You are on page 1of 8

LËNDA : Biologji

TEMA : “Ne per nje shendet me te mire ”


KLASA : VIII-b
PUNOI : Estera Kanaj
PRANOI : Arjola Nuhaj
“ STOP – Duhani- Alkooli- Droga “
Duhanpirja, si aktivitet, paraqet thithjen e tymit nga një bimë e cila digjet,
sidomos duhanit, puros ose nga çibuku. Duhanpirja është dukuri masive dhe
keqpërdorim i lloit të dytë të substancave psikoaktive ( nikotin), menjëherë pas
kafeinës. Hulumtimet tregojnë se meshkujt më shumë pin duhan kur janë të
lodhur, kurse femrat në situata stresuese.
Duhanpirja është faktor kryesor i rrezikshëm për sëmundjet e zemrës

Nikotini dhe alkaloidet tjera të ngjajshme ndikojnë në gjendjen psikoaktive dhe


bashkë me katranin (pjesa e mbetur e cila përmban rrëshirë dhe përbërës tjerë
shoqërues) kanë pasoja negative shëndetsore. Ata pasoja përfshijnë kancerin në
mushkritë e bardha, kancerin në fyt dhe kancerin në gojë, sëmundjet e zemrës,
sulmet, emfizemën, bronkitin kornik dhe degjenrimin e lëkurës.Pjesa më e
madhe e njerëzve e lidhin pirjen e
duhanit me problemet në organet e
frymëmarrjes dhe me paraqitjen e
kancerit në mushkritë e bardha.
Studimet ose hulumtime tregojnë se
pirja e cigareve është përgjegjës për
pothuaj çdo të pestin e çdo rasti
vdekjeprurës të shkaktuar nga
sëmunjdet e zemrës. Duhanpirësit
kanë dy deri katër herë më shumë
rrezik nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular dhe rreth 70% rrezik më të lartë
si pasojë e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular në krahësim me jo
duhanpirësit.

Duhanpirja pasive
Tymi i cigares nuk ndukon vetëm duhanpirësit por edhe jo duhanpirëtsit. Kur ju
pini duhan, njerëzit rreth jush, poshtu ekspozohen ndaj rrezikut nga problemet
shëndetësore, sidomos fëmijët.Duhanpirja pasive ( thithja e tymit nga
duhanpirësit tjerë) te jo duhanpriësit e rrisin rrezikun nga kanceri në mushkritë e
bardha dhe rezikun nga sindromi i vdekjes së papritur te foshnjët.Fëmijët të cilët
jetojnë me duhanpirës ekspozohen ndaj ftohjes dhe infektimeve.
Rreziqet shëndetsore

• Bartje e reduktuar e oksigjenit deri në zemër dhe në organet tjera në trup


• Toleranca e reduktuar e aktivitetit fizik
• Kolesteroli i reduktuar HDL ( i mirë)
• Rritja e shtypjes së gjakut dhe përshpejtimi i punës së zemrës
• Rreziku më i madh nga sëmudjet e ndryshme në arterien koronare dhe
infarkti
• Rrezik më i madh për paraqitjen e karcionimit në mushkritë e bardha, fyt,
astëm kornike, brokiti kronik dhe emfizema.
• Rreziku më i madh nga diabeti
• Rreziku më i madh nga sëmundja e qiellëzës

Përse duhet të braktiset duhanpirja?

Çrrënjosja e shprehisë së duhanpirjes është një nga vendimet më të vështira të


cilat një duhanpirës duhet të i sjell në jetën e tij. Ky vendim do ta përmirëson
cilësinë e jetës, por edhe jetëgjatësinë e jetës suaj. Pasi në braktisni duhanin,
trupi juaj fillon me riparimet e dëmeve të shkaktuara nga duhani. Sa më hertë të
bëni këtë vendim, aq më mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.

Konsumimi i alkoolit

Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është
shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës,
mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror.
Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hapatike, dëmtim
që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga
veçoritë fiziologjike të individit. Kështu është vërtetuar se sasia e rrezikshme
alkoolit është ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli që përmban pije dehëse),
ndërsa përdorimi 100-150 gr. alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare
në cerozë. Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të
fiziologjisë femrat.

Njerëzit që pijnë prej vitesh alkool, që nuk ndjejnë as gjë papritur një ditë
gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një
mëlçi cerotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por bukur
mirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga
alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin
deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimeve për të
kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve.Është vërtetuar se konsumimi i
20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime,
ndërsa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birrë
për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit

Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike
rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit
në fjalë. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemin
nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo
të pavullnetshme të personit në fjalë. Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi
afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, të
parikthyeshme të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e
çojnë personin drejt demencës (shizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor
(matufjepjes) etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit, po
ashtu si edhe duhani.

Çfare jane drogat ?


Teknikisht, drogat janë lëndë kimike të cilat ndikojnë në funksionimin normal të
trupit dhe/ose të trurit.Jo të gjitha drogat janë
të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila
gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”),
nikotina (e cila gjendetnë cigare) dhe alkooli
teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe
pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato
që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu
edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci,
janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të
shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me
to mund të abuzohet. Drogat e paligjshme janë
droga të cilat janë kaq të dëmshme saqë
vendet në mbarë botën kanë vendosur t’i
vendosin nën kontroll.Këto vende kanë
miratuar disa ligje Ndërkombëtare, në formën
e konventave të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll.
Kanabisi
Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila
përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit. Në
periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi. Përdoruesi ka
probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe intelektuale, si për shembull e ka
të vështirë të ngasë makinën apo të mendojë në mënyrë logjike. Nëse merret në
doza të mëdha, kanabisi mund të mprehë perceptimin e tingujve dhe të ngjyrave
nga ana e përdoruesit, ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të paqartë të
menduarit.

Kokaina
Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues
i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.Gjatë rrugës, mund të
tretet ose të “pritet”me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia. Efektet
afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen
. e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen
në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe,ndonjëherë edhe në mënyrë
të dhunshme.Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione,
krizë epilepsie, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.

Heroina
Heroina është një drogë që shkakton varësi dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe
e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës,një lëndë natyrore e cila nxirret
nga bima e opiumit. Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit,
të përzier, të vjella , përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.Heroina
shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. Përdoruesit
rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të
thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për
të provuar efektin që dëshirojnë. Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë
tëheroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje për shkak të
bllokimit të aparatit të frymëmarrjes.
“ STOP – SIDA “
Çfare eshte AIDS ?

Faza më e avancuar e infeksionit HIV është


AIDS, i cili mund të zgjasë nga 2 deri në 15 vjet
për t’u zhvilluar, në varësi të individit. AIDS
është përcaktuar si zhvillimi i llojeve të
ndryshme të kancerit, infeksioneve apo
manifestimeve të tjera të rënda klinike. HIV nuk
është sinonim i AIDS. Një person i infektuar me
virusin HIV, jo domosdoshmërisht është i sëmurë
me AIDS; ai mund të jetë i infektuar me virusin HIV por mund të mos jetë i
sëmurë me AIDS.

Çfare eshte HIV ?


HIV është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST).HIV qëndron për
Virusi i Imunodefiçencës Humane. Është
një virus që sulmon sistemin imunitar të trupit
tuaj.Nëse keni HIV dhe nuk merrni ilaçe, sistemi
juaj imunitar bëhet më i dobët. Pas një kohe të
gjatë pa ilaçe, trupi juaj nuk mund ta mbrojë më
veten ndaj infeksioneve. Ju pastaj keni AIDS.
Një person me AIDS nuk ka gjasa të jetojë aq
gjatë sa një person pa të.

Nga erdhi kjo semundje ?


Shumë ekspertë mendojnë se HIV/AIDS ishte prezent në ShBA, Evropë dhe
në Afrikë për disa dekada ose më shumë deri në rastin e parë i shfaqur në vitin
1959. HIV ishte identifikuar për herë të parë më 1984 nga shkencëtarët francez
dhe amerikan, por virusit që shkaktonte vdekjen nuk iu dha emri deri më 1986.
Mendohet që për herë të parë është shfaqur tek një majmun me ngjyrë të gjelbër
prej të cilit pastaj është infektuar edhe njeriu.

A eshte I rrezikshem AIDS ?


Viruse të ndryshme sulmojnë pjesë të ndryshme të trupit të njeriut – disa mund
të sulmojnë lëkuren, disa të tjerë aparatin tretës e kështu me radhë. Ftohja, është
një sëmundje e cila prek shpesh personat qe kanë kaluar nga HIV ne AIDS,
dmth të sëmurët ose sistemi i tyre imunitar është kaq i dobët saqë dhe një ftohje
mund ti sjell deri te vdekja. Çfarë e bënë AIDS kaq të rrezikshem? Veçanarisht,
ai sulmon një tip të veçantë qelize të quajtur: qeliza e sistemit imunitar ose
ndryshe CD4-T. Pa këto qeliza sistemi imunitar nuk është më në gjendje të
sulmojë dhe të shkatërroj viruset e bakteret. Ky proces nuk është i dukshëm, dhe
nuk ka asnjë mënyrë për të kuptuar nëse jemi ose jo të infektuar nga HIV. Një
person i infektuar me HIV mund të duket dhe të ndjehet mirë për shume vite me
radhë pa e ditur se është i prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Pastaj tek ky
njeri sistemi imunitar nuk do të jetë në gjendje ta mbroj trupin edhe nga
sëmundja me e lehtë, qoftë kjo sëmundje e shkaktuar nga një bakter a nga një
protozoar.

Menyrat e infektimit me HIV


HIV mund të transmetohet
nëpërmjet:
● Marredhenieve seksuale
● Spermës
● Lëngut vaginal
● Gjakut
● Qumështit të gjirit

Gjaku i infektuar mund të hyjë në trupin tuaj direkt nëse bashkëndani


material injeksioni të përdorur ose nëpërmjet transfuzionit të gjakut.
Transmetimi nëpërmjet transfuzionit të gjakut pothuajse nuk ndodh kurrë në
Evropë, sepse gjaku testohet për HIV.Së fundi, HIV mund të transmetohet
nëpërmjet qumështit të gjirit gjatë ushqyerjes me gji nga nena tek fëmija.

Simptomat e AIDS
● Ethe që nuk largohen
● Djersitje në gjumë
● Ndjenjë e lodhjes gjatë gjithë kohës (jo nga stresi ose mungesa e gjumit)
●Ndjeheni të sëmurë gjatë gjithë kohës
●Humbje në peshë
●Ënjtje të gjëndrave (të qafës, ijëve ose sqetullave)
●Infeksion mikotik në gojë
Parandalimi i infektimi me HIV
Mënyrat kryesore për parandalimin e HIV-it, të cilat shpesh përdoren në
kombinim me njëra-tjetrën janë:
• Përdorimi korrekt i prezervativit
• Testimi dhe këshillimi për HIV dhe IST të tjera.
• Rrethprerja mashkullore mjekësore vullnetare (syneti)
• Përdorimi i terapisë antiretrovirale (ARV) për parandalim.
• Reduktimi i dëmit për përdoruesit e drogave intravenoze.
• Eliminimi i transmetimit të HIV-it nga nëna tek fëmija.

Mjekimi
Deri më sot nuk ekziston ndonjë vaksinë ose ilaç i cili shkatërron plotësisht
virusin HIV. Përkundrazi ekzistojnë një sasi e madhe ilaçesh të cilat bëjnë të
mundur kontrollin e shumimit të HIV si edhe parandalimin e futjes së tij në
RNA për të realizuar relativisht programimin e pjesëve përkatëse në ADN të
cilat i bën me gabime. Virusi HIV nuk duhet paragjykuar, dhe nuk i përket
grupeve të caktuara njerëzish. Ai është thjesht një virus që transmetohet si
rezultat i mos marrjeve të masave mbrojtëse gjatë raporteve seksuale. Virusi
përbënë një rrezik që mund të na prekë të gjithëve, por nuk është i
pashmangshëm. Hulumtimet moderne janë duke bërë kërkime për gjetjen e
ndonjë vaksine e cila mund të ndihmonte në parandalimin e HIV, megjithatë
dekada hulumtime nuk kanë dhënë rezultate.

You might also like