You are on page 1of 9

GJIMNAZI

"HASAN NAHI"

Punim Seminari
Tema:" Prometeu i mberthyer”

Lënda:Gjuha Shqipe Klasa:10B

Profesor:Qëndrim Morina Nx.:Ubejd Hetemi

Ferizaj,2022
1.Përmbajtja

1.Hyrje

2.Biografia e autorit

3.Subjekti

4.Koha,Ndërtimi

5.,Tema

6.,Qëllimi

7.Protagonistja,Karakteristikat

8.Elementet,Personazhet
2.Hyrje

Tragjedia “Promoteu i mbërthyer” është një nga veprat më të mira të Eskilit, e cila
do të jetë në qendër të këtij punimi. Kjo tragjedi kryesisht përban tri shylla
kryesore të cilat janë : “Prometeu zjarrsjellës” , “Prometeu i çliruar” dhe
“Prometue i mbërthyer” . Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili
me kohë u shumëzua. Që të mos i linte në mjerim dhe padije, shkoi te qerra e
zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë, të cilën e vuri në një kallam dhe këtë
burim të zjarrit hyjnor ua solli njerëzve. Kjo e bëri Zeusin tëtërbohet nga mëria, të
urdhërojë krijimin e Pandorës, gruas së parë, që do të sillte fatkeqësi në botën e
njerëzve. Gjithashtu, ai urdhëron Pushtetin, Dhunën dhe Hefestin ta mbërthejnë
Prometeun në një shkëmb në malet e Skithisë në Kaukaz. Këtu fillon dhe veprimi i
tragjedisë që zhvillohet në atë regjion të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë
njeriu. I lidhur në atë mal, Prometeut ku vuante shume siç tregon ngjarja ku atij ia
hante mëlcinë çdo ditë një shqiponjë .
3.Biografia e autorit

Eskili (greqisht : Αισχυλος) ishte një dramaturg i madh i Greqisë antike. Ai lindi


në vitin 525 para Krishtit, në Eluzinë, afër Athinës. I takonte një familjeje
aristokrate. Ai jetoi në kohë kur grekët ishin në luftë me persët, ku edhe vetë mori
pjesë në luftën kundër tyre. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Athinë, ndërsa
vdiq në Gela të Sicilisë në vitin 456. Ishte tragjediani i parë i madh i antikitetit
grek. Së bashku me Sofoklin dhe Euripidin janë themelues të tragjedisë. Përveç
tragjedive ka shkruar edhe pjesë satirike dhe elegji dhe rreth 90 drama prej të
cilave të ruajtura janë vetëm këto tragjedi :

 Persët (472 p.e.s)


 Të shtatë kundër Tebës (467 p. e. s)
 Hiketide (463 p. e. s)
 Prometeu i lidhur (mbërthyer)
 Orestia (trilogji) (458 p. e. s)
o Agamemnoni
o Koeforat
o Eumenidat

Përveç tragjedisë Persët, të gjitha të tjerat i kanë marrë subjektet nga ciklet e
miteve dhe legjendave të lashta, përmes të cilave Eskili shprehu shpirtin e kohës,
përplaset politike e shoqërore, virtytet dhe krimet, sasionet njerëzore në tërë dritë-
hijet e tyre, luftën në rrafshin filozofik midis obskurantizmin dhe iluminizmit.

4.Subjekti

Për sa i përket subjektit të trajtuar në këtë vepër, së pari dallojmë se kjo vepër
lidhet ngusht me tiranërinë dhe shoqërinë. Ku Zeusi është konsideruar si më i
pamëshirshmi nga tiranët sepse ai nuk njeh ndjenja si dashuria, miqësia apo
keqardhja. Ai e dënon Prometeun edhe pse ishin miq shumë të mirë, madje
Prometeu ishte faktori kyç që e çoi Zeusin në fitoren e luftës kundër Titanëve. Ky
ndëshkim që ishtë marrë nga Zeusi ishte sepse Prometeu vlerësoi shumë miqësinë
me njerëzit sesa atë me Zeusin. Shkaku pse Zeusi nuk e vlerëson miqësinë gjendet
thellë në natyrën e tij, në mbivlerësimin për veten dhe në bindjen se të gjithë duhet
t’i nënshtrohen atij. Andaj edhe autori, me qëllim përmend disa herë gjatë veprës
rolin e shoqërisë dhe dashurisë. Gjithashtu, në korin e Oqeanideve në fund
përmbyllet duke thënë se miqësia ështe një vlerë e mrekullueshme.

Po ashtu në këtë vepër mund të vërejmë se diqka që trajtohet shumë është


mendimi dhe forca. Prometeu dhe Zeusi njihen respektivisht si përfaqësues të
mençurisë dhe forcës. Konflikti midis dy personazheve avancon gjatë veprës sepse
të dy ndjekin rrugën e vet për të zgjidhur problemet. Në fund, autori na mëson se
forcës i nevojitet mençuri për ta menaxhuar dhe për të evituar katastrofa.
Gjithashtu, trajtohet dhe tema e përparimit. Eskili beson tek progresi i njerëzimit,
dhe si rrjedhojë Zeusi ndihet i kërcënuar nga kjo.

Le të ndalemi më tepër te figura e Prometeut, heroit mitologjik dhe heroit të


epokës; një hero i jashtëzakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme. Ishte ai që u
sakrifikua për të mirën e njerëzimit, një dëshmor i vërtetë që e meritojnë të gjithë.
Ai kishte ideale të mëdha bazuar tek lufta e pabarazisë, ndryshimet klasore dhe
kundër pushtetit absolut të perëndive. Konflikti mes tij dhe Zeusit merr përmasa
universale. Kemi të bëjmë me konfliktin mes të fortit e tiranit,me njeriun e drejtë.

5.Personazhet kryesore

Prometeu- i biri i Temidës, parashikues, i zgjuar.


Oqeani, babai i nimfave Oqeanide - i vjen keq për Prometeun, nje nga perendite
me te vjetra.
Kori i nimfave Oqeanide - e admirojnë Prometeun përfaqësojnë urtësinë njerëzore.
Hermesi - lajmetar, sherbetor, servil i Zeusit.
Hefesti - i biri Zeusit, farkëtar, ndien keqardhje për Prometeun
Zeusi – Zoti kryesor i 12-ëshes.
Afërdita – Perëndesha e dashurisë dhe bukurisë, ajo nisi të ashtuquajturën molla e
sherrit.
5.Koha

Kjo vepër u shkru gjate shekujve IV p.e.s deri në shekullin VI p.e.s

6.Tema

Dy temat kryesore janë : Tiranria dhe shoqëria dhe gjithashtu mendimi dhe forca.

Tirania dhe shoqeria : Zeusi eshte konsideruar si me I pameshirshmi nga tiranet se


pse ai nuk njeh ndjenja si dashuria, miqesia apo keqardhja. Ai e den Prometeun
edhe pse ishin miq, madje Prometeu ishte faktori kys qe e coi Zeusin ne fitoren e
luftes kundra Titaneve. Ky ndeshkim eshte konsideruar si shume I rende jo per
faktin se ishte I veshtire , por seshte ishte bere kundra nje miku. Akoma me tej, ky
ndeshkim eshte marre nga Zeusi sepse Prometeu vleresoi me shume miqesine me
njerezit sesa ate me Zeusin. Shkaku pse Zeusi nuk e vlereson miqesine gjendet
thelle ne natyren e tij, mbi vleresimi per veten dhe ne bindjen se te gjithe duhet t'I
nenshtrohen atij. Ndaj Eskili me qellim permend disa here gjate vepres rolin e
shoqerise dhe dashurise. Gjithashtu kori I Oqeanideve ne fund permbyll duke thene
se miqesia eshte nje vlere e mrekullueshme.

Mendimi dhe forca : Prometeu dhe Zeusi njihen respektivisht si perfaqesues te


mencurise dhe forces. Konflikti midis dy personazheve avancon gjate vepres sepse
te dy ndjekin rrugen e vet per te zgjidhur problemet. Ne fund Eskili na meson se
forces I nevojitet mencuri per ta menaxhuar dhe per te evituar katastrofa.

7.Karakteristikat

Një ndër karakteristikat kryesor të kësaj vepre është mënyra e rrëfimit është shumë
interesante sipasoj e tregimit të ngjarjeve dhe tregimit të vuajtjeve po ashtu
shfaqjen e ndenjave të personazheve.
8.Protagonisti

Prometeu eshte protagonist i kësaj vepre ku ai është nje Hyjni Titane. Mendohet se
vete ai ka krijuar njerezimin. Ai ishte i zgjuar dhe donte qe dhe njerezit e
vdekshem te benin nje jete me te mire, si benin perendite. Ndaj ai vodhi zjarrin e
Zeusit nga Parajsa dhe e dergoi ne toke, duke i sjelle njerezve dhuraten me te
madhe. Kur Zeusi e kuptoi, ai urdheroi krijim e Pandores- gruas se pare qe do te
sillte fatkeqesi ne boten e njereve, dhe Prometeun e lidhi ne nje shkemb ku cdo dite
nje shqipnje I hante melcine. Me vone prometeu shpetohet nga Herkuli. Mesazhi
dhe idealet demokratike : Heroi I epokes se lavdishme ishte ai qe u sakrifikua per
te mrien e njerezimit, nje deshmor I vertete qe e meritojne te gjithe.

Simbol i vetesakrifikimit - Simbol i pathyeshmerise dhe durimit - Hero me fat te


paracaktuar (ai ishte ne dijeni te pasojave te veprimit te tij) - Simbol i perparimit
dhe ndricimit te mendjes se njerezimit,krijuesi i arteve te dobishme - Profeti qe
parashikoi permbysjen e tiranise - Heroi midis botes njerezore dhe asaj hyjnore -
Simbol i humanimzmit Edhe pse ai i perket botes se hyjnive, ai nuk ishte ne
mbrojtje te tyre. Ai eshte vuajtesi tragjik, heroi i vetmuar qe shpetoi gjithe
njerezmin por asnje s’mund ta shpetonte ate.

Ai kishte ideale te medha bauar tek lufta e pabarazise, ndryshimet klasore dhe
kunder pushtetit absolute te te forteve. Konflikti midsi Zeusit dhe Prometeut ka nje
kuptim filozofik. Kemi te bejme me konfliktin mes te fortit e tiranit me njeriun e
drejte. Zeusi simbolizon dhunen dhe erresiren, ndersa Prometeu parashikon
thyerjen e tiranise. Ai shfaqet hapur kundra hynive, pasi perndyshe do te quhej
hipokrizi.

9.Qëllimi

Kjo vepër ka për qëllim përparimin, dritën që do të ndriçojë mendjen e njeriut dhe
që do ta bëjë atë të vetëdijshëm për madhështinë e tij. Në këtë vështrim Prometeu
është një filozof iluminist. Parashikimi i Prometeut se një ditë do të clirohet prej
varësisë së Zeusit, qëndron në besimin, në forcën e përparimit, që e ka burimin nga
shkëndija qe ai i dha njerëzimit.
10.Elementet

Në vepër marrin pjesë elementë fantastikë si: perenditë dhe gjysmë-perenditë.Edhe


pse kemi elemente fantastike, aty përsëri shohim një konflikt midis të djrejti dhe
tiranit me qëllim çlirimi nga varësia

10.Ndërtimi

Iliada është tragjedi dhe ngjason me tekstin tregimtar pasi rrëfen ngjarje, sakrifica
dhe në organizimin e tyre si tragjedi ngjajnë si roman.

You might also like