You are on page 1of 4

Bisedë letrare

Skeda e librit:
Titulli:Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Lloji:Roman
Shkrimtari:Ismail Kadare
Shtepia botuese:Onufri
Nr. i faqeve:280

Rreth autorit:
Ismail Kadare U lind më 28 janar 1936 në  Gjirokastër, në një familje qytetare, i biri
i Halit Kadaresë dhe Hatixhes nga familja Dobi.Çifti do të kishte edhe dy fëmijë të
tjerë, Shahinin dhe Kadrien.Ai
është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet
kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë
kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë,
duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në
rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe
nëpër botë.
Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër. Kur u vendos diktatura
komuniste në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç.[15] Në moshën 12 vjeçare arrestohet nga
regjimi i sapovendosur komunist nën akuzën “falsifikues monedhash”, meqë gjatë
lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe dhe ua
kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit në shkollë,
dy ditë përpara ditës së votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri
avokati i Kadarenjve dhe e liruan për shkak të moshës së mitur. Si ndëshkim, në
shkollë iu thye nota e sjelljes nga pesë në tre. Më vonë do t'i përshkruante këto
ndodhi në novelën Koha e parasë. Sipas Kadaresë qe skenar i mirëkalkuluar, në
mënyrë që të goditej gjenerali Tahir Kadare.
Në moshën 13 vjeçare zbuloi Makbethin, një ndër veprat e Shekspirit dhe kështu i
lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te
revista Pionieri në Tiranë,Më 1954 botoi një përmbledhje poetike e quajtur
"Frymëzime djaloshare".
Tema:
Tek romani“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”tema është lufta,dhuna,
vrasja dhe armiqësitë e popujve.

Subjekti:
Në këte vepër Ismail Kadare tregon ardhjen e një prifti në
Shqipëri,për te mbledhur eshtrat e ushtarëve nga Lufta e Dytë
Botërore.Ai kalon nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë me
mendimin që do të gjente njerëz barbar dhe të egër,por i ndodh
komplet një gjë e kundërt.Sa më shumë filloi ta njihte
Shqipërinë aq më shumë dashamirësi kishte.

Personazhet:
Gjenerali – Ushtar me qëllime pushtimi
Plaka Nice – Përfaqëson nënat e vuajtura
Prifti – Përfaqëson armiqtë e popullit shqiptar
Koloneli Z – Personazh i fshehtë,nuk del shpesh

Përmbajtja:
Rreth 20 viteve pas luftës së dytë botërore kur Europa jetonte
luftën e ftohtë. Në një anë të bllokut një gjeneral italian
emnohet me një mision po aq të vështirë por edhe të ndershëm në
kërkim të heshtrave e të rënëve italian në Shqipëri gjatë luftës.
Qeveritë kishin bërë një marrëveshje, gjenerali do të kapërcente
brenda kufirit që izolonte Shqipërinë. Gjenerali i shoqëruar nga
një prift nisen drejtë Shqipërisë, vend për të cilin kishin
dëgjuar si të egër nga relievi dhe njerëz të zymtë. Udhëtimi i dy
të huajëve duke ndjekur hartat, lista emrash dhe gërmime të
ushtarëve që u kthyen banorëve dhe një herë plagët që u la lufta.
Fusha me varre ku italianë e shqipëtarë qenë bashkuar. Gjenerali
kërkonte atë, veçantërisht atë, Kolonelin Z i cili ndryshe nga të
tjerët i rrëzoi edhe më shumë gjeneralit krenarin që i kish mbetur
edhe se e dinte që po tërhiqte mbrapsh disa të humbur.

You might also like