You are on page 1of 3

Emri i nxënësit: 

Gledis Tasellari 
 

DETYRË PORTOFOLI 
LETËRSI 
KLASA X 
Tremujori i parë 
 
 
Puna paraprake: 
Gjeni dhe lexoni mitin e Argonautëve (librat “Fjalori mitologjik”, “Mitologjia
greke” etj.) 
 
Kërkesa 1 (15 pikë) 
-Gjeni dhe shkruani tre tipare të Jasonit si personazh të mitit të
Argonautëve. 
Kërkesa 2 (15 pikë) 
-Shkruani tre tipare të Jasonit si personazh të Euripidit. 
Kërkesa 3 (20 pikë) 
-Bëni një krahasim të tipareve të Jasonit si personazh mitologjik dhe si
personazh të Euripidit. 
-Bazuar te krahasimi që bëtë, shkruani një konkluzion për të veçantat e
personazheve të tragjedive të Euripidit. 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Kërkesa 1: 
Në mitin e Argonautëve  personazhi i Jasonit del si nje personazh : 
 Heroik  
 Luftëtar  
 Trim  
 Udhëheqës i zoti  
 
Kërkesa 2 :  
Si personazh në librin “Medea” të Euripidit, Jasoni del si një person : 
 Tradhtar 
 I pabesë  
 Egoist (mendoi për të ardhmen e tij duke mos u shqetësuar se
në cfarë gjendjeje ishte Medea dhe fëmijet e tij) 
 Personazh pa vlera te larta  
 
Kërkesa 3 :  
 
Pika 1:         Si personazh mitologjik Jasoni shfaqet njëllloj si
të gjithë personazhet e tjerë mitoligjikë, pra si nje personazh me vlera të
larta, një hero, një person i nderuar dhe i respektuar. Vishet me vlerat
e një perëndie. E kundërta ndodh në librin e Euripidit. Atje Jasoni zhvishet
nga të gjitha vlerat e tij të mira dhe shihet si një bashkëshort i cili ka
tradhtuar gruan e tij, një baba i cili ka lënë fëmijët e tij “jetimë” dhe ka vajtur
të jetojë me një grua tjetër e cila është princeshë. Ai ka thyer betimin që ka
bërë gjatë kurorëzimit me Medean. E justifikon veprimin e tij
duke thënë se gjithcka po e bën për të mirën e Medeas dhe femijëve, që ata
të kenë një jetë më të mirë. Si personazh i Euripidit ai mund të shihet si
shkaktari  i shumë vuajtjeve të Medeas dhe si shkaktar i veprimeve të saj
jo njerëzore . 
 
Pika 2:
Personazhet e Euripidit kanë një karakter tërësisht të ndryshëm nga ato që
kishin në krijimet e tragjedianëve të tjerë. Euripidi e uli rolin që
kishin perënditë në zgjidhjen e konflikteve apo përcaktimin e
fateve. Perënditë kaluan në personazhe dytësore. Personazhe
të ndryshëm heroikë zbritën nga piedestali i tyre duke u shfaqur me
tipare njerëzore. Në tragjeditë e Euripidit u perfshinë personazhe të të gjitha
klasave. Tashmë, spektatorët nuk shikonin më mënyrën e jetesës perfekte që
duhej të bënin, por ballafaqoheshin me realitetin. Secili prej tyre e gjente
veten në personazhet e shfaqura në skenë. Pra,  themi se kishim
të bënim me një realitet njerëzor. Gjithashtu iu dha një rëndësi mjaft e
madhe gruas dhe rolit të saj në shoqëri. 

You might also like