You are on page 1of 3

Punë Laboratori Nr:10 |

PUNË LABORATORI NR: 10

TEMA: Përcaktimi i nxehtësisë specifike të trupit të ngurtë me metodën e përzierjes.

Mjetet e punës:

Nr. Emërtimi Sasia


1 Kalorimetër 1
2 Enë alumini 2
3 Ngrohës 1
4 Termometër 2
5 Trup i ngurtë 1

Figura:10.1. Seti eksperimental për përcaktimi e nxehtësisë specifike të një trupi të ngurtë.

Qëllimi i punës: Të përcaktohet nxehtësia specifike e një trupi të ngurtë.

PJESA TEORIKE

Gjatë shkëmbimit termik të një sistemi të izoluar trupash zbatohet ekuacioni i balancit termik
sipas të cilit:
Punë Laboratori Nr:10 |

Shuma e sasive të nxehtësive që shkëmbejnë trupat, të cilët marrin pjesë në këtë shkëmbim, është
e barabartë me 0, pra;

Q 1 +Q 2 +…+Q n=0

Në këtë punë laboratori ky është dhe ekuacioni ku do të mbështetemi.

Sasia e nxehtësisë që merr ose jep një trup dhe si rezultat i ndryshon temperatura, qoftë duke u
rritur ose zvogëluar, ajo llogaritet me formulën:

Q=m∙ c ∙(t 2−t 1)

ku: m- masa e trupit, c- nxehtësia specifike e trupit, t 2 - temperatura në fund të shkëmbimit, t 1 -


temperatura në fillim të shkëmbimit.

Duhet theksuar se: nxehtësia specifike c, tregon sasinë e nxehtësisë që merr ose lëshon një trup
me masë 1kg i përbërë prej një lënde, për të ndryshuar temperaturën e tij vetëm me një gradë
celsius.

PJESA EKSPERIMENTALE

Procedura

1. Mbushni gjysmë gote me ujë dhe filloni ta ngrohni atë.

2. Peshoni trupin e ngurtë, të cilit do t’i matim nxehtësinë specifike mtrupit.

3. Vendoseni trupin e ngurtë në ujin e ngrohtë.

4. Peshoni enën e brendshme të kalorimetrit menes.

5. Shtoni ujë të ftohtë në enën e brendshme të kalorimetrit.

6. Peshoni enën e brendshme të kalorimetrit së bashku me ujin e ftohtë menës + mujit te ftohte.

7. Matni temperaturën e ujit të ftohtë në enën e brendshme të kalorimetrit t1.

8. Matni temperaturën e trupit të ngurtë të nxehtë kur temperatura ngelet konstante t2.
Punë Laboratori Nr:10 |

9. Kaloni me shpejtësi trupin e ngurtë të nxehtë në kalorimetër.

10. Përziejeni mirë ujin e ftohtë me trupin e ngurtë dhe matni temperaturën e përzierjes tp.

11. Matjet i vendosni në tabelë.

Madhësia Matja Nr. 1 Matja Nr. 2 Matja Nr. 3 Matja Nr. 4 Matja Nr. 5

mtrupit (gr) 18.35 18.3 18.35 18.3 18.35

menes (gr) 217.2 217.25 217.2 217.25 217.2

menes +mujit te ftohte (gr) 217.4 217.45 217.4 217.5 217.2

t1 (°C) 10.5 10.4 10.5 10.4 10.4

t2 (°C) 70 70.1 70 70.1 70

tp (°C) 38 38.1 38 38.1 38

You might also like