You are on page 1of 2

Kaltra Muka

IX B
Histori
Tremujori II

Tema : “Tirana e viteve 1928-1939”


Në vitin 1928, u miratua Statuti Themeltar, Kodi Civil, ai Tregtar, etj. U miratuan
ligje për reformën agrare, etj. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e
mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit
të ri, etj.Në vitin 1929, e gjithë bota do të mbërthehej nga kriza e madhe e
shkaktuar nga mbiprodhimi. Efekteve të saj nuk do t’i shpëtonte as Tirana. Ishte
pikërisht ky viti kur u panë edhe shenjat e para të kësaj krize, kryesisht në sistemin
monetar e financiar të vendit, por ato u bënë më të ndjeshme në vitin 1930. Kulmi i
saj arriti në vitin 1934-‘35.Industria pothuajse u paralizua tërësisht dhe shumë
ndërmarrje të prodhimit të alkoolit, materialeve të ndërtimit, duhanit dhe cigareve,
blojës dhe miellit, lëkurëve dhe këpucëve etj, u falimentuan. Në vitin 1931,
bujqësia shqiptare u prek nga një thatësirë e madhe, e cila shkaktoi pasoja të rënda
në furnizimin me bukë të popullsisë. Në vitin 1932, u importua rreth 33% më
shumë grurë dhe misër.Kriza e viteve ‘30-‘34 dallohet në shumë drejtime:
përqindja e popullatës që jetonte me punë jobujqësore u reduktua nga 15.9% në
15.4% më 1938-n. Gjendja e vështirë arriti kulmin në vitet 1935-‘36. Kriza preku
edhe blegtorinë e cila zinte 70% të eksportit total të vendit. Në rënien e fortë të
çmimeve, kryesisht atyre bujqësore dhe blegtorale, ndikuan edhe politikat
monetare dhe kreditimi i Bankës Kombëtare Tregtare.Në mesin e vitit ‘35, Tirana
hyri në një fazë gjallërimi. Industria e rimori veten. Zogu krijoi disa lehtësi fiskale
veçanërisht për fabrikën e çimentos, e cila u përjashtua nga taksat për tre vjet.Gjatë
viteve 1931-1936, kapitali i huaj, sidomos ai italian, i diktuan qeverive shqiptare
përfundimin e një marrëveshjeje për bashkimin doganor. Ky bashkim, në atë kohë,
do të përfshinte ekonominë shqiptare në sistemin e ekonomisë italiane dhe hapjen
pa kufizim të kapitalit italian. Në të njëjtën kohë u rrit edhe varësia e financave
shqiptare nga ato italiane.Në vitin 1938 u vu re një aktivizim i gjerë i kapitalit
kombëtar në industri. Në këtë periudhë, numri i ndërmarrjeve arriti në 244, ndërsa
numri i të punësuarve në 7.435.U rrit prodhimi industrial, ndërsa bujqësia ishte në
prapambetje. Në vitin 1938 rreth 39.5%e siperfaqes tokesore e zinte prona
shtetërore dhe private, ndërsa pronarët e vegjël zotëronin 60%. Pas krizës,
prodhimi i kulturave industriale u rrit.
Gjatë periudhës ‘36-‘38 u vu re gjallërimi i ekonomisë. Tregtia arriti nje rritje me
65 %. Eksporti u rrit me 61,5 %, ndërsa importi me 67,3 %.Gjatë periudhës ‘36-‘38
buxheti i shtetit pati rritje.Periudha e mbretërisë shqiptare u karakterizua nga rritja
e numrit të ndërmarrjeve kapitaliste në fushën e punëve botore dhe në vitin 1939
ishin 36 ndërmarrje të industrisë së ndërtimit.Gjatë periudhës 10-vjeçare 1929-
1939 u ndërtuan 850 km rrugë kryesore, 456 km rrugë rurale, 4.062 ura të vogla
dhe 76 ura të mëdha.

You might also like