You are on page 1of 1

1.10 Projekt- Roli dhe zhvillimi i kompjuterit, varësia e tij në jetën e përditshme.

Diskutim: Roli dhe zhvillimi i kompjuterit, varësia e tij në jetën e përditshme. Anët pozitive
dhe negative në fushën e komunikimit e të teknologjisë, të shëndetit, sociologjisë.

Burimet: Studime të ndryshme sociologjike dhe në fushën Tik , internet.

Rezultatet e të nxënit:
 Identifikon fushat e përdorimit të Tik dhe risitë e zhvillimit teknologjik.
 Sjell argumente pro dhe kundër përdorimit të Tik .
 Analizon varësinë nga kompjuteri, jep zgjidhje për këtë dukuri.

Metoda: Pro dhe Kundër

Faza e parë: Klasa ndahet në dy grupe.


Secili grup do të ketë 2 argumente të gatshme që
duhet t’i mbrojë. Një argument të tretë duhet ta krijojë
vetë, por ky argument do të jetë kundërshtues për
grupin tjetër, duke synuar që të mbrohet teza e grupit.
Ja disa modele argumentesh.

Pro përdorimit të Tik


Është e rëndësishme që fëmijët dhe adoleshentët
të mësojnë të përdorin kompjuterin sa më herët,
pasi e ardhmja e tyre është e lidhur ngushtë me
këtë zhvillim teknologjik. Në shkollë, në punë, në
familje shumë prej detyrave të tyre do t’i realizojnë
me ndihmën e kompjuterit.

Kundër
Zhvillimi i Tik ka krijuar një pamje të re për botën.
Por ky imazh është tepër i papërshtatshëm për
fëmijët dhe adoleshentët, pasi është një imazh virtual
dhe jo real.

Faza e dytë: Debat


Debati do të zhvillohet në formën e një tryeze të rrumbullakët me votim jurie.
Në juri rekomandohet të ftohen prindër dhe përfaqësues të stafit pedagogjik.

Faza e tretë: Ekspozitë


Nxënësit do të paraqesin punimet e tyre në formë skicash, esesh, karikaturash me objekt zhvillimin
e Tik në ditët e sotme.

Ky projekt mund të shërbejë për të plotësuar portofolin e nxënësit.

You might also like