You are on page 1of 98

UNIVERSITETI I TETOVËS

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

PATOLOGJI I

USHTRIMI XI

ASS. DR. NARCIZE BEADINI


SËMUNDJET OBSTRUKTIVE TË
MUSHKËRIVE
Në sëmundjet obstruktive të
mushklërisë bëjnë pjesë:
1.Bronkiti kronik
2.Astma bronkiale
3.Emfizema e mushkërive
Sëmundjet kronike obstruktive të
mushkërive janë sëmundje
kronike,sëmundje gradualisht
progresive të cilën I karakterizon
obstruksioni I rrugëvë respiratore,e
cila gjatë disa muajve dukshëm nuk
ndryshon.
Obstruksioni është proces
ireversibil.
Sëmindjet obstruktive të mudhkërive
karakterizohen me kufizimin kronik të të
fluksit ajror në mushkëri.

Pakësimi I fluksit ajror mvaret nga dy


faktorë:
1.nga rritja e rezistencës së udhëve ajrore
2.nga pakësimi i presionit të fluksit
respirator si pasojë e humjes së
elasticitetit të indit pulmonar.
1.BRONCHITIS CHRONICA:
Eshtë cregullim funksional që
klinikisht paraqet kollë e shoqëruar
me prodhimin dhe ekspektorim të
sekrecioneve në pjesëm më të
madhe të ditëve,gjatë tre muajve
te vitit ,të paktën gjatë dy viteve.
Epidemiologjia:
Rritja e prevalencës së bronkitit
kronik shpie në lidhje me rritjen e
numërit të duhanpirësve dhe
alkoolistëve,me kontaminimin e
makro dhe
mikroambientit,standartti I ulët
socio-ekonomik,etj.
Ndryshimi kryesor I të sëmurëve
me bronkit kronik është sekretimi I
sasive të tepërta të mukusit që
bllokon lumenin e vijave ajrore.

Hipersekrecioni shoqërohet me
hipertrofi dhe hiperplazi të
gjëndravë bronkiale
mukosekretuese.
2.ASTMA BRONKIALE:
Astma bronkiale definohet si
inflamacion kronik i rrugëve
respiratore.
Etiologjia:
-alergjike
-biologjike
-fizikale
-kimike
Sipas mënyrës së zhvillimit të
astmës,ajo ndahet në:
1.ekstrinzike ose alergjike
2.intrinzike ose joalergjike
Pa marë parasysh se me cilën rrugë
patogjenike është zhvilluar astma,
efekti final gjithmonë është I
njëjtë:
1.kontraksion i muskulaturës të
bronkeve
2.vazodilatimi
3.dalja e plazmës dhe qelizave
4.sekretimi I shtuar seromukoz
Këto procese shpiejnë deri te
bronkokonsruksioni dhe crregllimi I
kalimit të ajrit nëpër rugët
respiratore,cka klinikisht
manifestohet me:
-fishkëllimë
-ekspirium tëzgjatur
-frymëmarje të vështirësuar
Ndryshimet strukturale të astmës në
murin bronkial janë:
-bronkokonstriksioni
-hipersekrecioni
-edema e mukozës
-infiltrimi në mukozën bronkiale I
eozinofileve,mastociteve,qeliave limfoide
dhe I makrofagëve
-nekroza fokolare
-depozitimi I kolagjenit nën epitelin
bronkial
Mjekimi:
3.EMFIZEMA
Paraqet zgjerimin e hapësirave
ajrore, dhe në shkatërimin e
qelizave alveolare në strukturën e
pulmoneve emfizematoze.
Dilatimi I I hapësirave ajrore është
pemanente dhe përfshinë cdo
pjesë të acinusit respirator.
Mushkëritë emfizematoze humbin
elasticitetin e tij,për shkakk të
shkatërimit të indit respirator cka
pakëson zonën ku bëhet këmbimi I
gazeve .
Të sëmurët me emfizemë ndjenjë
një mbytje,mungesë të ajrit dhe
vuajnë hipoksinë mbas cdo
sforcimi fizik .Te të sëmurët me
emfizemë të pastër cianoza,
hiperkapnia dhe cor pulmonale
shfaqen vetëm në fazën finale të
sëmundjes,mbas një keqësimi
progresiv të funksionit respirator .
Në bazë të lokalizimit të lezionit në
acinusin respirator dallojmë dy tipe
kryesore të ëmfizemës së
gjenralizuar:
1.emfizema centroacinare
2.emfizema panacinare
1.Emfizema centroacinare:
Lokalizohet në lobet superiore.
2.Emfizema panacinare:
Përfshinë të gjithë acinusin
respirator.
Dallojmë:
1.emfizema e lokalizuar ose
paraseptale
2.emfizema cikatriciale
3.emfizema fokale
4.emfizema kompemsatore
Ekzistojnë edhe lloje tjera të
emfizemës që quhen sekondare.
Janë pasojë e proceseve cikatriciale
që zhvillohen në mushkëri në
formë vatrash me përmasa të
ndryshme, si rezultat I
inflamacioneve të më parshme në
indin pulmonal.
Karakteristikat e sëmundjeve pulmonare
obstruktive:

1.Bronkiti kronik dhe astma bronkiale


shkaktojnë ngushtimin e vijave
ajrore,emfizema shoqërohet me humbje
të elasticitetit pulmonar.
2.Astma karakterizohet me një përgjigje
inflamatore kronike të vijave ajrore që
përfundon me një obstruksion reverzibil të
tyre.
NEOPLAZITË E MUSHKËRISË:
Faktorët kryesorë të paraqitjes së
kancerit bronkopulmonal janë:

1.pirja e duhanit
2.lëndët karcinogjene industriale
Karcinoma bronkoplmonale paraqitet në
katër forma ose tipa kryesore histologjike:

1.karcinoma epidermoide me 50% të rasteve


2.karcinoma anaplazike me qeliza të vogla që
I ngjajnë kokrave të elbit,me20% të rasteve
3.adenokarcinoma përfshirë edhe
karcinomën bronkoalveolare me 20% të
rasteve
4.karcinoma anaplazike me qeliza të mëdha
që zën 10% të rasteve
70% e tumoreve të mushkërisë
marin fillimin nga bronket
kryesore,dhe këto quhen tumore
centrale ose hilare
30% e kancerit pulmonal zhvillohet
nga udhët ajrore periferike ose në
alveola dhe këto quhen tumore
periferike.
Rrugët e përhapjes të kancerit
pulmonal:
1.përhapja nëpërmjet shtrirjes
lokale
2.diseminimi limfogjon
3.diseminimi transcelomik
4.diseminimi hematogjen
1.Karcinoma epidermoide:
Mer fillimin nga qelizat e epitelit
skuamoz metaplazik,e cila
formohet në bronke si pasojë e
irritimit kronik që bëjnë agjentët, si
tymi I duhanit.
2.Adenokarcinoma:
Eshtë tumor që lind në periferi të
mushkërisë.
Adenokarcinoma paraqitet në
katër forma ose tipe histologjike:
1.tipi acinar
2.tipi papilar
3.tipi carcinomosolidum
4.karcinoma bronkoalveolare
3.Karcinoma anaplastike me qeliza të
vogla:
Eshtë tipi më malinj nga të gjithë tipet
e kancereve të mushkërisë.
E mer fillimin nga epiteli bronkial.
4.Karcinoma anaplastike me qeliza
të mëdha:
Këto karcinoma nuk janë aq të
diferencuara.
Fillimi I tumoitmund të jetë central
ose periferik.
Qelizat që e përbëjnë janë tëmëdha
me pleomorfizëm nuklear dhe me
prani të qelizave gjigante të shpeshta.
Diagnostika e kancerit pulmonal:
-të dhënat klinike dhe radiologjike
-të dhenat histopatologjike
Teknikat diagnostike që zbatohen
në patologjinë pulmonare:
-biopsia bronkiale
-biopsia transbronkiale
-biopsia pulmonare perkutane
-biopsia nëmushkëri të hapur
JU FALEMINDERIT

You might also like