You are on page 1of 8

Ligji I dytë I Njutonit

FORCA, NXITIMI, MASA


PëRKUFIZIMI
• Nxitimi që fiton një trup nën veprimin e një force ështe në
përpjestim të drejtë me forcën, në përpjestim të zhdrejtë me
masën, ka drejtimin dhe kahun e forcës.

F=mxa
Ekuacioni I ligjit të dytë të Njutonit
Trupi ruan gjendjen e lëvizjes me shpejtësi konstante, kur mbi të nuk vepron forcë. Çfarë ndodh nëse mbi
trupin vepron një forcë? Kuptohet që veprimi i forcës do t’i ndryshonte shpejtësinë trupit. Sa më e madhe të
jetë forca dhe sa më shumë të zgjasë veprimi i saj, aq më shumë do të ndryshojë shpejtësia e trupit. Forcën,
si madhësi vektoriale e shënojmë me simbolin . Le të jetë ndryshimi i shpejtësisë që shkakton
kjo forcë gjatë intervalit të kohës Dt. Eksperimentet tregojnë se ky ndryshim i shpejtësisë së trupit ka
drejtimin e forcës që vepron mbi trupin. Madhësia e këtij ndryshimi është në përpjesëtim të drejtë me
madhësinë e forcës dhe me intervalin e kohës. Këtë përpjesëtueshmëri e shkruajmë në formën:

(1)

Ndryshimi i shpejtësisë në njësinë e kohës, i cili është nxitimi mesatar i trupit, do të jetë në përpjesëtim të
drejtë me forcën që vepron mbi trupin:

(2)
Në praktikë vihet re se sa më e Relacioni (3) shkruhet në trajtën e barazimit:
madhe të jetë masa e trupit aq
më i vështirë është ndryshimi i
shpejtësisë. Pra, sa më e ose (4)
madhe të jetë masa e trupit aq
më i vogël është ndryshimi i
shpejtësisë së tij nën veprimin
e të njëjtës forcë. Kështu,
ndryshimi i shpejtësisë në
njësinë e kohës do të jetë në
përpjesëtim të zhdrejtë me
masën e trupit m:

(3)
Në barazimin (4), duhet kuptuar se,
është një forcë mesatare. Për
shembull, forca që përdor lojtari mbi
topin që godet nuk është konstante
gjatë kohës që vepron mbi të dhe do
të ishte mesatarja e kësaj force gjatë
intervalit që ajo ushtrohet, Dt.
Njutoni zbuloi se duhet të ketë një
formë të barazimit (4) për intervale
kohe shumë të vogla ose për vlera të
çastit. Në limitin kur Dt shkon në zero,
barazimi (4) shkruhet:
ose (5)
ku është forca e çastit që vepron mbi
trupin dhe është nxitimi i çastit që
shkakton kjo forcë.
Në përgjithësi, mbi trupin mund Psh, në rastin e automjetit, të treguar në
të veprojnë disa forca njëherazi. fig.1, mbi automjetin veprojnë tri forca;
Në këtë rast të përgjithshëm, forca gravitacionale (rëndesa mg), forca e
forca në barazimin (5) është kundërveprimit të rrugës (Fnormal = N)
forca rezultante, pra shuma dhe forca e fërkimit. Meqë në rrugë
vektoriale e të gjitha forcave që horizontale rëndesa dhe kundërveprmi
veprojnë mbi trupin me janë në madhësi të barabarta e në kahe të
masë m:                 kundërta, forca rezutante mbetet sa forca
e fërkimit.
(6)
Në prani të shumë forcave, ligji i dytë i Njutonit shkruhet:

ose (7)
Nxitimi i një trupi është në përpjesëtim të drejtë me forcën rezultante që vepron mbi të dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me masën e trupit; ai ka drejtimin dhe kahun e forcës rezultante.
Për ta përdorur saktë këtë ligj, duhet pasur parasysh se (5) dhe (6) janë barazime vektorësh. Mund ta shkruajmë këtë ligj në trajtën algjebrike, duke shkruar përbërësit e vektorëve sipas tri boshteve koordinative karteziane OX, OY, OZ:
Nëse lëvizja e trupit është drejtvizore, mund të shkruajmë thjeshtë:
F1 + F2 + ...+ Fn = m x a (9)

Në sistemin SI të njësive, njësia e matjes së forcës përcaktohet nga njësia e matjes së masës (1 kg) dhe njësia e matjes së nxitimit (1 m/s2). Kjo njësi quhet njuton dhe shënohet:
1 N = 1 kg·m/s2

1 N është ajo forcë që i shkakton trupit me masë 1 kg një nxitim prej 1 m/s2.

You might also like