You are on page 1of 3

Kalaja e Bashtovës (Castle Bashtova) 

ngrihet pranë fshatit të Vile-


Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të
Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer
venecianëve, per shkembime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si
një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja
ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 metra. Pjesa perëndimore e saj
është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash,
mendohet se kjo Keshtjelle ose Kala ka qene 2 kateshe, ku ne kat i saj eshte i
fundosur nen sip.e tokes. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me
vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për
gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.E vecanta e kesaj Kalaje ose Keshtjelle
eshte se kjo Keshtjelle eshte e vetmja Keshtjelle ne Ballkan e ndertuar ne
fushe. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument
kulture nga shteti shqiptar. Ne kete keshtjelle jane bere festa dhe MISS
SHQIPERIA 2012. Sot ky monument vizitohet nga shume turiste vendas dhe te
huaj. Keshtjella e Bashtoves(Castle Bashtova) eshte nje pasuri kulturore dhe
me shume vlera. Ne kete monument kulturor jane gjendur, sende ose gjera
kulturore qe vertetojne nje histori te lashte jo vetem per Keshtjellen por dhe per
fshatin e Vile-Bashtoves. Sendet e gjetura ne kete monument ruhen sot ne
Muzeun Kombetar ne Tirane.
Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur
monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në
natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës,
që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kete
Keshtjelle, duhet te kaloni fshatin Vile-Bashtove, ose ne perendim te fshatit. Kalaja
e Bashtoves eshte nje mrekulli e vertet.

Kalaja e Elbasanitështë një kala 2000-vjecare.  Ajo ndodhet në


[nevojitet citimi]

qendër të qytetit te Elbasanit dhe dikur ka qenë kështjelle ushtarake. Permes saj
kalonte rruga Egnatia, që në atë kohë ishte një rrugë e rëndësishme. Si një objekt
historik shumë i rëndësishëm, kalaja është shpallur monument kulture. [nevojitet citimi] Brenda
saj ndodhen edhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore, si: kulla e sahatit,
hamami i vjetër, Xhamia Mbret, Kisha Fjetja e Shën Mërisë etj.
Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të
qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Muri jugor, pak a shume i plotë,
dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimeve si dhe një pjesë e materialeve nga
periudha romake e bizantine që janë përdorur gjatë rindërtimit nga Mehmeti i II, mund të
shihen qartë në themelet e kullës jug perëndimore. Kjo kala ka pasur 26 kulla në largësi
të barabartë nga njëra tjetra, gjatë gjithë murit me lartësi 9 m. Në këtë fortesë përfshihet
një pjesë e "Via Egnatia" që kalon përmes saj.
Muret e Kalase se Elbasanit

Kështjella ka qenë rrethuar me një hendek, që


mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës. Brenda
kësaj kalaje gjenden aq shumë monumente
kulture, sa edhe potencialet intelektuale të kulturës
kombëtare, se pikërisht atje ku gjeneronte kultura
e mendjes, gjeneron edhe kultura e arkitekturës.
Kisha katolike unite, kisha ortodokse “Shën Maria”,
shkolla e vjetër e Kalasë, xhamia Mbret apo
hamami i vjetër i grave, ashtu si edhe kulla e
sahatit apo çdo shtëpi e rrugicë e kësaj Kalaje ka
vulën e historisë. Por ky monument i gjallë është
shkatërruar mbas kthimit të sistemit, kohë kur edhe
kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje dhe deformimit që ju bënë arkitekturës së
vjetër me ndërtimet moderne, që ja humbën bukurinë e lashtë. Instituti i Monumenteve
nuk mori masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të ndërhyrë
në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor, ku
pjesa dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm, të cilat të sillnin në
kujtesë historinë e tyre të vjetër. Por tashmë, në kuadër të një projekti strategjik për
rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit, si një nga objektet më të rëndësishme
kulturore të qytetit në vitin 2006, me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë Ardian Turku, u
bë e mundur të realizohet një projekt me bashkëfinancim nga Bashkia Elbasan,
Universiteti i Pizës dhe Ministria e Kërkimit Shkencor të Italisë. Projekti është emëruar
"Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit". Aktualisht Bashkia e Elbasanit, që
në fillimet e hedhjes së projekteve, e ka ndërprerë dhënien e lejëve të ndërtimit brenda
në kala. Kjo iniciativë i lë hapësirë projektit të studimit, që ka si qëllim kthimin e Kalasë
me karakteristikat e saj muzeale, që ka pasur gjithmonë.

Kalaja e Rodonit
Kalaja e Rodonit ndodhet në kepin e Rodonit. Princi Karl Topia dëshironte ta kthente
këtë vend në një kantier detar, ndërsa Skënderbeu, duke synuar që të kishte një dalje të
afërt në det, ngriti këtu një kështjellë. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të
Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës
së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të
rumbullakëta. Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku. Si rezultat i veprimtarive
erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik. Sot
vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me
një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit,
të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.
Kalaja e Durrësit
Kalaja e Durrësit është një kala e shekullit të V-të e ndërtuar në Durrës.

Kalaja u ndërtua nga perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi I cili ka origjinën nga


Durrësi. Në atë kohë, Anastasius e bëri Durrësin një nga qytetet më të fortifikuara në
Adriatik. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273.
Mureve mesjetare aktualisht rreth 4.6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të
fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala. Kalaja u
përforcuar me disa kulla roje nga Republika e Venedikut dhe gjatë pushtimit të
Shqipërisë nga Perandoria Osmane muret u përforcuar.[1]
Më 7 prill 1939, patriotët shqiptarë luftuan në muret e kalasë fashistët italian që
pushtuan Shqipërinë. Në Durrës, një forcë prej vetëm 360 shqiptarë, kryesisht
xhandarëve dhe banorë të qytetit, të udhëhequra nga Abaz Kupi, komandant i
xhandarmërisë në Durrës, dhe Mujo Ulqinaku, një zyrtar detarë, u përpoq për të ndalur
përparimin e italianëve. Të armatosur vetëm me armë të vogla dhe tre automatikë, ata
patën sukses në mbajtjen italianët në gji për disa orë deri sa një numër i madh i tankeve
të lehta zbarkuan nga anijet detare të këtij të fundit. Pas kësaj, rezistenca zvogëluar dhe
brenda pesë orëve Italia kishte pushtuar të gjithë qytetin. [2]
Kalaja është tani një objekt i tërheqjes turistike në Durrës.

You might also like