You are on page 1of 2

Në konferencën e mbajtur nga Ruth Kearney Carlson, nën titullin “Dhjetë vlerat e letërsisë për

fëmijë”, ku theksohet fakti se letërsia për fëmijë mbart vlera të panumërta, fokusi bie mbi dhjetë
përfitimiet që fëmijët, nga mosha tre deri në pesëmbëdhjetë vjeç, marrin nga një letërsi e mirë e
krijuar për të vegjël dhe të rinj. Këto përfitime/vlera janë:
1. Kënaqësia dhe magjepsja.
2. Zgjerimi i fuqisë së imagjinatës së fëmijëve në një mënyrë që lejon lexuesin t’ju bëjë
ballë problemeve të përditshme.
3. Vlerësimi për të bukurës.
4. Kontributi i saj në rritjen e një qënieje njerëzore më të dhemsur dhe më humane.
5. Pasurimi i fjalorit
6. Vlerësimi i parimeve artistike.
7. Vlerësimi i artit
8. Ndihmon në ngritjen e konceptit të vetvetes.
9. Formimin e një baze për poemat dhe dramat më të vështira që lexohen në adoleshencë
10. Imazhi i heroit që jepet për fëmijët.1
Në vazhdim kemi dëshiruar të sjellim listën e “vlerave” sipas “Entering the World Of Children
Literature”, lidhur me përfitimet që nxjerrin fëmijët nga leximi i librave për të vegjël e të rinj.
Kjo listë i përgjigjet frazave të mëposhtme:
 Forcimi i lidhjes midis lexuesit-fëmijë dhe të rriturit
 Përjetimi i kënaqësisë përmes arratisjes në një botë fantastike ose në një aventurë
emocionuese
 Zhvillimi i një qëndrimi të pëlqyeshëm i fëmijëve ndaj librave si një pasurim i jetës së
tyre
 Stimulimi i zhvillimit njohës
 Fitimi i fjalorit dhe sintaksës së re
 Familjarizimi me tregimet dhe strukturat e teksteve
 Stimulimi dhe zgjerimi i imagjinatës
 Zhvillimi i empatisë
 Mësimi reth zgjidhjes së problemeve dhe ndjenjave të tyre
 Zgjerimi i horizonteve rreth njohurive për botën
1
Carlson, Ruth Kearney. Ten Values of Children Literature. International Reading Association Conference, Kansas,
1969, f. 1-8.
 Tërheqja e vëmendjes për hobi dhe tema të reja
 Njohja e trashëgimisë së tyre kulturore dhe e kulturave të tjera
 Përvetësimi i njohurive të reja rreth natyrës
 Sjellja e historisë në jetë
 Stimulimi i zhvillimit estetik
 Eksplorimi i medias artistike, e përdorur në ilustime2
Më të përmbledhura ato na vijnë përmes përcaktimit të Tasim Gjokurtajt. Por para ndarjes vlen të
theksohet fakti se ai nënvizon se në veprat letrare dominojnë vlerat artistike, estetike të
gërshetuara edhe me vlera të tjera3. Të vendosura sipas rendit të përcaktuar prej tij, kemi:
 Vlerat artistike
 Vlerat etiko-morale (edukuese)
 Vlerat njohëse
 Vlerat argëtuese4

2
Enetring the World of Children’s Literature. Introduction to the World of Children’s Literature. Part I, f. 19-20.
3
Gjokurtaj, Tasim. Letërsia për Fëmijë. TOENA, Tiranë, 1997, f. 10.
4
Po aty, f. 10.

You might also like