You are on page 1of 3

TEST II

EMRI _________________________ KLASA VII

I. NJOHURI LETRARE

Pasi të lexoni tekstin, do t’ju jepni përgjigje kërkesave të mëposhtme.


ATDHEU (FATOS ARAPI)

Atdheu është dhembje, është dhembje,


Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban – edhe të mban ty – në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.


Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e uritur:


Të ikën nga duart e dot nuk e ngop.
Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur.
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.


Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
Në një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli,


ai hyjnori, i pavdekshmi – loti.

Rrethoni alternativën e saktë.

1. Kjo poezi është: (1 pikë)


a. poezi lirike
b. poezi epike
c. prozë poetike

2. Kjo poezi i kushtohet: (1 pikë)


a. atdheut
b. njerëzve të vendit të tij
c. gjuhës shqipe
d. natyrës shqiptare

3. Zbërtheni kuptimin e drejtpërdrejtë që autori jep në vargjet e figurshme. (2 pikë)


Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë.

4. Nënvizoni vargje ku del: (2 pikë)


që ne i jemi vazhdimisht borxhlinj atdheut;
që atdheu është gjëja më e shenjtë?

5. Gjeni një krahasim dhe një epitet në vargjet e mëposhtme. (2 pikë)


Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
Vdes dashuria në dashuri që të
çmend.
Krahasim _________________ epitet ________________

6. Bëni skemën e rimës së vargjeve në poezinë e mësipërme.


(1 pikë)
________________
7.Gjeni fjalët kyç që shprehin dhembjen e poetit për atdheun.
(2 pikë)
_____________________________________________________________________________
8.Shkruani me fjalët tuaja mesazhin që përcjell autori në këtë poezi.
(2 pikë)
______________________________________________________________________________

9.Bëni një ese të shkurtër me temë “Guri i rëndë në vend të vet”.


(4 pikë)
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________

II. Njohuri gjuhesore

1. Nënvizoni mbiemrin në shkallën krahasore. (1 pikë)

Atdheu është buka më e uritur:


Të ikën nga duart e dot nuk e ngop.
Ëndërr dhe ankth dhe shpresë krejt e sfilitur.
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.

2. Gjeni trajtën e shkurtër të përemrit vetor dhe shkruani rasën. (2 pikë)


Atdheu është dhembje, është dhembje,
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban – edhe të mban ty – në shpirt.

Trajta e shkurtër ___________ rasa ________________


3. Formoni fjali ku: (3 pikë)
përemri pyetës kush të jetë në rasën kallëzore;
________________________________________________
kryefjala të shprehet me përemër dëftor;
________________________________________________
folja nis të jetë funksion gjysmëndihmës.
_______________________________________________

4. Folja e nënvizuar në fjalinë Në një pikë loti mbytet nga lot fatvrarë është në: (1 pikë)
a.dëftore joveprore
b.lidhore veprore
c.lidhore joveprore
d.kushtore veprore

5. Ktheni foljen në joveprore. Kujdes ndryshimet që ndodhin në fjali. (1 pikë)


Një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.

________________________________________________

6. Jepni formën veprore, mënyrën kushtore, dëshirore e habitore të foljes këndonin, në vetën
dhe numrin që është. (3 pikë)
_________________ __________________ _________________

7. Jepni format e pashtjelluara sipas llojit të kërkuar për foljen hap.


Paskajore________________
përcjellore________________
mohore________________
(3 pikë)
8. Nënvizoni një lidhëz bashkërenditëse dhe një nënrenditëse në vargjet: Atdheu
është buka e uritur:
Se ikën nga duart e dot nuk e ngop.
Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur.
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
(2 pikë)

9. Nënvizoni një përemër vetvetor dhe një pjesëz në vargjet e mëposhtme. Atdheu
është buka e uritur:
Të ikën nga duart e dot nuk e ngop.
Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur.
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
(2 pikë)
10. Gjeni kallëzuesin dhe shkruani llojin. Atdheun
duhet ta respektojmë kudo dhe kurdoherë.
(2 pikë)
Kallëzuesi________________ lloji ________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-9 10- 13 14-16 17-23 24-30 31-34 35 -37

You might also like