You are on page 1of 4

PUNIMI SEMINARIK

(Struktura dhe udhëzimet teknike)

Punimi seminarik përbëhet nga tri struktura:

1. Hyrja (afërsisht 1-2 faqe)


2. Trungu (afërsisht 1-7 faqe)
3. Përfundimi (afërsisht 1-2 faqe)
Sqarime teknike:
Titulli shkruhet me 16 pikë, nëntitujt me 14 pikë, kurse teksti me 12. Distanca midis
rreshtave duhet të jetë 1.5. Tipi i shkronjave Times New Roman. Duhet të shkruhet sipas
standardit të Gjuhës së Njësuar Shqipe.

1. HYRJA

Hyrja përcakton drejtimin e studimit në punimin semianrik, domethënë projekton


problemin shkencor (tema, qëllimi, objektivat, pyetjet studimore dhe hipotezat) dhe
tregon mënyrën se si do të realizohet problemi i shtruar (metodologjia e studimit).
Më konkretisht, në pjesën e Hyrjes duhet:
1) të qartësohet tema. Tema e përcaktuar me titullin e punimit seminarik, duhet të
shtjellohet shkurtimisht, duke konkretizuar rrethanat historike të temës dhe të
ndërlidhet me aktualitetin;
2) të formulohet qëllimi i trajtimit të temës së përcaktuar. Kjo domethënë se qëllimi
duhet të jetë në përputhje me temën, porse të tregojë një fokus specifik të trajtimit.
3) të operacionalizohet/ konkretizohet qëllimi i studimit të temës me 1-3 objektiva.
Objektivat, pra, duhet të rrjedhin nga qëllimi dhe të mos dalin përtej asaj, vetëm të
konkretizojnë disa aspekte të trajtimit.

2. TRUNGU

Trungu është pjesa ku bëhet shtjellimi apo zhvillohet studimi i temës.


E tërë puna duhet të bëhet sipas asaj që është thënë se do të bëhet që në Hyrje, e që duhet të
ndiqet me konsekuencë, si sa i përket problemit shkencor, ashtu edhe qasjes metodologjike.
Për shkaqe praktike, preferohet të ndahet në disa kapituj.
Në secilin prej këtyre kapitujve duhet të jetë kjo përmbajtje:
- Shprehet qartë se çka do të shtjellohet, sipas hipotezës, domethënë zbërthehet hipoteza
dhe konkretizohet ajo;
- Parashtrohet mbështetje teorike dhe të dhëna për supozimin e hipotezës,
- Në bazë të gjetjeve (teorike, të dhënat) zhvillohet argumentimi për ose kundër
supozimit të hipotezës;
- Në fund të secilit kapitull, duhet të shprehet një qëndrim lidhur me gjetjet, qëndrim i
cili shpreh pajtimin ose kundërshtimin e autorit/ autores lidhur me supozimet e
hipotezës.

3. PËRFUNDIMI
Kjo pjesë është e nevojshme, për shkaqe metodologjike, respektivisht që të dihet saktësisht se
çfarë ka ndodhur me studimin. Pra qartësohen rezultatet e studimit të temës në punimin
seminarik.

SI DUHET TË JEPEN BURIMET?

Për çdo citat, parafrazim, përmbledhje, si dhe për çdo të dhënë që jepet në punimin seminarik,
duhet të jepet burimi i saktë. Të jepet burimi i saktë domethënë të tregohet se prej nga është
marrë citati, ku është bërë parafrazimi apo përmbledhja, respektivisht ku janë marrë të dhënat.
Kolegji AAB përdor APA Style.
Në tekst citimi/referimi i një burimi shkencor shkon:
Mbiemri i autorit, viti i botimit dhe faqja; p.sh. (Bourdieu, 1997, f. 7).
Autori në mesin e fjalisë
Një studim tjetër për këtë çështje (Smith, 2016) thekson se...

Autori në fillim të fjalisë Smtith (2016) thekson se...


Wolton (2009, f. 53) thotë se interneti ka një oqean me informacione, por për çdo ditë shtrohet pyetja
se si të mbajmë dietë duke zgjedhur vetëm informacionet që për ne janë të dobishme e jo humbjekohe.
Wolton (2009) thotë se interneti ka një oqean me informacione, por për çdo ditë shtrohet pyetja se “si
të ndërlidhim getot e komunikimit të cilat komunikojnë vetëm vertikalisht e jo edeh hozurontalisht
ndërmjet xhepave të tjerë komunikues” (f. 53).
Në vitin 1974 Zukowski shpiku termin Literacy information për të përshkruar...
Dy autorë një vepër
Smith dhe Jonnes (2016) theksojnë se...

Citim brenda një pjese të fjalisë:


Një studim tjetër për këtë çështje (Smith, 2016) i vë theksin kryesor sjelljes së mëhershme në mjedisin
ku fëmija jeton, sepse “mjedisi paraqet folenë ku fëmija merr informacione dhe të cilat më vonë i
imiton ose i aplikon ato në sjelljen e përditshme” (f. 6).
Disa autorë për të njëjtën çështje:
Siç theksojnë studiuesit e diplomacisë publike (Nye, 2004; Gilboa, 2008; Anholt, 2004; Melissen,
2007), duke pasur një përfytyrim pozitiv për një vend...

BIBLIOGRAFIA
Në fund, pas Përfundimit, duhet të jepet Bibliografia, e cila referenon te burimet e cituara brenda
punimit seminarik dhe i jepë ato të plota.
Shembuj me autor:
Wolton, D. (2009. Informer n’est pas communiquer. Paris: CNRS Editions.

Tuch, H. N. (1990). Communicating with the world: U.S. public diplomacy overseas. Washington,
D.C.: Georgetown University.

Kapitull apo artikull brenda një libri të redaktuar a përmbledhje:


Melissen, J. (2011). Concluding reflections on soft power and public diplomacy in East Asia. Në: S.J.
Lee & J. Melissen (ed). Public diplomacy and soft power in East Asia (247–262). Basingstoke:
Palgrave Macmillan.

Revistë (hard copy):


Gilboa, E., (2008). Searching for a Theory of Public Diplomacy. The Annals of the American
Academy of Political and Social Science. Los Angeles: Sage, n.2. Vol3, (55-77).

Revistë nga Website


Mbiemri i autorit, Inicialja. (2013). Titulli online. Titulli i revistës online. Vendi: Shtëpia botuese.
Linku apo doi, p.sh.:
Gilboa, E., (2008). Searching for a Theory of Public Diplomacy. The Annals of the American
Academy of Political and Social Science. Los Angeles: Sage. doi: xyuu222iooeeeee./e45

Rrjeti Aktiv i Mësimit për Llogaridhënia dhe Performanca në Veprim Humanitar (2010). Shteti i
sistemit humanitar: Vlerësimi i performancës dhe progresi në pilot studim. Në dispozicion nga
http://www.alnap.org/pool/files/alnap-sohs-final.pdf

You might also like