You are on page 1of 5

Guide

turistike ne
qytetin e
Sarandes
Te bejme nje guide mbi nje qytet

Krijimi I nje guide turistike per te vizituar nje qytet turistik si


Saranda , qe do te sherbeje per te orientuar truistet ne nje
qytet , cka duan te vizitojne por edhe specialitetet qe e bejne
unike kete vend.

Elvin Kutrolli
10/6/2018
1. Një përshkrim i shkurtër
Nuk ndodh shpesh që të gjesh në të njëjtin vend
site arkeologjike shumë të lashta, të rrethuara
nga një det shumë i bukur, ku banojnë njerëz
mikpritës në një klimë të jashtëzakonshme.
Kjo është Saranda, që shtrihet buzë Detit Jon, ku
Virgjili rrëfen për zbarkimin e Eneas; një vend
magjepsës plot histori dhe legjenda.
Falë klimës së saj të butë, ia vlen të vizitohet
Saranda dhe Shqipëria e Jugut, hotelet mund të
prenotohen në çdo periudhë të vitit. Periudha
shumë të këshillueshme janë pranvera dhe
vjeshta, për ata që duan të bëjnë ekskursione,
ndërsa për ata që duan detin, periudha ideale
është nga fundi i majit deri në fund të shtatorit.

2. Pozita GjeografikeQyteti i Sarandës


shtrihet në pjesën jugperëndimore të vendit.
Ndodhet 285 km larg nga kryeqyteti i vendit,
Tirana, 124 km nga Vlora dhe 61 km nga
Gjirokastra. Ajo kufizohet me Delvinën, Vlorën
dhe Gjirokastrën dhe lidhet me Greqinë.
3. Si të mbërriniNëpërmjet ajrit: Nga
aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë
285 km. Nga aeroporti i Korfuzit me target dhe
më tej me rrugë detare drejt Sarandës, 30
min.Nëpërmjet detit: Nga Shqipëria nëpërmjet
porteve të Durrësit dhe të Vlorës, si dhe nga Greqia nëpërmjet porteve të Korfuzit, Igumenicës.Nëpërmjet
rrugës: Nëse vini nga veriu, verilindja, porti i Durrësit dhe gjithë Shqipëria qendrore, pasi keni mbërritur në Fier,
ekzistojnë dy mundësi që nëpërmjet rrugëve automobilistike kombëtare të shkohet në Sarandë:
a. Nëpërmjet Ballshit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Qafës së Muzinës.
b. Nëpërmjet Vlorës, qafës së Llogarasë, e më tej përgjatë Bregdetit të Jonit (Dhërmi, Vuno, Himarë, Borsh,
Lukovë).
Nëse vini nga Greqia në rrugë tokësore mund të zgjidhni për të kaluar nga pikat kufitare të Kakavijës, Tri Urave (afër
Përmetit) ose Qafë Botës (në skajin jugor të vendit afër Konispolit).
Nëse vini nga Shqipëria lindore, Maqedonia ose Greqia veriore (pika kufitare e Kapshticës), atëherë mund të kaloni
nga Elbasani dhe Rrogozhina, duke ndjekur më pas njërin nga 2 degëzimet që fillojnë në Fier, ose të kaloni nga
Korça, Erseka, Leskoviku, Përmeti, gryka e Këlcyrës, Uji i Ftohtë i Tepelenës, Gjirokastra dhe Qafa e Muzinës.
4. Historia

Për herë të parë në burimet antike qyteti përmendet në shekullin II para Krishtit me emrin Angjismos. Ciceroni,
oratori i famshëm romak, që kishte në rrethinat e Butrintit mikun e tij më të afërt, Pompon Atikun, kaloi këndej duke
u kthyer nga Butrinti për në Romë. Qyteti duket se ka marrë një rëndësi relative në periudhën e “pax romana”.
Straboni, gjeografi i famshëm romak i shekullit I para Krishtit, e përmend si një pikë të rëndësishme tranziti në lidhjet
mes Romës dhe Greqisë. Në shekullin IV pas Krishtit qyteti u rrethua me mure mbrojtëse deri në dy metra të trashë.
Në brendësi të këtij territori janë zbuluar mbetje banesash, por edhe një bazilikë paleokristiane e shekullit VI-të, me
dysheme të zbukuruar me mozaik. Në 414-516 qyteti citohet në analet kishtare bizantine si qendër peshkopate. Në
vitin 551, 50 anije të mbushura me gotë të ndodhura nga hordhitë ostrogote të Atilës që vinin nga toka plaçkitën e
dogjën Onhesmin dhe Butrintin. Një lulëzim të rëndësishëm qyteti përjetoi në shekullin X, kohë në të cilën u
shndërrua në një liman të rëndësishëm të Temës së Nikeas. Në 1034 qyteti pushtohet nga bullgarët, të cilët u
detyruan t’ia lëshojnë pas një gjysmë shekulli normanëve të Robert Giuskardit që vinin nga Sicilia. Këta rindërtuan
edhe kështjellën. Në shekujt XII-XIII qëndruan për pak kohë edhe venecianët. Osmanët u shfaqën, për tu larguar
pesëqind vjet më pas, në 1413. Rrënimin e fundit, si për ironi të fatit, e pësoi nga një sundimtar i famshëm shqiptar,
Ali Pashë Tepelena. Në shekullin XIX-të Saranda kishte një zyrë doganore, një karantinë, një zyrë agjencie lundrimi,
një han dhe disa lokale të shërbimit. Megjithatë jeta në bregun e mbushur me histori kishte nisur të rilindte. Krijimi i
Shqipërisë së pavarur e gjeti Sarandën vetëm me afër 100 banorë. Zhvillimin më të madh duket se e mori në kohën e
sundimit të Mbretit Ahmet Zogu I, në vitet ‘30 të shekullit XX-të. Gjatë kohës së pushtimit Italian qyteti u pagëzua me
emrin “Porto Eda”. Eda ishte vajza e dashur e Mussolinit, por në vitet e komunizmit qyteti mori përsëri emrin
Saranda.
5. Popullsia, Besimi, Ekonomia
Popullsia: Rrethi i Sarandës, veç qytetit përfshin edhe Bashkinë e Konispolit si dhe shtatë komuna (Aliko, Dhivër,
Ksamil, Livadhja, Lukovë, Markat dhe Xarë). Popullsia e rrethit zyrtarisht është 85 000 banorë, Krahas popullsisë me
kombësi shqiptare, në rrethin e Sarandës jeton edhe një minoritet grek, i cili zyrtarisht zë rreth 35 për qind të
popullsisë totale të rrethit.
Besimi: Në Sarandë, ashtu si pothuaj kudo në Shqipëri, do të gjeni të kombinuara dy besime kryesore fetare:
ortodoks dhe mysliman. Ortodoksët janë më të shumtë në numër. Raportet mes dy feve kanë qenë gjithnjë shumë
të paqta. Të shumta janë edhe martesat e përbashkëta.
Ekonomia: Në zhvillimin ekonomik të Sarandës sot rolin kryesor e luajnë turizmi, tregtia, transporti detar, peshkimi
dhe industria e lehtë. Veçanërisht për qytetin e Sarandës si edhe për qendrat turistike të Ksamilit dhe Butrintit ka
marrë rëndësi të veçantë zhvillimi i ekonomisë turistike.

6. Tradita dhe Zakone

Veshja Tradicionale: Veshjet popullore janë të larmishme tek çamët dhe labët. Veshja e grave të minoritetit grek
është shumëngjyrëshe dhe me shumë stoli. Të veçantat e Sarandës në traditën e veshjes dhe objekteve të tjera të
kulturës popullore mund t’i gjeni duke vizituar Muzeun Etnografik, i cili ndodhet në qendër të qytetit. Adresa: Pranë
Limanit, në shëtitoren kryesore të qytetit. Tel: +355 852 4600.

Këngët: Tipike është polifonia, e cila praktikohet më tepër tek labët dhe tek çamët si dhe këngët e luajtura me saze,
veçanërisht më të përhapura në zonën e Delvinës.

Kuzhina: Kuzhina tradicionale e Sarandës, edhe pse ka ndryshuar me ndërhyrjen e kuzhinës greke, turke dhe
italiane, ka karakteristikat dhe veçantinë e saj. Ndër gatimet më tipike janë: kukureci, paçja me vezë, byrekët, mishi i
qengjit i pjekur etj. Njëkohësisht përveç gatimeve me bazë mishi, shumë të njohura janë gatimet me bazë peshku,
ku përmendim peshkun e zgarës, qefulli dhe levrekun. Pija më karakteristike e Sarandës, sikundër në gjithë vendin,
është rakia.

7. Vende për tu vizituar

Saranda dhe territori rreth saj janë absolutisht vendi më i pasur në Shqipëri me objekte të vjetra kulti. Kryesisht kisha
që vijnë që nga periudha bizantine dhe disa më të hershme mbeten edhe sot e kësaj dite një nga pasuritë më të
rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore të vendit.
Kisha e Manastirit të 40 Shenjtorëve ndodhet në Lindje të Sarandës. Kisha ndodhet në vendin nga ku mund të
shihni tërë Sarandën. Është ndërtuar në shekullin XV. Një rast më shumë për t’u kredhur në një atmosferë gati-gati
mistike.
Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Mesopotam ndodhet vetëm pak kilometra në rrugën që lidh Sarandën me
hidrocentralin e Bistricës. Është ndërtuar në shekullin e XI-të nga perandori bizantin Konstantin Monomaku. Është
nga monumentet më të rralla bizantine të shekujve XI-XIV-të. Nga manastiri i vjetër sot ruhen rrënoja të mureve
rrethuese dhe një kullë në pjesën perëndimore. Manastiri është zhdukur thuajse krejtësisht. Kisha është një përzierje
e stilit të vjetër bizantin me ndikim roman. Është ndërtuar në shekullin XII, kohë në të cilën ky territor ishte nën
zotërimin e anzhuinëve.
Xhamia e Gjin Aleksit: Në krejt zonën rreth e rrotull Sarandës do të hasni në shumë xhami. Porse ato janë
kryesisht të reja. Një kuriozitet më vete përbën një xhami që i kushtohet një të krishteri. Ajo quhet “Xhamia e Gjin
Aleksit” dhe është bashkë me disa varre të shenjta myslimane në mes të fshatit Rusan. Xhamia është ndërtuar mbi
rrënojat e një kishe në shekullin XVII-të dhe është ende funksionale. Xhamia gjendet në periferi të Delvinës.

Itinerare Jashtë Qytetit


Sarandë Butrint - Ksamil Që të shkoni në Butrint duhet të merrni rrugën që ju nxjerr nga jugu i qytetit të
Sarandës. Butrinti është rreth 15 kilometra. Përgjatë rrugës do të kaloni një rradhë të gjatë hotelesh dhe pastaj do të
hyni në Parkun Kombëtar të Butrinit në një rrip shkëmbor që është i vendosur mes liqenit të Butrintit dhe detit. Qyteti
antik është i hapur për turistët prej orës 08.00 të mëngjesit gjatë të gjitha ditëve të javës. Për informacion:
Rr. “Skënderbeu”, Lgj. 1, te Muzeu Etnografik.
Në fillim të parkut do të hasni një banesë romake që duhet të jetë e shekullit të II-të pas Krishtit dhe më pas një
kolonadë për të cilën studiuesit mendojnë se duhet të jetë shumë më e hershme se banesa. Në krah të kolonadës do
të shihni monumentin më të rëndësishëm të Butrintit, teatrin antik. Ky është ndërtuar në shekullin e IV para Krishtit
dhe sot është në gjendje shumë të mirë. Në skenën e tij luhen gjatë stinës së verës shumë shfaqje. Aktiviteti më i
njohur është Festivali Ballkanik i Teatrove që organizohet këtu për çdo vit, në muajin korrik. Në muret e teatrit do të
keni mundësi të shihni shumë mbishkrime në latinisht. Kryesisht janë vendime për lirimin e skllevërve. Teatri i
Butrintit mban afër 2 mijë spektatorë. Afër teatrit gjenden rrënojat e tempullit të Asklepit, apo Eskulapit, perëndisë
antike të Shëndetit. Ka shumë të ngjarë që tempulli të jetë ngritur këtu pikërisht falë një burimi të cilit butrintasit e
vjetër i blatonin fuqi magjike shëruese. Shumë statuja dhe dhurata të tjera të gjetura këtu i kanë shtyrë studiuesit të
mendojnë se Asklepi ka qenë perëndia mbrojtëse e qytetit. Në lindje të teatrit, jo shumë larg tij gjendet baptisteri i
Butrintit. Ky është ndërtuar në shekullin IV. Në mes të tij është salla e pagëzimit e rrethuar nga një numër kolonash
që mbahen ende në këmbë. Dyshemeja është e shtruar me mozaik që paraqet 69 medaljone me simbole kishtare
dhe skena të njohura, ekuaristinë dhe pagëzimin. Përveç vlerave arkeologjike, Butrinti ofron një kompleks të tërë
natyror dhe gjeosistem te veçantë. Qyteti antik ndodhet mes një gjelbërimi natyral, buzë liqenit karakteristik, vetëm
3 km larg detit, me të cilin lidhet nëpërmjet kanalit të Vivarit.
Ksamili është një qendër e re banimi. Në Ksamil dhe në 3 ishujt e vegjël përballë tij ka mjaft plazhe të
mrekullueshëm, të cilët ju mund t’i zbuloni deri në orët e vona të pasdites, duke udhëtuar me varkat e shumta që e
ofrojnë këtë shërbim. Janë ishuj të vegjël shkëmborë pranë njëri-tjetrit, të mbuluar me një vegjetacion tipik
mesdhetar mjaft mirë të zhvilluar. Në ujin detar gjallon një faunë e florë mjaft e pasur të mbrojtura nga konventat
Ndërkombëtare, ku Shqipëria aderon. Përbën një zonë unikale dhe mjaft përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik
shqiptar. Monumenti në fjalë është në gjendje të mirë. Ai ka vlera turistike, shkencore, biologjike. Për të shkuar tek
ky monument merret rruga automobilistike Sarandë-Ksamil, Ksamil-Ishuj me lundrim.

Sarandë- Mesopotam - Syri i Kaltër Mesopotami ndodhet në krah të rrugës që lidh Sarandën me Gjirokastrën. Në
të mund të shkohet edhe nga ana e Delvinës, nga e cila e ndajnë vetëm katër kilometra. Ky është një fshat shumë i
gjelbër, i vendosur në krah të lumit Bistrica. Monumenti më i rëndësishëm në Mesopotam është Manastiri i Shën Kollit
i shekullit XI. Siluetën e mureve dhe të kishës së tij do ta shihni vetëm pak qindra metra larg rrugës kryesore. Pasi të
keni lënë pas hidrocentralin e Bistricës, ndiqni rrugën majtas, e cila pas dy kilometrash do t’ju çojë në një nga vendet
më të bukura të Shqipërisë, në atë që quhet “Syri i Kaltër”. Është vendi i vetëm ku është takuar deri më sot një lloj i
ri për Shqipërinë, lakuriqi i natës (Myotis bechsteinii). Ka vlera turistike, shkencore, estetike, dhe çlodhëse. Ky është
vendburimi i lumit Bistrica, ka një burim kryesor me diametër prej gjashtë metrash me ujë të kthjellët që nuk shteron
kurrë dhe anash tij ka edhe një numër shumë të madh burimesh. Është shpallur “Pasuri e Rrallë Natyrore” dhe
mbrohet nga shteti shqiptar. Burimi është i rrethuar nga pyje të virgjër.

Sarandë - Kakome - Shën Vasil - Nivicë- Lukovë- Borsh: Itinerari që po ju propozojmë tani është njëri ndër më
interesantët jo vetëm në Sarandë, por për krejt Shqipërinë. Ky është udhëtimi përgjatë rrugës që lidh Vlorën me
Sarandën në drejtim të Veriut. Pasi të keni lënë pas lagjet periferike, gjithnjë e më tepër në zgjerim të Sarandës
stacioni juaj i parë do të jetë Gjiri i Kakomesë. Përfaqëson një gji të vogël detar, por mjaft piktoresk. Në këtë gji po
bëhen përpjekje nga investitorë të huaj e vendas për të ngritur një fshat turistik për turistë cilësorë të Evropës
Perëndimore dhe Veriore. Nëse jeni në Gjirin e Kakomesë mos harroni të vizitoni edhe dy pika të rëndësishme
turistike. Këto janë fshatrat Shën Vasil dhe Nivicë. Për të shkuar drejt tyre duhet të ktheheni nëpër të njëjtën rrugë
që përshkuat më parë. Në fakt fshati ka ekzistuar falë një manastiri që është ngritur në kujtim të shenjtit në shekullin
XVII. Jo shumë larg nga fshati ndodhet plazhi i bukur i Krorëzës.
Nivica është një fshat jo bregdetar, fare afër Shën Vasilit, është fshat i njohur që përmendet që herët në dokumente
historike. Veçanërisht ka qenë i famshëm për ushtarët që i dërgonte në ushtritë e huaja që nga Venediku dhe deri në
Spanjë. Nëse vazhdoni përgjatë rrugës kryesore brenda më pak se gjysmë ore do të ndodheni në një fshat tjetër të
njohur, në Lukovë. Lukova duket se ka qenë një vendbanim shumë i hershëm. Arkeologët kanë gjetur në vendin që
quhet Kodra e Gashnjarit rrënoja të një fortifikimi të kohës së bronzit. Gjurmë të një kalaje të vjetër që besohet të
jetë e shekullit III-II-të para Krishtit janë gjetur edhe në vendin që fshatarët e quajnë “Qafa e Pazarit”. Megjithëse
sot të dëmtuara, ju mund të ndaleni në atë që quhet “Ballkoni i Bregdetit” për të parë dhe përfytyruar punën e
madhe që u bë në Lukovë dhe rreth saj. Pas 15 kilometrash do të arrini në një fshat tjetër me bukuri të rrallë, në
Borsh. Rruga që do të përshkoni është një atraksion turistik më vete, gjatë të gjithë kohës do të keni në krahun tuaj
të majtë siluetën e Korfuzit të rrethuar nga ujërat blu të Jonit. Borshi është një nga fshatrat më të mëdhenj të kësaj
zone. Shumë interesant është të shkoni në Borshin e vjetër, rrënojat e të cilit shtrihen mbi një majë shkëmbore afër
300 metra të lartë. Ajo që do t’ju bëjë përshtypje që poshtë nga rruga kryesore është një kështjellë e vjetër. Kjo
është kështjella e Sopotit, të cilën vendasit e quajnë edhe “Kalaja e Grekut”. Është një vend shumë strategjik, nga
kjo kala mund të shihet Joni deri shumë larg në horizont. Në qendër të Borshit do t’ju tërheqë vëmendjen edhe një
burim me ujëra të bollshme që zbret nga mali. Nëse zbrisni poshtë përmes shtëpive të fshatarëve drejt detit, do të
arrini në mes të rrugës dhe detit, në një hidrocentral të vogël që furnizon me energji të gjithë zonën. Do të kini rast
të shihni me sytë tuaj se si energjia e ujërave, me të cilat ishit freskuar ca më lart, tani shndërrohet në energji e
bardhë të plazhit të Borshit, i gjatë disa kilometra. Tani mos mendoni më për gjë tjetër. Kridhuni në Jon dhe gëzoni
këtë parajsë të mbetur ende të paprekur.

Saranda nje destinacion qe ia vlen te vizitohet

Eshte nje mrekulli te mendosh se nje vend kaq I vecante dhei bukur shquhet dhe admirohet jo vetem
nga pushuhesit vendas por edhe nga pushuesit e huaj. Ajo eshte nje nga destinacionet me te famshme
ne shqiperi per pushimet e veres dhe eshte nje qytet qe te ofron relaksi dhe qetesi, do tem und ta
krahasonim fare lehte me ishujt me te famshem per pushime si hawai ose Bora Bora sepse eshte fiks
nje vend qe me bukurine e plazhit dhe vendin pra qytetin e sarandes ti ofron keto pushime endrrash
madje ka nje pamje fantastike dhe mjaft vende prallore per te vizituar mjafton te shprehesh deshiren e
nje guide nqs do te mbahet mend ose nqs do qe ti zbulosh ato do te jene aventura jote me e bukur.
Saranda perfaqson pjesen e rivieres me te bukur shqiptare dhe simbolizon pastertinee bukurise
shqiptare akoma e pazbuluar dhe mjaft mbreselenenese. Nje dite ne sarande krahasohet me pushime te
mirfillta qe cdokush nga ne deshiron ti beje jashte shtetit , me cmimet paksa joshqiptare hotelet e
justifikojne me luksin e papare dhe pamje madheshtore te detit , dhe nje vizite ne vendet historike te
meson ta njohesh me nga afer historine shqiptare dhe natyren e saj , djepin e traditave te jugut dhe
qytetrimin e lashte ilir qe e kemi degjuar aq shume here sa kur shohim butrintin na duket nje enderr qe
eshte plotesuar ne maksimumet e saj dhe qe fillon te behet pak nga pak realitet nen hijeshine e bukur
sarandiote.

You might also like