You are on page 1of 11

PROJEKT

Tema:Fjalet te urta dhe njesi


frazeologjike

Lenda:Gjuhe shqipe

Klasa:Vlll-B

Shkolla:Eftali koci

Punoi:Marjus sulo
Fjalet e urta
Fjalet e urta, jane fjale ose norma te krijuara nga populli, te cilat tregojne te
vertetat ne jeten e perditshme, me ane te kuptimeve figurative.Fjalët e urta
njihen dhe me emrin proverba. Këto janë thënie të shkurtra artistike
kolektive, që, në mënyrë shumë sintetike, shprehin mendime e gjykime për
ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme. Mendimet dhe gjykimet e fjalëve të
urta kanë dalë nga praktika shumëshekullore e punës dhe e jetës së
popullit. Për këtë arsye populli i quan ato dhe fjalë të moçme ose fjalë ari.
Po për këtë arsye, ato paraqiten si të vërteta të pakundërshtueshme e me
vlerë të përhershme. Sigurisht, kjo është e drejtë për shumicën e rasteve,
por jo për të gjitha rastet. Disa fjalë të urta dhe mendime që ato bartin, u
përkasin periudhave të caktuara historike. Fjalët e urta e shprehin mendimin
e tyre në forma të ndryshme: si përfundim logjik, si parim, si ligj, si këshillë.
Po s’punove në të ri, do të vuash në pleqëri; Lumi fle hasmi s’fle; Shtri
këmbët sa ke jorganin. Disa fjalë të urta e shprehin mendimin drejtpërdrejt,
kurse të tjerat në mënyrë të tërthortë, figurative. Kur thuhet puna të jep
shëndet, shprehja përdoret me kuptimin e saj të parë të zakonshëm; por,
kur thuhet S’mbulohet dielli me shoshë, shprehja ka kuptimin se e vërteta
s’mund të fshihet. Në rastin e parë arti i proverbit qëndron te mprehtësia
dhe drejtësia e mendimit, te aftësia për ta shprehur mendimin me sa më
pak fjalë. Në rastin e dytë, veç këtyre, kërkohet dhe aftësia për të gjetur
figurën e duhur. Populli është treguar shumë i talentuar në gjithë këto
drejtime. Për të shprehur mendimin në mënyrë figurative, populli në fjalët e
urta përdor më shumë metaforën, alegorinë dhe krahasimin; Bes’ e
shqiptarit – si purtek’ e arit; S’futet hosteni në thes. Në gjithë rastet
mendimi shprehet në mënyrë përgjithësuese. Për këtë arsye fjalët e urta
pëlqejnë shumë fjalitë mungesore, mënjanojnë fjalët që nënkuptohen.
Veç kësaj, tek ato ideja nuk del nëpërmjet shtjellimit të një subjekti. Ato
janë vetë ideja. Sintetizmi, karakteri përgjithësues dhe mënyra figurative e
shprehjes së mendimit bëjnë që çdo fjalë e urtë të përdoret me disa
kuptime. Proverbi Derri do plumb, fjala vjen tërheq vëmendjen për
qëndrimin që duhet mbajtur kundër armikut, kundër së keqes në përgjithësi
e kundër njerëzve kokëfortë. Prandaj për të ditur kuptimin e saktë të çdo
fjale të urtë, duhet të mbahet mirë parasysh koha, vendi dhe rasti kur
thuhet. Tematika e proverbave është shumë e gjerë dhe e larmishme.
Proverbat kapin çështje që i kanë dalë popullit që në kohët e hershme e
gjer në ditët tona, prandaj janë enciklopedi e filozofisë popullore. Temat
kryesore që trajtojnë janë: 1. Atdheu (atdhedashuria, liria e atdheut, lufta
kundër armiqve të tij, karakteristikat e shqiptarit): Duaje atdhenë si
shqiponja folenë; Darov’ e armikut- o helm, a thikë. 2. Marrëdhëniet
shoqërore (varfëria e masave, protesta dhe lufta e tyre kundër padrejtësisë):
I varfëri vjel rrushin, i pasuri pi mushtin; Ule qafën, prite zverkut. 3. Familja:
Burrë e grua – mish e thua; Kur s’do nënën e babanë, asnjeri s’ta ka
sevdanë. 4. Puna (vlera e saj, rregulli e kujdesi në punë, shfrytëzimi i kohës
së punës, zanatet): Këmbëpërbaltja – gojëpërmjaltja; Lëmyshku bren gurin,
përtimi fik burrin; Fjala e gjatë bën ditën e shkurtër. 5. Morali (e mira dhe e
keqja, e drejta dhe e padrejta, e vërteta dhe gënjeshtra, virtyti dhe vesi): Një
krimb than një lis; E drejta dërrmon hekurin; Kush shkon pas brumbullit, do
të arrijë në plehrat. Dhe perdoren kur te thirr nje individual treter 
Shprehjet frazeologjike

Termi frazeologji vjen nga greqishtja phrasis (shprehje, njësi e ligjërimit)


dhe logos (dije, dituri, fjalë). Nën këtë term përmblidhen dy kuptime:
frazeologjia si degë e leksikologjisë që studion bashkimet leksiko-
semantike të fjalëve dhe tërësia (fondi) e njësive frazeologjike të një gjuhe
të caktuar. Për të shënuar këtë njësi gjuhësore janë përdorur dhe përdoren
terma të ndryshëm, si : lokucion, idiomë, togfjalësh frazeologjike,
frazeologjizëm, shprehje etj., por më i ngulitur dhe i pranuar nga gjuhësia
shqiptare është emërtimi njësi frazeologjike. Njësia frazeologjike është njësi
gjuhësore me kuptim të mëvetësishëm, e përbërë nga dy ose më shumë
fjalë shënjuese (emërtuese), me gjymtyrë e ndërtim të qëndrueshëm, e
formuar historikisht e për një kohë të gjatë, që ka vlerën e një fjale tëvetme,
riprodhohet në ligjërim si njësi e gatshme dhe funksionon në gjuhë si njësi
e pandashme.
Fjale te urta
 Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.
 Një shkëndijë ndez një mal.
 Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.
 Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë"
 Ruaju të të ruajë perëndia.
 Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.
 Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.
 S'lidhet kali me pe.
 Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
 Ujku mjergull kërkon.
 Përmend qenin, bëj gati shkopin.
 Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje.
 Më i keqi vëlla të merr hakun.
 Motra jemi, shoqe s'jemi.
 Ndarja është më e mira e të ligave.
 Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.
 Gjumi natës i randë i bën keq ditës.
 Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes.
 Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke.
 Nuk mbushet pusi me pështyma.
 As këmishës së shtatit s'është për t'i besu.
 Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë.
 Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria.
 Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut.
 Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.
 E thëna dhe e bëra janë larg.
 I marri premton dhe budallai shpreson.
 Kur qesh djalli e ka punën keq.
 Mba murin mos bie.
 Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë.
 Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall.
 Mos u bëj thes i çpuar.
 Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të.
 Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë.
 Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti.
 Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë.
 Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.
 Nuk është ar gjithë që ndrit.
 Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.
 Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.
 Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.
 Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.
 Mendja me mendjen, pjellin mëndje.
 Me një ka nuk bëhen pendë.
 Me nji tra nuk mban shtëpia.
 Mëson nga armiku më shumë se nga miku.
 Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.
 Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.
 Miku harrohet po të largohet.
 Miku i mirë vjen nga porta.
 Nuk bëhet stani me dhi të egra.
 Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.
 Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.
 Miku i mikut tim, është edhe miku im.
 Një krah s'mban kala.
 Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.
 Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.
 Për një shamatë, lypen dy veta.
 Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.
 Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.
 Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.
 S'bëhet lëmi me një kalli.
 S'bëhet stani me lepura.
 S'mblidhen lepujt në vath.
 S'mbushet thesi me një kokërr.
 Syri është më i mprehtë se kordha.
 Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.
 Shokë bashkë, e bukë veç.
 Shoku sa duhet, aq qortohet.
 Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.
 Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.
 Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë.
 Uji fle, hasmi s'fle.
 Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.
 As nuk kam, as më mbarohen.
Shprehje frazeologjike
1. Njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit.
2. I jep doren, te merr krahun.
3. Shtati pyll e menja fyll.
4. Shih me sy e plas me zemër.
5. Ajo po kerkonte gjilperen ne kashte.
6. Ai s’e ha sapunin per djathe.
7. Na e beri gjakun uje.
8. Shtri kembet sa ke jorganin.
9. Nuk ka pyll pa derra.
10. Nuk calon gomari nga veshet.
11. Flet si kodra mbas bregut.
12. Ata kane gjetur tenxherja kapakun.
13. E ben punen shkel e shko.
14. Ja beri 8 me 2.
15. E priten me kembet e para.
16. Ja futi te dy kembet ne nje kepuce.
17. Te na rrofsh sa malet!
18. E hengra me sy.
19. Ika nga syte kembet.
20. E pac doren e lehte.
21. E kam pergjgjen ne maje te gjuhes.
22. Ta bej kurrizin me te bute se barkun.
23. Mu hiq sysh se po me hane duart.
24. Mu bo koka daulle.
25. Tu thafte dora.
26. Me një gure vret dy zogj.
27. Të merr gjak në vetull.
28. Ti je ku rafsha, mos u vrafsha.
29. Merre me lëng, se mishi u mbarua.
30. Kur ben dasem fukarai, i cahet daullja.
31. Ma bie gjithnjë në majë të hundes.
32. Ti dashke të nxjerrësh dhjamë nga pleshti.
33. Qeni qe leh, nuk te kafshon.
34. Ajo është që ta pish në kupë.
35. Ecen si pula pa krye.
36. Foli si e ema e Zeqos maje te Thanes.
37. Bjeri pragut te degjoje dera.
38. U beme si kembet e dhise.
39. U zune per 5 pare spec.
40. Peme pa kokrra.
41. Më bën trupi miza-miza.
42. Kush ja hap gropen shokut shoku bie brenda.
43. Gure gure behet kalaja.
44. E ndoqi kemba-kembes.
45. E humbi si xhaferri simiten.
46. Mu be koka tym.
47. I bera syte kater.
48. E zune me presh ne dore.
49. Dhi e zgjebosur, bishtin perpjete.
50. I hedh gjerat si lopa bajgat.
51. Me ka ardhur ne maje te hundes.
Mencuria
 Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
 Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
 Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
 Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
 Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
 Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
 E treta e vërteta. DEVOLL
 Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI
 Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
 Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
 Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
 Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
 Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
 Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
 Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
 Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
 Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
 Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
 Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
 Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
 Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
 Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
 Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
 Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
 Mos e ban penin tra. DIBËR
 Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
 Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
 Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
 Nuk luan ferra kot. VLORË
 Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
 Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË
 Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
 Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
 Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
 S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
 S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
 Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
 S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
 Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
 Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
 Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
 Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
 Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
 Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
 Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
 Ç'i do qeni brekët. KORÇË
 Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
 Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
 Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
 Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
 Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
 E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
 Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
 Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
 Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
 Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
 Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
 Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
 Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
 Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
 Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
 Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
 Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
 Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
 Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
 Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
 Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
 Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
 Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
 Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
 Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
 Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
 Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
 Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
 Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
 Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
 Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
 Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
 Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
 Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
 Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
 Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
 Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
 Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË
 O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
 Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
 Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
 Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
 Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË

You might also like