You are on page 1of 3

DUHANI DHE SHËNDETI I MUSHKËRIVE

Demet qe shkakton.
  

DUHANI VRET NGA NJË NJERI ÇDO KATËR SEKONDA


Duhani është vdekjeprurës në çfarë do forme dhe e rrezikon
shëndetin e mushkërive të të gjithë personave të cilët janë të
ekspozuar ndaj tij. Duhani vret nga një person në çdo ketër
sekonda (1). Produktet më të reja të duhanit poashtu janë të
dëmshme për shëndetin. Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
janë një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë
botën, ndërsa duhani faktor kryesor rreziku (2). Miliona raste të
vdekjes si pasojë e sëmundjeve respiratore të shkaktuara nga
duhani janë shqetësuese, por ajo që është më shqetësuese
është vuajtja e madhe që e shkaktojnë këto sëmundje, ndërsa
efektet e tyre ndikojnë në cilësinë e jetës të të gjithë të rriturve
në të gjitha rajonet e botës.

SI JU LË PA FRYMË DUHANI

Me vetëm një të thithur, qindra toksine në tymin e  duhanit


fillojnë t’i dëmtojnë mushkëritë (3). Kur thithet tymi i duhanit,
strukturat të cilat e pastrojnë mukozën dhe papastërtitë nga
organet e frymëmarrjes paralizohen, duke ju mundësuar kështu
substancave helmuese në tymin e duhanit më lehtë të depërtojnë në mushkëri. Efektet e dëmshme
të tymit të duhanit janë pothuajse të menjëhershme (3). Tymi i duhanit shkakton rënie të funksionit
të mushkërive dhe mungesë të ajrit për shkak të ënjtjes së rrugëve të frymëmarrjes dhe rritjes së
sasisë së mukozës në mushkëri. Simptomat respiratore të menjëhershme janë vetëm një pjesë e
dëmit që tymi i duhanit ua shkakton mushkërive.

EKSPOZIMI NDAJ TYMIT TË DUHANIT ËSHTË KËRCËNIM PËR SHËNDETIN E MUSHKËRIVE TË


TË GJITHË NJERËZVE, JO VETËM TË DUHANPIRËSVE
Tymi i duhanit ndikon në ndotjen e ajrit në mjediset e mbyllura, që paraqet një kërcënim të madh
për shëndetin e mushkërive. Çdo vit, më shumë se 1 milion raste të vdekjes në mbarë botën janë
pasojë e thithjes pasive të tymit të duhanit (1). Tymi i kthyer është tymi i cili lëshohet nga pjesa e
sipërme e cigares ose nga produkte të tjera të duhanit, zakonisht në kombinim me tymin të cilin
duhanpirësi e nxjerr nga mushkëritë. Pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë janë
faktorët kryesorë të rrezikut për paraqitjen e kancerit të mushkërive, sëmundjeve pulmonare
obstruktive kronike (SPOK), tuberkulozit (TB) dhe astmës. Që para se të fillojnë t’i bëjnë hapat e para,
fëmijët mund të fillojnë t’i vuajnë efektet e ekspozimit ndaj tymit të duhanit (4). Foshnjat e lindura
nga nëna të cilat pinë duhan, ose nga gra të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj tymit të duhanit
gjatë shtatzënisë, ka shumë mundësi të vuajnë nga funksioni më i dobët i mushkërive (5). Kemikaliet
të cilat ndodhen në tymin e duhanit në fazat kritike të zhvillimit në mitër mund të kenë efekte të
dëmshme dhe afatgjate tek mushkëritë e embrionit. Fëmijët e duhanpirësve vuajnë nga funksioni
më i dobët i mushkërive që vazhdon t’i mundojë edhe në formë të çrregullimeve respiratore kronike
në moshë madhore. Adoleshentët të cilët pinë duhan kanë më shumë mundësi të vuajnë nga
çrregullime respiratore kronike dhe rrezikojnë që t’i dëmtojnë mushkëritë e tyre përgjithmonë (6).  
KANCERI I MUSHKËRIVE
Në rrafsh global, 1,8 milionë raste të vdekjes shkaktohen nga kanceri i mushkërive gjatë një viti. (7).
Pirja e duhanit është shkaktari më i shpeshtë i kancerit të mushkërive, që shkakton rreth 1,2 milionë
vdekje nga kanceri i mushkërive gjatë një viti.(7). Për dallim nga personat që nuk pinë duhan,
duhanpirësit kanë për 22 herë më shumë mundësi të zhvillojnë kancer të mushkërive gjatë jetës së
tyre. (8-13). Duhanpirësit pasiv të ekspozuar ndaj tymit të duhanit në shtëpitë e tyre ose në vendin e
punës kanë rrezik për 30%më të madh të zhvillojnë kancer të mushkërive (4, 14). Pas 10 vitesh pa
duhan rreziku nga kanceri i mushkërive pothuajse përgjysmohet, për dallim nga rreziku që u
kanoset duhanpirësve(5).  

SËMUNDJA PULMONARE OBSTRUKTIVE KRONIKE


Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) është sëmundje e mushkërive e cila shkakton
episode të vështirësimit të frymëmarrjes, kollitjes dhe prodhimit të mukozës. Këto gjendje e
paaftësojnë personin i cili vuan nga kjo sëmundje; mund të zgjasin nga disa ditë deri më disa muaj, e
ndonjëherë kanë edhe si rezultat vdekjen.(15). Është vlerësuar që vitin 2016 mbi 251 milionë njerëz
kanë jetuar me SPOK (15). Pirja e duhanit është faktori kryesor i rrezikut për SPOK, që shkakton
ënjtje dhe plasje të alveolave në mushkëri, me çka zvogëlohet kapaciteti i mushkërive dhe
vështirësohet këmbimi i oksigjenit dhe dioksidit të karbonit (16). Gjithashtu shkakton edhe
grumbullimin e qelbit në mushkëri që ka si rezultat një kollë të dhimbshme dhe vështirësi të mëdha
gjatë frymëmarrjes (17). Një në 5 duhanpirës do zhvillojnë SPOK gjatë jetës së tyre (18), ndërsa
pothuajse gjysma e rasteve të vdekjes nga SPOK i referohen pirjes së duhanit (19). Të rriturit që janë
ekspozuar ndaj tymit sekondar të duhanit (duhanpirësit pasiv) gjatë fëmijërisë dhe që kanë pasur
infeksione të shpeshta të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes kanë rrezik më të madh për të
zhvilluar SPOK. Personat që kanë filluar të pinë duhan në rini ose adoleshencë janë shumë të prirur
për të zhvilluar SPOK si rezultat i rritjes dhe funksionit më të dobët të mushkërive (20). Pjesa më e
madhe e rasteve me SPOK mund të parandalohen thjesht duke evituar ose duke e lënë pirjen e
duhanit që herët. Pacientët me SPOK të cilët kanë hequr dorë nga pirja e duhanit kanë rritur
funksionin e mushkërive dhe vuajnë më pak nga efektet negative.

TUBERKULOZI
TB është një ndër vrasësit kryesor infektiv në botë. Në vitin 2017, si pasojë e tuberkulozit jetën e
kanë humbur 1,6 milionë njerëz, ndërsa 10 milionë të tjerë janë të prekur nga kjo sëmundje (21).
Sëmundja fillimisht i prek mushkëritë dhe shkakton dhimbje të forta në kraharor dhe spërkatje të
gjakut gjatë kollitjes nga personat e infektuar (22). Bakteri i cili e shkakton tuberkulozin (M.
tuberculosis) futet në organizëm dhe shkakton infeksion. Megjithatë, ky infeksion nuk do të thotë se
do duhet të zhvillohet në sëmundje aktive – gjendje e ashtuquajtur infeksion latent i TB. TB latent
mund të kalojë në sëmundje aktive në çdo kohë, sidomos kur sistemi imunitar është i dobësuar.
Rreth ¼ e popullatës botërore ka TB latent, që i vë ata në rrezik nga zhvillimi i sëmundjes aktive (22).
Pirja e duhanit rrit dukshëm rrezikun nga tuberkulozi si dhe vdekshmërinë nga kjo sëmundje. Mbi
20% e incidencës globale të TB mund t’i përshkruhet pirjes së duhanit (23). Pirja e duhanit dyfishon
rrezikun nga transformimi i TB nga gjendja latente në sëmundje aktive (24). Ekspozimi ndaj tymit
sekondar gjithashtu rrit rrezikun e kalimit nga infeksion latent i TB në sëmundje aktive. Nëse
sëmundja nuk trajtohet në mënyrë adekuate , personat me TB mund të vdesin nga insuficienca
respiratore. Pacientët me TB kanë më shumë mundësi të arrijnë rezultate më të mira gjatë trajtimit
nëse lënë pirjen e duhanit.

АSТМА
Astma është sëmundje kronike e mushkërive, që shkakton inflamacion dhe sulme të përsëritura të
mungesës së ajrit dhe vështirësi në frymëmarrje (25). OBSH- ja vlerëson se për momentin 235
milionë njerëz vuajnë nga astma. Thithja e tymit të duhanit është një nga shkaktarët kryesorë për
zhvillimin dhe/ose përkeqësimin e astmës (25). Tek personat që vuajnë nga astma, pirja e duhanit e
kufizon edhe më shumë aktivitetin, ndikon në paaftësimin për punë dhe e rrit rrezikun nga astma e
rëndë e cila kërkon intervenim të menjëhershëm mjekësor. Rreth një në nëntë raste të vdekjes nga
astma mund t’i referohet pirjes së duhanit (19). Pacientët me astma mund ta kontrollojnë
sëmundjen në mënyrë më efikase nëse lënë pirjen e duhanit. Fëmijët e duhanpirësve gjatë moshës
shkollore janë të ekspozuar ndaj rrezikut nga zhvillimi i astmës dhe /ose përkeqësimit të gjendjes së
tyre shëndetësore. Astma fëmijërore është e pakthyeshme dhe ndikon që të prekurit të mungojnë
në mësim, mos bëjnë gjumë normal dhe të jenë të kufizuar gjatë lojës me moshatarët.

You might also like