You are on page 1of 2

Analize e romanit “Don Kishoti I Mançës”

Konteksti
Autori I kësaj vepre është Servantesi. Veprat që ai ka shkruar janë: “Don Kishoti I Mançës”,
“Plaku Xheloz”, “Argëtues”, “Romane shembullore”, etj. “Don Kishoti i Mançës” është një roman që
zhvillohet brenda periudhës të Humanizmit evropian, pra që synon kthimin e vëmendjes tek njeriu me problemet e
tij personale dhe shoqërore.

Elementët e strukturës
Situata Fillestare:
Alonso Kishana (po ashtu I quajtur Don Kishoti) nga Mança, është I fiksuar me bibliotekën e tij
të librave kalorësiake. Alonso vendos të rivendosë dinjitetin ne profesionin e
kalorësit. Ai merr një shpatë qesharake, kostum të blinduar, kalin e tij dhe
vendos të shkojë ne Aventura per kërkimin per lavdi
Zhvillimi:
Ai lë çdo gjë nga jeta e tij në emër të dashures, Dulqinja e Tobozës. Bashke me Sanço Pançon,
që I kishte premtuar ishullin pasi të fitonin luftërat, nisen për luftë. Në udhëtimet
e tyre, Sanço dhe Kishoti ndeshen me shumë armiq imagjinarë - gjigantë që
rezultojnë të jenë mullinj me erë, magjepsës që rezultojnë të jenë mushkatarë të
zemëruar. Kudo që shkojnë, njerëzit i tallen dhe i rrahin, sepse idetë e tyre janë
shumë të çuditshme dhe qesharake. Berberi dhe prifti maskohen dhe e tërheqin
Kishotin përsëri në fshat në një kafaz druri, me shpresën për të kuruar
çmendurinë e tij. Në fund të pjesës së parë, ai është i shtrirë në shtrat dhe I
dëshpëruar
Fundi:
Në fund të Romanit, Don Kishoti vdes si pasojë e temperatures, dhe rrëfyesi thotë se pas
vdekjes së Don Kishotit, nuk pati më asnjë kalorës.
Personazhet
Don Kishoti – heroi tragji-komik. Tragjik sepse ai priret nga dëshira për të kryer heroizma,
dëshiron të luftojë për drejtësinë dhe ka ndjenja humane dhe dëshiron të ndihmojë të tjerët.
Komik eshte sepse ka mosbalancim të fjaleve dhe veprimeve, jeton me ëndrra dhe iluzione dhe
sepse do të kthejë historine. Megjithatë ai është besnik, I ndershëm, idealist dhe madje dhe I
mençur. Ai di shumë rreth letërsisë së mesjetës, dyluftimeve etj. Pra nga ana tjetër ai mund të
përfaqesojë idenë se edhe njerëzit e mençur mund të bijnë pre e budallallëkut të tyre. Don
Kishoti shpesh flet me manierizma.
Sanço Panço: Sanço Pançoja ishte shërbëtori besnik I Don Kishotit. Ai ishte thjesht një fshatar I
thjeshtë. Ai shquhet si një materialist ngaqë ai pranoi të ndihmonte Don Kishotin me kusht që
të marrë tokën e premtuar nga ai. Sanço Pançoja gjithashtu njihej si realist dhe me këmbë në
tokë.
Marredheniet midis Don Kishotit dhe Sanço Panço : Jane plotesime te njeri tjetri, njeri nje here
komik ,tjetri tragji, enderrojne te dy me sy hapur dhe ndryshojne nen ndikim e njeri tjetrit dhe
te realitetit.
Qëllimi:
Parodizmi i librave të vjetruara me aventura kalorësiake që çorodisnin dhe mbushin mendjen e
njerëzve dhe i largonin ata nga realiteti.
Servantesi vë në lojë hidalgo (fisnikët spanjollë) që bënin një jetë parazitare.
Temat që Servantesi goditi më së shumti:
Sistemi I Moralit dhe Klasat shoqërore te asaj kohe dhe vlerat e tyre.
Mesazhi:
Don Kishoti na mëson se jeta është për t'u sfiduar.
Ai pasion I një shpirti të vendosur janë një element themelor i të qenit lider.
Kishoti nuk e pranon realitetin aktual. Ai i detyron imazhet e tij krijuese, angazhimin dhe
lumturinë e tij mbi të. Ai krijon një botë bukurie dhe kuptimi.
Format e komikes
komizmi I gjestit, karakterit dhe situates.
Menyrat e shrehjes se komikes jane :
Manierizmi- menyre artifiçial e te folurit sidomos ne fjalimet kalorsiake te Don Kishotit
Anakronizmi qe ka te beje me perdorimn e shprehjeve te vjetra.
Gjinia eshte parodi . Forma kryesore e parodise eshte kontrasti, gershetimi I elementeve
grotekse me ato reale dhe fantastike.Personazhet jane tragjikomike. Ndiehet ne stil
fryma popullore.
Bibliografia: Çervantes, Miguel:
“Don Kishoti I Mançës”, “Shtëpia botuese Onufri” Tiranë, 2008, 396 faqe

You might also like