You are on page 1of 8

Bisedë Letrare

Lënda: Letërsi
Titulli i librit: Evgjeni Grande

Autori: Honore Dë Balzak


Honore Dë Balzak
Honoré de Balzac lindi si Honore Balzac në
Tours më 20 maj të 1799. Në moshën 8
vjeçare mamaja e tij e dërgoi të
studionte në oratorin e Vendôme, ku për
6 vjet studioi shumë léndé, dhe ku nxjeri
në pah talentin e tij në letërsi. Studioi në
kolegjin e Tours e më pas në Paris, ku u
transferua së bashku me familjen. U
regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën
kohë punonte në një zyrë noterie. Në moshën 20 vjeçare
zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.

Veprat më të rëndësishme
• Xha Gorio
• Gobseku
• Evgjeni Grande
• Fajdexhiu
• Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve
• Fshatarë
• Kushëriri Pons
• Kushërira Betë
• Iluzionet të humbura

Analiza e librit
Vendi ku zhvillohen ngjarjet: Në Paris, Francë.
Koha kur zhvillohen ngjarjet: Ngjarjet zhvillohen ne vitin
1789 në periudhën e Napoleon Bonapartit.
Tema: Roli që ka paraja në shkatërrimin e ndjenjave
njerëzore.
Ideja: Gjithësecili prej nesh ka të drejtë të ngrejë zërin për
cështje të cilat na shqetësojnë.
Mesazhi: Pasioni i kthyer në mani për para, i vret të gjitha
ndjenjat njerëzore.

PERSONAZHET
Plaku Grande -> njeri i shpërfytyruar nga paraja, i verbuar
nga forca e saj. Ai vuan nga kopracia.
Evgjeni Grande -> ka një botë të pasur e të pastër. Ajo ka
vlera dhe fisnikeri. Vetëflijohet për hir të ndjenjës së saj. Ajo
është viktimë e rrethanave ku jeton.
Sharli –> është një personazh që si Feliksi, u gërrye nga
fuqia e parave. U mor me tregëti skllevërish dhe vendosi të
martohej me një vajzë të shtresës së lartë për të mbajtur
nderin.
Zonja Grande -> ishte një grua e thatë, verdhacake si një
ftua dhe e plogët. Varësia e saj ndaj të shoqit dhe përulësia
ku kishte rënë dukeshin qesharake, por ëmbëlsia e saj nuk e
lejonte të zemërohej e të ngrinte krye. Ajo paraqitet si një
nënë shumë e përkushtuar për lumturinë e së bijës.
Marrëdhënia midis tyre ishte shumë e ngushtë.
Nanoja -> ishte shërbëtorja që punonte në shtëpinë e zotit
Grande. Kur zoti Grande i ofroi asaj të punonte si
shërbëtore në shtëpinë e tij, ajo u gëzua aq shumë saqë i
mbeti mirënjohëse gjatë gjithë jetës. Ajo ishte shumë e fortë
nga ana fizike dhe besnike ndaj pronarit. Nanoja kënaqej me
pak gjëra dhe mendonte se zoti Grande ishte i ndershëm kur
ai me të vërtetë e shfrytëzoi sa mundi.
Kryshote e De Grasenet -> tek këto personazhe vihet re etja
për pasuri e cila i vesh me dinakëri, egoizëm dhe me prirjen
për të zbuluar mënyren për tu bërë të pasur. Ata synojnë të
përfitojnë nga plaku Grande por ky i fundit si ujk i vjetër që
është i përdor si grep. Ata përpiqen të sillen si të ndershëm
për ti marrë Grandesë vajzën e tij për të përftuar nga
pasuria e tij.
Përmbajtja
Ngjarja vërtitet rreth familjes Grande, në Sosyre të
Frances. Plaku Feliks Grande ka qenë një vozaxhi i
rëndomtë, por gjatë revolucionit, ai fitoi shumë pasuri
nëpërmjet korrupsionit dhe metodave të tjera të
paligjshme. Megjithatë, familja e tij jeton në varfëri të
plotë, sepse ai është koprac. Ai, gruaja e tij dhe vajza,
Evgjeni Grande, jetojnë në një shtëpi bashkë me
shërbyesen.
Dy të rinj duan të martohen me Evgjeninë, për të
përfituar nga trashegimia e te atit. Evgjenia ndihmon
Sharlin me para nga i ati, ndërkohë që Sharli niset për
Indi.
Kur plaku Grande merr vesh për këtë gjë, zemërohet.
Gruaja e tij sëmuret, ndërsa Evgjenia mbyllet në
dhomë. Më në fund ai lejon që të rinjtë të fejohen.
Shumë kohë më vonë Sharli kthehet, pleqtë Grande
kanë vdekur. Sharli është pasuruar shumë, e ka
harruar Evgjeninë. E zhgënjyer Evgjenia bën pakt me
njërin nga djemtë që e donin që të re që të martohej,
por me kusht që të mbeste e virgjër. Ai vdes, dhe
Evgjenia mbetet një vejushë që bënte bamirësi.

Figurat letrare
 mëshirë mizore - epitet
 si ftua - krahasim
 ëmbëlsia ëngjëllore - epitet
 si shtuf - krahasim
 fisnikëri shpirtërore - epitet
 si të ishte pasuri e përbashkët - krahasim
 lotët rridhnin rrëke – metaforë
 i mbytur në lot - metaforë
 këmbët iu gozhduan në dysheme - metaforë
 e rrëmbyen pasioni dhe kureshtja - metaforë
 vështrime të zjarrëta - epitet
 si i ati prej koprracisë - krahasim
 u shkri në lot - metaforë
 si dikush që ka qarë për orë të tëra - krahasim
 sëmundje mizore - epitet
 lotët rridhnin rrëke - metaforë
 vuajtje të fshehta - epitet
 si goditje rrufe – krahasim
Pjesa e preferuar
Fytyra e saj është e bardhë, e qetë, zëri i saj i ëmbël, i
butë dhe sjelljet e saj të thjeshta. Në zemrën e saj ka
bërë fole fisnikëria që rrjedh prej dhembjes dhe
shenjtëria e një njeriu që nuk e ka njollosur kurrë
shpirtin në kontakt me botën e jashtme. Po në të
njëjtën kohë, ajo ka marrë tiparet e një vajze të
plakur dhe zakonet bajate që rrjedhin nga jeta e
mbyllur e provincës. Megjithëse ka tetëqind mijë
franga të ardhura, ajo vazhdon të jetojë ashtu si
jetonte dikur e shkreta Evgjeni Grande. Zjarrin e
ndez vetëm ato ditë që e lejonte i ati dhe e shuan sipas
programit të ditëve të çupërisë së saj. Vazhdon të
vishet si e ëma. Shtëpia e saj në Somyr, pa diell, pa
ngrohtësi, e zymtë, melankolike, është pasqyra e
gjallë e jetës së saj. Vazhdon të grumbullojë me
kujdes të ardhurat dhe ndofta tek-tuk ka ndonjë që e
quan koprace dhe zemërngushtë. Po këto
thashetheme ajo i përgënjeshtron me përdorimin
fisnik të pasurisë së saj. Ajo ngriti institute
mirëbërëse, një azil për pleqtë, hapi shkolla fetare
për fëmijët dhe një bibliotekë publike, me gjithë
pajisjet. A nuk mjaftonin këto që t’ua mbyllnin gojën
atyre që llomotitnin poshtë e lartë për koprracinë e
saj?

You might also like