You are on page 1of 1

Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: 4 Klasa: VIII

Tema mësimore: Dispersioni i dritës Situata e të nxënit: Në një ditë me diell dhe me shi shikojmë ylberin.
(Zbërthimi i dritës) Si formohet ylberi?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:


 shpjegon zbërthimin e dritës dhe spektrin e saj; prizëm
 tregon se drita e bardhë është e përbërë; spektër i dritës.
 shpjegon pse ne shohim ylberin pas shiut; Zbërthim ose dispersion i dritës
 dallon tre ngjyrat bazë të dritës nga ato plotësuese.
Burimet: teksti Fizika 8 Lidhje me fushat kurikulare:
Mjetet: Teksti, fletore, prizëm, projektor, laptop. Matematikë, gjeografi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimtari praktike, diskutim, punë individuale, punë në grup.
Veprimtari praktike. Orientohen nxënësit për mënyrën e kryerjes së veprimtarisë. Zhvillojmë veprimtarinë praktike
sipas hapave të përcaktuar paraprakisht. Pasi zgjedhim një nga prizmat klikojmë djathtas “burimin me dritë të bardhë”,
dhe menjëherë shohim se mbi prizëm dërgohet një rreze drite e dritës së bardhë. Kjo dritë që vjen nga mjedisi ajër pasi
bie mbi prizmin prej qelqi zbërthehet në shtatë ngjyrat e ylberit: e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, blu dhe
vjollcë.
Nxënësit shohin se drita e bardhë kur bie mbi prizmin prej qelqi zbërthehet (dispersohet) në shtatë ngjyrat e ylberit.
Diskutim: Si mendoni pse formohet ylberi me 7 ngjyra? A mund të themi se pikat e shiut në re sillen si prizëm qelqi? A
keni parë të njëjtën dukuri si ylberi kur derdhet naftë mbi rrugë të lagur?
Punë individuale dhe në grup. Cili nga pohimet e mëposhtme nuk është i saktë?
A) Drita e bardhë gjatë kalimit nëpër prizmin prej qelqi zbërthehet në shtatë ngjyrat e ndryshme të spektrit.
B) Ngjyrat e dukshme të spektrit të dritës janë: e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, blu dhe vjollcë)
C) Tri ngjyrat bazë të dritës së bardhë janë: e verdhë, e kaltër dhe vjollcë.
D)Nga mbivendosja e dy apo tre ngjyrave bazë në raporte të ndryshme, përftohen nuancat e ngjyrave
Gjeni alternativën e saktë?
1-Trupi i bardhë përthith dritën e çdo ngjyre.
2-Trupi i bardhë pasqyron dritën e çdo ngjyre.
3-Trupi i zi pasqyron dritë me ngjyra të caktuara dhe përthith të tjerat.
4-Trupi i bardhë pasqyron dritë me ngjyra të caktuara dhe përthith të tjerat.
Punë e pavarur: Plotësim i fletores së punës faqe 25.
Vlerësimi: për diskutimet në grup, përgjigjet individuale në lidhje me situatën dhe rezultatet e temës mësimore.

Detyrë shtëpie: Cilat janë ngjyrat përbërëse të dritës së bardhë?


TEMA Nr. 38 PLANI DITOR

You might also like