PROJEKT
LËNDA:Histori
ShKOLLA:Selim Gjona Proptisht
KLASA:VIII
TEMA:Qëndrimi I shqiptarëve ndaj
hebrenjve në LIIB
PRANOI:Ms Alketa Tollaku
PUNOI:Armonel Leka
NËNTEMAT E PROJEKTIT
1.Historia e shfaqjes së hebrenjve në
shqiperi,para dhe pas LIIB
2.Hebrenjtë we u kthyen ne katolikë.
3.Historia e hebrenjve të Elbasanit
4.Familja mbreterore shqiptare dhe
hebrenjte
5.Histori personale nga shqiptarë që
mbrojtën hebrenjtë.
6. Titull mirënjohje nga Izraeli
për qendrimin e shqiptarëve
dhe shtetit shqiptar ndaj
hebrenjve gjatë LIIB
Historia e shfaqjes së hebrenjve në
shqiperi para dhe pas LIIB
RRETH...
HEBRENJEVE
Njerëzit hebrenj janë një grup
etnoreligjioz dhe një komb, me
origjinë nga izraelitët dhe
hebrenjve të Izraelit historik dhe
të Judës. Etnia hebre, kombësia
dhe feja janë shumë të
ndërlidhura, pasi judaizmi është
besimi tradicional i popullit hebre.
Çifutët origjinën si një grup etnik
dhe fetar në Lindjen e Mesme
gjatë mijëvjeçarit të dytë para
Krishtit, në pjesën e Levantit të
njohur si Toka e Izraelit.
Teori te shkencetareve
Stele Merneptah, një shkencëtar i
famshëm, duket se konfirmon
ekzistencën e një populli të
Izraelit diku në Kanan që nga
shekulli i 13-të para Krishtit.
Izraelitët, si një rritje e popullsisë
kananease, e përforcuan mbajtjen
e tyre me shfaqjen e mbretërive
të Izraelit dhe të Judës. Disa
mendojnë se këta izraelitë të
ndenjur kananëanë u bashkuan
me grupet nomade që njihen si
'Hebrenj'.
lidhja me kombin
Edhe pse disa burime përmendin
periudhat ekzilike në detaje,
përvojën e jetës së diasporës deri
ne pushtimit romak dhe mërgimit,
marrëdhëniet historike midis
hebrenjve dhe te
atdheut të tyre pas kësaj, u bënë
një tipar kryesor i historisë,
identitetit dhe kujtesës hebre
Hebrenjtë që u kthyen ne katolikë
Famullia e kishës katolike e Tiranës ishte famullia më e
rëndësishme e Shqipërisë për vetë faktin se ishte pjesë
e institucioneve qendrore qeveritare, parlamentare,
diplomatike, kulturore, ekonomike, shoqërore etj. të
kryeqytetit të vendit. Prej vitit 1938 e deri më 1947
kjo famulli drejtohej nga famullitari dekan i saj Dom
Shtjefën Kurti. Studimi i qindra e mijëra shkresave,
korrespondencave, letrave, buletineve, raporteve, të
kësaj famullie që gjenden në Arkivin e Shtetit, janë
vendimtare për të hulumtuar historinë e kësaj periudhe.
Kjo edhe për faktin se brenda këtyre viteve ndodhën
ndryshime dramatike si rënia e ish-Mbretërisë së Zogut,
pushtimi italian e më vonë nazist, ardhja në pushtet e
fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Çlirimtarët e
Tiranës dhe Shqipërisë kësaj radhe ishin komunistët e
udhëhequr nga PKSH-ja. Po ashtu, periudha e sipërcituar
shënon prurjet më të mëdha të hebrenjve nga vendet
fqinje, Evropa Qendrore e vise të tjera të nxehta
antisemite, duke gjetur strehë e mbrojtje tek
shqiptarët. Sipas studimit të prof. dr. Shaban Sinani, të
titulluar “Në Shqipëri s’ka pasur holokaust”, janë mbi
2264 hebrenj që kanë hyrë në Shqipëri para dhe gjatë
Luftës. Duke studiuar për këtë qëllim dosjet e shumta të
fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës
katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, u befasova nga
disa dokumente zyrtare në të cilat shkruhej se “disa
hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet
procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike
në katolike
Historia e hebrenjve të Elbasanit
ELBASAN- Hebrenjtë dhe shqiptarët një
lidhje që i mbrojti nga revanshi gjerman dhe
internimi në Aushvic bën pjesë tashmë në
kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka marrë
vlerësim përtej kufijve duke e renditur
popullin tonë përkrah mbështetësve dhe
mbrojtësve të shumë personave madje edhe
familjeve që gjetën strehë duke i shpëtuar
vdekjes së sigurt. Populli shqiptar ruajti
integritetin e tij dhe çështja e hebrenjve u
cilësua si një çështje e brendshme. Shumë vite
pas, ende familjet shqiptare ruajnë kujtimet,
kanë marrë vlerësimet dhe madje mirënjohjen
e atyre që shpëtuan nën mbrojtjen e
shqiptarëve. Nuk janë shumë, madje me
certifikatën e mirënjohjes “Të drejtë midis
popujve”. Një prej këtyre familjeve është
familja Nosi në Elbasan. Nipi i kësaj familjes
Skënder Kosturi sjell kujtimet e nënës së tij
Adelinës, e cila u nda nga jeta pak kohë më
parë. Në këtë familje ka jetuar një hebre,
Marko Manehami, i cili nëpërmjet një letre ka
treguar historinë e tij, por edhe vlerësimin për
familjen Nosi që e mbajti dhe e mbrojti në çdo
rast. Një tjetër rast i njohur për strehimin e
hebrenjve është familja Biçaku nga Qarrishta
e Librazhdit. Nga kjo familje nuk kanë mbetur
dëshmitarë, pasi shumica prej tyre emigruan
në mundësinë e parë drejt Amerikës apo
vendeve të tjera. Një prej tyre në kujtimet e tij
tregon se si i strehuan 26 hebrenj, të cilët
ruajnë edhe kujtime të bukura nga përpjekjet
për t’u fshehur. Një prej tyre në shtëpinë e
Biçakajve u bë baba
Hebrenjtë e Luftës së Dytë Botërore
Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan
u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh.
Mbiemrat e njohur elbasanas kanë qenë
edhe pritësit e familjeve hebreje, të cilat
kërkonin t’i shpëtonin genocidit nazist.
Mes familjeve që strehuan hebrenj
përmenden familja e madhe e Biçakçinjve,
Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina
Nosi, Qemal Karaosmani, Destan
Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri etj.
Banorët e lagjes “Kala” i mirëpritën pasi
panë tek hebrenjtë besimin dhe respektin
që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse
pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm
dhe mund të masakronin familjet e tyre,
ata sërish ruajtën traditën shqiptare të
besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë
kanë qëndruar brenda katër mureve të
shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm
familjet ku jetonin, por edhe familjet e
tjera të kësaj lagjeje ofronin ndihma
materiale dhe ushqimore për hebrenjtë.
Pas përfundimit të luftës ata u rikthyen në
Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve
të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i ndihmuan më
pas familjet elbasanase me viza, bursa
studimi etj.
Miqësia mes familjeve elbasanase dhe
hebrenjve ka ekzistuar deri vonë.
Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të
zgjuar, të suksesshëm dhe të
respektuar nga të gjithë
Dëshmitë
Mark Menahemi do të hynte në historinë e
familjes Nosi në Elbasan, pasi u mirëprit dhe
u strehua tek kjo familje duke ndjekur nga
afër edhe arrestimin dhe pushkatimin e Lef
Nosit. Në një letër që ai i dërgon familjes Nosi,
(pas vitit 1994) fëmijëve të doktor Nosit,
Grigorit, Rudit e Vasos, shkruan disa nga
peripecitë që hoqën ai dhe të gjithë bashkë në
ato ditët para se ta arrestonin Lef Nosin. Ndër
të tjera në këtë letër, një kopje të së cilës e
ruan djali i Adelinës, Skënder Kosturi, thuhet
se: “Në qershor të vitit 1944 gjermanët më
ndiqnin meqë kishin marrë informata se unë
isha izraelit. Unë ika nga Cërriku në Elbasan
dhe u strehova, sipas rekomandimeve, në
shtëpinë e familjes Nosi. Në fillim kam jetuar
në shtëpinë e tyre, ku jetonin Vasil Nosi me
gruan e tij, vëllai i tij, doktor Steliano Nosi,
nëna e tyre Eleonora, që u bë edhe nëna ime,
dhe kohë pas kohe vinte motra e tyre Adelina
Kosturi e martuar në Tiranë dhe në të njëjtin
oborr banonte Lef Nosi, i cili ka qenë njeri nga
të tre Regjentët e Shqipërisë në periudhën
shtator 1943-nëntor 1944. Më vonë, kur
gjendja u bë e vështirë, kalova në fabrikën e
alkoolit të familjes Nosi jashtë Elbasanit, ku
kisha një dhomë dhe çdo ditë dikush nga
familja më sillte ushqime. Në këtë kohë
arrestohem nga një oficer i Gestapos dhe Vasil
Nosi bëri përpjekje maksimale për të më
shpëtuar kur ndodhesha në qelitë e burgut të
Elbasanit. Transferimi i oficerit më të egër të
Gestapos në Tiranë bëri që ai të mundej të më
lironte. Ata më pas më strehuan në spitalin e
tyre në Llixhat e Elbasanit, ku kujdeseshin për
mua. Pas 29 nëntorit 1944, kur komunistët
morën pushtetin, unë qëndrova tek Nosët, të
cilët më donin shumë dhe më propozuan të
qëndroj në Shqipëri dhe të punoj në fabrikë.
(Mark Menahemi ishte një inxhinier specialist
i disa fushave
DESHMI PER QENDRIMIN E FAMILJEVE
SHQIPTARE NDAJ HEBRENJVE
RREGULLI I ARTE
Shqiptarët shpëtuan të paktën 3280
hebrenj gjatë holokaustit. Gjatë viteve
1933-1944, Shqipëria shpëtoi jo vetëm
hebrenjtë vendas, por edhe të gjithë ata
që mundën ta arrinin Shqipërinë nga
vendet e tjera të Europës. Fakti është se
në Shqipëri u shpëtuan të gjithë
hebrenjtë dhe ata nuk u cenuan, nuk u
dorëzuan, nuk u penguan të hynin; nuk
pati ligj që kufizonte si numër futjen e
tyre në Shqipëri.
Shpëtimi qe i plotë dhe vërtetohet edhe
nga një fakt paralel: pas kapitullimit të
ushtrisë italiane në shtator 1943,
dhjetëra mijëra ushtarë italianë u
fshehën në familjet shqiptare dhe u
shpëtuan. Tërë popullata shqiptare,
pavarësisht nga besimet fetare veproi
drejtpërsëdrejti (shpëtuesi) dhe
tërthorazi (p.sh. familjet fqinje) si një
kulturë e bashkuar duke e kundërshtuar
Holokaustin dhe shpëtuar tërë hebrenjtë
ku ajo arrinte. As edhe një hebre
ekziston i humbur për shkak të
Holokaustit në Shqipëri. Njëkohësisht,
ishin 14 hebrenj që ranë dëshmorë si
pjesëtarë të njësive luftarake kundra-
fashiste shqiptare ose u vranë nën
zjarrin e luftës. Shqipëria ishte një arkë
shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur
FAMILJET DHE BESA SHQIPTARE
Familja Rezniqi nga Prishtina, me prejardhje nga Rrafshi i
Dukagjinit, është një nga shumë familje nga Kosova që
kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kontributi i kësaj familje është njohur në Kosovë dhe me
gjerë.
Kjo familje [Arsllan Mustaf Rezniqi] është vlerësuar me
titullin 'Fisnik mes Kombeve' nga institucioni i përkujtimit
të martirëve të Holokaustit (Yad Vashem në Jerusalem).
Kujtimet dhe tregimet mbi ngjarjet që ndodhën në atë
kohë në këtë familje janë përcjellë brez pas brezi, nga
Arsllan Rezniqi, iniciues i nismës për strehimin e
hebrenjve, tek i biri Mustafa, nipi Adnani, e deri te stërnipi,
Lekë Rezniqi.
"Në komunikim të drejtpërdrejt me ‘Yad Vashem’ pas
pothuajse 20 vjetësh më në fund është vërtetuar që
stërgjyshi ka shpëtuar hebrenj", tha Rezniqi.
Rreth 42 familje hebre janë shpëtuar apo kanë kaluar nga
familja Rezniqi për në vende të tjera, thotë Rezniqi.
Ata kryesisht kanë ardhur nga Maqedonia dhe Greqia të
cilët pastaj kanë kaluar në Shqipëri, ku kanë mundur tu
sigurojnë dokumente false", tha Rezniqi.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë familje shqiptare, jo
vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, strehuan dhe
mbrojtën hebrenj.
Lekë Rezniqi thotë se ndihma që shqiptarët e Kosovës i
kanë bërë për hebrenjtë është pjesë e historisë për të
cilën duhet të krenohet e gjithë Kosova.
Por, ai thotë se familjet apo personat të cilët kanë dhënë
kontributin e tyre në këtë çështje, nuk po respektohen siç
do të duhej.
Nuk po bëhet asgjë dhe përkundrazi veprohet në të
kundërtën e promovimit të vlerave të të parëve tanë të
cilët kanë shpëtuar hebrenj në kohën kur tërë Evropa
kishte një qasje tjetër ndaj një grupi shoqëror", tha
Rezniqi.
Studiuesit e marrëdhënieve shqiptaro-hebraike dhe
historianet kanë treguar se motivet e mbrojtjes masive të
hebrenjve nga shqiptarët janë bërë për disa arsye. Së pari,
konsiderohet se ishin zakonet dhe traditat e shqiptarëve,
ngase në këtë rast, hebrenjtë kishin rënë në besën e
shqiptarëve dhe nikoqirët kanë qenë të detyruar që, sipas
traditave, t’i mbrojnë ata
Familja mbreterore shqiptare dhe hebrenjte
Hebrenjte shpëtuan nga kushdo që i takoi, nga kushdo
që ua hapi derën e trokitur, nga kushdo zyrtar shqiptar
që ua preku letrat, nga çdo qeveritar që kishte listat e
tyre, nga kushdo që nuk qëndroi indiferent ndaj tyre në
atë periudhë të kobshme.Shqipëria ishte një arkë
shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur, ku një pjesë
qëndruan aty deri sa mbaroi Lufta II Botërore e një
pjesë kaloi matanë drejt vendeve të tjera. Kudo në
Europën Juglindore, shqiptarët u përpoqën dhe i
shpëtuan hebrenjtë që kishin pranë. Gjurmët e shpëtimit
gjenden në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës,
Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Tiranës,
Beratit, Krujës, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit,
Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjes, Vlorës,
Delvinës, Përmetit, Gjinokastrës, etj. Hebrenjtë
drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e
dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk
kishte përndjekje të tyre, nuk kishte kuota pranimi, nuk
kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte
genocid ndaj kombeve të tjerë. Ato e dinin se shqiptarët
kishin besë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo qe ishte
në nevojë
Histori personale nga shqiptarë dhe
hebrenjtë
Në disa vende, popullsia i dorëzoi vete hebrenjtë në
duart e nazistëve ndërsa pati popuj të atillë që i
strehonin dhe i mbronin hebrenjtë. Ne analet e
historiografisë bashkëkohore, po shkruhet gjithmonë e
më me forcë, se modeli i kësaj sjellje fisnike në ato
kohe të zymta për Europën ishin shqiptaret.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 2000
hebrenj u shpëtuan në Shqipëri
Annie Altaratz, banonte ne Shkup me familjen e saj.
Një ditë marsi të vitit 1943 autoritetet policore bullgare
shpërndajnë urdhrin se çdo hebre duhet të
vetëdorezohet dhe për ata që i fshehin, do të ketë
penalizime. Në atë kohe një vogëlushe 6 vjeçare, Annie
se bashku me familjen e saj, nën terrorin e policisë
bullgare, e cila bashkëpunonte me nazistët, detyrohet të
braktisë shtëpinë për të gjetur strehë për pak ditë, në një
familje mjekësh maqedonase, miq të prindërve te saj.
Po si vazhdon më tej historia?
Annie Altaratz, banonte ne Shkup me familjen e saj.
Një ditë marsi të vitit 1943 autoritetet policore bullgare
shpërndajnë urdhrin se çdo hebre duhet të
vetëdorezohet dhe për ata që i fshehin, do të ketë
penalizime. Në atë kohe një vogëlushe 6 vjeçare, Annie
se bashku me familjen e saj, nën terrorin e policisë
bullgare, e cila bashkëpunonte me nazistët, detyrohet të
braktisë shtëpinë për të gjetur strehë për pak ditë, në një
familje mjekësh maqedonase, miq të prindërve te saj.
Po si vazhdon më tej historia?
“Isha vetëm 6 vjeç e gjysmë. Një frikë e madhe na kapi,
mua, motrës dhe vëllait. Një mik i babait na mirëpriti,
por vetëm për pak ditë. Policia bullgare, e cila
bashkëpunonte atëherë me nazistët kontrollonte çdo
skutë për hebrenjtë. Ndjeheshim të pasigurt. Mbaj mend
ishte shumë ftohtë. Çfarë terrori ndjenim. Më pas
doktori na çoi në një familje shqiptarësh me emrin
Meliqi. Na shpëtuan”, tregon Annie Altaratz, e
mbijetuar e Holokaustit nazist
Një familje shqiptaresh në Shkup me mbiemrin Meliqi,
mori përsipër t’i dërgojë ata në Shqipëri. Familja e
xhaxhait të Annie, i priste në Tiranë. Por derisa të
mbërrinin në kufi, nuk ishte aspak e lehte. U duhej të
ecnin natën pa hënë, e të pushonin ditën për shkak të
kontrolleve policore.
“Babai im u angazhua përmes dashamirësve. Krejt
rreziqet i ka marrë përsipër”, tregon Ramadan Meliq,
djali i shpëtuesit Veli Meliqi.
Annie Altaratz dhe familja e saj u strehua dhe gjeti
shpëtim për disa muaj në shtëpinë e familjes se Hamdi
Ferhatit në Tiranë, pikërisht në marsin e vitit 1943, në
kohen më të errët të terrorit nazist. Po si e kujton i biri
këtë ngjarje megjithëse babai i tij gjatë periudhës
komuniste nuk guxoi kurrë t’u fliste fëmijëve për këtë
sjellje fisnike ndaj kësaj familje hebreje të rrezikuar
gjate Luftës së Dyte Botërore?
“Në ’89 kur babai ka ndërruar jetë, ka qenë rreptësisht e
ndaluar për të folur për këto kohë. Miqësi pas miqësie
kanë ardhur në familjen e Hamdi Ferhatit.”, thotë Naim
Ferhati (Kasapi), djali i shpëtuesit Hamdi. Ferhatit
Mirënjohje nga Izraeli: “Shqipëria, vendi i vogël
musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.
“Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të
shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan
Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.
“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë
muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend
europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të
madhe hebrenjsh se sa më parë”, citon artikulli.
“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në
Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol
vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur
parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël
hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky
është një numër jashtëzakonisht i lartë.
Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore,
kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar
se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të
hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan
gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan
Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende
të tjera