You are on page 1of 16

Eskili

Veçoritë e veprës, personazhet, figuracioni


Eskili, babai i
tragjedisë
Eskili shkroi vepra në formën e trilogjisë, në të cilën një mit i
vetëm zhvillohet në tre veprime të veçanta, nëpërmjet tre
tragjedive që e përbëjnë atë. E vetmja trilogji e tij që sot e
kemi të plotë është trilogjia "Orestia", e përbërë nga tri pjesë:
"Agamemnoni", "Koeforet" dhe "Eumenidet". Secila tragiedi e
trilogjisë ka subjektin, dramaticitetin, tonin e vet dhe mund të
qëndrojë edhe më vete.
Siç kemi parë edhe në historinë e letërsisë antike greke, publiku
shihte në teatër një vepër, ngjarjet e së cilës i njihte që më parë,
pra nga mitologjia. Ndërsa risitë e tragjedianëve qëndronin në
mënyrën sesi ata e paraqisnin konfliktin dramatik, si krijonin
situata të reja, si i motivonin personazhet për veprimet e tyre,
debatet që ngjallnin, por edhe vlerat në interpretimin skenik.
Eskili nuk e prishte ngjarjen kryesore, ai i përmbahej asaj. Pra,
Eskili mbështetet në mitologji, por ai e përdor atë për të ndërtuar
vepra të cilat i shërbejnë mesazheve që ai do të përcjellë, si dhe
debateve që ai shtron, duke i aktualizuar kështu mitet.
Në pikëpamje të risive në teatër, ai futi aktorin e dytë. Deri atëherë
shfaqjet kishin vetëm një aktor që mbante monologje dhe korin, i cili
komentonte në mënyëe artistike nëpërmjet këngëve. Futja e aktorit të
dytë e bëri shfaqjen menjëherë më dinamike, dialogjet i zunë vendin
monologjeve, aktorët profesionistë i zunë vendin tragjedianit, i cili më
parë ishte vetë aktor, vetë regjisor dhe vetë poet. Eskili e mbushi
skenën me ngjarje interesante, por edhe me dekoracion plot detaje,
elemente muzikore dhe koreografike, duke u bërë tepër i pëlqyer nga
publiku.
Prometeu "Prometeu i mbërthyer" është

i ndoshta vepra më domethënëse në


historinë e letërsisë dhe të

mbërthye
qytetërimit jo vetem grek, por edhe
atij evropian. Kjo për frymën e saj
plot besim tek qenia njerëzore, si dhe
r për nxitjen e dijes, të urtësisë, si
vlera më e madhe dhe që e çon
përpara njeriun.
Ka disa dyshime mbi autorësinë e Eskilit, sepse kjo vepër dallon nga veprat e tjera
të tij në pikëpamje të stilit, metrikës, por edhe të përmbajtjes dhe të portretizimit të
personazheve. Por, me marrëveshje kjo vepër konsiderohet e Eskilit, pasi nuk kemi
fakte të tjera dhe sepse duke qenë pjesë e një trilogiie, autorësia bie ose qëndron për
të trija tragjeditë. Por, ndryshe nga "Orestia", trilogiia që zhvillohet mbështetur në
mitin e Prometeut nuk ka ardhur e plotë në ditët tona. Mendohet se kjo trilogii
përbëhej nga tri piesë: "Prometeu i lidhur", “Prometeu i çliruar" dhe "Prometeu
zjarrsjellës". "Prometeu i lidhur" trajton fatin e Prometeut, i cili ndëshkohet nga
Zeusi për shkak se ka vjedhur zjarrin e perëndive në malin e Olimpit, për t'ua dhënë
atë njerëzve të vdekshëm. Se çfarë trajtohej në dy pjesët vijuese që sot nuk i kemi,
mund ta hamendësojmë nga mitologjia. Herkuli e shpëton Prometeun nga
ndëshkimi i përjetshëm duke vrarë shqiponjën dhe duke e liruar atë. Më pas
Prometeu i tregon Zeusit sesi të shpëtonte nga rënia e tij, duke përdorur aftësitë e tij
parashikuese.
Sipas legjendës, Prometeu kishte
mashtruar Zeusin dhe i kishte vjedhur Subjekti dhe vepra
Zjarrin, të cilin e fshehu në një shkop
druri dhe ua bëri dhurate njerëzve. Eskili
poetizon dhe thotë se Prometeu ua fali
zjarrin njerëzve, me qëllim që këta të
dilnin nga errësira e të përparonin, meqë
zjarri do t'i ndihmonte të zbutnin natyrën
dhe të ushtronin zanatet e mjeshtëritë e
ndryshme, prej nga do të dilnin paskëtaj
edhe artet, edhe shkenca.
Veprimi i Prometeut shkaktoi një zemërim shumë të madh
te hyjnitë, të cilat mendonin se ishin të vetmet që iu
takonte privilegji i zjarrit. Prandaj ato e dënuan Prometeun
duke e mbërthyer në një shkëmb. Sa më tepër rritet
zemërimi i hyjnive, se Prometeu i barazoi ato me njerëzit,
aq më i madh është mundimi që i shkaktojnë ato
Prometeut.
Si në çdo tragjedi antike dhe kjo mbështetet te cikli i
rrëfimeve mitologjike mbi Prometeun. Nga tërë miti mbi
Prometeun, Eskili është përqendruar vetëm ne pjesën që e
tregon Prometeun të mberthyer në shkëmbin e Skithisë,
sipas vendimit hakmarrës të Zeusit.
Veprimi dramatik është pothuajse statik, duke qenë se tragjedia mbështetet në veprimin
kryesor, pra vetëm në atë pjesë të mitologjisë që autori dëshiron të shfaqë. Gjithashtu,
në skena të tëra mund të mos ketë veprim në kuptimin skenik. Prometeu shfaqet i
mbërthyer, ai nuk ka mundësi të lëvizë, por ajo çka vihet në lëvizje është fati i tij.

Konflikti te “Prometeu i mbërthyer” është midis Zeusit dhe Prometeut. Ky i fundit i ka


dhuruar zjarrin njerëzve, e së bashku me të u mësoi veprimtaritë bazë jetësore. Por,
konflikti mes tyre është shumë më i hershëm. Prometeu kishte aftësinë të shihte të
ardhmen dhe dinte se si Zeusi do të binte nga froni. Këtë ia mbante sekret, pavarësisht
këmbënguljeve të Zeusit dhe kërcënimeve e torturave që i bëri.

Kori i Oqeanideve vjen në këtë fragment si një zë i paanshëm i urtësisë njerëzore. Ai nuk
mund të pranojë që situatat të shkojnë në ekstrem.
Po cila ishte e reja që solli Eskili me këtë figurë të
njohur nga të gjithë? Eskili e solli Prometeun
shumë afër kohës se idealeve demokratike që po
lulëzonin në Greqinë e lashtë. Me sakrificën që ai
i veshi heroit të vet, me qëndresën e tij karshi çdo
lloj dhune të ushtruar nga i pari i Perëndive,
Zeusi, Eskili solli heroin e epokës së vet të
lavdishme. Idetë e mëdha të luftës kundër
pabarazisë apo pushtetit absolut të të fortëve janë
idetë demokratike të reformave që po kryheshin
aso kohe në Greqi. Prometeu dhe sot e kësaj dite
është kthyer në simbol të pathyeshmerisë, ndersa
zjarri i rrëmbyer prej tij simbolizon arsyen,
përparimin, idealet e humanizmit të mëvonshëm.
Nënteksti dhe simbolika
nëpërmjet personazheve…
Prometeu Prometeu është miku i njerëzve, zoti që e merr përsipër ndëshkimin e
tmerrshëm që i jep Zeusi, vetëm për të ndihmuar njerëzit që të dalin nga
gjendja kafshërore. Prometeu, që mund të shihte të ardhmen, sakrificën e tij e
bëri me vetëdije të plotë. Kjo e përforcon edhe më shumë heroizmin e tij, por
edhe besimin e tij tek njerëzit. Prometeu me inteligjencën e tij, është mjaft i
rëndësishëm për mbarëvajtjen e punëve, saqë edhe vetë Zeusi ka nevojë për të.
Zeusi në të kundërt të tij, njeh forcën, shtypjen, ndërsa forca e Prometeut është
mençuria e tij. Mençuria e tij është më e plotfuqishme se forca tiranike e
Zeusit, pasi ai niset nga e mira, qëllimi kryesor i tij është progresi. Por, ai është
kokëfortë, nuk perkulet, pasi nuk zgjedh të jetë një "skllav i lumtur". Duke i
dhënë njerëzimit mjeshtëritë, aftësinë për të krijuar, për të shijuar artet dhe të
bukurën, duket se ai sfidon perënditë në cilësitë e tyre, duke i afruar njerëzit me
zotat. Ky është një ndër shpjegimet që mund t'i jepen aktit të Prometeut, por
edhe ndëshkimit të tij. Prometeu ishte hero i vetmuar: ai mundi të shpetojë
gjithë njerëzimin, por askush nuk e shpëtoi atë.
Zeusi Zeusi, nga ana tjetër nuk del asnjëherë si personazh në vepër,
por ai është i pranishëm edhe pse mungon në skenë. Zeusi merr
tiparet e një tirani, i cili ndëshkon pa mëshirë këdo që guxon të
bëjë kundër vullnetit të tij. Tiparet e tij si tiran duken në pasojat
që sjellin tek personazhet e tjerë, si në ndëshkimin e Prometeut,
por edhe në frikën që kanë tërë personazhet e tjerë prej tij.
Gjithashtu, ai nuk është mirënjohës për të mirën që i ka bërë
dikur Prometeu, duke e ndihmuar atë t'i zërë vendin të atit,
Kronit. Zeusi, na paraqitet si dikush që nuk e njeh as ndjenjën e
miqësisë, as mirënjohjen dhe as dashurinë. Ai nuk është në
gjendje të provojë ndjenja të tilla, sepse tirania e tij e bën të
njohë vetëm pushtetin, i cili deformon marrëdhëniet normale. Si
çdo diktator, Zeusi ka frikë nga mendimi i lirë, nga rebelimi dhe
mbi të gjitha, nga inteligjenca dhe mençuria.
Simboli i zjarrit
Zjarri na del si simbol i dritës, i përparimit,
një kuptim që ia jep pikërisht Eskili, pasi
në mitologji thjesht thuhet se Prometeu i
vodhi zjarrin zotave për t'ua dhënë
njerëzve dhe se ai u dënua pasi kjo ishte e
ndaluar. Ndërsa, në tragjedi, Prometeu e
përmend zjarrin teksa numëron disa
dhurata që i ka dhënë njerëzve, ku renditen
mjeshtëritë, artet, zhvillimi teknologjik; për
t'i dhënë kuptimin e përparimit në një
përmasë më të gjerë.
Koncepti i
fatit
Ideja e fatit është mjaft e rëndësishme në psikologjinë dhe të menduarit e
individit në antikitet. "Prometeu i mbërthyer" trajton marrëdhenien mes
fatit dhe vullnetit të lirë, ndryshe nga mjaft tragjedi të tjera ku fati merret
si i paracaktuar dhe njeriu nuk përpiqet ta ndryshojë atë. Mjaft prej
personazheve përmendin se fati është i përcaktuar, madje vetë Prometeu
mund të parathotë fatin e të tjerëve, të Zeusit, por ai e ka ditur edhe se
ç'fat e priste nëse i dilte kundër Zeusit. Duket se të gjithë, edhe zotat kanë
një fuqi që qëndron jashtë pushtetit të tyre dhe ajo i bën të gjithë të
ndihen se kanë kufij. Forca e cila qëndron mbi mundësitë e njerëzve po se
po, por edhe të zotave, është fati. Madje, aftësia e Prometeut për të
parashikuar fatin, shndërrohet nga fat, në fatkeqësinë e tij.
Faleminderit!

You might also like