You are on page 1of 3

Kl-VIII TEST II EMRI _________________________

Lexoni fragmentin e shkeputur nga pjesa “Dy botet”.

Po e filloj rrëfenjën time, kur isha djalosh dhjetëvjeçar. Aso kohe isha nxënës në shkollën latine të qytezës
sonë.
Dy botëra rropateshin atje; nga dy polet vinin dita dhe nata. Njëra botë ishte shtëpia prindërore, mirëpo ajo
ishte e ngushtë, madje tepër e ngushtë, dhe përfshinte vetëm prindërit e mi. Kjo botë, në pjesën më të madhe,
më ishte e njohur: ajo quhej nënë dhe baba, dashuri dhe rreptësi, shëmbëllesë dhe mësim. Kjo botë ishte e
mbushur plot shkëlqim dhe pastërti, me biseda të ngrohta dhe miqësore, duar të lara dhe duar të pastra, pra,
shprehi të mira. Këtu këndohej korali i mëngjesit, këtu festoheshin Krishtlindjet. Duhet t’i përmbahesh rregullit
të saj që jeta të jetë më e mirë dhe më e rregullt, më e qartë dhe më e pastër.
Ndërkaq bota tjetër fillonte mu në mjedisin e kësaj bote atërore dhe ishte krejt ndryshe; i vinte era ndryshe,
fliste ndryshe, premtonte dhe synonte ndryshe. Në këtë botën e dytë kishte shërbyese dhe djalosha zanatçinj,
rrëfenja me fantazma dhe thashetheme, aty kishe një rrëke gjërash të tmerrshme dhe misterioze, gjëra të tilla
si kasaphanë dhe burgje, njerëz të dehur dhe gra sharamane, lopë të porsalindura, kuaj të plandosur për tokë,
rrëfenja vjedhjesh, vrasjesh, vetëvrasjesh. Gjithë këto gjëra të bukura dhe të llahtarshme njëherësh, të egra
dhe mizore, i gjeje kudo, në rrugicën aty afër, në shtëpinë aty afër, policët dhe endacakët t’i zinte syri kudo.
Ishte e mrekullueshme që këtu te ne kishte paqë, rregull dhe qetësi, detyrim dhe ndërgjegje të pastër, falje
gabimesh dhe dashuri. Dhe më e çuditshmja ishte si kufizoheshin këto dy botëra me njëra-tjetrën, sa afër që
ishin! Për shembull, shërbyesja jonë Lina, kur mbrëmjeve e zhytur në mendime, me zërin kumbues këndonte
bashkë me ne këngën, i përkiste atërores dhe amënores, na përkiste neve, në dritë dhe rrugë të drejtë. Fill pas
kësaj, në kuzhinë apo në stallë, kur më tregonte mua përrallëzën për njeriun pa kokë, ose kur zihej me gratë
në mishtoren e vogël në qoshen e rrugës, ajo ishte një tjetër, i përkiste një bote tjetër; plot të fshehta dhe të
papritura.
Nganjëherë e dija: qëllimi im i vetëm në jetë ishte të bëhesha si nëna dhe babai, aq i shndritshëm dhe i
pastër, aq superior dhe i rregullt, mirëpo ja që deri atje rruga ishte e gjatë, duhej mbaruar shkolla e, për ta bërë
këtë gjë, duhej nxehur karrigia. Madje kishte edhe rrëfenja për djem të humbur, të cilët u jepeshin aventurave
dhe unë të gjitha këto i lexoja me pasion.
Gjithmonë kthimi tek atërorja dhe tek e mira ishte aq çlirues dhe madhështor, saqë unë e ndieja që kjo ishte e
vërteta, e mira dhe e dëshirueshmja. Por, megjithatë, njëra pjesë e rrëfenjës, e cila sillej poshtë së keqes dhe
humbëtirës, vazhdonte të ishte më joshëse. Mirëpo këtë s’e thoshte askush dhe as e mendonte kush. Vetëm
se ishte disi e pranishme, si një parandjenjë dhe mundësi në thellësinë e ndjenjave të mia. Kur unë e
përfytyroja diellin, mund ta mendoja poshtë në rrugë, në panair apo në ndonjë tavernë, por kurrë në shtëpinë
tonë.
Herman Hesse
I.NJOHURI LETRARE
Në pyetjet e mëposhtme qarkoni alternativën e saktë:

1. Në cilën moshë e kanë pikënisjen kujtimet e autorit? (1 pikë)


a. Pesëvjeçare c. Dhjetëvjeçare
b. Dymbëdhjetëvjeçare d. Njëzetvjeçare

2. Ky tekst është një:


(1 pikë)
a. tregim b. autobiografi c. biografi d. rrëfim

3. Në periudhën që rrëfen djali është nxënës në: (1 pikë)

a. kolegjin e qytetit b. shkollën latine të qytetit c. shkollë fetare të qytetit d.shkollën e mesme të qytetit

4. Si dëshironte të ishte Demiani në jetë? Pse? Ku duket kjo? (2 pikë)


___________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
5. Çfarë përfaqëson figura e shërbyeses, Linës? (1 pikë)
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________

6. Emërtoni figurën letrare: (2 pikë)


Me prek thelle ne shpirt_______________ kuaj te plandosur____________________
Dy botera rronopateshin________________ biseda te ngrohta______________________
7. A eshte terheqese per personazhin bota e dyte? (1 pikë)
________________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________________

II.PËRDORIMI I GJUHËS

1. Gjeni kryefjalen dhe thoni me se eshte shprehur: (2 pikë)


Nxenesit e shkolles mbollen disa mimoza ne parkun e qytetit._______________________
Cdo komb ka flamurin e tij._____________________

2. Gjeni kallezuesit e thjeshte dhe te perbere: (2 pikë)

Nena tha: “Do bere kjo pune dhe pike!” Filluam te mblidhnin sendet tona pa zhurme e me trishtim ne gryke.
Shtepia qe plote drite .

Kallezues te thjeshte_____________________________________________________________________
Kallezues te perbere_____________________________________________________________________

2. Vendosni nje ndajshtim per cdo fjalë. (2 pikë)

Rruga________________________________ Drama__________________________________

4. Shnderroni fjalite ne menyre qe kundrinori i drejte te behet kryefjale: (2 pikë)

Rrezet e diellit perflaken qiellin e kalter


________________________________________________________________________________________

Perdja e dendur e mjegulles mbuloi majat e mprehta te maleve.


________________________________________________________________________________________

5. Dalloni PK dhe PN, rrethoni mjetin lidhes. (3 pikë)

a.E ndiente veten edhe me te tronditur sepse ishte ngutur qe e kishte gjykuar shokun pa te drejte.

b.Kudo qe kishte shkuar, kishte bere emer te mire.

c.Autori, pervecse sjell fakye dhe dokumente konkrete, ben edhe pershkrime terheqese qe e mrekullojne
lexuesin.
6. Rrethoni mjetin lidhes dhe dalloni llojin e fjalive ftilluese. (3 pikë)
a.I vogli duket sikur nuk e kishte mendjen. b.Eshte e dukshme qe nuk e ka hapur librin.
c.Gazetaret vune ne dukje se problem po merrte zgjidhje.
Kryefjalore_____________________________________________________________________
Kundrinore______________________________________________________________________
Kallezuesore_____________________________________________________________________

7. Dalloni peremrin lidhor nga lidheza ftilluese. (2 pikë)


a.Ata kishin ardhur me shpresen qe do te gjenin zgjidhje per problemin e tyre._______________________
b.Me leket qe kishin mbledhur do te blinin nje dhurate.__________________________________________

8. Zgjeroni rrethanoret e menyres me pjese te nenrenditur menyrore. (2 pikë)

a.Gjithmone keshtu te veproni djema._________________________________________________________


b.Hapat e njerzve gjemonin ne menyre te frikshme._____________________________________________

9. Dalloni fjalite shkakore nga ato qellimore: (2 pikë)

a.Tani i vinte turp qe e kishte fyer shokun pa te drejte._______________________________________


b.Ta solla librin qe ta lexosh sa me pare.__________________________________________________

10. Tregoni llojin e marredhenieve kohore: (3 pikë)


a.Para se te njihesha me te, qendroja i heshtur. b.C’ mendonte ai valle kur rrinte i merzitur?
c.Posa mbaroi detyrat, shkoi me vrap ne stervitje.
Parakohesi_________________ Paskohesi__________________ Njekohesi______________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Piket 0-8 9-12 13-15 16-21 22-26 27-29 30-32

You might also like