You are on page 1of 11

Universiteti “Metropolitan Tirana”

“UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA”


FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE DHE IT

RREGULLORE PËR PUNIMIN E DIPLOMËS

TIRANË 2018
PËRMBAJTJA

I. DISPOZITA LIGJORE..........................................................................................................3

II. ZGJEDHJA E TEMËS SË PUNIMIT TË DIPLOMËS.........................................................3

III. UDHËHEQËSI I PUNIMIT TË DIPLOMËS........................................................................3

IV. ORGANIZIMI I PUNËS SË PUNIMIT TË DIPLOMËS......................................................4

V. REFERENCA.......................................................................................................................5

VI. RREGULLAT TEKNIKE TË PUNIMIT TË DIPLOMËS....................................................6

VII. NORMA STANDARTE E GJUHËS.....................................................................................7

VIII. RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË AUTORIT....................................................................7

IX. KOPERTINË E PUNIMIT TË DIPLOMËS..........................................................................7


I. DISPOZITA LIGJORE

Në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në
Republikën e Shqipërise”, ndryshuar me Ligjin Nr. 9832, datë 12.10.2007 “Për disa ndryshime
në Ligjin “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit Nr 10307, datë 22.07.2010,
dispozitave të Rregullores dhe Statutit të Universitetit Jopublik Metropolitan, çdo student i ciklit
të parë të studimeve “Bachelor” në përfundim të këtij cikli do të paraqesë një punim diplome.

II. ZGJEDHJA E TEMËS SË PUNIMIT TË DIPLOMËS

Departamenti përkatës përgatit lista me titujt e temave të diplomave, të cilat u bëhen të njohur
studentëve. Studenti bën zgjedhjen e temës në fushën në të cilën i intereson, në rast të kundërt i
lihet e drejta atij për të propozuar një temë e cila do të shqyrtohet nëse mund të pranohet si e tillë
nga Departamenti respektiv.

III. UDHËHEQËSI I PUNIMIT TË DIPLOMËS

Udhëheqësi i punimit të diplomës ka për detyrë të drejtojë, të këshillojë dhe këshillojë studentin
gjatë realizimit të punimit që nga zgjedhja e temës e deri në përfundim, të trajtojë problemet
teoriko-praktike, të sugjerojë shfrytëzimin e literaturës, të përcaktojë afatet e punës dhe të
kontrollojë realizimin e detyrave.
Udhëheqës të punimit të diplomës mund të jenë pedagogët (të brendshëm apo të jashtëm),
specialistë të tjerë te fushës të cilët kanë një eksperiencë të paktën 3-5 vjet.
IV. ORGANIZIMI I PUNËS SË PUNIMIT TË DIPLOMËS

1. Kopertina

2. Titulli
Titulli duhet të përcaktohet me qartësi dhe të përfshijë thelbin e problemit hulumtues.

3. Përmbajtja
Përmbajtja të përbëhet nga titujt dhe nëntitujt, me numrin përkatës të faqes.

4. Lista e figurave
Në listën e figurave duhet të specifikohet emri i figurës dhe numri i faqes ku ndodhet.

5. Lista e tabelave
Në listën e tabelave duhet të specifikohet emri i tabelës dhe numri i faqes ku ndodhet.

6. Abstrakti (në shqip dhe në anglisht)


Kur studenti ka njohuri të mjaftueshme dhe është në gjendje ti formuloj ato shkruhet
Abstrakti, i cili duhet të jetë i shkurtër (nuk duhet të kaloj një faqe), i qartë dhe
informativ.

7. Fjalët kyçe
Fjalë kyçe jane bartëse të thelbit të punës kërkimore. Ato duhet të përcaktohen pas
abstraktit.

8. Hyrje
Në hyrje, shënohet tema dhe argumentet thelbësore. Hyrja përfshin:
l. Qëllimin e punimit,
2. Përmbajtjen e punimit (sqarime rreth ndërtimit dhe strukturës së punimit),
3. Metodën e punës.

9. Zhvillimi i punimit
Gjatë zhvillimit të punimit sqarohen elementët e shënuara në abstrakt dhe në hyrje,
përkatësisht në mënyrë të detajuar sqarohen dhe përcaktohen argumentet e tezave të
trajtuara në kapituj dhe në fund nxirren konkluzionet.
Karakterizohet nga:
1. Organizimi;
2. Renditja;
3. Lidhja mes pjesëve.

10. Përfundimi
Rezultatet e punimit dhe konkluzionet përfundimtare nxjerrin rëndësinë e problemit
hulumtues.

11. Shtojcat
Tabelat, grafikët, fotografitë, fotokopje të teksteve të ndryshme origjinale etj. duhet të
përbëjnë një rubrikë më vete (“SHTOJCAT”) të cilat mund të qëndrojnë brenda
tekstit, por po ashtu lejohet të vendosen në fund të punimit të diplomës. Përmbajtja nuk
duhet të mbingarkohet me material të tillë, por duhet te vendosen vetëm.

V. REFERENCA

Bibliografia përfundimtare vjen nga studimi i burimeve:

 Burimet duhet të shënohen në renditje alfabetike. Çdo literaturë e shfrytëzuar duhet të


citohet. Në fillim citohen librat, pastaj artikujt dhe llojet e tjera të burimeve;
 Gjatë citimit të librave vendoset emri dhe mbiemri i autorit, titulli i librit, shtëpia
botuese, vendi dhe viti i botimit ndërsa nëse citohet brenda tekstit atëherë në kllapa
shënohet mbiemri i autorit, viti i botimit të librit dhe numri i faqeve;
Shembull:
[1] R. Hayes, G. Pisano, D. Upton, and S. Wheelwright, Operations, Strategy, and Technology:
Pursuing the competitive edge. Hoboken, NJ: Wiley, 2005.
 Nëse autori është përmendur në tekst, atëherë nuk ka nevojë që emri të shkruhet në
kllapa por shënohet vetëm viti dhe faqja . Kur burimet citohen tërthorazi, përmes një
burimi tjetër, atëherë duhet të shënohen të dy burimet.
 Gjatë citimit të artikujve nga revistat apo publikimet shkencore duhet 'të shënohen:
mbiemri dhe emri i autorit, titulli i shkrimit, titulli i publikimit ose revistës, vëllimi ose
numri i edicionit të revistës, shtëpia botuese, vendi i botimit, viti i botimit dhe faqja në
të cilën gjendet.
Shembull:
[2] M. T. Kimour and D. Meslati, “Deriving objects from use cases in real-time embedded
systems,” Information and Software Technology, vol. 47, no. 8, p. 533, June 2005. [Abstract].
Available: ProQuest, http://www.umi.com/proquest/. [Accessed November 12, 2007].
 Gjatë citimit të burimeve elektronike, në fund duhet shtuar edhe adresa elektronike
dhe koha e aksesit të fundit të saj.
Shembull:
[3] C. Wilson-Clark, “Computers ranked as key literacy,” The Atlanta Journal Constitution,
para. 3, March 29, 2007. [Online], Available: http://www.thewest.com.au. [Accessed Sept. 18,
2007].

Numri rendor i referencave duhet të përfshihet në përmbajtjen e referimit, duke specifikuar


referimet përkatëse.
VI. RREGULLAT TEKNIKE TË PUNIMIT TË DIPLOMËS

Punimi shkencor dorëzohet në dy kopje:


- Një kopje dorëzohet në departament;
- Një kopje dorëzohet në bibliotekë.

Bashkëngjitur me kopjet e dorëzuara të diplomës duhet vendosur edhe një CD, ku ndodhet
versioni elektronik i punimit.

Të respektohen rregullat përkatëse:

1. Përdorimi i formatit A4;


2. Teksti i shkruar në formë elektronike;
3. Numri i faqeve duhet të jetë jo me pak se 30 faqe kompjuterike;
4. Hapësira maksimale e pranuar mes rreshtave (line spacing) është 1.5;
5. Çdo kapitull shkruhet në faqe të re;
6. Titujt dhe nëntitujt numërohen me rradhë;
7. Lloji i shkronjave të jetë Times New Roman dhe madhësia e tyre 12;
8. Lejohet që titujt të jenë me shkronjat e mëdha ose me madhësinë 16, nëntitujt me
madhësinë 14, të dhënat numerike të përmbajtura në tabela shënohen me madhësinë
10, ndërsa pjesët e tjera shënohen sipas rregullave drejtshkrimore;
9. Teksti i punimit duhet të jetë Justify;
10. Gjatë shënimit të titujve, artikujve, si dhe kur theksohet ndonjë fjalë, sintagmë, ose
fjali e tërë mund të përdoren Shkronjat e pjerrëta (italic) si dhe nënvizimi (underline);
11. Numri dhe titulli i një figure duhet të shënohet poshtë saj i qendërzuar;
12. Numri dhe titulli i një tabele duhet të shënohet lart saj i qendërzuar;
13. Nëse në punim përfshihen ekuacione të tipeve të ndryshme ato duhet të specifikohen
në të djathtë me një numër përkatës;
Shembull:

ab 

14. Të gjithë figurat, tabelat apo grafikët duhet të jenë të qendërzuara;


15. Numërimi i faqeve duhet të nisë nga kapitulli i parë, pa përfshirë abstraktin dhe listën
e përmbajtjes.

VII. NORMA STANDARTE E GJUHËS

Gjuha letrare e cila aplikohet në shkrimin e punimit të diplomës paraqet një element thelbësor
në efektivitetin e saj. Duhet bërë kujdes në përdorimin e fjalëve të huaja dhe të fjalive të gjata,
në mënyrë që teksti të jetë lehtë i kuptueshëm.

VIII. RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË AUTORIT

Për shumicën e studentëve punimi i diplomës paraqet veprën e parë shkencore te tyre, për të
cilin çdo citim i përdorur duhet t’i shënohet burimi përkates dhe jo të kopjohen punime të
tjera (plagjaturë).

IX. KOPERTINË E PUNIMIT TË DIPLOMËS

Më poshtë gjenden faqet e para që duhet të plotësohen në format elektronik dhe të


bashkëngjiten në fillim të diplomës. Në këto faqe duhet të ndodhen edhe firmat e profesorit
udhëheqës, në seksionet përkatës.
Universiteti “Metropolitan Tirana”

FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE DHE IT

DEPARTAMENTI I INXHINIERISË KOMPJUTERIKE

PROJEKT DIPLOME

TEMA: (Emërtimi i Temës)

DEKANI I FAKULTETIT Dr. Kadir Tufan

PËRGJEGJËSI DEPARTAMENTIT Dr. Ali Uzer

UDHËHEQËSI ..................................................

KONSULENTI ..................................................

DIPLOMANTI ..................................................

TIRANË 2018
Universiteti “Metropolitan Tirana”

FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE DHE IT

DEPARTAMENTI I INXHINIERISË KOMPJUTERIKE

DEKANI
Dr. Kadir Tufan

Fletë -DETYRE
MBI PROJEKTIN – DIPLOMËN

Studenti .............................................................................Nr.Regj..........................................
(emri, atësia, mbiemri)

Dega ................................................................................ Drejtimi .........................................................

I. Tema e projektit të diplomës


......................................................................................................................................
..................................................................................................................................................

II. Afati i dorëzimit të projektit të mbaruar nga studenti:

....................................................................................................................................................

III. Të dhëna mbi projektin

.................................................................................................................................... .......
.............................................................................................................................................
........................................ …………………….......................................................................
.............................................................................................................................................

IV. Përmbajtja e projektit të diplomës


A. Relacioni
.............................................................................................................................................
.............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................
.................................................................................................................................................
... .............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

B. Vizatimet (me tregim të saktë të vizatimeve)

..........................................................................................................................................
..........................................................................................................................................
..........................................................................................................................................
..........................................................................................................................................
..........................................................................................................................................

V. Kontrolloi në departament (Studenti është i detyruar që me materialet e përgatitura në atë


kohë të paraqitet në departament).

...............................................................Kontrolloi..............................................................
...............................................................Kontrolloi..............................................................
...............................................................Kontrolloi..............................................................

Udhëheqësi ………………………........................
Konsulent ...………………………….......................
Data e dhënies së detyrës...............................................
Detyrën e mori për ta kryer studenti ........................................

Përgjegjësi i Departamentit
Dr. Ali Uzer

Kjo fletë detyrë plotësohet në dy kopje, një i bashkëngjitet projekt-Diplomës të kryer që bashkë me të
paraqitet në Komisionin të mbrojtjes së projekt-diplomave, ndërsa tjetra i jepet studentit.

You might also like