You are on page 1of 2

Klasa : VI

Lënda : Muzikë
Tema: Jeta dhe krijimtaria e Shekspirit
Punoi: Kamelja Cami

William Shakespeare
Jeta dhe vepra

William Shakespeare, ishte një dramaturg anglez që lindi


më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23
prill 1616 në po të njëjtin qytet.

Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta.


Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe
asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij
janë të panumërta, por përfundimi është i njejtë: vepra
shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë
përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe
Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të
cilat ngritet identiteti i Evropës historike.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i


gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët
më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor.
Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e
letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat
angleze.

Prodhimi dramatik i Shekspirit njeh katër periudha kryesore:

 Periudha e rinisë: mbizotërojnë dramat historike dhe komeditë. Titujt më të njohur


janë: „Ëndrra e një nate vere” dhe „Romeo dhe Zhuljeta“.
 Periudha e pjekurisë: mbahet si periudha e komedive të mëdha të tilla si: ”Shumë
zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.
 Periudha e pesimizmit: gjatë kësaj periudhe krijoi disa nga tragjeditë më të mëdha që
janë kurora më e çmuar e teatrit shekspirian. Titujt më të njohur janë:
“Hamlet”,“Makbeth” dhe “Otello”.
 Periudha e pajtimit: është periudha e fundit kur dramaturgu i madh i tërhequr
në vendlindje, shkruan pjesët e njohura si tragjikomedi. 
Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet
e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të
veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve 1585 1611, edhe pse kronologjia e veprave që i
atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin
e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.

Vepra të shquara

Hamleti,

Romeo e Zhuljeta,

Henriku IV,

Makbeth,

Shumë zhurmë për asgjë,

Nata e dymbëdhjetë,

Mundimet e kota të dashurisë,

Othello,

Antoni e Kleopatra,

Simberlini,

Përralla dimërore,

Stuhia,

Mbreti Lir,

Jul Cezari

You might also like