You are on page 1of 6

Dritëro Agolli (13 tetor 1931 – 3 shkurt 2017) Ishte poet, prozator, publicist dhe

politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të
Shqipërisë.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda
nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin
e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve
në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i
popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të
Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare
është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama,
skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të
rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në
letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në
veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe
fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes
njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të
ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po
aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli
dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft
edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Më
shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e
vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë.
Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”,
përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”. Agolli krijoi një model të ri
vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të
poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale
dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e
tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata
janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe
madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë
veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën. Në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta
me një sëmundje kronike në mushkri por, ai do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës
shqiptare.

Krijimtaria
Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro
Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj
idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore,
Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku
krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet
dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën “Baballarët” theksohet
rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë
vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ
(“Poema e udhës”, “Poemë për babanë dhe për vete” etj.).

Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh
edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe
romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve.
Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike
romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe
vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me
titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu
dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e
tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.

Tituj të veprave
 1958 – Në rrugë dolla
 1961 – Hapat e mia në asfalt
 1964 – Zhurma e erërave të dikurshme
 1965 – Shtigje malesh dhe trotuare,
 1969 – Mesditë
 1969 – Komisari Memo, roman
 1973 – Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman
 1973 – Njeriu i mirë, tregime
 1974 – Nënë Shqipëri
 1975 – Njeriu me top
 1977 – Fjala gdhend gurin
 1980 – Trëndafili në gotë, roman
 Fytyra e dytë, dramë
 Mosha e bardhë (dramë)
 1985 – Udhëtoj i menduar
 1993 – Pelegrini i vonuar
 1996 – Kalorësi lakuriq, roman
 1996 – Vjen njeriu i çuditshëm, poezi
 1997 – Arka e djallit, roman
 1997 – Teshtimat e lirisë : njeriu, politika dhe kultura
 1998 -Fletorka e mesnatës
 2013 – I përndjekuri i dashurisë, poezi
 2016 – Prit edhe pak, poezi
Kush ishte i madhi Dritëro
Agolli?
Poeti, publicisti dhe shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, ndërroi jetë sot në spitalin
universitar Shefqet Ndroqi, ku po kurohej prej 8 ditësh ga një sëmundje në mushkëri.

Agolli la pas një pasuri të jashtëzakonshme për letërsinë shqipe.

Por kush ishte Dritëro Agolli?


Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqeror, anetar i Akademise se Shkencave te
Shqiperise. Lindi ne Menkulas te Devollit. Mesimet e para i mori ne vendlindje, te
mesmen ne shkollen “Asim Zeneli” (Gjirokaster), ku beri dhe sprovat e para
letrare.Ne vitet 1952 – 1957 ndoqi studimet e larta ne Fakultetin e Letersise te
Universitetit te Leningradit. Ne vitet 1957 – 1972 punon si redaktor e gazetar ne te
perditshmen “Zeri i popullit” (shih). Ne vitet 1973 – 1992 ka qene kryetar e Lidhjes se
Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.Dritero Agolli eshte nje nga figurat qendrore
te poezise shqipe dhe nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te “brezit te viteve
1960”.Kritik ndaj frymes tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritero Agolli solli
ne poezi ndjeshmeri e figuracion te ri, duke e perterire sistemin e vjersherimit shqip.
Ai eshte pruresi i poezise se “unit” te forte.Prirja per vetepohim u duk qysh ne
vellimin e tij te pare “Ne rruge dola” (1958), por u shpreh me qarte ne poemat “Devoll
– Devoll” dhe “Poeme per babane dhe per veten”.Poezia e Dritero Agollit nuk e ndan
te pergjithshmen nga vetjakja, ben sintezen e kolektives me individualen. Dritero
Agolli ruajti prej vlerave me te arrira te poezise se tradites – frymen popullore. Ai
krijoi nje gjedhe te re vjersherimi, qe ndiqte Naimin, duke metuar risine.Rruga e
rritjes se tij te shkalleshkallshme poetike shprehet ne librat: “Hapat e mija ne asfalt”
(1961), “Shtigje malesh dhe trotuare” (1965), “Devoll – Devoll” (1964), “Mesdite”
(1968), “Baballaret” (1969), “Nene Shqiperi” (1974), “Fjala gdhend gurin” (1977),
“Udhetoj i menduar” (1985), “Pelegrini i vonuar” (1993), “Lypesi i kohes” (1995),
“Fletorkat e mesnates” (1999). Dritero Agolli shfaqi ne poezi nje perfytyrim vetjak
per “temen e madhe”, duke kerkuar madheshtine poetike prej perjetimeve te subjektit
te zakonshem; duke zgjeruar shumefish hapesiren e realitetit ne poezi dhe duke i
ndryshuar rrenjesisht raporte ndermjet tyre.Kjo poezi ndikoi ne teresi per nje klime
letrare me te bute ne Shqiperi. Krijimtaria e Dritero Agolli ne thelbin e vet eshte liriko
– epike, ndryshe nga ajo tradicionale, qe mbahej kryesisht ne lavderine epike. Dritero
Agolli e pruri poezine shqipe prej shqetesimi te pergjithshem tek shqetesimi i
njeriut.Poezia e tij pershkohet nga kulti i vendlindjes, i tokes, i bukes, i parmendes, i
familjes, i prindit, i babait. Ajo sundohet nga bota e gjalle, shpirtezimi i mjedisit,
shenjterimi i natyres, i ares dhe bagetise. Ne kete tipar te poezise se tij shfaqen gjurme
te botekuptimit panteist bektashian. Dritero Agolli krijoi ne poezi imazhin e nje
Shqiperie ideale.Vepra me e rendesishme idealizuese dhe njeheresh me e angazhuar e
tij eshte poema “Nene Shqiperi”. Gjate gjithe rruge se vet krijuese me se
gjysmeshekullore, Dritero Agolli eshte poeti i dhimbjes njerezore dhe i filozofise
jetesore.I vemendshem ndaj dramave te medha te popullit, ai u be njeheresh poeti i
dhimbjes vetjake te njeriut. Dritero Agolli njohu nje ringjallje poetike ne dy dekadat e
fundme. Me vellimet poetike “Pelegrini i vonuar”, “Lypesi i kohes”, “Fletorkat e
mesnates” autori shpall sfiden e tij te re te mjeshterise.Ne keto vellime shperfaqet
poeti me ideal te tronditur, qe duhet te gjeje vleren dhe kuptimin e jetes se vet dhe te
brezit qe perfaqeson ne kushtet e tronditjeve te medha te shoqerise dhe te
ndryshimeve rrenjesore te rruges drejt se ardhmes se saj.Ne teresine e vet poezia e
Dritero Agollit nuk ka perthyerje qe lidhen me keto ndryshime. Ajo eshte poezi e
vlerave dhe shqetesimeve njerezore, poezi e krenarise dhe drames, e lartesimit dhe
goditjes, e nyjetimit te gjendjeve poetike te imeta dhe fine. Dritero Agolli perballoi
me dinjitet sfiden per t’i dhene vleren e merituar lirise.Vepra me e hershme ne proze e
Dritero Agollit, eshte vellimi me tregime “Zhurma e ererave te dikurshme” (1964), qe
u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi (1965). Keto tregime, nje pjese
e te cileve u ribotuan ne fund te vitit 1980 ne librin “Njerez te krisur ”, jane te
mbushur me personazhe jotipike. Ne to heronjte paraqiten bashke me cenet e tyre
duke iu shmangur skemes per heroin tipik pozitiv.Romani “Komisari Memo” (1970)
eshte vepra me e angazhuar e Dritero Agollit ne proze. Ne te autori poetizoi “kohen e
komisareve”, qe ishte pjese e kultit te luftes antifashiste, e cila sundoi per shume kohe
letersine shqipe. Figura me e plote e romanit eshte komandanti Rrapo, i cili ben pjese
brenda llojit te “njerezve te krisur”, qe permban ne teresine e vet letersia e Dritero
Agollit.Ne romanin “Njeriu me top” (1975) Dritero Agolli, zbuloi nje marredhenie
tjeter, krejt te ndryshme nga ajo e “Gjeneralit te ushtrise se vdekur” te Ismail
Kadarese (shih) sa i takon raportit te njeriut shqiptar me armen. Zot e rob i armes, i
magjepsur dhe marrosur prej saj, personazhi qendror i librit ben cudira e marrezira
nga me te pabesueshmet.Ndonese romani merr nje teme nga lufta, nyja dramatike e tij
qendron ne faktin universal se morali i nje brezi ka ardhur ne kundershtim me ate te
brezit te meparshem.Romani “Trendafil ne gote” (1980) u prit me nencmim nga
mendimi letrar si nje “liber roze”. Me kete veper Dritero Agolli provoi te bente nje
sfide tjeter ne letersi, duke krijuar nje personazh, drama e te cilit eshte se gjendet
midis disa dashurish.Kotributi me i rendesishem letrar ne proze i Dritero Agollit
konsiderohet “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” (1973). Kronike e karrieres se
palavdishme te nje zyrtari, romani eshte ne te njejten kohe pasqyre e pozites se
pandashme te vartesit te tij.Produkt i njeri – tjetrit, dy personazhe kryesore, Zyloja dhe
Demka, sikurse ndodh pothuajse ne te gjitha veprat me karakter humoristik, jane
pasqyre e anes qesharake dhe njeheresh dramatike te funksionimit te
burokratizmit.Zyloja eshte nje figure fatkeqe, ku behen bashke miresia e qellimit me
humbjen e ndjenjes se realitetit te mases per te verteten. Ndryshe nga shume burokrate
te tjere skematike qe kishin permbytur jo vetem letersine shqipe, por edhe
publicistiken, Zyloja eshte nje burokrat me drame.Ne thelbin e kesaj vepre, si dhe te
romani “Arka e djallit”, qendron antiskematizmi. Kete te fundit Dritero Agolli nisi ta
shkruaje ne fillim te viteve 1980, per ta perfunduar ne fillim te viteve 1990. Ne jeten
shqiptare kishte hyre nderkaq nje kuptim tjeter i lirise.Romani e perballoi horizontin e
ri te pritjes. “Arka e djallit” eshte nje veper e shkruar me shkujdesje ndaj disiplines.
Ajo eshte deshmi per faktin se personalitetet e fuqishem te letersise shqipe kane qene
me te lire se metoda e tyre krijuese.Dritero Agolli duke vendosur ne qender te romanit
te tij kerkimin e nje tabuje, duke kerkuar te ndaluaren, shfaqen me nje permase
mendimi qe gjendet mbi lirine shteterore. Shkrimtari arrin nje shkalle te larte lirie me
“romanin brenda romanit”, me “arken e djallit”, ku gjendet verpra e ndaluar.Ajo quhet
“Shakaja e ndaluar”, titull qe te kujton romanin e njohur disident te M. Kunderes
“Shakaja”. Ne kete shkalle te lirise krijuese Dritero Agolli realizon nje veper ku nuk
ka censure dhe autocensure.Disa prej veprave me te arrira te Dritero Agollit kane qene
nen vemendjen ideologjike te autoriteteve zyrtare. Romani “Shkelqimi dhe renia e
shokut Zylo”, qe botohej pjese – pjese ne revisten “Hosteni”, u nderpre ne menyre te
heshtur (ne vitin 1990 autori botoi variantin e plote te vepres).Per “kundervajtje
ideologjike” u qortuan edhe dramat “Mosha e bardhe” dhe “Fytyra e dyte”. Ndersa per
romanin “Deshtaku”, qe pruri tek lexuesit nje realitet me drame, u mbajt heshtje.Nje
pjese e madhe e veprave te tij jane botuar ne shume gjuhe te huaj. Ka qene deputet ne
Kuvendin Popullor dhe ne Kuvendin e Shqiperise per disa legjislatura (1974 – 2005).
Dritero Agolli ka marre Cmimin e Republikes te shkalles se pare dhe eshte dekoruar
me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

You might also like