You are on page 1of 2

Bisede letrare // Permbajtja 

Kjo drame zhvillohet ne Korint. Sipas mitologjise Medea, pasi shpetoi Jasonin nga rreziku dhe e
ndihmoi te merrte lekuren e arte nga Kolshida, erdhi bashke me te ne Greqi dhe shkuan ne
Korint.
Medea merr vesh qe Jasoni e kishte tradhtuar me te bijen e mbretit Kreon te Korintit.
Qe ne kete moment shohim tek kjo drame qe te gjithe njohin dinakerine e Medeas. Ne aktin e
pare kemi Mendeshen e cila vajton dhe uron sikur te mos e kishte takuar fare Medea Jasonin
dhe te ishte verbuar nga dashuria per te. Medea pas tradhtise se Jasonit eshte ne gjendje te
mjerushme. Tragjedia qe do ndodh parashikohet nga vete Mendesha, e cila njeh mire Medea
dhe njeh mire shpirtin dinak dhe te keq qe ka. „Vuajtjet e saj jane ne fillim, madje skane arritur
mesin akoma“. Mendesha lajmeron femijet e saj qe te fshihen nga vete nena e tyre. „Po ruhu
mire prej shpirtit te saj, shpirtit te eger“. Mendesha vazhdon e paralajmeron ndersa Medea
mallkon veten dhe femijet.
Akti II 
Medea, tani e urryer nga i gjithe populli, i flet grave te korintit , tregon se si burri ne te cilin
kishte shpresat me te medha doli burri me I dobet. “Nga tere krijesat me shpirt e gjykim, shume
me te mjera qenkemi ne grate”. Medea thote qe edhe ne e zgjedh burrin vete, nuk e di a del
njeri I mire apo I lig dhe se per ate kohe per grate ndarja s eshte e ndershme dhe se sduhet ta
lene burrin.
Ne skene del Kreoni I cili urdheron ikjen e Medea bashke me djemte e saj nga Korinti. Qe ne
kete moment fillon plani i lig i Medeas. Ajo me ane te lutjeve dhe si deshire te fundit te kujdeset
per djemte, fiton besimin e mbretit, I cili e lejon te qendroje nje dite me shume ne Korint.
„A kujton se une ketij ndonje here do t’i flisja fjale me perkedheli po te mos shpresoja te fitoja
dicka ose t’i kurdisja mire ndonje plan?“
Akti III 
Jasoni kupton tashme sa te liga sjell inati I forte, por per arsye se Medean e ka grua edhe pse
ajo ka folur shume here per mbreterine keq, perseri Jasoni nuk ia do te keqen keshtu do e lejoj
te marre gjerat qe I duhen. “Une ty te keqen prap nuk ta dua”
Medea ndihet shume e ofenduar nga cdo gje qe I thote Jasoni, pasi ishte ajo qe I shpetoi jeten
kur hipi ne anijen Argo dhe vrau per Jasonin draguan vdekjeprures, si dhe tradhtoi vendin e saj
Iolk . Mes tyre lartesohet zemerimi. Jasoni I shpjegon se eshte mirenjohes qe Medea I ka beret
e gjithe keto te mira dhe I justifikon duke thene qe ai e solli ne Greqi ku ka drejtesi dhe ku emri i
saj i njihet. Djemte e saj njesoj do ti duan edhe kur te lindin femije nga martesa e re. Medeas i
vjen inat se gjithe kete ide qe kishte Jasoni per te pasur me shume pasardhes nga nje martese
mbretore, mund te kishte folur me Medean me perpara se sia ta bente pas shpine.
Jasoni i lutet qe t’i jape te holla per udhetimin e saj dhe te bej c’mos per ata, por Medea nuk i
pranon.
Medea takohet me Egeun, biri i mbretit te Atikes,i cili deshiron te kete femije dhe kishte shkuar
tek nje faltore per ndihme. Ndersa Medea nga ana tjeter i can hallet per ngjarjet qe i kane
ndodhur. Medea i tregon sesi e kane debuar nga vendi dhe nuk ka ku te shkoj, keshtu qe lut
Egeun qe ta fus ne shtepine e tij dhe ta mbaj besen se do e mbroj nga cdo armik, gje qe e ben
Egeu.
Tani fillon plani i hakmarrjes se Medeas, e cila na tregon planin e tmerrshem qe ka ne mendje.
Te gjithe kete plan ia thote Mendeshes sepse e mendon si njiri te besuar.

Akti IV 
Plani i hakmarrjes se Medeas fillon me nje falje jo te vertete kundrejt Jasonit per te gjitha
c’kishte thene dhe duke i treguar djemve se babai i tyre tashme ishte mik dhe jo armik.
Medea insiston qe djemte e saj te rrijne aty dhe per t’ia mbushur mendjen bijes se mbretit, do
qe ti dergoj nje fustan te holle dhe nje kurore te arte, te cilat ne te vertete jane te lyera me
helm. Ajo dergon djemte t’ia japin dhuraten.
Akt V 
Pedagogu i jep lajmin e mire se djemte do te rrijne ne mbreteri dhe se nusja ia kishte marre
dhuraten. Ne ate moment Medea kalon ne momente dyshime, nese do ne te vertete t’i vrase
femijet e saj, por del ne konkluzion qe me mire ti vrase ajo vete qe i ka lindur dhe mos ti leje te
“vuajne”.
Lajmetari i jep lajmin Medeas, qe sapo kishin vdekur mbreti dhe bija e tij nga helmi qe kishte
dhene vete ajo dhe i tregon se si. Nusja ia kishte pranuar faljen sa kishte shikuar stoline dhe me
pa durim kishte veshur rroben e holle dhe kishte vene kuroren e arte. Nga nje buzeqeshje plot
jete kishte kaluar ne shkume qe i dilte nga goja dhe rroba e kurora e arte e kishin bere te
vuajne, pasi nuk e kishin mbytur menjehere. Te gjithe kishin frike ta preknin kufomen, por
mbreti i paditur kur hyri ne dhome iu hodh siper duke mallkuar ate qe ia kishte bere kete gje.
Duke u munduar te ikte nga kufoma helmi e beri qe te ngjitej ne te dhe keshtu vdiq dhe mbreti.
Medea nxitohet qe te vrase femijet e saj dhe pastaj te zhduket nga ky vend.
Degjohen britmat e djemve, te cilet tashme kane pranuar vdekjen...
“I vrava vetem, qe te te djeg” Shohim nje hakmarrje te nje nivelit tjeter dhe shohim se Medea
arsyeton vdekjen e tyre nga sjellja e te atit.

You might also like