You are on page 1of 29

Broshurë për procesin e VNM-së

RAPORTI N.4

Vlerësimi i Ndikimit në
Mjedis/ Vlerësimi Strategjik
Mjedisor që integrojnë
ndryshimet klimatike dhe
Biodiversitetin, projekti
SLED
(2014-IC-108)

Broshurë për procesin e


VNM-së
(5 nëntor 2014)

Përkrahur nga PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË


BASHKUARA
Broshurë për procesin e VNM-së

Autoriteti kontraktues: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)

Numri i kontratës: 2013-IC-108

Përkrahje në përmbushjen e kërkesave mjedisore për anëtarësim në të


Titulli i Programit:
ardhmen në BE

Titulli i projektit: “Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët në Evropën Juglindore (SLED)”

“Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis / Vlerësimi Strategjik Mjedisor që


Komponenti i Projektit:
integrojnë ndryshimet klimatike dhe biodiversitetin”
 Mbledhja e informatave të rrethanave
Aktivitetet e Projektit:
 Finalizimi i broshurës që ofron informacion lidhur me procesin e VNM-së

Titulli i Raportit: Broshura për procesin e VNM-së

Data e Raportit: 5 Nëntor 2014


 Përgatitja e broshurës që ofron në një format të qartë dhe konciz
informacionin lidhur me procesin e VNM-së. Broshura përmban
informacionin në vijim të aplikueshëm për VNM-në në Kosovë në pajtim
me të drejtën e BE-së:
Temat e Raportit - Rrethanat në të cilat kërkohet VNM-ja;
- Si do të përcaktohet fushëveprimi i VNM-së;
- Hapat për realizimin e një VNM-je;
- Përgjegjësitë gjatë procesit; dhe
- Disponueshmëria e burimeve shtesë të informacionit;
Periudha e Përgatitjes/Rishikimit
Nga 15 Gusht 2014 deri më 5 Nëntor 2014
të Raportit:

Raportues: Z. Giuseppe RAZZA (Konsulent Ndërkombëtar për VNM/VSM)

Z. Muhamet MALSIU (Drejtor i DMM-MMPH)


Znj. Nezakete HAKAJ (Udhëheqëse e Divizionit të Mbrojtjes së Mjedisit -
Ekspertë të tjerë që kanë MMPH)
kontribuar në finalizimin e raportit Z. Shukri SHABANI (Shef i Seksionit të VNM/VSM -DMM-MMPH)
Znj. Merlinda BLLATA DIBRANI (Përgjegjëse e Seksionit VNM/VSM-
DMM)

Emri, mbiemri dhe pozita Nënshkrimi për miratimin e raportit

Z. Giuseppe RAZZA
Ekspert Ndërkombëtar

Z. Muhamet MALSIU
Përfituesi i projektit

Mohimi i përgjegjësisë
Opinionet e shprehura në këtë Raport janë të autorëve dhe nuk
pasqyrojnë opinionet e Zyrës së UNDP-së në Kosovë apo të ndonjë
organizate tjetër që përmendet në raport. Prandaj, këto do të verifikohen
para implementimit të ndonjërit prej rekomandimeve të paraqitura aty.
* Referenca ndaj Kosovës duhet të kuptohet në kontekst të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244 (1999)
.
Broshurë për procesin e VNM-së

PËRMBAJTJA
Faqe
HYRJE ................................................................................................................................................. 6
1 INFORMATA PËR HISTORIKUN DHE DOKUMENTET .................................................................. 8
1.1 TeR të projektit......................................................................................................................................... 8
1.2 Raportet tjera ............................................................................................................................................ 9
2 BROSHURA PËR PROCESIN E VNM-SË ................................................................................... 10
2.1 Rrethanat kur kërkohet VNM-ja ..............................................................................................................10
2.2 Ciklet e VNM-së dhe AM .......................................................................................................................16
2.2.1 Cikli i VNM-së .......................................................................................................................................... 16
2.2.1 Cikli i Auditimi Mjedisor (AM) ................................................................................................................. 17
2.3 Përmbajtjet e VNM-së dhe AM-së ..........................................................................................................19
2.3.1 Përmbajtja e një VNM-je .......................................................................................................................... 19
2.3.2 Përmbajtja e një AM ................................................................................................................................. 22
2.3.3 Momenti i realizimit të VNM-së dhe AM-së në ciklin e projektit............................................................... 23
2.4 Përcaktimi i studimit të VNM-së .............................................................................................................24
2.5 Hapat për kryerjen e një VNM-je ............................................................................................................24
2.6 Përgjegjësitë gjatë procesit të VNM-së ...................................................................................................27
2.7 Burime të tjera të informacionit ............................................................................................................. 27
Broshurë për procesin e VNM-së

FJALORTH I SHKURTESAVE
Shkurtesat Kuptimi
UA Udhëzim Administrativ
ADA Agjencia Austriak për Zhvillim
ADC Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim
KK Kuvendi i Kosovës
BAT Teknologjia me e Mirë në Dispozicion
VP Vendi Përfitues
AK Autoriteti Kompetent
AKA Autoriteti Kompetent Administrativ
KPBPZHRMP Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
H
CCS Kapja e karbonit dhe shtresat gjeologjike
CECIS Sistemi i Përbashkët i Komunikimit të Emergjencave dhe Informacionit
KEP Klasifikimi, Etiketimi dhe Paketimi
RPN Rregullorja për Produktet Ndërtimore
DB Databaza
DMM Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit
DBN Departamenti për Banim dhe Ndërtim
DeP Deklarata e Performancës
USPZ Urdhëresa Specifike e Planit të Zbatimit
UP Uji i Pijshëm
DPUKM Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mjedis (në Komunat e Kosovës)
AM Auditimi Mjedisor
SPM Strategjia e Përafrimit Mjedisor
KE Komisioni Evropian
ECENA Pajtueshmëria mjedisore dhe Rrjeti i Zbatimit për Anëtarësim
EE Efiçenca e Energjisë
AEM Agjencia Evropiane për Mjedisin
EED Direktiva për Efiçiencë të Energjisë
MSHS Mjedisi, Shëndetësia dhe Siguria
VNM Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis
EIONET Rrjeti Evropian për Informacion dhe Vëzhgim Mjedisor
VKN Vlerat Kufitare të Ndotjes
EMEP Programi Evropian për Monitorim dhe Vlerësim
MM Mbrojtja e Mjedisit
AMM Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit
DMM Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit
EQS Standardet e Cilësisë së Mjedisit
VTE Vlerësimi Teknik Evropian
SUE Sistemi për Uljen e Emetimeve
BE Bashkimi Evropian
EULEX Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë
ZBE Zyra e Bashkimit Evropian
PPE Produkte Përdoruese të Energjisë
KEM Katalogu Evropian i Mbeturinave
VNF Vlerësimi i Ndikimit Financiar
DK Direktiva për Përmbytjet
UQ Urdhër Qeveritar
QeK Qeveria e Kosovës
SiH Standard i Harmonizuar
IHM Instituti Hidro-Meteorologjik
ZCN Zyra Civile Ndërkombëtare
KNF Korporata Ndërkombëtare Financiare
IFN Institucion Financiar Ndërkombëtar
IMPEL Rrjeti i BE-së për Implementimin dhe aplikimin e Ligjit për Mjedisin
IMNM Instituti i Mbrojtjes së Natyrës dhe Mjedisit
INSPIRE Infrastruktura për Informacion Hapësinor në Komunitetin Evropian
Broshurë për procesin e VNM-së

Shkurtesat Kuptimi
IPA Instrumenti për Asistencë për Para-Anëtarësim
MNI Menaxhimi i Ndotjes Industriale
PKIN Parandalimi dhe Kontrollimi i Integruar i Ndotjes
KEK Korporata e Energjisë së Kosovës
LCP Impiant me djegie të madhe
Acronyms
BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës
PVMK Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis
AMMK Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisi të Kosovës
SKM Strategjia e Kosovës për Mjedisin
ISHMK Inspektorati Shtetëror për Mjedisin i Kosovës
MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
PKZH Plani Zhvillimor Komunal
MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës
MAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
SMI Sistemi për Menaxhimin e Informatave
UM Urdhër Ministror
MeSH Ministria e Shëndetësisë
SHA Shtet Anëtar
PKEE Plani i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë
PVVM Plani i Kosovës për Veprim në Mjedisin
SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis
OJQ Organizatë Jo-Qeveritare
IKSHPK Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
PPjD Produkte Pyjore jo Drusore
SVU Strategjia Vendore për Ujërat
GZ Gazeta Zyrtare
NP Ndërgjegjësimi Publik
KP Konsultimi Publik
DPU Distrikti i pellgjeve ujore
PMPU Planet për Menaxhimin e Pellgjeve Ujore
RRMA Rrjeti Rajonal i Mjedisit për Anëtarësim
QRE Qendra Rajonale e Emergjencës
VNRR Vlerësimi i Ndikimit Rregullativ
ZR Zyrtar për Regjistra
KRB Këshilltari Rezident për Binjakëzim
KRU Këshilli Rajonal i Ujërave
VSM Vlerësimi Strategjik Mjedisor
Zbatimi efikas i kontratave – raporti dhe rekomandimet për procedurat e lëndëve ekonomike dhe ekzekutimin e
SEAD
vendimeve
SIDA Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar
ZMS Zonat e Veçanta të Mbrojtura
AT Asistenca Teknike
TAIEX Instrumenti për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni
TFBE Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian
TeP Tabela e Përputhshmërisë
TeR Termat e Referencës
KB Kombet e Bashkuara
UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNMIK Misioni i Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë
UNSCR Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
PRRU Plani Rregullues Urban
PU Plani Urban
BB Banka Botërore
DKU Direktiva Kornizë për Ujëra
OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë
PP Plani i Punës
TFU Task Forca për Ujë
Broshurë për procesin e VNM-së

Hyrje
Raporti aktual është finalizuar si rezultat i detyrës së veçantë të Z. Giuseppe RAZZA (ekspert i
angazhuar nga UNDP) për të dhënë asistencën e tij Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor (MMPH) të Kosovës në kuadër të komponentës “Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis
/Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integron Ndryshimet Klimatike dhe Biodiversitetin” të
komponentët 2 të Projektit “Përkrahje për Zhvillimin me Emetime të Ulëta në EJL (SLED)” (Këtu e
tutje “Projekti”), e cila është pjesë e programit “Përkrahje në përmbushjen e kërkesave mjedisore
për anëtarësim në të ardhmen në BE” financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC)
dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Kjo asistencë
individuale synon të zhvillojë kapacitetet e MMPH-së dhe të palëve të interesit për të integruar
çështjet e ndryshimeve klimatike, mundësitë për zhvillimin e politikave, strategjive dhe planeve,
dhe të mbështet Ministrinë e njëjtë për krijimin e një strukture efikase që synon analizimin e
Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) që integron ndryshimet klimatike dhe bidiversitetin
prezantuar nga aplikuesit në përputhje me legjislacionin primar dhe sekondar të miratuar tash së
voni si dhe për të lëshuar lejet përkatëse. Në kuadër të kësaj kornize, gjatë periudhës nga 15
Qershor 2014 (nënshkrimi i kontratës) deri më 15 Dhjetor 2014, detyrat dhe nën-detyrat e dhëna të
identifikuara në TeR duhet të zbatohen dhe të japin produkte gjegjëse siç janë specifikuar në vijim:

N
Detyrat N. Nën-detyrat Afati
. Produkti
Të bëhet një vlerësim i njësive administrative institucionale, qendrore
dhe lokale, për të identifikuar kapacitetet aktuale (numri i stafit, aftësimi
i stafit, pajisjet) duke e krahasuar me nevojat e domosdoshme për të
1.1 përmbushur mandatin e njësive. Për secilën njësi do të bëhet: (i) “Raporti i Vlerësimit” 15.08.2014
vlerësimi i trajnimeve të nevojshme sipas kërkesave procedurale të
VNM d he VSM; (ii) vlerësimi i Pajisjeve të cilat nevojiten sipas
Zhvillimi i kornizës kërkesave procedurale të VNM dhe VSM
institucionale të aftë Në përputhje me legjislacionin të hartohen procedura të kuptueshme për
për të zbatuar administrimin e VNM dhe VSM në Kosovë. Konsulenti kombëtar sipas “Grupi i procedurave
procedurat e VNM dhe 1.2 nevojës duhet të shqyrtojë, se a duhet të ketë procedura të përkohshme për administrimin e 15.10.2014
VSM në mënyrë për t’u zbatuar për një periudhë para se njësitë të arrijnë kapacitetin dhe VNM-së dhe VSM-së”
fleksibile dhe të aftësinë e tyre të plotë.
orientuar në rezultate Të zhvillohet një sistem operacional për kryerjen e procedurave të
“Doracak për
sipas procedurave dhe 1.3 ekzaminimit dhe studimit gjatë zbatimit të direktivave të VNM dhe
1 kontrollimin dhe
proceseve përkatëse VSM.. 15.10.2014
përcaktimin e
administrative. VNM Të përgatitet një doracak për zyrtarët në nivel qendror dhe lokal se si të
1.4 fushëveprimit”
dhe VSM duhet të kryhet ekzaminimi dhe studimi.
marrin parasysh në Të përgatitet një broshurë, në format të qartë dhe informacione të sakta
mënyrë efektive për procesin e VNM; Në përputhje me Ligjin për Komunitetin Evropian
ndryshimet klimatike broshura duhet të përmbajë këto informata të zbatueshme për VNM në
dhe biodiversitetin “Broshurë për
1.5 Kosovë : (i) rrethanat nën të cilat kërkohet VNM; (ii) si do të 05.11.2014
(30 ditë pune) procesin e VNM”
përcaktohen detyrat e VNM; (iii) hapat për të kryer VNM; (iv)
përgjegjësitë gjatë procesit; dhe (v) disponueshmëria e burimeve shtesë
të informatave.
Të propozohen metoda për të vlerësuar ndikimin mbi habitate/specie
“Metodat për të
gjatë ndërmarrjes së procedurave për VNM dhe VSM (kjo detyrë do të
1.6 vlerësuar ndikimin mbi 15.09.2014
kryhet në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e MMPH dhe konsulentët
habitate/speciet”
ndërkombëtarë për habitate dhe specie)
Përkrahje për zyrtarët Të përkrahen zyrtarët e MMPH për të kontrolluar dhe vlerësuar në
e MMPH për të 2.1 projektet me rëndësi, në zbatim, këto faza të VNM: (1) ekzaminimi; (2)
kontrolluar VNM-të e studimi; (3) rishqyrtimi i Raportit për VNM
projekteve më të Të asistohet MMPH për të shkruar mendimin lidhur me ndikimet
rëndësishme mjedisore që do të paraqiten në Raportin e VNM (Njoftimi për studim). 3 “Opinionet e MMPH
15.10.2014
infrastrukturore nën Kjo asistencë duhet të përfshijë verifikimin për: (1) përshkrimin e për VNM”
2
miratim dhe në 2.2 alternativave të mundshme; (2) përshkrimin e ndikimit të mundshëm
dhënjen e lejeve mbi mjedisin; (3) arësyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4)
korresponduese dhe përshkrimin e masave mbrojtëse të parapara që të shmangin, ulin dhe
nëse projektet marrin nëse është e mundur të ndalojnë ndikimet negative mbi mjedisin;
parasysh ndryshimet Të asistohet MMPH të organizojë dhe mbajë debatin publik (shih Nenin “Procedurat e
2.3 15.11.2014
klimatike dhe çështje të 20 të Ligjit Nr. 03/L-214 dhe UA Nr. 09/11) Komunikimit dhe
Broshurë për procesin e VNM-së

biodiversitetit (15 ditë Bashkëpunimit”


pune)
Të përgatitet materiali për kursin e trajnimit, seancat e trajnimit për
“Materiali i Trajnimit
3.1 zbatimin e VNM/VSM, i cili do të organizohet për personelin e 25.11.2014
për Zyrtarët Publik”
administratës publike
3 Trajnimi (10 ditë pune) Të përgatitet dhe të zbatohet programi i trajnimit për çështje teknike dhe “Programi i Trajnimit
3.2 15.11.2014
administrative të sistemit të VNM për zyrtarët për çështje mjedisore për Zyrtarët Publik”
Të përgatitet dhe të zbatohet programi i trajnimit për zhvilluesit e “Programi i Trajnimit
3.3 15.11.2014
VNM/VSM për Zhvilluesit”

Në përputhje me TeR të lartpërmendura dhe organizimin e projektit, ky raport i katërt i titulluar “Broshurë për procesin
e VNM” është një produkt specifik i nën-detyrës 1.5 i cili përshkruan aktivitetet që janë bërë gjatë periudhës prej dy
muaj e gjysmë të kësaj detyre (15 Gusht 2014÷5 Nëntor 2014) që korrespondojnë me 17.0 javë/ditë në tërësi.. Siç është
treguar në faqen e mësipërme, gjatë periudhës së njëjtë të nën-detyrave tjera 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, 1.6, 2.1 dhe 2.2 janë
zbatuar dhe produkte tjera të finalizuar dhe të përfshira në raporte tjera. Po ashtu duhet të përmendet që ky raport nr. 4,
si të gjitha raportet e tjera të detyrës, në vazhdimësi do të përditësohet me versione të mëtutjeshme deri në përfundimin
e projektit në mënyrë që të përfshinë informacione shtesë të gjetura nga Eksperti i UNDP ose për të marrë parasysh
ndryshimet e mëtejshme në kornizën ligjore dhe institucionale që mund të ndodhin gjatë zbatimit të detyrave të tjera të
caktuara. Në përputhje me TeR dhe kushtet e kontratës së detyrës, ky raport përfshin:

 Përgatitja e broshurës që ofron informacione në një format të qartë dhe konciz në lidhje me procesin e VNM-së. Në
përputhje me të drejtën e Komunitetit Evropian broshura duhet të përmbajë informata në vijim të zbatueshme për
VNM në Kosovë : (i) rrethanat nën të cilat kërkohet VNM; (ii) si do të përcaktohen fushëveprimi i VNM; (iii) hapat
për realizimin e VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë procesit; dhe (v) disponueshmëria e burimeve shtesë të informatave.
(shih § 2).

Broshura e tillë është finalizuar nga Eksperti individual duke marrë parasysh informacionin për historikun (kornizën
legjislative, udhëzuesit përkatës, grupin e procedurave, metodologjitë, etj.) pothuajse të grumbulluar gjatë katër muajve
të parë të emërimit dhe përfshijnë këto raporte tjera: “Raportin e Vlerësimit”; “Grupin e Procedurave për Administrimin
e VNM dhe VSM-së”; “Doracak për Kontrollimin dhe Përcaktimin e Fushëveprimit për VNM” dhe “Metodat për
vlerësim të ndikimit në Habitate/Specie gjatë kryerjes së Procedurës së VNM/VSM”. Në pajtim me TeR dhe
informacionin për historikun të përmendur më lartë, ky raport është organizuar në këto Kapituj kryesor :

 1-INFORMATA PËR HISTORIKUN: që paraqet historikun, informatat, dokumentet dhe qëllimin e referuar në
Termet e Referencës dhe të raporteve tashmë të përfunduara (“Raporti i Vlerësimit”; “Grupi i Procedurave për
Administrimin e VNM-së dhe VSM-së”; “Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM” dhe “Metodat për vlerësim
të ndikimit në Habitate/Specie gjatë kryerjes së Procedurës së VNM/VSM”) që janë relevantë për këtë raport.
 2-BROSHURË PËR PROCESIN E VNM: e identifikuar mbi bazën e informatave të mësipërme për historikun
dhe shqyrtimin e informatave në vijim: (i) rrethanat nën të cilat kërkohet VNM; (ii) si do të përcaktohet
fushëveprimi i VNM; (iii) hapat për të kryer VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë procesit; dhe (v) disponueshmëria e
burimeve shtesë të informatave. Përveç informatave të kërkuara nga TeR, po ashtu (v) cikli i VNM dhe (vi) në këtë
seksion janë analizuar përmbajtjet e VNM dhe AM.

Kjo broshurë po ashtu është miratuar nga eksperti i UNDP-së si mjet testimi për rastet praktike përmes asistencës për
MMPH rreth shkrimit të opinionit të saj për VNM-në të dorëzuar tek MMPH për të marr lejen përkatëse. Kjo asistencë
është përshkruar në një raport tjetër të emëruar “Opinionet e MMPH për VNM-të”. Përveç kësaj, broshura po ashtu
është përdorur në diskutimet në kuadër të punëtorisë tematike të organizuar nga eksperti i UNDP-së me përkrahjen e
UNDP/MMPH në fund të muajit Nëntor 2014.

Për përfundimin e këtij dokumenti, duhet të theksohet edhe përkrahja e fuqishme që është dhënë nga zyrtarët kosovar të
Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM) të MMPH. Në veçanti, anëtarët në vijim të një grupi punues të
përkushtuar kanë dhënë përkrahje të madhe për zbatimin e projektit: Z. Muhamet MALSIU (Drejtor i DMM), Znj.
Nezakete HAKAJ (Kryesuese e Divizionit të Mbrojtjes së Mjedisit brenda DMM), Z. Shukri SHABANI (Kryesues i
Komisionit -DMM-MMPH), Z. Naim ALIDEMA (Përgjegjës i Njësive VNM/VSM- DMM-MMPH). Përveç këtyre
janë edhe, Znj. Xheva BERISHA-REXHEPI (Menaxhere e projektit SLED-UNDP), Z. Mentor BERISHA (Zyrtar i
Projektit -UNDP) dhe Znj. Shkipe DEDA-GJURGJIALI (Analiste e Programit të UNDP) të cilët duhet vlerësuar
posaçërisht për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e shkëlqyer që kanë dhënë duke i ndihmuar Ekspertit të UNDP të
ketë qasje në informatat dhe dokumentacionin relevant dhe të kontaktojë ekspertët dhe punonjësit e përfshirë në projekt.
Vlerësim i veçantë duhet shprehur edhe për të gjithë të intervistuarit dhe palët e interesit që kemi takuar, për
informacionin e vlefshëm dhe bashkëpunimin aktiv të ofruar.
Broshurë për procesin e VNM-së

1 Informata për historikun dhe dokumentet


1.1 TeR të projektit
Siç është përmendur tashmë në “Raportin e Vlerësimit”, sipas TeR, asistenca ndërkombëtare për MMPH e ofruar nga
një ekspert i zgjedhur, synon:

1. Detyra 1: Të zhvillojë një kornizë institucionale për zbatimin e procedurave të VNM dhe VSM në mënyrë fleksibile
dhe të orientuara në rezultat me procedurat dhe proceset e ndërlidhura administrative;
2. Detyra 2: Përkrahje për zyrtarët e MMPH për të kontrolluar VNM-të e projekteve më të rëndësishme
infrastrukturore në miratim dhe në dhënien e lejeve përkatëse;
3. Detyra 3: Të mbajë trajnime.

Në kuadër të Detyrës 1 Detyrës 1të përmendur më lartë, konsulenti ndërkombëtar duhet të përkrahë dhe kontribuojë në
zbatimin e nën-detyrave nën kryesimin dhe drejtimin e Drejtorit të Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM) të
MMPH:

1.5 Të përgatitet një broshurë, në format të qartë dhe informacione të sakta për procesin e VNM; Në përputhje
me Ligjin për Komunitetin Evropian broshura duhet të përmbajë këto informata të zbatueshme për VNM
në Kosovë : (i) rrethanat nën të cilat kërkohet VNM; (ii) si do të përcaktohen detyrat e VNM; (iii) hapat për
të kryer VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë procesit; dhe (v) disponueshmëria e burimeve shtesë të informatave.
Prandaj, produkti përkatës është “Broshura për procesin e VNM-së”.

Në pajtim me kërkesat e TeR, ky raport përshkruan aktivitetet e zbatueshme dhe rezultatet e arritshme brenda Nën-
Detyrës 1.5 së lartë përmendur, e cila po ashtu është bashkërenduar me nën-detyrat tjera të Detyrës 1 e paraparë nga të
njëjtat TeR:

1.1 Të bëjë vlerësimin e njësive institucionale administrative, në nivel qendror dhe lokal, për të përcaktuar se si
kapacitetet e poseduara (sa i përket stafit, aftësisë së stafit dhe pajisjeve) qëndrojnë në krahasim me atë që është e
nevojshme për të përmbushur mandatin e njësisë. Për secilën njësi do të bëhet:
o Vlerësimi i nevojave për trajnim në lidhje me kërkesat procedurale të VNM dhe VSM.
o Vlerësimi i pajisjeve të cilat nevojiten sipas kërkesave procedurale të VNM dhe VSM.
Të përfundohet “Raporti i Vlerësimit” (ky raport) i njësive institucionale administrative, në nivel qendror dhe
lokal. Raporti duhet të përmbajë: (1) vlerësimin e nevojave për trajnim në lidhje me kërkesat procedurale të VNM
dhe VSM; (2) vlerësimin e nevojave për pajisje sipas kërkesave procedurale të VNM dhe VSM.
1.2 Në përputhje me legjislacionin të hartojë procedura të kuptueshme për administrimin e VNM dhe VSM në
Kosovë. Konsulenti ndërkombëtar ka hartuar dhe propozuar procedurat e përkohshme dhe ato përfundimtare.
Prandaj, produkti i pritur nga konkludimi i kësaj detyrë është raporti i titulluar: “Procedurat për administrimin e
VNM në Kosovë në përputhje me legjislacionin e përgatitur (procedurat e përkohshme dhe procedurat
përfundimtare)”.
1.3 Të zhvilloj një “Sistem operativ për procedurat e shqyrtimit dhe studimit gjatë zbatimit të direktivave të VNM-së
dhe VSM-së.”.
1.4 Të përgatitë “Doracakun për zyrtarët në nivel qendror dhe lokal se si të kryhet ekzaminimi dhe studimi”.
1.6 Të propozojë “metoda për të vlerësuar ndikimin mbi habitate/specie gjatë ndërmarrjes së procedurave për VNM
dhe VSM. Kjo detyrë do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e MMPH dhe konsulentët
ndërkombëtarë për habitate dhe specie.
Broshurë për procesin e VNM-së

1.2 Raportet tjera


Gjatë 4 muajve të parë nga nënshkrimi i kontratës (15 Qershor 2014 ÷ 15 Tetor 2014) eksperti i UNDP-së ka finalizuar
raportet tjera vijuese që janë marrë parasysh për finalizimin e këtij raporti n.4:

 “Raporti i Vlerësimit” (Raporti nr. 1) të njësive institucionale administrative, në nivel qendror dhe lokal përbën: (1)
një vlerësim të nevojave për trajnim në lidhje me kërkesat procedurale të VNM dhe VSM me qëllim që të përcaktoj
se sa krahasohen kapacitetet e tyre aktuale (sa i përket stafit, aftësisë së stafit dhe pajisjeve) me nevojën më qëllim të
përmbushjes së mandatit të njësive; (2) një vlerësim të nevojave për pajisje në lidhje me këto kërkesa; (3) një
përshkrim të legjislacionit përkatës (Kosovar dhe të Komunitetit) që prekin VNM dhe VSM dhe procedurat
përkatëse; (4) një vlerësim i kornizës institucionale; (5) një vlerësim të udhëzuesve përkatës miratuar nga donatorët
ndërkombëtar për kontrollimin e VNM-së dhe VSM-së.
 “Grupi i procedurave për administrimin e VNM-së” (Raporti n.2) në Kosovë sipas legjislacionit të përgatitur
(procedurat e përkohshme dhe procedurat përfundimtare);
 “Doracakun për zyrtarë për ekzaminim dhe studim” (Raporti n.3) përfshirë një sistem funksional për kryerjen e
procedurave të kontrollimit dhe përcaktimit të fushëveprimit gjatë zbatimit të Direktivave të VNM-së dhe VSM-së;
 “Metodat për të vlerësuar ndikimin mbi habitate/specie gjatë procedurës së VNM dhe VSM” (Raporti n.5), përfshirë
metodologjinë që duhet të aprovohet e cila është identifikuar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e MMPH-së
dhe konsulentët ndërkombëtar për habitate dhe specie.

Është e qartë se përmbajtja e këtyre raporteve është përmbledhur dhe përfshirë në këtë broshurë, e cila synon të
përfaqësoj një mjet të lehtë dhe praktik që mund të përdoret nga zyrtarët e MMPH-së të përfshirë në procesin e VNM-së
dhe VSM-së.

Përveç këtyre raporteve, rekomandohet analizimi i raporteve teknike të përgatitur nga MMPH dhe AMMK dhe
publikuara në ueb faqet e tyre zyrtare gjegjëse. Këto raporte mund të jenë një mjet i rëndësishëm për analizimin dhe
kontrollimin e të dhënave që duhet të përdoren në hartimin, vlerësimin dhe kontrollin e VNM-së.
Broshurë për procesin e VNM-së

2 Broshura për procesin e VNM-së


2.1 Rrethanat kur kërkohet VNM-ja
Në përputhje me Direktivat e BE-së dhe me Nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” duhet
të kërkohet pëlqim mjedisor për secilin projekt privat apo publik të renditur në Shtojcën I ose Shtojcën II të këtij Ligji,
që mund të ketë efekte të rëndësishme për mjedisin për nga natyra, madhësia dhe lokacioni i saj. Mbi bazën e të njëjtit
Ligj, të gjitha projektet të renditura në Shtojcën I duhet të obligohen që të kryejnë VNM-në, duke kërkuar autorizim
korrespondues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për derisa projektet e renditura në
Shtojcën II duhet të ekzaminohen, çdo rast veç e veç dhe në pajtim me kriteret e përcaktuara në Shtojcën III, për të
përcaktuar nëse ato duhet t1i nënshtrohen procesit të VNM. Është shume e rëndësishme të përmendet se MMPH nuk do
të lëshoj një pëlqim mjedisor të përmendur më lartë përderisa të jetë kryer VNM-ja për projektin dhe parashtruesi të
kërkesës (aplikuesit) nuk do t’ju lëshohet pëlqim mjedisor ose ndonjë pëlqim/leje tjetër (përfshirë PKIN) për projektet e
lartpërmendura dhe ai nuk duhet të fillon ekzekutimin e tyre, përderisa nuk iu është lëshuar pëlqimi mjedisor nga
MMPH-ja. Vetëm në rastet e projekteve me qëllim të mbrojtjes kombëtare dhe me vendimin e Qeverisë, MMPH-ja
mund të lejon, për raste specifike, mos realizimin e VNM-së. Prandaj, një VNM kërkohet për secilin nga këto lloje të
instalimit të ri apo rinovuar siç është përcaktuar me Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214:

1. Prodhimi dhe Përpunimi i Metaleve


1. Instalimet për pjekjen ose sinterimin e mineraleve metalike (përfshirë mineralet e squfurit).
2. Fabrikat për derdhjen e gizës dhe çelikut (bashkimi primar ose sekondar), duke përfshirë derdhjen e
vazhdueshme.
3. Fabrikat/fonderi për përpunimin e metaleve të zeza:
3.1. Farkëtar me çekanë, energjia e të cilave i kalon pesëdhjetë (50) KJ për çekanë, ndërsa fuqia kalorive e
përdorur i kalon njëzet (20) KË;;
3.2. Aplikimi i veshjeve mbrojtëse me metal të përzier me një kapacitet që i kalon 1 ton të çelikut bruto në
orë;
3.3. Fonderi për prodhimin e metaleve të zeza me një kapacitet mbi 100 ton/ditë.
4. Fabrika/fonderi për:
4.1. Prodhimin e metaleve me ngjyrë nga mineralet; koncentratet ose lëndët dytësore të përpunimeve
metalurgjike, kimike ose elektrolitike;
4.2. Shkrirjen, përfshirë legurimin, përfshirë produktet e rikuperuar (rafinimi, derdhja në fonderi, etj.) me një
kapacitet shkrirjeje që i kalon një (1) ton në ditë për plumbin dhe kadmiumin ose dhjetë (10) tonë në ditë
për të gjitha metalet tjera..
5. Fabrika për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur një proces
elektrolitik ose kimik në të cilin vëllimi i vaskës për trajtim i kalon dhjetë (10) m3.
6. Impiant për trajtimin sipërfaqësor të substancave, objekteve ose prodhimeve, që përdorin tretës
organik, në veçanti për m’veshje, shtypje, mbiveshje, ç’yndyrëzim, kundër depërtimit të ujit, ngjyrosje,
pastrim ose ngjeshje me një kapacitet më të madh se njëqind (100) tonë/vit..
7. Prodhimi dhe përpunimi i legurave nga metalet me ngjyrë që përmbajnë arsen, merkur dhe plumb, me
kapacitet më të lartë se 1,000 ton/në vit.
2. Industria e mineraleve
8. Fabrika për prodhimin e çimentos në furra rrotulluese (pjekje dhe tharje) me një kapacitet prodhues që i kalon
treqind (300) tonë në ditë ose për prodhimin e gëlqeres në furra rrotulluese me një kapacitet prodhues që i
kalon tridhjetë (30) tonë në ditë ose në furrnalta të tjera me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë
në ditë.
9. Fabrika për prodhimin të materialeve me procesin e kalcinimit dhe pjekjes së mineraleve që përmbajnë
elemente toksike si merkur, arsen dhe kadmium.
10. Fabrika për prodhimin e qelqit, përfshirë fibrat e qelqit me një kapacitet shkrirjeje që i kalon dhjetë (10) tonë
në ditë.
11. Fonderi për shkrirjen e substancave minerale, përfshirë prodhimin e fibrave minerale me kapacitet që i kalon
dhjetë (10) tonë në ditë.
12. Fabrika për prodhimin e prodhimeve qeramike me anë të zjarrit e në veçanti tjegulla, tulla, tulla refraktare ose
porcelani, me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë në ditë.
13. Repartet për nxjerrjen e asbestit dhe për përpunimin dhe transformimin e asbestit dhe të prodhimeve që
përmbajnë asbest: për produktet asbest-çimento, me një prodhim vjetor prej më shumë se pesëmijë (5000) tonë
të prodhimeve finale, për materialet fërkuese, me një prodhim vjetor prej pesëdhjetë (50) tonë të produkteve
finale, dhe për përdorimet tjera të asbestit, sasia e prodhimit e të cilave kalon dyqind (200) tonë në vit.
14. Fabrika për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve jo-metalike me kapacitet të prodhimit që i tejkalon
tridhjetë (30) tonë/ditë.
Broshurë për procesin e VNM-së

3. Industria ekstraktuese
15. Gurore dhe miniera të hapura, në sipërfaqe më të madhe se pesë (5) ha, ose nxjerrje të torfës, në sipërfaqe më
të madhe se dhjetë (10) ha ose nxjerrja e më tepër se pesëmbëdhjetëmijë (15.000) ton/vit.
16. Nxjerrja dhe përpunimi (me përjashtim të lëngëzimit dhe gazifikimit) i qymyrit, i linjitit dhe i mineraleve
bitumene me kapacitete më të larta se pesëdhjetëmijë (50.000) tonë në vit.
4. Industria kimike
17. Aktivitete të integruara për prodhimin në shkallë industriale të substancave ose grupeve të substancave të
cekura në nën-paragrafët 17.1 deri në 17.7 me anë të proceseve kimike:
17.1. Për prodhimin e kimikateve organike themelore si:
17.1.1. hidrokarbure të thjeshta (lineare ose ciklike, të ngopura ose të pangopura, alifatike ose
aromatike);
17.1.2. hidrokarbure që përmbajnë oksigjen, si: alkoole, aldehide, ketone, acide karboksilike, etere,
perokside, rrëshira epoksi;
17.1.3. hidrokarbure që përmbajnë sulfur;
17.1.4. hidrokarbure që përmbajnë azot, si: amine, amide, nitro komponime, komponime nitratesh,
nitrile, cianure, izocianate;
17.1.5. hidrokarbure që përmbajnë fosfor;
17.1.6. hidrokarbure halogjene;
17.1.7. komponime organometalike;
17.1.8. materialet plastikë bazë (fibra sintetike polimerike dhe fibra me bazë celuloze);
17.1.9. goma sintetike;
17.1.10. ngjyra dhe pigmente;
17.1.11. agjentë aktivë sipërfaqësor.
17.2. Për prodhimin e kimikateve inorganike themelore, si:
17.2.1. gaze si: amonjaku, klori ose gazi klorhidrik, fluori ose gazi fluorhidrik, dioksidi i karbonit,
përbërësit e squfurit, dioksidi i squfurit, hidrogjeni, kloruri i karbonilit;
17.2.2. acide si: acidi kromik, acidi fluorhidrik, acidi fosforik, acidi nitrik, acidi klorhidrik, acidi
sulfurik, oleumi dhe acidi sulfuror;
17.2.3. baza si: hidroksidi i amonit, hidroksidi i kaliumit, hidroksidi i natriumit;
17.2.4. kripërat si:karbonati i kaliumit, karbonati i natriumit, perboratet, nitarti i argjendit;
17.2.5. jo metale, okside të metaleve ose komponime të tjera inorganike si karburi i kalciumit, silici,
karburi i silicit;
17.3. Për prodhimin e plehrave kimike me bazë fosfatike, azotike ose të kaliumit (plehra kimike të thjeshta ose
të përbëra);
17.4. Për prodhimin e prodhimeve themelore për mbrojtjen e bimëve dhe të biocideve;
17.5. Impiante që përdorin proceset kimike ose biologjike për prodhimin e produkteve me bazë farmaceutike,
ngjyrave dhe pesticideve;
17.6. Për prodhimin e lëndëve shpërthyese;
17.7. Për prodhimin e shtesave ushqimore proteinike, fermente dhe substanca të tjera proteinike me rrugë
kimike ose biologjike.
5. Industria energjetike
18. Termocentrale për prodhim të energjisë dhe impiante të tjera për djegies me prodhim të energjisë më të lartë se
pesëdhjetë (50) MW.
19. Centrale të energjisë nukleare.
20. Ndërtimi i linjave elektrike të tensionit të lartë, me një voltazh minimumi dyqindenjëzet (220) kV dhe me një
gjatësi më të madhe se dhjetë (10) km.
21. Rafineritë e naftës dhe gazit, pajisjet për lëngëzim dhe gazifikim të qymyrit dhe rërave bituminoze, impiante
për rigjenerimin e vajrave të përdorur me sasi më të lartë se njëqindmijë (100.000) tonë/vit.
22. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e naftës, produkteve të saj, produkteve kimike dhe petrokimike me kapacitet
më të lartë ose të barabartë me njëqindmijë (100.000) ton.
23. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e materieve radioaktive.
6. Infrastruktura e transportit
24. Ndërtimi i linjave për trafikun hekurudhor në distancë të gjatë dhe për aeroporte me rrugë kalimi bazë më të
madhe ose të barabartë me dymijenjëqind (2100) m.
25. Ndërtimi i një rruge të re me dy ose më shumë shirita, ose zgjerimi i një rruge ekzistuese me dy ose
më pak shirita ku do të sigurohen dy ose më shumë shirita, ku kjo rrugë e re ose pjesa e zgjeruar e
rrugës do të jetë pesë (5) km ose më shumë në vazhdimësi.
26. Tubacionet me diametër prej 500 mm ose më shumë dhe një gjatësi prej 10 km ose më shumë për
transportimin e:
26.1. Gazi, vaji ose kemikalet natyrore, dhe
Broshurë për procesin e VNM-së

26.2. Rrjedhjet e Dioksid karbonit (CO2) për qëllime të magazinimit gjeologjik, përfshirë stacionet
përforcuese.
27. Tubacionet me diametër prej 800 mm ose më shumë dhe një gjatësi prej 40 km për transportimin e rrjedhjeve
të dioksid karbonit (CO2) për qëllime të magazinimit gjeologjik, përfshirë stacionet përforcuese.
7. Industria ushqimore
28. Prodhimi dhe përpunimi i produkteve ushqimore nga:
28.1. lëndët e para me origjinë shtazore (përveç qumështit) me kapacitet të prodhimit final më të
madh se tridhjetë (30) tonë/ditë;
28.2. lëndët e para bimore me kapacitet të prodhimit final më të madh se 250 tonë/ditë (vlera mesatare mbi
bazë tremujore);
28.3. trajtimi dhe përpunimi i qumështit, në sasi prej njëqind (100) tonë/ditë (vlera mesatare mbi
bazë vjetore)
8. Trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të shkarkuar
29. Impiante për djegie, rikuperim, trajtim kimik, ose deponim të mbeturinave të rrezikshme.
30. Impiante për djegien e mbeturinave urbane me kapacitet më të madh se një (1) tonë/orë
31. Deponitë e mbeturinave urbane me kapacitet më të madh se tridhjetë (30) tonë/ditë.
32. Impiantet e trajtimit të ujërave urbane të shkarkuara me kapacitet ekuivalent ose më të madh, për
njëqindmijë (100.000) banorë;
33. Impiantet e trajtimit të ujërave industriale të shkarkuara.
9. Projektet për depozitim, transport dhe furnizim të ujit
34. Nxjerrja e ujërave nëntokësor ose skemat artificiale të ri-ngarkimit të ujërave nëntokësor, ku vëllimi
vjetor i ujit të nxjerr ose të rimbushur (ringarkuar) është i barabartë ose më i madh se pesë (5) milion metër
kubik.
35.1. Punime për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve, ku transferimi synon te
rrugëkalimet e shkurtuara parandaluese të ujërave dhe ku sasia e ujërave të transferuara është
më e madhe se tridhjetë (30) milion m3/vit.
35.2. Në të gjitha rastet, punimet për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve ku rrjedha
shumëvjeçare e basenit është më e madhe se gjashtëqind (600) milion m3/vit dhe ku sasia e ujërave të
transferuara është më e madhe se 5% e kësaj rrjedhe. Në të dyja rastet përjashtohet transferimi i ujit të
pijshëm me tubacione.
36. Pendët dhe rezervuarët e tjera të projektuara për grumbullimin ose depozitimin e ujit, ku sasia shtesë
e ujit është më e madhe se pesë (5) milionë m3.
10. Industria e letrës, e drurit, e tekstilit, dhe e lëkurës
37. Prodhimi i fibrave të kartonit mbi njëqindmijë 100.000 m2/vit.
38. Impiante Industriale për:
38.1. Prodhimin e pulpës nga druri ose fibrave të tjera të ngjashme;
38.2. Prodhimin e letrës dhe kartonëve me kapacitet prodhues më të madh se pesëdhjetë (50) tonë/ditë.
39. Prodhimi i mobileve me kapacitete mbi dhjetëmijë 10,000 m3/vit, lëndë e parë.
40. Impiantet për trajtimin paraprak (operacione të tilla si larja, zbardhja, mercerizimi), ose ngjyrosjen e fibrave
dhe tekstileve.
41. Fabrika për trajtimin dhe përpunimin e lëkurës.
11. Bujqësia intensive
42. Impiantet për rritjen intensive të shpendëve, derrave dhe bagëtive të imëta që kanë më shumë se:
42.1. 10,000 shpendë;
42.2. 500 derra;
42.3. 100 gjedhë; dhe
42.4. 1,000 bagëti të imëta;
12. Projekte të tjera
43. impiant për depozitimin ose trajtimin e mbeturinave të kafshëve.
44. vend magazinimet për ruajtjen gjeologjike të dyoksid karbonit.
45. impiantet për kapjen e rrjedhave të CO2 për qëllime të ruajtjes gjeologjike nga impiantet e mbuluara nga kjo
Shtojcë ose ku kapja totale vjetore e CO2 është 1.5 megaton ose më shumë.
46. çfarëdo ndryshimi apo zgjerimi i projekteve të renditura në këtë Shtojcë ku ndryshimi apo zgjerimi i tillë në
vete i përmbush pragjet, nëse ka, të përcaktuara në këtë Shtojcë.

Përveç këtyre projekteve, po ashtu impiantet vijuese të renditura në Shtojcën II të Ligjit Nr.03/L-214 duhet të
shqyrtohen, çdo rast veç e veç, për të përcaktuar nëse ato duhet të kërkojnë një VNM:

1. Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria:


1.1. projekte për përdorimin e tokave jobujqësore ose zonave gjysmë natyrore për qëllime të bujqësisë intensive;
1.2. projekte të menaxhimit të ujërave për nevoja bujqësore duke përfshirë projektet e ujitjes dhe
Broshurë për procesin e VNM-së

drenazhimit të tokës;
1.3. pyllëzimi dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit të destinacionit të përdorimit të tokës;
1.4. fermat intensive të peshkut..
2. Industria ekstraktuese
2.1. gurore, gurthyes, miniera të hapura dhe nxjerrje torfe përfshirë këtu vendet e identifikuara për punime të zejeve
(projektet të cilat nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
2.2. miniera nëntokësore;
2.3. nxjerrja, thërrmimi dhe seperimi e mineral-inerteve nga drenazhimi lumor;
2.4. shpimet e thella, në veçanti:
2.4.1. shpimet gjeotermike; dhe
2.4.2. shpimet për furnizimet me ujë, duke përjashtuar shpimet për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës;
2.5. objekte sipërfaqësore industriale për nxjerrjen e qymyrit, linjitit dhe materialeve bituminoze (projekte që nuk
përfshihen në Shtojcën 1 të Ligjit Nr. 03/L-214);
3. Industria energjetike
3.1. impiantet industriale për prodhimin e energjisë elektrike, avullit dhe ujit të nxehtë (projekte që nuk përfshihen
në Shtojcën I e Ligjit Nr. 03/L-214);
3.2. impiante industriale për mbajtjen e gazit, avullit, ujit të nxehtë; për transmetimin e energjisë elektrike me anë
kabllosh (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
3.3. ruajtja në sipërfaqe e gazit natyror;
3.4. ruajtja nën tokë e gazeve të djegshme;
3.5. ruajtja në dhe nën sipërfaqe e lëndëve të djegshme të lëngëta (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit
Nr. 03/L-214) dhe ruajtja në sipërfaqen e tokës e karburanteve fosile;
3.6. briketimi industrial i qymyrit dhe i linjitit;
3.7 impiantet për përpunimin dhe ruajtjen e mbeturinave radioaktive (përderisa nuk janë përfshirë në Shtojcën I të
Ligjit Nr. 03/L-214);
3.8. impiantet për prodhimin e energjisë hidroelektrike (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr.
03/L-214);
3.9. impiantet për shfrytëzimin e fuqisë së erës për prodhimin e energjisë; 3.9 burimet rrezatuese të vazhdueshme
(jonizuese dhe jo-jonizuese).
3.10. impiantet për kapjen e rrjedhjeve të rrjedhjes sëCO2 për qëllime të ruajtjes gjeologjike (impiantet të pa
mbuluara me Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
4. Prodhimi dhe përpunimi i metaleve
4.1. prodhimi i hekurit dhe çelikut me derdhje të vazhdueshme;
4.2. impiantet për përpunimin e metaleve të zeza (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-
214);
4.3. fonderi të metaleve të zeza (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
4.4. impiant për shkrirjen, përfshirë legurimin e metaleve me ngjyrë, përfshirë produktet e rikuperuar (rafinimi,
derdhja në etj.), (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr.03/L-214);
4.5. impiant për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike (projekte që nuk janë të përfshira në
Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
4.6. prodhimi dhe montimi i automjeteve dhe prodhimi i motorëve për automjete;
4.7. impiante për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve metalike;
4.8. impiante për ndërtimin dhe riparimin e aeroplanëve;
4.9. prodhimi i pajisjeve hekurudhore;
4.10. shpërbërja me eksploziv
5. Industria e mineraleve
5.1. furrat e koksit (distilim i thatë i qymyrit);
5.2. fabrika për prodhimin e çimentos (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr.03/L-214);
5.3. fabrika për prodhimin e azbestit dhe për përpunimin e produkteve të azbestit (projekte që nuk përfshihen në
Shtojcën 1);
5.4. fabrika për prodhimin e qelqit dhe të fibrave të qelqit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit
Nr.03/L-214);
5.5. fonderi për shkrirjen e substancave minerale që përfshinë edhe fibrat minerale (projekte që nuk përfshihen në
Shtojcën I të Ligjit Nr.03/L-214);
5.6. prodhimi i produkteve qeramike me anë të djegies, në veçanti tjegulla çatie, tulla, tulla refraktare, tjegulla,
veshje guri ose porcelani (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr.03/L-214);
5.7. fabrika për prodhimin e asfaltit;
5.8. fabrika për prodhimin e betonit.
6. Industria kimike
6.1. trajtimi i mes-produkteve dhe prodhimi i kimikateve;
Broshurë për procesin e VNM-së

6.2. prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, ngjyrave dhe varakut, elastomereve dhe peroksideve
(projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
6.3. objektet e magazinimit për qëllime tregtimi apo ruajtjeje të naftës, produktet e naftës dhe produktet kimike.
7. Industria ushqimore
7.1. prodhimi i vajrave dhe yndyrave shtazore dhe bimore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcës 1);
7.2. paketimi dhe ambalazhimi i produkteve bimore dhe shtazore;
7.3. prodhimi i produkteve bulmetore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
7.4. prodhimi i birrës (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
7.5. prodhimi i shurupeve dhe ëmbëlsirave (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
7.6. instalimet për therjen e kafshëve;
7.7. instalime industriale për prodhimin e niseshtesë;
7.8. fabrikat e sheqerit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214).
8. Industria tekstilit, lëkurës, drurit dhe letrës
8.1. fabrikat për prodhimin e letrës dhe kartuçit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);
8.2. impiante për para-trajtimin (larja, zbardhja, mercerizimi) ose lyerja e fibrave dhe tekstileve (projekte që nuk
përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
8.3. impiante për regjjen e gëzofit dhe lëkurës;
8.4. impiante për përpunimin dhe prodhimin e celulozës.
9. Industria e gomës
9.1. Prodhimi dhe trajtimi i produkteve me bazë elastomeri.
10. Projektet e infrastrukturës
10.1. projekte të zhvillimit industrial;
10.2. projekte të zhvillimit urban, duke përfshirë ndërtimin e qendrave tregtare dhe parkingjeve të automjeteve;
10.3. ndërtimi i hekurudhave, pajisjeve intermodale të transportit dhe terminaleve intermodale (projekte që nuk
përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
10.4. ndërtimi i aeroporteve dhe fushave për aeroplanë të vegjël (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit
Nr. 03/L-214);
10.5. ndërtimi i rrugëve (projekte që nuk janë përfshirë Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
10.6. ndërtimi, konstruktimi ose modifikimi i kanaleve ujore në tokë, projekte për kanale dhe pengim të rrjedhjes;
10.7. projekte për parandalim të përmbytjeve përfshirë modifikimin e kanaleve të lumenjve (projekte që nuk
përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
10.8. pendët ose instalime të tjera të projektuara për të mbajtur ujë ose për ta ruajtur atë për një kohë të gjatë
(projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
10.9. konstruktimi ose modifikimi i binarëve të tramvajeve, i ashensorëve ose hekurudhave nëntokësore, që
përdoren vetëm ose kryesisht për pasagjerë;
10.10. instalime tubacioni për naftë dhe gaz (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214).
10.11. nxjerrja e ujërave nëntokësorë dhe skemat e rimbushjes artificiale të ujërave nëntokësore (projekte që nuk
përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214;
10.12. puna për transferimin e burimeve ujore midis baseneve të lumenjve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I
të Ligjit Nr. 03/L-214).
11. Turizmi dhe koha e lirë
11.1. shtigje skijimi, teleferikë, makina me kabllo dhe zhvillime të shoqëruara me këto lloj veprimtarish;
11.2. fshatra turistike dhe komplekset e hoteleve jashtë zonave urbane dhe objekteve të shoqëruara me këto lloj
veprimtarish;
11.3. vende (zona) të karvanëve dhe kampeve;
11.4. parqe zbavitëse;
11.5. objektet e infrastrukturës në zonat e mbrojtura që nuk janë të përfshira në planin hapësinor.
12. Projekte të tjera
12.1. rrugë permanente që përdoren për testimin dhe garat e mjeteve të motorizuara;
12.2. instalime për eliminimin e plehrave (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
12.3. impiante për trajtimin e ujërave të ndotura (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
12.4. instalime për grumbullimin e llumit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
12.5. depo për ruajtjen e mbeturinave të hekurit dhe të metaleve të tjera, duke përfshirë skeletet metalike të
makinave të dala jashtë përdorimit;
12.6. instalime për prodhimin e fibrave minerale artificiale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr.
03/L-214);
12.7. instalime për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave eksplozive;
12.8. vende për depozitim të mbetjeve industriale jo të rrezikshme;
12.9. vende që përdoren për grumbullimin-depozitimin e kafshëve të ngordhura ose të padëshirueshme (projekte që
nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
Broshurë për procesin e VNM-së

12.10. industri ushqimore (projekte që nuk bëjnë pjesë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214 ose në seksionin 7 më
lartë).
12.11. çdo ndryshim apo zgjerim i projekteve të dhëna në Shtojcën I ose Shtojcën II të cilat janë të, të realizuara apo
në proces të realizimit, të cilat zgjerime apo ndryshime mund të kenë ndikime të theksuar jo të favorshme në
mjedis (ndryshim apo zgjerim që nuk është i përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);
12.12. Projektet në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214, të ndërmarra ekskluzivisht ose kryesisht për zhvillim ose
testim të metodave ose produkteve të reja dhe që nuk janë përdorur për më tepër se dy vite .
Broshurë për procesin e VNM-së

2.2 Ciklet e VNM-së dhe AM


2.2.1 Cikli i VNM-së
VNM-ja ndjek projektin por ka kërkesat e saja. Figura 2.2.1 tregon ciklin e VNM-së dhe konceptimin e saj. Kapitulli 3
propozon një përshkrim preciz të secilës fazë të VNM-së për një projekt të celulozës dhe letrës.

Figura 2.2.1 – Cikli i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (Burimi BRECHE)


Broshurë për procesin e VNM-së

2.2.1 Cikli i Auditimit Mjedisor (AM)


Ky kapitull paraqet organizimin e menaxhimit mjedisor në çdo industri. Cikli i parë (Figura 2.2.2) që duhet pasur
parasysh është cikli i marrëdhënieve ndërmjet industrisë dhe mjedisit, dhe ndërmjet menaxhimit mjedisor dhe
industrisë.

Figura 5 – Raportet industri dhe mjedis (Burimi: Auditimi Mjedisor në Ciba Geigy)

Auditimi mjedisor zhvillohet në fazën e tretë të ciklit dhe shpie në fazën e katërt për të përshtatur aktivitetet me nevojat
mjedisore. Sipas Odës Ekonomike Ndërkombëtarë, AM mund të ketë shumë përfitime të tilla si:

 Lehtëson krahasimin dhe shkëmbimin e informacionit në mes të veprimit dhe impiantit,


 Rrit ndërgjegjësimin e të punësuarve lidhur më politikat dhe përgjegjësitë mjedisore,
 Identifikon kursimet duke përfshirë edhe ato që rezultojnë nga minimizimi i mbetjeve,
 Vlerëson programet e trajnimit dhe ofrimin e të dhënave për të ndihmuar personelin gjatë trajnimit,
 Siguron informatat bazë për përdorim në organizimin e reagimit emergjent,
 Siguron një databaze adekuate të azhurnuar për të dhënat mjedisore për ndërgjegjësimin e menaxhimit të brendshëm
dhe vendimmarrjes në lidhje me modifikimin e impianteve, planeve të reja etj.
 I mundëson menaxhmentit dhënien e meritave për performancë të mirë mjedisore,
 Ndihmon në marrëdhëniet me autoritetet, duke bindur që auditimet e plota dhe efektive janë duke u ndërmarrë, duke
i informuar për llojin e procedurës së aprovuar.
 Lehtëson mbulueshmërinë me sigurim për përgjegjësi të dëmtimeve në mjedis

Për të arritur deri tek ato përfitime duhet të ndiqet një metodologji e saktë. Në skemën 2.2.3 është paraqitur
metodologjia e Odes Ekonomike Ndërkombëtare në raportin teknik të UNEP/IEP: "Auditimi Mjedisor"

Figura 2.2.3 – Hapat themelor të auditimit mjedisor (Burimi i Odës Ekonomike Ndërkombëtare në raportin teknik të UNEP/IEO).
Broshurë për procesin e VNM-së

AM mund të integrohet edhe në sistemin e përgjithshëm të menaxhimit mjedisor (SPM). Figura 2.2.4 përmbledh SMP-
të e propozuara nga Bashkimi Evropian.

Fig. 2.2.4 – Sistemi për Menaxhim Mjedisor (Burimi: Metoda e Bashkimit Evropian, Skica Breche)
Broshurë për procesin e VNM-së

2.3 Përmbajtjet e VNM-së dhe AM-së


2.3.1 Përmbajtja e një VNM-je
Në përputhje me kërkesat e Nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-214 “ për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, një VNM duhet të
përmbaj:

1. përshkrimin e projektit duke u përqendruar veçanërisht si në vijim:


1.1. përshkrimin e karakteristikave fizike të tërë projektit dhe kërkesat për përdorim të tokës gjatë fazave
funksionale të ndërtimit;
1.2. përshkrimi i karakteristikave kryesore të proceseve të prodhimit;
1.3. vlerësimi i llojit dhe sasisë së mbetjeve dhe emisioneve (ndotja e ujit, ajrit, tokës, zhurma, vibracioni, drita,
nxehtësia, rrezatimi jonizues dhe jo-jonizues, etj.) që rezultojnë nga projekti i propozuar;
2. paraqitja e alternativave kryesore të identifikuara nga ana e aplikuesit dhe dhënia e arsyeve kryesore për zgjidhjen e
njërës prej tyre, duke i marrë parasysh efektet mjedisore;
3. përshkrimi i aspekteve mjedisore për të cilat ekziston mundësia e ndikimeve të theksuara negative nga ana e
projektit të propozuar duke përfshirë, para së gjithash, popullatën, botën bimore dhe shtazore, tokën, ujin, ajrin,
faktorët klimatik, vlerat materiale duke përfshirë trashëgiminë kulturore, arkitektonike dhe arkeologjike, peizazhin
dhe raportet e ndërmjetme në mes të faktorëve të lartshënuar;
4. përshkrimi i ndikimeve të mundshme të theksuara të projektit të propozuar në mjedis si: ndikimet e drejtpërdrejta dhe
çfarëdo ndikimi i tërthortë, sekondar, kumulativ, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, i përhershëm dhe i
përkohshëm, pozitiv dhe negativ, që rezultojnë nga:
4.1. realizimi i projektit;
4.2. shfrytëzimi i resurseve natyrore;
4.3. emisionet e ndotësve, krijimi dhe eliminimi i mbeturinave; dhe
4.4. përshkrimi i masave të parapara për të parandaluar, zvogëluar dhe aty ku është e mundur mënjanimin e çfarëdo
ndikimi të theksuar në mjedis.
Këto ndikime duhet të përfshijnë ato që rezultojnë nga ndërtimi apo ekzekutimi i projektit, si dhe ato që
rezultojnë nga ekzistenca ose operimi i projektit, pasi të ketë përfunduar.
5. Përshkrimi se si projekti i propozuar mund të ndikojë apo mund të ndikohet nga magazinat gjeologjike të CO2 në
vendet e magazinimit;
6. Përshkrimi i masave të parapara për të parandaluar, zvogëluar dhe kur është e mundur të kompensoj çdo ndikim
negativ të rëndësishme për mjedisin;
7. Përmbledhje jo –teknike e informacionit të paraqitur sipas titujve të mësipërm;
8. shënimi i çfarëdo vështirësie (mangësitë teknike dhe mungesa e njohurive) në të cilat has aplikuesi gjatë hartimit të
informatave të kërkuara.

Për më tepër, Neni 28 i Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2004 “për VNM” parashikon që Raporti i plotë i VNM do të
përmbaj, ashtu si edhe përcaktohet me raportin e studimit dhe me drejtimin e studimit, informatat e përshkruara në
nenin 27 si dhe informatat e detajuara për ndikimet e pritura së bashku me informatat mbi metodat e përdoruara për
parashikimin e secilit ndikim si dhe informatat mbi vështirësitë teknike (problemet teknike apo mungesa e njohurive) të
hasura gjatë përgatitjes së raportit të VNM. Informatat shtesë të kërkuara për raportin e plotë të VNM janë shënuar si në
vijim:

a) Procedura dhe arsyet për zgjedhjen e lokacionit për zbatimin e projektit dhe përshkrimin e së paku dy lokacioneve
tjera ku mund të zbatohet projekti;
b) ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të projektit në mjedis (duke përfshirë këtu edhe ndikimet afatshkurtra të
drejtpërdrejta dhe të tërthorta, ndikimet e përkohshme dhe të përhershme si dhe ndikimet pozitive apo negative të
projektit), ashtu si janë radhitur në paragrafët (c) - (j) të këtij Neni,
c) Ndikimet në njerëz, shëndetin e njeriut, konstruksionet dhe krijimet njerëzore, që ndër të tjera mund të rrjedhin
edhe nga:
 Ndryshimet në popullatë që mund ë pasojnë nga zhvillimet dhe ndikimet e rëndësishme mjedisore;
 Ndikimet nga zhvillimi i pejzazhit dhe zonave rekreative;
 Niveli dhe ndikimi nga shkarkimet në dhe, ajër dhe ujë gjatë operimit të zakonshëm dhe jashtëzakonshëm
 Nivelet dhe ndikimet e zhurmës dhe vibracioneve;
 Nivelet dhe ndikimet e rrezatimit jonizues dhe atij jo-jonizues;
 Ndikimi nga zhvillimi i rrugëve lokale dhe transportit;
d) Ndikimet mbi florën dhe faunën, trashëgiminë natyrore dhe gjeologjinë, që ndër të tjera mund të rrjedhin edhe nga:
 Humbja apo dëmtimi i habitateve dhe llojeve bimore dhe shtazore;
 Humbja apo dëmtimi i tipareve gjeologjike, paleontologjieke dhe fiziografike;
 Ndryshimet e cilësisë së ajrit dhe ndryshimet mikro-klimatike;
Broshurë për procesin e VNM-së

 Ndryshimet në cilësinë dhe sasinë e ujërave;


e) Ndikimet në dhe/tokë, resurset natyrale dhe shfrytëzuesit e tokës, që ndër të tjera mund të rrjedhin edhe nga:
 Ndikimet fizike të zhvillimit, p.sh. ndryshimet në topografinë lokale, ndryshimet e stabilitetit të tokës, erozioni i
dheut, etj.
 Ndikimet në shkarkimet kimike të ruajtura në tokë dhe rrethinë.
f) Ndikimet nga përfundimi i ndonjë projekti (veprimtarie, aktiviteti, etj.) apo reduktimi i tij;
g) Ndikimet në jetesë p.sh. humbja e tokave të poseduar bujqësore dhe/apo resurseve të përdorura bashkërisht për
qëllime ekonomike, ndikime këto nga ndryshimet në cilësinë dhe sasinë e tokës ose resurseve si dhe nga sterilizimi i
resurseve minerare;
h) Ndikimet në cilësinë dhe sasisë e ujërave që ndër të tjera mund të rrjedhin edhe nga:
 Ndikimet nga ndryshimet hidrologjike të tilla si ndryshimet e sistemeve për kullim;
 Ndikimet në cilësinë e ujit të shkaktuar nga shkarkimet në ujëra; dhe
 Ndikimet e shkaktuara ngarritja e rrjedhës sipërfaqësore të ujërave;
i) Ndikimet mbi ajrin dhe mikro-klimën, që ndër të tjera mund të rrjedhin edhe nga:
 Nivelet dhe koncentrimet e shkarkimeve;
 Nivelet dhe koncentrimet e grimcave; dhe
 Nivelet dhe koncentrimet e aromave;
j) Ndikimet e shkaktuara nga projekti apo efektet dytësore të projektit:
 Ndikimet që rezultojnë nga trafiku (rrugor, hekurudhor, ajror, ujor), dhe që lidhen me zhvillimin;
 Ndikimet që rezultojnë nga nxjerrja dhe përdorimi i materialeve, ujit, energjisë apo burimeve të tjera zhvillimore
me qëllim të përdorimit të tyre për konstruktimin, operimin dhe përfundimin e projektit/pas shfrytëzimit;
 Ndikimet që rezultojnë nga zhvillimet e tjera të lidhura me projektin, p.sh. rrugët e reja, shtëpitë, sistemet e
kanalizimit dhe energjisë elektrike, sigurimi i karburantit, telekomunikacionit etj.; dhe
 Ndikimet e grumbulluara që rezultojnë nga cilido/të gjitha veprimtaritë e përmendura më lart, përfshirë këtu ehe
projektin e propozuar.

Duke pasur parasysh detyrimet ligjore të përmendura më sipër, përmbajtjet e VNM-ve janë integruar me rekomandimet
e përfshira në udhëzuesit kryesor, kriteret dhe metodologjitë e adoptuara nga donatorët ndërkombëtarë dhe institucionet
financiare. Prandaj, tabela e mëposhtme e përmbajtjes është e rekomanduar për realizimin e një VNM-je që do të
dërgohet në MMPH për aprovim:

Përmbledhje ekzekutive (Raporti i studimit)


Në disa faqe (maksimum 3 faqe) që do i mundësonte kujtdo (specialist ose jo) të kuptoj ndikimet e ndryshme të
projektit (në mjedis, mirëqenien e njeriut dhe siguri), dhe të jetë i informuar për alternativat e zgjedhura dhe për
masat lehtësuese që duhet të zbatohen. Kjo përmbledhje mund të konsiderohet edhe si një përmbledhje jo-teknike
dhe si raport i studimit pas kërkesave të MMPH-së për përshkrimin e kufijve të VNM-së, në kohë, hapësirë dhe
llojin e ndikimit që duhet adresuar (si dhe mënyrën e vlerësimit të tyre), dhe identifikon alternativat. Kjo
përmbledhje duhet të përfshijë gjithashtu, nëse është e mundur, një tregues të çfarëdo vështirësie-mangësie
teknike, apo mungesë të njohurive të hasur nga parashtruesi i kërkesës gjatë përpilimit të informacionit të kërkuar.

1. Përshkrimi i projektit, dhe korniza ligjore dhe administrative


Kërkohet një përshkrim i shkurtër i projektit me të gjitha ndikimet dhe ndërveprimi i tyre me komponentët
natyrore dhe shoqërore. Të gjitha rregulloret e zbatuara në kuadër të VNM-së duhet të detajohen këtu. Prandaj,
rekomandohen nën-seksionet si në vijim:
1.1.1. Përshkrimi i kërkesave dhe detyrimeve ligjore;
1.1.2. Përshkrimi i karakteristikave fizike të projektit dhe kërkesat e shfrytëzimit të tokës, gjatë ndërtimit dhe
fazave funksionale;
1.1.3. Përshkrimi i karakteristikave kryesore të proceseve të prodhimit;
1.1.4. Një vlerësim, sipas llojit dhe sasisë së mbetjeve dhe emetimeve - ujit, ajrit dhe ndotjes së tokës, zhurmës,
vibracioneve, dritës, nxehtësisë, rrezatimit jonizues dhe jo-jonizues, etj - që rezultojnë nga operimi i
projektit të propozuar;

2. Përshkrimi i mjedisit ekzistues


Kërkohen të dhëna të sakta të rëndësishme për këtë vendndodhje, që përshkruajnë: përdorimin e synuar, cilësinë,
fizike, biologjike, sociale dhe kushtet ekonomike. Ky përshkrim duhet të përfshijë zhvillime të tjera ekzistuese ose
të propozuara. Përveç kësaj, duhet pasur parasysh përshkrimin e aspekteve mjedisore të mundshme të ndikuara
ndjeshëm nga projekti i propozuar, duke përfshirë veçanërisht edhe, popullsinë, florën, faunën, tokën, ujin, ajrin,
faktorët klimatik, pasuritë materiale, duke përfshirë edhe ato kulturore, arkitekturale dhe arkeologjike dhe
trashëgimore, peizazhit dhe ndërveprimet ndërmjet faktorëve të mësipërm. Përdorimi i hartave, grafikëve,
vizatimeve... është shumë i rëndësishëm për të kuptuar situatën më mirë. Mangësitë kryesore të të dhënave dhe
paqartësitë duhet të identifikohen në këtë seksion të raportit.
Broshurë për procesin e VNM-së

3. Analiza e alternativave dhe baza për përzgjedhjen e alternativës së propozuar


Përshkrimi i projektit (shih paragrafin 1 më lartë) plotësohet me përcaktimin e procedurës dhe arsyet për zgjedhjen
e vendit të projektit, dhe një përshkrim të saktë të zgjedhjeve të ndryshme në lidhje me proceset, vendin dhe të
gjitha alternativat që investitori i ka ekzaminuar për një mbrojtje më të mirë të mjedisit dhe popullsisë në fjalë.
Nga parashtruesi i kërkesës (zhvilluesi) kërkohet një krahasim (përkufizim) i këtyre alternativave të ndryshme, në
aspektin e ndikimit të tyre të mundshëm dhe analizës/ kostos përfituese. Baza (arsyet kryesore) mbi të cilën është
zgjedhur çdo alternativë duhet të shprehet duke marrë parasysh ndikimet mjedisore.

4. Ndikimet dhe çështjet e mjedisit


Pasi projekti është i definuar dhe të gjitha alternativat janë studiuar tërësisht, ky seksion paraqet çështjet e mjedisit
rreth projektit final. Çdo fushë e ndikimit pozitiv ose negativ duhet të përcaktohet sipas madhësisë së saj, kthimit,
periudhës së shfaqjes dhe natyrës (primar, sekondar ...). Në këtë fazë është e rëndësishme që në detaje të
përshkruhen fazat e ndryshme të projektit dhe të adresoj të gjitha pasojat mjedisore të lidhura me secilën fazë.
Duhet të identifikohen të gjitha pasojat drastike negative që nuk mund të eliminohen, si dhe duhet propozuar masat
lehtësuese në kapitullin e ardhshëm. Prandaj, ky kapitull do të përfshijë një përshkrim të ndikimeve të mundshme
të projektit të propozuar për mjedisin, duke mbuluar ndikimet e drejtpërdrejta dhe ndonjë ndikim të tërthortë,
sekondar, kumulativ, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, të përhershëm dhe të përkohshëm, pozitiv dhe negativ,
që rezultojnë nga:
4.1. Ekzistenca e projektit;
4.2 Ndryshimet në popullatë që rezultojnë nga zhvillimi;
4.3 Ndikimet nga zhvillimi i pejzazhit dhe zonave rekreative, p.sh. ndryshime në topografinë lokale, ndikimet
mbi stabilitetin e tokës, erozionit të tokës etj.
4.4. Ndikimet mbi florën dhe faunën, trashëgiminë natyrore dhe gjeologjinë, që ndër të tjera mund të rrjedhin
edhe nga (i) Humbja apo dëmtimi i habitateve dhe llojeve bimore dhe shtazore; (ii) Humbja apo dëmtimi i
tipareve gjeologjike, paleontologjieke dhe fiziografike; (iii) Ndryshimet e cilësisë së ajrit dhe ndryshimet
mikro-klimatike; (iv) Ndryshimet në cilësinë dhe sasinë e ujërave.
4.5. Niveli dhe ndikimi nga shkarkimet në dhe, ajër dhe ujë gjatë operimit të zakonshëm dhe jashtëzakonshëm,
krijimi i shqetësimeve/dridhjeve, rrezatimi jonizues dhe jo-jonizues dhe eliminimi i mbetjeve;
4.6 Ndikimet që rezultojnë nga trafiku nga zhvillimi i rrugëve lokale dhe transporti duke përfshirë Ndikimet e
shkaktuara nga projekti apo efektet dytësore të projektit;
4.7. Ndikimet në jetesë p.sh. humbja e tokave të poseduar bujqësore dhe/apo resurseve të përdorura bashkërisht
për qëllime ekonomike, ndikime këto nga ndryshimet në cilësinë dhe sasinë e tokës ose resurseve si dhe nga
sterilizimi i resurseve minerare;
4.8. Përshkrimi se si projekti i propozuar do të ndikojë ose do të mund të ndikohej nga ruajtja gjeologjike e CO2
në vendet e magazinimit;
4.9. Përshkrimi nga parashtruesi i kërkesës lidhur me ndikimete grumbulluara dhe metodat parashikuese të
përdorura për vlerësimin e ndikimeve në mjedis. Këto ndikime duhet të përfshijnë efektet që rezultojnë nga
ndërtimi apo ekzekutimi i projektit, si dhe ato që rezultojnë nga ekzistenca ose operimi i projektit, pasi të jetë
kompletuar.

5. Masat lehtësuese
Për të gjitha pasojat e mbetura negative, duhet të propozohen masat lehtësuese (dhe duhet të ndërmerren masa para
se ky projekt të fillojë) për të parandaluar, zvogëluar dhe aty ku është e mundur të kompensojë çdo ndikim të
rëndësishëm negativ në mjedis. Këto masa duhet të jenë realiste teknikisht dhe ekonomikisht. Efikasiteti i çdo
mase në uljen e efekteve negative të rëndësishme për një nivel të pranueshëm duhet të vlerësohet. Vlerësim i
investimit të kërkuar është i nevojshëm në këtë fazë për të verifikuar mundësinë e masave të propozuara.

6. Menaxhimi i mjedisit dhe trajnimi dhe Plani i Monitorimit Mjedisor


Në mënyrë që të përpiqemi dhe të parandalojmë aksidentet mjedisore, është e nevojshme që të përgatitet një
dokument që përcakton rolin e secilit person ose grup në ekipin e menaxhimit të mjedisit të kompanisë së ardhme
si dhe procedurat e monitorimit dhe trajnimit të ndërmarra për rritjen e kapaciteteve të stafit dhe punëtorëve . Këto
dokumente duhet të përditësohen pas realizimit të projektit.

7. Shtojcat
Të gjitha dokumentet e nevojshme për të kuptuar metodologjinë e zgjedhur, referencat, takimet me ministritë,
shkencëtarët, menaxherët, grupet e prekura, emrat dhe kualifikimet e autorëve të studimit, duhet të paraqiten në
këtë kapitull.
Broshurë për procesin e VNM-së

2.3.2 Përmbajtja e një AM


Ekzistojnë shumë lloje të auditimit të cilat mund të kryhen individualisht ose bashkërisht. Auditimi mund të
përqendrohet në organizimin, emetimin, përputhjen me standardet dhe rregulloret, mirëmbajtjen, sigurinë, bilancin e
materialit, trajnimet, kontraktuesin e jashtëm, Oda Ekonomike Ndërkombëtare paraqet hapat e ndryshëm të një AM si
më poshtë:

1. Aktivitetet e Para-auditimit të cilat përfshijnë:


 Përzgjedhjen dhe caktimin e objektit për auditim,
 Përzgjedhja e ekipit të auditimit,
 Kontakti me objektin dhe planifikimi i auditimit.
2. Aktivitetet në teren: të cilat janë të ndarë në 5 hapa:
 Të kuptuarit e kontrolleve të brendshme
 Vlerësimi i kontrolleve të brendshme
 Mbledhja e evidencave të auditimit,
 Vlerësimi i gjetjeve të auditimit,
 Raporti i gjetjeve të objektit.
3. Aktivitetet pas auditimit: të cilat përfshijnë:
 Prodhimi i një draft-raporti,
 Prodhimi i raportit përfundimtar,
 Përgatitja dhe zbatimi i planit të veprimit,
 Monitorimi i planit të veprimit.

Figura 2.3.1 tregon detajet e secilit hap. Është e rëndësishme të vihet re se sistemi i auditimit është cikël. Periudha e saj
duhet të përcaktohet paraprakisht, si dhe periudha e kontrolli të vendit nuk duhet të kalojë 3 vjet.

Fig.2.3.1 - Hapat themelor të auditimit mjedisor (burimi; Raporti Teknik i UNEP/IEEO i Odës Ekonomike
Ndërkombëtare)
Broshurë për procesin e VNM-së

2.3.3 Momenti i realizimit të VNM-së dhe AM-së në ciklin e projektit


VNM-ja realizohet sa më shpejt të jetë e mundur para zhvillimit të projektit dhe më së voni gjatë studimit të fizibilitetit.
Mundësitë e ndryshme të zhvillimit dhe VNM-të bëhen gjithnjë e më të sakta sipas përparimit të projektit. Pasi të
dizajnohet projekti, VNM-ja mund të prodhohet dhe të dorëzohet në versionin e saj final. AM kryhet vetëm në
vendpunishte. Figura 2.3.2 tregon momentin e realizimit të secilit "instrument" në ciklin e projektit.

Figura 2: Cikli i projektit dhe momenti i realizimit të VNM-së dhe AM-së (Burimi: BRÈCHE)
Broshurë për procesin e VNM-së

2.4 Përcaktimi i studimit të VNM-së


Zyrtari përgjegjës nga MMPH-ja (Zyrtar i Regjistrit, Udhëheqësi i njësisë së VNM-së brenda Divizionit të Menaxhimit
të Ndotjes Industriale në kuadër të Departamentin për Mbrojtjen e Mjedisit), do të përcaktojë qëllimin e VNM-së
përmes hapave në vijim:

 LËSHIMI I NJOFTIMIT TË STUDIMIT: Nëse kërkesa pranohet, zyrtari përgjegjës i MMPH-së i lëshon
aplikuesit Njoftimin e Studimit (Neni 13) brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës të të njëjtit aplikues për
një Raport të Studimit Mjedisor duke përfshirë edhe kërkesën për: (1) përshkrimin e alternativave të mundshme; (2)
përshkrimin e ndikimeve të mundshme në mjedis; (3) arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4) përshkrimin e
masave mbrojtëse. Lëshimi i Njoftimit të Studimit nuk e pengon MMPH-në për të kërkuar informata shtesë më
vonë.
 PËRGATITJA DHE PARAQITJA E RAPORTIT TË STUDIMIT: Aplikuesi duhet t'i paraqesë këtë
informacion MMPH-së në një Raport të shkurtër Njoftimi të Studimit (Neni 14), jo më tepër se 3 faqe, i cili do të
përfshihet në raportin e VNM-së duke u konsideruar edhe si përmbledhje e tij ekzekutive.

Në tabelën e mëposhtme 2.4.1 është përmbledhur informacioni që duhet të kontrollohet gjatë procedurave të studimit.
Informacioni specifik për t'u përfshirë në Regjistrin (Data bazën) e aplikacioneve të VNM-së
Raporti i studimit i VNM-së (brenda 30 ditëve nga aplikimi
Data e lëshimit të Njoftimit të Studimit
Data e prezantimit të raportit të studimit
Prezantimi i raportit të studimit (3faqe.)
Përshkrimi i alternativave të mundshme
Përshkrimi i ndikimeve të rëndësishme
Arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve
Përshkrimi i masave mbrojtëse

Tab.2.4.1: Informacioni lidhur me procedurat e studimit për tu përfshirë përfundimisht në regjistrin e VNM-së
/Data bazën (© Burimi G.Razza)

2.5 Hapat për kryerjen e një VNM-je


Hapat dhe procedurat për kryerjen e VNM-së janë të detajuara në raportin "Hapat e procedurave për administrimin e
VNM-së dhe VSM-së”
Në pajtim me nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” një Pëlqim Mjedisor do të kërkohet
për secilin projekt publik ose privat të renditur në Shtojcën I ose Shtojcën II të këtij ligji, i cili mund të ketë efekte të
theksuara në mjedis për arsye të, ndër të tjera, natyrës së tij, madhësisë ose lokacionit. Në bazë të njëjtit ligj, të gjitha
projektet e përcaktuar në Shtojcën I obligohen t’i nënshtrohen VNM-së, duke kërkuar autorizimin përkatës nga
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ndërsa projektet e e renditura në Shtojcën II, do të
ekzaminohen, rast për rast dhe në pajtim me kriteret e cekura në Shtojcën III, për të përcaktuar, nëse ata duhet ti
nënshtrohen VNM-së. Është shumë e rëndësishme të përmendet se MMPH-ja nuk do të lëshon asnjë pëlqim mjedisor të
cekur më lart përderisa të mos jetë kryer një VNM mbi projektin dhe aplikuesit nuk do t'i lëshohet një leje ndërtimi apo
ndonjë leje tjetër (përfshirë PKIN) për projektet e përmendura më lart dhe ai nuk mund të fillojë ekzekutimin e ndonjë
prej tyre, përderisa të mos i lëshohet një pëlqim mjedisor nga ana e MMPH-së. Vetëm në rastin e projekteve me qëllim
të mbrojtjes nacionale dhe me vendim të Qeverisë, MMPH-ja mund të lejojë, për raste të veçanta, moskryerjen e VNM-
së.
Procedurat për miratimin e një VNM-je përcaktohen në Kapitullin III të Ligjit nr. 03/L-214 "për Vlerësimin e Ndikimit
në Mjedis" dhe me Udhëzimin Administrativ Nr. 09/2004 "për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis" (ky udhëzim
administrativ i lëshuar nga UNMIK-u është zëvendësuar kryesisht me Ligjin Nr. 03/L-214). Në bazë të këtij ligji të
Kosovës, në procedurën e VNM-së përfshin këto faza: (1) përzgjedhja; (2) studimi; (3) shqyrtimi i Raportit t VMN-së.
Përveç këtyre fazave, faza të tjera që nuk ceken në mënyrë specifike si faza të VNM-së, sikur ai i aplikimit, konsultimi,
miratimi janë konsideruar nga i njëjtit ligj dhe janë përmbledhur shkurtimisht në Fig. 3.1.1 në faqen vijuese. Në të
njëjtën Figurë theksohen gjithashtu (me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë), veprimtaritë vijuese të cilat janë nën
përgjegjësinë e zyrtarëve të MMPH-së në pajtim me Ligjin nr. 03/L-214 të përmendur më lart:

 PËRGATITJA DHE PARAQITJA E KËRKESËS: Kërkesën për fillimin e procedurës së VNM-së, bashkë me
dokumentacionin shoqërues, aplikuesi e paraqet në MMPH (shih Nenin 11). Informacioni/dokumentet që duhet të
përfshihen në kërkesë janë (1) emri, adresa, statusi juridik i aplikuesit dhe emri i projektit; (2) dokumentet e
përcaktuara nga ana e MMPH-së, sipas llojit dhe natyrës së projekteve ose aktiviteteve; (3) pyetësorin e plotësuar të
Broshurë për procesin e VNM-së

përcaktuar nga Ministria, për ndikimet në mjedis nga projekti i propozuar, përshkrimin e lokacionit, përshkrimin e
projektit, përshkrimin e ndikimeve të rëndësishme të mundshme të projektit në mjedis.

 KONTROLLIMI I KËRKESËS: MMPH-ja do të kontrollon informacionin, dokumentacionin dhe pyetësorin e


përfshirë në kërkesë (shih Nenin 12) dhe përcakton, brenda 10 ditësh nga data e dorëzimit, nëse ajo është
kompletuar sipas kërkesave ligjore dhe në bazë të kritereve të përcaktuara në Shtojcën III të Ligjit të VNM-së, dhe
në qoftë se ajo ka nevojë për një miratim ministror të VNM-së (ose nëse një Pëlqimi i thjeshtë Mjedisor Komunal
është i mjaftueshme). Nëse dokumentacioni, i cili shoqëron kërkesën është jo i plotë, MMPH-ja kërkon nga
aplikuesi informata dhe dokumentacion shtesë si dhe cakton datën deri kur duhet të dorëzohen (nuk ka kushte të
veçanta të cilat janë treguar me ligj). Nëse aplikuesi nuk i dorëzon informatat dhe dokumentacionin shtesë, në afatin
e caktuar, MMPH-ja hedh poshtë kërkesën. Nëse aplikuesi nuk pajtohet me vendimin e marrë nga Ministria, ai ka të
drejtë të parashtrojë ankesë brenda afatit kohor prej tetë (8) ditësh, filluar nga data kur ai pranon vendimin nga
Ministria. Ankesa shqyrtohet nga ana e Ministrisë.

 KONTROLLI PËR LLOJIN E PËLQIMIT MJEDISOR TË NEVOJSHËM: detyrimet për autorizimin e


MMPH-se (pëlqim mjedisor) janë të përcaktuara me nenin 7 të Ligjit Nr 03/L-214 "Për Vlerësimin e Ndikimit në
Mjedis". Ky nen përshkruan se të gjitha projektet e përcaktuara në Shtojcën I, janë të obliguara t’i nënshtrohen
VNM-së, ndërsa një pëlqim mjedisor do të kërkohet për secilin projekt publik ose privat të renditur në Shtojcën I ose
Shtojcën II të këtij ligji, i cili mund të ketë efekte të theksuara në mjedis për arsye të, ndër të tjera, natyrës së tij,
madhësisë ose lokacionit. MMPH-ja gjithashtu do të kontrollon nëse raporti i VNM-së nuk është i nevojshëm në
pajtim me listën e përcaktuar në Shtojcën 1 (Neni 12). Në rast se MMPH-ja do të konfirmojë se VNM nuk është e
nevojshme, ajo mund të transmetojë kërkesën përkatëse në Komunë me qëllim të inicimit të procedurës për lëshimin
e Lejes Mjedisore Komunale.
 LËSHIMI I NJOFTIMIT TË STUDIMIT: Nëse kërkesa pranohet, zyrtari përgjegjës i MMPH-së i lëshon
aplikuesit Njoftimin e Studimit (Neni 13) brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës të të njëjtit aplikues për
një Raport të Studimit Mjedisor duke përfshirë edhe kërkesën për: (1) përshkrimin e alternativave të mundshme; (2)
përshkrimin e ndikimeve të mundshme në mjedis; (3) arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4) përshkrimin e
masave mbrojtëse. Lëshimi i Njoftimit të Studimit nuk e pengon MMPH-në për të kërkuar informata shtesë më
vonë.
 PËRGATITJA DHE PARAQITJA E RAPORTIT TË STUDIMIT: Aplikuesi duhet t'i paraqesë këtë
informacion MMPH-së në një Raport të shkurtër Njoftimi të Studimit (Neni 14), jo më tepër se 3 faqe, i cili do të
përfshihet në raportin e VNM-së duke u konsideruar edhe si përmbledhje e tij ekzekutive.
 PËRGATITJA DHE PARAQITJA E VNM-së: Përveç Raportit të Studimit aplikuesi duhet ti paraqesë MMPH-së
edhe VNM-në me përmbajtjen e specifikuar në Nenin 15. Raporti i VNM-së duhet të hartohet nga persona fizik dhe
juridik të licencuar në mënyrë të rregullt (Neni 16) të autorizuar në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr.
07/11 "për licencim të hartuesve të raporteve për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis". Aplikuesi duhet të dorëzojë 4
kopje në formë të shkruar dhe 1 kopje në formë elektronike të Raportit të VNM-së në MMPH (Neni 17), së bashku
me dëshminë që ai ka paguar tarifën e nevojshme, të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ Nr. 11/11 "Për
përcaktimin e vlerës së tarifës për shërbimet lidhur me procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis ".
 SHQYRTIMI I VNM-së NGA ANA EKSPERTËVE: Në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i Raportit të VNM-
së, MMPH-ja i dërgon tri (3) kopje të Raportit të VMN-së në formë të shkruar dhe një (1) kopje në formë
elektronike organit përgjegjës për shqyrtimin e raportit të VNM-së (Neni 18) në përputhje me:
 (1) saktësinë e përshkrimit të projektit, duke përfshirë alternativat; (2) saktësinë e identifikimit dhe vlerësimit të
ndikimeve në mjedi; (3) përshtatshmërinë masave zbutëse; (4) përshtatshmërinë e skemave të propozuara
monitoruese; (5) kriteret tjera. Gjat shqyrtimit të raporteve të VNM -së për projektet specifike, Agjencia e Mbrojtjes
së Mjedisit e Kosovës, do të ofroj të gjitha informatat e nevojshme që i ka dhe të cilat janë të nevojshme për atë
shqyrtim. Përveç ekspertëve të përfshirë në shqyrtimin e VNM-së, MMPH mundet, sipas nevojës, të kontraktojë
ekspertë të jashtëm të cilët kanë ekspertizë të dëshmuar në VNM (Neni 19) të paraqesin mendimet e tyre, me
shkrim, në MMPH në afatin e caktuar nga Ministria.
 LËSHIMI I PROPOZIM-VENDIMIT PËR VNM : MMPH-ja, pasi të ketë shqyrtuar Raportin e VNM-së, duke
marrë parasysh rezultatet e konsultimeve te mbajtura me autoritetet mjedisore duhet të përgatisë dhe lëshojë Draft-
Vendimin, të cilin ia prezanton, me shkrim aplikuesit (Neni 18).
 ORGANIZIMI I DEBATIT PUBLIK: Konkludimet dhe rekomandimet kryesore, të përfshira në Raportin e
VNM-së, si dhe Propozim-Vendimi për pëlqim mjedisor i nënshtrohet debatit publik (Neni 20) i cili duhet të
planifikohet, organizohet dhe zbatohet nga Aplikuesi për të mbledhur mendimet dhe vërejtjet përkatëse nga publiku.
Plani pë Konsultim Publik (PKP) i përgatitur nga Aplikuesi do të përcaktojë lokacionin, datën e debatit publik,
mekanizmat dhe kohën për informim të publikut, dhe lokacionet ku Përmbledhja Jo-Teknike e Raportit të VNM dhe
Propozim-Vendimi do të prezantohen (Neni 20).
Broshurë për procesin e VNM-së

APLIKACI PERZGJE KONSULT MIRATIM


ONI DHJA IMI, I
Përgatitja Përcaktimi DEBATI
dhe MMPH-së
dorëzimi i nëse
PUBLIK Refuzimi i
aplikacinot
aplikcionit aplikacioni te MMPH-
të MMPH- është i plotë 1 se
së (duke J sipas A është 0 Komuna që
përfshirë J
O kërkesave
apliki
d
O
lëshon lejen
emrin, <8 ligjoremi i it mjedisore
adresën, di plotë? ë P (shih edhe
Prezantimi
statusin i d O Konsultimi detyrimet e

informacioni
juridik të A është a eventuale i IPPC)
t të raporti
J MMPH me
Parashtrues y O parashtruesi i
imëtejshëm
i kërkesës, i VNM-
s
të kërkuar së i ankesës dhe
dokumentev P aktorët
nga MMPH- nevojsh Informacion
e të e
Përgatitja ëm? O kryesorë
ja
kërkuara, i eventuale i
raportit të <30RAPORTI Pëlqimit
Pyetësoritëi
studimit ditë
plotësuar) Mjedisor në
Mjedisit nga vendet e
(max 3 faqe) apliki Raporti i Informacion
huaja të
mi Studimit të i prekura
publikut
të përfshihet
Njoftimit të për
si
MMPH-së Pëlqimin
Përmbledhj për një
Përgatitja
e Jo- e Mjedisor
raportit të
5Teknike
kopjeve (1
e përmes një
studimit
elektronike)
VNM-së deklarate të
të VNM-së mjedisor
[ESP] duke OJQ botuardhe
nënshkruar përmes
përfshirë ankesat
nga një
edhe njoftimevenë
publike
ekspert i
kërkesën lokale
gjykatën
licencuar,
duke për: (1) kompetente
përshkrimin Mbledhj
përfshirë: ae
(1) e
SHQYRTI
alternativav mendime
përshkrimin
e tëMI ve dhe
e projektit;
mundshme;
MMPH-ja vërejtjev
(2)
përvijimin e dërgon(2) 3 kopje e nga
alternativav tëpërshkrimin
printuara publiku
Organizi Përgatitja
e; (3) e ndikimeve
dhe 1 kopje pas
mi i MMPH-së
elektronike
të të debatit
përshkrimi i debatit për
VNM-së
rëndësishme tek
aspekteve publik
publik reklamat
shërbimet
; (3) arsyet 5
mjedisore të kompetente nga lokale dhe
për Dit
prekura; (4) Shqyrtimi
për shqyrtimi parashtru nga një
përshkrimin identifikimin ë
MMPH-së në esi i deklaratë që
e këtyre
e ndikimeve përputhje ankesës e përmban:
ndikimeve;
me: (1)
mjedisore; mëposhtë (1)
(5) (4)
përshtatshmë m: (1) përmbajtjen
përshkrimi i përshkrimi
rinë e i Nga 20
përgatitja e vendimit
masave
përshkrimit
ndikimit të deri 30Plani
e një dhe kushtet
tëmbrojtëse
projektit,
CO2; (6) për debat
ditë nga eventuale të
duke
përshkrimi i publik;i (2)
vendimi lidhura; (2)
përfshirë
masave alternativat; informaci
MMPH Arsyet
Konsulti
zbutëse; (7) (2) oni i themelore
Përmbledhje
mi
mjaftueshmër publikut dhe
Jo-Teknike; eventual
përmes
in e konsideratën
(8) identifikimit AKMM-
mediave për
përshkrimin dhe vlerësimit së për të vendimin
e të ndikimeve marrë dhe
mjedisore; Dhënia e
vështirësive Dhënia (3)
e informac informacioni
teknike. Ky përshtatshmë Konsulti
ionin Vendimit të
ne
VNM < 8 dite
duhetnga ria edraft
masave mi në MMPH për
vendimit teknik mundshëm
vendimi i zbutëse; (4) eventual Pëlqim
të lidhje me për
MMPH-së
shoqërohet
MMPH-së
mjaftueshm i
projektin Mjedisor
pjesëmarrje
P
Apeli J A ëriaështë
e P
me një
O miratuar O ekspertëv publike; (3) O
faturëeventual
të skemave të
VNM-ja? e të A është
përshkrimi i
J
pagesësi së propozuara aprovu O
< 10jashtëm,
ditë nga masave
tarifësParasht
së Shqyrtimi
monitoruesi komision ar
lehtësuese
Përgatitj
ruesi i vërejtjeve- Debati Publik < 10 ditë propozi
nga
kërkuar e; (5) et, GP për të
ae
ankesës MMPH
kriteret propozim- mi?
reduktuar
ndryshi
t tjera vendimi
P ndikimet;
meve të A janë të J (4)
O nevojshme
nevojsh O këshillimi
Përgatitj
me në ndryshime < 70 ditë nga
të tjera? ligjor
a e për
përputhj pranimi i ankesat
Propozi
A janë
e me miratuar raportit të eventuale
m- të
rishikimi ndryshime VNM vendimit
vendimit
ne t? P
J për
MMPH O
O Pëlqimin
që nga
< 30 ditë Suspendimi i O
Mjedisor
konsider
refuzimi i procesit të nga
VNMohet shqyrtimit < 8 ditë nga njësia
vërejtjet nga MMPH vendimi i përgjegjë
dhe dhe refuzimi i MMPH se
mendime VNM MMPH-
Fig.2.5.1: Procedurat
te për të aprovuar një VNM dhe për lirimin e një leje mjedisore në përputhje me ligjin e Kosovës
së dhe
(© Source G.Razza)
konsulti VNM-së
mit
publik
Broshurë për procesin e VNM-së

 MIRATIMI I PLANIT TË KONSULTIMEVE PUBLIKE: MMPH-ja duhet ta miratoj mbajtjen e një Plani të
tillë të Konsultimit Publik dhe debati publik nuk mund të mbahet përderisa aplikuesi nuk ka marr pëlqimin e
MMPH-së, me shkrim (Neni 20).
 MBAJTJA E DEBATIT PUBLIK: Aplikuesi duhet ta bëjë raportin e VNM-së publik (Neni 17), në pajtim me
Udhëzimin Administrativ Nr. 09/11 "për informim, pjesëmarrje të publikut dhe palëve të interesuara në procedurat
e vlerësimit të ndikimit në mjedis” duke informuar publikun, nëpërmes mjeteve të informimit, ku përfshihet shpallja
më së paku në një gazetë ditore, për datën, lokacionin, kohën e debatit publik dhe sigurimin e dokumenteve të
parapara (Neni 20) dhe ta mbaj debatin publik në afat prej njëzet (20) deri tridhjetë (30) ditësh pas informimit të
Aplikuesit, autoriteteve mjedisore dhe publikut të interesuar.
 SHQYRTIMI I VNM-së NË BAZË TË VËREJTJEVE TË DALA NGA DEBATI PUBLIK: Ministria në afat
prej dhjetë (10) ditësh nga dita e mbajtjes së debatit publik, shqyrton vërejtjet dhe mendimet e dala nga debati publik
(Neni 21). Në bazë të vërejtjeve dhe mendimeve të marra, MMPH mund të kërkojë nga aplikuesit të ndryshojë ose
të plotësoj elemente të caktuara të Raportit të VNM-së, i cili është dorëzuar. Aplikuesi duhet të bëjë ndryshimet e
nevojshme dhe të paraqesë Raportin e VNM-së, të ndryshuar dhe të kompletuar, deri në datën e përcaktuar nga
MMPH. Nëse aplikuesi nuk i plotëson kërkesat e MMPH-së, e njëjta Ministri e ndërpret procedurën e shqyrtimit.
 PËRGATITJA E PROPOZIM-VENDIMIT PËR PËLQIM MJEDISOR: Rezultatet e konsultimeve dhe
informatat e mbledhura në pajtim me dispozitat e ligjit për VNM, merren në shqyrtim gjatë marrjes së vendimit për
Pëlqim Mjedisor (Neni 22). Propozim - Vendimi për Pëlqimin Mjedisor përgatitet nga ana e organit përgjegjës të
Ministrisë brenda shtatëdhjetë (70) ditësh nga pranimi i Raportit të VNM-së. Ne afat prej dhjetë (10) ditësh nga
prezantimi i Propozim -Vendimit për Pëlqimin Mjedisor, Ministria vendos nëse lejon ose refuzon Pëlqimin Mjedisor
dhe i njofton me shkrim për vendimin e marr, aplikuesin dhe Komunën/ Komunat në të cilën/cilat do të zbatohet
projekti.
 INFORMIM PËR PUBLIKUN RRETH PËLQIMIT MJEDISOR: Pas marrjes së vendimit për lejimin ose
refuzimin e Pëlqimit Mjedisor, Ministria informon publikun me vendimin, përmes një njoftimi lokal (Neni 22) dhe e
vë në dispozicion për inspektim publik një deklaratë e cila përmban: (1) përmbajtjen e vendimit dhe kushtet tjera
eventuale te përcaktuara; (2) arsyet dhe konsideratat kryesore mbi të cilat është bazuar vendimi, duke përfshirë, nëse
është relevante, informatat lidhur me pjesëmarrjen e publikut; (3) një përshkrim, aty ku është e nevojshme, të
masave kryesore për shmangien, reduktimin dhe, nëse është e mundur, mënjanimin e ndikimeve të theksuara të
dëmshme; dhe (4) këshillat juridike për mjetet e rregullta për ankimim për vlefshmërinë së vendimit dhe procedurat.
 ANKESA EVENTUALE E PARASHTRUESI KUNDER VENDIMIT TE MMPH-se. Parashtruesi i kërkesës
ka të drejtë të paraqesë një ankesë në Gjykatën kompetente kundër vendimit, në pajtim me ligjin, brenda 30 ditëve
nga data e publikimit të Vendimit për Pëlqim Mjedisor. MMPH është e detyruar që të vë në dispozicion
dokumentacionin në lidhje me procedurën e VNM-se për parashtruesin, nëse kërkohet me shkrim. Informacioni i
kërkuar kështu do të vihet në dispozicion brenda 8 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.
 QASJA EVENTUALE E PUBLIKUT NË DREJTESI KUNDËR VENDIMIT TË MMPH-së Anëtarët e
publikut të interesuar të cilët kanë një interes të mjaftueshëm, do të kenë qasje në një procedure shqyrtimi përpara
gjykatës kompetente për të sfiduar ligjshmërinë materiale apo procedurale të vendimeve, akteve ose mosveprimit te
aktit-subjektit të pjesëmarrjes së publikut në përputhje me dispozitat e Ligjit të VNM-së. Për këtë qëllim, çdo
organizatë jo-qeveritare që promovon mbrojtjen e mjedisit dhe plotëson kërkesat ligjore në bazë të ligjit në fuqi, do
të konsiderohet se ka një interes të mjaftueshëm. Aplikimi për të sfiduar çdo vendim, veprim ose mosveprim në
procedurën e VNM-së mund të bëhet pasi që pëlqimi mjedisor të jetë dhënë dhe brenda 30 ditëve nga data e dhënies
së tij. Ankesat e tilla duhet të bëhen në MMPH dhe në Gjykatën kompetente për apelimin e vendimeve
administrative. Çdo procedurë e tillë duhet të jetë e barabartë, e drejtë, në kohë dhe jo aq e shtrenjtë sa për të
bllokuar ushtrimin e saj.

2.6 Përgjegjësitë gjatë procesit të VNM-së


Këto përgjegjësi janë përmbledhur në § 2.5 dhe Fig. 2.5.1 të ndërlidhur

2.7 Burime të tjera të informacionit


Këto janë të përfshira në raportet e listuara në § 1.2
Broshurë për procesin e VNM-së
Projekti është zbatuar Projekti është përkrahur nga:
nga: Projekti i UNDP-Përkrahje për
Eksperti individual: Zhvillim me emetim të Ulët
Giuseppe RAZZA (SLED)
Strada per Basovizza, Adresa:
54 Zagrebi 39, Arbëria
34128 Trieste 10000 Prishtinë
Italy Kosovë
Tel.: +39-342-9005131

You might also like