You are on page 1of 14

Veprimtari Praktike:

Rrethanat historike të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.


Figurat kryesore.
Kostiano Ajazi
1. Rrethanat historike të Shpalljes së Pavarësisë së
Shqipërisë. Figurat kryesore.
• Kryengritjet e shqiptarëve 1909-1912
• Dobësimi i Perandorisë Osmane. U prish status quoja në Europë me
pushtimin në 1908 të Bosnje Hercegovinës nga Austro-Hungaria dhe
me pushtimin e Libisë në 1911 nga Italia.
• Qëndrimi i Austro-Hungarisë dhe i Italisë. Këto dy shtete pavarësinë
e Shqipërisë e shihnin në kuadrin e interesave të veta si një:
• mjet për të vendosur kontrollin ekonomik dhe politik mbi
Shqipërinë,
• gardh kundër shtrirjes së shteteve sllave drejt pjesës perëndimore
• mbështetje për shtrirjen e tyre në Ballkan
Rendësia e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë

a) Ishte fryt i përpjekjeve, i luftrave të popullit shqiptar për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut dhe
për të formuar shtetin e lire e kombëtar shqiptar.
b) Ishte një fitore e mbarë kombit shqiptar
c) Kuvendi i Vlorës e shpalli pavarësinë ne emër të të gjithë shqiptarëve. Ai e trajtoi Shqipërinë një e të
pandarë.
d) Me aktin e 28 nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të
qënë i bashkuar, i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik.
e) Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e shtetit të ri sovran shqiptar.
f) U krijuan kushte të reja politike për të dalë nga prapambetja, për zhvillimin politik, ekonomik,
shoqëror dhe kulturor
g) I preu rrugën synimeve, planeve shoviniste të monarkive fqinje për copëtimin e Shqipërise
Figurat Kryesore
 Ismail Qemali u diplomua në gjimnazin Zosimea në Janinë
 U arsimua në Paris për Shkenca Juridike dhe Ekonomike. Me këtë edukim ai ishte

një nga më të arsimuarit në administratën turke të asaj kohe.


 Ai njihte shkëlqyer gjuhën shqipe, osmanishten, turqishten e re, greqishten e vjetër,

latinishten, italishten dhe frëngjishten.


 Në vitin 1860, e nisi karrierën e vet politike si përkthyes në Ministrinë e Jashtme të

Turqisë Osmane
 Detyra e dytë në administratë ishte në vitin 1868, drejtor i Sekretariatit në Zyrën

Juridike në Sofje të Bullgarisë.

• Mori detyrën e nënprefektit të rajonit të Rusçuk


• U emërua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Turqisë në vitin 1876
• Në vitin 1877, ai internohet për 7 vjet në Kytahja të Anadollit.
• Sulltan Avdylhamiti i hoqi internimin dhe e emëroi Vali në Bollu të Turqisë.
Emërohet Vali në Siri
Arriti të bëhej këshilltar personal i sulltan Avdylhamitit,
Emërohet Vali i Përgjithshëm i Libisë por rrugës kthehet dhe shkon në Paris, Londër, për të punuar për çështjen shqiptare.
Më 1908, zgjidhet deputet i rrethit të Beratit.
1871, edhe pse pjesë e administratës osmane, mori pjesë në një mbledhje të rilindësve shqiptarë në Stamboll për të krijuar

alfabetin shqip.
Në vitin 1865 nisi të punonte për pavarësinë e Shqipërisë, duke krijuar për këtë çështje një klub në kryeqendrën e

perandorisë, Stamboll, bashkë me Konstandin Kristoforidhin.


Shërbimi i sigurisë së administratës turke zbuloi se gjatë kohës që Ismail Qemali punonte për Turqinë, kishte hartuar një

dokument për projektin e një Shqipërie të pavarur. Ky ishte edhe një nga shkaqet më të mëdha të përndjekjes që u ndërmor
ndaj atij.
Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp.
 Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe

më shumë dyshimet për helmim, pasi i kanë nxjerrë të gjitha organet e brendshme për të zhdukur çdo shenjë për autopsinë.

Në shkurt të vitit 1919 varroset në Kaninë dhe herën e dytë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932.
Pasardhësit më aktivë të Ismail Qemalit në ditët e sotme janë Darling Vlora, Nedim Vlora dhe Ariana Vlora. Ndërsa

shumica e pasardhësve të tjerë kanë vdekur, kurse pjesa tjetër është në emigracion prej shumë vitesh
Isa Boletini (1864 –1916) ka qenë ushtarak në
ushtrinë osmane, prijës i kryengritjeve në Vilajetin e
Kosovës dhe figurë e atdhetarisë shqiptare.
•Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës
kundër forcave osmane.
•Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në
themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900)
•Në Stamboll më 1901-1902, u caktua si kreu i
"Rojeve shqiptare" të Sulltan Abdyl Hamid II.
•Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt
(1908)
•Iu kundërvu politikës reaksionare e antishqiptare të
xhonturqve
•Luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes të
përgjithshme në pranverë të 1910
• U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane
të viteve 1910-1912.
• Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura
vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë
• Ishte përkrah Ismail Qemalit në Vlorë si perfaqesues i Kosoves dhe krijoi Gardën e
parë të Ushtrisë shqiptare
• Më 1913, së bashku me I. Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër
vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë.
• Më 23 janar 1916 u vra nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të
bijtë,nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë. Varrimi u bë në Podgoricë dhe me 25 shtator
2004 u rivarros në Boletin..
• Sipas Millovan Gjillas, në veprën e tij "Toka pa Drejtësi", botuar në vitin 1958,
shkruan me respekt për shqiptarin ‘Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte
mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e
panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të!
Luigj Gurakuqi (1879-1925 ) ishte veprimtar i çështjes kombëtare,
hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarsisë, poet, arsimtar,
tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet.
• 20 vjeç u bë pjesë shoqërisë "Bashkimi" të Abat Doçit
• Në nëntor 1908 merr pjesë në Kongresin e Manastirit, ku u
zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit.
• Bashkë me Fishtën ishte përfaqësues i "Bashkimi"-t
• Në tetor të 1909 u emërua drejtor i Normales që u hap në
Elbasan
• Së bashku me I.Qemalin hartoi Memorandumin e Greçës.
• Më 1912 zhvilloi një veprimtari të dendur për organizimin e
kryengritjes së përgjithshme.
• Shoqëroi I.Qemalin në mbledhjen e Bukureshtit
• Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës u zgjodh Ministër i Arsimit
dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza.
Hasan Prishtina (1873 -1933) ishte nëpunës, deputet, aktivist shqiptar
për autonominë dhe pavarësinë shqiptare, ministër dhe deputet i shtetit
shqiptar.
•Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin osman si
përfaqësues i vilajetit të Kosovës, të cilin e përdori si tribunë për
mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
•Nga janari i vitit 1912 ai do të mbajë mbledhje të fshehta së bashku
me figura të shquara, në lagjen Taksim të Stambollit dhe do të vendosin
për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në
Shqipëri.
•Më 1913 u ngarkua nga I.Qemali me detyrën e Ministrit të Bujqësisë
dhe të Punëve të Brendshme.
•Emërohet ministër në kabinetin e Turhan pashë Përmetit në kohën
e Princ Vidit.
•Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin
e Kongresit të Lushnjes 1920.
•Në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në
parlamentin shqiptar.
•Në shtator të vitit 1924 në krye të delegacionit në
emër të komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës",
shkoi, së bashku me F.Nolin, L. Gurakuqin,
B.Currin në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku
protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë
shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.

•Me 4 maj 2014, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani e vlerësoi pas vdekjes me “Dekoratën e
Flamurit Kombëtar”.
Mid'hat bej Frashëri emri i të cilit radhitet edhe Mit'hat , 25 mars 1880 –3 tetor 1949)
ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Në rininë e tij ka qenë nëpunës i 
Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i 
Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i
shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë". Në botën e
letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog. Mes të
tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar dhe bashkëpunëtor me praninë
ushtarake gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
U lind në Janinë më 25 mars 1880 pinjoll i Dulellarëve të Frashërit, i biri i veprimtarit të
hershëm të çështjes kombëtare, Abdyl bej Frashërit dhe Ballkëzes së Ibrahim Laçit. Të
atin e takoi për herë të parë kur doli nga burgu i Prizrenit dhe vetë ishte pesë vjeç. Ishte
nipi i poetit Naim Frashëri dhe ideologut të Rilindjes, Sami Frashërit, i cili pas vdekjes të
të vëllait u martua me Ballkëzen dhe rriti nipat e mbesat. Mid'hati u rrit në Stamboll, ku
familjarët e tij punonin në administratë dhe organizonin lëvizjen kombëtare. Mësuesit e
tij të parë qenë i ati me të vëllezërit, i ati i kishte dhënë mësime historie e gjeografie,
Naimi stilistikë e poetikë, Samiu i kish dhënë gramatikë. Më 1897 u arrestua nga
autoritetet osmane sepse i gjetën një kopje të së përkohshmes Albania të Konicës, u
lirua me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Samiut.
Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 1900) ka
qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh,
përkthyesi i parë i pjesëve të Kur'anit në gjuhë shqipe dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar shqiptar. Shihet
si nismëtari i letërsisë shqiptare dhe një nga ikonat kulturore shqiptare më ndikuese të shekullit 19.
I gjendur me pozita të
larta në administratën osmane deri kur vdiq, mes të tjerash ndihmoi në nxjerrjen e lejes për Mësonjëtoren e 
Korçës si dhe të Gramatikës të Kristoforidhit.
Naimi me të vëllezërit, Abdylin dhe Samiun, u lindën në Frashër dhe më tej u shkolluan, u rritën dhe punuan në
qendrat, Janinë e Stamboll.
Përgjatë arsimimit dhe kultivimit të tij nxuri gjuhët më të rëndësishme të realitetit të kohës, arabishten, 
persishten, turqishten, greqishten dhe frëngjishten. Kësodore qe prej atyre intelektualëve të mjedisit osman të
shekullit të 19 që gëzonin qasje dhe vlerësonin si kulturën lindore që i rrethonte, si atë perëndimore.
Kontributi i tij numron 22 vepra të shtrira në 4 gjuhë, duke filluar me turqishten, persishten, greqishten dhe
shqipen; si gramatika gjuhe, tekste divulgative shkencore, arsimore, përkthime dhe krijime origjinale.
Duke parë tek besimi i tij një të mesme të artë edhe për çështjen kombëtare shqiptare, u bë edhe autori më
përfaqësues i mistikës islame në gjuhën shqipe përkatësisht me veprat Fletore e Bektashinjet dhe Qerbelaja, si
veprat e para të bektashizmit shqiptar. Në
tekstet mësimore që botoi gjenden edhe përkthimet e para selektive të Kur'anit në gjuhën shqipe të bëra prej
tij. I ndikuar nga ungjit, bejtexhinjtë Shahin dhe Dalip bej Frashëri, në poezinë e tij u përpoq të gërshetonte
sufizmin me filozofinë perëndimore e ideve poetike. Vepra
poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare.
Naimi i
këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve, duke u
përnderuar që në gjallje të tij si "apostull i shqiptarizmës" dhe "bilbil i gjuhës shqipe", ai hodhi themelet për
zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë shqipe.
2. Organizimi I shtetit shqiptar të pavarur dhe njohja e statusit dhe e kufijve të tij prej Konferencës së
Ambasadorëve të Londrës në vitet 1912-1913.

 Konferenca e  LONDRËS më 17 dhjetor 1912 E NJOHU SHQIPËRINË ETNIKE POR PAS TRE MUAJSH MË 22 MARS 1913
AMBASADORËT SOLLËN VENDIM TË RI PËR COPËTIMIN  Shqipërisë në pjesë : Sovrane dhe e robruar/
 Shkruan: Prof.Dr. Vebi Xhemaili/
 Pas Konferencës së Londrës, rrethanat shoqërore e politike të Shqipërisë bënë një kthesë të madhe në mes shteteve të
Ballkanit. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor të vitit 1912, dhe njohja e saj nga Fuqitë e Mëdha nën
suzerinitetin e Sulltanit, ishte një akt me rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar. 
Këtë akt të Pavarësisë, shtetet sllave të
Ballkanit e pritën me një pezëm të madh, e veçanërisht ashpër reagoi Qeveria e Nikolla Pashiqit, duke thënë se marrja e  këtij
vendimi ishte një hap i nxituar, ku preket fuqishëm interesi ekonomik e politik i shtetit serb dhe rruga e saj drejt Adriatikut. 
Kundër këtij akti
madhor të shqiptarëve më i zëshmi ishte vetë Kryetari i Qeverisë Serbe, Nikolla Pashiqi dhe klika e tij.
Në këto rrethana, diplomacia serbe e urdhëruar
nga kryetari i saj, protestoi hapur nëpër kuluaret e diplomacive evropiane, “se shteti shqiptar fare nuk duhet të ekzistojë,
ndërsa territoret e tij duhet të ndahen patjetër në mes Serbisë dhe Greqisë”.  Sipas tyre, vetëm kështu Ballkani do të kishte
paqe, njëherazi do të ndërpriteshin pretendimet hegjemoniste të Italisë dhe të Austro–Hungarisë.
Vazhdimi
 Në këto rrethana të ndërlikuara midis Fuqive të Mëdha, Austro-Hungaria propozoi  projektin e vet për Shqipërinë, ku vija e
kufirit kalonte nga gryka e Bunës, gjatë vijës së atëhershme të kufirit të Malit të Zi  deri afër Rrzhanicës, prej këtej në gjysmë
rrethi duke kaluar nga Jugu i Gucisë dhe Plavës, drejtohej në Pejë, Gjakovë e Prizren, duhej përfshirë brenda Shqipërisë. Nga
Prizreni, vija kalonte në jug dhe arrinte në malet midis Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës, duke përfshirë qytetet e Dibrës
dhe Ohrit, brenda Shqipërisë. Prej këtej kufiri zbriste në jug, duke përfshirë Korçën e Janinën dhe pastaj gjatë rrjedhës së Lumit
Kalamas, dilte në Detin Jon. Rusia e kundërshtoi këtë projekt etnik Austro-Hungarez dhe propozoi projekt të ri, pa qytetet e
Kosovës e të Manastirit.(V.Xh) Ajo kërkonte që Shqipërisë t’i shkëputen  Korça, Delvina dhe në jug Saranda.
 Konferenca e Londrës nuk pranoi parimin etnik të Austro-Hungarisë.

Përfaqësuesi Austro-Hungarez, Mensdorf dhe ai rus, Bekendorf, luftuan midis tyre në Konferencë për çdo qytet shqiptar. Debate
të zjarrta u bënë për qytetet verilindorë, sidomos për qytetin e Dibrës dhe Shkodrës. Këmbëngulja e Vjenës për t’i lënë
Shkodrën në kuadër të Shqipërisë,  ndeshi në kundërshtimin e fortë të Rusisë, e përkrahur nga Anglia dhe Franca, të cilët
mbronin  kërkesën e Kral Nikollës.  Në këtë pikë, me ta u bashkua edhe Italia, për të dominuar shteti malazez në Shkodër me
rrethinë. Nga ana tjetër, Nikolla Pashiqi i dha urdhër ushtrisë serbe që të dilte sa më parë në Detin Adriatik. Në këto rrethana
tejet të vështira, duke pasur presion të vazhdueshëm edhe nga Serbia dhe Mali i Zi, Fuqitë e Mëdha vendosën ta revidojnë
vendimin e mëparshëm të sjellë më 17 dhjetor,  kur Shqipëria ishte njohur e plotë dhe ku bënin pjesë  katër vilajetet shqiptare,
që ishin në kuadër të Perandorisë Osmane. Ky vendim i ri, që vinte në fuqi  pas 97 ditëve, shkaktoi ndryshime në vendimin e
marrë më 17 dhjetor 1912. Fuqitë e Mëdha  ranë më në fund në ujdi, më 22 mars të vitit 1913, për ndarjen e Shqipërisë në dy
pjesë, atë të lirë dhe të robëruar

You might also like