100% found this document useful (1 vote)
824 views3 pages

Informacionet

Uploaded by

egikasa123
Copyright
© © All Rights Reserved
We take content rights seriously. If you suspect this is your content, claim it here.
Available Formats
Download as DOCX, PDF, TXT or read online on Scribd
100% found this document useful (1 vote)
824 views3 pages

Informacionet

Uploaded by

egikasa123
Copyright
© © All Rights Reserved
We take content rights seriously. If you suspect this is your content, claim it here.
Available Formats
Download as DOCX, PDF, TXT or read online on Scribd

Informacioni

Tema nr.3 Kontributi i Rilindjes ne formesimin dhe konsoldiminn e


ndergjegjes kombetare.
Rilindja Shqiptare përbën një lëvizje të gjithanshme kombëtare,
me një përmbajtje të re ideologjike, politike, kulturore,
ekonomiko-shoqërore dhe organizative. Ajo synonte të zgjidhte
detyrat që i takonin revolucionit kombëtar, të çlironte vendin
nga sundimtarët e huaj osmanë, të bashkonte trojet shqiptare
në një shtet të vetëm e të pavarur, t’u hapte rrugën zhvillimit e
përparimit ekonomiko-shoqëror, politik e kulturor të Shqipërisë.
Rilindja ishte e lidhur me një shkallë më të lartë të zhvillimit të
kombit shqiptar, me konsolidimin e tij, që çoi në lindjen e një
lëvizjeje të re nga përmbajtja dhe objek Këto zhvillime, që
ndodhën gjatë Rilindjes, sollën forcimin e ndërgjegjes
kombëtare te shqiptarët, që u shpreh me vetëdijen e tyre të
përbashkët për përkatësinë në të njëjtën etni, në të njëjtin
komb, komb që jetonte në një territor të përbashkët, që kishte
prejardhje, gjuhë, zakone, formim shpirtëror, kulturë e histori të
njëjtë dhe që dallohej nga të tjerët.
Tema nr.5 Figura me te rendesishme te Rilindjes sone Kombetare
Nxenesi:Denis Abazi
Isa Boletini ka lindur ne vitin 15 Janar 1864 dhe vdiq me 23
Janar 1916. Ai ka qene aleance me Lidhjen e Prizrenit (1878–1881)
Perandoria Osmane (1902–1910) Qeveria e Përkohshme e
Shqipërisë (1912–1914). Ai ka qe ne Kryengritja e vitit 1910,
Kryengritja e vitit 1912, Kryengritja e Dibër-Ohrit, Luftërat
Ballkanike Lufta e Parë Botërore.
Luigj Gurakuqi ai ka lindur me vitin 19 shkurt, 1879
Shkodër dhe vdiq më 2 mars, 1925. Në Qeverinë e Përkohshme
të Vlorës u zgjodh Ministër i Arsimit dhe vendosi arsimimin e
detyruar fillor për djem e vajza. Merr pjesë në Konferencën e
Londrës më 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin. Me Luftën I
Botërore Shkodra pushtohet nga ushtria malazeze, Gurakuqi u
internua në Podgoricë nga 17 korriku 1915 deri në janar 1916.
Gjatë pushtimit austro-hungarez, u caktua drejtor i
përgjithshëm i Arsimit nga autoritetet e tyre. Qe një nga
themeluesit e Komisisë Letrare më 1916, i çmuar nga akademiku
Radomir Nachtingall.

Tema nr.2:Shtrirja kohore,periodizimi,shtrirja gjeografike e saj dhe pasojat


Nxenesi:Alvin Muka

Rilindja Kombetare Shqiptare eshte zhvilluar ne kater etapa kryesore:


1. Etapa e pare perfshin vitet ‘30-’70 te shek 19 , pra vitet 1839-1875.
2. Etapa e dyte perfshin vitet 1878-1881
3. Etapa e trete perfshin vitet 1881-1908
4. Etapa e katert perfshin vitet 1908-1912.

Ne etapen e pare te Rilindjes Kombetare u zhvilluan nje varg kryengritjesh te medha


popullore kunder shtimit te shtypjes kombetare qe solli me vete politika centraliste e
Turqise, Tanzimati. Rilindasit e pare formuluan idete per shkollen , gjuhen dhe kulturen
shqipe.
Ne etapen e dyte shfaqet rreziku i copetimit te tokave shqiptare nga shtetet fqinje te
Ballkanit , te perkrahura nga fuqite e medha, rrezik qe aktivizoi me gjeresisht ne levizjen
kombetare rrethet borgjeze e cifligare te vendit. Ne kete faze levizja kombetare
shqiptare del hapur me programin e saj autonomist dhe krijon organin udheheqes te
saj , Lidhjen e Prizrenit , qe lufton kunder synimeve ekspansioniste te monarkive fqinje.
Etapa e trete fillon me shtypjen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe perfundon me
fitoren e Revolucionit Xhonturk. Ne kete periudhe hapet “Mesonjetoria” dhe shume
shkolla te tjera shqipe ne Shqiperi.
Etapa e katert hapet me fitoren e Revolucionit Xhonturk dhe mbyllet me shpalljen e
Pavaresise , me 28 nentor 1912. Pati nje rritje te vrullshme te levizjes politike-kulturore.

Shtrirja kohore e Rilindjes Kombetare Shqiptare filloi ne vitet 30-40 te shekullit 19 dhe u
kurorezua me 1912 , me shpalljen e pavaresise se Shqiperise.

Shtrirja gjeografike e saj!

Rilindja kombetare shqiptare shtrihej ne pjesen jugperendimore te gadishullit ballkanik


dhe kufizohet ne veriperendim me Malin e Zi,ne verilindje me Serbine,ne lindje me
Maqedonine e Veriut dhe ne jug me Greqine.Ne perendim laget me detet Adriatik dhe
Jon dhe ndodhet vetem 78 km larg Italise pergjate kanalit se otrantos.
Pasojat : Prej vendodhjes gjeografike te rilindjes shqiptare shume Shtete donin te
zgjasnin kufiret e tyre.Si Greqia ne Jug, Maqedonia e Veriut ne lindje,Mali i zi ne
veriperendim dhe serbia ne verilindje. Ne kongresen e Berlinit tokat etnike Shqiptare ne
kufi u jane dhene shteteve fshqinje .
Tema nr.4:Ndikimi i iluminizmit Europian ne Rilindjen Kombetare
shqiptare. Nxenesja:Gëzime Krasniqi

Cfare ishte iluminizmi?


Iluminizmi ishte një lëvizje kulturore dhe filozofike që u përhap në Evropë nga fillimi i
qindvjeçarit të XVIIl.
Si ndikoi iluminizmi Europiane ne Rilindjen Kombetare
shqiptare?
Në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX në viset shqiptare depërtuan
idetë e iluminizmit europian, jehonat e perimeve dhe të ngjarjeve të përftuara nga
Revolucioni Francez e më pas nga romantizmi, si dhe më nga afër, shembulli i
përpjekjeve mes popujve të tjerë të Ballkanit për t’u shkëputur si nga sundimi i
huaj e prapambetja, ashtu edhe për të ecur në rrugën e qytetërimit, pjesëmarrës
të të cilit kishin qenë edhe viset shqiptare si vise europiane. Lëvizja që i mori
përsipër këto detyra madhore është quajtur Rilindja Kombëtare. Kjo lëvizje e
thellë ideore, politike dhe më pas luftarake nuk mund të përftohej pa e
vetëdijësuar popullin për fatet e tij, domethënë pa e çuar nga gjumi i vetëdijes
kombëtare, ku e kishte zhytur sundimi i huaj po aq i gjatë, sa edhe i
prapambetur. Ndërsa zgjimi për të dalë nga errësira e natës drejt dritës së
përparimit mund të arrihej në radhë të parë nëpërmjet ndriçimit të mendjes,
domethënë arsimimi dhe kulturës.

Burimet : Prezi, wikipedia dhe enciklopedia shqip.

You might also like