You are on page 1of 5

Shkolla 9-vjeçare ‘’Nuçi Naçi’’

Konkurs mes klasave të nënta

1 Në fjalinë “Duket si lojë, por do ta shikosh se si e qysh koka jote do të popullohet me

personazhe, historira dhe kujtime lloj-lloj.”, gjeni gjymtyrët homogjene, përcaktoni ç’pjesë

ligjërate janë dhe cili është funksioni i tyre sintaksor, si dhe tregoni si lidhen mes tyre.

4 pikë

a) Gjymtyrët homogjene …………………………………………………………………………

b) Ç’pjesë ligjërate janë?…………………………………………………………………………

c) Cili është funksioni i tyre sintaksor? …………………………………………………………

d) Si lidhen mes tyre?……

2.“Dy zogj fluturuan të trembur drejt pyllit.”, Mbiemri në fjali funksionon si : 1 pikë

A} përcaktor kallëzuesor i kryefjalës B} rrethanor mënyre

C} kundrinor i zhdrejtë me parafjalë D}përcaktor kallëzuesor i kundrinorit

3.Cila nga fjalitë ka gjymtyrë homogjene me funksion kallëzues emëror: 1 pikë

A} Në muajin mars e prill vjet s’ra shi

B}Gjuha e tyre eshtë e saktë,e përpiktë

C}Gëzimi,hareja,këngët kishin arritur kulmin

D}Djaloshi e ndiente veten të lehtë e të gëzuar

4.Cila prej fjalëve me të zeza i përket mbiemrit të emërzuar? 1 pikë

A} Më e vështira kaloi

B}Foli me vështirësi

C}Mori mbi vete një detyrë shumë të vështirë

D}Është vështirë të dalësh nga kjo situatë


5.Cili funksion është mbizotërues në një tekst letrar 1 pikë

A}Funksioni bindës B}Funksioni informues

C}Funksioni shprehës D}Funksioni udhëzues

6.Në vargjet e Migjenit: “…ndër lufta të reja kemi 2 pikë

m`u ndeshë / dhe për fitore kem` me ra fli…”, folja

kallëzues është në kohën:

A) e tashme të kushtores B) e ardhme të dëftores

C) e pakryer të dëftores D) asnjë nga këto

7.Përcaktoni llojin e kallëzuesit. 3 pikë

a) të zgjatesha……………………………………………………………………………………

b) ke lexuar………………………………………………………………………………………

c) mund të zgjatë …

8.Fjala “zbukurim”,është formuar me: 1 pikë

A}parashtesë

B}parashtesë dhe prapashtesë njëkohësisht

C}mbaresë

D}prapashtesë

9.Dalloni në cilën fjali kemi parafjalë të rasës rrjedhore: 1 pikë

A}Nga të dhënat e fundit i arritëm këto rezultate.

B}Sipas të dhënave të fundit ju dolët të parët e konkursit.

C}Me të dhënat e tua arritëm këtu.

D}Në bazë të të dhënave të motit nesër do të bjerë shi.

10.Dallo cila nga fjalitë e mëposhtme është fjali pavetore me folje pavetore; 1 pikë

A}Ç’unazë e bukur!
B}Jashtë po errësohet

C}Fliste tërë kohës për vete

D}Duaje atdhenë si shqiponja folenë

11.Në fjalinë ‘’ Ç’unazë e bukur!’’,çfarë funksioni luan përemri Ç? 1 pikë

12.Cila prej foljeve të mëposhtme është e parregullt? 1 pikë

A) bëhet B) duan

C) të humbësh D) të shtypësh

13.Në një nga fjalitë e dhëna , forma jovepror e foljes është formuar me mbaresë; 1 pikë

A}Sot qenke lodhur duke sistemua bibliotekën

B]Gati të shkojmë të gjithë për ndihmë

C}Kjo ese u vlerësua si më e mira

D}Në konkurs ne përfaqësoheshim nga nxënës shumë të përgatitur

14. Cila është forma e saktë?( A mund të thoni rregullën së cilës iu përmbajtët? ) 1 pikë

A) Siqeli B) Siçili

C) Sicili D) asnjëra

15.Në fjalinë “Në luajtë mirë sot ai, skuadra fiton 1 pikë

patjetër”, folja e nënvizuar është në kohën:

A) e tashme e kushtores B)e pakryer e dëftores

C) e tashme e dëshirores D)e pakryer e lidhores

E) asnjë nga këto

Poezia “Hakërrim e Ali Asllanit’’ Interpretim nga të dyja skuadrat


16. “A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor` / nuk 2 pikë

ësht` yti, nuk ësht` imi, është i kombit arbëror, /

Ësht` i syrit në lot mekur, ësht` i vendit djegur, pjekur,


/ Ju do thoni si të doni… po e drejta dërrmon hekur!”

Në vargjet e mësipërme të poetit Ali Asllanit kemi:

A) 5 kallëzues emërorë + 4 kallëzues të thjeshtë foljor

B) 4 kallëzues emërorë + 3 kallëzues foljor të thjeshtë

+ 3 kallëzues të përbërë

C) 4 kallëzues emërorë + 4 kallëzues të thjeshtë foljor

+ 1 kallëzues të përbërë

D) asnjë nga këto më sipër

17. Cili është kuptimi i vargjeve të mësipërme?

A) Njeriut i duhen katër vjet për t`u pasuruar.

B) Katër vjet vështirësish sjellin fitime të mëdha.

C) Fitimi i pushtetarëve në katër vjet të mandatit

qeverisës vjen nga shfrytëzimi barbar i popullit dhe

vendit. D)Të gjitha këto më sipër. E) Asnjë nga këto.

18. Në fjalinë e dhënë: “Rrija krejt në fund të skenës që të mos më shihte kush.”: 3 pikë

a) Ktheni fjalinë nga mënyra dëftore në habitore duke ndryshuar foljet.

b) Zëvendësoni një nga foljet me një formë të pashtjelluar, për të treguar shkakun e një
veprimi.

19. Në vargun “ … ma hodhi në baltë nderë..”, shprehja frazeologjike mund të zëvendësohet


me një: 1pikë

A) emër B) mbiemër C) folje

D) ndajfolje E)asnjë nga këto

Zëvendësoje 1pikë
20. Kur përdoreni në fjali një herë si lidhëz dhe një herë si ndajfolje lidhore. 2 pikë

a) Lidhëz: .....................................................................................................................................

b) Si ndajfolje
lidhore .....................................................................................................................

21.Bëj skemën e fjalisë 1pikë

Befas erdha në vete, ngaqë e kuptova se asgjë e keqe nuk do të më

ndodhte.

_____________________________

Secila skuadër ka përgatitur pyetje të cilat u drejtohen skuadrës kundërshtare.

Përmbyllet konkursi me interpretimin e poezise ‘’Gjuha shqipe’’ nga Gjergj Fishta

You might also like