You are on page 1of 5

PUNË LABORATORI Nr.

PËRCAKTIMI I LARGËSISË VATRORE TË THJERRËZAVE TË HOLLA

Teoria e punës

Thjerrëzat janë objekte që përdoren gjerësisht në praktike. Funksion mëi thjeshtë i tyre është korrigjimi i të metave
të syrit si hipermetropia, miopia. Gjithashtu ato janë elemente të rëndësishme të instrumenteve optike si mikroskopi,
teleskopi etj.
Thjerrëza është një mjedis i tejdukshëm, (zakonisht qelq) e kufizuar nga dy sipërfaqe sferike, ose nga një sipërfaqe
sferike dhe një e sheshtë. Drejtëza që kalon nëqendrat e sipërfaqeve sferike që kufizojnë thjerrëzën, quhet bosht optik
kryesor i saj. Ajo i pret sipërfaqet kufizuese në dy pika qëjanë në largësi te vogël nga njëra-tjetra (për thjerrëzat e
holla). Këto dy pika i zëvendësojmë me një pike O, që ndodhet në mes të segmentit që i bashkon ato, e cila quhet
qendër optike e thjerrëzës (Fig.1). Ҫdo drejtëz që kalon në piken O quhet bosht i thjerrëzës.

Fig.1

Tufa e rrezeve të dritës, që dërgohet në thjerrëz, paralele me boshtin optik kryesor tësaj, mund të mblidhet në një
pikë të vetme. Thjerrëzanë këtë rast quhet konvergjente (përmbledhëse) (Fig.2). Në qoftë se tufa e rrezeve të
dritësshpërndahet; thjerrëza në këtë rast quhet divergjente (shpërhapëse) (Fig.3). Pika ku mblidhet tufa e rrezeve në
rastin e thjerrëzave konvergjente ose ku priten zgjatimet e rrezeve te shpërndara (në rastin e thjerrëzave divergjente),
quhet vatër e thjerrëzës ( F 1 ).

Fig. 2 Fig.3

Në rastin e parë vatra është reale, ndërsa në rastin e dytë është virtuale. Vatra ndodhet në boshtin optik kryesor.
Në qoftë se tufën e rrezeve e dërgojmë në kah të kundërt me kahet në figurat 2 dhe 3 (paralele me boshtin optik
kryesor), gjejmë përsëri një vatër te dytë ( F2 ), që është simetrike me të parën. Largësia nga vatra deri në qendrën e
thjerrëzës quhet largësi katrore e saj.
Po të vendosim një objekt përpara një thjerrëze me largësi katrore f, në largësinë a1 prej qendrës optike të saj,
shëmbëllimi do të përftohet në largësinë a2 e cila plotëson barazimin:
1 1 1
  (1)
a2 a1 f

ku: f është largësia katrore që llogaritet me formulën:

1 (2)
f 
1 1
( N  1)  (  )
R1 R2
ku: R1, R2 janë rrezet e sipërfaqeve sferike kufizuese, N  n ku n - është treguesi i thyerjes së materialit të thjerrëzës
n1
dhe n1 - treguesi i thyerjes se mjedisit ku ndodhet ajo.
Për thjerrëzat konvergjente (përmbledhëse) largësia katrore është pozitive (f > 0), ndërsa për ato divergjente
(përhapëse) është negative (f < 0).
Shënim. Në këtë punë laboratori formula (1) e thjerrëzës ndryshon pak nga ajo e paraqitur në librin e teorisë (Kurs
i Fizikes 2). Gjithashtu dhe përcaktimi i shenjave të largësive a1 dhe a2 ndryshojnë nga përcaktimi i shenjave të
madhësive përkatëse (analoge) s dhe s’ që figurojnë në tekstin e sipërpërmendur. Këtu shenjat e a1 dhe a2 si dhe
formula (1) janë paraqitur të tilla që të jenë pak më lehta për tu kuptuat nga studenti. Kështu, largësitë a1 dhe a2 janë
pozitive në qoftë se ato ndodhen në të djathtë të qendrës optike të thjerrëzës (pikës O) dhe negative në rastin e kundërt
.
Në Fig. 4 tregohet ndërtimi i shëmbëllimit A1 B1 për objektin AB, të vendosur në largësinë a1 nga qendra optike e
thjerrëzës konvergjente (për rastin kur f < a1< 2f ).

Fig. 4

Për ndërtimin gjeometrik të shëmbëllimit janë përdorur rrezet e mëposhtme të dritës:


1. Rrezja paralele me boshtin optik kryesor, e cila pas thyerjes nëpër thjerrëz kalon në vatrën F 1 të saj
2. Rrezja që kalon nëpër vatrën F2 , e cila pas thyerjes nëpër thjerrëz del paralele me boshtin optik kryesor.
3. Rrezja që kalon nëpër qendrën optike O të thjerrëzës, nuk e ndryshon drejtimin e saj.

Në qoftë se shëmbëllimi përftohet nga prerja e rrezeve që dalin nga thjerrëza, ai është real, ndërsa në qoftë se
përftohet nga prerja e zgjatimeve të rrezeve, ai është virtual.
Zmadhimi i thjerrëzës (Z) quhet raporti i gjatësisë së shëmbëllimit me atë të objektit Në qoftë se gjatësia e objektit
është l (pra AB=l) dhe ajo e shëmbëllimit është l1 (A1B1=l1) atëherë:
l
Z  1 (3)
l
Nga ngjashmëria e trekëndëshave ABO dhe A1B1O (Fig.4) duket që: l1  a2 , rrjedhimisht:
l a1
a2
Z  (4)
a1

Pjesa eksperimentale

Ushtrimi 1. Përcaktimi i largësisë katrore te një thjerrëze konvergjente.

Për përcaktimin e largësisë katrore f të një thjerrëze konvergjente do të përdoret një bango optike e shkallëzuar në
të cilën vendosen: objekti, thjerrëza si edhe ekrani ku përftohet shëmbëllimi real i objektit. Siobjekt do të shërbejë një
1-sh i ndriçuar nga një llambë. Largësinë katrore f të thjerrëzës do ta përcaktojmë duke përdorur dy metodat e
mëposhtme.
Metoda e parë: Përcaktimi i f te thjerrëzës konvergjente duke gjetur shëmbëllimin e objektit.

Në bangon optike vendosim: burimin e dritës (llambën) i cili ndriçon objektin, thjerrëzën si edhe ekranin.
Thjerrëzën konvergjente, të cilën e vendosim midis objektit dhe ekranit, e zhvendosim derisa shëmbëllimi në ekran të
jetë i qartë.
Matim largësitë a1 (objekt - thjerrëz ) dhe a2 (thjerrëz - shëmbëllim). Meqenëse a1 < 0 formula (1) shkruhet:
1 1 1
  (5)
a1 a2 f

Përsëriten 3 - 4 herë matjet për a1 e a2 dhe vlerat mesatare të tyre zëvendësohen në formulën (5) dhe llogaritet
largësia katrore f. Gjithashtu të maten me vizore gjatësitë ldhe l1 të objektit dhe shëmbëllimit të tij dhe të llogaritet
zmadhimi Z i thjerrëzës me anë të formulës (3). Të llogaritet gjithashtu ky zmadhim me anë të formulës (4). Matjet
përsëriten për 2 ose 3 thjerrëza konvergjente. Rezultatet e llogaritjeve të vendosen në tabelën e mëposhtme.

Tabela 1

a1mes a2mes f l l1 Z = l1 / l Z = a2mes/a1mes


Thjerrëza I
Thjerrëza II

Metoda e dytë: Metoda e Besselit

Kjo metodë mbështetet në faktin se nëse largësia e ekranit nga objekti është më e madhe se katërfishi i largësisë
katrore të thjerrëzës (L>4f), në ekran mund të përftohen dy shëmbëllime për objektin. Duke zhvendosur thjerrëzën në
hapësirën ndërmjet objektit dhe ekranit, në këtë të fundit shfaqen dy shëmbëllime të qarta të objektit, njëri i zmadhuar
(kur thjerrëza është me afër objektit) dhe tjetri i zvogëluar (kur thjerrëza është më afër ekranit). Në Fig. 5 është
paraqitur një situatë e tillë.

Fig. 5

Shënojmë: Llargësinë objekt - ekran;b largësinë midis dy pozicioneve te thjerrëzës;dlargësinë pozicioni i dytë i
thjerrëzës - ekran, atëherë për pozicionin e parë të thjerrëzës:
a1 = L – (b+ d) dhe a2 = b + d

dhe formula (5) shkruhet:


1 1 1 (6)
 
L  (b  d ) bd f

Gjithashtu për pozicionin e dytë të thjerrëzës:

a1 = L – d dhe a2 = d

dhe formula ( 5 ) shkruhet:

1 1 1
  (7)
Ld d f

Duke barazuar anët e majta të barazimeve (6) e (7) gjejmë dtë cilin e zëvendësojmë në barazimin (6) ose (7) dhe
përftojmë për largësinë katrore f formulën:
L2  b 2
f  (8)
4L

Vendosni objektin dhe ekranin në një largësi L (ku L > 4f). Të matet L. Pastaj lëvizni thjerrëzën në mënyrë të tillë
që në ekran të shfaqen dy shëmbëllimet e objektit. Të matet largësia b. Një gjë e tillë të përsëritet 3-4 herë dhe vlera
mesatare e b të zëvendësohet në formulën (8) për të llogaritur f. Në një rast të dytë të ndryshohet L dhe të përsëriten
matjet.Rezultatet e llogaritjeve te vendosen ne tabelën e mëposhtme.

Tabela 2

L bmes f
RASTI I
RASTI II

Ushtrimi 2. Përcaktimi i largësisë katrore te një thjerrëze divergjente.

Largësia katrore f e thjerrëzës divergjente nuk mund të përcaktohet me metodat e mësipërme të thjerrëzave
konvergjente, sepse rrezet që dalin prej saj divergjojnë dhe shëmbëllimi është virtual. Për këtë arsye do të zbatojmë
një metode tjetër, ku përveç thjerrëzës divergjente do të përdoret edhe një thjerrëz ndihmëse konvergjente.
Le të jetë A një objekt pikësor (Fig. 6). Me anën e thjerrëzës konvergjente L1 përftohet shëmbëllimi A1 në ekranin
E. Në qoftë se midis thjerrëzës L1dhe ekranit E vendosim një thjerrëzës divergjente L2, atëherë shëmbëllimi i objektit
pikësor A nuk do të përftohet në ekran, por diku më larg.

Fig. 6

Duke zhvendosur ekranin E gjejmë një pozicion të ri të tij, ku përftojmë shëmbëllimin e ri A2 të objektit pikësor
A. Duke e konsideruar shëmbëllimin A1 si objekt për thjerrëzën divergjente L2 zbatojmë formulën (1) të thjerrëzës, ku
shënojmë:
a1 - largësinë thjerrëz divergjente - pozicioni i parë i ekranit
a2 - largësinë thjerrëz divergjente - pozicioni i dytë i ekranit
Largësitë a1 dhe a2janë pozitive, ndërsa f < 0. Atëherë formula (1) e thjerrëzës shkruhet:
1 1 1 1 1 1
  ose   (9)
a2 a1 ( f ) a1 a2 f

Të maten largësitë a1 dhe a2 disa herë (3 - 4 herë); vlerat e tyre mesatare të zëvendësohen në formulën (9) dhe të
llogaritet largësia katrore f.
Në një rast të dytë të ndryshohet vetëm pozicioni i thjerrëzës divergjente në zonën ndërmjet ekranit dhe thjerrëzës
konvergjente dhe të maten largësitë a1dhe a2 siç u tregua më lart. Eksperimenti mund të kryhet edhe me një objekt
jopikësor. Rezultatet e llogaritjeve te vendosen ne tabelën e mëposhtme.

Tabela 3

a1mes a2mes f
RASTI I
RASTI II

You might also like