseneve ujëmbledhëse përkatëse;
c) krijimin e kuadrit ligjor bashkëkohor, për trajtimin mjedisor te ujerave te ndotura dhe te
përdorura;
ç) përsosjen e rrjetit institucional përgjegjës;
d) sigurimin dhe përdorimin e frytshëm te mjeteve te nevojshme financiare;
dh) kontrollin e vazhdueshëm te veprimtarive, qe shkaktojnë ndotje te ujerave, si dhe te subjekteve
qe angazhohen ne trajtimin dhe pastrimin e tyre.

KREU II
PARANDALIMI I NDOTJES SE UJIT DHE PAKESIMI I UJERAVE TE NDOTURA

Neni 5
Synimet e trajtimit mjedisor te ujerave te ndotura
Procesi i trajtimit ,mjedisor te ujerave te ndotura synon:
a) uljen e prodhimit te ujerave te ndotura nga veprimtaritë prodhuese dhe te ngarkesës
ndotëse ne to;
b) përdorimin e teknikave dhe metodave me te mira te mundshme, te bazuara ne kritere
mjedisore, te miratuara me një akt normativ;
c) masat mbrojtëse, teknike e teknologjike, domosdoshmerisht te zbatueshme, qe prej
përdoruesit te tij;
ç) shkurtimin e kohës se ekspozimit te tyre ne mjedis;
d) trajtimin e ujerave te ndotura ne një faze te mëparshme, qe te mas pengoje përpunimin
dhe përdorimin e mëtejshëm te ujerave te ndotura;
dh) pakësimin sa me shume te lëvizjes se lire te ujerave te ndotura dhe trajtimin sa me pranë
burimit dhe ne impiantin me e afërt;
e) parandalimin e ndotjes se mjedisit prej ujerave te ndotura dhe kufizimin e ndikimit kur ajo
ndodh;
ë) dëmshpërblimin për ndotjen dhe rehabilitimin e mjedisit te dëmtuar qe kane shkaktuar personat
fizike ose juridike, me shkarkimin e ndotësve ne ujera tej normave te lejuara.

Neni 6
Detyrime te personave fizike dhe juridike, veprimtaritë e te cilëve shkarkojnë ujera te
ndotura
1. Personal fizike e juridike, veprimtaria e te cilëve shkarkon ujera te ndotura, detyrohen te
marrin masat qe:
a) te ulin ne vijimësi sasinë e ujerave te përdorura, qe shkarkojnë ne mjedisin pritës;
b) te pakësojnë shkallen e ndotjes se ujerave qe shkarkojnë, sidomos te ndotjeve me lende e
mbetje te rrezikshme;
c) te administrojnë dhe te trajtojnë ujerat e ndotura nëpërmjet:
i) ndërtimit dhe funksionimit te sistemit te kanalizimeve te brendshme;
ii) ndërtimit dhe funksionimit te impiantit te trajtimit, ne përputhje me kërkesat e veçanta,
sipas degës se industrisë, se cilës i përket veprimtaria;
iii) ndërtimit dhe funksionimit te rrjetit te kanalizimeve, për largimin e ujerave te ndotura
urbane dhe te shkarkimeve industriale deri ne kolektor;
iv) nxitjes se ripërdorimit te dobishëm te ujerave te trajtuara;
v) trajtimit te llumrave dhe te lendeve te ngurta, qe dalin nga impiantet e trajtimit, sipas
kërkesave dhe kushteve te vendosura ne lejen mjedisore;
vi) zbatimit te normave te lejuara te shkarkimeve te lëngëta dhe te metodave e teknologjive
bashkëkohore te trajtimit te ujerave te ndotura.
2. Për plotësimin e këtyre detyrimeve, personi fizik ose juridik, veprimtaria e te cilit shkarkon ujera
te ndotura, harton programin e masave teknike, teknologjike e organizative te trajtimit te tyre, i cili
kontrollohet nga Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, organi qe e ka licencuar
veprimtarinë dhe nga organet e qeverisjes vendore te zonës.

Neni 7
Detyrimet e trajtuesve te ujerave te ndotura
1. Personat fizike dhe juridike, publike dhe private, vendas ose te huaj, qe marrin përsipër
trajtimin dhe pastrimin e ujerave te ndotura, sigurojnë:
a) zbatimin e kërkesave teknike, metodike dhe organizative për trajtimin dhe pastrimin e
ujerave te ndotura;
b) zbatimin e kushteve dhe te kërkesave, te përcaktuara ne lejen mjedisore;
c) shkarkimin e ujerave te trajtuara ne mjedisin pritës vetëm kur atë janë brenda normave te
lejuara;
ç) trajnimin e stafit qe merret me impiantet dhe instalimet e trajtimit e te pastrimit te ujerave
te ndotura;
d) hartimin dhe administrimin e dokumentacionit, ku pasqyrohen te gjitha veprimet e proceset qe
kryhen për trajtimin dhe pastrimin e ujerave te ndotura;
dh) mbajtjen e regjistrave te veçante, sipas ndarjes dhe klasifikimit te ujerave te ndotura, për
sasinë, përmbajtjen dhe pastrimin e këtyre ujerave;
e) trajtimin e llumrave dhe te lendeve te ngurta, qe dalin nga pastrimi i ujerave, sipas kërkesave te
administrimit te mbetjeve te ngurta;
ë) lehtësimin e kontrollit te inspektoreve;
f) kontratat me personat fizike dhe juridike, publike dhe private, vendas ose te huaj,
veprimtaritë e te cilëve krijojnë ujera te ndotura, duke përcaktuar me hollësi detyrimet përkatëse.
2. Trajtuesit e ujerave te ndotura janë përgjegjës për demet qe shkaktojnë ne shëndet dhe ne mjedis.
Ata janë te detyruar te dëmshpërblejnë për ndotjen dhe te rehabilitojnë mjedisin me shpenzimet e
veta. Rregullat dhe procedurat për vlerësimin e demit dhe rehabilitimin e mjedisit përcaktohen me
udhëzim te Ministrit te Mjedisit.

KREU III
TRAJTIMI I UJERAVE TE NDOTURA SIPAS LLOJIT
Neni 8
Trajtimi i ujerave te ndotura industriale
1. Çdo subjekt, veprimtaria e te cilit krijon ujera te ndotura industriale, i trajton atë ne
përputhje me veçoritë e degëve te industrisë.
2. Trajtimi i ujerave te ndotura industriale është një proces ku përfshihen:
a) trajtimi paraprak nga veprimtaria qe i krijon;
b) trajtimi nga personat fizike dhe juridike, qe marrin përsipër pastrimin e tyre, nëpërmjet
vendosjes dhe vënies ne funksionim te impianteve te trajtimit;
c) ndalimi i ripërdorimit te ujerave industriale te trajtuara;
ç) ndalimi i përdorimit te llumrave te mbetura pas procesit te pastrimit te tyre;
d) depozitimi përfundimtar i mbetjeve te ngurta ne vende te caktuara.
3. Ne përfundim te trajtimit, sipas degëve te industrisë, ujerat e përdorura, kur janë brenda
normave te lejuara te purifikimit, shkarkohen vetëm ne ujera sipërfaqësore rrjedhëse.
4. Shkarkimet e lejuara për çdo njësi prodhuese ose objekt (projekt) industrial, parashikohen qe ne
fazën projektuese dhe pasqyrohen ne raportin e Vlerësimit te Ndikimit ne Mjedis (VNM), te
paraqitur nga propozuesi.

Neni 9
Shkarkimet e lëngëta ne zonat industriale
1. Ne zonat industriale, për trajtimin e shkarkimeve te lëngëta, ndërtohen disa impiante, ne
përputhje me kapacitetet dhe veçoritë e degëve te ndryshme te industrisë qe veprojnë ne atë zone
(impiante te precipitimit kimik, për te trajtuar mbetjet e metaleve toksike, impiante te trajtimit
biologjik, për te trajtuar mbetjet organike).
2. Llumrat dhe pezullite te trajtohen për t'u minimizuar dhe, nëse ka prani te metaleve toksike, ato te
zhduken me metoda te përshtatshme.

Neni 10
Shkarkimet e lëngëta te një procesi te çfarëdollojshëm
Shkarkimet e lëngëta, si rezultat i filtrimeve te venddepozitimeve te mbetjeve te ngurta, nga
veprimtaritë bujqësore ose nga një proces tjetër i çfarëdollojshëm, nuk duhet te kalojnë nivelet e
normave te lejuara te shkarkimeve te lëngëta te një procesi çfarëdo.

Neni 11
Trajtimi mjedisor i ujerave te ndotura urbane
1. Shkarkimet urbane i nënshtrohen trajtimit mjedisor paraprak, i cili përfshin:
a) ndërtimin e infrastrukturës se nevojshme për lëvizjen e ujerave te ndotura nga banesat drejt rrjetit
te kanalizimeve urbane;
b) ndërtimin dhe funksionimin e rrjetit te kanalizimeve te shkarkimeve te lëngëta, ne zonat urbane
dhe rurale, duke respektuar kriteret e mbrojtjes se mjedisit. Këshilli i Ministrave miraton kriteret
mjedisore te ndërtimit dhe te funksionimit te sistemit te kanalizimeve, me propozimin e Ministrit te
Mjedisit, Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe te Turizmit dhe Ministrit te Shëndetësisë;
c) ne rastet kur rrjeti i kanalizimit nuk mund te ndërtohet, vendosen sisteme te tjera, qe
garantojnë mbrojtjen e mjedisit;
ç) trajtimin e tyre te ndare nga shkarkimet e tjera te lëngëta;
d) ndërtimin dhe funksionimin e impianteve te trajtimit te tyre para shkarkimit ne ujerat
sipërfaqësore;
dh) shkallen e trajtimit te tyre, e cila duhet te jete ne lidhje te ngushte me veçoritë e mjedisit
pritës, ku ujerat e trajtuara urbane shkarkohen përfundimisht.
2. Kërkesat e pikës 1 te këtij neni janë te detyrueshme si për zonat urbane intensive dhe për
ato jointensive.
3. Zonat turistike ekzistuese dhe ato me zhvillim te pritshëm te turizmit pajisen me sistem
kolektor (kanalizimesh) te shkarkimeve te lëngëta urbane.
4. Për shkarkimet e lëngëta urbane zbatohen normat kufi te lejuara.

Neni 12
Trajtimi i ujerave te ndotura urbane
Shkarkimet e lëngëta urbane i nënshtrohen një trajtimi te rrepte, veç trajtimit parësor e dytësor dhe,
ne raste te veçanta, edhe trajtimit purifikues përkatës.

Neni 13
Trajtimi i ujerave te ndotura urbane ne zonat me pak te ndjeshme
1. Shkarkimet e lëngëta urbane ne zonat me pak te ndjeshme u nënshtrohen procedurave te
trajtimit parësor, me kusht qe te mos këtë rritje te ndikimeve negative ne mjedisin pritës.
2. Nëse Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit vëren se ka dhe vazhdon te këtë
ndikime negative ne mjedisin
pritës, urdhëron trajtimin dytësor te shkarkimeve te lëngëta urbane.

Neni 14
Identifikimi dhe miratimi i zonave
1. Identifikimi i zonave te ndjeshme dhe me pak te ndjeshme behet jo me rralle se një here
ne 4 vjet.
2. Miratimi i zonave te ndjeshme dhe me pak te ndjeshme behet me vendim te Këshillit te
Ministrave, me propozimin e Ministrit te Mjedisit dhe Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe te
Turizmit.

Neni 15
Shkarkimet ne zonat malore
Shkarkimet e lëngëta urbane ne zonat malore, për arsye te temperaturave te ulëta, ku është i vështirë
te zbatohet impianti i trajtimit biologjik, i nënshtrohen trajtimit fiziko-kimik, me kusht qe te mos
rriten ndikimet negative ne mjedis.

Neni 16
Normat e lejuara te shkarkimeve te lëngëta
1. Ne normat e lejuara te shkarkimeve te lëngëta përfshihen:
a) normat e lejuara te shkarkimeve industriale;
b) normat e lejuara te shkarkimeve te zonave industriale;
c) normat e lejuara te shkarkimeve te një procesi çfarëdo;
ç) normat e lejuara te shkarkimeve urbane.
2. Normat e lejuara te shkarkimeve te lëngëta miratohen me vendim te Këshillit te
Ministrave, me propozimin e Ministrit te Mjedisit dhe te ministrave përkatës.

Neni 17
Rehabilitimi i mjedisit pritës
Kur Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit vëren tejkalime te normave te lejuara te
shkarkimeve te lëngëta ne mjedisin pritës, urdhëron ndërprerjen e shkarkimeve te mëtejshme, deri
ne rehabilitimin e mjedisit te ndotur dhe respektimin e normave.

KREU IV
LEJA MJEDISORE

Neni 18
(shfuqizuar)

Neni 19
Përjashtimi nga tarifa
Personat fizike dhe juridike, qe realizojnë trajtimin e ujerave te ndotura, përjashtohen nga tarifa e
shërbimit për pajisjen me leje mjedisore.

KREU V
MONITORIMI

Neni 20
1. Personat fizike dhe juridike, veprimtaritë e te cilëve shkarkojnë ujera te ndotura, si dhe ata qe
kane marre përsipër trajtimin e shkarkimeve te lëngëta urbane, shtëpiake, industriale dhe te çfarëdo
procesi, organizojnë dhe realizojnë, me shpenzimet e veta, monitorimin e këtyre veprimtarive.
2. Për realizimin e monitorimit, personat fizike dhe juridike specializojnë punonjës te tyre ose
kontraktojnë me institute te specializuara, te angazhuara ne realizimin e Programit Kombëtar te
Monitorimit.
3. Monitorimit i nënshtrohen te gjitha fazat e trajtimit te shkarkimeve te lëngëta, përfshirë
dhe mjediset pritëse.
4. Monitorimi i veprimtarisë vetjake realizohet ne përputhje me kërkesat e Programit Kombëtar te
Monitorimit, si dhe ne baze te programit individual te monitorimit, te cilin personi fizik ose juridik
e paraqet bashke me kërkesën për t'u pajisur me leje mjedisore.
5. Programi individual përfshin:
a) përcaktimin e metodave bashkëkohore ne përputhje me veçoritë e shkarkimeve te lëngëta; b)
përcaktimin e frekuencës se matjeve dhe te pikave te marrjes se mostrave, ne përputhje me
madhësinë e impiantit te trajtimit dhe veçoritë e mjedisit pritës.

KREU VI
KONTROLLI

Neni 21
1. Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, organi qe ka licencuar veprimtarinë,
Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit dhe inspektorati bashkiak ushtrojnë kontrolle për
respektimin e normave te shkarkimeve te lëngëta.
2.Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit kontrollon zbatimin e rregullave dhe te
kërkesave për trajtimin
mjedisor te ujerave te ndotura dhe kushtet e vendosura ne lejen mjedisore.

KREU VII
SANKSIONET

Neni 22
Veprime te ndaluara
Ne territorin e Republikës se Shqipërisë ndalohen:
a) shkarkimi ne toke ose ne ujera sipërfaqësore i ujerave te ndotura përtej limiteve, qe
përcaktojnë normat e lejuara për shkarkimet e lëngëta;
b) trajtimi dhe pastrimi i ujerave te ndotura jashtë vendeve te përcaktuara për këtë qellim;
c) trajtimi dhe pastrimi i ujerave te ndotura nga personat fizike e juridike, te palicencuar për
këto veprimtari;
ç) trajtimi dhe pastrimi i ujerave te ndotura me teknika dhe teknologji te papërshtatshme dhe
te pamiratuara me një akt normativ;
d) përzierja me ujera sipërfaqësore i shkarkimeve te lëngëta te venddepozitimeve te mbetjeve
te ngurta, si dhe te dampave;
dh) përdorimi i ujerave te ndotura për çdo qellim ose veprimtari.

Neni 23
Kundërvajtjet administrative
1. Kur shkeljet e kërkesave te këtij ligji përbejnë vepër penale, sipas kreut "Vepra penale
kundër mjedisit" te Kodit Penal, Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit bën kallëzim
për ndjekje penale.
2. Shkeljet e kërkesave te këtij ligji, kur nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje
administrative, për rastet si me poshtë:
a) ushtrimi, pa leje mjedisore, i veprimtarive me shkarkime te lëngëta ne mjedis, si dhe i
veprimtarive për trajtimin dhe pastrimin e ujerave te ndotura;
b) mosrespektimi i kushteve dhe kërkesave te vendosura ne lejet mjedisore për administrimin
mjedisor te ujerave te ndotura e te përdorura;
c) moskryerja e trajtimit parësor te shkarkimeve te lëngëta nga veprimtaritë qe shkarkojnë
ujera te ndotura;
ç) shkarkimet e pakontrolluara te ujerave te ndotura, kur nuk ka sisteme kanalizimesh brenda
territorit te veprimtarisë, kur nuk ka sisteme te tilla nga veprimtaria deri ne kolektor ose kur këto
sisteme nuk funksionojnë;
d) mosinstalimi dhe mosvënia ne pune e impianteve te trajtimit te shkarkimeve te lëngëta, brenda
veprimtarisë qe shkarkon ujera te ndotura, si dhe ne veprimtaritë qe kane marre përsipër trajtimin
dhe pastrimin e këtyre ujerave;
dh) shkelja e kërkesave dhe e rregullave për funksionimin e impianteve dhe te instalimeve
për trajtimin dhe pastrimin e ujerave te ndotura;
e) mosmbajtja e regjistrit te shkarkimeve te lëngëta;
ë) moskryerja e procesit te monitorimit;
f) mosdhënia e informacionit dhe mospublikimi i te dhënave te monitorimit;
g) mosvënia ne dijeni e popullatës për ndotjen e ujerave, për rreziqet e mundshme ne shëndet dhe
për masat mbrojtëse qe duhen marre ne rastet e shkarkimeve tej normave te lejuara.

Neni 24
Dënimet dhe masat urgjente
1. Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 23 të këtij ligji, inspektorati që mbulon
fushën e mbrojtjes së mjedisit jep dënim kryesor me gjobë si më poshtë:
a) Për shkronjat “e”, “ë”, “f” dhe “g” nga 100 000 deri në 300 000 lekë;
b) Për shkronjat “a”, “b”, “e” dhe “dh” nga 300 000 deri në 500 000 lekë;
c) Për shkronjat “ç” dhe “d” nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë.
2.Krahas dënimit me gjobë, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit mund të vendosë
edhe dënimin plotësues të mbylljes së përkohshme ose të përhershme të veprimtarisë, në varësi të
ndotjes dhe dëmtimit të shkaktuar.
3. Shqyrtimi dhe marrja përfundimtare e vendimit bëhen në përputhje me ligjin nr. 10 433,
datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
Sipas nevojave të rastit, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin, inspektorati merr masa
urgjente

Neni 25
Ankimi
Kundër vendimit të inspektoratit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.

Neni 26
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te neneve 11 pika 1 shkronja
"b", 14 pika 2 dhe 16 pika 2 te këtij ligji, brenda 3 muajve pas miratimit te tyre nga Kuvendi.
2. Ngarkohet Ministri i Mjedisit te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te pikës 2 te nenit 7 te këtij
ligji brenda 3 muajve pas miratimit te tyre nga Kuvendi.

Neni 27
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3941, date 19.8.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred


Moisiu
LIGJ
Nr. 9587, datë 20.7.2006

PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT


I azhurnuar me:
- Ligj Nr.37/2013, datë14.02.2013
- Ligj Nr.68/2014, datë :03.07.2014

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi
Ky ligj synon:
1. Të sigurojë mbrojtjen dhe ruajtjen e diversitetit biologjik.
2. Të rregullojë përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të diversitetit biologjik, nëpërmjet
integrimit të elementeve kryesore të biodiversitetit në strategjitë, planet, programet dhe
vendimmarrjet e të gjitha niveleve.
3. Të sigurojë ngritjen e rrjetit për ruajtjen e habitateve natyrore dhe florës e faunës së egër në
territorin e Republikës së Shqipërisë.
4. Të përcaktojë masa për të mbajtur ose rivendosur në një status të favorshëm ruajtjeje habitatet
natyrore dhe llojet e faunës së egër të Shqipërisë dhe me interes për Komunitetin Europian.
Të sigurojë që masat e ndërmarra, në zbatim të këtij ligji, të marrin në konsideratë kërkesat
ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe karakteristikat rajonale

Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohet:
1."Biodiversitet (diversitet biologjik) ose larmi biologjike" është shumëllojshmëria e organizmave
të gjallë të të gjitha llojeve, duke përfshirë, ndër të tjera, ekosistemet tokësore, detare dhe
ekosistemet e tjera ujore, si dhe komplekset ekologjike, ku ato bëjnë pjesë. Ky term përfshin
shumëllojshmërinë brenda dhe ndërmjet llojeve dhe shumëllojshmërinë e ekosistemeve.
2. "Bioteknologji" është çdo zbatim teknologjik, që përdor sistemet biologjike, organizmat e gjallë
apo derivatet e tyre, për të prodhuar a modifikuar produkte ose procese për përdorim të veçantë.
3."Bioteknologji moderne" është zbatimi i teknikave in vitro të acidit nukleik, duke përfshirë acidin
dezoksiribonukleik (ADN) dhe injektimin e drejtpërdrejtë të acidit nukleik në qelizë apo organele
ose i shkrirjes së qelizave përtej familjes taksonomike, që tejkalon barrierat e riprodhimit fiziologjik
apo të rikombinimit dhe që nuk janë teknika të përdorura në kryqëzimet dhe përzgjedhjen
tradicionale.
4."Burime gjenetike" janë materiale gjenetike, me vlerë aktuale apo potenciale.
5."Ekosistem" është një kompleks dinamik, i përbërë nga komitete të bimëve, kafshëve e
mikroorganizmave, si dhe mjedisi jo i gjallë, të cilat ndërveprojnë ndërmjet tyre si një njësi
funksionale.
6. "Gjenom" është tërësia e materialit gjenetik, që gjendet në një organizëm të gjallë.
7. "Habitat" është mjedisi i disa individëve, bimorë ose shtazorë, i popullatave ose i bashkësive të
tyre.
8. "Introduktim i qëllimshëm" është futja në një mjedis e një lloji të huaj apo e një organizmi
gjenetikisht të modifikuar, që kryhet dhe/ose përfshin një lëvizje të qëllimshme, të kryer nga
njerëzit. Për llojet e huaja, kjo përfshin një lëvizje të qëllimshme të një lloji jashtë shtrirjes së vet
natyrore dhe potencialit të përhapjes.
9. "Introduktim i paqëllimshëm" është futja e paqëllimshme e një lloji të huaj ose e një organizmi të
modifikuar gjenetikisht, që i përdor njerëzit apo sistemet e shpërndarjes së njeriut si vektorë për
përhapje. Për llojet e huaja, introduktimi i paqëllimshëm është jashtë potencialit të përhapjes.
10. "Kampion mjedisor" janë mostrat e ujit, të tokës, ajrit apo materialeve të tjera fizike.
11. "Ligatina" janë sipërfaqet kënetore, moçalore, turbishte apo sipërfaqet ujore, natyrore ose
artificiale, të përhershme ose të përkohshme, me ujë të fjetur ose të rrjedhshëm, të ëmbël, të kripur,
përfshirë dhe sipërfaqet e ujërave detare, thellësia e të cilave, në zbaticë, nuk i kalon 6 metrat.
Ligatinat përcaktohen nga komunitetet e tyre biologjike dhe nga karakteristikat e tyre hidrologjike
dhe që, në varësi të situatës, nga karakteristikat e tyre gjeografike, të tilla si tipi i tokës.
12. "Leje mjedisi” janë përkatësisht lejet e mjedisit të tipit A, B ose C, sipas kuptimit të dhënë në
ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar
13. "Lista e kuqe" është renditja e llojeve sipas rrezikut të prekjes nga zhdukja, në mbështetje të
klasifikimit të përpunuar nga Qendra Botërore e Ruajtjes së Natyrës.
14. "Lloj ose specie" është një njësi taksonomike, ku bëjnë pjesë bimë, kafshë ose mikroorganizma
taksonë më të ulët ose popullatat e tyre.
15. "Lloj i huaj" është një kafshë, bimë apo mikroorganizëm, që ndodhet jashtë shtrirjes natyrore
dhe potencialit të përhapjes dhe përfshin çdo pjesë ose gamet, që mund të mbijetojë dhe të
riprodhohet.
16. "Lloj i huaj invaziv" është një lloj i huaj, që zë vend në ekosisteme, habitate ose peizazhe, a që
vepron si një faktor ndryshimi dhe kërcënon mjedisin, shëndetin e njeriut ose zhvillimin e
qëndrueshëm.
17. "Material gjenetik" është çdo material nga një organizëm i gjallë ose jo i gjallë, që përmban
njësitë funksionale të trashëgimisë.
18. "Molekulë biologjike" është tërësia e lëndëve, të thjeshta e të përbëra, organike, që janë pjesë
përbërëse e gjallesave, ku përfshihen proteinat, acidet nukleike, karbohidratet dhe yndyrat.
19. "Organizëm i gjallë" është çdo entitet biologjik, i aftë të transferojë apo shumëzojë materialin
gjenetik, ku përfshihen edhe organizmat sterilë dhe viruset.
20. "Organizma gjenetikisht të modifikuar (OMGJ)" është çdo organizëm i gjallë, që zotëron një
ndërthurje të re të materialit gjenetik, që përftohet nëpërmjet përdorimit të bioteknologjisë moderne.
21. "Peizazh" është një hapësirë siç perceptohet nga njerëzit, karakteri i së cilës është rezultat i
veprimit dhe i ndërveprimit të faktorëve natyrorë dhe/ose njerëzorë.
22. "Përbërës të larmisë biologjike" janë ekosistemet, organizmat e gjallë ose pjesë të tyre, burimet
gjenetike a çdo përbërës tjetër biotik i ekosistemeve me përdorim ose vlerë aktuale apo potenciale
për njerëzimin.
23. "Përdorim" është zotërimi, tregtimi i çdo lloji, i formave jetësore ose i pjesëve a derivateve të tij
dhe përpjekjet për t'u përfshirë në veprime të tilla.
24. "Përdorim i qëndrueshëm" është përdorimi i përbërësve të biodiversitetit në një mënyrë dhe një
ritëm, që nuk çon në zvogëlimin afatgjatë të biodiversitetit, duke mirëmbajtur potencialin e tij, për
të plotësuar nevojat dhe aspiratat e brezave të sotëm dhe të ardhshëm.
25. "Raca dhe varietete të rëndësishme për ushqim dhe bujqësi" janë racat e kafshëve e varietetet e
bimëve të vendit dhe burimet gjenetike të lidhura me to, që përdoren për ushqim, bujqësi dhe
mjedise të tjera prodhuese.
26. "Ruajtje ex-situ" janë masat menaxhuese, të nevojshme për ruajtjen e llojeve dhe të burimeve të
tyre gjenetike shoqëruese, jashtë ekosistemeve apo habitateve të tyre natyrore. Për racat e varietetet
autoktone, të rëndësishme për ushqim dhe bujqësi, kuptohet ruajtja jashtë mjediseve të prodhimit,
ku ato kanë zhvilluar karakteristikat e tyre dalluese.
27. "Ruajtje in-situ" janë masat menaxhuese, të nevojshme për të ruajtur ekosistemet dhe habitatet e
për të mirëmbajtur ose për të restauruar popullatat e llojeve, që mund të jetojnë në habitatet e tyre.
Për racat dhe varietetet autoktone, të rëndësishme për ushqim dhe bujqësi, kuptohet ruajtja brenda
mjediseve të prodhimit, ku ato kanë zhvilluar karakteristikat e tyre dalluese.
28. "Status ruajtjeje i një ekosistemi, habitati apo peizazhi" është tërësia e ndikimeve, që veprojnë
në një ekosistem, habitat apo peizazh dhe llojet tipike, që mund të ndikojnë në shpërndarjen,
strukturën, funksionet natyrore dhe mbijetesën afatgjatë të llojeve tipike.
29. "Status ruajtjeje i një lloji" është tërësia e ndikimeve, që veprojnë në llojet e interesuara, që
mund të ndikojnë në shpërndarjen dhe prurjen afatgjatë të popullatave të veta.
30. "Statusi i favorshëm i ruajtjes së një ekosistemi, habitati apo peizazhi" është kur:
a) shtrirja natyrore dhe sipërfaqet, që mbulon brenda kësaj shtrirjeje, janë të qëndrueshme ose në
rritje;
b) strukturat dhe funksionet e veçanta, të cilat janë të nevojshme për mirëmbajtjen e vet afatgjatë,
janë të pranishme dhe mund të vazhdojnë të ekzistojnë në të ardhmen e afërt;
c) llojet e tij tipike kanë një status ruajtjeje të favorshëm.
31. "Statusi i favorshëm i ruajtjes së një lloji" është kur:
a) të dhënat e dinamikës së popullatës për një lloj të interesuar tregojnë, se ai mbetet për një kohë
afatgjatë një përbërës, i vlefshëm dhe i aftë i habitateve të veta natyrore;
b) shtrirja natyrore e llojeve nuk është zvogëluar dhe as nuk ka mundësi të zvogëlohet në të
ardhmen e afërt;
c) është dhe ndoshta do të vazhdojë të jetë një habitat i mjaftueshëm, nga madhësia, për të mbajtur
popullatat për një afat kohor të gjatë.
32. "Statusi i pafavorshëm i ruajtjeve" është:
a) për llojin, kur nuk plotësohet çdonjëri prej kushteve të parashikuara në pikën 31 të këtij neni;
b) për ekosistemet, habitatet dhe peizazhet, kur nuk plotësohet çdonjëri prej kushteve të
parashikuara në pikën 30 të këtij neni.
33."Shfrytëzim" është gjuajtja, vrasja, dëmtimi, kapja, mbledhja, vjelja, çrrënjosja, shkulja, prerja,
shkatërrimi, përpunimi, ballcamimi, transporti, konsumimi, tregtimi ose largimi i një lloji, i formave
të tij jetësore, pjesëve apo derivateve të veta, si dhe orvatjet për t'u angazhuar në këto veprime.
34. "Shtrirje natyrore" është mjedisi, që një lloj zë në mënyrë natyrore, si në të kaluarën dhe në të
tashmen.
35. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin.
36.“Ministër” është ministri përgjegjës për mjedisin.”.
37. (shfuqizuar)
38. "Rrjeti përfaqësues i zonave të mbrojtura" është sipas kuptimit të dhënë në pikën 17 të nenit 3 të
ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura".
39. "Informacion ekzistues" janë të dhënat për biodiversitetin, që janë të disponueshme nga publiku
dhe të botuara në dokumentet zyrtare.
40. "Informacion i ri" janë të dhënat për biodiversitetin, që nuk janë botuar ose shpërndarë zyrtarisht
dhe që vlerësohen nga specialistët si risi shkencore.
41. "Përdorime ose shfrytëzime të mëparshme" janë përdorime ose shfrytëzime të lejuara përpara
hyrjes në fuqi të këtij ligji, të cilat mund të përdoren edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit.
42. "Përdorime ose shfrytëzime të reja" janë përdorime ose shfrytëzime, që lejohen pas hyrjes në
fuqi të ligjit.
43. “Njësitë e qeverisjes vendore” kanë të njëjtin kuptim të dhënë sipas ligjit nr. 8652, datë
31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar.
44. “Natura 2000” është rrjeti ekologjik i zonave të mbrojtura, i ngritur për të siguruar mbijetesën
e habitateve dhe llojeve më me vlerë të Europës.
45. “Zona me interes për komunitetin” është zona, e cila, në rajonet biogjeografike ose në rajonet të
cilave u përket, kontribuon dukshëm në ruajtjen ose rivendosjen në një status të favorshëm ruajtjeje të
një tipi habitati natyror ose lloji, që mund të kontribuojë dukshëm në lidhje me rrjetin “Natura
2000”, dhe/ose kontribuon dukshëm në ruajtjen e diversitetit biologjik brenda rajonit biogjeografik
ose rajoneve në fjalë.
46. “Zonë e veçantë ruajtjeje” ka të njëjtin kuptim të dhënë sipas ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002,
“Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
47.“Zonë veçanërisht e mbrojtur” është zona ku shpendët e egër klasifikohen si të rrallë e të
cenueshëm (vulnerabël) dhe, si rregull, u përkasin llojeve migratore që janë strikte të mbrojtura

Neni 3
Fus ha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet:
a) për të gjitha sipërfaqet gjeografike, tokësore, ujore dhe detare të Republikës së Shqipërisë, pronë
shtetërore apo private veçanërisht në rrjetin përfaqësues të zonave të mbrojtura të Shqipërisë;
b) për të gjithë përbërësit e diversitetit biologjik, që gjenden në mjediset e përmendura në shkronjën
"a" të pikës 1 të këtij neni.
c) nga organet shtetërore, që veprojnë në kuadër të këtij ligji apo të ligjeve të tjera të kësaj fushe,
nga personat fizikë dhe juridikë, publikë e privatë, vendas dhe të huaj, veprimtaritë e të cilëve kanë
ndikim në biodiversitet, si dhe nga organizatat shoqërore dhe nga publiku.
2. Materiali gjenetik dhe organizmat gjenetikisht të modifikuar (OMGJ-të) nuk janë objekt i këtij
ligji.

KREU II
INSTITUCIONET PËR RUAJTJEN DHE MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT

Neni 4
Institucionet shtetërore
1. Republika e Shqipërisë, për mbrojtjen dhe ruajtjen e larmisë biologjike:
a) ushtron të drejtat sovrane për përbërësit e diversitetit biologjik, që gjenden në sipërfaqet e veta
tokësore, ujore dhe detare;
b) përdor përbërësit e diversitetit biologjik në mënyrë të qëndrueshme për brezat e sotëm dhe të
ardhshëm;
c) siguron që veprimtaritë brenda juridiksionit të vet nuk dëmtojnë biodiversitetin tej kufijve
shtetërorë dhe në territoret e shteteve të tjera.
2. Republika e Shqipërisë bashkëpunon me shtete dhe organizata ndërkombëtare për ruajtjen e
diversitetit biologjik dhe për përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të tij, veçanërisht për:
a) përbërësit e përbashkët ose ndërkufitarë të diversitetit biologjik;
b) ndikimet ndërkufitare të veprimtarive, që ushtrohen në territorin e saj;
c) përballimin e situatave emergjente;
ç) përmbushjen e detyrimeve, që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilat ajo është palë.

Neni 5
Ministria përgjegjëse për mjedisin
Ministria është institucioni qendror përgjegjës për ruajtjen e biodiversitetit dhe për përdorimin e
qëndrueshëm të përbërësve të tij, në nivel kombëtar dhe vendor.

Neni 6
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave është autoriteti drejtues dhe
përgjegjës për të siguruar ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të racave dhe të varieteteve
autoktone, të rëndësishme për ushqim dhe bujqësi.

Neni 7
Organe të tjera
Organet shtetërore, qendrore dhe vendore, që sipas ligjeve të veçanta administrojnë burime natyrore
përbërëse të biodiversitetit, e mbrojnë atë, duke vepruar në kuadër të këtij funksioni.

KREU III
INSTRUMENTET E PLANIFIKIMIT TË BIODIVERSITETIT

Neni 8
Strategjia dhe plani i veprimit të biodiversitetit
1.Për mbrojtjen e biodiversitetit hartohet strategjia kombëtare dhe plani i veprimit të biodiversitetit,
kërkesat e të cilëve zbatohen nga organet shtetërore dhe personat fizikë e juridikë. Ky dokument
miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit.
2.Kërkesat e strategjisë dhe të planit të veprimit të biodiversitetit harmonizohen me këtë ligj e me
ligje të tjera të mbrojtjes së mjedisit, si dhe ndihmojnë në zbatimin e tyre.
3.Strategjia e biodiversitetit rinovohet çdo 10 vjet.
4.Ministria drejton punën për hartimin dhe rinovimin e strategjisë dhe të planit të veprimit të
biodiversitetit, duke siguruar pjesëmarrjen e të gjitha grupeve të interesuara, të organeve shtetërore,
qendrore dhe vendore, komunitetit shkencor dhe shoqërisë civile.
5.Përparësitë dhe kërkesat e përcaktuara në strategjinë dhe në planin e veprimit të biodiversitetit të
përfshihen në strategjitë, planet, programet sektoriale dhe në vendimmarrjet e organeve shtetërore,
në nivel kombëtar dhe vendor.

Neni 9
Rrjeti i inventarizimit dhe i monitorimit të biodiversitetit
1. Për ruajtjen e biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të tij ngrihet rrjeti i
inventarizimit dhe i monitorimit të biodiversitetit, si burim kryesor informacioni për të mbështetur
vendimmarrjet në të gjitha nivelet.
2. Kriteret dhe procedurat për ngritjen e këtij rrjeti, mënyra e funksionimit dhe detyrat e tij, si dhe
organet e institucionet, që ngarkohen me ngritjen dhe administrimin e tij, miratohen me vendim të
Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit.

Neni 10
Planifikimi për emergjencat
Ministria, në bashkëpunim me strukturat e tjera shtetërore, të ngarkuara për emergjencat natyrore:
a) harton plane dhe procedura veprimi për menaxhimin e rasteve të papritura nga veprimtaritë
njerëzore ose nga ndodhitë natyrore, që mund të kërcënojnë biodiversitetin, brenda territorit të
Republikës së Shqipërisë ose në zonat ndërkufitare;
b) njofton shtetet potencialisht të rrezikuara dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse në rastet e
rrezikut ose të dëmtimit, të shpejtë ose të rëndë, të biodiversitetit dhe bashkëpunon me to për të
parandaluar apo zvogëluar kërcënimet e shfaqura.
Neni 11
Ndikimet ndërkufitare
Kur ndikimet negative rrezikojnë diversitetin biologjik të një shteti fqinj, ministria njofton,
shkëmben të dhën a dhe këshillohet me shtetin e interesuar, si dhe vlerëson kërkesat e tij përpara se
të japë lejen mjedisore.

KREU IV
RUAJTJA E EKOSISTEMEVE, HABITATEVE DHE PEIZAZHEVE, QË NDODHEN
JASHTË RRJETIT PËRFAQËSUES TË ZONAVE TË MBROJTURA

Neni 12
Ruajtja
1. Ekosistemet, habitatet dhe peizazhet ruhen edhe kur ndodhen jashtë rrjetit përfaqësues të zonave
të mbrojtura, pronë publike apo private.
2. Ruajtja e ekosistemeve, habitateve dhe peizazheve, që ndodhen jashtë rrjetit përfaqësues të
zonave të mbrojtura, përfshin:
a) ekosistemet, habitatet dhe peizazhet e mbrojtura;
b) ekosistemet, habitatet dhe peizazhet veçanërisht të mbrojtura;
c) ekosistemet, habitatet dhe peizazhet e degraduara.

Neni 13
Identifikimi
1. Kategoritë e përgjithshme të ekosistemeve, habitateve dhe peizazheve të mbrojtura përfshijnë
ligatinat dhe zonat e tjera me ndjeshmëri të lartë mjedisore, që identifikohen për të marrë një status
të përshtatshëm ruajtjeje.
2. Në ekosistemet, habitatet dhe peizazhet veçanërisht të mbrojtura përfshihen ato:
a) me status ruajtjeje të pafavorshëm;
b) me diversitet të lartë e numër të madh llojesh, endemike apo të egra;
c) që popullohen nga llojet veçanërisht të mbrojtura;
ç) që kërkohen e përdoren nga llojet shtegtare;
d) që janë të rëndësishme për vetitë natyrore, shkencore, kulturore apo social-ekonomike;
dh) që janë përfaqësuese unike apo të lidhura me proceset kyçe të zhvillimit ose me procese të tjera
biologjike;
e) të shpallura si të tilla në bazë të instrumenteve ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë
është palë.
3. Në ekosistemet, habitatet dhe peizazhet e degraduara përfshihen ato, të cilat janë të ndotura, të
mbishfrytëzuara dhe të shkatërruara, modifikimi i të cilave ka ulur, në mënyrë të ndjeshme, aftësinë
e funksioneve dhe të proceseve të tyre, si dhe aftësinë për të mbajtur popullata autoktone, të afta për
të jetuar.
4. Ekosistemet, habitatet dhe peizazhet individuale, që kërkojnë mbrojtje të veçantë, identifikohen
me qëllim që t'u sigurohet statusi i favorshëm i ruajtjes, ndërsa ato të degraduara identifikohen me
qëllim që të rehabilitohen dhe të kthehen në gjendje natyrore.
5. Identifikimi bëhet duke u mbështetur në të dhënat e reja dhe ato ekzistuese, në strategjinë dhe
planin e veprimit të biodiversitetit, në rrjetin e inventarizimit e të monitorimit të diversitetit
biologjik dhe në burimet ndërkombëtare të të dhënave.
6. Për ekosistemet, habitatet dhe peizazhet e mbrojtura apo veçanërisht të mbrojtura, si dhe për ato
të degraduara, ministria harton dhe mban regjistrat kombëtarë përkatës.
7. Ministri miraton formatin, kërkesat për regjistrim, çregjistrim dhe kriteret e përdorimit të
regjistrave.
8. Ministria merr masa për mbrojtjen dhe menaxhimin e këtyre zonave, përpara regjistrimit në
regjistër dhe përpara zbatimit të planit të menaxhimit e të veprimit për to.
Neni 14
Përdorimet e mëparshme
Veprimtaritë apo përdorimet e mëparshme të një ekosistemi, habitati apo peizazhi do të vazhdojnë
të ushtrohen edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ministria dhe organet e tjera, të përcaktuara me
ligj për administrimin e tyre, marrin masa për të siguruar se këto veprimtari apo përdorime janë në
përputhje me statusin e favorshëm të ruajtjes, që kanë ose që mund të rimarrin ekosistemet, habitatet
e peizazhet, duke iu nënshtruar procedurave të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe pajisjes me leje
mjedisore.

Neni 15
Veprimtari ose përdorime të reja
Veprimtaritë ose përdorimet e reja në ekosisteme, habitate dhe peizazhe të mbrojtura mund të
ushtrohen vetëm pasi t'u jenë nënshtruar procedurave të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe të jenë
pajisur me leje mjedisore.

Neni 16
Masat e menaxhimit
l. Brenda 7 vjetëve nga miratimi i këtij ligji, ministria dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe
Mbrojtjes së Konsumatorit, në bashkëpunim me organe të tjera shtetërore dhe vendore, me
organizatat jofitimprurëse mjedisore dhe me persona juridikë dhe fizikë, hartojnë planet e
menaxhimit dhe planet e veprimit, për të mbajtur apo rivendosur statusin e favorshëm të ruajtjes së
ekosistemeve, habitateve a peizazheve të mbrojtura, të ekosistemeve, habitateve apo peizazheve
veçanërisht të mbrojtura, si dhe të atyre të degraduara, të cilat miratohen nga ministri dhe Ministri i
Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
1/1. Kriteret minimale për planet e menaxhimit tëekosistemeve, habitateve dhe që ndodhen jashtë rrjetit
përfaqësues të zonave të mbrojtura përcaktohen me udhëzim të ministrit
2. Objektivat dhe kërkesat e planeve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni integrohen në strategji,
plane, programe dhe në vendimmarrje, në nivel kombëtar dhe vendor, jo më vonë se dy vjet pas
miratimit të tyre.

Neni 17
Mbrojtja dhe menaxhimi vullnetar
Pronarët privatë ose grupe të tjera të interesuara mund të hyjnë në marrëveshje me organin shtetëror
përkatës për të mbrojtur dhe menaxhuar një pronë, me ndihmën teknike, financiare dhe organizative
të shtetit, për të mbajtur apo për t'i kthyer ekosistemit, habitatit a peizazhit statusin e favorshëm të
ruajtjes.

KREU IV/I
MENAXHIMI DHE MBROJTJA E TIPAVE TËHABITATEVE NATYRORE,
KAFSHËVE,PËRFSHIRË SHPENDËT E EGËR, SI DHE LLOJETE BIMËVE ME INTERES
PËR KOMUNITETIN

Neni 17/1
Ruajtja e habitateve natyrore dhe habitateve të llojeve
1. Zona të veçanta të ruajtjes, të cilat përfshijnë zonat me habitat natyror, habitatet e llojeve dhe
zonat e veçanta të mbrojtura për shpendët e egër, që do të kontribojnë në krijimin e rrjetit ekologjik
koherent europian, përveç atyre të parashikuara në ligjin nr. 8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e
mbrojtura” të ndryshuar, përcaktohen në përputhje me përcaktimet e nenit 17/4, shkronjat “a”, “b”
dhe “d”, të këtij ligji.
2. Rrjeti ekologjik bashkëkohor “Natura 2000” i zonave të veçanta të ruajtjes dhe zonave të
veçanta të mbrojtura ngrihet në bazë të dispozitave të ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e
mbrojtura”, të ndryshuar, dhe të këtij ligji.

Neni 17/2
Përcaktimi dhe menaxhimi i habitateve natyrore dhe habitateve të llojeve
1. Ministria përzgjedh një listë të zonave me interes për komunitetin, duke identifikuar dukuritë e
tipave të habitateve dhe llojet, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 17/4, të këtij ligji, në çdo rajon
përkatës biogjeografik, me qëllim propozimin Komisionit Europian të listës së zonave, të cilat
strehojnë këta tipa habitatesh dhe llojesh. Lista kombëtare e zonave me interes për komunitetin, së
bashku me një përshkrim të tipareve karakteristike të zonave specifike, përgatitet në përputhje me
dokumentacionin dhe kërkesat e përcaktuara për çdo zonë, sipas shtojcës 1, të vendimit nr. 897, datë
21.12.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për përcaktimin e zonave të
veçanta të ruajtjes”.
2. Ministria mbikëqyr statusin e ruajtjes së habitateve natyrore dhe të llojeve, referuar në shkronjën
“c”, të nenit 17/4, duke i kushtuar vëmendje të veçantë habitateve natyrore prioritare, llojeve
prioritare, si dhe nxit kërkimet e punën shkencore, me qëllim arritjen e objektivave.
3. Ministria krijon sistemin e monitorimit për kapjen e rastësishme dhe vrasjen e llojeve, referuar në
shkronjën “c”, të nenit 17/4, kryen kërkime të mëtejshme ose merr masa për ruajtjen siç kërkohet, duke
shmangur ndikimin negativ të dukshëm për llojet në fjalë.
4. Masat, përfshirë mbikëqyrjen e vazhdueshme, për të siguruar që marrja në gjendje të egër dhe/ose
shfrytëzimi i llojeve, referuar në shkronjën “ç”, të nenit 17/4, të jetëobjekt i masave menaxhuese dhe në
përputhje me mbajtjen e statusit të favorshëm të ruajtjes së tyre përcaktohen me udhëzim të ministrit.
5. Lista e zonave të veçanta të mbrojtura, duke identifikuar zonat përkatëse, për të siguruar mbrojtjen e
llojeve kombëtare, në përputhje me shkronjën “d”, të nenit 17/4, të këtij ligji, përcaktohet me urdhër të
ministrit.

Neni 17/3
Masat shoqëruese
Ministria:
a)merr të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme për të shmangur dëmtimin dhe/ose shqetësimin e
habitateve natyrore, habitateve të llojeve në zonat e veçanta të ruajtjes, si dhe të shpendëve të egër në
zonat e veçanta të ruajtjes;
b)harton marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet përkatësendërkombëtare,përfshirëorganizatat
jofitimprurëse, për të siguruar zbatimin efektiv të këtij kreu;
c)siguron që informacioni i transmetuar nga njësitë e qeverisjes vendore për statusin e ruajtjes së natyrës
të shqyrtohet në mënyrën e duhur;
ç) siguron që procedurat për përcaktimin e zonave të veçanta të ruajtjes të jenë të thjeshta dhe të shpejta,
me qëllim nxitjen e krijimit të zonave të mbrojtura;
d)siguron, në përputhje me legjislacionin në fuqi, se çdo palë e përfshirë në çështjet për natyrën të
kontribuojë në ruajtjen dhe rivendosjen e statusit, duke kryer, sipas rastit, edhe procedurat ligjore për
kompesim për shkaktim dëmi.

Neni 17/4
Listat e llojeve të habitateve natyrore, bimëve, kafshëve dhe shpendëve
Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton:
a) listën e llojeve të habitateve natyrore me interes për komunitetin, ruajtja e të cilave kërkon
përcaktimin e zonave të veçanta të ruajtjes;
b) listën e llojeve të bimëve dhe kafshëve me interes për komunitetin, ruajtja e të cilave kërkon
përcaktimin e zonave të veçanta të ruajtjes;
c) listën e llojeve të bimëve dhe kafshëve me interes për komunitetin në nevojë për mbrojtje strikte;
ç) listën e llojeve të bimëve dhe kafshëve me interes për komunitetin, marrja e të cilave në gjendje të egër
dhe shfrytëzimi mund të jetë objekt i masave menaxhuese;
d)parimet e identifikimit të llojeve që do të jenë objekt kërkimesh për mbrojtjen dhe menaxhimin e
shpendëve të egër.

Neni 17/5
Raportimi
1.Në kuadër të rrjetit ekologjik “Natura 2000”, ministria përgatit, në çdo 6 vjet, raportin për zbatimin e
masave të marra, sipas dispozitave të këtij kreu. Ky raport përfshin veçanërisht masat ruajtëse, referuar në
nenet 17/2 dhe 17/3, të këtij ligji, një vlerësim të ndikimit të tyre për ruajtjen e statusit të llojeve të
habitateve natyrore, të përmendura në shkronjën “a”, dhe të llojeve të bimëve e kafshëve, sipas
shkronjës “b”, të nenit 17/4, si dhe rezultatet kryesore të mbikëqyrjes, referuar në pikën 4, të nenit 17/2.
Ky raport bëhet i disponueshëm për publikun.
2.Formati që do të përdoret për hartimin e raportit, përcaktohet me urdhër të ministrit.”.

KREU V
MASAT MBROJTËSE PËR LLOJET (SPECIET) TOKËSORE, UJORE DHE DETARE

Neni 18
Fusha e veprimit
Llojet në këtë kre nuk përfshijnë racat dhe varietetet e rëndësishme për ushqim dhe bujqësi, llojet e
huaja dhe llojet e huaja invazive.

Neni 19
Ruajtja dhe përdorimi
1. Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i llojeve dhe habitateve të tyre është pjesë e politikave,
planeve, programeve dhe vendimmarrjes shtetërore, në nivel kombëtar dhe vendor.
2. Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i llojeve dhe habitateve të tyre kushtëzohet nga mbajtja apo
rivendosja e statusit të favorshëm të ruajtjes për llojin në habitatin e vet.
3. Organet shtetërore, personat juridikë, publikë dhe privatë dhe personat fizikë marrin masa dhe
shmangin dëmtimet e panevojshme të llojeve dhe habitateve të tyre, brenda dhe jashtë zonave të
mbrojtura.
4. Ruajtja e llojeve përfshin llojet e mbrojtura dhe llojet veçanërisht të mbrojtura.

Neni 20
Statusi i llojeve të mbrojtura
1. Kapja, marrja, mbajtja dhe përdorimi i individëve të llojeve të kafshëve dhe bimëve të mbrojtura
janë të ndaluara, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe.
2. Me propozimin e ministrit, Këshilli i Ministrave miraton, me vendim, listën e llojeve të mbrojtura
të vendit.
3. Llojet e këtij grupi mund t'u nënshtrohen masave menaxhuese dhe përdorimit në gjendje natyrore
të rregulluar në ligj, që do të bëhet në përputhje me statusin e ruajtjes së favorshme. Mbështetur në
të dhënat e marra nga rrjeti i inventarizimit dhe monitorimit të diversitetit biologjik, në masa të tilla
mund të përfshihen:
a) rregullimet, që lidhen me aksesin në prona të caktuara;
b) ndalimi, i përkohshëm ose lokal, i nxjerrjes së llojeve në natyrë dhe shfrytëzimi i popullatave të
caktuara;
c) rregullimi i periudhave dhe/ose metodave të marrjes së llojeve;
ç) zbatimi i rregullave të gjuetisë dhe të peshkimit, të cilat marrin parasysh ruajtjen e këtyre
popullatave;
d) vendosja e një sistemi licencimi për përdorimin e llojeve ose të kuotave të vjeljes;
dh) rregullimi i blerjes, shitjes, ofertës për shitje, mbajtjes për shitje ose transportit për shitje të
llojeve e individëve;
e) kontrolli i shumimit në gjendje jo të lirë të llojeve të kafshëve, si dhe shumimi artificial i llojeve
bimore në kushte të rrepta kontrolli, për pakësimin e marrjes së llojeve nga gjendja e egër;
ë) vlerësimi i efektit të masave të marra.

Neni 21
Shfrytëzime ose përdorime të reja për llojet e mbrojtura
Shfrytëzime apo përdorime të reja të individëve të llojeve të kafshëve dhe bimëve të mbrojtura
lejohen të ushtrohen kur nuk cenojnë statusin e ruajtjes së llojeve të kërcënuara, kur janë miratuar
nga ministri dhe kur janë pajisur me leje mjedisore. Këto përdorime ose shfrytëzime lejohen për:
a) qëllime shkencore apo edukimi;
b) ruajtje ex-situ, për masa përzgjedhëse ose qëllime riintroduktimi;
c) materiale gjenetike;
ç) të mbrojtur diversitetin biologjik;
d) shëndetin, sigurinë dhe qëllime turistike;
dh) masa sanitare apo fitosanitare.

Neni 22
Identifikimi i llojeve veçanërisht të mbrojtura
1. Llojet, që kërkojnë mbrojtje të veçantë, identifikohen me qëllim që t'u ruhet ose t'u jepet statusi i
favorshëm i ruajtjes.
2. Identifikimi bëhet në bazë të të dhënave të reja dhe atyre ekzistuese, të siguruara nga strategjia e
biodiversitetit, plani i veprimit, rrjeti i inventarizimit dhe monitorimit të diversitetit biologjik, si dhe
nga burime të tjera të mundshme.
3. Ministria harton dhe administron regjistrin e llojeve veçanërisht të mbrojtura, ku përfshihen, në
radhë të parë, llojet që:
a) kanë një status ruajtjeje të pafavorshëm;
b) janë endemike;
c) për të cilat ka të dhëna të pamjaftueshme;
ç) janë shpallur veçanërisht të mbrojtura, në bazë të instrumenteve ndërkombëtare, ku Republika e
Shqipërisë është palë.
4. Formati i regjistrit dhe kriteret e përdorimit të tij miratohen me udhëzim të ministrit.
5. Institucionet kërkimore-shkencore hartojnë listën e kuqe, si dokumenti ku pasqyrohet statusi i
ndryshëm i llojeve të rrezikuara në vend. Ky dokument rinovohet çdo 5 vjet dhe miratohet me
urdhër të ministrit.

Neni 23
Statusi i për mbrojtjen e llojeve veçanërisht të mbrojtura
1. Ndalohen të shfrytëzohen ose të përdoren individët e kafshëve dhe të bimëve veçanërisht të
mbrojtura, me përjashtim të rastit kur me ligj parashikohet ndryshe. Këto ndalime zbatohen për të
gjitha fazat e jetës së kafshëve dhe për të gjitha fazat e ciklit biologjik të bimëve.
2. Llojet e bimëve veçanërisht të mbrojtura i nënshtrohen një regjimi të rreptë mbrojtjeje, duke
ndaluar:
a) mbledhjen e qëllimshme, prerjen, shkuljen ose shkatërrimin e këtyre bimëve në zonën e tyre
natyrore, në gjendje të egër;
b) mbajtjen, transportin, shitjen, shkëmbimin ose ofertën për shitje a shkëmbim të këtyre llojeve, të
marra në gjendje të egër.
3. Llojet e kafshëve veçanërisht të mbrojtura i nënshtrohen një regjimi të rreptë mbrojtjeje në zonën
e tyre natyrore të përhapjes, duke ndaluar:
a) të gjitha format e kapjes së qëllimshme ose vrasjen e këtyre llojeve;
b) shqetësimin e qëll imshëm të këtyre llojeve, veçanërisht gjatë periudhës së shumimit, rritjes,
dimërimit dhe shtegtimit;
c) shkatërrimin e qëllimshëm ose marrjen e vezëve të tyre;
ç) dëmtimin ose shkatërrimin e zonave të shumimit ose të vendeve të qëndrimit;
d) mbajtjen, transportin, shitjen, shkëmbimin ose ofertën për shitje a shkëmbim të këtyre llojeve, të
marra në gjendje të egër.

Neni 24
Shfrytëzime ose përdorime të mëparshme për llojet veçanërisht të mbrojtura
1. Ministria dhe organet e tjera, të përcaktuara me ligj për administrimin e llojeve veçanërisht të
mbrojtura, marrin masa për të siguruar që përdorimet ose shfrytëzimet e mëparshme të llojeve
veçanërisht të mbrojtura të jenë në përputhje me statusin e favorshëm të ruajtjes së tyre.
2. Përdorimet ose shfrytëzimet e mëparshme pajisen me leje mjedisore vetëm kur janë në përputhje
me statusin e ruajtjes së llojeve veçanërisht të mbrojtura.

Neni 25
Shfrytëzime ose përdorime të reja për llojet veçanërisht të mbrojtura
1. Shfrytëzimet ose përdorimet e reja të individëve të kafshëve e të bimëve veçanërisht të mbrojtura,
që paraqiten në rastet e përcaktuara në nenin 21 të këtij ligji, pajisen me leje mjedisore nëse:
a) nuk ka alternativa të tjera të kënaqshme;
b) janë në përputhje me statusin e favorshëm të ruajtjes së llojit;
c) nuk bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë;
ç) nuk bien ndesh me objektivat e planit të veprimit të llojit, për llojet me status të pafavorshëm
ruajtjeje.
2. Shfrytëzimi ose përdorimi i rastësishëm i llojeve veçanërisht të mbrojtura është i ndaluar.

Neni 26
Menaxhimi
1. Për llojet veçanërisht të mbrojtura, të regjistruara me status ruajtjeje të pafavorshëm, ministria, në
bashkëpunim me organet shtetërore, qendrore e vendore, institute të specializuara, organizata
jofitimprurëse dhe me persona fizikë e juridikë, harton planet e veprimit për ruajtjen e llojit. Këto
plane miratohen me udhëzim të ministrit.
2. Planet e veprimit për ruajtjen e llojit përfshihen në strategjitë, planet, programet dhe në
vendimmarrjet shtetërore, në nivel kombëtar dhe vendor.
3. Planet e menaxhimit dhe të veprimit për habitatet e llojeve veçanërisht të mbrojtura, me status të
pafavorshëm ruajtjeje, përgatiten si pjesë e planeve të veprimit për ruajtjen e llojit.
3/1. Kriteret minimale për planet e menaxhimit të habitateve të llojeve veçanërisht të mbrojtura
përcaktohen me udhëzim të ministrit
4. Në planet e veprimit përcaktohen hollësisht masat e menaxhimit, për t'i mbajtur llojet në një
status të favorshëm ruajtjeje ose për t'ua dhënë këtë status, kur nuk e kanë.
5. Në hartimin e planeve të veprimit për ruajtjen e llojit, përbën përparësi fakti se sa i kërcënuar
është një lloj, sipas përcaktimit të bërë në nenin 22 të këtij ligji. Hartimi i planeve bëhet sipas
kërkesave të strategjisë dhe planit të veprimit për biodiversitetin, jo më vonë se 5 vjet pas
regjistrimit. Kërkesat për hartimin e planeve të veprimit për ruajtjen e llojit miratohen nga ministri.
6. Ministria, nëpërmjet rrjetit të inventarizimit dhe monitorimit të diversitetit biologjik,
bashkërendon punën për kërkimin, inventarizimin dhe monitorimin e zbatimit të statusit të ruajtjes
së llojeve të regjistruara.
Neni 27
Masa të përkohshme për mbrojtjen dhe menaxhimin
Për llojet veçanërisht të mbrojtura me një status të pafavorshëm ruajtjeje, ministria dhe organet
shtetërore përkatëse marrin masat e domosdoshme paraprake për mbrojtjen dhe menaxhimin para
regjistrimit të tyre në regjistër dhe para hartimit të planeve të veprimit për ruajtjen e llojit.

Neni 28
Masat për mbrojtjen dhe menaxhimin vullnetar
Pronarët privatë ose grupe të tjera të interesuara mund të lidhin marrëveshje me organin shtetëror
përkatës, për të mbrojtur dhe administruar një pronë, me ndihmën teknike, financiare dhe
organizative të shtetit, për t'i siguruar llojit veçanërisht të mbrojtur status të favorshëm ruajtjeje.

KREU VI
RACAT DHE VARIETETET AUTOKTONE, TË RËNDËSISHME PËR USHQIM DHE
BUJQËSI

Neni 29
Ruajtja dhe përdorimi
1. Organet shtetërore, organizatat jofitimprurëse dhe personat fizikë dhe juridikë, publikë ose
privatë, ruajnë dhe përdorin në mënyrë të qëndrueshme racat dhe varietetet autoktone, të
rëndësishme për ushqim dhe bujqësi, në kushtet in-situ dhe ex-situ.
2. Organet e pushtetit qendror dhe vendor krijojnë lehtësitë dhe mbështesin programet për ruajtje
dhe kërkime in-situ dhe ex-situ për racat dhe varietetet e rëndësishme për ushqim dhe bujqësi.
Metodat e ruajtjes ex-situ përdoren si metoda plotësuese për ruajtjen in-situ.
3. Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i racave dhe i varieteteve autoktone, të rëndësishme për
ushqim dhe bujqësi, janë pjesë e strategjive, planeve, programeve dhe vendimmarrjeve, në nivel
kombëtar dhe vendor.

Neni 30
Identifikimi
1. Racat dhe varietetet autoktone të rëndësishme për ushqim dhe bujqësi identifikohen në kushtet e
tyre in-situ dhe ex-situ.
2. Identifikimi kryhet në bazë të të dhënave të reja dhe ekzistuese, të siguruara nga strategjia e plani
i veprimit të biodiversitetit, nga rrjeti i inventarizimit dhe monitorimit të biodivers itetit, si dhe nga
burime ndërkombëtare.
3. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave mban regjistrin e racave dhe të
varieteteve autoktone të rëndësishme për ushqim dhe bujqësi.
4. Formati, kriteret e regjistrimit e të çregjistrimit, si dhe rregullat për administrimin dhe
shfrytëzimin e regjistrave, miratohen me udhëzim të Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujërave

Neni 31
Masat e menaxhimit
1. Për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të racave dhe të varieteteve autoktone, të rëndësishme
për ushqim dhe bujqësi, të regjistruara në regjistër, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujërave harton politika kombëtare të integruara, të cilat miratohen nga Këshilli i
Ministrave brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
2.Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, nëpërmjet rrjetit të
inventarizimit dhe monitorimit të biodiversitetit, bashkërendon punën për kërkimin, inventarizimin
dhe monitorimin, për të mbështetur ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të racave dhe
varieteteve autoktone, të rëndësishme për ushqim dhe bujqësi.
3. Përdorimi për qëllime fitimi i një varieteti autokton nuk mund të bëhet pa miratimin e pronarit të
tij.

KREU VII
LLOJET E HUAJA DHE LLOJET E HUAJA INVAZIVE

Neni 32
Importimi dhe introduktimi
1. Importimi ose introduktimi i qëllimshëm i llojeve të huaja ose i llojeve të huaja invazive në
mjediset tokësore, ujore ose detare të Republikës së Shqipërisë bëhet vetëm me autorizimin e
lëshuar nga organi përkatës dhe pas marrjes së lejes mjedisore.
2. Ministri jep leje mjedisore për importim ose introduktim të qëllimshëm vetëm kur aplikuesi,
nëpërmjet njohjes e vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe dokumenteve të tjera, provon se një lloj i
huaj apo invaziv nuk do të ndikojë negativisht në mjedis, në shëndetin e njeriut, si dhe në zhvillimin
e qëndrueshëm.
3. Vlerësimi mjedisor duhet të paktën:
a) të bëhet për çdo rast konkret, përpara futjes së tij në vendin tonë;
b) të bëhet me metoda shkencore;
c) të bazohet në teknika të njohura vlerësimi;
ç) të mbështetet në udhëzime të njohura ndërkombëtare.
4. Në aplikimin për t'u pajisur me leje mjedisore përfshihen:
a) masat për menaxhimin dhe kontrollin e rreziqeve të identifikuara;
b) një program monitorimi;
c) një plan për menaxhimin e pasojave të padëshirueshme apo situatat emergjente;
ç) një garanci financiare për të përballuar pasojat e padëshirueshme apo situatat emergjente.
5. Llojet e huaja, përpara introduktimit të lejuar të tyre, ose produktet që ato përmbajnë u
nënshtrohen provave të nevojshme.
6. Për të gjithë organizmat që merret leje mjedisore bëhet regjistrimi në regjistër të hapur për
publikun. Ministri, me urdhër, miraton formatin, kriteret e regjistrimit e të çregjistrimit dhe rregullat
e administrimit të këtij regjistri.
7. Këshilli i Ministrave, brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, me propozimin e ministrit,
miraton listën e llojeve të huaja ose llojeve të huaja invazive dhe përcakton procedurat për ndalimin
dhe/ose futjen e tyre në pikat doganore të vendit.

Neni 33
Asgjësimi, kontrolli ose frenimi
1. Ministri dhe ministry i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave urdhërojnë
asgjësimin ose frenimin e përhapjes së llojeve të huaja dhe llojeve të huaja invazive, kur ato janë të
dëmshme apo potencialisht të dëmshme, të futura me ose pa qëllim.
2. Shpenzimet për masat e marra për asgjësimin, kontrollin, frenimin dhe për riparimin e dëmtimeve
mjedisore, mbulohen nga personat juridikë dhe fizikë, përgjegjës për futjen e këtyre llojeve.
3. Ministria bashkërendon punën për hartimin e planeve dhe të masave për asgjësimin dhe
kontrollin, ku përfshihen edhe masat për ndërgjegjësimin e publikut për llojet e huaja dhe llojet e
huaja invazive të dëmshme, që janë introduktuar.

Neni 34
Njoftimi i shteteve të tjera dhe këshillimi me to
1. Ministria njofton shtetet e prekura ose potencialisht të prekura, si dhe organizatat përkatëse
ndërkombëtare, kur në territorin e Republikës së Shqipërisë ndodh apo mund të ndodhë një
transport ndërkufitar i llojit të huaj dhe/ose lloji të huaj invaziv që mund të ketë ndikime negative në
shtete të tjera apo në një sipërfaqe jashtë kufijve të çdo juridiksioni kombëtar.
2. Njoftimi përmban:
a) të dhëna për rreziqet e mundshme, që lidhen me introduktimin, lëvizjen dhe masat për
menaxhimin e rrezikut të mundshëm;
b) një pikë kontakti për komunikime të mëtejshme;
c) çdo të dhënë tjetër që është e vlefshme.
3. Ministria, në të gjitha rastet, këshillohet me shtetet e prekura apo potencialisht të prekura, me
qëllim që ato të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe masat e sigurimit.

Neni 35
Planifikimi për llojet e huaja dhe llojet e huaja invazive
1. Ministria, nëpërmjet rrjetit kombëtar për inventarizimin dhe monitorimin e biodiversitetit,
bashkërendon procesin e vlerësimit të kërcënimeve ndaj mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga
llojet e huaja dh e llojet e huaja invazive, në sipërfaqet tokësore, ujore dhe detare të Republikës së
Shqipërisë, brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
2. Nëpërmjet vlerësimit identifikohen:
a) llojet e huaja dhe llojet e huaja invazive në Republikën e Shqipërisë;
b) niveli i kërcënimeve për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm;
c) rrugët e futjes;
ç) masat për të parandaluar futjet e ardhshme ose për të zhdukur dhe kontrolluar llojet e huaja
ekzistuese apo llojet e huaja invazive të identifikuara;
d) të dhëna të tjetra të nevojshme.
3. Të dhënat përdoren për hartimin e politikave, planeve, programeve dhe veprimtarive për të
rregulluar apo administruar rrugët e identifikuara, duke kontrolluar, kufizuar ose asgjësuar llojet e
huaja dhe llojet e huaja invazive, kërcënuese apo të dëmshme për mjedisin.

Neni 36
Riintroduktimi i llojeve të huaja dhe i llojeve të huaja invazive
1. Riintroduktimi i llojeve, për t'u kthyer popullatave të tyre mundësinë për të jetuar, ku përfshihen
përpjekjet për ripopullim, bëhet vetëm me leje mjedisore ose me miratimin e Ministrisë se Bujqësisë,
Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
2. Riintroduktimi lejohet në zonat e mbrojtura, ekosistemet, habitatet e peizazhet veçanërisht të
mbrojtura, me kusht që të mos ndikojë negativisht në biodiversitet dhe në mjedisin pritës.
3. Riintroduktimi realizohet sipas rregullave të njohura ndërkombëtare dhe planit të veprimit të llojit
ose instrumenteve të tjera menaxhuese.

KREU VIII
RUAJTJA EX-SITU

Neni 37
Ruajtja
1. Metodat e ruajtjes ex-situ të llojeve dhe burimeve gjenetike plotësojnë metodat e ruajtjes in-situ.
2. Organet dhe institucionet shtetërore, në zbatim edhe të kërkesave të ligjit nr.8732, datë 24.1.2001
"Për materialin mbjellës bimor", marrin masat dhe krijojnë kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen
dhe ruajtjen ex-situ të llojeve dhe burimeve të tyre gjenetike.

Neni 38
Planifikimi
Ministria, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
dhe me institucionet kërkimore-shkencore, ndjek dhe bashkërendon procesin e vlerësimit për
ruajtjen ex-situ, nëpërmjet të cilit sigurohen të dhënat e nevojshme, që shërbejnë për politikat,
planet dhe programet për ruajtjen e biodiversitetit.

KREU IX
VEPRIMTARI KËRKIMORE QË LIDHEN ME BIODIVERSITETIN

Neni 39
Programet kërkimore
Organet shtetërore përgjegjëse mbështesin dhe përkrahin institucionet kërkimore-shkencore, publike
dhe private, për hartimin e programeve kërkimore që mbështesin studimin, koleksionimin e
burimeve gjenetike, ruajtjen e biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të tij.

Neni 40
Vlerësimi
Ministria, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,
brenda 4 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kryen vlerësimin e veprimtarive kërkimore për
diversitetin biologjik. Vlerësimi do të shërbejë për rishikimin e strategjisë dhe planit të veprimit të
biodiversitetit, si dhe do të mbështesë zhvillimin e rrjetit të inventarizimit dhe monitorimit të
diversitetit biologjik.

Neni 41
Leja për veprimtaritë që shfrytëzojnë dhe përdorin diversitetin biologjik
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, veprimtaritë që shfrytëzojnë dhe përdorin elemente të diversitetit
biologjik dhe të përbërësve të tij do të pajisen me leje mjedisore në rastet kur:
a) veprimtaria kërkimore është në përputhje me kërkesat e këtij ligji;
b) janë siguruar informacione për personat juridikë dhe fizikë, që do të kryejnë kërkime, për
përdorimin e mëvonshëm të materialeve kërkimore, objekt studimi, si dhe informacione të tjera
shoqëruese;
c) parashikohet se veprimtaria kërkimore do të ketë ndikim negativ në diversitetin biologjik.
2. Përparësi u jepet veprimtarive kërkimore, që ndikojnë në masat e ruajtjes dhe të përdorimit të
qëndrueshëm, si dhe në rrjetin e inventarizimit dhe monitorimit të biodiversitetit.
3. Për përdorimet e mëvonshme të materialit gjenetik, të molekulave biologjike të lidhura me
materialin e mbledhur, leja kushtëzon që këto të bëhen me pëlqimin e ministrisë dhe/ose të pronarit,
dhe do t'u nënshtrohen kushteve për ndarjen e përfitimeve.
4. Materialet e mbledhura si pjesë e veprimtarive kërkimore mbeten pronë e Republikës së
Shqipërisë ose pronë e pronarit prej të cilit janë mbledhur fillimisht dhe kthehen me përfundimin e
veprimtarisë kërkimore, nëse nuk është rënë dakord ndryshe. Transferimi i materialeve palëve të
tjera, pa pëlqimin e ministrisë dhe/ose të pronarit, është i ndaluar. Transferimi i materialit bëhet me
marrëveshje.
5. Kur veprimtaritë kërkimore janë propozuar nga persona juridikë dhe fizikë të huaj, leja, përveç të
tjerave, përmban edhe këto kushte:
a) ndarjen ose përdorimin e mëvonshëm të materialeve kërkimore ndërmjet studiuesve, vendas e të
huaj, duke u mbështetur në kushtet e vendosura paraprakisht në kontratë dhe në bazë të rezultateve
përfundimtare;
b) të drejtën që Republika e Shqipërisë t'i shfrytëzojë a përdorë kampionet ose produktin e arritur, si
dhe të dhënat e mbledhura nëpërmjet këtyre veprimtarive;
c) vlerësimin e të dhënave për zyrtarizimin e tyre;
ç) pëlqimin e dhënë nga ministria dhe/ose institucioni përgjegjës respektiv, që të dhënat e
rezultateve të kërkimeve të pasqyrohen në rrjetet ndërkombëtare të informacionit.

KREU X
NDARJA E PËRFITIMEVE NGA PËRDORIMI I MATERIALIT GJENETIK
DHE I MOLEKULAVE TË TJERA BIOLOGJIKE

Neni 42
Mbledhja dhe përdorimi i materialeve biologjike dhe i kampioneve të mjedisit nga burime in-situ
1. Mbledhja nga burime in-situ dhe përdorimi i sasive të konsiderueshme të bimëve, kafshëve apo
materialit mikrobik, të materialit gjenetik apo të molekulave të tjera biologjike, si dhe të dhënave
shoqëruese janë të ndaluara pa lejen mjedisore.
2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, veprimtaritë e përmendura në pikën 1 të këtij neni do të pajisen
me lejen mjedisore kur:
a) është siguruar informacioni i plotë për personat juridikë dhe fizikë, që kërkojnë materialet për
veprimtaritë e propozuara dhe për përdorimin e mëvonshëm të materialeve që duhen mbledhur;
b) veprimtaria mbledhëse nuk është e ndaluar me ligj;
c) pronarët e materialit, të cilëve u është dhënë informacion i plotë për veprimtarinë e propozuar e
për përdorimet e mëvonshme, kanë dhënë pëlqimin paraprak, që lidhet me aksesin dhe përdorimin e
çdo të dhëne shoqëruese;
ç) është rënë dakord për kushtet e përdorimit të mëvonshëm të materialeve dhe për ndarjen e
përfitimeve, monetare dhe jomonetare, me Republikën e Shqipërisë ose me pronarët privatë.
3. Materialet e mbledhura, si pjesë e veprimtarive kërkimore, mbeten pronë e Republikës së
Shqipërisë ose e pronarit nga i cili ato u mblodhën fillimisht. Ndalohet transferimi i materialeve dhe
i të dhënave shoqëruese palëve të treta, pa pëlqimin e ministrisë ose të pronarit.
4. Eksporti i materialeve ose i kampioneve të mbledhura nga burimet in-situ dhe i të dhënave
shoqëruese është i ndaluar nëse personi juridik a fizik nuk është pajisur me leje mjedisore për
veprimtarinë mbledhëse.

Neni 43
Përdorimi i materialeve biologjike dhe i kampioneve të mjedisit nga burime ex-situ
1. Përdorimi i sasive të pakta të bimëve, kafshëve, materialit mikrobik, gjenetik apo i molekulave të
tjera biologjike, që ato përmbajnë, të marra nga burime ex-situ në pronësi apo financim publik, si
dhe i të dhënave shoqëruese bëhen me marrëveshje për transferimin e materialit të siguruar nga këto
burime.
2. Marrëveshja për transferimin e materialit nga një burim ex-situ bëhet kur:
a) veprimtaria është e lejuar nga ligji;
b) janë siguruar të dhëna të plota për personat juridikë dhe fizikë, që i kërkojnë materialet dhe për
përdorimin e mëvonshëm të tyre;
c) është rënë dakord për kushtet e përdorimit të mëvonshëm të materialeve dhe për ndarjen e
përfitimeve, monetare dhe jomonetare, me Republikën e Shqipërisë ose me pronarin privat;
ç) është dhënë çdo e dhënë tjetër që kërkohet nga ministria apo nga një organ tjetër shtetëror.
3. Materialet e përfituara dhe të dhënat shoqëruese mbeten pronë e Republikës së Shqipërisë ose e
pronarit nga i cili ato u mblodhën ose u morën fillimisht. Transferimi i materialeve dhe i të dhënave
shtesë palëve të treta bëhet në bazë të normave ndërkombëtare dhe me pëlqimin e pronarit, si dhe
me marrëveshje për transferimin e materialit.
4. Eksporti i materialeve apo i kampioneve dhe i të dhënave shoqëruese nga burimet ex-situ në
pronësi publike, pa marrëveshjen për transferimin e materialit, është i ndaluar.
5. Ministria harton marrëveshjen tip për transferimin e materialit për përdorim nga të gjitha burimet
ex-situ në pronësi apo financim publik.

Neni 44
Përdorim i kushtëzuar i llojeve
Organet shtetërore, që lëshojnë autorizimin për shfrytëzimin ose përdorimin e llojeve, i kërkojnë
përdoruesit lejen mjedisore për përdorimin e mëvonshëm të materialit dhe marrëveshjen për ndarjen
e përfitimeve monetare dhe jomonetare të përcaktuara në shkronjën "c" të pikës 2 të nenit 43 të këtij
ligji.

KREU XI
DIJET, RISITË DHE PRAKTIKAT E KOMUNITETEVE VENDORE
Neni 45
Ruajtja dhe mirëmbajtja
1. Dijet, risitë dhe praktikat e komuniteteve vendore për ruajtjen e biodiversitetit dhe përdorimin e
qëndrueshëm të përbërësve të tij respektohen, ruhen dhe promovohen. Ato përdoren për të plotësuar
praktikat për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të diversitetit biologjik në
Republikën e Shqipërisë.
2. Mbledhja dhe dokumentimi i dijeve dhe i praktikave nga komunitetet ose individët vendorë
kryhen vetëm me pëlqimin e tyre dhe kur ata e dinë se si do të përdoren këto materiale.
3. Komunitetet ose individët brenda komunitetit kanë të drejtë të përfitojnë nga përdorimi tregtar
ose jotregtar i dijeve dhe i praktikave të tyre.

KREU XII
PJESËMARRJA E PUBLIKUT

Neni 46
Detyrat e organeve shtetërore
1. Organet shtetërore, qendrore dhe vendore, sigurojnë mbështetjen e publikut për të ruajtur
diversitetin biologjik dhe për t'i përdorur përbërësit e tij në mënyrë të qëndruesh me.
2. Organet shtetërore sigurojnë që publiku dhe shoqëria civile:
a) të vihen në dijeni gjerësisht për diversitetin biologjik dhe përbërësit e tij nëpërmjet botimit të të
dhënave dhe programeve të ndërgjegjësimit e të edukimit;
b) të përfshihen në vendimmarrje për diversitetin biologjik dhe përbërësit e tij, që përfshin edhe
proceset e vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe të vlerësimit strategjik mjedisor;
c) t'u sigurohet e drejta për t'iu drejtuar gjykatës për çështjet që lidhen me ruajtjen e diversitetit
biologjik dhe përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të tij.

Neni 47
Pjesëmarrja dhe vënia në dijeni e publikut
1. Politikat, programet, regjistrat dhe vendimmarrjet realizohen në këshillim me organet e tjera
shtetërore, me organizatat jofitimprurëse dhe me publikun. Mendimet e tyre vlerësohen nga
vendimmarrësit përpara marrjes së vendimeve.
2. Organet shtetërore sigurojnë se dokumentet dhe instrumentet, që lidhen me biodiversitetin, të
përcaktuara në këtë ligj apo në ligje të tjera, të jenë të disponueshme për publikun.
3. Ministri shpall Ditën Kombëtare të Biodiversitetit, në përputhje me datën ndërkombëtare të
biodiversitetit, të vendosur nga Konventa e Diversitetit Biologjik dhe miraton kalendarin kombëtar
të mjedisit.

Neni 48
Edukimi dhe përgatitja
Ministria, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, bashkërendon integrimin e
parimeve të ruajtjes së biodiversitetit në programet shkollore, për edukimin dhe përgatitjen e
nxënësve dhe të studentëve.

KREU XIII
KONTROLLI

Neni 49
Kontrolli
1. Për ruajtjen e biodiversitetit dhe të përbërësve të tij, në zbatimin e kërkesave të këtij ligji, ushtrojnë
kontroll inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, Policia e Shtetit, Policia Pyjore,
inspektorati që mbulon fushën e peshkimit, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së bimëve,
Shërbimi i Zooteknisë dhe inspektoratet e tjera.
2. Kontrollet shërbejnë për verifikimin e zbatimit të legjislacionit, që mbron biodiversitetin, për
rishikimin ose heqjen e lejeve mjedisore dhe për marrjen e masave të përcaktuara në këtë ligj.
3. Kontrollet ushtrohen mbi veprimtaritë që kanë ndikime mbi biodiversitetin dhe përbërësit e tij.
Pas kontrollit, në përputhje me dëmtimet e biodiversitetit, vendoset mbyllja a pezullimi i pjesshëm
ose i plotë i veprimtarisë, duke përcaktuar edhe masat për rehabilitimin e gjendjes.
4. Për ruajtjen e biodiversitetit dhe të përbërësve të tij, në zbatimin e kërkesave të këtij ligji dhe në
përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”,
inspektorët përkatës marrin masa urgjente sipas nevojave të rastit

KREU XIV
MASAT EKONOMIKE DHE FINANCIARE
NË MBËSHTETJE TË BIODIVERSITETIT

Neni 50
Masat ekonomike
Ministria bashkërendon punën për hartimin e masave sektoriale dhe ndërsektoriale:
a) nxitjet e duhura ekonomike për veprimtarinë e dobishme për ruajtjen e biodiversitetit ose
përdorimin e tij në mënyrë të qëndrueshme për të:
i) ruajtur diversitetin biologjik, ekosistemet, habitatet dhe peizazhet veçanërisht të mbrojtura, llojet
veçanërisht të mbrojtura dhe llojet e rëndësishme për ushqim e bujqësi;
ii) kryer transferimet teknologjike që nuk dëmtojnë mjedisin dhe që mbrojnë biodiversitetin;
b) ndaluese të duhura, përfshirë sanksionet për ruajtjen e diversitetit biologjik për:
i) veprimtari, që nuk përdorin në mënyrë të qëndrueshme përbërësit e diversitetit biologjik;
ii) përdorimin e teknologjive që nuk janë të pajtueshme me konceptet e mbrojtjes së mjedisit
dhe/ose kërcënojnë diversitetin biologjik;
c) që sigurojnë identifikimin dhe heqjen ose zbutjen e masave ekonomike e të masave të tjera, që
nxisin ose ulin humbjet e diversitetit biologjik.

Neni 51
Fondet për mjedisin
Ministria bashkërendon punën për mënyrën e financimit për mbrojtjen e mjedisit dhe të diversitetit
biologjik, si dhe përfshirjen në Buxhetin e Shtetit, si zë të veçantë, të fondeve për këtë qëllim.

Neni 52
Ndarja e burimeve financiare
1. Ministria, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, bashkërendon punën për sigurimin e
burimeve financiare nga Buxheti i Shtetit dhe nga donatorë të huaj për zbatimin e masave të
parashikuara në nenin 50 të këtij ligji dhe për zbatimin tërësor të ligjit.
2. Institucionet qendrore dhe organet e qeverisjes vendore, në bashkëpunim me ministrinë,
planifikojnë një fond në buxhetin vjetor, i cili do të përdoret për të mbështetur zbatimin e detyrave
që u ngarkon ky ligj.

KREU XV
SANKSIONET

Neni 53
Përgjegjësitë
1. Çdo organ shtetëror, organizatë shoqërore, person juridik ose fizik, që dëmton ose kërcënon
biodiversitetin, përgjigjet për dëmtimet dhe përballon koston e ripërtëritjes e të rehabilitimit të
përbërësve të prekur të biodiversitetit.
2. Për shkeljet e kryera nga një person juridik, mbajnë përgjegjësi edhe drejtuesi dhe/ose nëpunësi
që ishte ose që duhet të ishte në dijeni për shkeljen.
Neni 54
Sanksionet
1. Kur shkeljet e këtij ligji përbëjnë vepër penale, Inspektorati i Mjedisit dhe organet e tjera të
kontrollit, të përmendura në pikën 1 të nenit 49 të këtij ligji, bëjnë kallëzim për ndjekje penale ndaj
personave përgjegjës për shkeljen.
2. Kur nuk përbëjnë vepër penale , përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:
a) kapja, marrja, mbajtja dhe përdorimi i llojeve të kafshëve dhe i bimëve të mbrojtura;
b) shfrytëzimet apo përdorimet e reja të individëve të llojeve të kafshëve dhe bimëve, që cenojnë
statusin e ruajtjes së llojeve të kërcënuara, kur nuk janë miratuar nga ministri dhe nuk janë pajisur
me leje mjedisore;
c) shfrytëzimi ose përdorimi i rastësishëm i llojeve veçanërisht të mbrojtura;
ç) përdorimi për qëllime fitimi i një varieteti autokton pa miratimin e pronarit të tij;
d) importimi ose introduktimi i qëllimshëm i llojeve të huaja ose llojeve të huaja invazive në
mjedise tokësore, ujore ose detare të Republikës së Shqipërisë, pa autorizimin e organit përkatës
dhe pa leje mjedisore;
dh) mospajisja, me hyrjen në fuqi të ligjit, me leje mjedisore e veprimtarive që shfrytëzojnë
diversitetin biologjik dhe përbërësit e tij, sipas pikës 1 të nenit 41 të këtij ligji;
e) transferimi i materialit të mbledhur si pjesë e veprimtarive kërkimore palëve të tjera, pa pëlqimin
e ministrisë dhe/ose pronarit;
ë) mbledhja nga burime in-situ dhe përdorimi i sasive të shumta të bimëve, kafshëve apo materialit
mikrobik, të materialit gjenetik apo molekulave të tjera biologjike, si dhe i të dhënave shoqëruese pa
leje mjedisore;
f) mospajisja me leje mjedisore e veprimtarive, sipas pikës 2 të nenit 42 të këtij ligji;
g) eksportimi pa leje mjedisore i materialeve ose kampioneve të mbledhura nga burime in-situ dhe i
të dhënave shoqëruese për veprimtaritë mbledhëse;
gj) përdorimi pa marrëveshje i sasive të pakta të bimëve, kafshëve, i materialit mikrobik, gjenetik
apo i molekulave të tjera biologjike, që ato përmbajnë, të marra nga burime ex-situ, me pronësi apo
financim publik, si dhe i të dhënave për transferimin e materialit të siguruar nga burimet ex-situ;
h) transferimi pa marrëveshje dhe pa pëlqimin e pronarit për transferimin e materialit të përfituar
dhe i të dhënave shtesë palëve të treta;
i) eksportimi pa marrëveshje transferimi i materialeve apo kampioneve dhe i të dhënave shoqëruese
nga burime ex-situ në pronësi publike;
j) mbledhja dhe dokumentimi i dijeve dhe praktikave pa pëlqimin e komuniteteve ose të individëve
vendorë;
k) shfrytëzimi apo përdorimi i individëve të kafshëve dhe bimëve veçanërisht të mbrojtura, siç
përcaktohet në nenin 23 të këtij ligji.
3. Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, për kundërvajtjet administrative të
parashikuara në pikën 2 të këtij neni, jep dënimin kryesor me gjobë:
a) Për shkeljet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “ë” dhe “j”, nga 300 000
(treqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë;
b) Për shkeljet e përcaktuara në shkronjat “ç”, “e”, “g”, “gj”, “h” dhe “i” nga 10 000 (dhjetë
mijë) lekë deri në 300 000 (treqind mijë) lekë.
4.Krahas dënimit me gjobë, mund të vendosen edhe dënimet plotësuese të sekuestrimit të mjeteve
që shkaktojnë dëmtimin, ose heqja e lejes mjedisore, si dhe masa e pezullimit të pjesshëm ose të plotë
të veprimtarisë, duke përcaktuar edhe masat për rehabilitimin e gjendjes, sipas nenit 49 të këtij ligji.
Në çdo rast kundërshtimi për zbatimin e këtyre masave, inspektorati që mbulon fushën e mjedisit
bashkëpunon me Policinë e Shtetit.
5.Shkeljet e parashikuara në krerët IV, V dhe VI të këtij ligji, përveç gjobave dhe dënimeve
plotësuese të parashikuara në pikën 4 të këtij neni, në të gjitha rastet, shoqërohen edhe me dënimin
plotësues të konfiskimit të materialit biologjik dhe të mjeteve, me të cilat është kryer veprimi i
paligjshëm
Neni 55
Ankimi
Kundër vendimit që cakton sanksionet administrative të parashikuara në këtë ligj mund të bëhet ankim
në përputhje me ligjin për inspektimin

Neni 56
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 9 pika 2, 20 pika
2, 31 pika 1 e 32 pika 7 të këtij ligji.
2. Ngarkohen, përkatësisht, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministri i
Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të
neneve 13 pika 6, 16 pika 1, 22 pikat 4 e 5, 26 pikat 1 e 5, 30 pika 4, 32 pika 6 dhe 47 pika 3 të këtij
ligji.
3. Ministri propozon dhe miraton akte nënligjore, në zbatim të kompetencave të tij, për përafrimin e
legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

Neni 57
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5007, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
LIGJ
Nr.10 440, datë 7.7. 2011

PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS


I azhurnuarme:
- Ligjin Nr.12/2015,datë26.02.2015

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të sigurojë:
a) një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, përmes parandalimit, minimizimit dhe kompensimit të
dëmeve në mjedis, nga projekte të propozuara që përpara miratimit të tyre për zhvillim;
b) garantimin e një procesi të hapur vendimmarrjeje, gjatë identifikimit, përshkrimit dhe vlerësimit
të ndikimeve negative në mjedis, në mënyrën dhe kohën e duhur, si dhe përfshirjen e të gjitha palëve të
interesuara në të.

Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i kërkesave, përgjegjësive, rregullave dhe procedurave për
vlerësimin e ndikimeve të rëndësishme negative në mjedisin e Republikës së Shqipërisë, të projekteve të
propozuara, private apo publike.

Neni 3
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për projektet e propozuara, private apo publike, të cilat mund të shkaktojnë ndikime
të rëndësishme negative, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis, si pasojë e madhësisë, natyrës apo
vendndodhjes së tyre.

Neni 4
Kërkesat e përgjithshme për vlerësimin e ndikimit në mjedis të një projekti
1. Vlerësimi i ndikimit në mjedis përfshin përcaktimin, përshkrimin dhe vlerësimin e
ndikimeve të pritshme të drejtpërdrejta e jo të drejtpërdrejta mjedisore të zbatimit apo moszbatimit të
projektit.
2. Ndikimet mjedisore të projektit vlerësohen në lidhje me gjendjen e mjedisit në territorin e
prekur në kohën e paraqitjes së raportit përkatës për vlerësimin e ndikimit në mjedis të projektit.
3. Vlerësimi i ndikimit në mjedis përfshin përgatitjen, zbatimin, funksionimin dhe mbylljen e tij,
sipas rastit, edhe pasojat e mbylljes së veprimtarisë, dhe dekontaminimin/pastrimin apo rikthimin e
zonës në gjendjen e mëparshme, nëse një detyrim i tillë parashikohet me ligj. Vlerësimi përfshin, sipas
rastit, si funksionimin normal, ashtu edhe mundësinë për aksidente.
4.Vlerësimi i projektit përfshin, gjithashtu, propozimin e masave të nevojshme për parandalimin,
reduktimin, zbutjen, minimizimin e ndikimeve të tilla ose rritjen e ndikimeve pozitive mbi mjedisin,
gjatë zbatimit të projektit, përfshirë edhe vlerësimin e efekteve të pritshme të masave të propozuara.

Neni 5
Përjashtimet nga fusha e zbatimit
Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij ligji:
a) projektet e hartuara për qëllimet e mbrojtjes kombëtare, për të cilat argumentohet se
vlerësimi i ndikimit të tyre në mjedis bie ndesh me qëllimet e mbrojtjes kombëtare;
b) Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mjedisin, ngre grupin e
përbashkët të punës, i cili miraton, rast pas rasti, projektet, objekt të shkronjës “a” të këtij neni, si dhe
sugjeron e rekomandon masat e nevojshme për parandalimin apo minimizimin e ndikimeve të
rëndësishme negative.

Neni 6
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Projekt” është:
a) zbatimi i punimeve të ndërtimit apo instalimeve ose skemave të tjera;
b) ndërhyrje të tjera në mjedisin dhe peizazhin natyror, përfshirë edhe ndërhyrjet që kanë të
bëjnë me nxjerrjen e mineraleve.
2.“Zhvillues” është personi ose autoriteti publik që kërkon miratim për të zhvilluar një projekt privat
apo publik.
3.“Vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM)” është procesi që kryhet për vlerësimin e përgjithshëm të
ndikimeve të rëndësishme negative, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis, nga projekte të propozuara
publike dhe private.
4. “Publiku” ka kuptimin që jepet në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e
mjedisit”.
5. “Publik i ndikuar” është publiku i prekur ose që mund të preket, apo publiku që është i
interesuar për vendimmarrjen mjedisore, përfshirë edhe OJF-të mjedisore që shprehin interes.
6. “Vendim” është dokumenti zyrtar i lëshuar nga AKM-ja, në të cilin është vendosur nëse një
projekt i shtojcës II duhet apo jo t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së.
7. “Deklarata për ndikimin e një projekti në mjedis”, më poshtë “Deklarata mjedisore”, është
dokumenti zyrtar i lëshuar nga ministri për vlerësimin mjedisor të projekteve që i nënshtrohen
vlerësimit të thelluar të ndikimit në mjedis dhe shërben si dokument orientues për autoritetin e
planifikimit dhe/ose çdo autoritet përgjegjës në procesin e vendimmarrjes, për një leje zhvillimi apo për një
leje të caktuar.
8. “Autoritet publik” ka kuptimin që jepet në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”.
9.“Autoritet i planifikimit” ka kuptimin që jepet në legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit.”.
10. “Autoriteti përgjegjës për licencimin” është institucioni publik që, brenda funksioneve dhe
kompetencave të caktuara në ligj, është përgjegjës për miratimin ose jo të një lejeje/licence të caktuar
për projektet që janë subjekt i këtij ligji.
11. “Zonë veçanërisht e mbrojtur” ka kuptimin që jepet në ligjin nr.8906, datë 6.6.2002 “Për
zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
12. “Agjencia Kombëtare e Mjedisit” ka kuptimin që jepet në ligjin “Për mbrojtjen e
mjedisit”.
13. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin.
14. “Ministër” është ministri që drejton ministrinë përgjegjëse për mjedisin.
15. (Shfuqizuar)
16. “Seancë dëgjimore me publikun gjatë VNM-së” është procesi i organizuar nga AKM-ja, në
bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore, për marrjen e mendimit të publikut para miratimit të
deklaratës për projektin.
17. “Vlerësim ndërkufitar i ndikimeve në mjedis” është procesi i VNM-së, që zhvillohet për
projekte ose veprimtari, të përcaktuara në aneksin I të Konventës së Kombeve të Bashkuara
(ESPOO) “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar”, që, bazuar nga vendndodhja
a teknologjia e tyre, mund të kenë ndikime të ndjeshme negative në mjedisin e shteteve fqinje apo të
vendit tonë.
18. “Ekspert i certifikuar i VNM-së” është personi fizik, i cili pajiset me certifikatën
përkatëse nga ministria për hartimin e raportit të VNM-së, ekspertizën mjedisore dhe auditimin
mjedisor.
19. “Ndikim i rëndësishëm në mjedis” është ndikimi në mjedis i një veprimtarie ose projekti, që
shkakton dëme të drejtpërdrejta e të pakthyeshme në të dhe që, edhe pas marrjes së masave zbutëse,
ndikimi negativ nuk mund të parandalohet, të kontrollohet apo të eliminohet plotësisht.
20. “Natyra 2000” është programi i Bashkimit Europian për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve
biologjike të rrezikuara.

KREU II
PROCEDURAT E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS

Neni 7
Procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis
1. Projektet private apo publike, të listuara në shtojcat I dhe II, bashkëlidhur këtij ligji, i
nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, në përputhje me kërkesat e kreut II të këtij ligji, përpara
dhënies së lejes përkatëse nga autoriteti përgjegjës për zhvillimin ose jo të projektit.
2. Procedura e vlerësimit të ndikimit në mjedis përfshin:
a) procesin paraprak të vlerësimit të ndikimit në mjedis;
b) procesin e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
3.Dokumenti bazë ku mbështetet procesi i VNM-së, është raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis, i
cili, në varësi të ndikimeve të mundshme të projektit, mund të jetë:
a) raporti paraprak i VNM-së për projektet e shtojcës II;
b) raporti i thelluar i VNM-së për projektet e shtojcës I.
4. Metodologjia kombëtare e procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ku përcaktohen metodikat dhe
kërkesat për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis miratohet nga Këshilli i Ministrave
me propozimin e ministrit.
5. Rregullat, përgjegjësitë dhe afatet për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe
procedurës së transferimit të vendimit dhe deklaratës mjedisore miratohen me vendim të Këshillit të
Ministrave, me propozimin e ministrit.”.

Neni 8
Projektet që i nënshtrohen vlerësimit paraprak të VNM-së
Projektet që i nënshtrohen vlerësimit paraprak të ndikimit në mjedis janë:
a) projektet e listuara në shtojcën II, bashkëlidhur;
b) çdo ndryshim a shtesë në projektet e listuara në shtojcën I apo II, të licencuara
paraprakisht, që mund të shkaktojë efekte të rëndësishme negative mbi mjedisin;
c) projektet e listuara në shtojcën I, që ndërmerren, ekskluzivisht apo kryesisht, për testimin dhe
zhvillimin e metodave ose produkteve të reja, të cilat nuk janë përdorur për më shumë se dy vjet;
ç) projektet e listuara apo jo në shtojcën I ose II, që nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë apo nuk janë të
nevojshme për administrimin e zonave veçanërisht të mbrojtura, por që, veçmas apo në
bashkëveprim me plane dhe projekte të tjera, mund të shkaktojnë efekte negative të rëndësishme në
këto zona. Në këtë rast, raporti paraprak i VNM-së përfshin edhe vlerësimin e ndikimeve të këtyre
projekteve në atë zonë, duke marrë parasysh objektivat e ruajtjes dhe mbrojtjes së vendit ku do të
zbatohet projekti.

Neni 9
Projektet që i nënshtrohen procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis
1.Procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis i nënshtrohen:
a) projektet e listuara në shtojcën I;
b) projektet për të cilat vendimi i AKM-së parashikon nevojën e zbatimit të kësaj procedure.
2.Zhvilluesi, pavarësisht nga dispozitat e këtij ligji, mund të kërkojë mendim paraprak nga AKM-ja,
nëse projekti që synon të zhvillojë është subjekt i këtij ligji.

Neni 10
Paraqitja e kërkesës për vlerësimin e ndikimit në mjedis nga zhvilluesi
Zhvilluesi, për projektet me ndikim në mjedis, që janë subjekt i këtij ligji, paraqet pranë ministrisë, e cila ia
përcjell AKM-së, dokumentacionin përkatës për procedurën e VNM-së, përfshirë
a)Për projektet e shtojcës II:
i) raportin paraprak të VNM-së, të hartuar sipas llojit të projektit;
ii) projektin teknik të veprimtarisë;
iii) faturën e pagesës së tarifës së shërbimit, sipas përcaktimeve të nenit 27 të këtij ligji.
b)Për projektet e shtojcës I:
i) raportin e thelluar të VNM-së, të hartuar sipas llojit të projektit;
ii) përmbledhjen joteknike të raportit të VNM-së;
iii) projektin teknik të veprimtarisë;
iv) informacion për informimin dhe konsultimin me publikun;
v) faturën e pagesës së tarifës së shërbimit, sipas përcaktimeve të nenit 27 të këtij ligji.

Neni 11
Vendimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për VNM-në paraprake
1. Në përfundim të procedurës paraprake të VNM-së, AKM-ja merr vendim nëse një projekt i
shtojcës II duhet apo jo t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së.
2. Nëse AKM-ja vendos se projekti nuk duhet t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së,
atëherë në vendimin e saj përcakton:
a) arsyet dhe konsideratat kryesore ku është mbështetur mendimi;
b) mendimin e institucioneve të konsultuara;
c) përshkrimin, sipas rastit, të masave kryesore që duhen marrë për të shmangur, reduktuar dhe,
nëse është e mundur, për të korrigjuar ndikimet negative të mundshme në mjedis.
3.Vendimi i AKM-së për VNM-në paraprake i dërgohet ministrisë, i njoftohet palëve të përfshira në proces
dhe publikohet në faqen elektronike të AKM-së dhe ministrisë. Ministria i dërgon zhvilluesit
vendimin

Neni 12
Deklarata mjedisore
1.Në përfundim të procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ministri lëshon deklaratën
mjedisore, e cila mund t’i sugjerojë autoritetit planifikues:
a) miratimin e lejes së zhvillimit të atij projekti, pa asnjë vërejtje nga pikëpamja mjedisore;
b) miratimin e lejes/licencës së zhvillimit të atij projekti, me kushtet që duhet të përmbushen
nga zhvilluesi për të parandaluar, minimizuar dhe menaxhuar ndikimet negative në mjedis;
c) refuzimin e kërkesës për leje/licencë zhvillimi për atë projekt, për shkak të ndikimeve të
rëndësishme negative në mjedis me pasoja afatgjata, që dëmtojnë cilësinë e mjedisit dhe nuk
mundësojnë përmbushjen e standardeve mjedisore përkatëse.
2.Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni deklarata përmban:
a)qëndrimin e ministrisë dhe, sipas rastit, kushtet që duhet të përmbushen nga zhvilluesi;
b)konfirmimin se ministria ka marrë në shqyrtim mendimet e shprehura nga publiku dhe institucionet
përkatëse, si dhe shkallën e reflektimit të tyre;
c)informacion për procesin e realizuar të konsultimit me publikun;
ç)arsyet dhe konsideratat kryesore, ku është mbështetur mendimi;
d)përshkrimin, sipas rastit, të masave kryesore që duhen marrë për të shmangur, reduktuar e, nëse
është e mundur, për të korrigjuar efektet negative të rëndësishme.
3. Në rastin e shkronjës “c” të pikës 1 të këtij neni, deklarata mjedisore përmban edhe
argumentet përkatëse për refuzimin e kërkesës për leje zhvillimi për projektin.
4. Deklarata mjedisore i njoftohet palëve të përfshira në proces dhe publikohet në faqen elektronike të
AKM-së dhe ministrisë. Ministria i dërgon zhvilluesit deklaratën mjedisore.

Neni 13
Transferimi i vendimit apo i deklaratësmjedisore
1. Kur përgjatë kryerjes së procedurës së VNM-së ndodh ndryshimi i zhvilluesit të projektit,
zhvilluesi i ri aplikon për procedurë të re VNM-je.
2. . Kur zhvilluesi ndryshon pasi ka përfunduar procedura e VNM-së, zhvilluesi i ri kërkon pranë
ministrisë të bëhet transferimi përkatës i vendimit apo deklaratës mjedisore, sipas rregullave dhe
procedurave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, referuar në pikën 5, të nenit 7, të këtij ligji

KREU III
PALËT DHE KONSULTIMI GJATË PROCESIT TË VLERËSIMITTË NDIKIMIT NË
MJEDIS
Neni 14
Palët e përfshira në procesin e VNM-së
1.Në procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis marrin pjesë:
a) zhvilluesi i projektit;
b) ministria dhe strukturat e saj të varësisë;
c) ministritë e linjës dhe strukturat e varësisë;
ç) njësitë e qeverisjes vendore;
d) publiku dhe organizatat jofitimprurëse;
dh) institucionet që kanë përgjegjësi të përfshihen në procesin e VNM-së;
e) shtetet fqinje, në rast të VNM-së në kontekst ndërkufitar, sipas kërkesave të Konventës së ESPOO-
s.
2.Detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave të varësisë së ministrisë, në procesin e VNM-së,
rregullohen me udhëzim të ministrit.

Neni 15
Mendimi i institucioneve të tjera
1. Gjatë procedurës së VNM-së, AKM-ja dhe ministria, sipas kompetencave, konsultohen
edhe me institucionet e përmendura në shkronjat “c”, “ç” dhe “dh” të pikës 1 të nenit 14 të këtij ligji,
duke u dërguar edhe kopje të dokumentacionit të paraqitur nga zhvilluesi i projektit.
2. Institucionet e konsultuara japin brenda afatit të kërkuar mendimin e tyre, sipas funksioneve
dhe përgjegjësive përkatëse.
3. Nëse institucionet e lartpërmendura nuk paraqesin mendimet e tyre brenda afatit të kërkuar
nënkuptohet se ato janë dakord me zhvillimin e projektit dhe nuk kanë komente.

Neni 16
Informimi i publikut gjatë VNM-së
1. Zhvilluesi për projektet që i nënshtrohen procedurës së thelluar të VNM-së, informon dhe
konsultohet me publikun e interesuar për vlerësimin e ndikimit në mjedis të veprimtarisë së tij.
2. Informacionin për informimin dhe konsultimin me publikun zhvilluesi e paraqet si pjesë të
dokumentacionit të nevojshëm gjatë aplikimit për deklaratën mjedisore në ministri.

Neni 17
Seanca dëgjimore gjatë VNM-së
1. AKM-ja gjatë procedurës së VNM-së së thelluar, zhvillon seancë dëgjimore me publikun dhe
OJF-të e interesuara, duke synuar tërheqjen e mendimit të tyre në vendimmarrjen përfundimtare për
projektin.
2. Seanca dëgjimore zhvillohet në bashkëpunim edhe me njësinë e qeverisjes vendore dhe me
zhvilluesin e projektit.
3. Menjëherë pas përcaktimit të vendit, datës dhe orës për zhvillimin e seancës dëgjimore,
njësia e qeverisjes vendore bën njoftimin drejtuar publikut dhe OJF-ve të interesuara për të marrë
pjesë në takim.
4. Mendimi dhe komentet e publikut e të OJF-ve, të pranishëm në takim, janë kriter i
domosdoshëm, gjatë procesit të vendimmarrjes së VNM-së.
5. Rregullat, kërkesat dhe procedurat për informimin dhe përfshirjen e publikut në
vendimmarrjen mjedisore, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të
ministrit.

KREU IV
DHËNIA E INFORMACIONIT DHE RUAJTJA E TË DHËNAVEKONFIDENCIALE
Neni 18
Vënia në dispozicion e informacionit për zhvilluesin
Autoritetet publike, me kërkesë me shkrim të zhvilluesit, vënë në dispozicion të tij informacionin e
disponueshëm për përgatitjen e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, në përputhje me ligjin nr.
8503, datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, dhe legjislacionin në fuqi
për mbrojtjen e mjedisit.

Neni 19
Informacioni konfidencial
1. Kur zhvilluesi pretendon se informacioni që paraqet pranë ministrisëështë konfidencial, ai ia
vërteton ligjërisht konfidencialitetin e informacionit ministisë në momentin e aplikimit, bazuar në
legjislacionin në fuqi.
2. Procedurat e kategorizimit të informacionit si konfidencial kryhen përpara aplikimit në
ministrisë, sipas legjislacionit në fuqi.

KREU V
VENDIMI I AUTORITETIT TË PLANIFIKIMIT/LICENCIMIT

Neni 20
Vendimi i autoritetit të planifikimit ose autoriteteve të tjera përgjegjëse për licencimin
eVeprimtarive
1. Autoriteti i planifikimit ose autoriteti përgjegjës për licencimin, kur shqyrton dhënien ose jo të
lejes së zhvillimit/licencës përkatëse për një projekt, apo vendosjen e kushteve për zhvilluesin, merr në
konsideratë vendimin dhe deklaratën mjedisore për ndikimet në mjedis të projektit të propozuar.
2. Autoriteti i planifikimit ose autoriteti përgjegjës për licencim, përpara vendimit për
dhënien ose jo të lejes së zhvillimit apo licencës përkatëse për një projekt të propozuar, sigurohet që
projekti t’i jetë nënshtruar kërkesave të këtij ligji dhe, në varësi të projektit, të jetë pajisur me vendim
apo deklaratë. Vendimi apo deklarata për projektin e propozuar është i vlefshëm për aq kohë sa është
e vlefshme dhe leja e zhvillimit/licenca përkatëse për projektin.
3. Në rast se autoriteti përgjegjës për zhvillimin/licencimin e projektit merr vendim për
zhvillimin/licencimin ose jo të projektit, në kundërshtim me deklaratën, atëherë ai jep argumentet
përkatëse për këtë vendim.
4. Zhvilluesi, gjatë fazës së zbatimit të projektit, i raporton ministrisë për masat e marra për
mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet negative të veprimtarisë.
5. Nëse veprimtaria apo projekti, që i është nënshtruar procesit të VNM-së, nuk fillon
zbatimin në terren brenda 2 vjetëve nga data e miratimit të deklaratës apo vendimi për VNM-në,
atëherë këto dokumente konsiderohen të pavlefshme dhe procesi i VNM-së fillon nga e para.

Neni 21
Zonat veçanërisht të mbrojtura
1. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në rastet kur veprimtaria e propozuar nuk ka të bëjë
drejtpërdrejt apo nuk është e nevojshme për administrimin e zonave veçanërisht të mbrojtura, por që,
veçmas apo në bashkëveprim me plane dhe projekte të tjera mund të shkaktojë efekte të rëndësishme
mbi atë zonë.
2. Kur AKM-ja apo ministria, në përfundim të procedurës për vlerësimin e ndikimit në mjedis
të një projekti, shprehet se veprimtaria e propozuar, veçmas apo në bashkëveprim me veprimtari ose
planedhe projekte të tjera, të realizuara apo të propozuara, mund të ketë ndikim negativ të rëndësishëm
mbi integritetin e një zone veçanërisht të mbrojtur, atëherë autoriteti përgjegjës që mbulon fushën e
projektit, nuk lejon zhvillimin e tij, me përjashtim të rasteve kur:
a)nuk ka zgjidhje tjetër alternative;
b) veprimtaria e propozuar duhet të zbatohet për arsye urgjente të interesave madhorë të
publikut, përfshirë edhe ata me natyrë shoqërore apo ekonomike;
c) duhen marrë të gjitha masat kompensuese për të siguruar zbatimin e kërkesave të “Natyra
2000”.
3. Arsye urgjente të interesave madhorë të publikut që merren në konsideratë, siç parashikohet në
shkronjën “b” të pikës 2 të këtij neni, kur zona veçanërisht e mbrojtur përmban lloje habitatesh
natyrore prioritare dhe/ose specie prioritare, janë vetëm ato që kanë të bëjnë me shëndetin e njeriut apo
sigurinë e publikut, ose që sjellin ndikime të rëndësishme pozitive për mjedisin.

KREU VI
VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDISIN NDËRKUFITAR

Neni 22
Efektet ndërkufitare në Shqipëri
1. Kur AKM-ja merr informacion, apo kur pranë saj është depozituar një raport VNM-je nga një
shtet tjetër për një projekt të propozuar, që mund të ketë efekte të rëndësishme mbi mjedisin në Shqipëri,
njofton menjëherë ministrinë për të filluar bisedimet me shtetin në fjalë për procedurat dhe afatin e
paraqitjes së mendimeve për projektin e propozuar.
2. Kur ministria nuk ka marrë informacion nga shteti tjetër për një projekt të propozuar, që
mund të ketë efekte të rëndësishme mbi mjedisin, ajo kërkon:
a) përshkrimin e projektit së bashku me çdo informacion të disponueshëm për efektet e tij të
mundshme ndërkufitare;
b) informacion për natyrën e vendimit që mund të merret nga shteti tjetër.
3. Ministria, bazuar në informacionin e marrë sipas pikave 1 e 2 të këtij neni dhe në
bashkëpunim të ngushtë me institucionet e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji, vendos nëse duhet të
marrë pjesë apo jo në procesin e VNM-së.
4. Nëse ministria vendos të marrë pjesë në procesin e VNM-së, i kërkon shtetit tjetër
informacion për projektin.
5. Ministria u dërgon, menjëherë, kopje të këtij informacioni institucioneve të interesuara për të
proceduar me procesin e VNM-së së këtij projekti.
6. Për qëllime të këtij neni, me “Zhvilluesi” kuptohet “Ministria”.
7. Ministria i dërgon shtetit tjetër mendimet:
a) për projektin e propozuar;
b) e dhëna nga institucionet e referuara në pikën 5 të këtij neni;
c) e dhëna nga publiku.
8.Ministria merr masa për të zhvilluar konsultime me shtetin tjetër, në veçanti, për:
a) efektet e mundshme ndërkufitare të projektit të propozuar;
b) masat e parashikuara për reduktimin apo eliminimin e efekteve të tilla;
c) lidhjen e një marrëveshjeje, ku të përcaktohet edhe kohëzgjatja e periudhës së konsultimeve.

Neni 23
Vlerësimi i ndikimeve ndërkufitare mbi një shtet tjetër
1. Kur ministria gjykon se një projekt i propozuar mund të ketë efekte të rëndësishme në
mjedisin e një apo më shumë shteteve fqinje ose kur merr një kërkesë nga një shtet tjetër, ndjek
procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis në kontekst ndërkufitar.
2. Rregullat dhe procedura për vlerësimin e ndikimit në mjedisin ndërkufitar miratohen me
vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.
KREU VII
EKSPERTËT E VNM-SË

Neni 24
Certifikata dhe licenca për hartimin e raportit të VNM-së
1. Zhvilluesi, për përgatitjen e raportit paraprak dhe raportit të thelluar të VNM-së, ngarkon personin
fizik/juridik të licencuar nga QKL-ja, sipas kategorisë III.2.A të ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për
licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Të drejtën për t’u pajisur me licencë III.2.A e kanë:
a)personi fizik i certifikuar nga ministri;
b)personi juridik, administratori i të cilit është i certifikuar nga ministri dhe ka të punësuar të paktën 2
ekspertë të certifikuar nga ministri.
3.Personi fizik/juridik i licencuar harton raportin e VNM-së duke krijuar grup specialistësh të kualifikuar,
sipas fushave përkatëse që trajton raporti i VNM-së. Raporti i VNM-së nënshkruhet nga personi
fizik/juridik i licencuar dhe specialistët e përfshirë në hartimin e raportit të VNM-së.
4.Rregullat, procedurat dhe kriteret për pajisjen me certifikatën e ekspertit për vlerësimin e ndikimit në
mjedis, ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor miratohen nga Këshilli i Ministrave me propozimin
e ministrit. Ministri lëshon certifikatën

KREU VIII
ANKIMI DHE SANKSIONET

Neni 25
Çdo palë e interesuar, subjekt i këtij ligji, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative te ministri ndaj
akteve, veprimeve apo mosveprimeve të ministrisë dhe AKM-së, sipas Kodit të Procedurave
Administrative..

Neni 26
Sanksionet
1. Zhvilluesi ngarkohet me përgjegjësi ligjore, sipas legjislacionit në fuqi për pavërtetësinë e
fakteve, të të dhënave të paraqitura dhe të dokumenteve që shoqërojnë kërkesën e paraqitur prej tij.
2. Kur, për qëllimet e këtij ligji, zhvilluesi falsifikon dokumente apo përdor dokumente të
falsifikuara, ndaj tij zbatohen dispozitat e seksionit VIII të ligjit nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i
Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
3.Në rast të paraqitjes mbi 3 herë të raporteve të VNM-së me dobësi/mangësi, bazuar në metodologjinë
kombëtare për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ministri vendos pezullimin e
përkohshëm apo heqjen e certifikatës dhe njofton QKL-në për masën përkatëse.

KREU IX
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 27
Tarifat e shërbimit
1. Për kryerjen e procesit të VNM-së, zhvilluesi paguan tarifën përkatëse të shërbimit, me
paraqitjen e raportit paraprak të VNM-së ose me paraqitjen e raportit të thelluar të VNM-së.
2. Tarifa dhe vlera përkatëse për shërbimet që kryen ministria për procesin e VNM-së,
miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për mjedisin dhe Ministrit të Financave.

Neni 28
Raportimet për zbatimin e ligjit
1. Ministria publikon raporte vjetore për zbatimin e këtij ligji.
2. Autoriteti planifikues, si dhe institucionet që licencojnë veprimtari lidhur me projektet që janë
subjekt i këtij ligji, njoftojnë menjëherë ministrinë për vendimin, për miratimin ose jo të licencës
apo lejes së zhvillimit, me qëllim që t’i mundësojnë kësaj të fundit monitorimin e zbatimit të
kërkesave mjedisore nga zbatimi i projektit, si dhe hartimin e raportit për zbatimin e këtij ligji.
3. Ministri, me udhëzim të veçantë, miraton formatin e duhur për përgatitjen e këtij raporti.

Neni 29
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të pikës 5 të nenit 7, të
pikës 5 të nenit 17, të pikës 2 të nenit 23 dhe të pikës 3 të nenit 24 të këtij ligji.
2. Ngarkohet ministri për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të pikës 4 të nenit 7, të pikës
2 të nenit 14 dhe të pikës 3 të nenit 28 të këtij ligji.
3. Ngarkohet ministri përgjegjës për mjedisin që, në bashkëpunim me Ministrin e Financave, të
miratojë udhëzimin sipas përcaktimit të bërë në pikën 2 të nenit 27 të këtij ligji.

Neni 30
Shfuqizimet
1. Me fillimin e zbatimit të këtij ligji, shfuqizohet ligji nr.8990, datë 23.1.2003 “Për
vlerësimin e ndikimit në mjedis”, i ndryshuar, si dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij, që bien
ndesh me këtë ligj.
2. Procedurat e VNM-së, deri në fillimin e zbatimit të këtij ligji, zhvillohen në përputhje me
kërkesat e ligjit nr.8990, datë 23.1.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, dhe të
akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, vendimi nr.1429, datë 29.1.2008 i Këshillit të Ministrave “Për
miratimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin e veprimtarive dhe projekteve me ndikime të
rëndësishme negative në mjedisin e vendeve fqinje”, shfuqizohet.

Neni 31
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 18 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.7055, datë 27.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi

SHTOJCA I
PROJEKTET QË I NËNSHTROHEN PROCEDURËS SË THELLUARTË VLERËSIMIT TË
NDIKIMIT NË MJEDIS

1. Rafineritë e naftës bruto (duke përjashtuar ndërmarrjet që prodhojnë vetëm lubrifikantë nga
nafta bruto) dhe instalimet për gazifikimin ose lëngëzimin e 500 tonë ose më shumë qymyr ose
argjilë/shiste bitumonoze në ditë.
2. Termocentrale ose instalime të tjera me djegie, me një prodhim nxehtësie prej 20 ose më
shumë megavatësh.
3. Stacionet e energjisë bërthamore dhe reaktorë të tjerë bërthamorë, duke përfshirë edhe
çmontimin ose nxjerrjen e tyre nga përdorimi (me përjashtim të instalimeve kërkimore për prodhimin
dhe shndërrimin e materialeve të ndashme (të zbërthyeshme) ose të riprodhueshme, fuqia
maksimale e të cilave nuk e tejkalon ngarkesën termale të vazhdueshme prej 1 kilovati). Stacionet e
energjisë bërthamore dhe reaktorë të tjerë bërthamorë pushojnë së qeni të tillë, kur lënda bërthamore
dhe elemente të tjera radioaktive të ndotura janë zhvendosur për një kohë të gjatë nga vendi i
instalimit.
4.a) Instalimet për ripërpunimin e lëndës djegëse bërthamore të rrezatuar.
b) Instalimet e projektuara për:
i) prodhimin ose pasurimin e lëndës djegëse bërthamore;
ii) për përpunimin e lëndës djegëse të rrezatuar bërthamore ose mbetjeve me nivel të lartë
radioaktiv;
iii) për hedhjen përfundimtare të lëndës djegëse të rrezatuar;
iv) vetëm për asgjësimin/depozitimin përfundimtar të mbetjeve radioaktive;
v) vetëm për ruajtjen (e planifikuar për më tepër se 10 vjet) të lëndës djegëse të rrezatuar bërthamore
ose mbetjeve radioaktive në një vend të ndryshëm nga vendi i prodhimit.
Vepra të integruara për shkrirjen fillestare të hekurit të derdhur dhe çelikut.
Instalime për prodhimin e metaleve bruto johekur nga xeherorët, koncentratet ose materialet dytësore
(material që është nënprodukt) prej proceseve metalurgjike, kimike ose elektrolitike.
5. Instalime për nxjerrjen e asbestit dhe për përpunimin ose transformimin e asbestit dhe
produkteve që përmbajnë asbest: për produktet e çimentos me bazë asbesti, me një prodhim vjetor
prej më tepër se 20 000 tonë produkt final, për materiale abrazive me një prodhim vjetor prej më
shumë se 50 tonë produkt final dhe për përdorime të tjera të asbestit me përdorim mbi 200 tonë në vit.
6. Instalime të integruara kimike, domethënë instalime për prodhimin në shkallë industriale të
substancave që përdorin proceset e shndërrimit kimik, ku shumë njësi janë vendosur përballë njëra-
tjetrës dhe janë të lidhura funksionalisht me njëra-tjetrën për:
a) prodhimin e kimikateve bazë organike;
b) prodhimin e kimikateve bazë inorganike;
c) për prodhimin e plehrave kimike (të thjeshta apo të përbëra) me bazë fosfori, azoti ose
potasiumi (fertilizatorë të thjeshtë ose të përbërë);
ç) për prodhimin e produkteve bazë për mbrojtjen e shëndetit të bimëve dhe biocideve;
d)për prodhimin e produkteve farmaceutike bazë, duke përdorur një proces kimik ose biologjik;
dh) për prodhimin e eksplozivëve.
7.a) Ndërtimi i linjave për trafik hekurudhor me distanca të gjata.
b) Ndërtimi i aeroporteve me pista që kanë një gjatësi bazë prej 2100 m ose më tepër. Në
kuptim të këtij ligji, “aeroport” nënkupton aeroporte, të cilat përputhen me përkufizimin e dhënë në
Konventën e Çikagos më 1944, që themeloi Organizatën Ndërkombëtare Civile të Aviacionit (shtojca
14 e kësaj konvente).
c) Ndërtimi i autostradave dhe rrugëve ekspres (korsive të autostradave për shpejtësi të lartë). Në
kuptim të këtij ligji, “rrugë ekspres” është një rrugë që plotëson kushtet e dhëna në përkufizimin e
marrëveshjes europiane mbi Arteriet Kryesore të Trafikut Ndërkombëtar, 15 nëntor 1975.
ç) Ndërtimi i një rruge të re me katër ose më shumë korsi, ose rregullimi dhe/ose zgjerimi i një rruge
ekzistuese, që ka dy apo më pak korsi, në mënyrë që të bëhet me katër ose më shumë korsi, kur rruga
e re ose seksioni i rregulluar dhe/ose i zgjeruar i saj do të jetë 10 kilometra ose më shumë në gjatësi
të vazhdueshme.
8.a) Rrugë ujore në brendësi të tokës dhe porte për transportin e brendshëm ujor, që lejojnë kalimin e
anijeve me mbi 1350 tonë.
b) Portet tregtare, kalatat për ngarkim-shkarkim të lidhura me tokën dhe portet e jashtme (me
përjashtim të kalatave të trageteve) që mund të marrin anije me mbi 1350 tonë.
9.Instalime për asgjësimin e mbetjeve për incinerimin, trajtimin kimik, sipas seksionit D9, ose
venddepozitimet e mbetjeve të rrezikshme, siç përcaktohet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të
mbetjeve”.
10. Instalime për asgjësimin e mbetjeve, për incinerimin, trajtimin kimik, sipas seksionit D9, të
mbetjeve jo të rrezikshme me një kapacitet mbi 50 tonë në ditë, sikurse përcaktohet në ligjin “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
11. Nxjerrja e ujit nëntokësor ose skema të rimbushjes artificiale të ujit nëntokësor, ku volumi
vjetor i ujit të nxjerrë apo të rimbushur është 10 milionë metër kub ose më shumë.
12. a) Veprat për transferimin e burimeve ujore midis baseneve lumore, kur ky transferim
synon në parandalimin e mungesave të mundshme të ujit dhe ku masa e ujit të transferuar e kalon
nivelin prej 20 milionë metër kub në vit;
b) Në të gjitha rastet e tjera, veprat për transferimin e burimeve ujore midis baseneve lumore, kur
rrjedha mesatare shumëvjetore e basenit të nxjerrjes është mbi 2000 milionë metër kub në vit dhe ku
masa e ujit të transferuar e tejkalon nivelin e 5 për qind të kësaj rrjedhe.
Në të dyja rastet, përjashtohen transferimet e tubacioneve të ujit të pijshëm.
13. Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, me kapacitet mbi 30 000 ekuivalent popullsie,
sikurse përcaktohet në legjislacionin për rezervat ujore.
14. Nxjerrja e naftës dhe e gazit natyror për qëllime tregtare, ku masa e nxjerrë e tejkalon
nivelin prej 50 tonë/ditë në rastin e naftës dhe 10 000 m3/ditë në rastin e gazit.
15. Diga dhe instalime të tjera, që janë projektuar për të penguar daljen e ujit ose për të
depozituar ujin në mënyrë të përhershme, ku një masë e re ose shtesë uji e penguar ose e depozituar
është mbi 10 milionë m3.
16. Tubacionet me një diametër prej më shumë se 800 mm dhe një gjatësi prej më shumë se 40
km:
a) për transportimin e gazit, naftës, kimikateve; dhe
b) për transportimin e gazit të dyoksidit të karbonit (CO2), me qëllim injektimin dhe ruajtjen e
tij në formacione gjeologjike nën tokë, përfshirë stacionet e pompimit që lidhen me to.
17.Instalime për mbarështimin intensiv të pulave ose derrave me mbi:
a) 1000 krerë për pulat që rriten për mish, 20 000 vende për pulat që rriten për vezë;
b) 3000 krerë për derra për prodhim mishi (mbi 30 kilogramë); ose
c) 100 krerë për dosa.
18.Impiante industriale për:
a) prodhimin e materialeve të buta ose materialeve të ngjashme fibroze;
b) prodhimin e letrës dhe tabelave me një kapacitet prodhues që e tejkalon masën prej 50
tonësh në ditë.
19. Gurore dhe miniera sipërfaqësore, ku sipërfaqja e vendit është mbi 0,5 hektarë, ose
vende për nxjerrjen e torfës, ku sipërfaqja e vendit është mbi 1 hektar.
20. Ndërtimi i linjave elektrike në lartësi me një voltazh mbi 220 kV dhe gjatësi mbi 10
kilometra.
21. Instalimet për depozitimin e naftës, prodhimeve petrokimike ose kimike, me një kapacitet
prej 50 000 ose më shumë tonësh.
22. Vendet e injektimit dhe ruajtjes së dyoksidit të karbonit në formacione gjeologjike nën
tokë, të përcaktuara me akt normativ të posaçëm.
23. Instalimet për kapjen e gazit të dyoksidit të karbonit (me qëllim injektimin dhe ruajtjen në
formacione gjeologjike nën tokë) nga instalime të tjera që mbulohen nga kjo shtojcë, ose ku kapja totale
vjetore e dyoksidit të karbonit është 1,5 megatonë ose më shumë se kaq.

SHTOJCA II
PROJEKTET QË I NËNSHTROHEN PROCEDURËS PARAPRAKETË VLERËSIMIT TË
NDIKIMIT NË MJEDIS
1.Bujqësia, silvikultura dhe akuakultura.
a) Projekte për ristrukturimin e tokës rurale;
b) Projekte për përdorimin e tokës së pakultivuar ose zonave gjysmënatyrore për qëllime të
bujqësisë intensive;
c) Projekte për menaxhimin e ujit për bujqësi, duke përfshirë dhe ujitjen dhe projektet e
kullimit të tokës;
ç) Pyllëzimi fillestar dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit në një lloj tjetër të përdorimit të tokës.
d) Instalime për rritjen intensive të kafshëve (projektet që nuk përfshihen në shtojcën I); dh)
Rritje intensive e peshkut;
e) Marrje e tokës nga deti.
2.Industri nxjerrëse.
2.1 Gurore, miniera sipërfaqësore dhe nxjerrje e torfës (projekte që nuk janë përfshirë në shtojcën
I);
2.2 Minierat nëntokësore;
2.3 Nxjerrje e mineraleve nga marina ose llumrat lumore;
2.4 Shpim i thellë, në veçanti:
a) shpim gjeotermal;
b) shpim për depozitimin e materialeve të mbetjeve bërthamore;
c) shpim për furnizim me ujë, me përjashtim të shpimit për studimin e stabilitetit të tokës.
2.5 Instalime sipërfaqësore industriale për nxjerrjen e qymyrit, naftës, gazit natyror dhe xeherorëve,
si dhe të argjilave/shisteve bituminoze.
3.Industria e energjisë.
a) Instalimet industriale për prodhimin e energjisë elektrike, avullit ose ujit të ngrohtë
(projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
b) Instalime industriale për mbajtjen e gazit, avullit ose ujit të ngrohtë; transmetimin e
energjisë elektrike me kabllo në lartësi (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
c) Depozita sipërfaqësore të gazit natyror;
ç) Depozita nëntokësore të gazeve të djegshme;
d)Depozita sipërfaqësore të lëndëve djegëse fosile;
dh) Briketimi industrial i qymyrit dhe i linjitit;
e)Instalime për përpunimin dhe ruajtjen e mbetjeve radioaktive (në rast se nuk janë përfshirë në
shtojcën I);
ë) Instalime për prodhimin e energjisë hidroelektrike;
f)Instalime për përdorimin e fuqisë së erës për prodhim energjie (stacione të energjisë së erës);
g)Instalimet për kapjen e gazit të dyoksidit të karbonit (me qëllim injektimin dhe ruajtjen në
formacione gjeologjike nën tokë) nga instalime të tjera që nuk mbulohen nga shtojca I e këtij ligji.
4.Prodhimi dhe përpunimi i metaleve.
a) Instalime për prodhimin e gizës dhe çelikut (shkrirje parësore ose dytësore);
b) Instalime për përpunimin e metaleve prej çeliku: i) mullinj me rula të nxehtë;
ii) farkat me çekiçë;
iii) aplikimi i mbulesave mbrojtëse me metal të shkrirë.
c) Fonderitë e metaleve hekurore;
ç) Instalime për shkrirjen, duke përfshirë aliazhet të metaleve johekurore, përveç metaleve të
çmuara, duke përfshirë produktet e rikuperuara (rafinim, derdhje në fonderi etj.);
d) Instalime për trajtimin sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur një
proces elektrolitik ose kimik;
dh) Prodhimi dhe montimi i mjeteve motorike dhe prodhimi i motorëve për këto mjete;
e) Kantier ndërtimi anijesh;
ë) Instalime për ndërtimin dhe riparimin e avionëve;
f) Prodhimi i pajisjeve për hekurudha;
g) Farkëtim me eksploziv;
gj) Instalime për pjekjen dhe aglomerimin e xeherorëve metalorë.
5.Industria minerale.
a) Furrat me qymyr (distilim i qymyrit të thatë);
b) Instalimet për prodhimin e çimentos;
c) Instalime për prodhimin e asbestit dhe prodhimin e produkteve të asbestit, që nuk janë
përfshirë në shtojcën I;
ç) Instalime për prodhimin e qelqit, duke përfshirë dhe fibrat e qelqit;
d)Instalimet për shkrirjen e substancave minerale, duke përfshirë dhe prodhimin e fibrave minerale;
dh) Prodhimi i produkteve qeramike nëpërmjet djegies, në veçanti tjegullat për çati, tullat, tullat
zjarrduruese, pllakat, veshjet prej guri ose porcelani.
6.Industria kimike (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I).
a) Trajtim i produkteve ndërmjetëse dhe prodhimi i kimikateve;
b) Prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, bojërave dhe llaqeve, elastomerëve
dhe peroksideve;
c) Depozitat e produkteve të naftës, petrokimike dhe kimike.
7.Industria ushqimore.
a) Prodhimi i vajrave dhe yndyrnave vegjetale dhe shtazore;
b) Prodhimi, përpunimi dhe paketimi i produkteve shtazore dhe bimore;
c) Prodhimi i produkteve me bazë qumështi; ç) Prodhimi i birrës dhe maltos;
d) Prodhimi i ëmbëlsirave dhe i shurupeve; dh) Instalime për therjen e kafshëve;
e) Instalime industriale për prodhimin e niseshtesë;
ë) Fabrika për prodhimin e ushqimeve me bazë peshku dhe vajrave të peshkut;
f)Fabrika sheqeri.
8.Industria tekstile, e lëkurës, drurit dhe letrës.
a) Fabrika industriale për prodhimin e letrës dhe kartonit (projekte që nuk përfshihen në
shtojcën I);
b) Impiante për paratrajtimin (për operacione të tilla, si: larje, zbardhje, mercerizim) ose
ngjyrosja e fibrave apo tekstileve;
c)Fabrika për regjie të lëkurave;
ç) Instalime për përpunimin dhe prodhimin e celulozës.
9.Industria e gomës.
Prodhimi dhe trajtimi i produkteve me bazë elastometri.
10.Prodhime infrastrukturore.
a) Projekte për zhvillimin e pasurive të patundshme industriale;
b) Projekte për zhvillime urbane, duke përfshirë dhe ndërtimin e qendrave tregtare dhe parkimet
për makinat;
c) Ndërtimi i mjediseve të shërbimeve hekurudhore dhe terminaleve të transportit intermodal
(projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
ç) Ndërtimi i fushave ajrore (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
d)Ndërtim rrugësh, portesh dhe instalimesh për porte, duke përfshirë dhe portet e peshkimit
(projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
dh) Ndërtime në tokë të kanaleve të lundrueshme, që nuk përfshihen në shtojcën I, kanalizime dhe
vepra për largimin e ujit të shkaktuar nga përmbytjet;
e)Diga dhe instalime të tjera të projektuara për të penguar ose për të mbajtur/depozituar ujë në periudha
afatgjata (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
ë) Tramvaj, hekurudha nëntokësore dhe në lartësi, linja të varura/teleferikë ose linja të ngjashme të një
lloji të veçantë, të përdorura ekskluzivisht ose kryesisht për transport pasagjerësh;
f) Instalime tubacionesh nafte dhe gazi (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I) dhe
tubacionet e transportit të gazit dyoksid karboni, me qëllim injektimin dhe ruajtjen në formacione
gjeologjike nën tokë;
g) Instalime të kanaleve ujësjellës/akuedoteve në distanca të largëta;
gj) Veprat bregdetare kundër erozionit dhe punimet në det, që mund të ndryshojnë bregun për shkak të
ndërtimeve, për shembull: të digave, moleve, bankinave të ankorimit dhe punimeve të tjera për
mbrojtje nga deti, duke përjashtuar mirëmbajtjen dhe rindërtimin e veprave të tilla;
h) Nxjerrja e ujit nëntokësor dhe skemat e tjera për rimbushjen artificiale të ujërave nëntokësore, që
nuk janë përfshirë në shtojcën I;
i) Veprat për transferimin e burimeve ujore midis baseneve lumore, që nuk janë përfshirë në shtojcën
I.
11.Projekte të tjera.
a) Rrugët e përhershme për gara dhe provat e mjeteve motorike;
b) Instalimet për asgjësimin e mbetjeve (projekte të cilat nuk përfshihen në shtojcën I);
c) Impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
ç) Vendet për depozitim të llumrave;
d) Depot e skrapit të hekurit, përfshirë ato nga automjetet;
dh) Bankat e provës për motorët, turbinat ose reaktorët;
e) Instalimet për prodhimin e fibrave minerale artificiale;
ë) Instalimet për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave shpërthyese;
f) Qendra blerje/grumbullimi të kafshëve shtëpiake të plakura/të sëmura apo qendrat e asgjësimit të
kafshëve dhe produkteve të tyre jo për konsum njerëzor.
12. Turizmi dhe koha e lirë.
a) Pistat e skive, teleferikët, ngritësit me kabllo dhe zhvillimet që lidhen me to;
b) Vendqëndrimet e jahteve dhe anijeve;
c) Fshatra turistike dhe komplekse hotelesh jashtë zonave urbane bashkë me zhvillimet që i
shoqërojnë ato;
ç) Vendet për kampe të përhershme dhe karavane;
d) Parqe tematike.
LIGJ
Nr.10 448, datë 14.7.2011

PËR LEJET E MJEDISIT


I azhurnuar me:
- LigjinNr.44/2013, datë14.02.2013
- LigjinNr.60/2014, datë19.06.2014

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim parandalimin, pakësimin dhe mbajtjen nën kontroll të ndotjes së shkaktuar nga
disa kategori veprimtarish, në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë i mbrojtjes së mjedisit në tërësi,
shëndetit të njeriut dhe cilësisë së jetës.
Neni 2
Objekti

Ky ligj përcakton:
a) rregullat për lejimin e zhvillimit të disa veprimtarive që shkaktojnë ndotje të mjedisit në
Republikën e Shqipërisë;
b) masat e parashikuara për parandalimin e kësaj ndotjeje dhe, kur kjo nuk është e mundur,
masat për pakësimin e shkarkimeve të tyre të gazta, të lëngëta e të ngurta në ajër, ujë e tokë.

Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Autoriteti përkatës i qeverisjes vendore” është njësia e qeverisjes vendore në territorin e së
cilës është vendosur instalimi.
2. “Agjencia Kombëtare e Mjedisit” ka kuptimin e dhënë në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011
“Për mbrojtjen e mjedisit”.
3. “Agjencia rajonale e mjedisit” është njësia rajonale përkatëse e Agjencisë Kombëtare të
Mjedisit.
4. “Depozitim gjeologjik i CO2” është injektimi i shoqëruar me depozitimin e rrymave
(flukseve) të CO2 në formacione gjeologjike nëntokësore.
5. “Ditë” është një ditë pune, sipas përcaktimit të dhënë nga Kodi i Punës.
6. “Formacion gjeologjik” është nënndarja litostratigrafike, brenda së cilës mund të gjenden dhe
hartëzohen shtresa shkëmbore të caktuara.
7. “Gjendje e pranueshme e mjedisit” është gjendja në të cilën mjedisi i vendit në fjalë ishte
para se instalimi të vihej në operim. Arritja e kësaj gjendjeje kërkon masa që përfshijnë, por nuk
kufizohen me: largimin e të gjitha mbetjeve që kanë tepruar, largimin sa më shumë të jetë e mundur
të çdo lloj ndotjeje, dhe, aty ku ky largim nuk do të thotë trajtim praktik apo stabilizim i ndotjes,
rehabilitimin e çdo dëmi që mund të ketë shkaktuar ndotja, si dhe zbutjen e efekteve të çdo dëmi.
8. “Instalim” është çdo njësi teknike e palëvizshme, që kryen një ose shumë veprimtari, si
dhe çdo lloj tjetër veprimtarie që lidhet drejtpërdrejt me të apo ka një lidhje teknike me veprimtaritë
e zhvilluara në njësinë e mësipërme dhe që mund të ndikojë në shkarkimet dhe ndotjen;
9. “Instalim ekzistues” është:
a) një instalim që është në funksionim në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji;
b) një instalim që nuk është vënë ende në funksionim në datën kur ky ligj hyn në fuqi, por për të
cilin është dhënë leja e ndërtimit, sipas përcaktimit të ligjit nr.10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin
e territorit”, dhe ndërtimi i të cilit fillon brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
10.“Instalim i ri” është:
a) një instalim që nuk është instalim ekzistues;
b) një instalim ekzistues, për funksionimin e të cilit operatori nuk ka kërkuar pajisjen me lejen
përkatëse të mjedisit, brenda periudhës kohore të përcaktuar në këtë ligj. Në këtë rast, ky instalim
trajtohet si një instalim i ri.
11. “Inspektorati Shtetëror Kompetent” është autoriteti inspektues, sipas përcaktimit të dhënë në
ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
12. “Leje mjedisi e tipit A” është leja për veprimtaritë e përcaktuara në aneksin 1/A, e
përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe e firmosur nga ministri, të lëshuar nga QKL-ja,
që i jep të drejtën e funksionimit, tërësisht ose pjesërisht, instalimit të tipit A, sipas përcaktimit të këtij
ligji, dhe që përmban të shkruara kushtet e nevojshme për të garantuar se instalimi përmbush kërkesat
e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi. Një leje mund të mbulojë një ose më shumë instalime ose pjesë
të instalimeve në të njëjtën vendndodhje dhe që operohen nga një i njëjti operator.
13. “Leje mjedisi e tipit B” është leja e përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe e
firmosur nga ministri, e cila lëshohet nga QKL-ja, që i jep të drejtën e funksionimit, tërësisht ose
pjesërisht, instalimit të tipit B, sipas përcaktimit të këtij ligji dhe që përmban të shkruara kushtet e
nevojshme për të garantuar se instalimi përmbush kërkesat e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi.
Një leje mund të mbulojë një ose më shumë instalime ose pjesë të instalimeve në të njëjtën
vendndodhje dhe që operohen nga një i njëjti operator.
14. “Leje mjedisi e tipit C” është leja e miratuar nga agjencia rajonale e mjedisit dhe e lëshuar
nga QKL-ja, që i jep të drejtën e funksionimit, tërësisht ose pjesërisht, instalimit të tipit C, sipas
përcaktimit të këtij ligji, dhe që përmban të shkruara kushtet e nevojshme për të garantuar se instalimi
përmbush kërkesat e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi. Një leje mund të mbulojë një ose më shumë
instalime ose pjesë të instalimeve në të njëjtën vendndodhje dhe që operohen nga një i njëjti operator.
15. “Mjedis” ka kuptimin e dhënë në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e
mjedisit”.
16. “Ministër” është ministri përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.
17. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit.
18. “Mbetje të rrezikshme”, “Mbetje jo të rrezikshme”, “Mbetje inerte”, “Mbetje urbane” dhe
“Lendfill” kanë kuptimin e dhënë në legjislacionin e posaçëm për menaxhimin e integruar të
mbetjeve.
19. “Muaj” është një muaj kalendarik.
20. “Ndotje” ka kuptimin e dhënë në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e
mjedisit”.
21. “Ndryshim funksionimi”, në lidhje me instalimin, është një ndryshim në natyrën e
funksionimit ose një zgjerim i instalimit, që mund të ketë pasoja në mjedis.
22. “Ndryshim i konsiderueshëm”, në lidhje me instalimin, është një ndryshim në
funksionimin e tij, i cili, në vlerësimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mund të ketë një efekt
negativ të konsiderueshëm mbi njeriun dhe mjedisin. Çdo ndryshim apo zgjerim i veprimtarisë
vlerësohet si i konsiderueshëm, në qoftë se ndryshimi apo zgjerimi prek pragjet përcaktuese të
vendosura në këtë ligj, për instalimet e tipit A ose B.
23. “Normat e cilësisë së mjedisit” është një grup kushtesh që duhen përmbushur në një kohë të
dhënë nga një mjedis i caktuar ose një pjesë e veçantë e tij, sipas përcaktimit të ligjit nr.10 431, datë
9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
24. “Normat teknike të shkarkimit në mjedis” janë vlerat teknike kufi të shkarkimit, që lidhen
me teknologjinë e prodhimit, makineritë dhe pajisjet në përdorim, sipas përcaktimit të ligjit nr.10
431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
25. “Operator” është personi fizik apo juridik që operon ose kontrollon instalimin, apo të cilit i
është deleguar fuqi ekonomike vendimtare për funksionet teknike të instalimit, në përputhje me
legjislacionin në fuqi. Si operator i një instalimi, që:
a) nuk është vënë ende në funksionim, konsiderohet personi që do të kontrollojë funksionimin
e tij në të ardhmen;
b) nuk funksionon më, konsiderohet personi të cilit i ishte dhënë leje mjedisi për funksionimin e
këtij instalimi.
26. “Publik” ka kuptimin e dhënë në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
27. “Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL)” është institucioni përkatës, sipas përcaktimit të
ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
28. “Rrymë CO2” është një fluks substancash që rezultojnë nga proceset e kapjes së CO2.
29. “Substancë” është çdo element kimik dhe përbërjet e tij, me përjashtim të substancave
radioaktive dhe të organizmave të modifikuar gjenetikisht, sipas përcaktimit të dhënë në ligjin nr.10
431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
30. “Shkarkim” ka kuptimin e dhënë në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e
mjedisit”.
31. “Shkarkim në ujë” janë shkarkimet në trupat ujorë, ku përfshihen shkarkimet në rrjetin e
tubacioneve të ujërave të zeza e të bardha.
32. “Teknikat më të mira të disponueshme (TMD)” është stadi më efektiv dhe më i përparuar i
zhvillimit të veprimtarive dhe të metodave të operimit të tyre. Ky stad tregon se sa të përshtatshme janë
praktikisht teknikat e veçanta për të siguruar, në parim, bazën për të përcaktuar vlera kufi të
shkarkimeve, të tilla që të parandalojnë dhe, kur nuk është praktikisht e mundshme, të pakësojnë
shkarkimet në përgjithësi dhe ndikimin mbi mjedisin në tërësi.
Për qëllime të këtij përkufizimi, me termat e mëposhtëm kuptojmë:
a) “Teknikë” është teknologjia dhe mënyra me të cilën instalimi është projektuar, ndërtuar,
mirëmbajtur dhe çmontuar;
b) “Teknikë e disponueshme” janë teknikat e zhvilluara në atë nivel që mundëson përdorimin e
tyre, në sektorin përkatës industrial, me rezultate të mira ekonomike e teknike. Vlerësimi i
teknikave merr parasysh kostot dhe përparësitë, pavarësisht nga fakti nëse ato teknika përdoren apo
prodhohen në Republikën e Shqipërisë, për sa kohë ato janë të arritshme nga përdoruesi;
c) “Më e mirë”, në lidhje me teknikat, është teknika më efektive për arritjen e një niveli të
lartë të përgjithshëm të mbrojtjes së mjedisit në tërësi.
33. “Vend depozitimi për CO2” është një hapësirë vëllimore në një formacion gjeologjik, që
përdoret për depozitimin gjeologjik të CO2 dhe të pajisjeve të sipërfaqes e të injektimit, që përdoren
për këtë qëllim.
34. “Vlera kufi e shkarkimit” është masa e shprehur në disa parametra specifikë, përqendrimet
dhe/ose nivelet e shkarkimeve që nuk mund të tejkalohen në një ose më shumë periudha kohore.
35. “Biomasë” është produkt i përbërë, tërësisht ose pjesërisht, nga material bimor nga
bujqësia ose pemëtaria, që mund të përdoret si lëndë djegëse, me qëllim rikuperimin e energjisë së
përmbajtur në të, përfshirë mbetjet e mëposhtme, të përdorura si lëndë djegëse:
a) mbetje vegjetale nga bujqësia dhe pyjet;
b) mbetje vegjetale nga industria e përpunimit të ushqimeve, në qoftë se prej tyre mund të
çlirohet nxehtësi;
c) mbetje vegjetale fijezore nga prodhimi i masës së celulozës dhe nga prodhimi i letrës nga
druri, në qoftë se digjen bashkërisht në vendin e prodhimit dhe rikuperohet nxehtësia e çliruar;
ç)mbetje nga lëvoret e pemëve;
d)mbetje drusore, me përjashtim të mbetjeve drusore që mund të përmbajnë përbërës organikë të
halogjenuar ose metale të rënda, si rezultat i trajtimit me ruajtës ose me shtresa ruajtëse të drurit, dhe
që përfshin në mënyrë të veçantë mbetjet drusore të krijuara nga mbetjet e ndërtimeve e të shembjeve.
36.“Impiant me djegie” është çdo aparaturë teknike, ku oksidohen lëndë djegëse, në mënyrë që të
përdoret nxehtësia e gjeneruar.
37. “Impiantet e reja me djegie” është çdo instalim me djegie, për të cilin leja e ndërtimit apo e
përdorimit të veprimtarisë, sipas ligjit nr.10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, është
dhënë pas datës së miratimit të këtij ligji.
38. “Impiantet ekzistuese me djegie” është çdo instalim me djegie, për të cilin leja e ndërtimit
apo e përdorimit të veprimtarisë, sipas ligjit nr.10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”,
është dhënë para datës së miratimit të këtij ligji.
39. “Lëndë djegëse” është çdo material i djegshëm, i ngurtë, i lëngshëm apo i gaztë, i
përdorur në instalimin me djegie, me përjashtim të mbetjeve, sipas përcaktimit të legjislacionit të
posaçëm për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
40. “Mbetje të gazta” janë shkarkime të gazta, që përmbajnë substanca të ngurta, të lëngshme
ose të gazta; fluksi vëllimor i tyre do të shprehet në m 3/orë, në temperaturën standard (273°K) dhe
presion (101,3 kPa) pas korrigjimit të përmbajtjes së avullit të ujit, (më poshtë referuar si Nm3/h).
41. “Njësi djegieje me shumë lëndë djegëse” është çdo impiant djegieje, ku mund të digjen
njëkohësisht ose në mënyrë të alternuar dy a më shumë lloje lëndësh djegëse.
42. “Përqindja e desulfurizimit” është përqindja e sasisë së squfurit që nuk shkarkohet në ajër,
në instalimin me djegie, për një periudhë të dhënë kohe ndaj sasisë së squfurit në përmbajtjen e
karburantit, të përdorur gjatë së njëjtës periudhë kohe, në këtë instalim.
43. “Turbinë me gaz” është çdo makineri rrotulluese që shndërron energjinë termike në punë
mekanike dhe përbëhet kryesisht nga një kompresor, një njësi termike ku oksidohet lënda djegëse, në
mënyrë që të ngrohë masën e lëngshme të punës, dhe një turbinë.
44. “Vlera kufi e shkarkimit” është sasia e lejueshme e një substance në masën e gaztë të
shkarkuar në ajër nga instalimi me djegie, gjatë një periudhe të dhënë. Sasia e substancës llogaritet
në terma të masës/për vëllim të gazeve të shkarkuara, të shprehura në mg/Nm3, duke konsideruar një
përmbajtje vëllimore oksigjeni në gazet e shkarkuara: prej 3 për qind, në rastin e karburanteve të
lëngshme e të gazta, 6 për qind në rastin e karburanteve të ngurta dhe 15 për qind në rastin e
turbinave me gaz.

Neni 4
Sistemi i lejeve të mjedisit
1.Në përputhje me ligjin nr.10431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, krijohet një sistem prej
tri nivelesh të lejeve të mjedisit, të tipit A, B e C, si më poshtë:
a) leja e mjedisit e tipit A është e detyrueshme për kryerjen e veprimtarive të kategorisë A,
lista dhe pragjet përkatëse të të cilave janë përcaktuar në shtojcën 1/A të këtij ligji;
b) leja e mjedisit e tipit B është e detyrueshme për kryerjen e veprimtarive të kategorisë B, lista
dhe pragjet përkatëse të të cilave janë përcaktuar në shtojcën 1/B të këtij ligji;
c) leja e mjedisit e tipit C është e detyrueshme për kryerjen e veprimtarive të kategorisë C,
lista dhe pragjet përkatëse të të cilave janë përcaktuar në shtojcën 1/C të këtij ligji.
2.Autoritetet kompetente për lejet e mjedisit të tipave A, B dhe C janë si më poshtë:
a) Qendra Kombëtare e Licencimeve është autoriteti ku bëhet kërkesa dhe ku lëshohet leja e
mjedisit të tipit A, B dhe C;
b) Ministri është autoriteti që firmos aktin e miratimit të lejeve të mjedisit të tipit A dhe B, pasi
ato të shqyrtohen dhe përgatiten nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
c) Agjencia Kombëtare e Mjedisit është autoriteti që verifikon saktësinë e informacionit të dhënë
nga operatori në kërkesën e tij për leje mjedisi të tipit A dhe B dhe që i jep mendimin e argumentuar
ministrit për dhënien ose jo të kësaj lejeje, me kushte të detajuara, të shkruara, të cilat lëshohen nga
QKL-ja;
ç)Agjencia rajonale e mjedisit është autoriteti që verifikon saktësinë e informacionit të dhënë nga
operatori në kërkesën e tij për leje mjedisi të tipit C dhe që vendos për dhënien ose jo të kësaj lejeje,
me kushte të detajuara, të shkruara, të cilat lëshohen nga QKL-ja;
d)Inspektorati Shtetëror Kompetent është autoriteti që verifikon plotësimin nga operatori të kushteve
të kësaj lejeje, pas lëshimit të saj nga QKL-ja.
3.Kushtet e lejes së mjedisit të tipave A, B dhe C rishikohen në çdo kohë nga ministria apo agjencia
rajonale e mjedisit, nëse ka ndryshime në legjislacionin përkatës mjedisor, të cilit ato u përmbahen,
dhe në raste kur konstatohet nga autoritetet kompetente, të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, nëse:
a) shfaqen elemente të reja ekologjike, të panjohura në kohën e dhënies së saj;
b) dalin dispozita të reja për mjedisin, që e kërkojnë shprehimisht ndryshimin e saj;
c) vërtetohet ndotje tej normave të lejuara; ç) ka ndryshime themelore të veprimtarisë;
d) ka përparime në fushën e teknikave më të mira të mundshme, që lejojnë pakësimin e rëndësishëm
të shkarkimeve në mjedis dhe që nuk kërkojnë shpenzime të mëdha.

KREU II
LEJET E MJEDISIT TË TIPIT A

Seksioni 1
Procedura dhe metoda për përcaktimin e TMD-ve

Neni 5
Përcaktimi i TMD-ve
1.Agjencia Kombëtare e Mjedisit përcakton TMD-të, për instalimet e kategorisë së tipit A, duke u
mbështetur në:
a) përdorimin e teknologjisë që shkarkon pak mbetje;
b) përdorimin e substancave më pak të rrezikshme;
c) rikuperimin dhe riciklimin e mëtejshëm të substancave të përdorura dhe të çliruara nga proceset
e punës, aty ku është e mundur;
ç) rikuperimin dhe riciklimin e mbetjeve, aty ku është e mundur;
d) procese, instalime ose metoda pune të krahasueshme me ato që janë provuar më parë me sukses
në shkallë industriale;
dh) përparimet e teknologjisë dhe ndryshimet në njohuritë shkencore dhe kuptimin e tyre;
e) llojin, natyrën, efektet dhe vëllimin e shkarkimeve;
ë) datën e vënies në funksionim të instalimeve të reja dhe atyre ekzistuese;
f) kohën e nevojshme për zbatimin e TMD-ve;
g) llojin, natyrën dhe konsumin e lëndëve të para, përfshirë edhe konsumin e ujit të përdorur dhe
efiçencën e energjisë;
gj) efiçencën e energjisë;
h) nevojën për të parandaluar ose, kur kjo nuk është e mundur, për të ulur në minimum, ndikimet e
përgjithshme dhe rreziqet e shkarkimeve në mjedis;
i) nevojën për të parandaluar aksidentet ose, kur këto ndodhin, për të minimizuar pasojat në
mjedis;
j) çdo informacion të publikuar nga Komisioni Europian dhe organizatat ndërkombëtare për TMD-
të, së bashku me monitorimin dhe çdo përditësim të tyre.
2.Agjencia Kombëtare e Mjedisit, gjatë përcaktimit të TMD-ve, në përputhje me sa parashikohet në
pikën 1 të këtij neni, merr në konsideratë:
a) kostot dhe përfitimet e një veprimi dhe/ose mase të parashikuar;
b) respektimin e objektivave të mbrojtjes së mjedisit, të përcaktuara në ligjin nr.10 431, datë
9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”;
c) respektimin e parimeve të politikës për mbrojtjen e mjedisit, të përcaktuara në ligjin nr.10
431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.

Neni 6
Dokumentet e referencës për TMD-të
1.Përcaktimi i TMD-ve, në përputhje me nenin 5 të këtij ligji, mbështetet në:
a) dokumentet e referencës së TMD-ve, të përgatitura nga grupet teknike të punës;
b) dokumentet e referencës së TMD-ve, të përgatitura nga Komisioni Europian (EU-BREF);
c) praktikën më të mirë ndërkombëtare.
2.Ministri ngre grupet teknike të punës, me qëllim zhvillimin e dokumenteve të referencës së TMD-ve,
sipas përcaktimit të shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni dhe përcakton mënyrën e funksionimit të
tyre.
3.Grupet teknike të punës, sipas përcaktimit të pikës 2 të këtij neni, përbëhen nga përfaqësues të:
a) ministrisë;
b) Agjencisë Kombëtare të Mjedisit;
c) Inspektoratit Shtetëror Kompetent;
ç) ministrive të tjera dhe sektorëve në varësi të tyre, kur sfera e tyre e kompetencave lidhet
drejtpërdrejt me çështjen e trajtuar;
d) universiteteve ose institucioneve të tjera kërkimore, fusha e kërkimit e të cilëve lidhet
drejtpërdrejt me çështjen e trajtuar;
dh) organizatave joqeveritare, fusha e veprimit e të cilave lidhet drejtpërdrejt me çështjen e trajtuar.
4. Çdo dokument reference i TMD-ve, i përgatitur nga një grup teknik pune, sipas pikës 2 të
këtij neni, miratohet nga ministri.
5. Çdo dokument reference i TMD-ve, i miratuar sipas përcaktimit të pikës 4 të këtij neni,
publikohet në mënyrë elektronike.
6. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ngre dhe mirëmban sistemin e informacionit për dokumentet e
referuara në pikën 1 të këtij neni. Sistemi i informacionit publikohet në mënyrë elektronike në faqen e
saj zyrtare të internetit dhe është i hapur për publikun.

Neni 7
Zhvillimi i TMD-ve të reja
Ministria dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit marrin dhe përditësojnë informacionin për zhvillimin
e TMD-ve të reja.

Seksioni 2
Lejet e mjedisit të tipit A

Neni 8
Kërkesat e përgjithshme për përdorimin e lejes së mjedisit të tipit A

1. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, instalimet e kategorisë A pajisen me leje mjedisi të tipit A, në
përputhje me përcaktimet e këtij ligji.
2. E njëjta leje mjedisi e tipit A mund të lejojë funksionimin e më shumë se një instalimi të të
njëjtit operator në të njëjtën vendndodhje. Instalimet e operatorëve të ndryshëm, që ndodhen në të
njëjtën vendndodhje dhe instalimet e të njëjtit operator, që ndodhen në vendndodhje të ndryshme
kërkojnë leje të veçanta të tipit A, B apo C, sipas rastit.
3. Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk përgatit lejen e mjedisit të tipit A, kur provon mbi baza
objektive se:
a) pas zotërimit të asaj lejeje, kërkuesi nuk do të jetë operator i instalimit në fjalë;
b) kërkuesi nuk do të sigurojë funksionimin e instalimit, në përputhje me kushtet që do të
përcaktohen në lejen përkatëse të mjedisit të tipit A.
Për qëllime të këtij paragrafi, merret në konsideratë edhe historia e deriatëhershme e këtij kërkuesi
të lejes dhe/ose historia e deriatëhershme e instalimit.

Neni 9
Parimet e përgjithshme që përcaktojnë detyrimet thelbësore të zotëruesit të lejes së mjedisit të
tipit A
Agjencia Kombëtare e Mjedisit përcakton kushtet për lejet e mjedisit të tipit A, të tilla që të
garantojnë se:
a) janë marrë të gjitha masat e duhura parandaluese të ndotjes, në mënyrë të posaçme përmes
zbatimit të TMD-ve;
b) nuk shkaktohet ndotje në nivel të lartë;
c) gjenerimi i mbetjeve është parandaluar në përputhje me legjislacionin e posaçëm për
menaxhimin e integruar të mbetjeve. Aty ku gjenerohen mbetje, ato ripërdoren ose kur kjo
ështëteknikisht dhe ekonomikisht e pamundur, ato trajtohen duke parandaluar ose zbutur çdo
ndikim në mjedis;
ç)energjia përdoret në mënyre efiçente;
d)uji përdoret në mënyrë efiçente;
dh) janë marrë masa të posaçme për të parandaluar aksidentet ose për të kufizuar pasojat e tyre;
e)në mbylljen përfundimtare të veprimtarisë, merren masat e nevojshme për të mënjanuar rreziqet e
ndotjes dhe për të kthyer mjedisin e vendit ku ndodhet instalimi në gjendje të pranueshme, siç
përcaktohet në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.

Neni 10
Kërkesa për leje mjedisi të tipave A, B dhe C
1. Kërkesat për leje mjedisi të tipit A, B dhe C paraqiten në QKL, në përputhje me kërkesat e
përgjithshme, sipas përcaktimit të dispozitave të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat,
autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
2. QKL-ja e vlerëson kërkesën për leje mjedisi të tipit A, B dhe C si të vlefshme, vetëm kur
kërkuesi ka kryer ose provon që ka kryer pagesën e tarifës përkatëse, siç përcaktohet në nenin 26 të
këtij ligji. Kërkesa për leje mjedisi të tipit A, B dhe C nuk vlerësohet e kryer, në qoftë se ajo nuk
shoqërohet nga dokumenti që vërteton kryerjen e pagesës së tarifës përkatëse.

Neni 11
Shqyrtimi i kërkesës për leje mjedisi të tipave A, B dhe C
Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton kërkesat e posaçme për shqyrtimin e
kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt tek tjetri,
kushtet e lejeve respektive të mjedisit, si dhe rregullat e hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet
kompetente, të përcaktuara në këtë ligj, deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL-ja.

Seksioni 3
Kërkesa shtesë për impiantet e mëdha me djegie

Neni 12
Fusha e zbatimit të seksionit 3
1. Ky seksion zbatohet për impiantet me djegie, fuqia termike e të cilave është e barabartë ose
më e madhe se 50 MË, pavarësisht nga lloji i karburantit të përdorur (i ngurtë, i lëngshëm ose i
gaztë), në përputhje me përcaktimin e pikës 2 të këtij neni.
2. Ky seksion zbatohet vetëm për impiantet me djegie, të projektuara për prodhimin e energjisë,
me përjashtim të atyre që përdorin në mënyrë të drejtpërdrejtë produktet e djegies në procesin e
prodhimit. Ky seksion nuk zbatohet për:
a) impiantet në të cilat produktet e djegies përdoren për ngrohjen, tharjen ose çdo lloj tjetër
trajtimi të drejtpërdrejtë të objekteve ose materialeve, si p.sh., rinxehjen e furrnaltave, furrnaltat për
trajtime me nxehtësi;
b) impiantet pas djegies, të tilla si aparaturat teknike të projektuara për të pastruar gazrat e
mbetura nëpërmjet djegies, të cilat nuk funksionojnë si një impiant me djegie, i pavarur;
c) impiantet për rigjenerimin e katalizatorëve të krekingut katalitik;
ç)impiantet për konvertimin e sulfurit të hidrogjenit në squfur;
d) reaktorët e përdorur në industrinë kimike;
dh) furrat e prodhimit të koksit;
e) furrat me tulla refraktare për prodhimin e gazit të nxehtë;
ë)aparaturat teknike, që përdoren për lëvizjen e automjeteve, anijeve ose avionëve;
f)turbinat e gazit, që përdoren në platformat në det;
g)turbinat e gazit, për funksionimin e të cilave është marrë leje para datës së hyrjes në fuqi të këtij
ligji;
gj) çdo impiant që funksionon me motorë të ushqyer me benzinë, naftë ose gaz.
3.Në rastin kur dy a më shumë impiante të reja me djegie instalohen në mënyrë të tillë që, sipas
vlerësimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, që merr parasysh faktorët teknikë dhe ekonomikë të
tyre,mbetjet e gazta të tyre mund të shkarkohen nga një oxhak i përbashkët, kombinimi që përftohet
prej tyre konsiderohet si një njësi e vetme.

Neni 13
Programet e pakësimit të shkarkimeve
1. Ministria harton programet për pakësimin e vazhdueshëm të shkarkimeve të përgjithshme
vjetore nga impiantet ekzistuese me djegie. Këto programe do të përcaktojnë afatet kohore dhe
procedurat që zbatohen për pakësimin e shkarkimeve.
2. Programet e pakësimit të shkarkimeve sigurojnë respektimin e tavaneve të shkarkimeve ose
përqindjet e pakësimit të dyoksidit të squfurit dhe oksideve të azotit, të përcaktuara në ligjin nr.10
431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
3. Programi i pakësimit të shkarkimeve mund të rishikohet, në përputhje me kushtet e reja të
krijuara, kur një ndryshim i ndjeshëm dhe i papritur i kërkesës për energji, i disponibilitetit të disa
lëndëve djegëse të caktuara apo instalimeve të caktuara të gjenerimit të energjisë krijon vështirësi
teknike serioze për zbatimin e tij. Rishikimi mund të përfshijë rishikimin e tavaneve të shkarkimeve
ose të datave të vendosura për respektimin e këtyre tavaneve të shkarkimeve.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat e hollësishme për hartimin,
miratimin, rishikimin dhe zbatimin e programeve të pakësimit të shkarkimeve.

Neni 14
Vlerat kufi të shkarkimeve
1. Leja e mjedisit e tipit A për impiantet e reja me djegie përmban kushte për shkarkimet e
dyoksidit të squfurit, oksideve të azotit dhe pluhurave, të cilat nuk janë më pak shtrënguese se vlerat
kufi të shkarkimeve, të përcaktuara në pjesën B të shtojcave 3 deri 7 të këtij ligji.
2. Leja e mjedisit e tipit A për impiantet ekzistuese me djegie përmban të dhëna për planin e
përputhshmërisë, i cili siguron që, brenda datës 1 janar 2012, shkarkimet e dyoksidit të squfurit,
oksideve të azotit dhe pluhurave do të jenë pakësuar deri, të paktën, në nivelin e vlerave kufi të
shkarkimeve, të përcaktuara në pjesën A të shtojcave 3 deri 7 të këtij ligji.
3. Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të përjashtojë një impiant ekzistues me djegie nga
detyrimi për përputhshmëri me vlerat kufi të shkarkimeve, të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, në
qoftë se:
a) operatori i atij impianti ekzistues me djegie, në marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të
Mjedisit, pranon, si pjesë të kushteve të lejes së mjedisit të tipit A, që ka kërkuar, të mos e shfrytëzojë
impiantin me djegie më shumë se 20 000 orë pune nga data e marrëveshjes deri në një datë jo më të
vonë se data 31 dhjetor 2025;
b) operatori, si kusht të lejes së mjedisit të tipit A, ka detyrimin të paraqesë në Agjencinë
Kombëtare të Mjedisit, si pjesë të raportit të tij vjetor, një regjistër, ku përcaktohen koha e përdorur
dhe ajo e papërdorur, në raport me kohën totale të lejuar për funksionimin e atij impianti me djegie.
4.Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për një impiant me djegie, i cili, në kushte normale, përdor lëndë
djegëse me përmbajtje të ulët squfuri, mund të lejojë pezullimin e detyrimit për respektimin e
vlerave kufi të shkarkimeve të dyoksidit të squfurit, të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, në
rastet kur:
a) operatori nuk ka mundësi të respektojë vlerat kufi të shkarkimeve, për shkak të ndërprerjes së
furnizimit me lëndë djegëse me përmbajtje të ulët squfuri, si pasojë e mungesës objektive të saj në
treg;
b) periudha e pezullimit nuk zgjat më shumë se gjashtë muaj.
5.Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të lejojë përjashtimin e një impianti me djegie që, në kushte
normale, të përdorë vetëm lëndë djegëse të gazta, nga detyrimi për respektimin e vlerave kufi të
shkarkimeve, të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, në qoftë se:
a)ai impiant, në mënyrë përjashtimore dhe vetëm kur për shkak të një ndërprerjeje të papritur të
furnizimit me gaz mund të përdorë, për një periudhë kohe jo më të gjatë se 10 ditë, lëndë djegëse të
tjera që në kushte normale, për të respektuar vlerat kufi të sipërpërmendura, duhej të shoqëroheshin
me një impiant pastrimi të mbetjeve të gazta;
b) afati prej 10 ditësh, i referuar në shkronjën “a” të pikës 5 të këtij neni, mund të zgjatet për
shkak të nevojës madhore për furnizim të vazhdueshëm me energji;
c) operatori përkatës njofton paraprakisht Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
6. Në rastin e impianteve me njësi djegieje me shumë lëndë djegëse, vlerat kufi të shkarkimeve
vendosen në përputhje me shtojcën 8 të këtij ligji.

Neni 15
Mbetjet e gazta
1. Mbetjet e gazta nga impiantet me djegie shkarkohen në mënyrë të kontrolluar nëpërmjet një
oxhaku.
2. Leja e mjedisit e tipit A, sipas rastit, përmban edhe kushtet e hollësishme për shkarkimin e
mbetjeve të gazta.
3. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, kur merr në konsideratë kushtet e përcaktuara në pikën 2 të
këtij neni, siguron që lartësia e oxhakut të përmendur në pikën 1 të këtij neni, të llogaritet në mënyrë
të tillë që të ruajë shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Neni 16
Keqfunksionimet ose avaritë
1. Leja e mjedisit e tipit A, për çdo impiant me djegie përmban kushte lidhur me
keqfunksionimet ose avaritë e pajisjeve për pakësimin e ndotjes.
2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në rast avarie, kur kthimi në funksionimin normal të
impiantit nuk është i mundur brenda 24 orëve, i kërkon operatorit të impiantit me djegie pakësimin ose
ndalimin e operacioneve apo vazhdimin e funksionimit të impiantit me djegie, duke përdorur lëndë
djegëse më pak ndotëse. Në asnjë rast, koha e përgjithshme e funksionimit në kushte avarie të një
impianti me djegie nuk mund të jetë më shumë se 120 orë në 12 muaj.
3. Operatori njofton Agjencinë Kombëtare të Mjedisit brenda 48 orëve nga ndodhja e avarisë.
4. Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të lejojë përjashtimin e impiantit me djegie, ku ka
ndodhur avaria, nga kufizimi prej 24 orësh dhe 120 orësh, të referuar në pikën 2 të këtij neni, kur
vlerëson se:
a) ka një nevojë madhore për furnizim të vazhdueshëm me energji;
b) impianti me djegie, ku ka ndodhur avaria, do të zëvendësohet brenda një periudhe të kufizuar
kohe nga një impiant tjetër me djegie, i cili do të shkaktonte një rritje të përgjithshme të shkarkimeve.

Neni 17
Impiantet me prodhim të kombinuar të energjisë elektrike e nxehtësisë dhe depozitimi gjeologjik i
dyoksidit të karbonit
1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit në vlerësimin e kërkesës për leje mjedisi të tipit A, për një
instalim të ri me djegie, shqyrton mundësinë teknike dhe ekonomike për realizimin e prodhimit të
kombinuar të energjisë elektrike dhe nxehtësisë. Kur konfirmohet kjo mundësi, instalimet zhvillohen në
përputhje me tregun dhe sistemin e shpërndarjes.
2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit vlerëson kërkesën për leje mjedisi të tipit A për një impiant
me djegie, me prodhim nominal energjetik prej 300 MË ose më shumë, të cilit i është dhënë leja e
parë e ndërtimit pas datës 25 qershor 2009, nëse plotëson kushtet e mëposhtme:
a) ka në dispozicion vende të përshtatshme për depozitimin e CO2;
b) mjetet e transportimit janë teknikisht dhe ekonomikisht të mundshme;
c) është ekonomikisht dhe teknikisht e mundshme që investimi për kapjen e CO2 të bëhet në këtë
kohë të mëvonshme
3. Agjencia Kombëtare e Mjedisit përcakton nëse kushtet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni
plotësohen, duke gjykuar në bazë të vlerësimit të bërë nga kërkuesi në kërkesën për leje mjedisi, si dhe
të çdo informacioni tjetër që lidhet në mënyrë të veçantë me mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të
njeriut.
4. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, kur vlerëson se kushtet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni
plotësohen, kërkon që në vendndodhjen e atij impianti të vihet në dispozicion hapësira e nevojshme për
vendosjen e pajisjeve të nevojshme për kapjen dhe ngjeshjen e CO2.

Neni 18
Shtimi i kapacitetit ose ndryshimi thelbësor në funksionim
1. Vlerat kufi të shkarkimeve, të përcaktuara në pjesën B të shtojcave 3 deri 7 të këtij ligji,
zbatohen për pjesën më të re të impiantit me djegie, kur kapaciteti termik i tij shtohet me të paktën 50
MË. Vlerat kufi të shkarkimeve përcaktohen në raport me kapacitetin termik të të gjithë impiantit me
djegie. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastet e referuara në shtojcën 8 pika 2 të këtij ligji.
2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, kur operatori i një impianti me djegie propozon një ndryshim
thelbësor në funksionimin e tij, vendos në lejen e mjedisit të tipit A kushte që përcaktojnë se vlerat
kufi për dyoksidin e squfurit, oksidet e azotit dhe pluhurin të jenë jo më pak shtrënguese se vlerat kufi
të shkarkimeve, të përcaktuara në shtojcat 3 deri 7 të këtij ligji.

Neni 19
Vetëmonitorimi
1.Leja e mjedisit e tipit A, për një impiant me djegie, përmban kushte që sigurojnë se operatori i atij
impianti:
a) vetëmonitoron shkarkimet e impiantit me djegie, në përputhje me shtojcën 9 të këtij ligji;
b) vetëmonitoron të gjitha vlerat e tjera për të siguruar respektimin e dispozitave të lejes së
mjedisit të tipit A dhe të këtij ligji;
c) raporton në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoratin Shtetëror Kompetent brenda
limiteve kohore të arsyeshme, për:
i) rezultatet e çdo procesi të vazhdueshëm vetëmonitorimi;
ii) verifikimin e saktësisë së çdo pajisjeje matëse;
iii) secilën matje;
iv) të gjitha matjet e tjera që kërkohen në lejen e mjedisit të tipit A, për të siguruar respektimin e
dispozitave të lejes së mjedisit të tipit A dhe të këtij ligji.
2.Në rastet kur kërkohen matje të vazhdueshme të shkarkimeve, vlerat kufi të shkarkimeve sipas
përcaktimit të pjesës A të shtojcave 3 deri 7 të këtij ligji, konsiderohet se janë respektuar në qoftë se
vlerësimi i rezultateve tregon se gjatë funksionimit të impiantit në orët e punës, brenda një viti
kalendarik, pa marrë parasysh periudhat e ndezjes, të fikjes dhe avaritë:
a) Asnjë nga vlerat mesatare gjatë një muaji kalendarik nuk tejkalon vlerat kufi të shkarkimeve;
b) Në rastet kur për:
i) dyoksidin e squfurit dhe pluhurin: 97 për qind e të gjitha vlerave mesatare gjatë 48 orëve të punës
nuk tejkalojnë 110 për qind të vlerave kufi të shkarkimeve;
ii) oksidet e azotit: 95 për qind e të gjitha vlerave mesatare gjatë 48 orëve të punës nuk tejkalojnë
110 për qind të vlerave kufi të shkarkimeve.
3. Në rastet kur kërkohen vetëm matje jo të vazhdueshme ose procedura të tjera të veçanta
vlerësimi, vlerat kufi të shkarkimeve, sipas përcaktimit të shtojcave 3 deri 7 të këtij ligji, konsiderohen të
respektuara në qoftë se rezultatet e çdo grupi matjesh nuk tejkalojnë vlerat kufi të shkarkimeve.
4. Vlerat kufi të shkarkimeve, gjatë funksionimit të një impianti të ri me djegie, në orët e punës
brenda një viti kalendarik, pa marrë parasysh periudhat e ndezjes, fikjes dhe avaritë, konsiderohen të
respektuara, nëse:
a) asnjë vlerë mesatare ditore e vërtetuar nuk tejkalon vlerat e përcaktuara në pjesën B të
shtojcave 3 deri 7 të këtij ligji;
b) 95 për qind e të gjitha vlerave mesatare ditore, të vërtetuara përgjatë një viti, nuk tejkalojnë
200 për qind të vlerave përkatëse, sipas përcaktimit të bërë në pjesën B të shtojcave 3 deri 7 të këtij
ligji.
“Vlerat mesatare të validuara”, të referuara në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike, përcaktohen në
përputhje me sa parashikon pika 7 e shtojcës 9 të këtij ligji.
5.Operatori i secilit impiant me djegie raporton, çdo vit, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe
Inspektoratin Shtetëror Kompetent për secilin impiant në një vendndodhje të caktuar:
a) shkarkimet vjetore të përgjithshme të SO2, NOx dhe pluhurat (si total i grimcave pezull);
b) sasinë vjetore të përgjithshme të energjisë së shfrytëzuar, lidhur me vlerën kalorifike neto, të
zbërthyer në pesë kategori lëndësh djegëse: biomasë, lëndë të tjera djegëse të ngurta, lëndësh djegëse të
lëngshme, gaz natyror, gaze të tjera.
6.Agjencia Kombëtare e Mjedisit mban dhe përditëson një regjistër që përmbledh:
a) informacionin e mbledhur, në përputhje me përcaktimet e pikës 5 të këtij neni;
b) të dhënat për çdo periudhë kohe të lejuar, të përdorur ose jo, dhe për jetëgjatësinë
funksionale të mbetur të impiantit me djegie.

KREU III
LEJET E MJEDISIT TË TIPIT B

Neni 20
Kërkesat e përgjithshme për funksionimin e lejes së mjedisit të tipit B
1. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, instalimet e kategorisë B pajisen me leje mjedisi të tipit B, në
përputhje me përcaktimet e këtij ligji.
2. E njëjta leje mjedisi e tipit B mund të lejojë funksionimin e më shumë se një instalimi të të
njëjtit operator, në të njëjtën vendndodhje. Instalimet e operatorëve të ndryshëm, që ndodhen në të
njëjtën vendndodhje dhe instalimet e të njëjtit operator, që ndodhen në vendndodhje të ndryshme
kërkojnë leje të veçanta të tipave A, B apo C, sipas rastit.
3. Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk e përgatit lejen e mjedisit të tipit B kur provon mbi baza
objektive se:
a) pas zotërimit të asaj lejeje, kërkuesi nuk do të jetë operator i instalimit në fjalë;
b) kërkuesi nuk do të sigurojë funksionimin e instalimit, në përputhje me kushtet që do të
përcaktohen në lejen përkatëse të mjedisit të tipit B.
Për qëllime të kësaj pike, merret në konsideratë edhe historia e deriatëhershme e këtij kërkuesi të lejes
dhe/ose historia e deriatëhershme e instalimit.

KREU IV
LEJET E MJEDISIT TË TIPIT C

Neni 21
Kërkesat e përgjithshme për funksionimin e lejes së mjedisit të tipit C
1. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, instalimet e kategorisë C pajisen me leje mjedisi të tipit C, në
përputhje me përcaktimet e këtij ligji.
2. E njëjta leje mjedisi e tipit C mund të lejojë funksionimin e më shumë se një instalimi të të
njëjtit operator në të njëjtën vendndodhje. Instalimet e operatorëve të ndryshëm, që ndodhen në të
njëjtën vendndodhje dhe instalimet e të njëjtit operator, që ndodhen në vendndodhje të ndryshme
kërkojnë leje të veçanta të tipit C.
3. Agjencia rajonale e mjedisit nuk përgatit lejen e mjedisit të tipit C, kur provon, mbi baza
objektive, se:
a) pas zotërimit të asaj lejeje, kërkuesi nuk do të jetë operator i instalimit në fjalë;
b) kërkuesi nuk do të sigurojë funksionimin e instalimit, në përputhje me kushtet që do të
përcaktohen në lejen përkatëse të mjedisit të tipit C.
Për qëllime të kësaj pike, merret në konsideratë edhe historia e deriatëhershme e këtij kërkuesi të lejes
dhe/ose historia e deriatëhershme e instalimit.

KREU V
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME PËR LEJET E MJEDISIT

Neni 22
Efektet ndërkufitare në mjedis në territorin e një shteti tjetër
1. Ministri, kur informohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit se funksionimi i këtij instalimi në
territorin e Republikës së Shqipërisë ka mundësi reale të krijojë efekte negative të konsiderueshme në
mjedisin e një shteti tjetër, si dhe në rastet kur autoriteti kompetent i atij shteti, që mund të ndikohet
negativisht në mënyrë të konsiderueshme, e kërkon atë, dhe i dërgon këtij:
a) një kopje të kërkesës për leje mjedisi të tipit A ose, sipas rastit, një kopje të kërkesës për
rishikimin e lejes ekzistuese apo të kushteve të saj;
b) sipas rastit, kur kërkesa është subjekt i një vlerësimi ndërkombëtar ndërkufitar të ndikimit në
mjedis, sipas ligjit nr.10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”;
c) kontaktet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ku mund të sigurohet më shumë informacion
dhe ku duhet të dorëzohen komentet ose pyetjet;
ç)detajet për afatet e dorëzimit të këtyre komenteve apo pyetjeve;
d)natyra e vendimeve që mund të merren;
dh) sipas rastit, detajet e kërkesës për rishikim të lejes ekzistuese apo ndonjë prej kushteve të saj;
e)informacion për kohën, vendet apo mjetet, përmes të cilave mund të sigurohet ky informacion.
2. Këshilli i Ministrave miraton rregullat e komunikimit, konsultimit dypalësh dhe të
vendimmarrjes, lidhur me lejen përkatëse të mjedisit të tipit A, për funksionimin e instalimit të
vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që ka mundësi reale të krijojë efekte negative
të konsiderueshme në mjedisin e një shteti tjetër ose menjëherë pasi i kërkohet nga ky shtet.

Neni 23
Menaxhimi i informacionit
1. Të gjitha informacionet, lidhur me instalimet e kategorive A dhe B, bëhen publike dhe janë
pjesë e sistemit të informacionit mjedisor, sipas përcaktimit të ligjit nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për
mbrojtjen e mjedisit”.
2. Agjencia rajonale e mjedisit e mban dhe përditëson regjistrin me të dhëna për instalimet e
kategorisë C, që ndodhen brenda territorit ku shtrihet fusha e kompetencave të tyre. Ky regjistër
është pjesë e sistemit të informacionit mjedisor, sipas përcaktimit të ligjit nr.10 431, datë 9.6.2011
“Për mbrojtjen e mjedisit”.
3. Informacioni i referuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni përfshin rezultatet e vetëmonitorimit, që
kërkohen si kusht për lejen përkatëse të atij instalimi.
4. Të dhënat, sipas përcaktimit të pikave 1 e 2 të këtij neni, të cilat konsiderohen si sekret
shtetëror, në zbatim të legjislacionit për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”, apo janë subjekt i
mbrojtjes së legjislacionit në fuqi për të dhënat personale, të dhënat profesionale apo të dhënat
tregtare, nuk bëhen publike dhe nuk transferohen nga një autoritet në një tjetër, sipas përcaktimit të
këtij ligji, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Neni 24
Inspektimi
1. inspektime në instalimet e tipit A dhe B, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.10 431, datë
9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe ligjit nr.10 433, datë. 16.6.2011 “Për inspektimin në
Republikën e Shqipërisë.
2. Agjencia rajonale e mjedisit kryen inspektime në instalimet e tipit C, në përputhje me
dispozitat e ligjit nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
3. Operatori i instalimit, mbi të cilin zbatohet ky ligj, i jep Inspektoratit Shtetëror Kompetent
gjithë asistencën e nevojshme për kryerjen e inspektimeve në atë instalim, për marrjen e mostrave dhe
grumbullimin e gjithë informacionit të nevojshëm për realizimin e detyrave të veta, për qëllime të
këtij ligji dhe në përputhje me kërkesat e ligjit nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.

Neni 25
Tarifat për lejet e mjedisit
1.Subjekti kërkues i lejes së mjedisit paguan tarifën përkatëse për:
a) kërkesë për leje mjedisi të tipave A, B ose C;
b) kërkesë për një ndryshim të kushteve të lejes përkatëse të mjedisit të tipit A ose të tipit B;
2. Tarifat për lejen e tipave A, B dhe C paguhen në ministri.
3. Operatori i instalimit i paguan çdo vit një tarifë vjetore, përkatësisht, ministrisë, për
instalimet e tipave A dhe B, dhe agjencisë përkatëse rajonale të mjedisit për instalimet e tipit C.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton vlerat përkatëse të tarifave, të
përmendura në pikat 1 dhe 3 të këtij neni.
5. Ministria i kërkon QKL-së revokimin e lejes përkatëse të mjedisit të tipave A ose B, në rast se
operatori i këtij instalimi nuk ka kryer pagimin e tarifës përkatëse në zbatim të këtij ligji.
6. Agjencia përkatëse Rajonale e Mjedisit i kërkon QKL-së revokimin e lejes së mjedisit të
tipit C, në rast se operatori i këtij instalimi nuk ka kryer pagimin e tarifës përkatëse në zbatim të këtij
ligji.
7. Të ardhurat që grumbullohen nga pagesa e tarifave të lejeve të mjedisit të tipave A, B dhe C
derdhen në Buxhetin e Shtetit.

Neni 26
Heqja dorë nga leja e mjedisit
1. Operatori i një veprimtarie, subjekt i një lejeje mjedisi të tipave A, B ose C, sipas
përcaktimit të këtij ligji, mund të bëjë një kërkesë në QKL për heqjen dorë, pjesërisht apo plotësisht,
nga leja e mjedisit.
2. Ministri apo agjencia përkatëse rajonale e mjedisit, sipas rastit, miratojnë heqjen dorë,
pjesërisht apo plotësisht, nga leja e mjedisit, në qoftë se vlerësojnë se operatori ka marrë masat e
nevojshme:
a) për të shmangur një rrezik ndotjeje nga veprimtaria e instalimit;
b) për të kthyer territorin e veprimtarisë në gjendje të kënaqshme, duke pasur parasysh
gjendjen e këtij territori para se instalimi të fillonte veprimtarinë.
3.Ministria apo ARM-ja i përcjell QKL-së vendimin e miratimit të heqjes dorë nga leja e mjedisit.
Neni 27
Revokimi i lejes së mjedisit të tipit A, B dhe C
Ministri për lejet e mjedisit të tipit A dhe B dhe ARM-ja përkatëse, për lejet e mjedisit të tipit C mund
të pezullojë ose të revokojë lejen e mjedisit kur:
a) paraqitet kërkesë nga vetë mbajtësi i lejes;
b) mbajtësi i lejes nuk përmbush kushtet e parashikuara në lejen e mjedisit;
c) mbajtësi i lejes është dënuar, sipas legjislacionit në fuqi, për një vepër penale në fushën e
mjedisit apo ka kryer kundërvajtje administrative po në fushën e mjedisit;
ç) mbajtësi i lejes së mjedisit ka shkelur, në mënyrë të përsëritur, dispozitat e këtij ligji, gjë që ka
çuar në vënien e gjobave administrative, në përputhje me nenin 30 të këtij ligji;
d)mbajtësi i lejes nuk ka paguar gjobat administrative, të vëna në bazë të këtij ligji apo të çdo akti
tjetër normativ mjedisor.

Neni 28
Ankimi
Çdo palë e interesuar, subjekt i këtij ligji, ka të drejtë të ankimojë në rrugë administrative, me kërkesë
në QKL, ndaj akteve, veprimeve apo mosveprimeve të ministrit, apo agjencisë rajonale të mjedisit,
gjatë procesit të pajisjes me leje mjedisore, sipas kërkesave të nenit 30 të ligjit nr.10 081, datë
23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 29
Kundërvajtjet
1. Shkeljet e mëposhtme të këtij ligji, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje
administrative dhe dënohen si më poshtë:
a) Zhvillimi i veprimtarisë që është subjekt i një lejeje mjedisi të tipave A, B ose C, sipas
përcaktimeve të këtij ligji:
i) pa lejen përkatëse të mjedisit të tipit A, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 deri në 2 000
000 lekë;
ii) pa lejen përkatëse të mjedisit të tipit B, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 deri në 1 000
000 lekë;
iii) pa lejen përkatëse të mjedisit të tipit C, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 deri në 500 000
lekë;
duke u shtuar me vlerën 10 për qind të masës të gjobës çdo ditë, deri në plotësimin e detyrimit.
b)Mospërmbushja dhe mosrespektimi i kërkesave, parimeve dhe kushteve të lejes përkatëse të mjedisit
të tipave A, B apo C nga operatori i një instalimi:
i) për lejet e mjedisit të tipit A, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë;
ii) për lejet e mjedisit të tipit B, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 deri në 500 000 lekë; iii) për
lejet e mjedisit të tipit C, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 deri në 500 000 lekë; duke u shtuar
me vlerën 10 për qind të masës të gjobës çdo ditë, deri në plotësimin e detyrimit.
c)Mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga operatori, në përputhje me përcaktimin e
pikës 3 të nenit 16 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë,
duke u shtuar me vlerën 10 për qind të masës të gjobës çdo ditë, deri në korrigjimin e mospërputhjes.
2. Informacioni që i jepet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit apo agjencisë përkatëse rajonale të
mjedisit nga operatori i një veprimtarie, subjekt i këtij ligji, nëpërmjet procesit të vetëmonitorimit,
mund të përdoret për të vërtetuar përgjegjësinë penale apo administrative të atij operatori apo çdo
personi tjetër në një çështje gjyqësore.
3. Pavarësisht nga dënimi kryesor me gjobë, të parashikuar në shkronjat “b” dhe “c” të pikës 1
të këtij neni, Agjencia Kombëtare e Mjedisit vetë ose me propozimin e Inspektoratit Shtetëror
Përgjegjës, mund t'i propozojë ministrit pezullimin apo revokimin e lejes përkatëse të mjedisit për të
gjithë veprimtarinë apo pjesë të saj, masë e cila është dënim plotësues.
4. Inspektori i Inspektoratit Shtetëror Përgjegjës shqyrton dhe merr përfundimisht vendimin në
përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e
Shqipërisë”.
5. (Shfuqizuar)
6. Subjekti, ndaj të cilit vendoset masa administrative, mund të bëjë ankim në përputhje me
ligjin për inspektimin
7. Gjoba paguhet brenda një periudhe prej 30 ditësh kalendarike.
8. Ministri, me propozimin e Inspektoratit Shtetëror Kompetent, në rastet kur gjoba nuk është
paguar brenda afatit të përcaktuar vendos pezullimin e lejes përkatëse të mjedisit për të gjithë
veprimtarinë apo pjesë të saj, deri në pagesën e gjobës dhe vendimi i pezullimit u dërgohet zyrtarisht
QKL-së.
9. Subjekti, ndaj të cilit merret masa e pezullimit, ka të drejtën e ankimit te titullari i strukturës
përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi.
10. Të ardhurat që vijnë nga vjelja e gjobave dhe nga dhënia e lejeve mjedisore derdhen në
Buxhetin e Shtetit.
11. Zbatimi i kundërvajtjeve administrative nuk e shmang subjektin përkatës nga detyrime të
tjera të përcaktuara në këtë ligj dhe nga përgjegjësia civile për dëmin e shkaktuar, në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
12.Çdo masë administrative e marrë në zbatim të këtij ligji ekzekutohet në përputhje me legjislacionin në fuqi
për kundërvajtjet administrative

KREU VI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 30
Dispozita të përkohshme për instalimet ekzistuese të tipit A dhe të tipit B
1.Të gjitha instalimet ekzistuese të tipit A dhe të tipit B do të zbatojnë të gjitha dispozitat e këtij ligji jo
më vonë se tetë vjet nga hyrja në fuqi e tij.
2. Operatori i një instalimi ekzistues të tipit A ose të tipit B, brenda dy viteve nga hyrja në fuqi
e këtij ligji, i dërgon Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, përmes QKL-së, kërkesën për rishikimin e
kushteve të lejes ekzistuese të mjedisit të tipit A ose të tipit B, sipas rastit, në përputhje me kërkesat
e reja të këtij ligji dhe planin e përputhshmërisë, së bashku me afatet përkatëse.
3. Plani i përputhshmërisë përmban informacionin e nevojshëm, sipas përcaktimit të shtojcës
10 të këtij ligji, dhe paraqet mënyrën sesi operatori siguron zbatimin e dispozitave të pikës 1 të këtij
neni.
4. Çdo leje mjedisi e tipit A ose të tipit B për operatorin e një instalimi ekzistues, e rishikuar,
merr parasysh planin e përputhshmërisë me afatet përkatëse. Ky plan pasi miratohet, bëhet pjesë
përbërëse e asaj lejeje mjedisi dhe i njoftohet QKL-së.
5. Lejet e tjera të mjedisit që operatori ka marrë për atë instalim ekzistues, sipas përcaktimeve të
legjislacionit për mbrojtjen e ajrit, mbrojtjen e ujit, menaxhimin e mbetjeve apo zhurmave ose akte
të tjera normative në fuqi, që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, pushojnë efektet e tyre, duke filluar nga
data kur bëhet e vlefshme leja e mjedisit të tipit A ose B, sipas rastit, e dhënë sipas këtij ligji dhe që
rregullon e detyron mbi operatorin të njëjtat kushte që janë përfshirë në ndonjë nga ato leje të tjera
ekzistuese.
6. Dispozitat, sipas përcaktimit të pikës 5 të këtij neni, nuk zbatohen për lejet për nxjerrjen e
ujit, që janë subjekt i legjislacionit për mbrojtjen e ujit, zonat e mbrojtura dhe administrimin e
mbrojtjen e pyjeve. Agjencia Kombëtare e Mjedisit bashkërendon veprimtarinë e saj me autoritetet
përkatëse për dhënien e lejeve për nxjerrjen e ujit, për të siguruar një qasje efektive dhe të integruar
të procesit të dhënies së kësaj lejeje, në veçanti kur merr vendime që lidhen me lejen e mjedisit të tipit
A.

Neni 31
Dispozita të përkohshme për instalimet ekzistuese të tipit C
Të gjitha instalimet ekzistuese të tipit C zbatojnë dispozitat përkatëse të këtij ligji jo më vonë se dy
vjet nga hyrja në fuqi e ligjit.

Neni 32
Dispozita kalimtare për funksione institucionale
1. Funksionet e dhëna nga ky ligj Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe agjencive përkatëse
rajonale të mjedisit do të kryhen nga ministria në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit
dhe agjencitë përkatëse rajonale të mjedisit, për një periudhë jo më të gjatë se katër vjet
2. Periudha kalimtare, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni, përfundon me urdhër të
ministrit, i cili publikohet në Fletoren Zyrtare.

Neni 33
Raportimi për zbatimin e ligjit
1. Ministria publikon një raport për zbatimin e këtij ligji, brenda datës 30 tetor 2014, dhe çdo
tre vjet për periudhën në vijim.
2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati Shtetëror Kompetent, agjencia rajonale e
mjedisit, inspektorati rajonal i mjedisit, si dhe institucionet e tjera përkatëse i japin ministrisë
informacionin e nevojshëm për përgatitjen e këtij raporti.
3. Formati i raportit miratohet nga ministri.

Neni 34
Aktet nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 11, 13 pika
4, 22 pika 2 dhe 25 pika 4 të këtij ligji, brenda një periudhe 2-vjeçare nga data e botimit të tij në
Fletoren Zyrtare.
2. Ngarkohet ministri të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 32 pika 2 dhe 33 pika 3
të këtij ligji, brenda një periudhe 2-vjeçare nga data e botimit të tij në Fletoren Zyrtare.

Neni 35
Shfuqizime
1. Nenet 31, 33 dhe 34 të ligjit nr.8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore”, të
ndryshuar, shfuqizohen me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
2. Neni 18 i ligjit nr.9115, datë 24.7.2003 “Për trajtimin mjedisor të ujërave të
ndotura”, shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
3. Nenet 11 dhe 17 të ligjit nr.8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”,
të ndryshuar, shfuqizohen me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Neni 36
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 18 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.7063, datë 27.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi

SHTOJCA 1
LEJET E MJEDISIT TË TIPAVE A, B DHE C NË VARËSI TË KAPACITETIT PRODHUES
KUFI
SHËNIME PËR TABELËN E VEPRIMTARIVE TË TIPIT A
Kur një operator kryen veprimtari të ndryshme nën të njëjtin nëntitull si më poshtë dhe nën të njëjtin
nëntitull si më poshtë dhe në të njëjtin instalim ose në të njëjtën vendndodhje, kapacitetet e këtyre
veprimtarive mblidhen bashkë. Në qoftë se nuk përcaktohet ndryshe, në tabelën e mëposhtme,
kapaciteti kufi nënkupton kapacitetin e plotë prodhues të asaj veprimtarie, pavarësisht nga fakti nëse
ai shfrytëzohet plotësisht apo jo.
ID Veprimtaria Kapaciteti kufi për Kapaciteti kufi Kapaciteti kufi
lejet e Tipit për lejet e Tipit B për lejet e Tipit C
Industritë 1.1 Instalimet me djegie Energjia termike në Inputi (energjia) ------
energjetike hyrje është e termike është më e
1.2 Rafineritë e vajrave Të gjitha instalimet ------------ ------------
1.3 dhe gazeve
Furrat minerare Të gjitha instalimet ------------
e koksit ------------
1.4 Instalimet e Të gjitha instalimet ------------ ------------
1.5 gazifikimit dhe dhe Të gjitha instalimet ------------
Kërkimi i naftës
1.6 iNxjerrja
gazit natyror
e naftës Të gjitha instalimet --------- ---------
1.7 dhe
Gaz enatyror
gazit natyror --------- Të gjitha instalimet ---------
aromatik ose GNL
përveç rasteve kur
1.8 veprimtaria
Përzierje është e -------------
aromash Të gjitha instalimet -----------
për t’u përdorur me
1.9 Shpërndarja dhe --------- Të gjitha instalimet
magazinimi i naftës
dhe nënprodukteve
të saj: a.
Magazinimi i naftës
dhe nënprodukteve
të saj në cisterna të

hekurudhore ose
anije e
ujërave të
brendshme në
1.10 terminal.
Furnizimi me ------ ----- Të gjitha
karburant i instalimet
1.11 Furnizim për Kapacitet mbi 10 Kapaciteti i
2.1 mbushje
Pjekja osegazi GLN m3
Të gjitha instalimet --------- barabartë me 10 m3
---------
aglomerimi i
Prodhimi dhe 2.2 Prodhim i gizës ose Kapaciteti prodhues Kapaciteti prodhues ---------
përpunimi i çelikut (shkrirje është më i madh se është i barabartë me
metaleve primare dhe 2,5 tonë/orë 2,5 tonë/orë ose më
2.3 a. Përpunim i Kapaciteti prodhues Kapaciteti prodhues ---------
metaleve ferrose – është më i madh se është i barabartë me
me mullinj me rula 20 tonë çelik bruto 20 tonë çelik bruto
b. Përpunim i Energjia është më e Energjia është e ---------
metaleve ferrose - madhe se 50 barabartë me 50
me farkëtim kilojoule për goditës, kilojoule për goditës
dhe fuqia kalorifike ose më pak se kaq,
c. Përpunim i Furnizimi i procesit Hyrja është e ---------
metaleve ferrose - me materiale është barabartë me 2
2.4 Fonderitë e Kapaciteti prodhues Kapaciteti prodhues ---------
metaleve ferrose është më i madh se është i barabartë
2.5 a. Prodhim bruto i Të gjitha instalimet --------- ---------
metaleve me ngjyrë
nga xeherorët, nga
koncentratet ose
b. Shkrirja dhe Kapaciteti shkrirës Kapaciteti shkrirës ---------
përftimi i aliazheve është më i madh se 4 është i barabartë me
të metaleve jo- tonë/ditë për plumbin 4 tonë/ditë për
ferrose (me ngjyrë) ose kadmiumin, ose plumbin ose
2.6 përfshirë
Trajtime produktet më i madh
Volumi se 20 së
i depozitës kadmiumin ose mësë ---------
Volumi i depozitës
sipërfaqësore të trajtimit më i madh se trajtimit është i
metaleve dhe 30 m3 barabartë me 30m3
Industria 3.1 a. Prodhimi i Kapaciteti prodhues Kapaciteti prodhues ---------
minerare klinkerit të çimentos është më i madh se është i barabartë me
në furra rrotulluese 500 tonë/ditë 500 tonë/ditë ose më
b. Prodhim i Kapaciteti prodhues Kapaciteti prodhues ---------
gëlqeres në furra është më i madh se është i barabartë
c. Prodhim i Kapaciteti prodhues Kapaciteti prodhues ---------
klinkerit të çimentos është më i madh se është i barabartë
d. Magazinimi, ----- ------ Të gjitha
ngarkimi ose instalimet
shkarkimi në masë
të madhe i çimentos
e. Përzierja e ------- Të gjitha instalimet ---------
çimentos ose
masë të madhe, por
jo në sheshin e
ndërtimit, përfshirë
ambalazhimin dhe
përzierjen e
3.2 a. Prodhim i asbestit Të gjitha instalimet -------- ---------
produkteve me bazë
b. Prodhim i Të gjitha instalimet ---------- ---------
me bazë asbesti
c. Nxjerrje e asbestit ------- Të gjitha instalimet --------
nga
mjetet e transportit
hekurudhor, me
përjashtim të
rasteve:
(i) gjatë riparimit
ose mirëmbajtjes së
makinerisë; (ii)
gjatë operacioneve
të rikuperimit pas
d. shkatërrimi i ------- Të gjitha instalimet --------
transportit
hekurudhor përmes
djegies kur asbesti
është i inkorporuar
e.Lustrimi industrial ------- Të gjitha instalimet --------
përfshirë gdhendjen,
shpimin ose
montimin e
produkteve të
prodhuara
prej asbesti, ose
ndonjërit
nga produktet e
mëposhtme
3.3 që nuk janë
Prodhimi të
i qelqit Kapaciteti shkrirës
Kapaciteti shkrirës ---------
dhe është është i
fibrave të qelqit më i madh se 20barabartë me 20
tonë/ditë tonë/ditë ose më
pak se kaq
3.4 a. Shkrirje e Kapaciteti shkrirës Kapaciteti shkrirës ---------
substancave është është i
minerare më i madh se 20 barabartë me 20
tonë/ditë tonë/ditë ose më
pak se kaq
b. Prodhimi i Kapaciteti shkrirës Kapaciteti shkrirës ---------
substancave është është i
minerare më i madh se 20 barabartë me 20
tonë/ditë tonë/ditë ose më
pak se kaq
3.5 a. Prodhim i Kapaciteti prodhues Kapaciteti ---------
produkteve është prodhues është
qeramike nëpërmjet më i madh se 75 i barabartë me 75
pjekjes, tonë/ditë, tonë/ditë
përfshirë tjegullat, dhe/ose kapaciteti i ose më pak se kaq,
tullat, furrës dhe/ose kapaciteti i
tullat refraktare, është më i madh se 4 furrës
pllakat, m3 është i barabartë me
prodhimet e dhe me densitet 4 m3
poçerisë/qeramikës vendosje që ose më pak se kaq
apo të është më i madh se dhe me
porcelanit 300 densitet vendosje
kg/m3 për çdo furrë për çdo furrë që
është i barabartë
me 300 kg/m3 ose
më pak se kaq
b. Pjekje e -------- Të gjitha instalimet -------
produkteve prej
argjile të rëndë ose
produkte
zjarrduruese,

përveç produkteve
prej argjile të rëndë
në një furrë ku
veprimtaria
c. Lustrim me nukavull -------- Të gjitha instalimet -------
të produkteve prej
balte
3.6 Minierat --------- Të gjitha instalimet ---------
3.7 nëntokësore
Nxjerrja e dhe --------- Të gjitha instalimet ---------
mineraleve, rërës
dhe argjilës nga
3.8 Gërmimet nën ujërat Të gjitha instalimet ---------
bregdetare ose
3.9 Prerja, gdhendja dhe --------- --------- Të gjitha
3.10 lustrimi
Prodhimii gurit
i --------- instalimet
Të gjitha instalimet -----------
produkteve abrazive
Industria 4.1 Prodhimi i Të gjitha instalimet --------- ---------
kimike (1) 4.2 kimikateve
Prodhimi i organike Të gjitha instalimet --------- ---------
kimikateve
4.3 Prodhim i Të gjitha instalimet --------- ---------
plehëruesve me
bazë fosfori-azoti
ose potasiumi
4.4 (plehërues
Prodhim i të Të gjitha instalimet --------- ---------
produkteve bazë për
shëndetin e bimëve
4.5 dhe të biocideve.
Prodhim i Të gjitha instalimet --------- ---------
produkteve
farmaceutike bazë
me anë të proceseve
4.6 Prodhim i Të gjitha instalimet --------- ---------
eksplozivëve
4.7 Magazinimi i — I barabartë ose më i Poshtë limitit të
kimikateve, madh Tipit B
përveçse kur se limitet e
paraqiten si pjesë e mëposhtme:
ndonjë veprimtarie Secili ose disa prej
tjetër të Tipit A ose akriloideve 20
Tipit B dhe përveç tonë;
ndodhjes në një Akrilonitrilet 20
cisternë të tonë;
Menaxhimi i 5.1 a. Incinerimi i Të gjitha instalimet — ------
mbetjeve mbetjeve të
b. Incinerim i Instalimi i Instalimi i -----
mbetjeve duke incinerimit përdoret incinerimit
përfshirë mbetjet e ose është disenjuar përdoret ose është
kafshëve në një për të djegur mbetje disenjuar për të

5.2 a. Lendfilli i Kapaciteti i Kapaciteti ---------


mbetjeve (D1) duke depozitimit është më i depozitues është i
përjashtuar madh se 10 tonë/ditë barabartë me 10
lendfillin e mbetjeve ose kapaciteti i tonë/ditë ose më
b. Lendfill i mbetjeve inerte -------- Të gjitha instalimet --------
5.3 a. Asgjësimi i Kapaciteti i Kapaciteti i ------
mbetjeve të përpunimit është më i përpunimit është i
rrezikshme përveç madh se 10 tonë/ditë barabartë me 10
b. Asgjësimi i Kapaciteti i Kapaciteti i ------
vajrave të përdorura përpunimit është më i përpunimit është i
përveç incinerimit madh se 10 tonë/ditë barabartë me 10
c. Asgjësim i Kapaciteti Kapaciteti i -----
mbetjeve jo të përpunimit është më përpunimit është i
d. Asgjësim i Kapaciteti i Kapaciteti i -----
mbetjeve jo të përpunimit është më i përpunimit është i
e. Asgjësimi i ----- Të gjitha ------
mbetjeve jo të instalimet
rrezikshme me
5.4 a. Rikuperim i Të gjitha instalimet — —
mbetjeve të
rrezikshme me anë
b. Rikuperim i ----- Të gjitha —
mbetjeve të instalimet
rrezikshme me anë
c. Rikuperim i — Të gjitha ---------
5.5 mbetjeve
Magazinim jo itë instalimet
— Të gjitha
hekurishteve/ instalimet
skrapeve të metalit
5.6 a. Pastrim, larje ----- — Të gjitha
sprucim ose veshje instalimet
e mbetjeve të
ambalazheve/
b. Magazinim i — Të gjitha
mbetjeve në lidhje instalimet
5.7 Magazinim, trajtim, — Të gjitha —
riparim ose rinovim instalimet
i mbetjeve të
5.8 Magazinim, — Të gjitha -----
rikuperim i instalimet
hekurishteve/
5.9 skrapeve të metalit
Magazinim i — Të gjitha ---------
përkohshëm i instalimet
mbetjeve duke
përfshirë tepricat e
produkteve nga
kontenierët ose nga
5.10 larjet
a. e
Stacion --------- Të gjitha ---------
transferimi për instalimet
b. Stacion --------- --------- Te gjitha

mbetje jo të
5.11 rrezikshme
Kompostimqë i nuk --------- Kapaciteti i Kapaciteti i
mbetjeve bio kompostimit më i kompostimit është
Trajtimi i 6.1 Instalim trajtimi për --------- Të gjitha instalimet ---------
ujërave dhe 6.2 ujërat e ndotura
Trajtimi i ujërave të --------- Të gjitha instalimet ---------
ujërave të zeza ndotura industriale
6.3 Përdorimi i llumit të ------------- Të gjitha instalimet ------
6.4 ujërave
Magazinimtë zeza në —
dhe/ose --------- Të gjitha
trajtim i mbetjeve të instalimet
tjera të ujërave të
zeza urbane duke
përfshirë
- llumin nga ujërat
e
Veprimtaritë e 7.1 a. Prodhim i pulpës Të gjitha instalimet --------- ---------
prodhimit të nga trungjet e drurit
letrës, pulpës dhe materiale të
b. Prodhim i letrës Kapaciteti prodhues Kapaciteti prodhues ---------
dhe dërrasës
dhe ose i kartonit është më i madh se është i barabartë
c. Prodhim i ----- Të gjitha -------
dërrasës me ristela veprimtaritë
dhe me fibra,
Veprimtaritë e 7.2 Prodhim i karbonit Të gjitha instalimet ----- -------
karbonit ose qymyrit që
digjet me vështirësi
Veprimtaritë e 7.3 a. Distilim i katranit ------- Të gjitha instalimet -----------
katranit dhe të ose i bitumit në
bitumit b. Ngrohjen e ------- Të gjitha instalimet ------------
katranit për
prodhimin e
c. Veprimtaritë që ------- Të gjitha instalimet -----------
nuk përfshihen në
pikat 7.3 a ose 7.3 b
ose në pika të tjera
të kësaj shtojce, që
d. Veprimtaritë që ------- Të gjitha instalimet -----------
nuk përfshihen në
pikat 7.3 a ose 7.3 b
ose në pika të tjera
të kësaj shtojce, që
përfshijnë oksidimin
Përpunimi i 7.4 e bitumit,për
Fabrika duke fryrë
trajtimin Kapaciteti përpunues Kapaciteti -----
tekstileve ose paraprak ose është më i madh se përpunues është i
fibrave ngjyrosjen e 10 tonë/ditë barabartë me 10
Përpunimi i 7.5 tekstileve për
Instalime dhe ----- tonë/ditë ose më
Kapaciteti Kapaciteti trajtues
gëzofit krehjen dhe lyerjen përpunues është më është i barabartë

Trajtimet me 7.6 a. Regjja e lëkurëve Kapaciteti trajtues Kapaciteti —


regjje të është më përpunues është
dhe prodhimi i papunuara dhe i madh se 12 i barabartë me 12
lëkurës shollave tonë/ditë tonë/ditë
produkt të produkt të
përfunduar përfunduar ose më
pak se kaq
b. Prodhime të ------ Të gjitha instalimet -----
produkteve të
lëkurës përveç rastit
kur është pjesë e një
veprimtarie tjetër në
këtë shtojcë
Prodhimi i 7.7 a. Thertore Kapaciteti prodhues Kapaciteti Kapaciteti
ushqimeve dhe i prodhues i prodhues i
pijeve karkasave është më i karkasave është i karkasave është i
dhe madh barabartë barabartë me 5
veprimtaritë e se 50 tonë/ditë me 50 tonë/ditë ose tonë në
lidhura me to më pak ditë ose më pak se
se kaq, por gjithsesi kaq.
më shumë se 5
tonë/ditë
b. Asgjësim ose Kapaciteti i trajtimit Kapaciteti i trajtimit -----
riciklim i është është i
karkasave të më i madh se 10 barabartë me 10
kafshëve ose tonë/ditë të tonë/ditë
mbetjeve të karkasave të ose më pak se kaq
kafshëve, me kafshëve ose karkasa
mënyra të tjera mbetjeve të kafshëve të kafshëve ose
përveç ose të mbetjeve të
shndërrimit ose dyja bashkë kafshëve ose të dyja
incinerimit, të bashkë.
përmendura në
ndonjë veprimtari
tjetër të kësaj
shtojce.
c. Trajtimi dhe Kapaciteti i Kapaciteti i Kapaciteti i
materialeve të produktit të produktit të produktit të
nevojshme për përfunduar është përfunduar përfunduar
prodhimin e më i madh se 75 është i barabartë me është i barabartë
ushqimeve nga tonë në ditë 75 me 5
lëndët e para nga tonë në ditë ose më tonë/ditë ose më
kafshët (përveç pak se kaq, por më pak
qumështit) shumë se 5
tonë/ditë
d. Trajtimi dhe Kapaciteti i Kapaciteti i Kapaciteti i
përpunimi i prodhimit të prodhimit të prodhimit të
materialeve të produktit të produktit të produktit të
nevojshme për përfunduar është përfunduar përfunduar
prodhimin e më i madh se 300 është i barabartë me është
produkteve tonë në 300 i barabartë me 10
ushqimore nga ditë (vlerë mesatare tonë në ditë ose më tonë/ditë
lëndët e para duke u pak se ose më pak.
vegjetale bazuar në të dhëna kaq (vlerë mesatare
trimestrale). bazuar në të dhënat
trimestrale), por më
shumë se 10
tonë/ditë.
e. Trajtimi dhe Sasia e qumështit në Sasia e qumështit Sasia e qumështit
përpunimi i hyrje në hyrje në
qumështit është më e madhe se është e barabartë hyrje është e
200 me 200 barabartë
tonë/ditë (vlerë tonë në ditë ose më me 2 tonë/ditë ose
mesatare pak se më
bazuar në të dhëna kaq (vlerë mesatare pak se kaq.
vjetore). bazuar në të dhënat
vjetore), por më
shumë se 2
tonë/ditë.
f. Trajtim ose ------ Të gjitha instalimet —
magazimin i
peshqve të ngordhur
ose mbetjeve të
peshqve
g. Prodhim dhe — Të gjitha instalimet -----
ambalazhim
i pijeve joalkoolike
h. Prodhim i alkoolit Të gjitha instalimet -----
dhe
pijeve alkoolike
duke përfshirë
fabrikat e birrës
i. Prodhim i Të gjitha instalimet -----
produkteve të
frutave
j. Prodhim i Të gjitha instalimet -----
xhelatinës dhe
i materialeve
ngjitëse nga lëkurat
dhe kockat
k. Prodhimi i --------- Të gjitha instalimet ---------
produkteve
l. Prodhim itë --------- Të gjitha instalimet ---------
ushqimit
m. Furra tëpër kafshë --------- --------- Të gjitha
prodhimit të bukës
n. Gatimi dhe ------- --------- instalimet
Të gjitha
tregtimi i instalimet
produkteve
o. Magazinimi Për magazina
frigoriferik i frigoriferike me
Blegtoria 7.8 a. Rritje intensive e Më shumë se 40000 40000 - 1000 Barabartë me 1000
shpendëve në një (krerë) (krerë) (krerë) vende
instalim vende shpendësh vende shpendësh shpendësh ose më
pak se kaq

b. Rritje intensive e Më shumë se 2000 2000 – 200 (kokë) Barabartë me 200


derrave (kokë) vende (kokë)
në një instalim vende për derra me për derra me peshëvende ose më pak
peshë mbi 30 se kaq
mbi 30 kg kg për derra me peshë
mbi 30 kg
c. Rritje intensive e Më shumë se 750 750 – 100 (kokë) Barabartë me 100
derrave (kokë) vende për (kokë)
në një instalim vende për dosa dosa vende për dosa ose
më pak se kaq
d. Rritje intensive e ------------ Më shumë se 50 Barabartë me 50
gjedhit në (njësi) (njësi)
një instalim vende gjedhi vende gjedhi ose
më pak se kaq
e. Rritje intensive e ------ Bazuar në mënyrën Bazuar në
kafshëve e mënyrën e
të tjera, të cilat nuk konvertimit të konvertimit të
janë kafshëve të kafshëve të
përmendur më lart tjera në njësi gjedhi tjera në njësi gjedhi
(me rregullore të (me rregullore të
Ministrit të Ministrit të
Bujqësisë, Bujqësisë,
Zhvillimit Rural Zhvillimit Rural
dhe Administrimit dhe Administrimit
të Ujërave) të Ujërave)
f. Vendet e tregtimit ------ -------- Të gjitha rastet
Veprimtaritë e 7.9 të kafshëve për
a. Instalimet Kapaciteti Kapaciteti ----------
mbulimit të trajtimin e konsumues është konsumues është
sipërfaqes dhe sipërfaqes së më shumë se 150 150 kg/orë ose më
të substancave, kg/orë ose pak ose
stampimit objekteve ose më shumë se 200 200 tonë/vit ose më
produkteve tonë/vit. pak se
duke përdorur tretës kaq.
organikë, në mënyrë
të veçantë për t’i
krehur, stampuar,
veshur me cipë,
zhvajosur, mbrojtur
nga uji, kalibruar,
lyer, pastruar ose
regjur/ngopur/lagur
në thellësi
b. Aplikimi ose ------ Kantier detar ku ------
heqja e anijet me
materialeve veshëse një gjatësi prej 25
që përmbajnë m ose më shumë
ndonjë përbërës mund të ndërtohen,
tributyltin ose mirëmbahen ose
triphenyltin, nqs riparohen
ndodhet në kantier
detar
c. Riparim ose ri- ------- Të gjitha instalimet ----------
sprucim i
avionëve ose
mjeteve të
transportit
hekurudhor ose
pjesëve të tyre
d. Ringjyrosje ose Ka gjasa që në çdo Çdo veprimtari e
risprucim i mjeteve periudhë 12 mujore ngjashme me
të veprimtaria të përdorim
transportit rrugor përdorë materialesh nën
ose 1 ton solvente limitin e
pjesëve të tyre organike Tipit B
e. Përveç rasteve të ------ Ka gjasa që në çdo Çdo veprimtari e
përmendura në 7.9 c periudhë 12- ngjashme me
dhe mujore përdorim
7.9 d, çdo proces veprimtaria të materialesh nën
(duke përdorë: limitin e
përjashtuar ri- i. 20 tonë ose më Tipit B
ngjyrosjen ose ri- shumë
sprucimin plotësisht bojë stampimi,
ose pjesërisht të ngjyrosje
avionëve, mjeteve të ose material tjetër
transportit veshës
hekurudhor ose që aplikohet në
rrugor) për aplikime trajtë të
mbi nënshtresat ose ngurtë;
që bën tharjen, ose ii. 20 tonë ose më
kujdeset pas këtyre shumë
aplikimeve, për çdo veshje
stampon me bojë metali që
ose ngjyros ose sprucohet në trajtë
aplikon çdo material të
tjetër veshës si një shkrirë
veprimtari prodhimi iii. 25 tonë ose më
ose gjatë shumë
veprimtarisë së solucione organike
prodhimit për çdo
lloj aktiviteti ofset
në të
ftohtë, ose
veprimtari
printimi ofset me
fletë,
ose
iv. 5 tonë ose më
shumë
për çdo veprimtari
që nuk është
përmendur në
nënparagrafin (iii)
f. Përveç rasteve të — Të gjitha instalimet -----------
përmendura në
Tipin A të kësaj
shtojce, prodhimi
ose formulimi i
bojës së stampimit
ose të çdo materiali
tjetër veshës që

përmban ose
përfshin përdorimin
g. Përveç rasteve të — Të gjitha instalimet ---------
përmendura në
Tipin A të kësaj
Veprimtaritë e 7.10 a. Kujdesja ose Të gjitha instalimet
lëndës së drurit tretja kimike e
lëndëve të drurit, si
pjesë e procesit të
b. Përveç rasteve të Ka gjasa që në çdo Çdo veprimtari e
përmendura në periudhë 12- mujore ngjashme me
kategori të tjera të rezultati i përdorim
kësaj shtojce, veprimtarisë të materialesh nën
prodhimi i jetë: limitin e Tipit B
produkteve të i. 10 000 m3 kur druri
përbëra tërësisht apo vetëm sharrohet
Veprimtaritë e 7.11 kryesisht
a. Prodhimingai druri ------ ii.
Të1gjitha
000 m3 në çdo
instalimet ----------
gomës gomave të reja për
makinat (por duke
b. Përveç rasteve të Të gjitha —
përmendura në veprimtaritë
ndonjë nga
veprimtaritë e Tipit
A në këtë shtojcë,
trazimi, bluarja ose
përzierja
c. e: i.dhe
Riderdhja gomës — Të gjitha instalimet -----------
Veprimtari të 7.12 riveshja
a. Procesie gomave
i tharjes — Konsumi i Konsumi i
tjera që së shpejtë të bojës solventëve është solventëve është i
përfshijnë së më i madh se 15 barabartë me 15
b. Publikim i — Konsumimi i Konsumimi i
materialeve me atë solventëve është solventëve është i
të procesit më i madh se 25 barabartë me 25
c. Procese të tjera — Konsumimi i Konsumi i
rotogravurë, solventëve është solventëve është i
flexografi, më i madh se 15 barabartë me 15
stampim/printim
d. Stampim/printim me — tonë/vit
Të gjitha instalimet tonë/vit ose më
-----------
me makinë shtypi
e. Pastrim i — Të gjitha instalimet -------------
sipërfaqes duke
përdorur substanca
ose preparate që për
shkak të përbërjes
f. Pastrues të tjerë — Të gjitha instalimet ---------
sipërfaqesh
g. Lyerja dhe — Të gjitha instalimet ------------
lustrimi i makinave
h. Lyerja/veshja e — Të gjitha instalimet ---------
i. Veprimtari të tjera — Të gjitha instalimet -----------
të lyerjes/veshjes
të metalit, plastikës,
tekstileve (me
përjashtim të
stampimit/printimit
j. Veshje e telave — Të gjitha instalimet -------------
k. Veprimtaritë e — Të gjitha instalimet -----------
lyerjes/veshjes të
l. Pastrimi kimik — Të gjitha
m. Procesi i njomjes — Konsumimi i Konsumi i
së drurit solventëve është solventëve është i
n. Veprimtaria e — Konsumimi i Konsumi i
lyerjes/veshjes solventëve është solventëve është i
o. Prodhimi i — Konsumimi i Konsumi i
këpucëve solventëve është solventëve është i
p. Laminimi i drurit — Konsumimi i Konsumi i
dhe plastikës solventëve është solventëve është i
q. Veshja me adeziv — Konsumimi i Konsumi i
(material ngjitës) solventëve është solventëve është i
r. Prodhimi i — Konsumimi i Konsumi i
preparateve veshëse, solventëve është solventëve është i
s. Shndërrimi i — Konsumimi i Konsumi i
gomës solventëve është solventëve është i
t. Ekstraktimi i vajit — Konsumimi i Konsumi i
vegjetal dhe yndyrës solventëve është solventëve është i
së kafshëve si dhe më i madh se 10 barabartë me 10
veprimtaritë
u. Prodhimi ie — tonë/vit
Të gjitha instalimet tonë/vit ose më
---------
Prodhimi i 7.13 produkteve
Përveç rasteve të — Të gjitha
produkteve përmendura në veprimtaritë
plastike veprimtaritë e Tipit
Akuakulturë 8.1 A ose intensive
Rritje Tipit B të e — Kapaciteti i Kapaciteti i
intensive peshqve prodhimit është i prodhimit është i
barabartë me 1000 barabartë me 100
tonë/vit ose më pak tonë peshk /vit ose
8.2 Rritje e guaskave të — Kapaciteti i Kapaciteti i
detit. prodhimit është i prodhimit është i
barabartë me 1000 barabartë me 100
Industritë 9.1 Prodhim i --------- tonë/vit
Të gjithaose më pak
instalimet tonë/vit guaska deti
---------
prodhuese të kompjuterëve dhe
komponentëve produkteve
elektrike 9.2 elektronike
Prodhim dhe
i pajisjeve --------- Të gjitha instalimet ------------
elektrike n.q.s. nuk
janë përmendur diku
Industritë 10.1 Prodhim i --------- Të gjitha instalimet -------
prodhuese të makinerive dhe
makinerive dhe pajisjeve n.q.s. nuk
10.2 Prodhim i mjeteve --------- Të gjitha instalimet -------
pajisjeve
motorike, trailerave
gjysmëtrailerave
n.q.s. nuk janë
10.3 Prodhim i mjeteve --------- Të gjitha instalimet -------
të tjera të transportit
n.q.s. nuk janë
10.4 Riparim dhe --------- --------- Të gjitha
mirëmbajtje e instalimet
makinerive dhe
10.5 Riparim i pajisjeve --------- --------- Të gjitha
motorike dhe instalimet
motoçikletave n.q.s.
Prodhimi i 11.1 Prodhim i --------- Kapaciteti i Kapaciteti i
mobiljeve mobilieve, n.q.s. prodhimit më i prodhimit është i
Veprimtari të 12.1 Kremimi/djegia e --------- Të gjitha instalimet -----------
tjera trupave të të
12.2 Spitalet ... Të gjitha instalimet
12.3 Ambulancat, spitalet Të gjitha
ditore pa shtretër, instalimet
poliklinikat dentare
12.7 me mbifarmaceutike
Depot 3 poltrona, Të gjitha
12.4 Kapja e rrymave të Nga të gjitha
CO2 instalimet e
12.5 Aktivitete që ------------- -------------- Të gjitha
emetojnë zhurma në aktivitetet
mjedis n.q.s. nuk
12.6 Larje dhe pastrim ---------------- --------------- Të gjitha
mjetesh motorike instalimet
SHËNIME PËR TABELËN E VEPRIMTARIVE TË TIPIT A
1.Për kategorinë 4 Industria Kimike, “prodhim” do të thotë prodhim në shkallë industriale me anë të
përpunimit kimik të substancave ose grupeve të substancave të listuara në kategoritë nga 4.1 deri 4.6
2Kimikatet organike bazë përfshijnë, por nuk mjaftohen në:
a)hidrokarburet e thjeshta (linear apo ciklik, të ngopura ose të pangopura, alifatik ose aromatik);
b)hidrokarburet që përmbajnë oksigjen, si alkoolet, aldehidet, ketonet, acidet karboksilike, esteret,
acetatet, eteret, peroksidet, rezinat epokside;
c)hidrokarburet me bazë squfuri;
ç) hidrokarburet e hidrogjenuara, si aminat, amidet, përbërjet nitroze, përbërjet nitrore, ose përbërjet
nitrite, përbërjet nitrile, cianatet, izocianatet;
d) hidrokarburet me përmbajtje fosfori; dh) hidrokarburet halogjenike;
e) përbërjet organometalike;
ë) materialet me bazë plastike (polimeret, fibrat sintetike dhe fibrat me bazë celuloze);
f) gomat sintetike;
g)bojërat dhe pigmentet;
gj) lëndët tensioaktive.
3.Kimikatet inorganike bazë përfshijnë, por nuk mjaftohen në:
a)gaze, si amonium, klori ose gazi klorhidrik, kloruret ose hidrogjen i floruruar, oksidet e karbonit,
përbërjet e squfurit, oksidet e azotit, hidrogjeni, dioksid squfuri, kloruri i karbonilit;
b)acidet, si acidi kromik, acidi hidroflorik, acidi fosforik, acidi nitrik, acidi hidroklorik, acidi sulfurik,
oleumi, acide sulfurore;
c)baza, si hidroksid amoni, hidroksid potasi, hidroksid natriumi;
ç) kripërat, si klorur amoni, klorat potasi, karbonat potasi, karbonat natriumi, perborate, nitrat argjendi;
d)jo metale, oksidet e metaleve ose përbërje organike të tjera si karbit, silikon, karburi i silicit.
4.Rikuperimi i mbetjeve të rrezikshme nënkupton veprimtaritë rikuperuse të mëposhtme, siç përcaktohet
në legjislacionin për menaxhimin e mbetjeve:
R1. Përdorim kryesisht si karburant ose mjet të ndonjë lloji tjetër për gjenerim energjie.
R5. Riciklimi ose marrja e materialeve inorganike, përfshirë gazifikimin dhe pirolizen për t’i përdorur si
kimikate.
R6. Rigjenerim i acideve ose bazave.
R8. Rikuperim i komponentëve nga katalizatorët. R9. Rirafinimi i vajit ose ripërdorime të tjera të vajit.
5.Asgjësim i mbetjeve jo të rrezikshme nënkupton veprimtaritë asgjësuese të mëposhtme, siç përcaktohen
në legjislacionin për menaxhimin e mbetjeve: D8. D9.
6. Trajtim sipërfaqësor i substancave, objekteve ose produkteve përfshin, por nuk mjaftohet në:
a) përpunimin;
b) stampimin/ printimin;
c) lyerjen/ veshjen;
ç) zhvajosjen;
d) mbrojtjen nga uji;
dh)kalibrimin/përpuniminmesaktësisipaspërmasave;
e) bojatisjen/ngjyrosjen;
ë) pastrimin;
f) regjjen/ngopjen/njomjen në thellësi.
SHËNIME PËR TABELËN E VEPRIMTARIVE TË TIPIT C:
Për kategorinë e listuar në pikën 12.3 të tabelës së mësipërme, zbatohen kriteret dhe procedurat për
pajisjen me leje mjedisi të Tipit C të veprimtarive që lëshojnë zhurma në mjedis, sipas udhëzimit të
Ministrit të Mjedisit, bazuar në nenin 12 të ligjit nr. 9774, datë 12.7.2007, “Për vlerësimin dhe
administrimin e zhurmës në mjedis”.

SHTOJCA 2
LISTA INDIKATIVE E SUBSTANCAVE KRYESORE NDOTËSE QË DUHEN MARRË
PARASYSHNË QOFTË SE KANË RËNDËSI PËR CAKTIMIN E VLERAVE KUFI TË
SHKARKIMEVE
Ajri
1. Dyoksid squfuri dhe komponime të tjera sulfurore.
2. Okside azoti dhe komponime të tjera azoti.
3. Monoksid karboni.
4. Përbërës organikë të avullueshëm.
5. Metale dhe përbërës të tyre.
6. Pluhuri.
7. Asbesti (grimca pezull, fibra).
8. Klori dhe përbërësit e tij.
9. Flori dhe përbërësit e tij.
10. Arseniku dhe përbërësit e tij.
11. Cianide.
12. Substanca dhe preparate që janë provuar të kenë veti kancerogjene ose mutagjene, apo
veti që mund të cenojnë riprodhimin nëpërmjet ajrit.
13. Dibenzodioksinë e poliklorinuar dhe dibenzofuran i poliklorinuar.
Uji
1. Komponime dhe substanca organo-halogjene që mund të formojnë komponime të tilla në
mjedisin ujor.
2. Komponime organo-fosforike.
3. Komponime organotin.
4. Substanca dhe preparate që janë provuar të kenë veti kancerogjene ose mutagjene, që mund
të cenojnë riprodhimin në mjedisin ujor ose nëpërmjet tij.
5. Hidrokarburet e qëndrueshme dhe substancat e qëndrueshme dhe toksike organike të
bioakumulueshme.
6. Cianide.
7. Metalet dhe komponimet e tyre.
8. Arseniku dhe komponimet e tij.
9. Biocidet dhe produktet për shëndetin e bimëve.
10. Materialet që rrinë pezull.
11. Substancat që kontribuojnë në eutrifikim (veçanërisht nitratet dhe fosfatet).
12. Substancat që kanë ndikim të pafavorshëm në balancën e oksigjenit (dhe që mund të
maten duke përdorur parametra, si: BOD, COD etj.).
SHTOJCA 3
VLERAT KUFI TË SHKARKIMEVE PËR SO2 – LËNDË DJEGËSE E NGURTË

Pjesa A
Vlerat kufi të shkarkimeve të SO2 të shprehura në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 është 6 për qind),
që duhet të zbatohet nga impiantet ekzistuese në zbatim të nenit 21 (2):

Shënim. Kur vlerat kufi të shkarkimeve sa më sipër, nuk mund të arrihen për shkak të
karakteristikave të lëndës djegëse, do të arrihet një përqindje desulfurizimi të paktën 60 për qind në
rastin e impianteve me kapacitet termik nominal prej më pak ose të barabartë me 100 MËth, 75 për
qind për impiante më të mëdha se 100 MËth dhe më pak se ose të barabarta me 300 MËth dhe 90 për
qind për impiante më të mëdha se 300 MËth. Për impiantet më të mëdha se 500 MËth, do të
aplikohet një përqindje desulfurizimi prej të paktën 94 për qind ose të paktën 92 për qind kur është
lidhur një kontratë për përshtatjen e desulfurizimit të gazeve të furrës ose pajisjet e injektimit të
gëlqeres, dhe puna në instalimin e saj ka filluar para datës 1 janar 2001.

Pjesa B
Vlerat kufi të shkarkimeve të SO2 të shprehura në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 është 6 për qind), që duhet
të aplikohet nga impiantet e reja sipas nenit 21(1) me përjashtim të turbinave me gaz.

Tipi i lëndës djegëse 50 - 100 MËth 100 - 300 MËth >300 MËth
Biomasë 200 200 200
Rast i përgjithshëm 850 200 200

Shënim. Kur vlerat kufi të shkarkimeve nuk mund të arrihen për shkak të karakteristikave të
lëndës djegëse, instalimet do të arrijnë 300 mg/Nm3 SO2, ose do të arrihet një përqindje
desulfurizimi prej të paktën 92 për qind në rast të impianteve me kapacitet termik nominal më pak ose
të barabartë me 300 MËth dhe në rast të impianteve me kapacitet termik nominal më të madh se 300
MËth, do të aplikohet një përqindje desulfurizimi prej të paktën 95 për qind, së bashku me vlerën kufi
maksimale të shkarkimeve të lejueshme prej 400 mg/Nm3.

SHTOJCA 4
VLERAT KUFI TË SHKARKIMEVE PËR SO2 – LËNDË DJEGËSE TË LËNGSHME
Pjesa A
Vlerat kufi të shkarkimeve SO2 të shprehura në mg/Nm 3 (përmbajtja e O2 është 3 për qind)
duhet të aplikohet nga impiantet ekzistuese, sipas nenit 21(2):

Pjesa B
Vlerat kufi të shkarkimeve SO2 të shprehura në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 3 për qind), duhet
të zbatohen nga impiantet e reja sipas nenit 21(1), me përjashtim të turbinave me gaz

50 - 100 MËth 100 - 300 MËth > 300 MËth


850 400 - 200 (rënie lineare) 200

SHTOJCA 5
VLERAT KUFI TË SHKARKIMEVE PËR SO2 – LËNDËN DJEGËSE TË GAZTË
Pjesa A
Vlerat kufi të shkarkimeve SO2 të shprehura në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 është 3 për qind), duhet të
aplikohen nga impiantet ekzistuese sipas nenit 21(2):

Tipi i lëndës djegëse Vlerat kufi (mg/Nm3)


Lëndë djegëse e gaztë në përgjithësi 35
Gazi i lëngët 5
Gazrat kalorifikë të ulët nga gazifikimi i 800
mbetjeve të rafinerisë, gaz furre me koks, gaz
Gazi nga gazifikimi i qymyrit

Pjesa B
Vlerat kufi të shkarkimeve SO2 të shprehura në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 është 3 për qind), që duhet
të zbatohen nga impiantet e reja sipas nenit 21(1):

Tipi i lëndës djegëse Vlerat kufi (mg/Nm3)


Lëndë djegëse e gaztë në përgjithësi 35
Gaz i lëngët 5
Gazra kalorifikë të ulët nga furra me koks 400
Gazra kalorifikë të ulët nga furrnalta 200

SHTOJCA 6
VLERAT KUFI TË SHKARKIMEVE PËR NOX (E MATUR SI NO2)
Pjesa A
Vlerat kufi të shkarkimeve NOx të shprehura në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 është 6 për qind për lëndët
djegëse të ngurta, 3 për qind për lëndët djegëse të lëngshme dhe lëndët djegëse të gazta), që duhet të
zbatohen nga impiantet ekzistuese sipas nenit 21(2):

Tipi i lëndës djegëse Vlerat kufi (1) ( mg/Nm3)


Lëndë djegëse e ngurtë (1)(2):
50 - 500 MËth 600
> se 500 MËth 500
Nga 1 janari 2016
50 - 500 MËth 600
> 500 MËth 200
Lëndë djegëse e lëngët
50 - 500 MËth 450
> 500 MËth 400
Lëndë djegëse e gaztë
50 - 500 MËth 300
> 500 MËth 200
Shënime:
1) Deri 31 dhjetor 2015, impiantet me kapacitet termik nominal më të madh se 500 MË, të cilat nga viti
2008 e në vazhdim nuk operojnë më shumë se 2 000 orë në vit (mesatarja e rrotullimit gjatë një
periudhe prej pesë vjetësh), në qoftë se kanë marrë leje mjedisi në përputhje me nenin 21(2), i
nënshtrohen një vlere kufi prej 600 mg/Nm³ për shkarkimet e oksidit të azotit (të matur si NO2).
Nga 1 janari 2016, impiantet që nuk operojnë më shumë se 1500 orë në vit (mesatarja e rrotullimit
gjatë një periudhe prej pesë vjetësh) i nënshtrohen një vlere kufi prej 450 mg/Nm 3 për shkarkimet e
oksidit të azotit (të matur si NO2).
2) Deri më 1 janar 2018, impiantet që në periudhën 12-mujore që përfundon më 1 janar 2001, kanë
operuar dhe vazhdojnë të operojnë me lëndë djegëse të ngurta, përmbajtja e avullueshme e të cilave
është më pak se 10 për qind, do të zbatohet një vlerë kufi prej 1 200 mg/Nm3.

Pjesa B
Vlerat kufi të shkarkimeve të NOx të shprehura në mg/Nm3, që duhet të zbatohen nga impiantet e reja
sipas nenit 21(1) me përjashtim të turbinave me gaz:
Lëndë djegëse e ngurtë (përmbajtja e O2 është 6 për qind)
Tipi i lëndës djegëse 50 - 100 MËth 100 - 300 MËth > 300 MËth
Biomasa 400 300 200
Rasti i përgjithshëm 400 200 200
Lëndë djegëse të lëngshme (përmbajtja e O2 është 3 për qind)
50 - 100 MËth 100 - 300 MËth > 300 MËth
400 200 200
Lëndë djegëse të gazta (përmbajtja e O2 është 3 për qind)
Tipi i lëndës djegëse 50 - 300 MËth > 300 MËth
Gaz natyror (shënimi 1) 150 100
Gazra të tjera 200 200

Shënime:
1) Gazi natyror është metani natyror me jo më shumë se 20 për qind (nga volumi) inerte dhe përbërës
të tjerë.
Turbinat me gaz
Vlerat kufi të shkarkimeve NOx të shprehura në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 është 15 për qind), që duhet të
zbatohen nga një njësi e vetme turbine me gaz sipas nenit 21(1) (vlerat kufi zbatohen vetëm për
ngarkesë mbi 70 për qind).

Tipi i lëndës djegëse > 50 MËth (inputi termik në kushtet


Gazi Natyror (1) 50 (2)
Lëndë djegëse të lëngshme (3) 120
Lëndë djegëse të gazta (të ndryshme nga 120
gazi natyror)
Turbinat me gaz për përdorim në raste emergjencash, të cilat operojnë më pak se 500 orë në vit,
përjashtohen nga këto vlera kufi. Operatori i këtyre impianteve i paraqet çdo vit Agjencisë Kombëtare të
Mjedisit një raport për kohën e përdorur.
Shënime:
1) Gazi natyror është metani natyror me jo më shumë se 20 për qind (nga volumi) inerte dhe
përbërës të tjerë.
2) 75 /Nm3 në rastet e mëposhtme ku efektiviteti i turbinës me gaz përcaktohet në kushtet
bazë ISO për ngarkesën:
a) turbinat me gaz të përdorura në sisteme të kombinuara nxehtësie dhe energjie që kanë një
efektivitet të përgjithshëm më të madh se 75 për qind;
b) turbinat me gaz të përdorura në impiantet me cikël të kombinuar, që kanë një efektivitet të
përgjithshëm vjetor mesatar elektrik më të madh se 55 për qind;
c) turbinat me gaz për shtytjet mekanike.
Për turbinat me gaz me cikël të vetëm që nuk hyjnë në ndonjë prej kategorive të mësipërme, por që
kanë një efektivitet më të madh se 35 për qind - të përcaktuara në kushtet bazë ISO të ngarkesës
-vlera kufi e shkarkimeve do të jetë 50* η/35 ku η është efektiviteti i turbinës me gaz i shprehur si
përqindje (dhe në kushte bazë ISO të ngarkesës).
3) Kjo vlerë kufi shkarkimesh aplikohet vetëm për turbinat me gaz që nxjerrin dritë dhe distilatet e
mesme.

SHTOJCA 7
VLERAT KUFI TË SHKARKIMEVE PËR PLUHURIN
Pjesa A
Vlerat kufi të shkarkimeve të pluhurit, të shprehura në mg/Nm 3 (përmbajtja e O2 është 6 për qind
për lëndët djegëse të ngurta, 3 për qind për lëndët djegëse të lëngshme dhe lëndët djegëse të gazta) që
duhet të zbatohen nga impiantet ekzistuese sipas nenit 21(2):

Tipi i lëndës djegëse Kapaciteti termik nominal Vlerat kufi të shkarkimeve


3
(MË) (mg/Nm
2
)
I ngurtë ≥ 500 50 ( )
< 500 100
I lëngshëm (1) Të gjitha impiantet 50
I gaztë Të gjitha impiantet 5 si rregull
10 për gazin e furrnaltës
50 për gazrat e prodhuara
nga industria e çelikut që
mund të përdoret diku tjetër
Shënime:
1) Një vlerë kufi prej 100 mg/Nm3 mund të zbatohet për impiantet me kapacitet termik nominal
më pak se 500 MËth që djeg lëndë djegëse të lëngshme me përmbajtje hiri prej më shumë se 0,06 për
qind.
2) Një vlerë kufi prej 100 mg/Nm3 mund të zbatohet për impiantet që kanë marrë leje mjedisi
sipas nenit 4(3) me kapacitet termik nominal më të madh ose të barabartë me 500 MËth që djeg lëndë
djegëse të ngurtë me përmbajtje nxehtësie më pak se 5 800 kJ/kg (vlerë kalorifike neto), përmbajtje
lagështie më të madhe se 45 për qind nga pesha, një lagështi të kombinuar dhe përmbajtje hiri më të
madhe se 60 për qind nga pesha dhe një përmbajtje oksidi kalciumi më të lartë se 10 për qind.

Pjesa B
Vlerat kufi të emetimit të pluhurave të shprehura në mg/Nm 3, që duhet të zbatohen nga impiantet e
reja, sipas nenit 21(1) me përjashtim të turbinave me gaz:
Lëndë djegëse të ngurtë (përmbajtja e O2 është 6 për qind)

50 deri 100 MËth >100 MËth


50 30
Lëndë djegëse të lëngshme (përmbajtja e O2 është 3 për qind)

50 deri 100 MËth >100 MËth


50 30
Lëndë djegëse të gazta (përmbajtja e O2 është 3 për qind)

Si rregull 5
Për gazin e furrnaltës 10
Për gazrat e prodhuara nga industria e çelikut 30
që mund të përdoren diku tjetër

SHTOJCA 8
METODA E CAKTIMIT TË VLERAVE KUFI TË SHKARKIMEVE PËR IMPIANTET ME
NJËSI ME LËNDË DJEGËSE TË KOMBINUAR
1.Në rastin e impianteve me njësi me lëndë djegëse të kombinuar që lejon përdorimin njëkohësisht të
dy apo më shumë lëndëve djegëse, Agjencia Kombëtare e Mjedisit vendos vlerat kufi të shkarkimeve si
vijon:
a) Së pari, duke marrë vlerat kufi të shkarkimeve të secilës lëndë djegëse dhe secilin ndotës që i
korrespondon inputit termik të impiantit me djegie, siç jepet në shtojcat 3 deri 7;
b) Së dyti, duke përcaktuar vlerat kufi të shkarkimeve sipas peshës së lëndës djegëse, që
sigurohen duke shumëzuar vlerat kufi të çdo shkarkimi me inputin termik që çlirohet nga secila lëndë
djegëse, dhe duke pjesëtuar këtë rezultat me shumën e inputeve termike të çliruara nga të gjitha lëndët
djegëse;
c) Së treti, duke mbledhur vlerat kufi sipas peshës së lëndëve djegëse.
2.Në rastin e njësive me lëndë djegëse të kombinuar që përdorin mbetjet e distilimit dhe të
shndërrimit nga rafinimi i naftës bruto për konsum vetjak, vetëm apo së bashku me lëndët djegëse të
tjera, zbatohen kërkesat për lëndën djegëse me vlerën më të lartë kufi të shkarkimeve (lënda djegëse
kryesore), pavarësisht paragrafit 1 më lart, në qoftë se gjatë funksionimit të impiantit me djegie pjesa e
kontribuar nga ajo lëndë djegëse në shumën e inputeve termike të çliruara nga të gjitha lëndët
djegëse është të paktën 50 për qind.
Në rastin kur pjesa e lëndës djegëse kryesore është më pak se 50 për qind, vlera kufi e shkarkimit
përcaktohet proporcionalisht me inputin e nxehtësisë së siguruar nga secila lëndë djegëse në raport me
shumën e inputeve termike të çliruar nga të gjitha lëndët djegëse si më poshtë:
a) Së pari, duke marrë vlerën kufi të shkarkimit të çdo lënde djegëse dhe ndotësve që
korrespondojnë me inputin e nxehtësisë së impiantit me djegie, siç jepet në shtojcat 3 deri 7;
b) Së dyti, duke llogaritur vlerat kufi të shkarkimeve të lëndës djegëse kryesore (lënda
djegëse me vlerën kufi më të lartë sipas shtojcave 3 deri 7 dhe në rastin e dy lëndëve djegëse që kanë
të njëjtën vlerë kufi të shkarkimeve, lënda djegëse me input termik më të lartë); kjo vlerë është
rezultat i shumëzimit të vlerës kufi të shkarkimit që jepet në shtojcat 3 deri 7 për atë lëndë djegëse
me një koeficient të barabartë me 2 dhe duke zbritur nga ky rezultat vlerën kufi të shkarkimit të
lëndës djegëse me vlerën kufi të shkarkimit më të vogël;
c) Së treti, duke përcaktuar vlerat kufi të shkarkimeve sipas peshës së lëndës djegëse, që merren
nga shumëzimi i vlerës kufi të shkarkimit me inputin termik të lëndës djegëse kryesore dhe vlerat e
tjera kufi të shkarkimeve me inputin termik që çlirohet nga secila lëndë djegëse, dhe duke pjesëtuar
rezultatin e shumëzimit me shumën e inputeve termike të çliruara nga të gjitha lëndët djegëse.
ç) Së katërti, duke agreguar vlerat kufi të shkarkimeve sipas peshës së lëndës djegëse.
3.Në rastin e impianteve me njësi me lëndë djegëse të kombinuar që lejojnë përdorimin e dy apo më
shumë lëndëve djegëse, zbatohen vlerat kufi të shkarkimeve të dhëna në shtojcat 3 deri 7 që i
korrespondojnë secilës lëndë djegëse.

SHTOJCA 9
METODAT E MATJES SË SHKARKIMEVE NGA IMPIANTET E MËDHA ME DJEGIE
1. Sipas paragrafit 2, kërkohet vetëmonitorim i vazhdueshëm për përqendrimet e SO2, pluhurit
dhe NOx nga mbetjet e gazta të çdo impianti me djegie që ka input termik prej 100 MË apo më
shumë se kaq.
2. Me anë të derogimit nga nënparagrafi 1, Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të mos kërkojë
matje të vazhdueshme në rastet e mëposhtme:
a) për impiantet me djegie me jetëgjatësi prej më pak se 10 000 orë operimi;
b) për SO2 dhe pluhurin nga bojlerat që djegin gaz natyror ose nga turbinat me gaz që djegin gaz
natyror;
c) për SO2 nga turbinat me gaz ose mazut me përmbajtje të njohur squfuri në rastet kur nuk ka
pajisje desulfurizimi;
ç) për SO2 nga mazuti i biomasës në qoftë se operatori mund të provojë se shkarkimet e SO2, në asnjë
rrethanë nuk mund të jenë më të larta sesa vlerat kufi të shkarkimeve të parashikuara.
3. Kur nuk kërkohen matje të vazhdueshme, do të kërkohen matje sporadike të paktën çdo
gjashtë muaj.
4. Si alternativë, për kërkesën në paragrafin 3, përdoren procedura të përshtatshme përcaktimi
që verifikohen dhe miratohen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për të vlerësuar sasinë e SO2,
NOx dhe pluhurit të pranishëm në shkarkime. Këto procedura përdorin standarde CEN sapo ato të
bëhen të disponueshme. Në qoftë se standardet CEN nuk janë të disponueshme, zbatohen standardet
ISO, kombëtare ose ndërkombëtare, të cilat garantojnë sigurimin e të dhënave me cilësi shkencore
të barasvlershme.
5. Operatori i impiantit me djegie informon Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për çdo
ndryshim të rëndësishëm në tipin e lëndës djegëse të përdorur apo në mënyrën e funksionimit të
impiantit me djegie. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, sipas informacionit të marrë, shqyrton nëse
kërkesat e vetëmonitorimit për atë impiant me djegie janë të përshtatshme dhe nëse është e
nevojshme, i ndryshon ato.
6. Matjet e vazhdueshme të kryera në pajtim me paragrafin 1 ose 2 përfshijnë procesin,
parametrat e operimit të procesit përkatës të përmbajtjes së oksigjenit, temperaturës, presionit dhe
përmbajtjes së avujve të ujit. Matja e vazhdueshme e përmbajtjes së avujve të ujit në gazrat e djegies
nuk janë të nevojshme, me kusht që gazi i djegies, i marrë si kampion, të thahet para se të
analizohen shkarkimet.
Matjet përfaqësuese, domethënë marrja dhe analiza e kampioneve të ndotësve përkatës dhe
parametrave të procesit, si dhe metodat e referencës së matjeve për të kalibruar sistemet e
automatizuara të matjeve kryhen në përputhje me standardet CEN sapo këto të bëhen të
disponueshme. Në qoftë se standardet CEN nuk janë të disponueshme, zbatohen standardet ISO,
kombëtare ose ndërkombëtare, që do të garantojnë sigurimin e të dhënave me cilësi shkencore të
barasvlershme.
Sistemet e matjeve të vazhdueshme i nënshtrohen kontrollit me anë të matjeve paralele me metodat
e referencës të paktën çdo vit.
1. Vlerat e intervaleve të sigurisë 95 për qind të një rezultati të vetëm të matur nuk tejkalojnë
përqindjet e mëposhtme të vlerave kufi të shkarkimeve:
Dyoksidi i squfurit 20 për qind;
Oksidet e azotit 20 për qind;
Pluhuri 30 për qind.
Vlerat e validuara mesatare ditore dhe orare përcaktohen nga vlerat e matura mesatare orare të
validuara pasi të jetë hequr vlera e intervalit të sigurisë të specifikuar më sipër.
Nuk do të konsiderohen ditët kur, për shkak të keqfunksionimit ose mirëmbajtjes së sistemit të
vazhdueshëm të matjeve, nuk validohen më shumë se tri vlera mesatare orare. Në qoftë se gjatë një
viti, për situata të tilla, zhvleftësohen më shumë se dhjetë ditë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i
kërkon operatorit të marrë masa të mjaftueshme për të përmirësuar besueshmërinë e sistemit të
vazhdueshëm të vetëmonitorimit.

SHTOJCA 10
PLANI I PËRPUTHSHMËRISË DHE AFATET
Në rastet kur, sipas nenit 53, operatorit të një instalimi ekzistues të tipit A ose B i kërkohet të dorëzojë
në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit një plan përputhshmërie me kërkesat bashkë me afatet e
përmbushjes së tyre, ai duhet të sigurojë informacionin e mëposhtëm.

Tabela 1. Veprimtaritë për përmbushjen e kërkesave të lejes së mjedisit të tipit A ose B

Nr. Veprimtaria Investimet Fillimi i Përfundimi i Rezultate të Metoda e


(euro) veprimtarisë veprimtarisë veprimtarisë kontrollit
(datë) (datë)

Veprimtaritë: Përshkrim i veprimtarisë/veprimtarive që do të kryhen në mënyrë që instalimi të


përmbushë kërkesat e legjislacionit mjedisor.
Investimet: Investimet për veprimtarinë (treguesin e mjeteve financiare të nevojshme për realizimin
e çdo faze të planit operativ dhe treguesin e mjeteve të përgjithshme të nevojshme për realizimin e
planit).
Fillimi: Data (muaji/viti) kur është planifikuar fillimi i veprimtarisë.
Përfundimi: Data (muaji/viti) kur është planifikuar përfundimi i veprimtarisë.
Rezultatet e veprimtarisë: Do të përshkruhen rezultatet specifike (p.sh.: reduktimi i shkarkimeve, vlerat
e emisioneve për kohën e realizimit të fazave të veçanta të planit.
Metoda e kontrollit: Përshkrim i mënyrës që do të përdoret për të bërë të mundur kontrollin e
veprimtarisë (monitorimin dhe mënyrën e informimit etj.).
Tabela 2. Afatet kohore për zbatimin e veprimtarive në tabelën 1 dhe investimet vjetore

Veprimtaritë Kostot vjetore - euro


Viti* Viti* Viti* Viti* Viti*
* Analizat kosto - përfitim të operatorit, përfshirë shpenzimin vjetor të nevojshëm për zbatimin e
secilës veprimtari të tabelës 2.

LIGJ
Nr.10 463, datë 22.9.2011

PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE


I azhurnuar me:
- LigjinNr.32/2013, datë14.02.2013
- Ligjin Nr.156/2013, datë10.10.2013

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të mbrojë mjedisin e shëndetin e njeriut dhe të sigurojë menaxhimin e duhur
mjedisor të mbetjeve nëpërmjet:
a) parandalimit e minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe
menaxhimi i integruar i mbetjeve;
b) përmirësimit të efiçencës së përdorimit të tyre;
c) pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve.

Neni 2
Objekti
1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së
Shqipërisë.
2. Ky ligj përcakton rregullat e përgjithshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë
parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i tyre, përmes
pakësimit të përdorimit të burimeve dhe përmirësimit të efiçencës së këtij përdorimi.

Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “ADR” është Marrëveshja Europiane për Transportimin Ndërkombëtar të Mallrave të
Rrezikshme, në rrugë automobilistike, në të cilën Republika e Shqipërisë është palë që më 26 janar
2005.
2. “Agjent” është sipërmarrësi që rregullon marrëdhëniet ndërmjet palëve përgjegjëse për
rikuperimin ose asgjësimin e mbetjeve, pavarësisht nga fakti nëse i merr mbetjet fizikisht në zotërim
apo jo.
3. “Asgjësim” është çdo operacion që nuk është rikuperim edhe kur operacioni ka si pasojë dytësore
rikuperimin e substancave ose të energjisë. Lista e operacioneve të asgjësimit përcaktohet në
shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji.
4. “Ambalazh” janë të gjitha produktet e prodhuara nga çdo lloj materiali i çdo natyre, që përdoret
për mbajtjen, mbrojtjen, dorëzimin, shpërndarjen dhe prezantimin e mallrave, duke filluar që nga
lëndët e para e deri te produktet e përpunuara, nga prodhuesi te përdoruesi apo konsumatori.
“Elementet e pakthyeshme”, që përdoren për të njëjtat qëllime, konsiderohen gjithashtu si
ambalazhe.
5. “Bateri apo akumulator automjeti” është bateria apo akumulatori i përdorur për nisjen, ndriçimin
apo fuqinë e injektimit të automjeteve.
6. “Bateri apo akumulator” është burimi i energjisë elektrike që gjenerohet nga konvertimi i
drejtpërdrejtë i energjisë kimike dhe që konsiston në një apo më shumë qeliza baterish (të
pakarikueshme), apo që konsistojnë në një apo më shumë qeliza baterish dytësore (të karikueshme).
7. “Bateri apo akumulator industrial” është bateria apo akumulatori i projektuar vetëm për
përdorime industriale apo profesionale ose për përdorim në çdo lloj automjeti elektrik.
8. “Dokument dorëzimi” është dokumenti që shoqëron çdo transfertë të mbetjeve të rrezikshme,
sipas nenit 25 të këtij ligji.
9. “Dokument transferimi” është dokumenti që shoqëron çdo transfertë të mbetjeve të parrezikshme,
sipas nenit 20 të këtij ligji.
10. “Grumbullim i diferencuar” është grumbullimi, sipas të cilit një rrymë mbetjesh ndahet, në
përputhje me llojin dhe natyrën, për të bërë të mundur një trajtim specifik.
11. “Grumbullim” është mbledhja, përfshirë ndarjen paraprake dhe magazinimin paraprak të
mbetjeve për transportimin e tyre në impiantet e përpunimit të mbetjeve.
12. “Krijues i mbetjeve” është çdo person, veprimtaritë e të cilit krijojnë mbetje, (krijuesi fillestar i
mbetjeve) ose çdo person, që kryen përpunimin paraprak, përzierjen ose operacione të tjera që çojnë
në ndryshimin e natyrës ose të përbërjes së asaj mbetjeje.
13. “Impiant bashkincinerimi” është çdo impiant i palëvizshëm ose i lëvizshëm, qëllimi kryesor i të
cilit është krijimi i energjisë ose prodhimi i produkteve materiale dhe:
a) që i përdor mbetjet si lëndë djegëse, bazë ose shtesë;
b) në të cilin mbetjet i nënshtrohen trajtimit termik, me qëllim asgjësimin e tyre.
Në rast se bashkincinerimi kryhet në atë mënyrë që qëllimi kryesor i impiantit nuk është krijimi i
energjisë apo prodhimi i produkteve materiale, por trajtimi termik i mbetjeve, impianti do të
konsiderohet si një impiant incinerimi. Ky përkufizim mbulon vendndodhjen e impiantit dhe të
gjithë impiantin, përfshirë të gjitha linjat e bashkincinerimit, vendin e pranimit të mbetjeve, të
magazinimit, impiantet e paratrajtimit në vend, sistemet e furnizimit me lënde djegëse dhe ajër,
bojlerët, impiantet për trajtimin e gazrave të shkarkimit, impiantet për trajtimin ose magazinimin në
vend të tepricave të mbetjeve dhe ujërave të përdorura, pajisjet e oxhaqeve dhe sistemet e kontrollit
të operacioneve të incinerimit, të regjistrimit dhe të monitorimit të kushteve të incinerimit.
14. “Impiant incinerimi” është çdo pajisje dhe njësi teknike, e palëvizshme ose e lëvizshme, që
përdoret për trajtimin termik të mbetjeve, që e rikuperon ose jo nxehtësinë që krijohet nga djegia.
Këtu përfshihet incinerimi i mbetjeve me oksidim, si dhe procese të tjera të trajtimit termik, si
piroliza, gazifikimi ose proceset e plazmës, pas të cilave substancat, që përftohen nga trajtimi,
incinerohen. Ky përkufizim mbulon vendndodhjen dhe të gjithë impiantin e incinerimit, përfshirë të
gjitha linjat e incinerimit, vendin e pranimit të mbetjeve, të magazinimit, impiantet e paratrajtimit në
vend, sistemet e furnizimit me mbetje, lëndë djegëse dhe ajër, bojlerët, impiantet për trajtimin e
gazrave të shkarkimit, impiantet për trajtimin ose magazinimin në vend të tepricave të mbetjeve dhe
ujërave të përdorura, pajisjet e oxhaqeve dhe sistemet e kontrollit të operacioneve të incinerimit, të
regjistrimit dhe të monitorimit të kushteve të incinerimit.
15. “Kërkues” është çdo person që kërkon një leje mjedisi në bazë të këtij ligji.
16. “Lendfill” është fusha e asgjësimit të mbetjeve të ngurta mbi ose nën tokë, përfshirë:
a) një vend ku mbetjet asgjësohen brenda territorit të impiantit që i ka krijuar, siç është rasti i
lendfillit ku krijuesi i mbetjeve i asgjëson mbetjet e veta në vendin e prodhimit;
b) një vend të përhershëm që përdoret për ruajtjen e përkohshme, zakonisht për më shumë se një vit,
të mbetjeve me përjashtim të:
i) impianteve ku mbetjet shkarkohen për t’u përgatitur për t’u transportuar më pas për rikuperim,
trajtim apo asgjësim diku tjetër;
ii) vendeve ku mbetjet ruhen për një periudhë kohe jo më të gjatë se tre vjet përpara se të
rikuperohen ose të trajtohen;
iii) vendet ku mbetjet ruhen për një periudhë kohe jo më të gjatë se një vit përpara asgjësimit të tyre.
17.“Ligji për mbrojtjen e mjedisit” është ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
18. “Lëng kullues” është çdo lëng që rrjedh prej mbetjeve të depozituara dhe që shkarkohet ose
mbetet në lendfill.
19. “Leje e mjedisit” ka të njëjtin kuptim siç parashikohet në ligjin përkatës që rregullon lejet e
mjedisit.
20. “Mbetje e ngurtë” është një lëndë, një objekt ose pjesë e tij, të cilat nuk përdoren më ose që
zotëruesi do t’i hedhë. Lëndët, objektet ose pjesët e tyre vlerësohen si mbetje, për sa kohë që
materialet e nxjerra prej tyre ose energjia e prodhuar nuk përfshihen në procesin e prodhimit.
21. “Mbetje bio” janë mbetjet e biodegradueshme nga kopshtet e shtëpive dhe parqet, mbetjet
ushqimore dhe të gatimit nga shtëpitë, restorantet, kateringu dhe dyqanet e shitjes me pakicë, si dhe
mbetjet e ngjashme nga impiantet e përpunimit të ushqimeve.
22. “Mbetje të rrezikshme” janë ato mbetje që shfaqin një ose më shumë nga vetitë e rrezikshme, të
listuara në shtojcën 3, bashkëlidhur këtij ligji.
23. “Mbetje shtëpiake” janë mbetjet e sektorit familjar nga komunat, bashkitë dhe qarqet apo nga
nënndarjet e tyre, si dhe mbetjet e tjera që, për shkak të natyrës ose përbërjes së tyre, janë të njëjta
me mbetjet shtëpiake nga komunat, bashkitë dhe qarqet ose nënndarjet e tyre.
24. “Mbetje inerte” janë ato mbetje që nuk i nënshtrohen ndonjë transformimi të rëndësishëm fizik,
kimik apo biologjik. Mbetjet inerte nuk treten, nuk digjen, nuk ndërveprojnë fizikisht dhe as nuk
hyjnë në reaksione kimike, nuk biodegradojnë e nuk ndikojnë negativisht në lëndë të tjera, me të
cilat bien në kontakt, në mënyrë të tillë që mund të shkaktojnë ndotje të mjedisit ose të dëmtojnë
shëndetin e njeriut. Aftësia totale për të lëngëzuar, përmbajtja e ndotësve dhe ekotoksiciteti i
lëngjeve kulluese të mbetjeve inerte duhet të jenë të pakonsiderueshme dhe në mënyrë të veçantë
nuk duhet të vënë në rrezik cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe/ose të ujërave nëntokësore.
25. “Mbetje e lëngshme” është çdo mbetje në trajtë të lëngshme, përfshirë ujërat e përdorura, por
përjashtuar llumrat.
26. “Ministër” është ministri përgjegjës për mjedisin.
27. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin.
28. “Mbetje jo të rrezikshme” janë mbetjet që nuk mbulohen nga përkufizimi i “mbetjeve të
rrezikshme”.
29. “Mbetje të ambalazheve” janë të gjitha ambalazhet ose materialet e tyre që mbulohen nga
përkufizimi i mbetjes në këtë ligj, me përjashtim të tepricave që mbesin nga prodhimi i tyre.
30. “Mbetjet nga gomat e përdorura” janë mbetjet që krijohen kur gomat e vjetëruara, të dëmtuara
janë zëvendësuar dhe kur automjetet arrijnë në fundin e jetës së tyre.
31. “Mbetje” është çdo substancë ose objekt, të cilin mbajtësi e hedh, ka ndër mend ta hedhë ose i
kërkohet që ta hedhë.
32. “Menaxhim i integruar i mbetjeve” është grumbullimi, transporti, rikuperimi dhe asgjësimi i
mbetjeve dhe mbikëqyrja e këtyre operacioneve, kujdesi i mëtejshëm për vendet e asgjësimit, si dhe
veprimet e ndërmarra në cilësinë e tregtarit apo agjentit.
33. “Operator” është personi që:
a) është përgjegjës për vendin e asgjësimit ose të rikuperimit të mbetjeve, në përputhje me
legjislacionin në fuqi. Personi përgjegjës në fazën e përgatitjes mund të jetë i ndryshëm nga personi
përgjegjës në fazën e kujdesit të mëtejshëm pas mbylljes së lendfillit;
b) kontrollon impiantin e incinerimit të mbetjeve.
34. “PCB/PCT” janë bifenilet e poliklorinuara, trifenilet e poliklorinuara, monometil-
tetraklorodifenil metani, mono-metil-dikloro-difenil metani, monometil-dibromo-difenil metani dhe
çdo përzierje që përmban cilëndo nga substancat e përmendura më lart në masë mbi 0,005 për qind
të peshës së saj.
35. “Person” është çdo person fizik ose juridik.
36. “Përgatitje për ripërdorim” është kontrolli, operacionet e rikuperimit, përmes pastrimit ose
riparimit, me anë të të cilave produktet ose përbërësit, që janë kthyer në mbetje, përgatiten për t’u
ripërdorur pa iu nënshtruar ndonjë procesi tjetër përpunimi paraprak.
37. “Parandalim” janë masat që merren para se një substancë, material ose produkt të kthehet në
mbetje, me qëllim që të pakësohet:
a) sasia e mbetjeve, përfshirë masat për ripërdorimin e produkteve ose zgjatjen e jetës së tyre;
b) ndikimi i padëshirueshëm i mbetjeve në mjedis ose në shëndetin e njeriut;
c) përmbajtja e substancave të dëmshme në materiale dhe produkte.
38. “Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL)” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 10 081, datë
23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
39. “Rikuperim” është çdo operacion, rezultati kryesor i të cilit është që:
a) mbetjet të shërbejnë për një qëllim të dobishëm, duke zëvendësuar materiale të tjera, që do të
përdoreshin në rast të kundërt për të përmbushur një funksion të caktuar;
b) mbetjet të përgatiten për të përmbushur një funksion të caktuar në një impiant apo më gjerë. Në
shtojcën 2, bashkëlidhur këtij ligji, jepet një listë joshterruese e operacioneve të rikuperimit.
40. “Riciklim” është çdo operacion rikuperimi, me anë të të cilit materialet e mbetjeve ripërpunohen
për t’u shndërruar në produkte, materiale apo substanca, për t’u përdorur, si për qëllimin fillestar,
ashtu edhe për qëllime të tjera. Riciklimi përfshin ripërpunimin e materialeve organike, por nuk
përfshin rikuperimin e energjisë dhe ripërpunimin që u bëhet mbetjeve për t”i shndërruar në
materiale që përdoren si lëndë djegëse apo si lëndë mbushëse.
41. “Rigjenerim i vajrave të përdorura” është çdo operacion riciklimi, me anë të të cilit vajrat bazë
mund të prodhohen nga rafinimi i vajrave të përdorura, në mënyrë të veçantë duke hequr ndotësit,
produktet oksiduese dhe shtuesit e tjerë, që gjenden në këto vajra.
42. “Rajon” është një ose disa njësi të ndarjes administrative në Republikën e Shqipërisë.
43. “Ripërdorim” është çdo operacion, me anë të të cilit produktet ose përbërësit që nuk janë mbetje
përdoren përsëri për të njëjtin qëllim, për të cilin ishin krijuar.
44. “Ruajtje e përkohshme” është mbajtja në një vend, me qëllim ruajtjen e mbetjeve për një
periudhë kohe jo më shumë se një vit, pa kryer operacione që çojnë në ndryshimin e natyrës ose të
përbërjes së mbetjeve.
45. “Sistemi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve” është optimizimi i të gjitha aktiviteteve të
menaxhimit të integruar të mbetjeve, duke marrë në konsideratë grupet e interesit, elementet e
menaxhimit të integruar të mbetjeve, si dhe aspektet e menaxhimit të qëndrueshëm, për të
promovuar teknikat më të mira të disponueshme, ekonomikisht të zbatueshme dhe të pranueshme
nga ana sociale, pa degraduar mjedisin.
46. “Teknika më të mira të disponueshme (TMD)” ka të njëjtin kuptim siç parashikohet në ligjin nr.
10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”.
47. “Tregtar” është sipërmarrësi që vepron si palë kryesore në blerjen dhe shitjen më pas të
mbetjeve, pavarësisht nga fakti nëse i merr mbetjet fizikisht në zotërim apo jo.
48. “Transportim” është tërësia e operacioneve që përfshijnë ngarkimin, transportin dhe shkarkimin,
si dhe përgatitjen, shërbimin e mirëmbajtjen e automjeteve, që përdoren për të transportuar mbetjet.
49. “Trajtim” janë operacionet e rikuperimit ose të asgjësimit, përfshirë përgatitjen para rikuperimit
ose asgjësimit.
50. “Vajra të përdorura” janë të gjitha vajrat minerale, lubrifikantë sintetikë apo industrialë që janë
bërë të papërshtatshëm për përdorimin, për të cilin ishin prodhuar fillimisht. Vajrat e përdorura
përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në vajrat e përdorura të motorëve me djegie të brendshme dhe
vajrat e kutisë së ndërrimit të marsheve, vajrat lubrifikuese, vajrat për turbinat, vajrat për
transformatorë dhe vajrat hidraulike.
51. “Vendndodhja e mbetjeve” është vendi ku ndodhet lendfilli apo incineratori apo çdo vend tjetër
ku, sipas këtij ligji, lejohet të kryhen asgjësimi, depozitimi i përhershëm, trajtimi ose rikuperimi i
mbetjeve.
52. “Zotërues i mbetjeve” është krijuesi i mbetjeve ose çdo person që zotëron mbetje.

Neni 4
Përjashtime
Përjashtohen nga objekti i këtij ligji fushat e mëposhtme, të cilat rregullohen me legjislacion të
veçantë:
a) shkarkimet e gazta në atmosferë;
b) tokat in situ, që përfshijnë tokat e ndotura të pagërmuara dhe ndërtesat që janë të lidhura në
mënyrë të përhershme me tokën (ndërtesat e përhershme, jo ato provizore);
c) tokat që nuk janë të ndotura dhe materialet e tjera natyrore, të gërmuara si pasojë e veprimtarive
të ndërtimit, në rastet kur është e sigurt që materiali do të përdoret për qëllime ndërtimi në gjendjen
e tij natyrore në territorin nga ku është gërmuar;
ç) mbetjet radioaktive;
d) lëndët shpërthyese të zbërthyera/të demontuara;
dh) lëndët fekale, në rast se nuk përmenden në shkronjën “b”të këtij neni, kashta dhe materiale të
tjera natyrore, bujqësore ose pyjore jo të rrezikshme, që përdoren në bujqësi, pylltari ose për
prodhimin e energjisë nga biomasa, përmes procesesh ose metodash që nuk dëmtojnë mjedisin dhe
nuk vënë në rrezik shëndetin e njeriut;
e) ujërat, nënproduktet e mbetjet, në rastet kur trajtohen nga ligje të tjera si:
i) ujërat e përdorura;
ii) nënproduktet shtazore dhe produktet e përpunuara, përveç atyre që destinohen për incinerim, për
në lendfill ose për përdorim në një impiant kompostimi ose biogazi;
iii) skeletet e kafshëve të ngordhura, përjashtuar rastet kur janë therur në thertore apo janë vrarë për
të eliminuar sëmundjet epizotike;
iv) mbetjet që dalin nga kërkimi, nxjerrja, trajtimi dhe magazinimi i burimeve minerare dhe punimet
në gurore;
ë) sedimentet që rikthehen në ujërat sipërfaqësore për qëllime të menaxhimit të ujërave dhe
rrugëkalimeve ujore, për parandalimin ose zbutjen e efekteve të përmbytjeve dhe thatësirave ose për
bonifikimin e tokave, nëse provohet që këto sedimente janë të parrezikshme.

Neni 5
Mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit
Mbetjet menaxhohen duke mos vënë në rrezik shëndetin e njeriut, duke mos përdorur procese ose
metoda që mund ta dëmtojnë atë ose mjedisin dhe sidomos:
a) duke mos vënë në rrezik ujërat, ajrin, tokën, tokën bujqësore, bimët ose kafshët;
b) duke mos ndikuar negativisht mbi fshatin ose vendet me interes të veçantë;
c) duke mos shkaktuar shqetësime përmes zhurmave ose erërave, në përputhje me përcaktimet e
akteve të tjera ligjore apo nënligjore.

Neni 6
Përparësitë e menaxhimit të integruar të mbetjeve
1. Përcaktimi i përparësive në ligje, strategji, plane dhe programe të menaxhimit të integruar të
mbetjeve të trashëguara apo të atyre që krijohen bëhet duke pasur parasysh hierarkinë e mëposhtme:
a) parandalimin e mbetjeve;
b) përgatitjen për ripërdorim;
c) riciklimin;
ç) rikuperime të tjera;
d) asgjësimin.
2. Për përcaktimin e kësaj hierarkie mbahen parasysh parimet e përgjithshme për mbrojtjen e
mjedisit, të përcaktuara në nenet 6-14 të ligjit ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e
mjedisit” dhe kërkesat e tjera të këtij ligji.
3. Në rastet e zbatimit të hierarkisë së menaxhimit të integruar të mbetjeve, të përcaktuara në pikën
1 të këtij neni, ministria dhe të gjitha autoritetet përkatëse marrin masa për të nxitur opsionet me
rezultatet e përgjithshme më të mirat në mjedis.
4. Aktet nënligjore të veçanta për rryma të veçanta mbetjesh bazohen në hierarkinë e përcaktuar në
pikën 1 të këtij neni, kur një gjë e tillë justifikohet nga analiza e ciklit të kohëzgjatjes së ndikimeve
të përgjithshme, që vijnë nga krijimi dhe menaxhimi i këtyre mbetjeve, në mënyrë që të përftohet
rezultati i përgjithshëm më i mirë për mjedisin.

Neni 7
Nënproduktet
1. Një substancë ose objekt, që përftohet gjatë një procesi prodhimi, qëllimi parësor i të cilit nuk
është prodhimi i kësaj substance apo i këtij objekti, për qëllime të këtij ligji, mund të konsiderohet
sikur nuk është mbetje, por nënprodukt, vetëm në qoftë se plotëson kushtet e mëposhtme:
a) përdorimi i mëtejshëm i kësaj substance ose objekti është siguruar;
b) substanca ose objekti mund të përdoret drejtpërdrejt pa iu nënshtruar ndonjë përpunimi të
mëtejshëm përtej praktikave industriale normale;
c) substanca ose objekti prodhohet si pjesë përbërëse e procesit të prodhimit;
ç) përdorimi i mëtejshëm i kësaj substance ose objekti i plotëson standardet teknike përkatëse të
produktit për mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut, lidhur me atë përdorim dhe nuk sjell
ndikime të përgjithshme negative për mjedisin ose për shëndetin e njeriut në përgjithësi;
d) përdorimi i mëtejshëm i kësaj substance ose këtij objekti është i ligjshëm.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton kriteret që duhet të plotësojnë
substancat ose objektet për t’u klasifikuar si nënprodukte dhe jo si mbetje. Masa të tilla përcaktohen
në bazë të kushteve të parashtruara në pikën 1 të këtij neni.

Neni 8
Fundi i statusit mbetje
1. Për qëllim të këtij ligji, një mbetje e caktuar pushon së qeni mbetje kur ka pësuar një operacion
rikuperimi, përfshirë riciklimin, dhe vetëm në qoftë se plotëson kushtet e mëposhtme:
a) substanca ose objekti përdoret gjerësisht për qëllime të caktuara;
b) ekziston tregu apo kërkesa për një substancë ose objekt të tillë;
c) substanca ose objekti plotëson kërkesat teknike për këto qëllime specifike;
ç) substanca ose objekti plotëson të gjitha standardet teknike përkatëse për produktet;
d) përdorimi i substancës ose objektit plotëson të gjitha kërkesat përkatëse për mbrojtjen e mjedisit
e të shëndetit për atë përdorim të caktuar dhe nuk sjell ndikime negative në mjedis ose në shëndet
në përgjithësi.
2. Fundi i statusit të mbetjeve për çdo tip mbetjeje përcaktohet në bazë të kritereve specifike, të
cilat:
a) përcaktohen në bazë të kushteve të dhëna në pikën 1 të këtij neni;
b) sipas rastit, përfshijnë vlerat kufi për ndotësit;
c) marrin në konsideratë çdo ndikim të mundshëm negativ të substancës ose objektit në mjedis.
Këto kritere miratohen nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit.
3. Në rastet kur mbetjet pushojnë së qeni mbetje, në përputhje me këtë nen, ato pushojnë së qeni të
tilla edhe për çdo qëllim tjetër rikuperimi dhe riciklimi, sipas këtij ligji.

Neni 9
Katalogu i mbetjeve
1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton katalogun e mbetjeve.
2. Në katalogun e mbetjeve jepet lista e mbetjeve, sipas origjinës dhe përbërjes se tyre dhe, aty ku
është e nevojshme, edhe sipas vlerave kufi të përqendrimit të substancave të rrezikshme. Në këtë
katalog përfshihen edhe mbetjet e rrezikshme.
3. Katalogu i mbetjeve është detyrues për përcaktimin e mbetjeve që duhen konsideruar si të
rrezikshme.
4. Ndalohet hollimi apo përzierja e mbetjeve të rrezikshme me mbetje të tjera, me qëllim uljen e
përqendrimeve fillestare të substancave të rrezikshme në një nivel më të ulët se vlera kufi, që i
përkufizon mbetjet si të rrezikshme, me qëllim riklasifikimin e tyre si mbetje jo të rrezikshme.
5. Pavarësisht se një substancë ose objekt gjendet në katalogun e mbetjeve, ajo konsiderohet si e
tillë vetëm në rastet kur përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 31 të nenit 3 të këtij ligji.

KREU II
PLANET E MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË MBETJEVE

Neni 10
Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve
1. Ministria harton Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në përputhje me
objektivat dhe parimet e mbrojtjes së mjedisit, të përcaktuara në ligjin ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011
“Për mbrojtjen e mjedisit”, dhe në përputhje me kërkesat e tjera të këtij ligji.
2. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve duhet të përmbajë:
a) të paktën informacionin e përcaktuar në shtojcën 4, pjesa A, si dhe mund të përmbajë edhe
informacionin e përcaktuar në shtojcën 4, pjesa B, bashkëlidhur këtij ligji;
b) masat specifike që do të merren për të arritur objektivat e përcaktuar, në përputhje me këtë ligj;
c) masat specifike për menaxhimin e ambalazheve dhe të mbetjeve të tyre;
ç) masat specifike për menaxhimin e mbetjeve të biodegradueshme, në veçanti masat për pakësimin
e mbetjeve të tilla që shkojnë në lendfill.
3. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve duhet të sigurojë që objektivat e tij të
arrihen brenda afateve të përcaktuara.
4. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve duhet të përmbajë një kapitull të veçantë
për menaxhimin e ambalazheve dhe mbetjeve të tyre, duke përcaktuar saktë e qartë masat që duhen
marrë për të parandaluar krijimin e mbetjeve të ambalazheve dhe masat për sistemet e ripërdorimit
të ambalazheve.
5. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve duhet të përmbajë, në një kapitull të
veçantë për menaxhimin e PCB-ve/PCT-ve, planet për grumbullimin dhe/ose çndotjen dhe/apo
asgjësimin e pajisjeve që përmbajnë PCB/PCT, si dhe të vetë PCB-ve/PCT-ve.
6. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve duhet të përfshijë një kapitull të veçantë
për menaxhimin e integruar të mbetjeve të baterive dhe akumulatorëve. Ky plan duhet të sigurojë që
objektivat e përcaktuar në shkronjën “c” të pikës 1 të këtij neni të arrihen brenda afateve të
përcaktuara. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve rishikohet dhe, në rast se është e
nevojshme, përditësohet çdo gjashtë vjet.

Neni 11
Procedurat për hartimin dhe miratimin e Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të
Mbetjeve
1. Ministria publikon projektin për Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në
faqen e vet zyrtare të internetit dhe e vë atë në dispozicion të publikut, i cili jep mendim për të.
2. Projekti i Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve i nënshtrohet vlerësimit
strategjik mjedisor, sipas nenit 24 të ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
3. Projekti i Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve u dërgohet ministrive të linjës
për mendim.
4. Ministria përgatit projektin përfundimtar të Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të
Mbetjeve, pasi merr në konsideratë rezultatet e vlerësimit strategjik mjedisor, mendimet e
ministrive të linjës, të Komitetit të Administrimit të Mbetjeve dhe mendimet e publikut dhe ia
dërgon atë për miratim Këshillit të Ministrave.
5. Këshilli i Ministrave miraton Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, i cili më
pas botohet, shpallet në faqen zyrtare të ministrisë dhe vihet në dispozicion të publikut.
6. Ministri raporton çdo vit në Këshillin e Ministrave për zbatimin e Planit Kombëtar të Menaxhimit
të Integruar të Mbetjeve në formatin e përcaktuar nga ministri.
7. Dispozitat e këtij neni zbatohen për çdo plan të përditësuar, të përgatitur në përputhje me kërkesat
e pikës 6 të nenit 10 të këtij ligji.
8. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat e hollësishme për zbatimin e këtij
neni.

Neni 12
Planet rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve
1. Çdo qark harton planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve për territorin që ka nën
juridiksion, në përputhje me Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe me
kërkesat e nenit 10 të këtij ligji.
2. Çdo njësi e qeverisjes vendore apo grup njësish të qeverisjes vendore harton planin vendor të
menaxhimit të integruar të mbetjeve për territorin që ka nën juridiksion, në përputhje me planin
kombëtar dhe planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe me kërkesat e nenit 10 të
këtij ligji.
3. Çdo njësi e qeverisjes vendore apo grup njësish të qeverisjes vendore përcakton rregulloren për
kontrollin e menaxhimit të rrymave specifike të mbetjeve, që gjenerohen në territorin e vet,
përfshirë letrën dhe kartonin, ambalazhet prej qelqi, metali e plastike të pijeve dhe ushqimeve, ose
masën e gjelbër nga parqet a kopshtet e shtëpive. Këto rregulla mund të jenë më strikte sesa
qëllimet dhe kërkesat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.
Këto rregullore miratohen nga këshilli i qarkut.
4. Planet rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve rishikohen dhe, në rast se
është e nevojshme, përditësohen të paktën çdo gjashtë vjet.
5. Çdo njësi e qeverisjes vendore raporton çdo vit në këshillin e qarkut përkatës për zbatimin e
planit vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve në formatin e përcaktuar nga ministri.
6. Çdo qark i raporton çdo vit ministrisë për zbatimin e Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar
të Mbetjeve dhe të planeve rajonale apo vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve për
territorin nën juridiksionin e vet, në formatin e përcaktuar nga ministri.

Neni 13
Procedurat për hartimin dhe miratimin e planeve rajonale dhe vendore të menaxhimit të
integruar të mbetjeve
1. Çdo këshill qarku dhe çdo njësi e qeverisjes vendore publikojnë projektplanet përkatëse në faqet
zyrtare të internetit dhe i vënë ato në dispozicion të publikut.
2. Projektplani rajonal i menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe projektplani vendor përkatës i
nënshtrohen vlerësimit strategjik mjedisor, në përputhje me nenin 24, të ligjit ligji nr. 10 431, datë
9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
3. Projektplanet rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve u dërgohen
autoriteteve ose institucioneve përkatëse për mendim.
4. Publiku jep mendimet e veta për projektplanet rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar të
mbetjeve.
5. Këshilli i qarkut apo këshilli i çdo njësie të qeverisjes vendore miraton planet përkatëse rajonale
apo vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve. Këshilli i qarkut apo i njësisë së qeverisjes
vendore, kur miraton planin përkatës, merr në shqyrtim rezultatet e vlerësimit strategjik mjedisor,
mendimet e autoriteteve ose të institucioneve përkatëse dhe mendimet e publikut.
6. Këshilli i qarkut dërgon për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave planin rajonal të
menaxhimit të integruar të mbetjeve brenda 3 viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
7. Plani rajonal i menaxhimit të integruar të mbetjeve hyn në fuqi vetëm pas miratimit nga Këshilli i
Ministrave. Plani vendor i menaxhimit të integruar të mbetjeve hyn në fuqi vetëm pas miratimit nga
këshilli i qarkut.
8. Planet rajonale apo vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve të miratuara botohen dhe i
vihen në dispozicion publikut.
9. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për planet rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar
të mbetjeve, të përditësuara e të përgatitura në përputhje me kërkesat e pikës 4 të nenit 12 të këtij
ligji.
10. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masa të hollësishme për zbatimin e
këtij neni.

Neni 14
Programet për parandalimin e krijimit të mbetjeve
1. Ministria harton programet për parandalimin e krijimit të mbetjeve në përputhje me objektivat
dhe parimet e mbrojtjes së mjedisit, të përcaktuara në ligjin ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për
mbrojtjen e mjedisit”, me kërkesat e këtij ligji dhe, në mënyrë të veçantë, me hierarkinë e
menaxhimit të integruar të mbetjeve, të përcaktuar në nenin 6 të këtij ligji.
2. Afati për hartimin e programeve të para për parandalimin e krijimit të mbetjeve është jo më vonë
se data 1 janar 2017.
3. Programet për parandalimin e krijimit të mbetjeve janë pjesë përbërëse e dallueshme e Planit
Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.
4. Planet rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve hartohen në përputhje me të
gjitha programet përkatëse për parandalimin e mbetjeve.
5. Programet për parandalimin e krijimit të mbetjeve hartohen në përputhje me shtojcën 5
bashkëlidhur këtij ligji.
6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat për programet e parandalimit të
mbetjeve, përfshirë objektivat sasiorë e cilësorë për masat për parandalimin e mbetjeve.

Neni 15
Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve
1. Për të bashkërenduar detyrat e ministrive për menaxhim të integruar mjedisor të mbetjeve,
krijohet Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, si organizëm ndërministror, në nivel
zëvendësministrash. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton përbërjen dhe
mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të tij.
2. Çdo fund viti, komiteti paraqet për shqyrtim në Këshillin e Ministrave raportin vjetor të gjendjes
dhe të menaxhimit të integruar të mbetjeve në shkallë vendi.

KREU III
KËRKESA TË PËRGJITHSHME

Neni 16
Përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit
1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat e nevojshme që çdo person
juridik a fizik, i cili zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte (prodhuesi i
produktit) mbi baza profesionale, të mbajë përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit.
2. Masat e referuara në pikën 1 të këtij neni, synojnë të rrisin ripërdorimin, parandalimin, riciklimin
dhe rikuperime të tjera të mbetjeve.
3. Masat e referuara në pikën 1 përfshijnë, sipas rastit, edhe pranimin e produkteve të kthyera dhe të
mbetjeve që teprojnë pas përdorimit të tyre, si dhe menaxhimin e ardhshëm të mbetjeve dhe
përgjegjësitë financiare për veprimtari të tilla. Në masa të tilla përfshihet edhe detyrimi për të ofruar
publikisht informacionin e disponueshëm për masën, në të cilën produkti është i ripërdorshëm dhe i
riciklueshëm.
4. Në masat e referuara në pikën 1 të këtij neni përfshihen edhe masa, që nxisin projektimin e
produkteve, në mënyrë që të pakësohen ndikimet e tyre në mjedis e krijimi i mbetjeve gjatë
prodhimit dhe përdorimit të produkteve, dhe që sigurojnë kryerjen e rikuperimit dhe të asgjësimit të
produkteve të shndërruara në mbetje, në përputhje me këtë ligj.
5. Masat e referuara në pikën 4 të këtij neni nxisin zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e mallrave
që janë të përshtatshme për shumë përdorime, që kanë jetë të gjatë dhe për të cilat, kur shndërrohen
në mbetje, rikuperimi dhe asgjësimi kryhen në mënyrë të sigurt dhe pa ndikim në mjedis.
6. Gjatë planifikimit të masave të referuara në pikën 1 të këtij neni merren plotësisht në konsideratë
bëshmëria teknike, leverdia ekonomike dhe ndikimet e përgjithshme mbi shoqërinë, mjedisin dhe
shëndetin e njeriut, duke respektuar legjislacionin për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
kërkesat thelbësore për produktet joushqimore dhe vlerësimin e konformitetit.
7. Përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit nuk cenon përgjegjësinë për menaxhimin e integruar të
mbetjeve, sipas nenit 21 të këtij ligji, apo legjislacionit referuar në këtë ligj, përfshirë legjislacionin
për rrymat specifike të mbetjeve dhe legjislacionin për produktet.

Neni 17
Rikuperimi i mbetjeve
1. Mbetjet grumbullohen në mënyrë të diferencuar për të lehtësuar ose për të përmirësuar
rikuperimin e tyre, në rastet kur një gjë e tillë është praktikisht e mundshme nga ana teknike,
mjedisore dhe ekonomike.
2. Për të plotësuar kërkesën e referuar në pikën 1 të këtij neni, mbetjet nuk përzihen me mbetje ose
me materiale të tjera, që kanë veti të ndryshme nga të tyret.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për punët publike,
miraton masa për zbatimin e këtij neni.

Neni 18
Ripërdorimi dhe riciklimi i mbetjeve
1. Ministria dhe autoritetet përkatëse nxisin ripërdorimin e produkteve dhe përgatitjen e
veprimtarive të ripërdorimit, në veçanti, duke nxitur ngritjen dhe mbështetjen e rrjeteve të
ripërdorimit e të riparimit, përdorimin e instrumenteve ekonomike, zbatimin e kritereve të
prokurimit, arritjen e objektivave sasiorë ose marrjen e masave të tjera.
2. Mbetjet grumbullohen në mënyrë të diferencuar, për të lehtësuar ose për të përmirësuar cilësinë e
riciklimit në të gjitha rastet, kur një gjë e tillë është praktikisht e mundshme nga ana teknike,
mjedisore dhe ekonomike dhe kur kjo ndihmon që të plotësohen standardet e cilësisë për sektorët
përkatës të riciklimit.
3. Njësitë e qeverisjes vendore grumbullojnë në mënyrë të diferencuar mbetjet, sipas nenit 16 të
këtij ligji, brenda 31 dhjetorit 2018, të paktën për këto rryma mbetjesh: letër, metal, plastikë dhe
qelq.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton afate të ndërmjetme për zbatimin e
pikës 3 të këtij neni nga njësitë e qeverisjes vendore.
5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masa për zbatimin e këtij neni, ku
përfshihen edhe objektivat e afatet për riciklimin e rrymave specifike të mbetjeve dhe kërkesat për
metodat e llogaritjes e të raportimit, me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave.
6. Në masat e referuara në pikën 5 të këtij neni, sipas rastit, përfshihen edhe kërkesat për
grumbullimin e diferencuar të rrymave të tjera të mbetjeve, veç atyre të referuara në pikat 3 dhe 4 të
këtij neni.

Neni 19
Asgjësimi i mbetjeve
Mbetjet, që nuk rikuperohen sipas kërkesës së nenit 17 të këtij ligji, u nënshtrohen operacioneve të
sigurta të asgjësimit, në përputhje me këtë ligj.
Neni 20
Kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve
1. Kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve, në përputhje me parimin “Ndotësi paguan”, të
përcaktuar në nenin 12 të ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, mbulohen nga
krijuesi fillestar i mbetjeve ose nga zotëruesi aktual apo i mëparshëm i tyre.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat, miraton
masa për zbatimin e këtij neni.
3. Këshilli i Ministrave, në përputhje me masat e referuara në pikën 2 të këtij neni, vendos që kostot
e menaxhimit të integruar të mbetjeve të mbulohen, plotësisht ose pjesërisht, nga krijuesi i
produktit, si pasojë e të cilit kanë dalë mbetjet dhe, sipas rastit, shpërndarësit e produktit të
mbulojnë një pjesë të këtyre kostove.
Kur Këshilli i Ministrave miraton masat, në përputhje me përcaktimet e pikës 2 të këtij neni,
miraton edhe masa të veçanta për rryma specifike të mbetjeve dhe/ose për metodat e rikuperimit apo
të asgjësimit, të cilat mund të përfshijnë skemat e rimbursimit të depozitave apo tarifat e
përdoruesit.

KREU IV
MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE

Neni 21
Përgjegjësia për menaxhimin e integruar të mbetjeve
1. Krijuesi ose zotëruesi fillestar i mbetjeve e kryen trajtimin e tyre vetë ose përmes një tregtari a
personi tjetër që kryen operacione trajtimi të mbetjeve, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10
448 ,datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”.
2. Krijuesi ose zotëruesi fillestar i mbetjeve, që transferon mbetjet te një tregtar ose person që kryen
operacione trajtimi të mbetjeve, sipas pikave 3 dhe 4 të këtij neni, nuk çlirohet nga përgjegjësia për
operacionet e rikuperimit ose të asgjësimit të tyre.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton kushtet e përgjegjësisë dhe specifikon
se në cilat raste krijuesi fillestar mban përgjegjësi për të gjithë zinxhirin e trajtimit dhe në cilat raste
përgjegjësia ndahet mes tij dhe zotëruesit të mbetjeve apo u delegohet aktorëve të ndryshëm të
zinxhirit të trajtimit.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton rrethanat në të cilat përgjegjësia për
organizimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve mbartet, plotësisht apo pjesërisht, nga prodhuesi
i produktit që krijon mbetjet dhe rrethanat kur këto përgjegjësi mund të ndahen me shpërndarësit e
këtij produkti.
5. Personat fizikë a juridikë, të licencuar, që grumbullojnë ose transportojnë mbetje, dorëzojnë
mbetjet e grumbulluara ose të transportuara në impiante trajtimi të përshtatshme që plotësojnë
kërkesat e këtij ligji.
6. Të gjitha llojet e mbetjeve jo të rrezikshme, që transferohen në baza profesionale nga një person
te një tjetër, shoqërohen me një dokument transferimi. Dokumenti i transferimit është i vlefshëm
edhe në formë elektronike.
7. Dokumenti i transferimit përmban të paktën informacionin e mëposhtëm:
a) numrin e dokumentit të dorëzimit;
b) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të transferuesit;
c) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të personit, tek i cili transferohet
mbetja (pritësi);
ç) informacion për sasinë dhe tipin e mbetjeve jo të rrezikshme, që transferohen dhe tipin e
konteinerëve në të cilët ndodhet;
d) vendin, kohën dhe datën e transferimit;
dh) përshkrimin e mbetjeve jo të rrezikshme bashkë me listën e kodeve respektive;
e) hollësi për trajtimet apo procese të tjera që mbetjet jo të rrezikshme kanë pësuar deri në këtë çast.
8. I njëjti dokument transferimi lejohet të mbulojë më shumë se një transfertë mbetjesh jo të
rrezikshme nga transferuesi tek i njëjti pritës vetëm nëse mbetjet që transferohen janë të ngjashme.
Dokumenti i transferimit është i vlefshëm për një periudhë kohe jo më të gjatë se 1 vit.
9. Si transferuesi edhe pritësi i mbetjeve i ruajnë dokumentet e transferimit për një periudhë kohe
prej të paktën 2 vjetësh, të cilat ua vënë në dispozicion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe
Inspektoratit për Mjedisin, pas paraqitjes së kërkesës së tyre me shkrim. Dokumentet përmbajnë
minimalisht përshkrimin me shkrim të mbetjeve dhe kopjet e dokumenteve të transferimit.
10. Si transferuesi edhe pritësi i mbetjeve i dërgojnë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, një herë në
vit, informacion për mbetjet jo të rrezikshme.
11. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për transferimin e mbetjeve
jo të rrezikshme dhe kërkesa të tjera për informacionin që duhet të përfshihet në dokumentin e
transferimit.
12. Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e
mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ, në përputhje me kërkesat e këtij ligji.

Neni 22
Rrjeti i integruar i impianteve të trajtimit të mbetjeve
1. Rrjeti i integruar i impianteve për rikuperimin dhe asgjësimin e mbetjeve të përziera bashkiake
nga sektori urban, si dhe të mbetjeve të ngjashme, që grumbullohen nga prodhues të tjerë, krijohet
mbi bazën e teknikave më të mira të disponueshme.
2. Rrjeti i referuar në pikën 1 të këtij neni mundëson që, për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes
së mjedisit dhe të shëndetit të njeriut, mbetjet të rikuperohen apo të asgjësohen në një nga impiantet
e përshtatshme më të afërta, me teknologjitë dhe metodat më të përshtatshme.
3. Këshilli i Ministrave ndalon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim, kur ky operacion
klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se:
a) një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve;
b) importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk
përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të integruar të mbetjeve.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat e nevojshme për zbatimin e këtij
neni.

KREU V
MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE TË RREZIKSHME

Neni 23
Kontrolli i mbetjeve të rrezikshme
1. Krijimi, grumbullimi, transporti, magazinimi dhe trajtimi i mbetjeve të rrezikshme kryhen vetëm
në kushte që sigurojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, në përputhje me këtë ligj. Këto
kushte përfshijnë masat që sigurojnë gjurmueshmërinë e mbetjeve që nga krijimi deri në
destinacionin përfundimtar të tyre, si dhe kontrollin e mbetjeve të rrezikshme, me qëllim plotësimin
e kërkesave të këtij ligji.
2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet për mbetjet e përziera, të krijuara nga vetë sektori familjar.
3. Leja e mjedisit për personat fizikë a juridikë, që krijojnë, grumbullojnë, transportojnë,
magazinojnë apo trajtojnë mbetje të rrezikshme, përcakton kushtet që duhen përmbushur për të
siguruarzbatimin e pikës 1 të këtij neni dhe përfshihet në kategorinë III.1 të shtojcës bashkëlidhur
ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
4. Transporti i mbetjeve të rrezikshme bëhet vetëm me mjete që:
a) janë të përshtatshme për tipin dhe sasinë e mbetjeve të rrezikshme që transportohen;
b) janë në përputhje me standardet rrugore;
c) plotësojnë të gjitha kërkesat përkatëse të ADR-së;
ç) janë regjistruar paraprakisht për këtë qëllim në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
5. Transporti i mbetjeve të rrezikshme bëhet në përputhje të plotë me çdo akt tjetër në fuqi për
transportin e produkteve të rrezikshme.
6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masa për zbatimin e këtij neni, përfshirë
sigurimin e gjurmueshmërisë nga krijimi i mbetjeve deri në destinacionin përfundimtar të tyre.

Neni 24
Përzierja e mbetjeve të rrezikshme
1. Mbetjet e rrezikshme, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, nuk përzihen as me lloje të tjera
mbetjesh të rrezikshme, as me mbetje, substanca apo materiale të tjera. Për qëllime të kësaj pike,
përzierja nënkupton edhe hollimin e substancave të rrezikshme.
2. Dispozita e pikës 1 të këtij neni nuk zbatohet për mbetjet e përziera, të krijuara nga vetë sektori
familjar.
3. Leja e mjedisit, që lejon përzierjen e mbetjeve të rrezikshme, jepet vetëm në rastet kur:
a) përmbushen kërkesat e këtij ligji dhe veçanërisht të nenit 5;
b) menaxhimi i integruar i mbetjeve nuk rrit ndikimin negativ në shëndetin e njeriut dhe në mjedis;
c) operacionet e përzierjes kryhen në përputhje me teknikat më të mira të disponueshme.
4. Lejet e mjedisit për veprimtaritë e përcaktuara në këtë ligj miratohen sipas ligjit nr. 10 081, datë
23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” dhe përfshihen në
kategorinë III.1 të shtojcës së tij.
5. Mbetjet e rrezikshme që, për arsye teknike dhe ekonomike dhe në kundërshtim me pikën 1 të
këtij neni, janë përzier me mbetje, substanca apo materiale të tjera, për të plotësuar kërkesat e nenit
5, nëse një gjë e tillë është e mundshme dhe e nevojshme, duhet të ndahen prej tyre.

Neni 25
Etiketimi i mbetjeve të rrezikshme
1. Mbetjet e rrezikshme grumbullohen, transportohen dhe magazinohen në mënyrë të përkohshme
vetëm kur ato janë ambalazhuar dhe etiketuar në përputhje me këtë ligj.
2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet për mbetjet e përziera, të krijuara nga vetë sektori familjar.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për ambalazhimin dhe
etiketimin e mbetjeve të rrezikshme në procesin e grumbullimit, të transportit dhe të magazinimit të
përkohshëm.
Neni 26
Dorëzimi i mbetjeve të rrezikshme
1. Mbetjet e rrezikshme, që dorëzohen nga një person fizik a juridik te një tjetër, shoqërohen me
dokument dorëzimi, i cili është i vlefshëm edhe në formë elektronike.
2. Dokumenti i dorëzimit përmban të paktën informacionin e mëposhtëm:
a) numrin e dokumentit të dorëzimit;
b) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të dorëzuesit;
c) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të transportuesit;
ç) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të vendit të destinacionit të mbetjes
së rrezikshme (të marrësit në dorëzim);
d) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të krijuesit të mbetjeve;
dh) përshkrimin e mbetjeve të rrezikshme, përfshirë listën e kodeve të mbetjeve dhe sasitë
respektive;
e) hollësi për përbërësit kimikë apo biologjikë të mbetjeve të rrezikshme dhe përqendrimet e tyre.
3. Marrësi në dorëzim, brenda 30 ditëve, i dërgon dorëzuesit një konfirmim me shkrim për marrjen
e mbetjeve të rrezikshme.
4. Marrësi në dorëzim, kur refuzon një transfertë mbetjesh të rrezikshme, i tregon transferuesit
arsyet e refuzimit.
5. Çdo person, që angazhohet në dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme, ruan dokumentacionin e
transferimit për një kohë prej të paktën 3 vjetësh nga data kur fillon dorëzimi dhe ua vë ato në
dispozicion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit apo Inspektoratit për Mjedisin, pas paraqitjes së
kërkesës së tyre me shkrim. Dokumentacioni përmban të paktën kopje të dokumentit të dorëzimit,
kopje të dokumentit të konfirmimit dhe informacion për dorëzimet e refuzuara.
6. Çdo dorëzues, transportues dhe marrës në dorëzim i dërgon çdo 3 muaj Agjencisë Kombëtare të
Mjedisit informacion për dorëzimin e mbetjeve.
7. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.

Neni 27
Vajrat e përdorura
1. Vajrat e përdorura grumbullohen në mënyrë të diferencuar, kur një gjë e tillë është teknikisht e
mundur.
2. Leja e mjedisit për personat fizikë a juridikë, që trajtojnë vajra të përdorura, përfshin kushte që
sigurojnë trajtimin e tyre, në përputhje me këtë nen dhe me nenet 5 dhe 6 të këtij ligji.
3. Vajrat e përdorura të llojeve të ndryshme, që kanë karakteristika të ndryshme, nuk përzihen, kur
një gjë e tillë është teknikisht e mundshme dhe ekonomikisht e leverdishme. Vajrat e përdorura nuk
përzihen as me lloje të tjera mbetjesh apo substancash, nëse kjo përzierje pengon trajtimin e tyre.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për grumbullimin e
diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorura. Në këto rregulla përfshihen masa të tilla si kërkesat
teknike, përgjegjësitë e prodhuesit, instrumentet ekonomike dhe marrëveshjet vullnetare.

KREU VI
RRYMAT SPECIFIKE TË MBETJEVE

Neni 28
Mbetjet bio
1. Në përputhje me nenet 5 dhe 6 të këtij ligji, ministria, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe njësitë
e qeverisjes vendore, brenda kompetencave të tyre, nxisin:
a) grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio për qëllime kompostimi dhe digjestimi; b) trajtimin e
mbetjeve bio në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë i mbrojtjes së mjedisit; c) përdorimin e
materialeve të prodhuara nga mbetjet bio që janë të sigurta për mjedisin. 2. Këshilli i Ministrave, me
propozimin e ministrit, miraton: a) masat e nevojshme për zbatimin e pikës 1 të këtij neni;
b) kriteret dhe rregullat për pakësimin e sasisë së mbetjeve bio që shkojnë në lendfill dhe afatet për
arritjen e tyre.

Neni 29
Ambalazhet dhe mbetjet e tyre
1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton:
a) kërkesat minimale për ambalazhet;
b) masat e nevojshme për parandalimin e krijimit të mbetjeve të ambalazheve dhe për ngritjen e
sistemeve për ripërdorimin apo rikuperimin e ambalazheve dhe mbetjeve të tyre;
c) masat që synojnë rritjen e sasisë së mbetjeve nga ambalazhet që rikuperohen apo riciklohen dhe
afatet për arritjen e tyre.
2. Ambalazhet hidhen në treg vetëm nëse plotësojnë kërkesat e përcaktuara në pikën 1 shkronja “a”
të këtij neni.

Neni 30
Ndotësit organikë të qëndrueshëm
1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat që ndalojnë prodhimin,
hedhjen në treg dhe përdorimin e ndotësve organikë të qëndrueshëm (NOQ), si dhe administrimin e
mbetjeve të këtyre ndotësve.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për kontrollin e asgjësimit të
PCB-ve/PCT-ve, çndotjen apo asgjësimin e pajisjeve që përmbajnë PCB/PCT dhe/ose asgjësimin e
mbetjeve të PCB-ve/PCT-ve të përdorura.
3. Kërkesat e referuara në pikën 1 të këtij neni sigurojnë që PCB-të/PCT-të e përdorura të
asgjësohen dhe PCB-të/PCT-të dhe pajisjet që përmbajnë PCB/PCT të çndoten apo të asgjësohen sa
më shpejt të jetë e mundur.

Neni 31
Bateritë dhe akumulatorët
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton:
a) kërkesat për standardet teknike për hedhjen në treg të baterive dhe akumulatorëve;
b) kërkesat për grumbullimin, trajtimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të baterive dhe
akumulatorëve;
c) kuotat dhe afatet respektive të grumbullimit të mbetjeve të baterive dhe akumulatorëve.

Neni 32
Automjetet në fund të jetës
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për transportin, miraton
kërkesa për parandalimin e mbetjeve të automjeteve dhe për ripërdorimin, riciklimin dhe forma të
tjera rikuperimi të automjeteve në fund të jetës dhe të pjesëve përbërëse të tyre, me qëllim
pakësimin e mbetjeve të destinuara për t’u asgjësuar.

Neni 33
Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike
1. Këshilli i Ministrave nxit projektimin dhe prodhimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike në
mënyra që marrin parasysh dhe lehtësojnë çmontimin dhe rikuperimin, në mënyrë të veçantë,
ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve, pjesëve përbërëse e të materialeve të tyre.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton kërkesa të tilla, në bazë të të cilave nuk
u lejohet prodhuesve t’i japin projektit apo prodhimit tipare apo procese të tilla, që pengojnë
ripërdorimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike, nëse këto tipare specifike nuk sigurojnë
avantazhe të rëndësishme, në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe/ose kërkesat për sigurinë.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe ministrit përgjegjës për ekonominë, miraton
kërkesa për parandalimin e mbetjeve elektrike dhe elektronike, ripërdorimin, riciklimin dhe forma
të tjera rikuperimi të këtyre lloj mbetjesh, me qëllim që të pakësojë mbetjet e destinuara për t’u
asgjësuar.

Neni 34
Llumrat e ujërave të zeza
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për bujqësinë, miraton
kërkesat për përdorimin e llumrave të ujërave të zeza në bujqësi, me qëllim parandalimin e efekteve
të dëmshme mbi tokën, bimët, kafshët dhe njerëzit.

Neni 35
Mbetjet spitalore
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për shëndetësinë,
miraton kërkesat për menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Neni 36
Nënproduktet shtazore
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për bujqësinë, miraton
kërkesat për menaxhimin e nënprodukteve të kafshëve, që nuk synohen për t’u konsumuar nga
njeriu.

Neni 37
Mbetjet inerte
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për punët publike,
miraton kërkesat për menaxhimin e mbetjeve inerte.

Neni 38
Mbetjet e industrisë nxjerrëse
1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për industrinë,
miraton kërkesat për menaxhimin e mbetjeve nga kërkimet, nxjerrja, trajtimi dhe depozitimi i
burimeve minerare, si dhe të mbetjeve nga punimet në gurore.
2. Në kërkesat që referohen në pikën 1 të këtij neni përfshihen edhe masa që parandalojnë ose
pakësojnë sa më shumë të jetë e mundur efektet e dëmshme në mjedis, në veçanti, në ujë, ajër, tokë,
faunë, florë dhe peizazh, dhe çdo rrezik të mundshëm për shëndetin e njeriut, që shkaktohet nga
menaxhimi i mbetjeve të industrisë nxjerrëse.

Nenin 39
Mbetjet e industrisë së dioksidit të titanit
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe ministrit përgjegjës për veprimtarinë minerare,
miraton kërkesat për menaxhimin e mbetjeve të industrisë se dioksidit të titanit dhe të mbetjeve të
tjera industriale që nuk trajtohen me legjislacion të veçantë.

Neni 40
Mbetjet nga anijet dhe tepricat nga ngarkesat
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për transportin, miraton
kërkesat për parandalimin e shkarkimit të mbetjeve, të krijuara nga anijet dhe tepricat nga ngarkesat
në det.

Neni 41
Mbetjet nga gomat e përdorura
1. Gomat e përdorura përfshijnë gomat që mund të ritregtohen, me qëllim përdorimin origjinal të
tyre, edhe nëse do të jetë e nevojshme t’i nënshtrohen trajtimit të tyre.
2. Gomat e patregtueshme riciklohen nëpërmjet grirjes së tyre dhe përdorimit të granulave si lëndë e
parë për industrinë e prodhimit të gomave, ose të përdoren si lëndë djegëse shtesë për veprimtari të
caktuara industriale.
3. Nuk lejohet në asnjë rast djegia e mbetjeve të gomave në mjedise të hapura.
4. Rregullat dhe kriteret për menaxhimin e mbetjeve nga gomat e përdorura përcaktohen me vendim
të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 42
Rryma të tjera mbetjesh
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton kërkesa për menaxhimin edhe të rrymave
të tjera të mbetjeve të ndryshme, nga sa përmenden më lart.

KREU VII
LENDFILLET E MBETJEVE

Neni 43
Kategoritë e lendfilleve
1. Lendfillet klasifikohen në tri kategori:
a) lendfille për mbetjet e rrezikshme;
b) lendfille për mbetjet jo të rrezikshme;
c) lendfille për mbetjet inerte.
2. Mbetjet çohen në lendfill vetëm nëse i janë nënshtruar trajtimit.
3. Lendfillet e mbetjeve të rrezikshme përdoren për ato mbetje të rrezikshme që plotësojnë kriteret e
pranimit në lendfillet e mbetjeve të rrezikshme, të përcaktuara në pikën 6 të këtij neni.
4. Lendfillet për mbetjet jo të rrezikshme përdoren vetëm për:
a) mbetjet bashkiake;
b) mbetjet jo të rrezikshme të çdo origjine tjetër, të cilat plotësojnë kriteret përkatëse të pranimit, të
përcaktuara në pikën 6 të këtij neni;
c) mbetjet e rrezikshme joreaktive, të qëndrueshme, me veti lëngëzuese, ekuivalente me mbetjet jo
të rrezikshme, të referuara në shkronjën “b” të kësaj pike, dhe që plotësojnë kriteret përkatëse të
pranimit, të përcaktuara sipas pikës 6 të këtij neni. Këto mbetje të rrezikshme nuk depozitohen në
parcelat e destinuara për mbetjet jo të rrezikshme të biodegradueshme.
5. Lendfillet për mbetjet inerte përdoren vetëm për mbetjet inerte.
6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjes për punët publike,
miraton kërkesat për llojet e mbetjeve që pranohen në kategoritë e ndryshme të lendfilleve.
7. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për punët publike,
miraton kushtet për ndërtimin e kategorive të lendfilleve.

Neni 44
Mbetjet e përjashtuara nga lendfillet
1. Nuk pranohen në lendfill:
a) mbetjet e lëngshme;
b) mbetjet që, në kushtet e lendfillit, janë shpërthyese, gërryese, oksiduese, të djegshme ose shumë
të djegshme, siç përcaktohen në shtojcën 3 bashkëlidhur këtij ligji;
c) mbetjet spitalore dhe mbetjet e tjera të klinikave që krijohen nga qendrat mjekësore ose
veterinare, që janë infektuese, siç përcaktohen në shtojcën 3 bashkëlidhur këtij ligji;
ç) mbetjet e rrezikshme farmaceutike, të cilat janë të ndezshme, gërryese, toksike dhe reactive;
d) mbetjet e substancave kimike që krijohen nga veprimtaritë e kërkim-zhvillimit apo mësimdhënies
në shkolla që nuk janë të identifikuara dhe/ose janë të reja dhe efektet e tyre mbi njeriun dhe/ose
mjedisin janë të panjohura (p.sh. mbetjet nga laboratorët etj.);
dh) të gjitha gomat e përdorura, me përjashtim të gomave të përdorura si material inxhinierik, të
gomave të biçikletave dhe të gomave me diametër të jashtëm mbi 1 400 mm, duke filluar nga 1
janari 2013;
e) gomat e përdorura të grira, me përjashtim të gomave të biçikletave dhe të gomave me diametër të
jashtëm mbi 1 400 mm, duke filluar nga 1 janari 2016;
ë) bateritë dhe akumulatorët industrialë dhe automotivë;
f) çdo lloj tjetër mbetjesh që nuk plotëson kriteret e pranimit, të përcaktuara në përputhje me pikën
6 të nenit 43 të këtij ligji.
2. Ndalohet hollimi ose përzierja e mbetjeve, me qëllim plotësimin e kritereve të pranimit të tyre në
lendfill.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, sipas rastit, përjashton nga pranimi në lendfill
edhe tipat e tjerë të mbetjeve.

Neni 45
Operacionet e lendfilleve
1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për punët publike,
miraton kriteret e studimit e projektzbatimit për ndërtimin e lendfilleve dhe për mbylljen e
venddepozitimeve të mbetjeve të ngurta urbane.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për punët publike,
miraton kërkesat për operacionet që kryhen në lendfille, përfshirë:
a) procedurat e pranimit të mbetjeve;
b) procedurat e kontrollit e të monitorimit;
c) procedurat e mbylljes dhe të kujdesit të mëtejshëm;
ç) kërkesat e tjera që duhen plotësuar kur kërkohet leje mjedisi;
d) kushtet e tjera që duhen përfshirë në një leje mjedisi.
3. Ndërtimi i lendfilleve, si rregull, bëhet në nivel rajonal.

Neni 46
Garancitë financiare
1. Çdo person, që operon ose ka për qëllim të operojë një lendfill, në përputhje lejen e mjedisit,
duhet të disponojë dhe të sigurojë të gjitha mjetet financiare të nevojshme për të mbuluar kostot e
ndërtimit, të operimit, të mbylljes dhe të kujdesit të mëtejshëm të lendfillit pas mbylljes së tij,
përfshirë pagesën e garancisë për kostot e mbylljes së tij, ndërhyrjet e mëpasme dhe rehabilitimin e
mjedisit.
2. Periudha e nevojshme për kujdesin e mëtejshëm për lendfillin është të paktën 30 vjet.
3. Kur operatori i sheshit të lendfillit është njëkohësisht edhe personi garantues, informon me
shkrim Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për shumën e garancisë financiare.
4. Operatori i sheshit të lendfillit, kur garantuesi është një palë e tretë, informon me shkrim
Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, si për ekzistencën e garancisë, ashtu dhe nëse kjo garanci do të
pezullohet apo do të pushojë së ekzistuari. Garancia nuk pezullohet apo pushon së ekzistuari më
parë se 60 ditë nga data e marrjes së këtij njoftimi nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
5. Garancia financiare ose ekuivalenti i saj mbahen për aq kohë sa janë të nevojshme operacionet e
mirëmbajtjes dhe të kujdesit të mëtejshëm të lendfillit.
6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat, miraton
rregullat për garancitë që duhet të ofrohen në lidhje me lejet e mjedisit për lendfillet. Në këto
rregulla:
a) përcaktohen objekti dhe kohëzgjatja e këtyre garancive;
b) deklarohet që prona, në të cilën vendoset sheshi i lendfillit, pas mbylljes, i kalon në pronësi
njësisë së qeverisjes vendore;
c) përfshihet çështja e kompensimit për sheshin e lendfillit, që i kalon njësisë së qeverisjes vendore
sipas shkronjës “b” të kësaj pike.

KREU VIII
INCINERIMI I MBETJEVE

Neni 47
Incinerimi i mbetjeve
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për incinerimin e mbetjeve,
përfshirë:
a) specifikimin e kërkesave për incineratorët dhe bashkincineratorët e mbetjeve;
b) procedurat e pranimit të mbetjeve në incineratorë dhe bashkincineratorë;
c) kushtet operacionale të tyre;
ç) procedurat e kontrollit dhe të monitorimit të tyre;
d) procedurat e mbylljes dhe të kujdesit të mëtejshëm;
dh) kërkesa të tjera që duhen plotësuar kur kërkohet leje mjedisi;
e) kushte të tjera që duhen përfshirë në një leje mjedisi.

KREU IX
IMPORTI DHE EKSPORTI I MBETJEVE

Neni 48
Ndalimi i importeve dhe kalimeve transit të mbetjeve
1.Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në
Republikën e Shqipërisë.
2. Ndalohet në të gjitha rastet kalimi transit ndërkufitar i mbetjeve të rrezikshme në Republikën e
Shqipërisë.
3. (Shfuqizuar)

Neni 49
(Shfuqizuar)

Neni 50
Kalimi transit i mbetjeve jo të rrezikshme
1. Vetëm mbetjet jo të rrezikshme apo mbetjet inerte mund të kalojnë transit përmes territorit të
Republikës se Shqipërisë.
2. Kalimi transit i mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij neni, lejohet vetëm me autorizim të ministrit.
3. Autorizimi për kalimin transit të mbetjeve lëshohet vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe
akte të tjera në fuqi. Autorizimi i kalimit transit të mbetjeve është i vlefshëm për një periudhë kohe
deri një vit dhe u nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përcaktuara në rregullat e referuara në
pikën 5 të këtij neni, si dhe çdo kushti specifik që lidhet me rastin konkret.
4. Në autorizimin për kalimin transit të mbetjeve përcaktohen:
a) numri i dokumentit të dorëzimit;
b) lloji dhe sasia e mbetjes për të cilën lëshohet;
c) standardet që lidhen me ambalazhimin e etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë
transportit të tyre;
ç) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e transfertave të mbetjeve.
5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.

Neni 51
Eksporti i mbetjeve
1. Eksporti i mbetjeve nga Republika e Shqipërisë lejohet vetëm me autorizim të lëshuar nga
ministri.
2. Autorizimi për eksportin e mbetjeve lëshohet vetëm në përputhje me këtë ligj dhe akte të tjera në
fuqi, që rregullojnë fushën e veprimtarisë.
3. Ministri i jep autorizimin për eksportin e mbetjeve të çdo lloji personit që ka paraqitur kërkesën,
vetëm pasi të ketë marrë leje nga vendi i importit dhe vendet e kalimit transit e pasi t’i ketë njoftuar
ato paraprakisht.
4. Autorizimi i eksportit të mbetjeve është i vlefshëm për një periudhë kohe deri në një vit dhe u
nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përshkruara në rregulloret e referuara në pikën 6 të këtij
neni, si dhe kushteve specifike që lidhen me rastin konkret.
5. Në autorizimin e eksportit të mbetjeve përcaktohen:
a) numri i dokumentit të dorëzimit;
b) lloji dhe sasia e mbetjes për të cilën lëshohet;
c) standardet që lidhen me ambalazhimin e etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë
transportit të tyre;
ç) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e transfertave të mbetjeve.
6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.

KREU X
ORMAT TEKNIKE

Neni 52
Normat teknike minimale
1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregulloret që përcaktojnë normat
teknike minimale për operacionet e trajtimit të mbetjeve.
2. Normat teknike minimale, të përcaktuara sipas pikës 1 të këtij neni:
a) jepen për ndikimet kryesore në mjedis të shkaktuara nga impiantet e trajtimit të mbetjeve;
b) sigurojnë që mbetjet të trajtohen në përputhje me këtë ligj dhe në veçanti me nenin 5 të tij;
c) marrin në konsideratë teknikat më të mira të disponueshme;
ç) në rast së është e përshtatshme, përfshijnë elemente që lidhen me cilësinë e trajtimit dhe kërkesat
e procesit.

KREU XI
KUSHTE TË TJERA PËR LEJEN E MJEDISIT

Neni 53
Kërkesa për leje mjedisi
Personat fizikë a juridikë, që synojnë të kryejnë operacione për trajtimin e mbetjeve, pajisen me leje
mjedisi në përputhje me ligjin ligji nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”.

Neni 54
Kushtet e tjera që duhen përfshirë në lejen e mjedisit
1. Pavarësisht nga kërkesat e ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit” dhe nga kërkesat
e akteve nënligjore të miratuara në bazë të këtij ligji, leja e mjedisit e referuar në nenin 53 të këtij
ligji, përmban, gjithashtu, kushte të tjera që duhen plotësuar, ku përcaktohen:
a) llojet dhe sasitë e mbetjeve që trajtohen;
b) operacionet që përfshihen në leje, kërkesat teknike dhe kërkesat që lidhen me territorin në fjalë;
c) masat e sigurisë dhe masat parandaluese që duhen marrë;
ç) metoda që duhet përdorur për secilin operacion;
d) operacionet e monitorimit dhe të kontrollit që nevojiten;
dh) dispozitat për mbylljen dhe kujdesin e mëtejshëm, sipas nevojës.
2. Leja e mjedisit për incinerimin ose bashkincinerimin e mbetjeve, që shoqërohet me rikuperim
energjie, përmban kushtin që rikuperimi i energjisë të kryhet me efiçencë të lartë të energjisë.
3. Aktet, që hartohen në zbatim të këtij ligji, përfshijnë edhe kushte të tjera në lejen e mjedisit,
lidhur me rrymat specifike të mbetjeve apo metodat specifike të trajtimit të tyre.

Neni 55
Kërkesa për mbajtjen e të dhënave
1. Kërkesa për mbajtjen dhe përditësimin e të dhënave për mbetjet përcaktohet në:
a) lejen e mjedisit për personin fizik apo juridik, që krijon mbetje;
b) licencën e transportit për personin fizik apo juridik, që grumbullon ose transporton mbetje;
c) licencën e tregtarit dhe/apo të agjentit;
ç) lejen e mjedisit për personin fizik apo juridik, që kryen çdo lloj operacioni për trajtimin e
mbetjeve.
2. Të dhënat e referuara në pikën 1 të këtij neni përfshijnë:
a) të dhëna kronologjike për sasinë, natyrën dhe origjinën e mbetjeve;
b) sipas rastit, destinacionin, shpeshtësinë e grumbullimit, mënyrën e transportit dhe metodën e
trajtimit të parashikuar sipas llojit të mbetjeve.
3. Personat e referuar në këtë nen i mbajnë të dhënat për mbetjet e rrezikshme për të paktën 3 vjet.
4. Personat e referuar në këtë nen i mbajnë të dhënat për mbetjet jo të rrezikshme për të paktën 1 vit.
5. Personat fizikë dhe juridikë, të përmendur në pikën 1 të këtij neni, i vënë të dhënat e referuara në
pikën 2 të këtij neni në dispozicion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit apo Inspektoriatit për
Mjedisin, në bazë të kërkesës së tyre me shkrim.
6. Personat fizikë dhe juridikë, të përmendur në pikën 1 të këtij neni, vënë në dispozicion të
Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Inspektoratit për Mjedisin ose zotëruesit të mëparshëm të
mbetjes, në bazë të kërkesës së tyre me shkrim, evidenca të dokumentuara që tregojnë se
operacionet e menaxhimit janë kryer.

Nenin 56
Inspektimi
1.Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit inspekton instalimet, mbi të cilat zbatohet
ky ligj, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe
ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë
2. Inspektimet për çdo operacion grumbullimi dhe transporti përfshijnë origjinën, natyrën, sasinë e
mbetjeve të grumbulluara e të transportuara deri në destinacionin përfundimtar.

KREU XII
LICENCIMI I VEPRIMTARIVE PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE

Neni 57
Transportuesit e mbetjeve
1. Transporti i mbetjeve kryhet nga persona që disponojnë licencë të vlefshme për transportin e
mbetjeve.
2. Qendra Kombëtare e Licencimit lëshon licencën për transportin e mbetjeve, e cila përfshihet në
nënkategorinë III.2.B të fushës III të vendimit nr. 538, datë 26.5.2009 të Këshillit të Ministrave “Për
licencat dhe lejet që trajtohen nga/apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa
rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, pas miratimit të saj nga ministri.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, të ministrit përgjegjës për ekonominë dhe të
ministrit përgjegjës për transportin, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.

Neni 58
Tregtarët dhe agjentët e mbetjeve
1. Tregtimi apo ndërmjetësimi për mbetjet kryhet nga persona që disponojnë licencën për
veprimtaritë e tjera profesionale, lidhur me ndikimin në mjedis, me kodin III.2.B.
2. Qendra Kombëtare e Licencimit lëshon licencën e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, e cila
përfshihet në nënkategorinë III.2.B të fushës III të vendimit nr. 538, datë 26.5.2009 të Këshillit të
Ministrave “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga/apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të
Licencimit(QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, pas miratimit të saj nga
ministri.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.

Neni 59
Licencimi i veprimtarive
Licencat për veprimtaritë e parashikuara në këtë ligj përfshihen në kategorinë III.2 të shtojcës
bashkëlidhur ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e
Shqipërisë”. Licencimi i këtyre veprimtarive bëhet sipas ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për
licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

KREU XIII
STATISTIKAT E MBETJEVE
Neni 60
Statistikat e mbetjeve
1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit mban dhe përditëson statistikat për krijimin, rikuperimin dhe
asgjësimin e mbetjeve.
2. Ministria përgatit dhe publikon çdo 3 vjet një raport për statistikat e mbetjeve në Shqipëri.
3. Raporti, që referohet në pikën 2 të këtij neni, publikohet në mënyrë elektronike edhe në faqen
zyrtare të internetit të ministrisë dhe i vihet në dispozicion publikut.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.

KREU XIV
NDALIMET, SANKSIONET DHE NDËSHKIMET

Neni 61
Ndalimet
Ndalohen:
a) hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në vende publike;
b) hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në parcelat bujqësore të mbjella ose jo, në anë
të kanaleve kulluese e ujitëse, si dhe në çdo vend tjetër ku dëmtohen toka, bima dhe kafsha;
c) hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në toka bujqësore;
ç) djegia e të gjitha llojeve të mbetjeve në kundërshtim me këtë ligj;
d) braktisja, depozitimi apo asgjësimi i pakontrolluar i mbetjeve.

Neni 62
Kundërvajtjet dhe sanksionet
Shkeljet e mëposhtme, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative:
1. Çdo person, që përzien mbetje në kundërshtim me nenet 17 pika 2 dhe 24 të këtij ligji, dënohet
me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
2. Çdo person, që asgjëson mbetje jo në përputhje me nenin 19 të këtij ligji, dënohet me gjobë në
vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
3. Çdo krijues apo mbajtës mbetjesh, që trajton vetë mbetjet e veta jo në përputhje me këtë ligj dhe
në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë)
deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
4. Çdo krijues apo mbajtës mbetjesh, që transferon mbetje te një person tjetër që nuk është i
autorizuar të marrë atë mbetje, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë, në
vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
5. Çdo person, që grumbullon apo transporton mbetje dhe nuk e dërgon atë në një instalim trajtimi
të përshtatshëm, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000
000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
6. Çdo person, që transferon mbetje jo të rrezikshme apo që merr mbetje jo të rrezikshme pa një
dokument transferimi mbetjesh, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në
vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
7. Çdo person, që transferon mbetje jo të rrezikshme apo që merr mbetje jo të rrezikshme, që nuk
është në përputhje me dokumentin e transferimit të mbetjes, në kundërshtim me nenin 21 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e
pesëqind mijë) lekë.
8. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk ruan
dokumentet, në përputhje me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000
(treqind mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
9. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk ua vë
dokumentet në dispozicion autoriteteve përkatëse, në përputhje me nenin 21 të këtij ligji, dënohet
me gjobë në vlerën nga 300 000 (treqind mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
10. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk dërgon
informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, në përputhje me nenin 21 të këtij ligji, dënohet
me gjobë në vlerën nga 300 000 (treqind mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
11. Mungesa e kushteve dhe standardeve të menaxhimit të integruar të mbetjeve që krijohen brenda
territorit të njësive të qeverisjes vendore jo në përputhje me kërkesat e nenit 21 pika 12 të këtijligji,
ngarkon me përgjegjësi drejtuesit e këtyre njësive, të cilët dënohen me gjobë në vlerën nga 500 000
(pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
12. Çdo person, që importon mbetje që destinohen për incinerim jo në përputhje me nenin 22 të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e
pesëqind mijë) lekë.
13. Çdo person, që prodhon, grumbullon, transporton, magazinon apo trajton mbetje të rrezikshme
jo në përputhje me nenin 23 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion)
deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
14. Çdo person, që transporton mbetje të rrezikshme me automjete, që nuk janë në përputhje me
nenin 23 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një
milion e pesëqind mijë) lekë.
15. Çdo person, që grumbullon, transporton apo magazinon mbetje të rrezikshme që nuk është
ambalazhuar apo etiketuar, në përputhje me nenin 25 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1
000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
16. Çdo person, që transferon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të rrezikshme pa
një dokument dorëzimi, në kundërshtim me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1
000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
17. Çdo person, që transferon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të rrezikshme,
që nuk është në përputhje me dokumentin e dorëzimit, në kundërshtim me nenin 26 të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind
mijë) lekë.
18. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk ruan
dokumentet, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000
(pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
19. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk ia vë
dokumentet në dispozicion autoriteteve përkatëse, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji, dënohet
me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë;
20. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk dërgon
informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji, dënohet
me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë;
21. Çdo person, që trajton vajra të përdorura pa leje mjedisi, në kundërshtim me nenin 27 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e
pesëqind mijë) lekë.
22. Çdo person, që trajton vajra të përdorura jo në përputhje me lejen e mjedisit, në kundërshtim me
nenin 27 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një
milion e pesëqind mijë) lekë.
23. Çdo person, që përzien vajra të përdorura jo në përputhje me lejen e mjedisit, në kundërshtim
me nenin 27 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000
(një milion e pesëqind mijë) lekë.
24. Çdo person, që hedh në treg ambalazhe jo në përputhje me nenin 30, të këtij ligji, dënohet me
gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë;
25. Çdo person, që angazhohet në menaxhimin e mbetjeve të ambalazheve të ndryshme nga ato të
përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në
1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
26. Çdo person, që asgjëson ose menaxhon NOQ jo në përputhje me nenin 30 të këtij ligji, dënohet
me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
27. Çdo person, që hedh në treg bateri apo akumulatorë jo në përputhje me nenin 31 të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind
mijë) lekë.
28. Çdo person, që grumbullon, trajton, riciklon apo asgjëson mbetje baterish dhe akumulatorësh jo
në përputhje me nenin 31 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri
në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
29. Çdo person, që angazhohet me automjetet në fund të jetës jo në përputhje me nenin 32 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
30. Çdo person, që hedh në treg pajisje elektrike dhe elektronike jo në përputhje me nenin 33 të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e
pesëqind mijë) lekë.
31. Çdo person, që angazhohet me mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike jo në përputhje me
nenin 33 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një
milion e pesëqind mijë) lekë.
32. Çdo person, që përdor llumrat e ujërave të zeza në bujqësi jo në përputhje me nenin 34 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e
pesëqind mijë) lekë.
33. Çdo person, që angazhohet me mbetjet spitalore jo në përputhje me nenin 35 të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind
mijë) lekë.
34. Çdo person, që angazhohet me nënproduktet e kafshëve jo në përputhje me nenin 36 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
35. Çdo person, që angazhohet me mbetjet inerte jo në përputhje me nenin 37 të këtij ligji, dënohet
me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
36. Çdo person, që angazhohet me mbetjet nga industria nxjerrëse jo në përputhje me nenin 38 të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë)
lekë.
37. Çdo person, që angazhohet me mbetjet nga industria e dioksidit të titanit jo në përputhje me
nenin 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një
milion e pesëqind mijë) lekë.
38. Çdo person, që angazhohet me mbetjet e gjeneruara nga anijet dhe ngarkesat jo në përputhje me
nenin 40 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një
milion e pesëqind mijë) lekë.
39. Çdo person që angazhohet me mbetjet nga gomat e përdorura jo në përputhje me nenin 41 të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e
pesëqind mijë) lekë.
40. Çdo person, që vepron në kundërshtim me kërkesat e nenit 42 të këtij ligji, dënohet me gjobë në
vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
41. Çdo person, që asgjëson mbetje në një lendfill, që nuk është klasifikuar për atë mbetje, në
kundërshtim me nenin 43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri
në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
42. Çdo person, që asgjëson në lendfill mbetje që nuk është trajtuar, në kundërshtim me nenin 43 të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e
pesëqind mijë) lekë.
43. Çdo person, që pranon mbetje në një lendfill që nuk plotëson kriteret e pranimit në lendfill, në
kundërshtim me nenin 43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri
në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
44. Çdo person, që pranon mbetje të përjashtuara apo që asgjëson në lendfill mbetje të përjashtuara,
në kundërshtim me nenin 44 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion)
deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
45. Çdo person, që operon një lendfill jo në përputhje me lejen e mjedisit apo jo në përputhje me
nenin 45 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një
milion e pesëqind mijë) lekë.
46. Çdo person, që operon një lendfill pa një garanci financiare, në kundërshtim me nenin 46 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
47. Çdo person, që incineron mbetje jo në përputhje me lejen e mjedisit apo jo në përputhje me
nenin 47 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një
milion e pesëqind mijë) lekë.
48.Çdo person që importon mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë,
sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)
lekë deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë
49. Çdo person, që transiton mbetje të rrezikshme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,
sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)
deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë.
50. Çdo person, që importon mbetje jo të rrezikshme për ruajtje apo asgjësim, sipas nenit 48 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 2 000 000 (dy
milionë) lekë.
51.(Shfuqizuar)
52. Çdo person, që transiton mbetje jo të rrezikshme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë pa
autorizim apo në kundërshtim me autorizimin, jo në përputhje me nenin 50 të këtij ligji, dënohet me
gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë.
53. Çdo person, që eksporton mbetje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pa autorizim apo
në kundërshtim me autorizimin, jo në përputhje me nenin 51 të këtij ligji, dënohet me gjobë në
vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
54. Çdo person, që kryen veprimtari për trajtimin e mbetjeve pa leje mjedisi në kundërshtim me
nenin 53 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një
milion e pesëqind mijë) lekë.
55. Çdo person, që kryen veprimtari për trajtimin e mbetjeve jo në përputhje me lejen e mjedisit, në
kundërshtim me nenin 53 apo 54 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një
milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
56. Çdo person, që nuk ruan dokumentet apo nuk ia vë ato në dispozicion autoriteteve përkatëse, në
kundërshtim me nenin 55 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri
në 1 000 000 (një milion) lekë.
57. Çdo person, që transporton mbetje pa licencë apo jo në përputhje me licencën, në kundërshtim
me nenin 57 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000
000 (një milion) lekë.
58. Çdo person, që vepron si agjent apo tregtar mbetjesh pa licencë apo jo në përputhje me licencën,
në kundërshtim me nenin 58 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion)
deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
59. Çdo person, që hedh apo gropos mbetje në një vend publik, në kundërshtim me nenin 61 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
60. Çdo person, që djeg mbetje, në kundërshtim me nenin 61 të këtij ligji, dënohet me gjobë në
vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
61. Çdo person, që braktis, shkarkon apo asgjëson mbetje në mënyrë të pakontrolluar në
kundërshtim me nenin 61 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri
në 1 000 000 (një milionë) lekë.
62. Çdo operator i një venddepozitimi/lendfilli ekzistues, që nuk plotëson kërkesat e nenit 64 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e
pesëqind mijë) lekë.
63. Gjoba, në zbatim të këtij neni, vendoset nga inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së
mjedisit, në përputhje me ligjin për inspektimin dhe është dënim kryesor

Neni 63
Masat në rastet e shkeljes së lejes së mjedisit

1. Autoritetet, në rastet e shkeljes së lejes së mjedisit, marrin masat e parashikuara në ligjin


nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”.
2. Kur shkelja e këtij ligji ka të bëjë me përdorimin e një automjeti, ky i fundit konfiskohet
nga autoritetet përkatëse, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet
administrative.
3. Licenca e transportit të mbetjeve, e tregtarit dhe agjentit të mbetjeve revokohet nga
ministri, me propozimin e inspektorit, kur shkelen kushtet dhe rregullat e përcaktuara në lejen
përkatëse të mjedisit për ushtrimin e veprimtarisë dhe, për këtë, ministri njofton Qendrën Kombëtare
të Licencimit.
4.Inspektori, sipas nevojave të rastit, merr masa urgjente në përputhje me ligjin për inspektimin.”.

Neni 63/1
Ankimi dhe ekzekutimi
1.Ndaj vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim sipas ligjit për inspektimin.
2.Ndaj vendimeve të organeve të tjera, të marra në zbatim të këtij ligji, bëhet ankim sipas dispozitave
në fuqi.
Kundërvajtësi paguan gjobën administrative brenda 30 ditëve kalendarike nga data e njoftimit, me
përjashtim të rastit kur vendimi për gjobën është pezulluar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kur gjoba administrative nuk është paguar brenda datës së caktuar në pikën 3 të këtij neni, autoriteti
përkatës ka të drejtë të pezullojë apo të revokojë lejen e mjedisit, licencën apo autorizimin derisa
gjoba të paguhet.
Të ardhurat e grumbulluara nga gjobat dhe interesat derdhen në Buxhetin e Shtetit.”.

KREU XV
DISPOZITA RREGULLUESE

Neni 64
Venddepozitimet/lendfillet ekzistuese
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat që parashikojnë dispozitat
kalimtare për venddepozitimet/lendfillet ekzistuese, që janë në funksionim në datën kur ky ligj hyn
në fuqi.

Neni 65
Nxitja e investimeve private dhe e partneritetit publik privat
1. Këshilli i Ministrave nxit angazhimin e sektorit privat dhe partneritetin publik privat në
veprimtaritë e menaxhimit të integruar të mbetjeve.
2. Projektet që, në gjykimin e ministrisë, synojnë të realizojnë masat e Planit Kombëtar të
Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr. 9663, datë
18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar.

Neni 66
Raportimet
1. Ministria përgatit çdo tre vjet një raport për zbatimin e këtij ligji.
2. Raporti përfshin informacion për menaxhimin e vajrave të përdorura dhe për progresin e bërë,
lidhur me zbatimin e programeve të parandalimit të mbetjeve dhe, sipas rastit, edhe për masat e
marra lidhur me përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit.
3. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati për Mjedisin dhe institucione të tjera ia sigurojnë
këto informacione ministrisë për përgatitjen e raportit të referuar në pikën 1 të këtij neni.
4. Raportet e referuara në pikën 1 të këtij neni publikohen në faqen zyrtare të ministrisë dhe i vihen
në dispozicion publikut.
5. Ministri, me urdhër, përcakton kërkesat për përgatitjen e raporteve të referuara në pikën 1 të këtij
neni, bashkë me informacionin që duhet të përmbajnë këto raporte.

KREU XVI
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 67
Aktet nënligjore
1. Këshilli i Ministrave, brenda 2 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet
nënligjore, në zbatim të neneve 7 pika 2, 8 pika 2, 9 pika 1, 11 pikat 5 dhe 8, 13 pikat 7 dhe 10, 14
pika 6, 15 pika 1, 16 pika 1, 17 pika 3, 18 pikat 4 dhe 5, 20 pika 2, 21 pikat 3, 4 e 11, 22 pika 4, 23
pika 6, 25 pika 3, 26 pika 7, 27 pika 4, 28 pika 2 shkronjat “a” dhe “b”, 29 pika 1 shkronjat “a”, “b”
e “c”, 30 pikat 1 e 2, 31, 32 pika 1, 33 pikat 1, 2 e 3, 34, 35, 36, 37, 38 pika 1, 39, 40; 41 pika 4, 42,
43 pikat 6 dhe 7, 44 pika 3, 45 pikat 1 dhe 2, 46 pika 6, 47, 49 pika 8, 50 pika 5, 51 pika 6, 52 pika
1, 57 pika 3, 58 pika 3, 60 pika 4 dhe 64 të tij.
2. Ministri brenda 2 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore në zbatim
të neneve 12 pika 5 dhe 66 pika 4 të tij.

Neni 68
Vazhdimi i efekteve të disa akteve nënligjore
Aktet nënligjore të mëposhtme mbeten në fuqi deri në shfuqizimin e tyre me akt të veçantë:
a) vendimi nr. 99, datë 18.2.2005 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e katalogut shqiptar të
klasifikimit të mbetjeve”;
b) rregullorja nr. 1, datë 30.3.2007 e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe
e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit “Për trajtimin e mbetjeve nga
ndërtimi dhe shkatërrimet, që nga krijimi dhe transporti i tyre për asgjësim”;
c) vendimi nr. 798, datë 29.9.2010 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për
administrimin e mbetjeve spitalore””;
ç) udhëzimi nr. 6, datë 27.11.2007 i Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave “Për
miratimin e rregullave, përmbajtjes dhe afateve për përgatitjen e planeve të administrimit të
mbetjeve të ngurta”;
d) vendimi nr. 806, datë 4.12.2003 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave e
procedurave për importimin e mbetjeve me qëllim përdorimi, përpunimi e riciklimi”;
dh) rregullorja nr. 4, datë 15.10.2003 e Ministrit të Mjedisit “Për kërkimin, shqyrtimin dhe
miratimin e lejeve të eksportimit dhe të transitimit të mbetjeve”.

Neni 69
Shfuqizimet
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 9010, datë 13.2.2003 “Për administrimin e mbetjeve të
ngurta”, ligji nr. 9537, datë 18.5.2006 “Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme”, si dhe çdo akt
tjetër nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 70
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

SHTOJCA 1
OPERACIONET E ASGJËSIMIT

D1 Depozitimi nën dhe ose mbi dhe (p.sh. në lendfill etj.).


D2 Trajtimi në tokë (p.sh. biodegradimi i shkarkimeve të lëngshme ose llumrave në tokëetj.).
D3 Injektimi në thellësi (p.sh. injektimi i shkarkimeve me pompim në puse, kripore apo nëvende që
nga vetë natyra e tyre janë të përshtatshme për depozitim mbetjesh etj.).
D4 Mbulimi sipërfaqësor, përfshirë vendosjen e mbetjeve të lëngshme ose llumrave nëgropa,
pellgje ujore apo laguna etj.
D5 Lendfillet me projekte inxhinierike të posaçme (p.sh. vendosja në qeliza të veçanta, tërenditura
njëra pas tjetrës, të cilat mbulohen dhe izolohen nga njëra- tjetra dhe ngamjedisi etj.).
D6 Shkarkimi në një trup ujor, me përjashtim të deteve/oqeaneve.
D7 Shkarkimi në dete/oqeane, përfshirë futjen/depozitimin në shtratin e detit.
D8 Trajtimi biologjik që nuk specifikohet në ndonjë pjesë tjetër të kësaj Shtojce, që rezultonme
përbërje ose përzierje përfundimtare, të cilat shkarkohen me anë të cilitdo ngaoperacionet e
renditura nga D 1 deri në D 12.
D9 Trajtimi fizio-kimik që nuk specifikohet në ndonjë pjesë tjetër të kësaj Shtojce, qërezulton me
përbërje ose përzierje përfundimtare, të cilat shkarkohen me anë të cilitdonga operacionet e
renditura nga D 1 deri në D 12 (p.sh.avullimi, tharja, kalcifikimi etj.).
D10 Incinerimi mbi tokë.
D11 Incinerimi në det.
D12 Ruajtja/magazinimi i përhershëm (p.sh. vendosja e konteinerëve në një minierë etj.).
D13 Përzierja ose bashkimi para se t’i nënshtrohen cilitdo prej operacioneve të renditura ngaD1 deri
në D 12.
D14 Riambalazhimi para se t’i nënshtrohet cilitdo prej operacioneve të renditura nga D 1 derinë D
13.
D15 Ruajtja/magazinimi në pritje të cilitdo prej operacioneve të renditura nga D 1 deri në D14 (me
përjashtim te ruajtjes paraprake në pritje të grumbullimit, në vendin ku mbetjetjanë krijuar).

SHTOJCA 2
OPERACIONET E RIKUPERIMIT
R 1 Përdorimi kryesisht si lëndë djegëse ose mënyra të tjera për prodhimin e energjisë. Kjo përfshin
impiantet e incinerimit, që përdoren për përpunimin e mbetjeve të ngurta bashkiake vetëm kur
efiçenca e energjisë është e barabartë me ose më e madhe se:
- 0,60 për instalimet që janë operative dhe kanë marrë një leje mjedisi, në përputhje me
legjislacionin përkatës përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji;
- 0,65 për instalimet që kanë marrë një leje mjedisi, në përputhje me legjislacionin përkatës
pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Duke përdorur formulën e mëposhtme: Efiçenca e energjisë = (Ep -( Ef + Ei)) / (0,97 x (Eë + Ef))
Ku:
Ep - është energjia vjetore e prodhuar si nxehtësi ose elektricitet. Është llogaritur me energji në
trajtë elektriciteti shumëzuar me 2,6 dhe nxehtësi e prodhuar për përdorim tregtar e shumëzuar me
1,1 (GJ/vit).
Ef - është inputi vjetor i energjisë në sistem nga lëndët djegëse që kontribuojnë në prodhimin e
avullit (GJ/vit).
Eë - është energjia vjetore që përmbahet në mbetjet e trajtuara të llogaritura, duke përdorur vlerën
kalorifike neto të mbetjeve (GJ/vit).
Ei - është energjia vjetore e importuar duke përjashtuar Eë dhe Ef (GJ/vit).
0,97 - është një faktor që merr parasysh humbjet e energjisë për shkak të hirave fundorë dhe
rrezatimit.
R 2 Rikuperimi/rikrijimi i solventëve/tretësve.
R 3 Riciklimi/përtëritja e substancave organike që nuk janë përdorur si solventë/tretës (përfshirë
përzierje plehrash dhe të tjera procese te transformimit biologjik). Ky përfshin gazifikimin dhe
pirolizën, që i përdorin këto përbërës si kimikate.
R 4 Riciklimi/ripërtëritja e metaleve dhe komponimeve të tyre.
R 5 Riciklimi/ ripërtëritja e materialeve të tjera inorganike. Ky përfshin pastrimin e tokës, që
rezulton me rikuperimin e dheut dhe riciklimin e materialeve inorganikë të ndërtimit.
R 6 Ripërtëritja e acideve ose bazave.
R 7 Rikuperimi i përbërësve të përdorur për luftimin e ndotjes.
R 8 Rikuperimi i komponentëve të katalizatorëve.
R 9 Rirafinimi i naftës ose ripërdorime të tjera të saj.
R 10 Trajtimi i tokës që rezulton në të mirë të bujqësisë ose të përmirësimit ekologjik.
R11 Përdorimi i mbetjeve të përftuara nga cilido nga operacionet e renditura nga R 1 deri në R 10.
R 12 Shkëmbimi i mbetjeve për t’iu nënshtruar cilitdo nga operacionet e renditura nga R 1 deri tek
R 11. Në qoftë se nuk ka një kod tjetër të përshtatshëm R, ky mund të përfshijë operacionet
paraprake para rikuperimit përfshirë para-përpunimin siç është, inter alia, çmontimi, grumbullimi i
diferencuar, thyerja/copëtimi, ngjeshja, peletizimi, tharja, grirja, zbutja, riambalazhimi, ndarja,
bluarja apo përzierja para dorëzimit në cilindo nga operacionet e numëruara R1 deri R11.
R 13 Ruajtja e mbetjeve në pritje të cilitdo nga operacionet e renditura nga R1 deri në R 12 (me
përjashtim te ruajtjes paraprake, në pritje të grumbullimit, në vendin ku mbetjet janë krijuar).

SHTOJCA 3
VETITË E MBETJEVE QË I KLASIFIKOJNË ATO SI TË RREZIKSHME
H 1“Shpërthyese”
Substanca dhe preparate që mund të shpërthejnë nën efektin e flakës ose që janë më të ndjeshme
ndaj goditjes ose fërkimit sesa dinitrobenzeni.
H 2“Oksiduese”
Substanca dhe preparate që shfaqin reaksione eksotermike të larta kur hyjnë në kontakt me
substanca të tjera, në mënyrë të veçantë substanca të djegshme.
H 3-A“Shumë të djegshme”
- Substancat e lëngshme dhe preparatet që e kanë pikën e ndezjes nën 21 °C (përfshirë lëngje
me djegshmëri shumë të lartë), ose
- Substancat dhe preparatet që mund të nxehen dhe në fund të marrin flakë në kontakt me
ajrin në temperaturë mjedisi pa përdorimin e energjisë, ose
- Substancat dhe preparatet e ngurta që mund të marrin flakë me lehtësi pas një kontakti të
shkurtër me një burim flake dhe që vazhdojnë të digjen ose të konsumohen pas largimit të burimit të
flakës, ose
- Substancat dhe preparatet e gazta që digjen në ajër në presion normal, ose
-Substancat dhe preparatet që, në kontakt me ujin ose ajrin e lagësht, çlirojnë gaze me djegshmëri të
lartë në sasi të rrezikshme.
H 3-B“Te djegshme”
Substancat dhe preparatet e lëngshme që e kanë pikën e ndezjes të barabartë ose më të madhe se 21°
C dhe më të vogël ose të barabartë me 55 ° C.
H 4“Irrituese”
Substancat dhe preparatet jokorrozive që, përmes kontaktit të menjëhershëm, të zgjatur ose
kontaktit të përsëritur me lëkurën ose membranat e mukozës, mund të shkaktojnë inflamacion.
H 5“Dëmtuese”
Substancat dhe preparatet që, në qoftë se thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes ose gëlltiten, ose
në qoftë se depërtojnë në lëkurë, mund të përfshijnë rreziqe të limituara për shëndetin.
H 6“Toksike”
Substancat dhe preparatet (përfshirë substancat dhe preparatet shumë toksike) që, në qoftë se thithen
përmes rrugëve të frymëmarrjes, gëlltiten apo depërtojnë në lëkurë, mund të shkaktojnë rrezik
shëndetësor serioz, akut ose kronik ose edhe vdekje.
H 7“Kancerogjene”
Substancat ose preparatet që, në qoftë se thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes, gëlltiten apo
depërtojnë në lëkurë, mund të shkaktojnë kancer ose të rrisin mundësinë për shfaqjen e tij.
H 8“Gërryese”
Substancat ose preparatet që mund të shkatërrojnë indet e gjalla përmes kontaktit me to.
H 9“Infektuese”
Substancat ose preparatet që përmbajnë mikroorganizma të mundshëm ose toksina të tyre, që njihen
ose besohet se shkaktojnë sëmundje për njeriun apo organizma të tjerë të gjallë.
H 10“Toksike për riprodhimin”
Substancat ose preparatet që, në qoftë se thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes, gëlltiten apo
depërtojnë në lëkurë, mund të shkaktojnë keqformime jo të trashëgueshme në lindje ose të rrisin
mundësinë e shfaqjes se tyre.
H 11“Mutagjenike”
Substancat ose preparatet që, në qoftë se thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes, gëlltiten apo
depërtojnë në lëkurë, mund të shkaktojnë defekte gjenetike të trashëgueshme ose të rrisin
mundësinë për shfaqjen e tyre.
H 12 Mbetjet që çlirojnë gaze toksike ose shumë toksike kur hyjnë në kontakt me ujin, ajrin ose me
një acid.
H 13“Rritëse të ndjeshmërisë”
Substancat dhe preparatet që, në qoftë se thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes, gëlltiten apo
depërtojnë në lëkurë, janë të afta të shkaktojnë një reaksion hiperndjeshmërie të tillë, që ndaj
ekspozimeve të mëtejshme ndaj substancës shkakton efekte negative karakteristike.
H 14“Ekotoksike”
Mbetjet që shfaqin ose mund të shfaqin rreziqe të menjëhershme ose të vonuara për një ose më
shumë sektorë të mjedisit.
H 15 Mbetjet që në çdo rast, pas asgjësimit, kanë aftësinë të prodhojnë një substancë tjetër, p.sh. një
substancë kulluese, e cila zotëron ndonjë nga karakteristikat e përmendura më sipër.
Shënime
1. Atributimi i karakteristikave të rrezikshme “toksike” (dhe “shumë toksike”), “të dëmshme”,
“gërryese”, “irrituese”, “kancerogjene”, “toksike për riprodhimin”, “mutagjenike” dhe “ekotoksike”
është bërë në bazë të kritereve të përcaktuara në akte të tjera ligjore e nënligjore.
2. Sipas rastit, do të zbatohen vlerat limit që lidhen me klasifikimin, ambalazhimin dhe etiketimin e
preparateve të rrezikshme, të përcaktuara në akte të tjera.
3. Metodat që duhet të përdoren janë përshkruar në ligjin nr. 9108, datë 17.7.2003 “Për substancat
dhe preparatet kimike” dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 11.12.2003 “Për
klasifikimin, ambalazhimin dhe etiketimin e sigurt të substancave dhe preparateve kimike”.

SHTOJCA 4
PLANI KOMBËTAR I MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË MBETJEVE
Pjesa A
1.Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve përmban:
a) Analizën e situatës aktuale të menaxhimit të integruar të mbetjeve në Shqipëri;
b) Analizën e masave që duhen marrë për të përmirësuar përgatitjen për ripërdorimin, riciklimin,
rikuperimin dhe asgjësimin e mbetjeve pa ndikuar mbi mjedisin; dhe
c) Vlerësimin mbi mënyrën se si plani do të mbështesë zbatimin e objektivave dhe të kërkesave të
këtij ligji.
2. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve përmban, gjithashtu, sipas rastit, aty ku
është e përshtatshme të paktën edhe:
a) llojin, sasinë dhe burimin e mbetjeve të krijuara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë,
mbetjet që mund të importohen ose eksportohen dhe një vlerësim për zhvillimin e rrymave të
mbetjeve në të ardhmen;
b) skemën ekzistuese të grumbullimit të mbetjeve dhe instalimet e mëdha të asgjësimit dhe
rikuperimit, përfshirë tërësinë e organizimeve të veçanta për vajrat e përdorura, mbetjet e
rrezikshme ose rrymat e tjera të mbetjeve, siç përcaktohen në aktet nënligjore përkatëse;
c) vlerësimin e nevojës për skemat e reja të grumbullimit, mbylljen e instalimeve ekzistuese të
mbetjeve, infrastrukturën e instalimeve shtesë për mbetjet, në përputhje me nenin 21 parimet e
vetësufiçencës dhe afërsisë, dhe, në qoftë se nevojitet, edhe investimet përkatëse;
ç) informacion të mjaftueshëm mbi kriteret e vendndodhjes për identifikimin e territorit/sheshit dhe
kapacitetin e instalimeve të ardhshme të asgjësimit ose instalimeve të mëdha të rikuperimit, në qoftë
se është e nevojshme;
d) politikat e përgjithshme të menaxhimit të integruar të mbetjeve, përfshirë teknologjinë dhe
metodat e menaxhimit të planifikuar të mbetjeve ose
dh) politikat e mbetjeve që shkaktojnë probleme specifike për menaxhimin.
Pjesa B
Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve mund të përmbajë:
a) aspektet organizative të lidhura me menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë përshkrimin e
përcaktimit të përgjegjësive midis aktorëve të sektorit publik dhe atij privat që merren me
menaxhimin e mbetjeve;
b) vlerësimin e dobishmërisë dhe përshtatshmërisë së përdorimit të instrumenteve ekonomike dhe
instrumenteve të tjera në përballjen me problemet e ndryshme të mbetjeve;
c) përdorimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe ofrimin e informacionit për mbarë publikun ose
konsumatorët specifikë;
ç) sheshet/territoret historike të ndotura/të kontaminuara të asgjësimit të mbetjeve dhe masat për
rehabilitimin e tyre.

SHTOJCA 5
PROGRAMET E PARANDALIMIT TË MBETJEVE
Programet e parandalimit të mbetjeve:
1. Përcaktojnë objektivat e parandalimit të mbetjeve dhe masat që duhen marrë për të realizuar këta
objektiva. Këto masa dhe objektiva kanë për qëllim të prishin lidhjen që aktualisht ekziston midis
rritjes ekonomike dhe ndikimeve në mjedis që shkaktohen nga krijimi i mbetjeve.
2. Përshkruajnë dhe vlerësojnë efektivitetin e masave parandaluese ekzistuese.
3. Vlerësojnë progresin dhe efektivitetin e masave parandaluese, krahasuar me tërësinë e pikave të
referimit ose indikatorëve cilësorë apo sasiorë që janë adoptuar.
4. Vlerësojnë dobishmërinë e masave parandaluese apo masave të tjera të përshtatshme, përfshirë:
a) Masa që mund të prekin kushtet bazë që lidhen me krijimin e mbetjeve.
i) Përdorimi i masave të planifikimit ose instrumenteve të tjerë ekonomikë që nxisin përdorimin
efiçent të burimeve.
ii) Nxitja e kërkimit dhe zhvillimit në fushën e teknologjive dhe produkteve më të pastra dhe
produkteve dhe teknologjive që krijojnë me më pak mbetje dhe përhapja e përdorimi i rezultateve të
këtij kërkimi e zhvillimi.
iii) Zhvillimi i indikatorëve kuptimplotë dhe efektivë të trysnive mbi mjedisin që lidhen me krijimin
e mbetjeve dhe që synojnë të kontribuojnë në parandalimin e krijimit të mbetjeve në të gjitha
nivelet, duke filluar nga krahasimet midis produkteve tek veprimet e ndërmarra nga autoritetet e
pushtetit vendor e deri te masat në nivel kombëtar.
b) Masa që prekin fazën e projektimit, prodhimit dhe shpërndarjes.
i) Nxitja e ekoprojektimit (integrimi sistematik i aspekteve mjedisore në projektimin e produktit, me
qëllim që të përmirësojë performancën e produktit në mjedis gjatë gjithë ciklit të jetës së tij).
ii) Ofrimi i informacionit mbi teknikat për parandalimin e mbetjeve, që synon lehtësimin e zbatimit
të teknikave më të mira të disponueshme për çdo industri.
iii) Organizimi, për autoritetet përkatëse, i trajnimeve që instruktojnë se si të përfshihen kërkesat për
parandalimin e mbetjeve në Lejet e Mjedisit të tipit A në bazë të ligjit për lejet e mjedisit.
iv) Përfshirja e masave për parandalimin e krijimit të mbetjeve në instalimet që kërkojnë Leje
Mjedisi të tipit B ose C në bazë të ligjit për lejet e mjedisit. Aty ku është e përshtatshme, masa të
tilla mund të përfshijnë plane ose vlerësime për parandalimin e mbetjeve.
v) Përdorimi i fushatave ndërgjegjësuese apo dhënia e mbështetjes financiare, në vendimmarrje apo
mbështetje të tjera për bizneset. Këto masa mund të jenë veçanërisht efektive kur ato kanë në fokus
dhe përshtaten për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe funksionojnë përmes rrjeteve të
ngritura/ekzistuese të biznesit.
vi) Përdorimi i marrëveshjeve vullnetare, grupimeve/komiteteve të konsumatorëve dhe prodhuesve
ose negociatave sektoriale me qëllim që bizneset apo sektorët industrialë përkatës të hartojnë planet
ose objektivat e veta të parandalimit të mbetjeve ose të korrigjojnë produktet apo ambalazhet që
krijojnë shumë mbetje.
vii) Nxitja e sistemeve të menaxhimit të mjedisit të besueshme, përfshirë EMAS dhe ISO 14001.
c) Masa që mund të prekin fazën e konsumit dhe të përdorimit.
i) Instrumentet ekonomike, si nxitëse për blerje të pastra ose vendosja e një pagese të detyrueshme
për tu paguar nga konsumatorët për një produkt apo element të caktuar të ambalazhit, që në rast të
kundërt do të jepej falas.
ii) Përdorimi i fushatave ndërgjegjësuese dhe ofrimi i informacionit për mbarë publikun ose
konsumatorë të veçantë.
iii) Nxitja e ekoetiketave të besueshme.
iv) Marrëveshjet me industrinë, si përdorimi i grupimeve/komiteteve për produktet siç janë ato që
mund të jenë ngritur në kuadër të Politikave të Integruara për Produktet ose me shitësit me pakicë
mbi disponueshmërinë e informacionit për parandalimin e mbetjeve dhe produkteve me ndikim më
të ulët në mjedis.
v) Në kontekstin e prokurimeve publike apo të korporatave, integrimi i kritereve mjedisore dhe
atyre të parandalimit të mbetjeve në tekstet e thirrjeve për tender dhe të kontratave.
vi) Nxitja e ripërdorimit dhe/ose riparimit të produkteve të përshtatshme që janë hedhur apo pjesëve
të tyre përbërëse, veçanërisht përmes përdorimit të masave edukuese, ekonomike, logjistike apo
masave të tjera, si mbështetja apo ngritja e rrjeteve dhe qendrave të akredituara për riparimin dhe
ripërdorimin, sidomos në rajonet me densitet të lartë të popullsisë.

LIGJ
Nr. 162/2014

PËR MBROJTJEN E CILËSISË SË AJRITNË MJEDIS

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të përmirësojë shëndetin publik dhe të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së
mjedisit, nëpërmjet integrimit të çështjes së mbrojtjes së ajrit në politika të tjera, si dhe përcaktimit të
kërkesave për pakësimin e shkarkimeve, monitorimin, vlerësimin, planet e cilësisë së ajrit, dhe për
bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar për këtë qëllim.

Neni 2
Objekti
Objekti i këtij ligji është:
a)përcaktimi dhe vendosja e vlerave kufi, pragut të alarmit, pragut të informacionit dhe vlerave të synuara
për disa lloje ndotësish në ajër, të listuar në aneksin I, bashkëlidhur këtij ligji;
b)përcaktimi dhe vendosja e objektivave për cilësinë e ajrit në mjedis që synojnë të shmangin,
parandalojnë ose pakësojnë efektet e dëmshme në shëndetin publik dhe mjedisin në tërësi;
c)vlerësimi i cilësisë së ajrit në mjedis, në bazë të metodave dhe kritereve europiane;
ç) marrja e informacionit mbi cilësinë e ajrit në mjedis, duke synuar parandalimin e ndotjes së tij dhe
pasojave që lidhen me të, monitorimin e tendencave afatgjata, si dhe përmirësimin e tij nëpërmjet masave
kombëtare e ndërkombëtare;
d)bërja e mundshme për publikun e informacionit mbi cilësinë e ajrit në mjedis;
dh) ruajtja e cilësisë së ajrit në mjedis aty ku kjo është e mirë dhe përmirësimi i saj në raste të tjera, përmes
kufizimit të shkarkimeve nga burime të lëvizshme ose jo;
e)promovimi i bashkëpunimit me vendet e tjera për pakësimin e ndotjes së ajrit.

Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1.“Ajër i mjedisit” është ajri i jashtëm në troposferë, që përjashton ajrin në vendet e punës, në mjediset e
ndërmarrjes dhe/ose biznesit dhe çdo vend tjetër brenda tyre ku punonjësit hyjnë për shkak të punësimit
të tyre e ku zbatohen dispozitat për shëndetin dhe sigurinë në punë e ku publiku nuk hyn rregullisht.
2. “Ndotës” është çdo substancë e pranishme në ajrin e mjedisit, që ka mundësi të ketë efekte të
dëmshme në shëndetin e njeriut dhe/ose mjedisin në tërësi.
3. “Nivel” është përqendrimi i një ndotësi në ajrin e mjedisit ose depozitimi i tij në sipërfaqe në një
kohë të dhënë.
4. “Vlerësim” është çdo metodë e përdorur për matjen, llogaritjen, parashikimin ose çmuarjen e
niveleve.
5. “Vlerë kufi” është niveli i caktuar që duhet arritur brenda një periudhe të caktuar dhe që kur është
arritur nuk duhet kapërcyer, përtej të cilit përcaktohet dëmtues për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Vlera
kufi përcaktohet në bazë të dijeve shkencore, me synim shmangien, parandalimin ose pakësimin e efekteve
të dëmshme mbi shëndetin e njeriut dhe/ose mbi mjedisin në tërësi.
6.“Kufiri i tolerancës” është vlera kufi e shprehur në përqindje, e cila mund të kapërcejë një vlerë të
caktuar, sipas përcaktimeve në këtë ligj.
7.“Plani i cilësisë së ajrit” është plani që përcakton masat dhe indikatorët e cilësisë së ajrit, që synojnë
arritjen e vlerave kufi ose të vlerave të synuara.
8. “Vlera e synuar” është një nivel i caktuar që synon shmangien, parandalimin ose pakësimin e
efekteve të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe/ose mjedisin në tërësi, për t’u arritur për një periudhë
të caktuar kudo që është e mundur.
9. “Pragu i alarmit” është niveli, përtej të cilit një ekspozim i shkurtër i popullsisë në tërësi rrezikon
shëndetin publik dhe për të cilin autoritetet kompetenteduhettëmarrinmasatë menjëhershme.
10.“Pragu i informacionit” është niveli, përtej të cilit një ekspozim i shkutër i grupeve veçanërisht të
prekshme të popullsisë rrezikon shëndetin dhe për të cilin nevojitet informacion i menjëhershëm dhe i
përshtatshëm.
11.“Kontributi nga burimet natyrore” janë shkarkimet e ndotësve që nuk shkaktohen drejtpërdrejt ose
tërthorazi nga aktivitetet e njeriut, përfshirë dukuritë natyrore, si: shpërthimet
vullkanike,aktivitetetsizmike,aktivitetet gjeotermike, zjarret e tokave të pakultivuara, dukuritë e erës së
fortë, spërkatjet detare, ripezullimi atmosferik, rrezatimi radioaktiv ose nga transporti i lëndës natyrore nga
rajonet e thata.
12.“Zonë” është një pjesë e kufizuar e territorit të Republikës së Shqipërisë për qëllime të vlerësimit dhe
menaxhimit të cilësisë së ajrit.
13.“Aglomerat” është një zonë me densitet popullsie prej më shumë se 3 000 banorë/km2.
14.“Ministër” është ministri përgjegjës për mjedisin.
15.“Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin.
16.“Publiku” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”.
17. “Njësia e qeverisjes vendore” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për
organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”.
18. “AKM”, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 10 431, datë
9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”.
19. “ARM”, agjencitë rajonale të mjedisit, kanë të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 10431, datë
9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”.
20.“ISHMPU”, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr.
10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

KREU II
CILËSIA E AJRIT NË MJEDIS

Neni 4
Autoritetet kompetente
Autoritetet kompetente, sipas fushës së përgjegjësisë, janë, përkatësisht:
1.Ministria është autoriteti kompetent:
a)për miratimin e sistemit të matjes (metodat, pajisjet, rrjetet dhe laboratorët);
b)për bashkërendimin ndërinstitucional të punës për çështje të ndryshme që lidhen me cilësinë e ajrit;
c)për bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar për çështje të ndryshme që lidhen me cilësinë e ajrit.
2.AKM-ja është autoriteti kompetent:
a) për vlerësimin e cilësisë së ajrit në mjedis;
b) për sigurimin e saktësisë së matjeve;
c) për analizimin e metodave të vlerësimit.

3. Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për masat që duhen marrë në kuadër të legjislacionit
të tyre të posaçëm, të cilat çojnë në ruajtjen ose përmirësimin e cilësisë së ajrit.
4. Ministritë e linjës janë përgjegjëse për masat që duhen marrë në kuadër të legjislacionit të tyre të
posaçëm, të cilat çojnë në ruajtjen ose përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Neni 5
Vlerësimi i cilësisë së ajrit në mjedis për disa ndotës
Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton vendimin që parashikon rregullat për vlerësimin e
cilësisë së ajrit të mjedisit, në lidhje me ndotësit që listohen në aneksin I, përfshirë detyrimet në lidhje me
vlerat kufi, vlerat e synuara, pragun e alarmit, pragun e informacionit dhe nivelet e tyre, si dhe kërkesën
për pakësimin e ekspozimit kombëtar ndaj PM2,5.

Neni 6
Përcaktimi i zonave dhe aglomerateve
1. Për qëllime të këtij ligji, territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në zona dhe aglomerate.
2. Ministri, me propozim të Drejtorit të AKM-së, miraton me urdhër zonat dhe aglomeratet, sipas pikës
1, të këtij neni. Ky urdhër publikohet në Fletoren Zyrtare.
3. Për të gjitha zonat dhe aglomeratet kryhet vlerësimi i cilësisë së ajrit, sipas rregullave për vlerësimin e
cilësisë së ajrit në mjedis, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas nenit 5, dhe
menaxhimi i cilësisë së ajrit, sipas neneve 7 dhe 8 të këtij ligji.

Neni 7
Planet e cilësisë së ajrit
1. Plani i cilësisë së ajrit përgatitet dhe zbatohet kur nivelet e dyoksidit të squfurit, dyoksidit të azotit,
benzenit, monoksidit të karbonit, plumbit, lëndës së ngurtë pezull ose ozonit në ajrin e mjedisit, kalojnë
vlerat kufi apo vlerat e synuara respektive, të përcaktuara sipas nenit 5 të këtij ligji. Gjatë hartimit të planit
merret parasysh kufiri përkatës i tolerancës, pavarësisht nëse ka kapërcyer ose jo data e arritjes së vlerës
kufi apo vlerës së synuar respektive. Planet e cilësisë së ajrit për kapërcimet e PM10 përgatiten vetëm për
ato zona dhe aglomerate ku kapërcimet shkaktohen nga burime të ndryshme nga ato natyrore apo nga
hedhja e rërës apo kripës në rrugë gjatë dimrit. Plani i cilësisë së ajrit, përfshin gjithashtu
monitorimin e treguesve të ndotjes së ajrit në hot spot-et e identifikuara.
2. Kur koha e arritjes së një vlere kufi ka kaluar, plani i cilësisë së ajrit duhet të përcaktojë masat e
nevojshme për të siguruar sa më parë të jetë e mundur përputhshmërinë me vlerën kufi.
3.Plani i cilësisë së ajrit përfshin të paktën informacionin e listuar në seksionin A, të aneksit II,
bashkëlidhur këtij ligji.
4. Plani i cilësisë së ajrit mund të përfshijë masa specifike që synojnë mbrojtjen e grupeve të ndjeshme
të popullsisë, përfshirë fëmijët.
5. Plani i cilësisë së ajrit mund të përfshijë masa në mbështetje të planeve të veprimit afatshkurtër.
6. Plani i cilësisë së ajrit, sipas rastit, mund të përgatitet si një plan i integruar i cilësisë së ajrit, kur
kërkohet të përfshijë më shumë ndotës se ata të përmendur në pikën 1 të këtij neni.
7.Planet e cilësisë së ajrit, kurdo që është e mundur, duhet të jenë në përputhje me planet e tjera
ekzistuese lidhur me kufizimin e shkarkimeve në ajër nga impiantet e mëdha me djegie, tavanet kombëtare
të shkarkimeve në ajër apo zhurmave në mjedis.
8.Plani i aglomeratit dhe plani i zonës, kur zona është pjesë e një aglomerati ose e një bashkie, përgatitet
nga bashkia përkatëse dhe miratohet nga këshilli bashkiak.
9.Kur zona përbëhet nga më shumë se një aglomerat dhe/ose bashki, plani i zonës përgatitet nga bashkitë
dhe miratohet nga këshillat bashkiakë përkatës ose miratohet një plan i përbashkët ndërvendor.
10.Plani kombëtar i cilësisë së ajrit miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e përbashkët të
ministrit përgjegjës për mjedisin dhe të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, menjëherë pas fillimit të
efekteve juridike të këtij ligji, rishikohet çdo 6 vjet dhe ndryshohet kur gjykohet e nevojshme.
11.Ministria dhe/ose bashkia/bashkitë, kur përgatitin planet e cilësisë së ajrit, bashkëpunojnë me
ministritë e linjës, AKM-në, ARM-të dhe ISHMPU-në. Ministritë e linjës, AKM-ja, ARM-të dhe
ISHMPU-ja sigurojnë të gjithë informacionin përkatës që disponojnë.
12.Ministria dhe/ose bashkia/bashkitë që propozojnë të përgatitin, të ndryshojnë ose të rishikojnë një
plan të cilësisë së ajrit duhet të dërgojnë projektin e planit në AKM dhe në ministritë përkatëse për
komente, të cilat do të merren në konsideratë për përmirësimin e tij. Konsiderohet se nuk ka komente,
nëse ato nuk dërgohen brenda 30 ditëve pune nga data e marrjes së kërkesës.

Neni 8
Planet e veprimit afatshkurtër
1.Autoritetet e përmendura në pikat 8, 9 dhe 10, të nenit 7, të këtij ligji, duhet të përgatitin dhe të zbatojnë
planin e veprimit afatshkurtër në çdo rast kur në ndonjë zonë ose aglomerat ekziston rreziku që nivelet e
ndotësve të kapërcejnë një apo më shumë nga pragjet e alarmit, të përcaktuar sipas vendimit të referuar në
nenin 5 të këtij ligji.
2. Plani i veprimit afatshkurtër duhet të përcaktojë masat që do të merren në periudhën afatshkurtër
për pakësimin e rrezikut të kapërcimit të pragjeve të alarmit dhe, në rast se ato janë kapërcyer, për
shkurtimin e kohëzgjatjes së një incidenti të tillë.
3. Bashkia/bashkitë përgatit/përgatitin dhe zbaton/zbatojnë një plan veprimi afatshkurtër për një zonë
apo aglomerat kur ka rrezik të kapërcehetpragu i alarmit për ozonin, sipas përcaktimit me vendim të
Këshillit të Ministrave, referuar në nenin 5, të këtij ligji, vetëm nëse ato vlerësojnë se duke marrë parasysh
kushtet gjeografike, meteorologjike dhe ekonomike të vendit, ka shumë mundësi për reduktimin e rrezikut,
kohëzgjatjes apo masës së këtij kapërcimi. Në këto raste planet afatshkurtra mbajnë parasysh edhe
kërkesat që lidhen me arsenikun, kadmiumin, nikelin dhe benzo(a)pirenin.
4. Bashkia/bashkitë mund të përgatitë /përga-titin, sipas rastit, plane të veprimit afatshkurtër, kur
ekziston rreziku që të kapërcehen një ose më shumë vlera kufi apo vlera të synuara, të përcaktuara
me vendim të Këshillit të Ministrave referuar nenit 5 të këtij ligji.
5. Planet e veprimit afatshkurtër, të përmendura në pikat 1, 2, 3 dhe 4, të këtij neni, rast pas rasti, mund
të kërkojnë masa efektive për të kontrolluar dhe, kur është e nevojshme, për të pezulluar aktivitetet që
kontribuojnë në rrezikun e kapërcimit të vlerave kufi, vlerave të synuara apo të pragut të alarmit përkatës.
Ato mund të përfshijnë masa për trafikun e automjeteve, punimet e ndërtimit, anijet e ankoruara,
përdorimin e impianteve apo produkteve industriale dhe atyre të ngrohjes.
6.Planet mund të përfshijnë edhe veprime specifike që synojnë mbrojtjen e grupeve më të prekshme të
popullsisë, përfshirë edhe fëmijët.
7.Ministria dhe/ose bashkia/bashkitë që propozojnë të përgatitin, të ndryshojnë ose të rishikojnë një
plan veprimi afatshkurtër, sipas pikave 1, 3 e 4, të këtij neni, duhet të dërgojnë projektin e planit në
AKM dhe në ministritë përkatëse për komente, të cilat do të merren në konsideratë për përmirësimin e tij.
Konsiderohet se nuk ka komente, nëse ato nuk dërgohen brenda 30 ditëve pune nga marrja e kërkesës.

Neni 9
Pjesëmarrja e publikut në përgatitjen e planevetë cilësisë së ajrit dhe planeve të
veprimitafatshkurtër
1.Ministria ose bashkia/bashkitë publikojnë projektplanin e cilësisë së ajrit ose planin e veprimit
afatshkurtër të ri, të ndryshuar apo të rishikuar, në faqet e tyre elektronike zyrtare, dhe e bëjnë të
disponueshëm për komente për publikun.
2.Pas publikimit, sipas pikës 1, të këtij neni, ministria përgjegjëse për mjedisin dhe/ose bashkia/bashkitë
duhet:
a) të informojnë publikun për propozimin dhe çdo informacion përkatës të mëtejshëm;
b) të informojnë publikun për të drejtën e tij për të marrë pjesë në përgatitjen e planit;
c) të përcaktojnë metodat, sipas të cilave publiku mund të marrë pjesë në këshillim;
ç) të përcaktojnë kohën e arsyeshme për këshillim;
d)të përcaktojnë adresën ku duhet të dërgohen komentet;
dh) të informojnë rreth përmbajtjes së planit.
3.Ministria dhe/ose bashkia/bashkitë, gjatë përgatitjes së planit, marrin parasysh rezultatet e konsultimit,
sipas pikës 1 të këtij neni.
4. Këshilli i Ministrave dhe këshillat bashkiakë miratojnë planin kombëtar ose planin e zonës apo
aglomeratit pasi sigurohen se pjesëmarrja e publikut dhe këshillimi me të janë kryer në përputhje me këtë
ligj dhe legjislacionin e posaçëm.
5. Plani, pasi miratohet, publikohet në faqet elektronike zyrtare të ministrisë dhe/ose
bashkisë/bashkive.

Neni 10
Informimi i publikut për cilësinë e ajrit
1. Ministria duhet të bëjë rregullisht të disponueshëm për publikun dhe organizatat e interesuara
informacionin e mëposhtëm:
a) për cilësinë e ajrit në mjedis sipas kërkesave të përmendura në aneksin III, bashkëlidhur këtij ligji;
b) për çdo shtyrje afati për përputhshmërinë me vlerat kufi për dyoksidin e azotit apo benzenin, sipas
kërkesave të vendimit të Këshillit të Ministrave referuar në nenin 5 të këtij ligji;
c)për çdo përjashtim nga afatet për përputhshmërinë me vlerat kufi për PM10, sipas kërkesave të
vendimit të Këshillit të Ministrave, referuar në nenin 5 të këtij ligji;
ç) për planet e cilësisë së ajrit;
d)për planet e veprimit afatshkurtër (përfshirë, sipas rastit, fizibilitetin, përmbajtjen dhe zbatimin e tyre);
dh) çdo kapërcim të secilës vlerë të synuar gjatë vitit, arsyet përkatëse dhe zonën ku ai ka ndodhur;
e)raportet vjetore për të gjithë ndotësit e përmendur në aneksin I, bashkëlidhur këtij ligji, të hartuar sipas
kërkesave të nenit 11 të tij;
ë) një vlerësim të shkurtër për vlerat e synuara dhe efektet në shëndet dhe në mjedis.
2.Informacioni i përmendur në pikën 1, të këtij neni, duhet të jetë:
a) falas;
b) i qartë dhe i kuptueshëm;
c) i disponueshëm në kohën e duhur;
ç) i disponueshëm nëpërmjet çdo lloj medieje lehtësisht të aksesueshme, përfshirë shtypin, internetin
ose mjet tjetër të përshtatshëm telekomunikimi.
3.Organizatat e interesuara përfshijnë, në veçanti:
a) organizatat mjedisore;
b) organizatat e konsumatorëve;
c)organizatat që përfaqësojnë interesat e grupeve më të prekura të popullsisë;
ç) organet e tjera të kujdesit shëndetësor; dhe
d)industritë përkatëse, tregtarët, shoqëritë tregtare dhe ente të tjera juridike.

Neni 11
Raportet vjetore të vlerësimit të cilësisë së ajrit në mjedis
1. Raporti vjetor i vlerësimit të cilësisë së ajrit në mjedis për ndotësit e referuar në aneksin I,
bashkëlidhur këtij ligji, përgatitet nga AKM-ja, sipas kërkesave të vendimit të referuar në nenin 5 të
këtij ligji.
2. Të dhëna të tilla duhet të përfshijnë, për periudhën mesatare përkatëse:

a) informacion të detajuar për të gjitha rastet, kur nivelet e ndotësve kanë kapërcyer vlerat kufi dhe,
sipas rastit, atë plus marzhin e tolerancës;
b) informacion të detajuar për të gjitha rastet, kur nivelet e ndotësve kanë kapërcyer vlerat e synuara
ose nivelet kritike;
c) informacion të detajuar për të gjitha rastet, kur nivelet e ndotësve kanë kapërcyer objektivat
afatgjatë;
ç) informacion të detajuar për të gjitha rastet, kur nivelet e ndotësve kanë kapërcyer pragjet e
informacionit;
d)informacion të detajuar për të gjitha rastet, kur nivelet e ndotësve kanë kapërcyer pragjet e alarmit;
dh) një vlerësim përmbledhës të efekteve si rezultat i rasteve të përmendura në shkronjat “a” deri në
“d” të kësaj pike;
e)informacioni i kërkuar sipas shkronjave “a” deri në “dh”, të kësaj pike, përfshin edhe:
i) listën e zonave dhe aglomerateve (në raportin e parë) apo ndryshimet që u janë bërë atyre (nga
raporti i dytë e në vijim);
ii) listën e zonave dhe aglomerateve ku ka pasur kapërcime;
iii) sipërfaqen e territorit ku ka pasur kapërcime;
iv) vlerat e përqendrimit të ndotësve në këto territore dhe, nëse është e rëndësishme, edhe datat e
periudhat kur ato janë konstatuar;
v) arsyet pse ka ndodhur çdo kapërcim dhe burimet që kanë kontribuar;
vi) popullsinë e ekspozuar ndaj këtyre kapërcimeve;
vii) masat e marra për moskapërcimin e vlerave të synuara në përputhje me vendimin e Këshillit të
Ministrave, referuar nenit 5 të këtij ligji.
3.Raportet vjetore mund të përfshijnë edhe:
a)një vlerësim të niveleve të vlerësuara për të parë kontributet nga burimet natyrore dhe ripezullimin e
lëndës pezull, si rezultat i shtrimit të rrugëve me rërë ose kripë;
b)informacion të mëtejshëm dhe vlerësime për mbrojtjen e pyjeve.
4. Ministri miraton, me udhëzim, formatin që do të përdoret për raportimin vjetor për vlerësimin e
cilësisë së ajrit në mjedis, sipas këtij neni.
5. Afati i dorëzimit të këtij raporti është brenda gjashtëmujorit të parë të vitit pasardhës. Raporti i parë
përgatitet për vitin kalendarik kur fillon efektet juridike vendimi i Këshillit të Ministrave, referuar në nenin
5 të këtij ligji.
6.Raportet vjetore miratohen me urdhër të ministrit.

KREU III
SHKARKIMET NË AJËR

Neni 12
Shkarkimi nga burime të palëvizshme
Kërkesat për pakësimin e shkarkimit në ajër nga burime të palëvizshme, si dhe vlerat kufi të ndotësve
për këto burime përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 13
Shkarkimi nga burimet e lëvizshme
1. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin dhe të ministrit përgjegjës për
transportin, miraton vendimin përmasat që duhet të merren kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e
mjeteve motorike.
2. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin dhe të ministrit përgjegjës
për transportin, miraton vendimin për masat që duhet të merren kundër shkarkimit të ndotësve të gaztë
dhe lëndës së ngurtë pezull nga motorët me djegie të brendshme që instalohen në makineritë e
lëvizshme jorrugore.
3. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin dhe të ministrit përgjegjës
për transportin, miraton vendimin për masat që duhen marrë për reduktimin e shkarkimeve në ajër të
ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje me kompresion dhe ata me ndezje
pozitive që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete.

Neni 14
Pakësimi i shkarkimeve në ajër nga përdorimi i lëndëve djegëse
Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për industrinë, miraton:
a) vendimin për cilësinë e lëndëve djegëse benzinë dhe dizel;
b) vendimin për cilësinë e disa lëndëve të djegshme, të lëngshme, për përdorim termik, civil e
industrial, si dhe për përdorim në mjetet e transportit ujor (detar, lumor dhe liqenor);
c)vendimin përmasat lidhurme sigurimin e informacionit mbikonsumin elëndës djegëse dhe shkarkimet e
CO2 gjatëmarketingut të automjeteve të reja.

Neni 15
Pakësimi i shkarkimeve në ajër nga përbërësit organikë të avullueshëm
Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për industrinë, miraton:
a) vendimin për masat për kufizimin e shkarkimit të përbërësve organikë të avullueshëm nga
përdorimi i tretësve organikë në disa aktivitete dhe instalime;
b) vendimin për masat për kufizimin e përbërësve organikë të avullueshëm nga përdorimi i
përbërësve organikë në disa bojëra, llake dhe produkte për lustrimin e automjeteve;
c) vendimin për masat për kontrollin e shkarkimit të përbërësve organikë të avullueshëm (VOC) që
rezulton nga magazinimi i benzinës dhe shpërndarja e saj nga terminalet në pikat e shitjes;
ç) vendimin për kapjen e avujve të benzinës në fazën e dytë gjatë rimbushjes së automjeteve në pikat
e shitjes.

Neni 16
Pakësimi i shkarkimeve në ajër përmes zhvillimit të infrastrukturës rrugore
Autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e infrastrukturës, kudo që është e mundur, marrin të gjitha masat
që mundësojnë alternativa të ndryshme të qarkullimit rrugor, në mënyrë që të pakësohet ndotja e ajrit,
sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës.

Neni 17
Programi kombëtar i pakësimit të shkarkimeve në ajër
1.Ministria harton programin kombëtar për pakësimin e vazhdueshëm të shkarkimeve të përgjithshme
vjetore nga burimet e lëvizshme dhe të palëvizshme. Këto programe përcaktojnë afatet kohore dhe
masat që zbatohen për pakësimin e shkarkimeve.
2.Programet e pakësimit të shkarkimeve sigurojnë respektimin e tavaneve kombëtare të shkarkimeve
ose përqindjet e pakësimit të ndotësve të caktuar.
3.Programi i pakësimit të shkarkimeve mund të rishikohet në përputhje me kushtet e reja të krijuara.
Rishikimi mund të përfshijë rishikimin e tavaneve të shkarkimeve ose të datave të vendosura për
respektimin e këtyre tavaneve.
4.Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat e hollësishme për hartimin,
miratimin, rishikimin dhe zbatimin e programeve të pakësimit të shkarkimeve në ajër.

KREU IV
NDOTJA NDËRKUFITARE E AJRIT
Neni 18
Ndotja ndërkufitare e ajrit
1. Ministria bashkëpunon me autoritetet kompetente të shteteve fqinje përkatëse kurdoherë që një
prag alarmi, vlerë kufi apo vlerëe synuar së bashku me kufirin e tolerancës ose objektivin afatgjatë
përkatës është kapërcyer për shkaktëtransferimitndërkufitartë konsiderueshëm të ndotësve të ajrit apo
prekursorëve të tyre dhe, kur është e nevojshme, përgatit aktivitete të përbashkëta, përfshirë plane të
përbashkëta ose të bashkërenduara për cilësinë e ajrit, me qëllim që të zbusë këto kapërcime përmes
zbatimit të masave të duhura, por në mënyrë proporcionale.
2. Ministria, në bashkëpunim me autoritetet kompetente të shteteve të tjera, referuar marrëveshjes
dy ose shumëpalëshe, përgatit dhe zbaton, sipas rastit, plane të përbashkëta veprimi afatshkurtër që
mbulojnë zonat fqinje në ato shtete.
3. Ministria siguron që autoritetit kompetent të zonës fqinje të një shteti tjetër, i cili përgatit plan
veprimi afatshkurtër, t’i jepet i gjithë informacioni i duhur.
4.Ministria u siguron informacion, sa më shpejt të jetë e mundur, autoriteteve kompetente përkatëse
të shtetit/shteteve fqinj/fqinje kurdo që kapërcehen pragjet e informacionit ose të alarmit në zona dhe
aglomerate të Republikës së Shqipërisë që ndodhen pranë kufirit të saj.
5. Informacioni i përmendur në pikën 4, të këtij neni, bëhet njëkohësisht i disponueshëm edhe
për publikun.
6. Ministri, në bashkëpunim me autoritetet kompetente të shteteve fqinje, informon publikun, sa
më shpejt të jetë e mundur, edhe kur kapërcehen pragjet e informacionit ose të alarmit në zona dhe
aglomerate fqinje jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë.

Neni 19
Raportimi mbi zbatimin e këtij ligji
1. Ministria përgatit, çdo tre vjet, raportin për zbatimin e këtij ligji.
2. Raporti përfshin informacion mbi planet e cilësisë së ajrit dhe mbi progresin e arritur nga zbatimi
i tyre.

3. AKM-ja, ISHMPU-ja dhe institucione të tjera i sigurojnë ministrisë informacionin e nevojshëm


për përgatitjen e raportit.
4. Raporti i përmendur në pikën 1, të këtij neni, miratohet me urdhër të ministrit, publikohet në
faqen zyrtare të ministrisë dhe bëhet i disponueshëm për publikun.
5. Ministri përcakton me urdhër formatin për përgatitjen e raportit, sipas pikës 1, të këtij neni, së
bashku me informacionin që duhet të përmbajë ky raport.

KREU V
KUNDËRVAJTJET

Neni 20
Kundërvajtjet
1. Çdo shkelje e kërkesave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të dala në zbatim të tij, kur nuk përbën
vepër penale, konsiderohet shkelje administrative dhe ndëshkohet me gjobë, pezullim apo mbyllje të
veprimtarisë, përkatësisht:
a)mospërmbushja dhe mosrespektimi i kërkesave, parimeve dhe kushteve të shkarkimeve në ajër nga
operatori i një instalimi, referuar lejes së mjedisit të tipave A, B apo C:
i) për lejet e mjedisit të tipit A, dënohet me gjobë në vlerën 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000
(dy milionë) lekë;
ii) për lejet e mjedisit të tipit B, dënohet me gjobë në vlerën 300 000 (treqind mijë) deri në 500 000
(pesëqind mijë) lekë;
iii) për lejet e mjedisit të tipit C, dënohet me gjobë në vlerën 300 000 (treqind mijë) deri në 500 000
(pesëqind mijë) lekë;
b)prodhimi, importimi ose tregtimi, nga subjektet, i lëndëve djegëse në kundërshtim me kërkesat e nenit
14, të këtij ligji, dënohen me gjobë në vlerën 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë,
në varësi të sasisë dhe rrezikshmërisë që paraqesin lëndët djegëse të palejuara, si dhe me sekuestrimin e
lëndës djegëse që është gjendje;
c)përdorimi i lëndëve djegëse të ndaluara nga operatori, në kundërshtim me kërkesat e neneve 14 dhe
15, shkronjat “c” dhe “ç”, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 1 000 000 (një milion) deri në 2
000 000 (dy milionë) lekë, në varësi të sasisë e rrezikshmërisë që ato lëndë djegëse paraqesin, si dhe
me pezullimin e veprimtarisë, për aq kohë sa të bëhet zëvendësimi i lëndës djegëse;
ç) ndotja e ajrit, e shkaktuar nga burimet e lëvizshme, në kundërshtim me kërkesat e nenit 13, të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë.
2.Organi që vendos gjobën dhe bën ekzekutimin e saj, si dhe pezullimin ose ndër- prerjen e
veprimtarisë, sipas këtij neni, është inspektorati përgjegjës për mjedisin.
3.Në rastet kur shkeljet përbëjnë vepër penale, inspektorati përgjegjës për mjedisin bën kallëzim penal
pranë organeve përkatëse.

Neni 21
Ankimi dhe ekzekutimi i masave administrative
1.Ekzekutimi i masave administrative bëhet në përputhje me legjislacionin për kundërvajtjet administrative.
2.Procedura e konstatimit, vendosjesdhe ankimit të masave administrative bëhetnë përputhje me legjislacionin në
fuqipër kundërvajtjet administrative.
3.Të ardhurat nga vjelja e gjobave dhe të ardhura të tjera, të mbledhura në përputhje me dispozitat e
këtij ligji derdhen në masën 100 për qind në Buxhetin e Shtetit.

KREU VI
DISPOZITA KALIMTARE
Neni 22
Aktet nënligjore
1. Këshilli i Ministrave miraton aktet nënligjore në zbatim të neneve 5, 13, 14 dhe 15, të këtij ligji,
brenda 3 vjetëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare.
2. Ministri, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton aktet nënligjore në zbatim të neneve
6, pika 2, 19, pika 5, dhe 11, pikat 4 e 6, të tij.

Neni 23
Shfuqizime
Me fillimin e efekteve juridike të këtij ligji shfuqizohen këto akte:
a)ligji nr. 8897, datë 16.5.2002, “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, i ndryshuar;
b)aneksi 2.1 i vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 435, datë 12.9.2002, ”Për miratimin e normave të
shkarkimit në ajër në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 24
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 3 vjet pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 4.12.2014

Shpallur me dekretin nr. 8863, datë 26.12.2014 të Presidentit të Republikës Bujar Nishani

ANEKSI I
Lista e ndotësve të ajrit:
Ky ligj zbatohet të paktën për ndotësit e ajrit të mëposhtëm:
Grupi i parë
1. Dyoksidi i squfurit (SO2)
2. Dyoksidi i azotit (NO2)
3. Oksidi i azotit (NOx)
4. Lënda e ngurtë pezull (PM10 dhe PM2,5)
5. Plumb (Pb) Grupi i dytë
6. Ozoni (O3) Grupi i tretë
7. Benzeni
8. Monoksidi i karbonit (CO)
9. Hidrokarbure aromatike policiklike (PAHs)

10. Kadmiumi (Cd)


11. Arseniku (As)
12. Nikeli (Ni)
13. Mërkuri (Hg)

ANEKSI II
INFORMACIONI QË DUHET PËRFSHIRËNË PLANET LOKALE, RAJONALE
DHEKOMBËTARE TË CILËSISË SË AJRIT PËRPËRMIRËSIMIN E CILËSISË SË AJRIT
TËMJEDISIT
Seksioni A
1.Lokalizimi i ndotjes së tepërt:
a) rajoni;
b) qyteti (harta);
c) stacioni i matjes (harta, koordinatat gjeografike).
2.Informacion i përgjithshëm:
a)lloji i zonës së monitorimit të cilësisë së ajrit (qytet, zonë industriale apo rurale);
b)vlerësimi i zonës së ndotur (km2) dhe i popullsisë së ekspozuar ndaj ndotjes;
c)të dhënat klimatike të nevojshme;
ç) të dhëna përkatëse të topografisë;
d) informacion i mjaftueshëm për llojin e synimeve që kërkojnë mbrojtje në zonë.
3.Autoritetet përgjegjëse
Emrat dhe adresat e personave përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e planeve të përmirësimit.
4.Natyra dhe vlerësimi i ndotjes:
a)përqendrimet e vëzhguara gjatë viteve të mëparshme (përpara zbatimit të masave të përmirësimit);
b)përqendrimet e matura që nga fillimi i projektit;
c)teknikat e përdorura për vlerësim.
5.Origjina e ndotjes:
a) lista e burimeve kryesore të shkarkimeve përgjegjëse për ndotjen (harta);
b) sasia totale e shkarkimeve nga këto burime (ton/vit);
c) informacion për ndotjen e importuar nga rajone të tjera.
6.Analiza e situatës:
a)informacion i detajuar mbi faktorët përgjegjës për kalimin (p.sh. transporti, përfshirë transportin
ndërkufitar, formimin e ndotësve dytësorë në atmosferë);
b)informacion i detajuar mbi masat e mundshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
7.Informacion i detajuar mbi masat ose projektet për përmirësim që kanë ekzistuar përpara datës së
miratimit të këtij ligji, që do të thotë:
a)masatlokale,rajonale,kombëtare, ndërkombëtare;
b)efekte të vëzhguara të këtyre masave.
8.Informacion i detajuar mbi masat ose projektet e miratuara, me synimin për të pakësuar ndotjen pas
hyrjes në fuqi të këtij ligji:
a)lista dhe përshkrimi i të gjitha masave të përcaktuara në projekt;
b)grafiku i zbatimit;
c)vlerësimi i përmirësimit të planifikuar të cilësisë së ajrit dhe i kohës së nevojshme për të arritur këta
objektiva.
9.Informacion i detajuar mbi masat ose projektet e planifikuara ose të kërkuara për periudha
afatgjata.
10.Lista e botimeve, dokumenteve, punës së bërë etj., që janë përdorur për të plotësuar informacionin e
kërkuar sipas këtij aneksi.

ANEKSI III
INFORMIMI I PUBLIKUT
1.Ministria siguron që informacioni i përditësuar për përqendrimet e ndotësve në mjedis, mbuluar nga
ky ligj, bëhet i disponueshëm për publikun në mënyrë rutinë.
2. Përqendrimet e siguruara në ajrin e mjedisit duhet të paraqiten si vlera mesatare, në përputhje me
periudhën mesatare të përshtatshme, siç përcaktohet në vendimin e referuar në nenin 5 të këtij ligji.
Informacioni duhet të paktën të tregojë çdo nivel që kalon objektivat e cilësisë së ajrit, përfshirë vlerat
kufi, vlerat e synuara, pragjet e alarmit, pragjet e informacionit apo objektivat afatgjatë të ndotësve të
referuar në këtë ligj. Gjithashtu duhet të sigurojë një vlerësim të shkurtër në lidhje me objektivat e
cilësisë së ajrit dhe informacionin e duhur në lidhje me efektet mbi shëndetin ose, sipas rastit, mbi
bimësinë.
3. Informacioni për përqendrimet në mjedis të dyoksidit të squfurit, dyoksidit të azotit, lëndës së
ngurtë pezull (të paktën PM10), ozonit dhe monoksidit të karbonit duhet të përditësohet të paktën çdo
ditë dhe, kur është e mundur, informacioni duhet të përditësohet çdo orë. Informacioni për
përqendrimet në mjedis të plumbit dhe benzenit, paraqitur si vlerë mesatare për 12 muajt e fundit, duhet
të përditësohet çdo tre muaj dhe, kur është e mundur, çdo muaj.
4. Ministria siguron informacion në kohë për publikun mbi kapërcimet aktuale apo të parashikuara të
çdo pragu të alarmit dhe të informacionit. Ky informacion duhet të përfshijnë të paktën sa më poshtë:
a)Informacion për kapërcimin/kapërcimet e vëzhguara:
i) vendin apo zonën përkatëse;
ii) llojin e pragut të kapërcyer (të alarmit apo të informacionit);
iii) kohën e fillimit dhe kohëzgjatjen;
iv) përqendrimin më të lartë në një orë, si edhe përqendrimin e mesatares më të lartë në tetë orë në rastin e
ozonit;
b)Parashikimi për pasditen/ditën dhe ditët vijuese:
i) zona gjeografike e kapërcimeve të pritshme të pragut të alarmit dhe/ose të informacionit;
ii) ndryshimet e pritshme në ndotje (përmirësimi, stabilizimi apo përkeqësimi), së bashku me arsyet
për këto ndryshime.
c)Informacion për llojin e popullsisë në lidhje me të, efektet e mundshme në shëndet dhe sjelljen e
rekomanduar:
i) informacion për grupet e popullsisë në rrezik;
ii) përshkrimin e simptomave mundshme;
iii) masat paraprake që rekomandohen për popullsinë përkatëse;
iv) ku të gjejnë informacion të mëtejshëm;
ç) Informacion për masat parandaluese për të pakësuar ndotjen dhe/ose ekspozimin ndaj saj; treguesin e
sektorëve të burimeve kryesore; rekomandime për veprimet për pakësimin e shkarkimeve;
d)Në rastin e kalimeve të parashikuara, ministria merr masa për të siguruar sa më shumë të jetë e mundur
përhapjen e këtyre informacioneve.

LIGJ
Nr. 27/2016
PËR MENAXHIMIN E KIMIKATEVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
1. Të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut dhe mjedisit nëpërmjet përcaktimit të
kufizimit të prodhimit, vendosjes në treg dhe përdorimit të kimikateve, përdorimit të kimikateve në artikuj,
importit dhe eksportit të kimikateve të caktuara.
2. Të sigurojë lëvizjen e lirë të kimikateve dhe mallrave të tjera, si dhe të rrisë konkurrencën dhe
inovacionin.
3. Të promovojë metodat alternative për vlerësimin e rreziqeve të kimikateve.
4. Të sigurojë që risqet nga substancat e rrezikshme që shkaktojnë shqetësim shumë të lartë (SVHC)
janë kontrolluar në mënyrën e duhur dhe që këto substanca zëvendësohen në mënyrë progresive nga
substanca më pak të rrezikshme ose zbatohen teknologji ku alternativat e përshtatshme të zëvendësimit janë
ekonomikisht dhe teknikisht në dispozicion.
5. Të harmonizojë legjislacionin mbi kimikatet në Republikën e Shqipërisë me Sistemin e Harmonizuar
Global për klasifikimin dhe etiketimin e kimikateve (GHS).
6. Të krijojë një sistem të detyrueshëm për klasifikimin, etiketimin, paketimin dhe Doku-mentin me të
Dhënat e Sigurisë për Kimikatet (MSDS).
7. Të zbatojë Konventën e Roterdamit në të cilën Shqipëria është palë.
8. Të krijojë dhe të mirëmbajë regjistrin e kimikateve që vendosen në tregun e brendshëm ose
prodhohen për t’u eksportuar jashtë Republikës së Shqipërisë.
9. Të sigurojë depozitimin dhe ruajtjen e sigurt të kimikateve të vendosura në treg, në përputhje me
kërkesat dhe përcaktimet e këtij ligji.
Neni 2
Objekti
Ky ligj ka për objekt:
1. Përcaktimin e detyrimeve ndaj prodhuesve, importuesve dhe përdoruesve për të klasifikuar kimikatet që
vendosin në treg dhe për të siguruar Dokumentin me të Dhënat e Sigurisë për Kimikatet.
2. Përcaktimin e detyrimeve ndaj të gjithë furnizuesve për etiketimin dhe paketimin e kimikateve.
3. Përcaktimin e detyrimeve ndaj eksportuesve dhe importuesve të kimikateve, që janë subjekt i
dispozitave të dhënies së pëlqimit paraprak të importit dhe njoftimit të eksportit.
4. Rregullimin e prodhimit, vendosjes në treg, përdorimit dhe eksportit të kimikateve të rrezikshme.
5. Përcaktimin e detyrimeve e të procedurave për krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrit të kimikateve
që vendosen në tregun e brendshëm ose që prodhohen për t’u eksportuar jashtë Republikës së
Shqipërisë.
Neni 3
Parimi i parandalimit
Dispozitat e këtij ligji mbështeten në parimin e parandalimit, sipas të cilit prodhuesit, importuesit ose
përdoruesit profesionalë të kimikateve sigurojnë se prodhojnë, vendosin në treg apo përdorin
kimikatet në mënyra të tilla, që ato të mos ndikojnë negativisht në shëndetin e njerëzve, duke mbajtur
parasysh sidomos shëndetin e grupeve më të ndjeshme të popullsisë, ose në mjedis.
Neni 4
Zbatimi dhe përjashtime
1. Ky ligj zbatohet, pavarësisht nga legjislacioni i veçantë, për:
a) vendosjen në treg të produkteve biocide e të produkteve për mbrojtjen e bimëve;
b) kërkesat minimale për sigurinë e shëndetin në punë dhe për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që
lidhen me ekspozimin ndaj agjentëve kimikë, si dhe substancave kancerogjene ose mutagjene në punë;
c) mjedisin, që përfshin legjislacionin në fuqi për lejet e mjedisit dhe për vlerat kufi të ndotjes së ajrit;
ç) menaxhimin e integruar të ujërave;
d) menaxhimin e integruar të mbetjeve.
2. Ky ligj nuk zbatohet për:
a) substancat radioaktive, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kërkesat minimale për sigurinë e
shëndetin në punë dhe për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me ekspozimin ndaj rrezatimit
jonizues;
b) substancat, që janë subjekt i mbikëqyrjes doganore, të cilat, në formën e tyre të pastër, në një përzierje
ose në një artikull, nuk i nënshtrohen ndonjë trajtimi ose përpunimi, por janë në ruajtje të përkohshme, në
magazinat apo zonat e lira doganore, me qëllim rieksportimin apo transitimin e tyre;
c) substancat e ndërmjetme të paizoluara;
ç) transportin e kimikateve të rrezikshme, si mallratërrezikshme,përmestransportithekurudhor, rrugor,
transportit të brendshëm ujor, detar apo ajror, me përjashtim të kërkesave për paketim.
3. Dispozitat e parashikuara në kreun III, të këtij ligji, për klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e
kimikateve nuk do të zbatohen për kimikatet që:
3.1. Vendosen në treg në formën e tyre përfundimtare si:
a) barna dhe pajisje mjekësore për përdorim human;
b) barna në veterinari;
c) produkte kozmetike;
ç) ushqime e lëndë shtesë në ushqime, si dhe si aromatizues;
d) ushqime për kafshë dhe lëndë shtesë për këto ushqime.
3.2. Përdoren për studime dhe hulumtime shkencore, të cilat nuk vendosen në treg, por përdoren në
mënyrë të kontrolluar, në përputhje me legjislacionin specifik për kushtet në mjediset e punës dhe
mjedisin.
4. Dispozitat e parashikuara në kreun IV, të këtij ligji, për informimin në zinxhirin e furnizimit dhe në
kreun VIII, lidhur me regjistrin e kimikateve, nuk do të zbatohen për kimikatet që vendosen në treg në
formën e tyre përfundimtare, si:
a) barna dhe pajisje mjekësore për përdorim human;
b) barna në veterinari;
c) produkte kozmetike;
ç) ushqime e lëndë shtesë në ushqime, si dhe aromatizues;
d) ushqime për kafshë dhe lëndë shtesë për këto ushqime.
5. Dispozitat e parashikuara në kreun IV, të këtij ligji, për vlerësimin e sigurisë së kimikateve dhe në kreun
V, për substancat me rrezikshmëri shumë të lartë, nuk do të zbatohen kur kimikati përdoret në:
a) barnat për përdorim human;
b) barnat në veterinari;
c) ushqimet dhe lëndët shtesë (p.sh. ëmbëlsuesit) në ushqime, si dhe aromatizuesit;
ç) ushqimet për kafshë dhe lëndët shtesë për këto ushqime.
6. Dispozitat e parashikuara në kreun VI, të këtij ligji, për kufizimet nuk do të zbatohen për kimikatet:
a) që prodhohen, vendosen në treg dhe përdoren për qëllime kërkimi e zhvillimi shkencor, me përjashtim
të rastit kur kushtet për kufizimin e përcaktojnë ndryshe;
b) substanca të ndërmjetme të izoluara në vend dhe substanca të ndërmjetme të izoluara që
transportohen.
7. Dispozitat e parashikuara në kreun VII, të këtij ligji, për eksportin dhe importin e kimikateve të
rrezikshme nuk do të zbatohen për:
a) armët kimike dhe lëndët paraprirëse / perkursorët e armëve kimike;
b) kimikatet që mund të përdoren për prodhi-min e substancave narkotike e të substancave psikotrope;
c) materialet radioaktive;
ç) ushqimet dhe lëndët shtesë/aditivët në ushqime;
d) ushqimet për kafshë dhe lëndët shtesë për këto ushqime;
dh) barnat dhe pajisjet mjekësore për përdorim human;
e) barnat në veterinari;
ë) organizmat e modifikuar gjenetikisht;
f) kimikatet që përdoren për studime dhe kërkime shkencore, të cilat nuk dëmtojnë mjedisin e shëndetin
njerëzor dhe nuk do të kalojnë sasinë 10 kg për çdo kimikat, për çdo import.
8. Mbetja, sipas përkufizimit të dhënë në ligjin specifik për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nuk është
një kimikat ose artikull, sipas kuptimit të këtij ligji.
Neni 5
Përkufizime
1. Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1.1. “Substancë” është një element kimik dhe komponimet e tij në gjendje natyrore ose të përftuara nga
çdo proces prodhimi, përfshirë çdo shtesëtënevojshmepërtëruajturqëndrueshmërinë e saj, si dhe çdo
papastërti që rrjedh nga procesi i përdorur, por duke përjashtuar çdo tretës që mund të ndahet pa ndikuar
në qëndrueshmërinë e substancës apo ndryshimin e përbërjes së saj.
1.2. “Përzierje” është një përzierje ose tretësirë e përbërë nga dy ose më shumë substanca.
1.3. “Kimikat” është një substancë ose një përzierje substancash, e prodhuar ose e përftuar nga natyra,
pa përfshirë organizmat e gjallë.
1.4. “Kimikate të rrezikshme” janë kimikatet, që kanë një ose më shumë veti të rrezikshme të klasifikuara,
sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj.
1.5. “Artikull” është një objekt, të cilit gjatë prodhimit i është dhënë një formë, sipërfaqe ose
dizajn i veçantë, i cili përcakton funksionin e tij në një shkallë më të madhe sesa vetë përbërja e tij kimike.
1.6. “Prodhim” është prodhimi ose nxjerrja e substancave në gjendje natyrore.
1.7. “Prodhues” është çdo person fizik ose juridik, i krijuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, i cili
prodhon kimikate.
1.8. “Prodhues i një artikulli” është çdo person fizik ose juridik, i cili prodhon ose monton një artikull.
1.9. “Substancë e njoftuar” është një substancë, për të cilën njoftimi është dorëzuar dhe e cila mund të
vendoset në treg, në përputhje me legjislacionin specifik në fuqi.
1.10. “Import” është futja fizike e kimikateve në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë.
1.11. “Importues” është çdo person fizik ose juridik, përgjegjës për importin e tyre.
1.12. “Vendosje në treg” është importimi, furnizimi ose bërja e disponueshme e kimikateve në persona
të tretë përkundrejt pagesës ose falas.
1.13. “Përdorim” është çdo përpunim, formulim, konsum, magazinim, trajtim, mbushje në kontejnerë,
transferim nga një kontejner në një tjetër, përzierje, prodhim i një artikulli ose ndonjë mënyrë tjetër
përdorimi të kimikateve.
1.14. “Kufizim” është çdo kushtëzim ose ndalim i prodhimit, përdorimit ose vendosjes në treg.
1.15. “Përdorues” (doënstream user) është çdo person fizik ose juridik që, ndryshe nga prodhuesi apo
importuesi, i shfrytëzon kimikatet për nevojat e tij apo për përgatitjet në kuadër të fushës së veprimtarisë
së tij industriale ose profesionale. Shpërndarësi apo konsumatori nuk është përdorues.
1.16. “Furnizues i kimikateve” është çdo prodhues, importues apo shpërndarës që vendos kimikate në
treg.
1.17. “Furnizues i një artikulli” është çdo prodhues ose importues i një artikulli, shpërndarës ose ndonjë
operator tjetër në zinxhirin e furnizimit që vendos një artikull në treg.
1.18. “Marrës i një kimikati” është një përdorues ose një shpërndarës që furnizohet me një kimikat.
1.19. “Marrës i një artikulli” është një përdorues industrial ose profesional apo një shpërndarës, që
furnizohet me një artikull, por nuk përfshin konsumatorët.
1.20. “Shpërndarës” është çdo person fizik ose juridik, përfshirë një shitës me pakicë, i cili vetëm
magazinon dhe vendos në treg një kimikat për palët e treta.
1.21. “Aktorët në zinxhirin e furnizimit” janë të gjithë prodhuesit dhe/ose importuesit dhe/ose përdoruesi
tjetër në zinxhirin e furnizimit.
1.22. “Listë e substancave me rrezikshmëri shumë të lartë (SVHC)” është lista e substancave që, prej
vetive të tyre të brendshme të rrezikshme, përbëjnë një rrezik serioz për jetën e shëndetin e njeriut dhe për
mjedisin e, për këtë arsye, janë të ndaluara për t’u përdorur lirisht.
1.23. “Listë kandidate” është lista e substancave që janë duke u konsideruar/shqyrtuar për t’u bërë pjesë e
listës SVHC.
1.24. “Konventë” është konventa e Roterdamit “Mbi procedurën e njoftimit dhe pëlqimit paraprak për
disa kimikate dhe pesticide të rrezikshme në tregtinë ndërkombëtare”, e ratifikuar me ligjin nr. 10 277,
datë 13.5.2010, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Roterdamit”.
1.25. “Aliazh” është një material metalik, homogjen në një shkallë makroskopike, i përbërë nga dy ose
më shumë elemente, nga të cilët të paktën njeri është metal, të kombinuar në mënyrë të tillë që nuk
mund të ndahet lehtë me anë të mjeteve mekanike.
1.26. “Monomer” është një substancë, e cila është e aftë të lidhet në mënyrë të përsëritur me veten e vet,
ose me substanca të ngjashme, me lidhje kovalente, nëpërmjet një reaksioni kimik që formon polimerin;
1.27.“Polimer”ështënjësubstancëmakromolekulare, e ndërtuar nga lidhja e përsëritur e shumë substancave
monomere. Masa molekulare e këtyre makromolekulave varet nga numri i njësive monomere të lidhura në
to. Një polimer përbëhet si më poshtë:
a) shuma e peshës së thjeshtë të molekulës që përmban të paktën tre njësi monomere, të cilat janë të
lidhura me lidhje kovalente me të paktën me një njësi tjetër monomeri ose një reaktant tjetër;
b) më pak se shuma e peshës së thjeshtë të molekulës së të njëjtës peshë molekulare;
c) në kontekstin e këtij përkufizimi një “njësi monomeri” nënkupton formën e reaguar të një substance
monomere në një polimer.
1.28. “Substancë e ndërmjetme” është një substancë që është prodhuar dhe që konsumohet
ose përdoret më tej për përpunime kimike, në mënyrë që të transformohet në një substancë tjetër; i)
Substancë e ndërmjetme e paizoluar është një substancë e ndërmjetme, e cila gjatë sintezës hiqet me qëllim
(përveç marrjes së mostrave) nga pajisjet në të cilat ndodh sinteza. Pajisje të tilla përfshijnë enën e reaksionit,
pajisjet e saj ndihmëse, si dhe çdo pajisje, përmes të cilës substanca/t kalon/jnë gjatë një rrjedhjeje të
vazhdueshme ose procesi grumbullimi, si dhe tubacionet për transferimin nga një enë në një tjetër për
qëllim të hapit tjetër të reaksionit, përjashtuar tanket apo enë të tjera, në të cilat substanca/t ruhet/n pas
prodhimit;
ii) Substancë e ndërmjetme e izoluar në vend është një substancë të ndërmjetme që nuk përmbush
kriteret e një substance të ndërmjetme të paizoluar dhe ku prodhimi i saj dhe sinteza e një ose disa
substance/ve të tjera nga substanca e ndërmjetme zhvillohen në të njëjtin vend nga një ose më shumë
persona juridikë;
iii) Ndërmjetës i izoluar i transportuar është një substancë ndërmjetëse që nuk përmbush kriteret e një
substance ndërmjetëse të paizoluar, por që transportohet ose shpërndahet në vende të tjera.
1.29. “Kërkim dhe zhvillim shkencor” është çdo eksperiment shkencor, analiza apo kërkim kimik, i kryer
në kushtet e kontrollit në një vëllim më pak se 1 ton në vit.
1.30. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin.
2. Për qëllime të kreut VI për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme:
2.1. Termat e përdorur në kreun VI janë të njëjtë me përkufizimet e dhëna në konventë.
2.2. Termat e përcaktuar në nenin 5, të këtij ligji, do të zbatohen vetëm nëse këta terma nuk janë
përkufizuar ndryshe në legjislacionin specifik për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme dhe në
konventë.
KREU II
AUTORITETET SHTETËROREKOMPETENTE

Neni 6
Autoritetet kompetente
1. Ministria është autoriteti kompetent dhe në kuadër të këtij ligji krijohet Zyra e Kimikateve, që ushtron
juridiksionin e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Zyra e Kimikateve krijohet si një institucion publik qendror, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit
përgjegjës për mjedisin dhe financohet nga Buxheti i Shtetit. Rregullat e organizimit e të funksionimit të
Zyrës së Kimikateve miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Struktura dhe organika e Zyrës së
Kimikateve miratohen nga Kryeministri.
3. Zyra e Kimikateve është përgjegjëse për:
a) përgatitjen e akteve nënligjore që rrjedhin nga ky ligj;
b) mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe të dispozitave të nxjerra në zbatim të tij;
c) koordinimin ndërinstitucional lidhur me menaxhimin e kimikateve;
ç) bashkëpunimin ndërkombëtar lidhur me menaxhimin e kimikateve;
d) përgatitjen e procedurave, krijimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Kimikateve;
dh) publikimin e listës SVHC dhe listës kandidate;
e) lëshimin e autorizimeve për përdorimin e mëtejshëm të listës SVHC;
ë) propozimin e heqjes së kimikateve nga tregu ose kufizimin e përdorimit të tyre kur përbëjnë rrezik për
shëndetin e njeriut dhe mjedisin;
f) shërbimin e informacionit (helpdesk) për të ofruar këshilla për prodhuesit, importuesit, përdoruesit e
tjerë dhe çdo palë tjetër të interesuar për përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre përkatëse në bazë të këtij ligji;
g) informimin e publikut të gjerë në lidhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij për rreziqet që
vijnë nga kimikatet kur konsiderohet e domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit të njeriut ose mjedisit;
gj) plotësimin e detyrimeve lidhur me konventat dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare për menaxhimin
e kimikateve (Konventa e Stokholmit, Konventa e Roterdamit, protokollet e CLRTAP-it).
4. Ministria është Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar në Republikën e Shqipërisë për zbatimin e
Konventës së Roterdamit dhe realizon procedurën e njoftimit për pëlqim paraprak dhe procedurën për
marrjen e pëlqimit, në bazë të njoftimit paraprak për importin dhe eksportin e disa kimikateve të
rrezikshme.
5. Ministria përgjegjëse për tregtinë dhe ministria përgjegjëse për industrinë janë autoritetet kompetente
për kontrollin në treg të kimikateve.
6. Ministria përgjegjëse për industrinë është autoriteti kompetent për licencimin e veprimtarive që lidhen
me kimikate të klasifikuara si të rrezikshme, sipas legjislacionit në fuqi.
7. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë është përgjegjëse për marrjen e informacionit mbi sigurinë dhe
rreziqet e kimikateve të rrezikshme për shëndetin, me qëllim hartimin e masave parandaluese kurative,
veçanërisht për rastet e emergjencave shëndetësore.
Neni 7
Bashkëpunimi midis autoriteteve
1. Ministritë, dogana dhe inspektoratet bashkëpunojnë midis tyre në kryerjen e detyrave të përcaktuara
sipas këtij ligji.
2. Për të mundësuar bashkëpunimin e institucioneve të përfshira në menaxhimin e kimikateve ngrihet
një Komitet Ndërsektorial për Sigurinë Kimike (KNSK).
3. KNSK-ja vepron si një forum këshillues për koordinim në politika dhe në vendimmarrje, për
shkëmbimin e informacionit dhe kontrollin e ndërsjellë, pa mandat për vendimmarrje detyruese.
4. Funksionet, përbërja, si dhe rregullat e procedurat për funksionimin e Komitetit Ndërsektorial për
Sigurinë Kimike përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.
KREU III
KLASIFIKIMI, ETIKETIMI DHEPAKETIMI

Neni 8
Detyrime të përgjithshme
1. Ndalohet vendosja në treg e kimikateve që nuk plotësojnë detyrimet e përcaktuara në këtë ligj e në
aktet nënligjore, që dalin në zbatim të tij për klasifikimin, etiketimin dhe paketimin.
2. Prodhuesit dhe importuesit e kimikateve janë të detyruar të klasifikojnë kimikatet përpara vendosjes
së tyre në treg, në përputhje me dispozitat e vendimit, sipas pikës 6 të këtij neni.
3. Prodhuesit, importuesit dhe furnizuesit janë të detyruar të etiketojnë dhe të paketojnë kimikatet, në
përputhje me dispozitat e përcaktuara në këtë ligj, përpara vendosjes së tyre në treg, në mënyrë të tillë që
substancat dhe përzierjet brenda paketimit të mos paraqesin rrezik për njeriun dhe mjedisin
gjatë përdorimit, ruajtjes, magazinimit apo transportit.
4. Në paketimin e kimikateve të rrezikshme dhe të artikujve që nuk janë të rrezikshëm, por përmbajnë të
paktën një substancë të klasifikuar si të rrezikshme, duhet të përcaktohen emri tregtar i kimikatit, emri i
substancës së rrezikshme që përmban përzierja, emri dhe adresa e furnizuesit të kimikatit, sasia e kimikatit
që përmban ambalazhi, shenjat e rrezikshmërisë, si dhe teksti në të cilin përshkruhen vetitë e rrezikshme të
kimikatit.
5. Përmbajtja e etiketës duhet të jetë në gjuhën shqipe.
6. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton vendimin ku parashikohen rregullat për
klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e kimikateve.
Neni 9
Lista e klasifikimit dhe etiketimit
1. Klasifikimi dhe etiketimi për substancat aktive në produktet e mbrojtjes së bimëve dhe produktet biocide,
për substanca të caktuara kancerogjene, mutagjenike, substanca toksike për riprodhimin human, substanca
sensitizuese për organet e frymëmarrjes dhe disa substanca të tjera të rrezikshme do të bëhen në
përputhje me listën e klasifikimit e të etiketimit.
2. Klasifikimi dhe etiketimi i kimikateve, të cilat janë të listuara në listën e klasifikimit e të etiketimit, është i
detyrueshëm të kryhet sipas kësaj liste.
3. Lista e klasifikimit dhe etiketimit, si dhe kriteret e veçanta për përfshirjen e substancave në këtë listë,
në përputhje me pikën 1, të këtij neni, përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave, sipas pikës 6, të
nenit 8, të këtij ligji.
4. Ministria publikon dhe përditëson listën e klasifikimit e të etiketimit, referuar në pikën 3, të këtij neni, të
miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 10
Komunikimi i rrezikut
1. Klasifikimi, paketimi dhe etiketimi përdoren për komunikimin e rrezikut që rrjedh nga kimikatet e
rrezikshme dhe, si rezultat, edhe për menaxhimin e zvogëlimin e rrezikut nga këto kimikate.
2. Etiketa dhe Dokumenti i të Dhënave të Sigurisë për Kimikatet (MSDS) janë dy mjete të parashikuara
për informim, që përdoren për të vënë në dukje rreziqet që vijnë nga përdorimi i kimikateve të rrezikshme.
3. Etiketa është i vetmi mjet i drejtpërdrejtë për informim dhe komunikim me konsumatorët, që shërben
për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve dhe për t’i orientuar ata drejt informacionit gjithëpërfshirës për
vetitë e substancave apo përzierjeve të caktuara.
Neni 11
Reklamimi
1. Ndalohet reklamimi i kimikateve që i përkasin një apo më shumë kategorive të specifikuara si të
rrezikshme, nëse në to nuk paraqiten qartë kategoritë e rrezikut. Për çdo reklamim të një kimikati të
klasifikuar si i rrezikshëm duhet të përmendet klasa e rrezikut ose kategoria e rrezikut që lidhet me të.
2. Për kimikatet që mund të blihen pa etiketë, të dhënat për vetitë e tyre të rrezikshme duhet paraprakisht
të bëhen të ditura me shkrim, në një fletë të veçantë, në mënyrë të kuptueshme, të qartë dhe të
lexueshme.
3. Në reklamimin e kimikateve nuk duhet të fshihen rreziqet që ato mund të paraqesin për shëndetin e
njeriut dhe mjedisin, si dhe nuk duhet të nxiten përdorimi, trajtimi ose asgjësimi i tyre në mënyrë të
papërshtatshme.
4. Për çdo reklamim të një kimikati të klasifikuar si i rrezikshëm, në bazë të të cilit një pjesëtar i publikut të
gjerë konkludon një kontratë blerjeje pa e parë më përpara etiketën e tij, duhet të përmendet klasa/klasat e
rrezikut që tregohet/n në etiketë.
5. Terma të tillë, si “i degradueshëm”, “ekologjikisht i padëmshëm”, “miqësor për mjedisin” dhe
“miqësor me ujin”, mund të përdoren në reklama vetëm nëse vetitë e përshkruara janë shpjeguar me
hollësi.
6. Furnizuesit e kimikateve të rrezikshme ose të përzierjeve të klasifikuara si të parrezikshme, por që në
përmbajtjen e tyre kanë të paktën një substancë të klasifikuar si të rrezikshme, gjatë reklamimit duhet të
tregojnë vetitë e rrezikshme të kimikateve. Gjatë reklamimit nuk lejohet fshehja e vetive të rrezikshme të
kimikateve për përdoruesit dhe publikun.
7. Pika 1, e këtij neni, zbatohet pavarësisht nga legjislacioni i veçantë për mbrojtjen e konsumatorit, në
respekt të kontratës në distancë midis njëprofesionisti dhe konsumatorit, e kryer nëpërmjet telefonit, e-mailit,
katalogut etj.
KREU IV
VLERËSIMI I SIGURISË SË KIMIKATIT,DOKUMENTI ME TË DHËNATE SIGURISË
DHE KËRKESA TË TJERAPËR FURNIZUESIT
Neni 12
Kërkesa të përgjithshme për gjenerimin e informacionit mbi vetitë e brendshme të substancave
1. Gjenerimi i informacionit mbi vetitë e brendshme të substancave, me qëllim klasifikimin dhe
vlerësimin e sigurisë së kimikateve, bazohet mbi të dhënat shkencore e teknike që janë në dispozicion
dhe për të nuk kërkohet kryerja e testeve shtesë.
2. Opsioni i parë i gjenerimit të informacionit mbi vetitë e brendshme të substancave është kërkimi,
shpërndarja dhe shkëmbimi i të dhënave mbi baza komerciale ose mënyra të tjera.
3. Çdo testim i ri eko-toksikologjik e toksikologjik, si dhe analizat kryhen në përputhje me:
a) parimet e praktikave më të mira laboratorike (GLP), sipas legjislacionit specifik;
b) standardeve të tjera ndërkombëtare të njohura si ekuivalente;
c) kërkesat për testime, sipas ndonjë legjislacioni tjetër specifik, nëse ka një të tillë.
4. Praktikat më të mira laboratorike dhe institucionet përgjegjëse për inspektimin e verifikimin e
këtyre praktikave, si dhe për testimet e përcaktuara në pikat 5, 6, 7 dhe 8, të këtij neni, përcaktohen nga
Këshilli i Ministrave, me propozim të përbashkët të ministrit përgjegjës për tregtinë në bashkëpunim me
ministrin përgjegjës për shëndetësinë dhe ministrin përgjegjës për bujqësinë.
5. Testimet mbi kafshët kryhen vetëm në rastin kur, për qëllime të klasifikimit, alternativa të tjera nuk janë
të mundshme. Testimet mbi kafshë kryhen në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e kafshëve që
përdoren për eksperimente ose për qëllime të tjera shkencore. Ministri përgjegjës për shëndetësinë dhe
ministri përgjegjës për bujqësinë miratojnë rregullat për mbrojtjen e kafshëve.
6. Testimet mbi kafshët vertebrore, për qëllime të këtij ligji, kryhen vetëm në rastet kur nuk ka alternativa
të tjera të testimit për klasifikimin e kimikateve në baza shkencore.
7. Testet mbi bletët, majmunët dhe primatët e tjerë jonjerëzorë janë të ndaluara, për qëllime të klasifikimit.
8. Ndalohen testimet në njerëz, për qëllime të klasifikimit të kimikateve, sipas këtij ligji. Për këtë qëllim
mund të përdoren të dhënat e marra nga burime të tjera, të tilla si studime klinike.
Neni 13
Vlerësimi i sigurisë së kimikatit dhe masat e reduktimit të riskut
1. Vlerësimi i sigurisë së kimikatit është një procedurë që rezulton me Dokumentin e të Dhënave të
Sigurisë për Kimikatin, ku përfshihen rekomandimet për reduktimin e riskut dhe kontrollin e duhur të
efekteve të dëmshme nga substancat e rrezikshme.
2. Prodhuesi, importuesi dhe përdoruesi profesional i kimikateve, që kryejnë vlerësimin e sigurisë së
kimikatit, duhet të përdorin metodat e përshkruara në këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
3. Rregullat e detajuara dhe metodat për kryerjen e vlerësimit të sigurisë së kimikatit përcaktohen nga
Këshilli i Ministrave.
Neni 14
Detyrimi për të mbajtur informacionin
1. Çdo prodhues dhe importues grumbullon dhe mban në dispozicion të gjithë informacionin që i
kërkohet për zbatimin e detyrimeve, në kuadër të këtij ligji, për një periudhë të paktën 10-vjeçare, pasi ka
prodhuar, importuar dhe furnizuar substancën ose përzierjen.
2. Furnizuesi grumbullon dhe mban në dispozicion të gjithë informacionin e përdorur për qëllime të
klasifikimit e të etiketimit, në përputhje me legjislacionin që rregullon klasifikimin dhe etiketimin, për një
periudhë të paktën 10-vjeçare, pasi substanca ose përzierja është furnizuar për herë të fundit nga ai
furnizues.
3. Në rast se një furnizues pushon aktivitetin ose ia transferon një pjesë apo të gjitha operacionet e tij një
pale të tretë, pala përgjegjëse për likuidimin e ndërmarrjes së furnizuesit ose që merr përgjegjësinë për
vendosjen në treg të substancësose përzierjes në fjalë është e detyruar të plotësojë detyrimet e përcaktuara
në pikën 1, të këtij neni, në vend të furnizuesit.
4. Ministria mund t’i kërkojë prodhuesit, importuesit ose furnizuesve të tjerë të dorëzojnë informacionin
e përmendur në pikat 1 dhe 2 të këtij neni.

Neni 15
Kërkesat për Dokumentin e të Dhënave të Sigurisë së Kimikateve
1. Prodhuesi, importuesi dhe furnizues të tjerë të një kimikati i sigurojnë përdoruesit të kimikatit
dokumentin me të dhënat e sigurisë kimike kur:
a) substanca plotëson kriteret për t’u klasifikuar si e rrezikshme, në përputhje me legjislacionin specifik për
klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e kimikateve;
b) një substancë është e qëndrueshme, biologjikisht e akumulueshme dhe toksike ose shumë e
qëndrueshme dhe shumë biologjikisht e akumulueshme, në përputhje me kriteret e përcaktuara në
legjislacionin përkatës;
c) një substancë është e përfshirë në listën kandidate, të miratuar sipas këtij ligji.
2. Dokumenti me të Dhënat e Sigurisë së Kimikateve duhet të jetë në gjuhën shqipe.
3. Prodhuesi, importuesi dhe furnizuesi informojnë përdoruesin apo shpërndarësin për rreziqet që
mund të shkaktojë një substancë ose përzierje dhe të japin informacion për trajtimin, ruajtjen dhe
asgjësimin e sigurt të substancës apo përzierjes.
4. Prodhuesi, importuesi dhe furnizuesi i kimikatit të rrezikshëm duhet të paraqesin falas për çdo
shpërndarës apo përdorues të radhës dokumentin me të dhënat e sigurisë kimike, në letër apo në formë
elektronike, që prej datës kur kimikati është vendosur në treg për herë të parë.
5. Kërkesat specifike, përmbajtja dhe formati i dokumentit me të dhënat e sigurisë (SDS) përcaktohen
nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit.
Neni 16
Detyrimi për komunikimin e informacionit mbi kimikatet në artikuj
1. Furnizuesi i një artikulli që përmban një substancë që përfshihet në listën e substancave me rrezikshmëri
të lartë apo në listën kandidate në një përqendrim mbi 0,1 për qind të peshës për peshë do t’i sigurojë
marrësit të artikullit informacionin e mjaftueshëm që ai ka në dispozicion, për të lejuar përdorimin e sigurt
të artikullit, duke përfshirë, minimalisht, emrin e asaj substance.
2. Me kërkesë të klientit/konsumatorit, çdo furnizues i një artikulli që përmban një substancë të përfshirë
në listën SVCH ose listën kandidate në një përqendrim më të lartë se 0,1 për qind të peshës për peshë (p/p)
do t’i sigurojë konsumatorit informacionin e mjaftueshëm, që furnizuesi ka në dispozicion, për të lejuar
përdorimin e sigurt të artikullit, duke përfshirë, minimalisht, emrin kimik të asaj substance.
3. Informacioni përkatës sigurohet pa pagesë, brenda 45 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.
Neni 17
Detyrimi për dhënien e informacionit mbi kimikatet në zinxhirin e furnizimit
1. Çdo aktor në zinxhirin e furnizimit të një kimikati do të japë informacionin e mëposhtëm tek aktorët e
tjerë ose shpërndarësit e tjerë në zinxhirin e furnizimit:
a) informacionin e ri mbi vetitë e rrezikshme, pavarësisht nga qëllimi i përdorimit;
b) çdo informacion tjetër që mund të vërë në diskutim masat e duhura për menaxhimin e riskut, të
identifikuara në Dokumentin me të Dhënat e Sigurisë së Kimikateve, që i është dhënë atij, i cili
komunikohet vetëm për përdorimet e identifikuara.
2. Shpërndarësit e shpërndajnë atë informacion tek aktorët e tjerë ose shpërndarësit e tjerë në zinxhirin
furnizues.
Neni 18
E drejta e informimit të punëmarrësve
Punëdhënësit i sigurojnë punëmarrësve dhe përfaqësuesve të tyre aksesin në informacionin e dhënë, në
përputhje me nenet 15 e 17, të këtij ligji, për kimikatet, ndaj të cilave punëmarrësit mund të jenë të
ekspozuar gjatë procesit të punës.
KREU V
SUBSTANCAT ME RREZIKSHMËRISHUMË TË LARTË (SVHC)

Neni 19
Zëvendësimi i substancës SVHC
Prodhuesit, importuesit dhe përdoruesit profe-sionalë (doënstream users) të një substance me rrezikshmëri
shumë të lartë (SVHC) analizojnë disponueshmërinë e alternativave më pak të rrezikshme dhe
konsiderojnë mundësinë e zëvendësimit të substancave me rrezikshmëri shumë të lartë me substanca
më pak të rrezikshme.
Neni 20
Lista e substancave me rrezikshmëri shumë të lartë (në vijim lista SVHC)
1. Substancat, që i përkasin listës SVHC për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, ndalohen të vendosen në
treg dhe të përdoren lirshëm në Republikën e Shqipërisë.
2. Në listën SVHC përfshihen substancat që u korrespondojnë rreziqeve të specifikuara në legjislacionin
që rregullon klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e kimikateve, si:
a) kategoritë kancerogjene 1A dhe 1B;
b) kategoritë mutagjene 1A dhe 1B;
c) substancat toksike për riprodhimin te njerëzit, kategoritë 1A dhe 1B.
3. Në listën SVHC përfshihen substancat që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) substancat që janë të qëndrueshme, të akumulueshme biologjikisht dhe toksike/helmuese (PBT);
b) substancat që janë shumë të qëndrueshme ose shumë të akumulueshme biologjikisht (vPvB).
4. Në listën SVHC përfshihen gjithashtu:
a) substancat që mund të shkaktojnë çrregullime endokrine;
b) substancat që nuk i plotësojnë kriteret e shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 3, por për të cilat ka të dhëna
shkencore për efekte të mundshme serioze për njerëzit apo mjedisin, ekuivalente me substancat e listuara
në pikat 2 dhe 3, të këtij neni.
5. Lista e substancave me rrezikshmëri shumë të lartë (SVHC), kriteret për përfshirjen e substancave në
listën SVHC dhe lëshimi i një autorizimi të kushtëzuar, me qëllim vazhdimin e përdorimit të SVHC-së
miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit.
6. Autorizimi i kushtëzuar miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, pa përfshirjen
e QKL-së.
Neni 21
Lista kandidate
1. Substancat e rrezikshme, të cilat janë kandidate për t’u futur në listën SVHC, përfshihen në listën
kandidate.
2. Lista e substancave kandidate miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit.
KREU VI
KUFIZIMET MBI PRODHIMIN,VENDOSJEN NË TREG DHEPËRDORIMIN E DISA
KIMIKATEVE DHEARTIKUJVE TË RREZIKSHËM TËCAKTUAR
Neni 22
Dispozita të përgjithshme mbi kufizimet
1. Një substancë në formën e saj të pastër në një përzierje ose në një artikull, për të cilën ky ligj apo aktet
nënligjore në zbatim të tij parashikojnë një kufizim, nuk do të prodhohet, nuk do të vendoset në treg apo
nuk do të përdoret nëse nuk është në përputhje me atë kufizim.
2. Kufizimet për prodhimin, vendosjen në treg dhe përdorimin e disa kimikateve dhe artikujve të
rrezikshëm të caktuar miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e përbashkët të ministrit
përgjegjës për mjedisin dhe ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
3. Për shkaqe teknike, sociale dhe ekonomike, bazuar në njoftimet e personave fizikë dhe juridikë që
prodhojnë, importojnë, vendosin në treg një kimikat ose artikull, subjekt i kufizimeve, ministria përgjegjëse
për mjedisin dhe ministria përgjegjëse për shëndetësinë ngarkohen të rishikojnë kufizimet mbi prodhimin,
vendosjen në treg, përdorimin dhe eksportin e substancave të rrezikshme, grupet e substancave,
substancat e përziera, substancat në lloje të caktuara të artikujve apo substancave në pajisje të caktuara,
si edhe afatet kohore të parashikimit të hyrjes në fuqi të një kufizimi. Rishikimi i kufizimeve miratohet
nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e përbashkët të ministrit përgjegjës për mjedisin dhe ministrit
përgjegjës për shëndetësinë.
4. Një kimikat i rrezikshëm hiqet përkohësisht ose përfundimisht nga tregu, në rast se vërtetohet se
paraqet rrezik të papranueshëm për shëndetin e njeriut apo mjedisin, edhe në qoftë se kimikati
plotëson kushtet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet që dalin në zbatim të këtij ligji.
Neni 23
Parandalimi dhe reduktimi i ndotjes së mjedisit nga kimikatet
1. Në parandalimin dhe reduktimin e ndotjes nga asbesti, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe
mjedisit, përfshihen masa për reduktimin në burim të shkarkimeve të asbestit në ajër, të derdhjeve të
asbestit në mjediset ujore dhe të mbetjeve të ngurta të asbestit.
2. Rregullat e nevojshme për parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit nga asbesti miratohen
nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin.
3. Në reduktimin e ndotjes dhe eliminimin gradual deri në zhdukje të plotë të përdorimit të mërkurit
përfshihen masat për ndalimin e eksporteve, reduktimin e mërkurit në produkte, procese dhe në
industritë që e përdorin, çlirojnë ose shkarkojnë mërkur në atmosferë apo lëshojnë në mënyrë të
pakontrolluar mbetjet teknologjike që përmbajnë mërkur, detyrimin për ruajtjen dhe asgjësimin e sigurt të
mërkurit.
4. Rregullat e ndalimit të eksportit të mërkurit metalik, komponimeve dhe përzierjeve të caktuara të
mërkurit, ruajtjes së sigurt të mërkurit metalik dhe kriteret specifike të ruajtjes së mërkurit metalik të
konsideruar si mbetje miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për
mjedisin.
KREU VII
EKSPORTI DHE IMPORTI I SUBSTANCAVETË RREZIKSHME
Neni 24
Zbatimi i Konventës së Roterdamit
1. Objektivat, fusha e veprimit dhe procedurat e përgjithshme për njoftimin dhe pëlqimin paraprak të importit
e të eksportit për disa kimikate e pesticide të rrezikshme në tregtinë ndërkombëtare (procedura PIC) jepen në
ligjin që ka ratifikuar konventën.
2. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton vendimin për importin dhe eksportin e
kimikateve të rrezikshme. Ky vendim përcakton masat dhe procedurat administrative e ligjore që ndiqen
në zbatim të neneve 10 e 11 të konventës.
3. Kimikatet dhe pesticidet që i nënshtrohen procedurës PIC, në bazë të konventës, ndalohen të
eksportohen nga Republika e Shqipërisë, pa pasur pëlqimin eksplicit të dhënë nga vendi importues, palë
në konventë, ose pa pasur informacionin, që në kushte të tjera përcakton se importi drejt vendit importues
mund të ndodhë.
Neni 25
Njoftimi i eksportit të kimikateve dhe pesticideve me rrezikshmëri shumë të lartë që u
nënshtrohen masave rregullatore dhe që nuk janë në Konventë
1. Këshilli i Ministrave, në vendimin për importin dhe eksportin e kimikateve të rrezikshme, të
parashikuar në pikën 2, të nenit 24, të këtij ligji, përcakton gjithashtu:
a) listën e kimikateve, produkteve biocide dhe pesticideve që nuk janë pjesë e konventës, por që, për shkak
të vetive të tyre të rrezikshme dhe risqeve që paraqesin për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, i
nënshtrohen procedurës së njoftimit të eksportit;
b) rregullat për procedurën e njoftimit të eksportit të kimikateve, produkteve biocide dhe pesticideve, të
referuara në shkronjën “a” të kësaj pike.
2. Ndalohet eksporti nga Republika e Shqipërisë i kimikateve, produkteve biocide dhe pesticideve që i
nënshtrohen procedurës së njoftimit të eksportit dhe për të cilat nuk zotërohet konfirmimi i marrjes së
njoftimit nga vendi importues ose informacion tjetër shtesë i kërkuar nga pala importuese, që provon se
importi drejt atij vendi mund të kryhet.
3. Ndalohet importi në Republikën e Shqipërisë i kimikateve, produkteve biocide dhe pesticideve të
ndaluara ose të kufizuara në territorin e palës eksportuese, për të cilat Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar:
a) nuk ka marrë njoftimin e eksportit nga vendi eksportues;
b) nuk ka dhënë pëlqimin eksplicit të importit, kur pëlqimi eksplicit kërkohet në përputhje me
legjislacionin specifik për importin dhe eksportin e kimikateve të rrezikshme.
4. Eksportuesi i kimikateve është i detyruar të dërgojë në ministri informacionin me të dhënat që kërkohen
nga organi kompetent i shtetit, nëpër territorin e të cilit bëhen eksporti dhe transiti i
kimikateve që i nënshtrohen procedurës PIC, jo më vonë se 30 ditë para se të bëhet transiti.
5. Ministria informon organin kompetent të shtetit, nëpër territorin e të cilit bëhet transiti i kimikateve, jo
më vonë se 15 ditë para se të bëhet transiti.
KREU VIII
DISPOZITA NË MBËSHTETJE TË MENAXHIMIT TË KIMIKATEVE
Neni 26
Plani për menaxhimin e sigurt të kimikateve
1. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit,miratonPlaninKombëtarpërMenaxhimin e Sigurt të
Kimikateve.
2. Plani Kombëtar për Menaxhimin e Sigurt të Kimikateve rishikohet në çdo 5 vjet.
Neni 27
Rregjistri i kimikateve
1. Çdo kimikat që prodhohet ose importohet në territorin e Republikës së Shqipërisë regjistrohet në
regjistrin elektronik të kimikateve.
2. Për qëllime të këtij ligji dhe akteve në zbatim të tij, ministria krijon dhe mirëmban regjistrin elektronik
të kimikateve, në përputhje me standardet, rregullat, dhe procedurat e përcaktuara në ligjin nr. 10 325,
datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”.
3. Prodhuesit, importuesit dhe përdoruesit profesionalë regjistrojnë kimikatet në regjistrin elektronik të
kimikateve. Të dhënat mbi produktet e mbrojtjes së bimëve dhe të produkteve biocide sigurohen nga
autoritetet përgjegjëse që i regjistrojnë këto kimikate, në përputhje me legjislacionin për produktet e
mbrojtjes së bimëve dhe produkteve biocide.
4. Rregullat e detajuara për regjistrimin e kimikateve nga prodhuesit dhe importuesit, detyrimet për të
raportuar në regjistrin elektronik të kimikateve, si dhe mirëmbajtjen e regjistrit të kimikateve, miratohen
nga Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin.

Neni 28
Licencimi i veprimtarive që lidhen me kimikatet e rrezikshme
1. Prodhimi, vendosja në treg, depozitimi dhe ruajtja e kimikateve të rrezikshme kryhen nga persona
juridikë të pajisur me licencë.
2. Licenca për aktivitetet, sipas pikës 1, të këtij neni, u lëshohet/jepet personave juridikë nëse ata
plotësojnë kushtet themelore për ruajtjen e kimikateve të rrezikshme:
a) kanë sistem mirëmbajtjeje dhe depozitimi të kimikateve të veçanta të rrezikshme;
b) sigurojnë parandalimin e aksesit/hyrjes së personave të paautorizuar që mund t’i përdorin kimikatet për
qëllime jo të duhura;
c) ndërmarrin masa parandaluese për shmangien e rrezikut nga kimikatet e rrezikshme.
3. Me licencë pajisen edhe personat fizikë, që përdorin kimikate të rrezikshme për veprimtari të tilla, si:
veprimtari artistike, veprimtari studimore shkencore dhe veprimtari të tjera specifike.
4. Licenca për prodhimin, vendosjen në treg, depozitimin dhe ruajtjen e kimikateve të rrezikshme
lëshohet nga ministri përgjegjës për industrinë.
5. Dokumentacioni dhe procedurat për dhënien e licencave për prodhimin, vendosjen në treg, depozitimin
dhe ruajtjen e kimikateve të rrezikshme miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit
përgjegjës për industrinë.
6. Kimikate të rrezikshme, për të cilat lëshohet licenca, konsiderohen ato kimikate, të cilat, në klasifikimin
dhe etiketimin e bërë në përputhje me legjislacionin që rregullon klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e
kimikateve, u përkasin klasave të mëposhtme të rrezikut:
a) klasës së rrezikut “Toksicitet akut” në kategoritë e rrezikut 1, 2 dhe 3 dhe që etiketohen me
piktogramën e rrezikut “Kafkë” dhe “Kryqëzimin e kockave” (SGH06) dhe shprehjen “Rrezik”;
b) një nga klasat e rrezikut “Kancerogjene, mutagjene për qelizat gjenetike ose toksike për riprodhimin” në
kategoritë e rrezikut 1A ose 1B dhe që etiketohen me piktogramën e rrezikut “Rrezik për shëndetin”
(SGH08) dhe shprehjen “Rrezik”;
c) klasës së rrezikut “Korrozive/Gërryese për lëkurën” në kategorinë e rrezikut 1A dhe që
etiketohen me piktogramën e rrezikut “Korrozive /Gërryese” (SGH05) dhe shprehjen “Rrezik”;
ç) një nga klasat e rrezikut “Toksike për një organ të destinuar specifike-një ekspozim i vetëm ose toksike
për një organ të destinuar specifike-ekspozim i përsëritur” në kategorinë e rrezikut 1 dhe që etiketohet
me piktogramën e rrezikut “Rrezik për shëndetin” (SGH08) dhe shprehjen “Rrezik”.
Neni 29
Ruajtja, magazinimi dhe shitja e kimikateve të rrezikshme
1. Kushtet themelore për ruajtjen e kimikateve të rrezikshme janë:
a) zotërimi i një objekti të përgatitur për magazinimin e kimikateve;
b) sigurimi që në atë objekt të mos ketë akses për persona të paautorizuar;
c) pasja e kushteve për mbrojtjen fizike dhe mbrojtjen nga zjarri dhe, sipas nevojës, edhe kushteve të
tjera parandaluese të rrezikut.
2. Kimikatet e rrezikshme duhet të mbahen dhe të ruhen mirë, në përputhje me llojin e rrezikut që mund
të shkaktojnë. Në veçanti, duhet:
a) të mbrohen kundër ndikimeve të rrezikshme nga jashtë;
b)të jenë të mbrojtura dhe të paarritshme për palët e paautorizuara;
c) të mbahen ose të ruhen në mënyrë të tillë që të parandalohet ndonjë rrezik, të mos shkaktohet
konfuzion për ngjashmëri me mallrat e konsumit të përgjithshëm, veçanërisht me ushqime, ose për
përdorimin gabimisht të tyre.
3. Kur kimikatet janë duke u ruajtur në magazina, duhet të merren parasysh këshillat dhe udhëzimet e
dhëna në paketim dhe në Doku-mentin e të Dhënave të Sigurisë së Kimikateve.
4. Kimikatet e rrezikshme dhe paketimi i tyre duhet të mbrohen nga ndikimet e rrezikshme, veçanërisht
nga ato të natyrës mekanike.
5. Kimikatet e rrezikshme duhet të jenë qartësisht të identifikueshme dhe gjatë ruajtjes në magazinë
duhet të mbahen të ndara nga mallrat e tjera. Kimikatet duhet të mbahen vetëm në paketim origjinal, të
mbyllur dhe të pathyeshëm.
6. Kimikatet e rrezikshme të vendosura në treg për t’u përdorur nga publiku mund të shiten në njësi të
specializuara për kimikatet. Në rastet e shitjes me vetëshërbim, këto mallra nuk lejohen të
ekspozohen në vende ku mund të merren lirisht; ato duhet të mbahen veç nga mallrat e tjera, në mënyrë
që të shmanget kontakti me to dhe duhet të jepen vetëm nga shitësi.
7. Ministria, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për industrinë, ministrinë përgjegjëse për
shëndetësinë dhe ministrinë përgjegjëse për bujqësinë, miraton udhëzues praktik për kushtet e ruajtjes dhe
tregtimin me pakicë të kimikateve, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
8. Pikat 1 deri në 3 zbatohen edhe për objekte magazinimi, ku janë ruajtur kimikatet, në atë sasi që mund të
rrezikojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin, të cilat më pas janë vendosur në treg.
9. Kimikatet, të cilat mund të reagojnë me njëra-tjetrën duke shfaqur rrezik, duhet të ruhen në mënyrë të
ndarë.
10. Kimikatet e rrezikshme duhet të ruhen në enë që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a) paketimi i kimikatit nuk duhet të ketë ngjashmëri apo të shkaktojë ngatërresë, për shkak të
ngjashmërisë në paketim, me paketimin e produkteve ushqimore, kozmetike, produktet terapeutike ose
ushqimin për kafshët;
b) emri i substancës apo i përzierjes duhet të jepet në etiketë;
c) paketimi duhet të jetë në përputhje me kreun III të këtij ligji.
11. Kimikatet, që plotësojnë kushtet për t’u vlerësuar si mbetje, trajtohen sipas legjislacionit për
menaxhimin e integruar të mbetjeve.
12. Ndalohet shitja e kimikateve personave nën 18 vjeç si dhe vendosja në treg e përdorimi i kimikateve
nga personat nën 18 vjeç.
13. Ndalohet shitja e kimikateve personave, të cilëve u është hequr ose u është kufizuar zotësia juridike
për të vepruar.
14. Përdoruesit, që kryejnë veprimtari që lidhen me kimikate të rrezikshme, duhet:
a) t’i ruajnë këto kimikate nga vjedhjet, humbjet ose nga këmbimi me të tjera kimikate të rrezikshme;
b) të sigurojnë kërkesat minimale të sigurisë e të shëndetit në punë, në përputhje me kreun I, “Detyrimet e
punëdhënësit”, të ligjit nr. 10 237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, dhe aktet
nënligjore në zbatim të tij.

Neni 30
Nxjerrja jashtë përdorimit
Prodhuesi,importuesidheshpërndarësimbledhin, ruajnë dhe nxjerrin jashtë përdorimit, në mënyrë të sigurt,
mbetjet e kimikateve të rrezikshme dhe paketimet e tyre, në përputhje me legjislacionin mbi
menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Neni 31
Raporti vjetor për kimikatet
1. Ministria harton raportin vjetor për gjendjen e kimikateve.
2. Raporti për kimikatet, sipas pikës 1, të këtij neni, është pjesë e Raportit për Gjendjen e Mjedisit.
3. Raporti, sipas pikës 2, të këtij neni, përmban kryesisht: shënimet për llojet e kimikateve, shënimet
për lejet e lëshuara për kimikatet që prodhohen, importohen, eksportohen, shënimet për hulumtimet e
kryera për kimikatet, shënimet për laboratorët e akredituar dhe realizmin e planit të veprimit për
menaxhimin e kimikateve.
Neni 32
Sistemi informues për kimikatet
1. Shkëmbimi i informacioneve me institucionet ndërkombëtare për kimikatet bëhet duke u bazuar në
dispozitat e dokumenteve të ratifikuara nga organi kompetent i Republikës së Shqipërisë.
2. Mbledhja, përpunimi, ruajtja dhe shkëmbimi i informacioneve me institucionet vendore për kimikatet
është detyrë e ministrisë, duke u bazuar në dispozitat e këtij ligji lidhur me detyrimet për informim mbi
kimikatet.
3. Ministria informon publikun dhe autoritetet përkatëse nëpërmjet faqes zyrtare të ministrisë për rreziqet
që mund të rrjedhin nga përdorimi i substancave dhe përzierjeve të rrezikshme dhe rekomandon marrjen
e masave të nevojshme për zvogëlimin e rrezikut.

KREU IX
RAPORTIMI, AKSESI PËR INFORMACION DHE BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR
Neni 33
Organet për marrjen e informacionitposaçërisht për përgjigjenë raste emergjence shëndetësore
1. Shërbimi i Toksikologjisë Klinike të QSUT-së është organi përgjegjës për marrjen e informacionit
përkatës nga importuesit dhe përdoruesit / përdoruesit profesionalë që vendosin në treg përzierjet, me
qëllim hartimin/përgatitjen e masave parandaluese dhe kurative, veçanërisht në rastet e përgjigjeve të
emergjencave shëndetësore. Ky informacionështëpjesëpërbërëse edokumentacionit për aplikimin për
regjistrim dhe përfshin përbërjen kimike të përzierjeve që janë vendosur në treg dhe të klasifikuara si të
rrezikshme, në bazë të efekteve të tyre shëndetësore ose fizike. Informacioni për sigurinë kimike, që
kërkohet nga prodhuesit e importuesit e kimikateve dhe procedurat përkatëse përcaktohen me vendim të
Këshillit të Ministrave, sipas pikës 4, të nenit 27, të këtij ligji. Instituti i Shëndetit Publik ka akses në këto të
dhëna, për qëllime të vlerësimit të riskut dhe ndikimit në shëndet ose të rekomandimit të masave për
parandalimin e helmimeve.
2. Shërbimi i Toksikologjisë Klinike të QSUT-së përgatit protokollet e trajtimit emergjent në rast të
helmimeve nga kimikatet e rrezikshme. Instituti i Shëndetit Publik dhe Shërbimi i Toksikologjisë Klinike
të QSUT-së rekomandojnë masat e duhura për parandalimin e rreziqeve nga helmimi.
3. Shërbimi i Toksikologjisë Klinike të QSUT-së dhe Instituti i Shëndetit Publik ofrojnë të gjitha
garancitë/masat e duhura për ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të marrë. Një informacion i
tillë mund të përdoret vetëm:
a) për të plotësuar kërkesat mjekësore lidhur me formulimin e masave parandaluese e mjekësore,
veçanërisht në rast emergjence;
b) kur kërkohet nga ministria dhe ministria përgjegjëse për shëndetësinë për të ndërmarrë analiza
statistikore për identifikimin se kur mund të nevojiten masa për përmirësimin e menaxhimit të rrezikut.
Informacioni nuk përdoret për qëllime të tjera.
4. Instituti i Shëndetit Publik dhe Shërbimi i Toksikologjisë Klinike të QSUT-së kanë akses në të dhënat e
regjistrit të kimikateve, si dhe kanë të drejtë të kërkojnë të dhëna të tjera të nevojshme drejtpërdrejt nga
prodhuesi ose importuesi i kimikateve të rrezikshme, me qëllim sigurimin e ndonjë informacioni shtesë
për substancat dhe përzierjet e rrezikshme.
5. Informacioni që kërkohet nga prodhuesit dhe importuesit e kimikateve, të përmendur në pikën 1, të këtij
neni, si dhe rregullat e shkëmbimit të informacionit mes ministrisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe
Shërbimit të Toksikologjisë Klinike të QSUT-së miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e
ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
6. Pranë Shërbimit të Toksikologjisë Klinike të QSUT-së krijohet Qendra 24/24 për informim në rast
helmimesh.
7. Ministri përgjegjës për shëndetësinë përcakton rregullat për funksionimin e qendrës për informacion
në rast helmimesh, informacionet që shkëmbehen dhe rregullat e shkëmbimit të informacionit mes
Institutit të Shëndetit Publik dhe kësaj qendre.
Neni 34
Bashkëpunimi me shtetet e treta dhe organizatat ndërkombëtare
Informacioni i siguruar nga ministria, në kuadër të këtij ligji, mund t’i vihet në dispozicion një vendi të tretë
apo një organizate ndërkombëtare, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar me ta, me qëllim që të
plotësohen dy kushtet e mëposhtme:
a) qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi për zbatimin e legjislacionit në lidhje me kimikate të trajtuara
sipas këtij ligji;
b) pala e tretë ruan/mbron informacionin konfidencial siç është rënë dakord nga të dyja palët.
KREU X
INSPEKTIMI DHE MBIKËQYRJA
Neni 35
Inspektimi dhe mbikëqyrja
1. Inspektimi i zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, lidhur me
detyrimet që kanë prodhuesit dhe importuesit e kimikateve, kryhet nga inspektorati shtetëror që mbulon
mjedisin, i cili:
a) kontrollon nëse kimikatet dhe artikuj të caktuar përpara vendosjes në treg janë të klasifikuar,
etiketuar dhe paketuar në përputhje me këtë ligj dhe vendimet e dala në zbatim të tij;
b) kontrollon nëse prodhuesit dhe importuesit kanë plotësuar detyrimet për regjistrimin ekimikateve, në
përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të tij;
c) kontrollon nëse prodhuesit dhe importuesit kanë plotësuar detyrimet për njoftimin e kimikateve të
kufizuara ose të ndaluara për t’u prodhuar, hedhur në treg dhe përdorur, në përpudhje me dispozitat e
këtij ligji dhe vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të tij;
ç) kontrollon nëse prodhuesit dhe importuesit zbatojnë detyrimet e autorizimit të kushtëzuar për përdorim
të mëtejshëm të SVHC-ve, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe vendimit te Këshillit të Ministrave
në zbatim të tij;
d) kontrollon nëse janë plotësuar detyrimet sipas dispozitave ligjore mbi përmbajtjen e Dokumentit të të
Dhënave të Sigurisë së Kimikateve;
dh)kontrollonpërparasetëbëhetimporti/eksporti i kimikateve të rrezikshme nëse zbatohen procedurat e
informimit për pëlqim paraprak dhe informimi bëhet në kohën e duhur;
e) kontrollon mbajtjen e informacionit nga prodhuesit, importuesit dhe furnizuesit, të përshkruar sipas
këtij ligji, si dhe nëse informacioni ruhet sipas afatit të caktuar;
ë) kontrollon nëse informimi dhe raportimet për kimikatet e rrezikshme është i saktë dhe është bërë në
kohë, sipas dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
2. Inspektorati shtetëror nën ministrinë përgjegjëse për tregtinë, është autoriteti përgjegjës për
mbikëqyrjen e tregut të kimikateve të rrezikshme dhe artikujve të caktuar, që kanë në përbërje të tyre
të paktën një substancë të rrezikshme, që shiten nga shpërndarësit për konsum të përgjithshëm, lidhur
me kontrollin nëse: a) janë të etiketuara dhe të paketuara, sipas kërkesave të këtij ligji dhe vendimit të
Këshillit të Ministrave në zbatim të tij;
b) janë të pajisura me Dokumentacionin me të Dhënat e Sigurisë së Kimikateve, sipas kërkesave të këtij ligji
dhe vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të tij.
3. Inspektorati shtetëror nën ministrinë përgjegjëse për industrinë, është autoriteti përgjegjës për
verifikimin e pajisjes me licencë të personave fizikë/juridikë që ushtrojnë veprimtarinë e prodhimit,
vendosjes në treg, depozitimit e ruajtjes së kimikateve të rrezikshme dhe zbatimin e kushteve të saj.
4. Inspektorati shtetëror përgjegjës për mjedisin, inspektorati shtetëror përgjegjës për tregtinë dhe
inspektorati shtetëror përgjegjës për industrinë paraqesin raportin vjetor të inspektimeve pranë Zyrës së
Kimikateve brenda datës 1 mars të vitit pasardhës.
Neni 36
Autoriteti doganor
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
a) kontrollon importin dhe eksportin e kimikateve, për të cilat eksporti ose vendosja në treg janë të kufizuara, sipas
këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
b) monitoron importuesit dhe eksportuesit lidhur me zbatimin e dispozitave mbi njoftimin e eksportit
dhe konfirmimit të marrjes së njoftimit të eksportit ose marrjes së pëlqimit eksplicit të importit, sipas
këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe të ligjit nr. 10 277, datë 13.5.2010, “Për
aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Roterdamit”.
Neni 37
Sigurimi i qasjes së lirë për inspektorin
1. Personat fizikë dhe juridikë, që kryejnë veprimtari tregtare, janë të detyruar që inspektorit:
a) t’i mundësojnë inspektim dhe qasje të lirë për marrjen e të dhënave të duhura për inspektimin;
b) t’i krijojnë qasje, me qëllim kryerjen e detyrës së inspektimit, kontrollimit të hapësirës, objektit,
aparaturave, pajisjeve dhe dokumentacionit;
c) t’i lejojnë marrjen e mostrave për të vërtetuar se kimikati i plotëson kushtet, sipas dispozitave të këtij
ligji, për vendosje në treg.
2. Shpenzimet për ekzaminimet e vetive të substancave e të përzierjeve kompensohen nga prodhuesi,
importuesi ose furnizuesi tjetër i kimikateve, vetëm në rastet kur rezultatet e testimit nuk plotësojnë
kërkesat e parashikuara në këtë ligj.

Neni 38
Kontrolli i importit, eksportit dhe transitit të kimikateve
1. Përpara çlirimit për qarkullim të lirë (vendosjes në treg) të kimikatit të rrezikshëm, autoritetet
doganore verifikojnë dokumentacionin shoqërues të kimikateve të rrezikshme, në përputhje me këtë
ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
2. Dogana përkohësisht ndalon zbatimin e procedurave të mëtejshme doganore, të kërkuara me qëllim
çlirimin për qarkullim të lirë të kimikatit në treg, nëse gjatë kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në pikën
1, të këtij neni, vërtetohet se kimikatet e rrezikshme:
a) nukshoqërohenngadokumentacionipërkatës, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe aktet nënligjore
në zbatim të tij;
b) nuk janë etiketuar e paketuar sipas dispo-zitave të këtij ligji.
3. Nëse autoritetet doganore konstatojnë se lista e dokumentacionit të kërkuar për të shoqëruar kimikatet
e rrezikshme nuk është e plotë apo këto mallra nuk janë etiketuar e paketuar, sipas dispozitave të këtij
ligji, ato bllokojnë mallin dhe njoftojnë Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit.
4. Në procesin e kontrollit të kimikateve të rrezikshme, inspektori i mjedisit është i autorizuar të vendosë:
a) ndalimin e importimit të kimikateve të rrezik-shme, vendosja në treg e të cilave nuk është e lejuar në
Republikën e Shqipërisë, duke urdhëruar kthimin te dërguesi;
b) ndalimin e kalimit transit të kimikateve të rrezikshme, paketimi apo etiketimi i të cilave nuk është në
përputhje me dispozitat e aktet nënligjore të miratuara në bazë të këtij ligji, duke urdhëruar që kimikatet e
rrezikshme të kthehen te dërguesi;
c) zbatimin e masave të tjera për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit gjatë importit, eksportit e
transitit të kimikateve.
Neni 39
Detyrimi për të siguruar përputhshmërinë
Gjatë kryerjes së detyrave të referuara në nenin 35, të këtij ligji, inspektori i mjedisit, inspektori përgjegjës
për tregtinë dhe inspektori përgjegjës për industrinë, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë, kanë të drejtë që në
bazë të një vendimi:
a) të urdhërojnë që kimikatet e vendosura në treg të klasifikohen, të etiketohen dhe të paketohen sipas
dispozitave të këtij ligji dhe dispozitave të dala në zbatim të këtij ligji;
b) të ndalojnë vendosjen në treg të kimikateve të klasifikuara, të etiketuara dhe të paketuara në kundërshtim
me dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat e akteve të nxjerra në zbatim të tij dhe:
i) të urdhërojnë tërheqjen nga tregu të kimikateve ose artikujve të caktuar të klasifikuar, të etiketuar, të
paketuar në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji;
ii) të urdhërojnë prodhuesit, importuesit ose furnizuesit të njoftojnë konsumatorët ose përdoruesit
profesionalë për rrezikun që paraqesin këto kimikate ose artikuj të caktuar;
c) të ndalojnë reklamimin e kimikateve të rrezikshme e të artikujve të caktuar që nuk janë të rrezikshëm,
por përmbajnë të paktën një substancë të klasifikuar si të rrezikshme, që është kryer në kundërshtim me
dispozitat e këtij ligji dhe vendimet e dala në zbatim të tij;
ç) të urdhërojnë mbajtjen e informacionit të përcaktuar për vlerësimin e sigurisë së kimikateve dhe ruajtjen
e tij, sipas afatit të caktuar në bazë të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
d) të urdhërojnë përmbushjen e detyrimeve ligjore nga furnizuesit e kimikateve dhe artikujve për vënien
në dispozicion të dokumentacionit me të dhënat e sigurisë për kimikatet në të gjithë zinxhirin e
furnizimit;
dh) të ndalojnë vendosjen në treg të kimikateve të rrezikshme, të cilësuara si substanca të kufizuara dhe
të përzierjeve, të cilat përmbajnë substanca të ndaluara;
e) të urdhërojnë magazinimin e kimikateve të rrezikshme në mënyrë të sigurt dhe ruajtjen e trajtimin e
mbetjeve e të paketimeve boshe të kimikateve, sipas legjislacionit specifik për mbetjet e rrezikshme;
ë) të ndalojnë magazinimin e kimikateve të rrezikshme e të mbetjeve të tyre, si dhe të paketimeve
boshe, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji;
f) të ndalojnë shitjen e kimikateve të vendosura në treg si mall i konsumit për përdorim të gjerë, në
kundërshtim me dispozitat e këtij ligji;
g) të ndalojnë punën e prodhuesit, importuesit dhe përdoruesit që ushtron aktivitet pa licencë, sipas
kërkesave të këtij ligji;
gj) të urdhërojnë që të raportohet, sipas afatit të përcaktuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të
tij, për kimikatet që gjenden (janë të regjistruara) në regjistrin e kimikateve;
h) të ndalojnë prodhimin, vendosjen në treg dhe përdorimin e substancave me rrezikshmëri shumë të lartë,
në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij;
i) të ndalojnë prodhimin, vendosjen në treg dhe përdorimin e substancave, në kundërshtim me dispozitat e
këtij ligji për ndalimet e kufizimet;
j) të urdhërojnë tërheqjen e kimikateve nga tregu, për të cilat nuk janë zbatuar ndalimet dhe kufizimet,
sipas këtij ligji;
k) të urdhërojnë që para eksportit të kimikateve të jepet informacioni i caktuar në kohë, sipas dispozitave
të këtij ligji për procedurën e informimit paraprak;
l) të urdhërojnë që të bëhet kërkesa për zbatimin e procedurës PIC;
ll) të ndalojnë vendosjen në treg të kimikateve shumë të rrezikshme nga personat që nuk posedojnë
autorizimin e kushtëzuar;
m) të urdhërojnë që për kimikatet shumë të rrezikshme të sigurohet magazinimi i sigurt e të krijohen
kushte dhe të zbatohen masat parandaluese, të caktuara me këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të
tij;
n) të ndalojnë prodhimin, vendosjen në treg, përdorimin e kimikateve të rrezikshme dhe, sipas nevojës, të
urdhërojnë shkatërrimin e tyre, nëse konstatohen se edhe në rastin e përdorimit në mënyrën e duhur,
kimikatet mund të shkaktojnë pasoja të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin;
nj) të urdhërojnë ose, kur është e nevojshme, të organizojnëmeprodhuesit,importuesit,
shpërndarësit dhe autoritetet kompetente tërheqjen mbrapsht të substancave, përzierjeve dhe artikujve, nëse
ato menaxhohen në kundërshtim me ndalimet e kufizimet, duke përfshirë zbatimin e masës së tërheqjes
mbrapsht të substancës, përzierjeve dhe artikujve, si dhe shkatërrimin e tyre në mënyrë të përshtatshme
dhe me shpenzimet e importuesit, prodhuesit, p.sh. shpërndarësit të sigurojnë që substancat, përzierjet dhe
artikujt, të cilët nuk janë menaxhuar në përputhje me ndalimet dhe kufizimet, të kthehen në vendin e
origjinës ose të menaxhohen në përputhje me legjislacionin për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme;
o) të urdhërojnë masa tjera, për të cilat janë të autorizuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore në
zbatim të tij.
KREU XI
KUNDËRVAJTJET

Neni 40
Kundërvajtjet dhe sanksionet
Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe
dënohen me gjobë si më poshtë:
1. Prodhimi, vendosja në treg apo përdorimi i kimikateve dhe artikujve të rrezikshëm, të caktuar në
kundërshtim me kufizimet, sipas nenit 22, të këtij ligji, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij,
dënohet me gjobë në vlerën:
a) 300 000 deri në 500 000 lekë për përdoruesin;
b) 500 000 deri në 1 000 000 lekë për furnizuesin;
c) 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë për prodhuesin apo importuesin.
2. Prodhimi, vendosja në treg apo përdorimi i një kimikati të rrezikshëm nga persona nën moshën
18 vjeç, në kundërshtim me pikën 12, të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 deri
në 100 000 lekë.
3. Prodhimi, vendosja në treg e kimikateve të rrezikshme të paklasifikuara, të papaketuara dhe të
paetiketuara, në kundërshtim me nenin 8, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 000 000 deri në 2 000
000 lekë.
4. Prodhimi, vendosja në treg e kimikateve të rrezikshme, në kundërshtim me rregullat për
klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e kimikateve, të përcaktuara sipas pikës 6, të nenit 8, të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën:
a) 500 000 deri në 1 000 000 lekë, kur kimikatet nuk janë të klasifikuara në mënyrën e duhur, në
përputhje me rregullat e detajuara në legjislacionin specifik;
b) 100 000 deri në 300 000 lekë, kur kimikatet nuk janë të paketuara në mënyrën e duhur (p.sh.
paketimi i të cilave nuk siguron mbylljen e shtrëngueshme, si dhe nuk përmban shenjat e prekshme
për të mbrojtur fëmijët dhe të verbrit), në përputhje me rregullat e detajuara në legjislacionin
specifik;
c) 100 000 deri në 300 000 lekë, kur kimikatet nuk janë të etiketuara në mënyrën e duhur, në
përputhje me rregullat e detajuara në legjislacionin specifik;
ç) 500 000 deri në 1 000 000 lekë, kur etiketa e kimikatit nuk është në gjuhën shqipe.
5. Reklamimi i kimikateve që i takojnë një apo më shumë kategorive të specifikuara si të
rrezikshme, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 11, të këtij ligji,
dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë.
6. Tregtimi i kimikateve pa etiketë, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në pikën 2, të nenit
11, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 300 000 deri në 800 000 lekë.
7. Reklamimi i kimikateve duke fshehur rreziqet që ato mund të paraqesin për shëndetin e njeriut
dhe mjedisin, në kundërshtim me përcaktimin e pikave 3 dhe 6, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me
gjobë nga 300 000 deri në 800 000 lekë.
8. Reklamimi i kimikateve që sjell përshtypje të gabuar, lidhur me rreziqet që ato paraqesin për
shëndetin e njeriut dhe mjedisin ose për pranueshmërinë e tyre mjedisore dhe, për pasojë, nxitja e
përdorimit, trajtimit ose asgjësimit të tyre në mënyrë të papërshtatshme, në kundërshtim me pikat 3
dhe 4, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë.
9. Reklamimi i kimikateve të rrezikshme në kundërshtim me përcaktimin e pikës 4, të nenit 11, të
këtij ligji, dënohet me gjobë nga 300 000 deri në 800 000 lekë.
10. Kryerja nga prodhuesi dhe importuesi i vlerësimit të sigurisë së kimikateve nëpërmjet kryerjes
së testimeve shtesë, pa u bazuar mbi të dhënat shkencore e teknike në dispozicion, në kundërshtim
me përcaktimin e pikës 1, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 000 000 deri në 2 000
000 lekë.
11. Zhvillimi i testimeve të kimikateve të rrezikshme nga prodhuesit, të cilat janë të ndaluara të
kryhen në qenie shtazore, në kundërshtim me përcaktimet në pikat 5 e 6, të nenit 12, të këtij ligji,
dënohet me gjobë nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.
12. Zhvillimi i testimeve të kimikateve të rrezikshme, të cilat janë të ndaluara të kryhen në njerëz,
bletët, majmunët dhe primatët e tjerë jonjerëzorë, në kundërshtim me përcaktimet në pikat 7 e 8,
të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 700 000 deri në 1 500 000 lekë.
13. Kryerja e çdo testimi të ri eko-toksikologjik dhe toksikologjik në mospërputhje me parimet e
GLP-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare, në kundërshtim me përcaktimet në pikat 3 e 4, të nenit
12, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.
14. Moszbatimi i kushteve për GLP-së nga laboratorët që kryejnë testimin, në kundërshtim me pikën
4, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.
15. Vlerësimi i sigurisë së kimikateve nga prodhuesi e importuesi, në kundërshtim me rregullat e
detajuara dhe metodat për kryerjen e vlerësimit të sigurisë së kimikatit, sipas përcaktimit në nenin 13,
të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë.
16. Mospërmbushja e kërkesave nga prodhuesi e importuesi për grumbullimin dhe mbajtjen në
dispozicion të të gjithë informacionit për një periudhë të paktën 10-vjeçare, sipas përcaktimit të
pikës 1, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 deri në 500 000 lekë.
17. Mospërmbushja e kërkesave nga furnizuesi për grumbullimin dhe mbajtjen në dispozicion të të
gjithë informacionit për një periudhë të paktën 10-vjeçare, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 14, të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 deri në 500 000 lekë.
18. Mospërmbushja e kërkesave nga pala përgjegjëse për vendosjen në treg të substancës ose
përzierjes, sipas përcaktimit të pikës 3, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 300
000 deri në 500 000 lekë.
19. Mospërmbushja e kërkesave nga prodhuesi, importuesi dhe furnizuesi për dhënien e
informacionit të kërkuar nga ministria, sipas përcaktimit të pikës 4, të nenit 14, të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 deri në 500 000 lekë.
20. Mossigurimi i Dokumentit me të Dhënat e Sigurisë për Kimikatet për përdoruesit nga
prodhuesi, importuesi dhe furnizuesi, sipas përcaktimit të pikave 1 e 5, të nenit 15, të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën:
a) 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë për furnizuesit;
b) 2 000 000 deri në 3 000 000 lekë për prodhuesit dhe importuesit.
21. Mosparaqitja e dokumentit me të dhënat e sigurisë për kimikatet në gjuhën shqipe, sipas
përcaktimit të pikës 2, të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 100 000 deri në 300
000 lekë.
22. Mosdhënia e informacionit nga prodhuesit, importuesit dhe furnizuesit për përdoruesin apo
shpërndarësin lidhur me rreziqet që mund të shkaktojë një substancë ose përzierje, si dhe
informacionit për trajtimin, ruajtjen dhe asgjësimin e sigurt të kimikatit në kundërshtim me pikën 3,
të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 2 000 000 deri në 3 000 000 lekë.
23. Mosdhënia falas e dokumentit me të dhënat e sigurisë kimike nga prodhuesit, importuesit dhe
furnizuesit për përdoruesin apo shpërndarësin, në kundërshtim me pikën 4, të nenit 15, të këtij ligji,
dënohet me gjobë nga 2 000 000 deri në 3 000 000 lekë.
24. Mossigurimi nga furnizuesit i një artikulli të informacionit të mjaftueshëm për përdoruesit dhe
konsumatorët, që lejon përdorimin e sigurt të artikullit, sipas përcaktimit të pikave 1 e 2, të nenit
16, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 100 000 deri në 300 000 lekë.
25. Mosdhënia e informacionit për kimikatet e rrezikshme nga çdo aktor në zinxhirin e furnizimit të
një kimikati, sipas përmbajtjes së specifikuar në nenin 17, të këtij ligji, gjatë furnizimit të palëve të
treta, dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 300 000 lekë.
26.Mossigurimingapunëdhënësittëinformacionit mbi kimikatet e rrezikshme për punëtorët e
ekspozuar gjatë procesit të punës, sipas përcaktimit të nenit 18, të këtij ligji, dënohet me gjobë në
vlerën 100 000 deri në 300 000 lekë.
27. Prodhimi, vendosja në treg apo përdorimi i një substance që gjendet në listën SVHC, në
kundërshtim me pikën 1, të nenit 18, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 10 000 000 lekë.
28. Mospajisja me autorizim të kushtëzuar për prodhimin, vendosjen në treg apo përdorimin e në
vazhdim të një substance që gjendet në Listën e Substancave me Rrezikshmëri të Lartë SVHC,
sipas përcaktimeve në pikën 6, të nenit 18, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 10 000 000 lekë.
29. Kryerja e importit dhe eksportit të kimikateve, produkteve biocide dhe pesticideve në
kundërshtim me rregullat për procedurën e njoftimit të eksportit, sipas përcaktimeve të pikave 1, 2
dhe 3, të nenit 25, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë.
30. Mosdërgimi në afat në ministri nga eksportuesit dhe importuesit e kimikateve ose përzierjeve
i të dhënave për sasitë e eksportuara e të importuara të kimikateve dhe përzierjeve të caktuara për
shtetet, nga të cilat janë importuar ose eksportuar, si dhe i shënimeve për eksportuesin dhe
importuesin e kimikateve, në kundërshtim me nenin 25, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 100 000
deri në 300 000 lekë.
31. Mosraportimi në afat në ministri nga eksportuesi i kimikateve dhe përzierjeve, për nevojat e
organit kompetent të shtetit, nëpër territorin e të cilit zhvillohet eksporti dhe transiti i
substancavedhepërzierjevekimike,nëkundërshtim me përcaktimet e pikës 4, të nenit 25, të këtij ligji,
dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 300 000 lekë.
32. Importimi dhe eksportimi i substancave dhe përzierjeve, përdorimi i të cilave është i ndaluar, me
qëllim për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe mjedisin, në kundërshtim me pikën 1, të nenit 25, të
këtij ligji, dënohet me gjobë nga 2 000 000 deri në 3 000 000 lekë.
33. Mosregjistrimi i kimikateve nga prodhuesit dhe importuesit, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 4,
të nenit 27, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 300 000 deri në 600 000 lekë.
34. Mosraportimi në ministri nga prodhuesi, importuesi, eksportuesi brenda datës 31 mars të vitit
vijues për sasinë e prodhuar, të importuar, të eksportuar të kimikateve për vitin e kaluar, në
kundërshtim me pikat 1 dhe 4, të nenit 27, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 300
000 lekë.
35. Prodhimi, vendosja në treg, përdorimi, depozitimi, ruajtja e kimikateve të rrezikshme nga
persona të papajisur me licencë, në kundërshtim me nenin 28, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga
300 000 deri në 500 000 lekë.
36. Shkelja e kushteve të licencës së kimikateve nga ana e poseduesit të saj, në kundërshtim me
nenin 28, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 300 000 lekë.
37. Shkarkimet e asbestit në ajër ose derdhjet e tij në mjedis, në kundërshtim me vlerat kufi të
parashikuara në legjislacionin specifik, në përputhje me këtë ligj, dënohet me gjobë nga 1 000 000
deri në 2 000 000 lekë.
38. Kryerja e eksportit të mërkurit metalik, komponimeve dhe përzierjeve të caktuara të
merkurit, në kundërshtim me rregullat e ndalimit, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit 23, të këtij
ligji, dënohet me gjobë nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.
39. Ruajtja e mërkurit metalik në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në pikën 2, të nenit 23, të
këtij ligji, dënohet me gjobë nga 300 000 deri në 500 000 lekë.
40. Ruajtja e mërkurit metalik të konsideruar si në kundërshtim me kriteret specifike të ruajtjes,
sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit 23, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 000 000 deri në 1
500 000 lekë.
41. Mospërmbushja e kushteve themelore për ruajtjen e kimikateve të rrezikshme në një objekt të
përgatitur për magazinimin e kimikateve, në kundërshtim me nenin 29, të këtij ligji, dënohet me
gjobë nga 100 000 deri në 300 000 lekë.
42. Mosmbajtja dhe mosruajtja mirë e substancave dhe e përzierjeve të rrezikshme, në përputhje
me llojin e rrezikut që mund të shkaktohet nga ndikimet e jashtme nga palët e paautorizuara apo që
mund të shkaktojë konfuzion për ngjashmëri me mallrat e konsumit të përgjithshëm, veçanërisht
me ushqime, në kundërshtim me nenin 29, të këtij ligji, dënohen me gjobë nga 300 000 deri në 500
000 lekë.
43. Mosidentifikimi në mënyrë të qartë i substancave dhe i përzierjeve të rrezikshme gjatë ruajtjes
në magazinë, si dhe mosmbajtja e tyre të ndara nga mallrat e tjera, në kundërshtim me nenin 29, të
këtij ligji, dënohen me gjobë nga 100 000 deri në 300 000 lekë.
44. Ruajtja e substancave dhe e përzierjeve të rrezikshme, të cilat janë të furnizuara, në enë ose
paketime që shkaktojnë konfuzion te konsumatori për shkak të ngjashmërisë me paketimet e
produkteve ushqimore, kozmetike, produkteve terapeutike ose ushqimin e kafshëve, në
kundërshtim me nenin 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 300 000 lekë.
Zbatimi i kundërvajtjeve administrative nuk e shkarkon subjektin, drejt të cilit ajo është lëshuar, nga
detyrimet e tjera të parashikuara në këtë ligj dhe nga përgjegjësia civile për dëmet e shkaktuara, në
përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 41
Ankimi dhe ekzekutimi i masave administrative

1. Ekzekutimi i masave administrative bëhet në përputhje me legjislacionin për kundërvajtjet


administrative.
2. Procedura e konstatimit, vendosjes dhe ankimit të masave administrative bëhet në përputhje
me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.
3. Të ardhurat nga vjelja e gjobave dhe të ardhura të tjera, të mbledhura në përputhje me
dispozitat e këtij ligji, derdhen në masën 100 për qind në Buxhetin e Shtetit.
KREU XII
DETYRIMET FINANCIARE
Neni 42
Tarifat
1. Në zbatim të këtij ligji, prodhuesi, importuesi, eksportuesi e përdoruesi profesional paguan tarifën
përkatëse për:
a) futjen e një kimikati në regjistrin e kimikateve;
b) kërkesën për autorizim importi;
c) njoftimin e importit;
ç) kërkesën për autorizim eksporti;
d) kërkesën për autorizim të kushtëzuar për përdorim të listës SVHC;
dh) njoftimin e përdorimit të emrit kimik alternativ të substancës së rrezikshme;
e) njoftimin e eksportit;
ë) njoftimin për shtyrjen e afateve kohore të hyrjes në fuqi për çdo kufizim të kimikateve të
rrezikshme.
2. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përcaktohen tarifa të reduktuara.
3. Tarifat e përcaktuara sipas pikave 1 dhe 2, të këtij neni, paguhen në ministri.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe ministrit përgjegjës për financat miraton
vlerat përkatëse të tarifave të përmendura në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, dhe procedurat për
zbatimin e tyre.

KREU XIII
DISPOZITA KALIMTARE DHEPËRFUNDIMTARE
Neni 43
Aktet nënligjore
Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, në zbatim të neneve 6, pika 2; 8, pika 6; 9, pika 3; 12, pika 4; 13,
pika 3; 15, pika 5; 20, pikat 5 dhe 6; 21, pika 2; 22, pikat 2 dhe 3; 23, pikat 2 dhe 4; 24, pika 2; 26,
pika 1; 27, pika 4; 28, pika 5; 33, pikat 1 dhe 5, dhe 42, pika 4, të nxjerrë, brenda dy vjetëve nga
hyrja në fuqi e këtij ligji, aktet nënligjore në zbatim të tij.
Neni 44
Shfuqizime
Me fillimin e efekteve juridike të këtij ligji, aktet e mëposhtme shfuqizohen:
a) ligji nr. 9108, datë 17.7.2003, “Për substancat dhe preparatet kimikate”, i ndryshuar;
b) vendimi nr. 824, datë 11.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin, ambalazhimin,
etiketimin dhe ruajtjen e substancave dhe të preparateve të rrezikshme”.
Neni 45
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 2 vjet pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Përjashtimisht, detyrimet për klasifikimin, etiketimin, paketimin e kimikateve dhe dokumen-
tacionin me të dhënat e sigurisë, të përcaktuara në kreun III, të këtij ligji, hyjnë në fuqi:
a) për substancat që vendosen në treg ose eksportohen nga Republika e Shqipërisë, më 1 korrik
2018;
b) për përzierjet që vendosen në treg ose eksportohen nga Republika e Shqipërisë, më 1 korrik
2020.
Miratuar në datën 17.3.2016
Shpallur me dekretin nr. 9479, datë 24.3.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
VENDIM
Nr. 99, datë 18.2.2005

PËR MIRATIMIN E KATALOGUT SHQIPTAR TË KLASIFIKIMIT TË MBETJEVE

I azhurnuar me:
- VKM Nr.579, datë03.09.2014,

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 3 të ligjit nr.9010, datë
13.2.2003 "Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta", me propozimin e Ministrit të
Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e Katalogut Shqiptar të Klasifikimit të Mbetjeve, në përputhje me Katalogun


Europian të Mbetjeve, sipas aneksit A që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe është pjesë
përbërëse e tij, e që përmbledh shtojcat I, II, III dhe IV, në të cilat jepen përkatësisht:
a) Shtojca I: Klasifikimi i mbetjeve;
b) Shtojca II: Vetitë dhe karakteristikat e mbetjeve të rrezikshme;
c) Shtojca III: Kategoritë e mbetjeve të gjeneruara, të listuara sipas natyrës së tyre (III.A)
dhe veprimtarisë që i gjeneron ato (III.B);
ç) Shtojca IV: Përbërësit e mbetjeve të shtojcës III.B që i bëjnë ato të rrezikshme, kur
paraqesin vetitë e përshkruara në shtojcën II.
2. Në kuptim të këtij vendimi vlerësohen si të rrezikshme:
a) mbetjet e shtojcës I, të shënuara me "*", të cilat paraqesin njërën apo më shumë nga vetitë e
listuara në shtojcën II ose kanë një apo më shumë substanca të listuara në shtojcën IV;
b) mbetjet e rrezikshme, të përcaktuara si të tilla nga konventa e Baselit "Për kontrollin e
lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre".
3. Katalogu Shqiptar i Klasifikimit të Mbetjeve të rishikohet dhe të plotësohet sipas
ndryshimeve përkatëse të Katalogut Europian të Mbetjeve.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano

SHTOJCA I
Hyrje
1. Tipet e ndryshme të mbetjeve në katalog janë të përcaktuara me një kod 6-shifror, ndërsa
sektorët ekonomikë dhe nënndarjet përkatëse që i gjenerojnë këto mbetje, jepen përkatësisht
me kode 2-shifrorë dhe 4-shifrorë.
2. Numrat 6-shifrorë të kodeve të mbetjeve, në rastet kur nuk ka pasur ndryshime në
klasifikimin e mbetjeve sipas Katalogut përkatës Europian kanë mbetur po ato. Në rastet kur
në amendimet e herëpashershme klasifikimi ka ndryshuar, kodet e vjetra janë fshirë si të
papërdorshme, për të shmangur konfuzionet që mund të vijnë nga ndryshimet në renditje.
3. Tipet e mbetjeve në katalog emërtohen si më poshtë:
01. mbetje që dalin nga kërkimet dhe shfrytëzimi i minierave dhe karrierave, si edhe nga
trajtimet fiziko-kimike të mineraleve;
02. mbetje që dalin nga bujqësia (agrikultura), kopshtaria (hortikikultura) ujërat, pylltaria
(silvikultura), gjuetia dhe peshkimi, si edhe përgatitja dhe përpunimet e ushqimeve;
03. mbetje që dalin nga përpunimi i drurit dhe prodhimi i paneleve dhe mobilieve, brumit të
letrës, letrës dhe kartonit;
04. mbetje që dalin nga industria e lëkurëve, peliçeritë dhe tekstili;
05. mbetje të dala nga rafinimi i naftës nga pastrimi i gazit natyror dhe nga trajtime
pirolotike të karbonit;
06. mbetje të kimisë minerale;
07. mbetje nga proceset e kimisë organike;
08 mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi i lëndëve të veshjes (bojëra,
llaqe dhe emalime të tejdukshme), ngjitëse, stukove dhe bojëra stampimi;
09. mbetje të industrisë fotografike;
10. mbetje nga proceset termike;
11. mbetje nga trajtimi kimik i sipërfaqeve dhe veshjeve të metaleve dhe materialeve të
tjerë; hidrometalurgjia e metaleve joferrore;
12. mbetje nga trajtimi fiziko-mekanik dhe dhënia e formës së metaleve dhe plastikave;
13. mbetje vajrash dhe mbetje të karburanteve të lëngshëm (përveç vajrave ushqimore dhe
ato në kapitullin 05 12 19;
14. tretës të mbetjeve organike ftohës dhe pompues (përveç 07 dhe 08) ;
15. paketime mbeturinash; absorbente, rroba fshirëse, materiale të filtrave dhe rroba
mbrojtëse të paspecifikuara ndryshe;
16. mbetje të paspecifikuara në listë;
17. mbetje nga ndërtimet dhe prishjet (përfshi dhera të gërmuara nga zona të kontaminuara);
18. mbetje nga kujdesi shëndetësor njerëzor ose shtazor dhe kërkime që lidhen me to (me
përjashtim të mbetjeve të kuzhinave dhe restoranteve që nuk lidhen drejtpërdrejt me kujdesin
shëndetësor);
19. mbetje nga impiantet e trajtimit të mbetjeve, të ujërave të ndotur (jo në vend) dhe
përgatitja e ujit për përdorim njerëzor dhe industrial;
20. mbetjet urbane (mbetjet shtëpiake dhe tregtare, mbetje industriale e institucionale të
ngjashme) përfshirë fraksionet e mbledhura veçmas.
01 MBETJE QË DALIN NGA KËRKIMET E SHFRYTËZIMI I MINIERAVE
DHE KARRIERAVE, SI EDHE NGA TRAJTIMET FIZIKO - KIMIKE TË
MINERALEVE
01 01 Mbetje që dalin nga nxjerrja e mineraleve
01 01 01 Mbetje që dalin nga nxjerrja e mineraleve metalore
01 01 02 Mbetje që dalin nga nxjerrja e mineraleve jometalore
01 03 Mbetje që dalin nga përpunimi fiziko-kimik i mineraleve metalore
01 03 04 * Sterile acide që vijnë nga përpunimi i xeherorëve me përmbajtje të squfurit
01 03 05 * Sterile të tjera që përmbajnë substanca të rrezikshme
01 03 06 Sterile të tjera nga ato të përmendura në 01 03 04 dhe 01 03 05
01 03 07 * Mbetje të tjera që përmbajnë substanca të rrezikshme që dalin nga përpunimet
fiziko-kimike të mineraleve metalore
01 03 08 Mbetje pluhurash, përveç atyre të përmendura në rubrikën 01 03 07
01 03 09 Mbetje (në formë balte të kuqe) e dalë nga prodhimi i aluminit, të tjera nga ato
të përmendura në 01 03 07
01 03 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
01 04 Mbetje që dalin nga përpunimet fiziko-kimike të mineraleve jometalore
01 04 07 * Mbetje që përmbajnë substanca të rrezikshme që vijnë nga përpunimet fizik-
kimike të mineraleve jometalore
01 04 08 Mbetje zhavorri dhe mbetje gurësh të tjera nga ato të përmendura në 01 03 07
01 04 09 Mbetje rërash dhe argjilash
01 04 10 Mbetje pluhurash, të tjera nga ato të përmendura në 01 04 07
01 04 11 Mbetje nga përpunimi i kripërave të potasit, të tjera nga ato të përmendura në
01 04 07
01 04 12 Sterile dhe mbetje të tjera që vijnë nga larja dhe pastrimi i mineraleve, të tjera
nga ato të përmendura në 01 04 07 dhe 01 04 11
01 04 13 Mbetje që vijnë nga prerja dhe sharrimi i gurëve, të tjera nga ato të përmendura
në 01 04 07
01 04 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
01 05 Balta nga shpimet dhe mbetje të tjera nga shpimet
01 05 04 Balta dhe mbetje të tjera nga shpimet për ujë të ëmbël
01 05 05 * Baltë dhe mbetje të tjera nga shpimet për naftë hidrokarbure
01 05 06 * Baltë dhe mbetje të tjera nga shpimet që përmbajnë substanca të rrezikshme
01 05 07 Baltë dhe mbetje të tjera nga shpimet të cilat përmbajnë kripëra të bariumit, të
tjera nga ato të përmendura në 01 05 05 dhe 01 05 06
01 05 08 Baltë dhe mbetje të tjera nga shpimet të cilat përmbajnë klorure, të tjera nga
ato të përmendura në 01 05 06
01 05 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
02 MBETJE QË DALIN NGA BUJQËSIA (AGRIKULTURA), KOPSHTARIA
(HORTIKULTURA), UJËRAT, PYLLTARIA (SILVIKULTURA),GJUETIA
DHE PESHKIMI, SI EDHE PËRGATITJA DHE PËRPUNIMET E
USHQIMEVE
02 01 Mbetjet që vijnë nga bujqësia, nga kopshtaria, nga gjuetia dhe peshkimi
02 01 01 Llumra që vijnë nga larja dhe pastrimi
02 01 02 Mbetje nga indet e kafshëve
02 01 03 Mbetje të indeve bimore
02 01 04 Mbetje të lëndëve plastike (me përjashtim të ambalazheve)
02 01 06 Fekale, urinë dhe pleh (duke futur këtu dhe pleh kashtë të prishur), rrjedhje,
mbeturina të ndara dhe të trajtuara jashtë qendrës së trajtimit
02 01 07 Mbetje që vijnë nga pylltaria (silvikultura)
02 01 08 * Mbetje bujqësore që përmbajnë substanca të rrezikshme
02 01 09 Mbetje bujqësore, përveç atyre të paraqitura në rubrikën 02 01 08
02 01 10 Mbetje metalike
02 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
02 02 Mbetje që vijnë nga përgatitja dhe përpunimi i mishit, peshkut dhe ushqimeve
të tjera me origjinë shtazore
02 02 01 Llumra që vijnë nga larja dhe pastrimi
02 02 02 Mbetje që vijnë nga indet shtazore
02 02 03 Materiale të papërshtatshme për konsum apo për përpunim
02 02 04 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve
02 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
02 03 Mbetje që vijnë nga përgatitja dhe përpunimi i frutave, perimeve, drithërave,
vajrave ushqimore, i kakaos, kafesë, çajit, duhanit, të prodhimit të konservave,
të prodhimit të majasë dhe të ekstrakteve të majasë, të përgatitjes dhe të
fermentimit të melasës
02 03 01 Llumra që vijnë nga larja, nga pastrimi, nga qërimi, nga centrifugimi dhe nga
ndarja
02 03 02 Mbetje të agjentëve të konservimit
02 03 03 Mbetje nga ekstraktimi me solvent
02 03 04 Lëndë të papërshtatshme për konsum apo përpunim
02 03 05 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve
02 03 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
02 04 Mbetje nga përpunimi i sheqerit
02 04 01 Dhera me prejardhje nga larja dhe pastrimi i panxharit të sheqerit
02 04 02 Karbonat kalciumi i precipituar
02 04 03 Baltra që vijnë nga trajtimi në qendër i rrjedhjeve
02 04 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
02 05 Mbetje që vijnë nga industria e prodhimit të qumështit
02 05 01 Lëndë të papërshtatshme për konsum apo përpunim
02 05 02 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve
02 05 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
02 06 Mbetje të industrisë së bukës, ëmbëlsirave
02 06 01 Lëndë të papërshtatshme për konsum apo përpunim
02 06 02 Mbetje të agjentëve të konservimit
02 06 03 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve
02 06 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
02 07 Mbetje që vijnë nga prodhimi i pijeve alkoolike dhe joalkoolike (përveç
kafesë, çajit, dhe kakaos)
02 07 01 Mbetje që vijnë nga larja, pastrimi dhe përpunimi mekanik i lëndëve të para
02 07 02 Mbetje nga distilimi i alkoolit
02 07 03 Mbetje nga trajtimet kimike
02 07 04 Lëndë të papërshtatshme për konsum apo përpunim
02 07 05 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve
02 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
03 MBETJE QË DALIN NGA PËRPUNIMI I DRURIT DHE PRODHIMI I
PANELEVE DHE MOBILJEVE, BRUMIT TË LETRËS, LETRËS DHE
KARTONIT
03 01 Mbetje që dalin nga përpunimi i drurit dhe prodhimi i paneleve dhe mobilieve
03 01 01 Mbetje të lëvores dhe të tapës
03 01 04* Pluhur sharrë, ashklat, copa prej druri, panele me materiale grimcore dhe me
pllaka që përmbajnë materiale të rrezikshme
03 01 05 Pluhur sharre, ashklat, copa prej druri, panele me materiale grimcore dhe me
pllaka, të tjera nga ato të përmendura në 03 01 04
03 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
03 02 Mbetje të produkteve që përdoren në staxhionimin e drurëve
03 02 01* Komponime organike jo të halogjenuara që përdoren për staxhionimin e
drurëve
03 02 02* Komponime organike të kloruara që përdoren për staxhionimin e drurëve
03 02 03* Komponime organometalike që përdoren për staxhionimin e drurëve
03 02 05* Komponime inorganike që përdoren për staxhionimin e drurëve
03 02 05* Komponime të tjera që përdoren për staxhionimin e drurëve që përmbajnë
substanca të rrezikshme
03 02 99 Staxhionues të tjerë të paspecifikuar
03 03 Mbetje që dalin nga prodhimi dhe përpunimi i letrës, kartonit dhe brumit të
letrës
03 03 01 Mbetje të lëvoreve dhe drurit
03 03 02 Llumra të lëngshme të gjelbra (që vijnë nga rikuperimi i lëngjeve të zierjes)
03 03 05 Llumra të çngjyrosura që dalin nga riciklimi i letrës
03 03 07 Mbetje skarco të ndara mekanikisht që vijnë nga pulpëzimi i mbetjeve të letrës
dhe kartonit
03 03 08 Mbetje që dalin nga seleksionimi i letrave dhe kartonëve të destinuara për
riciklim
03 03 09 Baltë që del nga trajtimi me gëlqere
03 03 10 Mbetje skarco fibroze, llumra të mbushjeve dhe të veshjeve të dala nga ndarjet
mekanike
03 03 11 Mbetje të dala nga trajtimi në vend i rrjedhjeve, të tjera nga ato të përmendura
në 03 03 10
03 03 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
04 MBETJE QË DALIN NGA INDUSTRIA E LËKURËVE, PELIÇERITË DHE
TEKSTILI
04 01 Mbetje që dalin nga industria e lëkurëve dhe peliçeve
04 01 01 Mbetje nga rrjepjet dhe prerjet
04 01 02 Mbetje gëlqerore
04 01 03* Mbetjet nga heqja e yndyrave që përmbajnë tretës pa fazë të lëngët
04 01 04 Lëngje nga regjia e lëkurëve që përmbajnë kromi
04 01 05 Lëngje nga regjia e lëkurëve që nuk përmbajnë krom
04 01 06 Llumra që vijnë kryesisht nga trajtimi në vend i rrjedhjeve që përmbajnë krom
04 01 07 Llumra që vijnë kryesisht nga trajtimi në vend i rrjedhjeve që nuk përmbajnë
krom
04 01 08 Mbetje të lëkurës së regjur (preje, kanale, mostrime, pluhura nga përpunimi) që
përmbajnë krom
04 01 09 Mbetje që vijnë nga veshjet dhe lustrimet
04 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
04 02 Mbetje të industrisë së tekstilit
04 02 09 Materiale të përziera (tekstile të imprenjuara, elastomere, plastomere)
04 02 10 Lëndë organike të dala nga produkte natyrore (p.sh. dhjamra, dyllra)
04 02 14* Mbetje që dalin nga përpunimet e fundit me tretës organike
04 02 15 Mbetje që dalin nga përpunimet e tjera, përveç ato të përmendura në 04 02 14
04 02 16* Ngjyrosës dhe pigmente që përmbajnë substancë të rrezikshme
04 02 17 Ngjyrosës dhe pigmente, përveç atyre të përmendura në 04 02 16
04 02 19* Mbetje të dala nga trajtimet në vend të rrjedhjeve që përmbajnë substanca të
rrezikshme
04 02 20 Mbetje të dala nga trajtimet në vend, përveç atyre të përmendura në 04 0219 04
02 21 Mbetje të fibrave tekstile të papërpunuara
04 02 22 Mbetje të fibrave tekstile të përpunuara
04 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
05 MBETJE TË DALA NGA RAFINIMI I NAFTËS NGA PASTRIMI I GAZIT
NATYROR DHE NGA TRAJTIME PIROLOTIKE TË KARBONIT
05 01 Mbetje që vijnë nga rafinimi i naftës
05 01 02* Llumra të shkripëzimit
05 01 03* Llumra të fundit të depozitave
05 01 04* Llumra të alkileve acide
05 01 05* Derdhje naftë të shpërndarë aksidentalisht
05 01 06* Llumra të naftës që dalin nga operacionet e mirëmbajtjes së impiantit apo
pajisjeve
05 01 07* Mbetje zifti acide
05 01 08* Mbetje zifti të tjera dhe bitume
05 01 09* Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve që përmbajnë substanca të
rrezikshme
05 01 10 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura
në 05 01 09
05 01 11* Mbetjet që vijnë nga pastrimi i lëndëve djegëse me baza (alkale)
05 01 12* Nafta që përmbajnë acide
05 01 13 Llumra të dala nga trajtimi i ujit ushqyes të kaldajave
05 01 14 Mbetjet që vijnë nga kolonat e ftohjes
05 01 15* Argjila që dalin nga filtrimet

05 01 16 Mbetjet që përmbajnë squfur të dala nga procesi i desulfurimit të naftës


05 01 17 Përzierje bituminoze
05 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
05 06 Mbetjet e dala nga trajtimi pirolitik i qymyreve
05 06 01* Zifte acid
05 06 03* Zifte të tjera
05 06 04 Mbetje të dala nga kolonat e ftohjes
05 06 99 Mbeturina të tjera të paspecifikuara
05 07 Mbetje të dala nga pastrimi dhe transporti i gazit natyror
05 07 01* Mbetje që përmbajnë merkur (Hg)
05 07 02 Mbetje që përmbajnë squfur
05 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
06 MBETJE TË KIMISË MINERALE
06 01 Mbetje që dalin nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP)
i acideve
06 01 01* Acid sulfurik dhe acid sulfuror
06 01 02* Acid klorhidrik
06 01 03* Acid fluorhidrik
06 01 04* Acid fosforik dhe acid fosforor
06 01 05* Acid nitrik dhe acid nitror
06 01 06* Acide të tjera
06 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
06 02 Mbetje që dalin nga FFSHP i bazave
06 02 01* Hidroksidi i kalciumit
06 02 03* Hidroksidi i amonit
06 02 04* Hidroksidi i natriumit dhe kaliumit
06 02 05* Baza të tjera
06 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
06 03 Mbetje që dalin nga FFSHP i kripërave dhe tretësirave të tyre dhe i oksideve
metalike
06 03 11* Kripëra të ngurta dhe tretësira që përmbajnë cianure
06 03 13* Kripëra të ngurta dhe tretësira që përmbajnë metale të rënda
06 03 14 Kripëra të ngurta dhe tretësira të tjera, përveç atyre të përmendura në 06 03 11
dhe 06 03 13
06 03 15* Okside metalike që përmbajnë metale të rënda
06 03 16 Okside metalike të tjera, përveç atyre të përmendura në 06 03 15
06 03 99 Mbeturina të tjera të paspecifikuara
06 04 Mbetje që përmbajnë metale, përveç atyre të përmendura në rubrikën 06 03
06 04 03* Mbetje që përmbajnë arsenik
06 04 04* Mbetje që përmbajnë merkur
06 04 05 Mbetje që përmbajnë metale të tjera të rënda
06 04 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
06 05 Llumra që dalin nga trajtimet në vend të rrjedhjeve
06 05 02* Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve që përmbajnë substanca të
rrezikshme
06 05 03 Llumra që vijnë nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera përveç atyre të
përmendura në rubrikën 06 05 02
06 06 Mbetje që vijnë nga FFSHP i kimikateve të squfurit, të proceseve të kimisë së
squfurit dhe të proceseve të desulfurimit
06 06 02* Mbetje që përmbajnë sulfidë të rrezikshëm
06 06 03 Mbetje që përmbajnë sulfidë të tjera nga ato të përmendura në 06 06 02
06 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
06 07 Mbetje që vijnë nga FFSHP i halogjenëve dhe nga kimia e halogjenëve
06 07 01* Mbetje që përmbajnë asbest që vjen nga elektroliza
06 07 02* Karbon i aktivizuar nga prodhimi i klorit
06 07 03* Llumra të sulfatit të bariumit që përmbajnë merkur
06 07 04* Solucione dhe acide, p.sh. acide kontakti
06 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
06 08 Mbetje që vijnë nga FFSHP i silicit dhe derivateve të silicit
06 08 02 Mbetje që përmbajnë silikone të rrezikshme
06 08 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
06 09 Mbetje që vijnë nga FFSHP i kimikateve të fosforit dhe të proceseve të kimisë
së fosforit
06 09 02 Llumra fosforike
06 09 03* Mbetje të reaksioneve me bazë kalciumin që përmbajnë ose janë të
kontaminuara me substanca të rrezikshme
06 09 04 Mbetje të reaksioneve me bazë kalciumi, të tjera nga ato të përmendura në 06
09 03
06 09 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
06 10 Mbetje që vijnë nga FFSHP i kimikateve të azotit, nga proceset kimike të
azotit dhe nga prodhimi i plehrave azotike
06 10 02* Mbetje që përmbajnë substanca të rrezikshme
06 10 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
06 11 Mbetje që dalin nga prodhimi i pigmenteve dhe turbullirave inorganike
06 11 01 Mbetje të reaksioneve me bazë kalciumi, që dalin nga prodhimi i dyoksidit të
titanit
06 11 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
06 13 Mbetje që dalin nga proceset kimike inorganike të paspecifikuara
06 13 01* Produkte inorganike, të mbrojtjes së bimëve, konservues të drurit dhe biocide
të tjera
06 13 02* Karbon aktiv i përdorur (përjashtuar 060702)
06 13 03 Karbon i zi
06 13 04* Mbetje që vijnë nga transformimi i asbestit
06 13 05* Bloza
06 13 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
07 MBETJE NGA PROCESET E KIMISË ORGANIKE
07 01 Mbetje që dalin nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP)
i kimikateve organike bazë
07 01 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje meme ujore
07 01 03* Tretës, lëngje larës dhe lëngje meme organike të halogjenuar
07 01 04* Tretës, lëngje larës dhe lëngje meme organike të tjerë
07 01 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve
07 01 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve
07 01 09* Shtresa filtri dhe absorbentë të përdorur të halogjenuar
07 01 10* Shtresa filtri dhe absorbentë të përdorur të tjerë
07 01 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve) që përmbajnë substanca të
rrezikshme
07 01 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 07
01 11
07 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
07 02 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i
plastikëve, gomave sintetike dhe fibrave të bëra nga njeriu
07 02 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje mëmë ujore
07 02 03* Tretës, lëngje larës dhe lëngje mëmë organike të halogjenuar
07 02 04* Tretës, lëngje larës dhe lëngje mëmë organike të tjerë
07 02 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve
07 02 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve
07 02 09* Shtresa filtri dhe absorbentë të përdorur të halogjenuar
07 02 10* Shtresa filtri dhe absorbentë të përdorur të tjerë
07 02 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve) që përmbajnë substanca të
rrezikshme
07 02 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 07
02 11
07 02 13 Mbetje plastike
07 02 14* Mbetje nga materialet shtesë që përmbajnë substanca të rrezikshme
07 02 15 Mbetje nga materialet shtesë të tjera nga ato të përmendura në 07 02 14
07 02 16* Mbetje që përmbajnë silikonë të rrezikshëm
07 02 17 Mbetje që përmbajnë silikonë të tjerë nga ato të përmendura në 07 02 16
07 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
07 03 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i
ngjyruesve organikë dhe pigmenteve (përveç 06 11)
07 03 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje mëmë ujore
07 03 03* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të halogjenuar
07 03 04* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të tjerë
07 03 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve
07 03 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve
07 03 09* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të halogjenuar
07 03 10* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të tjerë
07 03 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve) që përmbajnë substanca të
rrezikshme
07 03 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 07
03 11
07 03 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
07 04 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i
produkteve organike të mbrojtjes së bimëve (përveç 02 01 08 dhe 02 01 09),
agjentëve të ruajtjes (konservimit) së drurit (përveç 03 02) dhe biocideve të
tjera
07 04 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje mëmë ujore
07 04 03* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të halogjenuar
07 04 04* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të tjerë
07 04 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve
07 04 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve
07 04 09* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të halogjenuar
07 04 10* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të tjerë
07 04 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve) që përmbajnë substanca të
rrezikshme
07 04 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 07
04 11
07 04 13* Mbetje të ngurta që përmbajnë substanca të rrezikshme
07 04 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
07 05 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i
lëndëve farmaceutike
07 05 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje mëmë ujore
07 05 03* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të halogjenuar
07 04 04* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të tjerë
07 05 04* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të tjerë
07 05 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve
07 05 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve
07 05 09* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të halogjenuar
07 05 10* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të tjerë
07 05 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve) që përmbajnë substanca të
rrezikshme
07 05 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura ne 07
05 11
07 05 13* Mbetje të ngurta që përmbajnë substanca të rrezikshme
07 05 14 Mbetje të ngurta të tjera nga ato të përmendura në 07 05 13
07 05 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
07 06 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i
lëndëve yndyrore, grasos, sapunëve, detergjenteve, disifektantëve dhe të
kozmetikës
07 06 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje mëmë ujore
07 06 03* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të halogjenuar
07 06 04* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të tjera
07 06 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve
07 06 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve
07 06 09* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të halogjenuar
07 06 10* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të tjerë
07 06 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve) që përmbajnë substanca të
rrezikshme
07 06 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 07
06 11
07 06 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
07 07 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i
kimikateve të pastra dhe produkteve kimike jo të specifikuara diku tjetër
07 07 01* Lëngje ujore të larjes dhe lëngje mëmë ujore
07 07 03* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të halogjenuar
07 07 04* Tretës, lëngje larëse dhe lëngje mëmë organike të tjerë
07 07 07* Mbetje të halogjenuara të distilimit dhe mbetje të halogjenuara të reaksioneve
07 07 08* Mbetje të tjera të distilimit dhe mbetje të tjera të reaksioneve
07 07 09* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të halogjenuar
07 07 10* Shtresa filtri dhe absorbente të përdorur të tjerë
07 07 11* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve (derdhjeve) qe përmbajnë substance te
rrezikshme
07 07 12 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 07
07 11
07 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
08 MBETJE NGA FABRIKIMI, FORMULIMI, SHPËRNDARJA DHE
PËRDORIMI (FFSHP) I LËNDËVE TË VESHJES (BOJËRA, LLAQE DHE
EMALIME TË TEJDUKSHME), NGJITËS STUKOVE DHE BOJRA
STAMPIMI
08 01 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) dhe
heqja e bojërave dhe llaqeve
08 01 11* Mbetje të bojërave dhe llaqeve që përmbajnë tretës organikë ose substanca të
tjera të rrezikshme
08 01 12 Mbetje të bojërave dhe llaqeve, të tjera nga ato të përmendura në 08 01 11
08 01 13* Llumra nga bojërat dhe llaqet që përmbajnë tretës organikë ose substanca të
tjera të rrezikshme
08 01 14 Llumra nga bojërat dhe llaqet, të tjera nga ato të përmendura në 08 01 13
08 01 15* Llumra ujorë të bojërave dhe llaqeve që përmbajnë tretës organikë ose
substanca të tjera të rrezikshme
08 01 16 Llumra ujore të bojërave dhe llaqeve të tjera nga ato të përmendura në 08 01
15
08 01 17* Mbetje nga heqja e bojërave dhe llaqeve që përmbajnë tretës organikë ose
substanca të tjera të rrezikshme
08 01 18 Mbetje nga heqja e bojërave dhe llaqeve të tjera nga ato të përmendura në 08
01 17
08 01 19* Suspensione ujore të bojërave dhe llaqeve që përmbajnë tretës organikë ose
substanca të tjera të rrezikshme
08 01 20 Suspensione ujore të bojërave dhe llaqeve, të tjera nga ato të përmendura në 08
01 19
08 01 21* Mbetje të pastrimit të bojërave dhe llaqeve
08 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
08 02 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) të
veshjeve të tjera (përfshirë materialet qeramike)
08 02 01 Mbetje të pudrave veshëse
08 02 02 Llumra ujore që përmbajnë materiale qeramike
08 02 03 Suspensione ujore që përmbaj ne materiale qeramike
08 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
08 03 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i
bojërave të printimit
08 03 07 Llumra ujore që përmbajnë bojëra
08 03 08 Mbetje të lëngjeve ujore që përmbajnë bojëra
08 03 12* Mbetje të bojërave që përmbajnë substancë të rrezikshme
08 03 13 Mbetje të bojërave të tjera nga ato të përmendura në 08 03 12
08 03 14* Llumra të bojërave që përmbajnë substancë të rrezikshme
08 03 15 Llumra të bojërave të tjera nga ato të përmendura në 08 03 14
08 03 16* Mbetje të solucioneve gërryes
08 03 17* Mbetje nga bojë printi që përmbajnë substancë të rrezikshme
08 03 18 Mbetje nga bojë printi, të tjera nga ato të përmendura në 08 03 17
08 03 19* Vajra dispërse
08 03 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
08 04 Mbetje nga fabrikimi, formulimi, shpërndarja dhe përdorimi (FFSHP) i
ngjitësve dhe stukove (përfshi produktet e mbrojtjes nga uji)
08 04 09* Mbetje të ngjitësve dhe stukove që përmbajnë tretës organikë ose substanca të
tjera të rrezikshme
08 04 10 Mbetje të ngjitësve dhe stukove të tjera nga ato të përmendura në 08 04 09
08 04 11* Llumra të ngjitësve dhe stukove që përmbajnë tretësa organikë ose substanca të
tjera të rrezikshme
08 04 12 Llumra të ngjitësve dhe stukove të tjera nga ato të përmendura në 08 04 11
08 04 13* Llumra ujore të ngjitësve dhe stukove që përmbajnë tretës organikë ose
substanca të tjera të rrezikshme
08 04 14 Llumra ujore të ngjitësve dhe stukove të tjera nga ato të përmendura në 08 04
13
08 04 15* Lëngje ujore të ngjitësve dhe stukove që përmbajnë tretës organikë ose
substanca të tjera të rrezikshme
08 04 16 Lëngje ujore të ngjitësve dhe stukove të tjera nga ato të përmendura në 08 04
15
08 04 17* Vajra rezinë
08 04 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
08 05 Mbetje të tjera të paspecifikuara në 08
08 05 01* Mbetje të izocianiteve
09 MBETJE TË INDUSTRISË FOTOGRAFIKE
09 01 Mbetje nga industria fotografike
09 01 01* Tretësira zhvillimi me bazë ujore dhe tretësira aktivizuese
09 01 02* Tretësira zhvillimi me bazë ujore të pllakave të kundërpeshës (zhvendosjes)
09 01 03* Tretësira zhvillimi me bazë tretësish
09 01 04* Tretësira fiksuese
09 01 05* Tretësira zbardhuese dhe tretësira zbardhuese fiksuese
09 01 06* Mbetje që përmbajnë argjend nga trajtimi në vend i mbetjeve fotografike
09 01 07 Filma dhe letër fotografike që përmban argjend apo komponime të argjendit
09 01 08 Filma dhe letër fotografike që nuk përmban argjend apo komponime të
argjendit
09 01 10 Aparat fotografik me njëpërdorim pa bateri
09 01 11* Aparat fotografik me njëpërdorim që ka bateri të përfshira në 16 06 01, 16 06
02 ose 16 06 03
09 01 12 Aparat fotografik me një-përdorim që ka bateri të tjera nga ato të përmendura
në 09 01 11
09 01 13* Mbetje të lëngshme ujore të dala nga tharja në vend e argjendit, të tjera nga ato
të përmendura në 09 01 06
09 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 MBETJE NGA PROCESET TERMIKE
10 01 Mbetje nga stacionet elektrike dhe impiantet e djegies së brendshme (përveç
19)
10 01 01 Hi nga fundi, skorje dhe pluhur kaldajash (përjashtuar pluhurin e kaldajave të
përmendur në 1001 04)
10 01 02 Hi fluturues
10 01 03 Hi fluturues nga torfat dhe druri i patrajtuar
10 01 04* Hi fluturues nafte dhe pluhur kaldajash
10 01 05 Mbetje të reaksioneve me bazë ka1ciumi nga desulfurimi i gazit të oxhakëve
në gjendje të ngurtë
10 01 07 Mbetje të reaksioneve me bazë kalciumi nga desulfurimi i gazit të oxhakëve në
gjendje llumi
10 01 09* Acid sulfuric
10 01 13* Hi fluturues nga emulsionet e hidrokarbureve të përdorura si lëndë djegëse
10 01 14* Hi nga fundi, skorje dhe pluhur kaldajash që përmbajnë substanca të
rrezikshme si rezultat i bashkëdjegies
10 01 15 Hi nga fundi, skorje dhe pluhur kaldajash si rezultat i bashkëdjegies, të tjera
nga ato të përmendura në 10 01 14
10 01 16* Hi fluturues nga co-icenerimi, që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 01 17 Hi fluturues nga co-icenerimi, të tjera nga ato të përmendura në 10 01 16
10 01 18* Mbetje nga pastrimi i gazit që përmban substanca të rrezikshme
10 01 19 Mbetje nga pastrimi i gazit, të tjera nga ato të përmendura në 10 01 05, 10 01
07 dhe 10 01 18
10 01 20* Llumra nga trajtimi në vend i derdhjeve që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 01 21 Llumra nga trajtimi në vend i derdhjeve, të tjera nga ato të përmendura në 10
01 20
10 01 22* Llumra ujore nga pastrami i kaldajave që përmban substanca të rrezikshme
10 01 23 Llumra ujore nga pastrami i kaldajave, të tjera nga ato të përmendura në 10 01
22
10 01 24 Rërë nga shtresat vluese
10 01 25 Mbetje nga magazinimi i lëndëve djegëse dhe TEC me qymyr
10 01 26 Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës
10 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 02 Mbetje nga industria e hekurit dhe e çelikut
10 02 01 Mbetje nga përpunimi i skorieve
10 02 02 Skorie e papërpunuar
10 02 07* Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 02 08 Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, të tjera nga ato të përmendura në 10 02
07
10 02 10 Smerc nga mulliri
10 02 11* Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës që përmbajnë naftë
10 02 12 Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës, të tjera nga ato të përmendura në 10 02
11
10 02 13* Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të
rrezikshme
10 02 14 Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve, të tjera nga ato të përmendura
në 10 02 13
10 02 15 Llumra dhe shtresa filtri të tjera
10 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 03 Mbetje nga metalurgjia termike e aluminit
10 03 02 Skrape anodike
10 03 04* Skrape të prodhimit primar
10 03 05 Mbetje të aluminit
10 03 08* Zgjyra kripore nga prodhimi dytësor
10 03 09* Zgjyra të zeza nga prodhimi dytësor
10 03 15* Shkuma që janë të djegshme ose emetojnë në rast kontakti me ujin gaze të
djegshme në sasi të rrezikshme
10 03 16 Shkuma, të tjera nga ato të përmendura në 10 03 15
10 03 17* Mbetje nga prodhimi i anodave që përmbajnë zift
10 03 18 Mbetje nga prodhimi i anodave që përmbajnë karbon, të tjera nga ato të
përmendura në 10 03 17
10 03 19* Pluhur nga oxhakët e gazeve që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 03 20 Pluhur nga oxhakët e gazeve të tjera nga ato të përmendura
në 10 03 19
10 03 21* Mbetje të tjera të imëta dhe pluhur (përfshirë pluhurin e guzhinetave të
mullirit) që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 03 22 Mbetje të tjera të imëta dhe pluhur (përfshirë pluhurin e guzhinetave të
mullirit) të tjera nga ato të përmendura në 10 03 21
10 03 23* Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 03 24 Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, të tjera nga ato të përmendura në 10 03
23
10 03 25* Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve që përmbajnë substanca të
rrezikshme
10 03 26 Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve, të tjera nga ato të përmendura
në 10 03 25
10 03 27* Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës që përmbajnë vajra
10 03 28 Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës të tjera nga ato të përmendura në 10 03
27
10 03 29* Mbetje nga trajtimet e zgjyrave të kripës dhe zgjyrave të zeza që përmbajnë
substanca të rrezikshme
10 03 30 Mbetje nga trajtimet e zgjyrave të kripës dhe zgjyrave të zeza të tjera nga ato të
përmendura në 10 03 29
10 03 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 04 Mbetje nga metalurgjia termike e plumbit
10 04 01* Zgjyra nga prodhimi primar dhe dytësor
10 04 02* Shkuma nga prodhimi primar dhe dytësor
10 04 03* Arsenat kalciumi
10 04 04* Pluhur nga oxhakët e gazeve
10 04 05* Mbetje të tjera të imëta dhe pluhur
10 04 06* Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve
10 04 07* Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve
10 04 09* Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës që përmbajnë naftë
10 04 10 Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës, të tjera nga ato të përmendura në 10 04
09
10 04 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 05 Mbetje nga metalurgjia termike e zinkut
10 05 01 Zgjyra nga prodhimi primar dhe dytësor
10 05 03* Pluhur nga oxhakët e gazeve
10 05 04 Mbetje të tjera të imëta dhe pluhur
10 05 05* Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve
10 05 06* Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve
10 05 08* Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës, që përmbajnë naftë
10 05 09 Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës, të tjera nga ato të përmendura në 10 05
08
10 05 10* Zgjyra dhe shkuma që janë të djegshme ose emetojnë në rast kontakti me ujin
gaze të djegshme në sasi të rrezikshme
10 05 11 Zgjyra dhe shkuma, të tjera nga ato të përmendura në 10 05 10
10 05 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 06 Mbetje nga metalurgjia termike e bakrit
10 06 01 Zgjyra nga prodhimi primar dhe dytësor
10 06 02 Zgjyra dhe shkuma nga prodhimi primar dhe dytësor
10 06 03* Pluhur nga oxhakët e gazit
10 06 04 Mbetje të tjera të imëta dhe pluhur
10 06 06* Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve
10 06 07* Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve
10 06 09* Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës, që përmbajnë vajra
10 06 10 Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës, të tjera nga ato të përmendura në 10 06
09
10 06 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 07 Mbetje nga metalurgjia termike e argjendit, e arit dhe e platinit
10 07 01 Zgjyra nga prodhimi primar dhe dytësor
10 07 02 Zgjyra dhe ajka nga prodhimi primar dhe dytësor
10 07 03 Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve
10 07 04 Zbutje të tjera të imëta dhe pluhur
10 07 05 Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve
10 07 07* Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës, që përmbajnë naftë
10 07 08 Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës, të tjera nga ato të përmendura në 10 07
07
10 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 08 Mbetje nga metalurgjitë e tjera termike joferrore
10 08 04 Mbetje të tjera të imëta dhe pluhur
10 08 08* Zgjyrë kripë nga prodhimi primar dhe dytësor
10 08 09 Zgjyra të tjera
10 08 10* Zgjyra dhe shkuma që janë të djegshme ose emetojnë në rast kontakti me ujin
gaze të djegshme në sasi të rrezikshme
10 08 11 Zgjyra dhe shkuma, të tjera nga ato të përmendura në 10 08 10
10 08 12* Mbetje nga prodhimi i anodave që përmbajnë zift
10 08 13 Mbetje nga prodhimi i anodave që përmbajnë karbon, të tjera nga ato të
përmendura në 10 08 12
10 08 14 Skrape të anodave
10 08 15* Pluhur nga oxhakët e gazit që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 08 16 Pluhur nga oxhakët e gazit, të tjera nga ato të përmendura në 10 08 15
10 08 17* Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve të oxhaqeve që përmbajnë
substanca të rrezikshme
10 08 18 Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve të oxhaqeve, të tjera nga ato të
përmendura në 10 08 17
10 08 19* Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës, që përmbajnë vajra
10 08 20 Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohës, të tjera nga ato të përmendura e 10 08 19
10 08 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 09 Mbetje nga derdhjet e pjesëve të hekurit
10 09 03 Zgjyrë furrnalte
10 09 05* Bërthamat dhe kallëpet e derdhjeve të cilat nuk i janë nënshtruar derdhjeve dhe
me përmbajtje substancash të rrezikshme
10 09 06 Bërthamat dhe kallëpet e derdhjeve të cilat nuk i janë nënshtruar derdhjeve, të
tjera nga ato të përmendura në 10 09 05
10 09 07* Bërthamat dhe kallëpet e derdhjeve të cilat i janë nënshtruar derdhjeve dhe me
përmbajtje substancash të rrezikshme
10 09 08 Bërthamat dhe kallëpet e derdhjeve të cilat i janë nënshtruar derdhjeve, të tjera
nga ato të përmendura në 10 09 07
10 09 09* Pluhur nga oxhakët e gazit që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 09 10 Pluhur nga oxhakët e gazit, të tjera nga ato të përmendura në 10 09 09
10 09 11* Mbetje të tjera të imëta që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 09 12 Mbetje të tjera të imëta të tjera nga ato të përmendura në 10 09 11
10 09 13* Mbetje të lidhjeve që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 09 14 Mbetje të lidhjeve, të tjera nga ato të përmendura në 10 09 13
10 09 15* Mbetje të agjentëve tregues që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 09 16 Mbetje të agjentëve tregues, të tjera nga ato të përmendura në 10 09 15
10 09 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 10 Mbetje nga derdhjet e pjesëve joferrore
10 10 03 Zgjyrë furrnalte
10 10 05* Bërthamat dhe kallëpet e derdhjeve të cilat nuk i janë nënshtruar derdhjeve dhe
me përmbajtje substancash të rrezikshme
10 10 06 Bërthamat dhe kallëpet e derdhjeve të cilat nuk i janë nënshtruar derdhjeve, të
tjera nga ato të përmendura në 10 10 05
10 10 07* Bërthamat dhe kallëpet e derdhjeve të cilat i janë nënshtruar derdhjeve dhe me
përmbajtje substancash të rrezikshme
10 10 08 Bërthamat dhe kallëpet e derdhjeve të cilat i janë nënshtruar derdhjeve, të tjera
nga ato të përmendura në 10 10 07
10 10 09* Pluhur nga oxhakët e gazit që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 10 10 Pluhur nga oxhakët e gazit, të tjera nga ato të përmendura në 10 10 09
10 10 11* Mbetje të tjera të imëta që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 10 12 Mbetje të tjera të imëta të tjera nga ato të përmendura në 10 10 11
10 10 13* Mbetje të lidhjeve që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 10 14 Mbetje të lidhjeve, të tjera nga ato të përmendura në 10 10 13
10 10 15* Mbetje të agjentëve tregues që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 10 16 Mbetje të agjentëve tregues, të tjera nga ato të përmendura në 10 10 15
10 10 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 11 Mbetje nga prodhimi i qelqit dhe produkteve të qelqit
10 11 03 Mbetje të materialeve me fibra qelqi
10 11 05 Pjesë të imëta dhe pluhura
10 11 09* Mbetje të përzierjeve të përgatitura përpara përpunimit termik, që përmbajnë
substanca të rrezikshme
10 11 10 Mbetje të përzierjeve të përgatitura përpara përpunimit termik, të tjera nga ato
të përmendura në 10 11 09
10 11 11* Mbetje qelqi në pjesë të imëta dhe pudër qelqi që përmbajnë metale të rënda
(nga tubat e rrezeve katodike)
10 11 12 Mbetje qelqi, të tjera nga ato të përmendura në 10 11 11
10 11 13* Llumra të lustrimit dhe bluarjes(grimcimit) të qelqit, që përmbajnë substanca të
rrezikshme
10 11 14 Llumra të lustrimit dhe bluarjes(grimcimit) të qelqit, të tjera nga ato të
përmendura në 10 11 13
10 11 15* Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazit të oxhaqeve, që përmbajnë substanca të
rrezikshme
10 11 16 Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazit të oxhaqeve, të tjera nga ato të
përmendura në 10 11 15
10 11 17* Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve të oxhaqeve, që përmbajnë
substanca të rrezikshme
10 11 18 Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve të oxhaqeve, të tjera nga ato të
përmendura në 10 11 17
10 11 19* Mbetje të ngurta nga trajtimi në vend i derdhjeve, që përmbajnë substanca të
rrezikshme
10 11 20 Mbetje të ngurta nga trajtimi në vend i derdhjeve, të tjera nga ato të
përmendura në 10 11 19
10 11 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 12 Mbetje nga prodhimi i qeramikave, tullave, tjegullave, pllakave dhe
prodhimeve të ndërtimit
10 12 01 Mbetje nga përzierjet e përgatitura përpara përpunimit termik
10 12 03 Pjesë të imëta dhe pluhura
10 12 05 Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve
10 12 06 Kallëpe skarco
10 12 08 Mbetje qeramike, të tullave, tjegullave, pllakave dhe produkteve të ndërtimit
(pas përpunimit termik)
10 12 09* Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 12 10 Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve të tjera nga ato të përmendura në 10 12
09
10 12 11* Mbetje nga emalimi dhe smaltimi, që përmbajnë metale të rënda
10 12 12 Mbetje nga emalimi dhe smaltimi, të tjera nga ato të përmendura në 10 12 11
10 12 13 Llumra nga trajtimi i derdhjeve
10 12 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 13 Mbetje nga prodhimi i çimentos, gëlqeres, allçisë dhe prodhimeve të përftuara
prej tyre
10 13 01 Mbetje nga përzierjet e përgatitura përpara përpunimit termik
10 13 04 Mbetje nga kalcinimi dhe hidratimi i gëlqeres
10 13 06 Pjesë të imëta dhe pluhura (përjashtuar 10 13 12 dhe 10 13 13)
10 13 07 Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve
10 13 09* Mbetje nga prodhimi i çimentos e asbestit që përmbajnë asbest
10 13 10 Mbetje nga prodhimi i çimentos e asbestit, të tjera nga ato të përmendura në 10
13 09
10 13 11 Mbetje nga prodhimi i materialeve të përbëra me bazë çimentoje, të tjera nga
ato të përmendura 10 13 09 dhe 10 13 10
10 13 12* Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 13 13 Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, të tjera nga ato të përmendura në 11 13
12
10 13 14 Mbetje të betonit dhe numra të betonit
10 13 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
10 14 Mbetje nga krematorët
10 14 01* Mbetje nga pastrimi i gazeve që përmbajnë mërkur
11 MBETJE NGA TRAJTIMI KIMIK I SIPËRFAQEVE DHE VESHJEVE TË
METALEVE DHE MATERIALEVE TË TJERA; HIDROMETALURGJIA E
METALEVE JOFERRORE
11 01 Mbetje nga trajtimi kimik i sipërfaqeve dhe veshjeve të metaleve me materiale
të tjerë (P.sh. procesi galvanik, procesi i veshjeve me Zn, proceset për heqjen e
skorieve, fosfatet,delubrifikimi alkalin,anodizimi e tje)
11 01 05* Shëllira acide për heqjen e skorieve
11 01 06* Acide të tjera të paspecifikuara
11 01 07* Shëllira bazike për heqjen e skorieve
11 01 08* Llumra fosfatike
11 01 09* Llumra dhe shtresa filtri, që përmbajnë substancë të rrezikshme
11 01 10 Llumra dhe shtresa filtri, të tjera nga ato të përmendura në 11 01 09
11 01 11* Lëngje ujore të shpëlarjes, që përmbajnë substanca të rrezikshme
11 01 12 Lëngje ujore të shpëlarjes, të tjera nga ato të përmendura në 11 01 11
11 01 13* Mbetje të delubrifikimit që përmbajnë substanca të rrezikshme
11 01 14 Mbetje të delubrifikimit, të tjera nga ato të përmendura në 14 01 13
11 01 15* Tretësa dhe numra nga sistemet e membranave ose nga sisteme të
jonoshkëmbyesve që përmbajnë substanca të rrezikshme
11 01 16* Rezina të ngopura ose të shpenzuara gjatë jonoshkëmbimit
11 01 98* Mbetje të tjera që përmbajnë substanca të rrezikshme
11 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
11 02 Mbetje nga procese hidrometalurgjike joferrore
11 02 02* Llumra nga hidrometalurgjia e zinkut
11 02 03 Mbetjet nga prodhimi i anodave për proceset elektrolitike ujore
11 02 05* Mbetjet nga proceset hidrometalurgjike të bakrit që përmbajnë substanca të
rrezikshme
11 02 06 Mbetje nga procese hidrometalurgjike të bakrit, të tjera nga ato të 05 11 02
11 02 07* Mbetje të tjera që përmbajnë substanca të rrezikshme
11 02 09 Mbetje të tjera të paspecifikuara
11 03 Llumra dhe mbetje të ngurta nga proceset e temperimit
11 03 01* Mbetje që përmbajnë cianid
11 03 02* Mbetje të tjera të paspecifikuara
11 05 Mbetje nga procese të galvanizimit në të nxehtë
11 05 01 Zinku i rëndë
11 05 02 Hi zinku
11 05 03* Mbetje të ngurta nga trajtimi i gazeve
11 05 04* Shkrirësi i harxhuar
11 05 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
12 MBETJE NGA TRAJTIMI FIZIKO-MEKANIK DHE DHËNIA E FORMËS
SË METALEVE DHE PLASTIKAVE
12 01 Mbetjet nga derdhjet dhe trajtimi sipërfaqësor fiziko-mekanik i metaleve dhe
plastikave
12 01 01 Tallash të metaleve ferrore
12 01 02 Pluhur dhe pjesë të imëta të metaleve ferrore
12 01 03 Tallash të metaleve joferrore
12 01 04 Pluhur dhe pjesë të imëta të metaleve joferrore
12 01 05 Mbetje plastike nga format dhe tornimet
12 01 06* Vajrat minerale të makinerive që përmbajnë halogjenë (përveç emulsioneve
dhe solucioneve)
12 01 07* Vajrat minerale të makinerive që nuk përmbajnë halogjenë, (përveç
emulsioneve dhe solucioneve)
12 01 08* Solucione dhe emulsione të makinerive që përmbajnë halogjenë
12 01 09* Solucione dhe emulsione të makinerive që nuk përmbajnë halogjenë
12 01 10* Vajrat sintetik të makinerive
12 01 12* Parafinat dhe yndyrat e shpenzuara
12 01 13 Mbetjet nga saldimet
12 01 14* Llumrat të makinerive që përmbajnë substancë të rrezikshme
12 01 15 Llumra të makinerive që përmbajnë substancë, të tjera nga ato të përmendura
në 12 01 14
12 01 16* Mbetje të materialeve shpërthyese që përmbajnë substanca të rrezikshme
12 01 17 Mbetje të materialeve shpërthyese, të tjera nga ato të përmendura në 12 01 16
12 01 18* Llumra metalore (të grirjeve dhe bluarjeve) që përmbajnë vajra ose naftë
12 01 19* Vajra makine lehtësisht të biodegradueshëm
12 01 20* Trupat dhe materialet e grirë të shpenzuar që përmbajnë substanca të
rrezikshme
12 01 21 Trupat dhe materialet e grirë të shpenzuar, të tjera nga ato të përmendura në
12 01 20
12 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
12 03 Mbetje nga procesi i degrasatimit me anë të ujit dhe avullit, (përveç 11)
12 03 01* Lëngje larës ujore
12 03 02* Mbetje të degrasatimit me avull
13 MBETJE VAJRASH DHE MBETJE TE KARBURANTEVE TE
LËNGSHME, (përveç vajrave ushqimore dhe ato në kapitullin 05 12 19)
13 01 Mbetje vajrash hidraulike
13 01 01* Vajra hidraulike që përmbajnë PCB
13 01 04* Tretsa të kloruar
13 01 05* Tretsa të paklorinuar
13 01 09* Vaj hidraulik i klorinuar me bazë minerale
13 01 10* Vaj hidraulik i paklorinuar me bazë minerale
13 01 11* Vajra hidraulike sintetike
13 01 12* Vajra hidraulike lehtësisht të biodegraduar
13 01 13* Vajra të tjerë hidraulikë
13 02 Mbetje vaji ingranazhesh, motori dhe lubrifikante
13 02 04* Vajra motori ingranazhesh dhe lubrifikues të klorinuar me bazë minerale
13 02 05* Vajra motori, ingranazhesh dhe lubrifikues të pa klorinuar me bazë minerale
13 02 06* Vaj sintetik motori, ingranazhi dhe lubrifikues
13 02 07* Vajra lehtësisht të biodegradueshme: motori, ingranazh i dhe lubrifikant.
13 02 08* Vajra të tjera motori, ingranazhi delubrifikante
13 03 Mbetje vajrash izolues dhe përcjellës nxehtësie
13 03 01* Mbetje vajrash izolues dhe përcjellës nxehtësie që përmbajnë PCB
13 03 06* Mbetje vajrash izolues dhe përcjellës të nxehtësisë të klorinuar me bazë
minerale, të tjerë nga ato të përmendura në 13 03 01
13 03 07* Vajra izolues dhe përcjellës të paklorinuar me bazë minerale
13 03 08* Vajra izolues, përcjellës nxehtësie dhe sintetik
13 03 09* Vajra lehtësisht të biodegradueshme izolues dhe përcjellës nxehtësie
13 03 10* Vajra të tjerë izolues dhe përcjellës nxehtësie
13 04 Vajra të ndotur anijesh
13 04 01* Vajra të ndotur anijesh nga lundrimi pranë tokës
13 04 02* Vajra nga ujëra të zeza të bankinave
13 04 03* Vajra të ndotur nga lundrime të tjera
13 05 Përbërës të seperatoreve ujit/naftë
13 05 01* Pjesë të ngurta nga seperatoret ujë/naftë
13 05 02* Llumra nga seperatoret ujë/naftë
13 05 03* Llumra ndërmjetës
13 05 06* Naftë nga seperatorët ujë/naftë
13 05 07* Ujë me naftë nga seperatorët ujë/naftë
13 05 08* Përzierje mbetjesh nga seperatorët ujë/naftë
13 07 Mbetje të karburanteve të lëngshme
13 07 01* Naftë dhe diezel
13 07 02* Benzinë
13 07 03* Lëndë të tjera djegëse përfshi edhe përzierjet
13 08 Mbetje naftë të paspecifikuara diku tjetër
13 08 01* Llumra nga shkripëzimet ose emulsionet
13 08 02* Emulsione të tjerë
13 08 03* Mbetje të tjera të paspecifikuara
14 TRETËS TË MBETJEVE ORGANIKE FTOHËS DHE POMPUES (përveç 07
dhe 08)
14 06 Mbetje të tretsave organike të ftohësave dhe pompuesve (shkuma aerosole)
14 06 01* Kloroflour karbonet, HCFC, HEC.
14 06 02* Tretës të tjerë ose përzierje tretësish të halogjenizuar
14 06 03* Tretës ose përzierje tretësish të tjerë
14 06 04* Llumra ose mbetje të ngurta që përmbajnë tretës të halogjenizuar
14 06 05* Mbeturina ose mbetje të ngurta që përmbajnë tretës të tjerë
15 PAKETIME MBETURINASH, ABSORBENTE, RROBA FSHIRËSE,
MATERIALE TË FILTRAVE DHE RROBA MBROJTËSE TË
PASPECIFIKUARA NDRYSHE
15 01 Ambalazhe (duke përfshirë mbetjet e paketuara urbane)
15 01 01 Mbetje ambalazhi letre dhe kartoni
15 01 02 Mbetje ambalazh i plastike
15 01 03 Mbetje ambalazhi druri
15 01 04 Mbetje ambalazhi metalike
15 01 05 Mbetje ambalazhi të përbëra
15 01 06 Mbetje ambalazhi
15 01 07 Mbetje ambalazhi qelqi
15 01 09 Mbetje ambalazhi tekstili
15 01 10* Mbetje ambalazhi që përmbajnë ose janë të kontaminuara me substanca të
rrezikshme
15 01 11* Mbetje ambalazhi metalike që përmbajnë materiale poroze (p.sh. azbest), duke
përfshirë kontenieret bosh të presioneve
15 02 Absorbente, materiale filtrues, copa/rroba fshirëse dhe rroba mbrojtëse
15 02 02* Absorbente, material filtrues (duke përfshirë filtra naftë të paspecifikuar) dhe
rroba mbrojtëse të kontaminuara nga substanca të rrezikshme
15 02 03 Absorbente, materiale filtrues, copa rroba thithëse, të tjera nga ato të
përmendura në 15 02 02
16 MBETJE TË PASPECIFIKUARA NË LISTË
16 01 Mjete jashtë përdorimit nga mënyrat e ndryshme të transportit (duke përfshirë
mjete jorrugore) dhe mbetje nga çmontimi i mjeteve jashtë përdorimit dhe të
mirëmbajtjes, (përveç 13, 14, 16 06 dhe 16 08)
16 01 03 Goma jashtë përdorimit me përjashtim të granulatit të gomës, referuar
Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, me kod nr. 4004 00 00 (mbeturina dhe kthime prej
gome, pluhur prej gome dhe granulat e prodhimit prej tyre)
16 01 04* Mjete jashtë përdorimit
16 01 06 Mjete jashtë përdorimit që nuk përmbajnë lëngje apo komponente të tjera të
rrezikshme
16 01 07* Filtra vaji, naftë
16 01 08* Komponente që përmbajnë mërkur
16 01 09* Komponentë që përmbajnë PCBs
16 01 10* Komponente shpërthyes (p.sh. jastëk ajri)
16 01 11* Tampon frenash që përmbajnë azbest
16 01 12 Tampon frenash, të tjera nga ato të përmendura në 16 01 11
16 01 13* Lëngje frenash
16 01 14* Lëngje antingrirës që përmbajnë substanca të rrezikshme
16 01 15 Lëngje antigrirës, të tjera nga ato në 16 01 14
16 01 16 Tankera për gaze të lëngshme
16 01 17 Metale ferrore
16 01 18 Metale joferrore
16 01 19 Plastika
16 01 20 Qelq
16 01 21* Përbërës të rrezikshme, të tjera nga ato të përmendura në 16 01 07 deri 16 01
11 ,16 01 13 dhe 16 01 14
16 01 22 Përbërës të tjerë të paspecifikuar
16 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
16 02 Mbetje nga pajisjet elektrike dhe elektronike
16 02 09* Transformatorë dhe kondesatorë që përmbajnë PCBs
16 02 10* Pajisje skarco që kanë ose janë të kontaminuar me PCBs, të tjera nga ato në 16
02 09
16 02 11* Pajisje skarco që përmbajnë kloroflorkarbon, HCFC, HFC
16 02 12* Pajisje skarco që kanë azbest të lirë
16 02 13* Pajisje skarco që kanë përbërës të rrezikshëm 16 02 09 deri 16 02 12
16 02 14 Pajisje skarco, të tjera nga ato të përmendura në 16 02 09 deri 16 02 13
16 02 15* Komponentë të rrezikshëm të hequra nga pajisjet skarco
16 02 16 Komponentë të rrezikshëm të hequra nga pajisjet skarco, të tjera nga ato të
përmendura në 16 02 15
16 03 Grupime të paspecifikuara dhe produkte të papërdorshme
16 03 03* Mbetje inorganike që përmbajnë substanca të rrezikshme
16 03 04 Mbetje inorganike që përmbajnë substanca ndryshe nga ato të 16 03 03
16 03 05* Mbetje organike që përmbajnë substanca të rrezikshme
16 03 06 Mbetje organike që përmbajnë, të tjera nga ato të përmendura në 16 03 05
16 04 Eksplozivë të mbetur
16 04 01* Mbetje të municioneve
16 04 02* Mbetje nga fishekzjarrët
16 04 03* Mbetje të tjera eksplozive
16 05 Gaze në kontenierët e presionit dhe kimikate të skaduara
16 05 04* Gaze në kontenierët e presionit (përfshirë halonet) që përmbajnë substanca të
rrezikshme
16 05 05 Gaze në kontenierët e presionit me presion, të tjera nga ato të përmendura në
16 05 04
16 05 06* Kimikate laboratori qe konsistojnë ose permbajne substanca të rrezikshme
përfshire përzierje të kimikatëve laboratorike
16 05 07* Kimikate të skaduara inorganike, që konsistojne ose përmbajnë substanca të
rrezikshme
16 05 08* Kimikate të skaduara organike, që konsistojnë ose përmbajnë substanca të
rrezikshme
16 05 09 Kimikate të skaduara, të tjera nga ato të përmendura në 16 05 06, 16 05 07 dhe
16 05 08
16 06 Bateri dhe akumulatorë
16 06 01* Bateri plumbi
16 06 02* Bateri Ni-Cd
16 06 03* Bateri që kanë mërkur
16 06 04 Bateri alkaline (përveç 16 06 03)
16 06 05 Bateri dhe akumulatorë të tjerë
16 06 06* Elektrolite të ndara të mbledhur nga bateri dhe akumulatorë të tjerë
16 07 Mbetje nga tankerat e transportit, tankera magazinues dhe të pastrimit të fuqive
(përveç 05 dhe 13)
16 07 08* Mbetje që kanë naftë
16 07 09* Mbetje që kanë substanca të tjera të rrezikshme
16 07 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
16 08 Katalizatorë të harxhuar
16 08 01 Katalizatorë të harxhuar që kanë ar, argjend, renium, radium, paladium,
iridium, ose platinium (përveç 1608 07)
16 08 02* Katalizatorë të harxhuar që përmbajnë metale transitë të rrezikshëm ose
komponime të metaleve tranzite të rrezikshëm
16 08 03 Katalizatorë të harxhuar që përmbajnë metale transitë ose komponime të
metaleve të transitëve të tjera
16 08 04 Katalizatorë fluidë të harxhuar (përveç 16 08 07)
16 08 05* Katalizatorë të harxhuar që kanë acid fosforik
16 08 06* Lëngje të harxhuar të përdorur si katalizatorë
16 08 07* Katalizatorë të harxhuar të kontaminuar me substanca të rrezikshme
16 09 Substanca oksiduese
16 09 01* Përmaganate p.sh. permaganati i kaliumit
16 09 02* Kromate p.sh. kromat kaliumi ose bikromati i kaliumit ose i natriumit
16 09 03* Perokside, peroksid hidrogjeni
16 09 04* Substanca të tjera të paspecifikuara
16 10 Mbetje të lëngshme ujore të destinuara për trajtim jashtë zone
16 10 01* Mbetje të lëngshme ujore, që kanë substanca të rrezikshme
16 10 02 Mbetje të lëngshme ujore, të tjera nga ato të përmendura në 16 10 01
16 10 03* Koncentrime ujore që kanë substanca të rrezikshme
16 10 04 Koncentrime ujore, të tjera nga ato të përmendura në 16 10 03
16 11 Mbetje të veshjeve të brendshme dhe materialeve zjarrduruese
16 11 01* Mbetje të veshjeve të brendshme me bazë karboni dhe materialeve
zjarrduruese nga procese metalurgjike që përmbajnë substanca të rrezikshme
16 11 02 Mbetje të veshjeve të brendshme me bazë karboni dhe materialeve
zjarrduruese nga procese metalurgjike, të tjera nga ato të përmendura në 16 11
01
16 11 03* Mbetje të veshjeve të brendshme dhe materialeve zjarrduruese nga procese
metalurgjike që përmbajnë substanca të rrezikshme
16 11 04 Mbetje të veshjeve të brendshme dhe materialeve zjarrduruese nga procese
metalurgjike, të tjera nga ato të përmendura në 16 11 03
16 11 05* Mbetje të veshjeve të brendshme dhe materialeve zjarrduruese nga proceset
jometalugjike që përmbajnë substanca të rrezikshme
16 11 06 Mbetje të veshjeve të brendshme dhe materialeve zjarrduruese nga proceset
jometalugjike, të tjera nga ato të përmendura ne 16 11 05
17 MBETJE NGA NDËRTIMET DHE PRISHJET (PËRFSHI DHERA TË
GËRMUARA NGA ZONA TË KONTAMINUARA)
17 01 Beton, tulla, tjegulla dhe qeramika
17 01 01 Beton
17 01 02 Tulla
17 01 03 Tjegulla dhe qeramika
17 01 06* Përzierje ose fraksione të ndara betoni, tullash, tjegulla dhe qeramikës që
përmbajnë substance të rrezikshme
17 01 07 Përzierje të betonit, tullave, tjegullave dhe qeramikës, të tjera nga ato të
përmendura në 17 01 06
17 02 Dru, qelqe dhe plastika
17 02 01 Dru
17 02 02 Qelqe
17 02 03 Plastikë
17 02 04* Dru, qelq dhe plastika që përmbajnë substancë të rrezikshme
17 03 Përzierje bituminoze, bitumi dhe produkte të tjera të ziftit
17 03 01* Përzierje bituminoze që përmbajnë zifte qymyri
17 03 02 Përzierje bituminoze, të tjera nga ato të përmendura në 17 03 01
17 03 03* Zifte qymyri dhe katrane
17 04 Metale (përfshi dhe aliazhet e metaleve)
17 04 01 Bakër, bronx, tunxh
17 04 02 Alumin
17 04 03 Alumb
17 04 04 Zink
17 04 05 Hekur dhe çelik
17 04 06 Kallaj
17 04 07 Metale të përziera
17 04 09* Mbetje metalore të kontaminuara me substanca të rrezikshme
17 04 10* Kabllo që përmbajnë naftë, bitum apo substanca të tjera të rrezikshme
17 04 11 Kabllo të tjera nga ato të përmendura në 17 04 10
17 05 Dhera (duke përfshirë dhera të gërmuara nga toka të kontaminuara, gurë dhe
balta të tjera)
17 05 03* Dhera dhe gurë që përmbajnë substancë të rrezikshme
17 05 04 Dhera dhe gurë, të tjera nga ato të përmendura në 17 05 03
17 05 05* Balta që përmbajnë lëndë të rrezikshme
17 05 06 Balta, të tjera nga ato të përmendura në 17 05 05
17 05 07* Çakëll që përmban substanca të rrezikshme
17 05 08 Çakëll, të tjera nga ato të përmendura në 17 05 07
17 06 Materiale izoluese dhe materiale ndërtimi me azbest
17 06 01* Material izolimi që përmban azbest
17 06 03* Material izolimi që konsistojnë ose përmbajnë substanca të rrezikshme
17 06 04 Materiale izolimi të tjera nga ato të përmendura në 17 06 01 dhe 17 06 03
17 06 05* Materiale ndërtimi që përmbajnë asbest
17 08 Materiale ndërtimi me gips
17 08 01 Materiale ndërtimi me gips që janë të kontaminuara me substanca të
rrezikshme
17 08 02 Materiale ndërtimi me gips, të tjera nga ato të përmendura në 17 08 01
17 09 Mbetje të tjera ndërtimi dhe të prishjeve
17 09 01* Mbetje ndërtimi dhe të prishjeve që përmbajnë merkur
17 09 02* Mbetje ndërtimi dhe të prishjeve që përmbajnë PCB
17 09 03* Mbetje nga ndërtimi dhe të prishjeve, duke përfshirë mbetjet e përziera që
përmbajnë substanca të rrezikshme
17 09 04 Mbetje të përziera nga ndërtimi dhe të prishjeve, të tjera nga ato të përmendura
në 17 09 01, 17 09 02 dhe 17 09 03
18 MBETJE NGA KUJDESI SHËNDETËSOR NJERËZOR OSE SHTAZOR
DHE KËRKIME QË LIDHEN ME TO (me përjashtim të mbetjeve të
kuzhinave dhe restoranteve që nuk lidhen drejtpërdrejt me kujdesin
shëndetësor)
18 01 Mbetjet nga kujdesi shëndetësor që nga lindja, diagnostikimi, trajtimi dhe/ose
parandalimi i sëmundjeve në njerëzit
18 01 01 Bisturitë, shiringa, instrumente të mprehta (përveç 18 01 03)
18 01 02 Pjesë të trupit dhe organe, përfshirë qeset dhe konservuesit e gjakut dhe
rezervat e gjakut (përveç 18 01 03)
18 01 03 Mbetjet, grumbullimi dhe asgjësimi i të cilave kërkon trajtim të veçantë për të
parandaluar infeksionet
18 01 04 Mbetjet, grumbullimi dhe asgjësimi i të cilave nuk kërkon trajtim të veçantë
për të parandaluar infeksionet (p.sh. veshje, hedhurinat e leukoplasteve,
ndërresat, veshje për të asgjësuar, pelena etj.)
18 01 06 Kimikate që konsistojnë ose përmbajnë substanca të rrezikshme
18 01 07 Kimikate të tjera nga ato të përmendura në 18 01 06
18 01 08 Medikamente citostatika dhe citotoksike
18 01 09 Medikamente të tjera përveç atyre të përmendura në 18 01 08
18 01 10 Mbetje amalgame nga kujdesi dentar
18 02 Mbetje nga kërkimet, diagnostikimet, trajtimet dhe parandalimi i sëmundjeve
te kafshët
18 02 01 Bisturitë, shiringa, instrumente të mprehta (përveç 18 01 02)
18 02 02 Mbetjet, grumbullimi dhe asgjësimi i të cilave kërkon trajtim të veçantë për të
parandaluar infeksionet
18 02 03 Mbetjet, grumbullimi dhe asgjësimi i të cilave nuk kërkon trajtim të veçantë
për të parandaluar infeksionet
18 02 05 Kimikate që konsistojnë ose përmbajnë substanca të rrezikshme
18 02 06 Kimikate të tjera nga ato të përmendura në 18 02 05
18 02 07 Medikamente citostatika dhe citotoksike
18 02 08 Medikamente të tjera përveç atyre të përmendura në 18 01 07
19. MBETJE NGA IMPIANTET E TRAJTIMIT TË MBETJEVE, TË
UJËRAVE TË NDOTURA (JO NË VEND) DHE PËRGATITJA E UJIT PËR
PËRDORIM NJERËZOR DHE INDUSTRIAL
19 01 Mbetje nga iceneratorët ose piroliza e mbetjeve
19 01 02 Materiale ferrore të dala nga hiret fundore
19 01 05* Shtresa filtri nga trajtimi i gazeve
19 01 06* Mbetjet e lëngshme ujore nga trajtimi i gazeve dhe mbetje të tjera të lëngshme
ujore
19 01 07* Mbetjet e ngurta nga trajtimi i gazeve
19 01 10* Karboni i aktivizuar i harxhuar nga trajtimi i gazeve
19 01 11* Hira fundore dhe numra që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 01 12 Hira fundore dhe numra, të tjera nga ato të përmendura në 19 01 11
19 01 13* Hi fluturues që përmban substanca të rrezikshme
19 01 14 Hi fluturues tjetër nga ato të përmendura në 19 01 13
19 01 15* Pluhur kaldajash që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 01 16 Pluhur kaldajash, të tjera nga ato të përmendura në 19 01 15
19 01 17* Mbetje të pirolizës që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 01 18 Mbetje të pirolizës të tjera nga ato të përmendura në 19 01 17
19 01 19 Rërat nga shtratet vluese
19 01 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
19 02 Mbetjet nga trajtimi fiziko-kimik i mbetjeve (përfshirë dekromatizimin,
decianizimin dhe neutralizimin)
19 02 03 Mbetje të përziera paraprakisht, të kompozuara vetëm nga mbetje të
parrezikshme
19 02 04* Mbetje të përziera paraprakisht, të kompozuara nga të paktën një rrezikshme
19 02 05* Llumrat nga trajtimi fiziko-kimik që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 02 06 Llumrat nga trajtimi fiziko-kimik, të tjera të përmendura në 19 02 05
19 02 07* Vajra dhe koncentrate nga seperimi
19 02 08* Mbetje të lëngshme të djegshme që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 02 09* Mbetje të ngurta të djegshme përfshirë substancat e rrezikshme
19 02 10 Mbetje të djegshme të tjera nga ato të përmendura në 19 02 08 dhe 19 02 09
19 02 11* Mbetje të tjera që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
19 03 Mbetje të stabilizuara të ngurtësuara
19 03 04* Mbetje të përcaktuara si të rrezikshme, pjesërisht të stabilizuara
19 03 05 Mbetje të stabilizuara të tjera nga ato të përmendura në 19 03 04
19 03 06* Mbetjet e përcaktuara si të rrezikshme, e ngurtësuar
19 03 07 Mbetje të ngurtësuara, të tjera nga ato të përmendura në 19 03 06
19 04 Mbetje të qelqëzuara dhe mbetje nga qelqëzimet
19 04 01 Mbetje të qelqëzuara
19 04 02* Hi fluturues dhe mbetje të tjera nga trajtimi i gazeve
19 04 03* Faza të ngurta të paqelqëzuara
19 04 04 Mbetjet e lëngshme ujore nga temperimi i mbetjeve të qelqëzuara
19 05 Mbetjet nga trajtimi aerobik i mbetjeve të ngurta
19 05 01 Fraksione të pakompostuara të mbetjeve urbane dhe mbetjeve të tjera të
ngjashme
19 05 02 Fraksione të pakompostuara të mbetjeve bimore dhe shtazore
19 05 03 Kompost jashtë specifikimit
19 05 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
19 06 Mbetjet nga trajtimi anaerobik i mbetjeve
19 06 03 Lëngje nga trajtimi anaerobik i mbetjeve urbane
19 06 04 Mbetje të tretshme nga trajtimi anaerobik i mbetjeve urbane
19 06 05 Lëngje nga trajtimi anaerobik i mbetjeve shtazore dhe bimore
19 06 06 Mbetje të tretshme nga trajtimi anaerobik mbetjeve shtazore dhe bimore
19 06 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
19 07 Rrjedhjet nga landfillët
19 07 02* Rrjedhje nga landfillët që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 07 03 Rrjedhje nga landfillët, të tjera nga ato të përmendura në 19 07 02
19 08 Mbetje nga impiantet e trajtimit të mbetjeve ujore, të paspecifikuara
19 08 01 Ekzaminimet
19 08 02 Mbetje nga çranizimi
19 08 05 Llumrat nga trajtimi i ujërave të zeza urbane
19 08 06* Rezina jonoshkëmbyese të ngopura ose të harxhuara
19 08 07* Solucione dhe numra nga regjenerimi i jonokëmbyesve
19 08 08* Sisteme të membranave që përmbajnë metalet e rënda
19 08 09 Graso dhe përzierje të tjera vajore nga seperatorët vaj/ujë që përmbajnë vetëm
yndyra dhe vajra ushqimore
19 08 10* Graso dhe përzierje të tjera vajore nga seperatorët vaj/ujë, të tjera nga ato të
përmendura në 19 08 09
19 08 11* Llumra që përmbajnë substanca të rrezikshme nga trajtimi biologjik i ujërave
të ndotura industriale
19 08 12 Llumra nga trajtimi biologjik i ujërave të ndotura industriale të tjera nga ato të
përmendura në 19 08 11
19 08 13* Llumra që përmbajnë substanca të rrezikshme nga trajtime të tjera të ujërave të
ndotura industriale
19 08 14 Llumra nga trajtime të tjera të ujërave të ndotura industriale të tjera nga ato të
përmendura në 19 08 13
19 08 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
19 09 Mbetje nga përgatitja e ujit për konsumim njerëzor dhe përdorim industrial
19 09 01 Mbetje të ngurta nga filtrimet primare dhe ekzaminimet
19 09 02 Llumra nga qartësimi i ujit
19 09 03 Llumra nga dekarbonizimi
19 09 04 Karbon i aktivizuar i harxhuar
19 09 05 Rezina jonoshkëmbyese të ngopura ose të harxhuara
19 09 06 Solucione dhe numra nga rigjenerimi i jonoshkëmbyesve
19 09 99 Mbetjet të tjera të paspecifikuara
19 10 Mbetje nga copëzimi i mbetjeve që përmbajnë metale
19 10 01 Hekur dhe mbetje çeliku
19 10 02 Mbetje joferrore
19 10 03* Fraksione të lehta dhe pluhura që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 10 04 Fraksione të lehta dhe pluhura të tjera nga ato të përmendura në 19 10 03
19 10 05* Fraksione të tjera që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 10 06 Fraksione të tjera nga ato të përmendura në 19 10 05
19 11 Mbetje nga rigjenerimi i naftës
19 11 01* Filtra argjile të shpenzuara
19 11 02* Zifte acide
19 11 03* Mbetje të lëngshme ujore
19 11 04* Mbetje nga pastrimi i lëndëve djegëse me baza
19 11 05* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 11 06 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 19
11 05
19 11 07* Mbetje nga pastrimi i oxhakëve të gazit
19 11 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
19 12 Mbetje nga trajtimi mekanik i mbetjeve (p.sh. ndarja, kompaktimi, ngjeshja) të
paspecifikuara diku tjetër
19 12 01 Letër e karton
19 12 02 Metale ferrore
19 12 03 Metale joferrore
19 12 04 Plastik dhe gomë
19 12 05 Qelq
19 12 06* Dru që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 12 07 Drurë të tjerë nga ato të përmendura në 19 12 06
19 12 08 Tekstilet
19 12 09 Mineralet (p.sh. rërë, gurë)
19 12 10 Mbetjet e djegshme (skarcitetet e lëndëve djegëse)
19 12 11* Të tjera mbetje (përfshirë materiale të përziera) nga trajtimi mekanik i
mbetjeve që përmbajnë substancë të rrezikshme
19 12 12 Mbetje të tjera (përfshirë materiale të përziera) nga trajtimi mekanik i
mbetjeve, të tjera nga ato të përmendura në 19 12 11
19 13 Mbetjet nga rehabilitimi i tokës dhe i ujërave nëntokësore
19 13 01* Mbetjet e ngurta nga rehabilitimi i tokës që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 13 02 Mbetjet e ngurta nga rehabilitimi i tokës, të tjera nga ato të përmendura në 19
13 01
19 13 03* Llumrat nga rehabilitimi i tokës që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 13 04 Llumrat nga rehabilitimi i tokës, të tjera nga ato të përmendura në 19 13 03
19 13 05* Llumrat nga rehabilitimi i ujërave nëntokësore që përmbajnë substanca të
rrezikshme
19 13 06 Llumrat nga rehabilitimi i ujërave nëntokësore, të tjera nga ato të përmendura
në 19 13 05
19 13 07* Mbetje të lëngshme ujore dhe koncentratet ujore nga rehabilitimi i ujërave
nëntokësore që përmbajnë substanca të rrezikshme
19 13 08 Mbetje të lëngshme ujore dhe koncentratet ujore nga rehabilitimi i ujërave
nëntokësore, të tjera nga ato të përmendura në 19 13 07
20 MBETJET URBANE (MBETJET SHTËPIAKE DHE TREGTARE, MBETJE
INDUSTRIALE E INSTITUCIONALE TË NGJASHME) PËRFSHIRË
FRAKSIONET E MBLEDHURA VEÇMAS
20 01 Fraksionet e ndara (përveç 15 01)
20 01 01 Letër dhe karton
20 01 02 Qelq
20 01 08 Mbetje të biodegradueshme nga kuzhinat dhe mensat
20 01 10 Veshjet
20 01 11 Tekstilet
20 01 13* Tretësit
20 01 14* Acidet
20 01 15* Bazat
20 01 17* Fotokimikatet
20 01 19* Pesticidet
20 01 21* Mbetje të tubave fluoreshente dhe mbetje të tjera që përmbajnë merkur
20 01 23* Pajisje skarco që përmbajnë klorofluorokarbone
20 01 25 Vajra dhe dhjamna ushqimore
20 01 26* Vajra dhe dhjamna, të tjera nga ato të përmendura në 20 01 25
20 01 27* Bojëra, ngjyra, ngjitës etj, që përmbajnë substanca të rrezikshme
20 01 28 Bojëra, ngjyra, ngjitës etj, të tjera nga ato të përmendura në 20 01 27
20 01 29* Detergjent që përmbajnë substanca të rrezikshme
20 01 30 Detergjent të tjerë nga ato të përmendur në 20 01 29
20 01 31* Medikamente citotoksike dhe citostatike
20 01 32 Medikamente të tjera nga ato të përmendura në 20 01 31
20 01 33* Bateritë dhe akumulatorët të përfshirë në 16 06 01, 16 06 02 ose 16 06 03 dhe
bateritë e akumulatorët e pandarë
20 01 34 Bateritë dhe akumulatorët e tjerë nga ato të përmendur në 20 01 33
20 01 35* Pajisjet e skaduara elektrike dhe elektronike, të tjera nga ato të përmendura në
20 01 21 dhe 20 01 23 që përmbajnë komponentë të rrezikshëm
20 01 36 Pajisjet e skaduara elektrike dhe elektronike, të tjera nga ato të përmendura në
20 01 21, 20 01 23 dhe 20 01 35
20 01 37* Mbetje druri që përmbajnë substanca të rrezikshme
20 01 38 Mbetje druri të tjera nga ato të përmendura në 20 01 37
20 01 39 Plastikët
20 01 40 Metalet
20 01 41 Mbetjet nga pastrimi i oxhaqeve
20 01 99 Fraksione të tjera të paspecifikuara
20 02 Mbetjet e kopshteve dhe parqeve (përfshirë mbetjet e varrezave)
20 02 01 Mbetje të biodegradueshme
20 02 02 Dhera dhe gurë
20 02 03 Mbetje të tjera të pabiodegradueshme
20 03 Mbetje të tjera urbane
20 03 01 Mbetjet e përziera urbane
20 03 02 Mbetje nga tregjet
20 03 03 Mbetje nga pastrimi i rrugëve
20 03 04 Llumra nga gropat septike
20 03 06 Mbetje nga pastrimi i ujërave të zeza
20 03 07 Mbetjet të vëllimshme
20 03 99 Mbetjet urbane të paspecifikuara
SHTOJCA II
KARAKTERISTIKAT E MBETJEVE QË I BËJNË ATO TË RREZIKSHME
Mbetjet janë të rrezikshme:
nëse manifestojnë një ose më shumë nga vetitë e paraqitura më poshtë nga H1 deri H14:
H1 "Eksplozive": substancat dhe preparatet të cilat mund të shpërthejnë nën efektin e flakës
ose të cilat janë më të ndjeshme nga goditja apo fërkimi se dinitrobenzeni.
H2 "Oksiduese": substancat dhe preparatet të cilat kanë reaksione të fuqishme ekzotermioke
kur bien në kontakt me substanca të tjera, veçanërisht me substanca të djegshme.
H3-A "Shumë të djegshme":
- substancat dhe preparatet e lëngshme të cilat kanë një pikë flakërimi më poshtë se 21 C
(duke përfshirë lëngjet ekstremisht të djegshme (të përflakshme);
- substancat dhe preparatet të cilat mund të nxehen dhe të ndizen në kontakt me ajrin në
temperaturën e ambientit pa praninë e ndonjë energjie të jashtme;
- substancat dhe preparatet e ngurta të cilat mund të marrin flakë menjëherë pas një kontakti të
shkurtër me një burim ndezës dhe mund të vazhdojnë të digjen ose të konsumohen edhe pas
largimit të burimit ndezës;
- substancat dhe preparatet e gazta, të cilat janë të djegshme në ajër në trysni normale;
- substancat dhe preparatet e gazta, të cilat në kontakt me ujin apo me ajrin e lagësht,
evoluojnë në gaze të djegshme, në sasi të rrezikshme.
H3-B "Të djegshme": substancat dhe preparatet e lëngshme, që kanë një pikë flakërimi të
barabartë ose më të madhe se 21*C dhe më pak ose të barabartë me 55*C;
H4 "Irrituese": substancat dhe preparatet jokorrozive, të cilat nëpërmjet një kontakti të
menjëhershëm, të zgjatur apo të përsëritur me lëkurën apo me membranat mukoze, mund të
shkaktojnë inflamacione.
H5 "E rrezikshme": substancat dhe preparatet, të cilat nëse thithen nëpërmjet frymëmarrjes,
injektohen ose penetrojnë në lëkurë mund të shkaktojnë rrezik të kufizuar të shëndetit.
H6 "Toksike": substancat dhe preparatet, të cilat nëse thithen nëpërmjet frymëmarrjes,
injektohen ose penetrojnë në lëkurë mund të shkaktojnë rrezik serioz, akut ose kronik të
shëndetit, të cilat mund të shkaktojnë edhe vdekjen.
H7 "Kancerogjene": substancat dhe preparatet, të cilat nëse thithen nëpërmjet frymëmarrjes,
injektohen ose penetrojnë në lëkurë mund të shkaktojnë kancer ose të rrisë mundësinë e
shfaqjes së tij.
H8 "Korrozive": substancat dhe preparatet, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime pas kontaktit
në indet e gjalla.
H9 "Infektive": substancat që përmbajnë mikro organizma mbijetuese ose toksinat e tyre, të
cilat janë të njohura ose besohet të shkaktojnë sëmundje në njerëzit ose në organizmat e
gjalla.
H10 "Teratogjenike"(toksike për riprodhimin): substancat dhe preparatet, të cilat nëse thithen
nëpërmjet frymëmarrjes, injektohen ose penetrojnë në lëkurë mund të shkaktojnë keqformime
të lindura, jo të trashëgueshme ose të rrisin mundësinë e shfaqjes së tyre.
H11 "Mutagjenike": substancat dhe preparatet, të cilat nëse thithen nëpërmjet frymëmarrjes,
injektohen ose penetrojnë në lëkurë mund të shkaktojnë defekte gjenetike të trashëgueshme
ose të rrisin mundësinë e shfaqjes së tyre.
H12 Substancat dhe preparatet, të cilat shkarkojnë gaz toksik në kontakt me ujin, ajrin ose
me ndonjë acid.
H13 Substancat dhe preparatet, të afta që pas asgjësimit ose prodhimit të ndonjë substance
tjetër (p.sh. ujërat kulluese pas trajtimit), që zotërojnë ndonjë nga karakteristikat e listuara më
sipër.
H14 "Ekotoksike": substancat dhe preparatet, të cilat paraqesin ose mund të paraqesin
rrezik të menjëhershëm ose të mëvonshëm në një ose më shumë komponentë të mjedisit.
2. Dhe për substancat që i përkasin H3 deri H8, H10 dhe H11, nëse paraqesin një ose më
shumë nga karakteristikat e mëposhtme:
- pika e flakërimit ≤ 55 C;
- një ose më shumë substanca, të klasifikuara si shumë toksike në përqendrim total ≥ 0,1 %;
- një ose më shumë substanca, të klasifikuara si të rrezikshme në përqendrim total ≥ 0,25 %;
- një ose më shumë substanca korrozive, të klasifikuara si R15 në përqendrim total ≥ 5 %;
- një ose më shumë substanca korrozive, të klasifikuara si R34 në përqendrim total ≥ 10%;
- një ose më shumë substanca irrituese, të klasifikuara si R36, R37, R38 në përqendrim total ≥
20%;
- një substancë të njohur si kancerogjene të kategorisë 1 ose 2, në përqendrim total ≥ 0,1 %;
- një substancë të njohur si kancerogjene të kategorisë 3, në përqendrim total ≥ 1 %;
- një substancë toksike për riprodhimin të kategorisë 1 ose 2, të klasifikuara si R60, R61 në
përqendrim total ≥ 0,5%;
- një substancë toksike për riprodhimin të kategorisë 3, të klasifikuar si R62, R63 në
përqendrim total ≥ 5 % ;
- një substancë mutagjene të kategorisë 1 ose 2, të klasifikuar si R46 në përqendrim total ≥ 0,1
%;
- një substancë mutagjene të kategorisë 3, të klasifikuar si R40 në përqendrim total ≥ 1%.
SHTOJCA III
KATEGORITË E MBETJEVE TË RREZIKSHME TË GJENERUARA, TË LISTUARA
SIPAS NATYRËS SË TYRE, APO AKTIVITETIT QË I GJENERON ATO
(Mund të jenë në gjendje të lëngshme, llumi ose të ngurtë)
Shtojca III.A.
Mbetjet që paraqesin një ose më shumë nga vetitë e listuara ne shtojcën II dhe të cilat
konsistojnë në:
1. Substanca anatomike, spitalore dhe mbetje të tjera klinike;
2. Komponime farmaceutike mjekësore dhe veterinare;
3. Konservues druri;
4. Biocide dhe substanca fito-farmaceutike;
5. Mbetje nga substanca të përdorura si tretës;
6. Substanca organike të halogjenuara jo të përdorura si solvente, duke përjashtuar
materialet e tyre inerte të polimerizuara;
7. Kripëra temperimi që përmbajnë cianide;
8. Vajra minerale dhe substanca vajore;
9. Përzjerje, emulsione naftë/ujë dhe hidrokarbon /ujë;
10. Substanca që përmbajnë bifenile të poliklorinuara-PCB dhe/ose trifenile të poliklorinuara
PCT;
11. Materiale bituminoze të dala nga rafinimi, distilimi dhe nga trajtimet pirolitike;
12. Bojëra, ngjyrosët, pigmente, llaqe, varak;
13. Rezina, lateksi, plastifikatorë, ngjitës/adezivë;
14. Substancat kimike që dalin nga aktivitetet kërkimore, zhvilluese dhe të mësimdhënies, të
cilat nuk janë të identifikuara dhe/ose janë të reja dhe efekti i të cilave mbi njeriun dhe/ose
mjedisin nuk është i njohur (p.sh. mbetjet e laboratorëve);
15. Materiale piroteknike dhe materiale të tjera eksplozive;
16. Kimikate fotografike dhe materiale të procesit të zhvillimit të filmave fotografikë;
17. Çdo material i kontaminuar me ndonjë të ngjashëm të dibenzo-furaneve të poliklorinuara;
18. Çdo material i kontaminuar me ndonjë të ngjashëm të dibenzo-p-dioksinave të
polikloruara.
Shtojca III. B.
19. Mbetjet që përmbajnë një prej përbërësve në shtojcën IV dhe kanë një nga vetitë e listuara
në shtojcën II dhe të cilat konsistojnë në:
20. Sapunë, vajra, parafina bimore ose shtazore;
21. Substanca organike jo të halogjenuara, që nuk përdoren si solvente;
22. Substanca inorganike pa metale apo komponime të metaleve;
23. Hi dhe jose thëngjij
24. Dhera, rëra, argjilë, përfshirë shllamin e shpimit;
25. Kripërat e temperimit jocianide;
26. Pluhura dhe pudra metalike;
27. Materiale katalitike të përdorura;
28. Lëngje dhe llumra që përmbajnë metale ose komponime metalike;
29. Mbetje nga operacionet e kontrollit të ndotjes, përjashtuar 29, 30 dhe 33.
30. Llumra fërkimi;
31. Llumra nga impiantet e pastrimit të ujit;
32. Mbetje te dekarbonizuara;
33. Mbetje nga kolonat jonokëmbyese;
34. Llumra të ujërave të zeza të patrajtuara ose të të papërshtatshme për përdorim në
bujqësi;
35. Mbetje nga pastrimi i cisternave(autobotëve) dhe pajisjeve;
36. Pajisje të kontaminuara;
37. Kontenierë të kontaminuar (edhe cilindra gazi etj.), të cilët përmbajnë një ose më shumë
përbërës të listuar në shtojcën III A;
38. Bateri ose elemente elektrike të tjera;
39. Vajra bimore;
40. Materiale që rezultojnë nga mbledhja selektive e mbetjeve shtëpiake dhe të cilat paraqesin
një nga karakteristikat e listuara në shtojcën II;
41. Mbetje të tjera të cilat përmbajnë një prej përbërësve të listuar në aneksin IV dhe
paraqesin një nga vetitë e listuara në shtojcën II.
SHTOJCA IV
PËRBËRËSIT E MBETJEVE TË SHTOJCËS IIIB, TË CILAT I BËJNË ATO TË
RREZIKSHME, KUR ATO PARAQESIN VETITË E PËRSHKRUARA NË SHTOJCËN II
1. Berilium; përbërje të beriliumit
2. Përbërje të vanadit;
3. Përbërje të kromit(6-valent);
4. Përbërje të kobaltit;
5. Përbërje të nikelit;
6. Përbërje të bakrit;
7. Përbërje të zinkut;
8. Arsenik; përbërje të arsenikut;
9. Selen; përbërje të selenit;
10. Përbërje të argjendit;
11. Admium; përbërje të kadmiumit;
12. Përbërje të kallaj it;
13. Antimon; përbërje të antimonit;
14. Teluri; përbërje të telurit;
15. Përbërje të bariumit; përjashtuar sulfatin e bariumit;
16. Mërkuri; përbërje të mërkurit;
17. Taliumi; përbërje të taliumit;
18. Plumbi; përbërje të plumbit;
19. Sulfure inorganike;
20. Përbërje inorganike të florit, përjashtuar florurin e kalciumit;
21. Cianure inorganike;
22. Metalet alkaline të mëposhtme: litiumi, natriumi, kaliumi, kalciumi, magnezi në formë
elementare (jo përbërje);
23. Solucione acide ose acide në gjendje të ngurtë;
24. Solucione bazike ose baza në gjendje të ngurtë;
25. Asbesti (pluhur ose fibër);
26. Fosfori, komponimet e fosforit, përjashtuar fosfatet e mineraleve;
27. Karbonilet metalike (të metaleve);
28. Peroksidet;
29. Kloratet;
30. Perkloratet;
31. Azide (përbërje organike me bazë azoti);
32. PCBs dhe/ose PCTs;
33. Komponime farmaceutike ose veterinare;
34. Biocide dhe substanca fito-farmaceutike (p.sh. pesticidet etj.);
35. Substanca infektive;
36. Kreosote, katran;
37. Izocianate; tiocianate;
38. Cianide organike (p.sh. nitrilet etj.);
39. Fenolet; komponime të fenoleve;
40. Solvente të halogjenuar;
41. Tretës organikë, përjashtuar tretësit e halogjenuar;
42. Komponime halogjenorganike, përjashtuar materialet inerte të polimerizuara dhe
substanca të tjera që i referohen kësaj liste;
43. Komponime aromantike; komponime organike policiklike dhe heterociklike;
44. Aminat alifatike;
45. Aminat aromantike;
46. Eteret;
47. Substancat me natyrë eksplozive, përjashtuar ato të listuara diku tjetër në këtë shtojcë;
48. Komponime sulfur organike;
49. Ndonjë i ngjashëm i dibenzo-furaneve të poliklorinuar;
50. Ndonjë i ngjashëm i dibenzo-p-dioksinave të poliklorinuar;
51. Hidrokarbonet dhe oksidet e tyre; nitrogjen dhe/ose sulfur komponimet, jo të përmendura
në këtë shtojcë.
VENDIM
Nr.177, datë 31.3.2005

PËR NORMAT E LEJUARA TË SHKARKIMEVE TË LENGËTA DHE KRITERET


E ZONIMIT TË MJEDISEVE UJORE PRITËSE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, pika 2, e 16 të ligjit nr.9115, datë
24.7.2003 "Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura", me propozimin e Ministrit të
Mjedisit, të Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit dhe të Ministrit të Industrisë
dhe të Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

KREU I
TË PËRGJITHSHME

1. Ky vendim synon të parandalojë, të zvogëlojë dhe të shmangë ndotjen e mjediseve ujore


pritëse nga substancat e rrezikshme, që shkarkohen në to përmes ujërave të ndotura, duke
përcaktuar vlerat kufi për përbërësit e lejuar, sipas shtojcave, që i bashkëlidhen këtij vendimi
dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Në kuptim të këtij vendimi, substancat e rrezikshme në përbërje të shkarkimeve të lëngëta,
grupohen në listat I dhe II të shtojcës nr.1, që i bashkë lidhen vendimit në bazë të
karakteristikave të tyre, që lidhen me toksicitetin, qëndrueshmërinë dhe bioakumulimin.
3. Për shkarkimet e lëngëta në ujërat ndërkufitare, që rregullohen nga marrëveshjet
ndërkombëtare për mjedisin, ku Republika e Shqipërisë është palë, zbatohen vlerat kufi më të
larta, që rezultojnë nga krahasimi i kërkesave të këtyre marrëveshjeve me ato që parashikon
ky vendim.
4. Ndikimet që shkaktojnë shkarkimet e ujërave të ndotura në ujërat nëntokësore nuk janë
objekti i këtij vendimi.
5. Zbatimi i kërkesave të këtij vendimi nuk sjell rritje të ndotjes së tokës, të ajrit apo të
mjediseve ujore pritëse, që nuk janë objekt i tij.
6. Ministria e Mjedisit organizon, drejton dhe mbikëqyr monitorimin e ujërave të ndotura për
përmbajtjen e substancave të rrezikshme, si dhe monitorimin e cilësisë së mjediseve ujore
pritëse, të prekura nga shkarkimet e ujërave të ndotura, në bazë të programit kombëtar të
monitorimit të mjedisit.
7. Këshillat e baseneve ujëmbledhëse, në bashkëpunim me agjencitë rajonale të mjedisit, çdo
dy vjet, përgatisin dhe publikojnë programet për parandalimin dhe shmangien e ndotjes së
mjediseve ujore pritëse nën juridiksionin e tyre, nga shkarkimet e lëngëta. Në këto programe
përfshihen:
a) identifikimi i shkarkimeve të lëngëta dhe i mjediseve ujore pritëse, që ndoten;
b) masat dhe teknikat më të mira të mundshme për zvogëlimin e ndotjes;
c) propozimet për zëvendësimin ose riciklimin e substancave të rrezikshme nga veprimtaritë
industriale përkatëse;
ç) përcaktimi i personave përgjegjës për zbatimin e kërkesave të programit;
d) koha e zbatimit të programit dhe monitorimi i procesit zbatues të tij.

KREU II
NORMAT E LEJUARA TË SUBSTANCAVE TË RREZIKSHME DHE
PARAMETRAT E LEJUARA NË UJËRAT E NDOTURA, QË SHKARKOHEN NGA
VEPRIMTARITË INDUSTRIALE
1. Normat e lejuara për substancat e rrezikshme, të lejuara, në ujërat e ndotura nga
veprimtaritë industriale janë sipas shtojcës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Substancat e rrezikshme, që nuk figurojnë në shtojcën nr.2, nuk lejohen të shkarkohen në
ujërat e ndotura nga veprimtaritë industriale.
2. Normat e lejuara për shkarkimet e lëngëta të sektorëve të industrisë janë sipas shtojcës
nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Në veprimtaritë industriale ekzistuese të zbatohen normat e lejuara, sipas përcaktimeve të
këtij kreu, brenda pesë vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Në vitin e parë të këtij afati
subjektet, që ushtrojnë veprimtari industriale, duhet të paraqesin në këshillin e baseneve
ujëmbledhëse përkatëse programin e masave, që do të marrin për zbatimin e normave të këtij
vendimi. Pajisja e tyre me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura, që shkarkojnë, është
kërkesë e detyrueshme e programit dhe zbatohet brenda periudhës 5 -vjeçare.
4. Në veprimtaritë e reja industriale dhe në rikonstruksionet apo zgjerimet e veprimtarive
ekzistuese të zbatohen normat e lejuara, sipas përcaktimeve të këtij kreu, që nga dita e fillimit
të veprimtarisë. Këto subjekte, të cilat ushtrojnë veprimtari industriale, nuk pajisen me leje
mjedisore, nëse nuk kanë ndërtuar impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura që shkarkojnë.
5. Kur, për arsye teknike, është e pamundur të zbatohen normat e lejuara sipas pikës 1 të këtij
kreu, subjektet që ushtrojnë veprimtari industriale, njoftojnë me shkrim Ministrinë e Mjedisit,
duke argumentuar teknikisht pamundësinë e zbatimit të këtyre normave. Në këtë rast, ministri
i Mjedisit urdhëron monitorimin e mjediseve ujore pritëse dhe, nëse ato rezultojnë të
padëmtuara nga shkarkimet e ujërave të ndotura, përcakton norma të lejuara përkohësisht, më
pak rigoroze se ato të përcaktuara në këtë vendim. Normat e përkohshme, të autorizuara nga
Ministri i Mjedisit, zbatohen deri në dy vjet. Gjatë kësaj periudhe subjekti merr masa për
zbatimin e normave të lejuara për substancat e rrezikshme të lejuara, që shkarkohen me ujërat
e ndotura të krijuara nga veprimtaria e tij.
6. Zbatimi i normave të lejuara, sipas pikave 1 e 2 të këtij kreu, kontrollohet:
a) në vendin ku veprimtaria industriale shkarkon ujërat e ndotura;
b) në një vend të përcaktuar, që përjashton mundësinë e përzierjes dhe hollimin me ujëra të
tjera, të ndotura;
c) në një vend të përcaktuar, ku grumbullohen të gjitha ujërat e ndotura, që përmbajnë
substanca të rrezikshme;
ç) në një vend të përcaktuar, ku grumbullohen të gjitha ujërat e ndotura të sektorit, për normat
e përcaktuara në shtojcën nr. 3;
d) në vendin ku ujërat e ndotura shkarkohen nga impianti i trajtimit të tyre, i instaluar për
këtë qëllim.

KREU III
NORMAT E LEJUARA PËR SHKARKIMET E LËNGËTA URBANE
1. Shkarkimet e lëngëta urbane i nënshtrohen trajtimit mjedisor paraprak, nëpërmjet sistemit
të kanalizimeve, të ndara nga shkarkimet e tjera të lëngëta.
2. Ujërat urbane aglomerate, të zonave urbane intensive, pajisen me sisteme kolektorësh,
sipas kritereve të përcaktuara në shkronjën "A" të shtojcës nr.4, që i bashkë lidhet këtij
vendimi.
3. Shkarkimet e lëngëta urbane në zonat e ndjeshme i nënshtrohen një trajtimi të veçantë, i
cili përveç trajtimit parësor e dytësor, kërkon edhe trajtimin purifikues përkatës.
4. Shkarkimet e lëngëta urbane në zonat më pak të ndjeshme i nënshtrohen trajtimit parësor,
me kusht që të mos ketë rritje të ndikimeve negative në mjedisin pritës.
5. Shkarkimet e ujërave të ndotura urbane, në zonat malore mbi 1500 m mbi nivelin e detit, i
nënshtrohen një trajtimi më pak rigoroz sesa ai i përcaktuar në pikën 1 të këtij kreu, me kusht
që të mos ketë rritje të ndikimeve negative në mjedisin pritës.
6. Shkarkimet nga impiantet e trajtimit të ujërave urbane të trajtuara në pikat 3, 4 e 5 të këtij
kreu, duhet të bëhen në përputhje me kërkesat e shkronjës "B" të shtojcës nr.4, që i bashkë
lidhet këtij vendimi, sipas tabelave respektive.
7. Ngarkesa e shprehur në njëvlerës për popullsinë llogaritet në bazë të ngarkesës mesatare
maksimale javore, që hyn në impiantin e trajtimit gjatë një viti, duke përjashtuar gjendjet e
jashtëzakonshme, si reshjet e dendura.
8. Për shkarkimet e lëngëta urbane zbatohen kërkesat e këtij vendimi, brenda 8 vjetëve nga
hyrja në fuqi e tij.

KREU IV
KRITERET PËR ZONIMIN E MJEDISEVE UJORE PRITËSE
1. Kriteret për zonimin e mjediseve ujore pritëse, më të ndjeshme dhe më pak të ndjeshme,
përcaktohen në shtojcën nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Listat e zonave të ndjeshme dhe të zonave më pak të ndjeshme rishikohen çdo 4 vjet. Për
zonat e ndjeshme dhe për zonat më pak të ndjeshme, të identifikuara si të tilla pas rishikimit të
listave, kërkesat e këtij vendimi zbatohen brenda një viti nga shpallja e tyre.
3. Kur ujërat e ndotura aglomerat, të zonave urbane intensive, me ngarkesë hyrëse në sistemin
kolektor më shumë se 10 000 pe, shkarkohen në zona të ndjeshme, i nënshtrohen trajtimit të
veçantë, të përcaktuar në pikën 3 të kreut III të këtij vendimi.
4. Shkarkimet nga impiantet e trajtimit të ujërave urbane në zonat e ndjeshme duhet të jenë në
përputhje me kërkesat e paraqitura në tabelën 2, shkronja "B" të shtojcës nr.4, që i bashkë
lidhet këtij vendimi.
5. Kërkesat e pikave 3 e 4 të këtij kreu nuk zbatohen në zonat e ndjeshme, ku përqindja
minimale e zvogëlimit të ngarkesës së përgjithshme, që hyn në të gjitha impiantet e trajtimit të
ujërave urbane, është të paktën më e ulët se 75 për qind për fosforin dhe azotin total.
6. Shkarkimet e lëngëta urbane aglomerat, me ngarkesë hyrëse në sistemin kolektor nga 10
000 pe-150 000 pe, përpara shkarkimit në ujërat bregdetare, dhe aglomeratet me ngarkesë nga
2 000 pe10 000 pe, përpara shkarkimit në estuare, të cilat u takojnë zonave të pandjeshme,
mund të jenë subjekt i një trajtimi më pak rigoroz, vetëm nëse sigurohet se:
a) shkarkime të tilla i janë nënshtruar, paraprakisht, trajtimit parësor;
b) studime të plota vërtetojnë se shkarkime të tilla nuk ndikojnë negativisht në mjedis.
7. Shkarkimet e lëngëta urbane nga sistemet kolektorë janë subjekt i një trajtimi të veçantë
në këto raste:
a) për shkarkimet në ujërat e ëmbla dhe estuare nga aglomerate me më pak se 2 000 pe;
b) për shkarkimet në ujërat bregdetare nga aglomerate me më pak se 10 000 pe.
8. Derdhja e llumrave në mjediset ujore pritëse nga tubacionet e ndryshme, nga kanalizimet,
nga sistemet kolektorë, nga impiantet e trajtimit, nga anijet dhe nga çdo mjet apo mënyrë
tjetër është e ndaluar.
9. Asgjësimi, djegia dhe çdo trajtim tjetër i llumrave nga impiantet e trajtimit të shkarkimeve
të lëngëta urbane bëhen në përputhje me ligjin nr. 9010, datë 13.2.2003 "Për administrimin
mjedisor të mbetjeve të ngurta" .

KREU V
MONITORIMI
1. Procedurat e monitorimit për zbatimin e normave të lejuara, të paraqitura ne shtojcën
nr.2, që i bashkë lidhet këtij vendimi, përfshijnë:
a) për llogaritjen e fluksit të përgjithshëm të shkarkuar të ujerave të ndotura, për një periudhë
24-orësh;
b) marrjen e një mostre të ujërave të ndotura gjatë një periudhe 24-orësh dhe matjen e
përqendrimit të substancave të rrezikshme në të;
c) përcaktimin, ku është e mundur, të sasisë së substancave të rrezikshme të prodhuara, të
trajtuara apo të përdorura, duke përdorur metodat e përllogaritjes.
2. Sasia e substancave të rrezikshme, të shkarkuara në ujërat e ndotura gjatë një muaji,
llogaritet si shumë e shkarkimeve të çdo dite, sipas përcaktimeve të pikës 1 të këtij kreu.
3. Metodat e referencës për përcaktimin e pranisë së substancave të rrezikshme në ujërat e
ndotura jepen në shtojcën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Gjithashtu, mund të përdoren
edhe metoda të tjera, nëse ato sigurojnë rezultate minimalisht të njëjta me ato të metodave të
referencës.
4. Procedurat e monitorimit për zbatimin e normave të lejuara, të paraqitura në shtojcën nr.4,
përfshijnë mbledhjen e mostrave, sipas fluksit të shkarkimeve ose një herë në 24 orë, në të
njëjtën pikë të paracaktuar në dalje të impiantit të trajtimit të shkarkimeve të lëngëta urbane.
5. Numri minimal vjetor i mostrave, sipas pikës 4 të këtij kreu, përcaktohet në shkronjën
"c" të shtojcës nr.4, që i bashkë lidhet këtij vendimi.
6. Metodat e referencës, të përdorura për përcaktimin e normave të ujërave të ndotura
urbane, jepen në tabelat 1 e 2 të shtojcës nr.4.
7. Ujërat e ndotura urbane plotësojnë kërkesat për normat e lejuara sipas këtij vendimi, vetëm
nëse për çdo normë të marrë veçmas, mostrat e analizuara janë në përputhje me vlerat
përkatëse, si më poshtë vijon:
a) Kur normat e tabelës 1 të shtojcës nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi, janë të shprehura në
përqendrime, maksimumi i mostrave që lejohen të mos jenë në përputhje me kërkesat jepet në
tabelën 3, të po kësaj shtojce;
b) Kur normat e tabelës 1 të shtojcës nr.4 janë të shprehura në përqindje, mostrat që lejohen të
mos jenë në përputhje me kërkesat, të marra në kushte normale pune, nuk duhet të ndryshojnë
me më shumë se 100 për qind, për pezullime totale. Ndryshimet janë të pranueshme deri në
150 për qind;
c) Për normat e përcaktuara në tabelën 2 të shtojcës nr.4, mesatarja vjetore e mostrave, për
çdo normë, duhet të jetë në përputhje me vlerat përkatëse të normave të lejuara.
8. Vlerat ekstreme nuk merren parasysh në llogaritjen sipas pikës 7 të këtij kreu, nëse ato
janë rezultat i mostrave të marra në gjendje të jashtëzakonshme, si reshje të dendura.
9. Këshillat e baseneve ujëmbledhëse, çdo dy vjet, të publikojnë raportet për gjendjen e
ujërave të baseneve nën juridiksionin e tyre, për shkarkimet e lëngëta dhe largimin e llumrave
nga impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.
10. Ngarkohen Ministri i Mjedisit, Ministri i Rregullimit të Territorit dhe i Turizmit dhe
Ministri i Industrisë dhe i Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano

SHTOJCA NR.1
Lista e I e familjeve dhe grupeve të substancave
Lista I përmban disa substanca të veçanta të cilat, takohen në familjet dhe grupet e
mëposhtme, seleksionuar me kujdes në bazë të toksicitetit të tyre, qëndrueshmërisë dhe
bioakumulimit, me përjashtim te atyre, të cilat janë biologjikisht të padëmshme ose të cilat
janë konvertuar në substanca të cilat janë biologjikisht të padëmshme:
1. përbërësit organohalogjen dhe substancat të cilat mund të formojnë përbërës ose
komponentë të tillë në mjedisin ujor:
2. përbërësit organofosforues;
3. përbërësit organikë;
4. substancat për të cilat është provuar që ato zotërojnë veti kancerogjene në mjedise ujore,
kur disa substanca të listës II janë kancerogjene, ato gjithashtu janë përfshirë në këtë kategori;
5. mërkuri dhe komponentët e tij;
6. kadmiumi dhe komponentët e tij;
7. vajrat minerale persistente dhe hidrokarburet me origjinë naftore;
8. substancat sintetike persistente të cilat mund të notojnë, qëndrojnë pezull ose të fundosura
dhe të cilat interferojnë në mjedise ujore.
Lista e II e familjeve dhe grupeve të substancave
Lista e II përmban:
A. Substancat që i përkasin familjeve dhe grupeve të substancave në listën e I për të cilat
vlerat e lejuara nuk janë përcaktuar me këtë vendim.
E. Disa substanca të veçanta dhe kategori të substancave që bëjnë pjesë në familjet dhe grupin
e substancave të listuara më poshtë, të cilat kanë efekte të dëmshme në mjedise ujore, edhe
pse mund të jenë të kufizuara në një zonë të caktuar dhe të cilat varen nga karakteristikat dhe
vendi i mjedisit ujor në të cilin shkarkohen.
Familjet dhe grupet e substancave sipas pikës B
I. Metaloidet dhe metalet e mëposhtme dhe përbërësit e tyre:
1. Zink 6. Selen 11. Kallaj 16. Vanadium
2. Bakër 7. Arsenik 12. Barium 17. Kobalt
3. Nikel 8. Antimon 13. Berilium 18. Talium
4. Krom 9. Molibden 14. Bor 19. Telurium
5. Plumb 10. Titan 13. Uranium 20. Argjend
II. Biocidet dhe derivatet e tyre që nuk janë listuar.
III. Substancat të cilat kanë një efekt të dëmshëm mbi shijen dhe/apo erën e produkteve për
konsum njerëzor, të ardhura nga mjedisi ujor dhe përbërësit përgjegjës për lindjen e
substancave të tilla në ujë.
IV. Përbërësit toksikë ose organikë të qëndrueshëm të silikonit dhe substancat të cilat mund të
çojnë në lindjen e substancave të tilla në ujë, përjashtuar ato të cilat janë biologjikisht të
padëmshme ose të cilat janë kthyer shpejt në ujë në substanca të padëmshme.
V. Përbërësit inorganikë të fosforit dhe fosfori elementar.
VI. Vajrat minerale jo persistente dhe hidrokarburet me origjinë naftore.
VII. Cianidet dhe fiuoret.
VIII. Substancat të cilat kanë një efekt të kundërt në balancën e oksigjenit, veçanërisht
amoniaku, nitritet.

SHTOJCA NR.2
Lloji i Lloji i vlerave Vlerat e lejuara
aktivitetit, mesatare Pesha Përqendrimi ne Shënime
industrial shkarkime
Elektroliza I aplikueshëm
kloralkaline e për sasinë totale
merkurit me te merkurit
shëllire te prezent ne te
nenklorureve gjithë ujerat e
dhe shëllire te shkarkuara me
humbur përmbajtje
merkuri nga
Shëllire e Mujore 50 mg/dm3 veprimtaria
ricikluar Ditore 200 mg/dm3 industriale. I
Mujore 0,5 g te Hg/t te aplikueshëm për
kapacitetit te merkurin
instaluar te prezent ne
prodhimit te shkarkimet nga
klorit njësite e
Ditor mujor 2,0 g te Hg/t te prodhimit te
kapacitetit te klorit
instaluar te
prodhimit te
klorit
1,0 g te Hg/t te I aplikueshëm
kapacitetit te për sasinë totale
instaluar te te merkurit
prodhimit te prezent ne te
klorit gjitha ujerat e
Ditor 4,0 g te Hg/t te shkarkuara me
kapacitetit te përmbajtje
instaluar te merkuri nga
prodhimit te veprimtaria
klorit industriale.
Shëllira e Mujor 5,0 g te Hg/t te
humbur kapacitetit te Si me sipër
instaluar te
prodhimit te
klorit
Ditore 20,0 g te Hg/t te
kapacitetit te
instaluar te
prodhimit te
klorit

Industria kimike Mujore 0,1 g/t te 0,05mg / dm3


qe përdor kapacitetit te
merkur katalitik prodhimit te
- ne prodhimin e klorit vinilit
elor vinilit Ditore 0,2 g/t te 0,1mg / dm3
kapacitetit te
prodhimit te
klorit vinilit
- ne procese te Mujore 5,0 g/kg te Hg te 0,05mg / dm3
tjera përpunuar
Ditore 10 g/kg te Hg te 0,1mg / dm3
përpunuar
Prodhimi Mujore 0,7 g/kg te Hg te 0,05mg / dm3
merkurit përpunuar
katalitik qe Ditore 1,4 g/kg te Hg te 0,1mg / dm3
përdoret ne përpunuar
prodhimin e klor
vinilit.

Prodhimi i Mujore 0,05 g/kg te Hg 0,05mg / dm3


komponimeve te te perpunuar
merkurit organik Ditore 0,1 g/kg te merk 0,1mg / dm3
dhe jo organik përpunuar
(vec produkteve
referuar ne
piken e
mëparshme)

Prodhimi i Mujore 0,03 g/kg te Hg 0,05mg / dm3


baterive primare te përpunuar
me merkur
Ditore 0,06 g/kg te Hg 0,1mg / dm3
Industria e te perpunuar
metaleve jo
ferrore
- Impiantet e Mujore 0,05mg / dm3
prodhimit te Ditore 0,1mg / dm3
merkurit
Ekstraktimi Mujore 0,05mg / dm3
dhe rafinimi i Ditore 0,1mg / dm3
metaleve jo Mujore 0,05mg / dm3
ferrore

Impiantet për Ditore 0,1mg / dm3


trajtimin e Mujore 0,05mg / dm3
mbetjeve Ditore 0,1mg / dm3
toksike qe
përmbajnë
merkur

Një procedure e thjeshtuar monitorimi duhet te kryhet ne rastet e impianteve te tjera


industriale te klor - sodës me elektrolize merkuri te cilët nuk shkarkoj ne me shume se 7,5 kg
merkur ne vit.
Metoda e referencës për analizën e përcaktimit te përmbajtjes se merkurit ne ujërat e ndotur
është me spektrofotometer te absorbimit atomik pa flake pas një trajtimi te përshtatshëm
paraprak te mostrave, veçanërisht përmes paraoksidimi te merkurit dhe reduktimit te joneve te
merkurit Hg (II).
Kufijtë e përcaktimit duhet te jene te tilla qe përqendrimi i merkurit te mund te matet me një
saktësi te ± 30% dhe një precesion te ± 30% ku përqendrimi i merkurit ne ujërat e ndotur
është 1/10 e përqendrimit max te lejuar te merkurit për shkarkimet e ujërave te ndotura.
Matja e prurjes se rrjedhjes duhet te jete e një saktësie te ± 20%.

Vlerat e lejuara për Kadmiumin


Lloji i aktivitetit, Lloji i Vlerat e lejuara
industrial vlerave Pesha Përqendrimi Shënime
mesatare ne shkarkime
Industria e përpunimit Mujore 0,05* mg / dm3
minerar te Zn. rafinimi i Ditore 0,1mg / dm3
Pb dhe Zn, industria e
metaleve jo ferrore dhe
kadmiumit metalik

Prodhimi komponimeve Mujore 0,5 g/kg te Cd 0,2* mg / dm3


te kadmiumit te trajtuar
Ditore 1,0 g/kg te Cd 0,4* mg / dm3
te trajtuar
Prodh i pigmemeve Mujore 0,3 g/kg te Cd 0,2* mg / dm3
te trajtuar
Ditore 0,6 g/kg te Cd 0,4* mg / dm3
te trajtuar
Prodh i stabilizuesve Mujore 0,5 g/kg te Cd 0,2* mg / dm3
te trajtuar
Ditore 1,0 g/kg te Cd 0,4* mg / dm3
te trajtuar

Prodh i baterive primare Mujore 1,5 g/kg te Cd 0,2* mg / dm3


dhe sekondare te trajtuar
Ditore 3,0 g/kg te Cd 0,4* mg / dm3
Elektroplating te trajtuar
Elektro veshjet
(gal vanizimet) Mujore 0,3 g/kg te Cd 0,05* mg / dm3
te trajtuar
Ditore 0,6 g/kg te Cd 0,1* mg / dm3
te trajtuar

*Koncentrimi mesatar mujor i kadmiumit total te shkarkuar me ujerat e ndotur


Një procedure e thjeshte monitorimi duhet te ndërmerret ne raste te impianteve industriale te
cilat nuk shkarkoj ne me shume se 10 kg Cd për vit. Ne rastet e impianteve te elektroveshjeve
industriale një procedure e thjeshte duhet te ndërmerret vetëm nqs volumi total i depozitave te
elektroveshjeve është me pak se 1,5 m3.
Metoda e referencës se analizës se përdorur për përcaktimin e Cd ne ujërat e ndotura është
spektrofotometri absorber atomik, pas ruajtjes dhe përpunimit paraprak te mostrave. Kufijtë e
përcaktimit duhet te jene te tille qe përqendrimi i Cd te matet me saktësi ± 30%, kur
përqendrimi i Cd ne ujërat e ndotura është sa 1/10 e përqendrimit max te lejuar te Cd ne ujera
e ndotura te shkarkuara. Matja e rrymës se shkarkimeve te behet me saktësi ± 20%
Vlerat e lejuara për HCH
Lloji i aktivitetit, Lloji i Vlerat e lejuara
industrial vlerave Pesha Përqendrimi Shënime
mesatare ne shkarkime
Prodhimi i HCH Mujore 2g/t te HCH 2,0* mg / dm3
te prodhuar
Ditore 4g/t te HCH 4,0* mg / dm3
te prodhuar
Ekstraktimi lindanit Mujore 4g/t te HCH 2,0* mg / dm3
te prodhuar
Ditore 8g/t te HCH 4,0* mg / dm3
te prodhuar

Impianti ku është kryer Mujore 5g/t te HCH 2,0* mg / dm3


prodhimi i HCH dhe te prodhuar
ekstraktimi i lindanit Ditore 10g/t te HCH 4,0* mg / dm3
te prodhuar

1. Vlerat e lejuara ne tabele gjithashtu përfshijnë çdo shkarkim rezultuar nga formulimi i
lindanit ne te njëjtin vend.
2. Vlerat e lejuara te zbatueshme për sasinë totale te HCH prezentë ne te gjitha shkarkimet e
ujërave qe përpajne HCH te ardhura nga vendi i impiantit industrial.
3. Përqendrimi mesatar i HCH ne shkarkime.
Një skeme e thjeshte monitorimi duhet hartuar ne rastet e impianteve industriale te cilët nuk
shkarkoj ne me shume se 3 kg te HCH ne vit.
Metoda e referencës është gaz kromatografia me detektor me kapje te elektroneve pas
ekstraktimit me ane te solventeve te përshtatshëm dhe pastrimit. Kufiri i përcaktimit duhet te
jete sa 1 / 10 e përqendrimit maksimal te lejuar ne ujerat e ndotura.
Saktësia dhe precizoni i metodës duhet te jete ± 50 % te një përqendrimi i cili përfaqëson
dyfishin e vlerës se kufirit te zbulimit. Matja e rrymës se shkarkimeve duhet te kryhet me
saktësi ± 20%.
Vlerat e lejuara për karbonin tetraklorid ( CCI4 )
Lloji i aktivitetit, Lloji i Vlerat e lejuara
industrial vlerave Pesha Përqendrimi Shënime
mesatare ne shkarkime
Prodhimi i CCI4 Mujore 40 g/t te 1,5mg / dm3
nëpërmjet procesit te kapacitetit
perklorimit qe përfshin total te
larjen prodhimit te
CCI4 dhe
percloritilenit
Ditore 80 g/t te 3,0mg / dm3
kapacitetit
total te
prodhimit te
CCI4 dhe
percloritilenit

Procese qe nuk përfshijë Mujore 2,5 g/t te 1,5mg / dm3


larjen kapacitetit
total te
prodhimit te
CCI4 dhe
percloritilenit
Ditore 5 g/t te 3,0mg / dm3
kapacitetit
total te
prodhimit te
CCI4 dhe
percloritilenit

Prodhimi i klormentanit Mujore 10 g/t te 1,5mg / dm3


nga klorinimi i metanit kapacitetit
(duke përfshirë total te
gjenerimin klorit prodhimit te
elektrolitik me presion te CCI4 dhe
larte) dhe nga metanoli 1 clometanit

Ditore 20 g/t te 3,0mg / dm3


kapacitetit
total te
prodhimit te
CCI4 dhe
percloritilenit

1. Një skeme e thjeshte monitorimi është e mjaftueshme nëse shkarkimet vjetore te CCI 4nuk i
kalojnë 30 kg ne vit.
Metoda e referencës për përcaktimin e prani se se CCI4 ne shkarkime është gaz kromatografia.
Një detektor zbulues i ndjeshëm duhet te përdoret kur nivelet e përqendrimit janë poshtë 0,5
μgr/dm3 dhe ne ketë rast kufiri i përcaktimit prej 0,1 μgr/dm3 është i pranueshëm. Saktësia dhe
precizoni i metodës duhet te jete ± 50, ne një përqendrim i cili përfaqëson dyfishin e vlerës se
kufirit te zbulimit. Matja e rrymës te behet me saktësinë ± 20%.
Vlerat e lejuara për DDT
Lloji i aktivitetit, Lloji i Vlerat e lejuara
industrial vlerave Pesha Përqendrimi Shënime
mesatare ne shkarkime
Prodhimi i DDT I Mujore 4 g/t te 0,2 mg / dm3
përfshirë formulimin e substancës te
DDT ne te njëjtin vend prodh, trajtuar
ose përdorur

Ditore 8 g/t te 0,4 mg / dm3


substancës te
prodh, trajtuar
ose përdorur

Një skeme e thjeshte monitorimi duhet te përfshihet nga shkarkimet vjetore te DDT nuk i
kalojnë 1 kg ne vit.
Metoda e referencës qe dote përdoret për përcaktimin e DDT ne shkarkime është gaz
kromatografia me detektor me kapje te elektroneve pas ekstraktimit me ane te solventeve te
përshtatshëm. Kufiri i përcaktimit duhet te jete 1 μgr/dm3
Saktësia dhe precizoni i metodës duhet te jete ± 50% ne një përqendrim qe përfaqëson
dyfishin e vlerës se kufirit te zbulimit. Matja e rrymës se shkarkimeve te behet me saktësi ±
20%.
Vlerat e lejuara për pentaklorofenolin (PCP )
Lloji i aktivitetit, Lloji i Vlerat e lejuara
industrial vlerave Pesha Përqendrimi Shënime
mesatare ne shkarkime
Prodhimi i sodium Mujore 25 g/t te 1,0 mg / dm3
pentaklorofenatit me kapacitetit te
hidrolizimin e prodhimit
hexaklorabenzenit

Ditore 2,0 mg / dm3


50 g/t te
kapacitetit te
prodhimit
Një skeme e thjeshte monitorimi është e vlefshme nëse shkarkimet vjetore te PCP nuk i
kalojnë 3kg ne vit.
Metoda e referencës për përcaktimin e pentaklorfenolit ne shkarkime është kromatografia e
lënget me presion te larte ose gaz kromatogratia me detektor me kapje elektronesh pas
ekstradimit me ane te solventeve te përshtatshëm. Kufiri i përcaktimit është 2 μg/dm3
Saktësia dhe precizoni i metodës duhet te jete ± 50% ne një përqendrim dyfishin e vlerës se
kufirit te zbulimit. Matja e rrymës se rrjedhjes te behet me saktësi ± 20%.
Vlerat e lejuar Aldrin, Dieldrin, Endrin, Isodrin
Lloji i aktivitetit, Lloji i Vlerat e lejuara
industrial vlerave Pesha Përqendrimi Shënime
mesatare ne shkarkime
Prodh i aldrines, dhe/ose Mujore 3 g/t te 2 μg/dm3
dieldrines, dhe/ose kapacitetit total
endrines përfshirë te prodhimit
formulimin e këtyre
substancave, ne te Ditore 15 g/t te 10 μg/dm3 3
njëjtin vend kapacitetit total
te prodhimit

1. Vlerat e lejuara duhet te zbatohen për shkarkimet totale te aldrines, dielrines dhe endrines.
Nëse shkarkimi qe rezulton nga prodhimi ose përdorim i i aldrines, dieldrines ose endrines
(duke përfshirë edhe formulimin e këtyre substancave) permban gjithashtu izodrin, vlerat e
lejuara do te aplikohen për shkarkimet totale te aldrines, dieldrines, endrines dhe izodrines,
marrin parasysh sasi ne totale te ujit qe kalon neper impiant
2. Këto vlera marrin ne konsiderate sasinë total te ujerave qe kalojnë përmes impiantit
industrial.
3. Nëse është e mundur vlerat ditore nuk duhet te tejkalojnë 2 here vlerën mujore.

Metoda e referencës është ajo gaz kromatografike me kapje elektronesh pas ekstraktimit me
ane te solventeve te përshtatshëm. Kufiri i përcaktimit për çdo substance është 400 mg/dm 3
për eflyentet. ne varësi edhe te numrit te substancave parazite prezentë ne mostër.
Saktësia dhe precizoni i metodës duhet te jete ± 50% ne një përqendrim dyfishin e vlerës se
kufirit te zbulimit. Matja e rrymës se rrjedhjes te behet me saktësi ± 20%
Vlerat e lejuara për hexaklorobenzenin (HCB)
Lloji i aktivitetit, Lloji i Vlerat e lejuara
industrial vlerave Pesha Përqendrimi Shënime
mesatare ne shkarkime
Prodhimi dhe Mujore 10 g/t te 1,0 mg/l
përpunimi i HCB kapacitetit te
prodhimit HCB

Ditore 20 g/t te 2,0 mg/l


kapacitetit te
prodhimit HCB
Prodhimi i Mujore 1,5 g/t te 1,0 mg/l
Perkloroetilenit (PER) kapacitetit te
dhe i tetraklururit te prodhimit
karbonit (CCI4) PER+CCI4 total
nga klorinimi i tepërt Ditore
3,0 g/t te 2,0 mg/l
kapacitetit te
prodhimit
PER+CCI4 total

Një skeme e thjeshte monitorimi vlen nëse shkarkimet vjetore te HCB nuk i kalojnë 1 kg ne
vit.
Metoda e referencës për përcaktimin e prezencës se HCB ne shkarkimet e lëngëta është gaz
kromatografia me detektim elektron kapës pas ekstradimit nëpërmjet një tretësi te
përshtateshe. Limiti i përcaktimit te HCB do te jete brenda një niveli 0,5 – 1 μg/dm3 ne
varësi te numrit te substancave te huaja prezentë ne mostër.
Saktësia dhe perpikemeria e metodës duhet te jete ± 50 % te një përqendrimi i cili përfaqëson
dyfishin e vlerës limite te përcaktimit.
Matja e rrjedhës duhet te kryhet me një saktësi ± 20%,
Vlerat e lejuara te hexaklorobutadienit (HCBD)
Lloji i aktivitetit, Lloji i Vlerat e lejuara
industrial vlerave Pesha Përqendrimi Shënime
mesatare ne shkarkime
Prodhimi perkloretolenit Mujore 1,5 g/t te 1,0 mg/l
(PER) dhe tetraklorurit kapacitetit total
te karbonit (CCI4) nga te prodhimit te
perklorinimi PER+CCI4
Ditore 3,0 g/t te 3,0 mg/l
kapacitetit total
te prodhimit te
PER+CCI4
Një skeme e thjeshte monitorimi është e vlefshme nëse shkarkimet vjetore te HCBD nuk i
kalojnë 1 kg ne vit
Metoda e referencës për përcaktimin e prezencës se HCB ne shkarkimet e lëngëta është gaz
kromatografia me detektim elektron kapës pas ekstradimit nëpërmjet një tretësi te
përshtatshëm. Limiti i përcaktimit te HCB do te jete brenda një niveli 0,5 - 1 μg/dm 3 ne varësi
te numrit te substancave te huaja prezentë ne mostër.
Saktësia dhe perpikemeria e metodës duhet te jete ± 50 % te një përqendrimi i cili përfaqëson
dyfishin e vlerës limite te përcaktimit.
Mat ja e rrjedhës duhet te kryhet me një saktësi ± 20%,
V1erat e lejuara për kloroform (CHCI3)

Lloji i Vlerat e lejuara


Lloji i aktivitetit
vlerave Përqendrimi Shënime
industrial Pesha
mesatare ne shkarkime
Mujore 10 g/t te 1,0 mg/l
kapacitetit total te
prodhimit te
klorometanit
Prodh i klorometanit nga
metanoli ose nga një Ditore 20 g/t te 3,0 mg/l
kombinim metanolit me kapacitetit total te
metan1 prodhimit te
klorometanit

Mujore 7,5 g/t te 1,0 mg/l


Prodhimi i klorometanit nga kapacitetit total te
klorinimi i metanit prodhimit te
klorometanit

Ditore 15 g/t te 2,0 mg/l


kapacitetit total te
prodhimit te
klorometanit
1
Nëpërmjet klorinimit te metanolit, pastaj klorinimit te metilkloridit.
Një skeme e thjeshte monitorimi është e vlefshme nëse shkarkimet vjetore te CHCI 3 nuk i
kalojnë 30 kg ne vit.
Metoda e referencës për përcaktimin e prezencës se kloroformit ne shkarkime është gaz
kromatografi. Një detektor i ndjeshëm duhet te përdoret kur nivelet e përqendrimit janë
nen 0,5 mg/dm3 dhe ne ketë rast kufiri i përcaktimit është 0,1 μg/dm 3; për nivele përqendrimi
me te larta se 0,5 mg/dm3 nje limit përcaktimi prej 0.1 mg/dm3 është i pranueshëm. Saktësia
dhe përpikëria e metodës duhet te jete ± 50 % te një përqendrimi i cili përfaqëson dyfish
vlerën e limitit te përcaktimit.
Matja e rrjedhës duhet te kryhet me një saktësi ± 20%.
Vlerat e lejuara per 1,2 - dikloroetanin (EDC)

Lloji i Vlerat e lejuara


Lloji i aktivitetit
vlerave Përqendrimi Shënime
industrial Pesha
mesatare ne shkarkime
(a) Prodhim vetëm i 1 ,2- Mujore 2,5g/t 1,25mg/l
dikloroetanit (pa përpunim
ose përdorim ne te njëjtin
vend)
Ditore 5g/t 2,5 mg/l
(b) Prodhim i 1,2 Mujore 5g/t 2,5 mg/l
dikloroetanit, dhe përpunimi
ose përdorim i ne te njëjtin
vend me përjashtim te për Ditore 10g/t 0,5 mg/l
përdorimit ne prodhimin e
jono-kembyesve.4

(c) Përpunimi i 1,2 i Mujore 2,5g/t 1,0 mg/l


dikloretanit ne substanca te
tjera nga vinyl kloridi. 5 Ditore 5g/t 2,0 mg/l

(d) Përdorimi i EDC për Mujore - 0,1 mg/l


degrasimin e metaleve nga
një i vend industrial i
mbuluar nga (b)6 Ditore - 0,2 mg/l

1. Kapaciteti i prodhimit te EDC se pastruar përfshin atë fraksion te EDC te pandare ne


njësinë e prodhimit te klorur vinilit te lidhur me njësinë prodhuese te EDC. dhe qe gjithashtu
nuk është ricikluar ne seksionin e pastrimit te EDC se atij impianti.
2. Këto vlera te lejuara lidhen me:
- për sektorët (a) dhe (b) kur kapaciteti prodhues i EDC se pastruar shprehet ne ton.
- për sektorin (c) kur kapaciteti i përpunimit te EDC shprehet ne ton.
Ne rastin e sektorit (b), nga kapaciteti i përpunimit dhe përdorimit është me i larte se sa
kapaciteti i prodhimit, vlerat e lejuara do te zbatohen ne lidhje me kapacitetin e përgjithshëm
te përpunimit dhe përdorimit. Nqs gjenden disa impiante ne te njëjtin vend vlerat e lejuara do
te zbatohen për te gjitha impiantet e marra se bashku.
3. Këto përqendrime kane lidhje me volumet e mëposhtme te ujit te përfshira ne proceset
teknologjike respektive:
- për sektorin (a) 2 m3/t te kapacitetit te prodhimit te EDC te pastruar;
- për sektorin (b) 2,5 m3/t te kapacitetit te prodhimit te EDC te pastruar;
- për sektorin (c) 2,5 m3/t te kapacitetit te përpunimit te EDC te pastruar.
4. Vlerat e lejuara te te gjitha burimeve te brendshme, te marra ne konsiderate dhe/ose te EDC
se përdorur si solvent brenda procesit te prodhimit industrial; kjo do te siguroje një reduktim
te shkarkimit te EDC për me shume se 99%.
5. Këtu përfshihet specifikisht prodhimi i substancave te mëposhtme: etilen diamine, etilen
poliamin, trikloretan, trikloretilen dhe perkloretilen.
6. Këto vlera te lejuara aplikohen vetëm te impiantet shkarkimet vjetore te te cilave i kalojnë
30 kg/vit. Një skeme e thjeshte monitorimi duhet te përfshihet ne qofte se shkarkimet vjetore
te EDC nuk i kalojnë 30 kg ne vit.
Një skeme e thjeshte monitorimi është e vlefshme nëse shkarkimet vjetore te EDC nuk i
kalojnë 30 kg ne vit.
Metoda e referencës për përcaktimin e prezencës se 1,2- dikloretanit ne shkarkime është gaz
kromatografi me detektimin elektron kapës pas ekstraktimit nëpërmjet një solventi te
përshtatshëm ose gaz kromatografi qe ndiqet nga veçimi nëpërmjet procesit "pastro dhe kap"
dhe kapjes nëpërmjet përdorimit te një kapësi kapilar te ftohur "cryogenically". Limiti i
përcaktimit është 10μg/dm3. Saktësia dhe përpikëria e metodës duhet te jete ± 50 % te një
përqendrimi i cili përfaqëson dyfish vlerën e limitit te përcaktimit.

Matja e rrjedhës duhet te kryhet me një saktësi ± 20%.


Vlerat e lejuara për trikloroetilenin (TRI)

Lloji i Vlerat e lejuara


Lloji i aktivitetit
vlerave Përqendrimi Shënime
industrial Pesha
mesatare ne shkarkime
a) Prodhimi trikloroetilenit Mujore 2,5 g/t 0.5 mg/l
(TRI) dhe perkloroetilenit
(PER). Ditore 5g/t 1.0 mg/l

b) përdorimi i TRI për Mujore - 0.1 mg/l


degrasim metalesh2 Ditore - 0.2 mg/l

1. Për sektorin (a) vlerat e lejuara për shkarkimin e TRI janë te lidhura me kapacitetin e
përgjithshëm prodhues (TRI + PER). Për impiantet ekzistuese qe përdorin dehidroklorinimin
e tetrakloretanit kapaciteti i prodhimit është ekuivalent me kapacitetin e prodhimit te (TRI -
PER), ku raporti i prodhimit (TRI - PER) merret sa 1/3.
2. Këto vlera te lejuara aplikohen vetëm ne impiantet industriale shkarkimet vjetore te cilave i
kaloj ne 30 kg/vit.
Një skeme e thjeshte monitorimi është e vlefshme nëse shkarkimet vjetore te TRI nuk i
kalojnë 30 kg ne vit.
Metoda e referencës për përcaktimin e prezencës te TRI trikolretilenit ne shkarkime është gaz
kromatografi me detektimin elektron kapës pas ekstraktimit nëpërmjet një solventi te
përshtatshëm. Limiti i përcaktimit është 10μg/dm3. Saktësia dhe përpikëria e metodës duhet
te jete ± 50 % te një përqendrimi i cili përfaqëson vlerën dyfishe te limitit te përcaktimit.
Matja e rrjedhës duhet te kryhet me një saktësi ± 20%.
Vlerat e lejuara për perkloretilenin (PER)

Lloji i aktivitetit, Lloji i Vlerat e lejuara


industrial vlerave Pesha Përqendrimi Shënime
mesatare ne shkarkime
a) Prodhimi i Mujore 2,5 g/t 0,5 mg/l
trikoloretilenit (TRI)
perkloretilenit (PER) Ditore 5 g/t 1,0 mg/l

b) prodhimi i karbon Mujore 2,5 g/t 1,25 mg/l


tetrakloridit dhe
perkloretilenit (PER) Ditore 5 g/t 2,5 mg/l

(c) përdorimi i PER për Mujore - 0,1 mg/l


degrasimin e metaleve3 Ditore - 0,2 mg/l

1. Për sektorët (a) dhe (b) vlerat e lejuara per shkarkimet e PER kane te bëjnë ose me
kapacitetin e përgjithshëm prodhues te TRI + PER, ose te kapacitetit te përgjithshëm prodhues
TETRA + PER.
2. Përqendrimet e mëposhtme te lidhura me volumet e mëposhtme te ujit përfshihen ne
proceset teknologjike respektive;
- për sektorin (a) 5 m3/tte prodhimit TRI + PER;
- për sektorin (b) 2 m3/t te prodhimit TETRA + PER;

3. Këto vlera te lejuara aplikohen vetëm ne impiantet industriale shkarkimet vjetore te te


cilave kalojnë vlerën 30 kg/vit.
Një skeme e thjeshte monitorimi është e vlefshme ese shkarkimet vjetore te PER nuk i kaloj
ne 30 kg ne vit.
Metoda e referencës për përcaktimin e prezencës te Perkloretilenit ne shkarkime është gaz
kromatografi me detektimin elektron kapës pas ekstraktimit nëpërmjet një solventi te
përshtatshëm. Limiti i përcaktimit është 10μg/dm3. Saktësia dhe përpikëria e metodës duhet te
jete ± 50 % te një përqendrimi i cili përfaqëson vlerën dyfishe te limitit te përcaktimit.
Matja e rrjedhës duhet te kryhet me një saktësi ± 20%.
Vlerat e lejuara për triklorobenzenin (TCB)1

Lloji i aktivitetit, Lloji i Vlerat e lejuara


industrial vlerave Pesha Përqendrimi Shënime
mesatare ne shkarkime
a) Prodhimi i TVB me Mujore 10g/t 1,0 mg/l
dehidroklorinim te
HCH dhe/ose përpunim
te TCB Ditore 20g/t 2,0 mg/l

b) prodhimi dhe/ose Mujore 0,5g/t 0,05 mg/l


përpunimi i klorhenzenil
me klorinim te benzenit Ditore 1g/t 0.1 mg/l

1. TCB mund te gjendet si një prej tre izomerive te saj. TCB teknikisht është një përzierje e
këtyre tre izomerive dhe mundet gjithashtu te përmbaje sasi te vogla te di- dhe
tetraklorbenzenit. Vlerat e lejuara aplikohen për totalin e TCB ( shuma e te tri izomerive ).
2. Vlerat e lejuara te shkarkimit te TCB ( shuma e tre izomerive) lidhen:
- për sektorin (a): lidhen me kapacitetin total te prodhimit te TCB;
- për sektorin (b): lidhen me prodhimin total ose kapacitetin e përpunimit për mono dhe
diklorbenzenet.
3. Përqendrimet lidhur me volumet e mëposhtme te ujit përfshihen ne proceset teknologjike
respektive:
- për sektorin (a) 10 m3/t te TCB te prodhuar ose te përpunuar
- për sektorin (b) 10m3/t te mono- dhe diklorbenzenit te prodhuar ose përpunuar
Metoda e referencës për përcaktimin e prezencës te triklorbenzenit (TCB) ne shkarkime është
gaz kromatografi me detektimin elektron kapës pas ekstraktimit nëpërmjet një solventi te
përshtatshëm. Limiti i përcaktimit për secilin izomer te veçuar është 1 μg/dm 3. Saktësia dhe
përpikëria e metodës duhet te jete ± 50 % te një përqendrimi i cili përfaqëson vlerën dyfishe te
limitit te përcaktimit. Matja e rrjedhës duhet te kryhet me një saktësi ± 20%.

SHTOJCA NR.3
Vlerat e lejuara per ujrat e shkarkuara nga disa sektorë industriale ne mjediset pritës
ujore.
Sektori industrial Parametrat Vlerat e lejuara
1 2 3
1. Minierat
1.1 Kërkimet dhe prodhimi i pH, 6-9
naftës bruto dhe gazit natyror lendet ne pezulli, 50 mg/l
nga toka BODs, 50 mg/l
produktet e naftës 20 mg/l
40 mg/l për prodhimin nen
10 000 t/24 ore

fenolët volative 1,0 mg/l


sulfitet 1,0 mg/l
metalet toksike (ne total) 5 mg/l
1.2 Miniera qymyri pH 6-9
lendet ne pezull 50 mg/l
produktet e naftes 10 mg/l
hekuri 3,5 mg/l
metalet (total) 10 mg/l
1.3 Miniera te pasurimit te pH 6-9
metaleve dhe xeherorit te COD 150 mg/l
uraniumit, përfshirë uzinat qe lendet ne pezulli, 50 mg/l
nuk kane aktivitet (bakri. produktet e naftës 10 mg/l
plumbi, nikeli, zink, hekuri, cianidi total 1,0 mg/l
magnezi uraniumi) cianidi i lire 0,1 mg/l
arsenik 0,1 mg/l
kadmium 0,1 mg/l
bakri 0,5 mg/l
kromi 0,1 mg/l
merkuri 0,01 mg/l
plumbi 0,2 mg/l
nikel 0,5 mg/l
zink 2,0 mg/l
hekur 3,5 mg/l
uranium 2,0 mg/l
radium 700 mßq/l

2. Prodhimi i energjisë
pH 6-9
2.1 Termocentralet
lendet ne pezulli. 50 mg/l
produktet e naftës 10mg/l
kromi total 0,5 mg/l
bakri 0,5 mg/l
zinku 1,0 mg/l
hekuri 1,0 mg/l
klori residual 10.2 mg/l
rritja e temperaturës për J 3°C
ujërat pritës*
3. Metalurgjia ferrore
3.1 Prodhimi i derdhjeve te pH 6-9
hekurit dhe çelikut lendet ne pezulli, 50 mg/l
COD 250 mg/l
Produkte nafte 10 mg/l
Fenolë volatile 0,5 mg/l
Kadmium 0,1 mg/l
Krom total 0,5 mg/l
Plumbi 0,2 mg/l
Merkuri 0,01 mg/l
Zinku 2,0 mg/l
Hekuri 5,0 mg/l
Cianidet e lira 0,1 mg/l
Cianidi total 1,0 mg/l
3.2 Prodhimi i çelikut ne
pH 6-9
furra me hark elektrik duke
lendet ne pezulli, 50 mg/l
përdorur mbetjet e çelikut,
Produkte nafte 10 mg/l
i skrap dhe reduktim direkt te
Kadmium 0,1 mg/l
hekurit
Krom gjashtevalent 0,1 mg/l
Krom total 0,5 mg/l
Bakri 0,5 mg/l
Plumbi 0,1 mg/l
nikel 0,1 mg/l
4. Metalurgji jo ferrore
pH 6-9
4.1 Prodhimi i bakrit
lendet ne pezulli 50 mg/l
arsenik 0,1 mg/l
kadmium 0.1 mg/l
bakri 0.5 mg/l
plumbi 0,3 mg/l
merkuri 0,01 mg/l
zinku 1,0 mg/l
hekuri 3,5 mg/l
4.2 Prodhim i plumbit dhe pH 6-9
zinkut lendet ne pezulli 50 mg/l
arsenik 0,1 mg/l
kadmium 0.1 mg/l
bakri 0.5 mg/l
plumbi 0,3 mg/I
merkuri 0,01 mg/l
zinku 1,0 mg/l
hekuri 3,5 mg/l
4.3 Prodhim i nikeli: pH 6-9
lendet ne pezulli 50 mg/l
nikeli 0,5 mg/l
hekuri 3.5 mg/l
4.4 Prodhimi i aluminit pH 6-9
COD 150 mg/l
lendet ne pezulli 50 mg/l
Fluoride 20 mg/l
alumin 0.2 mg/l
5. Derdhjet e metaleve pH 6-9
5.1 Prodhim i derdhjeve te lendet ne pezulli 50 mg/l
hekurit dhe çelikut, dhe produkte nafte 10 mg/l
derdhjeve te metaleve jo bakri 0,5 mg/l
ferrore zinku 2,0 mg/l
6. Trajtimi i sipërfaqeve pH 7-10
metalike, përfshire lendet ne pezulli 25 mg/l
elektroplatinin produkte nafte 10 mg/l
arsenik 0,1 mg/l
kadmium 0,1 mg/l
krom gjashtevalent 0,1 mg/l
krom total 0,5 mg/l
bakri 0,5 mg/l
plumbi. 0,2 mg/l
merkun 0,01 mg/l
nikeli 0,5 mg/l
zinku 2,0 mg/l
cianidet e lira 0,2 mg/l
fosfori total 5,0 mg/l
7. Prodhim i qelqit dhe pH 6-9
qelqurinave lendet ne pezulli 50 mg/l
COD 50 mg/l
Produkte te naftës 10 mg/l
Plumbi 0,1 mg/l
Arseniku 0,1 mg/l
Antimony 0,5 mg/l
fluoridet 20 mg/l
8. Prodhimi i nënprodukteve te
naftës nga rafinimi dhe
prodhimi i koksit
8.1 Prodhimi i nënprodukteve pH 6-9
te naftës lendet ne pezulli 30mg/l
BOD5 30 mg/l
COD 150 mg/l
Nitrati total 10 mg/l
40 mg/l per proceset e
perfshira ne hidratim
Produkte te naftës 10 mg/l
Krom gjashtevalent 0,1 mg/l
Krom total 0,5 mg/l
Plumbi 0,1 mg/l
Fenolët volative 0,5 mg/l
Benzenë 0,05 mg/l
Benzapireni 0,05 mg/l
sulfitet 1,0 mg/l
8.2 Industria kimike e naftës pH 6-9
lendet suspendo 30 mg/l
BOD5 30 mg/l
COD 150mg/l
Nitrati total 10 mg/l
Produkte nafte 110 mg/l
Kadmium 0,1 mg/l
Krom gjashtevalent 0,1 mg/l
Bakri 0,5 mg/l
Fenolët volative 0,5 mg/l
Benzenë 0.05 mg/l
Vinilkloridet 0,05 mg/l
sulfitet 1,0 mg/l
8.3 Prodhimi i koksit dhe Lendet ne pezulli 120 mg/l
nënprodukteve te koksit BOD5 50 mg/l
COD 150 mg/l
Nitrat amoni 15 mg/l
Fenolët volative 1 mg/l
Cianidi i lire 0,1 mg/l
9. Prodhimi i pajisjeve pH 6-9
elektronike dhe elektrike Lendet ne pezulli 50 mg/l
(gjysme përçues), karta i BOD5 50 mg/l
integrale Produkte nafte 10 mg/l
nitrati total 10 mg/l
Fosfori total 5 mg/l
Flouridet 20 mg/l
Cianidet e lira 0,1 mg/l
Cianidet totale 1.0 mg/l
Arseniku 0.1 mg/l
Kromi gjashtevalent 0,1 mg/l
Kadmiumi 0,1 mg/l
Bakri 0,5 mg/l
Plumbi 0,1 mg/l
Nikeli 0,5 mg/l
merkuri 0,01 mg/l

10. Prodhimi i kimikateve dhe


produkteve kimike
6-9
10.1 Prodhimi i klor- pH
20 mg/l
alkaleve pa diafragme lendet ne pezulli
150 mg/l
asbesti COD
1,0 mg/l
Sulfitet
0,2 mg/l
Klori i lire
0,5 mg/l
AOX (përbërësit
organohalogjen absorbable)
10.2 Prodhim i plehrave
Azotike pH 6-9
lendet ne pezulli 50 mg/l
nitrat amoni 10 mg/l
rritja e temperaturës te ujerave <3o C
pritës
10.3 Prodhim i plehrave pH 6-9
Fosforike lendet ne pezulli 50 mg/l
fosfori total 5 mg/l
kadmiumi 0,1 mg/l
fluoride 02 mg/l
10.4 Prodhimi i plehrave te pH 6-9
përbëra (procese azotike lendet ne pezulli 50 mg/l
dhe fosforike) kadmiumi 0,1 mg/l
nitrat amoni 10 mg/l
fosfori total 5 mg/l
fluoride 20 mg/l
10.5 Prodhimi i produkteve pH 6-9
farmaceutike dhe barnave Lendet ne pezulli 20 mg/l
BOD5 30 mg/l
COD 150 mg/l
Vajrat dhe yndyrat 10 mg/l
Fenolët volative 0,5 mg/l
Arseniku 0,1 mg/l
Kadmiumi 0,1 mg/l
Kromi hexavalent 0,1 mg/l
Merkuri 0,01 mg/l
AOX 1,0 mg/l
10.6 Prodhimi i bojërave pH 6-9
sintetike Lendet ne pezulli 50 mg/l
BOD5 30 mg/l
COD 150 mg/l
Produkteve te naftës 10 mg/l
Fenolët volative 0,5 mg/l
Kromi gjashtevalent 0,1 mg/l
Bakri 0,5 mg/l
Zinku 2 mg/l
AOX 1,0 mg/l
10.7 Prodhimi i pesticideve pH 6-9
Lendet ne pezulli 10 mg/l
BOD5 30 mg/l
COD 150 mg/l
Vajrat dhe yndyrat 10 mg/l
Fenolët volative 0,5 mg/l
Arseniku 0,1 mg/l
Kromi hexavalent 0,1 mg/l
Bakri 0,5 mg/l
Merkuri 0,01 mg/l
Pesticidet (substance aktive) 0,05 mg/l
AOX 1,0mg/l
11. Prodhimi i produkteve ;
ushqimore
11.1 Prodhimi përpunimi dhe pH 6-9
konservim i i mishit dhe Lendet ne pezulli 50 mg/l
produkteve te tij BOD5 50 mg/l
COD 250 mg/l
Vajrat bimore 10 mg/l
Nitrati total 10 mg/l
Fosfori total 5 mg/l
11.2 Përpunimi dhe konservimi pH 6-9
i frutave dhe perimeve Lendet ne pezulli 50 mg/l
BOD5 50 mg/l
COD 250 mg/l
Vajrat bimore 10 mg/l
Nitrati total 10 mg/l
Fosfori total 5 mg/l
11.3 Prodhimi dhe ose rafinimi pH 6-9
i vajrave bimore Lendet ne pezulli 50 mg/l
BOD5 50 mg/l
COD 250 mg/l
Vajrat bimore 10 mg/l
Nitrati total 10 mg/l
Rritja e temperaturës ne ujerat J 3OC
pritës
11.4 Prodhimi i produkteve te pH 6-9
qumështit Lendet ne pezulli 50 mg/l
BOD5 50 mg/l
COD 250 mg/l
Yndyrat 10 mg/l
Nitrati total 10 mg/l
Fosfori total 2 mg/l
Rritja e temperaturës ne ujerat J 3OC
pritës
11.5 Prodhimi i sheqerit pH 6-9
Lendet ne pezulli 50 mg/l
BOD5 50 mg/l
COD 250 mg/l
Vajrat dhe yndyrat bimore 10 mg/l
Nitrati total 10 mg/l
Fosfori total 2 mg/l
Rritja e temperaturës ne ujerat J 3OC
pritës
12. Prodhimi i pijeve
12.1 Prodhimi i alkoolit dhe pH 6-9
pijeve alkoolike Lendet ne pezulli 50 mg/l
BOD5 40 mg/l
COD 250 mg/
12.2 Prodhimi i birrës dhe pH 6-9
majasë Lendet suspend 50 mg/l
BOD5 50 mg/l
COD 250 mg/l
Vajrat dhe yndyrat bimore 10 mg/l
Nitrati amoni 10 mg/l
Fosfori total 5 mg/l
Rritja e temperaturës ne ujerat J 3OC
pritës
12.3 Prodhimi i pijeve jo
alkoolike pH 6-9
Lendet ne suspendo 50 mg/l
BOD5 40 mg/l
COD 160 mg/
13. Prodhimi i tekstileve dhe pH 6-9
fabrikat e thurjes BOD5 50 mg/l
COD 250 mg/l
Lendet suspendo 50 mg/l
Produktet e naftës 10 mg/l
Kromi total 0,5 mg/l
Bakri 0,5 mg/l
Nikel 0,5 mg/l
Zinku 2,0 mg/l
Fenolët volative 0,5 mg/l
Sulfitet 1,0 mg/l
AOX 8,0 mg/l
14. fabrikat e përpunimit te pH 6-9
lëkurëve BOD5 50 mg/l
COD 250 mg/l
Lendet suspendo 50 mg/l
Yndyrat 10 mg/l
Sulfitet 1,0 mg/l
Kromi gjashtevalent 0,1 mg/l
Kromi total 0,5 mg/l
Nitrat amoni 10 mg/l
Fosfori total 2,0 mg/l
15. Prodhimi i celulozës, letrës pH 6-9
dhe kartonit nitrogjeni total 0,4 kg/t
fosfori total 0,05 kg/t
rritja e temperaturës te ujerave < 30C
pritës *
Metoda mekaniko-termike dhe COD 300 mg/l
sulfite për prodhimin e COD 700 mg/l
celulozës COD 10 mg/l
Metoda mekanike për COD 250 mg/l
prodhimin e celulozës nga
riciklimi i letrës
Prodhimi i letrës
16. Aktiviteti i shtypshkronjavepH 6-9
lendet ne pezulli 50 mg/l
BOD5 30 mg/l
COD 150 mg/l
Produktet e naftës 10 mg/l
Kadmiumi 0,1 mg/l
Kromi hexavalent 0,1 mg/l
Kromi total 0,5 mg/l
Bakri 0,5 mg/l
zinku 2,0 mg/l
17. Serviset e riparimit te pH 6-9
makinave dhe lavazheve lendet ne pezulli 50 mg/l
COD 150 mg/l
Produktet e naftës 30 mg/l

* Ne piken ku praktikisht përzihen ujërat e ndotura me ujërat pritës. Kur është e pamundur te
përcaktohet kjo pike, supozohet apo pranohet te jete 1 00 m larg nga vendi i shkarkimit te
ujërave te ndotura.

SHTOJCA NR.4
Kërkesat për ujërat e ndotura urbane
A. Sistemet e kolektorëve
Sistemet e kolektorëve duhet te marrin parasysh kërkesat për trajtimin e ujërave te ndotura.
Projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja e tyre duhet te ndërmerret ne përputhje me metodat me
te mira teknike dhe te mos ketë kosto shume te larte kryesisht lidhur me:
 Volumin dhe karakteristikat e ujërave urbane te ndotur;
 Parandalimin e rrjedhjeve;
 Kufizimin e ndotjes se ujërave te ardhur qe shkaktohen nga vërshimet e ujërave nga
stuhitë.
B. Shkarkimet nga impiantet e trajtimit te ujërave ne mjediset pritëse
1. Impiantet e trajtimit te ujërave te ndotura urbane duhet te projektohen ose modifikohen ne
mënyre te tille qe mostrat përfaqësuese te ujërave te ndotura te ardhura dhe te effluenteve te
trajtuar te mund merren (sigurohen) përpara shkarkimeve ne ujërat pritës.
2. Ujerat urbane te trajtuara nga impiantet e trajtimit te tyre duhet qe përpara shkarkimit te
plotësojnë kërkesat e Tabelës 1 te kësaj Shtojce,
3 Ujerat urbane te trajtuara nga impiantet e trajtimit te tyre përpara shkarkimit ne zonat e
ndjeshme duhet qe përveç kërkesave te Tabelës 1 te plotësojnë edhe kërkesat e Tabelës 2 te
kësaj Shtojce.
4. Pikat e shkarkimit te ujërave te ndotura urbane duhet te zgjidhen sa me larg te jete e
mundur, me qellim qe te minimizohen efektet ne ujërat pritës.
5. Numri minimal i mostrave përcaktohet ne përputhje me kapacitetin e impiantit te trajtimit
dhe frekuenca e mbledhjes se tyre është si me poshtë:

2000 - 9999 nj.p (njëvlerës për popullsinë) 12 mostra gjate vitit te pare
4 mostra ne vitet pasardhës, nëse demonstrohet
se ujerat kënaqin kërkesat sipas këtij vendimi.

10000 - 49999 nj.p (njëvlerës për popullsinë) 12 mostra


50000 nj.p (njëvlerës për popullsinë) - e lart 24 mostra
Tabela 1: Kërkesat për shkarkimet nga impiantet e trajtimit te ujerave urbane
Parametrat Përqendrimi Metoda referente e matjeve
1 2 3
Nevoja biokimike për 25 mg/l O2 Mostër e homogjenizuar, e pa
o
oksigjen (NBO-5) ne 20 pa filtruar e pa dekantuar.
nitrifikim Përcaktimi i oksigjenit te
patretur para dhe pas 5 ditësh
ne inkubator ne 20o C, ne
errësire te plote
Nevoja kimike per oksigjen 125 mg/l O2 Mostër e homogjenizuar, e
(NKO) pa filtruar, e pa dekantuar.
Oksidimi me potas bikromat
(metoda e digestionit për 2
ore)
Lënda totale ne suspension 35mg/l Filtrimi i një mostre
per me shume se 10 000 prezantuese nëpërmjet një
nj.p. membrane filtri(0,45mm
metoda gravimetrie).
Tharje ne 105o dhe peshim
Lënda totale ne suspension 60mg/1 (2 000 - 10 000 Centrifugimi i një mostre:
nj.p.) prezantuese (për te paktën 5
minuta me akselerim nga 2
800 - 3200 g), tharje ne
105 o dhe peshim.
Tabela 2: Kërkesat për shkarkimet nga impiantet e trajtimit te ujërave urbane ne zonat
e ndjeshme
Parametrat Përqendrimi Metoda referente e matjeve
Fosfori total 2mg/l (10 000 - 100 000 Spektrofotometri
nj.p.)
1 mg/l ne me shume se i
100 000 nj.p.
Azoti total 15mg/l (10 000 - 100 000 Spektrofotometri
nj.p.)
10 mg/l ne me shume se i
100 000 nj.p.
Tabela 3
Seritë e mostrave te marra çdo vit Maksimumi i lejuar për numrin e
mostrave qe nuk plotëson kërkesat
4-7 1
8-16 2
17-28 3
29-40 4
41-53 5
54-67 6
68-81 7
82-95 8
96-110 9
111-125 10
126-140 11
141-155 12
156-171 13
172-187 14
188-203 15
204-219 16
220-235 17
236-251 18
252-268 19
269-284 20
285-300 21
301-317 22
318-334 23
335-350 24
351-365 25

Shtojca nr.5
Kriteret për identifikimin e zonave të ndjeshme dhe atyre më pak të ndjeshme
A. Zonat e ndjeshme
Një trup ujor identifikohet si zonë e ndjeshme, nëse i përket njërit prej grupeve të mëposhtme:
1. Liqeneve natyrore me ujë të ëmbël, ujërave të tjera të ëmbla, estuareve dhe ujërave
bregdetare të cilat janë eutrofike ose të cilat mund të kthehen në të ardhmen e afërt në të tilla,
nëse nuk ndërmerren masa për mbrojtjen e tyre.
Trupat ujorë të mëposhtëm duhet të merren në konsideratë në rastet kur elemente të veçanta
ushqyese duhen verifikuar për të ulur nivelin e tyre përmes trajtimeve të mëtejshme:
a) liqenet dhe rrymat që arrijnë në liqene/rezervuare/gjire të mbyllura, të cilat verifikohen të
kenë një këmbim ujor të dobët, ku mund të ndodhin akumulime: në këto zona, eliminimi i
fosforit është i rëndësishëm për të ulur shkallën e eutrofikimit. Kur ka shkarkime aglomerate
edhe eliminimi i azotit duhet konsideruar;
b) estuaret, gjiret dhe të tjera ujëra bregdetare, të cilat kanë një këmbim ujor të dobët ose të
cilat marrin sasi të mëdha ushqyesish: në këto zona, kur ka shkarkime aglomerate të mëdha
eliminimi i fosforit dhe/ose azotit është i rëndësishëm për të ulur shkallën e eutrofikimit.
2. Ujërave të ëmbla sipërfaqësore të destinuara për ujë të pijshëm në të cilat përqendrimi i
nitrateve, si rezultat i mosmarrjes së masave, mund të kalojë mbi normat e lejuara.
3. Zonave ku një trajtim i mëtejshëm është i nevojshëm, me qëllim që të plotësohen vlerat e
lejuara për kategoritë specifike të trupave ujorë përbërës të këtyre zonave.
B. Zonat më pak të ndjeshme
Një trup ujor detar ose një zonë mund të identifikohet si më pak e ndjeshme, nëse
shkarkimet e ujërave të ndotura nuk afektojnë mjedisin përkatës në kuptim të kushteve
specifike morfologjike, hidrologjike ose hidraulike.
Në identifikimin e zonave më pak të ndjeshme, risku që ngarkesa e shkarkuar mund të
transferohet në një zonë të afërt ku mund të shkaktojë dëmtime të pariparueshme mjedisore
duhet të merret gjithashtu në konsideratë. Prezenca e zonave të ndjeshme jashtë territorit të
vendit duhet gjithashtu të bëhet e njohur për t'u pasur nën kujdes.
Trupat ujorë të mëposhtëm duhet të kihen parasysh në përcaktimin e zonave më pak të
ndjeshme: gjiret e hapura, estuaret dhe ujërat bregdetare me këmbim të mirë ujor dhe jo
subjekt i eutrofikimit ose pakësimit të oksigjenit, ose të cilat ka pak të ngjarë të bëhen
eutrofike ose të shkojnë drejt pakësimit të oksigjenit për shkak të shkarkimit në to të ujërave
të ndotura urbane.

VENDIM
Nr.1189, datë 18.11.2009

PËR RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E


PROGRAMIT KOMBËTAR TË MONITORIMIT TË MJEDISIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8 të nenit 53 të ligjit nr.8934, datë
5.9.2002 "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit,
Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

I. Të përgjithshme
Në kuptim të këtij vendimi, me termat e mëposhtëm nënkuptohen:
a) "Treguesi mjedisor" përdoret me kuptimin e dhënë në pikën 9 të nenit 3 të ligjit nr.8934,
datë 5.9.2002 "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar.
b) "Treguesi mjedisor i gjendjes" treguesi, që ka të bëjë me cilësinë e sasinë e burimeve
natyrore dhe cilësinë e mjedisit.
c) "Treguesi mjedisor i trysnisë" treguesi, që ka të bëjë me trysninë, që ushtrohet në mjedis
nga burimet e ndotjes.
ç) "Institucione monitoruese" përfshin institutet, laboratorët e qendrat kërkimore-shkencore,
në kuadër të universiteteve publike, apo institutet e laboratorët privatë të licencuar, të cilët i
kontrakton ministria për të kryer monitorimin e treguesve konkretë të dukurive natyrore e të
cilësisë së përbërësve të mjedisit, si ajri, uji, toka e biodiversiteti.
d) "Raporti i gjendjes së mjedisit", dokumenti i përgatitur çdo vit nga ministria, nëpërmjet
Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve, ku paraqiten, komentohen dhe analizohen treguesit
mjedisorë, si dhe jepen rekomandimet për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.
dh) "Të dhënat për mjedisin", vlerat mesatare mujore, tremujore dhe vjetore të treguesve
mjedisorë të gjendjes, ndikimit e të trysnisë.
e) "Ministria", ministria përgjegjëse për monitorimin, që harton programin kombëtar të
monitorimit të mjedisit dhe bashkërendon punën për zbatimin e tij.
ë) "Ministër", ministri, që drejton ministrinë përgjegjëse për monitorimin, që harton
programin kombëtar të monitorimit të mjedisit dhe bashkërendon punën për zbatimin e tij.
II. HARTIMI DHE MIRATIMI I PROGRAMIT KOMBËTAR TË MONITORIMIT TË
MJEDISIT
1. Ministria harton programin kombëtar të monitorimit të mjedisit dhe bashkërendon punën
për zbatimin e tij, nëpërmjet Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve, e cila, për hartimin e këtij
programi, bashkëpunon me:
a) ministritë, në përputhje me fushën, që mbulon ministria konkrete, për të përcaktuar të
dhënat dhe treguesit, që ajo do të grumbullojë për mjedisin;
b) organet e qeverisjes vendore për të përcaktuar të dhënat e treguesit për mjedisin, që ato
kanë në administrim, sidomos për mjediset urbane, për administrimin e mbetjeve, për ujërat,
për pyjet e kullotat komunale, për shfrytëzimin e pasurive natyrore e të burimeve minerare
dhe për rregullimet në infrastrukturë;
c) institucionet monitoruese për rakordimet, në bazë të mundësive të tyre për të monitoruar
treguesit konkretë mjedisorë, rakordime që duhet të përfundojnë brenda muajit maj.
2. Programi kombëtar i monitorimit të mjedisit përcakton treguesit kryesorë të gjendjes, të
ndikimit dhe të trysnisë në ajër, në ujëra sipërfaqësore e nëntokësore, në tokë, në zonën
bregdetare, në detet, pyjet e në larminë biologjike. Për çdo tregues mjedisor, që matet apo
llogaritet, ai përmban emrin e tij, mënyrën e përcaktimit, metodën e matjes dhe vendin e
marrjes së mostrës, shpeshtësinë dhe njësinë e matjes, mënyrën e përpunimit dhe të paraqitjes
së të dhënave. Treguesit konkretë, që monitorohen, janë listuar në aneksin I, që i bashkëlidhet
këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Ministri, në mbështetje të nevojave të përsosjes së procesit të monitorimit të mjedisit,
miraton me urdhër, në përputhje me treguesit e përdorur nga Agjencia Europiane e Mjedisit,
tregues të rinj për monitorimin e mjedisit, të cilët përfshihen në programin kombëtar të
monitorimit të mjedisit.
4. Programi kombëtar i monitorimit të mjedisit është vjetor dhe miratohet nga ministri në
muajin shtator për vitin pasardhës. Programi i miratuar publikohet në variantin elektronik në
ëebsite-in e ministrisë dhe shërben si bazë për kërkesat e institucioneve monitoruese për të
paraqitur projektet, me ofertat e tyre.
5. Institucionet monitoruese, në bazë të programit, japin me hollësi dhe hartojnë projekte të
veçanta për monitorimin e treguesve mjedisorë, të marrë përsipër prej tyre, të cilët i paraqesin
në ministri si oferta, brenda datës 10 nëntor.
6. Oferta përmban treguesit, që do të monitorohen, metodën e matjes e vendin e marrjes së
mostrës, shpeshtësinë e njësinë e matjes dhe mënyrën e përcaktimit, të përpunimit e të
paraqitjes së të dhënave. Oferta përfshin edhe parashikimin e kostos së zbatimit të projektit të
monitorimit e për të cilën mbahen parasysh puna e specialistëve, preparatet e përdorura,
kostot e analizave të kryera, shpenzimet e lëvizjes së grupeve monitoruese, që do të mbulohen
nga ministria, si shpenzime operative për monitorimin. Projektet e institucioneve monitoruese
shërbejnë si bazë për konkurrim dhe për lidhjen e kontratave të monitorimit.
7. Monitorimi i treguesve të cilësisë së mjedisit nga institucionet monitoruese kryhet
nëpërmjet rrjeteve kombëtare të monitorimit të përbërësve të mjedisit.
8. Personat fizikë dhe juridikë, të cilët pajisen me leje mjedisore për ushtrimin e një
veprimtarie, hartojnë programe monitorimi të treguesve mjedisorë të trysnisë, si dhe
dokumentojnë të dhënat përkatëse, sipas modeleve të përgatitura nga Agjencia e Mjedisit dhe
Pyjeve e të miratuara nga ministri.
III. ZBATIMI I PROGRAMIT KOMBËTAR TË MONITORIMIT TË MJEDISIT NGA
ORGANET QENDRORE DHE INSTITUCIONET MONITORUESE
1. Ministria:
a) ngarkon strukturat menaxhuese të pyjeve e të kullotave dhe Agjencinë e Mjedisit dhe
Pyjeve, për monitorimin e treguesve B3-a, b, c, ç, d, dh, e; B5-c, ç, dh; B6.2-a; C6-a, b, c, ç, d,
dh dhe C7-c, ç. Ajo përgjigjet, gjithashtu, për regjistrimin dhe përpunimin e treguesve
mjedisorë, sipas pikave C1, Ç2, Ç4-b; Ç5, Ç6 e Ç7, në mbështetje të të dhënave të
grumbulluara;
b) kryen, nëpërmjet Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve, inventarizimin e burimeve të ndotjes
dhe përcakton karakteristikat e tyre e mënyrën e shpërndarjes sektoriale, sipas rregullave të
miratuara me udhëzim të ministrit;
c) organizon, nëpërmjet Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve, kontrollin e cilësisë së analizave të
kryera për monitorimin e mjedisit, si dhe standardizimin e metodologjisë së tyre.
2. Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe drejtorive të shëndetit
publik në rrethe, monitoron treguesit, sipas pikave B3- a, b, c, ç, d, e, ë; B4.1-h; B4.2-c; C4-ç;
C5-c; C7-ë; e Ç3-c, ç.
3. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit monitoron treguesit sipas
pikave Ç3-a, b; 5-d, A-3, B-3, që kanë të bëjnë me administrimin e mbetjeve të ngurta urbane
dhe me inertet.
4. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, nëpërmjet Qendrës së
Transferimit të Teknologjive Bujqësore, monitoron treguesit C7-c, ç, d, dh, e, e Ç9.
5. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nëpërmjet Shërbimit Gjeologjik
Shqiptar, monitoron pikat B 1-ç; B4.3-a, b, c, ç, d, dh, e; C4-a, b, c; C5-a, b, ç; C6-e; e Ç11.
6. Ministria e Mbrojtjes monitoron treguesit sipas pikave Ç1, Ç2, Ç5, Ç6, e Ç8, për
ndërmarrjet dhe instalimet ushtarake brenda sistemit të saj.
7. Monitorimi i treguesve të dukurive natyrore e të cilësisë së ajrit, ujit, tokës dhe të
biodiversitetit kryhet nga institucione monitoruese të specializuara, duke lidhur me ta
kontrata, në bazë të procedurave të konkurrimit, që vlerësojnë profilin e secilit, përvojën e
kualifikimin e stafit, pajisjet e aparaturat që disponon, si dhe projektin e tij për monitorimin të
paraqitur për konkurrim.
8. Personat fizikë dhe juridikë, veprimtaritë e të cilëve janë subjekt i lejes mjedisore,
monitorojnë treguesit mjedisorë, sipas pikave Çl, Ç2, Ç5, Ç6, Ç7, e Ç8, në nivel individual.
IV. DORËZIMI DHE PËRPUNIMI I TË DHËNAVE TË MONITORIMIT TË MJEDISIT
1. Ministria, në kuadër të zbatimit të programit kombëtar të monitorimit të mjedisit, i siguron
të dhënat nga:
a) Raportet vjetore, që dorëzojnë ministritë e përmendura në këtë vendim, ku jepen të dhëna e
shpjegime për:
1. gjendjen e mjedisit, që administrojnë;
ii. aspektet mjedisore të politikave sektoriale, që zbatojnë;
iii. komponentët mjedisorë të projekteve, që realizohen brenda sistemeve të tyre;
iv. plotësimin e kërkesave sipas pikave 2, 3, 4, 5 e 6 të kreut III të këtij vendimi.
b) Raportet teknike, të përgatitura nga institucionet monitoruese, që dorëzohen në afatet e
përcaktuara në kontratat përkatëse, si dhe sa herë që ministria ua kërkon zyrtarisht, për arsye
urgjente.
c) Të dhënat e monitorimit, të dorëzuara nga personat fizikë dhe juridikë, veprimtaritë e të
cilëve janë subjekte të lejes mjedisore, në agjencitë rajonale të mjedisit (ARM). Të dhënat
dorëzohen sipas afateve të përcaktuara në urdhrin e ministrit, në çdo kohë, për aksidentet
industriale, si dhe kur u kërkohen zyrtarisht nga ARM-të për nevoja urgjente të qarkut, ku ato
veprojnë. Të dhënat përcillen në agjenci, në përputhje me formatin e kërkesës së bërë prej saj.
2. Të dhënat e mjedisit regjistrohen në regjistrat përkatës, në Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve
dhe hidhen në bazën elektronike të të dhënava të mjedisit. Regjistrimi dhe hedhja e të
dhënave, në nivel qarku, bëhet nga ARM-të. Institucionet monitoruese krijojnë bazën
elektronike të të dhënave e të treguesve, që monitorojnë. Regjistrat dhe baza e të dhënave janë
të hapura për publikun.
3. Ministria, nëpërmjet Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve, me të dhënat e siguruara nga
monitorimi i mjedisit, përgatit dhe boton çdo vit raportin për gjendjen e mjedisit, të cilin ia
paraqet Këshillit të Ministrave, si dhe përmbush detyrimet shtetërore, ndërkombëtare të
raportimit për gjendjen e mjedisit, ndërsa ARM-të përgatisin raportin e gjendjes së mjedisit,
në bazë qarku, i cili i paraqet këshillit të qarkut e publikohet në variantin elektronik.
V. MBULIMI FINANCIAR I MONITORIMIT
1. Shpenzimet operative për monitorimin e dukuri ve natyrore dhe të cilësisë së mjedisit, për
përpunimin e treguesve mjedisorë, si dhe për kontrollin e saktësisë së tyre, të përballohen nga
buxheti i ministrisë, i miratuar për këtë qëllim.
2. Për administrimin e fondit të saj për monitorimin, ministria hyn në marrëdhënie kontraktore
me institucionet e specializuara për monitorimin e mjedisit.
3. Në varësi nga shpërndarja e fondeve të buxhetit për monitorimin, kontratat me institucionet
monitoruese nënshkruhen gjatë muaji dhjetor për vitin pasardhës.
4. Personat fizikë dhe juridikë, publikë dhe privatë, veprimtaritë e të cilëve janë subjekt i lejes
mjedisore, i përballojnë vetë shpenzimet e monitorimit të mjedisit, që ndotet nga veprimtaria e
tyre.
VI. TË FUNDIT
1. Vendimi nr.103, datë 31.3.2002 i Këshillit të Ministrave "Për monitorimin e mjedisit në
Republikën e Shqipërisë", shfuqizohet.
2. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Aneksi I
TREGUESIT E GJENDJES DHE TË TRYSNISË SË MJEDISIT, SIPAS PËRBËRËSVE TË
TIJ
A. Treguesit mjedisorë të gjendjes së mjedisit përfshijnë treguesit e dukurive natyrore dhe
treguesit e cilësisë së mjedisit. Ndërsa treguesit e trysnisë përfshijnë treguesit mjedisorë të
ndikimit në mjedis dhe treguesit e shkarkimeve të veprimtarive ndotëse. Të gjithë treguesit
janë të detajuar në bazë të përbërësve të tij, si ajri, uji, toka e biodiversiteti.
B. Treguesit mjedisorë të gjendjes së mjedisit janë si më poshtë:
Për dukurinë e ndryshimeve klimatike:
a) temperatura mesatare e ajrit;
b) niveli i detit;
c) sasia e reshjeve atmosferike;
ç) niveli i ujërave nëntokësore.
2. Për precipitimet atmosferike:
a) përmbajtja e dyoksidit të squfurit, SO2;
b) përmbajtja e oksideve të azotit, NOx;
c) përmbajtja e plumbit, Pb;
ç) radioaktiviteti në precipitimet atmosferike.
3. Për ajrin urban;
a) përmbajtja e lëndës së ngurtë, të pezullt në ajër;
b) përmbajtja e ozonit, O3, në ajër;
c) përmbajtja e plumbit, Pb, në ajër;
ç) përmbajtja e dyoksidit të squfurit SO2, në ajër;
d) përmbajtja e oksideve të azotit, NO x, në ajër;
dh) përmbajtja e monoksidit të karbonit, CO në ajër
e) përmbajtja e hidrokarbureve në ajër;
ë) niveli i zhurmave;
f) radioaktiviteti në atmosferë;
g) rrezatimi elektromagnetik jojonizues në atmosferë;
4. Për ujërat:
4.1. Për ujërat sipërfaqësore (lumenjtë, liqenet):
a) alkaliniteti;
b) konduktivitetit specifik;
c) aciditeti;
ç) përmbajtja e nevojës kimike për oksigjenin, NKO;
d) përmbajtja e nevojës biokimike për oksigjen, NBO;
dh) përmbajtja e nitrateve dhe ozotit;
e) përmbajtja e fosforit, P;
ë) përmbajtja e anomikut, NH3;
f) vlera e pH-së;
g) vlera e fonit radioaktiv natyror dhe radioaktiviteti i ujërave;
gj) qëndrueshmëria e shtretërve të lumenjve;
h) treguesit bakterialë;
i) prurja e lumenjve.
4.2. Për detin dhe bregdetin:
a) nevoja biokimike për oksigjen për ujërat detare, NBO;
b) nevoja kimike për oksigjen për ujërat detare, NKO;
c) parametrat mikrobiologjikë për ujërat detare dhe plazhet;
ç) sasia e fito e zooplanktonit;
d) përmbajtja e klorofilit dhe prodhimtarisë primare;
dh) përmbajtja në midhjet e ujërave detare të metaleve të rënda, ndotësve organikë të
qëndrueshëm, radioaktivitetit;
e) radioaktiviteti i ujërave;
ë) ujëkëmbimi det-lagunë;
f) dinamika e deltave të lumenjve;
g) morfologjia dhe topografia e shelfit detar;
gj) morfologjia e bregdetit.
4.3. Për ujërat nëntokësorë:
a) pH;
b) fortësia
c) alkaliniteti;
ç) aciditeti;
d) përmbajtja e nitrateve;
dh) shkalla e kripshmërisë.
4.4. Për ujërat sipërfaqësore, nëntokësore, detare ku ka burime të fuqishme të ndotjes
industriale dhe bujqësore:
a) përmbajtja e metaleve të rënda;
b) përmbajtja e pesticideve;
c) përmbajtja e komponimeve hidrokarburike.
5. Për biodiversitetin:
a) diversiteti gjenetik për bujqësinë dhe blegtorinë;
b) sipërfaqet nën një bujqësi organike;
c) diversiteti i ekosistemeve e habitateve;
d) diversiteti i ekosistemeve e habitateve në pyje;
e) diversiteti i ekosistemeve e habitateve në zonat e mbrojtura;
f) diversiteti i ekosistemeve e habitateve në ujëra;
g) fragmentimi i terrenit, tokës dhe pyjeve;
h) afria e infrastrukturave të transportit ndaj sipërfaqeve të mbrojtura;
i) speciet jovendase në lumenj dhe liqene;
j) ekspozimi i ekosistemeve ndaj acidifikimit, eutrifikimit dhe ozonit;
k) speciet e mbrojtura dhe të kërcënuara; l) diversiteti i specieve.
6. Për pyjet:
a) Fondi pyjor (sipas pronësisë, formës dhe qeverisjes, sipas llojeve, volumeve);
b) sipërfaqja e pyjeve sipas klasave të moshës, llojeve, volumet;
d) gjendja shëndetësore e pyjeve;
e) rritja vjetore në pyje sipas mënyrës së qeverisjes dhe sipas llojeve;
f) sasia vjetore e vjelë, shfrytëzuar, ndarë në lëndë punimi e dru zjarri;
g) sasia e biomasës në pyje;
h) biomasa që largohet nga pyjet në vit;
i) mundësia vjetore e shfrytëzimit;
j) sipërfaqet e djegura ng a zjarret;
k) sipërfaqet e dëmtuara nga faktorë të tjerë atmosferikë, si fortuna, dëbora etj.;
l) llojet drusore të rrezikuara;
m) hot spote në pyje;
n) sitye me rëndësi të veçantë për biodiversitetin, turizmin etj.;
o) diversiteti i ekosistemeve e habitateve në pyje;
p) diversiteti i ekosistemeve e habitateve në zonat e mbrojtura.
7. Për kullotat
a) Fondi kullosor sipas pronësisë verore e dimërore;
b) kapaciteti i mbajtjes;
d) përbërja floristike;
e) gjendja shëndetësore e tyre;
f) sipërfaqet e përshkuar e të djegura nga zjarret;
g) hot spote në kullota;
h) site me rëndësi të veçantë për biodiversitetin, turizmin në kullota;
8. Për bimët mjekësore dhe aromatike
a) fondi BMET (sipërfaqe, sasi, lloje etj.);
b) sasia vjetore e vjeljes në ton sipas llojeve në vit;
c) sasia në ton e eksportuar sipas llojeve në vit;
ç) speciet e BMET që rrezikohen, gjendja e tyre;
d) "hot spote" të veçanta në sipërfaqet me BMET;
e) site me rëndësi të veçantë në BMET; për biodiversitetin, turizëm, qëllime shkencore etj.
1.1. Për tokën:
a) pjelloria;
b) përmbajtja e kripërave. Na, Cl, SO4 - për tokat e kripura; përmbajtja e elementeve
ushqimorë - në tokat torfike; raporti magnez/kalcium - në tokat magneziale; përcaktimi i
aciditetit - në tokat acide;
c) radioaktiviteti natyror i tokës.
1.2. Ku ka burime të fuqishme të ndotjes industriale:
a) përmbajtja e metaleve, sipas specifikave të zonës (mërkur, nikel, krom etj.);
b) përmbajtja e hidrokarbureve.
2. Për ujërat për ujitje:
a) fortësia;
b) alkaliniteti;
c) aciditeti;
ç) përmbajtja e pesticideve;
d) përmbajtja e azotit dhe nitrateve.
C. Treguesit mjedisorë të ndikimit në mjedis janë:
1. Për dukurinë e ndryshimeve klimatike:
a) prirja e ndryshimeve në kohë për të gjithë treguesit B1;
b) ndryshime fenologjike.
2. Për dukurinë e aciditetit të mjedisit: a) përmbajtja e joneve sulfate në liqene.
3. Për ujërat sipërfaqësore:
a) cilësia dhe sasia e prurjeve të ngurta, pezull dhe fundore të lumenjve;
b) errozioni i shkaktuar nga lumenjtë;
c) qëndrueshmëria e shtretërve të lumenjve;
ç) tejkalimet e normave të cilësisë së treguesve të pikës B4.1.
4. Për cilësinë e detit dhe të bregdetit:
a) lëvizja e vijës bregore; errozioni dhe akumulimi;
b) ujëkëmbimi det-lagunë;
c) dinamika e deltave të lumenjve;
ç) shkalla e ekspozimit të popullsisë ndaj ndotjes mikrobiologjike dhe kimike, të plazheve dhe
detit;
d) tejkalimet e normave të cilësisë së treguesve të pikës B4.2.
5. Për ujërat nëntokësorë:
a) zonat me kripshmëri të lartë;
b) zonat e ndjeshme ndaj ndotjes në vëllim;
c) shkalla e ekspozimit të popullsisë ndaj ujërave nëntokësore të ndotura;
ç) tejkalimet e normave të cilësisë së treguesve të pikës B4.3.
6. Për biodiversitetin:
a) sipërfaqja e përgjithshme dhe vjetore e pyjeve të shkatërruara;
b) sipërfaqja e përgjithshme dhe vjetore e pyjeve të djegura;
c) sipërfaqja e përgjithshme dhe vjetore e pyjeve të sëmura;
ç) speciet e rrezikuara;
d) speciet e kërcënuara;
dh) speciet e zhdukura;
e) ndikimet antropogjene dhe të dukurive gjeologjike në diversitetin biologjik.
7. Për tokën dhe ujërat për vaditje:
a) vlera e errozionit dhe akumulimit të tokës;
b) humbja vjetore e tokës, si pasojë e gërryerjeve nga lumenjtë dhe shkarjet;
c) sipërfaqja e tokës së degraduar;
ç) sipërfaqja e tokës djerrë;
d) sipërfaqja dhe lokalizimi i tokave të ndotura me metale të rënda;
dh) sipërfaqja dhe lokalizimi i tokave të ndotura me hidrokarbure;
e) sipërfaqja dhe lokalizimi i tokave të ndotura me kimikate dhe mbetje të rrezikshme;
ë) shkalla e ekspozimit të popullsisë ndaj ndotjes së tokës;
f) tejkalimet e normave të cilësisë së treguesve të pikës B6.1 dhe B7.
Ç) Treguesit mjedisorë të trysnisë në mjedis janë:
1. Për ndryshimet klimatike:
a) sasia vjetore e shkarkimit të CO2, NOx dhe CH4;
b) shpërndarja e shkarkimeve të CO2, NOx dhe CH4 për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si
energji, transport, administrim i mbetjeve, bujqësi, industri.
2. Për ajrin urban:
a) sasitë vjetore të shkarkimeve në qendrat urbane të SO2, NOx, CO2, CO;
b) shpërndarja e shkarkimeve të SO2 e NOx, sipas sektorëve të ekonomisë;
c) sasia vjetore e elementeve të rëndë;
ç) sasia vjetore e radioaktivitetit të precipitimeve atmosferike;
d) vëllimi vjetor i precipitimeve.
3. Për mbetjet e ngurta urbane:
a) sasitë vjetore të prodhimit;
b) shpërndarja e mbetjeve sipas bashkive dhe qarqeve;
c) përmbajtja në përqindje e përbërësve ndotës;
ç) përbërja merceologjike.
4. Për shkarkimet e lëngëta urbane:
a) sasia vjetore e shkaktuar dhe shpërndarja, sipas bashkive dhe qarqeve;
b) cilësia e tyre si pH, përmbajtja e NKO-së, përmbajtja e NBO5-së, alkaliniteti, aciditeti,
përmbajtja e sulfureve, përmbajtja e amoniakut, përmbajtja e fenoleve, përmbajtja e fosforit,
përmbajtja e azotit dhe metaleve të rënda.
5. Për shkarkimet e ngurta, industriale dhe inerte:
a) sasitë vjetore të shkarkimeve të ngurta, industriale në përgjithësi;
b) sasitë vjetore të shkarkimeve të ngur ta, industriale, për çdo impiant;
c) përmbajtja në përqindje e përbërësve ndotës për çdo shkarkim të ngurtë industrial;
ç) shpërndarja e shkarkimeve vjetore të ngurta industriale për sektorë të ndryshëm të
ekonomisë, energjia, transporti, industria;
d) vëllimi i mbeturinave inerte të sektorit të ndërtimit dhe shpërndarja e tyre, sipas bashkive
dhe qarqeve.
6. Për shkarkimet e lëngëta industriale:
a) sasia vjetore e shkarkuar, pH;
b) përmbajtja e NKO-së, përmbajtja e NBO5, alakliniteti, aciditeti, përmbajtja e sulfureve, e
amoniakut, e fenoleve, e fosforit, e azotit;
c) përmbajtja e përbërësve specifikë në përputhje me specifikat si metalet e rënda,
hidrokarburet, BTEX, ndotës organikë të qëndryeshëm, në varësi të procesit industrial.
7. Për burimet e ndotjes që shkarkojnë në ajër;
a) inventari i tyre, sasia vjetore e shkarkimit të CO2, NOx, CH4, NH3, SO2, shkalla e errësisë
së tymit, komponimet organike, volatile, dioksina, furani, metalet e rënda në përgjithësi;
b) shpërndarja sektoriale e shkronjës "a", për sektorët e industrisë, energjisë, transportit dhe
shërbimeve.
8. Sasia vjetore e kimikateve të rrezikshme të importuara.
9. Sasia vjetore e plehrave kimike dhe e kimikateve për përdorim bujqësor.
10. Për ujërat sipërfaqësore:
a) cilësia dhe sasia e prurjeve të ngurta, pezull dhe fundorë të lumenjve.
11. Për ujërat nëntokësore:
a) vëllimi vjetor i shfrytëzimit, në përgjithësi dhe sipas baseneve;
b) koeficienti vjetor i shfrytëzimit, në përgjithësi, dhe sipas baseneve.

VENDIM
Nr.798, datë 29.9.2010
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES "PËR ADMINISTRIMIN E MBETJEVE
SPITALORE"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 3 e 4 të nenit 42 të ligjit nr.10 138, datë
11.5.2009 "Për shëndetin publik", të nenit 3 të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 "Për
administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta" dhe të neneve 26 e 27 të ligjit nr.9537, datë
18.5.2006 "Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme", me propozimin e Ministrit të
Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i
Ministrave

VENDOSI:

1.Miratimin e rregullores "Për administrimin e mbetjeve spitalore", që i bashkëlidhet këtij


vendimi.
2.Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e
Shëndetësisë dhe organet e njësive të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

RREGULLORE
PËR ADMINISTRIMIN E MBETJEVE SPITALORE

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1.Qëllimi dhe objekti


Kjo rregullore përcakton procedurat, rregullat dhe standardet teknike për administrimin e
mbetjeve spitalore me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të mjedisit.
2.Përkufizime të termave
Në kuptimin e kësaj rregulloreje, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
a)"Mbetje spitalore" janë mbetjet e krijuara nga prodhuesit e mbetjeve, ku përfshihen: mbetjet
e rrezikshme dhe jo të rrezikshme, të cilat renditen në paragrafin 18 të vendimit nr.99, datë
18.2.2005 të vendimit të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e Katalogut Shqiptar të
Klasifikimit të Mbetjeve".
b)"Prodhues i mbetjes" është personi fizik dhe juridik, i cili zotëron ose administron një
institucion shëndetësor, që krijon mbetje spitalore, duke përfshirë dhe duke mos u kufizuar
vetëm në: spitale, poliklinika, qendrat shëndetësore, kabinete mjekësore, qendra mjekësore,
kabinete dentare, klinika dentare, laboratorë dentarë, qendra diagnostike, depo farmaceutike,
farmacitë, qendra kozmetike, qendra të tatuazhit, qendra të rehabilitimit nga droga, laboratorët
e shëndetit publik, institucionet kërkimore-shkencore, banka e gjakut, morget, shërbimet
funerale, klinikat veterinare, shërbimet ambulatore të infermierisë që vizitojnë pacientë në
banesa.
c)"Zotërues i mbetjes spitalore" është personi fizik e juridik, i cili krijon mbetje spitalore,
grumbullon, ruan përkohësisht, transporton dhe largon për në vendin e caktuar mbetjet
spitalore të prodhuara prej tij, si dhe i përpunon e i asgjëson ato.
d)"Transport" është veprimtaria që lidhet me transportin e mbetjeve spitalore, duke përfshirë
ngarkimin, transportimin e shkarkimin, sikurse dhe përgatitja, shërbimi e mirëmbajta e
pajisjeve të përdorura për transportin e mbetjeve spitalore.
e)"Institucion shëndetësor" është çdo vend ku krijohen mbetjet spitalore, duke përfshirë:
spitale, poliklinika, qendrat shëndetësore, kabinete mjekësore, qendra mjekësore, kabinete
dentare, klinika dentare, laboratorë dentarë, qendra diagnostike, depo farmaceutike, farmacitë,
qendra kozmetike, qendra të tatuazhit, qendra të rehabilitimit nga droga, laboratorët e
shëndetit publik, institucionet kërkimore shkencore, banka e gjakut, morget, shërbimet
funerale, klinikat veterinare, shërbimet ambulatore të infermierisë që vizitojnë pacientë në
banesa.
f)"Instrumente të mprehta" janë të gjitha sendet e infektuara apo të painfektuara që mund të
shkaktojnë shpime apo prerje, duke përfshirë, dhe mos u kufizuar, vetëm tek aget, shiringat,
bisturitë, lamat, gërshërët, tubat kapilarë dhe instrumentet e tjera të mprehta.
g)"Mbetje infektuese" janë të gjitha mbeturinat e ndotura nga çdo lloj patogjeni, si: bakteret,
viruset, parazitët ose kërpudhat dhe përfshijnë kulturat nga puna në laborator, mbeturinat nga
ndërhyrjet kirurgjikale dhe autopsitë, mbeturinat nga pacientët e infektuar, materialet apo
pajisjet (që janë për t'u hedhur) në kontakt me këta pacientë, me kafshë të infektuara, si dhe
materialet dhe pajisjet e mjekëve dhe të personelit tjetër, që kanë qenë në kontakt me pacientë
të infektuar.
h)"Mbetje patologjike" përfshijnë indet, organet, pjesë të trupit, placentat, gjakun dhe lëngjet
e tjera të organizmit të njeriut.
i)"Mbetje farmaceutike" përfshijnë produktet farmaceutike të skaduara ose të papërdorshme,
produktet farmaceutike të kontaminuara nga rënia/rrëzimi përtokë, barnat e tepërta, vaksinat
ose serumet dhe sendet e hedhura të përdorura gjatë trajtimit të barnave, të tilla si: shishe,
kuti, doreza, maska, tuba ose shishe.
j)"Mbetje radioaktive" përfshijnë mbeturinat e lëngëta, të ngurta dhe të gazta, të ndotura me
lëndë radioaktive, të prodhuara nga analizat "in vitro" të indeve dhe lëngjeve të trupit, si dhe
nga imazheria "in vivo" e organeve të ndryshme për qëllime diagnostike dhe terapeutike.
k)"Mbetje e rrezikshme" përfshijnë mbeturinat e infektuara, patologjike, shpuese,
farmaceutike, toksike, kimike dhe radioaktive, ujin dhe tretës të infektuar.
l)"Mbetje të parrezikshme" përfshijnë letrat, sendet prej qelqi, plastike, kartonët, ambalazhet,
mbeturinat ushqimore, mbeturina druri dhe ndërtimi.
m)"Administrimi i mbetjeve" përfshin minimizimin/reduktimin në burim, ndarjen,
grumbullimin, transportimin, depozitimin, asgjësimin, pakësimin dhe ripërdorimin e
mbetjeve.
n)"Magazinim" është grumbullimi i përkohshëm në një vend të caktuar i mbetjeve spitalore
sipas kërkesave të paragrafit 8.5 të kësaj rregulloreje.
o)"Asgjësim i mbetjes" përfshin proceset e eliminimit të rrezikshmërisë dhe që pas të cilave
nuk parashikohet përpunim tjetër i mbetjes.
p)"Trajtim i mbetjes" është ndryshimi i vetive ose i përbërjes së mbetjes, duke e transformuar
atë në produkt përfundimtar ose në lëndë të parë apo ndihmëse për prodhimin e produkteve
përfundimtare.
q)"Qese/çantë kundër rreziqeve kimike" nënkupton një qese/çantë, e cila nuk fut lagështirën
dhe ka forcë të mjaftueshme për të mos u çarë, grisur ose për të mos plasur në kushte normale
përdorimi të thesit me plehra.
3.Fusha e veprimit
Kjo rregullore zbatohet nga të gjithë personat fizikë e juridikë, publikë e privatë, vendas dhe
të huaj:
-veprimtaritë e të cilëve krijojnë mbetje spitalore;
-kur janë zotërues të mbetjeve, të licencuar për grumbullimin, ruajtjen, depozitimin,
transportimin, riciklimin, përpunimin dhe asgjësimin e mbetjeve spitalore.
Përjashtohen nga zbatimi i kësaj rregulloreje:
Individët prodhues të mbetjeve spitalore, kur këto prodhohen gjatë vetëmjekimit ose gjatë
shërbimit mjekësor në banesë, përveçse kur individi detyrohet t'i vendosë mjetet e mprehta në
kontejnerë rezistentë ndaj shpimeve dhe t'i largojë ato në përputhje me rregullat e miratuara
nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministri i Shëndetësisë.
4.Roli i organeve shtetërore
a)Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Shëndetësisë
hartojnë standardet e administrimit të mbetjeve spitalore.
b)Ministria e Shëndetësisë siguron kushte për aplikimin e standardeve të administrimit të
mbetjeve spitalore.
c)Inspektorati i Mjedisit dhe Inspektorati Sanitar Shtetëror janë përgjegjës për kontrollin e
zbatimit të standardeve për menaxhimin e mbetjeve spitalore.
d)Organet e pushtetit vendor janë përgjegjëse për miratimin e vendndodhjes së impianteve të
përpunimit të mbetjeve spitalore dhe venddepozitimit të mbetjeve spitalore jo të rrezikshme.
e)Organet e pushtetit vendor monitorojnë administrimin e mbetjeve spitalore sipas
kompetencave.

KREU II
DETYRIMET E PRODHUESVE TË MBETJEVE SPITALORE
5.Prodhuesit e mbetjeve spitalore janë përgjegjës për:
a)grumbullimin e kontrolluar të mbetjeve spitalore pranë institucionit shëndetësor;
b)ndarjen e mbetjeve spitalore të parrezikshme (të llojit urban) nga mbetjet spitalore të
rrezikshme;
c)ambalazhimin, etiketimin, magazinimin, grumbullimin, trajtimin, transportimin dhe
asgjësimin në mënyrë të përshtatshme, të mbetjeve spitalore të gjeneruara prej tyre;
d)shpenzimet e transportit, asgjësimit ose riciklimit të mbetjeve spitalore të gjeneruara prej
tyre. Kjo përgjegjësi është e pashmangshme dhe e pavarur nga përgjegjësia e ndonjë personi
të tretë të ngarkuar nga prodhuesi, për të ndërmarrë këto veprimtari;
e)të gjitha dëmet e shkaktuara në mënyrë direkte ose indirekte në mjedis dhe në shëndetin
publik nga procesi i grumbullimit, magazinimit, transportimit dhe asgjësimit të mbetjeve
spitalore të krijuara prej tyre.
6.Regjistrimi
6.1 Çdo prodhues i mbetjeve spitalore duhet të regjistrohet në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve
dhe Administrimit të Ujërave brenda tre muajsh nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje, ndërsa
prodhuesit që fillojnë veprimtarinë e tyre, pas botimit të saj në Fletoren Zyrtare, jo më vonë se
30 ditë para fillimit të veprimtarisë që krijon mbetje spitalore.
6.2Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave vendos një numër regjistrimi për
çdo prodhues të mbetjeve spitalore, i cili i njoftohet prodhuesit.
6.3Çdo prodhues duhet të vendosë numrin e regjistrimit mbi të gjitha fletët shoqëruese,
etiketat e vendosura në ambalazhimet që mbajnë mbetje spitalore dhe skedat bashkëngjitur
ngarkesave që përmbajnë mbetje spitalore.
6.4Numri i regjistrimit është individual dhe nuk mund të transferohet.
6.5Për prodhuesit e regjistruar në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
përpara hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, kjo ministri brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e
kësaj rregulloreje, harton një data-baze, ku përfshihen të dhënat e plota të regjistrimit të
mëparshëm dhe nëse rezulton se të dhënat e regjistruara nuk janë të plotësuara në përputhje
me këtë rregullore, i njofton prodhuesve të mbetjeve spitalore për detyrimin e plotësimit të të
dhënave që mungojnë. Ky proces duhet të përfundohet brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e
kësaj rregulloreje, në rast përshihen edhe prodhuesit e regjistruar në Ministrinë e Mjedisit,
Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave përpara hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, që nuk
plotësojnë detyrimet e përcaktuara në këtë rregullore sipas afateve të parashikuara në të.
6.6Çdo prodhues duhet të njoftojë me shkrim Ministrinë, brenda 30 ditësh, për ndryshimet në
strukturën e pronësisë, emërtimin, vendndodhjen, mënyrën e veprimtarisë ose për ndonjë
ndryshim në veprimtarinë e tij, që mund të ketë ndikim në llojin dhe sasinë e mbetjeve
spitalore të krijuara.
7.Masat konkrete për administrimin e mbetjeve spitalore
Brenda gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje, çdo prodhues mbetjesh spitalore
përgatit:
7.1Një rregullore të brendshme për administrimin e mbetjeve spitalore brenda njësisë
funksionuese.
7.2Një plan për administrimin e mbetjeve spitalore, që duhet të përmbajë minimalisht
informacionin e mëposhtëm:
a)një përshkrim të mbetjeve spitalore të prodhuara nga njësia përkatëse, duke përfshirë llojin,
peshën dhe vëllimin;
b)një përshkrim të procedurave të kërkuara për administrimin e mbetjeve në njësinë
përkatëse;
c)një përshkrim të zonës brenda dhe jashtë saj, ku prodhohet depozitohet apo trajtohet mbetja
spitalore;
d)destinacionin, metodat e trajtimit dhe të asgjësimit për çdo lloj mbetje spitalore;
e)procedurat dhe veprimtaritë për kualifikime në administrimin e mbetjeve spitalore;
f)veprimtaritë informative që lidhen me shëndetin, sigurinë dhe asgjësimin e rregullt të
mbetjeve spitalore për të gjithë personat që mund të bien në kontakt me to;
g)procedurat dhe pajisjet e kontrollit të ndotjes dhe të pastrimit;
h)emrin, adresën dhe numrin e telefonit të personit (personave) përgjegjës për administrimin e
mbetjeve spitalore.
7.3Çdo prodhues rishikon planin për administrimin e mbetjeve spitalore në përputhje me
planin kombëtar për administrimin e mbetjeve të ngurta dhe planin kombëtar për
administrimin e mbetjeve të rrezikshme, brenda një viti pas miratimit të tyre.
7.4Plani për administrimin e mbetjeve spitalore duhet të përditësohet çdo tre vjet.

KREU III
TRAJTIMI I MBETJEVE SPITALORE
8. Çdo prodhues i mbetjeve spitalore është përgjegjës për trajtimin e mbetjeve që nga
prodhimi, grumbullimi, ndarja, transporti, magazinimi, përpunimi dhe deri tek asgjësimi i
tyre.
8.1Çdo prodhues ndan që në burim elementet e rrezikshme nga ato të parrezikshme të
mbetjeve spitalore, sipas rregullores së brendshme për administrimin e mbetjeve spitalore dhe
i magazinon ato të ndara.
8.2Në rast se në vendin e prodhimit apo gjatë transportit, mbetjet spitalore të rrezikshme, në
mënyrë të vullnetshme apo të pavullnetshme, përzihen me mbetje spitalore të parrezikshme,
këto mbetje spitalore do të trajtohen si mbetje të rrezikshme.
8.3Pas procesit të ndarjes, për mbetjet spitalore të parrezikshme që cilësohen si "mbetje
urbane" nga paragrafi 9 i nenit 2 të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 "Për administrimin mjedisor
të mbetjeve të ngurta", zbatohet ligji nr.8094, datë 21.3.1996 "Për largimin publik të
mbeturinave".
8.4Mbetjet spitalore të rrezikshme ambalazhohen dhe etiketohen në përputhje me shtojcën
2.A dhe magazinohen të ndara nga mbetjet e tjera.
8.5Kur mbetjet spitalore duhet të transportohen për t'u trajtuar në vend tjetër, magazinimi në
terren i tyre bëhet në një zonë të caktuar në brendësi apo në afërsi të vendeve të trajtimit, apo
të pikave të nisjes, duke përmbushur kërkesat e mëposhtme:
a)Të lejohet hyrja vetëm e personave që kanë kualifikim për të administruar mbetje spitalore.
b)Të tregohet kujdes për sigurinë e kontejnerëve, të parandalohen rrjedhjet, të sigurohet
mbrojtja nga uji, shiu dhe era, si dhe të shmangen kushtet e inkubimit mikrobik dhe/ose të
dekompozimit të tyre. Mbetjet njerëzore, shtazore apo të ndonjë gjallese tjetër të magazinuara
për më shumë se 24 orë, por gjithsesi më pak se 48 orë nga ambalazhimi, duhet të ruhen në
frigorifer ose hapësirë frigoriferike që përdoret vetëm për mbetjet spitalore në një temperaturë
jo më të lartë se 10°C.
c)Të jenë ndërtuar me materiale të qëndrueshme dhe pa kënde, që pastrohen lehtësisht, që nuk
lejojnë depërtimin e lëngjeve dhe të jenë rezistentë ndaj parazitëve e agjentëve të tjerë
mjedisorë.
d)Të mbahen pastër në kushte të mira sanitare dhe në gjendje të mirë funksionale.
e)Mbetjet të jenë të etiketuara në mënyrë të dukshme me simbolin ndërkombëtar të
biorrezikshmërisë të paraqitur në shtojcën 2.A dhe me njoftime të rrezikut në dyer, porta ose
mbulesa, frigoriferë dhe kontejnerë të tjerë që tregojnë përdorimin e magazinës për mbetje
spitalore, ku hyrja e personave të paautorizuar është e ndaluar.
f)Sistemet e kullimit të dyshemesë së magazinës duhet të mundësojnë shkarkimet direkt në
një sistem kanalizimesh sanitare për asgjësimin e ujërave të ndotura, në përputhje me ligjin nr.
9115, datë 24.7.2003 "Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura", ose në një impiant
grumbullimi që parandalon derdhjen e lëngjeve dhe rënien në kontakt me mjedisin.
8.6Kontejnerët e mbetjeve të rrezikshme spitalore duhet të përmbushin kërkesat e përcaktuara
nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të etiketohen në përputhje me shtojcën 2.B dhe të
magazinohen në mënyrë të tillë që të lejojnë hyrjen për qëllime inspektimi.
8.7Mbetjet spitalore nuk duhet të presohen apo t'u nënshtrohen veprimeve të sforcuara
mekanike, përveç rasteve kur këto janë pjesë e një procesi të posaçëm trajtimi, të miratuar nga
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, bazuar në ligjin nr.9537, datë
18.5.2006 "Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme". Mbetjet e rrezikshme spitalore
transportohen brenda 45 ditësh nga grumbullimi i tyre.
8.8Transportimi në terren i mbetjeve të rrezikshme spitalore kryhet në përputhje me:
a)Mbetjet spitalore që krijohen jashtë zonës se prodhimit fillestar të tyre, nuk pranohen për
transport në terren.
b)Asnjë person nuk duhet të pranojë për transport mbetjet spitalore që nuk janë ambalazhuar
dhe etiketuar në përputhje me shtojcën 2.
c)Një automjet që transporton mbetje spitalore infektuese duhet të përmbushë kërkesat e
shtojcës 4 të kësaj rregulloreje.
8.9Magazinimi i mbetjeve spitalore. Mbetjet infektive nuk duhet të magazinohen për më
shumë se 45 ditë para trajtimit. Në qoftë se era përbën shqetësim publik, Inspektorati Sanitar
Shtetëror/Inspektorati i Mjedisit kërkon largim më të shpeshtë. Në zonën e magazinimit të
kontejnerëve me mbetje mjekësore duhet të ndalohet hyrja e personave të paautorizuar. Zonat
e magazinimit duhet të kenë shenja paralajmëruese në dyert hyrëse, porta ose kapakë. Në
zonën e magazinimit nuk duhet të lejohet hyrja e kafshëve dhe elementeve natyrore dhe të
parandalohet krijimi i vendeve të shumimit ose burimit të ushqimit për brejtësit ose insektet.
Ato, gjithashtu, duhet të jenë të rrethuara.
8.10Përpunimi dhe asgjësimi i mbetjeve spitalore kryhet me metodat sipas shtojcës 3.
8.11Impiantet për përpunimin e mbetjeve spitalore respektojnë kushtet e asgjësimit dhe
normat e shkarkimeve në ajër të përcaktuara në pikën 5.1.2 "Linja për djegien e mbetjeve të
rrezikshme dhe spitalore" të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.435, datë 12.9.2002 "Për
miratimin e normave të shkarkimeve në ajër në Republikën e Shqipërisë", si dhe kërkesat
specifike sipas shtojcës 5.
8.12Impianti për trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve spitalore nuk duhet të pranojë nga
prodhuesit mbetje spitalore në rast se nuk janë shoqëruar me fletë-dorëzimi, në përputhje me
ligjin nr.9537, datë 18.5.2006 "Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme".
8.13Impianti duhet të mbajë regjistrime të pranimeve, që minimalisht përfshijnë
informacionin e mëposhtëm:
a)emrin dhe adresën e prodhuesit;
b)peshën e mbetjeve të pranuara;
c)datën dhe orën e pranimit të mbetjeve; dhe
d)nënshkrimin e personit që pranon mbetjet.
8.14Të gjitha regjistrimet që bëhen sipas kësaj rregulloreje, ruhen për një periudhë deri në
shtatë vjet. Kjo periudhë shtyhet automatikisht në rast të moszbatimit të aktit administrativ për
veprimtarinë e rregulluar, ose me kërkesën e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit
të Ujërave.
9. Instalimi i impianteve
Përcaktimi i vendit ku instalohen impiantet e përpunimit dhe të asgjësimit të mbetjeve
spitalore, i nënshtrohet procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis, sipas përcaktimeve të
neneve 12 dhe 13 të ligjit nr.9537, datë 18.5.2006 "Për administrimin e mbetjeve të
rrezikshme".

KREU IV
LEJA MJEDISORE DHE AKTMIRATIMI HIGJIENO-SANITAR
10.1Grumbullimi, transportimi, përpunimi dhe asgjësimi i mbetjeve spitalore kryhen nga
organet kompetente shtetërore, personat juridikë publikë, si dhe personat fizikë apo juridikë
privatë, që janë pajisur me lejen përkatëse për ushtrimin e kësaj veprimtarie.
10.2Leja e veprimtarisë së mësipërme është e vlefshme në shkallë vendi dhe miratohet nga
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
10.3Inspektorati Sanitar Shtetëror, pas ekspertimit higjieno-shëndetësor, lëshon aktmiratim
higjieno-sanitar për ushtrimin e veprimtarisë.

KREU V
MONITORIMI I ADMINISTRIMIT TË MBETJEVE SPITALORE
11.Detyrimi për monitorimin e administrimit të mbetjeve spitalore
11.1Monitorimi i mbetjeve spitalore është pjesë e programit kombëtar të monitorimit të
mjedisit dhe kryhet sipas kërkesave të tij. Monitorimi i mbetjeve spitalore përfshin të gjitha
fazat procesit të administrimit të tyre, sipas kësaj rregulloreje, dhe realizohet i veçantë për çdo
lloj mbetjeje spitalore.
11.2Ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
miratojnë programin e monitorimit të mbetjeve spitalore, të detyrueshëm për zbatim nga
prodhuesit e këtyre mbetjeve.
11.3Zotëruesit e mbetjeve spitalore monitorojnë administrimin e mbetjeve me shpenzimet e
veta dhe ua dërgojnë këto të dhëna çdo tre muaj Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë
Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe inspektorateve respektive në nivel vendor.

KREU VI
KONTROLLI DHE SANKSIONET
12.Kontrolli
12.1Ndaj veprimtarisë së zotëruesve të mbetjeve ushtrojnë kontrolle Inspektorati i Mjedisit,
Inspektorati Sanitar Shtetëror dhe organet e pushtetit vendor.
12.2Objekt i kontrollit është zbatimi i rregullave dhe kërkesave për:
a)administrimin e mbetjeve spitalore;
b)funksionimin e impianteve dhe të instalimeve të përpunimit dhe të asgjësimit të mbetjeve
spitalore;
c)zbatimi i programit të monitorimit sipas pikës 11.2 nga zotëruesit e tyre;
ç)mbajtjen e regjistrave të veçantë për mbetjet;
d)plotësimin e kushteve të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë;
dh) zbatimin e programeve të masave teknike, teknologjike e organizative.
12.3Kompetencat sipas pikës 12.2, ushtrohen:
-Për shkronjat "a" "c" "ç" "d", nga Inspektorati Sanitar Shtetëror.
-Për shkronjat "a" "b" "c" "ç" "dh", nga Inspektorati i Mjedisit;
-Organet e pushtetit vendor.
13.Kundërvajtjet administrative
Shkelja e kërkesave të kësaj rregulloreje, përbën kundërvajtje administrative, në përputhje me
nenin 26 të ligjit nr.7643, datë 2.12.1992 "Për Inspektoratin Sanitar", të ndryshuar dhe nenit
33 të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 "Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta", dhe
është objekt i masave administrative mbështetur në nenin 27 të ligjit nr.7643 datë 2.12.1992
"Për Inspektoratin Sanitar", të ndryshuar dhe nenit 25 të ligjit nr.9537, datë 18.5.2006 "Për
administrimin e mbetjeve të rrezikshme".
14.Zbatimi
Ngarkohen Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministri i Shëndetësisë
dhe njësitë e qeverisjes vendore për ndjekjen dhe zbatimin e kësaj rregulloreje.
Rregullorja nr.6 datë 30.11.2007 "Për administrimin e mbetjeve spitalore", e miratuar nga
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në bashkëpunim me Ministrinë e
Shëndetësisë, shfuqizohet.

SHTOJCA 1
LLOJET E MBETJEVE SPITALORE TË RREZIKSHME
Kategoria e Përshkrimi dhe shembuj Zonat kryesore
mbetjeve prodhuese
18 01 01 Instrumente të mprehta (përveç 18 01 03) Zona ku ushtrohet
Instrumente të mprehta të përdorura, si për shembull: kujdesi shëndetësor, salla
age, shiringa, bisturi, brisqe, pajisje të përziera, qelqe operacioni, laboratorë
të thyera dhe të ndotura, tuba reanimacioni dhe dhe qendra kërkimore,
materiale të tjera të ngjashme. banka gjaku, qendra për
mbledhjen dhe
transfuzionin e gjakut,
qendra dialize.
18 01 02 Pjesë të trupit dhe organe, përfshirë qeset dhe Salla operacioni dhe zona
konservuesit e gjakut dhe rezervat e gjakut (përveç 18 kirurgjikale, morgje dhe
01 03), produktet e gjakut; sende të ndotura me gjak, qendra për realizimin e
serume dhe plazmë; kultura dhe grumbullime të autopsive, materniteteve
agjentëve infektues që krijohen nga laboratorë dhe klinikave obstetrike.
kërkimorë dhe diagnostikimi dhe materiale të ndotura
me agjentë të tillë; mbetje izolimi nga pacientë me
koeficient infektimi të lartë; mbetje të mjekimeve dhe
të vaksinave; mbetje, shtresa dhe materiale të tjera të
infektuara me patogjenë truporë.
18 01 08 Mbetjet, grumbullimi dhe asgjësimi i të cilave kërkon Zona ku ushtrohet
trajtim të veçantë për të përballuar infeksionet. kujdesi shëndetësor, salla
Mbetje që përmbajnë substanca kimike: Për shembull, operacioni, laboratorë
kimikate të ngurta, të lëngshme ose në gjendje të dhe qendra kërkimore,
gaztë sikurse solventët, reagjentët, dizinfektuesit që banka gjaku, qendra
kanë skaduar ose që nuk nevojiten më, zhvilluesit e kirurgjikale për
filmave, oksid etileni dhe produkte të tjera kimike që mbledhjen dhe
mund të jenë toksikë, gërryes, që digjen lehtësisht, transfuzionin e gjakut,
shpërthyes ose kancerogjenë. Ilaçe të skaduara të të qendra dialize, qendra
gjitha llojeve, sikurse dhe mbetjet e tyre që mund të laboratorike dhe
jenë gjenotoksike, mutogjene, teratogjene ose kërkimore, qendra
kancerogjene; sende të ndotura ose që mbajnë shëndetësore, dentistë.
produkte farmaceutike (shishe, kuti).
18 01 10 Ilaçe citotoksike dhe citostatike Mbetje amalgame të Zona ku ushtrohet
kujdesit dentar Kontejnerë në presion kujdesi shëndetësor, depo
Cilindra që mbajnë gazra ose aerosole që kur shpohen farmaceutike dhe kimike,
ose digjen aksidentalisht mund të shpërthejnë. dentistë, laboratorë, zona
Cilindrat mund të përmbajnë gazra të përdorura për ku ushtrohet kujdesi
qëllime shëndetësore, dhoma të nxehta ose për shëndetësor, depo
përgatitjen e mjekimeve. farmaceutike dhe kimike,
qendra laboratorike dhe
kërkimore.

SHTOJCA 2
MODELI NDËRKOMBËTAR I SINJALISTIKËS QË NJOFTON RREZIKUN E
MBETJEVE SPITALORE DHE STANDARDI I ETIKETIMIT

SHTOJCA 2.A
ETIKETA E KONTEJNITORËVE

Etiketa përfshin shenjën ndërkombëtare dalluese të rrezikut të mbetjes mjekësore, njoftimin e


rrezikut mjekësor në shqip dhe në anglisht dhe numrin e parë të klasifikimit ndërkombëtar (6).
Madhësia minimale e etiketës duhet të jetë 14cm x 14cm dhe të ketë formën e një rombi.

SHTOJCA 2.B ETIKETA E KOSHAVE Të gjitha etiketat duhet të prodhohen me materiale


që u rezistojnë rrezeve UV, ujit dhe të jenë ngjitëse.
Etiketa që duhet të vendoset në pjesën e prapme të koshit
Etiketa përfshin shenjën dalluese të rrezikut të mbetjes mjekësore ndërkombëtare, njoftimin e
rrezikut të mbetjes mjekësore në shqip dhe anglisht, dhe numrin e parë të klasifikimit
ndërkombëtar (6). Madhësia minimale e etiketës duhet të jetë 14cm x 14cm dhe të ketë
formën e një rombi.

Etiketa që duhet të vendoset në pjesën e përparme të koshit


Etiketa dalluese duhet të përcaktojë me germa të mëdha llojin e mbetjes së rrezikshme,
përshkrimin shtesë me germa të vogla dhe duhet të mbajë shenjën dalluese të rrezikut.
Madhësia minimale e etiketës duhet të jetë (gjerësi x lartësi) 14cm x 5cm. Etiketa duhet të jetë
shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.

Etiketa përshkruese përfshin:


-përshkrimin dhe identifikimin (me germa të bardha në një sfond të zi), "Mbetje spitalore"
N.O.S.
-përcaktimin - "I - infektuese"
-fjalën sinjalizuese "RREZIK"
-njoftimin e rrezikshmërisë "Mund të shkaktojë infeksion"
-Numri i OKB-së "3291"1
-Klasën e rrezikut "6.2"
-Numrin e Katalogut Shqiptar të Klasifikimit të Mbetjeve "18.01.03*"
-Numrat EINECS 2
-Shprehja e rrezikut "R21"
-Shprehja e sigurisë "S1/4/24/35/36/37/43i /60
-Deklaratë paralajmëruese
-Identifikimi i furnizuesit
-Personi i kontaktit
-Adresa
-Numri i telefonit dhe celularit
-Madhësia minimale duhet të jetë (gjerësi x lartësi) 21cm x 14cm (A5). Etiketa duhet të jetë
shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.

Mbetjet mjekësore Infektuese

N.O.S
Infectious
MEDICAL ËASTE

N.O.S

Fjala sinjalizuese: RREZIK


Signalëord: DANGER

Shprehja e rrezikshmërisë: mund te shkaktoje infeksion


Hazard Statement: may cause infection

Nr. i UNi / UN -Number: 3291


Klasa / Class: 6.2
Katalogu i Mbetjeve: 18.01.03*
Ëaste Catalogue:
Nr. i EINECSi / EINECS Nr.:

R - Frasa / R - Phrase: R21


S - Frasa / S - Phrase: SI/4/24/35/36/37/43^/60 |

Shprehja parandaluese / Precautionary Statement:

Identiteti i furnizuesit / Supplier Identification:


Personi i Kontaktit / Contact Person:

Adresa / Address:
Numri i Telefonit / Tel Number:
Etiketa e "Destinacionit dhe e Deklarimeve"
Çdo kosh i ambalazhuar, i mbyllur dhe vulosur, duhet të identifikohet me një etiketë që duhet
të vendoset në unazën e vulës dhe që tregon:
-Vendndodhjen;
-Gjendjen e ngurtë ose të lëngët;
-Llojin e mbetjes së rrezikshme;
-Datën e grumbullimit;
-Numrin e koshit ose ambalazhimit;
-Sasinë në kg ose litra;
-Nënshkrimin e punonjësit të grumbullimit.

SHTOJCA 3
METODA PËR TRAJTIMIN DHE ASGJËSIMIN
1.Incenerim
2.Autoklavim:
a)Presion,
b)Presion - avull,
c)Presion - avull - copëtim.
3.Sterilizim me mikrovalë
4.Sterilizim - UV
5.Trajtim kimik/dizinfektim:
a)me shkumës të kloruar;
b)me klor aktiv (klor të lirë);
c)me peroksid hidrogjeni (H2O2);
d)me glutinimin e proteinave nëpërmjet përdorimit të acideve;
e)me ozon (O3).

SHTOJCA 4
KUSHTET QË DUHET TË RESPEKTOJË TRANSPORTIMI I MBETJEVE SPITALORE
INFEKTUESE

Përveç automjeteve të urgjencës që kthehen nga vende aksidentesh, çdo automjet që


transporton mbetje spitalore infektuese duhet të jetë lehtësisht i identifikueshëm gjatë
transportimit të mbetjeve me shenjën dalluese ndërkombëtare të rrezikut të mbetjes mjekësore
dhe fjalët e përshkruara në shtojcën 2.
Automjetet e përdorura për transportin e mbetjeve spitalore infektuese:
-Duhet të përfshijnë një pjesë ngarkues-transportues, që rri e mbyllur dhe e siguruar përveçse
kur ngarkon ose shkarkon mbetje spitalore për të parandaluar hyrjen dhe ekspozimin e
paautorizuar ndaj erës dhe reshjeve.
-Duhet të jenë projektuar dhe ndërtuar në mënyre të tillë që të mos lejojë derdhjet;
-Duhet të jenë pastruar dhe dizinfektuar pas rrjedhjeve ose derdhjeve aksidentale;
-Duhet të jenë pastruar dhe dizinfektuar para përdorimit për ndonjë qëllim tjetër; dhe
-Nuk duhen përdorur për të transportuar ushqime, produkte ushqimore, kontejnerë ushqimorë
ose ndonjë substancë, e cila do të gëlltitet nga njerëzit ose kafshët ose do t'i shtohet
ushqimeve të njerëzve ose kafshëve.
Gjatë transportimit të mbetjeve spitalore infektuese, automjetet duhet të mbajnë më vete një
kit për ndalimin e derdhjeve dhe për pastrimin e automjetit.
Çdo derdhje prej njëzet (20) ose më shume kilogramësh, duhet të raportohet sa më shpejt që të
jetë e mundur te punëdhënësi, Inspektorati Sanitar Shtetëror, Inspektorati Mjedisor, sikurse
dhe tek organi kompetent i qeverisjes vendore. Çdo kontakt direkt i mjetit ose pajisjes me
mbetjen spitalore duhet të konsiderohet dhe trajtohet si derdhje.

SHTOJCA 5
STANDARDE TEKNIKE PËR INCENERIMIN DHE AUTOKLAVIMIN E MBETJEVE
SPITALORE
Standardet teknike për incenerimin e mbetjeve spitalore përfshijnë standardet e përcaktuara në
tabelën 6.1 "Krematori" të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.435, datë 12.9.2002 "Për
miratimin e normave të shkarkimeve në ajër në Republikën e Shqipërisë".
Ndalohet djegia e mbetjeve të rrezikshme në impiante me fuqi kalorifike më të vogël se 350
kË.
Inceneratorët që përdoren për trajtimin e mbetjeve spitalore, duhet të jenë të pajisur me
siguresa ose pajisje të tjera kontrolli, për të ndaluar funksionimin e impiantit djegës nëse nuk
janë plotësuar kushtet e përcaktuara në paragrafin e mësipërm 8.10. Në rast se arrihet një
temperaturë më e ulët, impianti duhet të jetë i pajisur me djegës ndihmës, të cilët, duke mos
llogaritur sasinë e nxehtësisë së mbetjeve, janë në gjendje të mbajnë në mënyrë të pavarur një
temperaturë minimale prej 700°C. Përgjegjësi i inceneratorit përgjigjet për:
-Monitorimin dhe regjistrimin e vazhdueshëm të dhomave primare dhe sekondare të djegies;
-Ruajtjen e të dhënave të monitorimeve të kryera për një periudhë shtatëvjeçare.
Të gjitha mbetjet spitalore që mund të digjen, duhet të shndërrohen nga inceneratori në hi që
nuk përkon me formën e mbetjeve para djegies. Ky hi që rezulton nga djegia, të paktën një
herë çdo tre muaj analizohet duke përdorur përzierje kampionaturash të rastit për përmbajtjen
e karbonit organik total dhe çdo vit analizohet për përmbajtjen e plumbit, merkurit, kaliumit
dhe metaleve të rënda. Hiri që rezulton nga djegia nuk duhet të ketë më shumë se 5% karbon
(minimalisht 95% djegie).
Mbetja nga djegia ose hiri që përftohet nga procesi i trajtimit të mbetjeve spitalore është
mbetje e ngurtë dhe asgjësohet në përputhje me nenin 21 të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 "Për
administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta".
Procesi i sterilizimit nëpërmjet autoklavimit duhet të përfshijë në të njëjtin moment procesin e
reduktimit volumor dhe të sterilizimit të mbetjeve spitalore. Sterilizimi duhet të bëhet me
avull në temperaturën jo më të vogël se 130°C dhe në presionin jo më të vogël se 1.1 bar.

VENDIM
Nr.123, datë 17.2.2011

PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR MENAXHIMIN


EZHURMAVE NË MJEDIS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3 të nenit 20 të ligjit nr.9774, datë
12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, me propozimin e
Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e planit kombëtar të veprimit për menaxhimin e zhurmave në mjedis, sipas tekstit
që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR MENAXHIMIN E ZHURMAVE NË MJEDIS


LISTA E SHKURTIMEVE

MMPAU Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të


MPPT Ministria
Ujërave e Punëve Publike dhe Transportit
METE Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë
MSH Ministria e Shëndetësisë
MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës
DPD Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
DPRR Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve
INSTAT Instituti i Statistikës
BE Bashkimi Europian
PE Parlamenti Europian
ANTA Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror
TIA Tirana International Aeroport
MDI Mjete dite në inventar
MDP Mjete dite në punë
MVDI Mjete vend dite në inventar
MVDP Mjete vend dite në punë

HYRJE
Shqipëria ka një eksperiencë në vlerësimin e ndikimit të zhurmave në mjedis kryesisht në
ambientet e brendshme, ku Ministria e Shëndetësisë me strukturat e saj në qendër dhe në
rrethe kanë bërë këtë vlerësim. Vlerësimet më të fundit i përkasin periudhës 2001-2008, nga
të cilat rezulton se zhurmat në mjedis, veçanërisht në qendrat urbane kanë tendencë në rritje.
Ky plan veprimi, duke marrë në konsideratë eksperiencën e deritanishme, ka për qëllim
analizën, planifikimin dhe implementimin e masave të domosdoshme për menaxhimin e
qëndrueshëm të zhurmave në mjedis për të shmangur efektet negative që ato kanë në mjedis
dhe në shëndetin e njerëzve. Burimet e zhurmave në mjedis mund të jenë të shumta, por në
këtë plan veprimi do të analizohen zhurmat e shkaktuara nga transporti (rrugor, hekurudhor,
ajror), aktivitetet e shërbimit social që gjenerojnë zhurma nëpërmjet muzikës (bare, restorante,
pabe, disko), si dhe makineritë dhe pajisjet e ndryshme në ambientet e jashtme.
Rregullat kryesore për menaxhimin e qëndrueshëm të zhurmave në mjedis përcaktohen në
ligjin nr.9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis dhe
direktivave europiane”, që rregullojnë nivelet e lejuara të zhurmave nga burimet e mësipërme
dhe konkretisht (Directive 2002/49/EC of the European Parliament and of the Council, of 25
June 2002, relating to the assessment and management of environmental noise), si dhe
direktivave të tjera që përcaktojnë kërkesa specifike për zhurmat e gjeneruara nga sektorë të
tjerë, siç është transporti rrugor, ajror, hekurudhor, zhurmat e gjeneruara nga pajisjet dhe
makineritë, si dhe zhurmat e gjeneruara nga sektori i shërbimeve publike (restorante, bare,
disko etj.).
Ky plan veprimi analizon dhe parashikon masa ligjore, administrative dhe organizative të
domosdoshme për t’u ndërmarrë me qëllim të përmbushjes së kërkesave të ligjit për
vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis, si dhe të kërkesave të direktivës bazë të
BE-së, si dhe të direktivave të tjera të lidhura me këtë çështje me synimin e administrimit të
qëndrueshëm dhe reduktimit të nivelit të zhurmave në mjedis. Objektivi kryesor është
menaxhimi i qëndrueshëm i zhurmës me qëllim respektimin e niveleve të lejuara dhe
mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.
Në objektivat afatshkurtër të këtij plani veprimi synohen të përfshihen aktivitete dhe masa që
kanë për qëllim përmirësimin dhe përafrimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor me direktivat e
BE-së, ndërsa në planin afatgjatë parashikon objektiva dhe masa, që lidhen me ndërhyrjen në
sektorët e ndryshëm të ekonomisë, me qëllim të përmbushjes së standardeve të parashikuara
për nivelet e lejuara të zhurmave në mjedis.
Kërkesa minimale të përmbajtjes së planit të veprimit sipas direktivave të Bashkimit Europian
Hartimi i planit të veprimit për menaxhimin mjedisor të zhurmave është një detyrim i shteteve
anëtare të BE-së, që në zbatim të direktivës nr.2002/49 EC, të hartojnë planet e menaxhimit
për vendet e tyre dhe të përgatitjes së hartave të zhurmës. Pas përgatitjes së planeve
kombëtare, direktiva parashikon dhe përcakton afate të hartimit të planeve lokale të
zhurmave.
Direktiva parashikon dhe një sërë kërkesash bazë që duhet të përmbajë plani kombëtar i
veprimit për një vend. Ato janë kërkesa që janë marrë për bazë edhe në këtë plan veprimi.
Edhe pse nuk jemi shtet anëtar, Shqipëria ka filluar procesin e stabilizim-asociimit dhe kjo
masë është e domosdoshme të realizohet. Po ashtu, ligji aktual i zhurmave është i përfaruar
me direktivën kuadër të BE-së për zhurmat në pjesën më të madhe të tij. Një analizë e kuadrit
ligjor ekzistues bëhet në kapitujt përkatës të këtij plani veprimi.
Përgatitja e hartave të zhurmave është një tjetër hap që duhet të ndiqet në të ardhmen, pas
hartimit të planeve të veprimit në nivel kombëtar edhe në nivel lokal. Kjo është e
domosdoshme dhe e pashmangshme, pasi hartimi i planit të veprimit krijon mundësinë e
përmbushjes së shumë standardeve dhe ndërmjet tyre dhe të hartave të zhurmave.
Hartat e zhurmave përmbajnë më shumë elemente për një zonë të caktuar. Ato japin me
ngjyra të caktuara dhe të diferencuara zonat ku lejohet apo ndalohet një nivel i caktuar i
zhurmës.
Qëllimi i planit të veprimit
Nëpërmjet këtij plani veprimi synohet të bëhet një analizë e situatës aktuale, të përgjegjësive
institucionale dhe të boshllëqeve ekzistuese ligjore dhe organizative, si dhe të planifikohen
masa të domosdoshme me afate dhe buxhet të përcaktuar për t’u ndërmarrë, me qëllim
përmbushjen e detyrimeve në kuadër të ligjit për administrimin mjedisor të zhurmave, të
kërkesave të direktivës bazë të Bashkimit Europian për zhurmat dhe të kërkesave të
direktivave specifike që lidhen me këtë çështje.
Ky dokument do të shërbejë, gjithashtu, për ministritë, njësitë e qeverisjes vendore, strukturat
e planifikimit dhe të vendimmarrjes, që të marrin në konsideratë dhe të integrojnë në planet e
tyre kërkesa specifike të përcaktuara në hartat e zhurmave dhe në planet lokale të veprimit për
zhurmat.
Plani kombëtar i veprimit për menaxhimin e zhurmave në mjedis shërben si një dokument
bazë dhe orientues për hartimin e planeve lokale të veprimit për menaxhimin e zhurmave në
mjedis, kërkesë kjo që buron nga neni 8 i ligjit për administrimin e zhurmave në mjedis kanë
përgjegjësitë e tyre për të ndërmarrë masat për hartimin dhe miratimin e këtyre planeve lokale
nëpërmjet organeve të qeverisjes vendore, siç janë këshillat e qarkut, kompetencat e të cilëve
përcaktohen në bazë të nenit 11 të ligjit nr.8652, datë 31.7.200 “Për organizimin dhe
funksionimin e qeverisjes vendore”. Objektiva kryesorë të këtij plani janë:
- Përcaktimi i burimeve që gjenerojnë zhurma, të cilat paraqesin shqetësim për mjedisin
dhe shëndetin e njerëzve;
- Vlerësimi i shkallës së ndikimit në secilin burim;
- Vlerësimi i kuadrit ligjor rregullator i burimeve që gjenerojnë zhurmë;
- Analiza e përgjegjësive institucionale dhe kërkesa për përmirësime të mëtejshme;
- Politikat e BE-së për zhurmat dhe implementimi i tyre në legjislacionin kombëtar;
- Përllogaritja e kostos së përafërt për implementimin e planit kombëtar të veprimit për
zhurmat;
- Konkluzione dhe rekomandime për menaxhimin e qëndrueshëm të zhurmave në mjedis.
Burimet kryesore që gjenerojnë zhurma në mjedis
Objekt i këtij plani veprimi janë sektorët kryesorë që gjenerojnë zhurma në mjedis, të cilët
janë trajtuar njëkohësisht dhe nga direktivat e BE-së, që janë si më poshtë:
1. Transporti (rrugor, ajror, hekurudhor);
2. Aktivitete të shërbimit social (klubet e natës dhe diskot, baret, restorantet);
3. Pajisje dhe makineritë (përpunim metali, prerje metalesh, sharrat, gjeneratorë,
elektromotorë, kompresorë, çekiçë pneumatikë etj.).
Për të përcaktuar masat e domosdoshme për administrimin e zhurmave në mjedis është e
domosdoshme analiza e situatës aktuale me sektorët e mësipërm. Kuadri ligjor rregullator për
secilin sektor, boshllëqet ligjore apo institucionale, masat e domosdoshme për t’u ndërmarrë
etj.
KAPITULLI I
TRANSPORTI
Transporti është një ndër sektorët e trajtuar gjerësisht në direktivën bazë të Bashkimit
Europian për zhurmat. Ai përmban në vetvete transportin rrugor, transportin ajror dhe
transportin hekurudhor. Secili prej këtyre sektorëve ka problematikën dhe specifikat e tij, si
dhe kushtet e përgjithshme të administrimit të qëndrueshëm të zhurmave nga sektori i
transportit rregullohen nga direktiva bazë e Bashkimit Europian për zhurmat (Directive
2002/49/EC of the European Parliament and of the Council of 25 June 2002 relating to the
assessment and management of environmental noise), si dhe direktiva të tjera që rregullojnë
veprimtaritë specifike, që lidhen me transportin ajror (Directive 2002/30/EC of the European
Parliament and of the Council of 26 March 2002 on the establishment of rules and procedures
ëith regard to the introduction of noise-related operating restrictions at community airports), si
dhe plane veprimi të administrimit të zhurmave kombëtar apo të veçanta për sektorë të
caktuar të transportit.
Ky plan veprimi analizon sektorin e transportit si një sektor të rëndësishëm dhe më impakt të
ndjeshëm në gjenerimin e zhurmave në mjedis. Në vlerësimin e tij janë marrë në konsideratë
situatat e përgjithshme në sektorin e transportit me veçoritë specifike që ka transporti rrugor,
hekurudhor apo ajror në vendin tonë.
TRANSPORTI RRUGOR
Transporti rrugor në Shqipëri përbën sektorin kryesor të transportit sa i takon transportit të
brendshëm të mallrave dhe të njerëzve. Ky transport përfshin transportin e mallrave në të
gjithë territorin e vendit, përfshirë dhe eksportet dhe importet.
Transporti i pasagjerëve është, gjithashtu, pjesë e rëndësishme e transportit rrugor, i cili është
tashmë i zhvilluar dhe përbëhet nga linjat interurbane dhe linjat brenda qyteteve. Linjat
kryesore të transportin të njerëzve kryhen kryesisht me furgonë dhe me autobusë. Shtrirja e
tyre është në tërë territorin e vendit dhe për më tepër dhe në zonat më të thella dhe më të
vështira të terrenit.

RRUGËT NË SHQIPËRI SIPAS KATEGORIVE TË TYRE


Tabela nr.1

Qarqet Gjithsej Në varësi të Drejtorisë së Rrugëve Rrugë


Gjithsej Nacionale Turistike Miniera Pyjore Strategjike
Shqipëria 13,051 3,600 2,631 566 149 123 131 9,451
Berat 507 153 146 - - 4 3 354
Dibër 870 254 221 - 33 - - 616
Durrës 646 165 121 29 4 - 11 481
Elbasan 1,819 359 241 37 44 - 37 1,460
Fier 860 240 185 45 3 - 7 620
Gjirokastë 662 302 302 - - - - 360
Korçë 1,421 395 289 59 - - 47 1,026
Kukës 934 284 253 31 - - - 650
Lezhë 994 231 147 84 - - - 763
Shkodër 2,307 509 293 102 54 60 - 1,798
Tiranë 881 264 145 26 11 59 23 617
Vlorë 1,152 444 288 153 - - 3 708
Të dhëna të MPPT-së
Qarkullimi i këtyre mjeteve në zona të ndryshme urbane dhe ato rurale përbën dhe burimin
kryesor të gjenerimit të zhurmave në mjedis. Zhurmat kryesisht vijnë nga rënia e burive të
mjeteve, si dhe zhurma të tjera që vinë nga frenimi, zhurmat e motorit, zhurma nga sistemi i
shkarkimit të tymrave dhe gazrave të mjeteve (marmidat) etj.
Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve rezulton se nga regjistrimet e muajit
janar të vitit 2010, janë rreth 407 mijë mjete të regjistruara dhe rreth 297 mijë mjete në
qarkullim. Siç shihet nga të dhënat e tabelës dhe nga raportimet e DPRR-së rezulton se ka një
rritje të numrit të mjeteve nga viti në vit. Kjo tregon për tendencën në rritje që ka ky burim
gjenerimi i zhurmave në mjedis. Për këtë arsye konsiderohet si burim kryesor i zhurmave dhe
masat për eliminimin apo reduktimin e tyre përbëjnë dhe masat kryesore që lidhen me
sektorin e transportit.
Pjesë e planit të veprimit për kontrollin e zhurmave nga sektori i transportit rrugor janë:
- Kontrolli i zhurmës në burim;
- Planifikimi i kontrolleve për të vlerësuar dhe monitoruar burimet e zhurmës në
transportin rrugor;
- Parashikimi i masave kompensuese apo zbutëse në rastet e nivelit të lartë të
zhurmave, sidomos në rastet e autostradave;
- Mirëmbajtja e sistemit rrugor;
- Përcaktimi i kufijve limit.
Nisur nga këta hapa të domosdoshëm dhe në përmbushje të tyre, është e nevojshme vlerësimi
i plotë i situatës në transportin rrugor të mjeteve, rrugëve dhe impaktit që ai ka në mjedis. Në
Shqipëri vitet e fundit janë ndërtuar dhe po ndërtohen një numër i konsiderueshëm rrugësh të
të gjitha kategorive, si: autostrada, rrugë nacionale, ndërqytete, rurale etj. Për një vlerësim të
plotë të impaktit të këtij sektori në gjenerimin e zhurmave në mjedis është me interes të
vlerësohet jo vetëm situata me mjetet rrugore, por dhe me gjendjen e rrugëve në përmbushjen
e standardeve mjedisore lidhur me zhurmat nga këto rrugë.
Sa u takon projekteve në të ardhmen në infrastrukturën rrugore dhe në mjetet që do të futen në
territorin e Shqipërisë është e nevojshme që ato t’u nënshtrohen rregullave dhe procedurave të
parashikuara në ligjin për zhurmat dhe njëkohësisht dhe në këtë plan veprimi. Ato duhet të
përmbushin kërkesat e standardeve të lejuara, të miratuara me udhëzimin nr.8, datë
27.11.2007 “Për nivelet kufi të zhurmave në mjedise të caktuara”, midis Ministrisë së
Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Në këto masa duhet të merren në konsideratë, gjithashtu, dhe gjendja aktuale e infrastrukturës
rrugore, numri i automjeteve në qarkullim dhe popullsia e ekspozuar ndaj këtyre zhurmave.

MJETET E TRANSPORTIT SIPAS QARQEVE DHE RRETHEVE


Tabela nr.2
RRETHET Vitet
2005 2006 2007 2008 2009
BERAT 11276 13182 14305 15450 16286
Berat 8458 9216 10002 10838 11401
Kuçovë 1689 2751 3025 3238 3431
Skrapar 1129 1215 1278 1374 1454
DURRËS 38365 42368 45699 48449 50464
Durrës 27710 30777 33283 35239 36482
Kavajë 6054 6552 6894 7300 7584
Krujë 4601 5039 5522 5910 6398
ELBASAN 18918 21309 22795 23974 24601
Elbasan 15021 16961 18122 18975 19381
Librazhd 1445 1628 1791 1932 2069
Gramsh 968 1065 1115 1178 1212
Peqin 1484 1655 1767 1889 1939
FIER 26372 31515 34467 36624 38066
Fier 17422 20515 22479 23856 24739
Lushnjë 7094 8682 9476 10096 10487
Mallakastër 1856 2318 2512 2672 2840
GJIROKASTËR 16503 16990 17928 19055 19645
Gjirokastër 6283 6867 7236 7681 7701
Tepelenë 2683 1741 1818 1925 2006
Përmet 1276 1414 1500 1572 1580
Sarandë 4465 5021 5356 5775 6190
Delvinë 1796 1947 2018 2102 2168
KORÇË 18121 18644 19861 20761 21595
Korçë 10710 11625 12321 12899 13413
Ersekë 967 1013 1168 1107 1139
Devoll 2402 1897 1987 2133 2233
Pogradec 4042 4109 4385 4622 4810
KUKËS 3428 3791 4012 4255 4366
Kukës 2026 2239 2384 2518 2522
Has 771 845 864 918 949
Tropojë 631 707 764 819 895
LEZHË 11582 12643 13667 14741 15433
Laç 4880 5251 5615 5934 6106
Lezhë 5222 5837 6386 6957 7331
Mirditë 1480 1555 1666 1850 1996
PESHKOPI 5709 6070 6390 6786 7147
Peshkopi 2639 2770 2877 3024 3208
Bulqizë 1156 1231 1326 1443 1516
Burrel 1914 2069 2187 2319 2423

SHKODËR 20485 20976 23614 29297 30879


Shkodër 18179 18398 20824 25989 27397
Malësi e Madhe 1432 1657 1828 2205 2339
Pukë 874 921 962 1103 1143
TIRANË 97663 111783 124083 135799 144280
VLORË 16233 21076 22805 22869 25219
Të dhëna të MPPT-së
Nga tabela e mësipërme jepet një informacion i vlefshëm për të parë dhe vlerësuar sesi
janë të shpërndarë mjetet rrugore në bazë qarku dhe rrethi, dhe të krahasuar me numrin e
popullsisë, bëhet vlerësimi i impaktit që ka ky transport për secilin qark dhe rreth. Nga të
dhënat e mësipërme shihet se qarku i Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Elbasanit etj.,
përmbajnë numrin më të madh të mjeteve të transportit rrugor.

KLASIFIKIMI I MJETEVE SIPAS FUNKSIONEVE TË TYRE


Tabela nr.3
Nr. Emërtimi Viti
2008 2009
Gjithsej 378060 397981
1 Autovetura 264828 281236
2 Mikrobusë, autobusë 6645 6594
3 Kamionë + A.T.P. 79054 79905
4 Makineri bujqësore 1987 1969
5 Motomjete 18329 20874
6 Rimorkio 7217 7403
Të dhëna të MPPT-së
Për të vlerësuar këtë burim, është i nevojshëm kontrolli periodik i mjeteve për zhurmat që ato
gjenerojnë. Deri tani, në praktikën e kontrollit periodik dhe rregullorja e këtij kontrolli nuk
përmban kontrollin teknik për zhurmat.

KONTROLLI TEKNIK VJETOR DHE PERIODIK I MJETEVE RRUGORE (3-5 TONË)


Tabela nr.4
Nr. Objekt i kontrollit teknik periodik Kërkesa specifike
1. Boria Kontroll i pasigurt, buria është montuar në
mënyrë të pasigurt, nuk funksionon në mënyrë
2. Fshirëset dhe larëset e xhamave korrekte; nuk është montuar fare apo nuk
3. Shpejtësimatësi
4. Dritat e pasme / dritat e targës
5. Sinjalizuesit / indikatorët
6. Dritat anësore
7. Targa, numri i shasisë
8. Gazrat e shkarkimit - diezel
9. Gazrat e shkarkimit - benzinë
10. Gjendja e fenerëve
11. Fokusi i fenerëve
12. Dritat e mjegullës / dytësore / ndihmëse
13. Fokusi i dritave të mjegullës / dritat
14. Reflektorët
15. Lëngu i frenave

16. Sistemi elektrik


17. Sistemi i shkarkimit / zhurmat/ Montuar keq ose ka mundësi të bjerë, mungon
silenciatori ose nuk funksionon nivel i lartë zhurmë; rrjedhje
18. Xhoko e rrotës së parë
19. Xhoko e rrotës së pasme
20. Performanca e suspensioneve të aksit të
21. Performanca e suspensioneve të aksit të
22. Sistemi i frenimit Forca frenuese e mjetit është më pak se 55%;
frenat nuk mund të shtypen në mënyrë
progresive; frenat demonstrojnë vonesë
23. Sistemi i frenimit (disbalanca)
24. Performanca e frenave të parkimit
25. Frenat e parkimit (disbalanca)
26. Dritat e frenave
27. Pedali i frenave
Siç shihet nga manuali i kontrollit teknik periodik i mjeteve, nga 27 indikatorë vetëm tre prej
tyre kanë lidhje me emetimin e zhurmave në mjedis, siç janë buria, shkarkimi i gazrave ose
marmidat dhe sistemi i frenimit. Nga këta tre indikatorë në këtë manual vetëm për shkarkimin
e gazrave ka kërkesa për zhurmat duke konstatuar vetëm nivel të lartë të zhurmave, por pa iu
referuar normave që mund të konsiderohen të larta. Për këtë arsye, në kushtet e kontrollit
teknik duhet të përfshihen edhe kërkesa specifike për nivelin e emetuar të zhurmave nga
mjetet e transportit të krahasuar me standardet e lejuara, duke përfshirë buritë dhe sistemin e
frenimit.
Ky kontroll teknik duhet të përmbajë vlerësimin e nivelit të zhurmave në raport me ato të
lejuara dhe për rastet e mospërmbushjes së tyre mjetet nuk duhet të pajisen me lejen e
qarkullimit vjetor.
Në zbatim të ligjit për administrimin e zhurmave në mjedis, neni 16, pikat 1, 2 dhe 3, duhet që
mjetet të kolaudohen për nivelet e emetimit të zhurmave në mjedis dhe ministrat përgjegjës
për mjedisin dhe transportin duhet të hartojnë dhe miratojnë udhëzimin përkatës për
procedurat e kolaudimit dhe kontrollit teknik të mjeteve të transportit për zhurmat.
Sa i takon monitorimit të zhurmave të gjeneruara nga mjetet e transportit rrugor, kërkon
ngritjen e një strukture të tillë dhe vendosjen e stacioneve të monitorimit. Monitorimi i
zhurmave duhet të bëhet pjesë e skemës kombëtare të monitorimit dhe në përputhje me
metodikat përkatëse të përzgjidhen pikat më përfaqësuese për të bërë të mundur grumbullimin
e të dhënave dhe përpunimin e tyre.
Aktualisht ky sistem nuk ekziston gjë, që nënkupton se për ngritjen e tij është e nevojshme:
-Vlerësimi paraprak i situatës së zhurmave, burimeve që gjenerojnë zhurma dhe kërkesat
specifike, që kanë zona të caktuara urbane ndaj zhurmave;
-Përcaktimi i numrit minimal të stacioneve të monitorimit të zhurmave dhe i pajisjeve të
domosdoshme që duhen për këtë proces;
-Përcaktimi i metodologjisë, frekuencave të matjes dhe mënyra e raportimit të të dhënave.
Përgjegjësitë për monitorimin e mjedisit janë të MMPAU-së nëpërmjet AKM-së. Për këtë
arsye janë këto dy institucione që përgjigjen për përmbushjen e kërkesave të mësipërme për
vlerësimin dhe ngritjen e sistemit të monitorimit të zhurmave nga transporti rrugor dhe nga
burime të tjera të trajtuar në këtë plan veprimi.
Analiza e kuadrit ligjor që rregullon zbatimin e kërkesave të ligjit për zhurmat në sektorin e
transportit
Kuadri ligjor që rregullon transportin rrugor përbëhet nga aktet e mëposhtme:
- Ligji nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligji nr.8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”;
-Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.153, datë 7.4.2000 “Rregullore për zbatimin e Kodit
Rrugor”;
-Udhëzimi i Ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit nr.3413, datë 16.7.2003 “Mbi
kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, ndryshuar me udhëzimin nr.6371, datë 17.2.2004
“Rregullore e sigurimit teknik”.
Nga analiza e këtij kuadri ligjor shihet se në zbatim të ligjit për administrimin dhe vlerësimin
e zhurmës në mjedis, sa i takon sektorit të transportit ka boshllëk ligjor, që lidhet me
procedurat e kontrollit teknik të zhurmave nga mjetet e transportit, mungon udhëzimi përkatës
për këtë qëllim.
Po ashtu mungon udhëzimi për kontrollin teknik të mjeteve të reja, të cilat, para se të futen në
treg duhet të jenë të pajisura me certifikatën përkatëse të nivelit të emetimit të zhurmave në
mjedis.
Ndryshime ligjore kërkohen të bëhen dhe në legjislacionin që lidhet me monitorimin e
zhurmave në mjedis dhe përcaktimi i indikatorëve dhe burimeve që gjenerojnë zhurmë që
duhet të jenë pjesë e procesit të monitorimit.
Përmirësime dhe ndërhyrje duhen bërë, gjithashtu, dhe në Kodin Rrugor dhe ligjin për
transportin rrugor. Këto ndryshime duhet të prekin dhe kërkesa specifike për rregullat e
qarkullimit rrugor sa u takon zhurmave në mjedis. Për këtë qëllim është e domosdoshme
parashikimi i ndërhyrjeve në sinjalistikën rrugore dhe përfshirja në të e sinjaleve që lidhen me
zhurmat, si dhe vendosjen e këtyre sinjaleve në pika të caktuara.

DISA TABELA TË SINJALISTIKËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHURMAT


Foto nr.1
Siç shihet nga sinjalistika ndërkombëtare e mësipërme, ato përmbajnë një informacion të qartë
dhe specifik për rastet dhe zonat ku lejohet ose nuk lejohet, për nivelin e zhurmave, si dhe për
raste të tjera specifike. Shenja e parë tregon për ndalimin e zhurmave në rastet kur abuzohet
me to. Shenja e dytë tregon për ndalimin e rënies së burive. Kjo kërkesë lidhet me zona apo
segmente të caktuara të rrugëve. Shenja e tretë tregon për një zonë me zhurmë të lartë dhe ku
publiku njoftohet të marrë masat për mbrojtjen e sistemit të dëgjimit. Shenjat e tjera tregojnë
për kërkesa të veçanta për zhurmat që lejohen apo nuk lejohen, të lidhura ngushtë me kërkesa
specifike të zonave të caktuara.
Analizë e kërkesave të direktivave europiane për transportin rrugor dhe zhurmat e gjeneruara
nga ky sektor
Kërkesat specifike lidhur me transportin rrugor dhe nivelet e lejuara të zhurmave nga ky
transport përcaktohen në direktivën bazë të Bashkimit Europian për administrimin e
qëndrueshëm të zhurmave në mjedis (Directive 2002/49/EC of the European Parliament and
of the Council, of 25 June 2002, relating to the assessment and management of environmental
noise). Direktiva europiane për zhurmat dhe, veçanërisht, për zhurmat e gjeneruara nga
sektori i transportit rrugor, kërkojnë që plani i veprimit për administrimin mjedisor të
zhurmave nga ky sektor të përmbushë një sërë objektivash, siç janë:
-Identifikimi i zonave me efekte më të theksuara të zhurmave dhe popullsia e ekspozuar nga
këto pika;
-Identifikimi i pikave ku janë ndërtesa të ndjeshme (spitale, shkolla, çerdhe, kopshte etj.);
-Përcaktimi dhe vlerësimi i masave për reduktimin e zhurmave që shkaktojnë shqetësime ndaj
popullsisë;
-Përcaktimi i kostove të nevojshme për këto ndërhyrje.
Përgjegjësitë institucionale në administrimin e zhurmave në sektorin e transportit
Administrimi i zhurmave në mjedis, sa i takon sektorit të transportit, është i lidhur me
ministrinë përgjegjëse për sektorin e transportin, që aktualisht është MPPT-ja, si dhe me
Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor. Këto institucione janë përgjegjëse për
iniciativat ligjore lidhur me përmbushjen e kërkesave të direktivave europiane për nivelet e
lejuara të zhurmave në mjedis nga mjetet e transportit, si dhe të organizimit dhe funksionimit
të sistemit të kontrollit, kolaudimit dhe të sinjalistikës rrugore për zhurmat në mjedis.
Ministria përgjegjëse për mjedisin është për zbatimin e masave që lidhen me monitorimin e
zhurmave, që ka të bëjë me përcaktimin e indikatorëve të zhurmave, sistemin e monitorimit,
funksionimin e këtij sistemi, si dhe të raportimit periodik të rezultateve të monitorimit të
zhurmave në mjedis.
Ministria përgjegjëse për shëndetin ka, gjithashtu, një sërë detyrimesh që lidhen me masat e
domosdoshme për të garantuar shëndetin e njerëzve nga zhurmat e gjeneruara nga ky sektor,
si dhe me masat e domosdoshme që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. Kjo ministri duhet të
bëjë vlerësime të shkallës së ndikimit të zhurmave në shëndetin e njerëzve dhe të propozojë
masa specifike të domosdoshme, duke u përqendruar në kërkesat e veçanta që kanë objektet,
si: shkolla, spitale, kopshte, çerdhe etj.

MASA TË DOMOSDOSHME PËR T’U NDËRMARRË NË FUSHËN E TRANSPORTIT


RRUGOR
Tabela nr.5
Nr. Masat që duhen ndërmarrë Institucioni Afati
përgjegjës (viti)
1. Identifikimi i zonave dhe akseve rrugore që kanë ndikim të MPPT, MSH, 2012
theksuar të zhurmave ndaj popullsisë. MMPAU
2. Identifikimi i zonave të ndjeshme ku ndodhen ndërtesat me MPPT, MASH, 2012
kërkesa të veçanta për nivelin e zhurmave (spitale, shkolla, MSH, Njësitë
3. kopshte
Hartimi dhe çerdhe).
i planit të masave për reduktimin e zhurmave të vendore
MPPT 2011
gjeneruara nga transporti rrugor.
4. Përcaktimi i kostove të nevojshme për implementimin e MPPT 2012
masave për reduktimin e zhurmave nga sektori i transportit
5. Përfshirja e kërkesave specifike për zhurmat në projektet e MPPT, MMPAU Vazhdimis
ndërtimit të rrugëve (nacionale, ndërqytetëse dhe urbane). ht
6. Ndërhyrja në akset rrugore ekzistuese me masa konkrete për MPPT 2012 e në
reduktimin e nivelit të zhurmave në mjedis në zbatim të vazhdim
planit të reduktimit të tyre:
- Rrugët nacionale dhe autostradat;
7. Përmirësime të kuadrit ligjor: MPPT, MMPAU, 2011
Përfshirja në Kodin Rrugor të kërkesave specifike për MSH 2011 2012
kontrollin
e zhurmave në transportin rrugor.
Hartimi i udhëzimit të përbashkët për kontrollin teknik të
mjeteve për zhurmat.
TRANSPORTI AJROR
Transporti ajror në Shqipëri është funksional vetëm në Tiranë dhe është i destinuar vetëm për
transportin civil. Aktualisht ka përfunduar edhe aeroporti i Kukësit, i cili deri tani nuk ka
filluar, por mund të fillojë në të ardhmen.
Sipas projekteve të MPPT-së për zhvillimin e sektorit të transportit ajror është në plan dhe
ndërtimi i një aeroporti në Sarandë. Ky aeroport do të koncepotohet më tepër si aeroport
turistik dhe me kapacitet të kufizuar.
Aeroporti “Nënë Tereza” është një aeroport i dhënë me koncesion një kosorciumi, që ka në
përbërje tri kompani (hochtief AirPort GmbH, Deutche investitions-und
entëicklungsgesellschaft dhe Albanian- American Enterprise Fund). Ky aeroport është i vetmi
që bën një monitorim të rregullt të mjedisit dhe veçanërisht të zhurmave të emetuara nga ky
aeroport prej tre vjetësh.

TË DHËNA MBI NUMRIN E FLUTURIMEVE DHE TË PASAGJERËVE NGA


AEROPORTI I
RINASIT
Tabela nr.6
Viti Numri i fluturimeve Numri i pasagjerëve
2005 15, 400 785 000
2006 15, 856 906,103
2007 18, 250 1,105, 770
2008 19,194 1,267,041
2009 20,064 1,394,688
2010 (deri në muajin 9,360 644,914

Të dhëna publikuar në ëebside-in e aeroportit “Nënë Tereza”


Nga të dhënat e tabelës për tri vitet e fundit shihet se fluksi i fluturimeve dhe i pasagjerëve në
aeroportin e Rinasit është rreth 50-60 avionë në ditë dhe rreth 3500 pasagjerë çdo ditë. Po
ashtu duket qartë se ka një fluks në rritje nga viti në vit, si të numrit të fluturimeve dhe të
pasagjerëve.
Në përputhje me lejen mjedisore të TIA-s dhe procedurave të monitorimit mjedisor, Aeroporti
Ndërkombëtar i Tiranës zbaton programin e monitorimit të zhurmave për të vlerësuar nivelet
e zhurmave në aeroport dhe në afërsi të tij.
Figura nr.2 Pozicionet e monitorimit të zhurmave në aeroportin “Nënë Tereza”
Monitorimi i zhurmave kryhet mbi bazën e pozicioneve të konsideruara si më përfaqësuese
dhe më strategjike brenda dhe jashtë zonës së aeroportit gjatë sezonit të pikut, si dhe jashtë tij.
Matjet 24-orëshe u klasifikuan në tri periudha: orët e ditës 07:00-19:00, orët e mbrëmjes
19:00-23:00 dhe orët e natës 23:00-07:00 Matjet e zhurmave kryhen në përputhje me ligjin
nr.9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis” dhe me
direktivën 2002/30/EC e Parlamentit Europian (PE) dhe Këshillit të BE-së të datës 26 mars
2002 për vendosjen e rregullave dhe procedurave në lidhje me përhapjen dhe kufizimin e
zhurmave në aeroport. Gjatë këtij procesi u përdorën dy modele aparaturash për matjen e
nivelit të zhurmave në pozicione specifike.

Të dhënat e këtij sistemi monitorimi të zhurmave nga aeroporti “Nënë Tereza” jepen në
tabelat më poshtë:
Tabela nr.7
Faza I-LAeq (dB A) Faza II- LAeq(dB A)
Poz. e matjeve ditë mbrëmje natë ditë mbrëmje natë
poz. 1 A 45.9 54.2 50.5 50.5 49.8 47.6
poz. 1 B 51.4 50.6 48.4 49.7 49.7 47.3
poz. 2 A 56.7 56.4
poz. 2 B 54.2 47.4 43.8 55.8
poz 3A 53 49.4 48.4 53.9 46.4 46.2
poz 3 B 52.2 55.4
poz. 8 68 63.9 65.1 68.6
poz. 6 66 60 64.1 61.1 55.8 56.5
poz. 4 52.8 52.1 51.9 50.5 51.7 48.7
poz. S.E 69.7 67.6 58.1 49.1

Faza I -LAmax (dB A) Faza II- LAmax (dB A)


Poz. e matjeve ditë mbrëmje natë ditë mbrëmje natë
poz. 1 A 91 82 83 89.6 91.7 78.4
poz. 1 B 92 87 91 86.9 81.6 88.2
poz. 2 A 90.2 91.5
poz. 2 B 92 88 83 92.1
poz. 3 A 99 93 95 94.1 91.7 89.2
poz. 3 B 103 82.1
poz. 8 98 103 98 84.6
poz. 6 94 90 90 86.4 84.8 84
poz. 4 96 92 93 87.2 93.2 86
poz. S.E 89.7 100.8 93 83.2
Nga të dhënat e raportuara nga ky institucion rezulton se niveli i emetuar i zhurmave është në
normat e lejuara të zhurmave në vendin tonë. Megjithatë transporti ajror përbën një ndër
sektorët me rritje të dukshme si të numrit të fluturimeve, dhe të pasagjerëve. Këta dy faktorë
janë të mjaftueshëm për të konkluduar se është një sektor, të cilit duhet t’i kushtohet një
vëmendje e veçantë. Megjithëse sistemi i monitorimit tregon për nivele të lejuara të
zhurmave, kjo nuk është e mjaftueshme për të justifikuar masat e marra deri më sot. Për këtë
sektor është e nevojshme të bëhet vlerësimi i numrit të popullsisë të ekspozuar ndaj këtyre
zhurmave dhe veçanërisht e banorëve të zonave përreth aeroportit, si dhe të institucioneve të
ndjeshme ndaj zhurmave, siç janë: shkollat, çerdhet, kopshtet etj.
Analizë e kuadrit ligjor rregullator për administrimin e zhurmave nga sektori i transportit ajror
Kuadri ligjor që rregullon veprimtarinë e transportit ajror përbëhet nga:
- Ligji nr.10 040, datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligji nr.9255, datë 15.7.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën
“Për unifikimin e disa rregullave për transportin ajror ndërkombëtar””;
- Vendimi nr.1214, datë 3.9.2008 “Për miratimin e strategjisë sektoriale të transportit”;
- Udhëzimi nr.9, datë 3.6.2010 “Për kërkesat e përbashkëta të dispozitës së shërbimeve
të navigimit ajror”.
Kuadri ligjor ekzistues, ashtu si dhe për fushat e tjera nuk ka kërkesa specifike për zhurmat
nga transporti ajror. Në këto rrethana është e nevojshme:
-Rishikimi i këtij kuadri ligjor dhe përfshirja në të e kërkesave që lidhen me këtë sektor dhe
që përcaktohen nga direktivat e BE-së.
-Të bëhet rivlerësimi i skemës së monitorimit në raport me ndikimin që ka në popullsinë
përreth aeroportit në kushtet e rritjes së numrit të fluturimeve;
-Të hartohen dhe ndërmerren masat e domosdoshme për minimizimin e nivelit të zhurmave në
mjedis;
-Të mbahen regjistrat përkatës të rezultateve të monitorimit të nivelit të zhurmave.
Analizë e kërkesave të direktivave europiane për zhurmat nga transporti ajror
Kërkesat e direktivave të BE-së për transportin ajror përcaktohen nga direktiva “Directive
2002/30/EC of the European Parliament and of the Council of 26 March 2002, on the
establishment of rules and procedures ëith regard to the introduction of noise-related
operating restrictions at Community airports”.
Kjo direktivë parashikon një sërë masash që duhen ndërmarrë për të administruar dhe
kontrolluar nivelin e zhurmave në mjedis që lidhen me:
-masat që duhet të ndërmarrin vendet anëtare për të reduktuar zhurmat dhe numrin e njerëzve
të ekspozuar ndaj zhurmave të shkaktuara nga trafiku ajror;
-vlerësimin e grupeve të interesit dhe të kërkesave të tyre që janë nën ndikimin apo mund të
ndikohen nga zhurmat e shkaktuara nga trafiku ajror;
-ndërmarrjen e masave të domosdoshme nga vendet anëtare për të minimizuar dhe reduktuar
efektet negative të shkaktuara nga zhurmat në mjedis nga trafiku ajror.
Këta përbejnë objektivat kryesorë të kësaj direktive, arritja e të cilëve kërkon të ndërmerren
masa konkrete dhe të monitoriohet implementimi i këtyre masave në vazhdimësi.
Përgjegjësitë institucionale në administrimin mjedisor të zhurmave nga transporti ajror
Nisur nga analiza e kuadrit ligjor ekzistues, shihet se përgjegjësitë institucionale në
administrimin e këtij sektori është ministria përkatëse për transportin, aktualisht MPPT-ja.
Ministria është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave kryesore që lidhen me këtë
sektor.
Pjesë e rëndësishme në menaxhimin e sektorit të transportit ajror është dhe Drejtoria e
Përgjithshme e Politikave të Planifikimit të Transportit, si dhe Drejtoria e Politikave të
Transportit Ajror, pjesë të MPPT-së.
Një institucion tjetër i rëndësishëm i organizuar në formën sh.a., është dhe Agjencia
Nacionale e Trafikut Ajror sh.a. (ANTA). Kjo agjenci ka për mision: të sigurojë shërbime të
trafikut ajror të sigurta, me cilësi të lartë, që nuk cenojnë mjedisin, internacionalist
konkurruese dhe që zhvillohen në mënyrë dinamike, si dhe të kontribuojë në kërkesën e
sigurisë kombëtare për të mbrojtur sovranitetin e hapësirës ajrore kombëtare.

MASAT E DOMOSDOSHME PËR T’U NDËRMARRË NË SEKTORIN E TRANSPORTIT


AJROR
Tabela nr.9
Nr. Masat për t’u ndërmarrë Institucioni Afati (viti)
përgjegjës
1. Përafrimi i kuadrit ligjor për transportin ajror MPPT, 2011
me direktivën e BE-së, duke përfshirë këto MMPAU, MSH
kërkesa në Kodin e Republikës së Shqipërisë
2. Vlerësimi i numrit të popullsisë të ekspozuar MPPT 2011
nga zhurmat e gjeneruara nga trafiku ajror dhe
ndërmarrja e masave për reduktimin e
3. Hartimi i planeve të menaxhimit të zhurmave MPPT 2012
në nivel aeroporti
TRANSPORTI HEKURUDHOR
Situata aktuale me transportin hekurudhor, problematika e tij në Shqipëri
Shqipëria ka një rrjet hekurudhor, i cili shtrihet në akset veri jug dhe në aksin lindje-perëndim.
Linjat hekurudhore lidhin qytetet kryesore të Shqipërisë dhe konkretisht, qytetet e Vlorës, të
Fierit, Lushnjës, Kavajës, Durrësit, Tiranës, Lezhës, Shkodrës, Elbasanit, Pogradecit. I gjithë
rrjeti hekurudhor i vendit është 447 km.
Ky rrjet transporti kalon në zonat kryesore urbane të vendit ose në afërsi të tyre. Qytetet nëpër
të cilat kalon ky rrjet hekurudhor dhe popullsia potencialisht e ekspozuar nga zhurmat e
gjeneruara nga transporti hekurudhor mund të vlerësohen përafërsisht në tabelën mbi numrin
e popullsisë sipas qyteteve të vendit tonë.

NUMRI I LOKOMOTIVAVE DHE VAGONËVE TË UDHËTARËVE NË SHQIPËRI


(2005-2009)
Tabela nr.10
Nr. Emërtimi Njësia e Vitet
matjes 2005 2006 2007 2008 2009
1 Lokomotiva gjithsej (diezel) copë 58 58 57 57 55
Lokomotiva në përdorim 25 25 24 24 22
Lokomotiva në konservim 33 33 33 33 33
"" mijë kf 73.4 73.4 72.03 72.03 70.44
2 Vagonë udhëtarësh copë 86 67 88 88 88
Vagonë udhëtarësh në copë 76 53 43 43 43
"" mijë vende 6.3 4.01 3.32 3.32 3.32
3 Vagonë mallrash gjithsej copë 824 824 710 710 537
""" mijë tonë 39.0 36.9 32.0 32.0 23.1
a Vagonë të mbuluar copë 242 142 142 142 72
"" mijë tonë 11.224 5.78 5.724 5.724 1.68
b Vagonë me sponte të larta copë 371 305 200 200 173
"" mijë tonë 16.095 10.65 6.704 6.704 5.555
c Vagonë me sponte të sheshtë copë 93 259 250 250 215
""" mijë tonë 6.666 14.39 13.926 13.926 11.926
d Vagonë të tjerë copë 118 118 118 118 77
"" mijë tonë 6 6.1 5.7 5.7 3.9
Nr. Emërtimi Njësia e Vitet
matjes 2005 2006 2007 2008 2009
UDHËTARË
1 Vëllimi i punës 000 udh 1439.95 1658.84 1090.88 822.615 645
2 "" 000 ukm 73001.53 79613.45 50774.63 40548 31524
3 Mjete ditë në inventar MDI 32120 23508 19345 19652 15940
4 Mjete ditë në punë MDP 15503 10838 7984 7365 6139
5 Mjete vende dite në MVDI 2379070 1670006 1463285 1454742 1E+06
6 Mjete vende dite në punë MVDP 1180622 776689 586553 542343 45157
7 Koeficienti i gad.teknike % 87 88.7 85.5 93.8 89.5
Të dhëna të MPPT-së

MJETET HEKURUDHORE DHE VËLLIMI I TRANSPORTIT TË TYRETabela nr.11


Të dhëna të MPPT-së
NUMRI I PASAGJERËVE TË TRANSPORTUAR NGA TRANSPORTI HEKURUDHOR
Grafiku nr.1

Nga të dhënat e tabelave mbi numrin e mjeteve dhe vagonëve në vite shihet se numri i tyre në
përgjithësi është në rënie nga një vit në tjetrin, po ashtu dhe numri i pasagjerëve dhe mallrave
të transportuara nëpërmjet hekurudhës është në rënie. Kjo tregon se ky sektor në përgjithësi ka
tregues në rënie. Megjithatë lidhur me gjenerimin e zhurmave treguesit mund të jenë në rritje,
pasi kemi të bëjmë me mjete të vjetruara dhe të amortizuara, si dhe me rrjet hekurudhor të
amortizuar, pasi dhe investimet në këtë sektor vitet e fundit kanë qenë tepër të ulëta.
Nga analiza e ndikimit të rrjetit hekurudhor dhe të zhurmave që ai shkakton rezulton se në
përgjithësi ai kalon në një zonë të dendur urbane dhe nën ndikimin e tij është një popullsi, e
cila në numër shkon në një nivel të konsiderueshëm. Duke përllogaritur numrin apo
frekuencën e lëvizjes së trenave, në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian, shihet se
ato janë në nivele të ulëta. Vlerësuar edhe në aspekte të tjera që lidhen me gjendjen teknike të
hekurudhave dhe të trenave, rezulton se zhurmat e gjeneruara nga ky sektor edhe pse në raport
me vendet e Bashkimit Europian dhe të direktivës së zhurmave janë më të ulëta zhurmat e
gjeneruara janë relativisht të larta. Në këto kushte është e nevojshme rishikimi i situatës në të
gjithë territorin e vendit dhe në procesin e hartimin të hartës së zhurmave të merren në
konsideratë këta faktorë. Shqipëria nuk ka trena të shpejtësive të mëdha dhe për rrjedhojë dhe
kërkesat specifike të direktivës europiane për këta trena nuk paraqesin interes për vendin tonë.
Nëse në të ardhmen do të ndërtohen linja hekurudhore të trenave të shpejtësive të mëdha,
natyrisht, në kushtet e ndërtimit të tyre duhet të parashikohen kërkesa specifike për
reduktimin apo kontrollin e zhurmës në mjedis.
Analizë e kuadrit ligjor rregullator për sektorin e transportit hekurudhor
Kuadri ligjor që rregullon transportin hekurudhor në vendin tonë lidhet me legjislacionin e
transportit. Në këtë grup aktesh ligjore mund të përmenden:
-Ligji nr.9689, datë 5.3.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen
Europiane për linjat hekurudhore ndërkombëtare kryesore””;
-Ligji nr.9300, datë 28.10.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në shtojcën “a” të
konventës për transportin ndërkombëtar hekurudhor (COTIF) “Për rregullat uniforme për
kontratën e transportit ndërkombëtar hekurudhor të udhëtarëve dhe të bagazheve (CIV)”;
-Ligji nr.9167, datë 22.1.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën
ndërkombëtare “Për lehtësimin e kalimeve kufitare për mallrat e transportuara me
hekurudhë””;
-Ligji nr.9168, datë 22.1.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën
ndërkombëtare “Për lehtësimin e kalimeve kufitare për udhëtarët dhe bagazhet e transportuara
me hekurudhë”” (Gjenevë, 10 janar 1952).
Nga analiza e hollësishme e këtij kuadri ligjor rregullator shihet si legjislacioni i hartuar që i
përgjigjet sektorit të transportit hekurudhor është përqendruar kryesisht në përmbushje të
kërkesave të konventave ndërkombëtare që rregullojnë transportin hekurudhor dhe
veçanërisht atë ndërkufitar dhe ndërkombëtar. Sa u takon kërkesave specifike për transportin
hekurudhor dhe veçanërisht të kërkesave për kufizimin e zhurmave në mjedis në zona të
caktuara, shihet se ai nuk përmban asnjë detyrim.
Po ashtu nga analiza e sinjalistikës së transportit hekurudhor, shihet se nuk ka kërkesa
specifike për të udhëzuar drejtuesit e trenave për të kufizuar apo ndaluar rënien e burive apo
sirenave të trenit në zona të caktuara.
Zhurmat e gjeneruara nga sektori i transportit hekurudhor nuk janë vetëm ato të sirenave, por
edhe zhurmat nga frenimet, zhurmat që gjenerohen nga gjendja jo e mirë teknike e vetë
sistemit hekurudhor.
Lidhur me administrimin mjedisor të zhurmave në mjedis, përveç direktivës bazë europiane
që rregullon administrimin e zhurmave për sektorin e transportit hekurudhor, ka direktivë të
veçantë.
Në kërkesat specifike të respektimit të nivelit të zhurmave nga sektori i transportit
hekurudhor, përveç nivelit të zhurmave janë dhe kontrolli i vibrimeve apo dridhjeve që
shkaktohen gjatë akseve hekurudhore dhe veçanërisht pranë qendrave të banuara.
Kërkesa të direktivave të bashkimit europian për administrimin e zhurmave nga sektori i
transportit hekurudhor
Kërkesat e përgjithshme për transportin hekurudhor përcaktohen në direktivën bazë të
Bashkimit Europian për administrimin e zhurmave në mjedis (Directive 2002/49/EC of the
European Parliament and of the Council, of 25 June 2002, relating to the assessment and
management of environmental noise). Në raport me kërkesat e kësaj direktive, kërkohet që
çdo vend anëtar të bëjë vlerësimin e impaktit që ka transporti hekurudhor në emetimin e
zhurmave në mjedis, marrjen e masave zbutëse ndaj tyre dhe hartimin dhe zbatimin e planeve
të veprimit për sektorin e transportit hekurudhor për administrimin e qëndrueshëm të
zhurmave në mjedis.
Masat që duhen ndërmarrë për përmirësimet ligjore dhe institucionale
Lidhur me administrimin e zhurmave në sektorin e transportit hekurudhor, kërkohen të bëhen
disa ndërhyrje. Këto ndërhyrje lidhen me kuadrin ligjor dhe atë rregullator. Hekurudhat dhe
trenat janë pronë publike, por në kuadër të transportit ndërkombëtar dhe ndërkufitar lind
nevoja e unifikimit të procedurave dhe standardeve.
Për këtë qëllim është i nevojshëm vlerësimi i akseve që kalojnë pranë qendrave urbane. Në
këto akse është nevojshme të bëhen përmirësime të sinjalistikës dhe të vendosen tabelat
përkatëse që tregojnë për ndalimin e rënies së sirenave apo për kufizimin e tyre në zona të
tjera. Kjo duhet të bëhet në përputhje me kërkesat e direktivës europiane dhe me numrin e
popullsisë të ekspozuar ndaj këtyre zhurmave.
Një tjetër fushë e përmirësimeve lidhur me transportin hekurudhor janë dhe dridhjet apo
vibrimet që shkaktohen gjatë lëvizjes së trenave. Për këtë qëllim autoritetet përkatëse duhet të
bëjnë matjet dhe në përputhje me gjendjen e hekurudhave, trenave dhe popullsinë që
ekspozohet ndaj këtyre dridhjeve të ndërmerren masat përkatëse.

PLANI I MASAVE QË DUHEN NDËRMARRË NË SEKTORIN E TRANSPORTIT


HEKURUDHOR
Tabela nr.12
Nr. Masat për t’u ndërmarrë Institucioni Afati
përgjegjës (viti)
1. Përafrimi i direktivës së BE-së, për zhurmat nga sektori i MPPT, 2012
transportit hekurudhor MMPAU,
2. Vlerësimi i numrit të popullsisë të ekspozuar nga zhurmat e MPPT 2013
rrjetit hekurudhor dhe marrja e masave për reduktimin e
3. Vlerësimi i sinjalistikës të hekurudhave dhe përfshirja e MPPT 2011
kërkesave dhe sinjaleve specifike për zhurmat në transportit
4. Hartimi i një plani masash për reduktimin e zhurmave nga MPPT 2013
sektori i transportit
KAPITULLI II
SEKTORI I SHËRBIMEVE PUBLIKE (DISKO, BARE, KLUBE NATE, KAFENE,
RESTORANTE ETJ.)
Analizë e situatës së respektimit të kërkesave ligjore për zhurmat nga sektori i shërbimeve
publike
Sektori i shërbimeve publike përbën dhe sektorin me problematik të gjenerimit të zhurmave
pas atij të transportit rrugor. Kjo vjen për arsye të vetë vendndodhjes së tyre afër qendrave
urbane, si dhe të kohës së zhurmave që ato gjenerojnë.
Në sektorin e shërbimeve publike përfshihen:
- bare, kafene dhe restorante;
- disko ose klube nate;
- lokale që organizojnë dasma dhe ceremoni të tjera familjare.
Këto aktivitete në pjesën më të madhe të tyre licencohen nga njësitë e qeverisjes vendore dhe
në kushtet e licencimit nuk ka kërkesa specifike për nivelin e lejuar të zhurmave që ato duhet
të respektojnë.
Kërkesa për pajisje me leje mjedisi parashikon vetëm ligji për administrimin mjedisor të
zhurmave. Edhe pse ligji ka hyrë në fuqi, ende nuk ka filluar procesi i licencimit të këtyre
aktiviteteve. Ligji parashikon jo vetëm nivelet e lejuara të zhurmave, por dhe oraret e lejuara.
Masat e domosdoshme për t’u ndërmarrë për përmbushjen e standardeve mjedisore dhe
administrimin e qëndrueshëm të zhurmave nga sektori i shërbimeve publike
Disiplinimi i këtij sektori si më problematiku në gjenerimin e zhurmave në mjedis, kërkon të
ndërmerren disa hapa konkretë që lidhen:
-Vlerësimi i situatës aktuale, vendndodhjes dhe personave të ekspozuar nga zhurmat që
gjenerojnë këto aktivitete;
-Vlerësimi i kushteve specifike në licencimin e tyre;
-Parashikimi i masave për përmirësimet ligjore në legjislacionin lidhur me planifikimin e
territorit dhe urbanistikën;
-Ngritja e strukturës së monitorimit dhe kontrollit të zhurmave nga ky sektor.

PLANI I MASAVE NË SEKTORIN E AKTIVITETEVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE


Tabela nr.13
Nr. Masat që duhen ndërmarrë Institucioni Afati (viti)
përgjegjës
1. Vlerësimi i personave të ekspozuar nga lokalet e MB, MF, MMPAU 2012
shërbimit social (disko, bare, restorante)
2. Pajisja me leje mjedisi e këtyre aktiviteteve MMPAU 2011
3. Ngritja e strukturës së kontrollit dhe monitorimit të MB, MMPAU, 2011
zhurmave nga sektori i shërbimeve publike
4. Përmirësime dhe përfshirje në legjislacionin aktual Ministritë e linjës, 2011
për ndërtimet dhe urbanistikën të kërkesave MMPAU
5. specifike përi nivelet
Certifikimi nivelevee lejuara të zhurmave
të emetuara nga këto
të zhurmës nga MSH, MMPAU 2011
aktivitetet ekzistuese dhe publikimi i rezultateve të
Përgjegjësia institucionale për administrimin dhe kontrollin e zbatimit të kërkesave ligjore për
zhurmat nga ky sektor
Përgjegjësitë institucionale për disiplinimin e aktiviteteve që gjenerojnë zhurmë nga ky
sektor, janë të lidhura me ministrinë apo autoritetin përgjegjës për licencimit. Po ashtu, shumë
aktivitete të përfshira në këtë grup pajisen me leje nga autoritetet vendore. Këto autoritete
duhet që në procesin e licencimit të respektojnë kërkesat e ligjit për zhurmat, si dhe kërkesa të
veçanta parashikuar në hartën e zhurmave dhe të planifikimit të territorit për zona me kërkesa
specifike për zhurmat.
Institucioni përgjegjës për licencimin e këtyre aktiviteteve duhet të rishikojnë dhe
përmirësojnë procedurat e licencimit dhe përfshirjen në to të kërkesave specifike për
respektimin e niveleve të lejuara të zhurmave të emetuara prej tyre.
MSH-ja është përgjegjëse për kontrollin e nivelit të zhurmave dhe certifikimin e tyre
nëpërmjet strukturave të saj. Për këtë ministri është e nevojshme dhe emergjente ngritja e
njësisë së zhurmave në Institutin e Shëndetit Publik. Kjo strukturë është kërkesë e ligjit për
zhurmat dhe duhet të monitorojë dhe raportojë për zhurmat e gjeneruara në mjedis.
MMPAU-ja është përgjegjëse që nëpërmjet inspektoratit të mjedisit të kontrollojë zbatimin e
kërkesave të ligjit për zhurmat e gjeneruara nga këto aktivitete, si dhe të ndërmarrë masat për
respektimin e normave të lejuara.
MPPT-ja është përgjegjëse që nëpërmjet strukturave të saj dhe në bashkëpunim me organet e
qeverisjes vendore, të ndërmarrë masat për përfshirjen e kërkesave specifike për zhurmat e
gjeneruara nga këto aktivitete në planet lokale të zhvillimit dhe të planifikimit urban.
NUMRI I POPULLSISË SIPAS QARQEVE DHE RRETHEVE
Tabela nr.14
Qarku Numri i popullsisë
Gjithsej 3,194,417
Berat 170,815
Dibër 140,007
Durrës 310,441
Elbasan 343,053
Fier 374,004
Gjirokastër 102,531
Korçë 257,530
Kukës 79,289

Lezhë 158,800
Shkodër 246,016
Tiranë 800,197
Vlorë 211,734
Regjistrimi i vitit 2009 (INSTAT)
Nga të dhënat e kësaj tabele rezulton se qarqet me numër më të madh të popullsisë janë: qyteti
i Tiranës, Shkodrës, Lushnjës, Korçës, Fierit, Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës. Këto të dhëna
mund të shërbejnë si të dhëna orientuese për të vlerësuar situatën në përgjithësi dhe, më pas
për të kaluar në vlerësime konkrete për çdo aktivitet dhe për çdo zonë të një qendre të banuar
urbane. Për të përcaktuar më në detaje këtë impakt në mjedis dhe në popullsinë e ekspozuar
ndaj këtyre zhurmave, është e nevojshme të evidentohet saktë numri i këtyre lokaleve për
secilin qytet apo zonë turistike dhe numrin potencial të popullsisë së ekspozuar ndaj këtyre
zhurmave. Aktualisht nuk ka të dhëna për numrin e tyre nga INSTAT-i dhe për këtë bëhet
edhe më e nevojshme evidentimi dhe regjistrimi i tyre për secilin qark, bashki dhe qytet. Për
të monitoruar në të ardhmen këtë fenomen është e nevojshme që në QKL dhe QKR të ketë
statistika të veçanta për këto aktivitete me qëllim monitorimin e tyre.
Kërkesa të direktivave të Bashkimit Europian për zhurmat në restorante, pabe dhe disko
Kërkesat e tyre të përgjithshme përcaktohen në direktivën bazë të Bashkimit Europian
(Directive 2002/49/EC of the European Parliament and of the Council, of 25 June 2002,
relating to the assessment and management of environmental noise), ndërsa kërkesa specifike
ka në direktivat e veçanta që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të njerëzve të ekspozuar ndaj
tyre, përfshi këtu dhe personelin që shërben në këto restorante dhe disko (Directive
2003/10/EC of the European Parliament and of the Council, of 6 February 2003, on the
minimum health and safety requirements regarding the exposure of ëorkers to the risks arising
from physical agents (noise).
Në këto dokumente kërkohet që nivelet e zhurmave që gjenerohen nga këto aktivitete të jenë
në nivelet e lejuara dhe që nuk shkaktojnë dëmtim të shëndetit të personave të ekspozuar ndaj
tyre. Për këtë, çdo vend duhet të miratojë nivelet e lejuara të zhurmave dhe më pas
respektimin e tyre.

KAPITULLI III
PAJISJET DHE MAKINERITË QË GJENEROJNË ZHURMË
Analiza e situatës në këtë sektor
Zhurmat e gjeneruara nga makineritë dhe veçanërisht nga pajisje të ndryshme, është një tjetër
fushë ku kërkohen të merren masa specifike me qëllim të administrimit të zhurmave që në
burimin e tyre.
Sektori i industrisë përfshin shumë aktivitete industriale që gjenerojnë zhurmë, por në vendin
tonë ky sektor është tepër i kufizuar dhe për rrjedhojë edhe zhurmat e gjeneruara nga ai janë të
papërfillshme.
Pjesa më e rëndësishme dhe njëkohësisht dhe më problematike mbetet zhurmat e gjeneruara
nga pajisjet që janë ekspozuar në mjediset publike. Direktivat e Bashkimit Europian
përmbajnë rreth 56 pajisje që i nënshtrohen rregullave dhe që duhet të përmbushin kërkesat
për nivelet e lejuara të zhurmave që ato gjenerojnë. Kjo direktivë është e miratuar që në vitin
2000 (Directive 2000/14/EC OF the European Parliament and of the Council, of 8 May 2000,
on the approximation of the laës of the Member States relating to the noise emission in the
environment by equipment for use outdoors). Përgjithësisht direktiva përcakton pajisjet që
janë objekt i kësaj direktive, nivelet e lejuara të zhurmave nga secila pajisje.
Në këtë grup pajisjesh përfshihen:
- gjeneratorët e tipave dhe madhësive të ndryshme;
- pajisjet e shpimit të betoneve, asfalte (matrapik, çekiçët pneumatikë, trapan etj.);
- pajisje të prerjes së metaleve dhe drurëve (sharrat, zmerilues etj.);
- pajisjet e presimit, vibrimit, rulimit;
- eskalatorët, vinçat.
Gjeneratorët përbëjnë pjesën më problematike të emetimit të zhurmave në mjedis. Si
rezultat i problematikës së konstatuar në furnizimin me energji elektrike dhe për të siguruar
një vazhdimësi në furnizim me energji, shumë subjekte, si: restorante, hotele, disko, lojëra
fati, institucione etj., kanë instaluar gjeneratorë të madhësive të ndryshme për prodhim
energjie.
GJENERATORË TË IMPORTUAR NË VENDIN TONË TRI VITET E FUNDIT (2007-
2009)
Tabela nr.15
CN Përshkrimi Njësi Sasi
a a
8501101 Motor sinkron me një dalje =<18kë. copë 805
8501109 Motor universa lAC/DC me dalje =<37.5ë copë 4,07
5011093 Motorë AC me dalje =<37.5ë (jomotorë sinkronik me dalje =<18ë) copë 1,05
8501109 Motorë DC me dalje =<37.5ë copë 843
98501322 Motorët DC; gjeneratorët DC me një dalje >750ë, por deri në 7.5kË copë 1,44
8501328 Motorët DC; gjeneratorët DC me një dalje >7.5kË, por deri në 75kË copë 125
8501522 Motor AC, shumëfazor me dalje >750ë, por =<7.5kë copë 436
8501523 Motor AC, shumëfazor me dalje >7.5kë, por =<37kë copë 24
8501529 Motor AC, shumëfazor me dalje >37kë, por =<75kë copë 9
8501535 Motorë traction copë 4
8501612 Gjeneratorë AC me dalje =<75kva (jo: për aviacion civil të nënkrerëve copë 89
08501618 850161-10)
Gjeneratorë AC me dalje >7.5 kva, por =<75kva (jo:aviacion civil të copë 17
0 nënkrerëve 850161-10)
8501620 Gjeneratorët AC me dalje >75 kva, por =< 375 kva copë 12
8501630 Gjeneratorët AC me një dalje > 375kva, por <=750kva copë 6
8501640 Gjeneratorë AC me dalje >750kva copë 23
8502112 Grup gjenerator, motor me piston me djegie të brendshme, tip shtypje- copë 126
0 djegie,dalje=<7.5kva
8502118 Grup gjenerator,motor me djegie të brendshme, tip shtypje-djegie, dalje copë 170
0 >7.5kva, deri 75kva
8502120 Grup gjeneratorët me motor djegie të brendshme, dalja>75kva, copë 87
0 por=<375kva, për avion civil
8502129 Grup gjenerator, motor me djegie të brendshme, diesel/gjysmë, copë 1
0 dalje>75kva, por =<375kva
8502132 Grup gjenerator, motor me djegie të brendshme, copë 34
0 diesel/gjysmë,dalje>375kva, por =<750kva
8502134 Grup gjenerator, motor me djegie të brendshme, diesel/gjysmë, copë 14
08502138 dalje>750kva, por me
=<2000kva
Grup gjeneratorë motor me djegie të brendshme me kompresion- copë 1
0 ndezje, me dalje>2000kva
8502202 Grup gjenerator, motor me djegie të brendshme, piston me shkëndijë me copë 41
0 dalje =<7.5kva
8502204 Grup gjeneratorë, motor me djegie të brendshme, piston me shkëndijë, copë 30
0 dalja>7.5, por=<375kva
8502206 Grup gjeneratorë, motor me djegie të brendshme, piston me shkëndijë, copë 7
0 dalja>375, por=<750kva
8502208 Grup gjeneratorë, motor me djegie të brendshme, piston me shkëndijë copë 3
0 me dalje >750kva
Shuma e mjeteve të importuar në tri vitet e fundit 9481
Shënim. Të dhënat janë marrë nga DPD-ja dhe u përkasin tri viteve të fundit.

Nga të dhënat e tabelës së mësipërme mbi importet e gjeneratorëve të madhësive dhe fuqive të
ndryshme tregon se numri i tyre është i konsiderueshëm. Vetëm tri vitet e fundit janë
importuar 9481 të tillë. Këto pajisje janë të vendosura përgjithësisht në qendrat e banuara dhe
në mjedise të ekspozuara ndaj publikut.
Në zbatim të kërkesave të direktivës përkatëse të BE-së duhet që makineritë që gjenerojnë
zhurmë duhet të pajisen me një certifikatë të prodhuesit, e cila duhet të përmbajë dhe nivelin e
zhurmave që ato gjenerojnë. Po ashtu, këto pajisje duhet të përmbajnë një informacion
minimal, i cili ka të bëjë me konformitetin e pajisjes, siç janë:
- emrin dhe adresën e prodhuesit të pajisjes;
- një përshkrim të përgjithshëm të pajisjes;
- prodhuar;
- emri tregtar;
- tipi, seria, numri;
- të dhëna teknike të pajisjes për identifikimin dhe vlerësimin e zhurmave nga këto
pajisje dhe nëse është e nevojshme, përshkrim skematik apo narrativ të këtyre
karakteristikave;
- referencat ndaj direktivës përkatëse;
- një raport teknik mbi mënyrën e vlerësimit të zhurmave, në përputhje me kushtet e
parashikuara në direktivë;
- instrumentet teknike të përdorura për matjen e zhurmës dhe rezultatet e marra.
Këto janë të dhëna minimale që duhet të shoqërojë çdo pajisje, e cila është përfshirë në këtë
listë.
LISTA E PAJISJEVE TË PËRFSHIRA NË DIREKTIVËN E BE-SË PËR ZHURMAT
Tabela nr.16
Emri i pajisjeve ose makinerive
Nr. Anglisht Shqip
1. Aerial access platforms ëith Vinç me platformë ajrore me motor diezel
combustion engines
2. Brush cutter Frezë, prerëse bari
3. Builders’ hoist for the transport of Makinë betoniere, vinç për ngritje peshash dhe
4. Building site band saë machine Makina sharrimi me shirit
5. Building site circular saë bench Makinë sharrimi me disk
6. Chain saë, portable Platformë me zinxhirë lëvizës, motorsharrë
7. Combined high pressure flusher and Makinë e kombinuar thithëse dhe ventilimi me
suction vehicle presion të lartë, bot transportimi nën presion
8. Compaction machine Makinë ngjeshëse, presimi metalesh etj.
9. Compressor Kompresor
10. Concrete-breakers and picks Thyese betoni, matrapik, çekiç pneumatik
11. Concrete or mortar mixer Përzierës betoni ose llaçi
12. Construction ëinch Vinç ndërtimi, çikrik kavosh
13. Conveying and spraying machine Makinë sprucimi, transportuese dhe shpërndarëse për
for concrete and mortar beton dhe llaç
14. Conveyorbelt Rrip transportues
15. Cooling equipment on vehicles Pajisje ftohëse në makina, kondicioner, ventilator etj.
16. Dozer Buldozer
17. Drill rig Sondë shpimi, makinë shpimi për pilotë, betonime etj.
18. Dumper Makina të transportit të peshave shumë të rënda
19. Dumper Pajisje për ngarkim e shkarkim të rezervuarëve,
20. Excavator, hydraulic or rope- Ekskavator, hidraulik ose me kavo për hapjen e
operated kanaleve ose të gërmimeve në tokë
21. Excavator-loader Ekskavator ngarkues
22. Glass recycling container Kontenier riciklues xhami
23. Grader Makinë niveluese
24. Grass trimmer/grass edge trimmer Makinë prerëse bari
25. Hedge trimmer Makinë krasitëse ose prerëse (drurëve ose bimëve

26. High pressure flusher Kompresor pastrues me ujë me presion


27. High pressure ëater jet machine Makina ose pompa të presionit të lartë
28. Hydraulic hammer Çekiç hidraulik
29. Hydraulic poëer pack Makinë presuese hidraulike
30. Joint cutter Sharrë prerëse (betoni, asfalti etj.)
31. Landfill compactor, loader-type ëith
Makinë ngjeshëse (rul për shtrimin e asfalteve, traseve
bucket të rrugëve etj.)
32. Laënmoëer Makinë kositëse bari (për kositjen e tapeteve të barit ,
fushave sportive etj.)
33. Laën trimmer/laën edge trimmer Makinë prerëse bari/ makinë mbledhëse bari
34. Leaf bloëer Makinë kompresor për gjethet e pemëve
35. Leaf collector Makinë grumbullimi gjethesh
36. Lift truck, combustion-engine Vinç për ngritjen e sendeve në lartësi dhe për ngarkim
driven, counterbalanced shkarkim (vinç me pirun)
37. Loader Ekskavator, buldozer për gërmim dhe ngarkim
38. Mobile crane Vinç i lëvizshëm
39. Mobile ëaste container Kontenier mbetjesh i lëvizshëm
40. Motorhoe Makinë shkrifëruese, punimi, gërmimi, kultivimi,
41. Paver-finisher Makinë shtrim dhe nivelim asfalti, betoni etj.
42. Piling equipment Platformë për shpim dhe nguljen e shtyllave ose
43. Pipelayer Vinç me zinxhir për ngritjen, transportimin dhe
shtrimin e tubacioneve
44. Piste caterpillar Traktor me zinxhir
45. Poëer generator Gjenerator elektrik
46. Poëersëeeper Makina për pastrimin, smerilimin e rrugëve, asfaltit,
47. Refuse collection vehicle Makinë për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve
48. Road-milling machine Makinë për prishjen dhe bluarjen e asfaltit të rrugëve
49. Scarifier Makinë shpërndarëse, përzierëse bari
50. Shredder/chipper Makinë copëzuese e mbetjeve të drurit, bimëve, barit
51. Snoë-removing machine ëith Makinë për largimin e borës me mjete rrotulluese
52. Suction vehicle Autobot, pompa uji për zjarrfikëset etj.
53. Toëer crane Vinç kulle
54. Trencher Makinë për hapjen e kanaleve, gërmim të karierave
shkëmbore etj.
55. Truck mixer Betoniere
56. Ëaterpump unit Motopompë me motor diesel e lëvizshme
Analiza e kuadrit ligjor për pajisjet dhe makineritë që shkaktojnë zhurma në mjedis Nga
analiza e kuadrit ligjor rregullator, që lidhet me konformitetin, shihet se nuk ka kërkesa
specifike për pajisjet që gjenerojnë zhurmë. Ky kuadër ligjor rregullator përmban:
-ligjin nr.9779, datë 17.7.2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe
vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”;
-vendimin nr.723, datë 5.11.2004 “Për procedurat dhe rregullat bazë të funksionimit të
organizmit të autorizuar për kryerjen e vlerësimit të konformitetit”.
Kërkesa specifike për konformitetin legjislacioni shqiptar parashikon për materialet e
ndërtimit, si dhe për pajisjet nën presion. Sa u takon kërkesave specifike lidhur me
konformitetin dhe veçanërisht me nivelin e zhurmave të gjeneruara nga pajisjet dhe mjetet e
sektorit të ndërtimit, METE ka filluar dhe ka draftuar një rregullore për rregullat teknike të
konformitetit, e cila është në proces shqyrtimi dhe miratimi, por që ende nuk është miratuar.
Nisur nga këto rrethana dhe nga kjo situatë, është e nevojshme që:
- ministria përkatëse për tregtinë duhet të përcaktojë kërkesat minimale që duhet të
përmbushin pajisjet e listuara në direktivë dhe që gjenerojnë zhurmë;
-krijimin e strukturave për monitorimin e nivelit të zhurmave të gjeneruara nga këto pajisje;
-kontrollin e zbatimit të kërkesave ligjore nga përdoruesit e këtyre mjeteve për të përdorur
mënyra dhe metoda për minimizimin e nivelit të zhurmave nga këto pajisje.

MASA TË DOMOSDOSHME PËR T’U NDËRMARRË NË TË ARDHMEN


Tabela nr.17
Nr. Masat që duhen ndërmarrë Institucioni Afati
përgjegjës (viti)
1. Përmirësimet ligjore (ligjin për konformitetin dhe në METE, 2011
vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat për MMPAU
organizimin dhe funksionimin e autorizuar për kryerjen e
procedurave të konformitetit) për të përfshirë në
2. Parashikimi i masave teknike dhe organizative për pajisjen METE, 2011
me certifikatën specifike për zhurmat të pajisjeve të listuara MPPT.
3. në direktivën
Vlerësimi europiane
i numrit për zhurmat
të popullsisë dhe që prodhohen
të ekspozuar nga zhurmat apoe MMPAU
METE, MB, 2011
gjeneruara nga këto pajisje dhe masat përkatëse për MSH,
4. Vlerësimi dhe hartimi i një inventari kombëtar (data- base) METE, MPPT 2012 e në
mbi numrin e pajisjeve dhe makinerive që shkaktojnë vazhdim
Kërkesa tëzhurma në mjedis
direktivës dhe abdetimi
europiane i tije izhurmave
për nivelin përhershëm.
nga pajisjet dhe makineritë Pajisjet e
përfshira në këtë grup sipas direktivës përkatëse të BE-së (EU directive of 2000/14/EC of the
European Parliament and the Council, of the 8 May 2000, on the aproximation of the loë of
member state relating theë noise emmission in the environment by equipement for use
outdors), duhet të përmbushin një sërë kriteresh, si më poshtë:
- Të jenë të pajisura me certifikatën përkatëse, që vërteton nivelin e emetuar të
zhurmave në mjedis;
-Të pajisen me certifikatën e konformitetit, që tregon se pajisjet janë prodhuar në përputhje
me direktivën përkatëse të BE-së;
-Vendet anëtare të marrin masat për ngritjen dhe funksionimin e strukturave për verifikimin
dhe pajisjen me certifikatën e konformitetit;
-Vendosja e kushteve të tregtimit të këtyre pajisjeve në tregun e brendshëm sa u takon
niveleve të lejuara të zhurmës nga këto pajisje;
-Ngritja e komitetit të vlerësimit të deklaratës së konformitetit të pajisjeve që gjenerojnë
zhurmë në mjedis;
-Monitorimin dhe raportimin periodik i të dhënave lidhur me emetimin e zhurmave nga
pajisjet objekt i kësaj direktive.

KAPITULLI IV
KOSTOJA FINANCIARE PËR ZBATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË
ADMINISTRIMIT
MJEDISOR TË ZHURMAVE NË MJEDIS
Tabela nr.18
Nr. Aktiviteti Kostoja e përmbushjes së Institucioni
aktivitetit përgjegjës
1. për planifikimin
Përafrimi i kuadrit ligjor dhe Kjo kosto mbulohet nga fondet MMPAU, MPPT,e
nënligjor me kërkesat e direktivës e planifikuara në buxhetet e MSH, METE, MB,
2 europiane
Përgatitja për
e zhurmat
hartës kombëtare të ministrive
20 milionëpërkatëse
lekë MF
MMPAU

3. Studimi dhe vlerësimi i gjendjes së 5 milionë lekë MPPT


sinjalistikës rrugore dhe hekurudhore
për zhurmat dhe propozimi i masave
4. konkrete për
Vlerësimi ndërhyrje
i zonave me kërkesa strikte 10 milionë lekë MSH, MASH,
ndaj zhurmave (spitale, shkolla, azile, MPPT
kopshte, çerdhe etj.), dhe propozimi i
5. masave përkatëse
Investimet për minimizimin
në akset ekzistuese tëe Do të përcaktohen mbi bazën e MPPT
rrugëve dhe hekurudhave, me qëllim kostove të përcaktuara në
6. të kontrollit
Hartimi të nivelit
i planeve lokale tëtë zhurmave studimet
12 përkatëse
plane për 12 qarqe Qarqet
në mjedis Mesatarisht 3 milionë lekë për
7. Ngritja dhe funksionimi i sistemit të çdomilionë
10 plan lekë AKM
monitorimit të zhurmave në mjedis
8. Shuma e pjesshme (pa investimet) 81 milionë lekë MMPAU, MPPT,
MSH, METE, MB,

KAPITULLI V
Konkluzione
Kuadri ligjor rregullator dhe institucional për administrimin mjedisor dhe të qëndrueshëm të
zhurmave në mjedis nuk është i plotë. Problematika e tij ka të bëjë me:
1. Boshllëqe në ekzistencën e akteve nënligjore në zbatim të ligjit për zhurmat;
2. Mungojnë strukturat e certifikimit të nivelit të zhurmave në mjedis;
3. Shkalla e përafrimit të kuadrit ligjor me direktivat e BE-së dhe përfshirjen në to të
kërkesave specifike për zhurmat është ende i ulët;
4. Mungojnë vlerësimet konkrete të impaktit dhe problematikës me zhurmat në
mjedis që kanë sektorët e transportit, industrisë, aktivitetet tregtare, pajisjet që gjenerojë
zhurmë etj.;
5. Mungojnë analiza dhe studime mbi masat konkrete që duhen ndërmarrë me
qëllim të reduktimit të impaktit të zhurmave në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve;
6. Ka mungesa të sinjalistikës në sektorin e transportit lidhur me sinjalet specifike
për zhurmat në mjedis;
7. Pajisjet që gjenerojnë zhurmë nuk kontrollohen për certifikatën e konformitetit
dhe nuk ka kërkesa specifike për këto pajisje;
8.Nuk ka një hartë kombëtare të zhurmave, veçanërisht harta në zonat urbane.
Rekomandime
1.Plotësimi i kuadrit ligjor dhe nënligjor me kërkesa specifike të parashikuara në
legjislacionin aktual dhe në direktivat e BE-së për zhurmat.
2. Vlerësimi i situatës dhe problematikës në çdo sektorët që gjenerojnë zhurma në
mjedis dhe kanë efekte negative në shëndetin e njerëzve.
3. Vendosja e sinjalistikës rrugore për sinjalet lidhur me zhurmat.
4. Përgatitja e hartës së zhurmave në nivel kombëtar dhe për çdo njësi vendore.
5. Ngritja e strukturës për certifikimin e nivelit të zhurmave.
6. Marrja e masave për reduktimin apo administrimin e qëndrueshëm të zhurmave
nga sektori i transportit, njësitë e shërbimit social, pajisjet dhe makineritë që gjenerojnë
zhurmë.
7. Ngritja e Këshillit Teknik të Zhurmave pranë Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Zhurmave në Mjedis, e cila të ketë në përbërje specialistë të fushave.
8. Ngritjen e seksionit të zhurmave në Institutin e Shëndetit Publik, si qendër
reference kombëtare për problemet teknike të vlerësimit akustik të zhurmave dhe të efekteve
në shëndet.
9. Rritje e përkujdesit dhe masave ndaj transportit rrugor, duke sensibilizuar dhe
mbështetur transportin urban dhe forma të tjera alternative miqësore me mjedisin.
10. Vlerësimi dhe marrja e masave konkrete ndaj aktiviteteve të shërbimit social.

LISTA E TABELAVE, GRAFIKËVE DHE FIGURAVE


Tabela 1: Rrugët në Shqipëri sipas kategorive të tyre;
Tabela 2: Mjetet e transportit rrugor sipas rretheve dhe qarqeve;
Tabela 3: Klasifikimi i mjeteve sipas funksionit të tyre;
Tabela 4: Kontrolli teknik vjetor dhe periodik i mjeteve rrugore (3-5 tonë);
Tabela 5: Masa të domosdoshme për t’u ndërmarrë në fushën e transportit rrugor;
Tabela 6: Të dhëna mbi numrin e fluturimeve dhe pasagjerëve nga Aeroporti i Rinasit;
Tabela 7: Të dhëna për sistemin e monitorimit në aeroportin “Nënë Tereza”;
Tabela 8: Të dhëna për sistemin e monitorimit në aeroportin “Nënë Tereza”;
Tabela 9: Masa të domosdoshme për t’u ndërmarrë në transportin ajror;
Tabela 10: Lokomotivat dhe vagonët e udhëtarëve në Shqipëri;
Tabela 11: Mjetet e transportit hekurudhor dhe vëllimi i transportit të tyre;
Tabela 12: Plani i masave që duhet ndërmarrë në transportin hekurudhor;
Tabela 13: Plani i masave në sektorin e aktiviteteve të shërbimeve sociale;
Tabela 14: Numri i popullsisë sipas qarqeve dhe rretheve;
Tabela 15: Gjeneratorë të importuar tri vitet e fundit, 2007-2009;
Tabela 16: Lista e pajisjeve të përfshira në direktivën e BE-së për zhurmat;
Tabela 17: Masa të domosdoshme për t’u ndërmarrë në të ardhmen;
Tabela 18: Kostoja financiare e zbatimit të planit kombëtar të zhurmave;
Grafiku 1: Numri i pasagjerëve të transportit hekurudhor sipas viteve;
Figura 1: Sinjalistika ndërkombëtare për zhurmat;
Figura 2: Pozicionet e monitorimit të aeroportit “Nënë Tereza”.

VENDIM
Nr. 177, datë 6.3.2012
PËR AMBALAZHET DHE MBETJET E TYRE

I azhurnuar me:
- VKM Nr.232, datë26.04.2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29 të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011
“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
I. QËLLIMI
1. Qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja, ruajtja dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit dhe shëndetit
publik përmes:
a) parandalimit të ndikimit negativ nga ambalazhet dhe mbetjet e tyre;
b) parandalimit të prodhimit të mbetjeve nga ambalazhet, nëpërmjet rritjes se ripërdorimit të tyre,
riciklimit dhe formave të tjera të rikuperimit të mbetjeve nga ambalazhet;
c) reduktimit të sasive të këtyre mbetjeve që asgjësohen përfundimisht.
Vendimi përcakton rregulla për prodhimin dhe importimin e të gjitha llojeve të ambalazheve dhe
menaxhimin e mbetjeve të tyre në të gjitha fazat, si dhepërcaktonsubjektetpërgjegjësepërmenaxhimin
e tyre
1. Vendimi synon:
a) të parandalojë mbetjet nga gjenerimi i ambalazheve;
b) të nxitë grumbullimin e diferencuar, ripërdorimin, riciklimin dhe rikuperimin e
mbetjeve nga ambalazhet, duke reduktuar sasitë e tyre që asgjësohen përfundimisht;
c) të vendosë rregulla për prodhimin e ambalazheve dhe menaxhimin e mbetjeve të tyre
në të gjitha fazat, si dhe të përcaktojë subjektet përgjegjëse për menaxhimin e tyre.
II.FUSHA E ZBATIMIT
1. Ky vendim zbatohet për të gjitha llojet e ambalazheve dhe mbetjet e tyre, të hedhura në treg në
territorin e Republikës së Shqipërisë, nëse janë të përdorura apo të vendosura në qarkullim në
industri, tregti, institucione shtetërore, zyra, dyqane, shërbime, për përdorim familjar apo çdo fushë
tjetër të veprimtarisë njerëzore, pavarësisht nga materiali i përdorur.
2. Ky vendim zbatohet pa rënë ndesh me kërkesat e legjislacionit në fuqi mbi cilësinë për
ambalazhe të tilla, si ato të përdorura për të garantuar sigurinë, mbrojtjen e shëndetit publik dhe të
higjienës së produktit të paketuar apo të kërkesave ligjore mbi transportin e mbetjeve të
rrezikshme.
III.PËRKUFIZIME
Të gjithë termat e përcaktuar në nenin 3, të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e
integruar të mbetjeve”, do të shërbejnë si përkufizime dhe do të kenë të njëjtin kuptim edhe në
këtë vendim, ndërsa me termat e mëposhtëm, për qëllime të këtij vendimi, nënkuptohen:
1. “Agjencia”, autoriteti publik, siç përcaktohet në kreun X, seksioni 1 të ligjit nr. 10 431,
datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
2. “Ambalazh”, përveç përcaktimit të dhënë në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”, nënkupton edhe të gjitha produktet, pavarësisht nga
materiali përbërës, që përdoren për mbajtjen, mbrojtjen, transferimin, shpërndarjen dhe
prezantimin e mallrave nga prodhuesi te përdoruesi apo konsumatori, pavarësisht nga fakti nëse
malli brenda tyre është lëndë e parë apo produkt i përpunuar. Termi “ambalazh” i referohet çdo
objekti apo sendi që përmbush, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, kriteret e
mëposhtme:
2.1 Përmbush funksionin e përmendur më lart, pavarësisht nga funksionet e tjera që ai
mund të ketë, si: nuk është pjesë përbërëse e një produkti (malli); nuk është i nevojshëm për të
mbështetur apo mbrojtur produktin (mallin) gjatë gjithë ciklit të tij të jetës; dhe nuk synohet që të
gjitha elementet e tij të përdoren, të harxhohen apo të asgjësohen së bashku.
2.2 Është projektuar për t’u mbushur në pikat e prodhimit ose shitjes së produktit
(mallit) dhe pjesët e tij shiten, mbushen apo projektohen e përdoren për t’u mbushur në pikat e
prodhimit ose shitjes, me kusht që të plotësojë funksionin e synuar të ambalazhit.
2.3 Është pjesë përbërëse e ambalazhit apo element mbështetës i integruar në ambalazh, me
kusht që të mos jetë pjesë përbërëse e produktit (mallit) dhe nuk synohet që të gjitha elementet e
tij të përdoren apo të asgjësohen së bashku.
3. “Ambalazh i grupuar ose ambalazh i dytë”, njësia ambalazhuese që përmban një
grup produktesh (mallra) të paketuara në ambalazhe shitjeje, në mënyrë që produkti të merret
nga konsumatori, qoftë në ambalazh të grupuar, qoftë në ambalazh shitjeje. Ai mund të hiqet nga
produkti pa ndikuar në karakteristikat e tij. Nëse ambalazhet e grupuara, në të njëjtën kohë, kanë
dhe funksionin e ambalazheve për shitje, ato konsiderohen si ambalazhe shitjeje.
4. “Ambalazh me shumë përdorime”, ambalazhi, i cili, pasi është boshatisur, ripërdoret
për të njëjtin qëllim.
5. “Ambalazh me shumë shtresa”, ambalazhi i përbërë nga materiale të ndryshme, të
cilat nuk mund të ndahen në mënyrë manuale.
6. “Ambalazhe plastike që nuk biodegradohen”, ambalazhet plastike që janë me përbërës,
të cilët nuk janë të biodegradueshëm.
7. “Ambalazhe plastike të biodegradueshme”, ambalazhet që janë prodhuar dhe janë
plotësisht të biodegradueshme dhe të dekompozueshme.
8. “Ambalazh shitjeje ose ambalazh i parë”, njësia e ambalazhit në të cilën shitet produkti
te konsumatori. Këtu përfshihen dhe pjatat, lugët, pirunët e thikat njëpërdorimshme, si dhe çdo
ambalazh i cili mbushet në vendin e shitjes së produktit (mallit) te konsumatori.
9. “Ambalazh transporti ose ambalazh i tretë”, ambalazhet që përdoren për të lehtësuar
lëvizjen dhe transportin e një sasie të caktuar produktesh, të paketuara në ambalazhe shitjeje
dhe/ose në ambalazhe të grupuara dhe që shërbejnë për të parandaluar dëmtimin e mundshëm
të tyre gjatë transferimit fizik dhe transportit. Ambalazh transporti mund të jetë një fuçi, kuti,
thes, paletë. Në këtë lloj ambalazhi nuk përfshihen kontejnerët për transportin rrugor,
hekurudhor, detar dhe ajror të mallrave, përveç kur këto, në të njëjtën kohë, kanë dhe funksionin
e ambalazheve për shitje duke u konsideruar ambalazhe shitjeje.
10. “Ambalazhues”, çdo subjekt, tregtar apo shtetëror, i cili paketon mallra (produkte)
dhe i hedh ato në treg për qëllime të aktivitetit të tij.
11. “Biodegradim” ose “Degradimi biotik”, shpërbërja ose dekompozimi i mbetjeve të
ambalazheve nga bakteret ose me mënyra të tjera biologjike.
12. “Furnizues i fundit”, subjekti tregtar që shpërndan mallra të ambalazhuara në
ambalazhe shitjeje, ambalazhe të grupuara apo ambalazhe transporti drejtpërdrejt te
konsumatori, pavarësisht nëse ky subjekt është apo jo edhe prodhues ose importues i këtyre
mallrave.
13. “Konsumator”, personi, fizik ose juridik, që e nxjerr produktin nga ambalazhi për
ta konsumuar përfundimisht.
14. “Kosto e menaxhimit të mbetjeve”, tarifa sipas llojit të materialit të ambalazhit, me
qëllim mbulimin e shpenzimeve për menaxhimin e tyre. Këtu përfshihen shpenzimet e
grumbullimit të diferencuar, qendrat e transferimit dhe diferencimit të mëtejshëm, të
magazinimit të përkohshëm, transportimit të tyre për në vendet e trajtimit.
15. “Marrëveshje vullnetare”, marrëveshja e përfunduar ndërmjet autoriteteve publike
kompetente nga njëra anë dhe subjekteve ose sektorëve ekonomikë të interesuar nga ana tjetër,
e hapur për të gjitha palët që kanë interesa të ligjshme dhe marrin përsipër të plotësojnë kushtet e
parashikuara në këtë marrëveshje dhe objektivat e përcaktuar në këtë vendim.
16. “Material ambalazhi”, materiali nga i cili prodhohet ambalazhi. Materialet e
ambalazheve që rregullohen nga ky vendim janë; i) letra, kartoni, kartoni i rrudhosur; ii) qelqi;
iii) druri; iv) qeramika, porcelani; v) metalet; vi) fibrat tekstile; vii) plastika; viii) kompozitet; ix)
materiale ambalazhi të tjera, në veçanti ato me bazë biologjike.
17. “Mbetje bashkiake”, mbetjet nga ambalazhet, që shkaktohen si pasojë e përdorimit
të produkteve të ambalazhuara në sektorin shtëpiak, në administratë, në vende sociale dhe
publike. Këtu përfshihen edhe mbetjet nga tregtia, aktivitetet e punës me dorë, të shërbimeve apo
aktiviteteve të tjera qëjanë të ngjashme me mbetjet nga ambalazhet të shkaktuara nga sektori
shtëpiak, administrata, vendet publike apo sociale.
18. “Mbetje jobashkiake”, mbetjet nga ambalazhet që shkaktohen si pasojë e prodhimit,
shitjes së mallrave apo aktiviteteve të ngjashme me to.
19. “Mbetje nga ambalazhi”, të gjitha ambalazhet ose materialet e tyre të
biodegradueshme ose jo të biodegradueshme, të përcaktuara në vendimin nr. 99, datë
18.2.2005 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e katalogut shqiptar të mbetjeve”, nën
kodin 1501 (kodet 15 01 01 deri 15 01 11*) dhe përfshijnë çdo ambalazh ose material
ambalazhimi, i cili mbetet pas nxjerrjes dhe veçimit të produktit nga ambalazhi, duke
përjashtuar mbetjet nga prodhimi.
20. “Menaxhimi i mbetjeve nga ambalazhet”, grumbullimi, magazinimi i përkohshëm,
transportimi, riciklimi, rikuperimi i tyre, përfshirë dhe mbikëqyrjen e këtyre operacioneve.
21. “Ministri”, ministri përgjegjës për mjedisin.
22. “Ministria”, ministria përgjegjëse për mjedisin.
23. “Njësi e qeverisjes vendore”, komuna, bashkia, qarku dhe nënndarjet e tyre, në
përputhje me ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000“Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes
vendore”, të ndryshuar.
24. “Operator ekonomik” ka kuptimin që jepet në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011
“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
25. “Parandalim” ka kuptimin që jepet në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
25/a) “Plastikë”, është një polimer të cilit mund t’i jenë shtuar aditivë apo substanca nga lëndë
të tjera, si dhe është i aftë të kryejë funksionin kryesor, lidhës të komponentit strukturor të një qeseje
mbajtëse
26. “Prodhues i mallrave të ambalazhuara”, çdo subjekt tregtar, person, fizik dhe/ose
juridik, i cili prodhon ose importon dhe hedh në treg për qëllim të aktivitetit të tij tregtar mallra të
mbështjella në ambalazhe shitjeje, ambalazhe të grupuara apo në ambalazhe transporti, si dhe
prodhuesit apo importuesit e ambalazheve që mbushen në vendin e shitjes së produktit.
27. “ppm” (parts për milion), njësi matëse “pjesë për milion”.
28. “Prodhuesit e ambalazheve”, një subjekt tregtar, person, fizik dhe/ose juridik, që
prodhon ose importon ambalazhe, duke përjashtuar prodhuesit apo importuesit e ambalazheve
që mbushen në vendin e shitjes së produktit.
29. “Qese plastike mbajtëse”, është qesja mbajtëse transportuese, me ose pa dorezë,
prodhuar nga plastika dhe lëndë të tjera të lidhura me të, të cilat jepen në pikat e tregtimit apo të
shpërndarjes së mallrave ose produkteve.
29/a) “Qese e lehtë plastike mbajtëse”, është qesja plastike me trashësi për çdo anë më të vogël se
35 mikron, me përjashtim të qeses së përdorur vetëm për qëllime higjieno-sanitare.
29/b)“Qeseplastikembajtëseoxo-degradueshme”, është qesja plastike mbajtëse e prodhuar nga
materiale që përfshijnë aditivë të cilët katalizojnë copëzimin e materialit plastik në
mikrofragmente.”.
30. “Riciklim”, ka kuptimin që jepet në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
31. “Riciklim organik”, trajtimi aerobik (kompostim) apo an-aerobik (biometanizim) në
kushte të kontrolluara dhe duke përdorur mikroorganizma të pjesëve të biodegradueshme të
mbetjeve të ambalazheve, që prodhojnë mbetje organike të stabilizuara apo metan. Lendfilli
nuk konsiderohet si riciklim organik.
32. “Rikuperim” ka kuptimin që jepet në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
33. “Rikuperim energjie”, përdorimi i mbetjeve të djegshme të ambalazheve si një mënyrë
për të gjeneruar energji, përmes incinerimit të drejtpërdrejtë të tyre, me ose pa praninë e
mbetjeve të tjera, por me rikuperim nxehtësie.
34. “Ripërdorim”, ka kuptimin që jepet në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
35. “Sistem i pagesave të rimbursueshme”, sistemi sipas së cilit blerësi në momentin e
blerjes së një produkti të ambalazhuar parapaguan një vlerë të caktuar, e cila, në këmbim të
kthimit të një sasie ambalazhi, i rikthehet atij: i) në vlerë monetare; ii) në trajtë të një malli apo
produkti tjetër me vlerë të njëjtë me shumën e parapaguar.
36. “Stacion transferimi”, një qendër e autorizuar dhe e specializuar, ku dërgohet
përmbajtja e të gjithë koshave të mbetjeve të riciklueshme të thata, të asaj njësie të qeverisjes
vendore, për të realizuar ndarjen e mëtejshme e të veçuar sipas rrymave specifike të mbetjeve, si
ambalazheve të letrës e kartonit, të plastikës, të qelqit etj.
37. “Shitës”, një person, fizik ose juridik, i cili e shet ose e ofron produktin e paketuar
te konsumatori.
38. “Trajtimi i mbetjeve nga ambalazhet”, procedura në të cilën, gjatë procesit mekanik,
fizik, termik, kimik ose biologjik, përfshirë grumbullimin e diferencuar, karakteristikat e
mbetjeve ndryshohen me qëllim që të reduktohet sasia e tyre, duke lehtësuar, në këtë mënyrë,
menaxhimin dhe përmirësimin e përdorimit të tyre.
IV.PRODHIMI I AMBALAZHEVE
1.Prodhuesit e materialeve të ambalazheve dhe të ambalazheve e të mallrave të ambalazhuara
përdorin teknikat më të mira të disponueshme, sipas përcaktimit të bërë për to në ligjin nr. 10
448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”. Këto teknologji kontribuojnë në:
a) zvogëlimin e sasisë së mbetjeve të përftuara nga ambalazhet;
b) parandalimin dhe pakësimin e materialeve përbërëse të ambalazhit të dëmshme për
mjedisin;
c) shfrytëzimin e ambalazhit duke e ripërdorur, përpunuar, ricikluar dhe duke e
rikuperuar atë.
2. Pa rënë ndesh me kërkesat e tjera të posaçme të këtij vendimi, prodhimi i qeseve plastike
mbajtëse, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, bëhet duke përdorur aditivë biodegradues me një
cikël veprimi jo më pak se 36 muaj, i cili mundëson realizimin e ciklit të plotë të përdorimit nga
prodhimi, magazinimi, tregtimi, përdorimi dhe kthimi për riciklim përpara se ky produkt të ketë
humbur vlerat për riciklim. Qeset plastike mbajtëse të oxo-degradueshme nuk konsiderohen si të
biodegradueshme sipas përcaktimit të këtij vendimi.
3. Pa rënë ndesh me kërkesat e tjera të posaçme të këtij vendimi, prodhimi i qeseve plastike
mbajtëse, me trashësinë e mureve me të madhe se 35 mikron, bëhet duke përdorur jo më pak se
55% lëndë të parë të përftuar nga riciklimi, ose lëndë të parë ndihmëse alternative joplastike.
4. Prodhuesi i qeseve plastike mbajtëse, sipas përcaktimeve të pikave 2 dhe 3, të këtij kreu, ruan,
administron dhe jep informacionin që vërteton respektimin e përcaktimeve të këtij kreu, sipas
kërkesave të përcaktuara në këtë vendim.”.
V.MASAT PËR PARANDALIMIN E GJENERIMIT TË MBETJEVE NGA
AMBALAZHET
1. Operatorët ekonomikë marrin masat e nevojshme për parandalimin e gjenerimit të
mbetjeve të ambalazheve, duke përmbushur kriteret e përcaktuara në kreun VI, të këtij
vendimi, për kërkesat specifike për ambalazhet.
2. Shitësit përcaktojnë çmimin e ambalazhit të mallrave që ambalazhohen në pikën e
tyre të shitjes dhe e pasqyrojnë atë si zë më vete në faturën përkatëse që i lëshojnë blerësit.
3. Prodhuesit e materialeve të ambalazheve dhe të ambalazheve, në zbatim të
programeve kombëtare, rajonale e vendore, për parandalimin e mbetjeve, hartojnë programet e
tyre specifike për parandalimin e gjenerimit të mbetjeve të ambalazheve.
4. Agjencitë rajonale të mjedisit miratojnë programet e parandalimit të gjenerimit të
mbetjeve nga subjektet e përcaktuara në pikën 3, të këtij kreu, duke pasur parasysh sigurimin e
zbatimit të parimit të përgjegjësisë mjedisore për çdo operator.
5. Inspektorët rajonalë mjedisorë kontrollojnë zbatimin e programit të parandalimit të
mbetjeve të subjekteve të përcaktuara më sipër.
VI.KËRKESA THELBËSORE PËR PRODHIMIN DHE PËRBËRJEN E
AMBALAZHEVE
1. Prodhuesit e materialeve të ambalazheve prodhojnë dhe hedhin në treg ambalazhe,
në përputhje me kërkesat thelbësore të përcaktuara në këtë vendim, përfshirë edhe ato të
përcaktuara në shtojcën nr. 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ambalazhi konsiderohet në përputhje me kërkesat thelbësore të këtij rregulli teknik
kur ai është në përputhje me:
a) standardet e harmonizuara shqiptare, referenca e të cilave është botuar në Fletoren
Zyrtare;
b) kur nuk ekzistojnë Standardet e Harmonizuara Shqiptare, me standardet e
parashikuara në pikën, të këtij kreu.
VII.NIVELI I PËRQENDRIMIT TË METALEVE TË RËNDA NË AMBALAZH
1. Prodhuesit e ambalazheve, të materialeve të ambalazheve dhe të mallrave të ambalazhuara
prodhojnë ambalazhe dhe materiale ambalazhesh apo tregtojnë ambalazhe, me kusht që shuma e
niveleve të përqendrimit të plumbit, kadmiumit, merkurit ose kromit hekzavalent të pranishëm
në ambalazh apo pjesë të ambalazhit, brenda afateve kohore të mëposhtme, sipas shtojcës nr.3,
bashkëlidhur këtij vendimi, nuk kapërcen:
a) gjashtëqind ppm të peshës, deri më 30 qershor 2014;
b) dyqind e pesëdhjetë ppm të peshës, deri më 30 qershor 2015;
c) njëqind ppm të peshës, deri më 30 qershor 2017.
2. Kërkesat e pikës 1 të këtij kreu, nuk zbatohen për ambalazhet që përbëhen tërësisht prej
qelqit, me kristal prej plumbi.
VIII. SISTEMI I SHENJIMIT DHE IDENTIFIKIMIT TË AMBALAZHEVE
1. Prodhuesi ose importuesi lejohet të hedhë në treg apo të vendosë në qarkullim qese plastike
mbajtëse, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, vetëm pasi sigurohet që në të janë të dukshme:
a) inicialet identifikuese të prodhuesit;
b) shenjat treguese që përcaktojnë llojin e plastikës që është përdorur për prodhimin e qeses apo
ambalazhit;
c) shenjën e aditivit vetëshkatërrues të përdorur;
ç) datën, muajin dhe vitin e prodhimit;
d) shenjën identifikuese që tregon se qesja është e riciklueshme dhe duhet depozituar dhe mbledhur e
ndarë nga mbetjet organike;
dh) shenjën për përdorim në kontakt drejtpërdrejt me produktin ushqimor, nëse është prodhuar
për atë qëllim.
2. Prodhuesi, importuesi, tregtuesi apo çdo subjekt tjetër ekonomik, privat apo publik, mban dhe
ruan informacion mbi hallkën e mëparshme apo pasuese të qeseve plastike mbajtëse, për një
periudhë jo më të vogël se 36 muaj, me qëllim identifikimin dhe gjurmimin e procesit të daljes në
qarkullim të këtyre qeseve.
3. Informacioni i përmendur në pikën 1, të këtij kreu, i jepet inspektorit të mjedisit apo nëpunësit të
agjencisë së mjedisit, sipas kërkesës së tij me shkrim.
4. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit,
organet doganore e tatimore dhe Inspektoratin Qendror Teknik, mbledh dhe administron në
mënyrë periodike vjetore informacionin e dërguar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore mbi sasinë e
qeseve plastike mbajtëse, të kategorizuara sipas përcaktimeve të kreut XII, të këtij vendimi, në
qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe sasinë e tyre të përdorur në industrinë
ricikluese
IX.RIPËRDORIMI I MBETJEVE TË AMBALAZHEVE
1. Operatorët ekonomikë marrin masa për të nxitur ripërdorimin e ambalazheve,
sikurse përcaktohet në kreun XI të këtij vendimi.
2. Operatorët ekonomikë marrin masat e nevojshme dhe i njoftojnë përdoruesit për
mundësinë e ripërdorimit të ambalazheve.
X.RICIKLIMI DHE RIKUPERIMI
1.Çdo prodhues i mallrave të ambalazhuara apo ambalazhues që ushtron veprimtarinë në
territorin e Republikës së Shqipërisë do të rikuperojë dhe do të riciklojë minimalisht sasitë e
përcaktuara më poshtë të ambalazheve dhe mbetjeve nga ambalazhet, brenda kufijve kohorë, si
më poshtë vijon:
a)Jo më vonë se data 30 qershor 2017:
i) rikuperon ose incineron në incineratorë mbetjesh me rikuperim energjie 50-65% të mbetjeve
nga ambalazhet e gjeneruara në territorin e Republikës së Shqipërisë;
ii) riciklon 25-45% të totalit të peshës totale të materialeve që përmbahen në mbetjet e
ambalazhit dhe të paktën 15% të peshës për secilin material në veçanti;
b)Jo më vonë se data 31 dhjetor 2019:
i) rikuperon ose incineron në incineratorë mbetjesh me rikuperim energjie 60% të mbetjeve nga
ambalazhet;
ii) riciklon 55-80% të peshës së ambalazheve;
iii) riciklon, sipas llojit të materialit të mbetjes së ambalazhit:
- 60% të qelqit;
- 60% të letrës dhe kartonit;
- 50% të metalit;
- 22,5% të plastikës, duke llogaritur vetëm atë që riciklohet përsëri në plastikë;
- 15% të drurit.
2. Objektivat e përcaktuar në pikën 1 të këtij kreu, janë të detyrueshëm për t’u arritur
edhe në nivelin e çdo njësie të qeverisjes vendore.
3. Mbetjet e ambalazheve të eksportuara llogariten për efekt të realizimit të objektivave
vetëm në bazë të dokumenteve, ku evidentohet se operacionet e rikuperimit dhe/ose riciklimit
janë kryer në kushte të ngjashme ose shumë të ngjashme me ato të përcaktuara në legjislacionin e
Bashkimit Europian për këtë çështje.
XI.SISTEMET E GRUMBULLIMIT, KTHIMIT DHE RIKUPERIMIT
1. Prodhuesi i mallrave të ambalazhuara dhe prodhuesi i ambalazheve që mbushen në pikën e
shitjes apo persona të tretë që veprojnë në emër të tyre marrin masa që të financojnë të gjitha
kostot, që rrjedhin për ngritjen dhe funksionimin e sistemeve të kthimit e rikuperimit të
mbetjeve të ambalazheve, individualisht apo në bashkëpunim ndërmjet tyre, brenda një afati
prej 4 (katër) vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
2. Përdoruesi shtëpiak dhe joshtëpiak hedh mbetjet e ambalazheve në vendin e treguar
për dorëzimin e mbetjeve të ambalazheve nga subjektet e përcaktuara në pikën 1, të këtij kreu,
dhe/ose në vendet e përcaktuara nga njësia e qeverisjes vendore përkatëse, bazuar në rregulloren
e miratuar prej saj.
3. Subjektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij kreu, me qëllim që të ruajnë të pacenuar
cilësinë e mbetjeve të ambalazheve që shkojnë për ripërdorim apo riciklim, marrin masat për
transportimin me mjete të përshtatshme, në mënyrë të diferencuar, të mbetjeve të
ambalazheve dhe, në asnjë rast, nuk lejojnë transportimin e mbetjeve bashkiake të përziera.
4. Subjektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij kreu, peshojnë mbetjet e ambalazheve
sipas materialit të tyre dhe kryejnë rregullisht regjistrimin e të dhënave në regjistrat e tyre, të
krijuara për këtë qëllim.
5. Subjektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij kreu, u dorëzojnë subjekteve ricikluese
mbetje ambalazhesh të përbëra prej materialeve që ato riciklojnë, kundrejt dorëzimit të
formularit 2, siç përshkruhet në shtojcën nr.5, bashkëlidhur këtij vendimi, ku evidentohen të
dhëna për ambalazhet e grumbulluara dhe ato të dërguara për përpunim e riciklim.
XII.MONITORIMI DHE RAPORTIMI
1. Prodhuesi i mallrave të ambalazhuara dhe prodhuesi i ambalazheve që mbushen në
pikën e shitjes apo persona të tretë që veprojnë në emër të tyre, brenda datës 31 janar të çdo viti,
raportojnë në njësinë e qeverisjes vendore përkatëse të dhënat e regjistruara për vitin
paraardhës, në përputhje me kërkesat e pikës 4 të kreut XI të këtij vendimi.
2. Njësitë e qeverisjes vendore llogaritin të dhënat e marra e të regjistruara nga
subjektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij kreu, për gjithë territorin nën juridiksionin e tyre për
vitin kalendarik paraardhës dhe i regjistrojnë ato në regjistrat e tyre, të krijuar për këtë qëllim.
3. Njësitë e qeverisjes vendore raportojnë, brenda datës 28 shkurt të çdo viti në agjenci,
shifrat e realizuara të grumbullimit për vitin paraardhës, sipas pikës 4 të kreut XI të këtij vendimi,
dhe në total për gjithë territorin nën juridiksionin e tyre.
4.Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton, brenda datës 28 shkurt të çdo viti, në agjenci,
për:
a) importet dhe eksportet e mallrave ambalazh dhe të mallrave të ambalazhuara për vitin
paraardhës, në bazë të peshës së tyre;
b) sasitë e ambalazheve të prodhuara dhe të hedhura në treg, për vitin paraardhës, në bazë të
faturave tatimore përkatëse.
5.Agjencia llogarit për gjithë territorin e vendit dhe regjistron në regjistrat e saj, të krijuar për
këtë qëllim:
a) peshën e përgjithshme të mbetjeve të ambalazheve të grumbulluara në mënyrë të
diferencuar;
b) peshën e përgjithshme të mbetjeve të ambalazheve sipas llojit të materialit përbërës.
6. Agjencia i përfshin rezultatet e përqindjeve të grumbullimit të mbetjeve të
ambalazheve në raportet e gjendjes së mjedisit.
7. Agjencia krijon, administron dhe përditëson një sistem database për ambalazhet dhe
mbetjet e tyre, duke marrë në konsideratë, por pa u kufizuar, në të dhënat e tabelave 1 dhe 2 në
shtojcën nr. 6, bashkëlidhur këtij vendimi.
8. Sistemi i regjistrimit database, përveç të tjerave, jep informacion për përmasat,
karakteristikat dhe evolucionin e rrymave të ambalazheve dhe mbetjeve të tyre, toksicitetin apo
rrezikun e materialeve të ambalazhit dhe të përbërësve nga të cilat është prodhuar.
9. Ministria i vendos rezultatet e këtij regjistrimi e monitorimi në dispozicion të publikut,
bazuar në nenin 60 të ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
XIII.INFORMIMI I PËRDORUESVE TË AMBALAZHEVE
Ministria, njësitë e qeverisjes vendore dhe operatorët ekonomikë marrin masat e nevojshme, që,
brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të njoftojnë përdoruesit dhe, në mënyrë të
veçantë, konsumatorët për:
a) sistemet e kthimit, grumbullimit dhe rikuperimit që janë në dispozicion të tyre për mbetjet
nga ambalazhet;
b) pagesën që bën blerësi për ambalazhet që mbushen në pikën e shitjes;
c) rolin dhe kontributin e tyre në grumbullimin e diferencuar, në ripërdorimin,
rikuperimin dhe riciklimin e ambalazheve dhe mbetjeve të tyre;
ç)kuptimin e shenjave mbi ambalazhet që janë hedhur në treg;
d)rëndësinë e përmbushjes dhe elementet përbërëse të planit kombëtar, rajonal e lokal të
menaxhimit të ambalazheve dhe mbetjeve të tyre.
XIV.INSTRUMENTET EKONOMIKE
1. Përdoruesit e ambalazheve dhe mallrave të ambalazhuara, si dhe prodhuesit dhe/ose
palët e treta që veprojnë në emër të tyre përdorin instrumente ekonomike që nxitin zbatimin e
kërkesave të këtij vendimi (si taksa produkti, taksa të diferencuara etj.), duke marrë në
konsideratë parashikimet e bëra në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e
integruar të mbetjeve”, në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e
taksave vendore”, të ndryshuar, apo mbështetur në akte të tjera, ligjore e nënligjore.
2. Prodhuesit e ambalazheve, të mallrave të ambalazhuara e të materialeve të
ambalazheve dhe persona të tretë, që veprojnë në emër të tyre, përdorin instrumente ekonomike
(sisteme të rimbursimit të pagesave etj.), që nxitin:
a) grumbullimin e mbetjeve të ambalazheve;
b) përdorimin e materialeve ambalazhuese që nuk përmbajnë substanca të rrezikshme.
3. Qeset plastike mbajtëse, të lejuara për t’u hedhur në treg sipas përcaktimeve të këtij vendimi,
mund të ofrohen në pikat e shitjes së mallrave apo produkteve, vetëm kundrejt një pagese të
posaçme të identifikuar në faturën apo kuponin tatimor
XV.NDALIME
1. Ndalohen prodhimi, importimi dhe hedhja në treg e ambalazheve kur nuk respektohen
nga subjektet përgjegjëse kërkesat për nivelet e përqendrimit të metaleve të rënda në
ambalazhe, të përcaktuara në kreun VII të këtij vendimi.
2. Pas 2 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndalohet hedhja në treg apo përdorimi në çdo
rast i qeseve të lehta plastike mbajtëse.
3. Pas 2 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndalohet hedhja në treg apo përdorimi në çdo
rast i qeseve plastike mbajtëse të pabiodegradueshme
4.(Shfuqizuar)
5. (Shfuqizuar)
6.Ndalohet transporti i mbetjeve të ambalazheve me mjetet që transportojnë mbetje organike të
përziera shtëpiake/bashkiake.
DISPOZITA TË FUNDIT
XVI. ORGANET PËRGJEGJËSE DHE AKTE TË MINISTRIT PËRGJEGJËS PËR
MJEDISIN
Ngarkohen Ministria, Agjencia Kombëtare e Mjedisit,InspektoratiQendrorTeknik,Inspektorati
Kombëtar i Mjedisit, autoritetet doganore dhe ato tatimore, njësitë e vetëqeverisjes vendore, në
përputhje me detyrimet ligjore që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi që rregullon fushën e
veprimtarisë së tyre për zbatimin e këtij vendimi
XVII. SANKSIONET
Shkelja e parashikimit të: pikës 2, të kreut IV; të pikave 1, 2 e 3, të kreut V; të pikës 1, të kreut VI; të
pikës 1, të kreut VII; kreut VIII; të pikave 1 e 2, të kreut IX; të pikës 1, të kreut X; të kreut XI; të
pikës 1, të kreut XII; dhe të kreut XV, të këtij vendimi, dënohet sipas përcaktimit të pikës 25, të
nenit 62, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar
XVIII.SHTOJCAT
Shtojcat bashkëlidhur këtij vendimi janë pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

SHTOJCA NR. 1
SHEMBUJ ILUSTRUES PËR KRITERET E PËRMENDURA NË PIKËN 1
TËPËRKUFIZIMEVE
1.Shembuj ilustrues për kriterin 1.1
Ambalazh: Kuti ëmbëlsirash; mbështjellësja me një fletë të hollë metalike e një kutie CD.
Joambalazh: Vazo lulesh të projektuara për të qëndruar me bimën gjatë gjithë ciklit të jetës së
tyre; kuti veglash; qese/paketa çaji; shtresat e dyllit përreth djathit; lëkurat e sallameve.
2.Shembuj ilustrues për kriterin 1.2
Ambalazhe nëse janë projektuar dhe synuar që të mbushen në pikën e shitjes: Qese mbajtëse
prej letre ose plastike; pjata dhe gota njëpërdorimshme; qese mbështjellëse plastike; qese
sanduiçësh; mbështjellëse alumini; përzierës; lugë, pirunë e thika njëpërdorimshme
3.Shembuj ilustrues për kriterin 1.3
Ambalazhe: Etiketa që vendosen drejtpërsëdrejti ose ngjiten te produkti Pjesë e ambalazhit;
furça rimelesh që përbëjnë pjesë të rimelit; kapëse letrash; doreza plastike; pajisje për matjen
e dozave që janë të përfshirë në pluhurat larës.

SHTOJCA NR. 2
KËRKESAT THEMELORE PËR PËRBËRJEN, RIPËRDORIMIN DHE RIKUPERIMIN,
PËRFSHIRË RICIKLIMIN E AMBALAZHEVE
1.Kërkesa specifike për prodhimin dhe përbërjen e ambalazheve
-Ambalazhet do të prodhohen në mënyrë të tillë që volumi i ambalazhit dhe pesha e tij të
kufizohet në masën minimale të mundshme që njëkohësisht siguron nivelin e nevojshëm të
sigurisë, higjienës dhe pranueshmërisë, si për produktin e ambalazhuar ashtu edhe për
konsumatorin.
-Ambalazhet do të projektohen, prodhohen dhe tregtohen në mënyrë të tillë që të lejojnë
ripërdorimin ose rikuperimin e tij, duke përfshirë riciklimin, dhe të minimizojnë ndikimin në
mjedis të mbetjeve të ambalazheve gjatë menaxhimit apo çka tepron prej këtyre operacioneve
gjatë asgjësimit të tyre.
-Ambalazhet duhet të prodhohen, në mënyrë të tillë që prania e substancave të dëmshme dhe
substancave dhe materialeve të tjera të rrezikshme, si përbërës të materialit të ambalazheve apo
të ndonjë prej përbërësve të ambalazheve, të minimizohet për sa i përket pranisë së tyre në
shkarkimet në ajër, hirin, apo lëngjet e kullimit kur ambalazhet apo mbetjet e tyre pas
operacioneve të tjera të menaxhimit incinerohen apo asgjësohen në lendfill.
2.Kërkesat specifike sipas natyrës së ripërdorimit të ambalazheve
Njëkohësisht duhet të plotësohen edhe kërkesat e mëposhtme:
-Veçoritë dhe karakteristikat fizike të ambalazheve duhet të bëjnë të mundur realizimin e një
numri udhëtimesh apo rrotullimesh në kushte përdorimi normalisht të parashikueshme.
-Mundësia për përpunimin e ambalazheve të përdorura me qëllim që të përmbushen kërkesat për
shëndetin dhe sigurinë e fuqisë punëtore.
-Plotësimin e kërkesave specifike për rikuperimin e ambalazheve kur ambalazhet nuk ripërdoren
më dhe kthehen në mbetje.
3.Kërkesat specifike sipas natyrës së rikuperueshmërisë së ambalazheve
a)Ambalazh i rikuperueshëm në formën e riciklimit të materialeve
Ambalazhi duhet të prodhohet në mënyrë të tillë që të mundësojë riciklimin e një përqindjeje të
caktuar të peshës së materialeve të përdorura për prodhimin e produkteve të tregëtueshme, në
përputhje me standardet aktuale në fuqi në Komunitetin Europian. Vendosja e kësaj përqindjeje
mund të ndryshojë në varësi të llojit të materialit prej të cilit është përbërë ambalazhi.
b)Rikuperimi në formën e rikuperimit të energjisë
Mbetjet e ambalazheve të përpunuara me qëllim rikuperimin e energjisë do të kenë një vlerë
minimale kalorike të caktuar në mënyrë që të mundësojnë optimizimin e rikuperimit të energjisë.
c)Ambalazhe të rikuperueshme në formën e kompostimit
Mbetjet e ambalazheve që përpunohen në formën e kompostimit do të jenë të një natyre të tillë të
biodegradueshme që të mos pengojnë grumbullimin e diferencuar dhe procesin ose aktivitetin
e kompostimit.
d)Ambalazhe të biodegradueshme
Mbetjet nga ambalazhet e biodegradueshme duhet të jenë të një natyre të tillë që të përballojnë
zbërthimet fizike, kimike, termike ose biologjike, në mënyrë që pjesa më e madhe e masës së
formuar në fund, të dekompozohet në dioksid karboni, biomasë dhe ujë.

SHTOJCA NR. 3
DEKLARATAT E PËRPUTHSHMËRISË

DEKLARATA E PËRPUTHSHMËRISË
Me kërkesat e seksionit VII “Niveli i përqendrimit të metaleve të rënda në ambalazh” të
vendimit të Këshillit të Ministrave nr….. datë …… “Për ambalazhet dhe mbetjet nga
ambalazhet.

Nr ……. , datë ………

Prodhuesi/importuesi i ambalazheve/ materialeve të ambalazheve: ………………… ........


(emërtimi i kompanisë/ emri i subjektit tregtar, nr. NIPT-i)
Përfaqësuar nga:………………………………………………………………………………
(emri dhe mbiemri, funksioni)
Të dhënat e kompanisë/ subjektit tregtar:…………………………………………………...
(adresa e selisë/ objekti i aktivitetit tregtar, telefon, fax etj. )

DEKLAROJ SE:

1.Ambalazhi/ materiali i ambalazhit : ……………………………………………………………


(identifikimi i sasisë dhe materialit të ambalazhit)

I përgjigjet kërkesave të seksionit VII “Niveli i përqendrimit të metaleve të rënda në


ambalazh” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr….. datë……. “Për ambalazhet dhe mbetjet
nga ambalazhet”.

2.Ambalazhi/ materiali i ambalazhit është prodhuar në përputhje me;…………………


(identifikimi i standardit përkatës shqiptar)

Unë deklaroj se jam i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë time në lidhje me ligjin “Për
menaxhimin e mbetjeve”.

......................................................... ...............................................................................
....
(vendi dhe data e lëshimit) (firma dhe vula e prodhuesit, importuesit )

DEKLARATË PËRPUTHSHMËRIE

Me kërkesat e seksionit VI “Kërkesa specifike për prodhimin dhe përbërjen e ambalazheve” të


vendimit të Këshillit të Ministrave nr….. datë …… “Për ambalazhet dhe mbetjet nga
ambalazhet”

Nr. ……. datë. ………

Prodhuesi/importuesi i materialeve të ambalazheve/ ambalazheve; ………………… ........


(emërtimi i kompanisë/ emri i subjektit tregtar, nr. NIPT-i)

Përfaqësuar nga;………………………………………………………………………………
(emri dhe mbiemri, funksioni)

Të dhënat e kompanisë/ subjektit tregtar;…………………………………………………...


(adresa e selisë/ aktivitetit tregtar, telefon, fax etj. )

DEKLAROJ SE:
1.Ambalazhi/materiali i ambalazhit:……………………………………………………...
(identifikimi i sasisë dhe materialit të ambalazhit)
I përgjigjet kërkesave të seksionit III “Kërkesa specifike për prodhimin dhe përbërjen e
ambalazheve” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr….. datë……. “Për ambalazhet dhe mbetjet
nga ambalazhet”.
2.Ambalazhi/ materiali i ambalazhit është ekzaminuar në ............... … ......................
(emrin dhe adresën e laboratorit ekzaminues të akredituar, të dhënat e dokumentit, datë, nr.
prot. etj. )
Unë deklaroj se jam i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë time në lidhje me ligjin “Për
menaxhimin e mbetjeve”.

................................................ ...................................................................................
(vendi dhe data e lëshimit) (firma dhe vula e prodhuesit, importuesit )

SHTOJCA NR. 4
SISTEMI I IDENTIFIKIMIT TË AMBALAZHEVE
Identifikimi i materialeve të ambalazhit bëhet sipas një sistemi numrash dhe/ose shkurtimesh të
mëposhtme. Këto shkurtime vendosen mbi ambalazh. Përdorimi i numrave dhe shkurtimeve të
tjera për identifikimin e të njëjtave materiale nuk lejohet.
Numrat:
- 1-9 i takojnë plastikës;
- 20-30 i takojnë letrës dhe kartonit;
- 40-49 i takojnë metalit;
- 50-59 i takojnë drurit;
- 60-69 i takojnë tekstileve; dhe
- 70-79 i takojnë qelqit.
Shkurtimet bëhen me shkronja kapitale, p.sh.:
a)Disa shembuj për shkurtime dhe numra për plastikën
- Polietilen tereftalat: PET;
- Polietilen me dendësi të lartë: HDPE, 2;
- Klor polivinil: PVC, 3;
- Polietilen me dendësi të ulët: LDPE, 4;
- Polipropilen: PP, 5;
- Polistiren: PS, 6.
b)Shkurtime dhe numra për letrën dhe pllakën e presuar
- Pllakë e presuar e valëzuar: PAP, 20;
- Pllakë e presuar jo e valëzuar: PAP, 21;
- Letër: PAP, 22.
c)Shkurtime dhe numra për metalet
- Çeliku: FE, 40;
- Alumini: ALU, 41.
d)Shkurtime dhe numra për materialet e drurit
- Druri: FOR, 50;
- Tapa: FOR, 51.
e)Shkurtime dhe numra për materialet tekstile
- Pambuku: TEX, 60;
- Fibra copash(Jute): TEX, 61.
f)Shkurtime dhe numra për qelqin
- Qelq pa ngjyrë: GL, 70;
- Qelq jeshil: GL, 71;
- Qelq kaf GL, 72.
g)Shkurtime dhe numra për materialet e përbëra
- Për lëndët e përbëra C/ plus shkurtimet e materialit dominues;
- Letër dhe pllakë e presuar/metale të tjera: 80;
- Letër dhe pllakë e presuar/plastika: 81;
- Letër dhe pllakë e presuar/alumini: 82;
- Letër dhe pllakë e presuar/teneqe: 83;
- Letër dhe pllakë e presuar/plastika/alumini: 84;
- Letër dhe pllakë e presuar/plastika/teneqe: 85;
- Plastika/alumini: 90;
- Plastika/teneqe: 91;
- Plastika/metale të tjera: 92;
- Qelq/plastikë: 95;
- Qelq/alumin: 96;
- Qelq/teneqe: 97;
- Qelq/metale të tjera: 98.

Shenja për riciklueshmërinë/rikuperueshmërinë e ambalazhit dhe llojin e materialit nga i cili


është prodhuar.

Shenja për evidentimin e materialit ambalazhues i cili është i biodegradueshëm

Shenjat e identifikimit të materialit shënohen në qendër ose poshtë shenjës grafike që tregon
riciklueshmërinë apo rikuperueshmërinë e ambalazhit apo që përbëhet nga material i
biodegradueshëm.

SHTOJCA NR. 5
FORMULARI 1

1. Të dhënat për ambalazhin e hedhur në treg: datë


2. Të dhënat për prodhuesin/ambalazhuesin Kompania:
Personi i Kontaktit:
Tel/Fax:
Adresa:
Numri unik i identifikimit të kompanisë
3. Të dhënat për llojin dhe sasinë e ambalazhit që është hedhur në treg
Lloji i materialit të ambalazhit Përmbajtja Sasia e Sasia e Sasia e ambalazhit të:
e metaleve hedhur në ambalazhit të eksportuar -
të rënda treg (kg) hedhur në treg- importuar
mg/kg njësia e
1. Qelq ambalazhit
2. Metal
3. Letër-karton dhe ambalazh
shumështresor i përbërë prej letre
4. Plastikë
5. Dru
6. Ambalazh prej materialeve të
4. Personi përgjegjës për të dhënat: ______________

Formulari 2
5. Të dhënat për ambalazhin e grumbulluar dhe çuar në përpunim, riciklim
Raportimi për vitin _______
Ambalazhi
6. Të dhënati hedhuri në treg: datë
për prodhuesin/ambalazhuesin Kompania:
Personi i kontaktit:
Tel/Fax:
Adresa:
Numri unik i identifikimit të kompanisë tregtare
7. Të dhënat për llojin dhe sasinë e ambalazhit
Sasia e dorëzuar te përpunuesi (kg)
Lloji i materialit të Sasia e Sasia Sasia për mënyra Sasia e Përpunuesi
ambalazhit përgjithshme e për të tjera të eksportuar
grumbulluar riciklim përpunimit
(kg) (kg) (kg)
7. Qelq
8. Metal
9. Letër-karton dhe
ambalazh
shumështresor
10. Plastikë i
11. Dru
12. Ambalazh prej
materialeve të tjera
11. Dokumentacion bashkëlidhur që provon vërtetësinë e të dhënave :
12. Personi përgjegjës për të dhënat:

SHTOJCA 6
RAPORTI PËRMBLEDHËS PËR AMBALAZHET DHE MBETJET NGA
AMBALAZHET ERIPËRPUNUARA

Tabela 1
Sasitë e mbetjeve nga ambalazhet që gjenerohen në Republikën e Shqipërisë dhe që
janë rikuperuar apo incineruar me rikuperim energjie brenda ose jashtë Shqipërisë
Materiali Të rikuperuara ose incineruara me rikuperim energjie nga:
Mbetjet e Riciklim i Forma të Riciklim Rikuperi Forma të Incinerim me
gjeneruara materialit tjera total mi i tjera rikuperi
(a) (b) riciklimi (d) energjisë rikuperim energjie
(c) (e) (f) (g)
Qelq
Plastika
Letra dhe
dërrasa
Alumi
n
Çelik
Metali
Totali

Druri
Të tjera
Total

Shënime
1. Kutitë e bardha: Sigurimi i të dhënave është i detyrueshëm. Llogaritjet mund të
përdoren pavarësisht se ato mund të jenë bazuar në të dhëna empirike dhe të jenë shpjeguar në
përshkrimin e metodologjisë.
2. Kuti me ngjyrë të verdhë: Sigurimi i të dhënave është i detyrueshëm, por edhe të
dhënat e përafërta janë të pranueshme. Këto llogaritje duhet të shpjegohen në përshkrimin e
metodologjisë.
3. Kuti me ngjyrë jeshile: Sigurimi i të dhënave është vullnetar.
4. Për qëllimin e këtij vendimi, të dhënat për riciklimin e materialeve për plastikën
duhet të përfshijnë të gjithë materialin e ricikluar prapë në plastikë.
5. Kolona “c” përfshin të gjitha format e riciklimit duke përfshirë dhe riciklimin
organik, por duke përjashtuar riciklimin material.
6. Kolona “d” është shuma e kolonave “b” dhe “c”.
7. Kolona “f” përfshin të gjitha format e rikuperimit duke përjashtuar riciklimin dhe
rikuperimin e energjisë.

TABELA 2
SASITË E MBETJEVE NGA AMBALAZHET TË EKSPORTUARA PËR RIKUPERIM
OSE INCINERIM ME RIKUPERIM ENERGJIE

Materiali Mbetjet nga ambalazhet që janë eksportuar në shtetet e tjera anëtare ose
jashtë komunitetit për:
Riciklim Forma të Rikuperim Forma të Incinerim me rikuperim
i tjera të energjie tjera të energjie
Qelq riciklimi rikuperimi
Plastika
Letra dhe dërrasa
Metali Alumini
Çeliku
Totali
Druri
Të tjera
Totali

Shënime
1. Të dhënat në këtë tabelë i referohen vetëm sasive që llogariten sipas detyrimeve të
këtij vendimi për objektivat. Ato janë një nënbashkësi e të dhënave që jepen në tabelën 1.
2. Kjo tabelë është vetëm për qëllime informimi.
3. Kutitë me ngjyrë të bardhë: Sigurimi i të dhënave është i detyrueshëm, por
pranohen dhe llogaritje të përafërta. Këto llogaritje duhet të shpjegohen në përshkrimin e
metodologjisë.
4. Kutitë me ngjyra jeshile: Sigurimi i të dhënave është vullnetar.
5. Për qëllimin e këtij vendimi, të dhënat për riciklimin material për plastikën duhet të
përfshijnë të gjithë materialin e ricikluar prapë në plastikë.
VENDIM
Nr. 178, datë 6.3.2012

PËR INCINERIMIN E MBETJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47 të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011
“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
I.QËLLIMI
Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i kërkesave të detajuara për incinerimin dhe
bashkincinerimin e mbetjeve, duke synuar parandalimin ose kufizimin sa më shumë të jetë e
mundur të efekteve negative në mjedis dhe rreziqeve që rezultojnë, për shëndetin e njeriut, nga
ndotja e shkaktuar nga shkarkimet prej këtyre proceseve në ajër, tokë, ujërat sipërfaqësore dhe
nëntokësore.
II.PËRKUFIZIME
Në kuptim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1.“Mbetje bashkiake të përziera”, mbetjet me origjinë nga shtëpitë dhe mbetjet e sektorit të
tregtisë, industrisë dhe të institucioneve, të cilat, për shkak të natyrës dhe përbërjes së tyre
janë të ngjashme me mbetjet me origjinë familjare, por duke përjashtuar fraksionet e treguara në
aneksin 1 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 99, datë 18.2.2005 “Për miratimin e
Katalogut Shqiptar për Klasifikimin e Mbetjeve”, nën titullin 20 01, të cilat grumbullohen
veçmas në burim, dhe duke përjashtuar mbetjet e tjera që paraqiten nën titullin 20 02, të po
atij aneksi;
2.“Impiant ekzistues incinerimi apo bashkincinerimi”, një impiant incinerimi apo
bashkincinerimi:
a) i cili ka qenë në punë në datën që ka hyrë në fuqi, ligji nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për
lejet e mjedisit”; ose
b) i cili nuk ka qenë në punë në datën që ka hyrë në fuqi ligji nr. 10 448, datë
14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, por të cilit i është dhënë leja e ndërtimit në përputhje me
ligjin nr. 10 119, datë 23. 4.2009 “Për planifikimin e territorit”, me kusht që ndërtimi i
impiantit të fillojë brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
3.“Kapacitet nominal”, shuma e kapaciteteve të bashkincinerimit të furrave prej të cilave
përbëhet impianti i bashkincinerimit, ashtu siç specifikohet nga ndërtuesi dhe konfirmohet nga
operatori, duke marrë parasysh, në veçanti, vlerën kalorifike të mbetjeve, të shprehur në sasinë
e mbetjeve të incineruara në orë.
4. “Dioksinat dhe furanet” janë të gjitha dioksinat dibenzo-p poliklorinuara, si edhe
dibenzofuranet e listuara në aneksin I të këtij vendimi.
5. “Leje mjedisi” ka kuptimin e dhënë në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e
mjedisit”, e lëshuar në përputhje me kërkesat dhe kushtet e parashtruara në përmbushje të të
gjitha kërkesave të këtij vendimi.
6. “Teprica”, çdo material i lëngshëm apo i ngurtë (duke përfshirë edhe hirin që mbetet
në fund dhe skoriet, hirin fluturues dhe pluhurin e kaldajës, produktet e ngurta të reaksioneve
nga trajtimi i gazrave, llumrat e ujërave të zeza nga trajtimi i ujërave të ndotura, katalizatorët
e konsumuar dhe karbonin e aktivizuar të konsumuar), që gjenerohet nga procesi i incinerimit
ose bashkincinerimit, nga trajtimi i gazrave të shkarkimit apo ujërave të ndotura ose nga
procese të tjera brenda impiantit të incinerimit apo të bashkincinerimit, pra teprica mbetjesh
që rezultojnë nga procesi i asgjësimit të mbetjeve.
7. “Shkarkim” ka kuptimin e dhënë sipas ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për
mbrojtjen e mjedisit”.
8. “Vlerë kufi e shkarkimit” ka kuptimin e dhënë sipas ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011
“Për lejet e mjedisit”.
9. “Ujëra të ndotura” ka kuptimin e dhënë në pikat 1, 2 dhe 3, të nenit 3, të ligjit nr.
9115, datë 24.7.2003 “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura”, dhe çdo ujë tjetër i ndotur
që i nënshtrohet rregulloreve sipas legjislacioneve të tjera, për shkak të substancave apo
objekteve që përmban.
10. “Publik” ka kuptimin e dhënë sipas ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen
e mjedisit”.
11. “Ministër” është ministri përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.
12. “Mbetje e rrezikshme” ka kuptimin që i është dhënë nga ligji nr. 10 463, datë
22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Kërkesat specifike, të këtij vendimi, për
mbetjet e rrezikshme nuk zbatohen për mbetjet e rrezikshme të mëposhtme:
a)mbetjet e lëngshme të djegshme, duke përfshirë vajrat e përdorur që gjenerohen brenda
territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk përmbajnë PCB, PCT në përqendrim më
shumë se 50 pmm, ashtu siç përcaktohet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”,
me kusht që ato të plotësojnë edhe kriteret e mëposhtme:
i) përmbajtja masive e hidrokarbureve aromatike të poliklorinuara arrin përqendrime që nuk janë
më të larta se ato të përcaktuara në akte të tjera;
ii) këto mbetje nuk konsiderohen si të rrezikshme, në sajë të përmbajtjes së përbërësve të tjerë në
sasi ose përqendrime, dhe që nuk janë në përputhje me kërkesat e nenit 5, të ligjit nr. 10 463,
datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, në mbrojtje të shëndetit të njeriut
dhe mjedisit; dhe
iii) vlera kalorifike neto arrin të paktën 30 MJ për kilogram.
b)të gjitha mbetjet e lëngshme të djegshme, të cilat, në gazrat e oxhakut që rezultojnë
drejtpërdrejt nga djegia e tyre, nuk mund të shkaktojnë shkarkime të tjera përveç atyre nga
gazoili, siç parashikohet në akte të tjera, ose përqendrim më të lartë të shkarkimeve sesa të atyre
që rezultojnë nga djegia e gazoilit.
Të gjithë termat e tjerë të përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim të dhënë nga neni 3, i
ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
III. FUSHA E VEPRIMIT DHE PËRJASHTIMET NGA FUSHA E ZBATIMIT TË
KËTIJ VENDIMI
1. Ky vendim mbulon të gjitha impiantet e incinerimit dhe bashkincinerimit.
2. Përjashtohen nga fusha e zbatimit:
a) Impiantet që trajtojnë vetëm mbetjet e mëposhtme:
i) mbetjet vegjetale nga bujqësia dhe pyjet;
ii) mbetjet vegjetale nga industria e përpunimit të ushqimeve, nëse nxehtësia e gjeneruar
rikuperohet;
iii) mbetjet vegjetale me fibra nga prodhimi i brumit (tulit) të paprekur, si edhe nga prodhimi i
letrës nga brumi, nëse ato bashkincinerohen në vendin e prodhimit dhe nxehtësia e gjeneruar
rikuperohet;
iv) mbetjet drusore, me përjashtim të atyre që mund të përmbajnë përbërje organike halogjene
apo metale të rënda, si rezultat i trajtimit me konservantë apo veshje drusore, dhe që përfshin
në veçanti të tilla mbetje drusore që e kanë origjinën nga mbetjet e ndërtimit dhe shembjeve;
v) mbetjet e tapave;
vi) mbetjet radioaktive;
vii) skeletet e kafshëve, siç përcaktohet nga legjislacioni përkatës për shëndetin e kafshëve;
viii) mbetjet që rezultojnë nga eksplorimi dhe nga shfrytëzimi i burimeve të naftës dhe gazit nga
impiantet detare dhe që digjen në bordin e këtyre impianteve.
b) Impiantet eksperimentale që përdoren për kërkim, zhvillim dhe testim, me qëllim
përmirësimin e procesit të incinerimit dhe që trajtojnë më pak se 50 tonë mbetje në vit.
IV.KUSHTET E PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJË KËRKESA PËR
LEJE MJEDISI
1.Pavarësisht nga dispozitat e ligjit “Për lejet e mjedisit”, kërkesa për leje mjedisi për të
operuar një impiant incinerimi ose bashkincinerimi duhet të përfshijë një përshkrim të masave të
cilat garantojnë që:
a) impianti është projektuar, është pajisur dhe do të operohet në mënyrë të tillë që
kërkesat e këtij vendimi marrin parasysh kategoritë e mbetjeve që do të incinerohen;
b) nxehtësia e gjeneruar gjatë procesit të incinerimit dhe bashkincinerimit do të
rikuperohet sa më shumë të jetë e mundur, p.sh., nëpërmjet nxehtësisë dhe fuqisë së
kombinuar, gjenerimit të avullit nga procesi apo sigurimit të ngrohjes për banesat e asaj zone;
c) mbetjet do të minimizohen në sasi dhe rrezikshmëri e, atje ku është e mundur, do të
riciklohen;
ç)asgjësimi i mbetjeve që nuk mund të parandalohen, reduktohen apo riciklohen do të kryhet në
përputhje me legjislacionin në fuqi;
d)impianti është projektuar, ndërtuar, pajisur dhe do të operojë në mënyrë të tillë që të
parandalojë shkarkimet në ajër të cilat shkaktojnë rritje të konsiderueshme të nivelit bazë të
ndotjes së ajrit, në veçanti gazrat e shkarkimit do të shkarkohen, në mënyrë të kontrolluar dhe në
përputhje me legjislacionin përkatës për normat e cilësisë së ajrit, nëpërmjet një oxhaku,
lartësia e të cilit është llogaritur në mënyrë të tillë që të ruajë shëndetin e njerëzve dhe
mjedisin;
dh) mbetjet spitalore infektive do të vendosen drejtpërdrejt në furrë, pa u përzier më parë me
kategori të tjera mbetjesh dhe pa u prekur drejtpërdrejt;
e)menaxhimi i impiantit të incinerimit ose bashkincinerimit do të jetë në dorë të personit fizik që
është kompetent të menaxhojë impiantin.
2.Agjencia e Mjedisit dhe e Pyjeve përgatit lejen e mjedisit për operimin e impiantit të
incinerimit ose bashkincinerimit vetëm në qoftë se kërkesa e bërë për këtë qëllim tregon se
teknikat e propozuara të matjeve për shkarkimet në ajër janë në përputhje me aneksin III, të
këtij vendimi dhe, ato në lidhje me shkarkimet në ujë, janë në përputhje me pikat 1 dhe 2 të
aneksit III, të këtij vendimi.
V.KUSHTET QË DUHET TË PËRFSHIHEN NË NJË LEJE MJEDISI PËR
OPERIMIN E NJË IMPIANTI INCINERIMI OSE BASHKINCINERIMI
1. Pavarësisht nga sa është parashikuar në ligjin “Për lejet e mjedisit”, leja e mjedisit të dhënë
për operimin e një impianti incinerimi ose bashkincinerimi, përveç përmbushjes së kushteve
të zbatueshme, të parashtruara në ligjin “Për lejet e mjedisit”, në aktet normative për trajtimin e
ujërave të ndotura, për cilësinë e ajrit të mjedisit, për ndotjen e shkaktuar nga substancat e
rrezikshme të shkarkuara në mjedisin ujor dhe për asgjësimin e mbetjeve në lendfill, duhet të
përfshijë, gjithashtu, edhe informacionin dhe kërkesat e mëposhtme:
a) Të rendisë qartë kategoritë e mbetjeve që mund të trajtohen. Lista duhet të përdorë, të
paktën, kategoritë e mbetjeve të përcaktuara në Katalogun Shqiptar të Mbetjeve, siç përcaktohet
në vendimin nr. 99, datë 18.2.2005 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e katalogut për
klasifikimin e mbetjeve”, dhe të përmbajë informacion në lidhje me sasinë e mbetjeve, atje ku
është e përshtatshme;
b) Të përfshijë kapacitetin total të impiantit të incinerimit apo bashkincinerimit të
mbetjeve;
c) Të specifikojë procedurat e marrjes së mostrave dhe të matjes që përdoren për të
përmbushur detyrimet e vendosura për matjet periodike të ndotësve të ajrit dhe ujit.
2. Leja e mjedisit që jepet për operimin e një impianti incinerimi apo bashkincinerimi i cili
përdor mbetje të rrezikshme, përveç kushteve të parashtruara në kreu VII të këtij vendimi,
duhet të përfshijë edhe informacionin dhe kërkesat e mëposhtme:
a) Të rendisë sasitë e kategorive të ndryshme të mbetjeve të rrezikshme që mund të
trajtohen;
b) Të specifikojë fluksin maksimal dhe minimal të masës së atyre mbetjeve të
rrezikshme, vlerat e tyre kalorifike maksimale e minimale, si dhe përmbajtjen maksimale të
ndotësve në to, p.sh., të PCBs, PCPs, klorit, fluorit, squfurit, metaleve të rënda.
VI.KUSHTET E PËRGJITHSHME OPERATIVE QË DUHET TË PËRFSHIHEN NË
LEJEN E MJEDISIT
1.Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve duhet të sigurojë që leja e mjedisit për operimin e një impianti
incinerimi të përfshijë kushtet e mëposhtme:
a) Impiantet e incinerimit duhet të operohen me qëllim që të arrihet një nivel i tillë
incinerimi që përmbajtja e karbonit organik total (TOC) të hirit dhe skorjeve që mbeten në fund
të jetë më pak se 3% ose që humbja e tyre gjatë ndezjes të jetë më pak se 5% e peshës së thatë
të materialit. Nëse është e nevojshme, duhet të përdoren teknikat e duhura të paratrajtimit të
mbetjeve.
b) Impiantet e incinerimit duhet të projektohen, pajisen dhe operohen në mënyrë të tillë
që temperatura e gazrave që rezultojnë nga procesi, e matur pranë murit të brendshëm apo
pranë një pike tjetër përfaqësuese të dhomës së djegies, pasi të jetë autorizuar nga Agjencia e
Mjedisit dhe e Pyjeve , të ngrihet në mënyrë të kontrolluar e të njëtrajtshme dhe, madje, edhe në
kushtet më të pafavorshme, deri në temperaturën 850° C, për dy sekonda, pas injektimit të
fundit të ajrit të djegies. Në qoftë se incinerohen mbetje të rrezikshme me përmbajtje prej më
shumë se 1% substanca organike të halogjenuara, të shprehura si klor, temperatura duhet të
ngrihet deri në 1100°C për, të paktën, dy sekonda.
c) Çdo linjë e impiantit të incinerimit duhet të pajiset me, të paktën, një pajisje djegëse
ndihmëse. Kjo pajisje djegëse duhet të ndizet automatikisht kur temperatura e gazrave të
djegies, pas injeksionit të fundit të ajrit të djegies, bie nën 850°C ose 1100°C, sipas rastit. Ajo
duhet të përdoret, gjithashtu, edhe gjatë operacioneve të fillimit dhe të mbylljes, me qëllim që
temperaturat prej 850°C ose 1100°C, sipas rastit, të ruhen gjatë gjithë kohës së këtyre
operacioneve, për sa kohë që mbetjet e padjegura ndodhen në dhomën e djegies.
ç) Gjatë operacioneve të fillimit dhe mbylljes ose kur temperatura e gazit të djegies bie nën
850° C ose 1100°C, sipas rastit, pajisja djegëse ndihmëse nuk duhet të ushqehet me lëndë
djegëse të tilla që mund të shkaktojnë shkarkime më të larta sesa ato që rezultojnë nga djegia e
gazoilit, gazrave të lëngëzuara apo gazit natyror.
2. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve duhet të sigurojë që leja e mjedisit për operimin e një
impianti me bashkincinerim do të përmbajë kushte që sigurojnë se impiantet e bashkincinerimit
të projektohen, pajisen, ndërtohen dhe operohen në mënyrë të tillë që temperatura e gazrave,
që rezultojnë nga bashkincinerimi i mbetjeve, të ngrihet, në mënyrë të kontrolluar dhe të
njëtrajtshme dhe, madje, edhe në kushtet më të pafavorshme, deri në temperaturën 850°C, për dy
sekonda. Në qoftë se bashkincinerohen edhe mbetje të rrezikshme me përmbajtje prej më shumë
se 1% substancash organike të halogjenuara, të shprehura si klor, temperatura duhet të ngrihet
deri në 1100 °C.
3. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve duhet të sigurojë që leja e mjedisit për operimin e
impianteve të incinerimit dhe bashkincinerimit do të përmbajë kushte që sigurojnë vënien në
punë të një sistemi automatik për të parandaluar furnizimin me mbetje:
a) gjatë fazës së fillimit, derisa të arrihet temperatura prej 850°C ose 1100°C, sipas
rastit, ose temperatura e specifikuar sipas pikës 4, të këtij kreu;
b) sa herë që nuk ruhet temperatura prej 850°C ose 1100°C, sipas rastit, apo
temperatura e specifikuar sipas pikës 4 të këtij kreu;
c) sa herë që matjet e vazhdueshme, që kërkohen nga ky vendim, tregojnë se, për shkak
të shqetësimeve apo defekteve të pajisjeve pastruese, ndonjëra nga vlerat kufi të shkarkimit është
tejkaluar.
4. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, me qëllim që të plotësohen kërkesat e këtij vendimi,
mund të autorizojë, sipas rastit, kushte të ndryshme nga ato të parashtruara në pikat 1 dhe 3, të
këtij kreu, për sa i përket temperaturës, si dhe ato të specifikuara në lejet përkatëse të mjedisit
për disa kategori mbetjesh apo për procese të caktuara termike. Ndryshimi i kushteve
operacionale në lejet përkatëse të mjedisit nuk duhet të shkaktojë më shumë mbetje apo mbetje
me përmbajtje më të lartë të ndotësve organikë në krahasim me mbetjet e pritshme, në bazë të
kushteve të parashikuara në pikën 1, të këtij kreu.
5. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, me qëllim që të plotësohen kërkesat e këtij vendimi,
mund të autorizojë, sipas rastit, kushte të ndryshme nga ato të parashtruara në pikat 4 dhe 5 të
këtij kreu, për sa i përket temperaturës, dhe të specifikuara në lejet përkatëse të mjedisit për disa
kategori mbetjesh apo për procese të caktuara termike. Një autorizim i tillë duhet të vendosë si
kusht, të paktën, respektimin/përmbushjen e dispozitave për vlerat kufi të shkarkimeve për
karbonin organik total dhe oksidin e karbonit (CO), të përcaktuar në aneksin V të këtij
vendimi.
6. Në rastin e bashkincinerimit të mbetjeve të veta në vendin e gjenerimit të tyre, në
kaldajat ekzistuese të industrisë së letrës dhe brumit të letrës, autorizimi i përcaktuar në pikën
5 të këtij kreu, duhet të vendosë kushtin që të respektohen/përmbushen, të paktën, dispozitat
për vlerat kufi të shkarkimeve për karbonin organik total, të përcaktuara në aneksin V të këtij
vendimi.
VII.KUSHTET OPERATIVE SPECIFIKE QË DUHEN PËRFSHIRË NË LEJEN E
MJEDISIT NË LIDHJE ME VLERAT KUFI TË SHKARKIMIT NË AJËR
1.Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, për operimin e një impianti incinerimi ose bashkincinerimi,
duhet të sigurojë që leja e mjedisit në lidhje me vlerat kufi të shkarkimit në ajër do të përmbajë
kushte të cilat sigurojnë që:
a) Impiantet e incinerimit të projektohen, pajisen, ndërtohen dhe operohen në mënyrë të
tillë që gazrat e shkarkuar të mos tejkalojnë vlerat kufi të shkarkimeve të përcaktuara në
aneksin V të këtij vendimi;
b) Impiantet e bashkincinerimit të projektohen, pajisen, ndërtohen dhe operohen në
mënyrë të tillë që gazrat e shkarkuar të mos tejkalojnë vlerat kufi të shkarkimeve të
përcaktuara në aneksin II të këtij vendimi apo të vendosura në përputhje me to.
c) Nëse në një impiant bashkincinerimi më shumë se 40% e nxehtësisë së çliruar vjen
nga mbetjet e rrezikshme, do të zbatohen vlerat kufi të shkarkimit, të përcaktuara në aneksin
V të këtij vendimi.
Rezultatet e matjeve të bëra, për të verifikuar respektimin e vlerave kufi të shkarkimit, do të
standardizohen sipas kushteve të përcaktuara në krerët XI dhe XII të këtij vendimi.
2. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, në rastin e lejes së mjedisit për bashkincinerimin e
mbetjeve bashkiake të përziera të patrajtuara, i përcakton vlerat përkatëse kufi në përputhje me
aneksin V të këtij vendimi, ndërsa aneksi II i tij nuk zbatohet.
3. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, kur është e nevojshme, në lejen përkatëse të
mjedisit përcakton vlerat kufi të shkarkimit për hidrokarburet aromatike policiklike ose ndotësit
e tjerë.
VIII.KUSHTET OPERATIVE SPECIFIKE QË DUHEN PËRFSHIRË NË LEJEN E
MJEDISIT NË LIDHJE ME SHKARKIMET E UJËRAVE NGA PASTRIMI I
GAZRAVE TË SHKARKUARA
1. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve duhet të sigurojë që leja e mjedisit për operimin e një impianti
incinerimi ose bashkincinerimi, në lidhje me shkarkimet e ujërave nga pastrimi i gazrave të
shkarkuara, do të përmbajë kushte të cilat sigurojnë që:
a) Shkarkimet në mjedisin ujor të ujërave të ndotura, që rezultojnë nga pastrimi i gazrave
të shkarkuara, do të kufizohen sa më shumë të jetë e mundur dhe në asnjë rast nuk do të kenë
vlera më të larta sesa vlerat kufi të shkarkimeve, të përcaktuara në aneksin IV të këtij vendimi.
b) Ujërat e ndotura, që rezultojnë nga pastrimi i gazrave të shkarkuara, do të
shkarkohen në mjedisin ujor pas trajtimit veçmas të tyre, me kusht që:
i) të përmbushen kërkesat e normave të cilësisë së mjedisit dhe normave të shkarkimeve në
mjedis, siç përcaktohen nga ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, në formën e vlerave kufi të
shkarkimeve;
ii) përqendrimet e masës së substancave ndotëse, të referuara në aneksin IV të këtij vendimi, të
mos tejkalojnë vlerat kufi të shkarkimeve, të përcaktuara po aty.
c)Territoret e impianteve të incinerimit dhe bashkincinerimit, përfshirë zonat e magazinimit të
mbetjeve, do të projektohen në mënyrë të tillë që të parandalojnë shkarkimet e paautorizuara
dhe aksidentale të substancave ndotëse në tokë, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, në
përputhje me dispozitat e parashtruara në legjislacionin përkatës në fuqi.
ç) Kapaciteti magazinues do të jetë i tillë që do të sigurojë mbajtjen e ujërave të ndotura të shiut,
që kanë rrjedhur nga impiantet e incinerimit apo bashkincinerimit, ose të ujërave të ndotura që
rezultojnë nga derdhjet apo operacionet e shuarjes së zjarreve.
d)Kapaciteti magazinues do të jetë i tillë që do të sigurojë që këto të mund të testohen dhe
trajtohen para shkarkimit të tyre, atje ku është e nevojshme.
dh) Hollimi i ujërave të ndotura, me qëllim përmbushjen e vlerave kufi të shkarkimit, të
përcaktuara në aneksin IV të këtij vendimi, ndalohet të kryhet.
2. Vlerat kufi të shkarkimeve për ujërat e ndotura, që rezultojnë nga pastrimi i gazrave
të shkarkuara dhe që përmbajnë substancat ndotëse, të referuara në aneksin IV të këtij vendimi,
duhet të zbatohen, në pikën e shkarkimit të tyre, nga impianti i incinerimit apo bashkincinerimit.
3. Leja e mjedisit për operimin e impiantit të incinerimit ose bashkincinerimit, në lidhje
me shkarkimet e ujërave që rezultojnë nga pastrimi i gazrave të shkarkimit, duhet të përmbajë
kushte të cilat sigurojnë që kur këto ujëra të ndotura trajtohen në territorin e impiantit bashkë
me ujëra të tjera të ndotura që gjenden aty, operatori duhet të marrë masat e referuara në krerët
XI dhe XII të këtij vendimi:
a) për rrymën e ujërave të ndotura nga pastrimi i gazrave të shkarkimit para futjes së
tyre në impiantin e përbashkët të trajtimit të ujërave të ndotura.
b) për rrymën/rrymat e tjera të ujërave të ndotura para futjes së saj/ tyre në impiantin e
përbashkët të trajtimit të ujërave të ndotura.
c) në pikën e shkarkimit përfundimtar të ujërave të ndotura, pas trajtimit, nga impianti
i incinerimit apo bashkincinerimit.
Operatori duhet të bëjë llogaritjet e duhura të bilancit të masës, me qëllim që të përcaktojë
nivelet e shkarkimeve që rezultojnë nga pastrimi i gazrave të shkarkuara në mënyrë që të
kontrollojë respektimin e vlerave kufi të shkarkimeve, të përcaktuara në aneksin IV të këtij
vendimi.
Ndalohet hollimi i ujërave të ndotura, në çdo rrethanë, me qëllim përmbushjen (respektimin) e
vlerave kufi të shkarkimit, të përcaktuara në aneksin IV të këtij vendimi.
4.Leja e mjedisit për operimin e impiantit të incinerimit ose bashkincinerimit, në lidhje me
shkarkimet e ujërave nga pastrimi i gazrave të shkarkimit, duhet të përmbajë kushte të cilat
sigurojnë që:
a) Kur ujërat e ndotura nga pastrimi i gazrave të shkarkimit, që përmbajnë substancat
ndotëse të referuara në aneksin IV të këtij vendimi, trajtohen jashtë impiantit të incinerimit apo
bashkincinerimit në një impiant trajtimi që përdoret vetëm për trajtime të këtyre lloje ujërash të
ndotura, vlerat kufi të shkarkimeve, të përcaktuara sipas aneksit IV të këtij vendimi, duhet të
zbatohen në pikën ku ujërat e ndotura largohen nga impianti i trajtimit.
b) Në qoftë se impianti i trajtimit, që ndodhet jashtë territorit të impiantit të
incinerimit, nuk merret vetëm me trajtimin e ujërave të ndotura të incineratorit, operatori duhet
të bëjë llogaritjet e duhura të bilancit të masës, siç parashikohet në shkronjat “a”, “b” dhe “c”,
të pikës 3 të këtij kreu, me qëllim që të përcaktojë nivelet e shkarkimeve që rezultojnë nga
pastrimi i gazrave të shkarkuara në totalin e ujërave të ndotura përfundimtare, me qëllim që të
kontrollojë respektimin e vlerave kufi të shkarkimevepër rrymën e ujërave të ndotura nga
pastrimi i gazrave të shkarkimit, të përcaktuara në aneksin IV, të këtij vendimi.
Ndalohet hollimi i ujërave të ndotura në çfarëdo rrethane, me qëllim përmbushjen (respektimin)
e vlerave kufi të shkarkimit, të përcaktuara në aneksin IV të këtij vendimi.
5.Leja e mjedisit për operimin e impiantit të incinerimit ose bashkincinerimit, në lidhje me
shkarkimet e ujërave nga pastrimi i gazrave të shkarkuara, duhet:
a) të përcaktojë vlerat kufi të shkarkimit për substancat ndotëse të referuara në aneksin
IV, të këtij vendimi, në përputhje me shkronjën “a” të pikës 1 të këtij kreu, dhe me qëllim
plotësimin e kërkesave të referuara në shkronjën “b”, nënndarja “i” po të pikës 1;
b) të vendosë parametrat e kontrolleve operacionale për ujërat e ndotura, të paktën, për
pH-in, temperaturën dhe fluksin.
6.Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, kur është e nevojshme, cakton në lejen e mjedisit vlerat kufi
të shkarkimeve për hidrokarburet aromatike policiklike ose për ndotës të tjerë.
IX.KUSHTET OPERATIVE SPECIFIKE, QË DUHEN PËRFSHIRË NË LEJEN E
MJEDISIT, NË LIDHJE ME TEPRICAT E MBETJEVE
Leja e mjedisit për operimin e impiantit të incinerimit ose bashkincinerimit, në lidhje me
tepricat e mbetjeve që rezultojnë nga operimi i tyre, duhet të përmbajë kushte që sigurojnë që:
a) tepricat e mbetjeve të minimizohen në sasi dhe rrezikshmëri;
b) tepricat e mbetjeve të riciklohen, atje ku është e përshtatshme, drejtpërdrejt në
impiant apo jashtë tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
c) transportimi dhe depozitimi i menjëhershëm i tepricave të mbetjeve të thata në trajtë
pluhuri (p.sh., nga kaldaja dhe nga trajtimi i gazrave të shkarkimit) të kryhen në mënyrë të
tillë që të parandalohet përhapja në mjedis duke përdorur kontejnerë të mbyllur ose mjete të tjera
të përshtatshme;
ç) Para caktimit të rrugëve që do të ndiqen për asgjësimin apo riciklimin e tepricave të mbetjeve
nga impiantet e incinerimit dhe bashkincinerimit, duhet të kryhen testet e duhura për të
përcaktuar karakteristikat fizike e kimike dhe potencialin ndotës të tepricave të mbetjeve të
ndryshme nga incinerimi. Analizat duhet të bëhen në lidhje me fraksionet e tretshme totale, si
edhe me fraksionet e tretshme të metaleve të rënda.
X.KUSHTET OPERATIVE SPECIFIKE, QË DUHEN PËRFSHIRË NË LEJEN E
MJEDISIT, NË LIDHJE ME KONTROLLIN DHE MONITORIMIN
1.Leja e mjedisit për operimin e impiantit të incinerimit ose bashkincinerimit, në lidhje me
kontrollin dhe monitorimin e operimit të tyre, duhet të përmbajë kushte që sigurojnë që:
a) Do të instalohen pajisje matëse dhe do të përdoren teknika për monitorimin e
parametrave, kushteve dhe përqendrimeve të masës lidhur me procesin e incinerimit dhe
bashkincinerimit;
b) Kalibrimi i pajisjeve automatike të monitorimit, për shkarkimet në ajër dhe ujë, do të
kryhet, të paktën çdo tre vjet, me anë të matjeve paralele me metodat e referencës;
c) Matjet periodike të shkarkimeve në ajër dhe ujë do të kryhen në përputhje me pikat 1
dhe 2 të aneksit III të këtij vendimi.
2. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve duhet të kontrollojë, në mënyrë periodike, dhe të
kryejë një testim vjetor mbikëqyrës për të siguruar funksionimin e duhur të instalimit të
përshtatshëm, si edhe funksionimin e pajisjeve automatike të monitorimit, për shkarkimet në
ajër dhe ujë.
3. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve do të caktojë vendin e marrjes së mostrave ose pikat e
matjes, si pjesë e kushteve të lejes së mjedisit.
XI.KUSHTET OPERATIVE SPECIFIKE, QË DUHEN PËRFSHIRË NË LEJEN E
MJEDISIT, NË LIDHJE ME MATJET E SHKARKIMEVE NË AJËR
1. Leja e mjedisit për operimin e një impianti incinerimi ose bashkincinerimi duhet të përcaktojë
kërkesa për matjet e ndotësve të ajrit dhe të përmbajë kushte të cilat sigurojnë që:
a) Në përputhje me aneksin III të këtij vendimi, në impiantet e incinerimit dhe bashkincinerimit
do të kryhen këto matje të ndotësve të ajrit:
i) Matje të vazhdueshme të substancave NOx, me kusht që vlerat kufi të shkarkimeve të jenë
caktuar, CO, pluhuri total, TOC, HCl, HF, SO2 (aneksi III);
ii) Matje të vazhdueshme të parametrave të operacioneve të procesit: temperaturës pranë murit të
brendshëm apo në një pikë tjetër përfaqësuese të dhomës së bashkincinerimit, që është
autorizuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, përqendrimit të oksigjenit, trysnisë, si dhe
temperaturës e përbërjes së avujve të ujit në gazrat e shkarkuara;
iii) Të paktën dy matje në vit për metalet e rënda, dioksinat dhe furanet; sidoqoftë, gjatë 12
muajve të parë të operimit duhet bërë, së paku, një matje çdo tre muaj;
iv) Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, në qoftë se në lejen e mjedisit përcakton vlerat kufi të
shkarkimeve për hidrokarburet aromatike policiklike ose për ndotës të tjerë, përcakton,
gjithashtu, edhe periudhat përkatëse të matjeve.
b) Koha e qëndrimit, temperatura minimale dhe përmbajtja e oksigjenit në gazrat e
shkarkuara do t’i nënshtrohen verifikimit të duhur, të paktën, një herë kur impianti i incinerimit
ose bashkincinerimit të jetë vënë në shërbim dhe në kushtet më të pafavorshme të
parashikueshme të operimit.
c) Rezultatet e matjeve të bëra për verifikimin e përmbushjes (respektimit) së vlerave kufi
të shkarkimeve do të standardizohen, sipas kushteve të mëposhtme, ndërsa për oksigjenin sipas
formulës së referuar në aneksin VI, të këtij vendimi:
i) Temperatura 273K (Kelvin), trysnia 101,3 kPa (kiloPaskal), 11% oksigjen, gaz i thatë, në
gazin e shkarkuar të impianteve të bashkincinerimit;
ii) Temperatura 273K, trysnia 101,3 kPa, 3% oksigjen, gaz i thatë, në gazin e shkarkuar nga
incinerimi i vajrave të përdorur;
iii) Kur mbetjet incinerohen apo bashkincinerohen në ajër të pasuruar me oksigjen, rezultatet e
matjeve mund të standardizohen në bazë të përmbajtjes së oksigjenit të përcaktuar nga
Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, duke pasqyruar rrethanat e veçanta të çdo rasti individual;
iv) Në rastin e bashkincinerimit, rezultatet e matjeve do të standardizohen në bazë të përmbajtjes
totale të oksigjenit, siç janë llogaritur në aneksin II, të këtij vendimi.
ç)Kur, si rezultat i trajtimit të gazrave të shkarkimit, shkarkimet e ndotësve nga një impiant
incinerimi apo bashkincinerimi të mbetjeve të rrezikshme pakësohen, standardizimi sipas
përmbajtjes së oksigjenit, i parashikuar në shkronjën “c”, nënndarja “i”, të kësaj pike, do të
kryhet vetëm në qoftë se përmbajtja e oksigjenit në ndotësin në fjalë, e matur gjatë të njëjtës
periudhë, e tejkalon përmbajtjen përkatëse standarde të oksigjenit.
2. Leja e mjedisit për operimin e një impianti incinerimi ose bashkincinerimi mund të
përmbajë edhe kushte të tjera, lidhur me teknikat e matjeve, sipas të cilave, për metalet e
rënda, dioksinat dhe furanet duhen kryer matje të vazhdueshme të vlerave kufi të shkarkimeve në
ajër siç, parashikohet nga legjislacioni në fuqi, në përputhje me aneksin III, të këtij vendimi.
3. Matja e vazhdueshme e HF mund të mënjanohet nëse përdoren fazat e trajtimit për
HCl, të cilat sigurojnë që vlera kufi e shkarkimit për HCl nuk është tejkaluar. Në këtë rast,
shkarkimet e HCl duhet t’i nënshtrohen matjeve periodike, të parashikuara në shkronjën “a”,
nënndarja “iii”, të pikës 1 të këtij kreu.
4. Matja e vazhdueshme e përbërjes së avujve të ujit nuk do të kërkohet nëse mostra e
gazit të shkarkimit thahet para se të bëhet analiza e shkarkimeve.
5. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, në lejen mjedisore të impiantit të incinerimit ose
bashkincinerimit, për HCl, HF dhe SO2, në vend të matjeve të vazhdueshme mund të autorizojë
matjet periodike, të parashikuara në shkronjën “a”, nënndarja “iii”, të pikës 1 të këtij kreu, në
qoftë se operatori mund të vërtetojë që shkarkimet e këtyre ndotësve në asnjë rrethanë nuk
janë më të larta se vlerat kufi të shkarkimeve të përcaktuara.
6. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve mund të autorizojë, në lejen e mjedisit, reduktimin e
frekuencës së matjeve periodike për metalet e rënda nga dy herë në vit në një herë në çdo dy vjet
dhe për dioksinat e furanet nga dy herë në vit në një herë për çdo vit tek, me kusht që
shkarkimet që rezultojnë nga incinerimi ose bashkincinerimi të jenë poshtë nivelit 50% të
vlerave kufi të shkarkimeve, të vendosura respektivisht në përputhje me aneksin II ose aneksin
V të këtij vendimi.
7.Kushtet e lejes së mjedisit për operimin e një impianti incinerimi ose bashkincinerimi në lidhje
me vlerat kufi të shkarkimit në ajër, konsiderohen si të përmbushura (respektuara) vetëm në
qoftë se:
a) asnjëra prej vlerave mesatare ditore nuk i tejkalon vlerat kufi të shkarkimeve, të
përcaktuara në aneksin V, shkronja “a” apo në aneksin II të këtij vendimi;
b) 97% e vlerës mesatare ditore gjatë vitit nuk e tejkalon vlerën kufi të shkarkimit, të
përcaktuar në aneksin V, shkronja “e”, pika e parë;
c) ose asnjëra prej vlerave mesatare gjysmorëshe nuk i tejkalon vlerat kufi të
shkarkimeve, të përcaktuara në aneksin V, shkronja “b”, kolona “A” të këtij vendimi, ose, atje
ku ka lidhje, 97% e vlerave mesatare gjysmorëshe gjatë vitit nuk i tejkalojnë vlerat kufi të
shkarkimeve, të përcaktuara në aneksin V, shkronja “b”, kolona “B” të këtij vendimi;
ç) asnjëra nga vlerat mesatare, gjatë periudhës së marrjes së mostrës, të përcaktuar për metalet e
rënda, dioksinat dhe furanet nuk i tejkalonë vlerat kufi të shkarkimeve, të përcaktuara në
aneksin V të këtij vendimi (c) dhe (d) ose aneksin II;
d)dispozitat e aneksit V, shkronja “e”, kryeradha e dytë, ose të aneksit II të këtij vendimi janë
përmbushur.
8. Vlerat mesatare gjysmorëshe dhe mesataret 10-minutëshe përcaktohen brenda kohës
efektive të operimit, duke përjashtuar periudhat e fillimit dhe mbylljes, nëse nuk po incinerohet
asnjë mbetje, nga vlerat e matura pasi është zbritur vlera e intervalit të konfidencës (besimit), e
specifikuar në pikën 3, të aneksit III, bashkëlidhur këtij vendimi. Vlerat mesatare përcaktohen
në bazë të vlerave mesatare të vlefshme.
9. Vlerat mesatare përgjatë periudhës së marrjes së mostrës, si edhe vlerat mesatare, në
rastin e matjeve periodike të HF, HCl dhe SO2, përcaktohen në përputhje me kërkesat e
kushteve përkatëse të lejes së mjedisit në përputhje me dispozitat e kreut X të këtij vendimi
dhe të aneksit III, bashkëlidhur këtij vendimi.
10. Operatori i impiantit të incinerimit ose bashkincinerimit duhet të njoftojë
menjëherë Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve, në qoftë se matjet e kryera tregojnë se vlerat kufi
të shkarkimeve në ajër, të parashikuara në këtë vendim, janë tejkaluar.
11. Ministri, me urdhër, miraton formatin e regjistrimit, përpunimit dhe raportimit të
rezultateve të matjeve për operimin e impianteve të incinerimit ose bashkincinerimit.
XII.KUSHTET OPERATIVE SPECIFIKE, QË DUHEN PËRFSHIRË NË LEJEN E
MJEDISIT, NË LIDHJE ME MATJET E SHKARKIMEVE NË UJË
1. Leja përkatëse mjedisore për operimin e impianteve të incinerimit ose bashkincinerimit
përcakton kërkesat për matjen e ndotësve të ujit dhe përmban kushte të cilat sigurojnë që:
a)Në pikën e shkarkimit të ujërave të ndotura do të kryhen:
i) matjet e vazhdueshme të parametrave të referuar në shkronjën “b” të pikës 5 të kreut VIII të
këtij vendimi;
ii) matjet ditore të mostrave për lëndët e ngurta totale pezull të marra në vend. Në vend të tyre,
në kushtet e lejes së mjedisit, Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve mund të kërkojë edhe matje të një
mostre përfaqësuese në proporcion me fluksin e një periudhe prej 24 orësh;
iii) të paktën matjet mujore të një mostre përfaqësuese të substancave ndotëse të referuara në
shkronjën “b” të pikës 1 të kreut VIII, të këtij vendimi, dhe në pikat 2 deri në 10 të aneksit IV,
në proporcion me fluksin e një periudhe prej 24 orësh;
iv) të paktën çdo gjashtë muaj, matjet e dioksinave dhe furaneve; sidoqoftë për 12 muajt e parë
të operimit duhet të kryhet një matje çdo tre muaj;
Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve kur përcakton, në lejet e mjedisit, vlerat kufi të shkarkimeve për
hidrokarburet policiklike aromatike ose për ndotës të tjerë, përcakton, gjithashtu, edhe
periudhat përkatëse të matjeve.
b)Monitorimi i masës së ndotësve në ujërat e ndotura të trajtuara duhet të bëhet sipas
legjislacionit përkatës në fuqi dhe të përcaktohet në lejen e mjedisit së bashku me frekuencën e
matjeve.
2.Kushtet e lejes së mjedisit për operimin e një impianti incinerimi ose bashkincinerimi, që
lidhen me vlerat kufi të shkarkimeve për ujin, duhet të konsiderohen si të përmbushura nëse:
a) për lëndët e ngurta totale pezull (substanca ndotëse numër 1) 95% dhe 100% e
vlerave të matura nuk i tejkalojnë vlerat respektive kufi të shkarkimeve, të përcaktuara në
aneksin IV të këtij vendimi;
b) për metalet e rënda (substancat ndotëse numër 2 deri në10) jo më shumë se një matje në
vit i tejkalon vlerat kufi të shkarkimeve, të përcaktuara në aneksin IV; ose, nëse leja e mjedisit
parashikon më shumë se 20 mostra në vit, jo më shumë se 5% e këtyre mostrave i tejkalon vlerat
kufi të shkarkimeve, të përcaktuara në aneksin IV;
c) për dioksinat dhe furanet (substanca ndotëse numër 11) matjet e bëra dy herë në vit
nuk e tejkalojnë vlerën kufi të shkarkimit, të përcaktuar në aneksin IV të këtij vendimi.
3.Operatori i impiantit të incinerimit ose bashkincinerimit duhet të lajmërojë menjëherë
Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve, në qoftë se matjet e kryera tregojnë që vlerat kufi të
shkarkimeve për ujin, të përcaktura në këtë vendim, janë tejkaluar.
XIII.KUSHTET OPERATIVE SPECIFIKE, QË DUHEN PËRFSHIRË NË LEJEN E
MJEDISIT, NË LIDHJE ME KUSHTET OPERATIVE JONORMALE
Leja e mjedisit për operimin e një impianti incinerimi ose bashkincinerimi duhet të përmbajë
kushte të cilat sigurojnë që:
a) është caktuar periudha maksimale e lejueshme për ndalimet, shqetësimet ose defektet
teknike të pashmangshme të pajisjeve të pastrimit apo atyre të matjes, gjatë të cilave
përqendrimet e shkarkimeve të substancave të rregulluara në ajër dhe ujërat e ndotura të
pastruara mund të tejkalojnë vlerat kufi të caktuara;
b) operatori duhet të reduktojë ose të ndalojë operacionet sa më shpejt të jetë e mundur,
derisa të mund të rifillojnë operacionet normale;
c) pavarësisht nga parashtrimi i shkronjës “c” të pikës 3 të kreut VI të këtij vendimi,
impianti i incinerimit apo i bashkincinerimit, ose linja e incinerimit në asnjë rrethanë nuk duhet
të vazhdojë të incinerojë mbetje për më shumë se katër orë rresht, pa ndërprerje, në rast se janë
tejkaluar vlerat kufi të shkarkimeve; për më tepër, kohëzgjatja e akumuluar e operacioneve në
këto kushte, gjatë një viti, duhet të jetë më e vogël se 60 orë. Kohëzgjatja prej 60 orësh zbatohet
për ato linja të të gjithë impiantit që janë të lidhura me një pajisje pastruese të vetme të gazeve
të oxhakut.
ç)Përmbajtja totale e pluhurit të shkarkimeve në ajër e një impianti incinerimi në asnjë rrethanë
nuk duhet të tejkalojë 150 mg/m3 e shprehur si mesatare gjysmorëshe; për më tepër, vlerat kufi
të shkarkimeve në ajër të CO dhe TOC nuk duhet të tejkalohen.
XIV. KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR DËRGIMIN DHE MARRJEN NË
DORËZIM TË MBETJEVE
1. Operatori i impiantit të incinerimit apo bashkincinerimit duhet të marrë të gjitha
masat e nevojshme paraprake në lidhje me dërgimin dhe marrjen në dorëzim të mbetjeve, me
qëllim parandalimin apo kufizimin sa më shumë të jetë e mundur të efekteve negative mbi
mjedisin, në veçanti ndotjen e ajrit, tokës, ujërave sipërfaqësore e atyre nëntokësore, si edhe
aromat, zhurmën dhe rreziqet e drejtpërdrejta ndaj shëndetit të njeriut. Këto masa duhet që, të
paktën, të plotësojnë kërkesat e parashikuara në pikat 2 e 3, të këtij kreu.
2. Operatori, nëse është e mundur, para pranimit të mbetjeve në impiantin e incinerimit
apo të bashkincinerimit duhet të përcaktojë masën e çdo kategorie të mbetjeve, sipas vendimit
nr. 99, datë 18.2.2005 të Këshillit të Ministrave “Mbi miratimin e Katalogut Shqiptar për
Klasifikimin e Mbetjeve”.
3. Para pranimit të mbetjeve të rrezikshme në impiantin e incinerimit apo të
bashkincinerimit, operatori duhet të ketë informacionin e disponueshëm me qëllim verifikimin,
ndër të tjera, edhe të përmbushjes së kërkesave të lejes, të specifikuara në pikën 2, të kreut V të
këtij vendimi. Ky informacion duhet të përfshijë:
a) të gjithë informacionin administrativ për procesin e gjenerimit të mbetjeve, nga
dokumentet e përmendura në shkronjën “a” të pikës 1 të kreut V të këtij vendimi;
b) përbërjen fizike e, sa më shumë të jetë e mundur, atë kimike të mbetjeve, si dhe të
gjitha informacionet e tjera të nevojshme për vlerësimin e përshtatshmërisë së tyre për procesin e
synuar të bashkincinerimit;
c) karakteristikat e rrezikshme të mbetjeve, substancat me të cilat ato nuk mund të
përzihen, si edhe masat paraprake që duhen marrë gjatë trajtimit të mbetjeve.
4.Para pranimit të mbetjeve në impiantin e incinerimit apo bashkincinerimit, operatori
paraprakisht duhet që:
a) Të kryejë kontrollin e dokumenteve që kërkohen nga ligji “Për menaxhimin e
integruar të mbetjeve”;
b) Të marrë mostrat përfaqësuese, sa më parë të jetë e mundur, përpara shkarkimit të
tyre, p.sh., për mbetjet spitalore infektive, duke ushtruar kontrolle për të verifikuar
përputhshmërinë me informacionin e parashikuar në pikën 3 të këtij kreu, dhe për të bërë të
mundur që Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve të identifikojë natyrën e mbetjeve që do të
trajtohen. Këto mostra duhet të ruhen për, të paktën, një muaj pas incinerimit.
5.Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve mund të lejojnë përjashtime nga sa është parashikuar në pikat
2, 3 dhe 4 të këtij kreu, për impiantet industriale dhe ndërmarrjet që incinerojnë apo
bashkincinerojnë mbetjet e veta në vendin e gjenerimit të mbetjeve, me kusht që të përmbushen
kërkesat e këtij vendimi.
XV.DISPOZITA TRANSITORE
1. Pavarësisht nga dispozitat transitore specifike, të përcaktuara në anekset e këtij
vendimi, dispozitat e tij zbatohen për impiantet ekzistuese që nga data 1 janar 2016.
2. Për impiantet e reja, siç janë impiantet që nuk kategorizohen nën përkufizimin
“impianti ekzistues i incinerimit ose bashkincinerimit”, dispozitat e këtij vendimi zbatohen nga
data e hyrjes së tij në fuqi.
3. Impiantet e palëvizshme/fikse ose të lëvizshme, qëllimi i të cilave është gjenerimi i
energjisë ose prodhimi i produkteve materiale dhe që janë në funksionim e kanë një leje mjedisi
në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe që fillojnë bashkincinerimin e mbetjeve jo më vonë se
data 1 janar 2015, duhet të konsiderohen si impiante ekzistuese me bashkincinerim.
4. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, në lejen përkatëse të mjedisit, mund të autorizojë
reduktimin e frekuencës së matjeve periodike, të parashikuar në pikën 1 të kreut XI të këtij
vendimi, për metalet e rënda, dioksinat dhe furanet deri më 1 janar të vitit 2016, edhe në qoftë
se kriteret e përcaktuara në pikën 1, të kreut XI, të këtij vendimi, nuk plotësohen, me kusht që:
a) mbetjet që duhen bashkincineruar ose incineruar të përbëhen vetëm nga fraksione të
caktuara të përzgjedhura të mbetjeve jo të rrezikshme të djegshme, që nuk janë të përshtatshme
për riciklim e që paraqesin karakteristika të caktuara, dhe të cilat më tej do të specifikohen në
bazë të vlerësimit të referuar në shkronjën “ç” të kësaj pike;
b) bashkincinerimi dhe incinerimi i këtyre mbetjeve të jetë në përputhje me planet
përkatëse të menaxhimit të mbetjeve, të referuara në ligjin “Për menaxhimin e integruar të
mbetjeve”;
c) operatori të mund t’i provojë Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve që shkarkimet janë në të
gjitha rrethanat të konsiderueshme nën vlerat limit të shkarkimeve, të përcaktuara në aneksin II
ose aneksin V bashkëlidhur këtij vendimi, për metalet e rënda, dioksinat dhe furanet; ky vlerësim
duhet të bazohet në informacionin mbi cilësinë e mbetjeve që lidhen me të dhe matjet e
shkarkimeve të këtyre ndotësve;
ç)kriteret e cilësisë dhe periudha e re për matjet periodike të jenë specifikuar në lejet përkatëse
të mjedisit.
XVI. MONITORIMI DHE RAPORTIMI
1. Inspektorati Kombëtar i Mjedisit duhet të kryejë, të paktën, dy herë në vit inspektime
të impianteve të incinerimit dhe bashkincinerimit, në përputhje me ligjet “Për lejet e mjedisit”
dhe “Për mbrojtjen e mjedisit”.
2. Operatori i impianteve të incinerimit ose bashkincinerimit duhet të sigurojë që
rezultatet e të gjitha matjeve që kërkohen të bëhen sipas këtij vendimi dhe në përputhje me
lejen e mjedisit, janë regjistruar, përpunuar dhe paraqitur në mënyrën e duhur, me qëllim që
Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve dhe Inspektorati Kombëtar i Mjedisit të mund të verifikojnë
përmbushjen e kushteve të përcaktuara në lejen e mjedisit dhe të vlerave limit të shkarkimeve,
të përcaktuara në këtë vendim.
3. Operatori i impianteve të incinerimit ose bashkincinerimit, të cilat kanë një kapacitet
nominal prej dy ose më shumë tonë për orë, duhet të përgatisë një raport vjetor për
funksionimin dhe monitorimin e impiantit. Raporti duhet, minimalisht, të japë llogari për
mbarëvajtjen e procesit e të shkarkimeve në ajër dhe në ujë, duke e krahasuar me normat e
shkarkimeve të përcaktuara në këtë vendim.
4. Operatori duhet ta dorëzojë raportin, e përmendur në pikën 3 të këtij kreu, në
Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve dhe Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit brenda datës 30 nëntor të
çdo viti kalendarik. Raporti duhet të jetë i disponueshëm për publikun, në përputhje me kërkesat
e ligjit “Për mbrojtjen e mjedisit”. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve raporton periodiokisht në
Ministri dhe në Komitetin Ndërministror për Mbetjet rezultatet e monitorimit në impiantet e
incinerimit apo bashkincinerimit nga Inspektorati Kombëtar i Mjedisit, për plotësimin e kritereve
të përcaktuara në këtë vendim.
5. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve duhet të mbajë një listë të përditësuar të impianteve
të incinerimit ose bashkincinerimit me një kapacitet nominal më pak se dy tonë për orë. Kjo
listë duhet të jetë e disponueshme për publikun, në përputhje me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen
e mjedisit”.
XVII.PROCEDURAT E MBYLLJES DHE TË KUJDESIT TË MËTEJSHËM
1.Operatori fillon procedurat e mbylljes dhe të kujdesit të mëtejshëm të incineratorit kur:
a) janë përmbushur kushtet përkatëse, të përcaktuara në lejen e mjedisit; ose
b) kur kërkesa e tij për mbyllje është miratuar nga Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve; ose
c) kur kërkohet, me një vendim të argumentuar, nga Agjencia e Mjedisit dhe e Pyjeve.
2. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, përpara se të vendosë të miratojë ose jo mbylljen e
incineratorit, kryen së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit një inspektim përfundimtar
në vend dhe vlerëson të gjitha raportet e dorëzuara nga operatori.
3. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, kur vlerëson se janë përmbushur të gjitha kërkesat
e vendosura në lejen e mjedisit dhe që vendi i incineratorit nuk paraqet ndonjë rrezik për
shëndetin e njeriut ose mjedisin ku ai funksionon, i komunikon, me shkrim, operatorit
vendimin për miratimin e mbylljes së incineratorit.
XVIII. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Ministri është përgjegjës për nxjerrjen e akteve normative për zbatimin e pikës 11,
të kreut XI, të këtij vendimi.
2. Emërtimi “Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve” do të zëvendësohet me “Agjencia
Kombëtare e Mjedisit”, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e
mjedisit”.
3. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e
këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

ANEKSI I
FAKTORËT E EKUIVALENCËS PËR DIBENZO-P-DIOKSINAT DHE DIBENZOFURANET
Për përcaktimin e përqendrimit total (TE) të dioksinave dhe furaneve, përqendrimet e masës së
dibenzo-p-dioksinave dhe dibenzofuraneve të mëposhtme para mbledhjes së tyre duhet të
shumëzohen me faktorët e mëposhtëm të ekuivalencës:
Faktori i ekuivalencës toksike

2,3,7,8 — Tetraklorurdibenzodioksinë (TCDD) 1


1,2,3,7,8 — Pentaklorurdibenzodioksinë (PeCDD) 0,5
1,2,3,4,7,8 — Hekzaklorurdibenzodioksinë (HxCDD) 0,1
1,2,3,6,7,8 — Hekzaklorurdibenzodioksinë (HxCDD) 0,1
1,2,3,7,8,9 — Hekzaklorurdibenzodioksinë (HxCDD) 0,1
1,2,3,4,6,7,8 — Heptaklorurdibenzodioksinë (HpCDD) 0,01
— Oktaklorurdibenzodioksinë (OCDD) 0,001
2,3,7,8 — Tetraklorurdibenzofuran (TCDF) 0,1
2,3,4,7,8 — Pentaklorurdibenzofuran (PeCDF) 0,5
1,2,3,7,8 — Pentaklorurdibenzofuran (PeCDF) 0,05
1,2,3,4,7,8 — Hekzaklorurdibenzofuran (HxCDF) 0,1
1,2,3,6,7,8 — Hekzaklorurdibenzofuran (HxCDF) 0,1
1,2,3,7,8,9 — Hekzaklorurdibenzofuran (HxCDF) 0,1
2,3,4,6,7,8 — Hekzaklorurdibenzofuran (HxCDF) 0,1
1,2,3,4,6,7,8 — Heptaklorurdibenzofuran (HpCDF) 0,01
1,2,3,4,7,8,9 — Heptaklorurdibenzofuran (HpCDF) 0,01
— Oktaklorurdibenzofuran (OCDF) 0,001

ANEKSI II
PËRCAKTIMI I VLERAVE KUFI TË SHKARKIMEVE NË AJËR PËR
BASHKINCINERIMIN E MBETJEVE
Formula e mëposhtme (rregulli i përzierjes) duhet të zbatohet sa herë që një vlerë kufi e
shkarkimit specifik total “C” nuk është përcaktuar në ndonjë nga tabelat e këtij aneksi.
Vlera kufi për ndotësin përkatës dhe monoksidin e karbonit në gazet e shkarkuara që rezulton
nga bashkëincinerimi i mbetjeve do të llogaritet si më poshtë vijon:

Vmbetjeve×Cmbetjeve+Vproc×Cproc = C
Vmbetjeve+ Vproc 1

Vmbetjeve: Vëllimi i gazeve të shkarkuara që rezultojnë nga incinerimi i mbetjeve, i përcaktuar


vetëm nga mbetjet e specifikuara në lejen përkatëse të mjedisit që kanë vlerën më të ulët
kalorifike dhe që janë standardizuar sipas kushteve të dhëna nga ky vendim.
Nëse çlirimi i nxehtësisë që rezulton nga incinerimi i mbetjeve të rrezikshme përbën më pak se
10% të sasisë totale të nxehtësisë së çliruar në impiant, Vmbetje duhet të llogaritet nga sasia
(nominale) e mbetjeve që, kur incinerohen, përbëjnë 10% të nxehtësisë së çliruar të një çlirimi
total të nxehtësisë së dhënë.
Cmbetjeve: Vlerat kufi të shkarkimeve të përcaktuara për impiantet e incinerimit në Aneksin V
për ndotësit përkatës dhe monoksidin e karbonit.
Vproc: Vëllimi i gazeve të shkarkuara që rezultojnë nga procesi i impiantit duke përfshirë edhe
djegien e lëndëve djegëse të autorizuara që përdoren normalisht nëpër impiante (duke
përjashtuar mbetjet) të përcaktuara në bazë të përmbajtjes së oksigjenit në të cilën duhet të
standardizohen shkarkimet siç përcaktohet në legjislacionin përkatës në fuqi. Në mungesë të
këtij legjislacioni për këto lloj impiantesh, duhet të përdoret përmbajtja e vërtetë e oksigjenit në
gazet e oxhakut pa u holluar nga shtimi i ajrit që është i panevojshëm për këtë proces. Ky
vendim jep standardizimin në kushte të tjera.
Cproc: Vlerat kufi të shkarkimeve për disa sektorë industrialë që përcaktohen në tabelat e këtij
aneksi ose, në rastin e mungesës së një tabele apo të vlerave të tilla, vlerat kufi të shkarkimeve
të ndotësve përkatës dhe të monoksidit të karbonit në gazet e oxhakut të impianteve që, kur
djegin lëndët djegëse të autorizuara normalisht (duke përjashtuar mbetjet) janë në përputhje me
legjislacionin përkatës në fuqi për impiante të tilla. Në mungesë të këtyre masave, përdoren
vlerat kufi të shkarkimeve të përcaktuara në lejet përkatëse të mjedisit. Në mungesë të këtyre
vlerave në lejen e mjedisit do të përdoren përqendrimet e vërteta të masës.
C: Vlerat kufi të shkarkimeve totale dhe përmbajtja e oksigjenit për disa sektorë industrialë dhe
ndotës të caktuar që përcaktohen në tabelat e këtij aneksi, apo, kur kjo tabelë apo vlera të tilla
mungojnë, vlerat kufi të shkarkimeve totale për CO dhe ndotës të tjerë që zëvendësojnë vlerat kufi
të shkarkimeve të përcaktuara në anekset specifike të këtij vendimi. Përmbajta totale e oksigjenit
që do të zëvendësojë përmbajtjen e oksigjenit për standardizimin llogaritet në bazë të
përmbajtjes së mësipërme duke respektuar vëllimet e pjesshme.
II.1. Dispozita të veçanta për furrat e çimentos që bashkincinerojnë mbetje
Vlerat mesatare ditore (për matjet e vazhdueshme). Periudhat e marrjes së mostrave dhe kërkesa
të tjera për matjet që jepen në seksionin 7 të këtij vendimi. Të gjitha vlerat janë në mg/m 3
(përveç dioksinave dhe furaneve që janë në ng/m3). Vlerat mesatare gjysmorëshe do të
nevojiten vetëm për qëllimin e përllogaritjes së vlerave ditore mesatare.
Rezultatet e matjeve të bëra për të verifikuar përmbushjen e vlerave kufi të shkarkimeve duhet të
standardizohen sipas kushteve të mëposhtme: Temperatura 273 K, trysnia 101,3 kPa, 10%
oksigjen, gaz i thatë.
II.1.1. C — Vlerat kufi të shkarkimeve totale
Ndotësi C
Pluhuri total 30
HCI 10
HF 1
NOx për impiantet ekzistuese 800
NOx për impiantet e reja 500 (1)
Cd + Tl 0,05
Hg 0,05
Sb + As + Pb + Cr + Co + Cu + Mn + Ni + V 0,5
Dioksinat dhe furanet 0,1

(1) Për zbatimin e vlerave kufi të shkarkimeve të NOx, furrat e çimentos që janë në punë dhe
kanë një leje mjedisi në përputhje me ligjin “Për lejet e mjedisit” dhe që fillojnë të
bashkincinerojnë mbetje pas datës së përmendur në paragrafin 50 të këtij vendimi, nuk
konsiderohen si impiante të reja.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të autorizojë deri më 1 janar 2017 përjashtimet për NOx
për furrat ekzistuese të çimentos me proces të lagët apo furrat e çimentos që djegin më pak se
tre tonë mbetje në orë me kusht që leja të parashikojë një vlerë kufi shkarkimi total për NOx prej
jo më shumë se 1200 mg/m3.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të autorizojë deri më 1 janar 2017 përjashtimet për furrat e
çimentos që djegin më pak se tre tonë mbetje në orë, me kusht që leja të parashikojë një vlerë
kufi shkarkimi total prej jo më shumë se 50 mg/m3.
II.1.2. C - vlerat kufi të shkarkimeve totale për SO2, dhe TOC

Ndotësi C
SO2 50
TOC 10
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të autorizojë përjashtime në rastet kur nga djegia e
mbetjeve nuk rezultojnë TOC dhe SO2.
II.1.3. Vlera kufi e shkarkimit për CO
Në përcaktimin e kushteve operative që duhet të përfshihen në lejen e mjedisit zbatohen vlerat
kufi të shkarkimeve për CO siç përcaktohen nga ligji “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe nga ligji “Për
lejet e mjedisit”.
II.2. Dispozita të veçanta për impiantet me djegie që bashkincinerojnë mbetje
II.2.1. Vlerat mesatare ditore
Kur, për impiantet e mëdha me djegie, vlerat kufi të shkarkimit në ligjin “Për mbrojtjen e
mjedisit” dhe ligjin “Për lejet e mjedisit” janë përcaktuar shumë strikte ato vlera do të
zëvendësojnë vlerat kufi të shkarkimit për impiantet dhe për ndotësit që përcaktohen në tabelat
që vijojnë (Cproc).
Vlerat mesatare gjysmorëshe nevojiten vetëm për qëllimin e përllogaritjes së vlerave mesatare
ditore.
Cproc:
Cproc për lëndët djegëse të ngurta e shprehur në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 6%):

Ndotësit < 50 MËth 50-100 MËth 100 to 300 MËth > 300 MËth
SO2 850 850 to 200 200
rast i (zvogëlim linear
përgjithshëm nga100 deri 300
MËth)
ose norma e de- ose norma e de- ose norma e
lëndët djegëse të sulfurizimit sulfurizimit desulfurizimit
vendit >90% >92% >95%
NOx 400 300 200
Pluhuri 50 50 30 30
Vlerat kufi të shkarkimeve për NOx nga impiantet që bashkincinerojnë vetëm mbetje të
rrezikshme, pavarësisht nga legjislacioni përkatës në fuqi, nuk do të zbatohen deri më 1 janar
2016.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit, deri më 1 janar 2017, mund të autorizojë përjashtime për NOx
dhe SO2 për impiantet ekzistuese të bashkincinerimit ndërmjet 100 dhe 300 MËth që përdorin
teknologjinë me shtrat të lëngëzuar (fluidised bed) dhe djegin lëndë djegëse të ngurta me kusht
që leja e mjedisit të parashikojë një vlerë kufi shkarkimi total (Cproc) prej jo më shumë se 350
mg/Nm3 për NOx dhe jo më shumë se 850-400 mg/Nm3 (zvogëlimi linear nga 100-300 MËth)
për SO2.
Cproc për biomasën e shprehur në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 6%):
“Biomasë” nënkupton produktet që përmbajnë, tërësisht apo pjesërisht, masë të gjelbër nga
bujqësia ose pyjet, që mund të përdoret për rikuperim energjie si edhe mbetjet e renditura në
paragrafët (4)(a)(i) deri në (v) të këtij vendimi.
Ndotësit < 50 MËth 50 to 100 MËth 100 to 300 MËth > 300 MËth
SO2 200 200 200
NOx 350 300 300
Pluhuri 50 50 30 30
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të autorizoje deri më 1 janar 2017 përjashtimet për NOx
nga impiantet ekzistuese të bashkincinerimit ndërmjet 100 dhe 300 MËth që përdorin
teknologjinë me shtrat të lëngëzuar dhe djegien e biomasës me kusht që leja përkatëse e mjedisit
të parashikojë një vlerë kufi shkarkimi total (Cproc) prej jo më shumë se 350 mg/Nm3.
Cproc për lëndët djegëse të lëngshme e shprehur në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 3%):

Ndotësit < 50 MËth 50 deri 100 100 deri 300 > 300 MËth
SO2 850 850 to 200 200
(zvogëlim linear
nga 100 në 300
NOx 400 300 200
Pluhuri 50 50 30 30
II.2.2. C —vlerat kufi të shkarkimeve totale
C e shprehur në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 6%). Të gjitha vlerat mesatare të matura gjatë një
periudhe të marrjes së mostrës nga 30 minuta (minimumi) dhe 8 orë (maksimumi):

Ndotësi C
Cd + Tl 0,05
Hg 0,05
Sb + As + Pb + Cr + Co + Cu + Mn + Ni + V 0,5

C e shprehur në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 6%). Të gjitha vlerat mesatare të matura gjatë


periudhës së mostrave nga 6 orë (minimumi) dhe 8 orë (maksimumi):
Ndotësi C
Dioksinat dhe furanet 0,1
II.3. Dispozitat e veçanta për sektorët e industrisë që bashkincinerojnë mbetje që nuk mbulohen
nga II.1. apo II.2.
II.3.1. C -vlerat kufi të shkarkimeve totale:
C e shprehur në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 6%). Të gjitha vlerat mesatare të matura gjatë
periudhës së marrjes së mostrave nga 6 orë (minimumi) dhe 8 orë (maksimumi):

Ndotësi C
Dioksinat dhe furanet 0,1
C e shprehur në mg/Nm3 (përmbajtja e O2 6%). Të gjitha vlerat mesatare të matura gjatë
periudhës së marrjes së mostrave nga 30 minuta dhe (minimumi) dhe 8 orë (maksimumi):
Ndotësi C
Cd + Tl 0,05
Hg 0,05

ANEKSI III
TEKNIKAT E MATJES
1. Matjet për përcaktimin e përqendrimeve të substancave ndotëse në ajër dhe ujë
duhen të kryhen në mënyrë përfaqësuese.
2. Marrja e mostrave dhe analizimi i të gjithë ndotësve që përfshijnë dioksinat dhe
furanet, si dhe metodat e matjeve të referencës për kalibrimin e sistemeve të automatizuara të
matjes do të kryhen sipas standardeve shqiptare ose standardeve shqiptare të harmonizuara të
përcaktuara nga ligji “Mbi standardizimet”. Në qoftë se standarde të tilla nuk janë të
disponueshme, do të zbatohen standarde ISO ose standarde ndërkombëtare që sigurojnë marrjen
e të dhënave të një cilësie shkencore të barasvlershme.
3. Në nivelin e vlerës kufi të shkarkimeve ditore, vlerat prej 95% të intervaleve të
besueshme të një rezultati të vetëm të matur nuk duhet të tejkalojnë përqindjet e mëposhtme të
vlerave kufi të shkarkimeve:
Monoksidi i karbonit: 10 %
Dioksidi i squfurit: 20 %
Dioksidi i azotit: 20 %
Pluhuri total: 30 %
Karboni organik total: 30 %
Kloruri i hidrogjenit: 40 %
Fluoruri i hidrogjenit: 40 %

ANEKSI IV
VLERAT KUFI TË SHKARKIMEVE PËR UJËRAT E NDOTURA NGA PASTRIMI I
GAZEVE TË SHKARKUARA
Substancat ndotëse Vlerat kufi të shkarkimeve të
shprehura në përqendrime të masës
për mostrat e pa-filtruara
1. Lëndët e ngurta totale pezull 95% 100%
30mg=l 45mg=l
2. Mërkuri dhe përbërjet e tij, të shprehura si mërkur 0,03 mg/l
3. Kadmiumi dhe përbërjet e tij, të shprehura si 0,05 mg/l
4. Taliumi dhe përbërjet e tij, të shprehura si talium 0,05 mg/l
5. Arseniku dhe përbërjet e tij, të shprehura si arsenik 0,15 mg/l
6. Plumbi dhe përbërjet e tij, të shprehura si plumb 0,2 mg/l
7. Kromi dhe përbërjet e tij, të shprehura si krom (Cr) 0,5 mg/l
8. Bakri dhe përbërjet e tij, të shprehura si bakër (Cu) 0,5 mg/l
9. Nikeli dhe përbërjet e tij, të shprehura si nikel (Ni) 0,5 mg/l
10. Zinku dhe përbërjet e tij, të shprehura si zink (Zn) 1,5 mg/l
11. Dioksinat dhe furanet, të përkufizuara si shuma e 0,3 ng/l (nanogram/litër)
dioksinave dhe furaneve individuale të vlerësuara në
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të autorizojë përjashtimet për lëndët e ngurta totale
pezull nga për impiantet ekzistuese të bashkincinerimit deri më 1 janar 2017 me kusht që leja të
parashikojë që 80% e vlerave të matura të mos e tejkalojë 30mg/l dhe asnjë prej tyre të mos e
tejkalojë vlerën prej 45mg/l.

ANEKSI V
VLERAT KUFI TË SHKARKIMEVE NË AJËR
(a) Vlerat mesatare ditore
Pluhuri total 10 mg/m3
Substancat e gazta dhe të avullta, të shprehura si karbon organik total 10 mg/m3
Kloruri i hidrogjenit (HCl) 10 mg/m3
Fluoruri i hidrogjenit (HF) 1 mg/m3
Dioksidi i squfurit (SO2) 50 mg/m3
Monoksidi i azotit (NO) dhe dioksidi i azotit (NO2) të shprehur si dioksid 200 mg/m3 (*)
azoti për impiantet ekzistuese të incinerimit me një kapacitet nominal që i
tejkalon 6 tonë në orë ose për impiante të reja të incinerimit
Monoksidi i azotit (NO) dhe dioksidi i azotit (NO2) të shprehur si dioksid 400 mg/m3 (*)
azoti për impiantet ekzistuese të incinerimit me një kapacitet nominal që i
tejkalon 6 tonë në orë ose më pak
(*)Deri më 1 janar 2016 dhe pavarësisht nga ligji “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe ligji “Për lejet
e mjedisit”, vlera kufi e shkarkimit për NOx nuk do të zbatohet për impiantet që incinerojnë
vetëm mbetje të rrezikshme.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të autorizojë përjashtimet për NOx për impiantet ekzistuese
të incinerimit:
me një kapacitet nominal prej 6 tonë në orë, me kusht që leja e mjedisit të parashikojë vlerat
mesatare ditore që nuk i tejkalojnë 500mg/m3 dhe kjo deri më 1 janar 2017
me një kapacitet nominal prej >6 tonë në orë, por të barabartë apo më të vogël se 16 tonë në
orë, me kusht që leja e mjedisit të parashikojë vlerat mesatare ditore që nuk i tejkalojnë
400mg/m3 dhe kjo deri më 1 janar 2019
me një kapacitet nominal prej >16 tonë në orë, por <25 tonë në orë dhe që nuk gjenerojnë
shkarkime uji, me kusht që leja e mjedisit të parashikojë vlerat mesatare ditore që nuk i
tejkalojnë 400mg/m3 dhe kjo deri më 1 janar 2017
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të autorizojë përjashtime për pluhurin nga impiantet
ekzistuese të incinerimit deri më 1 janar 2017 me kusht që leja e mjedisit të parashikojë që
vlerat mesatare ditore të mos i tejkalojnë 20mg/m3.
b) Vlerat mesatare gjysmëorëshe
(100 %) A (97 %) B
3
Pluhuri total 30 mg/m 10 mg/m3
3
Substancat e gazta dhe të avullta, të shprehura si karbon 20 mg/m 10 mg/m3
organik total
Kloruri i hidrogjenit (HCl) 60 mg/m3 10 mg/m3
Fluoruri i hidrogjenit (HF) 4 mg/m3 2 mg/m3
3
Dioksidi i squfurit (SO2) 200 mg/m 50 mg/m3
Monoksidi i azotit (NO) dhe dioksidi i azotit (NO2) të 400 mg/m (*) 200 mg/m3 (*)
3

shprehur si dioksid azoti për impiantet ekzistuese të


incinerimit me një kapacitet nominal që i tejkalon 6 tonë në
orë osemë
(*)Deri impiante
1 janartë2017
reja incinerimi
dhe pa asnjë paragjykim për ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe ligjin
“Për lejet e mjedisit”, vlera kufi e shkarkimit për NOx nuk do të zbatohet për impiantet që djegin
vetëm mbetje të rrezikshme.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të autorizojë deri më 1 janar 2019 përjashtime për NOx
nga impiantet ekzistuese të incinerimit me një kapacitet nominal ndërmjet 6 dhe 16 tonë në orë,
me kusht që vlerat mesatare gjysmorëshe të mos i tejkalojnë 600mg/m3 për kolonën A ose 400
mg/m3 për kolonën B.
c) Të gjitha vlerat mesatare në periudhën së marrjes së mostrës për 30 minuta (minimumi) dhe 8
orë (maksimumi)
Kadmiumi dhe përbërjet e tij, të shprehura si total 0,05 mg/m3 total 0,1 mg/m3 (*)
kadmium(Cd)
Mërkuri dhe përbërjet e tij, të shprehura si Mërkur 0,05 mg/m3 0,1 mg/m3 (*)
Antimoni dhe përbërjet e tij, të shprehura si antimon
(Sb)
Arseniku dhe përbërjet e tij, të shprehura si arsenik
(As) total 0,5 mg/m3 total 1 mg/m3 (*)
Plumbi dhe përbërjet e tij, të shprehura si plumb (Pb)
Kromi dhe përbërjet e tij, të shprehura si krom (Cr)
Kobalti dhe përbërjet e tij, të shprehura si kobalt
Këto vlera mesatare mbulojnë gjithashtu format e gazta dhe të avullta të shkarkimeve përkatëse
të metaleve të rënda dhe përbërjet e tyre.
(*) Deri më 1 janar 2017 vlerat mesatare për impiantet ekzistuese për të cilat leja e mjedisit ose
leja e operimit është dhënë para datës 31 dhjetor 1996 dhe që incinerojnë vetëm mbetje të
rrezikshme.
d) Vlerat mesatare duhet të maten gjatë periudhës së marrjes së mostrës prej 6 orë (minimumi)
dhe 8 orë (maksimumi). Vlera kufi e shkarkimit i referohet përqendrimit total të dioksinave dhe
furaneve të llogaritur mbi bazën e konceptit të ekuivalencës toksike në përputhje me anksin 1.
Dioksinat dhe furanet 0,1 ng/m3
e) të përqendrimeve të monoksidit të karbonit (CO) në gazet e djegies (me përjashtim të fazës së
fillimit dhe të mbylljes) nuk duhet të tejkalojnë vlerat kufi të shkarkimeve të mëposhtme:
- 50 miligramë/m3 të gazit të djegies të përcaktuar si vlerë mesatare ditore;
-150 miligramë/m3 të gazit të djegies në të paktën 95% të matjeve të përcaktuara si vlera
mesatare gjysmorëshe të marra gjatë çdo periudhe 24 orëshe.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të autorizohen përjashtime për impiantet e incinerimit që
përdorin teknologjinë me shtrat të lëngëzuar, me kusht që leja e mjedisit të parashikojë një vlerë
kufi shkarkimi për monoksidin e karbonit (CO) prej jo më shumë se 100mg/m3 si vlerë mesatare
në orë.

ANEKSI VI
FORMULA QË LLOGARIT PËRQENDRIMIN E SHKARKIMEVE SIPAS PËRQINDJES
STANDARDE TË PËRQENDRIMIT TË OKSIGJENIT

ES = përqendrimi i shkarkimit i llogaritur sipas përqindjes standarde të


përqëndrimit të oksigjenit
EM = përqendrimi i matur i shkarkimit
OS = përqendrimi standard i oksigjenit
OM = përqendrimi i matur i oksigjenit
VENDIM

Nr. 452, datë 11.7.2012

PËR LENDFILLET E MBETJEVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 43, pikat 6 e 7, 44, pika 3, 45 e 64 të
ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e
Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrit të Punëve Publike
dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

I.Përcaktimin e kërkesave të sakta teknike dhe operacionale për mbetjet dhe lendfillet, të
masave dhe procedurave për parandalimin ose pakësimin sa më shumë të efekteve të
mundshme negative në mjedis, në veçanti ndotjen e ujërave sipërfaqësore, ujërave
nëntokësore, tokës dhe ajrit, si edhe në mjedisin global, përfshirë efektin serrë dhe çdo lloj
rreziku që mund të shkaktohet ndaj shëndetit të njeriut nga asgjësimi i mbetjeve në lendfill,
gjatë gjithë ciklit të jetës së tij.
II.Në kuptim të këtij vendimi:
a) Termat e mëposhtëm të kësaj pike, kanë kuptimin që u është dhënë sipas ligjit nr. 10 463,
datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”:
i) “mbetje”;
ii) “mbetje shtëpiake”;
iii) “mbetje e rrezikshme”;
iv) “mbetje jo e rrezikshme”;
v) “mbetje inerte”;
vi) “depozitim nën tokë” është një lloj operacioni asgjësimi, i parashikuar në shkronjën D1 të
shtojcës 1 të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”;
vii) “asgjësim” ka kuptimin e dhënë në pikën 3 të nenit 3 të ligjit “Për menaxhimin e integruar
të mbetjeve”;
viii) “lendfill”;
ix) “lëng kullues”;
x) “mbetje bio”;
xi) “kërkues”;
xii) “mbetje e lëngshme”;
xiii) “person”;
b)“Mbetje e biodegradueshme” nënkupton çdo mbetje që është e aftë t’i nënshtrohet
dekompozimit anaerobik (në mungesë të oksigjenit) ose aerobik (në prani të oksigjenit), siç
janë mbetjet nga ushqimet, mbetje bimore nga parqet, kopshtet, letra e kartoni dhe që përfshin
mbetje bio;
c)“Eluat” ose “lëndë e holluar” nënkupton solucionin që përftohet nga një test lëngëzimi në
kushte laboratorike;
ç) “Vendndodhja/vendi i lendfillit ekzistues” nënkupton vendndodhjen e një lendfilli të
pajisur me leje mjedisi dhe që është operacional në datën kur ky vendim hyn në fuqi;
d)“Mbajtës i mbetjeve” nënkupton gjeneruesi i mbetjeve ose personi që ka në zotërim
mbetjet;
dh) “Qendër banimi e izoluar” nënkupton një qendër:
i) me jo më shumë se 500 banorë për komunë, bashki apo rreth dhe jo më shumë se 5 banorë
për kilometër katror; dhe
ii) ku distanca nga qendra urbane më e afërt me të paktën 250 banorë për kilometër katror
është jo më pak se 50 km, ose ka akses të vështirë rrugor në qendrat më të afërta urbane, për
shkak të kushteve meteorologjike gjatë një pjese të rëndësishme të vitit;
e)“Gaz i lendfillit” nënkupton të gjithë gazrat e gjeneruar nga asgjësimi i mbetjeve në
lendfill;
ë) “Operator” nënkupton personin që është përgjegjës për një lendfill, sipas kuptimit të dhënë
në shkronjën “a” të pikës 33 të nenit 3 të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e
integruar të mbetjeve”;
f)“Trajtim” nënkupton proceset (fizike, termike, kimike ose biologjike, përfshirë edhe
ndarjen) të cilat ndryshojnë karakteristikat e mbetjeve me qëllim që të pakësojnë vëllimin dhe
natyrën e rrezikshme të tyre, të lehtësojnë trajtimin ose të rrisin rikuperimin e tyre.
III.PËRJASHTIME
1. Ky vendim nuk zbatohet për:
a) llumrat, përfshirë llumrat nga trajtimi i ujërave të zeza dhe ato nga pastrimi i
kanaleve/përrenjve, apo llumra të ngjashme që shtrohen mbi tokë, me qëllim
plehërimin ose përmirësimin e saj;
b) mbetjet inerte, që janë të përshtatshme e që përdoren në punime rizhvillimi/restaurimi
dhe punime mbushëse ose për qëllime ndërtimi, në lendfille;
c) llumra të tjera jo të rrezikshme, që depozitohen përgjatë kanaleve/përrenjve, në ujërat
sipërfaqësore, në shtratin e tyre dhe nën këtë shtrat;
ç) dherat e pandotura ose mbetjet inerte jo të rrezikshme, që dalin nga gërmimet dhe nxjerrjet,
trajtimi e depozitimi i mineraleve, si dhe nga funksionimi i guroreve;
d) tipat e mbetjeve që janë të përjashtuara nga lendfillet, ashtu siç përcaktohet në nenin 44 të
ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
2. Dispozitat e pikave 6, shkronja “d”, 10, 11, 14, 18, aneksi I, seksionet 3 dhe 4, dhe aneksi
V, seksionet 3 dhe 5, nuk zbatohen për:
a) vendet e lendfilleve ekzistuese për mbetjet jo të rrezikshme ose inerte me një
kapacitet total që nuk tejkalon 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) tonë ose me një prurje vjetore që
nuk tejkalon 1 000 (një mijë) tonë, që funksionojnë në ishuj e kur ky është i vetmi lendfill në
atë ishull dhe është i destinuar ekskluzivisht për asgjësimin e mbetjeve të gjeneruara në atë
ishull. Çdo vend i ri lendfilli që do të ndërtohet në ishull (pasi kapaciteti total i këtij lendfilli
ekzistues të jetë përdorur) do të plotësojë kërkesat e këtij vendimi;
b) vendet e lendfilleve të mbetjeve jo të rrezikshme ose inerte në qendra banimi të
izoluara, në qoftë se vendi i lendfillit destinohet për asgjësimin e mbetjeve të gjeneruara
vetëm nga ajo qendër banimi e izoluar.
IV.KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR TË GJITHA KATEGORITË E LENDFILLIT
3. Vendet e të gjitha lendfilleve të reja plotësojnë kërkesat e përgjithshme të aneksit I.
4. Agjencia Kombëtare e Mjedisit siguron që leja e mjedisit, për çdo vend lendfilli të
ri, të përmbajë kushtet që respektojnë dispozitat e pikës 5.
V.INFORMACIONI SHTESË QË DUHET TË PËRFSHIHET NË KËRKESËN PËR LEJE
MJEDISI
5.Në përputhje me ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, kërkesa për lejen e
mjedisit, e tipit A ose e B, për një vend lendfilli, përfshin edhe informacion për:
a) identitetin e kërkuesit dhe të operatorit, kur ata janë entitete të ndryshme;
b) llojet dhe sasitë totale të mbetjeve që do të asgjësohen;
c) kapacitetin e propozuar të vendit të asgjësimit;
ç) vendin, përfshirë edhe karakteristikat e tij hidrogjeologjike e gjeologjike;
d) metodat e propozuara për parandalimin dhe pakësimin e niveleve të
ndotjes; dh) operacionet e propozuara, vetëmonitorimin dhe planin e kontrollit;
e) planin e propozuar për mbylljen e lendfillit dhe procedurat e kujdesit pas mbylljes;
ë) raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, në rast se, në zbatim të ligjit nr. 10 440, datë
7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, është kërkuar një i tillë, dhe çdo informacion
që është dhënë nga zhvilluesi;
f)garanci financiare nga kërkuesi, siç parashikohet nga neni 46, i ligjit nr. 10 463, datë
22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
VI.KËRKESA SHTESË QË DUHEN MARRË NË KONSIDERATË GJATË SHQYRTIMIT
TË NJË KËRKESE PËR LEJE MJEDISI
6.Në përputhje me ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, Agjencia
Kombëtare e Mjedisit nuk miraton kërkesën për leje mjedisi për një vend lendfilli, në qoftë se
nuk është e bindur që:
a) lendfilli është në përputhje me të gjitha kërkesat përkatëse të legjislacionit shqiptar
dhe të këtij vendimi;
b) drejtuesi teknik që do të menaxhojë vendin e lendfillit ka kapacitetin e duhur teknik
e menaxherial për këtë qëllim, të vërtetuar përmes dokumentacionit përkatës;
c) operatorëve dhe stafit të lendfillit u ofrohen trajnime nga ana profesionale dhe
teknike;
ç) lendfilli do të operohet duke ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e aksidenteve
dhe për kufizimin e pasojave të tyre;
d)janë marrë masat e duhura, përmes një garancie financiare, para fillimit të operacioneve të
asgjësimit, që sigurojnë plotësimin e të gjitha detyrimeve, përfshirë ato për kujdesin pas
mbylljes, të përcaktuara në lejen e mjedisit, dhe që janë ndjekur procedurat e mbylljes, të
kërkuara nga ligji nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, si
dhe nga ky vendim. Kjo garanci ose ekuivalenti i saj mbahen për aq kohë sa kërkohet për
kryerjen e operacioneve të mirëmbajtjes e të kujdesit pas mbylljes të lendfillit, në përputhje
me parashikimet në kapitullin X.
Kjo kërkesë nuk zbatohet për lendfillet e mbetjeve inerte;
dh) projekti i lendfillit është në përputhje me planet përkatëse të menaxhimit të mbetjeve, të
referuara në nenet 10 e 12 të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të
mbetjeve”.
7.Inspektorati përkatës për Mjedisin, para fillimit të operacioneve të asgjësimit, inspekton
vendin e propozuar për lendfillin, me qëllim që të sigurohet se vendi i propozuar është në
përputhje me të gjitha kushtet përkatëse të lejes së mjedisit.
8.Inspektimi nuk e çliron operatorin nga përgjegjësia që ka për respektimin e kushteve të lejes
së mjedisit.
VII.KËRKESA SHTESË QË DUHEN PËRFSHIRË NË LEJEN E MJEDISIT PËR VENDIN
E LENDFILLIT
9.Në përputhje me ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, leja e mjedisit e tipit
A ose B për një vend lendfilli duhet të përfshijë, gjithashtu, informacionin dhe kërkesat që
vijojnë për:
a) kategorinë e lendfillit;
b) listën e llojeve të përcaktuara të mbetjeve që lejohen të depozitohen në lendfill;
c) sasinë totale të mbetjeve që lejohet të depozitohet në lendfill;
ç) kërkesat për përgatitjen e lendfillit, operacionet e asgjësimit në lendfill dhe procedurat e
vetëmonitorimit e të kontrollit të lendfillit, përfshirë edhe planet e emergjencës (aneksi V,
seksioni 4.2);
d) kërkesat kushtëzuese për operacionet e mbylljes dhe të kujdesit pas mbylljes;
dh) detyrimin e operatorit për të raportuar, të paktën, një herë në vit në Agjencinë Kombëtare
të Mjedisit, për llojet dhe sasitë e mbetjeve të asgjësuara dhe për rezultatet e programit të
vetëmonitorimit.
VIII.PROCEDURAT E PRANIMIT TË MBETJEVE NË LENDFILL
10.Mbajtësi i mbetjeve, përpara apo gjatë dorëzimit të mbetjeve në vendin e lendfillit, ose
përpara apo gjatë dorëzimit të parë të një serie dorëzimesh të të njëjtit lloj mbetjesh, i tregon
operatorit me anë të dokumentacionit shoqërues të mbetjeve, se:
a) në përputhje me kushtet e lejes së mjedisit, mbetjet mund të pranohen në këtë vend;
dhe
b) ai i përmbush kriteret e pranimit, të përcaktuara në aneksin II.
11.Ministri dhe ministri përgjegjës për punët publike, me urdhër të përbashkët, përcaktojnë
opsionet e asgjësimit në lendfill, që janë të mundshme në zbatim të këtij vendimi, si dhe në
zbatim të anekseve, bashkëlidhur këtij vendimi.
12.Operatori, para pranimit të mbetjeve në vendin e lendfillit, kryen procedurat e mëposhtme
të hyrjes:
a) kontrollon dokumentacionin shoqërues të mbetjeve;
b) inspekton me sy mbetjet në hyrje të vendit të lendfillit dhe në pikën e depozitimit;
c) verifikon përputhshmërinë e mbetjeve me përshkrimin e dhënë në dokumentacionin
e dorëzuar nga mbajtësi;
ç) kur në zbatim të kërkesave të seksionit 1.3 të aneksit II, për verifikimet në vend, merren
dhe analizohen mostra përfaqësuese, marrja e mostrave dhe ruajtja e tyre dhe e rezultateve të
analizave bëhet në përputhje me aneksin II, seksioni 3. Këto mostra ruhen për, të paktën, 1
(një) muaj;
d)lëshon dokument me shkrim për marrjen e çdo dërgese të pranuar në vend;
dh) plotëson regjistrin përkatës me sasitë dhe karakteristikat e mbetjeve të depozituara, duke
shënuar origjinën, datën e dorëzimit, identitetin e gjeneruesit ose të grumbulluesit të mbetjeve
shtëpiake, kurse në rastin e mbetjeve të rrezikshme shënon edhe vendndodhjen e saktë. Ky
informacion i vihet në dispozicion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për qëllime statistikore.
13. Operatori, në rast se nuk i pranon mbetjet në lendfill, njofton menjëherë Agjencinë
Kombëtare të Mjedisit për mospranimin e mbetjeve.
14. Operatori, për lendfillet, sipas pikës 2 të kapitullit III “Përjashtimet” të këtij
vendimi, që përjashtohen nga dispozitat e këtij vendimi:
a) inspekton me sy, rregullisht, mbetjet në pikën e depozitimit, për të siguruar që në
vend pranohen vetëm mbetje jo të rrezikshme nga ishulli ose nga qendra e banuar e izoluar;
b) plotëson regjistrin për sasitë e mbetjeve që janë depozituar në vend.
IX.KONTROLLI DHE PROCEDURAT E VETËMONITORIMIT NË FAZËN
OPERACIONALE
15.Operatori, gjatë fazës operacionale të një lendfilli, kryen procedurat e kontrollit dhe
vetëmonitorimit, të specifikuara në aneksin V.
16. Operatori informon Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për çdo ndikim negativ të
rëndësishëm në mjedis, që mund të identifikohet gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit
dhe vetëmonitorimit.
17. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në rastet kur identifikohet ndonjë ndikim negativ i
rëndësishëm në mjedis, njofton operatorin për të marrë masa dhe për kohën se kur ai duhet t’i
marrë ato. Këto masa ndërmerren me shpenzimet e operatorit.
18. Leja e mjedisit specifikon periudhën kohore në të cilën operatori duhet të raportojë
në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe të gjitha rezultatet e vetëmonitorimit, sipas të
dhënave të grumbulluara. Raportimi të jetë jo më pak se një herë në vit. Këto raporte përdoren
për të treguar
përputhshmërinë me kushtet e vendosura në lejen e mjedisit dhe për të rritur shkallën e
njohjes për reagimin/sjelljen e mbetjeve në lendfill.
19.Kontrolli i cilësisë së operacioneve analitike të kontrollit e vetëmonitorimit dhe/ose të
analizave, të referuara në pikën 17 të këtij vendimi kryhet nga laboratorë të specializuar.
X.PROCEDURAT E MBYLLJES DHE TË KUJDESIT PAS MBYLLJES
20.Operatori i vendit të lendfillit fillon procedurat e mbylljes për të gjithë vendin e lendfillit
ose për një pjesë të tij, vetëm kur:
a) janë përmbushur kushtet përkatëse, të përcaktuara në lejen e mjedisit;
b) kërkesa e tij për mbyllje është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
c) kur kërkohet, me një vendim të argumentuar teknikisht, nga Agjencia Kombëtare e
Mjedisit.
21. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, përpara se të vendosë mbylljen ose jo të vendit të
lendfillit, kryen një verifikim teknik përfundimtar në vend dhe vlerëson të gjitha raportet e
dorëzuara nga operatori.
22. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, kur vlerëson se janë përmbushur të gjitha kërkesat
e vendosura në lejen e mjedisit për mbylljen e lendfillit dhe që, vendi i lendfillit nuk paraqet
ndonjë rrezik për shëndetin e njeriut a mjedisin, i komunikon, me shkrim, operatorit vendimin
për miratimin e mbylljes së vendit të lendfillit.
23. Ministri firmos aktin e miratimit të vendimit të mbylljes dhe të kujdesit të lendfillit
pasi ai është miratuar teknikisht nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
24. Miratimi i mbylljes së vendit të lendfillit nuk ia pakëson përgjegjësinë operatorit
për të përmbushur kushtet e lejes së mjedisit, përfshirë edhe përgjegjësitë specifike që vijojnë:
a)Operatori është përgjegjës për mirëmbajtjen, vetëmonitorimin dhe kontrollin e vendit të
lendfillit gjatë fazës së kujdesit pas mbylljes, për aq kohë sa do t’i kërkohet nga Agjencia
Kombëtare e Mjedisit, duke marrë në konsideratë periudhën kohore gjatë së cilës vendi i
lendfillit mund të paraqesë rrezik për shëndetin e njeriut ose mjedisin.
b)Operatori njofton Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për ndonjë ndikim negativ të
rëndësishëm në mjedis, të zbuluar gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit, dhe zbaton
vendimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për natyrën, shkallën dhe afatin kohor të masave
që duhen marrë.
c)Operatori i vendit, pavarësisht nga legjislacioni në fuqi për përgjegjësinë e mbajtësve të
mbetjeve, është përgjegjës, sipas kërkesave të aneksit V, për vetëmonitorimin dhe analizimin
e gazrave të lendfillit, të lëngjeve që kullojnë prej tij dhe të regjimit të ujërave nëntokësore në
afërsi të vendit, për aq kohë sa Agjencia Kombëtare e Mjedisit e konsideron lendfillin që
mund të paraqesë rrezik për shëndetin e njeriut ose mjedisin.
XI.VENDET E VENDDEPOZITIMEVE EKZISTUESE
25. Operatori i një venddepozitimi ekzistues, pavarësisht nëse ka ose jo leje mjedisi,
brenda 2 (dy) viteve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatit një plan përmirësimi të
lendfillit dhe e paraqet atë për miratim në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
26. Plani i përmirësimit përfshin kërkesat e përcaktuara në pikën 6 të kapitullit VI të
këtij vendimi, dhe nëse është e nevojshme, edhe masa konkrete që operatori i konsideron të
nevojshme për ta sjellë lendfillin në përputhje të plotë me kërkesat e këtij vendimi, me
përjashtim të kërkesave të përcaktuara në aneksin I, seksioni 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
27. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, brenda 6 (gjashtë) muajve nga marrja e planit të
përmirësimit, merr vendim në qoftë se operacionet mund të vazhdojnë në bazë të planit të
përmirësimit të lendfillit dhe në bazë të këtij vendimi.
28. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pasi miraton planin e përmirësimit, e dërgon atë
për shqyrtim në Komitetin Ndërministror për Mbetjet, i cili vendos për masat që duhen marrë
dhe periudhën e nevojshme të tranzicionit për përmbushjen e tij, e cila nuk duhet të jetë më e
gjatë se 8 (tetë) vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
29. Plani i përmirësimit i miratuar, masat e nevojshme dhe periudha e tranzicionit, e
referuar në pikën 28 të këtij vendimi, përbëjnë një pjesë të lejes së mjedisit për atë lendfill
ekzistues, nëse subjekti e posedon atë. Subjekti paraqitet në QKL për dorëzimin e planit. Në
rastin kur subjekti është i pajisur me planin e përmirësimit përpara se të pajiset me leje
mjedisi, atëherë në momentin e aplikimit pranë QKL-së, do ta paraqesë këtë plan si dokument
më vete, i cili do t’i përcillet në mënyrë elektronike Ministrisë së Mjedisit, së bashku me
dokumentet e tjera aplikuese.
30. Agjencia kryen të gjitha veprimet e nevojshme për unifikimin e kushteve të lejes
ekzistuese të operatorit, në përputhje me kërkesat e vendosura në planin e përmirësimit të
lendfillit të miratuar.
31. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ndërmerr të gjitha hapat e nevojshme për ta
mbyllur këtë vend depozitimi ekzistues sa më parë të jetë e mundur dhe i kërkon operatorit të
zbatojë planet e propozuara për mbylljen dhe për kujdesin pas mbylljes, në përputhje me
pikën 5, shkronja “e”, dhe kapitullin X të këtij vendimi, kur vendi i një lendfilli ekzistues:
a) sipas mendimit të saj të argumentuar, nuk mund të sillet në kushte që përputhen me
këtë vendim; dhe/ose
b) nuk ka marrë leje mjedisi.
32. Operatori i vendit të venddepozitimit ekzistues ka detyrimin që vendi në fjalë të
përmbushë kërkesat e këtij vendimi, me përjashtim të kërkesave të parashikuara në aneksin I,
seksioni 1, bashkëlidhur, brenda 8 (tetë) vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
33. Operatori i lendfillit të mbetjeve të rrezikshme ka detyrimin që vendi në fjalë të
përmbushë kërkesat e kapitullit VIII dhe aneksit II, brenda 3 (tre) viteve nga data e hyrjes në
fuqi të këtij vendimi.
XII.PAKËSIMI I MBETJEVE BIO QË SHKOJNË NË LENDFILL
34. Objektivat që duhet të arrihen në përputhje me këtë vendim dhe parashikimet e planit
kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe planet rajonale e vendore janë këto:
a) Jo më vonë se pesë 5 (pesë) vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi mbetjet
bashkiake të biodegradueshme që shkojnë në lendfill pakësohen në (janë sa) 75% të sasisë
totale (sipas peshës) të mbetjeve bashkiake të biodegradueshme, të gjeneruara në vitin 2010.
b) Jo më vonë se 8 (tetë) vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi mbetjet bashkiake të
biodegradueshme që shkojnë në lendfill pakësohen në (janë sa) 50% të sasisë totale (sipas
peshës) të mbetjeve bashkiake të biodegradueshme, të gjeneruara në vitin 2010.
c) Jo më vonë se 13 (trembëdhjetë) vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi mbetjet
bashkiake të biodegradueshme që shkojnë në lendfill pakësohen në (janë sa) 35% të sasisë
totale (sipas peshës) të mbetjeve bashkiake të biodegradueshme, të gjeneruara në vitin 2010.
XIII.KOSTOT E LENDFILLIT TË MBETJEVE
35. Tarifa që operatori do të kërkojë për asgjësimin e mbetjeve në atë vend për një
periudhë prej të paktën 30 (tridhjetë) vjetësh, në përputhje me nenin 19 të ligjit nr.10 463, datë
22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, do të mbulojë kostot e projektimit dhe
operimit të lendfillit, duke përfshirë kostot e garancisë financiare, të kërkuar në nenin 46 të
ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe kostot e vlerësuara për mbylljen dhe
kujdesin pas mbylljes së lendfillit.
36. Informacioni i referuar në pikën 35 të këtij vendimi vihet në dispozicion të
publikut, në përputhje me kërkesat e ligjit për të drejtën e informimit mbi dokumentet zyrtare
dhe të ligjit për mbrojtjen e mjedisit.
XIV RAPORTIMET
37.Ministria përgatit, çdo 3 (tre) vjet, një raport për zbatimin e këtij vendimi dhe, në mënyrë
të veçantë, të Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, për arritjen e
objektivave të vendosura në pikën 34 të këtij vendimi.
38. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i siguron Ministrisë të gjithë informacionin e
nevojshëm teknik për përgatitjen e raportit të referuar në pikën 37 të këtij vendimi.
39. Raporti i referuar në pikën 37, vihet në dispozicion të publikut.
40.Ministri, me urdhër, përcakton kërkesat për përgatitjen e raportit sipas pikës 37, përfshirë
edhe informacionin që duhet përfshirë në të.
XV. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha

ANEKSI I

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR TË GJITHA KATEGORITË E LENDFILLEVE

1.Vendndodhja e lendfillit
1.1Për përzgjedhjen e vendndodhjes së një lendfilli merren në konsideratë kërkesat që lidhen
me:
a)distancën nga kufiri i vendit të lendfillit deri te zonat e banuara dhe zonat e
pushimit/rekreative, rrjedhat e ujit, trupat ujorë dhe zonat e tjera bujqësore ose urbane;
b) ekzistencën e ujërave nëntokësore, ujërave bregdetare ose zonave natyrore të
mbrojtura në këtë zonë;
c) kushtet gjeologjike dhe hidrogjeologjike në këtë zonë;
d) rrezikun e përmbytjes, fundosjes, shkarjes së dherave, ose të rënies së orteqeve në
këtë vend;
e) mbrojtjen e trashëgimisë natyrore e kulturore në këtë zonë.
f) dispozitat e ligjit nr. 8752, datë 23.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e
strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar.
1.2Vendndodhja e lendfillit përzgjidhet vetëm në qoftë se karakteristikat e vendit, në
përputhje me kërkesat e përmendura më sipër, ose masat e duhura që do të merren, tregojnë
që lendfilli nuk shkakton ndonjë rrezik serioz mbi mjedisin.
2.Kontrolli i ujërave dhe menaxhimi i lëngjeve që kullojnë nga lendfilli
2.1Në përputhje me karakteristikat e lendfillit dhe kushtet meteorologjike të zonës merren
masat e duhura, me qëllim që:
a) të kontrollohen ujërat që futen në trupin e lendfillit nga precipitimet/reshjet;
b) të parandalohet futja e ujërave sipërfaqësore dhe/ose ujërave nëntokësore në mbetjet
e depozituara në lendfill;
c) të grumbullohen ujërat e kontaminuara dhe lëngjet që kullojnë nga lendfilli;
Autoriteti kompetent mund të vendosë që kjo dispozitë të mos zbatohet në qoftë se vlerësimi
paraprak, që merr në konsideratë vendndodhjen e lendfillit dhe mbetjet që do të pranohen aty,
tregon se lendfilli nuk paraqet rrezik potencial për mjedisin.
d)ujërat e grumbullura, të kontaminuara dhe të kulluara nga lendfilli, të trajtohen në
standardin që kërkohet për shkarkimin e tyre.
2.2Dispozitat e mësipërme mund të mos zbatohen për lendfillet e mbetjeve inerte që nuk janë
të kontaminuara me mbetje të tjera.
3.Mbrojtja e tokës dhe ujit
3.1 Përzgjedhja e vendit të lendfillit dhe projektimi i tij bëhen në atë mënyrë që përmbush
kushtet e nevojshme për parandalimin e ndotjes së tokës, ujërave sipërfaqësore ose
nëntokësore, duke siguruar grumbullimin eficent të lëngjeve që kullojnë nga lendfilli, siç dhe
kur kërkohet sipas seksionit 2.
Mbrojtja e tokës, ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore arrihet duke kombinuar
barrierën gjeologjike me:
a) një shtresë izoluese fundore (bottom liner) në shtratin e lendfillit në fazën
operacionale (aktive); dhe
b) një shtresë izoluese të sipërme në fazën pas mbylljes (pasive).
3.2Barriera gjeologjike përcaktohet nga kushtet gjeologjike dhe hidrogjeologjike në afërsi të
vendit të lendfillit, si më poshtë, dhe siguron kapacitet zbutës të mjaftueshëm për të
parandaluar një rrezik potencial për tokën dhe ujërat tokësorë.
Baza dhe anët e lendfillit konsistojnë në një shtresë minerale që përmbush kërkesat për
përshkrueshmërinë dhe trashësinë me një efekt të kombinuar, për mbrojtjen e tokës, ujërave
nëntokësore dhe sipërfaqësore, të paktën të barasvlershëm me atë çka rezulton nga kërkesat që
vijojnë:
a) Për lendfillin e mbetjeve të rrezikshme. Koeficienti i përshkueshmërisë është 1.0×10-9
m/sekondë ose më i vogël se kaq; trashësia është 5 m ose më e madhe se kaq;
b Për lendfillin e mbetjeve jo të rrezikshme. Koeficienti i përshkueshmërisë është 1.0×10-9
m/sekondë ose më i vogël se kaq; trashësia është 1 m ose më e madhe se kaq;
c)Për lendfillin e mbetjeve inerte. Koeficienti i përshkueshmërisë është 1.0×10-7 m/sekondë
ose më i vogël se kaq; trashësia është 1 m ose më e madhe se kaq.
Barrierat gjeologjike, kur nuk i përmbushin në mënyrë natyrore kushtet e mësipërme,
plotësohen artificialisht dhe përforcohen me mënyra të tjera që sigurojnë mbrojtje të njëjtë.
Barriera gjeologjike artificiale duhet të ketë trashësi të barabartë me 0.5 metra ose më tepër se
0.5 metra.
3.3Përveç barrierës gjeologjike të përshkruar më sipër, për të siguruar që sasia e lëngjeve që
kullojnë nga lendfilli të grumbulluara në shtratin/fundin e tij të jetë sa më e vogël, në
përputhje me parimet e mëposhtme shtohet edhe sistemi i grumbullimit dhe izolimit të
lëngjeve që kullojnë nga lendfilli:
Grumbullimi i lëngjeve që kullojnë nga lendfilli dhe izolimi i shtratit (pjesës sëposhtme)
të lendfillit
Kategoria e lendfillit Mbetje jo Mbetje të Mbetje inerte
të rreziksh
Shtresë izoluese artificiale rrezikshm
kërkohet me
kërkohet
Shtresë kulluese me trashësi të kërkohet kërkohet
barabartë me 0,5m ose me e
madhe seKombëtare
Agjencia kaq e Mjedisit, në rastet kur, pas marrjes në konsideratë të rrezikut potencial
për mjedisin, gjykon se duhet të parandalohet formimi i lëngjeve që kullojnë nga lendfilli, në
kushtet e lejes së mjedisit të atij lendfilli, përfshin edhe izolimin e sipërfaqes.
Rekomandimet për izolimin e sipërfaqes (pjesës së sipërme) të lendfillit
Kategoria e lendfillit Mbetje jo Mbetje të Mbetj
të rreziksh e
Shtresë filtruese për gazrat Kërkohet Nuk kërkohet
Shtresë izoluese artificiale Nuk kërkohet Kërkohet
Shtresë minerale e papërshkrueshme Kërkohet Kërkohet
Shtresë kulluese me trashësi më të madhe se 0,5m Kërkohet Kërkohet
Mbulesë mbi shtresën e sipërme të tokës me Kërkohet Kërkohet
trashësi më të madhe se 1m
3.4 Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në rastet kur pas vlerësimit të rrezikut për mjedisin, dhe
në përputhje me seksionin 2 "Kontrolli i ujërave dhe menaxhimi i lëngjeve që kullojnë nga
lendfilli" gjykon se grumbullimi dhe trajtimi i lëngjeve që kullojnë nga lendfilli nuk është i
nevojshëm ose që
lendfilli është ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk paraqet rrezik potencial për tokën,
ujërat nëntokësore ose sipërfaqësore, i pakëson kërkesat e paragrafëve 3.2 dhe 3.3 më sipër.
Këto kërkesa, në rastet e lendfilleve të mbetjeve inerte, mund të parashikohen në vendimin e
Këshillit të Ministrave për mbetjet inerte, në zbatim të nenit 37 të ligjit “Për menaxhimin e
integruar të mbetjeve”.
3.5 Ministri, me udhëzim të veçantë, përcakton metodat për përcaktimin e koefiçientëve të
përshkrueshmërisë të lendfillit për fushën dhe për të gjithë shtrirjen e vendit të lendfillit.
4.Kontrolli i gazit
4.1 Operatori i lendfillit merr masat e duhura për kontrollin, grumbullimin dhe
migrimin e gazit të lendfillit (aneksi V).
4.2 Të gjithë operatorët e lendfilleve që pranojnë mbetje të biodegradueshme
grumbullojnë gazin e lendfillit, e trajtojnë dhe e përdorin atë. Gazi i grumbulluar, në qoftë se
nuk mund të përdoret për të prodhuar energji, digjet.
4.3 Operatori i lendfillit kryen grumbullimin, trajtimin dhe përdorimin e gazit të
lendfillit sipas paragrafit 4.2, në atë mënyrë që minimizon dëmin ose përkeqësimin e mjedisit
dhe rrezikun ndaj shëndetit të njeriut.
5.Bezditë dhe rreziqet
Operatori i lendfillit merr masa për të minimizuar bezditë, problemet dhe rreziqet që vijnë nga
lendfilli, si rezultat i:
a) çlirimit të erërave dhe pluhurit;
b) materialeve që i merr era;
c) zhurmave dhe trafikut;
d) zogjve, krimbave dhe insekteve;
e) krijimit të aerosolëve;
f) zjarreve.
Operatori i lendfillit merr masa për lendfillin në mënyrë që papastërtitë që krijohen nga vendi
i lendfillit të mos përhapen në rrugët publike dhe tokën përreth tij.
6.Qëndrueshmëria
Operatori i lendfillit siguron që mbetjet në vendin e lendfillit të vendosen në mënyrë të tillë që
masa e mbetjeve dhe e strukturave të lidhura me to të jetë e qëndrueshme sidomos për të
shmangur shkarjet. Kur vendoset barrierë/shtresë izoluese artificiale, pas konsiderimit edhe të
morfologjisë së lendfillit, merren masa që sigurojnë që nënshtresa gjeologjike të ketë
qëndrueshmëri të mjaftueshme për të parandaluar dëmtimin e barrierës/shtresës izoluese.
7.Pengesat për hyrjen në lendfill
Operatori i lendfillit merr masa që sigurojnë ndalimin e hyrjes së lirë në vendin e tij. Portat
mbyllen pas përfundimit të orarit të punës. Sistemi i kontrollit dhe aksesi në çdo impiant
përmban një program masash për të zbuluar dhe dekurajuar hedhjen e paligjshme të mbetjeve
në vend.
ANEKSI II
PROCEDURAT DHE KRITERET E PRANIMIT TË MBETJEVE
Ky aneks parashtron klasifikimin uniform të mbetjeve dhe procedurat që zbatohen gjatë
pranimit të tyre.
Seksioni 1 i këtij aneksi parashtron procedurën që përcakton pranueshmërinë e mbetjeve në
lendfill. Kjo procedurë konsiston në karakteristikat bazë, testet e përputhshmërisë dhe
verifikimin në vendin e lendfillit.
Seksioni 2 i këtij aneksi parashtron kriteret e pranimit për çdo kategori lendfilli. Mbetjet
pranohen në lendfill vetëm në qoftë se përmbushin kriteret e pranimit të asaj kategorie
lendfilli.
Seksioni 3 i këtij aneksi rendit metodat që duhen përdorur për marrjen e mostrave dhe analizat
e mbetjeve.
1. Procedura për pranimin e mbetjeve në lendfille
1.1 Karakterizimi bazë
Karakterizimi bazë është hapi i parë i procedurës së pranimit dhe nënkupton një përcaktim të
plotë të mbetjeve, duke grumbulluar të gjithë informacionin e nevojshëm për asgjësimin e
sigurt të mbetjeve në periudhë afatgjatë. Karakterizimi bazë kërkohet për çdo lloj mbetje.
1.1.1Funksionet e karakterizimit bazë
a) Informacion bazë mbi mbetjet: lloji, origjina, përbërja, konsistenca, aftësia për të
lëngëzuar (leachatability) në lendfill, dhe kur është e nevojshme dhe e mundur, veti të tjera
karakteristike;
b) Informacion bazë për të kuptuar sjelljen e mbetjeve në lendfill dhe opsionet për
trajtimin e tyre, siç përcaktohet në nenin 43(2) të ligjit “Për menaxhimin e integruar të
mbetjeve”.
c) Vlerësimi i mbetjeve kundrejt vlerave kufi.
d)Gjetja e variablave/ndryshoreve kryesore (parametrat kritikë) për testimin e
përputhshmërisë dhe opsionet për thjeshtimin e testimit të përputhshmërisë (që çojnë në një
pakësim të konsiderueshëm të përbërësve që duhen matur, por vetëm pas demonstrimit të
informacionit përkatës). Karakterizimi mund të japë edhe raportet midis karakterizimit bazë
dhe rezultateve të procedurave të thjeshtuara të testeve, si edhe frekuencën e testimit të
përputhshmërisë.
Në qoftë se karakterizimi bazë i mbetjeve tregon se mbetjet plotësojnë kriteret për një kategori
të caktuar lendfilli, siç përcaktohet në seksionin 2, mbetja konsiderohet e pranueshme në atë
kategori lendfilli. Në rast të kundërt, mbetja nuk pranohet në atë kategori lendfilli.
Gjeneruesi i mbetjeve, ose në mungesë të tij, personi përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve,
është përgjegjës për saktësinë e informacionit të dhënë për karakterizimin e mbetjeve.
Operatori mban të dhëna për informacionin e kërkuar për një periudhë prej 5 vjetësh.
1.1.2Kërkesat themelore për karakterizimin bazë të mbetjeve
a) Burimi dhe origjina e mbetjeve;
b) Informacioni mbi procesin që gjeneron mbetjet (përshkrimi dhe karakteristikat e
lëndëve të para dhe produkteve);
c) Përshkrimi i trajtimit të kryer mbi mbetjet në përputhje me nenin 43(2) të ligjit “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ose një deklaratë që sqaron arsyet pse një trajtim i tillë
nuk konsiderohet i nevojshëm;
d) Të dhëna mbi përbërjen e mbetjeve dhe aftësinë për të lëngëzuar (leachability) e
mbetjeve në lendfill, sipas rastit;
e) Pamja e jashtme e mbetjeve (era, ngjyra, forma fizike);
f) Kodi sipas vendimit të Këshillit të Minisrave nr.99, datë 19.02.2005 “Për miratimin
e katalogut shqiptar për klasifikimin e mbetjeve” (Lista e mbetjeve të Bashkimit Europian);
g) Për mbetjet e rrezikshme (që në katalog pasqyrohen me një kod 6-shifror të
shoqëruar me «*»): shënohen edhe vetitë përkatëse që i bëjnë ato të rrezikshme sipas shtojcës
3 të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
h) Informacion që vërteton se mbetjet nuk janë të përjashtuara sipas nenit 44 të ligjit “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”;
i) Kategoria e lendfillit ku mund të pranohen mbetjet;
j) Përkujdesje të tjera që duhen ndërmarrë në lendfill, në qoftë se është e nevojshme;
k) Verifikim nëse mbetjet mund të riciklohen ose të rikuperohen.
1.1.3Testimi
Si rregull i përgjithshëm, për të përftuar informacionin e mësipërm, mbetjet testohen.
Përveç kullueshmërisë së mbetjeve në lendfill, me anë të testimit duhet të njihet ose të
përcaktohet edhe përbërja e mbetjeve. Testet që përdoren për karakterizimin bazë përfshijnë
gjithmonë edhe ato që përdoren për testimin e përputhshmërisë.
Përmbajtja e karakterizimit, shkalla e testimit laboratorik të kërkuar dhe marrëdhënia
ndërmjet karakterizimit bazë dhe kontrollit të përputhshmërisë varet nga lloji i mbetjeve.
Ekziston një dallim midis:
a) mbetjeve që gjenerohen rregullisht në të njëjtin proçes;
b) mbetjeve që nuk gjenerohen rregullisht.
Karakterizimet e detajuara në pikat (a) dhe (b) sigurojnë informacion që mund të krahasohet
drejtpërdrejt me kriteret e pranimit për kategoritë përkatëse të lendfillit, dhe përveç kësaj,
edhe informacion përshkrues (p.sh. pasojat e depozitimit bashkë me mbetjet bashkiake).
a)Mbetjet që gjenerohen rregullisht në të njëjtin poçes
Këto janë mbetje të njëjta dhe konsistente të gjeneruara rregullisht gjatë të njëjtit proces, ku:
-instalimet dhe procesi i gjenerimit të mbetjeve njihen mirë dhe materialet që futen në proces
dhe vetë procesi janë të mirëpërcaktuar,
-operatori i instalimit ofron të gjithë informacionin e nevojshëm dhe informon operatorin e
lendfillit për ndryshimet në proces (veçanërisht për ndryshimet lidhur me materialet që futen
në proces).
Procesi shpesh kryhet në një instalim të vetëm. Mbetjet mund të jenë gjeneruar edhe nga
instalime të ndryshme, në qoftë se identifikohen si një rrymë e vetme me karakteristika të
zakonshme brenda kufijve të njohur (p.sh. hiri që mbetet nga incinerimi i mbetjeve
bashkiake).
Për këto mbetje karakterizimi bazë përfshin edhe kërkesat themelore të renditura në seksionin
1.1.2 dhe veçanërisht kërkesat që vijojnë:
-llojshmërinë e përbërësve të mbetjeve të veçanta;
-llojshmërinë dhe ndryshueshmërinë e vetive karakteristike;
-kullueshmërinë e mbetjeve në lendfill, të përcaktuar nga testi i kullueshmërisë së lëngjeve të
një partie mbetjesh dhe/ose testi i përshkueshmërisë dhe/ose testi i varësisë nga pH, në qoftë
se kërkohen;
-variablat/ndryshoret kryesore testohen rregullisht.
Në qoftë se mbetjet gjenerohen nga i njëjti proces në instalime të ndryshme, informacioni
jepet për qëllime vlerësimi. Për pasojë, merren një numër matjesh i mjaftueshëm për të
treguar llojshmërinë dhe ndryshueshmërinë e vetive karakteristike të mbetjeve. Më pas, po qe
se nuk kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në procesin e gjenerimit, mbetjet
konsiderohen të karakterizuara dhe rrjedhimisht i nënshtrohen vetëm testit të përputhshmërisë.
Për mbetjet që gjenerohen nga i njëjti proces në të njëjtin instalim, rezultatet e matjeve mund
të tregojnë vetëm ndryshime të vogla të vetive të mbetjeve në krahasim me vlerat kufi
respektive. Më pas, po qe se nuk kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në procesin e
gjenerimit, mbetjet konsiderohen të karakterizuara dhe rrjedhimisht i nënshtrohen vetëm testit
të përputhshmërisë.
Mbetjet nga impiantet për grupimin ose përzierjen e mbetjeve, nga stacionet e transferimit të
mbetjeve ose rrymat e mbetjeve të përziera nga grumbulluesit e mbetjeve, mund të ndryshojnë
në mënyrë të konsiderueshme në vetitë e tyre. Kjo gjë merret parasysh gjatë karakterizimit
bazë. Mbetje të tilla mund të klasifikohen nën rastin (b).
b)Mbetjet që nuk gjenerohen rregullisht
Këto mbetje nuk gjenerohen rregullisht nga i njëjti proces në të njëjtin instalim dhe nuk janë
pjesë e një rryme mbetjesh të mirë karakterizuar. Çdo parti mbetjesh të tilla të gjeneruara,
karakterizohet. Testimi për përputhshmërinë nuk kërkohet, pasi çdo parti e gjeneruar
karakterizohet.
1.1.4 Rastet kur nuk kërkohet testimi
Testimi për karakterizimin bazë përjashtohet në rastet kur:
a) mbetja bën pjesë në një listë mbetjesh që nuk kërkojnë testime, siç përcaktohet në
seksionin 2;
b) i gjithë informacioni i nevojshëm për klasifikimin bazë është i njohur dhe i
justifikuar drejt për të kënaqur plotësisht kërkesat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit;
c) për lloje të caktuara mbetjesh testimi është jo praktik ose kur nuk disponohen
procedurat e duhura të testimit dhe kriteret e pranimit. Kjo gjë justifikohet dhe dokumentohet,
duke përfshirë edhe arsyet pse mbetja është konsideruar e pranueshme në atë kategori
lendfilli.
1.2Testi i përputhshmërisë
Mbetjet që, në bazë të karakterizimit bazë sipas seksionit 1, janë konsideruar të pranueshme
për atë kategori lendfilli i nënshtrohen më tej testit të përputhshmërisë për të përcaktuar nëse
ato përputhen me rezultatet e karakterizimit bazë dhe kriteret përkatëse të pranimit, siç
përcaktohet në seksionin 2.
Funksioni i testimit të përputhshmërisë kontrollon periodikisht rrymat e mbetjeve që
gjenerohen rregullisht.
Parametrat që duhen testuar përcaktohen në karakterizimin bazë. Parametrat duhet të jenë të
lidhur me informacionin e karakterizimit bazë; siç përcaktohet në karakterizimin bazë, për
parametrat kritikë (variablat/ndryshoret kryesore) nevojitet vetëm një kontroll. Kontrolli
tregon nëse mbetjet respektojnë vlerat kufi të parametrave kritikë.
Testet që përdoren për testimin e përputhshmërisë, janë një ose disa prej testeve që përdoren
për karakterizimin bazë. Testimi duhet të konsistojë të paktën në një test kullueshmërie për
çdo parti. Për këtë qëllim përdoren metodat e listuara në seksionin 3.
Mbetjet që përjashtohen nga kërkesat për testim për karakterizimin bazë në seksionin 1.1.4(a)
dhe seksionin 1.1.4(c) përjashtohen edhe nga testimi i përputhshmërisë. Megjithatë ato kanë
nevojë të kontrollohen për përputhshmëri me informacionin e karakterizimit bazë, përveç
testimit.
Testimi i përputhshmërisë kryhet të paktën një herë në vit dhe operatori siguron në çdo rast që
testimi i përputhshmërisë të kryhet në kuadrin dhe frekuencën e përcaktuar nga karakterizimi
bazë.
Të dhënat e regjistruara me rezultatet e testeve mbahen për një periudhë prej 5 vjetësh.
1.3Verifikimi në vend
Çdo ngarkesë mbetjesh e dërguar në lendfill duhet të inspektohet me sy përpara dhe pas
shkarkimit. Dokumentacioni shoqërues duhet të kontrollohet.
Për mbetjet e depozituara nga prodhuesi i mbetjeve në një lendfill nën kontrollin e tij, ky
verifikim duhet bërë në pikën e nisjes.
Mbetjet mund të pranohen në lendfill, në qoftë se janë njëlloj me ato që kanë qenë subjekt i
karakterizimit bazë dhe testimit të përputhshmërisë, dhe që janë përshkruar në dokumentet
shoqëruese. Në rast të kundërt, mbetjet nuk duhet të pranohen.
Ministri me urdhër, përcakton kërkesat e testit për verifikimin në vend, duke përfshirë aty ku
është e mundur, metodat e testeve të shpejta.
Me t’u dorëzuar, kampionet duhen marrë në mënyrë periodike. Kampionet duhet të mbahen
pas pranimit të mbetjeve për një periudhë jo më të shkurtër se një muaj.
2. Kriteret e pranimit të mbetjeve në lendfill
Ky seksion përcakton kriteret për pranimin e mbetjeve në secilin nga kategoritë e lendfillit,
përfshirë kriteret për depozitimin nën dhe.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit, kur jep leje mjedisi për pranimin e mbetjeve në lendfillin e
kategorisë përkatëse, sipas rastit, mund të pranojë vlera deri në tri herë më të larta se vlerat
kufi të parametrave specifikë të renditur në këtë seksion, përveç:
-karbonit organik të tretur (DOC) në seksionet 2.1.2.1, 2.2.2, 2.3.1 dhe 2.4.1;
-BTEX (benzeni, tolueni, etilbenzeni, ksileni);
-PCBs (bifenilet e poliklorinuara) dhe vajit mineral në seksionin 2.1.2.2;
-karbonit organik total (TOC) dhe pH në seksionin 2.3.2 dhe humbjes në ndezje (LOI)
dhe/ose TOC në seksionin 2.4.2; dhe
-kufizimit të rritjes së mundshme të vlerës kufi për TOC në seksionin 2.1.2.2 deri në vetëm dy
herë më të larta se vlera kufi.
Pranimi i këtyre vlerave bëhet duke marrë në konsideratë:
-karakteristikat e lendfillit dhe të rrethinave të tij;
-shkarkimet nga lendfilli (përfshirë edhe lëngjet kulluese); dhe
-kufijtë e parametrave specifikë në këtë seksion, që sipas vlerësimi të rrezikut, nuk paraqesin
rrezik shtesë për mjedisin,
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mban një regjistër për numrin e lejeve të lëshuara çdo vit
sipas kësaj dispozite.
Ministri, me urdhër, përcakton kriteret për përputhshmërinë me vlerat kufi të përcaktuara në
këtë seksion.
2.1 Kriteret për lendfillet e mbetjeve inerte
2.1.1 Lista e mbetjeve që pranohen pa u testuar në lendfillet e mbetjeve inerte
Mbetjet në listën e mëposhtme plotësojnë kriteret e përcaktuara në përkufizimin e mbetjeve
inerte në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe kriteret e renditura në seksionin
2.1.2. Këto mbetje pranohen në lendfillet e mbetjeve inerte pa iu nënshtruar testimit.
Mbetjet duhet të jenë nga një rrymë e vetme (vetëm një burim) i një lloji të vetëm. Mbetjet e
ndryshme që përmbahen në listë mund të pranohen së bashku, me kusht që ato të vijnë nga i
njëjti burim.
Në rast dyshimi për kontaminim (si nga inspektimi vizual, ashtu edhe nga njohuritë për
origjinën e mbetjeve) duhet të aplikohet testimi ose në rast të kundërt mbetjet refuzohen. Në
qoftë se mbetjet e listuara janë të kontaminuara ose përmbajnë materiale ose substanca të tjera
siç janë metalet, asbesti, plastikët, kimikatet, etj. në një masë që rrit shkallën e rrezikut të
lidhur me mbetjet, në mënyrë të mjaftueshme për të justifikuar asgjësimin e tyre në kategori të
tjera lendfilli, ato mund të mos pranohen në lendfillin e mbetjeve inerte.
Në qoftë se ka ndonjë dyshim që mbetjet nuk përmbushin përkufizimin e mbetjeve inerte dhe
kriteret e listuara në seksionin 2.1.2 apo që mbetjet janë të kontaminuara, duhet të aplikohet
testimi. Për këtë qëllim duhet të përdoren metodat e listuara nën seksionin 3.
Kodi sipas Përshkrimi Kufizimi
katalogut të
mbetjeve
10 11 03 Mbetjet nga materialet fibroze me Vetëm pa lidhës organikë
15 01 07 Ambalazhet e qelqit
17 01 01 Betoni Vetëm mbetje të përzgjedhura nga
ndërtimet dhe shembjet ()
17 01 02 Tullat Vetëm mbetje të përzgjedhura nga
ndërtimet dhe shembjet (*)
17 01 03 Pllakat dhe qeramikat Vetëm mbetje të përzgjedhura nga
ndërtimet dhe shembjet (*)
17 01 07 Përzierje e betonit, tullave, Vetëm mbetje të përzgjedhura nga
pllakave dhe qeramikës ndërtimet dhe shembjet (*)
17 02 02 Qelqi
17 05 04 Dherat dhe gurët Përjashtuar shtresat e sipërme të
dheut, torfat; përjashtuar dherat dhe
gurët nga vendet e kontaminuara
19 12 05 Qelqi
20 01 02 Qelqi Vetëm qelqi i grumbulluar në
mënyrë të diferencuar
20 02 02 Dherat dhe gurët Vetëm mbetjet nga kopshtet dhe parqet,
përjashtuar shtresat e sipërme të dheut,
torfat
Mbetjet (*), mbetje të përzgjedhura nga ndërtimet dhe shembjet: me përmbajtje të ulët të
llojeve të materialeve të tjera (siç janë metalet, plastikët, dherat, përbërjet organike, druri,
goma etj.). Origjina e mbetjeve duhet të jetë e njohur.
-Asnjë mbetje nga ndërtimet dhe shembjet dhe nga ndërtimet, të ndotura me substanca të
rrezikshme organike ose inorganike (p.sh. për shkak të proceseve të prodhimit në ndërtim),
ndotje toke, depozitimi dhe përdorimi i pesticideve ose substancave të tjera të rrezikshme, etj.,
në rast se nuk bëhet e qartë që ndërtimet e shembura nuk janë të ndotura në mënyrë të
konsiderueshme.
-Asnjë mbetje nga ndërtimet dhe shembjet nga ndërtimet, të trajtuara, të mbuluara ose të lyera
me materiale, që përmbajnë substanca të rrezikshme në sasi të konsiderueshme.
Mbetjet që nuk janë renditur në këtë listë duhet t’i nënshtrohen testimit siç parashtrohet në
seksionin 1 për të përcaktuar nëse ato përmbushin kriteret për pranueshmërinë e mbetjeve në
lendfillet e mbetjeve inerte, siç përcaktohet në seksionin 2.1.2.
2.1.2. Vlerat kufi për mbetjet e pranueshme në lendfillet e mbetjeve inerte
2.1.2.1. Vlerat kufi të lëngëzimit
Për mbetjet që pranohen në lendfillet e mbetjeve inerte zbatohen vlerat kufi të lëngëzimit si
më poshtë, të llogaritura si raport i vëllimit të lëngjeve të kullimit ndaj masës së materialeve të
ngurta (L/S) të 2 litra/kg dhe 10 litra/kg për çlirimin total dhe të shprehura drejtpërdrejt në
mg/l për C0 (eluati i parë i testit të perkolimit është L/S = 0,1 l/kg).
Ministri me urdhër, përcakton metodat e testimit (seksioni 3)dhe vlerat përkatëse kufi që
duhet të përdoren nga tabela më poshtë.
Përbërësi L/S = 2 l/kg L/S = 10 l/kg C0 (testi i
(mg/kg substancë e (mg/kg substancë e perkolimit (mg/L)
As (Arsenik) thatë)
0.1 thatë)
0.5 0.06
Ba (Barium) 7 20 4
Cd (Kadmium) 0.03 0.04 0.02
Cr (total) (Krom 0.2 0.5 0.1
Cu (Bakër) 0.9 2 0.6
Hg (Mërkur) 0.003 0.01 0.002
Mo (Molibden) 0.3 0.5 0.15
Ni (Nikel) 0.2 0.4 0.12
Pb (Plumb) 0.2 0.5 0.15
Sb (Antimoni) 0.02 0.06 0.1
Se (Selen) 0.06 0.1 0.04
Zn (Zink) 2 4 1.2
Klorure 550 800 460
Fluorure 4 1 2.5
Sulfate 560 (*) 1000 (*) 1500
Indeksi i Fenolit 0.5 1 0.3
DOC (**) 240 500 160
TDS (***) 2500 4000 --
(*) Në qoftë se mbetja nuk i përmbush këto vlera për sulfatet, ajo ende mund të konsiderohet
se i plotëson kriteret e pranimit në qoftë se lëngu i kullimit nuk kapërcen asnjë nga vlerat që
vijojnë: 1,500 mg/l si C0 në L/S = 0,1 l/kg dhe 6,000 mg/kg në L/S=10l/kg. Për të përcaktuar
vlerat kufi në L/S=0,1l/kg nën kushtet e ekuilibrit fillestar është e nevojshme të përdoret testi i
perkolimit, ndërsa vlera në L/S=10l/kg mund të përcaktohet ose nëpërmjet testit të perkolimit
të lëngjeve të kullimit nga një parti ose nëpërmjet testit të perkolimit në kushte të përafërta me
ato të ekuilibrit lokal.
(**) Në qoftë se mbetja nuk i përmbush këto vlera për DOC në vlerën e pH-it të vet,
mund të testohet në mënyrë alternative midis L/S=10l/kg dhe një pH ndërmjet 7,5 dhe 8,0.
Mbetja mund të konsiderohet se i përmbush kriteret e pranimit për DOC, në qoftë se rezultati i
këtij përcaktimi nuk i kalon 500 mg/kg. (ekziston një draft metodë e bazuar në standardin
prEN 14429).
(***) Vlerat për lëndët e ngurta totale të tretshme (TDS) mund të përdoret në mënyrë
alternative me vlerat e sulfateve dhe klorureve.
2.1.2.2. Vlerat kufi për përmbajtjen totale të parametrave organikë
Përveç vlerave kufi të kullimit të lëngjeve nga lendfilli të dhëna në seksionin 2.1.2.1, mbetjet
inerte duhet të plotësojnë edhe këto vlera të tjera kufi:
Parametri Vlera (mg/L)
Karboni organik total (TOC) 30,000 (*)
BTEX (benzeni, tolueni, etilbenzeni, ksileni) 6
PCBs (bifenilet e poliklorinuara, 7 konfigurimet) 1
Vaj mineral (C10 deri C40) 500
PAHs (hidrokarburet policiklike aromatike) vlerat kufi duhet të përcaktohen nga
(*) Në rastin e dherave, Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të lejojë një vlerë kufi më të
lartë, me kusht që për L/S = 10 l/kg si për vetë pH e vetë dheut, ashtu edhe për një vlerë pH
ndërmjet 7,5 dhe 8,0 të merret vlera e DOC prej 500mg/kg.
2.2 Kriteret për lendfillet e mbetjeve jo të rrrezikshme
Ministri, me urdhër, përcakton sipas rastit nënkategoritë e lendfilleve të mbetjeve jo të
rrezikshme.
Në këtë aneks, parashtrohen vlerat kufi vetëm për mbetjet jo të rrezikshme, që asgjësohen në
të njëjtën qelizë me mbetje të rrezikshme që janë të qëndrueshme dhe jo reaktive.
2.2.1.Mbetjet e pranueshme pa testim në lendfillet e mbetjeve jo të rrezikshme
Mbetjet shtëpiake, siç përcaktohet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që
klasifikohen si mbetje jo të rrezikshme në kapitullin 20 të katalogut të mbetjeve (në përputhje
me listën europiane të mbetjeve), dhe që janë pjesë e mbetjeve shtëpiake jo të rrezikshme të
grumbulluara në mënyrë të diferencuar, si dhe materialet e njëjta jo të rrezikshme nga burime
të tjera, mund të pranohen në lendfillet e mbetjeve jo të rrezikshme pa iu nënshtruar testimit.
Mbetjet mund të mos pranohen në qoftë se nuk i janë nënshtruar trajtimeve të mëparshme
sipas kërkesave të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”ose në qoftë se ato janë të
kontaminuara në atë masë që rrit rrezikun e tyre aq sa të justifikohet asgjësimi i tyre në
impiante të tjera.
Ato mund të mos pranohen në qelizat ku pranohen mbetjet e rrezikshme të qëndrueshme jo
reaktive sipas kërkesave të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
2.2.2.Vlerat kufi për mbetjet jo të rrezikshme
Vlerat kufi që vijojnë zbatohen për mbetjet granulare jo të rrezikshme që pranohen në të
njëjtën qelizë me mbetjet e rrezikshme të qëndrueshme joreaktive, të llogaritura në L/S = 2
dhe 10 l/kg për çlirimet totale dhe të shprehura drejtpërdrejt në mg/l për C0 (në eluatin e parë
të testit të perkolimit në L/S = 0,1 l/kg). Mbetjet granulare përfshijnë të gjitha mbetjet që nuk
janë monolite.
Ministri, me urdhër, përcakton se cila nga metodat e testimit (shih seksionin 3) dhe vlerat
përkatëse kufi të tabelës më poshtë duhen përdorur.
Përbërësi L/S = 2 l/kg L/S = 10 l/kg (mg/kg C0 (testi i
(mg/kg substancë e substancë e thatë) perkolimit) (mg/L)
As (Arsenik) thatë) 0.4 2 0.3
Ba (Barium) 30 100 20
Cd 0.6 1 0.3
Cr (Krom 4 10 2.5
Cu (Bakër) 25 50 30
Hg (Mërkur) 0.05 0.2 0.03
Mo 5 10 3.5
Ni (Nikel) 5 10 3
Pb (Plumb) 5 10 3
Sb (Antimoni) 0.2 0.7 0.15
Se (Selen) 0.3 0.5 0.2
Zn (Zink) 25 50 15
Klorure 10,000 15,000 8,500
Fluorure 60 150 40
Sulfate 10,000 20,000 7,000
DOC (*) 380 800 250
TDS (**) 40,000 60,000 --
(*) Në qoftë se mbetja nuk i plotëson këto vlera për DOC në pH e vet, ajo mund të testohet në
mënyrë alternative në L/S=10l/kg dhe në një pH 7,5-8,0. Mbetja mund të konsiderohet se i
përmbush kriteret e pranimit për DOC, në qoftë se rezultati i këtij përcaktimi nuk i kalon 800
mg/kg (ekziston një draft metodë e bazuar në standardin prEN 14429).
(**) Vlerat për TDS mund të përdoren në mënyrë alternative me vlerat e sulfateve dhe
klorureve.

Ministri, me urdhër, vendos kriteret për mbetjet monolite që sigurojnë të njëjtin nivel
mbrojtjeje të mjedisit të dhënë nga vlerat kufi të mësipërme.
2.2.3. Mbetjet e gipsit
Materialet jo të rrezikshme me bazë gipsi duhet të asgjësohen vetëm në lendfillet e mbetjeve
jo të rrezikshme në qelizat ku nuk pranohen mbetje të bio-degradueshme. Për mbetjet që
asgjësohen në lendfill, së bashku me materialet me bazë gipsi zbatohen vlerat limit për TOC
dhe DOC që janë dhënë në seksionet 2.3.2 dhe 2.3.1.
2.3. Kriteret për mbetjet e rrezikshme që pranohen në lendfillet e mbetjeve jo të rrezikshme
Mbetje të qëndrueshme, jo reaktive janë ato mbetje për të cilat, as në kushtet e zbatimit të
projektit të lendfillit dhe as në kushtet e aksidenteve të parashikueshme, në periudhë afatgjatë
mënyra e lëngëzimit (leaching) nuk ndryshon negativisht:
-vetëm te mbetjet (për shembull, me anë të biodegradimit);
-nën ndikimin e kushteve mjedisore afatgjata (për shembull uji, ajri, temperatura,
shtrëngimi mekanik);
-nga ndikimi i mbetjeve të tjera (përfshirë produktet e mbetjeve siç janë lëngjet e kullimit
(leachate) dhe gazi i lendfillit).
2.3.1. Vlerat kufi të lëngëzimit (leaching)
Vlerat kufi të lëngëzimit në lendfill që vijojnë më poshtë zbatohen për mbetjet granulare të
rrezikshme që pranohen në lendfillet e mbetjeve jo të rrezikshme, të llogaritura në L/S = 2 dhe
10 l/kg për çlirimin total dhe të shprehur drejtpërdrejt në mg/l të C0 (eluati i parë i testit të
perkolimit në L/S = 0,1 l/kg). Mbetjet granulare përfshijnë të gjitha mbetjet që nuk janë
monolite.
Ministri, me urdhër, përcakton se cila nga metodat e testimit dhe vlerat përkatëse kufi të
tabelës më poshtë duhen përdorur.
Përbërësi L/S = 2 l/kg L/S = 10 l/kg C0 (testi i
(mg/kg substancë e (mg/kg substancë e perkolimit) (mg/L)
As (Arsenik) thatë) 0.4 2 thatë) 0.3
Ba (Barium) 30 100 20
Cd (Kadmium) 0.6 1 0.3
Cr (Krom) 4 10 2.5
Cu (Bakër) 25 50 30
Hg (Mërkur) 0.05 0.2 0.03
Mo (Molibden) 5 10 3.5
Ni (Nikel) 5 10 3
Pb (Plumb) 5 10 3
Sb (Antimoni) 0.2 0.7 0.15
Se (Seleni) 0.3 0.5 0.2
Zn (Zink) 25 50 15
Klorure 10,000 15,000 8,500
Fluorure 60 150 40
Sulfate 10,000 20,000 7,000
DOC (*) 380 800 250
TDS (**) 40,000 60,000 --
(*) Në qoftë se mbetja nuk i përmbush këto vlera për DOC për pH e vet, ajo mund të testohet
në mënyrë alternative në L/S=10l/kg dhe në një pH 7,5-8,0. Mbetja mund të konsoderohet se i
përmbush kriteret e pranimit për DOC, në qoftë se rezultati i këtij përcaktimi nuk i kalon 800
mg/kg (Një draft metodë e bazuar në standardin prEN 14429 është e disponueshme).
(**) Vlerat për TDS mund të përdoren në mënyrë alternative për vlerat e sulfateve dhe të
klorureve.
Ministri, me urdhër, vendos kritere për mbetjet monolite që sigurojnë të njëjtin nivel
mbrojtjeje të mjedisit që sigurohet nga vlerat kufi të mësipërme.
2.3.2. Kritere të tjera
Përveç vlerave kufi të kullimit të lëngjeve nga lendfilli të paraqitura në seksionin 2.3.1,
mbetjet granulare duhet të plotësojnë kriteret shtesë që vijojnë:
Parametri Vlera
Karboni organik total (TOC) 5% (*)
pH Minimumi 6
Kapaciteti i neutralizimit të acideve (ANC) Duhet të llogaritet
(*) Në qoftë se kjo vlerë nuk arrihet, Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund të lejojë një vlerë
kufi më të lartë, me kusht që vlera e DOC prej 800 mg/kg të arrihet në L/S = 10 l/kg, si në pH
e vet materialit ashtu edhe në një vlerë pH midis 7,5 dhe 8,0.
Ministri, me urdhër, përcakton kriteret që sigurojnë se mbetjet do të kenë qëndrueshmëri
fizike dhe kapacitet mbajtës të mjaftueshëm.
Ministri, me urdhër, përcakton kriteret që sigurojnë se mbetjet monolite të rrezikshme janë të
qëndrueshme dhe jo reaktive, përpara se të pranohen në lendfillet e mbetjeve jo të rrezikshme.
2.3.3. Mbetjet e asbestit
Materialet e ndërtimit, që përmbajnë asbest dhe lloje të tjera mbetjesh asbesti të përshtatshme,
mund të asgjësohen në lendfillet e mbetjeve jo të rrezikshme pa u testuar.
Për lendfillet që marrin materiale ndërtimi që përmbajnë asbest dhe mbetje të tjera asbesti të
përshtatshme, duhet të plotësohen kërkesat e mëposhtme:
-Mbetjet nuk duhet të përmbajnë substanca të tjera të rrezikshme përveç asbestit të lidhur,
përfshirë fibrat e lidhura nga një agjent lidhës ose të paketuara në plastikë.
-Lendfilli pranon vetëm materiale ndërtimi që përmbajnë asbest dhe mbetje të tjera asbesti të
përshtatshme. Këto mbetje mund të asgjësohen edhe në një qelizë të veçantë të lendfillit për
mbetjet jo të rrezikshme, në qoftë se qeliza është e izoluar siç duhet.
-
-Me qëllim që të shmanget shpërndarja e fibrave, zona e depozitimit mbulohet me materialin
e duhur çdo ditë dhe përpara çdo operacioni ngjeshjeje, dhe në qoftë se mbetja nuk është e
ambalazhuar, ajo spërkatet rregullisht.
-Me qëllim që të shmanget shpërndarja e fibrave në lendfill/qelizë vendoset një mbulesë e
sipërme përfundimtare.
-Në lendfill/parcelë nuk kryhet asnjë punë që mund të çojë në përhapjen e fibrave (p.sh.
shpimi i puseve).
-Pas mbylljes, ruhet plani i vendndodhjes së lendfillit/qelizës, që tregon se janë depozituar
mbetje asbesti.
-Me qëllim që të shmanget kontakti i njerëzve me mbetjet, merren masat e duhura për të
kufizuar përdorimin e mundshëm të tokës pas mbylljes së lendfillit.
Për lendfillet që marrin vetëm materiale ndërtimi që përmbajnë asbest, kërkesat e përcaktuara
në aneksin I seksioni 3.2 dhe 3.3 mund të reduktohen, në qoftë se plotësohen kërkesat e
mësipërme.
2.4. Kriteret për mbetjet e pranueshme në lendfillet për mbetjet e rrezikshme
2.4.1. Vlerat kufi të lëngëzimit (leaching)
Vlerat kufi të lëngëzimit (leaching) që jepen më poshtë zbatohen për mbetjet granulare që
pranohen në lendfillet e mbetjeve të rrezikshme, të llogaritura në L/S = 2 dhe 10 l/kg për
çlirimin total dhe të shprehura drejtpërdrejt në mg/l për C0 (në eluatin e parë të testit të
perkolimit në L/S = 0,1 l/kg). Mbetjet granulare përfshijnë të gjitha mbetjet që nuk janë
monolite.
Ministri, me urdhër, përcakton se cila nga metodat e testimit dhe cila nga vlerat kufi përkatëse
në tabelë duhet të përdoren.
Përbërësi L/S = 2 l/kg L/S = 10 l/kg C0 (testi i
(mg/kg substancë (mg/kg substancë perkolimit)
As (Arsenik) e thatë) 6 e thatë) 25 3 (mg/L)
Ba (Barium) 100 300 60
Cd (Kadmium) 3 5 1.7
Cr (Krom 25 70 15
Cu (Bakër) 50 100 60
Hg (Mërkur) 0.5 2 0.3
Mo 20 30 10
Ni (Nikel) 20 40 12
Pb (Plumb) 25 50 15
Sb (Antimoni) 2 5 1
Se (Seleni) 4 7 3
Zn (Zinku) 90 200 60
Klorure 17,000 25,000 15,000
Fluorure 200 500 120
Sulfate 25,000 50,000 17,000
DOC (*) 480 1,000 320
TDS (**) 70,000 100,000 --
(*) Në qoftë se mbetja nuk i përmbush këto vlera për DOC në pH e vet, ajo mund të testohet
në mënyrë alternative edhe në L/S=10l/kg dhe pH 7,5-8,0. Mbetja mund të konsiderohet se i
përmbush kriteret e pranimit për DOC, në qoftë se rezultati i këtij përcaktimi nuk i kalon
1,000 mg/kg (ekziston një draft metodë e bazuar në standardin prEN 14429).
(**) Vlerat e TDS mund të përdoren në vend të vlerave të sulfateve dhe klorureve.

Ministri, me Urdhër, përcakton kritere për mbetjet monolite që sigurojnë për mjedisin të
njëjtin nivel mbrojtje që sigurohet nga vlerat kufi të mësipërme. 2.4.2. Kritere të tjera
Përveç vlerave kufi të lëngëzimit (leaching) nga lendfilli sipas seksionit 2.4.1, mbetjet e
rrezikshme duhet të plotësojnë edhe kriteret e mëposhtme:
Parametri Vlera
Humbja nga ndezja (LOI) 10% (*)
Karboni organik total (TOC) 6% (**)
Kapaciteti i neutralizimit acid (ANC) Duhet vlerësuar (llogaritur)
(*) Duhet përdorur ose LOI ose TOC.
(**) Nëse kjo vlerë nuk arrihet, Agjencia Kombetare e Mjedisit mund të lejojë një vlerë kufi
më të lartë, me kusht që vlera e DOC prej 1,000 mg/kg të arrihet kur L/S = 10 l/kg, ose në pH
e vetë materialit ose në një vlerë pH ndërmjet 7,5 dhe 8,0.
2.5. Kriteret për depozitimin nëntokësor
Për pranimin e mbetjeve në një venddepozitimi nën dhe (nëntokësor), duhet të bëhet vlerësim
i sigurisë për atë vend specifik siç përcaktohet në aneksin III. Mbetjet mund të pranohen
vetëm nëse janë në përputhje me vlerësimin e sigurisë së atij venddepozitimi specifik.
Në venddepozitimet nën dhe (nëntokësore) të mbetjeve inerte, mund të pranohen vetëm ato
mbetje që plotësojnë kriteret e përcaktuara në seksionin 2.1.
Në venddepozitimet nën dhe (nëntokësore) të mbetjeve jo të rrezikshme, mund të pranohen
vetëm ato mbetje që plotësojnë kriteret e përcaktuara në seksionin 2.2 ose në seksionin 2.3.
Në venddepozitimet nen dhe (nëntokësore) të mbetjeve të rrezikshme, mbetjet mund të
pranohen vetëm nëse janë në përputhje me vlerësimin e sigurisë së atij venddepozitimi
specifik. Në këtë rast, kriteret e përcaktuara në seksionin 2.4 nuk zbatohen. Megjithatë,
mbetjet duhet t’i nënshtrohen procedurës së pranimit siç përcaktohet në seksionin 1.
3. Marrja e mostrave dhe metodat e testimit
Marrja e mostrave dhe testi për karakterizimin bazë dhe testi i përputhshmërisë kryhen nga
persona dhe institucione të pavarur dhe të kualifikuar. Laboratorët duhet të kenë eksperiencë
të provuar në testimet dhe analizat e mbetjeve, si edhe një sistem eficent për sigurimin e
cilësisë.
Ministri, me urdhër, vendos që:
1. marrja e mostrave mund të kryhet nga gjeneruesit ose operatorët e mbetjeve me
kusht që, me mbikëqyrjen e duhur të personave dhe institucioneve të pavarur dhe të
kualifikuar, të sigurohet arritja e objektivave të përcaktuara në këtë rregullore;
2. testimi i mbetjeve mund të kryhet nga prodhuesit ose operatorët e mbetjeve nëse ata
kanë ngritur një sistem të përshtatshëm për sigurimin e cilësisë përfshirë kontrollin periodik të
pavarur.
Për sa kohë që një standard CEN nuk disponohet si një standard EN zyrtar, do të përdoren ose
procedurat/standardet kombëtare ose projekt standardi CEN, kur ky i fundit të ketë arritur
fazën e standardit prEN.
Për marrjen e mostrave të mbetjeve – për karakterizimin bazë, testin e përputhshmërisë dhe
testin e verifikimit në terren – duhet të hartohet plani i marrjes së mostrave sipas pjesës 1 të
standardit të marrjes së mostrave aktualisht të zhvilluar nga CEN.
Vetitë e përgjithshme të mbetjeve
EN 13137 Përcaktimi i TOC te mbetjet, llumrat dhe sedimentet
prEN 14346 Llogaritja e lëndëve të thata nëpërmjet përcaktimit të
mbetjeve të thata ose përmbajtjes së ujit
Testet e lëngëzimit (leaching)
prEN 14405 Testi i përcaktimit të sjelljes së lëngëzimit – testi i perkolimit
me drejtim për lart (Testi i perkolimit me drejtim lart për
përbërësit inorganik)
EN 12457/1-4 Testi i përputhshmërisë së lëngëzimit të mbetjeve
granulore dhe llumrave d: Pjesa 1 : L/S = 2 l/kg, madhësia
e pjesëzës < 4 mm Pjesa 2: L/S = 10 l/kg, madhësia e
pjesëzës < 4 mm Pjesa 3: L/S = 2 dhe 8 l/kg, madhësia e
pjesëzës < 4 mm Pjesa 4: L/S = 10 l/kg, madhësia e
pjesëzës < 10 mm
Digjestimi (digestion) i mbetjeve të papërpunuara
EN 13657 Digjestimi për përcaktimin e mëtejshëm të pjesës së
elementëve të tretshëm në ujë (digjestimi i pjesshëm i
mbetjeve të ngurta para analizave elementare, që e lenë
EN 13656 matricën
Digjestimie silikateve
me anë të paprekur)
mikrovalëve me përzierje acidi
fluorhidrik (HF), acidi nitrik (HNO3) dhe acidi klorhidric
(HCl) për përcaktimin e mëtejshëm të elementeve
(digjestim total i mbetjeve të ngurta para analizave
Analizat
ENV 12506 Analiza e eluateve — Përcaktimi i pH, arsenikut - As, bariumit
- Ba, kadmiumit -Cd, klorit - Cl, kobaltit - Co, kromit - Cr,
kromit VI - CrVI, bakrit - Cu, molibdenumi - Mo, nikelit - Ni,
dioksidit të azotit - NO2, plumbit - Pb, squfurit total - S,
sulfateve- SO4, vanadiumit – V dhe zinkut - Zn (analiza e
përbërësve inorganikë të mbetjeve të ngurta dhe/ose eluateve
ENV 13370 të tyre; elementet
Analiza madhore,
e eluateve minore dhe
— Përcaktimi i gjurmëve
amoniumit, të tyre)
përbërje
organike halogjene -AOX, konduktivitetit, mërkurit - Hg,
indeksit të fenolit, karbonit organik total -TOC, CN –së
lehtësisht të çlirueshme, fluorit - F (analiza e përbërësve
prEN 14039 Përcaktimi i përmbajtjes hidrokarbure në diapazonin C10
deri në C40 me gaz kromatograf

Ministria amendon këtë listë me standardet e reja CEN, dhe miraton gjithashtu metodat që do
të përdoren për testet dhe analizat, për të cilat nuk disponohen (akoma) metoda (CEN).

ANEKSI III

VLERËSIMI I SIGURISË PËR PRANIMIN E MBETJEVE NË VENDDEPOZITIMET


NËNTOKËSORE

1. Filozofia e sigurisë për depozitimin nëntokësor: të gjitha llojet


1.1.Rëndësia e barrierave gjeologjike
Objektivi përfundimtar i asgjësimit final të mbetjeve në depozitimet nëntokësore është izolimi
i mbetjeve nga biosfera. Mbetjet, barrierat gjeologjike dhe kavitetet, përfshirë çdo lloj
strukturë inxhinierike përbëjnë një sistem që duhet të përmbushë kërkesat e veta së bashku me
të gjitha aspektet e tjera teknike.
Kërkesat e ligjit “Për menaxhimin e integruar të ujerave” mund të përmbushen vetëm duke
demonstruar sigurinë afatgjatë të instalimit (shikoni seksionin 1.2.7). Ligji “Për menaxhimin e
integruar të ujerave” në përgjithësi ndalon shkarkimin drejtpërdrejt të ndotësve në ujërat
nëntokësore. Ligji kërkon, gjithashtu, që të merren masa për të parandaluar përkeqësimin e
statusit të të gjithë trupave ujorë nëntokësorë.
1.2.Vlerësimi i riskut të vendit specifik
Vlerësimi i riskut kërkon identifikimin e:
-rrezikut (në këtë rast mbetjet e depozituara);
-marrësve (në këtë rast biosfera dhe ndoshta ujërat nëntokësore);
-rrugëve nëpërmjet të cilave substancat që derivojnë nga mbetjet mund të arrijnë biosferën;
dhe
-vlerësimit të ndikimit të substancave që mund të arrijnë biosferën.
Kriteret e pranimit për depozitim nëntokësor, duhet të rrjedhin nga, mes të tjerash, analiza e
shkëmbit bujtës, prandaj duhet konfirmuar që në këtë vend nuk ekzistojnë kushte që kanë
lidhje me ato të specifikuara në aneksin I të këtij vendimi (me përjashtim të aneksit I (2), (3),
(4) dhe (5).
Kriteret e pranimit për depozitim nëntokësor mund të përftohen vetëm duke iu referuar
kushteve lokale. Kjo kërkon demonstrimin e përshtatshmërisë së shtresave për krijimin e një
depozitimi, d.m.th. një vlerësim të risqeve për vendin mbajtës, duke marrë në konsideratë
gjithë sistemin e mbetjeve, strukturat inxhinierike dhe kavitetet dhe trupin shkëmbor bujtës.
Vlerësimi i riskut të instalimit në atë vend specifik kryhet si për fazën operacionale, ashtu
edhe për atë pas operacionale. Nga këto vlerësime, mund të nxirren masat e sigurisë dhe të
kontrollit të kërkuar dhe mund të zhvillohen kriteret e pranimit.
Do të përgatitet analiza e integruar e vlerësimit të performancës që përfshin komponentët e
mëposhtëm:
1. vlerësimin gjeologjik;
2. vlerësimin gjeomekanik;
3. vlerësimin hidrogjeologjik;
4. vlerësimin gjeokimik;
5. vlerësimin e ndikimit në biosferë;
6. vlerësimin e fazës operacionale;
7. vlerësimin afatgjatë;
8. vlerësimin e ndikimit të të gjitha impianteve sipërfaqësore në këtë vend.
1.2.1.Vlerësimi gjeologjik
Për formacionin gjeologjik të vendit të depozitimit kërkohet njohuri apo investigim i plotë.
Kjo përfshin investigimet dhe analizat e llojeve të shkëmbinjve, tokës dhe topografisë.
Vlerësimi gjeologjik duhet të demonstrojë përshtatshmërinë e vendit për depozitim
nëntokësor. Ai duhet të përfshijë vendndodhjen, frekuencën dhe strukturën e çdo lloj defekti
apo frakturimi në shtresat rrethuese gjeologjike dhe ndikimin potencial të aktivitetit sizmik në
këto struktura. Duhen marrë në konsideratë edhe vende të tjera alternative.
1.2.2.Vlerësimi gjeomekanikQëndrueshmëria e kaviteteve duhet demonstruar nëpërmjet
investigimeve dhe parashikimeve të përshtatshme. Mbetjet e depozituara duhet të jenë pjesë e
këtij vlerësimi. Proceset duhet të analizohen dhe dokumentohen në mënyrë sistematike.
Duhet demonstruar sa më poshtë vijon:
1. që gjatë dhe pas krijimit të kaviteteve, nuk pritet të ndodhë ndonjë deformim
madhor te vetë kaviteti apo në sipërfaqen e tokës, gjë që do të pengonte përdorueshmërinë e
depozitës nëntokësore ose do të krijonte një mundësi kalimi për në biosferë;
2. që kapaciteti bartës i kavitetit është i mjaftueshëm për të parandaluar shembjen e tij
gjatë operacionit;
3. që materialet e depozituara duhet të kenë qëndrueshmërinë e nevojshme në
përputhje me vetitë gjeomekanike të shkëmbit bujtës.
1.2.3.Vlerësimi hidrogjeologjik
Kërkohet investigimi i plotë i vetive hidraulike për të vlerësuar modelin e rrjedhës së ujërave
nëntokësore në shtresat rrethuese bazuar në informacionin mbi konduktivitetin hidraulik të
masës shkëmbore, frakturave dhe gradientëve hidraulikë.
1.2.4.Vlerësimi gjeologjik
Kërkohet investigimi i plotë i shkëmbit dhe përbërjes së ujërave nëntokësore me
qëllim vlerësimin e përbërjes aktuale të ujërave nëntokësore dhe evolucionin e tyre
potencial në kohë, natyrën dhe pasurinë (bollshmërinë) me minerale frakturë
mbushëse, si edhe përshkrimin sasior mineralor të shkëmbit bujtës. Duhet vlerësuar
ndikimi i ndryshueshmërisë në sistemin gjeokimik.
1.2.5.Vlerësimi i ndikimit në biosferë
Kërkohet investigimi i biosferës që mund të ndikohej nga depozitimi nëntokësor. Duhen kryer
studime bazë për të përcaktuar nivelet e rrethanave natyrore lokale të substancave përkatëse.
1.2.6.Vlerësimi i fazës operacionale
Për fazën operacionale, analiza duhet të demonstrojë sa më poshtë vijon:
1. qëndrueshmërinë e kaviteteve, siç përcaktohet në seksionin 1.2.2 të kësaj shtojce;
2. asnjë risk të papranueshëm të rrugëkalimit së përshkruar midis mbetjeve dhe
biosferës;
3. asnjë risk të papranueshëm që ndikon në funksionimin e impiantit.
Në rastet e demonstrimit të sigurisë operacionale, duhet kryer një analizë sistematike e
operacionit të impiantit në bazë të të dhënave specifike mbi inventarin e mbetjeve,
menaxhimit të impiantit dhe skemës së operimit. Duhet treguar që mbetjet nuk do të
ndërveprojnë me shkëmbin në ndonjë mënyrë kimike apo fizike, gjë e cila do të dëmtonte
forcën dhe ngurtësinë e shkëmbit dhe do të rrezikonte vetë depozitimin. Për këto arsye, përveç
mbetjeve që ndalohen nga neni 43/1 i ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve, nuk duhet
të pranohen as mbetjet që kanë predispozicion për t’u djegur spontanisht nën kushtet e
depozitimit (temperatura, lagështira), produktet e gazta, mbetjet e avullueshme, mbetjet që
vijnë nga grumbuj përzierjesh të paidentifikuara.
Duhen identifikuar incidentet e veçanta që në fazën operacionale mund të çojnë në krijimin e
një rrugëkalimi midis mbetjeve dhe biosferës. Llojet e ndryshme të risqeve potenciale
operacionale duhen përmbledhur në kategori specifike. Duhen vlerësuar efektet e tyre të
mundshme. Duhet treguar se nuk ekziston asnjë risk i papranueshëm që të prishet kontrolli i
operacionit. Duhet të jepen masat e emergjencës.
1.2.7.Vlerësimi afatgjatë
Me qëllim që të respektohen objektivat e asgjësimit të qëndrueshëm në lendfill, vlerësimi i
riskut duhet të bëhet për periudha afatgjata. Duhet siguruar që nuk do të krijohet asnjë
rrugëkalim për në biosferë gjatë periudhës afatgjatë pasoperacionit të depozitimit nëntokësor.
Barrierat e vendit të depozitimit nëntokësor (p.sh. cilësia e mbetjeve, strukturat inxhinierike,
mbushja dhe mbyllja e tubave dhe shpimeve), performanca e shkëmbit bujtës, shtresat
rrethuese dhe mbingarkesa duhet të përllogariten në mënyrë sasiore për një periudhë afatgjatë
dhe të vlerësohen në bazë të të dhënave të vendit specifik ose supozimeve mjaftueshmërisht
konservative. Duhen marrë në konsideratë kushtet gjeokimike dhe gjeohidrologjike, të tilla si
rrjedha e ujërave tokësorë (shikoni seksionet 1.2.3 dhe 1.2.4 të kësaj shtojce), eficenca e
barrierës, pakësimi natyror, si edhe kullimi i lëngjeve nga mbetjet e depozituara.
Siguria afatgjatë e një depozitimi nëntokësor duhet demonstruar nga vlerësimi i sigurisë,
përfshirë përshkrimin e statusit fillestar në një kohë të specifikuar (p.sh. koha e mbylljes)
pasuar nga një skenar që nxjerr në pah ndryshimet e rëndësishme që priten përgjatë kohës
gjeologjike. Përfundimisht, pasojat e çlirimit të substancave përkatëse nga depozitimi
nëntokësor duhet të vlerësohen për skenarë të ndryshëm që reflektojnë evolucionin afatgjatë të
biosferës, gjeosferës dhe depozitimit nëntokësor.
Për shkak të jetëgjatësisë së tyre të kufizuar konteinerët dhe shtresa e kavitetit nuk duhet të
merren në konsideratë kur vlerësohen risqet afatgjata të depozitave të mbetjeve.
1.2.8.Vlerësimi i ndikimit të impianteve marrëse sipërfaqësore
Megjithëse mbetjet e marra në atë vend mund të jenë të destinuara për asgjësim
nënsipërfaqësor, ato do të shkarkohen, testohen dhe mundësisht të depozitohen mbi sipërfaqe,
para se të arrijnë në destinacionin e tyre final. Impiantet marrëse duhet të projektohen dhe
operohen në
mënyrë të tillë që parandalon dëmtimin e shëndetit të njeriut dhe mjedisit lokal. Ato
duhet të plotësojnë të njëjtat kërkesa si çdo lloj tjetër impianti marrës mbetjesh.
1.2.9. Vlerësimi i risqeve
Me qëllim mbrojtjen e punëtorëve, mbetjet duhet të depozitohen vetëm në depozitimin
nëntokësor të veçuar në mënyrë të sigurt nga aktivitetet minerare. Mbetjet nuk duhet të
pranohen n.q.s. përmbajnë ose mund të gjenerojnë substance të rrezikshme që mund të
dëmtojnë shëndetin e njeriut, p.sh. mikrobet patogjene të sëmundjeve ngjitëse.
2.Kriteret e pranimit për depozitim nëntokësor – të gjitha llojet
2.1.Mbetjet e përjashtuara
Nën dritën e seksioneve 1.2.1 deri 1.2.8, mbetjet që mund t’i nënshtrohen transformimeve të
padëshiruara fizike, kimike ose biologjike pasi të jenë depozituar, nuk duhet të asgjësohen në
venddepozitimin nëntokësor. Këtu përfshihen sa më poshtë:
a) mbetjet e listuara në nenin 43/1 të ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve;
b) mbetjet dhe përbërësit e tyre që mund të hyjnë në reaksion me ujin ose shkëmbin
bujtës nën kushtet e depozitimit nëntokësor dhe që mund të çojnë në:
-ndryshimin e vëllimit;
-gjenerimin e substancave apo gazrave të vetëpërflakshëm, toksikë ose shpërthyes; ose
-çdo reaksion tjetër që mund të rrezikojë sigurinë operacionale dhe/ose integritetin e barrierës.
Mbetjet që mund të hyjnë në reaksion me njëra tjetrën duhet të përcaktohen dhe të
klasifikohen në grupet e përputhshmërisë; grupet e ndryshme që nuk përputhen duhet të
ndahen fizikisht në depozitim;
c) mbetjet që janë të biodegradueshme;
d) mbetjet që kanë erë të fortë;
e) mbetjet që mund të gjenerojnë një përzierje ajër-gaz që është toksike ose
shpërthyese. Në mënyrë të veçantë kjo i referohet mbetjeve që:
-shkaktojnë përqendrime gazi toksik në sajë të trysnisë së pjesshme të përbërësve të tyre,
-formojnë përqendrime kur saturohen brenda një kontenieri, të cilat janë më të larta se 10 % e
përqendrimit që korrespondon me kufirin e ulët shpërthyes;
f)mbetjet me qëndrueshmëri të pamjaftueshme për t’ju përshtatur kushteve gjeomekanike;
g)mbetjet e vetëpërflakshme ose të predispozuara për t’u djegur spontanisht nën kushtet e
depozitimit, produktet e gazta, mbetjet e avullueshme, mbetjet që vijnë nga grumbuj
përzierjesh të paidentifikuara.
h) mbetjet që përmbajnë, ose mund të gjenerojnë mikrobe patogjene të sëmundjeve ngjitëse.
2.2.Vlerësimi i riskut të vendit specifik
Pranimi i mbetjeve në një vend specifik duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të riskut të atij vendi
specifik.
Vlerësimet e vendit specifik të ravijuara në seksionin 1.2 për mbetjet që do të pranohen në një
depozitim nëntokësor duhet të demonstrojnë që niveli i izolimit nga biosfera është i
pranueshëm. Kriteret duhet të përmbushen nën kushtet e depozitimit.
2.3.Kushtet e pranimit
Mbetjet mund të depozitohen vetëm në një depozitim nëntokësor të veçuar, në mënyrë të
sigurt nga aktivitetet minerare.
Mbetjet që mund të hyjnë në reaksion me njëra tjetrën duhet të përcaktohen dhe të
klasifikohen në grupet e përputhshmërisë; grupet e ndryshme që nuk përputhen duhet të
ndahen fizikisht në depozitim.
3.Konsiderata shtesë: minierat e kripës
3.1. Rëndësia e barrierave gjeologjike
Në filozofinë e sigurisë për minierat e kripës, shkëmbi që rrethon mbetjet ka një rol të
dyfishtë:
-vepron si shkëmb bujtës në të cilin mbetjet futen si në një mburojë;
-së bashku me shtresat e papërshkrueshme shkëmbore të sipërme dhe të poshtme (p.sh.
anhidritet), vepron si barrierë gjeologjike që synon të parandalojë hyrjen e ujërave
nëntokësore në lendfill dhe, ku është e nevojshme, të ndalojë në mënyrë të efektshme lëngjet
ose gazrat të dalin nga zona e asgjësimit. Në rastet kur kjo barrierë gjeologjike është dëmtuar
nga tubat dhe puset, ato duhet të mbyllen gjatë operimit në mënyrë që të pengohet hyrja e ujit,
dhe duhet të jenë të mbyllura hermetikisht pasi lendfilli nëntokësor të pushojë së operuari.
N.q.s. nxjerrja e mineraleve vazhdon për një kohë më të gjatë se operimi i lendfillit, zona e
asgjësimit të mbetjeve, pasi lendfilli të ketë pushuar së operuari duhet të mbyllet me një digë
të papërshkueshme hidraulikisht, e cila ndërtohet sipas trysnisë operuese hidraulike të
llogaritur që i korrespondon thellësisë, në mënyrë të tillë që uji që mund të rrjedhë në
minierën që është ende operacionale, të mos mund të penetrojë në zonën e lendfillit;
-në minierat e kripës, kripa konsiderohet se siguron kontroll total. Mbetjet do të kenë kontakt
me biosferën vetëm në rastin e një aksidenti ose të një ngjarje në kohë gjeologjike siç është
lëvizja e tokës ose erozioni (për shembull, e lidhur me ngritjen e nivelit të detit). Mbetjet nuk
kanë gjasa të ndryshojnë në venddepozitim, dhe pasojat e skenarëve të tillë të dështimit duhet
të merren në konsideratë.
3.2. Vlerësimi afatgjatë
Demonstrimi i sigurisë afatgjatë të asgjësimit nëntokësor në një shkëmb kripor duhet të
ndërmerret parimisht duke e përcaktuar shkëmbin kripor si shkëmb barrierë. Shkëmbi kripor
përmbush kërkesën e papërshkrisë ndaj gazrave dhe lëngjeve, të mbështjelljes së mbetjeve në
sajë të konvergjencës së tij dhe të kufizimit plotësisht të mbetjeve në fund të procesit të
transformimit.
Konvergjenca e shkëmbit kripor nuk kontradikton kërkesën për të pasur kavitete të
qëndrueshme në fazën e operimit. Qëndrueshmëria është e rëndësishme për të garantuar
sigurinë operacionale dhe mirëmbajtjen e integritetit të barrierave gjeologjike për një kohë të
pakufizuar në mënyrë që të sigurojë mbrojtje të vazhdueshme të biosferës. Mbetjet duhen
izoluar në mënyrë të përhershme nga biosfera. Rrëshqitja/fundosja e kontrolluar e
mbingarkesës ose defekte të tjera në periudha të gjata kohore janë të pranueshme vetëm nqse
mund të tregohet se do të ndodhin vetëm transformime pa çarje, se integriteti i barrierës
gjeologjike mirëmbahet dhe se nuk formohet asnjë rrugëkalim nëpërmjet të cilit uji do të
mund të kontaktonte mbetjet apo mbetjet apo përbërësit e mbetjeve do të mund të migronin në
biosferë.
4. Konsiderata shtesë: shkëmbi i fortë
Depozitimi i thellë në shkëmb të fortë këtu përkufizohet si një depozitim nëntokësor në
thellësi disa qindra metra, ku shkëmbi i fortë përfshin shkëmbinj vullkanik, p.sh. granit ose
gneise, gjithashtu mund të përfshijë shkëmbinj sedimentarë, p.sh. gur gëlqeror dhe gur ranor.
4.1. Filozofia e sigurisë
Depozitimi i thellë në një shkëmb të fortë është një mënyrë praktike për të shmangur brezat e
ardhshëm nga përgjegjësia për mbetjet meqë do të ndërtohet për të qenë pasiv dhe nuk do të
ketë nevojë për mirëmbajtje. Për më tepër, ndërtimi nuk do të pengojë rikuperimin e mbetjeve
ose mundësinë për të ndërmarrë masa korrektuese në të ardhmen. Gjithashtu ai duhet
projektuar në mënyrë të tillë që të sigurojë që efektet negative apo përgjegjësitë mjedisore që
rrjedhin nga aktivitetet e brezave të sotëm, të mos bien mbi brezat e ardhshëm.
Në filozofinë e sigurisë së asgjësimit nëntokësor të mbetjeve, koncepti kryesor është izolimi i
mbetjeve nga biosfera, si edhe pakësimi natyror i çdo lloj ndotësi që kullon nga mbetjet. Për
lloje të caktuara substancash dhe mbetjesh të rrezikshme, është identifikuar nevoja për të
mbrojtur shoqërinë dhe mjedisin nga ekspozimi i qëndrueshëm përgjatë periudhave të
stërzgjatura kohore. Një
periudhë kohore e stërzgjatur nënkupton disa mijëra vjet. Nivele të tilla mbrojtjeje
mund të arrihen nëpërmjet depozitimit të thellë në shkëmb të fortë. Depozitimi i thellë i
mbetjeve në shkëmb të fortë mund të bëhet ose në një ish-minierë, ku aktiviteti i nxjerrjes së
mineraleve ka përfunduar, ose në një impiant të ri depozitimi.
Në rastin e depozitimit në shkëmb të fortë, nuk është i mundur kontrolli total. Në këtë rast,
depozitimi nëntokësor duhet ndërtuar në mënyrë të tillë që hollimi natyror i shtresave
rrethuese të ndërmjetësojë efektin e ndotësve në atë masë që ato të mos kenë efekte negative
të pakthyeshme në mjedis. Kjo do të thotë që kapaciteti i mjedisit të afërt për të pakësuar dhe
degraduar ndotësit do të përcaktojë pranueshmërinë e shkarkimit/çlirimit të ndotësve nga një
impiant i tillë.
Kërkesat e të ligjit të menaxhimit të integruar të ujerave mund të përmbushen vetëm duke
demonstruar sigurinë afatgjatë të instalimit (shikoni seksionin 1.2.7). Performanca e një
sistemi depozitimi të thellë duhet vlerësuar në mënyrë holistike, duke shpjeguar funksionin
koherent të përbërësve të ndryshëm të sistemit. Ligji i menaxhimit të integruar të ujërave
ndalon në përgjithësi, shkarkimin e ndotësve drejtpërdrejt në ujërat nëntokësore. Ligji kërkon
gjithashtu që të merren masa që të parandalohet përkeqësimi i statusit të të gjithë trupave
ujorë nëntokësorë. Për depozitimin e thellë në shkëmb të fortë kjo kërkesë respektohet kur
asnjë shkarkim i substancave të rrezikshme nga depozitimi nuk arrin biosferën (përfshirë
pjesët e sipërme të sistemit të ujërave nëntokësore të aksesueshme për biosferën) në sasi apo
përqendrime që shkaktojnë efekte negative. Për këtë arsye duhet të vlerësohen rrugëkalimet e
ujit në dhe për në biosferë. Duhet vlerësuar ndikimi i ndryshueshmërisë në sistemin
gjeohidraulik.
Formimi i gazit në depozitimin e thellë në shkëmb të fortë mund të ndodhë për shkak të
prishjes afatgjatë të mbetjeve, ambalazhimit dhe strukturave inxhinierike. Për këtë arsye, kjo
gjë duhet marrë në konsideratë në projektimin e vendit për depozitimin e thellë në shkëmb të
fortë.
ANEKSI IV
PËRMBLEDHJE E OPSIONEVE TË ASGJËSIMIT NË LENDFILL TË
PËRCAKTUARA NGA KY VENDIM
Hyrje
Figura 1 pasqyron një përmbledhje të opsioneve për asgjësimin në lendfill të mbetjeve siç
përcaktohen nga ky vendim së bashku me disa shembuj të nënkategorive të kategorive
kryesore të lendfilleve. Pika e fillimit (këndi i majtë sipër) përfaqëson një mbetje që duhet të
asgjësohet në lendfill. Në përputhje me nenin 42 të ligjit “Për menaxhimin e integruar të
mbetjeve”, para asgjësimit në lendfill për shumicën e mbetjeve kërkohet të bëhen disa
trajtime. Përkufizimi i përgjithshëm i “trajtimit” është relativisht i gjerë dhe në një masë të
madhe i është lënë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Mbetja nuk i përket asnjë prej
kategorive të listuara në nenin 43 të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
1.Lendfillet e mbetjeve inerte
Pyetja e parë që lind është nëse mbetja mund të klasifikohet ose jo si e rrezikshme. Nëse
mbetja nuk është e rrezikshme (sipas ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe
listës aktuale të mbetjeve), pyetja tjetër që lind është nëse mbetja mund të jetë mbetje inerte
apo jo. N.q.s. plotëson kriteret e mbetjeve që mund të asgjësohen në një lendfill mbetjesh
inerte (kategoria A, shihni figurën 1 dhe tabelën 1), mbetja mund të vendoset në një lendfill
për mbetjet inerte.
Mbetjet inerte mund të vendosen edhe në lendfillet e mbetjeve jo të rrezikshme me kusht që të
plotësojnë kriteret e përshtatshme (që në përgjithësi duhet t’i plotësojnë).
2.Lendfillet e mbetjeve jo të rrezikshme dhe nënkategoritë e tyre
Nëse mbetjet nuk janë të rrezikshme apo inerte, d.m.th. jo të rrezikshme, duhet të shkojnë në
lendfillin e mbetjeve jo të rrezikshme.
Ministri, me urdhër, përcakton nënkategoritë e lendfilleve për mbetjet jo të rrezikshme në
përputhje me strategjinë kombëtare të menaxhimit të mbetjeve dhe kërkesat e këtij vendimi.
Tri nënkategoritë kryesore të lendfilleve për mbetjet jo të rrezikshme tregohen në figurën 1:
lendfilli për mbetjet inorganike me përmbajtje të ulët organike/të biodegradueshme (B1),
lendfilli për mbetjet organike (B2) dhe lendfilli për mbetjet e përziera jo të rrezikshme me
përmbajtje të konsiderueshme materialesh si organike/të biodegradueshme ashtu edhe
inorganike. Vendet e nënkategorisë B1 mund të ndahen më tej në vende për mbetjet që nuk
plotësojnë kriteret e përcaktuara në seksionin 2.2.2 për mbetjet jo të rrezikshme inorganike që
mund të asgjësohen bashkë me mbetjet e rrezikshme të qëndrueshme jo reaktive (B1a) dhe
vende për mbetjet që i plotësojnë këto kritere (B1b). Vendet e nënkategorisë B2 mund, për
shembull, të ndahen më tej në lendfille bioreaktive dhe lendfille për mbetje më pak reaktive,
të trajtuara biologjikisht. Monofillet dhe lendfillet për mbetjet e ngurtësuara/monolite mund të
përcaktohen brenda çdo nënkategorie (shikoni shënimin në fund të faqes poshtë tabelës 1).
Ministri, me urdhër, miraton kriteret kombëtare të pranimit me qëllim që të sigurohet dërgimi
i mbetjeve jo të rrezikshme të caktuara në nënkategoritë e ndryshme të lendfilleve për mbetjet
jo të rrezikshme. Të gjitha mbetjet jo të rrezikshme (subjekt i klauzolave të nenit 43 të ligjit
“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, dhe paragrafit 3 të këtij vendimi) mund të shkojnë
në lendfillin për mbetjet jo të rrezikshme të përziera (nënkategoria B3).
3.Vendosja e mbetjeve të rrezikshme të qëndrueshme jo reaktive në lendfillin e mbetjeve jo
të rrezikshme
N.q.s. mbetjet janë të rrezikshme, përmes trajtimit të tyre mund të bëhet e mundur që ato të
mund të plotësojnë kriteret për vendosjen e mbetjeve të rrezikshme të qëndrueshme jo
reaktive në lendfillet e mbetjeve jo të rrezikshme brenda qelizave të ngushta për mbetjet
inorganike me përmbajtje të ulët organike/të biodegradueshme që plotësojnë kriteret në
seksionin 2.2.2 (nënkategoria B1b). Mbetjet mund të jenë granulore (të bëra kimikisht të
qëndrueshme) ose të ngurtësuara/monolite.
4.Lendfillet e mbetjeve të rrezikshmeNëse mbetjet e rrezikshme nuk plotësojnë kriteret për
vendosjen në një lendfill të kategorisë B1b apo qelizë për mbetjet jo të rrezikshme, pyetja
tjetër mund të jetë nëse ato i plotësojnë ose jo kriteret për pranim në lendfillin e mbetjeve të
rrezikshme (kategoria C). Nëse kriteret plotësohen, atëherë mbetjet mund të vendosen në
lendfillin e mbetjeve të rrezikshme.Nëse kriteret për pranim në lendfillin e mbetjeve të
rrezikshme nuk plotësohen, mbetjet mund t’i nënshtrohen trajtimit të mëtejshëm dhe të
testohen përsëri kundrejt kritereve, deri sa ato të plotësohen.
5.Depozitimi nëntokësor
Në mënyrë alternative, mbetjet mund të testohen kundrejt kritereve për depozitimin
nëntokësor. Nëse plotësohen kriteret, mbetjet mund të shkojnë në një impiant depozitimi
nëntokësor për mbetjet e rrezikshme (kategoria e lendfillit DHAZ). Nëse nuk plotësohen
kriteret e depozitimit nëntokësor, mbetjet mund t’i nënshtrohen trajtimit të mëtejshëm dhe të
testohen përsëri.
Megjithëse depozitimi nëntokësor ka mundësi të rezervohet për mbetje të rrezikshme speciale,
kjo nënkategori, në parim, mund të përdoret gjithashtu edhe për mbetjet inerte (kategoria
DINERT) dhe mbetjet jo të rrezikshme (kategoria DNON-HAZ).
Diagrami më poshtë tregon opsionet e asgjësimit në lendfill të përcaktuara nga ky
kendim.
Pasqyra e kategorive të lendfillit dhe shembuj të nënkategorive.
Kategoria Nënkategoritë madhore (impiantet Identifiki Kriteret e pranimit
e e depozitimit nëntokësor,
lendfillit monofillet dhe lendfillet për mi
mbetjet e ngurtësuara monolite (*)
të mundshme për të gjitha
Lendfilli i kategoritë e lendfillit)
Lendfilli që pranon mbetjet inerte A Kriteret për kullimin e lëngjeve
mbetjeve nga lendfilli dhe përmbajtjen
inerte përbërësve organikë janë
përcaktuar (seksioni 2.1.2).
Kriteret për përmbajtjen e
Lendfilli i Lendfilli për mbetjet jo të B1a komponentëve
Kriteret inorganikë
për kullimin duhen
e lëngjeve
mbetjeve rrezikshme inorganike me nga lendfilli dhe përmbajtjen
jo të përmbajtje të ulët lëndësh totale
rrezikshme organike/të biodegradueshme, në
rastet kur mbetjet nuk plotësojnë
kriteret e përcaktuara në seksionin
2.2.2. për ato mbetje inorganike jo
të rrezikshme që mund të
asgjësohen
Lendfilli përnë lendfill
mbetjet sëjo bashku
të Kriteret për kullimin e lëngjeve
B1b
rrezikshme inorganike me nga lendfilli dhe përmbajtjen e
përmbajtje të ulët lëndësh karbonit organik total (TOC) dhe
organike/të biodegradueshme veçoritë e tjera janë përcaktuar të
përbashkëta për mbetjet granulare
jo të rrezikshme dhe mbetjet e
qëndrueshme të rrezikshme jo
reaktive (seksioni 2.2). Gjithashtu,
për këtë të fundit, janë përcaktuar
edhe kriteret shtesë të
Lendfilli për mbetjet B2 qëndrueshmërisë.
Kriteret për kullimin Kriteret
e për
lëngjeve
organike jo të rrezikshme nga lendfilli dhe përmbajtjen
totale
Lendfilli për mbetjet e përziera jo B3 Kriteret për kullimin e lëngjeve
të rrezikshme me përmbajtje të nga lendfilli dhe përmbajtjen
konsiderueshme si të mbetjeve totale
organike/të biodegradueshme ashtu
Lendfilli i Lendfilli sipërfaqësor për C Kriteret për kullimin e lëngjeve
mbetjeve mbetjet e rrezikshme nga lendfilli për mbetjet granulore
të të rrezikshme dhe përmbajtjen
rrezikshm totale të disa komponentëve janë
e përcaktuar (seksioni 2.4). Kriteret
për mbetjet monolite duhen
përcaktuar. Kriteret shtesë për
Vendi i depozitimit nëntokësor DHAZ përmbajtjen e ndotësve
Kërkesat e veçanta duhen
janë listuar
në aneksin III.
(*) Nënkategoritë e mbetjeve monolite kanë lidhje vetëm me B1, C dhe DHAZ, dhe ndoshta A.

ANEKSI V

PROCEDURAT E KONTROLLIT DHE VETËMONITORIMIT NË FAZAT E


OPERIMITDHE KUJDESIT PAS MBYLLJES

1. Hyrje
Qëllimi i këtij Aneksi është të përcaktojë procedurat minimale të vetëmonitorimit që duhet
kryer për të kontrolluar:
-që mbetjet janë pranuar të asgjësohen në përputhje me kriteret e përcaktuara për kategorinë e
lendfillit në fjalë;
-që proceset brenda lendfillit kryhen siç duhet;
-që sistemet e mbrojtjes e mjedisit funksionojnë plotësisht siç janë planifikuar;
-që kushtet e lejes së lendfillit plotësohen.
2. Të dhënat meteorologjike
Në rast se Ministri kërkon që balancat e ujit të përdoren si një mjet efektiv për të vlerësuar
nëse lëngjet e lendfillit po rritin nivelin e tyre në trupin e lendfillit ose po rrjedhin, për aq kohë
sa kërkohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, përmes vetëmonitorimit në lendfill ose në
stacionin meteorologjik më të afërt, duhet të grumbullohen këto të dhëna:
Faza e Faza e kujdesit pas mbylljes
2.1 Vëllimi i precipitimit operimit
Çdo Çdo ditë, shtuar te vlerat mujore
2.2 Temperatura (min, maks, në orën Çdo Mesatarja mujore
2.3 Drejtimi dhe forca e erës Çdo Nuk kërkohet
2.4 Evaporimi (lizimetri ose metoda Çdo Çdo ditë, shtuar te vlerat mujore
të tjera të përshtatshme)
2.5 Lagështira atmosferike (në orën ditë Çdo Mesatarja mujore
3. Të dhënat për shkarkimet: kontrolli i ujit, lëngjeve që kullojnë nga lendfilli dhe gazit
Marrja e mostrave të lëngjeve që kullojnë nga lendfilli dhe ujërave sipërfaqësore (nëse janë të
pranishëm) duhet të kryhet në pikat përfaqësuese. Marrja e mostrave dhe matja (vëllimi dhe
përbërja) e lëngjeve që kullojnë nga lendfilli duhet të kryhet në mënyrë të veçantë në çdo pikë
ku kullojnë lëngjet e shkarkuara nga ai venddepozitim. Referencë: udhëzime të përgjithshme
mbi teknologjinë e marrjes së mostrave, ISO 5667-2 (1991).
Vetëmonitorimi i ujërave sipërfaqësore (nëse janë të pranishëm) duhet të kryhet në jo më pak
se dy pika në drejtimin e rrjedhjes, një përpara vendit të lendfillit dhe një mbrapa tij.
Vetëmonitorimi i gazit duhet të jetë përfaqësues për çdo seksion të lendfillit. Frekuenca e
marrjes së mostrave dhe analizave listohet në tabelën e mëposhtme. Për lëngjet që kullojnë
nga lendfilli dhe për ujin, duhet të merret për vetëmonitorim një mostër përfaqësuese e
përbërjes mesatare.
Frekuenca e marrjes së mostrave duhet të përcaktohet në bazë të morfologjisë së mbetjeve në
lendfill (në pirg dheu, të groposura etj.). Frekuenca e marrjes së mostrave do të specifikohet
në lejen e mjedisit.
3.1 Faza e operimit Faza e kujdesit pas
3.2
3.3 Vëllimi i lëngjeve që kullojnë nga Çdo muaj (1) (3) Çdo mbylljes (3)muaj
gjashtë
Përbërja e lëngjeve që kullojnë nga Çdo tremujor (3) Çdo gjashtë muaj
3.4 Vëllimi
lendfilli (2)dhe përbërja e ujërave Çdo tremujor (3) Çdo gjashtë muaj
Shkarkimet
sipërfaqësorepotenciale
(7) të gazrave dhe Çdo muaj (3) (5) Çdo gjashtë muaj (6)
trysnia atmosferike (4) – (metan -CH4,
dioksid karboni -CO2, oksigjen -O2,
sulfur hidrogjeni -H2S, hidrogjen - H2,
1)Frekuenca e marrjes së mostrave mund të përcaktohet në bazë të morfologjisë së
mbetjeve në lendfill (në pirg dheu, të groposura etj.). Kjo duhet të specifikohet në lejen e
mjedisit.
2) Parametrat që duhen matur dhe substancat që duhen analizuar variojnë sipas
përbërjes së mbetjeve të depozituara; ato duhet të parashtrohen në lejen e mjedisit dhe të
pasqyrojnë karakteristikat e lëngëzimit të mbetjeve.
3) Në qoftë se llogaritja e të dhënave tregon se intervalet më të gjata janë po aq
efektive, mund të përcaktohet intervale më të gjata. Për lëngjet që kullojnë nga lendfilli
gjithmonë konduktiviteti duhet të matet të paktën një herë në vit.
4) Këto matje janë të lidhura kryesisht me përmbajtjen e materialeve organike në
mbetje.
5) Metani - CH4, dioksidi i karbonit - CO2, oksigjeni - O2, rregullisht, gazrat e tjera
siç kërkohet, sipas përbërjes së mbetjeve të depozituara, me vizionin për të pasqyruar veçoritë
e tyre të kullimit të lëngjeve.
6) Efiçenca e sistemit të nxjerrjes së gazit duhet të kontrollohet vazhdimisht.
7) Nisur nga karakteristikat e vendit të lendfillit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit mund
të vendosë të mos i kërkojë këto matje.
Vini re që 3.1 dhe 3.2 zbatohen vetëm aty ku ka grumbullim lëngjesh nga lendfilli (shikoni
aneksin I (2)).
4. Mbrojtja e ujërave nëntokësore
4.1Marrja e mostrave
Matjet duhet të bëhen në mënyrë të tillë që të ofrojnë informacion mbi ujërat nëntokësore që
mund të ndikohen nga shkarkimi i mbetjeve. Kërkohet të paktën një pikë matjeje në vendin ku
këto ujëra futen në lendfill dhe dy në vendin ku ato dalin prej tij. Në varësi të rezultateve të
ndonjë studimi hidrogjeologjik specifik dhe nevojës për një identifikim sa më të hershëm të
ndonjë shkarkimi aksidental të lëngjeve që kullojnë nga lendfilli në ujërat tokësorë ky numër
mund të rritet.
Mostrat duhet të merren të paktën në tri vendndodhje përpara operacioneve të mbushjes me
qëllim që të krijojnë vlerat e referencës për mostrat e ardhshme. Referenca: kampionët e
ujërave tokësorë, ISO 5667, pjesa 11, 1993.
4.2Vetëmonitorimi
Parametrat që duhen analizuar në mostrat e marra duhet përcaktuar në varësi të përbërjes së
pritshme e lëngjeve që kullojnë nga lendfilli dhe të cilësisë së ujërave nëntokësore në zonë.
Në përzgjedhjen e parametrave për analiza duhet marrë parasysh lëvizshmëria në zonën e
ujërave tokësorë. Parametrat mund të përfshijnë parametra indikatorë me qëllim që të
sigurojnë informacion sa më të hershëm për ndryshimet e cilësisë së ujërave.
Parametrat e rekomanduar janë: pH, TOC, fenolet, metalet e rënda, fluoruret, AS (arseniku),
vajrat/hidrokarburet.
Faza operacionale Faza e
kujdesit pas
4.2.1 Niveli i ujërave nëntokësore çdo gjashtë muaj (1) mbylljes
çdo gjashtë muaj (1)
4.2.2 Përbërja e ujërave frekuenca specifike sipas frekuenca specifike sipas
nëntokësore vendit (2) (3) vendit (2) (3)

1) Në qoftë se nivelet e ujërave nëntokësore luhaten, frekuenca duhet të rritet.


2) Frekuenca duhet të bazohet në mundësinë për marrjen e masave rehabilituese në
kohën midis marrjes së dy mostrave n.q.s. arrihet një nivel triger, që do të thotë se frekuenca
duhet të përcaktohet në bazë të njohurive dhe të vlerësimit të shpejtësisë së rrjedhjes së
ujërave nëntokësore.
3) Kur arrihet një nivel triger (shikoni C), është i nevojshëm të bëhet një verifikim
duke përsëritur marrjen e mostrave. Kur niveli të jetë konfirmuar, duhet të ndiqet plani i
emergjencës (që është përcaktuar në lejen e mjedisit).
4.3 Nivelet triger
Siç referohet në kapitujt IX dhe X, duhet të konsiderohen se kanë ndodhur efektet negative të
rëndësishme kur analiza e mostrave të ujërave nëntokësore tregon një ndryshim të
rëndësishëm në cilësinë e tyre. Niveli triger duhet të përcaktohet duke marrë parasysh
formacionet hidrogjeologjike specifike në vendndodhjen e lendfillit dhe në cilësinë e ujërave
nëntokësore. Kur është e mundur, niveli triger duhet të përcaktohet në lejen e mjedisit.
Vëzhgimet duhet të vlerësohen në bazë të grafikut të kontrollit me rregulla të përcaktuara për
kontrollin dhe nivelet për çdo pus me gradient nga poshtë (drejtim poshtë). Nivelet e kontrollit
duhet të përcaktohen nga ndryshimet lokale në cilësinë e ujërave tokësore.
5. Vetëmonitorimi sipas topografisë së vendit: të dhëna për trupin e lendfillit
Faza Faza e
operaci kujdesit pas
5.1 Struktura dhe përbërja e trupit të çdo vit çdo vit
lendfillit (1)
5.2 Sjellja sedimentare e nivelit të çdo vit çdo vit
trupit të lendfillit

1) Të dhënat për statusin e planit të lendfillit: sipërfaqja e zënë nga mbetjet, vëllimi dhe
përbërja e mbetjeve, metodat e depozitimit, koha dhe kohëzgjatja e depozitimit, llogaritja e
kapacitetit të mbetur që është ende i disponueshëm në lendfill.
VENDIM
Nr. 313, datë 9.5.2012

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUBLIKUT NGA


SHKARKIMET NË MJEDIS, PËRCAKTIMIN E MOSTRAVE, RAJONEVE
DHEFREKUENCËS SË MATJEVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 9 të ligjit nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për
mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”,të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë,
Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e publikut nga shkarkimet në mjedis,


përcaktimin e mostrave, rajoneve dhe frekuencës së matjeve”, sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit
të Ujërave dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

RREGULLORE
PËR MBROJTJEN E PUBLIKUT NGA SHKARKIMET NË MJEDIS, PËRCAKTIMIN E
MOSTRAVE, RAJONEVE DHE FREKUENCËS SË MATJEVE

Neni 1
Objekti
Kjo rregullore përcakton kushtet e mbrojtjes së publikut dhe mjedisit, në tërësi nga rreziqet e
mundshme të rrezatimeve jonizuese me qëllim mbrojtjen e shëndetit të publikut.

Neni 2
Monitorimi i radioaktivitetit
1. Monitorimi i radioaktivitetit të mjedisit nënkupton matje bazë të cilat lidhen me
përqendrimin e radionuklidëve në ajër, ujë dhe tokë. Për të realizuar një përputhje të mirë me
standardet bazë të sigurisë, përveç radioaktivitetit të ajrit, ujit dhe tokës të përcaktohet edhe
niveli i radioaktivitetit të mostrave biologjike dhe në veçanti të ushqimeve.
2. Ekspozimi i popullatës që vjen nga radioaktiviteti i mjedisit vlerësohet në mënyrë
më direkte dhe të plotë në bazë të ndotjes së ushqimeve. Monitorimi i mjedisit përfshin dhe
monitorimin e niveleve të radioaktivitetit të biotave të ndryshme si ushqimi për njerëzit,
ushqimi për kafshët, si dhe vetë bimësia.
3. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave mbi bazën e të dhënave
që i japin institucionet monitoruese publikon çdo vit një raport monitorimi.
4. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi me propozim të institucioneve monitoruese, si
dhe duke ju referuar raportit vjetor të monitorimit dhe problematikave në mjedis përcakton
llojet e mostrave dhe të radionuklideve që duhet të monitorohen dhe që janë tregues të
niveleve aktuale dhe potencialeve të radioaktivitetit në mjedis, që ndikojnë në ekspozimin e
popullsisë.
5. Këto nivele monitorimi në mjedis janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga Ministria e
Mjedisit nëpërmjet institucioneve monitoruese.

Neni 3
Rrjeti monitorues
1. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi me propozim të institucioneve monitoruese
përcakton rajonet përfaqësuese gjeografike për territorin e vendit që do të bëjnë pjesë në
rrjetin e monitorimit. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi përcakton për çdo tip mostre një
rrjet monitorimi të dendur dhe të rrallë sipas një frekuence të caktuar.
2. Institucionet monitoruese janë persona fizikë juridikë ose fizikë të njohur nga
Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi të cilët kanë kapacitetet teknike dhe pajisje për të kryer
monitorimin e mjedisit bazuar në kriteret e miratuara dhe publikuara më parë prej KMR-së.
3. Institucionet monitoruese paraqesin pranë Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimi të
gjithë procedurën e monitorimit dhe kampionimit. Kjo procedurë vlerësohet dhe aprovohet
nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi.
4. Rajonet që përbëjnë rrjetin monitorues të përfaqësojnë situatën rajonale, të marrin
parasysh shpërndarjen e popullsisë dhe të aktiviteteve prodhuese në atë rajon.

Neni 4
Llojet e mostrave, tipat e matjeve dhe periodicitetit
1. Llojet e rekomanduara të mostrave dhe të matjeve janë si më poshtë:
Lloji i mostrës Lloji i matjeve
Rrjet monitorimi i dendur Rrjet monitorimi i rrallë (mujore)
Aerozole (tremujore)
Cs-137, beta total Cs-137, Be-7
Ajër Fuqia e dozës gama mjedisore Fuqia e dozës gama mjedisore
Ujë sipërfaqësor Cs-137, beta total Cs-137
Ujë i pijshëm H-3, Sr-90, Cs-137 H-3, Sr-90, Cs-137 Radionuklidet natyrore
Radionuklidet natyrore
Qumësht Cs-137, Sr-90 Cs-137, Sr-90, K-40
Dietë e përzier Cs-137, Sr-90 Cs-137, Sr-90, C-14
2. Rekomandohet që për rrjetet monitoruese të dendura matjet të kryhen çdo muaj, ndërsa për
ato të rralla çdo tre muaj.

Neni 5
Strategjia e marrjes së mostrave dhe matjet në lidhje me çdo lloj mostre
1. Marrja e mostrave bëhet në mënyrë të tillë që të na paraqesin një vlerësim sa më të plotë të
radioaktivitetit në mjedis. Këto mostra përfshijnë:
a)Aerozole
Për aerozolet kryhen në mënyrë rutinore matja e radionuklidëve gama emetuese artificiale
dhe natyrore. Institucionet monitoruese raportojnë gjithashtu rezultatet e matjeve beta totale
dhe ato për beriliumin-7. Vendet e marrjes së mostrave duhet të zgjidhen pranë zonave me
popullsi të dendur me një mbulim gjeografik sa më të mirë të territorit duke zgjedhur të
paktën një vend për marrjen e mostrave në një rajon gjeografik.
b)Ajër
Lidhur me ajrin kryhen matje të vazhdueshme për fuqinë e dozës gama mjedisore.
c)Ujë sipërfaqësor
Marrja e mostrave kryhet për ujërat e brendshme kryesore dhe për ujërat bregdetare.
Në rastin e ujërave të lumenjve, mostrat merren në zonat ku njihet debiti (prurja) e rrjedhjes.
Për këto mostra kryhet monitorimi i radionuklidëve gama emetuese dhe i matjeve beta totale.
d)Ujë i pijshëm
Institucionet monitoruese raportojnë vlerat për furnizuesit kryesorë të ujërave sipërfaqësore
dhe nëntokësore, si dhe për rrjetet e shpërndarjes së ujit. Pikat e marrjes së këtyre mostrave
duhet të jenë të tilla që të mbulojnë në mënyrë përfaqësuese rajonin.
Gjithashtu të raportohet vlera korresponduese e volumit të ujit të shpërndarë ose të prodhuar
gjatë një viti për secilën pikë të marrjes së mostrës.
e)Qumësht
Mostrat e qumështit duhet të merren nga pikat e prodhimit, si dhe të raportohet edhe sasia e
prodhuar nga secila pikë. Pikat e marrjes së këtyre mostrave duhet të jenë të tilla që të
mbulojnë në mënyrë përfaqësuese rajonin. Monitorimi duhet të përfshijnë matjet Cs-137, Sr-
90 dhe K-40.
f)Dietë e përzier ushqimore
Matja e dietës së përzier ushqimore është një indikator shumë i rëndësishëm i ekspozimit të
popullatës. Për të përcaktuar radioaktivitetin e dietës së përzier mund të përcaktohet
radioaktiviteti i përbërësve të saj ose i një racioni të zakonshëm ushqimor.
Monitorimi i dietës së përzier përfshin emetuesit gama dhe Sr-90. Ky monitorim duhet të
kryhet për intervale 3-mujore.

Neni 6
Rekomandime bazë për monitorimet sipas mostrave, matjeve dhe frekuencave
1. Komisioni i mbrojtjes nga rrezatimi bazohet në rekomandimet e mëposhtme për
monitorimet sipas mostrave, matjeve dhe frekuencave. Këto monitorime komisioni i
mbrojtjes nga rrezatimi i miraton të paktën çdo 5 vjet, por dhe më shpesh kur ka ndryshime
mjedisore. Monitorimet sipas mostrave janë si më poshtë:
a)Mostra për aerozolet
Gama: Cs-137, Pb-210, K-40, Be-7 (çdo muaj)
Total alfa-beta
Alfa: U-238, U-234, Pu-239 dhe 240
b)Mostra depozitimi ose precipitimi (Fall-out) nga shirat dhe pluhurat nga atmosfera
Gama: Cs-137, Pb-210, K-40, Be-7 (çdo muaj)
Total alfa-beta (çdo muaj)
c)Mostra Bari
Gama: Cs-137, K-40 (dy herë në vit)
d)Mostra toke
Gama: Cs-137, K-40, Ra-226, Th-232 (dy herë në vit)
Beta: Sr-90 (dy herë në vit)
Alfa: U-238, U-234, Pu-239+240 (dy herë në vit)
e)Mostra ujë i pijshëm
Alfa: U-238, U-234, Po-210 (dy herë në vit)
Total alfa-beta (katër herë në vit) Rn-222 (për nivele mbi 40 Be/l, tri herë në vit dhe për
nivele nën 40 Bql/l, një herë në vit) ë) Mostra qumështi Gama: Cs-137, K-40 (dy herë në vit)
Beta: Sr-90 (dy herë në vit)
f)Matjet në ajër
Fuqia e dozës së rrezatimit gama në ajër (matje ditore)
g)Dieta e përzier ushqimore
Gama: Cs-137 (dy herë në vit)
Beta: Sr-90 (dy herë në vit)

Neni 7
Rrjeti kombëtar i monitorimit të radioaktivitetit
1.Referuar shpërndarjes së popullatës dhe aktiviteteve prodhuese në raport me monitorimin e
radioaktivitetit në mjedis, vendi ynë ndahet në tre rajone përfaqësuese:
a) Rajoni i Shqipërisë Veriore;
b) Rajoni i Shqipërisë së Mesme;
c) Rajoni i Shqipërisë Jugore.
2.Për secilin rajon përcaktohen pikat e kampionimit si më poshtë:
a) Rajoni i Shqipërisë Veriore përfshin Shkodrën dhe Kukësin;
b) Rajoni i Shqipërisë së Mesme përfshin Tiranën Durrësin dhe Elbasanin;
c) Rajoni i Shqipërisë Jugore përfshin Vlorën, Gjirokastrën dhe Korçën.
3.Për Tiranën të përcaktohen dy pika kampionimi, kurse për qytetet e tjera të përcaktohet një
pikë kampionimi.
VENDIM

Nr. 705, datë 10.10.2012

PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE TË AUTOMJETEVE NË FUND TË JETËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 32 të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011
“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave dhe të Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i
Ministrave

VENDOSI:

I. QËLLIMI
Ky vendim ka për qëllim:
1. Miratimin e kërkesave për parandalimin, minimizimin dhe ripërdorimin e mbetjeve
që dalin nga automjetet në fund të jetës, si dhe komponentëve të tyre, duke kontribuar në këtë
mënyrë në mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.
2. Nxitjen e operatorëve ekonomikë të përfshirë në ciklin e jetës së automjetit për
ngritjen e sistemeve për grumbullim, trajtim, ripërdorim dhe riciklim të automjeteve në fund
të jetës.
II. OBJEKTI
1. Objekt i këtij vendimi janë të gjitha automjetet e përcaktuara si kategoria M1 dhe
N1, automjetet me tri rrota, por duke përjashtuar triciklat më motorë.
2. Objekti i vendimit janë edhe pjesët e këmbimit të automjeteve dhe ato të
zëvendësuara, pa u përqendruar në vlerën e tregut.
3.Ky vendim nuk zbatohet për automjetet historike ose automjetet me vlerë për
koleksionuesit ose që destinohen për muzeumet, të ruajtura në mënyrën e duhur.
4.Për automjetet motorike me tri rrota do të zbatohen kërkesat e ndarjeve VII/1 dhe IX, të
këtij vendimi.
III. PËRKUFIZIME
Në kuptim të këtij vendimi, termat e përdorur kanë këto kuptime:
1. “Automjet” ka kuptimin që jepet në pikën 2 të nenit 47 të ligjit nr. 8378, datë
22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.
2. “Automjet në fund të jetës”, që më poshtë do të përdoret “automjeti i dalë jashtë
përdorimit”, nënkupton automjetin i cili është mbetje, në kuptim të pikës 31 të nenit 3 të ligjit
“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Automjeti konsiderohet në fund të jetës i dalë
jashtë përdorimit, kur ka përfunduar procesi i lëshimit të certifikatës së shkatërrimit dhe është
bërë çregjistrimi i tij nga regjistri i autoriteteve të qarkullimit rrugor.
3. “Kategoria M1” përfshin automjetet që përdoren për transportin e udhëtarëve dhe
të përbëra nga jo më shumë se tetë vende, përveç vendit të shoferit (neni 47 i Kodit Rrugor).
4. “Kategoria N1” përfshin automjetet që përdoren për transportin e mallrave dhe të
ketë një maksimum ngarkese jo më shumë se 3.5 tonë (neni 47 i Kodit Rrugor).
5. “Prodhues”, prodhuesi i automjetit ose importuesi profesionist i automjetit.
6. “Menaxhim i automjeteve të dala jashtë përdorimit”, parandalimi, grumbullimi,
trajtimi, ripërdorimi, riciklimi dhe rikuperimi i automjetit në fund të jetës apo komponentëve
të tij.
7. “Parandalim”, masat që synojnë reduktimin e sasisë së dëmit në mjedis të
shkaktuar nga automjetet e dala jashtë përdorimit, materialet dhe substancat e tyre.
8. “Trajtim”, çdo aktivitet i kryer pasi automjeti në fund të jetës të jetë dorëzuar tek
një operator për dekontaminimin, çmontimin, shkatërrimin, copëtimin dhe riciklimin.
9. “Ripërdorim”, çdo operacion me anë të të cilit komponentët e automjeteve të dala
jashtë përdorimit përdoren për të njëjtin qëllim për të cilin ato janë konceptuar në një
automjet tjetër.
10. “Riciklim” ka kuptimin që jepet në pikën 40 të nenit 3 të ligjit “Për menaxhimin e
integruar të mbetjeve”.
11. “Rikuperim i energjisë”, përdorimi i mbetjeve të djegshme si një mjet për të
gjeneruar energji nëpërmjet djegies së drejtpërdrejtë me ose pa mbetje të tjera, por me
rikuperimin e nxehtësisë.
12. “Rikuperim” ka kuptimin që jepet në pikën 39 të nenit 3 të ligjit “Për menaxhimin
e integruar të mbetjeve”.
13. “Operatorë ekonomikë”, një prodhues, shpërndarës, mbledhës, kompani për
sigurimin e automjeteve motorike, çmontues, riparues, riciklues ose çdo operator tjetër
trajtimi për automjetet e dala jashtë përdorimit.
14. “Substancë e rrezikshme” ka kuptimin që jepet në pikën 17 të nenit 5 të ligjit nr.
10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
15. “Copëtues”, një pajisje që përdoret për ta copëtuar apo fragmentarizuar automjetin
e dalë jashtë përdorimit dhe pjesët përbërëse të tij.
16. “Informacion për çmontimin”, çdo informacion që nevojitet për trajtimin korrekt
dhe të duhur mjedisor të automjeteve të dala jashtë përdorimit. Ky informacion do t’u jepet
njësive të autorizuara për trajtim nga prodhuesit e automjeteve dhe prodhuesve të pjesëve
përbërëse në formën e manualeve ose nëpërmjet pajisjeve elektronike (p.sh. CD-ROM,
internet etj.).
17.“Certifikatë çregjistrimi”, dokumenti zyrtar që lëshohet nga autoriteti përgjegjës për
transportin për të treguar që një mjet është hequr nga qarkullimi dhe është çregjistruar nga
regjistri përkatës.
18.“Certifikatë shkatërrimi”, një dokument që lëshohet nga operatori që kryen grumbullimin,
çmontimin dhe riciklimin e automjeteve të dala jashtë përdorimit.
19. “Kodifikim i pjesëve të këmbimit”, një proces i pajisjes me një kod specifik i
atyre pjesëve dhe materialeve të automjetit të dala jashtë përdorimit, të cilat mund të
ripërdoren.
20. “Udhëzues çmontimi”, dokumenti që duhet të shoqërojë mjetet motorike që
tregtohen nga operatorët përkatës dhe që shërben si udhëzues për të bërë çmontimin e tyre.
21. “Leje mjedisi” ka kuptimin që jepet në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet
e mjedisit”.
22. “Ministria”, ministria përgjegjëse për mjedisin.
23. “Rajon” ka kuptimin e një rajoni të administrimit të mbetjeve, që është përcaktuar
në përputhje me planin kombëtar dhe planet rajonale të menaxhimit të integruar të mbetjeve.
IV.ROLI I AUTORITETEVE PUBLIKE
1. Autoritetet publike, qendrore dhe vendore, njësitë e qeverisjes vendore në nivel
qarku, në bazë të përgjegjësive të tyre, miratojnë hapësira të përshtatshme për ushtrimin e
veprimtarisë së trajtimit të automjeteve të dala jashtë përdorimit, me kërkesë të operatorëve
ekonomikë.
2. Autoritetet publike, qendrore dhe vendore, si administruese të mjedisit apo pjesëve
të tij, brenda kompetencave të tyre, realizojnë miratimin e vendgrumbullimeve apo vendeve
të posaçme ku do të ushtrohen veprimtaritë e përcaktuara në këtë vendim, si dhe monitorimin
e zbatimin e këtij vendimi nga strukturat përkatëse.
3. Ministria, në bashkëpunim me autoritetet e tjera publike, qendrore dhe vendore:
3.1 Përkrah dhe nxit nisma private për krijimin e skemave rajonale apo kombëtare të
grumbullimit, riciklimit dhe rikuperimit të mbetjeve nga automjetet e dala jashtë përdorimit,
në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar, si
dhe në përputhje me planet rajonale apo planin kombëtar të menaxhimit të integruar të
mbetjeve.
3.2 Këto nisma private nuk prekin të drejtat e prodhuesve dhe të tregtuesve të
automjeteve për të krijuar skema individuale apo kolektive të grumbullimit, rikuperimit dhe
riciklimit të mbetjeve nga automjetet e dala jashtë përdorimit.
V.ÇREGJISTRIMI I AUTOMJETIT TË DALË JASHTË PËRDORIMIT
1.Përdoruesi ose pronari i fundit i automjetit të dalë jashtë përdorimit është përgjegjës për
çregjistrimin e automjetit.
2.Çregjistrimi kryhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,
në përputhje me kërkesat e udhëzimit nr. 1, datë 18.1.2012 të ministrit përgjegjës për
transportin.
VI.PARANDALIMI
Për të parandaluar prodhimin e mbetjeve nga automjetet e dala jashtë përdorimit, ndotjen e
mjedisit, si dhe rrezikimin e shëndetit të njerëzve, kërkohet:
1.Kufizimi në përdorimin e substancave të rrezikshme, duke vepruar, si më poshtë vijon:
1.1 Që prej datës 1 janar 2015, çdo prodhues i automjeteve, në bashkëpunim me prodhuesit
e pjesëve të këmbimit dhe pajisjeve, nxit parandalimin e mbetjeve duke:
i) kufizuar dhe ulur përdorimin e substancave të rrezikshme në automjete;
ii) projektuar e prodhuar automjete dhe duke marrë parasysh e lehtësuar proceset e
çmontimit, ripërdorimit, rikuperimit e në veçanti, riciklimin e automjeteve të dala jashtë
përdorimit, pjesëve përbërëse dhe materialeve të tyre.
2.Ndalimi i përdorimit të metaleve të rënda.
3.Që prej datës 1 janar 2015, çdo prodhues do të sigurohet se materialet dhe pjesët përbërëse
të automjeteve të mos përmbajnë plumb, merkur, kadmium ose krom gjashtëvalent.
4. Prodhuesit e automjeteve, të materialeve dhe pjesëve të këmbimit të tyre, duhet t’i
emërtojnë dhe t’i etiketojnë këto materiale dhe komponentë të automjeteve, përpara trajtimit
të mëtejshëm të tyre.
5. Ministri dhe ministri përgjegjës për transportin përcaktojnë me udhëzim të
përbashkët masat dhe programet për parandalimin e mbetjeve që prodhohen nga automjetet e
dala jashtë përdorimit ose të komponentëve të tyre.
VII.GRUMBULLIMI
1.Operatorët ekonomikë të grumbullimit dhe trajtimit të automjeteve të dala jashtë përdorimit
ngrenë sisteme për grumbullimin dhe trajtimin e të gjitha automjeteve të dala jashtë
përdorimit dhe, kur është e realizueshme teknikisht, edhe të pjesëve të ripërdorshme, në
përputhje me planin kombëtar dhe planet rajonale të menaxhimit të integruar të mbetjeve.
2.Operatorët ekonomikë duhet të shmangin dëmtimin e pjesëve që përmbajnë lëngje ose të
pjesëve të këmbimit të ripërdorshme, konkretisht duke vepruar, si më poshtë vijon:
a) materialet dhe komponentët e rrezikshëm hiqen dhe ndahen në mënyrë të tillë që të
mos ndotin mbetjet e tjera të çmontuara të automjeteve të dala jashtë përdorimit;
b) automjetet e dala jashtë përdorimit kalojnë së pari procesin e dekontaminimit, i cili
nënkupton ndarjen e tyre në mënyrë të kontrolluar dhe grumbullimin në enë të posaçme;
c) operacionet e çmontimit dhe magazinimit kryhen në një mënyrë të tillë që të
sigurojnë përshtatshmërinë e komponentëve të automjetit për ripërdorim dhe rikuperim dhe
në veçanti për riciklim.
VIII.CERTIFIKATAT
1. Operatorët ekonomikë për trajtimin e automjeteve të dala jashtë përdorimit
regjistrojnë në regjistrin e hyrje-daljeve, përveç përcaktimeve të kërkuara nga neni 17 i ligjit
nr. 9573, datë 3.7.2006 edhe përcaktimet e mbetjeve të këtyre automjeteve.
2. Trajtimi i automjeteve të dala jashtë përdorimit nga operatorët ekonomikë,
përfshirë dhe procesin e shkatërrimit të tyre, të kryhet pasi të plotësohen kërkesat e nenit 102
të Kodit Rrugor.
3. Certifikata e shkatërrimit lëshohet përpara se automjeti të shkatërrohet nga
operatori i trajtimit dhe shërben si kusht thelbësor për çregjistrimin e automjetit.
4. Formati i certifikatës së shkatërrimit miratohet nga ministri përgjegjës për
transportin.
IX.TRAJTIMI
1. Përgjegjësitë për operatorët
1.1Çdo operator ekonomik i trajtimit të automjeteve të dala jashtë përdorimit, që është ose
nuk është pjesë e sistemit kombëtar të prodhuesit, do të respektojë rregullat kombëtare për
mbrojtjen e shëndetit të njeriut e të mjedisit, si dhe duhet:
i) të ushtrojë aktivitetin e pajisur me lejet përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
ii) të plotësojë kërkesat minimale teknike për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit, si dhe
kërkesat sipas shtojcës bashkëlidhur këtij ligji, të cilat duhet të plotësohen minimalisht nga
operatori;
iii) të sigurojë kushtet për ruajtjen (duke përfshirë ruajtje të përkohshme) të automjeteve të
dala jashtë përdorimit përpara se ato të bëhen subjekt i trajtimit dhe i riciklimit të duhur;
iv) të ketë kapacitetet e duhura për riciklimin e përbërësve kryesorë të automjeteve në fund të
jetës në jo më pak se 75% të tyre;
v) të përmbushë kushtet për ruajtjen e pjesëve që përmbajnë lëngje, përbërës të rrezikshëm
dhe pjesë të këmbimit në kushte të përshtatshme dhe të veçanta.
1.2Kur një automjet i dalë jashtë përdorimit pranohet për trajtim, rikuperim dhe riciklim nga
një operator, ndaj pronarit të fundit të mjetit, nuk do të vendoset asnjë tarifë për mjetin që ai
dorëzon:
i) që nga data 1 janar 2015, në lidhje me një automjet të regjistruar për herë të parë në
autoritetet shtetërore në ose pas datës 1 qershor 2011, ose sipas rastit;
ii) që nga data 1 janar 2013, në lidhje me automjete të tjera.
1.3 Operatori për trajtimin e automjeteve të dala jashtë përdorimit, nuk duhet të pranojë që
automjeti të nxirret jashtë përdorimit, kur përbërësit kryesorë të atij automjeti mungojnë apo
kur në të janë shtuar mbetje të tjera, që nuk i përkasin atij automjeti. Përbërësit kryesorë të
një mjeti janë motori, shasia dhe kabina e tij.
2. Trajtimi dhe riciklimi i automjeteve të dala jashtë përdorimit
2.1Që nga data 1 janar 2015, kur një automjet i dalë jashtë përdorimit është depozituar për
trajtim dhe rikuperim tek operatorët që janë pjesë e sistemit kombëtar të prodhuesit, ai
prodhues do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’u siguruar se:
i) automjeti i dalë jashtë përdorimit, përfshirë pjesët e këmbimit të identifikueshme në
përputhje me këtë vendim, do të trajtohen në përputhje me kërkesat minimale teknike të
parashikuara në këtë vendim dhe, në veçanti, me kërkesat minimale teknike për
dekontaminimin. Dekontaminimi duhet të kryhet në çdo rast, por jo më vonë se 10 (dhjetë)
ditë pas datës së dorëzimit të automjetit të dalë jashtë përdorimit tek operatorët;
ii) dokumentimi konsiston në heqjen e substancave dhe të përbërësve të rrezikshëm.
Përbërësit hiqen në mënyrë selektive, duke shmangur ndotjen e përbërësve të tjerë të
automjetit të dalë jashtë përdorimit;
iii) proceset për trajtimin dhe ruajtjen e tyre do të kryhen në përputhje me kërkesat minimale
teknike, të parashtruara në këtë vendim, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e
komponentëve të automjetit për ripërdorim dhe rikuperim dhe, në veçanti, për riciklim.
2.2Që prej datës 1 janar 2015, kur një automjet i dalë jashtë përdorimit depozitohet për
trajtim dhe rikuperim të duhur tek operatorët, pronari ose operatori i trajtimit do të marrë të
gjithë hapat e nevojshëm për t’u siguruar se automjeti i dalë jashtë përdorimit, përfshirë edhe
pjesët përbërëse dhe materialet e identifikuara, do të trajtohen në përputhje me kërkesat
minimale teknike të parashtruara në këtë vendim, e, në veçanti, lidhur me kërkesat teknike
minimale për dekontaminim. Dekontaminimi duhet të kryhet jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë
pas datës së depozitimit të automjetit të dalë jashtë përdorimit nga pronari i tij i fundit tek
operatorët e trajtimit, duke vepruar, si më poshtë vijon:
i) substancat dhe komponentët e rrezikshëm duhet të hiqen dhe të ndahen në mënyrë selektive
për të mosndotur përbërësit e tjerë të automjetit të dalë jashtë përdorimit;
ii) proceset e trajtimit dhe ruajtja do të kryhen në përputhje me kërkesat minimale teknike, të
parashtruara në këtë vendim dhe në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e komponentëve
të automjetit për ripërdorim dhe rikuperim dhe, në veçanti, për riciklim.
X. RIPËRDORIMI DHE RIKUPERIMI
1.Duke filluar nga 1 janari i vitit 2015 dhe për secilin vit pasues deri më 31 dhjetor 2019, çdo
prodhues do të jetë përgjegjës për përmbushjen e objektivave të përcaktuar në lidhje me
automjetet e dala jashtë përdorimit, të markave të makinave që prodhon apo për të cilat
prodhuesi është përgjegjës, ose të makinave të depozituara për trajtim dhe rikuperim tek
operatorët e autorizuar për trajtimin e automjeteve të dala jashtë përdorimit, të përfshira në
skemën kombëtare, dhe duhet të përmbushë kushtin e:
i) ripërdorimit apo rikuperimit, në të paktën 85% të këtyre automjeteve sipas peshës mesatare
për një automjet për një vit kalendarik;
ii) ripërdorimit dhe riciklimit, në të paktën 80% të këtyre automjeteve sipas peshës mesatare
për një automjet për një vit kalendarik.
2.Duke filluar nga 1 janari i vitit 2020 dhe për secilin vit më pas, të gjithë prodhuesit do të
jenë përgjegjës për të arritur objektivat e përcaktuar në lidhje me automjetet në fund të jetës,
të markës së atij prodhuesi ose për të cilat ka përgjegjësi prodhuesi, të depozituara për trajtim
dhe rikuperim tek operatorët, që janë pjesë e sistemit kombëtar të grumbullimit të prodhuesit
dhe duhet të përmbushë kushtin e:
i) ripërdorimit dhe rikuperimit në të paktën 95% të këtyre automjeteve sipas peshës mesatare
për një automjet në një vit kalendarik;
ii) ripërdorimit dhe riciklimit në të paktën 85% të këtyre automjeteve sipas peshës mesatare
për një automjet në një vit kalendarik.
3.Për automjetet e hedhura në tregun shqiptar përpara 1 janarit të vitit 2000, të gjithë
prodhuesit do të jenë përgjegjës për arritjen e objektivave të përcaktuar në këtë vendim, në
lidhje me automjetet e dala jashtë përdorimit të markave të tyre ose për të cilat është
përgjegjës prodhuesi, të depozituara për trajtim dhe rikuperim të përshtatshëm tek operatorët,
që përfshin të gjithë sistemin kombëtar të grumbullimit dhe duhet të përmbushë kushtin e:
i) ripërdorimit dhe rikuperimit në të paktën 70% të automjeteve të dala jashtë përdorimit,
sipas peshës mesatare për një automjet në një vit kalendarik;
ii) ripërdorimit dhe riciklimit në të paktën 75% të automjeteve të dala jashtë përdorimit.
4. Kur një operator nuk është pjesë e një sistemi kombëtar grumbullimi të një
prodhuesi, atëherë pronari ose operatori i asaj njësie të autorizuar trajtimi është përgjegjës për
arritjen e objektivave të duhur për ripërdorim, rikuperim dhe riciklim të automjeteve të dala
jashtë përdorimit, siç parashtrohet në këtë vendim.
5. Operatorët ekonomikë, që ushtrojnë këtë veprimtari, raportojnë çdo vit pranë
ministrisë përgjegjëse për mjedisin dhe ministrisë përgjegjëse për transportin për masën e
realizimit të objektivave të vendosur në pikën 2 të kësaj ndarjeje.
6. Formati i raportimit miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës të transportit dhe
punëve publike.
XI. KODIFIKIMI DHE INFORMACIONI PËR ÇMONTIM
1.Standardet e kodimit
a) Duke filluar nga data 1 janar 2015, çdo prodhues i automjeteve në bashkëpunim
me prodhuesit e materialeve dhe të pajisjeve, duhet të përdorin të njëjtin standard kodimi për
pjesët dhe materialet e përdorura në një automjet, për të lehtësuar identifikimin e atyre
përbërësve, që janë të përshtatshëm për ripërdorim.
b) Me marrjen e një kërkese me shkrim nga organi i caktuar nga ministri, prodhuesi
jep dokumentacion teknik dhe informacionin përkatës të përshtatshëm, brenda një periudhe të
specifikuar në kërkesën e bërë, për të verifikuar se standardet e kodimit të komponentit dhe të
materialit përdoren në përputhje me këtë vendim.
2.Informacioni i çmontimit
a) Që prej datës 1 janar 2015, çdo prodhues i automjeteve ofron informacion
çmontimi për çdo lloj automjeti që prodhon dhe ka hedhur në treg brenda gjashtë muajve nga
data e hedhjes së parë në treg të atij automjeti.
b) Çdo prodhues i automjeteve, brenda një periudhe të përcaktuar në kërkesën e bërë
me shkrim nga organi kompetent, i caktuar nga ministri, jep me shkrim informacionin e
çmontimit.
c) Informacioni për çmontimin jepet sipas kërkesave të operatorëve të autorizuar të
trajtimit, lidhur me komponentët dhe materialet e ndryshme të automjetit, si dhe
vendndodhjen e të gjitha substancave të rrezikshme në automjet.
ç) Çdo prodhues automjetesh pas kërkesës me shkrim u ofron operatorëve të autorizuar të
trajtimit të gjithë informacionin e duhur në lidhje me çmontimin, ruajtjen dhe testimin e
pjesëve të këmbimit të automjeteve, të cilat mund të ripërdoren, në përjashtim të rasteve të
sekretit tregtar dhe industrial.
d)Nga data 1 janar 2015, çdo prodhues i automjeteve boton informacionin, i cili duhet të
përmbajë:
i) mënyrën e trajtimit dhe rikuperimit të automjeteve të dala jashtë përdorimit, si dhe
mënyrën e dekontaminimit nga përbërësit e rrezikshëm për markën e automjeteve që ai
prodhon;
ii) mënyrat për rikuperim dhe riciklim të mbetjeve të automjeteve të dala jashtë përdorimit
për markat që ai prodhon;
iii) informacion për kërkimin dhe projektimin e automjeteve dhe pjesëve të tyre përbërëse që
janë lehtësisht të ripërdorshme dhe të riciklueshme;
iv) informacion për përmbushjen e objektivave për të reduktuar sasinë e mbetjeve nga
automjetet e dala jashtë përdorimit, me qëllim rritjen e shkallës së rikuperimit dhe riciklimit
për automjetet që ata prodhojnë.
dh) Çdo prodhues i automjeteve përgatit informacionin e çmontimit, i cili u vihet në
dispozicion blerësve të mundshëm të automjeteve. Informacioni i çmontimit duhet të jetë
pjesë e informacionit të përdorur në marketimin e automjeteve të reja.
XII.RAPORTIMI DHE INFORMIMI
1.Ministria përgjegjëse për transportin dhe mjedisin raporton çdo vit në Këshillin e
Ministrave për sasinë e automjeteve të çregjistruara, si dhe informon lidhur me arritjen e
objektivave të vendosur në ndarjen X të këtij vendimi.
2.Operatorët ekonomikë raportojnë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin dhe transportin:
a) të dhënat për automjetet që ata tregtojnë dhe nëse pjesët përbërëse të tyre janë të
ripërdorueshme dhe të riciklueshme;
b) trajtimin mjedisor të automjeteve të dala jashtë përdorimit, veçanërisht përbërësit e
rrezikshëm të tyre;
c) zhvillimin dhe optimizmin e mënyrave dhe teknologjive të ripërdorimit, riciklimit
dhe të rikuperimit të automjeteve të dala jashtë përdorimit dhe të përbërësve të tyre.
XIII.LICENCA E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË DHE LEJA MJEDISORE
1. Operatorët ekonomikë, që ushtrojnë veprimtari në fushën e grumbullimit, trajtimit,
ripërdorimit, riciklimit dhe çmontimit të automjeteve motorike në fund të jetës, duhet të
pajisen me licencë të nënkategorisë III.2.B dhe leje mjedisore të kategorisë III.1.A, të
parashikuara në ndarjen III të vendimit nr. 538, datë 26.5.2009 të Këshillit të Ministrave “Për
licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet QKL-së dhe disa rregullimeve të tjera
nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar.
2. Ministria përgjegjëse për mjedisin përcakton me udhëzim të veçantë kërkesat
specifike mjedisore që duhet të përmbushë operatori ekonomik, i cili ushtron veprimtarinë në
fushën e grumbullimit, trajtimit, riciklimit dhe çmontimit të automjeteve në fund të jetës.
3. Procedura e licencimit dhe pajisjes me leje mjedisore të operatorëve ekonomikë, që
kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë me automjetet e dala jashtë përdorimit, kryhet në
përputhje me kërkesat e ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet
në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjit “Për lejet e mjedisit”.
XIV.INSPEKTIMI
1. Inspektorati shtetëror kompetent inspekton të gjithë operatorët ekonomikë, që
ushtrojnë veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit, ripërdorimit dhe rikuperimit të automjeteve
të dala jashtë përdorimit dhe komponentëve të tyre, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 10
431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”
dhe të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
2. Operatorët ekonomikë, mbi të cilët zbatohet ky vendim, i japin inspektoratit
shtetëror kompetent të gjithë asistencën e nevojshme për kryerjen e inspektimeve të
nevojshme të veprimtarisë që ushtrojnë.
XV.ANKIMET
Ankimi ndaj akteve, veprimeve apo mosveprimeve lidhur me licencën me kodin III.2.B dhe
lejen mjedisore me kodin III.1, bëhet me kërkesë në QKL në përputhje me nenin 30 të ligjit
nr. 10081/2009.
XVI. DETYRIMI PËR ZBATIM
1.Për zbatimin e këtij vendimi brenda funksioneve dhe kompetencave të tyre, ngarkohen
organet shtetërore, si më poshtë vijon:
a) Ministria përgjegjëse për mjedisin;
b) Ministria përgjegjëse për transportin;
c) Njësitë e qeverisjes vendore;
ç) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
2. Ministria përgjegjëse për mjedisin, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e hyrjes në
fuqi të këtij vendimi, miraton udhëzimin për kërkesat specifike mjedisore që duhet të
përmbushin operatorët për trajtimin e automjeteve të dala jashtë përdorimit.
3. Ministria përgjegjëse për licencimin e operatorëve ekonomikë, që tregtojnë
automjete, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, miraton
udhëzimin për kërkesat specifike, që duhet të plotësojë certifikata përkatëse e këtyre
operatorëve. Certifikata do të përmbajë informacionin e nevojshëm që automjetet janë
projektuar dhe prodhuar në mënyrë të tillë, që pjesët përbërëse të tyre të jenë të ripërdorshme
dhe të riciklueshme.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha
VENDIM

Nr. 765, datë 7.11.2012

PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR


DHE TRAJTIMIN E VAJRAVE TË PËRDORURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27 të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011
“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Ky vendim synon mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut nga pasojat e


dëmshme të shkaktuara nga shkarkimet, depozitimi apo trajtimi i vajrave të përdorura (VP).
2. Ky vendim përcakton procedurat, lidhur me parandalimin, përgatitjen për
rigjenerimin, rikuperimin dhe asgjësimin e kontrolluar të të gjitha vajrave të përdorura
motorike e industriale, si edhe rregullat për përcaktimin e përgjegjësive të zgjeruara të
prodhuesit.

KREU II
FUSHA E ZBATIMIT
1.Ky vendim zbatohet për të gjitha vajrat lubrifikante, të lëngshme apo gjysmë të lëngshme,
me bazë minerale a sintetike, të cilat janë kthyer në të pavlefshme për qëllimin për të cilin
janë prodhuar, pasi janë përdorur nga çdo lloj motori, pajisjeje e makinerie që punon me to, si
dhe nëse kanë skaduar në magazina apo pika shitjeje.
Vajrat përfshijnë vajrat lubrifikante, të lëngshme apo gjysmë të lëngshme, me bazë minerale
apo sintetike.
2.Vajrat e përdorura (VP) përfshijnë:
a) vajrat e përdorura në motorët me djegie të brendshme;
b) vajrat e përdorura të kutive të shpejtësive (grasot);
c) vajrat e përdorura lubrifikante minerale; ç) vajrat e përdorura të turbinave;
d) vajrat e përdorura hidraulike; dh) mbetjet vajore nga depozitat;
e) përzierjet vaj – ujë; ë) emulsionet.
3.Vajrat e përdorura janë mbetje të rrezikshme dhe trajtohen sipas kërkesave të ligjit nr. 10
463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, e në mënyrë të veçantë të
nenit 27 të këtij ligji.

KREU III
VEPRIME TË NDALUARA
Në territorin e Republikës së Shqipërisë ndalohen këto veprime:
a)derdhja e vajrave të përdorura në ujërat sipërfaqësore, në ujërat nëntokësore, në ujërat
territoriale detare, në sistemet e drenazhimit e të kullimit, si dhe në rrjetin e kanalizimeve të
ujërave;
b)depozitimi dhe/ose derdhja e VP-ve të dëmshme në tokë, si dhe çdo shkarkim i
pakontrolluar i mbetjeve që rezultojnë nga përpunimi i tyre;
c)përpunimi i VP-ve që shoqërohet me ndotje të ajrit mbi nivelet e lejuara të shkarkimeve në
ajër, sipas legjislacionit në fuqi;
ç) derdhja, hedhja, braktisja, groposja, përzierja me mbetje të tjera të ngurta i VP-ve;
d)transportimi i VP-ve pa mjetet e nevojshme e pa qenë i pajisur me leje mjedisore dhe
licencë të nënkategorisë III.2.B.
dh) përgatitja për rigjenerim, rikuperim dhe asgjësim pa qenë i pajisur me licencë të
nënkategorisë III.2.B, për të kryer këto veprimtari.

KREU IV
DETYRAT E ORGANEVE SHTETËRORE DHE TË ZOTËRUESVE TË VP-VE
1.Ministria, në bashkëpunim me ministritë e linjës:
a) Nxit dhe përkrah nismat për përdorimin e teknologjive më të mira të disponueshme
për rigjenerimin e VP-ve, në zbatim të Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Menaxhimit të
Mbetjeve, duke i dhënë përparësi përpunimit të VP-ve me anë të rigjenerimit.
b) Përkrah rikuperimin e VP-ve, në rastet kur rigjenerimi është i pamundur.
c)Përpunon politikat e përshtatshme për asgjësimin e VP-ve, në rastet kur procesi i
rigjenerimit apo i rikuperimit është i pamundur.
ç) Nxit projektimin dhe prodhimin e vajrave, të cilat marrin në konsideratë minimizimin e
ndikimit negativ në mjedis nga mbetjet që gjenerohen nga këto vajra.
2.Zotërues i VP-ve është personi, fizik ose juridik, i cili grumbullon, transporton, rigjeneron,
rikuperon dhe asgjëson VP-të.
3. Zotëruesi i VP-ve merr të gjitha masat që, gjatë grumbullimit, transportimit,
rigjenerimit, rikuperimit dhe asgjësimit të tyre ato të mos dëmtojnë shëndetin e njeriut dhe të
mos ndotin mjedisin, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
4. Krijues i VP-ve është personi, fizik a juridik, që zotëron:
a)uzina, fabrika a çdo instalim me makineri që gjenerojnë VP;
b)uzina, fabrika, linja e instalime të pajisura me leje mjedisore e që VP-të i përdorin si lëndë
djegëse për prodhim nxehtësie;
c)pika shërbimi, ofiçina dhe pika riparimi ku makinat dhe makineritë ndërrojnë vajrat;
ç) pika të grumbullimit të automjeteve në fund të jetës;
d)mjete të transportit rrugor, hekurudhor, detar apo ajror që përdoren në sektorë të ndryshëm
të ekonomisë dhe për përdorim vetjak.
5.Krijuesi i vajrave të përdorura siguron:
a) mirëmbajtjen e pajisjeve, makinerive e motorëve që kanë në përdorim për të
pakësuar sasinë e VP-ve, që gjenerohet prej tyre;
b) grumbullimin, ambalazhimin, etiketimin në gjuhën shqipe dhe ruajtjen e
përkohshme të VP-ve të gjeneruara, në mjedise të sigurta.
6.Kur krijuesi i VP-ve është person që ka në përdorim vetjak automjete dhe kur ndërrimin e
vajit e bën vetë, vajin e përdorur e depoziton në enë të veçanta dhe e dorëzon te subjekti që
është pajisur me licencën III.2.B, për transportimin, rikuperimin dhe/ose asgjësimin e VP-ve.
7. Krijuesi i VP-ve është përgjegjës për mbetjen në tërësinë e saj derisa e dorëzon atë
te zotëruesi i licencuar i VP-ve, duke e shoqëruar me dokumentin e dorëzimit.
8. Personi që transporton vajra të përdorura siguron:
a)transportimin e sigurt të VP-ve për në vendet e rikuperimit ose asgjësimit;
b)dokumentin e dorëzimit, që shoqëron çdo transfertë, në të cilin jepen sasia, cilësia dhe
vendi i marrjes dhe i dorëzimit të VP-ve, me datat përkatëse, në përputhje me kërkesat e ligjit
nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
9.VP-të asgjësohen vetëm pasi kanë kaluar nëpërmjet operacioneve të:
a)përpunimit, përmes rigjenerimit në impiantet e rigjenerimit të VP-ve, duke respektuar
normat e mjedisit. Vajrat bazë të fituara përmes rigjenerimit të mos përbëjnë mbetje të
rrezikshme apo toksike dhe të mos përmbajnë PCB/PCT në përqendrime më shumë se 50
ppm (pjesë për milion);
b)rikuperimit të kontrolluar të energjisë, që ka të bëjë me përdorimin e VP-ve pas
rigjenerimit, si lëndë djegëse:
i) në impiantet e incenerimit të VP-ve, me qëllim përftimin e nxehtësisë, me fuqi të instaluar
3 MË ose më shumë, duke respektuar normat e mjedisit;
ii) në impiantet e incenerimit të VP-ve, me qëllim përftimin e nxehtësisë, me fuqi të instaluar
nën 3 MË, duke respektuar vendimin nr. 435, datë 12.9.2002 të Këshillit të Ministrave “Për
miratimin e normave të shkarkimeve në ajër në Republikën e Shqipërisë” dhe kontrollohet
rast pas rasti;
c)shkatërrimit të sigurt të VP-ve, duke mos i përzier ato me PCB/PCT-të dhe as me mbetje të
tjera të rrezikshme apo toksike, gjatë grumbullimit dhe shkarkimit të kontrolluar të tyre.
10.Trajtimi i VP-ve, sipas kërkesave të këtij kreu, përfaqëson hapat e detyrueshëm për zbatim
nga të gjithë zotëruesit e tyre.
11. Mbetjet nga rikuperimi i energjisë asgjësohen në mënyrë të kontrolluar.
12. VP-të nuk përdoren për incenerim kur përbëjnë mbetje të rrezikshme apo toksike
dhe kur përmbajnë PCB/PCT në përqendrime më shumë se 50 ppm.
13. Specifikimet teknike për përdorimin e VP-ve përcaktohen në shtojcën 3.

KREU V
PËRGJEGJËSITË E PRODHUESIT TË VAJRAVE
1.Prodhues i vajrave është çdo person, fizik ose juridik, i cili:
a) prodhon dhe shet vajra mbi të cilat ka shënuar markën e vet;
b) rishet, në emër të markës së vet, vajra nga furnitorë të tjerë;
c) importon ose eksporton vajra mbi baza profesionale në një shtet tjetër;
ç) përpunon dhe trajton vajra.
2. Prodhuesi i vajrave minerale, lubrifikante sintetike apo industriale, vajrave të
motorëve me djegie të brendshme, vajrave të kutisë së ndërrimit të marsheve, vajrave për
turbinat, vajrave për transformatorë dhe vajrave hidraulike mban përgjegjësitë e zgjeruara të
prodhuesit.
3. Prodhuesit prodhojnë vajra në mënyrë të tillë që tiparet e tyre apo proceset
prodhuese të mos pengojnë rigjenerimin, rikuperimin dhe asgjësimin e kontrolluar të tyre.
4. Prodhuesi i vajrave hedh në treg, mbi baza profesionale, vajra të cilat janë
lehtësisht të rikuperueshme dhe informon përdoruesit për kushtet e përdorimit e rregullat për
menaxhimin e vajrave të përdorura pas përdorimit, në lidhje me:
a) dorëzimin, grumbullimin, ambalazhimin, etiketimin në gjuhën shqipe dhe ruajtjen e
përkohshme të VP-ve të gjeneruara në mjedise të sigurta;
b) depozitimin në enë të veçanta dhe dorëzimin e vajrave të përdorura te subjekti që është
pajisur me leje për transportimin, rikuperimin dhe/ose asgjësimin e VP-ve, për persona që
kanë në përdorim vetjak automjete dhe kur ndërrimin e vajit e bëjnë vetë.
5. Ambalazhet e vajrave duhet të përmbajnë, gjithashtu, simbolin që tregon se ato janë
prodhuar në atë mënyrë që nuk pengon rigjenerimin, rikuperimin dhe asgjësimin e
kontrolluar të tyre, siç përcaktohet në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
6. Etiketimi në gjuhën shqipe i VP-ve bëhet nga prodhuesi i vajrave dhe krijuesi i VP-
ve, sipas simbolit në shtojcën 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
7. Prodhuesi i vajrave informon përdoruesit për:
a) kërkesat për të mos i hedhur VP-të si mbetje shtëpiake të pandara dhe për
grumbullimin në mënyrë të diferencuar;
b) sistemet e kthimit dhe të grumbullimit që janë në dispozicion të tyre;
c) rolin dhe kontributin e tyre në rigjenerimin ose rikuperimin e VP-ve;
ç) efektet potenciale në mjedis dhe në shëndet si rezultat i prezencës së substancave të
rrezikshme që gjenden në VP.
8. Prodhuesit e japin informacionin e lartpërmendur me shkrim, në pikat e shitjes
ose/dhe në instruksionin e përdorimit.
9. Prodhuesit, për produktet e hedhura në treg pas datës 31 dhjetor 2014, me qëllim që
të minimizojnë asgjësimin e VP-ve si mbetje bashkiake e pandarë dhe për të lehtësuar
grumbullimin e tyre të diferencuar, vendosin mbi produktin simbolin e treguar në shtojcën 2,
bashkëlidhur këtij vendimi.

KREU VI
REGJISTRIMI I PRODHUESVE
1. Prodhuesit e vajrave, përpara se të hedhin në treg për herë të parë mbi baza
profesionale vajrat, pajisen me leje mjedisi sipas kategorisë III.1 të trajtuar nëpërmjet
Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), si dhe në bazë të ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011
“Për lejet e mjedisit”, regjistrohen në regjistrin e prodhuesve të vajrave që Agjencia krijon
për këtë qëllim dhe pajisen me një numër regjistrimi.
2. Regjistrimi bëhet vetëm një herë në momentin kur hedh në treg vajrat për herë të
parë mbi baza profesionale.
3.Regjistrimi në Agjenci për qëllime të këtij vendimi përfshin vetëm informacionin e
mëposhtëm:
a)emrin e prodhuesit dhe të markës (nëse ka), me të cilët operon në Republikën e Shqipërisë;
b) adresën/at e plotë/a e/të prodhuesit: kodin postar dhe vendndodhjen, emrin e rrugës
dhe numrin, faqen e internetit, adresën e e-mail-it, kutinë postare, numrin e telefonit dhe
faksit, personin e kontaktit;
c) të dhëna për tipin e vajit të hedhur në treg nga prodhuesi: vajrat minerale,
lubrifikante sintetike apo industriale, vajrat e motorëve me djegie të brendshme, vajrat e
kutisë së ndërrimit të marsheve, vajrat për turbinat, vajrat për transformatorë dhe vajrat
hidraulike;
ç) informacion për mënyrën se si prodhuesi përmbush detyrimet e tij;
d)datën e aplikimit për regjistrim;
dh) kopjen e regjistrimit në QKR, përfshirë numrin e NIPT-it në Republikën e Shqipërisë;
e)deklaratën që pohon se informacioni i dhënë është i vërtetë.
4.Prodhuesi i vajrave njofton Agjencinë për çdo ndryshim që mund të pësojë informacioni i
dhënë në pikën 3 të këtij vendimi, jo më vonë se 1 (një) muaj pas atij ndryshimi.
5. Prodhuesi i vajrave, kur pushon aktivitetin e tij dhe nuk e ushtron më këtë veprimtari në
Republikën e Shqipërisë, kërkon, me anë të një kërkese me shkrim drejtuar Agjencisë,
çregjistrimin nga regjistri i prodhuesve të vajrave.
6. Agjencia bën çregjistrimin e prodhuesit të vajrave nga regjistri dhe njofton, me
shkrim, kërkuesin për kryerjen e çregjistrimit.
7. Agjencia Kombëtare e Mjedisit krijon dhe administron regjistrin e prodhuesve të
vajrave. Formati i regjistrimit, formati i regjistrit dhe mënyra e administrimit të tij miratohen
me udhëzim të ministrit.

KREU VII
PAJISJA ME LEJE MJEDISORE
1.Me leje mjedisore të kategorisë III.1 dhe licencë të nënkategorisë III.2.B, sipas kërkesave të
këtij vendimi, pajisen personat, fizikë e juridikë, që janë zotërues të VP-ve, me përjashtim të
zotëruesve të automjeteve për përdorim vetjak.
2Kërkesa dhe miratimi i lejes mjedisore sipas kategorisë III.1, të trajtuar nëpërmjet Qendrës
Kombëtare të Licencimit (QKL), kryhen në zbatim të procedurave të përcaktuara në
vendimin nr. 538, datë 26.5.2009 të Këshillit të Ministrave “Për licencat dhe lejet që trajtohen
nga apo nëpërmjet QKL-së dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të
ndryshuar, e në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, si dhe në aktet
nënligjore në zbatim të tij.
3.Personave, fizikë dhe juridikë, subjekte të lejes së mjedisit të kategorisë III.1, veprimtaritë e
të cilëve gjenerojnë VP, në aktin e miratimit të kërkesës (lejes), u vendosen kërkesa të
veçanta për ruajtjen e sigurt, transportimin dhe menaxhimin e vajrave të përdorura.
4. Personat, fizikë dhe juridikë, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e transportit dhe
të menaxhimit të vajrave të përdorura, pajisen me leje mjedisore të kategorisë III.1 dhe me
licencë të nënkategorisë III.2.B, të parashikuar në kreun III të vendimit nr. 538, datë
26.5.2009 të Këshillit të Ministrave “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet
QKL-së dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar.
5. Në raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, për veprimtari që kanë ndikim në
mjedis, identifikimi i VP-ve që mund të gjenerojë veprimtaria dhe i kërkesave rigoroze për
administrimin e tyre nga krijuesi, trajtohen në kre të veçantë.

KREU VIII
MONITORIMI
1. Monitorimi i procesit të menaxhimit të VP-ve është pjesë e Programit Kombëtar të
Monitorimit të Mjedisit. Si pjesë e monitorimit të mbetjeve të rrezikshme, ai synon të
vlerësojë në vazhdimësi shkallën e zbatimit të kërkesave dhe të rregullave për menaxhimin e
VP-ve.
2. Në monitorimin e VP-ve përfshihen të dhënat e vetëmonitorimit të çdo veprimtarie
të pajisur me leje mjedisore dhe licencë të nënkategorisë III.2.B:
a) për llojet dhe sasitë e VP-ve të gjeneruara, të grumbulluara, të përpunuara e të
asgjësuara sipas mënyrave të parashikuara nga ky vendim;
b) për llojet dhe sasinë e mbetjeve që krijohen gjatë përpunimit e asgjësimit të VP-ve.
3. Objektivi minimal i detyrueshëm për grumbullimin, rigjenerimin dhe rikuperimin e
vajrave të përdorura nga çdo prodhues, deri në datën 31 dhjetor 2014, është jo më pak se 80%
e sasisë mesatare të vajrave të tregtuara nga secili prodhues.
4. VP-të që dorëzohen nga krijuesi i VP-ve te zotëruesi i tyre shoqërohen me
dokumentin e dorëzimit për çdo transfertë.
5. Të dhënat për VP-të sigurohen nëpërmjet dokumenteve të dorëzimit dhe
regjistrohen në regjistrin e VP-ve, që mban dhe plotëson çdo zotërues i tyre, ku jepen të
dhëna për sasinë, cilësinë, origjinën dhe vendin e këtyre VP-ve, si edhe largimin e tyre e
marrjen në dorëzim, me datat përkatëse.
6. Zotëruesit e VP-ve, në fund të çdo viti kalendarik, i raportojnë të dhënat e
regjistrave të VP-ve në agjencinë përkatëse rajonale të mjedisit dhe në njësinë e qeverisjes
vendore.
7. Mbi bazën e të dhënave të regjistrave, brenda tremujorit të parë të çdo viti, agjencia
rajonale e mjedisit harton raportin vjetor për VP-të, në bazë qarku, i cili përmban:
a)të dhënat për veprimtaritë që gjenerojnë VP;
b)sasinë dhe llojin e VP-ve të gjeneruara gjatë vitit nga secila veprimtari dhe në nivel qarku;
c)sasinë dhe llojin e VP-ve të gjeneruara që janë çuar për përpunim e për asgjësim;
ç) problemet që dalin e sugjerimet e tyre për përsosjen e procesit të asgjësimit të VP-ve.
8. Agjencia rajonale e mjedisit dorëzon raportin vjetor për VP-të në Agjencinë
Kombëtare të Mjedisit.
9. Agjencia Kombëtare e Mjedisit krijon dhe mban Regjistrin Shtetëror të VP-ve.
10. Formati i regjistrave të VP-ve dhe i Regjistrit Shtetëror të VP-ve, si edhe mënyra
e komunikimit dhe e konsultimit të të dhënave të tyre miratohen me udhëzim të ministrit.
11. Çdo tre vjet, Ministria harton Raportin Kombëtar për menaxhimin e VP-ve, si
pjesë e Raportit të Gjendjes së Mjedisit.

KREU IX
NDËRGJEGJËSIMI I PËRDORUESVE PËRFUNDIMTARË
Prodhuesit dhe shpërndarësit dhe/ose njësitë e qeverisjes vendore, individualisht ose në
bashkëpunim ndërmjet tyre, organizojnë fushata informuese dhe ndërgjegjësuese për
përdoruesit përfundimtarë, lidhur me:
a) efektet potenciale në shëndet dhe në mjedis të substancave të përdorura në vajra;
b) rregullat për moshedhjen e mbetjeve të vajrave si mbetje të pandara shtëpiake/inerte
dhe nevojën për grumbullimin e veçuar të tyre për të lehtësuar trajtimin dhe riciklimin;
c) skemat e grumbullimit dhe riciklimit që janë në dispozicion të tyre;
ç) rolin dhe kontributin e tyre në procesin e riciklimit të mbetjeve të vajrave.

KREU X
KOSTOT E MENAXHIMIT TË VP-VE
Kostot e menaxhimit për VP-të përcaktohen si më poshtë:
a) Prodhuesi i vajrave, për produktet që hedh në treg pas datës 31 dhjetor 2014
financon, të paktën, grumbullimin e diferencuar, trajtimin, rikuperimin dhe asgjësimin e
sigurt, nga pikëpamja e mjedisit të VP-ve.
b) Prodhuesi i vajrave e përmbush këtë detyrim individualisht, duke iu bashkuar një
skeme kolektive ose duke i nënkontraktuar këto shërbime tek operatorët ekonomikë të
licencuar.
c) Sa herë që hedh në treg një produkt të ri, prodhuesi vendos një garanci që siguron
dhe garanton se do të financojë menaxhimin e VP-ve të tij. Garancia do të vendoset dhe do të
garantohet në një nga format e njohura ligjore nga një institucion financiar i licencuar sipas
legjislacionit në fuqi, ose si një llogari bankare e ngrirë.
ç) Prodhuesi, në përpjesëtim me kuotën që kanë në treg për çdo lloj marke vaji, përmes një
ose disa sistemeve që krijohen për këtë qëllim, financojnë edhe menaxhimin e VP-ve
historike të produkteve të ngjashme që janë hedhur në treg përpara datës së përcaktuar në
shkronjën “a” të kësaj pike.

KREU XI
ORGANET PËRGJEGJËSE DHE AKTE TË MINISTRIT PËRGJEGJËS PËR
MJEDISIN
Ngarkohen ministria, ministria përgjegjëse për ekonominë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit,
inspektorati përgjegjës për mjedisin, Inspektorati Qendror Teknik, njësitë e qeverisjes
vendore dhe të gjithë personat fizikë e juridikë të përmendur më lart, për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

SHTOJCA 1
Në ambalazhet e vajrave duhet të vendoset etiketa që tregon se janë vajra të riciklueshme.
Etiketa duhet të jetë në vend të dukshëm.

SHTOJCA 2
SIMBOLET PËR VAJRAT E PËRDORURA PËR QËLLIME TË GRUMBULLIMIT TË
DIFERENCUAR TË TYRE
Simboli që tregon “grumbullimin e diferencuar” për vajrat e përdorura është një karrocë me
rrota me një kryq përsipër, si tregohet në figurën më poshtë.
VENDIM
Nr. 47, datë 29.1.2014

PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR ORGANIZIMIN DHE


FUNKSIONIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT E TË AGJENCIVE
RAJONALE TË MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 90/2012 "Për organizimin dhe
funksionimin e administratës shtetërore" dhe të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 10431, datë
9.6.2011 "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit,
Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

I. Objekti dhe përkufizime


1. Ky vendim përcakton rregulla të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e
Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe të agjencive rajonale të mjedisit, për ndarjen dhe
organizimin e punës, statusin e punonjësve, si dhe për marrëdhëniet e saj me institucione të
tjera.
2. Për qëllime të këtij vendimi, të gjithë termat e përcaktuar në ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011
"Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, kanë të njëjtin kuptim, ndërsa me termat e
mëposhtëm nënkuptohet:
a) "AKM", Agjencia e Kombëtare e Mjedisit;
b) "TMD" ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011 "Për lejet e mjedisit";
c) "PMM", praktikat më të mira mjedisore;
ç) "Ligji "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis"" është ligji nr. 10440, datë 7.7.2011 "Për
vlerësimin e ndikimit në mjedis";
d) "Ligji "Për mbrojtjen e mjedisit"" është ligji nr. 10431, datë 9.6.2011 "Për mbrojtjen e
mjedisit", i ndryshuar;
dh) "Ligji "Për lejet e mjedisit"" është ligji nr. 10448, datë 14.7.2011 "Për lejet e mjedisit", i
ndryshuar;
e) "Ligji "Për nëpunësin civil"" është ligji nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil".
ë) "Kodi i Punës" është ligji nr. 7961, datë 12.7.1995 "Kodi i Punës në Republikën e
Shqipërisë", i ndryshuar;
f) "Kodi Civil" është ligji nr. 7850, datë 29.7.1994 "Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë", i
ndryshuar;
g) "Njësitë e qeverisjes vendore" kanë të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000
"Për organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore".
II. Organizimi i AKM-së
1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit (në vijim "AKM") është institucion qendror publik në
varësi të ministrit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.
2. AKM-ja ushtron funksionet e ngarkuara nga ligjet "Për mbrojtjen e mjedisit", "Për lejet e
mjedisit", "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis", ky vendim dhe çdo akt ligjor dhe nënligjor, i
posaçëm.
3. AKM-ja ka pavarësi në marrjen e vendimeve dhe ushtrimin e funksioneve të saj.
4. AKM-ja ushtron juridiksionin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,
përmes zyrës së saj qendrore dhe agjencive rajonale të mjedisit (në vijim "ARM").
5. Punonjësit dhe nëpunësit e AKM-së u nënshtrohen legjislacionit për nëpunësin civil dhe
legjislacionit të punës referuar nenit 61 të ligjit nr. 10431, datë 14.7.2011 "Për mbrojtjen e
mjedisit".
III. STRUKTURAT E AKM-së
III/I. DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AKM-së 1. Titullari i AKM-së është drejtori i
përgjithshëm.
2. Drejtori i përgjithshëm emërohet referuar ligjit nr. 10431, datë 14.7.2011 "Për mbrojtjen e
mjedisit".
3. Drejtori i përgjithshëm i propozon ministrit emërimin dhe lirimin e drejtorëve të ARM-ve,
mbështetur në urdhrin e Kryeministrit për strukturën e drejtorive rajonale.
4. Drejtori i përgjithshëm i propozon ministrit emërimin dhe lirimin e zëvendësdrejtorit,
funksion i cili do të ushtrohet nga një prej drejtorëve të AKM-së.
5. Zëvendësdrejtori kryen të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë në përputhje me këtë vendim dhe
ushtron të gjitha kompetencat e deleguara nga drejtori i përgjithshëm.
6. Drejtori i përgjithshëm i AKM-së:
a) përfaqëson agjencinë në marrëdhënie me të tretët dhe është përgjegjës për organizimin dhe
bashkërendimin e veprimtarisë së kësaj agjencie;
b) ka të drejtën dhe autoritetin të lidhë marrëveshje mbështetur në legjislacionin shqiptar me
qëllim përmbushjen e objektit të punës së kësaj agjencie;
c) i propozon ministrit emërimin dhe lirimin nga detyra të punonjësit të kësaj agjencie, në
përputhje me legjislacionin e zbatueshëm;
ç) administron buxhetin e miratuar të agjencisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) përgatit projektbuxhetin vjetor të kësaj agjencie për vitin pasardhës dhe ia propozon
ministrit;
dh) bashkërendon punën për aktivitetet e kësaj agjencie me institucionet e pushtetit qendror
dhe vendor, si dhe me ente të tjera publike. III/II. ZËVENDËSDREJTORI
1. Zëvendësdrejtor do të jetë një prej drejtorëve të AKM-së, i cili emërohet nga ministri, me
propozimin e drejtorit të përgjithshëm.
2. Detyrat dhe kompetencat e zëvendësdrejtorit janë ato të deleguara me urdhër të brendshëm
nga drejtori i përgjithshëm.
IV. SELIA, STEMA DHE VULA ZYRTARE E AKM-së
1. AKM-ja ka zyrën qendrore të saj në Tiranë dhe degët rajonale në qarqe (ARM).
2. AKM-ja ka stemën dhe vulën e saj zyrtare. Stema e AKM-së prodhohet në përputhje me
kërkesat e vendimit nr. 474, datë 10.7.2003 të Këshillit të Ministrave "Për mënyrën e
përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj".
3. Në vulën zyrtare të A KM-së shkruhet me shkronja kapitale "AGJENCIA KOMBËTARE
E MJEDISIT", ndërsa në vulën zyrtare të ARM-ve shkruhet me shkronja kapitale:
"AGJENCIA KOMBËTARE E MJEDISIT, AGJENCIA RAJONALE E MJEDISIT (emri i
rajonit përkatës)".
4. ARM-të kanë zyrat e tyre në qarqet përkatëse pranë prefekturave dhe/ose bashkive
përkatëse.
5. Selitë e zyrave të ARM-ve përcaktohen me urdhër të ministrit.
V. FUNKSIONET E AKM-së DHE TË ARM-ve
1. AKM-ja, përmes zyrës qendrore dhe ARM-ve, ushtron funksionet e mëposhtme:
a) kryen funksione rregullatore për lejet e mjedisit në përputhje me dispozitat e legjislacionit
përkatës;
b) monitoron dhe vlerëson gjendjen e mjedisit dhe përgatit Programin Kombëtar për
Monitorimin e Mjedisit;
c) përgatit dhe publikon raportin për gjendjen e mjedisit dhe botime të tjera që kanë lidhje me
mjedisin;
ç) kryen kërkime shkencore që lidhen me mjedisin ose kërkime të tjera për zhvillimin e
teknologjisë dhe inovacionin;
d) përcakton TDM-në dhe PMM-në;
dh) ngre dhe mirëmban sistemin e informacionit për dokumentet e referencës për TDM-në, të
miratuara nga ministri;
e) bashkëpunon me Agjencinë Evropiane të Mjedisit dhe me organizata të tjera
ndërkombëtare mjedisore dhe plotëson detyrimet raportuese përkatëse;
ë) krijon dhe menaxhon sistemin e informacionit mjedisor;
f) krijon dhe menaxhon Regjistrin e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve;
g) siguron informacion mjedisor për publikun në lidhje me çështjet mjedisore;
gj) siguron zbatimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore;
h) menaxhon sistemin e të dhënave për pyjet;
i) përgatit dhe mbikëqyr Inventarin Kombëtar të Pyjeve;
j) zhvillon planet e menaxhimit të pyjeve;
k) monitoron pyjet në drejtim të zbatimit të detyrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare;
l) siguron zhvillimin dhe transferimin e teknologjive në lidhje me pyjet;
ll) i paraqet ministrit projektpropozime për mbështetje teknike të financuara nga buxheti i
shtetit dhe donatorë ndërkombëtarë;
m) shqyrton kërkesat për vlerësimin e ndikimit në mjedis;
n) këshillohet dhe bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave
dhe inspektoratet e tjera në zbatim të legjislacionit mjedisor, përfshirë situatat e incidenteve,
aksidenteve dhe emergjencave në mjedis;
nj) përgatit formatin standard të kërkesës, informacionin që duhet të përmbajë kërkesa dhe
formatin e lejes së mjedisit të tipave "A" dhe "B" dhe ia propozon ministrit për miratim;
o) përcakton kushtet e lejes së tipave "A" dhe "B";
p) përgatit raport administrativ vjetor për veprimtarinë e kryer;
q) funksione të tjera që i ngarkohen me legjislacion të posaçëm.
2. Agjencitë rajonale të mjedisit, brenda kompetencave që iu njeh ligji, ushtrojnë funksionet e
mëposhtme:
a) japin lejen e mjedisit të tipit "C", sipas përcaktimeve në ligjin nr. 10431, datë 14.7.2011
"Për lejet e mjedisit";
b) mbajnë dhe përditësojnë regjistrin me të dhëna për instalimet e kategorisë "C", që ndodhen
brenda territorit ku shtrihet fusha e kompetencave të tyre.
3. Për ushtrimin e funksioneve të saj, AKM-ja:
a) duhet të informohet për politikat dhe objektivat e autoriteteve publike, funksionet e të
cilave kanë ose mund të kenë ndikim në çështjet që mbulon agjencia;
b) duhet të ketë parasysh nevojën për mbrojtjen e mjedisit në nivel të lartë dhe nxitjen e
zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.
4. AKM-ja ushtron funksionet këshillimore me nismën e vet apo me kërkesë të ministrit, si
më poshtë vijon:
a) i rekomandon ministrit të bëjë propozime për hartimin e akteve të reja, për ndryshime
ligjore apo për çështje të tjera që lidhen me hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen
e mjedisit;
b) përgatit informacione për çështje të ndryshme të mjedisit për ministrin, organe të
qeverisjes qendrore dhe vendore, sipas kërkesës së tyre;
c) organizon konferenca, seminare, trajnime në fushën e vet të veprimtarisë;
ç) përgatit për ministrin informacione vlerësimi për ndikimet që mund të vijnë nga
propozimet për miratim apo ndryshime legjislative në nivel kombëtar apo ndërkombëtar.
VI. KONTRATAT DHE MARRËVESHJET
AKM-ja:
a) lidh marrëveshje dhe bashkëpunon me njësitë e qeverisjes vendore mbështetur në ligjin
"Për organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore", si dhe në legjislacionin
mjedisor;
b) ka të drejtë të kontraktojë konsulentë për përmbushjen e funksioneve të saj. Çdo pagesë
për konsulentin e kontraktuar do të mbulohet nga burimet financiare përkatëse;
c) lidh dhe zbaton kontratat civile, të parashikuara nga Kodi Civil;
ç) përfshin në raportin administrativ vjetor informacion për marrëveshjet dhe kontratat e
sipërpërmendura.
VII. BUXHETI
1. Buxheti i AKM-së financohet nga buxheti i shtetit.
2. AKM-ja siguron të ardhura edhe nga shërbimet e kryera prej saj ndaj palëve të tjera.
Tarifat e këtyre shërbimeve përcaktohen sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
3. AKM-ja administron të ardhurat nga buxheti i shtetit dhe ato të siguruara nga shërbimet
ndaj palëve të tjera, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
4. AKM-ja harton projektbuxhetin vjetor në bazë të projektprogramit vjetor të saj.
VIII. DISPOZITA TRANSITORE DHE TË FUNDIT
1. Ministri, brenda 1 (një) muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të marrë masat për t'i
paraqitur:
a) Këshillit të Ministrave propozimin për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të AKM-së;
b) Kryeministrit propozimin për strukturën dhe organigramën e AKM-së.
2. Drejtori i përgjithshëm i AKM-së i propozon ministrit kërkesat specifike për çdo pozicion
në këtë agjenci.
3. Punonjësit që aktualisht janë emëruar në AMP dhe që përmbushin kërkesat e përcaktuara
në pikën 2 të kësaj nënndarjeje, transferohen në pozicionet e reja të AKM-së, sipas urdhrit të
Kryeministrit për miratimin e strukturës dhe organigramës.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Agjencia e Pyjeve dhe Mjedisit nuk ekziston më, pasi
do të quhet Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe zyrat, ambientet e punës, pajisjet,
dokumentacioni, fondet buxhetore dhe vlerat e tjera monetare të AMP-së do të jenë të AKM-
së.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i
shtetit, miratuar për Ministrinë e Mjedisit.
IX. SHFUQIZIME
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 599, datë
20.12.1993 "Për krijimin e agjencive rajonale të mbrojtjes së mjedisit në prefektura", nr. 579,
datë 23.8.2006 "Për krijimin e Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve", dhe çdo dispozitë, që bie
në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
X. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij
vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


KRYEMINISTRI
Edi Rama
VENDIM
Nr. 247, datë 30.4.2014

PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE, TËKËRKESAVE E TË PROCEDURAVE


PËRINFORMIMIN DHE PËRFSHIRJEN E PUBLIKUTNË VENDIMMARRJEN
MJEDISORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5 të nenit 17 të ligjit nr. 10 440, datë
7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli
i Ministrave

VENDOSI:

1. Përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen


e publikut gjatë vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM).
2. Për qëllim të këtij vendimi, do të zbatohen përkufizimet përkatëse të ligjit nr. 10 431, datë
9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe ligjit nr. 10 440, datë 7.7.2011, “Për
vlerësimin e ndikimit në mjedis”.

KREU I
INFORMIMI I PUBLIKUT GJATË PROCEDURËSPARAPRAKE TË VNM-së
1.Procesi i informimit dhe i përfshirjes së publikut gjatë procedurës paraprake të VNM-së përfshin
këto faza:
a) Informimin dhe marrjen e mendimit të publikut nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM)
për projektin, shoqëruar me sqarimet për procedurën në zbatim;
b) Shpalljen dhe publikimin e vendimit të AKM-së në faqen e saj të internetit.
2.AKM-ja, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së aplikimit për procedurën paraprake të
VNM-së, publikon në faqen e saj të internetit, për 20 (njëzet) ditë rresht, informacionin e plotë
për projektin, siç është paraqitur nga zhvilluesi.
3.Në publikimin e saj, AKM-ja sqaron:
a)procedurën që do zbatohet dhe afatin e parashikuar të marrjes së vendimit e të publikimit të tij në
faqen e saj të internetit;
b)mënyrën dhe afatin kohor (20 ditë) të dhënies së mendimeve të publikut përpara marrjes së
vendimit;
c) mënyrën dhe afatin e ankimimit ndaj vendimit.
4.Në përfundim të procedurës paraprake të VNM- së, vendimi i AKM-së publikohet i plotë në
faqen e saj të internetit, ku publiku dhe palët e tjera të interesuara sigurojnë një kopje të plotë
të tij.

KREU II
INFORMIMI, KONSULTIMI DHE DËGJESA PUBLIKEGJATË PROCEDURËS SË
THELLUAR TË VNM-SË
1.Informimi dhe përfshirja e publikut gjatë procedurës së thelluar të VNM-së përfshin këto faza:
a) Informimin e publikut për projektin e propozuar dhe marrjen e mendimit të tij në fazën e
përcaktimit të çështjeve që do të trajtohen në raportin e thelluar të VNM-së, shoqëruar me sqarimet
për procedurën në zbatim;
b) Informimin e publikut për komunikimin që AKM-ja bën me zhvilluesin për çështjet që
duhet të trajtohen në raportin e thelluar të VNM-së;
c)Informimin, ndërgjegjësimin dhe konsultimin e publikut nga ana e zhvilluesit gjatë hartimit të
raportit të thelluar të VNM-së;
ç) Informimin dhe përfshirjen e publikut për organizimin dhe realizimin e dëgjesës publike;
d)Informimin e publikut dhe marrjen e mendimit të tij nga AKM-ja në fazën e shqyrtimit dhe
miratimit të Deklaratës Mjedisore;
dh) Informimin e publikut gjatë monitorimit të ndikimeve në mjedis të projektit.
2.Informimi i publikut për projektin e propozuar dhe marrja e mendimit të tij në fazën e
përcaktimit të çështjeve që do të trajtohen në raportin e thelluar të VNM-së
2.1 Për të bërë të mundur informimin dhe marrjen e mendimit nga publiku dhe OJF-të, AKM-
ja, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga zhvilluesi, publikon në faqen e
saj të internetit, për 20 (njëzet) ditë rresht, informacionin e plotë të paraqitur nga zhvilluesi.
Në publikim AKM-ja sqaron:
a)procedurën që do të zbatohet për informimin, konsultimin dhe dëgjesën publike për projektin
deri në miratimin e Deklaratës Mjedisore;
b) mënyrën dhe afatin kohor (20 ditë), duke sqaruar që brenda këtij afati mund të jepen
mendime për çështjet, që duan të trajtohen në raportin e thelluar të VNM-së;
c) afatin e parashikuar për miratimin e Deklaratës Mjedisore dhe publikimit të saj në faqen
e saj të internetit;
ç)mënyrën dhe afatin e ankimit ndaj procedurës së pjesëmarrjes së publikut dhe Deklaratës
Mjedisore.
2.2 Publiku dhe OJF-të japin mendimin e tyre brenda afatit të përcaktuar në pikën 2.1 të këtij
kreu.
2.3 Në rast se projekti i propozuar ka karakter kombëtar, AKM-ja, në komunikimin që
bën me zhvilluesin, lidhur me kërkesat për raportin e thelluar të VNM-së, i thekson atij nevojën e
informimit dhe përfshirjes së publikut, duke përfshirë të gjitha njësitë administrative vendore që
ndikohen nga projekti.
2.4AKM-ja publikon menjëherë në faqen e saj të internetit komunikimin me zhvilluesin për
çështjet që duhet të trajtohen në raportin e thelluar të VNM-së, ku përfshihen edhe mendimet e
kërkesat e dhëna nga publiku.
3.Informimi, ndërgjegjësimi dhe konsultimi i publikut nga ana e zhvilluesit gjatë hartimit të
raportit të thelluar të VNM-së
3.1Me qëllim ndërgjegjësimin e publikut për ndikimet e mundshme të projektit në mjedis,
zhvilluesi, gjatë hartimit të raportit të thelluar të VNM-së, informon dhe konsultohet në mënyrë të
pavarur me publikun për këto ndikime, duke kryer:
a)publikimin e informacionit të plotë për projektin që është paraqitur në AKM, ekspozimin e
informacionit që disponon për projektin në një zyrë të posaçme në zonën ku propozohet
projekti ose në zyrën e njësisë së qeverisjes vendore (NJQV) përkatëse;
b) anketimin direkt të publikut të qendrave të banuara në zonën e ndikimit të mundshëm të
projektit në mjedis;
c) gjatë publikimit dhe anketimit, sqarimin nga zhvilluesi të qëllimit dhe përcaktimin e
mënyrës së kontaktit se ku mund të dërgohen mendimet (adresën postare, numrin e telefonit dhe
postën elektronike).
3.2Mendimet dhe kërkesat e dhëna nga publikut merren në konsideratë gjatë hartimit të raportit
të thelluar të VNM-së.
3.3Zhvilluesi dokumenton materialet e përdorura dhe evidencat përkatëse të procesit të
informimit dhe konsultimit me publikun, duke i ruajtur dhe paraqitur ato si pjesë e
dokumentacionit të aplikimit për Deklaratën Mjedisore.
4.Procedura e organizimit dhe kryerjes së dëgjesës publike dhe përgjegjësitë e zhvilluesit,
AKM-së, ARM- së, NJQV-së për organizimin e dëgjesës
4.1 Zhvilluesi ka këto përgjegjësi:
a) Njofton AKM-në për dëgjesën publike, duke i dërguar programin për organizimin e saj,
raportin e thelluar të VNM-së dhe përmbledhjen joteknike të tij;
b) Realizon njoftimin e publikut për organizimin e dëgjesës publike;
c)I dërgon NJQV-së dhe ARM-së nga 30 copë kopje të printuara të raportit të VNM-së dhe të
përmbledhjesjoteknike të tij, të cilat i vihen në dispozicion publikut të interesuar;
ç)Siguron mjediset ku do të mbahet dëgjesa me publikun;
d)Siguron pjesëmarrjen e ekspertit/ekspertëve, që kanë hartuar raportin e thelluar të VNM-së, ditën
që organizohet dëgjesa publike;
dh)Merr në konsideratë mendimet dhe kërkesat e dhëna nga publiku ditën e dëgjesës dhe i
pasqyron ato në raportin e thelluar të VNM-së ose argumenton arsyet e pamundësisë së marrjes në
konsideratë.
4.2AKM-ja ka këto përgjegjësi:
a)Pas njoftimit nga zhvilluesi, udhëzon ARM-në përkatëse për rolin e saj në realizimin e
dëgjesës publike;
b)Publikon në faqen e saj të internetit njoftimin për organizimin e dëgjesës publike;
c)I dërgon zyrtarisht një kopje të njoftimit structures përkatëse për komunikimin me publikun në
ministri;
ç)Bashkëpunon me zhvilluesin duke i ofruar adresa e kontakte të OJF-ve dhe palëve që mund
të kenë interes për dëgjesën publike;
d)Merr mendimin e publikut në fazën e shqyrtimit të projektit për Deklaratën Mjedisore;
dh)Merr në konsideratë rezultatet dhe kërkesat e publikut gjatë shqyrtimit për Deklaratën
Mjedisore dhe procesit të VNM-së;
e)Publikon në faqen e saj të internetit informacionin që disponon për pjesëmarrjen e publikut
gjatë procesit të VNM-së për projektin.
4.3ARM-ja ka këto përgjegjësi:
a)Bashkëpunon me zhvilluesin dhe NJQV-në për organizimin e dëgjesës publike;
b) Afishon në ambientet e saj të punës dhe publikon në faqen e saj të internetit njoftimin
përkatës për dëgjesën publike;
c) Ekspozon në ambientet e saj të punës kopjet e përmbledhjes joteknike të raportit të
VNM-së;
ç)Merr pjesë ditën e dëgjesës dhe mban shënim diskutimet e bëra nga të pranishmit;
d)I dërgon AKM-së raportin për diskutimet e bëra gjatë dëgjesës publike brenda 15
(pesëmbëdhjetë) ditëve nga dëgjesa publike;
dh) Bashkëpunon me zhvilluesin duke i ofruar adresa e kontakte që disponon të OJF-ve dhe
palëve që mund të kenë interes për dëgjesën.
4.4Njësia e qeverisjes vendore ka këto përgjegjësi:
a)Publikon në ambientet dhe faqen e saj elektronikenjoftimin përkatës për dëgjesën publike;
b)Ekspozon pranë zyrave të saj kopjet e përmbledhjes joteknike të raportit të VNM-së;
c)Bashkëpunon me zhvilluesin, duke i ofruar adresa e kontakte që disponon të OJF-ve dhe
palëve që mund të kenë interes për dëgjesën publike;
ç)Nxit përfshirjen e komunitetit në pjesëmarrjen për dëgjesën publike;
d)Merr pjesë në ditën e zhvillimit të dëgjesës publike.
5.Bashkërendimi paraprak për organizimin e dëgjesës publike
5.1Zhvilluesi, mbasi ka hartuar raportin e thelluar të VNM-së, njofton AKM-në për organizimin e
dëgjesës, duke i dërguar:
a) planin e punës për organizimin e dëgjesës;
b) informacionin për konsultimet e kryera gjatë hartimit të raportit të thelluar të VNM-së;
c)kopjen e njoftimit të hartuar sipas shtojcës I, bashkëlidhur këtij vendimi;
ç) kopjen elektronike të përmbledhjes joteknike të raportit të thelluar të VNM-së.
5.2 AKM-ja, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit, udhëzon ARM-në përkatëse
të bashkëpunojë me NJQV-në dhe me zhvilluesin e projektit për realizimin e dëgjesës publike,
duke i dërguar informacionin e paraqitur nga zhvilluesi sipas pikës 5.1.
5.3 ARM-ja, brenda 3 (tri) ditëve nga data e marrjes së njoftimit prej AKM-së, komunikon me
NJQV-në në zonën ku propozohet projekti, duke i dërguar një kopje të plotë të informacionit që ka
marrë prej AKM-së, si dhe e informon për përgjegjësinë që ka në:
a) publikimin dhe afishimin e njoftimit për dëgjesën publike;
b) ekspozimin e përmbledhjes joteknike të raportit të thelluar të VNM-së, pranë zyrave të
NJQV-së;
c)garantimin e pjesëmarrjes së stafit përkatës të NJQV-së në dëgjesën publike;
ç) nxitjen e komunitetit për pjesëmarrje në dëgjesën publike.
5.4AKM-ja, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit, i dërgon strukturës përkatëse për
komunikimin me publikun në ministri një kopje të plotë të tij, e cila e publikon në rrjetet e
mundshme të informimit.
5.5Zhvilluesi, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e njoftimit që i bën AKM-së sipas pikës 5.1,
dërgon në NJQV të paktën 100 kopje të shtypura të përmbledhjes joteknike të raportit të VNM-
së.
5.6 Nëse zhvilluesi i projektit, mbasi ka njoftuar AKM-në, tërhiqet nga organizimi i seancës
dëgjimore, atëherë ai informon menjëherëAKM-në dhe NJQV-në, por jo më vonë se 20 (njëzet)
ditë nga data që ka njoftuar AKM-në sipas pikës 5.1.
5.7 Nëse AKM-ja njoftohet nga zhvilluesi, sipas pikës 5.6, atëherë ajo informon ARM-në për
ndërprerjen e procesit të organizimit të dëgjesës publike.
5.8 Nëse zhvilluesi rifillon procedurën e organizimit të dëgjesës publike, atëherë procesi dhe
afatet e parashikuara sipas këtij vendimi fillojnë nga e para.
6.Informimi i publikut për dëgjesën publike
6.1Zhvilluesi i projektit, paralel me njoftimin e AKM-së, realizon, me shpenzimet e veta,
informimin për zhvillimin e seancës dëgjimore. Informimi zgjat 20 (njëzet) ditë rresht dhe
përfshin:
a)publikimin e njoftimit, me informacionin që kërkohet sipas shtojcës I, në median
audiovizive e median e shkruar lokale dhe, në rast se projekti ka karakter kombëtar, edhe në
median kombëtare;
b) vendosjen e një tabele informuese në vendin ku do të zhvillohet projekti, ku njoftimi për
dëgjesën publike afishohet për 20 (njëzet) ditë rresht në mënyrë dhe vend të dukshëm;
c) ekspozimin e materialeve të dëgjesës në zyrat e NJQV-së përkatëse.
6.2AKM-ja, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e njoftimit që merr nga zhvilluesi sipas pikës 5.1,
kryen këto veprime:
a) Publikon në faqen e saj elektronike njoftimin dhe përmbledhjen joteknike të raportit të
thelluar të VNM-së;
b) Afishon në hapësirën e informimit të publikut një kopje të njoftimit për dëgjesën publike.
6.3ARM-ja, brenda 3 (tri) ditëve nga data e njoftimit të AKM-së, sipas pikës 5.2, kryen këto
veprime:
a)Publikon në faqen e saj elektronike njoftimin dhe përmbledhjen joteknike të raportit të
thelluar të VNM- së;
b) Afishon në zyrën e informimit të publikut një kopje të njoftimit për dëgjesën publike;
c) Ekspozon në zyrën e saj kopje të shtypura të raportit të thelluar të VNM-së dhe të
përmbledhjeve joteknike të tij.
6.4NJQV-ja, brenda 3 (tri) ditëve nga data e njoftimit të ARM-së, sipas pikës 5.3, kryen këto
veprime:
a) Afishon në mjediset e saj, deri në datën e mbajtjes së seancës dëgjimore, njoftimin për
dëgjesën publike;
b) Publikon në faqen e saj elektronike njoftimin dhe përmbledhjen joteknike të raportit të
thelluar të VNM-së;
c) Ekspozon në zyrën e saj kopje të shtypura të raportit të thelluar të VNM-së dhe të
përmbledhjeve joteknike të tij.
6.5Publiku dhe palët e interesuara mund të japin mendimet e tyre në formë elektronike apo me
shkrim deri ditën e organizimit të dëgjesës publike. Mendimet duhet të dërgohen në kontaktet e
adresat e përcaktuara nga AKM-ja në njoftimin përkatës.
6.6Mendimet e dhëna nga publiku, vetëm pranë AKM-së, i dërgohen nga AKM-ja të plota
zhvilluesit të projektit, jo më vonë se 4 (katër) ditë nga data e mbajtjes së dëgjesës publike.
7. Zhvillimi i seancës dëgjimore
7.1 Seanca dëgjimore me publikun organizohet në një vend të përshtatshëm, sa më pranë
vendndodhjes së projektit dhe jo më herët se dita e 30-të kalendarike nga data e njoftimit të
AKM-së prej zhvilluesit, sipas pikës 5.1.
7.2 Ditën e zhvillimit të seancës dëgjimore janë të pranishëm:
a)zhvilluesi i projektit me ekspertin/ekspertët që kanë hartuar raportin e thelluar të VNM-së;
b) përfaqësuesi i ARM-së në qark/AKM-së;
c) përfaqësues të NJQV-së së zonës ku propozohet projekti;
ç) përfaqësues dhe palë të tjera të interesuara.
7.3 Përfaqësuesit e zhvilluesit prezantojnë rezultatet e raportit të thelluar të VNM-së për
projektin, duke mbajtur shënim edhe mendimet dhe kërkesat e dhëna nga publiku.
7.4 Publiku dhe palët e tjera të interesuara shprehin mendimet e tyre për rezultatet e raportit
të thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
7.5 Përfaqësuesit e ARM-së mbajnë shënim në mënyrë të pavarur diskutimet e plota të
seancës dëgjimore dhe i pasqyrojnë ato në një raport të posaçëm, që i dërgohet AKM-së brenda
5 (pesë) ditëve nga dita e mbajtjes së seancës dëgjimore.
7.6 Raporti i dërguar në AKM nga ARM-ja publikohet menjëherë në faqen e internetit të
AKM-së.
8. Informimi dhe tërheqja e mendimit të publikut gjatë shqyrtimit për Deklaratën Mjedisore
8.1AKM-ja, brenda 5 (pesë) ditëve mbas marrjes sëaplikimitpërDeklaratën Mjedisore, publikon
në faqen e saj të internetit njoftimin, ku sqaron:
a)se projekti ka hyrë në fazën e shqyrtimit përfundimtar për lëshimin e Deklaratës Mjedisore;
b)se publiku dhe palët e interesuara gjatë 20 (njëzet) ditëve mund të shprehnin mendime për
ndikimet në mjedis të projektit;
c)postën dhe adresën elektronike të AKM-së, ku mund të dërgohen mendimet;
ç) se çdo koment, informacion, analizë apo mendim i paraqitur nga publiku vlerësohet i
vlefshëm gjatë hartimit të Deklaratës Mjedisore dhe argumenton arsyet kur nuk janë marrë
parasysh.
8.2Deklarata Mjedisore publikohet menjëherë në faqen e internetit të AKM-së, ku publiku dhe
palët e interesuara mund të sigurojnë një kopje të plotë të saj.

KREU III
INFORMIMI GJATË MONITORIMIT, ANKIMIMITDHE DISPOZITAT
PËRFUNDIMTARE
1.Pjesëmarrja e publikut në procesin e monitorimit të ndikimeve në mjedis të projektit
1.1 Zhvilluesi monitoron ndikimet në mjedis të projektit, në përputhje me kushtet e
përcaktuara në Deklaratën Mjedisore dhe të dhënat ia dërgon AKM-së, ARM-së dhe NJQV-së;
1.2 AKM-ja, ARM-ja dhe NJQV-ja i publikojnë menjëherë të dhënat e monitorimit të
dërguara nga zhvilluesi i projektit në faqen e tyre të internetit;
1.3 Me kërkesë nga palët e interesuara, ARM-ja dhe AKM-ja u sigurojnë kopje të shtypura
të të dhënave të monitorimit të paraqitura nga zhvilluesi;
1.4 Publiku mund të dërgojë mendime dhe komente për të dhënat e monitorimit pranë
AKM-së dhe ARM-së.
2.Ankimimi dhe dispozita përfundimtare
2.1Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet ndaj akteve, veprimeve apo mosveprimeve gjatë
zhvillimit të procedurës së informimit dhe pjesëmarrjes së publikut në procesin paraprak dhe
të thelluar të VNM-së, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Ankimi i drejtohet ministrit.
2.2 Për përmbushjen e afateve kohore të kësaj procedure, institucionet me rol e përgjegjësi
në këtë procedureshkëmbejnëinformacioninnëpërmjet komunikimit elektronik, në përputhje me
përcaktimet në legjislacionin përkatës në fuqi.
2.3 Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kreu IV i vendimit nr. 994, datë 2.7.2008 të
Këshillit të Ministrave, “Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimmarrje”, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, agjencitë rajonale të
mjedisit dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama
SHTOJCA I
Njoftimi për organizimin e dëgjesës publike përfshin informacionet e mëposhtme:
a)Emrin dhe adresën e zhvilluesit;
b)Qëllimin dhe vendndodhjen e veprimtarisë së propozuar;
c)Faktin që AKM-ja është njoftuar për zhvillimin e dëgjesës publike;
ç)Faktin që kopje të raportit të thelluar të VNM-së gjenden pranë zyrave të ARM-së dhe
NJQV-së përkatëse dhe kopje të përmbledhjeve joteknike të raportit të thelluar të VNM-së do
të publikohen në faqen elektronike të AKM-së, ARM-së, NJQV-së;
d)Faktin që materialet e dëgjesës publike do të ekspozohen në zyrat e tyre;
dh)Adresat ku mund të kryhet, inspektimi/konsultimi i këtyre dokumenteve, pranë vendndodhjes
së projektit, ARM-së apo NJQV-së;
e)Faktin që çdo person mund të japë mendime e të bëjë komente për projektin e propozuar, afatin e
fundit deri kur këto dokumente do të jenë në dispozicion të publikut dhe brenda të cilit mund të
jepet mendim (jo më pak se 20 ditë nga data e shpalljes së njoftimit);
ë)Personin përgjegjës, të caktuar nga zhvilluesi i projektit, dhe kontaktet përkatëse ku mund të
dërgohen mendimet e komentet e publikut;
f)Kontaktet e AKM-së, ku palët e interesuara mund të dërgojnë mendime.
VENDIM
Nr. 418, datë 25.6.2014

PËR GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18 të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011,
“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të
Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i afateve dhe masave për grumbullimin e diferencuar
të rrymave të mbetjeve për të reduktuar sasinë e mbetjeve që do të depozitohen përmes:
a) optimizimit të grumbullimit të mbetjeve;
b) sigurimit të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve në burim;
c) promovimit të ripërdorimit të produkteve;
ç) përgatitjes së veprimtarive të ripërdorimit;
d) përmirësimit të cilësisë së riciklimit të mbetjeve.
II.OBJEKTI
Objekt i këtij vendimi është realizimi i grumbullimit të diferencuar për këto rryma mbetjesh:
a) Letër/karton;
b) Metal;
c) Plastikë;
ç) Qelq.
III.PËRKUFIZIME
Termat e përkufizuar në nenin 3 të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e
integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa me
termat e mëposhtëm nënkuptohet:
Ky vendim transpozon kërkesat e nenit 11 të direktivës kuadër të mbetjeve 2008/98/EC “Mbi
mbetjet”.
Numri CELEX 32008L0098, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 312, datë
22.11.2008, faqe 3-30.
a)“Mbetje të riciklueshme të thata”, një grup mbetjesh ku përfshihen rrymat e mbetjeve:
letër/karton, metal, plastikë, qelq, materialet e të cilave, nëpërmjet çdo operacioni rikuperimi,
ripërpunohen për t’u shndërruar në produkte, materiale apo substanca për t’u përdorur si për
qëllimin fillestar, ashtu edhe për qëllime të tjera.
b)“Mbetje të pariciklueshme”, një grup mbetjesh të parrezikshme të cilat nuk mund të
rikuperohen, të ripërdoren dhe të ripërpunohen për t’u shndërruar në produkte, materiale apo
substanca për t’u përdorur si për qëllimin fillestar, ashtu edhe për qëllime të tjera.
c)“Mbetje të riciklueshme të njoma”, një grup mbetjesh, ku përfshihen rrymat e mbetjeve të
frutave dhe perimeve të pagatuara, mbetjet e biodegradueshme të gjeneruara nga kopshtet, si
bar ose kërcej lulesh, bimë dhe degë pemësh, mbetjet nga krasitjet etj.
ç) “Njësi e qeverisjes vendore” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për
organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
d)“Optimizim”, gjetja e alternativave me koston më efektive dhe performancën më të lartë në
grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.
IV. AFATET DHE MASAT E PËRGJITHSHME PËR GRUMBULLIMIN E
DIFERENCUAR TË RRYMAVE TË MBETJEVE
1.Bashkitë e kategorisë së parë, në përputhje me përcaktimin e nenit 3 të ligjit nr. 10119, datë
23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, përcaktojnë, brenda datës 31 dhjetor
2016, masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve të paktën për rrymat
e mbetjeve të mëposhtme:
a) Letër/karton;
b) Metal;
c) Plastikë;
ç) Qelq.
2.Njësitë e qeverisjes vendore, të tjera nga ato të përcaktuara në pikën 1 të kësaj ndarjeje,
marrin, brenda 31 dhjetorit 2018, masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të
mbetjeve, të paktën për rrymat e mbetjeve të përcaktuara në pikën 1 të kësaj ndarjeje.
3. Masat e referuara në pikat 1 dhe 2 duhet të merren në përmbushje të kërkesave
minimale të përcaktuara në aneksin I, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë
përbërëse e tij.
4. Njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 31 dhjetor 2020, duhet që, për përgatitjen,
ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve të ngurta, ku përfshihen letra, metali, plastika dhe
qelqi, të arrijnë objektivin, minimumi në 50% të peshës së përgjithshme të mbetjeve të
gjeneruara në vitin 2014.
5.Njësitë e qeverisjes vendore marrin masat për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në
burim, duke u siguruar qytetarëve minimalisht një sistem grumbullimi mbetjesh prej tri
grupesh për:
a) mbetje të riciklueshme të thata;
b) mbetje të riciklueshme të njoma;
c) mbetje të pariciklueshme.
V.OBJEKTIVAT PËR RIPËRDORIMIN DHE RICIKLIMIN E RRYMAVE TË MBETJEVE
1.Objektivat specifikë, që duhet të arrihen nga njësitë e qeverisjes vendore për ripërdorimin
dhe riciklimin e mbetjeve sipas peshës, duhet të jenë, si më poshtë vijon:
a) Letër/karton (60%);
b) Metal (50%);
c) Plastikë (22.5%); ç) Qelq (60%).
2.Objektivat e ndërmjetëm duhet të parashikohen nga njësitë e qeverisjes vendore në planet e
tyre të menaxhimit në përputhje me nevojat lokale dhe mundësitë aktuale. Objektivat e
përcaktuar në pikën 1 janë të detyrueshëm për t’u arritur nga njësitë e qeverisjes vendore të
çdo niveli.
3.Në planet vendore të menaxhimit të mbetjeve, të cilat duhet të hartohen në përputhje me
planin kombëtar dhe planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve, duhet të
parashikohen masa e metoda për arritjen e objektivave brenda afateve të vendosura.
VI.BASHKËPUNIMI NDËRMJET AUTORITETEVE
Me qëllim arritjen e objektivave të parashikuar nëpikën 1 të ndarjes V, njësitë e qeverisjes vendore
bashkëpunojnë në kuadër të rrjetit të integruar të instalimeve, në përputhje me nenin 22 të
ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, për
të bërë të mundur grumbullimin maksimal të diferencuar të mbetjeve, ripërdorimin dhe
riciklimin ose depozitimin në një prej instalimeve më të afërta, të përshtatshme me metodat
dhe teknologjitë e nevojshme, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë mjedisor dhe të
mbrojtjes së shëndetit publik.
VII.TARIFA E MBETJEVE
Tarifat, që duhen paguar nga prodhuesit e mbetjeve, përcaktohen nga njësitë e qeverisjes
vendore, në përputhje me pikën 3 të nenit 16 të ligjit nr. 8652/2000, “Për organizimin dhe
funksionimin e pushtetit vendor”. Tarifa duhet të mbulojë kostot e menaxhimit të mbetjeve nga
grumbullimi deri në pikën e fundit të depozitimit.
VIII.RAPORTIMI PËR ZBATIMIN E KËTIJ VENDIMI
1. Çdo njësi e qeverisjes vendore i raporton në mënyrë periodike, brenda datës 31 janar të
çdo viti, të dhënat për grumbullimin e rrymave të mbetjeve dhe objektivat në Agjencinë
Kombëtare të Mjedisit.
2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i përpunon të dhënat në nivel kombëtar për sasinë totale
të mbetjeve të grumbulluara në mënyrë të diferencuar dhe objektivat e arritur, i regjistron ato në
regjistrin e krijuar për këtëqëllim, i pasqyron në raportin e gjendjes së mjedisit dhe ia raporton
ministrisë brenda datës 28 shkurt të çdo viti.
3. Ministria, mbështetur në të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, harton raportin për
zbatimin e këtij vendimi, si pjesë integrale të raportit për zbatimin e ligjit nr. 10463, datë
22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, të parashikuar në pikën 1
të nenit 66, brenda 30 tetorit 2017, dhe më pas çdo tre vjet.
4. Formati, që do të përdoret për përcaktimin e kërkesave për llogaritjen e objektivave dhe
hartimin e raportit, të parashikuar në pikën 3, së bashku me informacionin që duhet përfshirë
në të, përcaktohen me urdhër të ministrit. Raporti referuar pikës 3 duhet të plotësojë kërkesat
minimale të përcaktuara në aneksin II, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse
e tij.
5.Agjencia Kombëtare e Mjedisit, njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera
përkatëse duhet t’i sigurojnë ministrisë çdo informacion tjetër për përgatitjen e raportit të
parashikuar në pikën 3.
6.Raporti referuar në pikën 3 publikohet në faqen elektronike zyrtare të ministrisë dhe bëhet i
disponueshëm për publikun.
IX.AUTORITETETKOMPETENTEPËR ZBATIMIN E KËTIJ VENDIMI
1. Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për marrjen e masave për arritjen e
objektivave sipas afateve të përcaktuara në këtë vendim.
2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit është përgjegjëse për grumbullimin dhe përpunimin e të
dhënave të parashikuara në këtë vendim.
3.Ministria është përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi.
X.SANKSIONET
Shkeljet e dispozitave të këtij vendimi, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje
administrative dhe ndëshkohen sipas nenit 62 të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin
e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

ANEKSI I
KËRKESAT MINIMALE PËR GRUMBULLIMIN EDIFERENCUAR TË MBETJEVE
(Referuar paragrafit 6 të seksionit IV të këtij vendimi)
1.Përcaktimi i kufijve administrativë të zonave të shërbimit të mbetjeve dhe të zonave
përgjegjëse, duke përcaktuar qartë kush është përgjegjës për dispozitat e shërbimit të mbetjeve;
2.Përcaktimi i zonave kufi midis njësive lokale, kurlindin pasiguri dhe konflikte për shkak të
disa njësive të qeverisjes vendore, të cilat nuk ofrojnë ndonjë shërbim për menaxhimin e
mbetjeve;
3.Informacion mbi prodhuesit e mbetjeve duke siguruar të dhëna të vlefshme se cila njësi e
qeverisjes vendore do t’i grumbullojë ato;
4.Vlerësimi i volumit dhe specifikimit të llojit të mbetjeve që do të menaxhohen (informacioni
përfshin të dhënat aktuale dhe të dhënat e mëparshme – për një periudhë 5 - 8 vjet në lidhje me
popullsinë brenda zonës së tyre të përgjegjësisë, karakteristikat e tyre, numrin dhe përbërjen
numerike mesatare të familjeve, llojin dhe kategorizimin e njësive të biznesit; industritë dhe
institucionet, numrin e ndërtesave të bashkisë, edukimin, ndërtesat sociale ose të kulturës;
njësitë shëndetësore brenda zonës së informacionit);
5. Informacioni shtesë mbi zhvillimin e mëtejshëm të të dhënave mbi familjet dhe bizneset
në qytet duke specifikuar llojin e qëndrimit (banorë të përhershëm ose banorë të përkohshëm),
si dhe banorët që jetojnë ilegalisht në zonat pranë kufijve të qytetit;
6. Përcaktimi i skemës së grumbullimit të mbetjeve dhe transportit të mbetjeve; kjo shpesh
mund të përfshijë ose të shoqërojë aktivitete të tjera, të tilla si: ndarjen e mbetjeve, përpunimin,
transferimin, etj.
Analiza dhe vlerësimi i situatës aktuale dhe/ose vendimi për përmirësimin e skemës
ekzistuese ose të planit për të filluar një shërbim të ri duhet të përfshijë:
a) Pikat e grumbullimit të mbetjeve do të përmbajnë një ose më shumë kontenierë (zakonisht
sistemin me tre kosha);
b) Frekuencën e grumbullimit të mbetjeve;
c) Kamionët dhe kontenierët e mbetjeve;
d) Përmirësimi i rrugëve të kamionëve.
Përzgjedhja e llojit të përshtatshëm të kontenierit nëpërputhje me sistemin e mbetjeve minimalisht
prej tre koshash të përcaktuar në pikën 8 të këtij vendimi.

ANEKSI II
KËRKESAT MINIMALE PËR RAPORTIMIN
(Referuar paragrafit 14 të seksionit VIII të këtijvendimi)
Në nivel kombëtar:
1.Përshkrimi i metodave të grumbullimit të mbetjeve;
2. Përshkrimi i metodave të regjistrimit të sasive të rrymave të mbetjeve;
3. Të dhënat e mbledhura dhe informacioni siç është përshkruar në pikën 5 deri në 10 të këtij
aneksi;
4. Vlerësimi i përgjithshëm mbi objektivat e arritur të rrymave të mbetjeve.
Në nivelin e qeverisjes vendore:
1.Të dhënat për mbetjet e gjeneruara sipas çdo rryme në periudhën e raportimit;
2. Pesha e përgjithshme për çdo rrymë mbetjeje të grumbulluar në mënyrë të diferencuar;
3. Pesha e përgjithshme për çdo rrymë mbetjeje nga lloji i materialeve përbërëse;
4. Lloji i mbetjeve të grumbulluara;
5. Si janë grumbulluar mbetjet;
6. Kush i ka grumbulluar mbetjet;
7. Sa shpesh janë grumbulluar mbetjet;
8.Identifikimi i kontraktorëve të përfshirë në grumbullimin e mbetjeve;
9.Destinacioni i mbetjeve;
10.Sasia e mbetjeve të trajtuara/përpunuara dhe lidhja/marrëdhënia me sasinë e grumbulluar.
VENDIM
Nr. 417, datë 25.6.2014

PËR MIRATIMIN E TARIFAVE TË LEJEVE TË MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 25 të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011,
"Për lejet e mjedisit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i
Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e vlerave përkatëse të tarifave për:


a) kërkesën për leje mjedisi të tipave A, B ose C;
b) kërkesën për një ndryshim të kushteve të lejes përkatëse të mjedisit të tipit A ose të tipit B;
c) tarifën vjetore për instalimet e tipave A, B dhe C.
2. Të gjithë termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me atë që u jepet
përkatësisht në:
a) ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, "Për lejet e mjedisit", të ndryshuar;
b) ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011, "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar;
c) ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009, "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e
Shqipërisë".
3. Tarifa përkatëse e shërbimit për shqyrtimin e kërkesës është, si më poshtë vijon:
a) Për leje mjedisi të tipit A, 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
b) Për leje mjedisi të tipit B, 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;
c) Për leje mjedisi të tipit C, 10 000 (dhjetë mijë) lekë;
ç) Për ndryshim të kushteve të lejes së mjedisit të tipit A, 20 000 (njëzet mijë) lekë;
d) Për ndryshim të kushteve të lejes së mjedisit të tipit B, 10 000 (dhjetë mijë) lekë.
4. Operatorët paguajnë në llogari të ministrisë tarifën vjetore për:
a) instalimet e tipit A, në shumën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh;
b) instalimet e tipit B, në shumën prej 5 000 (pesë mijë) lekësh.
5. Operatorët e instalimeve të tipit C paguajnë një tarifë vjetore prej 2 000 (dy mijë) lekësh në
llogarinë bankare të ARM-së së qarkut përkatës.
6. Tarifa vjetore paguhet brenda 3-mujorit të parë të vitit dhe një kopje e mandatpagesës
dorëzohet pranë ARM-së së qarkut ku ndodhet instalimi.
7. Tarifa derdhet nga kërkuesi në llogarinë bankare të Ministrisë së Mjedisit dhe është e
pakthyeshme. Të ardhurat e mbledhura nga tarifat e përcaktuara në këtë vendim derdhen në
buxhetin e shtetit.
8. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, udhëzimi nr. 5, datë 28.12.2007, i ministrit të Mjedisit,
Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, "Për tarifat e shërbimit për leje mjedisore", shfuqizohet.
9. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, agjencitë rajonale të
mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe Qendra Kombëtare e
Licencimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

VENDIM
Nr. 419, datë 25.6.2014

PËR MIRATIMIN E KËRKESAVE TË POSAÇMEPËR SHQYRTIMIN E


KËRKESAVE PËR LEJEMJEDISI TË TIPAVE A, B DHE C, PËRTRANSFERIMIN
E LEJEVE NGA NJË SUBJEKTTE TJETRI, TË KUSHTEVE PËR
LEJETRESPEKTIVE TË MJEDISIT, SI DHERREGULLAVE TË HOLLËSISHME
PËRSHQYRTIMIN E TYRE NGA AUTORITETETKOMPETENTE DERI NË
LËSHIMIN E KËTYRELEJEVE NGA QKB-JA
I azhurnuar me:
- VKM Nr.97, datë14.02.2018
- VKM Nr.89, datë14.02.2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11 të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011,
“Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i
Ministrave

VENDOSI:

KREU I
TË PËRGJITHSHME
1.Miratimin e formularit informues për lejet e tipit A, B dhe C, si dhe të formatit standard të
aktit të miratimit/refuzimit për këto leje, sipas shtojcave bashkëlidhur këtij vendimi.
2.Të gjithë termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim që u jepet, përkatësisht,
në:
a) ligjin nr. 10448, datë 14. 7. 2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar;
b) ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar;
c) ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e
Shqipërisë”;
ç) ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”;
d)ligjin nr. 10279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”;
dh) ligjin nr. 10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
KREU II
PROCEDURAT PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVE DHE PËRCAKTIMI I
KUSHTEVE PËR LEJE MJEDISI TË TIPIT A
1. Kërkuesi që aplikon pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKB) për pajisjen me leje
mjedisi të tipit A, duhet të dorëzojë këto dokumente:
a) Formularin informues për pajisje me leje mjedisi të tipit A, sipas shtojcës 1,
bashkëlidhur këtij vendimi;
b) Mandatpagesën për tarifën përkatëse për lejen e mjedisit të tipit A, sipas nenit 25 të
ligjit nr. 10448, datë 14.7. 2011, “Për lejet e mjedisit”;
c) Çdo informacion tjetër që kërkuesi i lejes kërkon të merret parasysh gjatë shqyrtimit të
aplikimit;
ç) (Shfuqizuar)
d)Raportin mbi sigurinë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e rreziqeve
nga aksidentet madhore, kur kërkohet;
dh) Relacion rreth dëgjesës me publikun, sipas përcaktimit në pikën 13 të kreut V të këtij
vendimi.
1.1. Dokumentet “Kopje të vendimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) për vlerësimin
e ndikimit në mjedis (VNM) paraprakose kopje të deklaratës së ministrit për VNM-në e thelluar, të
shoqëruar me raportin paraprak ose të thelluar të VNM-së, në rastet kur për instalimin është kryer
procedura e vlerësimit të ndikimit në mjedis, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për VNM-
në” do të kërkohen gjatë këtij procesi, por këto dokumente do të gjenerohen nga vetë ministria
përgjegjëse për mjedisin dhe institucionet e saj të varësisë, të përfshira në këtë proces
2.AKM-ja, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit për leje mjedisi të tipit
A nga QKB- ja, dërgon një kopje të aplikimit në institucionet e mëposhtme, të cilat japin
mendimin e tyre, me shkrim dhe në formë elektronike, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune:
a)Drejtoritë teknike në Ministrinë e Mjedisit, sipas specifikave të instalimit;
b)Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave (ISHMPU);
c)Agjencinë Rajonale të Mjedisit (ARM).
3. Nëse institucionet e përcaktuara në pikën 2 të këtij kreu nuk shprehen brenda afatit,
AKM-ja vijon me procedurën.
4. AKM-ja, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune, pas verifikimit për saktësinë e
dokumentacionit të aplikimit për lejen e mjedisit të tipit A dhe mbledhjes së mendimeve nga
publiku e institucionet e përmendura në pikën 2 të këtij kreu, harton aktin e
miratimit/refuzimit për dhënien ose jo të lejes së mjedisit të tipit A, të shoqëruar me
argumentet përkatëse, dhe e dërgon tek ministri.
5. Ministri, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e marrjes, firmos aktin e
miratimit/refuzimit të lejes së mjedisit të tipit A ose ia kthen praktikën AKM-së për shtesa
apo ndryshime të këtij akti të shoqëruar me argumentet përkatëse.
6.AKM-ja, brenda afatit të përcaktuar në këtë vendim, publikon vendimin e miratimit ose të
refuzimit për leje mjedisi të tipit A në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve.
7.Formati standard i aktit të miratimit dhe aktit të refuzimit, për lejet e mjedisit të tipit A,
është sipas shtojcës 4, bashkëlidhur këtij vendimi.
8. Akti i miratimit për lejen e mjedisit të tipit A, për çdo instalim, përveç kushteve të përcaktuara
në formatin standard të aktit të miratimit, përfshin edhe kushtet e mëposhtme:
a)Vlerat kufi të shkarkimit për ndotësit, në mënyrë të veçantë të atyre referuar në shtojcën 2
të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, që parashikohen të
shkarkohen në sasi të konsiderueshme nga instalimi në fjalë. Vlerat kufi të shkarkimeve
përcaktohen duke u mbështetur në natyrën e ndotësve dhe potencialin e tyre për t’u transferuar
nga një përbërës i mjedisit në një tjetër;
b) Vlerat kufi të shkarkimeve sipas përcaktimit të shkronjës “a” të pikës 8 të këtij kreu, që
zbatohen për grupet e ndotësve dhe jo për ndotës të veçantë, kur kjo është e mundur;
c) Vlerat kufi të shkarkimeve, sipas përcaktimit të shkronjës “a” të pikës 8 të këtij kreu,
zbatohen në pikën ku shkarkimet dalin nga instalimi, pavarësisht hollimit që mund t’u ndodhë
atyre në distancë nga kjo pikë. Në rastin e shkarkimeve jo të drejtpërdrejta në ujë, gjatë
llogaritjes së vlerave kufi të shkarkimeve të instalimit në fjalë, merret në konsideratë edhe
përdorimi i një instalimi për trajtimin e ujit, me kusht që të garantohet një nivel i njëjtë i
mbrojtjes së mjedisit në tërësi dhe që një gjë e tillë të mos shkaktojë nivele më të larta
ndotjeje në mjedis;
ç) Standardet teknike për funksionimin e një instalimi, të vendosura në përputhje me
legjislacionin për mbrojtjen e ajrit, mbrojtjen e ujit, menaxhimin e mbetjeve ose të zhurmave
apo akte të tjera në fuqi që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, të cilat vlerësohen si vlerat kufi
maksimale të shkarkimeve, sipas përcaktimit të shkronjës “a” të pikës 8 të këtij kreu;
d)Vlerat kufi të shkarkimeve, referuar shkronjës “a” të kësaj pike, në përputhje me shkronjën
“e” të saj, të mbështetura në TMD-në për llojin e instalimit në fjalë, por jo në ndonjë teknikë
ose teknologji të veçantë, që, në çdo rast, merr parasysh karakteristikat teknike të instalimit,
vendndodhjen e tij gjeografike dhe kushtet e mjedisit në atë zonë;
dh) Vlerat kufi të shkarkimeve, sipas përcaktimit të shkronjës “a” të pikës 8 të këtij kreu, për
instalimet e referuara në pikat A.7.7 (b) dhe 7.8 të shtojcës 1 të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011,
“Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, të mbështetura në vlerësime praktike të përshtatshme për
këto kategori instalimesh;
e)Vlerat kufi të shkarkimeve të përcaktuara nga standardi i cilësisë së mjedisit, kur janë më të
ulëta se ato referuar në shkronjën “d” të pikës 8 të këtij neni.
ë) Sipas rastit, vlerat kufi të shkarkimeve sipas përcaktimit tee shkronjës “a” pikës 8 të këtij
kreu, mund të plotësohen ose zëvendësohen nga parametra të njëjtë ose masa teknike.
Lendfilli që mbulohet nga pjesa 5.2 (a) e shtojcës 1 të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për
lejet e mjedisit”, të ndryshuar, konsiderohet se plotëson kërkesat teknike të këtij ligji në qoftë
se ai plotëson kërkesat teknike për lendfille të tilla, siç përcaktohet edhe në legjislacion
përkatës për lendfillet.
Formati standard i aktit të miratimit për lejen e mjedisit të tipit A mund të përmbajë edhe
kushte të tjera, siç kërkohet nga akte ligjore/nënligjore në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
9. Kushtet që vendosen në aktin e miratimit të lejes së mjedisit të tipit A synojnë:
a)të minimizojnë ndotjen në distancë të largët ose ndotjen ndërkufitare;
b)të sigurojnë efektin akumulativ nga instalime ndotëse ekzistuese të tjera;
c)të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit;
ç) të sigurojnë mbrojtjen e tokës;
d)të sigurojnë mbrojtjen e ujërave nëntokësore;
dh) të sigurojnë kushte të përshtatshme për reduktimin e ndotjes nga zhurma dhe drita;
e)të sigurojnë menaxhimin e duhur të mbetjeve të gjeneruara nga instalimi;
ë) të përcaktojnë kërkesa të përshtatshme për monitorimin e
shkarkimeveqëspecifikojnëmetodologjinë dhe frekuencën e matjeve e procedurën e shqyrtimit
dhe që sigurojnë se zotëruesi i lejes i jep AKM-së dhe Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin
(ISHMPU) të dhënat e kërkuara për të kontrolluar përmbushjen e kushteve të lejes së mjedisit
të tipit A. Gjithsesi, për instalimet e referuara në pjesën A 7.8. (a, b dhe c) të shtojcës 1 të ligjit
nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, në kërkesat e kësaj pike merren
parasysh edhe kostot dhe përfitimet;
f)të jenë të përshtatshme për periudhat kur instalimi nuk funksionon normalisht dhe ekziston
rreziku i një ndikimi në mjedis. Këto kërkesa kanë të bëjnë me fillimin e operacioneve,
rrjedhjet, keqfunksionimet, ndalesat e përkohshme dhe ndalimin përfundimtar të operacioneve;
g)të përcaktojnë hapat që duhen ndërmarrë përpara vënies në punë të instalimit, për të
shmangur çdo rrezik nga ndotja, dhe të kthejnë vendndodhjen e instalimit në gjendje të
kënaqshme;
gj) të përcaktojnë hapat që duhen ndërmarrë pas mbylljes së instalimit;
h) të kërkojnë që operatori t’i sigurojë rregullisht AKM-së dhe IShMPU-së rezultatet e
vetëmonitorimit të shkarkimeve;
i) të kërkojnë që operatori të informojë pa vonesë AKM-në dhe ISHMPU-në për çdo aksident,
sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për parandalimin e rreziqeve nga aksidentet
madhore.
10. Formati standard i aktit të miratimit për lejen e mjedisit të tipit A nuk e përfshin vlerën
kufi për shkarkimet e drejtpërdrejta të gazrave serrë në qoftë se këto shkarkime nga një
instalim specifikohen në ndonjë akt tjetër për skemat e tregtimit për shkarkimet e gazrave
serrë, për çdo veprimtari që kryhet në atë instalim, dhe në qoftë se nuk është e nevojshme të
sigurohet që nuk do të shkaktohet ndotje e konsiderueshme e mjedisit.
11. Përcaktimet e pikës 9 të këtij kreu, nuk zbatohen për instalimet që përjashtohen
përkohësisht nga kjo skemë.
12. Afati total për publikimin e vendimit të miratimit ose refuzimit të aplikimit për leje
mjedisi të tipit A në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve, nga data e marrjes së
aplikimit nga Qendra Kombëtare e Licencimit, është 60 (gjashtëdhjetë) ditë pune.

KREU III
PROCEDURAT PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVEDHE PËRCAKTIMI I
KUSHTEVE PËR LEJEMJEDISI TË TIPIT B
1.Kërkuesi që aplikon pranë QKB-së për pajisjen me leje mjedisi të tipit B duhet të dorëzojë këto
dokumente:
a) Formularin informues për pajisje me leje mjedisi të tipit B, sipas shtojcës 2, bashkëlidhur
këtij vendimi;
b) Mandatpagesën për tarifën përkatëse për lejen e mjedisit të tipit B, sipas nenit 25 të ligjit
nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”;
c) Çdo informacion tjetër që kërkuesi i lejes kërkon të merret parasysh gjatë shqyrtimit të
aplikimit;
ç) (Shfuqizuar)
d)Raportin mbi sigurinë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e rreziqeve
nga aksidentet madhore, kur kërkohet.
dh) Relacionin rreth dëgjesës me publikun, sipas përcaktimit në pikën 13 të kreut V të këtij
vendimi.
1.1. Dokumentet “Kopje të vendimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) për vlerësimin
e ndikimit në mjedis (VNM) paraprak ose kopje të deklaratës së ministrit për VNM-në e thelluar, të
shoqëruar me raportin paraprak ose të thelluar të VNM-së, në rastet kur për instalimin është kryer
procedura e vlerësimit të ndikimit në mjedis, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për VNM-
në” do të kërkohen gjatë këtij procesi, por këto dokumente do të gjenerohen nga vetë ministria
përgjegjëse për mjedisin dhe institucionet e saj të varësisë, të përfshira në këtë proces
2.AKM-ja, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit për leje mjedisi të tipit B
nga QKB- ja, dërgon një kopje të aplikimit në institucionet e mëposhtme, të cilët japin
mendimin e tyre, me shkrim dhe në formë elektronike, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune:
a)Drejtoritë teknike në Ministrinë e Mjedisit, sipas specifikave të instalimit;
b)Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave (ISHMPU);
c)Agjencinë Rajonale të Mjedisit (ARM).
3. Nëse institucionet e përcaktuara në pikën 2, të këtij kreu, nuk shprehen brenda afatit, AKM-
ja vijon me procedurën.
4. AKM-ja, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, pas verifikimit për saktësinë e dokumentacionit të
aplikimit për lejen e mjedisit të tipit B dhe mbledhjes së mendimeve nga publiku e
institucionet e përmendura në pikën 2, të këtij kreu, harton aktin e miratimit/refuzimit për
dhënien ose jo të lejes së mjedisit të tipit B, të shoqëruar me argumentet përkatëse, dhe e
dërgon tek ministri.
5.Ministri, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e marrjes, firmos aktin e miratimit/refuzimit të
lejes së mjedisit të tipit B ose ia kthen praktikën AKM-së për shtesa apo ndryshime të këtij
akti, të shoqëruar me argumentet përkatëse.
6.AKM-ja, brenda afatit të përcaktuar në këtë vendim, publikon vendimin e miratimit ose të
refuzimit në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve për leje mjedisi të tipit A.
7. Formati standard i aktit të miratimit dhe i aktit të refuzimit për lejet e mjedisit të tipit B
është sipas shtojcës 5, bashkëlidhur këtij vendimi.
8. Akti i miratimit të lejes së mjedisit e tipit B, për çdo instalim, përveç kushteve të
përcaktuara në formatin standard të aktit të miratimit, përfshin edhe kushtet e mëposhtme:
a)Vlerat kufi të shkarkimit të ndotësve, në mënyrë të veçantë të atyre të listuar në shtojcën 2 të
ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, që parashikohen të
shkarkohen në sasi të konsiderueshme nga instalimi, të cilat përcaktohen duke pasur parasysh
natyrën dhe potencialin e tyre për të transferuar ndotjen nga një përbërës i mjedisit në një
tjetër;
b)Vlerat kufi të shkarkimeve që kërkohen në shkronjën “a” të pikës 8 të këtij kreu, të cilat
mund të zbatohen për grupet e ndotësve dhe jo për ndotës të veçantë, kur kjo është e mundur;
c)Kur një standard i cilësisë së mjedisit kërkon që vlerat kufi të shkarkimeve të një instalimi të
jenë më të ulëta se ato që janë vendosur sipas përcaktimit të shkronjës “ç” pikës 8 të këtij
kreu, atëherë vlerat kufi të shkarkimeve të përcaktuara sipas shkronjës “a” të pikës 8 të këtij
kreu, kërkojnë vlerat kufi më të ulëta të shkarkimeve;
ç) Kur është e përshtatshme, vlerat kufi të shkarkimeve sipas përcaktimit të shkronjës “a” të
pikës 8 të këtij kreu, mund të shtohen ose zëvendësohen nga parametra të njëjtë ose masat
teknike.
d)Vlerat kufi të shkarkimeve që përcaktohen në përputhje me shkronjën “a” të pikës 8 të këtij
kreu, zbatohen në pikën ku shkarkimet dalin nga instalimi, dhe nuk marrin parasysh ndonjë hollim
që mund t’u bëhet atyre. Gjatë përcaktimit të vlerave kufi të shkarkimeve në ujë të atij
instalimi merret parasysh efekti që mund të ketë një impiant për trajtimin e ujit, me kusht që
të garantohet i njëjti nivel mbrojtjeje për mjedisin në tërësi dhe me kusht që një gjë e tillë të
mos çojë në nivele më të larta të ndotjes së mjedisit.
dh) Standardet teknike të shkarkimeve të një instalimi, të caktuara në përputhje me
legjislacionin për mbrojtjen e ajrit, mbrojtjen e ujit, menaxhimin e mbetjeve apo të zhurmave
ose akte të tjera në fuqi që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, për qëllime të shkronjës “a”, të pikës
8, të këtij kreu, konsiderohen si vlera maksimale kufi të shkarkimeve.
Formati standard i aktit të miratimit për lejen e mjedisit të tipit B mund të përmbajë edhe
kushte të tjera, siç kërkohet nga akte ligjore/nënligjore në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
9. Kushtet që vendosen në aktin e miratimit të lejes së mjedisit të tipit B synojnë:
a)të sigurojnë se nuk shkaktohet asnjë ndotje e konsiderueshme, në veçanti me anë të zbatimit
të praktikave më të mira;
b) të sigurojnë mbrojtjen e tokës;
c) të sigurojnë mbrojtjen e ujërave nëntokësore;
ç) të sigurojnë menaxhimin e përshtatshëm të mbetjeve të gjeneruara nga instalimi;
d)të përcaktojnë masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e aksidenteve dhe minimizimin e
pasojave të tyre;
dh) të përcaktojnë kërkesa të përshtatshme për monitorimin e
shkarkimeve,dukepërcaktuarmetodologjinë dhe frekuencën e matjeve, procedurën e vlerësimit,
si dhe të sigurojnë se zotëruesi i lejes i jep AKM-së dhe ISHMPU-së të dhënat e kërkuara për
të kontrolluar përmbushjen e kushteve të lejes së mjedisit të tipit B;
e)të përcaktojnë periudhat kur instalimi nuk funksionon normalisht dhe ka një rrezik real që
mjedisi të ndikohet gjatë kësaj periudhe. Në mënyrë të veçantë, përfshihen kushte që kanë të
bëjnë me fillimin e funksionimit,rrjedhjet e pakontrolluara, keqfunksionimet, pezullimet e
përkohshme dhe mbylljen përfundimtare të veprimtarisë;
ë) të përcaktojnë hapat që duhen marrë përpara vënies në punë të instalimit;
f)të përcaktojnë hapat që duhen ndërmarrë përpara vënies në punë të instalimit, për të shmangur
çdo rrezik nga ndotja, dhe të kthejnë vendndodhjen e instalimit në gjendje të kënaqshme;
g)të përcaktojnë hapat që duhen ndërmarrë pas mbylljes së instalimit;
gj) të kërkojnë që operatori t’i sigurojë rregullisht AKM-së dhe ISHMPU-së rezultatet e
vetëmonitorimit të shkarkimeve;
h) të kërkojnë që operatori të informojë pa vonesë AKM-në dhe ISHMPU-në për çdo aksident,
sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për parandalimin e rreziqeve nga aksidentet
madhore.
10. Afati total për publikimi e vendimit të miratimit ose refuzimit të aplikimit për pajisjen me
leje mjedisi të tipi B në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve, nga data e marrjes së
aplikimit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, është 40 (dyzet) ditë pune.
KREU IV
PROCEDURAT PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVEDHE PËRCAKTIMI I KUSHTEVE
PËR LEJEMJEDISI TË TIPIT C
1.Kërkuesi që aplikon pranë QKB-së për pajisjen me leje mjedisi të tipit C duhet të dorëzojë
këto dokumente:
a) Formularin informues për pajisje me leje mjedisi të tipit C, sipas shtojcës 3, bashkëlidhur
këtij vendimi;
b) Çdo informacion tjetër që kërkuesi i lejes kërkon të merret parasysh gjatë shqyrtimit të
aplikimit;
c) Mandatpagesën për tarifën përkatëse për lejen e mjedisit të tipit C, sipas nenit 25 të ligjit
nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”.
2. AKM-ja, brenda 3 (tri) ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit për leje mjedisi të tipit
C nga QKB-ja, dërgon një kopje të aplikimit pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit (ARM) të
qarkut ku do të jetë vendndodhja e instalimit.
3. ARM-ja, brenda 3 (tri) ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit nga AKM-ja, dërgon
një kopje të aplikimit në njësinë e qeverisjes vendore (NJQV) përkatëse, e cila jep mendimin e
saj me shkrim brenda 3 (tri) ditëve pune.
4. Nëse NJQV-ja përkatëse nuk shprehet brenda afatit, ARM-ja vijon me procedurën.
5. ARM-ja, brenda 7 (shtatë) ditëve pune, pas verifikimit për saktësinë e dokumentacionit
të aplikimit për lejen e mjedisit të tipit C dhe mbledhjes së mendimevetëNJQV-së, hartonaktin
e miratimit/refuzimit për dhënien ose jo të lejes së mjedisit të tipit C, të shoqëruar me
argumentet përkatëse.
6.Titullari i ARM-së së qarkut përkatës firmos aktin e miratimit/refuzimit të lejes së mjedisit të
tipit C brenda 2 (dy) ditëve pune.
7.Akti i miratimit/refuzimit të lejes së mjedisit të tipit C i dërgohet AKM-së.
8.AKM-ja, brenda afatit të përcaktuar në këtë vendim, publikon vendimin e miratimit ose
refuzimit në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve për leje mjedisi të tipit C.
9.Formati standard i aktit të miratimit dhe aktit të refuzimit të aplikimit për lejet e mjedisit të
tipit C është sipas shtojcës 6, bashkëlidhur këtij vendimi.
10.Akti i miratimit për lejen e mjedisit të tipit C, për çdo instalim, përmban, sipas rastit:
a) Vlerat kufi të shkarkimit të ndotësve, në mënyrë të veçantë ato të listuara në shtojcën 2 të
ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, që parashikohen të shkarkohen në sasi
të konsiderueshme nga instalimi. Vlerat kufi të shkarkimeve, sipas rastit, mund të zbatohen për
grupe ndotësish dhe jo për ndotës të veçantë;
b) Kushtet që sigurojnë mbrojtjen e tokës;
c)Kushtet që sigurojnë mbrojtjen e ujërave nëntokësore;
ç) Kushtet që sigurojnë menaxhimin e përshtatshëm të mbetjeve të gjeneruara nga instalimi;
d)Kushtet që sigurojnë mbrojtjen e ajrit dhe mbrojtjen nga ndotja akustike;
dh) Kërkesën që operatori të informojë rregullisht njësinë përkatëse të qeverisjes vendore,
ARM-në përkatëse dhe njësinë e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin të qarkut mbi të dhënat e
vetëmonitorimit të shkarkimeve nga ai instalim;
e)Kërkesën që operatori të informojë pa vonesë ARM-në përkatëse dhe njësinë e Inspektoratit
Shtetëror për Mjedisin të qarkut për çdo incident ose aksident që ndikon apo mund të ndikojë
ndjeshëm mjedisin;
ë) kushte të tjera të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
11.Afati total për publikimin, në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve, të vendimit të
miratimit ose refuzimit të aplikimit për lejen e tipi C, nga data e marrjes së aplikimit nga
QKB-ja është 25 (njëzet e pesë) ditë pune.
KREU V
NDRYSHIME NË FUNKSIONIMIN EINSTALIMEVE TË TIPIT A DHE TË TIPIT B
DHERISHIKIMI I KUSHTEVE TË LEJEVE EKZISTUESE
SEKSIONI 1
NDRYSHIMI I PROPOZUAR NË FUNKSIONIMIN ENJË INSTALIMI TË TIPIT A DHE
TË TIPIT B
1. Kur operatori i një instalimi të tipit A dhe të tipit B propozon të kryejë një ndryshim në
funksionimin e këtij instalimi, ai njofton AKM-në, të paktën, një muaj përpara kryerjes së këtij
ndryshimi.
2. Njoftimi i parashikuar në pikën 1, të këtij kreu, bëhet me shkrim dhe përmban një
përshkrim të hollësishëm të ndryshimit të propozuar në funksionimin e instalimit.
3. AKM-ja, brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit, vendos:
a) Të njoftojë operatorin, kur nuk e sheh të nevojshëm përditësimin e kushteve të aktit të
miratimit të lejes mjedisore;
b) Të njoftojë operatorin se duhet të aplikojë, pranë QKB-së, për ndryshim në kushtet e lejes,
kur vlerëson se ndryshimi i propozuar në funksionimin e një instalimi të tipit A dhe/ose të tipit
B, sipas njoftimit të bërë nga operatori, mund të shkaktojë ndryshim të funksionimit të
instalimit.
4. Procedurat dhe afatet për ndryshim thelbësor të kushteve të aktit të miratimit për lejet e
mjedisit të tipit A dhe të tipit B, janë të njëjta me kërkesat e kreut II të këtij vendimi për leje
mjedisi të tipit A, dhe të kreut III të tij, për leje mjedisi të tipit B. Në aplikimin pranë QKB-së,
fjalët “Aplikim për leje mjedisi të tipit A ose të tipit B” lexohen “Aplikim për ndryshim
thelbësor në kushtet e lejes së mjedisit të tipit A ose të tipit B”.
SEKSIONI 2
RISHIKIMI I KUSHTEVE TË NJË LEJEJEEKZISTUESE TË TIPIT A, B DHE C
1.Operatori i një instalimi ekzistues, sipas përcaktimeve të neneve 30 dhe 31 të ligjit nr.
10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, e shoqëron kërkesën për rishikimin
e kushteve të lejes ekzistuese të mjedisit të tipit A, B dhe C me planin e përputhshmërisë dhe
formularin e kërkesës për leje mjedisi të tipit A, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
Rishikimi i kushteve të lejeve ekzistuese bëhet brenda aftit ligjor të përcaktuar në nenet 30 dhe
31, të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar.
2.Shqyrtimi i kërkesës dhe i dokumentacionit përkatës për rishikimin e kushteve të lejes
ekzistuese të tipit A, B dhe C nga marrja e aplikimit nga QKB-ja deri në publikimin, në
Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve, të vendimit të miratimit ose të refuzimit kryhet
brenda:
a) 35 (tridhjetë e pesë) ditëve pune, për leje të tipit A;
b) 25 (njëzet e pesë) ditëve pune, për leje të tipit B;
c) 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune, për leje të tipit C.
KREU VI
INFORMIMI DHE PJESËMARRJA E PUBLIKUTPËR APLIKIMIN PËR LEJE MJEDISI TË
TIPIT ADHE B
1.Kërkuesi, përpara aplikimit në QKB, dërgon në AKM, në njësinë e qeverisjes vendore
(NJQV) dhe Agjencinë Rajonale të Mjedisit (ARM) ku do të ketë vendndodhjen instalimi një
njoftim, me shkrim dhe në formë elektronike (CD, DVD), për aplikimin që do të kryejë për t’u
pajisur me leje mjedisore të tipit A ose B, në të paktën 20 kopje elektronike për secilin
institucion.
2.Njoftimi duhet të përmbajë këto të dhëna:
a) Informacion nëse kërkesa do të jetë për “Aplikim për leje mjedisi të tipit A ose të tipit B” apo
“Aplikimpër ndryshim thelbësor në kushtet e lejes së mjedisit të tipit A ose të tipit B”.
b) (Shfuqizuar)
c) Adresën e vendndodhjes së instalimit;
ç) Përshkrimin e veprimtarisë që parashikohet të zhvillohet në instalim;
d)Një përshkrim të elementeve të listuara në formularin informues;
dh) (Shfuqizuar)
e)Konsultimet ndërkufitare, kur kërkohet sipas legjislacionit në fuqi;
ë) Autoritetin vendimmarrës për dhënien e aktit të miratimit të lejes së mjedisit, procedurat
dhe afatet që do të ndiqen;
f)Adresën e AKM-së, ku publiku mund të dërgojë komentet dhe sugjerimet e tij, me shkrim apo
në formë elektronike, brenda 20 (njëzet) ditëve nga data e njoftimit.
2.1. Dokumenti “Përmbledhja joteknike e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis në nivel
kombëtar ose ndërkufitar, kur kërkohet procedura e VNM-së” do të kërkohet gjatë këtij procesi,
por ky dokument do të gjenerohet nga vetë ministria përgjegjëse për mjedisin dhe institucionet e saj
të varësisë, të përfshira në këtë proces.”.
3.AKM-ja publikon, në faqen e saj të internetit, njoftimin sipas pikës 2 të këtij kreu, për të
paktën 20 (njëzet) ditë kalendarike, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e marrjes së
njoftimit.
4. Pas publikimit të njoftimit në faqen e internetit të AKM-së, kërkuesi publikon në, të
paktën, një gazetë të zonës ku do të ushtrohet veprimtaria dhe në një gazetë kombëtare
njoftimin për aplikimin, duke iu referuar për informacion më të hollësishëm faqes së internetit
të AKM-së. Njoftimi publikohet në, të paktën, dy numra të njëpasnjëshëm të secilës gazetë.
5. Njoftimi në gazetë duhet të përmbajë, të paktën:
a) llojin e instalimit/veprimtarisë;
b) emrin e personit fizik/juridik;
c) adresën e vendndodhjes së instalimit;
ç) adresën e internetit ku është publikuar njoftimi dhe adresën e AKM-së, ku publiku mund të
dërgojë komentet dhe sugjerimet e tij, me shkrim apo në formë elektronike, brenda 20 (njëzet)
ditëve nga data e njoftimit.
6.NJQV-ja (bashkia apo komuna), në territorin e së cilës do të jetë vendndodhja e instalimit,
pasi merr njoftimin sipas pikës 2, të këtij kreu, e publikon në një vend të dukshëm në mjediset
e saj për të paktën 20 (njëzet) ditë.
7. Publiku ka të drejtë të konsultojë në mjediset e NJQV/AKM/ARM dhe të kërkojë një
kopje të njoftimit, sipas pikës 2, të këtij kreu, nga NJQV/AKM/ARM, pa pagesë.
8. Publiku mund të bëjë komente, me shkrim ose në mënyrë elektronike, mbi njoftimin për
leje mjedisi të tipit A në adresën e AKM-së brenda afatit 20-ditor të publikimit.
9.Në përfundim të afatit 20-ditor, kërkuesi, në bashkëpunim me AKM-në dhe NJQV-në,
brenda 25 (njëzet e pesë) ditëve organizon një dëgjesë me publikun dhe palët e interesuara,
përfshirë OJF-të.
10.Njoftimi për dëgjesën me publikun shpallet gjatë 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve:
a) në radio ose TV dhe gazetën vendore;
b) në faqen e internetit të AKM-së dhe NJQV-së;
c) në tabelën e njoftimeve, në një vend të dukshëm në mjediset e NJQV-së dhe ARM-së së
qarkut përkatës.
11.Njoftimi duhet të shoqërohet me:
a) llojin e instalimit/veprimtarisë;
b) emrin e personit fizik/juridik;
c) adresën e vendndodhjes së instalimit;
ç) vendin ku gjendet kopja e njoftimit në NJQV-në dhe adresën elektronike të AKM-së ku është
publikuar njoftimi.
dh) përcaktimin e vendit, të datës dhe orës së organizimit të dëgjesës me publikun.
12. Procesverbali i dëgjesës mbahet nga kërkuesi dhe nënshkruhet nga pjesëmarrësit në
dëgjesë. Kopje të procesverbalit u vihen në dispozicion publikut, palëve pjesëmarrës në dëgjesë,
NJQV-së dhe AKM-së.
13. Kërkuesi, kur aplikon për leje mjedisi të tipi A dhe të tipit B, harton një relacion rreth
dëgjesës me publikun dhe palët e interesuara dhe e dorëzon në QKB.
14. Shpenzimet e organizimit të dëgjesës mbulohen nga kërkuesi.
15. AKM-ja, gjatë hartimit të aktit të miratimit të lejes së mjedisit të tipit A dhe B, merr
parasysh çdo koment, informacion, analizë apo mendim të paraqitur nga publiku që vlerësohet
i vlefshëm dhe argumenton arsyet kur ato nuk janë marrë parasysh.
16. AKM-ja, kur e gjykon të arsyeshme, delegon ARM-në e qarkut përkatës për të marrë
pjesë në dëgjesën me publikun.
KREU VII
TRANSFERIMI I LEJEVE TË MJEDISIT TË TIPIT A, B DHE C
1.Për transferimin e aktit të miratimit të lejes së mjedisit për një instalim të tipit A ose B
personi fizik apo juridik i cili kërkon t’i transferohet leja, bën kërkesë në AKM për
transferimin.
2.Kërkesa referuar në pikën 1, të këtij kreu, shoqërohet nga:
a) Kopje të lejes ekzistuese të mjedisit të tipit A ose B;
b) (Shfuqizuar)
c)(Shfuqizuar)
ç) Dokumentin ligjor që provon kalimin e instalimit nga operatori ekzistues tek personi fizik
apo juridik të cilit do t’i transferohet leja.
3.AKM-ja shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues, sipas pikës 2, të këtij kreu,
brenda një muaji nga data e marrjes së kërkesës dhe harton urdhrin e ministrit për transferimin
e aktit të miratimit të lejes së mjedisit të tipit A ose B.
4.AKM-ja përcjell në Ministrinë e Mjedisit urdhrin e ministrit për transferimin e aktit të
miratimit të lejes së mjedisit të tipit A ose B, shoqëruar me argumentet për transferimin dhe
kopje të dokumentacionit të përmendur në pikën 2, të këtij kreu.
5.Ministri, brenda një jave, firmos urdhrin e transferimit të aktit të miratimit për lejen e mjedisit
të tipit A ose B.
6. AKM-ja mund të kërkojë informacion shtesë rreth dokumentacionit ligjor që provon kalimin e
instalimit nga operatori ekzistues tek personi fizik apo juridik, të cilit do t’i transferohet leja, duke
përcaktuar një afat 1 - mujor për kthimin e përgjigjes.
7. Afati i përmendur në pikën 6, të këtij kreu, nuk përllogaritet në afatin 1 - mujor për
shqyrtimin e transferimit të lejes.
8. Në rast se kërkuesi nuk përgjigjet brenda afatit prej një muaji, siç përcaktohet në pikën 5 të
këtij kreu, konsiderohet se kërkuesi ka hequr dorë nga transferimi i lejes së mjedisit.
9. Ministri ia përcjell AKM-së urdhrin për transferimin e aktit të miratimit për lejet e mjedisit të
tipit A ose B.
10.Personi fizik ose juridik aplikon pranë QKB-së për transferimin e lejes së mjedisit të tipit A
dhe B duke dorëzuar urdhrin e ministrit dhe kopje të lejes ekzistuese.
11. AKM-ja, brenda 8 (tetë) ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit nga QKB-ja, harton
aktmiratimin për transferimin e aktit të miratimit të lejes së mjedisit të tipit A ose B dhe e dërgon
te ministri.
12. Ministri firmos aktmiratimin për transferimin e aktit të miratimit të lejes së mjedisit të
tipit A ose B dhe ia dërgon AKM-së.
13.AKM-ja, brenda afatit të përcaktuar në këtë vendim, publikon, në Regjistrin Kombëtar të
Licencave dhe Lejeve, aktmiratimin për transferimin e aktit të miratimit të lejes së mjedisit të
tipit A ose B.
14. Për transferimin e aktit të miratimit të lejes së mjedisit për një instalim të tipit C,
personi fizik apo juridik i cili kërkon t’i transferohet leja bën kërkesë në ARM për
transferimin, të cilën e shoqëron me dokumentacionin e përcaktuar në pikën 2 të këtij kreu.
15. ARM-ja shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues brenda një muaji nga data e
marrjes së kërkesës dhe firmos dokumentin e transferimit të aktit të miratimit për leje mjedisi të
tipit C.
16.ARM-ja mund të kërkojë informacion shtesë rreth dokumentacionit ligjor që provon
kalimin e instalimit nga operatori ekzistues te personi fizik apo juridik, të cilit do t’i
transferohet leja, duke përcaktuar një afat njëmujor për kthimin e përgjigjes.
17.Afati i përmendur në pikën 15, të këtij kreu, nukpërllogaritet në afatin njëmujor për shqyrtimin e
transferimit të lejes.
18. Në rast se kërkuesi nuk përgjigjet brenda afatit prej 1 muaji, siç përcaktohet në pikën 16,
të këtij kreu, konsiderohet se kërkuesi ka hequr dorë nga transferimi i lejes së mjedisit.
19. Personi fizik ose juridik që aplikon pranë QKL-së për transferimin e lejes së mjedisit të
tipit C, dorëzon dokumentin e transferimit, të lëshuar nga ARM-ja, dhe kopje të lejes
ekzistuese.
20. AKM-ja, brenda 3 (tri) ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit nga QKL-ja, e
dërgon atë pranë ARM-së të qarkut përkatës.
21. ARM-ja, brenda 5 (pesë) ditëve pune, harton aktmiratimin për transferimin e aktit të
miratimit të lejes së mjedisit të tipit C, i cili firmoset nga titullari i ARM-së së qarkut përkatës
dhe e dërgon tek AKM-ja.
22. AKM-ja, brenda afatit të përcaktuar në këtë vendim, publikon, në Regjistrin Kombëtar
të Licencave dhe Lejeve, aktmiratimin për transferimin e aktit të miratimit të lejes së mjedisit
të tipit C.
23.Afati total për publikimin, në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve, të vendimit të
miratimit të aplikimit për transferimin e aktit të miratimit të lejes së mjedisit të tipit A, B ose
C, është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e marrjes së aplikimit nga QKL-ja.
KREU VIII
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
1.Agjencia Kombëtare e Mjedisit mban, administron dhe përditëson regjistrin e lejeve të
mjedisit të tipit A dhe B.
2.ARM-ja mban, administron dhe përditëson regjistrin e lejeve të mjedisit të tipit C, për
instalimet që operojnë në qarkun për të cilin është përgjegjëse.
3. Mënyra e administrimit dhe formati i regjistrit miratohen me urdhër të ministrit.
4. AKM-ja publikon, në faqen e saj të internetit, listën e akteve të miratimit për leje mjedisi
të tipit A dhe B, e cila përmban:
a) Emrin e subjektit dhe të administratorit;
b) Llojin e instalimit;
c) Vendndodhjen e instalimit;
ç) Datën e miratimit të aktit.
5.ARM-ja publikon në faqen e saj të internetit listën e akteve të miratimit për leje mjedisi të
tipit C, për instalimet që operojnë në qarkun për të cilin është përgjegjëse, e cila përmban:
a) Emrin e subjektit dhe të administratorit;
b) Llojin e instalimit;
c) Vendndodhjen e instalimit;
ç) Datën e miratimit të aktit.
6.AKM-ja dërgon, pranë ISHMPU-së dhe Ministrisë së Mjedisit, kopje të aktit të miratimit të
lejeve të mjedisit të tipit A dhe B.
7. ARM-ja dërgon, pranë njësisë së ISHMPU-së të qarkut përkatës, kopje të aktit të
miratimit të lejeve të mjedisit të tipit C.
8. Ngarkohet ministri të nxjerrë urdhrin, në zbatim të pikës 3, të kreut VIII, të këtij
vendimi.
9.Udhëzimi nr. 3, datë 2.12.2013, i ministrit të Mjedisit, “Për dokumentacionin e domosdoshëm
për tëkërkuar leje mjedisore të tipit A, B dhe C për aktivitete të reja dhe ekzistuese”,
shfuqizohet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
10. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, agjencitë rajonale të
mjedisit, njësitë e qeverisjes vendore dhe Qendra Kombëtare e Biznesit për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama
VENDIM
Nr. 608, datë 17.9.2014

PËR PËRCAKTIMIN E MASAVE TËNEVOJSHME PËR GRUMBULLIMINDHE


TRAJTIMIN E MBETJEVE BIO SIDHE KRITERET DHE AFATET
PËRPAKËSIMIN E TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 28, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011,“Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit,
Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.Në këtë vendim përcaktohen:


a)rregullat për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio për qëllime trajtimi;
b)trajtimi i mbetjeve bio, në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë i mbrojtjes së mjedisit;
c)hapat dhe afatet për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio;
ç) procedurat që ndjekin njësitë e qeverisjes vendore për grumbullimin e diferencuar të
mbetjeve bio.
2.Objekt i këtij vendimi janë mbetjet nga shtëpitë, restorantet dhe parqet, të cilat ndodhen në
territorin e njësisë së qeverisjes vendore.
3.Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e përcaktuar në nenin 3,
të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar,
nenin 5, të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe në
ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
4.Afati për grumbullimin në mënyrë të diferencuar të mbetjeve bio, nga njësitë e qeverisjes
vendore, është:
a)për bashkitë qendër qarku, brenda vitit 2017;
b)për bashkitë e tjera, brenda vitit 2018.
5. Njësitë e qeverisjes vendore, në planet e tyre të menaxhimit të mbetjeve dhe në përputhje
me nevojat vendore, realizojnë grumbullimin e mbetjeve bio me frekuenca ditore, javore (ose më
të gjata se javore), ose zbatojnë sisteme të tjera të ndryshme për grumbullimin e mbetjeve bio, të
tilla si kompostimi i mbetjeve në oborret e shtëpive. Vendi ku do të vendosen koshat e
mbetjeve bio përcaktohet nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore.
6. Sistemet e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve bio përfshijnë:
a)koshat për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim;
b)mjetet e posaçme të transportit për grumbullimin e tyre;
c)pajisjet për copëtimin e mbetjeve bio;
ç) vendet për ruajtjen e përkohshme të tyre;
d) stacionet e transferimit.
7.Koshat, për grumbullimin e mbetjeve bio, duhet të jenë:
a) me ngjyrë kafe;
b) rezistentë ndaj lagështirës;
c)rezistentë ndaj plasaritjeve dhe thyerjeve, gjatë përdorimit të përditshëm;
ç) të mbuluar me kapakë hermetikë;
d)të përshtatshëm për t’u pastruar lehtësisht;
dh) të etiketuar për llojin e mbetjeve që përmbajnë.
8. Trajtimi i mbetjeve bio bëhet nëpërmjet trajtimit aerobik, në prani të oksigjenit, ose
anaerobik, në mungesë të oksigjenit.
9. Objektivat që duhen arritur nga njësitë e qeverisjes vendore, për pakësimin e sasisë së
mbetjeve bio që shkojnë në landfill, janë:

a) ulja, në masën 50% të peshës totale të mbetjeve bio, të prodhuara në vitin 2014, jo më
vonë se 7 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
b) ulja, në masën 35% të peshës totale të mbetjeve bio të prodhuar në vitin 2014, jo më
vonë se 12 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
10.Përdorimi i materialeve të prodhuara nga trajtimi i mbetjeve bio për përmirësimin e
cilësisë së tokës llogaritet si pjesë e objektivave të arritur për riciklimin dhe ripërdorimin e
mbetjeve bio.
11. Masat, kriteret dhe rregullat që duhen zbatuar për grumbullimin dhe menaxhimin e
mbetjeve bio përcaktohen në planin vendor të menaxhimit të mbetjeve, të përgatitur në
përputhje me Planin Rajonal dhe Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve.
12. Masat e përcaktuara në këtë vendim, për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve bio,
përfshijnë:
a)analizën dhe vlerësimin e situatës fillestare dhe/ose përmirësimin e skemës ekzistuese, ose
planit vendor/rajonal të menaxhimit të mbetjeve;
b)vlerësimin e volumit dhe përcaktimin e origjinës së mbetjeve që do të menaxhohen.
Informacioni përfshin të dhënat aktuale dhe trendet e mëparshme, për një periudhë 5-8
vjeçare, në lidhje me numrin e banorëve, numrin e shtëpive, llojin dhe madhësinë e fermave,
numrin e kopshteve, parqeve publike dhe ndërtesat sociale ose kulturore, brenda territorit që
kanë në juridiksion njësitë e qeverisjes vendore, të cilat mund të prodhojnë mbetje bio;
c) informacion shtesë për shtëpitë në qytet dhe fshat, duke specifikuar llojin e rezidencës (të
përhershme ose të përkohshme).
13.Në rastet e zonave me shtëpi private, njësia e qeverisjes vendore duhet të sigurojë
kontenierë individualë, për të lehtësuar trajtimin e duhur të mbetjeve bio.
14.Njësia e qeverisjes vendore në zonat rurale përcakton, për banorët brenda territorit që ka
nën juridiksion, mënyrat, vendet dhe afatet kohore për trajtimin e mbetjeve bio në shtëpi ose
në nivel lagjeje.
15.Njësitë e qeverisjes vendore bashkë- punojnë midis tyre për të nxitur:
a) sisteme të përbashkëta të grumbullimit të mbetjeve bio;
b) ngritjen e skemës së ndarjes së mbetjeve bio.
Ky bashkëpunim mundëson grumbullimin optimal të mbetjeve bio, ripërdorimin dhe
riciklimin, ose asgjësimin, në një nga impiantet më të afërt, me teknologjitë dhe metodat më
të përshtatshme, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe
shëndetit publik.
16.Çdo njësi e qeverisjes vendore krijon bazën e të dhënave për:
a) regjistrimin e peshës së mbetjeve bio të grumbulluar;
b) mjetet dhe mënyrat e grumbullimit;
c)frekuencën e grumbullimit;
ç) sasinë e dërguar për trajtim;
d)identifikimin e kontraktorëve të përfshirë në grumbullimin e mbetjeve bio;
dh) destinacionin e mbetjeve bio;
e)sasinë e mbetjeve bio të trajtuar/përpunuar, në raport me sasinë e grumbulluar, sipas
formulës:
∑ SPMBT
___________· 100 = PMBT
∑ SPMBG
∑ SPMBT - Shuma e sasisë së përgjithshme të mbetjeve bio të trajtuara në një vit.
∑ SPMBG - Shuma e sasisë së përgjithshme të mbetjeve bio të grumbulluara në një vit.
PMBT -Përqindja e mbetjeve bio të trajtuara.
17.Çdo njësi e qeverisjes vendore raporton, brenda fundit të muajit dhjetor të çdo viti, në
këshillin e qarkut përkatës, të dhëna mbi grumbullimin e mbetjeve bio dhe objektivat e
trajtimit, si pjesë e raportimit për zbatimin e planit vendor të menaxhimit të integruar të
mbetjeve.
18.Çdo qark i raporton, brenda fundit të muajit shkurt të çdo viti, Agjencisë Kombëtare të
Mjedisit të dhënat e grumbulluara nga njësitë e qeverisjes vendore, siç përcaktohet në pikën 17,
të këtij vendimi.
19.AKM-ja përpunon të dhënat mbi peshën totale të mbetjeve bio, të grumbulluara në mënyrë
të diferencuar, dhe objektivat e arritur në nivel kombëtar dhe i regjistron ato në regjistrin e
krijuar për këtë qëllim, sipas kërkesave të mëposhtme:
a)Përshkrimi i metodave të grumbullimit të mbetjeve bio;
b)Përshkrimi i metodave të regjistrimit të sasisë së mbetjeve bio;
c)Të dhënat dhe informacioni i mbledhur nga njësitë e qeverisjes vendore;
ç) Vlerësimi i përgjithshëm mbi objektivat e arritura për mbetjet bio.
Këto të dhëna dërgohen në Ministrinë e Mjedisit brenda fundit të muajit mars të çdo viti.
20. AKM-ja i përfshin rezultatet e raportit për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve bio në
raportin vjetor për gjendjen e mjedisit.
21. Ministria harton raportin mbi zbatimin e këtij vendimi, si pjesë integrale të raportit për
zbatimin e ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të
ndryshuar, të parashikuar në nenin 66 të tij, i cili publikohet në faqen elektronike zyrtare të saj
dhe bëhet i disponueshëm për publikun.
22. AKM-ja krijon, menaxhon dhe përditëson sistemin e bazës së të dhënave për
grumbullimin e mbetjeve bio.
23. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe njësitë e qeverisjes
vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama
VENDIM
Nr. 641, datë 1.10.2014

PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËREKSPORTIN E MBETJEVE DHEKALIMIN


TRANSIT TË MBETJEVE JO TËRREZIKSHME E TË MBETJEVE INERTE
I azhurnuar me:
- VKM Nr.94, datë14.02.2018,

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 50 e 51, të ligjit nr. 10463, datë
22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e
ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja, ruajtja dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit, si dhe
mbrojtja e shëndetit publik, përmes minimizimit të ndikimeve negative nga eksporti i mbetjeve dhe
kalimi transit i mbetjeve jo të rrezikshme apo i mbetjeve inerte. Objekt i këtij vendimi janë të gjitha
llojet e mbetjeve, të cilat janë objekt i ligjit nr. 10463/2011, “Për menaxhimin e integruar të
mbetjeve”, të ndryshuar.
2. Ky vendim rregullon procedurat e:
a)qarkullimit ndërkufitar të eksportit të mbetjeve lidhur me origjinën, destinacionin dhe rrugën e
transportit që do të ndjekin mbetjet nga origjina deri në destinacionin përfundimtar dhe llojin e
trajtimit që do t’u bëhet mbetjeve në destinacion;
b)kalimit transit të mbetjeve jo të rrezikshme ose inerte lidhur me origjinën, destinacionin dhe
rrugën e transportit që do të ndjekin mbetjet nga origjina deri në destinacionin përfundimtar.
3.Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e përdorur në ligjin nr.
10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, ndërsa me
termat e mëposhtëm nënkuptohet:
a)“Autoritet kompetent i dërgimit”, autoriteti kompetent për territorin nga i cili është planifikuar të
niset transferta ose është nisur;
b)“Autoritet kompetenti destinacionit”,autoriteti kompetent për territorin në të cilin transferta është
planifikuar ose po kryhet;
c)“Autoritet kompetent i transitit”, autoriteti kompetent për çdo vend, përveç autoritetit
kompetent të dërgimit apo destinacionit, përmes të cilit transferta është planifikuar ose kryhet;
ç) “Vend i daljes”, çdo vend nga i cili është planifikuar të niset transferta e mbetjeve ose është
nisur;
d) “Vend i destinacionit”, çdo vend në të cilin transferta e mbetjeve është planifikuar ose bëhet
për rikuperim apo asgjësim;
dh) “Vend transit”, çdo vend, përveç vendit të daljes ose destinacionit, përmes të cilit transferta e
mbetjeve është planifikuar ose kryhet.
4.Ky vendim zbatohet për llojet e mbetjeve sipas:
a)vendimit nr. 99, datë 18.2.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Katalogut Shqiptar të
Mbetjeve”, të ndryshuar;
b)kodit përkatës të listës së Konventës së Bazelit në përputhje me ligjin nr. 8216, datë
13.5.1997, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bazelit për kontrollin e
lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”;
c)Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave doganore në fuqi.
5.Ministri përgjegjës për mjedisin jep autorizim për personat që kërkojnë:
a)të eksportojnë mbetje;
b)të transitojnë mbetje jo të rrezikshme ose inerte.
6.I nënshtrohen procedurës së njoftimit dhe miratimit paraprak duke plotësuar aneksin 1,
bashkëlidhur këtij vendimi, personat që kërkojnë të eksportojnë:
a)mbetje të rrezikshme për qëllim asgjësimi ose rikuperimi;
b)mbetje jo të rrezikshme që destinohen për qëllim asgjësimi.
7.Për t’u pajisur me autorizim për eksportin e mbetjeve sipas përcaktimit në pikën 6, të këtij
vendimi, personi përgatit dhe dorëzon në ministrinë përgjegjëse për mjedisin dokumentet e
mëposhtme:
a) Kërkesën, në të cilën shprehen qartë: të dhënat personale (emri i personit fizik dhe/ose
juridik); një përshkrim i mbetjeve që do të eksportohen, ku të përcaktohen lloji dhe sasia e
mbetjeve, vendi i origjinës së mbetjeve, vendi i importit dhe vendet e kalimit transit; mjetet e
transportit të mbetjeve të rrezikshme të pajisura me certifikatën e miratimit të mjetit, sipas ADR-së,
në zbatim të ligjit nr. 118/2012, datë 13.12.2012, “Për transportin e mallrave të rrezikshme”, nëse
këto mbetje përfshihen në aneksin A të ADR-së; mënyra e paketimit dhe/ose ambalazhimit dhe
etiketimit të mbetjeve.
b) (shfuqizuar)
c)(shfuqizuar)
ç) (shfuqizuar)
d)Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur midis personit që
eksporton dhe personit që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre.
dh) Formularin e plotësuar, sipas aneksit 1 bashkëlidhur këtij vendimi.
e)Faturën e garancisë financiare apo sigurimit ekuivalent, sipas përcaktimit në pikën 20, të këtij
vendimi.
ë)Faturën (mandat-arkëtimi) që provon se ka paguar tarifën e shërbimit në llogarinë bankare të
Ministrisë, në shumën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, e cila është e pakthyeshme.
7.1. Ministria përgjegjëse për mjedisin, për çdo aplikim të bërë sipas përcaktimit në pikën 6, duhet të
sigurojë vetë, nëpërmjet sistemit, këto dokumente:
a) Kopjen e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) për objektin e veprimtarisë;
b) Kopjen e lejes së mjedisit të tipit A, B ose C, sipas përcaktimit në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011,
“Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar;
c) Kopjen e licencës III.2.B, sipas vendimit nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për
licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet QKL-së dhe disa rregullime të tjera nënligjore të
përbashkëta”, të ndryshuar
8. Kontrata, sipas shkronjës “d”, të pikës 7, e lidhur midis personit që eksporton mbetjet dhe
personit që i merr në dorëzim mbetjet për t’i menaxhuar, duhet të jetë efektive që nga aplikimi për
autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së autorizimit për të gjithë kohë-
zgjatjen e transfertave të mbetjeve.
9. Ministria njofton në rrugë zyrtare autoritetin kompetent të destinacionit dhe autoritetin/et
kompetent/e të transitit në momentin e marrjes së kërkesës për eksport të mbetjeve sipas pikës 7, të
këtij vendimi.
10. Njoftimi bëhet në formë shkresore dhe një kopje e skanuar i dërgohet edhe në rrugë
elektronike autoritetit kompetent të destinacionit dhe autoritetit/eve të transitit.
11. Afati i shqyrtimit të dokumentacionit për dhënien e autorizimit, sipas pikës 7, të këtij
vendimi, është 20 (njëzet) ditë pune nga data e marrjes së kërkesës. Ministria mund t’i kërkojë
personit plotësim të dokumentacionit. Në këtë rast, afati për plotësimin e dokumentacionit nuk
përllogaritet në afatin prej 20 (njëzet) ditësh pune. Afati mund të zgjatet deri në 60 (gjashtëdhjetë)
ditë në varësi të marrjes së konfirmimeve nga autoritetet kompetente të destinacionit dhe/ose të
transitit.
12.Ministri jep autorizimin për eksport të mbetjeve të rrezikshme për qëllim asgjësimi ose
rikuperimi dhe të mbetjeve jo të rrezikshme që destinohen për qëllim asgjësimi, pasi të jetë marrë
pëlqimi me shkrim nga autoriteti/et kompetent/e i destinacionit dhe/ose i transitit. Në rast se
autoriteti kompetent i vendit të transitit nukpërgjigjet brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e marrjes
së njoftimit, ministri jep autorizimin.
13.Në rastin e eksportit të mbetjeve për qëllime asgjësimi, asgjësuesi njofton ministrinë për
marrjen nga ana e tij në kohën e duhur të mbetjeve në fjalë për kryerjen e asgjësimit, siç
specifikohet në dokumentin e njoftimit dhe dokumentet e lëvizjes, sipas anekseve 1 dhe 2, të
këtij vendimi, për çdo transfertë. Në qoftë se ministria nuk merr njoftimin brenda 15
(pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e daljes nga pika doganore e Republikës së
Shqipërisë, njofton me shkrim autoritetin përkatës të vendit të importit.
14.Komunikimi midis ministrisë dhe autoriteteve kompetente të destinacionit dhe të transitit
bëhet në gjuhë të pranueshme nga autoriteti kompetent i destinacionit. Në çdo rast, gjuha e
përdorur është ajo angleze.
15. Përjashtohen nga procedura e njoftimit dhe pranimit paraprak personat që kërkojnë të
eksportojnë mbetje jo të rrezikshme për qëllim rikuperimi në sasi mbi 20 kg.
16. Për t’u pajisur me autorizim për eksportin e mbetjeve sipas përcaktimit në pikën 15, të këtij
vendimi, personi përgatit dhe dorëzon në ministrinë përgjegjëse për mjedisin dokumentet e
mëposhtme:
a)Kërkesën, në të cilën shprehen qartë: të dhënat personale (emri i personit fizik dhe/ose
juridik); një përshkrim i mbetjeve që do të eksportohen ku të përcaktohen lloji dhe sasia e
mbetjeve, vendi i origjinës së mbetjeve, vendi I importit dhe vendet e kalimit transit; mjetet e
transportit të mbetjeve; mënyra e paketimit dhe/ose ambalazhimit dhe etiketimit të mbetjeve.
b) (shfuqizuar)
c) (shfuqizuar)
ç) (shfuqizuar)
d)Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur midis personit që
eksporton dhe personit që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre.
dh)Formularin e plotësuar, sipas aneksit 3 bashkëlidhur këtij vendimi.
e)Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të lejes/autorizimit/licencës lëshuar nga
autoriteti kompetent i destinacionit që provon se personi që merr në dorëzim mbetjet ushtron
ligjërisht në vendin e tij veprimtarinë për të cilën kryhet transferta, siç përcaktohet në kontratën
midis palëve.
ë) Faturën e garancisë financiare apo sigurimit ekuivalent, sipas përcaktimit në pikën 20, të këtij
vendimi.
f)Faturën (mandat-arkëtimi) që provon se ka paguar tarifën e shërbimit në llogarinë bankare të
Ministrisë, në shumën 20 000 (njëzet mijë) lekë, e cila është e pakthyeshme.
16.1. Ministria përgjegjëse për mjedisin, për çdo aplikim të bërë sipas përcaktimit në pikën 15,
duhet të sigurojë vetë, nëpërmjet sistemit, këto dokumente:
a) Kopjen e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) për objektin e veprimtarisë;
b) Kopjen e lejes së mjedisit të tipit A, B ose C, sipas përcaktimit në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011,
“Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar;
c) Kopjen e licencës III.2.B, sipas vendimit nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për
licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet QKL-së dhe disa rregullime të tjera nënligjore të
përbashkëta”, të ndryshuar
17. Kontrata, sipas shkronjës “d”, të pikës 16, të këtij vendimi, e lidhur midis personit që
eksporton mbetjet dhe personit që i merr në dorëzim mbetjet për rikuperimin, duhet të jetë
efektive që nga aplikimi për autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së
autorizimit për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave të mbetjeve.
18. Afati i shqyrtimit të dokumentacionit për dhënien e autorizimit, sipas pikës 16, të këtij
vendimi, është 20 (njëzet) ditë pune nga data e marrjes së kërkesës. Ministria mund t’i kërkojë
personit plotësim të dokumentacionit. Në këtë rast, afati për plotësimin e dokumentacionit nuk
përllogaritet në afatin prej 20 (njëzet) ditësh.
19. Personi, që kërkon të pajiset me autorizim për eksport të mbetjeve, vendos një garanci
financiare në një prej bankave në territorin e Republikës së Shqipërisë ose një sigurim ekuivalent në
një prej kompanive të sigurimit që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë.
Garancia financiare apo sigurimi ekuivalent është për llogari të ministrisë përgjegjëse për mjedisin për
periudhën e vlefshmërisë së autorizimit për eksport.
20. Garancia financiare ka për qëllim të mbulojë shpenzimet që dalin në rastet kur një transfertë e
mbetjeve nuk përfundon siç parashikohet në autorizimin për eksport apo në rastet kur sjell
ndotje a dëmtim të mjedisit dhe/ose shëndetit të njerëzve gjatë eksportit nga vendi i daljes deri në
vendin e destinacionit, duke mbuluar:
a)kostot e transportit;
b)kostot e rikuperimit ose asgjësimit, përfshirë çdo operacion të nevojshëm të përkohshëm;
c) kostot për ruajtjen e tyre për 90 (nëntëdhjetë) ditë.
21.Vlera e garancisë financiare ose sigurimit ekuivalent përllogaritet në bazë të vlerës së
kontratës.
22. Për transfertat e mbetjeve që kanë për qëllim kryerjen e analizave laboratorike për të vlerësuar
karakteristikat e tyre fizike ose kimike ose për të përcaktuar përshtatshmërinë e tyre për operacione
rikuperimi ose asgjësimi, në një sasi deri në 25 kg, personi plotëson anekset 2 dhe 3 bashkëlidhur
këtij vendimi dhe ia paraqet degës doganore të daljes.
23. Personi që eksporton mbetje ruan të dhënat për çdo ngarkesë që eksportohet:
a) 1 (një) vit nga data e përfundimit të afatit të autorizimit për eksportin e mbetjeve jo të
rrezikshme për qëllim rikuperimi;
b) 3 (tre) vjet nga data e përfundimit të afatit të autorizimit për eksportin e mbetjeve të
rrezikshme për qëllim asgjësimi ose rikuperimi dhe eksportin e mbetjeve jo të rrezikshme që
destinohen për qëllim asgjësimi.
24.Të dhënat e ruajtura sipas pikës 23, të këtij vendimi, raportohen në ministri çdo 6 (gjashtë)
muaj gjatë afatit të autorizimit. Këto të dhëna raportohen edhe në Agjencinë Kombëtare të
Mjedisit dhe/ose Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin, Pyjet dhe Ujërat me kërkesën e tyre me
shkrim. Ministria krijon bazën e të dhënave për eksportin dhe transitin e mbetjeve.
25.Personi, që kërkon të pajiset me autorizim për kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme dhe
mbetjeve inerte nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, përgatit dhe dorëzon në ministrinë
përgjegjëse për mjedisin dokumentet e mëposhtme:
a) Kërkesën, në të cilën shprehen qartë të dhënat personale dhe juridike të kërkuesit dhe
bëhet një përshkrim i shkurtër i mbetjeve që do të transitohen, ku të përcaktohen lloji, sasia, vendi
ku e merr, pika kufitare e hyrjes dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, shtetet nëpër të
cilat do të kalojë, mjeti me të cilin do të transportojë mbetjet.
b) Kopjen e përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur midis personit
që eksporton dhe personit që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre.
c) Formularin e plotësuar, sipas aneksit 3 bashkëlidhur këtij vendimi.
ç)Faturën (mandat-arkëtimi) që provon se kapaguar tarifën e shërbimit në llogarinë bankare të
Ministrisë, në shumën 20 000 (njëzet mijë) lekë, e cila është e pakthyeshme.
26. Afati për shqyrtimin e kërkesës dhe doku-mentacionit për kalimin transit të mbetjeve jo të
rrezikshme dhe mbetjeve inerte është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike.
27. Formulari në aneksin 2 bashkëlidhur këtij vendimi plotësohet për çdo transfertë të kryer nga
personi që:
a) është pajisur me autorizim për eksportin e mbetjeve;
b) është pajisur me autorizim për kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme ose mbetjeve inerte.
28.Një kopje (e skanuar) e formularit, sipas aneksit 2 bashkëlidhur këtij vendimi, dërgohet për çdo
transfertë në rrugë elektronike në adresën zyrtare në ministrinë përgjegjëse për mjedisin brenda
5 (pesë) ditëve pune:
a)nga dega doganore e daljes, për eksportin e mbetjeve;
b)nga dega doganore e hyrjes dhe nga dega doganore e daljes, për kalimin transit të mbetjeve.
29.Autorizimi është i vlefshëm për një afat kohor deri në 1 (një) vit nga data e lëshimit për:
a)eksportin e mbetjeve;
b)transitimin e mbetjeve jo të rrezikshme apo mbetjeve inerte.
30.Në raste të refuzimit të kërkesës për pajisje me autorizimin për eksportin e mbetjeve dhe
kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme apo mbetjeve inerte, personi mund të ankohet në
përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
31.Ministria përgjegjëse për mjedisin mban regjistër të veçantë për kërkesat për autorizim për eksport
të mbetjeve apo kalimin transit të mbetjevejo të rrezikshme apo inerte. Formati i regjistrit e mënyra
e administrimit të tij miratohen me urdhër të ministrit. Ministri miraton me urdhër modelin e
autorizimit për eksport të mbetjeve apo kalimit transit të mbetjeve jo të rrezikshme apo inerte.
32.Çdo autorizim mban një kod të veçantë shifror i cili fillon me siglën AL. Kodi është i
ndryshëm për çdo autorizim të dhënë, fillon të rinumërohet çdo fillim viti kalendarik dhe nuk
përsëritet. Kodi përbëhet nga 3 (tre) numra dhe viti kur lëshohet autorizimi i ministrit, sipas modelit
në aneksin 4 bashkëlidhur këtij vendimi.
33.Tarifat që paguhen në zbatim të këtij vendimi derdhen në buxhetin e shtetit.
34.Mosrespektimi i kushteve dhe kërkesave të parashikuara në këtë vendim kur nuk përbën vepër
penale, përbën kundërvajtje administrative, siç parashikohet në nenin 62, të ligjit nr. 10463, datë
22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar.
35.Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, rregullorja e ministrit të Mjedisit nr. 4, datë 15.10.2003,
“Për kërkimin, shqyrtimin dhe miratimin e lejeve të eksportimit dhe të kalimit transit të
mbetjeve”, shfuqizohet.
36.Ngarkohen ministria përgjegjëse për mjedisin, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, degët
doganore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedisin, Pyjet dhe
Ujërat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
Dokumenti i njoftimit paraprak për transferta/lëvizje ndërkufitare të mbetjeve
Lista e shkurtimeve dhe kodeve të përdorura në dokumentin e lëvizjes
VENDIM
Nr. 865, datë 10.12.2014

PËR REDUKTIMIN DHE STABILIZIMIN E SHKARKIMEVE TË GAZEVE SERRË


TËFLUORINUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 3, të nenit 20, të ligjit
nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të
Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1.Objektivi i këtij vendimi është të mbrojë mjedisin nëpërmjet reduktimit të shkarkimeve të gazeve
serrë të fluorinuara.
2.Ky vendim përcakton rregullat dhe procedurat lidhur me:
a)parandalimin, kufizimin, përdorimin, rikuperimin dhe shkatërrimin e gazeve serrë të fluorinuara dhe
masat që lidhen me to;
b)kushtet për hedhjen në treg të produkteve dhe pajisjeve specifike që përmbajnë ose funksionimi i
të cilave bazohet në gazet serrë të fluorinuara;
c)kushtet për përdorimet specifike të gazeve serrë të fluorinuara.
3.Anekset, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij, janë:
a)Aneksi I: lista e gazeve serrë të fluorinuara, referuar në pikën 4.5, të kreut I;
b) Aneksi II: lista e gazeve të tjera serrë të fluorinuara për të cilat raportohet në përputhje me
kreun V;
c) Aneksi III: ndalimet e vendosjes në treg, referuar kreut IV;
ç) Aneksi IV: metodat e llogaritjes së potencialit të ngrohjes globale të një përzierjeje;
d)Aneksi V: formati i raportimit të gazeve serrë të fluorinuara, referuar kreut V;
dh) Aneksi VI: shpeshtësia e kontrollit të pajisjeve, referuar pikës 2.4, të kreut II.
4.Për qëllim të këtij vendimi, termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e
përdorur në ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, ndërsa
termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
4.1“Aerosol teknik”, një shpërndarës (bombul) aerosoli, e përdorur në mirëmbajtjen, riparimin,
pastrimin, testimin, dezinsektimin dhe prodhimin e produkteve e të pajisjeve, instalimin e pajisjeve
dhe për përdorime të tjera.
4.2“Cikli organik rankine”, një cikël që përmban gaze serrë të fluorinuara të kondensueshme që
transformojnë nxehtësinë nga një burim i nxehtë në energji për gjenerimin e energjisë elektrike apo
energjisë mekanike.
4.3“Çmontim”, nxjerrja nga përdorimi i një produkti apo i një pjese të pajisjes që përmban gaze
serrë të fluorinuara.
4.4“Feedstock/lëndë e parë”, çdo gaz serrë i fluorinuar ose një substancë e listuar në aneksin II, që
i nënshtrohet transformimit kimik në një proces, gjatë të cilit ajo është transformuar plotësisht nga
përbërja e saj origjinale dhe shkarkimet e saj janë të papërfillshme.
4.5 “Gaze serrë të fluorinuara”, në vijim “gazet-F” janë hidrofluorokarbonet (HFCs),
perfluorokarbonet (PFCs), heksafluori i squfurit (SF6) dhe gaze të tjera serrë që përmbajnë fluor,
të listuara në aneksin I, bashkëlidhur këtij vendimi, ose përzierjet që përmbajnë ndonjë prej këtyre
substancave.
4.6 “Hidrofluorokarbon” ose “HFCs”, substancat e listuara në seksionin 1 të aneksit I,
bashkëlidhur këtij vendimi, ose përzierjet që përmbajnë ndonjë prej këtyre substancave.
4.7 “Heksafluorid i squfurit ose “SF6”, substanca e listuar në seksionin 3 të aneksit I ose
përzierjet që përmbajnë këtë substancë.
4.8 “Instalim”, bashkimi i dy ose më shumë pjesëve të pajisjeve apo qarqeve që përmbajnë ose
që janë të projektuara të përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, me synimin për të montuar një sistem
në vendin ku do të operohet, që përfshin edhe grumbullimin e gazit të përçuesve të një sistemi për
të plotësuar një qark pa marrë parasysh nevojën për të ngarkuar sistemin mbas montimit.
4.9 “Kamion frigoriferik”, një mjet motorik me një masë prej më shumë se 3,5 tonë që është
projektuar dhe ndërtuar kryesisht për të transportuar mallra dhe është i pajisur me një njësi
frigoriferike.
4.10“Kontejner”, një produkt i cili është projektuar kryesisht për transportimin dhe ruajtjen e
gazeve serrë të fluorinuara.
4.11“Kontejner pa rimbushje”, një kontejner i cili nuk mund të rimbushet pa u përshtatur për
këtë qëllim ose është vendosur në treg pa parashikuar rikthimin apo rimbushjen e tij.
4.12“Kutia e shpejtësisë elektrike”, ndryshimi i pozicionit të pajisjeve dhe kombinimit të tyre
me pajisjet e kontrollit, matjes, pajisjet mbrojtëse dhe rregulluese dhe montimi i mjeteve dhe
pajisjeve të tilla të shoqëruara me ndërlidhjet, aksesorët, strukturat mbështetëse dhe mbyllëse,
të destinuara për përdorim në lidhje me gjenerimin, transmetimin, shpërndarjen dhe
transformimin e energjisë elektrike.
4.13 “Mirëmbajtje ose servis”, të gjitha aktivitetet, me përjashtim të rikuperimit dhe
kontrollit të rrjedhjes, që përfshin ndarjen në qarqe, të cilat përmbajnë ose janë të projektuara
të përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, në veçanti furnizimi i sistemit me gaze serrë të
fluorinuara, duke hequr një ose më shumë pjesë të qarkut a pajisjes, duke ribashkuar dy ose më
shumë pjesë të qarkut ose të pajisjeve, si dhe riparimi i rrjedhjeve.
4.14 “Operator”, një person fizik ose juridik të cilit i është deleguar fuqia për funksionet
teknike të produkteve dhe pajisjeve që mbulohen nga ky vendim.
4.15 “Pajisje e palëvizshme”, një pajisje që nuk lëviz gjatë funksionimit dhe përfshin
pajisje të lëvizshme të dhomave të ajrit të kondicionuar.
4.16 “Pajisje e lëvizshme”, një pajisje në lëvizje gjatë operimit.
4.17 “Pajisjet e mbrojtjes nga zjarri”, pajisjet dhe sistemet e përdorura në parandalimin e
zjarreve apo pajisjet e shuarjes me presion përfshirë fikëset e zjarrit.
4.18 “Pajisje ushtarake”, armët, municionet dhe materialet e luftës të destinuara posaçërisht
për qëllime ushtarake, që janë të nevojshme për mbrojtjen e interesave thelbësore të sigurisë së
vendit.
4.19“Paketa e sistemeve të centralizuara të ftohjes”, sisteme me dy ose më shumë
kompresorë, të cilët operojnë në mënyrë paralele, të cilët janë të lidhur me një ose shumë
kondensorë të përbashkët dhe me një numër pajisjesh ftohëse, të tilla si: vitrinat,
banakëtfrigoriferikë,ngrirësitosedhomat frigoriferike të ruajtjes.
4.20“Perfluorokarbon” ose “PFCs”, substancat e listuara në seksionin 2 të aneksit I,
bashkëlidhur këtij vendimi, ose përzierjet që përmbajnë ndonjë prej këtyre substancave.
4.21“Përdorim”, përdorimi i gazeve serrë të fluorinuara gjatë prodhimit, mirëmbajtjes ose
shërbimit, duke përfshirë rimbushjen e produkteve dhe pajisjeve ose në procese të tjera që i
referohen këtij vendimi.
4.22“Përdorimtregtar”,përdorimipër magazinimin, ekspozimin ose servirjen e produkteve për
shitje te përdoruesi i fundit, në shitje me pakicë dhe në shërbimet e ushqimit.
4.23“Përzierje”, një fluid (gaz i lëngshëm), i përbërë nga dy ose më shumë substanca, ku të
paktën njëra prej tyre është një substancë e listuar në aneksin I ose në aneksin II, bashkëlidhur
këtij vendimi.
4.24“Potencial i ngrohjes globale” ose “PNG”, potenciali i ngrohjes së klimës nga një gaz serrë
i fluorinuar në raport me atë të dyoksidit të karbonit. Potenciali i ngrohjes globale (PNG) është
llogaritur në terma të potencialit të ngrohjes së shkaktuar nga një kilogram gaz për një
periudhë 100-vjeçare, krahasuar me atë të shkaktuar nga një kilogram CO2 për të njëjtën
periudhë, sikurse përcaktohet në anekset I, II dhe IV ose në rastet e përzierjeve, e llogaritur në
përputhje me përcaktimin në aneksin IV, bashkëlidhur këtij vendimi.
4.25“Qarku primar i ftohjes së sistemeve kaskadë”, qarku primar në sistemet indirekte me
temperaturë mesatare ku kombinimi i dy ose më shumë qarqeve të veçanta të ftohjes janë të
lidhura në seri të tilla që qarku primar absorbon/thith nxehtësinë e kondensimit të një qarku
sekondar për një temperaturë mesatare.
4.26“Riciklim”, ripërdorimi i një gazi serrë të fluorinuar, i rikuperuar më parë nëpërmjet një
procesi bazik pastrimi.
4.27 “Rigjenerim”, ripërpunimi i një gazi serrë të fluorinuar të rikuperuar, në mënyrë që të
plotësojë një standard specifik performance të një substancë të pastër, duke marrë në
konsideratë qëllimin e përdorimit të tij.
4.28 “Rikuperim”, mbledhja dhe ruajtja e gazeve serrë të fluorinuara nga produktet,
përfshirë kontejnerët dhe pajisjet gjatë mirëmbajtjes ose shërbimit apo përpara asgjësimit të
produkteve ose pajisjes.
4.29“Riparim”, restaurimi i produkteve të dëmtuara ose që rrjedhin apo pajisjes që përmban apo
funksionimi i së cilës mbështetet në gaze serrë të fluorinuara, përfshirë një pjesë që përmban
ose që është projektuar të përmbajë gaze të tilla.
4.30“Rimorkio frigoriferike”, një makinë që është projektuar dhe ndërtuar për t’u tërhequr nga
njëkamion ose një traktor, kryesisht për të kryer transportin e mallrave dhe është e pajisur me një njësi
frigoriferike.
4.31“Sipërmarrës”, çdo person fizik ose juridik që:
a)prodhon, përdor, rikuperon, mbledh, riciklon, rigjeneron ose shkatërron gazet serrë të fluorinuara;
b)importon apo eksporton gazet serrë të fluorinuara ose produktet dhe pajisjet që përmbajnë këto
gaze;
c)vendos në treg gazet serrë të fluorinuara ose produkte dhe pajisje që përmbajnë ose funksionet e
të cilave mbështeten mbi këto gaze;
ç) instalon, kryen shërbime, mirëmban, riparon, kontrollon për rrjedhje ose çmonton/heq nga
përdorimi pajisjet që përmbajnë, apo funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë të
fluorinuara;
d)është operatori i pajisjeve që përmbajnë apo funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë të
fluorinuara;
dh) prodhon, importon, eksporton, vendos në treg ose shkatërron gazet e listuara në aneksin II;
e)vendos në treg produkte ose pajisje që përmbajnë gazet e listuara në aneksin II.
4.32“Sistem i mbyllur hermetikisht”, një pajisje në të cilën të gjitha pjesët që përmbajnë gaze serrë
të fluorinuara janë të puthitura me saldim, ngjitje ose lidhje të ngjashme të përhershme, të cilat mund
të përfshijnë valvula të mbuluara dhe porta shërbimi të mbuluara, që lejojnë riparim të duhur ose
asgjësim dhe të cilat kanë një shkallë rrjedhjeje të testuar në më pak se 3 gramë në vit nën një
presion me të paktën një çerek të presionit maksimal të lejueshëm.
4.33“Sistemet e veçanta të ndara të ajrit të kondicionuar”, sistemet për dhomat me ajër të
kondicionuar, të cilat përbëhen nga një njësi e jashtme dhe një njësi e brendshme të lidhura me tuba
ftohjeje, të cilët kanë nevojë për instalimin në vendin e përdorimit.
4.34“Sistemi i zbulimit të rrjedhjeve”, një pajisje mekanike, elektrike ose elektronike e kalibruar për
të zbuluar rrjedhje të gazeve serrë të fluorinuara, e cila, kur i zbulon, sinjalizon operatorin.
4.35“Substancë e virgjër”, një substancë e cila nuk ka qenë e përdorur më parë.
4.36“Shkatërrim”, procesi, me anë të të cilit pothuajse të gjitha ose një pjesë e gazeve serrë të
fluorinuara transformohen në mënyrë të përhershme ose zbërthehen në një ose më shumë
substanca të qëndrueshme, të cilat nuk janë më gaze serrë të fluorinuara.
4.37“Shkumë me një komponent”, një përbërje shkume që përmbahet në një aerosol të vetëm në
gjendje të lëngshme, e reaguar ose pjesërisht e reaguar, dhe që zgjerohet dhe mpikset kur del
nga bombula me spraj.
4.38 “Ton të CO2ekuivalent”, një sasi e gazeve serrë, e shprehur si prodhimi i peshës në
metrik ton të gazeve serrë me potencialin e ngrohjes së tyre globale.
4.39 “Vendosje në treg”, furnizimi ose bërja e disponueshme për herë të parë në treg, me
ose pa pagesë, ose përdorimi i produktit për qëllime të veta të prodhuesit dhe përfshin edhe
zhdoganimin për qarkullim në tregun shqiptar.

KREU II
PARANDALIMI DHE KONTROLLI
1. Parandalimi i shkarkimeve të gazeve serrë të fluorinuara
1.1 Ndalohet lëshimi i qëllimshëm i gazeve serrë të fluorinuara në atmosferë.
1.2 Operatorët e pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara marrin masat teknike dhe
ekonomike paraprake, nëpërmjet krijimit të regjimit të kontrollit të rrjedhjeve nga pajisjet sipas
kërkesave të parashikuara në këtë vendim, për të parandaluar dhe minimizuar lëshimin e
paqëllimshëm (“rrjedhjet”) të këtyre gazeve.
1.3 Kur ndodh një rrjedhje e gazeve serrë të fluorinuara, operatori duhet të marrë masa të
menjëhershme për riparimin e pajisjes.
1.4 Kur pajisja kontrollohet për rrjedhje, sipas pikës 2.1 të këtij kreu, dhe pajisja është
riparuar, operatori verifikon, brenda një muaji nga dita e riparimit, nëse riparimi ka qenë
efektiv. Kontrolli dhe verifikimi bëhen nga një person fizik i certifikuar.
1.5Personat fizikë që kryejnë detyrat e referuara në shkronjat “a” deri në “c”, të pikës 8.1, të
këtij kreu, duhet të jenë të certifikuar në përputhje me pikën 8.3, të këtij kreu.
1.6Operatorëtduhettëgarantojnëse sipërmarrësit e kontraktuar, që kryejnë instalimin, servisin,
mirëmbajtjen, riparimin ose çmontimin e pajisjeve të listuara në shkronjat “a” deri “d”, të pikës
2.3, duhet të jenë të certifikuar në përputhje me pikën 8.5.
2.Kontrolli i rrjedhjeve
2.1 Operatorët e pajisjes, që përmban gaze serrë të fluorinuara në sasi prej 5 tonë CO2
ekuivalente ose më shumë dhe që nuk përfshihen në shkuma, sigurojnë që pajisja është
kontrolluar për rrjedhjet.
2.2Nuk i nënshtrohen kontrollit të rrjedhjes sipas pikës 2.1:
a) pajisja hermetikisht e mbyllur që përmban gaze serre të fluorinuara në sasi më të vogël se 10
tonë CO2 ekuivalente, me kusht që të jetë etiketuar si e mbyllur hermetikisht;
b) kutia elektrike e shpejtësisë nëse plotëson një nga kushtet e mëposhtme:
i) Ka një normë të testimit të rrjedhjes prej më pak se 0,1% në vit të përcaktuar në specifikimet
teknike të prodhuesit dhe është i etiketuar si e tillë;
ii) Është e pajisur me një pajisje monitorimi të presionit ose densitetit;
iii) Përmban më pak se 6 kg gaze serrë të fluorinuara.
2.3Pika 2.1 zbatohet për operatorët e pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, si më poshtë
vijon:
a) Pajisje të palëvizshme ftohjeje;
b) Pajisje të palëvizshme të ajrit të kondicionuar;
c) Pompat e nxehtësisë të palëvizshme;
ç) Pajisjet e palëvizshme të mbrojtjes nga zjarri;
d) Njësitë ftohëse në kamionët dhe rimorkiot frigoriferike;
dh) Kutia elektrike e shpejtësisë (electric sëitchgear);
e) Cikle organike rankine.
Për sa u përket pajisjeve të përmendura në shkronjat “a” deri “d”, të kësaj pike, kontrollet do të
kryhen nga persona fizikë të certifikuar në përputhje me rregullat e parashikuara në pikën 8, të
këtij kreu.
2.4Kontrollet e rrjedhjes, referuar pikës 2.1, kryen me shpeshtësinë e mëposhtme:
a) Për pajisje që përmban gazet serrë të fluorinuara në sasi prej 5 tonë CO 2 ekuivalente ose më
shumë, por më pak se 50 tonë CO2 ekuivalente: të paktën çdo 12 (dymbëdhjetë) muaj; ose kur
një sistem zbulimi i rrjedhjeve është instaluar, të paktën çdo 24 (njëzet e katër) muaj;
b) Për pajisje që përmban gazet serrë të fluorinuara në sasi prej 50 tonë CO2 ekuivalente ose më
shumë, por më pak se 500 tonë CO2 ekuivalente: të paktën çdo 6 (gjashtë) muaj ose, kur një sistem
zbulimi i rrjedhjeve është instaluar, të paktën çdo 12 (dymbëdhjetë) muaj;
c) Për pajisje që përmban gazet serrë të fluorinuara në sasi prej 500 tonë CO2 ekuivalente ose më
shumë: të paktën çdo 3 (tre) muaj ose kur një sistem zbulimi i rrjedhjeve është instaluar, të
paktën çdo 6 (gjashtë) muaj.
Paraqitja tabelare e këtij procesi jepet në aneksin VI, bashkëlidhur këtij vendimi.
2.5Detyrimet për kryerjen e kontrollit të rrjedhjeve sipas pikës 2.1 për pajisjet e mbrojtjes nga
zjarri,referuar në shkronjën “ç”, të pikës 2.3, konsiderohen të plotësuara kur janë plotësuar dy
kushtet e mëposhtme:
a)Regjimi ekzistues i inspektimit plotëson standardet ISO 14520 apo EN 15.004;
b)Pajisja e mbrojtjes nga zjarri është inspektuar sa herë që kërkohet sipas pikës 2.4.
2.6 Kërkesat dhe metodat standarde të kontrollit të rrjedhjeve të gazeve serrë të florinuara nga
pajisjet e përmendura në pikën 2.3 miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe
ministrit përgjegjës për ekonominë.
3.Sistemi i zbulimit të rrjedhjeve
3.1 Operatorët e pajisjes së listuar në shkronjat “a” deri në “ç”, të pikës 2.3, që përmban gaze
serrë të fluorinuara në sasi ekuivalente prej 500 tonë CO 2 ose më shumë, sigurojnë që pajisja
është e pajisur me sistemin e zbulimit të rrjedhjeve, i cili sinjalizon operatorin ose kompaninë e
shërbimit për çdo rrjedhje.
3.2 Operatorët e pajisjes së listuar në shkronjat “dh” dhe “e”, të pikës 2.3, që përmban gaze
serrë të fluorinuara në sasi ekuivalente prej 500 tonë CO 2 ose më shumë të instaluar nga 1 janari
2020, sigurojnë që kjo pajisje është e pajisur me një sistem të zbulimit të rrjedhjeve, i cili sinjalizon
operatorin ose kompaninë e shërbimit për ndonjë rrjedhje.
3.3 Operatorët e pajisjes së listuar në shkronjat “a” deri në “ç” dhe “e”, të pikës 2.3, të këtij
kreu, që janë subjekt i pikave 3.1 dhe 3.2, kryejnë kontrollin të paktën një herë në çdo 12
(dymbëdhjetë) muaj të sistemeve të zbulimit të rrjedhjeve për të siguruar funksionimin e duhur të
tyre.
3.4 Operatorët e pajisjes së listuar në shkronjën “dh”, të pikës 2.3, që janë subjekt i pikës 3.2,
kryejnë kontrollin një herë në çdo 6 (gjashtë) vjet të sistemeve të zbulimit të rrjedhjeve për të
siguruar funksionimin e duhur të tyre.
4.Mbajtja dhe ruajtja e të dhënave
4.1 Operatorët e pajisjes, për të cilën kërkohet kontrolli për rrjedhjet në përputhje me pikën 2.1,
krijojnë dhe mbajnë të dhëna për çdo pjesë të kësaj pajisjeje,dukespecifikuarinformacionin e
mëposhtëm:
a)Për sasinë dhe llojin e gazeve serrë të fluorinuara të instaluara;
b)Për sasitë e gazeve serrë të fluorinuara, që janë shtuar gjatë instalimit, mirëmbajtjes ose
shërbimit ose për shkak të rrjedhjes;
c)Nëse sasitë e instaluara të gazeve serrë të fluorinuara janë ricikluar apo rigjeneruar, përfshirë
emrin dhe adresën e fabrikës/sipërmarrësit të riciklimit ose të rigjenerimit dhe, kur është e
mundur, numrin e certifikatës;
ç) Për sasinë e rikuperuar të gazeve serrë të fluorinuara;
d)Për gjenealitetet e sipërmarrësit, i cili ka instaluar, ka kryer shërbimet, mirëmbajtjen dhe, kur
është e zbatueshme, ka riparuar apo ka nxjerrë jashtë përdorimit pajisjen, duke përfshirë, kur
është e mundur, numrin e certifikatës së tij;
dh) Për datat e kryerjes dhe rezultatet e kontrolleve të kryera në bazë të pikave 2.1 deri 2.4;
e)Nëse pajisja është nxjerrë jashtë përdorimit, masat e ndërmarra për rikuperimin dhe
shkatërrimin e gazeve serrë të fluorinuara.
4.2Operatorët e përmendur në pikën 4.1 mbajnë të dhënat për të paktën pesë vjet.
4.3Për qëllim të pikës 1.2, të kreut IV, sipërmarrësit, që furnizojnë me gaze serrë të
fluorinuara, duhet të mbajnë të dhënat përkatëse me informacionin e duhur për blerësit e
gazeve serrë të fluorinuara, përfshirë edhe të dhënat për:
a)numrin e faturave të blerësve;
b)sasitë përkatëse të blera të gazeve serrë të fluorinuara.
4.4 Sipërmarrësit që kryejnë shërbimet e përmendura në shkronjën “d”, të pikës 4.1, për
operatorët duhet të mbajnë kopjet e të dhënave për të paktën pesë vjet.
4.5 Formati i ruajtjes të së dhënave të kontrollit nga rrjedhjet për operatorët sipas kërkesave
të pikës 4.1 dhe për sipërmarrësit sipas kërkesave të pikës 4.3 miratohet me urdhër të ministrit.
4.6 Të dhënat e përmendura në pikën 4.1 për operatorët dhe të dhënat për sipërmarrësit që
furnizojnë me gaze serrë të fluorinuara vihen në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të
Mjedisit, me kërkesë të saj. Nëse të dhënat e marra nga operatorët ose sipërmarrësit përmbajnë
informacion mjedisor, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i vë këto të dhëna në dispozicion të
publikut, sipas legjislacionit në fuqi.
5. Shkarkimet e gazeve serrë të fluorinuara në lidhje me prodhimin
5.1 Prodhuesit e komponimeve të fluorinuara marrin të gjitha masat e nevojshme për të
kufizuar sa më shumë të jetë e mundur shkarkimet e gazeve serrë të fluorinuara gjatë prodhimit,
transportit dhe magazinimit, si edhe në rastet kur gazet serrë të fluorinuara janë prodhuar si
nënprodukte.
5.2 Pa rënë ndesh me pikën 1.1, të kreut IV, vendosja në treg e gazeve serrë të fluorinuara
dhe gazeve të listuara në aneksin II ndalohet kur prodhuesit ose importuesit nuk kanë
dokumentin ligjor që dëshmon kohën e vendosjes në treg dhe kur vërtetojnë se trifluorometani
i prodhuar si një nënprodukt gjatë procesit të prodhimit, përfshirë prodhimin e lëndëve të para
për prodhimin e tyre, është shkatërruar ose rikuperuar për përdorim të mëvonshëm, në
përputhje me teknikat më të mira të disponueshme.
5.3 Kjo kërkesë do të zbatohet nga 11 qershori 2019.
6.Rikuperimi
6.1Operatorët e pajisjeve të palëvizshme ose të njësive ftohëse (frigoriferike) të kamionëve dhe
rimorkiove frigoriferike, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara që nuk gjenden në shkuma,
kryejnë rikuperimin e gazeve nëpërmjet personave fizikë që zotërojnë certifikatën përkatëse në
përputhje me pikën 8, të këtij kreu, në mënyrë që këto gaze të riciklohen, të rigjenerohen ose të
shkatërrohen.
Këto detyrime zbatohen për operatorët e pajisjeve të mëposhtme:
a)Qarqet ftohëse të frigoriferëve të palëvizshëm, të pajisjeve stacionare me ajër të kondicionuar
dhe pajisjeve stacionare të pompave të nxehtësisë;
b)Qarqet ftohëse të njësive frigoriferike të kamionëve dhe trajlerëve frigoriferikë;
c)Pajisjet stacionare (fikse) që përmbajnë tretës me bazë gaze serrë të fluorinuara;
ç) Pajisjet stacionare (fikse) për mbrojtjen nga zjarri;
d)Kutitë e shpejtësisë të stacioneve elektrike me tension të lartë.
6.2 Sipërmarrësi që përdor një kontejner që përmban gaze serrë të fluorinuara, përpara
asgjësimit të tij merr masa për rikuperimin e gazeve të mbetura për të garantuar më tej
riciklimin, rigjenerimin ose shkatërrimin e tyre.
6.3 Operatorët e produkteve dhe pajisjeve që nuk listohen në pikën 6.1, përfshirë pajisjet e
lëvizshme që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, marrin masat për rikuperimin e gazeve, në bazë
të teknikave më të mira të disponueshme nga personat e duhur fizikë të kualifikuar, në mënyrë
që ato të riciklohen, të rigjenerohen ose të shkatërrohen.
7.Skemat e përgjegjësive të prodhuesit
7.1 Prodhuesi i gazeve serrë të fluorinuara apo/ose palët e treta që veprojnë në emër të tyre marrin
masa që të financojnë të gjitha kostot që rrjedhin për ngritjen dhe funksionimin e skemës së
rikuperimit, riciklimit, rigjenerimit apo shkatërrimit të gazeve serrë të fluorinuara, individualisht
apo në bashkëpunim ndërmjet tyre, brenda një afati prej 5 (pesë) vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij
vendimi.
7.2 Prodhuesit e pajisjeve dhe produkteve të gazeve serrë të fluorinuara ose palët e treta që veprojnë
në emër të tyre:
a)sigurojnë që skema e rikuperimit, riciklimit, rigjenerimit apo shkatërrimit të gazeve serrë të
fluorinuara realizohet nga persona fizikë apo sipërmarrje që zotërojnë certifikatën përkatëse në
përputhje me pikën 8, të këtij kreu;
b)informojnë përdoruesit përfundimtarë dhe u japin mundësi të dorëzojnë në pika të afërta
grumbullimi lehtësisht të aksesueshme prej tyre, siç janë pikat e shitjes së pajisjeve dhe produkteve
përkatëse.
8. Trajnimi dhe certifikimi
8.1Kërkesat minimale për programet e trajnimit, dëshmive të trajnimeve për personat fizikë,
certifikimit për personat fizikë dhe sipërmarrësit, si edhe sistemi i vlerësimit të tyre miratohen
me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për mjedisin, ministrit përgjegjës për arsimin
dhe ministrit përgjegjës për tregtinë. Trajnimit u nënshtrohen personat fizikë që kryejnë detyrat
e mëposhtme:
a)Instalimin, servisin, mirëmbajtjen, riparimin ose nxjerrjen nga përdorimi të pajisjeve të listuara
në shkronjat “a” deri “dh”, të pikës 2.3, të këtij kreu;
b)Kontrollin e rrjedhjeve të pajisjeve të përmendura në shkronjat “a” deri “d”, të pikës 2.3,
siç parashikohet në pikën 2.1;
c)Rikuperimin e gazeve serrë të fluorinuara, siç parashikohet në pikën 6.1.
Këto kërkesa minimale specifikojnë për secilin lloj të pajisjeve aftësitë dhe njohuritë e
nevojshme praktike e teorike.
8.2Programet e trajnimit të parashikuara në pikën 8.1 mbulojnë çështjet e mëposhtme:
a)Rregulloret e aplikueshme dhe standardet teknike;
b) Parandalimin e shkarkimeve;
c) Rikuperimin e gazeve serrë të fluorinuara;
ç) Trajtimin e sigurt të pajisjeve të llojit dhe madhësisë së përfshirë në certifikatë;
d)Informacion për teknologjitë përkatëse për të zëvendësuar ose për të zvogëluar përdorimin e
gazeve serrë të fluorinuara dhe trajtimin e tyre të sigurt.
8.3 Certifikatapërpersonatfizikëdhe sipërmarrësit, si dhe dëshmia e kryerjes së trajnimit për
personat fizikë lëshohet nga “organi i akredituar certifikues i personelit”, pasi i nënshtrohen
testimit teorik dhe praktik të njohurive, në përputhje me kërkesat e referuara në pikën 8.1, të
këtij kreu. Sistemi i vlerësimit përcaktohet në udhëzimin e përbashkët referuar pikës 8.1, të këtij
kreu.
8.4 Përjashtohen nga testimi dhe pajisen me dëshmi të kryerjes së trajnimit personat fizikë,
të cilët kryejnë detyrat e përcaktuara në pikën 8.1, vetëm për njësitë ftohëse në kamionët dhe
rimorkiot frigoriferike sipas shkronjës “d”, të pikës 2.3, të këtij kreu.
8.5Sipërmarrësit certifikohen vetëm nëse personeli i tij teknik (personat fizikë) është pajisur me
certifikatë sipas përcaktimeve të pikës 8.3, të këtij kreu.
8.6Deri në momentin e akreditimit si “organ/e certifikues/e të personelit”, certifikatat për
personat fizikë dhe sipërmarrësit, si edhe dëshmia e kryerjes së trajnimit për personat fizikë
lëshohen nga institucione publike ose jopublike të licencuara sipas legjislacionit në fuqi për arsimin
profesional dhe që plotësojnë minimalisht kushtet e mëposhtme:
a) Të kenë në dispozicion mjediset e duhura për trajnimin e personave fizikë;
b) Të kenë në dispozicion pajisjet demonstruese për trajnimin e personave fizikë;
c) Të kenë përvojë në fushën e trajnimeve referuar shkronjave “a”, “b” e “c”, të pikës 8.2, të
këtij kreu, ose në fushën e mirëmbajtjes së pajisjeve të tjera elektrike dhe elektronike;
ç) Të kenë përvojë në fushën e testimit të njohurive teorike dhe praktike mbas përfundimit të
programit të trajnimit nga personeli referuar shkronjave “a”, “b” e “c”, të pikës 8.2, të këtij kreu,
ose në fushën e mirëmbajtjes së pajisjeve të tjera elektrike dhe elektronike;
d)Për kryerjen e çdo programi trajnimi, referuar shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të pikës 8.2, të ketë
të punësuar ose të kontraktuar të paktën katër persona që kanë përvojë në fushën e edukimit,
trajnimit ose planifikimit të pajisjeve për programet përkatëse të trajnimit.
8.7 Modeli i certifikatave dhe i dëshmisë miratohen me urdhër të ministrit.
8.8 Kostot e trajnimit të personave fizikë dhe sipërmarrësve mbulohen nga vetë personat fizikë
për llogari të “organit të akredituar certifikues të personelit”.
8.9 Deri në krijimin e “organit të akredituar certifikues të personelit”, referuar në pikën 8.6, të
këtij kreu, vlerësimi/testimi i njohurive teorike dhe praktike në përfundim të programit të
trajnimit kryhet nga Komisioni i Vlerësimit, i cili ngrihet me urdhër të përbashkët të ministrit
dhe ministrit përgjegjës për arsimin dhe ka në përbërje:
a) përfaqësues nga personeli i institucionit publik ose jopublik që ka kryer trajnimin;
b) 1 (një) përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, i cili mbulon çështjet e ndryshimeve klimatike;
c) 1 (një) përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili mbulon çështjet e arsimit
profesional.
8.10. Organi/et i/e akredituara, certifikues të personelit, sipas pikës 8.6, të këtij vendimi,:
a)ruan deri në 5 (pesë) vjet të dhënat e testeve teorike dhe praktike të kryera nga personat
fizikë, si dhe rezultatin e përgjithshëm të testit;
b)pranon që personat fizikët t’i nënshtrohen testimit teorik dhe praktik, edhe pa kryer
programin e trajnimit;
c)dërgon 1 (një) herë në muaj në Ministrinë e Mjedisit listën e personave fizikë që kanë kryer
me sukses testimin teorik dhe praktik, e cila duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, adresën,
numrin e telefonit ose adresën e e-mail-it, kategorinë e pajisjes për të cilën ka kryer testimin,
datën e testimit, si dhe numrin e regjistrimit të certifikatës;
ç) njofton Ministrinë e Mjedisit për vendin dhe datën e kryerjes së testimit, 1 muaj përpara
kryerjes së tij.
8.11 Agjencia Kombëtare e Akreditimit dërgon në Ministrinë e Mjedisit listën e “organeve të
akredituara certifikuese të personelit” për gazet e fluorinuara, si dhe përditësimin periodik të
saj.
8.12 Ministria përgjegjëse për arsimin dërgon në Ministrinë e Mjedisit listën e institucioneve
publike dhe jopublike të licencuara në fushën e pajisjeve elektrike dhe elektronike që
mbulojnë edhe gazet serrë të fluorinuara.
8.13Ministria e Mjedisit krijon dhe publikon regjistrin me të dhënat, për:
a) certifikatat e lëshuara për personat fizikë dhe sipërmarrësit;
b) dëshmitë e kryerjes së trajnimeve të lëshuara për personat fizikë;
c)organin/et e/të akredituar/a certifikues/e të personelit”;
ç) institucionet publike dhe jopublike të licencuara.
8.14 Modeli i regjistrit dhe mënyra e administrimit të tij miratohen me urdhër të ministrit.

KREU III
VENDOSJA NË TREG DHE KONTROLLI I PËRDORIMIT
1.Kufizimet për vendosjen në treg
1.1 Afatet kohore të ndalimit të vendosjes në treg të produkteve dhe pajisjeve të listuara në
tabelën e aneksit III, bashkëlidhur këtij vendimi, do të përcaktohen brenda vitit 2018, në
bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për tregtinë.
1.2 Shitja dhe blerja e gazeve serrë të fluorinuara për qëllime të kryerjes së instalimit,
shërbimeve, mirëmbajtjes ose riparimit të pajisjeve, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara ose
funksionimi i të cilave mbështetet mbi ato gaze, kryhet vetëm për personat fizikë ose juridikë të
pajisur me certifikatë sipas pikës 8, të kreut II, të këtij vendimi. Për sipërmarrësit, që kryejnë
vetëm transportin dhe shpërndarjen e gazeve serrë të fluorinuara, pajisja me certifikatë nuk është
e detyrueshme.
1.3 Pajisjet e mbyllura jo hermetikisht të mbushura me gaze serrë të fluorinuara shiten për
përdoruesit e fundit, vetëm kur ai dëshmon se instalimi i pajisjes do të kryhet nga një person
fizik/sipërmarrës i certifikuar në përputhje me pikën 8, të kreut II, të këtij vendimi.
2.Kontrolli i përdorimit
2.1Ndalohet përdorimi i hekzafluorit të squfurit:
a)në procesin e derdhjes së magnezit dhe në riciklimin e aliazheve të magnezit të derdhur. Për
instalimet që përdorin një sasi të hekzafluorit të squfurit më pak se 850 kg në vit, në procesin e
derdhjes së magnezit dhe në riciklimin e aliazheve të magnezit të derdhur, ky ndalim do të zbatohet
nga 1 janari 2021;
b)në përmbushjen e gomave të makinave.
2.2 Afatet kohore për ndalimin e përdorimit të gazeve serrë të fluorinuara, me një potencial të
ngrohjes globale prej 2 500 apo më shumë, për shërbimin ose mirëmbajtjen e pajisjeve të
ftohjes me një masë mbushjeje prej 40 tonë CO2 ekuivalente ose më shumë, do të përcaktohen
brenda vitit 2019.
2.3 Përjashtohen nga ndalimet pajisjet ushtarake ose pajisjet e destinuara për aplikimet e
projektuara për ftohjen e produkteve nën temperaturën -50 °C.
2.4Ndalimet e referuara në pikën 2.2, të këtij kreu, nuk zbatohen për kategoritë e mëposhtme të
gazeve serrë të fluorinuara, deri në datën 1 janar 2030:
a) Gazet serrë të fluorinuara të rigjeneruara që kanë një potencial të ngrohjes globale prej
2500 ose më shumë, që përdoren për mirëmbajtjen ose shërbimin e pajisjeve ekzistuese
ftohëse dhe të etiketuara në përputhje me pikën 3.6, të këtij kreu;
b) Gazet serrë të fluorinuara të ricikluara që kanë një potencial të ngrohjes globale prej 2500
ose më shumë, që përdoren për mirëmbajtjen ose shërbimin e pajisjeve ekzistuese ftohëse dhe
që sigurojnë se janë rikuperuar nga pajisje të tilla. Gaze të tilla të ricikluara mund të përdoren
vetëm nga sipërmarrësit të cilët kryejnë rikuperimin e tyre si pjesë e mirëmbajtjes ose shërbimit.
3. Etiketimi dhe informacioni për produktet dhe pajisjet
3.1 Produktet dhe pajisjet, që përmbajnë ose funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë
të fluorinuara, vendosen në treg vetëm nëse janë pajisur me etiketë. Kjo kërkesë zbatohet vetëm
për:
a) Pajisjet ftohëse frigoriferike;
b) Pajisjet me ajër të kondicionuar;
c) Pompat e nxehtësisë;
ç) Pajisjet e mbrojtjes nga zjarri;
d)Kutinë e shpejtësisë elektrike;
dh) Aerosolet që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, me përjashtim të inhalatorëve me doza të
përcaktuarapërshpërndarjen e përbërësvefarmaceutikë;
e) të gjithë kontejnerët e gazeve serrë të fluorinuara.
3.2Etiketat e kërkuara, referuar pikës 3.1, të këtij kreu, duhet të tregojnë të dhënat e mëposhtme:
a) Një referencë që produkti ose pajisja përmban gaze serrë të fluorinuara ose që funksionimi
i tyre mbështetet mbi gaze të tilla;
b) Emërtimi i pranuar nga industria për gazet serrë të fluorinuara në fjalë ose, nëse nuk ka
përcaktim të tillë, vendosja e emrit kimik;
c) Nga 1 janari 2020, sasinë e shprehur në peshë dhe në CO2 ekuivalente e gazeve serrë të
fluorinuara, që përmbahen në produkt apo pajisje, ose sasinë e gazeve serrë të fluorinuara, për
të cilën pajisja është projektuar, si edhe potencialin e ngrohjes globale të këtyre gazeve.
3.3Etiketat e kërkuara sipas pikës 3.1, të këtij kreu, kur është e aplikueshme/zbatueshme
duhet të tregojnë të dhënat e mëposhtme:
a)Një referencë që gazet serrë të fluorinuara përmbahen në pajisje hermetikisht të mbyllura;
b)Një referencë që kutia e shpejtësisë elektrike kanjë normë të testimit për rrjedhje prej më pak
se 0,1% në vit, të përcaktuar në specifikimet teknike të prodhuesit.
3.4Etiketa duhet të jetë qartësisht e lexueshme, që nuk fshihet, në gjuhën shqipe dhe vendoset:
a)afër portave hyrëse ku kryhet mbushja ose rigjenerimi i gazeve-F;
b)në atë pjesë të produktit ose pajisjes që përmban gaze serrë të fluorinuara. Për sistemet e
mbyllura hermetikisht, ato duhet të etiketohen si të tilla.
3.5Shkumat dhe polyolet e parapërziera, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, do të vendosen
në treg vetëm nëse gazet serrë të fluorinuara janë identifikuar me një etiketë duke përdorur
emërtimin e pranuar nga industria për gazet serrë të fluorinuara në fjalë ose, nëse nuk ka përcaktim
të tillë vendoset emri kimik. Etiketa duhet të tregojë në mënyrë të qartë se shkuma ose polyolet e
parapërziera përmbajnë gaze serrë të fluorinuara. Në rastin e shtresave të polisteroleve, ky
informacion deklarohet në mënyrë të qartë dhe të pashlyeshme në shtresë në gjuhën shqipe.
3.6Gazet serrë të fluorinuara të rigjeneruara apo të ricikluara duhet të etiketohen me një tregues
se substanca është rigjeneruar ose ricikluar, dhe të shoqërohen me informacionin për numrin e
serisë dhe emrin e adresën e fabrikës/sipërmarrësit që ka kryer rigjenerimin ose riciklimin.
3.7 Gazet serrë të fluorinuara, të vendosura në treg për shkatërrim, duhet të etiketohen me një
tregues se përmbajtja e kontejnerit duhet vetëm të shkatërrohet.
3.8 Gazet serrë të fluorinuara, që vendosen në treg për eksport të drejtpërdrejtë, të etiketohen
me një tregues që përmbajtja e kontejnerit të eksportohet menjëherë.
3.9 Gazet serrë të fluorinuara, të vendosura në treg për përdorim në pajisjet ushtarake,
etiketohen me një tregues që përmbajtja e kontejnerit përdoret vetëm për atë qëllim.
3.10 Gazet serrë të fluorinuara, të vendosura në treg për gravurën e materialeve
gjysmëpërçuese ose për pastrimin me avull kimikatesh të dhomave të depozitimit brenda
sektorit të prodhimit të gjysmëpërçuesve, të etiketohen me një tregues se përmbajtja e
kontejnerit mund të përdoret vetëm për këtë qëllim.
3.11 Gazet serrë të fluorinuara, të vendosura në treg për përdorim si lëndë e
parë/feedstock, të etiketohen me një tregues se përmbajtja e kontejnerit mund të përdoret vetëm
si lëndë e parë/feedstock.
3.12 Gazet serrë të fluorinuara, të vendosura në treg për prodhimin e inhalatorëve për thithjen e
dozave të përcaktuara të ilaçeve, për furnizimin e përbërësve farmaceutikë, të etiketohen me një
tregues se përmbajtja e kontejnerit të përdoret vetëm për atë qëllim.
3.13Informacioni i përmendur në pikat 3.2 dhe 3.5, të këtij kreu, përfshihet në manualet
udhëzuese për produktet dhe pajisjet në fjalë.
3.14 Në rastin e produkteve dhe pajisjeve, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara me një
potencial të ngrohjes globale prej 150 ose më shumë, ky informacion të përfshihet edhe në
përshkrimet e përdorura për reklama.
3.15 Forma e etiketës dhe kërkesa shtesë për etiketimin e produkteve dhe pajisjeve që
përmbajnë gaze serrë të fluorinuara përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit,
ministrit përgjegjes për tregtinë dhe ministrit përgjegjës për industrinë.

KREU IV
RAPORTIMI
1. Raportimi për prodhimin, importin, eksportin përdorimin e lëndës së parë/feedstock dhe
shkatërimin e substancave të listuara në anekset I dhe II
1.1Që prej 31 marsit 2018 dhe çdo vit pasues, çdo prodhues, importues dhe eksportues, që
prodhon, importon ose eksporton 1 metrik ton ose 100 tonë CO2 ekuivalent ose më shumë gaze
serrë të fluorinuara dhe gazet e listuara në aneksin II, gjatë vitit pasardhës duhet të informojë
Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të dhënat e specifikuara në aneksin V për secilën nga ato
substanca për atë vit kalendarik.
1.2 Që prej 31 marsit 2018 dhe çdo vit pasues, çdo sipërmarrës, që shkatërron 1 metrik ton
ose 1000 tonë CO2 ekuivalent ose më shumë gaze serrë të fluorinuara dhe gazet e listuara në
aneksin II, gjatë vitit pasardhës duhet të informojë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të
dhënat e specifikuara në aneksin V për secilën nga ato substanca për atë vit kalendarik.
1.3 Që prej 31 marsit 2018 dhe çdo vit pasues, çdo sipërmarrës, që përdor 1000 tonë
CO2ekuivalent ose më shumë gaze serrë të fluorinuara si lëndë të parë/feedstock gjatë vitit
pasardhës duhet të informojë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të dhënat e specifikuara në
aneksin V për secilën nga ato substanca për atë vit kalendarik.
1.4 Që prej 31 marsit 2018 dhe çdo vit pasues, çdosipërmarrës, që ka vendosur në treg 500
tonë CO2 ekuivalent ose më shumë gaze serrë të fluorinuara dhe gazet e listuara në aneksin II
që gjenden në produkte ose pajisje, gjatë vitit pasardhës duhet të informojë Agjencinë
Kombëtare të Mjedisit për të dhënat e specifikuara në aneksin V për secilën nga ato substanca
për atë vit kalendarik.
2. Grumbullimi i të dhënave të shkarkimeve
2.1Agjencia Kombëtare e Mjedisit ngre një bazë të dhënash në përputhje me të dhënat e ruajtura
sipas pikës 4, të kreut II, për sektorët përkatës referuar në këtë vendim, me synim marrjen e të
dhënave të shkarkimeve të gazeve serrë të fluorinuara.
2.2Agjencia Kombëtare e Mjedisit përdor bazën e të dhënave referuar pikës 2.1, të kreut V, për
hartimin e inventarit kombëtar të gazeve me efekt serrë.

KREU V
INSPEKTIMI
1. Mospërmbushja e kërkesave të këtij vendimi, kur nuk përbën vepër penale, përbën
kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet sipas nenit 69, pika 1/b, të ligjit nr. 10431, datë
9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, për shkeljet, si më poshtë vijon:
a) Nga operatorët lidhur me:
i) lëshimin e qëllimshëm të gazeve serrë të fluorinuara në atmosferë gjatë instalimit, servisit,
mirëmbajtjes, riparimit ose çmontimit të pajisjeve;
ii) lëshimin e qëllimshëm të gazeve serrë të fluorinuara në atmosferë gjatë rikuperimit,
riciklimit dhe rigjenerimit të gazeve serrë të fluorinuara;
iii) moskryerjen e kontrollit për rrjedhje të pajisjeve të referuara në pikën 2.3, të kreut II, të
këtij vendimi, nga persona të certifikuar;
iv) moskryerjen e kontrollit për rrjedhje të pajisjeve të referuara në pikën 2.3, të kreut II, të
këtij vendimi, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara në sasi prej 5 tonë CO2 ekuivalente ose më
shumë;
v) moskryerjen e kontrollit për rrjedhje të pajisjeve të referuara në pikën 2.3, të kreut II, me
shpeshtësinë e përcaktuar në pikën 2.4, të kreut II, të këtij vendimi;
vi) mosplotësimin e kushteve të kontrollit të përcaktuara në pikën 2.5, të kreut II, të këtij
vendimi, për pajisjet e palëvizshme të mbrojtjes nga zjarri;
vii) mospajisjen e pajisjeve të referuara në pikën 2.3, të kreut II, me sistemin e zbulimit të
rrjedhjeve, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pikën 3, të kreut II, të këtij vendimi;
viii) mosmbajtjen e të dhënave të specifikuara në pikën 4.1, të kreut II, të këtij vendimi, për çdo
pjesë të pajisjeve dhe mosruajtjen e tyre për të paktën 5 (pesë) vjet;
ix) mosvënien në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, me kërkesë të saj, të të
dhënave të specifikuara në pikën 4.1, të kreut II, të këtij vendimi;
x) moskryerjen e rikuperimit të gazeve serrë të fluorinuara nga pajisjet e palëvizshme ose njësitë
ftohëse (frigoriferike)tëkamionavedherimorkiovefrigoriferikë, që listohen në pikën 6.1, të kreut II, të
këtij vendimi, nëpërmjet personave fizikë që zotërojnë certifikatën përkatëse;
xi) moskryerjen e rikuperimit të gazeve serrë të fluorinuara, nga produktet dhe pajisjet që nuk
listohen në pikën 6.1, të kreut II, të këtij vendimi, në bazë të teknikave më të mira të
disponueshme, nga personat e duhur fizikë të kualifikuar.
b) Nga sipërmarrësit:
i) që kryejnë instalimin, servisin, mirëmbajtjen, riparimin ose çmontimin e pajisjeve që
përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, me persona të pacertifikuar;
ii) për mosmbajtjen e të dhënave të specifikuara në pikën 4.1, të kreut II, të këtij vendimi, për
çdo pjesë të pajisjeve dhe mosruajtjen e tyre për të paktën 5 (pesë) vjet;
iii) për mosvënien në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, me kërkesë të saj, të të
dhënave të specifikuara në pikën 4.1, të kreut II, të këtij vendimi;
iv) për mosmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të kufizuar shkarkimet e gazeve serrë
të fluorinuara gjatë prodhimit, transportit dhe magazinimit, si dhe në rastet kur gazet serrë të
fluorinuara janë prodhuar si nënprodukte;
v) për vendosjen në treg të gazeve serrë të fluorinuara dhe gazeve të listuara në aneksin II, të
këtij vendimi, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në pikën 5.2, të kreut II, të këtij
vendimi;
vi) për mosmarrjen e masave për rikuperimin e gazeve të mbetura kur përdor një kontejner që
përmban gaze serrë të fluorinuara, përpara asgjësimit të tij;
vii) për mosmarrjen e masave për finacimin e të gjitha kostove, që rrjedhin për ngritjen dhe
funksionimin e skemës së rikuperimit, riciklimit, rigjenerimit apo shkatërrimit të gazeve serrë
të fluorinuara, brenda 5 (pesë) vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
viii) për mosrealizimin e skemës së rikuperimit,riciklimit, rigjenerimit apo shkatërrimit të gazeve serrë
të fluorinuara nga persona fizikë apo sipërmarrje që zotërojnë certifikatën përkatëse;
ix) për shitjen dhe blerjen e gazeve serrë të fluorinuara për qëllime të kryerjes së instalimit,
shërbimeve, mirëmbajtjes ose riparimit të pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara ose
funksionimi i të cilave mbështetet mbi ato gaze ndaj personave fizikë ose juridikë të papajisur
me certifikatë;
x) për shitje të pajisjeve të mbyllura jo hermetikisht, të mbushura me gaze serrë të
fluorinuara, për përdoruesit e fundit, kur ai nuk dëshmon se instalimi i pajisjes do të kryhet nga
një person fizik/sipërmarrës i certifikuar;
xi) për përdorim të hekzafluorit të squfurit në procesin e derdhjes së magnezit dhe në riciklimin
e aliazheve të magnezit të derdhur dhe për mbushjen e gomave të makinave;
xii) për vendosjen në treg të produkteve dhe pajisjeve të referuara në pikën 3.1, të kreut III, të
këtij vendimi, të papajisura me etiketë;
xiii) për mosraportimin për prodhimin, importin, eksportin, përdorimin e lëndës së
parë/feedstock dhe shkatërrimin e substancave të listuara në anekset I dhe II, në përputhje me
kërkesat e përcaktuara në pikën 1, të kreut V, të këtij vendimi.
2.Autoriteti kompetent për inspektimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve administrative, sipas
pikës 1, është Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, përjashtuar nënndarjen
“xii”, të shkronjës “b”, të pikës 1.
3.Inspektorati Shtetëror për Mbikëqyrjen e Tregut në ministrinë përgjegjëse për tregtinë është
autoriteti përgjegjës për inspektimin e etiketës së produkteve dhe pajisjeve të importuara apo
të prodhuara në vend, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara në përputhje me kërkesat e kreut
III, pika 3, e ndëshkueshme sipas nënndarjes “xii”, të shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij kreu.
4.Inspektorati Qendror Teknik, përgjegjës për sigurinë e pajisjeve dhe instalimeve elektrike dhe
të pajisjeve nën presion, është autoriteti kompetent për kontrollin e pajisjeve të referuara në
shkronjat “dh” e “e”, të pikës 2.3, të kreut II, të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin
që garanton sigurinë e punës së pajisjeve nën presion dhe sigurinë e punës së pajisjeve dhe të
instalimeve elektrike.
5.Autoriteti doganor është autoriteti kompetent, për:
a) inspektimin e importit dhe eksportit të gazeveserrë të fluorinuara dhe produkteve ose
pajisjeve që i përmbajnë ato;
b) raportimin, çdo datë 31 mars, pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit të të dhënave të
ruajtura të vitit të mëparshëm kalendarik për importin dhe eksportin e gazeve serrë të
fluorinuara dhe produktet që i përmbajnë ato, raportim i bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave;
c) moszhdoganimin për gazet e fluorinuara ose produktet që i përmbajnë ato nëse gjejnë
shkelje të kërkesave të përcaktuara në kreun III, pikat 1, 2, 3;
ç) gazet apo produktet që nuk zhdoganohen për shkak të shkeljeve të kërkesave të përcaktuara
në kreun III, pikat 1 e 2, e që kthehen mbrapsht në destinacionin nga kanë ardhur;
d)gazet apo produktet që nuk zhdoganohen për shkak të shkeljeve të kërkesave të përcaktuara
në kreun III, pika 3, e që magazinohen deri në zbatimin e kërkesave të etiketimit.
Gjatë kryerjes së inspektimeve në përputhje me parashikimet e këtij vendimi, autoritetet
doganore mund të kërkojnë asistencën profesionale të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit,
Pyjeve dhe Ujërave.

KREU VI
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve
dheUjërave,InspektoratiQendrorTeknik,Inspektorati Shtetëror për Mbikëqyrjen e Tregut dhe
Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar
2016.

KRYEMINISTRI
Edi Rama
VENDIM
Nr. 127, datë 11.2.2015

PËR KËRKESAT PËR PËRDORIMIN NË BUJQËSI TË LLUMRAVE TËUJËRAVE


TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 34, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011,
“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit
dhe ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

KREU I
TË PËRGJITHSHME
1.Qëllimi i këtij vendimi është të rregullojë përdorimin korrekt në bujqësi të llumrave të
ujërave të ndotura, duke nxitur ato mënyra që parandalojnë efektet e dëmshme në tokë, bimësi,
kafshë dhe tek njerëzit.
2.Për qëllim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm nënkuptojnë:
a) “Autoriteti kompetent” është Ministria e Mjedisit (MM), Agjencia Kombëtare e Mjedisit
(AKM), Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit
RuraldheAdministrimittëUjërave (MBZHRAU), Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Tokës dhe
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB);
b) “Bujqësi”, sipas përkufizimit në ligjin nr. 9717, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe
zhvillimin rural”;
c)“Ekuivalent popullsie (p.e.)” është ngarkesa organike e biodegradueshme, që ka kërkesë
biokimike pesëditore për oksigjen (BOD5), prej 60 g. oksigjen në ditë;
ç) “Impiant trajtimi i ujërave të ndotura” është njësia që trajton dhe pastron ujërat e ndotura me
prejardhje nga përdorimi familjar dhe/ose industrial, me kapacitet total trajtimi më shumë se
500 PE, përfshirë dhe pjesën e fundit në derdhje të kolektorit të ujërave të ndotura;
d)“Impiant i vogël trajtimi i ujërave të ndotura” është impianti mekapacitet total trajtimi më pak
se 500 PE;
dh) “Impiant individual ose lokal trajtimi i ujërave të ndotura” është gropa septike, gropa e
ujërave të zeza, gropa e banjave, banja në oborr me gropë ose drenazhi francez, i cili shërben
për trajtimin në vend të ujërave të ndotura, në zonat ku nuk ka sistem publik kanalizimesh;
e)“Llum” janë llumrat që mbeten nga:
i) impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, sipas përcaktimit në shkronjën “ç”;
ii) impiantet e vogla të trajtimit të ujërave të ndotura, sipas përcaktimit në shkronjën “d”;
iii) impiante individuale ose lokale të trajtimit të ujërave të ndotura, sipas përcaktimit në
shkronjën “dh”.
ë) “Llumra të trajtuara” janë llumrat që i janë nënshtruar trajtimit biologjik, kimik ose trajtimit
me nxehtësi, magazinimit afatgjatë ose ndonjë procesi tjetër të përshtatshëm, që redukton në
mënyrë të konsiderueshme fermentimin e tyre dhe rreziqet për shëndetin, që vijnë si rezultat i
përdorimit të tyre;
f) “Përdorim” është përhapja e llumrave mbi tokë, ose çdo përdorim tjetër i llumrave mbi
ose në tokë;
g) “Prodhues” është operatori i impiantit që prodhon dhe/ose vendos në treg llumra të
trajtuara për përdorim në bujqësi;
gj) “Përdorues” është personi fizik ose juridik që përdor llumrat e trajtuara, të cilat dalin nga të
gjitha impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.
h) “Tokë bujqësore”, sipas përkufizimit në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e
tokës bujqësore”;
i) “Ujëra të ndotura” janë ujëra të përdorura ose ujërat që përmbajnë lëndë të ngurta, nga
përdorimet familjare, tregtare dhe industriale, të cilat janë ndotur dhe/ose u janë ndryshuar vetitë
(ujëra të përdorura ose mbetje të lëngshme), si dhe lëngjet kulluese nga landfill-et sanitare, apo
llumrat nga gropat septike;
j) “Ujëra të ndotura urbane”, sipas përkufizimit në ligjin nr. 111/2012, “Për menaxhimin e
integruar të burimeve ujore”;
k) “Ujëra të ndotura industriale”, sipas përkufizimit në ligjin nr. 111/2012, “Për menaxhimin e
integruar të burimeve ujore”.

KREU II
LLUMRAT
3. Përveç sa parashikohet në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të
mbetjeve”, të ndryshuar, llumrat mund të përdoren në bujqësi vetëm në qoftë se janë në
përputhje me kërkesat e këtij vendimi.
4. Vlerat kufi të përqendrimit të metaleve të rënda në tokën ku janë përdorur llumrat, vlerat
kufi të përqendrimit të metaleve të rënda në llumra dhe vlerat kufi për sasinë e metaleve të
rënda që mund të futen çdo vit në tokën e parashikuar për bujqësi përcaktohen në anekset IA,
IB dhe IC, që i bashkëngjiten këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
5. Llumrat nuk duhet të përdoren në tokat ku përqendrimi i një apo më shumë metaleve tërënda
i kapërcen vlerat kufi, të përcaktuara në aneksin IA, ose kur përdorimi i llumrave mund të sjellë
kapërcimin e këtyre vlerave kufi.
6. Për qëllime të pikës 5, të këtij vendimi:
a)sasia maksimale e llumrave që mund të përdoret në tokë, e shprehur në ton, lëndë e thatë, për
hektar, në vit, do të përcaktohet nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB)
pas konsultimeve të detyrueshme me Inspektoratin Shtetëror të Mbrojtjes së Tokës, rast pas
rasti, duke pasur parasysh pozicionin gjeografik dhe karakteristikat e tokës, bazuar në rezultatet
e analizave të tokës për metalet e rënda, që do të kryhen sipas kërkesave të aneksit IIB, që i
bashkëngjitet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi;
b)vlerat kufi, të përcaktuara për përqendrimin e metaleve të rënda në llumra, duhet të jenë në
përputhje me vlerat e aneksit IA, që i bashkëngjitet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.
7.Përpara përdorimit të llumrave në tokë bujqësore:
a)llumrat analizohen, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aneksin IIA;
b)toka analizohet, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aneksin IIB;
c)analizat e kërkuara për qëllime të shkronjave “a” dhe “b” kryhen nga laboratorë të
akredituar, duke përdorur metodat e analizave të përcaktuara në aneksin IIC, që i bashkëngjitet
dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.
ç) me përjashtim të rasteve kur llumrat përdoren në toka kullosore, mostrat duhet të merren në
një thellësi prej 25 centimetrash ose, kur thellësia e sipërfaqes së tokës është më pak se kaq, të
sigurohet që thellësia e sipërfaqes së tokës, për marrjen e mostrës, të mos jetë më pak se 10
centimetra;
d)kur llumrat përdoren në tokë kullosore, mostrat duhet të merren në jo më shumë se 6
centimetra thellësi.

KREU III
DETYRIMET E PRODHUESIT
8.Prodhuesi i llumrave që përdoren në bujqësi duhet:
a)të pajiset me leje mjedisi, të tipit C, lëshuar në përputhje me aneksin 1, 6.4, të ligjit nr. 10448,
datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar;
b)të trajtojë llumrat;
c)tu ofrojë rregullisht, përdoruesve, rezultatet e analizave të llumrave, të kryera periodikisht, në
përputhje me aneksin IIA;
ç) të mbajë regjistrin me të dhëna, i cili të përfshijë:
i) sasinë e llumrave të prodhuara dhe sasinë e shpërndarë për përdorim në bujqësi;
ii) përbërjen dhe vetitë e llumrave, në lidhje me parametrat e referuar në aneksin IIA;
iii) trajtimin, të cilit i janë nënshtruar llumrat, duke pasur parasyshtrajtimin referuar në
shkronjën “b”;
iv) emrin dhe adresën e përdoruesit të llumrave dhe vendndodhjen e tokës ku përdoren
llumrat.
d)të mbajë regjistrin me të dhëna në mjediset e tij të punës dhe ta bëjë atë të disponueshëm për
informim, dhe pa pagesë, gjatë orarit zyrtar, për çdo person të interesuar;
dh) të raportojë, brenda datës 30 qershor, të çdo viti, pranë autoritetit kompetent, të dhënat e
regjistruara.
9.Prodhuesi i llumrave të jetë i pajisur me lejen e mjedisit dhe me licencën III/2B, sipas
legjislacionit në fuqi.
10.Prodhuesi, me kërkesë të autoriteteve kompetente, duhet të japë informacion mbi metodat e
trajtimit dhe rezultatet e analizave.

KREU IV
DETYRIMET E PËRDORUESIT
11.Përdoruesi i llumrave në bujqësi detyrohet të:
a)analizojë tokën ku janë përdorur llumrat, në përputhje me aneksin IIB;
b)marrë parasysh nevojat e bimëve për lëndë ushqyese;
c)sigurojë që cilësia e tokës, e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore të mos dëmtohet;
ç) marrë parasysh lëvizshmërinë dhe disponueshmërinë në rritje të metaleve të rënda në
kulturat bujqësore, kur llumrat janë përdorur në një tokë me pH nën 6 dhe në përputhje me
aneksin IA;
d)përdorë llumrat e ujërave të ndotura pasi të jetë pajisur me lejen e mjedisit dhe licencën
III/2B, sipas legjislacionit në fuqi;
dh) mbajë regjistrin me të dhëna, ku të përfshijë:
i) sasinë e llumrave të përdorur në bujqësi;
ii) sipërfaqen dhe vendndodhjen e tokës bujqësore ku janë përdorur llumrat;
iii) emrin dhe adresën e impiantit që ka prodhuar llumrat.
e) raportojë, brenda datës 30 qershor, të çdo viti, pranë autoritetit kompetent, të dhënat e
regjistruara.
12.Përdoruesi i llumrave i njofton njësisë përkatëse të qeverisjes vendore vendndodhjen e tokës
ku do të përdoren llumrat.

KREU V
KËRKESAT PËR PËRDORIMIN DHE NDALIMIN E PËRDORIMIT TË
LLUMRAVE TË TRAJTUARA NË BUJQËSI
13.Llumrat duhet të trajtohen përpara përdorimit në bujqësi. Nuk lejohet përdorimi I llumrave
të patrajtuara.
14.Përveç sa parashikohet në pikën 13, përdorimi i llumrave të trajtuara në bujqësi nuk lejohet
në këto raste:
a)kur mbetjet e llumrave vijnë nga impiantet individuale ose lokale të trajtimit të ujërave të
ndotura, përveç se kur përdoren në toka kullosore, ku bagëtia nuk do të kullosë më pare se të
kenë kaluar 6 muaj nga përdorimi i tyre;
b)në toka kullosore apo ku rriten bimë foragjere, në qoftë se tokat që përdoren për kullotë apo
bimët foragjere do të korren Brenda tri javëve nga përdorimi i llumrave.

KREU VI
REGJISTRI KOMBËTAR PËR PËRDORIMIN E LLUMRAVE NË BUJQËSI
15.Autoriteti kompetent (AKM/QTTB) krijon, mban dhe përditëson Regjistrin Kombëtar për
Përdorimin e Llumrave në Bujqësi, ku përfshihen të dhënat përkatëse, të raportuara nga
prodhuesitdhepërdoruesit.Autoriteti kompetent (AKM/QTTB) i siguron Drejtorisë së
Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve të dhënat e raportuara nga prodhuesit dhe përdoruesit
për përditësimin e çdo regjistri ekzistues për ujërat dhe ujërat e ndotura.
16.Autoriteti kompetent (AKM/ QTTB) mban regjistrin, referuar në pikën 15, në selinë e tij
dhe e bën të disponueshëm, pa pagesë, për çdo person të interesuar, në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
17.Ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për bujqësinë miratojnë, me urdhër
të përbashkët, formatin e regjistrave, të referuar në pikat “8/d, “11/f” dhe “15”, të këtij
vendimi.

KREU VII
RAPORTIMI PËR ZBATIMIN E VENDIMIT
18.Ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për bujqësinë, me urdhër të
përbashkët, miratojnë formatin që do të përdoret për përgatitjen e raportit dhe informacionin
që do të përshihet në të.
19.Ministritë përgjegjëse për mjedisin dhe bujqësinë përgatisin, bashkërisht, raportin mbi
zbatimin e këtij vendimi, brenda muajit qershor 2017, dhe çdo tre vjet për periudhën në vijim.
20. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, agjencitë rajonale të mjedisit, Inspektorati Shtetëror i
Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Inspektorati Shtetëror për Mbrojtjen e Tokës dhe Qendra e
Transferimit të Teknologjive Bujqësore, si dhe institucionet e tjera përkatëse, u sigurojnë
ministrive informacionin e duhur për përgatitjen e raportit të sipërpërmendur.
21. Raporti, i referuar në pikën 19, publikohet në faqen zyrtare elektronike të ministrisë
përgjegjëse për mjedisin dhe ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe vihet në dispozicion të
publikut.

KREU VIII
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
22.Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, me kapacitet trajtimi nën 300 kg. BOD5 në ditë,
që i korrespondojnë 5000 p.e., të cilët janë projektuar kryesisht për trajtimin e ujërave të
ndotura shtëpiake, përjashtohen nga zbatimi i dispozitave të parashikuara në pikën 8, shkronja
“a”, dhe pikën 9, të këtij vendimi.
23.Mospërmbushja e detyrimevetë përcaktuara në këtë vendim, për përdorimin e llumrave të
ujërave të ndotura në bujqësi, ndëshkohet sipas pikës 32, të nenit 62, të ligjit nr. 10463, datë
22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar.
24.Ndalohet përdorimi në bujqësi i llumrave të trajtuara për një periudhë jo më pak se 2 vjet nga
hyrja në fuqi e këtij vendimi.
25.Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të
Ujërave, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, QTTB-ja, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe
Inspektorati Shtetëror për Mbrojtjen e Tokës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

ANEKSI IA
VLERAT KUFI PËR PËRQENDRIMIN E METALEVE TE RËNDA NË TOKË
(në mg/kg lëndë e thatë në një mostërpërfaqësuese të tokave me pH nga 6 deri në 7 siçështë
përcaktuar në aneksin IIC)
Parametrat Vlerat kufi
Kadmium 3
Bakër 100
Nikel 75
Plumb 200
Zink 300
Merkur 1,5
Krom

ANEKSI IB
VLERAT KUFI PËR METALET E RËNDATË PËRQENDRUARA NË LLUMRAT QË
PËRDOREN NË BUJQËSI
(në mg/kg lëndë e thatë)
Parametrat Vlerat kufi
Kadmium 30
Bakër 1 000
Nikel 400
Plumb 800
Zink 3500
Merkur 20
Krom

ANEKSI IC
VLERAT KUFI PËR SASINË E METALEVE TË RËNDA QË MUND TË SHTOHEN ÇDO
VIT NË TOKË BUJQËSORE, BAZUAR NË MESATARE NË 10 VITEVE (kg/ha/vit)
Parametrat Vlerat kufi
Kadmium 0,15
Bakër 12
Nikel 3
Plumb 15
Zink 30
Merkur 0,1
Krom

ANEKSI IIA
ANALIZAT E LLUMRAVE
1.Si rregull i përgjithshëm, llumrat duhet të analizohen të paktën çdo gjashtë muaj. Kur
ndodhin ndryshime në karakteristikat e mbetjeve të ujërave të trajtuara, shpeshtësia e analizave
duhet rritur. Në qoftë se rezultatet e analizave nuk ndryshojnë në mënyrë sinjifikative gjatë një
viti të plotë, llumrat duhet të analizohen të paktën çdo 12 muaj1.
2.Në rastin e llumrave të gjeneruara nga impiantet e trajtimit referuar në paragrafin 22 të këtij
vendimi, në qoftë se analizat e llumrave nuk janë kryer 12 muaj përpara zbatimit të këtij
vendimi, analiza duhet të kryhet brenda 12 muajve të zbatimit të saj, ose kur është e
përshtatshme brenda 6 muajve të vendimit të autorizimit për përdorim të llumrave në bujqësi
nga impiante të tilla. Autoritetet kompetente (AKM) duhet të vendosin për shpeshtësinë e
analizave të mëtejshme në bazë të rezultateve të analizës fillestare, të çdo ndryshimi në natyrën e
ujërave të mbetur të trajtuar dhe faktorëve të tjerë përkatës.
3.Bazuar në dispozitat e paragrafit 4, analiza duhet të mbulojë parametrat e mëposhtëm:
⎯Lëndë e thatë, lëndë organike;
⎯ pH;
⎯ azot dhe fosfor;
⎯ kadmium, bakër, nikel, plumb, zink, mërkur, krom.
4. Në rastin e bakrit, zinkut dhe kromit, kur autoritetit kompetent i është treguar në mënyrë
bindëse se ato nuk janë aspak të pranishme ose janë të pranishme në sasi të papërfillshme në
ujërat e mbetura të trajtuara nga impiantet e ujërave të ndotura, autoriteti kompetent (AKM)
duhet të vendosë mbi shpeshtësinë e analizave të kryera.

ANEKSI IIB
ANALIZAT E TOKËS
1. Kurdoherë që do të përdoren llumra të ndryshëm nga ato të impianteve të trajtimit
referuar në paragrafin 22, autoritetet kompetente (QTTB) duhet së pari të sigurojnë se metalet e
rënda si përbërës të tokës nuk kalojnë kufijtë e vlerave të përcaktuara në përputhje me aneksin
IA. Për këtë qëllim autoritetet kompetente (QTTB) duhet të vendosin se çfarë analizash duhet
të kryejnë, duke marrë parasysh të dhënat shkencore të disponueshme mbi karakteristikat e
tokave dhe homogjenitetin e tyre.
2. Autoritetet kompetente (QTTB) duhet të vendosin për shpeshtësinë e analizave të
mëtejshme, duke marrë parasysh përmbajtjen e metaleve në tokë përpara përdorimit të llumrave,
sasinë dhe përbërjen e llumrave të përdorur dhe çdo faktor tjetër në lidhje me të.
3. Analizat duhet të mbulojnë parametrat e mëposhtëm:
⎯ pH
⎯ kadmium, bakër, nikel, plumb, zink, merkur, krom.

ANEKSI IIC
MOSTRAT DHE METODAT E ANALIZAVE
1.Mostrat e tokës
Mostrat përfaqësuese të tokës për analizë duhet normalisht të përgatiten nga përzierja e 25
mostra ndihmëse të marra nëpërmjet sondës mbi një sipërfaqe më të vogël ose të barabartë me
5 hektarë, që është shfrytëzuar në mënyrë të njëllojtë. Mostrat duhet të merren në një thellësi
prej 25 cm, me përjashtim të rasteve kur thellësiae shtresës së punueshme të tokës është më pak
se kjo vlerë; megjithatë, thellësia e marrjes së mostrave në rastin e fundit nuk duhet të jetë më
pak se 10 cm.
2.Mostrat e llumrave
Mostrat e llumrave duhet të merren pas trajtimit, por përpara dorëzimit tek përdoruesi dhe
duhet të jetë përfaqësuese e llumrave të prodhuara.
3.Metodat e analizave
Analiza e metaleve të rënda bëhet pas tretjes në acid të fortë. Metoda e referencës së analizës
duhet të jetë ajo e spektroskopisë së absorbimit atomik. Kufiri i dedektimit për çdo metal nuk
duhet të jetë më i madh se 10% i kufirit të vlerës së duhur.
VENDIM
Nr. 360, datë 29.4.2015

PËR MIRATIMIN E LISTËS SËNDOTËSVE ORGANIKË TËQËNDRUESHËM DHE


PËRCAKTIMIN EMASAVE PËR PRODHIMIN,IMPORTIMIN, VENDOSJEN NË
TREGDHE PËRDORIMIN E TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 37, të ligjit nr. 10431, datë
9.6.2011,“Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 30, të ligjit nr. 10463,
datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e
ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1.Qëllimi i këtij vendimi është të mbrojë shëndetin e njeriut dhe mjedisin nga ndotësit organikë
të qëndrueshëm (NOQ), bazuar në parimin e parandalimit, nëpërmjet:
a) ndalimit, nxjerrjes nga përdorimi të NOQ-ve ose kufizimit të prodhimit, vendosjes në treg
dhepërdorimit sipas përcaktimeve të dhëna në aneksin I, bashkëlidhur këtij vendimi;
b)reduktimit të shkarkimeve në mjedis të NOQ-ve deri në eliminimin e tyre;
c)menaxhimit të mbetjeve që kanë në përbërjen e tyre ose që janë të kontaminuara me NOQ.
2.Ky vendim zbatohet për NOQ-të, që janë të listuar në Konventë dhe Protokoll, të referuar në
aneksin I, bashkëlidhur këtij vendimi.
3.Bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij, janë:
a) aneksi I, “Lista e substancave që janë objekt ndalimi”;
b) aneksi II, “Lista e substancave që janë objekt i masave për reduktimin e shkarkimeve”;
c) aneksi III, “Lista e substancave që janë objekt i masave të menaxhimit të mbetjeve”;
ç) aneksi IV, “Menaxhimi i mbetjeve”;
d)aneksi V, “Formati i raportimit të stoqeve”.
4.Për qëllime të këtij vendimi, të gjithë termat kanë të njëjtin kuptim me termat e përcaktuar në nenin
3, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, dhe në
nenin 5, të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, ndërsa termat e
mëposhtëm nënkuptojnë:
a) “Vendosje në treg”, furnizimi ose vënia në dispozicion të personave të tretë, me ose pa pagesë,
e artikullit, substancës ose përzierjes dhe përfshin edhe zhdoganimin për qarkullim në tregun
shqiptar.
b) “Artikull”, një objekt i përbërë nga një a më shumë substanca dhe/ose preparate, të cilit, gjatë
prodhimit, i është dhënë një formë apo sipërfaqe e caktuar, ose është projektuar sipas funksionit të
përdorimit të tij përfundimtar.
c) “Përzierje”, janë përzierje ose solucione të përbëra nga dy ose më shumë substanca.
ç) “Stok”, grumbulli i mallrave ose materialeve për qëllime ruajtjeje, magazinimi ose furnizimi;
d)“Mbajtës i stokut”, personi që zotëron, ruan, magazinon, siguron dhe kontrollon stokun.
dh) “Ndotës organikë të qëndrueshëm (NOQ)”, një komponim kimik organik i rrezikshëm,
rezistent ndaj biodegradimit, duke mbetur në mjedis për një periudhë të gjatë kohe.
e)“Konventë”, konventa e Stokholmit “Për ndotësit organikë të qëndrueshëm”. Republika e
Shqipërisë ka ratifikuar Konventën e Stokholmit me anë të ligjit nr. 9263, datë 29.7.2004,
“Përaderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Stokholmit”.
ë) “Protokoll”, protokolli “Për ndotësit organikë të qëndrueshëm”, i konventës “Për ndotjen
ndërkufitare të ajrit në distancë të largët”, të ratifikuar nëpërmjet ligjit nr. 9425, datë 6.10.2005,
“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e vitit 1979, “Për ndotjen ndërkufitare të
ajrit në distancë të madhe”“.

KREU II
KONTROLLI I PRODHIMIT, VENDOSJA NË TREG DHE PËRDORIMI

Seksioni 1
Kontrolli i prodhimit, vendosja në treg, përdorimi, eksportimi dhe transitimi i NOQ-
ve/mbetjeve të kontaminuara/që kanë në përbërje NOQ, si dhe kontrolli doganor
1.Në Republikën e Shqipërisë ndalohet prodhimi, importimi, vendosja në treg dhe përdorimi i
NOQ-ve të referuara në aneksin I, bashkëlidhur këtij vendimi, në formën e tyre të pastër, në
përzierje ose si pjesë përbërëse e artikujve.
2.Referuar shkronjave “b”, “c” e “ç” të pikës 1, të seksionit 2, të këtij kreu, mbi bazën e
përjashtimeve për përdorime të ndërmjetme ose specifikime të tjera të përcaktuara në pjesët “A”
dhe “B”, të aneksit I, bashkëlidhur këtij vendimi, ministri i Mjedisit autorizon importimin e NOQ-ve
që ndodhen në substanca, përzierje ose si zëvendësues të pjesëve që gjenden në artikuj të caktuar,
në përputhje me legjislacionin që rregullon importin dhe eksportin e kimikateve të rrezikshme.
3. Autorizimi për importimin e NOQ-ve të referuara në shkronjat “b”, “c” e “ç”, të pikës 1, të
seksionit 2, të këtij kreu, lëshohet vetëm nëse importuesi vërteton sasinë e NOQ-ve që ndodhet në
substanca, përzierje ose si zëvendësues të pjesëve që gjenden në artikuj të caktuar, mbi bazën e
certifikatës laboratorike, të lëshuar nga një laborator i akredituar në një nga vendet e BE-së.
4. Ministria njofton Sekretariatin e Konventës në rastin e dhënies së autorizimit të importit,
referuar pikës 2, të seksionit 1, të këtij kreu.
5. Eksporti nga Republika e Shqipërisë drejt vendeve të tjera për NOQ-të, referuar shkronjave
“b”, “c” e “ç” të pikës 1, të seksionit 2, të këtij kreu, për përdorime të ndërmjetme ose
specifikimetë tjera të përcaktuara në aneksin I, bashkëlidhur këtij vendimi, lejohet vetëm për
qëllime të asgjësimit të sigurt të tyre dhe/ose për përdorim të caktuar, të lejuar nga vendi importues.
6. Në rastin e eksportimit sipas pikës 3, të seksionit 1, të këtij kreu, eksportuesi pajiset me
autorizim eksporti, në përputhje me legjislacionin që rregullon importin dhe eksportin e kimikateve
të rrezikshme.
7.Autorizimi për eksportimin e NOQ-ve lëshohet vetëm në rastet kur është dhënë pëlqimi
eksplicit nga vendi importues.
8. Ministria njofton Sekretariatin e Konventës në rastin e dhënies së autorizimit për eksportin,
sipas pikës 4, të seksionit 1, të këtij kreu.
9. Eksporti i mbetjeve që kanë në përbërje të tyre NOQ, të referuara në aneksin III,
bashkëlidhur këtij vendimi, nga Republika e Shqipërisë drejt vendeve të tjera, lejohet vetëm për
qëllime të asgjësimit të sigurt të tyre.
10. Eksportuesi i mbetjeve, sipas pikës 6, të seksionit 1, të këtij kreu, pajiset me autorizim për
eksport, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbetjet e rrezikshme dhe marrëveshjet
ndërkombëtare për këtë qëllim.
11. Ndalohet transiti i NOQ-ve të referuara në aneksin I, bashkëlidhur këtij vendimi, ose i
kimikateve të rrezikshme e pesticideve ekzistuese, që kanë në përbërje të tyre NOQ.
12. Ndalohet transiti i mbetjeve të rrezikshme që kanë në përbërje të tyre NOQ.
13. Referuar përcaktimeve të seksionit I, të këtij kreu, autoritetet doganore:
a) në zbatim të pikës 2, kontrollojnë pajisjen me autorizim për importin e NOQ-ve që ndodhen
në substanca, përzierje ose si zëvendësues i pjesëve që gjenden në artikuj të caktuar, për raste
specifike;
b) në zbatim të pikës 6, kontrollojnë pajisjen me autorizim për eksportin e NOQ-ve ekzistuese në
treg ose të kimikateve dhe artikujve që kanë në përbërje të tyre NOQ;
c) në zbatim të pikës 10, kontrollojnë pajisjen me autorizim për eksportin e mbetjeve që kanë në
përbërje të tyre NOQ.
14.Çdo datë 31 mars, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton pranë Agjencisë Kombëtare të
Mjedisit të dhënat e ruajtura të vitit të mëparshëm kalendarik për importin dhe eksportin e
substancave, përzierjeve ose artikujve që përmbajnë NOQ, sipas listës së paraqitur nëaneksin I,
bashkëlidhur këtij vendimi, si dhe të dhënat për eksportin e mbetjeve që kanë në përbërje të tyre
NOQ. Të dhënat duhet të jenë individuale, sipas subjektit dhe ngarkesës.
15. Gjatë tremujorit të parë të çdo viti eksportuesi dhe importuesi raportojnë pranë Ministrisë
së Mjedisit sasitë e importuara dhe të eksportuara të substancave, përzierjeve ose artikujve që
përmbajnë NOQ, sipas listës së paraqitur në aneksin I, bashkëlidhur këtij vendimi, si dhe të
dhënat për eksportin e mbetjeve që kanë në përbërje të tyre NOQ. Informacioni i raportuar përfshin
një listë të emrave dhe adresave të çdo importuesi/eksportuesi, me të cilët është kryer import-
eksporti.

Seksioni 2
Përjashtime nga masat e kontrollit
1. Masat e ndalimit, të parashikuara në pikën 1, të seksionit 1, të këtij kreu, nuk zbatohen:
a) për substancat që përdoren për kërkime në shkallë laboratorike ose si standard reference;
b) për substancën NOQ që gjendet si ndotës gjurmë, i paqëllimshëm, në përbërje të substancave,
përzierjeve apo artikujve, i barabartë ose nën limitin e përcaktuar në aneksin 1, dhe kjo vërtetohet
nga një laborator i akredituar ose në një laborator reference;
c) për substancat NOQ që ndodhen si pjesë përbërëse e artikujve, të cilët janë prodhuar përpara
ose në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
ç) për substancat NOQ që ndodhen si pjesë përbërëse e artikujve, të cilët janë në përdorim
përpara ose në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
d)në rastin e prodhimit ose të përdorimit të substancave NOQ si substanca të ndërmjetme në
sisteme të mbyllura me sipërfaqe të kufizuar nga operatorët e impianteve industriale.
dh) për qëllime të shkronjës “e”, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në përputhje me legjislacionin
në fuqi për lejet e mjedisit dhe bazuar në kufizimet në kohë të përcaktuara në pjesën A, të aneksit I,
bashkëlidhur këtij vendimi, lejon zhvillimin e aktivitetit industrial në rastet kur:
i) sipas pjesës A, të aneksit I, bashkëlidhur këtij vendimi, shprehet specifikisht se substanca NOQ në
fjalë mund të lejohet të prodhohet dhe të përdoret për qëllimin e kërkuar;
ii) gjatë procesit të prodhimit, substanceNOQ do të transformohet në një ose më shumë
substanca të tjera që nuk shfaqin karakteristikat e NOQ-ve;
iii) prodhimi dhe përdorimi i kësaj substance nuk ndikon e nuk ka efekte në shëndetin e
njerëzve dhe në mjedis, e vërtetuar kjo nëpërmjet vlerësimit që i bëhet sistemit të mbyllur, në
përputhje me legjislacionin mbi klasifikimin, paketimin, etiketimin dhe rregullat për ruajtjen e
substancave dhe të përzierjeve të rrezikshme.
2. Ministria njofton Sekretariatin e Konventës në rastin e dhënies së lejes së mjedisit për
operatorin industrial. Njoftimi, në këtë rast, përmban, gjithashtu, informacionin e detajuar për:
a) prodhimin aktual apo të përgjithshëm të vlerësuar;
b) përdorimin e substancës NOQ në fjalë;
c) natyrën e procesit me sistem të mbyllur me sipërfaqe të kufizuar, ku specifikohet sasia e
patransformuar e çdo substance NOQ dhe sasia gjurmë e NOQ-ve në produktin final, për
shkak të kontaminimit të paqëllimshëm të materialit fillestar gjatë procesit teknologjik.

KREU III
MENAXHIMI I SHKARKIMEVE TË NOQ-ve NË MJEDIS

Seksioni 1
Stoqet
1. Personat fizikë ose juridikë që mbajnë stoqe, vlerësojnë nëse këto stoqe përbëhen ose
përmbajnë NOQ, sipas aneksit I, bashkëlidhur këtij vendimi. Vlerësimi kryhet nga një laborator i
akredituar ose një laborator reference. Sasitë e identifikuara të stoqeve dhe përmbajtja sasiore në
to e substancave NOQ, të referuara në aneksin I, bashkëlidhur këtij vendimi, raportohen pranë
Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).
2. AKM-ja, mbi bazën e raportimit, kryen verifikimin në vend të sasive të raportuara dhe
vlerëson nëse stoku i identifikuar mund të lejohet të përdoret ose jo, në përputhje me kufizimet e
përcaktuara në pjesën A, të aneksit I, bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Stoqet, për të cilat AKM-ja nuk lejon përdorimin, konsiderohen si mbetje të rrezikshme
dhe mbajtësi i tyre merr masat për asgjësimin e tyre përfundimtar, në përputhje
melegjislacionin në fuqi për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.
4.Në rastin kur AKM-ja lejon përdorimin e stokut, mbajtësi i stokut, kur sasia e NOQ-ve
kundrejt sasisë totale të stokut është më shumë se 50 kg, raporton çdo vit pranë AKM-së,
lidhur me:
a) natyrën dhe përmbajtjen e stokut;
b) identitetin e substancave NOQ;
c) sasinë e tyre, vendndodhjen e stokut;
ç) kushtet e ruajtjes;
d)të dhëna të hollësishme për qëllimin e përdorimit për të cilin është lejuar përdorimi.
Detyrimi për raportim fillon një vit pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në përputhjemekufizimet
kohore të përdorimit, të përcaktuara në pjesën A, të aneksit I, bashkëlidhur këtij vendimi.
5. Mbajtësi i stoqeve kryen raportimin e përcaktuar në pikat 1 dhe 4, të seksionit 1, të këtij
kreu, sipas formatit për raportimin e stoqeve të paraqitur në aneksin V, bashkëlidhur këtij
vendimi.
6. Mbajtësi i stoqeve merr masat për menaxhimin e sigurt dhe efecient të stoqeve.
7. Mbajtësi i stokut, pas mbarimit të afatit kohor të përcaktuar në pjesën A, të aneksit I,
bashkëlidhur këtij vendimi, merr masa për asgjësimin përfundimtar të stokut, në përputhje me
legjislacionin përkatës për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme. Gjithashtu, siguron, pastrimin
e zonës së ndodhjes së stokut dhe kthimin e saj në gjendjen e mëparshme.

Seksioni 2
Menaxhimi i mbetjeve
1. Krijuesit dhe mbajtësit e mbetjeve kanë detyrim të marrin masat për të shmangur
kontaminimin e mbetjeve të tyre me substancat e referuara në aneksin III, bashkëlidhur këtij
vendimi.
2. Për mbetjet e identifikuara që përbëhen nga, apo që përmbajnë ose janë të kontaminuara
me substanca të referuara në aneksin III, bashkëlidhur këtij vendimi, krijuesit dhe mbajtësit e
mbetjeve rikuperojnë ose asgjësojnë mbetjet në përputhje me operacionet e trajtimit, të
parashikuara në pjesën 1, të aneksit IV, bashkëlidhur këtij vendimi, duke siguruar që:
a) substanca NOQ është shkatërruar në mënyrë përfundimtare ose është transformuar nëmënyrë
të pakthyeshme;
b) mbetjet e mbetura dhe shkarkimet e çliruara gjatë këtij procesi nuk shfaqin veti ose
karakteristika të NOQ-ve.
Gjatë kryerjes së proceseve të asgjësimit ose rikuperimit, çdo substancë e veçuar nga mbetjet dhe
që u përket substancave të referuara në aneksin III, bashkëlidhur këtij vendimi, asgjësohet në
mënyrë përfundimtare ose transformohet në mënyrë të pakthyeshme.
3.Në Republikën e Shqipërisë ndalohen operacionet e asgjësimit ose të rikuperimit që mund të çojnë
në rikuperimin, riciklimin ose ripërdorimin e substancave të referuara në aneksin III,
bashkëlidhur këtij vendimi.
4.Përjashtohen nga kërkesat e përcaktuara në pikën 2, të seksionit 2, të këtij kreu, rastet e
mëposhtme:
a) Kur mbetjet mund të asgjësohen ose të rikuperohen me metoda të ndryshme, në përputhje me
legjislacionin në fuqi për mbetjet e rrezikshme, me kusht që përqendrimi i substancave të
përmendura në aneksin III, bashkëlidhur këtij vendimi, në mbetje, pas trajtimit të tyre, të jetë nën
limitet e përqendrimit, të specifikuara në këtë aneks.
b) Kur dekontaminimi i mbetjeve, shkatërrimi në mënyrë përfundimtare ose transformimi në
mënyrë të pakthyeshme i substancës NOQ, të listuar në aneksin III, përqendrimi i së cilës është sa
vlera e përcaktuar në pjesën 2, të aneksit IV, nuk është i mundur të kryhet duke përdorur
operacionet e trajtimit të parashikuara në pjesën 1, të aneksit IV ose duke përdorur operacione të
tjera, në përputhje me praktikat më të mira mjedisore apo teknikat më të mira të disponueshme. Në
këtë rast, Agjencia Kombëtare e Mjedisit autorizon krijuesin ose mbajtësin e mbetjeve të përdorë
operacionet alternative të përcaktuara në pjesën 2, të aneksit IV, në përputhje me legjislacionin në
fuqi për mbetjet e rrezikshme.
c)Në rastin e përmendur në shkronjën “b”, nga operacionet e asgjësimit të specifikuara në pjesën 2, të
aneksit IV, ruajtja e përhershme kryhet në një nga vendet e mëposhtme:
i) në formacione të forta shkëmbore, nën-tokësore, të thella dhe të sigurta; ii) në miniera të
kripës; iii) në lendfille të mbetjeve të rrezikshme.

Seksioni 3
Reduktimi, minimizimi dhe eliminimi i shkarkimeve
1.AKM-ja krijon dhe mirëmban inventarin e shkarkimeve në ajër, në ujë, dhe në tokë për
substancat e përmendura në aneksin II, bashkëlidhur, në përputhje me kërkesat e Konventës
dhe të Protokollit. Raportimi në AKM nga institucionet përgjegjëse dhe operatorët industrialë,
për qëllime të krijimit të inventarit, bëhet në përputhje me legjislacionin që rregullon krijimin e
regjistrit kombëtar të shkarkimit dhe transferimit të ndotësve.
2.Bazuar në rezultatet e inventarit, ministria përgjegjëse, në bashkëpunim me institucionet e linjës,
përgatit planin e veprimit me masat që duhen ndërmarrë për identifikimin, karakterizimin,
minimizimin dhe eliminimin e shkarkimeve totale të NOQ-ve. Plani i veprimit përfshin, gjithashtu,
masa që nxitin përdorimin e materialeve, produkteve dhe proceseve teknologjike që
parandalojnë formimin dhe çlirimin e substancave të referuara në aneksin II, bashkëlidhur këtij
vendimi.
3. Gjatë shqyrtimit të lejes mjedisore për impiantet industriale, të reja ose ekzistuese, që
përdorin procese që çlirojnë substanca të referuara në aneksin II, bashkëlidhur, AKM-ja merr në
konsideratë proceset, teknikat ose praktikat alternative, që minimizojnë formimin dhe çlirimin e
këtyre substancave, përveç kërkesave të përcaktuara në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e
mjedisit”.
4. Brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, AKM-ja harton programin vjetor të
monitorimit në mjedis të dioksinave, furaneve dhe bifenileve të poliklorinuara (PCB), në përputhje me
listën e paraqitur në aneksin II, bashkëlidhur. Ky program do të jetë pjesë e programit vjetor të
monitorimit të gjendjes në mjedis.

Seksioni 4
Plani kombëtar i veprimit për heqjen nga përdorimi dhe eliminimin e NOQ-ve
1. Në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të
ndryshuar, dhe legjislacionit në fuqi për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimmarrje për
mjedisin, ministria përgjegjëse për mjedisin përgatitplanin kombëtar të veprimit për heqjen nga
përdorimi dhe eliminimin e NOQ-ve.
2. Ministria ia komunikon planin e miratuar Sekretariatit të Konventës.

Seksioni 5
Raportimet
1.Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) krijon, administron dhe përditëson një database për
importin, vendosjen në treg dhe përdorimin e NOQ-ve, qoftë në formë të substancës së pastër, në
përzierje ose si pjesë përbërëse e artikujve, bazuar në informacionin e raportuar në pikat 2 dhe 4,
të seksionit 1, dhe në pikën 2, të seksionit 2, të kreut II, të këtij vendimi.
2.AKM-ja, në zbatim të këtij vendimi, përgatit çdo vit raportin me të dhënat e mëposhtme:
a) Informacionin e marrë nga mbajtësit e stoqeve, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në
pikën 1, të këtij kreu;
b) Një informacion përmbledhës lidhur me inventarët e shkarkimeve, të hartuar në përputhje
me kërkesat e përcaktuara në pikën 1, të seksionit 3, të këtij kreu;
c) Informacion për prezencën e dioksinave, furaneve dhe bifenileve të poliklorinuara (PCB), në
përputhje me kërkesat e përcaktuara në pikën 4, të seksionit 3, të këtij kreu.
3.Ministria, çdo 4 vjet, raporton pranë Sekretariatit të Konventës informacionin e përmbledhur
me të dhënat e referuara në pikat 1 dhe 2, të seksionit 5, të këtij kreu.

KREU IV
INSPEKTIMI
1. Në zbatim të kërkesave të këtij vendimi, ministria përgjegjëse për mjedisin dhe Agjencia
Kombëtare e Mjedisit janë autoriteti kompetent që bashkërendon punën midis institucioneve
përgjegjëse të specifikuara në pikën 2, të këtij kreu.
2. Për zbatimin e kërkesave të këtij vendimi, autoritetet e inspektimit janë:
a)Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mjedisin
(ajrin, mbetjet dhe kimikatet);
b)Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, në përputhje me rregullat që rregullojnë fushëveprimin dhe
autoritetin e inspektimit sanitar;
c)Inspektorati (fitosanitar) në përputhje me rregullat që rregullojnë fushëveprimin dhekompetencat e
inspektimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve;
ç) Inspektorati Shtetëror për Mbikëqyrjen e Tregut, në ministrinë përgjegjëse për tregtinë, në
përputhje me rregullat që rregullojnë fushëveprimin dhe kompetencat e tij për të monitoruar
vendosjen në treg dhe mbikëqyrjen e kimikateve të rrezikshme.

KREU V
KUNDËRVAJTJET
1Mospërmbushja e kërkesave të këtij vendimi përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet
sipas shkronjës “ç”, të nenit 69, të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të
ndryshuar, për veprimet/mosveprimet, në rastet e:
a)prodhimit, importimit, vendosjes në treg dhe përdorimit të NOQ-ve në kundërshtim me
kërkesat e përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3, të seksionit I, të kreut II, të këtij vendimi;
b) eksportit të NOQ-ve në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në pikat 5, 6, dhe 7, të
seksionit I, të kreut II, të këtij vendimi;
c) eksportit të mbetjeve të kontaminuara me NOQ në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara
në pikat 9 dhe 10, të seksionit I, të kreut II, të këtij vendimi;
ç) transitit të NOQ-ve dhe mbetjeve që kanë në përbërje NOQ, në kundërshtim me kërkesat e
përcaktuara në pikat 11 dhe 12, të seksionit I, të kreut II, të këtij vendimi;
d)mosvënies në dispozicion të Ministrisë së Mjedisit të të dhënave të përcaktuara në pikën 15, të
seksionit I, të kreut II, të këtij vendimi;
dh) mosvënies në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit të të dhënave për stoqet, të
përcaktuara në pikat 1 dhe 5, të seksionit 1, të kreut III, të këtij vendimi.
e)mosmenaxhimit të sigurt dhe eficient të stoqeve deri në asgjësimin përfundimtar të tyre nga
mbajtësi i stoqeve, sipas kërkesave të përcaktuara në pikat 6 dhe 7, të seksionit 1, të kreut III, të
këtij vendimi.
2.Mospërmbushja e kërkesave të këtij vendimi përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet
sipas pikës 26, të nenit 62, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të
mbetjeve”, për veprimet/mosveprimet, në rastet e:
a) mosmarrjes së masave nga krijuesit dhe mbajtësit e mbetjeve për të shmangurkontaminimin e
tyre, sipas kërkesave të përcaktuara në pikën 1, të seksionit 2, të kreut III, të këtij vendimi;
b)mosmarrjes së masave nga krijuesit dhe mbajtësit e mbetjeve për rikuperimin dhe asgjësimin e
mbetjeve sipas kërkesave të përcaktuara në pikën 2, të seksionit 2, të kreut III, të këtij vendimi;
c)kryerjes së operacioneve të asgjësimit ose të rikuperimit që mund të çojnë në rikuperimin,
riciklimin ose ripërdorimin e substancave të referuara në aneksin III, bashkëlidhur këtij
vendimi, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në pikën 3, të seksionit 2, të kreut III, të këtij
vendimi.

KREU VI
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Inspektorati Shtetëror i
Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe institucionet përgjegjëse të linjës
për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 korrik 2015.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

ANEKSI I
LISTA E SUBSTANCAVE QË JANË OBJEKT NDALIMI

Pjesa A – Substancat e listuara në Konventë dhe në Protokoll


Nr. Emri i substancës Nr. CAS Kodi tarifor Nr. KE Përjashtime specifike për
rendor sipas përdorim të ndërmjetëm ose
NK Mallrave specifikime të tjera
2014
Eteri i 40088-47- 2909 30 38 254-787-2 1.Për qëllime të hyrjes së kësaj
1. Tetrabromodifenilit 9 substance, shkronja “b”, e pikës 1, të
C12H6Br4O seksionit 2, të kreut II, të vendimit
zbatohet për përqendrimet e Eterit
të Tetrabromodifenilit të barabarta
me ose nën 10 mg/kg (0,001% të
peshës), që ndodhen në substanca,
përzierje ose si zëvendësues i
pjesëve që gjenden në artikuj për
parandalimin e zjarrit.
2. Pa anashkaluar kërkesat e
shkronjës “b”, të pikës 1, të
përmendur më sipër, lejohet
prodhimi, vendosja në treg dhe
përdorimi:
a) i artikujve dhe i përzierjeve që
përmbajnë përqendrime të Eterit të
Tetrabromodifenilit nën 0,1% të
peshës, kur prodhohen pjesërisht ose
plotësisht nga materiale të
riciklueshme ose materiale nga
mbetjet e përgatitura për
ripërdorim;
b) i pajisjeve elektrike dhe
elektronike, në përputhje me
legjislacionin që rregullon kufizimet
dhe përdorimin e disa substancave
të rrezikshme në pajisjet elektrike
dhe elektronike.
3. Lejohet përdorimi i artikujve, që
janë në përdorim në vend, përpara
datës 1 korrik 2015, që kanë Eter
Tetrabromodifenili në përbërje.
2. Eteri i 32534-81- 2909 30 31 251-084-2 1.Për qëllime të hyrjes së kësaj
Pentabromodifenilit 9 substance, pika 1 (b), e seksionit 2,
C12H5Br5O të kreut II, të vendimit, zbatohet për
përqendrimet e Eterit të
Pentabromodifenilit që është i
barabartë me ose nën 10 mg/kg
(0,001% të peshës), kur ndodhet në
substanca, përzierje ose si
zëvendësues i pjesëve që gjenden në
artikuj për parandalimin e zjarrit.

b) i pajisjeve elektrike dhe


elektronike, në përputhje me
legjislacionin që rregullon kufizimet
dhe përdorimin e disa substancave
të rrezikshme në pajisjet elektrike
3. Eteri i 36483-60- 2909 30 38 253-058-6 1. Për qëllime të hyrjes së kësaj
Hekzabromodifenilit 0 substance, pika 1 (b), të seksionit 2,
C12H4Br6O të kreut II, të vendimit, zbatohet për
përqendrimet e Eterit të
Hekzabromodifenilit që është i
barabartë me ose nën 10 mg/kg
(0,001% të peshës), kur ndodhet në
substanca, përzierje ose si
zëvendësues i pjesëve që gjenden në
artikuj për parandalimin e zjarrit.
2. Pa anashkaluar kërkesat e pikës
1 (b), të përmendur më sipër, lejohet
prodhimi, vendosja në treg dhe
përdorimi:
a) i artikujve dhe i përzierjeve që
përmbajnë përqendrime të Eterit të
Hekzabromodifenilit nën 0,1% të
4. Eteri i 68928-80- 2909 30 38 273-031-2 1.Për qëllime të hyrjes së kësaj
Heptabromodifenilit 3 substance, pika 1 (b), e seksionit 2,
C12H3Br7O të kreut II, të vendimit, zbatohet për
përqendrimet e Eterit të
Heptabromodifenilit që është i
barabartë me ose nën 10 mg/kg
(0,001% të peshës), kur ndodhet në
substanca, përzierje ose si
zëvendësues i pjesëve që gjenden në
artikuj për parandalimin e zjarrit.
2. Pa anashkaluar kërkesat e pikës
1(b), të përmendur më sipër, lejohet
prodhimi, vendosja në treg dhe
përdorimi:
a) i artikujve dhe i përzierjeve që
përmbajnë përqendrime të Eterit të
5. Acidi Sulfonik i 1763-23-1 2904 90 95 --- 1. Për qëllime të hyrjes së kësaj
Perfluorooktaneve substance, pika 1 (b), e seksionit 2,
(PFOS) (3) të kreut II, të vendimit zbatohet për
C8F17SO2X përqendrimet e PFOS-ve, që është i
X = OH, barabartë me ose nën 10 mg/kg
kripëra metalike (O- (0,001% të peshës), kur ajo ndodhet
M+), halide, amide në substanca ose në përzierje.
dhe derivate të tjera, 2. Për qëllime të hyrjes së kësaj
duke përfshirë substance, pika 1 (b), e seksionit 2,
polimeret të kreut II, të vendimit, zbatohet për
përqendrimet e PFOS-ve, që
gjenden në produkte gjysmë të
materialit të veshur.
3. Lejohet përdorimi i artikujve, që
janë në përdorim në vend, përpara
datës 1 korrik 2015, që kanë PFOS
në përbërje.
4. Lejohet përdorimi, deri në vitin
2018, i shkumave që shërbejnë për
fikjen e zjarrit, të cilat janë
vendosur në treg para 27 dhjetorit
2006.
5. Lejohet prodhimi dhe vendosja
në treg për përdorimet e veçanta, të
parashikuara më poshtë, në rast se
sasia e çliruar në mjedis
minimizohet. Agjencia Kombëtare
e Mjedisit mban database të
parashikuar në pikën 1, të seksionit
5, të kreut III, dhe raporton, çdo
katër vjet, mbi progresin e bërë për
të eliminuar PFOS-të:
a) deri më 1 korrik 2018, agjentët
lagës që përdoren
në sistemet e kontrollluara
elektrodike;
b) veshje fotoresistente apo
antireflektuese për proceset
fotolitografike;
c) veshjet fotografike që përdoren
në filma, letra ose pjata printimi;
ç) avujt e shtypur që përdoren p ër
veshjet jodekorative me krom (VI),
në sisteme të mbyllura;
d) lëngjet hidraulike për aviacionin.
Në rastin kur përjashtimet e
parashikuara në shkronjat “a” deri
“d”, të përmendura më sipër,
përbëjnë shqetësim për prodhimin
6. DDT 50-29-3 2903 92 00* 200-024-3 -
(1,1,1-trikloro-2,2-
bis(4-klorofenol)
7. Klordane 57-74-9 2903 82 00* 200-349-0 -
8. Hekzaklorciklohekz 58-89-9 2903 81 00 200-401-2 --
ani, 319-84-6 206-270-8
përfshirë lindanin 319-85-7 206-271-3
608-73-1 210-168-9
9. Dieldrin 60-57-1 2910 40 00 200-484-5 -
10. Endrin 72-20-8 2910 90 00 200-775-7 -
11. Heptaklor 76-44-8 2903 82 00 200-962-3 -
12. Endosulfan 115-29-7 2920 90 85 204-079-4
13. Hekzaklorbenzeni 33213-65-
118-74-1 2903 92 00 200-273-9 -

14. Klordekone 143-50-0 2914 70 00 205-601-3


15. Aldrin 309-00-2 2903 82 00* 206-215-8 -
16. Pentaklorobenzeni 608-93-5 2903 82 00 210-172-5
17. Bifenile të 1336-36-3 2903 92 00 215-648-1 Lejohet përdorimi i artikujve që
Poliklorinuara dhe të dhe të janë në përdorim në momentin e
(PCB) tjerë tjerë hyrjes në fuqi të këtij vendimi pa
rënë ndesh me kërkesat e
18. Mireks(4) 2385-85-5 2903 99 90 219-196-6
19. Toksafen 8001-35-2 3808 50 00 232-283-3 -
20. Hekzabromobifenile 36355-01- 2903 99 90. 252-994-2
t 8
(1) GZ L 37, 13.2.2003, f. 19.
(2) GZ L 24, 29.1.2008, f. 8.
(3) (3)”Acidi Sulfonik i Perfluorooktaneve dhe derivatet e tij” (PFOS), është anion
plotësisht i fluorinuar, i cili është përdorur gjerësisht si një kripë ose e inkorporuar në
polimere të mëdhenj. PFOS dhe komponimet e tij janë pjesë e një familjeje të madhe të
substancave perfluoroalkil sulfonate. Në kuadër të Konventës së Stokholmit, Acidi Sulfonik i
Perfluorooktaneve dhe derivatet e tij (PFOS) është identifikuar me nr. CAS: 1763-23-1.
(4) Në kuadër të Konventës së Stokholmit, substanca “Mireks”, është identifikuar me numrin
CAS 2385-85-5.

Pjesa B – Substancat e listuara vetëm në Protokoll


Nr. Emri i substancës Nr. CAS Koditari Nr. KE Përjashtime specifike për përdorim
rendor forsipas të ndërmjetëm ose specifikime të
NKMallr tjera
1. Hekzaklorobutadien 87-68-3 2903 29 201-765- 1. Lejohet, deri më 1 korrik 2016,
00 5 vendosja në treg dhe përdorimi i
artikujve të prodhuar para ose deri më
1 korrik 2015, që kanë
Hekzaklorbutadiene në përbërje.
2. Lejohet vendosja në treg dhe
2. Naftalene të 1. Lejohet, deri më 1 korrik 2016,
Poliklorinuara(1) vendosja në treg dhe përdorimi i
artikujve të prodhuar para ose deri
më 1 korrik 2015, që përmbajnë
Naftalene të Poliklorinuara në
përbërje.
3. Alkanet, C10-C13 85535- 3824 90 287-476- 1. Lejohet prodhimi, hedhja në treg
kloro parafinat e 84-8 97 5 dhe përdorimi i substancave ose i
klorinuara. (parafina përzierjeve që kanë SCCP në përbërje,
të klorinuara me në përqendrime me të ulëta se 1% e
zinxhir të shkurtër) peshës.
(SCCPs) 2. Lejohet prodhimi, hedhja në treg
dhe përdorimi i aplikimeve të
mëposhtme:
a) në parandaluesit e zjarrit në gomat
që përdoren në rripat e transmisionit
në industrinë minerare,
b) në parandaluesit e zjarrit në
ngjitësit që përdoren në diga, pellgje.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit mban
Mbi bazëntëe parashikuar
database informacioneve të reja1,mbi
në pikën të
përdorimin dhe alternativat e sigurta të
substancave ose teknologjive për
përdorimet e artikujve të përmendur në
1. Naftalene të poliklorinuara, nënkupton komponimet kimike që përbëhen nga sistemi unazor i
naftalinës, ku një ose më shumë atome hidrogjeni zëvendësohen nga atome klori.

ANEKSI II
LISTA E SUBSTANCAVE SUBJEKT I MASAVE PËR REDUKTIMIN E SHKARKIMEVE
Emri i substancës Nr. CAS Kodi tarifor sipas NK
Dibenzo-p-dioksinat dhe 1746-01-6 Mallrave
2932 99 002014
Dibenzofuranet
Hekzaklorobenzeni e Poliklorinuara
(HCB) (PCDD/PCDF) 118-74-1 2903 92 00
Bifenilet e Poliklorinuara (PCB) 1336-36-3 2903 99 90
Hidrokarburet Policiklike Aromatike
1
(PAHs)
Pentaklorobenzeni 608-93-5 2903 99 90
1
Për qëllime të “Inventarëve të shkarkimeve”,
duhet të përdoren 4 (katër) treguesit e mëposhtëm:
Benzo(a)piren; 50-32-8 2902 90 00
Benzo(b)floraten; 204-99-2
Benzo(k)floraten dhe 207-08-9
Inden(1,2,3-cd) piren. 193-39-5

Hidrokarbure Policiklike Aromatike (PAH), i referohet një grupi komponimesh


kimike, organike të qëndrueshme në mjedis me struktura dhe toksicitet të ndryshëm. PAH
mund të ekzistojnë në mbi 100 kombinime të ndryshme. Këto substanca krijohen dhe
çlirohen në atmosferë gjatë procesit të djegies jo të plotë të produkteve, si: qymyri, nafta, gazi
dhe mbetjeve. Katër substancat e fundit në aneksin II (PAH), do të përdoren për përgatitjen e
inventarëve të shkarkimeve në ajër.

ANEKSI III LISTA E


SUBSTANCAVE, SUBJEKT I MENAXHIMIT TË MBETJEVE
(referuar seksionit 2, të kreut III)
Nr. Emri i substancës Nr. CAS Kodi tarifor Nr. KE Limitet e
Rendor sipas NK përqendrimit
1. Eteri i Tetrabromodifenilit 40088-47-9 29093038
Mallrave 2014 254-787-2
2. Eteri i Pentabromodifenilit 32534-81-9 29093031 251-084-2
3. Eteri i Hekzabromodifenilit 36483-60-0 29093038 253-058-6
4. Eteri i Heptabromodifenilit 68928-80-3 29093038 273-031-2
5. Acidi Sulfonik i Perfluorooktaneve 1763-23-1 29049095 -----
6. (PFOS) C8F17SO2X dhe
dibenzo-p-dioksinat 1746-01-6 29329900 ----- 15 μg/kg 1
7. dibenzofuranet
DDT e poliklorinuara 50-29-3 2903 92 00* 200-024-3 50 mg/kg
(1,1,1-trikloro-2,2-bis(4-klorofenol)
8. Klordane 57-74-9 2903 82 00* 200-349-0 50 mg/kg
9. Hekzaklorciklohekzani, duke përfshirë 58-89-9 319- 2903 81 00* 200-401-2 50 mg/kg
lindanin 84-6 319-85- 206-270-8
7 608-73-1 206-271-3
10. Dieldrin 60-57-1 2910 40 00 200-484-5 50 mg/kg
11. Endrin 72-20-8 2910 90 00 200-775-7 50 mg/kg
12. Heptaklor 76-44-8 2903 82 00 200-962-3 50 mg/kg
13. Hekzaklorbenzeni 118-74-1 2903 92 00 200-273-9 50 mg/kg
14. Klordekone 143-50-0 2914 70 00 205-601-3 50 mg/kg
15. Aldrin 309-00-2 2903 82 00 206-215-8 50 mg/kg
16. Pentaklorobenzeni 608-93-5 2903 82 00 210-172-5 50 mg/kg
17. Bifenile të Poliklorinuara (PCB) 1336-36-3 2903 92 00 215-648-1 50 mg/kg2
dhe të tjerë dhe të tjerë
18. Mireks 2385-85-5 2903 99 90 219-196-6 50 mg/kg
19. Toksafen 8001-35-2 3808 50 00 232-283-3 50 mg/kg
20. Hekzabromobifenilet 36355-01-8 2903 99 90 252-994-2 50 mg/kg
1. Aty ku aplikohet, duhet të përdoren/aplikohen metodat llogaritëse të përcaktuara e
standardet evropiane EN 12766-1 dhe EN 12766-2.
2. Limiti është llogaritur si PCDD dhe PCDF sipas faktorëve ekuivalentë toksikë (FET) të
mëposhtëm:

PCDD FET
2,3,7,8-TeCDD 1
1,2,3,7,8-PeCDD 1
1,2,3,4,7,8-HxCDD 0.1
1,2,3,6,7,8-HxCDD 0.1
1,2,3,7,8,9-HxCDD 0.1
1,2,3,4,6,7,8-HpCDD 0.01
OCDD 0.0003
PCDF
2,3,7,8-TeCDF 0.1
1,2,3,7,8-PeCDF 0,03
2,3,4,7,8-PeCDF 0,3
1,2,3,4,7,8-HxCDF 0,1
PCDF
1,2,3,6,7,8-HxCDF 0,1
1,2,3,7,8,9-HxCDF 0,1
2,3,4,6,7,8-HxCDF 0,1
1,2,3,4,6,7,8-HpCDF 0,01
1,2,3,4,7,8,9-HpCDF 0,01
OCDF 0.0003

ANEKSI IV
MENAXHIMI I MBETJEVE
PJESA 1
ASGJËSIMI DHE RIKUPERIMI
Zbatimi i operacioneve të mëposhtme të asgjësimit dhe të rikuperimit, për qëllime të pikës 2, të
seksionit 2, të kreut III, sigurojnë që përmbajtja e ndotësve organikë të qëndrueshëm është
shkatërruar ose është transformuar në mënyre të pakthyeshme:
D9 - Trajtimi fizik-kimik sipas përcaktimit në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e
integruar të mbetjeve”, të ndryshuar;
D10 - Incinerimi mbi tokë;
R12 - Përdorimi kryesisht si lëndë djegëse ose mënyra të tjera për të prodhuar energji, duke
përjashtuar mbetjet që përmbajnë PCB;
R4 -Riciklimi/rigjenerimi i metaleve dhe komponimeve metalike, në kushtet e mëposhtme:
Operacionet janë të kufizuara për mbetjet nga proceset e prodhimit të çelikut dhe të hekurit,
sikurse janë pluhurat ose llumrat nga trajtimi i gazeve, pluhuri i filtrave me përmbajtje Zn gjatë
prodhimit të çelikut, pluhurat nga sistemet e pastrimit të gazit gjatë shkrirjes së bakrit dhe
mbetjet e ngjashme, si dhe mbetjet nga rrjedhjet gjatë prodhimeve metalike joferrore që përmbajnë
plumb. Përjashtohen mbetjet që përmbajnë PCB.
Operacionet janë të kufizuara për proceset për rikuperimin e hekurit dhe lidhjeve të hekurit (furrat
elektrike) dhe metaleve joferrore (proceset e furrës rrotulluese Ëaelz, proceset e shkrirjes në vaska
kimike (duke përdorur furrat vertikale ose horizontale), me kusht që impiantet të përmbushin, të
paktën, kërkesat minimale për vlerat kufi të shkarkimeve për PCDDs dhe PCDFs të përcaktuara
në vendimin nr. 178, datë 6.3.2012, “Për incinerimin e mbetjeve”, pavarësisht nëse proceset janë
apo jo subjekt i këtij vendimi, dhe pa cenuar dispozitat e vendimit nr. 452, datë 11.7.2012, “Për
lendfillet e mbetjeve”, dhe dispozitat e ligjit “Për lejet e mjedisit”, në rastin kur zbatohen. Operacionet e
trajtimit paraprak për shkatërrim ose transformim në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme, në
përputhje me këtë pjesë të këtij aneksi, mund të kryhen, duke siguruar se substanca e listuar në
aneksin IV, që është e izoluar nga mbetjet gjatë trajtimit paraprak, asgjësohet më pas, në
përputhje me këtë pjesë të këtij aneksi. Në rastin kur kemi vetëm një pjesë të një produkti apo
mbetjeje, të tilla si pajisjet e mbetjeve, që përmbajnë ose janë kontaminuar me ndotës
organikë të qëndrueshëm, ato veçohen dhe më pas asgjësohen, në përputhje me kërkesat e
këtij vendimi.
Gjithashtu, operacionet e riambalazhimit dhe të ruajtjes së përkohshme mund të zbatohen
përpara këtij trajtimi paraprak ose përpara shkatërrimit, apo transformimit përfundimtar, në
mënyrë të pakthyeshme, në përputhje me këtë pjesë të këtij aneksi.

LISTA E MBETJEVE DHE OPERACIONET


Operacionet e mëposhtme janë të lejueshme për qëllime të pikës 4, të seksionit 2, të kreut III, në
përputhje me mbetjet e specifikuara, të përcaktuara nga kodi digjital me gjashtë numra.
Operacionet e trajtimit paraprak, mund të zbatohen përpara se të kryhet ruajtja e përhershme, në
përputhje me këtë pjesë të këtij aneksi, duke siguruar se substanca e listuar në aneksin III, që është
izoluar nga mbetjet gjatë trajtimit paraprak, është asgjësuar më pas në përputhje me pjesën 1, të këtij
aneksi.
Gjithashtu, riambalazhimi dhe operacionet e ruajtjes së përkohshme mund të kryhen përpara këtij
trajtimi paraprak ose përpara ruajtjes së përhershme, në përputhje me këtë pjesë të këtij aneksi.
PJESA 2
Klasifikimi i mbetjeve Limitet maksimale të Operacionet
përqendrimit të substancave të
10 MBETJE NGA – Aldrin: 5 000 mg/kg;
listuara në 1. Ruajtja e përhershme lejohet
PROCESE – Klordane: 5 000 mg/kg; vetëm nëse plotësohen kushtet e
TERMIKE – Klorddekone: 5 000 mg/kg; mëposhtme:
– DDT (1,1,1-triklor-2,2-bis 1. Ruajtja bëhet në një nga
(4-klorfenil)etani): 5 000 mg/kg; vendet e mëposhtme:
– Dieldrin: 5 000 mg/kg; - në formacione të forta
– Endrin: 5 000 mg/kg; shkëmbore, nëntokësore, të thella
– Eteri i Heptabromodifenilit dhe të sigurta;
(C12H3Br7O): 5 000mg/kg; - në minierat e kripës;
– HeptaKlor: 5 000 mg/kg; - në lendfille të mbetjeve të
– Hekzabromodifenili: 5 000 mg/kg; rrezikshme (duke siguruar që
– Eteri i Hekzabromodifenilit mbetjet janë ngurtësuar ose
(C12H4Br6O): 5 000mg/kg; stabilizuar, aty ku është teknikisht e
– HekzaKlorociklohekzanet, duke mundshme);
përfshirë lindanin: 5000 mg/kg; 2. Janë respektuar masat e
–Mireks: 5 000 mg/kg; parashikuara në vendimin nr. 452,
– Eteri i Pentabromodifenilit datë 11.7.2012, “Për lendfillet e
(C12H5Br5O): 5 000 mg/kg; mbetjeve”;
– Pentaklorobenzeni: 5000 mg/kg; 3. Demonstrohet se masat e
10 01 Mbetje nga
përzgjedhura janë të preferueshme
stacionet elektrike
nga ana mjedisore.
dhe impiantet e
10 01 14 * Hi nga fundi,
skorie dhe pluhur
që përmbajnë
substanca
të rrezikshme, si
10 01 16 * rezultat i
Hi fluturues nga
bashkincenerimi
, që përmbajnë
10 02 Mbetje nga
industria e
10 02 07 * Mbetje
hekurit të
dhengurta
e
nga trajtimet e
gazeve, që
10 03 përmbajnë
Mbetje nga
metalurgjia
10 03 04 * Skrape
termiketëe
10 03 08 * prodhimit
Zgjyra kripore
nga prodhimi
dytësor
10 03 09 * Zgjyra të zeza
10 03 19 * nga prodhimi
Pluhur nga
oxhakët e
gazeve që
10 03 21 * Mbetje të tjera të
imëta dhe pluhur
(përfshirë
pluhurin e
guzhinjetave të
10 03 29 * Mbetje nga
trajtimet e
zgjyrave të
10 04 kripës
Mbetjedhe
nga
metalurgjia
10 04 01 * Zgjyra nga
10 04 02 * prodhimi
Shkuma ngaprimar

10 04 04 * prodhimi
Pluhur ngaprimar
10 04 05 * oxhakët
Mbetje tëe tjera të
10 04 06 * imëta
Mbetjedhe pluhur
të ngurta
10 05 nga trajtimet
Mbetje nga e
10 05 03 * metalurgjia
Pluhur nga
10 05 05 * oxhakët
Mbetje tëe ngurta
10 06 nga trajtimet
Mbetje nga e
10 06 03 * metalurgjia
Pluhur nga
oxhakët e gazit
10 06 06 * Mbetje të ngurta
10 08 nga trajtimet
Mbetje nga e
metalurgjitë e
10 08 08 * Zgjyrë kripe nga
tjera termike
prodhimi primar
10 08 15 * Pluhur nga
dhe dytësor
oxhakët e gazit
që përmbajnë
10 09 Mbetje nga
10 09 09 * derdhjet
Pluhur ngae
oxhakët e gazit
që përmbajnë
16 Mbetje të
16 11 paspecifikuara
Mbetje të në
veshjeve të
brendshme dhe
16 11 01 * Mbetje të
veshjeve të
brendshme me
bazë karboni
dhe materialeve
zjarrduruese nga
16 11 03 * Mbetje të
veshjeve të
brendshme dhe
materialeve
zjarrduruese nga
17 procese
Mbetje nga
ndërtimet dhe
prishjet (përfshi
17 01 Beton, tulla,
17 01 06 * tjegulla
Përzierjedheose
fraksione të
ndara betoni,
tullash, tjegulla
17 05 Dhera (duke
përfshirë dhera
të gërmuara nga
17 05 03 * Dhera dhe gurë
që përmbajnë
17 09 Mbetje
substanca të tjera

ndërtimi dhe të
17 09 02 * Mbetje
prishjeve ndërtimi
dhe të prishjeve
që përmbajnë
17 09 03 * Mbetje nga
ndërtimi dhe të
prishjeve, duke
përfshirë mbetjet
19 Mbetje
e përzierangaqë
impiantet e
trajtimit të
mbetjeve, të
19 01 Mbetje nga
inceneratorët ose
19 01 07 * Mbetjet
piroliza e ngurta
19 01 11 * nga
Hirëratrajtimi
fundorei
dhe llumra që
përmbajnë
19 01 13 * Hi fluturues që
përmban
substanca të
19 01 15 * Pluhur kaldajash
që përmbajnë
19 04 Mbetje
substancatë të
qelqëzuara dhe
19 04 02* Hi fluturues
mbetje nga dhe
mbetje të tjera
19 04 03 * Faza të ngurta
nga trajtimi i të
paqelqëzuara
PCDD FET
2,3,7,8-TeCDD 1
1,2,3,7,8-PeCDD 1
1,2,3,4,7,8-HxCDD 0.1
1,2,3,6,7,8-HxCDD 0.1
1,2,3,7,8,9-HxCDD 0.1
1,2,3,4,6,7,8- 0.01
OCDD 0.0003
PCDF FET
2,3,7,8-TeCDF 0.1
1,2,3,7,8-PeCDF 0.03
2,3,4,7,8-PeCDF 0.3
1,2,3,4,7,8-HxCDF 0.1
1,2,3,6,7,8-HxCDF 0.1
1,2,3,7,8,9-HxCDF 0.1
PCDD FET
2,3,4,6,7,8-HxCDF 0.1
1,2,3,4,6,7,8- 0.01
1,2,3,4,7,8,9- 0.01
OCDF 0.0003

ANEKSI V
FORMATI I RAPORTIMIT TË STOQEVE
Pjesa 1. Informacion mbi kompaninë dhe të dhënat e kontaktit

Emri i kompanisë
Numri i lejes (nëse është e aplikueshme)
Numri i regjistrimit të kompanisë
Adresa:

Emri i kontaktit
Pozicioni
Të dhënat e kontaktit (nr. tel. adresa e e-

Pjesa 2a. Informacion mbi natyrën dhe vendndodhjen e stokut


Ju lutemi, jepni informacion mbi stokun dhe vendndodhjen e tij. Jepni informacion për çdo
material që ju zotëroni dhe që përmban NOQ.

Materiali 1
Tipi i materialit/përshkrimi:

Sasia
(masa e materialit në kg)
Emri i substancës NOQ
Identifikimi i substancës NOQ Nr. CAS
ose EC
Përqendrimi i substancës NOQ (njësi për
Vendndodhja (adresa e plotë)
Numri i lejes
(nëse është e aplikueshme)
Materiali 2
Tipi i materialit/përshkrimi:

Sasia (masa e materialit në kg)


Emri i substancës NOQ
Identifikimi i substancës NOQ Nr. CAS
ose EC
Përqendrimi i substancës NOQ (njësi
për kg)
Vendndodhja (adresa e plotë)
Numri i lejes
(nëse është e aplikueshme)
Materiali 3
Tipi i materialit/përshkrimi:

Sasia
(masa e materialit në kg)

Emri i substancës NOQ


Identifikimi i substancës NOQ Nr. CAS
ose EC
Përqendrimi i substancës NOQ (njësi
për kg)
Vendndodhja (adresa e plotë)
Numri i lejes (nëse është e aplikueshme) lejuara arsyen e mbajtjes së stokut (tregoni nëse për
Pjesa 2b. Informacion mbi përdorimet e materialin ka
Përdoreni këtë seksion për të treguar axhimit dhe të ruajtjes së stokut, si dhe masat e marra për të
përjashtime apo nuk ka kufizime). ë mjedis (tregoni mënyrën e menaxhimit të sigurt mjedisor dhe
Materiali 1 Materiali 2 ose dokumente të tjera shtesë të nevojshme:
Pjesa 2c: Menaxhimi i stokut
Jepni informacion mbi mënyrën e men
parandaluar çlirimin e substancave NOQ n
eficient për çdo material).
Materiali 1 Materiali 2

VENDIM
Nr. 575, datë 24.6.2015

PËR MIRATIMIN E KËRKESAVE PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE INERTE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 37, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe
ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte me qëllim mbrojtjen, ruajtjen dhe
përmirësimin e cilësisë së mjedisit, si dhe mbrojtjen e shëndetit publik, përmes minimizimit të
ndikimeve negative.
2. Miratimi i kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte synon të disiplinojë procesin e
grumbullimit, transportit, dorëzimit dhe trajtimit të mbetjeve inerte në fushën e ndërtimit, duke
përcaktuar rregullat dhe kërkesat konkrete për subjektet që operojnë në këtë fushë.
3. Në këtë vendim përcaktohen:
a)detyrimet e zotëruesit të mbetjeve inerte dhe operatorit;
b)kërkesat për miratimin, ndërtimin dhe funksionimin e lendfilleve për mbetjet inerte e të
venddepozitimeve të përkohshme të mbetjeve inerte;
c)kërkesat për subjektet, të cilat kryejnë punime në fushën e ndërtimit, riparimit, restaurimit apo të
prishjes së objekteve që prodhojnë mbetje.
4.Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e përdorur në ligjin nr. 10463,
datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, dhe në ligjin nr. 107, datë
31.7.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.
Termi “Zotërues i mbetjeve inerte”, në kuptimin e këtij vendimi, është person fizik ose juridik, i cili,
gjatë aktivitetit të tij të ndërtimit, riparimit, restaurimit apo prishjes së objekteve, prodhon,
transporton ose trajton mbetje inerte të cilat janë të renditura në kapitullin 17, të vendimit nr. 99,
datë 18.2.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të
mbetjeve”, të ndryshuar.
5.Zotëruesi i mbetjeve inerte, i cili kryen përpunim paraprak, përzierje apo procese të tjera, që
ndryshojnë natyrën ose përbërjen e këtyre mbetjeve, është i detyruar t’i ruajë, t’i transportojë dhe t’i
dorëzojë ato në lendfill apo në venddepozitimin e përkohshëm në mënyrë të diferencuar, sipas
përcaktimeve të vendimit nr. 371, datë11.6.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e
rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe miratimin e dokumentit të dorëzimit të
mbetjeve të rrezikshme”, si dhe vendimit nr. 229, datë 23.4.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për
miratimin e rregullave për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe të dokumentit të
transferimit të mbetjeve jo të rrezikshme”.
6. Zotëruesi i mbetjeve inerte është i detyruar t’i dorëzojë këto mbetje tek operatorët, të cilët
janë të pajisur me leje mjedisore, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për
lejet e mjedisit”, të ndryshuar, dhe me licencë të tipit III.2.B, sipas vendimit nr. 538, datë 26.5.2009,
të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga/apo nëpërmjet Qendrës
Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”.
7. Zotëruesit e mbetjeve inerte dhe operatorët e lendfilleve të mbetjeve inerte janë të detyruar
të plotësojnë dhe të nënshkruajnë dokumentin e transferimit të këtyre mbetjeve dhe të dhënat
regjistrohen në Regjistrin e Transfertave Individuale, sipas vendimit nr. 229, datë 23.4.2014, të
Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe
të dokumentit të transferimit të mbetjeve jo të rrezikshme”.
8. Njësitë e qeverisjes vendore, në dokumentacionin e lëshimit të lejes për projektin e ndërtimit,
riparimit, restaurimit apo shembjes, përcaktojnë se personi fizik ose juridik, të cilit i është dhënë leja
për realizimin e projektit, duhet të provojë me dokumentacionin e nevojshëm përmbushjen e
kërkesave të këtij vendimi brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përfundimit të projektit të ndërtimit,
riparimit, restaurimit apo prishjes së objektit, i cili krijon mbetje inerte.
9. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përfundimit të zbatimit të projektit, të përcaktuar në pikën
7 të këtij vendimi, personi fizik ose juridik, të cilit i është dhënë leja për realizimin e projektit, paraqet
pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kopje të dokumentacionit që provojnë përmbushjen e
kërkesave të këtij vendimi.
10.Subjekti fizik/juridik, kërkues i lejes për ndërtimin, riparimin, restaurimin apo shembjen e
objektit, përpara marrjes së lejes së ndërtimit duhet të depozitojë një garanci financiare për llogari të
NJQV-së, e cila nuk do të jetë më e vogël se 3% e vlerës së strukturës së objektit dhe përcaktohet
me vendim të këshillit të NJQV-së.
11.Garancia financiare i kthehet subjektit fizik/juridik pa interes nga NJQV-ja, e cila ka
lëshuarlejen e ndërtimit, pasi të provojë se mbetjet inerte janë dorëzuar, sipas pikave 4, 5 dhe 6, të
këtij vendimi, në lendfillin ose në venddepozitimin e përkohshëm të përcaktuar nga NJQV-ja. Në
rast të mospërmbushjes së kushteve të sipërpërmendura, NJQV-ja konfiskon garancinë financiare.
12.Subjekti fizik/juridik, që prodhon mbetje inerte gjatë ndërtimit, riparimit, restaurimit apo
shembjes së objektit, është përgjegjës për dëmet e drejtpërdrejta ndaj palëve të treta që dëmtohen nga
ushtrimi i aktivitetit të tyre dhe nga detyrimet kontraktuale.
13.Njësitë e qeverisjes vendore, në planet e përgjithshme vendore, të hartuara sipas nenit 20, të ligjit
nr. 107/2014, datë 31.7.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, si dhe planet vendore
të menaxhimit të integruar të mbetjeve të hartuara sipas nenit 13, të ligjit nr. 10463, datë
22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, duhet të parashikojnë vende
për depozitimin e përkohshëm të mbetjeve inerte dhe lendfillet për mbetjet inerte.
14. Në vendin për depozitimin e përkohshëm të mbetjeve inerte, të depozitohen jo më tepër se
20 tonë në ditë ose 3 500 tonë në vit mbetje inerte. Afati i dorëzimit të mbetjeve inerte në
venddepozitimin e përkohshëm të jetë deri në momentin e ndërtimit të lendfillit për trajtimin e
mbetjeve inerte në zonën më të afërt gjeografikisht të njësisë së qeverisjes vendore.
15. Zotëruesit e mbetjeve inerte janë të detyruar të dorëzojnë mbetjet inerte në
venddepozitimin e përkohshëm ose lendfillet e trajtimit të mbetjeve inerte, kundrejt tarifës për
ton/mbetje, të propozuar nga operatori dhe të miratuar nga njësitë e qeverisjes vendore.
16.Tarifa e përcaktuar për trajtimin e mbetjeve inerte në lendfille duhet të mbulojë koston e
operimit për trajtimin e këtyre mbetjeve, si dhe koston për mbylljen e kujdesin pas mbylljes së
lendfillit për një periudhë prej të paktën 30 (tridhjetë) vjetësh.
17.Ndalohet ndërtimi i venddepozitimeve të përkohshme të mbetjeve inerte nga njësitë e qeverisjes
vendore në zonat e mëposhtme:
a)Zonat e mbrojtura, arkeologjike, turistike apo në çdo zonë që mbrohet me një akt normativ;
b)Zonat në distancë 300 metra nga një pus furnizues me ujë dhe çdo burim tjetër ujor;
c)Zonat në distancë 100 metra nga një përrua, argjinaturë lumore, liqen, lum ose kompleks ligatinor;
ç) Zonat në distancë 300 metra nga një zonë e mbrojtur në përputhje me shkronjën “a”.
18.Ndërtimi i lendfillit të mbetjeve inerte kryhet nga subjekte të licencuara, në përputhje me kriteret
e përcaktuara në vendimin nr. 452, datë 11.7.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për lendfillet e
mbetjeve”, dhe përkatësisht:
a) kërkesat e përgjithshme për të gjitha kategoritë e lendfilleve;
b) procedurat dhe kriteret e pranimit të mbetjeve;
c) vlerësimin e sigurisë për pranimin e mbetjeve në venddepozitimet nëntokësore;
ç) përmbledhjen e opsioneve të asgjësimit në lendfill;
d)procedurën e kontrollit dhe vetëmonitorimit në fazat e operimit dhe kujdesit pas mbylljes.
19. Lendfillet e mbetjeve inerte mund të jenë lendfille vendore, të cilat shërbejnë për
trajtimin e mbetjeve të prodhuara brenda territorit të një NJQV-je ose lendfille rajonale, të cilat
shërbejnë për trajtimin e mbetjeve të shumë NJQV-ve. Njësitë e qeverisjes vendore
bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për përcaktimin e vendit ku do të ndërtohet lendfilli rajonal dhe të
mënyrës së funksionimit të tij.
20. Operatorët, të cilët merren me trajtimin e mbetjeve në lendfille dhe venddepozitimet e
përkohshme, janë të detyruar të raportojnë pranë NJQV-ve dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
për të dhënat e mbetjeve që trajtojnë. NJQV-të duhet, që, brenda muajit janar të çdo viti, të
dërgojnë te ministria që mbulon infrastrukturën publike të dhënat vjetore për mbetjet e trajtuara në
lendfille dhe venddepozitime të përkohshme të mbetjeve inerte.
21.Njësitë e qeverisjes vendore, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për infrastrukturën
publike, brenda afatit 2-vjeçar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të përcaktojnë vendet
përkatëse për venddepozitimet e përkohshme dhe lendfillet për trajtimin e mbetjeve inerte,
bazuar në kriteret e përcaktuara në këtë vendim dhe vendimin nr. 452, datë 11.7.2012, të Këshillit të
Ministrave, “Për lendfillet e mbetjeve”.
22. Shkeljet e kërkesave të këtij vendimi, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje
administrative dhe dënohen me sanksione të përcaktuara në pikën 35, të nenit 62, të ligjit nr.
10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar.
23. Ngarkohen inspektorati kombëtar përgjegjës për mjedisin, inspektorati kombëtar
përgjegjës për ndërtimet, si dhe inspektoratet vendore përgjegjëse për ndërtimet që të ushtrojnë
kontrolle të vazhdueshme mbi zotëruesit e mbetjeve inerte, venddepozitimet epërkohshme dhe
lendfillet për trajtimin e tyre.
24. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, rregullorja nr. 1, datë 30.3.2007, e ministrit të Mjedisit,
Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, “Për
trajtimin e mbetjeve të ndërtimit, nga krijimi, transportimi e deri tek asgjësimi i tyre”, shfuqizohet.
25. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, inspektorati
kombëtar përgjegjës për ndërtimet dhe organet e njësive të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama
VENDIM
Nr. 687, datë 29.7.2015

PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR MBAJTJEN, PËRDITËSIMIN DHE


PUBLIKIMIN E STATISTIKAVE TËMBETJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 60, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për
menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i
Ministrave,

VENDOSI:

1.Miratimin e rregullave për mbajtjen, përditësimin dhe publikimin e statistikave të mbetjeve që


lidhen me krijimin, riciklimin, rikuperimin, eksportin dhe asgjësimin e tyre në territorin e
Republikës së Shqipërisë.
2.Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në
burim, sipas llojit, sasisë dhe përbërjes së tyre, të krijuara në territorin e njësisë së qeverisjes vendore
që ato administrojnë.
3.Mbetjet e grumbulluara në mënyrë të diferencuar duhet të trajtohen referuar ligjit nr. 10463,
datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me qëllim mbledhjen e
përpunimin e të dhënave prej tyre.
4.Njësitë e qeverisjes vendore janë të detyruara të plotësojnë formatin e raportimit të statistikave
vjetore të mbetjeve për mbetjet e krijuara në territorin e tyre, sipas shtojcës nr. 3, bashkëlidhur
këtij vendimi, dhe këto të dhëna ia dërgojnë këshillit të qarkut përkatës, Agjencisë Kombëtare të
Mjedisit dhe ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën/transportin brenda datës 31 janar, të çdo viti.
5. Mbështetur në vendimin nr. 1189, datë 18.11.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat
dhe procedurat për hartimin dhe zbatimin e programit kombëtar të monitorimit të mjedisit”,
ministria përgjegjëse për bujqësinë, ministria përgjegjëse për infrastrukturën/transportin, minis-tria
përgjegjëse për shëndetësinë dhe ministria përgjegjëse për industrinë janë të detyruara të plotësojnë
formatin e raportimit të statistikave vjetore të mbetjeve, sipas shtojcës nr. 2, bashkë-lidhur këtij
vendimi, dhe t’ia dorëzojnë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit brenda datës 10 shkurt të çdo viti.
6. Agjencia Kombëtare e Mjedisit mbledh, mban dhe përditëson statistikat për mbetjet sipas
shtojcës nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në bazë të të dhënave të grumbulluara referuar pikave 4 e
5, të këtij vendimi, të cilat ia raporton ministrisë, brenda datës 28 shkurt të çdo viti.
7. Ministria përgjegjëse për mjedisin, në bazë të të dhënave të ardhura nga Agjencia Kombëtare e
Mjedisit, përgatit dhe publikon në variantin elektronik dhe në ëebsite-in e ministrisë raportin 3-
vjeçar për statistikat e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilin ia vë në
dispozicion publikut.
8. Ngarkohen ministria përgjegjëse për mjedisin, ministria përgjegjëse për infrastrukturën / trans-
portin, ministria përgjegjëse për shëndetësinë, ministria përgjegjëse për industrinë, ministria
përgjegjëse për bujqësinë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, këshillat e qarqeve dhe njësitë e qeverisjes
vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet juridike nga data 1 janar
2019.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
VENDIM

Nr. 686, datë 29.7.2015

PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TËPËRGJEGJËSIVE E TË AFATEVE


PËRZHVILLIMIN E PROCEDURËS SËVLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË
MJEDIS(VNM) DHE PROCEDURËS SËTRANSFERIMIT TË VENDIMIT
EDEKLARATËS MJEDISORE

I azhurnuar me:

- VKM Nr.95, datë14.02.2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 7, të ligjit nr. 10440, datë
7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit,
Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

KREU I

ZHVILLIMI I PROCEDURËS PARAPRAKETË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË


MJEDIS

1. Zhvilluesi që synon të zbatojë një projekt, i cili është subjekt i kërkesave të nenit 8, të ligjit nr.
10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, që në fazat fillestare të
planifikimit të projektit (projektidesë), paraqet pranë Ministrisë së Mjedisit kërkesën me shkrim
dhe dokumentacionin e mëposhtëm:

1.1 Raportin teknik të projektit të propozuar, i cili përfshin:

a)qëllimin e projektit të propozuar;

b) planimetrinë e vendndodhjes së projektit, ku të pasqyrohen në hartë topografike kufijtë e


sipërfaqes, të shoqëruar me koordinatat, sipas sistemit koordinativ GAUS KRUGE, fotografi dhe
të dhëna për përdorimin ekzistues të sipërfaqes që do të përdoret përkohësisht apo përherë nga
projekti, gjatë fazës së ndërtimit apo funksionimit të veprimtarisë;
c) informacionin për qendrat e banuara, në zonën ku propozohet të zbatohet projekti,
shoqëruar me fotografi dhe të dhëna për distancën e tyre nga vendndodhja e projektit të propozuar,
si dhe përcaktimin e njësisë së qeverisjes vendore që administron territorin ku propozohet projekti;

ç) skicat dhe planimetritë e objekteve dhe strukturave të projektin, si dhe mënyrat dhe metodat
që do të përdoren për ndërtimin e objekteve dhe strukturave të projektit;
d)përshkrimin e proceseve ndërtimore dhe teknologjike, përfshirë kapacitetet prodhuese
/përpunuese, sasitë e lëndëve të para dhe produktet përfundimtare të projektit;

dh) informacionin për infrastrukturën e nevojshme për lidhjen me rrjetin elektrik, furnizimin
me ujë, shkarkimet e ujërave të ndotura dhe mbetjeve, si dhe informacionin për rrugët ekzistuese të
aksesit apo nevojën për hapje të rrugëve të reja;

e)programin për ndërtimin, kohëzgjatjen e ndërtimit, kohëzgjatjen e planifikuar për funksionimin


e projektit, kohën e mundshme të përfundimit të funksionimit të projektit dhe, sipas rastit, edhe fazën
e planifikuar të rehabilitimit të sipërfaqes, pas mbarimit të funksionimit të projektit;

ë) lëndët e para që do të përdoren për ndërtimin dhe mënyra e sigurimit të tyre (materiale ndërtimi,
ujë dhe energji);

f)informacionin për lidhjet e mundshme të projektit me projekte të tjera ekzistuese përreth/pranë


zonës së projektit;

g)informacionin për alternativat e marra në konsideratë, për sa i takon përzgjedhjes së


vendndodhjes së projektit dhe teknologjisë që do të përdoret;

gj) të dhënat për përdorimin e lëndëve të para gjatë funksionimit, përfshirë sasitë e ujit të
nevojshëm, të energjisë, lëndëve djegëse dhe mënyrën e sigurimit të tyre;

h) aktivitete të tjera që mund të nevojiten për zbatimin e projektit, si ndërtimi i kampeve apo
rezidencave etj.;

i) informacionin për lejet, autorizimet dhe licencat e nevojshme për projektin, në përputhje me
përcaktimet e bëra në legjislacionin në fuqi, si dhe institucionet kompetente për lejimin /
autorizimin/ licencimin e projektit;

j) kopje të lejeve, autorizimeve dhe licencave që disponon zhvilluesi për projektin e propozuar, në
përputhje me përcaktimet e bëra në legjislacioninnë fuqi, si dhe institucionet kompetente për
lejimin / autorizimin/licencimin e projektit.

1.2Raportin paraprak të VNM-së, ku përfshihen:

a) përshkrimi i mbulesës bimore të sipërfaqes ku propozohet të zbatohet projekti, shoqëruar dhe


me fotografi;
b) informacion për praninë e burimeve ujore, në sipërfaqen e kërkuar nga projekti dhe në afërsi të
tij;
c)informacion lidhur me identifikimin e ndikimeve të mundshme, negative, në mjedis, të projektit,
përfshirë ndikimet në biodiversitet, ujë, tokë dhe ajër;

ç )një përshkrim për shkarkimet e mundshme në mjedis, të tilla si: ujëra të ndotura, gaze dhe
pluhur, zhurma, vibrime, si dhe për prodhimin e mbetjeve;

d)informacion për kohëzgjatjen e mundshme të ndikimeve negative të identifikuara;


dh) të dhëna për shtrirjen e mundshme hapësinore të ndikimit negativ në mjedis, që nënkupton
distancën fizike nga vendndodhja e projektit, dhe vlerat e ndikuara që përfshihen në të;

e)mundësinë e rehabilitimit të mjedisit të ndikuar dhe mundësinë e kthimit të mjedisit të ndikuar


të sipërfaqes në gjendjen e mëparshme, si dhe kostot financiare të përafërta për rehabilitimin;

ë) masat e mundshme për shmangien dhe zbutjen e ndikimeve negative në mjedis;

f)ndikimet e mundshme në mjedisin ndërkufitar (nëse projekti ka natyrë të tillë).

Raporti i paraprak i VNM-së të jetë i nënshkruar nga personi fizik/juridik i licencuar.

1.3 (shfuqizuar)
1.4 Një kopje të faturës së pagesës së tarifës së shërbimit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në
fuqi.
2.Dokumentacioni i kërkuar në pikën 1, më sipër, dorëzohet edhe me CD/DVD, në të paktën 10
kopje.

3.Ministria, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga marrja e aplikimit, bën këto veprime:

a) Kërkon me shkrim, plotësimin e dokumen-tacionit që mungon, duke dhënë edhe arsyetimin


përkatës, nëse dokumentacioni i paraqitur nga zhvilluesi nuk është në përputhje me kërkesat e
pikës 1, më sipër. Afati për plotësimin e dokumen-tacionit nga zhvilluesi nuk mund të jetë më i
gjatëse 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike;

b) Përcjell aplikimin pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), të shoqëruar dhe me


mendimin sugjerues të drejtorive teknike, nëse aplikimi duhet apo jo t’i nënshtrohet procedurës së
VNM-së së thelluar.

4.AKM-ja, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së aplikimit dhe
dokumentacionit shoqërues:

a)i kërkon zhvilluesit, me shkrim, plotësimin e informacionit që mungon, duke dhënë edhe
arsyetimin përkatës, kur konstaton se nuk mund të marrë vendimin për arsye se informacioni i
dorëzuar nga zhvilluesi nuk është i plotë apo i qartë, duke vënë në dijeni edhe Ministrinë. Afati
për plotësimin e informacionit nga zhvilluesi nuk mund të jetë më i gjatë se 45 (dyzet e pesë) ditë
kalendarike;

b)u dërgon për mendim/konsultim kopje të aplikimit, në CD/DVD, institucioneve të


mëposhtme, të cilët shprehen brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike:

i) Ministrive të linjës, në varësi të projektit;

ii) Institucioneve të tjera që, në varësi të llojit të projektit, janë përgjegjëse për lejimin / autorizimin /
licencimin e tij apo përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin, shëndetin publik dhe emergjencat
natyrore dhe civile;

iii) Agjencisë Rajonale të Mjedisit (ARM), në qarkun ku propozohet të zbatohet projekti, së cilës i
jepen edhe udhëzimet përkatëse për marrjen e mendimit nga njësitë e qeverisjes vendore.
5.ARM-ja, brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e marrjes së dokumentacionit nga AKM-ja, u
dërgon një kopje të tij njësisë/ve së qeverisjes vendore (NJQV) që administron territorin ku
propozohet projekti asaj/atyre që preken nga projekti i propozuar, të cilat shprehen, brenda 6
(gjashtë) ditëve kalendarike pune nga marrja e shkresës së ARM-së.

6.AKM-ja informon publikun, sipas procedurave të legjislacionit në fuqi për informimin dhe
përfshirjen e publikut në vendimmarrje.

7.AKM-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalenda- rike nga data e marrjes së aplikimit, merr vendimin
për VNM-në paraprake ose vendos që projekti t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së,
sipas formatit të shtojcës IV, bashkëlidhur këtij vendimi, ia përcjell vendimin Ministrisë dhe e
publikon në faqen e saj elektronike.

8. AKM-ja mbështetet në kriteret ndihmëse të shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në përputhje


me përcaktimet e nenit 11, të ligjit nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të
ndryshuar, për marrjen e vendimit.
9. Në rast se institucionet e konsultuara më lart kërkojnë informacion shtesë, AKM-ja, brenda 2
(dy) ditëve kalendarike nga marrja e mendimeve, i kërkon zhvilluesit, me shkrim, plotësimin e
informacionit që mungon, duke dhënë edhe arsyetimin përkatës dhe duke vënë në dijeni edhe
Ministrinë. Afati për plotësimin e informacionit nga zhvilluesi nuk mund të jetë më i gjatë se 30
(tridhjetë) ditë kalendarike.
10. Vendimi regjistrohet në Regjistrin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, të AKM-së, dhe
publikohet në faqen elektronike të saj.
11. Ministria ia dërgon vendimin zhvilluesit. Vendimi publikohet në faqen elektronike të
Ministrisë.
12.Afati maksimal për dërgimin e vendimit te zhvilluesi është 45 (dyzet e pesë) ditë kalendarike nga
aplikimi pranë Ministrisë. Afati për plotësimin e dokumentacionit, sipas pikave 3, shkronja “b”, 4,
shkronja “a”dhe 9, të këtij kreu, nuk llogaritet në afatin maksimal. Në rast se zhvilluesi nuk plotëson
dokumentacionin/informacionin brenda afateve të përcaktuara në pikat më sipër, nënkupton që
zhvilluesi ka hequr dorë nga aplikimi për VNM-në paraprake.

KREU II

ZHVILLIMI I PROCEDURËS SË THELLUARTË VNM-së

1.Zhvilluesi që synon të zbatojë një projekt, i cili është subjekt i procedurës së thelluar të
VNM-së, njofton, me shkrim, ministrinë që në fazat fillestare të zhvillimit të projektit (projekt-
idesë), duke e shoqëruar me informacionin e mëposhtëm:

1.1 Raportin teknik të projektit të propozuar, i cili përfshin:

a)përshkrimin e qëllimit të projektit të propozuar;

b)planimetrinë e vendndodhjes së projektit, ku të pasqyrohen në hartë topografike kufijtë e


sipërfaqes, të shoqëruar me koordinatat sipas sistemit koordinativ GAUS KRUGE, fotografi
dhe të dhëna për përdorimin ekzistues të sipërfaqes që do të përdoret përkohësisht apo
përherë nga projekti, gjatë fazës së ndërtimit apo funksionimit të veprimtarisë;
c)informacionin për qendrat e banuara në zonën ku propozohet të zbatohet projekti, shoqëruar
me fotografi dhe të dhëna për distancën e tyre nga vendndodhja e projektit të propozuar, si dhe
përcaktimin e njësisë së qeverisjes vendore që administron territorin ku propozohet projekti;

ç) skicat dhe planimetritë e objekteve të projektit dhe strukturave të projektit;

d)përshkrimin e proceseve ndërtimore dhe teknologjike, përfshirë kapacitetet prodhuese


/përpunuese, sasitë e lëndëve të para dhe produktet përfundimtare të projektit;

dh) të dhëna për infrastrukturën e nevojshme për lidhjen me rrjetin elektrik, furnizimin me ujë,
shkarkimet e ujërave të ndotura dhe mbetjeve, si dhe informacion për rrugët ekzistuese të aksesit
apo nevojën për hapje të rrugëve të reja;

e)programin për ndërtimin, kohëzgjatjen e ndërtimit, kohëzgjatjen e planifikuar të funksionimit të


projektit, kohën e mundshme të përfundimit të funksionimit të projektit dhe, sipas rastit, edhe fazën
e planifikuar të rehabilitimit të sipërfaqes pas mbarimit të funksionimit të projektit;

ë) mënyrat dhe metodat që do të përdoren për ndërtimin e objekteve të projektit;

f)lëndët e para që do të përdoren për ndërtimin dhe mënyrën e sigurimit të tyre (materiale ndërtimi,
ujë dhe energji);

g)informacion për lidhjet e mundshme të projektit me projekte të tjera ekzistuese përreth/pranë


zonës së projektit;

gj) informacion për alternativat e marra në konsideratë për sa i takon përzgjedhjes së


vendndodhjes së projektit dhe teknologjisë që do të përdoret;

h) të dhëna për përdorimin e lëndëve të para gjatë funksionimit, përfshirë sasitë e ujit të
nevojshëm, të energjisë, lëndëve djegëse dhe për mënyrën e sigurimit të tyre;

i) të dhëna për aktivitete të tjera që mund të nevojiten për zbatimin e projektit, si ndërtimi i
kampeve apo rezidencave etj.;

j) informacion për lejet, autorizimet dhe licencat e nevojshme për projektin, në përputhje me
përcaktimet e bëra në legjislacionin në fuqi, si dhe institucionet kompetente për lejimin /
autorizimin/ licencimin e projektit.

k) kopje të lejeve, autorizimeve dhe licencave që disponon zhvilluesi për projektin e propozuar, në
përputhje me përcaktimet e bëra në legjislacionin në fuqi, si dhe institucionet kompetente për
lejimin / autorizimin/licencimin e projektit.

1.2 Informacion për ndërveprimin me mjedisin të projektit, i cili përmban:

a) një përshkrim të shkurtër të mbulesës bimore të sipërfaqes ku propozohet të zbatohet projekti,


të shoqëruar dhe me imazhe të marra jo më vonë se 6 muaj nga data e aplikimit;
b) informacion për praninë e burimeve ujore në sipërfaqen e kërkuar nga projekti dhe në afërsi të
saj;
c)një identifikim të ndikimeve të mundshme negative në mjedis të projektit, përfshirë ndikimet në
biodiversitet, ujë, tokë, ajër;

ç) një përshkrim të shkurtër për shkarkimet e mundshme në mjedis, të tilla si: ujëra të ndotura, gaze
dhe pluhur, zhurmë, si dhe prodhimin e mbetjeve;

d)informacion për kohëzgjatjen e mundshme të ndikimeve negative të identifikuara;

dh) të dhëna për shtrirjen e mundshme hapësinore të ndikimit negativ në mjedis, që nënkupton
distancën fizike nga vendndodhja e projektit dhe vlerat e ndikuara që përfshihen në të;

e)mundësinë e rehabilitimit të mjedisit të ndikuar dhe mundësinë e kthimit të sipërfaqes së mjedisit


të ndikuar në gjendjen e mëparshme, përfshirë edhe tokën bujqësore, si dhe kostot financiare të
përafërta për rehabilitimin;

ë) masat e mundshme për shmangien dhe zbutjen e ndikimeve negative në mjedis;

f)ndikimet e mundshme në mjedisin ndërkufitar (nëse projekti ka natyrë të tillë).

2. Dokumentacioni i kërkuar në pikën 1, më sipër, dorëzohet edhe me CD/DVD, në të paktën


10 kopje.
3. Ministria, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga marrja e aplikimit, bën këto veprime:
a)Kërkon, me shkrim, plotësimin e dokumentacionit që mungon, duke dhënë edhe arsyetimin
përkatës, nëse dokumentacioni i paraqitur nga zhvilluesi nuk është në përputhje me kërkesat e
këtij vendimi. Afati për plotësimin e dokumentacionit nga zhvilluesi nuk mund të jetë më i gjatë
se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike;

b)Përcjell aplikimin pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), të shoqëruar dheme


mendimin sugjerues të drejtorive teknike për çështjet që do të trajtohen në raportin e thelluar të
VNM-së.

4.AKM-ja, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalen- darike nga data e marrjes së aplikimit dhe
dokumentacionit shoqërues:

a) i kërkon zhvilluesit, me shkrim, plotësimin e informacionit që mungon, duke dhënë edhe


arsyetimin përkatës, kur konstaton se nuk mund të marrë vendimin për arsye se informacioni i
dorëzuar nga zhvilluesi nuk është i plotë apo i qartë, duke vënë në dijeni edhe Ministrinë. Afati
për plotësimin e informacionit nga zhvilluesi nuk mund të jetë më i gjatë se 45 (dyzet e pesë) ditë
kalendarike;
b) u dërgon për mendim/konsultim, për çështje që do të trajtohen në raportin e thelluar të
VNM-së, kopje të aplikimit në CD/DVD, institucioneve të mëposhtme, të cilat shprehen brenda 10
(dhjetë) ditëve kalendarike:
i) Ministrive të linjës, në varësi të projektit;

ii) Institucioneve të tjera, që në varësi të llojit të projektit, janë përgjegjëse për lejimin /autorizimin /
licencimin e tij, apo përgjegjëse për emergjencat natyrore dhe civile;

iii) Agjencisë Rajonale të Mjedisit (ARM), në qarkun ku propozohet të zbatohet projekti, së cilës i
jepen edhe udhëzimet përkatëse për marrjen e mendimit nga njësitë e qeverisjes vendore.
5.ARM-ja, brenda 2 (dy) ditëve kalendarike nga data e marrjes së dokumentacionit nga AKM-ja, u
dërgon një kopje të tij njësisë/ve së qeverisjes vendore (NJQV) që administron territorin ku
propozohet projekti dhe asaj/atyre që preken nga projekti i propozuar, të cilët shprehen brenda 5
(pesë) ditëve kalendarike pune nga marrja e shkresës së ARM-së.

6.AKM-ja, pas marrjes së mendimeve nga institucionet e pikës 4, më sipër, njofton, me shkrim,
zhvilluesin për çështje që duhet të trajtojë në raportin e thelluar të VNM-së, duke vënë në dijeni
dhe ministrinë, si:

a) kërkesat e saj dhe të institucioneve, të cilat duhet të merren parasysh dhe të trajtohen në
raportin e thelluar të VNM-së;
b) analizimin e alternativave të mundshme për zbatimin e projektit;
c) udhëzime për studimet dhe metodat për sigurimin e informacionit mjedisor dhe parashi-
kimin e ndikimeve në mjedis gjatë hartimit tëraportit të thelluar të VNM-së;
ç) strukturën dhe renditjen e informacionit në raportin e thelluar të VNM-së, në përputhje me
shtojcën II, të këtij vendimi;

d) udhëzime në rastin kur projekti është subjekt i procedurës ndërkufitare të VNM-së.

7. Afati maksimal nga marrja e njoftimit, sipas pikës 1, të këtij kreu, deri në njoftimin me shkrim të
zhvilluesit, sipas pikës 6, të këtij kreu, është 45 (dyzet e pesë) ditë kalendarike. Afati kohor për
plotësimin e informacionit, sipas pikave 3, shkronja “a” dhe 4, shkronja “a”, më sipër, nuk
përllogaritet në afatin maksimal. Në rast se zhvilluesi nuk plotëson
dokumentacionin/informacionin brenda afateve të përcaktuara në pikat më sipër, nënkupton që
zhvilluesi ka hequr dorë nga procedura për VNM-në e thelluar.
8. Zhvilluesi, pas marrjes së njoftimit nga AKM-ja sipas pikës 6, më sipër, harton projektraportin e
thelluar të VNM-së dhe organizon dëgjesën me publikun, sipas procedurave të legjislacionit në fuqi
për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje.
9.Në përfundim të dëgjesës zhvilluesi harton Raportin e Thelluar të VNM-së, sipas kritereve të
shtojcës II, bashkëlidhur këtij vendimi.

10.Për t’u pajisur me Deklaratën Mjedisore zhvilluesi aplikon pranë Ministrisë dhe dorëzon
dokumentacionin e mëposhtëm, dhe në format CD/DVD, në të paktën 10 kopje:

a) Raportin e thelluar të VNM-së;


b) Përmbledhjen joteknike të raportit të thelluar të VNM-së;
c) Raportin teknik përfundimtar, të hartuar sipas kërkesave të pikës 1.1, të këtij kreu;
ç) Përmbledhje të konsultimeve me publikun dhe palët e tjera të interesuara, realizuar gjatë
hartimit të raportit të thelluar të VNM-së;

d)Një kopje të faturës të pagesës së tarifës së shërbimit, sipas përcaktimeve në legjislacionin


përkatës.

dh) (shfuqizuar)

11.Ministria, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga marrja e aplikimit, bën këto veprime:

a) Nëse dokumentacioni i paraqitur nga zhvilluesi nuk është në përputhje me kërkesat e këtij
vendimi, atëherë kërkon, me shkrim, plotësimin e dokumentacionit që mungon, duke dhënë edhe
arsyetimin përkatës. Afati për plotësimin e dokumentacionit nga zhvilluesi nuk mund të jetë më i
gjatë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike;

b) Përcjell aplikimin pranë Agjencisë Kombë-tare të Mjedisit (AKM), të shoqëruar dhe me


mendimin sugjerues të drejtorive teknike në lidhje me sugjerimin që do t’i jepet autoritetit planifikues,
sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr. 10440/2011, “Për vlerësimin e ndikimit në
mjedis”, të ndryshuar, si dhe për kushtet që do të përcaktohen në deklaratën mjedisore;

12.AKM-ja, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga dita e marrjes së aplikimit, publikon në faqen
zyrtare përmbledhjen joteknike të Raportit të Thelluar të VNM-së, sipas procedurave të
legjislacionit në fuqi për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje.

13.AKM-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së aplikimit, shqyrton
dokumentacionin dhe harton Deklaratën Mjedisore, sipas kritereve të përcaktuara në shtojcën
III, bashkëlidhur këtij vendim, dhe ia dërgon ministrit.

14.Ministri, brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike, lëshon Deklaratën Mjedisore ose ia kthen
deklaratën AKM-së për rivlerësim, me argumentet përkatëse. AKM-ja dërgon te Ministri deklaratën
e rivlerësuar, brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike.

15. Ministra ia dërgon Deklaratën Mjedisore zhvilluesit dhe një kopje të saj AKM-së. Deklarata
Mjedisore publikohet në faqet elektronike të Ministrisë dhe AKM-së.
16. Formati i Deklaratës Mjedisore është sipas shtojcës V, bashkëlidhur këtij vendimi.

KREU III

TRANSFERIMI I VENDIMIT APO IDEKLARATËS MJEDISORE

1.Kur zhvilluesi ndryshon pasi ka përfunduar procedura paraprake e VNM-së, zhvilluesi i


riparaqet pranë AKM-së kërkesën për transferimin e vendimit, duke paraqitur kërkesën, shoqëruar
me dokumentacionin e mëposhtëm:

a)Vendimin ekzistues;

b) Dokumentin për kalimin e veprimtarisë nga zhvilluesi ekzistues te zhvilluesi i ri;


c) (shfuqizuar)

2.Transferimi i vendimit për procedure paraprake të VNM-së bëhet me shkresë të titullarit të


AKM-së, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.

3.Kur zhvilluesi ndryshon, pasi ka përfunduar procedura e thelluar e VNM-së, zhvilluesi I


riparaqet pranë Ministrisë kërkesën për transferimin Deklaratës Mjedisore, duke paraqitur
kërkesë, shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:

a)Deklaratën Mjedisore ekzistuese;

b) Dokumentin për kalimin e veprimtarisë nga zhvilluesi ekzistues te zhvilluesi i ri;

c)(shfuqizuar)
Transferimi i Deklaratës Mjedisore bëhet me urdhër të ministrit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve
kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.

KREU IV

MONITORIMI I NDIKIMEVE,KONFIDENCIALITETI, ANKIMIMI


DHEKOMUNIKIMI

1.Gjatë zbatimit të projektit, zhvilluesi ka përgjegjësinë të kryejë monitorimin e ndikimeve të tij në


mjedis, në përputhje me përcaktimet në deklaratën mjedisore dhe legjislacionin në fuqi.

2. Në rast se zhvilluesi gjykon se të dhëna të caktuara në dokumentacionin e kërkuar nga


procedura e VNM-së janë konfidenciale, atëherë ai ia komunikon atë AKM-së që në momentin e
paraqitjes së dokumentacionit ku përmbahen të dhënat konfidenciale.
3. Në rast se AKM-ja njoftohet, paraprakisht, nga zhvilluesi për ruajtjen e të dhënave
konfidenciale, atëherë ajo zbaton kërkesat e legjislacionit përkatës, sipas përcaktimeve të ligjit nr.
9901, datë 14.4.2008, “Për shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për
mbrojtjen e të dhënave personale”, të ligjit nr. 9380, datë 28.4.2005, “Për të drejtën e autorit dhe
të drejtat e lidhura me të”, si dhe të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të
ndryshuar.
4. Çdo palë ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative ndaj akteve, veprimeve apo
mosveprimeve gjatë zhvillimit të procedurës së VNM-së, në përputhje me kërkesat e nenit 25, të
ligjit nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar.

KREU V

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

1. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, vendimi nr. 13, datë 4.1.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për
miratimin e rregullave, të përgjegjësive dhe të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të
ndikimit në mjedis”, dhe urdhri nr. 1859, datë 1.8.2014, i Ministrit, “Për miratimin e formatit të
vendimit për VNM-në paraprake, vendimit për VNM-në e thelluar dhe të deklaratës mjedisore”,
shfuqizohen.
2. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet juridike nga data 1
shtator 2015.

KRYEMINISTRI

Edi Rama
SHTOJCA I

KRITERET NDIHMËSE PËR MARRJEN EVENDIMIT GJATË


PROCEDURËSPARAPRAKE TË VNM-së

1.Karakteristikat e projektit:

- madhësia e projektit;
- efektet kumulative me projekte të tjera;
- përdorimi i burimeve natyrore;
- prodhimi i mbetjeve,
- volumi i shkarkimit të ndotjes dhe zhurmës në mjedis;
- mundësia e aksidenteve me pasoja në mjedis, duke pasur parasysh, në veçanti, substancat apo
teknologjitë e përdorura.
2.Karakteristikat e mjedisit në zonën e projektit:

a) përdorimi ekzistues i tokës së kërkuar nga projekti;


b) gjendja e mjedisit në zonën ku propozohet projekti, duke i kushtuar vëmendje të veçantë:
- ligatinave;
- zonave bregdetare;
- zonave pyjore;
-zonave të mbrojtura natyrore, me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare dhe distanca e tyre nga
zona ku propozohet projekti;

-biodiversitetit të zonës dhe statusit të ruajtjes/mbrojtjes;

- zonat ku janë tejkaluar standardet e cilësisë së mjedisit (të përcaktuara në akte të tjera);
- zonat me densitet të lartë të popullsisë;
- ekzistencës së infrastrukturës mjedisore dhe aksesit të projektit në vendet e depozitimit të
mbetjeve dhe në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura;
- objekte me rëndësi historike, kulturore ose arkeologjike.
3. Karakteristikat e ndikimit të mundshëm në mjedis

Ndikimet e mundshme në mjedis të projektit të propozuar duhet të shqyrtohen në kombinim me


kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 2, më lart, dhe duke marrë parasysh, në mënyrë të veçantë:

-llojin e ndikimeve të mundshme negative në mjedis;

-shtrirjen hapësinore të ndikimeve të mundshme negative në mjedis dhe kohëzgjatjen e


mundshme të tyre (zonën gjeografike dhe madhësinë e popullsisë së prekur);

- shkallën dhe kompleksitetin e ndikimit;


- mundësinë e shfaqjes së ndikimeve;
- natyrën ndërkufitare të projektit dhe ndikimin në mjedisin ndërkufitar;
-mendimet dhe kërkesat e dhëna nga institucionet, sipas kreut I, duke i përqendruar në:

- ekzistencën dhe planet e përdorimit të tokës dhe zhvillimin në zonën e projektit;


- përputhjen e projektit me planet vendore, rajonale dhe kombëtare të zhvillimit;
- kërkesa të veçanta për mbrojtjen e shëndetit publik nga ndikimet në mjedis të projektit.
SHTOJCA II

STRUKTURA E RENDITJES DHEINFORMACIONI QË PËRMBAN RAPORTI


ITHELLUAR I VNM-së

Hyrje

Shpjegimi i akronimeve

1. Informacion për qëllimin e VNM-së dhe metodikën e zbatuar

a) Përshkrim të qëllimit dhe objektivave të VNM-së;


b) Përshkrim të përmbledhur të kuadrit ligjor mjedisor dhe institucional që lidhet me projektin;
c) Përshkrim të metodikës së zbatuar për hartimin e raportit të thelluar të VNM-së:
-Autorët e hartimit të raportit të thelluar të VNM-së;

-Metodikat e zbatuara dhe mënyra e sigurimit të informacionit për hartimin e raportit të thelluar të
VNM-së (nëse është e detajuar mund të vihet edhesi shtojcë e raportit);

-Konsultimet e realizuara gjatë hartimit të raportit të thelluar të VNM-së;

- Një përshkrim të vështirësive (mangësive teknike ose të njohurive) që zhvilluesi ka hasur gjatë
hartimit të informacionit të kërkuar.

2. Përshkrimi i projektit, duke përfshirë:

a)përshkrimin e qëllimit të projektit të propozuar;

b)planimetrinë e vendndodhjes së projektit, ku të pasqyrohen, në hartë topografike, sipërfaqja e


tokës së kërkuar, kufijtë e sipërfaqes së tokës së kërkuar, të shoqëruar me koordinatat sipas Sistemit
Koordinativ GAUS KRUGE, të dhëna për përdorimin ekzistues të sipërfaqes së tokës që do të
përdoret përkohësisht apo përherë nga projekti gjatë fazës së ndërtimit apo instalimit të pajisjeve;

c)skicat dhe planimetritë e objekteve të projektit dhe strukturave të projektit;

ç) përshkrimin e proceseve ndërtimore dhe teknologjike, përfshirë kapacitetet prodhuese /


përpunuese, sasitë e lëndëve të para dhe produktet përfundimtare të projektit;

d)infrastrukturën e nevojshme për lidhjen me rrjetin elektrik, furnizimin me ujë, shkarkimet e


ujërave të ndotura dhe mbetjeve, si dhe informacion për rrugët ekzistuese të aksesit apo nevojën
për hapje të rrugëve të reja;

dh) programin për ndërtimin, kohëzgjatjen e ndërtimit, kohëzgjatjen e planifikuar të funksio-nimit


të projektit, kohën e mundshme të përfun-dimit të funksionimit të projektit dhe, sipas rastit, edhe
fazën e planifikuar të rehabilitimit të sipër-faqes pas mbarimit të funksionimit të projektit;

e)mënyrat dhe metodat që do të përdoren për ndërtimin e objekteve të projektit;

ë) lëndët e para që do të përdoren për ndërtimin dhe mënyrën e sigurimit të tyre (materiale ndërtimi,
ujë dhe energji);
f)informacion për lidhjet e mundshme të projektit me projekte të tjera ekzistuese përreth /pranë
zonës së projektit;

g)informacion lidhur me alternativat e marra në konsideratë për sa i takon përzgjedhjes së


vendndodhjes së projektit dhe teknologjisë që do të përdoret;

gj) përdorimin e lëndëve të para gjatë funksio-nimit, përfshirë sasitë e ujit të nevojshëm, energjisë,
lëndëve djegëse dhe mënyrën e sigurimit të tyre;

h) aktivitete të tjera që mund të nevojiten përzbatimin e projektit, si ndërtimi i kampeve apo


rezidencave etj.; informacion për lejet dhe licencat e nevojshme për projektin, të kërkuara nga
legjislacioni në fuqi, si dhe institucionet kompetente për lejimin/autorizimin/licencimin e projektit.

3.Një përshkrim i analizimit të alternativave të mundshme për zbatimin e projektit ose


komponentëve të veçanta të tij (si: aksesi rrugor, administrimi i mbetjeve dhe ujërave të ndotura,
llojet e lëndëve djegëse, vendndodhja e projektit etj.), si dhe sqarimi i arsyeve kryesore për
alternativën e propozuar, duke marrë parasysh ndikimet në mjedis të secilës alternativë, si dhe, në
rast se ka, mendimet dhe sugjerimet e institucioneve përgjegjëse që mbulojnë fushën e zbatimit të
projektit.

4.Një përshkrim të gjendjes dhe vlerave ekzistuese të mjedisit, që mund të ndikohen nga zbatimi i
projektit të propozuar, duke përfshirë:

4.1Përshkrimin e karakteristikave fizike të zonës së projektit:

- Përshkrim të faktorëve klimatikë;


- Përshkrim gjeomorfologjik dhe të sizmicitetit të zonës së projektit;
- Përshkrim të gjeologjisë dhe tokës në zonën e projektit;
-Përshkrim të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në zonën e projektit.

4.2Përshkrimin e biodiversitetit në zonën e projektit:

- Përshkrim të habitateve kryesore në zonën e projektit, si dhe harta ilustruese;


- Përshkrim të vegjetacionit në secilin habitat dhe statusin e ruajtjes kombëtare dhe
ndërkombëtare të tyre;
- Përshkrimin e faunës në secilin habitat dhe statusin e ruajtjes kombëtare dhe ndërkombëtare të
tyre;
-Përshkrimin e zonave të mbrojtura pranë vendit ku propozohet të zbatohet projekti, përfshirë
edhe monumentet natyrore të mbrojtura me ligj.

4.3Përshkrimin e cilësisë së mjedisit dhe ndikimeve ekzistuese:

-Cilësia e ujërave në zonën e studiuar për hartimin e raportit të thelluar të VNM-së;

-Cilësia e ajrit në zonën e studiuar për hartimin e raportit të thelluar të VNM-së;

-Niveli i zhurmave në zonën e studiuar për hartimin e raportit të thelluar të VNM-së;

-Administrimi i mbetjeve në zonën ku propozohet projekti;


-Probleme të tjera (nëse evidentohen), të tilla si: erozioni i tokës, zjarret, ndotje historike etj.;

-Presionet kryesore të mjedisit në zonën e projektit (të tilla si: ndotjet e mjedisit, prerje pyjesh etj.).

4.4 Përshkrim i karakteristikave sociale të zonës ku propozohet projekti:

- Njësia e qeverisjes vendore që administron zonën ku zbatohet projekti;


- Popullsia dhe aktivitetet kryesore ekonomike të zonës;
- Përdorimi i tokës në zonën e projektit;
Vlerat dhe objektet monumentale dhe arkeologjike në afërsi të zonës së projektit;

Administrimi i mbetjeve dhe ujërave të ndotura urbane.

5. Një përshkrim të ndikimeve negative të rëndësishme të projektit të propozuar mbi mjedisin ku


përfshihen:

5.1Ndikimet negative në mjedis:

-Ndikimet negative në karakteristikat fizike të zonës së projektit;

-Ndikimet negative në habitate dhe biodiversitetin e zonës së projektit;

- Shkarkimet në mjedis dhe prodhimi i mbetjeve;


- Ndikimet negative shtesë (kumulative) në cilësinë e mjedisit në zonën e projektit dhe burimet
natyrore, si mineralet, pyjet, burimet ujore;
- Ndikimet sociale të projektit, të tilla si ndryshimi i përdorimit të tokës dhe shqetësimet që
mund të lindin nga ndikimet në mjedis të projektit (si: zhurmat, pluhuri, përdorimi i burimeve
natyrore etj.);
-Në varësi të natyrës së projektit, një përshkrim i aksidenteve të mundshme me pasoja në mjedis.

5.2Karakteristikat e ndikimeve negative në mjedis:

-Metodat e zbatuara për parashikimin e ndikimeve negative në mjedis;

-Shtrirja fizike dhe kohëzgjatja e ndikimeve të identifikuara (shkalla);

-Lloji i ndikimeve të identifikuara (direkte dhe jodirekte);

-Mundësia e zbutjes së ndikimeve dhe argumentimet përkatëse nëse për ndikime të caktuara nuk
mund të zbatohen/ndërmerren masa zbutëse;

-Zonat e ndjeshme ndaj ndikimeve të projektit (zona të mbrojtura dhe habitate, qendra të banuara,
burime ujore, zona arkeologjike etj.);

6.Ndikimet në mjedisin ndërkufitar të projektit (nëse ka të tilla).

7. Ndikimet pozitive në mjedisin e zonës së projektit.


8. Masat e propozuara për mbrojtjen e mjedisit nga secili ndikim negativ, të identifikuara në
paragrafin 5, më sipër.
9. Programin e monitorimit të ndikimeve në mjedis gjatë zbatimit të projektit.
10.Planin e menaxhimit dhe monitorimit të mjedisit:
-Rolet dhe përgjegjësitë për zbatimin e secilës masë të propozuar për mbrojtjen e mjedisit, në
secilën fazë të projektit;

-Kostot përkatëse të zbatimit të masave të propozuara për mbrojtjen e mjedisit;

-Plani i komunikimit dhe informimit të publikut për ndikimet në mjedis, masat e marra për
mbrojtjen e mjedisit dhe monitorimin e ndikimeve në mjedis gjatë zbatimit të projektit.

11.Shtojcat e raportit të thelluar të VNM-së:

-Përmbledhje, në gjuhë joteknike, të raportit të thelluar të VNM-së;

-Kërkesat e veçanta të AKM-së dhe institucioneve të konsultuara, sipas seksioneve “C” dhe “D”,
të këtij vendimi;

- Informacion për mënyrën e realizimit të konsultimit gjatë procesit të hartimit të raportit të


thelluar të VNM-së dhe metodat e konsultimit, rezultatet përkatëse, kontaktet e personave dhe
subjekteve që kanë marrë pjesë në këtë proces, mendimet që janë dhënë dhe arsyetimet se si janë
adresuar ose jo në raportin e thelluar të VNM-së, përfshirë edhe kërkesat e mendimet e dhëna në
dëgjesën publike;
- Listat e llojeve floristike dhe faunistike në zonën e projektit dhe statusi i ruajtjes/mbrojtjes
kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Referencat e burimeve të informacionit të përdorur në raportin e thelluar të VNM-së;
- Certifikatën e specialistit/ëve që ka hartuar raportin paraprak të VNM-së.

SHTOJCA III

KRITERET NDIHMËSE PËR SHQYRTIMINE RAPORTIT TË THELLUAR TË VNM-


sëDHE HARTIMIN E DEKLARATËSMJEDISORE

Gjatë shqyrtimit të raportit të thelluar të VNM-së dhe hartimit të deklaratës mjedisore, AKM-ja
merr parasysh:

a) mënyrën sesi është zbatuar procedura e VNM-së;


b) mënyrën se si është zbatuar procedura e informimit, konsultimit dhe dëgjesës publike;
c)mënyrën sesi janë marrë në konsideratë, në raportin e thelluar të VNM-së, mendimet dhe
sugjerimet e dhëna nga palët e përfshira gjatë procedurës së VNM-së, sidomos ato të konsultimit e
dëgjesës publike;

ç) paraqitjen e informacionit në raportin e thelluar të VNM-së, në përputhje me strukturën e


shtojcës II;

d)ndikimet e mundshme negative në zonat e mbrojtura;

dh) llojet e ndikimeve negative të rëndësishme në mjedis, sasia, kohëzgjatja dhe shtrirja hapësinore e
secilit prej tyre;

e)mundësia e zbatimit dhe efektshmëria e pritshme e masave zbutëse të propozuara për mbrojtjen
e mjedisit nga ndikimet negative të projektit;
ë) saktësia e të dhënave dhe informacionit të paraqitur në raportin e thelluar të VNM-së dhe
verifikueshmëria e burimeve të të dhënave të përdorura;

f)përputhjen e projektit të propozuar me objektivat e mbrojtjes së mjedisit dhe normat e standardet


mjedisore në fuqi;

g)përputhjen e projektit me planet ekzistuese të përdorimit të tokës dhe zhvillimit ekonomik në


nivel lokal, rajonal dhe kombëtar;

gj) konsiderimin e alternativave dhe analizës përkatëse për zbatimin e projektit të propozuar;

h) në rast të VNM-së ndërkufitare, mënyrën sesi është zbatuar procedura përkatëse.

SHTOJCA IV

VENDIM PËR VNM-në PARAPRAKE

Në mbështetje të ligjit nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të
ndryshuar,

dhe vendimit nr. ____, datë _________, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave, të

përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis”,AKM-


ja, pas përfundimit të procedurës paraprake të VNM-së, vendosi që ky projekt nuk duhet t’i
nënshtrohet procedurës së VNM-së së thelluar për Zhvilluesin me të dhënat, si më poshtë:

Person juridik/fizik (emri, nr. NIPTI, adresa)


_________________________________________________________________

Për të zhvilluar projektin ………… (Titulli i projektit të propozuar, refero projektin në


përputhje

me aktivitet e listuara në shtojcat I dhe II, të ligjit të VNM-së) me vendndodhje ............................... ,

sipërfaqe ................, koordinata ....................

Bazuar në nenin 11, të ligjit për VNM-në .................më poshtë po listojmë:

1. Arsyet dhe konsideratat kryesore ku është mbështetur ky vendim:

....................................................................

2. Mendimin e institucioneve të konsultuara:


.......................................................................................................................................................

3. Masat që duhen marrë për të shmangur, reduktuar ose korrigjuar ndikimet negative të
mundshme në mjedis:

a) ..................

b) .................
c) .................

DREJTOR I AKM-së (emri, mbiemri, firma, vula)

VENDIM PËR VNM-në, TË THELLUAR

Në mbështetje të ligjit nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të
ndryshuar,

dhe vendimit nr. ____, datë _________, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave, të

përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis”,AKM-


ja, pas përfundimit të procedurës paraprake të VNM-së, vendosi që ky projekt duhet t’i
nënshtrohet procedurës së VNM-së së thelluar për Zhvilluesin me të dhënat, si më poshtë:

Person juridik/fizik (emri, nr. NIPTI, adresa,)


_________________________________________________________________________

Për të zhvilluar projektin ………… (Titulli i projektit të propozuar, refero projektin në


përputhje

me aktivitet e listuara në shtojcat I dhe II të ligjit të VNM-së) me vendndodhje ................................. ,

sipërfaqe ................, koordinata ....................

Bazuar në nenin 11, të ligjit nr. 10440, datë 07.07.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të
ndryshuar më poshtë po listojmë:

1. Arsyet dhe konsideratat kryesore ku është mbështetur ky vendim:

................................................................................................................................................................

.......................................................................................................

2. Mendimin e institucioneve të konsultuara:

................................................................................................................................................................

.....................................................................................................

DREJTOR I AKM-së

(emri, mbiemri, firma, vula)

SHTOJCA V
DEKLARATË MJEDISORE

Në mbështetje të ligjit nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të
ndryshuar,

vendimit nr. _____, datë _______, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave, të
përgjegjësive

e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis”, dhe me


propozimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Ministri

VENDOSI:

Lëshimin e Deklaratës Mjedisore për Zhvilluesin me të dhënat, si më poshtë

Person juridik/fizik (emri, nr. NIPTI, adresa)


_________________________________________________________________________

Për të zhvilluar projektin ………… (Titulli i projektit të propozuar, refero projektin në


përputhje

me aktivitet e listuara në shtojcat I dhe II të ligjit të VNM-së) me vendndodhje ............................... ,

sipërfaqe ................, koordinata ....................

Bazuar në nenin 12, të ligjit nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, i
ndryshuar, i sugjerohet autoritetit planifikues: (Të zgjidhet një nga alternativat e mëposhtme:)

1. Miratimin e lejes së zhvillimit të atij projekti, pa asnjë vërejtje nga pikëpamja mjedisore;
2. Miratimin e lejes/licencës së zhvillimit të atij projekti, me kushtet që duhet të përmbushen
nga zhvilluesi, për të parandaluar, minimizuar dhe menaxhuar ndikimet negative në mjedis;
3. Refuzimin e kërkesës për leje/licencë zhvillimi për atë projekt, për shkak të ndikimeve
të rëndësishme negative në mjedis me pasoja afatgjata, që dëmtojnë cilësinë e mjedisit dhe
nuk mundësojnë përmbushjen e standardeve mjedisore përkatëse.

Bazuar në pikën 2, të nenit 12, të ligjit nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në
mjedis”, të ndryshuar, më poshtë po listojmë:

1. Qëndrimin e ministrisë dhe, sipas rastit, kushtet që duhet të përmbushen nga zhvilluesi:
a)…………………

b)………………… c)…………………

2. Konfirmimin se ministria ka marrë në shqyrtim mendimet e shprehura nga publiku dhe


institucionet përkatëse, si dhe shkallën e reflektimit të tyre;

3. Informacion për procesin e realizuar të konsultimit me publikun;


4. Arsyet dhe konsideratat kryesore ku është mbështetur mendimi;
5. Përshkrimin, sipas rastit, të masave kryesore që duhen marrë për të shmangur, reduktuar
e, nëse është e mundur, për të korrigjuar efektet negative të rëndësishme:
a)……………… b)……………… c)……………..
Drejtor i AKM-së (emri, firma, vula) MINISTËR Emër, mbiemër (firma, vula)

VENDIM
Nr. 912, datë 11.11.2015
PËR MIRATIMIN E METODOLOGJISËKOMBËTARE TË PROCESIT
TËVLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 7, të ligjit nr. 10440, datë
7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit,
Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e metodologjisë kombëtare të procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ku


përcaktohen metodikat dhe kërkesat për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis,
sipas dokumentit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 shtator 2016.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

METODOLOGJIA KOMBËTARE EPROCESIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMITNË


MJEDIS
1.QËLLIMI DHE PËRDORIMI IMETODOLOGJISË
Qëllimi i metodologjisë është të sigurojë një mjet menaxhimi për procesin e vlerësimit të
ndikimit në mjedis (VNM) në Shqipëri dhe të lehtësojë realizimin e një procesi eficient të VNM-së
për çdo projekt të paraqitur për miratim.
Qëllimi final është të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, nëpërmjet parandalimit,
minimizimit dhe kompensimit të dëmeve në mjedis nga projektpropozimet, para dhënies së lejes së
zhvillimit, të garantojë një proces të hapur vendimmarrjeje, përshkrimin e vlerësimin e
ndikimeve negative mjedisore në kohën e duhur dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara.
Stadet e procesit të aplikimit për VNM-në paraprake dhe stadet e procesit të aplikimit për VNM-në
e Thelluar janë përshkruar me detaje, hap pas hapi, të mbështetura nga tabela dhe lista kontrolli
nga fillimi në fund.
Përdorimi i metodologjisë do të lejojë zyrtarët dhe menaxherët në sistemin e VNM-së që të
vlerësojnë me shpejtësi progresin dhe të menaxhojnë me efektivitet afatet e shumëfishta
komplekse, informacionin dhe konsultimin e kërkuar për të menaxhuar aplikimet e VNM-së
gjatë të gjitha stadeve në proces.
Metodologjia është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar procedurat e vlerësimit të ndikimit në
mjedis, për të siguruar që procesi i vlerësimit mjedisor është gjithëpërfshirës dhe bëhet në
mënyrën më eficiente.
Përdorimi i metodologjisë:
Metodologjia ofron tabela me hapa të njëpasnjëshëm dhe lista kontrolli që tregojnë,
ekzaktësisht, çfarë kërkohet nga secila palë përgjegjëse për administrimin e procesit paraprak dhe
të thelluar të VNM-së. Kjo është bërë nëpërmjet përcaktimit të qartë të roleve, përgjegjësive
dhe mënyrave se si, secila palë, mund të përmbushë detyrimet e saj dhe të respektojë afatet strikte,
të vendosura në legjislacion, nga fillimi deri në përfundim të procesit.
Shtojcatplotësojnëtekstinkryesortëmetodologjisë.
2. VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS
VNM-ja është vlerësimi mjedisor në një proces vlerësimesh (të mjedisit, planifikimit hapësinor,
ndërtimit etj.) që, eventualisht, mund të finalizohet me lejen e zhvillimit.
Qëllimi i një VNM-je është të sigurojë informacion për vendimmarrësit dhe publikun, në lidhje
me pasojat mjedisore të një aktiviteti të propozuar zhvillimi.
2.1 Çfarë është VNM-ja
Vlerësimi i ndikimit, i përgjigjet, në thelb, këtyre pyetjeve kyç:
A.Si do të ishte mjedisi pa projektin (p.sh.,studimet bazë)?
Kjo do të identifikojë dhe përshkruajë gjendjen aktuale të burimeve e karakteristikave ekzistuese
të mjedisit që mund të ndikohet nga projekti dhe se si do të zhvillohen ato në mungesë të tij.
B.Çfarë do të ndodhë në mjedisit si pasojë eprojektit (p.sh., parashikimi)?
Kjo do të përshkruajë mjedisin siç është, pa projektin, dhe se si do të ndryshojë ai si pasojë e
projektit, në aspektin e burimeve mjedisore apo njerëzore (receptorët), në natyrë dhe shkallën e
ndryshimit, shtrirjen e tij gjeografike dhe kohore.
C.A përbën kjo një shqetësim (p.sh., vlerësimi)?
Parashikimi i ndikimit nuk është i mjaftueshëm. Shumica e vendimmarrësve (dhe, sigurisht,
shumica e stafit të autoritetit kompetent dhe e palëve të jashtme të interesuara) nuk kanë
ekspertizën për të kuptuar se çfarë duan të thonë në të vërtetë gjetjet teknike të parashikimeve të
ndikimit. Ata, gjithashtu, kanë nevojë për informacionin që i lejon të gjykojnë se sa i
rëndësishëm (domethënës) është ndikimi, në mënyrë që të mund ta llogaritin atë, përkundrejt
kostove dhe përfitimeve të tjera të projektit, në marrjen e një vendimi, nëse ai duhet të lejohet të
zhvillohet.
Ç.Nëse është i rëndësishëm, a mund të bëjmë ndonjë gjë në lidhje me të (p.sh., zbutja)?
Së fundi, është e rëndësishme të kuptohet se, në qoftë se ndikimi është i rëndësishëm, mund të
bëhet diçka për të shmangur, për të reduktuar, për të korrigjuar apo për të kompensuar atë.
Zhvilluesi i projektit mund t’i përfshijë këto masa zbutëse në propozimet e projektit dhe
autoriteti kompetent mund t’i përfshijë kërkesat përkatëse në kushtet e lejes së dhënë.
D.Në mënyrë që autoritetet kompetente dhe palët e jashtme të interesuara të vendosin nëse
projekti duhet të vazhdojë, është thelbësore që informacioni mjedisor, i dhënë nga zhvilluesi në
raportin e VNM-së, t’u përgjigjet në mënyrë të qartë pyetjeve të mësipërme. Qëllimi i studimeve të
VNM-së është që të gjenerojë dhe të paraqesë këtë informacion në mënyrë të qartë, koherente dhe
të saktë.
2.2 Qëllimi i VNM-së
Ideja e VNM-së është të sigurojë informacion për vendimmarrësit dhe për publikun mbi pasojat
mjedisore të zhvillimeve të reja të propozuara. Për më tepër, ideja është që të promovohet zhvillimi
që respekton mjedisin, përmes identifikimit të masave të duhura forcuese dhe zbutëse.
Objektivi kryesor i VNM-së është të identifikojë ndikimet e mundshme negative mjedisore të
projekteve të reja të zhvillimit apo ndryshimeve të aktiviteteve ekzistuese. Brenda këtij qëllimi,
procesi i VNM-së kërkon:
-të konsiderohen alternativat për vendndodhjen dhe ndikimet mjedisore shoqëruese;
- të përmirësohet plani mjedisor i propozimit;
- të sigurohet që burimet janë përdorur si duhet dhe në mënyrë eficiente;
- të identifikohen masat e duhura për zbutjen e ndikimeve të mundshme të propozimit;
- të vendosen kushtet për ndërtimin;
-të ndihmohet vendimmarrja dhe informimi i publikut.
2.3 Procedura e VNM-së dhe dokumentet
Një dallim i rëndësishëm është bërë ndërmjet:
a) procedurës legjislative të VNM-së. Ky është rregulli i veprimeve që duhet të ndërmerren nga
zhvilluesit, autoritetet kompetente dhe të konsultuarit për të përmbushur kërkesat e
legjislacionit në fuqi në fushën e VNM-së;
b) raportit të VNM-së. Raporti i VNM-së është dokumenti, i cili duhet të paraqitet nga zhvilluesi
bashkë me aplikimin për leje zhvillimi dhe që përshkruan projektin, ndikimet e tij mjedisore dhe
masat zbutëse që duhet të zbatohen, me qëllim minimizimin e ndikimeve;
c) studimeve të VNM-së. Këto janë sondazhet, kërkimet dhe analizat e kryera nga ana e zhvilluesit
për të përgatitur informacionin që duhet të përfshihet në raportin e VNM-së. Studimet e VNM-
së do të përfshijnë studimet bazë, parashikimin dhe vlerësimin e ndikimeve dhe zhvillimin e
masave zbutëse.
2.4 Marrja e vendimit për VNM-në
Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) shqyrton kërkesat për vlerësimin e ndikimit në mjedis
dhe, në fund të secilës procedurë, paraprake apo të thelluar, të VNM-së, merr vendimin për VNM-
në paraprake, ndërsa për VNM-në e thelluar përgatit deklaratën mjedisore, me rekomandimet
përkatëse, dhe ia dërgon ministrisë.
Në përfundim, vendimmarrja konsiston në:
- Vendim - lëshuar nga AKM-ja në përfundim të procedurës paraprake të VNM-së;
- Deklaratë mjedisore - lëshuar nga ministri, në përfundim të procedurës së thelluar të VNM-së.
Vendimi
Vendimi i AKM-së, në fund të procedurës paraprake të VNM-së, përcakton nëse një projekt i
listuar në shtojcën II, të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, në fuqi, duhet apo jo t’i
nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së. Nëse AKM-ja vendos se projekti nuk duhet t’i
nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së, në vendimin e saj përcakton arsyet dhe konsideratat
kryesore ku është mbështetur mendimi, mendimin e institucioneve të konsultuara, përshkrimin,
sipas rastit, të masave kryesore që duhen marrë për tëshmangur, për të reduktuar dhe, nëse është e
mundur, për të korrigjuar ndikimet negative të mundshme në mjedis.
Deklarata mjedisore
Rezultati përfundimtar i procedurës së thelluar të VNM-së është deklarata mjedisore, e cila mund
të përmbajë refuzimin ose miratimin me rekomandime për autoritetin e planifikimit, për të
vazhduar procesin, në bazë të kushteve të specifikuara mjedisore.
Deklarata mjedisore shërben si dokument orientues për autoritetin e planifikimit dhe/ose çdo
autoritet përgjegjës në procesin e vendimmarrjes, për një leje zhvillimi apo për një leje të caktuar, për
miratimin e një projekti të listuar në shtojcat 1 e 2, të ligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në
fuqi.
3. KËRKESAT LIGJORE
Objekt i ligjit në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis është përcaktimi i kërkesave,
përgjegjësive, rregullave dhe procedurave për vlerësimin e ndikimeve të rëndësishme negative
mjedisore të projekteve të propozuara, private ose publike.
Sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit, vlerësimi i ndikimit në mjedis i një projekti të
propozuar zhvillimi është vlerësimi i ndikimeve të rëndësishme, të mundshme, të asaj veprimtarie
në mjedis.
Gjatë procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis kryhen identifikimi, përshkrimi dhe vlerësimi, në
mënyrën e duhur, i ndikimit në mjedis të një veprimtarie, duke përcaktuar efektet e mundshme, të
drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta mbi tokën, ujin, detin, ajrin, pyjet, klimën, shëndetin e njeriut,
florën dhe faunën, peizazhin natyror, pasuritë materiale e trashëgiminë kulturore, duke pasur
parasysh lidhjet e tyre të ndërsjella.
Vlerësimi i ndikimit në mjedis zbaton parimin e parandalimit që në fazën e hershme të planifikimit
të projektit, me qëllim shmangien apo minimizimin e efekteve negative në mjedis, nëpërmjet
harmonizimit dhe përshtatjes së saj me kapacitetin bartës të mjedisit.
Vlerësimi i ndikimit në mjedis kryhet nga zhvilluesi, si pjesë e përgatitjeve për planifikimin e një
projekti zhvillimi, dhe para kërkimit të lejeve përkatëse të zhvillimit.
Ligji në fuqi për VNM-në dhe aktet nënligjore që rrjedhin prej tij, të përafruara plotësisht me
paketën legjislative të Bashkimit Evropian përvlerësimin e ndikimit në mjedis, ka për qëllim të sigurojë
një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, nëpërmjetparandalimit,minimizimitdhekompensimit të
dëmeve në mjedis nga projekte të propozuara, para miratimit të tyre, për zhvillim dhe garantimin e
një procesi të hapur vendimmarrjeje gjatë identifikimit, përshkrimit e vlerësimit të ndikimeve
negative në mjedis, në mënyrën dhe kohën e duhur, si dhe përfshirjen e të gjitha palëve të
interesuara në të.
Ky ligj zbatohet për projektet e propozuara, private apo publike, të cilat mund të shkaktojnë
ndikime të rëndësishme negative, të drejtpërdrejta ose jo në mjedis, si pasojë e madhësisë, natyrës
apo vendndodhjes së tyre.
Kërkesa të përgjithshme për vlerësimin e ndikimit në mjedis të një projekti.
-Vlerësimi i ndikimit në mjedis përfshin përcaktimin, përshkrimin dhe vlerësimin e ndikimeve të
pritshme, të drejtpërdrejta e jo të drejtpërdrejtamjedisore,tëzbatimitapo moszbatimit të projektit.
-Ndikimet mjedisore të projektit vlerësohen në lidhje me gjendjen e mjedisit në territorin e prekur në
kohën e paraqitjes së raportit përkatës (por, në raste të mjediseve specifike, konsideron edhe
përdorimin historik të territorit në fjalë) për vlerësimin e ndikimit në mjedis të projektit.
-Vlerësimi i ndikimit në mjedis përfshin përgatitjen, zbatimin, funksionimin e mbylljen e tij dhe,
sipas rastit, edhe pasojat e mbylljes së veprimtarisë dhe dekontaminimin/pastrimin apo rikthimin
e zonës në gjendjen e mëparshme, nëse një detyrim i tillë parashikohet me ligj. Vlerësimi përfshin,
sipas rastit, si funksionimin normal, ashtu edhe mundësinë për aksidente.
-Vlerësimi i projektit përfshin, gjithashtu, propozimin e masave të nevojshme për parandalimin,
reduktimin, zbutjen, minimizimin e ndikimeve të tilla ose rritjen e ndikimeve pozitive mbi mjedisin,
gjatë zbatimit të projektit, përfshirë edhe vlerësimin e efekteve të pritshme të masave të propozuara.
Projektet që i nënshtrohen VNM-së janë të listuar në shtojcat 1 e 2, të ligjit në fuqi për VNM-në.
Përcaktimi se subjekt i cilës shtojcë është varet nga natyra e projektit të propozuar, shkalla e tij,
vendndodhja dhe nëse ai mund të shkaktojë efekte të rëndësishme negative në mjedis. Në këtë
drejtim ndihmojnë kriteret e vendosura për të asistuar nëmarrjen e vendimit, nëse kërkohet VNM-
ja dhe në qoftë se po, cilës shtojcë i përket. Ndërsa autoritetet përkatëse, si ato mjedisore apo
ministritë e linjës dhe institucionet e konsultuara gjatë procesit, vendosin mbi rëndësinë e
ndikimeve mjedisore.
4. PROCESI I VNM-së
Projektet private apo publike, të listuar në shtojcat 1 e 2, të ligjit për VNM-në në fuqi i
nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe akteve
nënligjore që rrjedhin prej tij, përpara dhënies së lejes përkatëse nga autoriteti përgjegjës, për
zhvillimin ose jo të projektit.
Procedura e VNM-së përfshin:
- Procesin paraprak të vlerësimit të ndikimit në mjedis;
- Procesin e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Dokumenti bazë, ku mbështetet procesi i VNM-së është raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis,
i cili, në varësi të ndikimeve të mundshme të projektit, mund të jetë:
a) raport paraprak i VNM-së për projektet e shtojcës 2 të ligjit për VNM-në, në fuqi;
b) raport i thelluar i VNM-së, për projektet e shtojcës 1 të ligjit për VNM-në, në fuqi.
Aspektet më të rëndësishme të procesit paraprak të VNM-së janë identifikimi i ndikimeve që
mund të shkaktojë projekti i propozuar, konsultimet me palët e tjera të interesuara/të ndikuara
dhe vendimi, nëse kërkohet një VNM e thelluar për projektin e propozuar.
Duke pasur si qëllim kryesor vendimmarrje më të mira, për të vendosur për nevojën e VNM-së
(paraprake ose të thelluar), për informacionin e nevojshëm që duhet të përfshihet në raportin e
VNM-së, si dhe raporte VNM-je të cilësisë së lartë, është e nevojshme të kalohet, së pari, nëpërmjet
Listës së Kontrollit të Klasifikimit (Shoshitje -Screening Checklist).
Lista e kontrollit e klasifikimit duhet të përdoret për të vendosur nëse kërkohet VNM, bazuar në
karakteristikat e projektit, ndjeshmërinë mjedisore të vendndodhjes dhe karakteristikat e ndikimit të
mundshëm, ndërsa udhëzuesi për vlerësimin e ndikimeve indirekte dhe kumulative, si dhe
ndërveprimet e ndikimit duhet të përdoren kur përcaktohet dhe vendoset në lidhje me ndikimet
kumulative dhe ndërveprimet e ndikimit. Në stadinpërfundimtar të procesit paraprak të VNM-së,
vendoset nga AKM-ja, e cila konsultohet edhe me institucionet e tjera, nëse ka nevojë për një
procedurë të thelluar të VNM-së.
Në rast se ka nevojë për një procedurë të thelluar të VNM-së, nga ana e zhvilluesit dërgohet një
njoftim mbi qëllimin për të paraqitur një VNM të thelluar. Një aspekt shumë i rëndësishëm është,
përsëri, konsultimi i AKM-së me institucionet e tjera, publikun dhe OJF-të, në lidhje me çështjet që
ata dëshirojnë të adresohen në raportin e VNM-së së thelluar. Ndërkohë që të gjitha çështjet e
mësipërme janë trajtuar në këtë metodologji, çështjet teknike, që rrjedhin nga kërkesa për të
shqyrtuar dhe për të marrë vendime mbi aplikimet e VNM-së, janë konsideruar në shtojcat e saj.
Qëllimi është që të krijohet një pikënisje për zhvillimin e një grupi të plotë udhëzimesh teknike mbi
VNM-në që ka nevojë të zhvillohet. Shtojcat 1, 2, 3, 4 e 5 përmbajnë aspektet teknike të
mëposhtme të VNM-së:
-Trajtimi i alternativave dhe i vendimeve shumëkriterëshe (shtojca 1);
-Aplikimi i analizave kosto-përfitim (shtojca 2);
-Konsiderimi i masave zbutëse dhe teknikave më të mira të disponueshme (TMD) (shtojca 3);
-Trajtimi i rreziqeve dhe i ngjarjeve të tjera të pazakonshme në VNM (shtojca 4);
-Menaxhimi i pasigurive në VNM (shtojca 5).
Përpara se të diskutohen alternativat, analizatkosto-përfitim,teknikatmëtëmiratëdisponueshme (TMD)
etj., të cilat janë të rëndësishme për sigurimin e një konteksti për këto aspekte teknike, më poshtë
janë dhënë disa parime të rëndësishme, që mbështesin procesin e VNM-së. Studimet bazë. Qëllimi i
studimeve bazë është që të identifikojnë dhe përshkruajnë aspektet e mjedisit që mund të ndikohet
nga projekti. Sapo këto aspekte të identifikohen, duhet të grumbullohet nga burimet ekzistuese sa
më shumë informacion që të jetë e mundur. Këto mund të përfshijnë organet qeveritare, institutet
kërkimore, OJF-të, kompanitë private dhe publikun e gjerë. Është, gjithashtu, e rëndësishme që
në karakterizimin e mjedisit bazë të mendohet se si do të ndryshojë ai në mungesë të projektit.
Mjedisi do të ndryshojë si pasojë e tendencave të përgjithshme dhe zhvillimeve të tjera - bazë në
lëvizje - dhe kjo duhet të merret parasysh në vlerësim. Kjo mund të kërkojë parashikime (shih më
poshtë) që duhenbërë detyrimisht, duke e konsideruar situatën pa projektin, domethënë ndryshimet
që mund të ndodhnin në kohë, në rast se projekti nuk do të zhvillohej në këtë zonë.
Parashikimi i shkallës së ndikimeve. Parashikimi është aktiviteti i përcaktimit të natyrës dhe
madhësisë së ndikimeve të projektit në mjedis (zakonisht e referuar si magnitudë/shkallë e
ndikimit që nënkupton efektin e ndikimit në njësinë e kohës apo magnitudë X ecuri në kohë
-kumulativitet). Ndikimi i projektit është diferenca ndërmjet situatave me dhe pa projekt, e cila ka
nevojë të përshkruhet.
Metoda të ndryshme mund të përdoren për të parashikuar këto karakteristika të shkallës së
ndikimeve, duke përfshirë vëzhgimet e thjeshta, p.sh., numërimi, modelimi, dhe duke përdorur
metoda të thjeshta dhe komplekse matematikore, ilustrime fizike etj. Në përgjithësi, parashikimet
duhet të sigurojnë informacion sasior sa më shumë të jetë e mundur, por, në të njëjtën kohë, është e
rëndësishme të sigurojnë edhe përshkrim cilësor të asaj që do të ndodhë, pasi numrat sigurojnë
vetëm një pjesë të informacionit të nevojshëm.
Së fundi, parashikimet duhet të shoqërohen, gjithashtu,edhenganjëvlerësim ipaqartësive/dyshimeve
që i bashkëngjiten atyre, në mënyrë që lexuesi të mund të gjykojë se sa të besueshme mund të jenë
ato në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë.
Vlerësimi i rëndësisë së ndikimeve. Parashikimi siguron informacion faktik, në lidhje me atë që do të
ndodhë në mjedis. Vlerësimi është aktiviteti i vendosjes së atyre efekteve në kontekst, duke
shpjeguar rëndësinë ose domethënien e tyre për vendimmarrjen. Një ndikim mund të identifikohet
si i rëndësishëm, në qoftë se, në këndvështrimin e atyre që ndërmarrin vlerësimin, është
mjaftueshëm i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë në vendimin e lejes së zhvillimit, përfshirë
këtu edhe identifikimin e kushteve që duhet t’i bashkëngjiten lejes. Një ndikim, ndonëse jo i madh
dhe, përgjithësisht i parëndësishëm, në një mjedis me vlera të veçanta, merr rëndësi të madhe, si
p.sh., prerja e vetëm 10 pemëve adulte apo shkatërrimi/betonizimi i një sipërfaqeje jo më të
madhe se 300 m2, në një zonë të zhveshur turistike (plazh), ku ky oaz përbën të vetmin habitat për
shpendët dekorativë e këngëtarë.
Pesha që mbart ky ndikim në marrjen e një vendimi do të varet nga shkalla e rëndësisë së
ndikimit. Një ndikim i shkallës së lartë, për shkak të gjendjes së receptorëve mjedisorë, mund të
jetë edhe i një rëndësie të mesme apo të vogël.
Vlerësimi i bërë nga zhvilluesi/eksperti i VNM-së për rëndësinë e ndikimeve shqyrtohet nga
AKM-ja, ministria dhe institucionet që konsultohen në këtë proces. Ndërsa zhvilluesi/eksperti i
VNM-së vendos nëse efekti është i rëndësishëm dhe sa i rëndësishëm është ai, duhet, në të njëjtën
kohë, të shpjegohet edhe baza e këtij vlerësimi. Rëndësia e efekteve mund të vlerësohet duke iu
referuar kritereve të pranuara, të tilla si standardet ligjore, udhëzimet për politikat ose praktikat e
mira. Pikëpamjet e ministrisë, AKM-së, ARM-ve, ministrive të linjës dhe strukturave të tyre,
institucioneve dhe publikut do të jenë, gjithashtu, të rëndësishme për vlerësimin e rëndësisë.
Kur nuk ka kritere të pranuara, është e rëndësishme që të sigurohet një kontekst për të gjykuar
rëndësinë e një ndikimi dhe kjo mund të bëhet duke ndërthurur referencat e rëndësisë ose vlerave të
receptorëve të ndikuar me shkallën e ndryshimit të pritshëm, si rezultat i zhvillimit.
Është e rëndësishme që bazat për përcaktimin e shkallës së ndikimit dhe rëndësisë së receptorit të
jenë të shpjeguara qartë në raportin e VNM-së. Shkalla e ndryshimit përftohet nga parashikimet.
Zbutja e ndikimeve. Menjëherë sapo ndikimi të jetë identifikuar si i rëndësishëm, zhvilluesi/eksperti i
VNM-së duhet të konsiderojë nëse ka mënyra për zbutjen e ndikimit, që do ta bënin projektin më të
pranueshëm për publikun, vendimmarrësit dhe palët e interesuara.
Kjo do të përfshijë marrjen në konsideratë të fizibilitetit e të kostos së masave të ndryshme dhe
vendosjen nëse ato janë praktike, në kontekstin e propozimit specifik. Kjo nuk do të thotë që të
gjitha ndikimet e rëndësishme mund të zbuten, por, kur ndikimet vazhdojnë të mbeten prezente, ato
duhettëanalizohen e vlerësohennëkëndvështrimin e kostove dhe përfitimeve të tjera të projektit, për
të vendosur nëse duhet dhënë miratimi/leja apo jo.
Informacioni që duhet të sigurohet nga zhvilluesi në përshkrimin e projektit të propozuar përfshin
informacionin në lidhje me alternativat e marra në konsideratë përsa i përket vendndodhjes së
projektit dhe teknologjisë që do të përdoret.
Shtojca 1, bashkëlidhur kësaj metodologjie, diskuton llojet e alternativave që mund të jenë
relevante në kontekstin e VNM-së dhe përcakton një kuadër për vlerësim paraprak, krahasim dhe
zgjedhje mes alternativave, duke përdorur teknikat e analizave shumëkriterëshe (ASHK). Shtojca 1
siguron një diskutim të mëtejshëm të një pjese të veçantë të metodave të ASHK-së, të cilat përdorin
analizat ekonomike për të krahasuar alternativat.
Gjatë konsultimeve me institucionet e tjera për çështjet që duhet të adresohen në VNM-në e
thelluar, AKM-ja duhet të sigurojë një proces konsultimi efektiv. AKM-ja duhet të identifikojë me
kujdes palët dhe publikun që duhet të konsultohet, të kërkojë mendimet e tyre, të konsultohet
me institucionet dhe të identifikojë ndonjë organ tjetër të rëndësishëm për ndonjë projekt specifik,
opinioni i të cilit mund të jetë me rëndësi të madhe në këtë fazë. Konsultim efektiv do të thotë
identifikimi i duhur i organeve, të cilat me të vërtetë mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar,
informacioni/opinioni i të cilave mund të jetë i nevojshëm dhe i rëndësishëm, institucione të tjera,
përveç atyre të detyrueshme, për t’u konsultuar (ministritë etj.). Këto institucione sigurojnë
informacionin e nevojshëm mjedisor, ekspertizën e kërkuar, opinionet, komentet etj., duke
ndihmuar AKM-në në procesin e vendimmarrjes. I rëndësishëm është edhe konsultimi me
institucione që mund të japin mendime mbi përputhshmërinë e projektit të propozuar me ndonjë
plan ose program të miratuar në atë zonë. Dialogu i hapur përmirëson të kuptuarit e projektit,
siguron informacion të nevojshëm që në fazat fillestare të procesit të VNM-së, marrjen në
konsideratë të çështjeve të duhura mjedisore, rritjen e efektivitetit të procesit të VNM-së dhe
vendimmarrje më të mirë. 4.1 PROCESI PARAPRAK I VNM-së VNM-ja paraprake është faza e
parë e procesit të VNM-së. Procesi paraprak i VNM-së përjashton nga procesi ato propozime
(shumicën) që nuk kanë ose kanë pak ndikime të rëndësishme, ndikime lehtësisht të kontrollueshme
dhe për të cilat VNM-ja e thelluar është e panevojshme. Në vijim, tabelat dhe listat e kontrollit do të
ndihmojnë në procesin që vendos nëse kërkohet VNM-ja e thelluar për një projekt të veçantë ose
tip projekti.

4.1.1 LISTA E KONTROLLIT


Faza 1 Lista e kontrollit
Lista e kontrollit - Informacioni për t’u siguruar për VNM-në paraprake
Përshkrimi i projektit të propozuar
a) Përshkrimi i qëllimit të projektit të propozuar Po Jo
b) Planimetria e vendndodhjes së projektit, ku të pasqyrohen në hartë topografike Po Jo
sipërfaqja e tokës së kërkuar, kufijtë e sipërfaqes së tokës së kërkuar, fotografi dhe të dhëna
për përdorimin ekzistues të sipërfaqes së tokës, që do të përdoret përkohësisht apo
përherë nga projekti
c) Informacion gjatë fazës
për qendrat së ndërtimit
e banuara në zonënapokutë propozohet
funksionimittë tëzbatohet
veprimtarisë së Po
projekti, Jo
shoqëruar me fotografi dhe me të dhëna për distancën nga vendi ku propozohet
projekti e për njësinë e qeverisjes vendore (bashkia/komuna), që administron territorin ku
ç. Skicat dhe planimetritë e objekteve të projektit dhe strukturave të projektit Po Jo
d) Përshkrim i proceseve ndërtimore dhe teknologjike, përfshirë kapacitetet Po Jo
prodhuese/përpunuese, sasitë e lëndëve të para dhe produktet përfundimtare të
dh) Të dhëna për infrastrukturën e nevojshme për lidhjen me rrjetin elektrik, Po Jo
furnizimin me ujë, shkarkimet e ujërave të ndotura dhe mbetjeve, si dhe informacion
për rrugët ekzistuese të aksesit apo nevojën e për hapje tëkohëzgjatjen
rrugëve të reja
e) Program për ndërtimin, kohëzgjatjen ndërtimit, e planifikuar të Po Jo
funksionimit të projektit, kohën e mundshme të përfundimit të funksionimit të
projektit dhe,
dhesipas rastit, edhe fazën e planifikuar të rehabilitimit
e objekteve tëtëprojektit
sipërfaqes pas Po
ë) Mënyrat metodat që do të përdoren për ndërtimin Jo
f) Lëndët e para që do të përdoren për ndërtimin dhe mënyrën e sigurimit të tyre Po Jo
(materiale ndërtimi, ujë dhe energji)
g) Informacion për lidhjet e mundshme të projektit me projekte të tjera ekzistuese Po Jo

përreth/pranë zonës së projektit


gj) Informacion për alternativat e marra në konsideratë për sa i takon përzgjedhjes së Po Jo
vendndodhjes së projektit dhe teknologjisë që do të përdoret
h) Të dhëna për përdorimin e lëndëve të para gjatë funksionimit, përfshirë sasitë e ujit të Po Jo
nevojshëm, energjisë, lëndëve djegëse dhe për mënyrën e sigurimit të tyre
i) Të dhëna për aktivitete të tjera që mund të nevojiten për zbatimin e projektit, si Po Jo
ndërtimi i kampeve apo i rezidencave etj.
j) Informacion për lejet dhe licencat e nevojshme për projektin, në përputhje me Po Jo
përcaktimet e bëra në legjislacionin në fuqi, si dhe institucionet kompetente për
lejimin/licencimin e projektit
Raporti paraprak i VNM-së ku përfshihen Po Jo
a) Një përshkrim i shkurtër i mbulesës bimore të sipërfaqes ku propozohet të zbatohet Po Jo
projekti, i shoqëruar dhe me imazhe
b) Informacion për praninë e burimeve ujore në sipërfaqen e kërkuar nga projekti Po Jo
dhe në afërsi të saj
c) Një identifikim i ndikimeve të mundshme negative në mjedis të projektit, përfshirë Po Jo
ndikimet në biodiversitet, ujë, tokë, ajër dhe shëndet
ç) Një përshkrim i shkurtër për shkarkimet e mundshme në mjedis, të tilla si: ujëra të Po Jo
ndotura, gaze dhe pluhur, zhurmë, si dhe prodhimi i mbetjeve
d) Informacion për peshën, evoluimin në kohë, kumulativitetin dhe kohëzgjatjen e Po Jo
mundshme të ndikimeve negative të identifikuara
dh) Të dhëna për shtrirjen e mundshme hapësinore të ndikimit negativ në mjedis, që Po Jo
nënkupton distancën fizike nga vendndodhja e projektit dhe vlerat e ndikuara që
përfshihen
e) Mundësinënë etërehabilitimit të mjedisit të ndikuar dhe mundësinë e kthimit të mjedisit Po Jo
të ndikuar, të sipërfaqes në gjendjen e mëparshme, përfshi edhe tokën bujqësore, si
dhe kostote mundshme
financiare të
përpërafërta përdhe
rehabilitimin
ë) Masat shmangien zbutjen e ndikimeve negative në mjedis Po Jo
f) Ndikimet e mundshme në mjedisin ndërkufitar (nëse projekti ka natyrë të tillë) Po Jo
g) Program monitorimi për masat zbutëse, të cituara në pikën “i” të kësaj tabele
gj) Informacion mbi ndikimet pozitive që mund të sjellë zhvillimi i projektit të
h) Raporti paraprak i VNM-së duhet të jetë i nënshkruar nga personi fizik/juridik i
licencuar nga QKL-ja,
i) Raporti paraprak i VNM-së duhet të jetë i shoqëruar me licencën e personit
fizik/juridik të lëshuar nga QKL-ja, dhe certifikatën/certifikatat e ekspertit/ëve të
certifikuar nga ministri i Mjedisit, me anë të të cilave është pajisur me licencën lëshuar
4.2 PROCESI I THELLUAR I VNM-së
Procesi i thelluar i VNM-së siguron që VNM-ja është kryer për projekte që mund të kenë ndikime
të rëndësishme në mjedis. Qëllimi është që zhvillimet të mos lejohet të ndodhin para se të jetë
kryer një analizë e detajuar teknike për shtrirjen e këtyre zhvillimeve, natyrën dhe karakteristikat e
tyre. Vendimi për leje zhvillimi mund të jepet duke përfshirë kushtet për të minimizuar efektet
negative dhe duke marrë parasysh ndonjë pasojë të mbetur.
Sipas ligjit në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis, projektet që i nënshtrohen procedurës së
thelluar të VNM-së, janë:
- projektet e listuara në shtojcën I;
- projektet e listuara në shtojcën II, për të cilat vendimi i AKM-së parashikon nevojën e zbatimit të
procedurës së thelluar të VNM-së.
Zhvilluesi, pavarësisht nëse projekti është i listuar apo jo në shtojcat e ligjit në fuqi për
vlerësimin e ndikimit në mjedis mund të kërkojë mendim paraprak nga ministria apo AKM-ja, nëse
projekti që synon të zhvillojë është subjekt i ligjit të VNM-së.
Dokumenti kryesor gjatë procesit të thelluar të VNM-së është raporti i thelluar i VNM-së. Raporti i
thelluar i VNM-së hartohet nga personi fizik/juridik i licencuar nga QKL-ja, duke krijuar një
grup me specialistë të kualifikuar, sipas fushave përkatëse që trajton raporti i VNM-së, bazuar
nëkërkesat e shtojcës 2, të vendimit të Këshillit të Ministrave, në fuqi, “Për miratimin e rregullave,
të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis
(VNM) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore”, dhe në njoftimin e
AKM-së për çështjet që duhet të trajtojë në raportin e thelluar të VNM-së. 4.2.1 FAZAT
Pesë janë fazat/stadet e zhvillimit të procedurës së thelluar të VNM-së:
Faza 1, njoftimi nga zhvilluesi për synimin për të nisur procedurat për një VNM të thelluar;
Faza 2, konsultimi i AKM-së me ministrinë, institucionet e tjera, publikun dhe OJF-të për çështjet
që ato kërkojnë të adresohen në raportin e thelluar të VNM-së;
Faza 3, komunikimi i AKM-së me zhvilluesin për çështjet që ajo dhe palët e konsultuara kërkojnë të
adresohen në raportin e thelluar të VNM-së;
Faza 4, hartimi i raportit të thelluar të VNM-së nga zhvilluesi dhe dëgjesat me publikun;
Faza 5, aplikimi për deklaratën mjedisore, hartimi dhe firmosja e deklaratës mjedisore.

4.2.2 LISTAT E KONTROLLIT


Lista e kontrollit 1.1 Informacioni për t’u siguruar për VNM-në e thelluar Lista e kontrollit

Përshkrimi i projektit të propozuar


a) Përshkrimi i qëllimit të projektit të propozuar Po Jo

b) Planimetria e vendndodhjes së projektit, ku të pasqyrohen në hartë topografike Po Jo


sipërfaqja e tokës së kërkuar, kufijtë e sipërfaqes së tokës së kërkuar, fotografi dhe të dhëna
për përdorimin ekzistues të sipërfaqes së tokës, që do të përdoret përkohësisht apo
përherë nga projekti gjatë fazës së ndërtimit apo të funksionimit të veprimtarisë së
c) Informacion për qendrat e banuara në zonën ku propozohet të zbatohet projekti, Po Jo
shoqëruar me fotografi dhe me të dhëna për distancën nga vendi ku propozohet
projekti
ç) Skicatedhe
përplanimetritë
njësinë e qeverisjes vendore
e objekteve (bashkia/komuna),
të projektit që administron
dhe strukturave të projektitterritorin ku Po Jo
d) Përshkrim i proceseve ndërtimore dhe teknologjike, përfshirë kapacitetet Po Jo
prodhuese/përpunuese, sasitë e lëndëve të para dhe produktet përfundimtare të
dh) Të dhëna për infrastrukturën e nevojshme për lidhjen me rrjetin elektrik, Po Jo
furnizimin me ujë, shkarkimet e ujërave të ndotura dhe mbetjeve, si dhe informacion
për rrugët ekzistuese të aksesit apo nevojën e për hapje tëkohëzgjatjen
rrugëve të reja
e) Program për ndërtimin, kohëzgjatjen ndërtimit, e planifikuar të Po Jo
funksionimit të projektit, kohën e mundshme të përfundimit të funksionimit të
projektit dhe, sipas rastit, edhe fazën e planifikuar të rehabilitimit të sipërfaqes pas
ë) Mënyrat dhe metodat që do të përdoren për ndërtimin e objekteve të projektit Po Jo
f) Lëndët e para që do të përdoren për ndërtimin dhe mënyrën e sigurimit të tyre Po Jo
(materiale ndërtimi, ujë dhe energji)
g) Informacion për lidhjet e mundshme të projektit me projekte të tjera ekzistuese Po Jo
përreth/pranë zonës së projektit
gj) Informacion për alternativat e marra në konsideratë për sa i takon përzgjedhjes së Po Jo
vendndodhjes së projektit dhe teknologjisë që do të përdoret
h) Të dhëna për përdorimin e lëndëve të para gjatë funksionimit, përfshirë sasitë e ujit të Po Jo
nevojshëm, energjisë, lëndëve djegëse dhe për mënyrën e sigurimit të tyre
i) Të dhëna për aktivitete të tjera që mund të nevojiten për zbatimin e projektit, si Po Jo
ndërtimi i kampeve apo rezidencave etj.
j) Informacion për lejet dhe licencat e nevojshme për projektin, në përputhje me Po Jo
përcaktimet e bëra në legjislacionin në fuqi, si dhe institucionet kompetente për

Informacion për ndërveprimin me mjedisin të projektit (si shtojcë të pikës Po Jo


1.1 më sipër)
a) Një përshkrim i shkurtër i mbulesës bimore të sipërfaqes, ku propozohet të zbatohet Po Jo
projekti, i shoqëruar dhe me imazhe
b) Informacion për praninë e burimeve ujore në sipërfaqen e kërkuar nga projekti Po Jo
dhe në afërsi të saj
c) Një identifikim i ndikimeve të mundshme negative në mjedis të projektit, përfshirë Po Jo
ndikime në biodiversitet, ujë, tokë, ajër, shëndet, ekonomi dhe mjedisin social
ç) Një përshkrim i shkurtër për shkarkimet e mundshme në mjedis, të tilla si: ujëra të Po Jo
ndotura, gaze dhe pluhur, zhurmë, si dhe prodhimi i mbetjeve
d) Informacion për kohëzgjatjen e mundshme të ndikimeve negative të identifikuara, Po Jo
evoluimin në kohë dhe kumulativitetin
dh)Të dhëna për shtrirjen e mundshme hapësinore të ndikimit negativ në mjedis, që Po Jo
nënkupton distancën fizike nga vendndodhja e projektit dhe vlerat e ndikuara që
përfshihen në etërehabilitimit të mjedisit të ndikuar dhe mundësinë e kthimit të mjedisit
e) Mundësinë Po Jo
të ndikuar, të sipërfaqes në gjendjen e mëparshme, përfshi edhe tokën bujqësore, si
dhe kostote mundshme
financiare të
përpërafërta përdhe
rehabilitimin
ë) Masat shmangien zbutjen e ndikimeve negative në mjedis Po Jo
f) Ndikimet e mundshme në mjedisin ndërkufitar (nëse projekti ka natyrë të tillë) Po Jo
g) Informacion mbi ndikimet pozitive që mund të sjellë zhvillimi i projektit të Po Jo
propozuar
gj) Programi i monitorimit për masat zbutëse të cituara në pikën “h” të kësaj tabele. Po Jo

Çështje që duhet të adresohen në VNM-në e thelluar Lista e kontrollit


a) Kërkesat, institucionet, publiku dhe OJF-së të cilat duhet të konsiderohen dhe të Po Jo
adresohen në raportin e thelluar të VNM-së
b) Një shpjegim i përmbledhur për kërkesat e procedurës së thelluar të VNM-së, Po Jo
deri në paraqitjen e aplikimit në ministri dhe dhënien e deklaratës mjedisore
c) Detyrimi për informimin, konsultimin dhe dëgjesën me publikun dhe OJF-të të Po Jo
raportit të thelluar të VNM-së dhe konsiderimin e mendimeve të dhëna në raport
ç) Analizimin e alternativave të mundshme për zbatimin e projektit Po Jo
d) Udhëzime për studimet dhe metodat për sigurimin e informacionit mjedisor dhe Po Jo
parashikimin e ndikimeve në mjedis gjatë hartimin e raportit të thelluar të VNM-
dh) Udhëzime për masat për mbrojtjen e mjedisit që duhet të merren në Po Jo
konsideratë gjatë hartimit të raportit të thelluar të VNM-së
e) Struktura dhe renditja e informacionit në raportin e thelluar të VNM-së, në Po Jo
përputhje me shtojcën II, të VKM-së, në fuqi për miratimin e rregullave,
përgjegjësive e të afateve
ë) Fakti që projekti ështëpër zhvillimin
subjekt e procedurës
i procedurës së VNM-së
ndërkufitare të VNM-së, duke Po Jo
dhënë edhe udhëzimet përkatëse për këtë rast

Dokumentet që duhet të paraqiten për VNM-në e thelluar Lista e kontrollit


a) Raporti i thelluar i VNM-së, i cili duhet të jetë në përputhje me kërkesat e Po Jo
të VKM-së në fuqi, “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për
zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe
transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore” dhe i nënshkruar nga personi
fizik/juridik i licencuar nga QKL-ja, sipas legjislacionit në fuqi dhe specialistët e
në hartimin e raportit të VNM-së, për çdo kapitull të tij
b) Përmbledhje joteknike e raportit të VNM-së Po Jo
c) Projekti teknik Po Jo
ç) Informacion për informimin dhe konsultimin me publikun dhe palët e tjera, Po Jo

gjatë hartimit të raportit të thelluar të VNM-së


d) Një kopje e faturës së pagesës së tarifës së shërbimit sipas përcaktimeve në Po Jo
legjislacionin përkatës
dh) Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi Po Jo
e) Licencën e personit fizik/juridik të lëshuar nga QKL-ja, certifikatën/certifikatat e Po Jo
ekspertit/ëve të certifikuar nga ministri i Mjedisit me anë të të cilave është
pajisur më licencën lëshuar nga QKL-ja, si dhe diplomat e specialistëve të
përfshirë në hartimin e raportit të VNM-së, për çdo kapitull të tij
Kritere për të vlerësuar plotësimin e raportit të VNM-së dhe sa i përshtatshëm është ai për
Informacioni duhet të përfshijë:
· Nevojën për projektin dhe objektivat e projektit Po Jo
· Programin për zbatimin (datat e fillimit dhe të mbarimit të ndërtimit, të operimit) Po Jo
· Të gjithë komponentët kryesorë të projektit Po Jo
· Vendndodhjen e secilit komponent duke përdorur harta, plane dhe diagrame Po Jo
· Planimetrinë e sipërfaqes (sipërfaqeve) së zënë Po Jo
· Aktivitetet e përfshira në ndërtim Po Jo
· Aktivitetet e përfshira në operim Po Jo
· Aktivitetet e përfshira në mbylljen e projektit (mbylljen, prishjen, restaurimin e zonës Po Jo
· Ndonjë shërbim shtesë të kërkuar (p.sh., akses, ujë, kanalizime, depozitim të mbetjeve, Po Jo
energji elektrike, telefoni)
Ndonjë zhvillim shoqërues (p.sh., rrugë, porte, linja të energjisë, tubacione) Po Jo
Ndonjë zhvillim si pasojë e projektit (p.sh., banesa të reja, rrugë) Po Jo
Ndonjë aktivitet ekzistues që mund të ndryshojë ose të mbyllet si pasojë e projektit Po Jo
Ndonjë zhvillim tjetër ekzistues ose i planifikuar me mundësi për efekte kumulative Po Jo
Kontroll, nëse madhësia e projektit është përshkruar plotësisht Në informacion duhet të
përfshihet:
Sipërfaqja e tokës që do të zihet në mënyrë të përhershme (e treguar në një hartë me Po Jo
Sipërfaqja e tokës së kërkuar përkohësisht për ndërtim (e treguar në një hartë me Po Jo
shkallë)
Përdorimi i mëpasshëm i tokës së përdorur (p.sh., toka e përdorur për miniera ose Po Jo
Madhësia e strukturave Po Jo
(p.sh., sipërfaqja e katit dhe lartësia e ndërtesave, rrjedha ose thellësia e ujit)
Forma dhe pamja e strukturave Po Jo
(p.sh., projekti arkitektonik, llojet e vegjetacionit, sipërfaqet tokësore etj.)
Numrat dhe karakteristikat e tjera të komuniteteve të reja (për zhvillime urbane Po Jo
Numrat dhe karakteristikat e tjera të njerëzve apo bizneseve të zhvendosur Po Jo
Tipi, vëllimi dhe shpërndarja e trafikut të ri, të krijuar ose të devijuar Po Jo
Kontroll që proceset e prodhimit dhe burimet përdorura nga projekti gjatë fazave të ndërtimit,
operimit dhe mbylljes janë përshkruar plotësisht. Informacioni duhet të përfshijë:
Të gjitha proceset e prodhimit, inxhinierike, të prodhimit të materialeve, të proceseve të Po Jo
Llojet dhe sasitë e produkteve (produkte primare ose mallrat e prodhuara, të mira Po Jo
Llojet dhe sasitë e lëndëve të para dhe energjia e nevojshme Po Jo
Implikimet mjedisore të burimit të lëndëve të para Po Jo
Trajtim për eficiencën në përdorimin e energjisë dhe lëndëve të para Po Jo
Ndonjë material të rrezikshëm të përdorur, magazinuar, transportuar ose prodhuar Po Jo
Transporti i lëndëve të para (duke përfshirë transportin rrugor, hekurudhor ose detar) Po Jo
Rregullime për aksesin e punëtorëve dhe të vizitorëve Po Jo
Trajtim për punësimin e krijuar ose të humbur Po Jo
Kontrolli nëse llojet dhe sasitë e mbetjeve dhe shkarkimeve të projektit gjatë fazave të ndërtimit,

dhe mbylljes janë përshkruar plotësisht. Informacioni duhet të përfshijë:


Diskutim për metodat e përdorura për gjenerimin e informacionit të mëposhtëm Po Jo
Llojet dhe sasitë e mbetjeve të ngurta të gjeneruara Po Jo
Diskutim për përbërjen dhe toksicitetin ose rreziqe të tjera të mbetjeve të ngurta Po Jo
Përshkrim i metodave për grumbullimin, magazinimin/ruajtjen, trajtimin dhe Po Jo
transportin e mbetjeve të ngurta
Diskutim i vendndodhjeve për depozitimin përfundimtar të të gjitha mbetjeve të ngurta Po Jo
Llojet dhe sasitë e gjeneruara të shkarkimeve të lëngëta (duke përfshirë drenazhimin e Po Jo
zonës dhe ujërat e zeza)
Diskutim për përbërjen dhe toksicitetin ose rrezikshmëri të tjera të të gjitha Po Jo
Metodat për grumbullimin, ruajtjen, trajtimin, transportin dhe depozitimin e Po Jo
Llojet dhe sasitë e shkarkimeve të gazta dhe grimcave Po Jo
Diskutim për përbërjen dhe toksicitetin ose rrezikshmëri të tjera të të gjitha Po Jo
shkarkimeve të gazta në ajër
Metodat për grumbullimin, trajtimin dhe shkarkimin e emetimeve në ajër Po Jo
Vendndodhja për shkarkimin e të gjitha emetimeve në ajër Po Jo
Karakteristikat e shkarkimeve të emetimeve në ajër (p.sh., lartësia, shpejtësia, Po Jo
Një diskutim i mundësisë për rikuperim të burimit nga mbetjet Po Jo
Identifikimi dhe vlerësimi sasior i burimeve të zhurmës, ose energjisë (makineri, trafik, Po Jo
Rreziqe nga trajtimi i materialeve të rrezikshme Po Jo
Rreziqe nga rrjedhjet, zjarri, eksplozioni Po Jo
Rreziqe nga aksidentet e trafikut Po Jo
Rreziqe nga avaritë ose dështimi i proceseve ose faciliteteve Po Jo
Rreziqe nga ekspozimi i projektit ndaj katastrofave natyrore (tërmete, përmbytje, Po Jo
rrëshqitje
Masa për toke etj.)
të parandaluar dhe për të përballuar aksidentet Po Jo
Kontroll nëse është bërë konsiderimi i duhur i alternativave. Informacioni duhet të përfshijë:
Një përshkrim të situacionit bazë në një situatë (pa projekt) Po Jo
Një diskutim të konsideratave mbi bazën e të cilave është bërë zgjedhja e Po Jo
karakteristikave kryesore të projektit (vendit, teknologjisë etj.)
Një përshkrim të alternativave kryesore në dispozicion të zhvilluesit Po Jo
Një shpjegim të arsyeve kryesore mjedisore për zgjedhjen e variantit të propozuar Po Jo
Kontroll nëse është përshkruar plotësisht mjedisi që mund të ndikohet nga projekti. Informacioni
duhet tëtipar
Ndonjë përfshijë:
të rëndësishëm të topografisë, gjeologjisë dhe tokave të zonës/zonave dhe Po Jo
hapësira rreth tyre
Përdorimet ekzistuese të tokës të zonës/zonave dhe hapësira rreth tyre Po Jo
Banorët/zotëruesit dhe përdoruesit e tokës Po Jo
(duke përfshirë ndërtesat, strukturat ose pronat e tjera)
Kushtet dhe përdorimi i tokave Po Jo
(duke përfshirë cilësinë e tokës, qëndrueshmërinë dhe erozionin)
Fauna dhe flora dhe habitatet e zonës/zonave dhe në hapësirën rreth tyre Po Jo
Popullimet e specieve dhe karakteristikat e habitateve që mund të ndikohen Po Jo
Një përshkrim i ndonjë zone ose specie të mbrojtur ose të projektuar si të tillë Po Jo
Një përshkrim i mjedisit ujor (p.sh., sipërfaqësor, nëntokësor, bregdetar, detar) Po Jo
Karakteristikat dhe përdorimi i burimeve ujore që mund të ndikohen Po Jo
Kushtet klimatike dhe meteorologjike lokale dhe cilësia ekzistues e ajrit Po Jo
Gjendja ekzistuese e shkarkimeve të zhurmës Po Jo
Situata ekzistuese në lidhje me ndriçimin, ngrohjen dhe rrezatimin elektromanjetik Po Jo
Ndonjë aset material në zonë (duke përfshirë ndërtesat, strukturat, burimet minerare Po Jo

ujore)
Ndonjë karakteristikë të rëndësishme arkeologjike, arkitekturore ose kulturore (duke Po Jo
përfshirë të mbrojtur ose të projektuar si të tillë)
Peizazhi ose panorama e qytetit, duke përfshirë zona të përcaktuara peizazhistike ose Po Jo
panoramike
Kushtet demografike, sociale dhe socio-ekonomike (p.sh., punësimi) në zonë Po Jo
Ndonjë ndryshim i parashikuar që mund të ndodhë në të ardhmen në mungesë të Po Jo
projektit (situata “Pa projekt”)
Kontroll nëse grumbullimi i të dhënave dhe metodat e sondazhit janë të përshtatshme.
Faktorët që duhet të konsiderohen përfshijnë:
Zona e studimit është përcaktuar gjerësisht Po Jo
Agjencitë përkatëse kombëtare dhe lokale kanë siguruar informacion, ku është dashur Po Jo
Burimet e të dhënave janë referuar si duhet Po Jo
Metodat e përdorura janë të përshtatshme për këtë qëllim Po Jo
Ndonjë boshllëk/mangësi e rëndësishme te të dhënat është identifikuar dhe mjetet e Po Jo
përdorura për t’u marrë me to janë shpjeguar
Kontroll nëse identifikimi i ndikimeve dhe parashikimi i efekteve të tyre është i përshtatshëm.
Faktorët për të konfirmuar këtë përfshijnë:
·Është evidente se është adaptuar një qasje sistematike për identifikimin e ndikimit Po Jo
Është evidente që publiku i ndikuar është konsultuar rreth identifikimit të ndikimit Po Jo
Ka një përshkrim dhe, ku është e përshtatshme një vlerësim sasior i efekteve direkte, Po Jo
-primare
tiparet mbi:
gjeologjike dhe karakteristikat e tokave; Po Jo
- faunën dhe florën dhe habitatet; Po Jo
- hidrologjinë dhe cilësinë e ujit; Po Jo
- përdorimet e mjedisit ujor; Po Jo
- cilësinë e ajrit dhe kushtet klimatike; Po Jo
- mjedisin akustik (zhurma dhe vibrimi); Po Jo
- ngrohja, ndriçimi ose rrezatimi elektromanjetik; Po Jo
- asetet materiale dhe pakësimi i burimeve natyrore të parinovueshme: Po Jo
- vendndodhjet ose tiparet e rëndësisë kulturore; Po Jo
- cilësia e peizazhit dhe pamjet panoramike dhe pikat e vrojtimit; Po Jo
- demografia, kushtet sociale dhe socio-ekonomike në zonë. Po Jo
Ka një përshkrim dhe, ku është e përshtatshme, një vlerësim sasior të efekteve Po Jo
1
sekondare për ndonjë nga pikat e mësipërme
Janë përshkruar efektet e përkohshme, afatshkurtra Po Jo
Janë përshkruar efektet e përhershme mbi mjedisin Po Jo
Janë përshkruar efektet afatgjata të shkaktuara nga operimet gjatë gjithë jetës së Po Jo
projektit ose akumulimi i ndotësve
Janë përshkruar efektet që mund të rezultojnë nga aksidentet ose katastrofat natyrore Po Jo
Janë përshkruar efektet e aktiviteteve ndihmëse (p.sh., ndërtimi i infrastrukturës, Po
ose njerëzore Jo
Janë përshkruar efektet indirekte të shkaktuara nga zhvillime të njëpasnjëshme Po Jo
Janë përshkruar efektet kumulative të projektit dhe zhvillimeve të tjera ekzistuese ose të Po Jo
Janë përshkruar faktorët që ndikojnë rëndësinë/domethënien e çdo efekti (kohëzgjatjen, Po Jo
frekuencën etj.)
Janë përshkruar efektet primare dhe sekondare mbi shëndetin e njerëzve dhe Po Jo
1
Ndikime sekondare janë ato ndikime që shkaktohen nga ndikimet primare mbi aspekte të
tjera të (p.sh. efekte mbi faunën, florën dhe habitatet të shkaktuara nga ndotja e tokës, ajrit apo
ujit ose zhurma; efekte mbi përdorimet e ujit të shkaktuara nga ndryshimet në hidrologji ose
cilësinë e ujit; efekte mbi mbetjet arkeologjike të shkaktuara nga tharja e tokave).

Janë përshkruar ndikimet, mbi çështje të tilla si: biodiversiteti, ndryshimi klimatik Po Jo
global dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Kontroll nëse domethënia e efekteve është parashikuar në mënyrë të përshtatshme dhe e shpjeguar
qartë. Informacioni duhet të përfshijë:
Përputhshmërinë e ndikimeve me kërkesat ligjore dhe/ose standardet dhe udhëzuesit Po Jo
Efektet pozitive mbi mjedisin, si dhe efektet negative Po Jo
Metodat e përdorura për të parashikuar efektet, arsyet për zgjedhjen e tyre dhe ndonjë Po Jo
paqartësi në rezultatet
Rastet më të këqija të parashikimeve, ku ka paqartësi rreth ndikimeve të sakta Po Jo
Një diskutim mbi vështirësitë në përpilimin e të dhënave të nevojshme Po Jo
Bazat mbi të cilat është bërë vlerësimi i domethënies dhe rëndësisë së ndikimeve Po Jo
Një përshkrim i ndikimeve pasi është zbatuar baza e të gjitha masave zbutëse të Po Jo
Kontroll nëse janë të kënaqshme propozimet për zbutje dhe menaxhim mjedisor Informacioni
Mundësinë për zbutjen e ndonjë efekti negativ domethënës në mjedis
duhet të përfshijë: Po Jo
Një përshkrim të masave dhe efektit të të gjitha masave zbutëse të propozuara Po Jo
Një shpjegim të paqartësive të shoqëruara me efektivitetin e masave zbutëse Po Jo
Një shpjegim se si zhvilluesi do të sigurojë që zbutja do të financohet dhe do të Po Jo
Arsyet për zgjedhjen e zbutjes së propozuar Po Jo
Një shpjegim për ndonjë rast kur mund të kemi ndikime domethënëse negative por Po Jo
zbutja nuk është propozuar
Evidencë që është marrë në konsideratë e gjithë gama e metodave për zbutje Po Jo
Propozime për të monitoruar dhe për të menaxhuar ndikimet jo të drejtpërdrejta Po Jo
Një përshkrim i ndonjë ndikimi negativ në mjedis i zbutjes së propozuar Po Jo
Kontroll nëse raporti ka një përmbledhje joteknike të përshtatshme dhe të paraqitur mirë në mënyrë
të arsyeshme. Faktorët që duhet të konsiderohen, përfshijnë:
· Informacioni i paraqitur duhet të përfshijë një përmbledhje joteknike që: Po Jo
- siguron një informacion konçiz, por gjithëpërfshirës; Po Jo
- thekson paqartësitë domethënëse; Po Jo
- shpjegon procesin e lejes së zhvillimit dhe rolin e VNM-së; Po Jo
- siguron një vështrim të përgjithshëm të përqasjes ndaj vlerësimit; Po Jo
- shmang termat teknikë, të dhëna të detajuara dhe diskutimin shkencor; Po Jo
- është i kuptueshëm për të gjithë publikun. Po Jo
· Raporti i VNM-së duhet:
- të jetë i organizuar logjikisht dhe i strukturuar qartë; Po Jo
- të ketë një tabelë të përmbajtjes në fillim të dokumentit/dokumenteve; Po Jo
- të përshkruajë qartë procesin që është ndjekur; Po Jo
- të shmangë paraqitjen e të dhënave dhe të informacionit të panevojshëm; Po Jo
- të përdorë me efektivitet tabelat, figurat, hartat, fotografitë dhe grafikët e tjerë; Po Jo
- të përdorë me efektivitet shtojcat për të paraqitur të dhëna të detajuara; Po Jo
- të prezantojë të dhëna dhe evidenca për të mbështetur analizat dhe konkluzionet; Po Jo
- t’u referohet me korrektësi të gjitha burimeve të të dhënave; Po Jo
- të përdorë terminologji konsistente në të gjithë dokumentacionin/dokumentet; Po Jo
- të lexohet si një dokument i vetëm me ndërthurje referencash sipas nevojës; Po Jo
- të prezantohet sa më shumë të jetë e mundur në një mënyrë të paanshme dhe Po Jo

SHTOJCA 1
MARRJA NË KONSIDERATË E ALTERNATIVAVE DHE APLIKIMI I
ANALIZAVESHUMËKRITËRËSHE NË VNM
MESAZHET KRYESORE
1. Është një praktikë e mirë që të merren në konsideratë alternativat e zhvillimit të projektit
dhe ndikimet e tyre shoqëruese mjedisore gjatë fazës së planifikimit të projektit.
2. Ekzaminimi i alternativave mund të jetë i njëkohshëm me procesin e VNM-së, por, në këtë
rast, duhet të përfshijë të gjithë grupin e punës dhe të konsiderojë të gjithë faktorët e
ndryshëm që ndikojnë zgjedhjen ndërmjet opsioneve, jo vetem mjedisin.
3. Vetëm ato alternativa që janë të përshtatshme dhe të arsyeshme, në terma të kontekstit të
projektit duhet të konsiderohen. Llojet e alternativave që do të jenë të përshtatshme dhe të
arsyeshme do të varen nga konteksti i projektit, por mund të përfshijnë alternativat që lidhen
me vendndodhjen dhe ato strategjike dhe alternativat që lidhen me projektin.
4. Alternativat mund të kenë nevojë të konsiderohen në stade të ndryshme të zhvillimit të një
projekti dhe në çdo stad mund të ketë disa përsëritje, si rezultat i një vlerësimi të shpejtë,
paraprak, të një liste të gjatë të opsioneve, nëpërmjet një investigimi më të detajuar të një liste
të shkurtuar, në zgjedhjen e opsionit të preferuar. Në çdo stad, opsioni ose opsionet e
identifikuara duhet të jenë subjekt i rishikimit ose modifikimit para se të konsiderohen më tej,
në stadin tjetër.
5. Mënyrat e analizave shumëkriterëshe mund të përdoren për të ndihmuar në nxjerrjen dhe
klasifikimin e informacionit për një numër opsionesh, alternativash, por opsioni i preferuar
duhet të zgjidhet, gjithmonë, nëpërmjet një procesi debati dhe konsensusi brenda grupit
vendimmarrës.
6. Ky mund të jetë një grup i brendshëm i stafit të projektit ose ky grup mund të përfshijë palë
të jashtme të interesuara, sipas konteksit të projektit. Nëse nuk përfshihen direkt palë të
jashtme të interesuara, është e rëndësishme të merren në konsideratë se si do të jenë
pikëpamjet e tyre.
7. Metodat e vlerësimit të opsioneve, përkundrejt kritereve të vlerësimit, nuk duhet të jenë më
të komplikuara se sa duhet; të fillojnë me shumë të thjeshta, teknika “të përafërta dhe të
gatshme”, për të shkuar drejt metodave më të sofistikuara, kur është e nevojshme për të
zgjedhur ndërmjet opsioneve.

HYRJE
Gjatë depozitimit të aplikimit për miratim, një zhvillues në informacionin mbi mjedisin të
përfshijë: “... një përmbledhje të alternativave kryesore të studiuara nga zhvilluesi dhe një
shpjegim mbi arsyet kryesore të zgjedhjes që bën duke marrë parasysh dhe pasojat në mjedis
të tyre”.
Sipas ligjit në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis informacionin që do të dorëzojë
zhvilluesi në përshkrimin e projektit të propozuar përfshin dhe informacionin mbi alternativat
e marra në konsideratë në kuptimin e vendzbatimit të projektit dhe teknologjisë që do të
përdorë. Ky seksion do të diskutojë tipat e alternativave që mund të kenë lidhje me kontekstin
e VNM-së dhe përpunon një kuadër për vlerësim paraprak, krahasim dhe zgjedhjen ndërmjet
alternativave duke u bazuar në teknikat e analizës shumëkriterëshe. Më poshtë paraqiten dhe
vlerësimet e mëtejshme mbishumëllojshmërinë e metodave të analizës shumëkriterëshe, ku
përdoren analiza ekonomike në krahasimin e alternativave.
Është e rëndësishme të nënvizojmë se zhvilluesi duhet të marrë në konsideratë alternativat
gjatë fazës së hartimit të projektit ose çdo alternativë duhet të jetë objekt i një VNM-je të
plotë, por nënkupton atë që atje ku zhvilluesi, gjatë hartimit të projektit, ka marrë në
konsideratë alternativat duhet të shpjegohet se çfarë janë këto alternative, si dhe arsyet pse u
zgjodhën, përfshi dhe arsyet mjedisore, në analizat shumëkriterëshe. Kjo kërkesë, lidhur me
diskutimin e alternativave, është e rëndësishme për një sërë arsyesh:
-Nxit zhvilluesit që të mendojnë me kujdes rreth çështjes së objektivave që shtyjnë përpara
propozimin për një projekt për miratim dhe, nëse ekzistojnë, mundësitë e arritjes së
objektivave me sa më pak ndikim në mjedis;
-Diskutimi mbi alternativat krijon një sfond të dobishëm mbi historikun e projektit, si dhe si kanë
evoluar propozimet gjatë zhvillimit të tyre;
-Gjatë argumentimit të tyre për përzgjedhjen e projektit të tyre, zhvilluesit inkurajohen për dhënien e
shpjegimeve të nevojës për vënien në jetë të tij dhe se si përkon me objektivatpolitikë, rregullatore dhe
ekonomike;
-Kjo i bën me dije autoritetet kompetente për sasinë e opsioneve në dispozicion që mund të
merren parasysh për shmangien ose reduktimin e ndikimeve negative;
-Lejon palët e interesuara të kuptojnë arsyet e zhvilluesit për propozimin e projektit në fjalë.
Marrja në konsideratë e alternativave:
-Shpjegon arsyen pse zhvilluesi ka hartuar projektin në fjalë;
-Përshkruan procesin përmes të cilit zhvilluesi ka arritur në projektin në fjalë;
-Përshkruan alternativat që janë marrë parasysh gjatë procesit;
-Përgjithëson avantazhet dhe dizavantazhet e secilës prej alternativave, përfshi dhe çështjet
mjedisore;
-Shpjegon si u morën parasysh në marrjen e vendimit rreth propozimit;
-Nëse alternativat më të mira janë hedhur poshtë, shpjegon arsyet pse faktorët e tjerë u
konsideruan si më të rëndësishëm në avantazhet mjedisore.
Alternativat, që janë të përshtatshme për një projekt konkret, duhen marrë në konsideratë gjatë
hartimit të tij, me qëllim që të programohen veprimtaritë e duhura gjatë studimeve mjedisore.
Roli i analizave shumëkriterëshe (ASHK)
Marrja në konsideratë e alternativave të ndryshme është një nga kërkesat bazë për procedurat e
VNM-së. Analiza dhe krahasimi i alternativave të ndryshme (si në nivel strategjik dhe të një projekti)
nënkupton balancimin e tipave të ndryshëm të ndikimit, duke njohur të mirat e çdo opsioni dhe
eventualisht arritjen e një renditjeje të preferencave ndaj tyre. Kjo kërkon një kuadër që integron
informacionin faktik mbi efektet dhe ndikimet,mevleratdhepreferencat evendimmarrësve dhe palëve
të interesuara.
Teknikat e ASHK-së ofrojnë një kuadër të tillë, dhe për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më
shumë në VNM. Mjaft metoda janë në dispozicion të zhvilluesve dhe ekipeve të tyre të projektit
nëinvestigimin e opsioneve pro ose kundër të alternativave dhe zgjidhjen ndërmjet tyre.
ASHK-ja mund të përcaktohet si një përqasje e strukturuar për krahasimin e alternativave dhe
ndihmon për zgjedhjen e një ose disa opsioneve të preferuara, kur zgjedhja duhet të marrë parasysh
një tërësi kriteresh të ndryshme (shumëfishta) vendimmarrjesh.
Tërësia e kritereve të vendimmarrjes që mund të merren në konsideratë gjatë përdorimit të ASHK-
së ndryshon në varësi të interesave të zhvilluesit.
Këto, zakonisht, përfshijnë faktorë të një rëndësie të dorës së parë për sipërmarrjen, të tillë si
kritere tregtare dhe ekonomike dhe përputhjen me objektivat dhe politikën e saj. Përfshihen dhe
faktorë të tjerë si ato të arritjes së objektivave përmes rrugës më të lehtë. Zhvillues të
përgjegjshëm marrin parasysh objektivat më të gjerë socialë, të tillë si minimizimin e ndikimeve
sociale e mjedisore.
Përqasja e ASHK-së janë metodat e marrjes parasysh të kritereve të shumëfishta të
vendimmarrjes në vlerësimin paraprak të alternativave. Ato mund të përdoren në
përzgjedhjen midis alternativave në fazat e ndryshme të zhvillimit të projektit, që prej
vendimeve të para rreth opsioneve strategjike, përmeszgjedhjevetëvendndodhjesdheteknologjive e
deri te konsideratat e detajuara të opsioneve gjatë hartimit të projektit. Në secilën prej këtyre fazave
përqasja e ASHK-së mund të përdoret për identifikimin e një opsioni të preferuar, të
përzgjedhë disa opsione nga tërësia e tyre ose thjesht të eliminojë mundësi të papranueshme. Në
çdo rast është me rëndësi të kuptohet se metodat e ASHK-së janë mjaft të dobishme në
përzgjedhjen e informacionit mbi një numër alternativash në një nga format më të menaxhueshme,
por që mund të përdoren rrallë për dhënien e një përgjigje përfundimtare mbi “opsionin më të
mirë”. Metodat e ASHK-së janë të dobishme edhe si inpute në marrjen e vendimeve, por nuk mund
të zëvendësojnë rolin e gjykuesve të vërtetë nga ana e vendimmarrësve përkatës.
Tipat e alternativave
Alternativat janë, në thelbin e tyre, mënyra të ndryshme, përmes të cilave zhvilluesi mund të arrijë
objektivat e tij. Ato mund të jenë alternativa të hapura për zhvilluesin në nivele të ndryshme që
nga, p.sh., zhvillimi i ndryshuar i projektit përmesndërrimit të vendndodhjes së projektit,
përdorimit të një teknologjie tjetër apo kuadrit të projektit. Alternativat mund të merren parasysh
edhe në një nivel më të detajuar, p.sh., në zgjedhjen ndërmjet elementeve të ndryshme të veçanta të
projektit, alternativave ndërtuese apo metodave operative. Në praktikë, alternativat formojnë një
spektër të vazhdueshëm me masa lehtësuese dhe ka shumë rëndësi konsiderimi si të tilla brenda
proceseve të VNM-së.
Në fund duhet të mendojmë rreth tri llojeve (shtresave) të alternativave: strategjike, alternative
lidhur me vendndodhjen dhe alternativat lidhur me hartimin e projektit. Vendimi për të “mos bërë
asgjë” është opsion për disa zhvillues. Këta tipa alternativash do të diskutohen në vijim.
Alternativat e vendndodhjeve
Ligji në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis kërkon që nga ana e zhvilluesit të sillet informacion
rreth alternativave të marra në konsideratë mbi vendndodhjen e projektit. Kjo ka lidhje me faktin
që tipa më të shpeshtë të alternativave të marra në konsideratë në VNM, kanë të bëjnë me
vendndodhjen e projektit. Do të ishte me vend që në rast se nuk është parashikuar vendndodhja në
plan ose kërkohet një vend i ri nga zhvilluesi, në projekt-VNM-në të merren në konsideratë të gjitha
opsionet.
Disa zhvillues, p.sh., kur një kompani private së cilës i jepet një copë toke për qëllime të tilla, si
ndërtim shtëpish ose aktivitet industriale, nuk janë të prirur të marrin në konsideratë vendndodhje
alternative, por për disa zhvillime vendndodhja nuk është kaq e detyrueshme.
Kjo ndodh më shpesh në zhvillimin e sektorit publik, të tilla si rrugët, por mund të jetë, gjithashtu, e
njëjtë edhe për zhvillimet private, ku një numër i konsiderueshëm i vendndodhjeve mund të jenë në
dispozicion të zhvilluesit. Ndonjëherë mund të mos jetë e mundur që të merren në konsideratë
vendndodhjet alternative për të tërë zhvillimin, por mund të ketë opsione për pjesë të projektit, për
shembull, pikë shkarkimi uji për një fabrikë të re apo nyjat lidhëse në një autostradë të re. Kjo mund
të jetë edhe në rastin ku pjesë të zhvillimit janë fikse, për shembull në miniera, ku, edhe pse
burimet minerale nëntokësore janë në një vendndodhje fikse, sipërfaqja e minierës mund të jetë e
vendosur në një numër të ndryshëm vendesh.
Atje ku vendndodhjet alternative janë marrë në konsideratë gjatë planifikimit të projektit, raporti
mjedisor duhet të diskutojë mbi ato dhe të shpjegojë arsyen e përzgjedhjes së vendndodhjes në
fjalë. Shpesh, kjo do të përfshijë një numër fazash që kanë çuar në zgjedhjen e alternativës së
preferuar, duke filluar me identifikimin e të gjitha vendndodhjeve të mundshme në një zonë të gjerë
të kërkimit, pastaj të mbasshqyrtimit të listës së gjatë të vendndodhjeve të mundshme për të
hartuar një listë më të shkurtër, dhe më në fund duke zgjedhur vendndodhjen më të mirë nga lista e
shkurtër. Hartimi i hartës së vendndodhjeve është një mjet i dobishëm për të ndihmuar në
identifikimin e vendeve të mundshme dhe sistemi i informacionit gjeografik siguron mjete të
dobishme për këtë proces. Për zhvillimet lineare, të tilla si: lidhjet e transportit, linjat e energjisë
elektrike dhe tubacionet, është e zakonshme që të fillohet me një sipërfaqe të gjerë kërkimi,
zgjedhjen e një numri të korridoreve brenda kësaj, zgjedhjen e një ose më shumë korridoreve të
preferuara, shqyrtimin e rrugëve alternative brenda këtyre, dhe më pas përsosjen e këtyre në
vlerësime më të detajuara horizontale dhe vertikale. Termi “alternativë” është përdorur nganjëherë
për të përshkruar këtë proces të axhustimit progresiv të projektpropozimeve.
ALTERNATIVA E DIZENJIMIT
Diversiteti më i gjerë i alternativave të mundshme lind në lidhje me hartimin e projektit. Nëse
projekti përfshin një proces prodhimi, mund të jetë e mundur të merren në konsideratë
teknologjitë alternative ose lëndët e para që kanë më pak ndikim, për shembull, ndërtimi i një
turbine gazi me cikël të kombinuar përkundrejt një termocentrali me qymyr. Alternativat e
projektimit mund të përfshijnë, gjithashtu, kufijtë e vend-ndodhjes dhe pamjen e brendshme, të
sipërfaqeve të mëdha apo të vogla të objektit ose numrat e njësive, të tilla si turbinat me erë apo të
shtëpive, lartësi të ndryshme për ndërtesat ose oxhaqet, përfundime të ndryshme për strukturat e
jashtme dhe kështu me radhë.
Në disa pika të spektrit, këto lloje të alternativave shkrihen në zbutje/reduktim të detajuar.
Megjithatë, si parim i përgjithshëm, kur ka shumë opsione të qarta në dispozicion për një zhvillues
për çfarëdo aspekti të një projekti dhe kur këto janë krahasuar gjatë planifikimit të projektit, është
praktikë e mirë diskutimi i këtyre opsionevedhe përfshirja e tyre në raportin mjedisor si
alternativa.
ALTERNATIVA E TË MOSBËRIT ASGJË (SKENARI PASIV)
Opsioni i “Të mosbërit asgjë” (To Do Nothing) është përmendur shpesh si një alternativë në VNM.
Në praktikë për shumë zhvillime, dhe sigurisht për shumicën e projekteve të sektorit privat, opsioni
i të mosbërit asgjë, nuk është një alternativë reale; qëllimi i zhvilluesit privat është për të marrë
pëlqimin për zhvillimin dhe për autoritetin kompetent dhënia e pëlqimit të zhvillimit, e të
vendosë nëse është më i preferuar zhvillimi apo skenari i të mosbërit asgjë (skenari pasiv).
Në këtë kuptim, është më e dobishme për të marrë në konsideratë situatën e “Të mosbërit
asgjë”, si bazë për vlerësimin e ndikimit dhe jo si një alternativë në të drejtën e vet. Ndikimi i
projektit është përshkruar në termat e diferencës midis situatës mjedisore me dhe pa projekt. Në
kërkimin mbi bazën e “Të mos bërit asgjë”, është e rëndësishme të mbahet mënd se mjedisi do të
ndryshojë edhe në qoftë se projekti nuk do të shkojë përpara si një rezultat i zhvillimeve të tjera
dhe trendeve më të gjera. Kjo “bazë lëvizëse” duhet të konsiderohet si pjesë e vlerësimit.
Pavarësisht llojit të zhvillimit, mund të jetë e nevojshme të parashikohet baza e “Të mos bërit
asgjë”, në faza të ndryshme, për shembull, gjatë periudhës së planifikuar të ndërtimit, në kohën e
hapjes së projektit, gjatë fazave të ndryshme të funksionimit të tij, dhe ndoshta pas përfundimit të
tij. Alternativa e “të mosëbërit asgjë” merr vlera të veçanta në mjedise specifike.
Megjithatë ka, disa rrethana ku “Të mos bërit asgjë” është një opsion real për një zhvillues.
Shembujt kryesorë janë në investimet në infrastrukturë publike, ku opsioni i mosndërtimit të një
të rruge të re apo vepra të trajtimit të ujërave të zeza mund të jetë një alternativë e arsyeshme për
autoritetin përkatës. Si me bazën e “Të mos bërit asgjë”, alternativa e “Të mos bërit asgjë”, duhet të
marrë në konsideratë veprime të tjera dhe ndryshimet mjedisore që do të lindin në mungesë të
projektit. Kjo është përmendur shpesh si alternativë e zhvillimit minimal, për shkak se autoriteti
publik do të vazhdojë të bëjë minimumin e nevojshëm për të ruajtur sistemin, por nuk do të bëjë
investim të madh të ri të projektit. Ndikimet ealternatives së bërjes minimale, do të përfshijnë
cilindo nga ndikimet e këtyre veprimeve të tjera.
LISTA E KONTROLLIT E ALTERNA-TIVAVE
Një listë e plotë e dobishme për llojet e alternativave që mund të merren parasysh gjatë zhvillimit
të një projekti janë dhënë më poshtë. Ndonjëra prej këtyre alternativave ose të gjitha mund të jenë
të përshtatshme për projekte të ndryshme dhe kjo është e rëndësishme për hartuesit e VNM-së
të konsiderojnë dhe të këshillojnë zhvilluesin, nëse janë apo jo të përshtatshme dhe praktikë e
mirëpër t’ikonsideruar ato në kuadër të një projekti të veçantë. Kur një zhvillues nuk ka menduar
për alternativa të mundshme, ekipi i VNM-së duhet të diskutojë me të, nëse ka ndonjë mënyrë tjetër
të arsyeshme për të vazhduar me ndonjë zhvillim që do të ketë më pak ndikim në mjedis, i cili
tashmë duhet të merret parasysh. Kjo duhet të bëhet në fazën e VNM-së së thelluar.
Lista e plotë e llojeve të alternativave të paraqitura më poshtë nuk është gjithëpërfshirëse
dhe zhvilluesi i saj dhe hartuesit e VNM-së, duhet gjithmonë të konsiderojnë opsionet specifike që
mund të jenë të përshtatshme për një projekt të veçantë, duke marrë parasysh objektivat e
zhvilluesit në promovimin e zhvillimit.
Llojet e alternativave:
-Masa për të menaxhuar kërkesën për mallra apo shërbime (p.sh., veprimet e efikasitetit të
energjisë);
-Masa për të ruajtur ose për të zvogëluar konsumin e burimeve (p.sh., kontrollimi rrjedhjes);
-Qasjet e ndryshme për të përmbushur kërkesën (p.sh., vendosja e çmimit për përdorimin e
rrugës);
-Vendndodhjet ose rrugët;
-Proceset ose teknologjitë;
-Metodat e punës (p.sh., trajtimin e materialeve manualisht apo automatizim);
-Planet e vendndodhjes dhe pamja që do të kenë;
-Projekti i strukturave (p.sh., madhësia e ndërtimit, forma apo paraqitja; lartësia e oxhakut);
-Llojet dhe burimet e materialeve (p.sh., burimet të agregateve vendore apo të importuara);
-Kohëzgjatja e ndërtimit, operimit dhe mbylljes në çdo fazë;
-Datat e fillimit dhe të përfundimit (p.sh., fillimi i ndërtimit në verë apo në dimër);
-Madhësia e vendit ose e objektit (p.sh., sa m2 zyra ose hapësirë të shitjes (dyqane me pakicë); zona
e hapësirës së hapur);
-Numri i njësive operuese (p.sh., shtëpitë, turbinat, vendparkimet);
-Niveli i prodhimit (p.sh., kapaciteti MË, shkalla e prodhimit);
-Kontrolli i hyrjeve dhe rrugët për trafikun nga dhe në objekt/strukturë;
-Sigurimi dhe vendndodhja e objekteve ndihmëse (p.sh., hedhja e mbeturinave, puse të huazuara,
furnizimi me energji elektrike, strehimi);
-Sistemimi i prishjeve, rehabilitimi i sipërfaqes/territorit dhe kthim në gjendjen e mëparshme;
-Të mos bësh asgjë (skenari pasiv) ose zhvillime minimale.
RËNDËSIA E ALTERNATIVAVE PËR PROJEKTIN
Kur merren në konsideratë alternativat, është e rëndësishme që të konsiderohen opsionet e vetme që
janë të përshtatshme dhe të arsyeshme në aspektin e kontekstit të projektit. Llojet e
alternativave që merren në konsideratë realisht nga zhvilluesi do të variojnë. Për shembull:
-Një kompani për nxjerrjen e mineraleve që ka blerë një parcelë toke me shpresën e nxjerrjes së
rërës dhe të zhavorrit nga ajo, nuk do të konsiderojë mundësinë e saj për zhvillimin e strehimit
(shtëpive) ose të turbinave të erës, por do të ishte e arsyeshme të konsideronte shkallën dhe fazën e
operacionit të nxjerrjes, paraqitjen e saj dhe proceset alternative për nxjerrjen dhe depozitimin e
mbeturinave,dheplanetalternativepër rehabilitimin e sipërfaqes pasi nxjerrja e mineraleve ka
përfunduar ose pasi miniera është mbyllur.
-Në të kundërt, një kompani uji private mund të pritet të marrë në konsideratë opsionet
strategjike të menaxhimit të kërkesës, të tilla si: matësit dhe furnizimin me pajisje të kursimit të ujit
dhe veprimet për të kontrolluar rrjedhjet, para se të marrë parasysh zhvillimin e një furnizimi të ri.
Kjo pastaj mund të konsiderojë opsionet e ndryshme për sigurimin e furnizimit, duke përfshirë
transferimin ndërbasenor, nxjerrjen e ujërave nëntokësore, një rezervuar të ri ose edhe
shkripëzimin, si dhe opsionet për vendosjen dhe dizenjimin e objekteve të reja që janë identifikuar
sitë nevojshme, dhe në fund opsione teknologjike për trajtimin e ujit dhe shpërndarjen.
Pika e rëndësishme për t’u marrë parasysh është se çfarë është dhe çfarë nuk është në përgjegjësinë
normale të biznesit ose të sektorit publik të propozuesit të projektit. Kjo është vetëm ajo që
zhvilluesi ka nevojë për të diskutuar në një raport mjedisor. Kjo nuk pengon autoritetin kompetent
për të marrë parasysh nëse ka alternativa të tjera jashtë biznesit të zhvilluesit, të cilat dëshiron t’i
marrë parasysh në marrjen e vendimit për lejen e zhvillimit, por këto mund të kenë nevojë të
hulumtohen përmes ndonjë rruge tjetër, përveç raportit mjedisor të zhvilluesit.
Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se zgjedhjet e projektit janë bërë duke marrë në
konsideratë një gamë të tërë të faktorëve të ndryshëm, jo vetëm ato mjedisorë. Hartuesit e VNM-
së, pra, do të jenë pjesë e procesit duke propozuar alternativat e mundshme, por vendimi se çfarë
alternativash të marrin në konsideratë dhe zgjedhja ndërmjet këtyre alternativave është për t’u bërë
nga zhvilluesi, duke pasur parasysh të gjithë faktorët relevantë të ndryshëm në biznes.
ALTERNATIVAT E VLERËSIMIT DHE TË KRAHASIMIT
Zgjedhja e alternativës më të mirë të projektit në çdo pikë të planifikimit të një projekti kërkon
marrjen sistematike në konsideratë të gamës së opsioneve në dispozicion në atë fazë të projektimit,
duke krahasuar avantazhet dhe dizavantazhet e tyre, dhe përmes përsëritjes dhe përsosjes, duke
afruar atë që i adresohet më shumë objektivave të zhvilluesit.
Në shumicën e projekteve ka faza në të cilën opsionet duhet të merren në konsideratë. Zgjedhjet në
secilën fazë kanë të ngjarë të varen nga shumë faktorë të ndryshëm - kostoja, rreziku, fisibiliteti
inxhinierik,kompleksitetioperacional,disponueshmëria e punëtorëve të kualifikuar, ndikimet
ekonomike-lokale, gjenerimi i punësimit, dhe sigurisht ndikimi në mjedis. Të gjithë këta duhet të
peshohen/vlerësohen ndaj njëri-tjetrit për të vendosur mbi opsionin më të mirë. Vendimet si ky, të
cilat përfshijnë shumë faktorë të ndryshëm janë të njohura si vendime multiatribut ose
multikriter dhe metodat, analiza shumëkritereshe (ASHK) të ndryshme janë zhvilluar për të
ndihmuar në këtë lloj problemi.
Në kontekstin e planifikimit të projektit dhe të VNM-së, metodat ASHK përdoren për të
ndihmuar në zgjedhjen e opsionit (ose opsioneve), të cilat arrijnë balancën më të mirë në mes të
gjithë faktorëve të ndryshëm relevantë për vendimin. Zakonisht këto do të përfshijnë ndikime
negative dhe të dobishme ekonomike, mjedisore dhe sociale (shpesh të referuara si kosto dhe
përfitime) dhe këto mund të ndikojnë në palët e ndryshme të interesuara dhe ndodhin në afate të
shkurtër dhe të gjatë. Metodat ASHK sigurojnë mjetet për renditjen e këtij informacioni dhe për
të përdorur atë për të arritur në zgjedhje më të mirë.
Si një rregull i përgjithshëm, qëllimi duhet të jetë përdorimi i metodës më të thjeshtë që lejon
realizimin e një zgjedhjeje të fuqishme. Nëse një metodë e thjeshtë nuk është e mjaftueshme për të
lejuar identifikimin e alternativave, atëherë mund të përdoren metoda më të ndërlikuara deri sa të
bëhet e mundur një zgjedhje. Ky seksion përshkruan se si një tërësi mjetesh mund të përdoren në një
proces hap pas hapi për të vlerësuar, krahasuar dhe për të zgjedhur midis alternativave për një
projekt tipik. Siç u tha më sipër, procesi duhet të përsëritet disa herë gjatë planifikimit të projektit
për tipa të ndryshëm alternativash.
Hapi 1. përcaktimi i opsioneve fillestarë
Faza e parë në marrjen në konsideratë të alternativave është identifikimi i gamës së opsioneve
të arsyeshme në dispozicion të vendimit në fjalë (p.sh., madhësinë, vendndodhjen, teknologjinë
etj.). Të gjitha opsionet duhet të arrijnë objektivat e zhvilluesit dhe duhet të jenë relevante dhe të
arsyeshme në kontekstin e projektit. Për alternativat lidhur me vendndodhjen, identifikimi i
alternativave, zakonisht përfshin një fazë të parë të përcaktimit të një “zone të kërkimit”, brenda të
cilit projekti mund të zbatohet. Vendndodhjet e mundshme brenda kësaj zone mund të
identifikohet nga kufizimet hartografike, të tilla si: fizike, përdorimi i tokës, inxhinierike, faktorë
mjedisorë dhe të tjerë, si dhe kufizimet e politikave të tilla si hartimi dhe planet e ardhshme
zhvillimore. Disa kufizime mund të jenë absolute, kështu që për shembull, nuk është e mundur për
të ndërtuar një fabrikë në një shpat shumë të pjerrët ose kur ka banesa ekzistuese, dhe fusha të tilla
për këtë arsye duhet të përjashtohen. Të tjerat janë relative dhe duhet të konsiderohen si shkallë
tëndryshme të kufizimit të imponuar mbi përshtatshmërinë e vendeve.
Pasi evidentohen dhe hidhen në hartë shkallët e ndryshme të kufizimeve, alternativat e mundshme
mund të zgjidhen duke identifikuar zonat më të mundshme. Kjo mund të bëhet duke përdorur
metodologji të mbivendosjes së hartave ose duke përdorur teknologjinë e sistemeve të informacionit
gjeografik (GIS). Procesi i mbivendosjes së kufizimeve është në vetvete një formë e analizës së
shumëkritereve dhe duhet të ndjekë parimet e përshkruara këtu.
Si për alternativat që lidhen me vendndodhjen edhe llojet e tjera në dispozicion për zhvilluesit,
shpesh ka një numër të madh të opsioneve të mundshme. Një shembull do të jetë në furnizimin me
ujë, ku autoritetet përkatëse mund të zgjedhin nga një gamë shumë e gjerë të llojeve dhe të
madhësive të objekteve që përmbushin një kërkesë të dhënë për furnizim me ujë (p.sh., rezervuarë
të mëdhenj ose më të vegjël të madhësive të ndryshme, të kombinuara me nivele të ndryshme të
investimeve në kontrollin e matjeve dhe të rrjedhjeve). Kjo nuk është e qartë praktikisht apo
edhe e mundur për të vlerësuar/studiuar të gjitha këto dhe përqasja që përdoret zakonisht në raste të
tilla është zgjedhja e një game përfaqësuese të opsioneve për të ilustruar zgjedhjen që duhet bërë
dhe më pas aplikimi i një procesi të vlerësimit paraprak, hartimit të një liste të shkurtër dhe
vlerësimi për t’u përqendruar në zgjidhjen më të mirë. Zgjedhja përfundimtare nuk mund të jetë një
nga opsionet që ishin konsideruar fillimisht por si kombinim midis tyre. Kjo është diskutuar më tej
në hapin 5. Në mënyrë që të arrihet në zgjidhje të drejtë në fund të procesit, megjithatë, është e
rëndësishme që të mendojmë me kujdes gjatë përcaktimit të gamës fillestare të opsioneve të
sigurojmë që këto nuk përjashtojnë zgjidhje të ndjeshme që mund të identifikohen më vonë në
proces.
Hapi 2. Përcaktimi i kritereve të vlerësimit
Me qëllim që të krahasojmë alternativa, është i rëndësishëm identifikimi i faktorëve që janë të
përshtatshme për vendimin që duhet marrë. Këto janë zakonisht të referuara si kritereve të vendimit
apo të vlerësimit. Zakonisht, këto grupohen nën një numër të vogël, si: ekonomike, fisibilitet
inxhinierik, mjedisore, sociale, sigurie, rreziqe të projektit dhe shprehen si objektiva (p.sh., për
tëminimizuar koston, maksimizuar punësimin lokal, minimizuar ndikimin në ruajtjen e natyrës etj.)
Për shkak se faktorët e vendimmarrjes janë përshtatur si objektiva (minimizoj, maksimizoj, shmang,
arrij), ky lloj i qasjes është nganjëherë quhet “objektivat e drejtuar nga vlerësimi”. Nën çdo
objektiv përcaktohen kritere specifike dhe alternativat maten ose vlerësohen kundrejt këtyre.
Një shembull të llojeve të objektivave dhe kritereve të vlerësimit që mund të jenë relevantepër një projekt
në sektorin e ujit, është përcaktuar në tabelën më poshtë.
Shembull:Objektivatdhe kriteret përalternativat e zhvillimit të burimeve ujore
Duhen, gjithashtu, të përcaktohen treguesit e performancës për çdo kriter dhe metodat për
vlerësim.
Shembull. Kriteret e vlerësimit dhe alternativat e vendndodhjes
Minimizimi i kostos së zhvillimit:
- Kosto e ndërtimit;
- Kosto vjetore e veprimtarisë;
- Kostot e përgjithshme;
- Mundësia për mbulimin e tyre;
- Maksimizimi i lehtësirave në ndërtim e veprim;
- Lehtësirat lidhur me sistemin ekzistues të furnizimit;
- Lehtësirat e ndërtimit;
- Lehtësirat operacionale;
- Minimizimi i ndikimit në mjedis;
- Ndikimi mbi njerëzit;
- Zhurmat;
- Vizuale;
- Ndikimi në trafik;
- Ndikimi në mjediset çlodhëse;
- Ndikimi në trashëgiminë natyrore dhe kulturore;
- Ekologji;
- Ujë;
- Tokë;
- Bujqësi;
- Trashëgiminë historike;
- Konsumi i energjisë dhe çlirimi i CO2; Minimizimi i rreziqeve të projektit:
- Besueshmëria dhe siguria e furnizimit;
- Paqartësitë në vlerësimin e kostos – rreziku i mbikostove;
- Rreziku gjeologjik – stabiliteti sizmik dhe rrëshqitjet.

Objektivi Kriteret e Treguesit dhe kriteret e vlerësimit


vlerësimit
Minimizimi i Ndikimi mbi Numri i banorëve që preken nga prishja e shtëpive ose pjesë të
ndikimit në banorët pronave si kopshte etj. si rezultat i punimeve. Llogaritja e niveleve të
njerëz zhurmave nga transportet për ndërtim, duke përdorur modele të thjeshta
parashikuese (decibel). Vlerësimi i ekspertëve mbi pluhurat dhe shqetësime
të tjera që prekin banorët gjatë ndërtimeve dhe veprimeve të tjera, duke
Ndikimi mbi Si më sipër, por nën këndvështrimin e tregtisë
tregtinë apo prona
Ndikimi mbi vendet Distanca e vendndodhjes nga pika më e afërt çlodhëse vende të
çlodhëse dhe përdorimit nga komuniteti (parqe, rrugë biçikletash, parqe sportive etj.)
përdorimit të truallit (km) dhe numri i përafërt i përdorimit të tyre
nga komunitetimbi Gjatësia e rrugëve nga rruga kryesore në vendndodhje (metra) dhe
Ndikimi
trafikun gjatë numri i shtëpive anës këtyre rrugëve
punimeve të
Ndikimi vizual Shikueshmëria e zonës nga vende ku mund të ketë prezencë njerëzish
(lartë/mesme/ulët) dhe numri i përafërt i njerëzve të prekur
Ndërprerje dhe Vlerësimet e ekspertit për ndërprerje të mundshme të trafikut gjatë
shqetësime ndërtimit (lartë/mesme/ulët)
Minimizimi i Ndikimi mbi Sipërfaqja e tokës bujqësore të humbur (hektarë). Numri i fermave të
ndikimeve në burimet bujqësore prekura nga marrja e tokës, fragmentizimi dhe humbje të tjera
mjedisin
natyror dhe
Rrezik nga ndotja e Prezenca e sipërfaqeve të ndotura në zonë ose në afërsi të zonës;
tokës Vlerësimi i ekspertit për punëtorët dhe aktivitete afatgjata nga ndotjet
Ndikimi në Gjatësia e rrymave të ujit (në metra) dhe zona e burimeve/ujëmbajtëse
mjedisin ujor të tjerë(m2) të prekur nga shkarkimet prej ndërtimit. Shtrirja në hektarë të
tokave që rrezikohen nga përmbytjet. Prezenca e shtresave ujëmbajtëse
3
Ndikimi nëntokësorenënë afërsi
mbi Prezenca vendndodhje dhe niveli
(distanca i prurjeve
në metra) të (m /ditë) përcaktuara
zonave
burimet ekologjike (ndërkombëtar, kombëtar, lokale) ose të njohura për vlerat e tyre
mbi ekologjike ose zonatëtëpërcaktuara
banuara nga specie të mbrojtura
Ndikimet Humbja e tipareve peizazhistike. Dhe vlerësimi i ekspertit
burimet peizazhore mbi karakterin dhe cilësinë e peizazhit bazuar në ndjeshmërinë e
Ndikimi në burimet peizazhit,
Vlerësimi dhe kapacitetet për të pranuar ndryshimet e kërkuara (të
i ekspertit mbi ndikimin mbi zona arkeologjike, historike
historike e kulturore dhe të rëndësisë kulturore, ose të një rëndësie të njohur prezente ose
në afërsi të vendndodhjes së përcaktuar
Minimizimi i Konsumi i energjisë KËH në vit të energjisë së kërkuar për vënien në jetë të instalimit, i
ndikimeve në dhe shkarkim i CO2 shprehur si ekuivalencë e numrit të shtëpive bazuar në konsumin
burime dhe gjatë veprimtarisë mesastar të energjisë prej tyre. Vlerësimi i shkarkimit të CO2 gjatë punës
klimën globale së instalimit/impiantit
Hapi 3. Opsionet e vlerësimit
Qëllimi i këtij hapi në procesin në fjalë është që të vlerësojë opsionet e përcaktuara në hapin 1
kundrejt kritereve të vlerësimit duke përdorur indikatorët dhe metodat e identifikuara në hapin 2.
Metodat e vlerësimit
Mund të përdoren një shumëllojshmëri e metodave të ndryshme të vlerësimit, të cilat
sigurojnë të dhëna sasiore dhe/ose cilësore në lidhje me efektet pozitive dhe negative të secilit
opsion. Siç ilustrohet në tabelën më poshtë, treguesit mund të jetë mjaft të thjeshtë dhe
kërkojnë vetëm metodat të drejtpërdrejta për vlerësim të tilla si matje nga hartat, vlerësimet nga
ekspertët, metoda të thjeshta llogaritjeje. Qëllimi është zgjedhja e indikatorëve që janë të detajuar aq
sa janë të nevojshme për të dalluar mes alternativave. Në këtë fazë, shpesh, nuk është e
nevojshme që të parashikohen ndikimet, por vetëm sigurimi i një baze për krahasimin e
opsioneve. Kështu për shembull, vendndodhjet mund të krahasohen për potencialin e tyre për
të ndikuar njerëzit në aspektin e numrave dhe distancave të shtëpive aty pranë, sesa llogaritja
aktuale e niveleve të zhurmës ose të cilësisë së ajrit. Përdorimi i metodave më komplekse të
vlerësimit do të jetë i nevojshëm vetëm në qoftë se ajo është e pamundur për të zgjedhur një
alternativë të preferuar, duke përdorur këtë informacion.

Shembuj të ndryshëm ndaj vlerësimit paraprak


Si një shembull, opsionet mund të vlerësohen në aspektin e ndikimit të tyre në ndryshimin e klimës
globale:
-duke bërë një vlerësim cilësor duke i kërkuar ekspertëve të vlerësojnë nëse një opsion ka të ngjarë të
shkaktojë çlirim gazi të efektit serrë duke e rritur ose ulur sasinë në krahasim me situatën
ekzistuese dhe në çfarë shkallë kjo ndodh (të madhe/të moderuar/të vogël; rritje/ulje); ose
-duke llogaritur çlirimet e gazrave serrë në ton ekuivalent të CO2, duke përdorur faktorët standardë
për prodhimin e energjisë dhe burime të tjera të çlirimeve.
Vlerësimi paraprak i ndikimit të alternativave mbi ekonominë lokale mund të bëhet duke i pyetur
agjencitë lokale të zhvillimit të marrin në konsideratë nëse opsionet do të gjenerojnë mundësi më
shumë ose më pak për bizneset vendore ekzistuese ose të reja për fillimin e biznesit. Për shembull,
ndërtimi i një parku të ri biznesi do të ketë gjasa të tërheqë më shumë njerëz në disa zona sesa të
tjerat. Mund të jetë i mundur përcaktimi i sasisë e niveleve të bizneseve që mund të krijohen (ose
humbin), por, në qoftë se numrat aktualë nuk mund të parashikohen, duhet të jetë i mundur
vlerësimi i drejtimit dhe shkallës së ndikimit - pozitive apo negative, të vogël, të mesme apo të
madhe - të opsioneve të ndryshme të lidhur me njëri -tjetrin.
Kur gjykimi ekspert është përdorur si metodë e vlerësimit, mund të jetë e arsyeshme mbështetja
vetëm në një ekspert për të dhënë një opinion, por do të ishte më me vlerë nëse mund të
konsultohen një numër ekspertësh të ndryshëm për të marrë një gamë të pikëpamjeve. Kjo
mund të bëhet individualisht ose duke sjellë së bashku ekspertë për të debatuar rreth çështjes dhe të
arrijnë në një pikëpamje të përbashkët mbi opsionet.
Kur përdoren njohuritë lokale për vlerësim, mund të kërkohen pikëpamjet e një grupi të gjerë të
palëve të interesuarve. Sondazhet lokale apo takime të fokusuara të grupeve mund të jenë të
dobishme në nxjerrjen e informacionit, duke përplasur pikëpamjet e kundërta dhe zhvillimin e
konsensusit mbi meritat e opsioneve të ndryshme.
Metoda e vlerësimit e përdorur duhet të varet në nivelin e detajeve dhe saktësive të nevojshme për
secilin rast. Faktorët për t’u marrë në konsideratë në zgjedhjen mbi cilën metodë duhet përdorur do
të përfshijnë:
- Nëse dallimi midis opsioneve pritet të jetë vendimtar në zgjedhjen mes tyre - nëse të dy opsionet
janë shumë të ngjashëm në të gjitha kriteret përveç njërës, atëherë një metodë më e hollësishme
mund të jetë e nevojshme për të vlerësuar opsionet kundrejt një kriteri kyç meqëllim sigurimin e arritjes
së një konkluzioni të fuqishëm;
-Rëndësia e kriterit në zonën lokale mund të jenë të nevojshme më shumë përpjekje për detajime
dhe saktësime të mëtejshme të rezultateve për një kriter që ka të bëjnë me një çështje të
rëndësishme lokale;
-Nëse rezultatet e vlerësimit ka të ngjarë të jenë të diskutueshme - në qoftë se po, mund të jetë më
me vend përdorimi i metodave më të hollësishme ose përfshirja e palëve të interesuara në vlerësim
me qëllim që konstatimet të jenë më të kuptueshme;
-Nëse informacioni, koha, burimet dhe niveli i ekspertizës janë në dispozicion për kryerjen evlerësimit;
-Natyra e kriterit të vlerësimit dhe nëse performanca kundrejt tij mund të shprehet në mënyrë
sasiore apo cilësore vetëm.
Përsëri është e rëndësishme të rikujtohet se metodat nuk duhet të jenë më të sofistikuara (dhe për
rrjedhojë koha dhe burimet intensive) se sa nevojitet për të dalluar mes opsioneve, atë më të
përshtatshmin.
Të prezantuarit e informacionit
Informacioni mbi performancën e secilit prej opsioneve kundrejt kritereve të vlerësimit paraprak
mund të regjistrohet në një tabelë të vlerësimit të opsioneve (për ilustrim shih tabelën më poshtë).

Shembull. Tabelë e vlerësimit të opsioneve

Opsioni Përshkrim i shkurtër i opsionit


Vendos numrin e Hapësirë për një përshkrim të shkurtër të komponentëve kryesorë
opsionit të opsioneveqë vlerësohen
Objektivi Kriteri Objektiv Kriteri
Minimizimi i ndikimeve Ndikimi në burimet Minimizimi i ndikimeve Ndikimi në burimet
në mjedisin natyror dhe ekologjike në mjedisin natyror dhe ekologjike
trashëgiminë
Ekonomia kulturore Kosto ndërtimi trashëgiminë
Ekonomia kulturore Kosto ndërtimi
Rreziku Besueshmëria Rreziku Besueshmëria

Nëse ka vetëm disa opsione, mund të jetë e mundur mbledhja e informacionit rreth të gjitha
opsioneve së bashku në një tabelë: Alternativa kundrejt kritereve të vlerësimit. Kjo lloj tabele
zakonisht njihet si “matricë”. Një shembull është ilustruar në tabelën më poshtë

Ekstrakt nga një shembull me matricë vlerësimi paraprak


Kriteri Opsioni A Opsioni B Opsioni C Opsioni C
Kosto e $10m $9.5m $7m $9m
përgjithshme e
projektit
Ndikimi në 40 shtëpi të 60 shtëpi të Pa zhvendosje 20 shtëpi të
pronë dhe zhvendosura zhvendosura zhvendosura
njerëz
Zhurmat I lartë I lartë Mesatar Ulët
Risku teknik Ulët Ulët Ulët Mesatar
Etj.

Nëse përdoren tabela me vlerësime të një opsioni të vetëm apo matrica me shumë opsione, është
e rëndësishme në këtë fazë regjistrimi i sa më shumë informacioneve që të jetë e mundur në lidhje
me ecurinë e opsioneve reale se sa përmbledhjen e rezultateve në këtë fazë - shih hapin 4. Për
këtë arsye matrica nuk duhet të përdoret në këtë fazë nëse ajo përmbledh shumë informacion,
pasi kjo do të kufizojë informacioninnë dispozicion për hapin e ardhshëm. Vlerësimi duhet
gjithashtu të nxjerrë në pah ndonjë paqartësi në lidhje me rezultatet në mënyrë që ata që e
përdorin atë për vendimmarrje të kuptojnë besueshmërinë e informacionit.
Hapi 4. Krahasimi, përzgjedhja dhe hartimi i listës së shkurtër të opsioneve të preferuar
Kur vlerësimi është i plotë për të gjitha opsionet, informacioni mund të përdoret përkrahasimin e
tyre dhe zgjedhur një prej tyre. Kjo fazë është kyçi për analizë shumëkriterëshe (ASHK). Ka një
numër mënyrash për të bërë këtë. Sa për fillim, metoda të thjeshta të tilla si ato që bëjnë renditje
mund të jenë të mjaftueshme për të identifikuar pa dyshim opsionet me performancë të mirë ose të
keqe. Nëse jo, qasje më komplekse mund të përdoren, të tilla si vlerësimi me pikë dhe ponderimi,
vlerësimi monetar ose sipas të ashtuquajturit “krahasimi në çifte”, për sa kohë zgjedhja midis
opsioneve bëhet gjithnjë e më e vështirë. Një udhëzim mbi metodat e ndryshme të mundshme është
dhënë në pikën A në fund të këtij kapitulli.
Cilado metodë që përdoret, është e rekomandueshme që zgjedhjet të bëhen nga një grup
shumëdisiplinar në mënyrë që të jenë të përfaqësuar të gjitha pjesët e ekipit të projektit -zhvilluesit,
hartuesit, inxhinierët, ekonomistët, operatorët, dhe hartues të VNM-së. Për disa lloje vendimesh
mund gjithashtu të jetë e përshtatshme ose e dobishme përfshirja e partnerëve të jashtëm të tillë si
autoriteti kompetent, hartuesit e akteve mjedisore apo komuniteti lokal. Nëpërmjet përfshirjes së
tij në konsultimet, ekipi i VNM-së mund të luajë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar
zhvilluesin të mendojë rreth çështjes se cilët duhet të përfshihen duke vepruar si një ndërmjetës
për procesin “e operimit me opsione”.
Hapi 5. Përmirësimi/përpunimi i opsioneve të zgjedhur
Faza finale kyçe në procesin e përzgjedhjes së opsioneve duhet të jetë gjithmonë rishqyrtimi i
opsioneve të përzgjedhur për të parë nëse mund të përmirësohet më tej para se të bartet në fazën e
ardhshme të zhvillimit apo në VNM e thelluar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur ekziston një
numër shumë i madh i opsioneve në dispozicion dhe vlerësimi ka marrë në konsideratë vetëm një
grup përfaqësues në vend të gjithë gamës. Në të tilla raste është e rëndësishme të marrim në
konsideratë nëse opsioni i preferuar mund të përmirësohet duke përfshirë elemente pozitive qe janë
neglizhuar më parë.
Kur një vlerësim është përdorur për të hartuar një listë të shkurtër të opsioneve në vend të një
opsioni të preferuar, rishikimi është gjithashtu një fazë e rëndësishme para se të ndërmarrë vlerësim
më të detajuar të listës së shkurtër, siç ilustrohet në hapin 1.
Konsultimi me palët e interesuara
Një aspekt i rëndësishëm i çdo hapi në proces duhet gjithashtu të jetë konsiderimi i pikëpamjeve të
palëve të interesuara. Nëse procesi i operimit me opsione zhvillohet në mënyrë private, brenda një
organizate të projektit (të themi në fazat e para të planifikimit të një zhvillimi komercial) mund të
jetë e papërshtatshme për t’u konsultuar me palët e jashtme, por është gjithmonë me vlerë të merret
në konsideratë se cilat ka të ngjarë të jenë shqetësimet e tyre dhe marrja parasysh e tyre në vlerësimin
paraprak, pasi kjo do ta bëjë më të lehtë për arritjen e marrëveshjes për opsionin e zgjedhur, kur
është bërë një kërkesë për leje zhvillimi.
Në shumë projekte është me vend konsultimi me autoritetin kompetent, autoritetin mjedisor ose
edhe atë publik, si në fillim për të ndihmuar në përcaktimin e kritereve të opsioneve dhe
vlerësimeve të mundshme, ashtu edhe më vonë për të vlerësuar opsionet dhe zgjedhjen ndërmjet
tyre. Shkalla e shtrirjes së konsultimeve të nevojshme dhe koha varet nga konteksti i projektit dhe
tipat e alternativave të vlerësuara. Nëse palët e konsultuara sugjerojnë opsione të reja ose ndryshimin
e tyre, këto ndofta kërkojnë të vlerësohen dhe krahasohen me opsionet e tjera (duke u kthyer në
hapat 3 dhe 4).
A. METODAT PËR KRAHASIMIN DHE ZGJEDHJENNDËRMJETALTERNATIVAVE
Mund të përdoret një numër i ndryshëm i qasjeve edhe për të filtruar informacionin në lidhje me
mënyrën se si alternativat performojnë kundrejt kriterit të vlerësimit me qëllim që të zgjidhen
opsioni ose opsionet e preferuara. Këto janë paraqitur më poshtë:
1. RENDITJA
2. KLASIFIKIMI
3. VLERËSIM ME PIKË DHE PONDERIMI
4. VLERËSIMI MONETAR
5. KRAHASIMI ÇIFTEVE
A1. RENDITJA
Renditja thjesht përfshin renditjen e opsioneve nga më i miri te më i keqi (d.m.th. 1, 2, 3 etj.) për
secilin kriter duke përdorur informacione nga tabelat e vlerësimit. Rezultatet mund të paraqiten
siç ilustrohet në tabelë më poshtë; hijëzimi mund të përdoret për të ndihmuar me interpretim.
Në raste të thjeshta kjo mund të jetë e mjaftueshme për të identifikuar opsionin më tëmirë, nëse për
shembull, nëse i njëjti opsion paraqitet si i pari ndër opsionet e shqyrtuara.
Në shembullin e mësipërm, A është renditur si më i miri (i pari) në të gjitha, përveç dy kritereve
mbi të cilat vjen barabartë me të parën dhe të dytën. Për këtë arsye, ndoshta është e sigurt për të
konkluduar se A është opsioni më i mirë. Megjithatë, është e rëndësishme që të jemi të
kujdesshëm kur të përdorim renditjen, pasi ajo nuk i tregon asgjë vendimmarrësit rreth shkallës së
diferencës midis opsioneve. Nëse, për shembull, A ishte shumë më keq se B në kriterin 5 dhe vetëm
pak më mirë se B në të gjitha të tjerat dhe se 5 është shumë e rëndësishme, kjo mund të jetë e
mjaftueshme për të bërë opsionin B të preferuar. Kjo mund të kontrollohet duke iu referuar përsëri
informacionit të detajuar në tabelat e vlerësimit. Prandaj renditja rekomandohet vetëm si një
kontroll i parë dhe i shpejtë për të parë nëse ekziston një kryesues i qartë.
A2. KLASIFIKIMI
Klasifikimi është një informacion shtesë që kemi në dispozicion, i cili na tregon nëse opsionet
janë të klasifikuar apo renditur për performancën e tyre kundrejt çdo kriteri. Ndryshe nga renditjet,
klasifikimi thotë diçka në lidhje me performancen e tanishme dhe shkallën e diferencës midis
opsioneve. Shumë sisteme të ndryshme tëklasifikimit mund të përdoren, duke përdorur ngjyrat (p.sh.,
e kuqe, portokalli, jeshile), simbolet (p.sh., + + +/+ +/+/0/-/--/---) ose shkronja (p.sh., A - E).
Notat mundet gjithashtu të përdoren në mënyra të ndryshme, për shembull, alternativa më e mirë
mund të jetë vlerësohet me A, më e keqja E, dhe të tjerët ndërmjetëm sipas performancës së
tyre relative, ose ato mund të përdoren për të përfaqësuar një shkallë të vërtetë, themi se A =
shkëlqyer dhe E = shumë e varfër. E rëndësishme të mos përzihen këto dy qasje të ndryshme në të
njëjtin vlerësim si një opsion që merr një notë A për të qenë më i miri në një kriter dhe ende mund
të jetë vetëm një veprues shumë i varfër në krahasim me atë që merr një notë B si i mirë në një
kriter tjetër. Në të dyja rastet është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se një notë e lartë për një
kriter nuk do të thotë të njëjtën gjë në aspektin e meritave relative si nota e lartë për një kriter tjetër.
Një shembull i mirë A = më e mira/E = më e keqja është ilustruar në tabelën A2. Mund të shihet
se jo të gjitha notat janë përdorur për secilin kriter dhe më shumë se një opsion mund të vlerësohet
me të njëjtat nota.
Shembull: Tabela e klasifikimit të opsioneve
Kriteri O psionet
Vlerësimit I II III IV V
1. A C C D E
2. C D D A E
3. B B B A E
4. E D C A B
5. A E B B D
6. B A E C C
7. C D C A E
8. B D A B E
9. A E B B B
10. A B D A D
Sistemi “hijezimit” ndihmon lexuesin për të parë shpejt nëse opsionet janë në përgjithësi më të
mira ose më të këqija se të tjerët për secilin kriter. Kjo mund të jetë e dobishme për përcaktimin e
dukshëm të “opsionit kryesor” dhe anasjelltas.
Në këtë shembull opsionet II, III dhe V janë vlerësuar më pak të favorshme në shumicën ekritereve
duke sugjeruar se ndoshta favoritët janë I dhe IV, por siç u tha më lart është e rëndësishme që të
kontrollohet përsëri në tabelën e vlerësimit për të parë pse II dhe III morën vlerësim A dhe nëse
këto kritere janë të rëndësishme për vendimin. Qasja klasifikimit alternativ (A = i shkëlqyer/E =
shumë dobët) mund të jetë më e dobishme, porshpesh është e vështirë për ta aplikuar në disa
kritere, ku meritat e opsioneve mund të gjykohen vetëm në terma relativë, për shembull në kosto ose
emetimet e CO2.
A3. VLERËSIM ME PIKË DHE PONDERIMI
Një zhvillim i mëtejshëm i klasifikimit është që të përdoren rezultatet numerike për të përfaqësuar
performancën. Kjo lloj qasjeje mund të jetë e dobishme, pasi ka një numër më të madh të
alternativave dhe aty ku renditjet dhe klasifikimet të ndryshojnë shumë midis opsioneve dhe asnjë
model i qartë nuk mund të shihet. Rezultatet mund të përdoren si nota, për të përfaqësuar
performancën relative midis opsioneve (0 = më i keqi, 10 = më i miri), ose për të përfaqësuar një
shkallë reale (p.sh., 1 pikë = 10 tonë CO2). Avantazhi i pikëzimit është se ato mund të shtohen së
bashku për të dhënë një rezultat të përgjithshëm për secilin opsion, qoftë drejtpërdrejt, ose pasvlerësimit
për të përfaqësuar rëndësinë e secilit kriter për vendimin. Megjithatë, ky është edhe një
dizavantazh në atë që mund të sugjerojë një përgjigje të lehtë, e cila mund të të çojë në një
përfundim të gabuar.
Në shumë shembuj, shkallët që shtrihen nga 0 në 10 ose 100 përdoren për secilin kriter, ku 0
paraqet një opsion real apo hipotetik me pak të preferuar, dhe 10 ose 100 lidhet me opsionin real
apo hipotetik më të preferuar. Çdo opsioni i është caktuar një rezultat numerik për forcën e
shkallës së preferencës për secilin kriter. Ponderimet numerike i janë caktuar pastaj secilit kriter
sipas rëndësisë relative të një zhvendosjeje ndërmjet shkallës së sipërme dhe të poshtme për secilin.
Rezultatet janë shumëzuar me ponderimet për të dhënë rezultate krahasuese nëpër të gjitha kriteret
dhe pastaj mblidhen së bashku për të dhënë një total për secilin opsion, me opsionin e dhënies së
rezultatit më të lartë atij që ka qenë më i miri.

Shembulli: Vlerësimi me pikë dhe ponderimi


Ponderimi
Kriteri (P)
Opsioni
(P)
A B C
S x S x S x
Rezultat Ë Rezultat (S) P Rezultat (S) P
1 0.1 4(S) 4.0 6 0.6 10 1.0
2 0.5 8 4.0 3 1.5 2 1.0
3 0.4 10 4.0 5 2.0 5 2.0
4 0.8 5 4.0 7 5.6 8 6.4
5 1 1 1.0 4 4.0 5 5.0
Vlera e ponderimive
totale
13.4 13.7 15.4

Rezulati; P – Ponderimi
Kjo tregon se opsioni C ka rezultatin më të lartë dhe për këtë arsye është më i preferuari.
Këtoqasjenganjëherëreferohensikompensuese të teknikave ASHK, qëkurse rezultatet e ulëta në
një kriter mund të kompensohet nga rezultate të larta në një tjetri.
Vlerësimi me pikë dhe ponderimi ka avantazhin sipërfaqësor në thjeshtësinë e aparencës dhe në
prodhimin e një përgjigjeje të qartë, por në realitetpërdorimi i duhur i tij përfshin disa konsiderata
shumë të ndërlikuara teorike në lidhje me llojin e shkallës së pikëve përdorur dhe mënyrën se nga
rrjedhin ponderimet. Ekziston një literaturë e konsiderueshme në ponderimin dhe derivimin e
ponderimeve dhe metodat të fuqishme kanë tendencë të përfshijnë shumë kërkime dhe analiza
komplekse, të kushtueshme, shpërdoruese kohe. Në praktikë, megjithatë, vlerësimi me pikë dhe
ponderimi janë të vendosura shpesh nga grupi ivendimmarrjes. Prandaj vlerësimi me pikë dhe
ponderimi duhet të përdoren gjithmonë me kujdes dhe, si të gjitha këto metoda, grupi
vendimmarrës duhet t’i referohet përsëri informacionit të vërtetë në lidhje me performancën e
opsioneve për të kontrolluar se sa e saktë është përgjigja.
A4 VLERËSIMI MONETAR
Një formë e veçantë e “ vlerësimit me pikë dhe ponderimit” është përdorimi i vlerësimit monetar
për të përshkruar performancën e alternativave. Në këtë qasje, - ndonjëherë, referuar si analiza e
kosto-përfitimit - rezultatet për të gjitha kriteret konvertohen në njësi monetare (p.sh. $), kështu
që mund të mblidhen së bashku për të dhënë një vlerë totale ekonomike për çdo alternativë. Ka
metoda të ndryshëm për nxjerrjen e vlerave monetare për kriteret e ndryshëm të vlerësimit dhe me
metoda të thjeshta të vlerësimit me pikë dhe ponderimit, këto përfshijnë disa çështje metodologjike të
sofistikuara dhe duhen përdorur me kujdes.
Një pikë e veçantë që duhet bërë kujdes është fakti se vlerat monetare mund të nxirren relativisht
lehtësisht për disa kritere, por jo për disa të tjerë. Në raste të tilla është e rëndësishme të mos
harrojmë kriteret e “jomonetizuara” në marrjen e vendimit.
A5 KRAHASIMI NË ÇIFTE
Një dizavantazh i konsiderueshëm i metodave “vlerësimi me pikë dhe ponderimi”, përfshirë
metodat e vlerësimit monetar, është se mund të jetë e vështirë për të shpjeguar dhe justifikuar
vlerësimin me pikë dhe ponderimin ose vlerat, prandaj konkluzionet e arritura prej tyre, palët e
interesuara të jashtme, sidomos kur metodarigoroze dhe teorike të nevojitura për derivimin e tyre nuk
janë përdorur.
Një qasje alternative që lejon vendimmarrësit për të shpjeguar arsyetimin më lehtë është
“krahasimi në çifte” d.m.th. duke krahasuar opsionet në çifte (dy në një kohë). Duke përdorur
informacionin në tabelat e vlerësimit, opsionet krahasohen dy nga dy në të njëjtën kohë derisa çdo
opsion që është krahasuar mjaftueshëm me të gjithë të tjerët për hartimin e një renditjeje të
përgjithshme.
Procesi zakonisht përfshin dy faza kryesore. Së pari, mund të jetë e mundur që të anashkalohen
disa opsione për shkak se performojnë më keq se të paktën një opsion tjetër në të gjitha kriteret e
vlerësimit. Kjo është ilustruar në tabelën A4, ku shtatë opsione nga B të H janë krahasuar me
opsionin A. Për gjashtë nga shtatë alternativa ndaj opsionit A ekziston një përzierje e disa
preferencave për A dhe disa për opsione të tjera, por për opsionin F, A-ja është si gjithmonë më e
keqe ose e barabartë me F. Duke pasur parasysh zgjedhjen midis A dhe F, F prandaj do të jetë
gjithmonë më i preferuar se A dhe A mund të refuzohet.
Faza tjetër përfshin përdorimin e tabelave të vlerësimit për të vendosur preferencat midis
opsioneve të mbetura duke i shikuar ato në çifte, deri sa një renditje të shfaqet për të gjitha opsionet.
Një shembull është ilustruar në tabelën A5. B krahasohet me C, pastaj me D, pastaj me E, e etj.,
pastaj C me D, E, F, dhe kështu me radhë derisa krahasimet të jenë të mjaftueshme për t’u shfaqur
një renditje, për shembull, se D> B> G> C E =>H = F.

Tabela A4

Kriteri Opsioni B Opsioni C Preference


Kostot $100m +/- 5% $90m +/- 10%
C – preferencë
eModeruar
Punësimi Siguron 200 vende pune në Siguron 200 vende B – preferencë
një zonë me papunësi të lartë pune në një zonë eFortë
me potencial të lartë në me papunësi të

Ndikimi Humbja e 15 shtëpive. Humbja e 12 C –


nënjërëz 100shtëpi mundësisht shtëpive. preferencëe
tëndikuara nga impakti 10 shtëpi Moderuar
izhurmave të moderuara. mundësisht të
Diversiteti i rrugëve të Të ndikuara
këmbësorëve për në qytet. ngandikimii
zhurmave të larta
Ndikimi Nuk ka ndikim Rrezik i madh nga B –
nëmjedisi humbja e popullatës preferencëeF
ndetar lokale të zogjve ortë
detare tëRrezikuar
(specie Evropiane
embrojtur)
Ndikimi Kërkon prishjen e vëndeve Nuk ka ndikim C –
nëinteresa me rëndësi historike – preference
t historike Disa shëmbuj të tjerë locale eModeruar
dhe
kulturore
Etj.
Etj.
Në bilanc, kërcënimi ndaj popullsisë së zogjve detarë
Preferenca e dhe për Preferohet
Përfitimin potencialisht të ulet të punësimit lokal në
përgjithshme Opsionin C Opsioni B
Është konsideruar të vlerësohet ndikimi i madh në
banorët
Lokalë dhe ndikimi historik lokal në Opsionin B.

SHTOJCA 2
VLERËSIMI EKONOMIK I KOSTOVEDHE PËRFITIMEVE NË VNMMESAZHET
KRYESORE
-Faza parashikuese e një VNM-je përfshin një përshkrim objektiv se si mund të jenë ndikimet e një
projekti të marrë në konsideratë. Por para përdorimit të informacionit gjatë vendimmarrjes, është e
rëndësishme të kuptohet se sa I rëndësishëm është ndikimi i tij. Faza e ardhshme ka të bëjë me
vlerësimin e rëndësisë së ndikimit.
-Një mënyrë e vlerësimit të rëndësisë është kthimi i ndikimeve në vlera monetare, të cilat
shpjegojnë se si shoqëria dëshiron të përfitojë ose të shmange efektet negative të projektit.
-Përcaktimi i vlerave monetare të ndikimeve pozitive (përfitimeve) dhe të atyre negative
(kostove/shpenzimeve) me qëllim përcaktimin e vlerave ekonomike bëhet vetëm nëse evidentohet
një ndikim/ndryshim pozitiv ose negativ në mirëqenien e njerëzve.
-Nxjerrja e vlerës ekonomike të një burimi natyror përfshin vëzhgimin direkt, indirekt dhe opsionit
të vlerave të përdorshme, si dhe të ekzistencës së vlerave të pa përdorshme.
-“Mallrat dhe shërbimet”, të cilat rrjedhin nga burimetnatyroreshpeshherëvuajnënga “falimentimi i
tregut” nëse nuk paraqiten kostot e plota sociale dhe përfitimet nga burimet mjedisore. Prandaj është
i rëndësishëm përdorimi i atyre mekanizmave të cilat bëjnë të mundur përcaktimine këtyre vlerave
në mënyrë indirekte/të tërthortë. Këto mund të shihen në tregjet reale botërore (metoda e
preferencës së pranuar) ose ato hipotetike (metoda e preferencës së deklaruar).
-Përdorimi i këtyre metodave në mënyrën e duhur mund të kërkojë kohë dhe kosto të
konsiderueshme, gjë e cila kërkon një hartim dhe realizim të kujdesshëm të studimeve të nevojshme.
Zakonisht kjo nuk është praktike për një projekt të vetëm. Transferimi i përfitimeve përdoret shpesh.
-Nëse përfitimet dhe kostot janë parashikuar të ndodhin në një moment të caktuar në të ardhmen,
zbritjet mund të përdoret për të parë ndikimet e tyre në çmimet e sotme.
HYRJE
Kjo shtojcë jep udhëzime se si mund të kontribuojnë analizat ekonomike në vlerësimin e
ndikimeve negative dhe pozitive të një projekti në mjedis, domethënë kostot dhe përfitimet e tij
mjedisore. Analizat ekonomike mund të përdoren ose për të ndihmuar në vlerësimin e opsioneve
ose në vlerësimin e rëndësisë së ndikimeve.
Analiza ekonomike përdoret kryesisht, aty ku është e mundur, për të shprehur kostot dhe
përfitimet mjedisore të një projekti në terma monetarë në mënyrë që të krahasohen me kostot
dhe përfitimet jomjedisore. Një zonë kyçe, ku kjo teknikë është përdorur shpesh herë, është në
planifikimin e transportit. Metodat janë zhvilluar për të shprehur ndikimin e projekteve të rrugëve
dhe hekurudhave në cilësinë e ajrit, zhurmave, përdorimin e tokës, ekologji etj. në terma
monetarë, në mënyrë që të krahasohet në mënyrë direkte me kostot operacionale dhe kapitale, si
dhe me kursimet në kostot e udhëtimit, vlerën e kohës së kursyer, si dhe vlerën e aksidenteve të
shmangura, gjatë kohëzgjatjes së projektit, në mënyrë që të jepet një vlerësim i përgjithshëm
ekonomik i projektit.
Ekonomia është gjithashtu një element i rëndësishëm në shqyrtimin e opsioneve për zbutjen siç
sqarohet në shtojcën 3, ku vlerësimi i kostove të shmangies se ndikimeve negative mund të
kontribuojë në vendimet aty ku është e arsyeshme dhe e praktikueshme nga zhvilluesi. Vlerësimi
ekonomik mund të ndihmojë edhe atëherë kur merren vendime në lidhje me veprimet
kompensuese që duhen ndërmarrë për zbutjen e ndikimeve mjedisore (për shembull, për të
llogaritur vlerën, llojin e habitateve të humbura, sidhe zgjerimin e habitatit të ri që duhet të krijohet
si zëvendësues).
Është e rëndësishme të theksojmë se vlerësimi ekonomik i ndikimit mjedisor nuk është i
detyrueshëm nga legjislacioni në fuqi për VNM-së, gjithsesi aty ku është e mundur, vlerësimi në vlerë
monetare mund të japë një informacion suplementar për vendimmarrësit. Megjithatë duhet të
mirëkuptohet fakti që përllogaritja e mirë e vlerave monetare është një proces harxhimi kohe dhe
e kushtueshme. Gjithashtu, është një zonë teorikisht komplekse, në të cilën mund të ndodhë që
lehtësisht të përdoren në mënyrë të gabuar metodat dhe rezultatet. Prandaj duhet bërë një kujdes
i konsiderueshëm në adoptimin e tij në VNM.
SFONDI I VLERËSIMIT MONETAR
Mirëqenia ekonomike
Përcaktimi i vlerave monetare të ndikimeve pozitive (përfitimet) dhe ndikimeve negative
(kostot) të projektit për të përcaktuar vlerat ekonomike, bëhet vetëm nëse ekziston ndonjë
ndryshim pozitiv ose negativ në mirëqenien njerëzore (e njohur edhe si mirëqenie ose dobi),
pavarësisht kush përfiton ose humb. Pra thuhet që vlerat ekonomike janë antropocentrike. Vendosja
e një vlere monetare mbi ndikimet e një projekti shërben për të informuar procesin e marrjes së
vendimit duke e ndihmuar me një udhëzues mbi preferencat shoqërore. Këto preferenca janë
shprehur në terma shoqërorë, si “Gatishmëri për të paguar” për të përfituar ose për të shmangur
ndonjë efekt negativ dhe “gatishmëri për të pranuar kompensimin”. “Gatishmëri për të
paguar” mund të përcaktohet në mënyra të ndryshme të përshkruara në shtojcën 3.
Së pari, gjithsesi, është e rëndësishme të kuptohet pse është e rëndësishme “Gatishmëria për të
paguar” dhe për të shpjeguar disa nga konceptet ekonomike që shpjegojnë preferencat shoqërore.
Preferencat e individëve kundrejt ndryshimeve në mirëqenie tregohen përditë nëpërmjet tregut.
Vendimet që individët marrin për të blerë (ose për të mos blerë) mallra apo shërbime të caktuara na
tregojnë se perceptimi i përfitimit të individit që bën një blerje të një malli ose shërbimi, është më i
madh sesa përfitimi i të njëjtit individ, duke pasur mundësinë e një blerjeje të një malli alternativ.
Tregu ka dy karakteristika tërëndësishme për vlerësimin e ndikimeve ekono-mike.
1. Sa më e madhe të jetë preferenca për diçka, aq më e madhe është “Gatishmëria për të paguar”
(GPP). Duke shprehur (GPP) e tyre, individët, bazuar në vendimet kundrejt blerjeve pasqyrojnë
intensitetin e preferencave të tyre.
2. “Gatishmëria për të paguar” (GPP) është e kufizuar nga të ardhurat. Nëse një individ tregon një
GPP të lartë për një blerje në treg, fondet e akorduara për këtë blerje domosdoshmërisht
parandalojnë kryerjen e blerjeve të tjera.
Falimentimi i tregut
Shumica e mallrave dhe shërbimeve që rrjedhin nga një burim natyror, të tilla si ajri i pastër apo
ekosistemet e vlerësuara, nuk mund të tregtohen. Ndërsa analiza e “Vlerës së përgjithshme
ekonomike”(VPE) e biodiversitetitdheshërbimeve të ekosistemit është zhvilluar në mënyrë të
konsiderueshme, në vitet e fundit nuk ka ndonjëçmimosevlerëkomercialetëkonsiderueshme, dhe
tregu nuk reflekton koston dhe/apo përfitimin e tyre të plotë social. Me fjalë të tjera është një
“falimentim tregu”. Prandaj, vlera e ndikimeve negative ose të dobishme mbi këto burime nuk
mund të merret parasysh në vendim marrje. Shembuj mund të jenë të mirat “publike” të siguruara
nga rritja e reduktimit të gazit karbonik nëpërmjet pyllëzimit ose e “keqe” publike si rezultat i
përkeqësimit të cilësisë së ajrit. Një e mirë (ose e keqe) është publike nëse përfitimi që një person
siguron nga shërbimi nuk bie në kundërshtim me konsumin e një personi tjetër. Për shembull, një
individ që përfiton mirëqenie (një të mirë) e cila vjen nga pyjet tropikale të Amazonës ekzistuese,
dhe do të ruhet për gjeneratat e ardhshme, nuk përjashton të tjerët të përfitojnë prej saj dhe
ekzistenca e saj.
Përdorimi i mjeteve ekonomike ndihmon në kuptimin e preferencave të shoqërisë për burimet
natyrore, si dhe vlerat pozitive dhe negative të ndikimeve të ndryshme që rrjedhin nga projekti.
Burimet e mirëqenies ekonomike
Deri tani kemi shpjeguar se duke kuptuar kostot dhe përfitimet ekonomike të ndikimeve të një
projekti na ndihmon në vlerësimin e rëndësisë së ndikimeve që sjell projekti përmes ndryshimeve në
mirëqenien shoqërore. Para përshkrimit të mjeteve që mund të përdoren për të nxjerrë vlerën
ekonomike, është mirë të analizohen komponentëte vlerës ekonomike. Dy kategoritë kryesore të
mirëqenies ekonomikejanë quajturvlera“përdorimi” dhe “mospërdorimi”.
Të ashtuquajturat vlera “përdorimi” lidhen me përdorimin aktual të burimeve natyrore të marra në
konsideratë. Për shembull, vlera e përdorimit lind direkt nga kënaqësia që të sjell një shëtitje në një
park kombëtar, ose indirekt nga shërbimet e ekosistemit që ofrohen nga një burim mjedisor, të
tilla si sekuestrimi i karbonit në pyje dhe mbrojtja nga përmbytjet në zonat kënetore.
Vlerat e përdorimit lindin edhe nga ndërgjegjësimi që një burim është në dispozicion për t’u
përdorur edhe pse ajo nuk është përdorur ose përdoret në të vërtetë, këto janë të quajtura vlera
opsionale. Vlerat opsionale janë të rëndësishme pasi individët mund të jenë të gatshëm të
paguajnë për të ruajtur burimet mjedisore ekzistuese, duke ruajtur mundësinë për ta përdorur atë
në momente të caktuara në të ardhmen, edhe nëse nuk kanë një përdorim aktual ose të
planifikuar momentalisht.
Vlerat e “mospërdorimit” mund të ndahen në dy kategori:
-Vlerat të ekzistencës. Këto i referohen mirëqenies që rrjedh nga njohuritë që burimet mjedisore
ekzistojnë për brezat e sotëm, edhe pse nuk ka tendenca që ato të përdoren ndonjëherë.
-Vlerat e trashëguara lidhen me dobitë që rrjedhin nga shoqëria me njohuritë që burimet mjedisore
në fjalë do të jenë në dispozicion për gjeneratat e ardhshme.
MJETET PËR VLERËSIMIN MONETAR Hyrje
Qasjet ekonomike për vlerësimin e ndikimeve të projektit ndahen në dy kategori:
-Përqasjet e bazuara në treg, ku vlera e një burimi natyror “zbulohet” nga studimi i tregut për një të
mirë ose shërbim zëvendësues - “preferencë e pranuar”.
-Përqasje jo sipas tregut, kur individëve i paraqitet një treg hipotetik për një burim aktual mjedisor,
dhe ata pyeten se çfarë ata do të jenë të gatshëm të paguajnë ose pranojnë nga ndryshimi në rritje i
një burimi natyror – “preferencë e deklaruar”.
Teknika e preferencës së pranuar
Në disa situata, të dhënat e tregut janë në dispozicion të mallrave dhe shërbimeve që janë në një
farë mënyre të lidhura me burimet mjedisore qëpo vlerësohen. Bazuar në këto, mund të nxirren
vlerat e tregut për të mirat dhe shërbimet e burimeve natyrore. Ekziston një tërësi e teknikave
preferenciale të njohura.
-Teknika më shpesh e përdorur e “teknikës së preferencës së njohur” është metoda e “kostos së
udhëtimit”. Kjo metodë përdoret për të vlerësuar burimet natyrore të tilla si parqet kombëtare, ku
përfitimi rrjedh nga vizitat në këto pasuri. Duke përdorur këtë teknikë, kurba e kërkesës për një
burim natyror mund të nxirret nga një marrëdhënie e llogaritur midis numrit të vizitave dhe kostos
së udhëtimit në këto vende. Duke kuptuar se sa shumë njerëz janë të gatshëm të paguajnë për të
shkuar te ky burim mjedisor, është e mundur që të kuptohet vlera që ata përfitojnë nga burimi
mjedisor në fjalë.
- Vlera e një burimi mjedisor gjithashtu mund të nxirret edhe nga shuma e parave që njerëzit janë të
gatshëm të shpenzojnë për të shmangur ose zbutur pasojat e humbjes së tij. Për shembull, nëse një
specie është nën kërcënimin e zhdukjes, kostoja e një programi të kryqëzimit mund të përdoret për
të vlerësuar përfitimin e siguruar nga vazhdimi i mbijetesës së kësaj specie. Kjo qasje është e njohur
si sjellje parandaluese ose mënjanuese.
-Nga ana tjetër edhe kostoja e zëvendësimit të biodiversitetit të humbur me një zëvendësues
mund të vlerësohet. Sjellja mënjanuese dhe teknikat e preferencës zëvendësuese të vlerës së njohur
nuk mund të masin në mënyre rigoroze vlerën përfituese të burimit natyror, sepse ato mund të
masin vetëm kostot e lidhura me sigurimin e zëvendësuesit ose shmangien e humbjeve.
Teknikat e tjera të pranuara preferenciale vëzhgojnë veprimet e njerëzve në tregje që janë të
lidhura në mënyrë specifike me ndryshimin e mjedisit. Teknikat hedonike të vendosjes së çmimit
përdorin marrëdhëniet ndërmjet çmimit të një malli apo shërbimi të tregtuar dhe faktorit të një
burimi natyror që të llogarisin vlerën e ndryshimit në mjedis. Për shembull, çmimi i tokës për
aktivitete bujqësore do të ndikohet nga cilësia e tokës. Në teori, nëse nuk ka të dhëna të
mjaftueshme, marrëdhënia midis çmimit dhe cilësisë së tokësmund të veçohet nga çmimi i tokës dhe
nga vlera e rrjedhur. Megjithatë, duke pasur parasysh numrin e lartë të faktorëve që ndikojnë në
çmimin përfundimtar të një produkti kjo ndarje është shumë e vështirë në praktikë.
Teknika e preferencës së deklaruar
Teknikat preferenciale të deklaruara janë përshtatur për të adresuar kufizimet në rangun e vlerave
të burimeve natyrore që mund të rrjedhin nga preferencat e njohura. Avantazhi kryesor i teknikës
preferenciale të deklaruar është se lejon vlerat e “mospërdorimit”, si dhe të “përdorimit” që të
njihen; preferencat e njohura mund të përdoren vetëm për ato burime të cilat janë ose mund të
përdoren nga shoqëria. Teknikat preferenciale të deklaruara mund të zbulojnë vlerën e një burimi
natyror edhe në qoftë se personi përgjegjës nuk e përdor aktualisht atë apo ka ndërmend ta përdore
në të ardhmen. Vlerat e “mospërdorimit” janë veçanërisht të rëndësishme kur te burimi natyror në
fjalë ka disa zëvendësues.
Teknika preferenciale e deklaruar dominuese është metoda e kontingjentit të vlerësimit (MKV).
Ekzistojnë nënteknika të ndryshme, por, në thelb, metoda e kontingjentit të vlerësimit (MKV)
përfshin pyetjen e një grupi njerëzish të përzgjedhur si kampion se çfarë janë të gatshëm të
paguajnë për të siguruar përmirësimin e ndonjë aspekti të veçantë në mjedis. Në rastin e kundërt,
ky grup njerëzish mund të pyetet se çfarë pagese/shume janë të gatshëm të pranojnë në
mënyrë që të lejojnë një nivel të degradimit të mjedisit. Teknika përfshin ndërtimin e një tregu
hipotetik, në të cilën ndryshimi në mjedis i “shitet” individëve apo familjeve.
Një pyetje e thjeshtë e metodës së kontingjentit të vlerësimit mund të jetë e formatit të mëposhtëm:
“Sa jeni i/të gatshëm të paguani, që të kemi rritje në formën e ndonjë takse vendore, që të keni
mundësi hyrjeje në parkun kombëtar X?”
Gjithsesi, shumë çështje të vështira adresohen për t’u trajtuar në planifikimin dhe projektimin e
sondazheve të metodës së kontingjentit të vlerësimit.
Pyetje që duhen marrë parasysh gjatë përgatitjes së një studimit MKV
1. Çfarë ndryshimi, në cilësinë e mjedisit, duhet t’u kërkohet të anketuarve që të vlerësojnë, dhe siiu
duhet përshkruar atyre ky ndryshim?
2. Ç’lloj formati duhet përdorur në sondazh gjatë intervistës (d.m.th. direkt, me telefon ose
mepostë)?
3. Çfarë lloj pyetjesh duhet të përdoren për të marrë vlerësimin e të anketuarve rreth ndryshimittë
cilësisë së mjedisit?
4. Si u duhet thënë të anketuarve, saktësisht, se do t’iu duhet të paguajnë për ndryshimin nëcilësinë
e mjedisit?
5. Si mund të besohet se të anketuarit kanë vlerësuar, në të vërtetë, ndryshimin e përshkruar
nëcilësinë e mjedisit specifikisht dhe jo disa ndryshime të tjera të cilësisë së mjedisit, dhe nëse vlerate
gjetura janë të sakta?
Burimi: OECD.
Në vitet e fundit një adaptim i metodës së kontingjentit të vlerësimit ka fituar popullaritet. Modelimi
i zgjedhjes i paraqet individit si një seri zgjedhjesh hipotetike, me vlera të paracaktuara. Kështu,
dallimi themelor me MKV-në është se modelimi i zgjedhjes dëshmon “Gatishmërinë për të paguar”
nga renditjet ose vlerësimet në tërësinë e zgjedhjeve të njohura, ndërsa MKV pyet direkt për
“Gatishmërinë për të paguar” nga ana e të intervistuarit.
Një shembull i modelimit të zgjedhjes është ilustruar në tabelën 1, në të cilën një tërësi
zgjedhjesh është përdorur për të kuptuar rëndësinë e të pasurit me shumë përfitime nga bujqësia
(p.sh., produktivitet më të madh dhe punësim) kundrejt cilësisë së ulët të mjedisit (p.sh., prurje më të
vogla lumi, incidencë të ulët të llojeve të shpendëve etj.) në Luginën Macquarie, Australi.
Analizat bëjnë të mundur që këmbimet ekonomike, mjedisore dhe sociale të nxirren dhe të llogariten
në vlera monetare.

Tabela 1. Shembull i pyetësorit të kënetave të Macquarie


Opsioni 1: Situata Opsioni 2: Rritje Opsion 3: Rritje
ekzistuese
Ujë në Macquarie Ujë në Macquarie
kënete kënetë
Tarifat e ujit Pa ndryshim $20 rritje $50 rritje
(one off increase)
Që lidhen me 4,400 vende pune 4,350 vende pune 4,350 vende pune
vaditjenpunësimin

Zona e ligatinës 1,000 km2 1,250 km2 1,650 km2


Zonat e shumimit të Çdo 4 vjet Çdo 3 vjet Çdo vit
zogjve të ujit
Speciet e rrezikuara 12 specie 25 specie 15 specie
Specie e mbrojtura
prezente

Transferimi i përfitimeve
Metoda e transferimit të përfitimeve përfshin “huazimin” e vlerës së “Gatishmërisë për të
paguar” të nxjerrë nga një vend dhe aplikuar në një vend tjetër, për shembull huazimi i vlerësimit
nga një studim akademik dhe aplikimi i tij në VNM e një projekti. Transferimi mund të jetë me një
vlerëmesatare prej një numri studimesh dhe kjo mund të modifikohet në bazë të nevojave për t’iu
përshtatur vendit të ri. Në shumicën e rasteve modifikim i vlerave i “Gatishmërisë për të paguar” të
studimeve origjinale, rrit saktësinë e vlerës së transferuar.
Aty ku vlerësimi monetar është përdorur për VNM, është bërë më shpesh duke përdorurtransferimin e
përfitimeve, sepse ndodh tepër rrallë që brenda kohës dhe kostos së parashikuar të bëhet vlerësimi
direkt monetar i ndikimeve mjedisore brenda një projekti të vetëm. Transferimi i përfitimeve ka
avantazhin e të qenit me kosto të ulët, pasi shmang nevojën për të ndërmarrë kërkime parësore
të detajuara sipas specifikave të vendit ku do të zbatohet projekti përshkruar më lart.
Megjithatë, ka një numër rreziqesh me qasjen e transferimit të përfitimeve, që rrjedhin kryesisht
ngadallimet e pashmangshmendërmjetkëndvështrimeve të studimit origjinal dhe përfituesve.
Dallimet në terren lindin nga karakteristikat e mëposhtme:
-Karakteristikatsociale-ekonomiketë popullsive përkatëse. Nëse popullsia përfituese ka një nivel më
të ulët se të ardhurat e popullsisë së studimit, një transferim jo i rregullt ka të ngjarë të
mbivlerësojnë “Gatishmërinë për të paguar” të zonës përfituese.
-Karakteristikat fizike, ekologjike dhe/ose estetike nga ana e studimit origjinal kanë të ngjarë të jenë
të ndryshme nga ato të përfituesit.
-Detajet e parashikuara të ndryshimit në burimin mjedisor mund të ndryshojnë ndërmjet
territoreve në vlerësim. Për shembull, popullsia e studimit origjinal mund jetë kërkuar për të ofruar
një “Gatishmëri për të paguar” për ruajtjen e vazhdueshme të parkut kombëtar prej 100,000
hektarë. Territori përfitues mund të jetë më i madh ose më i vogël dhe të ketë mundësi të ndryshme
rekreative dhe rëndësie ekologjike. Natyra e efekteve mbi rekreacionin dhe karakteristikat
ekologjike gjithashtu mund të jenë të ndryshme.
-Mund të ketë dallime në kushtet e tregut ndërmjet territoreve të studimit dhe atyre përfituese,
për shembull, mund të ketë një ndryshim në disponueshmërinë e zëvendësuesve. Duke përdorur
shembullin e parkut kombëtar, transferimi i vlerave të “Gatishmërisë për të paguar” mund të
rezultojë në një mbivlerësim nëse territori i studimit të ketë më pak burime alternative të mundësive
rekreative në krahasim me territorin përfitues.
Kujdesi është gjithashtu i nevojshëm për të siguruar që vlerat origjinale të jenë të dhëna të mira
parësore. Është e mundur për vlerat që të transferohen në mënyrë të përsëritur nga njëstudim në
tjetrin dhe në këtë proces të humbin vlefshmërinë e tyre si burime të dobishme.
PROBLEMET ME PËRCAKTIMIN E VLERAVE MONETARE TË NDIKIMEVE
MJEDISORE
Vlerat monetare duhen përdorur për vlerësimin e rëndësisë së ndikimeve mjedisore me kujdes dhe
vëmendje të madhe. Kritikat e ndryshme mund të jenë kundër monetizimit dhe është e
rëndësishme që të tregohet kujdes që metodat të jenë të përshtatura në një mënyrë të tillë që të
adresojnë kufizimet sa më shumë të jetë e mundur. Vështirësitë kryesore në përcaktimin e
vlerave monetare në mjedis janë si më poshtë:
-Për të dhënë vlerësimet e sakta të vlerës së burimeve mjedisore, ka shumë çështje teknike që
adresohen në përdorimin e mjeteve ekonomike të përshkruara më sipër. Në veçanti, ka vështirësi në
sigurimin e informacionit të mjaftueshëm për t’u mundësuar pjesëmarrësve të studimit marrjen e
vendimeve të informuara, veçanërisht në lidhje me çështjekomplekseshkencoresiçështë biodiversiteti
apo ndryshimi klimatik. Të anketuarit gjithashtu mund të shtrembërojnë qëllimisht preferencat e
tyre në një përpjekje për të manipuluar rezultatet e procesit të vendimmarrjes në favor të tyre (të
ashtuquajturat “vota protestë”). Vlera e “gatishmërisë për të paguar vlerën e njohur” gjithashtu
mund të jetë shumë më e madhe se gatishmëria aktuale për të paguar, kryesisht për shkak të natyrës
hipotetike të pyetjes dhe faktit se pagesa aktuale nuk është e kërkuar.
-Studimet e vlerësimit ekonomik duhet të jenë projektuar dhe zbatuar me shumë kujdes në
mënyrë që të prodhojnë rezultate të mira dhe për këtë arsye ato kanë tendencë të jenë shumë të
kushtueshme.
-Në veçanti, kur përdoret metoda e kontingjentit të vlerësimit, marrëdhëniet ndërmjet vendimeve
të përdorimit të burimeve dhe ndikimeve në sistemet ekologjike duhet të kuptohen tërësisht
dhe t’u shpjegohen të anketuarve në terma të thjeshtë, në mënyrë që ata të mund të marrin
vendime të informuara për gatishmërinë e tyre për të paguar.
-Është i diskutueshëm fakti se mjedisi duhet të ruhet në një kohë të pacaktuar dhe se reduktimi i
mjedisit në një komoditet që mund të blihet ose të shitet në një farë mënyre zhvlerëson vlerën e tij.
Këto argumente po bëhen më pak domethëniespasi vlera e përdorimit të informacionit ekonomik për të
informuar politikat zgjedhëse bëhet më e qartë dhe siguron që përdorimi i vlerave monetare të
ndihmoje për të informuar, dhe jo për të diktuar vendimet e tyre. Për shkak se vendimet e politikës
informohen kryesisht nga implikimet e tyre financiare, është e dobishme që të shprehen kostot
jomonetare dhe përfitimet në kushte të njëjta. Nëse nuk mund të vendoset një vlerë monetare mbi
ndikimet mjedisore, ekziston rreziku që ndikimi thjesht të injorohet.
-Krahas kësaj, ekziston edhe rreziku që, në qoftë se disa ndikime janë përkthyer në terma
monetarë, dhe disa të tjerë jo, mund të ndodhë që ato që nuk mund të konvertohen në para, të
lihen jashtë procesit të vendimit. Prandaj është gjithmonë e rëndësishme të kujtohet se mund të ketë
faktorë të tjerë të mundshëm për t’u marrë në konsideratë përveç atyre që të janë lidhur me
analizën ekonomike. Pavarësisht këtyre vështirësive, mjetet ekonomike të përshkruara ende mund
të jenë të dobishme për të ndihmuar vendimmarrësit të kuptojnë preferencat e shoqërisë për
ndryshimet në mjedis dhe për këtë arsye mund të shërbejnë si plotësues të dobishëm për VNM
konvencionale. Aty ku është mundësia, qasjet e transferimit të
përfitimevenëpërgjithësijanëmëtëpraktikueshmet, por edhe këto duhet të aplikohen me kujdes në
mënyrë që jenë përdorur vlerat e duhura të transferimit.
Aplikimi i metodave ekonomike mund të jetë veçanërisht i dobishëm kur ndikimet mjedisore kanë
të ngjarë të ndodhin me kalimin e kohës ose në ndonjë moment në të ardhmen. Ekonomistët
përdorin një mjet të njohur si “zhvlerësim” për të përshkruar dhe krahasuar vlerën e kostove dhe
përfitimeve të ardhme me çmimet e sotme. Nëse ndikimet mjedisore janë konvertuar në vlera
monetare, “zhvlerësimi” mund të aplikohet për të lejuar krahasimin me llojet e tjera të kostove dhe
përfitimeve të cilat ndodhin në kohëra të ndryshme p.sh., shpenzimet kapitale dhe operative,
kursimet kohore, minimizimin e aksidenteve. Përzgjedhja e një norme “zhvlerësimi” të
përshtatshme është vendimtare dhe paraqet vetë sfidën e saj të vështirë. Në disa vende një normë
standarde e skontimit është krijuar nga qeveria për aplikim në vendimmarrjen e sektorit publik,
për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar (UK) norma aktuale e “interesit” është 3.5 për qind.
Nëse të gjitha kostot dhe përfitimet e projektit mund të konvertohen në para dhe të
“zhvlerësuara” në çmimet aktuale, mund të përcaktohet vlera aktuale neto (NVP) e projektit. Në
teori, nëse vlera aktuale neto është pozitive, ajo do të jetë në dobi të shoqërisë dhe bën të mundur
që projekti të shkojë përpara dhe për këtë arsye të jepet pëlqimi për të. Nëse NVP është negative,
pëlqimi duhet të refuzohet. Kur alternativat krahasohen, duhet zgjedhur opsioni me vlerën
aktuale neto pozitive më të lartë. Ashtu si me çdo analizë ekonomike, NVP është një panoramë e
plotë dhe e rrallë dhe faktorët e tjerë jo të përshtatshëm të monetizimit gjithashtu duhet të merren
parasysh. Shumë ndikime mjedisore kanë të ngjarë të jenë në këtë grup dhe prandaj dobia e
analizëskosto-përfitimnëkontekstin evendimmarrjes për leje zhvillimi dhe të VNM është e kufizuar.

SHTOJCA 3
TRAJTIMI I MASAVE ZBUTËSE DHE NËVNM, TEKNIKAVE MË TË MIRA
NËDISPOZICION
Mesazhet kryesore. Minimizimi i ndikimeve në mjedis është konsideruar çdo veti e projektit të
propozuar, që shmang, redukton, kuron ose kompenson për efektin e saj negativ mbi mjedisin
apo siguron përfitime mjedisore.
1. Minimizimi përfshin jo vetëm zgjidhje teknologjike, të tilla si kontrollet e ndotjes, por edhe
planin e projektit, metodat e punës dhe masat e menaxhimit gjatë të gjitha fazave të zhvillimit.
2.Opsionetpërzbutjenduhettëkonsiderohen si një “hierarki zbutëse”, për të ndihmuar në
identifikimin e atyre masave të cilat duhet të konsiderohen në radhë të parë. Kjo hierarki është
e bazuar në parimin se është më mirë të parandalosh gjenerimin e ndikimit në burim sesa të
përpiqesh të luftosh efektet e tij pasi ka ndodhur.
3. Minimizimi duhet të konsiderohet në të gjitha fazat e ciklit të projektit, dhe në fazat
dytësore brenda secilës prej këtyre fazave.
4. Aplikimi i masave minimizuese duhet të fillojë herët dhe të vazhdojë si një proces që duhet
të përsëritet gjatë gjithë zhvillimit të projektit. Ajo nuk duhet të kufizohet në një pikë në
vlerësim ose në fund të VNM-së.
5. Raporti i VNM-së duhet të marrë në konsideratë një tërësi masash zbutëse dhe duhet t’i
paraqesë ato në mënyrë të qartë në mënyrë të tillë që ata që nuk janë ekspertë, të kenë mundësi
t’i kuptojnë ato.
6. Raporti i VNM-së duhet gjithashtu të demonstrojnë angazhimin e zhvilluesit për zbatimin e
masave zbutëse, për shembull, nëpërmjet një masave minimizuese apo një plani menaxhimi
mjedisor.
7. Nëse projekti nuk është në mënyrë të mjaftueshme i detajuar për të lejuar detajet e masave
të minimizimit të finalizohen, raporti i VNM-së mund të përcaktojë angazhime ose për arritjen e
standardeve specifike mjedisore ose për paraqitjen e detajeve për miratim nga autoriteti përkatës
në një fazë të mëvonshme.
8. Autoriteti kompetent duhet të kujtojë se raporti i VNM-së në vetvete mund të mos jetë një
dokument i detyrueshëm, dhe se mund të jetë e nevojshme që të përfshijë masat zbutëse si
kusht specifik për lejen e zhvillimit në qoftë se ato do të jenë të zbatueshme.
9. Lista përfundimtare e masave zbutëse për t’u zbatuar është përcaktuar shpesh në vijim të
dorëzimit të raportit të VNM-së.
10. Kushtet e lejes së zhvillimit duhet të specifikojnë se çfarë monitorimi duhet të kryhet, nga
kush dhe çfarë duhet të bëhet me rezultatet. Rezultatet e monitorimit duhet të përdoren për të
informuar procesin e zbatimit.
11. Për projekte të mëdha, zbatimi i sistemit të menaxhimit të mjedisit mund të sigurojë një
mbështetje të dobishme për angazhimet zbutëse, duke i dhënë garanci autoritetit kompetent se
propozimet zbutëse do të zbatohen.
HYRJE
Qëllimi
Qëllimi kryesor i VNM-së është të identifikojë mënyrat se si projektet mund të ndryshohet,
transformohen për të zbutur efektet e tyre në mjedis. Në mënyrë të thjeshte, zbutja e mjedisit
është konsideruar të përfshijë ndonjë veti të një projekti të propozuar, i cili shmang, zvogëlon ose
riparon efektin e saj negativ mbi mjedisin apo siguron përfitime mjedisore. Masat zbutëse mund
të përfshijnë aspektet fizike të projektit apo mënyrat sipas të cilave ai është ndërtuar apo
operon. Ato gjithashtu mund të përfshijnë apo të përjashtojnë veti të projektit, për
shembull,komponentë të projektit që hequr për të reduktuar ndikimin e tij apo karakteristikat shtesë
që janë shtuar për të rritur përfitimet mjedisore.
Rëndësia e zbutjes së efekteve në VNM
VNM-ja mendohet si një mënyrë për të ndaluar projekte që kanë ndikime të papranueshme në
mjedis, por një pikëpamje shumë më pozitive dhe e dobishme është të mendohet për VNM si një
mënyrë për të ndihmuar zhvilluesit dhe vendimmarrësit të projektojnë projekte që të kenë ndikim
sa më të vogël të mundshëm në mjedis, në mënyrë që ata të mund të lejohen të shkojnë përpara
dhe të sigurojnë përfitime të tjera që zhvillimi krijon për ekonominë dhe shoqërinë. VNM bën
këtë duke identifikuar zbutjen e mjedisit gjatë studimeve vlerësuese.
Ekipi i VNM-së ka një rol jetik në këtë proces. Detyra e tyre është të identifikojë kur një projekt
mund të ketë ndikime të rëndësishme mbi mjedisin dhe të punojnë me zhvilluesin për të identifikuar
mënyrat nëpërmjet të cilave ato mund të reduktohen. Ky duhet të jetë një proces i përsëritur që
duhet të fillojë në faza të hershme dhe të vazhdojë gjatë gjithë zhvillimit të projektit.
Zakonisht nuk është e mundur të zbutet çdo ndikim i një projekti, por puna e ekipit të VNM-së
është që të punojë me zhvilluesin e projektit për të vendosur se çfarë është e mundur dhe e
përballueshme në kontekstin e zhvillimit të propozuar.
Sapo të jetë kryer vlerësimi i ndikimeve mbetëse, raporti i VNM-së duhet të përshkruajë masat
që zhvilluesi është përgatitur të adoptojë dhe ndikimet mbetëse të mbetura pas zbutjes. Masat
zbutëse duhet të paraqiten si angazhime në mënyrë që autoriteti kompetent të dijë se çfarë mund të
marrë parasysh në marrjen e vendimit nëse do të japë pëlqimin. Nëse është e nevojshme,
angazhimet mund të përkthehen në kushte të pëlqimit/lejes në mënyrë që ato të mund të zbatohen.
Nëse autoriteti kompetent vendos se zbutja e ofruar nga zhvilluesi është e pamjaftueshme, mund të
shtohen më tej kërkesa shtesë si kushte të pëlqimit/lejes. Zhvilluesi pastaj do të duhet të vendosë
nëse projekti është ende teknikisht dhe komercialisht i realizueshëm para se të shkohet përpara me
zbatimin.
Sipas ligjit në fuqi për lejet e mjedisit, kushtet e lejes së mjedisit duhet të përfshijnë vlerat limit të
shkarkimeve dhe këto duhet të bazohen në aplikimin e TMD-së. Këto janë përcaktuar si:
“… stadi më efektiv dhe më i përparuar i zhvillimit të veprimtarive dhe të metodave të operimit
të tyre. Ky stad tregon se sa të përshtatshme janë praktikisht teknikat e veçanta për të siguruar,
në parim, bazën për të përcaktuar vlera kufi të shkarkimeve, të tilla që të parandalojnë dhe, kur
nuk është praktikisht e mundshme, të pakësojnë shkarkimet në përgjithësi dhe ndikimin mbi
mjedisin në tërësi”
-“Teknikë” është teknologjia dhe mënyra me të cilën instalimi është projektuar, ndërtuar,
mirëmbajtur dhe çmontuar;
-“Teknika të disponueshme” janë teknikat e zhvilluara në atë nivel që mundëson përdorimin e tyre,
në sektorin përkatës industrial, me rezultate të mira ekonomike e teknike. Vlerësimi i teknikave merr
parasysh kostot dhe përparësitë, pavarësisht nga fakti nëse ato teknika përdoren apo prodhohen në
Republikën e Shqipërisë, për sa kohë ato janë të arritshme nga përdoruesi.
Teknikat më të mira në dispozicion në kontekstin e VNM-së
Termi “Teknikat më të mira në dispozicion” është zhvilluar specifikisht për lejet e mjedisit, por
është gjithashtu i përshtatshëm për VNM nëse projekti kërkon të dyja si VNM dhe leje mjedisi. Ka
disa projektpropozime për të cilët aplikohet leja emjedisit dhe VNM, në këto raste; masat zbutëse
të përshkruara në raportin e VNM-së do të përfshijnë TMD-në për atë sektor.
Për tipat e tjerë të projekteve ku nuk kërkohet leje e mjedisit, TMD-ja nuk është detyrim ligjor, por
koncepti është akoma i dobishëm, pasi ai na kujton nëse është e legjitimuar të konsiderohet nëse
kostot e zbutjes janë proporcionale me fitimet që zbutja do të sigurojë. Kështu nuk do të jetë e
arsyeshme për zhvilluesin të shpenzojë sasi të mëdha parash për zbutjen nëse ndikimi mjedisor që
shmanget është shumë i vogël. Në mënyrë të barabartë, nëse një përmirësim i konsiderueshëm
mjedisor mund të arrihet me një kosto të vogël, zhvilluesi duhet ta përfshijë atë në propozim, me
përjashtim të rastit kur kjo do ta bënte projektin të pamundur për arsye të tjera. Përdorimi i fjalës
“teknikë” është gjithashtu i dobishëm në atë që na kujton nëse zbutja përfshin praktikat e ndërtimit,
metodat e operimit, sistemet e menaxhimit, trajnimin dhe monitorimin, si dhe zgjidhjet
teknologjike të tilla si kontrolli fundor i ndotjes. Lidhja ndërmjet VNM-së dhe lejes së mjedisit Ka
disa ndërthurje potenciale ndërmjet VNM-së dhe lejet e mjedisit dhe një vështrim i përgjithshëm
i këtyre jepet më poshtë:
Lidhjet ndërmjet VNM-së dhe lejes së mjedisit
Instalimet e reja që mbulohen nga ligji në fuqi për lejet e mjedisit mund gjithashtu të bien nën
juridiksionin e ligjit në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Ka dy mënyra kryesore në të cilat dy
direktivat janë të lidhura.
Së pari, të dyja ligjet e sipërpërmendura kërkojnë grumbullimin dhe analizat e informacionit në lidhje
me shkarkimet e ndotësve, ndikimet dhe mbetjet nga projekti i propozuar.
Ligji në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe aktet nënligjore që rrjedhin prej tij, fokusohet
në sigurimin e informacionit për të ndihmuar vendimet për lejet e zhvillimit dhe përfshin projektin,
ndërtimin, operimin dhe mbylljen/përfundimin e mundshëm dhe rehabilitimin (kthimin në gjendjen
e mëparshëm. Vlerësimi mbulon të gjitha aspektet e mjedisit, përfshin ndikimet fizike, në
përdorimin e tokës, ekologjinë, peizazhin, trashëgiminë kulturore etj., si dhe ndotjen nga mbetjet.
Autoriteti kompetent e përdor këtë informacion, për ta vlerësuar atë përkundrejt një game të gjerë
faktorësh të tjerë përfshi ndikimet ekonomike dhe sociale për të vendosur nëse një zhvillimi duhet
t’i jepet leja.
Lejet e mjedisit lidhen së pari me operimin e instalimeve dhe kanë fokusim më të ngushtë –
kryesisht ndotja mjedisore – shkarkimet në ajër, shkarkimet, mbetjet etj. Qëllimi i aplikimit të lejes së
mjedisit është t’i sigurojë autoritetit kompetent informacion duke demonstruar që instalimi i
propozuar do të operojë për të reduktuar ndotjen duke përdorur TMD. Leja e mjedisit jepet vetëm
kur është rasti. Te lejet e mjedisit, ndikimet mjedisore nuk janë të balancuara përkundrejt kostove të
tjera dhe përfitimeve në vendim marrje.
Aplikimet për leje zhvillimi dhe leje mjedisi mund të bëhen në të njëjtën kohë ose njëri pas tjetrit.
Në shumicën e rasteve aplikimi për leje zhvillimi është i pari dhe formon parimin e lejimit të
përdorimit të tokës për projektin. Aplikimi i lejes së mjedisit shpesh ka nevojë për më shumë detaje
rreth aspekteve teknike të projektit se sa kërkohet nga VNM, dhe kështu shpesh aplikohet për të
ardhmen në zhvillimin e projektit. Nëse projekti është subjekt i të dyjave, VNM dhe leje mjedisi, një
pjesë e informacionit të grumbulluar për VNM mund të jetë e dobishme për lejen e mjedisit dhe e
kundërta.
Lidhja e dytë ndërmjet dy ligjeve zbulohet kur autoriteti i lejes së zhvillimit dëshiron të zbatojë
kushte me qëllim kontrollin e çështjeve që mbulon leja e mjedisit, si shkarkimet në ajër etj. Është e
rëndësishme që autoritetet për lejet e zhvillimit të mos kapërcejnë/tejkalojnë përgjegjësitë e që i janë
dhënë autoriteteve për lejet e mjedisit, meqenëse kjo mund të gjenerojë konflikte ndërmjet dy lejeve.
Autoritetet për lejet e mjedisit duhet të sigurojnë respektimin e standardeve absolute nëpërmjet lejes
së mjedisit. Këto janë projektuar për të siguruar nivelin më të mirë të mbrojtjes mjedisore. Nga ky
moment është e nevojshme që autoritetet e lejes së zhvillimit të mbështeten te leja e mjedisit për të
arritur nivele të pranueshme të mbrojtjes mjedisore më mirë se të vendosin standarde për veten e
tyre.
TIPAT E MASAVE ZBUTËSE
Ka zakonisht shumë mënyra të ndryshme nëpërmjet të cilave ndikimi i projektit mund të zbutet
dhe është e rëndësishme që të gjitha këto të konsiderohen në vendimin mbi përqasjen me kosto më
efektive.Një pikënisje e dobishme kurkonsiderohen opsionet është hierarkia e masave zbutëse.
Hierarkia e masave zbutëse
“Hierarkia e zbutjes” është e dobishme në identifikimin e rregullit sipas të cilit duhet të
konsiderohen masat. Hierarkia bazohet në parimin se është më mirë të parandalohet gjenerimi indikimit
në burim, sesa të përpiqemi t’i përgjigjemi efekteve të tij pasi ndikimi ka ndodhur:
1. Përqasja e preferuar e zbutjes është të hartosh një projekt duke shmangur tiparin që të drejton te
ndikimi.
2. Nëse ndikimi nuk mund të shmanget, hapi tjetër është ta minimizosh atë, p.sh., ta reduktosh atë
që të bëhet sa më i vogël të mundet zvogëlimi në vend.
3. Sapo ndikimi të jetë reduktuar sa më shumë të jetë e mundur në burim, reduktime të tjera mund
të arrihet nga zvogëlimi te receptori.
4. Nëse efektet e padëshiruara mbeten akoma, opsioni tjetër është të konsiderohet nëse ka mënyra të
riparimit të dëmit pasi ai ka ndodhur.
5. Nëse ndikimi nuk mund të riparohet, duhet të konsiderohet opsioni i kompensimit për të duke
zëvendësuar çfarë ka humbur. Ky kompensim mund të jetë në natyrë (p.sh., duke siguruar një
burim të ngjashëm me atë që ka humbur) ose duke siguruar një përfitim tjetër mjedisor.
Hierarkia e mundshme e masave zbutëse është përmbledhur më poshtë:
Hierarkia e masave zbutëse
Shmang në burim
Minimizimi duke e zvogëluar në vend
Minimizimi duke e zvogëluar te receptori
Riparimi i dëmit
Kompensimi në natyrë
Kompensime të tjera dhe nxitje
Në praktikën e mirë, masat në krye të listës duhet të zbulohen para se ato të kalojnë më poshtë,
pasi kështu ato ofrojnë efiçencë dhe efektivitet më të madh në përdorimin e burimeve të kufizuara
për zbutjen e ndikimit në mjedis.
Opsionet e masave zbutëse
Mund të jetë një seri e madhe opsionesh zbutjeje në dispozicion brenda kësaj hierarkie për një
projekt specifik apo ndikim. Siç është diskutuar në lidhje me TMD, kjo do të përfshijë jo vetëm
zgjidhjet teknologjike, por gjithashtu edhe metodat e punë dhe menaxhimin e masave.
Zbutja e ndikimeve në mjedis gjatë projektimit mund të lidhet me kontrolle të ndotjes, por
gjithashtu edhe me shtrirjen në zonë, projektin arkitektonik të strukturave, projektin e proceseve të
prodhimit, peizazhin, rregullimet e aksesit, dhe shumë aspekte të tjera të projektit. Ajo mund
tëpërfshijë masatë izoluara nga burimi (zvogëlimi te receptorët), të tilla si barrierat e zhurmës etj.
Zbutja e ndikimeve në mjedis gjatë metodave të punës dhe menaxhimit mund të përfshijë masa, të
tilla si grafiku i aktiviteteve, burimi i materialeve, skursin e trafikut për dhe nga vendndodhja,
trajnimin e stafit, raportimin, dhe kontrollin e incidenteve ndotëse etj. Zbutja e ndikimeve në
mjedis mund të përfshijë edhe regjimet e monitorimit për të kontrolluar nivelet aktuale të
ndikimit projekti të jetë duke u zbatuar dhe masat për t’iu përgjigjur ndikimeve nëse ato janë më të
mëdha se ato të parashikuara.
Zbutja mund të përfshijë gjithashtu tipat e opsioneve strategjike të cituara në shtojcën 1 në të cilin
ndikimet janë shmangur ose reduktuar nga adoptimi i qasjeve të ndryshme për të arritur objektivat
e projektit ose duke përdorur kërkesën e menaxhimit për të reduktuar nevojën për zhvillim, dhe
vendosjen e alternativave për lëvizjen e projektit në një vend tjetër. Në këto raste, zbutja fillon të
kombinohet me trajtimin e alternativave në VNM siç citohet në shtojcën 1. Nëse alternativat
janë konsideruar si duhet në fillim të planifikimit të projektit, opsioni më i mirë strategjik duhet të
jetë identifikuar tashmë, por gjithmonë është e mundur që opsione të reja ngrihen ndërsa projekti
zhvillohet, kështu duhen mbajtur në konsideratë mënyra të mundshme të zbutjes së ndikimeve
negative madhore.
Një listë kontrolli e tipave të masave që mund të përdoren për të zbutur ndikimet jepet më poshtë.
Duhet theksuar që vetëm pak prej tyre mund të jenë të përshtatshme për një projekt të veçantë, por
mund të ketë mundësi të tjera në dispozicion në kontekstin e projektit dhe ndikimit specifik.
Lista e kontrollit të opsioneve zbutëse
Modifikime të planit të zonës ose strukturave të projektit
Peizazhi brenda dhe jashtë zonës (punimet e tokës dhe mbjellja)
Procese operimi ose lëndësh të para alternative
Materiale dhe burime alternative të energjisë
Masa për kursimin e energjisë dhe burimeve
Ndryshime në planin e produkteve
Shkallë të reduktuar të aktivitetit, masë më të vogël
Modifikime të pajisjeve ndihmëse
Futja e teknikave të kontrollit të ndotjes si kontrolle të shkarkimeve ose teknologji të trajtimit
tëujërave të ndotura
Metoda për të reduktuar zhurmën, vibrimin, ndriçimin, rrezatimin çlirimin e energjisë në burim
Barriera dhe ekrane për të fshehur projektin ose për të zvogëluar zhurmën
Masa të marra te receptori për të reduktuar ekspozimin ndaj ndikimeve, p.sh., të përkohshme
ose të përhershme, rivendosje, izolim të zhurmës
Reduktim të mbetjeve, riciklim, rikuperim, rregullime të trajtimit dhe depozitimit
Modifikime të metodave dhe praktikave të punës, p.sh., metoda alternative ndërtimi
Procedura të emergjencave dhe planeve për në rast aksidentesh, rrjedhjes etj.
Kufizime të orëve të punës
Organizimi i aktiviteteve të projektit
Kufizime të aksesit dhe kontroll i rrugëve
Rregullime të mbylljes, rehabilitimit të zonës pas përdorimit
Sigurimi i kompensimit (në mall ose financiar), zëvendësimi i habitateve, i burimeve të
humbura, sigurimi i përfitimeve të tjera për komunitetin, përmirësime të pronave
Kërkime në ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Sistemet e menaxhimit mjedisor
Politika të punësimit – p.sh., punësimi lokal
Trajnimi i stafit
Monitorimi dhe auditimi
Informimi i komunitetit
Plus
Alternativat strategjike
Alternativat që lidhen me vendndodhjen
Skenari pasiv “mos bëj asgjë” apo “pa zhvillim”
Fazat e projektit
Së fundi, ashtu si identifikimi dhe parashikimi i ndikimeve, zbutja duhet të konsiderohet për të
gjitha fazat e zhvillimit. Fazat kryesore, të cilat kanë nevojë të konsiderohen, janë:
- ndërtimi (duke përfshirë punimet paraprake);
- përgatitja;
- operimi;
- mbyllje/përfundim; dhe
-kthimi në gjendjen e mëparshme, rehabilitimi dhe pas përdorimi.
Fazat sekondare brenda secilës nga këto faza mund të ketë nevojë të konsiderohet gjithashtu. Për
shembull, ndërtimi mund të përfshijë pastrim të zonës, lëvizje dherash, instalim shërbimesh,
ndërtim të strukturave kryesore etj.
Operimet mund të kryhen gjithashtu në faza me njësi të reja që vijnë nga zona të ndryshme në këtë
zonë në të cilën është punuar për një periudhë kohe. Masa të ndryshme zbutëse mund të nevojitet
të konsiderohen në çdo fazë.
TRAJTIMI I MASAVE ZBUTËSE GJATË STUDIMEVE TË VNM-së DHE RAPORTIT TË
VNM
Procesi bazë i studimeve të VNM është përshkruar si përfshirës:
1. vlerësim paraprak për të identifikuar ndikimet e mundshme domethënëse;
2. investigime dhe rregullime mbi propozimet për masat zbutëse; dhe
3. vlerësimi përfundimtar për të përcaktuar ndikimet mbetëse pas zbutjes.
Në praktikë zhvillimi i masave zbutëse duhet të jetë një proces i njëpasnjëshëm, duke përfshirë
zhvilluesin, grupin e projektimit dhe grupin e VNM-së në shkëmbim të rregullt të informacionit
dhe ideve rreth ndikimeve dhe mënyrave të reduktimit të tyre gjatë planifikimit të projektit dhe
VNM. Ky ndërveprim ndërmjet procesit të VNM-së dhe procesit të planifikimit të projektit duhet të
fillojë sa më shpejt të jetë e mundur me qëllim që të rritet në maksimum mundësia për të integruar
masat zbutëse me përfitime (cost-effective mitigation) në projektim para se ta shtosh atë në fund. Kujdesi
fillestar për zbutjen sjell përfitime të ndryshme:
-Vëmendja e hershme për zbutjen do të thotë që masat mund të bëhen pjesë e projektit që nga
fazat fillestare e në vijim.
-Zbutja është e integruar në planin e projektit para se t’i shtohet më vonë, sa më parë aq më e lirë.
-Përfshirja e zbutjes në projekte para se ato të jenë paraqitur për miratim mund të shmangë
vonesat në marrjen e miratimeve.
-Ofrimi i zbutjes që zhvilluesi e di që është e arritshme, redukton rrezikun e masave të paarritshme që i
imponohen nga autoriteti kompetent.
Ndërsa studimet e VNM-së procedojnë, grupi i VNM-së do të rishikojë vlerësimin për të marrë në
konsideratë zbutjen për të cilën është rënë dakord me zhvilluesin. Në fund, duhet të kryhet një
vlerësim përfundimtar i ndikimeve mbetëse, duke marrë parasysh të gjitha zbutjet për të cilat është
rënë dakord dhe rezultatet e paraqitura në raportin e VNM-së.
Gjatë këtij procesi, palët e treta të interesuara, si autoriteti kompetent, autoritetet e tjera mjedisore,
komunitetet lokale dhe OJF-të, duhet të përfshihen nëse është e mundur, pasi kjo ndihmon në
zgjedhjen e opsionit më të mirë zbutës. Kjo siguron gjithashtu një mundësi për të shpjeguar
përse masat janë dhe nuk janë praktike për zhvilluesin dhe përfshirja e palëve të treta mund të jetë
e vlefshme në identifikimin e zbutjes dhe kjo bën të mundur parandalimin e vërejtjeve në të
ardhmen e procesit.
PARAQITJA E ZBUTJES NË RAPORTIN E VNM-së
Sapo të jenë përfunduar studimet e VNM-së, raporti i VNM-së duhet të identifikojë qartë të gjitha
propozimet zbutëse dhe ndikimet mbetëse. Këto duhet të paraqiten si angazhime më shumë se si
rekomandime ose propozime të vakëta, pasi vetëm kështu vendimmarrësi krijon një vizion të
qartë se çfarë do t’i ndodhë mjedisit me projektin. Për të mbështetur propozimet e zbutjes, është
gjithashtu e rëndësishme të përshkruhen opsionet e zbutjes që janë konsideruar si dhe arsyet për
zgjedhjen e zbutjes së propozuar. Këto mund të përfshijnë arsye teknike dhe komerciale ashtu si
dhe mjedisore. Duke diskutuar llojet e mundshme të opsioneve zbutëse të mundshme, raporti i
VNM-së do të demonstrojë kuptimin dhe angazhimin e zhvilluesit për rëndësinë e zbutjes, ndërsa
autoriteti kompetent do të jetë në gjendje të kuptojë se çfarë konsideron zhvilluesi të jetë i
realizueshëm ose jo për projektin.
Qartësia e përshkrimit të zbutjes në raportin e VNM-së është shumë e rëndësishme. Raporti i
VNM-së ka për qëllim të informojë dhe ndihmojë vendim marrjen. Autoriteti kompetent duhet të
jetë i qartë në atë se çfarë nuk është përfshirë. Raporti i VNM-së duhet të përfshijë:
-Përshkrim të qartë të masave zbutëse, duke përfshirë natyrën e efektit të zbutur, vend ndodhjen
dhe planin e masës, efektivitetin e zbutjes si dhe rregullimet për monitorimin dhe vlerësimin;
-Përshkrim të qartë të ndikimeve mbetëse paszbutjes, dhe shpjegim se përse zbutje emëtejshme nuk
mund të zbatohet nëse mbetenefekte domethënëse negative;
-Përshkrim i mekanizmave nëpërmjet të cilëvedo të zbatohet zbutja, monitorimi dhe zbatimi.
Përshkrimet duhet të lejojnë si lexuesit ekspertë dhe jo ekspertë të kuptojnë çfarë është propozuar
cilat janë ndikimet që rezultojnë.
Në disa raste mund të mos jetë e mundur të përcaktohen masat zbutëse në detaje në raportin e
VNM-së, sepse projekti nuk ka qenë i dizenjuar mjaftueshëm në detaje në fazën e VNM. Në këto
raste Zhvilluesi dhe grupi i VNM-së mund të përcaktojnë dhe të angazhohen për performancën
mjedisore p.sh., që shkalla e humbjes së habitatit nuk do të kalojë një nivel të caktuar, që ndërtimet
nuk do të jenë të dukshme nga një pikë e caktuar, ose që projekti të jetë i tillë që nivelet e ndotjes të
jenë nën nivelet e specifikuara. Përmes kësaj, zhvilluesi është i angazhuar të zbatojë çfarëdo
zbutje të jetë e nevojshme për të arritur respektimin e standardeve.
Nëse zbutja nuk mund të specifikohet në detaje, në fazën e VNM-së dhe lejes së zhvillimit, mund të
dakordësohet për një proces për miratim të detajeve në fazat e mëtejshme. P.sh., zhvilluesi
duhet të angazhohet që të paraqesë një plan të detajuar të peizazhit tek autoritetet kompetente për
miratim, para se të fillojë ndërtimin. Rregullime mund të bëhen gjithashtu për miratime të
mëvonshme nga autoritetet mjedisore.
Megjithëse nuk kërkohet me ligj, mund të jetë e dobishme të sigurohet një listë të masave zbutëse
në raportin e VNM-së me qëllim që të mundësohen angazhimet zbutëse të zhvilluesit.
Lista mund të përfshijë masa shtesë integrale, angazhime për performancën mjedisore dhe ndonjë
zonë ku për zbutjen do të dakordësohet në faza të mëvonshme. Lista mund të shpjegojë edhe
propozime për monitorimin (shiko më poshtë).

Një shembull ekstrakti nga një listë të masave zbutëse


Ndikimi Zbutja Ndikimi mbetës
Ndikimi i shkarkimeve të Të gjitha shkarkimet e procesit Do të sigurohet një trajtim i
ujërave të ndotura në ujë do të shkarkohen në përshtatshëm për shkarkimet e
kanalizime. procesit. Nuk do të ketë
Nuk do të ketë shkarkime rutinë ndikim domethënës.
direkt në ujërat sipërfaqësorë.
Ndotje e tokës dhe e ujit nga Të gjitha depozitat e naftës do Rrezik shumë i vogël për
rrjedhjet e hidrokarbureve të jenë të rrethuara me vaska për ndikime negative
të parandaluar shkarkimet në
mjedis. Të gjitha vaskat do të
jenë të papërshkueshme dhe me
kapacitet 110% të përmbajtjes.
Kutitë e ndihmës në rast
Ndotje nga mbetjet e rrjedhje
Të gjithado të mbahen
mbetjet toksikenëdozonë
të Depozitimi në vende të
ndërtimit. Këto do të veçohen dhe izolohen dhe do përshtatshme dhe të
depozitohen në vende të të depozitohen në vende të licencuara për këtë qëllim do
përshtatshme dhe të licencuara përshtatshme dhe të licencuara të shmangë ndikimet negative.
për këtë qëllim. për këtë qëllim.
Materialet e shembjeve do të
riciklohet sa më shumë të jetë e
mundur në zonë.
Humbja e lëvizjes të Lëvizja e banorëve/njerëzve Komforti nga rruga e kalimit
banorëve/njerëzve do të riorganizohet për të mos do të reduktohet duke
kaluar përmes zonës. Një humbur atraktivitetin e pamjes
kalim tjetër rrotull zonës do të së rrugës ekzistuese dhe do të
mundësohet për lëvizjen e rritet gjatësia e rrugës me
banorëve/njerëzve. 500m.
Humbja e pemëve Të gjitha pemët e prera do të Biodiversiti lokal do të
vlerësohen nga një staf i përmirësohet duke
kualifikuar profesional. Ato do zëvendësuar speciet jo
të zëvendësohen duke mbjellë karakteristike të zonës me ato
pemë të reja (autoktone). lokale indigjene.
Humbja e zonave të shumimit Një habitat i ri për shumimin Një shqetësim afatshkurtër për
mbarështimit të specieve dhe mbarështimin e specieve shumimin dhe mbarështimin e
do të krijohet pranë zonës së specieve do të ndodhë, por
projektit dhe popullsia lokale popullimet do të rikuperohen
do të zhvendoset nga kjo zonë brenda 3 vjetëve.
në një kohë të përshtatshme të
vitit. Zona e re do të monitorohet
për një periudhë 5 vjeçare pas
ndërtimit.
Ndikimi i ndërtimeve të Pika më e lartë e ndërtimit nuk Ndërtimi nuk do të jetë i
projektuara në pamjen X do të kalojë 12.5 metra mbi dukshëm nga X – pa ndikim
nivelin e tokës. domethënës
Ndikim i ndërtimeve të Projektpropozim i detajuar, Do të shmangen ndikimet
projektuara në karakterin e materialet dhe trajtimi i pamjes negative.
peizazhit lokal së jashtme të të gjitha ndërtimeve
dhe strukturave të tjera a do t’i
dërgohet autoritetit vendor për
miratim para se të fillojë ndërtimi.
Ndërtimi nuk do të fillojë pa u
marrë miratimi me shkrim.
Ndikimi i trafikut nga ndërtimi Makinat e ndërtimit nuk do të Numri i shtëpive të afektuara
te zhurmat lejohet të lëvizin gjatë rrugëve nga trafiku si rezultat i
X Y Z për dhe nga sheshi i ndërtimit do të ulet nga 20
ndërtimit. në5.
Ndikimi i pluhurave nga Në kohë të thatë do të Nivelet e pluhurit të ndërtimit
ndërtimi në shtëpitë pranë spërkatet zona për të do të jenë tipike të një sheshi
parandaluar pluhurin. ndërtimi të menaxhuar mirë.
Shpejtësia limit do të jetë 15
km/orë.
Të gjitha makinat që dalin nga
sheshi i ndërtimit do të kalojnë
nëpër larësin e gomave dhe
ngarkesat me pluhur do të
mbulohen.
Ndikimi i zhurmës nga Një barrierë zhurme do të Pranë pronave private do të
operimet pranë shtëpive ngrihet pranë sheshit të ketë një rritje të lehtë të
ndërtimit në mënyrë që nivelet e zhurmës
zhurmës në shtëpitë më të afërta
nuk do të jenë më të larta 4 dB
(12 orë LAeq).

-Alternativa për një listë të masave zbutëse është të përgatitet një plan menaxhimi mjedisor (PMM) i
Projektit. Edhe kjo nuk kërkohet me ligj, por mund të ndihmojë Zhvilluesin dhe autoritetin
kompetent. PMM-ja do të vendosë të gjitha masat e propozuara, programin dhe burimet për
zbatimin, përgjegjësitë, masat e duhura, përgjegjësitë për monitorimin dhe se çfarë do të bëhet nëse
masat nuk janë të suksesshme, duke përfshirë dhe raportimin te palët e treta të interesuara.
SIGURIMI I MASAVE ZBUTËSE – VENDIMMARRJA DHE KUSHTET EMIRATIMIT
Zbatimi i masave zbutëse
Siç është shpjeguar më sipër, është praktikë e mirë të përshkruhet qartë në raportin e VNM-së që
zhvilluesi angazhohet të adoptojë zbutjet e propozuara, dhe ku është e përshtatshme, të
monitorojë efektet gjatë zbatimit të projektit. Megjithatë, masat zbutëse do të jenë të
suksesshmevetëm nëse zbatohen dhe për këtë arsye është thelbësore që autoriteti kompetent të
detyrojë zhvilluesin për zbatimin e tyre nëse zhvilluesi nuk i
kryenato.Autoritetetkompetentekanëpërgjegjësinë të detyrojnë zbatimin e masave të përcaktuara në
raportin e VNM-së. Kjo mund të bëhet ose me referencë të raportit të VNM-së, ose duke siguruar
detaje në dokumentet e aplikimit për leje zhvillimi, ose në dokumentin e miratimit. Në përputhje
me ligjin në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis, zhvilluesi është përgjegjës për të kryer
monitorimin e ndikimit mjedisor të projektit në përputhje me deklaratën mjedisore. Shpesh raporti
i VNM-së në vetvete nuk është detyrues, dhe në këtë rast duhet që të vendosen kërkesa dhe
përgjegjësi për masat zbutëse si kushte në lejen e zhvillimit. Nëse masat zbutëse nuk janë zbatuar,
autoriteti kompetent ndërmerr veprime për shkelje të lejes sipas procedurave të kushteve të lejes së
zhvillimit.
Dakordësimi i masave zbutëse dhe zhvillimi i kushteve
Lista përfundimtare e masave zbutëse që duhet të zbatohen, përcaktohet zakonisht sipas raportit të
VNM-së të paraqitur dhe të vendosura në deklaratën mjedisore. Masat zbutëse mund të
vendosen gjithashtu si kushte në lejen e zhvillimit. Për shumë zhvillime kjo mund të kërkojë një
numër të madh kushtesh individuale për të siguruar që të gjitha masat e përshkruara në raportin e
VNM-së janë mbuluar. Në këto rrethana autoriteti kompetent mund të vendosë kushte të
përgjithshme, duke i kërkuar zhvilluesit t’i zbatojë të gjitha masat e propozuara në raportin e VNM-
së dhe të përcaktuara në deklaratën mjedisore. Për arsye të detyrimeve ligjore, citimi i të gjitha
kërkesave dhe përgjegjësive mund të jetë shumë i saktë dhe për sa kohë raportet e VNM-së janë
nganjëherë jo shumë të saktë, është zakonisht funksionale të shtohen kushte specifike për masa
zbutëse të rëndësishme, vetëm për të garantuar që ato përcaktojnë qartë detyrimin për zbatu-
eshmërinë.
Monitorimi dhe menaxhimi
Kushtet e deklaratës mjedisore dhe të lejes së zhvillimit mund të kërkojë monitorimin, me qëllim që
të kontrollohet që zbutja është zbatuar dhe ndikimi mbetës nuk është më i madh se ai iparashikuar në
raportin e VNM-së. Në vendin tonë kjo është përgjegjësi e inspektimeve të lejeve të ndërtimit dhe
operimit, por megjithatë duke e adresuar atë është e rëndësishme të njihet që monitorimi është po
aq i dobishëm sa edhe vetë veprimi i ndërmarrë në përgjigje të rezultateve.
Kushtet e monitorimit duhet të specifikojnë se çfarë duhet të bëhet me rezultatet (p.sh., ato duhet të
dërgohen tek autoriteti kompetent një herë në muaj) dhe çfarë duhet të bëhet nëse ndikimi
rezulton më i madh se sa i parashikuari. Një qasje alternative për të krijuar kushte specifike, është t’i
kërkohet zhvilluesit të krijojë një sistem të menaxhimit të mjedisit (SMM), i cili ofron mjete më
të strukturuara dhe të gjithanshme të menaxhimit të ndikimit mjedisor të zhvillimit. SMM do të
listojë të gjitha detyrimet ligjore dhe kërkesat e tjera mjedisore, përfshi kushtet e lejes, dhe do të
përcaktojë përgjegjësitë dhe procedurat për sigurimin e zbatimit të tyre, monitorimin, raportimin,
auditin dhe rishikimin. Standardi ndërkombëtar për sistemet e menaxhimit të mjedisit ISO14001
dhe EU EMAS sigurojnë një bazë të dobishme për krijimin e sistemeve të tilla. Disa aspekte
kryesore të praktikave më të mira në menaxhimin e mjedisit janë përmbledhur më poshtë.
Praktikë e mirë në menaxhimin e mjedisit
Praktika e mirë në menaxhimin e mjedisit përfshin zhvillimin e politikave të qarta, planeve dhe
procedurave përidentifikimin dhe menaxhimin e ndikimeve mjedisore të një aktiviteti, përcaktimin e
përgjegjësive specifike përveprim, duke siguruar që stafi di çfarë bën dhe është kompetent për të
bërë atë që i kërkohet, duke krijuarsisteme monitorimi dhe auditim të sistemit.
Një sistem menaxhimi i gjithanshëm do të përfshijë procedura për të siguruar që masat zbutëse janë
përfshirënë planin e projektit dhe janë zbatuar si duhet dhe që projekti operon në mënyrë të tillë që i
kontrollonndikimet e tij. Kontrolli operacional mund të përfshijë:
-Sistemet për kontrollin e aktiviteteve (p.sh., procedurat e operimit dhe instruksionet);
-Sistemet për monitorimin e efekteve të projektit dhe mekanizmat shoqërues në përgjigje të tyre;
-Sistemet për menaxhimin e informacionit dhe komunikimet (mbajtja e të dhënave, komunikimet
brendadhe jashtë etj.).
Komunikimet me palët e treta mund të jenë të vlefshme pasi ndihmojnë zbutjen dhe mund të
përfshijnë:
· sigurimin e informacionit rreth performancës te palët e interesuara të projektit;
· krijimin e grupeve lokale të bashkëpunimit;
· krijimin e procedurave për trajtimin e ankesave.
Në përgjithësi sa më kompleks të jetë projekti, aq më i dobishëm është për zhvilluesin dhe autoritetin
kompetent që raporti i VNM-së tëofrojë angazhime për adoptimin e një SMM si pjesë e propozimit
për zbutje.
Komponenti Ndikimet e mëdha të mundshme Zbutja e propozuar
mjedisor
Përdorimi i negative
Mungesa në mjedis
e harmonizimit Harmonizimi i projektit me planet përkatëse fizike
hapësirës (në
Përdorimi i Përdorim pa kriter i burimeve që janë të a) Alternativa teknike;
burimeve të rralla në një zonë të caktuar ose b) Alternativa vendndodhjeje në të cilat burimi në fjalë është më pak i rrallë ose me
tjera (të globalisht (lëndët e para, energjia), në vlera;
Gjenerimi i të a) Gjenerimi i mbetjeve të ndërtimit a) Përcakto më përpara vende depozitimi dhe/ose metoda të menaxhimit të mbetjeve të
gjitha tipave gjatë ndërtimit të ndërtimit;
dhe kategorive projektit; b) - Ndërmerr veprime të shpeshta dhe të kontrolluara për menaxhimin e mbetjeve urbane
të mbetjeve b) Gjenerimi i mbetjeve industriale (në dhe industriale në përputhje me rregulloret,
mënyrë të veçantë të ose ndalo depozitimin e përkohshëm ose të përhershëm të këtyre mbetjeve në zonën
Gjenerimi i Shkarkime të tejkaluara të çdo tipi në a) Teknikat më të mira në dispozicion (TMD); b) Reduktimi i madhësisë së
shkarkimeve në mjedis projektit/kapacitetit
mjedis siç
përcaktohen
Uji (ujërat a) Ndotja e ujërave sipërfaqësorë dhe a) Zonat e parkimit të mjeteve dhe makinerive duhet të bëhen rezistente ndaj rrjedhjeve,
sipërfaqësorë, nëntokësorë gjatë; b) Pikë shkarkimi e ndërsa precipitimet duhet të trajtohen në separatorë para se të shkarkohen në tokë; b) Para
ujërat ujërave të zeza gjatë operimit; c) Ndotje shkarkimit në mjediset pritëse, ujërat e zeza duhet të trajtohen në një shkallë që i
nëntokësorë)
Mjedisi detar a) e ujit sipërfaqësor (e përhapur).
Eutrofikimi; korrespondon
a) Nëse risku ikategorisë së të
eutrofikimit cilësisë së ujit të pritësit.
detit ekzistonte Të gjitha
para fillimit njësitë duhet
të projektit, e trajtimit të ujërave
të zgjidhet një
b) Kërcënime të zonave të mbrojtura; vend ndodhje alternative e projektit;
c) Pengimi i qarkullimit në det; b) Duhet të zgjidhet një vendndodhje alternative e projektit ku specie dhe zonat e
Toka dhe toka ç) Futje e e specieve
a) Sipërfaqja që nuk janë
tokës së zënë; mbrojtura
a) Shmangnuk do të jenëe të
përdorimin rrezikuara;
tokës me cilësi të lartë për qëllime zhvillimi;
bujqësore (e b) Ndryshimi i përdorimit të tokës; b) Gjatë lëvizjes së dherave, depozito shtresën e humusit në mënyrë që ta përdorësh më tej
zënë nga c) Shkarkimet e substancave të për peizazhin dhe zonat e gjelbra buferike
projekti). dëmshme në tokë; ç) Erozioni; d) për rrugët ose për qëllime të tjera në përputhje me rregulloret;
Aktiviteti Fragmentimi. c) Siguro që toka në zonat e parashikuara me ndikim (në mënyrë të veçantë toka bujqësore
bujqësor e cilësisë së lartë) është e mbrojtur si duhet
Flora dhe a) Humbja e habitatit; a) Shkarko mbetjet e tepërta në landfille, në vend që t’i “nivelosh” ato me terrenin; b)
vegjetacioni b) Ndryshimi në përbërjen e Shmang habitatet dhe speciet e rralla dhe të rrezikuara
Komponenti Ndikimet e mëdha të mundshme Zbutja e propozuar
mjedisor negative
reduktiminëpopullimeve
mjedis të specieve të
bimësisë: c) Kërcënime për speciet e
Fauna a)Humbja e habitatit dhe/ose a) Gjatë ndërtimit të faciliteve, përcakto me kujdes rrugët e lëvizjes së makinave me qëllim
shkatërrimi (përfshirë ato minimizimin e shkatërrimit të habitatit;
speleologjike); b) Ruaj korridoret e kafshëve (gjallesave) të egra migratore nga ndërtimi i tuneleve, urave,
b) Ndërprerja e kalimeve migratore: mbikalimeve (respekto kërkesat specifike) ose
c) Pengimi i komunikimit ndërmjet facilitetet specifike (kalimet e kafshëve, gjallesave të egra), si dhe vendos struktura më të
individëve të të njëjtit vogla të përshtatshme për kafshë të vogla
Pyjet dhe a) Sipërfaqja e zënë e tokës; b) Pyjet a) Gjatë planit të projektit, planifiko marrjen e masave për të parandaluar rrëshqitjet e
pylltaria dhe rreziqet e zjarrit; tokës;
(sipërfaqet e b) Gjatë ndërtimit shmang dëmtimin e pemëve dhe rrënjët e tyre;
zëna,
Gjuetia a) Fragmentimi i habitatit; c)Sapo
a) Mbrotë tokën
hapet nga
një brez pylli,
hyrjet krijo dhe mirëmbaj
e panevojshme dhe të rregullin në pyll,dhe
pakontrolluara largo mbetjet,
lëvizjet në kujdesu
tokën e
b) Ndërprerja e kalimeve migratore; gjuetisë, duke projektuar korridore specifikë dhe kalime në pyll për njerëzit dhe
c) Shqetësimet nga gjuetia; automjetet; b) Në bashkëpunim me gjuetarët, rivendos ose zëvendëso facilitetet ekzistuese
Zhurma dhe Nivele të larta të zhurmës dhe a) Redukto nivelet e zhurmës dhe vibrimeve në burim duke aplikuar TMD;
vibrimet vibrimeve b) Siguro distancën e duhur ndërmjet projektit dhe faciliteteve të rrezikuara me qëllim
mbajtjen e niveleve të zhurmës dhe vibrimeve
brenda kufijve të lejuar;
Cilësia e ajrit a) Rritje e përqendrimeve të ajrit me a) Redukto shkarkimet në ajër të ndotësve në burim duke aplikuar TMD;
(lokal) substanca të dëmshme; b) Rritje e b) Siguro një distancë të madhe të mjaftueshme ndërmjet projektit dhe faciliteteve
përqendrime të ajrit me grimca. vulnerabël me qëllim mbajtjen e niveleve të
Cilësia e ajrit a) Shkarkimet e CO2 ozonit a) Në nivel strategjik përcakto mënyrat për të reduktuar shkarkimet me komponentë aktivë
(global) (paraprakisht SO2 and NOx) globalë (burime alternative energjie, procese teknologjike alternative në industri) dhe
Popullsia Efektet kumulative të disa ndikimeve të a) Nëse analizat toksikologjike tregojnë rrezik aktual nga efekte të dëmshëm kumulativë
(aspektet e dëmshme, të cilat individualisht nuk i modifiko projektin për të shmangur efektet
shëndetit) kalojnë vlerat limit, por është e kumulative ose tërhiqe projektin;
Shumëllojshmë Biodiversitet i reduktuar, si rezultat i: a) Shmang kontaktin me specie dhe habitate të rralla dhe vulnerabël;
ria biologjike a) shkatërrimit dhe fragmentimit të b) Ruaj korridoret ekzistuese të botës së egër migratore duke ndërtuar tunele dhe kanaleve
Komponenti Ndikimet e mëdha të mundshme Zbutja e propozuar
mjedisor negative në mjedis
b) ndërprerje e korridoreve të migrimit, c) Gjatë ndërtimit të faciliteteteve, përcakto me kujdes rrugët e kalimit të automjeteve për
p.sh., krijimi i të minimizuar shkatërrimin e habitatit;
barrierave; ç) Punimet që përfshijnë ndërtime tunelesh dhe prerjesh më të mëdha se 10m duhet të
c) ndotje e ujit: monitorohen nga një biospeleolog;
Peizazhi a) Zhvillim urban i shpërndarë dhe a) Para fazë së konceptimit të projektit, zhvillo vëzhgime dhe ndërmerr vlerësime të
disproporcional e i peizazhit kur nuk ka dokumente të menaxhimit të
parregullt nga ana mjedisore; peizazhit;
b) Projekte të mëdhenj infrastrukture; b) Shmang vendosjen e projektit në peizazhe me vlerë;
c) Projekte ujërash; c) Në fazën e projektimit, merr masa që komponentët e ndërtimit (materialet, format etj.)
Trashëgimi Kërcënime për zonat e mbrojtura Duke pasur parasysh vulnerabilitetin ekologjik të zonave të mbrojtura, nëse projekti do të
natyrore e kërcënojë fenomenin e tyre bazik, është e nevojshme ta transferosh atë jashtë kufijve të
Trashëgimia a) Shkatërrimi fizik i objekteve; a) Lëvizje e rrugës;
mbrojtur b) Shkatërrimi i përgjithshëm i integritetit b) Lëvizje e strukturave të trashëgimisë kulturore;
kulturore të trashëgimisë c) Mbrojtje në vend e strukturave të trashëgimisë kulturore;
Marrëdhëniet a) Shfrytëzimi i burimeve që janë të a) Harmonizo qasjen e projektit me kapacitetet ekzistuese ekonomike dhe teknologjitë;
socio- rëndësishme për b) Zgjero kapacitetet e infrastrukturës me shpenzimet e projektit;
ekonomike dhe ekonominë lokale (toka, mjedisi ujor, uji i c) Kompensime të përkohshme ose të përhershme për ndërmarrjet tregtare të ndikuara
ekonomia pijshëm, energjia, nga projekti;
rezervat minerare); ç) Masa të tjera mbrojtëse që varen nga specifikat e projektit.
b) Angazhim i fuqisë punëtore, duke
përfshirë punëtorët
Siguria dhe Efektet mjedisore të aksidenteve të Zhvillo një plan veprimi operativ për raste emergjencash të harmonizuar me planin
situatat e ndryshme, duke u varur nga tipi i lokal/rajonal të emergjencave
SHTOJCA 4
TRAJTIMI I RREZIQEVE DHE “NGJARJEVE TË PAZAKONSHME” TË TJERA NË VNM
MESAZHET KRYESORE
1. Është praktikë e mirë të merren në konsideratë rreziqet për mjedisin dhe shëndetin e njeriut që
rrjedhin nga aksidente dhe ngjarje të tjera jonormale të paktën në mënyrë cilësore brenda VNM-së.
2. Vlerësimi i rrezikut duhet të fillojë në një nivel të thjeshtë dhe mund të bëhet më i sofistikuar, në
varësi të natyrës dhe kompleksitetit të rreziqeve që janë nën vlerësim.
3. Një numër i aktiviteteve esenciale janë të përfshira në vlerësimin e rrezikut. Këto bëhen në pesë hapa
kryesore: identifikimi i rrezikut; analiza e rrezikut; analiza e pasojave; përcaktimi i rrezikut, dhe; vlerësimi
dhe masat zbutëse.
4. Parimi ALARP (rreziqe sa më të ulëta që është e mundur) specifikon nivelin, i njohur zakonisht si
kriteri tolerancës maksimale, mbi të cilin rreziku konsiderohet si i patolerueshëm. Poshtë këtij niveli,
rreziqet duhet të bëhen “të ulët sa të jetë arsyeshme praktikisht” (ALARP- sa më të ulët që është e
mundur). Ky parim mund të aplikohet për vlerësimin dhe reduktimin e rreziqeve.
HYRJE
Parashikimi i ndikimit të ngjarjeve të pazakonshme në VNM-në merret kryesisht me pasiguritë që lidhen
me ndikimet që janë relativisht të sigurt që të ndodhin - ato janë pasojat e operacioneve rutinë të
projektit. Megjithatë, gjithmonë qëndron një rrezik që një ngjarje e pazakonshme mund të shkaktojë
probleme të rënda mjedisore gjatë ciklit të jetës së një projekti.
Identifikimi i rreziqeve kërkon ekzaminimin sistematik të të gjithë elementeve në hartimin e projektit dhe
ndërveprimeve të tyre me njerëzit dhe mjedisin për të përcaktuar se sa dëme (për shëndetin ose për
mjedisin) mund të lindin. Shembujt përfshijnë:
-rreziqet natyrore të tilla si paqëndrueshmëria e tokës, përmbytjet dhe tërmetet;
-dështimi i strukturave inxhinierike nën presion të tilla si digat;
-mosfunksionimi i impianteve dhe pajisjeve, duke shkaktuar çlirimin aksidentalisht të kimikateve toksike, të
ndezshme ose eksplozive;
-derdhjet aksidentale të substancave të tilla si nafta.
Një rrezik mund të përkufizohet si një situatë që në rrethana të caktuara mund të sjellë dëmtime ose të
dëmtuar. Niveli i rrezikut llogaritet duke kombinuar probabilitetin, ose frekuencën, e shfaqjes së një
rreziku të përcaktuar dhe madhësinë e pasojave që mund të ndodhin. Përderisa ligji në fuqi për vlerësimin e
ndikimit në mjedis, nuk i referohet në mënyrë eksplicite rrezikut, si pjesë e fushës së VNM-së, është
praktikë e mirë për raportin mjedisor të përshkruaje rreziqet mjedisore dhe shëndetësore që rrjedhin nga
projektet, ku këto janë të rëndësishme. Ky mund të jetë rasti tipik për projekte/instalime të mëdha që
përdorin substanca të rrezikshme, dhe në ato projekte ku zonat i nënshtrohen niveleve të larta të rreziqeve
natyrore, ku i garantohen masa dhe politika të veçanta (p.sh., në zonat e mbrojtura nga tërmetet dhe
përmbytjet). Këto projekte mund të jenë subjekt i një vlerësimi të veçantë kuantitativ (VVK) të rrezikut
dhe rezultatet e tij duhet të përmblidhen në raportin mjedisor. Kur një VVK (vlerësim i veçantë
kuantitativ) formal nuk është kryer, është ende e përshtatshme të sigurohet një diskutim cilësor i rreziqeve
në VNM. Kjo shtojcë merret me metodat për vlerësimin e rrezikut nga ngjarjet e pazakonshme dhe
aksidentet.
VLERËSIMI I RREZIKUT
Vlerësimi i rrezikut (VR) është metoda shkencore e përcaktimit të pasigurisë në lidhje me ngjarjet e
ardhshme të këtij lloji. Teknikat mund të jenë ose cilësore ose sasiore. Teknikat cilësore janë përdorur
zakonisht për të vlerësuar sisteme të thjeshta ku pasojat e ngjarjeve janë më pak të rënda. Vlerësimi
sasior i rrezikut është përdorur për sistemet më komplekse dhe për rreziqet që mund të çojnë në
konsekuenca të rënda si vdekja e njerëzve (viktima).
Vlerësimi i rrezikut adreson tri pyetje themelore:
1. Çfarë mund të shkojë keq?
2. Sa shpesh mund të ndodhe?
3. Cilat janë pasojat për njerëzit dhe mjedisin?
4. Kombinon përgjigjet në matjen e rreziqeve.
Vlerësimet duhet të fillojë në një nivel të thjeshtë dhe mund të bëhen më të sofistikuara, në varësi të
natyrës dhe kompleksitetit të rrezikut dhe nevojat e vendimmarrësit (në menaxhimin e riskut kjo është e
njohur si një “qasje e niveluar” (tiered approach). Duke përdorur një “qasje nivelesh” duhettë sigurohet që
burimet e aplikuara për vlerësimin e rrezikut të jenë proporcionale me rrezikun.
Një numër aktivitetesh esenciale janë të përfshirë në vlerësimin e rrezikut. Këto ndahen në pesë hapa
kryesorë:
- Identifikimi i rrezikut;
- Analiza e rrezikut;
- Analiza e pasojave;
- Përcaktimi i rrezikut,
- Vlerësimi dhe masat zbutëse.
Kjo shtojcë jep një pasqyrë të këtyre hapave.
Hapi 1: Identifikimi i rrezikut
Ky hap përfshin identifikimin e materialeve të rrezikshme ose ndonjë ngjarje të rrezikshme që mund të
lidhet me projektin. Një konsekuencë e përbashkët në krijimin e rreziqeve të mundshme është që të
administrohen rreziqet dytësore që mund të lindin. Për shembull, gjatë një përmbytjeje të një lumi,
sedimentet mund të depozitohen nëpër fusha në toka bujqësore. Nëse këto sedimente janë të ndotura, ato
mund të përbëjnë një rrezik për të korrat në tokën që është përmbytur ashtu si dhe rreziku për njerëzit
dhe pronat të shkaktuara nga vetë përmbytjet.
Është e rëndësishme që gama e plotë e rreziqeve të mundshme të identifikohet që në fillim, edhe
nëse është për të sqaruar se pse disa rreziqe të mundshme janë hedhur poshtë si të tilla dhe që nuk kërkojnë
vlerësim të mëtejshëm.
Hapi 2: Analiza e rrezikut
Ky është vlerësimi i frekuencës ose i probabilitetit të të ndodhurit të ndonjë incidenti të rrezikshëm që
mund të shkaktojë dëm. Kjo përfshin:
-specifikimin e sekuencës së ngjarjeve që mund të çojnë në të ndodhurin e incidentit të rrezikshëm nga
defekti ose analizës se pemës/historisë së ngjarjes;
-kuantifikimin e gjasës së incidentit.
“Analiza e pemës/historisë së defektit, shkakut” fillon me incidentin që shkakton efekti mbi njerëzit e
mjedisin (p.sh., zjarr ose derdhje/rrjedhje) dhe të rikthehet përmes dështimeve apo ngjarjeve që mund të
kenë çuar në këtë pikë. “Analiza e pemës/historisë së ngjarjes” shtrihet nga fillimi i ngjarjes deri në
incidentet që mund të dëmtojnë njerëzit dhe mjedisin. Të dyja mund të përdoren për të siguruar një
paraqitje grafike të marrëdhënieve ndërmjet ngjarjeve të veçanta dhe
incidentevetëpadëshiruarapërfundimtare(nganjëherë referuar si “ngjarje kryesore”). Për shembull, nëse
incidenti i rrezikshëm është një zjarr i madh, atëherë ngjarja që ka sjelle këtë incident mund të jetë një
rrjedhje nga një valvul e dëmtuar që ka pasur një derdhje të madhe të lëngshme të djegshme ose një
shkëndijë elektrike. Analizat e ngjarjes dhe historisë së shkakut janë në përgjithësi të lejueshme për të
lejuar bashkimin e dy vlerësimeve kuantitative dhe kualitative për probabilitetin e dështimit.
Studimet e rrezikut dhe operacionalitetit (HazOps) “Hazard and Operability Studies” është qasje e veçantë
për analizën e pemës/historisë së ngjarjes e përdorur shpesh në studimet e instalimeve me rrezikshmëri
të lartë. Qasja HazOps është që të shqyrtojë segmente të vogla të procesit ose operimit në një mënyrë
sistematike për të identifikuar të gjithë skenarët e mundshëm të
aksidenteve.Informatatëhollësishmetëprojektimit, karakteristikat operative dhe të dhënat historike mbi
frekuencat e dështimit nga uzina ose pajisje të ngjashme janë përdorur për të kryer analiza. Pasi janë
identifikuar fillesat e ngjarjeve të ndryshme, historitë e ngjarjeve janë gjurmuar përmes incidenteve të
rrezikshme që prekin njerëzit apo mjedisin dhe probabiliteti që të ndodhin të përcaktohet, nëse është e
mundur. Burimi i çdo të dhëne të përdorur në llogaritjet duhet të referohet për të siguruar një tregues
besueshmërie.
Hapi 3. Analiza e pasojës
Kjo fazë në proces përfshin parashikimin e pasojave për njerëzit dhe mjedisin që mund të lindin nga një
rrezik i dhënë. Ajo mund të ndahet në tri faza kryesore, si më poshtë:
-përcaktimi i pasojave ose ndikimeve të mundshme të rrezikut, duke përfshirë sekuencën e ngjarjeve nga
incidentet e rrezikshme deri në ndikimi;
-parashikimin e përmasave të pasojave të mundshme;
-vlerësimin e probabilitetit të ndodhjes së pasojës.
Ekzaminimi i ndikimeve/pasojave
Është e rëndësishme që gama e plotë e pasojave të mundshme është konsideruar në këtë fazë. Disa pasoja
janë të lidhura qartë me rrezikun e veçantë që analizohet, të tilla si ndikimet shëndetësore të njeriu dhe
fauna e egër, nga shkarkimet e kimikateve toksike në kanalet e ujërave. Të tjerat janë më pak të
dukshme, të tilla si ndotja që vjennga një përmbytje që është shkaktuar nga një mbi derdhje e sistemit të
kanalizimit.
Shqyrtimi i sekuencës së ngjarjeve nga incidenti i rrezikshëm deri të ndikimi do të ndryshojnë në kompleks,
në varësi të natyrës së rrezikut të konsideruar. Për shembull, ajo është relativisht e thjeshtë për të analizuar
ndikimet mbi shëndetin njerëzor të një shpërthimi të një sasie të njohur kimikatesh. Shpërthimi do të
çlirojë një energji që mund të shprehet në terma ekuivalentë të një shpërthimi. Presioni i valës që del nga
shpërthimi do të ndikojë objektiva të caktuara, në afërsi. Në anën tjetër, është më e vështirë për të
analizuar ndikimet e çlirimit të kimikateve toksike në atmosferë, se sa të përfshish shqyrtimin e kushteve
meteorologjike të mundshme, që ndikojnë shpërndarjen/shpërhapjen.
Parashikimi i përmasave të pasojave
Parashikimi i përmasave të pasojave do të ndryshojë në varësi të kompleksitetit të ngjarjes së rrezikshme
në vlerësim. Disa karakteristika kyçe duhet të konsiderohen në këtë fazë:
-Shkalla hapësinore e pasojave. Shkallë gjeografike e dëmit që rezulton nga një ndikim mjedisor shpesh
do të shtrihet në mënyrë të konsiderueshme përtej kufijve të burimit të rrezikut. E rëndësishme është
që vlerësimi i rrezikut të mos jetë shumë i kufizuar në këtë drejtim.
-Shkalla e përkohshme e pasojave. Është e rëndësishme për t’u marrë parasysh kohëzgjatja e një ndikimi
se si mund të shkaktojë dëme që do të zgjasin gjatë në të ardhmen. Për shembull, pasojat e mundshme të
një derdhjeje të madhe të naftës që prek plazhet mund të kenë ndikime afatgjata në industrinë e turizmit në
zonë; një derdhje e një solventi në tokë të depërtueshme mund të rezultojë në një ndikim në shtresat
ujëmbajtëse për shumë vjet më vonë.
Për vlerësime sasiore/kuantitative, modelimi i fuqishëm dhe afatgjatë, duke përdorur mjete të ngjashme
me ato të përdorura në parashikimin e ndikimit konvencional, mund të përdoret për të parashikuar dhe
përcaktuar shkallën kohore dhe shtrirjen e ndikimit mjedisor.
Vlerësimi probabilitetit të pasojave
Qëllimi i këtij hapi është që të vlerësojë mundësinë e pasojave që/dhe përbëhet nga tre komponentë:
probabilitetin e të ndodhurit të incidentittërrezikshëm,probabilitetin e receptorëve të ekspozuar ndaj
rrezikut dhe probabilitetin e dëmit që rezulton nga ekspozimi ndaj rrezikut.
Varur nga rrethanat e incidentit të rrezikshëm, caktimi i probabiliteteve mund të jetë relativisht i
drejtpërdrejtë ose mund të kërkojë një qasje më të sofistikuar. Për shembull, në një nivel të
shqyrtimit, mund të jetë e mjaftueshme të gradosh probabilitetin me shkallën 1 - 5 mbi bazën e
eksperiencës së ekspertëve. Në situata të tjera mund të jetë e nevojshme që të caktohet një
shpërndarje probabiliteti në krahasim me një vlerë diskrete me ngjarjen në fjalë. Për shembull,
probabiliteti i dëmit njerëzor për shkak të marrjes së një ndotësi kancerogjen të tokës do të varet nga
niveli i ndotjes së tokës dhe sasisë së konsumuar të tokës dhe të pasurit të paqartësive ose
ndryshueshmërisë në këto vlera. Simulimi mund të përdoret për të përcaktuar propabilitetin e
ndikimit, shiko shtojcën 5. Një metodë për përcaktimin dhe paraqitjen e probabilitetit të ekspozimit
të receptorëve në një derdhje të naftës është ilustruar në shembullin e mëposhtëm.
Përcaktimi i probabilitetit të ekspozimit të receptorëve për një derdhje nafte
Probabiliteti i ekspozimit të çdo burimi të identifikuar (p.sh., zonës së folesë se zogjve,
akomodimeve turistike etj.) llogaritet duke shumëzuar probabilitetin e sipërfaqes me naftë për
vendndodhjen përkatëse nga probabiliteti i Derdhjes së naftës për çdo skenar, dhe pastaj duke
përmbledhur rezultatet për secilin burim të të gjithë skenarëve.
PE = (Pex Ps)n
Ku
PE = Probabiliteti i përgjithshëm i ekspozimit
Pe = Probabiliteti i sipërfaqes me naftë nën skenarin n
Ps = Probabiliteti i një derdhjeje që arrin një burim për skenarin n
Gjykimi ekspert duhet të përdoret për të vlerësuar se në cilin zarf probabiliteti të burimeve të
lëvizshme/mobile duhet të vendosen. Gjykimi duhet të jetë konservator për të siguruar se janë të
mbuluara skenarët e rastit më të keq. Kjo do të thotë se burimi zakonisht vlerësohet duke u
vendosur në probabilitetin e ekspozimit përmes të cilit ai kalon. Një shembull i përfundimit nga ky
hap është treguar më poshtë.
Hapi 4: Përcaktimi i rrezikut
Pasi probabiliteti dhe shkalla e pasojave që lindin si pasojë e incidentit të rrezikshëm janë përcaktuar,
është e rëndësishme që të jenë të vendosur në kontekst (vlerësuar). Kjo fazë zakonisht përfshin
përdorimin e gjykimit për të caktuar rëndësinë e rreziqeve të mundshme, zakonisht përmes referimit
ndaj një matje paraekzistuese, standardi ose pragu.
Faktorët në vijim duhet të merren parasysh kur të përcaktuar nëse një rrezik është i rëndësishëm:
-Gjasat (probabiliteti dhe/ose frekuenca) e shfaqjes së ndikimit;
-Ashpërsia e ndikimit në drejtim të, p.sh.:
-Mjedisit,p.sh.,shtrirjagjeografike, kthyeshmëria;
-Shëndetit dhe sigurisë: p.sh., ashpërsia e lëndimeve; numri i lëndimeve;
-Implikimet publike p.sh.: dëmtimi i imazhit publik dhe reputacionit, humbje e besimit të të interesuarve;
penalizimet rregullatore.
Vlerësimi i rreziqevemjedisoredheshëndetësore të njeriut si pasojë e projekteve të reja është bërë zakonisht
duke përdorur një ndikim apo analiza të pasojave të rangut apo sistemit të shqyrtimit i cili konsideron
gjasat e shfaqjes dhe rreptësinë e ndikimit.
Hapi 5: Vlerësimi dhe masat zbutëse
Kjo fazë e procesit përfshin vlerësimin e pranueshmërisë ose tolerancës së rreziqeve të identifikuara, dhe
ku rreziqet nuk janë të pranueshme identifikimin e masave të duhura zbutëse.
Në thelb, teoria e tolerancës së rrezikut është bazuar në faktin e thjeshtë se rreziku është toleruar në
proporcion me përfitimet e ardhura. Kurdo që bëhet diçka që përfshin marrjen e një rreziku - edhe kur
shkelet jashtë një trotuari kur ka trafik -zakonisht bëjmë kështu, sepse në besojmë se në mund të shohim
disa dobi që kompensojnë atë (rrezikun). Në përgjithësi është perceptuar se ekspozimi vullnetar ndaj
rrezikut është më shumë i tolerueshëm se ekspozimi i pavullnetshëm. Kur në zgjedhin për t’i dhënë një
makinë në një autostradë, në jemi të ekspozuar ndaj rrezikut të vdekjes në një aksident me probabiliteti 1 në
10.000 në vit. Megjithatë, ne nuk jemi të përgatitur për të toleruar këtë nivel të rrezikut të vdekjes për shkak
të një aksidenti në një fabrikë kimike, pranë vendit ku jetojmë, sepse rreziku është i pavullnetshëm;
sepseështë i imponuar mbi ne.
Objektivi themelor në reduktimin e rreziqeve është për t’i bërë ato “sa më të ulët që është e mundur”.
Një nivel maksimal i lejueshëm është përcaktuar si kriter më sipër mbi të cilin rreziku konsiderohet i
patolerueshem, sido që të jenë përfitimet, dhe si i tille duhet të reduktohet. Nën këtë nivel, rreziqet duhet
të bëhen “sa më të ulët që është e mundur”. Kur vendoset se çfarë masash reduktuese janë të arsyeshme
praktikisht, mund të merret parasysh kostoja dhe përfitimi prej masave të marra - nga rreziqet më të larta,
sa më i lartë të jetë rreziku aq më frytdhënëse është për të shpenzuar në to për të ulur rrezikun.
Nivelet e rrezikut dhe ALARP
Parimet ALARP të reduktimit të rrezikut janë zhvilluar në lidhje me rreziqet për jetën e njeriut, qoftë në
jetën e një individi të identifikuar (rrezikut individual) apo për njerëzit në përgjithësi (rrezikut shoqëror). Kur
parimi ALARP është aplikuar ndaj rreziqeve mjedisore p.sh., të ekosistemeve ose karakteristikave
historike, është e rëndësishme të kuptohet origjina e vlerave të patolerueshme dhe të pranueshme të
rrezikut. Një rrezik vjetor një në një milion është gjerësisht i njëjtë si ai e mungesës së energjisë në shtëpi,
ose vdekjes nga rrezatimi. Kufiri i ulët i tolerancës për këtë arsye mund të barazohet me nivelin e
‘rreziqeve natyrore’ që shumica e njerëzve përjetojnë në jetën e përditshme. Prandaj rreziqet që lidhen
me projektin mund të vendosen në atë kontekst, duke iu referuar niveleve të rrezikut të përditshëm.
Nëse është e përshtatshme për projektin e vlerësuar, kriteri i pranueshmërisë mund të zhvillohet duke
përdorur ALARP të derivuar nga vlerat individuale dhe sociale të rrezikut, dhe i përdorur për të vlerësuar
rreziqet në terma të tolerancës dhe masave të përshtatshme zbutëse.
SHTOJCA 5
MENAXHIMI I PASI-GURIVE NË VNM
MESAZHET KRYESORE
1. Dy lloje pasigurish mund të nevojiten të adresohen në VNM: pasiguritë që lindin në parashikimin e
ndikimeve dhe pasiguritë mbi ngjarjet e jashtëzakonshme që lidhen me projektin (aksidentet dhe
rreziqet natyrore).
2. Procesi i parashikimit përbëhet nga një numër fazash, përfshirë dhe vendimin mbi çështjen se si të
përshkruhet një ndikim, mbledhja e të dhënave, në lidhje me projektin dhe mjedisin, si dhe përzgjedhjae
aplikimi i metodës së parashikimit. Pasiguria mund të shfaqet te secila nga këto faza.
3. Menaxhimin i pasigurisë në parashikim duhet të përfshijë: i) vlerësimin dhe qartësimin e nivelit të
pasigurisë; dhe ii) reduktimin e pasigurisë në një nivel të pranueshëm për vendimmarrjen, duke përdorur
mjetet e duhura.
4. E rëndësishme është të mos përpiqemi të mbledhim më shumë të dhëna ose të përdorim një metodë qe
është më e saktë se sa është e nevojshme për të bërë një parashikim më adekuat. Parashikimi “Adekuat”
është i tillë që lejon vlerësimin gjykues të bëhet në lidhje me rëndësinë dhe i jep vendimmarrësit dhe
palëve të tjera të përfshira në proces informacion të mjaftueshëm për të bërë gjykimet e tyre.
5. Metodat duhet të jenë gjithmonë sa më të thjeshta të jetë e mundur. Të mos përdoret metoda që është
më komplekse, e kushtueshme dhe që humb kohë, me shumë se sa është e nevojshme në parashikimin e
arsyeshëm të ndikimit.
HYRJE
Kjo shtojcë diskuton rëndësinë e shqyrtimit të pasigurisë në VNM. Pasiguria është e rëndësishme pasi
mund të ndikojë cilësinë e informacionit disponibël në vendimmarrje. Ka dy mënyra kryesore në të
cilat pasiguria është relevante në VNM:
-Pasiguria në parashikimin e ndikimeve. Parashikimet, nga natyra janë të pasigurta pasi kanë të bëjnë me të
ardhmen. Pasiguria është e lidhur kryesisht me mungesën e dijeve se si do të sillen në të ardhmen projekti
dhe mjedisi. Për shembull, efekti i shkarkimeve të projektit në cilësinë e ajrit do të varet në mënyrë
vendimtare nga pozicioni i saktë, forca e shkarkimit, temperatura dhe përbërja e shkarkimeve, si dhe
kushtet e ardhme të motit dhe të gjitha këto janë të paqarta. Por pasiguria/paqartësia mund të rritet edhe
sepse dija jonë rreth mjedisit bazë bazohet vetëm në mostrat/modelet, si dhe metodat që përdoren për të
parashikuar ndikimet (modelet etj.) janë gjithmonë thjeshtime të atyre qe ndodhin në botë. Gjithashtu,
mund të ketë gabime në të dhëna dhe në aplikimin e metodave por me shpresë qe këto mund të
shmangen me ndihmën e kontrolleve të kujdesshme dhe të detajuara.
-Pasiguri rreth ekzistencës së “ngjarje të jashtëzakonshme” gjatë zbatimit të projektit;
-Rreziqe të paparashikuara mund të shkaktojnë rreziqe në jetën e njerëzve dhe mjedis;
-Nga keqfunksionimi i fabrikave dhe pajisjeve që marrin pjesë në projekt dhe shkaktojnë aksidente si
zjarr, shpërthime dhe rrjedhje të ndryshme; ose
-Nga rreziqe natyrore, si përmbytje dhe paqëndrueshmëria e tokës.
PASIGURIA NË PARASHIKIMIN E NDIKIMEVE
Procesi i parashikimit përbëhet nga një numër fazash, përfshirë vendimin se si të përshkruash ndikimet,
mbledhjen e të dhënave lidhur me projektin dhe mjedisin, dhe selektimin dhe aplikimin e metodës së
parashikimit. Pasiguria mund të shfaqet te secila nga këto faza.
Përshkrimi i ndikimit
Ka një sërë kriteresh për marrjen e vendimit se si të përshkruhet një ndikim. Këto përfshijnë:
-natyrën e ndikimit në vetvete, p.sh., vendndodhjendheshtrirjen,kohëndhe karakteristika të tjera të lidhura
me të;
-llojin e standardeve ose kritere të tjera kundrejt të cilëve do të vlerësohen parashikimet;
-aftësia dhe mundësia e metodave për të bërë lloje të ndryshme parashikimesh (mesatare /amplituda
maksimale, afatshkurtra/gjata, afër/larg etj.).
Vendimi për përshkrimin e ndikimit duke përdorur një masë se sa atë që mund të çojë në një përfundim
të ndryshëm rreth ndikimit. Për shembull, përqendrimi ndotës vjetor mesatar i parashikuar mund të jetë
brenda limitit ligjor, por përqendrimi maksimal mund të jetë i mjaftueshëm për të shkaktuar një dëm të
rëndësishëm. Falë kësaj, do të ketë gjithmonë një shkallë pasigurie nëse mënyra se si është përshkruar
një ndikim, ka ndikuar në vendimin rreth rëndësisë së tij.
Mbledhja e të dhënave
Do të ketë gjithmonë pasiguri në të dhënat që duhen për të bërë parashikimet. Këto mund të jenë të dhëna
rreth vetë aktivitetit; për shembull, sa mbetje do të depozitohen në një vendndodhje të propozuar? Cila
është përbërja e tij kimike? Mund të lidhet edhe me mjedisin bazë që ndikohet: sa është popullata lokale e
specieve të ndikuara. Cilin proporcion të popullatës kombëtare rajonale përfshin? Çfarë kanalesh
bëjnë të mundur shpërhapjen e ndotësve? Cilat janë kushtet lokale të shpërhapjes në ajër, tokë dhe ujë? Sa
njerëz jetojnënë vendndodhjen e projektit?
Të dhënat janë subjekt i dy lloj pasigurish:
-Pasaktësia në matje dhe zgjedhjen e mostrave – saktësia e instrumenteve, teknika dhe përdoruesi si dhe
frekuenca e matjeve shkalla e modelit të zgjedhur;
-Ndryshueshmërianatyraledhe e pashmangshme në mjedis , p.sh., kushtet mesatare të motit do të
ndryshojnë gjatë një viti dhe ndër vite; nivelet e prurjes së lumit lagështia e tokës ndryshojnë në kohë, po
ashtu popullimet dhe riprodhimi i specieve; përbërja e ndryshme gjenetike e individëve në një
popullim mikroorganizmash do të rezultojë në një ndryshueshmëri të reagimit të tyre ndaj ndotjes së
tokës.
Selektimi dhe aplikimi i metodës së parashikimit
Të gjitha metodat parashikuese, kur përdorin modele shkencore ose gjykime ekspertësh, përfshijnë disa
modele të mjedisit: matematike, fizike,eksperimentaleosekonceptuale(verbale/mendore). Pasiguritë
ndodhin sepse asnjë nga këto modele nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë në mjedisin e vërtetë.
Modeli është vetëm një përafërsi e botës reale dhe përfundimet nuk mund të japin një përshkrim të
saktë dhe preciz të asaj që mund të ndodhë.
Qasjet për menaxhimin e pasigurisë në parashikim
Menaxhimi i pasigurisë në parashikim ka dy përbërës: vlerësimin dhe specifikimin e saktë i nivelit të
pasigurisë, dhe reduktimin e pasigurisë në një nivel të tillë që është i pranueshëm për vendim-marrje.
Vendosja e nivelit të pasigurisë
Ku është e mundur, supozimet në bazë të parashikimit të ndikimeve, dhe besueshmëria në parashikim
duhet të specifikohet qartë. Aty ku është një nivel i konsiderueshëm i pasigurisë, parashikimet duhet të
shprehen gjithmonë si shkallë ose cilësore (p.sh., nga më i ulëti të më i larti dhe vlerat më të mundshme)
ose statistikisht (p.sh., 95% limitit/nivelit të besueshmërisë). Për shembull, analizat statistike mund të
tregojnë që 95% e intervalit të besueshmërisë për zhurmat lidhur me një projekt industrial të jenë 65-
70dBA. Kjo do të thotë se ka një probabilitet rreth 95% që zhurmat aktuale të jenë brenda këtyre normave.
Ka disa metoda të ndryshme statistikore që mund të përcaktojnë nivelin e pasigurisë në parashikime
dheështë e përshtatshme të përdoren këto atje ku ka pasiguri të konsiderueshme.
Analiza e Monte Karlos është një teknikë simuluese kompjuterike që mund të aplikohet në çdo sistem që
përdor variable të pasigurt. Simulimi heton pasojat e këtyre pasigurive në produktin final duke përdorur
analizën e propabiliteteve duke ndryshuar çdo variabël në pajtim me shpërndarjen e kufijtë e pasigurisë së
tyre (p.sh., prurja mesatare e rrjedhjes mund të shpërndahet normalisht rreth 1.6 m3/orë por nuk mund të
jetë më ulët se 1.2 m3/orë dhe jo më lartë se 2 m3/orë). Realizohet përsëritja e shumtë e llogaritjeve duke
përdorur variable inputi të zgjedhura rastësisht në shpërndarjen e tyre dhe rezultatet përfundimtare
regjistrohen. Ky proces mund të përsëritet qindra ose mijëra herë me qëllim përgatitjen e një historigramë
të rezultateve. Historigrama tregon shpërndarjen totale e rezultateve të mundshme dhe një tregues të
për mundësinë e përftimit të rezultateve më të mira, më të dobëta dhe më të shpeshta.
Reduktimi i nivelit të pasigurisë
Pasiguria mund të reduktohet duke përmirësuar cilësinë e të dhënave të futura, duke rritur numrin e
kampioneve të studiuar, duke përdorur metoda matëse më të përshtatshme, ose duke përdorur metodë
parashikimi si një model më të sofistikuar. Është e rëndësishme, sidoqoftë, të mos mblidhen më shumë të
dhëna ose të përdoren metoda që janë më efektive se ç’është për të bërë një parashikim adekuat.
Parashikimi “Adekuat” është i tillë që lejon që vlerësimi gjykues të bëhet në lidhje me rëndësinë që ka dhe i
jep vendim-marrësit dhe aktorëve të tjerë informacion të mjaftueshëm për të bërë gjykimet e tyre. Një sasi
e madhe kohe dhe parash shpesh shpërdorohet në VNM, për të mbledhur sasi të mëdha të të dhënave
dhe duke përdorur mjete shumë të sofistikuara, kur një metodë më e thjeshtë dhe një përshkrim përsëri
i thjeshtë i ndikimeve mund të jetë shumë më i përshtatshëm. Për disa vlerësime qasjet cilësore janë të
përshtatshme, për shembull duke i kërkuar një eksperti ose duke u bazuar në përvojën e dikujt tjetër, dhe
në këto raste pasiguria mund të menaxhohet duke u kontrolluar me një ekspert tjetër ose duke përdorur
më shumë se një krahasim. Reduktimi i pasigurisë në këto raste është më shumë një rast i “sensit të
përbashkët” sesa një metodologji komplekse:
Kur përvoja e mëparshme është përdorur për të parashikuar efektet e mundshme të një zhvillimi të
propozuar, vlerësuesi duhet të sigurojë që vendndodhja tjetër ose aktiviteti është i arsyeshëm, krahasuar
me propozimin aktual në aspektin e hartimit të projektit dhe mjedisit. Nëse ekzistojnë dallime, ato duhet
të merren në konsideratë gjatë interpretimit të ndikimit të parashikuar.
Nëse përdoret gjykimi i ekspertit, eksperti i zgjedhur duhet të jetë sa më i paanshëm që të jetë e mundur.
Nëse paragjykimi ose polemika është e pashmangshme, duhen nxjerrë vëzhgime nga ekspertët e tjerë dhe
çdo ndryshim në opinioninet të shprehet qartë për vendim-marrësit.
Analiza e ndjeshmërisë
Aty ku ka pasiguri, analiza e ndjeshmërisë mund të jetë një mjet i dobishëm. Analiza formale e ndjeshmërisë
është një metodë analitike e përdorur për të vlerësuar qëndrueshmërinë e marrëdhënieve mes variablave: në
terma të thjeshtë, sa do të rritet X nëse rritet Y? Një faktor i quajtur derivat i pjesshëm që llogaritet për
çdo të dhënë është i njohur si koeficient i ndjeshmërisë. Të dhënat me koeficientin më të lartë të
ndjeshmërisë kanë ndikimin më të madh mbi pasigurinë në rezultate.
Në formën më të thjeshtë të analizës së ndjeshmërisë bëhet pyetja “Nëse” Çfarë do të ndodhë me
ndikimin e cilësisë së ajrit nëse kushtet e motit bëhen progresivisht më të ngrohta me kalimin e
kohës?”, “Çfarë do të ndodhë me peshkimin në qoftë se zhvillime të ndryshme në rrjedhën e sipërme
kanë shkaktuar që niveli i lumit të bjerë?”, “Çfarë do të ndodhë me gjenerimin e mbetjeve në fabrikë nëse
rritet prodhimi?”. Kjo lloj analize mund të përdoret për të provuar se si mund të ndryshojnë rezultati sipas
skenarëve të ndryshëm të ardhshëm dhe sa i ndjeshëm është ndikimi në pasigurinë e të ardhmes. Nëse
rezultati është shumë i ndjeshëm, atëherë mund të jetë e nevojshme që të punohet shumë më tej për të
reduktuar pasigurinë ose të imponohen kufizime në projekt për të parandaluar ndikimin që të bëhet
shumë i lartë, p.sh., duke imponuar kushte të lejueshme për kufizimin e niveleve të prodhimit. Teknika
lejon burimet të fokusohen në variablat kryesorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në pasigurinë, në mënyrë që
pasiguria e përgjithshme e rezultatit përfundimtar të zvogëlohet. Metoda gjithashtu promovon një
kuptim më të mirë të punimeve të sistemit dhe rëndësinë e variablave që nxjerrin rezultatin.

SHTOJCA 6
FLETË SHOQËRUESE PËR APLIKIMET PËRDEKLARATË MJEDISORE
1 . KËRKESA SPECIFIKE NË RAST TË VNM SË THELLUAR
1.1 Çështje që duhet të adresohen në VNM-në ethelluar
Ju lutemi konfirmoni në tabelën e mëposhtme çështjet respektive që adresohen në VNM e thelluar dhe
tregoni vendndodhjen në raportin e thelluar të VNM (kapitull, faqe, shtojcë).

ÇËSHTJET RESPEKTIVE QË DUHEN ADRESUAR PO JO


Kërkesat e saj, të institucioneve, publikut dhe OJF të cilat duhet të merren
parasysh dhe trajtohen në raportin e thelluar të VNM
Një sqarim të përmbledhur për kërkesat e procedurës së thelluar të VNM, deri
në paraqitjen e aplikimit dhe dhënien e deklaratës mjedisore
Detyrimin për informimin, konsultimin dhe dëgjesën me publikun dhe OJF të
raportit të thelluar të VNM dhe konsiderimin e mendimeve të dhëna në
raportin
Analizimin e alternativave të mundshme për zbatimin e projektit
Udhëzime për studimet dhe metodat për sigurimin e informacionit mjedisor
dhe parashikimin e ndikimeve në mjedis gjatë hartimin e raportit të thelluar të
VNM
Udhëzime për masat për mbrojtjen e mjedisit që duhet të merren në
konsideratë gjatë hartimit të raportit të thelluar të VNM
Strukturën dhe renditjen e informacionit në raportin e thelluar të VNM, në
përputhje me VKM në fuqi “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të
afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM)
dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore”
Faktin që projekti është subjekt i procedurës ndërkufitare të VNM-së duke
dhënë edhe udhëzimet përkatëse për këtë rast

1.2 Dokumentet që duhet të paraqiten së bashku me kërkesën për t’u pajisur me deklaratë mjedisore
(në rast të VNM të thelluar)
Ekstrakti i QKR
Raporti i thelluar i VNM, i cili duhet të jetë në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi
Përmbledhje joteknike e raportit të VNM
Projekti Teknik
Informacion për informimin dhe konsultimin me publikun dhe palët e tjera, realizuar gjatë hartimit të
raportit të thelluar të VNM
Një kopje e faturës së pagesës së tarifës së shërbimit sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës

Firma e zhvilluesit…………………

VENDIM
Nr. 372, datë 18.5.2016

PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TËKOMUNIKIMIT, KONSULTIMITDYPALËSH


DHE VENDIMMARRJESPËR LEJEN E MJEDISIT TË TIPIT A,PËR FUNKSIONIMIN E
INSTALIMITTË VENDOSUR NË TERRITORIN EREPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QËKA MUNDËSI REALE TË KRIJOJËEFEKTE NEGATIVE TËKONSIDERUESHME NË
MJEDISIN ENJË SHTETI TJETËR, OSEMENJËHERË PASI I KËRKOHETNGA KY
SHTET
I azhurnuar me:
- VKMNr.96, datë14.02.2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011,
“Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e rregullave të komunikimit, konsultimit dypalësh dhe vendimmarrjes lidhur me lejen e


mjedisit të tipit A, për funksionimin e instalimit të vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe
që ka mundësi reale të krijojë efekte negative të konsiderueshme në mjedisin e një shteti tjetër, ose
menjëherë pasi i kërkohet nga ky shtet, sipas tekstit bashkëngjitur këtij projektvendimi.
2. Të gjithë termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim që u jepet, përkatësisht, në:
a) ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar;
b) ligjin nr. 10448, datë 7.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar;
c) ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar.
3. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet juridike nga data 1 shtator
2016.

KRYEMINISTRI
Edi Rama
RREGULLAT
E KOMUNIKIMIT, KONSULTIMITDYPALËSH DHE VENDIMMARRJES PËRLEJEN E
MJEDISIT TË TIPIT A, PËRFUNKSIONIMIN E INSTALIMIT TËVENDOSUR NË
TERRITORIN EREPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QË KAMUNDËSI REALE TË
KRIJOJË EFEKTENEGATIVE TË KONSIDERUESHME NËMJEDISIN E NJË SHTETI
TJETËR

1. Kërkuesi, përpara aplikimit në QKL, dërgon në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM), në


njësinë e vetëqeverisjes vendore (NJVV) dhe në Agjencinë Rajonale të Mjedisit (ARM) ku do të
ketë vendndodhjen instalimi një njoftim me shkrim dhe në formë elektronike (CD, DVD) për
aplikimin që do të kryejë për t’u pajisur me leje mjedisi të tipit A, në të paktën 20 kopje elektronike
për secilin institucion.
2. Njoftimi duhet të përmbajë këto të dhëna:
a) Informacion nëse kërkesa do të jetë për “Aplikim për leje mjedisi të tipit A” apo “Aplikim
për ndryshim thelbësor në kushtet e lejes së mjedisit të tipit A”;
b) (shfuqizuar)
c) Adresën e vendndodhjes së instalimit;
ç) Përshkrimin e veprimtarisë që parashikohet të zhvillohet në instalim;
d) Një përshkrim të elementeve të listuara në formularin informues, sipas formatit të miratuar
me legjislacionin në fuqi për lejet e mjedisit;
dh) (shfuqizuar)
e) Relacion të konsultimeve gjatë procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis në kontekst
ndërkufitar;
ë) Autoritetin vendimmarrës për dhënien e aktit të miratimit të lejes së mjedisit, procedurat dhe
afatet që do të ndiqen;
f) Adresën e AKM-së, ku publiku mund të dërgojë komentet dhe sugjerimet e tij, me shkrim apo
në formë elektronike;
g) Mandatpagesën për tarifën përkatëse për lejen e mjedisit të tipit A, sipas legjislacionit në
fuqi.
2/1 Dokumenti ‘Përmbledhja joteknike e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis në nivel
kombëtar ose ndërkufitar’ do të kërkohet gjatë këtij procesi, por ky dokument do të gjenerohet
nga vetë ministria përgjegjëse për mjedisin dhe institucionet e saj të varësisë, të përfshira në
këtë proces
3. Kopjet e të dhënave të pikës 3, më lart, që dorëzohen pranë AKM-së, hartohen në gjuhën
shqipe dhe në gjuhën angleze, me shpenzimet e kërkuesit.
4. AKM-ja, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së njoftimit, sipas pikave 3 dhe 4 të këtij vendimi, e
publikon atë, në:
a) faqen e saj të internetit, për të paktën 30 ditë;
b) Buletinin e Njoftimeve Zyrtare.
5. AKM-ja i përcjell ministrisë njoftimin në gjuhën angleze, brenda 5 ditëve nga marrja e tij, për
vijimin e konsultimit ndërkufitar.
6.Ministriadërgonpranëautoritetitkompetent për mjedisin të vendit/eve ndër-kufitar/e që ka/në
mundësi të ndikohet/n nga operimi i instalimit të tipit A, dhe për dijeni Ministrisë së Punëve të
Jashtme, brenda 5 ditëve:
a) njoftimin, sipas pikës 6 të këtij vendimi;
b) ftesën për pjesëmarrje në dëgjesën publike, me të dhënat për datën, orën dhe vendin.
7. Në rast se autoriteti kompetent për mjedisin i vendit/eve ndërkufitar/e që ka/në mundësi të
ndikohet/n nga operimi i instalimit të tipit A, shpreh/in interesin për të marrë pjesë në dëgjesën
publike, shpenzimet për pjesëmarrjen e palës së prekur përballohen nga kërkuesi.
8. Pas publikimit të njoftimit në faqen e internetit të AKM-së dhe në Buletinin e Njoftimeve
Zyrtare, kërkuesi publikon në, të paktën, një gazetë të zonës ku do të ushtrohet veprimtaria dhe
një gazetë kombëtare, njoftimin për aplikimin, duke iu referuar për informacion më të
hollësishëm faqes së internetit të AKM-së. Njoftimi publikohet në, të paktën, dy numra të
njëpasnjëshëm të secilës gazetë.
9. Njoftimi në gazetë dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare duhet të përmbajë, të paktën:
a) llojin e instalimit/veprimtarisë;
b) emrin e personit fizik/juridik;
c) adresën e vendndodhjes së instalimit;
ç) adresën e internetit ku është publikuar njoftimi dhe adresën e AKM-së, ku publiku mund të
dërgojë komentet dhe sugjerimet e tij, me shkrim apo në formë elektronike, brenda 30 ditëve
nga data e njoftimit.
10. NJVV-ja (bashkia apo njësia administrative), në territorin e së cilës do të jetë vendndodhja e
instalimit, pasi merr njoftimin, sipas pikës 2 të këtij vendimi, e publikon atë në një vend të dukshëm
në mjediset e saj për, të paktën 20 ditë.
11. Publiku ka të drejtë të konsultojë, në mjediset e NJVV-së/AKM-së/ARM-së, dhe të kërkojë
një kopje të njoftimit, sipas pikës 2 të këtij vendimi, nga NJVV-ja/AKM-ja/ARM-ja, pa pagesë.
12. Publiku mund të bëjë komente, me shkrim ose në mënyrë elektronike, për njoftimin për leje
mjedisi të tipit A, në adresën e AKM-së, brenda afatit 30-ditor të publikimit.
13. Në përfundim të afatit 30-ditor, kërkuesi, në bashkëpunim me AKM-në dhe NJVV-në, në datën
e përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi, organizon dëgjesën me publikun, palët e interesuara,
përfshirë OJF-të dhe autoritetin kompetent për mjedisin të vendit/eve ndërkufitar/e që ka/në
mundësi të ndikohet/n nga operimi i instalimit të tipit A.
14. Njoftimi për dëgjesën me publikun shpallet për, të paktën, 15 ditë në:
a) radio ose TV dhe gazetën e zonës ku do të ushtrohet veprimtaria;
b) faqet e internetit të AKM-së dhe NJVV-së;
c) Buletinin e Njoftimeve Zyrtare;
ç) në tabelën e njoftimeve, në një vend të dukshëm, në mjediset e NJVV-së dhe ARM-së së
qarkut përkatës.
15. Njoftimi duhet të shoqërohet me:
a) llojin e instalimit/veprimtarisë;
b) emrin e personit fizik/juridik;
c) adresën e vendndodhjes së instalimit;
ç) vendin ku gjendet kopja e njoftimit në NJVV dhe adresën elektronike të AKM-së ku është
publikuar njoftimi;
d) përcaktimin e vendit, të datës dhe orës së organizimit të dëgjesës me publikun.
16. Procesverbali i dëgjesës mbahet nga kërkuesi dhe nënshkruhet nga pjesëmarrësit në dëgjesë.
Kopje të procesverbalit u vihen në dispozicion publikut, palëve pjesëmarrëse në dëgjesë, NJVV-së
dhe AKM-së. Në rast se autoriteti kompetent për mjedisin i vendit/eve ndërkufitar/e merr pjesë në
dëgjesën publike, procesverbali mbahet edhe në gjuhën angleze.
17. Kërkuesi, kur aplikon për leje mjedisi të tipi A, harton një relacion rreth dëgjesës me publikun
dhe palët e interesuara dhe e dorëzon në QKL.
18. Shpenzimet e organizimit të dëgjesës mbulohen nga kërkuesi.
19. AKM-ja, gjatë hartimit të aktit të miratimit të lejes së mjedisit të tipit A, merr parasysh çdo
koment, informacion, analizë apo mendim të paraqitur nga publiku, autoriteti kompetent për
mjedisin i vendit/eve ndërkufitar/e që ka/në mundësi të ndikohet/n nga operimi i instalimit të
tipit A e që vlerësohet i vlefshëm, dhe argumenton arsyet kur ato nuk janë marrë parasysh.
20. Në rast se autoriteti kompetent për mjedisin i vendit/eve ndërkufitar/e që ka mundësi të
ndikohet/n nga operimi i instalimit të tipit A, ka/në marrë pjesë në dëgjesën publike dhe ka/në
pasur komente apo sugjerime lidhur me hartimin e aktit të miratimit të lejes së mjedisit të tipit A,
AKM-ja e përkthen aktin e miratimit të lejes së mjedisit të tipit A në gjuhën angleze dhe ia dërgon
ministrisë.
21. Ministria dërgon pranë autoritetit kompetent për mjedisin të vendit/eve ndërkufitar/e që ka/në
mundësi të ndikohet/n nga operimi i instalimit të tipit A aktin e miratimit të lejes së mjedisit të tipit
A në gjuhën angleze, duke vënë në dijeni edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.
22. AKM-ja, brenda 45 ditëve, në rastin kur ministria apo AKM-ja marrin njoftim nga një vend
ndërkufitar që ndikohet nga operimi i një instalimi të tipit A ekzistues, i kërkon operatorit të zbatojë
kërkesat e këtij vendimi, brenda një afati kohor prej 6 muajsh nga marrja e njoftimit nga AKM-ja.
23. Nëse gjatë konsultimeve që ndërmerren për pajisjen me lejen e tipit A konstatohet se operimi i
instalimit do të ketë ndikime negative të konsiderueshme në ujërat ndërkufitare, ministria
përgjegjëse për mjedisin njofton Komisionin e Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndër-
kufitare për vazhdimin e procedurave të mëtejshme të komunikimit dhe vendimmarrjes ndërmjet
palëve.
UDHËZIM
Nr.8, datë 27.11.2007

PËR NIVELET KUFI TË ZHURMAVE NË MJEDISE TË CAKTUARA

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim të pikës 2 të nenit 2 të


ligjit nr.9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”

UDHËZOJMË:

1. Nivelet kufi të zhurmës për mjedise të caktuara, të jenë sipas vlerave udhëzuese të
Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të dhëna më poshtë në aneksin 1,
bashkëngjitur këtij udhëzimi.
2. Si mjedise të caktuara, për efekt të zbatimit të këtij udhëzimi, janë identifikuar mjediset e
zonave të banimit, (jashtë banesës, mjediset e brendshme të banesës), institucionet (arsimore,
parashkollore e shëndetësore), zona me aktivitet social-ekonomik, mjedise urbane dhe parqet
publike.
3. Ekspertët e certifikuar që bëjnë matjet e zhurmës në mjediset e përmendura në pikën 2 të
këtij udhëzimi, mbajnë parasysh shpjegimet që shoqërojnë aneksin 1.
4. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit,
Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE


DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE
Lufter Xhuveli

ANEKSI 1
NIVELET KUFI TË ZHURMËS PËR MJEDISE TË CAKTUARA

Mjedisi Efekti kritik në shëndet LAeq Koha LAmax


(dBA) bazë Fast
(orë) (dB)
Zona banimi
Jashtë banese Bezdi (shqetësim) serioze gjatë ditës 55 16
dhe mbrëmjes -
Bezdi (shqetësim) i moderuar gjatë 50 16 -
ditës dhe mbrëmjes
Në brendësi të banesave Kuptueshmëri e bisedës dhe (bezdi) 35 16 -
shqetësim i moderuar gjatë ditës dhe
mbrëmjes
Në brendësi të dhomës së fjetjes Prishja e gjumit natën 30 8 -
Jashtë dhomës së fjetjes Prishje e gjumit, dritare e hapur 45 8 -
(vlera nga jashtë)
Institucione
Klasa mësimi, institucione- Kuptueshmëri e bisedës, vështirësi 35 Gjatë -
mjedise parashkollore (brenda) në kuptimin e informacionit, mësimit
komunikimin e mesazhit
Dhomat e fjetjes në kopshte Prishje e gjumit 30 Koha e -
(brenda) gjumit
Oborri i shkollës, vendet e lojrave Bezdi (shqetësim) - (burime të Koha e
në shkollë jashtëme) 55 pushimit -
Spitale, salla, dhoma (brenda) Prishja e gjumit natën 30 8 40
Prishja e gjumit ditën dhe në
mbrëmje 30 16
Spitale, salla trajtimi (brenda) Ndikim në pushim, çlodhje #1
Zona me aktivitetet social-
ekonomik
Zona industriale, tregtare, Dëmtim dëgjimi 70 24 110
qarkullimi trafiku (mjedis i
jashtëm dhe i brendshëm)
Mjedis urban
Mjedise publike, të jashtme apo të Dëmtim dëgjimi 85 1 110
brendshme
Ceremoni, festivale dhe argëtime Dëmtim dëgjimi (klientët < 5 herë/ 100 4 110
vit)
Muzikë nëpërmjet kufjeve të Dëmtim dëgjimi 85# 4 1 110
dëgjimit
Tinguj – zhurme impulsive nga Dëmtim dëgjimi (të rriturit) - - 140#2
fishekzjarret dhe armët e zjarrit Dëmtim dëgjimit (fëmijët) 120#2
Parqe publike
Parqet natyrore dhe zonat e Prishje e qetësisë #3
mbrojtura
Shpjegime:
LAeq (dBA) = Niveli ekuivalent i matur në shkallën A.
Koha bazë (orë) = Koha gjatë së cilës bëhet matja.
LAmax Fast (dB) = Niveli i matur në shkallën A në mënyrën fast (e shpejtë)
# 1 = Sa më e ulët që të jetë e mundur.
# 2 = Presioni zanor maksimal (LAmax, fast) matur 100 mm larg veshit.# 3 = Zonat e
jashtme të qeta duhet të mbrohen dhe raporti i zhurmës hyrëse/shtesë me zhurmën e fonit
natyral duhet të ruhet sa më i ulët që të jetë e mundur.
# 4 = Nën kufjet e dëgjimit, përshtatur me vlerat e fushës së lirë.
UDHËZIM
Nr. 4, datë 15.4.2013
PËR DOKUMENTACIONIN E APLIKIMIT PËR LEJE MJEDISI TË TIPIT A, B
DHE C NË QENDRËN KOMBËTARE TË LICENCIMIT (QKL)

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim të dispozitave të germës


“ç” të nenit 28 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e
Këshillit të Ministrave, nenit 4 të ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”,

UDHËZOJ:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1.Deri në hartimin, miratimin dhe hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, të dala në zbatim të
ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit” do të zbatohen këto procedura;
a) Leja e tipit C, e parashikuar në ligjin nr. 10448/2011, do të trajtohet si leje e
nënkategorisë “Leje e thjeshtë mjedisore” me kodin III.1.A, e parashikuar në aneksin I të
vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 538, datë 26.5.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen
nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera
nënligjore të përbashkëta”, e ndryshuar, por do të quhet “Leja e tipit C”.
b) Leja e tipit B, e parashikuar në ligjin nr. 10448/2011, do të trajtohet si leje e
nënkategorisë “Leje mjedisore” me kodin III.1.B, e parashikuar në aneksin I të vendimit të
Këshillit të Ministrave nr. 538/2009, por do të quhet “Leja e tipit B”.
c) Leja e tipit A, e parashikuar në ligjin nr. 10448/2011, do të trajtohet si leje e
nënkategorisë “Leje e integruar mjedisore” me kodin III.1.C, e parashikuar në aneksin I të
vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 538/2009, por do të quhet “Leja e tipit A”.
d)Deklarata Mjedisore, e parashikuar në ligjin nr. 10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e
ndikimit në mjedis” dhe e procedurës së vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 13, datë
4.1.2013, do të trajtohet në nënkategorinë “Leje e integruar mjedisore” me kodin III.1.C, e
parashikuar në aneksin I të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 538/2009, por do të quhet
“Deklarata mjedisore”. Trajtimi i deklaratës mjedisore do të kryhet në përputhje me ligjin e
sipërcituar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.
2.Kërkesat për leje mjedisi të tipit A, B dhe C paraqiten në QKL në përputhje me kërkesat e
përgjithshme, sipas përcaktimit të dispozitave të ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për
licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

KREU II
APLIKIMI PËR LEJE MJEDISI TË TIPIT “A”, “B” DHE “C”

1. Lejet e mjedisit shqyrtohen në përputhje me ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për
lejet e mjedisit” mbasi bëhet aplikimi pranë Qendrës Kombëtare të Licencave.
2. Veprimtaritë që pajisen me leje mjedisi përcaktohen në shtojcën I të ligjit nr. 10
448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”.
3. Deri në miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave përkatës, subjektet që
aplikojnë për leje mjedisi (të tipit A, B dhe C) në QKL duhet të paraqesin pranë QKL-së
(dokumentacionin e pikës 3.1, 3.2, 3.3 dhe 3.4) si vijon:
3.1. Relacion (projekti) për veprimtarinë që kërkon leje mjedisi ku në varësi nga natyra e
veprimtarisë përfshihen të dhëna për:
a) qëllimin e veprimtarisë dhe datën e parashikuar të vënies në funksionim të
instalimeve;
b) përshkrimi i vendndodhjes së veprimtarisë shoqëruar me hartë ilustruese dhe
fotografi nga objekti;
c) përshkrimin e proceseve teknologjike të veprimtarisë;
d) llojin, volumin, konsumin dhe prodhimin e lëndëve të para sipas shtojcës I
bashkëlidhur;
e) informacion i detajuar për shkarkimet në mjedis sipas shtojcës II bashkëlidhur;
f) informacion për cilësinë e ajrit dhe ujërave sipërfaqësore në zonën e veprimtarisë
ku do të kryhen shkarkimet në mjedis (të referohen të dhëna ekzistuese të prodhuara në
kuadër të programit kombëtar të monitorimit të mjedisit, në rast të mungesës së të dhënave të
argumentohet nevoja dhe mundësia e kryerjeve të matjeve përkatëse);
g)pikat ku do të kryhen shkarkimet në ajër dhe ku do të shkarkohen ujërat e ndotura (vetëm
pasi të kenë përmbushur cilësinë e kërkuar për shkarkim, e cila përcaktohet në aktet ligjore
përkatëse). Këto pika duhet të pasqyrohen në hartë të posaçme dhe të shoqërohen me
koordinatat përkatëse;
h) rreziqet/aksidentet e mundshme në mjedis të veprimtarisë dhe nevojën për të parandaluar
aksidentet ose kur këto ndodhin, për të minimizuar pasojat në mjedis;
i) masat për kapjen dhe trajtimin e ndotjes dhe shkarkimeve në mjedis sipas shtojcës III që
synojnë;
-zbatimin e alternativave më të mira të disponueshme për parandalimin, ose kur nuk është e
praktikueshme, për reduktimin e shkarkimeve nga instalimi/impianti:
-minimizimin/eliminimin e ndotjeve të konsideruara domethënëse;
-parandalimin e gjenerimit të mbetjeve, në përputhje me ligjin për menaxhimin e integruar të
mbetjeve, në rastet kur gjenerohen mbetje, mbetjet duhet të asgjësohen për të evituar ose për
të reduktuar impaktin në mjedis;
-përdorimin eficient të energjisë;
-marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të parandaluar aksidentet dhe minimizimin e
impakteve të tyre;
-marrjen e masave për të eliminuar rreziqet e ndotjes dhe krijimin e kushteve të favorshme në
instalim/impiant, pas ndërprerjes së funksionimit të tij;
j) programin e vetëmonitorimit të shkarkimeve në mjedis sipas shtojcës III;
k) planin e menaxhimit të mbetjeve në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 10 463, datë
22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”;
l) planin e rehabilitimit për veprimtaritë që shfrytëzojnë burimet minerare (karrierat lumore
dhe zhuret). Plani i rehabilitimit hartohet sipas kërkesave të vendimit nr. 3, datë 21.6.2006 të
Këshillit Kombëtar të Ujit “Për rehabilitimin e shtretërve dhe të brigjeve të lumenjve, të
dëmtuara nga shfrytëzimi i inerteve”, si dhe udhëzimit nr. 3 datë 17.5.2006 “Për planet e
rehabilitimit të sipërfaqeve të dëmtuara nga guroret”;
m) planin e përballimit të emergjencave dhe aksidenteve me pasojë në mjedis, për
veprimtaritë që përdorin, prodhojnë dhe magazinojnë (depozitim) lëndë të rrezikshme për
mjedisin dhe shëndetin e njerëzve apo substancat dhe preparatet e përshkruara në nenin 5 të
ligjit nr. 9108, datë 17.7.2003 “Për substancat dhe preparatet kimike” dhe sipas dispozitave të
kreut VIII të ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”;
n) hartuesit e informacionit të pikës 3.1, certifikata e ekspertit të miratuar nga Ministria e
Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe nënshkrimet apo vulosjet respektive,
ndërkohë për rastet e subjekteve juridike të paraqitet licenca e subjektit, ku eksperti është i
punësuar, dhe nënshkrimet apo vulosjet respektive.
3.2 Informacioni për konsultimin me publikun të veprimtarisë ku publiku informohet
për ndërveprimin e veprimtarisë me mjedisin dhe masat për mbrojtjen e mjedisit, si dhe
shpreh mendimin e tij, i cili dokumentohet dhe paraqitet në QKL. Informacioni paraqitet në
QKL, si procesverbal që përmban, datën dhe vendin ku është zhvilluar konsultimi me
publikun, personat e pranishëm dhe nënshkrimin përkatës, fotografi nga takimi dhe mendimet
e dhëna nga të pranishmit gjatë takimit. Procesverbali nënshkruhet/vuloset nga subjekti që
aplikon për leje mjedisi.
3.3 Kopjen e mandatit të pagesës së tarifës së shërbimit për shqyrtimin e
kërkesës/aplikimit për leje mjedisi të tipit A, B dhe C sipas përcaktimeve në udhëzimin nr. 5,
datë 25.12.2007 “Për tarifat e shërbimit për lejet mjedisore”. Në varësi nga projekti, tarifa
paguhet vetëm njëherë dhe shërben për të dyja procedurat.
3.4Lejet dhe autorizimet që disponohen paraprakisht për projektin/veprimtarinë dhe
informacion për ato që duhet të merren për ushtrimin e veprimtarisë në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
4. Dokumentacioni i aplikimit dërgohet elektronikisht nga QKL-ja në Ministrinë e
Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe vendimi i miratimit ose i refuzimit
publikohet nga institucioni tjetër vendimmarrës në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe
Lejeve.
5. Afati i shqyrtimit dhe i marrjes së vendimit përfundimtar për lejet e mjedisit të tipit
A dhe B është 5 javë kalendarike ndërsa për lejet e mjedisit të tipit C është 2 javë kalendarike
nga data e aplikimit pranë QKL-së.

KREU III
TRANSFERIMI I LEJEVE TË MJEDISIT
1.Për transferimin e lejes së mjedisit subjektet i drejtohen paraprakisht për miratim Ministrisë
së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave duke paraqitur dokumentacionin më poshtë:
a)kërkesën për transferimin e lejes së mjedisit;
b)kopje të noterizuar të marrëveshjes midis subjekteve ku të vërtetohet transferimi i
veprimtarisë së pajisur me leje mjedisi;
c) kopje të lejes së mjedisit që kërkohet të transferohet;
d) kopje të ekstraktit të QKR-së të subjektit, të cilit do t’i transferohet leja e mjedisit;
e) deklaratë nga subjekti që do t’i transferohet leja e mjedisit në të cilën pranohet
marrja e përgjegjësive dhe e detyrimeve të lejes së mjedisit.
2.Pas marrjes së miratimit të mësipërm, subjekti paraqitet pranë sporteleve të QKL-së për të
regjistruar transferimin në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve, ku dorëzon një
kopje të aktit të miratimit për transferimin, si dhe kopje të dokumentacionit të pikës 1.

KREU IV
SHFUQIZIMET

1.Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi shfuqizohen këto akte nënligjore:


a) Udhëzimi nr. 2, datë 21.5.2007 “Për miratimin e listës së veprimtarive me ndikim
në mjedis, mënyrën e aplikimit dhe rregullat e procedurat e dhënies së autorizimit dhe
pëlqimit mjedisor nga agjencitë rajonale të mjedisit”.
b) Udhëzimi nr. 2, datë 29.6.2010 “Për dokumentacionin e domosdoshëm për të
kërkuar leje mjedisore”.
c) Udhëzimi nr. 3, datë 20.8.2010 “Për standardizimin e formatit të aktit të miratimit
të lejeve dhe autorizimeve mjedisore”.
d) Udhëzimi nr. 2/1, datë 9.2.2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 2,
datë 29.6.2010 “Për dokumentacionin e domosdoshëm për të kërkuar leje mjedisore”.
2.Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të
Ujërave dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE


DHE ADMINISTRIMIT TË
UJËRAVE
Fatmir Mediu
VENDIM
Nr. 47, datë 29.1.2014

PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E


AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT E TË AGJENCIVE RAJONALE TË
MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 90/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e
administratës shtetërore" dhe të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011 "Për mbrojtjen e
mjedisit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

I. Objekti dhe përkufizime


1. Ky vendim përcakton rregulla të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë
Kombëtare të Mjedisit dhe të agjencive rajonale të mjedisit, për ndarjen dhe organizimin e punës,
statusin e punonjësve, si dhe për marrëdhëniet e saj me institucione të tjera.
2. Për qëllime të këtij vendimi, të gjithë termat e përcaktuar në ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011 "Për
mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, kanë të njëjtin kuptim, ndërsa me termat e mëposhtëm
nënkuptohet:
a) "AKM", Agjencia e Kombëtare e Mjedisit;
b) "TMD" ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011 "Për lejet e mjedisit";
c) "PMM", praktikat më të mira mjedisore;
ç) "Ligji "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis"" është ligji nr. 10440, datë 7.7.2011 "Për vlerësimin
e ndikimit në mjedis";
d) "Ligji "Për mbrojtjen e mjedisit"" është ligji nr. 10431, datë 9.6.2011 "Për mbrojtjen e mjedisit",
i ndryshuar;
dh) "Ligji "Për lejet e mjedisit"" është ligji nr. 10448, datë 14.7.2011 "Për lejet e mjedisit", i
ndryshuar;
e) "Ligji "Për nëpunësin civil"" është ligji nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil".
ë) "Kodi i Punës" është ligji nr. 7961, datë 12.7.1995 "Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë", i
ndryshuar;
f) "Kodi Civil" është ligji nr. 7850, datë 29.7.1994 "Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë", i
ndryshuar;
g) "Njësitë e qeverisjes vendore" kanë të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000 "Për
organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore".
II. Organizimi i AKM-së
1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit (në vijim "AKM") është institucion qendror publik në varësi të
ministrit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.
2. AKM-ja ushtron funksionet e ngarkuara nga ligjet "Për mbrojtjen e mjedisit", "Për lejet e
mjedisit", "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis", ky vendim dhe çdo akt ligjor dhe nënligjor, i
posaçëm.
3. AKM-ja ka pavarësi në marrjen e vendimeve dhe ushtrimin e funksioneve të saj.
4. AKM-ja ushtron juridiksionin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes
zyrës së saj qendrore dhe agjencive rajonale të mjedisit (në vijim "ARM").
5. Punonjësit dhe nëpunësit e AKM-së u nënshtrohen legjislacionit për nëpunësin civil dhe
legjislacionit të punës referuar nenit 61 të ligjit nr. 10431, datë 14.7.2011 "Për mbrojtjen e
mjedisit".
III. STRUKTURAT E AKM-së
III/I. DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AKM-së 1. Titullari i AKM-së është drejtori i përgjithshëm.
2. Drejtori i përgjithshëm emërohet referuar ligjit nr. 10431, datë 14.7.2011 "Për mbrojtjen e
mjedisit".
3. Drejtori i përgjithshëm i propozon ministrit emërimin dhe lirimin e drejtorëve të ARM-ve,
mbështetur në urdhrin e Kryeministrit për strukturën e drejtorive rajonale.
4. Drejtori i përgjithshëm i propozon ministrit emërimin dhe lirimin e zëvendësdrejtorit, funksion i
cili do të ushtrohet nga një prej drejtorëve të AKM-së.
5. Zëvendësdrejtori kryen të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë në përputhje me këtë vendim dhe
ushtron të gjitha kompetencat e deleguara nga drejtori i përgjithshëm.
6. Drejtori i përgjithshëm i AKM-së:
a) përfaqëson agjencinë në marrëdhënie me të tretët dhe është përgjegjës për organizimin dhe
bashkërendimin e veprimtarisë së kësaj agjencie;
b) ka të drejtën dhe autoritetin të lidhë marrëveshje mbështetur në legjislacionin shqiptar me qëllim
përmbushjen e objektit të punës së kësaj agjencie;
c) i propozon ministrit emërimin dhe lirimin nga detyra të punonjësit të kësaj agjencie, në përputhje
me legjislacionin e zbatueshëm;
ç) administron buxhetin e miratuar të agjencisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) përgatit projektbuxhetin vjetor të kësaj agjencie për vitin pasardhës dhe ia propozon ministrit;
dh) bashkërendon punën për aktivitetet e kësaj agjencie me institucionet e pushtetit qendror dhe
vendor, si dhe me ente të tjera publike.
III/II. ZËVENDËSDREJTORI
1. Zëvendësdrejtor do të jetë një prej drejtorëve të AKM-së, i cili emërohet nga ministri, me
propozimin e drejtorit të përgjithshëm.
2. Detyrat dhe kompetencat e zëvendësdrejtorit janë ato të deleguara me urdhër të brendshëm nga
drejtori i përgjithshëm.
IV. SELIA, STEMA DHE VULA ZYRTARE E AKM-së
1. AKM-ja ka zyrën qendrore të saj në Tiranë dhe degët rajonale në qarqe (ARM).
2. AKM-ja ka stemën dhe vulën e saj zyrtare. Stema e AKM-së prodhohet në përputhje me kërkesat
e vendimit nr. 474, datë 10.7.2003 të Këshillit të Ministrave "Për mënyrën e përdorimit të stemës së
Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj".
3. Në vulën zyrtare të A KM-së shkruhet me shkronja kapitale "AGJENCIA KOMBËTARE E
MJEDISIT", ndërsa në vulën zyrtare të ARM-ve shkruhet me shkronja kapitale: "AGJENCIA
KOMBËTARE E MJEDISIT, AGJENCIA RAJONALE E MJEDISIT (emri i rajonit përkatës)".
4. ARM-të kanë zyrat e tyre në qarqet përkatëse pranë prefekturave dhe/ose bashkive përkatëse.
5. Selitë e zyrave të ARM-ve përcaktohen me urdhër të ministrit.
V. FUNKSIONET E AKM-së DHE TË ARM-ve
1. AKM-ja, përmes zyrës qendrore dhe ARM-ve, ushtron funksionet e mëposhtme:
a) kryen funksione rregullatore për lejet e mjedisit në përputhje me dispozitat e legjislacionit
përkatës;
b) monitoron dhe vlerëson gjendjen e mjedisit dhe përgatit Programin Kombëtar për Monitorimin e
Mjedisit;
c) përgatit dhe publikon raportin për gjendjen e mjedisit dhe botime të tjera që kanë lidhje me
mjedisin;
ç) kryen kërkime shkencore që lidhen me mjedisin ose kërkime të tjera për zhvillimin e teknologjisë
dhe inovacionin;
d) përcakton TDM-në dhe PMM-në;
dh) ngre dhe mirëmban sistemin e informacionit për dokumentet e referencës për TDM-në, të
miratuara nga ministri;
e) bashkëpunon me Agjencinë Evropiane të Mjedisit dhe me organizata të tjera ndërkombëtare
mjedisore dhe plotëson detyrimet raportuese përkatëse;
ë) krijon dhe menaxhon sistemin e informacionit mjedisor;
f) krijon dhe menaxhon Regjistrin e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve;
g) siguron informacion mjedisor për publikun në lidhje me çështjet mjedisore;
gj) siguron zbatimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore;
h) menaxhon sistemin e të dhënave për pyjet;
i) përgatit dhe mbikëqyr Inventarin Kombëtar të Pyjeve;
j) zhvillon planet e menaxhimit të pyjeve;
k) monitoron pyjet në drejtim të zbatimit të detyrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare;
l) siguron zhvillimin dhe transferimin e teknologjive në lidhje me pyjet;
ll) i paraqet ministrit projektpropozime për mbështetje teknike të financuara nga buxheti i shtetit
dhe donatorë ndërkombëtarë;
m) shqyrton kërkesat për vlerësimin e ndikimit në mjedis;
n) këshillohet dhe bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe
inspektoratet e tjera në zbatim të legjislacionit mjedisor, përfshirë situatat e incidenteve, aksidenteve
dhe emergjencave në mjedis;
nj) përgatit formatin standard të kërkesës, informacionin që duhet të përmbajë kërkesa dhe formatin
e lejes së mjedisit të tipave "A" dhe "B" dhe ia propozon ministrit për miratim;
o) përcakton kushtet e lejes së tipave "A" dhe "B";
p) përgatit raport administrativ vjetor për veprimtarinë e kryer;
q) funksione të tjera që i ngarkohen me legjislacion të posaçëm.
2. Agjencitë rajonale të mjedisit, brenda kompetencave që iu njeh ligji, ushtrojnë funksionet e
mëposhtme:
a) japin lejen e mjedisit të tipit "C", sipas përcaktimeve në ligjin nr. 10431, datë 14.7.2011 "Për lejet
e mjedisit";
b) mbajnë dhe përditësojnë regjistrin me të dhëna për instalimet e kategorisë "C", që ndodhen
brenda territorit ku shtrihet fusha e kompetencave të tyre.
3. Për ushtrimin e funksioneve të saj, AKM-ja:
a) duhet të informohet për politikat dhe objektivat e autoriteteve publike, funksionet e të cilave kanë
ose mund të kenë ndikim në çështjet që mbulon agjencia;
b) duhet të ketë parasysh nevojën për mbrojtjen e mjedisit në nivel të lartë dhe nxitjen e zhvillimit të
qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.
4. AKM-ja ushtron funksionet këshillimore me nismën e vet apo me kërkesë të ministrit, si më
poshtë vijon:
a) i rekomandon ministrit të bëjë propozime për hartimin e akteve të reja, për ndryshime ligjore apo
për çështje të tjera që lidhen me hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit;
b) përgatit informacione për çështje të ndryshme të mjedisit për ministrin, organe të qeverisjes
qendrore dhe vendore, sipas kërkesës së tyre;
c) organizon konferenca, seminare, trajnime në fushën e vet të veprimtarisë;
ç) përgatit për ministrin informacione vlerësimi për ndikimet që mund të vijnë nga propozimet për
miratim apo ndryshime legjislative në nivel kombëtar apo ndërkombëtar.
VI. KONTRATAT DHE MARRËVESHJET
AKM-ja:
a) lidh marrëveshje dhe bashkëpunon me njësitë e qeverisjes vendore mbështetur në ligjin "Për
organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore", si dhe në legjislacionin mjedisor;
b) ka të drejtë të kontraktojë konsulentë për përmbushjen e funksioneve të saj. Çdo pagesë për
konsulentin e kontraktuar do të mbulohet nga burimet financiare përkatëse;
c) lidh dhe zbaton kontratat civile, të parashikuara nga Kodi Civil;
ç) përfshin në raportin administrativ vjetor informacion për marrëveshjet dhe kontratat e
sipërpërmendura.
VII. BUXHETI
1. Buxheti i AKM-së financohet nga buxheti i shtetit.
2. AKM-ja siguron të ardhura edhe nga shërbimet e kryera prej saj ndaj palëve të tjera. Tarifat e
këtyre shërbimeve përcaktohen sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
3. AKM-ja administron të ardhurat nga buxheti i shtetit dhe ato të siguruara nga shërbimet ndaj
palëve të tjera, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
4. AKM-ja harton projektbuxhetin vjetor në bazë të projektprogramit vjetor të saj.
VIII. DISPOZITA TRANSITORE DHE TË FUNDIT
1. Ministri, brenda 1 (një) muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të marrë masat për t'i
paraqitur:
a) Këshillit të Ministrave propozimin për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të AKM-së;
b) Kryeministrit propozimin për strukturën dhe organigramën e AKM-së.
2. Drejtori i përgjithshëm i AKM-së i propozon ministrit kërkesat specifike për çdo pozicion në këtë
agjenci.
3. Punonjësit që aktualisht janë emëruar në AMP dhe që përmbushin kërkesat e përcaktuara në
pikën 2 të kësaj nënndarjeje, transferohen në pozicionet e reja të AKM-së, sipas urdhrit të
Kryeministrit për miratimin e strukturës dhe organigramës.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Agjencia e Pyjeve dhe Mjedisit nuk ekziston më, pasi do të
quhet Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe zyrat, ambientet e punës, pajisjet, dokumentacioni, fondet
buxhetore dhe vlerat e tjera monetare të AMP-së do të jenë të AKM-së.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit,
miratuar për Ministrinë e Mjedisit.
IX. SHFUQIZIME
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 599, datë 20.12.1993 "Për
krijimin e agjencive rajonale të mbrojtjes së mjedisit në prefektura", nr. 579, datë 23.8.2006 "Për
krijimin e Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve", dhe çdo dispozitë, që bie në kundërshtim me këtë
vendim, shfuqizohen.
X. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


KRYEMINISTRI
Edi Rama
URDHËR
Nr. 321, datë 11.2.2014

PËR PËRFUNDIMIN E PERIUDHËS KALIMTARE, NË KRYERJEN E FUNKSIONEVE


TË DHËNA, AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT, NGA LIGJI NR. 10 448, DATË
9.6.2011 "PËR LEJET E MJEDISIT"

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 9000,
datë 30.1.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", të pikës 1 të nenit 60
të ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 "Për mbrojtjen e mjedisit", të nenit 4 dhe të pikës 2 të nenit 32 të
ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 "Për lejet e mjedisit", të ligjit nr. 10 440, datë 7.7.2011 "Për
vlerësimin e ndikimit në mjedis" dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 47, datë 29.1.2014
"Për përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
e të agjencive rajonale të mjedisit",
URDHËROJ:
1. Përfundimin e periudhës kalimtare në kryerjen e funksioneve Agjencisë Kombëtare të Mjedisit,
të dhëna nga ligji nr. 10 448, datë 9.6.2011 "Për lejet e mjedisit".
2. Shqyrtimi dhe vlerësimi i kërkesave për leje mjedisi të tipit "A" dhe "B" do të realizohet vetëm
nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij urdhri, urdhri nr. 908, datë 14.10.2013 "Për ngritjen dhe funksionimin e
komisionit të shqyrtimit të kërkesave për pajisje me leje mjedisore", shfuqizohet.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I MJEDISIT
Lefter Koka
URDHËR
Nr. 67, datë 11.3.2018

PËR MIRATIMIN E “PLANIT TËVEPRIMIT PËR VEPRIMTARITËMINERARE ME


KARRIERË (GURORET)”
Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të nenit 28, shkronja “d”,
të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”; të pikës 2,
të nenit 29, të ligjit nr. 10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar; të pikës 3, të nenit 18 dhe pikës 4, të nenit 50, të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen
e mjedisit”, të ndryshuar; të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, ministri
i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit

URDHËROJNË:
1. Miratimit e “Planit të veprimit për veprimtaritë minerare ndërtimore”, sipas tekstit bashkëlidhur
këtij urdhri.
2. Për zbatimin e planit të veprimit ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e
Turizmit dhe Mjedisit.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I TURIZMIT DHE MJEDISIT
Blendi Klosi
MINISTRI I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
Damian Gjiknuri
PLAN VEPRIMI
PËR VEPRIMTARITË MINERARE MEKARRIERË (GURORET)
Tiranë, shkurt 2018
1. Përmbledhje
Plani i veprimit për veprimtaritë minerare të shfrytëzimit të mineraleve ndërtimore dhe për rehabilitmin
mjedisor përmban kërkesa të detajuara, si më poshtë:
1. Zgjedhja e mënyrës së shfrytëzimit të karrierës në varësi të kushteve fizike, gjeografike të zonës së
karrierës. Zbatimi i kritereve teknike lidhur me mënyrën e shfrytëzimit. Inspektimi i mënyrës së
shfrytëzimit të karrierave nga Inspektorati i Mjedisit.
2. Përzgjedhja e duhur e vendit të instalimit të makinerive dhe të pajisjeve, e cila mundëson reduktimin e
impaktit në mjedis, në lidhje me vegjetacionin apo ndikimin ndaj zhurmave, emetimit të pluhurave,
vibrimeve dhe impaktin vizual.
3. Përzgjedhja e makinerive dhe e pajisjeve që janë brenda standardeve të lejuara të emetimit të
zhurmave/mirëmbajtja dhe kontrolli periodik i tyre. Kontrolli periodik i librit të shërbimeve të
makinerive të jetë pjesë e inspektimeve të Inspektoratit të Mjedisit në inspektimet rutinë pranë
subjekteve.
4. Hartimi i planit të menaxhimi të karrierës si pjesë përbërëse e dokumenteve për leje të mjedisit (tipi B) që
në fazën e aplikimit për leje.
5. Implementimi i praktikave më të mira të disponueshme gjatë proceseve të operimit përparandalimin,
reduktimin e impakteve në mjedis, përfshirë: emetimin e zhurmave, pluhurit, vibrimet, impaktit vizual,
erozionin, ndikimin social, menaxhimin e mbetjeve të përfshira këto në planin e menaxhimit të mjedisit.
6. Depozitimi i materialit të gërmuar dhe të fraksionuar, sipas praktikave më të mira të cilat reduktojnë
emetimin e pluhurave, mundësinë e përdorimit të tyre si barrierë për reduktimin e zhurmave apo
ndikimet vizuale.
7. Implementimi i masave suplementare, sipas rastit për reduktimin e impakteve në mjedis, si: mbjellja me
pemë të larta në perimetër, vendosja e barrierave ndaj makinerive që emetojnë zhurma, lagie e ambientit
dhe e rrugëve të aksesit etj.
8. Hartimi i planit të rehabilitimit dhe fillimi i rehabilitimit progresiv të karrierës që në vitin e parë pas
shfrytëzimit të saj. Dorëzimi i planit të rehabilitimit çdo vit dhe miratimi i tij në AKM.
9. Inspektimi i vegjetacionit të prekur që në fazën para fillimit të shfrytëzimit të karrierës.
10. Pastrimin e sheshit nga vegjetacioni në mënyrë progresive (vit pas viti), në varësi të zonës së punës
dhe jo e gjithë sipërfaqja që në vitin e parë, për të reduktuar ndikimin në vegjetacion dhe impaktin
vizual.
11. Përzgjedhja e vegjetacionit të zonës ose me llojin e ngjashëm përreth zonës së shfrytëzimit gjatë fazës së
rehabilitimit.
12. Ruajtja e sterileve dhe e mbulesave sa më pranë zonës së rehabilitimit për të shkurtuar kostot e tepërta
të transportit dhe për të reduktuar impaktet në mjedis.
13. Zbatimi i praktikave më të mira gjatë rehabilitimit të karrierës.
14. Mundësi për përdorime të tjera të karrierave të braktisura apo atyre në mbyllje të aktivitetit të
shfrytëzimit, në bashkëpunim më pushtetin vendor dhe planeve vendore. Sugjerime lidhur me
mundësitë e ripërdorimeve në mënyrë kreative të karrierave në mbyllje të aktiviteti të shfrytëzimit.
2. Teknika për shfrytëzim të karrierës
Mënyra e shfrytëzimit të karrierës dhe vendosja e makinerive dhe e pajisjeve varet nga karakteristikat
fizike dhe gjeografike të zonës së shfrytëzimit.
A. Nëse zona e shfrytëzimit është në një ambient të hapur, jokodrinor, lehtësisht të dallueshëm nga të
gjitha drejtimet, atëherë puna për shfrytëzimin e karrierës duhet të fillojë ngaperimetri i jashtëm i zonës së lejuar
për shfrytëzim, duke e shfrytëzuar me shkallë sipas projektit teknik, i cili përcakton gjerësinë dhe pjerrësinë e
shkallës së shfrytëzimit.
Këto garantojnë më së pari sigurinë në punë të punonjësve që operojnë në këtë karrierë, por edhe
rehabilitimin e mëvonshëm të karrierës. Shfrytëzimi zbret në nivelet më të ulëta, duke zvogëluar
perimetrin deri në thellësinë e mundshme ku ka rezerva të vlefshme ekonomikisht për t’u shfrytëzuar.
Gjerësia e shkallës përdoret për rrugë aksesi të automjeteve, rrit qëndrueshmërinë dhe mbron nga erozioni.
Punimet e shfrytëzimit mund të përdoren deri në nivele të cilat mund të prekin
edhe rezerva ujore nëntokësore (sipas rastit kur ka). Fotoja në vijim paraqet mënyrën e shfrytëzimit të një
karriere pllakash mermeri apo gurësh masivë të mëdhenj (që përdoren më pas për prodhimin e rasave), ku
zona e shfrytëzimit është në një reliev fushor (jokodrinor apo malor). Nëse shfrytëzohet zona në këtë
mënyrë, më pas zona nuk dallohet vizualisht nga jashtë (përveçse nga sipër me anë të fluturimeve).
Perimetri i jashtëm i karrierës duhet të jetë i rrethuar dhe i mbrojtur për të mos lejuar futjen e të
tretëve në zonën e punës. Rrethimi duhet të jetë me tel dhe i përforcuar me mbjellje e gjelbërim.

Figura 1. Rrethimi i sipërm i perimetrit të karrierës me tel, fillimi i mbjelljes me vegjetacion


natyror të zonës
në nivelin e parë të shfrytëzimit
Figura 2. Shfrytëzim i karrierave, duke u nisur nga perimetri i jashtëm dhe duke zbritur në nivelet
e ëposhtme deri nënivelet e shfrytëzueshme të mineralit
B. Nëse jemi duke shfrytëzuar në një zonë malore apo kodrinore atëherë puna për shfrytëzimin e saj
fillon nga niveli më i lartë, me gjerësi dhe pjerrësi skarpate, sipas kushteve teknike (nga lart-poshtë).
Kjo do të garantojë rehabilitimin e shkallës së sipërme të shfrytëzimit sapo të mbarojë shfrytëzimi i
kësaj shkalle (këtij niveli).
Duke zbritur nga lart-poshtë bëhet edhe rehabilitimi me shkallë. Perimetri i zonës së
shfrytëzimit që është pranë zonave pyjore dhe ka kafshë të cilat mund të futen në zonën e punës,
rrethohet me tel, në lartësinë 1.5 m për të penguar futjen e kafshëve në këtë zonë.
Zgjidhet për t’u shfrytëzuar pjesa e cila nuk është vizualisht e dukshme nga akset e rrugës. Fotoja në
vijim paraqet se si është ruajtur e paprekur pjesa nga ana e detit dhe është shfrytëzuar pjesa e
padukshme vizualisht.

Figura 3. Punimet nga njëra anë e kodrës për të mbrojtur peizazhin nga ana vizualisht e
dukshme
Fotot në vijim tregojnë se si shfrytëzimi i karrierës nga lart-poshtë ka mundësuar më pas edhe
njëkohësisht rehabilitimin e saj. Ndërkohë që shfrytëzimi vazhdon në nivelet e mëposhtme, rehabilitimi
i niveleve të sipërme përparon nga
viti në vit. Në mbyllje të karrierës, nivelet e sipërme të saj janë pothuaj të rehabilituara dhe bimësi të
rritur, e cila mbulon/apo maskon edhe lartësinë e vetë skarpatës së shkallës së shfrytëzimit të
karrierës.
Figura 4. Mënyra e shfrytëzimit me shkallë e karrierës dhe rehabilitimi progresiv i zonës së shfrytëzuar
3. Masat e sugjeruara kur përzgjidhet një vendndodhje2:
-Shqetësimi ndaj shfrytëzimit të karrierës nuk duhet të ndodhë, brenda:
-40 m të çdo rrjedhje ujore (përrua, lumë); apo
-brenda 10 m të kanaleve të dukshme të kullimit.
Vetëm në raste të marrjes së aprovimeve paraprake nga bordet apo autoritetet përkatëse të menaxhimit
të tyre, bordet e kullimit dhe, pasi të merren në konsideratë masat shtesë të kontrollit të sedimenteve
që duhet të zbatohen nga subjekti:
-Sugjerohet që autoritetet planifikuese dhe operatore të respektojnë distancat në vijim, të matura nga
shtrirja maksimale e planifikuar e operacioneve të guroreve në çdo përdorim të ndjeshëm:
-1000 m larg nga shpërthimet;
-750 m larg nga impianti i thyerjes së materialit;
-Kur për shfrytëzimin e karrierës nuk ka shpërthime, thyerje apo seleksionim guri të materialit të
thyer, por vetëm gërmim dhe transport të materialit të gërmuar. Distanca e lejuar mund të jetë deri
në 300 m.
Shënim. Nëse për arsye të shfrytëzimit të një karriere, e cila justifikohet për qëllimin e punimeve do të
duhet të punohet brenda këtyre distancave, atëherë do të duhet të bëhet modelim i zhurmave dhe i
vibrimeve. Ky modelim mund të kryhet nga konsulenca të huaja, pasi në Shqipëri nuk realizojnë
modelime. Masat e sugjeruara mbrojtëse ndaj zhurmave dhe vibrimeve të rekomanduara pas
studimit të modelimit të zhurmave dhe vibrimeve, duhet të implementohen nga subjekti operues.
4. Plane menaxhimi të karrierës:
- Plani i menaxhimit për operimin e karrierës (si pjesë e detyrimeve të lejes së mjedisit) duhet të
dorëzohet tek AKM-ja që në fazën e marrjes së lejes së mjedisit (aplikim lejeje “tipi B”, por nuk është
e nevojshme që në aplikimin e VNM-së dhe marrjes së deklaratës së mjedisit).
- Para fillimit të punimeve të shfrytëzimit, subjekti duhet të evidentojë speciet, bimësinë reale që do të
preket nga shfrytëzimi i karrierës, e
cila do të përfshihet në planin e rehabilitimit dhe të dorëzohet për çdo sipërfaqe të shfrytëzuar (para
fillimit të shfrytëzimit të saj) pranë institucioneve (AKM, DRM).
- Përzgjedhja e makinerive dhe e pajisjeve është faktor që e përcakton kompania shfrytëzuese, në
bazë të kapacitetit të shfrytëzimit vjetor, qëllimit të përdorimit të lëndës që nxirret dhe produktit
final që synon të realizojë, afatit të shfrytëzimit etj.
- Subjekti duhet të dëshmojë me certifikatat e pajisjeve dhe makinerive që i disponon të gjitha
mjetet dhe makineritë për të cilat është referuar në projektin teknik.
Aktualisht, kjo nuk është kërkesë por AKM-ja mund ta fusë si kërkesë në listën e dokumenteve që
duhen kur aplikon për leje mjedisi (leje mjedisi “tipi B”, ligji nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e
mjedisit”, mund të ndryshohet, udhëzimi nr. 3, datë 2.12.2013, “Për dokumentacionin e nevojshëm
që duhet për të aplikuar për leje mjedisi tipi A, B dhe C për aktivitetet e reja dhe ekzistuese).
5. Planifikimi i sheshit të karrierës dhe përzgjedhja e zonës ku do të vendosen pajisjet/ makineritë
Përzgjedhja e zonës ku do të instalohen pajisjet/makineritëduhettëmarrënëkonsideratë:
-Përzgjedhja e vendit ku do të instalohen pajisjet, makineritë (edhe pse brenda zonës së shfrytëzimit të
karrierës) të bëhet duke marrë në konsideratë që të minimizohet dëmtimi i vegjetacionit.
-Për të reduktuar zhurmat, vendndodhja e makinerive dhe e pajisjeve të thyerjes dhe të seleksionimit
të mineralit, gjeneratorët të përzgjidhen në anën nga ku emetimi i zhurmave është më i reduktuar ndaj
sensorëve të ndjeshëm (zona banimi, impakt vizual), ku ka mundësi barriera natyrore që pengojnë
përhapjen e zhurmave, si: kodra, brez me pemë të larta ose marrje në konsideratë sipas rastit nga
subjekti, vendosjen e barrierave zanore portative.
- Vendndodhja e makinerive dhe e pajisjeve të jetë në distancën më të largët të mundshme ndaj
sensorëve të ndjeshëm për të reduktuar kostot për uljen e pluhurave.
- Konsultimet me komunitetin të merren në konsideratë. Komentet e komunitetit që në
fazën para ngritjes së sheshit të kantierit lidhur me pretendime apo ankesa që mund të kenë lidhur
me impaktet e pritshme për të reduktuar kostot më pas.
-Hapja e rrugëve të komunikimit të cilat mund t’i shërbejnë për qëllime të tjera edhe komunitetit
përreth.
-Shtresa vegjetale e tokës (top soil) të veçohen nga masa tjetër e materialit të gërmuar dhe të
hidhet sa më pranë vendit ku do të fillojë rehabilitimi për të shmangur transportet
e dyfishta brenda kantierit.
-Të merren në konsideratë vendndodhja e depozitimit të materialit të gërmuar, materialit të thyer
(pirgjeve), të cilat të jenë sa më pranë zonës nga ku do të bëhet livrimi final (zona e shitjes së produktit).
-Vendndodhja e stoqeve të produktit final të përzgjidhen në mënyrë të tillë që ato të përdoren
edhe si barriera për përhapjen e zhurmave (pra, në drejtim të receptorëve më të ndjeshëm të
përhapjes së zhurmave).

Figura 5. Instalimi i pajisjeve dhe i makinerive


6. Makineritë/pajisjet që duhet të ketë një kantier
6.1 Pajisjet bazë minimale
Pajisjetbazëminimaleqëduhetdomosdoshmërisht t’i kenë subjektet që shfrytëzojnë një karrierë në
qiell të hapur:
Kërkesat për pajisjet:
- Të jenë makineri brenda niveleve të lejuara të emetimit të zhurmave/mirëmbajtje e rregullt/ kontroll
i rregullt i makinerive/i mirëmbajtjes.
-Pajisjet të jenë të pajisura me kartelat e mirëmbajtjes dhe të kontrolleve periodike që u janë bërë.
-Një kusht mund të jetë që pajisjet të mos kenë më shumë se 10 vjet vjetërsi.
- Shpejtësia e lejuar e kamionëve brenda zonave sensitive (jo më shumë se 15–20 km/orë).
6.2 Pajisjet bazë
1. Thyerës/copëtues i materialit duhet të montohen në një vend dhe të mbulohen nga 3
anët (inkorporuar në kapakë me profile alumini të çmontueshëm) për të kufizuar shpërhapjen e
pluhurit në të gjitha drejtimet.
2. Seleksionues/sita ndarëse e materialit sipas madhësive.
3. Transportuesi i materialit nga thyerësi/ seleksionuesi te vendi i depozitimit për të shmangur
lëvizjen e kamionëve brenda kantierit. Këta është mirë të mbulohen me kapakë për të reduktuar
emetimin e pluhurave nga kushtet atmosferike gjatë transportit të materialit.
4. Gurëthyes hidraulikë për thyerjen e materialit të dalë pas shpërthimit.
5. Më gjerësisht në karriera sot përdoren makineri gurëthyese të cilat preferohen për zona më të vogla
shfrytëzimi dhe transportohen më lehtësisht nga njëri vend në tjetrin.
6. Pajisje për lagie të terrenit për uljen e pluhurave, përfshirë edhe bot uji për lagien e rrugëve të
aksesit apo të rrugëve pranë komunitetit të cilat përdoren nga subjekti. Pajisjet për uljen e pluhurave
vendosen pranë zonës nga gjenerohen pluhurat për të kufizuar përhapjen e pluhurave në zonë më të
gjerë.
6.3 Pajisjet ndihmëse në kantier
1. Ambient/kontejner për vendosjen e mbetjeve të rrezikshme;
2. Kontejnerë për t’u përdorur për ambiente zyre/punëtorët që manovrojnë në kantier;
3. Minitualete portative ose tualete higjienike me gropë septike që pastrohet rregullisht nga
nënkontraktorë të licencuar për pastrimin e ujërave të zeza;
4. Mjetet për mbrojtjen nga zjarri (këndi i mbrojtjes ndaj zjarrit);
5. Tanku/depozita e karburantit duhet të vendoset në një kontejner sekondar me kapacitet 110% të
masës së tankut (për të marrë në konsideratë që në rastin më të keq, nëse derdhet karburanti, ai të
derdhet në depozitën sekondare dhe jo në tokë);
6. Kosha të ndarë sipas llojit, mund të përdoret riciklimi i paletave për të ndërtuar kosha për mbetjet
në kantier;
7. Enë për depozitimin e vajrave të përdorura, të cilat depozitohen në zonën e hazardeve;
8. Kontejner për depozitimin e vajrave të përdorura;
9. Pajisje (spill kit) për pastrimin e ndotjeve të mundshme që ndodhin gjatë punës (rrjedhje nga vajrat,
karburantet).
Makineritë:
Figura 6. Gurëthyes

Figura 7. Thyerësi hidraulik i gurit


Figura 8. Mbulimi i transportierit të materialit me kapak për të reduktuar pluhurat nga kushtet
atmosferike i lidhur me
thyerësin e materialit
Figura 9. Pajisje për reduktimin e pluhurit të vendosura pranë burimit ku emetohen pluhurat
Facilitete ndihmëse për në kantier:
Figura 10. Kontejner sekondar sa 110% e kapacitetit të depozitës

Figura 11. Kontejner për zyra


Figura 12. Minitualete portative

Figura 13. Kontejner për depozitimin e hazardeve/kimikateve

Figura 14. Zona e depozitimit të vajrave të përdorura


Figura 15. Rregulla për manipulimin me vajrat dhe hazardet/Spill kit për pastrimin e ndotjeve të
mundshme gjatë punës

Figura 16. Kosha mbetjesh (nga riciklimi i paletave të drurit) dhe plastikë e ricikluar
7. Udhëzime gjatë vënies në punë të instalimit/të shfrytëzimit të karrierës
7.1 Depozitimi i materialit të gërmuar/sterile, mbulesa vegjetative, dhera etj.
Fillimi i punimeve duhet të bëhet në mënyrë të përcaktuar nga niveli më i lartë i lejuar me shkallë dhe
pjerrësinë e lejuar, konform projektit teknik.
Materiali i depozituar duhet të mbahet përmes ose në pjesën fundore të skarpatës për të lejuar më pas
rehabilitimin e zonës se punuar.
Figura 17. Mënyra e depozitimit të materialit të gërmuar (dherave që nuk përdoren për prodhim
inertesh) që do të duhet të
depozitohen përkohësisht dhe ripërdoren për rehabilitim
7.2 Reduktimi i impakteve në mjedis gjatë shfrytëzimit të karrierës:
7.2.1 Vegjetacioni:
- Minimizo sipërfaqen e kërkuar për të vendosur pajisjet dhe për të ngritur kampin.
- Bëj pastrim të vegjetacionit sipas nevojës së kërkuar vjetore, sipërfaqja e duhur dhe, në vitet në vijim, bëj
pastrimin e radhës të vegjetacionit (jo të gjithë zonën që në vitin e parë të punës, por vetëm zonën që do të
punohet në vitin progresiv).
7.2.2 Zhurmat:
Puna e lejuar gjatë orëve të ditës: 07:00–19:00. E diel, pushim. Masa suplementare ndaj objekteve sensitive
sugjerohen të merren sipas rastit:
-Barrierë zhurme;
-Mirëmbajtje e rrugëve të aksesit;
- Barriera si pemë në perimetër të zonës së punës;
-Dherat e gjeneruara (top soil) të vendosen nga drejtimi nga gjenerohen zhurmat për të penguar
përhapjen e tyre;
-Kompresorët, gjeneratorët duhet të jenë me kapak për reduktimin e zhurmave;
-Lubrifikimi i makinerive.
Sugjerime:
- Thyerësit hidraulikë emetojnë më pak zhurmë se sa po të përdorej një shpërthim dytësor (për të
thyer materialin e dalë nga shpërthimi parësor).
- Ku ka një histori të ankesave për shqetësim ndaj shpërthimeve, rekomandohet që banesat aty
pranëtëinformohenparaprakishtpër shpërthimet.
- Përdorimi i detonatorëve joelektrikë ka fituar përhapje të gjerë si sistemi më i qetë i vonesës për
fillimin e shpërthimeve.
- Shmangni shpërthimet në kushtet e mbipopulluara dhe të tjera të pafavorshme të motit, pasi kjo
mund të rezultojë në përforcim të mbingarkesës së ajrit madje edhe në distanca të konsiderueshme.
- Kur oraret e shpërthimit nuk janë të specifikuara në leje, duhet të respektohet një kohë e rregullt e
shpërthimit. Pra sugjerohet që shpërthimet të ndodhin në të njëjtën orë.
7.2.3 Vibrimi
- Gjatë shpërthimeve duhet të kihen në konsideratë në lidhje me vibrimin:
-Për 95% të shpërthimeve, presioni i shpërthimit të ajrit nuk duhet të tejkalojë 115 dB (Lin Peak);
-Presioni i shpërthimit të ajrit nuk duhet të tejkalojë 120 dB (Lin Peak);
- Për 95% të shpërthimeve, vibrimi i terrenit nuk duhet të kalojë shpejtësinë e grimcave të pikut, 5 mm/s;
- Dridhja e terrenit nuk duhet të tejkalojë shpejtësinë e grimcave të pikut, 10 mm/.
- Niveli i vibracionit në ndërtesat e trashëgimisë dhe strukturat me vlerë të konsiderueshme të
brendshme nuk duhet të tejkalojë PPV =3 mm/s.
- Vibrimi dhe presioni i shpërthimit të ajrit
duhet të monitorohen në të gjitha shpërthimet në një rreze brenda 1 km nga një objekti i ndjeshëm
sensitiv.
7.2.4 Cilësia e ajrit
- Emetimi i pluhurit të dukshëm duhet të kufizohet vetëm brenda perimetrit të zonës së punës së
karrierës (përjashto zonat e largëta ku nuk kanë ndikime te të tjerët).
- Kamionët transportues me material (që kalojnë sitën 4 mm) duhet të jenë të mbuluar kur qarkullojnë
në rrugë.
- Lagie e rrugëve të aksesit dhe ambienteve të punës me një bot uji që duhet të jetë gjithmonë
prezent në kantier.
- Vendndodhja e pirgjeve me top soil apo material duhet të merret në konsiderate lidhur me drejtimin
e erërave për t’u mbrojtur prej tyre.
-Pemë të larta apo kodrat mund të përdoren si barriera ndërkohë që përzgjidhet vendosja e
makinerive.
-Transportimi i materialit nga vendi i gërmimit tek impianti i thyerjes dhe i seleksionimit duhet të
jetë sa më i vogël i mundshëm. Transportuesit të jenë të mbuluar me kapak për të reduktuar
emetimet e pluhurit gjatë transportit në transportier.
- Pirgjet me material të stokuara në kantier duhet të spërkaten në sipërfaqen e jashtme të saj me Klorid
Magnezi MgCl2për të prodhuar një shtresë të padepërtueshme dhe kompakte në sipërfaqen e pirgut, e
cila nuk lejon ngritjen e pluhurit në rast ere.

Figura 18. Gjeneratorët janë me kapak për të reduktuar emetimin e zhurmave


Figura 19. Pemët si barrierë për thyerjen e erërave ndaj objekteve
sensitive

Figura 20. Barrierë me pemë për zhurmat dhe pluhurat

Figura 21. Pirg me material si barrierë natyrore ndaj receptorëve të


ndjeshëm
7.2.5 Parandalimi i erozionit
Erozioni do të vazhdojë shumë kohë pas përfundimit të aktiviteteve nxjerrëse, nëse nuk zbatohen
masat parandaluese. Menaxhimi i dobët i kullimit mund të çojë në dëmtim ose shkatërrim të zonës.
Parandalimi më i mirë i erozionit në një vend është krijimi i rivegjetimit (shih figurën 8). Sidoqoftë,
derisa rivegjetimi të krijohet, mund të jetë e nevojshme të përdoren teknika të tjera të parandalimit të
erozionit.
Masat e sugjeruara
Përgjithësisht këshillohet të mbahen kontrolle ekzistuese të kullimit për të ngadalësuar rrjedhjen
sipërfaqësore.
Kujdes duhet treguar për të mos lënë shenja “lart e poshtë” në shpatet, siç janë gjurmët e
buldozerëve, pasi këto do të kanalizojnë drejtimin e drejtimit dhe do të rrisin erozionin.
Aty ku është e mundur, makineritë duhet të udhëtojnë përgjatë konturit.

Figura 22. Shembull i stabilizimit të erozionit nga vegjetacioni


Sipërfaqja e mbetjeve drusore rreth fidanëve në rritje dhe në pjerrësi
mund të ndihmojë për të reduktuar erozionin, të zvogëlojë hapjen e
farërave të këqija dhe të ruajë lagështinë e tokës, si dhe duke shtuar ushqyes
të dobishëm dhe lëndë organike.
7.2.6 Impakti vizual
Të gjitha sipërfaqet e jashtme të ndërtesave dhe të impianteve fikse duhet të dizenjohen, vendosen
në mënyrë të tillë që të përshtaten me mjedisin.

Figura 23. Vendosja e impianteve është bërë në përshtatje me mjedisin përreth dhe vështirë të dallohen
nga rruga kryesore
8. Plani për rehabilitimin mjedisor
Plani i rehabilitimit duhet të dorëzohet tek AKM-ja në çdo fillim viti për vitin pasardhës. Punimet
inxhinierike dhe vegjetative, referuar sipërfaqeve që do të rehabilitohen, bimësia që do të mbillet, kujdesi
ndaj bimëve, me kosto dhe afate kohore, me design duhen të përfshihen në planin e rehabilitimit.
-Zona e përcaktuar vjetore për t’u shfrytëzuar, duhet të shfrytëzohet tërësisht, për të mundësuar
rehabilitimin në vitin pasardhës.
-Shtresa e sipërme e dheut (vegjetativ) ruhet, veçohet nga masa tjetër e materialit të gërmuar dhe hidhet
drejtpërdrejt në sheshin e planifikuar për t’u rehabilituar, për të reduktuar kostot dyfishe të transportit.
Qëllimet kryesore të punimeve rehabilituese janë që të:
-Arrijnë kohë të gjatë stabilizimi të të gjithë zonave për minimizimin e erozionit;
-Rivegjetizim i të gjitha zonave të ndikuara nga aktiviteti i karrierës me lloje bimore të përshtatshme
(bazuar në bimësinë e ndikuar para fillimit të punimeve apo në bimësinë e mjedisit përreth).
-Minimizojnë impaktin pamor në zonat ku ka ndërhyrje; dhe
- Të garantojnë që zonat e ndikuara nga shfrytëzimi i karrierës janë të përshtatshme për përdorim në të
ardhmen për qëllime të tjera.
Mënyra e veprimit/radha e punës:
-Pastrimi i sheshit /largimi i automjeteve;
-Përgatitja e sheshit për punime rehabilituese;
-Mbjellja me vegjetacion;
-Kujdesi ndaj rehabilitimit/vegjetacionit. 8.1.1 Rivegjetimi
Tipi i vegjetacionit që ka ekzistuar para fillimit të shfrytëzimit të sheshit ose një lloji vegjetacioni të ngjashëm
do të jetë më i suksesshmi dhe i rekomandueshmi.
Kur krijimi i pyjeve në zonën e shfrytëzuar është i paarsyeshëm, objektivat e rivegjetimit duhet të jenë që
të krijojnë një mbulesë tokësore të konsoliduar, për të parandaluar erozionin në vend dhe për të
menaxhuar ndikimet negative të dukshme nga pikëpamjet vizuale.
8.1.2 Përzgjedhja e specieve
Bimët që kolonizojnë anët e rrugëve dhe vendet e tjera të shqetësuara pranë bimësisë vendëse në zonën e
shfrytëzuar sugjerohen për rehabilitimin e guroreve, me përjashtim të specieve të farërave të këqija.
Akaciet rekomandohen të përdoren pothuajse në të gjitha përzierjet e farës pasi këto janë kolonizatorë me rritje
të shpejtë të vendeve të shqetësuara, të cilat gradualisht e përmirësojnë pjellorinë e tokës, duke rregulluar
azotin nga atmosfera.
Në vende të pjerrëta ose shumë të dëmtuara, mund të jetë e nevojshme të sigurohet një kulturë mbuluese
me rritje të shpejtë (si Pauloënia) për të stabilizuar tokën.
8.1.3 Fertilizimi
Pleh organik me kombinim të plehut kimik sipas rekomandimeve të specialistit.
8.1.4 Kullotja
Kullotja nga kafshët, kafshët e egra dhe/ose lepujt shpesh bëhet një problem serioz në vendet e
rehabilitimit.
Ndërtimi i gardheve në perimetër të zonës së rehabilituar ka treguar se prodhon rezultate të
shkëlqyera, duke dhënë efektin e një viti shtesë ose më shumë të rritjes në zonat e rivegjetuara.
Figura 24. Ndryshimi i rritjes së vegjetacionit në një zonë të
rrethuar ndaj një zone pa rrethim

8.2 Masa të përgjithshme të sugjeruara për rehabilitimin


Kriteret e rehabilitimit duhet të merren parasysh dhe të dakordohen
bashkërisht ndërmjet autoritetit rregullator dhe operatorit.
- Disa sugjerime për standardet minimale janë:
-Zona e rehabilituar duhet të lihet në një gjendje të pavarur, të
qëndrueshme dhe jondotëse;
-Zona duhet të jetë e përshtatshme për qëllimin e planifikuar për
përdorim final ose rehabilitim;
-Zonat e rehabilituara nuk duhet të preken nga erozioni i
vazhdueshëm;
-Zona e rehabilituar duhet të jetë e pastruar nga barërat e këqija; dhe
- Rivegjetimi duhet të krijohet dhe të jetë efektiv në tërë vendin.
8.2.1 Si mund të përdoret një gurore e braktisur?
-Gjatë proceseve të mirëmbajtjes së rrugëve (pastrim kanalesh kullimi),
pastrimi i kanaleve të vaditjes, gjenerohet një masë e madhe dherash/
baltë të cilat shpesh i sheh rëndom të hedhura po në buzë të kanaleve
dhe me reshjet e para ato përsëri rikthehen në vendin e origjinës. Këto
masa dherash mund të përdoren mjaft mirë për rehabilitimin e guroreve
të braktisura.
-Depozitimin e materialit të gjeneruar nga mirëmbajtja e
përrenjve/lumenjve, ato pastrohen dhe sistemohen. Këto masa dherash
nga anët e përrenjve dhe të lumenjve mund të përdoren për rehabilitim
të guroreve (material mbushës).
-Njësitë vendore sipas qarqeve duhet të kenë venddepozitim të mbetjeve
inerte (mbetjet që gjenerohen nga prishjet e ndërtimeve, asfalte
riparime). Sheshdepozitimet e mbetjeve inerte duhet të jenë të aprovura nga
Ministria e
Mjedisit.Meqenësekëtovenddepozitimemenaxhohen nga pushteti vendor,
ministria e mjedisit i sugjeron pushtetit lokal të përdorë dhe të miratojë
(nëse i plotësojnë kushtet mjedisore) ndonjë nga ish-guroret e
parehabilituara. Kjo vetëm në guroret e braktisura dhe jo në pjesën
sfond.
- Në bashkëpunim me pushtetin vendor/ komunitetin mund të shikohet
mundësia që një gurore e braktisur të rehabilitohet si kontribut vullnetar
nga komuniteti i zonës (shkollat), veçanërisht në kohën e pyllëzimeve.
- Në bashkëpunim me pushtetin vendor, një karrierë e braktisur mund
të shikohet si një mundësi për të ndërtuar/për të krijuar një qendër
rekreative për komunitetin (një lokal apo qendër argëtimi) apo një
punishte, baxho, serrë etj.
- Zgavrat e hapura mund të kthehen në sheshe (kur nuk ka mundësi të
mbushen me material mbushës) dhe të mbillen kryesisht në perimetër
me fidanë të lartë për të mbuluar impaktin vizual. Kjo në varësi edhe me
peizazhin përreth gurores.
- Veshja me rrjetë jeshile e skarpateve (zgavravetëhapura)tëgurorevetë
parehabilituara, në zonat kur guroret ndodhen pranë një zone të
gjelbëruar dhe zona e shfrytëzimit krijon një impakt shumë të
pakëndshëm vizualisht, është masë e përkohshme dhe e kombinuar e
rehabilitimit me atë të mbjelljes me fidanë.
- Hartimi i planeve të rehabilitimit për guroret e braktisura dhe të
mbyllura/aprovimi i tyre paraprak nga AKM-ja, nënkontraktimi më pas
i kompanive private sipas qarqeve, për të kryer rehabilitim të të gjitha
zonave të karrierave të braktisura, mund të ishte një opsion tjetër.

Figura 25. Gurore në fazë rehabilitimi dhe zhvillimi i zonave urbane


pranë kësaj guroreje

Figura 26. Gurore në fazë rehabilitimi; ana e majtë, ka filluar rritja e


vegjetacionit
Figura 27. Fotoja nga rehabilitimi i një karriere në fazë të
mëvonshme
RREGULLORE
Nr.6, datë 30.11. 2007

PËR ADMINISTRIMIN E MBETJEVE SPITALORE

734
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 18 të ligjit nr. 9010, datë 13.2.2003
“Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta” dhe pikës 1 të nenit 27 të ligjit nr. 9537, datë
18.5.2006 “Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme” Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave dhe Ministri i Shëndetësisë miratojnë rregulloren si më poshtë:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Qëllimi i rregullores
Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave për kontrollin e prodhimit, grumbullimit,
transportimit, magazinimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore për të siguruar mbrojtjen e
shëndetit publik dhe të mjedisit.
2. Përkufizime të termave
Në kuptimin e kësaj rregulloreje, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
a) “mbetje spitalore” janë mbetjet e përcaktuara sipas kuptimit të pikës 6 të nenit 2 të ligjit 9010,
datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”, ku përfshihen mbetjet e
rrezikshme dhe jo të rrezikshme, të cilat renditen në paragrafin 18 të vendimit të Këshillit të
Ministrave nr.99, datë 19.2.2005 “Për miratimin e katalogut shqiptar për klasifikimin e
mbetjeve”;
b) "prodhues i mbetjes” është personi fizik dhe juridik, sipas kuptimit të pikës 11 të nenit 2 të
ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 “Për Administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”, i cili zotëron
ose administron një njësi, e cila krijon mbetje spitalore, duke përfshirë dhe duke mos u kufizuar
vetëm në: spitalet e përgjithshme, infermieritë ose spitalet e riaftësimit, qendrat mjekësore para
spitalore, klinikat e dializës kronike, klinikat e hapura, subjektet e mirëmbajtjes shëndetësore,
klinikat kirurgjikale, spitalet e psikiatrisë akute, laboratorët, ndërtesat spitalore, klinikat
mjekësore humane dhe veterinare, depot farmaceutike, farmacitë, si dhe klinikat dentare. Në rast
se më shumë se një prodhues është vendosur në të njëjtën ndërtesë, secili prej tyre do të
konsiderohet si një prodhues i veçantë;
c) “prodhues të vegjël” janë qendrat shëndetësore që prodhojnë mbetje spitalore jo më shumë se
mbetjet spitalore të dhjetë shtretërve spitalorë, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në:
klinikat mjekësore, klinikat dentare, kiro-praktikuesit, laboratorët e vegjël spitalorë, qendrat e
vaksinimit; qendrat e specializuara shëndetësore, të cilat krijojnë sasi të vogla mbetjesh
(infermieritë, spitalet psikiatrike, qendrat për personat me aftësi të kufizuar); aktivitetet
joshëndetësore ku përfshihen ndërhyrjet ndërvenoze dhe nënlëkurë (subkutane), (qendrat
kozmetike, të tatuazhit dhe ato për rehabilitimin nga droga), shërbimet funerale, shërbimet
ambulatore dhe të infermierisë, të cilat vizitojnë pacientë në banesat e tyre;
d) “zotërues i mbetjes spitalore” është personi fizik e juridik, sipas kuptimit të pikës 13 të nenit 2
të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”, i cili: krijon
mbetje spitalore; grumbullon, ruan përkohësisht, transporton dhe largon për në vendin e caktuar
mbetjet spitalore të prodhuara prej tij, si dhe i përpunon dhe i asgjëson ato;
735
e) “transport” është aktiviteti që lidhet me transportin e mbetjeve spitalore, duke përfshirë
ngarkimin, transportimin e shkarkimin, sikurse dhe përgatitja, shërbimi e mirëmbajta e pajisjeve
të përdorura për transportin e mbetjeve spitalore;
f) “qendër shëndetësore” është çdo vend ku mbetjet spitalore prodhohen, duke përfshirë, por
duke mos u kufizuar te: spitalet, qendrat kirurgjikale ambulatore, qendrat e urgjencës
shëndetësore, klinikat dhe njësitë ambulatore të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë klinikat e
mjekëve dhe dentistëve, laboratorët e diagnostikimit shëndetësor, bankat e gjakut, depot
farmaceutike, laboratorët kërkimorë, agjencitë shëndetësor, klinikat dietologjike ose të kujdesit
shëndetësorë, veterinaritë dhe spitalet, dyqanet e kafshëve shtëpiake, qendrat që ushtrojnë
shërbimet e pastrimit të mbetjeve njerëzore në vendet e aksidenteve dhe morgët;
g) “instrumente të mprehta” janë të gjitha sendet e infektuara apo të painfektuara, që mund të
shkaktojnë shpime apo prerje, duke përfshirë dhe mos u kufizuar vetëm tek aget, shiringat,
bisturitë, tubat kapilarë dhe instrumentet e tjera të mprehta;
h) “mbetje infektuese” janë të gjitha mbeturinat e ndotura nga çdo lloj patogjeni si bakteriet,
viruset, parazitët ose kërpudhat dhe përfshijnë kulturat nga puna në laboratorë, mbeturinat nga
ndërhyrjet kirurgjikale dhe autopsitë, mbeturinat nga pacientët e infektuar, si dhe materialet apo
pajisjet (që janë për t’u hedhur) në kontakt me këta pacientë, me kafshë të infektuara, si dhe
materialet dhe pajisjet e mjekëve dhe të personelit tjetër, që kanë qenë në kontakt me pacientë të
infektuar;
i) “mbetje patologjike” përfshijnë indet, organet, pjesë të trupit, placentat, gjakun dhe lëngjet e
tjera të organizmit të njeriut;
j) “mbetje farmaceutike” përfshijnë produktet farmaceutike të skaduara ose të papërdorshme,
produktet farmaceutike të kontaminuara nga rënia/ rrëzimi përtokë, barnat e tepërta, vaksinat ose
serumet dhe sendet e hedhura të përdorura gjatë trajtimit të barnave të tilla si shishe, kuti, doreza,
maska, tuba ose shishe;
k) “mbetje radioaktive” përfshijnë mbeturinat e lëngëta, të ngurta dhe të gazta, të ndotura me
lëndë radioaktive, të prodhuara nga analizat “in vitro” të indeve dhe lëngjeve të trupit, si dhe nga
imazheria “in vivo” e organeve të ndryshme për qëllime diagnostike dhe terapeutike;
l) “mbetje e rrezikshme” përfshijnë mbeturinat e infektuara, patologjike, shpuese, farmaceutike,
toksike, kimike dhe radioaktive, ujin dhe tretës të infektuar;
m) “mbetje të parrezikshme” përfshijnë letrat, sendet prej qelqi, plastike, kartonët, ambalazhet,
mbeturinat ushqimore, mbeturina druri dhe ndërtimi;
n) “administrimi i mbetjeve” përfshin minimizimin, ndarjen, grumbullimin, transportimin,
depozitimin, asgjësimin, pakësimin dhe ripërdorimin e mbetjeve;
o) “magazinim” është grumbullimi i përkohshëm në një vend të caktuar të mbetjeve spitalore për
një kohë jo më shumë se një vit, sipas kërkesave të paragrafit 7.5 të kësaj rregulloreje.
3.Zbatimi
Kjo rregullore zbatohet nga çdo prodhues, zotërues, magazinues, trajtues ose asgjësues i
mbetjeve spitalore.
Përjashtohen nga zbatimi i kësaj rregulloreje:
a) Individët prodhues të mbetjeve spitalore, kur këto prodhohen gjatë vetëmjekimit ose gjatë
736
shërbimit mjekësor në banesë, përveçse kur individi detyrohet t’i vendosë mjetet e mprehta në
kontenierë rezistentë ndaj shpimeve dhe t’i largojë ato në përputhje me rregullat e miratuara nga
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MPAU) dhe Ministri i Shëndetësisë;
b) Prodhuesit e vegjël, të cilët prodhojnë sasi të vogël mbetjesh spitalore që nuk i kalon mbetjet
spitalore të prodhuara nga dhjetë shtretër spitalorë;
c) Shërbimet ambulatore ose të urgjencës.

KREU II
DETYRIMET E PRODHUESVE TË MBETJEVE SPITALORE

4. Prodhuesit e mbetjeve spitalore janë përgjegjës për:


a) grumbullimin me kujdes dhe të kontrolluar të mbetjeve spitalore pranë qendrës shëndetësore;
b) ndarjen e mbetjeve spitalore të parrezikshme (të llojit urban) nga mbetjet spitalore të
rrezikshme;
c) ambalazhimin, etiketimin, magazinimin, grumbullimin, administrimin, trajtimin, transportimin
dhe asgjësimin në mënyrë të përshtatshme të mbetjeve spitalore të gjeneruara prej tyre;
d) shpenzimet e transportit, asgjësimit ose riciklimit të mbetjeve spitalore të gjeneruara prej tyre.
Kjo përgjegjësi është e pashmangshme dhe e pavarur nga përgjegjësia e ndonjë personi të tretë të
ngarkuar nga prodhuesi për të ndërmarrë këto aktivitete;
e) të gjitha dëmet e shkaktuara në mënyrë direkte ose indirekte në mjedis dhe shëndetin publik
nga procesi i grumbullimit, magazinimit, transportimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore të
krijuara prej tyre.
5. Regjistrimi
5.1 Çdo prodhues i mbetjeve spitalore duhet të regjistrohet në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje, ndërsa
prodhuesit që fillojnë aktivitetin e tyre pas botimit të saj në Fletoren Zyrtare jo më vonë se 30
ditë para fillimit të aktivitetit që krijon mbetje spitalore.
5.2 Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave vendos një numër regjistrimi për
çdo prodhues të mbetjeve spitalore, i cili i njoftohet prodhuesit.
5.3 Çdo prodhues duhet të vendosë numrin e regjistrimit mbi të gjitha fletët shoqëruese, etiketat
e vendosura në ambalazhimet që mbajnë mbetje spitalore dhe skedat bashkëngjitur ngarkesave
që përmbajnë mbetje spitalore.
5.4 Numri i regjistrimit është individual dhe nuk mund të transferohet.
5.5 Çdo prodhues duhet ta njoftojë me shkrim Ministrinë, brenda 30 ditëve, mbi ndryshimet në
strukturën e pronësisë, emërtimin, vendndodhjen, mënyrën e veprimtarisë ose mbi ndonjë
ndryshim në aktivitetin e tij, që mund të ketë ndikim në llojin dhe sasinë e mbetjeve spitalore të
krijuara.
6. Masat konkrete për administrimin e mbetjeve spitalore
Brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje, çdo prodhues mbetjesh spitalore,
përveç prodhuesve të vegjël, përgatit:
6.1 Një rregullore të brendshme për administrimin e mbetjeve spitalore brenda njësisë
737
funksionuese.
6.2 Një plan për administrimin e mbetjeve spitalore, që duhet të përmbajë minimalisht
informacionin e mëposhtëm:
a) një përshkrim të mbetjeve spitalore të prodhuara nga njësia përkatëse, duke përfshirë llojin,
peshën dhe vëllimin;
b) një përshkrim të procedurave të kërkuara për administrimin e mbetjeve në njësinë përkatëse;
c) një përshkrim të zonës brenda dhe jashtë saj ku prodhohet, depozitohet apo trajtohet mbetja
spitalore;
d) destinacionin, metodat e trajtimit dhe asgjësimit për çdo lloj mbetje spitalore;
e) procedurat dhe veprimtaritë për kualifikime në administrimin e mbetjeve spitalore;
f) veprimtaritë informative që lidhen me shëndetin, sigurinë dhe asgjësimin e rregullt të mbetjeve
spitalore për të gjithë personat, që mund të bien në kontakt me to ;
g) procedurat dhe pajisjet e kontrollit të ndotjes dhe pastrimit;
h) emrin, adresën dhe numrin e telefonit të personit (personave) përgjegjës për administrimin e
mbetjeve spitalore.
6.3 Çdo prodhues rishikon planin për administrimin e mbetjeve spitalore në përputhje me planin
kombëtar për administrimin e mbetjeve të ngurta dhe planin kombëtar për administrimin e
mbetjeve të rrezikshme, brenda një viti pas miratimit të tyre.
6.4 Plani per administrimin e mbetjeve spitalore duhet të përditësohet çdo tre vjet.

KREU III
TRAJTIMI I MBETJEVE SPITALORE
7. Çdo prodhues i mbetjeve spitalore është përgjegjës për trajtimin e mbetjeve që nga prodhimi,
grumbullimi, ndarja, transporti, magazinimi, përpunimi dhe deri te asgjësimi i tyre.
7.1 Çdo prodhues ndan (seleksionon) që në burim elementët e rrezikshëm nga ata të
parrezikshëm të mbetjeve spitalore, sipas rregullores së brendshme për administrimin e mbetjeve
spitalore dhe i magazinon ato të ndara.
7.2 Në rast se në vendin e prodhimit apo gjatë transportit, mbetjet spitalore të rrezikshme, në
mënyrë të vullnetshme apo të pavullnetshme përzihen me mbetje spitalore të parrezikshme, këto
mbetje spitalore do të trajtohen si mbetje të rrezikshme.
7.3 Pas procesit të ndarjes, për mbetjet spitalore të parrezikshme që cilësohen si “mbetje urbane”
nga paragrafi 9 i nenit 2 të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve
të ngurta”, zbatohet ligji nr.8094, datë 21.3.1996 “Për largimin publik të mbeturinave”.
7.4 Mbetjet spitalore të rrezikshme ambalazhohen dhe etiketohen në përputhje me shtojcën 2.A
dhe magazinohen të ndara nga mbetjet e tjera.
7.5 Kur mbetjet spitalore duhet të transportohen për t’u trajtuar në vend tjetër, magazinimi në
terren i tyre bëhet në një zonë të caktuar në brendësi apo në afërsi të vendeve të trajtimit apo të
pikave të nisjes duke përmbushur kërkesat e mëposhtme:
a) të lejohet hyrja vetëm e personave që kanë kualifikim për të administruar mbetje spitalore;
b) të tregohet kujdes për sigurinë e kontenierëve, të parandalohen rrjedhjet, të sigurohet mbrojtja
nga uji, shiu dhe era, si dhe të shmangen kushtet e inkubimit mikrobik dhe/ose të dekompozimit
738
të tyre. Mbetjet njerëzore, shtazore apo të ndonjë gjallese tjetër të magazinuara për më shumë se
24 orë, por gjithsesi më pak se 48 orë nga ambalazhimi, duhet të ruhen në frigorifer ose hapësirë
frigoriferike që përdoret vetëm për mbetjet spitalore në një temperaturë jo më të lartë se 10° C;
c) të jenë ndërtuar me materiale të qëndrueshme që pastrohen lehtësisht, që nuk lejojnë
depërtimin e lëngjeve dhe të jenë rezistentë ndaj parazitëve;
d) të mbahen pastër, në kushte të mira sanitare, dhe në gjendje të mirë funksionale;
e) mbetjet të jenë të etiketuara në mënyrë të dukshme me simbolin ndërkombëtar të bio-
rrezikshmërisë të paraqitur në shtojcën 2.A dhe me njoftime të rrezikut në dyer, porta ose
mbulesa, frigoriferë dhe konteinerë të tjerë që tregojnë përdorimin e magazinës për mbetje
spitalore dhe se hyrja e personave të paautorizuar është e ndaluar;
f) sistemet e kullimit të dyshemesë së magazinës duhet t’i mundësojnë shkarkimet direkt në një
sistem kanalizimesh sanitare për asgjësimin e ujërave të ndotura, në përputhje me ligjin nr. 9115,
datë 24.7.2003 “Për trajtimin mjedisor të ujrave të ndotura” ose në një impiant grumbullimi që
parandalon derdhjen e lëngjeve dhe rënien në kontakt me mjedisin.
7.6 Konteinerët e mbetjeve të rrezikshme spitalore duhet të përmbushin kërkesat e përcaktuara
nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të etiketohen në përputhje me shtojcën 2.B dhe të
magazinohen në mënyrë të tillë që të lejojnë hyrjen për qëllime inspektimi.
7.7 Mbetjet spitalore nuk duhet të presohen apo t’i nënshtrohen veprimeve të sforcuara
mekanike, përveç rasteve kur këto janë pjesë e një procesi të posaçëm trajtimi të miratuar nga
Ministri në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, bazuar në ligjin nr. 9537,
datë 18.5.2006 “Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme”.
7.8 Çdo prodhues i vogël, transporton mbetjet e rrezikshme spitalore të prodhuara në një impiant
për administrimin e tyre ose siguron transportin nga një punëmarrës i tij, vetëm kur plotëson
kushtet e mëposhtme:
a) punëmarrësi që transporton mbetjet e rrezikshme spitalore duhet të jetë trajnuar për
administrimin e këtyre mbetjeve;
b) mbetjet e rrezikshme spitalore transportohen brenda 45 ditëve nga grumbullimi i tyre.
7.9 Transportimi në terren i mbetjeve të rrezikshme spitalore kryhet në përputhje me planin për
administrimin e mbetjeve spitalore;
a) mbetjet spitalore që krijohen jashtë zonës së prodhimit fillestar të tyre, nuk pranohen për
transport në terren;
b) asnjë person nuk duhet të pranojë për transport mbetjet spitalore që nuk janë ambalazhuar dhe
etiketuar në përputhje me shtojcën 2;
c) me përjashtim të prodhuesve të vegjël dhe përdoruesve të automjeteve të urgjencës siç janë
autoambulancat, asnjë person nuk duhet të transportojë mbetje spitalore të rrezikshme pa lejen
përkatëse, në përputhje me ligjin nr.9537, datë 18.5.2006 “Për administrimin e mbetjeve të
rrezikshme”;
d) prodhuesit e vegjël që transportojnë mbetjet spitalore të krijuara prej tyre nuk janë të detyruar
të japin fletëdorëzimi në përputhje me paragrafin 7.14 të kësaj rregulloreje;
e) një automjet që transporton mbetje spitalore infektuese duhet të përmbushë kërkesat e shtojcës

739
4 të kësaj rregulloreje.
7.10 Impiantet për djegien e mbetjeve spitalore respektojnë kushtet e djegies dhe normat e
shkarkimeve në ajër të përcaktuara në pikën 5.1.2 “Linja për djegien e mbetjeve të rrezikshme
dhe spitalore” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.435, datë 12.9.2002 “Për miratimin e
normave të shkarkimeve në ajër në Republikën e Shqipërisë”.
7.11 Inceneratorët që përdoren për trajtimin e mbetjeve spitalore, duhet të jenë të pajisur me
siguresa ose pajisje të tjera kontrolli, për të parandaluar funksionimin e impiantit djegës, nëse
nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara në paragrafin e mësipërm 7.10. Në rast se arrihet një
temperaturë më e ulët, impianti duhet të jetë i pajisur me djegësa ndihmës, të cilët duke mos
llogaritur sasinë e nxehtësisë së mbetjeve, janë në gjendje të mbajnë në mënyrë të pavarur një
temperaturë minimale prej 700° Celcius.
Përgjegjësi i inceneratorit :
a) kryen monitorime dhe regjistrime të vazhdueshme të dhomave primare dhe sekondare të
djegies;
b) ruan të dhënat e monitorimeve të kryera për një periudhë shtatëvjeçare.
7.12 Të gjitha mbetjet spitalore që mund të digjen, duhet të shndërrohen nga inceneratori në hi,
që nuk përkon me formën e mbetjeve para djegies. Ky hi që rezulton nga djegia, të paktën një
herë çdo tre muaj, analizohet duke përdorur përzierje kampionaturash të rastit për përmbajtjen e
karbonit organik total, dhe çdo vit analizohet për përmbajtjen e plumbit, mërkurit, kaliumit dhe
metaleve të rënda. Hiri që rezulton nga djegia nuk duhet të ketë më shumë se 5% karbon
(minimalisht 95% djegie).
7.13 Mbetja nga djegia ose hiri që përftohet nga procesi i trajtimit të mbetjeve spitalore është
mbetje e ngurtë dhe asgjësohet në përputhje me nenin 21 të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 “Për
administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”.
7.14 Impianti për trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve spitalore nuk duhet të pranojë nga
prodhuesit më shume se 88 kilogramë/muaj mbetje spitalore infektuese ose çfarëdo sasie
mbetjesh spitalore, në rast se nuk janë shoqëruar me fletëdorëzimi në përputhje me ligjin nr.
9537, datë 18.5.2006 “Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme”.
7.15 Në rast se një impiant trajton më pak se 20 kilogramë mbetje spitalore infektuese nga
prodhuesi i vogël, impianti duhet të mbajë regjistrime të këtyre pranimeve që minimalisht
përfshin informacionin e mëposhtëm:
a) emrin dhe adresën e prodhuesit;
b) peshën e mbetjeve të pranuara;
c) datën dhe orën e pranimit të mbetjeve; dhe
d) nënshkrimin e personit që pranon mbetjet.
7.16 Të gjitha regjistrimet që bëhen sipas kësaj rregulloreje ruhen për një periudhë deri në shtatë
vjet. Kjo periudhe shtyhet automatikisht në rast të mos zbatimit të aktit administrativ në lidhje
me veprimtarinë e rregulluar, ose me kërkesën e Ministrit të Mjedisit.
7.17 Kërkesat e paragrafit 7.16 nuk zbatohen ndaj prodhuesve të vegjël dhe atyre prodhuesve të
renditur në germat “a”, “b”, “c” të paragrafit 3 të kësaj rregulloreje.

740
KREU IV
KONTROLLI DHE SANKSIONET
8. Kontrolli
a) Ndaj veprimtarisë së zotëruesve të mbetjeve spitalore ushtrojnë kontrolle Inspektorati i
Mjedisit, organi që ka licencuar veprimtarinë, Inspektorati Sanitar Shtetëror dhe inspektorati
bashkiak.
b) Inspektorati Sanitar Shtetëror inspekton çdo spital, incinerator ose vendgrumbullimi të
mbetjeve spitalore të krijuara nën juridiksionin e tij.
9. Sanksionet
Shkelësit e kërkesave të kësaj rregulloreje, ndëshkohen me sanksione sipas specifikimeve të bëra
në aktet përkatëse, në zbatim të të cilëve del kjo rregullore dhe konkretisht në germën “e” të
nenit 32 dhe germën “b” të pikës 1 të nenit 33 të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 “Për
administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”;
10. Zbatimi
Ngarkohet Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministri i Shëndetësisë dhe
organet e qeverisjes vendore për ndjekjen dhe zbatimin e kësaj rregulloreje.
Kjo rregullore hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE MINISTRI I SHËNDETËSISË


ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Nard Ndoka
Lufter Xhuveli

SHTOJCA 1
LLOJET E MBETJEVE SPITALORE TË RREZIKSHME

Kategoria e Përshkrimi dhe shembuj Zonat kryesore


mbetjeve prodhuese

18 01 01 Instrumente të mprehta (përveç 18 01 03) Zona ku ushtrohet


Instrumente të mprehta të përdorura, si për kujdesi shëndetësor,
shembull age, shiringa, bisturi, brisqe, pajisje të salla operacioni,
përziera, qelqe të thyera dhe të ndotura, tuba laboratore dhe
reanimacioni dhe materiale të tjera të ngjashme. qendra kërkimore,
banka gjaku, qendra
për mbledhjen dhe
transfuzionin e
gjakut, qendra
dialize.
18 01 02 Pjesë të trupit dhe organe, përfshirë qeset dhe Salla operacioni dhe

741
konservuesit e gjakut dhe rezervat e gjakut (përveç zona kirurgjikale,
18 01 03), produktet e gjakut; sende të ndotura me morgje dhe qendra
gjak serume dhe plazëm; kultura dhe grumbullime për realizimin e
të agjentëve infektues që krijohen nga laboratore autopsive,
kërkimore dhe diagnostikimi dhe materiale të materniteteve dhe
ndotura me agjentë të tillë; mbetje izolimi nga klinikave
pacientë me koeficient infektimi të lartë; mbetje të obstetrikale.
mjekimeve dhe të vaksinave; mbetje, shtresa dhe
materiale të tjera të infektuara me patogjenë
trupore.
18 01 08 Mbetjet, grumbullimi dhe asgjësimi i të cilave Zona ku ushtrohet
kërkon trajtim të veçantë për të përballuar kujdesi shëndetësor,
infeksionet; salla operacioni,
Mbetje që përmbajnë substanca kimike: laboratore dhe
Për shembull, kimikate të ngurta, të lëngshme ose qendra kërkimore,
në gjendje të gaztë sikurse solventët, reagentët, banka gjaku, qendra
dizinfektuesit që kanë skaduar ose që nuk nevojiten kirurgjikale për
më, zhvilluesit e filmave, oksid etileni dhe produkte mbedhjen dhe
të tjera kimike që mund të jenë toksikë, gërryes, që transfuzionin e
digjen lehtësisht, shpërthyes ose kancerogjenë. gjakut, qendra
Ilaçe të skaduara të të gjitha llojeve, sikurse dhe dialize,
mbetjet e tyre që mund të jenë gjenotoksike, qendra laboratorike
mutogjene, teratogjene ose kancerogjene; sende të dhe kërkimore,
ndotura ose që mbajnë produkte farmaceutike qendra shëndetësore,
(shishe, kuti). dentistë.
18 01 10 Ilaçe citotoksike dhe citostatike; Zona ku ushtrohet
Mbetje amalgame të kujdesit dentar; kujdesi shëndetësor,
Kontenierë në presion; depo farmaceutike
Cilindra që mbajnë gazra ose aerosole që kur dhe kimike, dentistë,
shpohen ose digjen aksidentalisht mund të laboratore,
shpërthejnë. Cilindrat mund të përmbajnë gazra të zona ku ushtrohet
përdorura për qëllime shëndetësore, dhoma të kujdesi shëndetësor,
nxehta ose për përgatitjen e mjekimeve. depo farmaceutike
dhe kimike, qendra
laboratorike dhe
kërkimore.

SHTOJCA 2

Modeli Ndërkombëtar i Sinjalistikës që njofton rrezikun e mbetjeve spitalore dhe standardi i

742
etiketimit
Shtojca 2.A Etiketa e kontenitorëve:

Etiketa përfshin shenjën ndërkombëtare dalluese të rrezikut të mbetjes mjekësore, njoftimin e


rrezikut mjekësor në shqip dhe në anglisht dhe numrin e parë të klasifikimit ndërkombëtar (6).
Madhësia minimale e etiketës duhet të jetë 14cm x 14cm dhe të ketë formën e një rombi.
Shtojca 2.B Etiketa e koshave
Të gjitha etiketat duhet të prodhohen me materiale që u rezistojnë rrezeve UV, ujit dhe të jenë
ngjitëse.
Etiketa që duhet të vendoset në pjesën e prapme të koshit:

Etiketa përfshin shenjën dalluese të rrezikut të mbetjes mjekësore ndërkombëtare, njoftimin e


rrezikut të mbetjes mjekësore në shqip dhe anglisht dhe numrin e parë të klasifikimit
ndërkombëtar (6). Madhësia minimale e etiketës duhet të jetë 14cm x 14cm dhe të ketë formën e
një rombi.
Etiketa që duhet të vendoset në pjesën e përparme të koshit:
Etiketa dalluese duhet të përcaktojë me germa të mëdha llojin e mbetjes së rrezikshme,
përshkrimin shtesë me germa të vogla dhe duhet të mbajë shenjën dalluese të rrezikut. Madhësia
minimale e etiketës duhet të jetë (Gjerësi x Lartësi) 14cm x 5cm. Etiketa duhet të jetë shkruar në
gjuhët shqip dhe anglisht.

743
Etiketa përshkruese përfshin:
- Përshkrimin dhe identifikimin (me germa të bardha në një sfond të zi), “Mbetje spitalore”
N.O.S.
- Përcaktimin “I infektuese”;
- Fjalën sinjalizuese “RREZIK”;
- Njoftimin e rrezikshmërisë “Mund të shkaktojë infeksion”;
- Numri i OKB “3291”1[1];
- Klasën e rrezikut “6.2”;
- Numrin e katalogut shqiptar të klasifikimit të mbetjeve “18.01.03*”;
- Numrat EINECS 2[2] ;
- Shprehja e rrezikut “R21”;
- Shprehja e sigurisë “S1/4/24/35/36/37/431 /60;
- Deklaratë paralajmëruese;
- Identifikimi i furnizuesit;
- Personi i kontaktit;
1

744
- Adresa;
- Numri i telefonit dhe celularit;
- Madhësia minimale duhet të jetë (Gjerësia x Lartësia) 21 cm x 14 cm (A5). Etiketa duhet të jetë
shkruar në gjuhët shqip dhe angli

745
746
Etiketa e “Destinacionit dhe e deklarimeve”
Çdo kosh i ambalazhuar, i mbyllur dhe vulosur duhe të identifikohet me një etiketë që duhet të
vendoset në unazën e vulës dhe që tregon:
- Vendndodhjen;
- Gjendjen e ngurtë ose të lëngët;
- Llojin e mbetjes së rrezikshme;
- Datën e grumbullimit;
- Numrin e koshit ose ambalazhimit;
- Sasinë në kg ose litra;
- Nënshkrimin e punonjësit të grumbullimit.

747
748
SHTOJCA 3

Metoda alternative për trajtimin dhe asgjësimin


Trajtimi fizik, si:
1. Autoklava;
a) Presion;
b) Presion – avull;
2. Sterilizimi me mikrovalë;
3. Sterilizimi – UV;
4. Trajtimi kimik/dizinfektimi;
a) me shkumës të kloruar;
b) me klor aktiv (klor të lirë);
c) me peroksid hidrogjeni (H2O2);
d) me glutinimin e proteinave nëpërmjet përdorimit të acideve;
e. me ozon (O3);
5. Metoda asgjësimi, si:
a) asgjësimi
Të gjitha mbetjet spitalore infektuese, që asgjësohen bashkërisht në vendet ekzistuese të
asgjësimit ose në venddepozitimet e ardhshme të mbetjeve spitalore, duhet të vendosen në
vendin e caktuar dhe të mbulohen me material izolues. Ndalohet manipulimi i materialit dhe
kontakti fizik.
b) Izolimi në kontenierë dhe sisteme teknike të provuar ndërkombëtarisht;
c) Çimentimi dhe imobilizimi i tyre.

SHTOJCA 4
KUSHTET QË DUHET TË RESPEKTOJË TRANSPORTIMI I MBETJEVE
SPITALORE INFEKTUESE
Përveç automjeteve të urgjencës që kthehen nga vende aksidentesh, çdo automjet që transporton
mbetje spitalore infektuese duhet të jetë lehtësisht i identifikueshëm gjatë transportimit të
mbetjeve me shenjën dalluese ndërkombëtare të rrezikut të mbetjes mjekësore dhe fjalët e
përshkruara në shtojcën 2.
Automjetet e përdorura për transportin e mbetjeve spitalore infektuese:
- Duhet të përfshijnë një pjesë ngarkues – transportues që rri i mbyllur dhe i siguruar, përveçse
kur ngarkon ose shkarkon mbetje spitalore për të parandaluar hyrjen dhe ekspozimin e
paautorizuar ndaj erës dhe rreshjeve;
- Duhet të jenë projektuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos lejojë derdhjet;
- Duhet të jenë pastruar dhe dizinfektuar pas rrjedhjeve ose derdhjeve aksidentale;
- Duhet të jenë pastruar dhe dizinfektuar para përdorimit për ndonjë qëllim tjetër; dhe
- Nuk duhen përdorur për të transportuar ushqime, produkte ushqimore, kontenierë ushqimorë
ose ndonjë substancë, e cila do të gëlltitet nga njerëzit ose kafshët ose do t’i shtohet ushqimeve të
njerëzve ose kafshëve.
749
Gjatë transportimit të mbetjeve spitalore infektuese, automjetet duhet të mbajnë me vete një kit
për ndalimin e derdhjeve dhe për pastrimin e automjetit.
Çdo derdhje prej njëzet (20) ose më shumë kilogramësh, duhet të raportohet sa më shpejt që të
jetë e mundur te punëdhënësi, Inspektorati Sanitar Shtetëror, inspektorati mjedisor, sikurse dhe
tek organi kompetent i qeverisjes vendore. Çdo kontakt direkt i mjetit ose pajisjes me mbetjen
spitalore duhet të konsiderohet dhe trajtohet si derdhje.

SHTOJCA 5
STANDARDE TEKNIKE PËR DJEGIEN E MBETJEVE SPITALORE INFEKTUESE

Standardet teknike për djegien e mbetjeve spitalore të rrezikshme janë ato standarde të
përcaktuara në tabelën 6.1 “Krematori” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.435, datë
12.9.2002 “Për miratimin e normave të shkarkimeve në ajër në Republikën e Shqipërisë”.
a) Mbetjet e rrezikshme spitalore do të digjen në impiante me një fuqi kalorike jo më të vogël se
11 000 kj/kg DS;
b) Ndalohet djegia e mbetjeve të rrezikshme në impiante me fuqi më të vogël kalorifike se 350
kë.

750

You might also like