You are on page 1of 5

Ushtrimet për lëkundjet dhe valët (2006-2020)

1. Në qoftë se vala e paraqitur në figurë përhapet me shpejtësi


c=50 cm/s, atëherë gjatësia e valës do të jetë:

A) 30 cm B) 25 cm

C) 20 cm D) 10 cm

2. Në dy mjedise përhapen valë nga i njëjti burim. Duke ditur se shpejtësitë e përhapjes së valëve në dy
mjediset plotësojnë kushtin C1/C2 = 3, atëherë gjatësitë e valëve do të plotësojnë njërin prej
relacioneve të mëposhtëm:

A) λ1/ λ2=1/3

B) λ1/ λ2=3

C) λ1/ λ2=1/2

D) λ1/ λ2=2

3. Zhvendosja e lavjerrësit sustë ndryshon me kohën sipas ligjit x = 4 cos 2t . Shpejtësia maksimale e
lëkundjes së lavjerrësit do të ketë vlerën:

A) 2 m/s B) 4 m/s

C) 8 m/s D) 10 m/s

4. Masa e një lavjerrësi sustë është 400g, ndërsa koeficienti i elasticitetit të sustës është k = 4⋅10 3N/m.
Në qoftë se shpejtësia e sferës në çastin kur kalon në pozicionin e ekuilibrit është 2 m/s, sa do të jetë
amplituda e lëkundjeve të lavjerrësit?

A) 0.2 m B) 0.4 m

C) 0.02 m D) 0.01 m

π
5. Ekuacioni i lëkundjes së një lavjerësi sustë është i forms x=6 cos(π⋅t + )cm. Shpejtësia maksimale
6
e lëkundjes së lavjersit do të jetë:

A) 6.28m/s C) 6.28 10-3 m/s

B) 6.28 10-2 m/s D) 62.8 10-2 m/s

6. Duke rritur dy herë amplitudën e lëkundjeve të lavjerrësit sustë, energjia mekanike e sistemit:

A) do të rritet dy here B) do të rritet tre herë

C) do të rritet katër here D) nuk ndryshon


7. Në një fije të pazgjatshme me masë të papërfillshme, varim një sferë më masë m. Frekuenca e
lëkundjes së këtij lavjerësi është 2Hz. Sa do të jetë frekuenca e lavjerësit të formuar duke varur në të
njëjtën fije një sferë me diametër sa sfera e parë po me masë 2m?

A) 0.5Hz C) 2Hz

B) 1Hz D) 4Hz

8. Në rezistencën 50Ω, kalon rryma alternative I = 0.8 sin (240 πt) Sa është frekuenca e rrymës?

A) 240Hz C) 120Hz

B) 190Hz D) 100Hz

9. Dy burime koherente prodhojnë valë më gjatësi 2m dhe amplitudë a. Një pikë M, e cila ndodhet 4m
nga burimi i parë dhe 5m nga burimi i dytë, e ka amplitudën e lëkundjes:

A) 2a C) a/2

B) a D) 0

10. Një valë me gjatësi λ dhe frekuencë f përhapet në një fije elastike. Një valë tjetër me gjatësi 2λ,
përhapet në të njëjtën fije elastike. Sa do të jetëfrekuenca e valës së dytë?

A) 0.5f C) 2f

B) f D) 4f

11. Në skajin e një suste vendosim sferën me masë m. Frekuenca e lëkundjes së lavjersit sustë është
6Hz. Sa do të jetë frekuenca e po këtij lavjersi nëse në skajin e sustës vendosim sferën me masë 4m?

A) 6Hz B) 4Hz

C) 3Hz D) 2Hz

12. Vala me gjatësi λ dhe frekuencë f përhapet në një fije elasike. Një valë tjetër përhapet në të njëjtën
fije elastike, por me gjatësi λ/2 . Sa do të jetë frekuenca e valës së dytë?

A) 0.5f B) f

C) 2f D) 4f

13. Në rezistencën 50Ω kalon rryma alternative me ekuacion I = 0.8 sin(240π t) (A).

a) Sa është vlera maksimale e tensionit?

b) Sa është frekuenca e rrymës?


14. Sa duhet të jetë masa e trupit të varur në një sustë me koefiçent elasticiteti k = 40N/m, në mënyrë që
frekuenca e lëkundjeve të sistemit lëkundës të jetë 1Hz? ( π2 =10)

A) 40kg B) 6kg

C) 2kg D) 1kg

15. Qarku i rrymës alternative, përmban vetëm rezistencë aktive R=10Ω. Nëse amplituda e lëkundjeve të
tensionit në rezistencë është 20V, sa do të jetë amplituda e lëkundjeve të rrymës në këtë rezistencë?

A) 200A B) 20A

C) 2A D) 0.5A

16. Në kordën e tendosur përhapen valë tërthore me frekuencë 5Hz nga e majta në të djathtë. Me të
dhënat e figurës përcaktoni:

a) shpejtësinë e valës.

b) diferencën e fazës ndërmjet dy pikave që ndodhen 125cm


larg njëra tjetrës.

17. Në qoftë se frekuenca e valës që përhapet në një mjedis do të


rritet, çfarë do të ndodhë me largësinë ndërmjet dy kreshtave të
njëpasnjëshme të saj?

A) Do të rritet B) Do të zvogëlohet

C) Nuk ndryshon D) Nuk varet nga frekuenca.

18. Ekuacioni i lëkundjes harmonike për zhvendosjen e sferës së lavjerësit sustë është x = 0.2cos5πt (m).
Koefiçenti elastik i sustës është k=100N/m. Përcaktoni:

a) amplitudën dhe frekuencën e lëkundjes.

b) energjinë e plotë të lëkundjes.

19. Çdo të ndodhë me periodën e një lavjerësi të thjeshtë, nëse masa e lavjerësit zvogëlohet dhe gjatësia e
tij rritet?

A) rritet B) zvogëlohet

C) mbetet konstante D) bëhet zero

20. Vala përhapet sipas drejtimit të boshtit x me frekuencë 2Hz si në


figurë. Përcaktoni vlerën e shpejtësisë së valës.
21. Sa do të jetë shpejtësia e valës me frekuencë 12Hz dhe gjatësi 3m?
A) 48m/s B) 36m/s
C) 12m/s D) 4m/s
22. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së kordinatës nga koha të trupit i
cili kryen lëkundje harmonike.Frekuenca ciklike(ose rrethore) e
lëkundjes së trupit është:
A) 0.5 π rad/s
B) π rad/s
C) 3π rad/s
D) 0.1π rad/s

23. Dy burime koherentë lëshojnë dritë me gjatësi vale 6∙10-6m. Pika P


ndodhet 12∙10-6 m nga burimi i parë dhe 36∙10-6 m nga burimi i dytë.
Ndërto figurën dhe trego llojin e interferencës.

24. Për një proces lëkundës, numri i lëkundjeve në njësinë e kohës quhet:

A) amplitudë B) gjatësi vale

C) periodë D) frekuencë

25. Një sferë e varur në një fije të hollë lëkundet me ekuacion x=2cos2πt(cm) . (π 2=10)

a) Sa është amplituda dhe perioda e lëkundjes?

b) Sa është gjatësia e fijes ku është varur sfera që lëkundet?

26. Sfera me masë m e varur në një fije të hollë me gjatësi l, kryen lëkundje harmonike me frekuencë
f.Nëse gjatësia e fijes bëhet 4l,frekuenca e lëkundjes në këtë rast do të bëhet:

A)4f B) 2f

C)0.5f D) 0.25f

27. Dukuria e mbivendosjes së valëve koherente quhet:

A)interferencë B) pasqyrim

C)polarizëm D) difraksion

28. Në kordën e tendosur përhapen valë tërthore me frekuencë 20Hz


nga e majta në të djathtë.Me të dhënat e figurës përcaktoni
amplitudën,gjatësinë dhe shpejtësinë e valës.
29. Perioda e lavjerrësit matematik me masë 400g është 2s.Sa do të jetë perioda e një lavjerrësi të dytë
matematik,me masë 800g nëse gjatësitë e tyre janë të njëjta?

A)1s B) 2s

C)4s D) 8s

30. Lavjerrësi matematik e ka frekuencën 1Hz dhe amplitudën 20 cm.Në çastin fillestar ai ndodhet në
pozicionin e ekuilibrit.

a) Shkruani ekuacionin e lëkundjes për lavjerrësin.

b) Njehsoni gjatësinë e lavjerrësit. (π2 = 10)

31. Një lavjerrës i thjeshtë matematik largohet me 10cm nga pozicioni i ekuilibrit dhe lihet i lirë.
Frekuenca në këtë rast është 4Hz. Sa do të jetë frekuenca e lavjerrësit në qoftë se lavjerrësin e
largojmë nga pozicioni i ekuilibrit me 5cm?

A) 2Hz B) 4Hz

C) 6Hz D) 8Hz

32. Në kordën e tendosur përhapen valë tërthore me frekuencë këndore 40π rad/s,nga e majta në të
djathtë. Me të dhënat e figurës përcaktoni:

a) Periodën dhe frekuencën e valës.

b) Gjatësinë dhe shpejtësinë e valës.

33. Lavjersi i thjeshtë matematik me gjatësi 5m mbahet në pozicionin


horizontal ashtu si në figurë. Nëse lihet i lirë, shpejtësia e tij në pikën që kalon nëpër pozicionin e
ekuilibrit është: (g = 10m/s2)

A) 24m/s B) 20m/s

C) 14m/s D) 10m/s

You might also like