You are on page 1of 5

DEPARTAMENTI I FINANCËS

FAKULTETI I EKONOMISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
Adresa: Fakulteti i Ekonomisë, Rruga e Elbasanit, Tiranë Tel/fax: ++ 355 4 345 789

UDHËZUES

Mbi përgatitjen e mikrotezës së studimeve të ciklit të parë


/dyte(Bachelor/Master) për studentët

I. Aspekte të përgjithshme mbi diplomimin


Në përfundim të ciklit të parë të studimeve universitare (Bachelor), studenti duhet të përgatisë,
paraqesë dhe mbrojë përpara komisionit përkatës një mikrotezë për të përfituar Diplomën e
Studimeve. Departamenti brenda afateve të caktuara, u bën të njohur studentëve të vitit të tretë
temat e mundshme të mikrotezës dhe pedagogun udheheqës. Caktimi i pedagogëve që do të
udhëheqin mikrotezat kryhet nga Departamenti përkatës dhe miratohet në Dekanat.

Dekani miraton listën e studentëve që do të mbrojnë mikrotezën dhe pedagogët udhëheqës të


tyre. Kur për arsye të ndryshme, studenti ndërron mendim për mbrojtjen e mikrotezës ose
pedagogu udhëheqës nuk ka mundësi që ta drejtojë atë, Përgjegjësi i Departamentit bën
ndryshimet përkatëse duke vënë në dijeni për këtë Dekanin e Fakultetit. Mbrojtja e mikrotezës
do të kryhet në datat e përcaktuara nga çdo departament në muajt korrik dhe/ose shtator, para një
komisioni të caktuar nga Departamenti.

Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit mësimor dhe ka mbrojtur mikrotezën, pajiset
me diplomën përkatëse, të shoqëruar me listën e notave të fituara gjatë viteve të studimeve.

II. Përgatitja dhe prezantimi i Mikrotezës


Pas dorëzimit të kërkesës në Departament, miratimit dhe përcaktimit nga Departamenti të
udhëheqësit të mikrotezës, studenti duhet të fillojë punën për përgatitjen e saj.

Fillimisht studenti duhet të kontaktojë me pedagogun udhëheqës i cili do ta udhëzojë konkretisht


mbi përcaktimin e fushës së studimit, mënyrën e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit si
dhe strukturimin e shkrimin e materialit.

Një javë para datës së mbrojtjes së Mikrotezës, studenti duhet të dorëzoj në sekretarinë e
Departamentit të Financës:
1. një kopje të printuar të mikrotezës;
2. një kopje në CD të mikrotezës dhe të materialit (slidet) në Power Point që do të
prezantojë para Komisionit në datën e mbrojtjes së mikrotezës. Mbi CD duhet të
shënohen: emri/mbiemri i studentit, grupi, tema e mikrotezës dhe viti akademik i
mbrojtjes së diplomës.
3. vlerësimin e pedagogut udhëheqës brenda në një zarf të nënshkruar prej pedagogut.

Në datën e caktuar për mbrojtjen e mikrotezës, studenti duhet të paraqitet në fakultet në orën
8.30, në auditorin e përcaktuar për grupin e tij. Shpërndarja e auditorëve të mbrojtjes së
diplomave sipas grupeve do të afishohet në stendën dhe në monitorin e Departamentit të
Financës.

Si rregull i përgjithshëm, prezantimi i temave nga studentët, do të bëhet sipas renditjes së emrave
në proçes verbal, para komisionit dhe studentëve të tjerë të grupit. Temat do të prezantohen me
Power Point dhe studentët do të kenë maksimumi 10 minuta kohë në dispozicion për prezantimin
e punimit të tyre (studentët duhet të përgatisin afërsisht 15 slide). Studentët duhet të mbajnë në
konsideratë që gjatë prezantimit të përqëndrohen në pikat më kryesore të punimit të tyre. Në
slide duhet të tregohet qartësisht: përmbajtja, qëllimi, metodologjia dhe konkluzionet e punimit.
Slide i parë duhet të përmbajë: stemat e Universitetit të Tiranës dhe Fakultetit të Ekonomisë,
titullin e punimit, emrin e studentit dhe emrin e udhëheqësit. Në fund të prezantimit anëtarët e
komisionit mund ti drejtojnë studentit pyetje dhe të bëjnë komente mbi punimin e mikrotezës.

Kur përfundon prezantimin edhe studenti i fundit i grupit, komisioni bën vlerësimin në bazë të
gjykimit të pedagogut udhëheqës dhe në bazë të prezantimit të punimit nga studenti. Më pas
Kryetari i Komisionit lexon përpara studentëve rezultatet (notat).

III. Udhëzime mbi strukturën dhe formatimin e Mikrotezës për diplomën Bachelor

Pavarësisht nga individualiteti, studentët duhet të marrin në konsideratë udhëzimet e mëposhtme


për përgatitjen dhe paraqitjen e punimit të tyre për mbrojtjen e diplomës:

- Punimi i Mikrotezës duhet të ketë strukturën e mëposhtme:

1. Faqja e parë – Titulli i Punimit:


Organizimi i kësaj faqe bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:

UNIVERSITETI I TIRANËS
DEPARTAMENTI ……..
FAKULTETI I EKONOMISË

[Titulli i Punimit]
Diplome/Mikrotezë
Cikli i Parë/dyte i studimeve

Punoi: Udhëheqës shkencor :


[Emri i Studentit] [Emri i pedagogut]

Tiranë, _______
2. Faqja 2 – Copyright dhe Deklarata – Kjo faqe duhet të tregojë shprehimisht që punimi i
studentit është origjinal. Kjo realizohet duke cituar shprehjen e mëposhtme në këtë faqe:

© Copyright Emri Mbiemri i Studentit, Viti


Përmbajtja e këtij punimi është totalisht autentike. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Deklaratë
Unë, i/e nënshkruari/s _______ deklaroj që: (1) Kjo mikrotezë përfaqëson punimin tim origjinal,
përveç rasteve të citimeve dhe referencave dhe (2) Kjo mikrotezë nuk është përdorur më parë si
mikrotezë apo punim Diplome në këtë Universitet apo në Universitete të tjera.
________________________
Emri Mbiemri i Studentit
Data

Duke vendosur këtë shënim, studenti në radhë të parë vërteton që punimi i tij nuk është i kopjuar,
dhe së dyti nuk lejon të tjerët të kopjojnë përmbajtjen e tij. Nëse vërtetohet që punimi i studentit
është i kopjuar, kjo do të konsiderohet si shkelje e kësaj deklarate. Gjithashtu, nëse në të
ardhmen të tjerët kopjojnë këtë punim, kjo do të konsiderohet si shkelje e këtij copyright. Në
këto raste, do të ndërmerren masat e parashikuara nga rregullorja e Universiteti të Tiranës.

3. Faqja 3 - Abstrakti i punimit – Në abstrakt duhet të përshkruhet me jo më shumë se 200 fjalë


arsyeja e zgjedhjes së temës, problematika e trajtuar dhe objektivat që ka dashur të arrijë studenti
nëpërmjet këtij punimi.

4. Faqja 4 – Falenderime dhe/ose Dedikime (jo e detyrueshme) - Këtu mund të përfshihen


falenderimet dhe dedikimet për ndihmën akademike, kërkimore dhe personale që individë të
caktuar i kanë dhënë studentit gjatë përgatitjes së punimit të diplomës.

5. Faqja 5 – Përmbajtja e punimit – Titujt e kapitujve dhe nënkapitujve të indentifikuar mirë


nga njëri-tjetri dhe me faqet përkatëse.

6. Faqja 6 – Lista e tabelave apo figurave (nëse ka).

7. Faqja 7 – Lista e shkurtimeve (nëse ka).

8. Punimi i Mikrotezës – Punimi duhet të hartohet në maksimalisht 25 faqe. Ai duhet të


organizohet sipas pjesëve:

A. Hyrje
B. Titull

C. Konkluzione
D. Referenca
- Punimi i Mikrotezës duhet të ketë formatin e mëposhtëm:
Tema duhet të ketë karakteristikat e mëposhtme:
 Duhet të përmblidhet optimalisht në 20-25 fq Word-i.
 Duhet të punohet në fletë A4, sipas përmasave klasike të fletës (margins 2.5 në çdo anë).
  Hapësira midis rreshtave: 1.5.
 Stili i shkrimit: Times New Roman për të gjithë tekstin.
 Madhësia e shkrimit:
 24, Bold për titullin kryesor të punimit;
 20, Bold, për nëntitullin kryesor të punimit;
12, Bold për titujt dhe nëntitujt e pjesëve të
 punimit; 12 – Për tekstin e punimit
 12, Bold, Italics për titujt e Tabelave dhe Figurave
 Tema duhet të shkruhet sipas rregullave gramatikore të gjuhës Shqipe. Në temë duhet
 detyrimisht të përdoren gërmat: “ë” dhe “ç”.
 Numrat e faqeve duhet të vendosen në fund të fletës, djathtas, duke filluar që nga faqja e
 dytë (faqja e Copyright).
 Në kokën (Header) e secilës fletë (përveç faqes së parë të titullit) duhet të shënohet titulli
 i Temës (majtas) dhe emri i studentit (djathtas).
 Në fund të çdo tabele dhe figure duhet të citohet burimi i përftimit të informacionit në
 fjalë.
 Titujt e Tabelave do të shënohen sipër tabelës.
  Titujt e Figurave do të shënohen nën figurë.
 Referencat duhet të shënohen përgjatë tekstit sipas stilit (mbiemër autori, viti i botimit).
Referencat duhet të përmblidhen në fund, nën paragrafin e Referencave.

You might also like