You are on page 1of 6

Fëmijët e

sotëm

A z i z N e s i n

“Fëmijët e sotëm”

Roman

Emili Shëngjergji
Fëmijët e
sotëm

J E T A E AUTORIT

M e h m e t Nusret Nesin ose i njohur si A z i z N e s i n lindi më 20 dhjetor 1915 dhe vdiq


në 6 korrik 1995. Aziz Nesin është shkrimtari më i madh i humorit në letersinë turke,
dhe ka fituar çmime të panumërta kombëtare dhe ndërkombëtare me mbi 100 libra te
përkthyera në më shumë se 30 gjuhe. Emri i tij i lindjes ishte Mehmet Nusret. Ai u
lind nga prinder shumë të varfër. Ashtu si shumë të tjerë, pa shumë mundësi për të
ardhmen, ai hyri në shkollë ushtarake. Kjo ishte e vetmja mundësi për t’u shkolluar
dhe për të marrë edukimin e duhur. Pasi shërbeu si oficer karriere për disa vite, ai u
bë redaktor i një sërë revistash. Ai u burgos, u internua, u torturua, u ndalua, disa herë
nga qeveritë, për shkak të pikëpamjeve të tij. Ai vuri në lojë burokracinë dhe
pabarazitë ekonomike. Aziz Nesin shkëlqeu në të gjitha format e letersisë: poezi,
dramë, roman dhe ese. Përveç talentit të tij për të kapur kundershtitë e nje vendi në
zhvillim, ai është i njohur si një njeri i ndershëm, i cili qëndronte fort pas ideve të tij.
Në vitin 1972, themeloi Fondacionin Nesin, qëllimi i të cilit është marrë çdo vit, katër
fëmijë të varfër në shtepinë e Fondacionit dhe t’u sigurojë çdo gjë të nevojshme si
strehim, arsim dhe trajnim, duke filluar nga shkolla fillore deri në përfundimin e
shkollës së mesme derisa ata të marrin një profesion. Në vitet e fundit të jetës së tij, ai
iu përkushtua luftës kundër injorancës. Aziz perkrahu fjalën e lirë, veçanërisht të
drejtën për të kritikuar pa kompromis. Ne 5 korrik 1995, gjatë nënshkrimit të një libri
në Izmir, ai vdes si pasojë e ndalimit të zemrës dhe sipas vullnetit të tij. Ai u
varros në një vend të papërcaktuar në pronat e fondacionit. Disa nga veprat e tij
më të njohura janë :Elefanti Hamdi (1955); Lufta e qorrit (1959); Përshendetje
(1971); Mirupafshim (1990); Të lumtë
(1959); Kolltuku (1957); Grevë e përgjithshme
(1978); Gjerat e lena pas (1948) etj. Disa nga çmimet që ka marrë janë : çmimi i
Fondacionit Hiroshima (1995); Çmimi “Të
Drejtat e Njeriut” (1995); ”CPJ
International Press Freedom Aëard” SHBA(1994) ; Medaljen e Mirënjohjes nga
Shoqata e Gazetarëve(1993); Titulli “Kalorës”, etj.

Emili Shëngjergji
Fëmijët e
sotëm

Përmbajtja

Libri “Fëmijët e sotëm” të shkrimtarit të mirënjohur në mbarë botën, Aziz Nesin flet
për ngjarjet që u ndodhin Zejnepit dhe Ahmetit, të imagjinuara nga autori. Ngjarjet e
tyre tregojnë marrëdheniet që kanë me prindërit, mësuesit dhe shokët në jetën e
përditshme. Ata i tregojnë ato nëpërmjet letërkëmbimit që kryejnë midis tyre. Ky
libër na jep disa këshilla nëpërmjet brendësisë së tij gjithashtu. Të rriturit harrojnë
fëmijërinë e tyre dhe kujtojnë gjithmonë se kanë qenë të rritur. Edhe pse kanë kaluar
vite prej fëmijërisë së tyre dhe kanë shumë kohë që janë rritur ata duhet ta kujtojnë
fëmijërinë që të kuptojnë veprimet e fëmijëve, duhet të kuptojnë se fëmijëria është
pjesa më e bukur e jetës, ku ti nuk je i djallëzuar, por i çiltër dhe plot imagjinatë. Ky
libër të sjell humor gjithashtu. Mendimet qesharake të Zejnepit, Ahmetit, prindërve
dhe mësuesve të tyre.

Analizë personazhesh

Zejnepi është një vajzë punëtore sepse e ndihmonte nënën e saj, ndryshe nga
motra e madhe, por njëkohësisht edhe harakate, sepse nuk i gjente asnjëherë
gjërat e saj në vendin e vet, por të shpërndara në të gjithë shtëpinë. Zejnepi
shqetësohet për të tjerët, është një vajzë këmbëngulëse dhe e mirë me mësime.

Ahmeti është një djalë këmbëngulës, i zgjuar dhe altruist. Ai është një djalë i
shkathët dhe gjithashtu një djalë melankolik sepse për çdo gjë që dëgjonte i
përcilleshin emocione dhe nuk i përmbante dot lotët.

Tema :
Libri flet per Zejnepin dhe Ahmetin qe këmbejnë letra midis tyre dhe shfaqin
probleme sociale me të rriturit, pra me prindërit dhe mësuesit.

Emili Shëngjergji
Fëmijët e
sotëm

Mesazhet:
-Rruga e fitores është puna, duhet të mësosh dhe të punosh në jetë që të fitosh.
ashtu si thotë edhe një fjalë e urtë: “Kush punon fiton”.
-Nuk duhet të jesh i pasur që të jesh i lumtur, por duhet të ketë dashuri mes
njerëzve.

Figurat letrare:
-Pikë-pikë bëhet përrua.- hiperbolë
-Të shtrijmë kembët, sa kemi jorganin.- fjalë e urtë
-Ruaje kashtën, se edhe asaj i vjen koha.- fjalë e urtë
-Gënjeshtra del në shesh- metaforë
-Të mos kishin ndërhyrë për t’i ndarë, me siguri shoferi do ta kishte bërë copë
e
thërrime-metaforë

Përmbajtja e tre prej letrave të Ahmetit dhe Zejnepit

Të vrarët e ndërgjegjes
Stamboll, 7 dhjetor 1963

Në këtë letër Ahmeti i shkruan Zejnepit për një ngjarje shumë prekëse. Një ditë një
djalë, në klasën e Ahmetit lexon në libër një shprehje “ të vrarët e ndërgjegjes”.
Mësuesi i pyet për kuptimin e kësaj shprehjeje dhe fëmijët filluan të tregojnë situata
ashtu si e kuptonin ata kur të tjerët mund t’i ketë vrarë ndërgjegja. Mësuesi e kuptoi
që ata kishin një ide të gabuar në lidhje me këtë shprehje dhe për t’ia bërë më të qartë
i tregoi një ngjarje që me të vërtëtë kishte të bënte me të vrarët e ndërgjegjes. Kur
mësuesi kishte qenë në shkollën e mesme në klasën ku ai mësonte kishte ardhur një
nxënës i ri i cili e mbante dorën gjithmonë në xhep, por asnjë deri në atë kohë nuk e
kishte pyetur se përse e bënte një veprim të tillë. Një ditë ndërsa fëmijët po luanin
erdhi drejtori dhe ky djalë nuk e kishte hequr dorën nga xhepi dhe drejtori ishte
nxehur aq shumë saqë u përpoq t’ia nxirrte me forcë dorën nga xhepi dhe e gjuajti
fëmijën me pëllëmbë në fytyrë. Nxënësi duke mos ruajtur ekuilibrin ra përtokë dhe
dora e majtë iu shkëput nga trupi. Të gjithë e kuptuan arsyen se pëse ai e mbante

Emili Shëngjergji
Fëmijët e sotëm

dorën në xhep. Drejtori i përlotur dhe me ndërgjegje të vrarë për dhimbjen që i kishte
shkaktuar atij fëmije e ndihmoi të ngrihej. Më pas mësuesi tregoi se atë fëmijë nuk e
kishin parë më në shkollë. Pas këtij tregimi të hidhur që i tregon Ahmeti Zejnepit, ai i
uron asaj ditë të mira dhe i thotë se pret letra prej saj.

Mesazhet :
- Mos lëndo e paragjyko askënd pa arsyetuar më parë.

-Nuk duhet t’i fshihemi realitetit dhe problemeve tona fizike apo edhe shpirtërore,
por të shprehemi dhe të jemi pjesë e shoqërisë.

Analizë personazhesh:

Drejtori - njeri i ashpër, njëkohësish i dhembshur për fatkeqësinë e djalit dhe i
paarsyetueshëm. Gjithashtu drejtori tregohet i pamatur, i dhunshëm dhe i penduar
për gabimin që bëri.

Nxënësi i ri- i ndrojtur, me probleme fizike dhe i mbyllur në vetvete. Gjithashtu
djali ishte i heshturpasi nuk e tregoi problemin që kishte, por u mundua ta fshihte
atë dhe i turpëruar para të gjithëve kur panë problemin e tij.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra


Ankara, 16 mars 1964

Në këtë letër Zejnepi i kërkon të falur Ahmetit për vonesën e përgjigjes dhe i tregon
se kishte qenë e ngarkuar me përgatitjet e festës së 23 prillit. Më pas në këtë letër ajo
i tregon për një ngjarje që ka të bëjë me Metinin, pra me vëllanë e saj, i cili e gënjente
shpeshherë babanë. Metinit i dilte gënjeshtra dhe babai nuk pushonte duke e
këshilluar që të mos gënjente më. Një ditë Metini kërkoi ndihmën e Zejnepit për të
gënjyer babain, sepse ai kishte një javë që e porosiste Metinin për t’u qethur, por ai
harronte dhe nxirrte gënjeshtra nga më të ndryshmet, por Zejnepi nuk pranoi ta
gënjente babain. Atë mbrëmje në shtëpinë e tyre shkoi një mik i babait, Zija beu
bashkë me të shoqen. Mirëpo atë mbrëmje babai u vonua. Metini fjeti, ndërsa Zija
beu bashkë me të shoqen pritën derisa u bë vonë dhe u bënë gati të largohen. Në atë
moment babai erdhi dhe për t’ia bërë surprizë Zija beu bashkë me të shoqen u
fshehën. Kur nëna e pyeti babanë se përse ishte vonuar ai i tha se ishte tek shoku i tij,
zoti Zija sepse ishte shumë sëmurë. Në atë moment Zija beu doli nga atje ku ishte
fshehur duke qeshur. Babai ishte shumë i shqetësuar se mos e kishte dëgjuar Metini
këtë gënjeshtër, por u qetësua kur mori vesh se ai ishte në gjumë. Zejnepi në fund të
letrës e përshëndet Ahmetin dhe i thotë se priste një përgjigje prej tij.
Emili Shëngjergji
Fëmijët e
sotëm

Mesazhi: Asnjëherë nuk duhet të gënjejmë sepse gënjeshtra është një ves i cili
sjell shumë pasoja. Njeriu bën një gënjeshtër të vogël dhe për ta fshehur, mundohet të
gjejë gënjeshtra më të mëdha, e kështu gënjeshtra ndjek gënjeshtrën, por në fund
fajtori gjendet dhe ndëshkohet jo vetëm për gabimin, por edhe për gënjeshtrat që ka
bërë. Prandaj është edhe fjala e urtë: “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”.

Ti do të jesh i pari
Ankara, 26 prill 1964

Ahmeti në letrën e më parshme i kërkon Zejnepit letrat që ajo ka marrë nga ai në


mënyrë që të krijonin një libër dhe të merrnin pjesë në një konkurs romanesh për
fëmijë. Zejnepi pavarësisht se nuk kishte shumë shpresa se do të fitonin, sepse në
këto letra ata kishin kritikuar të rriturit, prindërit dhe shkollën. Ajo i shkruan Ahmetit
se do t’ia bëjë pako të gjitha letrat dhe do t’i postojë. Zejnepi e këshillon atë të
përdorë pseudonimin sepse nëse do ta merrnin vesh prindërit për këtë gjë që ata po
bënin pa i thënë gjë, prindërit do të nxeheshin shumë me ta. Zejnepi e krahason
“romanin” e tyre me disa romane të tjera për fëmijë si: “ Përpjekjet e një fëmije fshati
për të mësuar ”, ” Kujdesi për nënën e sëmurë”, “ Ndihma për vëllanë” e të tjerë, të
cilat janë romane që nxjerrin shumë mesazhe, ndërsa “ romani “, i tyre jo. Gjithashtu
Zejnepi për të mos ia prerë shpresat i thotë se nëse romani do të fitojë, Ahmeti
meritonte vendin e parë, por ajo i thotë gjithashtu se edhe nëse nuk fitojnë nuk ka
rëndësi. Ne fund Zejnepi i uron suksese Ahmetit.

Mesazhet:
-Ne asnjëherë nuk duhet t’ia fshehim gabimet apo edhe çfarëdolloj gjëje
tjetër prindërve, por të tregojmë problemin tonë sepse mund të gjejmë një
zgjidhje bashkë me prindërit sepse ata janë mbështetësit tanë në çdo hap që
hedhim.

-Asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi, por të provojmë eksperienca të reja


sepse nuk humbasim asgjë.

Emili Shëngjergji

You might also like