You are on page 1of 25

Ligjet e optikes gjeometrike

• Që në kohë të Greqisë së vjetër janë të njohura katër ligje themelore të përhapjes së dritës:
• 1.Ligji I perhapjes drejtvizore te drites
• 2.Ligji I pavarsise se drites
• 3.Ligji I reflektimit te drites
• 4.Ligji I thyerjes se drites

●Ligji I perhapjes drejtvizore te drites thote:

Në mjedise homogjene rrezet e dritës përhapen në mënyrë drejtvizore.

2. Ligji i pavarësisë së rrezeve të dritës thotë:

Tufat e rrezeve të dritës që depërtojnë njëra në tjetrën, nuk kanë veprim reciprok

3.Ligji I reflektimit te rrezeve te drites thote:Gjatë rënies së rrezeve së dritës në ndonjë rrafsh të sheshtë ideal të lëmuar,
rrezet rënëse dhe të reflektuara mbyllin kënde të njëjta me normalen e lëshuar në pikën e reflektimit, siç tregohet në fig.
1.3., pra

4. Ligji i thyerjes së rrezeve të dritës shprehet:

Raporti i sinuseve të këndëve që formojnë rrezja rënëse dhe rrezja e thyer është madhësi konstante
Pozitat e objektit dhe shembellimit ne pasqyra sferike

Nëse qelqi në formë sferike lyhet me material të patejdukshëm, nga pjesa e jashtme formojmë pasqyrën konkave apo
lugore, kurse, po të lyhet nga ana e brendshme, formohet pasqyra mysore (konvekse) e këto shihen në figurat 1.4a dhe b.

Pika K paraqet kulmin e pasqyres, pika C qendrën e lakueshmërisë, drejtimi CK - boshtin optik, pika F - vatrën apo fokusin
e pasqyrës sferike, harku AB hapjen e pasqyrës.

Rrezja (1) që përhapet paralel me boshtin optik të pasqyrës reflektohet nëpër vatër dhe përhapet në drejtimin (1). Rrezja (2) që kalon
nëpër vatër të pasqyrës, pas reflektimit, përhapet paralel me boshtin optik në drejtimin (2').

Rrezja (3) që bie nga objekti në çfarëdo pike të pasqyrës me kënd a do të reflektohet me të njëjtin kënd a në drejtimin (3)

Rrezja (4) që përhapet nëpër qendrën C të pasqyrës, pas reflektimit, kthehet përsëri nëpër të njëjtën rrugë

2. Ekuacioni i pasqyrave konkave sferike Nëse shërbehemi me rrezet 3 dhe 4 të fig. 1.5. për përfitimin e ekuacionit të
pasqyrave konkave sferike, sikurse në fig. 1.6 fitojmë:

1/f = 1/a + 1/b


Pozitat e objektit dhe shembellimit ne thjerra te holla
Me thjerrë optike kuptojmë trupin e tejdukshëm te kufizuar me dy sipërfaqe të lakuara ose n j mathfrak c sipërfaqe të
lakuar dhe një të rrafshët. Nëse sipërfaqet kufitare të lakuara janë pjesë të sferës, atëherë kemi të bëjmë me thjerre
sferike (fig. 1.7). Nëse trashësia e thjerrës është shume me e vogël se rrezet e lakueshmërisë së sipërfaqeve të saj,
thjerrën e quajmë thjerrë të holle (fig. 1.8).

Nga fig. 1.7 mund të dallojmë pikat,segmentet dhe harqet e thjerres: qendrat e lakueshmërisë (C, dhe C), rrezet e
lakueshmërisë të sipërfaqeve kufitare (R_{1}) dhe Ra), pikat fokale ose vatrat (Fi dhe F2), të cilat janë të larguara për f_{1}
=R 1 /2 + përkatësisht f_{2} = R_{2} / 2 dhe boshtin optik të thjerrës, i cili kalon nëpër qendrat e optik sferave (Ci dhe Ca).

Thjerrat mund të jenë shumë llojesh dhe ndahen në dy grupe kryesore: përmbledhëse (konvergjenete) pozitive dhe
shpërndarëse (divergjente) - negative. Në fig. 1.9 thjerrat përmbledhëse (pozitive) kanë këto emertime; a - bikonvekse, b-
plankonvekse dhe e-konkavo-konvekse, kurse thjerrat shpërndarëse (negative) quhen: a bikonkave, b - plankonkave dhe
c-konvekso-konkave.

Rrezja (1) që bie paralel me boshtin optik thyhet nëpër vatër (1')

• Rrezja (2) që bie nëpër qendër A të thjerrës nuk thyhet fare (2')

Rrezja (3) që bie nëpër vatër thyhet paralel me boshtin optik (3').
4. POZITA DHE ZMADHIMI I SHEMBËLLIMEVE NË PASQYRA TË RRAFSHTA,

SFERIKE DHE THJERRA TË HOLLA

1. Pasqyra e rrafshët

•Pasqyrë e rrafshët quhet çdo sipërfaqe e lëmuar nga e cila mund të reflektohen rrezet e dritës. Tufa e rrezeve të dritës
që del nga një pikë quhet tufe sti- gmatike e rrezeve. Te pasqyra e rrafshët tufa stigmatike e rre- zeve, pas reflektimit,
mbetet stigmatike, pra edhe burimi virtual del nga një pikë. Për këtë arsye shëmbëllimet nga pasqyrat e rrafshëta janë të
mprehta dhe të pastra.

Zmadhimi te pasqyrat e rrafshëta përkufizohet me raportin: Z = (I' * A)/(IA) = 1

Janë tri veti të pasqyrave të rrafshta që duhet mbajtur në mend:

• Objekti dhe shëmbëllimi në pasqyrë të rrafshët qëndrojnë simetrikisht në anë të kundërta dhe njësoj të larguar ndaj
saj.

• Shëmbëllimi i objektit është virtual, nuk është identik me të, ashtu që anës së majtë të objektit i përgjigjet ana e
djathtë e shëmbëllimit dhe anasjelltas.

•Nuk ekziston zmadhim i shëmbëllimit të objektit dhe gjithmonë e ka vlerën një.

Raporti i madhësisë së shëmbëllimit y' ndaj madhësisë së objektit y quhet zmadhim i pasqyrës sferike

Zmadhimi në thjerra shprehet me formulen:Z=b/a


5. RREGULLAT E PËRCAKTIMIT TË KARAKTERIT TË SHËMBËLLIMIT NË PASQYRA DHE THJERRA

•Karakteri real apo virtual i shëmbëllimit të objektit në pasqyra shprehet në formën: Shëmbëllimi në pasqyrë të
rrafshët dhe pasqyrë sferike është real nëse krijohet në të njëjtën anë me objektin, në raport me pasqyren kurse
virtual nëse krijohet në anë të kundërt të saj (fig.1.13. fig. 1.14, fig. 1.15 dhe fig. 1.16).

2. Karakteri real apo virtual i shëmbëllimit të objektit në thjerra shprehet në formën: Shëmbëllimi në thjerrë është real
nëse krijohet në anë të kundërt ndaj objektit (fig. 1.10), në raport me virtual nëse krijohet në të njëjtën anë me të (fig.
1 .17)
6. TË METAT E THJERRAVE DHE KORRIGJIMET E TYRE

1.Aberacioni sferik është rrjedhojë e sipërfaqeve sferike të thjerrave. Rrezet e dritës, të një burimi pikësor I që gjendet në
bosht optik.

2. Koma (floknaja):Nga rrezet e dritës që arrijnë nga pikat e objektit jashtë boshtit optik nuk mund të krijohen shëmbëllime
të mprehta, sepse thjerra nuk ka aftësi të krijojë në të njëjtën pozitë të perdes shëmbëllim të mprehtë nga rrezet qendrore
dhe periferike. Kësisoj, shëmbëllimet e objekteve pikësore, të cilat nuk që ndrojnë pranë boshtit optik nuk do të jenë të
formës rrethore, por i përngjajnë floknajës së kometës.

3. Aberacioni kromatik-Praktikisht, thjerra krijon nga një shëmbëllim për çdo ngjyrë të dritës rënëse të bardhë, (fig. 1.20).
Në këtë rast rrezet me gjatësi të shkurtër valore (të kaltra) thehen më tepër sesa rrezet me gjatësi valore më të gjatë (të
kuqet)

4. Astigmatizmi:Astigmatizmi është aberacion i thjerrës, i cili paraqitet gjatë fo rmimit të shëmbëllimeve të pikave të objektit
që janë të larguara nga boshti optik. Ky aberacion e zgjat shëmbëllimin në drejtim të boshtit optik.

5. Përdredhja (distorzioni) Mund të ndodhë që shëmbëllimi i fituar me thjerrë të jetë i mprehtë, por që zmadhimi linear
i tij në vende të ndryshme është I ndryshëm. Në këtë rast shëmbëllimi nuk i ngjan objektit, por deformohet kah anët.
7. ZMADHIMI I SHËMBËLLIMIT TË OBJEKTIT ME QELQ ZMADHUES

Qelq zmadhues quajmë thjerrën e zakonshme konvergjente e cila mundëson zmadhimin e këndit të dukjes së ndonjë
objekti shumë të vogël dhe të detaleve të tij që nuk mund të shihen me sy. Në këtë rast fitohet shëmbëllim i objektit i cili
është i zmadhuar i drejtë dhe virtual. Pozita e objektit rregullohet ashtu që shëmbëllimi i tij virtual të gjendet në largësi të
pamjes së qartë. Në këtë largësi i njëjti objekt do të shihet me sy edhe pa qelq zmadhues, por me kënd më të Vogel te
shikimit.

Raporti i këndeve të shikimit të shëmbëllimit 0° e dhe të objektit 0 quhet zmadhim këndor i qelqit zmadhues dhe shprehet në

formën Z = (tg * 0')/(tg*0) = y/y = b/a


8. ZMADHIMI I SHËMBËLLIMIT TË OBJEKTIT ME MIKROSKOP OPTIK

Mikroskopi optik është instrument që shërben për vrojtim të objekteve shumë të imëta dhe të detaleve të tyre që nuk
mund të shihen me sy. Mikroskopët bashkëkohorë arrijnë zmadhimin e këndit të pamurit të objekteve deri në 2000 herë.
Përbëhet prej dy thjerrave te cilat janë të vendosura në të njëjtin bosht optik dhe përforcohen brenda nje gypi që quhet
tubus optik i mikroskopit Thjerra e cila gjendet afër objektit qe vrojtohet quhet objektiv, kurse thjerra e cila gjendet afer
okul te vrojtuesit quhet synor(okular).

Thjerra e objektivit e ka largësinë fokale shumë të vogël (1.5 deri në 5 mm). Detyra e objektivit është krijimi i shëmbëllimit
real dhe të zmadhuar të objektit që vrojtohet me mikroskop.

Zmadhimi i tërësishëm i mikroskopit shprehet me prodhimin e zmadhimeve të veçanta të objektivit dhe okularit

Z=Z obl * Z ok.:


9. DEVIJIMI MINIMAL I RREZES SË DRITËS NË PRIZËM OPTIK

Prizëm optik quajmë trupin e tejdukshëm të kufizuar ndërmjet dy sipërfaqeve të rrafshëta, të cilat mes vete mbyllin një
kënd 0

Këndi &, të cilin e mbyllin rrezja rënëse me rrezen dalëse, quhet kënd I devijimit të prizmit

Çdo gjatësi valore e dritës së bardhë e ka indeksin e vetë thyerjes. Rrezja me ngjyrë të kuqe thehet më së paku, kurse ajo
me ngjyrë vjollce thehet me së shumti. Prandaj, nëse në prizëm bie drita e bardhë, pas përhapjes nëpër të, do të paraqiten
brezat e ngjyrave të renditura si në fig. 1.26.

Dukuria e zbërthimit të dritës së bardhë (polikromatike) në komponentë njëngjyrëshe quhet dispersion i dritës. Brezi i
rrezeve të dritës të ngjyrave të ndryshme quhet spektër.
10. THYERJA E DRITËS NË PLLAKE PLANPARALELE

Në fig. 1.28, tregohet rënia e rrezes së dritës në pllakë planpara- lele me kënd a ndaj normales. Pllaka në të dy anët është e
kufizuar me ajër. Pas thyerjes me kënd ẞ, në pikën A të sipërfaqes së epërme kufitare, rrezja do të afrohet kah normalja
dhe do të përhapet nëpër qelq deri në sipërfaqen e poshtme kufitare në të cilën do të thyhet përsëri në pikën B, duke u
shmangur prej normales. Nga fig. 1.28 për zhvendosje & kemi, delta = AB * sin(alpha - beta)

kurse segmenti AB njehsohet sipas shprehjes: AB = d/(cos beta)

Nga dy shprehjet e fundit kemi delta = (d * sin(alpha - beta))/(cos beta) që paraqet vlerën e zhvendosjes së rrezes dalëse në
raport me rrezen hyrëse në pllakën planparalele me trashësi d. Shihet se kjo zhvendosje varet nga këndi i rënies a dhe
trashësia e pllakës d.
11.BURIMET KLASIKE TË DRITËS DHE LASERET

Dukuritë e interferimit të dy tufave valore mund të ndodhin vetëm nëse ato janë koherente (lat. coherentia-lidhmëri).
Tufat e dritës ko- herente përbëhen prej valëve me frekuenca të njëjta, polarizim dhe faza konstante.

•Laseret janë burime të dritës të cilët dallojnë nga burimet klasike natyrore sipas karakteristikave që kanë:
monokromati- zmin, orientimin, shkëlqimin dhe kohere- ncën jashtëzakonisht të lartë.

•Monokromatizmi i laserit nënkupton emetimin e dritës gati të një gjatësie valore.

•Orientimi i tufës së laserit ka të bëj me shmangien minimale të saj nga boshti i përhapjes i cili nuk arrin vlerën 0.05

Shkëlqimi i tufës është masë e monokro- matizmit dhe orientimit të burimit të dritës. Përkufizohet si fuqi e dritës që
rrezatohet në këndin hapë sinor, për gjatësi valore në njësi të sipërfaqes

Koherenca është përputhshmëri e dy apo më shumë proceseve. Burime koherente quhen burimet e dritës që
sigurojnë ndryshim fazor konstant për valët që arrijnë në pikë të caktuar të hapësirës. Të gjitha këto veti i kanë tufat
e laserit
1 2. INTERFERENCA E VALËVE KOHERENTE TË DRITËS

.1Parimi sipervendosjes të valëve koherente

Çfarëdo largësie y të grimcës nga pozita ekuilibruese e quajmë elongacion dhe varësia e saj nga koha shprehet me
formulen: y = a * cos(cot – omega) ku janë: a- amplituda e lëkundjes; omega = 2pi*fL frekuenca këndore

2. Interferogrami i dy tufave të dritës koherente

Nga shprehja (2.4) shohim se si rezultat të inteferencës nuk fitojmë shumën e intensiteteve të çdo njërës vale 11, +1,, por
një vlerë e cila shtrihet rreth këtij intensiteti të cilin e shkakton anëtari I tretë. Intensiteti interferencial e ka vlerën
maksimale: I max =I¹+1²I +2 sqrt 1¹+1² =( I¹ + I² )²

Nga trajtimi analitik, kuptojmë se interferogrami përbëhet nga një sistem i vijave të ndritshme të ndara mes veti me vija të
errëta që grafikisht tregohen në fig. 2.5a, kurse vijat e fituara nga eksperimenti në fig. 2.5b.
1 3. INTERFERENCA E DY BURIMEVE VIRTUALE

Valet e dritës nuk mund të interferojnë nga dy burime te pavarura, p.sh., nga dy qirinj. Për këtë qëllim janë dhënë disa ide
si të ndahen tufat e dritës nga i njëjti burim dhe pasi të kalojnë rrugë të ndryshme të bashkohen mes vete me interferim..
Për të gjitha metodat vlen e njëjta analizë matematike e interferences

Pasqyrat e Frenelit

Ky tip i sipërvendosjes të valëve koherente quhet interference e palokalizuar meqë mund të lokalizohen në çfarëdo largësie
nga burimi. Ky është sistem të dy pasqyrave të cilat takohen përgjatë njërës anë të tyre dhe mes vete e mbyllin një kënd të
vogël, siç trego het në fig. 2.6, në të cilën është dhënë prerja e aparaturës. Pasqyrat janë paraqitur me vijën 00, dhe 002. Në
largësi të caktuar nga pasqyrat vendoset burimi real I i dritës. Ky burim është i formës së vijës (vale cilindrike) dhe vendoset
paralel me pasqyrat. Burimi në fig. 2.6 është i projektuar në pikën I.

Në perden E thuajse arrijnë nga burimi tjetër virtual S2. Kësisoj në perde E, e cila gjendet e larguar nga pasqyrat O, dhe 0:
për afro 1 m, apo edhe më tepër, krijohet fusha interferenciale e cila i përgjigjet interferencës së dy burimeve virtuale S,
dhe S2.
4. VIJAT INTERFERENCIALE TË PJERRËSISË SË NJËJTË. INTERFERENCA NË PLLAKA TË HOLLA. NGJYRA E FLETËVE TË HOLLA

Formë e veçantë e interferencës së lokalizuar në pambarim paraqitet në pllaka të holla planparalele që ndryshe quhet
interferencë e pjerrësisë së njëjtë. Vijat interferenciale të pjerrësisë së njëjtë vërehen vetëm në planin fokal të thjerrës.

Të mendojmë rënien e dritës monokromatike (të një gjatësie valore λ) në pllakë të hollë me trashësi d, siç tregohet në fig.
2.9, e cila është e ndërtuar nga materiali i tejdukshëm me indeks të thyerjes n. Do të përcjellim një rreze nga burimi i dritës
I, e cila do të takojë pllakën në pikën A. Rrezja IA do të reflektohet pjesërisht nga sipërfaqja e lartë e pllakës në pikën A.
Pra, në pikën A do të reflektohet vetëm një pjesë e rrezes, kurse pjesa tjetër do të depërtojë nëpër pllakë dhe do të arrijë
deri në pikën B të sipërfaqes së dytë të saj nga e cila do të reflektohet, ashtu që pjesa e rrezes CL do të jetë paralele me
pjesën e rrezes AL. Meqë të dy rrezet janë krijuar nga ndarja e tufës rënëse në pikën A në dy pjesë, këto rreze do të
interferojnë mes vete. Nëse në rrugën e rrezeve e vendosim thjerrën përmbledhëse, thjerra do t'i bashkojë në rrafshin e
vet fokal F, ashtu që në këtë rrafsh mund të vërejmë rezultatin e interferimit të tyre.

Interferenca në pllaka të holla, nëse burimi është i zgjeruar (Dielli), krijon ngjyra që quhen ngjyra të fletëve të holla. Këto
ngjyra krijohen, p.sh., nga njollat e naftës në asfalt, në shtresën e hollë të vajit apo të naftës mbi ujë, në dritare apo në
flluskë të sapunit që tregohet në fig. 2.10.
15. VIJAT INTERFERENCIALE TË TRASHËSISË SË NJËJTË. UNAZAT E NJUTONIT

Një formë e interferencës në trup në formë të pykës mund të realizohet me ndihmën e një thjerre konvergjente
sipas idesë së Nju- tonit. Në këtë rast fitohen vija rrethore në formë unazash që ndryshe quhen unaza të
Njutonit. Që të fitojmë këto unaza, duhet që mbi pllakën e rrafshët të qelqit të vendosim thjerren plankonvekse,
siç tregohet në fig. 2.11a.

Unazat e Njutoni fitohen si nga drita reflektuese në pllakë të qelqit ashtu edhe nga drita depërtuese në të siç
tregohet në fig. 2.11b. Do të analizojmë krijimin e interfero- gramit nga drita reflektuese në fig. 2.11b duke u
ndihmuar nga gjeometria e fig. 2.11a. Thjerra R duhet të jetë me rreze të madhe të përkulshmërisë R.

. Interferogrami në dritën e reflektuar

Vijat interferenciale me intensitet të njëjtë gjenden në vendet me trashësi të njëjtë të shtresës së ajrit. Këto vija
me intensitet konstant gjenden në rrathët e përshkruar rreth boshtit të thjerrës që ndryshe quhen unaza të
Njutonit

2. Interferogrami në dritën depërtuese

Interferogrami i lokalizuar në pllakë planparalele duket jo vetëm në dritën e reflektuar ÇÇi, por edhe në dritën
depërtuese DD të fig. 2.11b. Në përgjithësi ekziston parimi që vlen për pllakë planparalele që thotë se
interferogrami i dritës së refle ktuar dhe interferogrami i dritës depërtuese komplementohen (plotësohen) mes
veti.
16. DIFRAKTOGRAMI I ÇARJES SË NGUSHTË, VRIMËS SË VOGËL, TELIT TË HOLLË DHE
TEHUT TË MPREHTË

Kur drita kalon nëpër apertura (hapje ose çarje) të vogla, dimensionet e të cilave janë të rendit të madhësisë së
gjatësisë valore të dritës rënëse, shohim se drita devijon nga përhapja drejtvizore (fig. 2.14). Pra, në vend se të
paraqitet ndriçimi vetëm në figurën e çarjes, bb ndriçim do të ketë edhe në ato pjesë të perdes EE që sipas ligjit
të përhapjes drejtvizore duhet të paraqitet hija cc. Cfarëdo devijimi të dritës nga pë- rhapja drejtvizore e saj e
quajmë difraksion. Ky devijim i rrezeve të dritës nuk mund të shpjegohet as me thyerje e as me reflektim.

Dukuritë e difraksionit ndodhin jo vetëm kur drita kalon nëpër vrima, hapje apo çarje vogla, por edhe kur kalon
pranë teheve të mprehta, apo kur ndonjë pengesë ndodhet në rrugën e dritës si: gjysmërrafshi, fija, sfera, ci-
lindri, sita, rrjeta etj. Difraksioni i dritës ndodh gjithmonë kur fluksi i dritës kufizohet në hapësirë

Në përgjithësi, dukuritë e difraksionit i ndajme në dy tipa: në difraksion të Fraunhoferit dhe në difraksion të


Frenelit .
7. PARIMI I HAJGENSIT DHE DIFRAKSIONI NË ÇARJE

1. Parimi i Hajgensit

Parimi i Hajgensit është i domosdoshëm për shpjegimin e përhapjes së valëve nëpër mjedise,
apertuara dhe pranë pengesave. Sipas këtij parimi çdo pikë e mjedisit në të cilën bie vala
bëhet burim i valëve sferike sekondare. Fronti valor rezultues paraqitet me mbështjellësin
sferik të valëve sekondare sferike (fig. 2.18). Nëse vala që përhapet është e rrafshët, atëherë
edhe mbështjellësja rezultuese e valëve sekondare sferike është vijë e drejtë e cila i S
përgjigjet frontit të valës së rrafshët (fig * 2.19 ) Në fig. 2.18 burimi pikësor S krijon frontin
sferik të valës AB dhe gjatë përhapjes takon 10 pika të mjedisit. Këto pika bëhen burimi
valëve sekondare sferike ashtu që mbështjellsja e tyre na jep përsëri frontin valor sferik CD.
18. DIFRAKSIONI NË RRJETË OPTIKE

Rrjeta optike përbëhet prej një sistemi të shumë çarjeve paralele, Zakonisht, numri i çarjeve
shënohet me N Në rrjeta të ndryshme ky numër është i ndryshëm, p.sh. mund të jetë N 50
çarje/mm, apo 100 çarje/mm e më tepër. Dikur janë ndërtuar në pllakë qelqi duke gërvishtur me
diamant disa qindra vija në një mm. Vendi ku diamanti e gërvisht qelqin nuk e lëshon dritën.
kurse rolin e çarjes e luan hapësira ndërmjet dy gërvishtjeve.

Gjerësinë e një çarje së bashku me pengesën fqinje që e ndan nga çarja tjetër e shënojmë me d
dhe e quajmë konstante e rrjetës optike.

Le të bie në rrjetë optike vala e rrafshët e dritës monokromatike (e një gjatësie valore 2). Rrezet
e dritës kalojnë nëpër çdo çarje. Të gjitha këto rreze mes vete mund të interferojnë sepse arrijnë
nga i njëjti burim. Në drejtimin normal ndaj rrjetës të gjitha rrezet kanë fazë të njëjtë, sepse
rrugët e tyre janë të njëjta, Por, nga difraksioni nëpër çarje të rrjetës, rre- zet e dritës nuk do të
përhapen vetëm në drejtimin normal ndaj rrjetës, por edhe në drejtimet e tjera që përcaktohen
me kushtin:
19. FIZIKA NË FUND TË SHEKULLIT XIX, PARIMI I UNITETIT DHE
ETERI KOZMIk
Deri në fund të shekullit XIX në fizikë ishin përfunduar studime
fundamentale për mekanikë dhe elektrodinamikën klasike. Nuk kishte ngelë
diçka e pa shpjeguar dhe ishin krijuar dy realitete të përkryer. Mekanika,
realiteti i parë i përkryer kishte filluar me punimet e Njutonit dy shekuj më
parë dhe ishte përfunduar me punimet e Lagn- nzhit, Laplasit, Hamiltonit,
Ojlerit dhe të tjerëve. Kjo disiplinë e fizikës ishte studiuar me të gjitha
detajet e veta, saqë mendohej se gjitha dukuritë tjera, e jo vetëm ato fizike,
mund të shpjegohen në aspektin mekanik. Me shumë të drejtë mekanikën
mund ta person fikojmë me emrin e Njutonit.
Realiteti i dytë i përkryer ishte elektrodinamika apo teoria e fushës
elektromagnetike (EM), që fillon me punimet e Erstedit, vazhdon me
punimet e Faradeit dhe Amperit dhe përfundon me punimet e Ma ksuellit.
Saktësinë e punimeve matematike të Maksuellit e arsyeton
eksperimentalisht Herci. Me shumë të drejtë njohuritë nga dhe magnetizmi
mund të personifikohen me emrin e Maksuellit
bartës. Fizikanët e shekullit XIX me qëllim që të ruajnë ngjashmërinë mes
dukurive mekanike dhe dukurive EM ringjallën hipotezën e ekzistimit të
eterit kozmik në të cilin lëviz edhe Toka dhe trupat tjer qiellore. Hipoteza e
ekzistimit të eterit kozmik është paraqitur që nga Aristoteli dhe në fizikë ka
ngelë deri në paraqitjen e Ajnshtajnit.
20. MATJET EKSPERIMENTALE QË E KUNDËRSHTOJNË PARIMIN
KLASIK TË MBLEDHJES SË SHPEJTËSIVE

1. Eksperimenti i Fizos

Në vitin 1859, fizikani francez, Fizo, përcaktoi eksperimentalisht shpejtësinë e përhapjes së


dritës në ujë të lëvizshëm me ndihmën e pajisjes në fig. 3.1.

Tufa e dritës nga burimi bie në pllakën gjysmë lëshuese (Gj nga pllaka gjysmë lëshuese Gj.L
vazhdon nëpër gyp në kah dhe ndahet në dy tufa të reja dhe shpejtesia e drites ne uje te qete
shkruhet ne kete formule

Eksperimenti i Majkelsonit

Eksperimenti i Majkelson-Morlit është menduar si vërtetim i ekzistimit të eterit të


palëvizshëm ndaj cilit Toka lëvizë rreth Diellit. Ky eksperiment nuk ka dhënë zhvendosje të
vijave interferenciale të tufave dritës që kalojnë njëra në drejtim të lëvizjes së Tokës ndaj
eterit e tjetra normal nda saj. Me fjalë tjera matje kanë tregu se vlejnë shprehjet:

2. Aberacioni yjor

Gjatë vrojtimit të ndonjë ylli me teleskop duhet të pje- rrësohet boshti i teleskopit për një
kënd y, ndaj drejtimit të vërtetë të yllit, siç tregohet në fig. 3.3. Ky kënd y, që quhet kend i
aberacionit, varet nga drejtimi dhe vlera e shpejtësisë orbitale v të Tokës rreth Diellit në
moment të matjes, prandaj me të hulumtohet ndërrimi vjetor i kësaj shpejtësie. Vlera
maksimale e këtij këndi është:

21. DRITA NUK I NËNSHTROHET PARIMIT KLASIK TË MBLEDHJES SË SHPEJTËSIVE

1. Vëzhguesit në platformě statike dhe të lëvizshme Vëzhguesit Pi dhe Pa qëndrojnë në skajet e


platformës së trenit të palëvizshëm në sistemin O në fig. 3.6a, njësoj të larguar nga burimi i zërit
në mesin e saj. Në këtë gjendje të dy vëzhguesit e pranojnë zërin nga burimi në të njëjtën kohë
me të njëjtën shpejtësi. Pra, Pe regjistron shpejtësinë va (akustike) = 340 m/s dhe P2 e regjistron
v= 340 m/s. Vëzhguesit në platformën O' që lëvizë me shpejtësi konstante v (shpejtësia e trenit)
regjistrojnë shpejtësi të ndryshme nga burimi Në këtë rast vëzhguesi P, regjistron shpejtësinë

2. Lëvizja e Tokës rreth Diellit. Eksperimenti i Majkëlson-Morlit,

(M-M) zërit e luan drita, kurse në vend të shpejtësisë së trenit v kemi shpe Trajtimi i lëvizjes
është analog me të mëparshmin. Tani rolin e jtësinë e Tokës rreth Diellit Tokes 30 km/s dhe
përsëri kemi dy pozita të vëzhguesve Pi dhe P₂ në Tokë ndaj Diellit

parimit klasik të mbledhjes së shpejtësive,vëzhguesi në pozitën P, duhet të regjistrojë për


shpejtësi të dritës vlerën:c¹=c+v
22. DY POSTULATE PËR KUPTIME TË REJA TË HAPËSIRËS DHE KOHËS

Në fund të shekullit XIX fizikanët dinin se për dritën dhe fushën EM nuk vlen parimi klasik i
mbledhjes së shpejtësive, por e dinin se nuk vlen as parimi i relativitetit klasik i Galileit edhe për
elektro- dinamikë. Me fjalë të tjera, e dinin se vetëm ekuacionet e mekanikës jane invariante
ndaj transformimeve të Galileit, por nuk janë inva riante edhe ekuacionet e elektrodinamikës.

Prandaj, shtohet pyetja: a vlen parimi i relativitetit i Galileit vetem për mekanikën e Njutonit dhe
nuk vlen në atë formë edhe për dukuri elektrodinamike? Ose, ndoshta ky parim i Galileit vlen
për disa lëmenj të fizikës, kurse për lëmenj të tjerë nuk vlen. Ajnshtajni, në mënyrë intuitive nuk
ka mund të pranojë se natyra në lëmenj të ndryshëm jep figura të ndryshme për vetveten. Sipas
mendimit të tij, ose duhet mohuar parimin e relativitetit të Galileit nga mekanika, ose duhet ta
zgjerojmë edhe për elektrodinamikë.

Mohimi i parimit të relativitetit të Galileit nga mekanika do të na kthente në mekanikën e


Aristotelit, sipas së cilës për ruajtjen e lëvizjes së njëtrajtshme drejtvizore, nevojitet një veprim i
vazhduar i forcës që është mendim plotësisht i gabuar

Zgjidhjen e dytë Ajnshtajni e mendonte si të nevojshme. Kështu ai propozonte që edhe ligjet e


mekanikës dhe ato të elektrodinamikës t'i nënshtroheshin një parimi të relativitetit, Ajnshtajni e
ngriti parimin e relativitetit klasik në nivel të ligjit fizik, pra në nivel që do të vleje edhe për
mekanikë edhe për elektrodinamikë, edhe për tërë fizikën, por duke supozuar se përfitimi i
shprehjeve të reja bëhet me ndihmën e dy postulateve që shprehen kështu:

1. Të gjitha ligjet e fizikës mbeten të pandryshueshme ndaj çfarëdo sistemi që lëviz në mënyrë të
njëtrajtshme drejtvizore apo që është në qetësi.

2. Shpejtësia e dritës në boshllëk është madhësi konstante (absolute) në të gjithë sistemet


inerciale
23. TRANSFORMIMET E LORENCIT

Ajnshtajni i gjeti këto shprehje për lidhshmëri mes koordinatave dhe kohës mes dy sistemeve
inerciale, që quhen transformimet e Lorencitnëse njëri ndaj tjetrit lëviz me shpejtësi v

Madhësia y që figuron në shprehjet e transformimeve të Lorencit (3.10) dhe përkufizohet me


shprehjen (3.11) quhet faktor i Lorencit dhe gjithmonë është y>1.

Nëse kërkohet të dimë të kundërtën, pra të dimë koordinatat dhe kohën e sistemit O, nëse ato të
sistemit O' janë të njohura, atëherë në shprehjet (3.10) në vend të v shënojmë vlerën - v, e
hjekim apostrofin nga madhësitë që e kanë dhe e vendosim në madhësitë që nuk e kanë Në këtë
rast, fitohen transformimet inverze të Lorencit
24. POLARIZIMI I VALËVE TË DRITËS

1. Drita natyrore

Në mënyrë eksperimentale dhe teorike vërtetohet se valët e dritës dhe në përgjithësi valët Ejanë
valë transversale. Dihet se në valët transversale mekanike lëkundja e grimcave të mjedisit kryhet
normal ndaj drejtimit të përhapjes së tyre. Kur flasim për valët e dritës dhe valët EM atëherë
normal në drejtim të përhapjes së këtyre valëve lëkunden ndërrimet e fushës elektrike të cilat
në mënyrë të pandarë i përcjellin edhe ndërrimet e fushës magnetike.

Pasi që drita natyrore nuk qenka e polarizuar, atëherë ekziston mundësia që me pajisje të
caktuara të fitojmë dritë në të cilën ndërri- met e fushës elektrike do të lëkunden vetëm në një
drejtim të caktuar,përkatësisht ta polarizojnë atë. Këto aparate quhen polarizatorë

2. Analogu mekanik i polarizatorit

Që ta kuptojmë më lehtë veprimin e polarizatorit, do të shërbe- hemi me analogun mekanik të


treguar në fig. 2.26a. Për valë mekanike (litari i valëzuar) si polarizator mund të shërbejnë dy
çarje të ngushta në një kuti dërrase. Nga të gjitha rrafshet e mundshme të lëkundjeve të litarit
deri te çarjet e kutisë, çarjet do t'i lejojnë vetëm lëkundjet në rrafshin që përputhet me rrafshin e
tyre.Pra, deri në çarje të kutisë vala është e papolarizuar, kurse pas çarjeve polarizohet dhe
rrafshi i polarizimit përcaktohet me rrafshin e çarjeve.
25. 11. LIGJI I MALUSIT PËR POLARIZIM TË DRITËS. DIKROIZMI

1. Ligji i Malusit

Polarizimi i dritës bëhet në disa mënyra. Njëra prej tyre bazohet në ngjashmërinë me analogun
mekanik të tre- guar në fig. 2.26. Në këtë rast, për valët e dritës rolin e çarjeve në kuti e luajnë
pllakat e kristalit të turmalinës. Pllakat priten paralel me boshtin e vet kristalor dhe ve- ndosen
ashtu që boshtet e tyre qëndrojnë në një drejtëz (fig. 2.28). Drita e papolarizuar nga burimi i bie
në pllakën e parë P në të cilën polarizohet (polarizator) e pastaj bie në pllakën e dytë A
(analizator). Polarizatori e lejon vetëm një rrafsh të lëkundjeve, rrafshin në të cilin gjendet boshti
optik kristalor, prandaj themi se polarizatori e polarizon atë dritë në mënyrë lineare.

2. Dikroizmi

Arsyeja pse pllaka e turmalinës e polarizon dritën shpjegohet si vijon. Është veti e kristaleve që
nga një rreze e dritës që kalon nëpër kristal të krijohen dy rreze. Njëra quhet rreze e rregullt,
kurse tjera rreze e parregullt, Meqë këto rreze kanë shpejtësi të ndryshme dhe paraqitet thyerja
e dyfishtë ndryshe do të thyhen. Ka mundësi pllaka e kristalit të punohet me aso trashësie që
njëra nga dy rrezet thithet tërësisht dhe të ngelë vetëm tjetra, siç është rasti i kristalit
turmalinës. Kristalet e tilla janë të përshtatshme për ndërtimin polarizatorëve. Vetia e kristalit
që nga dy rreze brenda tij të thithe vetëm njëra quhet dikroizëm. Turmalina është shembull i
kristali dikroik.

You might also like