You are on page 1of 147

DATA --------------------

Fusha: Gjuha dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe

Tema mësimore: Skenari i filmit Situata e të nxënit: Filmi “Muri i gjallë”


‘Muri I gjalle’ Poema “Rozafati

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:


të fushës sipas temës mësimore: skenar, monolog, dialog, interpretim
Nx:
• flet rreth veçorive të skenarit të filmit
“Muri i gjallë”;
• liston ngjashmëritë dhe dallimet midis tij
dhe veprës letrare, poemës “Rozafati”;
• kupton, merr mesazhe, diferencon,
krahason situata, tekste, si dhe
personazhe që shfaqen gjatë sekuencave;
• dallon monologët dhe dialogët;
• mëson pjesë përmendsh dhe i
interpreton.

Burimet: “Gjuha shqipe 9””, balada e Lidhja me fushat e tjera ose me


murosjes, njohuritë e nxënësit, informacione temat ndërkurrikulare
nga internet.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, Diagrami i Venit, punë në çift,
hulumtim, lojë me role.
Organizimi i orës së mësimit
HAPI I
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme. (stuhi mendimi, Diagrami i Venit, punë në çift)
Paraprakisht lexoj nje pjesë nga filmi “Muri i gjallë”. Ua shfaq ato nxënësve për t’i parë, pa u treguar se cili film është. Pasi e
shohin, u kërkoj nxënësve të flasin rreth skenarit të filmit, duke i nxitur me pyetjet:
Cili është titulli i këtij filmi?;
Cilët janë personazhet që marrin pjesë?; A ju ka pëlqyer ky film? Pse?;
Ku është mbështetur skenari i këtij filmi?;
HAPI II
Ndërtimi i njohurive ( hulumtim, diskutim)U prezantoj skedën e filmit “Muri i gjallë”, nëpërmjet së cilës nxënësit marrin një
informacion më të plotë rreth filmit.
. Bëhet leximi i fragmentit me role. Nxënësit zgjidhen me kujdes nga mësuesja, mbështetur në aftësitë e tyre interpretuese.
Muri i gjallë Arkivi i filmit
Titulli shqip Vendi i prodhimit Viti i prodhimit
Muri i gjallë
Shqipëri
1989
Ekipi realizues
Regjia Skenari Muharrem Fejzo
Muzika
Natasha Lako
Zef Çoba
Aktorë kryesorë
Luiza Xhuvani Ilir Sulejmani Elvira Diamanti
Gëzim Rudi Rajmonda Bulku Edmond Budina

Aktorët e tjerë
Vangjel Toçe Lec Bushati Stavri Shkurti Ilir
Borodani
HAPI III
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
(lojë me role)
Pas leximit, nxënësit dallojnë monologët dhe dialogët, si dhe sqarimet e skenaristes. U thuhet nxënësve se këtë pjesë do ta
interpretojnë me role. Përzgjidhen nxënësit që do të marrin pjesë, duke caktuar edhe rolet e tyre

➢ Regjisori
➢ Kompozitori
➢ Skenografi
➢ Kostumografi
➢ Aktorët: Gjetoja, plaku mjekërbardhë, Gjelina, Tuta, Fata.
Përzgjedh nxënësit që do të marrin pjesë, duke caktuar edhe rolet e tyre:
U lihet nxënësve pak kohë për t’u përgatitur për interpretimin.
Vlerësimi: Vlerësimi do të jepet ditën që nxënësit do të interpretojnë fragmentin. Do të vlerësohen nxënësit për: intonacionin
e përdorur, gjestet, mimikën, komunikimin me njëri-tjetrin, kostumografinë dhe për skenografinë

DATA-----------------------

Fusha: Gjuha dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe

Tema mësimore: Lirika popullore Situata e të nxënit: Lirikat e dhëna në libër


ORA I.II,III Lirika te tjera
BISEDE LETRARE

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:


të fushës sipas temës mësimore: lirikë popullore, këngë pune, këngë dasme, këngë vaji,
Nx: ninulla ose këngë djepi, ritmi, theksi, rima.
• dallon llojet e lirikës popullore (këngët e
punës, këngët e dasmës, ninullat etj.);
• shpjegon veçorinë e ndërtimit të këngëve
të punës, mbështetur te përmbajtja dhe
forma, duke u ndalur te: rima, theksi, ritmi i
brendshëm etj.;
• dallon ndryshimet në intonacion të
lirikave të llojeve të
ndryshme (këngë pune, dasme, mërgimi dhe
ninulla).

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, materiale Lidhja me fushat e tjera ose me temat
folklorike, njohuritë e nxënësit, ndërkurrikulare: Muzika
informacione nga interneti.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, punë e drejtuar, diskutim, lojë me role.

ORA I Organizimi i orës së mësimit


1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (bisedë) Folklor U bëj të njohur nxënësve temën e projektit, të cilën e
shkruaj në tabelë duke ritheksuar se lirika popullore është pjesë e letërsisë gojore. Rikujtoj nëpërmjet skemës së mëposhtme
dy nga gjinitë kryesore të folklorit dhe krijimet që bëjnë pjesë në to.

Folklori
Epika
këngët heroike, këngët historike, përralla, legjenda,
miti
LIRIKA këngët e dashurisë, ninullat (këngët e djepit), vajet,
këngët e dasmës,
këngët e punës, këngët e mërgimit etj . Qarkoj te gjinia
e lirikës ninullat, këngët e mërgimit, këngët e dasmës, këngët e punës.
Vazhdohet me liriken e pare.
Meqenëse kënga “Mbolla li te plepi i gjatë” është një këngë e mirëfilltë pune, që lidhet drejtpërdrejt me një proces pune që në
zanafillë e deri sa mbaron, do të ishte mirë që një grup nxënësish (3 vajza) të improvizojnë gjithë procesin e mjeshtërisë së
përpunimit të lirit. Nxënëset të mbajnë në një dorë nga një shkop në vend të furkës dhe në tjetrin lëmshin për t’u treguar
shokëve të tyre se po kryejnë procesin e tjerrjes. Secila nxënëse do të recitojë një fragment të këngës që tregon një proces
të përpunimit.
P. sh.: Nxënësja e parë do të recitojë fragmentin e mbjelljes së kësaj bime që fillon nga vargu: “Mbolla li te plepi i gjatë…”
deri te “…si e shfarosa, donte shkundur”.

Nxënësja e dytë reciton fragmentin që tregon procesin e përpunimit të lirit, nga i cili nxirret fija: “ …Si e shkunda, donte regjur
...si e rogja, donte zier”.
Nxënësja e tretë reciton fragmentin që tregon procesin e endjes dhe të përgatitjes së veshjes:
“…….Si e zjeva ……” e deri në fund.
Tri nxënëse të tjera le të recitojnë këngën e dasmës, këngën e mërgimit dhe ninullën.

ORA II

Ne oren e dyte nx do te përqendrohen në mënyrën se si është ndërtuar kjo këngë, si nga përmbajtja, ashtu edhe nga forma.
Nxënësit ndalen te ritmi dhe melodia.
Drejtoj pyetje;

Sa rrokësh është vargu i kësaj kënge? 8-rrokësh


➢ Ku bien theksat në këtë këngë? Në rrokjet 1,2,5,7.

U tregoj nx se kjo këngë, me ritmin që ka, priret ndaj recitativit. Këndohet thuajse duke u recituar nga grupi i vajzave e grave
që po tjerrin, endin a lajnë lirin. Ritmi shërben për të nxitur fuqinë fizike të atyre që janë duke punuar, si dhe për të krijuar një
ndjenjë të gëzuar e çlodhëse. I drejtoj nx që të lexojnë informacionin për ritmin dhe theksin në tekstet e tyre.
Diskutim: A mendoni se kjo këngë ka karakter të theksuar didaktik (mësimor edukativ)?
Dëgjohen me kujdes mendimet e nxënëseve dhe arrihet në përfundimin se kjo këngë ka karakter të theksuar didaktik dhe se
realizon dy funksione:
Së pari, shoqëron një proces pune në mjeshtërinë e përdorimit të lirit, ku të gjitha proceset e punës numërohen me radhë,
saqë nuk lihen mënjanë dhe veprime të dorës së dytë, të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me procesin, si p.sh.: thurja e gardhit,
ruajtja e arës.
Së dyti, mund të jetë përdorur edhe si këngë didaktike për fëmijët. Nëpërmjet saj fëmija mëson një zinxhir të tërë me
procese pune, forcon kujtesën dhe pasuron fjalorin. Fëmijës i kumtohet mesazhi se këto tesha prej liri, që ti i vesh aq lehtë,
janë bërë me një mije mundime, ndaj ruaji, mos i gris e mos i ndot.
Nga notat e ritmit të punës kalohet te notat e gëzimit në këngën e dasmës, në notat e vajtimit te kënga e mërgimit, dhe notat
e dashurisë e të qetësisë te ninulla.
BëJ një sqarim i shkurtër për secilën këngë.
Këngët lirike të dasmës janë shumë të bukura. Ato këndohen gjatë dasmës në kohë të ndryshme: kur fillon dasma (siç është
kënga “Këndon bilbili, këndon”), kur përgatitet nusja apo dhëndri, kur shkohet për të marrë nusen etj.
Ninullat ose këngët e djepit janë këngë të krijuara nga nënat. Ato i këndojnë fëmijës kur e vënë në gjumë. Në këto këngë
nëna e përshkruan me dashuri e krenari bukurinë e fëmijës dhe e uron atë që të rritet i shëndetshëm, i zgjuar, i dashur që të
shquhet në shoqëri.
Recitohen ose këndohen nga nxënëset këngët e dhëna në libër. Këngën “Moj e bukura More” nxënësit e kanë më të thjeshtë
ta këndojnë, se e kanë të dëgjuar.
Ata kuptojnë se si melodia që shoqëron vargjet e fuqizon artistikisht përmallimin e poezisë, sa të na prekë edhe ne
shpirtërisht e na bën të përjetojmë ato ndjenja të dhembjes së shqiptarëve të asaj kohe, që detyroheshin të braktisnin vendin
e tyre.
Info e marre nx do ta plotesojne me info te tjera dhe oren e trete nx do te lexojne projektet e tyre te perfunduara
ORA III
Ne oren e trete te projektit nx do te lexojne ato me info me te zgjeruar rreth lirikes.
Mbasi degjoj nx me rradhe vleresoj nx per punen e kryer.

DATA-------------------
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX
komunikimi shqipe

Tema mësimore: Dallimi i parafjalëve nga Situata e të nxënit: Punë me tekstin


emrat dhe ndajfoljet me të njëjtën formë Ndërtim fjalish me fjalë që përdoren si emra, si
ndajfolje e si parafjalë njëkohësisht.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyç:


të fushës sipas temës mësimore: parafjalë, ndajfolje, emër
Nx:
• dallon të njëjtën fjalë përdorur si emër,
ndajfolje e parafjalë;
• përdor të njëjtën fjalë si emër ndajfolje e
parafjalë në fjali e tekste;
• drejtshkruan sipas përdorimit fjalët që
përdoren në
klasa të ndryshme.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja Lidhja me fushat e tjera dhe temat
të nxënësve ndërkurrikulare:
• Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, shkrim i lire, punë e drejtuar,
punë e pavarur, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


•  Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: stuhi mendimi.
Nxënësit rikujtojnë njohuritë për klasat e fjalëve, ndarjen dhe përkufizimin e tyre si të mëvetësishme e të pamëvetësishme, të
ndryshueshme e të pandryshueshme, funksionin e tyre.
Ndërtimi i njohurive: shkrim i lirë, diskutim, punë e drejtuar, INSERT.
U japim nxënësve fjalët e mëposhtme: rreth, buzë, rrafsh, rrotull, faqe.
edhe si mbiemra e ndajfolje, duke dhënë një ide rreth problemeve që ka mjedisi sot.
Shkëpusim rastet më tipike ku fjalët e mësipërme janë përdorur si emra, ndajfolje e parafjalë dhe diskutohet rreth tyre.
Çështjet që mund të diskutohen janë:
• • Në cilat raste fjalët ndryshojnë formë, pra, janë klasë e ndryshueshme, emra?
• • Në cilat raste të përdorimit si klasë e pandryshueshme mund të lëvizin lirshëm në fjali dhe në cilin rast janë të lidhur
pas një emri?

• Me cilën gjymtyrë janë të lidhur dhe varen kuptimisht?


Përpiqemi që nxënësit të arrijnë në këto përfundime:
Kur fjala është e përdorur si e ndryshueshme, pra, merr rasë e ndryshon formë sipas numrit, ajo është përdorur si emër.
Kur lidhet me emrin dhe nuk shkëputet prej tij në fjali, është përdorur si parafjalë. Kur është e pandryshueshme
dhe lëviz lirshëm në fjali, është ndajfolje.
 Prezantimi i njohurive: punë e pavarur, diskutim, ushtrime.
Ushtrimi 1 dhe 2 sipas kërkesës.
Ushtrimi 3
• • vjen anës - ndajfolje
• • anës krevatit - parafjalë
• • anës teorike - emër
• • rrotullës së djathit - emër
• • rrotull shtëpisë - parafjalë
• erdhi rrotull - ndajfolje.

Ushtrimi 4
natën - nga rasa kallëzore e emrit natë
vjet - nga rasa kallëzore natën - nga rasa kallëzore sheshit - nga rasa rrjedhore
rrafsh - nga rasa kallëzore ose emërore
rrotull - nga rasa emërore
rresht - nga rasa emërore ose kallëzore.
Ushtrimi 5
Rreth dhe anës
Ushtrimi 6 sipas kërkesës.
Vlerësimi: Vlerësim me notë për aktivizimin e nxënësve, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.
Detyrë shtëpie: Të formohen fjali me raste të ndryshme nga ushtrimi 5.
JAVA 7 DATA-------------------------
Fusha: Gjuha dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX
komunikimi shqipe

Tema mësimore: Rinë-Katerinëza Situata e të nxënit: Punë me tekstin


Ora I, II

Fjalë kyç:
rrëfenjë, Rinë-Katerinëza, tregimi- rrëfenjëa

Burimet: “Gjuha shqipe 9”,

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pema e mendimit,, ditari dypjesësh, vështrim


krahasues.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Shkruaj temen e re ne derrase . Më pas, përmes teknikës Pema e mendimit, rikujtohen
njohuritë e marra për autorin Mitrush Kuteli, si dhe për rrëfenjat: “Vendosa të shkoj në mërgim” dhe“Gjonomadhë e
Gjatollinj”.për këtë ndihmohen nxënësit edhe me anë të pyetjeve:
- Kush është Mitrush Kuteli?
- Ç’dini për të?
- Ç’vepra të tij keni lexuar?
- Cili është ndryshimi i këtij prozatori nga prozatorët e tjerë?

Mitrush Kuteli Dhimitër Pasko


(emri i vërtetë i Kutelit) vepra (“Tregime të moçme shqiptare”
përshtatje në prozë e Ciklit të kreshnikëve

-bashkëjetesë të dy tipave të shkrimit (ruan tiparet e prozës popullore; mbart tiparet e prozës së shkruar)
-rrëfen rrëfenjën për ngjarje ; fjalë të gjuhës popullore shprehje frazeologjike
Hapi II. NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
Ora I
U bej te ditur nxënësve se fragmenti është shkëputur nga tregimi me të njëjtin titull.
Lexoj pjesen me ndalesa, të cilat janë përgatitur më parë.,Së bashku shpjegojme, fjalët dialektore apo fjalët e vjetra
(arkaizmat).
Paragrafi I. Hëna... deri te ... qivur të Kirolloit.
Mësuesi/ja drejton pyetjet:
- Ku zhvillohet ky rrëfim? (vendi)
- Kur zhvillohet? (koha, si kohë e ditës, është natë)
- Cilat janë personazhet pjesëmarrëse?
- Çfarë parashikoni se do të ndodhë?
- Cilat janë detajet që ju bindin për parashikimin tuaj?
Paragrafi II. U hoq... deri te ... Katerinëza i foli.
. Përgjigjen, nëse ishte i saktë apo jo ky parashikim, ata e marrin gjatë leximit.
Drejtoj pyetjet:
- Mbështetet ky tregim në rrëfimet fantastike popullore?
- Për ç’element fantastik bëhet fjalë?
- Cilat janë mjetet sugjestionuese që mbizotërojnë?
- Si e përfytyroni Rinë Katerinëzën? Përshkruajeni atë duke përdorur detaje nga teksti.
- Si mund ta përshkruani Kirolloin?
Paragrafi III. Sa i tretur je o im Zot... deri te ... e mejtuar.
- Përse M. Kuteli zgjedh pikërisht varrezat për të zhvilluar rrëfimin e tij:
a) Për të treguar fatalitetin e vdekjes apo
b) forcën e dashurisë?

Argumentoni zgjedhjen e alternativës së dytë.


- Cili është mesazhi që merrni?
• o Vdekja e trimit na njeh si lexues edhe me një temë tjetër që ka ndikuar në historinë e vendit tonë, në jetën sociale
e kulturore të popullit shqiptar.
• - Mendoni se është një zgjidhje e rastësishme apo autori e ka sjellë për të karakterizuar personazhin Kirillo?

- Kjo e dhënë na ndihmon për të përcaktuar kohën e rrëfenjës?


• o Po aq e rëndësishme në jetë, sa lidhja e dy të dashuruarve, është edhe lidhja e nënës me fëmijën e saj.
• Ku shprehet kjo në tregim?
• Paragrafi IV. Vështronte... deri te ... së Rinë Katerinëzës.
• - Në ç’dilema i vendos autori personazhet?
• Ndaluni në ndjesitë e kundërta.
• Hapi III Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve. Në këtë etapë mësuesi/ja mund të punohet me teknikën Ditari
dypjesësh ose me organizuesin grafik për të komentuar ndjesitë e kundërta të personazheve.
• ORA II
Ushtrimi 4.
U lë nxënësve një kohë të mjaftueshme 7’-10’ dhe mendimet e tyre, të cilat i shkruaj në tabelë. Duhen shmangur
përsëritjet.
Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.
- Nx flasin për veçoritë e përbashkëta të kësaj rrëfenje (tregimi) me përrallën.
Çdo tipar do të plotësohet me të dhëna nga fragmenti i tregimit nëpërmjet fjalive dhe fjalëve kyç.

a. Komunikimi “i fshehtë” i rrëfyesit me lexuesin.


E askush s’duhej të dinte besën e martesës së tyre...
b. Elementi fantastik.

Trak-trak, kërcitnë ca drrasa që thyheshin; drrasat e qivurit të Kirollojit.


c. Dialogu i pasur me shprehje popullore.

- O im-zoti Kirollo
As unj veshin më dëgjo
As zgjat krahun më shpëto...
d. Gjuha dialektore.

Ndenjnë në një tjatër varr...


e. Dëshira për shndërrim (metamorfoza).

- Ç’do deshe të bëhej ti, o im-zot?


- Qiparis, o vasha ime.
- Edhe unë dhriz’ e bardhë...

Pas kësaj merret për krahasim një përrallë dhe mësuesi së bashku me nxënësit ndalet në pikat e mësipërme:
a. Kujtoni si komunikon autori i përrallës me lexuesin (hyrja, mbyllja, gjatë rrëfimit etj.

b. Jofrymorët shpirtëzohen.
c. Gjuha e përrallës është e mbushur me shprehje popullore e arkaizma.
ç. Murosja e të gjallëve ose sjellja e tyre prapë në jetë; shndërrimi i princit në bretkosë, i vajzës në zog etj.
Detyrë shtëpie.
Pika detyre. Udhëzoj nxënësit që detyra e parë lidhet me shumë elemente dhe duhet vënë në plan të parë fantazia, por edhe
shfrytëzimi i skenave nga filmat që ata kanë parë. Ndërsa alternativa tjetër lidhet më tepër me ndjenjat e tyre në një raport
krejtësisht personal.
Vlerësimi i orës së mësimit dhe i nxënësve pjesëmarrës.
DATA -------------------

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe

Tema mësimore: Ushtrime për dallimin e Fjalët kyç:


ndajfoljes nga parafjala ndajfolje, parafjalë, emër

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Situata e të nxënit: Punë me tekstin


të fushës sipas temës mësimore:
Nx:
• përcakton klasën e fjalëve për të njëjtën
fjalë në përdorime të ndryshme;
• përcakton origjinën e disa ndajfoljeve e
parafjalëve që përdoren dhe si emra;
• përdor të njëjtën fjalë në fjali si klasë
ligjërate emër, ndajfolje e
parafjalë.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, punë e drejtuar, diskutim, punë e
pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


• • Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: stuhi mendimi

ORA nis me rifreskimin e njohurive në lidhje me përdorimet e ndryshme të së njëjtës fjalë si ndajfolje, përemër dhe
origjinës së disa prej tyre për t’u përdorur në funksione të ndryshme.
Ushtrime
Ushtrimi 1 sipas kërkesës Ushtrimi 2

 kur moti i verës - emër


• i ka fillesat moti - emër
• moti vazhdon - emër
• mot kampionati - ndajfolje
• moti i vrenjtur - emër
• mot në këtë kohë - ndajfolje
mot të bëjmë - ndajfolje

Ushtrimi 3
• • këtë moti - ndajfolje
• • rreth - emër
• • anash - ndajfolje
• • rreth putrave - parafjalë
• • përreth - ndajfolje
• • rreth sheshit - parafjalë
• • faqet - emër
• • faqe të ngjeshura - emër
• • copë rrugë - emër

Ushtrimi 4
prapa, për, krahas, rrotull, matanë, brenda, buzë, pranë, në, përballë.
Ushtrimi 5
buzë, ballë, faqe, majë, mes, rrëzë, anës.
Ushtrimi 6
Afër, drejt, gjatë, jashtë, larg, matanë, para, pas, përmes, pranë, sipër, veç.
Ushtrimi 7 dhe 8 sipas kërkesës.
Vlerësimi: Vlerësim me notë për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe
aktivizimin në ushtrime.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9
DATA --------------------------

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe

Tema mësimore: Dallimi i lidhëzave nga Situata e të nxënit: Punë me tekstin Shkrimi i lirë
përemrat, ndajfoljet dhe parafjalët me rreth përdorimit të lidhëzave, ndajfoljeve dhe
formë të njëjtë parafjalëve.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyç:


të fushës sipas temës mësimore: ndajfolje, parafjalë, lidhëz
Nx:
• identifikon sipas përdorimit klasën e së
njëjtës fjalë;
• argumenton klasën së cilës i përket sipas
përdorimit;
përdor saktë në fjali e tekste të njëjtën
fjalë si lidhëz, ndajfolje dhe parafjalë.

Burimet: Libri I nx”,, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera dhe temat
ndërkurrikulare:
• • Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, shkrim i lirë, punë e drejtuar,
punë e pavarur,

Organizimi i orës së mësimit:


• • Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Cilat janë klasat e fjalëve që kanë më shumë përdorime dhe si klasa të tjera fjalësh.

Ndërtimi i njohurive: shkrim i lirë, , punë e drejtuar, diskutim, grupet e ekspertëve, punë e pavarur.
U jap për të punuar një shkrim i lirë me temë “Atdheu im” ku të përdorin fjalët: nga, që, veç, si ndajfolje, lidhëz e parafjalë.
Shembujt nga tekstet e nxënësve shkruhen në tabelë dhe nëse nuk janë të plotësuara për të gjitha rastet ndërtohen së
bashku.
Në secilin rast nxënësit tregojnë rolin që kanë fjalët në fjali, si lidhëz, si parafjalë e si ndajfolje. Në cilat raste qëndrojnë si të
pavarura kuptimisht dhe në përdorim, kur si fjalë shërbyese për të lidhur fjali e kur para emrit.
Vazhdohet me grupet e ekspertëve ku pasi ndahet klasa në grupe, një grup ose dy përmes shembujve tregojnë
 Ngjashmëritë e lidhëzave me përemrat lidhorë për të përcaktuar funksionin e lidhëzave në fjali.
• Krahasimin e ndajfoljeve me lidhëzat
• Krahasimin e lidhëzave me parafjalët

Të gjitha shpjegimet shoqërohen me shembuj.


• Prezantimi i njohurive: punë e pavarur, diskutim
Ushtrime
Ushtrimi 1
sapo - ndajfolje
tek e motra - parafjalë
veç nesh - parafjalë si - përemër - pyetës që - përemër lidhor tek - lidhëz
si e kreu detyrën - ndajfolje
sapo - lidhëz
në - lidhëz.
Ushtrimi 3
kudo - ndajfolje
se - lidhëzqë - përemër lidhor
kudo - ndajfolje
që shkonte - lidhëz këtu - ndajfolje përse - lidhëz
dhe - lidhëz
si - lidhëz
prapë - ndajfolje
Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për;
Aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.
Detyrë shtëpie: ushtrimi 5 dhe 6 detyrë shtëpie.

DATA------------------------
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla;IV Klasa IX
komunikimi shqipe
Tema mësimore: Tingullimitimet Fjalët kyç:
tingullimitimet, familje fjalësh,

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Situata e të nxënit: Punë me tekstin


të fushës sipas temës mësimore:
Nx:
• përkufizon tingullimitimet si kategori e
veçantë fjalësh;
• përcakton mënyrat e realizimit të
tingullimitimeve;
• jep familje fjalësh të realizuara nga
tingullimitimet.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe Lidhja me fushat e tjera dhe temat


ndërkurrikulare:
• • Mjedis

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Shkrim i lirë, analizë rasti, diskutim, , punë e
pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I: analizë rasti
U japim nxënësve një fragment nga “Gjahu i malësorëve” dhe u kërkojmë të përcaktojnë kuptimin e fjalëve që imitojnë zhurma dhe
të diskutojnë rreth tyre.

 Nxënësit të japin mjetin ose qenien që imitohet


 Intonacionin e përdorur
“Ty, ty, ty! Ty, ty, ty! (bie trumbet’ e bririt).
Ha, ha, ha! Ha, ha, ha! Ha, ha, ha! (ndërsejnë qentë). Kam kum, kam kum, kam kum! (lehin qentë).
Taf tuf! Taf tuf! Taf tuf! (kërcasin pushkët).
- Prite, o Mark!
- Prite, o Gjergj!
- Prite, o Gjon!
Taf tuf! Ha, ha, ha! Ty, ty, ty!
Hapi i II. Punë e pavarur, diskutim
Nxënësit e rishkruajnë tekstin ose e riprodhojnë atë duke hequr imitimet e zhurmave dhe duke e zëvendësuar me të
treguarit e tyre pa këto fjalë.
Nxënësit diskutojnë ndryshimet mes dy teksteve duke përcaktuar rolin dhe vlerën e përdorimit të tingullimitimeve në një tekst
Nxënësit rikthehen në tekst dhe përcaktojnë njohuritë që janë të reja për ta.
Këtu ndalemi në termin që ekziston për këto lloj fjalësh: tingullimitime, onomatope, si dhe klasat e reja të fjalëve që krijohen nga
këto lloj fjalësh si, folje dhe emra.
Hapi III.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve
Punë e pavarur Ushtrimi 1
krrau - krrau, sorra hi - hi, të qeshurit ty - ty, bori ku - ku, kukuvajkë
ga - ga, pata ki - ki, gjeli hapçëu - teshtimë.
Ushtrimi 2
ha - ha, hi - hi ka - ka - ka, ki - ki - ki ham - ham, hum - hum bëlldum - bëllduq
Ushtrimi 3 dhe 4 sipas kërkesës.
Ushtrimi 5
Bëllduq, gëk, ku, Bëlldum, plluq, ha, muu etj.
Vlerësimi: Vlerësim me notë për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe
aktivizimin në ushtrime.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6. Shkrim i lirë.
JAVA 8 DATA-------------------------------

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe

Tema mësimore: Sfinksi ORA I Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:


të fushës sipas temës mësimore: sfinksi, mik, kolerë
Nx:
• lexon tekstin për të përcaktuar llojin e
tekstit;
• përgjigjet rreth pyetjeve të të kuptuarit të
tekstit dhe të kontekstit;
• shpjegon titullin e pjesës në fillim dhe në
fund të leximit;
• përshkruan gjendjen e personazhit nisur
nga rrëfimi i tij.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, , përvoja e


nxënësve

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: stuhi mendimi, lexim i pjesës, pyetje-përgjigje
rreth të kuptuarit, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi
U permend nx titullin e pjesës dhe kërkoj të përgjigjen për gjithçka që dinë rreth Sfinksit si figurë mitologjike.
Pas shpjegimit të fjalës nga këndvështrimi mitologjik, ku mbizotëron një qenie me trup luani dhe kokë njeriu, (në Egjipt me trup luani
e kokë faroni), apo interpretime të tjera mitologjike, kalojmë në leximin e pjesës.
Ndërtimi i njohurive; lexim i pjesës.
Bëhet leximi i pjesës nga nxënësit me aftësi shprehëse për të pasur intonacionin e duhur. Bëhet shjegimi I fjaleve te
veshtira .
U kërkoj nxënësve të përcaktojnë nëse është kuptimi i termit “sfinks” është i njëjtë me atë që dhanë në fillim. Jepet koncepti i ri i
fjalës, nisur nga tregimi duke dhënë edhe lidhjen që ekziston mes dy kuptimeve.

Prezantimi i njohurive, pyetje-përgjigje, diskutim


Ushtrimi 1
Një qenie e papërcaktuar qartë në sytë e personazhit, aspak unike dhe e ngjashme me një qenie të vetme, që të ngjall
mister, frikë dhe ndjesinë e së panjohurës.
Nxënësit përcaktojnë llojin e tregimit si tregim psikologjik dhe mistik, tipik për stilin e Posë.
Ushtrimi 2
Në lidhje me tregimin mund të sqarojmë se imagjinata e autorit shkon përtej reales, por gjendja në të cilën ai ndodhet justifikon çdo
interpretim të vegimeve të tij. Këtu autori ecën me idenë e perspektivës, që nënkupton se sfinksi realisht është një insekt që ecën në
një fije merimange, por shpjegimi dhe vegimi i personazhit është sipas gjendjes së tij, paralajmërimit të tij dhe, në njëfarë mënyre, i
krizës së frikës mbi vdekjen, kur gjithkund pati rënë kolera dhe tmerri e frika e sëmundjes vdekjeprurëse kishte pushtuar gjithkënd.
Edhe leximet në bibliotekën e mikut të tij rreth pamjes që ai shihte, ia zhvilluan imagjinatën, duke rritur ndjenjën e së panjohurës, të
ankthit e të frikës.

Ushtrimi 3. Përgjigja e saktë është: 3. si simptomë e një krize marrëzie


Vlerësimi: vlerësimi me notë për angazhimin dhe saktësinë mund të përfundohet në orën e dytë.
DATA ----------------------------------

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe

Tema mësimore: Sfinksi ORA II Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç: sfinksi, personazh, qenie, kolerë,


të fushës sipas temës mësimore: insekt
Nx:
diskuton gjendjet e personazheve dhe
këndvështrimet e tyre ndaj realitetit;
• jep përshkrimin dhe vizatimin e tij për
“Sfinksin” sipas pjesës;
• ilustron mendimin dhe përshkrimin e tij
në lidhje me insektin dhe personazhet;
• diskuton raportin mes përshkrimit,
meditimit dhe elementeve fantastike;
• shpjegon me mënyrën e rrëfimit dhe stilin
e autorit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”,l, përvoja të


nxënësve.

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, diskutim, punë e pavarur me shkrim, vizatim.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I
Lexohet dhe diskutohet detyra e shtëpisë, që është dhënë orën e mëparshme. Dëgjohen disa variante të tregimit me fundin e
imagjinuar dhe përzgjidhet më interesanti. Në këtë mënyrë bëhet dhe një përmbledhje e ngjarjeve në tregim

Hapi II
Ushtrimi 4. Rrjeti i diskutimit.
Nxënësit japin mendimin e tyre, duke diskutuar e argumentuar alternativën e përzgjedhur.
Megjithatë pika a.) nuk krijon largësi emocionale e psikologjike do ishte përgjigja më e saktë, sepse i gjithë përshkrimi i personazhit
për insektin, halucinacionet në lidhje me të, interpretimi që i bën lëvizjeve, pamjeve të insektit dëshmojnë për tmerrin psikologjik që
ai përjeton dhe gjurmët që ka lënë murtaja dhe vdekja në mendjen e tij, pavarësisht se ai përpiqet t’u largohet fizikisht.

Ushtrimi 5
Miku i personazhit kryesor fillimisht nuk sheh asgjë dhe nuk i beson mysafirit të tij, pastaj krijesa/insekti i duket shumë e
vogël. Asnjëri prej personazheve nuk e shikon objektin në mënyrë realiste, gjë që na bën të kuptojmë që të dy mund të
jenë të ndikuar nga situata që i rrethon, pavarësisht se në mënyra të ndryshme.
Hapi III Ushtrimi 6
Në tekst mbizotërojnë më tepër fjalitë me natyrë përshkruese, ku dallojnë përshkrimet që i bëjnë dy personazhet insektit,
si dhe fragmenti i lexuar nga një tekst shkollor, ku jepen të dhëna të detajuara për këtë insekt sipas shkencës së
botanikës.
Ushtrimi 7
Kjo lidhet me temperamentin e personazheve, por dhe me gjendjen psikologjike të secilit. Miku i personazhit ka natyrë më objektive
dhe është i lidhur me shkencën, filozofinë dhe dukurinë e shpjegon shkencërisht, ndërsa personazhi që rrëfen është një natyrë më
meditative dhe dukurinë e shpjegon subjektivisht.

Ushtrimi 8
Nxënësit diskutojnë duke dhënë mendimin e tyre. Një variant do ishte fakti që personazhi, i tmerruar nga frika e vdekjes
nga murtaja, përfaqëson shumë të tjerë që po përpiqen t’i iknin murtajës dhe vdekjes prej saj, por që frika e tmerri i
shoqëron vazhdimisht.
DETYRE
Ushtrimi 9.
Këtu nxënësit bëjnë vetë një vizatim, sipas përshkrimeve të dhëna në tekst dhe bëjnë krahasimin me fotografinë e dhënë
në figurë.
Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit
DATA ------------------------

Fusha: Gjuha dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe

Tema mësimore: Frika dhe tmerri në arte Fjalë kyç:


frikë, tmerr, mister, kinematografi

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Situata e të nxënit: Frika në jetën e përditshme


të fushës sipas temës mësimore:
Nx:
flet rreth gjërave që e trembin atë në jetën
e përditshme;
• diskuton për ndjenjën e frikës dhe të
tmerrit në letërsi dhe në kinematografi,
mbështetur në librat “Herri Poter” dhe
“Drakula”, si dhe te filmat me të njëjtin
titull;
• gjykon për ndalimin e filmave horror te
fëmijët, duke treguar
dëmet që shkaktojnë filma të tillë.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri “Herri


Poter”, “Drakula”,
njohuritë e nxënësit, informacione nga
interneti

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, hulumtim, lexim në heshtje, pyetje-


përgjigje, rrjeti i
diskutimit.

Organizimi i orës së mësimit


1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme. (Bisedë)
Nxënësve u kërkoj që të shprehin mendimet e tyre rreth pyetjes: Ø Cilat janë gjërat që ju trembin në jetën tuaj të
përditshme?

Dëgjohen me kujdes mendimet e tyre, duke i inkurajuar që të flasin sa më shumë dhe pa u gjykuar nga njëri-tjetri.
2. Ndërtimi i njohurive të reja (hulumtim, lexim i heshtur, pyetje përgjigje)
I njoh nxënësit me temën e re të rubrikës “Të flasim”, e cila shkruhet në tabelë. U kërkoj atyre të japin përkufizimet e tyre për
termat: frikë, tmerr, mister. Sipas Fjalorit të gjuhës shqipe, këto terma përkufizohen si më poshtë

Frikë - përkufizohet si një ngritje emocionale që shkaktohet nga pritshmëria e një stimuli të rrezikshëm, që është prezent
në një situatë konkrete. Është reagim emocional i fuqishëm përballë perceptimit të një rreziku të vërtetë objektiv apo
imagjinar. Është një ndjenjë shqetësimi e thellë kur jemi përpara një rreziku që na kanoset drejtpërdrejt a përpara një
rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie.
Tmerr - Frikë e madhe që ndien para një rreziku ose fatkeqësie. Diçka që të fut frikë të madhe.
Mister - Diçka e panjohur ose shumë e fshehtë, diçka që nuk kuptohet ose mezi kuptohet, diçka e errët dhe e
pashpjegueshme, fshehtësi, e fshehtë.
Pas sqarimit të këtyre koncepteve shtrohet pyetja: Pse frika ka lidhje me misterin, me të panjohurën? Dëgjohen me kujdes
shpjegimet që japin nxënësit.
Udhëzohen nxënësit të lexojnë informacionin e dhënë në faqen 40 mbi frikën dhe tmerrin në letërsi dhe në kinematografi.

Diskutohen pyetjet:
➢ Cili prej jush e ka lexuar librin “Drakula”? Po librin “Harry Poter”?
➢ Çfarë emocionesh keni përjetuar?
➢ Po filmat e realizuar mbi bazën e këtyre librave i keni parë?
➢ Si ju janë dukur skenat e filmit në krahasim me librin?
Pyetjen numër 6, e realizoj nëpërmjet teknikës së rrjetit të diskutimit.
Si mendoni ju, a u duhen ndaluar fëmijëve filma të mbingarkuar me skena tmerri dhe dhune? Pse?
Cilat janë dëmet që mund të shkaktojnë filma të tillë?
I dëgjoJ me kujdes argumentimet e nxënës.
Vlerësimi: Vlerësohen përgjigjet, argumentimet dhe aktivizimi i nxënësve gjatë gjithë orës mësimore.

DATA----------------------

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe
Tema mësimore: Ushtrime për njohuri të Situata e të nxënit: Punë me tekstin
përgjithshme morfologjike

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyç:


të fushës sipas temës mësimore: klasë fjalësh, kuptimplota e jokuptimplota, emër,
Nx: mbiemër i emërzuar, folje, ndajfolje, përemër i
• identifikon klasat e fjalëve;
pacaktuar, numëror, lidhëz, parafjalë
• i klasifikon ato në kuptimplota dhe
jokuptimplota;
• përcakton veçoritë e mbiemrave të
emërzuar;
• analizon përemrat e pacaktuar;
• bën analizën e foljeve sipas kërkesave;
• dallon foljet e parregullta dhe ato
njëvetore e pavetore;
• veçon në fjali përdorimin e së njëjtës fjalë
si emër, ndajfolje, përemër, parafjalë e
lidhëz;
• përdor në shkrime të ndryshme klasat e
fjalëve në forma të ndryshme

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, , përvoja Lidhja me fushat e tjera dhe temat
të nxënësve ndërkurrikulare: Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, punë e drejtuar, diskutim punë e
pavarur.

Organizimi i orës së mësimit:

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Për të kujtuar dhe një herë klasat e fjalëve u kërkoj nxënësve të paraqesin një hartë mendimi për klasifikimin e klasave të
fjalëve. Për secilën prej tyre nxënësit japin përkufizimin dhe argumentojnë pse janë kuptimplota ose jo.
Ushtrimi 1

Fjala Klasa e kuptimplota jokuptimplot thirrmore


fjalës a
mendoi folje +
edhe lidhëz +
dy - tri numëror
fletë emër +
të tjera përemër +
por lidhëz +
i la folje +
përgjysmë ndajfolje +
sepse lidhëz +
nuk pjesëz +
deshi folje +
të pjesëz ´+
prishte folje +
përshtypjen emër +
e mirë mbiemër +
të ëndrrës emër +
me parafjalë +
hënë Emer +
Ushtrimi 2
e vërteta - gjinia femërore, njëjës, rasa emërore, e shquar të bërat - gjinia femërore, shumës, rasa emërore, e shquar të
ligave - gjinia femërore, shumës, gjinore, e shquar
të penguar - gjinia mashkullore, njëjës, kallëzore, e pashquar

Ushtrimi 3
• • gjithçka - sende, i pashoqëruar, i ngurtësuar
• • çdo - sende, i shoqëruar, i ngurtësuar
• • asgjë - sende, i pashoqëruar, i ngurtësuar
Ushtrimi 4 plotësohet sipas kërkesës. Ushtrimi 5 u ul –
joveprore, u, e kryer e thjeshtë, dëftore, veta III, njëjës, zgjedhimi II • ishte vonuar -
joveprore, jam, koha e kryer, dëftore, veta III, njëjës, zgjedhimi I • u futën - joveprore, u, e kryer e
thjeshtë, dëftore, veta III, shumës, zgjedhimi II  thoshte - joveprore, mb. te, pakryer, dëftore,
veta III, njëjës, zgjedhimi II • merrej - pakryer, mb. -ej, veta III, njëjës, dëftore, zgjedhimi II
• Ishte shqetësuar - joveprore, më se e kryer, njëjës, veta III, zgjedhimi I
ushtrimi 6  gjelbëron - njëvetore • fryn erë - njëvetore • hingëllinte - njëvetore • dukej - njëvetore • thonë - pavetore
• këndon - njëvetore

Ushtrimi 7
 kishte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta III
• ishte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta III
• kishte qenë - më se e kryer, dëftore, veta III, njëjës
• vinte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta III
• isha - e pakryer, dëftore, njëjës, veta I
• doja - e pakryer, dëftore, njëjës, veta I
• thosha - e pakryer, dëftore, njëjës, veta I

Ushtrimi 8 afër - ndajfolje mes gurit - parafjalë drejt kishës - parafjalë rreth poetësh - emër sipër - ndajfolje poshtë - ndajfolje
përballë pallatit - parafjalë afër dritare - parafjalë buzë – emër

Ushtrimi 9
që do të bëja - lidhëz kur-lidhez
• tek fliste – lidhëz tek e mora -PARAFJALE
• kur - lidhëz QE do ta shtoje-P:lidhor
• uleshim tek - ndajfolje vleresim;VLERESIM ME NOTE: DETYRE USHTR 10
DATA-----------------------------
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX
komunikimi shqipe

Tema mësimore: Përdorimi i apostrofit në Situata e të nxënit:


trajtat e shkurtra të përemrit vetor Fragmente nga tekste të ndryshme, që kanë të bëjnë
me drejtshkrimin e apostrofit te trajtat e shkurtra

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyç:


të fushës sipas temës mësimore: Trajta të shkurtra, apostrof, drejtshkrim.
Nx:
• liston rastet e njohura të përdorimit të
apostrofit;
• dallon trajtat e shkurtra që shkruhen me
apostrof;
• përcakton rregullat e drejtshkrimit të
trajtave të shkurtra me apostrof;
• shkruan saktë të gjitha rastet e trajtave të
shkurtra më apostrof
Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, , tekste të Lidhja me fushat e tjera dhe temat
ndryshme me trajta të shkurtra me ndërkurrikulare:
apostrof, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Shkenca dhe shoqëria
përvoja të nxënësve.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, , diskutim, punë
e drejtuar

Zhvillimi i orës mësimore

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi. Listoni rastet që njihni të fjalëve që shkruhen me apostrof.
Apostrofi është shenja që vihet sipër rreshtit, në vend të një zanoreje a të një rrokjeje që ka rënë dhe pas pjesëzës
mohuese s.
Për të shënuar rënien e -ë-së fundore, apostrofi përdoret në këto raste:
a) te trajtat e shkurtra të përemrave vetorë më dhe të, kur pas tyre vijnë trajtat e shkurtra i, u, ia, iu, ja, jua, ua ose
pjesëza u e trajtave joveprore të foljeve. P.sh.: m’i dha, t’i dha, t’i shkruash shokut, t’i zbatosh porositë, të m’u bësh të fala,
të m’ia numërosh një nga një etj.;
b) te pjesëza të e mënyrës lidhore, e kohës së ardhme të dëftores, kur pas tyre vijnë trajtat e shkurtra i, u, trajtat e
shkurtra të bashkuara ose pjesëza u e trajtave joveprore të foljeve.: t’i kërkoja, t’u kërkoja, do t’i tregoja; do t’u them, do
t’jua kujtoj, do t’ua kisha sjellë etj.
c) te ndërtimet e ndryshme me pjesore (për të, me të, një të + pjesore) përpara trajtave të shkurtra të përemrave vetorë i,
u, trajtat e shkurtra të bashkuara ia, iu, ju, jua, ua:

për t’i pasur parasysh, për t’ua sqaruar, për t’u dhënë librat, me t’i thënë, me t’jua sjellë veglat, me t’iu afruar etj.
Mbani mend!
Shkruhen pa apostrof trajtat përemërore ma, ta, ku nuk kemi një rënie të ë-së, por një shkrirje dy zanoresh (më +
e = ma; të + e = ta): ma dha librin; s’ma thotë; ma thotë; jepma; për të ma treguar; duke ma treguar; me të na treguar; pa
ma thënë; një të ma kujtuar etj. Ndërtimi i njohurive; analizë
teksti, punë e drejtuar, diskutim.
E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t’ia jepnin, sepse trimi ndonëse i mirë e i fisëm, ishte nga një
vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Konstandini, donte.
- T’ia japim zonja mëmë, - thoshte ai, - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër.
- Konstandin biri im, çfarë po thua kështu? - ia kthente e ëma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinën time? Se në e daça për
gëzim, për gëzim nuk do ta kem; se në e daça për helm, për helm nuk do ta kem

Të jap besën zonja mëmë, se kur ta duash ti Doruntinën, qoftë për gaz, qoftë për helm, vete unë e ta sjell!. Nxënësit
evidentojnë rastet e përdorimit të apostrofit dhe ndalen në ato të trajtave të shkurtra, duke u munduar të arsyetojnë arsyen
e përdorimit
Prezantimi i njohurive;Ushtrime. Ushtrimi 1 faqe 219
M’i , me t’ia, me t’ua, t’u, do t’u, ma, në m’u, ta.

Ushtrimi 2
Ç’t’u desh të shkoje.....
Atëherë vendosa t’ua thosh atë gjithëve.... Nuk di si t’ua mbush mendjen....
M’u mbush zemra ...
... që t’ua përcillnin kolegëve dhe t’ua zbukuronin.

Ushtrimi 3
Do t’i telefonoj motrës.
Mendoj të ta jap dhe ty adresën e bibliotekës elektronike. Ju lutem, na shkruani emrat si në kartën e identitetit.
Duhet t’i korrigjoni.
Do të shkojmë nesër për ta parë shfaqen e re teatrore? Përpiqu t’u gjesh bileta të gjithëve.
Pse nuk duhet t’u themi të gjithëve. Duhet t’i sqarojmë më parë mes nesh

Ushtrimi 4
....se do t’u thoshte atyre që ta shtynin pak orarin...
.....ia kishte ndryshuar ngjyrat natyrës.
Po të na kishte njoftuar... s’do të na e kishin kaluar...
...se do ta kishin zgjatur aq shumë...
...t’ua punoje të tjerëve
...për t’ia dalë të mësonte...
Ushtrimi 5 bazohet në rregullat e dhëna më sipër.

Vlerësimi: vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për saktësinë e
përgjigjeve.
Detyra: Bëni një shkrim të shkurtër me temë “Autori im i preferuar”, ku të rrëfeni duke përdorur sa më shumë trajta të shkurtra me
apostrof.

JAVA 9 DATA ------------------------------------


Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX
komunikimi shqipe

Tema mësimore: Kështjella Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:


të fushës sipas temës mësimore: kështjella, Ismail Kadare, roman historik
Nx:
• flet për jetën dhe veprimtarinë e
Kadaresë si shkrimtar;
• lexon fragmentin nga libri për t’u
përgjigjur pyetjeve rreth të kuptuarit;
• përshkruan me fjalët e tij gjendjen e
kështjellarëve;
• përmbledh ngjarjen duke dhënë një fund
të logjikshëm për të.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, , përvoja të Lidhja me fushat e tjera dhe temat
nxënësve. ndërkurrikulare:
• • Histori

Metodologjitë dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, , diskutim, lexim dhe analizë
teksti.

Organizimi i orës së mësimit


• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi menndimi . I njoh nx
me jetën dhe veprimtarinë letrare të Kadaresë. Nxënësve u kam dhënë më parë detyrë të hulumtojnë për jetën dhe
aktivitetin letrar të Kadaresë, kështu që ata kanë sjellë informacione rreth tij për: jetën, vendlindjen, aktivitetit letrar, veprat
më të njohura dhe marrëdhënien e tij me Shqipërinë dhe Europën.
Ndërtimi i njohurive

 Kur zhvillohen ku dhe janë vendosur ngjarjet?


• Cilët janë protagonistët kryesorë të ngjarjes?
• Çfarë roli luan kali, nisur nga fragmenti? Ndalesa 2.... dhe rënkimit.
• Cilët janë personazhet në dialog?
• Për se shërben kali në ngjarje?
• Cili është misioni i tij?
• A e gjen ujin e kështjellarëve ai?
• A do të bjerë kështjella pas ndërprerjes së burimit?
• Cili do të ishte shpëtimtari i saj?

Behet leximi shprehes I pjeses me ndalesa:


Ndalesa 1... të lumit.
Kur zhvillohen ku dhe janë vendosur ngjarjet?
• Cilët janë protagonistët kryesorë të ngjarjes?
• Çfarë roli luan kali, nisur nga fragmenti?
Ndalesa 2.... dhe rënkimit.
• Cilët janë personazhet në dialog?
• Për se shërben kali në ngjarje?
• Cili është misioni i tij?
• Çfarë ndodh me të?
Ndalesa 3... Thirri Tursun Pashai.
• Çfarë ndodhi me kalin?
• Çdo të ndodhë me burimin e ujit të kështjellës?
Pas përgjigjeve të pyetjeve, bëhet dhe një shpjegim i fjalëve dhe shprehjeve që nuk u dihet kuptimi.
Prezantimi i njohurive; Diskutim, pyetje-përgjigje. Ushtrimi 1
Ushtarët dynden rreth gardhit pikërisht për të parë këtë gardh të sapongritur ndërmjet kështjellës dhe kampit të ushtrisë
turke. Fillimisht ata nuk e kuptojnë arsyen e ndërtimit të tij, por, më pas, me ardhjen e komandantit dhe të vetë Pashait, e
kuptojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndësishme. Kur dëgjojnë hingëllimat e kalit, e kuptojnë se kali, i etur nga
ngrënia e elbit dhe e kripës i ndihmuar dhe nga vapa e mesditës, është sjellë për të gjetur ujësjellësin që furnizonte
kështjellën e shqiptarëve me ujë.
Ushtrimi 2
U sul përtej gardhit
• Vrapoi
• Qëndroi
• Shkrofëtiu
• Goditi tokën
• Ngriti kokën
• Shkrofëtiu
• Vrapoi drejt lumit
Ushtrimi 3
Ushtarëve u dhimbset kali i etur dhe komentojnë të prekur vuajtjet e tij, pavarësisht se ai po përdorej si strategji lufte për
t’u dhënë mundësi pushtuesve turq të merrnin kështjellën nëpërmjet ndalimit të ujit të pijshëm.

Ushtrimi 4
Rrëfimi bëhet nga dy nxënës duke pasuar njëri-tjetrin dhe duke perifrazuar ligjëratën e drejtë.
Vlerësimi: vlerësim për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën,.
Vlerësimi me notë mund të bëhet orën e dytë.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5 sipas kërkesës.
DATA ----------------------------------

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe

Tema mësimore: Kështjella.(ora II) Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:


të fushës sipas temës mësimore: kështjella, Kadare, ushtria, kampi armik, personazhe,
Nx: figura letrare, koment
• gjykon mbi veprimet e personazheve;
• komenton fragmente nga teksti me
ditarët e të nxënit;
• identifikon kohën historike dhe kohën e
brendshme;
• analizon raportin e rrëfimit me dialogët;
• shpjegon kuptimin e shprehjeve dhe
figurave letrare në tekst;
• dallon personazhet reale nga ato të
trilluara.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, , përvoja të Lidhja me fushat e tjera dhe temat
nxënësve ndërkurrikulare:
Histori

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: me hapa, diskutim,

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I Ushtrimi 6
Gjetja e ujësjellësit për Tursun Pashën do të thoshte nënshtrim i kështjellarëve, gjë që deri tani me luftë dhe mënyra të
tjera kishte qenë e pamundur. Për kështjellarët, ndërprerja e ujit, i burimit të jetës, do të thoshte rrezik për humbjen e
luftës, pavarësisht se ata vazhdojnë të bëjnë qëndresë dhe të mos i dorëzohen armikut.
Ushtrimi 7
Nxënësit duhet të përdorin sa më shumë emra abstraktë për të përshkruar ndjesitë e tyre.
Ushtrimi 8
. Në çdo vështirësi, në çdo moment që kështjellarët ishin të pashpresë, figura e Skënderbeut ishte shpresëdhënëse.
Pavarësisht se ngjarjet paraqiten nga këndvështrimi i kampit armik, figura e Skënderbeut, Heroit Kombëtar, është e
pranishme në të gjithë veprën, si nëpërmjet shpresës që u jep kështjellarëve, ashtu edhe nëpërmjet frikës që u kall
armiqve.
Hapi III Ushtrimi 9.
Shpjegohet koncepti i kohës së brendshme e të jashtme në romanin historik. Koha e jashtme – Periudha e Skënderbeut,
lufta kundër pushtimit osman Koha e brendshme – koha në të cilën veprojnë personazhet.
Rrëfimi bëhet nga dy këndvështrime:
1. Në pjesën e parë në vetën e tretë shumës, ku rrëfen rrëfimtari i gjithëdijshëm dhe përshkruan si një vëzhgues i
gjithçkaje, i veprimeve, i ndjesive, i anktheve të ushtarëve.
2. Në pjesën e dytë në vetën e parë shumës, ku rrëfehet ngjarja nga këndvështrimi i kështjellarëve. Në pjesën e dytë
rrëfimi i ngjan më tepër një kronike lufte.
Ushtrimi 10.
Në pjesën e parë dialogët ndërtohen si ndërmjet personazheve të panjohura nga turma, si dhe nga personazhe realë
historikë, siç ishte Pashai dhe funksionari i lartë. Në pjesën e dytë mungon dialogu dhe rrëfimi është më shumë në trajtën
e përshkrimit.
Ushtrimi 11
Në këndvështrimin e parë, ku rrëfehen ngjarjet sipas kampit armik, personazhet përqendrohen m shumë te vuajtja e kalit,
ndërsa në këndvështrimin e dytë vëmendja përqendrohet më shumë në ankthin e kështjellarëve, pa u përqendruar te
vuajtjet e kështjellarëve.
Ushtrimi 12
Shkrofëtiu, gulçoi, goditi, u rrotullua, uli turirin, zhgërreu baltën, goditi, u rrëzua.
Ushtrimi13
si një mallkim....- krahasim i zgjeruar (similitudë) Gjak të ngrirë, - epitet
Mbyllnim sytë me tmerr, - metaforë Si hienat - krahasim
Kampi përpëlitet e gulçon, - metaforë Si furi e papërmbajtshme – krahasim + epitet Përmes tyre jepet gjendja e
kështjellarëve, të dëshpëruar, të mbushur me urrejtje ndaj kampit armik, por me shpresë për mbijetesë
Ushtrimi 14
Epiteti kalë i bardhë përmendet disa herë për të treguar “pafajësinë” e tij, si një kafshë që po shfrytëzohet për një qëllim të
lig, por që vetë është i pafajshëm.
Ushtrimi 15
Gjergj Kastrioti Skënderbeu Tursun Pasha.
Vlerësimi: vlerësim me notë,, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën.

DATA ______________________
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX
komunikimi shqipe

Tema mësimore: Kumbulla përtej murit Situata e të nxënit: Punë me tekstin


ORA I,II
Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
të fushës sipas temës mësimore: Lec Gurrmolla, kumbulla, kopshti, muri.
Nx:
• lexon tregimin duke respektuar gjuhën e
përdorur nga autori;
• ritregon me fjalët e tij ngjarjen;
• analizon elementet e përshkrimit të
kopshtit;
• përcakton rolin e shqisave që marrin
pjesë në përshkrim;
• të krahasojë dy kopshtet me kalimin e
viteve;

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, , përvoja të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve, materiale të ndryshme në ndërkurrikulare:
ndihmë të temës mësimore.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit


LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME Shkruaj në
dërrasë titullin e fragmentit: “Kumbulla përtej murit”. U drejtoj nxënësve pyetjen:
Si mendoni, çfarë tregon ky titull?
Nxënësit japin disa mendime, të cilat I degjoj me vemendje dhe kërkoj prej tyre të arsyetojnë për opinionet e dhëna. Iu
tërheq vëmendjen nxënësve te tabloja e Idromenos “Kopsht shtëpie në Shkodër”, me qëllim që nxënësi më pas të bëjë
përqasjen ndërmjet saj dhe përshkrimit të Koliqit.
Hapi II. Mësuesi/ja informon nxënësit se ky fragment është marrë nga tregimi me të njëjtin titull. Shkruan në tabelë:
Autori përshkruan ndjesitë e personazhit nëpërmjet kujtimeve të së shkruarës, të fëmijërisë.
Nxënësit lexojnë informacionin për autorin dhe librin. I drejtojnë pyetje mësuesit, nëse u lindin gjatë leximit të
informacionit.
Mësuesi/ja e lexon fragmentin me qëllim që nxënësit të shijojnë përshkrimin në dialektin geg. Gjatë leximit nxënësit mund
të kërkojnë shpjegim për ndonjë fjalë që nuk e kuptojnë, të cilën e shpjegon mësuesi/ja.
Hapi III. Rilexohet fragmenti i ndarë në paragrafë, për të cilët nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve.
Paragrafi 1: Kjo i ndodhi ... deri te ... fminisë së largët.
-Si fillon tregimi? (A është një fillim skematik?)
-Cila pyetje lind menjëherë në mendjen tuaj?
-Cili është personazhi?
-Sa kohë kishte larg vendlindjes?
-Në ç’moshë është?
-Përse qe larguar?
-Në ç’stinë zhvillohet ngjarja?
-Çfarë veprimesh bëri?
-Me fjalën skutë, kuptoni skutat e kopshtit apo ato të nënvetëdijes së personazhit?
Paragrafi 2: Kopshti ... deri te ... përtej murit.
-Si përshkruhet kopshti?
-Çfarë insektesh ka aty?
-Ç’ngjyra zotërojnë në kopsht?
-Çfarë muzike dëgjohet në kopsht? Cilët janë tingujt? (onomatopetë)
-Çfarë shijesh e aromash të kujton leximi i paragrafit? Komento.
-Si do ta interpretonit dëshirën e Lecit: “i tërhequn prej nji fuqie shortare kërkuen nji kumbull përtej murit

Muri simbolizon: botën e ndaluar?


frenimin individual të njeriut të përgjegjshëm
konservatorizmin e shoqërisë së kohës përkundër idesë së lirisë së individit? .
Përgjigjen nxënësit do ta marrin në komentet dhe argumentet e ushtrimeve të mëposhtme.
Paragrafi 3: Ishin 10 vjet ... deri te ... e shije të harrueme.
-Çfarë ndryshimesh vë re?
-Si përshkruhet muri, me çfarë ngjyrash?
-A ndihet në sytë e Lecit muri i vjetër dhe i plakur? Ilustro.
Në këtë fragment autori përdor antitezën:
jasemin...me lule të bardha të çeluna / pleqësia e murit.
- Çfarë interpretimi mund t’i bëni?
Përgjigje: jaseminë e bardhë – harmoni e pafajësisë, me tërheqjen, kureshtjen e vet ngushëllonte pleqësinë...(vazhdimësi
e jetës).
-Përse në sytë e Lecit ka adhurim për kumbullën që zgjatej përtej murit? Nxënësi: Kumbulla e ka më të lehtë të
kapërcyejë murin e vjetër.
Muri i vjetër: norma prangosëse që duhen kapërcyer.
-Për çfarë ëndërronte Leci?
Nxënësi: Sikur të kthehej përsëri fëmijëria e pastër.
Paragrafi 4: Përmbante kopshti ... deri te ... këthente?
-Çfarë të dhënash mësojmë në këtë paragraf?
-Cila është dëshira që i flakoi në shpirt Lec Gurrmollës?
-Cili është shkaku që nji dëshir e falisur i flakoi në shpirt. Ilustroje me fjali nga teksti.
Nxënësi: Ndjeu dëshirën, nevojën e çuditshme për të kërkuar ato kokrra të vogla, të verdha me ngjyrën e dyllit, të
kumbullës përtej murit.
- Në grupin e fjalëve: ato kokrra të vogla, të verdha me ngjyrën e dyllit (pse jo e verdha e diellit). Është simbol, metaforë
apo alegori?
Nxënësi: metaforë.
Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.
Ushtrimi 6. Do të punohet me teknikën “Ditari dypjesësh”.
Vleresimi:Vleresohen nx aktive
Me pas punohet me rubriken ´´Gjuha dhe stili´´

Detyrë shtëpie. Përshkruani imazhin, ngjyrat që përftoni në vetëdijen tuaj, kur përfytyroni një kopsht që ka kohë që nuk
është punuar, me bimësi të dendur, të rritur spontanisht, me pak dritë, si vendi i princeshave të zhdukura, nën këmbët e të
cilave gjendet një tokë e virgjër, hali përrallash shpalisë nën kâmbët

DATA___________________-
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX
komunikimi shqipe

Tema mësimore: Drejtshkrimi i pjesëzave Situata e të nxënit:


dhe i parafjalëve Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyç:


të fushës sipas temës mësimore: Drejtshkrim, pjesëza, parafjalë
Nx:
• dallon pjesëzat e parafjalët në tekst;
• përcakton rregullat e drejtshkrimit të tyre;
• jep përjashtimet për drejtshkrimin e
pjesëzave e parafjalëve;
• përdor si duhet në shkrime pjesëzat e
parafjalët.

Burimet: , libri digjital, Drejtshkrimi i


gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, dua të di,
mësova, diskutim, punë e drejtuar.
Organizimi i orës së mësimit

•  Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.


Nxënësit u përgjigjen pyetjeve në lidhje me klasat e fjalëve pjesëza e parafjalë.
• Ç’janë pjesëzat?
• Ç’janë parafjalët?
• Si klasifikohen për nga ndërtimi?
• Si shkruhen këto klasa fjalësh, kur janë të përngjitura?
Ndërtimi i njohurive; analizë teksti, punë e drejtuar, DI, DUA TË DI, MËSOVA, diskutim.
Ndalemi në poezinë e Naim Frashërit dhe nxënësit gjejnë pjesëzat e formave të ndryshme foljore dhe parafjalët. Ndalen
në përcaktimin e përdorimit të tyre në gjymtyrët homogjene, duke dhënë mendimin e tyre në lidhje me përsëritjen e tyre.
Kalojnë në tekst me teknikën DI, DUA TË DI, MËSOVA, për njohuritë mbi përdorimin e pjesëzave e parafjalëve para
gjymtyrëve homogjene.
Shtojmë si informacion se mospërdorimi i parafjalëve para gjymtyrëve homogjene mund të mos bëhet për arsye stilistike.
Shembull: Ne duhet të ndihemi krenarë për kombin e atdheun.

• Prezantimi i njohurive; punë e pavarur, ushtrime


Ushtrimi 1
Të matesha - pjesëz e lidhores T’i (Të) ç’ngjitja- pjesëz e lidhores
Do të shënonte - formë foljore e së ardhmes së shkuar. Nuk kishte - pjesëz mohuese
Të prishej - pjesëz e lidhores
Do të pasonte, do të ndodhte - formë foljore e së ardhmes së shkuar. Për t’u përmbajtur - formë e pashtjelluar foljore
Do të ishte zhdukur - formë foljore e së ardhmes së shkuar.
Ushtrimi2
Parafjala në e përsëritur sipas drejtshkrimit para gjymtyrëve homogjene.
Ushtrimi 3
A të ta përgatitë motra........ – duhet të vendoset të-ja e lidhores
...nuk do të linte pa shkaktuar.......- pjesëza do të shkruhet e plotë para formave foljore.
... pa u vënë re ose pa nxitur ... – pjesëza pa duhet vënë para gjymtyrëve homogjene.
....më të vegjlit të përfshiheshim në atë atmosferë...
.... perëndonte pa shpresë, pa synime të reja, kuptohej .... pjesëza pa duhet vënë para gjymtyrëve homogjene.
Ushtrimi 5 sipas kërkesës.
Vlerësimi: vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për saktësinë e
përgjigjeve.
Detyra: Ushtrimi 6.
JAVA 10 data__________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Jesminë I; II Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: Jesminë, bletë, qytet, qytetërim, insekt i shenjtë
Nx:
• lexon për të identifikuar llojin e novelës sociale;
• lexon për të dalluar përshkrimin e vendlindjes,
brengën e Jesminës dhe të mësuesit;
• jep gjykimet e tij rreth sjelljes së personazheve;
• diskuton rreth rolit të njeriut në qytetërimin e një
vendi.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, fletore, lapsa, tabela, Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
shkumësa.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, lexim zinxhir, punë me grupe, tabela e personazheve,
ditari dypjesësh

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Kjo orë mësimi do të nisë me leximin e detyrës së shtëpisë”. Dëgjohen dy nxënës,, por mund të aktivizohen edhe
ata, që kanë dëshirë të lexojnë detyrën. Nxënësit vlerësojnë punën e shokëve. .
Hapi II. NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
I njoh nxënësit me temën e re të mësimit. Informoj nxënësit për autorin duke zgjedhur ndonjë detaj interesant për jetën
dhe veprën e tij. Lexoj fragmentin “Jesminë”, ndërsa nxënësit të ndarë në grupe do të nënvizojnë.
Grupi I - Nënvizoni të dhënat dhe detajet që përdor autori për përshkrimin e vendlindjes së mësuesit. Grupi II - Nënvizoni
detajet që përshkruajnë brengën e Jesminës.
Grupi III - Nënvizoni detajet që përshkruajnë brengën e mësuesit. Përfaqësuesit e grupeve lexojnë paragrafin.
Sheno jnë tabelë. Tema: “Jesminë”
Vendi ku zhvillohet ngjarja.
Personazhet dhe kë përfaqësojnë.
Punohen se bahku ushtrimet nga 1 deri ne 4
ORA II
Vazhdoj me tabelen e personazheve
Personazhi Çfarë thotë Çfarë mendon Si ndihet
Mësuesi Rrëfen për Nëse kthehem Ndihet i trishtuar,
vendlindjen një ditë atje.. çka pesimist
do të mbesë
prej atij dheu...

Jesmina
Babai
Nx punojne ne menyre te pavarur me ushtrimet e rubrikes `´Gjuha dhe stili´´
Nx punojne me ushtrimin 7.Ata do te kthehen ne tekst dhe do te nxjerrin fjalet kyc qe perdor autori ne pershkrimin e
vendlindjes.
USHT 8
Nx do te ilustrojne me pjese nga teksti paralelizmin figurativqe shpreh luften per mbijetese te bleteve dhe luften per
ekzistence te njerezve.
Vleresimi.vleresohen me goje nx per pergj e dhena
DETYRE: pika detyre
DATA ________________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Drejtshkrimi i fjalëve që kanë Situata e të nxënit:


grupet e zanoreve ua, ue, ye Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyç:


fushës sipas temës mësimore: dialekte, gegërisht, toskërisht, grupe zanoresh ua, ue, ye.
• liston dallimet fonetike mes dialekteve;
• përcakton rregullat e përdorimit të grupeve të
zanoreve ua, ue, ye;
• shkruan saktë grupet e zanoreve ua, ue, ye
në fjalë të parme e të prejardhura prej tyre;
• dallon përdorimin e grupeve në tekste të
ndryshme në dialekt.
Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”,, Drejtshkrimi i
gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, , diskutim, punë e drejtuar

. Organizimi i orës së mësimit


• Lidhja e temes me njohurite e nxenesve; stuhi mendimi.
Nxënësit kanë njohuri për dialektet, ndaj u kërkoj të listojnë dallimet fonetike kryesore mes tyre:
à-ja hundore në gegërisht ‒ ë-ja e theksuar në toskërisht;
n-ja në gegërisht ‒ r-ja në toskërisht (rana- rëra, rotacizmi); grupi ue në gegërisht ‒ grupi ua në toskërisht (krue-krua).
Ndërtimi i njohurive; analizë teksti, punë e drejtuar, INSERT, diskutim.
U jap nxënësve këtë material.
Grupi i zanoreve YE
• shkruhen me ye fjalët e parme arsye, pyes, fyej, lyej, shkëlqej, kryeneç, dhe fjalët e prejardhura prej tyre: i arsyeshëm,
pyetje, fyerje, i lyer, i shkëlqyeshëm etj.
Grupi i zanoreve UA
• shkruhen me ua: dragua, duaj, huazim, i huaj, muaj (por mujor-e,
- emrat dhe mbiemrat, si: tremujor-i), i përmuajshëm, thua etj.;
- foljet me temë më -ua, si: dua - duam, duam, duaje, duajeni etj.; druaj - druan, (jam) druajtur etj.;
kruaj, quaj, ruaj, rruaj, shkruaj, shuaj etj.,
- shumësi i së kryerës së thjeshtë: quajtëm, ruajtëm ...,
- habitorja dhe pjesorja e foljeve me temë më -o: mësuakam, punuakam; mësuar, punuar, sulmuar, treguar etj.
Grupi i zanoreve UE
• shkruhen me ue:
- emrat dhe mbiemrat foljorë të formuar me prapashtesat -s dhe -shëm nga folje me temë më -o / -ua, si edhe fjalët e
formuara prej tyre: botues-e, dëgjues-e etj.; i afrueshëm, i dëgjueshëm, i gëzueshëm, i paharrueshëm etj, (mëso/ mësuar;
puno/punuar; gëzo/gëzuar)

Kujdes! Trajtat foljeve të tipit kryej, bluaj etj., duhen shkruar me togjet ye, ua, ndonëse në trajtat joveprore nuk kanë grup
zanoresh: kryhet, bluhet etj.
Prezantimi i njohurive; punë e pavarur, ushtrime Ushtrimi 1
i rrëmbyeshëm; kryekëput; gjuhet; pajtuake; i pazëvendësueshëm; vijueshmëri; kryelartë; treguan; i përmuajshëm;
përpunues; fyenin; plotësuese
Ushtrimi 2
Këtu vërejmë që gegërishtja është përdorur në shtypin e shkruar deri në fillim të shekullit XX. Në fragmentin e dhënë
Ushtrimi 3
pabesueshmet; filluaka; pyeturi; shquanin; dragua; mrekullueshme kuptueshmëri; përkryer; pëlqyeshme;
pazbërthyeshme; shfrytëzuar; besueshmërinë; cenuar
Ushtrimi 4
caktuakan; kuptueshme; kapërcyell; zhgënjyese; pikëpyetje; drithëruan; zgjoheshin; bashkëvuajtëse; quajtura; shuhej;
mësuan
Ushtrimi 6. Kujtojmë që bazë për të formuar habitoren është pjesorja e foljes dhe në zgjedhimin e parë zanorja-o-
zbërthehet në grupin- ua-. Vëmë në dukje se bashkëtingëllorja -h- e së tashmes joveprore nuk ka lidhje me grupin e
zanoreve, por me mbaresën e joveprores për zgjedhimin e parë
folja Koha e tashme, Mbiemër foljor me Koha e tashme
mënyra habitore prapashtesën- folja joveprore
shëm
arsyetoj arsyetuakam i arsyetueshëm arsyetohem
pëlqej pëlqyekam i pëlqyeshëm pëlqehem
dëgjoj dëgjuakam i dëgjueshëm dëgjohem
lexoj lexuakam i lexueshëm lexohem
huazoj huazuakam i huazueshëm huazohem

, Vlerësimi: vlerësim me notë, për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për saktësinë e përgjigjeve.
Detyrë: Ushtrimi 5

JAVA 11 DATA ______________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe

Tema mësimore: Takimi i dy zanoreve të Situata e të nxënit:


njëjta Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyç:


fushës sipas temës mësimore: • • drejtshkrim, pjesëza, parafjalë.
Nx:
• jep rregullat e drejtshkrimit për zanore të
njëjta në të njëjtën fjalë;
• shkruan saktë fjalët me takim zanoresh të
njëjta;
• shkruan saktë fjalë që kanë takim të zanores
-ë- dhe të një zanoreje tjetër.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, Drejtshkrimi i Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi
gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve mendimi, punë e pavarur, INSERT, konkurs, diskutim,
punë e drejtuar.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, , diskutim, punë e
drejtuar.

 Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.

Nxënësit kujtojnë rregullat e drejtshkrimit të përemrave dhe ndajfoljet që formohen nga fjala gjithë. Gjithkush, gjithkujt,
gjithkund, gjithandej, gjithmonë, i përgjithshëm etj.
U kërkoJ nxënësve të kujtojnë rregullat e drejtshkrimit të fjalëve ku takohen dy zanore.
 Ndërtimi i njohurive; konkurs, INSERT, punë e drejtuar, diskutim.
U paraqes nx tabelën e germave në ushtrimin 4 dhe u kërkoj të gjejnë sa më shumë fjalë që formohen dhe kanë dy
zanore të njëjta njëra pas tjetrës.
Ushtrimi zhvillohet në formë konkursi dhe nxirren rregullat nga nxënësit për drejtshkrimin e fjalëve që kanë takim të
njëpasnjëshëm të zanoreve të njëjta.

Kur në formim fjalësh takohen dy zanore të njëjta, ato shkruhen të dyja: i paaftë, i paafrueshëm, i paanshëm, paanësi, i
paapelueshëm, i paarmatosur, i paarrirë, deetimologjizim, kryeengjëll, antiimperialist, autoofiçinë, joobjektiv, joorganik,
jooksidues, joorigjinal, mikroorganizëm etj.
Nxënësit i rikthehen tekstit me shenjat e tabelës INSERT dhe punojnë me njohuritë e tjera për drejtshkrimin e takimit të dy
zanoreve te fjalët e përbëra
 Prezantimi i njohurive; punë e pavarur, ushtrime Ushtrimi 1
kinooperator, zoologjik, i porsaardhur, koordinator, kinooperator, mirë se erdhe, joorganik, alkool, kooperativë
Ushtrimi 3 të paarsimuar e paanalizueshme porsaardhur Ushtrimi 5 Koordinojë, ndërkufitar, zoologut, paraardhës, i
pakoordinuar, i pakontrolluar, të paarritshme, cunguar, të paaftë, Vlerësimi: për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe
për saktësinë e përgjigjeve.Detyra: Ushtrimi 6
DATA-------------------------------------------------------------------

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Disa tipa fjalësh me Situata e të nxënit:


prejardhje të huaj dhe emrash të përveçëm të Drejtshkrimi i gjuhës shqipe.
huaj

Rezultatet e të nxënit : Fjalët kyç:


Nx: fjalë të huaja, grupe ie, ia, io, Drejtshkrimi i fjalëve me ç dhe
• jep rregullat e drejtshkrimit për fjalët dhe s.
emrat e përveçëm me prejardhje të huaj;
• shkruan saktë fjalët dhe emrat e përveçëm
me prejardhje të huaj;
• dallon rastet përjashtimore të rregullave të
drejtshkrimit të fjalëve dhe emrave të
përveçëm me prejardhje të huaj.
Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”,, Drejtshkrimi i Lidhja e temës me fushat e tjera dhe temat
gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve. ndërkurrikulare: Shkenca dhe shoqëria Të drejtat e
njeriut.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, grupet e ekspertëve,
diskutim, punë e drejtuar

Organizimi i orës së mësimit


• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve;diskutim.
I nxitim nxënësit të diskutojnë mbi temën “Unë kam të drejtë të kem një emër” dhe u kërkojmë të japin shkurt
mendimin e tyre mbi prirjen për vendosjen e emrave të huaj të vegjëlve.
Nxënësit diskutojnë për raportin e përdorimit e emrave shqip dhe emrave të huaj.
Kërkoj nga nxënësit të japin mendimin se si duhen shkruar emrat e huaj, kur ato ndryshojnë në shqiptim nga shqipja.
Ndërtimi i njohurive; grupi i ekspertëve; punë e drejtuar, diskutim.
U jap nxënësve fjalët: Belgjikë, Korfuz, Koka-kola, Daniel, Havai dhe u kërkoj t’i drejtshkruajnë në një nga gjuhët ë huaja
që dinë, p.sh. në anglisht, dhe diskutohet mbi ndryshimet që kanë dhe ku bazohen.
Në gjuhën shqipe, gjatë shekujve por edhe deri më sot, hyjnë fjalë nga gjuhë të tjera. Ato shkruhen sipas rregullave të
drejtshkrimit të shqipes.
1. Fjalët me prejardhje të huaj dhe emrat e përveçëm, që kanë grupet e zanoreve -ia-, -ie-, -io-, -iu-, i ruajnë këto grupe,
kur ato janë në trup të fjalës: ia - dialekt, miliard, pianist, financiar etj;
ie - ambicie, bankier, higjienë, tastierë etj; io - komision, iluzion, injeksion, milion etj; iu - helium, herbarium, stadium etj.
Diana, Iliada, Danieli, Violeta, Molieri etj.
Mbani mend! Ka disa fjalë që shkruhen me -ja-, -je-, -jo-, -ju-: plejadë; medalje, objekt, projekt, fjord, rajon.
pavijon, adjutant etj.
Grupet -ia-, -ie-, -io-, -iu-, shkruhen me ja-, je-, jo-, ju-, kur gjenden në fillim të fjalës: jaht, jamb, jeniçer, jezuit, jod, jon,
jug, juri, Jalta, Jerusalem, Jordan, Jupiter etj.
Fjalët e huaja dhe emrat e përveçëm, që kanë -aj-, -ej-, -oj-, -uj-, shkruhen:

me j kur janë në trup të fjalës: lajtmotiv, volejboll, bojkotoj, Hajne; Rio-de-Zhanejro, Troja.
- me i kur këto janë në fund: Uruguai, Shangai, Sidnei, Sergei, Tolstoi.
- Fjalët dhe emrat e përveçëm me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën
shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç a me s.
certifikatë, celebrim, kancelar, proces etj.; bilance, elektricist, klasicizëm, konciz, publicistikë, agjenci etj.
Mbani mend! Shkruhen me ç dhe jo me c: biçikletë, çiklist, çiklizëm, çimento etj. Shkruhen me s fjalët:
dispensë, mensë.
- Fjalët dhe emrat e përveçëm, me burim kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane, që kanë një g të
ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj e jo me g. gjenetik, gjenezë, gjeni, higjienë Egjipti, Eugjen, Gjeorgjia; gjirafë,
Algjer-i, Belgjikë, Gjenevë etj.

Kujdes! Shkruhen me xh dhe jo me gj fjalët: inxhinier, xhandar, xhandarmëri, xhenier, xhenio, xhirim, xhiro, xhiroj,
inxhinieri, xhirues, xhaketë, xhelatinë, xhol.
- Shkruhen me h- fjalët që në greqishten e vjetër fillonin me zanore të aspiruar dhe në latinishten me h: himn, hiperbolë,
hipizëm, rehabilitoj etj.; Hagë, Hamburg, Hanoi, Hanover, Helsinki etj.
- Fjalët e huaja që burojnë nga nga greqishtja e vjetër, latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë një l
të thjeshtë ose dyfishe, shkruhen me l dhe jo me ll: kolonë, luks,analogji, atlas, kolos, komplot, logjikë, lotari, lustër,
lustroj, mitologji etj. Apolon-i, Atlantiku, Babiloni-a etj
Mbani mend!
a. Ndër fjalët me burim nga anglishtja shkruhen me l: gol, golf, kloun, klub, etj. dhe me ll: basketboll, futboll, hendboll,
penallti, volejboll etj.
b. Ndër fjalët e reja të burimit sllav shkruhen me l: polak, polka, etj. dhe me ll: bjellorus, sllav, sllovak, slloven etj.; po
kështu Bjellorusi.
- Fjalët me prejardhje kryesisht nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë rr, shkruhen me rr dhe jo me
r. arrestim, arrivist, arrogancë, karrierë, irracional, korridor, korrigjoj, surrealizëm, tarracë, territor, terror etj.
- Shkrimi i emrave të përveçëm të huaj mbështet përgjithësisht në shqiptimin e tyre në gjuhët përkatëse, duke iu
përshtatur sistemit grafik të shqipes. Aligieri, Atila, Bethoven, Gëte, Moxart, Vagner, Vilhelm Tel, Zhan- Zhak Ruso etj.;
Bolonjë, Havai, Këln, Lajpcig, Mançester, Nju-Jork, Rio-de-Zhanejro etj.
Mbani mend!
Disa emra të përveçëm me prejardhje të huaj shkruhen sipas traditës së ngulitur prej kohësh në gjuhën shqipe: Bruksel, Korfuz,
Moskë, Paris, Selanik, Stamboll, Suedi, Vjenë, Zvicër etj.
• Prezantimi i njohurive; punë e pavarur, ushtrime. Ushtrimi 1
Studjue, leksikologjik, frazeologjik, konstruktevet.
Sipas Aleksandër Xhuvanit, është shumë e rëndësishme që gjuhëtarët të punojnë për studimin dhe zëvendësimin e
fjalëve të huaja të panevojshme me materialin leksikologjik dhe frazeologjik të shqipes.
Ushtrimi 2
Media, italiane, dimension, studiuesit, studionin, kamerier, materiale, rajon, devijonin.
Ushtrimi 3
Zhongler, certifikatë, anulim, dezintegrim, gjenocid, dezinfekton, atelie, diversion, të impenjuar, korrekt, mazhorancë,
vizionar.
Ushtrimi 4
Lajtmotiv, Bajkal, bojkotoj, likuidim, Molier, hokej, Vjenës, tastierat, gjenial, egjiptian, higjiena, kauboj, brazialian, Sofie,
Bombei, Sidnei.

• Shkruhen me -z- fjalët e huaja të formuara me parashtesën dez- (des-), kur s-ja e parashtesës gjendet në pozicion
ndërzanor:

• Fjalët me parashtesën dis- përpara një bashkëtingëlloreje dhe ato me parashtesën trans- e ruajnë gjithmonë s-në e
parashtesës në shkrim: disharmoni, diskreditoj, diskriminim, disnivel, dispeçer, disponoj, dispozitë etj.;

Ushtrimi 5
Gjeneral, gjenetik, gjenezë, Gjermani, Gjenevë, mitologji – fjalët me origjinë nga greqishtja ose latinishtja shkruhen me -
gj- dhe jo me -g-.
Inxhinier, xhandar, - shkruhen me -xh- dhe jo me -gj-.
Ekzakt, ekzaltoj, ekscentrik, ekskavator, eksluziv, -, Shkruhen me ks fjalët e burimit grek a latin që përmbajnë elementin
eks të ndjekur nga një bashkëtingëllore, dhe me kz fjalët e po këtij burimi që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një
zanore ose temat ekzo a hekza: ekscentrik, ekskavator, ekskluziv, ekzistencializëm etj.; ekzocentrik, ekzodermë,
ekzogami, ekzogjen, ekzotik etj.; hekzametër, hekzaklorant etj.
Mitologji, monolog, Apoloni- shkruhen me- l -dhe jo me –ll-. Shkruhen me ll - hendboll, penallti.
Ushtrimi 6
dezinfektoj, dezinfektim, dezintegroj, dezintegrim etj.
Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për saktësinë e
përgjigjeve.
Detyra: Ushtrimi 7, sipas kërkesës.
DATA_____________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Nën qarr po rrinte vasha ( ora I) Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç: qarr, vashë, Dila, rrëfim, Zanë.


Nx:
• lexon tekstin në mënyrë shprehëse dhe kuptimplotë;
• respekton dialektin dhe intonacionin gjatë leximit;
• shkëput nga teksti histori për të krijuar lidhje mes tyre;
• përgjigjet për pyetjet që lidhen me të kuptuarit të tekstit;
• vazhdon historinë e Dilës, sipas fantazisë së tij;
• shpjegon fjalët në dialekt, nisur nga konteksti

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, , përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera dhe temat
ndërkurrikulare:
• Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: parashikim me terma paraprakë, lexim i pjesës, formulim
pyetje-përgjigje.

Organizimi i orës së mësimit


• • Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: parashikim me terma paraprakë.

Nxënësve u jap fjalët dragua, zanë, dashuri, fejuar në djep, rrëmbeu, që të krijojnë një tregim. Pasi shkruajnë rrëfimet e
shkurtra, i tregojnë ato dhe bëhet një krahasim mes tyre dhe krijimeve popullore që njohin me këto personazhe.
• Ndërtimi i njohurive: lexim teksti, shpjegim fjalori.
Nxënësve u jap për të lexuar pjesen dhe u kërkoj që leximi të jetë shprehës dhe me intonacionin që kërkon një rrëfenjë.
Ndalen në fjalët dhe në shprehjet që nuk kuptojnë dhe bëhet shpjegimi i tyre përmes kontekstit.
U kërkoj nxënësve të nxjerrin rrëfenjat popullore nga rrëfimi i autorit, duke treguar rolin e saj brenda rrëfimit.
• Prezantimi i njohurive: pyetje-përgjigje.
Nxënësit hartojnë pyetje në lidhje me tekstin, rreth të kuptuarit dhe u përgjigjen atyre. Disa nga pyetjet që mund të bëjnë
nxënësit, janë:
 Kush është Dila? • Çfarë i ka ndodhur asaj? • Ku ndodhet dhe pse?
• Çfarë ëndërron dhe me çfarë lidhen ëndrrat e saj?
• Çfarë i ndodh Dilës? A është në ëndërr a në zhgjëndërr gjatë rrëmbimit të saj?

Punohet Ushtrimi 1, që lidhet me çështjen e mësipërme.


Dila ëndërron që të rrëmbehet prej dashurisë, ashtu si Zana prej Dragoit. Dila ndodhet mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës dhe
përjetimet e saj janë mes realitetit dhe kllapisë (gjendjes të së fikëtit, që i shkakton infeksioni në këmbë, plaga e këmbës
ther, sikurse plaga e saj e zemrës).
Ushtrimi 2 mund të jepet si punë hulumtuese për në dosje ose detyrë shtëpie.
DATA_________________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Nën qarr po rrinte vasha (ora II) Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: qarr, vashë, Dila
• dallon elementet reale nga ato fantastike në tekst;
• komenton me ditarët e të nxënit shprehje e thënie nga
teksti;
• harton një fjalor me fjalë e shprehje dialektore;
• diskuton mbi analogjinë e emrave dhe të historisë;
• shpjegon përdorimin e figurave tingullore.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, , përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera dhe temat
ndërkurrikulare:
• Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, pyetje-përgjigje, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I.
Ushtrimi 3
Shprehja është e lidhur me rrëfimin e gjyshes e të nanës së Dilës për Dragoin e Zanën, që u dashuruan dhe i dhanë fjalën
njëri-tjetrit te ai qarr. Nëna dhe gjyshja druheshin se historia e Zanës do të përsëritej te Dila, e qarri ishte vendi i magjisë
së dashurisë, ku vasha mund të rrëmbehej nga trimi.
Hapi II Ushtrimi 4
Ndërthurja e elementeve reale me ato fantastike bëhet në disa aspekte:
– personazhet;
– koha;
– hapësira.
Kështu, personazhet e Zanës e Dragoit paralelizohen me Dilën dhe Delinë.
Koha reale është ajo në të cilën autori vendos ngjarjet e personazheve, ndërsa koha joreale, ajo e Zanës dhe e Dragoit, është e
motmotit. Hapësira është bjeshka, qarri nën të cilin pushonte Dila dhe që identifikohet me vendin ku lidhën besën Zana dhe Dragoi.
Ushtrimi 6
Autori i rimerr emrat disa herë gjatë rrëfimit, sikurse rimerr historinë e Zanës. Këto elemente e ndihmojnë në krijimin e një
spiraleje rrëfimi, e cila, nëpërmjet gjërave që përsëriten, ndërthur historinë e legjendës me historinë e rrëfimit. Mësuesi/ja
u shpjegon nxënësve se rimarrja e krijimeve folklorike nuk është e panjohur në letërsinë shqipe, mjafton të kujtojmë Rinë-
Katertinzën dhe tregime të tjera të Kutelit.
Ushtrimi 7
Mënyra e strukturimit të historisë është ndryshe nga ajo tradicionale. Nuk ka një rrëfim klasik, me hyrje, zhvillim e mbyllje. Po ashtu,
shikojmë që paragrafët ndryshojnë dhe nga madhësia. Ka nënndarje që përbëhen me vetëm një fjalë, që është zgjedhje e
qëllimshme e autorit dhe bëhet për qëllime stilistikore. Ky fragmentarizim, i ndarë ashtu siç ndahen kapitujt e një romani, shërben
për të ndarë ngjarjet që zhvillohen në kohë të ndryshme, pra ndan historinë e Zanës dhe të Dragoit me historinë e Dilës dhe të
Delisë; gjithashtu ndan dhe ngjarjet që i përkasin së njëjtës kohë, por që zhvillohen në vende të ndryshme, siç janë rrëfimi për Dilën
që qëndron nën qarr, me ngjarjet që ndodhin në kafenenë e vogël të katundit.
Detyra Ditarët(trepjesësh)
Figurat Formimi Roli
Shushurimë aliteracion (përsëritja e sjell një imazh të qartë të
bashkëtingëlloreve zhurmës dhe
brenda fjalës e fjalisë) jetës së natyrës
(tingullimitim)
Murmurima aliteracion (përsëritja e sjell një imazh të qartë të
bashkëtingëlloreve zhurmës dhe
brenda fjalës e fjalisë) jetës së natyrës
(tingullimitim)
therra në thembër e therrte Aliteracion e asonancë sjell përfytyrimin e dhimbjes
(përsëritja e bashkëtingëlloreve
dhe zanoreve brenda
fjalës e fjalisë )
Dredha-dredha Aliteracion e asonancë sjell përfytyrimin e rrugës ku
(përsëritja e bashkëtingëlloreve kalonte vasha
dhe zanoreve brenda
fjalës)
Tojë e zjarrtë, tojë rrufeje u rrek Aliteracion e asonancë sjell një imazh të qartë të
(përsëritja e bashkëtingëlloreve zhurmës dhe jetës së natyrës
dhe zanoreve brenda
fjalës)
Vlerësimi: vlerësim për: aktivizimin e nxënësve, nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e
pasur.
Detyrë shtëpie:
Ushtrimi 5

JAVA 12 DATA_______________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Ngjarje pa lëvizje (ora e I) Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxenit: Fjalë kyç:


Nx: kalë, ngjarje pa lëvizje, luftë për ekzistencë
• dëgjon një dokumentar për Migjenin për të diskutuar mbi
jetën dhe veprën e tij;
• lexon pjesën për të kuptuar ekzistencializmin;
• përshkruan gjendjen dyfish të mjerueshme, duke identifikuar
fjalët kyç;
• krahason shpjegimet e titullit para dhe pas leximit të pjesës;
• komenton përmes ditarëve të të nxënit fragmente nga teksti
për ta shpjeguar atë.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve.

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: imagjinatë e drejtuar, diskutim rreth tyre, lexim, pyetje-
përgjigje, analizë teksti, ditarët e të nxënit

Organizimi i orës së mësimit


• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; imagjinatë e drejtuar.
U jap nxënësve termin “ngjarje pa lëvizje”, dhe u kërkoj që të mund të shprehin idetë e tyre se çdo të thotë një ngjarje pa
lëvizje. Pasi dëgjohen disa nga fantazitë e nxënësve, kalohet në ndërtimin e njohurive.

•  Ndërtimi i njohurive; dëgjim i materialeve, lexim i pjesës.


Nxënësve u jap një info të shkurtër për Migjenin, duke u ndalur në momentet kyç të jetës dhe vepres se tij. Lexohet teksti
nga nxënësit dhe nxirren fjalë që nuk u njihet kuptimi për t’i shpjeguar sipas kontekstit. Nxënësit bëjnë dallimin mes
konceptit që kishin në fillim për titullin dhe të atij që sugjeron pjesa. Përmblidhet shkurtimisht kuptimi dhe nënteksti i
pjesës, duke u përqendruar në temën ekzistenciale
Prezantimi i njohurive; pyetje-përgjigje, diskutim.
Ushtrimi 2. Gjendja e mundimit dhe e dhembjes jepet në paragrafin: “fshikullonte kamxhiku nëpër ajr”.... deri.... “se barra
ishte tepër e randë”.
Mjetet artistike, përmes së cilave përçohet mundimi dhe dhimbja, janë:
- retiçenca - por më kot....Kali s’ec;
- epiteti - trupi i djersitun;
- krahasimi - si lamsh dejesh;
- kontrasti (veprim – mosreagim) - kali s’ec...kamxhiku fshikullonte n’ajr;
- enumeracionit shkallëzues - fshikullonte, binte dhe u njitte pa pra
Ushtrimi 3. Punohet me ditarët e të nxënit.
Kontrasti mes lëvizjes së kamxhikut që fishkullon dhe kalit që nuk lëviz, na krijon imazhin e së keqes vepruese dhe
mbizotëruese, kundrejt një mjerimi të pafuqishëm për të lëvizur. Po ashtu, kjo mungesë lëvizjeje krijon paralelizëm dhe me
titullin e tregimit, “Ngjarje pa lëvizje”, duke lënë të kuptohet që ngjarjen në këtë tregim e përbën vetë mjerimi. Disa nga
figurat letrare me të cilat jepet kontrasti fshikullim/moslëvizje, janë:
retiçenca: por më kot....;
litota: ...përgjysmë ma i vogël;
Metafora: u njihte për trup të kalit;
Enumeracioni: fshikullonte, binte dhe u njitte pa pra
Vlerësimi: vlerësim me note, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja,.
DATA____________________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Ngjarje pa lëvizje (ora e II) Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: kalë, ngjarje, lëvizje, ekzistencë
• komenton shprehje nga teksti për të dhënë
nëntekstin e pjesës;
• interpreton në mënyrë të kuptimshme dhe
shprehëse tekstin;
• analizon tekstin nga ana stilistikore;
• ndërton një fjalor me fjalë dialektore.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve.

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, ditarët e të nxënit, punë në grupe

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I - Ditarët e të nxënit Ushtrimi 4
“Fragment rruge” do të thotë që kjo është jeta e njeriut, e dukshmja me të cilën përplaset çdo ditë, ajo që përfaqëson jo
një individ, po një shoqëri. Kjo është jeta e zakonshme për shumicën e shoqërisë, e cila vuan prej mjerimit. Fjala
“fragment” po ashtu të lë të kuptosh që kjo është vetëm një pjesë e tablosë së përgjithshme të mjerimit të shoqërisë
shqiptare, kështu që kjo rrugë është e mbushur me ngjarje të kësaj natyre.
Ushtrimi 5
Momenti kur njeriu nga fajtor kthehet në i ndëshkuar jepet me pjesën: ... edhe ky njeri ka kamxhikun e vet që
fishkllon dhe e rreh ndër ndjenja, asht kamxhiku i pamëshirë i jetës; ti harron se ky njeri mundet me pasë te shpija katër-
pesë palë duer të vogla që nuk dijnë asgja tjetër, veç bukë me lypë. Nga ky fragment kuptojmë që i dhunuari dhunon, pra
njeriu, dhunën psikike dhe shpirtërore që i sillte mjerimi, e përçonte si dhunë fizike te kafsha e punës. Pra, njeriu, edhe
pse qenie me ndërgjegje, nuk i shpëton dot reagimeve të pavetëdijshme.
Hapi II - Punë në grupe Ushtrimi 6
Ndiqet kërkesa për leximin e pjesës.
Grupi I
Ritmi i brendshëm në tekst krijohet përmes:
- përsëritjes së pasthirrmave: hyjo, hyjo,
- përsëritjes së parafjalëve, foljeve: pa ngjyrë, pa lëvizje, pa jetë; flitshin..., flitshin
- pyetjes retorike: ...a meriton t’i hidhen në shpinë të gjithë ata gurë, që janë barra e kalit të mjerë?

Grupi II
Në paragrafin e parë, përshkrimi me epitete e krahasime i kalit: trupi i djersitun; u ba si lamsh dejesh; kryet në vuajtje; i
shtrimun përpara etj.
Paragrafi i tretë: një kufomë e gjallë; që si fantomë i rri kundruall; kali, bota e mjerueme; e fundit kufomë etj. Paragrafi i
fundit, gjendje mundimi e dhimbjeje të jashtëzakonshme.
Përmes këtyre imazheve pasqyrohet bota, shoqëria njerëzore, vuajtja, kamxhiku dhe njeriu, lufta e njeriut për mbijetesë
në një shoqëri të vuajtur e të pashpresë.
Hapi II - Punë në grupe Ushtrimi 6
Ndiqet kërkesa për leximin e pjesës.
Grupi I
Ritmi i brendshëm në tekst krijohet përmes:
- përsëritjes së pasthirrmave: hyjo, hyjo,
- përsëritjes së parafjalëve, foljeve: pa ngjyrë, pa lëvizje, pa jetë; flitshin..., flitshin
- pyetjes retorike: ...a meriton t’i hidhen në shpinë të gjithë ata gurë, që janë barra e kalit të mjerë?

Grupi II
Në paragrafin e parë, përshkrimi me epitete e krahasime i kalit: trupi i djersitun; u ba si lamsh dejesh; kryet në vuajtje; i
shtrimun përpara etj.
Paragrafi i tretë: një kufomë e gjallë; që si fantomë i rri kundruall; kali, bota e mjerueme; e fundit kufomë etj. Paragrafi i
fundit, gjendje mundimi e dhimbjeje të jashtëzakonshme.
Përmes këtyre imazheve pasqyrohet bota, shoqëria njerëzore, vuajtja, kamxhiku dhe njeriu, lufta e njeriut për mbijetesë
në një shoqëri të vuajtur e të pashpresë.
Hapi III Ushtrimi 7
Shprehjet popullore, si pasthirrmat “Hyjo”, mallkimi “Të marroftë Zoti!” apo urimi “Ta pasha hajrin!” shprehin gjendjen
shpirtërore të njeriut, i cili, i pazoti për të vënë në punë kalin, “kërkon ndihmë” prej urimeve dhe mallkimeve. Mjete të tjera,
me të cilat autori shpreh gjendjen e mjerueshme, trishtimin dhe melankolinë, janë imazhet e forta poetike që krijohen
përmes përshkrimeve të detajuara, dialogu i zhdërvjellët mes personazhit që rrëfen dhe mikut të tiJ
Ushtrimi 8
Gjendje - ngjante, dridheshin vrimat e hundës, ishte bamë përgjysëm, s’pikoshin, barra ishte e randë, ngjajnë, një kufomë
i rri kundruall, zu të qelbet, dhimbsej, ndiente si unë, meriton, flitshin, e rreh ndër ndjenja, harron, me pasë, shikojshe
njerin, nuk dijshe.
Lëvizje - ngasi kalin, fshikullonte, binte, rraheshin, përkuleshin, dridheshin.
Mbizotërojnë foljet e gjendjes, kjo lidhet dhe me veçoritë e prozës poetike që u thanë, dhe që autori nuk ka qëllim të
rrëfejë një ngjarje, por të pasqyrojë një gjendje të shoqërisë.
Vlerësimi
Vlerësim me notë, .
Detyrë shtëpie Jepet detyrë shtëpie ushtrimi 9,
DATA___________________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Diktim Situata e të nxënit:


Diktimet

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: Drejtshkrim i apostrofit, fjalëve me takime zanoresh
• shkruan saktë tekste me fjalë të përngjitura ë të të njëjta, pjesëza parafjale,
përbëra; fjalë me origjinë të huaj, grupe
• ndjek rregullat e drejtshkrimit për fjalë me origjinë të zanoresh
huaj;
• përdor si duhet grupet e zanoreve në fjalët që e kanë.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, Drejtshkrimi i gjuhës Lidhja e temës me fushat e tjera dhe tema
shqipe, përvoja të nxënësve ndërkurrikulare;

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diktim, ushtrime me plotësim.

Organizimi i orës së mësimit


Fillimisht diktoj tekstin e mëposhtëm dhe më pas nxënësit plotësojnë ushtrimet e dhëna.
3 pikë
Historia e arsimit shqip është sa e lashtë, po aq edhe krenare, me gjithë vështirësitë dhe sakrificat e zhvillimit të saj.
Themi e lashtë për faktin se shqiptarët nuk pushuan së punuari për të zhvilluar arsimin shqip në trojet etnike shqiptare.
Kështu, historia e arsimit shqip është e mbushur me ngjarje lavdie, krenarie, deri në sakrifica sublime që bënë mësuesit e
popullit. Ata duke ditur thënien e njohur se “arsimi është arma kryesore e çdo populli” dhanë çdo gjë për çështjen e arsimit
shqip. Në marrëveshjen e arritur në Vjenë, më 21-22 prill 1941, ndërmjet Berlinit dhe Romës, të përfaqësuar nga ministri i
Jashtëm gjerman dhe ministrit i Jashtëm i Italisë ishte përcaktuar harta e re politike e Ballkanit. Harta mbështetej në
parimet e ndarjes së zonave të influencës midis Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë. Pushtuesi njohu të drejtën e përdorimit
të gjuhës shqipe dhe të zhvillimit të arsimit e të shkollave shqipe. Këto masa do të ndikonin në forcimin e lidhjeve, të
unitetit e të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.. Gjatë viteve 1941-1944 arsimi në Kosovë punonte në bazë të ligjeve dhe
rregullave arsimore të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, të cilën e udhëheq fillimisht Ernest Koliqi. Kjo ministri përcaktoi
detyrat e Drejtorisë së Arsimit, të inspektorëve të arsimit dhe komisioneve shkollore. Po ashtu kjo ministri merrej edhe me
studimin e programeve mësimore, teksteve shkollore, si dhe me nevojat e tjera që mund të dilnin gjatë punës. Komisionet
shkollore krijoheshin pranë çdo komune dhe përbëheshin nga kryetari i komunës, drejtori apo kryesuesi i shkollës, si dhe
nga mësues e përfaqësues të prindërve.
Ushtrime plotësuese Ushtrimi 1
Gjeni format e gabuara të përdorimit të apostrofit dhe jepni formën e saktë.
do t’i them do tu thuash;
të mia numërosh një nga një; ma dha librin
do t’ia njoftoj duam tju nderojmë
të mos mua prishni qejfin su pëlqen
t’ua kujtojmë
Ushtrimi 2
Gjeni fjalët e shkruara gabim.
braziljan, financiar, antibiotik, ambicjoz, violinë, digjital, Vjenë, akuarjum, Diana, koordinatë, alkol, censurë, çertifikatë,
proçedurë, motoçikletë,
Ushtrimi 3.
Plotësoni fjalët.
K_ _perativë, leu_emi, publi_istikë, akuar_um, ob_ektiv, kolon_al, kolon_alizëm, bank_er, mil_on, in_inieri.

GR B
Ushtrimi 1 Gjeni format e gabuara të përdorimit të apostrofit dhe jepni formën e saktë.
do t’i them, do tu thuash; do t’u thuash
të mia numërosh një nga një; të m’ia numërosh ma dha librin
do t’ia njoftoj
duam tju nderojmë duam t’ju nderojmë
të mos mua prishni qejfin të mos m’ua prishni qefin su pëlqen s’u pëlqen
t’ua kujtojmë
Ushtrimi 2. Gjeni fjalët e shkruara gabim. 6 pikë
brazilian, financiar, antibiotik, ambicioz, violinë, digjital, Vjenë, akuarium, Diana, koordinatë, alkool,
censurë, certifikatë, procedurë, motoçikletë,
Ushtrimi 3. Plotësoni fjalët. 10 pikë
Kooperativë, leucemi, publicistikë, akuarium, objektiv, kolonial, kolonializëm, bankier, milion, inxhinieri.

DATA_________________________________

Fusha: Gjuhë dhe Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI


komunikim
Tema mësimore: Gjymtyrët e dyta. Rendi i tyre Situata e të nxënit: Ndodheni në një qendër
tregtare, ku po vizitoni disa shitore të saj.
Doni të ndryshoni pamjen e dhomës suaj (ndriçuesit,
perdet etj.).

Rezultatet e të nxënit : Nx: Fjalë kyç:


• përzgjedh leksikun sipas fushës leksikore të situatës; gjymtyrët e dyta, rend i gjymtyrës së dytë, përcaktor
• shfrytëzon leksikun e kësaj fushe në funksion të
gjymtyrëve të dyta;
• zbaton njohuritë gjuhësore, për gjymtyrët e dyta në
situatë.
Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: imagjinatë e drejtuar, mbajtja e strukturuar e shënimeve, punë
e pavarur

Organizimi i orës së mësimit


HAPI I (Imagjinatë e drejtuar) Orientoj nx. Ndërtojnë një paragraf me 5‒ 6 fjali, ku të përdoren sa më shumë gjymtyrë të
dyta.
HAPI II Prezantimi i punës nga nxënësit. Përzgjidhen gjymtyrë të dyta që janë përdorur.
HAPI III Veçimi dhe analiza e grupeve emërore, sipas kësaj skeme, p.sh.:

GE STRUKTURA ME SE SHPREHEN RENDI I PËRCAKTORËVE

Perde të bardha Fjala bërthamë Emër + mbiemër + Mbiemër i nyjshëm


mëndafshi (Fb)+P mbiemër Emër në rrjedhore
+P (P=përcaktor)

HAPI IV:) Nxënësit orientohen drejt tekstit. Lexojnë informacionin e dhënë në Rendi i përcaktorëve dhe plotësojnë
organizuesin grafik me rastet e rendit të përcaktorëve.
Nr. Rastet e përdorura nga Rendi I
unë në situatën e dhënë percaktoreve ne informac

1 Mbiemër i nyjshëm + mbiemër i panyjshëm


2 Mbiemër i nyjshëm + mbiemër i nyjshëm
3 Përemër + mbiemër

4 Mbiemër + emër

5 Përemër + emër
6 *Emër në gjinore +emër me parafjalë (kur Fb
është emër prejfoljor)
*Emër me parafjalë+emër në gjinore (kur Fb
nuk është emër prejfoljor)
HAPI V: (Punë e pavarur) Punimi i ushtrimeve 1‒ 4 :DETYRE .USh5
DATA___________________________________
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX
komunikimi

Tema mësimore: Lamtumirë universi plak (Ora I) Situata e të nxënit: Punë me tekstin.
Rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Nx: tregim fantastiko-shkencor, mjedisi,
• lexon për të identifikuar letërsinë fantastiko-
shkencore;
• dallon në tregim elemente të mjedisit fantastiko-
shkencor;
• zbërthen nga ana kuptimore fjalët e gjykatësit;
përshkruan personazhet e tregimit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushta e tjera dhe temat ndërkurrikulare:
materiale të ndryshme • Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: lexim, parashikim me terma paraprakë, diskutim, pema e mendimit.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. nx jane porosit te shikojne pamje te tokes te marra nga sateliti
Hapi II. Parashikim me terma paraprakë. Shkruaj në tabelë termat: universi plak, një hekurishte, Gjykatësi i Apelit, duhej
të zhdukej, përtej kohës e hapësirës sonë, universe të tjera.
Nxënësit shkruajnë një tregim, të cilit i vendosin një titull. Kjo veprimtari zgjat deri në 7 minuta. Edhe për këtë veprimtari
nuk bëhet nga mësuesi asnjë vlerësim
HAPI III;NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
Shkruaj në tabelë titullin e temës së re: “Lamtumirë, universi plak”.
Nxënësit lexojnë informacionin për autorin dhe librin dhe fragmentin e lexojnë zinxhir. Gjatë leximit atyre u jepet si detyrë
të nënvizojnë ato detaje që dallojnë mjedisin fantastiko-shkencor.
U tërheq vëmendjen e nxënësve se ky tregim është fantastiko-shkencor. Nxënësit lexojnë informacionin mbi termin
fantastiko-shkencor:

tregimi fantastiko-shkencor i shkurtër ; rrëfen nje ngjarje

veprojne personazhe reale dhe joreale ; detaje shkencore; detaje fantastike ; ka mesazh
Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.
Ushtrimi 1. - Cilat janë karakteristikat e universeve “model i fundit”? Përgjigjja:
- funksionon më thjesht
- tërësisht i kompjuterizuar
- të plotësuar me aksesorë modernë
- mundësitë janë të pafundme.

Ushtrimi 2. - Cilat janë ato sjellje të papajtueshme në këndvështrimin e Gjykatësit? Përgjigjja:


- protestuan për formën e tavolinës
- secili qahej për fqinjin
- vendosën të “ngriheshin në protesta”. Dalloni notat e ironisë së Gjykatësit.
Përgjigjja: “Jeni të sigurt se nuk keni bërë ndonjë gabim duke e klasifikuar si inteligjente këtë formë jetese të quajtur qenie
njerëzore?”
Ushtrimi 3. - Cili është morali i fshehur në këtë fragment?
Përgjigjja: Qenia njerëzore e këtij universi është përgjegjëse për shkatërrimin e kushteve natyrore, përgjegjëse për
mosangazhimin e mbrojtjes së universit plak, vlerave që janë krijuar me kohë.
- Cili është mesazhi që jep shkrimtari?
Përgjigjja: Ta duam universin, të ndihmojmë në mbrojtjen e tij nga shkatërrimi. Mesazhin dhe moralin mësuesi/ja e
shkruan në tabelë.
Ushtrimi 4. Nxënësit plotësojnë skemën e ushtrimit duke ilustruar me pjesë nga teksti:
a) Fredi është Shefi Shfarosës, pra merret me shfarosjen e universeve.
b) Gjykatësi i Apelit është gjykatës dhe detyra e tij është të hynte në lidhje me universin, të intervistonte dhe të shpallte
vendimin.
c) Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është kryetari i Organizatës të të gjitha shteteve.
Hapi V.Kerkoj nga nx të ndajnë personazhet në grupe: në reale dhe fantastike. Paraqes në tabelë organizuesin grafik

Personazhet reale Çfarë thonë? Si ndihen?


- Sekretar i - protestuan - të indinjuar
Përgjithshëm i
Kombeve të - kërkuan të bënin - të dëshpëruar
Bashkuara një konference mbi
konference

- kryetarë shtetesh larg duart


- njerëz, të rinj shfajesime
- protestues propozime te rastit

Po keshtu vazhdohet edhe me personazhet fanatstike

Kjo detyrë përfundon në shtëpi.


Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi për nxënësit dhe për pjesëmarrjen e tyre.
JAVA 13 ____________________________DATA ________________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Lamtumirë universi plak (Ora Fjalët kyç:


I) tregim fantastiko-shkencor, mjedisi,

Rezultatet e të nxënit Situata e të nxënit: Punë me tekstin.


Nx:
• lexon për të identifikuar letërsinë fantastiko-
shkencore;
• dallon në tregim elemente të mjedisit
fantastiko- shkencor;
• zbërthen nga ana kuptimore fjalët e gjykatësit;
• përshkruan personazhet e tregimit

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të Lidhja me fushta e tjera dhe temat ndërkurrikulare:
nxënësve, materiale të ndryshme në ndihmë të • • Mjedisi
temës mësimore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: lexim, parashikim me terma paraprakë, diskutim, pema e
mendimit.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. U paraqes nxënësve pamje të Tokës të marra nga sateliti. Nxënësve nuk u kërkohet mendim për pamjet që po
shikojnë.
.Shkruaj në tabelë termat: universi plak, një hekurishte, Gjykatësi i Apelit, duhej të zhdukej, përtej kohës e hapësirës sonë,
universe të tjera.
Nxënesit shkruajnë një tregim, të cilit i vendosin një titull.
Hapi II. Ndertimi I njohurive te reja
Shkruaj në tabelë titullin e temës së re: “Lamtumirë, universi plak”.
Nxënësit lexojnë informacionin për autorin dhe librin dhe fragmentin e lexojnë zinxhir. Gjatë leximit atyre u jap si detyrë të
nënvizojnë ato detaje që dallojnë mjedisin fantastiko-shkencor.
U tërheq vëmendjen e nxënësve se ky tregim është fantastiko-shkencor. Nxënësit lexojnë informacionin mbi termin
fantastiko-shkencor
tregimi fantastiko-shkencor : veprojnë personazhe:reale dhe joreale ; rrëfen një ngjarje; ka mesazh; detaje fantastike;
detaje shkencore

HAPI III:PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.


Ushtrimi 1. - Cilat janë karakteristikat e universeve “model i fundit”? Përgjigjja:
- funksionon më thjesht
- tërësisht i kompjuterizuar
- të plotësuar me aksesorë modernë
- mundësitë janë të pafundme.

Ushtrimi 2. - Cilat janë ato sjellje të papajtueshme në këndvështrimin e Gjykatësit? Përgjigjja:


- protestuan për formën e tavolinës
- secili qahej për fqinjin
- vendosën të “ngriheshin në protesta”. Dalloni notat e ironisë së Gjykatësit.
Përgjigjja: “Jeni të sigurt se nuk keni bërë ndonjë gabim duke e klasifikuar si inteligjente këtë formë jetese të quajtur qenie
njerëzore?”
Ushtrimi 3. - Cili është morali i fshehur në këtë fragment?
Përgjigjja: Qenia njerëzore e këtij universi është përgjegjëse për shkatërrimin e kushteve natyrore, përgjegjëse për
mosangazhimin e mbrojtjes së universit plak, vlerave që janë krijuar me kohë.
- Cili është mesazhi që jep shkrimtari?
Përgjigjja: Ta duam universin, të ndihmojmë në mbrojtjen e tij nga shkatërrimi. Mesazhin dhe moralin mësuesi/ja e
shkruan në tabelë.
Ushtrimi 4. Nxënësit plotësojnë skemën e ushtrimit duke ilustruar me pjesë nga teksti:
a) Fredi është Shefi Shfarosës, pra merret me shfarosjen e universeve.
b) Gjykatësi i Apelit është gjykatës dhe detyra e tij është të hynte në lidhje me universin, të intervistonte dhe të shpallte
vendimin.
c) Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është kryetari i Organizatës të të gjitha shteteve

U kerkoj nx te bejne nje tabele ku te ndajne personazhet ne reale dhe fantastike,cfare thone dhe si
ndihen ata.

Kjo detyrë përfundon në shtëpi.


Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi për nxënësit dhe për pjesëmarrjen e tyre.
DATA___________________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Lamtumirë universi plak (ora II) Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxëni: Fjalët kyç:


• dallon fjalët kyç që vendosin raportin tokë-hapësirë; universi, hapësira, kozmosi
• bën dallimin mes së vërtetës shkencore dhe elementeve
fantastike;
• analizon ironinë dhe figuracionin në përgjithësi në
funksion të mesazhi;
• jep në forma të ndryshme: me vizatim, shkrim, maket
idetë e tij për kozmosin
Burimet: “Gjuha shqipe 9”, , materiale të ndryshme në Lidhja me fushta e tjera dhe temat
ndihmë të temës mësimore. ndërkurrikulare:
• • Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pema e mendimit, diskutim, vështrim krahasues, punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. E nis këtë orë mësimi me leximin e detyrës së shtëpisë. Përshkrimi i personazheve, karakterizimi i tyre nga fjalët
që thonë dhe ndjeshmëria e tyre. Si ndihen?
Hapi II. Krijojme organizuesin grafik në tabelë për të përforcuar njohuritë e marra për tregimin fantastiko- shkencor.
Plotësoj në tabelë të gjitha veçoritë e tregimit fantastiko-shkencor.
Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor
Ushtrimi 5. Dy dimensionet që rregullojnë jetën tonë:

a) hapësira
b) koha

Ushtrimi 6. Ky ushtrim shkathtëson nxënësit të zgjidhin termin e saktë në një kohë të shkurtër. I udhëzoj nxënësit të
bëjnë një zgjedhje pa iu rikthyer leximit. Zgjedhja e fjalës në çiftet e dhëna përcakton dhe nivelin e të kuptuarit.
Hapi IV. Nxënësit lexojnë individualisht informacionin e librit në faqen 73, “Fantastiko-shkencorja në art”.
Nxënësit në këtë veprimtari duhet të gjejnë ngjashmëritë dhe lidhjen ndërmjet faktit shkencor dhe fantazisë në fragmentin
“Lamtumirë, universi plak”.
Në faktet shkencore kemi të dhënat mbi universin dhe ekzistencën e universeve. Në fakte të imagjinuara në fantazinë e
njeriut:
-pjesëmarrja e personazheve
-konflikti që zhvillohet ndërmjet qenies njerëzore dhe të dërguarit
-Federata e Universeve
-rregullat
-procedura e apelimit etj
Në fund të orës së mësimit mësuesi vlerëson disa nxënës për njohuritë e përvetësuara dhe për pjesëmarrjen aktive
DATA____________________________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Shkrimi i nyjës së përparme Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: nyjë, gjinore, grupe emërore, e përparme,
• zbaton në praktikë përdorimin e nyjës së përparme; mbiemër i nyjshëm, emër.
• ndërton GE sinonime me secilin rregull drejtshkrimor të dhënë;
• argumenton përdorimin e nyjës së përparme në çdo rast të
përdorimit të saj.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, skeda.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:


Udhëzues i të lexuarit ndërveprues. Punë e pavarur

Hapi I

 Sa GE dalloni?
• Cilat nyja të përparme janë përdorur?
• Në cilën rasë është secili prej emrave në këto GE?
• Në ç’përfundim arrini për përdorimin e nyjës?

shkruhet në tabelë GE
takimi i autorit të librit të ri me nxënësit

 Sa GE dalloni?
• Cilat nyja të përparme janë përdorur?
• Në cilën rasë është secili prej emrave në këto GE?
• Në ç’përfundim arrini për përdorimin e nyjës?

Mbështetur në përgjigjet e dhëna nxënësit shkruajnë rregullin drejtshkrimor

*Pas çdo rregulli të zbuluar është mirë që nxënësit të ushtrohen duke ndërtuar GE të reja.
P. sh.: Shkruhet GE vendimi i mësueses së gjuhës a. Vendimi + emër në gjinore + emër në gjinore
b. Shkruhet një grup tjetër emëror:
c. Emri bërthamë mënyra + emër në gjinore

emri bërthamë – vendimi + emër në gjinore + emër në gjinore.


zgjidhja + emër në gjinore

Hapi II
U terheq vëmendjen nxënësve në vendosjen e nyjës te GE të zgjeruara, ku përcaktori i një emri bërthamë mund të
kthehet në emër bërthamë të një përcaktori tjetër. P.sh.:
hartimi i skemës së zgjidhjes së problemit.
Udhëzoj nxënësit:

të përcaktojnë emrin bërthamë (EB) dhe përcaktorët e tij;


• të shpjegojnë përdorimin e nyjës. P.sh.: hartimi i skemës PC

E(b) i skemës së zgjidhjes Pc E(b) së zgjidhjes së problemit PC


Në GE: Veshjet e krahinës së Mirditës dhe të Matit.
U kërkoni nxënësve të veprojnë si në rastin e mëparshëm.
- Çfarë ndryshimi vunë re në përdorimin e nyjes? Argumentoni. Përgjigja e nxënësit është: • veshjet e krahinës
• e krahinës së Mirditës
• e krahinës të Matit

Argumenti i nxënësit mbështetet se cilën fjalë bërthamë përcaktojnë Të dyja përcaktojnë të njëjtën E(b)
Hapi III
Punë e pavarur
Punohen ushtrimet 1 – 4 sipas kërkesave të dhëna. Ushtrimi 5 të kontrollohet si diktim.
Ushtrimin 6 mund ta shfrytëzoni si punë për portofol.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për zbatimin në praktikë dhe argumentet e përdorura të përdorimit të secilit rregull
drejtshkrimor.
´
JAVA 14 DATA_____________________________

Fusha: Gjuha dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikim

Tema mësimore: Udhëtim – lojë mes shkencores e Situata e të nxënit:


fantastiko- shkencores Bisedë rreth universit
ORA I; II

Rezultatet e të nxënit: Fjalet kyç:


Nx: univers, anije kozmike, stacion hapësinor, trupa
diskuton rreth universit, trupave qiellorë, anijeve kozmike, qiellorë, shkrim fantastiko-shkencor
stacioneve hapësinore etj.;
shkruan një mesazh për ta nisur në hapësirë;
përdor fjalor që i përket fushës së shkencës dhe
fantastikes;
shkruan një tregim fantastiko-shkencor
• zbaton rregullat drejtshkrimore në krijimin e ti

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
informacione te tjera. ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, diskutim, hulumtim, punë e drejtuar, shkrim i lirë,

Organizimi i orës së mësimit


1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme
I kam porositur nxënësit një orë më parë që të hulumtojnë dhe të sjellin informacione rreth universit,
trupave qiellorë, anijeve kozmike, stacioneve hapësinore etj.)
E nis me një bisedë me nxënësit:
➢ A ju pëlqejnë tregimet ose romanet fantastiko-shkencore? Pse?
➢ Cilët libra fantastiko-shkencorë keni lexuar kohët e fundit?
➢ Çfarë informacionesh keni marrë prej tyre?
2. Ndërtimi i njohurive të reja (diskutim, punë e drejtuar)

Udhëzojnxënësit të hapin librat dhe të shikojnë me kujdes çështjet mbi të cilat mund të diskutojnë.
Në pikën A, nxënësit njihen me imazhin që përmban tabela e vendosur në Hënë nga “Apolo 11”, një
mesazh paqeje.

Po ju, ç’mesazh do të donit të dërgonit në hapësirë, nëse do të kishit mundësi ta dërgoni një të tillë?
Lihen nxënësit të punojnë në qetësi për 5 minuta. Lexohen disa prej tyre. Nxënësit vetë zgjedhin
mesazhin që u pëlqen.
Në pikën B, paraqitet puna e dy astronautëve në Hënë.
➢ Mbështetur mbi njohuritë tuaja dhe në informacionet e sjella, a mund ta përshkruani aktivitetin e tyre
dhe të krijoni disa emra për mjetet që shihni në figurë?

Nxënësit mund të punojnë në çift për këtë detyrë.


Në pikën C, nxënësit shohin një stacion hapësinor. Ata shpjegojnë se:
➢ Ç’është një stacion hapësinor?
➢ Përse shërben?
➢ Si mund të ndërtohet ai? Sa të tillë ka në hapësirë?

Nxënësit diskutojnë lirshëm. Ata që nuk kanë mundur të sjellin material, përpiqen të dëgjojnë me kujdes
shokët e tyre ose të mbajnë shënime.
Drejtoj pyetjen: A ju ka tërhequr ndonjëherë ideja e udhëtimit në hapësirë? Nëse po, me çfarë do të
dëshironit të udhëtonit?

2. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (shkrim i lirë, turi i galerisë


Më pas u kërkoj nx të shkruajnë një tregim fantastiko-shkencor mbështetur në skemën e dhënë
në libër. Struktura e tekstit që nxënësit duhet të shkruajnë, duhet të përfshijë:
• prezantimin e protagonistit (ushtar Toni) dhe të situatës fillestare (viti 7552, Toka është vetëm
një bazë ushtarake, një anije kozmike ulet);
• prezantimin e disa prapaskenave (ekziston një aleancë ndërgalaktike, ekzistojnë dy perandori);
• vazhdimin e ngjarjes;
• zhvillimet negative (ushtar Tonin e burgosin);
• ecurinë pozitive (Toni arratiset dhe kthehet në Toke

zgjidhjen (Toni udhëheq rimarrjen e Tokës).

Sigurisht, nëse ndonjë nga nxënësit do të shkruajë diçka tjetër që s’ka lidhje me skemën e dhënë, është i
lirë ta shkruajë.
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për realizimin e kësaj detyre.
Kjo detyrë vazhdon edhe orën e dytë, pasi puna me shkrim do të zhvillohet në dy orë.
Në përfundim të detyrës, nxënësit lexojnë disa nga shkrimet e tyre dhe diskutojnë se cili u pëlqen më
shumë dhe pse.
Vlerësimi: Bëhet vlerësimi për idenë, respektimin e strukturës së një tregimi fantastiko-shkencor, për
origjinalitetin, si dhe respektimin e rregullave drejtshkrimore në shkrimin e tyre imagjinar. Shkrimet më të
mira mund të vlerësohen me notë sipas planifikimit të mësuesit.
DATA______________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Përcaktori kallëzuesor Situata e të nxënit: Janë zgjedhjet për senator të
klasës. Ti ke vendosur të kandidosh. Bëj
prezantimin të profilit dhe të programit tënd.

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: përcaktor kallëzuesor, kryefjalë, kundrinor, lidhje të
• identifikon në situatën e të nxënit përcaktorin dyfishtë
kallëzuesor.
• ndërton fjali, situate me përcaktor kallëzuesor.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9, përvoja të


nxënësve, skeda.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë e pavarur, të nxënët në bashkëpunim, mbajtja e


strukturuar e shënimeve.

Organizimi I ores se mesimit

• Veçoj grupet emërore që kanë përcaktorë të thjeshtë si dhe përcaktorë kallëzuesorë.I shkruaj në
tabelë. P.sh.:
• Unë quhem Sidrit aftësi organizuese
• ndihem i respektuar dëgjues i mire
• E quaj këtë vendim të rëndësishëm.

- Ndihmoj nxënësit të arrijnë vetë në zbulimin e informacionit të ri përmes pyetjeve.
Shembulli 1: aftësi organizuese.
• Ç’lidhje krijon fjala përcaktuese me fjalën bërthamë? (lidhje të drejtpërdrejte)
 Po të ndryshojmë rendin e përcaktorit a qëndron kuptimisht ky GE? (jo)

 Cilat janë dy gjymtyrët kryesorë të fjalisë?

Shembulli 2: Unë ndihem i respektuar.


unë ndihem

 Me cilat gjymtyrë kryesorë të fjalisë krijon lidhje fjala i respektuar.


- krijon lidhje me KR (unë) dhe kallëzuesin (ndihem)
A qëndron kuptimi i fjalisë nëse ndryshojmë rendin e fjalës i respektuar?
• Karakteristikë të cilës gjymtyrë tregon? Kryefjales

Mbështetur në analizën e dy shembujve, në ç’përfundim arrijmë?


SHEMBULLI 1
përcaktor i thjeshtë
• ka lidhje të drejtpërdrejtë
• ka emër bërthamë
• rendi i zakonshëm është i përcaktuar
• vetëm për arsye statistikore ndryshon dhe ndërton zhvendosje artistike
Shembulli 2
• Fjala përcaktuese përcakton emrin bërthamë KR dhe kallëzuesin.
• Krijon lidhje të dyanshme përmes kallëzuesit, dhe ngjason me rrethanorin e mënyrës.
• Rendi i fjalës përcaktuese mund të ndryshojnë.

Nxënësit orientohen në tekst.


Lexojmë informacionin: llojet dhe me se shprehen.
Ndërtojmë skedën dhe e plotësojmë me shënimet e mbajtur si:
Llojet shembuj me se shprehen
• PC/kall KR
• PC/kall KD/KZHD

PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE


Punohen ushtrimet elibrit me radhe.Punojne nx ne menyre te pavarur dhe pastaj pyeten te gjithe.
Vleresimi:Vlersohen nx aktive
DETYRE USHTRIMI 6
JAVA 15 DATA______________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi shqipe

Tema mësimore: Drita është si uji ( ora I) Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxëni: Fjalë kyç: dritë, ujë, elemente reale dhe jorelae
Nx:
• diskuton për marrëdhëniet e tij me prindërit;
• lexon tekstin për t’u përgjigjur rreth pyetjeve të
të kuptuarit;
parashikon ngjarjet nisur nga situata e dhënë;
• identifikon elementet reale dhe të trilluara në
tekst.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve.

Metoda teknika dhe veprimtari të nxënësve: imagjinatë e drejtuar, analizë teksti, punë e drejtuar, punë e
pavarur, diskutim, punë e pavarur me shkrim.

Organizimi i orës së mësimit


• • Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; imagjinatë e drejtuar
Nxënësve u kërkoj të shkruajnë disa minuta një tekst në lidhje me ndonjë ëndërr të cilën e kanë përjetuar
edhe si realitet. Këtu nxënësit japin përshtypjet e tyre në lidhje me këtë fakt, si e kanë përjetuar në realitet
dhe si në ëndërr.
Nxënësit japin shembuj se ç’qëndrim mbajnë prindërit për dëshirat dhe fantazitë e tyre.
Ndërtimi i njohurive, Analizë teksti, pyetje-përgjigje.
Lexohet pjesa nga një nxënës dhe, nëse ka fjalë e shprehje të paqarta, shpjegohen përmes kontekstit
ose përmes fjalorit. .Në fund të leximit u kërkoj nxënësve të japin thelbin e ngjarjes, duke identifikuar
personazhet, ngjarjen dhe vendin ku zhvillohet ngjarja. Nxënësit dallojnë cila pjesë i përket realitetit në
tekst dhe cila ëndrrës.
Prezantimi i njohurive; diskutim
Ushtrimi 1. Në këtë tregim bëhet fjalë për imagjinatën e shfrenuar të fëmijëve. Ilustrimet... të mërkurën
që erdhi.....deri.....në fund.
Ushtrimi 2. Madridi për familjen është një vend ku nuk mund të bëheshin aktivitete detare, sepse nga
Vertagena de India, ku e kishin shtëpinë në mol, në Madrid jetonin në një apartament në kat të pestë.
Ushtrimi 3. Këto detaje tregojnë se fantazia e fëmijëve dhe pritshmëria e prindërve ishin larg njëra-
tjetrës. Megjithatë, prindërit pak nga dëshira që t’u japin fëmijëve gjithçka, pak nga fakti që kishin marrë
një çmim ua realizuan ëndrrën e tyre për një barkë, duke vënë në punë fantazinë e fëmijëve.
Marrëdhënia ideale mes tyre do të ishte që të merrnin pjesë dhe prindërit në festimet, ëndrrat, realitetin e
tyre fëmijëror, në mënyrë që të njihnin më mirë botën e tyre. .
Vlerësimi: vlerësim me notëpër:aktivizimine nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja,
saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur
DATA___________________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema mësimore: Drita është si uji ( ora II) Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: dritë, ujë, personazh, fantazi
• përcakton rolin e ndërthurjes së elementeve
reale me ato fantastike;
• analizon anën gjuhësore në tekst në funksion
të stilit;
• komenton thënie e shprehje nga teksti;
• jep përmbledhje ne pjesës bazuar në fjalët kyç.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve.

Metoda teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, diskutim, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I
Nxënësit vazhdojnë me nxjerrjen në pah te mjeshtërive te Markezit në ndërthurjen e realitetit me
fantazinë. Kështu, gjatë tregimit vetëm elementi i lundrimit në dritë ndan realitetin nga fantazia dhe kjo
shkrirje është mjeshtëri që fut dhe lexuesin në botën tregimit magjik për ta përjetuar si të tillë.
Organizimi i orës së mësimit
Hapi II
Nxënësit punojnë për nxjerrjen e pikave të tregimit sipas planit të pavarur dhe, në bazë të tyre,
rishkruajnë përmbledhjen e pjesës, pasi kanë nxjerrë dhe fjalët kyç të tekstit.
Hapi III.
Nxënësit rikthen në tekst dhe dallojnë në të pjesët rrëfyese, përshkruese dhe dialogët, duke treguar
raportin e përdorimit mes tyre, por edhe rëndësinë që ka ndërthurja e tyre në ndërtimin tregimit.
Pjesa më e madhe e rrëfimeve përshkruese i përket fantazisë dhe një pjesë e tyre i përket përshkrimit të
qytetit ose të jetës së prindërve larg fëmijëve.
Hapi IV
Nxënësit me ditarët e të nxënit komentojnë domethënien e paragrafit të fundit, për të arritur në
konkluzionin se fantazia e tyre prej gjenish të vegjël vazhdonte.
Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në
nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.
DETYRE:PIKA DETYRE
DATA________________________________

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


komunikimi

Tema ;Ushtrime per percaktorin kallezuesor Sit e te nxenit:pune me tekstin

Rezultatet e te nxenit: - Fjalet kyc;percaktor,percaktor


dallon percaktorin e thjeshte nga ai kallezuesor kallezuesor,kallezues emeror,gjymtyre
-dallon perc kallezuesor te kryefjales nga ai i kundrin
-tregon me se shprehen perc kallez ne fjalite e dhena

Burimet;LIBRI I nx

Metodologjia;PUNE e pavarur, minitest

ORGANIZIMI I ORES SE MESIMIT


USHTRIMI 1.Nx do te plotesojne vendet bosh ne lidhje percaktorin dhe percakt kallezuesor.
Ushtrimi 2.ne kete ushtrim se bashku do te percaktojme llojet e percaktoreve te thjeshte.

Me pas ushtrimet do te vazhdojne ne formen e nje minitesti .NX punojne te pavarur dhe ne fund
vleresohen te cilet mbarojne ne kohe.

Detyre ;USHTRIMI 11
DATA---------------------------------------------
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX
komunikimi

Tema mësimore: Gjymtyrët homogjene Situata e të nxënit:


Risill në imagjinatë ekskursionin e fundit me shokët e klasës
në lëndën e biologjisë.

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: gjymtyrë, homogjene, fjalë përgjithësuese raporte barazie, punë
• dallon gjymtyrët homogjenë në situatë; në grup
• ndërton GE dhe GF me gjymtyrë homogjenë;
• argumenton kur gjymtyrët janë homogjene.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të


nxënësve, skeda.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: imagjinatë e drejtuar, udhëzues i të lexuarit ndërveprues.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I;Lidhja e temes me njohurite e meparshme
Përzgjidhen nxënësit që do të lexojnë situatën e shtruar që në hyrje të mësimit.
Identifikohen gjymtyrët kryesore dhe të dyta.
Veçohen gjymtyrët që listohen njëra pas tjetrës e kryejnë të njëjtin funksion në fjali, p.sh.:
sytë u mahnitën nga ngjyrat e shumta të pranverës; e kuqja, e bardha, jeshilja dhe e verdha e zambakut

 Ç’raporte vendosen mes këtyre gjymtyrëve?


• Cilat mjete lidhjeje i vendosin këto raporte?
• Ç’figurë letrare ndërtohet?

NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA


Hapi III
Gjatë leximit të informacionit në tekst nxënësit udhëzoj të identifikojnë katër kushtet që duhen plotësuar
për të pasur gjymtyrë homogjene. Paraqiten të përmbledhura.
Kushtet shembull
• Çifte fjalësh → varg gjymtyrësh
• Vendos raporte
barazie (lidhëza, intonacioni)
• Kanë të njëjtën funksion sintaksor
• Lidhen më të njëjtën gjymtyrë
P. sh.: Deti nuk dukej as i kaltër, as i pafund si ditëve të tjera.
i kaltër, i pafund → çift fjalësh
i kaltër i pafund - as…as raporte barazie
dukej - përcaktor kallëzuesor i kryefjalë
- ka lidhje të dyfishtë Shpjegohen veçoritë e vargjeve homogjene:
a. të mbyllura: pas gjymtyreës së fundit, nuk shtohen gjymtyrë të tjera
b. të hapura: shtohen gjymtyrë
c. përdorimi i fjalëve përgjithësuese ç. shenjat e pikësimit pranë tyre

Për këtë informacion vëmendja të përqendrohet tek analiza e shembujve në tekst.


Hapi III PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE
Zbatimi në praktikë i njohurive.
Për të arritur realizimin e plotë të kompetencave të të nxënit, klasa ndahet në disa grupe, të cilët punojnë
ushtrimet 1 – 6. .
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për: ndërtimin e situatës të të nxënit
argumentimet që sjellin për gjymtyrët homogjene
Detyre :USHTRIMI 7
JAVA 16 DATA_________________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Ushtrime për gjymtyrët homogjene Situata e të nxënit:


Prindërit gjithmonë më tërheqin
vëmendjen për rrëmujën që krijoj.

Rezultatet e të nxënit : Fjalët kyç:


• zbaton në praktikë përdorimin e gjymtyrëve homogjene. gjymtyrë homogjene, funksion, raporte,
• dallon gjymtyrët homogjene. mjete lidhjeje
• përcakton funksionin e tyre.
• ndërton situate të të nxënit me këto gjymtyrë.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve,


skeda.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pyetje –pergjigje , punë me grupe

Organizimi i orës së mësimit


HAPI I LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
Rikujtojme njihurite rreth gjymtyreve homogjene
gjymtyrët homogjene
-Ç’funksione kryejnë? Çfarë janë? Ç’shenja pikësimi vendosen? Cilës klasë i përket fjala
përgjithësuese ? Ç’raporte vendosin? Ç’figurë letrare ndërtojnë? Cilat janë llojet e vargjeve homogjene?

H II PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE


Zbatimi në praktikë i njohurive’
Ushtrimi 1 Kërkesa e ushtrimit
- dallon gjymtyrët e dyta homogjene; - përcakton funksionin; - me se shprehen; - mjetet e lidhjes
Punohen se bashku ushtrimet 2 dhe 3.
Kërkesa e ushtrimit 4 u kërkohet: me se shprehet dhe mjeti lidhës
Punohen ne menyre te pavarur ushtrimet deri te 9.

VLERESIMI:vleresohen nx qe mbarojne ushtrimet brenda ores duke vene theksin te saktesia ne te


shprehur.
DETYRE: ushtrimi 10 jepet si detyre portofoli
DATA ____________________________________-

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Plaku dhe deti (ora I) (ora II) Situata e të nxënit:Romani
Bisede letrare ´´Plaku dhe deti ´´

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: plaku, deti, mbijetesë, luftë,
• sjell informacion për Ernest Heminguejn dhe veprën e tij peshkaqen
letrare;
• lexon pjesën për t’u përgjigjur pyetjeve rreth të kuptuarit;
• interpreton temën e trajtuar nga autori për të dhënë
kontekstin e ngjarjeve.
–gjen fig letrare dhe ben analizen gjuhesore te tekstit
_vlereson punet me shkrim te shokeve

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, romani , përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera dhe
temat ndërkurrikulare:
Arte

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: stuhi mendimi,, punë e drejtuar, lexim i pjesësh,
pyetje-përgjigje, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


• • Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve, stuhi mendimi

Nxënësit që nga viti i kaluar njohin “shkrimtarët e brezit të humbur”, prandaj diskutojme në klasë rreth
autorëve më përfaqësues dhe tematikës që ata trajtuan, duke përcaktuar dhe se pse u quajtën të tillë.
-Me pas flasin ne vecanti per jeten dhe vepren e ERNEST HEMINGUEJ.
-Nx lexojne disa nga pjeset qe ju kane pelqyer me shume duke argumentuar pse .
-Disa nx te tjere vazhdojne me analizen e personazhit kryesor .

ORA II
Gjate ores se dyte nx do te punojne me fig letrare dhe analizen gjuhesore te tekstit.
Me pas ata do t``I drejtojne njeri –tjetrit pyetje ne lidhje me permbajtjen e tekstit
-Te gjithe nx do te lexojne ne fund esene me teme : Lufta per ekzistence.
Do te degjojne esete e njeri-tjetrit dhe do te vleresojne esete me te mira.

VLERESIMI: ne fund bej vleresimin e nx.


DATA_________________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Tipat e fjalive sipas kumtimit Situata e të nxënit: pune me


Fjalia dëftore dhe pyetëse tekstin

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: fjali pyetëse, dëftore, veçori, shenja
• dallon në tekste të ndryshme këto dy lloj tipa fjalish; pikësimi
• zbaton në praktikë përdorimin e 2 tipave të fjalisë;
• argumenton veçoritë e përdorimit të këtyre 2 tipave.
• .

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve,

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Leximi i koduar, Diagrami i Venit, marrëdhëniet


pyetje- përgjigje, punë në grup.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I
Fillimisht prezantohet situata e të nxënit.
Udhëzoj nxënësit të përqendrohen te struktura e ndërtimit të fjalisë dëftore, fjalisë pyetëse si dhe të
shenjat e pikësimit të përdorura në situatë.
Hapi II Ndertimi I njohurive te reja
Orientoj nx:
- të lexojnë me kujdes informacionin mbi fjalinë dëftore dhe pyetëse në tekst;
- të bëjnë shënime në tekst për karakteristikat e secilit tip fjalie. Pyetjet e mëposhtme shënohen në tabelë

Ç’kumton fjali dëftore?


Si paraqitet veprimi?
Ç’mënyrë e foljes përdoret?
Cili është rendi i zakonshëm i gjymtyrëve?
Ç’lloj informacioni ka?
Cili është ndryshimi mes fjalisë dëftore dhe dëftore – thirrmore.
Informacioni i zbuluar në tekst përmblidhet në skedën “Fjalia dëftore” dhe mbahet si ndihmëse për
ushtrimet dhe vështrimin krahasues
HAPI III
PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE
Punohen me radhe ushtrimet deri ne fund.Nx punojne te pavarur dhe ne fund pyeten te gjithe.
VLERESIMI,;vleresohen nx per argumentimin e njohurive te marra
DETYRE,;ushtrimi 6
DATA_____________________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Odin Mondvalsen (ora I) Situata e të nxënit: Punë me


tekstin

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: Odin Mondvalsen, Kasem Trebeshina,
• sjell informacion për konceptin “liri fjale”, në periudhën e personazhi.
diktaturës.
• lexon pjesën për të dhënë kuptimin e saj të parë dhe
kontekstin.
• lidh personazhin me jetën e autorit.
• evidenton fakte lidhur jetën e personazhit

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera dhe
temat ndërkurrikulare:
• Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: diskutim, rrjeti i diskutimit, lexim i pjesës, ditarët e të
nxënit, pyetje-përgjigje.

Organizimi i orës së mësimit


• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi, diskutim.
Çdo të thotë “Liri e fjalës”?
Nxënësve u kam kërkuar të gjejnë informacione nga lëndët e tjera mësimore, nga prindërit dhe nga
burime të tjera, si libra e dokumentarë, për konceptin “liri fjale”.
Fillon tema me përkufizimin e konceptit nga vetë nxënësit dhe me mënyrën si trajtohej “liria e fjalës” në
diktaturë. Nxënësit mund të sjellin shembuj realë, historikë.
Ndërtimi i njohurive, lexim teksti, diskutim
Nxënësit lexojnë me kujdes pjesën, duke u ndalur dhe në fjalë e shprehje që nuk janë të njohura dhe i
shpjegojnë ato përmes kontekstit ose fjalorit.
Nxënësit japin kuptimin e parë që deshifrojnë nga teksti dhe më pas duke u ndalur në interpretimin e
dhënë, japin kontekstin e saj.
Prezantimi i njohurive; pyetje-përgjigje, diskutim,ditarët e të nxënit.
Ushtrimi 1 a. Më parë kisha një emër...., i kishte humbur gomari,..., mblodhëm domate, kunguj...;
Nga këta shembuj dhe nga mënyra e sjelljes së personazhit, kujtimet dhe mënyra se si ai i rikujton ato
kuptojmë se shpërfytyrimi i personazhit është i tejskajshëm.
b. Shkruaj!- urdhëroi Hetuesi sekretarin e tij. – Erdha në Botën e Re për qëllime spiunimi.
Strukturat e shtetit, përveçse shpërfytyrojnë të tjerët me dhunën psikologjike që ushtrojnë, paraqiten dhe
vetë të shpërfytyruar prej ideologjisë, dhe shohin armiq dhe aty ku nuk ka.
Ushtrimi 2 Kjo shprehje do të thotë se të presekutuarit në kampet e përqendrimit trajtoheshin aq keq, sa
ishte më mirë të jetoje në çmendinë. Nxënësit mund të japin disa shpjegime dhe lihen të lirë në
interpretimin e tyre.
Vlerësimi: vlerësim me notë, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja,
saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur
JAVA 17 DATA__________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Odin Mondvalsen (ora II) Situata e të nxënit: Punë me


tekstin

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


NX: Odin Mondvalsen, Kasem
• identifikon të dhëna të së shkuarës së personazhit në Trebeshina, diktaturë, spital
tekst;
psikiatrik, personazhe
c• diskuton për lidhjen mes kohës dhe të vendit të zhvillimit
të ngjarjeve;
• evidenton elementet e romanit modern përmes fragmentit;
• vendos paralele mes dy jetëve të personazhit, në të
tashmen e në të shkuarën;
• dallon elemente stilistike të ironisë dhe të satirës në tekst;
• shpreh në një ese mendimin e tij mbi konceptin e “lirisë së
fjalës” sot e në të shkuarën.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, , përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera dhe
temat ndërkurrikulare:
Shkenca dhe shoqëria.

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, vëzhgimi i materialeve në video,


diskutim, punë e pavarur, punë e drejtuar, shkrim i lirë.

Organizimi i orës së mësimit


HAPI I Ushtrimi 3
Rikthehen në tekst për të lexuar pjesën dhe për të nxjerrë momentet kyç të jetës së personazhit në:
 në të shkuarën (mblodhëm kunguj, domate, dhe qiqra, pesë vetë në një gomar, ne ishim të pestë
komisarë, ata të katër vdiqën në hënë);
• në të tashmen (njerëz me bluza të bardha vijnë vërdallë, erdha në botën e re për qëllime spiunimi, të më
shtrojnë në dru
HAPI II Ushtrimi 4
Vërehet një çekuilibrim i vetëdijes së personazhit, në një pikë të atillë sa mendja e tij rrok hapësira joreale dhe
trillon ngjarje të paqena.
Ushtrimi 5
Kjo mënyrë e shkrimit të titullit e nëntitullit nuk është karakteristik për romanin tradicional, por për romanin
modern. (shprehje të mendimeve pa censurë, shmangie të logjikës në mënyrën e të shprehurit). Ndryshimi i rendit
të kapitujve, titujt dhe nëntitujt e çuditshëm krijojnë një paralelizëm artistik me gjendjen e personazhit.
Ushtrimi 6.
Dialogu ndërmjet Odinit dhe hetuesit, për vetë gjendjen psikike të Odinit, zhvillohet jashtë modelit të marrjes nën
hetim të të pandehurit nga hetuesit. Odini thotë atë që i vjen më parë ndër mend, pa marrë parasysh se çfarë
kërkon hetuesi, ndërsa hetuesi pavarësisht se kë ka përpara dhe çfarë thotë ai, kërkon përgjigjen që do të dëgjojë.
Ushtrimi 7
Ironia dhe sarkazma janë një hap larg njëri-tjetrit, sepse autorit nuk i mjafton të konstatojë dukuri
jonormale nëpërmjet ironizimit të sistemit, por kërkon të godasë përmes sarkazmës pikërisht këtë realitet
e system
. Ushtrimi 8 Pamje realiste janë: njerëz me bluza të bardha vijnë vërdallë; i pandehur, vetëm
përgjigju!;dhe i urdhëroi rojet ta shtrojnë në dru etj. Pamje të mendjes së sëmurë janë: ishte një gjë e
trishtuar të shikoje Tokën nga Hëna; u nisëm për në Mars që ta gjenim etj.
Vlerësimi: vlerësim me note për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë,
logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.
Detyrë shtëpie: Bëni një shkrim të lirë, ese shpjeguese, ku të shpjegoni konceptin tuaj për lirinë e fjalës
DATA_________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (ora I) Situata e të nxënit: punë me
tekstin

Rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:


Nx: Zylo, sukses, Demkë, burokraci,
• lexon tekstin për t’u përgjigjur rreth të kuptuarit të pjesës; satirë
• përcakton personazhet, kohën dhe hapësirën e ngjarjeve;
• ndërton organizuesin grafik të personazheve referuar
pjesës;
• shkruan një ese lidhur me temën e trajtuar në fragment.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”,, përvoja të nxënësve, materiale Lidhja me fushta e tjera dhe
të ndryshme në ndihmë të temës mësimore. temat ndërkurrikulare:
• • Vendimmarrja morale

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, lexim në role, diskutim,


organizues grafik, ese.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
Zhvilloj një diskutim me nxënësit rreth pyetjeve:
-Ç’është burokracia?
-A mendoni se mendimi i lirë dhe i emancipuar duhet kundërshtuar apo luftuar?
Nxënësit shprehin opinionet e tyre, të cilat i diskutojnë me njëri-tjetrin.
Burokracia: sistem qeverisjeje, me shumë nëpunës, që janë të shkëputur nga populli dhe veprojnë në
kundërshtim me interesat jetësore të
njerëzve, që mbivlerësojnë shkresat, zvarritin punët dhe pengojnë zgjidhjen e çështjeve
Hapi II. NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
Shkruaj në tabelë temën e re: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Stuhi mendimesh.
-Çfarë dimë për shkrimtarin Dritëro Agolli?
Nxënësit i shtojnë njohuritë duke lexuar informacionin mbi autorin dhe veprën.I njoh nxënësit me llojin e
romanit satirik dhe veçoritë e tij dalluese.
Nxënësit plotësojnë skedën me veçoritë e romanit satiric
Skeda:
- Shkallëzimi rritës i humorit dhe talljes bën që ironia të arrijë në sarkazëm duke përfaqësuar një opinion
shoqëror.
- Rrëfimi vihet në shtratin e prozës me tiparet e komedisë së karaktereve.
- Plani komik krijohet nga pranëvënia e të kundërtave.
Hapi III. Lexim në role. Në këtë etapë lexohet pjesa në role. Nxënësit gjatë leximit do të nënvizojnë fjalë,
shprehje që kanë nota humori.
Shkruaj në dërrasë ose në një tabak letre pyetjet:
-Ku dhe kur zhvillohet ngjarja në këtë fragment?
-Cilat janë personazhet pjesëmarrëse?
-Çfarë teme trajtohet?
-A ka nota ironie?
-Pse autori ka zgjedhur këtë mënyrë?
-Cili është konflikti që zhvillohet?
Nxënësi: Konflikti midis aftësisë dhe paaftësisë, midis punës dhe shpërblimit. Nxënësit përgjigjen,
diskutojnë me njëri-tjetrin dhe plotësojnë përgjigjen e duhur.
Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.
Nxënësit lexojnë ushtrimin 2. Njohja me kontekstin e një vepre. Shkruaj në tabelë fjalën:
Monizëm: 1. doktrinë filozofike, sipas së cilës bota dhe të gjitha dukuritë kanë vetëm një fillesë a bazë,
materien ose idenë, e kundërta dualizmi,
2. sistem politik e shoqëror që pranon udhëheqjen e shtetit dhe përbërjen e qeverisë vetëm nga një parti
e kundërta pluralizmi.
Nxënësit sjellin informacion që kanë marrë nga lëndët shoqërore për monizmin dhe burokracinë, si një
plagë e sistemit monist, që lufton mendimin e lirë dhe të emancipuar.
Në këtë kontekst ata diskutojnë edhe për personazhet: Zylon dhe Demkën, duke vënë në dukje tipare që
lidhen me kohën
Ushtrimi 1. Ku zhvillohet ngjarja?
në fragment
Koha në roman.
Nxënësi:
a) Në këtë fragment njihemi me shkëlqimin e shokut Zylo. Është koha kur ai shkëlqen me raportet e
Demkës në mbledhje. Ngjarja në fragment zhvillohet në konferencë.
b) Në roman ngjarjet zhvillohen në kohën e monizmit.
Hapi IV. Në këtë hap do të punohet për karakterizimin e personazheve.
Romani Lloji Veçoritë
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut roman satirik
Zylo” - ka në qendër tipin e burokratit,
individit, që identifikon veten me
shtetin,
- ka nota humori dhe ironie, që
shkojnë deri në sarkazëm,
- tema e luftës mes aftësisë dhe
paaftësisë, mediokritetit dhe
talentit,
- e hipokrizisë dhe intrigës që
dalin shpesh fituese mbi të
vërtetën,
- titulli i fragmentit dhe i romanit
kanë nëntekst ironik,
- rrëfimi ka karakteristikat e
prozës satirike, por edhe me
tiparet e komedisë së
karaktereve

Ushtrimi 3. Nxënësit do të Si përshkruhet personazhi? Si Ç’mendime ju lindin?


rilexojnë fragmentin për të gjetur ndihet?
fjalë, shprehje që karakterizojnë
personazhet. Do të punohet me
organizuesin grafik të
personazheve. Fjalët, shprehjet
- Zyloja lexonte
1. qetë, qartë, bukur. - i ngurtë, i vetëkënaqur, 1) Zyloja shkëlqen në sajë
Zyloja u vrenjt. Ai më hodhi një triumfues.
vështrim të rreptë dhe pastaj me - Ka marrë forcë pas
të raporteve të shkruara
një buzëqeshje të shtirë: konferencës, vërejtja tregon nga ndihmësi i tij, Demka.
- Shoku Zylo epërsinë ndaj Demkës. Është thithës i energjisë të
2. fshiu djersët dhe priti sa të të tjerëve.
pushonin duartrokitjet. - Si një figurë komike, ndihet i
suksesshëm, fshin djersën që 2) Demka është një
nuk tregojnë lodhjen e tij. vëzhgues i kujdesshëm; në
ato djersë, shihet djersa që
ka fshirë ndihmësi kur e ka
shkruar raportin.

Hapi IV. Do të punohet me teknikën “Punë me shkrim”. Nxënësve u kërkoj të bëjnë një ese që lidhet me
një nga figurat e fragmentit. P.sh., për Demkën ata mund të shkruajnë esenë me titull “Guximin ke
humbur, ke humbur vetveten
JAVA 17 DATA____________________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema: Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (ora II) Situata e të nxënit: punë me
tekstin

Rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:


Nx: satirë, personazh, Demkë, shoku Zylo
• identifikon fjalët kyç që i japin karakterin satirik veprës;
• dallon veçoritë e romanit satirik dhe ilustron përmes
veprës;
• analizon shprehjet e figurshme në tekst;
• argumenton mendimin e tij për personazhet.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale Lidhja me fushta e tjera dhe
të ndryshme në ndihmë të temës mësimore. temat ndërkurrikulare:
• • Vendimmarrja morale

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, lexim në role, diskutim,


organizues grafik, ese.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
E nis këtë temë mësimi me punimin e detyrës së shtëpisë..
Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”. Nxënësit do të gjejnë fjalë kyç që shkaktojnë
humor.
• Në fjalët e Adilës:
-Dy javë të tëra u sfilit Zyloja
-Sa punë të vështirë ka Zyloja! Lodhet shumë!
-Atë pasdite që mbaroi raporti, ne bëmë festë. U shkarkua nga një barrë e rëndë.
-Si do të pritet raporti i Zylos?
-... po sa lezet i pati. Unë nuk e dija se Demka qenka shakaxhi
Në fjalët e Demkës kemi një ironi qesëndisëse:
-E kam lexuar më përpara se shoku Zylo!
-E detyroi suksesi!
• Në reagimin e shokut Zylo autori e rrit shkallën e ironisë në sarkazëm:
Shoku Zylo fshiu djersët dhe priti sa të pushonin duartrokitjet.
-Ai ishte ende i skuqur, i skuqur e i djersitur nga lodhja. Por në qenien e tij ndiheshin një kënaqësi e
madhe dhe një lumturi e hapur.
Shoku Zylo u vrenjt. Ai më hodhi një vështrim të rreptë dhe pastaj me një buzëqeshje të shtirë:
- Demka rrallë bën shaka, po kur bën, bën!
Zhvillohet një veprimtari së bashku me nxënësit për të interpretuar rolin e personazheve, duke hyrë në
natyrën dhe karakteret e tyre. NX do te vazhdojne ne menyre te pavarur me gjetjen e fig letrare.
Hapi V. Roli që u është dhënë personazheve.
Shoku Zylo: është i paaftë, karrierist, mjeshtër i hipokrizisë, servilizmit, përvetësues i djersës së të tjerëve,
gëzon privilegje që nuk i meriton. Zylo është pjesë e mekanizmit që mban gjallë mentalitetin e zyrtarit.
Demka:
Adila:
DETYRE.: USHTRIMI 6
DATA______________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Fjalia nxitëse e dëshirore Situata e të nxënit:


Nje gare sporti

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: nxitëse, dëshirore, veçori, shenja
• dallon në tekste të ndryshme këto 2 tipa fjalish. pikësimi, dëshirë sugjerim
• zbaton në praktikë përdorimin e 2 tipave fjalish.
• ndërton situate të ndryshme të nxëni me përdorimin e
këtyre2 tipave fjalish.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve,


skeda, tabela.

Metodologjia: marrëdhëniet pyetje – përgjigje, Diagrami i Venit, punë në grup

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
Prezantohet situata e të nxënit. Vëmendja përqendrohet te pasuria e fjalive nxitëse dhe dëshirore që
nxënësi lexon për të shprehur emocionet dhe dëshirat e tij.
Hapi II NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA Marrëdhënie pyetje – përgjigje
Klasa ndahet në dy grupe. Secili grup punon njërin tip fjalie. p.sh.: Grupi 1 Fjalia nxitëse. Grupi 2 Fjalia
dëshirore Shkruaj më parë fjalitë në tabelë.
Fjalia nxitëse
• • Çfarë shpreh fjalia nxitëse?
• • Ç’intonacion përdoret në këtë tip fjalie?
• • Në cilën mënyrë përdoret folja në këtë tip fjalie?
• • Cilat fjalë e shprehje mund të shoqërojnë fjalinë nxitëse?
• • Si shprehet urdhri në fjalinë nxitëse të mirëfilltë?
• • Kur fjalia nxitëse jo e mirëfilltë është e drejtpërdrejtë dhe e zhdrejtë?
• • Kur fjalia nxitëse kthehet në fjali nxitëse – thirrmore?
• • Ç’shenja pikësimi përdoret te fjalia nxitëse dhe te nxitëse – thirrmore?
Po me këtë teknikë studimi punohet edhe me fjalinë dëshirore.
Fjalia dëshirore
• • Çfarë shpreh folësi nëpërmjet fjalisë dëshirore?
• • Në ç’mënyrë është folja në këtë tip fjalie?
• • Kur folja është në mënyrën lidhore me cilën përafrohet ky tip fjalie?
• • Ç’raporte ka me pjesët e tjera në fjalinë e përbërë?
• • Kur fjalia dëshirore del si dëshirore – thirrmore
Vazhdohet me pas me diagramin e Venit per te nxjerre te perbashketat dhe te vecantat e ketyre fjalive.
HAPI III:PREZANTIMI DHR DEMONSTRIMI I NJOHURIV.
Punohen të gjitha ushtrimet NGA 1-5. Punohet ushtrimi 4. Nxënësit argumentojnë përdorimin e pikësimit
në këta tipa fjalish.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për: zbatimin në praktikë të njohurive, argumentimin e përdorimit të
shenjave të pikësimit
DATA____________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Kthimi i Ululës ORA I;II Situata e të nxënit: punë me


tekstin

Rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:


Nx: Ulula, adoleshente,
• lexon tekstin për t’u përgjigjur rreth të kuptuarit të pjesës; drejtoresha,mësuesi
• përcakton personazhet, kohën dhe hapësirën e
ngjarjeve;
• ndërton organizuesin grafik të personazheve referuar
pjesës;
• shkruan një ese lidhur me temën e trajtuar në fragmen

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushta e tjera dhe
materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore. temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, lexim në role, diskutim,


organizues grafik, ese.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. LIDHJA E TEMES ME NJIHURITE E MEPARSHME Ora e mësimit nis me vlerësimin e detyrës
së shtëpisë.
Hapi II.NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
I njoh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e shkruaj në tabelë, me llojin e tregimit dhe me autorin.
Shkruaj në tabelë:
Tregim social - tregim që rrëfen ngjarje nga jeta sociale.
Ritregoj një pjesë të subjektit të tregimit. Rikujtohet ai nga klasa e shtatë: Letër babait. Ritregoj hyrjen,
situatën fillestare dhe pikën e lidhjes, çastin kur vajza pas shëtitjes në bregun e detit, është kthyer në lice.
Më pas nxënësit lexojnë në heshtje se çfarë ndodh me vajzën në zyrën e drejtoreshës.
HAPI III PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I NJOHURIVE
Ushtrimet 1 dhe 2. Nxënësit ilustrojnë përgjigjet e tyre me pjesë nga teksti.
Ushtrimi 3. Nxënësit argumentojnë alternativat që zgjedhin.
ORA II
Ushtrimi 3/b. Do të njihem me qëndrimin, mendimin kritik të nxënësve në raport me marrëdhëniet e tyre
me mësuesit. Si do të veproni?
Ky diskutim do të orientohet drejt logjikës duke shmangur përgjigjet me emocion dhe duke nxitur
arsyetimin logjik. Ushtrimi 6. Cili është bashkëbisedimi që u zhvillua ndërmjet vajzës dhe mësuesit?
Përse vajza kërkoi që në fillim të bisedonte me mësuesin? Nxënësit zgjedhin alternativën.
Hapi IV. Në këtë hap do të punohet me organizuesin grafik dhe Harta e personazhit. Pas përfundimit të
hartës së personazhit, vlerësoj nxënësit aktive.
Ulula Fragmenti
- e vetëdijshme

- nuk e njeh frikën Mbërriti para portës së liceut, hyri brenda, u ul në një stol në fund të
oborrit.
- nuk gënjen
Detyrë shtëpie. Përshkruani vajzën duke cilësuar ato tipare të karakterit të saj që spikasin në
marrëdhënie me drejtoreshën dhe z. Filip.
DATA ______________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Manual i djaloshit ambientalist ORA I;II Situata e të nxënit: Unë
kujdesem për mjedisin që më
rrethon

Rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:


Nx: mjedis, ambientalist
• dallon si lloj tregimin social me temë ekologjike;
• risjell subjektin në paralelizëm me jetën e përditshme;
• ndërton një fjalor me terma nga fusha e mjedisit;
• përcjell mesazhe në lidhje me dëmin ekologjik që ekziston
sot
Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale Lidhja me fushat e tjera dhe
të ndryshme në ndihmë të temës mësimore. temat ndërkurrikulare:
• • Mjedisi

Metodologjia : diskutim, , ditarët e të nxënit, pyetje-përgjigje.

ORGANIZIMI I ORES

HAPI I LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME:


I kam porositur nxënësit më parë që të përgatisin objekte me materiale të riciklueshme, ose te bejne nje
poster qe ka si mesazh mdbrojtjen e mjedisit.
Mesazhi që duhet te japin nxënësit duhet është i qartë. Drejtoj pyetjet:
-A ka ndonjë prej jush që ndihet i shqetësuar për mjedisin?
-Cili është mesazhi që do të jepnit?
HAPI II NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
Hapi II. I njoh nxënësit me titullin e temës së orës së mësimit. Nxënësit lexojnë informacionin për autorin
dhe veprën. Dy deri në tre nxënës lexojnë zinxhir fragmentin.
Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”. Caktoj nxënësit që do të lexojnë pyetjet, po këta nxënës do të
zgjedhin nxënësit që do t’u përgjigjen pyetjeve.
Ushtrimi 1. - Për ç’arsye Nikola e këshillon shokun e tij Leonardon?
Punohen edhe ushtrimet 2, 3 dhe 4
ORA II
Ushtrimi 5. Shkruaj në tabelë se çfarë na del si detyrë: 1.Të marrim informacion,
2. Të japim informacion, 3. Të veprojmë për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
Është veprimi, ai që jep më së miri mesazhin për mbrojtjen e mjedisit.
Ushtrimi 6. Nxënësit do të plotësojnë dy rubrikat “Këshillat që dija” dhe “Këshillat që mësova”.
Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”.
Në këtë rubrikë nxënësit do të lexojnë informacionin për ndikimin mjedisor. Kërkoj shembuj të shkatërrimit
mjedisor nga dora e njeriut. Nxënësit sjellin shembuj:
-gërryerja e shtratit të lumenjve
-prerja e pemëve pa kriter etj.
Ushtrimi 7. Për zhvillimin e këtij ushtrimi nxënësit do të gjejnë ilustrime nga teksti.
Ndikimi mjedisor Detaje nga tregimi Detaje që i referohen
ekologjisë
a) nëpërmjet të dhënave të etiketës
b) me dialog c) nëpërmjet shkrimit këshillues
Ushtrimi 8. Punë në çift.
Për këtë ushtrim do të punojnë në çifte. Do të rendisin terma që i referohen
ekologjisë dhe fushës së mjedisit.
a) Terma që i referohen ekologjisë: ambientalist, dekompozim, toksik.
b) Terma që i referohen fushës së mjedisit, si: erë e keqe, tym i zi, shkumë e
ndotjeve.
Kalohet te rubrika Detyrë.
Nxënësit do të vërejnë që do të përzgjedhin diçiturën më të saktë, që shpreh
mesazhin.
Hapi VII. Organizues grafik
Mesazhi Manual i djaloshit tregimi social me temë ekologjike
terma ekologjike terma të mjedisit
Detyrë shtëpie: 1. Nx u le për detyrë të krijojnë postera me temë: “Të duam
natyrën!”. Nxënësit do të shkruajnë mendimet dhe vlerësimet e njëri-tjetrit në
çdo poster.
2. Të sjellin informacione mbi ndikimin negativ që kanë lëndët toksike në
natyrë, çekuilibrimi natyror, rreziku që i kanoset njeriut dhe universit.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve
JAVA 18 DATA__________________________________
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Mjedisi në kinema (media) Situata e të nxënit

Rezultatet e të nxënit:
Nx:
• diskuton për problemet e mjedisit në medien e shkruar Fjalë kyç:
dhe atë elektronike; media elektronike, media e shkruar,
• bën një reklamë, poster, letër të hapur në lidhje me
mjedis, ndotje, ruajtje
problemet e mjedisit dhe parqet kombëtare të rrezikuara;
• ndërmerr veprimtari praktike për pastrimin, ruajtjen dhe
gjelbërimin e mjedisit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, Lidhja me fushat e tjera ose me
informacione nga interneti temat ndërkurrikulare:
Gjeografi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: minikonkurs, lexim në heshtje, diskutim, punë me


grupe.

Organizimi i orës së mësimit


1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (minikonkurs)

U bëj të njohur nxënësve se në atë orë mësimore ata do të diskutojnë për temën e mjedisit në media. U
them nxënësve se çështja e mjedisit sot është nga më të diskutuarat jo vetëm në medien e shkruar, por
dhe në atë elektronike. Le të mendohen për disa minuta dhe të listojnë disa nga titujt e filmave që ata
kanë parë dhe që trajtojnë këtë çështje. Fitues i këtij minikonkursi shpallet nxënësi që sjell më shumë tituj
filmash. Në përgjigjet e nxënësve mund të jetë edhe titulli i filmit “Erik Brockovic.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (lexim në heshtje, diskutim) Nxënësit I njoh me subjektin e plote. Bëhet
një lexim i kujdesshëm në heshtje i materialit të dhënë.
Mësimi vazhdon me diskutimin e këtij filmi ose edhe të filmave të tjerë që trajtojnë këtë temë.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë me grupe) Ndahen nxënësit në 5 grupe.
Jepet detyra për secilin grup.
Grupi I Ndikimi i mjedisit në shëndetin e të gjithëve.
Grupi II Shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit.
Grupi III Si mund të ndihmojë secili prej nesh në komunitetin ku jeton për të pasur një mjedis sa më të
pastër.
Grupi IV Shkruani një letër të hapur në lidhje me problematikën e mjedisit, ku të përfshihet edhe kujdesi
që duhet të tregojmë ne për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura.
Grupi V Përgatitni një poster ose reklamë, ku të jepni mesazhin: “Për një mjedis të pastër”.
Në përfundim të detyrës, çdo grup zgjedh një përfaqësues për të prezantuar materialin.
Në fund, nxënësit mund të marrin edhe një angazhim që përkon me daljen në një ditë të zakonshme për
pastrimin e mjedisit përreth shkollës, ose për mbjelljen e pemëve apo luleve në oborrin e shkollës.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për diskutimin, fjalorin e përdorur, argumentimin e mendimeve për të
gjitha çështjet e shtruara, si edhe për respektimin e rregullave gjatë punës në grupe.
DATA_________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Fjalia pohore dhe mohore Situata e të nxënit:


Midis teje dhe dy shokëve/shoqeve
të klasës sapo ka nisur një
hatërmbetje për shkak të një
keqkuptimi.sqarim

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: pohore, mohore, e sigurt, e pasigurt,
• dallon këto tipa fjalish në tekste të ndryshme; mohimi i plotë, i pjesshëm të
• zbaton në praktikë përdorimin e dy tipave të fjalisë;
njohurive
• ndërton situate të ndryshme të nxëni me përdorimin e
këtyre tipave fjalish

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të


nxënësve, skeda, fletore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:


-Marrëdhënia pyetje – përgjigje -Punë në grup
Organizimi i orës së mësimit
Hapi I .LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
Prezantohet situata. Vëmendja përqendrohet te këta dy tipa fjalish gjatë leximit të tekstit.
Veçohen e shkruhen në tabelë disa nga fjalitë më interesante që mund t’i ndihmojnë për ilustrimin e
njohurive që do t’i plotësojnë gjatë leximit të tekstit.
HAPI II:NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
Marrëdhënia pyetje – përgjigje .
E ndaj klasen në grupe çift, brenda bankës njëri nxënës punon për fjalinë pohore, kurse tjetri për
mohoren. Shkruaj pyetjet në tabelë.
• Cili është roli i fjalisë pohore?
• Cilës klase i përket fjala që e bën pohimin të sigurt?
• Po të pasigurt? • Ç’mjete gjuhësore e bëjnë fjalinë mohore?
• Kur mohimi është
• i plotë ______________________________
• i pjesshëm___________________________
• i thjeshtë ___________________________
• i përforcuar ___________________________
Informacioni vilet nga teksti dhe shkruhen përmbledhtazi në skedën e ndërtuar në fletore. Ballafaqohen
këto karakteristika me shembujt e përdorur në situatën e të nxënit.
Kurse pyetjet e grupit të dytë janë:
Hapi III PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE
Zbatimi me përpikëri i njohurive Klasa ndahet në 4 grupe
Secili grup punon në tekst një nga ushtrimet 2 – 5.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për :
- zotërimin e njohurive të fjalisë pohore, mohore;
- ndërtimin e situatave me këto lloj fjalish
DATA____________________________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Ushtrime për tipat e fjalive Situata e të nxënit: Mund të


përdoren këto situata, si:
hulumtimi dhe ndërtimi i
dialogëve me 4-5 replika si në:
• • biletarinë e një teatri
• • një shitore veshjeje

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyç:


temës mësimore: tipa fjalish, dëftore, nxitëse
• zotëron njohuri rreth tipave të fjalisë; pyetëse, dëshirore
• ndërton situate me këto tipa fjalish. pohore, mohore

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve,


skeda, fletore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: udhëzues i të lexuarit ndërveprues, punë e


pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
Prezantohet situata e të nxënit.
Ndërtojnë dialogë me disa replika ku njeri nxënës hyn në rolin e gazetarit, kurse tjetri të specialistit të
fushës.
Hapi II PREZANTIMI DHR DEMONSTRIMI I REZULTATEVE
Zbatimi në praktikë i njohurive. Punohen ushtrimet 1 – 9
Ushtrimi 1 fjalia: Hej, kush është këtu? – pyetëse Eja këtu! – nxitëse thirrmore
Ushtrimi 2 fjalia: Narusi i bukur vështroi përqark i habitur - pohore Nuk duket asnjeri. - mohore
Ushtrimi 3 fjalia: Ç’bën këtu ti ?! – pyetëse-thirrmore
Ushtrimi 4 fjalia: - Çfarë duhet të bëj unë?
- Ti duhet të regjistrohesh në bibliotekë. – fjali pyetëse të pjesshme
Ushtrimi 5
fjalia: Këtë nuk e di me siguri… - pohore e pasigurt Kjo sigurisht ndodhi. – pohore e sigurt
Ushtrimi 6
Fjalia: Vendose këmbën tek ajo kllapa e shkëmbit.
Mos e vendos këmbën… trajta e shkurtër del para foljes Ushtrimi 7
fjalia: Mos e vendos kurrë këmbën …
Ushtrimet 8, 9 punohen sipas shembujve ilustrues në tekst.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për:
zotërimin e njohurive të të gjitha tipave të fjalisë ndërtimin e situatave të ndryshme të nxëni në këto tipa
fjalish
DATA_______________________________________
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Teksti rrëfimtar (tregimtar Situata e të nxënit:


ORA I: II Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: tekst rrëfimtar, rrëfyesi, rrëfim
• diskuton për veçoritë e tekstit rrëfimtar; objektiv, rrëfim subjektiv,
• shkruan një tekst rrëfimtar duke zgjedhur strukturat e
parashtrimi, pika e lidhjes, ndodhitë
duhura gjuhësore, fjalorin e përshtatshëm dhe duke
respektuar rregullat drejtshkrimore të shqipes; qendrore, zgjidhja e konfliktit,
• vlerëson tregimin me shkrim të shokëve. përfundimi

Burimet:“Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, Lidhja me fushat e tjera ose me


informacione nga interneti. temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, punë e drejtuar, shkrim i lirë, turi i
galerisë.

Organizimi i orës së mësimit


1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)
Rikujtohen me nxënësit veçoritë kryesore të tekstit rrëfimtar (tregimtar):
• Rrëfen, tregon përmes ngjarjeve që lidhen me një ose disa personazhe, një histori të vërtetë ose të
sajuar.
• Tema • Mesazhi Vendi • Koha • Konteksti • Personazhi/et (kryesor, dytësorë, protagonist,
antagonist) • Rrëfyesi (në vetën e parë ose të tretë) • Gjuha dhe stili i shkrimtarit

2. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, diskutim)


Njoh nxënësit me temën e mësimit, si të shkruajnë një tekst rrëfimtar. Por, para kësaj,I njoh nxënësit me
disa këshilla, që do t’i ndihmojë ata në shkrimin e një tregimi. Udhëzoj nxënësit të hapin librat.
Lexojnë dhe diskutojnë të gjitha udhëzimet e dhëna se çfarë duhet të kenë parasysh kur të shkruajnë një
tregim:
• • të zgjedhin cili do të jetë rrëfyesi;
• • të zgjedhin ngjarjen;
• • të përcaktojnë skemën e rrëfimit;
• • të vendosin shkallën e objektivitetit të rrëfimit;
• • të vendosin rendin e ngjarjeve;

•  të zbatojnë rregullat drejtshkrimore.


Diskutohen dhe sqarohen paqartësitë që nxënësit mund të kenë.
3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (shkrim i lirë,) Nxënësit shkruajnë një tregim
duke pasur parasysh udhëzimet që jepen në librin e tyre.Kjo punë me shkrim do të zhvillohet në dy orë,
kështu që nxënësit mund të punojnë edhe orën e dytë.
Në përfundim të detyres lexohen me zë disa prej tyre. Nxënësit bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit.
• Vlerësimi: Bëhet vlerësim me notë i disa fletoreve sipas planifikimit të mësuesit.
JAVA 19 DATA_____________________________________
Fusha: Gjuha dhe komunikim Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Koment krahasues Situata e të nxënit:


Minikonkurs

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: poema epike, odeja, poema
• gjen emrin e poetit mbështetur në disa të dhëna rreth jetës didaktike, idili
dhe veprës së tij;
• dallon llojet e poezisë (poema epike, odeja, poema
didaktike, idili) mbështetur në veçoritë e tyre;
• konkretizon me shembuj veçoritë e secilit lloj;
• bën dallimin midis llojeve të ndryshme të poezisë.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, Lidhja me fushat e tjera ose
informacione nga interneti. me temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: minikonkurs, punë në çift, diskutim, Diagrami i


Venit, hulumtim.

Punë parapërgatitore
Përgatiten katër skeda. Secila prej tyre përmban pyetje mbi jetën dhe veprën e katër autorëve të njohur.
Skeda I
Poet epik legjendar i Greqisë së Lashtë. Ka jetuar rreth shek. IX p.K. Supozohet se ka qenë i verbër.
Autor i poemave “Iliada” dhe “Odiseja”. (Homeri)
Skeda II
Mendohet se ka lindur në Mitilena\Lesbos. Ka jetuar në shek VII-VI p. K (në vitet 630). Hodhi bazat e
lirikës. U pagëzua si poetesha e dashurisë. (Safo)
Skeda IV
Lindi në 25 maj 1846 dhe vdiq në 20 tetor 1900, në Frashër të Përmetit. Poeti më i madh i Rilindjes
Kombëtare. Ka hartuar shumë tekste për shkollën shqipe. Është autor i poemës “Bagëti e bujqësia”
(Naim Frashëri)
Skeda III
Ateist, poet dhe filozof. Ka jetuar rreth viteve 98-95 p.e.s. Nxënës i Epikurit.
Mendohet se i ka dhënë vetë fund jetës, pas një humbjeje dashurie. (Lukreci)
Organizimi i orës së mësimit.
1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (minikonkurs)
Mësimi nis me një minikonkurs. Kam përgatitur 4 skeda me pyetje enigmë për 4 autorë që u përkasin
periudhave të ndryshme dhe që njihen nga nxënësit.
Pyetjet zbulohen njëra pas tjetrës. Secila prej tyre shërben si një çelës drejt zbulimit të emrit të autorit.
Nëse autori nuk zbulohet nga vetë nxënësit pas pyetjes së fundit, bëhet i njohur nga une.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, punë në çift, diskutim)


Ngre katër nxënës, që recitojnë\lexojnë më bukur, për të lexuar/recituar:
• fragmentin e shkëputur nga poema “Iliada” e Homerit;
• poezinë “Lulja e Afërditës” nga Safo;
• poezinë “Mbi natyrën e sendeve” nga Lukreci;
• fragment nga poema “Bagëti e bujqësi” nga N. Frashëri.

U tërheq vëmendjen nxënësve që të dëgjojnë me kujdes çdo fragment, pasi, mbështetur në aftësinë e
tyre si dëgjues të kujdesshëm, do t’u duhet të realizojnë një detyrë.
U flas nx rreth veçorive te llojeve të poemës epike, odes, idilit, poemës didaktike, duke i orientuar që t’i
lexojnë me kujdes këto veçori e më pas të lidhin tekstet letrare që dëgjuan të recituara nga shokët\shoqet
e tyre me veçoritë që i karakterizojnë, duke përcaktuar në këtë mënyrë se cilit lloj i përket “Iliada” e
Homerit, poezia e Safos dhe e Lukrecit, apo poema “Bagëti e bujqësia” e N. Frashërit.
Dëgjohen me kujdes përgjigjet e tyre dhe ato që janë të sakta shkruhen në tabelë. “Iliada” e Homerit →
Poemë epike
“Lutja e Afërditës” e Safos → Odja
“Mbi natyrën e sendeve” e Lukrecit → Poemë didaktike “Bagëti e bujqësia” e N. Frashërit → Idili
Jo vetëm kaq, por kërkoj nga nxënësit edhe ilustrimin e veçorive me shembuj konkretë për secilin lloj
poezie, duke plotësuar edhe ushtrimin 1 .
Nxënësit punojnë qetësisht. I këshilloj nxënësit që të jenë të kujdesshëm në përcaktimin e
karakteristikave për secilën lloj poezie.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Diagram i Venit, punë në çift, diskutim) Pasi
nxënësit përcaktuan:
• notat e theksuara rrëfyese, intonacionin deklarativ dhe heroik në poemën epike;
• notat e theksuara didaktike, filozofike, medituese, fjalorin shkencor dhe përshkrimin lirik në poemën
didaktike;
notat e theksuara lirike, të adhurimit të perëndisë, epitetet, ndjeshmërinë e hollë, notat e lutjes te odja;
• notat e theksuara idiliko-baritore, himnizimin e natyrës dhe jetës së barinjve, përdorimin e apostrofave te
idili;
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për bashkëpunimin në çift, dallimin e veçorive të llojeve të tekstit poetik
dhe ilustrimin e tyre në tekst.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Nxënësit japin shembuj të tjerë të llojeve të tekstit poetik të mësuara më parë, të lexuara prej atyre vetë
ose të ndihmuara nga hulumtimet në internet.
P. sh., lloji epik: “Këngët e Mujit e të Halilit”, “Kënga e Ymer Agës”, “Kënga e Gjergj Elez Alisë”, “Kënga e
Dhoqinës” etj. • lloji didaktik: poezia didaktike e Josif Bagerit
• lloji idilik: “Fshati im”, Sejfulla Malëshova (Lame Kodra)
• lloji lirik: elegjia “Vaje” e Çajupit, himni “Himn Nilit”, soneti “Fytyra e saj” e Zef Serembe
DATA ---------------------------------------------------------------------
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Strofa, rima dhe vargjet Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: strofa, rima, vargu, ritmi, himn,
• dallon llojet e poezisë lirike; elegji, sonet
• dallon llojet e strofave, rimave dhe vargjeve në poezitë e
dhëna;
• komenton veçoritë e himnit, elegjisë dhe sonetit në
poezitë e tekstit;
• analizon formën metrike të poezive;
• komenton detajet me të cilat shprehen notat pikëlluese në
elegjinë e Fishtës.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale Lidhja me fushat e tjera ose me
nga interneti. temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, kllaster,punë e drejtuar, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (diskutim)
Zhvilloj me nxënësit një diskutim rreth tekstit poetik, qëllimit të tij për të komunikuar gjendjen
shpirtërore dhe emocionale të poetit, si dhe ndërtimin e tij. Drejtoj pyetjen: Si ndërtohet një tekst
poetik.Disa nga përgjigjet e mundshme mund të jenë:
• duke përdorur vargjet; • i lidh vargjet nëpërmjet rimave; • i jep çdo vargu një ritëm të veçantë;• zgjedh
një leksik të veçantë; • përdor një gjuhë figurative të pasur.
U sqaroj nx se që të komentosh një poezi, duhet të njohësh mirë llojet e vargjeve, rimave, strofave etj
2. Ndërtimi i njohurive të reja , diskutim)
Njoh nxënësit me temën e rubrikës “Të flasim”: Strofat, rimat, vargjet.
Nx lexojne info e dhene ne liber dhe diskutojme rreth info te ri qe lexuan.
Diskutohen së bashku llojet e strofave, vargjeve dhe rimave. Shpjegohen paqartësitë.
3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (kllaster, punë e drejtuar, diskutim)
Për ilustrimin e koncepteve të marra për strofat, vargjet dhe rimat do të analizohen:
- poezia himn “Himni i flamurit” e Fan Nolit
- elegjia “Mbi vorr t’Anton Xaxonit” e Gjergj Fishtës
- soneti “Lirija” e Ndre Mjedës
Nxënësit zbulojnë veçoritë e secilit lloj të poezisë lirike.
Pasi lexojnë me kujdes duke respektuar gjuhën dialektore çdo poezi, nxënësit punojnë ushtrimet 1 dhe 2.
Në poezinë e Nolit kemi të përdorura strofat 4-vargëshe dhe rimën AAAB. Noli e sheh flamurin si dëshmi
historike, kulturore dhe politike. Ai zgjedh që të përdorë shumë folje kalimtare, në mënyrë që t’i shtojë
muzikalitet dhe ritëm vargut. Noli, për të ruajtur ritmin, bën një shmangie të rregullave drejtshkrimore:
- shmang gjymtyrën kryesore, kallëzuesin (përdor varg eliptik)
- përdor lidhëzat, (polisindetin). Këto veçori i japin poezisë muzikalitet dhe ritëm marcial.
Mendimi nuk mbaron në fund të vargut, por në fillim të vargut tjetër. Ky vargëzim përcjell notat e unit lirik
të autorit, duke iu drejtuar mikut të vdekur, veprës që ai la pas. Ndihet uni lirik dhe notat e pikëllimit dhe
ato optimiste.
Në sonetin e Mjedës kemi përdorimin e strofave 4 dhe 3-vargëshe. Dy strofat katërshe kanë rimën e
përmbyllur ABBA, dy strofat treshe (tercinat) kanë rimën CDD. Kjo poezi përshkohet tërësisht nga ndjenja
të tendosura dhe thirrje të forta. Poezia “Lirija” është shkruar në vitet 1910-1911, pra në prag të shpalljes
së pavarësisë dhe është ndofta vepra e Mjedës me ide më të fuqishme. Ai shpresonte se çlirimi kombëtar
do të sillte përmirësimin e gjendjes së masave, prandaj në poezinë e tij ai bën thirrje për liri. Vihet re
përdorimi i pyetjeve retorike dhe apostrofave. Mjeda përpiqet t’u mbushë mendjen shqiptarëve që të
luftojnë për liri, për këtë ndjenjë kaq të madhërishme, sa duket sikur vetëm zogjtë e maleve mund ta
zotërojnë. Fundi i poezisë karakterizohet nga optimizmi që frymëzon edhe besimin për një të ardhme më
të mirë të Shqipërisë.
Autori përdor vargun 11-rrokësh. Risia që solli Mjeda në poezinë e tij, është përdorimi i të njëjtit metër.
Lloji i zgjedhur i organizimit të vargut 11-rrokësh në tingëllima i disiplinon shpërthimet lirike.
Vlerësimi: vleresohen nx aktive
DATA______________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Fjalia dykryegjymtyrëshe dhe Situata e të nxënit:


njëkryegjymtyrëshe Hulumtim në tekste letrare, joletrare
të karakteristikave gjuhësore
(sintaksore)

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: fjalia dykryegjymtyrëshe, fjalia
• dallon në tekste të ndryshme fjalitë dy dhe njëkryegjymtyrëshe, fjali foljore,
njëkryegjymtyrëshe;
emërore, e zgjeruar, e pazgjeruar, stil
• zbaton në praktikë njohuritë e marra;
• ndërton situata të ndryshme të të nxëni me këto dy lloj
fjalish.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve,


skeda.

Metodologjia: diskutim, tabela e konceptit, punë e pavarur e në grup

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
Mësimi e nis me diskutim, ku shfrytëzohen njohuritë e marra rreth fjalisë së thjeshtë. Rikujtimi i njohurive
ilustrohet me shembujt e hulumtuar në tekste të ndryshme.
• • Cila është struktura dhe rendi i zakonshëm në një fjali të thjeshtë?
• A janë të pranishëm gjithmonë dy gjymtyrët kryesore? • Si emërtohet fjalia së cilës i mungon njëra prej
gjymtyrëve kryesore?
Hapi II NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
Nxënësit I orientoj në tekst ku zbatojnë në praktikë njohuritë që zotëronin për fjalinë dykryegjymtyrëshe
dhe njëkryegjymtyrëshe. Punohet paragrafi në krye të temës mësimore.
Bëhet ballafaqimi i njohurive që nxënësi zotëronte me njohuritë që i paraqiten në tekst. Njohuritë e reja, të
marra përmes leximit individual në tekst, i listoj në tabelë.
Njohuritë që dolën përmes diskutimit Njohuritë e reja që dolën përmes
leximit
-Fjalitë janë: dykryegjymtyrëshe - Fjalitë njëkryegjymtyrëshe janë:
njëkryegjymtyrëshe a. foljore
b. emërore

Hapi III PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I NJOHURIVE TE REJA


Zbatimi në praktikë i njohurive. Punohen ushtrimet 2, 3, 4.
Gjatë punimit të këtyre ushtrimeve nxënësve u kërkohet të argumentojnë përzgjedhjen dhe emërtimin e
fjalisë. Ushtrimi 3, 4. Nxënësi i emërton fjalitë në: emërore njëkryegjymtyrëshe foljore
kërkesës së dhënë në tekst.
Këto ushtrime punohen në grupe me të njëjtën kërkesë.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për:
- dallimin dhe emërtimin e fjalive dykryegjymtyrëshe dhe njëkryegjymtyrëshe
- zbatimin në praktikë të njohurive të marra.
DATA_________________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Fjalia njëkryegjymtyrëshe foljore Listoni disa këshilla të cilat ia


drejtoni vetes, shokut, klasës, se
si të mbajmë gjallë kujtesën e ta
shpëtojmë atë nga sëmundja e
harresës.

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: vetore, e përcaktuar, përgjithësuar.
• dallon fjalitë njëkryegjymtyrëshe vetore me vetë të
përcaktuar, të papërcaktuar e të përgjithësuar;
• zbaton në praktikë njohuritë e marra;
• ndërton situata të ndryshme të të nxënit me këtë lloj fjalie.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve,


skeda

Metodologjia : veprimtari me mendim të drejtuar, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
Prezantoj situaten e të nxënit.
Kushtojuni vëmendje këshillave të përdorura në veta të ndryshme.
Veçohen këto përdorime dhe shkruhen në tabelë.
• Nënvizoni kallëzuesin. • Përcaktoni vetën e kallëzuesit.
Hapi II NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
Veprimtaria mendim i drejtuar.
Orientohen nxënësit të lexojnë tekstin për të kërkuar informacionin për pyetjet e shtruara.
Si ndahen fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore?
Po fjalitë vetore si i klasifikoni?
Cilat janë tri karakteristikat tipike të fjalisë me vetë të përcaktuar?
Çfarë shpreh fjalia me vetë të përcaktuar?
Ç’tip fjalie përdoren për foljen me vetë të përcaktuar?
Në ç’mënyrë është folja?
Në ç’lloje tekstesh gjen përdorim?
NX plotesojne nga nje skede me secilen nga llojet e fjalive
 Në ç’vetë, mënyrë, kohë është folja në këtë fjali?
• Ku përqendrohet vëmendja e folësit? • Në ç’lloj tekstesh gjen përdorim?
Pyetjet e shtruara me vetë të përcaktuar.
Për fjalitë me vetë të përgjithësuar.
• • Nga cili mund të kryhet veprimi në fjalinë me vetë të përgjithësuar?
• • Në ç’lloj tekstesh gjen përdorim?

PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I NJOHURIVE:punohen ushtr e librit. Detyre:USHTR 6


DATA___________________________________________
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore:POETE TESHQUAR SHQIPTARE Situata e të nxënit:


DISKUTIM

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: poet, , kontribut, paqe, vepra
• liston emra te poeteve me kontribute të shënueshme
ne letersi;
• hulumton dhe sjell materiale rreth tyre;;
• diskuton për kontributet e dhëna nga këto figura të
Rëndësishme te letersise shqiptare

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit,


materiale nga interneti

Metodologjia : minikonkurs, hulumtim, punë e drejtuar, diskutim

ORGANIZIMI I ORES SE MESIMIT

BISEDE:Ne fillim te ores do te zhvilloj me nx bisede rreth emrave me ne ze te letersise


shqiptare,emrave qe kane dhene nje kontribut te pashlyeshem ne let shqipe duke argumentuar pse jane
te tille.
Me pas ora do te vazhdoje me materialet e nx.
Disa nx me radhe do te lexojne info per njerin nga poetet qe kane zgjedhur.
Info mund te plotesohet edhe nfga nx te tjere.
Me pas vazhdohet me kontributin e ketyre poeteve ne let shqipe,me gjurmet qe ka lene krijimtaria e tyre
ne lidhje me tematika te ndryshme te trajtuara ne librat e tyre,me faktin ne se keto tema jane aktuale
edhe ne ditet e sotme apo jo dhe pse keto mesazhe qe ata kane trajtuar ne veprat e tyre u kane
rezistuar koherave.

Hapi II
NX punojne me temat dhe mesazhet e trajtuara nga autoret ne veprat e tyre.
Kjo mund te zhvillohet edhe ne formen e nje bashkebisedimi.

Kjo pike mund te vazhdoje edhe ne oren e dyte.


Gjate ores se dyte nx do te lexojne dhe esene me teme:VLERAT E POETEVE SHQIPTARE NE LET
SHQIPE:
JAVA 20 DATA ____________________________-

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Fjalia njëkryegjymtyrëshe foljore Listoni disa këshilla të cilat ia drejtoni
vetes, shokut, klasës, se si të mbajmë
gjallë kujtesën e ta shpëtojmë atë nga
sëmundja e harresës.

Rezultatet e të nxënit : Fjalët kyç: e papërcaktuar, e


Nx: vetore, e
• dallon fjalitë njëkryegjymtyrëshe vetore me vetë të përcaktuar,
përcaktuar, të papërcaktuar e të përgjithësuar; përgjithësuar.
• zbaton në praktikë njohuritë e marra;
ndërton situata të ndryshme të të nxënit me këtë lloj fjalie.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, skeda.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: veprimtari me mendim të drejtuar, punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I Lidhja e temes me njohurite e meparshme
Prezantohet situata e të nxënit. Kushtojuni vëmendje këshillave të përdorura në veta të ndryshme.
Veçohen këto përdorime dhe shkruhen në tabelë.
• Nënvizoni kallëzuesin.
• Përcaktoni vetën e kallëzuesit
Hapi II Ndertimi I njohurive te reja
Veprimtaria mendim i drejtuar.
I orientoj nxënësit të lexojnë tekstin për të kërkuar informacionin për pyetjet e shtruara.
Si ndahen fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore?
Po fjalitë vetore si i klasifikoni?
Cilat janë tri karakteristikat tipike të fjalisë me vetë të përcaktuar?
Çfarë shpreh fjalia me vetë të përcaktuar?
Ç’tip fjalie përdoren për foljen me vetë të përcaktuar?
Në ç’mënyrë është folja?
Në ç’lloje tekstesh gjen përdorim?
Nx vazhdojne me info e tekstit.Drejtoj pyetje per fjaline me vete te percaktuar?
 Në ç’vetë, mënyrë, kohë është folja në këtë fjali?
• Ku përqendrohet vëmendja e folësit?
• Në ç’lloj tekstesh gjen përdorim?
Për fjalitë me vetë të përgjithësuar.
• • Nga cili mund të kryhet veprimi në fjalinë me vetë të përgjithësuar?
• • Në ç’lloj tekstesh gjen përdorim
Hapi III PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I NJOHURIVE TE REJA
Punohen ushtrimet e tekstit te gjitha nga 1-5.Detyre:Ushtrimi 6
DATA_________________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Fjalitë njëkryegjymtyrshe foljore vetore Situata e të nxënit:


Përshkruaj një ditë vjeshte në pyll
duke dhënë imazhe të gjalla të
natyrës

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: fjalitë njëkryegjymtyrëshe,
• dallon fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore pavetore. vetore, pavetore, kryefjalë,
• zbaton në praktikë njohuritë e marra.
mungesë
• ndërton situate të ndryshme të të nxënit me këtë lloj fjalie.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, .

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:harta e konceptit, marrëdhënia pyetje – përgjigje,


punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I Lidhja e temes me njohurite e meparshme
Prezantohet situata e të nxënit. Kushtojuni vëmendje fjalive që përmbajnë folje pavetore. Veçohen
kallëzuesit. Emërtoni llojin e fjalisë.
Hapi II.Ndertimi I njohurive te reja
NX lexojne ne tekst info e ri dhe listojne karakteristikat e fjalise vetore foljore.
I ndihmoj me pyetjet:

Ç’lloj fjalie është fjalia pavetore?


• A e ruan kuptimin e vetës folja?
• Ku përqendrohet vëmendja te kjo fjali, te veprimi a te vepruesi?
• A e pranon kryefjalën?
• Listo 5 llojet e foljeve që përdoren për këtë fjali.

Hapi III PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I NJOHURIVE


• Zbatimi në praktikë i njohurive. Punohen ushtrimet 1 - 5 sipas kërkesave në libër.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6
DATA __________________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Bregu i mollës Situata e të nxënit: Punë me


tekstin Fëmijëria ime.

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: breg, mollë, të kuqe, të verdha,
• sjell kujtime të vendlindjes e të fëmijërisë; fëmijëri
• lexon në mënyrë të kuptimshme dhe me intonacionin e
duhur poezinë;
• bën interpretimin e parë dhe atë të figurshëm për
poezinë;
• analizon metrikën dhe figuracionin e poezisë;
• kthen poezinë në prozë poetike.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”,përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera dhe


temat ndërkurrikulare:
• Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave

Metoda, : shkrim i lirë, lexim i poezisë, diskutim, ditarët e të nxënit

Organizimi i orës së mësimit


• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: shkrim i lirë.

Për disa minuta nxënësve u kërkoj të shkruajnë për kujtimet që kanë nga vendi i origjinës dhe ndjesitë që provojnë
kur rikthehen, duke treguar dhe ndryshimet dhe perceptimet e ndryshme në kohë për të njëjtin vend
Ndërtimi i njohurive: lexim i poezisë, diskutim.
Lexohet poezia nga nxënësit në mënyrë shprehëse. Ndalemi në shpjegimin e fjalëve e të shprehjeve të
reja sipas kontekstit. U kërkoj nxënësve të interpretojnë poezinë, duke u ndalur te dy elemente kyç:
- vendi, pra vendlindja; - koha, pra fëmijëria.
Ushtrimi 1
• Toponimet- Lugu i Helmit, Bregu i Mollës, Shpella e Bli Hunit? Gurra e Magjupit),
• Epitete- Ujëhollë, (ujëmirë, toka e vjetër, verën e lume, degëbigë)
• Lojërat e fëmijërisë - zjarri i madh, pushkët e vogla.
Prezantimi i njohurive;diskutim, ditarët e të nxënit. Ushtrimi 2
Mollët e kuqe nënkuptojnë fillimet e adoleshencës së poetit, ku çdo gjë i dukej e bukur, entuziaste dhe
shpresëdhënëse. Kur kthehet poeti, vendlindja i duket si “motiv i verdhë”, që përafrohet me ngjyrat e
vjeshtës, pra që tregon në mënyrë metaforike vetëdijen e poetit për fundin e jetës.
Ushtrimi 3
Po ikim nga gjaku im motive të verdha Po ikim nga gjaku ose një herë tjetër po lindim mes bimëve të
tjera...
Nëpërmjet këtyre vargjeve poeti sugjeron se rilindja dhe ripërtëritja vjen nëpërmjet gjakut, pra
trashëgimisë. Ripërtëritja që sjell cikli i natyrës me “bimët e reja”, sugjeron se kujtimi i vendlindjes dhe i
vetë poetit do të përcillet te trashëgimtarët.
Ushtrimi 4
Përsëritja e vargut “Kurrgjë s’qenka kurrgjë...”, përveçse i jep ritëm poezisë nga ana formës, po ashtu dhe
në përmbajtje tregon dhe një të vërtetë të njohur nga njerëzimi që prej antikitetit: çdo gjë ndryshon me
kohën. Prandaj poetit i duket vendlindja ndryshe nga si e mban mend në fëmijëri. Dhe ky ndryshim më
shumë vjen sepse te poeti ka ndryshuar mënyra e perceptimit të realitetit me kalimin e moshës, se sa
sepse vërtetë vendlindja ka ndryshuar kaq shumë, gjë që e dëshmon dhe vargu në fund të poezisë: Të
gjitha këtu janë të gjitha janë pos fëminisë...
Ushtrimi 5
Disa nga përsëritjet në poezi janë:
Që ra shi mbarë, Që ra shi i mirë; Po kush i paska prekur, Po kush i paska prishur; Gurra e Magjupit
Ujëhollë, Gurra e Magjupit ujëmirë; Veç toka e vjetër dhe era, Veç toka e vjetër dhe retë etj. Përveç
përsëritjes së fjalëve të njëjta, që krijojnë figurën letrare të anaforës, kemi dhe bashkëtingëllore që
përsëriten, duke krijuar figurën e aliteracionit, ose përsëritje zanoresh, që krijojnë figurën e asonancës.
Gjithashtu ato i japin ritëm e muzikalitet poezisë, duke kompensuar mungesën e rimës dhe të vargut të
rregullt.
Ushtrimi 6 Identifikojnë fjalët në poezi, sipas kërkesës së ushtrimit.
Ushtrimi 7
Mungesa e shenjave të pikësimit i jep lirinë poetit për t’u shprehur pa barriera, ashtu si e ndien, pa theksa
të veçantë, pa ndërprerje, ashtu siç ai e kujton fëmijërinë dhe vendlindjen e tij. Ajo nga ana emocionale i
jep dhe lexuesit liri në përjetimin e poezisë.
Vlerësimi: vlerësim me note për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja,
saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.
Detyrë shtëpie: pika detyre
DATA__________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Gjeniu i anijes Situata e të nxënit: Punë me


tekstin

Rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:


Nx: gjeniu i anijes, poeti, poezi
• jep veçoritë e lirikës, bazuar në poezinë e “Gjeniu i meditative- filozofike.
anijes”;
• lexon për të zbërthyer nga ana kuptimore dhe filozofike
poezinë;
• identifikon kuptimin e parë dhe nëntekstin e poezisë;
• zbulon idenë qendrore dhe mesazhin që përcillet përmes
poezisë;
• përcakton pozicionin e unit të poetit në poezi;
• analizon strukturën poetike të poezisë

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale


të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Metodologjia : punë me grupe, ditarët e të nxënit, pyetje-përgjigje, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. LIDHJA E E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
E nis këtë orë me një rikujtim të njohurive mbi lirikën e veçoritë e saj.
lloji
shoqërore e dashurisë atdhetare
meditative-filozofike e peizazhit
lirika
shpreh ndjenjat e mendimet e poetit; është në vetën I; poezi të shkurtra; nuk rrëfen ngjarje
Hapi II. NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
I njoh nxënësit me temën e re të mësimit dhe autorin e përmbledhjet e Lasgush Poradecit.
Informoj nxënësit për vlerësimet që ka për këtë poet, si poeti i parë modern shqiptar që zhvilloi në
poezinë shqipe traditën e simbolistëve francezë.
Shkruaj ne derrase : Lirika moderne dhe veçoritë e saj.
- mbështetet në lirikën tradicionale
-zotërojnë përjetimet dhe mbresat e poetit
-gjuha e re poetike (figuracioni)
- struktura të reja stilistike
-vargu i matur lidhet me vargun e lirë
-përmbledhjet poetike nuk ndërtohen sipas tematikës
NX lexojne ne heshtje poezine ´´Gjeniu i anijes´´ dhe me pas drejtoj pyetjet:
Si e kuptoni titullin e poezisë?
- Ç’lloj lirike është: poezi peizazhi apo filozofike?
Hapi III. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve
Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.
Ushtrimi 1. Heroi lirik, që flet me zërin e poetit, është Gjeniu i anijes, rrëfimi është në vetën e parë.
Ushtrimi 2. Strofa III e IV tregojnë luftën e pandërprerë të gjeniut të anijes. Nxënësit evidentojnë vargjet:
“prej zallit sot po largohem,/ fillova mërgimin e ri/hepohem..., po sulmin s’e ndal... Dh’ ato më gremisin në
fund/ mi kulmin e valës malore/ un’ heq të shpëtoj sa mund”.
Interpretimi: Autori në këto vargje nuk rrëfen për ndodhinë, por për pasojën që vjen prej saj.
Ushtrimi 3. Heroi lirik nuk tërhiqet. Kjo jepet në vargjet:
Hepohem.....anohem.....humbohem Po sulmin s’e ndal kurrsesi.
Ku përpjekjet e tij me dallgët e detit arrijnë pikën kulmore. Kërkuesi, gjeniu, nuk është në mbrojtje, në
tërheqje, por në sulm. Ai përballon njëlloj me guxim valët e gjeratores.
Ushtrimi 4. A nuk i frikësohet prekjes së vdekjes dhe tmerrit të fundosjes, sepse:
Se prapë le vazhdën e ndritur Q’ e hapa me shpirtin fatos.
Puna që ka lënë mbrapa është e ndritur, gjithçka e ka bërë me forcën e përkushtim. Nxënësit do të
punojnë në fletoret e tyre me teknikën Ditari dypjesësh.

Vargjet Komenti im
Valimi i anijes së letë Qetohet, ndalohet, Pas dallgëve dhe zhurmës përftohet një
mbaron Njeriu i anijes përjetë, imazh i qetë. Lëvizja nuk është më me
Hepohet...anohet..valon zhurmë, por e qetë. Anija shfaqet mbi
valë duke treguar triumfin. Pas stuhisë
vjen qetësia, që është përjetësi.
Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik- gjuhësor”.
Nxënësit lexojnë informacionin mbi kuptimet e fshehura. Informoj nxënësit se poezia “Gjeniu i anijes”,
është në ciklin e poezive mbi vdekjen, të krijuara mbi bazën e simbolit. Vdekja është akt që shpaguhet
me të mirat që bëhen në jetë, siç shpaguhet flijimi për hir të idealit.
Në lirikën filozofike, Poradeci mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u përballur me
të. Kjo poezi ngrihet mbi simbolin (anija, gjeniu).
Gjeniu është simbol i krijuesit të humbur dhe të flijuar pa dhembje për idealin, është fati i krijuesit të
kuptuar. Interpretimi i raportit të këtyre fjalëve në këtë poezi provohet nga ndeshja e shpirtit krijues me
vdekjen, në udhën e idealit të vetëflijimit, i cili është i dashur, i bukur, sepse synon përjetësinë.
Ushtrimi 5. Nxënësit japin disa mesazhe, më të pranueshmet.
Mesazhi: Mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të, ndërsa në aktin sublim
poetik realizohet nëpërmjet krijimit, i cili sjell pavdekësinë. Vetëm kur të jetë përmbushur ky ideal, vdekja
bëhet e pavuajtur “Po nis e përmbysem me gas”.
Ushtrimi 6. Klasa ndahet në pesë grupe, për secilin ligjërim do të gjejnë strofën përkatëse. Strofa I rrëfim
(tregon një situatë).
Strofa II, III, IV, V ligjërim poetik i unit lirik (gjeniut). Strofa VI sugjerim, jep mesazhin.
Strofa VII heshtja e poetit, i lihet hapësirë imagjinatës së lexuesit .
Strofa VIII meditimi i poetit për përfundimin e ndodhisë, si triumf i idealit mbi realitetin, i cili është nënteksti
i përjetësisë.
Analiza ritmike, muzikaliteti i poezisë
1. Struktura e rimës (ABAB).
2. Përsëritja e tingujve brenda vargut (përfitimet tingullore).
3. Përdorimi i retiçencës (meditimi i poetit dhe lexuesit).
4. Strofa e heshtur e krijuar me pika: mungesa e tekstit fjalësor i lë hapësirë imagjinatës së lexuesi
Detyrë shtëpie Shkruani një ese argumentuese: “Vdekja është akt që shpaguhet me të mirat që
bëhen në jetë, siç shpaguhet flijimi për hir të idealit
Në fund të orës së mësimit vlerësoj nxënësit pjesëmarrës
DATA______________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore pavetore Situata e të nxënit:


Na prezanto emocionet e tua
për pikturën më mbresëlënëse
duke përdorur fjali njëkrye-
gjymtyrëshe ku të mbizotërojnë
fjali emërore

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: fjalitë njëkryegjymtyrëshe, fjali
• dallon në fjali e në situate të ndryshme fjalitë emërore, e zgjeruar, e pazgjeruar,
njëkryegjymtyrëshe emërore;
përshkruese, treguese,
• zbaton në praktikë njohuritë e marra;
• ndërton situata të ndryshme me këtë lloj fjalie. emërtuese

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, .

Metodologjia : Veprimtaria e mendimit të drejtuar, Punë e pavarur


Organizimi i orës së mësimit
Hapi I Lidhja e temes me njohurite e meparshme
Prezantohet situata e të nxënit.
Nxënësit nënvizojnë në situatën e dhënë fjalitë njëkryegjymtyrëshe emërore. Organizoj mësimin vetëm
mbi situatat e krijuara nga nxënësit.
Ju sugjerojmë një model se si punohet mbi një situatë. •
Cila është gjymtyra kryesore?
• Me se është shprehur dhe në ç’rasë është ajo?
• Ku përqendrohet vëmendja në këto fjali?
• A janë fjali këto GE? Pse mendoni kështu?
• Ktheni fjalinë emërore pohore në mohore. Çfarë vure re?
• • Ç’lloj paragrafi ndërtuat përmes këtyre fjalive? (paragraf përshkrues

Hapi II PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I NJOHURIVE


Zbatimi në praktikë i njohurive. Punohen ushtrimet 1, 2, 3, 4. Ushtrimi 2. Klasa ndahet në 2 grupe.
Grupi 1 – dallon fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore. Grupi 2 – dallon fjalitë njëkryegjymtyrëshe emërore
Ushtrimi 3. Nxënësit grupojnë sipas tipave
a. fjalitë vetore b. argumentojnë veçoritë p.sh.: shtëpia ime e fëmijërisë!
- fjali emërore përshkruese
- vëmendja përqendrohet tek objekti shtëpi
- këtë tip fjalie e gjejmë në letërsinë artistike
- është fjali dëftore – thirrmore - është pohuese
Detyrë shtëpie: Ndërtoni një situate personale ku të përqendroheni te mbresat, emocionet, shijet nga:
dëgjimi i një kënge ndjekja e një aktiviteti sportiv një sfilate mode e stinës
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit aktive
JAVA 21 DATA_________________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikim Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Ushtrime për fjalitë dykryegjymtyrëshe Situata e të nxënit:


dhe njëkryegjymtyrëshe Shfrytëzohet si situatë detyra e
shtëpisë.

Rezultatet e të nxënit : Fjalët kyç:


• dallon fjalitë dykryegjymtyrëshe dhe njëkryegjymtyrëshe; fjali dykryegjymtyrëshe, fjali
• zbaton në praktikë njohuritë e marra; njëkryegjymtyrëshe, veçori
• ndërton situata me këto lloj fjalie.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të


nxënësve, skeda, tabela, fletorja

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pyetje-pergjigje, Punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
Mësimi nis me riorganizimin e njohurive për fjalitë dykryegjymtyrëshe dhe njëkryegjymtyrëshe.
Per kete punoj me metoden pyetje-pergj.

Hapi II PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE


Zbatimi në praktikë i njohurive. Punohen ushtrimet 1, 2.
Ushtrimi 1, 2. Klasa ndahet në 2 grupe.
Grupi 1 – nënvizon në tekst fjalitë dykryegjymtyrëshe. Grupi 2 – nënvizon në tekst fjalitë
njëkryegjymtyrëshe. Prezantimi i punës shoqërohet me argumente.
Ushtrimet 3 – 9 punohen nga vet nx ne menyre te pavarur

Vleresimi :VLERESOHEN NX PER PERGJ E DHENA


DATA-------------------------------------------------------
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Diej që perëndojnë Situata e të nxënit


Pune me tekstin

Rezultatet e të nxënit : Fjalët kyç:


Nx: perëndim, ëndërr, melankoli
• jep përshtypjet dhe mendimet e tij në një perëndim dielli;
• lexon në mënyrë të kuptimshme dhe me intonacionin e
duhur poezinë;
• jep mendimin e tij për ndjesitë e autorit në poezi;
• krahason poezi me të njëjtën tematikë nga autorë të
ndryshëm;
• analizon, leksikun dhe metrikën e poezisë;
• shpjegon figuracionin letrar në poezi të ndryshme.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”,

Metoda: shkrim i lirë, lexim i poezisë, diskutim, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; shkrim i lirë.
U kërkoj të flasin për ndjesitë që u ngjallin imazhet,ose të flasin për emocionet që kanë përjetuar kur kanë
parë një perëndim dielli në breg të detit. U kërkoj të flasin nëse imazhe të tilla u krijojnë ndjesi qetësie,
melankolie apo i bëjnë të ëndërrojnë.
Ndërtimi i njohurive; lexim i poezisë, diskutim
Lexohet poezia nga nxënësit në mënyrë shprehëse dhe kuptimplotë. Nëse ka fjalë dhe shprehje të reja,
ndalemi në shpjegimin e tyre, sipas kontekstit ose me fjalor.
Nxënësit japin kuptimin e poezisë “Diej që perëndojnë” dhe nëntekstin e saj, duke folur për ndjesitë që
përjetojnë.
HAPI III PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE
Pika 1
imazhet reale janë: dielli që perëndon, fushat, plazhe.
imazhe imagjinare janë: ag i ligështuar, melankoli, këngë, ëndrra, fantazma të kuqe.
Pika 2
Ag i ligështuar, diell i perënduar, melankoli, trishtisht nëpër plazhe, - simbolizojnë trishtimin, ëndrrat e
humbura të poetit, dëshirat e parealizuara.
Pika 3
Fjala diell është fjalë që gjendet vetëm në numrin njëjës (singularia tantum), por poeti na e jep në numër
shumës për të na dhënë idenë e një ndjesie që përsëritet në mënyrë ciklike, sa herë që perëndon dielli.
Pika 4
E lidhim kete ushtrim me situaten e te nxenit ku nxënësit paraqesin me shkrim ndjesitë e tyre. Lexohen
punimet e nxënësve në lidhje me imazhet dhe ndjesitë që u krijohen kur shohin një perëndim dielli.

Pika 5
Poezia përçon gjendjen melankolike të poetit, por kjo gjendje krijohet përmes imazheve lëvizëse që ka
natyra në momentin e perëndimit të diellit, ndryshimit të pozicionit të diellit, apo dhe ndryshimeve të tjera
që shoqërojnë këtë dukuri, si p.sh. ndryshimi i ngjyrës së qiellit.
Pika 6
Kjo detyrë mund të jepet paraprakisht ose mund të jepet si një detyrë dosjeje në vazhdim. Mund të
sugjerohet Lasgush Poradeci, por dhe poetë të tjerë.
Pika 7
Evidentojmë fjalën ¨melankoli¨ dhe ¨fantazma të kuqe¨, të cilat bëjnë thyerjet e vargut. Në këto vargje
duket sikur poeti ndalon dhe krijon një jehonë të ëndrrës së tij.
Pika 8
Duket se nuk është i identifikueshëm vendi që përshkruan autori në poezi. Herë të jep përshtypjen e një
perëndimi në bregdet, herë të një vendi të papërcaktuar në një moment të caktuar, kur poeti ndalon dhe
mediton, sepse ajo që ai përcjell, simbolika e vargjeve, nuk ka rëndësi për vendin, por për atë që përjeton
poeti.
Pika 9
Fjalët i ligështuar dhe trishtisht janë të prejardhura dhe rruzull-mëdhenj është e përbërë. Dy të parat
vërejmë që ekzistojnë si fjalë në fjalor dhe shpjegimi për to në fjalor është i njëjtë me ndjesinë që përcjell
poezia.
Ndërsa fjala e përbërë nuk gjendet në fjalor dhe duket së është neologjizëm e autorit/përkthyesit.
Pika 10
Këtu nxënësit punojnë me ditarët e të nxënit duke evidentuar figurat letrare dhe shpjeguar funksionin e
tyre. Poezinë lirike moderne, sidomos atë simboliste, e zotëron metafora.
• Epitete: i ligështuar, i perënduar, të ëmbla, të çuditshme, të kuqe, rruzull-mëdhenj.
• Metafora: Nëpër fusha… i shtrin melankolinë, melankolia… e përkund, këngë …i këndon, zemrës… që
shkund, ëndrra… bëjnë të kalojnë, ngjasojnë… me diejt.
Përmes tyre jepet imazhi dhe ndjesia e qetësisë së poetit, por me shumë jepet ndjesia e trishtimit dhe e
melankolisë së tij.
Pika 11.
Pothuajse në të gjithë poezinë vjen një lloj qetësie melankolike dhe e trishtuar e poetit, që i përcillet
lexuesit përmes imazheve të natyrës dhe në veçanti përcillet dhimbja dhe trishtimi.
Vlerësimi: vlerësim me note
Detyrë shtëpie: Pjesa e dytë pika 11.
Pika 12 jepet si detyrë plotësuese
DATA___________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Misteret e natyrës Situata e të nxënit

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: mister, natyrë, poet,


Nx: art, imazhe
• identifikon imazhe të fshehura në një pikturë a vizatim;
• përshkruan imazhet e identifikuara;
• jep nëntekstin e tyre sipas mënyrës së tij;
• diskuton variante të ndryshme përgjigjesh.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, Lidhja me fushat e tj:


Arte

Metoda: punë me grupe, stuhi mendimi, shkrim i lirë, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I Lidhja e temes me njohurite e meparshme Stuhi mendimi, diskutim.
Nxënësit diskutojnë rreth saj që kuptojnë me fjalën ¨mister¨ dhe si e kanë perceptuar atë në arte: filma,
libra e piktura. Nxënësit janë informuar më parë për të lexuar e vëzhguar dhe japin idetë e tyre rreth
pranisë së misterit të natyrës në art.
Hapi II Ndertimi I njohurive te reja Punë e pavarur me shkrim
Ndaj klasën në grupe të vogla dhe u jap një nga imazhet e tekstit.
Në mungesë të imazheve nga interneti, u kam kerkuar të sjellin vetë foto pikturash të famshme, që kanë
në qendër misterin e natyrës. Ndahen fotot dhe u kërkoj nxënësve të fiksojnë dhe të përshkruajnë
shkurtimisht atë që shohin e atë që kuptojnë prej imazhit të dhënë.
Hapi III Prezantimi dhe demonstrimi I rezultateve Diskutim.
Nxënësit diskutojnë për interpretimet e imazheve. Pranohen interpretime të ndryshme, sipas
këndvështrimeve.
Vlerësimi: vlerësim me note

Detyrë e pavarur: Përpiquni të pasqyroni në mënyrë simbolike në një pikturë, grafikë apo në poezi, një
imazh të parapëlqyer që ju ka mbetur në mendje.
DATA_________________________________
Fusha: Gjuhë dhe komunikimI Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: IX

Tema mësimore: Fjalia e përbërë me më shumë se dy Situata e të nxënit: punë me


pjesë tekstin

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: marrëdhënie varësie, marrëdhënie
• shpjegon karakteristikat dalluese të secilit lloj të fjalisë së barazie, asidentike.
përbërë;
• zbaton njohuritë e marra për fjalitë e përbëra në praktikë

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore. Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare

Metodologjia : marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë e pavarur/në grup.

ORGANIZIMI I ORES SE MESIMIT


HAPI I ushtrime
(pyetje – përgjigje) Gjatë punimit të ushtrimeve të mëposhtme, vëmendja e nxënësve do të përqendrohet në
përcaktimin e fjalive të përbëra
 Nënvizojnë kryefjalën e kallëzuesin;
• Ndajnë pjesët e fjalisë.
a) Një fluger mbi çatinë e një shtëpie të E thjeshtë Ka një kallëzues
lartë kishte formën e një zogu metalik.
FJALIA LLOJI I FJALISË ARGUMENTIMI
b) Fëmijët arbëreshë flasin, lexojnë e E thjeshtë Ka kallëzues homogjenë
shkruajnë shqip.
c) Koha erdhi dhe u nxi si pus. E thjeshtë Ka një kallëzues (nisi të nxihej)
d) Frynte era dhe flugeri vërtitej majtas E përbërë Ka dy kallëzues
e
djathtas.
e) Pa mbaruar fjalën plaku, djali u ngrit E përbërë Ka dy kallëzues (forma e
në këmbë. pashtjelluar, kur i
përgjigjet kryefjala në fjali)
f) Nata ra për të dalë i ligu nga ferra. E përbërë Ka dy kallëzues (forma e
pashtjelluar, kur i
përgjigjet kryefjala në fjali)
g) Duke mos i ndenjur në krye ju, s’ka E përbërë Ka dy kallëzues (forma e
si të ecë puna mirë. pashtjelluar, kur i
përgjigjet kryefjala në fjali)
Mbështetur në punën e bërë nxënësit të formulojnë vetë përkufizimin për fjalinë e përbërë.
• Fjalia e përbërë është………………………../ Fjali e përbërë nuk është………………………..
HAPI II: Nxënësit, për t’i dhënë përgjigje pyetjes: ç’raporte ndërtojnë pjesët e fjalisë së përbërë mes
njëra- tjetrës, punojnë fjalitë 2, 4 dhe 5 në paragrafin në krye të tekstit.( Ata ndihmohen me hapat që do
ndjekin: nënvizo kallëzuesin;qarko mjetin e lidhjes;ndaj pjesët e fjalisë; mbështetur në mjetet e lidhjes
përcakto raportet) Pasi përfundojnë së punuari me fjalitë, nxënësit thonë se kur pjesët e fjalisë së përbërë
ndërtojnë raporte barazie apo varësie, si mënyrën e bashkimit, me mjet lidhës ose me bashkim asindetik.
Zbatimi në praktikë i njohurive. Punë individuale, punë në grup.

HAPI III: Punimi i ushtrimeve 2 – 5.


Për punimin e ushtrimeve 2 dhe 3, nxënësit ndjekin hapat që u dhanë më lart.
Ushtrimi 4 Nxënësit, pasi bëjnë shndërrimin, le të shpjegojnë raportet që vendosen mes pjesëve.
Ushtrimi 5 Të punohet në grupe, ku secili grup të ketë një detyrë të përcaktuar.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6
DATA______________________________________

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tema mësimore: Skema e fjalive të përbëra me më Situata e të nxënit: punë me


shumë se dy pjesë tekstin.

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: fjalia e përbërë, skema e fjalisë,
• dallon pjesët e fjalisë së përbërë me më shumë se dy varësi, mjet lidhje.
pjesë;
• ndërton skemën për fjalinë e përbërë me më shumë se
dy pjesë;
• argumenton varësinë midis pjesëve në fjalinë e përbërë

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore. Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare

Metodologjia : paraqitja grafike e fjalisë, punë e drejtuar/e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


HAPI I: Lidhj a e temes me njohurite e meparshme
Mësimi nis me punimin e detyrës së shtëpisë, ku tri grupet sipas llojit të fjalisë së përbërë bëjnë
argumentimin për fjalitë e veçuara, p.sh.:
Grupi I: Fjalitë e përbëra me raporte barazie të bashkuara me mjet lidhës, ku secila pjesë mund të
qëndrojë si fjali e thjeshtë.
Grupi II: Fjalitë e përbëra me raporte varësie.
Grupi III: Fjalitë e përbëra asidentike me raporte bashkërenditje /nënrenditje (të përziera
HAPI II:
Nxënësit punojnë në tekst. Vëmendja përqendrohet te pikat 3‒ 5.
Në pikat 3, 4 nxënësit kalojnë hapat tashmë të mësuar për punën me fjalinë e përbërë dhe më pas
konkretizojnë skemat dhëna.
Në pikën 5 nx duhet te tregojne kujdes në skemën e fjalisë.
Hapi III Prezantimi dhe demonstrimi I rezultateve
Punohen ushtrimet ne liber
Ushtrimi 1: Nxënësve u rikujtohen hapat që duhet të ndjekin para se të realizojnë kërkesën e zbatimin
sipas shembullit të dhënë.
Ushtrimet 2, 3: Çdo nxënës u përgjigjet kërkesave të këtyre ushtrimeve për një nga fjalitë.
Ushtrimet 4, 5: Punohen si ushtrimet 2 dhe 3 me nga një fjali, por nxënësit bëjnë dhe skemën e fjalisë.
Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6
U kërkoj të zgjedhin nga dy fjali të përbëra me më shumë se dy pjesë dhe, duke ndjekur hapat tashmë të
mësuar, të bëjnë skemën e tyre.
JAVA 22 DATA_______________________________
Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: IX

Tema mësimore: Skema e fjalive të përbëra me më Situata e të nxënit: punë me


shumë se dy pjesë tekstin.

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: fjalia e përbërë, skema e fjalisë,
• dallon pjesët e fjalisë së përbërë me më shumë se dy varësi, mjet lidhje.
pjesë;
• ndërton skemën për fjalinë e përbërë me më shumë se
dy pjesë;
• argumenton varësinë midis pjesëve në fjalinë e përbërë

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare:

Metodologjia: paraqitja grafike e fjalisë, punë e drejtuar/e pavarur

Organizimi i orës së mësimit


HAPI I: Mësimi nis me punimin e detyrës së shtëpisë, ku tri grupet sipas llojit të fjalisë së përbërë bëjnë
argumentimin për fjalitë e veçuara, p.sh.:
Grupi I: Fjalitë e përbëra me raporte barazie të bashkuara me mjet lidhës, ku secila pjesë mund të
qëndrojë si fjali e thjeshtë
Grupi II: Fjalitë e përbëra me raporte varësie.
Grupi III: Fjalitë e përbëra asidentike me raporte bashkërenditje /nënrenditje (të përziera).
HAPI II: Nxënësit punojnë në tekst. Vëmendja përqendrohet te pikat 3‒ 5.
Në pikat 3, 4 nxënësit kalojnë hapat tashmë të mësuar për punën me fjalinë e përbërë dhe më pas
konkretizojnë skemat dhëna.
Në pikën 5 mendojmë se duhet treguar kujdes në skemën e fjalisë.
Pasi punojne nx me skemen ,jap ndihmen time nese ata hasin veshtiresi.
Zbatimi në praktikë i njohurive. Punë individuale. Punë në grup.

Ushtrimi 1: Nxënësve u rikujtohen hapat që duhet të ndjekin para se të realizojnë kërkesën e zbatimin
sipas shembullit të dhënë.
Ushtrimet 2, 3: Çdo nxënës u përgjigjet kërkesave të këtyre ushtrimeve për një nga fjalitë.
Ushtrimet 4, 5: Punohen si ushtrimet 2 dhe 3 me nga një fjali, por nxënësit bëjnë dhe skemën e fjalisë.
Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6
Sqarim: Që detyra të jetë sa më gjithëpërfshirëse, nxënësve t’u kërkohet të zgjedhin nga dy fjali të
përbëra me më shumë se dy pjesë dhe, duke ndjekur hapat tashmë të mësuar, të bëjnë skemën e tyre.
.
DATA________________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Kadenca e Violës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:


Nx: • lexon për të zbërthyer kuptimin e parë dhe nëntekstin e violë, natyrë, stuhia, muzikë
poezisë;
• përcakton efektet muzikore që përcillen në poezi;
• përshkruan imazhet që përcjell autori në poezi;
• dallon kuptimin e metaforës që rrëmben gjithçka me vete;
• analizon poezinë nga ana metrike;
• shpjegon lidhjen e poezisë me muzikën

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale të Lidhja me fushat e tjera dhe temat
ndryshme në ndihmë të temës mësimore. ndërkurrikulare:
• Arte (muzika)

Metodologjia : lexim, diskutim, ditarët e të nxënit, shkrim i lirë,


punë me grupe, organizues grafik.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. i njoh nxënësit me temën që do të punojë dhe autorin. Para se të lexohet poezia do të kalohet te
rubrika “Reflektimi kuptimor”:
1. lexohet dhe, nëse është e nevojshme, sqarohet informacioni;
2. lexohen fjalët e shpjeguara (fjalori).

Hapi II. NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA


Zgjedh një nxënës që reciton bukur për të lexuar poezinë. Pyetje: - Ç’lidhje mund të vendosni midis titullit
dhe përmbajtjes së poezisë.
- Nga ç’nota përshkohet poezia?
Poezia flet për elemente të natyrës, për vjeshtën e cila mbizotëron kudo. Ajo përshkohet nga nota të
trishtuara.
Hapi III. PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE
Punohen ushtrimet e rubrikës Reflektimi kuptimor. Ushtrimi 1. Do të punohet me grupe:
Grupi I. Strofa I.
Të krijohet përshtypja e një koncerti në natyrë që nga bregorja e deri te jehona e kashturinave. Kjo
muzikë largon pikëllimet.
Grupi II. Strofa II.
Në këto net, plot kureshtje e kënaqësi, zhbirojnë saktësinë e këngës polifonike, duket sikur harmonizohet
kënga me zhvendosjet e yjeve, një harmonizim i bukur, i saktë, midis botës së universit me botën e
shpirtit njerëzor.
Grupi III. Strofa III.
Imazhet vijnë nga një mjedis dhe kohë reale: shkollarë, vajza dhe djem, rrëzë mureve, në një stinë
vjeshte, mbase në vitin e fundit që mund të jetë kufiri ndërmjet adoleshencës dhe pjekurisë.
Poezia lirike përcillet telexuesi përmes organizimit të të gjitha niveleve: përjetimeve, emocioneve të
poetit përmes fjalëve të
. Ushtrimi 2. Nxënësit nënvizojnë në poezi ato fjalë poetike që sjellin nota trishtimi e nostalgjie. Mësuesi\
ja do t’i shkruajë në dërrasë dhe me to nxënësit do të shkruajnë duke imagjinuar kohën e fëmijërisë së
poetit.
Përgjigje: ... më parë se ti të zhdukeshe kometë, edhe yni iku. lotët rridhnin përzierë me shi
e djemve zemra u mori cegëm
Ushtrimi 3. Koha – shtrëngatë e madhe atë ditë.
Fokusohemi për të zbuluar kuptimet e fshehura nëpërmjet kuptimit fillestar. Përzgjidhen fjalët poetike:
ujëra të amullt - mijëra fyej që të kujtojnë kohën e bukur të fëmijërisë;
zhbironim – mendja e një fëmije përpiqet të kuptojë, kjo shoqërohet me rritjen e njeriut;
edhe i yni iku – është koha e rinisë që iku pa e kuptuar, koha e rinisë që zgjat sa çel bohçja e karafilit.
Kur kupton se kjo kohë ka zgjatur për pak kohë kupton se në jetën tënde s’do të ketë më gëzime, por
edhe shqetësime, rënkime deri në klithma. Është shtrëngata e jetës që do të vendosë përpara vështirësi.
Ushtrimi 4. kushdiku
– kush: përemër pyetës që përdoret për të pyetur për të panjohur; diku – ndajfolje vendi që tregon mënyrë
të papërcaktuar.
Interpretimi: Jeta, çastet e gëzuara të rinisë u shkëputën nga e panjohura në një çast të papërcaktuar,
lumturia ngeli diku.
Hapi IV. Kalohet te rubrika Reflektimi stilistik gjuhësor. Praktikë e udhëhequr nga mësuesi.
Ushtrimi 5. Diskutohet mbi përshkrimin e natyrës:
Kashturinat jehojnë; shtrëngatë e madhe rrugën e përmbyt shiu, rrëke përçojnë
Ushtrimi 6. Nxënësve u drejtohet pyetja:
- A ka lidhje muzika me natyrën? Si duhet kuptuar kjo lidhje:
a. Si një imitim i tingujve të natyrës?
b. Si një përqasje shpirtërore e botës së unit lirik me kompozimin hyjnor të natyrës?
Ushtrimi 6. c. Shpjegoni titullin “Kadenca e violës” (pjesa e koncertit që instrumentisti e luan me fantazi
pa u shoqëruar nga orkestra).
Pra, imagjinoni veten në një sallë koncerti, kur pas heshtjes së orkestrës, interpreton solisti në violinë.
Kështu ndodh edhe në natyrë, pas verës vjen vjeshta me melankoli e trishtim.
Ushtrimi 7. Epitete imazhi
Nxënësit do mbresëlënës
punojnë të ndarë
në dy grupe
: Grupi 1.
ujëra të amullt
zhvendosje të sakta
faqet e skuqura
rrugë e përmbytur
rrëke e murrme
Grupi 2. Metafora imazhi
mbresëlënës
ujërat moçalore harbohen
kashturinat jehojnë
bohçe karafili

Ky ushtrim do te vazhdoje edhe si detyre shtepie


DATA________________________________
Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: IX

Tema mësimore: Ushtrime për përbërjen dhe skemat e Situata e të nxënit: punë me
fjalive të përbëra tekstin

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: raporte barazie, raporte varësie,
• dallon pjesët e fjalive të përbëra; skemë, shkalla e parë.
• emëron pjesët e fjalisë së përbërë;
• ndërton fjali të përbërë me më shumë se dy pjesë sipas
modelit të dhënë;
• ndërton fjali të përbërë me më shumë se dy pjesë sipas
skemës së dhënë

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë e pavarur, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Zbatimi në praktikë e njohurive. Punë në grup.
HAPI I: Punohen ushtrimet 2 dhe 4 në dy grupe, ku secili nxënës përzgjedh dy fjali për të përmbushur
kërkesën.
Grupi I: Ushtrimi 2 Grupi II: Ushtrimi 4 Ushtrimi 5: Nxënësit punojnë me grupe të ndarë në Grupi I -
fjalitë a+b;
Grupi III - fjalitë c+ç;
Grupi III - fjalitë d+dh. Nxënësit ndjekin të gjithë hapat deri te skema.
Ushtrimi 8, 9: Për kërkesat e këtyre ushtrimeve nxënësit punojnë në 4 grupe (A, B, C, Ç). Formojnë fjali
të përbërë me pjesët e grupit, të cilit i përkasin. Bëjnë ndarjen, emërtimin, skemën, sipas hapave të
mësuar.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 10
(Duke pasur parasysh shkallën e vështirësisë së këtij ushtrimi, le t’u jepet dhe një detyrë alternative:
Përzgjidhni nga një tekst letrar ose joletrar 2 fjali të përbëra me më shumë se dy pjesë dhe bëni skemën
e tyre.)
DATA_____________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Kitara Situata e të nxënit: Punë me


tekstin

Rezultatet e tenxenit: Fjalë kyç: kitara, dhimbje,


Nx: romancë
• • lexon poezinë dhe flet për botën poetike të poetit;
• • përkufizon romancën si lloj i letërsisë artistike;
• • interpreton pjesën për të deshifruar dhimbjen e
poetit;
• • analizon gjuhën dhe stilin e autorit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”,l, përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera dhe
temat ndërkurrikulare:
• Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave
• • Arte

Metoda, teknika e veprimtari të nxënësve: leximi poezisë, stuhi mendimi, koment, diskutim,
ditarët e të nxënit

Organizimi i orës së mësimit


• • Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Nxënësve u kërkoj të flasin për kitarën si instrument, çfarë dinë dhe si e përjetojnë melodinë e saj.
• Ndërtimi i njohurive; lexim i poezisë, analizë e saj.
Lexojmë poezinë dhe u kërkoj nxënësve të japin përshtypjet e tyre pas leximit të poezisë.
U jap informacion në lidhje me romancën dhe u kërkoj të argumentojnë pse ajo është një romancë.
Rrëfimi ku mbizotëron lirizmi, dhembja dhe fundi i trishtë i japin poezisë tipare të romancës.
Prezantimi i njohurive; pyetje-përgjigje, diskutim. Ushtrimi 1
Malli shprehet përmes vargjeve: Vajton për gjërat e largëta... Majë degës së lartë.
Ushtrimi 2
Dhimbja më e madhe e poetit shfaqet në dy vargjet e fundit.
Ushtrimi 3
Krisjen e kupave të agimit në kuptim të parë e bën vaji i kitarës nëpërmjet tingujve të telave të saj, por
është pikërisht kjo kitarë që përcjell dhe dhimbjen e vajin e shpirtit.
Ushtrimi 4
Kitara vajton për të shprehur dhimbjen dhe mallin për gjërat e largëta që nuk janë më, madje dhe për ato
që poeti nuk i ka njohur kurrë.
Ushtrimi 5
Fjalët perëndim/mëngjes dhe nishan/shigjetë, janë çifte fjalësh të varura nga njëra-tjetra. Po nuk pati
mëngjes, nuk mund të ketë as perëndim; po nuk pati nishan, shigjeta nuk ka vlerë. Shembull tjetër mund
të jetë kamelia me rërën e shkretëtirës.

 instrument i heroit lirik, sepse me këtë element luan muzikë cigani.


• instrument i poetit, sepse me përcjell botën poetike të poetit.
• metaforë e shpirtit njerëzor, sepse metaforikisht vaji i kitarës simbolizon një shpirt që vuan.
Ushtrimi 6
Në varësi të këndvështrimit dhe të mënyrës së interpretimit, kitara mund të shihet, si:
Ushtrimi 7
Nëpërmjet vargut: Fillon kitara // të vajtojë. // Kupat e qiellit // bëhen copë tregon në mënyrë metaforike
gjëmën e vajit të kitarës, por gjithashtu krijon dhe një imazh poetik me analogjinë mes kupës së qiellit dhe
kupës prej druri të kitarës.
Ushtrimi 8 dhe 9
Fjalët i nxehtë dhe i bardhë e ndihmojnë autorin të krijojë imazhin e shkretëtirës. Ndërsa uji që vajton dhe
era që fryn mbi dëborë, ashtu siç qan kitara, krijojnë një paralelizëm figurativ me vajin e kitarës, duke
dhënë idenë se “vuajtja dhe vaji” gjenden kudo.
Ushtrimi 10
Metafora është: O kitarë! / Zemër e plagosur për vdekje / Nga pesë shpata. Kjo metaforë krijon imazhin e
diçkaje të prerë në mes, të një gjendjeje të dhimbshme dhe melankolike.
Ushtrimi 11
Nga ana metrike poezia është monokolorë, me varg dhe rimë të lirë.
Vlerësimi: vlerësim me note.
Detyrë shtëpie.pika detyre
DATA_________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Romeo dhe Zhuljeta (ora I) Situata e të nxënit: Punë me


tekstin

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç: tragjedi, Shekspir


NX:
sjell informacione mbi jetën dhe veprën e Shekspirit;
• lexon fragmentet në mënyrë të kuptimshme dhe me
intonacion;
• përgjigjet për pyetje rreth të kuptuarit të fragmentit;
• komenton thënie e vargje nga vepra;
• analizon veçoritë e gjinisë dramatike përmes fragmentit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, Lidhja me fushat e tjera dhe


temat ndërkurrikulare:
• • Arte

Metoda, : lexim në role, punë në grupe, diskutim, punë e drejtuar, ditarët e të nxënit

Organizimi i orës së mësimit


• • Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; diskutim.

Nxënësit I kam porositur të hulumtojnë mbi jetën dhe veprën e Shekspirit dhe diskutojnë mbi veprën e tij,
duke u ndalur veçanërisht te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta”.
Nëse dëshirojnë dhe kanë mundësi, mund të shohin dhe një fragment nga realizimet në teatër të veprës,
gjë që do t’i ndihmonte për t’u integruar më tepër me veprën.
• Ndërtimi i njohurive; lexim i pjesës, ditarët e të nxënit, komente.
Klasa ndahet në grupe, afërsisht me nga 7-8 anëtarë dhe secili grup lexon njërin fragment në heshtje.
Secili grup bën analizën e fragmentit, sipas aparatit pedagogjik në të.
Orën e parë do të ndalemi në analizën kuptimore të tragjedisë, ose analizojmë të plota dy nga pesë
fragmentet (aktet dhe skenat) e dhëna. Kjo lihet në dëshirën e mësuesit. Nëse punojmë me anën
kuptimore orën e parë, ana gjuhësore e fragmenteve do të analizohet në orën e dytë _
Prezantimi i njohurive;
Pyetjet që duhet të marrin përgjigje në orën e parë për çdo fragment janë: Koha, vendi, personazhet e
ngjarjes së çdo skene.
Ngjarja që jepet në të.
Akti I skena III
Ngjarjet zhvillohen në shtëpinë e Kapulet dhe dialogët tregojë se Zhuljeta është në moshën e
adoleshencës, pikërisht kur mund të njohë dashurinë. Vaja (shoqëruesja, dadoja dhe nëna e Zhuljetës
dialogojnë, duke përcaktuar pikërisht këtë ndryshim në gjendjen e saj dhe kalimin në një fazë të re të
jetës.
Vaja kujton tërmetin që ra kur Zhuljeta ishte vetëm tri vjeçe, ndërsa tani ajo është një vajzë e rritur,
zonjushë që ka filluar të ndryshojë fizionomi dhe konceptin ndaj botës e ndaj njerëzve
Akti I. Në mbarim të ballos.
Këtu duken shkëndijat e para të asaj që pritet të ndodhë, shkëndija e dashurisë mes Romeos dhe
Zhuljetës. Fjalët e fundit të Zhuljetës janë shenjat paralajmëruese të dashurisë që do të përfundojë në
tragjedi: “...Kjo dashuri me këtë armik të ndyrë”.
Akti II, skena II
Në këtë fragment monologu i Romeos shpreh gjithë përjetimet, perceptimet dhe ndjesitë që ka ndaj
Zhulietës, që qëndron në ballkon. E parë me sytë e dashurisë, Zhulieta portretizohet me tipare hyjnore.
B
Në shprehjen e tyre të dashurisë duket se Zhuljeta është më e arsyeshme dhe Romeo më emocional.
Kjo duket në hyrje, ku Zhuljetës i duket e gënjeshtër çdo element i natyrës, për të cilin përbetohet
Romeo.
Akti V, skena III
Princi kumton lajmin dhe informacionet për vdekjen e të rinjve. Ai shfaqet i penduar që nuk ka përdorur
autoritetin e tij për të ndërhyrë në armiqësinë ndërmjet familjeve Montag dhe Kapulet, armiqësi që u bë
shkak i kësaj tragjedie. Me fjalët e tij “Kështu pra që të gjithë u dënuam” nënkupton se, kur ndodh një
fatkeqësi, të gjithë kanë përgjegjësinë e tyre. Tashmë dashuria mes Romeos dhe Zhulietës është bërë
model i dashurisë pasiononte, por të papërmbushur në të gjithë letërsinë botërore dhe jo vetëm. Kështu
ajo mbetet model i dashurisë në të gjitha kohërat.
Vlerësimi: për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën,
shprehitë dhe leksikun e pasur
JAVA 23 DATA__________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Romeo dhe Zhuljeta (Ora II) Situata e të nxënit: Punë me
tekstin

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: tragjedi, analiza stilistikore, Romeo
• komenton fragmente nga vepra; dhe Zhuljeta
• analizon anën stilistikore të pjesëve;
• nxjerr veçoritë e tragjedisë përmes fragmenteve.

Burimet: “Gjuha shqipe 9, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tj:


• • Arte

Metoda, teknika : me hapa, diskutim, ditarët e të nxënit, punë në grupe, lojë në role.

Hapi I
Në çdo grup nxënësit analizojnë fragmentet për të nxjerrë veçoritë e tragjedisë shekspiriane.
Evidentohen elementet dramatike në tekst, duke u ndalur në çdo fragment dhe veçoritë e dramës si
tragjedi. (Fundi i trishtë i veprës është element i tragjedisë
Hapi II
Secili grup, në varësi të pjesës, përshkruan Romeon dhe Zhuljetën, duke u ndalur në vetë fjalët e
personazheve. (Monologët e dialogët përcaktojnë veçoritë e tyre fizike dhe të karakterit.)
Kështu, në pjesën e parë dhe të dytë mësohet se Zhuljeta është 14 vjeç dhe sapo ka rënë në dashuri me
Romeon.
Në fragmentin e tretë dhe të katërt jepet shpirti i ndjeshëm e i dashuruar i Romeos. Përmes mënyrës se si
përshkuan Zhuljetën, mësojmë që personazhi i tij është romantik, shpirtbutë dhe ëndërrimtar, ndryshe
nga Zhuljeta që është më e përmbajtur
Në fragmentin e fundit kuptojmë se personazhet ishin bërë një në dashurinë për njëri-tjetrin dhe do të
mbeteshin simbol i dashurisë së përjetshme në historinë e letërsisë, duke u kthyer dhe në simbol të
dashurisë së vërtetë njerëzore.
Hapi III
Bëhet analiza stilistikore, duke u ndalur në figurat më të përdorura, të cilat komentohen me ditarët e të
nxënit.
• • Figura e inversionit është mbizotëruese: i vetmi bir i hasmit, e vetmja dashuri etj.
• • Metaforat - diell është Zhuljeta, ajo hënën e venit, dy yjtë më të ndritshëm që ka qielli, dy sytë e
saj ndrinin atje lart.

Vlerësimi: vlerësim me note, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin e nxjerrjen e njohurive të reja,
saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.
Detyrë shtëpie: Sipas dëshirës së nxënësve, përzgjidhen fragmente për lojë në role
DATA_____________________________________

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Shkruajmë poezi Situata e të nxënit:


Shkruajmë poezi

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: poezi, vargje, rime, ndjenjë, natyrë,
• përcakton strukturën e poezisë; portret, imazhe
• përcakton rregulla për shkrimin e poezisë;
• krijon poezi për të shprehur emocionet dhe ndjenjat e tij
për natyrën e për vetveten;
• vlerëson poezinë e tij dhe të shokëve.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale Lidhja me fushat e tjera ose me
nga interneti. temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pyetje-përgjigje, punë e drejtuar, punë e pavarur


me shkrim, diskutim, turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit


1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (pyetje-përgjigje) Prezantoj temen e re te mësimit
“Shkruajmë poezi”.
Gjatë kapitullit të poezisë, nxënësit kanë marrë njohuri të mjaftueshme për poezinë dhe strukturën e saj.
Pyes nxënësit rreth njohurive që kanë për poezinë, për metrikën dhe për stilistikën.
‒Ç’është poezia? ‒Çfarë transmeton ajo? ‒Përse shkruajmë poezi? ‒Si ndërtohet një poezi?
‒Sa lloje strofash kemi? ‒Cilat janë rimat më të përdorura? ‒Ç’lloj figurash letrare përdoren më shumë në
poezi? ‒A keni shkruar ndonjëherë poezi? Cilat tematika ju tërheqin më shumë?

2. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar,diskutim, punë e pavarur më shkrim)


Nxënësit gjatë kesaj ore do të shkruajnë poezi që u kushtohen stinëve të vitit dhe vetes. Sigurisht, nëse
nxënësit kanë preference për tema të tjera, janë të lirë të zgjedhin.
Udhëzoj nxënësit të lexojnë me kujdes materialin e dhënë në tekstin e tyre dhe të plotësojnë dy skedat
(për stinët dhe veten), të cilat do t’i ndihmojnë për të realizuar poezitë e tyre. Këmbëngul në leximin me
kujdes të sugjerimeve të dhëna për të pasur elementet e nevojshme në krijimin e poezive.
U le nxënësve disa minuta për t’i plotësuar të dyja skedat. Në përfundim të detyrës lexohen e diskutohen
me të gjithë nxënësit përgjigjet e dhëna.
Në këtë hap nxënësit i le të punojnë qetësisht për të krijuar një poezi. Ata punojnë të pavarur për të
shkruar një poezi të shkurtër mbështetur në tematikat e ofruara nga teksti i tyre ose, nëse kanë dëshirë,
zgjedhin tematika të tjera. U kujtoj që të mos harrojnë t’i vendosin një titull poezisë.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim, turi i galerisë)


Pasi kanë përfunduar poezitë e tyre, nxënësit i lexojnë dhe tregojnë përse zgjodhën atë tematikë,
diskutojnë rreth strukturës së poezisë, llojit të rimës, llojit të strofës, vargjeve të përdorura, figurave letrare
etj. Nxënësit zgjedhin poezitë që u pëlqejnë më shumë .
Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësve bëhet mbështetur edhe mbi vetëvlerësimin që ata do te bëjnë për poezitë e tyre.
DATA______________________________________-

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tema mësimore: Përdorimi i shenjave të pikësimit.(dy Situata e të nxënit: Diktim.


pikat, pikëpresja, presja)

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: dy pikat, pikëpresja, presja
• njeh rastet e përdorimit të shenjave të pikësimit (dy pikat,
pikëpresja, presja);
• korrigjon duke argumentuar përdorimet e gabuara të
këtyre shenjave në një tekst të dhënë;
• zbaton rregullat e përdorimit të shenjave të pikësimit
gjatë të shkruarit të një teksti.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore. Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare

Metodologjia : shpjegim i përparuar, tabelë koncepti, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


HAPI I Diktim.
U diktoj 2-3 fjali të përzgjedhura, ku përfshihen disa nga rastet e përdorimit të shenjave të pikësimit (në
përputhje me temën). Nxënësit, pasi e shkruajnë, shpjegojnë rastet e përdorimit të tyre.
HAPI II NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA Shpjegimi i përparuar.
a) Përmes kësaj metode nxënësit u rikthehen njohurive të mëparshme dhe u japin përgjigje pyetjeve të
shtuara. (Ndihmohen nga rastet e identifikuara gjatë diktimit)

P.sh., përcaktojnë ku përdoren:


Shenjat e pikësimit. Rastet që njeh nxënësi Përdorimet që mëson nga
informacioni
Dy pikat ... ...
Pikëpresja
Pika

b) Lexojnë informacionin në tekst dhe plotësojnë tabelën me informacionin shtesë.


c) Nxënësit krahasojnë renditjen me rastet e njohura prej tyre në raport me atë që mësuan nga
informacioni. ç) Nxënësit reflektojnë rreth informacionit të paraqitur dhe plotësojnë tabelën e konceptit.
d) “Tabela e konceptit”- Nxënësit plotësojnë nga një koncept. Dyshet në bankë të plotësojnë secili nga një
koncept të caktuar. Kjo do t’i ndihmojë ata gjatë punimit të ushtrimeve.
HAPI III PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I NJOHURIVE
Zbatimi në praktikë i njohurive.
Punimi i ushtrimeve 1-4.
Ushtrimet 1,2 punohen me përzgjedhje shembujsh për rastet e përdorimit të shenjave te pikësimit.
Nxënësit punojnë në grupe ose me kërkesë të përcaktuar.
Ushtrimet 3,4 punohen në formë vetëdiktimi. Dyshet në bankë punojnë njëri ushtrimin 3, ndërsa tjetri
ushtrimin
4. Pas përfundimit të punës, nxënësit bëjnë korrigjimin e punës së njëri-tjetrit. Lexohen 2 ushtrimet nga 2
nxënës të përzgjedhur .
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5
DATA__________________________________

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: IX

Tema mësimore: Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe i Situata e të nxënit: fisha me


ligjëratës së zhdrejtë ligjëratë të drejtë dhe të zhdrejtë.

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: ligjëratë e drejtë, ligjëratë e zhdrejtë,
• dallon ligjëratën e drejtë dhe të zhdrejtë; shenjat e pikësimit, shndërrim
• njeh shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë;
• shndërron ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë dhe
anasjelltas.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore. Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare:

Metodologjia : shpjegim i përparuar, tabela e konceptit, punë e pavarur, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


HAPI I LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME Shpjegim i përparuar.
Nxënësit, duke shfrytëzuar njohuritë që kanë, u japin përgjigje pyetjeve të shtruara. Më pas plotësojnë tabelën për
informacionin që morën
LIGJËRATA PYETJET NXËNËSI DI MËSON
*E drejtë Çfarë është (kur kemi) ligjërata e drejtë?
Nga sa pjesë përbëhet ?
Cili është rendi i fjalëve të autorit (pjesës lajmëruese)?
Çfarë shenjash pikësimi përdoren për secilin rast?
*E zhdrejtë Çfarë është (kur kemi) ligjërata e zhdrejtë?
Çfarë ndryshimesh ndodhin kur ligjërata e drejtë kthehet
në ligjëratë të zhdrejtë?
A mund të kthehet çdo ligjëratë e drejtë në të zhdrejtë

ME pas punohet me tabelen


LIGJËRATA VEÇORITË
E drejtë
E zhdrejtë
. Zbatimi në praktikë i njohurive. Punë individuale.
Nxënësit punojnë Ushtrimet 1‒ 4
Ushtrimet 1,2: Nxënësit, pas shndërrimit (1) dhe identifikimit të përgjigjes së saktë (2), të argumentojnë
veprimet e bëra.
Ushtrimi 3: Përgjigja e nxënësit të jetë në tri alternativat. p.sh.
a) “Të mos ndërtohet ura! ‒ tha plaku. ‒ Te ne nuk ka burra!” b) Plaku tha: “Të mos ndërtohet ura!(ose,
se te ne…) Te ne nuk ka burra!” c) “Të mos ndërtohet ura! (ose,se te ne…) Te ne nuk ka burra!”‒ tha
plaku.
Ushtrimi 4: Nxënësit punojnë në dy grupe. Pas shndërrimeve, shpjegojnë ndryshimet që ndodhin.
Grupi I: Shndërron ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë.
Grupi II: Shndërron ligjëratën e zhdrejtë në të drejtë.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5
DATA __________________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Pas vdekjes (ora I) Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


Nx: tekst dramatik, veçori, komedi
• lexon komedinë për të dalluar komedinë si lloj i dramës;
• flet për kontekstin historik-shoqëror, në të cilin janë
vendosur ngjarjet;
• evidenton elementet e satirës, ironisë dhe humorit në
fragment;
• analizon rolin e këtyre elementeve në dramë.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale Lidhja me fushat e tjera dhe
të ndryshme në ndihmë të temës mësimore. temat ndërkurrikulare:
• • Arte (teatri)

Metodologjia : lojë në role, punë në grupe, diskutim, tabela e koncepteve, dramatizim.

ORGANIZIMI I ORES SE MESIMIT


Hapi I. LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
I njoh nxënësit me temën e re të mësimit, titullin e komedisë dhe autorin. Nxënësit bëjnë një diskutim të
shkurtër rreth temës që trajton Çajupi në komedinë e tij: shqetësimi i autorit për zhvillimin e shoqërisë
shqiptare dhe mentalitetin shoqëror të shqiptarëve. Këtë informacion nxënësit e kanë marrë vitin e kaluar
me komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”.
Hapi II. NDERTIMI I NJOHURIVE TEV TE REJA
Përzgjedh disa nxënës që të lexojnë me role fragmentin e dhënë, nxënësit do të jenë të vëmendshëm
për leximin e rrjedhshëm, me intonacion, respektimin e të folurit me dialektizma krahinore.
Nxënësit vlerësojnë shokët për leximin dhe lexuesin më të mirë..
Hapi III. PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I NJOHURIVE
Punë me grupe. Grupi I. Nxënësit do të përcaktojnë kontekstin historik-shoqëror.
- Kur është shkruar komedia?
- Çfarë e shqetësonte autorin? (Informacionin e lexojnë në tekst). • “Pas vdekjes” është një komedi
karakteresh. Kjo komedi shquhet për krijimin e dy personazheve, karakteri i të cilave zbulohet përmes
konfliktit politik-social.
Grpui II. Konflikti dramatik që shfaqet në fragment. Ku qëndron komizmi?
Grupi III. Personazhet pjesëmarrëse në komedi
- Ç’përfaqësojnë në shoqëri?

Grupi IV. - Cila është ngjarja që zbulohet?
Grupi V. - Në cilat raste kemi përdorimin e komizmit?
Kur Adhamudhi mëson nga shkrimi i qëllimshëm i Vurkos e nga goja e znj. Lulushe gjithçka të zezë që
mendohet për të, Adhamudhi tregon faqen e vërtetë të karakterit të tij prej sharlatani e pseudopatrioti;
Mallkon shqiptarët dhe gjuhën shqipe!
Ushtrimi 4. Nxënësit interpretojnë komiken përmes teknikës “Ditari dypjesësh”. Ky ushtrim punohet deri në 7
minuta
që përdor autori në përshkrimin e personazheve. Karakterizimi i personazhit
Fragmenti
Të lëvdohet një grua dhe një shëronjës si unë të Vlerësimi i doktorit si shëronjës i dhimbjeve fizike të
shahet pas vdekjes. popullit, po dhe si shëronjës i problemit të kohës,
Prandaj, kur u hap kjo lajm’ e zezë ndë qytet...lot plagës, dhimbjes shqiptare. Shkrimi i gjuhës shqipe
rrëke. dhe leximi i saj.
Komizmi për vlerësimin e kësaj zonjusheje,
vlerësim për bukurinë, butësinë, dashurinë dhe
miqësinë. Jepet vuajtja e znj. Lulushe dhe
mendjelehtësia e saj. Çfarë ndihme kishte sjellë kjo
mësuese për plagën e shoqërisë shqiptare të asaj
kohe? Ku ishte përqendruar vëmendja e saj? (Pas
këtyre pyetjeve fshihet përshkrimi i plotë i figurës
së znj. Lulushe).
Përmes ndryshimit të toneve përshkruese, autori paraqet me tone të buta humori znj. Lulushe dhe
fshikullon me sarkazëm doktor Adhamudh-Utin.
Te figura e Lulushes, Çajupi paraqet një femër sa të bukur, aq dhe mendjelehtë. Autori e paraqet atë me
nota lirizmi dhe kërkon të japë mesazhin se vajza të tilla që kanë marrë detyrën e vështirë dhe fisnike të
mësuesisë, duhet të përshtaten ku jetojnë dhe të jenë më të sigurta për veprimet e tyre. Adhamudhin,
Çajupi e vizaton si mjekun sharlatan, të paaftë nga ana profesionale dhe të pabesë në pikëpamjen
politike. Në çdo fjalë duke qenë kontradiktor me veten, zbulon dobësitë e tij dhe të grupit shoqëror që
përfaqëson.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5. Nxënësit do të shkruajnë fjalë që i përkasin dialektit të toskërishtes dhe do t’i
shkruajnë në gjuhë standarde. Do të bëjnë një argumentim të përdorimit të këtyre fjalëve në
karakterizimin e personazheve dhe notave komike që përftohen.
JAVA 24 DATA_______________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Pas vdekjes (ora e II) Situata e të nxënit: Punë me


tekstin

Rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:


Nx: komedi, satirë, personazhe, komike
• diskuton rreth veçorive në të folurën dialektore të
personazheve;
• zbulon veçoritë e komedisë;
• perifrazon mesazhin që përcillet përmes humorit;
• analizon figurat e personazheve nisur nga dialogët në
fragment.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale Lidhja me fushat e tjera dhe
të ndryshme në ndihmë të temës mësimore. temat ndërkurrikulare:
• • Teatri

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I.LIDHJA E TEMES ME NJOHURITE E MEPARSHME
Do të nisë këtë orë mësimi me leximin e detyrës së shtëpisë. Çajupi e ka thurur komedinë mbi bazën e
një të folmeje dialektore për të karakterizuar personazhet.Shkruaj ne derrase disa nga karakt e komedise.
Komedia :
-fshikullon dukuri te meta te shoqerise.
-dukurite dhe karakteret vihen ne loje mes te qeshures
-s´ka heronj ,po njerez me dobesi njerezore
-kane mesazh;denimin e veseve dhe dobesive njerezore
-stili i ulet:gjuha e njerezve te thjeshte

Hapi II. PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE


Nxënësit do të zbulojnë veçoritë e komedisë. Pas plotësimit në tabelë të veçorive të komedisë, e ndaj klasën në
grupe për t’i zbuluar këto veçori në fragmentin e dhënë.
Grupi I: - Karakterizimi i personazheve: Gjetja e komikes në fjalët e tyre, arsyetime që shtojnë notat e humorit.

Grupi II: - Gjetja e fjalëve që deformohen në gojën e personazheve për të realizuar të qeshurën .
Grupi III: - Të gjejnë fjalët që tregojnë mospërputhje midis fjalëve dhe veprimeve të personazheve.

Detyrë shtëpie: Nxënësit do të ndahen në grupe për të dramatizuar fragmentin


DATA____________________________

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa:IX

Tema mësimore: Ushtrime për ligjëratën e drejtë e të Situata e të nxënit: punë me


zhdrejtë tekstin

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: ligjëratë e drejtë, ligjëratë e zhdrejtë,
• dallon dy llojet e ligjëratave; pjesë lajmëruese, pjesë përmendësh,
• zbaton rregullat e pikësimit në ligjëratën e drejtë;
shndërrim, shenjë pikësimi.
• ndërton situatë me llojet e ligjëratave.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore. Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare:

Metodologjia: organizuesi grafik analogjik, punë e pavarur, punë në grup, diskutim

Organizimi i orës së mësimit


Organizuesi grafik analogjik.
Ushtrimi I. Nxënësit punojnë sipas kërkesës,

Ushtrimi 2 dhe 3: Nxënësit punojnë si në ushtrimin 1, por në tri grupe (emërtoni nxënësit:1,2,3), ku 1-shi
punon fjalinë e parë, 2-shi të dytën e kështu me radhë.
Ushtrimi 4: Nxënësit përzgjedhin 1-2 nga ligjëratat e zhdrejta të dhëna, të cilat duhet të jenë të ndryshme
brenda dysheve të bankës. Po ashtu, nxënësit shkruajnë shenjat e pikësimit sipas ligjëratave dhe
shpjegojnë ndryshimet që ndodhin.
Detyrë shtëpie:
Ushtrimi 5
Detyrë alternative, si p.sh.:
1) “Takim me një shkrimtar/sportist”, ku të përdorin gjatë shkrimit e më pas të shpjegojnë pikësimin te një
ligjëratë e drejtë dhe ndryshimet te e zhdrejta.
2) Mendoni të organizoni një ekskursion mësimor e argëtues. klasë diskutohet për vendin ku do të
shkoni.

*VLERESIMI:Vleresohen nx aktive
DATA_____________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Arturo Ui (ora I) Situata e të nxënit: Punë me


tekstin

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: Arturo Ui, konteksti historik,
• përcakton kontekstin historik në të cilin zhvillohen ngjarjet e dramë, personazhe
dramës;
• lexon në role fragmentin në mënyrë shprehëse e intonative;
• shpjegon fjalë dhe shprehje të reja nga teksti duke iu
referuar kontekstit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve. Fjalë kyç:


Arturo Ui, konteksti historik,
dramë, personazhe

Metoda, teknika : stuhi mendimi, diskutim, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


HAPI I • Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Nxënësit, me njohuritë që kanë nga lëndët e tjera mbi ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit, japin
informacione shtesë mbi regjimin e tij diktatorial, dhe sidomos për oratorinë e tij, që arriti të bindte një
popull të tërë të shkonte drejt luftës.

Ndërtimi i njohuriv e te reja


Kalohet në leximin e fragmentit nga nxënësit, duke kërkuar interpretim shprehës dhe kuptimplotë,
sidomos në fjalët e Uisë. Nxënësit diskutojnë rreth dramës, duke pasur gjithmonë parasysh kontekstin
social të cilit i referohet Brehti në mënyrë alegorike në dramë.
Gjate leximit nx nenvizojne fig letrare te perdorura ne fragment. Bej shpjegimet per fjalet e veshtira qe
nx mund te hasin gjate leximit

Prezantimi i njohurive; diskutim, pyetje-përgjigje


Nxënësit lidhin fragmentin me momentin historik dhe me informacionet që dinë për veprën në fjalë, duke
specifikuar çfarë përfaqëson Uija në këtë fragment.

Vlerësimi: vlerësim me notë, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja,
saktësinë, logjikën,^
JAVA 25 DATA_______________________________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Arturo Ui (ora II) Situata e të nxënit: Punë me


tekstin

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: Arturo Ui, konteksti historik, dramë,
identifikon cilësitë e personazheve përmes fjalëve dhe personazhe
veprimeve të tyre në tekst;
• komenton shprehje nga teksti duke e lidhur me figurën
përmes së cilës vijnë shprehjet;
• analizon personazhet bashkë me teknikat e përdorura nga
autori.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e:


• • Shkenca dhe shoqëria.
• • Arte

Metoda, teknika: stuhi mendimi, diskutim, punë e pavarur,

Organizimi i orës së mësimit


HAPI I
Fillimisht nxënësit bëjnë zbërthimin kuptimor të figurës së Arturo Uisë dhe të asaj që ai përfaqëson.
Ushtrimi 1
Uija si gjakatar dhe cinik del në pjesët: “Unë s’dua të dëgjoj fjalën “dakord”.... zorrët e barkut..”; “Ai që
s’është pro meje, është kundër meje.”.
Fakti që Arturo Uija ka shumë “shokë” del në fjalinë e fundit të epilogut: “Por kurrsesi s’duhet harruar se
barku nga ai doli, ende s’është shterpëzuar!”.
Ushtrimi 2
Deliri i madhështisë së Uisë duket në pjesën: “Çdo qytet ka tregti zarzavatesh... deri te...në favor të
Hitlerit”.
Ushtrimi 3
Brehti njihet si krijuesi i “teatrit epik” me skena madhështore e masive, ku luhet fati i mbarë kombit ose i
mbarë shoqërisë njerëzore. Brehti risolli në skenë frymën e titanizmit. Në dramat e tij historia e aktualiteti
ndriçojnë njëri-tjetrin, individualja shpreh kolektiven dhe anasjelltas, e veçanta i jep kuptim së
përgjithshmes dhe e merr kuptimin prej saj. Ai përdor alegorinë për të bërë lidhjen mes personazheve
dhe ngjarjeve që ndodhin në dramë dhe personave dhe ngjarjeve reale.
Ushtrimi 4
Për Uinë është e rëndësishme fasada e një demokrati që pranon mendimin kritik, por në të vërtetë do të
njohë dhe kundërshtarët e tij, që të mund t’i eliminojë më lehtë e të sigurojë sundim diktatorial.
Ushtrimi 5
Fjalia e fundit e epilogut u tërheq vëmendjen njerëzve se reagimi i tyre duhet të bëhet gjithmonë në kohë,
pa e lënë situatën të marrë të tatëpjetën, siç ndodhi në rastin e Hitlerit. Është shumë e rëndësishme që
njerëzit të mësojnë nga historia dhe të tregohen vigjilentë, sepse individë të tillë ka dhe do të ketë
gjithmonë dhe është shumë e rëndësishme që vrulli i tyre të frenohet në kohë.
HAPI II Ushtrimi 6
Një nga komentet është se Uija e sheh veten jo si një person të thjeshtë, por si një personalitet, emri i të
cilit mund të bëhet emër përgjithësues për shumë të tjerë.
Ushtrimi 7
Ju është populli, e vetmja forcë që mund të frenojë një diktaturë, sepse ata janë dëshmitarë të tmerreve
që kanë ndodhur para syve të tyre. Fjala dëshmitar është fjalë kyç, sepse është e rëndësishme që
njerëzit t’i tregojnë dëshmitë e tyre, në mënyrë që të zbulohet e vërteta dhe të mos përsëriten të njëjtat
gabime.
Ushtrimi 8
Ajo dëshmon që, nëse kjo dukuri do të mbartet mbi kurriz dhe do të durohet, fundi është i sigurt, sepse
nënshtrimi është vdekje e ngadaltë, por e sigurt për një popull.
Ushtrimi 9Informacionet e dhëna nga didaskalitë plotësojnë kontekstin ku zhvillohen ngjarjet,
përfundojnë veprimet e nisura dhe japin me imtësi për gjestikulacionin e personazheve.
Ushtrimi 10
Epilogu, siç kuptohet nga vetë termi, ndodh në fund të dramës dhe përmban mesazhe të mëdha për
njerëzimin, i cili nuk duhet të rrijë duke bërë sehir e duke u marrë me llafe, por duhet të veprojë.
Ushtrimi 11
Përdorimi i fjalës kolerë është metaforik, duke lënë të kuptohet se nazizmi dhe të gjitha llojet e diktaturave
jo vetëm që kanë fuqi shkatërruese, por kanë veti të përhapen si epidemi, prandaj duhen frenuar.
Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në
nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.
Detyrë shtëpie: Detyra
DATA_____________________________________-

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Figura të shquara politike Situata e të nxënit:


Minikonkurs me 10 emra
udhëheqësish e politikanësh, që
kanë ndikuar në zhvillimet
demokratike të shteteve të tyre.

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: politikan, udhëheqës, kontribut,
• liston emra të udhëheqësve dhe politikanëve me kontribute paqe, skedë
të shënueshme historike;
• hulumton dhe sjell materiale rreth tyre;
• plotëson skedat e librit me të dhëna të tjera mbështetur në
materialet e sjella;
• diskuton për kontributet e dhëna nga këto figura të
rëndësishme të politikës botërore.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale Lidhja me fushat e tjera ose
nga interneti me temat ndërkurrikulare:
Histori
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: minikonkurs, hulumtim, punë e drejtuar, diskutim

Organizimi i orës së mësimit


1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (minikonkurs)
U kërkoj nxënësve që për 5 minuta të shkruajnë në një fletë 10 emra udhëheqësish e politikanësh në
mbarë botën, që kanë ndikuar në zhvillimet demokratike të shteteve të tyre, që kanë punuar me të gjitha
forcat në respektimin e të drejtave të njeriut dhe sigurimin e paqes mes kombeve, duke krijuar modelin e
liderit paqësor.
Në përfundim të detyrës nxënësit lexojnë përgjigjet e tyre.
2. Ndërtimi i njohurive të reja (hulumtim, punë e drejtuar) Shkruaj disa emra në tabelë :
• Martin Luter King
• Nelson Mandela
• Medllin Ollbrajt
• Bill Klinton
• Barak Obama

Udhëzoj nxënësit të plotësojnë në tekst skedat e këtyre politikanëve mbështetur në njohuritë që kanë
dhe te materialet që kane sjellë. Nxënësit janë porositur një orë më parë që të sjellin materiale për
politikanët e mësipërm.
Nxënësit punojnë në çift për realizimin e kësaj detyre. Shfrytëzoj burime të sigurta në internet për të
informacione në lidhje me jetën dhe veprën e Martin Luter Kingut, Nelson Mandelës, Bill Klintonit (Uilliam
Xheferson Klinton), Medllin Ollbrajtit dhe Barak Obamës.
3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (diskutim) Nxënësit lexojnë dhe diskutojnë
rreth plotësimit të skedave.
Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësve mbështetet në prezantimin e materialeve rreth temës, diskutimet,
informacionet që ata kanë sjellë për figurat e njohura të politikës botërore, plotësimet e skedave etj.
Detyrë dhe punë e pavarur: Zgjidhni një fragment tregimi ose romani që të ketë veprim të ngjeshur dhe
dialogë. Dalloni fjalët e autorit dhe dialogët.
DATA________________________________________--

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Dramatizim për teatrin e shkollës Situata e të nxënit:


ORA I ;II Krahasimi i një teksti rrëfimtar në
prozë me një tekst dramatik

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: tekst dramatik, tekst rrëfimtar,
• krahason një tekst rrëfimtar me një tekst dramatik; skedë, dramatizim, didaskali,
• analizon hapat që duhen ndjekur për të kthyer një tekst
strukturë, dialog, skenë
rrëfimtar në tekst teatror;
• zgjedh një tregim ose një fragment romani për ta kthyer në
një pjesë për teatër;
• kthen një tekst rrëfimtar në tekst dramatik;
• ndan detyrat brenda grupit për të vënë në skenë një
dramë;
• punon në grup duke respektuar detyrën e secilit pjesëtar të
grupit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, Lidhja me fushat e tjera ose
me temat ndërkurrikulare: Art
pamor , muzika,
teatri

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë në çift, diskutim, punë me shkrim, punë me
grupe, lojë me role.

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësit. (punë në çift, diskutim)


. I sqaroj nxënësit se për të vënë në skenë një shfaqje teatrale, mund të zgjidhet një tekst dramatik, por
edhe një tekst rrëfimtar. Rasti i dytë kërkon një punë paraprake, pasi duhet kthyer në një tekst dramatik.
2. Ndërtimi i njohurive të reja (diskutim, punë me shkrim, lojë me role)
Nx I kam udhëzuar një orë më parë që të përzgjedhin një tregim ose fragment romani me veprim të
ngjeshur dhe dialogë. Ata kanë dalluar fjalët e autorit dhe dialogët.
Duke u mbështetur në informacionin e dhënë , nxënësit analizojnë hap pas hapi rregullat për
kthimin e një tregimi në një tekst për teatrin e shkollës dhe përgatitjet për vënien e tij në skenë. Kështu,
përcaktohen:
•skeda e tekstit rrëfimtar, ku dallohet tema, personazhet, vendi, koha, konflikti, toni i tregimit dhe mesazhi;
•struktura , pra përcaktohet hyrja, zhvillimi, mbyllja, ndarja në akte e skena;
• didaskalitë, pra shmangen nga teksti përshkrimet, vendet, veprimet, duke i përmbledhur ato në një ose
disa fjali, të cilat futen në kllapa;
• dialogët, duhet t’u përmbahen dialogëve të tekstit rrëfimtar. por duhet të shtohen edhe
dialogë të rinj;
•vënia në skenë, veprim i cili parashikon një sërë veprimesh, siç janë: zgjedhjen e regjisorit, të aktorëve,
të skenografit, të kompozitorit, kostumografit, ndriçimit etj.
Nxënësit punojnë individualisht mbi tregimin që kanë zgjedhur për ta kthyer në një tekst për teatrin e
shkollës.
Kjo temë është dyorëshe.
3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim, punë me grupe)
Diskutohen punimet e realizuara nga nxënësit. Përzgjidhen punimet më të mira nga vetë ata
për t’u vënë në skenë në teatrin e shkollës ose të klasës.
Ndahen nxënësit në grupe sipas preferencave që kanë. Brenda grupit
zgjedhin regjisorin, aktorët, në përshtatje me karakterin e personazhit, personat që do të rregullojnë
skenën,që do të merren me ndriçimin, që do të zgjedhin muzikën etj.
Nx do tu le nje afat per venien ne skene te pjeses.
Vlerësimi: Pas interpretimit, bëhet vlerësimi i nxënësve që interpretuan bukur, që ndihmuan në
rregullimine skenës, zgjedhjen e muzikës, ndriçimin, realizimin e kostumeve dhe që, mbi të gjitha, treguan
një shpirtbashkëpunues dhe krijues.
JAVA 26 DATA __________________________________

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: IX

Tema mësimore: Shqipëria nga Edit Durham ituata e të nxënit: Imagjinata e


drejtuar. Jeni bashkëshoqëruesit
e një grupi ekskursionistësh nga
Kosova

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: Shqipëria, shkollë shqipe, libra shqip,
• lexon për të zbërthyer kuptimisht tekstin joletrar; mësues sundim turk, Traktati i
• dallon informacionet kryesore duke i klasifikuar ato sipas
Berlinit
fushës së studimit;
• përcakton karakteristikat strukturore dhe gjuhësore të
tekstit joletrar;
• ndërton situata me faktet e dhëna.
Burimet: teksti mësimor, skeda, tabela Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare: gjeografi,
histori
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: alfabeti i njëpasnjëshëm në tryezë të
rrumbullakët; imagjinatë e drejtuar; hartë koncepti; punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


Prezantohet situate e te nxenit
I nxit të vënë në përdorim të gjitha shqisat e tyre gjatë kohës që imagjinojnë ndjesitë fizike, aromat,
emocionet.
Prezantohet situata e të nxënit.
Kërkoj nga nx të ndajnë reflektimet e tyre mbi atë çfarë imagjinojnë në situatën e të nxënit.
Çfarë ve re në imagjinatën e tyre?
A keni pyetje për atë që ata përpiqen të përfytyrojnë?
Përfytyrimi përqendrohet në shtrirjen gjeografike të qytetit,klimën, arkitekturën e ndërtimit të muzeut,
personelin arsimdashës etj.
Dëgjohen disa situata dhe vlerësohen për atmosferën e sjellë.
HAPI II NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA.
Fillimisht lexojmë tekstin. Secili nxënës orientohet të zbulojë gjatë leximit terma, fakte kyç, ngjarje,
personazhe që lidhen me atmosferën e kohës:
1. Ç’lloj teksti është fragmenti “Shqipëria”? • rrëfen ngjarje, personazhe reale, mbështetet në fakte
historike a gjeografike
• leksiku është me kuptim të drejtpërdrejtë e jo të figurshëm
Përgjigjen e pyetjes nxënësi e shoqëron me argumente. P.sh., teksti joletrar, udhëpërshkrimi:
2. Kush rrëfen ngjarjen?
autorja, veta III, rrëfim objektiv, këndvështrim objektiv mbi realitetin
3. Ku dallon ky tekst nga teksti rrëfimtar letrar?
Teksti rrëfimtar joletrar
a. mbështet në fakte reale
b. ligjërim informues
c. këndvështrimi më objektiv ç. funksion njohës

Teksti rrëfimtar letrar


a. mbështetet në trill artistik
b. ligjërim përshkrues c. këndvështrim më subjektiv ç. funksion artistik
4. Identifikoni llojet e paragrafëve:
a. informues
b. përshkrues
5. Cili mjet gjuhësor na shërben për t’i klasifikuar këto paragrafë si të tillë?
6. Veçoni në tekst frazat që përcjellin:
• këndvështrim objektiv;
• këndvështrim subjektiv.
7. A mund të ndërtoni një skicë-hartë, ku të paraqitni lëvizjet e autores në Shqipëri?
Përshkruajeni udhëtimin duke vendosur shenja, simbole, piketa në rolin e një historiani. Kujdes!
Orientojini nxënësit që gjatë përshkrimit të udhëtimit, të paraqesin çështjet që shqetësonin shqiptarët
asokohe.
HAPI III:PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE
NX punojne ne menyre te pavarur me harten e konceptit rreth udhepershkrimit
Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve
DATA-------------------------------------------------------
Fusha: Gjuhët dhe komunikim Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV

Tema mësimore: Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta Situata e të nxënit: Punë me


tekstin

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nx: reportazh, Park Kombëtar
• lexon tekstin për të zbuluar temën dhe qëllimin e tekstit;
• analizon veçoritë e shkrimit si reportazh;
• mbështet, plotëson me njohuri të tjera faktet për florën
dhe faunën në Shqipëri;
• shkruan një reportazh për një nga problemet e mjedisit që
na shqetëson sot.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, Lidhja me fushat e tjera dhe


temat ndërkurrikulare:
• • identiteti kombëtar dhe
njohja e kulturave
Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: lexim në grupe, analizë teksti, stuhi mendimi,
diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur, shkrim ilirë.

Organizimi i orës së mësimit


• • Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.

Nxënësve u kërkoj të hulumtojnë më parë mbi ligjet dhe problemet që ekzistojnë sot për mjedisin, si:
ngrohja globale, shiu acid, shkatërrimi i florës dhe faunës nga njeriu.
Një pjesë e parqeve, florës dhe faunës janë marrë në mbrojtje nga ligji për të stabilizuar zhdukjen e specieve të
veçanta, prerjen e drurëve, ndotjen me elemente kimike e inerte të parqeve natyrore.
Ndërtimi i njohurive; punë në grupe, analizë teksti.
Nxënësit ndahen në grupe (çdo tematikë në dy grupe), sipas tematikave që trajtohen. Çdo grup punon
çështjet në fund të aparatit pedagogjik.
Për pikën 1 nxënësit parapërgatiten për materiale të hulumtuara prej tyre.
Çdo grup përmbledh tematikën që trajton dhe përgjigjet për pyetjet e aparatit pedagogjik.
Ushtrimi 2
Autori synon të sjellë fakte mbi vlerat në çdo fushë të Parkut të Divjakës ( çdo grup specifikon për
tematikën e vet) dhe përkrah fakteve ngre në këndvështrim objektiv dhe subjektiv problematikën e Parkut.
Nxënësit nxjerrin veçoritë e tekstit përshkrues, informues, rrëfyes dhe elementet dalluese që janë marrë
për bazë. Në pjesën e parë: përshkruhet duke na dhënë informacion, kryesisht ka fakte, por dhe
vlerësime subjektive të autorit për këtë vend.
Elementet në të cilat ndalet si dalluese janë: llojet e florës dhe faunës, kufizimi, vendndodhja në lidhje me
kryeqytetin etj.
Ushtrimi 3gjuha përdoret sipas standardit. Gjithashtu përmban të dhëna shkencore në fushat e
gjeografisë dhe të biologjisë.
Ushtrimi 4
Reportazhi u drejtohet instancave shtetërore, që kanë detyrë mbrojtjen e pushuesve që e vizitojnë,
specialistëve të mjedisit, ambientalistëve etj.
Ushtrimi 5
Të dhënat faktike janë kryesisht të dhëna shkencore në fushën e gjeografisë e biologjisë.
Vlerësimi: vlerësim me notë,
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6 bëhet në trajtën e një shkrimi përshkrues bindës për një agjenci turistike
DATA________________________

TEST PER SEMESTRIN :


U shperndaj fletet e provimit dhe bej shpjegimet perkatese per secilin ushtrim.
I le nx te punojne ne menyre te pavarur dhe ne fund te ores mbledh fletet etestit
DATA_____________________________
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Leksiku i gjuhës shqipe dhe pasuria e tij Situata e të nxënit:
Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit : Situata e të nxënit:


Nx: Punë me tekstin.
• dallon shtresat kryesore të leksikut të gjuhës shqipe;
• vlerëson pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;
• përdor pasurinë leksikore duke ruajtur pastërtinë e gjuhës
shqipe

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, Lidhja me fushat e tjera ose
me temat ndërkurrikulare:

Metodologjia : Diskutim, lexim I detajaur, punë në çift

Organizimi i orës së mësimit


1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)
Njoh nxënësit me temën e re mësimore: “Leksiku i gjuhës shqipe dhe pasuria e tij”
Udhëzoj të lexojnë me kujdes fragmentin e dhënë në krye të faqes , të ndalen te fjalët me të
kuqe dhe të shpjegojnë se cilat prej këtyre fjalëve i njohin, por nuk i përdorin dhe cilat nuk i
njohin. Dëgjohen me kujdes komentet e nxënësve.
2. Ndërtimi i njohurive të reja (lexim i detajuar , punë në çift) Shkruhen në tabelë pyetjet e
mëposhtme. 1. Ç’quajmë leksik?
2. Si grupohen shtresat e fjalëve që dallohen në leksikun e gjuhës shqipe?
3. Sa shtresa dallohen në leksik sipas burimit dhe përdorimit?
4. Nga cilat gjuhë kryesisht janë huazuar fjalë në leksikun e shqipes?
5. Si grupohen fjalët e vjetruara në gjuhën shqipe?
6. Ç’janë neologjizmat?
7. Cilat janë rrugët e pasurimit të gjuhës shqipe?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve nxënësit do t’i gjejnë në tekst.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (punë e drejtuar, punë e pavarur)


Punohen ushtrimet 1-7 në faqen 287.
Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësit do të kryhet për pjesëmarrjen aktive gjatë zhvillimit të orës
mësimore. Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 8
JAVA 27 DATA___________________________
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Intervistë me Ernesto Sabaton Situata e të nxënit: Punë me


Gjithnjë ëndërroja vendin e të parëve tekstin

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç: i


Nx: ntervistë, shkrimtar, letërsi, arte,
• lexon intervistën për dhënë fakte nga jeta e Ernesto origjinë
Sabatos;
• diskuton mbi mendimet e autorit për artin dhe letërsinë
në intervistë;
• identifikon shprehje leksikore që lidhen me ndjesitë e
autorit për origjinën;
• komenton thëni të shkrimtarit me ditarët e të nxënit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9, përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera dhe


temat ndërkurrikulare: Arte
DATA_________________________________-
Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: IX

Tema mësimore: Huazimet në gjuhën shqipe dhe Situata e të nxënit:


shmangia e fjalëve të huaja të panevojshme

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: leksiku i gjuhës, huazime të
• njeh rrugët e pasurimit të gjuhës shqipe; ngulitura, huazime të pangulitura,
• përcakton fushën së cilës i përkasin huazimet;
shmangie.
• ndërton situata duke përdorur fjalët shqipe në vend të
fjalëve të huaja.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore. Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: mbajtja e strukturuar e shënimeve, punë e


pavarur, diskutim.
Organizimi i orës së mësimit
• 1. Çfarë janë fjalët e huaja?
• 2. Çfarë janë ndërkombtarizimat?
• 3. Si klasifikohen huazimet?
• 4. Cilave fusha u përkasin huazimet dhe ç’veçori kanë?
• 5. Kur duhet të përdoren fjalët e huaja?
• 6. Pse duhet të përpiqemi të shmangim fjalët e huaja e të përdorim ato shqipe? Gjatë
punës nxënësit do të plotësojnë nje kllaster per huazimet
HAPI II: NDERTIMI I NJOHURIVE TE REJA
Prezantimi i informacionit bëhet një nxënës një pyetje. Çdo përgjigje ilustrohet me shembuj.
Klasa mund të plotësojë përgjigjet ose të pyesë pas çdo pyetjeje.
• HAPI III: PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE
• Zbatimi në praktikë i njohurive. Punimi i ushtrimeve o ushtrime1‒ 6
• Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7


DATA_________________________
Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: IX

Tema mësimore: Ushtrime për leksikun e shqipes dhe Situata e të nxënit: paragrafë
huazimet nga shtresa kryesore të leksikut të
shqipes

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: leksiku i gjuhës, shtresë leksikore,
• • përcakton shtresën leksikore të fjalëve në një huazim, arkaizma, neologjizma,
tekst të dhënë;
gjegjëse shqipe.
• • dallon neologjizmat, arkaizmat dhe historizmat;
• • ndërton një situatë duke shmangur fjalët e huaja.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore. Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: tabelë koncepti, punë e pavarur, diskutim

HAPI I:PREZANTIMI DHE DEMONSTRIMI I REZULTATEVE


Mësimi nis me punimin e ushtrimi 3, i cili do të shërbejë si një organizues i njohurive të marra
për shtresat e leksikut të shqipes. Ky organizues do t’i ndihmojë nxënësit gjatë punimit të
ushtrimeve 1,4 dhe 8. Punimi i ushtrimeve 1-2;4-8
Ushtrimi 1: Vëmendja e nxënësve të përqendrohet te vlerat e përdorimit të këtyre fjalëve. P.sh.
atmosferë e kohës, luftë. Fusha leksikore e funksioneve, gradave në kampin turk.
Ushtrimi 2: Realizohet me ndihmën e fjalorit. Më parë mësuesi/ja përcakton faqet, ku gjendet
secila fjalë në fjalor.
Nxënësit krahasojnë kuptimin e tyre me fjalët pantallona dhe shami koke.
Ushtrimi 4 dhe 6: Realizohet përmes tabelës së mëposhtme (4) dhe njëkohësisht japin përgjigje për
kërkesën e gjashtës.

Ushtrimi 7. Në shembujt e dhënë prapashtesat –xhi dhe –çi emërtojnë profesione ose zanate.
Shembujt e dhënë zëvendësohen me gjegjësen në shqip, p.sh.: sahatçi‒ orëndreqës.
Ushtrimi 8. Nxënësit, pasi shpjegojnë kuptimin e fjalëve me të zeza, thonë dhe si janë formuar.
Po ashtu, në varësi të kohës, krijojnë fjali me to.
Detyrë shtëpie. Ushtrimi 9 Klasa ndahet në tri grupe për të dhënë gjegjësen shqipe. Nxënësit
e secilit grup do të krijojnë nga një paragraf mbështetur në gjegjëset shqipe për fjalët:
Grupi I: inauguroj, final, eveniment, dominoj, detaj;
Grupi II: humanitar, eksperiencë, ekstrem, direkt, destinacion; Grupi III: identifikoj, fragment, eliminoj,
ekzemplar, fiksoj.
DATA__________________________________
Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: IX

Tema mësimore: Pier e Mari Kyri Situata e të nxënit:


Një orë krejt ndryshe në letërsi, ju
dhe mësuesja e kimisë realizoni
eksperimente

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


Nxënësi/ja: radium, Pier, Mari, burim energjie,
• • lexon për të gjetur idetë kryesore, hollësitë, ëndërr, lodhje, hangar
lidhjet midis ideve dhe tekstit;
• • përcakton karakteristikat dalluese mes një
biografie dhe një monografie;
• • analizon kuptimin dhe funksionin e fjalëve
brenda tekstit.

Burimet: teksti mësimor. Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare: Letërsi,
Kim
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhënia e ndërsjellë, punë e pavarur, punë
në grup, hartë koncepti
Organizimi i orës mësimore
HAPI I
Parashtrohet tema mësimore.
Nxënësit, të ndarë në grupe dhe në bashkëpunim me mësuesen e kimisë, realizojnë
eksperimente të thjeshta kimike.
U kërkojt të flasin për emocionet e tyre para, gjatë dhe pas realizimit të eksperimentit.

HAPI II
Kompetenca e të lexuarit.
Marrëdhënia e ndërsjellë.
Klasa ndahet në grupe 4-she. Me radhë ata do të bëhen mësues të grupit. Mësuesi:
1. lexon paragrafin ngadalë, duke theksuar fjalët e rëndësishme;
2. përmbledh informacionet që janë thënë;
3. shpjegon veprimet, gjendjen e personazheve brenda paragrafit;
4. formuloni dhe bën pyetje për të. Po ju japim pyetjet për çdo paragraf, si p.sh.:
Paragrafi I ▪ Për cilin zakon të familjes flitet në këtë paragraf?
▪ Si shfaqet si nënë Maria?
▪ Në ç’fakte e mbështet përgjigjen tënde?

Paragrafi II Ç’lloj fjalie pyetëse është kjo? ▪ Ç’informacion arrin të marrësh?


Paragrafi III
Paragrafi IV
Paragrafi V
▪ Për cilin zakon të familjes flitet në këtë paragraf?
▪ Cilat tipare strukturore e gjuhësore e bëjnë këtë paragraf rrëfyes?
Paragrafi III
▪ Pse biografja thekson se lutja është e tepërt?
▪ Çfarë provash sjell ajo?
▪ Në ç’kuptim është përdorur folja digjet?
▪ Ç’figurë të stilistikës ndërton ajo?
▪ A mund të ndërtoni raste të ngjashme me këtë përdorim të fjalës digjet?
▪ Cilit grup të sistemit periodik i përket radiumi?
▪ Cilat mjete stilistikore shprehëse përdoren për të?
▪ Sipas jush, pse e shpirtëzon radiumin rrëfimtarja?
▪ Cilat fjali të këtij paragrafi portretizojnë tiparet e karakterit të dy shkencëtarëve?
Paragrafi V
Çfarë e magjeps së tepërmi Pierin?
▪ Çfarë vunë re të dy shkencëtarët kur hynë në hangar?
▪ Gjeni fjalët të cilat lidhen me shkak-pasojën e gjendjes së tyre.
▪ Cilin burim rrezatues zbuluan dy shkencëtarët?
▪ Ku përdoret ai sot?
▪ A mendoni se Maria ka të njëjtin përkushtim dhe si nënë, dhe si shkencëtare?
Argumentoni përgjigjet përmes ilustrimeve nga teksti.
HAPI
III
Mësimi vazhdon me përcaktimin e llojit të tekstit. Nxënësit plotësojnë karakteristikat e tekstit
biografik
Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve
DATA_______________________________________________
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tema mësimore: Shkrimi biografik Situata e të nxënit:


Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit : Fjalë kyç:


Nx: biografi, rregull logjik, rregull
• përcakton veçoritë e tekstit biografik; kronologjik, detaje, të dhëna.
• shkruan biografinë e një personaliteti nga një fushë e
caktuar mbështetur në të dhënat e hulumtuara për të;
• demonstron shpirt krijues gjatë të shkruarit;
• respekton gjuhën shqipe dhe rregullat e saj
drejtshkrimore, duke shmangur përdorimin e fjalëve të
huaja.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale Lidhja me fushat e tjera ose me
nga interneti. temat ndërkurrikulare:
Muzikë, sport, shkenca, politikë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pema e mendimit, hulumtim, punë në grup, punë
e pavarur individuale më shkrim, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


1. Lidhja e temës më njohuritë e mëparshme të nxënësit (pema e mendimit) •
Cilat janë veçoritë karakteristike të këtij teksti?
Mbështetur edhe në fragmentin “Pier e Mari Kyri” nxënësit rikujtojnë veçoritë e tekstit biografik
nëpërmjet pemës së mendimit.

2. Ndërtimi i njohurive te reja (hulumtim, punë në grup, punë e pavarur me shkrim) • të


dhëna për jetën e personalitetit: data, vende, veprimtari të tij etj.,
• ngjarje intime, • foto, • certifikata, kujtime etj.
Njoh nx me temën e re: “Të shkruajmë biografi”. Udhëzoj të lexojnë në heshtje, me shumë
kujdes, informacionin e dhënë në krye të fq që do t’i ndihmojnë ata në shkrimin e një biografie.
U shpjegoj nx detyra që kanë për të realizuar: të shkruajnë një biografi. Për të realizuar këtë
detyrë, janë udhëzuar që të mbledhin materiale rreth jetës së një personaliteti të shquar nga
fusha e muzikës, sportit, shkencës dhe politikës, si:
Kjo do t’i ndihmojë nxënësit që të shkruajnë për jetën e tyre.
U tërhiqet vëmendja nxënësve të respektojnë në tekstin e tyre rregullat që lexuan dhe ato të
mësuara ndër vite për shkrimin e një teksti biografik. Lihen nxënësit të punojnë qetësisht për
disa minuta..
3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim)
Pasi nxënësit përfundojnë detyrën, lexohen disa prej tyre. Vetë ata japin vlerësime për punën e
njëri-tjetrit. Vlerësimi: vlerësoj punën e nxënësve duke pasur parasysh hulumtimin e bërë

You might also like