You are on page 1of 9

Lënda: Histori

PROJEKT: GLOBALIZMI

Prirje pozitive apo negative?

Punoi: Kristina Doda


Çeshtja 1: KONCEPTI MBI GLOBALIZIMIN:
Ekspertët e njohur kanë deklaruar se globalizimi jo vetëm funksionon por është i domosdoshëm në
qoftë se të gjithë vendet e botës aspirojnë ta zgjerojnë lulëzimin dhe lirinë e tyre anekënd planetit.
Tregu, në mënyrë të pakundërshtueshme, është motori më i fuqishëm që ekziston për sa i përket
ngritjes së nivelit të jetesës.
Edhe pse globalizmi është një term për të cilin është shumë vështirë që të jepet një definicion që do
të thotë definicioni i dhënë të përfshijë të gjitha elementet përbërëse të tij e të përjashtoj të gjitha
elementet që nuk i takojnë atij, prapëseprapë dijetarët dhe shkenctarët janë munduar që të japin
definicione të ndryshme dhe të bëjnë përshkrime të ndryshme të tij. Kështu që, kur të shiqohet në
aspektin gjeneral globalizmi paraqet një proçes ekonomik, një kapital, një shërbim i cili i tejkalon
kufijt e mundësive teknologjike dhe shkencore dhe i cili është një proçes mjaft i përzier, i ngatërruar,
i tollovitur, me batica dhe zbatica, ndonjëherë edhe kontradiktor, rezultatet e të cilit, qofshin ato
pozitive apo negative, nuk mund që të definohen në mënyrë decide. Një zhvillim i këtillë, krahas që
na ofron shumë mundësi të reja, ai na çpikë edhe me qindra probleme të reja me të cilat duhet të
ballafaqohemi.

Ata të cilët globalizmin e vlerësojnë si një zhvillim pozitiv parimet kryesore të tij i grumbullojnë në
tituj kryesorë si sekularizëm, demokraci liberale, ekonomi e lirë dhe shteti ligjor e kushtetues. Kurse
disa të tjerë të njëjtën mundohen ta shprehin duke u nisur nga aspektet ligjore e vlerësojnë si një
revolucion “për të drejtat e njeriut”, në aspektin politik si një demokraci liberale, ndërkaq në
aspektin ekonomik si një ekomoni të lirë dhe me një rivalitet në prodhim.

Pra në këtë rast me globalizmin duhet të kuptojmë synimin për transformimin e botës në një
ekonomi të vetme, në një politikë të tërësishme dhe të përbashkët dhe në një jetë etike ku njeriu, pa
marë parasysh vendin, do të ndjehet I lirë për të menduar, vepruar dhe besuar, por përsëri këtë e
realizon në bazë të një kulture, tradite dhe besimi të caktuar pas së cilës, mendoj se, fshihet një
kolonizim i ri, gjegjësisht një planifikim strategjik. Dhe këtë mundohet ta arrijë me përhapjen e
informacionit në çdo skaj të botës, me zhdukjen graduale të kufijve për lëvizje të lirë të transportit të
prodhimeve, shërbimeve, individëve, mendimeve, të dhënave, parave, format e veshjeve dhe të
sjelljeve, etikës, kulturës etj.

Çeshtja2. Konceptimbiglobalizimin

Sa i përket jetesës së qytetarëve, globalizimi nënkupton se banorët e një vendi kanë më shumë gjasa
tani sesa para 50 viteve që të: konsumojnë produktet e një vendi tjetër, të investojnë në një vend tjetër,
të gjenerojnë të ardhura nga vendet e tjera, për të parë e kuptuar se janë duke u ndikuar nga
zhvillimet në vendet e tjera
Kur i dëgjojmë lajmet, shpesh dëgjojmë për globalizimin. Çfarë domethënie ka ky term?
Globalizimi është procesi i ndërvarësisë më të madhe ndërmjet vendeve dhe qytetarëve të tyre.
Globalizimi po ashtu përfshin edhe elemente joekonomike, si kultura dhe mjedisi. Thënë
shkurtimisht, globalizimi është politik, teknologjik, kulturor dhe ekonomik.
HISTORIKU GLOBALIZIMIT:
Faza e parë e globalizimit ka ndodhur prej vitit 1870 deri 1914. Ajo ishte nxitur nga zvogëlimi i
barrierave të tarifave dhe nga teknologjitë e reja që kishin dalë, të cilat rezultuan në rënien e
kostove të transaksioneve.Megjithatë, faza e parë e globalizimit kishte përfunduar për shkak të
Luftës së Parë Botërore. Po ashtu, gjatë periudhës së Depresionit të Madh të viteve 1930,qeveria u
përgjigj duke vënë në përdorim proteksionizmin: një përpjekje e kotë për të vënë tarifa në importe
me qëllim që ta ndryshonin ose kalonin kërkesën për mallra apo shërbime tek tregjet e veta lokale.
Në ditët e sotme, asnjë shtet nuk mund të ekzistojë nëse është ekonomikisht i izoluar. Të gjitha
aspektet ekonomike të një vendi si: industritë, sektori i shërbimeve, niveli i të ardhurave, shkalla e
punësimit dhe standardi i jetesës janë të lidhura me ekonomitë e partnerëve të vet tregtarë.
Kjo lidhshmëri merr formën e lëvizjes ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve, të fuqisë
punëtore, të bizneseve, të ndërmarrjeve, të fondeve të investimeve dhe të teknologjisë. Në fakt,
politikat ekonomike në nivel nacional nuk mund të formulohenpa vlerësuar ndikimine tyre të
mundshëm në ekonomitë e vendeve të tjera. Madje edhe kompanive të vogla, të cilat deri para disa
dekadave ballafaqoheshin vetëm me konkurrencë lokale dhe rajonale, tani u duhet të konkurrojnë me
firmat nga i gjithë globi.Ndonëse lëvizja e punëtorëve nuk është e lirë si rrjedha e tregtisë
ndërkombëtare e mallrave dhe shërbimeve, me miliona punëtorë me shkathtësi nga të gjitha nivelet
kanë migruar në të gjithë botën, dhe me mijëra vende pune janë zhvendosur nga vendet e
zhvilluaratek tregjet në zhvillim, si ato të Indisë dhe të Kinës.
Globalizimi nuk është i pandalshëm. Dukshëm, ai mbetet i kufizuar dhe ka një konsensus të gjerë se
mbizotërimi i pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve po dëmton
kombet më të varfra…

Çeshtja 3: FUSHAT E GLOBALIZIMIT:

Globalizmi peretendon dy fakte shumë me rëndësi. E para, ai dëshiron që edhe politikisht, edhe
ekonomikisht, edhe në aspektin social të dominojë ndikueshëm në tërë botën. Kurse e dyta,
globalizmi pretendon të shtojë ndikimin dhe varësinë dhe lidhjen reciproke në dhe mes shteteve dhe
shoqërive në tërë botën. Varësia reciproke, e cila ritet bashkë me globalizmin, vazhdon
kontinuitativisht që jetën e çdo njërit ta bëjë edhe më të varur prej vendimeve dhe lajmeve që vijnë
aq largë sa që njeriu nuk ka mundësi që në një mënyrë tjetër t’i posedojë ato pranë vetes.
Globalizmi në dobi apo në dëm të njeriut, do të kisha theksuar se, me sa duket dhe me sa shohim
dëmi i këtij proçesi të quajtur globalizëm apo glokalizëm është kah rëndon, por shpresojmë që ky
proçes do të marë të mbarën drejt dobisë njerëzore, por tash për tash të tilla simptome as nuk shihen
e as nuk duken. Popujt e vegjël fatkeqësisht nga globalizimi aq sa mund të përfitojnë, ndoshta edhe
dyfishin e humbin, shembull mund të marrim popullin tonë (shqipëtarët, kosovarët), të cilët në këtë
epokë të globalizimt nuk i përfillin edhe aq traditat kulturore të popullit shqipëtar të trashëguar
shumë e shumë shekuj dhe brezave të mëparshëm, të cilët pak a shumë e kanë ruajtur dhe i janë
shmangur zhdukjes se traditës së mirëfillt, ndërsa në kohën e tashme, pra në globalizëm çdogjë është
ndryshe.

Disa nga faktorët që e karakterizojnë pak a shumë ndikimin e globalizimit, i cili duhet thënë se është
duke ndryshuar shumë koncepte lidhur me atë se si e kanë perceptuar jetën, njerëzit më përpara dhe
si e perceptojmë ne tani.

Në qoftë se globalizimi ka elemente pozitive, atëherë është logjike që të ketë edhe ato negative,
nëpërmjet globalizimit në shoqëritë e ndryshme të botës kemi përhapjen e disa cilësive jo të mira si
p.sh:konsumimin e alkoholit, drogës, prostitucionit, kriminalitetit etj. Të gjitha këto elemente janë
shumë aktuale në epokën e globalizimit dhe janë problematika që duhet t’u kushtohet shumë më
tepër rëndësi, që të kemi një shoqëri dhe një jetë të shëndoshë tani dhe për brezat që do të vijnë pas

Shoqeria

Mjedisi Kultura

Fushat

Ekonomia Politika
nesh.
Çeshtja 4: Format e globalizimit

Zhvillimi i tregut,
investimet financiare

Ekonomia
Zhvillimi i TV,muzikes,
reklames

Format Politika
Hartimin e projekteve per
zhvillimet ne fushen politike
dhe juridike

Ekonomia
Çeshtja 5: Shkaqet e globalizimit

Zhvillimi I teknologjise

Zhvillimi
Emigrimi
transportit

Fundi luftes
Informacioni
se ftohte

Ndryshimi
Interneti
klimes

Zhvillimi i
teknologjise SHKAQET Liberalizimi

Ceshtja 6: Pasojat
1. Rajonalizimi I botes

Ekonomi
k
Social-
Politik
kulturor

Rajonalizimi
i botes

2.Politika te perbashketa per permiresimin e qeverisjes


3. Liberalizimi I tregut
4. Integrim mes shteteve
1. Rajonalizim për globalizim
Pasojat pozitive

Edukimi global, si një proces i të mësuarit transformues, ofron një rrugë për të sjellë ndryshime në nivele lokale
të cilat ndikojnë nivelin global, në kuptimin e ndërtimit të qytetarisë përmes strategjive dhe metodave
pjesëmarrëse, në mënyrë që njerëzit të mësojnë duke marrë përgjegjësitë, të cilat nuk mund t‟i lihen në dorë
vetëm qeverive dhe vendimmarrësve të tjerë. Si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar, edukimi global
bashkon programet e fushave të ndryshme të edukimit: Edukimi për Zhvillim, Edukimi i të Drejtave të Njeriut,
Edukimi për Zhvillim të Qëndrueshëm, Edukimi për Paqe dhe për Parandalimin e Konfliktit, Edukimi
Ndërkulturor dhe ndërfetar, dimensioni global i Edukimit për Qytetari etj., me qëllim që të përcaktohen themelet
e përbashkëta të edukimit global.
Kjo do të krijojë ndikim real si në arsimin formal ashtu edhe në atë jo formal, i cili duhet të luajë një rol të madh
për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë më gjerë pushtetin e tyre të vërtetë për ndërtimin e së ardhmes. Por, edukimi
global nuk merret vetëm me temat globale, problemet botërore dhe zgjidhjet e tyre. Ai është edukimi për të
parashikuar një të ardhme me kushte më të mira jetese për të gjithë, duke lidhur këndvështrimet globale për të
ardhmen dhe, duke filluar nga bota jonë e vogël, të bëjë të mundur që ky vizion të jetë sa real aq edhe i
mundshëm.
Të mësuarit transformues aftëson njerëzit të modelojnë një vizion të përbashkët për një botë me të mirë dhe më
të qëndrueshme për të gjithë. Përqendrimi në një të ardhme të tillë të dëshirueshme është edhe thelbi i vizionit
transformues Edukimi global mund të kontribuojë në procesin e projektimit të së ardhmes, por ai mund të luajë
rol edhe në krijimin e metodave të reja, ku lëvizjet shoqërore dhe proceset e të mësuarit jo formal janë të
rëndësishme për krijimin e hapësirave për vlera, çështje dhe metoda që nuk janë qendrore për të mësuarit
formal, duke i dhënë më shumë zë të gjithë njerëzve, duke përfshirë edhe të shpërfillurit.

Ndër pasojat pozitive të globalizimit mund të përmendim zgjerimi i horizontit të njerëzve, shfrytëzimi i
njohurive dhe produkteve të shkencës dhe teknologjisë, larmia kulturore dhe pikëpamjet ndërkulturore,
rritja e shanseve, zhvillimi personal dhe shoqëror dhe mundësitë e shkëmbimit të ideve dhe veprimet e
përbashkëta drejt zgjidhjeve së problemeve të përbashkëta.

2.Politika te perbashketa per permiresimin e qeverisjes


Qeverisja globaleEdhe pse shtetet mbeten të rëndësishme, nën ndikimin e procesit të globalizimit, ato u benë
pjesëe pandashme të vendimeve dhe angazhimeve shumëdimensionale së bashku me
institucionetndërqeveritare, organizatat jo-qeveritare, korporatat shumëkombëshe private etj. Rrjedhimisht
ukalua nga mënyra hierarkike e burokratike të qeverisurit në marrëdhënie më ndërvepruese, përtejkufijve
territorial të qeverisjes në nivel global. Së këndejmi viteve të fundit studimi i qeverisjes3
globale është bërë fokusi kryesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare por edhe fushave tjerastudimore.
Interesimi dhe hulumtimi i qeverisjes globale del nga një prej vëzhgimeve qendrorenë marrëdhëniet
ndërkombëtare, se ka një dallim thelbësor ndërmjet politikës së brendshme dheasaj ndërkombëtare.

Në politikën ndërkombëtare nuk ka sovran dhe kështu politikandërkombëtare ka qenë, e karakterizuar nga
"anarkia" - jo në kuptimin e kaosit, por në kuptimine mungesës së qeverisë botërore (Morgenthau, 2008). Kjo
është në thelb dallimi në mes tëpolitikes së brendshme, pra shtetit dhe asaj ndërkombëtare. Qeverisja globale
del si një lloj zgjidhje për këtë problem. Pra derisa në nivel shteti ekzistonqeveria, në nivel ndërkombëtar,
formohet apo nevojitet të krijohet qeverisja globale. Me qëllimtë kuptimit më të mirë, qeverisjen globale mund
të e konsiderojmë të jetë edhe rregullimi qëekziston i ndarë nga niveli i brendshëm shtetëror, qoftë në nivel
ndërkombëtar, mbi-shtetëror, oseedhe trans-shtetëror. Ndërsa, qeverisja dallon nga qeveria edhe në mënyrë
që nuk ka asnjëvendim-marrës apo politik-bërës të vetëm dhe autoritativ. Për më shumë, qeverisja është
njëprocesi i negociuar dhe shpesh i kontestuar që përfshin aktorë të shumta, me interesa dhe politikatë
ndryshme.
Në kuptimin analitik, qeverisja globale mund të kuptohet si një proces i cilipërfshin faza të
ndryshme, si: negocimin, zbatimin, monitorimin, dhe detyrimin(Czempiel/Rosenau, 1992). Në krahasim
prej marrëdhënieve ndërkombëtar apo bashkëpunimitndër-shtetëror, fokusi i qeverisjes globale nuk bie
vetëm mbi shtetet apo interesat e tyrenacionale, por më shumë në institucionet dhe organizatat që
kanë fushë-veprimtarinë përtejkufijve kombëtar. Kur flasim për qeverisje globale nuk kemi të bëjmë as me
ndonjë teori as me ndonjë kategorianalitike të veçantë, por më shumë për një koncept i cili e zgjeron dhe
plotëson atë të politikësapo marrëdhënies ndërkombëtare. Qeverisja globale është një koncept kompleks si në
shkencatpolitike ashtu edhe në diskursin publik, i lidhur ngushtë me proceset e globalizimit, dhe është kahy në
përdorim që nga mesi i viteve 1990. Koncepti i qeverisjes globale, nuk është as një teori ere, po më shume
një kategori analitike më që zgjeron njohuritë dhe kuptimin e politikësndërkombëtare.

3. Liberalizimin e tregut
Përmes kontollimit të buxhetit FMN-ja u imponon qeverive të vendeve të cilat kanë marrë kredi nga
ky institucion, që të bëjnë kufizimin ne sektore të caktuara, dhe këtë pa i marrë parasysh rrethanat e
atij vendin, e kemi rastin e Tailandës ku ata e shohin SIDA-n që po shtohet si rezultat i shkurtimeve
të detyrauara në shpenzime për shëndetësi nga ana e FMN-së . Ky është shembulli më tipik i
pasojave qe sjellin politikat imponuese të FMN-së. Liberalizimi i shpejtë i tregut që është kusht i
FMN-së ka ndikime negative për ekonomitë e varfura. Liberalizimi i tregut nënkupton marjen e
produkteve nga jashtë e që paguajnë shumë pak dogana. Apo kemi rastin kur FMN-ja kishe insisuar
në liberalizimin e financiarë të tregut, duke besuar se konkurenca në mes të bankave do të qonte në
një përqindje më të ulët interesin. Rezultatet kanë qene katastrofale: lëvizja çoi në një rritje shumë të
shpejtë të bankave lokale dhe komerciale, në një kohë më të cilën legjislacioni bankar dhe mbikqyrja
bankare ka qenë joadekuae me rezultatet e parashikuara 14 dështime të bankave në keto vitetet 1993-
1994, në fund përqindja e interest u rrit e nuk u zvogëlua. Edhe privatizimi i shpejt cilësohet
dëmshëm për ekonomitë e vendeve të varfëra, sepse më ardhjen e TNC-vë kompantië ncionale
falimentojnë. Kështu që të gjithë timonin e kanë në dorë TNC-të dhe ne rastë të ngritjes së qmiveve
këto TNC ai vend veq sa do të varfërohët.

- Pasojat negative ne globalizim

Pasojat negative janë, kryesisht, në nivelin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor. Në njërën anë, është rritur
varfëria në shoqëri, është zgjeruar hendeku ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim dhe ndërmjet
njerëzve të privilegjuar dhe të përjashtuar, është ulur standardi i jetesës, janë rritur sëmundjet, migracioni i
detyruar dhe shkeljet e të
drejtave të njeriut,
shfrytëzimi i grupeve të dobëta
shoqërore, racizmi dhe
ksenofobia, konfliktet,
pasiguria dhe individualizmi
ekstrem. Nga ana tjetër, ka
shumë pasoja mjedisore të tilla
si: efekti serrë, ndryshimet
klimatike, ndotja dhe
shterimi i burimeve
natyrore. Shumë
mendimtarë modernë besojnë
se shkaqet kryesore për këto
pasoja negative të globalizimit
janë veprimtaritë pa
fre të shoqërive shumëkombëshe dhe pasoja të vendimeve politike, që synojnë, kryesisht, zhvillime të
njëanshme, të bazuar më shumë në sundimin e tregut, rritjen, konsumin dhe konkurrencën dhe uljen e
mirëqenies shoqërore. Ndërgjegjja botërore e ndryshimit global drejt një zhvillimi më të drejtë dhe më të
qëndrueshëm dhe nevoja për bashkëpunim ndërkombëtar po trajtohet gjithnjë e më shumë në traktate,
deklarata dhe fushata që nxiten kryesisht nga angazhimi në rritje i shoqërisë civile dhe organizatave ndërko
mbëtare.

You might also like