You are on page 1of 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË


FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

Lënda: Trajtimi i ankimit të një studenti në lidhje me vlerësimin.

Një: Studenti pasi ka marrë vlerësimin nga pedagogu në lidhje me provimin të cilin ka
zhvilluar, brenda 48 orëve bën ankim me shkrim dhe e paraqet në sekretarin mësimore.

Shtojca 1

 Ankimi i studentit paraqitur në sekretarinë mësimore.

Dy: Sekretarja mësimore pasi ka marrë ankimin nga studenti, e protokollon dhe ia kalon
Përgjegjësit të Departamentit.

Tre: Përgjegjësi i Departamentit pasi është vendosur në dijeni të ankimit të studentit, ngre
Komisionin për verifikimin dhe rivlerësimin në lëndën e caktuar, komisioni përbehet nga 3 (tre)
prej anëtare të stafit akademik brenda Departamentit, duke përjashtuar lektorin e lëndës për të
cilën kryhet rivlerësimi.

Shtojca 2

 Shkresa e Përgjegjësit të Departamentit për “Ngritjen e komisionit për verifikim dhe


rivlerësim në lëndën e caktuar”

Katër: Komisioni për verifikim dhe rivlerësim i ngritur nga Përgjegjësi i Departamentit, merr
në shqyrtim provimin e kryer nga studenti si dhe vlerësimin gjatë semestrit me detyra ose
projekte, dhe bën rivlerësimin.

Shtojca 3

 Shkresa e komisionit të rivlerësimit për studentin i cili ka bërë akimin.

Pesë: Pasi shkresa është dorëzuar nga komisioni, lajmërohet studenti për rivlerësimin nëpërmjet
sekretarisë mësimore.

Adresa /Adress: Bulevardi Vlore-Skele Web-site: www.univlora.edu.al


Tel. Fax ++355222288 e-mail: info@univlora.edu.al

You might also like