You are on page 1of 2

Letërsia e Bejtexhinjve

Në shekullin XVIII në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare, e njohur si rryma e bejtexhinjve
(nga fjala turke bejte - vjershë). Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në
qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe në qendra më të vogla fetare e më pak në
fshat.

Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve të veçanta historike, i dy palë faktorëve të
kundërt.

Nga njëra anë ishte kërkesa për të shkruar shqipen si gjuhën e vendit, për ta përdorur edhe në
praktikën fetare e për t'u çliruar nga ndikimet e kulturave të huaja. Kjo ishte më tepër prirje e
shtresave që lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetër, është
shtimi i trysnisë ideologjike të pushtuesit. Nëpërmjet fesë dhe kulturës islame synohej të arrihej
nënshtrimi i shqiptarëve.[Cito burimet] Pushtuesi hapi këtu edhe shkollat e veta. Shumë poetë
bejtexhinj kishin mësuar në to.

Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisë e të kulturës orientale, por ajo
është pjesë e pandarë e kulturës së popullit tonë. Ajo është shprehje e talentit, e shpirtit krijues të
tij, që, në kushte të caktuara, fitoi edhe tipare në përputhje me to. Bejtexhinjtë e shkruan shqipen
me alfabet arab dhe përdorën një gjuhë të mbytur nga fjalët persiane, turke e arabe.

Letërsia e bejtexhinjve pati dy faza në zhvillimin e saj. Faza e parë shkon deri nga fundi i shekullit
XVIII. Në veprat e kësaj faze më tepër gjeti shprehje fryma laike, kurse në veprat e fazës së dytë, që
nis nga çereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapërcen në shekullin e XIX, mbizotëroi tema me karakter
fetar.[Cito burimet]

Në krijimet me tema laike mjaft poetë bejtexhinj, në frymën e poezive orientale, i kënduan
dashurisë, bukurisë së natyrës e të gruas, lartësuan virtytin, punën, diturinë ose fshikulluan mburrjen
e kotë për pasurinë e fisin, goditën ambicjen, hipokrizinë etj. Të tillë ishin Nezim Frakulla, Sulejman
Naibi, Muhamet Çami - Kyçyku etj. Një hap i mëtejshëm u shënua me mjaft krijime të disa
bejtexhinjve të tjerë, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjë tjetër. Ata pasqyruan elemente
e ngjarje të jetës bashkohore dhe shtruan një problematikë të mprehtë shoqërore. Me nota realiste,
ata vunë në dukje jetën e vështirë plot vuajtje të masave të varfra të popullit, pasigurinë për të
ardhmen dhe pakënaqësinë e tyre në kushtet e sundimit feudal, në shthurje e sipër.

You might also like