You are on page 1of 26

\documentclass[12pt]{report}

\usepackage[a4paper,bindingoffset=0.2in,%
left=0.8in,right=0.4in,top=1.5in,bottom=1in,%
footskip=.25in]{geometry}
\usepackage[utf8]{inputenc}
\usepackage{graphicx}
\usepackage[albanian]{babel}
\addto\captionsalbanian{% Replace "english" with the language you use
\renewcommand{\contentsname}%
{Përmbajtja}%
}
\usepackage{color} %May be necessary if you want to color links
\usepackage{hyperref}
\hypersetup{
colorlinks=true, %set true if you want colored links
linktoc=all, %set to all if you want both sections and subsections linked
linkcolor=blue, %choose some color if you want links to stand out
}
\usepackage{flafter}
\usepackage{subfigure}
\usepackage{etoolbox}
\patchcmd{\thebibliography}{\chapter*}{\section*}{}{}
\usepackage{amsmath}
\usepackage{siunitx,booktabs}
\sisetup{
table-auto-round
}
\usepackage{amsfonts}
\usepackage{calrsfs}
\usepackage{listings}
\usepackage{color} %red, green, blue, yellow, cyan, magenta, black, white
\definecolor{mygreen}{RGB}{28,172,0} % color values Red, Green, Blue
\definecolor{mylilas}{RGB}{170,55,241}
\usepackage{mathrsfs}
\usepackage[inline]{enumitem}
\usepackage{amsthm}
\usepackage{mathtools}
\usepackage{amssymb}
\usepackage{amsmath,amsthm}
\usepackage[utf8]{inputenc}
\pagenumbering{roman}
\newtheorem{teoreme}{Teoremë}[section]
\newtheorem{corollary}{Rrjedhim}[teoreme]
%\newtheorem{lemma}[theorem]{Lemma}
\begin{document}
\lstset{language=Matlab,%
%basicstyle=\color{red},
breaklines=true,%
morekeywords={matlab2tikz},
keywordstyle=\color{blue},%
morekeywords=[2]{1}, keywordstyle=[2]{\color{black}},
identifierstyle=\color{black},%
stringstyle=\color{mylilas},
commentstyle=\color{mygreen},%
showstringspaces=false,%without this there will be a symbol in the places where
there is a space
numbers=left,%
numberstyle={\tiny \color{black}},% size of the numbers
numbersep=9pt, % this defines how far the numbers are from the text
emph=[1]{for,end,break},emphstyle=[1]\color{red}, %some words to emphasise
%emph=[2]{word1,word2}, emphstyle=[2]{style},
}
\input{fq1}
\newpage
\begin{center}
\selectlanguage{albanian}
\vspace*{8cm}
\textit{Kjo faqe është lënë qëllimisht bosh.}
\end{center}
\chapter*{Falenderime}
Në rradhë të parë dua të falenderoj prof. Lulëzim Hanellin, udhëheqësin e kësaj
teme, për vërejtjet dhe sugjerimet e duhura që i dhanë formë kësaj teme.\\

Dua të falenderoj profesorët: Alfred Daci, Saimir Tola dhe Gentian Zavalani të
cilët më kanë \\ dhënë bazat teorike për studimin e ekuacioneve diferenciale.\\

Një falenderim i veçantë shkon për familjen time që më krijoi kushtet e nevojshme
që unë të punoja i qetë për realizimin e kësaj teme.
\newpage

{\fontfamily{qcr}\selectfont
\begin{center}
\section*{Abstrakt}
Ky punim, kryesisht është i fokusuar tek problemet e vlerës kufitare me kushte
kufitare të tipit Robin. Duke qënë se për zgjidhjen e këtyre problemeve metodat
klasike analitike nuk na vijnë shumë në ndihmë, duhen përdorur disa metoda numerike
të cilat duhen modifikuar për t'u përshtatur me kushtet kufitare Robin. Do të
shqyrtohet kryesisht problemi kufitar i rendit të dytë rasti linear dhe jolinear i
tij, por do të bëhen edhe përgjithësime edhe për probleme të rendit të $n$-të. Do
të parashtrohen disa metoda numerike zgjidhjeje dhe do të bëhen krahasime midis
rezultateve me njëra-tjetrën dhe zgjidhjeve ekzakte.
Rëndesi të madhe do t'i jepet implementimit të këtyre metodave në ambientin
llogaritës MATLAB.
\end{center}
}

\section*{Hyrje}
\addcontentsline{toc}{chapter}{Hyrje}
Problemi i vlerës kufitare ndërmjet 2 pikave(rasti 1-përmasor) është zgjidhja e një
ekuacioni diferencial të një rendi të caktuar në një interval integrimi $I=]a, b[$,
kur zgjidhja plotëson një sërë kushtesh në kufirin e sipërm dhe të poshtëm të
intervalit të integrimit $I$. Kjo klasë problemesh përben një rast më të
përgjithshëm dhe më të vështirë për t'u zgjidhur në krahasim me problemin e vlerës
fillestare. Po ashtu teoria që siguron ekzistencën dhe unicitetin e zgjidhjes së
problemit të vlerës kufitare është më e komplikuar se sa teoria përkatëse për
ekzistencën dhe unicitetin e zgjidhjes së problemeve të vlerës fillestare.

Metodat numerike që janë krijuar për zgjidhjen e problemeve të vlerës fillestare,


zakonisht mbështeten mbi vlerën e njohur të zgjidhjes në një hap të mëparshëm, pra
kanë karakter lokal. Për zgjidhjen e problemit të vlerës kufitare duhen marrë në
konsideratë kushtet që duhet të plotësojë zgjidhja në të 2 kufijtë e intervalit të
integrimit, domethenë kërkohen metoda të tjera numerike të cilat veprojnë me një
mendësi globale.
Problemet e vlerave kufitare ndeshen në shumë fusha të ndryshme të shkencave të
aplikuara, inxhinierive etj. Një problem i caktuar mund të kthehet në një problem
të vlerës kufitare nga modeluesi ose inxhinieri i fushës. P.sh. përkulja e një trau
me skaje të fiksuara, rrjedhja e fluideve në një profil cilindrik, gjurmimi i
valëve sizmike e shumë probleme të tjera janë modeluar në formën e problemeve të
vlerës kufitare. Zgjidhja e tyre është një çështje tjetër dhe për të arritur deri
atje ka një sërë metodash ku secila prej tyre ka cilësi të veçanta për sa i përket
zbatimit, efiçencës dhe implementimit kompjuterik.
\vfill
\emph{Nga ky moment e në vazhdim për lehtësi në mënyrën e të shënuarit do t'i
referohemi me PVK dhe PVF, përkatësisht problemit të vlerës kufitare dhe problemit
të vlerës fillestare, përveç rasteve kur autori ka vendosur q[ ta shkruajë të plotë
këtë grup fjalësh.}
\tableofcontents
\chapter{Karakterisika të zgjidhjes.}
\section{Shtrimi teorik i problemit të vlerës kufitare}
\pagenumbering{arabic}
\setcounter{page}{5}
Problemi i vlerës kufitare i rendit të dytë rasti jolinear jepet si:
\begin{equation}
y''(x)=f(x,y,y')
\quad\text{ku} \quad
x\in[a, b]
\end{equation}
me njërin prej kushteve:
\begin{itemize}
\item \mbox{Dirichlet:}
\begin{equation}
y(a)=A, \mbox{ }y(b)=B
\end{equation}
\item \mbox{Neumann:}
\begin{equation}
y'(a)=A, \mbox{ }y'(b)=B
\end{equation}
\item \mbox{Robin:}
\begin{equation}
\left\{
\begin{array}{rl}
a_0y(a)-a_1y'(a)=\alpha\\
b_0y(b)+b_1y'(b)=\beta
\end{array}\right.
\quad
\begin{cases}
\mid a_0 \mid +\mid a_1 \mid \neq 0\\
\mid b_0 \mid +\mid b_1 \mid \neq 0\\
\end{cases}
\end{equation}
\end{itemize}

Do të shqyrtojmë problemin (1.1)-(1.4) dhe do të studiojmë ekzistencën dhe


unicitetin e zgjidhjes së tij. Për të bërë këtë gjë do ta kthejmë problemin e
lartpërmendur në një problem Koshi(problem i vlerës fillestare). Japim përkufizimin
e problemit Koshi:
\begin{equation}
y'=f(x,y)
\quad\text{ku} \quad
x\in[a, b] \quad
\text{dhe} \quad
y(a)=y_0
\end{equation}
Ku:
\begin{itemize}
\item$y=[y_1, y_2,\cdots,y_n]^T$ është një vektor shtyllë me $n$-elementë që janë
ndryshoret e varura $y$.
\item $f(x,u)$ është vektor-funksioni me $n$ komponentë $f_k(x,y_1,y_2,\cdots,y_n)$
për $1<k<n$ ku secili prej komponentëve është një funksion me $n+1$ ndryshore.
Ndryshorja e pavarur është $x$, të gjitha të tjerat janë ndryshore të varura.
\item $y_0$ është një vektor shtyllë me konstante nga $\mathbb{R}^n$ që përmbajnë
kushtet fillestare.
\end{itemize}
\begin{teoreme}
\textbf{(Ekzistenca dhe uniciteti i zgjidhjes së problemit Koshi.)}
Ekzistenca dhe uniciteti i zgjidhjes së problemit (1.5) garantohet nga 2 pohimet e
mëposhtme:
\begin{enumerate}
\item N.q.s funksioni $f(x,y)$ është i vazhdueshëm në zonën\\
$\mathcal{D}$ $=[(x,y) : a \leq x \leq b, -\infty \leq y \leq \infty)]$, atëherë
problemi (1.5) ka zgjidhje.
\item N.q.s dhe $f'_y(x,y)$ është i vazhdueshëm dhe i kufizuar në $\mathcal{D}$,
atëherë zgjidhja është e vetme.
\end{enumerate}
\end{teoreme}
\begin{proof}
Vërtetimi i kësaj teoreme është përtej qëllimeve të këtij punimi. Lexuesi mund të
konsultohet me [4] fq. 9-14.
\end{proof}
\section{Ulja e rendit të ekuacioneve diferenciale.}
Problemi Koshi për ekuacionin diferencial të rendit $n$ ka trajtën:
\begin{equation}
\left\{
\begin{array}{rl}
y^{(n)}(x)=f(x,y',\cdots,y^{(n-1)}) \quad \text{për} \quad x\in[a, b] \quad
\text{dhe} \quad \\
y(x_0)=y_0, y'(x_0)=y'_0, \cdots ,y^{(n-1)}(x_0)=y^{(n-1)}_0
\end{array}\right.
\end{equation}
Duke futur shënimin: $$y_1=y, y_2=y'', \cdots, y_n=y^{(n-1)}$$
Problemi (1.6) kthehet ne trajtën:
\begin{equation}
\begin{cases}
y'_1=y_2\\
y'_2=y_3\\
\vdots
\\
y'_n=f(x,y_1,y_2,\cdots,y_n)\\
\end{cases}
\mbox{me kushte fillestare} \quad
\begin{cases}
y_1(x_0)=y_0\\
y_2(x_0)=y'_0\\
\vdots
\\
y_n(x_0)=y_0^{(n-1)}\\
\end{cases}
\end{equation}
Kjo metodë e uljes së rendit të ekuacioneve diferenciale do të na duhet për të
sjellë PVK që duam të zgjidhim në një trajtë që të mund t'i zgjidhim numerikisht.
\section{Ekzistenca dhe uniciteti i zgjidhjes së problemit (1.1)-(1.4)}
Konsiderojmë 1 PVF që ka lidhje me problemin e lartpërmendur dhe jepet ne trajtën:
\begin{equation}
u''=f(x,u,u')\quad
\mbox{me kushte fillestare}
\begin{cases}
a_0u(a)-a_1u'(a)=\alpha\\
c_0u(a)-c_1u'(a)=s\\
\end{cases}
\end{equation}
Konstantet $c_0$ dhe $c_1$ do të zgjidhen të tilla që kushti i dytë fillestar të
jetë i pavarur nga kushti i parë në menyrë që dhe zgjidhjet që do të dalin të jenë
linearisht të pavarura nga njëra-tjetra. Gjithashtu që sistemi i kushteve
fillestare lineare të ketë zgjidhje për të panjohurat $u(a)$ dhe $u'(a)$ duhet që
matrica e koefiçentëve të sistemit të jetë josingulare, d.m.th:
\begin{equation}
\Delta = \left|
\begin{array}{ll}
a_0 & -a_1 \\
c_0 & -c_1 \\
\end{array}
\right| = a_1c_0-a_0c_1 \neq 0
\end{equation}
Do t'i zgjedhim konstantet $c_0$ dhe $c_1$ në mënyrë të tillë që:
\begin{equation}
a_1c_0-a_0c_1=1 \neq 0
\end{equation}
sepse do të kemi lehtësi në zgjidhjen e sistemit të kushteve fillestare (1.8) me
metodën e Kramerit.

Me $c_0$ dhe $c_1$ të zgjedhura në këtë mënyrë kemi zgjidhjen e (1.8) në formën: $
$u=u(x,s)$$ ,ku s është një parametër.

Rikthehemi tek problemi(1.1)-(1.4). Do të kërkojmë të gjejmë vlerën e parametrit s,


në mënyrë të tillë që:
\begin{equation}
\Phi(s)=b_0u(b,s)+b_1u'(b,s)-\beta=0
\end{equation}
N.q.s $s=s^*$ është rrënjë e ekuacionit të mësipërm atëherë $y(x)=u(x,s^*)$ është
zgjidhje e problemit(1.1)-(1.4).

\begin{teoreme}
Le të jetë $f(x,u,u')$
\begin{itemize}
\item i vazhdueshëm në $[a, b]$.
\item $u^2+(u')^2< \infty$
\item $0<\frac{\partial f}{\partial u} \leq L$ dhe $|\frac{\partial f}{\partial
u'}| \leq M$, ku $L\in \mathbb{R^+}$, $M \in \mathbb{R}$.
\end{itemize}
Atëherë PVK (1.1)-(1.4) ka një numër zgjidhjesh të veçanta të barabartë me numrin e
rrënjëve të ekuacionit jolinear $\Phi(s)=0$ të dhënë në relacionin (1.11). Këto
zgjidhje mund të shkruhen si:
$$y(x)=y_{\nu}(x)=u(x,s^{(\nu)}) \qquad dhe \quad\nu=1,2,...,n$$
Ku $u(x,s^{(\nu)})$ është zgjidhja e PVF (1.8) me $s=s^{(\nu)}$ të fiksuar pasi ajo
është gjetur si rrënjë e $\Phi(s)$.
\end{teoreme}
\begin{proof}
Shënojmë $u_1=u$ dhe $u_2=u'$ dhe zbatojmë uljen e rendit mbi problemin (1.8) i
cili mund të shkruhet si:
\begin{equation}
\begin{cases}
u'_1=u_2\\
u'_2=f(x,u_1,u_2)\\
\end{cases}
\quad
\begin{cases}
a_0u_1(a)-a_1u_2(a)=\alpha\\
c_0u_1(a)-c_1u_2(a)=s\\
\end{cases}
\end{equation}
Gjejmë të panjohurat $u_1(a)$ dhe $u_2(a)$ në sistemin (1.12) me metodën e
Kramerit:
\begin{equation}
u_1(a)=\frac{ \left|
\begin{array}{ll}
\alpha & -a_1 \\
s & -c_1 \\
\end{array}\right| }
{ \left|
\begin{array}{ll}
a_0 & -a_1 \\
c_0 & -c_1 \\
\end{array}\right| }=a_1s-c_1\alpha
\qquad
u_2(a)=\frac{ \left|
\begin{array}{ll}
a_0 & \alpha \\
c_0 & s \\
\end{array}\right| }
{ \left|
\begin{array}{ll}
a_0 & -a_1 \\
c_0 & -c_1 \\
\end{array}\right| }=a_1s-c_1\alpha
\end{equation}
Problemi (1.12) mund të shkruhet në trajtë vektoriale sipas (1.5) ne formën:
\begin{equation}
\textbf{u}=\begin{bmatrix} u_1 \\ u_2 \end{bmatrix}
\qquad
\textbf{f(x,u)}=\begin{bmatrix} u_2 \\ f(x,u_1,u_2) \end{bmatrix}
\qquad
\textbf{$u_{0}$}=\begin{bmatrix} a_1s-c_1 \alpha \\ a_0s-c_0\alpha \end{bmatrix}
\end{equation}
Zbatojmë Teoremën(1.1.1) mbi problemin në trajtë vektoriale (1.14).
Vektor-funksioni $\textbf{f(x,u)}$ i plotëson të 2 kushtet e Teoremës(1.1.1) ndaj
për një $s=s^{*}$ të fiksuar zgjidhja
\textbf{$u=u(x,s^*)$} ekziston dhe është unike. Për 2 rrënjë të ndryshme $s^{i}$
dhe $s^{j}$ ku $i \neq j$ të ekuacionit $\Phi(s)=0$
do të marrim 2 zgjidhje të ndryshme nga njëra-tjetra \textbf{$u=u(x,s^{i})$} dhe
\textbf{$u=u(x,s^{j})$}, për shkak të unicitetit sepse çdo rrënjë e veçantë e
ekuacionit (1.11) jep një zgjidhje të veçantë të problemit (1.1)-(1.4).
\end{proof}

Do të japim një Teoremë që tregon se kur zgjidhja e (1.1)-(1.4) është unike.


\begin{teoreme}
Nëse funksioni f(x,u,u') plotëson kushtet e Teoremës(1.3.1) dhe koefiçentët në
sistemin e kushteve kufitare plotësojnë kushtet:\\
\begin{itemize*}
\item $a_0a_1 \geq 0$ \mbox{ } \item
$b_0b_1 \geq 0$ \mbox{ } \item $|a_0|
+|b_0| \neq 0$
\end{itemize*}
Atëherë PVK (1.1)-(1.4) zgjidhje unike.
\end{teoreme}
\begin{proof}
Duhet të tregohet që ekuacioni $\Phi(s)=0$ ka zgjidhje të vetme. Vërtetimi i kësaj
teoreme është përtej qëllimeve të këtij punimi, shih [4] fq. 16-18.
\end{proof}
\begin{corollary}
Për rastin linear të problemit (1.1)-(1.4) thuhet që problemi:
\begin{equation}
y''=p(x)y'+q(x)y+r(x)
\end{equation}
me kushte kufitare Robin (1.4) ka zgjidhje unike nëse ndodhet ne kushtet e Teoremës
(1.3.2) dhe përveç kësaj duhet të plotësojë kushtet:
\begin{itemize}
\item funksionet $p(x)$, $q(x)$ dhe $r(x)$ të jenë të vazhdueshëm në $[a, b]$.
\item funksioni $q(x)>0$ në $[a, b]$.
\end{itemize}
\end{corollary}

\chapter{Një metodë për zgjidhjen e PVK në trajtë lineare.}

Metoda që do të jepet në vazhdim do të zgjidhë PVK lineare që jepen si në (1.15) me


kushte kufitare Robin (1.4). Kjo metodë do të bëjë zgjidhje numerike të problemit,
por bazohet në një parim analitik të studimit të ekuacioneve diferenciale të
zakonshme, dhe ky parim është parimi i superpozimit.

Shqyrtojmë ekuacionin diferencial johomogjen linear të rendit të dytë që jepet si:


\begin{equation}
y''+p(x)y'+q(x)y=r(x)
\end{equation}
Marrim në konsideratë variantin homogjen të ekuacionit të mësiperm me $r(x)=0$:
\begin{equation}
y''+p(x)y'+q(x)y=0
\end{equation}
\begin{teoreme}
N.q.s. $y_h=c_1y_1+c_2y_2$ është zgjidhja e përgjithshme e variantit homogjen (2.2)
ku $y_1$ është zgjidhje linearisht e pavarur nga $y_2$ në një interval $I$ dhe
$y_v$ është zgjidhje e veçantë e (2.1) në $I$, atëherë zgjidhja e përgjithshme e
ekuacionit (2.1) shprehet si:
\begin{equation}
y=y_h+y_v=c_1y_1+c_2y_2+y_v
\end{equation}
\end{teoreme}
\begin{proof}
Vërtetësia e kësaj teoreme tregohet fare lehtë ne [3] fq.64-65.
\end{proof}

\section{Implementimi i metodës numerikisht në MATLAB.}


\begin{itemize}
\item Jepet PVK lineare e rendit të dytë me kushte kufitare Robin (1.4).
\item Zgjidhet si PVF varianti homogjen i PVK në një rrjet nyjor të caktuar me
kushte fillestare arbitrare. Merret zgjidhja $y_1$.
\item Zgjidhet përsëri si PVF varianti homogjen i PVK në po të njëjtin rrjet nyjor
me kushte fillestare të zgjedhura në mënyrë të atillë që përcaktori i Wronskit për
kushtet fillestare të jetë $\neq 0$. Merret zgjidhja $y_2$.
\item Zgjidhet si PVF, PVK e dhënë në po të njëjtin rrjet nyjor me kushte
fillestare arbitrare. Merret zgjidhja $y_v$.
\item Shënohet zgjidhja e përgjithshme si $y=c_1y_1+c_2y_2+y_v$ dhe zëvendësohet në
sistemin e kushteve kufitare (1.4).
\item Zgjidhet sistemi linear (1.4) kunddrejt të panjohurave $c_1$ dhe $c_2$.
\item Kombinohen linearisht zgjidhjet e gjetura me konstantet $c_1$ dhe $c_2$ dhe
merret zgjidhja e përgjithshme e PVK.
\end{itemize}

\section{Shembull aplikativ. }
Të zgjidhet problemi:
$$
\begin{multlined}
y''=-4y'-4y
\\
ku \quad x\in [2, 4]
\qquad
me \quad kushte \quad kufitare:
\begin{cases}
4y(2)-5y'(2)=\frac{47}{5}e^{-4}\\
7y(4)+3y'(4)=-\frac{2}{5}e^{-8}\\
\end{cases}
\end{multlined}
$$
Shohim se ky PVK plotëson kushtet e Rrjedhimit (1.3.2.1), d.m.th jemi të sigurt që
zgjidhja është unike. Njihet zgjidhja ekzakte: $y=(1-0.2x)e^{-2x}$.
Së pari ulim rendin e ekuacionit diferencial siç është dhënë në paragrafin (1.2).
Aplikojmë metodën që është dhënë mësipër në ambientin e MATLAB.
\lstinputlisting{ch1.m}
Marrim rezultatet numerike si më poshtë dhe interesohemi vetëm për vlerat kufitare
të zgjidhjeve.
\begin{center}
\begin{tabular}{|c|c|c|c|c|c|c|} % 3 cols (left, ctr, right); vert. lines
\hline % draw horizontal line
x & $y_1$ & $y_1'$ & $y_2$ & $y_2'$ & $y_v$ & $y_v'$ \\
\hline
2.0000 & 2.0000 & 5.0000 & 3.0000 & 1.0000 & 4.0000 & 1.0000\\
2.0090 & 2.0437 & 4.7525 & 3.0083 & 0.8589 & 4.0082 & 0.8236 \\
2.0179 & 2.0853 & 4.5122 & 3.0154 & 0.7224 & 4.0148 & 0.6532 \\
\vdots & \vdots & \vdots & \vdots & \vdots & \vdots & \vdots \\
4.0000 & 0.3663 & -0.5678 & 0.3114 & -0.4945 & 0.4029 & -0.6410 \\
\hline
\end{tabular}
\end{center}
Kemi sistemin linear të ekuacioneve me 2 të panjohura $c_1$ dhe $c_2$.
$$
\begin{multlined}
\begin{cases}
4(c_1y_1(2)+c_2y_2(2)+y_v(2))-5(c_1y'_{1}(2)+c_2y'_{2}(2)+y'_{v}(2))=\frac{47}
{5}e^{-4}\\
7(c_1y_1(4)+c_2y_2(4)+y_v(4))+3(c_1y'_{2}(4)+c_2y'_{2}(4)+y'_{v}(4))=-\frac{2}
{5}e^{-8}
\end{cases}
\\
\Downarrow
\\
\begin{cases}
4(2c_1+3c_2+4)-5(5c_1+c_2+1)=\frac{47}{5}e^{-4}\\
7(0.3663c_1+0.3114c_2+0.4029)+3(-0.5678c_1-0.4945c_2-0.6410)=-\frac{2}{5}e^{-8}
\end{cases}
\end{multlined}
$$
Gjejmë të pajohurat $c_1$ dhe $c_2$, kombinojmë linearisht vektorët shtyllë të
zgjidhjes dhe paraqesim grafikisht zgjidhjen dhe derivatin e saj:
\lstinputlisting{diary22.txt}
\begin{figure}[hbp]
\includegraphics[width=\linewidth]{linear1.png}
\caption{Grafiku i $y$ dhe $y'$.}
\label{fig:boat1}
\end{figure}
\newpage

Do të bëjmë disa krahasime me zgjidhjen ekzakte qe njohim. Do të llogarisim gabimin


absolut të zgjidhjes numerike nga zgjidhja ekzakte dhe do të gjejmë normën $||x||
_2$ të gabimit. Gjithashtu do të paraqesim në një grafik të dyja zgjidhjet.

\lstinputlisting{diary222.txt}
\begin{figure}[hbp]
\includegraphics[width=\linewidth]{linear2.png}
\caption{Grafiku i $y$ ekzakte dhe $y'$ numerike.}
\label{fig:boat1}
\end{figure}
Shohim që grafikët nuk perputhen plotësisht. Kjo vjen për shkak të gabimeve të
rrumbullakimit në aritmetikën kompjuterike, por dhe të proçedurës që ndjek
algoritmi ode45.
\section{Përgjithesimi i metodës për PVK lineare të rendit $n$.}
Zgjidhjes së një PVK të rendit 2 i vendosen kufizime në 2 pika d.m.th. në kufijtë e
intervalit të integrimit $[a,b]$. Zgjidhjes së një PVK të rendit $n$ duhet t'i
vendosen kufizime në $n$-pika të intervalit të integrimit $[a, b]$. D.m.th.
vendosim kufizime në pikat $a$,$b$ dhe në $n-2$ pika të ndermjetme
$a<p_1,p_2,p_3...,p_{n-2}<b$. Pra kushtet Robin (1.4) do të shkruhen si:
\begin{equation}
\begin{cases}
k_{11}y(a)+k_{12}y'(a)+ \cdots +k_{1n}y^{(n-1)}(a)= \alpha_1\\
k_{21}y(p_1)+k_{22}y'(p_1)+ \cdots +k_{2n}y^{(n-1)}(p_1)= \alpha_2\\
\qquad \vdots \quad \qquad \qquad \vdots \qquad \quad \ddots \qquad
\qquad \ddots \qquad \qquad \ddots\\
k_{n-1,1}y(p_{n-2})+k_{n-1,2}y'(p_{n-2})+ \cdots +k_{n-1,n}y^{(n-1)}(p_{n-2})=
\alpha_{n-1}\\
k_{n,1}y(b)+k_{n,2}y'(b)+ \cdots +k_{n,n}y^{(n-1)}(b)= \alpha_{n}\\
\end{cases}
\end{equation}
Jepet PVK me ekuacion linear johomogjen i rendit $n$ me kushte kufitare (2.4) si:
\begin{equation}
y^{(n)}=a_1(x)y^{(n-1)}+a_2(x)y^{(n-2)}+...+a_ny+r(x)
\end{equation}
N.q.s ai i plotëson kushtet e Rrjedhimit (1.3.2.1) dhe matrica e koefiçentëve $
[k_{ij}]$ është josingulare jemi të sigurt për ekzistencën dhe unicitetin e
zgjidhjes. Ndaj shqyrtojmë variantin homogjen të tij:
\begin{equation}
y^{(n)}=a_1(x)y^{(n-1)}+a_2(x)y^{(n-2)}+...+a_ny
\end{equation}
\begin{teoreme}
N.q.s $y_v$ është 1 zgjidhje e veçantë e (2.4) dhe $y_h=c_1y_1+c_2y_2+...+c_ny_n$
është zgjidhje e (2.5), atëherë zgjidhja e përgjithshme e (2.4) jepet si:
$y=y_h+y_v$.
\end{teoreme}
\begin{proof}
Vërtetësia tregohet me induksion nga vërtetimi i Teoremës (2.0.1).
\end{proof}
\section{Implementimi numerik i metodës në rastin e përgjithesuar.}
\begin{itemize}
\item Jepet PVK lineare e rendit $n$ me kushte kufitare Robin (2.4).
\item Zgjidhen $n$ PVF të rendit $n$ të variantit homogjen të këtij PVK në një
rrjet nyjor të caktuar me $n$ kushte fillestare të zgjedhura në mënyrë të tillë që
percaktori i matricës katrore të Wronskit e rendit $n$ të jetë $\neq 0$. Merren
zgjidhjet $y_1, y_2, ..., y_n$.
\item Zgjidhet si PVF, PVK e dhënë në po të njëjtin rrjet nyjor me $n$ kushte
fillestare arbitrare. Merret zgjidhja $y_v$.
\item Shënohet zgjidhja e përgjithshme si $y=c_1y_1+c_2y_2+...+c_ny_n++y_v$ dhe
zëvendësohet në sistemin e kushteve kufitare (2.4).
\item Zgjidhet sistemi linear (1.4) me $n$ ekuacione dhe me $n$ të panjohura
$c_1,c_2,...c_n$.
\item Kombinohen linearisht zgjidhjet e gjetura me konstantet $c_1,c_2,...,c_n$ dhe
merret zgjidhja e përgjithshme e PVK.
\end{itemize}

\chapter{Metoda e goditjes për PVK jolineare.}

Metoda e goditjes, në përgjithesi për PVK e rendit të dytë me kushte kufitare


Dirichlet bazohet në idenë që 1 PVK ta kthejmë në 1 PVF me 2 kushte fillestare:
njëri të jetë kushti kufitar në kufirin e majtë të integrimit dhe tjetri të jetë
një parametër i panjohur $s$. Zgjidhet numerikisht ky PVF dhe gjendet një zgjidhje
që varet nga parametri i panjohur $s$. Kërkohet të përcaktohet $s$ si vlera që ben
zero distancën midis zgjidhjes parametrike në kufirin e djathtë të intervalit të
integrimit dhe kushtit kufitar të djathtë që kemi nga të dhënat e problemit. Ky
parim është i njëjtë edhe për PVK me kushte Neumann apo Robin.\vspace{3mm}\\
Për PVK me kushte Robin (1.4) implementimi i metodës së goditjes paraqitet më i
komplikuar se për PVK me kushte Dirichlet. Gjithashtu edhe aritmetika kompjuterike
has veshtiresi tek problemet me kushte Robin pasi kërkesat që kemi ndaj zgjidhjes
janë me të forta se tek kushtet Dirichlet apo Neumann.\vspace{3mm}\\
Në paragrafin 1.3 kemi dhënë të gjithe bazën teorike që na duhet për implementimin
e metodës së goditjes për PVK jolineare me kushte Robin (1.4), ndaj në implementim
do t'i referohemi këtij paragrafi. Kjo metodë fare mirë mund të implementohet edhe
për PVK lineare duke qenë se ato janë një nënrast i rastit të përgjithshem
jolinear.
\section{Implementimi i metodës numerikisht në MATLAB.}
\begin{itemize}
\item Jepet PVK jolineare e rendit të dytë me kushte kufitare Robin (1.4).
\item Zgjidhet numerikisht PVF (1.14) ku kushtet fillestare varen të dyja nga
parametri $s$.
\item Krijohet skedari funksion që përmban $\Phi(s)$.
\item N.q.s problemi ndodhet në kushtet e Teoremës (1.3.1) gjendet njëra nga
rrënjët që ka ekuacioni $\Phi(s)=0$, d.m.th rrënja që do të ndodhet më afër
përafrimit që do t'i japim funksionit $fzero(\cdot)$ për gjetjen e njëres rrënjë.
Përndryshe n.q.s problemi ndodhet në kushtet e Teoremës (1.3.2) jemi të sigurt që
ekuacioni $\Phi(s)=0$ ka 1 rrënjë të vetme dhe sido që t'ja japim përafrimin
fillestar funksionit $fzero(\cdot)$ ai do të gjejë rrënjën e vetme $s^*$.
\item Pasi kemi gjetur vlerën e parametrit $s$ zgjidhet përsëri numerikisht PVF
(1.14) me këtë vlerë të njohur të $s$ dhe kjo është zgjidhja e PVK që shtruam në
fillim.
\end{itemize}
\section{Shembull aplikativ.}
të zgjidhet problemi:
$$
\begin{multlined}
y''=2yy'
\\
ku \quad x\in [0, \frac{\pi}{2}]
\qquad
me \quad kushte \quad kufitare:
\begin{cases}
2y(0)-3y'(0)=-8\\
5y(\frac{\pi}{2})+7y'(\frac{\pi}{2})=19\\
\end{cases}
\end{multlined}
$$
Kemi koefiçentët:
$$
a_0=2 \qquad a_1=3 \qquad b_0=5 \qquad b_1=7 \qquad \alpha=-8 \qquad \beta=19
$$
Shohim se ky PVK plotëson kushtet e Rrjedhimit (1.3.2.1), d.m.th jemi të sigurt që
zgjidhja është unike. Njihet zgjidhja ekzakte: $y=tan(x-\frac{\pi}{4})$.
\vspace{3mm}\\
Shqyrtojmë PVF si në (1.8) të kësaj PVK që jepet si:
$$
y''=2yy'\quad
\mbox{me kushte fillestare}
\begin{cases}
2y(0)-3y'(0)=-8\\
c_0y(0)-c_1y'(0)=s\\
\end{cases}
$$
përcaktojmë konstantet $c_0$ dhe $c_1$ në mënyrë të tillë që:
$$
a_1c_0-a_0c_1=1 \neq 0
$$
P.sh. i japim $c_0$ një vlerë $c_0$=2 dhe gjejmë $c_1=2.5$.
\vspace{3mm}\\
Shkruajmë këtë PVF sipas trajtës (1.14):
$$
\textbf{y}=\begin{bmatrix} y_1 \\ y_2 \end{bmatrix}
\qquad
\textbf{f(x,y)}=\begin{bmatrix} y_2 \\ 2y_{1}y_{2} \end{bmatrix}
\qquad
\textbf{$y_{0}$}=\begin{bmatrix} 3s+20 \\ 2s+16 \end{bmatrix}
$$
Shkruajmë skedarin funksion të $\Phi(s)$ siç e kemi dhenë në (1.11):
\lstinputlisting{Phi.m}

Gjejmë rrënjën e ekuacionit $\Phi(s)=0$ dhe zgjidhim numerikisht PVF që kishim ku


në vend të parametrit $s$ vendosim rrënjën e gjetur. Paraqesim grafikisht
rezultatet dhe llogarisim normën e gabimit absolut sipas normës $||x||_2$.
\lstinputlisting{diary3.txt}
\begin{figure}[hbp]
\centering
\subfigure[]{\includegraphics[width=0.496\textwidth]{jolinear1.png}}
\subfigure[]{\includegraphics[width=0.496\textwidth]{jolinear2.png}}
\caption{(a) Grafiku i $y$ dhe $y'$. \qquad \qquad \qquad \qquad (b)
Grafiku i $y$ ekzakte dhe $y'$ numerike. }
\label{fig:foobar}
\end{figure}

\newpage
\section{Metoda e goditjes në një rast të përgjithshem.}
Rezultatet e mësipërme të metodës së goditjes do t'i shtrijmë për PVK jolineare të
rendit $n$ me kushte kufitare Robin në $n$-pika të intervalit të integrimit. Për
një problem të tillë të rendit $n$ aplikohet ulja e rendit si në (1.2) dhe problemi
në trajtë të përgjithshme vektoriale do të shkruhet si:
\begin{equation}
y'=f(x,y) \qquad x\in [a, b]
\end{equation}
me kushte Robin të përgjithësuara në $n$-pika të intervalit të integrimit:
\begin{equation}
Ay(a)+C_{1}(p_{1})+C_{2}(p_{2})+...+C_{n-2}(p_{n-2})+By(b)=\alpha
\end{equation}
ku:
\begin{itemize}
\item $y'$ dhe $f(x,y)$ janë vektorë shtyllë nga $\mathbb{R}^n$.
\item $A,C_1,C_2,...,B$ janë matrica katrore me konstante nga $\mathbb{R}^{n\times
n}$
\item $a$ dhe $b$ janë kufinjtë e integrimit ndërsa $p_1,p_2,...,p_{n-2}$ janë $n-
2$ pikat e ndërmjetme të $[a,b]$.
\item $\alpha$ është një vektor me konstante nga $\mathbb{R}^n$.
\end{itemize}
\textbf{Pohim.} nëse kemi një PVK të rendit $m$, kushtet kufitare (3.2) janë
linearisht të pavarura nëse matrica $[A C_{1} C_{2} \cdots C_{n-2} B]$ me përmasa
$n\times mn$ ka rank=$n$.
\smallskip
Transformohet PVK (3.1) me kushte (3.2) në 1 PVF në formën:
\begin{equation}
u'=f(x,u) \qquad \mbox{me kusht fillestar} \qquad u(a)=s
\end{equation}
ku $s=[s_1 s_2 \cdots s_n]^T$ është një vektor shtyllë me parametra nga
$\mathbb{R}^n$.
\vspace{3mm}\\
Zgjidhet numerikisht ky PVF dhe merret zgjidhja që varet nga parametri $s$:
\begin{equation}
u=u(s,x)
\end{equation}
Ashtu siç bëmë për PVK e rendit të dytë edhe këtu do të përcaktojmë vektorin e
rrënjëve $s=s^*$, që është zgjidhje e ekuacionit vektorial:
\begin{equation}
\Phi(s)=[As+C_{1}u(s,p_1)+C_{2}u(s,p_2)+...+C_{n-2}u(s,p_n-2)+Bu(s,b)]-\alpha=0
\end{equation}
D.m.th kemi një sistem me $n$ ekuacione jolineare. N.q.s $s=s^*$ është vektori i
rrënjëve të këtij sistemi atëherë themi që $u=u(s^*,x)$ është zgjidhje e PVK (3.1)
me kushte (3.2).
\begin{teoreme}
Nëse $f(x,u)$ plotëson kushtet:
\begin{itemize}
\item i vazhdueshëm në $[a, b]$.
\item $0<\frac{\partial f}{\partial u} \leq L$ ku $L\in \mathbb{R^+}$.
\end{itemize}
Atëherë PVK (3.1)-(3.2) ka një numër zgjidhjesh të veçanta të barabartë me numrin e
vektor-rrënjëve të ekuacionit jolinear vektorial $\Phi(s)=0$ të dhënë në relacionin
(3.5). Këto zgjidhje mund të shkruhen si:
$$y(x)=y_{\nu}(x)=u(x,s^{(\nu)}) \qquad dhe \quad\nu=1,2,...,n$$
Ku $u(x,s^{(\nu)})$ është zgjidhja e PVF (3.3) me $s=s^{(\nu)}$ të fiksuar pasi ajo
është gjetur si vektor-rrënjë e $\Phi(s)$.
\end{teoreme}
\begin{proof}
Vërtetësia e kësaj teoreme bazohet në vertetimin e Teoremës (1.3.1) ku çdo gje
përshtatet për rastin vektorial.
\end{proof}
\textit{Vërejtje:} nuk mund të flitet për unicitet të zgjidhjes $u=u(s,x)$ për sa
kohë që nuk kemi një teori që na siguron ekzistencën dhe unicitetin e zgjidhjeve
për sistemet jolineare të ekuacioneve.
\section{Implementimi i metodës numerikisht në MATLAB.}
\begin{itemize}
\item Jepet PVK jolineare e rendit $n$ me kushte kufitare Robin të përgjithesuara
(2.4).
\item Shikohet nëse problemi plotëson kushtet e pohimit për pavarësinë lineare të
kushteve kufitare dhe Teoremën (3.3.1).
\item Zgjidhet numerikisht PVF (3.3) ku kushti fillestar varet nga vektori i
parametrave $s$.
\item Krijohet skedari funksion që përmban vektor-funksionin $\Phi(s)$.
\item Gjendet vektori-rrënjë $s=s^*$ me funksionin $fsolve(\cdot)$. Vektori-rrënjë
do të jetë ai që do të ndodhet më afër me vektorin me $n$ përafrime fillestare që i
kemi dhënë funksionit $fsolve(\cdot)$.
\item Pasi kemi gjetur vlerën e parametrit $s$ zgjidhet përsëri numerikisht PVF
(1.14) me këtë vlerë të njohur të $s$ dhe kjo është zgjidhja e PVK që shtruam në
fillim.
\end{itemize}
\section{Shembull aplikativ}
Të zgjidhet problemi:
$$
y^{(4)}=-\frac{x^{2}}{1+y^{2}}-72(1-5x+5x^{2})+\frac{x^{2}}{1+(x-x^{2})^{6}} \qquad
x \in [0,1]
$$
me kushte kufitare:
$$
\begin{cases}
y(0)+2y'(0)+3y''(0)+2y'''(0)=12\\
-3y(0.2)+y'(0.2)+4y''(0.2)+y'''(0.2)=-21222/15625\\
2y(0.5)-y'(0.5)+3y''(0.5)+y'''(0.5)=-35/32\\
3y(1)+4y'(1)-7y''(1)+2y'''(1)=-12\\
\end{cases}
$$
Njihet zgjidhja ekzakte $y=x^{3}(1-x)^{3}$.\\
\smallskip
Ulim rendin e problemit:
$$
y_1=y \qquad y_2=y' \qquad y_3=y'' \qquad y_4=y'''
$$
Shkruajmë sistemin e kufizimeve në trajtë matricore:
$$
\begin{multlined}
\begin{bmatrix} 1 & 2 & 3 & 2 \\ 0 & 0 & 0 & 0\\ 0 & 0 & 0 & 0\\ 0 & 0 & 0 & 0
\end{bmatrix}
\begin{bmatrix} y_{1}(0) \\ y_{2}(0)\\ y_{3}(0)\\ y_{4}(0) \end{bmatrix}
+
\begin{bmatrix} 0 & 0 & 0 & 0 \\ -3 & 1 & 4 & 1\\ 0 & 0 & 0 & 0\\ 0 & 0 & 0 & 0
\end{bmatrix}
\begin{bmatrix} y_{1}(0.2) \\ y_{2}(0.2)\\ y_{3}(0.2)\\ y_{4}(0.2) \end{bmatrix}
\\
+
\begin{bmatrix} 0 & 0 & 0 & 0 \\ 0 & 0 & 0 & 0\\ 2 & -1 & 3 & 1\\ 0 & 0 & 0 & 0
\end{bmatrix}
\begin{bmatrix} y_{1}(0.5) \\ y_{2}(0.5)\\ y_{3}(0.5)\\ y_{4}(0.5) \end{bmatrix}
+
\begin{bmatrix} 0 & 0 & 0 & 0 \\ 0 & 0 & 0 & 0\\ 0 & 0 & 0 & 0\\ 3 & 4 & -7 & 2
\end{bmatrix}
\begin{bmatrix} y_{1}(1) \\ y_{2}(1)\\ y_{3}(1)\\ y_{4}(1) \end{bmatrix}
=
\begin{bmatrix} 12 \\ -21222/15625\\ -35/32\\ -12 \end{bmatrix}
\end{multlined}
$$
\smallskip
Simbolikisht kemi:
$$
Ay(0)+C_{1}y(0.2)+C_{2}y(0.5)+By(1)=\alpha
$$
\smallskip
Kontrollojmë kushtin e pohimit për pavarësinë lineare të kushteve kufitare:
\lstinputlisting{rank.txt}
Shkruajmë skedarin funksion për vektor-funksionin $\Phi(s)$.
\vspace{3mm}\\
\textit{Vërejtje.} Do t'i zgjedhim vetë pikat për të integruar me ode45($\cdot$)
pasi duam të dimë cila është zgjidhja në pikat e ndërmjetme $x=0.2$ dhe $x=0.5$.
Marrim një vektor me 101 pika në $[0,1]$ të baraslarguara nga njëra-tjetra me hap
$h=0.01$. Dalim në konkluzionin se pikës $x=0.2$ i takon elementi i 21-të në
vektorin shtyllë të zgjidhjes dhe pikës $x=0.5$ i takon elementi i 51-të.
\lstinputlisting{vektorPhi.m}
Gjejmë vektor-rrënjën e ekuacionit $\Phi(s)=0$ dhe zgjidhim numerikisht PVF (3.1)
që kishim ku në vend të vektorit të parametrave $s$ vendosim vektorin me rrënjë të
gjetur. Paraqesim grafikisht rezultatet dhe llogarisim normën e gabimit absolut
sipas normës $||x||_2$.
\lstinputlisting{vekjolinear.txt}
\begin{figure}[hbp]
\includegraphics[width=150mm,height=\textheight,keepaspectratio]
{vekjolinear1.png}
\caption{Grafiku i $y$, $y'$, $y''$, $y'''$.}
\label{fig:boat1}
\end{figure}
\begin{figure}[hbp]
\includegraphics[width=150mm]{vekjolinear2.png}
\caption{Grafiku i $y$ ekzakte dhe $y'$ numerike.}
\label{fig:boat1}
\end{figure}
\textit{Vërejtje.} Ne pamë 1 PVK jolineare të rendit të katërt me kushte kufitare
Robin në 4 pika në një interval të ngushtë integrimi. Në përgjithësi PVK jolinear i
rendit $n$ me kushte kufitare në $n$ pika është mjaft i komplikuar për t'u studiuar
dhe kerkon njohuri të kalkulusit variacional dhe analizes funksionale.

\chapter{Metoda e zbërthimit të Adomianit.}


Metoda e zbërthimit të Adomianit(ADM) është një metodë e zhvilluar nga George
Adomian rreth viteve '70 për zgjidhjen e një kategorie të gjerë ekuacionesh
funksionalë lineare dhe jolineare ku përfshihen: ekuacione diferenciale të
zakonshme,ekuacione diferenciale stokastike dhe ekuacione me derivate të pjesshme.
Ideja e kësaj metode është që të japi një përafrim të zgjidhjes së vërtetë me anë
të shumës së një serie të pafundme. Ne do të shohim këtë metodë për zgjidhjen e PVK
me kushte Robin, por për të arritur deri aty do të zgjidhim disa probleme me të
thjeshta si fillim.\\

\smallskip

Për të zbatuar ADM një ekuacion diferencial të zakonshëm do të duhet ta kthejmë në


trajtë operatoriale si:
\begin{equation}
Ly+Ry+N(y)=f(x)
\end{equation}
ku:
\begin{itemize}
\item $L$ është operatori diferencial me rend më të lartë dhe duhet të jetë
lehtësisht i invertueshem.
\item $R$ është operator diferencial linear me rend më të vogël se $L$.
\item $N$ është operator diferencial jolinear analitik \footnote{Analitik do të
thotë që ai term mund të shprehet si shuma e një serie polinomiale me qendër 1 pike
që konvergjon lokalisht në 1 zonë rrethuese të kësaj pike.}.
\item $f(x)$ është shuma e termave që varen vetëm nga $x$.
\end{itemize}

Aplikojmë operatorin invers të $L$ në 2 anët e (4.1):


\begin{equation}
L^{-1}Ly(x)=L^{-1}f(x)-L^{-1}Ry(x)-L^{-1}N(y(x))
\end{equation}
dhe merret zgjidhja:
\begin{equation}
y(x)=\Psi(x)+L^{-1}f(x)-L^{-1}Ry(x)-L^{-1}N(y(x))
\end{equation}
ku $\Psi(x)$ përfshin terma që vijnë nga integrimi dhe të dhënat nga kushtet
fillestare apo kufitare. P.sh. n.q.s integrojmë një PVF në $[a,b]$ kemi:
\begin{equation}
\Psi(x)= \left\{
\begin{array}{ll}
y(a) & \mbox{për $L=d/dx$} \\
y(a)+(x-a)y'(a) & \mbox{për $L=d^{2}/dx^{2}$} \\
\vdots & \mbox{$\vdots$}\\
y(a)+(x-a)y'(a)+...+\frac{1}{(n-1)!}(x-a)^{n-1}y^{(n-1)}(a) & \mbox{për
$L=d^{n}/dx^{n}$}\\
\end{array}
\right.
\end{equation}
Dukshëm është i vërtetë identiteti: $L \Psi(x)=0$. Gjithashtu $\Psi(x)$ kënaq
kushtet fillestare që ka PVF apo kushtet kufitare të PVK.
\\
Shënojmë $y(x)=\sum_{n=0}^{\infty}y_{n}(x)$ dhe (4.3) shkruhet:
\begin{equation}
y(x)=\sum_{n=0}^{\infty}y_{n}(x)=\Psi(x)+L^{-1}f(x)-L^{-1}R\sum_{n=0}^{\infty}y_{n}
(x)-L^{-1}\sum_{n=0}^{\infty}A_{n}(x)
\end{equation}
ku operatorin jolinear $N$ e kemi shprehur si shumë të polinomeve të Adomianit
$A_{n}(x)$ që jepen si:
\begin{equation}
\begin{aligned}
A_0 & =f(y_0)\\
A_1 & =y_{1}(d/dy_{0})f(y_0)\\
A_2 & =y_{2}(d/dy_{0})f(y_0)+(y^{2}_{1}/2!)(d^{2}/dy^{2}_{0)}f(y_{0})\\
\vdots \\
A_n & =\frac{1}{n!}\frac{d^{n}}{d\lambda^{n}}f(\sum_{i=0}^{\infty}y_i
\lambda^{i})\biggr|_{\substack{\lambda=0}}
\end{aligned}
\end{equation}

Polinomi Adomian i rendit $n$ gjithmonë varet nga $n+1$ variabla. Këta polinome
mund të llogariten për çfarëdolloj operatorësh jolineare që janë kompozime
funksionesh analitikë si psh: $y^m$, $e^{y'}$, $sin(\frac{y}{x})$ etj.

Për rastet kur kemi 2 ose më shumë operatorë të kombinuar linearisht psh $f(y,y')$
ndiqet metoda e mëposhtme:
\begin{itemize}
\item shënohet $y=y_{0}+\lambda y_{1}+\lambda^{2}y_{2}+...+\lambda^{n}y_n$
\item le të jetë:
\begin{equation}
\sum_{j=0}^{\infty}\lambda^{j}A_{j}=f(y_{0}+\lambda y_{1}+\lambda^{2}y_{2}+...
+\lambda^{n}y_n)
\end{equation}
\item për $j=0,1,2,...,n$ bëj derivatin e $j$-të dy anëve të (4.7).
\item merr $\lambda=0$ dhe përcakto $A_j$ duke zgjidhur ekuacionin kunddrejt të
panjohurës $A_j$.
\end{itemize}

P.sh. të llogariten 2 polinomet e parë të Adomianit për termin jolinear $y^{y'}$:


Shënojmë:
$$
f(y(\lambda))=\sum_{j=0}^{\infty}\lambda^{j}A_{j}=(\sum_{j=0}^{\infty}\lambda^{j}y_
{j})^{(\sum_{j=0}^{\infty}\lambda^{j}y_{j})'}
$$
për $j=0$ kemi:
$A_0=y_{0}^{y'_{0}}$\\
për $j=1$ kemi:$$\frac{\partial (A_0+\lambda A_1)}{\partial \lambda}\biggr|
_{\substack{\lambda=0}}=\frac{\partial}{\partial \lambda}((y_0+\lambda
y_1)^{(y'_{0}+\lambda y'_{1})})\biggr|_{\substack{\lambda=0}}$$
$$
A_1=(y_0+\lambda y_1)^{(y'_{0}+\lambda y'_{1})}log(y'_{0}+ \lambda
y'_{1})y'_{1}\biggr|_{\substack{\lambda=0}}
$$
$$
A_1=y_{0}^{y'_{0}}log(y'_{0})y'_{1}
$$
Kështu vazhdohet edhe llogariten polinome të rendeve më të larta. Vlen të theksohet
që llogaritjet simbolike sa vijnë e veshtiresohen me rritjen e $j$.\\
\smallskip
Zgjidhja llogaritet si shumë e serisë:
\begin{equation}
y(x)=\sum_{n=0}^{\infty}y_{n}(x)=y_{0}(x)+y_{1}(x)+...+y_{n}(x)
\end{equation}
ku termat e serisë llogariten nëpërmjet formulave iterative:
\begin{equation}
\begin{multlined}
y_{0}(x)=\Psi(x)+L^{-1}f(x)\\
y_{j}(x)=-L^{-1}Ry_{j-1}(x)-L^{-1}A_{j-1}(x), \qquad j=1,2...,n-1\\
\end{multlined}
\end{equation}

Metoda ADM e përafron zgjidhjen $y(x)$ me shumën e 1 serie të pafundme që


konvergjon lokalisht në një interval të caktuar:
\begin{equation}
\Phi_{n}(x)=\sum_{j=0}^{n-1}y_{j}(x) \qquad \lim_{n\rightarrow\infty}\Phi_{n}
(x)=y(x)
\end{equation}

\section{Shembull ilustrues për PVF jolineare.}


Të përafrohet zgjidhja me ADM me 3 termat e pare të serisë për problemin:
$$
y''-2y'-y^2=-e^{4x}, \quad y(0)=1 \quad y'(0)=2 \qquad \mbox{dhe} \qquad x \in [0,
1]
$$
Njihet zgjidhja ekzakte $y(x)=e^{2x}$.\\
\smallskip
E shkruajmë problemin në trajtë operatoriale si në (4.1):
$$
L= \frac{d^2}{dx^{2}} \qquad L^{-1}=\int_{0}^x\int_{0}^x (\cdots)dxdx
\qquad
Ry=-2 \frac{d}{dx} \qquad N(y)=-y^2 \qquad f(x)=-e^{4x}
$$
Kemi $\Psi(x)=y(0)+xy'(0)$ dhe zgjidhja shkruhet:
$$
y(x)=\Psi(x)+L^{-1}f(x)-L^{-1}Ry-L^{-1}N(y)=y(0)+xy'(0)+L^{-1}(-e^{4x})-L^{-1}(-
2y')-L^{-1}(-y^2)
$$
2 polinomet e parë të Adomianit për termin jolinear $N(y)=-y^2$ janë:
$$
A_0=-y^{2}_{0} \qquad A_1=-2y_{0}y_1 \qquad
$$
\newpage
përcaktojmë termat e serisë siç jepen në (4.9):
\begin{equation*}
\begin{aligned}
y_0 & =y(0)+xy'(0)+\int_{0}^x\int_{0}^x (-e^{4x})dxdx=9x/4 - e^{(4x)}/16 + 17/16\\
y_1 & =-\int_{0}^x\int_{0}^x A_{0}(x)dtdt=287x/2048 - 63e^{4x}/2048 +
e^{8x}/16384-...\\
y_2 & =-\int_{0}^x\int_{0}^x A_{1}(x)dtdt=503x/8192 - 27e^{4x}/2048 + e^{8x}/65536
-...
\end{aligned}
\end{equation*}
Llogaritjet e mësipërme simbolike janë kryer me anë të kodit:
\lstinputlisting{ivp_simbolik.m}
\begin{figure}[hbp]
\includegraphics[width=135mm,scale=0.5]{ivpsimbolik.png}
\caption{Grafiku i $y$ ekzakte dhe $y$ ADM.}
\label{fig:boat1}
\end{figure}

Rezultatet që marrim na konfirmojnë faktin se metoda ADM konvergjon mjaft shpejt te


zgjidhja në 1 interval të ngushtë, por për intervale me të gjëra integrimi seria
konvergjon më ngadalë. Për të marrë rezultate më të mira nuk duhet të marrim vetëm
3 terma siç bëmë në shembullin e mësipërm ilustrues, por duhet të marrim me shumë.
Megjithatë metoda ADM ka 1 sjellje tjetër për PVK ndryshe nga PVF të cilen do ta
shohim në vazhdim.
\section{Shembull ilustrues PVK jolineare me kushte kufitare Dirichlet.}
Të përafrohet zgjidhja me ADM për PVK:
$$
y''+(y')^{2}=4x^{2}-2, \qquad y(0)=0 \qquad y(2)=-4 \qquad dhe \qquad x \in [0,2]
$$
Njihet zgjidhja ekzakte $y=-x^{2}$.
E shkruajmë problemin në trajtë operatoriale si në (4.1):
$$
L= \frac{d^2}{dx^{2}} \qquad L^{-1}=\int_{0}^x\int_{0}^x (\cdots)dxdx
\qquad
Ry=0 \qquad N(y)=(y')^{2} \qquad f(x)=4x^{2}-2
$$
Kemi $\Psi(x)=y(0)+xy'(0)$ ku $y'(0)=A=?$, d.m.th $\Psi(x)=y(0)+xA$ dhe zgjidhja
shkruhet:
$$
y(x)=\Psi(x)+L^{-1}f(x)-L^{-1}Ry-L^{-1}N(y)=y(0)+xA+L^{-1}(4x^{2}-2)-L^{-1}(y'^{2})
$$
5 polinomet e parë të Adomianit për termin jolinear $N(y)=(y')^{2}$ janë:
$$
\begin{multlined}
A_0=y'^{2}_{0} \qquad A_1=2y'_{1}y'_{0} \qquad A_3=2y'_{3}y'_{0}+2y'_{1}y'_{2}
\qquad\\ A_4=2y'_{4}y'_{0}+y'^{2}_2+y'_{1}y'_{3} \qquad
A_5=2y'_{5}y'_{0}+2(y'_{1}y'_{4}+y'_{2}y'_{3})
\end{multlined}
$$
Llogariten termat e serisë si në (4.9) ku çdo term varet nga A:
$$
y_0 =y(0)+xy'(0)+\int_{0}^x\int_{0}^x (4x^{2}-2)dxdx=Ax + (x^{2}(x^{2} - 3))/3
$$
Llogariten të gjithe termat e tjerë sipas formulave (4.9) nga kodi:
\lstinputlisting{PVKsimbolik.m}
Duhet të plotësohet edhe kushti i djathtë kufitar ndaj e kemi bërë këtë gjë në fund
të kodit ku kemi zëvendësuar tek seria me 7 terma $x=2$ dhe serinë e kemi barazuar
me kushtin e djathtë që është yadm(2)=-4. Do të zgjidhet ekuacioni jolinear
$yadm(2)+4=0$ që është polinom i rendit të 7-të kunddrejt të panjohurës $A$.
\lstinputlisting{pvkdirichlet.txt}
Kodi i mësipërm është për serinë ADM me 7 terma por do të shohim grafikisht
proçesin e konvergjencës së serisë me 3,4 dhe 7 terma.
\begin{figure}[hbp]
\includegraphics[width=130mm,scale=0.5]{7termatt.png}
\caption{Grafiku i $y$ ekzakte dhe $yadm=y_{0}+...+y_{6}$ me $7$ terma.}
\label{fig:boat1}
\end{figure}
\begin{figure}[hbp]
\includegraphics[width=150mm,scale=0.5]{konvergjenca.png}
\caption{Procesi i konvergjences}
\label{fig:boat1}
\end{figure}
\newpage
Grafikisht shohim që seria konvergjon shumë ngadalë tek zgjidhja. Shkaku i
ngadalësisë së konvergjencës ka të bëjë me konvergjencën lokale rreth zonës
rrethuese të 1 pike. Koncepti i zonës rrethuese të 1 pike është 1 koncept relativ
dhe varet nga gjerësia e intervalit të integrimit. Fakti që seria e Adomianit me 7
terma është shumë larg zgjidhjes ekzakte në intervalin $[0,2]$ do të thotë që ky
interval është relativisht i gjerë që të përmbajë 1 zonë rrethuese rreth 1 pike ku
kjo seri të konvergjojë shpejt. Ndaj, për këtë arsye zgjidhja duhet të përafrohet
me më shumë se 7 terma.
\smallskip\\
\textit{Vërejtje.} Gjatë zgjidhjes së këtij problemi u pa se seria me $n$ terma
prodhoi si ekuacion jolinear 1 polinom të rendit $n$ të variablit A. Funksioni
$vpasolve(\cdots)$ polinomeve simbolike ua gjen të gjitha zerot. U pa kjo dukuri:
polinomet që kishin rend numër tek kishin $1$ rrënjë reale dhe të gjitha rrënjët e
tjera komplekse, ndërsa polinomet me rend numër çift kishin $2$ rrënjë reale dhe të
gjitha të tjerat komplekse. Ne pranojmë vetëm rrënjë reale, por në rastin kur rendi
i polinomit ishte çift kishim 2 mundësi zgjedhje. U provuan të 2 rrënjët reale dhe
u pa se njëra prej vijave të zgjidhjes ishte me larg zgjidhjes ekzakte, ndërsa
tjetra ishte më afër. Ne morëm atë rrënjë që ishte më afër zgjidhjes ekzakte.
Figura më poshtë tregon këtë fakt:\\
\smallskip\\
\begin{figure}[hbp]
\includegraphics[width=150mm,scale=0.5]{2zgjidhje.png}
\caption{Grafiku i $y$ ekzakte dhe 2 zgjidhjeve ADM me 4 terma.}
\label{fig:boat1}
\end{figure}
\smallskip\\
Në rastet kur nuk njihet zgjidhja ekzakte dhe duhet të zgjidhet njëra prej disa
rrënjëve, zgjedhja do të jetë në mënyrë arbitrare, por shpejtësia e konvergjencës
së proçesit do të jetë e papërcaktueshme. Nëse problemi plotëson kushtet e (4.1)
konvergjenca e serisë tek zgjidhja është e sigurt, por nuk dihet se kur mund të
arrihet.
\smallskip\\
\textit{Vërejtje.} Ne e zgjidhëm këtë problem sipas metodës klasike ADM me formulat
(4.9). Vetë polinomet e Adomianit nuk janë unikë. Janë gjetur skema të tjera për
llogaritjen e tyre, gjithashtu janë gjetur formula të modifikuara prej atyre që
janë dhënë në (4.9) të cilat janë më rezultative. Adomian-Rach\footnote{Randolph
RACH kerkues i pavarur në fushen e matematikës se aplikuar.} dhe Duan\footnote{Jun-
Sheng DUAN nga Shanghai Institute of Technology.}-Rach janë metoda të modifikuara
prej ADM klasike që konvergjojnë shumë herë më shpejt dhe kanë ngarkesë llogaritëse
më të vogel. Do të shqyrtojmë metodën e modifikuar Duan-Rach të zbërthimit ADM
sepse ajo do të na ndihmoje për zgjidhjen e PVK jolineare me kushte Robin që është
dhe qëllimi kryesor i kësaj teme.
\section{Metoda Duan-Rach për PVK me kushte Robin.}
Metoda Duan-Rach është një përmirësim i metodës klasike ADM. Ajo mund të përdoret
edhe për PVK me kushte Dirichlet apo Neumann dhe jep rezultate më të mira se metoda
klasike ADM, por ne do ta përshtasim atë për PVK me kushte Robin.
\smallskip\\
Jepet PVK me kushte Robin në trajtën operatoriale (4.1):
\begin{equation}
\begin{multlined}
Ly+Ry+Ny=f(x)
\\
\mbox{ku} \quad x\in [a, b]
\qquad
\mbox{me kushte kufitare:}
\begin{cases}
c_{1}y(a)+c_{2}y'(a)=\alpha\\
c_{3}y(b)+c_{4}y'(b)=\beta\\
\end{cases}
\end{multlined}
\end{equation}
I kemi shkruar ndryshe nga (1.4) kushtet kufitare Robin, pasi do të bejmë 1 tjetër
formulim të zgjidhjes. Do të shohim rastin kur $L=\frac{d^{2}}{dx^{2}}$. Aplikojmë
operatorin invers $L^{-1}$ në 2 anët e (4.11) dhe kemi:
\begin{equation}
y(x)=y(a)+(x-a)y'(a)+L^{-1}f(x)-L^{-1}Ry(x)-L^{-1}N(y(x))
\end{equation}
Llogarisim zgjidhjen në pikën $x=b$ :
\begin{equation}
y(b)=y(a)+(b-a)y'(a)+[L^{-1}f(x)-L^{-1}Ry(x)-L^{-1}N(y(x))]\biggr|_{\substack{x=b}}
\end{equation}
Për të pasur lehtësi në veprime do të përdorim barazimin:
\begin{equation}
(L^{-1}f(x))\biggr|_{\substack{x=b}}=\left( \int_{a}^x\int_{a}^x f(x)dxdx
\right) \biggr|_{\substack{x=b}}= \int_{a}^b\int_{a}^x f(x)dxdx
\end{equation}
\begin{proof}
Do të llogaritim anën e majtë:
$$
\begin{aligned}
& \int_{a}^x\int_{a}^x f(x)dxdx \biggr|_{\substack{x=b}}= \int_{a}^b\int_{a}^x
f(x)dxdx=\int_{a}^x g(x)\Biggr|_{a}^{x}dx=\int_{a}^x (g(x)-g(a)dx=[h(x)-
xg(a)]\Biggr|_{a}^{x}\\
& =h(x)-xg(a)-h(a)+ag(a) \qquad \mbox{për $x=b$ kemi:} \qquad (L^{-1}f(x))\biggr|
_{\substack{x=b}}=h(b)-bg(a)-h(a)+ag(a)
\end{aligned}
$$
Llogaritim anën e djathtë:
$$
\int_{a}^b\int_{a}^x f(x)dxdx=\int_{a}^b g(x)\Biggr|_{a}^{x}dx=
\int_{a}^b (g(x)-g(a)dx=[h(x)-xg(a)]\Biggr|_{a}^{b}=h(b)-bg(a)-h(a)+ag(a)
$$
Të dyja anët janë të barabarta.
\end{proof}
Me anë të barazimit (4.14) barazimi (4.13) shkruhet:
\begin{equation}
y(b)=y(a)+(b-a)y'(a)+\int_{a}^b\int_{a}^x[f(x)-Ry(x)-N(y(x))]dxdx
\end{equation}
Duke patur parasysh barazimin (4.14) derivojmë në lidhje me $x$ anë për anë (4.12)
dhe kemi derivatin e zgjidhjes:
\begin{equation}
y'(x)=y'(a)+\int_{a}^b [f(x)-Ry(x)-N(y(x))]dx
\end{equation}
në piken $x=b$ derivati i zgjidhjes është:
\begin{equation}
y'(b)=y'(a)+\int_{a}^b [f(x)-Ry(x)-N(y(x))]dx
\end{equation}
Zëvendësojmë (4.15) dhe (4.17) tek ekuacioni i dytë te sistemi i kufizimeve (4.11):
\begin{equation}
\begin{cases}
c_{1}y(a)+c_{2}y'(a)=\alpha\\
c_{3}(y(a)+(b-a)y'(a)+\int_{a}^b\int_{a}^x[f-Ry-Ny]dxdx)+c_{4}(y'(a)+\int_{a}^b [f-
Ry-Ny]dx)=\beta\\
\end{cases}
\end{equation}
Kemi 1 sistem linear ekuacionesh me 2 të panjohura $y(a)$ dhe $y'(a)$. Grupojmë
termat:
\begin{equation}
\begin{cases}
c_{1}y(a)+c_{2}y'(a)=\alpha\\
c_{3}y(a)+(c_{3}(b-a)+c_{4})y'(a)=\beta-c_{3}\int_{a}^b\int_{a}^x[f-Ry-Ny]dxdx-
c_{4}\int_{a}^b [f-Ry-Ny]dx\\
\end{cases}
\end{equation}
Që sistemi (4.19) të këtë zgjidhje unike me metodën e Kramerit duhet që:
\begin{equation}
\Delta = \left|
\begin{array}{cc}
c_1 & c_2 \\
c_3 & c_{3}(b-a)+c_{4} \\
\end{array}
\right| = c_{1}c_{3}(b-a)+c_{1}c_{4}-c_{2}c_{3} \neq 0
\end{equation}
Kushtin që jepet në (4.20) duhet ta kontrollojmë paraprakisht nëse duam të
implementojmë këtë metodë.
\smallskip\\
Gjenden:
$$
\Delta_{1} = \left|
\begin{array}{cc}
\alpha & c_2 \\
\beta-c_{3}\int_{a}^b\int_{a}^x[f-Ry-Ny]dxdx-c_{4}\int_{a}^b [f-Ry-Ny]dx & c_{3}
(b-a)+c_{4} \\
\end{array}
\right|
$$
$$
\Delta_{2} = \left|
\begin{array}{cc}
c_1 & \alpha \\
c_3 & \beta-c_{3}\int_{a}^b\int_{a}^x[f-Ry-Ny]dxdx-c_{4}\int_{a}^b [f-Ry-Ny]dx \\
\end{array}
\right|
$$
\newpage
Llogariten zgjidhjet:
\begin{equation}
y(a)=\frac{\Delta_1}{\Delta} \qquad dhe \qquad y'(a)=\frac{\Delta_2}{\Delta}
\end{equation}
$$
y(a)=\frac{1}{\Delta}(\alpha(c_{3}(b-a)+c_{4})-
c_{2}\beta+c_{2}c_{3}\int_{a}^b\int_{a}^x[f-Ry-Ny]dxdx+c_{2}c_{4}\int_{a}^b [f-Ry-
Ny]dx)
$$
$$
y'(a)=\frac{1}{\Delta}(c_{1} \beta -c_{1}c_{3}\int_{a}^b\int_{a}^x[f-Ry-Ny]dxdx-
c_{1}c_{4} \int_{a}^b [f-Ry-Ny]dx-\alpha c_{3})
$$
Zgjidhjet e gjetura zëvendësohen tek (4.12) dhe pasi bëhen disa thjeshtime merret
zgjidhja e përgjithshme:
\begin{equation}
\begin{split}
y(x) & =\frac{1}{\Delta}[c_{4} \alpha-c_{2}\beta+c_{1}\beta(x-a)+c_{3} \alpha(b-
x)]\\
& -\frac{c_{1}(x-a)-c_{2}}{\Delta}[c_{3}\int_{a}^b\int_{a}^x(f-Ry-
Ny)dxdx+c_{4}\int_{a}^b (f-Ry-Ny]dx]\\
& +L^{-1}f(x)-L^{-1}Ry(x)-L^{-1}N(y(x))
\end{split}
\end{equation}

Edhe metoda Duan-Rach ashtu si ADM shpreh:


\begin{equation}
y(x)=\sum_{n=0}^{\infty}y_{n}(x) \qquad \mbox{dhe} \qquad
N(y(x))=\sum_{n=0}^{\infty}A_{n}(x)
\end{equation}
ku $A_{n}(x)$ janë polinomet e zakonshëm të Adomianit.\\
Formulat iterative (4.9) do të jenë të modifikuara :
\begin{equation}
\begin{split}
y_{0} & =\frac{1}{\Delta}[c_{4} \alpha-c_{2}\beta+c_{1}\beta(x-a)+c_{3} \alpha(b-
x)]\\
& -\frac{c_{1}(x-a)-c_{2}}{\Delta}
[c_{3}\int_{a}^b\int_{a}^xfdxdx+c_{4}\int_{a}^bfdx]+L^{-1}f(x)\\
y_{j} & =-\frac{c_{1}(x-a)-c_{2}}{\Delta}[c_{3}\int_{a}^b\int_{a}^x(-Ry_{j-1}-
A_{j-1})dxdx+c_{4}\int_{a}^b (-Ry_{j-1}-A_{j-1}]dx]\\
&-L^{-1}Ry_{j-1}-L^{-1}A_{j-1} \quad \qquad \qquad \mbox{për $j>0$}
\end{split}
\end{equation}
\section{Shembull ilustrues PVK jolineare me kushte kufitare Robin.}
Për të bërë krahasime do të merret problemi në fq.15 që e kemi dhenë:
$$
\begin{multlined}
y''=2yy'
\\
\mbox{ku} \quad x\in [0, \frac{\pi}{2}]
\qquad
\mbox{me kushte kufitare:}
\begin{cases}
2y(0)-3y'(0)=-8\\
5y(\frac{\pi}{2})+7y'(\frac{\pi}{2})=19\\
\end{cases}
\end{multlined}
$$
Njihet zgjidhja ekzakte $y=tan(x-\frac{\pi}{4}$). në trajtë operatoriale kemi:
$$
L= \frac{d^2}{dx^{2}} \qquad L^{-1}=\int_{0}^x\int_{0}^x (\cdots)dxdx
\qquad
Ry=0 \qquad N(y)=-2yy' \qquad f(x)=0
$$
Kemi të dhëna:
$$
c_1=2 \qquad c_2=-3 \qquad c_3=5 \qquad c_4=7 \qquad \alpha=-8 \qquad \beta=19
\qquad a=0 \qquad b=\frac{\pi}{2}
$$
Kontrollohet kushti (4.20):
$$
\Delta = c_{1}c_{3}(b-a)+c_{1}c_{4}-c_{2}c_{3} =44.70796327 \neq 0
$$
Kushti plotësohet, jemi të sigurt se kjo metodë do të na japi 1 zgjidhje që
përcaktohet nga koefiçentë unikë.
\smallskip\\
Për termin jolinear $N(y)=2yy'$ polinomet e Adomianit nuk mund të gjenerohen sipas
skemës klasike pasi kemi 2 operatorë diferencialë të kombinuar jolinearisht. Do të
përdoret skema speciale siç është propozuar në (4.7) dhe llogariten:
$$
\begin{aligned}
A_0 & =2y_{0}y'_{0}\\
A_1 & =2(y_{0}y'_{1}+y_{1}y'_{0})\\
A_2 & =2(y_{0}y'_{2}+y_{1}y'_{1}+y_{2}y'_{0})\\
A_3 & =2(y_{0}y'_{3}+y_{1}y'_{2}+y_{2}y'_{1}+y_{3}y'_{0})\\
A_4 & =2(y_{0}y'_{4}+y_{1}y'_{3}+y_{2}y'_{2}+y_{3}y'_{1}+y_{4}y'_{0})\\
\end{aligned}
$$
Llogarisim nëpërmjet formulave (4.24) termat e serisë $y_{j}$, të cilen e realizon
kodi:
\lstinputlisting{d_rach.m}
\newpage
Paraqesim grafikisht rezultatet:
\begin{figure}[hbp]
\includegraphics[width=150mm,scale=0.5]{divergjenca.png}
\caption{Grafiku i $y$ ekzakte dhe serisë përafruese Duan-Rach me 1,2 dhe 3 terma.}
\label{fig:boat1}
\end{figure}\\
\smallskip\\
Shohim që me rritjen e numrit të termave zgjidhja në trajtë serie largohet nga
zgjidhja ekzakte, d.m.th seria divergjon.
Në raste optimale kjo metodë do të na kishte dhënë 1 përafrim të kenaqshëm të
zgjidhjes, por kjo gjë nuk ndodhi tek problemi që shqyrtuam.
Për të zgjidhur këtë problem do të ndjekim një strategji tjetër e cila jepet si me
poshtë.
\section{Metoda Duan-Rach e shumëfishtë.}
Për probleme ku metoda e zakonshme Duan-Rach divergjon përdoret kjo metodë:
\begin{itemize}
\item Zgjidhen $n+1$ pika në intervalin e integrimit $[a,b]$ në menyrë të tillë
që:\\ $a=x_{0}<x_{1}<...<x_{i}<...<x_{n-1}<x_{n}=b$. D.m.th e kemi ndarë intervalin
$[a,b]$ në $n$ nënintervale.
\item Në $n-1$ pikat e brendshme të nënintervalit shënohet zgjidhja
$y(x_{i})=\eta_{i}$ për $i=1,2,...,n-1$. D.m.th janë $n-1$ të panjohura $\eta_{i}$
që duhen gjetur.
\item Në nënintervalin e parë që ndodhet në të majtë zgjidhet PVK ndihmës i
meposhtëm:
$$
\begin{multlined}
Ly+Ry+Ny=f(x)
\\
\mbox{ku} \quad x\in [a, x_{1}]
\qquad
\mbox{me kushte kufitare të përziera Robin dhe Dirichlet:}
\begin{cases}
c_{1}y(a)+c_{2}y'(a)=\alpha\\
y(x_{1})=\eta\\
\end{cases}
\end{multlined}
$$
merret zgjidhja e përafruar nga seria me $m$ terma që varet nga e panjohura
$\eta_{1}$:
$$\psi_{m}^{(1)}(x)=\psi_{m}^{(1)}(x,\eta_{1})=\sum_{j=0}^{m-1}y_{j}^{(1)}(x)$$
\item Në nënitervalet e brendshme $[x_{i-1},x_{i}]$ ku $i=2,3,...,n-1$ do të
zgjidhen $n-2$ PVK ndihmës:
$$
\begin{multlined}
Ly+Ry+Ny=f(x)
\\
\mbox{ku} \quad x\in [x_{i-1},x_{i}]
\qquad
\mbox{me kushte kufitare Dirichlet:}
\begin{cases}
y(x_{i-1})=\eta_{i-1}\\\\
y(x_{i})=\eta_{i}\\
\end{cases}
\\
\end{multlined}
$$
merren $n-2$ zgjidhjet e përafruara nga seritë me $m$ terma ku secila zgjidhje
varet nga të panjohurat $\eta_{i-1}$ dhe $\eta_{i}$:
$$\psi_{m}^{(i)}(x)=\psi_{m}^{(i)}(x,\eta_{i-1},\eta_{i})=\sum_{j=0}^{m-
1}y_{j}^{(i)}(x)$$
\item Në nënintervalin e fundit që ndodhet në të djathtë zgjidhet PVK ndihmës i
meposhtëm:
$$
\begin{multlined}
Ly+Ry+Ny=f(x)
\\
\mbox{ku} \quad x\in [x_{n-1}, b]
\qquad
\mbox{me kushte kufitare të përziera Dirichlet dhe Robin:}
\begin{cases}
y(x_{n-1})=\eta_{n-1}\\
c_{3}y(a)+c_{4}y'(a)=\beta\\
\end{cases}
\end{multlined}
$$
merret zgjidhja e përafruar nga seria me $m$ terma që varet nga e panjohura
$\eta_{n-1}$:
$$\psi_{m}^{(n)}(x)=\psi_{m}^{(n)}(x,\eta_{n-1})=\sum_{j=0}^{m-1}y_{j}^{(n)}(x)$$
\item Përcaktohen $n-1$ të panjohurat $\eta_{i}$ $i=1,2,...,n-1$ nga kushti i
vazhdueshmërisë së zgjidhjes:
$$
\frac{d\psi_{m}^{(i)}}{dx} \biggr|_{\substack{x=x_{i}}}= \frac{d\psi_{m}^{(i+1)}}
{dx} \biggr|_{\substack{x=x_{i}}}
$$
Çdo $\eta_{i}$ e gjetur është përafrim i $\eta_{i}$ ekzakte ndaj sa me i lartë të
jetë numri i termave $m$ të marra tek seria përafruese Duan-Rach aq më i mirë do të
jetë përafrimi.
\item Pasi kemi gjetur $n-1$ të panjohurat $\eta_{i}$ zgjidhen $n$ PVK ndihmëse në
$n$ nënintervale njëlloj siç bëmë në paragrafin (4.4). Paraqitet grafikisht
zgjidhja e PVK ndihmës të pare në nënintervalin e pare, pastaj po në të njëjtin
grafik paraqiten zgjidhjet e PVK ndihmës të tjere në nënitervalet e tjere.
\end{itemize}
\section{Metoda e paragrafit (4.5) e aplikuar mbi shembullin (4.4)}
Për qëllime ilustruese, intervalin e integrimit $[0,\frac{\pi}{2}]$ do ta ndajmë në
2 nënintervale $[0,\frac{\pi}{4}]$ dhe $[\frac{\pi}{4},\frac{\pi}{2}]$.
Do të shkruajmë në MATLAB skedarët për 2 PVK ndihmës të cilet do të jenë njësoj me
kodin që është dhenë në paragrafin (4.4), me përjashtim të 2 rreshtave të pare që
jepen meposhtë:
\lstinputlisting{pvkndihmes1.txt}
\lstinputlisting{pvkndihmes2.txt}
Ekzekutohen kodet e të 2 skedareve PVK ndihmës, gjendet e panjohura e vetme $\eta$.
Më pas tek 2 skedarët zëvendësohet $\eta$ me vleren e saj që u gjet. Merren
zgjidhjet dhe paraqiten grafikisht:
\lstinputlisting{2pvkndihmes.txt}
\newpage
\begin{figure}[hbp]
\includegraphics[width=150mm,scale=0.5]{2pvkndihmess.png}
\caption{Grafiku i $y$ ekzakte dhe zgjidhjes Duan-Rach të shumëfishtë me 6 terma.}
\label{fig:boat1}
\end{figure}
Nëpërmjet funksioneve $tic$ dhe $toc$ shohim që llogaritjet simbolike janë mjaft
komplekse dhe marrin goxha kohë.
Edhe në këtë rast shfaqet dukuria që u diskutua në shembullin (4.2). Kemi një seri
me 6 terma ndaj ekuacioni jolinear për përcaktimin e të panjohurës $\eta$ do të
jetë polinom i rendit të $6$-të i cili ka 2 rrënjë reale dhe 4 rrënjë komplekse. 2
rrënjët reale janë provuar të dyja dhe është marrë ajo që jep përafrim më të mirë
të zgjidhjes. Megjithatë nuk është gjetur ndonjë strategji zgjedhjeje kur dalin me
shumë se $1$ rrënjë reale.\\
\smallskip\\
Për sa i përket përafrimit të zgjidhjes duket nga grafiku që nuk kemi 1 përafrim të
mirë dhe jemi shumë larg përafrimit të marrë nga metoda e goditjes në kapitullin 3.
Përafrimi i zgjidhjes me anë të kësaj metode do të jetë me i mire nëse:
\begin{itemize}
\item intervalin e integrimit $[0,\frac{\pi}{2}]$ do ta ndajmë në me shumë se $2$
nënintervale
\item numrin $m$ të termave të serisë përafruese Duan-Rach do ta marrim me të madh
se 6.
\end{itemize}
\newpage
\chapter*{Përfundime dhe rekomandime.}
\addcontentsline{toc}{chapter}{Përfundime dhe rekomandime.}
Qëllimi kryesor i kësaj teme ishte zgjidhja e problemeve të vlerës kufitare
jolineare me kushte kufitare Robin. Kryesisht u përqëndruam tek problemet e rendit
të $2$-të, por u bënë dhe disa përgjithësime për problemet e rendit të $n$-të.
\smallskip\\
Në kapitullin e pare:
\begin{itemize}
\item U dhanë bazat teorike të problemit të vlerës kufitare.
\item U dhanë disa teorema për ekzistencen dhe unicitetin e zgjidhjes.
\item Këto teorema na sherbyen për gjetjen e versionit të modifikuar të metodës se
goditjes për PVK me kushte Robin.
\end{itemize}
Në kapitullin e dytë:
\begin{itemize}
\item PVK lineare të rendit të 2-të nuk paraqesin ndonjë vështiresi numerikisht
ndaj metoda e propozuar në këtë kapitull është universale.
\item U be 1 përgjithËsim për PVK lineare të rendit të $n$-të me kushtë kufitare
Robin në $n$-pika. Edhe në këtë rast metoda e propozuar është universale për këtë
kategori problemesh.
\end{itemize}
Në kapitullin e tretë:
\begin{itemize}
\item Metoda e goditjes ishte mjaft efektive dhe e thjeshtë në implementim.
\item Metoda e goditjes propozohet kur intervali i integrimit është i ngushtë. për
intervale të gjëra integrimi metoda e goditjes nuk është e rekomandueshme.
\end{itemize}
në kapitullin e katërt:
\begin{itemize}
\item U paraqit metoda e zbërthimit të Adomianit, një metodë që është me shumë
analitike, por që implementimi i saj është i veshtirë dhe bëhet vetëm me anë të
metodave numerike.
\item U paraqit skema klasike për gjenerimin e polinomeve të Adomianit për 1 dhe
disa operatorë diferencialë të kombinuar jolinearisht me njëri-tjetrin. Nuk është
kjo skema e vetme, janë gjetur skema të tjera me kalimin e kohës që janë me të
thjeshta dhe implementohen kompjuterikisht.
\ U dhanë 2 shembuj ilustrues 1 PVF dhe 1 PVK me kushte Dirichlet me qëllim
ndërtimin e bazave për të zgjidhur me versionin e modifikuar të kësaj metode PVK me
kushte Robin.
\item U dha metoda Duan-Rach, 1 përmirësim i ADM. U tentua të zgjidhej 1 shembull
me këtë metodë dhe kur metoda dështoi u aplikua varianti i shumëfishtë i saj që
rezultoi relativisht me sukses.
\item Në përgjithësi metodat që e përafrojnë zgjidhjen me shumën e 1 serie të
pafundme hasin vështirësi me konvergjencën tek zgjidhja. Kjo gjë varet nga shumë
faktorë. Studimi i detajuar i kësaj çështje nuk ishte qëllim i këtij këtij punimi.
\item U pa se llogaritjet simbolike janë shumë me të sikletshme për kompjuterin se
sa llogaritjet numerike. Koha e ekzekutimit për llogaritjet simbolike ishte shumë
herë më e madhe në krahasim me llogaritjet që u benë në kapitujt 2 dhe 3.
\item Llogaritjet simbolike u kryen në 1 mikroproçesor AMD Ryzen 3 në MATLAB R2019a
dhe ishin mjaft të ngadalta. Implementimet më serioze rekomandohet që të behen në
proçesorë më të shpejtë dhe në software që janë më të përshtatshëm për llogaritje
simbolike siç është Wolfram Mathematica.
\end{itemize}

\begin{thebibliography}{9}
\bibitem{latexcompanion}
Lulëzim Hanelli, Flora Osmani.
\textit{Analiza numerike me MATLAB.}
Pegi, Tiranë, 2017.

\bibitem{latexcompanion}
Lulëzim Hanelli, Adrian Naço.
\textit{Analizë numerike në ekuacionet diferenciale.}
Pegi, Tiranë, 2015.
\bibitem{einstein}
Luigj Gjoka, Alfred Daci.
\textit{Analiza C. Ekuacione diferenciale dhe sisteme dinamike.} \\
Mirgeeralb, Tiranë, 2014.

\bibitem{einstein}
Herbert Bishop Keller.
\textit{Numerical methods for two-point boundary-value problems.} \\
Dover Publications, 1992.

\bibitem{einstein}
Keskin, Ali Ümit.
\textit{Boundary Value Problems for Engineers.} \\
Springer, 2019.
\bibitem{einstein}

Jun-Sheng Duan, Randolph Rach, Abdul-Majid Wazwaz, Temuer Chaolu, Zhong Wang.
\textit{A new modified Adomian decomposition method and its multistage form for
solving nonlinear boundary value problems with Robin boundary conditions.} \\
Applied Mathematical Modelling,
Volume 37, Issues 20–21,
2013,
Pages 8687-8708,
ISSN 0307-904X,

\bibitem{einstein}
Adomian, G.
\textit{Solving Frontier Problems of Physics: The Decomposition Method.} \\
Springer, 1994.
\end{thebibliography}

\medskip
\begin{center}
I gjithë teksti është shkruar dhe formatuar në \LaTeX .
\end{center}

\end{document}

You might also like