You are on page 1of 3

Instituti

“Harry T. Fultz”

Projekt

Lenda: Fiskulture

Klasa: 2-5

Punoi: Agon Kamo


Efektet e pirjes së duhanit në trupin e njeriut
Shëndeti

Pirja e duhanit na bën keq, këtë e dimë të gjithë! Gjithashtu nga pirja e tij mund të
vdesim! Çdo vit në të gjithë botën numri i të vdekurve për shkak të duhanit po
rritet me ritme të frikshme. Por efektet e cigareve në trupin e njeriut janë të shumta
dhe ato ndikojnë çdo ditë në jetën e duhanpirësit. Duhani gjatë djegies çliron 4
mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katranet,
substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e
kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen
drejtpërdrejt nga duhani, ato që ndikohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër
e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.

Heq frymëmarrjen

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 90-95% e tumoreve të mushkërive


shkaktohen nga pirja e duhanit dhe cigaret në Itali janë përgjegjës për rreth 30 mijë
vdekje në vit nga kanceri në mushkëri. Duke folur po për mushkëritë, pirja e
duhanit shkakton bronkit akut afatgjatë, bronkit kronik dhe emfizemë, si dhe
incidencën dhe ashpërsinë e episodeve astmatike dhe infeksionet e përsëritura të
frymëmarrjes.

Zemra

Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i infarktit dhe i sëmundjeve koronare të


zemrës te gratë dhe burrat dhe veçanërisht ajo është e lidhur me 30% të vdekjeve
nga sëmundjet koronare të zemrës. Duhani rrit rrezikun e arteriosklerozës dhe të
infarktit miokardik, sepse ai favorizon formimin e pllakave dhe formimin e
trombeve. Sëmundja koronare arteriale shkaktohet nga monoksidi i karbonit dhe
nikotina. Ajo është një nga sëmundjet më të zakonshme në vendet e zhvilluara.
Duhanpirësit rrezikojnë të sëmuren dy herë më shumë sesa ata të cilët nuk e pinë
atë.

Më shumë cigare, më të shëmtuar

Edhe nga pikëpamja estetike duhanpirja ka një ndikim negativ mbi trup. Në fakt
duhani zvogëlon mbrojtjen imunitare përkundrejt pllakave bakteriale, shkakton një
zverdhje të dentinës dhe rrit rrezikun e gingivitit. Përveç këtyre, duhani
përshpejton plakjen e lëkurës.
Kancer jo vetëm në mushkëri

Pirja e duhanit rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës, mëlçisë, laringut, ezofagut,


pankreasit dhe gojës. Duhani, përveç këtyre, është një faktor rreziku për zhvillimin
e diabetit në kohë të hershme. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon
150/1 në raport me popullsinë joduhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në
vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për
ulcerën e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rrezikun për kancer në stomak.
Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është i dëmshëm për shëndetin e njeriut.
Njerëzit mundohen ta lënë duhanin, por nuk munden, pasi ata janë mësuar ta
konsumojnë shumë atë. Disa njerëz mendojnë se duhani të largon dhimbjen e
kokës, por përkundrazi ai e shton akoma më shumë atë, por ne nuk e ndiejmë.

You might also like