You are on page 1of 190

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Libër mësuesi
Fatmira Zenelaj
Diana Bajrami

Biologji dhe
për tekstin
edukim shëndetësor
7-8-9

Botime shkollore Albas

1
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Botues:
Latif AJRULLAI
Rita PETRO

Redaktore letrare:
Vasilika DINI

Arti grafik:
Eva KUKALESHI

© Albas, Tiranë 2008


Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia Botuese Albas


Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Clasic Construction”, zyra nr. 2
Tel/Fax: ++ 355 4 2379184
e-mail: albas_tr@yahoo.com
Në Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105
Tel: 044 344047
e-mail: albas_te@yahoo.com
Në Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47
Tel: 038 5457139
e-mail: albas_pr@yahoo.com

2
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

3
HYRJE
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

FORMIMI BIOLOGJIK I NXËNËSVE

Formimi biologjik i nxënësve merr një rëndësi të madhe e të veçantë (jo vetëm përgatitja
teorike, por edhe ajo e lidhur me jetën e përditshme), për faktin se, gjithnjë e më shumë kemi
një evoluim të pandalshëm të koncepteve biologjike dhe të arritjeve të mëdha të kësaj fushe
në praktikën e përditshme.
Shekulli i njëzetë, me të drejtë, u quajt shekulli i biologjisë. Në këtë shekull disiplinat
biologjike morën një hov shumë të madh dhe, si rezultat, edhe arritjet e tyre ishin shumë të
larta.
Formimi biologjik në shkollën tonë është konceptuar si renditje e koncepteve sipas një
rendi të caktuar logjik, të shtrirë që nga cikli i ulët (klasat 3, 4 dhe 5) në lëndën dituri natyre
e deri në vitin e fundit të shkollës së mesme, në lëndën e biologjisë.
Këto koncepte janë trajtuar në mënyrë përgjithësuese sipas parimit koncentrik dhe atij të
integrimit (ndërlëndor dhe brenda lëndës).
Ky trajtim përgjithësues mbi bazën e koncepteve të biologjisë moderne çon edhe në
kompaktësinë e informacionit dhe në rritjen e mundësisë që formimi biologjik të jetë i plotë
dhe bashkëkohor.
Ja disa nga vlerat e domosdoshmërisë së formimit biologjik të nxënësve:

• Njohjen e nxënësve me parimet dhe ligjet bazë të shkencës së biologjisë;


• Përdorimin e modeleve të gjalla si burim informacioni për të dhënë zgjidhje efikase në jetë;
• Nxit fantazinë e nxënësve;
• Njohje më të mirë të botës së gjallë dhe të mjedisit ku jetojnë, si dhe kujdes më të madh për to;
• Njohje më të mirë të vetvetes;
• Kuptim më të drejtë të lidhjeve që ekzistojnë në natyrë dhe gjetjen e rrugëve të reja për shfrytëzimin
e drejtë dhe të balancuar të natyrës;
• Na bën më humanë.

Bazat e formimit biologjik - konceptet biologjike

Çfarë janë konceptet?

Konceptet janë kategori që përdoren për të grupuar objektet, ngjarjet dhe karakteristikat
në bazë të vetive të tyre të përbashkëta. Ato janë elemente që ndihmojnë të thjeshtojnë dhe
të përmbledhin informacionin. Në një botë pa koncepte, çdo objekt do të shihej si unik dhe
ne nuk do të kishim mundësi të bënim përgjithësime.
Konceptet, përgjithësisht, mund të ndahen në këto kategori:
Koncepte të thjeshta, që përfaqësojnë një element të caktuar të njohurive, p.sh.: kërcelli
si organ i bimës.
Koncepte të përbëra, këto në vetvete përmbledhin një tërësi elementesh, si p.sh.:
kërcelli, pjesët përbërëse të tij, llojet e kërcejve, funksioni i kërcellit.
Koncepte të përgjithshme, këtu futen koncepte që në vetvete përmbledhin ligjësitë e
natyrës, si: shkëmbimi i lëndëve, ndërtimi qelizor i gjallesave, qeliza si njësi themelore e
jetës, shumimi dhe zhvillimi individual i gjallesave, lloji, përshtatshmëria, mjedisi, biosfera,
biocenoza etj.
Një aspekt i rëndësishëm në formimin e koncepteve është përcaktimi i tipareve kyç ose
i karakteristikave të konceptit. Këto përbëjnë drejtimet që përcaktojnë elementet e konceptit
ose, ndryshe, dimensionet që e bëjnë atë të ndryshojë nga një koncept tjetër.
Të analizojmë së bashku formimin e një koncepti biologjik për të njohur më mirë procesin
në formimin e konceptit p.sh., “bimë” janë disa tipare parësore që të ndihmojnë në formimin
dhe dallimin nga objektet e tjera natyrore. Ndër to përmendim se bima është gjallesë që
lind, rritet dhe thahet, që është e përbërë nga gjethe të gjelbra të vendosura në mënyra të
ndryshme në një kërcell, nga rrënjët e futura në tokë me përmasa e forma të ndryshme,

4
që e mbajnë dhe e ushqejnë, nga lulet me ngjyra të larmishme që çelin e lidhin fruta etj.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Karakteristikat e tjera, si: përmasat e format e gjetheve, format e ngjyrat e gjetheve, vendosja
në tokë apo në ujë nuk përbëjnë karakteristika thelbësore për formimin e konceptit “bimë”.

Lënda e biologjisë, që trajtohet në shkollë, formohet nga një tërësi konceptesh, të cilat
mësuesi duhet t’i njohë shumë mirë dhe të parafytyrojë qartë rolin e tyre në formimin biologjik
të nxënësve të tij. Ai duhet të njohë rrugët e formimit dhe të zhvillimit të koncepteve dhe të
zbulojë pikat ku ato ndërthuren me njëra tjetrën ose ku kalojnë te njëra tjetra.
Që të formohet një koncept i drejtë, duhet të realizohet, para së gjithash, një perceptim i
drejtë nga ana e nxënësve i objekteve dhe i dukurive biologjike.
Që konceptet e formuara të jenë sa më të qëndrueshme, në procesin e formimit të tyre një
rol të madh luan edhe përdorimi nga ana e mësuesit e skemave, modeleve dhe e tabelave
përmbledhëse.
Nuk duhet harruar asnjëherë përsëritja e vazhdueshme dhe sistematike e koncepteve,
si dhe lidhja logjike e funksionale e njohurive dhe vetë zbatimi praktik i koncepteve të
formuara.
Shumë i rëndësishëm për formimin biologjik të nxënësve është përdorimi nga mësuesi
i metodave të ndryshme praktike, si: vrojtimi, eksperimenti, ekskursioni ose duke përdorur
vetë objektet e gjalla apo të koleksionuara që më parë.
Në saktësinë e perceptimit të objekteve e të dukurive duhet theksuar se edhe zhvillimi i
ushtrimeve dhe i situatave problemore luan rol shumë të rëndësishëm.
Një stad më i lartë në formimin e koncepteve është që nxënësi të arrijë të përfytyrojë
qartë dhe në tërësi të gjithë kompleksin e njohurive që formojnë konceptin. Këtë proces
duhet ta drejtojë mësuesi me anë të pyetjeve, që kërkojnë nga ana e nxënësit përgjigje
analizuese dhe sintetizuese.
Ndihmesë të madhe në procesin e formimit të koncepteve jep edhe përdorimi i teknikave
të skicimit apo të vizatimit, bazuar në vrojtimin e drejtpërdrejtë apo në kujtesën vizuale, të
objekteve të ndryshme, të skemave dhe dukurive të botës së gjallë.
Për të përgatitur një nxënës me një formim të plotë biologjik duhet që zhvillimi i koncepteve
biologjike të realizohet gradualisht e në mënyrë sistematike.
Është mirë që, në rrugën e bukur dhe të vështirë që mësuesi do të ndjekë për formimin
e koncepteve biologjike te nxënësit e tij, të mos harrojë asnjëherë që konceptet nuk duhen
dhënë të gatshme, por ato duhet të dalin si përfundim logjik i përvetësimit të dijeve.
Për shembull, koncepti i shkëmbimit të lëndëve krijohet si koncept i përgjithshëm vetëm
kur nxënësi e ka përvetësuar mirë shkëmbimin e lëndëve te bimët, kafshët dhe në fund te
njeriu.

Si mund të bëhet analiza e një koncepti?

Në lëndën e biologjisë kërkohet që nxënësit të kuptojnë p.sh., konceptet, si: qelizë, bimë,
kafshë, lëndë etj. Në kuadrin e mësimdhënies mënyra e trajtimit të koncepteve kërkon një
raport të drejtë mes tyre. Që një koncept të përvetësohet, në ndihmë të mësuesit po japim
mënyrën e trajtimit efikas të tij.
Emërtimi i konceptit: p.sh.: “Gjethja është një emërtim që i referohet një koncepti të
thjeshtë në botanikë”.
Përkufizimi i konceptit, për shembull: “Gjethja është organi i bimës, me anë të të cilit bima
kryen procesin e fotosintezës dhe të frymëmarrjes”.
Karakteristikat e konceptit, për shembull: “Gjethe të thjeshta, gjethe të përbëra etj.”.
Shembuj të këtij koncepti, p.sh.: gjethe te pisha, misri, ... etj.
Shkallëzimi i konceptit, për shembull, për konceptin gjethe, mësuesi tregon koncepte të
bashkërenditura, si gjethe halore ose mishtore, ... etj.
Kur mësuesi trajton një koncept, mund të përdorë renditjen sipas etapave, e cila jep në
vetvete dy alternativa:

• Mësuesi mund të fillojë mësimin me përshkrimin e konceptit të pasuar nga një analizë faktesh dhe
një mori ilustrimesh e shembujsh. Në këtë mënyrë, ai ndihmon nxënësit të fitojnë njohuri të plota për
atë koncept.

5
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

• Mësuesi mund të fillojë aktivitetin, duke dhënë fakte e shembuj për konceptin që do të trajtojë dhe, më
pas, u jep nxënësve mundësinë ta zbatojnë, duke i hapur kështu rrugë përvetësimit të tij.
Në të dy rastet është e nevojshme “analiza e konceptit”, p.sh.: në qoftë se jeni duke trajtuar konceptin
“rrënjë”, do të ishte me vlerë të ndërtohej një skicë e përmbajtjes për të ilustruar karakteristikat e konceptit
në fjalë dhe lidhjen e tij me pjesën tjetër të lëndës së zhvilluar më parë.

Për shembull: shërben


rrënja
xhufkore misri
B kërcelli format
boshtore fasulja

i gjethet pjesët

m lulet ndërtimi

a fruta funksioni

farat

Parimet bazë në renditjen e koncepteve në një orë mësimi


Në procesin e mësimdhënies, që nxënësi të ketë sukses, është e rëndësishme që
mësuesi të zbatojë parimet e renditjes së koncepteve. Këto parime janë:
1. Fillohet nga më e thjeshta. Kjo do të thotë që niveli i nxënësve duhet konsideruar
“i ulët”, prandaj duhet që elementet e mësimdhënies të ndërtohen në mënyrë të tillë që
nxënësit të kuptojnë lehtësisht. Gjatë kësaj faze këshillohet përdorimi i shembujve dhe i
analogjive.
2. Vazhdohet me konkreten. Gjatë kësaj faze mësuesi duhet të vërë në dispozicion të
nxënësit figura, modele, fakte të kundërta, që ilustrojnë mësimin, synimin apo konceptin që
po trajtohet.
3. Nga konkretja te kompleksja. Në këtë fazë mësuesi përdor procedurën për të kaluar
lehtësisht nga konkretja te kompleksja. Nxënësi gjatë kësaj faze duhet të aftësohet në
zbatimin e informacionit të paraqitur.
4. Nga kompleksja tek abstraktja. Së fundi mbi bazën e krijuar, mësuesi synon të
zhvillojë te nxënësit fantazinë, aftësinë analizuese, sintetizuese dhe përgjithësuese, aftësitë
parashikuese dhe abstraguese, në mënyrë që ata të kalojnë lehtësisht nga konkretja drejt
abstraktes.

Elementet e planifikimit të orës së mësimit. Model


1. Lënda
2. Tema e mësimit
3. Objektivat specifikë, motivimi.
Përcaktojmë me saktësi se çfarë do të mësohet e krijohet (njohuri, aftësi dhe qëndrime)
në këtë temë mësimore.
4. Përmbajtja e temës së mësimit
Skicimi i përmbajtjes.
5. Materialet dhe mjetet mësimore
Sigurojini këto para fillimit të mësimit. Sigurohuni që aparaturat funksionojnë dhe që dini
t’i përdorni.

6
6. Procedura mësimore përmbledh:

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


- Listën e veprimtarive me të cilat do të arrihen objektivat.
- Listën e pyetjeve kryesore që do të drejtohen.
- Listën e ushtrimeve që do të kryhen.
- Përfshirjen e veprimtarive hyrëse, si ura lidhëse dhe motivuese.
- Përfshirjen e veprimtarive kulmore, zhvilluese, përmbledhëse dhe përmbyllëse.
- Përfshirjen e veprimtarive vlerësuese.
7. Materialet dhe mjetet mësimore.
- Eksperimentet, demonstrimet, pajisjet që do të përdoren.
- Problemat dhe ushtrimet (të zgjidhura që më parë).
8. Koha.
Parashikoni:
- Kohë të mjaftueshme për çdo veprimtari.
- Minuta të mjaftueshme për hyrje dhe mbyllje të mësimit.
- Kohën për të nxënë nga ana e nxënësve.
- Kohën për ritheksimin e elementeve më të rëndësishme.
9. Detyrat.
10. Shënime të veçanta:
- Puna me nxënës të veçantë.
- Detyrat e klasës dhe të shtëpisë.
11. Vlerësimi
12. Modele të tjera
Rishikimi dhe ridimensionimi i planit mësimor ditor nga përvojat reale të orës së
mësimit.

B 1. Tema e mësimit. Në mësimet e lëndës së biologjisë temat mësimore që trajtohen


brenda caqeve të një ore mësimi kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe mund të thuhet që përbëjnë
pjesë të një teme të gjerë, prandaj mësuesi, me pak fjalë, të qarta dhe përkufizuese, mund të
bëjë një hyrje, për të theksuar temën e mësimit të dhënë si pjesë të një teme të madhe. Për
shembull: Sot do të studiojmë “Sistemet tretëse te kafshët dhe njeriu”, si pjesë e një teme të
gjerë, që është “Qeliza dhe sistemet qelizore”.

B 2. Objektivat që do të arrihen. Duke zotëruar mirë materialin e temës dhe qëllimin


për të cilin është planifikuar, si dhe nivelin e klasës, madje, edhe të nxënësve të veçantë,
mësuesi kalon në përcaktimin dhe në formulimin e saktë dhe logjik të objektivave, të cilat
duhet të jenë formuluar mirë, të jenë të arritshëm, të mundshëm për t’u realizuar dhe të
zbulojnë qartë se çfarë pritet të mësojë nxënësi nga mësimi që zhvillohet. Objektivat nuk
duhet të jenë të shumtë; çdo orë mësimi duhet të ketë 1-3 objektiva. Zakonisht, objektivat
renditen në mënyrë hierarkike, sipas ecurisë që ka materiali që studiohet, por nganjëherë
ndonjë mund të formulohet edhe në formën e një modeli të pavarur. Gjatë procesit mësimor,
mësuesi duhet të ndjekë ecurinë e përvetësimit të objektivave dhe të mos kalojë tek objektivi
pasardhës pa qenë i bindur se është përvetësuar i mëparshmi.

B 3. Përmbajtja e temës. Përmbajtja e temës nënkupton paraqitjen skematike të materialit


mësimor që duhet të përvetësohet brenda orës së mësimit, sigurisht, duke u përqendruar në
çështjet kryesore. Ajo duhet të jetë e saktë dhe pa as më të voglin gabim shkencor, të lidhet
me të shkuarën dhe të përgatisë të ardhmen. Paraqitja duhet të bëhet duke ndjekur skemën,
sipas së cilës është parashikuar të parashtrohet materiali. Sidoqoftë, duhet menduar dhe
paraqitur paraprakisht në plan renditja më e përshtatshme dhe më logjike e pjesëve të
veçanta, që formojnë tërësinë e mësimit.

B 4. Procedurat e mësimdhënies. Për çdo orë mësimi, në procedurat e njohura mësimore


rekomandohet të vendoset, së pari, skema për mësim, ku renditen të gjitha veprimtaritë
që planifikohen të zhvillohen për të udhëhequr me sukses nxënësit drejt arritjes së secilit
objektiv të parashikuar. Në të paraqiten përmbajtja dhe sasia e informacionit e parashikuar
për t’a transmetuar nxënësve brenda orës së mësimit dhe, më tej, mësuesi duhet të bëjë
kujdes (nisur dhe nga përvoja personale e mësuesve me njëfarë stazhi) në zgjedhjen e
metodës ose të metodave të mësimdhënies. Vendimi që merret për zgjedhjen e procedurave

7
të mësimdhënies lidhet, së pari, më nxënësin, me vetë mësuesin, me nivelin e përgjithshëm
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

të klasës dhe me tërësinë e objektivave dhe të aktiviteteve të mundshme në klasë. Kështu,


ndryshe vepron në zgjedhjen e një aktiviteti lidhur me njohjen e botës bimore apo shtazore një
mësues në Tiranë, që ka pranë objekte të përshtatshme, siç është: Kopshti Botanik, Kopshti
Zoologjik apo Muzeu i Shkencave Natyrore, dhe ndryshe një mësues i një rrethi tjetër, që për
nga mungesa objektive, do të përdorë herbariume apo koleksione të parapërgatitura për të
zhvilluar një aktivitet praktik njohës.
Fillimisht, u kushtohet kujdes veprimtarive hyrëse. Mbasi futet në klasë, mësuesi tërheq
vëmendjen e nxënësve për vendosjen e qetësisë, për qëndrimin drejt dhe në vendet e tyre.
Mësimi duhet të fillojë pasi të jenë ulur nxënësit në vendet e tyre dhe, kur është vendosur
qetësia dhe të jenë siguruar kushtet normale për punë. Përsëritja e mësimit të kaluar ose,
më mirë, kontrollimi i përvetësimit të tij mund të fillojë edhe me detyrat e shtëpisë, që
referojnë përmbajtjen e tij dhe, më pas, me anë të pyetjeve të përgatitura me kujdes. Gjatë
kësaj veprimtarie duhen aktivizuar sa më shumë nxënës. Veprimtaritë hyrëse duhet të zënë
vendin e duhur, sepse u paraprijnë veprimtarive njohëse, që do të pasojnë dhe, në shumë
raste, sigurojnë vazhdimësinë ose lidhjen me njohuritë e fituara më parë. Në disa raste,
veprimtaritë hyrëse mund të tërheqin vëmendjen dhe interesin e nxënësve, kur ndërtohen
në formën e ushtrimeve përsëritëse e përmbledhëse. Rëndësi ka që veprimtaritë hyrëse,
sido që të realizohen, duhet të tërheqin vëmendjen e nxënësve dhe përqendrimin e tyre në
mësimin e ri që do të zhvillohet.
Në planifikimin e orës së mësimit, mësuesi duhet t’u lërë vendin e duhur veprimtarive
zhvilluese. Kjo nënkupton drejtimin që duhet t’i jepet zgjidhjes së pavarur të pyetjeve jashtë
tekstit dhe që synojnë zgjerimin e njohurive, komentimit të figurave etj. Në mësimet e lëndës
së biologjisë duhet t’u kushtohet kujdes demonstrimit të objekteve ose eksperimenteve
afatgjata, prandaj mësuesi duhet t’i sigurojë ato e t’i kontrollojë për ecurinë normale të
mësimit.
Çdo orë mësimi mbaron me një mbyllje, që duhet të përfaqësojë edhe momentin kulmor
të saj. Në mësimet e lëndës së biologjisë rekomandohet që për këtë qëllim më mirë të vihen
në punë nxënësit, sesa vetë mësuesi të bëjë një përsëritje të asaj që është mësuar.
Kur mësimi i zhvilluar është vazhdim i një teme të gjerë, mund t’u kërkohet nxënësve, me
anë të pyetjeve ose vrojtimit të një figure apo objekti, të gjejnë lidhjen ndërmjet asaj që kanë
mësuar më parë dhe asaj që kanë marrë me mësimin e dhënë. Por me gjithë rekomandimet,
përzgjedhja e këtyre veprimtarive është tërësisht opsionale dhe e lirë të realizohet sipas
kërkesave reale të nxënësve dhe të mësuesit, si dhe bazuar në temën mësimore.
Në procedurën e planit mësimor, mësuesi duhet të bëjë edhe parashikimin për kohën
që duhet të zërë çdo veprimtari e planifikuar. Koha duhet të parashikohet e mjaftueshme
për secilën prej tyre. Sido që hyrja dhe mbyllja mund të duken dytësore, edhe atyre u duhet
lënë koha e duhur. Gjithsesi, kohën më të madhe duhet ta zërë të nxënit. Jo rrallë, sidomos
mësuesve fillestarë, u mbetet kohë nga veprimtaritë e planifikuara. Në të tilla raste, mësuesi
duhet të aktivizojë nxënësit për të rifreskuar, me anë të pyetjeve apo vrojtimit të objekteve,
elementet më të vështira të mësimit.

Struktura e mësimit sipas filozofisë të të menduarit kritik


Evokimi
Evokimi është faza e diskutimit para dhënies së përmbajtjes.
- Mësuesi tregon apo identifikon temën e mësimit.
- Pyet nxënësit çfarë dinë rreth saj (temës).
- Kërkon të dijë prej nxënësve çfarë presin nga ajo, dëshirojnë apo kanë nevojë të
mësojnë rreth saj (idetë radhiten në tabelë).

Realizimi i kuptimit
Kjo është pjesa më e rëndësishme e mësimit.
Në këtë fazë marrin kuptim njohuritë e reja, ndodh të nxënit e kuptimshëm dhe të
vetëdijshëm pas kryerjes së fazës së parë, fazës së evokimit. Nxënësit kërkojnë informacion
relativ në lidhje me parashikimet e bëra.

8
Reflektimi

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Kjo është fazë përmbyllëse e strukturës ERR. Në këtë fazë, pas rishikimit të tërë
informacionit, konsolidohen njohuritë dhe ndodh të nxënit afatgjatë (që i shërben nxënësit
dhe pas mbarimit të shkollës dhe që mund ta përdorë në përputhje me nevojat e tij).
Në këtë fazë mësuesi:
• Pyet nxënësin, se çfarë mësuan.
• I nxit të bëjnë pyetje me kundërpërgjigje.
Në pritje të përgjigjeve të tyre i pyet “Pse mendoni kështu?”
Çfarë tjetër mendoni se mund të mësoni?
Çfarë nuk keni mësuar apo dëshironi të mësoni?
Çfarë është e rëndësishme? Pse mendoni kështu?

Nga përvoja
Në fund të orës së çdo modeli ka një pjesë për shënime të mësuesit nga puna e nxënësve
gjatë përdorimit të teknikave e modeleve, reagimet e tyre si dhe nga përvoja e zbatimit të
këtyre teknikave në klasa.
Të mos harrojmë se: Modelet mësimore nuk janë ditarë mësimi, pasi ditari është mjet
personal i mësuesit.
Ato kanë për qëllim të strukturojnë mësuesit, nga pikëpamja metodike, që të jenë të aftë
të mësojnë si të ndërtojnë punën, për kultivimin te nxënësit të shprehive dhe aftësive për
vetëveprim, pasi të nxënit në bashkëpunim ndodh kur nxënësit punojnë së bashku, disa herë
në çifte, disa herë në grupe të vogla, për t’iu drejtuar një problemi të përbashkët.
Ky është më i rëndësishëm në nxitjen e shpirtit krijues, se sa zgjidhja apo produkti
përfundimtar i problemit të përbashkët.
Janë identifikuar disa hapa në funksion të shpirtit krijues, si:
• Nxitja
• Zbulimi
• Planifikimi
• Veprimtaria
• Rishikimi

B Nxitja - është një lloj përmbajtje, mbi të cilën punohet, e cila nënkupton faktin, asgjë nuk vjen
nga asgjëja. Pra, ekziston një impuls krijimi i gatshëm për t’u zgjuar. Ai vjen nga prirja për të qenë
kureshtar, për të vrarë mendjen dhe për të bërë pyetjet: Pse, Kur, Çfarë, Ku, Kush, Si?
Detyra jonë është të zgjojmë impulsin krijues brenda fëmijës (lënda e biologjisë ka shumë
hapësira për këtë).

B Zbulimi - është proces, ku mësuesi duhet të lejojë potencialin krijues të nxënësve pa u


nisur nga ideja e parë apo zgjidhja e parë që shfaq nxënësi, por të marrë parasysh alternativa
të tjera përpara se të marrë vendime.

B Planifikimi - është proces, ku analizohen ndryshimet e çfarëdo fushe krijuese, ku


përfshihen tri pjesë, të cilat shpesh përzihen me njëra tjetrën, si:
a- përkufizimi i një problemi apo detyre;
b- mbledhja e informacionit, fakte dhe vëzhgime;
c- të menduarit, si proces aktiv, që përmirësohet duke ua thënë të tjerëve
ose duke e mbajtur shënim.

B Veprimtaria - është proces, që fillon me një ide ose me një grup idesh, që është e
rëndësishme për nxënësin, pse jo dhe jetike. Detyra e mësuesit, është ta nxisë për

9
domosdoshmërinë e ideve, si “ç’mund të bëjmë me këtë ide?; ku na çon ajo?; si mund ta
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

vëmë në zbatim?”, të gjitha këto ndihmojnë të përqendrohemi në rezultatin e ideve.

B Rishikimi - është proces që na ndihmon të reflektojmë mbi përpjekjet tona dhe


njëkohësisht na nxit të jemi më aktivë në vlerësimin e njohurive dhe ideve të dhëna.

B Rekomandime për të mësuar nxënësit, si të punojnë në grup.


1- Shpjegojuni nxënësve, pse është i rëndësishëm bashkëpunimi në grup, si në klasë
por edhe në jetë.
2- Shpjegojuni, se cilën nga aftësitë duhet të përdorin në një orë të caktuar
mësimore.
3- Nxënësve u tërhiqet vëmendja për mënyrën se si duhet t’i përdorin aftësitë e tyre
dhe njëkohësisht të mendojnë, se cila aftësi e tyre ndihmon në mbarëvajtjen e mirë
të punës në grup.
4- Nxënësve u krijohet më shumë mundësi për të përdorur aftësitë e tyre, në mënyrë
që ata ta ndjejnë veten më të çlirët dhe aktivë gjatë gjithë kohës së punës në grup.
5- Është e rëndësishme që për të gjitha këto që përmendëm më lart nxënësit duhen
vëzhguar, dëgjuar dhe për aftësitë e tyre mund të mbahen edhe shënime.

Rolet e luajtura nga nxënësit

Brenda secilit grup, rolet që luajnë nxënësit mund të jenë me:


a- Orientim nga detyra.
b- Orientim për ruajtjen e grupit.
c- Të dyja së bashku.
Meqë nxënësit, duhet të zotërojnë mirë mënyrat e sjelljes që lidhen me këto role në klasë,
mësuesi duhet të jetë i kujdesshëm në përcaktimin e roleve të punës së nxënësve në grup.
Pra, të ndajë rolet e anëtarëve të grupit:

1- Kontrollori - Siguron të kuptuarit nga ana e të gjithë anëtarëve të grupit, për punën
që do të bëjnë.
2- Kryetari i grupit - Kërkon informacionet e nevojshme nga anëtarët e grupit si dhe
nga mësuesi.
3- Mbajtësi i kohës - E mban grupin të fokusuar në detyrën e dhënë dhe siguron që
puna të kryhet brenda kufijve të caktuar kohorë.
4- Dëgjuesi aktiv - Përsërit ose riformulon ato që janë thënë nga të tjerët.
5- Përmbledhësi - Mbledh së bashku të gjitha përfundimet e arritura nga grupi, në
mënyrë që ato të kenë një mirëkuptim si grup.
6- Menaxhuesi i materialeve - Shpërndan dhe mbledh materialet që i duhen grupit.
7- Shkruesi dhe lexuesi - I lexon grupit të gjitha materialet me shkrim.
Mund të këtë dhe role shtesë, si raportues, apo ideator, të cilat mund të përdoren
sipas situatës apo temës mësimore.
Raportuesi - Raporton para të tjerëve përfundimet e grupit.
Ideatori - Detyra e të cilit është të propozojë një alternativë tjetër për zgjidhjen që ka
dhënë grupi e kështu me radhë.

Metodat e mësimdhënies, karakteri i tyre aktiv në rritjen e forcës argumentuese,


krijuese dhe reflektuese të nxënësve me nivele të ndryshme në lëndët shkencore.

10
Shkencat natyrore janë një botë ku çdo nxënës përpiqet për ta kuptuar që në moshë të

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


vogël. Ideja është që mësimdhënia e shkencave natyrore në përgjithësi dhe e biologjisë në
veçanti, të veprojë në harmoni me të nxënit zbulues të fëmijës, pasi ushqen te ky i fundit
qëndrime që karakterizohen nga:
- Kureshtja (dëshira për të ditur) dhe aktiviteti (gatishmëria për të bërë gjëra, me
qëllim që të gjejë përgjigje).
- Arsyetimi (aftësia për të përdorur logjikën dhe rregullat e provës në kërkim të
njohurive).
- Informimi (të pasurit e një fondi informacioni mbi botën, mbi bazën e të cilit të
mendosh).
- Përkushtimi (të vendosë idetë dhe bindjet në mënyrë që, si rezultat i të mësuarit të
ri, nxënësi fillon të rikonstruktojë mënyrën se si mendon për botën).

Pra lista e atributeve të qëndrimeve shkencore dhe termat qe kemi përdorur, krijojnë
një kuadër qasjeje me standardet e përmbajtjes për lëndët e shkencave natyrore që na
janë ofruar, të cilat mbështeten mbi objektiva të qarta, të realizueshme, duke gërshetuar në
mënyrë të vazhdueshme, të katër proceset e përmendura më lart (kureshtjen, aktivitetin,
arsyetimin, informimin dhe përkushtimin), pra ka një lidhje reciproke midis njohurisë dhe
procesit.
Të dy kontribuojnë te njëri-tjetri dhe duhen parë si të njëjtë dhe si rrjedhim të konsiderohen
njëlloj të rëndësishëm për procesin mësimor.
Mjeti më i mirë për të realizuar lidhjen reciproke midis njohurive dhe procesit si dhe
kombinimit të tyre janë metodat e të nxënit në bashkëpunim, të zbatueshme në orët e punëve
praktike apo laboratorike, modeli i të cilave përbëhet nga tri terma: eksplorimi, shpjegimi
dhe zgjerimi. Elemente shumë të rëndësishme në realizimin e këtyre tri fazave janë dhe
koha, këmbëngulja e vazhdueshme e sigurimi i një atmosfere të qetë dhe mbështetëse.

Eksplorimi:
Fazë mësimore në të cilën nxënësi njihet me dukuri interesante dhe të çuditshme, si
dhe me sfidën e drejtpërdrejtë ose të nënkuptuar për të kërkuar dhe zbuluar më shumë. Pra
të gjejnë një shpjegim, të bëjnë një krahasim, të thonë një parashikim e kështu me radhë.
Pra në këtë fazë nuk shpjegohet koncepti por krijohen kushtet për të nxitur kureshtje dhe
dëshirën e tyre për të zbuluar. Pikërisht këtu, në këtë fazë gjejnë hapësira: kërkimi dhe
marrja e informacionit si dhe komunikimi, duke bëre të mundur realizimin e standardeve
të përmbajtjes në tri nivele: i ulët, i mesëm dhe i lartë.

Shpjegimi:
Fazë që vjen pasi nxënësit të kenë eksploruar dhe të kenë bërë vëzhgimet e tyre.
Synimi është që të arrihet një pohim, një lloj pohimi i konceptit nga nxënësi duke vepruar
përmes dialogut, duke i ndihmuar për ta përdorur informacionin për të përmbledhur gjetjet e
tyre dhe për të ndërtuar një koncept të drejtë. (P.sh., përdorimi i njohurive në mjedisin e
përditshëm.)

Zgjerimi:
Fazë ku nxënësit lidhin atë që zbuluan me njohuritë e tyre të mëparshme, zbatojnë
mendimet e veta si në çështje më të gjera. Kjo fazë u vjen në ndihmë nxënësve për të
riorganizuar njohuritë e mëparshme dhe për të qenë në gjendje të përfshijnë dhe të
zbatojnë njohuritë e reja, sipas mënyrës me të cilën ata e shohin botën. (p.sh., ndërtimi
dhe funksionimi i trupit të njeriut, vlen dhe për atë të gjallesave).
Në të gjithë modelin e përmendur, e rëndësishme është të evidentojmë, se si objektivat

11
e orës mësimore realizohen dhe bëhen të matshëm. Në këtë mënyrë ne kemi realizuar
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

dhe zbatuar standardet e përmbajtjes si domosdoshmëri në punën tonë, por njëkohësisht


kemi hapësira dhe për realizimin e standardeve të arritjes dhe për nxitjen e nxënësve të
talentuar.
Modelet mësimore kanë për qëllim të ndihmojnë mësuesit nga pikëpamja metodike
që të jenë të aftë të mësojnë si të ndërtojnë punën për kultivimin te nxënësit të shprehive
dhe aftësive për vetëveprim, pasi të nxënit në bashkëpunim ndodh kur nxënësit punojnë
së bashku, disa herë në çifte, disa herë në grupe të vogla, për t’iu drejtuar një problemi të
përbashkët.

Analiza e përgjigjeve të nxënësve


Gjatë tri etapave të para mësuesi në mënyrë të natyrshme bën një analizë të veprimtarisë
së lirë të nxënësit, për këtë mësuesi duhet të jetë i përgatitur me informacion të mirë
diagnostikues për të qenë i aftë të përcaktojë nevojat orientuese të nxënësve.

Si të përcaktojmë strukturën e njohurive të formuara mirë, pjesërisht apo keq, për


të vlerësuar nxënësin në një punë praktike apo laboratorike.
a- Nxënësit me njohuri e veprimtari shumë të pakta rreth një koncepti apo mungesa të
shumta fjalori lëndor, me mangësi në pjesëmarrjen praktike në orën mësimore dhe ku
shfaqen mangësi në përvojën e tyre vetjake për realizimin e një veprimtarie praktike,
do të fokusohen në grupin e vlerësimit të nivelit të ulët.
b- Nxënësit që kanë pak më shumë informacion rreth problemit, por jo të mjaftueshëm,
do të jenë më aktivë, do të përmendin shembuj apo karakteristika plotësuese dhe
përcaktuese për një koncept apo shprehi do të vlerësohen me notë mesatare.
c- Nxënësit që kanë shumë informacion rreth një koncepti apo me shprehi të formuara
për të vetëvepruar në situata të veprimtarive praktike e eksperimentale, zakonisht
ofrojnë dhe sugjerojnë informacion gjatë orës mësimore apo veprimtarive praktike,
janë aktivë dhe udhëheqës të pavarur apo organizues të grupit dhe përgjigjet e tyre
mund të marrin formën e analogjive, të përkufizimeve, lidhjeve dhe ndërlidhjeve të
koncepteve, krahasimit dhe të përkufizimit, janë nxënës të cilët hyjnë në grupin e
nxënësve të vlerësimit të lartë.
Duhet pasur parasysh që përgjigjet e nxënësve mund të variojnë në tri etapat, kështu që
vlerësimi nuk duhet të kufizohet vetëm në një etapë, por në të tria etapat si dhe në detyrën
përfundimtare që nxënësi zhvillon në shtëpi.

B Materialet dhe mjetet mësimore. Në mësimet e biologjisë, një rol të rëndësishëm në


procesin e të nxënit, zënë mjetet konkretizuese. Ato janë dhe do të mbeten burimi kryesor
i njohurive për objektet dhe dukuritë e natyrës. Këto mjete kanë funksione të larmishme,
si p.sh.: informimi, motivimi, konkretizimi, demonstrimi, ilustrimi, plotësimi i të dhënave,
shpjegimi i përmbajtjeve mësimore, nxitja e aftësive të të menduarit kritik dhe krijues, zhvillimi
dhe përsosja e aftësive, racionalizimi i kohës, bashkëveprimi nxënës - mësues etj. Ato duhet
të sigurohen dhe të zgjidhen në sasinë dhe cilësinë e duhur. Në planin mësimor ditor, ato
planifikohen për çdo temë, vetëm se mësuesi duhet të njohë mirë metodikën e demonstrimit
dhe të aktivizimit të nxënësve nëpërmjet tyre. Që këto mjete të jenë sa më funksionale në
orën e mësimit, duhet të plotësojnë disa kërkesa metodike, shkencore, psikologjike, estetike,
teknike dhe ekonomike.
• Ato duhet të jenë të perceptueshme nga nxënësit, t’i përshtaten lëndës dhe objektivave lëndorë.
• Duhet të pasqyrojnë saktë anën shkencore të dukurive që trajtohen.
• Mjetet që mund të përgatitë vetë mësuesi duhet të jenë estetike, të punuara me kujdes dhe sa më
afër natyrores.

12
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
• Nuk rekomandohet përdorimi i mjeteve të grisura, të dëmtuara, të çngjyrosura, të thyera etj.
• Materialet me të cilat përgatiten mjetet konkretizuese duhet të jenë të forta dhe të kenë përmasa
harmonike.
• Mjetet duhet të jenë sa më të thjeshta dhe sidomos të mos paraqesin rrezik për nxënësit gjatë
punës për dëmtime fizike ose infeksione, për alergji ose ngacmim të syve dhe të lëkurës.

Për përdorimin e mjeteve mësimore ka disa rregulla metodike:


• Kur mjeti ose objekti ka përmasa të mëdha, atëherë ai i tregohet klasës njëherësh.
• Kur objektet janë të vogla dhe nuk ka mundësi të perceptohen në të njëjtën kohë nga
të gjithë nxënësit, atëherë shpërndahen materiale të siguruara më parë mundësisht në çdo
bankë (në këtë rast nxënësit jo vetëm e shohin, por edhe mund ta prekin).
• Kur objekti është i vogël, por i vetëm, ai u tregohet nxënësve bankë më bankë.
• Këshillohet, që nxënësit herë pas here, të pyeten nëse e kanë vërejtur mirë objektin
apo mjetin, me qëllim që mësuesi të korrigjojë shpejt të metat e konstatuara.
• Kontrolli i vazhdueshëm i mjeteve didaktike krijon mundësinë që mësuesi të mos
përdorë mjete të vjetruara, të grisura, të konsumuara dhe për pasojë pa vlerë për mësimin.

Koleksionet dhe albumet

Nxënësit zakonisht bëjnë albume me fotografi bimësh dhe kafshësh. Mësuesi ndihmon
që nxënësit t’i vendosin këto fotografi sipas kritereve. Në fillim ata i vendosin sipas ngjyrës
dhe madhësisë. Më pas, duke i njohur më mirë, ata mund t’i vendosin në mënyra të tjera.
Kështu ndodh edhe me koleksionet. Ato mund të jenë:
• Koleksion fluturash ose insektesh.
• Koleksion kafshësh me guaskë.
• Koleksion bimësh të thara të plota ose të pjesëve të veçanta
(fruta, fara, gjethe, lëvore, zhardhokë).
• Koleksion me fara bimësh të egra ose të kultivuara.
• Koleksione myshqesh, likenesh, kërpudhash.
Rezultatet e tyre, nxënësit mund t’i ruajnë përmes pikturave ose diagrameve.
Për kapjen e fluturave dhe insekteve shërbejnë rrjetat, të cilat mund të bëhen me copë
ose napë të zakonshme. Për të formuar koleksionin e duhur insektet ngulen me gjilpëra dhe
u vendosen etiketa me shënimet përkatëse (emri, data dhe vendi ku janë gjetur).

Mjetet më të përdorshme didaktike janë:

Mjetet pamore natyrore


• Objektet natyrore të gjalla ose jo të gjalla:
(vazo lulesh, akuariumet, terrariumet, akuaterrariumet).
• Koleksionet (e bimëve të plota, luleve, gjetheve, farave, frutave, lëvoreve,
zhardhokëve, myshqeve, likeneve, kërpudhave etj.).
• Koleksionet e insekteve, guaskave të butakëve, iriqëve të detit, yjeve të detit,
guaskës së breshkës etj.
• Skeletet e kafshëve të cilat është më mirë të përgatiten nga specialistë ose në
mënyrë industriale.

Mjetet artificiale
• Maketet (materiale plastike ose prej gipsi). Me ato nxënësi parafytyron sisteme të
ndryshme biologjike (qarkullimi i gjakut, sistemi nervor, sistemi tretës, sistemi urinar, sistemi
i frymëmarrjes, sistemi muskulor).
• Modelet (kopje të vërteta të gjallesave bimore dhe shtazore ose të pjesëve të veçanta
të tyre). Ato mund të ndërtohen prej letre, gipsi, kartoni, druri, plastike etj.
• Fotografitë (përdoren në rastet kur duam të paraqesim një objekt apo dukuri nga larg
ose nga afër. Ato mund të sigurohen nga vetë nxënësit ose mësuesi).

13
• Vizatimet (përdoren për të paraqitur dukuri, procese apo objekte të ndryshme. Ato duhet
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

të bëhen nga nxënësit, por edhe nga mësuesit).


• Skemat (shërbejnë për të bërë një konkretizim të thjeshtë të një dukurie apo objekti).
• Tabelat (kryesisht paraqesin marrëdhëniet mes objekteve dhe dukurive, florës dhe
faunës, ndërtimit të trupit të gjallesave, njeriut etj.

Mjetet audiovizive (pamore-dëgjimore)


• Filmat (Me anën e tyre nxënësit vënë në përdorim shqisat e të parit dhe të të dëgjuarit.
Tematika duhet t’i përmbahet programit mësimor, nuk duhet të jetë shumë e gjatë dhe mund
të shfaqet në laborator ose në salla të posaçme).
• Emisionet mësimore në televizion (këto duhet të organizohen me porosi nga shkolla ose
departamenti i biologjisë).

Mjetet verbale, tekstet


• Tekstet mësimore (të detyruara), libri i mësuesit, fletoret e punës, revistat, atlaset,
mund të përdoren në shkollë për të mbështetur punën kërkimore të nxënësve. Këto burime
duhet të diskutohen dhe vlerësohen nga stafi si një pjesë e planit të tyre për shkencën.
Ai duhet të jetë i rëndësishëm për të përzgjedhur burimet e dyta, të cilat ndihmojnë për
të mbështetur nxënësit në punët e tyre shkencore, si dhe në kryerjen e vizatimeve apo
krijimeve të ndryshme.

Detyrat e shtëpisë
Ato zënë vend në planin mësimor ditor. Mund të jepen nga ato që përmban teksti mësimor,
por mund të formulohen edhe për veprimtari të pavarur në shtëpi, si: plotësim tabelash,
eksperimente afatgjata, punë kërkimore, ese etj.

Formati i modelit të ditarit përmban dhjetë elemente


Tema: Titulli i temës mësimore

1. Niveli i vështirësisë: kjo kërkesë e ditarit tregon nivelin e vështirësisë që ka përgatitja


e veprimtarisë mësimore dhe shkallën e pjesëmarrjes së nxënësve në këto veprimtari
praktike. Niveli i vështirësisë gjithmonë është i parashikueshëm midis kufijve nga 1-4.
2. Koha e nevojshme e llogaritur në minuta për të zhvilluar gjithë veprimtarinë
mësimore.
3. Synimi: paraqet në mënyrë të përgjithshme atë që parashikon të arrijë mësuesi
nëpërmjet veprimtarisë mësimore.
4. Të drejtat e njeriut: Edukimi me të drejtat e njeriut përmes tematikës dhe problematikës
së tekstit mësimor.
5. Objektivat: Objektivat paraqesin synimet specifike që do të realizohen në një orë
mësimore hap pas hapi dhe aftësitë që do të fitojnë nxënësit në çdo veprimtari të kësaj ore
mësimore.
6. Materialet: Listohen mjetet e nevojshme që do të përdoren në veprimtarinë
mësimore.
7. Metodat: Metodat dhe teknikat e mësimdhënies që do të përdoren nga mësuesi në
bashkëveprim me nxënësin për paraqitjen dhe zhvillimin e veprimtarive mësimore për të
arritur objektivat dhe synimet.
8. Përgatitja: Listimi i gjërave që duhet të bëjë mësuesi para fillimit të orës mësimore.
9. Zhvillimi: Zhvillimi pasqyron në mënyrë të detajuar të gjitha veprimtaritë që do të
organizohen për të arritur objektivat e përcaktuara.

Sqarim Niveli i vështirësisë: Sipas shkallës së vështirësisë, veprimtaritë mësimore janë ndarë
në katër nivele (nga niveli 1-4), të cilat tregojnë pjesëmarrjen e nxënësve në veprimtaritë
praktike dhe shkallën e vështirësisë që duhet për përgatitjen e saj.

14
B Niveli i parë: Në këtë nivel zhvillohen veprimtari të thjeshta, të shkurtra, akullthyese,

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


të cilat krijojnë klimën e nevojshme të bashkëpunimit dhe komunikimin e mësuesit me
nxënësin dhe të nxënësve me njëri-tjetrin.

B Niveli i dytë: Në këtë nivel zhvillohen veprimtari të thjeshta, të modeluara më parë


nga mësuesi, të cilat nxitin interesin e nxënësve për të rritur aftësitë komunikuese dhe të
punuarit në grup.

B Niveli i tretë: Në këtë veprimtari zhvillohen veprimtari të gjata të modeluara më parë


nga mësuesi të cilat synojnë të nxisin te nxënësit të menduarit dhe të vëzhguarit për të
hyrë në thellësi të problemit. Pjesëmarrja e nxënësve në diskutime apo në punën me grupe
është e nivelit të lartë.

B Niveli i katërt: Në këtë nivel zhvillohen veprimtari më të gjata. Ato kërkojnë nivel të
lartë në punën me grupe, në komunikim, në përqendrim si dhe bashkëpunimin me të gjithë
pjesëmarrësit. Këto veprimtari kërkojnë përgatitje më të gjatë si dhe përqendrim më të gjerë
dhe më të thellë në problemin që trajtohet.

Vlerësimi
Përmes vlerësimit mësuesi duhet të përcaktojë nivelin në të cilin nxënësi ka arritur objektivat
e planifikuar. Për këtë, zbatohet vlerësimi në çdo veprimtari mësimore edukative. Vlerësimi
nxjerr në pah dy anë të mësimdhënies: nevojat dhe aftësitë e nxënësve; njëkohësisht, ai
është sinjal për mësuesin në lidhje me planifikimin e veprimtarive në klasë.
Mësuesi duhet të bëjë përpjekje që ta përdorë vlerësimin në dobi të përvetësimit sa më të
mirë të programit mësimor. Nga ai kërkohet, gjithashtu, njohje e teorisë, e sistemeve dhe e
praktikave të matjes dhe zotërim i kompetencës së vlerësimit. Matja, në vetvete, përfaqëson
procesin e krahasimit të një vlere të njohur me një të panjohur, ndërsa vlerësimi përcakton
vlerat mbi bazën e informacionit të grumbulluar nga procesi i matjeve. Element kryesor i
vlerësimit është gjykimi sipas kritereve, që duhet të jenë të përcaktuara qartë nga mësuesi
qysh më parë. Cilësia e vlerësimit në çdo rast duket nga fakti se sa nxënësi i ka plotësuar
kriteret e caktuara.
Vlerësimi bart në vetvete emocione, brishtësi, përgjegjësi, por nganjëherë edhe
subjektivizëm. Ai jep kënaqësi e nxitje, por ka dhe ngarkesa pakënaqësie, prandaj nga
mësuesi kërkohen: ndërgjegjësim dhe përpikëri. Meqenëse vlerësimi është një moment i
rëndësishëm dhe delikat, mendojmë që atë ta trajtojmë pak më hollësisht.

Vlerësimi në lëndën e biologjisë


Vlerësimi është pjesë përbërëse e mësimit, prandaj si i tillë ai kërkon:

Objektiva të qarta mësimore Mësuesi bën kujdes të përcaktojë qartë se çfarë


duhet mësuar nga nxënësit. Ky përcaktim tregon
atë që do të vlerësohet.
Motivimin e nxënësve Si pjesë e procesit të mësimdhënies, e cila
forcon besimin e nxënësve, mësuesi ka për detyrë
të inkurajojë nxënësit të përballojnë vështirësitë.
Njohjen e përvojës
dhe të aftësive të nxënësve Mësuesi të ndërgjegjësohet se puna e tij ndërtohet
në njohjen e përvojës dhe të aftësive të nxënësve.

15
Kërkesa të qarta ndaj nxënësve Për arritjen e suksesit mësuesi duhet të planifikojë
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

si dhe përdorimin e metodave dhe detyra, veprimtari, teknika dhe strategji të


teknikave mësimore efikase. përshtatshme për të mësuarit.

Gjithashtu për të realizuar një vlerësim të suksesshëm mësuesi të ketë të qarta problemet
si më poshtë:

• Si mësojnë nxënësit.
• Sa të suksesshëm janë ata në të mësuarit.
• Sa efikase janë detyrat e caktuara dhe teknikat e përdorura për të ndihmuar nxënësit.

Objektivi bazë i çdo vlerësimi është, që të përcaktojë shkallën në të cilën nxënësi arrin
objektivat e parashikuara dhe ndikimin që ka mësimdhënia dhe detyrat e shtëpisë për atë.

Etapat e vlerësimit
Vlerësimi realizohet gjatë tri etapave:

Kontrolli. Ka të bëjë me përfundimin e të mësuarit. Ai shprehet në forma të ndryshme dhe


realizohet në çdo çast mësimor. Gjatë kontrollit realizohet: ç’dinë (çfarë u arrit) dhe çfarë nuk
dinë nxënësit (çfarë nuk u arrit).

Matja. Ajo që u kontrollua duhet të matet. Nxënësi ka nevojë të dijë rezultatin e kontrollit.
Këtë matje e bën mësuesi. Ajo shprehet me pikë, me përqindje ose me një evidencë të
thjeshtë, e formuluar me shprehje, shenja dalluese etj., e krahasuar me një standard të
bazuar në kritere.

Vlerësimi. Nënkupton vendosjen e një vlere gjykimi sasiore ose cilësore, bazuar në
matjen. Kjo bëhet nga mësuesi me notë ose me shprehje.

Nëse kontrolli bëhet gjatë gjithë orës së mësimit, matja e cila shpesh është e pandarë
nga vlerësimi, bëhet në etapa të caktuara të tij. Jo çdo kontroll shoqërohet me matje.

Kategoritë e vlerësimit. • Formues


Vlerësimet që bën mësuesi në klasë, • Diagnostikues
mund t’i klasifikojmë në katër kategori: • Përmbledhës
• Motivues

B Vlerësimi formues
Vlerësimi formues synon të theksojë atë se çfarë ka arritur nxënësi gjatë procesit të
formimit të njohurive dhe mbi këtë bazë bëhet planifikimi i mëtejshëm.
Vlerësimi formues është një nga elementet më të rëndësishme të çdo mësimi, sepse
është një aktivitet që i lejon mësuesit të vlerësojë sipas standardeve të kontrollit dhe të bëjë
ndryshime në orën e mësimit sipas këtij informacioni.
Në realitet, vlerësimi formues, është një proces i vazhdueshëm, që duhet të realizohet
gjatë gjithë orës së mësimit. Vlerësimi formues mund të organizohet në forma të ndryshme.
Kjo varet nga specifika e temës. Ai mund të organizohet herë me nxënës të veçantë, herë
me grupe të vogla nxënësish, herë me pyetje – përgjigje, herë me detyra me shkrim etj.
Përdorimi i vlerësimit formues e ndihmon mësuesin që të sigurojë se nxënësit nuk kalojnë
në temat dhe objektivat e reja më parë se të kenë përvetësuar aftësinë që bëjnë të mundur
arritjen e detyrës së mëvonshme.

B Vlerësimi diagnostikues bëhet kryesisht për aspekte të përvetësimit të njohurive nga


nxënësit, për të gjykuar për atë që ata kanë mësuar dhe për atë që nuk kanë mësuar.
Vlerësimi diagnostikues ka rëndësi për faktin se ai:
Jep informacion për efektshmërinë e të mësuarit pasi nxënësit ta kenë studiuar temën.
Informacioni mund të përdoret për të përcaktuar mënyrën e veprimit në etapën e dytë të

16
të mësuarit, mbi bazën e gjykimit se çfarë ka mësuar dhe çfarë nuk ka mësuar nxënësi.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Ka për qëllim të gjejë pse nuk është arritur përvetësimi i ndonjë koncepti.
Për të bërë vlerësimin diagnostikues, mund të përdoren me sukses pyetjet e mbyllura
(objektive, të cilat do të sqarohen më poshtë se çfarë janë).

B Vlerësimi përmbledhës bëhet në fund të një numri temash, njësish, detyrash e kapitujsh
ose në fund të një periudhe të caktuar kohe, p.sh., në fund të një semestri apo në fund të
vitit. Ai dallon se çfarë kanë arritur të përvetësojnë ose të bëjnë nxënësit.
Vlerësimi formues dhe ai diagnostikues parapërgatitin atë përmbledhës. Ky bëhet në
përputhje me objektivat mësimore. Forma më e përhapur e tij është testimi. Në të përmbahen
kërkesa ose pyetje të llojeve të ndryshme të formuluara nga mësuesi.
Mësuesi i kujdesshëm parashikon disa vlerësime përmbledhëse gjatë vitit.

B Vlerësimi motivues ka për qëllim të nxisë interesin dhe dëshirën e nxënësve për të
vazhduar më tej. Nëse përcaktohen objektiva të saktë e të qartë për një njësi mësimore ose
dhe më gjerë, nxënësi sheh vetë arritjet e tij. Kjo përbën një kënaqësi dhe nxitje të dëshirës
së tij për më shumë përparim. Nga këto arritje nxënësit mund të vetëkënaqen, por edhe mund
të kënaqin të tjerët. Që të arrihen këto objektiva në vlerësim dhe që nxënësit të mobilizohen
dhe të ndjejnë kënaqësinë e arritjes së tyre, ato duhet të jenë pak mbi mundësitë mesatare
të nxënësve.

Vlerësimi bazohet në: Ç’thonë, ç’shkruajnë dhe ç’bëjnë nxënësit.


Nga kjo përcaktohen edhe format kryesore të vlerësimit.

Për vlerësimin e njohurive, aftësive dhe sjelljes së nxënësve ka një sërë teknikash.

Gjashtë teknikat e vlerësimit janë: 1. Vlerësimi me shkrim.


2. Vlerësimi me gojë.
3. Vlerësimi me anë të dëgjimit.
4. Vlerësimi praktik.
5. Vlerësimi me anën e pyetësorëve të nxënësve.
6. Vlerësimi i projekteve, punëve kërkimore
dhe i punëve në terren.
Në këtë material trajtohet një nga teknikat e vlerësimit me shkrim, atë me anë të testeve.

Çfarë është testimi?


Testimi është ecuria e kryerjes së matjeve sipas një synimi ose objektivi të caktuar.
Testimi pasohet nga vlerësimi. Ajo që u mat, duhet të vlerësohet. Pra testimi dhe vlerësimi
janë dy koncepte dhe ecuri të ndryshme, por të pandara nga njëra-tjetra.

Llojet e pyetjeve në teste.


Në këtë material do të paraqiten disa nga pyetjet që mund të përdoren në testet
përmbledhëse. Mjaft mirë një pjesë e tyre mund të përdoren edhe në teste formuese e
diagnostikuese.

Pyetjet janë dy llojesh: të mbyllura dhe të hapura.


Të mbyllura (ose objektive) janë ato pyetje për të cilat mund të jepet vetëm një përgjigje.
Të hapura (ose subjektive ) janë ato pyetje që kërkojnë përgjigje origjinale. Nxënës të
ndryshëm mund të veprojnë në mënyra të ndryshme për dhënien e përgjigjes. Në të tilla raste
përgjigjet e nxënësve mund të jenë nga dy fjali deri në disa faqe, p.sh.: në lëndët shoqërore.
Në rastin e parë nxënësi nuk ka mundësi të mbajë qëndrimin e tij personal, sepse përgjigjja
është e vetme. Në të dytin ai është i lirë të zgjedhë e të zgjidhë, pra t’i përgjigjet pyetjes duke
shprehur jo vetëm njohuritë, por dhe qëndrimet, gjykimet e ndjenjat e tij.

Shembuj të pyetjeve të mbyllura (objektive), të cilat mund të përdoren në vlerësimin e


koncepteve në lëndën e biologjisë me anë të testeve.

17
1. E vërtetë, e gabuar ( Po ose Jo)
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Në pohimet e mëposhtme shënoni “Po” ose “Jo”.

Po - Jo Fotosinteza është një proces që kryhet nga bimët.


Po - Jo Gjatë fotosintezës çlirohet energji.
Po - Jo Gjatë fotosintezës thithet dyoksid karboni.
Po - Jo Fotosinteza ndodh në mitokondri.

a) V – G Pjalmimi i vezës së një bime nga pjalmi i bimës tjetër quhet vetëpjalmim.
b) V – G Gjatë mejozës formohen qeliza haploide.
c) V – G Efekti i gjenit të fshehtë (recesiv) duket në organizmat heterozigotë.
d) V – G Qelizat riprodhuese quhen gameta.

Këto pyetje përdoren në mënyrë të kufizuar, sepse mundësia e gjetjes së përgjigjes së


saktë, kur nxënësi nuk është i sigurt për të, është 50 %.

2. Pyetje me zgjedhje të shumëfishtë (ose alternative).


Jepet një pyetje a pohim i paplotë dhe disa përgjigje, ku njëra është e saktë dhe të tjerat
detyrimisht të gabuara.

P. sh.: Gjeni përgjigjen e saktë:


Kromozomet e qelizave bija:
a. Që lindin nga mitoza janë të njëjta me ato të nënës;
b. Që lindin nga mitoza janë të ndryshme nga ato të nënës;
c. Që lindin nga mejoza janë të ndryshme nga ato të nënës;
d. Që lindin nga mejoza janë të ngjashme nga ato të nënës.

3. Pyetje objektive me “çiftim”.


Teknika e çiftimit konsiston në hartimin e dy listave, ku nxënësve u kërkohet të bëjnë
lidhjen midis elementeve të listës A me të listës B. Këshillohet që njëra nga listat
(zakonisht e djathta) të përmbajë më shumë elemente nga lista tjetër. Krijimi i listave
sigurisht ka kërkesë radhitjen e atyre elementeve, të cilat kanë lidhje të ndërsjellë.

P.sh.: Gjeni përkatësinë:


1. Pjesë e qelizës që rregullon hyrjen dhe daljen e lëndëve nga bërthama. a) kloroplastet.
2. Pjesë e qelizës që rregullon hyrjen dhe daljen e lëndëve përmes saj. b) bërthama.
3. Gjallesa që nuk kanë membranë bërthamore. c) qeliza.
4. Pjesë e qelizës që kontrollon gjithë veprimtarinë e saj. d) membrana
bërthamore.
5. Njësia themelore e gjallë e të gjitha gjallesave. e) bakteriet.
6. Pjesë e qelizës që shërben për kapjen e energjisë diellore. f) membrana
qelizore.

Përgjigje: 1 (d), 2 (f), 3 (e), 4 (b), 5 (c), 6 (a)

4. Me plotësim të përgjigjes.
Në pyetje të tilla duhet të plotësohet përgjigja, pasi ajo nuk është e plotë.
P.sh.:
1. Kafshët që ushqehen me bimë, quhen………………(barngrënëse).
2. Cipa që vesh gjithë sipërfaqen e trupit tonë quhet……….( lëkurë).
3. Lëndët ushqyese dhe ujin bima i merr me anë të…………(rrënjëve). etj.

5. Me përgjigje të shkurtër.
Në ndryshim nga plotësimi i përgjigjes, nxënësi duhet t’i japë përgjigjen e saktë pyetjes:
P. sh.:
1. Çfarë janë organelat?
2. Në cilin sistem organesh futet zemra? etj.

18
Kujdes

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Para testimit duhet bërë një model, i cili t’u tregohet nxënësve se si do të bëhet testimi.
Caktohen më parë qëllimet e testimit për të kaluar më pas në zhvillimin e tij.
Vlerësimi mund të jetë individual ose në grup.
Në rastet kur testet hartohen me pyetje të llojeve të ndryshme, ato grupohen sipas llojit të tyre,
p.sh., pyetjet me zgjedhje të shumëfishtë bashkë, ato me çiftim bashkë e kështu me radhë.
Është mirë që pyetjet në test të renditen sipas shkallës së vështirësisë së tyre.
Numri i pyetjeve në test varet nga ajo ç’ka duhet testuar (një mësim, një kapitull apo një
koncept.)
Përparësitë dhe mangësitë e testeve me zgjedhje të shumëfishtë.

Përparësitë janë: Mangësitë janë:

• Shpenzohet më pak kohë për përgjigje. • Krijon mundësi për të hartuar teste të dobëta.
• Ka mundësi që me këto pyetje të • Kërkohet prej nxënësve vetëm një akt
kontrollohet një sasi e madhe lënde. i thjeshtë miratimi dhe jo arsyetime e
• Lejojnë pikëzim e korrigjim të lehtë. shpjegime, gjë e cila mund të ndikojë për
• Testet me pyetje me zgjedhje të ata gjatë studimit që të kenë përqendrim më
shumëfishtë mund të hartohen për një të lartë në faktet krahasuar me kuptimin e
nivel të nxënësve. thellë të materialit.
• Ka mundësi që nxënësi të godasë në
shenjë me hamendje dhe jo duke përdorur
njohuritë, duke pasqyruar kështu një rezultat
më të lartë se njohuritë reale të nxënësve.
Disa udhëzime për vlerësimin

Është e domosdoshme që mësuesi të mos përdorë vetëm një formë vlerësimi, por larmi
formash. Ato duhet t’u krijojnë nxënësve mundësi të vlerësohen në atë mënyrë që është e
përshtatshme për çdo individ. Ky është tipar i shkollës demokratike. Kështu, p. sh.: Një nxënës
përgjigjet më mirë me gojë, një tjetër me shkrim, njëri i shpreh bukur dhe me emocion mendimet
në një pyetje të hapur, një tjetër jo, dhe e ka më të lehtë në pyetjet e mbyllura etj.
Vlerësimet e përfundimeve të nxënësve të trajtohen me kompetencë e jo si mesatare
aritmetike e notave të vlerësimit formues.
Të kihet parasysh që përparimi i nxënësit dhe një gjykim përmbledhës në përfundim
të periudhës, bazuar në objektiva, përbën vlerësimin përfundimtar. Vonesat e dhënies së
përfundimeve të vlerësimit dhe analiza e tyre nga mësuesi, e ulin shumë vlerën e korrigjimit
të gabimeve.
Shënimet të jenë të thjeshta, por të pasura. Është e domosdoshme që përveç regjistrit
të klasës, mësuesi të mbajë shënime të tjera për punën e çdo nxënësi. Ato ndihmojnë në
njohjen dhe në vlerësimin e punës së çdo nxënësi, në diagnostikimin dhe në riparimin e
vështirësive dhe lehtësojnë vlerësimet përmbledhëse.

Integrimi i biologjisë me të drejtat e fëmijëve,


edukimin mjedisor dhe edukimin shëndetësor
Kuptimi i dijes së integruar

Përmbajtja e konceptit “integrim” sintetizon kooperimin e disiplinave të ndryshme që kontribuojnë


në zgjidhjen e një problemi të përbashkët. Ka disa mënyra integrimi të disiplinave të ndryshme,
sipas problemit konkret që bëhet objekt i përbashkët studimi për t’u zgjidhur prej tyre.

Integrimi i disiplinave të afërta

I tillë është ai për shembull midis dy disiplinave (fizikë – kimi, kimi – biologji etj) duke
formuar një zonë të përbashkët në të cilën zbatohen koncepte dhe metoda të secilës prej
disiplinave.

19
Për shembull, në të gjitha standardet e shkencave natyrore gjejmë trajtimin e problemit të
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

komunikimit pothuaj me të njëjtat kërkesa, si: nxënësit të përdorin një fjalor të përshtatshëm,
duke përfshirë terminologjinë e duhur shkencore dhe teknologjike në formimin e koncepteve,
gjatë eksperimenteve si dhe gjatë vëzhgimeve që ata do të realizojnë.
Apo për kërkimin dhe marrjen e informacionit, si: nxënësit të grumbullojnë të dhëna
sasiore dhe cilësore, nëpërmjet hulumtimit, me qëllim që të regjistrojnë dhe të prezantojnë
rezultatet, duke përdorur diagrame, grafikë, tabela, skica e vizatime të ndryshme.

Integrimi i problemeve

Bëhet fjalë për atë grup problemesh të cilat nuk mund të përfshihen në një disiplinë të
vetme për shkak të natyrës specifike të tyre apo të dimensioneve që kanë. Për shtjellimin,
studimin dhe zgjidhjen e tyre duhen zotëruar e zbatuar njëherësh koncepte e metoda nga
disa fusha dhe disiplina. Për shembull: problemet e edukimit mjedisor, edukimit shëndetësor,
edukimit global etj.

Integrimi në metodë
Zbatohet në të gjitha rastet kur metodat e një disipline mund të zbatohen edhe në kërkime
në fusha të tjera.
Kurrikula e re e biologjisë e koncepton mësimin e biologjisë të zhvillohet në mënyrë të
tillë, që ta shohë nxënësin në qendër të procesit mësimor dhe t’i lejojë atij të drejta të plota
për pjesëmarrje me përvojat jetësore që ai zotëron.

Integrimi i koncepteve
Është karakteristikë për situata në të cilat modelet dhe konceptet e një disipline zbatohen
si plotësim në studimin e një disipline tjetër ose i zëvendëson modelet dhe konceptet
ekzistuese.
Për shembull, në lëndën e biologjisë janë shumë të rëndësishme njohuritë nga lënda e
kimisë për shpjegimin e përbërjes kimike të qelizës, proceset biokimike që ndodhin në qelizë,
kimia e frymëshkëmbimit, ndërtimi dhe vetitë e acideve nukleike, proceset e trashëgimisë së
tipareve te gjallesat etj.

Cilat janë karakteristikat e veprimtarive mësimore integruese?

• Mësimi i integruar, ashtu si dhe kërkimi shkencor, ka si objekt ato probleme konkrete praktike, ku shkalla e
kompleksitetit të të cilave përcakton numrin, tipin dhe nivelin e integrimit të dijeve nga disiplinat natyrore.
• Mësimi i integruar synon të pajisë dhe të aftësojë nxënësit me kompetenca shumëdisiplinore pa lënë mënjanë
edhe “specializimin”. Nga çdo disiplinë apo degë të saj, zgjidhen dhe synohet të përvetësohen një bashkësi
konceptesh të konsoliduara, të strukturuara sipas një skeme logjike me vlera të mëdha formuese dhe aplikative.
• Gërshetimi i aspekteve fizike, kimike, biologjike etj. në trajtimin dhe zgjidhjen e një problemi e mëson dhe e
aftëson nxënësin për një zgjidhje më shkencore dhe më të plotë, afër të vërtetës objektive.
• Nxënësi kupton, ndjek dhe përfiton nga zhvillimet e sotme tepër të shpejta të shkencave aplikative, për të
cilat mjetet e komunikimit masiv japin një informacion të bollshëm. Kjo do të rrisë së tepërmi interesimin dhe
angazhimin e nxënësve për të kuptuar përmbajtjen e mësimit, për ta zotëruar e përdorur atë në zgjidhjen e
mjaft pyetjeve e të fshehtave, që atë e rrethojnë.
• Veprimtaria e integruar mësimore kërkon punë të frytshme kolegjiale, ku çdo pjesëtar luan një rol aktiv.
Fryma e kolektivitetit, bashkërendimi i forcave, energjive mbi bazën e debatit shkencor, edukon te nxënësit
respektin për veten dhe të tjerët dhe e bind atë se zgjidhja më e pranueshme, më optimale që i jepet
problemit është rezultat i dijeve të thella e të shumanshme, të cilat nuk mund të jenë pronë e një njeriu apo
të një grupi të vogël njerëzish.
• Nxënësi e ndien konkretisht dhe në vijimësi se edhe pse zgjidhja kolegjiale e problemit të caktuar qëndron
shumë më lart se zgjidhja e tij “vetjake”, ajo ende nuk është absolute, e përhershme, përfundimtare, por mbetet
e pjesshme, sepse është e lidhur me teori të caktuara me nivel të dhënë, teknikë vrojtimi, matjeje, njehsuese,
me aftësi të caktuara analizuese, përgjithësuese dhe operuese, të cilat janë në zhvillim të pandërprerë.
• Në kërkimin dhe arritjen e zgjidhjeve sa më të plota, sa më bindëse dhe shkencore, rritet dhe shkalla e
gërshetimit dhe e ndikimeve të ndërsjella të aspektit shkencor me atë emocional, estetik, social dhe human.

20
Si përfundim, themi se edukimi nëpërmjet mësimit të integruar, është një koncept i

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


orientuar nga e ardhmja, i cili mbështetet në idenë se mësimi duhet të përqendrohet në
njohuritë, aftësitë, vlerat dhe qëndrimet, të cilat u nevojiten nxënësve për t’u orientuar
natyrshëm në një botë komplekse, të ndërvarur dhe në ndryshim të shpejtë.

Shembuj integrimi në lëndën e biologjisë

Një nga veçoritë në modelin e ri të kurrikulës së biologjisë është se, përveç zbatimit
të programit sipas parimit linear dhe spiral, është edhe respektimi i parimit të integrimit
ndërlëndor dhe brenda lëndës
Në kurrikulën e re të biologjisë në mënyrë të përmbledhur janë trajtuar lidhjet dhe
bashkëpunimi i biologjisë me lëndët e tjera si më poshtë.

Bashkëpunimi i biologjisë me lëndët e tjera

Shkencat e natyrës
Mësimi i biologjisë, gjatë përshkrimit të dukurive, merr parasysh ligjet dhe metodat e
fizikës, të kimisë dhe matematikës. Bashkëveprimi i njohurive të këtyre lëndëve krijon për
nxënësit kushtin paraprak për ndërtimin e një imazhi racional të botës dhe të bazuar në
shkencat natyrore.

Shkencat shoqërore dhe humane


Në kuadër të projekteve të ndryshme, krijohet mundësia e një bashkëpunimi të mirë
ndërmjet biologjisë dhe lëndëve shoqërore, veçanërisht në fushat e edukimit seksual,
të të ushqyerit të shëndetshëm, edukimi për HIV/AIDS, parandalimin e drogës, duhanit,
alkoolit, të edukimi mjedisor, etj. Përveç kësaj, mësimi i biologjisë transmeton njohuri, të
cilat përdoren edhe në lëndën e gjeografisë gjatë trajtimit të aspekteve natyrore, ekonomike
apo shoqërore.

Fusha e artit
Pasuria e magjishme e formave të natyrës është një burim i rëndësishëm për shpalosjen
e fantazisë dhe të krijimit edhe në fushën e artit, duke dhënë kështu një ndihmesë me vlerë
në formimin estetik të nxënësve përmes muzikës, pikturës, veprimtarive artistike etj.

Në këtë mënyrë biologjia realizon formimin shkencor dhe zhvillimin e personalitetit të


nxënësve si më poshtë:

Rruga drejt fitimit të njohurive empirike


Në mësimet e biologjisë nxënësit njihen me rrugën e përftimit empirik të njohurive dhe në
bazë të rregullave të njohura mund të bëjnë parashikime. Procesi mësimor i orientuar drejt
veprimit, kontribuon në përftimin e aftësive dhe qëndrimeve, të cilat janë të përbashkëta
për të gjitha lëndët e shkencave natyrore. Nxënësit, në bazë të planifikimit dhe kryerjes
së eksperimenteve, mësojnë të vëzhgojnë dhe të përshkruajnë qartë, të paraqesin dhe të
interpretojnë saktë.

Aftësia për abstraksion dhe të menduarin logjik


Në orën e mësimit të biologjisë nxënësit merren gjithnjë e më shumë me çështje që
përmbajnë kërkesa që kërkojnë zbatim, të cilat kërkojnë si kusht paraprak të menduarit e
përgjithshëm dhe logjik duke përdorur njohuritë bazë të këtyre shkencave. Për shembull,
puna që bëhet me paraqitjen e niveleve të ndryshme të organizimit të së gjallës (organela,
qeliza, inde, organe, organizma, popullime, bashkësi jete, sisteme ekologjike dhe biosfera)
nxisin të menduarin abstrakt dhe krijojnë të menduarin logjik.

Aftësia e gjykimit
Mësimi i biologjisë transmeton njohuri orientuese, të cilat u mundësojnë nxënësve
pjesëmarrjen në komunikim dhe në procese vendimmarrëse, të cilat u përkasin çështjeve
biologjike, shëndetësore e mjedisore.

21
Imazhi i njeriut
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Në mënyrë të veçantë lënda e biologjisë është shumë e rëndësishme për imazhin e


njeriut. Nxënësit njihen me bazat e organizimit të çdo qenieje; kjo çon në gatishmërinë për të
pranuar veten dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në ruajtjen e shëndetit personal, por
edhe në respektin ndaj të tjerëve dhe të të gjitha qenieve të tjera të gjalla.

Kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën


Kontakti i drejtpërdrejtë me bukurinë dhe shumëllojshmërinë e natyrës si dhe njohja e
botës së kafshëve e bimëve në natyrë është shumë me vlerë për nxënësit. Kjo gjë përforcon
jo vetëm kontaktin emocional me botën e kafshëve dhe të bimëve, por jep edhe shtytje
për një organizim racional të kohës së lirë dhe nxit e forcon lidhjen me vendlindjen dhe
vendbanimin.

Përgjegjshmëria për brezat e ardhshëm


Nga veprimtaria për të njohur qeniet e gjalla dhe proceset jetësore në kompleksitetin
e tyre dhe varësinë e ndërsjellë, rritet gatishmëria për të qenë largpamës në mbrojtjen e
vazhdueshme të burimeve natyrore duke rritur përgjegjësinë për brezat që do të vinë.

Kurrikula e re e biologjisë, vlerësohet si bazë në zhvillimin intelektual, emocional e social


të nxënësit. Ajo i aftëson nxënësit të zhvillojnë me frytshmëri kuriozitetin, kërkimin, krijimin,
mendimin e pavarur e kritik duke zbuluar përvojat, ndjenjat dhe idetë e tyre dhe të të tjerëve,
duke i dhënë kuptim të menduarit, nëpërmjet të folurit me gojë, vëzhgimeve, dhe veprimeve
praktike për mbrojtjen e natyrës dhe të shëndetit. E gjithë kjo falë edhe integrimit të biologjisë
me fushat që përmendëm më lart.
Le të analizojmë disa nga këto realizime.

Edukimi i fëmijëve në shkollë me të drejtat e tyre, tashmë gjen zbatim edhe në lëndën
e biologjisë.
Të drejtat e njeriut përcaktojnë rregulla dhe norma, të cilat garantojnë sigurinë personale
të individit, si dhe standarde të pranueshme jetese. Pjesa më e madhe e vendeve në botë i
kanë pranuar të drejtat e njeriut përmes OKB-së.
Në një shoqëri demokratike është i rëndësishëm respektimi i të drejtave të njeriut. Por një
respekt i tillë nuk vjen vetvetiu, ai duhet të mësohet dhe të praktikohet.
Duke shqyrtuar me kujdes Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Konventën
e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijës, mund të evidentohen disa drejtime për integrimin e
edukimit të të drejtave të njeriut dhe nëpërmjet shkencave të natyrës dhe konkretisht të
biologjisë, edukimit shëndetësor, edukimit mjedisor dhe të edukimit global.

1. Biologjia si lëndë shkollore, si dhe plotësimi i së drejtës për arsimim, për edukim
si dhe për zhvillim të personalitet – si një nga kërkesat themelore të dokumenteve
të mësipërme.
2. Metodat e studimit dhe të vlerësimit, që nxënësi përvetëson gjatë studimit të
biologjisë formalisht të përshtatshme dhe të zbatueshme edhe në fushën e të
drejtave.
3. Zhvillimi i vazhdueshëm i biologjisë, integrimi i vazhdueshëm i problemeve të
shëndetit dhe mjedisit me këtë lëndë krijon mundësitë e realizimit të së drejtës për
jetë shpirtërore më të mirë.
4. Biologjia si lëndë mësimore në shkollën 9-vjeçare, kërkesat e programit dhe
lidhja e tyre me të drejtat.
5. Forma të organizimit dhe të zhvillimit të orës së mësimit, modele mësimi.

Përgjithësisht, pranohet se nëpërmjet arsimit dhe edukimit, qeniet njerëzore do të jenë


në gjendje të përmirësojnë veten e tyre, duke rritur nivelin e dinjitetit social në marrëdhëniet
me njerëzit e tjerë. Prandaj të drejtën për të studiuar, për t’u arsimuar e mbrojnë shumica e
normave për të drejtat e njeriut. (Neni 26 i Deklaratës, neni 28, 29 i Konventës).
Ndërkohë, në përputhje me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve apo në Deklaratën
Universale të të Drejtave të Njeriut, Karta Evropiane e Arsimit (neni i 10 i saj) ndaj përmbajtjes
së edukimit, pretendon që t’u jepet rol më i madh atyre koncepteve, që bëjnë të mundur

22
përballimin, nga ana e nxënësit, të përgjegjësive në të ardhmen si njeri e si qytetar. Prandaj

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


kërkohet që nxënësi “të aftësohet qysh në fillim me teknikat e kërkimit, të cilat do të lehtësojnë
kryerjen e detyrave të veta”.
Në plotësimin e këtyre kërkesave, biologjia, edukimi shëndetësor dhe ai mjedisor (jo të
vetme) si lëndë shkollore, luajnë një rol të rëndësishëm.

Lënda e biologjisë synon të përshkruajë dhe të shpjegojë organizmat e gjallë dhe


organizimin e natyrës në këndvështrimin shkencor. Ajo synon, gjithashtu, që dijen dhe
përvojat individuale t’i bëjë të dobishme për rritjen e respektit të nxënësve për natyrën dhe
njeriun dhe përfshirjen e tyre në veprime për mbrojtjen e vlerave natyrore si dhe aftësimin e
tyre për një jetë të shëndetshme.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve


të Bashkuara më 20 nëntor 1989 riafirmon faktin se fëmijët kanë nevojë për një mbrojtje dhe
për një vëmendje të veçantë, për shkak të prekshmërisë së tyre dhe thekson në mënyrë të
veçantë, përgjegjshmërinë kryesore që ka familja ndaj atij që ka nevojë për mbrojtje. Ajo,
gjithashtu, riafirmon domosdoshmërinë e një mbrojtje juridike dhe jo juridike të fëmijës para
dhe pas lindjes, rëndësinë e respektimit të vlerave kulturore të komunitetit të fëmijës dhe
rolin jetësor të bashkëpunimit ndërkombëtar, për t’i kthyer të drejtat e fëmijës në realitet.

Vetë objekti i lëndës së biologjisë të integruar me edukatën shëndetësore, edukimin


mjedisor, edukimin për të drejtat e fëmijëve dhe atë global, që zhvillohen në arsimin 9-vjeçar në
shkollat tona, krijon mjaft mundësi për të integruar shumë nene të kësaj konvente në kurrikulën
zyrtare dhe në veprimtari kroskurrikulare, për shembull: nevojat fizike të trupit (ndërmjet të
tjerave njeriu ka nevojë për ajër, për ujë, për ushqim dhe për çlodhje); përkujdesje dhe mbrojtje
(përveç nevojave që ka njeriu për veshje, për banesë, për mundësi për të ruajtur higjienën, ai
ka nevojë dhe për shërbim shëndetësor dhe mjekësor); një mjedis i pastër për të jetuar (kjo
nënkupton domosdoshmërinë për ajrin që thithim, për ujin që pimë dhe lajmë, si dhe ushqimi
që hamë që nuk duhet të përmbajnë baktere dhe mikrobe të rrezikshme për shëndetin, si dhe
vendi i punës apo i mësimit duhet të jetë i pastër, që të mos dëmtojë shëndetin).

Në nenin 33 të Konventës për të Drejtat e Fëmijës vihet theksi në atë që, fëmija ka të
drejtë të mbrohet kundër përdorimit të narkotikëve dhe të lëndëve psikotrope si dhe kundër
përdorimit dhe përhapjes së këtyre lëndëve, ndërsa në nenin 34 theksi vihet në faktin që
shteti duhet të mbrojë fëmijën kundër përdhunimit dhe kundër shfrytëzimit seksual, përfshirë
edhe prostitucionin dhe pjesëmarrjen në çdo prodhim pornografik. Pikërisht këto nene mund
të integrohen me mjaft lehtësi në lëndën e edukimit shëndetësor.

Biologjia ka një fushë të gjerë të integrimit me problemet e mësipërme.


Në ndryshim nga programi ekzistues, në kurrikulën e re propozohet, njohuritë dhe aftësitë
shëndetësore dhe mjedisore jepen të integruara me ato biologjike dhe jo më si lëndë më vete,
e gjithë kjo për të shmangur edhe mbingarkesën që është vërejtur në kurrikulën ekzistuese.

Me anë të studimit rreth ndërtimit dhe funksioneve të trupit të njeriut, nxënësit mund të
ndjekin në mënyrë konseguente rregullat e nevojshme për një jetë të shëndetshme. Ato
integrohen në tema mësimi ku trajtohen probleme shkencore, si dhe në kapituj të veçantë.
Këto probleme do t’i trajtojmë më hollësisht më poshtë.

Në fushën e edukimit shëndetësor, në mënyrë të veçantë për problemet e mësipërme,


rëndësi i kushtohet përfshirjes së nxënësve në marrjen e vendimeve; ata ushtrohen të sjellin
argumente për vendimet e marra, të marrin vendime të studiuara mirë, të zgjidhin situata
të vështira përmes vendimeve të duhura, si dhe të vlerësojnë vendimet e marra nga të
tjerët. Në këtë mënyrë nxënësi fiton besim dhe respekt për vetveten dhe bën zgjedhje të
shëndetshme për jetën e tij, pavarësisht nga presionet e bashkëmoshatarëve për të marrë
drogë, duhan, apo për të pasur eksperienca të parakohshme seksuale.

Gjithashtu, nxënësit ushtrohen në dhënien e opinioneve, me qëllim që ata të shprehin


atë që mendojnë.

23
Në fushën e edukimit shëndetësor nxënësit ndihmohen të identifikojnë ndjenjat, interesat
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

me qëllim “përsosja e vetvetes”, me të cilën kuptojmë mundësinë e zhvillimit të interesave


dhe të talentit në fusha të ndryshme. Nevoja për “qëllimin e jetës” është, gjithashtu një nga
çështjet bazë, që kemi mundësi të trajtojmë. Edhe në një shoqëri, ku ekzistojnë kushte
jetese të mira dhe siguri, njerëzit vazhdojnë të pyesin se cili është kuptimi i jetës. Punojmë
me nxënësit të kuptojnë se ne kemi nevojë të besojmë në një ide, që udhëheq qenien tonë.
Kështu punohet që nxënësit të përcaktojnë qëllimet dhe hapat për arritjen e tyre, të njohin
ndryshimet, që ndodhin në planet dhe qëllimet e jetës, si dhe të këmbëngulin për realizimin
e qëllimeve.

Studimi i racave në lëndën e biologjisë bën të mundur realizimin e lidhjes me luftën kundër
diskriminimit, pavarësisht se këta njerëz kanë një ekonomi dhe zhvillim të ndryshëm, duke
vënë theksin në atë, se racat e ndryshme janë qenie njerëzore, që duhet të kenë të drejta të
barabarta. Këtu mund të realizohet edhe lidhja me lëndën e historisë dhe të gjeografisë.

Nëpërmjet lëndës së biologjisë, nxënësit do të kenë mundësi të shqyrtojnë dhe të


diskutojnë çështje mjedisore të rëndësishme për komunitetin e tyre, sepse kurrikula e re
i krijon mundësi mësuesit që materialin biologjik ta përzgjedhë më mirë në kushtet që të
jep mjedisi gjeografik, zona, rrethi, stina, klima etj. Ata do të zhvillojnë njohuritë, aftësitë,
qëndrimet e nevojshme mjedisore për të marrë në të tashmen dhe të ardhmen vendime të
rëndësishme e të përgjegjshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në kurrikulën e biologjisë janë planifikuar të trajtohen njohuri dhe aftësi për edukimin
mjedisor të nxënësve. Programi ndërtohet rreth temës së përgjegjësisë për veten, si individuale
dhe ajo qytetare. Përgjegjësia për veten dhe të tjerët është një komponent i rëndësishëm në
krijimin e ndjenjës së bashkësisë. Programi planifikon mësime dhe veprimtari të ndërtuara
për të ndihmuar nxënësit të kuptojnë, se ata janë pjesë e rëndësishme e bashkësisë dhe
se sjellja e përgjegjshme nënkupton përkujdesjen për veten si dhe rolin e rëndësishëm në
shndërrimin e botës sonë në një vend më të shëndetshëm për të jetuar.
Nxënësve u bëhet e qartë, se asnjë qenie njerëzore nuk mund të qëndrojë e shkëputur
nga mjedisi, pasi secili prej nesh është pjesë përbërëse e natyrës. Ne të gjithë varemi nga
mjedisi dhe mjedisi varet nga ne. Mbijetesa jonë dhe mbijetesa e brezave të ardhshëm
varet te një botë e shëndetshme. Secili prej nesh duhet të fillojë të pranojë përgjegjësinë
personale në lidhje me mbrojtjen dhe ku është e nevojshme, përmirësimin e mjedisit.

Programi nxit diskutimet mbi zhvillimin e fëmijëve, duke theksuar vlerat përgjithësisht të
pranueshme, si: përcaktimin e pikësynimeve, marrjen e vendimeve dhe krijimin e programeve
për ruajtjen e mjedisit.

Meqenëse programi mbështetet mbi vlera, informacione dhe veprimtari, është shumë e
rëndësishme, që mësuesi krahas metodave tradicionale për dhënien e njohurive, të aplikojë
edhe metoda, të cilat nxënësit të integrojnë njohuritë me jetën e përditshme. Në këtë mënyrë
do të ndikojmë në ndryshimin e sjelljes së nxënësve për një qëndrim pozitiv ndaj mjedisit.
P.sh. nxënësi mund të njohë mjaft mirë efektet e dëmshme të hedhjes së mbeturinave në
tokë, e megjithatë ai hedh në rrugë çamçakëzin, që është duke përtypur.

Roli i mësuesit në edukimin mjedisor shpesh është i ndryshëm, sepse ndryshimi i


sjelljes është objekti përfundimtar i edukimit mjedisor. Për vetë rolin, që mësuesit kanë në
transmetimin e njohurive, si dhe kohëqëndrimin e gjatë që nxënësit kalojnë me ta, ata mund
të jenë shembuj të rëndësishëm në situata të ndryshme. Ka rëndësi që mësuesit të përdorin
metoda sa më efektive dhe sfiduese për nxënësit. Shpjegimi dhe leximet japin informacion,
ndërsa programet audiovizive mund të rrisin kuptimin dhe motivimin e nxënësve për të mësuar
akoma më shumë. Metodat e tjera aktive të mësimdhënies dhe mësimnxënies përfshijnë
demonstrimet, diskutimet në grupe, praktikat, të cilat kombinohen të gjitha së bashku në të
mësuarit me projekte. Të mësuarit me projekte është shumë i vlefshëm, sepse angazhon
nxënësit drejtpërdrejt në procesin e eksperimentimit dhe krijimit të aftësive individuale. Sa
më të angazhuar të jenë nxënësit në procesin e mësimit, aq më shumë informacion dhe
aftësi ruajnë ata në mendjen e tyre.

24
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

25
Biologji dhe

7
edukim shëndetësor
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

HYRJE

Biologjia në klasën e shtatë zhvillohet në 35 javë mësimore me nga dy orë në javë, gjithsej me
70 orë gjatë vitit shkollor në të cilat përfshihen orët e teorisë, të ushtrimeve, punëve të laboratorit
dhe orët në dispozicion për mësuesin.
Në dispozicion të mësuesit lihen 15% të orëve (10 orë) për të organizuar ekskursionet,
vlerësimin e nxënësve ose për qëllime të tjera të vlerësuara të nevojshme për mbarëvajtjen e
procesit mësimor.
Lënda e biologjisë në klasën e shtatë synon të përshkruajë e të shpjegojë strukturën dhe
funksionin e qelizës si njësia bazë e ndërtimit dhe e funksionit të organizmave të gjallë. Ajo gjithashtu
synon të shpjegojë organizimin e qelizave në inde, organe dhe sisteme organesh, krahasimin
e proceseve që ato kryejnë në trupin e njeriut, i cili përqendrohet në sistemet më të mëdha të
organeve të mbrojtjes, mbështetjes e lëvizjes, të frymëkëmbimit, qarkullimit, ushqimit, riprodhimit,
jashtëqitjes dhe sistemit nervor e hormonal. Duke përdorur modele, nxënësit do të mësojnë se ku
ndodhen organet e brendshme më kryesore dhe do të zbulojnë funksionin dhe ndërveprimin e tyre
brenda sistemeve specifike. Duke studiuar strukturën e organeve, nxënësit do të mësojnë se të
gjitha indet e organizmit janë të përbëra nga qeliza të llojeve të ndryshme. Nxënësit do të zhvillojnë
aftësitë e tyre shëndetësore, duke diskutuar për faktorët që ndihmojnë në një shëndet të mirë.
Përmes programit të edukimit shëndetësor në këtë nivel shkollimi, nxënësit jo vetëm mësojnë të
parandalojnë sëmundjet, por dhe të çmojnë shëndetin e të pranojnë një jetë harmonike si një vlerë.
Ata edukohen që të jenë të aftë të marrin vendime të drejta në lidhje me shëndetin e tyre dhe të
menaxhojnë një stil jetësor të shëndetshëm.

Për të ndihumar mësuesin në realizimin sa më mirë të synimeve të kësaj lënde kemi bërë
përpjekje që të zbërthejmë metodikisht çështjet që ne mendojmë se janë të nevojshme e të
domosdoshme.
Kështu për zbërthimin e këtij teksti kemi realizuar për të gjithë krerët rubrikat:
• Interpretime metodike të çështjeve kryesore.
• Çështjet më të rëndësishme.
• Aktivitete.
• Lidhja me jetën e përditshme.
• Modele testesh të zgjidhura. Pikëzimin e tyre dhe konvertimin e pikëve në notë.
Analiza e këtyre rubrikave është organizuar duke marrë disa krerë së bashku, kur ata
janë të shkurtër, p.sh.: Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive (Gjaku dhe qarkullimi i tij,
frymëshkëmbimi).
• Modele mësimi.
• Modele të orëve të përsëritjes.
• Modele të punëve praktike të planifikuara.
• Trajtime teorike në ndihmë të mësuesit për çështje të edukimit shëndetësor.
• Për problemet e edukimit shëndetësor janë dhënë modele veprimtarish.
• Etj.

26
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

27
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

28
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

29
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

30
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Pjesa 1 . Ndërtimi i organizmit të njeriut
KREU 1. MBI ZBULIMIN E QELIZËS. INTERPRETIME METODIKE TË ÇËSHTJEVE KRYESORE

• Përdorni mikroskopin për të ekzaminuar qelizën bimore dhe shtazore.


• Skiconi strukturën qelizore të bërthamës, citoplazmës dhe te bimët murin qelizor.
• Vëzhgoni dhe përshkruani ndryshimet në ndërtimin e qelizës bimore dhe shtazore.
• Përshkruani pozicionin e bërthamës qelizore. Shpjegoni funksionin e saj.
• Përcaktoni citoplazmën, bërthamën dhe membranën qelizore dhe funksionet që ato
kanë.
• Vëzhgoni përgatesën e një qelize shtazore dhe skiconi qelizat.
• Identifikoni organelat e qelizave me anë të vëzhgimit.
• Përdorni lenten zmadhuese në rastet e nevojshme.

Çështjet më të rëndësishme:

• Qeliza është njësia më e vogël ndërtuese dhe funksionale e gjallesave.


• Qeliza ka karakeristikat bazë të jetës: ajo lind, ushqehet, merr frymë, rritet, është e
ndjeshme ndaj ngacmimeve, riprodhohet dhe më pas vdes.
• Qelizat kanë forma dhe madhësi të ndryshme.
• Bërthama është quajtur nga shkencëtarët qendra e kontrollit të qelizës, sepse ajo ka
materialin gjenetik (ADN në kromozome) që realizon tejçimin e tipareve nga qeliza
nënë te qelizat bija.
• Gjallesat që janë të përbëra vetëm nga një qelizë quhen njëqelizore, si: bakteret,
protozoarët (ameba, parameci), euglena e blertë, shumë alga dhe disa kërpudha
(majatë). Të gjitha proceset jetësore, si: të ushqyerit, lëvizjen, shumimin etj., i kryen
kjo qelizë.
• Gjallesat që e kanë trupin të ndërtuar nga shumë qeliza quhen gjallesa shumëqelizore,
si: bimët, kafshët dhe njeriu.
• Qelizat organizohen në inde, organe, sisteme organesh dhe në organizmin si një i
tërë.

Aktivitete:

• Nxënësit të familjarizohen në përdorimin e mikroskopit me dritë.


• Të përgatisin dhe të vëzhgojnë një qelizë bimore dhe një qelizë shtazore.
• Qeliza bimore ka: murin qelizor, citoplazmën, bërthamën, vakuolat dhe kloroplastet.
Ndërsa qeliza shtazore ka: citoplazmën dhe bërthamën.
• Për të dy rastet tregoni rolin e membranës qelizore.

31
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive (Mbi zbulimin e qelizës)


1. Organizmat njëqelizorë formohen nga: (1 pikë) 2. Qeliza është: (1 pikë)
a) një qelizë e vetme a) një ind
b) shumë qeliza që kryejnë të njëjtin funksion b) njësia më e vogël e një organizmi
c) vetëm një bërthamë c) një organ
d) shumë bërthama d) një sistem

3. Strukturat bazë për qelizën bimore dhe shtazore 4. Qeliza bimore ndryshon nga qeliza
janë: (1 pikë) shtazore sepse ka: (1 pikë)
a) bërthama, citoplazma e membrana a) kromozom
b) kloroplastet dhe vakuolat b) mur qelizor
c) indi kockor e muskulor c) bërthamë
d) muri qelizor dhe vakuolat d) citoplazmë
5. Cila nga qelizat e mëposhtme ka mur qelizor: 6. Qelizat e elefantit janë më të mëdha se
(1 pikë) ato të miut: (1 pikë)
a) qeliza nervore a) e vërtetë
b) qeliza e gjethes b) e gabuar
c) qeliza e muskujve
d) qeliza dhjamore

7. Plotësoni fjalitë: (10 pikë)


- Qeliza, njësia më e vogël e gjallesave, që ka karakteristikat bazë të jetës, përbëhet nga citoplazma,
_____________ e ______________ .
- Bërthama është qendra e kontrollit të qelizës dhe përmban ___________ .
- Kromozomet përmbajnë instruksione për ___________ e tipareve te gjallesat.
- Membrana bërthamore rrethon bërthamën dhe ____________ ___________ që të hyjnë e dalin nga
bërthama.
- Citoplazma është një masë si xhel që mbush qelizën dhe përmban ___________ të tjera qelizore.
- Muri qelizor rrethon membranën qelizore dhe i jep qelizës _________ dhe __________ .
- Kloroplastet përmbajnë _________ (lëndë me ngjyrë të gjelbër) që thith energjinë diellore me anë të
cilit qeliza bimore “gatuan ” ushqimin.
Përgjigje: bërthama, membrana, kromozomet, lejon lëndët, struktura, formën, mbrojtjen.

8. Në fjalitë e mëposhtme, në alternativat e shënuara, nënvizoni të saktën. (8 pikë)


Indet janë grup qelizor, që kanë prejardhje dhe kryejnë të njëjtin/ndryshëm funksion. Indi muskulor/
epitelial mbulon sipërfaqen e trupit, si dhe të organeve të brendshme. Indet që punojnë së bashku formojnë
organe/sisteme organesh. Indi muskulor përbëhet nga qeliza fije/të sheshta. Zemra është e ndërtuar
nga një muskul, i cili ka vetitë e indit muskulor të lëmuar/vijëzuar. Indi nervor përbëhet nga qeliza që kapin/
tejçojnë ngacmimet.
Përgjigje: njëjtin, epitelial, organe, fije, lëmuar, vijëzuar, kapin, tejçojnë.

8. Në pohimet e mëposhtme, për ato që janë të sakta vendosni V, ndërsa për ato që nuk janë të sakta
vendosni G. (6 pikë)

• Të gjitha qeniet e gjalla përbëhen nga qeliza. (V)


• Është e lehtë të dallosh qelizat bimore nga ato shtazore, pasi qelizat shtazore janë gjithnjë më të mëdha. (G)
• Uji përbën pothuaj 90% të vëllimit të qelizës. (V)
• Të gjitha qelizat janë të rrethuara nga muri qelizor. (G)
• Bërthama është qendra e kontrollit të qelizës. (V)
• Kloroplastet janë gjetur në qelizat bimore dhe jo në ato shtazore.(V)
• Një grup qelizash që janë të ngjashme nga forma e funksioni formojnë inde. (V)
• Kromozomet ndodhen vetëm në qelizat shtazore. (G)
• Numri i kromozomeve për çdo lloj organizmi është fiks dhe karakteristik për të. (V)

32
Testi ka 30 pikë dhe duhet të zhvillohet për 45 minuta. Vlerësimi i tij në pikë dhe konvertimi në notë do të bëhet

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


në këtë mënyrë:
Arsyetojmë: me 25% të pikëve të fituara, nxënësi merr notën 4.
Nga 32 pikë – 8 pikë (që janë 25% të 32 pikëve) = 24 pikë
24 pikë : 6 (këtu përfshihen 6 notat 5,6,7,8,9,10) = 4 pikë secila. Pra për të kaluar nga 4 te 5 duhen
edhe 4 pikë, e kështu me radhë. Më pas bëhet konvertimi i pikëve në notë (shih tabelën)

Notat 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-8 8-12 13-16 17-20 21-24 25-28 29-32

Pjesa 2 . Proceset jetësore te njeriu


INTERPRETIME METODIKE TË ÇËSHTJEVE KRYESORE
• Përshkruani strukturën dhe funksionimin e sistemeve dhe aparateve të: mbrojtjes,
mbështetjes, lëvizjes, qarkullimit të gjakut, frymëshkëmbimit, tretjes, jashtëqitjes, riprodhimit
dhe sistemit nervor dhe hormonal.
• Skiconi dhe krijoni makete të ndryshme mbi sistemet dhe funksionimin e tyre.
• Diskutoni për ndërveprimin e këtyre organeve.
• Diskutoni dhe analizoni faktorët që çojnë në një shëndet të mirë.
• Diskutoni për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, rëndësinë e higjienës dhe të
marrëdhënieve seksuale të mbrojtura.
• Nënvizoni stadet e zhvillimit menstrual (hormonet) dhe diskutoni për kujdesin që duhet treguar.
• Diskutoni për efektet negative të duhanit dhe të alkoolit në funksionimin normal të trupit të njeriut.
• Provoni makinën tymuese.
• Përdorni modele dhe burime dytësore për të treguar ndërtimin dhe funksionimin e organeve
të ndryshme (truri, zemra, mushkëritë, mëlçia, stomaku, veshkat, zorrët).
• Skiconi aparate të ndryshme të organizmit dhe funksionimin e tyre.
• Diskutoni për rregullat e një të ushqyeri të shëndetshëm.
• Diskutoni veçanërisht për tri lëndët ushqyese “të dorës së parë” (karbohidratet, lyrat,
proteinat).
• Diskutoni për higjienën e gojës dhe rëndësinë e saj.
• Vlerësoni përmes projekteve të ndryshme higjienën personale dhe atë të mjedisit.

Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive


KREU 2. LËKURA, SKELETI DHE MUSKUJT

Gjeni përgjigjen e saktë: 2. Lëkura që mbulon trupin tonë është një:


(1pikë)
1. Indet janë: (1pikë) a) organ që formohet nga inde të ndryshme
a) të përbëra nga qeliza me funksione të ndryshme b) ind epitelial
b) grup qelizash të ngjashme nga forma dhe funksioni c) një organ i aparatit lëvizës
c) prezente vetëm në disa organe d) ind i formuar vetëm nga qeliza të vdekura.
d) të përbëra nga qeliza me forma të ndryshme

4. Muskujt që të punojnë kanë nevojë për


3. Funksionet e lëkurës janë: (1 pikë) energji, të cilën e sigurojnë nga lëndët
a) rezervë e kripërave të kalçiumit dhe fosforit ushqyese (kryesori është sheqeri). Nga
b) formohet vitamina D djegia e tij në prani të oksigjenit formohen:
c) bazë e fortë mbështetjeje për tërë organizmin (1 pikë)
d) formohen rruazat e kuqe të gjakut. a) energji
b) dyoksid karboni
c) lëndë të panevojshme
d) të gjitha së bashku

33
5. Kur ne bëjmë udhëtime të gjata, vrapojmë apo bëjmë fizkulturë, ndjejmë dhimbje në muskujt tanë.
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Pse? (2 pikë)
.............................................................................................................................................................................
.............................................................................................................................................................................
.............................................................................................................................................................................

Përgjigje:
Kur muskuli vazhdon të jetë aktiv, sasia e oksigjenit pakësohet. (1 pikë).
Në fijet muskulore grumbullohen lëndë të dëmshme, si acidi laktik, të cilët shkaktojnë dhimbje. (1 pikë)

6. Lidhni gërmat që tregojnë terma shkencore me numrat që tregojnë funksionet përkatëse të tyre:
(5 pikë)
a. ligamente 1. shtresa e dytë e lëkurës
b. derma 2. pjesë e indit lidhës që lidhet me kockën
c. tendina 3. lidh muskulin me kockën
d. muskuj skeletorë 4. prodhon lyra që lubrifikon lëkurën
e. gjëndër lyre 5. ndihmojnë në lëvizjen e muskujve

Përgjigje: a (2), b (1), c (3), d (5), e (4)


2
1
7. Shihni me kujdes figurën e kafkës së njeriut dhe
përcaktoni se cilat kocka e përbëjnë atë: (5 pikë) 3
Përgjigje:
1.____________________ . (1 pikë)
3. pykore (1 pikë)
2. ____________________ . (1 pikë)
1. ballore (1 pikë)
3. ____________________ . (1 pikë)
2. murore (1 pikë)
4. ____________________ . (1 pikë) 4
4. zverkore (1 pikë)
5. ____________________ . (1 pikë)
5. tëmthore (1 pikë)
5
1 2
8. Shihni me kujdes ndërtimin e lëkurës dhe
gjeni: enët e gjakut, gjëndrën e djersës,
gjëndrën e lyrës, dermën dhe truptha Përgjigje:
fundorë nervorë. (5 pikë) (3) derma (1 pikë)
• ( ) enë gjaku (1 pikë) 4
3 (5 ) enë gjaku (1 pikë)
• ( ) gjëndra të djersës (1 pikë) (7) gjëndra të djersës (1 pikë)
6
• ( ) gjëndra të lyrës (1 pikë) (4) gjëndra të lyrës (1 pikë)
• ( ) truptha fundorë nervorë (1 pikë) (8) truptha fundorë nervorë (1 pikë)
• ( ) derma (1 pikë)
5 8
7

1
9. Shihni figurën e kafazit të kraharorit dhe gjeni
Përgjigje:
se çfarë tregojnë numrat 1, 2, 3. (3 pikë)
1. kularthi (klavikula) (1 pikë)
2. dërrasa e kraharorit (1 pikë)
1............................ (1 pikë)
2 3. brinjët (1 pikë)
2. ............................(1 pikë)
3...............................(1 pikë)

Testi ka 24 pikë dhe duhet të zhvillohet për 45 minuta. Vlerësimi i tij në pikë dhe konvertimi në notë do të bëhet
në këtë mënyrë:
Arsyetojmë: me 25% të pikëve të fituara, nxënësi merr notën 4. Nga 24 pikë – 6 pikë (që janë 25% të 24 pikëve) = 18 pikë
18 pikë : 6 (këtu përfshihen 6 notat 5, 6, 7, 8, 9, 10) = 3 pikë secila. Pra për të kaluar nga 4 te 5 duhen edhe 3
pikë, e kështu me radhë. Më pas bëhet konvertimi i pikëve në notë (shih tabelën),
Notat 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-24

34
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Kreu 3. Gjaku dhe qarkullimi i tij
Çështjet më të rëndësishme:
• Kompleksiteti i qarkullimit të gjakut te kafshët e zhvilluara dhe te njeriu i referohet
strukturave të qarkullimit në sisteme të mbyllura.
• Përshkruaj strukturat dhe organizimin e indeve në sistemet e mbylluara të qarkullimit të
gjakut te njeriu.
• Përshkruaj se zemra është organi kryesor i qarkullimit të gjakut që ka formën e një koni
muskulor. Gjaku kalon nga veshi në barkushe, nga barkushja në enët e gjakut.
• Thekso enët e sistemit të qarkullimit të gjakut te njeriu. Vizato dhe trego funksionet
e arterieve, venave dhe kapilarëve. Trego pozicionet dhe ekzistencën e arteriolave dhe
venulave. Në sistemin e qarkullimit të gjakut, trego rolin e indit muskulor dhe të (kllapave)
valvulave në indet e zemrës.
• Thekso ekzistencën e rrethit të madh dhe të vogël të qarkullimit të gjakut: Rrethi i madh
i qarkullimit të gjakut fillon nga barkushja e majtë, ku gjaku shtyhet në aortë, e cila çon gjak
në organet e brendshme. Rrethi i vogël i qarkullimit të gjakut fillon me arterien mushkërore
që del nga barkushja e djathtë dhe përfundon në mushkëri. Aty gjaku çlirohet nga dyoksidi
i karbonit dhe pasurohet me oksigjen. Ky gjak kthehet në veshoren e majtë, për të vazhduar
rrugën në qarkullimin e madh të gjakut.
• Vizato strukturën e zemrës dhe rrugët kryesore të qarkullimit të gjakut nëpërmjet të dy
sistemeve.

Aktivitete:
Përdor modele ose tabela për të shpjeguar ndërtimin e zemrës, arterieve, arteriolave,
venave, venulave dhe kapilarëve.
Provo me nxënësit ndryshimin e pulsit si rezultat i një veprimtarie fizike.
Jepu nxënësve detyrë në shtëpi të realizojnë një vizatim të thjeshtë mbi rëndësinë e
dhurimit të gjakut.

Lidhja me jetën e përditshme:


Njohuri mbi efektet e pirjes së duhanit, ushtrimeve dhe dietës në shëndetin e sistemit të
qarkullimit të gjakut. Rëndësia e dhurimit të gjakut.

Kreu 4. Frymëshkëmbimi
Çështjet më të rëndësishme:
• Thekso ndërtimin dhe funksionet bazë të aparatit të frymëshkëmbimit te njeriu, si: hunda,
fyti (faringu), gurmazi (laringu), skërfyelli (trakea), bronket, bronkiolat dhe mushkëria.
• Përshkruaj mekanizmin e ajrosjes së mushkërive dhe transportin e gazeve në gjak:
- roli i muskujve midis brinjëve dhe diafragmës në ajrosjen e mushkërive;
- ndryshimi i presionit në kafazin e kraharorit;
- këmbimi i gazeve në alveola;
- roli i hemoglobinës në transportin e oksigjenit;
- tretja e dyoksidit të karbonit në plazmë.

Aktivitete:
Përdor modele ose tabela për të treguar ndërtimin dhe funksionin e aparatit të
frymëshkëmbimit.
Demonstro mekanizmin e frymëmarrjes duke përdorur mjete artificiale. Mund të përdorësh
makinën tymuese të duhanit, për të treguar mbetjen e nikotinës në pambuk.

Lidhja me jetën e përditshme:


Probleme me frymëmarrjen; analizo shembujt për: bronkitin, astmën, tuberkulozin,
sëmdjet mikrobiale të fytit, problemet me alergjinë etj.
Thekso rëndësinë e higjienës për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.

35
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive


GJAKU DHE QARKULLIMI I TIJ. FRYMËSHKËMBIMI
Gjeni përgjigjet e sakta:

1. Plazma: (1 pikë) 2. Rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet): (1pikë)


a) përbëhet nga uji që përmban edhe lëndë ushqimore a) janë qeliza me bërthamë
b) është me ngjyrë të kuqe b) janë qeliza pa bërthamë
c) përban vetëm ujë c) mbrojnë organizmin nga të gjitha mikrobet
d) është pjesë e ngurtë e gjakut. d) në 1 mm3 ndodhen 4000-5000

3. Përcakto funksionet e gjakut. (3 pikë) Përgjigje:


1. ________________________ 1. Transportues
2. ________________________ 2. Mbrojtës
3. ________________________ 3. Shpërndarës i nxehtësisë

4. Gjatë frymëmarrjes: (1 pikë)


a) Diafragma dhe muskujt midis brinjëve lëshohen dhe vëllimi i kraharorit zvogëlohet
b) Diafragma lëshohet dhe muskujt tkurren dhe vëllimi i kraharorit zvogëlohet
c) Diafragma tkurret dhe muskujt lëshohen dhe vëllimi i kraharorit zvogëlohet
d) Diafragma dhe muskujt midis brinjëve tkurren dhe vëllimi i kraharorit zmadhohet.

5. Në pohimet e mëposhtme, për ato që janë të sakta vendosni V, ndërsa për ato që nuk janë të sakta
vendosni G. (8 pikë)

• Limfa luan rol të rëndësishëm në sistemin mbrojtës të organizmit. (V)


• Venat janë enë nëpër të cilat gjaku qarkullon nga zemra për në organet. (G)
• Qarkullimi i madh i gjakut fillon nga barkushja e majtë, ku gjaku shtyhet në aortë, e cila çon gjak në organet
e brendshme. (V)
• Limfa është një lëng që ka të njëjtën përbërje si gjaku, por ka më pak proteina. (G)
• Veshoret e zemrës i kanë muret e holla. (V)
• Rruazat e kuqe të gjakut formohen në mëlçi. (G)
• Rruazat e bardha të gjakut fomohen në palcën e kuqe të kockave.(V)
• Tkurrja e zemrës quhet sistola. (V)

6. Shkruaj një ese që tregon kujdesin që duhet treguar Vlerësimi:


për zemrën (10 pikë). Përgjigje: - Saktësia shkencore (6 pikë)
___________________________________________ - Përdorimi i fjalive të shkurtra dhe të qarta. (1pikë)
___________________________________________ - Shkrimi i qartë. (1 pikë)
___________________________________________ - Mungesa e gabimeve ortografike. (1 pikë)
___________________________________________ - Përdorimi i hapësirës së vënë në dispozicion.
___________________________________________ (1pikë)
___________________________________________
___________________________________________

7. Një litër gjak përmban rreth 160 g. hemoglobinë. 1 g. hemoglobinë transporton 1,4 cm3 oksigjen. Dimë se
në trupin e njeriut ka rreth 5 litra gjak. Gjeni sasinë e oksigjenit që transporton hemoglobina. Qarkoni përgjigjen
e saktë. (6 pikë)
Zgjidhja e ushtrimit:
a) 11 200 cm3
1.Gjejmë sa g. hemoglobinë ka në 5 litra gjak:
b) 1120 cm3
5 litra gjak x 160 g. hemoglobinë = 800 g hemoglobinë.
c) 112 cm3
2. Gjejmë sa oksigjen transportojnë 800 g hemoglobinë:
d) 11,2 cm3
Vlerësimi me notë i këtij testi bëhet si në rastet e mësipërme.

36
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Model mësimi
Tema: Rëndësia e dhurimit të gjakut (tema mund të realizohet e integruar
nëpërmjet të disa lëndëve).
Objektvat: Në fund të orës mësimore, nxënësit të jenë të aftë;

Në lëndën e biologjisë:
• të njohin vendin ku dhurohet gjaku dhe mjetet që e realizojnë atë;
• të listojnë grupet e gjakut që ekzistojnë te njerëzit;
• të përshkruajnë transfuzionin e gjakut si një arritje e madhe e mjekësisë;
• të evidentojnë njerëzit që nuk mund të japin gjak.

Në lëndën e leximit:
• të parashikojnë vazhdimin e tregimit ‘’Dhurimi i gjakut’’;
• të lexojnë me kuptim duke respektuar intonacionin;
• të shpjegojnë kuptimin e fjalëve të reja;
• të rindërtojnë tregimin duke ndjekur rrjedhën llogjike të ngjarjeve duke e
rindërtuar me fjalët e tyre.

Në lëndën e edukatës shoqërore:


• të ndërgjegjësohen se dhurimi i gjakut është një detyrë qytetare;
• të jenë të gatshëm për të ndihmuar e njerëzit që kanë nevojë për gjak;
• të argumentojnë vlerat humane që ka dhurimi i gjakut;
• të njihen me konventën e të drejtave të njeriut.

Në artet dhe sport:


• të dramatizojnë pjesë të tregimit;
• të shprehin me vizatim mesazhin e pjesës;
• të marrin pjesë në konceptimin e një posteri për ndërgjegjësimin e njerëzve
për dhurimin e gjakut.
• të këndojnë këngë për dashurinë ndaj jetës edhe në gjuhë të huaj;
• të diskutojnë për rëndësinë e sporteve në shëndetin e njeriut.

Fjalë kyç: dhurimi i gjakut, transfusion, bankë dhurimi, shoqatë dhuruesish.


Shprehitë që zhvillohen: të menduarit, të argumentuarit, të shkruarit, zgjidhja e
problemeve, puna e pavarur, puna në grup, ndërveprimi.
Mjetet e nevojshme: teksti i nxënësit, mjete vizatimi, veshje për dramatizim,
postera apo tabela të tjera me pamje nga mjediset
e dhurimit të gjakut, konventën e të drejtave të njeriut,
Teknikat që do të përdoren: brainstorming, INSERT, rrjeti i disktimeve, lojë me role,
punë në grupe, ese argumentuese.

Zhvillimi i mësimit

Veprimtari hyrëse, brainstorming, mëuesi shkruan në dërasën e zezë shprehjen:


← DHURIMI I GJAKUT →

Pasi kemi shkruar gjithë përgjigjet e nxënësve, hapim tekstin për të lexuar, komentuar dhe
diskutuar tregimin me figura ‘’Dhurimi i Gjakut’’ duke shënuar në dërrasën e zezë shprehjet,
proceset si dhe kuptimin e tyre sipas njohjeve të nxënësve, duke u bazuar në tabelën e
teknikës INSERT.

37
Pyeten nxënësit: A është detyrë qytetare apo njerëzore dhurimi i gjakut? Po ose Jo, Pse?
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Më pas mësuesi u ngarkon grupeve nga një detyrë, të cilat janë të ndara sipas llojeve
të inteligjencave (inteligjencat e shumëfishta), ku të realizojë objektivat e orës së mësimit
me teknikat e lojës me role (dramë), krijimin e një posteri (arte), evidentimi i neneve për
shëndetin e njeriut (konventa e të drejtave të njeriut), të zgjedhin këngën që i këndon jetës
(muzikë), të shprehin me vizatim mesazhin e jetës, të krijojnë grupin që do të meret me
ndërgjegjësimin për ‘’Dhurimin e Gjakut” (edukatë qytetare). Gjithashtu mund të hartojnë
një ese argumentuese, duke nxjerrë mesazhin e pjesës “Duhet pak dëshirë dhe pak kohë
dhe shpëton një jetë njeriu”, e cila i ndihmon nxënësit të sistemojnë njohuritë e marra,
argumentojnë rreth kësaj çështje etj.
Në fund të veprimtarisë mësuesi i njeh nxënësit me objektivat e kësaj teme dhe
njëkohësisht bën dhe vlerësime.
Për të kuptuar efektivitetin e orës mësimore, secili nga ne duhet ta analizojë metodën që
do të zgjedhë për të zbatuar etapat mësimore, veprimtarinë e nxënësit dhe veprimtarinë e
mësuesit.
Etapat mësimore janë: hyrja e mësimit, objektivat, metodat dhe efektiviteti i përdorimit të
tyre, shprehitë e të menduarit, lidhja me mësimdhënien ndërvepruese, rolet e mësuesit dhe
të nxënësit, pyetjet, shpenzimi i kohës së mësimit dhe reflektimi.
Siaps etapave përcaktohen dhe veprimtaria e mësuesit dhe e nxënësit.

Kreu 5. Të ushqyerit e shëndetshëm dhe ushqimet

Çështjet më të rëndësishme:

(Më poshtë jepet një informacion më i zgjeruar, sepse vitet e fundit, pasi është hartuar
teksti, ka ndryshuar koncepti i piramidës së të ushqyerit )

Për një të ushqyer të ekuilibruar është e rëndësishme që, për çdo ditë të marrim nga
pak ushqim nga çdo grup. Përsa i përket sasisë, për një zgjedhje të shëndetshme mund të
orientohemi nga piramida e të ushqyerit. Në bazën e piramidës janë vendosur ushqimet që
duhen preferuar dhe gjithmonë e më lart ato më pak të këshillueshme.
Deri në fillim të viteve 2005 udhëzimet për një të ushqyer të shëndetshëm orientoheshin
nga piramida e të ushqyerit e publikuar nga Departamenti i Agrikulturës i SHBA, e vendosur
që në vitin 1992 (shihni figurën A).
Në bazë të kësaj piramide prezantoheshin ushqimet që vinin nga cerealet (drithërat),
pastaj frutat dhe perimet, mishi, peshku dhe qumështi dhe në fund përdorimi i kujdesshëm
i sheqereve, lyrave dhe ëmbëlsirave. Në prill të vitit 2005, Departamenti i Agrikulturës i
SHBA aprovoi një piramidë të re ushqyese e propozuar disa vjet më parë nga dy dietologët
amerikanë, Willets dhe Stampfer (shihni figurën B).
Ndryshimet midis dy piramidave janë të dallueshme, mbi të gjitha përsa u përket vendosjeve
të disa grupeve të ushqimeve. Në bazën e piramidës së re mbi të gjitha vendoset aktiviteti
fizik, që përforcon mendimin se konsumi ditor duhet të jetë në përputhje me aktivitetin fizik
të invidividit.
Gjithashtu ndryshime ka në grupin e cerealeve dhe të nënprodukteve të tyre. Kështu në
piramidën e re, orizin, makaronat, bukën e bardhë, patatet, picat e ëmbëlsirat vendosen në
majë të piramidës, duke u konsideruar ushqime që duhen përdorur në sasi më të vogël, ndërsa
më parë përveç ëmbëlsirave ato zinin bazën e piramidës. Në krahasim me piramidën e vjetër,
në pozicione të njëjta, pra në bazën e piramidës mbahen vetëm cerealet integrale (drithërat
integrale, p.sh.: buka e zezë dhe nënproduktet që prodhohen nga këto drithëra) dhe shtohen
lyrat vegjetale të rafinuara (vajrat bimore). Në piramidën e re nuk ka asnjë ndryshim për perimet
dhe frutat, ndërsa duhet patjetër të preferohen bizelet, peshku, pula dhe vezët në vend të mishit
të kuq që është vendosur në majë të piramidës, me lyrat me origjinë shtazore p.sh., gjalpin.

38
Si përfundim, në qoftë se piramida e vjetër jepte mesazhin “evitoni lyrat shtazore dhe

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


vajrat dhe preferoni karbohidratet” piramida e re lëshon mesazhin “po për vajin vegjetal dhe
ceralet integrale dhe jo karbohidrateve, mishit të kuq dhe gjalpit”

Lyra dhe
sheqer

Ushqime me origjinë
shtazore, bishtajore dhe fruta
të thata: të rëndësishme për
proteina, kalçium, hekur dhe
zink.

Perime dhe fruta: të


pasura me vitamina, kripëra
minerale dhe fibra.

Cereale dhe nënproduktet


e tyre, si burim i rëndësishëm
i energjisë, vitaminave dhe
kripërave minerale.

Piramida e vjetër ushqimore

Mish i kuq Oriz, bukë, patate,


dhe gjalpë. makarona dhe ëmbëlsira.

Qumësht,
djathë.

Peshk, pulë dhe vezë.

Bishtajore dhe
fruta të thata.

Perime. Fruta.

Ushqime Vaj vegjetal.


integrale.

Ushtrime fizike.

Piramida e re ushqimore

39
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Modele mësimi Orë përsëritjeje


Tema: Ç’pësojnë ushqimet në gojë, stomak dhe zorrë?
Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë të përshkruajë:
1. përpunimin mekanik dhe kimik të ushqimit në gojë;
2. përpunimin mekanik dhe kimik të ushqimit në stomak;
3. funksionin tretës dhe përthithës të lëndëve ushqimore të zorrës së hollë;
4. funksionin e zorrës së trashë.
Fjalë kyç: përtypje, amilaza, gëlltitje, lëngu i stomakut, përthithje.

Struktura e mësimit: E Brainstorming 10’


R Ditar dypjesësh 25’
R Kllaster 10’

Shprehitë e të menduarit: Të nxitim te nxënësit të menduarit:


1. Analitik
2. Sintetik
3. Vlerësues
4. Gjykues
Zhvillimi i mësimit:
1. Evokimi (Braistorming) Nxënësit ndahen në grupe (4-6 nxënës) dhe u jepet detyrë
të rendisin të gjitha proceset që ndodhin gjatë kalimit të
ushqimit në aparatin tretës. Pas diskutimit të grupeve,
hartohet lista me informacionin e plotë dhe të saktë.
2. Realizimi i kuptimit
(Ditari dypjesësh) Mësuesi ka përgatitur fletë pune për secilin grup. Fleta
është e ndarë në dy pjesë me një vijë vertikale. Në anën
e majtë shënohet një nivel i aparatit tretës (gojë, stomak,
zorrë e hollë, zorrë e trashë), kurse në anën e djathtë
nxënësit e çdo grupi duhet të renditin funksionet përkatëse
të tyre. Çdo grup orientohet të lexojë me vëmendje
paragrafin përkatës në mësimin e ri dhe më pas, të
plotësojë me kujdes anën e djathtë të ditarit dy pjesësh.
Fletët e punës:

Goja Ç’pësojnë Stomaku Ç’pësojnë


ushqimet në ushqimet në
gojë? stomak?

Zorra Ç’pësojnë Zorra Ç’pësojnë


e hollë ushqimet e trashë ushqimet
në zorrën e në zorrën e
hollë? trashë?

3. Reflektimi (Kllaster) Në fund, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve, plotësohet


kllasteri i plotë dhe i saktë në dërrasën e zezë.

40
Tema: Ushqejeni trupin tuaj në mënyrë të shëndetshme

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Mjetet: Një tabak letre ose tabelë me shkumës, poster ose fotografi atletësh,
vajzash dhe djemsh, si dhe foto të makinave të shpejta, kopje të
fletës së punës “Listë e furnizimit me ushqim” dhe “Piramida e ushqimit”,
lapsa/stilolapsa.
Koha: 35-40 minuta (pjesa e parë); 35-40 minuta (pjesa e dytë)
Qëllimi: Identifikimi i ushqimeve të shëndetshme

Plani i veprimtarisë:
Në këtë mësim është përfshirë edhe piramida e ushqimit e cila nxjerr në pah balancën
e duhur në konsumin e ushqimeve. Qëllimi i piramidës është që të demonstrojë se thelbi
i ushqyerjes së shëndetshme është: aktiviteti fizik, konsumimi i ushqimeve me përqindje
të ulët të karbohidrateve dhe të lyrave, që janë: drithërat integrale, lyrat bimore, perimet
dhe frutat. Burimet e proteinave, që janë të gjitha me përmbajtje të lartë lyre, si bulmetrat,
mishi dhe vezët, duhet të përbëjnë vetëm 25% të dietës sonë (bëhet fjalë për bulmetrat e
skremuar, pra që i është hequr lyra, mishi i peshkut dhe i pulës, pra mishi i bardhë).
Ndërsa lyrat shtazore (gjalpi e dhjami) dhe ëmbëlsirat duhet të konsumohen vetëm në
sasi të vogla pasi ato kontribojnë kryesisht vetëm në shtimin e kalorive.
U rekomadoni nxënësve që të gjejnë fotografi atletësh të famshëm, vajza dhe djem, si
dhe makinash shpejtësie. Të grumbullojnë materiale nga gazetat dhe reviztat sportive në
lidhje me zakonet e të ngrënit të sportistëve të njohur. Këtë mund t’ua jepni paraprakisht si
detyrë nxënësve tuaj.
Duke përdorur fletën e punës, i kërkoni nxënësve të përgatisin një listë me përmbajtjen e
një ushqimi që ata kanë ngrënë kohët e fundit, për ta përdorur më pas në hapin e 10-të.

Hapat:

B Pjesa e parë
1. Kërkojuni nxënësve që të përmendin emra makinash që ata pëlqejnë. Shkruajini
përgjigjet e tyre në një tabak letre ose në tabelë dhe pyetini ata nëse i pëlqejnë këto makina
(përgjigjet e tyre duhet të përfshijnë: se ato janë të bukura, ecin mirë dhe me shpjetësi).
2. Pyetini se për çfarë kanë nevojë këto makina që të funksionojnë? (përgjigjet duhet të
përfshijnë: karburant, vaj, ujë, alkool frenash, filtra etj.).
3. Pyetini nëse makinat mund të funksionojnë pa vajin (përgjigjja duhet të jetë jo, një
makinë nuk mund të funksionojë siç duhet dhe për një kohë të gjatë, pa u vajuar).
4. Pyetini nxënësit se ç’lidhje shohin ndërmjet një trupi të shëndetshëm dhe një makine
të mirëmbajtur (përgjigjet duhet të konvertojnë në nevojën që ka trupi për ushqim dhe ujë
si dhe nevojën e makinës për karburant, vaj, ujë etj. Duke u ushqyer si duhet, trupi i njeriut
funksionon si duhet; nëse ushqyesit e nevojshëm mungojnë, atëherë trupi dobësohet derisa
pushon së jetuari).
5. Sqarojini nxënësit se ashtu sikurse për makinat duhen ndjekur disa rregulla të
mirëmbajtjes, edhe për një trup të shëndetshëm ekszistojnë disa udhëzime për ta mbajtur atë
në formë. Pyetini për udhëzimet, që ata njohin, në lidhje me nevojat ushqyese të organizmit.
Shkruajini përgjigjet e tyre në tabelë dhe komentojini së bashku. Miratoni informacionin e
saktë si “8 gota ujë në ditë” “pak lyrë shtazore” “shumë fruta dhe perime”. Qartësoni ndonjë
keqkuptim në lidhje me ndjekjen e dietave të shëndetshme duke thënë se qëllimi i këtij
aktiviteti është që të mësojnë se cilat ushqime duhen ngrënë që të jemi të shëndetshëm.
6. Jepni shembuj të ushqimeve, që konsumojnë atletë të njohur për të mbajtur trupin në
formë të mirë.
7. Shpërndani kopjet e piramidës së re dhe shpjegoni se çfarë përfaqëson ajo dhe me
ç’qëllim është përgatitur. Shpjegojini atyre se disa njerëz, duke mos ditur se çdo të thotë
dietë e shëndetshme, dëmtojnë shëndetin e tyre. Dietë e shëndetshme do të thotë:
• Të hash më shumë ushqime, si: buka e zezë, perimet, frutat dhe lyra bimore të
cilat janë me përmbajtje të ulët lyre dhe sigurojnë energji.

41
• Të hash më pak ushqime me përmbajtje të lartë proteinash, të cilat janë me
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

shumë lyrë (shtazore). Ushqimi tradicional shqiptar është shumë proteinik.


8. Vini re të gjashtë grupet e piramidës, duke filluar nga baza dhe duke vënë theksin në
sasinë e ushqimit që duhet konsumuar nga secili grup.
9. Vini re sesa e vogël është maja e piramidës. Sqaroni se lyrat shtazore, ëmbëlsirat
dhe buka e bardhë, picat, makaronat etj., kanë shumë kalori dhe pak vitamina. Ato duhet të
përbëjnë një sasi shumë të vogël në konsumin ditor të njeriut.
10. Shpërndajuni të gjithë nxënësve kopje të fletës së punës “Lista e furnizimit me
ushqim”. U thoni atyre që, duke përdorur fletën e punës, të mbajnë shënim çdo ushqim që
do të hanë në 24 orët në vazhdim. Tregojuni nxënësve sesi të mbajnë shënim ushqimin e
tyre, duke u dhënë si shembull një ushqim që ju keni përgatitur për veten tuaj. U thoni, se në
lidhje me këtë ushtrim, do të diskutoni në orën tjetër të mësimit.

B Pjesa e dytë

1. Diskutoni me klasën shënimet e mbajtura prej tyre për ushqimin e konsumuar në 24


orë. Prezantoni pyetjet e mëposhtme:
• A mungon ndonjë gjë në dietë?
• A ka ushqim të të njëjtit grup me shumicë?
• Sa më shumë ushqim me përmbajtje të lartë lyrash shtazore dhe karbohidratesh
(ëmbëlsira, bukë e bardhë, patate, makarona, oriz) ka në krahasim me atë me
përmbajtje të ulët lyrash.
2. Pasi të keni rishikuar fletët e punës, rishikoni udhëzimet themelore për ushqim të
shëndetshëm.
• Hani çdo ditë bukë, drithëra, makarona, oriz (të gjitha integrale, d.m.th të zeza
siç thuhet në gjuhën e përditshme ose që janë të përgatitura me drithëra që nuk i
janë hequr cipat, pra himet) 4-6 racione dhe 1-3 racione bishtajore (bizele, fasule,
thjerëza etj).
• Hani çdo ditë vajra bimorë të rafinuar 2 -4 racione.
• Hani çdo ditë, të paktën 3-6 racione perime (patatja nuk është perime) dhe 2-4
racione fruta.
• Hani çdo ditë vezë, mish të bardhë (pulë dhe peshk) 1-2 racione.
• Hani çdo ditë bulmet (qumësht dhe kos të skremuar, pra pa lyrë ) 1-2 racione.
3. Përfundoni aktivitetin me çështjet për diskutim.

Çështje për diskutim

1. Cili është mendimi juaj në lidhje me këto udhëzime? A mendoni se këto udhëzime do
t’ju ndihmojnë?
2. Çfarë roli luajnë aktivitetet fizike (sporti, ushtrimet, vallëzimi, punë fizike), në përcaktimin
e sasisë së ushqimit që duhet të konsumojë një person për të qenë i shëndetshëm?
3. Cila është gjëja më e rëndësishme që duhet pasur parasysh në dietën tuaj? (përgjigjet:
shmangia e lyrave shtazore, sheqerit, drithërave jo integrale, patates, mishit të kuq dhe
konsumimi i sa më shumë ushqimeve me fibra, si: perime, fruta, drithrat integrale dhe vajit
bimor).
4. Disa sportistë, që duken se janë në formë të mirë por nuk ndjekin një dietë të
përshtatshme. Nxënësit mund të sjellin ndonjë shembull. (Por ju mund t’i ndihmoni duke
përmendur rastin e përdorimit nga ata të steroidëve).

B Listë e furnizimit me ushqim


Mbani shënim çdo gjë që do të hani në 24 orët në vazhdim. Shkruani emërtimin e ushqimit
në kolonën e parë dhe vendosni shenjën “X” në kolonën që përshkruan ushqimin. P.sh. nëse
do të hani për drekë pulë të pjekur me patate të skuqura, bukë të bardhë, sallatë jeshile dhe

42
limonatë, mbani shënim sipas shembullit të mëposhtëm: një “X”për bukën, mishin, perimet,

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


vajin, patatet e skuqura dhe sheqerin për limonatën.
Pasi nxënësit të kenë përfunduar tabelën, llogarisin numrin e “X”-eve për çdo kolonë dhe
e shënojnë në fund të tabelës.
Racionet e ushqimit të konsumuar prej secilit grup

Ushqimi që kam Drithëra Perime Fruta Bulmet Mish Lyrë e sheqer


ngrënë

Pulë e pjekur X

Patate të skuqura X X
Bukë X
Sallatë jeshile X
Limonatë X

Totali

Kreu 6. Jashtëqitja dhe ekuilibri i organizmit

Çështje të rëndësishme

- Bëj një hyrje shumë të thjeshtë për të sqaruar ç’është ekskretimi. Si ndikon ai te njerëzit
për domosdoshmërinë e mbajtjes konstante të temperaturës së trupit, balancën e lëngjeve
dhe të lëndëve kimike në organizëm.
- Thekso se ruajtja e një mjedisi të brendshëm të qëndrueshëm në organizëm quhet
homeostazë.

Rregullimi i temperaturës te njerëzit


- Kujto rolin e lëkurës në ruajtjen e temperaturës së trupit nëpërmjet të procesit të
djersitjes, kur njeriu ndodhet në kushte të një temperature të lartë. Kujto pozicionin e
gjëndrave të djersës në lëkurë, përbërësit e djersës, nevojat e njeriut pas ushtrimeve për të
mbajtur balancën e ujit dhe të kripërave në trup. Gjithashtu kur njeriu ndodhet në kushte të
një temperature të ftohtë të mjedisit, referoju tkurrjes së enëve të gjakut, që rrisin shpejtësinë
metabolike dhe rritjen e shpejtësisë metabolike të trurit.

Balanca e lëngjeve dhe lëndëve kimike në organizëm


• Thekso ndërtimin dhe funksionet bazë të aparatit të ekskretimit te njeriu, si: veshkat,
ureterët, fshikëza e urinës dhe uretra.
• Roli i veshkave në ekskretimin e ujit, mbetjeve dhe helmeve nga gjaku dhe riciklimi i
subastanca të vlefshme me: filtrim, rithithje dhe sekretim. Pikërisht në këtë mënyrë ruhet
balanca e lëngjeve dhe e lëndëve kimike në organizëm.
• Përshkruaj rrugën e urinës nga veshka te uretra.
• Thekso se nefroni është njësia funksionale e veshkës.
• Shpjego formimin e urinës.

Lidhja me jetën e përditshme:


Për sistemin urinar të sëmurë, trajto:
- Infeksionet e rrugëve urinare, pamjaftueshmërinë e veshkave, dializën dhe transplantin
e veshkave.

43
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive


TË USHQYERIT DHE USHQIMET. JASHTËQITJA DHE EKUILIBRI I ORGANIZMIT
1. Tretja kimike është: (1pikë)
a) kalimi i ushqimit nëpër gypin e gjatë të tretjes
b) kalimi i substancave ushqimore nga gypi i tretjes në gjak
c) shndërrimi i molekulave komplekse në molekula të thjeshta të tretshme
d) coptimi dhe gëlltitja e ushqimit.

1
2
2. Në figurë është treguar aparati
i tretjes te njeriu. Gjeni organet si:
3
zorrët e holla, gjëndrat e pështymës,
kapërcellin, tërmishëzën, stomakun
dhe mëlçinë. P.sh. (nr 2) goja. (6 pikë) 6 4 Përgjigje:
5 • (1) gjëndrat e pështymës. (1 pikë)
•( ) ................................ (1 pikë) • (3) kapërcelli...................... (1 pikë)
•( ) ................................. (1 pikë) • (5) tërmishëza.................... (1 pikë)
7
•( ) ................................. (1 pikë) • (6) mëlçia............................ (1 pikë)
•( ) ................................. (1 pikë) 8 • (7) zorrët e holla................ (1 pikë)
•( ) ................................. (1 pikë) 9 • (4) stomaku ....................... (1 pikë)
10

3. Shihni figurën dhe gjeni organet 1


në numrat: 1, 2, 3, 4, 5. 5 pikë) Përgjigje:
1................................................................. 1. mëlçia. (1 pikë)
3
2. ............................................................... 2. tëmbli (1 pikë)
3. ............................................................... 3. gypi i tëmblit (1pikë)
4. ............................................................... 4. tërmishëza (1 pikë)
5. ............................................................... 5. zorra dymbëdhjetëgishtore. (1 pikë)
4
2
5

4. Perimet janë shumë të rëndësishme për dietën tonë ushqimore.


Cila nga pohimet e mëposhtme nuk është e saktë? Qarkojeni atë. (1 pikë)
a) perimet na sigurojnë vitaminat A dhe C;
b) perimet janë një burim i mirë i fibrave;
c) perimet janë burimi i vetëm i kalçiumit;
d) perimet mund të ndihmojnë kundër sëmundjeve.

5. Për çdo grup ushqimesh, gjeni se cilat luajnë rol: ndërtues, energjetik dhe rregullues në organizmin
tonë: (5 pikë)
• farat e thata të bishtajoreve (fasule, bizele etj) ............................... (1 pikë)
• frutat e perimet ................................................................................. (1 pikë)
• qumështi dhe nënproduktet e tij ...................................................... (1 pikë)
• mishi, peshqit dhe vezët ....................................................................(1 pikë)
• drithërat e sheqeri ................................................................................(1 pikë)

Përgjigje:
• farat e thata të bishtajoreve (fasule, bizele etj) ...(energjetike)...... (1 pikë)
• frutat e perimet .............(rregulluese)......................................... (1 pikë)
• qumështi dhe nënproduktet e tij .....(ndërtuese).......................... (1 pikë)
• mishi, peshqit dhe vezët ................(ndërtuese)............................ (1 pikë)
• drithërat e sheqeri ............... ...(energjetike)....................................(1 pikë)

44
5. Në pohimet e mëposhtme, për ato që janë të sakta vendosni V, ndërsa për ato që nuk janë të sakta

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


vendosni G. (6 pikë)
• Molekulat e proteinave nuk kalojnë në urinën e parë.(V)
• Në analizën e urinës të një njeriu me veshka të shëndetshme është normale të shfaqen rruazat e bardha
të gjakut. (G)
• Në çdo veshkë gjendet korja dhe palca e saj. (V)
• Roli kryesor i veshkave është filtrimi i gjakut, ripërthithja e lëndëve të filtruara dhe sekretimi. (V)
• Në analizën e urinës të një njeriu me veshka të shëndetshme është normale të shfaqen proteinat. (G)
• Ekskretimi realizohet jo vetëm nga veshkat, por edhe nga lëkura, mushkëritë, zorrët dhe mëlçia. (V)

Kreu 7. Riprodhimi te njeriu dhe edukata seksuale


Çështjet më të rëndësishme:
Sistemi i riprodhimit te njeriu është i organizuar si më poshtë:
• Organe seksuale femërore që formojnë qeliza seksuale (vezë), organe seksuale
mashkullore që prodhojnë qeliza seksuale (spermatozoidë).
• Sistemi i organeve seksuale të të dyja gjinive përbëhet prej gypave, nëpër të cilët
mbarten qelizat seksuale.
• Gjëndra për sekretimin e hormoneve që kontrollojnë të gjithë procesin.

Sistemi riprodhues te femra

• Identifiko dhe vizato pjesët kryesore të sistemit riprodhues te femra.


• Përshkruaj funksionin e secilës pjesë të këtyre organeve.
• Thekso praninë e 23 kromozomeve në qelizën vezë.
• Roli i hormoneve estrogjen dhe progesteron te femra.
• Cikli menstrual duke përfshirë rolin e hormoneve estrogjen dhe progesteron.
• Ndryshimet gjatë pubertetit te femra.
• Nënvizo procesin e pllenimit dhe bashkimin e qelizave seksuale femërore dhe
mashkullore te gypi i Fallopit.

Aktivitete:
Me tabela ose modele përshkruhet ndërtimi dhe funksioni i çdo pjese të sistemit
riprodhues te femra dhe zhvillimi i embrionit. Diskutohet me një specialist për rëndësinë,
llojet dhe mënyrën e përdorimit të kontraceptivëve.

Lidhja me jetën e përditshme:


Thekso shkaqet e shterpësisë nga çrregullimet, si: bllokimi i gypave të Fallopit,
mosfunksionimi i gjëndrave endokrine (mangësi në hormone). Informacion për korrigjimin e
këtyre problemeve.
Thekso metodat kontraceptive për planifikimin familjar dhe shmangien e SST (sëmundje
seksualisht të trashëgueshme).
Përshkruaj parimet biologjike që realizojnë riprodhimin “in vitro”.
Thekso rëndësinë e të ushqyerit të fëmijës me gji.

Sistemi riprodhues te mashkulli

• Identifiko dhe vizato pjesët kryesore të sistemit riprodhues te mashkulli.


• Përshkruaj funksionin e secilës pjesë të këtyre organeve.
• Thekso praninë e 23 kromozomeve në qelizën seksuale mashkullore, spermatozoid.
• Roli i hormonit testosteron te mashkulli.
• Ndryshimet gjatë pubertetit te mashkulli.

45
Aktivitete:
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Me tabela ose modele përshkruhet ndërtimi dhe funksioni i çdo pjese të sistemit riprodhues
te mashkulli. Diskutim me një specialist për rëndësinë, llojet dhe mënyrën e përdorimit të
kontraceptivëve.

Lidhja me jetën e përditshme:


Thekso shkaqet e çrregullimeve te meshkujt, si: sasia e pakët e spermës, lëvizshmëria e
ulët e spermës, mosfunksionimi i gjëndrave endokrine (mangësi në hormone). Informacion
për korrigjimin e këtyre problemeve.
Thekso metodat kontraceptive për planifikimin familjar dhe shmangien e SST (sëmundje
seksualisht të trashëgueshme).

Edukata seksuale

Bisedo me nxënësit për: ndryshimet në moshën e pubertetit, abuzimin seksual,


kontraceptivët, SST. Rekomandohet që këto tema të zhvillohen, si: biseda, veprimtari, lojëra,
etj. Në materialin që vijon, për këto tema ka veprimtari që rekomandohen të zhvillohen me
nxënësit, si dhe materiale në ndihmë të mësuesit.

Në ndihmë të mësuesit
Zhvillimi seksual gjatë ciklit të jetës

Seksualiteti te fëmijët deri në moshën tre vjeç


Fëmijët janë qenie seksuale që para lindjes. Rreth moshës 2 vjeçare fëmijët e dinë
gjininë e tyre. Ata janë të ndërgjegjshëm për ndryshimin e organeve të tyre dhe mënyrën se
si urinojnë djemtë dhe vajzat.

Seksualiteti te fëmijët e moshave tre deri në shtatë vjeç


Kjo grupmoshë është kureshtare për çdo gjë në botën e tyre, edhe për seksualitetin fillojnë
të jenë më socialë, ata luajnë “shtëpirash”, “doktorash”, duke treguar organet seksuale të të
tjerëve dhe duke treguar të tyret.

Seksualiteti te fëmijët e moshës para-adoleshente (moshat 8-12 vjeç)


Puberteti, koha kur trupi maturohet fillon midis moshave 10-12 vjeç për shumicën e
fëmijëve. Fillon ndryshimi fizik dhe psikologjik i vajzave dhe i djemve.
Këta fëmijë nuk kanë përvojë seksuale, por bëjnë shumë pyetje. Përvojat homoseksuale
janë të zakonshme në këtë moshë, por kjo sjellje zakonisht nuk ka lidhje me orientimin
seksual të fëmijës. Mund të praktikojnë dhe sjellje seksuale.

Seksualiteti tek adoleshentët (moshat 13-19)


Sapo fëmijët arrijnë pubertetin, interesi i tyre për seksin rritet dhe vazhdon gjatë gjithë
adoleshencës. Nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se si do të sillet një adoleshent
seksualisht. Një grup, shumica e adoleshentëve eksplorojnë marrëdhënie me njëri-tjetrin,
bien në dashuri dhe kryejnë marrëdhënie seksuale përpara moshës 20 vjeçare. Statistikat
tregojnë se shumë vajza adoleshente ngelin shtatzëna dhe shumë prej tyre abortojnë.

46
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive
RIPRODHIMI TE NJERIU DHE EDUKATA SEKSUALE
1. Kur dy gameta të dy sekseve të 2. Gametat mashkullore: (1 pikë)
ndryshme bashkohen, japin: (1 pikë) a) janë me dyfishin e kromozomeve të
a) një spore qelizave të zakonshme të trupit
b) një vezë b) prodhohen në farorët (testikujt)
c) një zigotë c) prodhohen në prostat
d) një klon d) prodhohen në gjëndrat seminale.

3. Pas pllenimit numri i kromozomeve 4. Sa arrin përafërsisht numri i qelizave vezë


të zigotës është: (1 pikë) që piqen në vezoret e një gruaje gjatë gjithë
a) i njëjtë me të spermatozoideve jetës së saj? (1pikë)
b) sa gjysma e spermatozoideve a) midis 100 e 200
c) i njëjtë me të vezës b) midis 400 e 500
d) sa dyfishi i spermatozoideve c) midis 800 e 1000
d) nuk mund të llogaritet
5. Gjatë zhvillimit embrional: (1 pikë)
a) placenta formohet kur embrioni është katër javësh
b) ndarja e parë e zigotës ndodh menjëherë pas formimit
c) gruaja është shtatzënë kur grumbulli me qeliza i formuar nga ndarja e zigotës zbret nga
gypi i Fallopit dhe vendoset në mitër 7-10 ditë pas pllenimit.
d) seksin e fetusit mund ta dallojmë pas 5 muajsh.

5. Në pohimet e mëposhtme, për ato që janë të sakta vendosni V, ndërsa për ato që nuk janë të sakta
vendosni G. (10 pikë)
1. Gjatë pubertetit organizmi i vajzave dhe djemve pëson shumë ndryshime. (V)
2. Menstruacionet janë rrjedhja e mitrës një herë në muaj. (V)
3. Pllenimi ndodh në mitër. (G)
4. Metoda më e efektshme për kontrollin e lindjeve është përdorimi i pilulave. (G)
5. Kondomet sigurojnë një mbrojtje të mirë nga shtatzënia. (V)
6. Në qoftë se një djalë laget në gjumë, kjo do të thotë se diçka nuk shkon mirë. (G)
7. Kur femra është me menstruacione nuk mbetet shtatzënë. (G)
8. Një femër nuk mbetet shtatzënë kur kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë. (G)
9. Po u infektove nga HIV-i, je infektuar për jetë. (V)
10. HIV-i mund të merret duke pirë nga e njëjta gotë, ku ka pirë edhe një njeri me SIDA. (G)

6. Shih figurën që tregon aparatin e riprodhimit Përgjigje:


te femra dhe gjej: (4 pikë) 1 (B),
1. Organi ku formohen vezët. 2 (D),
2. Vendi nga ku hyn sperma. 3 (A),
3. Vendi në të cilin ndodh pllenimi. 4 (D).
4. Organ i formuar nga inde muskulore ku zhvillohet fetusi.

7. Shih figurën që tregon aparatin e riprodhimit


te mashkulli dhe gjej: (5 pikë) Përgjigje:
1. Ku prodhohen gametat mashkullore. 1 (E),
2. Struktura ku grumbullohen spermatozoidet para ejakulacionit. 2 (D),
3. Gjëndra që prodhon lëngun që përmban spermatozoide. 3 (A),
4. Uretra 4 (C),
5. Gjëndra ku grumbullohet urina. 5 (B)
Testi ka 24 pikë dhe zhvillohet për 45 minuta.
Pikëzimi dhe konvertimi me notë bëhet sipas shembujve që janë dhënë më parë.

47
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Kreu 8. Sistemi nervor dhe hormonal


Përgjigjet ndaj stimujve
1. Organizmat e gjalla ndjejnë dhe përgjigjen ndaj ndryshimeve të caktuara të mjedisit,
duke u përgjigjur në mënyra të ndryshme.
2. Bimët dhe kafshët përgjigjen në mënyrë komplekse, p.sh., duke u rritur e lëvizur.
3. Përgjigjja është një formë mbrojtjeje që e lejon organizmin të mbijetojë.
4. Disa struktura të sjelljes janë:
a) sistemi kimik ose hormonal;
b) sistemi nervor dhe ai i shqisave;
c) sistemi muskulor e skeletor;
d) sistemi imunitar, p.sh., Përgjigjja ndaj infeksioneve virale.
Më poshtë do të analizojmë si përgjigjet njeriu ndaj stimujve të ndryshëm.

Sistemi nervor te njeriu

Çështjet më të rëndësishme:
• Thekso ndarjen e sistemit nervor në: sistemin nervor qendror (SNQ), sistemin nervor
periferik (SNP) dhe sistemin nervor vegjetativ (SNV).
• Njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e sistemit nervor është qeliza nervore,
neuroni.
• Përshkruaj ndërtimin e neuronit. Si çdo qelizë, neuroni ka membranë, citoplazmë
dhe bërthamë, përbëhet nga dentrite, akson, mielinë.
• Neuronet kanë si funksion t’i transmetojnë impulsin nervor një qelize tjetër nervore
ose ndonjë organi (muskul, gjëndër etj).
• Neuronet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.
• Thekso funksionet e:
Neuroneve ndjesore, që kapin ngacmimet nga mjedisi i jashtëm apo nga organet e
brendshme dhe i transmetojnë ato në drejtim të trurit apo palcës së kurrizit.
Neuroneve lëvizore, që transmetojnë impulset nga qendra (truri, palca e kurrizit)
drejt periferisë.
Neuroneve të ndërmjetme, që lidhin midis tyre grupe të ndryshme qelizash nervore
dhe që gjenden në tru dhe në palcën e kurrizit.
• Organet e shqisave përmbajnë qeliza receptore, të specializuara për të kapur nxitje
të caktuara, si: shijen, të nuhaturit, të parit, të dëgjuarit etj.
• Truri shërben si qendër interpretimi për informacionin e marrë.
• Njohuri për pesë qendrat e ndjeshmërisë dhe të organeve përkatëse.
• Njohja me pjesët kryesore të syrit dhe veshit dhe përshkrimi i shkurtër i funksioneve
të tyre.
• Masat korrigjuese të miopisë dhe të hipermetropisë, si dhe të difekteve në të
dëgjuarit.
• Sistemi nevor qendror përbëhet nga truri dhe palca kurrizore.
• Njohja me pjesët dhe funksionet e pjesëve të trurit, si: truri i madh, truri i ndërmjetëm,
(hipotalamusi dhe talamusi), truri i vogël.
• Përshkrimi i ndërtimit dhe i funksionit të palcës së kurrizit.
• Njohja e sistemit nervor periferik i përbërë nga shumë nerva, të cilët tejçojnë
informacionet nervore nga SNQ drejt organeve të ndryshme ose anasjellas. Ai ndahet
në sistemin nervor somatik dhe vegjetativ.

Aktivitete: Përdorni tabela ose makete për të identifikuar ndërtimin e trurit,


prerjen tërthore të palcës së kurrizit.

48
Lidhja me jetën e përditshme:

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Identifiko sëmundjet e sistemit nervor te njeriu: epilepsia, poliomieliti, skleroza, meningjiti,
hemorragjia cerebrale. Thekso, se abuzimi me drogën, duhanin, kafenë dëmtojnë sistemin
nervor.

Sistemi endokrin
• Përcakto se ky sistem përbëhet nga një sërë gjëndrash me sekrecion të brendshëm,
si: hipofiza, tiroidja, paratiroidja, pankreasi, mbiveshkorja, testikuli te mashkulli dhe
vezorja te femra.
• Përshkruaj funksionet e secilës gjëndër.
• Këto qendra prodhojnë lëndë që quhen hormone që janë molekula të ndryshme që
mbartin informacione të caktuara.
• Sistemi endokrin ose hormonal ndërhyn në funksione që nuk përgjigjen në mënyrë
të menjëhershme, kjo sepse hormonet transportohen me anë të gjakut dhe e bëjnë të
njohur informacionin e tyre vetëm në ato qeliza të trupit që njohin në mënyrë specifike
një hormon të caktuar.

Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive


SISTEMI NERVOR DHE HORMONAL
Gjeni përgjigjen e saktë:

1. Nervat: (1 pikë)
a) formohen nga grupimi i aksoneve të shumë neuroneve
b) formohen nga grupimi i dentriteve të shumë neuroneve
c) formohen nga grupimi i trupave qelizorë të shumë neuroneve
d) ndodhen vetëm në sistemin nervor vegjetativ.

2. Qeliza nervore është e formuar nga: (1pikë)


a) qeliza pa bërthamë
b) trupi qelizor, dentritet dhe aksoni
c) një rrjet nervor që përhapet në organizëm
d) trupi qelizor pa bërthamë, dentritet dhe aksoni

3. Gjëndrat endokrine: (1pikë)


a) prodhojnë enzima të rëndësishme për tretjen
b) janë me sekrecion të brendshëm
c) prodhojnë hormone që hidhen drejtpërdrejt në gjak
d) janë të formuara nga neurone të lidhura në nyje.

4. Sistemi nervor dhe endokrin: (1pikë)


a) koordinojnë funksionimin e organeve dhe përgjigjen ndaj stimujve
b) reagojnë në mënyrë të kundërt
c) hyjnë në veprim vetëm atëherë, kur aktivizohen nga stimujt e jashtëm
d) nuk mund të funksionojnë në mënyrë të njëkohshme.

Gjeni përgjigjen e gabuar

5. Sistemi simpatik: (1pikë)


a) bën pjesë në sistemin nervor vegjetativ
b) vepron të kundërtën e sistemit parasimpatik
c) zë fill në tru dhe përfundon në të gjitha organet e brendshme
d) nëse stimulohet përshpejton rrahjet e zemrës.

49
6. Gjatë një situate urgjence, adrenalina: (1pikë)
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

a) prodhohet menjëherë nga tiroidja


b) bën që zemra të rrahë më shpejt
c) rrit frymëmarrjen
d) rrit presionin e gjakut

7. Korja e trurit: (1pikë)

a) është vendi i veprimtarisë së ndërgjegjshme


b) kontrollon funksionet mendore, si: të arsyetuarit, gjuhën, të mësuarit, kujtesën etj.
c) karakterizohet nga prania e rrudhave që rrisin sipërfaqen
d) përmban vetëm zonën që shërben për lëvizjet e trupit.

8. Në pohimet e mëposhtme, për ato që janë të sakta vendosni V, ndërsa për ato që nuk janë të sakta
vendosni G. (10 pikë)

1. Neuronet ndijore tejçojnë nxitjet nga SNQ në muskuj. (G)


2. Një pjesë e sistemit nervor që formohet nga nerva ndijorë dhe lëvizës quhet sistem nervor qendror. (G)
3. SNQ përbëhet nga truri dhe palca kurrizore. (V)
4. Gjuha përmban receptorë të shjes. (V)
5. Pika e takimit ndërmjet një neuroni dhe muskujve quhet sinaps. (G)
6. Pika e takimit ndërmjet dy neuroneve quhet sinaps. (V)
7. Sistemi nervor përbëhet nga SNQ, SNP dhe SNV. (V)
8. Palca e kurrizit përbëhet vetëm nga lënda e përhimtë. (G)
9. Palca e kurrizit është përgjegjëse për disa veprime të shpejta që realizohen pa pjesëmarrjen e trurit. (V)
10. Harku reflektor ëshë rruga që kryen impulsi nervor nga periferia në palcën e kurrizit dhe anasjellas. (V)

9. Cili është ndryshimi midis sistemit nervor dhe atij endokrin? Shpjegojeni. (4 pikë)

Përgjigje: Sistemi hormonal prodhon lëndë kimike të quajtura hormone, që janë molekula të cilat mbartin
një informacion të caktuar. Këto hormone prodhohen si rezultat i mesazheve që nervat dërgojnë nga truri në
gjëndrat endokrine të sistemit endokrin. Pasi prodhohen, transportohen me anë të gjakut dhe shpërndahen
në të gjithë organizmin. Por kjo nuk do të thotë se kudo ku ato arrijnë, e bëjnë të njohur mesazhin e tyre,
por vetëm kur qelizat e njohin këtë hormon në mënyrë specifike. Ndërsa sistemi nervor është i përbërë nga
shumë qeliza nervore (neuronet), që kanë aftësinë që në përgjigje të një ngacmuesi të nxitet dhe këtë nxitje
ta tejçojë nga një pikë në një tjetër. Pra sistemi nervor është i aftë t’i përgjigjet në mënyrë të menjëhershme
çdo ngacmuesi.

10. Në qoftë se ju shkelni një gozhdë pa dashje, si do të reagonte sistemi juaj nervor? Cilat sisteme
të tjera organesh do të sinjalizoheshin? Shpjegojeni. (4 pikë)

Përgjigje: Receptorët e lëkurës kapin ngacmimin dhe nëpërmjet sistemit nervor dërgojnë mesazhe
bioelektrike në tru. Menjëherë truri nëpërmjet nervave transmeton sinjale elektrike në sistemin muskulor.
Sinjalet shkaktojnë tkurrjen e muskujve dhe ju me siguri reagoni duke tërhequr këmbën.

Testi ka 24 pikë dhe zhvillohet për 45 minuta.


Pikëzimi dhe konvertimi me notë bëhet sipas shembujve që janë dhënë më parë.

50
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Model mësimi: Shqisat dhe perceptimi i botës
Tema: Shqisat dhe perceptimi i botës
Koha: 45 minuta
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:
• të emërtojnë organet kryesore të shqisave;
• të përshkruajnë pjesët përbërëse të shqisave dhe funksionet e tyre;
• të vlerësojnë rolin e tyre në bashkëpunimin me mjedisin që na rrethon;
Fjalët kyç: • Organi i të parit
• Organi i të dëgjuarit
• Organi i të nuhaturit
• Organi i të shijuarit
• Organi i të prekurit

Struktura e mësimit: E Kllaster 10’


R DRTA 30’
R Ese 5’

Mjetet: CD (nëse keni mundësi), makete të organeve të shqisave, atlas,


tabelë, teksti i biologjisë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: (teknika e përdorur-Kllaster)


Ndahet klasa në grupe sipas numrit të nxënësve në klasë dhe kërkon prej tyre të krijojnë
një kllaster me temën “organet e shqisave”. Koha në dispozicion 5 minuta.

sytë

veshët organet e shqisave hunda

gjuha lëkura

Pas pesë minutash nxënësve iu kërkohet të lexojnë punën e grupit. Në të njëjtën kohë
mësuesi ka krijuar në dërrasën e zezë kllasterin e përgjithshëm, ku ai vendos mendimet që
dalin nga puna e grupeve. Më pas diskutohen së bashku.

Realizimi i kuptimit (25 min.):

(teknika e përdorur DRTA –veprimtari e të menduarit dhe të lexuarit të drejtuar)


Në vijim mësuesi u shpjegon procedurën, e cila do të zhvillohet si më poshtë:
Hapet teksti në temën mësimiore ’’Shqisat dhe perceptimi i botës’’, f. 127 dhe u thuhet
nxënësve që të lexojnë me pjesë të ndara sipas shqisave që po studiojnë dhe pas çdo
pjese do të evidentohen karakteristikat e shqisave, pra sipas leximit të drejtuar DRTA, duke
realizuar kështu realizimin e kuptimit ose e thënë ndryshe dhënien e njohurive të reja sipas
kësaj teknike.

51
Në dërrasën e zezë realizojmë tabelën demonstruese si më poshtë:
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Lloji i shqisës Ndërtimi Funksioni

1. ....................... Pasqyron formën, largësinë,


Syri
2. ....................... etj. madhësinë, ngjyrat,
shumëllojshmërinë
e objekteve dhe të dukurive.

1. ....................... Kap nga mjedisi rrethues


Veshi zërat, tingujt, zhurmat dhe
2. ....................... etj.
në formën e impulseve
nervore i dërgon ato në tru
për t’i aanlizuar.

Hunda 1. ....................... Bën dallimin e aromave të


2. ....................... etj. lëndëve me përqendrime të
ndryshme.

1. .......................
Gjuha Bën vlerësimin e shijeve të
2. ....................... etj.
ndryshme të udhqimeve që
fusim në gojë.

Lëkura 1. ....................... Kap ngacmimet e natyrave të


2. ....................... etj. ndryshme që shkaktohen nga i
nxehti, i ftohti, prekja etj.

Në të njëjtën kohë të gjitha sa u shkruajtën, shoqërohen me shpjegime të mëtejshme,


gjatë të cilave përdoren për demonstrim makete.

Reflektimi (10 min.) (Teknika e përdorur-ESE)


U kërkohet grupeve që për 5 min. të shkruajnë për një nga organet e shqisave duke
vlerësuar tiparet më të rëndësishme të tyre, sipas gjykimit të tyre,

Detyrë
Nxënsve u jepen detyra nga teksti ose sipas zgjedhjes së mësuesit.

Përparësitë
Nxënësit janë të motivuar dhe marrin pjesë gjallërisht në mësim.

Sugjerim
Mësuesit që përdorin strukturën e MKLSH –së në procesin mësimor në këtë orë mund të
ndryshojnë teknikat e sugjeruara me teknika të tjera.

Nga përvoja
Kjo është një orë shumë e rëndësishme dhe përmbajtja e njohurive të marra nuk është e
panjohur nga ana e nxënësve dhe kjo favorizon çdo mësues që duke përdorur teknika të tilla
nxënësit do të jenë më të përqendruar dhe më aktivë.

52
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Pjesa 3. Si mund të kujdesem për shëndetin tim?
KREU 9-10. NJERIU DHE SHËNDETI. DROGAT DHE SHËNDETI
Hyrje

Në kurrikulën e re të biologjisë, konceptet shëndetësore jepen të integruara me ato


biologjike dhe jo si lëndë më vete.
Në këtë kurrikul, njohuritë për shëndetin janë pjesë e rëndësishme. Me anë të studimit
rreth ndërtimit dhe funksioneve të trupit të njeriut, nxënësit mund të ndjekin në mënyrë
konseguente rregullat e nevojshme për një jetë të shëndetshme.

Zhvillimi me efikasitet i temave të edukimit shëndetësor kërkon nga mësuesi që ai duhet


të ketë parasysh disa veçori që kanë zhvillimi i këtyre temave në ndryshim me zhvillimin e
temave që trajtojnë probleme shkencore të biologjisë.
Materialet e edukimit shëndetësor janë mbështetur mbi këto koncepte.

Si mësojnë më mirë nxënësit

Nxënësit në këto tema:


1. duhet të ndiejnë ngrohtësinë e mjedisit të mësimit;
2. mësojnë kur ndjejnë njëfarë përgjegjësie për mësimet që duhet të marrin;
3. mësojnë kur ndjejnë nevojë për të mësuar;
4. mësojnë më mirë duke vepruar;
5. mësojnë duke zgjidhur probleme reale, probleme që u takojnë t’i zgjidhin;
6. mësojnë më mirë kur materialet lidhen me përvojën e tyre;
7. mësojnë më mirë në një atmosferë të lirshme;
8. reagojnë më mirë ndaj një sërë metodash, veçanërisht ndaj atyre që u ngjallin
interesimin, u prekin ndjenjat dhe u nxisin të menduarit;
9. parapëlqejnë një program që ka në qendër vetë nxënësin, po që ai të jetë i tillë që të
ketë përdorim praktik.

Rëndësia e të pyeturit

Kur u jep mësim nxënësve, bëj pyetje sa herë që ta shikosh të arsyeshme, sepse:
• ngjall interesim dhe kureshtje;
• përqendron vëmendjen e nxënësve në atë që je duke shpjeguar;
• nxit diskutime;
• kanalizon dhe drejton të menduarit e nxënësve;
• përcakton se në ç’shkallë e kanë kuptuar materialin;
• provon të menduarit e nxënësve;
• ndihmon që “skemën e veprimit” ta kesh të përbashkët me të gjithë nxënësit në klasë;
• u jep mundësi nxënësve të shfaqin njohuritë dhe përvojat e tyre;
• ndihmon mjaft që nxënësit ta ndjejnë veten të aktivizuar.

Pyetjet mund të jenë në disa forma:


Frontale - kur pyet të gjithë klasën;
Të drejtuara - kur pyet një nxënës;
Stafetë - kur pyet një nxënës dhe kur ai nuk e di përgjigjen, vazhdon me
tjetrin me të njëjtën pyetje;
E anasjellë - kur të kanë bërë një pyetje, ti ia drejton një nxënësi tjetër.

53
Kur bën pyetje, ki parasysh këto shkallë:
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

1. Lër një kohë të mjaftueshme për përgjigjen.


2. Reago ndaj përgjigjeve (“Po, argument i mirë”; “Kjo ka rëndësi”, Faleminderit!”).
3. Mba kontakt me sy me nxënësin që është duke folur.
4. Kërko më shumë informacion kur përgjigjja nuk është plotësisht e saktë.
5. Përsërit përgjigjet e sakta që t’i dëgjojnë të gjithë nxënësit.
6. Ki kujdes që pyetjet t’i formulosh thjesht, brenda temës, të jenë nxitëse që të vënë
në lëvizje të menduarit, dhe jo pyetje provokuese.

Kushtoji vëmendje stilit të zhvillimit të mësimit

Për të qenë sa më i efekshëm në punën me nxënësit, duhet të mbash mend disa gjëra
dhe duhet t’i bësh vetes disa pyetje.
1. Të jesh ai që je.
2. A tregon interesim dhe dëshirë për të trajtuar këto tema?
3. Mos vallë ke gjeste që prishin punë në parashtrimin e argumenteve të tua?
4. A ndikon gjuha jote e gjesteve (komportimi fizik dhe mimika) te nxënësit në
masën që ata ta ndiejnë veten të lirshëm?
5. A ndihmon sensi yt i humorit në dhënien e mesazhit tënd?
6. A e ka ritmin e duhur puna jote?
7. A është i natyrshëm stili yt?
8. A e përdor me efikasitet kontaktin me vështrim?
9. A e ke zërin tërheqës dhe të pasur në tonalitet?
10. A bën pyetje që u interesojnë të gjithë nxënësve?

MOS HARRO:
Kur komunikon apo ndërvepron me një nxënës apo me një grup nxënësish, për sa i
përket ndikimit tek ata, janë të rëndësishme tri aspekte:
Gjuha e gjesteve .............. 55%
Toni i zërit ....................... 38%
Fjalët konkrete .................. 7%

Model mësimi: Parashikimet


Tema: Parashikimet
Nxënësit do të:
• Sqarojnë objektivat e veta për shëndetin dhe edukimin shëndetësor.
• Kuptojnë objektivat e nxënësve të tjerë për edukimin shëndetësor.

Motivimi Nxënësit vijnë në këtë kapitull me hipoteza, parashikime dhe shqetësime.


Por jo gjithçka që ata parashikojnë se do të mësojnë nga ky kapitull është
në përputhje me programin e kapitullit. Për ty si mësues, do të ishte e
dobishme që nevojat e nxënësve t’i njihje qysh në fillim për ta patur të qartë
se çfarë duhet zhvilluar ose nuk duhet zhvilluar në këtë kapitull, dhe po të
ishte e nevojshme, edhe për të bërë ndreqjet e duhura. Një gjë e tillë
respekton nevojat e nxënësve, nxit bashkëpunimin dhe përkushtimin
dhe bën të mundur arritjen e sigurt të qëllimit.

Materialet dhe burimet e nevojshme: Tabakë të mëdhenj letre, lapustila.

Zhvillimi:
U thuaj nxënësve se për ty është e rëndësishme të dish se çfarë shpreson dhe pret secili
nxënës se do të mësojë nga ky kapitull.

54
Kërkoju nxënësve të formojnë grupe të vogla me 5-7 vetë. Pasi të kenë formuar grupet,

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


kërkoju t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:
• Çfarë shpreson të arrish nga ky kapitull?
• Ç’pyetje ose shqetësime ke në lidhje me mësimdhënien në fushën e edukimit
shëndetësor?
• Mendon se ka tema të veçanta që mund të diskutohen në këtë kapitull?
Jepi çdo grupi një fletë të madhe letre. Kërkoju të shënojnë jo më shumë se pesë përgjigje
për çdo pyetje. Thuaju se do të kenë 15 minuta kohë për t’u menduar për të dhënë përgjigjet.
Kur të kenë mbaruar, kërkoju që letrat t’i varin në mur (të mbështjella rulo në mënyrë që
grupet e tjera të mos i shohin punët e tyre derisa të vijë koha për t’i diskutuar).
Kur të gjitha grupet të jenë gati, kërkoji folësit të çdo grupi të referojë përgjigjet, së pari
për pyetjen 1. Pasi të jenë dhënë këto, përsërit procedurën për pyetjet 2 dhe 3. Kur të gjithë
t’i kenë dhënë mendimet e tyre, jep edhe ti të tuat, veçanërisht në lidhje me parashikimet e
nxënësve dhe me temat e veçanta. Kjo do të japë mundësinë t’u sqarosh atyre objektivat e
tu. Kështu vepro edhe me grupet e tjera.
Thuaji klasës se çfarë temash do të trajtosh në këtë kapitull, cilat parashikime mendon se
mund të plotësohen dhe cilat jo.

Model mësimi: Edukimi shëndetësor. Pse nxënësit kanë nevojë për të?
Tema: Edukimi shëndetësor: Pse nxënësit kanë nevojë për të?

Objektivat: Nxënësit do të:


• Diskutojnë pikëpamjet që kanë për edukimin shëndetësor.
• Shqyrtojnë arsyet pse nxënësit, duke studiuar edukimin shëndetësor,
do të jenë përgjegjës për shëndetin e tyre.

Motivimi: Shëndeti i mirë është themeli i një jete të plotë, produktive dhe të lumtur.
Tema e shëndetit nuk kufizohet me zyrën e mjekut ose me njeriun e sëmurë.

Mjetet: Tabelë për të shkruar, pllakati iluzioni optik, shkumës.

Zhvillimi:
Filloje veprimtarinë duke thënë se ky program mund të ndryshojë mënyrën e të menduarit
të nxënësve për shëndetin dhe edukimin shëndetësor. Kërkoju të gjithë nxënësve të diskutojnë
sesi e shikojnë ata edukimin shëndetësor dhe ç’është ai sipas mendimit të tyre.
Pastaj udhëheq diskutimin në lidhje me faktin se pse ata besojnë se edukimi shëndetësor
është i rëndësishëm për brezin e ri. Përgjigjet e tyre mund t’i shkruash në dërrasën e zezë.
Në qoftë se nxënësit lënë pa thënë se edukimi shëndetësor i nxit ata të ndiejnë një
përgjegjësi më të madhe për jetën dhe shëndetin e tyre, thuaje ti.
Pyeti nxënësit se ku, sipas mendimit të tyre, konsiston një mënyrë jetese e shëndetshme.
Cili është përkufizimi i tyre për shëndetin? Zhvillo një diskutim të shkurtër.
Më pas jep përkufizimet e shëndetit siç janë shkruar më poshtë (këto mund t’i kesh të
shkruara ose në tabelën e klasës dhe të mbuluara më parë ose në një fletë të fotokopjuar,
të cilën ua shpërndan nxënësve).

• Shëndeti: është funksionimi optimal i organizmit, i lirë nga sëmundja dhe anomalitë.
• Shëndeti: është gjendje e një organizmi në lidhje me funksionimin, sëmundjen dhe
anomalitë në çfarëdo kohe të dhënë.
• Shëndeti: në kuptim të përgjithshëm është çdo gjendje funksionimi optimal, është
mirëqenie ose përparim.
• Shëndeti: është mirëqenie e plotë fizike, mendore dhe shoqërore, jo thjesht mungesë
sëmundjeje.
• Shëndeti: është një gjendje ndërvarësie dhe mirëqenie e individit që përfshin aspektet
mendore, fizike, emocionale, shoqërore, individuale dhe shpirtërore.

55
Ndaji nxënësit në grupe të vogla për të bërë diskutimin në lidhje me përkufizimin më të
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

plotë. Organizo më pas një diskutim të shkurtër.


Ndoshta në fund dëshiron të japësh shkurt përkufizimin tënd për shëndetin duke thënë se
shëndeti është baza e jetës sonë. Tema e shëndetit nuk duhet të kufizohet me zyrën e mjekut ose
me një person të sëmurë. Shëndeti përfshin të mirën dhe të keqen. Thekso se shume probleme
të shëndetit janë universale. Këtë mund ta bësh duke prekur shkurt problemet e shëndetit në
vendet shumë të zhvilluara, ku kanceri, SIDA apo sëmundjet e zemrës vazhdojnë të ekzistojnë,
pavarësisht se këto vende kanë një armatë mjekësore dhe shkencore relativisht të përparuar.
Kjo ka për qëllim t’u theksojë nxënësve një pikë shumë të rëndësishme, e cila duhet theksuar
dhe mbajtur mirë parasysh gjatë zhvillimit të të gjitha temave të edukimit shëndetësor.

Shpesh ne nuk mund t’i ndryshojmë kushtet tona,


por mund të ndryshojmë të menduarit tonë.
Tregoju nxënësve pllakatin me iluzionin optik. Pyeti ata se çfarë shikojnë. Shfaq idenë se
çdo pjesëmarrës mund të shikojë diçka tjetër nga shoku i tij. Gjithashtu mund të theksosh se
çdo person mund ta shikojë iluzionin ndryshe kur ai e vështron atë nga afër, më shpesh ose
nga kënde të ndryshme. Problemi është se ajo që shohim ne mbështetet në përceptimin dhe
interpretimin tonë vetjak. Gjithashtu, ka më shumë se një mënyrë për të parë çdo situatë.
Në fund thekso nevojën për t’u brumosur me botëkuptimin pozitiv. Sikurse një iluzion optik
mund të na pengojë të shikojmë një figurë aq të qartë sa do të donim, po ashtu një numër
pengesash për të gëzuar shëndet të mirë mund të bëjë që të na duket se ne vetë e kemi pak
në dorë cilësinë e jetës sonë. Po t’u mësojmë nxënësve se para së gjithash at a e kanë vetë
në dorë të zgjedhin, dhe po t’u tregojmë mënyrat për një jetë të shëndetshme pavarësisht nga
pengesat e shumta, ne do t’i ndihmonim ata të përmirësonin cilësinë e jetës së tyre.

56
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Material ndihmës për mësuesin
Tema: Metodat dhe stilet e mësimdhënies së edukimit shëndetësor:
piramida e të mësuarit

Përdorimi i një larmie metodash ndihmon jo vetëm në krijimin e një mjedisi mësimor më
interesant, por edhe u përgjigjet nevojave të ndryshme mësimore të nxënësve.
Mësuesi ka përgjegjësi të krijojë në klasë një atmosferë të pranueshme për një të mësuar
sa më të mirë. Piramida e të mësuarit sugjeron shumë stile të ndryshme të mësimdhënies.
Prania e një larmie metodash e bën mësimdhënien më krijuese dhe u mundëson nxënësve
ta vënë veten në provë në një mori rrugësh të ndryshme. Por ky fakt rrit edhe nivelin e të
kuptuarit dhe të përvetësuarit, pasi shumë prej metodave të piramidës bëjnë që aftësitë e
grupit të përforcohen dhe të ngrenë më lart ndërveprimin midis nxënësve.

Shënim: Numri në kllapa tregon përqindjen e përafërt që mund të mbajë mend nxënësi.
Përqindja e të përvetësuarit është mbështetur sa në metodën e mëimdhënies, aq edhe në
nivelin e interesimit të nxënësit dhe në aftësitë e mësuesit.

B
Leksioni (5% përvetësim): Leksioni është një paraqitje e strukturuar dhe e organizuar e
informacionit mbi një temë të caktuar që jep mësuesi. Leksioni është një mënyrë e shpejtë e
dhënies së informacionit të përshtatshëm.
Megjithëse leksionet janë mjaft të dobishme, përpsëri kanë edhe të meta. Ato mund të
jenë të mërzitshme, sidomos kur zgjaten shumë dhe kur nuk i tërheqin nxënësit në mënyrë
aktive. Leksionet i vënë nxënësit në pozitën e të dëgjuarit pasiv. Ato duhen kombinuar me
metoda të tjera.

B Leximi (10% përvetësim): Leximi individual ose në grup është pa dyshim një metodë e
nevojshme të mësuari, po sikurse ndodh edhe me metodën e leksionit, leximi në vetvete nuk
ofron mësim të integruar. Kombinimi i të lexuarit me metoda të tjera mësimi i pajis nxënësit
me rrugë më të efektshme të mësuari.

B Mjetet audiovizive (20% përvetësim): Videokasetat, CD dhe filmat ofrojnë përforcime


të ideve të paraqitura nga mësuesi. Përpara se të shfaqen në klasë, materialet audiovizive
duhen paraparë me kujdes nga mësuesi. Të kombinuara me diksutime të mëpasme, ato
mund të ngrenë ndjeshëm nivelin e njohurive të nxënësve.

B Demonstrimi (30% përvetësim): Që të arrijë të mësojë diçka, nxënësit i duhet të mbështetet


në shqisat e tij për ta çuar informacionin në tru. Përgjithësisht nxënësit janë të prirur që një nga
shqisat ta përdorin më shumë se të tjerat. Disa nxënës mësojnë më mirë me anë të të dëgjuarit,
ka të tjerë që mësojnë më mirë duke lexuar ose duke parë figura; por ka edhe të tjerë që mësojnë
më mirë me anë të të prekurit. Duke përdorur demonstrimet, mësuesit mund të ndihmojnë që
nxënësit të mësojnë në të gjitha stilet e të mësuarit. Demonstrimet qëndrojnë në të gjitha tipat
e mjeteve demonstrative. Fletëpalosjet, diapozitivat, pllakatet, fletët e punës, CD, janë disa nga
mjetet që u vijnë në ndihmë nxënësve për të parë dhe dëgjuar ato që thotë mësuesi.

B Diskutimi në grup (50% përvetësim): Diskutimet janë shkëmbime mendimesh të zhvilluara


me gojë si ndërmjet nxënësve, ashtu edhe midis tyre tyre dhe mësuesve të tyre. Ato u japin
mundësinë t’u bëjnë të njohura të tjerëve idetë dhe pikëpamjet e tyre për një çështje të caktuar.
Diskutimet janë mjaft të dobishme, pasi u krijojnë nxënësve mundësinë të vënë në përdorim
aftësitë e tyre të të menduarit, të zgjerohen rreth ideve që kanë si dhe të dëgjojnë mendime të
ndryshme nga shokët e klasës. Diskutimet zgjerojnë dhe thellojnë dijet e nxënësve dhe u japin
këtyre mundësi të zbatojnë ato çka kanë mësuar. Disktimet në grupe, qoftë në grupe të mëdha
apo të vogla, mund të përdoren gjatë gjithë zhvillimit të kapitullit.

57
Stuhia e mendimeve është një teknikë mjaft e njohur, e cila nxit rrjedhën e lirë të mendimeve
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

rreth një çështjeje të caktuar, pra është renditja e ideve pa bërë diskutime për to. Klasës i
jepet një temë dhe nxënësit ftohen të shprehin reagimet e menjëhershme për të. Reagimet
renditen në dërrasën e zezë ose në një tabak letre. Rregullat për këtë teknikë janë:
• Pranohen të gjitha idetë dhe shkruhen në dërrasën e zezë.
• Asnjërit nuk i lejohet të shprehet pozitivisht dhe negativisht për idenë e tjetrit.
• Nxënësit ftohen të shprehin të gjitha idetë që u lindin, pavarësisht se mund të
mos jenë të sigurt për to.
• Seanca mbyllet kur mësuesi e sheh se shteron dukshëm dhënia e ideve.
Stuhia e mendimeve si teknikë ka shumë përparësi. Ajo përdoret për shumë qëllime dhe në
faza të ndryshme të orës së mësimit. Ajo mund të përdoret për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë
në mënyrë krijuese, për të zhvilluar imagjinatën dhe ndjenjat rreth një problemi a teme. Gjithashtu
mund të përdoret si një veprimtari nxemje. Stuhia e mendimeve inkurajon secilin të marrë pjesë,
pasi rregullat e mbrojnë nxënësin nga kritikat, tallja, të qeshurit. Është teknikë demokratike,
sepse në thelb i njeh kujtdo të drejtën të flasë dhe ndërkohë vlerëson ndihmesën e secilit.

B Nëpërmjet praktikës vetjake (70% përvetësim): Loja me role është një bisedë, e shkurtër, e
thjeshtë për t’u organizuar dhe elastike. Ajo zhvillon te nxënësit rrjedhshmërinë, nxit ndërveprimin
në klasë duke i lënë hapësirë nismës dhe imagjinatës së nxënësit. Loja me role ngre në një
shkallë të lartë motivimin. Nxënësit marrin një rol dhe e luajnë atë në një situatë të veçantë, pra
roli është marrë nga një mjedis i caktuar dhe u kërkohet nxënësve të jenë krijues. Veprimtaria
është e këndshme për nxënësit. Loja me role ngre më lart besimin e nxënësit për veten.
Loja me role ka në qendër nxënësin. Ata përdorin njohuritë që zotërojnë, përdorin
strukturat e reja në mënyrë të lirë dhe i përdorin këto struktura në
kontekste të reja.
Kjo metodë i stërvit nxënësit të përdorin gjuhën e folur, të
komunikojnë lirshëm dhe të përdorin fjalorin jozyrtar. Ajo bazohet
në situata jetësore dhe reale. Loja me role e ndihmon nxënësin
e druajtur, i jep atij mundësi të shfaqë aftësitë e tij dhe i shton
besimin në vetvete. Meqenëse loja me role është mjaft
zbavitëse për fëmijët, bën që ajo të mbahet mend më shumë.
Leksioni 5% Loja me role nuk ka spektatorë, sepse ajo nuk është një
shfaqje. Loja me role nuk ka tension. Të nxënët është
më i frytshëm në një atmosferë pa tension. Përdorimi i
Leximi 10% lojës me role zhvillon te nxënësit aftësitë shoqërore.
Nxënësit e ndjejnë se loja me role është interesante
dhe nxitëse.

Mjetet audiovizive 20% Duke mësuar të tjerët (90% përvetësim):


Nxënësi që ia përcjell nxënësve të tjerë
një informacion të caktuar mban për vete
Demonstrimi 30% 90% të materialit. Të jesh mësimdhënës
bashkëmoshatar përbën jo vetëm një mënyrë
për të mësuar të tjerët, por edhe një nga
Diskutimi në grup 50% mjetet më të efektshme për të përqendruar
vëmendjen e nxënësve dhe për të
ndryshuar sjelljet e tyre. Në metodat për
Nëpërmjet praktikës vetiake 70% të mësuar të tjerët mund të futet edhe
stuhia e mendimeve, diskutimet shok
me shok dhe lodrat. Çdo metodë
Duke mësuar të tjerët / krijuese që u mundëson nxënësve
Nevojë urgjente për të mësuar 90% t’ia mësojnë materialin njëri-tjetrit
rrit përvetësimin prej tyre.

58
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Model mësimi: Shëndeti dhe sjellja
Tema: Shëndeti dhe sjellja
Koha: 15 minuta
Objektivat: Në fund të veprimtarisë nxënësit duhet:
• Të kuptojnë lidhjen midis shëndetit dhe sjelljes.
• Të klasifikojnë sjelljet në “shumë të rrezikshme”, “disi të rrezikshme”, dhe
“të parrezikshme”.
Mjetet e punës: teksti i biologjisë 7-të dhe fletorja e shënimeve.

Procedura:

B Hapi i parë
Udhëzoni nxënësit, që të dëgjojnë me vëmendje pyetjet e mëposhtme. U thoni atyre se,
në qoftë se edhe vetëm njërës nga pyetjet ata me mend do t’i përgjigjeshin me Po, atëherë
ata duhet të ngrihen në këmbë. Është mirë që dhe ju në një moment të caktuar të ngriheni
në këmbë, për të treguar se çdo njeri në jetën e përditshme bën veprime që rrezikojnë
shëndetin. Me siguri që një numër i madh nxënësish, në mos të gjithë, do të ngrihen në
këmbë. Në këtë rast theksohet lidhja që ekziston midis shëndetit dhe sjelljes së çdo njeriu.

1. A ndodh shpesh që të mos hani mëngjes? PO JO


2. A jeni më shumë se 7-10 kg mbi peshën e rekomanduar? PO JO
3. A pini duhan? PO JO
4. A keni udhëtuar ndonjëherë me makinë pa përdorur rripin e sigurimit? PO JO
5. A pini alkool (birrë apo verë) të paktën një herë në javë? PO JO
6. A keni udhëtuar ndonjëherë me makinë, drejtuesi i së cilës kishte pirë alkool? PO JO
7. A hani ushqime të llojit hamburger, më shumë se dy herë në javë? PO JO
8. A hani ushqime, si p.sh.: patatina, biskota, karamele ose akullore, më shumë PO JO
se katër herë në javë?
9. A keni mbajtur ndonjëherë armë? PO JO

B Hapi i dytë
Pasi nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve i udhëzoni ata t’i klasifikojnë sipas tabelës më poshtë
dhe më pas mësimi vazhdon me diskutimin e pyetjeve, të cilat janë në fund të mësimit, në
faqen 135 të tekstit.

Sjellje “Shumë të rrezikshme” Sjellje “Disi të rrezikshme” Sjellje “Të parrezikshme”

P.sh., Pyetjet me numër: P.sh., Pyetjet me numër: P.sh., Pyetjet me numër:

Model mësimi: Rreziqet e shëndetit nga abuzimi me drogë


Tema: Rreziqet e shëndetit nga abuzimi me drogë
Koha: 45 minuta
Qëllimi: Paraqitja e fakteve mbi rreziqet e përdorimit të drogës për shëndetin.
Objektivat: Në fund të veprimtarisë nxënësit duhet:
• Të kuptojnë dëmtimet e shëndetit nga përdorimi i drogës.
Më parë se të zhvillohet kjo veprimtari, më poshtë po japim një material ndihmës për mësuesit.
Mjetet: materiali ndihmës për mësuesin: Mite apo fakte, tabelë, shkumës dhe kuti.
Plani i veprimtarisë: Shumëfishoni materialin ndihmës për mësuesin “Mite apo
fakte” dhe pritini thëniet në rripa. Palosini rripat dhe vendosini në kuti.

B Hapi i parë
Pyetini nxënësit për substancat, që ata dinë, të cilat njerëzit i fusin në trupin e tyre.
Përgjigjja duhet të jetë: drogë, alkool, duhan, ilaçe etj.

59
Vini në dukje se disa substanca, si vitaminat dhe ilaçet, kanë efekt pozitiv mbi shëndetin kur
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

ato përdoren ashtu siç thotë mjeku. Ndërsa mund të jenë të dëmshme nëse abuzohet me to.
Shpjegoni se kjo veprimtari do të vlerësojë njohuritë e nxënësve mbi drogën dhe efektet
e saj te shëndeti.

B Hapi i dytë
Ndajeni klasën në skuadra (kërkoni që nxënësit të emërtojnë skuadrat e tyre), të cilat do
të konkurrojnë për të parë se kush ka më shumë njohuri mbi drogën. Skuadrat marrin një
pikë për çdo përgjigje të saktë.
Secili nxënës i skuadrave do të marrë me radhë nga kutia thënie mbi përdorimin e drogës.
Disa nga thëniet janë të vërteta disa jo.
Pasi të kenë lexuar thënien me zë, nxënësit e skuadrës konsultohen me njëri-tjetrin për
të dhënë përgjigjen më të mirë. Përgjigjja duhet të jepet brenda kohës së caktuar. Nëse
përgjigjja është e saktë, skuadrës i jepet një pikë.
Kur skuadrat nuk e dinë përgjigjen e saktë, u jepni atyre informacionin shtesë nga materiali
ndihmës për mësuesin.
Kështu vazhdohet me të gjithë nxënësit e skuadrës tjetër. Vazhdoni derisa të gjithë
anëtarët e skuadrave të kenë tërhequr nga një thënie. Mbani veprimtarinë në lëvizje; mos
lejoni shumë kohë për përgjigjet (30-60 sekonda). Nxitni diskutimet për secilën thënie.
Përfundoni veprimtarinë me çështjet për diskutim.
Çështje për diskutim
1. Për çfarë drogash ose substancash flasin shokët tuaj?
2. Çfarë mitesh të tjera keni dëgjuar? Cilave prej tyre i besojnë ende shokët tuaj?
3. Cilat fakte ju çuditën? Cilat mite?
4. Cilat mite janë më të dëmshme? Pse?
5. Si mund t’i ndihmoni shokët tuaj që nuk kanë informacionin e duhur për llojet e drogave
dhe përdorimin e tyre?

Material ndihmës për mësuesit


Mite dhe fakte
1. Alkooli është një substancë që krijon varësi, nuk është drogë.
2. Shumica e adoleshentëve përdorin më shumë alkoolin sesa marihuanën.
3. T’i japësh makinës, pasi të kesh përdorur marihuanë, është më pak e rrezikshme sesa kur ke pirë alkool.
4. Kafja, çaji dhe shumë pije freskuese përmbajnë drogë.
5. Shumë rrallë mund të ndodhë që një adoleshent të jetë alkoolist.
6. Pirja e cigares mund të krijojë varësi.
7. Shumë të rritur që janë të varur nga droga të rrezikshme, mendojnë se pirja e marihuanës ishte hapi i
parë që i çoi në një varësi të tillë.
8. Alkoolizmi është sëmundje.
9. Drogat i ndihmojnë njerëzit për të përballuar problemet dhe hallet e tyre.
10. Lëndët kimike, të lëngëta ose të gazta, nuk të dëmtojnë megjithëse të rriturit i quajnë ato problematike.
11. Një kafe dhe një dush i ftohtë, ta nxjerrin pijen.
12. Alkooli ndikon te disa njerëz më shumë sesa te disa të tjerë.
13. Dy drogat që shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve janë kokaina dhe heroina.
14. Pirja e duhanit dëmton gruan shtatzënë, por jo foshnjën e saj.
15. Disa dëmtime të shëndetit të njeriut mund të përmirësohen ose zhduken kur njerëzit e ndërpresin duhanin.
16. Marihuana përdoret legalisht për të trajtuar dhimbjet e mëdha te njerëzit me kancer.
17. Po të pish vetëm birrë, parandalohen problemet me alkoolin.
18. Alkoolizmi është tendencë e trashëgueshme.
19. Të pish rrallë cigare, nuk të dëmton.
20. Marihuana nuk të dëmton.
21. Alkooli kthehet në problem vetëm nëse e ke përdorur për vite të tëra.
22. Drogat si alkooli, marihuana dhe heroina, nuk do të përbënin problem për adoleshentët nëse ata nuk
do të ishin të varur prej tyre.

60
Mite dhe fakte mbi drogat dhe përdorimin e tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


(Shënim: Fjala mite ka kuptimin se thënia nuk është e saktë.)

Përgjigjet për secilën nga pohimet e mësipërme:


1. Mit Alkooli është drogë ashtu si çdo lloj substance që ndikon te truri
ose trupi i njeriut.
2. Fakt Alkooli është substanca që përdoret më shumë nga adoleshentët.
Përqindja e adoleshentëve që përdorin alkoolin është shumë e
lartë. Shumë e provojnë atë për herë të parë para moshës 13 vjeç.
3. Mit Ashtu si alkooli, marihuana në koordinimin e lëvizjeve, ngadalëson
reflekset dhe ndikon në perceptimin e njeriut (mënyrën si i shohim
dhe interpretojmë gjërat). Këto ndryshime shtojnë mundësinë e
ndonjë aksidenti.
4. Fakt Kafja, çaji dhe shumë pije freskuese përmbajnë kafeinë, që është
stimulante. Kafeina krijon varësi prej saj; kur e ndërpret atë, dhimbja
e kokës është shenjë e zakonshme.
5. Mit Aspak! Shumë adoleshentë përdorin alkool (birrë, verë etj) çdo
javë dhe shumë prej tyre kanë varësi nga pijet alkoolike.
6. Fakt Shumë njerëz kanë varësi nga nikotina, më shumë se nga çdo substancë
tjetër. Pirja e cigares është një zakon shumë i vështirë për t’u hequr,
por ndërprerja e duhanit është shumë e rëndësishme për shëndetin.
7. Fakt Si ata që janë të varur, edhe studiuesit e problemit të drogave, e
shohin marihuanën si një drogë që hap rrugën drejt përdorimit të
drogave të tjera.
8. Fakt Alkoolizmi është sëmundje si diabeti, epilepsia ose sëmundje të
tjera. Mund të kurohet dhe për këtë duhet që përdoruesit
të eliminojnë konsumin e çdo lloj alkooli.
9. Mit Drogat i ndihmojnë njerëzit t’i harrojnë problemet e tyre ose të
reduktojnë dhimbjen e shkaktuar nga problemet. Sidoqoftë
problemet nuk ikin; shpesh ato keqësohen.
10. Mit Të përdorësh lëndë kimike, si: benzina, llak flokësh, lëngje pastrues,
ngjitësa të lëngshëm ose diluent, mund të jetë e rrezikshme.
Ndryshe nga shumica e drogave, këto lëndë mund të shkaktojnë
dëmtim të përhershëm të organeve, si: mëlçia, truri ose nervat.
11. Mit Vetëm koha ta nxjerr alkoolin. Mëlçisë i nevojitet një orë për të
përpunuar disa miligramë alkool puro.
12. Fakt Alkooli te njeriu ndikon si rezultat i disa faktorëve: pesha e trupit,
sasia e alkoolit të konsumuar, prania në trup e drogave të tjera,
gjendja e përgjithshme shëndetësore e individit dhe nëse ka ngrënë
apo jo.
13. Mit Përdorimi i duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të
parandalueshme ndërsa alkooli është shkaktari i dytë i vdekjeve
nga përdorimi i drogave.
14. Mit Nëse gratë shtatzëna pijnë duhan, fëmija mund të lindë para kohe
dhe me peshë të vogël.
15. Fakt Nëse nuk janë shkaktuar dëmtime të përhershme të zemrës dhe
mushkërive, kur personi e ndërpret cigaren, trupi i tij mund të shërohet.
16. Mit Përdorimi legal i marihuanës nuk lejohet.
17. Mit Si te birra, vera, edhe në pijet e tjera alkoolike ndodhet alkooli etilik,
i cili dëmton rëndë shëndetin.
18. Fakt Fëmijët e alkoolistëve kanë më shumë mundësi të bëhen alkoolistë
sesa fëmijët e prindërve jo alkoolistë. Disa teori thonë se tek
alkoolistët ekzistojnë përbërës të tillë kimikë që mund të
transmetohen nga një brez në tjetrin.

61
19. Mit Sapo njerëzit fillojnë të pijnë cigare, atyre u krijohen njolla të verdha
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

në dhëmbë, erë e keqe nga goja dhe vështirësi në frymëmarrje, gjë


që mund të ndikojë negativisht në aktivitetin e tyre fizik. Varësia
nga nikotina arrihet shumë shpejt. Ata që pijnë duhan kanë rrezik
më të madh për të pasur kancer në mushkëri dhe sëmundje të tjera
të mushkërive, kancer të gjuhës dhe fytit si dhe sëmundje të zemrës.
20. Mit Megjithëse kërkimet vazhdojnë, shumë ekspertë besojnë se
përdorimi i marihuanës për një kohë të gjatë është i rrezikshëm dhe
mund të çojë në ulje të memorjes, dëmtim të koordinimit, gjykim të
dobët, dëmtim të sistemit riprodhues dhe irritim të fytit dhe mushkërive.
21. Mit Kur dikush pi një gotë alkool, ai menjëherë ngadalëson kohën
e reagimit, ndikon në ekuilibrin dhe ul reflekset. Kjo do të
thotë që një atlet, kërcimtar, muzikant ose shofer mund të humbasë
aftësitë e zakonshme, gjë që sjell pasoja në cilësinë e punës që
ata kryejnë.
22. Mit Drogat e ndërpresin rritjen dhe zhvillimin normal të adoleshentëve.
Ato u shkaktojnë atyre probleme me shkollën dhe në marrëdhëniet,
shpesh herë çojnë në shtatzëni të padëshiruar ose SST/HIV,
sepse përdorimi i tyre nxit sjellje të rrezikshme.

Model mësimi 10-3: Edukim shëndetësor. Dëmet nga duhani


Tema: Dhjetë gjëra që i bëj me qejf në vend që të pi duhan.
Koha: 20 minuta
Objektivat: Në fund të kësaj veprimtarie nxënësit duhet:
• Të kuptojnë rëndësinë e marrjes me aktivitete për të shmangur
fitimin e veseve.
Forma pune: Veprimtari, diskutim.
Mjetet e nevojshme: Letër dhe lapsa
Vendi: Klasa

Procedura

B Hapi i parë
Udhëzohen nxënësit që në letrën format të heqin një vizë nga lart poshtë në mes të
letrës, duke e ndarë atë në dy gjysma. Kërkojuni nxënësve që në anën e majtë të letrës të
shkruajnë dhjetë gjëra që do të kishin dëshirë t’i bënin në vend që të pinin duhan. Duhen
nxitur që ata të mendojnë në mënyrë sa më krijuese që të munden. Disa mund ta kenë të
vështirë të mendojnë dhjetë gjëra. Sugjero disa prej tyre që mendon se njerëzit kanë dëshirë
t’i bëjnë, si për shembull: të luajnë me top, të dëgjojnë muzikë, të vizatojnë, të shohin një film,
të bisedojnë me nje shok apo shoqe, të lexojnë një libër, të shetisin etj.

B Hapi i dytë
Pas plotësimit të listës kërkoju nxënësve të ndajnë pjesën e djathtë të letrës në pesë
kolona. Në krye të secilës kolonë, të shënohet me simbolet e mëposhtme:
Në kolonën e parë: ( P), Para
Në kolonën e dytë: (Rr), Rrezik
Në kolonën e tretë: ( I), Individ ose person
Në kolonën e katërt: (5), pesë vitet e fundit
Në kolonën e pestë:( !), veprimtaritë e preferuara që janë në listë.

• Në kolonën e parë (P) secili të shënojë me një V zërin ose zërat që duan para (lekë)
për t’i realizuar.
• Në kolonën e dytë (Rr) të shënojnë zërin ose zërat të cilët mund të implikojnë rrezik

62
të mundshëm. Ky rrezik mund të jetë personal, shoqëror ose mendor.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


• Në kolonën e tretë (I) të shënojnë ndonjë zë që i përcaktojnë ata si individë,
domethënë si njerëz origjinal.
• Në kolonën e katërt (5) të shënojnë zërin ose zërat që mendojnë se gjatë pesë
vjetëve nuk do t’i kenë më në listë.
• Në kolonën e pestë të shënojnë veprimtaritë e preferuara që aktualisht janë në
listë.

B Hapi i tretë
Ndaji pjesëmarrësit në grupe prej katër vetësh dhe caktoji çdo personi 2-3 minuta kohë
që të flasë për listën e vet. Kërkoju t’i krahasojnë me njëri-tjetrin gjërat që pëlqejnë si dhe
simbolet e ndryshme që kanë shënuar për to.

Potenciali
Ky aktivitet kërkon si fillim, që secili nxënës të punojë në mënyrë individuale, por më parë
mësuesi duhet të qartësojë mirë qëllimin e aktivitetit për preferencat që mund të shprehë
secili nxënës.
Diskutimi më pas mund të përqendrohet ndërmjet çifteve të nxënësve për secilën kolonë
që ata kanë dëshirë.

Variacioni
Në qoftë se ju mendoni se hapi i dytë paraqet vështirësi për t’u realizuar nga nxënësit
tuaj, ju mund të realizoni në kohën e planifikuar për këtë veprimtari hapin e parë dhe të tretë
(duke iu kërkuar nxënësve që të diskutojnë vetëm listën e gjërave që ata kanë dëshirë të
bëjnë, pa e klasifikuar atë në pesë kolona.

Model mësimi: Edukim shëndetësor. Problemet e drogës, duhanit, alkoolit


Tema: Duke ndjekur turmën
Koha: 10 minuta
Objektivat: Në fund të këtij aktiviteti nxënësit duhet:
• Të kuptojnë se sa i madh është presioni i bashkëmoshatarëve.
• Të ilustrojnë efektin e ndikimit të bashkëmoshatarëve mbi një njeri
që ballafaqohet me një vendim.
Forma pune: Lojë, diskutim
Materialet e nevojshme: copa të vogla letre në të cilat janë shkruar fjalët “Ha” dhe “Mos ha”
Një tas me karamele.

Procedura

B Hapi i parë
Klasa formon nje rreth ku në mes vendoset tasi me karamele.
Çdo nxënësi i jepet nga një copë letër (disa nga letrat lexojnë “Ha”, disa “Mos ha”).
Udhëzoji nxënësit se objekti i veprimtarisë është që ata që kanë letrat “Ha” t’u bëjnë
presion atyre që kanë letrat “Mos ha” që të hanë karamele.

B Hapi i dytë
Më pas diskutoni me nxënësit rreth presionit të bashkëmoshatarëve mbi shoku – shokun
(në mënyrë të veçantë për të pirë duhan).
Potenciali
Duke patur parasysh se presioni i bashkëmoshatarëve është mjaft i dukshëm, sidomos
në këto grupmosha, veprimtaria krijon mundësi për ta evidentuar si problem dhe sado pak
kjo do të ndikojë për mirë te nxënësit.

63
Variacioni
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Me mjaft kujdes mësuesi drejton diskutimin e nxënësve në atë mënyrë që nxënësit të


sjellin përvoja nga jeta e tyre të presionit të bashkëmoshatarëve apo më të rriturve për të
pirë duhan apo diçka tjetër.

Vend të rëndësishëm në edukimin shëndetësor zë dhe edukata seksuale që zhvillohet


e integruar me konceptet mbi riprodhimin e njeriut. Më poshtë në ndihmë të mësuesit po
trajtojmë disa veprimtari që do ta lehtësojnë punën e mësuesit.

Mësim mbi kontracepsionin


Gjatë këtij mësimi, mbani parasysh sugjerimet dhe udhëzimet e mëposhtme:

1. Tema e kontraceptivëve është delikate për shumë njerëz. T’i mësosh nxënësit
rreth përdorimit të kontraceptivëve, mund të sjellë shumë diskutime e debate. Disa kanë
bindjen se nxënësit nuk duhet të kryejnë seks dhe kanë frikë se dhënia e informacionit mbi
kontraceptivët, do t’i inkurajojë ata për të eksperimentuar seksualisht. Por nuk ka prova se
njohja e të rinjve me këtë lloj informacioni i nxit ata të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Nëse për arsye të ndryshme, nuk jeni në gjendje për të udhëhequr këtë veprimtari mbi
kontraceptivët, mund të ftoni një mjeke ose një punonjëse të planifikimit familjar. Sigurohuni
që personi që do të ftoni, të ketë punuar më parë me adoleshentë të grupmoshës së
nxënësve tuaj. Shpjegojini të ftuarit tuaj se qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i nxënësve
për seksin dhe për përdorimin e kontraceptivëve në mënyrë që të ulin rrezikun e shtatzënisë
së padëshiruar, SST dhe infeksionit HIV.

2. Mos hamendësoni se ndonjë nga nxënësit tuaj kryen seks ose asnjë nga nxënësit nuk
kryen. Bëni të qartë se përderisa shumica e njerëzve, gjatë jetës së tyre, kryejnë marrëdhënie
seksuale, është e rëndësishme që të merret informacion mbi kontraceptivët.

3. Paraqisni gjithmonë moskryerjen e seksit si metodën më efektive dhe më të


përshtatshme për të rinjtë. Theksoni se kur adoleshentët zgjedhin të kryejnë seks, ata kanë
përgjegjësi për veten, partnerët e tyre dhe fëmijët e ardhshëm.

4. Mbani parasysh ndryshimet në kulturë dhe fe. Kur të flisni për marrjen e vendimeve
mbi kontraceptivët, rikujtojini nxënësit se çiftet gjithmonë duhet të marrin parasysh bindjet e
tyre personale, famijlare dhe fetare.

5. Përdorni vetën e tretë. Për shembull thoni “Nëse një çift shkon në qendrën e planifikimit
familjar....”, ose “Kur dy njerëz vendosin të kryejnë seks.” Shmangni fjalitë e formës: “Nëse ti
vendos të......”, ose “Kur ti shkon në një qendër planifikimi familjar......”.

6. Mbajini mendimet tuaja lidhur me mbajtjen e kontraceptivëve jashtë diskutimit. Jepni


informacion faktik rreth metodave të ndryshme dhe vazhdoni të përforconi konceptin se ata
që vendosin të kryejnë seks, duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të përdorin
kontraceptivë.

7. Mos u tregoni atyre përvojën vetiake në përdorimin e kontraceptivëve. Mund të përdorni


shprehje si “Shumë femra/çifte/meshkuj që e përdorin atë metodë mendojnë se......” ose
“Një nga problemet që kam dëgjuar për të është.....”. nuk është mirë që t’ua tregosh përvojën
vetiake nxënësve.

64
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Veprimtari
Tema: Arsyet dhe justifikimet e njerëzve për të mos e përdorur kondomin
Mësuesi sqaron:
Partneri ose partnerja juaj mund të mos i pëlqejë të përdorë kondom. Por, për të qenë të
mbrojtur nga HIV/SST ose nga një shtatzëni e padëshiruar, ju duhet të këmbëngulni dhe për
ta bërë këtë duhet të dini si t’i përgjigjeni justifikimeve dhe argumenteve të partnerit.
Si? Për çdo arsye kundër përdorimit të kondomit, zgjidhni arsyen më të mirë nga mini-
listat treshe.

ARGUMENTI PËRGJIGJET
1. Ti mendon se unë kam ndonjë sëmundje. a) Unë nuk dua që ndonjëri prej nesh të marrë HIV-in.
b) Ti e di që shumë njerëz me HIV s’kanë asnjë simptomë
në fillim.
c) Ne ndoshta nuk kemi asnjë sëmundje, po më mirë t’i
dalim të keqes përpara.

2. Kondomët s’bëjnë. a) Bëjnë, po t’i përdorim siç duhet.


b) Provoji për ca ditë dhe do ta shohësh.
c) Janë mjeti më i sigurt mbrojtës.

3. Ulin kënaqësinë. a) S’do të jetë dhe aq keq pasi të jemi mësuar.


b) Përkundrazi mund ta kthejmë në lojë.
c) Mund ta vemë së bashku.

4. S’e ndjej veten mirë. a) Do të mësohemi shumë shpejt me to.


b) Po ne i provojmë njëherë.
c) Unë ndjehem më mirë, nëse jam i (e) sigurtë.

5. Po unë përdor kontraceptivë nga goja. a) Kontraceptivët nga goja nuk na mbrojnë nga sëmundjet.
b) Ato s’mund të na mbrojnë nga HIV-i.
c) Më vjen keq, pa kondom s’ka seks.

a) Gjithmonë hera e parë është e vështirë.


6. Më vjen turp t’i blej. b) Do t’i blej unë.
c) Askush nuk ka vdekur nga turpi.

7. Nuk kam me vete. a) Mirë, sot nuk ka seks.


b) Më vjen keq, pa kondom nuk ka seks.
c) Nuk dua që ndonjëri nga ne të rrezikojë të marrë AIDS-in.

8. Kushtojnë. a) Më vjen keq, por shëndeti ynë vlen më shumë.


b) Mund të paguajmë të dy.
c) Pa zgjidhur këtë, s’ka seks.

65
Material ndihmës për mësuesin
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Tema: Fakte mbi SST (sëmundje seksualisht të transmetueshme): E vërtetë apo jo?

1. Një person dallohet gjithmonë nëse ka apo jo një SST? Jo e vërtetë


Njerëzit mund të kenë dhe kanë SST pa patur ndonjë shenjë. Femrat shpesh nuk kanë
shenja në rast SST-je, sepse organet e tyre të riprodhimit janë të brendshme, por meshkujt
e infektuar, me disa sëmundje si klamidia, mund të mos kenë shenja. Njerëzit e infektuar me
HIV, virusin që shkakton SIDA-n, përgjithësisht nuk kanë shenja për një farë kohe, deri në
shumë vite pas infektimit.

2. Të gjitha SST-të, përveç HIV-it, mund të shërohen nëpërmjet trajtimit të duhur


mjekësor. Jo e vërtetë
Herpesi, një SST e shkaktuar nga një virus, aktualisht nuk mund të shërohet.

3. Prezervativët janë mbrojtësit më efektivë kundër përhapjes së SST-ve.


Jo e vërtetë
Moskryerja e marrëdhënieve seksuale është mënyra më e mirë për të parandaluar
përhapjen e SST-ve. Prezervativët që përdoren me spermicidë, janë më të mirët pas kësaj,
por vetëm mos kryerja është 100% efektive.

4. Përdorimi i prezervativëve prej lateksi ndihmon për parandalimin e përhapjes së


SST-ve. E vërtetë
Prezervativët prej lateksi mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së SST-ve,
por duhet të përdoren si duhet. Prezervativët nuk janë 100% efektivë, sepse mund të çahen
ose të dalin gjatë aktit seksual.

5. Mikrogjallesat që shkaktojnë SST mund të hyjnë në trup nëpërmjet vaginës së


femrës ose penisit të mashkullit. Jo e vërtetë
Bakteret dhe viruset që shkaktojnë SST mund të hyjnë në trup nëpërmjet çdo membrane
mukoze, duke përfshirë vaginën, penisin, anusin (vrimën e pasdaljes së mbeturinave), gojën
e në disa raste edhe sytë. Gjithashtu, kur injektohet gjak, nga bashkëpërdorimi i gjilpërave
për drogë, HIV-i mund të hyjë në trup.

6. SST nuk mund të ngjiten nga kapja për dore, bisedat, shëtitjet apo kërcimi me
një partner/e. E vërtetë
SSt-të përhapen vetëm nëpërmjet kontaktit të afërt seksual.

7. SST-të përbëjnë një problem të ri mjekësor. Jo e vërtetë


SST-të kanë ekzistuar qëkur njerëzit filluan të shkruajnë historinë. Dëshmi të dëmeve të
shkaktuara nga SST-të janë fiksuar në shkrimet e vjetra, në art dhe në mbetjet e skeleteve.
Shkruesit e Dhjatës së Vjetër, shkrimet e egjiptianëve në papirus dhe mjeku i famshëm grek
Hipokrati, kanë përmendur shenja të sëmundjeve dhe vuajtjeve, të cilat ne sot e dimë se
janë shkaktuar nga SST-të. Kurat për shërimin e shumicës së SST-ve nuk u gjetën deri në
vitet 1900 dhe disa ende nuk mund të kurohen edhe sot.

8. SST-të mund të shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore dhe disa mund të


çojnë dhe në vdekje. E vërtetë
Infeksioni HIV, i cili mund të përhapet nëpërmjet kontaktit seksual, aktualisht është
vdekjeprurës. Herpesi gjenital mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës te femrat dhe
mund të dëmtojë foshnjat e lindura prej grave të infektuara. Disa SST, si gonorreja dhe
klamidia mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të pelvisit. Po nuk u mjekua, kjo sëmundje
mund të çojë në shterpësi, sëmundje zemre dhe vdekje.

66
9. Vetëm ata që kryejnë marrëdhënie seksuale mund të marrin SST. Jo e vërtetë

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Të porsalindurit mund të marrin SST, si p.sh.: herpes, gonorre dhe infeksionin HIV, gjatë
shtatzënisë ose gjatë procesit të lindjes.

10. Nuk ka gjë të keqe ta shtysh testimin dhe trajtimin për SST pasi mendoni se jeni
infektuar. Jo e vërtetë
Pasi SST infekton personin, fi llon edhe dëmtimi i shëndetit. Nëse dikush pret për javë ose
muaj para se të bëjë analizat dhe të kurohet, shëndeti i tij/saj mund të dëmtohet përgjithmonë,
edhe pasi të fi llojë trajtimi. Përveç kësaj, personi mund ta përhapë sëmundjen te partnerët
e vet seksualë.

11. Një femër që përdor kontraceptivë nga goja, duhet të këmbëngulë që partneri i
saj të përdorë prezervativ për t’u mbrojtur nga SST-të. E vërtetë
Kontraceptivët (gojorë) oralë nuk të mbrojnë nga SST-të, kështu që prezervativi është i
domosdoshëm për mbrojtje.

12. Ekziston mundësia që disa SST të ngjiten nga puthjet. E vërtetë


Ndodh rrallë, por është e mundur që sifi lizi të transmetohet nëpërmjet puthjeve, nëse
personi i infektuar ka plagë të vogla në ose rreth gojës. Gjithashtu, virusi i herpesit mund të
përhapet nëpërmjet puthjeve, nëse personi ka puçrra.

13. Njerëzit zakonisht e kuptojnë brenda 2-5 ditësh nëse janë të infektuar me SST.
Jo e vërtetë
Shumë njerëz nuk kanë asnjëherë shenja dhe disa të tjerë mund të mos kenë shenja për
javë ose për vite të tëra pasi të jenë infektuar. Infeksioni HIV mund të mos tregojë shenja për
vite me radhë, por personi i infektuar mund të infektojë partnerët e tij/saj gjatë kësaj kohe.

14. Gjëja më e rëndësishme që duhet bërë nëse dyshoni se jeni infektuar me një
SST është të informoni partnerin/en tuaj seksual. Jo e vërtetë
Gjëja më e rëndësishme që duhet bërë është të kërkohet trajtim mjekësor i menjëhershëm.
Shenjat e një SST-je mund të mos shfaqen kurrë ose mund të zhduken pas një kohe të
shkurtër, por infeksioni vazhdon brenda trupit të personit. Ajo/ai mund të pësojë dëmtime
fi zike serioze dhe mund të vazhdojë të infektojë të tjerë. Pasi fi llon trajtimi mjekësor, vetë
personi ose mjeku mund të informojë partnerët seksualë. Ndërkohë është e rëndësishme që
personi i infektuar të mos kryejë kontakte seksuale.

Fjalorth

Mitra: ndryshe quhet edhe uterus. Është një organ femëror, në formën e dardhës, rreth 6
centimetra e gjatë dhe 4 centimetra e gjërë, në të cilin zhvillohet fetusi (embrioni, bebja).
Tubi i Fallopit: tub muskulor, gati 5 centimetra i gjatë, që lidh mitrën me vezoren. Këtu bëhet
ngjizja.
Testikuli: është organ mashkullor, në të cilin prodhohen spermatozoidet. Çdo mashkull ka dy
testikuj, njëri zakonisht rri pak më poshtë se tjetri.
Spermatozoidi: qeliza seksuale mashkullore.
Sperma: lëngu që përmban spermotozoidë dhe sekrecione të tjera.
Veza: qeliza seksuale femërore.
Ngjizje: bashkimi i vezës me spermatozoidin, nga i cili del zigota, e cila pasi zhvillohet jep fetusin.
Ejakulacioni: derdhja e spermës nga penisi gjatë eksitimit seksual.
Penisi: quhet organi mashkullor, me anë të të cilit nxirret sperma dhe urina.
Vagina: është 6 cm e gjatë. Vagina lidh vrimën vaginale me mitrën. Gjatë marrëdhënieve
seksuale penisi hyn në vaginë dhe që këtej del bebi gjatë lindjes. Janë dy dalje të buzëve
vaginale, të cilat ndodhen në pjesën e jashtme të vaginës.
Testosteroni: hormon seksual që gjendet më me shumicë te meshkujt se sa te femrat.
Estrogjeni: hormon seksual që gjendet më me shumicë te femrat se sa te meshkujt.

67
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

68
edukim shëndetësor
8
Biologji dhe
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
HYRJE
Biologjia në klasën e tetë zhvillohet në 35 javë mësimore me nga dy orë në javë, gjithsej me
70 orë gjatë vitit shkollor, në të cilat përfshihen orët e teorisë, të ushtrimeve, punëve të laboratorit
dhe orët në dispozicion për mësuesin.
Në dispozicion të mësuesit lihen 15% të orëve (10 orë) për të organizuar ekskursionet,
vlerësimin e nxënësve ose për qëllime të tjera të vlerësuara të nevojshme për mbarëvajtjen e
procesit mësimor.

Lënda e biologjisë në klasën e tetë synon të përshkruajë dhe të shpjegojë strukturën e


funksionin e organizmave të gjallë, si dhe ndërveprimet brenda tyre dhe mjedisit. Ajo synon,
gjithashtu, që dijen dhe përvojat vetjake t’i bëjë të dobishme për rritjen e respektit të nxënësve për
natyrën e njeriun, për përfshirjen e tyre në veprime për mbrojtjen e vlerave të botës që na rrethon,
si dhe aftësimin e tyre për një jetë të shëndetshme.
Programi i kësaj klase do të realizojë përdorimin e koncepteve shkencore në situata të jetës
së përditshme, duke mundësuar që nxënësit të përftojnë sjellje për të bërë zgjedhje për një jetë të
shëndetshme, në mënyrë të veçantë lidhur me rimarrjen e problemeve për parandalimin e SST-
ve, HIV-in, SIDA-n dhe hepatitin B.

Për të ndihmuar mësuesin në realizimin sa më mirë të synimeve të kësaj lënde kemi bërë
përpjekje që të zbërthejmë metodikisht çështjet që ne mendojmë se janë të nevojshme e të
domosdoshme.

Kështu për zbërthimin e këtij teksti kemi realizuar për të gjithë krerët rubrikat:
• Interpretime metodike të çështjeve kryesore.
• Çështjet më të rëndësishme.
• Aktivitete.
• Lidhja me jetën e përditshme.
• Modele testesh të zgjidhura. Pikëzimin e tyre dhe konvertimin e pikëve në notë.
• Modele mësimi.
• Modele të orëve të përsëritjes.
• Modele të punëve praktike të planifikuara.
• Trajtime teorike në ndihmë të mësuesit për çështje të edukimit shëndetësor.
• Për problemet e edukimit shëndetësor janë dhënë jo vetëm modele veprimtarish, por
edhe metodologjia e realizimit sa më të mirë të këtyre veprimtarive.
• Etj.

69
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

70
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

71
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

72
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

73
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Pjesa 1. Klasifikimi i gjallesave


KREU 1. KLASIFIKIMI I GJALLESAVE
Interpretime metodike të çështjeve kryesore

• Përdorni sistemet e klasifikimit për të studiuar shumëllojshmërinë e gjallesave.


• Identifikoni lloje të ndryshme gjallesash.
• Dalloni gjallesat nga jogjallesat.
• Njihni ngjashmëritë dhe ndryshimet midis bimëve dhe kafshëve në bazë të
karakteristikave të gjallesave.
• Bëni koleksione me lule të thara në klasë.

Model mësimi: Veprimtari praktike


Metoda për klasifikimin e objekteve

Klasifikimi i objekteve
Mendojeni veten në një dyqan dhe keni për detyrë që shumë kopsa t’i vendosni sipas
një rregulli në kuti të ndryshme. Kopsat kanë disa tipare: me ngjyra dhe dimensione të
ndryshme, nuk janë të gjitha të rrumbullakëta, të përbëra nga materiale të ndryshme, të
cilat kanë vrima që shërbejnë për t’u qepur. Si mund t’i grupojmë? Kjo varet nga tiparet e
zgjedhjes që do të përdorni ju për grupim.
1. Në fillim mund të merrni si tipar ngjyrën. Kështu përftohen grupe kopsash në varësi
të ngjyrave që kopsat kanë.
2. Mund të merrni si tipar numrin e vrimave që ndodhen në pjesën e përparme të
kopsës. Kështu kopsat mund të grupohen në tri grupe: p.sh.: pa vrima në pjesën e
përparme, me dy vrima dhe me katër vrima.
3. Mund të merrni si tipar madhësinë, duke i ndarë në të vogla dhe të mëdha. Në këtë
rast nuk është e lehtë të vlerësosh se një kopsë është e madhe apo e vogël, sepse ka
nga ato që janë me madhësi mesatare. Kështu tipari i madhësisë nuk na jep mundësi
për të bërë një grupim të mirë.
Pra keni bërë grupimin e kopsave në bazë të ngjyrës, vrimave dhe të madhësisë.
Por ju mund të bëni edhe një klasifikim tjetër në bazë të formës, materialit nga i cili janë
bërë kopsat.
Klasifikim do të thotë grupim mbi bazën e tipareve të ngjashme.

Në jetën e përditshme, kur vendosim librat në një bibliotekë sipas një rregulli të caktuar
mund të përdorim kritere të ndryshme të sistemimit: ngjyrën e librave, lartësinë e tyre ose
sipas problematikës që ato trajtojnë. Në qoftë se qëllimi është për të krijuar një bibliotekë të
bukur, zgjedhim ngjyrën dhe lartësinë. Në qoftë se duhet të gjejmë një libër shpejt, atëherë
duhen grupuar sipas problematikës.
Kështu, tipari që zgjedhim varet nga qëllimi.

74
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Model mësimi: Klasifikimi i gjallesave në pesë mbretëri

Tema: Klasifikimi i gjallesave në pesë mbretëri


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:
• Të përshkruajnë kriteret që përdoren për klasifikimin e gjallesave
në pesë mbretëri.
• Të diskutojnë për pesë mbretëritë e gjallesave.
Forma pune: Veprimtari, diskutim.
Mjetet e nevojshme: fletë pune

Procedura

B Hapi i parë
Në fillim mësuesi ju kujton nxënësve karakteristikat kryesore që dallojnë gjallesat (njerëzit,
bimët dhe kafshët) nga ato jo të gjalla. Gjallesat lindin, ushqehen, rriten, riprodhohen dhe
më pas vdesin. Gjithashtu mësuesi saktëson se të gjitha gjallesat përbëhen nga qelizat
(elemente shumë të vegjël, që shihen vetëm me anë të mikroskopit).
Më pas mësuesi vazhdon të theksojë se gjallesat në natyrë janë në numër shumë të
madh dhe shumë të ndryshëm midis tyre. Biologët këtë numër të madh gjallesash e kanë
ndarë në pesë grupe të mëdha të quajtura mbretëri.
Kriteret bazë për ndarjen e gjallesave në pesë mbretëri janë:
Tipi dhe numri i qelizave nga të cilat ato përbëhen;
Mënyra se si ato ushqehen.
Pesë mbretëritë që klasifikojnë gjallesat nga më të thjeshtat deri te më të ndërlikuarat
janë: mbretëria e monerëve, e protistëve, e kërpudhave, e bimëve dhe e kafshëve.

Më pas mësuesi paraqet karakteristikat e secilës mbretëri.


- Mbretëria e monerëve përmbledh gjallesa njëqelizore, baktere dhe alga blu të
gjelbra. Disa baktere janë shumë të rëndësishme për jetën tonë, sepse ushqehen me
mbetjet e gjallesave të vdekura, si: bimë dhe kafshë. Në një grusht dhe’ të pasur me
humus mund të gjenden me dhjetëra-miliarda baktere. Gjithashtu, bakteret që jetojnë
në lëkurën dhe në zorrët tona janë më të shumta në numër sesa qelizat që jetojnë në
trupin tonë. Disa prej tyre janë të dobishme e disa janë përgjegjëse për sëmundje të
ndryshme.
- Mbretëria e protistëve përbëhet nga gjallesa gjithashtu një qelizore, si algat e gjelbra
mikroskopike që ngjajnë me bimët sepse kanë klorofil. Gjithashtu në këtë mbretëri
bëjnë pjesë edhe gjallesa të tjera, të cilat nuk kanë klorofil dhe e sigurojnë ushqimin
nga mjedisi rrethues. Këto janë: ameba dhe parameci.
- Mbretëria e kërpudhave përbëhet nga gjallesa një dhe shumëqelizore, të cilat nuk
kanë klorofil dhe ushqehen duke mbledhur ushqim në mjedisin ku ato jetojnë.
- Mbretëria e bimëve përbëhet nga gjallesa shumëqelizore, të cilat e prodhojnë vetë
ushqimin e nevojshëm, sepse ato kanë klorofil.
- Mbretëria e kafshëve përbëhet nga gjallesa shumëqelizore. Këto gjallesa nuk e
prodhojnë vetë ushqimin dhe ushqehen me substanca të prodhuara nga bimët apo
me kafshë të tjera.

B Hapi i dytë
Mësuesi shpërndan fletën e punës dhe i fton nxënësit ta plotësojnë atë.

Vlerësimi
Mësuesi vlerëson nxënësit në bazë të punës që ata realizojnë me fletët e punës.

75
KLASIFIKIMI I GJALLESAVE
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

• Shihni figurën dhe plotësoni etiketat.

MBRETËRIA E ................................

MBRETËRIA E ................................

MBRETËRIA E ................................

MBRETËRIA E ................................

MBRETËRIA E ................................

• Në figurën e fundit mungon një gjallesë e rëndësishme. Kush është?


• Për secilën mbretëri emërto gjallesat përfaqësuese.

76
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive
KLASIFIKIMI I GJALLESAVE
1. Në sistemin e klasifikimit të gjallesave njësia 2. Emërtimi i gjallesës me dy emra tregon:
bazë është: (1 pikë) (1 pikë)
a) popullata a) tipin dhe klasën
b) lloji b) klasën dhe gjininë
c) bashkësia ekologjike c) familjen dhe rendin
d) familja. d) gjininë dhe llojin

3. Krahasoni balenën, peshkun ton, salmonin dhe miun. Bëjnë pjesë në të njëjtën klasë, sepse: (1 pikë)
a) balena dhe peshku ton, kanë luspa
b) balena, peshku ton dhe salmoni, kanë formë të ngjashme
c) balena, peshku ton dhe salmoni, sepse jetojnë në ujë
d) balena dhe miu sepse janë gjallëpjellës (lindin këlyshë) dhe i ushqejnë me qumësht.

4. I përkasin mbretërisë së kafshëve: 5. Qelizat prokariote janë: (1 pikë)


(përgjigje të sakta ka më shumë se një). (2pikë) a) me bërthamë
a) organizmat shumëqelizore jetërushyese b) pa bërthamë
b) organizmat shumëqelizore vetushqyese c) me bërthamë, citoplazmë
c) ameba, parameci dhe organizmat pakurrizorë dhe membranë qelizore
d) organizmat kurrizorë dhe pakurrizorë.

5. Nënvizoni termat e saktë. (13 pikë)


Në mbretërinë e Monerëve gjallesat janë njëqelizore/shumëqelizore me qeliza prokariote/eukariote.
Ndërsa në mbretërinë e Kërpudhave bëjnë pjesë gjallesa njëqelizore/shumëqelizore, vetushyqese/
jetërushqyese. Në mbretërinë e Protistëve gjallesat janë njëqelizore/shumëqelizore dhe prokariote/
eukariote.
Mbretëria e Bimëve ka gjallesa njëqelizore/shumëqelizore dhe vetushqyese/jetërushqyese. Ndërsa në
mbretërinë e Kafshëve gjallesat janë:
njëqelizore/shumëqelizore, vetushqyese/jetërushqyese dhe prokariote/eukariote.

Përgjigje. Termat e saktë janë: 1. njëqelizore, prokariote 2. njëqelizore/shumëqelizore, jetërushqyese


3. njëqelizore/shumëqelizore, eukariote 4. shumëqelizore dhe vetushyqese,
5. shumëqelizore, jetërushqyese dhe eukariote.

6. Nënvizoni termat e gabuar. (5 pikë)


a) Studimi i mbetjeve fosile të gjallesave, tashmë të zhdukura, tregon se shumë forma kanë evoluar prej
këtyre formave të sotme/stërgjyshore.
b) Deri në mesin e viteve 1800, shumica e shkencëtarëve e mendonte llojin të ndryshueshëm/
pandryshueshëm.
c) Të gjitha ato qeliza që kanë një bërthamë të vërtetë dhe të ndarë mirë nga citoplazma përbëjnë tipin
e qelizave eukariote/prokariote.
d) Gjallesat që e përgatisin vetë ushqimin (prodhojnë lëndë ushqyese organike, nëpërmjet procesit të
fotosintezës) quhen jetërushqyese/vetushqyese.
e) Sistemi me pesë mbretëri i klasifikon gjallesat: monerët, protistët/ prokariotët/ kërpudhat/ bimët/
kafshët.

Përgjigje: termat e gabuar janë: a) të sotme, b) pandryshueshëm, c) prokariote,


d) jetërushqyese, e) prokariotët.

77
Vlerësimi i testit me pikë dhe konvertimi i tyre në notë.
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Testi ka 24 pikë dhe duhet të zhvillohet për 45 minuta. Vlerësimi i tij në pikë dhe konvertimi në notë do të
bëhet në këtë mënyrë:
Arsyetojmë: me 25% të pikëve të fituara, nxënësi merr notën 4. Nga 24 pikë – 6 pikë (që janë 25% të 24
pikëve) = 18 pikë
18 pikë : 6 (këtu përfshihen 6 notat 5, 6, 7, 8, 9, 10) = 3 pikë secila.
Pra për të kaluar nga 4 te 5 duhen edhe 3 pikë, e kështu me radhë. Më pas bëhet konvertimi i pikëve në
notë (shih tabelën).
Notat 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-24

Pjesa 2. Shumëllojshmëria e botës së gjallë


Interpretime metodike të çështjeve kryesore
• Shpjegoni dallimet midis organizmave vetushqyese dhe jetërushqyese.
Skiconi këtë dallim.
• Vëzhgoni bakteret në rrënjët e bimëve bishtajore.
• Vendosni gjallesat në mbretëritë e duhura (baktere, kërpudha, fieri, parameci, njeriu).
• Vendosni gjallesat në grupet përkatëse (yll deti, midhje, gaforre, kandil deti ).
• Vëzhgoni jetën në një pikë uji.
• Vëzhgoni zhvillimin e mykut të bukës dhe skicojeni atë.
• Bëni një relacion mbi vëzhgimet tuaja.
• Plotësoni një skedë vëzhgimi me këto elemente: objektivat, hipoteza, mjetet e
nevojshme, procedura dhe përfundimet.
• Vëzhgoni likenet.
• Bëni një tabelë me shembuj të klasifikimit të bimëve.
• Vëzhgoni faktet dhe fenomenet duke përdorur instrumente të ndryshme.
• Bëni një tabelë me shembuj të klasifikimit të kafshëve pakurrizore.
• Bëni një tabelë me shembuj të klasifikimit të kafshëve kurrizore.

Trajtime metodike: Shumëllojshmërinë e botës së gjallë


Do të trajtojmë çështjet thelbësore për shumë nga mësimet që trajtohen në këto linja.

Hyrje
• Lloje të ndryshme gjallesash klasifikohen në pesë mbretëri: Monera, Protista,
Kërpudha, Bimë dhe Kafshë.
• Organizmat shumëqelizorë eukariotë e kanë prejardhjen nga monerët prokaroitë.
• Mikrogjallesat mund të jenë të dobishme dhe të dëmshme, prandaj gjatë punës me
ato duhet pasur kujdes.
• Në të gjitha veprimtaritë ku punohet me mikrogjallesa duhet të merren masa
mbrojtëse.

Kreu 2. Viruset dhe monerët


2.1 VIRUSET
Çështjet më të rëndësishme:
• Identifiko problemin e përkufizimit – e gjallë apo “jo e gjallë”.
• Informo për lloje të ndryshme të formave të viruseve.
• Struktura bazë e një virusi.
• Riprodhimi i viruseve bëhet vetëm brenda një qelize të gjallë dhe me të drejtë quhen
parazitë të detyrueshëm.

78
Lidhja me jetën e përditshme:

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Përshkruaj shkurtimisht rëndësinë mjekësore të viruseve të njerëzve, bimëve dhe
kafshëve. Përqendrohu te dy shembuj të dëmshëm e një të dobishëm, p.sh., viruse që
shkaktojnë sëmundje te njeriu: virusi që shkakton të ftohurit (Rinovirus), SIDË-n (HIV-i),
gripin; te bimët: mozaiku i duhanit etj; te kafshët: virusi i shpendëve etj. Ndërsa i dobishëm
është bakterofagu, i cili ka veti që të vrasë bakteret.

Aktivitete:
Mësuesi mund të diskutojë me nxënësit e tij për një infeksion viral, p.sh., për SIDË-n:
• Natyrën e virusit
• Mënyrën e transmetimit të tij
• Efektet e tij
• Kontrollin dhe mbrojtjen.

2.2 Monerët - Bakteret


Çështjet më të rëndësishme:
• Struktura bazë e baktereve: muri qelizor, membrana qelizore, citoplazma, materiali
gjenetik, bishti (flagjeli), kapsula.
• Tre tipa kryesore të formave: sferike, shkopi dhe spiraleje.
• Riprodhimi: aseksual, me ndarje më dysh.
• Ndarja: dyfishimi i ADN, ndarja e qelizës në dy qeliza bija me të njëjtin material
gjenetik si qeliza nënë.
• Formimi i sporeve ndodh kur bakteri është në kushte të pafavorshme jete. Në këto
kushte ai humbet shumë ujë dhe materiali i tyre jetësor dendësohet dhe formohet një
trupës i vogël me mur të trashë që quhet spor. Kur kushtet janë të favorshme sporet
thithin ujë, shkatërrojnë murin e tyre dhe riprodhohen me ndarje.
• Të ushqyerit: a. jetërushqyese (heterotrofe) – parazite e saprofite dhe b. vetushqyese
(autotrofe) – fotosintetike, kimiosintetike.
• Faktorët që ndikojnë në rritje: temperatura, oksigjeni, përqendrimi i lëndëve në
mjedisin përreth tyre, presioni etj.
• Mikrogjallesa të dobishme dhe të dëmshme. Që të kuptohet nga nxënësit duhet të
sqarohet termi ”patogjen”.
• Thekso rolin e antibiotikëve për të luftuar bakteret. Thekso rezistencën e baktereve
ndaj antibiotikëve si dhe konkurrencën midis shtameve të baktereve të ndjeshme e
rezistente ndaj antibiotikëve.

Lidhja me jetën e përditshme:


Thekso rëndësinë e baktereve: jep një shembull për rolin e dëmshëm dhe dy shembuj për
rolin e dobishëm të baktereve. Thekso mundësinë e abuzimit me antibiotikë në mjekësi.

Kreu 3. Protistët dhe kërpudhat


3.1 PROTISTËT
Çështjet më të rëndësishme:
• Bëjnë pjesë gjallesa: eukariote, njëqelizore e shumëqelizore, vetushqyese e jetërushqyese.
• Protistë me trajtë shtazore (jetërushqyes): protozoarët (përfaqësues: ameba,
parameci dhe plasmodi parazit).
• Protistë me trajtë bimore (vetushqyes): algat njëqelizore dhe shumëqelizore.
• Alga njëqelizore: Euglena e blertë, diatometë.
• Alga shumëqelizore: algat e kuqe, të blerta, të murrme.

79
B Lidhja me jetën e përditshme:
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Thekso format parazitare të amebave që shkaktojnë dizenterinë ameboide te njeriu si


dhe protozoarin plasmod, që me anë të femrës së mushkonjës anofeles depërton në trupin
e njeriut dhe shkakton sëmundjen e malaries. Sëmundje e rëndë, me temperaturë të lartë,
që shkakton edhe vdekjen.

Veprimtari praktike: Vëzhgimi i protistëve njëqelizorë

Mjetet e nevojshme: Për çdo grup nxënësish duhen: mikroskop, xham objektivi
për mikroskop, xham mbulues, lupa, bar i thatë, kavanoz
dhe pipetë.
Qëllimi i punës: të vëzhgojnë dhe të mësojnë pamjen e jashtme dhe lëvizjen
e gjallesave njëqelizore.

Përgatitja e kulturës së njëqelizorëve: merret pak bar i thatë, grihet në copa të vogla
rreth pesë centimetra të gjata dhe futen në një kavanoz. Më pas ai mbushet me ujë deri në
gjysmën e tij dhe vendoset në një vend të qetë.
Pas dy ditësh, po në atë kavanoz futet një lugë ujë i marrë nga ndonjë pellg i ndenjur. Duhet
patur kujdes që uji nga pellgu i ndenjur të merret së bashku me pak llum ose me disa barishte
të kalbëzuara, me qëllim që të merren sa më shumë gjallesa njëqelizore. Më pas kavanozi
vendoset në një vend tjetër të ndriçuar mirë, por që nuk rrihet shumë nga rrezet e diellit.
Pas dy ditësh nga kavanozi merret me pipetë një pikë ujë dhe pasi vendoset në xhamin
e objektivit, vëzhgohet me mikroskop. Në qoftë se në pikën e ujit nuk shihen gjallesa
njëqelizore, do të thotë se në pellgun e ndenjur ku u mor uji nuk ka pasur gjallesa, prandaj
në kavanoz futet pak ujë i marrë nga ndonjë pellg tjetër.
Pas një jave në ujin e kavanozit gjallesat njëqelizore të ndryshme do të shumohen shumë.
Midis tyre më të dallueshëm janë paramecët.
Në qoftë se duam që në kulturën e përgatitur të kemi më shumë euglena të blerta, atëherë
duhet të lihet në një vend që rrihet nga rrezet e diellit. Në rast të kundërt, po të lihet kavanozi
në errësirë, në të nuk do të duket asnjë euglenë e blertë.
Në këtë mënyrë kultura e gjallesave njëqelizore është gati për vëzhgim. Pra, kuptohet se
përgatitjen e kulturës së gjallesave njëqelizore mësuesi duhet ta fillojë të paktën dhjetë ditë
më parë se të zhvillojë këtë veprimtari me nxënësit e tij.

Vëzhgimi i gjallesave njëqelizore mund të bëhet në tri mënyra:

B Vëzhgimi me sy të lirë i gjallesave njëqelizore


Me pipetë merret ujë nga kavanozi dhe hidhet një pikë e tij mbi xhamin e objektivit. Duhet
pasur kujdes që uji të merret nga shtresa e sipërme e kavanozit, sepse aty përqendrohen
më tepër gjallesat njëqelizore.
Po të shihet me kujdes, në dritë të qartë afër dritares, ku bien rrezet e diellit, në pikën e
ujit do të vërehen disa thërrmijëza të bardha. Duke përqendruar vëmendjen disa çaste mbi
ato, do të vërehen se këto thërrmijëza lëvizin sa në njërën anë në tjetrën. Këta janë gjallesa
njëqelizore dhe kryesisht paramecë.

B Vëzhgimi me lupë i gjallesave njëqelizore


Me pipetë merret ujë nga shtresa e sipërme e kavanozit dhe me të mbushet deri në
gjysmë një provëz e vogël.
Po të shihet me lupë zmadhuese, në shtresën e sipërfaqes të ujit të provëzës do të
shihen gjallesa njëqelizore të ndryshme e sidomos paramecë. Në këtë rast duhet pasur
kujdes që gjatë vëzhgimit provëza të drejtohet nga burimi i dritës ose nga dritarja.

80
B Vëzhgimi në mikroskop i gjallesave njëqelizore

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Para së gjithash përgatitet mikroskopi për punë. Për këtë qëllim ai nxirret nga kutia e tij
dhe vendoset në një vend të ndriçuar afër dritares. Më pas fshihen me kujdes, me leckë të
pastër okulari, objektivi dhe pasqyra.
Me pipetë merret ujë nga shtresa e sipërme e kavanozit, hidhet një pikë në xhamin e
objektivit dhe mbulohet kjo pikë me xhamin mbulues. Më pas xhami vendoset në tryezën e
mikroskopit. Në fillim vëzhgohet me objektivin e vogël, i cili, siç dihet, nuk e zmadhon shumë
objektin.
Me zmadhimin e vogël shihen më mirë gjallesat njëqelizore që janë më të mëdha, si:
p.sh.: parameci, ndërsa euglenat e blerta duken si pika të vogla me ngjyrë të blertë. Duke
vëzhguar në mikroskop, vihet re se paramecët lëvizin më shpejt në fushën e pamjes. Në
lëvizje e sipër mund të dallohet vetëm forma e tyre, si e shollës së këpucës.
Për të ndërprerë lëvizjen e paramecëve, veprohet në këtë mënyrë: me pipetë hidhet
në xhamin e objektivit një pikë ujë nga shtresa e sipërme e kavanozit, më pas mbi këtë
pikë vihen disa fije pambuku dhe mbulohen me xhamin mbulues. Paramecët gjatë lëvizjeve
ngecin midis fijeve të pambukut, kështu që krijohet mundësia për t’i parë më mirë.
Në qoftë se do të shihet parameci me objektivin e madh të mikroskopit, atëherë në trupin
e tij do të dallohen pothuaj të gjitha pjesët, si: bërthama e vogël, bërthama e madhe, qerpikët,
vakuolat e tretjes, vakuolat e jashtëqitjes, gojëza.
Ndërsa tek euglena e blertë me zmadhimin e madh dallohet forma e trupit si e gjethes,
trupthat e blertë dhe ndonjëherë mund të vihet re edhe syri i kuq.

1. Paramecët në ujin e provëzës.


2. Pjesa e sipërme e provëzës e zmadhuar me lupë.
3. Pamja e paramecëve të vëzhguar me objektivin e vogël.
4. Parameci i zmadhuar.

81
3.2 KËRPUDHAT
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

B Çështjet më të rëndësishme:
• Bëjnë pjesë: gjallesa eukariote, një dhe shumëqelizore, jetërushqyese.
• Forma saprofite dhe parazite.
• Kërpudhat jetojnë edhe në bashkëshoqëri me algat, duke formuar likenet. Kjo
bashkëjetesë quhet simbiozë.
• Thekso se njihen rreth 100 000 lloje kërpudhash.
• Nuk kanë rrënjë, kërcell dhe gjethe.
• Kërpudha shumëqelizore: kërpudhat me kapele dhe një pjesë e vogël e myqeve.
• Kërpudha njëqelizore: majatë (tharmëzat), shumica e myqeve.
• Riprodhimi joseksual – me spore që prodhohen në qeska të quajtura sporangje, me
copëtim të hifeve dhe me bulëzim.
• Riprodhimi seksual – dy hife bashkohen, pjesa e fryrë që formohet quhet zigospor
që përmban vezën. Zigospori zhvillohet për të dhënë hife të reja.

B Lidhja me jetën e përditshme:


Thekso rëndësinë ekologjike dhe ekonomike të kërpudhave. Si saprofite, kërpudhat
ushqehen me lëndët organike të gjallesave të vdekura, kështu ato realizojnë qarkullimin e
lëndëve në natyrë. Nga myqet prodhohet penicilina e antibiotikë të tjerë. Thekso rëndësinë e
majave në procesin e fermentimit, si ajo e birrës, bukës etj., si dhe përdorimin e kërpudhave
të ngrënshme me kapele për ushqim.
Thekso rëndësinë e kërpudhave: jep një shembull për rolin e dëmshëm (sëmundja nga
myqet te njeriu, bimët dhe kafshët) dhe dy shembuj për rolin e dobishëm të tyre.

Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive


MONERA, PROTISTA, KËRPUDHA

1. Bakteret bëjnë pjesë në mbretërinë e: (1 pikë) 2. Ndryshimi thelbësor midis organizmave


a) Kërpudhave njëqelizorë eukariotë me ato shumëqelizorë
b) Kafshëve eukariotë është struktura e bërthamës. (1 pikë)
c) Monerëve a) e vërtetë
d) Protistëve b) e gabuar

3. Protozoarët bëjnë pjesë në mbretërinë e: (1 pikë) 4. Gjallesat klasifikohen në mbretëritë: (1 pikë)


a) Bimëve a) Bimë, Kafshë, Baktere, Prozoarë
b) Kafshëve b) Monera, Protista, Kërpudha, Bimë, Kafshë
c) Monerëve c) Kërpudha, Alga, Kafshë, Bimë
d) Protistëve d) Monera, Kërpudha, Bimë, Kafshë, Alga

5. Qelizat më të vjetra në Tokë janë: (1 pikë) 6. Qelizat prokariote janë më pak komplekse se
a) qelizat me bërthamë qelizat eukariote. (1 pikë)
b) protozoarët a) e vërtetë
c) prokariotët b) e gabuar
d) qelizat aerobe

82
7. Në fjalitë e mëposhtme në alternativat e shënuara, nënvizoni të saktën. (10 pikë)

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Kërpudhat nuk kanë rrënjë të vërteta, por kanë hife/kërcell. Në mbretërinë e kërpudhave ka gjallesa
vetushqyese/jetërushqyese. Mbretëria e protistëve përfshin gjallesa njëqelizore/prokariote/
shumëqelizore. Mbretëria e monerëve përfshin gjallesa shumëqelizore/prokariote. Viruset janë njësi
biologjike, të afta të bëjnë jetë të varur/të pavarur. Viruset janë të dëmshme/dobishme. Algat janë
hallka e parë e zinxhirit ushqimor të detit, pra janë konsumatorë/prodhues. Te protozoarët bëjnë pjesë
ameba/parameci/euglena.

Përgjigje: hife, jetërushqyese, njëqelizore, shumëqelizore, prokariote, të varur,


të dëmshme, prodhues, ameba, parameci.

8. Në fjalitë e mëposhtme vendosni fjalët e duhura që janë në fund të ushtrimit. (6 pikë)


1. Shkenca që merret me zbulimin dhe studimin e mikrogjallesave quhet ................... .
2. Algat blu- të gjelbra bëjnë pjesë në mbretërinë .................................... .
3. Algat shumëqelizore bëjnë pjesë në mbretërinë .................................... .
4. Lloji përfshin grupe gjallesash të ngjashme të afta për t’u ........................ midis tyre dhe për të dhënë
................................... .
5. Viruset shfaqin veti të së gjallës vetëm nëse jetojnë në brendësi të .......................

(5)qelizave të gjalla/(4)pasardhës pjellorë/(2) Monera/(1) mikrobiologji/ (3)Protista/ (4)kryqëzuar.

9. Shihni figurën në f. 34 të tekstit dhe gjeni:


bakteret në formë të rrumbullakët, shkopi dhe presje; si dhe algat dhe protozoarët. (6 pikë)

10. Në vendet bosh shkruaj fjalët që mungojnë. (4 pikë)


Kërpudhat jetojnë në bashkëshoqëri të ngushtë me algat, duke formuar ......................
Kjo mënyrë jetese quhet ...................... . Kërpudhat mund të jetojnë në mënyrë ................................. .
Ato përdorin lëndët e kafshëve dhe të bimëve .........................
duke i shpërbërë ato në formë humusi, i cili kalon në tokë.

Përgjigje: likenet, simbiozë, saprofite, të vdekura,

Vlerësimi i testit me pikë dhe konvertimi i tyre në notë

Testi ka 32 pikë dhe duhet të zhvillohet për 45 minuta. Vlerësimi i tij do të bëhet në këtë mënyrë:
Arsyetojmë: me 25% të pikëve të fituara, nxënësi merr notën 4. Nga 32 pikë – 8 pikë (që janë 25% të 32
pikëve) = 24 pikë
24 pikë : 6 (këtu përfshihen notat 5, 6, 7, 8, 9, 10) = 4 pikë.
Pra për të kaluar nga 4 te 5 duhen edhe 4 pikë, e kështu me radhë.
Më pas bëhet konvertimi i pikëve në notë (shih tabelën).

Notat 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-8 8-12 13-16 17-20 21-24 25-28 29-32

83
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Kreu 4. Mbretëria e bimëve

B Çështjet më të rëndësishme:
• Thekso në mbretërinë e bimëve bëjnë pjesë: gjallesa eukariote, shumëqelizore,
vetushqyese.
• Të afta të kryejnë procesin e fotosintezës.
• Bimët joenëzore kanë rrënjë në formë rizoide, trupin talor, pa gypa përcjellës e gjethe
të vogla në një kërcell të shkurtër. Ndryshe quhen dhe bimë me rrënjë, kërcell dhe
gjethe “jo të vërteta”, kjo për shkak të mungesës së gypave përcjellës.
• Bimët joenëzore, briofitet, përfaqësohen nga myshqet dhe hepatikët.
• Shumimi i briofiteve bëhet me spore, që brenda tyre mbajnë gametën femërore dhe
mashkullore. Bashkimi i tyre bëhet vetëm në prani të ujit.
• Nga ky bashkim formohet zigota, nga e cila zhvillohet embrioni, i cili zhvillohet dhe
jep bimën e re.
• Thekso se bimët enëzore kanë gypa përcjellës, rrënjë, kërcell (barishtor, drunor dhe
shkurror), si dhe gjethe në forma të ndryshme.
• Thekso se në bimët enëzore pa lule e farë (grupi i pteridofiteve: fieret, këputjet etj.),
shumimi është me spore dhe në mënyrë seksuale.
• Në grupin e bimëve më të zhvilluara shfaqet lulja, fryti dhe fara.
• Bimët me farë përfaqësohen nga farëzhveshurat (halorët, si: pishat, bredhat, qiparisat)
dhe nga bimët farëveshur që përfaqësohen nga: dythelborët dhe njëthelborët.

B Lidhja me jetën e përditshme:


Thekso rëndësinë ekologjike dhe ekonomike të bimëve. Thekso rëndësinë e bimëve për
jetën në tokë. Ato janë baza e piramidës ushqimore dhe një nga hallkat e rëndësishme të
ekosistemit.

B Aktivitete:
Bashkëpuno me nxënësit të sjellin shembuj të përdorimit të bimëve nga njeriu, si p.sh.:
bimët si ushqim (drithërat, perimet etj.), bimët mjekësore, bimët zbukuruese, bimët në
industri etj.

Model mësimi: Karakteristikat e përgjithshme të bimëve

Objektivat: Në fund të orës mësimore, nxënësi duhet të jetë i aftë:


Niveli minimal Të përshkruajë strukturën ndërtimore të një bime me lule.
Niveli mesëm Të listojë funksionet e çdo organi bimor.
Niveli i lartë Të bëjë dallimin midis proceseve: fotosintezë, frymëmarrje, fotorespirimi.

Struktura e mësimit: PNP Parashikimi: Parashikim nga termat


Ndërtimi i njohurive: Mësimi i përqendruar mbi argumente
Përforcimi: Hulumtim i përbashkët

Parashikimi: Parashikim nga termat

(Përmbledhje e strukturuar)
Mësuesi shkruan në tabelë fjalët: rrënjë, kërcell, gjethe, lule, frutë, farë.

84
Ndan klasën në grupe dhe më pas u kërkon nxënësve se çfarë përfaqësojnë termat e

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


shkruara në tabelë.
Nxënësit do të përgjigjen se këto fjalë përfaqësojnë organet e një bime me lule, (për të
cilat ata kanë njohuri).
Atëherë mësuesja u kërkon nxënësve të vëzhgojnë bimën me lule që kanë përpara dhe
të diskutojnë me shokët mbi karakteristikat e çdo organi që formojnë strukturën e bimës me
lule ku ata munden ta shohin me sy të lirë.
Pasi u lë kohën e mjaftueshme, për 4-5 minuta mësuesja kërkon nga përfaqësuesit e
grupit të japin ezultatin e punës së tyre vëzhguese.
Përgjigjet e tyre mësuesja i shkruan në tabelë dhe arrijnë në përfundimin:
Çdo strukturë e një bime me lule është e përbërë nga rrënja, kërcelli, gjethet, lulja, fruti
dhe fara, pavarësisht nga madhësia dhe forma e saj.
Në të njëjtën kohë mësuesja e demonstron thënien duke tërhequr vëmendjen e nxënësve
mbi modelin e një bime me lule ose të maketit të saj.

Nërtimi i njohurive: Mësimi i përqendruar mbi argumentet


(Përpunimi i përmbajtjes)

Pas kësaj etape kalohet natyrshëm në ndërtimin e njohurive. U drejtohemi nxënësve që


mbi bazën e njohurive që ata kanë mbi strukturën e një bime me lule të:
rradhisin disa nga funksionet që kryen rrënja, kërcelli, gjethet, lulja, fruti dhe fara.
Ngren hipoteza mbi rëndësinë e çdo organi vegjetativ (rrënja, kërcelli, gjethet) si:
- A do të ushqehej bima nëse i mungon rrënja? Pse?
- Procesi i frymëmarrjes, do të realizohej nëse bimës i heqim gjethet? Pse?
- A ka ndonjë proces tjetër që realizohet nga bima si ai i fotosintezës dhe i
frymëmarrjes?
Mund të ketë dhe hipoteza të tjera të cilat mësuesja i shkruan në tabelë.
Mësuesja u kërkon nxënësve të jenë të vëmendshëm mbi njohuritë e reja në lidhje me
procesin e:
a- Fotosintezës klorofiliane.
b- Frymëmarrjes qelizore.
c- Fotorespirimit.
Karakteristikë e bimëve të gjelbra, vendimtare për jetën e tyre.
Pasi marrin informacionin shkencor mësuesja nxit nxënësit t’u japin përgjigje hipotezave
të ngritura duke i argumentuar.
Argumentimi, përgjigjet:
Rrënja - mban të ngulur në tokë bimën dhe thith ujin dhe kripërat minerale.
Kërcelli - mban gjethet dhe vendos lidhjen e tyre me rrënjët.
Gjethet - përgatisin lëndën ushqimore për bimën.
Lulja - organi i riprodhimit, ku formohet fruti që mban farën.
Fara - ruan dhe ushqen embrionin.

85
Argumentimi i hipotezave të ngritura:
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

- Bima nuk do të ushqehej nëse do t’i mungonin rrënjët pasi bima nuk do të mund të
thithte nga toka ujin dhe kripërat minerale.
- Procesi i frymëmarrjes do të realizohej dhe pa prezencën e gjetheve por më i ngadaltë
pasi bima merr frymë me gjithë organizmin e saj.
- Fotorespirimi është proces që kryhet nga bima në raste të veçanta klimaterike dhe
është i ngjashëm me frymëmarrjen.

Përforcimi: Hulumtim i përbashkët


(Konsolidimi i të nxënit )
Mësuesi u kërkon nxënësve të hapin librin e “biologjisë dhe edukimit shëndetësor 8” në
faqen 36-37, për të lexuar dhe reflektuar mbi pyetjet e drejtuara nga rubrika “Tensioni mbi
veten” (rubrikën I, II).
Për të pasur një të menduar sa më kritik duhet të konsultohen e të bashkëpunojnë me
shokun e bankës për 4-5 minuta. Për rubrikën e dytë duhet t’i plotësojnë fjalitë me laps që të
kenë mundësi të bëjnë korrigjimet e duhura gjatë debatit të përbashkët.
Pas mbarimit të kohës mësuesi u thotë nxënësve të japin përgjigjet duke imponuar dhe
nxitur nxënësit që kanë qenë të heshtur gjatë gjithë orës së mësimit për të kuptuar se ata nuk
e kanë braktisur në mënyrë të heshtur orën mësimore. Kur diskutimeve nga ana e nxënësve
i ka ardhur fundi mësuesi përmbledh diskutimet dhe parashtron me zë të lartë versionet e
drejta për karakteristikat e përgjithshme të bimëve.
Pas këtij hapi mësuesja u drejton nxënësve e nxit debatin me një pyetje të hapur
formuese.
Pyetja: - Pse bimët i quajnë, magazina natyrore dhe burimi i parë i ushqimit për të gjithë
qeniet e gjalla?
• Jepen detyrat
• Vlerësojmë

Sugjerim
Në këtë orë mësimore mund të përdoren metoda të ndryshme, por lehtësia e
qëndrueshmërisë së koncepteve rritet nëse kjo orë zhvillohet në një mjedis natyror.

Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive


MBRETËRIA E BIMËVE
Gjej përgjigjen e saktë:
1. Myshqet dallohen nga fieret se: (1 pikë) 2. Në grupin e bimëve me gypa përcjellës nuk
a) riprodhohen me spore dhe në mënyrë seksuale bëjnë pjesë: (1 pikë)
b) kanë klorofil a) fieret
c) nuk kanë gypa përcjellës b) myshqet
d) nuk kanë lule dhe farë. c) këputjet
d) likopodet

3. Një kokërr fasule është: (1 pikë) 4. Bimët farëzhveshura dhe farëveshura


a) një farë riprodhohen me: (1 pikë)
b) një spore a) spore
c) një fryt b) ndarje
d) një bimë c) farë

86
5. Cili pohim është i vërtetë V dhe cili i gabuar G: (5 pikë)

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


a. Bimët farëveshura riprodhohen me spore. (G)
b. Bimët halore kanë lule, fruta dhe fara që mund të shihen. (G)
c. Bimët farëzhveshura riprodhohen me fara që ndodhen në fryt. (G)
d. Te bimët farëzhveshura kemi dy lloje boçesh: mashkullore dhe femërore. (V)
e. Bimët farëveshura ndahen në: njëthelbore dhe dythelbore. (V)
6. Cili pohim është i vërtetë V dhe cili i gabuar G: (7 pikë)
a. Myshqet janë bimë me lule. (G)
b. Myshqet kanë rrënjë, kërcell dhe gjethe. (G)
c. Myshqet jetojnë në mjedise me lagështirë. (V)
d. Fieret janë bimë që shumohen me farë. (G)
e. Myshqet kanë gypa përcjellës. (G)
f. Fieret kanë lule. (G)
g. Fieret kanë gypa përcjellës. (V)
7. Plotëso fjalitë me fjalët që ndodhen në fund të ushtrimit. (5 pikë)
Bimët janë gjallesa .................................... .
Bimët dallohen nga kafshët dhe njerëzit sepse kanë ................................ .
Kloroplastet përmbajnë një lëndë me ngjyrë të .................................... .
Bimët janë gjallesa që bëjnë procesin e ................................................. .
Bimët ashtu si njeriu dhe kafshët ushqehen, marrin frymë, rriten, ............................, etj..
kloroplaste/fotosintezës/shumëqelizore/riprodhohen/blertë.

8. Pishat dhe bredhat janë bimë me gjelbërim të përhershëm, sepse:


(përgjigje të sakta ka më shumë se një) (2 pikë)
a) gjatë dimrit gjethet nuk bëjnë fotosintezë
b) gjethet në formë gjilpëre kanë një sipërfaqe shumë të vogël
c) gjethet në formë gjilpëre thithin një sasi më të madhe uji se ato të gjerat
d) gjatë avullimit, humbja e ujit është shumë e pakët.
9. Shkruaj në hapësirat bosh fjalët që mungojnë. (5 pikë)
Për të realizuar procesin e fotosintezës, gjethet kanë nevojë për energjinë e diellit, që kapet nga .........
....................... që ndodhet në kloroplaste. Nga atmosfera gjethet thithin ........................ e karbonit. Uji dhe
lëndët minerale (lëndët e papërpunuara) merren nga toka nëpërmjet .......................... dhe nëpërmjet kërcellit
dërgohen në gjethe. Produkte të fotosintezës janë .......................... që del në atmosferë nga gojëzat dhe .......
.................... , që i tretur në ujë, formon lëndën e përpunuar, e cila më pas shkon në të gjitha pjesët e bimës.
Përgjigje:klorofili/dyoksidin/rrënjëve/oksigjeni/sheqeri, glukoza.

10. Vendos termat e duhur që ndodhen në fund të ushtrimit dhe që korrespondojnë me përkufizimet
e mëposhtme.(4 pikë)
a. Procesi, nëpërmjet të cilit bimët ushqehen ............................. .
b. Lëndë të afta që të kapin energjinë diellore ............................... .
c. Lëndë që nëpërmjet kërcellit ngjiten drejt gjetheve ................................. .
d. Lëndë në të cilat është i tretur sheqeri .................................. .
c. lëndë e papërpunuar/ a. fotosintezë/ b. klorofil/ d. lëndë e përpunuar.

Vlerësimi i testit me pikë dhe konvertimi i tyre në notë.


Testi ka 32 pikë dhe duhet të zhvillohet për 45 minuta. Vlerësimi i tij do të bëhet në këtë mënyrë:
Arsyetojmë: me 25% të pikëve të fituara, nxënësi merr notën 4. Nga 32 pikë – 8 pikë (që janë 25% të 32
pikëve) = 24 pikë. 24 pikë : 6 (këtu përfshihen notat 5, 6, 7, 8, 9, 10) = 4 pikë.
Pra për të kaluar nga 4 te 5 duhen edhe 4 pikë, e kështu me radhë. Më pas bëhet konvertimi i pikëve në
notë (shih tabelën). Notat 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-8 8-12 13-16 17-20 21-24 25-28 29-32

87
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Kreu 5 . Mbretëria e kafshëve

B Çështjet më të rëndësishme:
• Thekso se në mbretërinë e kafshëve bëjnë pjesë: organizma shumëqelizore dhe eukariote.
• Përshkruaj pse kafshët janë gjallesa jetërushyese.
• Shpjego pse aftësia e kafshëve për të lëvizur është shumë e rëndësishme për
mbijetesën e tyre.
• Thekso se kafshët kanë forma, dimensione dhe sjellje të ndryshme. Kjo ka bërë, që
ato të fitojnë përshtatshmëri për të jetuar në të gjitha mjediset.
• Trego se kafshët jetojnë në ujë, tokë, ajër dhe në nëntokë.
• Trupi i tyre ka simetri rrezore dhe dyanësore.
• Shpjego ndarjen e kafshëve në dy grupe të mëdha: kurrizorët dhe jokurrizorët.
Trego ndryshimin thelbësor midis këtyre dy grupeve.
• Procest jetësore që kryejnë kafshët janë: të ushqyerit, frymëshkëmbimi, jashtëqitja,
qarkullimi i lëndëve, koordinimi, riprodhimi dhe lëvizja.

B Lidhja me jetën e përditshme:


Thekso rëndësinë ekologjike dhe ekonomike të kafshëve. Thekso rëndësinë e kafshëve
për jetën në tokë. Ato janë pjesë e piramidës ushqimore dhe janë hallkat e konsumatorëve
të rendeve të ndryshme të ekosistemit.
Aktivitete:

B Bashkëpuno me nxënësit të sjellin shembuj të përdorimit të kafshëve nga njeriu.

Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive


PAKURRIZORËT
Gjeni përgjigjen e saktë:
1. Cila nga gjallesat e mëposhtme nuk është pakurrizor? 2. Kafshët janë: (ka më shumë se një përgjigje
(1 pikë) të saktë) (2 pikë)
a) sfungjerët a) organizma prokariote njëqelizore
b) celenteratët b) organizma eukariote shumëqelizore
c) lëkurëgjëmborët c) organizma jetërushqyese
d) kurrizorët d) organizma vetushqyese
3. Cikli i jetës së një fluture realizohet nëpërmjet 4. Në cilat klasa të këmbënyjëtuarve bëjnë pjesë
një metamorfoze. Fjalët në fund të ushtrimit kafshët e mëposhtme?(8 pikë)
vendosi në vendet bosh sipas radhës së zhvillimit. 1. Miza e dheut ____________
(4 pikë) 2. Merimanga ____________
A______________ B______________ 3. Akrepi ____________
C______________ D______________ 4. Aragosta ____________
5. Karkaleci ____________
Larva/ veza/ flutura/ pupa 6. Gaforrja ____________
7. Këpusha ____________
Përgjigje:A. veza, B. larva, C. pupa, D. flutura. 8. Miza ____________
Përgjigje:1.klasa e insekteve, 2.klasa e merimangave
(Araknide), 3. klasa e merimangave, 4. klasa e gaforreve
(Krustace),5. klasa e insekteve,6. klasa e gaforreve 7.
klasa e merimangave, 8. klasa e insekteve
5. Cili pohim është i vërtetë V dhe cili i gabuar G: (6 pikë)
1. Sfungjerët dhe celenteratët janë kurrizorë. (G)
2. Celenteratët janë kafshë primitive me shumë pore. (G)
88
3. Polipi dhe medusa janë dy forma të organizimit të celenteratëve. (V)

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


4. Kafshët i kanë të vendosura organet në simetri rrezore dhe dyanësore. (V)
5. Qarkullimi i gjakut te kafshët realizohet me sisteme të hapura dhe të mbyllura. (V)
6. Planaria dhe tenia bëjnë pjesë në grupin e krimbave të rrumbullakët. (G)

6. Gjeni përgjigjen e saktë, në lidhje me butakët: (ka më shumë se një përgjigje) (3pikë)
a) Kanë trup të butë pa ndonjë ndarje.
b) Kanë zemër e enë gjaku.
c) Nuk kanë të zhvilluar sistemin nervor.
d) Ndahen në dykapakorë, gastropodë dhe cefalopodë.

Vlerësimi i testit me pikë dhe konvertimi i tyre në notë.


Testi ka 24 pikë dhe duhet të zhvillohet për 45 minuta. Vlerësimi i tij në pikë dhe konvertimi në notë do të
bëhet në këtë mënyrë:
Arsyetojmë: me 25% të pikëve të fituara, nxënësi merr notën 4. Nga 24 pikë – 6 pikë (që janë 25% të 24
pikëve) = 18 pikë. 18 pikë : 6 (këtu përfshihen 6 notat 5, 6, 7, 8, 9, 10) = 3 pikë secila.
Pra për të kaluar nga 4 te 5 duhen edhe 3 pikë, e kështu me radhë. Më pas bëhet konvertimi i pikëve në
notë (shih tabelën).
Notat 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-24

Model mësimi: Pakurrizorët (përsëritje)


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:
• Të përshkruajnë kafshët pakurrizore dhe klasifikimin e tyre;.
• Të diskutojnë për karakteristikat kryesore të pakurrizorëve.
Forma pune: Veprimtari, diskutim.
Mjetet e nevojshme: fletë pune

Procedura

B Hapi i parë
Mësuesi fillon me argumentin se pakurrizorët klasifikohen në: sfungjerë, celenteratë,
krimba, molusqe, lëkurëgjëmborë dhe këmbënyjëtuar.

- Sfungjerët, jetojnë të ngulur në det apo në ujëra të ëmbla. Trupi i tyre ka formën e një traste me
parete me vrima të vogla, të quajtura “pore”. Pikërisht nga këto pore hyn uji me gjallesa mikroskopike.
- Edhe celenteratët jetojnë në ujë dhe ne njohim koralet dhe meduzën. Koralet kanë
skelet të brendshëm dhe jetojnë të mbërthyer mbi fundin e detit, ndërsa meduzat e kanë
trupin të butë, transparent, me tentakula për të kapur kafshë të vogla për ushqim.
- Krimbat e rrumbullakët kanë trup të gjatë, por në këtë grup ka edhe krimba shumë të
vegjël, shumica janë parazitë. Ndërsa në grupin e krimbave unazorë, përfshihen ato të shiut
dhe mijëra forma të tjera detare, të ujërave të ëmbla dhe të tokave të lagura. Një pjesë e
këtyre krimbave, shushunjat bëjnë jetë parazitare të përkohshme.
- Molusqet ose butakët quhen kështu sepse kanë trup të butë. Është grup shumë i
vjetër i kafshëve që janë shfaqur para 600 milionë vjetësh dhe arritën përparim të madh
evolutiv, duke banuar në të gjitha mjediset: detet (që nga pjesët bregdetare deri te thellësitë
e mëdha), tokë dhe në ujërat e ngrohta. Karakteristikat kryesore janë: këmba muskulore, që
përdoret për lëvizje dhe prania e mantelit, që mbështjell sipërfaqen e kafshës. Në këtë grup
bëjnë pjesë: oktapodët, kalamarët, kërmijtë, midhjet etj.
- Këmbënyjëtuarit përbëhen nga 1 milion kafshë, që kanë një shumëllojshmëri dhe

89
ndryshueshmëri të madhe. Por ato i bashkon një tipar i përbashkët, këmbët e nyjëtuara. Në
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

këtë grup bëjnë pjesë: gaforret, akrepat, merimangat, këpushat, kandrrat etj.
- Lëkurëgjëmborët janë kafshë jovertebrore, të cilët jetojnë të gjithë në det, si: iriqi i detit, yjet
e detit, zambakët e detit etj. Ylli i detit ka tentakula të vogla, me anë të të cilave lëviz lirisht.

B Hapi i dytë
U bëjmë nxënësve pyetjen:
- A përdorni ju në familjet tuaja ndonjë pakurrizor për ushqim? Cilin?

B Hapi i tretë
Udhëzojmë nxënësit të plotësojnë fletën e punës.

B Lidhja me lëndët e tjera


Edukimi shëndetësor (me të ushqyerit): tradita lokale në përdorimin e pakurrizorëve për ushqim.

B Vlerësimi
Mësuesi vlerëson nxënësit në bazë të asaj që ata realizojnë me fletët e punës.

PAKURRIZORËT
• Plotësoni vendet bosh me fjalët: këmbënyjëtuar, celenteratë, lëkurëgjëmborë, molusqe, sfungjerë, krimba.

• Cilat nga kafshët e figurës jetojnë në ujë? Cilat mbi tokë? Plotësoni tabelën.
Kafshë ujore Kafshë tokësore

90
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Model mësimi: Pakurrizorët, sfungjerët dhe celenteratët

Objektivat: Në fund të orës mësimore, nxënësi duhet të jetë i aftë:


Niveli minimal – Të përshkruajë:
a) llojet e përfaqësuesve të pakurrizorëve,
b) disa nga tiparet e sfungjerëve dhe celenteratëve.
Niveli i mesëm:
a) Të radhisë karakteristikat e përgjithshme të pakurrizorëve, sfungjerëve dhe
celenteratëve.
b) Të veçojë ndryshimet midis sfungjerëve dhe celenteratëve nëpërmjet
krahasimit.
Niveli i lartë:
a) Të përshkruajë dhe të krahasojë ndryshimet midis shumimit seksual dhe
joseksual (bulëzim, rigjenerim).
b) Të argumentojë, pse ndodh ky shumim te këto kafshë.

Struktura e orës mësimore: Të mësuarit global

B Hapi i parë: Rikujtojmë dhe një herë karakteristikat e përgjithshme të kafshëve.


a) Ndërtimi – shumëqelizorë, kanë qeliza eukariote,
b) Janë jetërushqyese, lëvizin, ushqehen, marrin frymë, riprodhohen, realizojnë
jashtëqitjen, qarkullojnë lëndët dhe koordinojnë proceset.
c) Format, dimensionet dhe sjelljet, përshtatja e jetës në tokë, në ajër e
nëntokë.
d) Ndahen në pakurrizorë dhe kurrizorë. Të parët nuk kanë shtyllë kurrizore,
ndërsa kurrizorët kanë.

B Hapi i dytë: Hapim tekstin dhe pasi vëzhgojmë figurën 1, f. 60, komentojmë konceptin e saj.

B Hapi i tretë: Dhënia e njohurive të reja, të skematizuara dhe të komentuara, e shoqëruar


me figurat e tekstit, f. 60-61.

1. Pakurrizorët. Pa shtyllë kurrizore janë 21% e kafshëve.


Klasifikohen në: - Sfungjerë
- Celenteratë
- Krimba
- Butakë
- Lëkurëgjemborë
- Këmbënyjëtuar
Sfungjerët: Celenteratët (knidarët) :
o janë si një thes me pore e vrima o janë kafshë detare por një pjesë e vogël jetojnë në ujëra të ëmbla;
o kanë forma të ndryshme trupore o trupi i tyre është në formë qeseje e hapur me tentakula;
o kanë një zgavër o kanë inde të vërteta;
o kanë dy shtresa qelizore o kanë qeliza nervore të lidhura si rrjete;
o kanë aftësi ripërtëritëse o kanë dy shtresa, mes të cilave ndodhet një shtresë xhelatinoze;
o riprodhohen në mënyre joseksuale (bulëzim), o kanë një xjel djegës;
seksuale (hermafrodit) o riprodhimi është seksual dhe joseksual;
o jetojnë në shkëmbinjtë e ujërave të thella. o format janë meduza dhe polipi;

91
B
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Hapi i katërt: Rikujtojmë, krahasojmë:


o ndërtimin
o format
o të ushqyerin
o riprodhimin
o lëvizjen.
Japim detyra.
Vlerësojmë.

Tema: Krimbat
Objektivat: Në fund të orës mësimore, nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal - Të përshkruajë disa nga karakteristikat e përgjithshme të krimbave (trupi
i butë, formë e zgjatur, simetri dyanësore, organe të thjeshta të vendosura ndërmjet lëkurës
dhe gypit tretës).
Niveli i mesëm - Të radhisë përfaqësuesit e tipit të krimbave (të shtypur, të rrumbullakët
dhe unazorë).
Niveli i lartë - Të argumentojë, pse krimbat parazitarë nuk kanë organe të qarkullimit të
gjakut dhe të frymëmarrjes dhe pse krimbat unazorë janë më të zhvilluar.

Struktura e orës mësimore: Të mësuarit global

B Hapi i parë: Rikujtojmë njohuritë e marra për karakteristikat e kafshëve.


• Lëvizin
• Kanë sjellje të ndryshme
• Vetushqehen
• Janë shumëqelizore dhe eukariote
• Janë të organizuara në inde, organe, sisteme, aparate
• Ndahen në pakurrizorë dhe kurrizorë.

a) të ushqyerit
b) frymëshkëmbimi
c) jashtëqitja
d) qarkullimi i lëndëve
e) koordinimi – S.N.
f) riprodhimi
g) lëvizja

B Hapi i dytë: Duke u mbështetur në këto të shohim:


Tiparet e përgjithshme të tipit të sfungjerëve dhe celenteratëve.

B Hapi i tretë:
Klasës së ndarë në grupe të vogla me rreth 2-3 veta i kërkohet të lexojnë mësimin në fq.
62-63 dhe duke u mbështetur në karakteristikat e kafshëve t’i radhisin ato për përfaqësuesit
e:
a) krimbave të shtypur
b) krimbave të rrumbullakët
c) unazorë

92
B Hapi i katërt: Diskutojmë së bashku dhe shkruajmë në dërrasë:

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Karakteristikat e përgjithshme :
- shumëqelizorët dhe eukariotët janë të organizuar në inde dhe organe;
- janë jetërushqyes (parazitarë, joparazitarë);
- trupi i tyre është i butë;
- forma e tyre (e shtypur, e rrumbullakët dhe unazore);
- me tri shtresa (e jashtme, e brendshme dhe e ndërmjetme);
- simetri dyanësore.
Proceset jetësore
- s’kanë organe dhe e thithin O2 dhe ushqimin të gatshëm.
- të ushqyerit - janë parazitë.
- frymëmarrja nga organet.
- lëvizja, të kapur me ventuza e grepça.
- riprodhimi, kanë organet e vezëve të cilat kanë një cikël të kalimit nga kafsha tek
njeriu. Shih figurën.
Krimbat e rrumbullakët:
- forma e trupit cilindrike;
- kanë muskuj;
- aparati tretës me dy vrima (një për t’u ushqyer dhe tjetra ku del ushqimi);
- parazitarë (ushqehen me O2 të gatshëm);
- Përfaqësues janë askaridet, oksiuret etj.;
Krimbat unazorë
- forma cilindrike me unaza e segmente të ngjashme;
- të ushqyerit, tubi tretës që përshkon gjithë trupin;
- riprodhimi seksual;
- lëvizja bëhet nga sistemi muskulor;
- aparati i qarkullimit të gjakut është i mbyllur dhe nuk kanë zemër.

B Hapi i pestë: Krahasojmë dhe bëjmë dallimin, pse krimbat unazorë janë më të zhvilluar?
Ndryshimet përcaktohen nga:
- forma;
- zhvillimi i organizmit;
- mënyra e jetesës (po ose jo parazitar)
Argumentoni:
- Pse para se te hamë duhet të lajmë duart?
- Pse frutat dhe perimet duhet t’i lajmë mirë para se t’i hamë?
- A duhet t’i mbrojmë krimbat e shiut dhe pse?

Japim detyra.
Vlerësojmë.

Tema: Këmbënyjëtuarit
Objektivat: Në fund të orës mësimore, nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal
- Të përshkruajë tiparet e përgjithshme të grupit të këmbënyjëtuarve.
Niveli i mesëm
- Të thotë tiparet dalluese të këmbënyjëtuarve.
- Të radhisë tiparet e përgjithshme të këmbënyjëtuarve.

93
Niveli i lartë
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

- Të krahasojë ndryshimin midis sistemeve të grupit të këmbënyjëtuarve.

Struktura e orës mësimore: Të mësuarit global

B Hapi i parë:
Rikujtojmë njohuritë e marra.
Grupi i kafshëve.
Sfungjerët - nuk kanë sistem të vërtetë nervor, por kanë vetëm qeliza të lira nervore;
Celenteratët - sistem nervor të thjeshtë, rrjet me qeliza nervore;
Butakët - sistem nervor.

B Hapi i dytë:
Dhënia e njohurive të reja
Prezantojmë tiparet e përgjithshme të këmbënyjëtuarve duke shkruar në dërrasë tre emra:
- bletë
- merimangë
- gaforre.
U kërkojmë nxënësve të thonë disa nga tiparet e përgjithshme të tyre.
Karakteristikat e përgjithshme:
Struktura ndërtimore përbëhet nga koka, kraharori, barku, skeleti i jashtëm;
Sistemi i organeve- Sistemi nervor, aparati tretës-goja, zorra. Përfaqësohen nga klasa e
gaforreve dhe e merimangës.
Klasa e gaforreve :
- Përfaqësohet nga gaforret, karkalecat e detit. Janë kafshë ujore.
- Trupi përbëhet nga koka, kraharori dhe barku.
Klasa e merimangave :
- Përfaqësohet nga merimangat, akrepat, këpushat etj. Janë kafshë tokësore.
- Frymëmarrja me trake, kanale e zgjatime.

B Hapi i tretë:
Rikujtojmë njohuritë e marra duke pyetur.
- Cilat ishin karakteristikat e përgjithshme të këmbënyjëtuarve?
- Cilat janë klasat përfaqësuese të tyre?
- S.N. dhe të ushqyerit në funksion të evoluimit dhe mjedisit ku jetojmë.

Japim detyra.
Vlerësojmë.

Tema: Ne mësuam së bashku (përsëritje)


Koha: 45’ Objektivat:
Në fund të orës mësimore, nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal
- Të përshkruajë mbretërinë e kafshëve nëpërmjet formave të saj, gjallesa eukariote,
shumëqelizore dhe jetërushqyese.
- Të thotë disa nga përfaqësuesit e tipit të pakurrizorëve.
Niveli i mesëm
- Të rendisë karakteristikat kryesore të kafshëve.
- Ndryshimin midis pakurrizorëve dhe kurrizorëve.

94
- Të rendisë karakteristikat e përfaqësuesve të grupit të pakurrizorëve, si: krimbat,

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


butakët, këmbënyjëtuarit, si merimanga, gaforrja, insektet, etj.
Niveli i lartë
- Të argumentojë se nga varen ndryshimet që shfaqen nga klasa në klasë në S.N.Q.GJ.F.

Struktura e orës mësimore: Të mësuarit global

B Hapi i parë:
- Ndarja e klasës në grupe (5’).
- Ndarja e ushtrimeve sipas niveleve (ndarja me grupe të tilla bëhet edhe për t’u
testuar nxënësit dhe që bashkëpunimi të jetë efektiv).

Hapi i dytë: Njohja e nxënësve me temën dhe dhënia e pyetjeve me anë të fishave (20’)

Fisha I Fisha II Fisha III


Niveli minimal Niveli mesatar Niveli i lartë
- Cilat janë disa nga tiparet e - Rendisni karakteristikat kryesore - Evidento ndryshimet midis
mbretërisë së kafshëve? të grupit të kafshëve. përfaqësuesve dhe shkaktarët e
- Përmendni disa nga tipat e - Veçoni ndryshimet midis dy ndryshëm.
kafshëve që bëjnë pjesë në grupin grupeve të mbretërisë së kafshëve
e kafshëve pakurrizore. (pakurrizore dhe kurrizore).
- Thoni cilët janë tipat e kafshëve
që bëjnë pjesë në grupin e
jorruazorëve, duke renditur tiparet
për secilin.

B Hapi i tretë:
Dëgjohen përgjigjet e nxënësve (10’).

B Hapi i katërt:
Diskutojmë dhe evidentojmë veprimet tona për këtë orë.

Vlerësojmë: Të gjithë nxënësit sipas përgjigjes, vetangazhimit.

Tema: Ekskursion - Të vëzhgojmë e grumbullojmë kandrra

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet:


Niveli minimal dhe niveli mesatar
-Të vëzhgojë shumëllojshmëri kandrrash në mjedisin e tyre.
-Të mbajë shënime mbi vendin, orën dhe llojin e kandrrës që ai gjen.
-Të grumbullojë kandrra të ndryshme me mënyra të ndryshme, pa e dëmtuar pamjen e tyre.
Niveli i lartë
-T’i përgjigjet hipotezave që ngre mbi pamjen e jashtme dhe ndërtimin e trupit të kandrrave,
duke u mbështetur mbi njohuritë e marra.
- Të klasifikojë kandrrat në mënyrë të thjeshtë.

Vendi: Oborret e shtëpisë, shkollës, parqet


Mjetet: Lente zmadhuese, napa, bukë peshku, gjilpëre me kokë, kuti plastike etj.
Zhvillimi i ekskursionit do të bëhet në tri faza:

95
Faza e parë Faza e dytë Faza e tretë.
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

- Kërkimi me dorë i kafshëve. Mbajtja e të dhënave dhe vëzhgimeve. Vendosja e kandrrave në një bukë
- Ruajtja e kandrrave. Nxënësit shkruajnë: peshku sipas tipit të përbashkët:
- -------------- - orën - vendi ku u gjetën
- vendin ku e gjetën - klasifikohen
- pozicioni i diellit - përpunohen të dhënat
- lloji i kafshës - krijim koleksioni.
- lëvizja Puna bëhet në grup dhe
vëzhgojnë: individualisht.
- ndërtimin e trupit Nxënësit i lihet më shumë kohë se
- kokën, sytë, gojën koha e planifikuar për këtë detyrë
- trupin, gjymtyrët. dhe në fund vlerësohet.

Test për vlerësimin e njohurive dhe aftësive


(Grupi A) (Karakteristikat dhe funksionet e kafshëve dhe Pakurrizorët)

1- Shpjego fjalorin: (12 pikë)


Kafshë ...............................................................................................................................
Jetërushqyese...................................................................................................................
Simetri rrezore....................................................................................................................
Pakurrizorë........................................................................................................................
Koordinim ........................................................................................................................

2- Plotëso fjalët që mungojnë: (6 pikë)


Kafshët lëvizin për _____________, ________________, __________________.
Riprodhimi joseksual te kafshët realizohet me ______________, ______________ dhe
__________ _
Midhja është një _____________, sepse ka guaskën me _______________________.

3- Rendit karakteristikat e tipit të butakëve dhe klasat përfaqësuese të tij. (8 pikë)

4- Shkruaj pesë veçori të tipit të lëkurëgjemborëve. (5 pikë)


1. ......................................................................................................................................
2. .......................................................................................................................................
3. .......................................................................................................................................
4. .......................................................................................................................................
5. .......................................................................................................................................

5- Shkruaj pesë veçori të tipit të krimbave. (5 pikë)


1. ......................................................................................................................................
2. .......................................................................................................................................
3. .......................................................................................................................................
4. .......................................................................................................................................
5. .......................................................................................................................................

6- Ç’të veçantë dhe të përbashkët ka një sfungjer me një gaforre deti? (6 pikë)
a - Të veçanta b- Të përbashkëta
7- Si riprodhohet kandrra? (5 pikë)

Vlerësimi me pikë Notat 4 5 6 7 8 9 10


dhe i konvertuar me notë. Pikët 0-13 14-19 20-25 26-31 32-37 38-42 43-47

96
1- Shpjego fjalorin: (12 pikë)

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


(Grupi B)
Shumëqelizor......................................................................................................................
Simetri dyanësore..............................................................................................................
Trake..................................................................................................................................
Kurrizorë............................................................................................................................
Kordon nervor....................................................................................................................

2- Plotëso fjalët që mungojnë: (6 pikë)


Te kafshët qarkullimi i gjakut është i _____________ dhe ______________________.
Riprodhimi seksual te kafshët realizohet me ______________, _____________ dhe
___________ _
Aftësia për të lëvizur varet nga ________________ dhe ________________________.

3- Rendit karakteristikat e tipit të këmbënyjëtuarve dhe klasat përfaqësuese të tij.


(8 pikë)

4- Shkruaj pesë veçori të tipit të celenteratëve. (5 pikë)

1. ......................................................................................................................................
2. .......................................................................................................................................
3. .......................................................................................................................................
4. .......................................................................................................................................
5. ......................................................................................................................................

5- Shkruaj pesë veçori të klasës së kandrrave. (5 pikë)


1. ....................................................................................................................................
2. ...................................................................................................................................
3. ...................................................................................................................................
4. ...................................................................................................................................
5. ...................................................................................................................................

6- Ç’të veçantë dhe të përbashkët ka një krimb i rrumbullakët me një krimb unazor?
(6 pikë)
a - Të veçanta b - Të përbashkëta

7- Si riprodhohen lëkurëgjemborët? (5 pikë)

Vlerësimi me pikë dhe i konvertuar me notë.

Notat 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-13 14-19 20-25 26-31 32-37 38-42 43-47

97
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

OBJEKTIVA KAPITULLI

Kreu: Tipi i kurrizorëve

Objektivat e përgjithshme të kapitullit:


Në fund të kapitullit nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal
- Të përshkruajë disa nga tiparet e:
a) Kurrizorëve.
b) Klasës së peshqve, amfibëve, zvarranikëve, shpendëve dhe gjitarëve.
- Të njohë disa nga përfaqësuesit e grupimeve të tipit të kurrizorëve (vertebrorë).
- Të grumbullojë informacion.
Niveli mesatar
- Të radhisë tiparet e:
a) kurrizorëve
b) klasave të peshqve, amfibëve, zvarranikëve, shpendëve, gjitarëve.
- Të krahasojë tiparet midis klasave.
- Të identifikojë ndryshimet.
- Të thotë pse ndryshojnë grupimet midis tyre.
- Të grumbullojë materiale shtesë nga interneti.
- Të aftësohet në vëzhgimin dhe interpretimin e figurave.

Niveli i lartë
- Të argumentojë pse-në e evoluimit të kafshëve dhe aparateve të tyre.
- Të zbatojë njohuritë e marra në jetën e përditshme për ruajtjen e botës së kafshëve.

Tema: Kurrizorët, karakteristikat e përgjithshme


Objektivat: Në fund të mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal
- Të përshkruajë karakteristikat e përgjithshme të kurrizorëve duke dhënë edhe
shembuj.
Niveli mesatar
- Të radhisë karakteristikat jetësore të kurrizorëve.
- Të identifikojë aparatet dhe sistemet që i përgjigjen proceseve jetësore.
Niveli i lartë
- Të argumentojë ndryshimet midis kurrizorëve dhe pakurrizorëve duke krahasuar:
aparatin e frymëmarrjes, aparatin e të ushqyerit, sistemin e lëvizjes, koordinimit,
riprodhimit, rritjen dhe zhvillimin.

Struktura e orës mësimore: Të mësuarit global

B Hapi i parë: Punë në grupe të vogla


Japim disa emra kafshësh dhe u kërkojmë nxënësve të gjejnë tiparet e përbashkëta dhe
tiparet dalluese: peshku, flutura, lepuri, gjarpri, bretkosa.

98
B Hapi i dytë: Japim njohuritë e reja duke u mbështetur edhe mbi njohuritë e nxënësve.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


- Pak histori mbi botën e kurrizorëve.
- Karakteristikat e përgjithshme të tyre.
a. kurrizi-shtylla kurrizore – vertebra;
b. kanë skelet të brendshëm kockor - sistem kockor;
c. kanë muskuj- sistem muskujsh;
d. kanë sistem nervor - gradualisht të zhvilluar;
e. sistemi kockor dhe sistemi muskulor ndihmojnë të realizojnë lëvizjen, ndërsa
sistemi nervor rregullon dhe koordinon lëvizjen;
f. aparati i frymëmarrjes - velëza – mushkëri;
g. aparati i të ushqyerit - gojë - organe tretje;
h. aparati i qarkullimit të gjakut i mbyllur në enë - zemra - enë gjaku;
i. aparati i ekskretimit – veshkat;
j. lëkura- mbulesë trupore - me luspa, e lagësht, me qime etj.;
k. Aparati i riprodhimit seksual - riprodhim i jashtëm, i brendshëm, sekse të ndara.

B Hapi i tretë: Krahasojmë tiparet e kurrizorëve dhe pakurrizorëve. Veçojmë faktin qe


kurrizorët janë:
a. më të evoluar;
b. me madhësi trupore më të madhe;
c. kujdesen një pjesë për të vegjlit;
d. kanë skelet të brendshëm;
e. kanë temperaturë trupore të ftohtë, të ngrohtë.

B Hapi i katërt : Rikujtojmë njohuritë e marra.


a. Ç’janë kurrizorët?
b. Cilat ishin karakteristikat kryesore të kurrizorëve?
c. Cilat janë tiparet që tregojnë evoluimin?

Vlerësojmë.

Tema: Klasat e peshqve


Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal
- Të përshkruajë disa nga tiparet dalluese të kafshëve që futen në klasën e peshqve.
- Të radhisë disa lloje peshqish dhe vendbanimet e tyre.
Niveli mesatar
- Të grupojë llojet e peshqve sipas skeletit.
- Të evidentojë karakteristikat kryesore të peshqve, si: simetri dyanësore, formë bishtore,
frymëmarrje me velëza etj.
- Të tregojë si riprodhohen peshqit, si ushqehen, si reflektojnë.
Niveli i lartë
- Të japë shembuj mbi peshqit dhe habitatet e tyre, duke evidentuar ndikimin e ambientit
në tiparet e tyre.
- Të argumentojë pse peshqit kanë një qarkullim gjaku dhe kanë gjak të ftohtë.
E kllaster
Struktura e orës mësimore: E R R R di, dua të di, mësova
R rrjeti i diskutimit

99
Evokimi- Kllaster (Pema e mendimeve) (5’)
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Vendosim në mes të tabelës fjalën peshq.

GOJË
RRUMBULLAK

PESHQ

KËRCOR KOCKOR

U drejtohemi nxënësve duke i nxitur ata të thonë ç’ju sjell në mendje ky emër.
Më pas shtojmë koncepte, të cilat na ndihmojnë për të grupuar dhe nxjerrë më në pah ato
koncepte që duam të fokusojmë mbi karakteristikat e përgjithshme të klasës së peshqve dhe
njëkohësisht masim sasinë e njohurive që nxënësit kanë mbi klasën e peshqve (konceptet
që shtojmë janë: gojërrumbullak, kërcor, kockor).

Realizimi i kuptimit (10’) Di, dua të di, mësova


Kjo teknikë mbështetet mbi njohuritë e dhëna në dërrasë.
Klasës i thuhet të hapë librat dhe të lexohet mësimi në faqen 79 dhe në fletore apo në
fletë format çdo nxënës të evidentojë me shokun e bankës (grupe të vogla):
- karakteristikat e përgjithshme të peshqve,
- shumëllojshmërinë e peshqve.
Ato që dinë:
- I thamë në kllaster, frymëmarrja me velëza, trupi me dhe pa luspa, shumëzohen me
vezë, etj.
Ato që mësuam:
- Qarkullimi i gjakut: i mbyllur, me enë dhe zemër me dy dhoma, gjaku qarkullon
vetëm në një rreth të qarkullimit të tij, skeleti kockor me hala, gojë e rrumbullakët
e pa nofulla etj.
Sipas prejardhjes dhe evoluimit ndahen në:
a- Gojërrumbullakët- përfaqësuesit;
b- peshqit kërcorë- përfaqësuesit;
c- peshqit kockorë- përfaqësuesit.

Reflektimi: Rrjeti i diskutimit


Pse peshqit janë kafshë me gjak të ftohtë?
Pse kanë një rreth të qarkullimit të gjakut?
Nga se varet shumëllojshmëria e peshqve?

Vlerësojmë sipas njohurive, aktivizimit, detyrave të dhëna.

100
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Tema: Amfibët
Objektivat: Në fund të orës mësimore- nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal: Të tregojë mbi:
- karakteristikat e amfibëve;
- disa shumëllojshmëri të amfibëve.
Niveli mesatar:
- të identifikojë karakteristikat e përgjithshme të amfibëve;
- të krahasojë tiparet e peshqve me amfibët.
Niveli i lartë:
Të gjykojë mbi shkaqet që ndikojnë në:
- tiparet e përgjithshme të amfibëve;
- të shumëllojshmërisë së amfibëve dhe vendbanimeve të tyre.

Struktura e orës mësimore: Të mësuarit global

B Hapi i parë: Përforcimi i njohurive të marra në temën mësimore “Peshqit”. Tiparet e


përgjithshme, ndërtimi i trupit, mbulesa, skeleti, organet jetësore, të ushqyerit, aparati i tretjes,
frymëmarrja-velëzat, qarkullimi i gjakut-zemra, enët e gjakut, sistemi nervor-truri etj.
Tërheqim vëmendjen e nxënësve mbi një tabelë, likuid apo kafshë të gjallë të klasës së
amfibëve që do të përdoren për orën mësimore.

B Hapi i dytë: Dhënia e njohurive të reja.


U kërkojmë nxënësve, të ndarë në grupe të vogla, të radhisin tiparet e pamjes së jashtme
të amfibëve. Shkruajmë njohuritë që përcjellin nxënësit për kafshët amfibë.
Evidentojmë tiparet e përgjithshme të tyre: kurrizore, me gjymtyrë, forma e ngjyra të
ndryshme.
Vëzhgojmë:
- qarkullimin e gjakut;
- frymëmarrja - rrugë frymore - mushkëritë, lëkurën me jargë;
- te ushqyerit - ......- aparati më i zhvilluar;
- sistemi nervor -truri-... –nervat;
- organet e shqisave-sytë, hunda, veshët;
- riprodhimi - seksual- pllenimi i jashtëm;
- zhvillimi i larvave-me metamorfozë;
- shumëllojshmëria - amfibë pa këmbë, amfibë me bisht, amfibë me katër gjymtyrë pa bisht.

B Hapi i tretë: Nxjerrim përfundime


Teknika e diskutimit:
Mendohuni për 2’ dhe përshkruani karakteristikat e veçanta të klasës së amfibëve:
- kanë mushkëri;
- zemra e ndërtuar në tri pjesë, (dy veshë dhe një barkushe);
- kanë dy rrathë, qarkullim gjaku (rrethi i madh dhe rrethi i vogël);
- sistemi nervor: truri dhe nervat;
- organe shqisash, shumohen;
- zhvillohen e jetojnë në ujë;
- metamorfozë e plotë e larvës;
- temperaturën e trupit e kanë të paqëndrueshme (të ftohtë);
- përfaqësohen nga amfibët pa bisht, ka nga ata që kanë edhe gjëndra helmi mbrojtëse.

Vlerësojmë, japim detyra.

101
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Tema: Zvarranikët

Objektivat: Në fund të orës mësimore-praktike nxënësi duhet të jetë i aftë:


Niveli minimal:
- të përshkruajë karakteristikat e përgjithshme të zvarranikëve.
- të radhisë disa përfaqësues të kësaj klase.
Niveli mesatar:
- të listojë karakteristikat e zvarranikëve (pamjen, strukturën, shumëllojshmërinë, etj.);
- të krahasojë nga pamja e jashtme lloje të ndryshme zvarranikësh.
Niveli i lartë:
Të krahasojë ndryshimet e :
- skeleteve të amfibëve dhe zvarranikëve;
- frymëmarrjes;
- sistemit nervor;
- të argumentojë ndryshimin.

Struktura e orës mësimore: Të mësuarit global

B Hapi i parë: Rifreskojmë njohuritë e marra në temën “Amfibët”


- Cilët quajmë amfibë?
- Cilat janë tiparet e veçanta të kësaj klase?
- Ç’dini për shumëllojshmërinë dhe a kanë ndryshime midis tyre?
- Cilat janë ndryshimet midis klasës së peshqve dhe amfibëve?

B Hapi i dytë: Dhënia e njohurive të reja.


- Punë me grupe të vogla – Zvarranikët.
- Kujtojmë njohuritë që kemi mbi zvarranikët dhe llojet qe ju mund të njihni, koha (10‘).
- Njohuritë e nxënësve i dëgjojmë duke shkruar në dërrasën e zezë karakteristikat e
përgjithshme të zvarranikëve.
- Vendbanimi
- Pamja e jashtme
- Skeleti kockor
- Skeleti muskulor
- Aparatet e proceseve jetësore, si: aparati ushqimor, i frymëmarrjes, qarkullimi i gjakut,
jashtëqitjes, riprodhimi, sistemi nervor dhe shqisat, shumëllojshmëria, gjarpërinj, hardhuca,
breshka, krokodilë.

B Hapi i tretë:
amfibët.
janë veçoritë e klasës së zvarranikëve duke i krahasuar me peshqit,

B Hapi i katërt : Punë e pavarur - Përforcimi

Tabela e koncepteve
Emri Mbulesa Lëvizja Temperatura e trupit Qarkullimi i gjakut Riprodhimi seksual
Peshqit me luspa me pendë e ftohtë 1 qarkullim me vezë
Amfibët me jargë gjymtyrë e ftohtë 2 rrathë me vezë
Zvarranikët ............ zvarritje e ftohtë 2 rrathë me vezë

Pse në grupin e zvarranikëve gjejmë shumëllojshmëri?


- ndikon mënyra e jetesës; - përshtatur për të gjetur ushqim, mbrojtje.

Vlerësojmë nxënësit, japim detyra.

102
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Tema: Kurrizorët (përsëritje)
Objektivat: Në fund të orës mësimore, nxënësi duhet të jetë i aftë:
• të përshkruajë tiparet e përgjithshme të kurrizorëve;
• të riprodhojë tiparet e veçanta të çdo klase të kurrizorëve;
• të dallojë veçoritë për çdo klasë;
• të lidhë njohuritë e fituara me përvojat;
• të kategorizojë kafshët kurrizore në bazë të karakteristikave.
Konceptet kryesore: kurrizor, kordë kurrizore, skelet i brendshëm, qarkullim gjaku i
mbyllur, sekse të ndara, pllenim i jashtëm dhe i brendshëm, vezëpjellës, vezëgjallëpjellës,
gjallëpjellës, klasa e Peshqve, Amfibëve, Zvarranikëve, Shpendëve, Gjitarëve.

STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar Marrje dhe dhënie mendimesh


Përmbledhje e paraprake mbi informacionin
strukturuar Mësimi i përqendruar mbi
argumentet Nxënësit argumentojnë njohuritë e
Ndërtimi i njohurive: marra në kapitullin kurrizorët duke
Përpunimi i përmbajtjes Ndërrim vendesh nxënë në bashkëpunim (punë në
grupe).
Përforcimi:
Konsolidimi i të nxënit Bashkëpunim midis nxënësve,
vetinterpretime.

Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar


Mësuesja e fillon mësimin duke shkruar në tabelë fjalën “ Kurrizorët”. Më pas ajo nxit
nxënësit të radhisin së bashku tiparet e përgjithshme të grupit të kurrizorëve, për të cilat ata
kanë studiuar në kapitullin mësimor me të njëjtin titull.
Kurrizorët:
- Në fillim të jetës së tyre kanë kordë kurrizore,
- Më pas skelet i brendshëm;
- Qarkullim gjaku i mbyllur;
- Sistemi nervor, përfaqësuar nga truri, palca kurrizore e nervore;
- Sekse të ndara;
- Pllenimi është i jashtëm ose\ i brendshëm, sipas klasave;
- Sipas mënyrës së riprodhimit ndahen në vezëpjellës, vezëgjallëpjellës, gjallëpjellës;
- Përfaqësohen nga klasa e Peshqve, Amfibëve, Zvarranikëve, Shpendëve dhe e Gjitarëve.

Për të përfshirë në këtë veprimtari gjithë klasën mësuesja nxit duke pyetur:
- Cilat janë tiparet?
- Kush e thotë më mirë ?
- Kush e përkufizon më saktë?
Situata duhet menaxhuar duke tërhequr vëmendjen edhe të nxënësve më pak aktivë e
të pa vendosur.
Një teknikë e tillë fillon të aktivizojë nxënësit si një nxemje paraprake për fazën tjetër të
mësimit.

103
Ndërtimi i njohurive: Mësimi i përqendruar mbi argumentin.
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Në tabelën ku është shkruar fjala kurrizorët mësuesja evidenton konceptet,

Kurrizorët

Kl. e Peshqve Kl. e Amfibëve Kl. e Zvarranikëve Kl. e Shpendëve Kl. e gjitarëve

dhe u drejtohet nxënësve: mendohuni për disa minuta dhe formuloni një përmbledhje të
shkurtër mbi përfaqësuesit e klasave të tipit të kurrizorëve.
Koha e përgjigjeve të nxënësve duhet të jetë e kontrolluar, pasi i duhet lënë sa më
shumë kohë fazës së përforcimit.

Përforcimi: Ndërrim vendesh


Klasës së ndarë në pesë grupe, mësuesja u jep nga një fishë. Çdo grup duhet t’i përgjigjet
pyetjeve të shkruara në të.
Fisha e parë:
- tiparet dhe shumëllojshmëria e klasës së peshqve. - Si t’i mbrojmë ata nga zhdukja?
Fisha e dytë:
- tiparet dhe shumëllojshmëria e klasës së amfibëve. - Si t’i mbrojmë ata nga zhdukja?
Fisha e tretë:
- tiparet dhe shumëllojshmëria e klasës së zvarranikëve. - Si t’i mbrojmë ata nga zhdukja?
Fisha e katërt:
- tiparet dhe shumëllojshmëria e klasës së shpendëve. - Si t’i mbrojmë ata nga zhdukja?
Fisha e pestë:
- tiparet dhe shumëllojshmëria e klasës së gjitarëve. - Si t’i mbrojmë ata nga zhdukja?

Pasi lihen për disa minuta, përgjigjet e shkruara në një fletë qarkullojnë dhe lexohen
grup pas grupi. Për çdo përgjigje të lexuar nga grupet e tjera, secilit grup i lejohet të shtojë
sugjerimet e veta në fletën e përgjigjeve që i vjen nga një grup tjetër. Mësuesja ndjek dhe
kujdeset që kjo teknikë të ketë sa më shumë efektivitet.
Pas kohës së përcaktuar, çdo përfaqësues grupi lexon përgjigjet e tij, si dhe sugjerimet e
grupeve të tjera, duke argumentuar pranimin ose mospranimin e sugjerimeve.

Detyrë: Detyrë grupi ose individuale.


Hulumtoni dhe mbani shënim llojet e kafshëve të zonës apo qytetit tuaj që janë në
zhdukje.
- A mbrohen me ligj nga shteti? Në se jo, cila është detyra juaj si qytetarë për mbrojtjen e
tyre? Bëni një draft-projekt.

Vlerësimi: Nga përvoja


Hapësirat për të vlerësuar nxënësit në këtë orë mësimore Ora e përsëritjes është një orë e cila i lë
janë të shumta. Me këtë orë mësimore sipas sasisë dhe cilësisë mësuesit hapësira të përdorimit të shumë
së përgjigjeve mësuesit i është vlerësuar puna e bërë gjatë metodave dhe teknikave.
orëve të këtij kapitulli për qëndrueshmërinë e koncepteve dhe Në lëndën e Biologjisë dhe Edukimit
shprehive të nxëna, të cilat reflektohen në qëndrimet e tyre në Shëndetësor ora e përsëritjes mund të
lidhje me informacionin e ofruar. paraprihet dhe nga materiale filmike, vizive
Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë etapës mësimore apo informative të grumbulluara më parë.
të cilën mësuesi e evidenton duke iu drejtuar nxënësit, si: Ajo është shumë produktive në realizimin
mirë, më mirë duhej ta thoshe, formuloje, tregoje, pasqyroje... e objektivave kur gërshetohet në mënyrë
etj, shumë mirë, ke punuar sistematikisht, ke grumbulluar cilësore puna e mësuesit me punën në grup të
informacion shtesë, ke lexuar, hulumtuar, eksperimentuar... etj. nxënësve, mbështetur në materialet didaktike
Njëkohësisht bën dallime dhe për punën në grup. të përdorura në këtë orë mësimore.

104
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
Materiale në ndihmë të mësuesit
Studimi i gjallesave në mënyrë krahasuese
ndihmon të kuptuarit e evolucionit të tyre

Duke studiuar gjallesat në mënyrë krahasuese nga njëqelizorët deri te gjitarët, ne


mendojmë t’ju ndihmojmë jo vetëm në evidentimin e koncepteve bazë të grup-gjallesave të
ndryshme, ngjashmëritë dhe ndryshimet që ato kanë, por edhe për prejardhjen e tyre. Kjo
do të ndihmojë në punën tuaj me nxënësit edhe në kuptimin e evolucionit të gjallesave nga
më të thjeshtat deri te më të zhvilluarat.

Konceptet filogjenetike, pa dyshim janë ndër më të vështirat në lëndën e biologjisë.


Pikërisht për këtë në tekstin e biologjisë të klasës së tetë, në studimin e gjallesave vëmendja
përqendrohet në dhënien e njohurive shkencore mbi ndërtimin e brendshëm, të jashtëm dhe
të funksioneve të organeve të tyre. Kështu nxënësit krijojnë një tablo të qartë mbi botën e
gjallë në tërësi dhe mbi zhvillimin gradual që pëson ajo gjatë zhvillimit historik.
Ndërtimi i gjallesave në tërësi dhe i organeve të ndryshme në veçanti në tekstin biologjia
tetë nuk studiohet i veçuar, por i lidhur ngushtë me funksionet që ato kryejnë. Dhe me të
vërtetë a mund të studiohet një gjallesë menjëherë si një e tërë, pa analizuar një nga një
pjesët e ndryshme të saj? Për shembull, studimi i kafshëve fillon me pamjen e jashtme,
vazhdon me ndjeshmërinë, me lëvizjen, pas kësaj kalohet në ndërtimin e organeve dhe
të funksioneve të tyre dhe në fund në përgjithësimin e dijeve të veçanta morfologjike e
fiziologjike, të cilat i japin nxënësit idenë e një organizmi të tërë.
Gjatë këtij studimi, duhet të theksohet mirë se organet e brendshme kanë lidhje reciproke
ndërmjet tyre si pjesë të veçanta të një të tëre. Gjithashtu, duhet të vihet në dukje se e
gjithë veprimtaria e organeve, duke filluar që nga funksioni i organeve të frymëmarrjes, të
ushqyerit, e gjer tek eliminimi i mbeturinave nga trupi, drejtohen nga sistemi nervor. Në këtë
mënyrë nxënësit, gjatë këtij kursi, fillojnë gjithnjë e më shumë të kuptojnë tërësinë e çdo
organizmi dhe rolin e sistemit nervor.
Një çështje tjetër me rëndësi që duhet pasur parasysh është edhe fakti se gjallesat,
gjatë studimit të tyre, nuk duhen marrë të veçuara e të pavarura, por të lidhura ngushtë me
mjedisin që i rrethon.

Më poshtë po trajtojmë disa nga konceptet bazë në grupe të caktuara gjallesash.

Njëqelizorët
Duke studiuar këtë grup gjallesash, nxënësit formojnë konceptin se gjallesat njëqelizore
përbëjnë etapën fillestare të zhvillimit të gjallesave shumëqelizore.
Ameba përfaqëson një gjallesë të thjeshtë, si nga ndërtimi, funksioni jetësor, edhe nga
mënyra e shumimit. Ajo ka një ndërtim të thjeshtë, gjë që duket në mungesën e një mbulese
të fortë e për pasojë edhe të një forme të pacaktuar të trupit. Gjithashtu tek ameba vihet re
mungesa e organeve të përhershme që nevojiten për të lëvizur dhe për të marrë ushqimin.
Pikërisht për këtë, ajo lëviz duke u zvarritur me ndihmën e zgjatimeve që merr trupi i saj dhe bën
një jetë normale në kushtet e mjedisit ujë. Kështu, dalëngadalë duke u njohur me ndërtimin e
trupit dhe funksionet jetësore të gjallesës nuk është e vështirë të formohet te nxënësit koncepti
se ajo, megjithëse ka një ndërtim shumë të thjeshtë dhe është e përbërë vetëm nga një qelizë,
kryen të gjitha funksionet jetësore që karakterizojnë gjallesat e thjeshta.
Në klasën e kamxhikorëve vëmendja përqendrohet në studimin e Euglenës, sidomos
në funksionin jetësor më të rëndësishëm të saj, në mënyrën e të ushqyerit. Në dritë ajo

105
ushqehet si bimë, pra përgatit vetë lëndët ushqimore, ndërsa në errësirë ushqehet si kafshë.
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Në këtë mënyrë euglena paraqitet si një urë kalimi, që lidh botën bimore me atë shtazore.
Ky është një përfundim shumë i rëndësishëm, që tregon se bimët dhe kafshët kanë një
prejardhje të përbashkët.
Për ta bërë më të lehtë kalimin nga studimi i gjallesave njëqelizore në ato shumëqelizore,
vëmendja e nxënësve përqendrohet në mënyrën e shumimit me anë të ndarjes së
vazhdueshme, ku pas këtij procesi çdo individ vazhdon të jetojë, të zhvillohet dhe të rindahet.
Duke vënë në dukje, gjithashtu, se pas ndarjes së parë, shpesh individët nuk largohen, por
vazhdojnë të qëndrojnë aty duke u grumbulluar në qindra e mijëra organizma njëqelizorë
në një vend të vetëm. Në këtë mënyrë formohen të ashtuquajturat koloni. Në këtë rast, si
shembull përmenden algat njëqelizore, që bëjnë jetë në koloni. Në këtë koloni, individët që
bashkohen bëjnë ndarje pune ndërmjet tyre.
Studimi i paramecit përqendrohet në ndërtimin më të ndërlikuar të trupit të tij, p.sh.: në formën
e qëndrueshme të trupit, në membranën me qerpikë të shumtë që ndihmojnë për lëvizje etj.
Në studimin e njëqelizorëve rëndësi ka të theksohet lidhja që ekziston midis ndërtimit
të trupit të njëqelizorëve dhe mjedisit ku ata jetojnë. Pra, vakuolat, qepallat dredhëse dhe
veçoritë e shumimit tregojnë se këto gjallesa janë banorë të ujit.
Në përfundim të studimit të veçorive të njëqelizorëve theksohet se të gjitha këto gjallesa
të thjeshta, të cilat paraqesin edhe veçoritë tipike të çdo klase, janë formuar si rezultat i një
evolucioni të gjatë, pra kanë lindur në kohëra të ndryshme.

Sfungjerët
Sfungjerët janë gjallesat e para shumëqelizore, që kanë rrjedhur nga njëqelizorët. Në
këtë tip vëmendja e nxënësve duhet të përqendrohet në ndërtimin e trupit në dy shtresa,
në shtresën e jashtme, me qeliza pak a shumë të shtypura, dhe në shtresën e brendshme,
me qeliza të pajisura me nga një kamxhik. Gjithashtu, duhet të theksohet se te sfungjerët
disa qeliza janë specializuar për të kryer funksione të caktuara, pra ndërmjet tyre është bërë
ndarja e punës. Megjithatë, te këto gjallesa nuk ekzistojnë inde dhe organe, domethënë
ndërtimi i trupit është shumë i thjeshtë edhe pse ato janë gjallesa shumëqelizore.

Celenteratët
Te celenteratët, përveç dy shtresave që i pamë te sfungjerët, gjejmë për herë të parë
qelizat lëkurore-muskulore dhe qelizat nervore. Për këtë arsye, këto gjallesa kanë mundësi
të lëvizin dhe t’u përgjigjen me lehtësi ngacmimeve të jashtme.
Vëmendje i duhet kushtuar edhe mënyrës së tretjes të ushqimit. Te celenteratët, ushqimi
vetëm sa copëtohet në zgavrën tretëse, ndërsa tretja përfundimtare e tij bëhet në brendësi
të qelizave tretëse të shtresës së brendshme, të cilat kapin grimcat ushqimore nëpërmjet
pseudopodeve, ashtu sikurse edhe ameba. Ky është një shembull me rëndësi për të arritur
në përfundimin se celenteratët ngjajnë me gjallesat njëqelizore.
Gjithashtu rëndësi për të treguar prejardhjen e celenteratëve paraqet edhe studimi i
shumimit të tyre. Celenteratët shumohen në mënyrë joseksuale, me anë të bulave, dhe
me shumim seksual. Shumimi seksual realizohet me anë të vezës: kështu, nga një qelizë
e vetme, që është veza e pllenuar, me anë të ndarjes së njëpasnjëshme krijohet një kafshë
shumëqelizore. Pra, në këtë rast nxirret përfundimi me rëndësi të madhe se gjallesat
shumëqelizore e kanë prejardhjen e tyre të përbashkët nga ato njëqelizore.

Krimbat
Studimi i krimbave fillon me tipin e krimbave të shtypur, vazhdon me atë të rrumbullakët
dhe përfundon me tipin e krimbave unazorë, gjë që pasqyron më mirë ndërlikimin e trupit,
pra zhvillimin e tyre.

106
Vëmendja në studimin e këtyre kafshëve duhet përqendruar sidomos në ndërtimin e

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


trupit në tri shtresa. Kjo është e rëndësishme të nënvizohet, pasi krimbat në krahasim me
celenteratët, përbëjnë një grup kafshësh më të evoluar. Veç kësaj, funksionet jetësore në
këto kafshë nuk kryhen prej qelizave të veçanta, sikurse ndodh te hidra, por nga organe
të veçanta. Pra, te krimbat nxënësit njihen për herë të parë me organet, si p.sh.: me ato të
tretjes, të jashtëqitjes, shumimit dhe me sistemin nervor.
Proceset jetësore të krimbave studiohen në lidhje të ngushtë me ndërtimin e organeve
dhe mjedisit ku ata jetojnë. Në këtë mënyrë del edhe përshtatshmëria e tyre ndaj kushteve
në të cilat jetojnë. Për shembull, te tenia e cila jeton në aparatin tretës të njeriut në mënyrë
parazitare, ajo nuk ka aparat tretës apo organe të qarkullimit, por ka grepa dhe ventuza të cilat
kapen në zorrët e organizmit në të cilin jeton. Kjo mënyrë jetese, gjatë shumë brezave, solli te
kjo gjallesë zhdukjen e organeve të tretjes. Në këtë rast është e nevojshme të vihet në dukje
se rruga e evolucionit është shumë e ndërlikuar, zakonisht gjallesat evoluojnë duke u zhvilluar,
por ndodh, që për t’ju përshtatur më mirë kushteve të mjedisit, evoluojnë duke u thjeshtuar.
Ndërsa në studimin e krimbave unazorë, është e rëndësishme të theksohet se ata janë
grupi më i evoluar sepse kanë:
• tub tretës që përshkon të gjithë trupin;
• aparat qarkullimi me një zemër primitive;
• sistem nervor me ganglione në çdo segment;
• sistem jashtëqitjeje;
• sistem muskulor.
Më pas nxënësve u theksohet se i gjithë ky ndryshim dhe zhvillim te krimbat unazorë ka
ardhur si rezultat i jetës së lirë në kushtet e mjedisit të jashtëm, pasi për shembull krimbi i
tokës (shiut), për të kërkuar ushqimin dhe për t’u mbrojtur, duhet të lëvizë.

Butakët
Në studimin e tipit të butakëve, në fillim theksi vihet se ata e kanë prejardhjen nga
disa krimba unazorë. Këtë e vërteton ndërtimi i trupit dhe forma krimbore e disa butakëve
primitivë të sotëm të detit, të cilët, deri në një farë shkalle, nga pamja e jashtme dhe renditja
e organeve na kujtojnë krimbat.
Afërsia e krimbave me butakët duket edhe në ndërtimin e sistemit nervor, i cili ashtu, si te
krimbat, është i përbërë nga ganglione nervore. Këtu vlen të përmendim sidomos ganglionet
e kokës që në të dy këto grupe kafshësh janë të vendosura mbi pjesën e përparme të
aparatit tretës.
Por te butakët janë të zhvilluara disa organe të reja, në bazë të të cilave ata dallohen nga
të gjitha grupet e kafshëve të mësuara deri tani.
Këto organe janë: shputa (këmba), e cila është një organ i specializuar për lëvizje;
manteli, në të cilin janë përqendruar organet që kryejnë funksione
të veçanta dhe guaska, e cila mbron trupin nga dëmtimet e jashtme.
Në dhënien e njohurive mbi ndërtimin e brendshëm të butakëve është e nevojshme të vihet
në dukje ndërlikimi i trupit të tyre në krahasim me atë të krimbave. Në këtë drejtim vëmendja
duhet të përqendrohet në organet e frymëmarrjes, që përfaqësohen nga velëzat në të gjithë
butakët që jetojnë në mjedise ujore dhe nga mushkëritë te butakët që jetojnë në tokë.
Gjithashtu te butakët në një shkallë të lartë zhvillimi paraqitet edhe aparati tretës, këtu për
herë të parë shfaqet mëlçia e zezë.
Ndërsa gjatë shpjegimit të aparatit të qarkullimit nxënësit njihen për herë të parë me
zemrën. Vëmendje të veçantë në këtë rast i duhet kushtuar formës së hapur të qarkullimit të
gjakut, gjë që ndryshon në krahasim me krimbat, të cilët kanë qarkullim të mbyllur.
Pra, nga ky këndvështrim, studimi i tipit të butakëve bën që nxënësit të kuptojnë se ata
qëndrojnë në një nivel më të lartë zhvillimi në krahasim me krimbat unazorë.

107
Këmbënyjëtuarit
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Tipi i këmbënyjëtuarve përfshin më tepër se një milion lloj kafshësh, prandaj mund të
konsiderohet si tipi më i madh i botës shtazore. Kafshët e këtij tipi janë të shumëllojshme nga
forma, ndërtimi dhe mënyra e jetesës. Në lidhje me prejardhjen e këmbënyjëtuarve nxënësit
duhet të kenë parasysh:
• ata e kanë prejardhjen nga krimbat unazorë;
• trupin e kanë të ndarë në pjesë të vendosura njëra pas tjetrës;
• sistemi nervor është i tipit të ganglioneve;
• organi i tretjes te këmbënyjëtuarit ka dy vrima: vrimën e gojës në pjesën e përparme
të trupit dhe atë të pasdaljes në pjesën e prapme të trupit.
Këto veçori të përbashkëta që i gjejmë te krimbat unazorë dhe te këmbënyjëtuarit,
tregojnë se këta të fundit janë një grup gjallesash, që të parët e tyre janë ndarë nga krimbat
unazorë të detit që në kohërat më të lashta.
Por, për të vënë në dukje zhvillimin e këmbënyjëtuarve, mësuesi duhet të ndalet më
shumë në tiparet dalluese të tyre, si: p.sh.: te mbulesa e jashtme e trupit, e cila në këto
gjallesa është e fortë; te ndarja e trupit jo në segmente, por në tri pjesë kryesore: (kokë,
kraharor dhe bark). Secila nga këto tri pjesë ka një funksion të veçantë, pasi në to grupohen
organet e ndryshme.
Këmbët janë të nyjëtuara, nuk shërbejnë për lëvizje, por për kapjen dhe thërrmimin
e ushqimit. Shumica e organeve ndijore janë të përqendruara në kokë (sytë, antenat,
këmbët).
Zhvillimi i skeletit dhe i këmbëve të nyjëtuara, krahas veçorive të tjera, ndihmoi në
evolucionin e mëtejshëm të këmbënyjëtuarve primitivë, të cilët u zhvilluan në dy drejtime:
- Në organizmat që marrin frymë me velëza, p.sh.: gaforret.
- Në organizmat që marrin frymë me trake. Të tilla janë format e ndryshme tokësore, si:
kandrrat, merimangat etj.
Në studimin e klasës së gaforreve vëmendja duhet të përqendrohet në këto çështje:
• në këmbët e nyjëtuara, në këtë rast vëmendje e veçantë u kushtohet këmbëve
të kraharorit;
• në mbulesën e fortë që vesh gjithë trupin;
• në ndarjen e trupit në dy pjesë: në kokëkraharorin dhe barkun;
• në organet e ndjeshmërisë që janë antenat dhe sytë.
Gjatë studimit të organeve të tretjes duhet përqendruar vëmendja te stomaku i ndërlikuar,
i përbërë nga dy pjesë; te zemra dhe qarkullimi i hapur i gjakut; si dhe i velëzave që shërbejnë
për frymëmarrje.
Ndërsa në klasën e merimangave studimi duhet të bëhet gjithmonë duke e krahasuar
merimangën me gaforren. Pikërisht nga ky krahasim vihen re ndryshimet të cilat i gjejmë në
barkun e pasegmentuar, në mungesën e antenave, në praninë e grepave helmues, në sytë
e thjeshtë, në këmbët e kraharorit, në trupin e mbuluar me push dhe në gjëndrat e pëlhurës.
Ndërsa frymëmarrja realizohet me anë të trakeve dhe të mushkërive.
Shumëllojshmëria e madhe në klasën e kandrrave shpjegohet me:
• mënyrat e përshtatjes së tyre ndaj kushteve të mjedisit ku jetojnë;
• mënyrat e ndërlikuara të zhvillimit;
• në ndarjen e trupit në tri pjesë: kokë, kraharor, bark, antenave të përbëra nga një
numër i madh segmentesh, këmbëve dhe flatrave të mashkullit;
• zhvillimin e organeve të ndjeshmërisë që janë antenat dhe sytë;
• aparati i tretjes është i ndërlikuar dhe gypi tretës ndahet në: zorrën e përparme, të
mesme dhe të prapme;
• frymëmarrja realizohet me një numër të madh trakesh, që lejojnë shpërndarjen e
oksigjenit në çdo skaj të trupit;

108
• zemra dhe qarkullimi i gjakut është i hapur.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


• studimi i sistemit nervor te kandrrat përbën një moment të veçantë, pasi, nëpërmjet
krahasimit të sistemit nervor me ganglione të kandrrave me atë të krimbave unazorë,
arrihet në përfundimin se kandrrat kanë rrjedhur prej krimbave unazorë.
Në studimin e përfaqësuesve të rendeve të ndryshme vëmendja duhet të përqendrohet
sidomos në aparatin e gojës dhe në shumimin e zhvillimin e kandrrave. Kështu, duhet të
theksohet se, nën ndikimin e mjedisit të jashtëm dhe mënyrës së të ushqyerit aparati i gojës
ka pësuar ndryshime. Pra kemi lloje të ndryshme të këtij aparati në kandrra të ndryshme, si:
brejtës, thithës, shpues-thithës, lëpirës etj.
Ndërsa në shumimin dhe zhvillimin e kandrrave vihen re ndryshimet që pasojnë në këto
kandrra gjatë fazave të ndryshme duke përfunduar në atë që te një pjesë prej tyre, siç
është p.sh.: miza, zhvillimi bëhet me ndryshim jo të plotë, ndërsa te flutura zhvillimi bëhet
me ndryshim të plotë. Në këtë mënyrë, nxënësit shohin se si në një fazë të caktuar të
zhvillimit, kandrrat ngjasojnë pothuaj me një krimb unazor, fakt ky që dëshmon për origjinën
e kandrrave nga krimbat unazorë.
Lëkurëgjemborët
Duke studiuar këtë tip nxënësit mësojnë se kemi të bëjmë me një grup kafshësh me
ndërtim dhe formë jetese të veçantë. Në këtë mënyrë studimi i këtij tipi zgjeron njohuritë e
tyre lidhur me shumëllojshmërinë e botës shtazore.
Në studimin e lëkurëgjemborëve, mësuesi vëmendjen duhet ta përqendrojë në simetrinë
rrezore të trupit të tyre, duke e krahasuar këtë me simetrinë dyanësore të krimbave unazorë. Në
këtë rast duhet të vihet në dukje dhe të demonstrohet konkretisht simetria e dyanshme e larvës
së lëkurëgjemborëve, me qëllim që nxënësit të arrijnë vetë në përfundimin e origjinës së tyre.
Përsa i përket ndërtimit të organeve, mënyrës së të ushqyerit dhe shumimit, mësuesi
duhet të tregojë kujdes në shpjegimin e tyre, pasi këto janë diçka e veçantë që nxënësit nuk
e kanë hasur më parë. Kështu, p.sh.: duhet vënë në dukje se skeleti i lëkurëgjemborëve
është i fortë-gëlqeror, në skelet zhvillohen edhe gjembat. Skeleti, në kundërshtim me kafshët
e tjera jokurrizore, (te të cilat skeleti zhvillohet nga shtresa e jashtme e trupit), zhvillohet nga
shtresa e mesme. Në këtë mënyrë lëkurëgjemborët ndryshojnë nga kafshët jokurrizore dhe
në këtë drejtim ngjasojnë me kurrizorët.

Kurrizorët (kordatët)
Grupi i madh i kurrizorëve përfshin kafshë që ndryshojnë ndërmjet tyre për nga mënyra e
jetesës, madhësia, forma dhe ndërtimi i trupit. Përfaqësuesit e këtij tipi janë të përhapur kudo
në natyrë: në ujë, në tokë dhe në ajër. Pikërisht për këtë mënyrë jetese, kurrizorët ndryshojnë
mjaft ndërmjet tyre. Megjithatë, ata karakterizohen nga disa veçori të përbashkëta, të cilat
mësuesi duhet t’ua bëjë të njohur nxënësve. Këto veçori janë:
• në brendësi të trupit kanë të paktën në fazat e para të zhvillimit një organ të formuar
nga një kordon kërcor, korda kurrizore (prandaj kurrizorët quhen edhe kordatë), që në
kurrizorët më të zhvilluar zëvendësohet nga shtylla kurrizore;
• sistemi nervor është në formë tubi, i përbërë nga truri, palca e kurrizit dhe fijet nervore
që dalin prej tyre. Sistemi nervor ndodhet mbi kordën;
• në pjesën e përparme të aparatit tretës (në faring) ndodhen të çarat velëzore, të
cilat vërehen te kurrizorët e thjeshtë si dhe te peshqit. Tek amfibët, të çarat velëzore
zhduken gjatë kohës së ndryshimeve që pësojnë ata, ndërsa në kurrizorët e tjerë
duken vetëm gjatë zhvillimit embrional.
Mësuesi duke ua bërë të njohura nxënësve këto tipare, u vë në dukje atyre se në tipat e
mësuar më parë, asnjëri prej tyre nuk kishte kordë. Te kurrizorët, pra, korda është diçka e
re, e cila i jep fortësi trupit. Po kështu velëzat, ndonëse ekzistonin edhe në kafshë të tjera,
asnjëherë nuk i gjetëm në faring.

109
Qelizat nervore deri tani i kemi ndeshur të grumbulluara në ganglione si te krimbat
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

unazorë, te butakët dhe te këmbënyjëtuarit. Kurse te kurrizorët qelizat nervore grupohen


dhe formojnë një organ në formë tubi.
Pas njohjes me këto tipare mësuesi mund të përmendë amfioksin një kafshë primitive që jeton
në detet e Mesdheut, i cili brenda trupit ka një kordon kërcor primitiv, në formë gypi dhe të çarat
velëzore. Këto tipare i qëndrojnë gjatë gjithë jetës. Kështu mësuesi duhet të ndalet në këto tipare
që e bëjnë amfioksin të jetë si një urë kalimi ndërmjet kafshëve pakurrizore dhe atyre kurrizore.
Kordoni më pas shndërrohet në shtyllën kurrizore të kafshëve kurrizore.
Në gjallesat kurrizore bëjnë pjesë: peshqit, amfibët, zvarranikët, shpendët dhe gjitarët.

Klasa e peshqve
Njohja me peshqit, kafshët e para kurrizore, përbën një çast të rëndësishëm, pasi
përvetësimi i ndërgjegjshëm i ndërlikimit të peshqve dhe i proceseve jetësore të tyre bën që
të kuptohen drejt ndërtimi dhe proceset jetësore të të gjithë kurrizorëve të tjerë.
Studimi i proceseve jetësore të peshqve thellon edhe më tepër konceptin mbi shkëmbimin
e lëndës, mbi mjedisin e jetesës, mbi lidhjet e kafshës me mjedisin e jashtëm dhe mbi
përzgjedhjen natyrore dhe atë artificiale. Të gjitha këto koncepte, përvetësohen dhe më mirë
nga nxënësit në qoftë se mësimi shoqërohet me vëzhgime dhe eksperimente mbi peshqit e
gjallë në akuarium, në tabela dhe me mjete të tjera që ka mësuesi në dispozicion.
Gjatë vëzhgimit të peshqve vëmendja duhet të përqendrohet në tiparet më të rëndësishme,
si: në formën boshtore të trupit, në trupin e mbuluar me luspa, në pendët çift dhe tek, në vijën
anësore, që është organ tipik i peshqve dhe u shërben atyre për t’u orientuar në ujë. Gjatë
shpjegimit të pendëve çift vëmendja duhet të tërhiqet në faktin se këto pendë në grupet më
të larta të kurrizorëve shndërrohen në gjymtyrë të përparme dhe në gjymtyrë të prapme.
Përsa u përket muskujve, skeletit dhe ndërtimit të brendshëm, vihet në dukje roli i skeletit
si një mbështetje e fortë për trupin, në të cilin fiksohen muskujt dhe mbrohen organet e
brendshme. Gjithashtu, vihet në dukje se skeleti është i brendshëm dhe jo i jashtëm si ai i
këmbënyjëtuarve. Në studimin e shtyllës kurrizore i kushtohet kujdes tubit që ndodhet në
mes të trupit të kurrizorëve, në të cilin kalon korda.
Gjatë studimit të kafshëve pakurrizore nxënësit janë njohur me proceset kryesore jetike:
tretjen e ushqimit, frymëmarrjen, qarkullimin e gjakut dhe jashtëqitjen. Ndërsa njohja më me
hollësi me ndërtimin e brendshëm të peshqve lejon që këto koncepte të thellohen edhe më
tepër dhe të formohet një ide më e gjërë mbi shkëmbimin e lëndëve.
Prandaj, gjatë përshkrimit të çdo organi, duhet pasur parasysh që të dalë edhe funksioni
jetik që luan ai, p.sh.: si bëhet tretja, si thithet ushqimi në muret e zorrëve, si shkon në gjak
dhe si shpërndahet ai në të gjithë trupin etj.
Në studimin e frymëmarrjes vëmendja e nxënësve përqendrohet në hapjen e mbylljen
e gojës dhe në kapakët velëzorë njëkohësisht. Është e rëndësishme që, gjatë shpjegimit
të ndërtimit të velëzave, të dalë edhe mënyra e shkëmbimit të gazeve. Kjo lejon që të
përvetësohet një hallkë e rëndësishme e shkëmbimit të lëndës dhe të kuptohet edhe më
mirë përshtatja e peshkut në mjedisin ujë.
Gjatë studimit të qarkullimit të gjakut, nxënësit vënë re se zemra është e ndarë në dy
pjesë, me qëllim që, kur të kalohet në klasat e tjera të kurrizorëve, të bëhet krahasimi i
zemrës dhe të nxirret evolucioni i sistemeve të qarkullimit të gjakut.
Gjatë studimit të sistemit nervor, i kushtohet rëndësi faktit se ai përbëhet nga truri, palca
dhe nervat. Truri i peshkut studiohet me hollësi, d.m.th. në të pesë pjesët e tij. Mësuesi në
këtë rast u vë në dukje nxënësve se këtë ndarje e gjejmë në të gjithë kurrizorët e tjerë që
studiohen më vonë.
Edhe shumimi dhe zhvillimi i peshqve meriton vëmendje të veçantë. Pjelloria e madhe e
peshqve si një përshtatshmëri për të siguruar vazhdimësinë e llojit dhe ndarja që ndodh në vezën
e pllenuar tregon origjinën e peshqve prej kafshëve njëqelizore dhe unitetin e botës së gjallë.

110
Klasa e amfibëve (ujëtokësorët)

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Nga të gjithë kurrizorët, amfibët janë kurrizorët e parë të cilët u janë përshtatur, ndonëse
jo të gjithë, jetës në tokë. Për këtë arsye këto kafshë zënë një vend të veçantë në historinë
e zhvillimit të kafshëve kurrizore.
Në tekstin e biologjisë të klasës së tetë si përfaqësuese e klasës së amfibëve merret
bretkosa e pellgjeve. Mësuesi, për të nxjerrë në pah ndërlikimin e trupit të tyre në krahasim
me kafshët paraardhëse, duhet t’u bëjë të njohur nxënësve kushtet në të cilat kanë jetuar
stërgjyshërit e tyre dhe ndikimin që patën ato kushte në ndërlikimin e trupit.
Siç dihet amfibët e kanë origjinën e tyre nga peshqit e vjetër, të cilët kanë jetuar në ujë.
Këtu nxënësve duhet t’u bëhet e qartë se kalimi i peshqve të vjetër nga uji në tokë erdhi si
rezultat i ndryshimeve klimaterike: klima u bë e thatë dhe kjo shkaktoi tharjen e pellgjeve. Në
këto kushte nga brezi në brez jetuan dhe u zhvilluan ata individë te të cilët u përkryen më
mirë gjymtyrët, mushkëritë, zemra etj. Në këtë mënyrë nxënësit njihen kështu me veprimin e
përzgjedhjes natyrore. Por, atyre duhet t’u theksohet se pas klimës së thatë filloi një periudhë
mjaft e lagët e cila bëri që amfibët e porsakrijuar të mos shkëputnin lidhjet me ujin. Duke i
njohur nxënësit me këto kushte nuk është e vështirë të bëhen disa krahasime dhe të nxirren
disa përfundime se paraardhësit e amfibëve, peshqit e vjetër, tanimë të zhdukur, merrnin frymë
me mushkëri dhe zvarriteshin me këmbë në tokë. Zhvillimi i embrionit të bretkosës dhe larva
e saj janë të ngjashëm me atë të peshqve. Embrioni shumëqelizor i amfibëve e ka origjinën e
vet nga një qelizë e vetme. Larva e bretkosës i ngjet në fillim më shumë një peshku, merr frymë
me velëza dhe anash trupit ndodhet vija anësore. Me kalimin e kohës larva pëson ndryshime,
zhvillohen mushkëritë, zhduket vija anësore, shfaqen gjymtyrët, zhduket bishti.
Amfibët kanë shtyllë kurrizore sikurse peshqit dhe të gjithë kurrizorët e tjerë.
Por mësuesi, krahas këtyre tipareve, duhet t’i njohë nxënësit edhe me ato karakteristika të
cilat vënë në dukje ndërlikimin e trupit të amfibëve. Kjo realizohet mirë duke bërë krahasimin
midis organeve të trupit të bretkosës me atë të peshqve. Nxënësit nga ky krahasim vënë në
dukje ndryshimin e formës së trupit, dallojnë sytë e pajisur me dy kapakë, dallojnë vrimat e
hundës dhe gojën e madhe etj., dhe me ndihmën e mësuesit ata mësojnë se të gjitha këto
ndryshime janë të lidhura me mënyrën e jetesës në tokë.
Më pas duke vëzhguar gjymtyrët, shohin cipën notuese midis gishtërinjve të këmbëve të prapme.
Në këtë mënyrë nxënësit binden se këmbët e pasme luajnë rol të rëndësishëm gjatë notimit.
Gjatë studimit të organeve të brendshme vihet në dukje se mëshikëza e notimit që u
kthye në mushkëri nuk ka arritur zhvillim të plotë; pikërisht për këtë bretkosa merr frymë
edhe me lëkurë. Lëkura përvetëson vetëm oksigjenin e tretur në ujë, prandaj ajo duhet të
qëndrojë gjithmonë e lagur. Kjo është një veçori që tregon se amfibët nuk i kanë shkëputur
lidhjet krejtësisht me ujin.
Në këtë rast mësuesi duhet të theksojë se shfaqja e mushkërive solli si rezultat zhvillimin
e qarkullimit të vogël të gjakut dhe zemra e bretkosës ndahet në tri pjesë; pra sollën një
ndërlikim më të madh të qarkullimit të gjakut në tërësi.
Në studimin e sistemit nervor duhet të dalë qartë zhvillimi më i madh i trurit të përparmë
në krahasim me atë peshqve, ndërsa truri i vogël përkundrazi është më pak i zhvilluar.
Kjo ndodh mbasi lëvizjet e bretkosës, të cilat përcaktohen nga truri i vogël, janë më të
ngadalshme në krahasim me ato të peshqve.
Si përfundim mund të themi se amfibët japin një material të pasur nëpërmjet të cilit
nxënësit binden mbi ndërlikimin gradual të botës shtazore.

Klasa e zvarranikëve (Reptilët)


Zvarranikët përfaqësojnë kafshët e para që jetojnë në tokë.
Mësuesi, duke u folur nxënësve për kafshët që bëjnë pjesë në këtë klasë duhet t’u
theksojë atyre zhvillimin e madh që kishin ato, sidomos në epokën e largët gjeologjike (në
mesozoik), të cilët në këtë kohë, zunë vendin e parë kudo dhe u përhapën si në tokë, ashtu
edhe në ujë dhe ajër. Njohja me zvarranikët e lashtë është shumë e rëndësishme jo vetëm

111
për përcaktimin e origjinës së tyre, por edhe pse nga këto, u zhvilluan dy grupe të tjera
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

vertebrorësh, shpendët dhe gjitarët.


Zhvillimin e zvarranikëve nga amfibët, mësuesi duhet ta lidhë me ndryshimin e kushteve
të mjedisit. Kështu klima nga e nxehtë dhe e lagët, që ishte në kohën që jetonin amfibët, u
ndryshua dhe u bë e thatë dhe e nxehtë. Në këto kushte jetesa e amfibëve u bë e vështirë,
prandaj ata filluan të pësojnë disa ndryshime.
Mbi lëkurë u krijua një shtresë e brirtë me luspa, gjë që e mbron atë nga avullimi i tepërt
dhe nga thatësia.
Veza te zvarranikët është më e madhe se tek amfibët, kështu ajo përmban mjaft lëndë
ushqimore. Gjithashtu te veza u formua një lëvozhgë e fortë. Këto veçori të vezës u dhanë
mundësi zvarranikëve të zhvilloheshin në tokë.
Më pas mësuesi kalon në studimin e pamjes së jashtme dhe të ndërtimit të brendshëm
të zvarranikëve.
Kur studiohet pamja e jashtme, vëmendja e nxënësve përqendrohet në formën e trupit,
në lëkurën me luspa brinore, në pozicionin anësor të këmbëve, që ka rëndësi sidomos në
mbrojtjen e ekuilibrit të kafshës, si dhe në rolin e bishtit, gjatë lëvizjeve të shpejta.
Gjatë studimit të organeve të brendshme, mësuesi ndalet sidomos në ato organe, të
cilat kanë pësuar ndryshime. Kështu p.sh. duhet të vihet në dukje zhvillimi i mushkërive që
ka ardhur si rezultat i shfaqjes së lëkurës së thatë. Në këtë mënyrë u përballuan më mirë
nevojat e trupit të hardhucës për oksigjen.
Zemra, gjithashtu, pëson ndryshime, në barkushen e saj të vetme shfaqet një perde jo e
plotë; në sistemin nervor zhvillohet, sidomos truri i përparmë dhe truri i vogël.
Edhe shumimi i zvarranikëve qëndron në një shkallë më të lartë në krahasim me peshqit dhe
amfibët, pasi këta të fundit shumohen në ujë, ndërsa zvarranikët në tokë. Kjo realizohet pasi
veza, siç thamë është e madhe, e mbrojtur me lëvozhgë dhe përmban shumë lëndë ushqimore.
Të gjitha këto tipare i bëjnë zvarranikët që t’i përshtaten më mirë kushteve të mjedisit.

Klasa e shpendëve
Studimi i shpendëve ndihmon mjaft në kuptimin e drejtë të zhvillimit të botës shtazore, pasi
te shpendët shfaqen disa veçori të cilat vënë në dukje zhvillimin më të lartë të trupit të tyre.
Në studimin e klasës së zvarranikëve pamë se shpendët e kishin origjinën nga këto kafshë,
prandaj gjatë studimit të pëllumbit, mësuesi duhet të vërë në pah tiparet e përbashkëta të
këtyre dy grupeve.
Në radhë të parë ngjashmëria duket gjatë zhvillimit embrional.
Veza e shpendëve ngjan shumë me atë të zvarranikëve, gjithashtu gjatë zhvillimit
embrional duken të çarat velëzore. Pra, gjatë zhvillimit embrional të pëllumbit përsëriten në
mënyrë të shkurtër dhe të shpejtë tiparet e paraardhësve të tij.
Skeleti i pëllumbit ka të njëjtin plan ndërtimi dhe ngjashmëri në pjesë të veçanta me
skeletin e bretkosës dhe të hardhucës.
Në pjesën e zhveshur të këmbës së pëllumbit duken luspat, në gojë duket sqepi, të cilat së
bashku me puplat kanë shumë ngjashmëri me zhvillimin e luspave brinore të zvarranikëve.
Të dy grupet, si shpendët, ashtu edhe gjitarët, lëkurën e kanë pa gjëndra.
Por, krahas këtyre, vëmendja e nxënësve duhet të përqendrohet edhe në ato veçori të trupit
të pëllumbit që flasin për një zhvillim dhe përshtatshmëri më të lartë ndaj kushteve të mjedisit.
Forma e trupit, eshtrat e mbushura me ajër, skeleti i kokës më i vogël, formimi i sqepit
në vend të dhëmbëve, brinjët e zhvilluara dhe karena, janë veçori që i bëjnë shpendët t’i
përshtaten jetesës në ajër.
Kur mësuesi shpjegon organet e brendshme duhet të përqendrohet sidomos në këto çështje:
• Në organet e tretjes vihet re mungesa e dhëmbëve, shfaqja e gushës, ndarja e
stomakut në dy pjesë dhe zorra relativisht jo e gjatë.

112
• Në organet e frymëmarrjes shpendët shfaqin disa veçori që nuk i kanë kurrizorët e

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


tjerë. Te këto organe zhvillohet organi i zërit si dhe trastat ajrore. Të dyja këto organe
janë zhvilluar për shkak të jetës në ajër dhe kanë rëndësi të madhe për evolucionin
dhe jetën e shpendëve.
• Në organet e qarkullimit të gjakut zemra është e ndarë në katër dhomëza, gjë që nuk
lejon përzierjen e gjakut të papastër me atë të pastër.
• Sistemi nervor dhe organet e shqisave janë mjaft të zhvilluara te shpendët; zhvillim
më të madh marrin sidomos truri i përparmë dhe truri i vogël. Për këtë arsye, shpendët
janë të afta për kryerjen e disa veprimeve të ndërlikuara, siç është kujdesi për
pasardhësit, qëndrimi mbi vezë, shtegtimi etj. Por, në këtë rast mësuesi duhet t’u vërë
në dukje nxënësve se sado të ndërlikuara që janë veprimet e shpendëve ato bazohen
kryesisht në reflekset e lindura dhe në instinktet e tyre.
• Për shkak të fluturimit, te shpendët është zhvilluar shumë shqisa e të parit, që është
shumë e rëndësishme për orientimin e tyre në hapësirë. Shqisa e të nuhaturit nuk ka
rëndësi të madhe, për këtë arsye ky organ është pak i zhvilluar.

Klasa e gjitarëve
Kafshët që bëjnë pjesë në klasën e gjitarëve kanë një organizim të trupit mjaft të ndërlikuar.
Kjo u siguroi këtyre kafshëve një shumëllojshmëri dhe përhapje mjaft të madhe, duke i dhënë
shkas lindjes së rendeve të ndryshme që nga gjitarët e thjeshtë që pjellin vezë, e deri te rendi
i majmunëve, ku bën pjesë edhe vetë njeriu, që është qenia më e lartë.
Gjitarët e kanë origjinën nga zvarranikët e lashtë. Në një kohë shumë të largët, kur klima
u ftoh dhe zvarranikët nuk iu përshtatën dot kushteve të reja, lindën shpendët dhe gjitarët,
kafshë këto me temperaturë të qëndrueshme.
Origjina e gjitarëve nga zvarranikët duket si gjatë zhvillimit embrional të tyre, ashtu edhe
në kafshën e rritur.
Velëzat, korda, bishti dhe shumimi me anë të vezëve te disa gjitarë të thjeshtë, vërtetojnë
këtë origjinë. Gjithashtu qimet e gjitarëve, që janë të ngjashme për nga origjina me luspat e
zvarranikëve, si dhe disa veçori të organeve të brendshme, na kujtojnë përsëri zvarranikët.
Por, mësuesi, gjatë shpjegimit të tipareve të gjitarëve, duhet të ndalet, sidomos, në ato
veçori që kanë vënë në dukje epërsinë e këtyre kafshëve ndaj zvarranikëve. Në këtë drejtim
meritojnë vëmendje zhvillimi i vezës në brendësi të organeve femërore, zhvillimi i placentës
dhe të ushqyerit e të vegjëlve me qumësht. Të gjitha këto flasin për një zhvillim më të madh
të embrionit. Gjithashtu vlen të theksohet se këmbët e vendosura në pjesën e poshtme
të trungut, ndihmojnë trupin të ngrihet lart tokës. Sistemi nervor mjaft i zhvilluar, sidomos
korja e hemisferave trunore, dhe organet e shqisave (të nuhaturit dhe të dëgjuarit), bëjnë
që këto kafshë të kenë një sjellje mjaft të ndërlikuar dhe të formohen më lehtë reflekset e
pakushtëzuara dhe ato të kushtëzuarat.
Për evolucionin e gjitarëve dhe krijimin e grupeve të reja të rëndësishme janë tregues
edhe ndryshimet që pësuan dhëmbët, ndarja e tyre në dhëmbë prerës, qezër (e qenit) dhe
dhëmballë.
Këto janë disa veçori që nxënësit duhet të përvetësojnë duke mësuar klasën e
gjitarëve.

113
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Pjesa 3. Edukim shëndetësor


EDUKIMI MBI HIV / SIDË-N
Hyrje
Nevoja për edukimin e të rinjve mbi SIDË-n po fiton një miratim të përgjithshëm që vjen
duke u shtuar. Studimet tregojnë se edukimi mbi seksin dhe SIDË-n ka aftësinë të sjellë si
rezultat vonimin e fillimit të marrëdhënieve seksuale e njëherazi edhe përdorimin e praktikave
më të sigurta seksuale tek ata nxënës, që tashmë kanë filluar marrëdhënie të tilla. Ky material
është hartuar për t’u ardhur në ndihmë mësuesve për të hartuar programe edukative mbi
HIV-in, SIDË-n dhe SST (sëmundjet seksualisht të transmetueshme), që përfshijnë nxënësit
e moshës nga 12 deri në 16 vjeç. Materiali që paraqitet mbështetet në metodat e aktivizimit
të nxënësve, metoda që praktika i ka vërtetuar si veçanërisht të efektshme për edukimin e
nxënësve me aftësitë e duhura të sjelljes.

Konteksti i përshtatshëm për edukimin mbi HIV/ SIDA dhe SST


Idetë dhe veprimtaritë që paraqiten në këtë material përqendrohen veçanërisht në
veprimtaritë që lidhen me SIDË-n. Mirëpo SIDA nuk mund të shihet e shkëputur nga një
gamë e gjerë problemesh, siç janë: alkooli dhe drogat e tjera, prostitucioni i moshave të
vogla, shtatzënitë në moshat e adoleshencës, kushtet e një jetese në varfëri, dhuna dhe
papunësia. Në të vërtetë shumë nga aftësitë dhe qëndrimet që u duhen të rinjve për të
parandaluar infektimin nga SIDA dhe SST janë në vetvete aftësi jetike, pasi ato janë të
domosdoshme për të përballuar me efektivitet një sërë problemesh të tjera, me të cilat ata
do të ndeshen gjatë rritjes.
Në veçanti programi edukativ që trajton SST, HIV-in dhe SIDË-n shtron si kërkesë, që
nxënësit të kenë një kuptim të qartë për zhvillimin e tyre fizik, seksual dhe emocional gjatë
adoleshencës, në mënyrë që të jenë të aftë të fitojnë edhe një kuptim të qartë për aspektin
seksual te vetja e tyre dhe te të tjerët. Është e rëndësishme të mos harrojmë se rruga
kryesore e tejçimit të HIV/SIDA janë marrëdhëniet seksuale, ku rreziku i infektimit bëhet
edhe më i madh nga prania e SST. Nxënësit duhet të marrin njohuritë kryesore lidhur me
menstruacionet, marrëdhëniet seksuale, mbetjen shtatzënë dhe kontracepsionin (shmangien
e shtatzënisë).
Dhënia e mësimeve të edukimit mbi HIV/SIDA dhe SST bëhet shumë më dobiprurëse kur
ky edukim shihet si komponent i edukatës shëndetësore, i edukatës seksuale, i lëndës së
biologjisë apo dhe i lëndës së sociologjisë.

Tipi i programit për edukimin mbi HIV/SIDA dhe SST


Shumë programe që trajtojnë parandalimin e SIDË-s dhe SST përqendrohen vetëm në
të dhënat biomjekësore, në ato që kanë të bëjnë me virusin që shkakton SIDË-n, sistemin
imunitar, shenjat dhe simptomat e SIDË-s dhe me trajtimin mjekësor përkatës. Tashmë dihet
mirë se nuk është e mjaftueshme që vetëm t’i bindim të rinjtë që të edukohen me sjellje
pozitive, të shëndetshme, për të parandaluar infektimin nga HIV/SIDA dhe SST. Ata kanë
nevojë si për t’i motivuar veprimet e tyre, ashtu edhe për të qenë në gjendje që njohuritë e
fituara t’i kthejnë në praktikë.
Infeksioni nga HIV-i dhe nga sëmundjet SST ndodh në rrethana të veçanta, të mbarsura
me rrezik: kur një vajze i imponohet kryerja e aktit seksual nga miku i saj ose nga një
mashkull më i madh në moshë, kur një shiringë që përmban drogë i jepet një shoku etj.
Në këto rrethana, për të ruajtur shëndetin e tyre, të rinjtë duhet patjetër të dinë dhe të kenë
zotësinë…të thonë “jo”, të dinë se çfarë alternativash të propozojnë si dhe të vlerësojnë

114
rreziqet e mundshme. Në qoftë se nxënësit gjatë mësimit do të mësojnë vetëm të dhënat

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


mbi sistemin imunitar, ata do të jenë të papërgatitur për të përballuar situatat reale me të
cilat mund të ndeshen. Mos të harrojmë se qëllimi i edukimit për SIDË-n dhe SST është që
nxënësit të fitojnë sjellje të cilat parandalojnë tejçimin e HIV/ SIDË-s dhe SST, dhe jo thjesht
dhënia e sa më shumë njohurive rreth kësaj sëmundjeje.
Prandaj programi që ne zhvillojmë synon shtimin e njohurive, zhvillimin e aftësive, nxitjen
e qëndrimeve pozitive dhe të përgjegjshme të nxënësve.

Njohuritë
Informacioni i dobishëm për t’i ndihmuar nxënësit që të vendosin se cilat sjellje janë të
përgjegjshme dhe në dobi të shëndetit janë:
• Zhvillimi fizik dhe seksual i adoleshentëve.
• Dallimi midis HIV-it dhe SIDË-s.
• Rrugët në të cilat tejçohen HIV dhe SST.
• Rrugët në të cilat nuk tejçohen HIV dhe SST.
• Mjetet e mbrojtjes nga HIV / SST.
• Si të sillemi me një njeri të sëmurë me SIDA.

Zhvillimi i aftësive
Aftësitë që lidhen me sjelljet mbrojtëse ndaj HIV/ AIDS dhe SST janë:
• Marrja e vendimit.
• Vendosmëria për t’i bërë ballë trysnive të bashkëmoshatarëve për të përdorur drogë
ose për të kryer marrëdhënie seksuale.
• Aftësitë komunikuese që mundësojnë një siguri më të madhe në marrëdhëniet
seksuale.
• Aftësitë praktike për përdorimin me efektivitet të prezervativëve.

Këto aftësi fitohen nëpërmjet mësimeve ushtrimore simulative ose nëpërmjet luajtjes së
roleve të ndryshme (inskenimeve) të situatave të cilat, në jetën reale, do t’i kërcënonin të
rinjtë me rrezikun e infektimit nga HIV/ SIDA dhe SST.

Qëndrimet
Qëndrimet rrjedhin nga bindjet, ndjenjat dhe nga vlerësimet. Edukimi mbi HIV/ SIDË-n
dhe SST duhet të nxitë:
• Qëndrimet pozitive kundrejt vonimit (shtyrjes) të kryerjes së marrëdhënieve
seksuale.
• Përgjegjshmërinë vetjake për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
• Përdorimin e prezervativëve.
• Kapërcimin e paragjykimeve të ndryshme.
• Qëndrimet kundër marrëdhënieve seksuale me partnerë të shumtë apo marrëdhënie
seksuale të dhunshme dhe jo normale.
• Ndjenjën jo vetëm për të mos u kthyer krahët njerëzve seropozitivë (të infektuar nga
HIV-i) ose të sëmurë nga AIDS, por përkundrazi, për t’u treguar të durueshëm dhe
dashamirës me ata.

Mbështetjet nxitëse
Edhe një njeri i mirinformuar dhe me aftësi ka nevojë si për të ndërmarrë veprime
të parrezikshme, ashtu edhe për t’ju përmbajtur kësaj praktike. Një kuptim realist nga
ana e nxënësit për rrezikun të cilit ai i ekspozon vetvetes si dhe dobitë e përdorimit të
shprehive parandaluese janë të lidhura ngushtë me nxitjen. Përforcimi dhe mbështetja që

115
bashkëmoshatarët u japin shokëve të tyre në praktikimin e veprimtarive të dobishme për
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

shëndetin ka rëndësi vendimtare, për arsye se normat që vendosin ata ndërmjet tyre janë
nxitëse të fuqishme për sjelljet e të rinjve. Për shkak se bashkëmoshatarët e njohin më
mirë mënyrën e të folurit dhe kulturën e njëri–tjetrit, programet që i kushtojnë vëmendje
udhëheqësve të bashkëmoshatarëve janë mjaft të frytshme. Por objektivat e programit
mund të motivohen dhe të përforcohen edhe nga prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes,
ndaj edhe këta duhen inkurajuar për të luajtur rolin e tyre në edukimin seksual të fëmijës.
Duke patur parsysh se çelësi i parandalimit të HIV/ SIDË- s dhe SST janë sjelljet
(shprehitë) e përgjegjshme, objektivat që do të parashtrojmë më poshtë konsiderohen si
kërkesa minimale për cilindo program që ka të bëjë me to.

Objektivat:
Në fund të realizimit të programit nxënësit do të kenë fituar këto aftësi:
1) Të bëjnë dallimin midis HIV/ SIDË-s dhe SST.
2) Të përcaktojnë se me cilat rrugë mund të tejçohet HIV/ SIDA dhe SST.
3) Të përcaktojnë se me cilat rrugë nuk mund të tejçohet HIV/ SIDA dhe SST.
4) Të renditin metodat e parandalimit të HIV/ SIDË-s dhe SST në bazë të efektshmërisë
së tyre.
5) Të përvetësojnë arsyet pse duhen vonuar në kohë marrëdhëniet seksuale.
6) T’u përgjigjen në mënyrë të prerë trysnive për marrëdhënie seksuale.
7) Të diskutojnë rreth arsyeve dhe metodave se pse dhe si duhen vonuar në kohë
marrëdhëniet seksuale.
8) Të diskutojnë rreth arsyeve dhe metodave se pse dhe si duhen kryer marrëdhëniet seksuale
me mjete mbrojtëse në rastet kur nuk janë në gjendje të shmangin kryerjen e tyre.
9) T’u përgjigjen në mënyrë të prerë trysnive për të kryer marrëdhënie seksuale pa
mjete mbrojtëse.
10) Të përcaktojnë se në ç’mënyrë mund të shprehin dashamirësi dhe solidaritet ndaj
njerëzve seropozitivë ose të sëmurë me SIDË.

Njësitë e programit
Programi që paraqitet në këtë material përbëhet nga katër njësi, ku për secilën propozohen
një numër veprimtarish për t’u zhvilluar brenda klasës (që shoqërohen me udhëzues për
mësuesit për secilën prej tyre). Njësitë janë hartuar në përshtatje me nivele të ndryshme
njohurish, qëndrimesh, aftësish dhe stadesh të zhvillimit të nxitjeve.

B Njësia 1 – Njohuritë bazë mbi HIV/ SIDË-n dhe SST


Në këtë njësi theksi vihet më shumë mbi: ç’janë HIV/ SIDA dhe SST, tejçimi i tyre, mbrojtja
prej tyre. Në këtë njësi trajtohen objektivat 1– 4.

B Njësia 2 – Sjelljet e përgjegjshme: vonimi i marrëdhënieve seksuale


Nxënësit, veçanërisht në moshat e hershme duhet të nxiten të mos kryejnë marrëdhënie
seksuale. Shtyrja e tyre për deri në një moshë më të rritur zakonisht jep si përfundim marrjen
e vendimeve më të pjekura në lidhje me kontracepsionin dhe me mjetet e tjera të mbrojtjes
seksuale. Nxënësit duhet t’i kenë të qarta arsyet pse duhet t’i vonojnë marrëdhëniet
seksuale, si dhe të mësojnë sesi t’i bëjnë ballë trysnive për kryerjen e aktit seksual pa mjete
mbrojtëse. Aftësitë që lidhen me një mënyrë të qartë dhe të prerë komunikimi duhet të
mësohen nëpërmjet inskenimeve të situatave jetësore me të cilat mund të ndeshen të rinjtë.
Ata gjithashtu mund të mësojnë se dashuria mund të shprehet edhe me mënyra të tjera,
përveç atyre seksuale. Në këtë njësi trajtohen objektivat 5, 6, 7.

116
B Njësia 3 – Sjelljet e përgjegjshme: marrëdhëniet seksuale me mjete mbrojtëse

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Në kohën që nxënësit marrin mësimet për SIDË-n që përfshin ky program, ka mundësi
që disa prej tyre, mbase tashmë kanë hyrë në rrugën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
Të tjerët kanë nevojë të dinë se si mund të mbrojnë veten në të ardhmen, kur edhe ata do
të hyjnë në këto marrëdhënie. Përdorimi i prezervativëve në çdo kryerje të aktit seksual
është një mënyrë mjaft e efektshme për të shmangur infektimin nga HIV/ SIDË-n dhe SST.
T’u japësh nxënësve njohuri për kontracepsionin dhe prezervativët nuk do të thotë aspak se
i nxit për të kryer aktin seksual; të rinjtë i marrin të dhënat për prezervativët nëpërmjet një
larmie burimesh (nga miqtë, media, reklamat etj.), kështu që dhënia e këtyre njohurive është
e nevojshme që ata të fitojnë aftësitë e duhura për t’i përdorur prezervativët siç duhet. Në
këtë njësi mbulohen objektivat 8 dhe 9.
Njësive 2 dhe 3, të cilat trajtojnë sjelljet e përgjithshme, duhet t’u kushtohet afro 50% e
të gjithë kohës mësimore brenda klasës që mund të parashikohet për të gjithë programin
mbi HIV/SIDË-n dhe SST. Kjo kërkesë shtrohet për arsye se të dyja këto njësi shtjellojnë
kryesisht zhvillimin e aftësive dhe se ky proces kërkon më shumë kohë mësimore, se sa
mësimi i fakteve.

B Njësia 4- Kujdesi dhe mbështetja e njerëzve të sëmurë nga HIV/ SIDA


Shumë të rinj do të bien në kontakt me njerëz seropotivë dhe të sëmurë me SIDË, të cilët
ka të ngjarë të jenë edhe brenda familjeve apo dhe të lagjes së tyre. Është e nevojshme që
këtyre të rinjve t’u mësohet të jenë të durueshëm me ta, të jenë dashamirës dhe të gjejnë
mënyrat e duhura për të qenë krah tyre. Kjo njësi mbulon objektivin e10-të.
Për çdo njësi propozohet të kryhen një numër veprimtarish me nxënësit. Më poshtë po
japim sipas objektivave informacione për mësuesit dhe veprimtari për nxënësit.

Ka një sërë çështjesh lidhur me infektimin nga HIV-i dhe SIDA për të cilat nxënësit mund
të bëjnë pyetje nga më të ndryshmet. Më poshtë po japim disa nga pyetjet që zakonisht
bëhen më shpesh. Mësuesi duhet të ketë kujdes që para se të zhvillojë mësime mbi SIDË-
n duhet të përgatitet për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Përgjigjet e këtyre pyetjeve
gjenden në mësimet që trajtojnë SIDË-n, por më poshtë po japim në mënyrë të përmbledhur
disa nga pyetjet më pikante si dhe përgjigjet e tyre.

SIDA. Unë mbrohem... Po ti?


1. Çfarë është SIDA? nga SST, të rinj, të vjetër, të pasur apo të varfër, të
• SIDA është forma më e rëndë e infeksionit HIV, që, mëdhenj apo të vegjël.
duke dëmtuar sistemin imunitar të organizmit, e ekspozon 5. Përse SIDA dhe SST janë kaq të rrezikshëm
atë ndaj infeksioneve të rënda me natyrë bakteriale, virale, për jetën?
parazitare, mykotike si dhe ndaj formave të kancerit. • Sepse nuk është gjetur ende mjekimi për kurimin
2. Çfarë janë SST? e tyre. Nuk ka vaksinë për të parandaluar SIDA-n.
• SST janë sëmundje që transmetohen me rrugë SIDA të çon drejt vdekjes.
seksuale. Ato përhapen kur kryhet kontakt seksual 6. Përse duhet të bëj kujdes?
me dikë që është i infektuar. Të tilla janë: sifilizi, • Mund të prekemi nga SST nëse kemi sjellje
gonorea, klamidia, herpesi vaginal. seksuale me rrezik. Në qoftë se kemi SST mund të
3. Nga se shkaktohen SIDA dhe SST? infektojmë të tjerët.
• Ato shkaktohen nga viruse apo mikrobe. SIDA 7. Si mund ta mësoj nëse jam seropozitiv?
shkaktohet nga HIV-i, një virus i cili shkatërron • Një provë gjaku mund të tregojë nëse jemi pozitiv.
sistemin imunitar. Zakonisht simptomat nuk shfaqen për vite të tëra.
4. Kush mund të preket nga HIV/SIDA apo SST? 8. Çfarë duhet të bëj?
• Të gjithë mund të prekemi nga HIV/SIDA apo • Është e lehtë të mbrosh veten tënde nga SIDA dhe SST.

117
Thirrje për solidaritet
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Njerëzit me virusin e HIV-it e SIDA-s dhe familjet e tyre kanë nevojë për mbështetje. Le t’i
japim fund diskriminimit të personave të prekur me HIV/SIDA.

Si mund të infektohesh nga HIV-i (virusi që shkakton SIDA-n)?

1. Përmes marrëdhënieve seksuale


• SIDA është një sëmundje seksualisht e transmetueshme (SST).
• Shumë njerëz janë infektuar me HIV pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale të
pambrojtura (pa prezervativ).
• Çdokush mund të preket nga HIV nëse kryen seks të pasigurt (pa prezervativ).
2. Përmes gjakut të infektuar
• Kur shiringa është e pasterilizuar.
• Kur mjetet për shpimin e veshëve, vizatimin e tatuazheve, furçat e dhëmbëve,
makinat e rrojës janë të pasterilizuara.
3. Përmes nënës së infektuar te foshnja që lind
• Nënat e infektuara, në 1/3 e rasteve, lindin fëmijë të infektuar.
• Shumica e foshnjave të infektuara vdesin brenda pak viteve.

Si nuk transmetohet SIDA?


• HIV-i nuk merret përmes ajrit, ushqimit apo ujit, sikurse ndodh rëndom me sëmundjet e
tjera. Virusi HIV nuk mund të jetojë jashtë trupit tonë dhe ai duhet të hyjë në të, në mënyrë
të drejtpërdrejtë. Kërkimet e deritanishme rezultojnë se tri mënyrat e mësipërme janë rrugët
e vetme të infektimit.
• HIV-i nuk transmetohet nga përqafimet, dhënia e dorës, kontakti i zakonshëm i përditshëm,
përdorimi i pishinave, i banjës, fjetja në të njëjtët çarçafë, përdorimi i përbashkët i enëve të
kuzhinës, ushqimit, pickimet e mushkonjave apo të insekteve të tjera, kolla, teshtitja.

B 1. Provoni njohuritë dhe aftësitë tuaja për HIV/SIDA

Për secilën prej thënieve të mëposhtme vendosni “V” në qoftë se është e vërtetë
dhe “G” në qoftë se është e gabuar.

Njësia 1 e programit - Njohuritë bazë mbi HIV/ SIDË-n

1. Meshkujt mund t’ia transmetojnë HIV-in të tjerëve me anë të spermës. V


2. Ju mund ta merrni HIV-in duke u ulur në ndenjësen e banjës ku ka qenë i ulur një person me SIDË. G
3. Ju mund ta merrni HIV-in duke pirë nga e njëjta gotë ose nga e njëjta çezmë ku ka pirë edhe një njeri me
SIDË. G
4. HIV-i gjendet në spermë, në lëngjet vaginore dhe në gjak. V
5. Një njeri mund ta marrë HIV-in duke përdorur gjilpëra droge që i kanë përdorur të tjerët. V
6. Njerëzit seropozitivë zakonisht janë të dobët dhe me pamje të sëmurë. G
7. Po u infektove nga HIV-i, je infektuar për jetë. V
8. Disa njerëz janë infektuar nga HIV-i duke u larë në të njënjtin vend ku është larë dhe një i prekur nga
SIDA. G
9. Ju mund ta merrni HIV-in nga pickimi i një mushkonje. G
10. Një njeri i sëmurë nga SIDA mund ta përhapë virusin edhe duke kollitur ose pështyrë. G
11. Gratë mund t’ua ngjisin HIV-in të tjerëve me anë të lëngjeve vaginore. V
12. Nuk ka asnjë mënyrë për të zbuluar nëse jeni apo nuk jeni i infektuar nga HIV-i. G
13. Ju mund të infektoheni nga HIV-i duke kryer marrëdhënie seksuale me një njeri që ka përdorur të njëjtën
gjilpërë droge që ka përdorur edhe një tjetër. V
14. Seropozitivët jo doemos kanë pamjen e njeriut të sëmurë. V

118
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
15. Ju mund të shëroheni nga SIDA në qoftë se i merrni rregullisht ilaçet që ju ka dhënë mjeku. G
16. Duke bërë tatuazhe, shpim veshi ose hunde, ju nuk mund të infektoheni nga HIV-i duke përdorur
gjilpëra të përdorura nga të tjerët. G
17. Njerëzit me SIDA vdesin nga sëmundje serioze. V
18. Gratë preken me vështirësi nga SIDA. G
19. HIV-i mund të kalojë nga nëna te fëmija i palindur ose te fëmija i porsalindur. V
20. HIV-i mund të ngjitet edhe duke veshur rrobat e një njeriu me AIDS. G
21. Kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë menstruacioneve e shton rrezikun e marrjes së HIV-it. V
22. Ju mund ta merrni HIV-in duke u prerë ndërsa ruheni me briskun e përdorur nga një seropozitiv. V
23. Koha, që kur njeriu e merr HIV-in deri sa sëmuret nga SIDA, mund të jetë më e pakta 6 muaj dhe më e
shumta 10 vjet e më shumë. V
24. Një njeri me AIDS zakonisht vdes pas 6 muajve deri në 2 vjet. V
25. Një njeri është i aftë të infektojë të tjerët vetëm kur është i sëmurë me SIDË. G
26. Tashmë ekziston një vaksinë, e cila është e aftë t’i mbrojë njerëzit nga infeksioni i HIV-it. G
27. Në qoftë se një njeri është i sëmurë nga SST, rreziqet e tij për t’u prekur nga HIV-i janë më të mëdha. V
28. SIDA shkaktohet nga HIV-i. V
29. Janë njoftuar raste kur HIV-i është përhapur edhe nga të puthurat. G
30. Gjatë veprimtarive të përditshme HIV-i nuk mund të përhapet nga një njeri te tjetri. V
31. Ka prova të sigurta sipas të cilave disa insekte mund të përhapin HIV-in. G
32. HIV-i mund të ngjitet nga kontakte të tilla, si: përqafimet, puthjet, shtrëngimet e duarve. G
33. Një njeri mund ta përhapë HIV-in edhe kur ai nuk ka asnjë shenjë ose simptomë të SIDË-s. V
34. Sa më shumë partnerë të ketë një njeri, aq më të shumta janë mundësitë e infektimit të tij nga HIV-i. V
35. Çdo seropozitiv, pavarësisht nëse i ka apo jo simptomat e SIDË-s, mund t’ua ngjitë HIV-in të tjerëve. V
36. Një njeri mund ta mbajë HIV-in në trupin e tij për vite pa u sëmurur nga SIDA. V
37. Njeriu mund të dallohet nga pamja e jashtme nëse është apo jo sepozitiv. G
38. Një test negativ për praninë e HIV-it do të thotë se në gjak nuk ka antitrupa. V
39. Ju mund ta merrni HIV-in nga ndenjëset e banjove. G
40. Ata që janë të martuar nuk mund të preken nga HIV-i. G

B 2. Sjellje të përgjegjshme. Vonimi i marrëdhënieve seksuale

1. Vonimi i marrëdhënieve seksuale dhe mospërdorimi i gjilpërave të drogës janë V


mënyra shumë të mira që adoleshentët të shmangin marrjen e HIV-it.
2. Një mënyrë për të mos u infektuar nga HIV-i është shmangia e kontaktit seksual. V
3. Nuk ka asnjë mënyrë, nga e cila njeriu mund të ruhet nga infektimi i HIV/ SIDË-s. G
4. Moskryerja e marrëdhënieve seksuale është rruga më e efektshme për të shmangur V
infektimin nga HIV-i.
5. Njerëzit e vendosur i arrijnë qëllimet e tyre duke iu imponuar të tjerëve. V
6. Një njeri pasiv zakonisht u dorëzohet të tjerëve. V
7. Në qoftë se një njeri përpiqet të të bindë të bësh diçka që ti nuk do që ta bësh, ti V
ose duhet të kundërshtosh, ose të bisedosh për zgjidhje më të sigurta, ose ta vonosh
marrjen e vendimit.
8. Në qoftë se qëndron gjithmonë me një partner, ti nuk infektohesh nga HIV-i. G

B Njësia 3- Sjellje të përgjegjshme: marrëdhëniet seksuale me mjete mbrojtëse


1. Ju nuk mund të infektoheni nga HIV-i në qoftë se kryeni marrëdhënie seksuale një G
herë apo dy herë pa prezervativë.
2. Prezervativët sigurojnë mbrojtje të plotë nga HIV-i. G
3. Prezervativët që përdoren si duhet dhe sa herë që kryhet kontakti seksual sigurojnë V
mbrojte nga HIV-i, AIDS-i dhe shmangin shtatzëninë.
4. Një prezervativ mund të ripërdoret përsëri dhe të jetë i sigurt. G
5. Ka rëndësi që prezervativët të ruhen në një vend të ngrohtë dhe me lagështi. G

119
B
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Njësia 4- Kujdesi dhe mbështetja e njerëzve të sëmurë nga HIV/ SIDA

1. Njeriu mund ta marrë HIV-in duke ngrënë ushqime nga një seropozitiv. G
2. Një njeri i sëmurë nga AIDS, i cili djersin, vjell apo ka diarre, ka nevojë për lëngje suplementare. V
3. Njerëzit me AIDS duhet të rrinë gjatë gjithë kohës në spital, jo në shtëpi. G
4. Njerëzit me AIDS duhen inkurajuar të bëjnë gjithçka që munden për veten e tyre. V
5. Nuk janë vërtetuar raste të infektimit nga HIV-i kur një njeri ka jetuar bashkë me një seropozitiv V
ose me AIDS.
6. Kur një seropozitiv nuk lejohet të vazhdojë shkollën, kemi të bëjmë me një rast diskriminimi. V

Model mësimi: Sida - Sëmundje seksualisht e transmetueshme


Tema: SIDA-Sëmundje seksualisht e transmetueshme.
Koha: 45min.
Objektivat : Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:
• të njohin kuptimin e termave HIV dhe SIDA;
• të përshkruajnë si merret dhe nuk merret virusi HIV;
• të listojnë pasojat që sjell për organizmin SIDA;
• të vlerësojnë domosdoshmërinë e marrjes së informacionit

Fjalë kyç: SIDA, Seropozitiv, Virusi HIV


Mjetet: teksti mësimor, fletë pune të përgatitura për të gjithë nxënësit ose për sasinë
e grupeve të formuara. Tabela, CD, fletë të mëdha letre etj.

Zhvillimi i mësimit

B Hapi i parë
Pyeten nxënësit se çfarë informacioni kanë rreth SIDA-s dhe virusit HIV
Kërkohet më tepër informacion duke bërë pyetjet e mëposhtme
• Çfarë kuptimi kanë termat HIV dhe SIDA?
• Si transmetohet virusi?
• Si mund ta zbulojmë që jemi të prekur prej tij?
• A mund të parandalohet marrja e tij?
Përgjigjet e seleksionuara nga mësuesi shkruhen në dërrasën e zezë.

B Hapi i dytë
Jepen njohuritë e reja duke u mbështetur në njohuritë e nxënësve dhe duke u plotësuar
me informacion të ri, sipas katër çështjeve në të cilat është e mbështetur tema mësimore ose
mund të përdoret teknika INSERT, ku nxënësit i kërkohet që gjatë leximit të temës mësimore
të vendosë shenja +, ?, -, √, në çdo çështje që përfshihet në temën mësimore.
• Disa të dhëna mbi SIDA-n.
• Si merret HIV-i?
• Si nuk merret HIV-i ?
• Disa pyetje rreth virusit HIV.
Shenjat e mëposhtme nënkuptojnë:
(√) kontrolloni atë që po lexoni, a e dini apo mendoni se e dini.
(+ ) që një pjesë e informacionit që lexoni është i ri për ju.
(-) një ose disa nga informacionet që ju dini është i ndryshëm nga ajo që dini ose mendoni se dini.
(? ) informacioni që keni është i paqartë për ju ose ka diçka që ju duhet të dini më
shumë rreth këtij informacioni.

120
Më pas evidentojmë, se cilin informacion nxënësit e njihnin më mirë dhe cili është i ri për ta.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


B Hapi i tretë
(Një mënyrë)
I ndajmë nxënësit në dy grupe të mëdha. Pjesëmarrësit e grupit të parë u drejtojnë pyetje
rreth temës së re pjesëmarrësve të grupit tjetër, të cilët janë të detyruar t’i përgjigjen për 15
sekonda çdo pyetjeje të bërë. Ai që pyet mund dhe ta rrëzojë përgjigjen deri sa të marrë
përgjigjen, që i duket e saktë. Në fund mësuesi diskuton rastet, ku ka më shumë se një
përgjigje dhe duhet të formulojë një përgjigje të përbashkët.

(Mënyra e dytë)
I njohim nxënësit me pesë fazat e ndërgjegjësimit për shmangien e marrjes së sëmundjes.
• Shmangia.
• Kërkesat për të jetuar në një mjedis pa rreziqe.
• Kuptimi se SIDA është një realitet.
• Interes për t’u informuar.
• Interes dhe ndjenjë ndaj të tjerëve.

B Hapi i katërt
Rishikimi i përvetësimit të njohurive të marra, sipas testimit të librit ose sipas një flete
vlerësimi, që mësuesi mund ta përgatisë standard për shumë tema mësimore.
Bën vlerësimin e nxënësve.
Fletë pune vlerësimi standard nr. __
Tema: ____________________________________
Klasa: ____________________________________
Emri: ____________________________________

• Cila ishte tema për të cilën diskutuam?


• Cilat objektiva realizuam në këtë orë mësimore?
• Çfarë mësuat nga kjo temë mësimore?
• Si do të mund ta praktikoni, atë çfarë mësuat në jetën tuaj të përditshme?
• Cilat nga metodat që përdorëm ju pëlqyen më shumë dhe ju bënë të ndiheni i
përfshirë në orën e mësimit?

Çështje për diskutim


Mësuesit mund t’i ndihmojnë shumë nxënësit në formimin pozitiv për veten.
Një nga mënyrat dhe mundësitë më të mundshme për marrjen e HIV-it në këtë moshë të
nxënësve është nëpërmjet drogës intravenoze.
Si mund të diskutojmë me një njeri që ka frikë nga kontakti me një të sëmurë me SIDA që
jeton në të njëjtën banesë, klasë apo lagje.
Për këtë mund të shfrytëzojmë dhe orët edukative apo ato me zgjedhje.

Model mësimi: Sida - Faji i askujt, problemi i gjithkujt


Tema: SIDA - Faji i askujt, problemi i gjithkujt
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jenë të aftë:
• të shprehin mendimet e veta për temën e mësimit
“SIDA - faji i askujt, problemi i gjithkujt”;
• të identifikojnë elementet e domosdoshme për përmirësimin
e jetës së njerëzve të prekur nga SIDA;

121
• të radhisin praktikat që zbusin problemet ekonomike dhe sociale
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

të të prekurve;
• të kuptojnë thelbin e diskriminimit dhe të pasojave që mbart ky
diskriminim për të sëmurin me SIDA;
• të shfaqin mbështetjen ndaj njerëzve që diskriminohen dhe t’i
shohin gjërat në një perspektivë të re.

Fjalë kyç: diskriminim, mbështetje, i sëmurë me SIDA, shprehi qytetare.


Mjetet: tabak i madh letre, lapsa me ngjyra, dërrasë e zezë dhe shkumës.

Zhvillimi i mësimit

B Hapi i parë (10’)


Pjesëmarrësve u kërkohet të japin ide rreth qëndrimeve ndaj të sëmurëve me SIDA
nëpërmjet metodës brainstorming.

SIDA

Shkruhen idetë në tabelë ose në tabakun e letrës për të krijuar ide mbi informacionin që
kanë nxënësit mbi SIDËN.
Pjesëmarrësit testohen nëpërmjet disa pyetjeve të përgatitura më parë për lirshmërinë e
komunikimit për:
1. problemet seksuale me nxënësit dhe kolegët;
2. sjelljet e tyre me nxënës ose kolegë, të cilët janë të prekur nga virusi HIV dhe të
sëmurë me SIDA.

B Hapi i dytë (15’)


Pjesëmarrësve të ndarë në 5 grupe u jepet nga një fishë me një nga pyetjet më poshtë:

1. Jepni shembuj diskriminimi ndaj të prekurve nga HIV/SIDA.


2. Cilat janë katër mënyrat për t’i shprehur dhembshuri një njeriu të prekur nga
SIDA?
3. Ç’mund të bëjë një njeri për t’i dhënë përkrahje një njeriu me SIDA, që ka
probleme me shëndetin?
4. Jepni tri mënyra se si të ruani veten kur jeni duke u kujdesur për një njeri të
sëmurë me SIDA.
5. Përmendni disa mënyra sesi mund t’i japësh mbështetje morale e materiale një
njeriu të sëmurë nga SIDA.
U kërkohet nxënësve të zgjedhin një përfaqësues grupi dhe përgjigjet e tyre t’i shkruajnë
në dërrasën e zezë.

B Hapi i tretë (10’)


Përfaqësuesit e grupit lexojnë me radhë përgjigjet e tyre.
Lejohen sugjerime apo shtesa nga pjesëmarrësit e grupeve të tjera.

B Hapi katërt (10’)


Bëjmë një përmbledhje për të gjitha etapat mësimore që ndoqëm për këtë temë mësimore
dhe nxjerrim përfundime.
U sugjerojmë nxënësve që të bëjnë projekte për ndërgjegjshmin e shoqërisë, familjarëve

122
si dhe të komunitetit ku ata jetojnë, për pasojat që sjell mungesa e informimit dhe kujdesi që

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


duhet treguar për veten dhe bartësit e virusit HIV e të sëmurët me SIDA.

Duke u nisur nga rezultatet e zhvillimit të kësaj ore mësimore të veçantë, arrijmë në
përfundimin mbi domosdoshmërinë e përdorimit të teknikave të ndryshme mësimore, në
të cilën ndërthuren një sërë faktorësh: fizik, psikologjik, pedagogjik dhe social. Në këto orë
mësimore të këtij karakteri është e rëndësishme të harmonizohen: njohuritë, teknikat dhe
qëndrimet.

Veprimtari - Klasifikimi i sjelljeve që rrezikojnë për HIV-in

Tema: Klasifikimi i sjelljeve që rrezikojnë për HIV-in


Materialet: Materiali ndihmës për mësuesin “Përgjigje për renditjen e
sjelljeve që rrezikojnë për HIV”, tabakë letre ose tabela e zezë
dhe shkumës, ngjitës, pjesë letre.
Koha: 30 minuta.
Qëllimi: Të identifikohen sjelljet seksuale që transmetojnë HIV-in dhe ato
që nuk e transmetojnë atë.

Plani i veprimtarisë:

• Përgatisni katër tabela ku të shkruhet “Rrezik i sigurt”, “Ndoshta rrezik”, “Ndoshta


s’ka rrezik” dhe “Nuk ka fare rrezik”. Vendosini tabelat në mur radhazi.
• Kopjoni në rripa letre të 17 sjelljet e materialit ndihmës për mësuesin, për t’i përdorur
në hapin 2.
• Duhet të dini se kur “puthjet” të futen në kategorinë “Ndoshta s’ka rrezik”, mund të
dalin pyetje. Përgatituni t’u jepni përgjigje shqetësimeve të nxënësve, duke shpjeguar
se puthjet, të cilat realizohen thellë në gojë, e cila ka gjak, si rezultat i mishrave të
dhëmbëve të sëmura apo të plagëve ose çarjeve, nuk janë të sigurta. Shpjegoni se
asnjë rast i HIV-it nuk është zbuluar si pasojë e puthjeve, por shkencëtarët nuk thonë
se është krejtësisht e pamundur.
• Duhet ditur se prezervativët prej lateksi ndihmojnë në parandalimin dhe përhapjen
e infeksionit HIV. Kërkuesit shkencorë kanë studiuar çifte ku njëri nga partnerët
ishte i infektuar dhe tjetri jo. Çiftet përdornin, vazhdimisht dhe në mënyrë korrekte,
prezervativë me spermicide dhe partneri i shëndoshë nuk u infektua me HIV.

Hapat:

1. Shpjegoni se kjo veprimtari do të identifikojë se cilat sjellje rrezikojnë për HIV dhe
cilat jo. Për të testuar njohuritë mbi sjellje të rrezikshme, ata do t’i rendisin sjelljet sipas
shkallës së rrezikshmërisë, nga “Rrezik i sigurt” në “Nuk ka fare rrezik”. Tregojuni
tabelat në mur.
2. Formoni grupe me dy nxënës dhe nëqoftëse keni më shumë se 34 nxënës formoni
grupe me nga tre nxënës. Shpërndajuni nxënësve rripat e letrës.
3. U thoni nxënësve të diskutojnë për atë që është shkruar në letër dhe më pas njëri
nga nxënësit e çdo grupi të afrohet pranë tabelave, me radhë. Pasi ta lexojnë atë që
është shkruar në letrën e tyre me zë, duhet ta ngjisin atë nën një nga kategoritë.
4. Pasi të jenë ngjitur të gjitha pjesët e letrës, pyesni nxënësin pse e zgjodhi atë
kategori. Pyesni nxënësit nëse janë dakord. Duke përdorur materialin ndihmës për

123
mësuesin, korrigjoni ndonjë informacion të gabuar dhe sigurohuni që pjesët e letrës të
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

vendosen në kategorinë e duhur.


5. Rikujtojini nxënësve se sjelljet që rrezikojnë më shumë infeksionin HIV janë
kryerja e marrëdhënieve seksuale pa përdorur prezervativë si dhe bashkëpërdorimi i
gjilpërave.
6. Përfundoni veprimtarinë me çështjet për diskutim.

Çështje për diskutim:

1. Si ndiheni kur shikoni tabelat? A ju shqetëson fakti se disa sjellje përbëjnë rrezik të
sigurt ose janë ndoshta të rrezikshme?
2. Mësuat ndonjë informacion të ri? Cili ishte ai? Keni pyetje për ndonjë sjellje që ne
nuk e trajtuam sot?
3. Po t’ia shpjegonit këtë informacion një shoku/shoqeje, çfarë do t’i thoni si fillim?

Material ndihmës për mësuesin


Përgjigje për klasifikimin e sjelljeve që rrezikojnë për HIV

Sjellja Rrezik i Ndoshta Ndoshta Nuk ka fare


sigurt rrezik s‘ka rrezik rrezik
Moskryerja e marrëdhënieve seksuale.

Përdorimi i përbashkët i gjilpërave për përdorim droge. X

Bashkëpërdorimi i gjilpërave për vathë, tatuazhe etj. X

Marrëdhënie seksuale pa përdorur prezervativ. X


Puthje. X

Transfuzion gjaku. X

Dhurim gjaku. X

Përdorimi i telefonave publikë. X

Dhënia e dorës një personi me SIDA. X

Përqafimi i një personi me SIDA. X

Kollitja afër jush e një personi me SIDA. X

Të kesh në klasë një person me SIDA. X

Të lindësh nga një nënë me SIDA. X

Të pickohesh nga mushkonja. X

Bashkëpërdorimi i një furçe dhëmbësh apo brisku. X

Marrëdhënie seksuale me prezervativ. X


Larje në pishinë. X

124
Pyetje që kanë të bëjnë me situata jetësore

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


1 Miri dhe Agroni janë shokë të ngushtë, por jetojnë në qytete të ndryshme. Shpesh i bëjnë
vizita njëri-tjetrit. Në njërën nga vizitat Miri e pyet Agronin se si mund të parandalohet SIDA.
Agroni ka bërë disa mësime për SIDË-n në shkollë, po shumë pak gjëra mban mend nga
ato që ka mësuar. Megjithatë, ai i thotë shokut gjithçka që di për parandalimin. Një pjesë e
atyre që thotë nuk janë të vërteta. Thëniet e tilla shënojini me “G”(Gabim), thëniet e vërteta
shënojini me “V” (Vërtet).

a) HIV-i gjendet në disa lëngje të trupit, kryesisht në spermën e mashkullit, në


sekrecionet vaginore dhe në gjak. Prandaj mos kryej kurrë marrëdhënie seksuale
pa prezervativë dhe mos përdor gjilpëra ose mjete të tjera të mprehta që mund të
përmbajnë gjakun e një tjetri. “V” (Vërtet)
b) Hap sytë nga mushkonjat dhe nga pickimi i insekteve të tjera, se ato e përhapin HIV-in.
“G”(Gabim)
c) E vetmja mënyrë e sigurt për t’u mbrojtur është të vonosh marrëdhëniet seksuale
deri sa ta kuptosh mirë se duhet përdorur prezervativi. “V” (Vërtet)
d) Analiza e gjakut për praninë e HIV-it është e vetmja mënyrë që tregon nëse je i
infektuar prej tij apo jo. “V” (Vërtet)
f) Është fare e lehtë të dallosh se kush është i infektuar nga HIV-i dhe kush jo, kështu
që nuk ke pse të shqetësohesh të përdorësh prezervativë për të shmangur infeksionin.
“G”(Gabim)

2 Miri dhe Vera kanë vendosur të kryejnë marrëdhënie seksuale. Më parë që të dy kanë
kryer marrëdhënie seksuale pa përdorur prezervativë dhe janë të sigurt se asnjë prej
partnerëve të mëparshëm nuk ka pasur ndonjë sëmundje. Shëno me “V” thëniet që janë të
vërteta (të sakta) dhe “G” (gabuar) thënat që nuk janë të sakta.

a) Në qoftë se kryejnë marrëdhënie seksuale nuk ka asgjë të keqe, sepse HIV-i nuk
mund të ngjitet nëse njeriu nuk është me SIDA. “G”(Gabim)
b) Në qoftë se kryejnë marrëdhënie seksuale, Miri duhet të verë prezervativë në çdo
kontakt seksual. “V” (Vërtet)
c) Duhet të dinë nëse partneri i mëparshëm ka qenë seropozitiv apo jo. “V”
(Vërtet)
d) Do të ishin më të sigurt po ta shtynin kryerjen e marrëdhënieve seksuale deri sa të
bënin të dy analizat e duhura. “V” (Vërtet)

Arsyet për t’u thënë jo marrëdhënieve seksuale


Mësuesi sqaron si më poshtë:
Është mirë të mos kryeni marrëdhënie seksuale deri sa:
• Të jesh më i përgjegjshëm.
• Të jesh më i pjekur.
• Të kesh një lidhje të sigurt me një njeri.
• Të jesh i martuar.
Pse?
Ka shumë arsye të forta për të refuzuar një kërkesë për marrëdhënie seksuale, të cilat
po i rreshtojmë më poshtë:
1. Frikë nga shtatzënia
Nëse nuk kryen marrëdhënie seksuale je 100% i sigurt.

125
2. Frikë nga SST dhe HIV-i, të cilat mund të merren gjatë një raporti seksual.
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

3. Dëshirat dhe besimi i prindërve.


Ata nuk dëshirojnë që ju të kryeni marrëdhënie seksuale kaq të rinj.
4. Frikë nga dhuna.
Ekziston gjithmonë mundësia e dhunës.
5. Miqësia.
Kështu i jepni kohë vetes dhe partnerit të krijoni miqësi në fillim.
6. Ju ose partneri mund të jeni të pirë.
Alkooli ju bën të merrni vendime të pamenduara.
7. Nuk jeni gati.
Tepër të rinj ose thjesht nuk jeni gati.
8. Vetëm me njeriun e duhur
Ndjeni nevojën t’ju duan.
9. Jo para martesës.
Nuk mund t’i besoni partnerit.

Më pas zhvilloni me nxënësit një diskutim, duke iu kërkuar nxënësve:


• Zgjidhni katër nga arsyet e mësipërme për të cilat ju mendoni se të rinjtë refuzojnë më
shpesh të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Arsye dhe justifikime

Mësuesi sqaron se:


Për çdo arsye për të thënë “jo”, dikush ka gjetur një justifikim për t’ju bindur që të thoni
“po” . Ky mësim do t’i mësojë nxënësit se si mund t’u përgjigjen këtyre justifikimeve.
Si?
Lexoni secilin nga justifikimet.
Pasi të keni lexuar rubrikën “Përgjigje të mundshme për justifikimet”, zgjidhni përgjigjen
që i përshtatet më mirë secilës nga situatat e mëposhtme.

1. Frikë nga shtatzënia.


Justifikimi (J): S’mund të ngelesh shtatzënë që herën e parë.
Përgjigje (P):…………………………………………………
2. Frikë nga SST.
J. Vërtet mendon se mund të kem ndonjë sëmundje?
P:…………………………………………………………
3. Besimi i prindërve.
J: Lëri tani këto, se nuk je më fëmijë.
P:……………………………………….
4. Frikë nga dhuna.
J: Unë e di që ty të pëlqen, po thjesht ke frikë.
P:…………………………………………………
5. Miqësia.
J: Po ne jemi më tepër se shokë, unë të dua.
P:……………………………………………..
6. Alkooli
J: Hajde, ktheje një gotë se të sjell në qejf.
J:……………………………………………

126
7. Besimi fetar.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


J: Askush s’do ta marrë vesh.
P:……………...................…………………………….
8. Nuk jam gati.
J: Unë jam i eksituar. Ti duhet të bësh diçka.
P:…………………….............…………………………
9. Vetëm me njeriun e duhur.
J: S’do ta gjesh më një rast si ky.
P:………………................................………………..
10. Jo para martesës.
J: Të gjithë po e bëjnë.
P:……………………………………..............…………

Përgjigje të mundshme për justifikimet

A. Mund të marrësh sëmundje ose të mbetesh shtatzënë që herën e parë.


B. Kjo nuk është lojë. Unë nuk dua të mbetem shtatzënë apo të marr një sëmundje.
C. Ndoshta nuk jemi gati.
D. Nuk më pëlqen ta bëj tani.
E. Nuk dua të bëj seks kaq i ri, më vonë ndoshta.
F. Po ne mund të puthemi ose thjesht të përkëdhelemi.
G. Nuk është e vërtetë që të gjithë e bëjnë.
H. Nuk e di, por megjithatë nuk dua të rrezikoj.
I. Nuk më pëlqen që dikush më detyron për diçka, prandaj po iki më mirë.
J. S’e di, por do ta marr vesh.
K. E ndjej veten mjaft mirë edhe pa bërë seks.
L. Edhe unë, por preferoj të pres.
M. S’kam nevojë të pi, thjesht nuk dua të bëj seks.
N. Unë i besoj vetes dhe unë nuk e dëshiroj seksin.

A të refuzoj apo jo? Pse?

Mësuesi sqaron.
Shpesh vendimet për të kryer marrëdhënie seksuale merren pa u menduar mirë dhe
ndonjëherë edhe nën ndikimin e alkoolit, presionit, drogës, ndërkohë që ato duhen peshuar
mirë. Nëse një vendim të tillë e merrni kur jeni të qetë e aspak të ndikuar, ka shumë të ngjarë
që sjellja juaj e mëvonshme t’ju mbrojë prej SIDA-s apo shtatzënia.

Si?
Lexoni historinë e mëposhtme. Nga lista e arsyeve për të pranuar marrëdhëniet seksuale
zgjidhni ato që mund t’u përshtaten personazheve. Vlerësoni me një pikë arsyet e forta dhe
0 ato të dobëtat. Diskutoni zgjedhjen tuaj me shokët e klasës.
Nga lista e arsyeve për të thënë “jo” zgjidhni tre që janë të rëndësishme për Vinin dhe
shënoni “V” dhe tre të tjera që vlejnë për Zanën dhe shënoni “Z”.

Historia e Zanës dhe e Vinit


Vini është 17 vjeç dhe ndihmon xhaxhanë në dyqanin e tij. Prindërit e tij janë punëtorë të thjeshtë
dhe besojnë e respektojnë vlerat tradicionale.
Ata mendojnë se të rinjtë nuk duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale para martesës.

127
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Vini është tepër i turpshëm, por do t’i pëlqente ta provonte seksin, pasi disa nga shokët i kanë thënë
se është shumë i këndshëm.

Zana është 14 vjeç, por duket dhe sillet sikur të ishte e madhe.
Motra e saj mbeti shtatzënë kur ishte 15 vjeç dhe prindërit e saj u shqetësuan shumë.
Ajo s’ka shumë që e njeh Vinin e sapo ka mësuar në shkollë për AIDS-in dhe natyrisht që nuk do të marrë
HIV-in. Megjithatë ka frikë se mund të humbë të dashurin e saj, nëse nuk pranon të bëjë seks me të.

1. Arsyet për të thënë PO 2. Arsyet për të thënë JO

• T’i provojnë dashurinë e tyre njëri –tjetrit. • Frikë nga shtatzënia.


• Frikë se mos prishet lidhja e tyre. • Frikë nga SST.
• Kurioziteti për seksin. • Dëshirat dhe besimet e prindërve.
• Besimi se të gjithë bëjnë seks. • Frikë nga kanceri (në qafën e mitrës).
• Sepse e ndjejnë si diçka të drejtë. • Miqësia.
• Për të pasur sukses në shoqëri. • Ka forma të tjera për të shprehur dashurinë.
• Sepse nuk kanë frikë nga shtatzënia apo SST. • Besimi fetar.
• Sepse që të dy janë dakord dhe e ndjejnë veten mirë. • Nuk jam gati.
• Paratë dhe dhuratat. • Nuk është njeriu i duhur.
• Frikë se mos e dashura apo i dashuri të le. • Do të pres deri sa të martohem.
• Sepse partneri të bind që s’do të ketë asnjë problem.

Mësuesi pyet:
1. Sa nga arsyet për të thënë “po” i keni vlerësuar si të forta (pra, i keni shënuar me 1)?
Sa janë të dobëta? Ç’mendon klasa për zgjedhjen tuaj?
2. A ndryshojnë arsyet e Zanës për të thënë “jo” me ato të Vinit? Nëse po, pse?
3. Cilat mendoni ju, se janë arsyet më të rëndësishme për të refuzuar një raport seksual
për Zanën dhe Vinin?
4. Cilat do të ishin 2 arsye të forta që t’ju bënin të ndërprisni seksin, nëse ju tashmë kryeni
marrëdhënie seksuale.

A jam këmbëngulës

Mësuesi sqaron nxënësit se:


Ju jeni këmbëngulës nëse luftoni për të drejtat tuaja, por kujdes pa shkelur të drejtat e të
tjerëve. Nëse ju arrini këtë, ju mund:
A. Të thoni “jo” pa u ndjerë fajtor.
B. Të kundërshtoni pa u nevrikosur.
C. Të kërkoni ndihmë, kur keni nevojë.
Si rezultat, ju vetë do të ndjeheni mirë dhe do të arrini të keni një lidhje apo miqësi akoma
më të sinqertë, në qoftë se do të njihni këto tipa sjelljesh:

Njeriu pasiv

• Nuk mbron dot të drejtat e veta.


• Ve të tjerët përpara vetes në dëm të tij.
• U lëshon pe të tjerëve.
• S’bën zë nëse dikush e bezdis.
• Kërkon shumë herë falje.

128
Njeriu këmbëngulës

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


• Respekton veten dhe të tjerët.
• Dëgjon, por edhe flet.
• Shpreh si ndjenjat pozitive edhe ato negative.
• Ka vetëbesim, por nuk përpiqet “të çajë me bërryla”.
• Mbron të drejtat e veta pa i shpërfillur të tjerët.
• Kur arsyeton thotë “Si mendoj unë……”.

Njeriu agresiv

• Nuk i vlerëson të tjerët.


• Ve veten në plan të parë, në dëm të të tjerëve.
• U imponohet të tjerëve.
• Debaton ashpër.
• Arrin atë që do në dëm të të tjerëve.

Kush është këmbëngulës

Mbasi mësuesi ka sqaruar me nxënësit ndryshimin midis tre tipave të njerëzve: pasivit,
këmbëngulësit dhe agresivit, është e rëndësishme, që nëpërmjet situatave reale të diskutohet
me nxënësit nëse ata mund të bëjnë dallimin e këtyre tre tipave të njerëzve.

Zhvillimi i veprimtarisë

Mbasi nxënësit lexojnë dy minitregimet e mëposhtme, mësuesi kërkon që nxënësit të:


1. Përcaktojnë tipin e çdo personazhi (pasiv, këmbëngulës, agresiv).
2. Shpjegojnë nga u nisën në përcaktimin e tipave: nga çfarë thanë; mënyra si fl asin apo
thjesht nga ilustrimet.

Mini - tregimi 1.

Suzana njihet me Ilirin prej një muaji. Meqë prindërit e saj nuk janë në shtëpi, ajo e fton shokun
e saj në shtëpi.
Disa herë ai përpiqet t’i shpjegojë Suzanës ndjenjat e tij, por ajo e ndërpret. Më në fund
kokulur e me gjysmë zëri, ai mund të thotë:
“E di që do të mendosh se s’jam në vete, por……”
Suzana e ndërpret përsëri, i afrohet e me dorën në mes i ulërin:
“Je i çmendur dhe budalla”.
“Mirë, po vij” thotë Iliri kokëvarur.

Sjellja e Ilirit është ...........................................................……………


Pse?
Çfarë tha? ........................................................................................
Sjellja e Suzanës është …..................................................…………
Pse?
Çfarë tha? .........................................................................................
Si e tha? ...........................................................................................

129
Kërcënimet dhe dhuna
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Vajzat duhen ndërgjegjësuar për situatat që janë kërcënuese dhe për njerëzit që mund
të provokojnë situata të tilla.
Është e rëndësishme që nxënësit të njohin mënyrat sesi mund t’i evitojnë këto situata.

Zhvillimi i veprimtarisë

1. Nxënësit lexojnë historinë e mëposhtme.


2. Organizohet diskutimi rreth pyetjeve në rubrikën “Mësuesi pyet”.

Historia e Sandrës

Sandra e pranoi ftesën e Ladit për të bërë një shëtitje.


Pasi ecën ca, Ladi filloi të flirtonte dhe të fliste për seksin.
Sandra u gjend e papërgatitur për këtë bisedë dhe e turpëruar, ajo heshte. Kjo gjë i pëlqeu
Ladit, pasi e mori si shenjë pranimi.
Kur arritën te një shtëpi e braktisur, ai e futi Sandrën brenda dhe filloi ta prekte. Përreth nuk
kishte asnjë njeri dhe Sandra u tremb.
Ajo përsëriste “jo”, “jo”, por Ladi e shtriu Sandrën në tokë dhe megjithëse ajo luftoi nuk e mundi
dot forcën e burrit.
Pasi mbaroi aktin, Ladi iku duke e lënë Sandrën me lotët e saj.

Mësuesi pyet:
1. A mendoni se Sandra mund ta kishte parashikuar atë çka ndodhi? Cilat ishin shenjat?
2. E turpëruar, Sandra heshti kur Ladi fl iste për seksin. Në fakt ç’duhet të kishte bërë?
3. Po tani çfarë duhet të bëjë ajo? Ta mbajë sekret? Nëse po, ç’mund të ndodhë?
Të shkojë të bisedojë me Ladin apo t’i tregojë një personi që ka besimin e saj?
4. Thoni, çfarë mund të bëni që të parandaloni kërcënimet dhe dhunën:
a) Kur një person ju sugjeron të bëni seks e ju nuk doni.
b) Kur dikush përdor forcën fi zike për t’ju detyruar.
5. Çfarë mendoni për Ladin? Janë meshkujt e tjerë si ai? Si duhet të ishte sjellë ai?
Si mendoni, pse e bëri?
Nxënësit lihen që të shprehin mendimin e tyre lirshëm, mësuesi duhet të jetë i kujdesshëm,
që të mos jetë imponues me mendimet e tij.

Përfundime:
• Të mësosh të rinjtë për HIV/AIDS-in është një sfi dë profesionale e personale.
• Në momentin kur nuk ka një kurë shërimi, informimi dhe edukimi është shumë i
rëndësishëm.
• Nxënësit kanë nevojë për informim të qartë rreth sjelljeve që rrezikojnë infektimin me HIV.
• Përderisa shumica e adoleshentëve eksperimentojnë me disa lloj sjelljesh të rrezikshme
për shëndetin, si: pirja e duhanit, alkoolit, përdorimi i drogave të ndryshme, përdorimi i
formave të ndryshme të dhunës fi zike etj. Mësuesit mund t’i ndihmojnë ata, të kuptojnë, se
cilat sjellje janë të shëndetshme për të shmangur apo për të eliminuar sjelljet me risk.
• Infeksioni HIV/SIDA nuk është vetëm një problem i madh mjekësor, por shihet si një
problem i madh social, ku një vend të rëndësishëm luajnë mënyrat e sjelljes.
• Informimi dhe edukimi i nxënësve mund të realizohet nga mësuesit, që japin lëndët e
shkencave biologjike e sociale dhe nga mësuesit e lëndëve të tjera në orët edukative, madje
është e domosdoshme që tema të tilla të planifi kohen e të gjejnë zbatim në planet e punës
ekstrakurrikulare gjatë gjithë vitit në shkollë.

130
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

131
Biologji dhe

9
edukim shëndetësor
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

HYRJE

Biologjia në klasën e nëntë do të zhvillohet në 35 javë mësimore me nga dy orë në javë,


gjithsej me 70 orë gjatë vitit shkollor në të cilat përfshihen orët e teorisë, të ushtrimeve, punëve
të laboratorit dhe orët në dispozicion për mësuesin.
Në dispozicion të mësuesit lihen 15 % të orëve (10 orë) për të organizuar ekskursionet,
vlerësimin e nxënësve ose për qëllime të tjera të vlerësuara të nevojshme për mbarëvajtjen e
procesit mësimor.

Lënda e biologjisë në klasën e nëntë synon të përshkruajë veçoritë e së gjallës, të shpjegojë


strukturën dhe funksionin e qelizës si njësia bazë e ndërtimit dhe e funksionit të organizmave
të gjallë. Ajo gjithashtu synon të shpjegojë organizimin e qelizave në inde, organe dhe sisteme
organesh, krahasimin e proceseve që ato kryejnë te bimët, kafshët dhe njeriu si dhe me
problemet e trashëgimisë së tipareve te këto gjallesa. Synon gjithashtu të zhvillojnë njohuritë
për sjelljen e kafshëve si një seri veprimesh gjatë të cilave kafsha paraqet gjendjen emocionale,
nevojat fiziologjike ose shpreh nevojën për të komunikuar me individët e tjerë të të njëjtit lloj
apo të llojeve të tjera. Ajo synon përfshirjen e nxënësve në veprime për mbrojtjen e vlerave të
botës që na rrethon, si dhe aftësimin e tyre për një jetë të shëndetshme, duke marrë njohuri
dhe fituar aftësi për problemet e stresit.
Për të ndihmuar mësuesin në realizimin sa më mirë të synimeve të kësaj lënde kemi
bërë përpjekje që të zbërthejmë metodikisht disa nga çështjet që ne mendojmë se janë të
nevojshme e të domosdoshme. Kështu për zbërthimin e këtij teksti kemi realizuar:
• Zgjidhjen e ushtrimeve të çdo teme mësimi dhe të ushtrimeve në fund të krerëve:
“Në brendësi të qelizës”, “Qelizat dhe sistemet qelizore”, “Gjenetika” dhe “Gjenetika e
njeriut”.
• Ushtrime shtesë dhe të zgjidhura në kreun “Gjenetika”.
• Modele mësimi.
• Modele të orëve të përsëritjes.
• Modele të punëve praktike të planifikuara.
• Trajtime teorike në ndihmë të mësuesit për çështje si te kreu “Gjenetika, mitoza,
mejoza”.
• Udhëzime se si përgatitet “Raporti për veprimtarinë praktike” etj.

Biologji dhe Edukim shëndetësor - Klasa e 9-të


35 javë x 2 orë = 70 orë
Teori = 45 orë Teori
Punë praktike dhe veprimtari = 8 orë
Ushtrime = 5 orë
Përsëritje = 4 orë
Testim = 2 orë
Të lira = 6 orë

132
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

133
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

134
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

135
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

136
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

137
KREU 1. VEÇORITË E SË GJALLËS
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Tema: Jemi të gjithë organizma të gjallë

Objektivat: Në fund të orës mësimore, nxënësi duhet të jetë i aftë:

Niveli minimal:
- Të tregojë disa lloje përfaqësuesish të së gjallës.
Niveli i mesëm:
- Të radhisë tiparet e përbashkëta dhe të veçanta të:
a- strukturës ndërtimore të përfaqësueseve të gjallesave
b- proceseve jetësore të gjallesave
Niveli i larte:
- Të argumentojë, pse midis gjallesave një e shumëqelizore-bimore dhe shtazore
ka ndryshime të dukshme.
E kllaster, pema e koncepteve
Struktura e orës mësimore E R R R Diagrami i Venit
R rrjeti i diskutimit

Evokim - Kllaster
Shkruajmë në dërrasën e zezë shprehjen “Organizma të gjallë”.

Organizma të gjalla

njëqelizorë shumëqelizorë bimë kafshë

U kërkojmë nxënësve të thonë karakteristikat e çdo përfaqësuesi: (njëqelizorë,


shumëqelizorë, bimë kafshë)

Realizimi i kuptimit: Diagram i Venit.


njëqelizorë

shumëqelizorë kafshë

bimë

U kërkojmë nxënësve të thonë karakteristikat e përbashkëta që bashkon grupet e


gjallesave: (njëqelizorëve, shumëqelizorëve, kafshëve).

Reflektimi - Rrjeti i diskutimit

PO JO
- A hyjnë bakteret, diatometë, kërpudhat, dushku e njeriu tek e gjalla? Pse?
- A ndryshojnë këto gjallesa nga njëra tjetra? Pse?

Vlerësojmë.

138
BIOLOGJIA - SHKENCA E JETËS

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal; -Të përshkruajë objektin e biologjisë si shkencë me vlera njohëse e praktike.
- Të radhisë disa nga disiplinat e tjera të biologjisë.
Niveli mesatar - Të thotë disa nga sukseset që janë arritur në këto fusha, si rezultat i
zhvillimit të biologjisë moderne.
Niveli i lartë - Të argumentojë, pse shumë organizata qeveritare dhe jo qeveritare janë
kundër organizmave të modifikuara gjenetikisht.

Struktura e orës mësimore E R R E Brainstorming


R INSERT
R Kubimi
Evokim - Brainstorming

Shkruajmë në dërrasën e zezë shprehjen: Ç’është biologjia?


Nxënësit mund të punojnë në mënyrë individuale ose në grup, pasi teknika e përdorur
(stuhi mendimesh) është një teknikë që u kërkon nxënësve të tregojnë gjithçka që dinë rreth
biologjisë, njohuri të cilat i kanë marrë pjesë-pjesë në klasa të ndryshme, nga klasa e 3-8-ën.

Ç’është biologjia?

Pasi ka hedhur të gjitha idetë e nxënësve në dërrasën e zezë mësuesi nxit nxënësit
të shtojnë idetë e tyre ose ndihmon me shtim informacioni për t’i paraprirë pjesës tjetër të
strukturës mësimore.

Realizimi i kuptimit – INSERT

U thuhet nxënësve të hapin librat në faqen përkatëse të temës dhe udhëzohen që gjatë
leximit të temës mësimore “ biologjia – shkenca e jetës” të vendosin shenjat si më poshtë:

“√ “ shenjë që pohon atë që dinë ose mendojnë se dinë nxënësit.


“ + “ shenjë që tregon se materiali i lexuar në tekst është i ri për nxënësin.
“ – “ shenjë që tregon se informacioni që lexohet nga nxënësi është i ndryshëm nga
ai që nxënësi di apo ka informacion.
“ ? “ shenjë për informacionin e paqartë nga ana e nxënësit apo që ky i fundit kërkon
më shumë rreth informacionit që po lexon në libër.

139
Pas leximit grupohen informacionet që nxënësit mendojnë se:
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

a- dinë mbi temën e dhënë.


b- është i ri.
c- është i ndryshëm nga ai që janë të informuar.
d- Për një koncept apo dukuri duan të kenë më shumë informacion.
Reflektimi - Kubimi

Në këtë fazë kontrollojmë të kuptuarit dhe qëndrueshmërinë e njohurive të marra nga


nxënësit.
Analizo: - Përse lindi nevoja që biologjia të ndahej në shumë disiplina të tjera biologjike?
Zbato: - Çfarë të mirash sollën zbatimet praktike të biologjisë në bujqësi e blegtori?
Argumento: - Pse shkenca e biologjisë është vënë më shumë se kurrë sot në qendër të
studimeve bashkëkohore?
Japim detyra mbështetur edhe në libër.
Vlerësojmë.

PROCESET JETËSORE, KARAKTERISTIKË E GJALLESAVE


Objektivat: Në fund të orës mësimore, nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal: - Të përshkruajë proceset jetësore të së gjallës.
Niveli i mesëm: - Të radhisë karakteristikat e së gjallës.
- Të krahasojë të gjallën me jo të gjallën dhe të gjejë se çfarë
kanë të përbashkët.
Niveli i lartë: - Të argumentojë pse proceset e metabolizmit, vetërregullimit,
aftësisë për t’iu përgjigjur ngacmimeve janë karakteristikë e së gjallës.
E Rrjeti i diskutimit
Struktura e orës mësimore E R R
R Mësim i përqendruar mbi argument
R Kubizimi
Evokim - Rrjeti i diskutimit

Ndajmë klasën në grupe në përshtatje me numrin e nxënësve.


Çdo grupi i kërkohet të bëjë një listë me gjithçka që gjendet në klasë duke përshirë dhe ata vetë.
T’i grupojnë ato sipas karakteristikave të përbashkëta që kanë dhe mbi bazën e tyre të
nxjerrin përfundime, si:
1- Tavolinë, murr, tabelë e zezë... etj. - jo e gjallë sepse...
2- Nxënës, lule... etj. - e gjallë sepse...
Gjatë kësaj kohe shkruhen në dërrasën e zezë përgjigjet e përzgjedhura të nxënësve.
E gjallë Jo e gjallë

Nxënësit Llojet e Bankat


Mësuesja Tabela e zezë
objekteve në
Lulet Neonët
...etj. klasë ...etj.

Lidhen me shkumës kutitë dhe u kërkohet nxënësve se ku u mbështetën për këto përfundime:
Realizimi i kuptimit: Mësim i përqendruar mbi argument.
Pas përgjigjeve të nxënësve shkruajmë në tabelë:
E gjalla lind, merr frymë, ushqehet, lëviz, riprodhohet, rritet, zhvillohet dhe vdes.
Gjatë këtij cikli tek e gjalla dallohen procese jetësore që e specifikojnë atë, si:
1. Organizmi. - I ndërtuar nga shumë organe që bashkëveprojnë për të realizuar një
funksion të caktuar.

140
2. Vetërregullimi - Aftësia për të vetërregulluar veprimtaritë e tyre jetësore, si: të ushqyerit etj.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


3. Përbërja kimike - Organizmat e gjallë janë të ndërtuar nga: qeliza – molekula – atome
të përbëra nga lënda organike dhe jo organike.
4. Metabolizmi - Merr lëndë ushqimore + O2 - nxjerr - energji+ lëndë të panevojshme + CO2
5. Aftësia e organizmit për ta shndërruar e përdorur energjinë:
Energjia diellore shndërrohet në energji kimike nga bimët, shndërrohet në energji të
dobishme biologjike nga kafshët.
6. Aftësia për t’iu përgjigjur ngacmimeve – reagon ndaj sinjaleve të mjedisit ku jeton,
orientohet, bashkëpunon.

Reflektimi: kubizmi

Arsyetoni: - Pse një makinë megjithëse “ ushqehet”, lëviz, nuk klasifikohet e gjallë?
Zbatoni. Zgjidhni një gjallesë dhe përshkruani si i realizon ajo proceset për të cilat folëm
në mësim.
Japim detyra.
Vlerësojmë.

PËRBËRËSIT ORGANIKË TË SË GJALLËS


Objektivat: Në fund të orës mësimore, nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal - Të përshkruajë:
a) nga se është e ndërtuar e gjalla?
b) përbërësit joorganikë dhe organikë të saj dhe acidet nukleike.
Niveli i mesëm
- Të përshkruajë rolin biologjik të proteinave, sheqernave, lyrave dhe acideve nukleike.
Niveli i lartë:
Të argumentojë: - A mund të kishim gjallesa pa acide nukleike?
P Parashikim nga termat
Struktura e orës mësimore PNP
N Dëgjim, mendim të drejtuar
P Hulumtim i përbashkët

Parashikimi: Parashikim nga termat

Para fillimit të mësimit klasa ndahet në grupe të vogla 2-3 anëtarë.


Zgjidhen termat apo fjalët kyç për të cilat do të flitet në orën e mësimit të cilat i shkruajmë
në dërrasën e zezë.
- Qeliza - molekula - atome
- proteina – sheqerna – lyra ; ujë – kripëra minerale – vitamina
- kromozome – ADN
U drejtohemi grupeve të nxënësve me pyetjet se:
- Çfarë dini mbi termat e shkruar?
- A ka ndonjë lidhje midis këtyre termave dhe cila është ajo?
I lëmë për 5’ dhe më pas dëgjojmë përgjigjet e tyre, të cilat i shkruajmë në dërrasë.

Ndërtimi njohurive: Dëgjim-mendim i drejtuar


Në këtë fazë mësuesi drejton vëmendjen e tyre në dërrasën e zezë ku ka shkruar
përgjigjet e nxënësve, për t’i njohur ata me temën e re, e cila ndërtohet mbi njohuri të marra
nga lëndët e tjera, si: fizika, kimia dhe biologjia.
- Molekulat janë në bazë të “jetës“.
Atome Molekula Qeliza

141
- Përbërësit joorganikë:
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Uji - Kripëra minerale, si: P, Na, Ca, Mg, K etj. Rëndësia e tyre në jetën e qelizës.
- Përbërësit organikë:
sheqernat, lyrat, proteinat dhe shumëllojshmëria e funksionit të tyre në qelizë.
- Acidet nukleike: ADN-ja dhe ARN-ja dhe rëndësia e tyre për të gjallën.
Çdo gjallesë i ka të përcaktuara sasinë e lëndëve organike dhe joorganike (fig, f. 12).
Pasi nxënësit marrin njohuritë e reja në temën mësimore kalojnë në etapën tjetër të mësimit.
Përforcimi: Hulumtim i përbashkët.
Në këtë fazë mësuesi përgatit pyetjet, të cilat mund të jenë interpretuese me një ose me
më shumë përgjigje, si:
- Atomet, molekulat i gjejmë te qelizat, qelizat i gjejmë tek atomet dhe molekulat ? Pse?
- Cilët janë përbërësit organikë dhe jo organikë të së gjallës?
- Ç’është ADN-ja dhe ARN- ja?
- Cili është roli i tyre në qelizë?
Vlerësojmë.
Kur vlerësojmë gjithmonë duhet të kemi parasysh elementet si më poshtë:

Pak Mesatarisht Shumë


Sa i gatshëm është nxënësi të marrë pjesë?
A arrin nxënësi te një pyetje e menduar mirë?
A mundet nxënësi të argumentojë pyetjen
me prova nga teksti?

METODAT E STUDIMIT NË BIOLOGJI


Objektivat: Në fund të orës mësimore, nxënësi duhet të jetë i aftë:
Niveli minimal: 1. Të tregojë ç’është shkenca she shkencëtari.
2. Të përshkruajë metodën shkencore të studimit në biologji.
Niveli i mesëm: Të radhisë dhe komentojë çdo fazë të metodës eksperimentale.
Niveli i lartë: Të argumentojë pse janë të domosdoshme të gjitha fazat përbërëse
të eksperimentit?
Pse midis gjallesave bimore dhe shtazore ka ndryshime të dukshme?

Struktura e orës mësimore: Mësimdhënia me në qendër nxënësin.

B Hapi i parë: Debat


U kërkohet nxënësve të ndarë në grupe të demonstrojnë veprimet e bëra për eksperimentin
e kryer në shtëpi një javë më parë.
Eksperimenti: Vazot e mëllagës (shih librin f. 14).
Pasi përshkruajnë mënyrën e bërjes së eksperimentit, nxënësve u kërkohet të tregojnë
se ç’veprime të tjera kanë bërë për të arritur në përfundimin e eksperimentit.
Gjatë kësaj faze nxënësit përballen me bindjet dhe përvojat e tyre dhe me argumente të
kundërta.

B Hapi i dytë: kërkim- hulumtim i përbashkët


Mësuesja shkruan në dërrasën e zezë të gjitha etapat që grupet kanë zbatuar gjatë
eksperimentit:
I krahason dhe i evidenton etapat e përbashkëta dhe i bën ato objekt diskutimi, për të
kaluar në temën e re, të cilën e shkruan në këtë moment në dërrasën e zezë.
hipoteza
Metodat e studimit në biologji – metoda eksperimentale vëzhgimi
përfundimi

142
B Hapi i tretë – Pyet sërish.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Pasi kemi ballafaquar dhe arritur në përfundim të etapave që ndiqen në metodën
eksperimentale, u kërkojmë nxënësve nëse ata mendojnë se veprojnë dhe shkencëtarët
kështu? Pse ?
E kthejmë në një rrjet diskutimesh me pyete-përgjigje.
- Ç’është shkenca e biologjisë? - Cila është puna e një shkencëtari?
- A është e nevojshme që shkencëtari të njihet me rezultatet e shkencave të tjera, pse?
- A ishit ju për pak kohë shkencëtarë të vegjël? Kur ? Pse?

B Hapi i katërt: testoni veten.


Kontrollojmë njohuritë duke evidentuar dhe etapat mësimore.
Arsyetojmë mbi shkencën dhe shkencëtarin.
Zbatojmë etapat e mësuara për një eksperiment me anë të një detyre të thjeshtë.
Vlerësojmë.
Japim detyra.

1. QELIZA E PARË NË MIKROSKOPIN ELEKTRONIK


Zgjidhja e ushtrimeve në kreun “Në brendësi të qelizës”
Të kuptuarit e koncepteve

1. Çfarë janë organelat?


Përgjigje: Organelat janë struktura që ndodhen në brendësi të qelizave bimore e
shtazore. Ato shihen vetëm me mikroskopin elektronik. Secila nga këto struktura
ka një formë të caktuar dhe kryen një funksion të caktuar. Në të gjitha llojet e
qelizave të organizmave të ndryshme, secila organela ka të njëjtën formë dhe
kryen të njëjtin funksion.
2. Vizatoni një qelizë, që i ka të gjitha organelat, që shihen me mikroskopin me dritë dhe
me mikroskopin elektronik.
Përgjigje: Vizatimi i mundshëm që mund të bëjnë nxënësit duhet të përmbajë
këto elemente: qeliza e parë me mikroskopin me dritë ka membranën qelizore,
bërthamën dhe citoplazmën. Ndërsa qeliza e parë me mikroskop elektronik duhet të
përmbajë edhe organelat: mitokondritë, ribozomet, rrjetin endoplazmatik, aparatin
e Golxhit, lisozomet. Në qoftë se nxënësit vendosin të vizatojnë një qelizë bimore,
atëherë ata duhet të paraqesin në qelizën e tyre edhe murin qelizor, kloroplastet
(me klorofilin me ngjyrë të gjelbër) dhe vakuolat.
3. Parashikoni, se çfarë ndodh në një qelizë, në qoftë se mitokondritë pushojnë së punuari.
Përgjigje: Qelizës do t’i mungojë energjia për të kryer veprimtarinë e saj normale,
kështu qeliza mund të vdesë. Sepse në mitokondri ndodh procesi i frymëmarrjes
qelizore, gjatë të cilit ndodh bashkimi i lëndëve me oksigjenin që ndodhet në qelizë
duke çliruar dyoksid karboni, ujë dhe një sasi të madhe energjie.
Arsyetoni

4. Qelizat që ndodhen në stomak çlirojnë enzima që ndihmojnë tretjen. Këto enzima janë molekula
proteinash. Shpjegoni, pse shumë pjesë të aparatit të Golxhit janë gjetur në qelizat e stomakut?
Përgjigje: Sepse aparati i Golxhit është “impianti i paketimit”, në të cilin proteinat
para se të shpërndahen “paketohen në ambalazhe” që quhen qeska dhe më pas
transportohen në sipërfaqe të qelizës, nga ku dalin jashtë.
Sfida e një vizatimi

5. Ju keni mësuar se organelat ndodhen brenda në qelizë. Kur ju vizatoni një qelizë të
specializuar, a do t’i përmbajë vizatimi juaj disa nga këto organela? Për shembull.
Përgjigje:Çfarëdo qelize të specializuar që të vizatojnë nxënësit, si p.sh., qelizë muskulore,
epiteliale, nervore etj., duhet pa tjetër që të ketë të gjitha organelat e qelizës.

143
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

2. QELIZA NË MJEDISIN E SAJ


Të kuptuarit e koncepteve

1. Përshkruani me fjalët tuaja procesin e difuzionit.


Përgjigje: Difuzioni ose shpërhapja është dukuri fizike gjatë të cilit lëvizja e
molekulave apo e pjesëzave bëhet nga një zonë me përqendrim më të lartë në një
zonë me përqendrim më të ulët.
2. Përshkruani se çfarë do të thotë material i përshkueshëm, i papërshkueshëm dhe
material me përshkueshmëri përzgjedhëse.
Përgjigje: Material i përshkueshëm do të thotë se, nëpërmjet tij mund të kalojë
çdo lëndë. Material i papërshkueshëm do të thotë se, nëpërmjet tij nuk mund
të kalojë asnjë lëndë. Materiali me përshkueshmëri përzgjedhëse ose gjysmë i
përshkueshëm do të thotë se disa lëndë i lejon të kalojnë dhe disa të tjera jo.
3. Çfarë tipi membranash kanë qelizat dhe pse?
Përgjigje: Qelizat kanë membrana gjysmë të përshkueshme, sepse ajo lejon disa
lëndë të hyjnë e të dalin dhe të papërshkueshme nga disa lëndë të tjera.
4. Pse poret e membranës qelizore kanë dimensione të ndryshme?
Përgjigje: Sepse dhe dimensionet e molekulave, që përbëjnë lëndët që hyjnë
dhe dalin nga qeliza, janë të ndryshme. Në përgjithësi nëpër membranat qelizore
kalojnë lehtë molekulat e vogla, më pak molekulat mesatare, kurse molekulat e
mëdha nuk mund të kalojnë pa u ndihmuar nga qeliza. Kalimi i lëndëve të ndryshme
nëpër membranë bëhet përmes poreve të saj, në mënyrë pasive apo me ndihmën
e molekulave të tjera transportuese.

Arsyetoni
5. Poret e qelizave nuk janë gjithmonë të hapura. Te njerëzit dhe te shumë kafshë, insulina
shërben si një çelës për hapjen e tyre. Insulina është një proteinë që prodhohet nga tërmishëza
(pankreasi), e cila më pas kalon në gjak. Sapo futet në gjak, molekulat e insulinës shpërndahen
në të gjitha qelizat e trupit. Molekula e insulinës është e aftë të ngjitet te membrana e qelizave.
Kur kjo gjë ndodh, atëherë poret hapen dhe lejojnë hyrjen e sheqerit në qelizë.
a) Njerëzit, në organizmin e të cilëve nuk prodhohet insulinë, sëmuren nga diabeti. Çfarë
problemi mund të shkaktohet nga mosprodhimi i insulinës?
Përgjigje: Dimë se insulina shërben për futjen e sheqerit në qelizat e trupit.
Gjithashtu dimë se sheqeri është lëndë ushqyese, që nga zbërthimi i tij në qelizë në
prani të oksigjenit formohet përveç dyoksidit të karbonit dhe ujit dhe mjaft energji.
Kjo energji përdoret nga qeliza dhe vetë organizmi për të kryer të gjitha veprimtaritë
jetësore. Mungesa e insulinës ose pamjaftueshmëria e saj bën që të grumbullohet
shumë sheqer në gjak (pra sheqeri nuk zbërthehet dhe nuk prodhohet energji), në
këtë rast themi se njeriu sëmuret nga diabeti (sasia e sheqerit në gjak).
b) Cilat organela brenda qelizës ndikohen më shumë nga mungesa e insulinës? Shpjegoni
zgjedhjen tuaj.
Përgjigje: Nga mungesa e insulinës ndikohen më shumë mitokondritë, sepse në
këto organela dimë se realizohet frymëmarrja qelizore, sipas barazimit:
sheqer (lëndë ushqyese) + O2 = CO2 + H2O + energji.
Mungesa e insulinës siç thamë bën që sheqeri të mos futet në qelizë por të qëndrojë në
gjak, kështu mitokondrive që ndodhen brenda në qelizë në këtë rast u mungon sheqeri për
të bërë frymëmarrjen qelizore.

144
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
3. OSMOZA
Të kuptuarit e koncepteve

1. Çfarë ngjashmërish dhe ndryshimesh ka midis difuzionit dhe osmozës?


Përgjigje: Ngjashmëria midis tyre është:
• Të dyja dukuritë janë dukuri fizike;
• Lëvizja e grimcave gjatë dukurisë së difuzionit dhe lëvizja e ujit gjatë dukurisë së osmozës
bëhen nga zona me përqendrim më të lartë në një zonë me përqendrim më të ulët.
Ndryshimi midis tyre është:
• Difuzioni është dukuria e lëvizjes së molekulave apo pjesëzave të lëndës;
• Osmoza është difuzioni i ujit nëpër një membranë gjysmëpërshkuese.

2. Çfarë e përcakton drejtimin e lëvizjes së ujit nga brenda-jashtë qelizës dhe e kundërta?
Përgjigje: Drejtimi i lëvizjes së ujit nga brenda-jashtë qelizës ndodh kur përqendrimi
i lëndëve jashtë qelizës është më i madh se sa brenda qelizës. Kjo tregon se
përqendrimi i ujit në qelizë është më i madh se jashtë saj, prandaj ai del jashtë.
Ndërsa drejtimi i lëvizjes nga jashtë-brenda ndodh kur përqendrimi i lëndëve jashtë
qelizës është më i vogël se sa brenda saj. Kjo tregon se përqendrimi i molekulave të ujit
është më i vogël brenda qelizës se sa jashtë saj. Kështu në qelizë do të hyjnë më shumë
molekula uji se sa do të dalin.

Arsyetoni

3. Duke u bazuar në atë që keni mësuar rreth osmozës, shpjegoni pse tregtarët e
perimeve i spërkasin ato me ujë?
Përgjigje: Sepse perimet duke ndenjur për një farë kohë në mjedis humbasin ujë,
kështu përqendrimi i lëndëve të tretura brenda qelizave të perimeve rritet, qelizat
rrudhosen, si rezultat perimet vyshken. Prandaj spërkatja me ujë të pastër bën që
qelizat e perimeve të marrin ujë dhe në këtë mënyrë normalizohet sasia e ujit që
hyn në qelizë me atë që del jashtë saj. Perimet qëndrojnë të freskëta.
4. Gjatë djersitjes humbasim tretësira të kripërave dhe ujë. Në ditët e nxehta të verës
nëse një person pi vetëm ujë për të zëvendësuar lëngjet e humbura, ai mund të sëmuret.
Nga analiza e gjakut të këtij personi vihet re se shumë rruaza të kuqe të gjakut janë fryrë e
disa janë shkatërruar. Përse qelizat e rruazave të gjakut janë çarë?
Përgjigje: Sepse përqendrimi i lëndëve të tretura në rruazat e tyre të gjakut, si
rezultat i djersitjes është zvogëluar, pra ato kanë më shumë ujë se lëndë të tretura.
Marrja e ujit të pastër pa kripëra bën që qelizat e rruazave të kuqe të gjakut të
tyre të fryhen dhe mund edhe të çahen. Për të kompensuar humbjen e kripërave,
njerëzit duhet të marrin ujë të pasur me kripëra, siç mund të jetë uji mineral natyror,
ujë i pasur me kripëra minerale.

Sfida e një vizatimi

5. Qelizat në qoftë se futen në ujë të pastër janë objekt i osmozës. Duke njohur procesin
e osmozës vizatoni një qelizë në të cilën ruhet forma dhe dimensioni, pra nuk ka ndodhur
çarja ose vyshkja e saj.
Bëni një listë me çështje që duhet të zgjidhni, për të parandaluar çarjen ose vyshkjen e qelizës.
Përgjigje: Nxënësit për të bërë vizatimin duhet të kenë parasysh këto çështje:

145
• Përqendrimi i lëndëve të tretura jashtë qelizës është i njëjtë me përqendrimin e
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

këtyre lëndëve brenda qelizës.


• Përqendrimi i molekulave të ujit brenda dhe jashtë qelizës është i barabartë;
• Lëvizja e ujit nga brenda-jashtë qelizës dhe e kundërta nuk është shumë e
dukshme, por e barabartë.
• Ruhen përmasat dhe forma e qelizës.
Shënim: figura është e ngjashme si në rastin a të mësimit.

4. TRANSPORTI NËPËRMJET MEMBRANËS QELIZORE


Të kuptuarit e koncepteve

1. Përshkruani presionin turgor me fjalët tuaja.


Përgjigje: Kur uji futet nga jashtë në qelizat bimore, mbush vakuolat dhe citoplazmën
e qelizës, duke shkaktuar fryrjen dhe shtyrjen e tyre drejt membranës qelizore.
Pikërisht presioni që shtyn membranën qelizore quhet presion turgor.

2. Çfarë e pengon qelizën bimore të shkatërrohet, kur ajo mbushet plot me ujë?
Përgjigje: Muri qelizor e pengon qelizën bimore të shkatërrohet, kur ajo mbushet
plot me ujë.

3. Çfarë ndryshimi ka ndërmjet transportit pasiv dhe atij aktiv?


Përgjigje: Ndryshimi është se transporti pasiv është thjesht difuzion që realizohet pa
shpenzim energjie. Ndërsa ai aktiv realizohet me shpenzim energjie, sepse lëndët
kalojnë nga zona me përqendrim më të vogël në zonën me përqendrim më të lartë.

Arsyetoni

4. Shpjegoni, pse qeliza shtazore çahet më lehtë se sa qeliza bimore, kur ato vendosen
në ujë të distiluar?
Përgjigje: Sepse qeliza shtazore nuk ka mur qelizor që ta mbrojë.

KËRKIM - HULUMTIM SI NDIKON PËRQENDRIMI I TRETËSIRAVE NË PROCESIN E OSMOZËS?


Arsyetoni
1. Pse ujitja e bimëve me ujin e detit është e dëmshme?
Përgjigje: Sepse përqendrimi i kripërave në mjedisin jashtë bimës është më i lartë
se sa në brendësi të qelizave bimore, kështu uji i qelizave bimore do të dalë jashtë
qelizës. Qelizat e bimëve do të rrudhoseshin dhe bimët do të thaheshin.
Verifikoni njohuritë tuaja

2. Në tabelën e mëposhtme vendosni shenjën X para tiparit që i përket qelizave bimore


dhe atyre shtazore.
Tipari Funksioni Qeliza bimore Qeliza shtazore
Membrana qelizore rregullon fluksin e hyrjes dhe daljes së X X
lëndëve
Muri qelizor mbështetje, mbrojtje X
Bërthama dyfishimi i ADN-së X X
Kloroplastet marrin pjesë në procesin e fotosintezës X
Vakuolat e mëdha ruajnë sasinë e ujit X
Mitokondritë prodhimi i energjisë X X
146
3. Cila nga thëniet e mëposhtme nuk është e saktë?

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


a) lisozome: sintezë e proteinave
b) bërthamë: dyfishim i ADN-së
c) membranë qelizore: shtresë e dyfishtë me lyra
d) aparati i Golxhit: paketimi i proteinave e transporti i tyre.

4. Në pohimet e mëposhtme, për ato që janë të vërteta vendosni germën V, ndërsa për
ato që nuk janë të sakta korrigjojini në fletoren tuaj.
a) Të gjitha qeniet e gjalla përbëhen nga qeliza. (V)
b) Mikroskopi me dritë i lejon shkencëtarët që të shohin qelizën me të gjitha
organelat. (G e gabuar, sepse vetëm mikroskopi elektronik i lejon shkencëtarët
që të shohin qelizën me të gjitha organelat).
c) Është e lehtë të dallosh qelizat bimore nga ato shtazore, pasi qelizat shtazore
janë gjithnjë më të mëdha. (G, sepse qelizat bimore dallohen nga ato shtazore nga
prania e murit qelizor, kloroplasteve dhe vakuolave të mëdha.)
d) Të gjitha qelizat janë të rrethuara nga muri qelizor. (G, sepse vetëm qelizat bimore
janë të rrethuara nga muri qelizor)
e) Bërthama është qendra e kontrollit të qelizës. (V)
f) Kloroplastet janë gjetur në qelizat bimore dhe jo në ato shtazore. (V)
g) Një grup qelizash që janë të ngjashme nga forma e funksioni formojnë inde. (V)
h) Difuzioni ndodh kur qelizat lëvizin nga një zonë me përqendrim më të vogël në një
zonë me përqendrim më të madh. (G, sepse, nuk lëvizin qelizat por lëndët)

5. Cila strukturë është e përbashkët si për qelizën bimore dhe për atë shtazore?
a. muri qelizor
b. vakuolat e mëdha
c. mitokondritë
d. kloroplastet

6) Cila nga thëniet e mëposhtme ndërmjet strukturës qelizore dhe funksionit të saj
përkatës nuk është e saktë?
a. Kloroplaste: sinteza e proteinave.
b. Mitokondritë: prodhimi i energjisë.
c. Muri qelizor: mbështetje, mbrojtje.
d. Bërthamë: dyfishimi i ADN-së.

7) Paketimi i proteinave dhe transportimi për në membranën e qelizës dhe për nxjerrjen
jashtë është funksion i:
a. rrjetit endoplazmatik
b. lisozomeve
c. aparatit të Golxhit
d. bërthamës

8. Rruazat e kuqe të gjakut, kur vendosen në një mjedis me përqendrim më të vogël se


sa lëngu brenda rruazave të kuqe, atëherë ato do të:
a. humbasin ujin dhe do të rrudhosen,
b. thithin ujë dhe do të tendoset membrana e tyre,
c. bëhen të papërshkueshme dhe do të pengojnë humbjen e ujit,
d. transportojnë aktivisht ujin jashtë qelizës,
e. thithin ujë, do të fryhen dhe mund të pëlcasin.

147
Aftësia për të vëzhguar
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

9. Në figurën në f. 30 të tekstit është treguar reagimi i qelizave shtazore dhe bimore në


tretësira me përqendrime të ndryshme.
Komentoni:
a) Çfarë ndodh me qelizat në rastin A?
b) Çfarë ndodh me qelizat në rastin B?
c) Çfarë ndodh me qelizat në rastin C?
Përgjigje:
a. Në rastin A: te qeliza shtazore ndodhin këto procese: përmasat e qelizës rriten,
membrana e saj mund të çahet, ndërsa edhe te qeliza bimore përmasat rriten, por
muri qelizor që ajo ka, e mbron qelizën nga çarja. Si në qelizën shtazore dhe në
atë bimore, e gjithë kjo ndodh se përqendrimi i ujit jashtë këtyre qelizave është
më i lartë se brenda tyre. Atëherë do të lëvizin më shumë molekula uji nga jashtë
– brenda qelizës.
b. Në rastin B: qeliza shtazore dhe ajo bimore ruajnë përmasat dhe formën, sepse
nuk ka lëvizje të dukshme të ujit nga brenda-jashtë qelizës dhe e kundërta. Kjo
ndodh sepse përqendrimi i lëndëve të tretura jashtë qelizës është i njëjtë me
përqendrimin e këtyre lëndëve brenda qelizës.
c. Në rastin C: qeliza shtazore është zvogëluar, sepse uji ka dalë nga qeliza.
Edhe në qelizën bimore uji ka dalë nga qeliza, kështu ajo është rrudhosur dhe
citoplazma është shkëputur nga muri qelizor, qeliza edhe mund të vdesë, në qoftë
se nuk vjen uji në mënyrë normale. Si në qelizën shtazore edhe në atë bimore, kjo
ka ndodhur se, brenda në këto qeliza përqendrimi i lëndëve të tretura në qelizë
është më i vogël se në mjedisin ku jetojnë qelizat, pra brenda në qeliza ka sasi
më të mëdha uji se në mjedisin jashtë dhe si rezultat i dukurisë së osmozës ai del
jashtë qelizës.

10. Shihni figurën në f.31 të tekstit: një rruazë e kuqe e gjakut pasi është futur në ujë të
distiluar ka ndryshuar formën. Shpjegoni këtë ndryshim të formës së saj.
Përgjigje: Ju e dini se uji i distiluar është ujë kimikisht i pastër, pra ai nuk përmban
asnjë lloj kripe apo lënde tjetër të tretshme, ndryshe në kimi mund ta shënojmë me
formulën H2O. Atëherë futja e këtij uji në qelizat e rruazave të kuqe të gjakut, bën
që përmasat e tyre të rriten dhe membrana e tyre të çahet.

11. Atletët gjatë stërvitjeve apo garave humbasin shumë ujë dhe kripëra. Ata djersijnë
më shumë kur është nxehtë. Në qoftë se në këtë rast ata pinë vetëm ujë të pastër, rruazat e
kuqe të gjakut të tyre do të fryhen. Në qoftë se ata stërviten në këto kushte për një kohë të
gjatë, disa nga rruazat e kuqe të gjakut edhe mund të çahen.
a) Pse rruazat e kuqe fryhen?
b) Si duhet të veprojnë atletët që të mos ndodhë fryrja apo aq më keq çarja e rruazave
të kuqe të gjakut?
Përgjigje:
a) Sepse përqendrimi i lëndëve të tretura në rruazat e tyre të gjakut, si rezultat i djersitjes
është zvogëluar, pra ato kanë më shumë ujë se lëndë të tretura. Marrja e ujit të pastër pa
kripëra bën që qeliza e rruazave të kuqe të gjakut të tyre të fryhet dhe mund edhe të çahet
.

148
b) Për të kompensuar humbjen e kripërave, atletët duhet të marrin ujë të pasur me kripëra,

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


siç mund të jetë uji mineral natyror, ujë i pasur me kripëra minerale.

12. Në figurën e f. 31 të tekstit, gjeni:


a) Cila nga strukturat e mëposhtme është membrana qelizore:
a. V; b) V; c) X; d) V dhe X; e) Z dhe X
b) Cila nga strukturat e mëposhtme është bërthama:
a) V; b) X; c) Y; d) V dhe X; e) Z dhe X
c) Qeliza bimore është tipi:
a) A, sepse ka kromozome e bërthamë.
b) B, sepse ka citoplazmë dhe bërthamë.
c) A, sepse ka bërthamë dhe membranë qelizore.
d) B, sepse ka kloroplaste e mur qelizor.

Model mësimi: Qeliza e parë në mikroskopin elektronik


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
1. Të përshkruajë e diskutojë për ndërtimin dhe funksionin e
organaleve të qelizës, të parë me mikroskop elektronik, si: membrana,
bërthama, mitokondria ribozomet, rrjeti endoplazmatik,
aparati i Golxhit, lisozomet.
2. Të vizatojë një qelizë me të gjitha organelat që shihen me
mikroskop me dritë dhe elektronik.
3. Të kuptojë se në të gjitha llojet e qelizave të specializuara
ndodhen organelat e mësipërme.

Konceptet kryesore: organela, bërthama, citoplazma, mitokondritë, ribozomet,


rrjeti endoplazmatik, aparati i Golxhit, lisozomet.

Mjetet: Tabelë, ku paraqitet ndërtimi i qelizës i parë në mikroskop


elektronik, fletë të mëdha për të shkruar ose dërrasë.

Procedurat: Vendi i zhvillimit të mësimit: klasa

B Hapi i parë (5’)


Aplikoni me nxënësit teknikën e brainstorming-ut (stuhinë e mendimeve). Shkruani në
dërrasën e zezë fjalën “Qeliza” dhe kërkoni nga nxënësit të shprehen se çfarë dinë ata për
qelizën. I shkruani të gjitha mendimet e nxënësve në dërrasë. Mendimet e mundshme që
prisni nga nxënësit duhet të jenë:

citoplazma membrana
prokarite
qelizore

eukariote qeliza bërthama

qeliza
qeliza
bimore
shtazore

149
Hapi i dytë (25’)

B
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Mësuesi duke iu referuar tabelës që tregon qelizën të parë në mikroskopin elektronik,


shpjegon një nga një të gjitha organelat e qelizës. Mësuesi duhet të bëjë kujdes që gjatë
shpjegimit të funksionit të tyre të tërheqë vëmendjen e nxënësve dhe në ndërtim. Kështu, ai
vizaton në dërrasën e zezë organelat. Mësuesi bën kujdes duke theksuar se këto organela
ndodhen në të gjitha llojet e qelizave të specializuara, si: muskulore, nervore, epiteliale, të
gjakut, të qelizave bimore të rrënjëve, të gjetheve të kërcellit etj.
Ndërkohë në fund të këtij shpjegimi u bën nxënësve pyetjen:
Çfarë ndryshimi ka midis qelizës bimore dhe asaj shtazore?

Qeliza shtazore Qeliza bimore

B Hapi i tretë (10’)


Nxënësit ndahen në grupe (4-6 nxënës). U jepet detyrë që në fletoren e punës të
plotësojnë ditarin dypjesësh. Udhëzohen, fillimisht, të punojnë në mënyrë të pavarur në
fletore dhe, më pas, të diskutojnë në grup e të hedhin përgjigjet e sakta.
Orgnelat e qelizës Funksioni
Citoplazma
Mitokondritë
Ribozomet
Rrjeti endoplazmatik
Aparati i Golxhit
Lisozomet
Bërthama

Hapi i katërt (5’)

B Fillon në shkollë dhe vazhdon në shtëpi. Mësuesi u jep nxënësve detyrë shtëpie
ushtrimet në fund të mësimit.

Potenciali

Nxënësit binden se të gjitha llojet e qelizave kanë të njëjtat organela.


Nxitet fantazia e tyre duke punuar me grupe.
Nxënësit do të kuptojnë se sa i rëndësishëm është për biologjinë e aplikuar në mjekësi,
bujqësi dhe blegtori, studimi i qelizës me anë të mikroskopit elektronik.

Zgjidhja e ushtrimeve në kreun “Qeliza dhe sistemet e organeve”


1. ORGANIZIMI I QELIZAVE
Të kuptuarit
1. Përkufizoni: indin, organin dhe sistemin e organeve. Përshkruani tri nivelet e organizimit
të organizmave shumëqelizorë. Jepni nga një shembull për secilin nivel.
Përgjigje: Një grup qelizash me formë e funksion të njëjtë quhen inde. P.sh., indi
nervor, muskulor, epitelial dhe lidhor. Çdo ind përbëhet nga qeliza të njëjta, p.sh.:
qelizat epiteliale janë të gjata e të sheshta. Qelizat e indeve të ndryshme janë të
ndryshme, p.sh qelizat e indit nervor ndryshojnë nga qelizat e indit muskulor etj.

150
Indet shpesh organizohen në struktura më të mëdha që quhen organe. Çdo organ

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


ka së paku një funksion. P.sh., zemra është një organ. Ajo pompon gjakun në të
gjithë trupin tonë. Shumë organe ndërtohen nga disa lloje të ndryshme indesh.
Zemra juaj është një organ, i cili ndërtohet nga disa inde të ndryshme, p.sh., indi
nervor, lidhor (gjak), epitelial e muskulor.
Ndërsa sistemet e organeve janë grupe organesh që për të kryer një funksion
më tërësor bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. P.sh.: sistemi i qarkullimit të gjakut
përfshin zemrën që luan rolin e një pompe që ve në lëvizje qarkullimin e gjakut;
enët e gjakut si: arteriet që transportojnë gjakun nga zemra në inde; kapilarët ku
shkëmbehen lëndët ushqyese e mbetjet dhe venat që kthejnë gjakun në zemër.
2. Vendosini strukturat e mëposhtme, nga njësia më e vogël te më e madhja dhe jepni
nga një shembull për secilën: sistem organesh, ind, qelizë, organ dhe molekulë.
Përgjigje: Molekulë, qelizë, ind, organ dhe sistem organesh.

Arsyetoni

3. Duke krahasuar nivelet e organizimit të qelizave, bëni një skicë të niveleve të organizimit
të një skuadre sporti, që ju njihni më mirë.
Përgjigje: Në qoftë se do të analizonim një skuadër futbolli, do të fillonim nga niveli
më i ulët i organizimit, p.sh.: lojtari (do ta quanim “qeliza e skuadrës”), atëherë do
të vazhdonim me mesfushorët, sulmuesit, portieri, trajneri etj. (këta do t’i quanim
“indet e skuadrës”), vetë skuadrën e futbollit p.sh., të shkollës, qytetit, kombëtare
(këto do t’i quanim “organet”) dhe së fundi federatën e futbollit (do ta quanim
“organizmi”).

4. Në qoftë se qeliza është njësia bazë e jetës, pse në organizmat shumëqelizorë janë të
domosdoshme indet, organet e sistemet e organeve?
Përgjigje: Për të kryer më mirë punën e saj qeliza specializohet. Kjo ka sjellë rritjen
e aftësisë për ndarje të punës tek organizmat shumëqelizorë. Kështu ju e dini se
çdo sistem organesh është i përbërë nga një grup organesh që bashkëveprojnë
dhe këto nga inde të njëjta apo të ndryshme. Atëherë çdo ind i këtyre organeve
plotëson funksionin e vet, por të gjithë së bashku sillen si njësi e vetme dhe kryejnë
funksione tipike për organin ku bëjnë pjesë.

2. ORGANIZMAT NJËQELIZORË - PËRSËRITJE


Të kuptuarit e koncepteve

1. Pse mendoni se bakteret janë më primitive se qelizat e tjera që ju keni mësuar?


Përgjigje: Sepse bakteret janë qeliza prokariote, pra ato nuk kanë një bërthamë të
vërtetë, por materialin bërthamor e kanë të shpërndarë në citoplazmë. Kështu ato
nuk kanë as membranë bërthamore.
2. Pse diatometë quhen protistë të ngjashëm me bimët?
Përgjigje: Ato janë alga njëqelizore që përmbajnë pigmente me ngjyra të ndryshme
dhe klorofil. Ato mund ta përgatisin vetë ushqimin e tyre.
3. Krahasoni euglenën me një qelizë bimore. Listoni ngjashmëritë dhe ndryshimet.
Përgjigje: Euglena është e ngjashme me qelizën bimore dhe atë shtazore. Nëse
ndodhet në një mjedis me shumë dritë dielli, euglena vepron si bimë dhe e prodhon

151
vetë ushqimin e saj, sepse ajo përmban klorofil dhe bën fotosintezë. Ndërsa në një
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

mjedis me ndriçim diellor të reduktuar, ajo vepron si kafshë dhe fillon të ushqehet
me qeliza më të vogla. Gjithashtu, ajo ka një kamxhik me anë të të cilit lëviz si
kafshë për të gjetur ushqim.

Arsyetoni

4. Pse shumë njerëz i lidhin sëmundjet me mikrogjallesat?


Përgjigje: Sepse dihet se shumë sëmundje shkaktohen nga bakteret, viruset,
myqet etj., të cilat janë mikrogjallesa.
5. Duke përdorur njohuritë që ju keni për osmozën, pse euglena, parameci dhe ameba
kanë nevojë për vakuolat tkurrëse?
Përgjigje: Vakuolat tkurrëse të euglenës, paramecit dhe amebës pompojnë dhe
nxjerrin jashtë tepricën e ujit duke parandaluar kështu çarjen e qelizës së këtyre
gjallesave.
6. Penicilina është një antibiotik që dobëson murin qelizor të baktereve. Sheqernat dhe
proteinat janë me përqendrim më të madh në citoplazmën e baktereve se sa në mjedisin
rrethues. Vizatoni skicën se si penicilina vret bakteret.
Përgjigje: Teorikisht problemi shpjegohet kështu: meqenëse përqendrimi i lëndëve
brenda qelizës së bakterit është më i madh se në mjedisin rrethues, atëherë
sasia e ujit brenda në qelizë është e vogël, kështu me dobësimin e murit qelizor
të bakterit nga penicilina, uji do të hyjë brenda nga mjedisi i jashtëm në qelizën e
bakterit dhe do ta çajë atë. (Kujtojmë se dukuria e osmozës është kalimi i ujit nga
mjedisi me përqendrim më të vogël të lëndëve në mjedisin me përqendrimin më të
madh të lëndëve).

3. NEVOJA PËR NDARJEN E QELIZAVE


Të kuptuarit

1. Cila përmasë e qelizës është më efikase në transmetimin e mesazheve nga mjedisi


rrethues në bërthamë, e vogla apo e madhja? Shpjegoni, pse?
Përgjigje: Në transmetimin e mesazheve nga mjedisi rrethues në bërthamë më
efikase është qeliza e vogël se sa e madhja. Kjo sepse, sa më e vogël të jetë
qeliza aq më shpejt udhëtojnë mesazhet kimike që vijnë nga mjedisi rrethues në
bërthamë dhe nga bërthama në pjesët e tjera të qelizës.
2. Cila qelizë do të ishte më efikase në shkëmbimin e lëndëve, e madhja apo e vogla?
Përgjigje: Në shkëmbimin e lëndëve më efikase janë qelizat e vogla. Sepse shumë
qeliza të vogla kanë më shumë membranë qelizore se sa një qelizë e madhe.
Kështu sa më shumë membranë të ketë, krahasuar me vëllimin e qelizës, aq më
efikase është qeliza në marrjen e lëndëve dhe nxjerrjen jashtë të mbetjeve.
3. Shpjegoni, pse qelizat shumë aktive, si ato të muskujve, janë të vogla?
Përgjigje: Sepse shumë qeliza të vogla së bashku janë më efikase në shkëmbimin
e lëndëve dhe në nxjerrjen e mbetjeve se sa një qelizë e vetme e madhe.

Arsyetoni

4. Cila qelizë ka sipërfaqe më të madhe, në qoftë se vëllimet janë të njëjta:


a) Qeliza në formë sfere apo në formë kubi?
Përgjigje: Më e madhe është ajo në formë kubi, sepse ju e dini se sipërfaqja e kubit
është më madhe se e sferës. Në qoftë se do të bëjmë raportin e sipërfaqes me

152
vëllimin (kur dimë se ai është i njëjtë për të dyja qelizat), më i madh ky raport del te

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


qeliza që ka sipërfaqe më të vogël. Qeliza më e vogël është më aktive në thithjen
e lëndëve ushqyese dhe largimin e mbetjeve, sepse raporti i sipërfaqes së saj me
vëllimin është më i madh se sa te qeliza e madhe.
b) Qeliza me sipërfaqe të lëmuar apo ajo e rrudhosur?
Përgjigje: Më e madhe është ajo e rrudhosur sepse ka më shumë sipërfaqe se ajo
e lëmuar.

4. SPECIALIZIMI QELIZOR
Të kuptuarit e koncepteve

1. Cila është përparësia e specializimit qelizor?


Përgjigje: Përparësia e specializimit qelizor është se qelizat kanë forma e përmasa
të ndryshme, secila e përcaktuar për të kryer një funksion të caktuar.
2. Cila është përparësia e membranave të shumëfishta.
Përgjigje: Rrudhosja e membranave rrit sipërfaqen e thithjes së lëndëve.
3. Cila është përparësia e një muri qelizor të trashë e elastik në krahasim me një mur
qelizor të trashë dhe të fortë.
Përgjigje: Sepse muri i trashë është një strukturë që i jep bimës forcë, ndërsa
elasticiteti i lejon bimës futjen e lëndëve ushqyese në qelizë.

Arsyetoni

4. Pse qelizat e specializuara janë të varura nga qeliza të tjera të specializuara?


Përgjigje: Sepse qeliza të ndryshme kanë forma të ndryshme e kryejnë funksione
të ndryshme, që nuk zëvendësojnë njëra–tjetrën, por përkundrazi bashkërendojnë
punën me njëra-tjetrën.

Sfida e një vizatimi

5. Vizatoni një qelizë. A është struktura e qelizës që ju po ndërtoni për një funksion të
specializuar? Çfarë ndryshimesh duhet t’i bëni vizatimit tuaj, tani që ju mësuat më shumë
për qelizat e specializuara?
Përgjigje: Vizatimi është një formë pune mjaft e frytshme për ta bërë të menduarit
të dukshëm. Nxënësit me shumë kënaqësi riprojektojnë trupin njerëzor, bimën,
organe të ndryshme, qelizën etj.
Nxënësit duhet të vizatojnë skicën e një qelize që të ketë të gjitha organelat, si:
membranën qelizore, bërthamën, citoplazmën, mitokondritë, aparatin e Golxhit, lisozomet,
rrjetin endoplazmatik dhe ribozomet, në qoftë se qeliza është shtazore dhe duhet të shtojë
murin qelizor, vakuolat e mëdha dhe kloroplastet për qelizën bimore. Por për t’i dhënë formën
e një qelize të specializuar, nxënësi duhet t’i japë asaj një formë të caktuar në përputhje
me funksionin që qeliza kryen, p.sh.: qeliza nervore, dhjamore, muskulore, epiteliale, qeliza
bimore me mure të holla, qeliza bimore me mure të trasha etj., ose qeliza të pajisura me cilie
që ndodhen në mukozën e rrugëve të frymëmarrjes etj.

153
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

PUNË PRAKTIKE - VËZHGIMI I LËVIZJES SË UJIT TE BIMËT


Për realizimin e kësaj pune praktike është e domosdoshme që të përdoret metoda
eksperimentale. Ajo përfaqëson një përsëritje, në kushte laboratorike të kontrolluara, të
dukurive natyrore. Metoda eksperimentale përdoret për të parë ndikimin e faktorëve të
ndryshëm në zhvillimin e këtyre dukurive apo për të përcaktuar një rrugë të re për realizimin
e diçkaje.
Kjo metodë është shumë e rëndësishme në lëndën e biologjisë. Gjatë zbatimit të saj
synohet që, nëpërmjet veprimtarive praktike, nxënësi të nxitet për të vëzhguar, për të
mbledhur të dhëna, për interpretimin e tyre, si edhe për nxjerrjen e përfundimeve.
Eksperimenti është më i pasur se vrojtimi. Ai ka për detyrë:
• Të vërtetojë ose të hedhë poshtë hipotezat e ngritura.
• Të përcaktojë mënyrën se si kushtet e ndryshme ndikojnë procesin.
• Të nxjerrë ligjësi apo përfundime.
• Të gjejë rrugë të reja implementimi.
• Të tregojë në mënyrë praktike dukuri, duke përmirësuar në maksimum shkallën
e të nxënit.

Përparësitë e përdorimit të kësaj metode janë të shumta, këtu po përmendim më kryesoret:


• Me anë të eksperimentit nxënësi kupton thelbin e dukurisë apo të ligjësisë.
• Nxjerr në pah lidhjet pozitive dhe negative.
• Sqaron dhe vërteton ligjësitë biologjike.
• Zhvillon aftësitë për punë të pavarur.
• Nxit të menduarit aktiv, sintetik dhe analitik.
• Krijon shprehi për përdorimin e aparaturave, aparateve të ndryshme etj.

Me gjithë këto përparësi, kjo metodë paraqet edhe kufizime, të cilat lidhen sidomos me faktin
që për aplikimin e suksesshëm të saj nevojiten aparatura dhe mjete që jo gjithmonë mund të jenë
në dispozicion, por edhe kur janë, për t’i vënë ato në përdorim kërkohet mbështetje financiare
për sigurimin e reagjentëve dhe të lëndës së parë për eksperimentin. Duke pasur parasysh këto
vështirësi, jemi munduar që në programin e biologjisë në përgjithësi dhe në atë të biologjisë 9-të
në veçanti të planifikojmë punë eksperimentale, që realizohen me mjete të thjeshta.
Për realizimin me sukses të kësaj metode ndiqet një procedurë, që bazohet në rregullat
e përgjithshme të përbashkëta, por që për çdo rast shoqërohen edhe nga një protokoll i
caktuar, në varësi të eksperimentit që do të kryhet. Për organizimin metodik të kësaj metode
përmendim këto hapa:

1. Në rastet kur eksperimenti realizohet, kur nxënësit i kanë përvetësuar mirë konceptet
që do të vëzhgojnë gjatë punës eksperimentale.
• Para dhënies së detyrës mësuesi sigurohet se nxënësit i kanë përvetësuar mirë
konceptet që do të vëzhgojnë gjatë punës eksperimentale.
• Dhënia e detyrës.
• Paraqitja teorike e koncepteve, njohurive, aftësive dhe e shprehive që duhet të
njihen.
• Përcaktimi i mjeteve dhe i metodave.

2. Në rastet kur eksperimenti realizohet si burim i njohurive të reja.


Kjo mënyrë bën që nxënësi me anë të eksperimentit të zbulojë vetë konceptet e reja,
gjë që ngjall tek ata kureshtjen, aktivizon të menduarin, lindin kështu tek ata supozime të
ndryshme, lind dëshira për të shprehur mendimet e tyre etj. E thënë më thjesht, ne krijojmë

154
besimin te nxënësit se ata po luajnë rolin e një “shkencëtari” (duke ndjekur procedurën e një

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


njohje shkencore, si: shtrimi i problemit, formulimi i një hipoteze, planifikimi i eksperimentit,
nxjerrja e përfundimeve, analiza e tyre dhe më pas referimi i rezultateve).

Në të dyja rastet mësuesi e fillon punën me demonstrimin e metodikës se si do të


realizohet eksperimenti. Shumë e rëndësishme është që nxënësit të kuptojnë se suksesi i
tyre në eksperiment varet nga rigoroziteti i zbatimit të procedurës eksperimentale.
Ndarja e materialeve dhe sqarimi për mënyrën e përdorimit të tyre.
Kujtesa për rregullat e sigurimit teknik në punën laboratorike, për përdorimin e mjeteve
dhe të reagjentëve.

Fillimi i punës

Vëzhgime sistematike, skicime, shënime në një fletore laboratorike. Mësuesi duhet të


kërkojë që në fletoren laboratorike të ketë edhe shënime apo gjykime të nxënësve për ato
që do të vëzhgojnë.
Nxjerrja e përfundimeve dhe diskutimi i tyre.
Roli i mësuesit gjatë zbatimit të kësaj metode është:
• Të japë udhëzime për ecurinë metodike dhe për përdorimin e pajisjeve
eksperimentale.
• Të kontrollojë parapërgatitjen teorike të nxënësve para eksperimentit. Të ndjekë
vazhdimisht ecurinë e punës.
• Të tentojë drejt formimit të aftësive dhe të shprehive të punës eksperimentale.
• Të ndihmojë në nxjerrjen e përfundimeve.
• Të bëjë vlerësimin e punës së kryer.
• Të kontrollojë përdorimin e pajisjeve dhe dorëzimin e tyre pas përfundimit të
eksperimentit.
Eksperimenti është shumë i rëndësishëm në çdo etapë të mësimdhënies, pasi ai mund
të shërbejë si burim njohurish, për përvetësimin e njohurive, si dhe për zbatimin praktik të
tyre në jetën e përditshme.
Le t’i kthehemi eksperimentit tonë dhe të analizojmë si do të vepronin nxënësit.

Analiza (po japim disa nga përgjigjet që mund të prisni nga nxënësit).
Analizoni rezultatet tuaja duke iu përgjigjur pyetjeve, si:
a) Çfarë efekti kanë gjethet në lëvizjen e ujit?
Përgjigje: Nga eksperimenti zbuluam se kërcelli i selinos që ka gjethe e ngjit ujin
më lart se sa kërcelli i selinos pa gjethe, atëherë gjethet ndihmojnë në transportin
e ujit në bimë.
b) Si lëviz uji nga rrënja deri te gjethet?
Përgjigje: Uji lëviz nga rrënja deri te gjethet me anë të gypave që ndodhen në
rrënjët, kërcellin dhe gjethet e bimës.
c) Shpjegoni pse ju e filluat eksperimentin me dy kërcej që kishin të njëjtën gjatësi?
Përgjigje: Kjo do të na krijojë mundësi që krahasimin e lëvizjes së lëngjeve midis
dy kërcejve ta bëjmë më të thjeshtë.
d) Pse është e nevojshme që ta llogaritni në % lëvizjen e ngjyrës?
Përgjigje: Për ta kuptuar më mirë përgjigjen po japim një shembull: supozojmë se
të dy kërcejtë i kemi prerë në gjatësinë 10 cm (sepse në udhëzime kjo gjë është vënë
si kusht, që kërcejtë duhet të kenë gjatësi të njëjtë). Nga eksperimenti do të dalë se
te kërcelli i selinos me gjethe lëngjet janë ngjitur më lart, p.sh., deri në 8 cm. Ndërsa
te kërcelli pa gjethe është ngjitur p.sh., 6 cm.

155
Llogaritim lëvizjen e lëngjeve në %, te kërcelli me gjethe: 80%
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Llogaritim lëvizjen e lëngjeve në %, te kërcelli pa gjethe: 60%


Tani përgjigjja është e thjeshtë, sepse kështu del më qartë se te kërcelli me gjethe lëngjet
ngjiten më shumë.
E domosdoshme do të ishte llogaritja me % e lëvizjes së lëngjeve në qoftë se, kërcejtë
do të kishin gjatësi të ndryshme.

Arsyetoni

1. Në një libër kopshtarie rekomandohet se, kur një bimë zhvendoset në një vazo të re,
duhet që t’i hiqen disa gjethe. Ideja është që të ndihmohet bima që të ruajë ujin derisa të ketë
nxjerrë rrënjë të reja. Bazuar në këtë, si mendoni: a e ndihmon bimën heqja e disa gjetheve?
Shpjegojeni.
Përgjigje: Përgjigjja më e mundshme do të ishte: është më mirë që gjethet të mos
hiqen, sepse janë ato që, në sajë të transpirimit bëjnë që uji dhe lëndët minerale
të ngjiten lart. Në këtë mënyrë bima ushqehet më mirë dhe shmanget mbetja e ujit
me tepricë në rrënjë, që mund të shkaktojë kalbjen e tyre.
2. Shkencëtarët shpesh japin shpjegime të ndryshme për të njëjtën dukuri eksperimentale.
Një shpjegim i vëzhgimeve tuaja në këtë eksperiment është se, selinoja përmban enë për
transportimin e ujit nga rrënjët te gjethet. Krijoni një shpjegim tjetër dhe shkruani një raport
të shkurtër të eksperimentit.
Përgjigje: Gjatë mësimdhënies, është e rëndësishme që mësuesit të përdorin
ushtrime që janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që t’i bëjnë nxënësit të mendojnë
më thellë rreth eksperimenteve, si dhe për të praktikuar dhe testuar më mirë aftësitë
e nevojshme të nxënësve për të shkruar. I kësaj natyre është dhe ushtrimi që po
trajtojmë. Në këtë ushtrim kërkohet që të shkruhet një raport i shkurtër rreth një
shpjegimi tjetër që mund të bëjnë nxënësit për rezultatet e eksperimentit. Qëllimi
i këtij ushtrimi më shumë është, që nxënësit të mësojnë të shkruajnë një raport
shkencor dhe të mendojnë një përgjigje në mënyrë të pavarur. I tillë është edhe
raporti për veprimtaritë praktike.

Raporti për veprimtarinë praktike

Tiparet e veçanta të tyre janë:


Hyrja- këtu materiali që paraqitet është, zakonisht, i shkurtër dhe specifik. Por me anë të
tij duhet të përshkruhet qëllimi i eksperimentit me minimumin e materialit të mundshëm.
Materialet dhe metodat - zakonisht, kjo pjesë jepet e gatshme nga mësuesi, kurse për
rastin e një pune shkencore, kjo pjesë duhet të formulohet nisur nga të dhënat që janë
mbajtur në fletoren e shënimeve.
Prezantimi dhe analiza e të dhënave eksperimentale. Në këtë pjesë duhet të tregohet kujdes
i veçantë për grafikët apo tabelat që shoqërojnë punën e laboratorit (në qoftë se ka). Gjithashtu
duhet gjithmonë të sigurohemi që konkluzionet të justifikojnë evidencat e paraqitura.

Hapat e përgatitjes së një raportimi të punës praktike

Drejtojini nxënësit në zgjidhjen fillimisht të eksperimentit, që do të dëshironim ta


përshkruanim dhe vendosni sesi është më mirë ta paraqitin atë.
Mundohuni ta filloni këtë proces përpara se ta përfundoni punën e laboratorit, pasi në
stadin e rishikimit të punës eksperimentale mund të ndeshni mangësi dhe gjithmonë duhet
të parashikoni kohë për t’i korrigjuar ato. Materialet e panevojshme duhen eliminuar, por mos

156
harroni se edhe rezultatet negative janë të rëndësishme. Ndihmojini nxënësit të përdorin

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


forma të ndryshme të prezantimit të të dhënave, por duke kontrolluar që asnjë e dhënë të
mos paraqitet dy herë.
Tregojuni nxënësve se grafikët, zakonisht, janë më të thjeshtit për t’u lexuar dhe
përvetësuar, ndërkohë që tabelat mund të përdoren kur ka shumë të dhëna për t’u paraqitur
në një hapësirë më të vogël. Mos harroni asnjëherë të këshilloni nxënësit që në paraqitjen e
tyre të sqarojnë pikat kryesore të tabelës që kanë përdorur.

6. THITHJA DHE TRANSPORTI I UJIT


Të kuptuarit e koncepteve

1. Pse është e rëndësishme për mbijetesën e bimëve aftësia për të transportuar ujin?
Përgjigje: Sepse së bashku me ujin transportohen lëndët minerale që shërbejnë si
lëndë ushqyese për bimët.
2. Cilat struktura ndihmojnë te bimët për të lëvizur: a) ujin; b) sheqerin.
Përgjigje: a) ksilema, b) floema.
3. Listoni dhe shpjegoni me fjalët tuaja tri forcat që mendohet se ndihmojnë bimën për të
lëvizur ujin.
Përgjigje: 1. Presioni i rrënjëve: drejtpërsëdrejti nëpërmjet qimeve thithëse,
nëpërmjet dukurisë së osmozës, uji dhe lëndët minerale të tretura futen në rrënjë.
Aty ushtrojnë një presion që e shtyn atë lart.
2. Kapilariteti: kapilariteti dhe presioni i rrënjëve ndihmon ujin të lëvizë lart, brenda
gypave të ksilemës.
3. Transpirimi: uji ngjitet në lartësi të bimës nga forcat e kohezionit të molekulave
të ujit dhe forcës tërheqëse të transpirimit.

Arsyetoni

4. Disa kandrra e marrin ushqimin e tyre duke shpuar bimën me aparatin e gojës në
formë gjilpëre. Gjeni cilin nga gypat do të shpojnë ata.
Përgjigje: Kandrrat do të shpojnë gypat e floemës, sepse nëpërmjet tyre bima
transporton lëndët ushqyese (sheqerin) të formuar gjatë procesit të fotosintezës
nga gjethet në pjesët e tjera të bimës.

7. GJETHJA - NJË FABRIKË E VOGËL


Të kuptuarit e koncepteve

1. Vendosni lidhjet e sakta në ushtrimin e mëposhtëm.

Funksioni Struktura
a) lejon gazet të hyjnë në qelizë kutikula
b) transporton ujin nga rrënja te gjethja qelizat roje
c) lejojnë gazet të lëvizin brenda e jashtë gjethes ksilema
d) mban nën kontroll lëvizjen e gazeve brenda e jashtë gjethes floema
e) vendi i fotosintezës gojëzat
f) transporton sheqerin e lëndët ushqyese mezofili
g) ruan gjethen nga avullimi hapësirat ajrore

157
Përgjigje: a) gojëzat; b) ksilema; c) hapësirat ajrore;
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

d) qelizat roje; e) mezofili; f) floema; g) kutikula.

2. Përse është e rëndësishme që bima në mes të gjethes ka hapësira ajrore midis qelizave.
Përgjigje: Sepse ato lejojnë lëvizjen e lirë të gazeve (mbajnë dyoksidin e karbonit
dhe lëshojnë oksigjenin).

Arsyetoni

3. Si ndryshon një gjethe e një bime uji nga një gjethe e një bime që rritet në shkretëtirë?
Krahasoni treguesit e mëposhtëm:
a) kutikula b) numri i gojëzave
c) vendi i gojëzave d) dimensioni i hapësirave të ajrit brenda gjethes.
Përgjigje:
a) Bima e ujit e ka kutikulën të hollë, ndërsa ajo e shkretëtirës të trashë.
b) Bima e ujit ka më shumë gojëza se sa ajo e shkretëtirës.
c) Bima e ujit i ka gojëzat në të dyja anët e gjethes (lart dhe poshtë), ndërsa ajo e
shkretëtirës i ka vetëm në pjesën e poshtme të gjethes.
d) Bima e ujit e ka më të madhe dimensionin e hapësirave të ajrit brenda gjethes
se sa bima e shkretëtirës.

8. VËZHGIMET E NJË NATYRALISTI


Të kuptuarit e koncepteve

1. Pse drurët halorë mund të jetojnë në zona me ndryshime të mëdha të klimës dhe pse
drurët gjethegjerë nuk mund të konkurrojnë me ata?
Përgjigje: Sepse drurët halorë i kanë gjethet si gjilpërë, të mbuluara me një kutikulë
të trashë me cipë dyllore. Kjo bën që pyjet halore janë të mbrojtura nga humbja e ujit
dhe këto bimë e ruajnë gjelbërimin e tyre. Ndërsa bimët gjethegjera, si: gështenja,
ahu, dushku etj., i kanë gjethet e gjera e të mëdha, të përshtatshme për të avulluar
shumë ujë. Këta drurë janë gjetherënës.
2. Përse myshqet nuk mund të rriten aq të larta e të holla, p.sh., sa bredhi?
Përgjigje: Sepse ato nuk kanë rrënjë të vërteta dhe enë ksileme e floeme.
3. Pse gjejmë shumë myshqe gjatë muajve të verës në ekosistemet veriore?
Përgjigje: Sepse riprodhimi dhe fotosinteza e tyre varet nga sasia e ujit dhe e
temperaturës.
4. Pse drurët nuk mund të rriten në majë të maleve të larta?
Përgjigje: Sepse temperaturat janë shumë të ulëta.

Arsyetoni

5. Në qoftë se ju prisni një degë në një bimë pishe, lëngu që rrjedh forcohet shumë shpejt.
Çfarë përparësie ka kjo për drurin e pishës?
Përgjigje: Sepse është një masë mbrojtjeje. Kjo pengon daljen e lëngjeve nga
bima e pishës.
6. Formuloni një hipotezë që shpjegon se, përse drurët bëhen më të lartë kur shkohet nga
maja në rrëzë të malit?
Përgjigje: Sepse kushtet e dritës, temperaturës, janë më të përshtatshme në vende
të ulëta.

158
Reflektoni

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


6. Shumë shkencëtarë thonë se, toka po bëhet më e ngrohtë si rezultat i ngrohjes globale.
Nëse zona ku jetoni ju, ngrohet dhe dimrat bëhen më të butë, si do të ndikojnë këto kushte
në bimët që rriten në zonën tuaj?
Përgjigje: Kjo gjë do ta dëmtojë bimësinë, sepse ajo është përshtatur ndaj disa
kushteve të caktuara të temperaturës dhe lagështirës, të cilat tashmë kanë
ndryshuar.

9. SISTEMET E ORGANEVE TE KAFSHËT


Të kuptuarit e koncepteve

1. Kategorizoni organet e mëposhtme, a bëjnë pjesë në grupin e parë apo të dytë të


sistemeve të organeve: zemra, arteria, veshka, sytë, truri, stomaku?
Përgjigje: Në grupin e parë bëjnë pjesë: zemra, arteria, veshka dhe stomaku.
Ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë: sytë dhe truri.
2. Si punojnë së bashku nervat dhe muskujt?
Përgjigje: Organet e shqisave kapin ngacmimet dhe, nëpërmjet sistemit nervor,
dërgojnë mesazhe në sistemin nervor. Më pas nervat transmetojnë sinjale elektrike
nga truri në muskuj. Sinjalet shkaktojnë tkurrjen e muskujve dhe ne fillojmë të
reagojmë.
3. Shpjegoni, pse janë të rëndësishme sistemet e organeve që rregullojnë apo kontrollojnë
sistemet e tjera të trupit?
Përgjigje: Sepse ato rregullojnë apo kontrollojnë njëri-tjetrin për të punuar së
bashku. Çdo sistem organesh është i specializuar për një punë të caktuar, p.sh., në
sistemin e qarkullimit të gjakut, gjaku që përmban lëndët ushqyese dhe oksigjenin
shpërndahet në të gjitha qelizat e trupit. Por lëndët ushqyese ky sistem i siguron
nga ai i tretjes dhe oksigjenin nga sistemi i frymëkëmbimit etj.

Arsyetoni

4. Cili nga sistemet sinjalizohet për rrezikun: sistemi nervor apo ai endokrin? Pse?
Përgjigje: Për rrezikun sinjalizohet më parë sistemi nervor, sepse në të gjithë
veprimtarinë e tij, si: në punën e organeve, të indeve, komunikimit, reagimin ndaj
botës që na rrethon, në mendimet, emocionet dhe kujtimet tona si dhe në të
gjitha çfarë shikojmë dhe ndjejmë, organizmi ynë varet, analizohet, komandohet e
drejtohet nga sistemi ynë nervor.
5. Cili është ndryshimi midis sistemit nervor dhe atij endokrin? Shpjegojeni.
Përgjigje: Sistemi hormonal prodhon lëndë kimike të quajtura hormone, që janë
molekula, të cilat mbartin një informacion të caktuar. Këto hormone prodhohen si
rezultat i mesazheve që nervat dërgojnë nga truri në gjëndrat endokrine të sistemit
endokrin. Pasi prodhohen transportohen me anë të gjakut dhe shpërndahen në
të gjithë organizmin. Por kjo nuk do të thotë se kudo ato arrijnë, e bëjnë të njohur
mesazhin e tyre, por vetëm kur qelizat e njohin këtë hormon në mënyrë specifike.
Ndërsa sistemi nervor është i përbërë nga shumë qeliza nervore (neuronet), që
kanë aftësinë që në përgjigje të një ngacmuesi të nxitet dhe këtë nxitje ta tejçojë
nga një pikë në një tjetër. Pra sistemi nervor është i aftë t’i përgjigjet në mënyrë të
menjëhershme çdo ngacmuesi.

159
6. Në qoftë se ju shkelni një gozhdë pa dashje, si do të reagonte sistemi juaj nervor? Cilat
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

sisteme të tjera organesh do të sinjalizoheshin? Shpjegojeni.


Përgjigje: Receptorët e lëkurës kapin ngacmimin dhe, nëpërmjet sistemit
nervor, dërgojnë mesazhe bioelektrike në tru. Menjëherë truri nëpërmjet nervave
transmeton sinjale elektrike në sistemin muskulor. Sinjalet shkaktojnë tkurrjen e
muskujve dhe ju me siguri reagoni duke tërhequr këmbën.

Reflektoni

7. Si zbatohet në organizmat shumëqelizorë thënia: “Të gjithë për një dhe një për të gjithë”?
Përgjigje: Tashmë e dimë se çdo sistem organesh është i specializuar për një
punë të caktuar. Prandaj, ai nuk mund të mbijetojë pa bashkëpunimin me sistemet e
tjera, ashtu si dhe sistemet e tjera nuk mund të mbijetojnë pa bashkëpunimin, qoftë
edhe të një sistemi të vetëm. Shembull tipik është bashkëpunimi i sistemit nervor
me të gjitha sistemet e organeve. Në qoftë se do të mungonte ky bashkëpunim,
organizmi nuk do të mund të mbijetonte në mjedisin e tij.

10. SISTEMI TRETËS TE KAFSHËT


Të kuptuarit e koncepteve

1. Shpjegoni procesin e tretjes me fjalët tuaja.


Përgjigje: Procesi që realizon shndërrimin e molekulave të mëdha të lëndëve
ushqyese në molekula më të vogla quhet tretje.
2. Çfarë përparësish ka tretja në një strukturë në formë gypi në ndryshim me atë në formë
qeseje?
Përgjigje: Ka ndryshim sepse ushqimi futet në një hyrje të veçantë që është goja
dhe mbetjet dalin jashtë nëpërmjet anusit (vrima e pasdaljes), në ndryshim me
tretjen që ndodh në strukturat në formë qeseje, që ushqimi tretet në këto struktura
dhe mbetjet dalin nga kanë hyrë ushqimet.
3. Shprehni shkurt sesi ndodh tretja në gojë, stomak dhe në zorrët e holla te njeriu.
Përgjigje:
b) Në gojë ndodh përpunimi mekanik i ushqimit (ushqimi copëtohet nga dhëmbët,
njomet nga pështyma, përzihet dhe gëlltitet nga gjuha) dhe përpunimi kimik i
ushqimit (niseshteja e ushqimit zbërthehet nga enzima amilazë në sheqer).
c) Në stomak ndodh përpunimi mekanik i ushqimit (ai grumbullohet, përpunohet
dhe përzihet) dhe përpunimi kimik i ushqimit (lëngu i stomakut që përmban acid
klorhidrik dhe enzimën pepsinë fillojnë të zbërthejnë, pra tresin proteinat).
d) Në zorrët e holla ndodh përpunimi kimik i ushqimit me anë të enzimave të
termishëzës dhe të tëmblit realizohet tretja e plotë e lyrave, karbohidrateve dhe
proteinave, si dhe përthithja e lëndëve të tretura.

Arsyetoni

4. Me kë ngjason më shumë procesi i tretjes te shpendët, me atë të një krimbi të tokës


apo me të njeriut?
Përgjigje: Procesi i tretjes te shpendët ngjason më shumë me atë të krimbit të
tokës.

160
5. Aspirina largon mukozën mbrojtëse që mbështjell stomakun. Shpjegoni pse pirja e

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


aspirinës mund të shkaktojë probleme me tretjen.
Përgjigje: Sepse me largimin e mukozës mbrojtëse që mbështjell stomakun, lëngjet
tretëse të stomakut që përmbajnë acid klorhidrik mund të dëmtojnë stomakun deri
në çarjen e tij.

11. LËVIZJA E LËNGJEVE TE KAFSHËT


Kontrolli i njohurive

1. Pse sfungjerët nuk kanë sistem transporti të lëngjeve?


Përgjigje: Sepse sfungjerët nuk kanë inde, por vetëm dy shtresa me qeliza. Uji
dhe lëndët ushqyese hyjnë nëpërmjet poreve dhe mbetjet dalin jashtë nëpërmjet
vrimës (oskulumit) që ndodhet në pjesën e sipërme të sfungjerit.
2. Pse kafshët shumëqelizore kanë: a) sistem të qarkullimit?
b) sistem të ekskretimit?
Përgjigje:
a) Sepse kafshët shumëqelizore kanë qeliza të specializuara që punojnë së
bashku. Sistemi i qarkullimit është përgjegjës për transportin e lëngjeve me lëndë
ushqyese deri te qelizat.
b) Ndërsa sistemi i ekskretimit është përgjegjës për eliminimin e mbetjeve.

Vlerësoni

3. Krahasoni sistemin e mbyllur me atë të hapur të qarkullimit të lëngjeve. Cili është më


efikas? Shpjegoni, pse?

Përgjigje: Ndryshimi është se në sistemet e mbyllura të qarkullimit, gjaku qarkullon


brenda një sistemi enësh dhe shkëmbimet e lëndëve bëhen nëpërmjet një rrjeti
kapilarësh. Sistemi i mbyllur i qarkullimit është më efikas, sepse gjaku ndodhet
gjithmonë brenda në enët e gjakut. Enët e gjakut që transportojnë gjak nga zemra
quhen arterie, ndërsa ato që e kthejnë gjakun në zemër, quhen vena.
Ndërsa te sistemet e hapura, gjaku qarkullon në një sistem enësh, vetëm në
një drejtim, që nuk formojnë një qark të mbyllur. Gjaku më pas mbush hapësirat
ndërqelizore, ku ai “lag qelizat”. Kur zemra lëshohet, gjaku kthehet përsëri drejt
zemrës, nëpërmjet poreve me funde të hapura.

Arsyetoni

5. Një zhurmë në zemër shkaktohet nga një kllapë e sëmurë. Kjo lejon që gjaku të kthehet
pas në një nga dhomat e saj. Shpjegoni, pse kjo rrugë dyfishe e gjakut krijon probleme?
Përgjigje: Sepse kjo gjë lejon përzierjen e gjakut të pastër me atë të papastër.
6. Ju keni mësuar se, një nga pasojat e rrezikshme të sëmundjeve të aparatit të ekskretimit
është pamjaftueshmëria e funksionit të veshkës për të filtruar gjakun nga mbetjet. Diskutoni
së bashku çfarë ndodh në këtë rast.
Përgjigje: Në këtë rast kemi të bëjmë me një sëmundje që ngadalëson ose
ndalon punën e veshkave dhe ka të bëjë me mosprodhimin e urinës. Kështu
ndodh që lëndët e panevojshme të mbeten në trup. Për t’i ardhur në ndihmë të
sëmurit përdoret aparati i dializës që luan rolin e një veshke artificiale ose bëhet
transplantimi i veshkës.

161
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

13. VLERËSONI NJOHURITË DHE AFTËSITË TUAJA


1. Në tabelën e mëposhtme vendosni termat në vendin e duhur. Ju mund të përdorni disa
terma më shumë se një herë.
Frymëmarrje, ezofagu, dhjamor, zorrët e holla, zemra, tretës, mushkëri, qarkullimi i gjakut,
gjaku, lidhor, stomaku, muskujt, nerva, epitelial dhe laring.

Sistemi i organeve Organet që përmbajnë Indet që përmbajnë


frymëmarrjes mushkëri, laringu epitelial, nervor, lidhor, muskulor
qarkullimi i gjakut zemra nervor, lidhor (dhjamor), gjak, epitelial, muskulor.
tretjes ezofagu, stomaku, zorrët e holla epitelial, nervor, lidhor, muskulor.

2. Janë dhënë përmasat e dy tipa qelizash (për lehtësi llogaritje qelizat janë konsideruar
në formë kubi): qeliza e tipit A, ka gjatësinë, gjerësinë dhe lartësinë me nga 6 mikron, ndërsa
qeliza e tipit B, ka gjatësinë, gjerësinë dhe lartësinë me nga 3 mikron.
a) Llogaritni vëllimin e qelizës A dhe qelizës B.
b) Llogaritni sipërfaqen e qelizës A dhe qelizës B.
c) Përcaktoni raportin e sipërfaqes ndaj vëllimit për qelizën A dhe qelizën B.
d) Cila qelizë është më aktive në thithjen e lëndëve ushqyese dhe largimin
e mbetjeve? Shpjegoni përgjigjen tuaj.
Përgjigje:
Vëllimi i qelizës A është: 63 = 6 x 6 x 6 = 216 mikron3
Vëllimi i qelizës B është: 33 = 3 x 3 x 3 = 27 mikron3
Sipërfaqja e qelizës A është: 62 x 6 (sipërfaqja e një faqe x 6 faqe) = 36 x 6 216
mikron2
Sipërfaqja e qelizës B është: 32 x 6 = 9 x 6 = 54 mikron2
Raporti i sipërfaqes ndaj vëllimit për qelizën A është: 216 : 216 = 1
Raporti i sipërfaqes ndaj vëllimit për qelizën B është: 54 : 27 = 2
Qeliza më e vogël është më aktive në thithjen e lëndëve ushqyese dhe largimin e
mbetjeve, sepse raporti i sipërfaqes së saj me vëllimin është më i madh se sa te
qeliza e madhe.
3. Cilat janë tri forcat që mendohet se ndihmojnë bimën për të lëvizur ujin? Shpjegoni me
fjalët tuaja si ndodh ky proces.
Përgjigje: 1. Presioni i rrënjëve: drejtpërsëdrejti nëpërmjet qimeve thithëse,
nëpërmjet dukurisë së osmozës, uji dhe lëndët minerale të tretura futen në rrënjë.
Aty ushtrojnë një presion që e shtyn atë lart.
2. Kapilariteti: kapilariteti dhe presioni i rrënjëve ndihmon ujin të lëvizë lart brenda
gypave të ksilemës.
3. Transpirimi: uji ngjitet në lartësi të bimës nga forcat e kohezionit të molekulave
të ujit dhe forcës tërheqëse të transpirimit.

Arsyetoni

4. Një shkencëtar vëzhgoi prerjen tërthore të një gjetheje të marrë në një pyll të vendeve
me lagështirë dhe të një gjetheje të marrë në shkretëtirë.
Shpjegoni pse ai gjeti shumë hapësira ajrore midis qelizave në shtresën e mesit të
gjetheve të marra nga pylli me lagështirë.
Përgjigje: Sepse bimët që rriten në vende me lagështirë e me pak diell, kanë sasi të

162
madhe uji, por kanë pak ndriçim. Kështu bimët duhet të përqendrohen në procesin

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


e fotosintezës. Pikërisht në hapësirat ajrore të gjetheve ju e dini se bëhet këmbimi
i gazeve, pra merret dyoksidi i karbonit dhe lëshohet oksigjeni.
5. Në shumicën e bimëve gojëzat janë gjetur në pjesën e poshtme të gjethes.
a) Pse gojëzat nuk janë në pjesën e sipërme të gjethes?
b) Ku mendoni se do të jenë gojëzat në bimët ujore, p.sh., në zambakët e ujit?
Shpjegoni arsyen.
Përgjigje:a) Bimët që jetojnë në zona të thata e me shumë diell, u duhet të ruajnë
ujin, ato kanë pak gojëza, të cilat ndodhen në pjesën e poshtme të gjethes, për ta
mbrojtur atë nga nxehtësia dhe era.
b) Ndërsa zambakët e ujit që rriten në vende me lagështirë, kanë sasi të madhe
uji, por kanë pak ndriçim. Kështu bimët duhet të përqendrohen në procesin e
fotosintezës. Këto bimë kanë kutikulë të hollë dhe shumë gojëza në të dy anët e
gjethes (lart dhe poshtë). Ky kombinim i lejon qelizat e mezofilit të bëjnë shkëmbimin
e gazeve me shpejtësi më të madhe, pra të kryejnë një proces fotosintetik shumë
intensiv.
6. Për transportin e ujit, myshqet nuk kanë enë ksileme dhe floeme. Ato janë bimë shumë
të vogla, zakonisht rriten vetëm disa centimetra mbi tokë. Shpjegoni pse mungesa e enëve
të transportit të ujit i privon myshqet të rriten të larta?
Përgjigje: Dimë se bashkë me ujin transportohen edhe lëndët ushqyese dhe
mungesa e enëve transportuese bën që uji me këto lëndë ushqyese të mos ngjiten
në lartësi.
7. Krahasoni marrjen e ushqimit nga ameba njëqelizore me atë të njeriut. Përshkruani
përparësitë e secilit sistem.
Përgjigje: Dimë se ameba është një organizëm njëqelizor dhe ushqimin e kap me
anë të pseudopodeve (këmbëve të rreme) të cilat e rrethojnë grimcën e ushqimit.
Ushqimi i gëlltitur përfundon në vakuolën tretëse dhe lëndët e panevojshme
nëpërmjet lëvizjes së amebës nxirren jashtë qelizës. Pra edhe pse ameba është
një organizëm njëqelizor, ajo e realizon shkëmbimin e lëndëve (marrjen e lëndëve
ushqyese dhe nxjerrjen jashtë të mbetjeve) midis qelizës dhe mjedisit të jashtëm
me shpërhapje (difuzion), nëpërmjet membranës. Ndërsa te njeriu që është një
organizëm shumëqelizor, ushqimi tretet përgjatë një gypi që ka një hyrje të veçantë,
gojën dhe daljen ose anusin. Kështu, meqenëse ushqimi lëviz përgjatë gypit vetëm
në një drejtim, çdo zonë e tij ka funksion specifik, p.sh. zonë me qeliza për të
copëtuar pjesët e ushqimit në më të vogla, një tjetër mund të prodhojë enzima që
ndihmojnë në shpërbërjen e molekulave të mëdha dhe zona të tjera për thithjen e
molekulave të tretura.
8. Shpjegoni, pse procesi i tretjes te hidra është më pak efikas se sa te krimbi i tokës?
Përgjigje: Sepse hidra është një kafshë me strukturë të thjeshtë dhe ka sistem
tretës vetëm me një hapje. Pasi ushqimi tretet, mbetjet dalin po nga ajo vrimë nga
kanë hyrë. Ndërsa te krimbat sistemi tretës përfaqësohet nga një gyp që fillon me
gojën dhe përfundon me anusin nga ku dalin mbetjet.
9. Krahasoni qelizat e specializuara të rrugëve të frymëmarrjes së njeriut me ato të
paramecit. Identifikoni strukturat e ngjashme dhe shpjegoni pse përdoret secila prej tyre.
Përgjigje: Te parameci dhe në rrugët e frymëmarrjes së njeriut ka qeliza të
specializuara të pajisura me struktura në formë qerpikësh (cilie). Te parameci ato
duke goditur njëra - tjetrën shërbejnë për lëvizjen e tij. Ndërsa te njeriu grimcat që
tentojnë të hyjnë në mushkëri kapen nga mukoza e rrugëve të frymëmarrjes dhe
më pas nxirren jashtë nga mushkëritë prej qelizave të pajisura me cilie.

163
10. Krahasoni mënyrën se si rruazat e bardha të gjakut dhe ameba i gëlltisin dhe i tresin
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

mikrogjallesat. Çfarë kanë ato të përbashkët?


Përgjigje: Ju tashmë e dini se ameba me anë të pseudopodeve e kap ushqimin,
më pas me anë të procesit të difuzionit e “gëlltit” atë nëpërmjet membranës. Më
pas ushqimi tretet në vakuolën tretëse. Kjo mënyrë e kapjes së ushqimit bëhet
edhe te rruazat e bardha të gjakut.

Aftësia për të vëzhguar

11. Shihni figurën dhe tregoni se çfarë përfaqëson secila prej tyre? Jepni përkufizimin e
saktë për secilën.
Përgjigje: Indi që formohet nga një grup qelizash me formë e funksion të njëjtë.
Indet shpesh organizohen në struktura më të mëdha që quhen organe (mushkëria).
Sistemet e organeve janë grupe organesh, të cilat për të kryer një funksion më
tërësor, bashkëveprojnë me njëri-tjetrin (sistemi i frymëkëmbimit).

TRAJTIMI METODIK I KAPITUJVE


GJENETIKA DHE GJENETIKA E NJERIUT
Interpretime metodike të çështjeve kryesore

• Diskutoni shembuj të karakteristikave trashëguese dhe jo trashëguese.


• Diskutoni mbi përmbajtjen e bërthamës qelizore, kromozomeve, numrin e
kromozomeve dhe se si karakteristikat trashëguese janë kontrolluar nga gjenet.
• Shpjegoni se kromozomet përmbajnë ADN dhe proteina dhe tregoni për rolin dhe
rëndësinë e tyre në jetën e njeriut.
• Shkruani një biografi të shkurtër të Gregor Mendelit. Kërkoni në literaturë ose në
internet për të.
• Shpjegoni se si trashëgohen tiparet sipas tri ligjeve të Mendelit.
• Diskutoni për sëmundjet trashëguese te njeriu.
• Diskutoni mbi sjelljet etike, si p.sh., klonimin, modifikimin gjenetik.
• Klikoni në faqe interneti mbi publikime, raporte, të dhëna dhe ide mbi gjenetikën.
• Bioteknologjia, përdorimi i inxhinierisë gjenetike në prodhimin e ilaçeve në ndihmë të
mbrojtjes dhe përmirësimit të shëndetit të njeriut.

Çështjet kryesore:

• Evidentimi i koncepteve bazë për çdo temë të kapitullit.


• Si të punohet me fjalorin.
• Si janë të ndërtuara kromozomet, gjenet dhe ADN-ja.
• Çfarë është mejoza?
• Krahasimi i procesit të mitozës dhe të mejozës.
• Dyfishimi i ADN.
• Rregullat e trashëgimisë.

Konceptet bazë

Në programin dhe tekstin e Biologjisë të klasës së nëntë janë planifikuar për herë të parë
koncepte për trashëgiminë.

164
Një nga vetitë që e dallon të gjallën nga jo e gjalla është aftësia për të prodhuar pasardhës,

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


të cilët kanë tipare të ngjashme ose të njëjta me ato të prindërve të tyre.
Pra, organizmat e gjallë i ruajnë tiparet e tyre nëpërmjet riprodhimit dhe trashëgimisë.
Për të realizuar ruajtjen e tipareve atyre u duhen disa mekanizma që të jenë në gjendje
të regjistrojnë dhe të mbajnë udhëzimet e sakta, të cilat drejtojnë prodhimin e tipareve të
trashëgueshme. Udhëzimet duhet të jenë të “shkruara” në një formë të tillë që të mund t’u
tejçohen pasardhësve.
Për t’iu ardhur në ndihmë mësuesve mendojmë se më parë duhen evidentuar konceptet
bazë për çdo temë dhe duhen sqaruar ato.

Konceptet bazë për çdo temë janë:

• Eksperimentet gjenetike të Mendelit bazohen në analizën matematike të pasardhësve,


të cilët rezultojnë nga kryqëzimi i dy lloje bimësh të bizeles.
• Gjenet janë faktorë individualë që kontrollojnë trashëgiminë.
• Format e ndryshme të gjeneve janë alele. Disa janë zotëruese (dominante) dhe disa
janë të fshehta (recesive).
• Alelet e një çifti që përcaktojnë një tipar gjatë procesit të mejozës ndahen.
• Në shfaqjen e tiparit zotërues (dominant), efekti i gjenit të fshehtë nuk duket për arsye
të pranisë së gjenit zotërues (dominant).
• Organizmat që kanë dy alele identike për një tipar të veçantë quhen homozigotë.
• Organizmat që kanë dy alele të ndryshme për të njëjtin tipar quhen heterozigotë.
• Qeliza që përmban një numër çift kromozomesh quhet diploide.
• Qeliza që përmban një numër tek kromozomesh quhet haploide.
• Mejoza është një formë e ndarjes së qelizave, gjatë së cilës formohen katër qeliza
haploide-gameta.
• Mitoza është një formë e ndarjes së qelizave, gjatë së cilës formohen dy qeliza bija me
të njëjtin numër kromozomesh si qeliza nënë (qelizat janë diploide).
• Secila gametë te njeriu (femërorë apo mashkullorë) përmban nga 23 kromozome.
• Gjatë pllenimit gameta femërore bashkohet me gametën mashkullore dhe formon një
zigotë, e cila përmban 46 kromozome.
• Ndër 46 kromozomet që gjenden në qelizën diploide të njeriut, 2 janë kromozome të
seksit (x dhe y) dhe 44 kromozomet që mbeten përcaktojnë të gjitha tiparet e tjera, që nuk
kanë lidhje me seksin.
• Vajzat trashëgojnë nga nëna një x kromozom dhe nga babai një x kromozom.
• Djemtë trashëgojnë nga nëna një x kromozom dhe nga babai një y kromozom.
• Gjenet që ndodhen në kromozomet x dhe y quhen gjenet e lidhura me seksin
• Grupet e gjakut te njeriu përcaktohen nga tri alelet A, B dhe O (zero). Alelet A dhe B janë
zotëruesit mbi alelin O (zero).
• Grupet e gjakut te njeriu janë A, B, AB, O dhe përcaktohen në këtë mënyrë: gjendja
AA dhe AO (pra A mbizotërues ndaj O) përcakton grupin A të gjakut. Gjendja AB (ose BA)
përcakton grupin AB të gjakut, ndërsa gjendja OO (zero, zero) përcakton grupin O (zero).
Kuptohet se në të njëjtën mënyrë BB dhe BO përcakton grupin B të gjakut.
• Anemia mesdhetare është një çrregullim që shkakton transformimin e rruazave të kuqe
normale të gjakut në rruaza të kuqe që kanë formën e draprit.

165
Puna me fjalorin
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Rol të rëndësishëm në përvetësimin e koncepteve luan dhe puna me fjalorin.


Është e rëndësishme që mësuesi në orën e biologjisë, të punojë me nxënësit e tij fjalorin
e temës përkatëse.
Mbasi mësuesi shkruan në dërrasë fjalorin për çdo temë mësimi, kërkon nga nxënësit
kuptimin e çdo fjale. Në qoftë se nxënësi nuk është i sigurt për kuptimin e termit, lejohet ta
saktësojë atë duke hapur tekstin. Duke punuar me fjalorin nxënësit familjarizohen me termat
të cilat përfaqësojnë koncepte të caktuara.

Fjalët e reja janë: Trashëgimi, gjenetikë, kromozom, pjalmim, vetëpjalmim, tipar, gjene,
hibrid, gjen zotërues (dominant), gjen i fshehtë (recesiv), mitozë, mejozë, homozigot,
heterozigot, diploid, haploid, kromozome seksuale, breznia F1, breznia F2, prind.

Baza materiale e trashëgimisë

Siç kemi theksuar dhe më lart në material, trashëgimia e tipareve realizohet me anë të
disa mekanizmave, të cilët ndodhen në të gjitha qeniet e gjalla.
Materialet bartëse të trashëgimisë janë të vendosura në bërthamat e qelizave dhe quhen
kromozome dhe gjene.

Kromozomet

Kromozomet janë si fije të holla, të cilat quhen kështu për shkak të aftësisë që kanë për
t’u ngjyrosur (chroma-ngjyrë) dhe në këtë mënyrë ato bëhen të dukshme në mikroskop.
Çdo lloj gjallese ka një numër të caktuar të kromozomeve. Për shembull, njeriu ka 46,
miza e uthullës 8, misri 20 kromozome etj.
Kromozomet sipas formës dhe madhësisë janë të ndryshme dhe karakteristike për çdo
lloj. Gjithnjë 2 kromozome janë të ngjashme sipas formës dhe madhësisë. Këto quhen
kromozome homologe.
Njeriu ka 23 çifte ose palë, misri 10, miza e uthullës 4 çifte ose palë kromozome homologe.
I tërë numri i kromozomeve të një qelize shënohet me simbolin 2n dhe quhet numër diploid.
Kurse numri i kromozomeve palë shënohet me n dhe quhet numër haploid.
Qelizat e zakonshme ose trupore kanë numër diploid (2n) të kromozomeve, ndërsa
gametat ose qelizat seksuale kanë numër haploid të kromozomeve (n).
Kromozomet kanë në përbërjen e tyre molekula të ADN, të mbështjella me një këllëf
proteinik. Formën e kromozomeve e përcakton dimensioni dhe vendi i centromerit.

166
Gjenet

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Me fjalën gjen kuptojmë njësinë materiale më të vogël, përgjegjëse për trashëgiminë e
tipareve.
Me pikëpamjet e sotme është vërtetuar se një gjen mund të marrë pjesë në përcaktimin
e më shumë se një tipari ose e kundërta, shumë gjene mund të marrin pjesë në përcaktimin
e një tipari.
Në përcaktimin e një tipari ose cilësie merr pjesë nga një gjen i çdo kromozomi të palëve
homologe. Këto gjene i kemi quajtur gjene alele dhe zënë vend të njëjtë në kromozomet
homologe. Palët e gjeneve ose të aleleve i shënojmë me simbole, më shpesh me shkronja.
Për çdo tipar dhe për çdo palë të gjeneve zgjidhen shkronja të ndryshme, për shembull, për
një tipar: aa, AA ose Aa, për një tipar tjetër BB, bb ose Bb.
Kurdoherë një gjen i alelit (njëri kromozom i palës homologe të kromozomeve), vjen nga njëri
prind (për shembull prej prindit mashkull), kurse tjetri, pra gjeni i dytë, përkatësisht kromozoni
homolog vjen nga prindi tjetër (në këtë rast nga prindi femër). Në këtë mënyrë që të dy prindërit
marrin pjesë në mënyrë të barabartë me një gjen në përcaktimin e tipareve të organizmit.
Gjenet, të cilat përmbajnë të shkruar të gjithë informacionin për tiparet e pasardhësve,
janë të ndërtuara nga lënda kimike e cila quhet ADN (acidi dezoksiribonukleik).

ADN ndodhet në përbërje të të gjitha kromozomeve.


Çdo kromozom përmban një molekulë të ADN.

Siç dihet kuptimi i një fjalie realizohet nga renditja e shkronjave dhe fjalëve që ajo përmban.
Në të njëjtën mënyrë, informacioni gjenetik “shkruhet” nëpërmjet vendosjes së
njëpasnjëshme të katër shkronjave përbërëse të tij ose ndryshe të katër nukleotideve
Adeninë, Timinë, Citozinë dhe Guaninë.
Meqenëse nukleotidet mund të kombinohen në varg pothuajse në një numër të shumtë e
të pafundmë mënyrash, bëhet e qartë se numri i udhëzimeve ose informacioneve gjenetike,
që mund të shkruhen në ADN, është i pakufizuar. Ky fakt bën të mundur formimin e një
shumëllojshmërie të pafundme organizmash të ndryshme.

ADN i kryen funksionet e veta në këto drejtime:


Mban dhe ruan udhëzimet e sakta që përcaktojnë tiparet trashëguese, të cilat formohen
në çdo qelizë.
Udhëzimet e ruajtura në ADN mund të kopjohen për t’iu tejçuar pasardhësve.
Udhëzimet e ADN mund të kopjohen dhe pastaj të përkthehen në formën e tipareve të
ndryshme të qelizës.
Të gjitha këto veti ADN-ja i gëzon nga fakti se është një prej makromolekulave më të
mëdha të qenieve të gjalla, e ndërtuar prej njësive të shumta, të quajtura nukleotide dhe prej
aftësisë që ka për t’u dyfishuar para procesit të ndarjes qelizore (mitozës).

167
Mejoza
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Tek organizmat me shumim seksual, jeta e çdo individi fillon me bashkimin


e gametës femërore (qelizës vezë) dhe gametës mashkullore (spermatozoidit).
Ky proces është i njohur si pllenim (fekondim).
Qelizat seksuale dallohen nga fakti se bërthamat e tyre bartin vetëm gjysmën
(n, numër haploid) e kromozomeve, kurse numri i kromozomeve të qelizave
trupore është 2n (numër diploid). Për shembull, qelizat seksuale të njeriut kanë
23 kromozome, ndërsa qelizat e zakonshme kanë 46 kromozome.

Gjatë pllenimit të kafshëve dhe pjalmimit të bimëve, me bashkimin e


gametave mashkullore dhe femërore, fitohet zigota – qeliza vezë e pllenuar,
bërthama e së cilës e ka numrin e kromozomeve dy herë më të madh (numër
diploid 2n) se të asaj të gametave. Zvogëlimi i numrit të kromozomeve në
qelizat seksuale, bëhet në kohën e formimit të tyre, në procesin e pjekurisë.

Ky proces është mjaft i ndërlikuar dhe karakterizohet me atë që numri


diploid i kromozomeve (2n) përgjysmohet, bëhet numër haploid (1n), për këtë
arsye kjo ndarje është quajtur mejozë (meion – më pak) ose ndryshe quhet
ndarje e reduktuar. (shih fig. )

Gjatë mejozës ndodhin dy ndarje të njëpasnjëshme, nga të cilat rezultojnë katër qeliza
bija, me gjysmën e kromozomeve të qelizës mëmë. Pikërisht këto qeliza janë gametat, që
kanë numër haploid (n) kromozomesh, dhe që dallohen nga qelizat e tjera të trupit që kanë
numër diploid (2n) kromozomesh.

Rasti 1 Qeliza mëmë është homozigote me gjene dominante (AA), pra, edhe me tipare dominante.
Gjatë procesit të mejozës formohen 2 gameta me nga një kromozom (që përmban gjenin
dominant – A). Pra 100 % e gametave përmbajnë kromozomin, i cili ka gjenin dominant A.

Rasti 2 Qeliza mëmë është gjithashtu homozigote me gjene të fshehta (recesive) – aa. Gjatë
procesit të mejozës formohen 2 gameta me nga një kromozom, të cilat kanë gjenin recesiv
a. Pra, edhe në këtë rast, 100 % e qelizave seksuale përmbajnë gjenin recesiv a.

Rasti 3 Qeliza mëmë është heterozigote me kromozomet, të cilat kanë përkatësisht gjenin
dominant A dhe gjenin recesiv a. Gjatë procesit të mejozës formohen 50 % gameta me
gjenin A dhe 50 % gameta me gjenin a.

Në mënyrë të përmbledhur, mejoza mund të paraqitet kështu:

Qeliza mëmë AA Aa aa
Gametat A A a a

Ndërsa te mejoza për dy tipare ndodh si më poshtë:

Qeliza mëmë AABB AABb AaBb


Gametat AB AB, Ab AB, Ab, aB, ab

168
Dyfishimi i ADN- së

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Gjatë interfazës ose siç quhet ndryshe, në kohën ndërmjet dy ndarjeve qelizore, ndodh
procesi i dyfishimit të kromozomeve. Meqenëse gjenet janë të përbëra prej molekulave të
ADN, dyfishimi i tyre është rezultat i dyfishimit të ADN. Është e nevojshme të njihemi me
strukturën e ADN.

Procesi i dyfishimit ndodh kështu:


Së pari, nën ndikimin e enzimave ose fermenteve (katalizatorët
biologjikë) këputen urat hidrogjenike, të cilat i mbajnë të lidhura bazat
komplementare ose plotësuese (p.sh.: A-T dhe G-C). Në këtë mënyrë
molekulat e ADN-së despiralizohen (prishet spiralja – shih figurën). Në
këtë mënyrë shkëputet adenina nga timina dhe citozina nga guanina. Këto
baza posa lirohen, në to menjëherë bashkëngjiten baza të tjera, të cilat
ndodhen në sasi të madhe në bërthamë.

Bashkëngjitja ndodh në këtë mënyrë:


Dyfishimi i ADN Adenina tërheq timinën dhe guanina citozinën. Këto lidhen me anë të
lidhjeve hidrogjenore. Më pas, në bazat e bashkëngjitura lidhen sheqeri –
dezoksiriboza dhe acidi fosforik. Si rezultat përfundimtar i këtij procesi, çdo shirit dyfishohet
e kompletohet.
Në këtë mënyrë, në qelizat bija janë sintetizuar molekula të reja të ADN-së, plotësisht të
njëjta me ato të qelizës nënë. Kështu, në çdo brez të ardhshëm të qelizave, në procesin e
ndarjes, të quajtur mitozë, bëhet riprodhimi identik i kromozomeve dhe i gjeneve.

Vetë dyfishimi i molekulave identike të ADN në qeliza përbën bazën e procesit


të trashëgimit biologjik.

Molekulat e riformuara të ADN, në qelizat bija, janë të ndërtuara prej dy zinxhirëve të


nukleotideve, me radhitje të caktuar, «kopje» të molekulave të qelizës mëmë.
Në rreshtimin e nukleotideve janë përmbajtur informacionet përkatësisht, të gjitha
«porositë» dhe «udhëzimet» e nevojshme, të cilat prindërit i përcjellin në brezin e ri.

MODEL MËSIMI - STRUKTURA E ADN DHE DYFISHIMI I SAJ


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të modelojë
strukturën e:
• nukleotideve
• një vargu të ADN-së (jo më pak se 20 baza të azotuara)
• dyfishimit të ADN-së.

Konceptet bazë: ADN, nukeotid, bazë e azotuar (A, T, G, C), sheqeri dezoksiribozë,
parimi i përplotësimit ose i komplementaritetit.

Baza materiale: tabela të ndërtimit të ADN-së, të dyfishimit të ADN, copa kartoni,


lapustila, gërshërë, tela, plastelinë etj.

Shprehitë e të menduarit: Të nxisim te nxënësit të menduarit:


1. Analitik, 2. Sintetik, 3. Vlerësues, 4. Gjykues

169
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

E Ditari dypjesësh 5’
Struktura e mësimit:
R Modelimet e ADN-së,
të dyfishimit të ADN-së 30’
R Reflektimi 10’

1. Evokimi (Ditari dypjesësh):


Mësuesi orienton klasën të ndarë në grupe (4-6 nxënës) të plotësojnë fletët e punës (nga
një për çdo grup), në bazë të modelit që ka paraqitur në dërrasën e zezë.

2. Realizimi i kuptimit:
Acidet nukleike, dyfishimi i ADN-së Paraqitja skematike e tyre
- ADN
- Dyfishimi i ADN-së

- Modelimi i ADN-së
- Modelimi i dyfishimit të ADN-së
Secili grup duhet të ketë në tavolinën e punës bazën materiale, për të cilën mësuesi i ka
lajmëruar 1 javë më parë.
Në dërrasën e zezë janë varur tabelat e ndërtimit të ADN-së dhe të dyfishimit të ADN-së.
Gjithashtu, në dërrasë janë vendosur dhe fletët e punës model, të punuara nga nxënësit në
etapën e evokimit.

Mësuesi u jep nxënësve detyrat:


1. Të modelojnë strukturat e nukleotideve. Modelimi
bëhet me copëza kartoni. Copëzat e kartonit që modelojnë
bazat e azotuara duhet të ngjyrosen nga të gjithë nxënësit,
përkatësisht, me këto ngjyra (për efekt didaktik):
A - e kuqe, T- e bardhë, G - e gjelbër, C- e verdhë

Modelohen 4 llojet e nukleotideve:


A- nukleotidi, G- nukleotidi,
C- nukleotidi dhe T- nukleotidi.

Modelimi i nukleotideve ka rëndësi për të përforcuar informacionin për


ndërtimin e nukleotideve: baza e azotuar, sheqeri dezoksiribozë, grupi
fosfat.

2. Të ndërtojnë strukturën e një vargu të ADN-së (prej jo më pak se


20 nukleotide).
Ky modelim i një vargu të ADN-së ka rëndësi për të konkretizuar lidhjet
midis nukleotideve të njëpasnjëshme (lidhje që realizohet midis sheqerit të
një nukleotidi me mbetjen e acidit fosforik të nukleotidit pasardhës).

170
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
3. Të modelojnë strukturën e molekulës së
ADN-së, duke pasur si bazë vargun e modeluar
të ADN-së së sipërme. Modelimi i molekulës së
ADN-së ka si qëllim të përforcojë te nxënësit
parimin e përplotësimit A = T; C = G.

Molekula e ADN-së

Të modelojnë dyfishimin e ADN-së (formimin e dy molekulave bija ADN identike me


molekulën mëmë).
Reflektimi (tabela e koncepteve):
Punë në grupe. Mësuesi jep detyrën për të plotësuar tabelën e mëposhtme:

Përbërësit e ADN 1.
2.
3.
Vetinë e përplotësimit të ADN

MODEL MËSIMI - MITOZA. DYFISHIMI I KROMOZOMEVE DHE NDARJA


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë të modelojnë
strukturën e mitozës.

Duke u nisur nga fakti se “Ndarja qelizore në mitozë”, paraqet një shkallë vështirësie në
të kuptuarit e koncepteve të shumta si dhe të ideve që përcillen, do të përpiqemi për dhënien
e një modeli më të lehtë dhe më praktik në ndihmë të mësuesit.

Si mund ta zhvillojmë temën?

Një orë para dhënies së lëndës së re, nxënësve u jepen disa pyetje, që ata të mendohen
t’u përgjigjen vetë në shtëpi, si:
• Një qenie njerëzore rritet nga një qelizë e vetme e fekonduar në një individ që
përmban një bilion qeliza (një milion milionë ose një mijë miliardë (në sistemin
anglez e gjerman të njehsimit)?
• A ngjajnë të gjitha qelizat e një trupi me njëra-tjetrën? Bëjnë ato të njëjtën punë
(kryejnë të njëjtin funksion)?
• A përmbajnë të gjitha qelizat e një trupi informacion gjenetik të ngjashëm?

171
Njëkohësisht nxënësit lajmërohen që për orën e ardhshme duhet të kenë me vete mjete
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

të tilla, si: 2 pirunë, 2 lugë dhe 2 thika plastike të bardha dhe 2 pirunë, 2 lugë dhe 2 thika
plastike të kuqe, këto për çdo grup dysh nxënësish, për të përfaqësuar kromozomet.
Fill (p.sh., akrilik) të trashë dhe të hollë me ngjyra të ndryshme, për membranën
bërthamore. Letër të bardhë ose kafe për çdo grup. Gërshërë. Spango për fijet e boshtit.
Llastik i hollë për centromerët. Fill me gjatësi dhe ngjyrë të ndryshme, që të përfaqësojë
membranën qelizore.

Objektivat: Në fund të orës nxënësi duhet të jetë në gjendje:


• Të përshkruajë, si riprodhojnë vetveten qelizat.
• Të shpjegojë si janë dyfishuar kromozomet dhe si janë shpërndarë
te secila qelizë bijë në mënyrë të saktë.
• Të përshkruajë nevojat dhe mekanizmin e ruajtjes së materialit
trashëgues.
• Të jetë në gjendje të përcaktojë dhe të përdorë në mënyrë korrekte
termat që pasojnë: alele, anafazë, kromozome homologe, dyfishim
kromozomik, diploid, dyfishimi i ADN-së, gjene, cikli jetësor,
metafaza, mitoza, profaza, kromatidet motra, fijet e boshtit, telofaza,
kromozome jo të dyfishuara.
Jepet pak informacion mbi ndarjen qelizore duke tërhequr edhe mendimin e nxënësve
për informacione të njohura.

Informacion teorik:

Trupi juaj është i përbërë nga më shumë se një bilion qeliza. Qelizat janë gjithmonë në
shkatërrim dhe qelizat e reja formohen në mënyrë të vazhduar.
Një kopje identike e materialit tuaj gjenetik është gjetur në bërthamën e secilës prej çdo
qelize të trupit. Një qelizë somatike është çdo qelizë e trupit, përveç qelizave seksuale në
sistemin riprodhues.
Materiali gjenetik është organizuar në 46 organizime të tilla ose pjesë të njohura si
kromozome. Është vlerësuar, që mesatarisht secili kromozom përmban afërsisht 1-2 mijë
gjene. Një gjen përmban informacionin për prodhimin (sintezën) e proteinave ose për
prodhimin (sintezën) e ARN.
Vazhdimisht një qelizë ndahet, secili kromozom mund të jetë dyfishuar me kujdes dhe
atëherë mund të sigurojë shpërndarjen, që secila qelizë bijë gjen një strukturë të plotë dhe
të saktë të informacionit. Kështu, ndarja e bërthamës përfshin proceset e njëpasnjëshme të
dyfishimit të kromozomeve, ndarjes dhe shpërndarjes.
kromozome kromozome kromozome
jo të dyfishuara të dyfishuara bija

kromozome
identike

Dyfishimi i kromozomeve dhe ndarja

172
Sinteza e ADN-së siguron në bërthamë prodhimin e kopjeve të sakta të secilit kromozom.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Një kromozom mund të mendohet si një heliks dyfish i gjatë i ADN-së. Gjatë riprodhimit,
heliksi hapet dyfish dhe një fije e re komplementare sintetizohet gjatë secilit varg prindëror.
Si rezultat formohen dy helikse identike të ADN-së, ku secili është i përbërë nga një varg
origjinal prindëror dhe një fije e re e sintetizuar.
Një mënyrë tjetër për të ilustruar këtë cikël qelizor është treguar në figurë.

Ndarja qelizore

Ushtrimi 1. Njohja e procesit të mitozës, ndarja qelizore.


Udhëzimet e mësuesit për nxënësit:
I . Ju do të studioni mitozën në një model, te një gjallesë e imagjinuar me gjashtë
kromozome, të cilat ngjajnë si pirunë, lugë dhe thika. Ju do të ndiqni çdo hap të procesit duke
përdorur letër për qelizën, fill për membranën, lidhëse për fijet e boshtit dhe lugë, pirunë,
thika plastike për kromozomet.
II. Merrni një pjesë të madhe letre për qelizën tuaj dhe përdorni një fill me një ngjyrë të
caktuar që të tregoni membranën bërthamore dhe një fill me një ngjyrë tjetër që të tregoni
membranën qelizore.
III. Filloni me një qelizë dhe një bërthamë të përbërë nga gjashtë kromozome të
përfaqësuara nga dy pirunë (një i kuq dhe një i bardhë); nga dy thika (një e kuqe dhe një e
bardhë) dhe nga dy lugë (një e kuqe dhe një e bardhë). Kjo përfaqëson një qelizë diploide
me tri çifte kromozomesh.

Seti i kromozomeve diploide

Pyetjet e mëposhtme, të bëra nga mësuesi, i ndihmojnë nxënësit të përvetësojnë më


drejt fjalët e reja të dhëna.
• Ç’kuptoni me fjalën diploid?
• Janë pothuaj të gjitha qelizat e njeriut diploide?
• Sa çifte të kromozomeve homologe janë të pranishme në maketin e paraqitur në figurë?
• Vizatoni një rreth, përqark secilit çift homolog si në figurë.
• A janë kromozome homologe çiftet e mësipërme me njëri-tjetrin në një qelizë apo janë
ato të pavarura nga njëra-tjetra?

173
• Cili është përshkrimi më i mirë për kromozomet homologe? (Zgjidh përgjigjen më të mirë.)
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

a) ato janë në përmasa dhe formë të njëjtë;


b) ato përbëjnë tipa të njëjtë të gjeneve me të njëjtën renditje;
c) ato në përgjithësi përbëjnë variante të ndryshme (alele) të shumë prej këtyre gjeneve;
d) të gjitha këto.

Ushtrimi 2. Para ndarjes së qelizës dhe dyfishimi i kromozomeve.


Para ndarjes së qelizës (kjo fazë quhet interfazë dhe në materialin për nxënësit nuk është
shpjeguar), kromozomet janë të zgjatura, të përhapura dhe të padukshme në mikroskopin
me dritë (shihni figurën më poshtë).
Kjo është ADN-ja e vërtetë. Ne nuk mund ta imitojmë këtë situatë të kromozomeve me
pirunët, lugët dhe thikat, kështu duhet ta imagjinoni atë. Kopjoni secilin nga kromozomet
në bërthamën e qelizës, imagjinojini ato të shtrira në këtë kohë. Ajo që duhet të bëni është
të përdorni gjashtë kromozomet e mëdha që përshtaten me elementet plastike që ju keni.
Lidhni një pirun të kuq me një pirun të kuq, një pirun të bardhë lidheni te piruni juaj i bardhë
me një llastik (i cili do të përfaqësojë centromerin). Në këtë proces secili kromozom në thelb
ka bërë një kopje identike të vetvetes.

Qeliza para ndarjes (interfazë)

Bërthama juaj fillimisht është e përbërë nga 6 kromozome të pakopjuara dhe tani
ajo përbëhet nga 6 kromozome të kopjuara. Dy kopje identike për secilin kromozom,
qëndrojnë të lidhura në një pikë të quajtur centromer.

Profaza e mitozës

Në profazë kromozomet e dyfishuara kondensohen dhe


bëhen më të dukshme.
Kjo është faza e parë e mitozës.

Cikli Qelizor

Në pohimet e mëposhtme plotësoni vendet.


Sasia e ADN në kromozomet e dyfishuara është ___ herë nga sasia e ADN-së në një
kromozom të padyfishuar.
Numri i kopjeve të çdo gjeni në një kromozom të dyfishuar është ______herë nga numri
i kopjeve të gjeneve në kromozomet e padyfishuara.
Secili kromozom i dyfishuar përbëhet ______( vendosni numrin) kopje të plota të
informacionit gjenetik.
Kopjet e informacionit gjenetik në secilin kromozom janë______ (identike, homologe ose
komplementare).

174
Përgjigjjuni pyetjeve:

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


1. A mendoni se kromozomet homologe të dyfishuara (dy çiftet e thikave, dy çiftet
e pirunëve dhe dy çiftet e lugëve) do të çiftohen me një tjetër gjatë mitozës?
Shpjegojeni këtë.
2. Një qelizë njerëzore përmban 46 kromozome të padyfishuara në interfazën e
hershme. Sa kromozome do të jenë të pranishme në qelizën e njeriut gjatë profazës
së mitozës?
Në profazë, membrana bërthamore në kuptimin e plotë të fjalës
“zhduket”, gjë që lejon ngjarjet e tjera mitotike të ndodhin. Mënjanoni
(largoni) membranën bërthamore rreth kromozomeve në bërthamën
e qelizës suaj.
Formohen fijet e boshtit, që rrjedhin nga dy struktura të quajtura
centriole që kanë migruar në polet e kundërta (fundet) të qelizës.
Fijet e boshtit janë përbërë nga mikrotubulat proteinike. Vendosni
fijet e boshtit në qelizën tuaj duke përdorur pjesë nga spangoja (filli)
Profaza dhe vizatoni centriolet në letër te pikat e përcaktuara.
Disa nga fijet e boshtit lidhen te kromozomet e dyfishuara te
centromeret e tyre (shihni figurën).

Metafaza e mitozës

Në metafazë, kromozomet e dyfishuara janë


rreshtuar në planin në qendër të qelizës, me anë
të fijeve të boshtit. Kromozomet homologe janë
të pavarura nga njëra-tjetra. Kështu kromozomet
homologe të dyfishuara si dhe dy çiftet e lugëve
të dyfishuara nuk janë çiftëzuar.

Fiksoni kromozomet tuaja rreth qendrës së


qelizës. Rregulli specifik i kromozomeve dhe
orientimit të tyre është plotësisht i rastësishëm.
Pyetje :
• Sa kromozome të dyfishuara janë në planin e metafazës në qelizën tuaj?
• Sa kromozome të dyfishuara mund të jenë në planin e metafazës në një qelizë të njeriut
gjatë kalimit në mitozë?

Anafaza e mitozës

Në anafazë, kromozomet homologe ndahen dhe në këtë mënyrë marrin


identitetin si kromozome motra.
Kromozomet motra kanë lëvizur në drejtim të poleve të kundërta
nëpërmjet fijeve të boshtit. Kromatidet janë të lakueshme (të përkulshme).
Ato nuk qëndrojnë të papërkulshme, por më tepër përthyhen në çdo anë të
centromerit.

Pyetje:
• A janë të dy kompletet e kromozomeve motra, ku njëra lëviz në drejtim të
krahut të majtë dhe tjetra në drejtim të krahut të djathtë, identike apo jo identike?
• A janë të dy kompletet e kromozomeve motra identike me këto qeliza
prindërore?

175
Telofaza e mitozës
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Kromozomet motra shtrihen (zgjaten) në polet e qelizës dhe zgjaten (të shpërdredhura).
Fijet e boshtit zhduken. Ju mund të lëvizni fijet e boshtit nga qelizat tuaja, mendoni sikur
kromozomet tuaja po shkojnë drejt gjendjes së tërhequr. Formohen dy membrana të reja,
një rreth çdo kompleksi të kromozomeve bija. Përdorni fillin tuaj të membranës bërthamore
për të krijuar dy membrana bërthamore në qelizën tuaj. Ngushtoni (shtrëngoni) fijen që luan
rolin e membranës qelizore.

Këto qeliza bija po futen tani në një stad të hershëm të interfazës. Supozoni se kromozomet
tuaja po bëhen të tërhequra. Qeliza do të rritet dhe do të plotësojë përmasat, nëse vazhdon
të ndahet, do të dyfishojë këto kromozome, dhe kështu përsëritet përsëri cikli.
Pyetje:
• A ekziston qeliza prindërore akoma?
• Si janë këto qeliza bija në lidhje me njëra-tjetrën?
• Si janë këto qeliza bija lidhur me qelizën prindërore?
• Në përgjithësi, çfarë ka qenë e përkryer gjatë mitozës?
• Ju keni përdorur materialin tuaj te modeli i mitozës (ndarja e bërthamës) dhe
ndarja e qelizës. Shpjegoni disa rrugë në të cilat një model ndryshon nga gjërat
aktuale dhe proceset që ai përfaqëson.

Rregullat e trashëgimisë

Ligjet e përgjithshme të trashëgimisë i zbuloi për herë të parë Gregor Mendeli në fillim të
gjysmës së dytë të shekullit XIX.
Për të kuptuar më lehtë ligjet dhe proceset e trashëgimisë duhet më parë të njihemi
me disa “simbole”. Në gjenetikë, procesi i trashëgimisë studiohet nëpërmjet kryqëzimit të
organizmit mashkull dhe femër dhe duke përcjellë në disa breza cilësitë (ngjyrën dhe formën)
si dhe marrëdhëniet e shumta që shfaqen në brezat.
Organizmi mashkull dhe femër, të cilët kryqëzohen (pllenohen) i quajmë brez prindëror
dhe shënohen me shkronjën P. Pasardhësit që fitohen nga kryqëzimi i parë quhen hibride
dhe shënohen me shkronjën F1. Në rastet kur bëhet kryqëzimi i hibrideve të brezit të parë
fitohet brezi i dytë i cili shënohet me F2.

Gjatë kryqëzimit të dy prindërve, për çdo cilësi që ata transmetojnë te pasardhësit sjellin
dy gjene (alele). Në qoftë se prindërit bartin gjene të njëjta për një cilësi, atëherë i shënojmë
me të njëjtat germa, për shembull AA ose aa dhe quhen homozigotë (homos – i njëjtë,
zigon – palë). Në qoftë se bartin gjene të ndryshme, i shënojmë me germa të ndryshme, për
shembull, Aa dhe i quajmë heterozigotë (hetero – i ndryshëm).
Çdo organizëm shtazor apo bimor dallohet nga disa cilësi që i ka karakteristike, për
shembull, bimët dallohen sipas ngjyrës dhe formës së luleve, madhësisë së farave etj.

176
Në gjenetikë tërësia e këtyre tipareve quhet fenotip, ndërsa tërësia e të gjitha gjeneve

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


që përcaktojnë këto tipare apo cilësi quhet gjenotip. Zakonisht gjeneticienët, për lehtësi
studimi, provat i kryejnë me një numër të vogël tiparesh, për shembull me një, dy dhe e
shumta tri.
Kështu gjenotipet do të shënohen përkatësisht si më poshtë:
Për një tipar, gjenotipi do të shënohet: AA, Aa ose aa (në këtë rast kemi dy alele për një tipar).
Për dy tipare gjenotipi do të shënohet: AABB, AaBb, Aabb, aaBB. (Në këtë rast kemi dy
tipare dy herë dy alele për një tipar, gjithsej katër alele.)

Në eksperimentet për zbulimin e ligjeve të trashëgimisë kryqëzohen dy organizma, bimë


ose kafshë, të cilat dallohen sipas bartjes, të një ose dy tipareve të ndryshme. Për shembull,
ngjyra e lules së bizeles e një prindi mund të jetë e kuqe dhe e prindit tjetër të jetë e bardhë.
Sipërfaqja e kokrrës së bizeles të njërit prind mund të jetë e gjelbër dhe e lëmuar, ndërsa e
prindit tjetër mund të jetë e verdhë dhe e rrudhosur.
Kur bëhet kryqëzimi i prindërve, që dallohen vetëm nga një tipar (për shembull nga ngjyra
e luleve), atëherë këtë kryqëzim e quajmë monohibrid. Kur prindërit që kryqëzohen dallohen
nga dy veti, atëherë kryqëzimi quhet dihibrid.
Po shqyrtojmë këto dy tipa kryqëzimi.

Kryqëzimi monohibrid

Theksojmë se të dyja gjenet (alelet), të cilat përcaktojnë vetitë e organizmave, nuk


ndikojnë gjithmonë me të njëjtën fuqi. Kjo ndodh kur hibridët në brezin e parë (F1) kanë të
trashëguar njërin nga tiparet e prindërve, ky tipar shënohet si zotërues (dominant), duke e
dalluar me tiparin i cili nuk shfaqet dhe do ta quajmë i fshehtë (recesiv).

Kryqëzimi i një tipari me faktor zotërues (dominant)

Format e ndryshme të bizeles mund të dallohen nga ngjyra e lules, nga ngjyra dhe forma
e farës e tjera. (Bima e bizeles i ka shërbyer Mendelit për zbulimin e ligjeve të trashëgimisë).
Në qoftë se për kryqëzim merren forma prindërore
të bizeles që dallohen sipas ngjyrës së lules,
përkatësisht, një e kuqe dhe tjetra e bardhë, në
brezin hibrid (F1) të gjitha bimët do të fitojnë lule
të kuqe, si ngjyra e njërit prind. Kjo do të thotë se
cilësia për ngjyrën e kuqe të lules është dominante,
në ndryshim nga ngjyra e bardhë, e cila në këtë rast
përfaqëson tiparin recesiv.
Në bazë të tipareve të fituara nga brezi i parë,
Mendeli e quajti ligjin e parë të trashëgimisë, ligji
i uniformitetit, sepse të gjithë individët e brezit të
parë hibrid bartin tipare uniforme ose siç është e
quajtur në tekst ligji i zotërimit të tipareve.

Në qoftë se kryqëzimi bëhet midis individëve të brezit të parë të bizeleve (F1), në brezin
e dytë (F2) do të fitohen pasardhës të cilët nuk janë uniformë, mbasi do të kemi bimë me lule
të bardha dhe bimë me lule të kuqe. Në këtë rast shfaqet tipari hibrid i brezit të parë (F1).
Në brezin e dytë (F2) tiparet e prindërve ndahen, kështu që në këtë brez kemi 75% bimë
me lule të kuqe dhe 25% bimë me lule të bardha.
Në qoftë se vazhdojmë të mbjellim farat e bimës me lule të bardha, në të gjithë breznitë

177
e ardhshme shfaqet vetëm ngjyra e bardhë e lules.
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Bimët me lule të bardha përfaqësojnë linjë të pastër,


mbasi të dy alelet bartin faktorë trashëgimie të njëjtë.
Në qoftë se mbillen fara të bimës me lule të kuqe, në
brezin e ardhshëm do të fitohen bimë në proporcione
të njëjta si në brezin e dytë (F2), përkatësisht lule të
kuqe 75%, të bardha 25%. Kjo vërteton atë se individët
hibridë janë heterozigotë dhe bartin faktorë gjenetikë
për të dyja ngjyrat e luleve, të bardhë dhe të kuqe, pra
si në brezin (F1).
Në bazë të rezultateve të fituara në brezin e dytë
(F2) formulohet ligji i dytë i Mendelit, ai i zbërthimit të
faktorëve trashëgues (shihni figurën).

Kryqëzimi i dy tipareve

Për të argumentuar këtë formë të trashëgimit të tipareve do të ndjekim trashëgiminë e dy


tipareve, të formës dhe të ngjyrës së kokrrës së bizeles.
Më lart kemi theksuar se gjatë kryqëzimit dihibrid studiohet trashëgimi i njëkohshëm i dy
tipareve. Është konstatuar se tipari, ngjyra e verdhë e kokrrës së bizeles, është dominant,
ndërsa e gjelbra recesiv (i fshehtë) si dhe tipari, sipërfaqe e lëmuar e korrës së bizeles është
dominant dhe ajo e rrudhosur është recesive.
Për këtë alelet për tiparet dominante dhe recesive do t’i shënojmë:
Aleli për ngjyrën e verdhë – A
Aleli për ngjyrën e gjelbër – a
Aleli për sipërfaqen e lëmuar – B
Aleli për sipërfaqen e rrudhosur – B
Kryqëzimi bëhet ndërmjet llojeve të cilat janë homologe për të dyja tiparet. Pra, (P,)
prindërit do të kenë gjenotipin (AABB), bizele me fara të verdha dhe me sipërfaqe të lëmuara
dhe (aabb), bizele me fara të gjelbra dhe sipërfaqe të rrudhosura. Shihni figurën (në tekstin e
nxënësit, sepse janë më të dallueshme për efekt të ngjyrave), në F1 pasardhësit do të dalin
të gjithë heterozigotë me gjenotipin AaBb, me tipare të verdha dhe të lëmuara.
Në brezin e dytë (F2) bëhet ndarja e tipareve, si rezultat i ndarjes së gjeneve të hibrideve
që kryqëzohen dhe kështu fitohen tipare të reja.
Shihni figurën dhe aty do të dalloni se në brezninë e dytë F2 kemi bimë me këto
karakteristika:
¾ me ngjyrë të verdhë
¼ me ngjyrë te gjelbër
¾ me sipërfaqe të lëmuar
¼ me sipërfaqe të rrudhosur.

Përfundimi është i qartë.


Dy tiparet që janë bashkë te format prindërore, mund të shpërbëhen në brezninë e dytë.

178
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
MODEL MËSIMI - NJOHURI PËR TRASHËGIMINË - PËRSËRITJE
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të shpjegojë konceptet kryesore të trashëgimisë së tipareve.
• Të zgjidhë ushtrime dhe situata problemore të tipareve të
ndryshme, mbi bazën e njohurive që ka marrë për trashëgiminë
e tipareve.
• Të vlerësojë veten dhe përgjigjet e njëri-tjetrit në zgjidhjen e ushtrimeve.

Konceptet kryesore që do të përforcohen gjatë kësaj ore mësimi:


tipar zotërues (dominant), tipar i fshehtë (recesiv), brezni, gjen, alele, kromozom,
homozigotë, heterozigotë, kromozome seksuale.

Shprehitë e të menduarit: Të nxitim te nxënësit të menduarit:


1. Analitik, 2. Sintetik, 3. Vlerësues, 4. Gjykues

Zhvillimi i mësimit: E Ditari dypjesësh 10’


R Zgjidhja e ushtrimeve 30’
R Kllaster 5’

1. Evokimi Ditari dypjesësh:

Nxënësit ndahen në grupe (4-6 nxënës). U jepet detyrë që në fletët e punës të plotësojnë
ditarin dypjesësh. Udhëzohen, fillimisht, të punojnë në mënyrë të pavarur në fletore dhe, më
pas, të diskutojnë në grup e të hedhin në fletët e punës përgjigjet e sakta.
Ditari dypjesësh

Konceptet kryesore Shpjegimi përkatës


gjen
gjene alele
kromozom
homozigot
hererozigot
breznia F1
breznia F2
gjen i fshehtë
linjë e pastër
tipar
tipar zotërues (dominant),
tipar i fshehtë (recesiv),
kromozome seksuale
mejoza
mitoza

179
Në fund të fazës së evokimit, nën drejtimin e mësuesit, përfaqësuesit e çdo grupi
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

paraqesin dhe shpjegojnë para klasës Ditarin dypjesësh. Si rrjedhim, konkludohet dhe
vlerësohet “Ditarin dypjesësh” me shpjegime të sakta dhe të detajuara.

2. Realizimi i kuptimit (zgjidhja e ushtrimeve):

Mësuesi u jep detyrë nxënësve të zgjidhin ushtrimet e tekstit të planifikuara për këtë
orë mësimi. Ai i udhëzon nxënësit që, fillimisht, të punojnë në fletore në mënyrë individuale
dhe më pas të diskutojnë dy e nga dy dhe në nivel grupi (të paraqitin përgjigjet e sakta për
secilin ushtrim në fletën e punës). Në fund të kohës së përcaktuar përfaqësuesit e çdo grupi
paraqesin dhe argumentojnë para klasës zgjidhjen e ushtrimeve.
Mësuesi duhet të ketë parasysh që me shumë kujdes të drejtojë dhe të nxitë debatin dhe
diskutimet për përgjigjet e ushtrimeve që japin grupet e ndryshme, në mënyrë që nxënësit të
arrijnë të vlerësojnë veten dhe njëri-tjetrin.
Në fund të kësaj etape, përfaqësuesit e grupeve paraqitin dhe argumentojnë para
klasës përgjigjet e ushtrimeve. Kështu, nxënësit, të udhëhequr nga mësuesi, do të arrijnë
të vlerësojnë zgjidhjet e sakta dhe të kuptojnë gabimet e bëra. Në minutat e fundit të kësaj
etape mësuesi mund të shtojë rubrikën që grupet e ndryshme të përgatitin pyetje për grupet
e tjera.

3. Reflektimi (Kllaster):

Me qëllim që nxënësit të arsyetojnë drejt dhe të krijojnë një lidhje funksionale midis
koncepteve të marra gjatë këtij kreu, mësuesi udhëzon të gjitha grupet të hartojnë kllasterin
e koncepteve të këtij kreu. Për shembull:

mbizotërues
homozigot
kromozom gjen gjene alele
i fshehtë
heterozigot

autozome kromozome
seksualë

Para përfundimit të orës së mësimit grupet të diskutojnë, të plotësojnë dhe të vlerësojnë


kllasterin me informacione të plota dhe të sakta.
Për të rritur interesimin e të gjithë nxënësve, mësuesi duhet të procedojë me kujdes në
vlerësimin në bazë grupi dhe në bazë individi (vlerësimi me notë në bazë individi dhe me
pikë në bazë grupi).

Detyra: Ushtrime për njohuritë për trashëgiminë.

180
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9
USHTRIME TË ZGJIDHURA
I. Në ushtrimet e mëposhtme zgjidh përgjigjen e saktë:

1. Gjenet alele për të njëjtin tipar ndahen njëri 4. Meqenëse qelizat e njeriut kanë 23 çifte me
nga tjetri gjatë procesit të: kromozome, ato janë:
A. mitozës A. homozigote
B. mejozës B. heterozigote
C. pllenimit C. diploide
D. pjalmimit D. aploide.

2. Organizmat që kanë dy gjene për një tipar të 5. Pamja fizike e organizmit përfaqëson:
caktuar janë: A. fenotipin
A. haploide B. gjenotipin
B. diploide C. homozigot
C. homozigote D. haploide
D. heterozigote
6. Raporti fenotipik (i tipareve) në një pasardhës
që rezulton nga kryqëzimi i Aa x Aa është:
3. Bizelet zakonisht prodhojnë farë nëpërmjet:
A. 1:2:1
A. mitozës
B. 3:1
B. vetëpjalmimit
C. 1:1
C. mejozës
D. 9:3:3:1

Shënim:
Përgjigjet e sakta janë me shkronja të zeza.

II. E saktë apo e gabuar


Në pohimet e mëposhtme përcaktoni cilat janë të sakta dhe cilat jo. Në pohimet e sakta shkruani “S” (e
saktë). Në pohimet e gabuara shënoni “G” (e gabuar) dhe më pas ndryshoni fjalën apo fjalinë me shkronja të
zeza për ta kthyer në të saktë.

1. Pjalmimi i vezës së një bime nga pjalmi i bimës tjetër quhet vetëpjalmim. S - G
(Përgjigje: E gabuar, sepse në këtë rast kemi pjalmim).
2. Gjatë mejozës formohen qeliza haploide. S - G
(Përgjigje: E saktë)
3. Efekti i gjenit të fshehtë (recesiv) duket në organizmat heterozigotë. S - G
(Përgjigje: E gabuar, sepse në organizmat heterozigotë duket efekti i gjenit zotërues).
4. Pasardhësi që lind nga kryqëzimi i bimëve njihet si prind. S - G
Përgjigje: E gabuar, sepse njihet si hibrid.
5. Qelizat riprodhuese quhen gameta. S - G
(Përgjigje: E saktë)

III. Vendosni një kryq për përgjigjen e saktë dhe argumentoni përgjigjen:
a) Spermatozoidi ka 2n kromozome.
b) Spermatozoidi ka n kromozome.
(Përgjigje: Spermatozoidi është një gametë që formohet gjatë procesit të mejozës. Gjatë këtij procesi ndodhin
dy ndarje të njëpasnjëshme dhe nga ky proces formohen katër qeliza me gjysmën e numrit të kromozomeve
të qelizës nënë).

181
2. Gjej përgjigjen e saktë (kujdes ka më shumë se një përgjigje):
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

a) Mitoza mund të fillojë nga qeliza diploide;


b) Mitoza mund të fillojë nga qeliza haploide;
c) Mejoza mund të fillojë nga qeliza diploide;
d) Mejoza mund të fillojë nga qeliza haploide.
(Përgjigje: sepse të dy proceset fillojnë nga një qelizë me 2n kromozome ose ndryshe quhen diploide).

3. Kromozomet e qelizave bija:


a. Që lindin nga mitoza janë të njëjta me ato të nënës;
b. Që lindin nga mitoza janë të ndryshme nga ato të nënës;
c. Që lindin nga mejoza janë të ndryshme nga ato të nënës;
d. Që lindin nga mejoza janë të ngjashme me ato të nënës.
(Përgjigje: Sepse mitoza është një formë e dyfishimit qelizor gjatë të cilit numri i kromozomeve mbetet i
pandryshuar në secilën nga të dyja qelizat bija që vijnë nga qelizë nënë.
Ndërsa mejoza është forma e dytë e ndarjes së qelizave që shoqërohet me përgjysmimin e numrit të
kromozomeve, për të formuar qeliza seksuale ose gameta që ndryshojnë nga qeliza nënë).

Në përbërjen e një fijeje të ADN-së ka 30% A dhe 24% G.


a. Ç’mund të thoni për T dhe C të së njëjtës fije?
b. Ç’mund të thoni për sasinë e A, G, C dhe T të fijes tjetër?
Përgjigje:
a. Në të njëjtën fije të ADN-së sasia e T dhe C është: 100% - (30% + 24% ) = 46% janë T dhe C së
bashku.
b. Meqenëse bazat e azotuara në fijet e ADN janë komplementare, domethënë përballë A qëndron T me të
njëjtën sasi dhe përballë G qëndron C gjithashtu me të njëjtën sasi, arsyetojmë se në fijen tjetër:
sasia T është (30%) e barabartë me të A në fijen e parë;
sasia C është (24%) e barabartë me të G në fijen e parë;
sasia e A + G është 46% e barabartë me të T dhe C së bashku.

Shkruani vargun përplotësues të këtyre nukleotideve të ADN-së:


a. GATCAA
b. TCGAAC
c. ACGGGT
d. TACCAT
(Përgjigje: a. CTAGTT; b. AGCTTG; c. TGCCCA; d. ATGGTA)

6. Caktoni llojet e gametave që formohen nga gjallesat që kanë këto gjenotipe:


AAbb, AaBb, AABbCc, AABBCC
(Përgjigje: Aabb = Ab, ab; AABbCc = ABC, Abc, ABc; AABBCC =ABC.

IV. Lepuri i zi (tipar dominant) homozigot kryqëzohet me lepurin e bardhë (tipar i fshehtë ose recesiv).

Zgjidhja e ushtrimit.
a) Në qoftë se alelin “i zi” e shënojmë me A dhe alelin “e bardhë” e shënojmë me a, gjenotipi i lepurit
të zi është AA (sepse në ushtrim ky tipar përcaktohet dominant dhe homozigot). Ndërsa gjenotipi i
lepurit të bardhë është aa (sepse tipari është recesiv ose i fshehtë).
Për të caktuar fenotipet e lepujve të breznisë për lehtësi ndërtojmë një tabelë rrjetë ku vendosim
gametat mashkullore dhe ato femërore.
Me marrëveshje caktojmë lepurin e zi mashkull dhe lepurin e bardhë femër ose të kundërtën
(theksojmë se, kjo gjë nuk ka rëndësi).

182
Ndërtojmë tabelën rrjetë:

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Gametat A AA
a Aa Aa
a Aa Aa

Përgjigje: Në brezninë e parë (F1) të gjithë lepujt lindin të zinj dhe heterozigotë.

b) Tani analizojmë individët e breznisë së dytë (F2) që do të lindin nga kryqëzimi i lepujve
të zinj me gjenotipin Aa.
Ndërtojmë përsëri tabelën rrjetë: Gametat A a
A AA Aa
a Aa aa

Në brezninë e dytë lindin lepuj të zinj dhe të bardhë në raportin 3:1, pra në brezninë e
dytë (F2) bëhet zbërthimi i tipareve.

IV. Kryqëzohen lepuj të zinj heterozigotë me lepuj të zinj homozigotë. (Ngjyra e zezë është
dominante ndaj së bardhës). Të përcaktohet se si do të jenë pasardhësit e këtij kryqëzimi
sipas gjenotipit dhe fenotipit.

Zgjidhja e problemit.
Në qoftë se alelin “i zi” e shënojmë me A dhe alelin “i bardhë” e shënojmë me a, sipas
problemit gjenotipet e prindërve që kryqëzohen janë:

Lepuri i zi Lepuri i zi
(heterozigot) Aa X AA (homozigot)

Ndërtojmë përsëri tabelën rrjetë: Gametat A a


A AA AA
A AA Aa

Nga analiza e pasardhësve del se të gjithë janë lepuj të zinj, por 50 % homozigotë dhe
50% heterozigotë.

V. Caktoni llojet e gametave që formohen nga gjallesat që kanë këto gjenotipe:

AA, Aa, AABB, AaBb.

Zgjidhja e ushtrimit.
1. Gjatë mejozës gjenet alele ndahen në gameta, atëherë AA jep gametë vetëm me alele A.
2. Aa – jep dy lloje gametash, 50% me A dhe 50% me a.
3. AABB – jep një lloj gamete me alelet AB (të cilat përcaktojnë dy tipare.)
4. AaBb – jep katër lloj gametash me alelet, AB, Ab, aB, ab.

183
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

ZGJIDHJA E USHTRIMEVE NË FUND TË KAPITULLIT


Vlerësoni njohuritë dhe aftësitë tuaja - Verifikoni njohuritë tuaja

Gjeni përgjigjen e saktë, në pohimet e mëposhtme:

1. Alelet janë:
a) së bashku me gjenet në një kromozom;
b) gjene të lokalizuara në një kromozom;
c) forma të ndryshme të një gjeni për të njëjtin tipar;
d) gjene që ndodhen vetëm në kromozomet seksuale.

2. Tipari i përcaktuar nga një alel zotërues (dominant):


a) shfaqet vetëm në organizmat heterozigotë;
b) trashëgohet vetëm nga babai;
c) është i lidhur gjithmonë nga një tipar zotërues (dominant);
d) shfaqet si tek organizmat homozigotë dhe tek ata heterozigotë.

Gjeni përgjigjen e gabuar, në pohimet e mëposhtme:

3. Një individ që ka gjenet alele Aa:


a) gametat formohen me 50% A dhe 50% a;
b) shfaq vetëm tipare zotëruese (dominante);
c) është heterozigot;
d) gametat formohen me ¾ A dhe ¼ a.

4. Kromozomet homologe:
a) kanë formë të njëjtë, por dimensione të ndryshme;
b) kanë dy alele identike për një tipar të veçantë;
c) vijnë nga gametat mashkullore dhe ato femërore;

5. Shpjegoni termat e mëposhtme:


• Kromozomet e prindërve.
(Përgjigje: Kromozomet e prindërve ndodhen në zigotë dhe janë të formuara nga kromozomet e
gametës mashkullore dhe ato femërore që janë lidhur së bashku në momentin e pllenimit. Këto
kromozome përmbajnë të gjithë informacionin që “programon tiparet e pasardhësit”).
• Kromozome.
(Përgjigje: Kromozomet janë si fije të holla të cilat quhen kështu për shkak të aftësisë që kanë për t’u
ngjyrosur (chroma-ngjyrë) dhe në këtë mënyrë ato bëhen të dukshme në mikroskop. Çdo lloj gjallese
ka një numër të caktuar të kromozomeve. Ato ndodhen në bërthamat e qelizave dhe janë bartëse të
tipareve trashëguese).
• ADN.
(Përgjigje: ADN-ja ndodhet në përbërje të të gjitha kromozomeve. Çdo kromozom përmban një
molekulë të ADN-së).
• Tejçimi i tipareve trashëguese.
(Përgjigje: Tregon se tiparet e një individi të ri janë fryt i shkrirjes së tipareve të mashkullit dhe femrës
dhe që tejçohen nëpërmjet kromozomeve nga një brez (prindërit) te tjetri (fëmijët). Flitet kështu për
një tejçim të tipareve të trashëgueshme, mekanizëm ky që rregullon fenomenin e trashëgimisë së

184
tipareve dhe që përcakton lindjen e individëve të ngjashëm me prindërit, por në të njëjtën kohë edhe

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


të ndryshëm).
• Tipare zotëruese (dominante).
(Përgjigje: Në dy tipare që ne i quajmë kundërshtare (ose të kundërta, alternative), njëri është më i
fortë se tjetri, prandaj pasardhësi do të ketë karakteristikën e tiparit më të fortë ose ndryshe zotëruese
ose dominante).
• Tipare të fshehta (recesive).
(Përgjigje: Tiparet që janë më të dobëta se të tjerat që duken sikur janë zhdukur, por që në fakt baza
gjenetike e tyre ekziston dhe mund të shfaqen në kushte të caktuara).
• Kodi gjenetik.
(Përgjigje: Kodi gjenetik quhet ndryshe dhe gjuha e jetës. Kodi i jetës ndodhet në strukturën e ADN-
së përgjegjëse për të gjitha informacionet që lidhen me trashëgiminë. Tërësia e këtyre mesazheve
formon atë që ne e quajmë kod gjenetik. Kodi gjenetik formohet nga kombinimet e ndryshme të
nukleotideve.
• Gjene.
(Përgjigje: Një gjen është një mesazh në kod për formimin e një proteine. Zinxhirët e ADN-së, me
renditje të ndryshme të nukleotideve, janë si një libër, çdo faqe e të cilit shpjegon se si duhet të
formohet një proteinë. Këto “faqe” me shpjegime janë quajtur gjene.

Aftësia për të vëzhguar

6. Vëzhgoni skemat e mëposhtme që ilustrojnë ligjet e Mendelit. Komentoni duke plotësuar frazat
e mëposhtme:
• I referohet ligjit të dytë të Mendelit;
• përfaqëson një kryqëzim midis individëve heterozigotë të breznisë së parë F1;
• breznia F1 formohet nga bimë që kanë lule të kuqe dhe përmbajnë një gjen për ngjyrën e kuqe
dhe një gjen për ngjyrën e bardhë;
• në brezninë F1 ruhet një raport 3:1 midis tipareve lule të kuqe dhe atij të bardhë;
• I referohet ligjit të parë të Mendelit;
• përfaqëson një kryqëzim midis individëve homozigotë për dy tipare;
• breznia F1 formohet nga bimë me lule të kuqe;
• shfaqin ngjyrën e kuqe, sepse është tipar zotërues (dominat).

7. Duke kujtuar se ngjyra e verdhë e kokrrave të bizeles është zotëruese (dominante), cila nga skemat e
mëposhtme përfaqëson kryqëzimin midis dy individëve homozigotë, përkatësisht për ngjyrën e verdhë e të
gjelbër të kokrrave të bizeles. Pse?
Përgjigje: Skema që i përgjigjet saktë pyetjes është ajo që nga kryqëzimi i dy individëvë homozigotë,
përkatësisht për ngjyrën e verdhë e të gjelbër të kokrrave të bizeles në F1 kanë lindur katër individë
me kokrra bizele me ngjyrë të verdhë.

8. Çfarë paraqet figura e mëposhtme? Emërtoni secilën pjesë përbërëse.


Përgjigje: Figura paraqet një nukleotid. Pjesët përbërëse janë: sheqeri dezoksiribozë, një mbetje e
acidit fosforik dhe një bazë e azotuar.

9. Dy nga tri segmentet e ADN-së përcaktojnë të njëjtin tipar. Cilat janë ato dhe pse?
Përgjigje: Segmentet që paraqesin të njëjtin tipar janë segmenti i parë dhe i tretë, sepse kanë një
renditje të njëjtë të nukleotideve në ADN.

185
Aftësia për të formuluar hipoteza dhe për t’i verifikuar
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

10. Pohimi i mëposhtëm: “Një tipar është zotërues (dominant), sepse është i vetmi që bashkëvepron në
shfaqjen e tipareve në brezat pasardhës ”, nuk është i gjithi i saktë. Pse?
Përgjigje: “sepse është i vetmi që bashkëvepron në shfaqjen e tipareve në brezat pasardhës” nuk
është e saktë, sepse në përcaktimin e tipareve marrin pjesë të dy alelet, ai që përcakton tiparin
zotërues dhe ai që përcakton tiparin e fshehtë. Kjo ndodh në rastin kur tipari përcaktohet nga gjene
heterozigote.

11. Çfarë ndodh kur kryqëzohen dy individë homozigotë për një tipar të ndryshëm (një zotërues dhe një të
fshehtë)?
Përgjigje: Bëhet fjalë për transmetimin e tipareve sipas ligjit të parë të Mendelit.
Ndërtojmë tabelën rrjetë: përfundimi është se të gjithë individët lindin me tiparin zotërues (dominant),
por heterozigotë. Gametat A a
a Aa Aa
a Aa Aa

ZGJIDHJA E USHTRIMEVE TË KREUT: GJENETIKA E NJERIUT


Vlerësoni njohuritë dhe aftësitë tuaja

1. Shpjegoni termat e mposhtëm:


• Kromozome seksuale. (Përgjigje: Çifti i fundit i kromozomeve që përcaktojnë seksin te pasardhësit,
quhet kromozome seksuale. Te femra është homozigot (XX), ndërsa te mashkulli është heterozigot
(XY).)
• Hemofilia. (Përgjigje: Hemofilia është një sëmundje e rëndë, që e bën gjakun të paaftë të koagulohet
(mpikset). Ky defekt përcaktohet nga gjene që ndodhen vetëm në kromozomet X. Njerëzit që e kanë
këtë sëmundje mund të rrezikojnë jetën nga hemorragjia, edhe nga një plagosje e lehtë.)
• Daltonik. (Përgjigje: Daltonizmi është vështirësia e dallimit të ngjyrave e shkaktuar nga një gjen i
fshehtë (recesiv) që gjendet në kromozomin X).
• Sëmundja e anemisë mesdhetare. (Përgjigje: Anemia mesdhetare është një çrregullim që shkakton
transformimin e rruazave të kuqe normale të gjakut në rruaza të kuqe që kanë formën e draprit.
• Femër e shëndetshme bartëse. (Përgjigje: Femër e shëndetshme, por bartëse, do të thotë se
hemofilia nuk shfaqet, por që në njërin nga kromozomet seksuale ka të fshehtë gjenin me defekt që
shkakton këtë sëmundje X X• ) .
• Mashkull hemofilik. (Përgjigje: Burri që të jetë hemofilik, mjafton të ketë vetëm një nga alelet
defektoze, atë të X• , prandaj sëmundja është më e shpeshtë te meshkujt.

2. Në ushtrimet e mëposhtme ndërtoni tabelat rrjetë dhe gjeni grupin e gjakut të fëmijëve:
• Në qoftë se të dy prindërit kanë grupin A0 dhe AA;
• Në qoftë se të dy prindërit kanë grupin A0 dhe B0;
• Në qoftë se të dy prindërit kanë grupin A0 dhe AB.
Përgjigje:
Rasti 1- Të gjithë fëmijët do të kenë grupin e gjakut A, Gametat A A
sepse aleli 0 është recesiv. A AA AA
0 A0 A0

186
Rasti 2- Në katër fëmijë, një do të ketë grupin e gjakut A, një B, një AB dhe një grupin 0.

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


Gametat A 0
B AB B0
0 A0 00

Rasti 3- Në katër fëmijë, dy do të kenë grupin e gjakut A, një B dhe një AB.

Gametat A B
A AA AB
0 A0 B0

3. Rendisni pesë tipare zotëruese të trashëgueshme nga njeriu.


1. Flokët (forma) – kaçurrelë
2. Qerpikët - të gjatë
3. Hunda - e gjatë
4. Gjuha – që tuboset
5. Mjekra - me gropë

Aftësia për të vëzhguar

4. Vëzhgoni çiftet e mëposhtme të kromozomeve homologe. Në secilin prej tyre janë shënuar me N alelet
e “flokëve të zez” dhe me n alelet e “flokëve të bardhë”. Plotësoni frazat e mëposhtme dhe ngjyrosni flokët e
secilit sipas përfundimeve që ju do të nxirrni.
• Shfaqet tipari flokë të zinj, sepse përcaktohet nga alelet zotëruese N, që përcaktojnë këtë tipar.
• Shfaqet tipari flokë të bardhë, sepse, megjithëse është i fshehtë, alelet janë homozigote dhe
kështu shfaqet tipari që përcaktohet nga të dy alelet.
• Shfaqet tipari flokë të zinj, sepse përcaktohet nga dy alelet zotëruese NN për këtë tipar.

Aftësia për të formuluar hipoteza dhe për t’i verifikuar

5. Midis dy prindërve, njëri heterozigot për një tipar zotërues, p.sh.: me “qerpikë të gjatë”, dhe tjetri
homozigot, për tiparin e fshehtë me “qerpikë të shkurtër”, cila është mundësia që fëmijët të kenë qerpikë të
shkurtër? Verifikoni përgjigjen tuaj nëpërmjet tabelës rrjetë.
Përgjigje:
Shënojmë tiparin zotërues “qerpikë të gjatë” me germën Q dhe tiparin e fshehtë “qerpikë të shkurtër”
me germën q.
Prindi heterozigot për tiparin zotërues “qerpikë të gjatë” do të ketë alelet Qq.
Prindi homozigot për tiparin e fshehtë “qerpikë të shkurtër” do të ketë alelet qq.
I vendosim të dhënat në tabelë. Dimë se gjatë mejozës do të na formohen gametat (shihni tabelën).
Në katër fëmijë, dy do të lindin me qerpikë të shkurtër (qq), pra 50% e fëmijëve.
heterozigot
Gametat Q q
q Qq qq
q Qq qq
homozigot
6. Në tejçimin e një sëmundjeje trashëguese e dhënë nga një alel recesiv i pranishëm në një kromozom X
(hemofili), është më me rrezik bashkimi i “babait të shëndetshëm me nënën e sëmurë” apo i “babait të sëmurë
me nënën e shëndetshme”? Bëni tabelat rrjetë dhe arsyetoni. Pse?

187
Babai i shëndetshëm XY Babai i sëmurë
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

Gametat X Y Gametat X Y
X XX XY X XX XY
X XX XY X XX XY

Nëna e sëmurë Nëna e shëndetshme

• Nga kryqëzimi i babait të sëmurë dhe nënës së shëndetshme, lindin katër fëmijë të shëndetshëm, nga të
cilët dy djem të shëndetshëm dhe dy vajza të shëndetshme, por bartëse.
• Ndërsa nga kryqëzimi i babait të shëndetshëm dhe nënës së sëmurë, lindin dy djem të sëmurë dhe dy
vajza të shëndetshme, por bartëse.
Si përfundim, themi se është më me rrezik bashkimi i babait të shëndetshëm dhe nënës së sëmurë.

7. Duke iu referuar daltonizmit, plotësoni tabelat rrjetë duke vendosur gametat sipas tabelës. Analizoni
rezultatet.

Nëna daltonike Nëna e shëndetshme, por bartëse


Gametat X X Gametat X X
X XX XX X XX XX
Y XY XY Y XY XY

Babai i shëndetshëm Babai daltonik

Zgjidhja e ushtrimeve në kreun “Gjenetika e njeriut”

Arsyetoni

1. Shënojmë me D tiparin “tubosja e gjuhës” dhe me d tiparin “nuk tuboset”.


1. E tubos gjuhën - gjenet janë DD homozigot zotërues
2. E tubos gjuhën - gjenet janë Dd hererozigote
3. Nuk e tubos gjuhën - gjenet janë dd homozigot i fshehtë

Të kuptuarit e koncepteve

1. Gjeni përgjigjen e saktë.


Lind me siguri një mashkull, kur:
a. spematozoidi bashkohet me vezën me kromozomin Y;
b. veza bashkohet me spermatozoidin me kromozomin Y;
c. veza bashkohet me spermatozoidin me kromozomin X;
d. spermatozoidi bashkohet me vezën me kromozomin X.

3. Nga kryqëzimi i nënës me grupin e gjakut A me babanë me grupin e gjakut B, lindi një fëmijë me grupin
0 të gjakut. Babai pretendon se fëmija nuk është i tij. Nëna këmbëngul se fëmija është i tij. Shpjegoni cili nga
prindërit ka të drejtë? Për ta pasur më të lehtë zgjidhjen, ndërtoni tabelën rrjetë.

Përgjigje: Përderisa fëmija ka lindur me grupin 0 të gjakut dhe prindërit kanë përkatësisht grupin A
dhe B të gjakut, rezulton se gjenet që përcaktojnë grupet e gjakut te prindërit janë: A0 (nëna) dhe

188
B0 (babai). Ndërtojmë tabelën rrjet për të shpjeguar se cili nga prindërit ka të drejtë. Nga tabela

Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9


kuptojmë se nëna ka të drejtë.
nëna
Gametat A 0
B AB B0
0 A0 00
babai

4. Cilat sëmundje janë të lidhura me seksin? (Përgjigje: hemofilia dhe daltonizmi)


5. Si janë alelet e prindërve, që bëjnë të mundur tejçimin e sëmundjes së anemisë mesdhetare te fëmijët?
Përgjigje: Alelet e prindërve që bëjnë të mundur tejçimin e sëmundjes së anemisë mesdhetare te
fëmijët janë: Rr (heterozigot zotërues) dhe rr (homozigot i fshehtë).

6. Çfarë ndryshimi ka midis njerëzve që zotërojnë alelet RR, Rr dhe rr?


Duke shënuar me R gjenin përgjegjës për hemoglobinën normale, kurse gjenin e dëmtuar që shkakton
aneminë e shënojmë me r, atëherë rastet e mundshme gjenetikisht janë:
RR- njerëz me rruaza të kuqe normale, nuk vuajnë nga anemia;
Rr – njerëz që nuk vuajnë nga anemia, por me rruaza të kuqe pak të vogla;
rr – njerëz të sëmurë, me hemoglobinë të dëmtuar dhe rruazat e kuqe me formë të ndryshuar.

189
Libër mësuesi për tekstin “Biologji dhe edukim shëndetësor” 7-8-9

LITERATURA
1. Tekstet e biologjisë 7, 8, 9. autorë, F. Zenelaj, D. Bajrami

2. Programet e biologjisë të arsimit 9 vjeçar, MASH

3. Psikologji edukimi. Zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia, B. Musai, 1999

4. Guidelines for teachers, autorë, A.Roin Oideachais dhe A. A. Laichta

5. Metodika e biologjisë, autorë, K. Misja, A. Paparisto, A. Çomo.

6. Scoprire la vita, autorë, A. Zullini, C. Nicola, T. Vercellino

7. Kurrikula dhe shkolla. Kimi dhe biologji. 2005 Autorë, S. Turku

8. Biologia (Diversita e unita dei viventi), 2007, autorë, A. Gainot, a. Modelli

9. Manual i mësuesit të edukimit shëndetësor, 1996

10. Shkathtësitë e jetës (Libër për mësuesin), Prishtinë, 2005

11. Shkencat dhe teknologjia (Udhëzues për mësuesit), Tiranë 2006

190

You might also like