You are on page 1of 2

8

NËNTEMATIKA 3: MJEDISI DHE SHËNDETI

"Mësues dhe trainer" Duhani, alkooli dhe sporti

EDUKIM FIZIK, SPORTE DHE SHËNDET 8


MAJLINDA LEKA

KLASA
Njohuri rreth duhanit dhe alkoolit, si ndikojnë ato në trupin dhe
NXËNËSI: mendjen e njeriut
1. Liston substancat Në një moment të caktuar, ju mund të jeni të stresuar, të zemëruar
narkotike dhe efektet e apo të gëzuar. Para se të zgjidhni se çfarë do të pini, mendoni më
përdorimit të tyre. parë për të marrë një vendim që nuk ka ndikim negativ për ju dhe
2. Shpjegon rëndësinë shëndetin tuaj. Të mësosh faktet rreth drogës dhe alkoolit mund t’ju
e aktivitetit fizik dhe ndihmojë të merrni vendimet e duhura.
sportit në parandalimin
e përdorimit të tyre.
Duhani
Epidemia e duhanpirjes vret 5.4 milionë persona në vit, duke
shkaktuar kancer të mushkërive, probleme të zemrës, lëkurës,
dhëmbëve, eshtrave dhe sistemit riprodhues. Duhani është një
stimulues i sistemit nervor që shkakton probleme komplekse biokimike
FJALË KYÇ: dhe neurotransmetuese, rrit normën e zemrës dhe presionin e gjakut,
ngushton enët e gjakut, irriton indet e mushkërive dhe zvogëlon
alkool, duhan, varësi,
rrezik, dëmtim, paaftësi,
aftësinë për të shijuar dhe nuhatur. Mesatarisht, duhanpirësit vdesin
paqartësi, veprimtari 14 vjet më parë sesa ata që nuk e pinë atë. Vdekjet nga duhanpirja
fizike, socializim, gëzim, zënë vendin e dytë në botë. Një cigare përmban mbi 4,000 kimikate
shëndet fizik e mendor. dhe 2,000 helme - duke përfshirë toksina që gjenden në pastruesin e
thonjve, acidin e baterisë, insekticidet dhe karburantet.
Pirja e duhanit nën moshën 18 vjeç është i ndaluar me ligj, për vetë
faktin e dëmtimit të madh që shkakton sidomos te të rinjtë. Nikotina,
kimikati kryesor në duhan, krijon varësi, po aq sa heroina apo kokaina.
Vendi ynë renditet në vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes,
60% meshkujt dhe 18% femrat, ku 81% e duhanpirësve e fillojnë para
moshës 18 vjeç. Duhani jep varfëri individuale dhe familjare duke
rritur rrezikun për sëmundje, që çon në kosto shëndetësore. Mos
harroni se edhe duhanpirja pasive vret. (Ajri i ndotur nga duhanpirja,
kur ambientet janë të mbyllura, thithet nga të gjithë, edhe nga ata që
nuk e konsumojnë.)
Si ndikojnë drogat në trup dhe në mendje? Efektet mbi shëndetin e
atyre që pinë duhan janë shkatërruese. Një në çdo pesë vdekje çdo vit
është shkaktuar nga pirja e duhanit.
Alkooli
Alkooli është droga më e përdorur. Ngjyrat, shijet e ndryshme
vijnë nga frutat ose perimet e ndryshme të përdorura, si dhe shtesat,
nënproduktet dhe substancat holluese të procesit të fermentimit.
Përdorimi i kufizuar i alkoolit që nuk shkaktojnë dëme vetes dhe të
tjerëve, quhet alkolpirje me risk të ulët. Të dhënat shkencore tregojnë
se rreziku i dëmtimit rritet ndjeshëm kur njerëzit konsumojnë më
shumë se dy pije. Alkooli absorbohet në gjak nga stomaku dhe zorrët
e holla. Ai prek të gjithë organet e trupit, përfshirë edhe trurin, por
sidomos mëlçinë.

You might also like