You are on page 1of 3

Shkodër më: 28/02/2018

Klasa: VIII
Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: IV

Tema 1: Ngjyrat Situata e të nxënit:


Tema 2: Ushtrime Ngjyrat në jetën tonë të përditshme.

Fjalët kyçe:
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore nr 1: Ngjyra bazë.
 identifikon ngjyrën e trupave; Ngjyra të dyta.
 shpjegon si formohen ngjyrat nga kombinimet e dy apo tre ngjyrave bazë; Zbërthim ose dispersion i
 vlerëson se pse ne perceptojmë ngjyrat e ndryshme të trupave; dritës
 shpjegon pse trupat duken me ngjyra kur mbi to bie drita e bardhë; Ngjyra bazë
 përcakton ngjyrën e trupit që shikon syri ynë kur trupi ndriçohet nga drita e Ngjyra të dyta
bardhë;
 përcakton ngjyrën e trupit ku mbi to bie dritë me ngjyrë;
 shpjegon çfarë ndodh kur përzieni dritën e ngjyrave të ndryshme së bashku;
 shpjegon si funksionojnë filtrat;
emërton tri ngjyrat bazë të dritës.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore nr 2:


 shpjegon zbërthimin e dritës dhe spektrin e saj,
 tregon se drita e bardhë është e përbërë,
 dallon tre ngjyrat bazë të dritës nga ato plotësuese;
 shpjegon si formohen ngjyrat nga kombinimet e dy apo tre ngjyrave bazë;
 shpjegon çfarë ndodh kur përzieni dritën e ngjyrave të ndryshme së bashku;
emërton tri ngjyrat bazë të dritës.

Lidhje me fushat kurikulare:


Burimet: teksti Fizika klasa 8, fletore pune, youtube, faqe interaktive Arte, shoqëria dhe mjedisi,
Mjetet: fletore, lapsa, ngjyra, videoprojektor, pc, kartone biologji.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në grupe, demonstrim, diskutim, punë e pavarur.

Hapi 1: Diskutohet me nxënësit se çfarë ata dinë rreth ngjyrave. Shtrohet diskutim rreth përdorimit të ngjyrave ku
nxitet bisedë për kalimin e epokës nga filmat bardh e zi në ato me ngjyra, fotove e madje edhe deri te ndikimi tek
mood-i jonë i ngjyrave. Përdorimit në lyerjet e fasadave, shtëpive, stilistëve e deri në mjekësi. (Për të nxitur diskutim
paraqiten foto të këtyre momenteve me anën e videoprojektorit)

Hapi 2. Me anën e videoprojektorit nxënësit shohin materialin nga faqja e youtube:


https://www.youtube.com/watch?v=KZ-mEddsYqo
Nxitet diskutim rreth materialit të videos, të pajisur me ngjyra dhe të ndarë në tre grupe të ndryshme formojnë rrathë
të ndarë në sektorë dhe të ngjyrosur me ngjyrat bazë ku secili grup pas punës prej 10 min paraqet rrethin e ngjyrave
për të formuar dritën e bardhë.

Hapi 3: Thërritet në klasë “piktori i vogël” i cili ju flet shokëve për ngjyrat bazë ose primare, sekondare, terze e
kështu me radhë. Ai ve theksin te ngjyrat që janë bazë quhen të tilla për arsye se janë të vetmet që nuk mund të
formohen nga ngjyra të tjera, të gjitha ngjyrat e tjera janë përzierje të këtyre ngjyrave bazë. Pas “ekspertit” të vogël
nxënësit plotësojnë tabelën e mëposhtme duke formuar ngjyrat me anën e përzierjeve të bojërave të piktorit.
Theksohet se njihem me emra më shumë se 500 ngjyra.

Ngjyrat që bashkohen Ngjyra që formohet


1. kuqe + blu
2.
3.

Hapi 4: U flitet nxënësve për filtrat e ngjyrave se çfarë ato janë si dhe ku ato përdoren. Për të perforcuar më mirë
konceptin e filtrave nxënësit “luajnë” online lojën në websitin:
http://www.physicsclassroom.com/Physics-Interactives/Light-and-Color/Color-Filters/Color-Filters-Interactive

Hapi 5: U flitet nxënësve, për defektet në sytë e njerëzve të ndryshëm dhe më pas kalohet në google për të gjetur
figura me iluzione optike, të cilat paraqiten në formën e lojës nga secili grup për të dalluar defektet në sytë e njëri –
tjetrit.

Punë e pavarur: Plotësim i ushtrimeve në fletoren e punës faqe 26.

Ushtrim 1. Cili nga pohimet e mëposhtme nuk është i saktë?


A) Drita e bardhë gjatë kalimit nëpër prizmin prej qelqi zbërthehet në shtatë ngjyrat e ndryshme të spektrit.
B) Ngjyrat e dukshme të spektrit të dritës janë: e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, blu dhe vjollcë)
C) Tri ngjyrat bazë të dritës së bardhë janë: e verdhë, e kaltër dhe vjollcë.

Ushtrimi 2. Cila nga pohimet e mëposhtme është e saktë? Ngjyra vjollcë formohet:
A) e verdhë +e kuqe
B) e gjelbër + e verdhë
C) e kuqe + e gjelbër
D) e kuqe + blu

Ushtrimi 3. Emërtoni nuancat e ngjyrave që krijohen nga bashkimi i ngjyrave

Ngjyra e dritës Ngjyra e filtrit Ngjyra që vrojtojmë


e kuqe jeshile
e kuqe blu
e kuqe e verdhë
jeshil blu
e verdhë blu

Vlerësimi : Vlerësim i nxënësve nëse:


 shpjegon si formohen ngjyrat nga kombinimet e dy apo tre ngjyrave bazë;
 shpjegon pse trupat duken me ngjyra kur mbi to bie drita e bardhë;
 përcakton ngjyrën e trupit që shikon syri ynë kur trupi ndriçohet nga drita e bardhë;

Detyrë shtëpie: Plotësim i ushtrimeve 1, 2 dhe 3 faqe 55, teksti i nxënësit.

You might also like